VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“RRUPUPLIKA E SHQYPEVE” TË DARDANISË – Poemë satirike nga Sinan KAMBERAJ

By | June 25, 2019

Komentet

Nga mendimi i Fishtës tek ndodhia pas përkthimit të 4 vargjeve të fundit të Dantes, dëshmia e panjohur e Pashko Gjeçit dhe letra për Enverin

Dashnor Kaloçi

Publikohet historia e panjohur e Pashko Gjeçit, përkthyesit të famshëm të disa prej kryeveprave të letërsisë botërore, si si ‘Komedia hyjnore’ e Dante Aligeri, ‘Odiseja’ e Homerit, ‘Fausti’ i Gëtes, ‘Hamleti’ i Shekspirit, ‘Andromaka’ e ‘Atalia’ të Rasinit, etj.. Ai kishte studiuar në Kolegjin e Jezuitëve në qytetin e Shkodrës, kishte përfunduar ‘Gjimnazin klasik’ në një klasë me Arshi Pipën, Lazër Radin, Xheml Brojën, Nikolla Shurbanin, Kol Ashtën, etj., ku shok banke, kishte Qemal Stafën. Pasioni për poezinë dhe letërsinë që në bankat e shkollës në qytetin e Shkodrës, të cilat i vazhdoi edhe pas diplomimit në Fakultetin e Filozofisë dhe Letërsisë në Romë, ku e kërkuan si pedagog, por ministri i Arsimit, Ernest Koliqi, që kishte shkuar aty për të asistuar në dhënien e diplomave, i tha që të kthehej në atdhe dhe të jepte kontributin e tij. Botimi i poezive dhe shkrimeve të para në gazetat ‘Cirka’, ‘Shkëndia’ dhe ‘Hylli i Dritës”, ku shkroi edhe një artikull për Padër Gjergj Fishtën, i cili e lavdëroi atë para shokëve të tij, kur i’a çuan gazetën në studion e tij. Emërimi i Pashkos si mësues në qytetin e Durrësit ku ai kishte miqësi me familjen e Jusuf Vrionit dhe arrestimi i tij, duke u akuzuar si pjestar i një “organizate armiqësore” e dënimi me pesë vjet burg politik, të cilat i vuajti në Durrës dhe në Kënetën e Maliqit. Dalja nga burgu dhe emërimi si mësues në qytezën e Fushë-Krujës ku ai përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore dhe transferimi më pas në Tiranë, pas letrës që i bëri Enver Hoxhës…!

Ky shkrim për përkthyesin e njohur, Prof. Dr. Pashko Gjeçi, i cili bëri ‘të flasin shqip’ Shekspirin, Dante Aligerin, Homerin, etj., kollosë të letërsisë botërore, është botuar në vitin 2003 dhe Memorie.al e riboton në shenjë kujtimi dhe homazhi me rastin e 11 vjetorit të ndarjes së tij nga jeta, më 20 janar 2010.

Nuk do të shpreheshim fare gabim po të thonim se janë të pakët ata intelektualë shqiptarë apo dhe njerëz të njohur letrave shqipe, të cilët e dinë se përkthyesi i famshëm i “Komedisë Hyjnore”, që përbën një prej kryeveprave të letërsisë botërore, apo më saktë njeriu i cili e bëri Dante Aligerin dhe Homerin të “flisnin shqip”, quhet Pashko Gjeçi! Gjithashtu nuk do ta tepronim aspak po të shtonim përsëri, se janë të pakët ata shqiptarë (duke përfshirë dhe autorin e këtyre rradhëve) që e dinë se ai njeri, jeton ende, sa vjeç është dhe se ku jeton!

Madje për t’i dhënë fund këtyre hamëndjeve dhe për t’i qëndruar asaj çka thamë më lart, flet dhe ky fakt: Profesorin e famshëm të lauruar për Filozofi e Letërsi në Universitetin e Romës, ish- shokun e bankës të Qemal Stafës, nxënësin e Padër Gjergj Fishtës, kolegun e mikun e ngushtë të profesorëve të famshëm, si: Eqerem Çabej, Henerik Lacaj, Mark Dema dhe Fejzi Dika, nuk e njihnin as banorët e shkallës së tij, ndonëse prej më shumë se 20-vjetësh ai jeton së bashku me zonjën e tij në atë apartament fare të vogël, në katin e parë tek “Shallvaret”.

I habitur nga portreti dhe fiziku që na u shfaq në aparencën e njeriut që na uroi mirëseardhjen, as nuk e kisha menduar kurrë, se ai për të cilin interesohesha ta takoja dhe që aq shumë më kishte folur miku im, Rikard Ljarja, duke bërë të kisha përfytyrime nga më të çuditshmet, ishte vetë Pashko Gjeçi, që po takohej me ne! Pas prezantimit që bëri Rikardi sapo hymë brenda, duke i treguar edhe qëllimin e vizitës sonë, Pashko Gjeçi na u përgjigj jo pa humor: “Të jeni të sigurtë, se do j’u dëftoj, çfarë më kujtohet…”!

Ndonëse tashmë në moshën 85-vjeçare dhe tepër i lodhur nga peripecitë e streset e një jetë plotë dallgë e shtërngata, kollosi i letrave shqipe me fizik shtatë shkurtër e me portret prej fisniku, i quajtur Pashko Gjeçi, hera-herës na befasonte me memorjen e tij  dhe humorin e hollë të shkodranit tepër intelekt, që përveç të tjerave, në rininë e tij ishte shkolluar dhe në Kolegjin e Jezuitëve në qytetin e lindjes.

 

Shok klase dhe në bankë me Qemal Stafën

Pashko Gjeçi u lind në vitin 1918 në qytetin e Shkodrës dhe familja e tij në atë kohë banonte tek “Arra e madhe”. Babai i Pashkos quhej Gaspër, dhe në atë kohë ai kishte hapur një dyqan të vogël fare pranë shtëpisë së tij, me të cilin siguronte jetesën. Pas vdekjes së babait dhe një motre të vogël të quajtur Nikolina, Pashko mbeti vetëm me nënën e tij dhe motrën tjetër, Margaritën. Pasi mbaroi shkollën fillore me rezultate shumë të mira, ai u regjistrua në Kolegjin e Jezuitëve, të cilën nuk arriti ta mbaronte, pasi në atë kohë u mbyllën shkollat fetare. Lidhur me këtë, Pashko Gjeçi na tregonte: “Pas mbylljes së Kolegjit të Jezuitëve, të gjithë ne vazhduam mësimet në ‘Gjimnazin klasik’ të shtetit, po në qytetin tonë të Shkodrës. Në atë kohë unë kisha shok të ngushtë Qemal Stafën me të cilin rrinim në një bankë. Po kështu përveç Qemalit, në klasën tonë kishim dhe Nikolla Shurbanin, Xhemal Brojën, Kol Ashtën, Arshi Pipën dhe Lazër Radin, me të cilët gjithashtu kam pasur një shoqëri të madhe. Qemal Stafa dhe Arshi Pipa dallonin nga të gjithë ne shokët e klasës për zgjuarsi dhe inteligjencë, e Qemali ka qenë nxënësi më i mirë që kam njohur në jetën time. Ndërsa unë shkëlqeja kryesisht në lëndën e letërsisë, pasi që i vogël isha i dhënë pas sajë, isha shumë i dobët në vizatim, të cilat m’i bënin të tjerët e unë i dorzoja si të miat. Në atë kohë mësuesi që kishim më përzemër unë dhe Qemali, ishte Pashko Geci, i cili na jepte ‘Greqishten e vjetër’ dhe ‘Latinishten’. Në fillim ai më kishte në patronazh vetëm mua për të më mësuar greqishten e vjetër, por duke më pasur mua shok të ngushtë, dolën vullnetarë dhe Qemali me Nikolla Shurbanin, e të tre arritëm ta mësonim atë gjuhë. Profesor Pashko Geci, m’i blinte librat dhe për të mos më ofenduar se nuk kisha lekë t’ia paguaja, m’i fuste në bankë. Pak kohë para mbarimit të Liceut, Qemali u largua nga klasa jonë, se familja e tij u transferua në Tiranë”, kujtonte Pashko Gjeçi vitet e gjimnazit klasik të Shkodrës, ku mësonte së bashku me Qemal Stafën dhe të dy ishin nxënësit e preferuar të Profesor, Pashko Gecit.

Student i Filozofisë në Romë

Pas mbarimit të ‘Gjimnazit klasik’ të Shkodrës me rezultate shumë të mira, në vitin 1938, Pashko Gjeçi fitoi një të drejtë studimi për të ndjekur studimet e larta në Itali. Lidhur me këtë ai kujtonte: “E drejta e studimit për në Itali, m’u dha vetëm në sajë të rezultateve që kisha arritur në gjimnazin e shtetit dhe Ministria e Arsimit, më akordoi vetëm një bursë shumë të vogël që mezi mund t’i përballoje nevojat e jetesës. Por unë nuk kisha rrugë tjetër dhe isha mjaft i kënaqur që do të shkoja të studjoja në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Romës. Këtë kënaqësi ma shtonte më tepër fakti, se bashkë me mua ishin dhe Kol Ashta, Lazër Radi e Luigj Ljarja. Gjatë asaj periudhe që vazhdoja studimet në Romë, unë fillova përsëri të përktheja nga latinishtja apo të shkruaja ndonjë poezi të vogël. Poezinë dhe përkthimet i kisha pasion që nga bankat e Liceut të Shkodrës dhe ato që shkruaja, i botoja në revistën “Cirka” apo “Shkëndia”. Më kujtohet se asokohe unë pata shkruar dhe një artikull për Padër Gjergj Fishtën, lidhur me “Lahutën e Malsisë”, të cilën ma botuan në “Hylli i Dritës”. Pasi doli revista, unë së bashku me disa shokë të tjerë shkuam dhe i’a çuam Padër Gjergjit në studion e tij. Pasi e pa artikullin, Padër Gjergji pyeti: ‘Kush është ky që paska shkruar për mua’?! Ndërsa unë qëndroja pa folur dhe i turpshëm në fund të dhomës, e shokët i treguan se isha unë, ai tha: ‘Ajo grimca atje, paska shkruar gjithë këtë artikull’?! Kështu dëshira dhe pasioni që kisha për poezinë e përkthimet, nuk mu shua as në Itali dhe ato që shkruaja i nisja për t’i botuar në Shqipëri. Fakultetin e Filozofisë dhe Letërsisë e përfundova në vitin 1943 me rezultate të larta dhe mora gradën Doktor i Shkencave. Nisur nga ato rezultate, mua më ofruan që të qëndroja si asistent profesor pranë atij Fakulteti, por unë refuzova dhe u ktheva në Shqipëri. Dëshirën për t’u kthyer në Shqipëri, ma nxiti akoma dhe më shumë ish-Ministri i Arsimit, Ernest Koliqi, i cili në atë kohë kishte ardhur në Itali për të marrë pjesë në ceremoninë e dorzimit të diplomave tona. Koliqi më tha: Kthehu në Shqipëri të japësh kontributin tënd”, kujton Pashko Gjeçi, lidhur me diplomimin e tij në Fakultetin e Filozofisë e Letërsisë në Romë, ku i ofruan të qëndronte si asistent-profesor.

Kthimi në Shqipëri e burgosja

Pas diplomimit në Itali, në vitin 1943, Pashko Gjeçi u kthye në Shqipëri dhe Ministria e Arsimit e asaj kohe, e emëroi si profesor të Letërsisë dhe Latinishtes, në gjimnazin e Shkodrës, ku ai kishte qenë vetë nxënës pak vite më parë. Edhe gjatë kësaj periudhe e deri në mbarimin e Luftës, përveç mësimdhënies në atë gjimnaz, Pashko u mor përsëri me përkthime, të cilat i sillte dhe i botonte në Tiranë në revistën “Shkëndia”. Pas ardhjes së komunistëve në pushtet, Pashko vazhdoi të jepte mësim pranë atij gjimnazi, deri nga mesi i vitit 1945 dhe më pas ai u transferua në qytetin e Durrësit, ku do të fillonte dhe kalvari i vuajtjeve të tij. Lidhur me këtë, Pashko Gjeçi, na tregonte: “Gjatë asaj kohe që punoja si mësues i Letërsisë në qytetin e Durrësit, unë kisha miqësi të ngushtë vetëm me familjen e Jusuf Vrionit, të cilët si shumë familje të tjera nga Tirana, i kishin internuar atje. Në atë kohë përveç mësimdhënies, isha zgjedhur dhe kryeja edhe funksionin e Kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për degën e Durrësit. Nuk e di se si ndodhi, por mbaj mënd se atje më arrestuan, gjoja si i implikuar në një organizatë, e cila kishte për qëllim të përmbyste më dhunë pushtetin komunist në Shqipëri. Kjo gjë ishte e gjitha e sajuar nga Sigurimi i Shtetit, ashtu si dhe ajo organizatë për të cilën akuzohesha se bëja pjesë, pasi unë nuk isha marrë asnjëherë me politikë. Në atë kohë përpara meje arrestuan dhe Arshi Pipën, po me të njëjtën akuzë siç më kishin arrestuar mua. Gjyqi më dënoi me pesë vjet burg, të cilat i bëra kryesisht në Durrës dhe në kënetën e Maliqit, ku na dërgonin muajt e verës. Puna atje ishte tepër e rëndë dhe cfilitëse, por unë munda ta përballoja atë dhe gjithë burgun, pasi isha i ri”, dëshmonte Pashko Gjeçi, lidhur me arrestimin e tij dhe dënimin me pesë vjet burg, akuzë e cila sipas tij, ishte krejtësisht e sajuar nga Sigurimi i Shtetit.

Përkthyes i Dante Aligerit dhe Homerit

Pas lirimit nga burgu, Pashko Gjeçi u kthye në qytetin e tij të lindjes në Shkodër, ku e priste nëna dhe motra. Lidhur me këtë periudhë, ai dëshmonte: “Si ish i burgosur politik, e kisha të pamundur që të filloja punë si mësues dhe në atë kohë mezi u rregullova në një punë krahu. Pas dy tre vjetëve në atë punë, më lejuan që të largohesha nga vend-lindja ime dhe më sollën në qytezën e vogël të Fushë-Krujës, ku u emërova si mësues në shkollën shtatëvjeçare. Në atë shkollë ku unë dhashë mësim për tre vjet me rradhë, ishim gjithsej katër mësues dhe aty unë vendosa që të përktheja poetin e famshëm italian Dante Aligerin, poezitë e të cilit unë kisha filluar që t’i përktheja që kur isha 17-vjeç në bankat e Liceut të Shkodrës. Që nga ajo kohë përveç Dantes, unë kisha dobësi edhe për Giacomo Leopardin dhe Safon, poezitë e të cilëve i mbaja gjithnjë me vete. Përkthimin e “Komedisë Hyjnore” të Dantes, unë e mora përsipër për arsye se ai ishte përkthyer edhe në Bashkimin Sovjetik, e përkthyesit të saj i ishte dhënë çmimi “Stalin”. Për përkthimin e saj, unë shfrytëzoja orët e para të mëngjesit para se të fillonte mësimi dhe çdo ditë hidhja në letër nga katër vargje në gjuhën shqipe. Disa prej këtyre vargjeve, në mos gaboj ato të “Ferrit”, unë i’a tregova mikut tim të ngushtë Llazar Siliqit, i cili i botoi menjëherë në revistën “Nëntori”. Ndonëse ato u pëlqyen mjaft dhe u vlersuan nga shumë njerëz dashamirë, kritika e asaj kohe heshti, sepse nuk mund të shkruante për një ish të burgosur politik. Meqënse i kisha vënë detyrë vetes që ta përktheja me çdo kusht Danten, vazhdoja të punoja çdo ditë dhe kishte raste që për një varg, më duhej tre katër ditë punë. Pasi kisha përkthyer mijra vargje në ato tre vjet, katër vargjet e fundit i kam përkthyer një ditë të shtunë, kur tre kolegët e mi kishin shkuar në Tiranë. Ato i mbarova aty rreth orës katër të mëngjesit dhe kur i mbarova, m’u duk se u hap dera e prej aty doli Dantja e më la vetëm”, kujtonte Pashko Gjeçi atë çast kur mbaroi së shkruari në shqip një nga kryeveprat e letërsisë botërore, “Komedinë Hyjnore” të Dante Aligerit.

Vlerësimi nga Enver Hoxha

Pasi e mbaroi së përkthyeri poetin e famshëm italian, Pashko Gjeçi u konsultua me mikun e tij të ngushtë Llazar Siliqi, i cili i sugjeroi që t’i bënte një letër Enver Hoxhës, ku t’i parashtronte të gjitha problemet që kishte. Për këtë, Pashko Gjeçi kujtonte: “Në atë kohë i shkrova një letër Enver Hoxhës, ku i bëja të ditur se kisha në dorë përkthimin e “Komedisë Hyjnore” të Dante Aligerit dhe se për përfundimin e saj, kisha nevojë që të studjoja në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë dhe të konsultohesha me kolegë e studjues, për t’u marrë mendimet. Pas asaj letre, Enver Hoxha dha urdhër që unë të transferohesha në Tiranë, ku të më bëhej dhe pashaportizimi. Kur erdha në Tiranë, në fillim qëndrova tek familja e djalit të xhaxhait, Ernest Gjeçit dhe më pas mora një dyqan të vogël me qera, aty prapa Lidhjes së Shkrimtarëve, të cilin e adaptova për banesë. Në atë kohë me ndihmën e Llazar Siliqit, Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” e botoi të plotë përkthimin tim “Komedia Hyjnore”. Pas asaj pata përgëzime të shumta nga miq e shokë, siç ishin profesori im Pashko Geci, Mark Dema, Henerik Lacaj dhe sidomos nga profesor Eqerem Çabej, i cili më vinte shpesh në shtëpi”, kujtonte Pashko Gjeçi, lidhur me peripecitë që kaloi për të botuar përkthimin e Dantes, që u bë i mundur vetëm në sajë të ndërhyrjes së Enver Hoxhës. Pasi “Komedia Hyjnore” pa dritën e botimit në gjuhën shqipe, Pashkon e sistemuan me punë si profesor në Universitetin e Tiranës, ku ai dha lëndën e Latinishtes, deri sa ajo u hoq nga programi mësimor në fillimin e viteve ‘70-të. Në atë kohë, Pashkon e dërguan si redaktor në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor, ku ai dhe doli në pension në vitin 1977. Nga ajo kohë, ai kujton me respekt miqësinë me kolegun Llazar Siliqi, por dhe atë me nxënësin e tij Pëllumb Xhufi, për të cilin shprehet: “Ka kenë një nga nxënësit më të mirë dhe më të sjellshëm që kam pasur”.

Si i’a la shtëpinë, profesorit të tij, Pashko Geci?!

Për kontributin që Pashko Gjeçi kishte dhënë në përkthimin në gjuhën shqipe të dy prej kryeveprave të letërsisë botërore, në vitin 1979, me porosi “nga lart” u urdhërua Komiteti Ekzekutiv i Tiranës, që t’i jepte atij një apartament banimi. Por gabimisht, autorizimi i shtëpisë i’u dërgua Pashko Gecit, i cili hyri në shtëpinë e re. Kur shkuan për t’i kërkua falje Pashkos për gabimin e bërë, ai i’u tha: “Le ta gëzojë Pashko Geci atë shtëpi dhe nuk bën me i’a marrë, sepse ai ka kenë profesori im ma i mirë”. Që nga ajo kohë, kur Pashko Gjeçi refuzoi të merrte shtëpinë, që gabimisht i’a kishin dhënë ish-profesorit të tij, ai banon aty në atë apartament të vogël, (tip bodrumi) tek “Shallvaret” dhe as nuk pret që t’i japin më shtëpi! E vetmja gjë që pret dhe shpreson, është që të shohin dritën e botimit disa nga përkthimet e tij, si “Fausti” i Gëtes, “Hamleti” i Shekspirit, “Andromaka” e “Atalia” të Rasinit, të cilat ai, nuk i kujton se kujt i’a ka dhënë për botim…?! /Memorie.al

Më 20 janar 2010 u nda nga jeta Pashko Gjeçi, poet, mësues dhe përkthyes i mirënjohur

Pashko Gjeçi (Shkodër, 7 shtator 1918 – Tiranë, 20 janar 2010) qe poet, mësues dhe përkthyes i mirënjohur.

Jeta

Leu në lagjen Arra e Madhe, i biri i Gaspërit[1] dhe i Antonjetës. Pas vdekjes së të atit Pashku mbet me të ëmën dhe dy motrat, Nikoleta dhe Margarita. Mbas mbarimit të fillores nis Kolegjin Saverian po në Shkodër, 1930-’34.[2]

Me ligjin Ivanaj, shkollat fetare mbyllen dhe nxënësit kalojnë në gjimnazin e Shkodrës, 1934-’38. Ishte në klasë me Arshi Pipën, Lazër Radin, Xhemal Brojën, Kolë Ashtën dhe në bankë me Qemal Stafën – disa prej të cilëve i njihte qysh nga jezuitët.[2] Çmonte nga mësuesit më shumë E. Çabejn dhe Pashko Gecin që i jepte greqishten e lashtë dhe latinisht.[1] Përkthen gjatë gjimnazit poezi të poetëve Dante, Petrarka, Leopardi; por edhe shkruante vetë, krijimet dhe përkthimet e veta i botonte tek “Cirka” me pseudonimin Surgens.[2]

Në sajë të rezultateve të arritura në gjimnaz, ministria e Arsimit i akordoi një gjysëm burse. Në vitin akademik 1938 regjistrohet në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë në Romë, qytet ku do kishte dhe miqtë e gjimnazit L. Ljarja, K. Ashta dhe L. Radi. Përkthen nga latinishtja dhe shkruan poezi e kritika, të cilat botoheshin në Shqipëri tek të përkohshme “Cirka”, “Shkëndija” dhe një shkrim i famshëm për “Lahutën e Malcís” te “Hylli i Dritës”. Më 15 korrik të viti 1942 diplomohet me gradën Doktor Shkencash në atë fakultet me rezultate të shkëlqyera,[1] me tezë diplome “Jeta dhe vepra e Dom Ndre Mjedës”.[2] I grishur për të punuar asistent-pedagog Pashku nuk pranon dhe i nxitur nga Ernest Koliqi për të dhënë kontributin e vet në atdhe, kthehet po atë vit.

Ministria e Arsimit e asaj kohe e vendon në Shkollën e Mesme Femnore në Shkodër si profesor të letërsisë dhe latinishtes, kohë kur vazhdoi të merrej me përkthime dhe ia niste “Shkëndisë”. Me të marrë pushtetin partizanët Pashku transferohet në Durrës – ku merr dhe familjen me vete, ku do jepte letërsi në shkollën e qytetit. Kishte shoqëri me Jusuf Vrionin, dhe ishte zgjedhur të kryente funksionin e Kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për degën e Durrësit.

Pas kthimit në Shqipëri, më 4 shtator 1947 ndalohet me akuzën “Pjesëmarrje në grup kundër pushtetit” dhe dënohet me pesë vjet heqje lirie[1]. Vite që i kalon në Durrës, Vloçisht dhe në kënetën e Maliqit gjatë verës[2] – i përmendur edhe nga Ejëll Çoba në memuaristikën e tij ku s’e linin të punonte ngase qe shumë i hajthëm[3]. P. Zefi thoshte se Pashku pat nisë ta përkthente Danten me mend qysh gjatë burgut[4]. Lirohet më 1952 lirohet dhe vendoset edhe njëherë në Shkodër me familje, ku bën punë të rënda krahu për të jetuar. Më 1953-’54, TOB-i i kërkon të përkthejë veprën “Traviata” duke gjetur kështu shpëtimin tek Verdi nga puna e krahut.

Më 1954-’58 punon si mësues në shkollën tetëvjeçare të Fushë-Krujës, kohë që i shërbeu për përkthimin e “Komedisë Hyjnore” të Dantes, Purgatorit dhe Parajsës. Nasho Jorgaqi, atëherë drejtor i shtëpisë botuese i tha se po flitej me Nolin për ta përkthyer Danten. Por për arsye të ndryshme Noli nuk e mori përsipër, kësodore me ndihmën e Llazar Siliqit arrin të botohet Ferri i Pashkut tek “nëntori”. Prej një letre drejtuar diktaktorit, ku i bënte të qartë kushtet që lypeshin për kryerjen e punës: biblioteka, konsultime; vendoset në Tiranë bashkë me të ëmën dhe nis të japë mësim në gjimnazin “Qemal Stafa”. Banon së pari në një dyqan të rrënuar e pastaj në një dhomë tek Shallvaret. Më 1962 botohet e plotë Komedia me parathënie të Ll. Siliqit dhe Pashkut i jepet shpërblimi prej 300 mijë lekësh të vjetra. Më 1963 nis përkthimin e “Odisesë” së Homerit nga greqishtja e lashtë, duke pasë variantet italisht dhe frëngjisht të veprës, për ta bërë më të gjallë shpenzon gati krejt honoraret e Komedisë për të shkuar në Durrës të kundrojë detin.

Më 1964 martohet me Gjystina Kapedanin, banon me të ëmën, të shoqen dhe të bijën në po të njëjtën banesë me një dhomë. Kushtet shtynë çiftin me u nda mbas jo shumë vitesh. Më 1965 vazhdon si mësues në shkollën e natës në Kombinat. Nga 1968 gjer më 1972 jep latinisht në Fakultetin e Mjeksisë. Ndërkohë, më 1969 Komedia botohet në Kosovë. Me ndërmjetësinë e mikut Mark Dema, martohet me Nezaqet Gaganin. Me heqjen e latinishtes nga programi mësimor, gjë të cilën e konsideronte gabim të madh prejse bazat e mjeksisë qenë historikisht të skajuara me atë gjuhë në terminologji. Punon pranë shtëpisë së librit shkollor si korrektor deri në daljen në pension në shtator 1978. Më 1976 i botohet “Odisea” me parathënie të Myzafer Xhaxhiut, tirazh 15 mijë kopje[2]. Me rënjen e regjimit komunist dhe ardhjen e v. 2000, kryeveprat e prura nga ai në shqip ribotohen por edhe shohin për të parën herë dritën e botimit. Komedia dhe Odisea ribotohen më 2006, Fausti (pj.1) më 2008, “Andromaka” dhe “Atalia” e Rasinit më 2010 – përkthime që i kishin mbetur në dorëshkrim qysh kur banonte tek Shallvaret. Vdes në moshën 91 vjeçare.

Mirënjohje

Shoqata italiane “Dante Alighieri” në vitet e ’70 vlerësoi ndërkombëtarisht shqipërimin e Gjeçit si njërin ndër tre përkthimet më të mira në botë të “Komedisë Hyjnore”. Gjeçi u dekorua nga Presidenti Italian Çampi më 2004 me “Ordine della stella, della solidarietà italiana” për përkthimin e Dantes. Laureat edhe i disa çmimeve të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare. Për 90-vjetorin e lindjes, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Shqipërisë i akordon Çmimin Kombëtar të përkthimit “Fan Noli”, për përkthimin e veprës “Fausti” (Pjesa 1.) të Gëtes.

Referimet

^ a b c d Kaloçi D., Pashko Gjeçi : “Si e bëra Dante Alighierin të flasë shqip” : [historia e dhimshme e një prej kolosëve më të mëdhenj të letrave shqipe, studiuesit dhe shqipëruesit të famshëm, me origjinë nga Shkodra që përktheu “Komedinë Hyjnore”, “Odisenë”], Shqip. – Nr. 10, 13 janar, 2008, f. 18 – 19.
^ a b c d e f Radi J., Skeda Biografike e Pashko Gjeçit, radiandradi.com, 2 gusht 2013.
^ Çoba E., “Jetë e humbun”, Mediaprint, Tiranë 2010.
^ Shamku-Shkreli L., A njimend ike, Pashk?: [Pashk Gjeçi, njeriu i gjuhëve të vjetra, përkthyes i Homerit, Dantes, Faustit], Shekulli. – p. 2855, 22 janar, 2010, p. 18.

Libri i ri i tenorit të shquar Agim Hushi “Udha e Qumështit”

Shtëpia Botuese Toena lajmëron botimin e librit më të ri të AGIM HUSHIT – UDHA E QUMËSHTIT
Toena shkruan:
“Surpriza jonë për Ju lexues të nderuar, është ky vëllim me tregime, i titulluar “Udha e qumështit” me autor, tenorin tonë me famë botërore, Agim Hushi.
Librin mund ta porositni online në platformën “Panairi i Librit” (që e shkarkoni fare thjesht në celularin tuaj).
Mos e humbisni këtë mundësi!
Mund të jeni ju lexuesi i parë i tij!
Një klikim larg jush është, kudo që banoni në Shqipëri!
#BotimetToena
#Panairiilibrit2020
#lexolibradhepërjetomagjinë

POETI ARBEROR MIKEL MARULLO TARKANIOTA – Nga Lutfi ALIA

Paolo Xhiovio (Giovio – Jovius), Ipeshkëv katolik, historian, mjek, biograf dhe muzeologu i famshëm italian, në veprën e botuar në vitin 1546: “Lëvdata për njerëzit e shquar, me portretet e vërteta … Elogia veris clarorum virorum imaginibus apposita. Quae in musaeo ioviano Comi spectantur. Addita in calce operis Adriani Pont. vita coloph., Venetiis apud Michelem Tramezinum. MDXLVI. Cum Privilegio summi Ponitificis, Caroli V Imperat. Regis Franciae. Illustrissimi Senatus Veneti, nec non Excellentissimorum Florentiae et Mantuae Ducum”, krahas Gjergj Kastriotit Skenderbeut, të cilit i dedikon një vepër historike më vehte, ndër figurat më të shquara të Italisë rradhit dhe tre arbërorët: filozofin Nicolò Leonicus Tomeus; humanistin Marini Becichemi Scodrensis dhe poetin Michele Marullo Tarchaniota.

Mikel Marullo Tarkaniota u lind në vitin 1453 në Kalabri, në familjen fisnike arvanitase e ardhur nga Akaia e Moresë. I ati Manilio Marullo ishte nga qyteti Dime dhe nëna Efrosina Tarkaniota, nga familja Tarkanio, që ishin zotërit e Mores. Sipas historianit Giovanni Tarkaniota, pas pushtimit nga Perandoria Osmane e Mores, zonja Efrosina shtatëzënë me Mikelin dhe me djalin Jani, emigroi ne Kalabri bashkë me Melisa e Artës, gruaja e Leonardo Toka – dhespotit të Artës. Zbarkuan dhe u vendosën në Krotone. Pas lindjes të Mikelit arrijti në Kalabri dhe i ati Manilio. Pak dihet për fëmijërinë. Në arsimimin dhe edukimin e tij ndikuan kryesisht i ati dhe nëna e tij. Biografët e tij theksojnë se Mikeli studioi latinishten dhe greqishten në Venecia dhe filozofinë në Padova, por pa cituar burimet e këtyre të dhënave, por ka mundesi sepse atë kohë familja e tij ishte sistemuar në Ankona. Ky opinion hamendësohet me faktin se shumë epigrafe të Mikele Tarkaniota ndodhen në kishën e San Domeniko në Ankona, ku ishte varrosur gjyshi i tij. (Lucia Gualdo  Rosa: Poeti latini del Quattrocento. Ricardo Ricciardi Milano – Napoli, Libreria AbeBooks. 2012)

Vitet e adoleshencës pa dyshim i kaloi në Napoli, ku ishte stabilizuar i ati Manilio, i cili ishte kthyer nga Raguza me nipin e Efrosinës, Paolo kushëriri i Mikele (ishte i ati i Giovanni Tarkaniota autori i “Historie del mondo”). Mikeli djalosh, në Napoli mori një edukim të rafinuar humanistik në Akademinë Antoniana, me pas në Pontaniana, ku ndikim të madh ushtroi miqësia me Giovanni Pontano, humanist, poet dhe politikan i shquar i asaj kohe. Në ato vite e shtoi veprimtarinë poetike me epigrama. Në epigramat “Iliade” (II, 3, v. 68) i referohet qytetit Siena, sipas legjendave i themeluar nga fëmijët e Remo dhe Rea Silvia, duke e trajtuar Sienën si “vepër e Remo” (Epigrami III, v. 10), si shprehet dhe në De Lauddibus Senae (v. 2 dhe 24), por në fakt mendohet se Mikeli nuk ka studiuar në Universitetin e Sienës, por në San Giminiano, në akademine poetike, që Kortezi e kishin hapur në kështjellën Di Monti.

Mikel Marullo Tarkaniota është poet sa misterioz, po aq i fuqishëm dhe i rafinuar, por në veçanti u shqua si shkrimtar shijehollë dhe poet – filozof, i vlerësuar nga kritika italiane, si poeti neolatin më i madh i shekullit XV, i shquar me poezitë e mrekullueshme në latinishte, autori i lirikave plot me mallë për atdheun e humbur, autori i shumë epigrama dashurie, që konsiderohen nga më të bukurat e formuluara në periudhën e Rilindjes, ashtu dhe në thurjen hymneve të natyrës, të poezive filozofike platoniko-lukreciane, që shprehin dhe një botë shpirtërore të pasur dhe fetare të fuqishme. Përdori metrikë të ndryshme në Epigramata (botim i vitit 1497), ku trajton tema të ndryshme, nga të dashurisë në bashkebisedimet intelektuale dhe mbi të gjitha në shprehjen e mallit për atdheun dhe popullin e tij të robëruar dhe për kaosin dhe katastrofat që krijoi pushtimi nga Perandoria turke i vendeve ballkanike. (G. Ferroni. Storia della litteratura italiana Einaudi, 1995, p. 396).

Në moshën 17 vjeç Mikeli arrijti një formim optimal kulturor, studioi kalsikët e letërsisë latine dhe shkruante poezi në gjuhën latine. Mikeli ishte shpirt-rrebel dhe aventuroz, me karakter të zjarrtë arvanitas, që e nxitën të hyjë në rradhët stratiote arbërore dhe të merrte pjesë në shumë beteja në Itali dhe në vendet e largëta të lindjes.

Në vitin 1470 u bë protagonist në aventurat e kohës, i mobilizuar në shërbim të fisnikëve të fuqishëm dhe të Republikës së Venedikut, mori pjesë në beteja të shumta në Europën qendrore dhe lindore, madje e quanin poeti-ushtar. Kur militoi në rradhët e stratiotëve arbëror, mori pjesë dhe në luftimet kundër turqëve në Krime (Valeriano Pierio e Gaisser, Julia Hag. Pierio Valeriano on the ill fortune of learned men: a renessance humanist and his world. University of Michigan Press, 1999, p. 306), si dhe në shumë vende të tjera, që ai përmend në poemat, në poezitë dhe epigramet e shumta si betejat në trojet në veri të Detit të Zi (Scizia, malet Rifei, Bessi, Geti etj) si dhe në territoret për gjatë lumit Danub (Rumania, Moldavia, Bullgaria).

Në vitin 1470 u bë protagonist në aventurat e kohës, i mobilizuar në shërbim të fisnikëve të fuqishëm dhe të Republikës së Venedikut, mori pjesë në beteja të shumta në Europën qendrore dhe lindore, madje e quanin poeti-ushtar.

 

Dy portrete të Mikele Marullo Tarkaniota.

Portreti i parë vepër e Sandro Boticelli (në vitet 1491 – 1492), është në koleksionin privat të Guardans – Cambò, Barcelona.

Portreti i dytë, vepër e Ridolfo del Ghirlandaio (1520), në Collezioni Civiche di Como – Itali. Një kopje ndodhet në Uffizzi – Firenze.

Me këtë portret Tobias Stimmer realizoi xilografinë e vitit 1577.

 

Kur militonte në rradhët e stratiotëve arbëror, mori pjesë dhe në luftimet kundër turqëve në Krime (Valeriano Pierio e Gaisser, Julia Hag. Pierio Valeriano on the ill fortune of learned men: a renessance humanist and his world. University of Michigan Press, 1999, p. 306), si dhe në shumë vende të tjera, që ai përmend në poemat, në poezitë dhe epigramet e shumta si betejat në trojet në veri të Detit të Zi (Scizia, malet Rifei, Bessi, Geti etj) si dhe në territoret për gjatë lumit Danub (Rumania, Moldavia, Bullgaria).  Në vitet e aventurave si stratiot, i vdiqën nëna dhe i vëllai Jani, të cilëve iu dedikoi dy poema:

– Epigrama I 52, Epitaphium Euphrosynes Tarcchaniota matrisEpitaf nënës Efrosina Tarkaniota

– Epigrama I 22, De morte Iani fratris – vdekja e vëllait Jani.

Me emocionet dhe mallëngjimin e tij karakteristik, këto dy krijime poetike janë frymëzuar nga poema 101 e Katulo, të shoqëruara me një rikthim imagjinar ne vendet e largëta të origjinës arbërore të familjes.

Paolo Giovio, në veprën Elogia ilustris … afirmon se Mikele ishte mercenar në rradhët e stratiotit albanez Nikolla Rhallis, komandanti i kavalerisë veneciane. Mikeli, pasi u kthye në Venecia nga betejat në lindje, u dërgua me kavalerinë stratiote në ndihmë të mbretit Mattia Korvino, për të luftuar kundër dyndjeve turke në Hungari. Mikeli i dedikoi një epigram (IV, 22) mbretit Mattia me lëvdata si strateg ushtarak, si legjislator dhe për mikpritjen që iu rezervoi stratiotëve arbëror. Pasi u kthye nga Hungaria, mori pjesë në mbrotjejn e Raguzës dhe Budva si shprehet në Epigramën IV. 17. Pasi u kthye në Itali me stratiotët e Venecias luftoi në Ferrara dhe në Pulja (Benedetto Croce, 1945, p. 273), madje dhe kundër turqëve në luftën e Peloponezit.

Pasi u kthye nga luftimet në lindje, shkoi në Firence për ngushëllim të vdekjes të Simonetta Cattaneo Vespucci, madje shkruajti një epitaf për Simonetta. Nga mezi i vitit 1476 u vendos në Napoli ku u përfshi në vrullin e jetës dhe të kulturës napolitane. Rivendosi raportet bashkë-punimi me humanistin Pontano dhe antarët e akademisë së tij. Kultura astrologjike napolitane, në veçanti vepra “Urania” e Pontano ushtruan ndikim në krijimin e veprës së tij “Hymni Naturales”, e cila u shtyp në Firence po në vitin 1497, e cila u mirëprit dhe u vlerësua si model i hymneve Orfeojane misterioze, ku Mikeli i këndon fuqisë hyjnore të natyrës, duke e cilësuar “feja naturale”, krijime të frymezuara nga neo-platonizmi fiorentin dhe emetizmi oriental, por me ndjeshmëri materia-liste e pagane, duke iu referuara veprës “De rerum natura” të Lukrecit.

Në veprat Hendecasyllaborum libri, I 26; De Marulli amoribus I 29; De Marulli munisculus, Pontano e prezanton si dashnor i zjarrtë, por epigramat dhe epitafet dedikuar shumë femrave, nuk do te thotë se ai kishte relacione dashurie, por shprehin ndjeshmërin e tij në raportet e miqësisë dhe stimën për mikeshat, që bënin pjesë në shoqërinë e tij napolitane. Në këtë periudhë është në shoqëri me Antonello Petruçi dhe Antonello Sanseverino (Admirali i Mbretërise së Napolit), me Jakopo Appiani zoti i Piombino dhe familjen Akuaviva. Në vitet 1478 – 1480 mori pjesë në ofensivën e Napolit kundër Firences, ndërsa në shtator 1481, u bashkua me Akuaviva në luftën e aragonezëve për çlirimimin e Otrantos të pushtuar nga turqit. Edhe pse luftoi për aragonezët, ai nuk kaloi në shërbim të tyre, madje në poemën “De cardinalatu” shprehet me urrejtje për Ferdinandi I, i cili i dënoi me vdekje baronët kalabrezë, madje dyshohet se Mikele ishte pjestar i komplotit të baronëve.

Pas këtyre aventurave u vendos në Romë. Në vitin 1488 Mikeli i dërgoi letër mikut fiorentin Giovanni Piko della Mirandola, ku i shpreh keqardhjen që nuk mund ta takoi, si dhe e informon se nuk e pëlqen jetën romane. Në këtë kohë krijon miqësi me vëllezërit Kortezi, me kardinalin Marko Barbo, me Giovanni dei Medici (i biri i Lorencos, i cili me pas u zgjodh Papa Leone X), me Fraçesketo (i biri i Papa Ino-çenci VIII), me Alessandro Farnese (do të zgjidhet Papa Pali III) dhe me Kozimo Paci. Në Romë qëndroi deri në vitin 1489. E kësaj kohe është dhe miqësia me perandorin Maksimiliano i Habsburgeve, të cilit i dedikon disa epigrama me lëvdata.

Më 3 gusht 1489 u vendos në Firence, i mirëpritur nga grupi i humanistëve, të mbledhur nga Lorenzo Mediçi, ku gjeti përkrahje dhe mbrojtjen e Botiçeli (Alessandro Filipepi), djaloshit Mikelanxhelo Buonaroti, si dhe krijoi lidhje miqësie me Marsilio Fiçino dhe Anxhelo Ambroxhini – i quajturi Policiano. Mikëpritjen dhe nderimin e familjes Mediçi e shpreh në hymnin e Hënës në veprën Hymni Naturales, III 2. V.8.

I kësaj kohe është portreti i Mikelit i realizuar nga Botiçeli, aktualisht ndodhet në koleksionin privat Guardans – Cambò në Barcelona. Në bazë të këtij portreti, në vitin 1520 piktori Ridolfo del Ghirlandaio bëri një riprodhim, që ndodhet në muzeun e Komo, ndërsa në vitin 1568, piktori Kristofor dell’Altissimo, bëri një kopje të portretit të Mikel Marullo sipas atij të Ghiraldino, që ndodhej në muzeun e Paolo Xhiovio.

Botimi i parë i Epigramata është pa datën e shtypjes, por mendohet se është realizuar pikërisht në periudhën kur ndodhej në Firencë (1489 – 1490), çka konfirmohet dhe me faktin se ia dedikon Lorencos.

Gjatë kohës që jetonte në Firence u dashurua me vajzën e quajtur Kamila, të cilës i kushtoi poemën “Neaera – rinushja”, por mbeti vetëm një admirim dashuror.

Për karakterin e tij të zjarrtë dhe frymën kritike ndaj veprës Misce-llanea të Policiano, botuar në vitin 1489, Mikeli i prishi raportet me Policiano, por shumë biografë thonë se baza e konfliktit ishte e bukura Aleksandra Skala, nxënësia e preferuar e Policiano.

Në vitin 1493 ushtria e Karlit VIII të Francës marshoi drejt Napolit dhe premtimet e Karlit për organizimin e kryqezatës kundër Perandorisë Osmane, e nxiti Mikelin të bashkohet me francezët, si e informonte mbretin Ferdninad I ambasadori napolitan në Firence. Në këtë periudhë kompozoi poemën Institutiones principales në katër libra, dedikuar edukimit të djalit të mbretit Karlo. Kur pa se nuk u realizuan premtimet për kryqëzatën kundër Perandorisë Osmane, në vitin 1496 Mikeli u rikthye në Firence. Shpesh frekuentonte Rafaelo Maffein,

fisnikun e Volterra, miku i Bartolomeo, ku njohu të bukurën dhe të mençurën Aleksandra Skala.

Në vitin 1497 u martua më të bukurën Aleksandra Skala, e bija e sekretarit të Sinjoris Fiorentine, humanistit

dhe poetit Bartolomeo Skala. Aleksandrën e njohu Volterra, i lidhur me miqësi me familjen Skala. Dashuria e zjarrtë për të bukurën dhe poeten Aleksandra Skala e frymëzuan të shkruaj epigramat III e IV dhe në një nga strofat shprehet:

(përkthyer nga latinishtja Lucia Gualdo Rosa )

Bella e graziosa come sei, mia Scala,

sei veramente rara, ma non unica.

ma, poiché tu congiungi alla bellezza 

la castità e alla leggiadria il pudore,

ch’io muoia se non sei, mia Scala, unica.

Essendo infine amica delle Muse, non unica

mia Scala: sei una dea

E bukur dhe hiroshe je Skala ime,

je më të vërtetë e rrallë, por jo e vetmja,

por pasi ti i bashkon bukurisë

dlirësinë dhe hijeshinë e ndrojtjes,

Se une vdes në se nuk behesh e imja o Skala e pashoqe,

Ti që je mikja e muzave, jo e vetmia,

o Skala ime, ti je një hyjneshë.

 

 

 

Portreti i Mikele Marullo Tarkaniota

e Cristofano dell’Altissimo: 1568

(Galleria degli Uffizi. Firenze)

 

 

 

 

 

 

Ne 1497, Mikele botoi të gjitha poemat në katër libra në Epigramata, ndërkohë që ishte botuar në dy libra në vitin 1489. Botimin e Epigramata ia dedikoi Lorenco Mediçi, me nga një poezi në hyrjen e çdo vëllimi. Po në vitin 1497 botoi ne kater libra Hymni naturales, të cilat i kishte shkruar në Firence në vitet 1489 dhe 1497.

Në vitin 1498 vdiq Giovanni Pierfrançesko Mediçi, të cilit i dedikon një elegji në Nenie (botuar postume në 1515). Atë vit Mikeli shkoi në shërbim të Katerina Sforca – zonja e Imola dhe kontesha e Forlì, në cilesine e “trimit të armatosur” (si cilësohet në një dokument të botuar nga Pasolini).

Në tetor të vitit 1499, Katerina Sforca e dërgoi në Milano ambasador pranë Luigjit XII. Shiprti i tij rrebel, më 14 janar 1500 e nxiti të marri pjesë në rezistencën e Forli ndaj Cezare Borxhia dhe Farnezëve, por në këtë betejë u kap rob nga forcat papale. Me insistimin e Katerina Sforca, e liruan dhe shkoi në Volterra në shtëpinë e mikut Rafaello Maffei. Pas nje pushimi të gjatë në shoqëri me mikun e tij, vendosi të vizitoi atdheun e tij. Maffei iu lut të mos ikte, jo vetëm se ishte mot i keq e një ditë me shira të rrëmbyeshëm, por sepse ishte e djela e Palmave. Mikeli ishte i vendosur të udhëtonte dhe me mot të keq. Nga Volterra ndoqi rrugën Maremmana, që të çonte në Piombino, ku e priste anija me të cilën do të lundronte për në atdheun e tij.

Ishte 12 prilli i vitit 1500, e djela e Palmave, ditë me shi. Shkrirja e borës në male atë pranverë i kishte fryrë lumenjtë. Kur arrijti në Kastilionçelo në Provincën e Livornos, duhej të kalonte lumin Çeçina, që atë ditë vërshonte i dallgëzuar dhe i turbullt nga prurjet masive pas shirave të rrëmbyshëm. Mikele Marullo Tarkaniota, vendosi te kaloj lumin e rrembyer, por kur arrijti në mesin e lumit, kali rrëshqiti në baltën e fundit të lumit dhe se bashku me Mikelen e mbuluan nga tallazet e ujit të turbullt. Pas disaa minutash, kali doli mbi ujë dhe arrijti në bregun tjetër, ndërsa poeti – luftetar u përfshi nga valët e vrullëshme dhe të turbullta të lumit. Keshtu vdiq Mikele Marullo Tarkaniota, duke lënë në dëshprim vejushën e bukur, të mençurën, poeten Aleksandra Skala. Miqtë e tij arbëror, stratiotët që e shoqëronin në këte rrugëtim dhe që asistuan këtë tragjedi, njoftuan menjëherë Rafaello Maffein, i cili u kujdes për varrimin e Mikelit në kryefamullinë e Shen Giovanni Battista në Pomerance në Provincën e Pizes. Ne varrin e Mikele Marullo Tarkaniota, miku i tij Refaello Maffei vendosi një lapide me një epitaf, që kujton dhe nderon veprën e tij si poeti më i shquar i rilindjes italiane.

 

DY TORBAT – Fabul nga EZOPI – Përktheu Skënder Buçpapaj

Kur krijuesi e bëri njeriun, ia vendosi dy torba mbi shpatullat e tij,
njëra plot me metat e të tjerëve dhe tjetra plot me të metat e veta;
torba me të metat e tij varej prapa shpine, torba me të metat e të tjerëve i varej përpara.
Ja pse njeriu menjëherë i sheh të metat e të tjerëve dhe vetes nuk ia sheh kurrë të metat.

Nga kjo fabul ne nxjerrim një mësim me shumë rëndësi:
i verbër ndaj vetes, njeriu merret me punë që nuk i përkasin atij.

Pajtimtari – Poezi nga Neki Lulaj

 

 

Hej, ta lumsha fjalën sa shkëmbi 

Bash si stërralli që me xixa zjarri ndizet 

Me ty e di fort mirë ku e ka gurrën urtia 

Me ty ia njoh regëtimat e zemrës te oxhaku. 

 

Në gjunjë ulem në shtatoren ku marr hijen e bajrakut 

Me ty i djeg gjerdhet që më jep lashtësia. 

Oo,  ç’ma spërkate vargun me pajtimet e gjakut 

Kur dëgjoj piskamën “O, po vjen Antoni -rinia!” 

 

Para teje e gjej saktësisht Kodin e Pajtimit 

Me ty e sfidoj urtinë që më jepka oda. 

Kur ia prek Dardanisë gurët dhe barin e gjelbër

E ndiej  rremb më rremb se ku të buron dashuuria- forca. 

 

E prapë na  presin udhë të largëta urtije 

Me mallin e krenarinë që më japin këto male. 

Hej, Anton Çetta, koha kujtimin s’ta treti 

Qofsh krushku i nesërm i  çdo darsme kah ardhëria. 

 

Po vetë verrat e Llukës të ulen në gjunjë paksa të heshtur 

Duart e forta të pajtimit  në kuvende i shtrinë baca. 

Me lirinë e trollit mbetëm në mote supmbështetur 

Fjalët për borxhin ndaj Dardanisë marrim të tjera flatra.

GJETHE T’HARRUEME VJESHTE – Poezi nga Enver Sulaj

N’ma t’mirën faqe të letrës
gërrithat e fjalës notojne mbi kujtime vjeshtake
E sa herë shkeli mbi gjethe t’harrume
Më vjen zani yt si za fyelli,
si erë e thirrje e frikshme
netve të lidhuna me litarë.
Nuk e di pse marrzinat më bajnë me qajtë
Tue kërkue si dikur me ngrehë zhag biçikletën e prishun
E hundëve pluhni s’mlen me shijue aromën e luleve
të këputuna tinëz ballkoneve të zonjave të randa.
Sa e bukur ashtë jeta kur e do marrëzisht
Tue shpue gishtat me therrat e ngjituna kambëve
Për me pa nga vrimat e gardhit fijet e dritës
Që vijnë nga lugina e lumit të egërsuem.
Në ato brigje flenë kandshëm zajet
Dhe psherëtimat e peshkatarëve
tue mbajtun me zor në dorë ngjalën
që butësisht rrëshqet në botën e ujit pafund.
Janar 2021

Rrëfim për ditëlindjen – Poezi nga Neki Lulaj

Lundrova me vitet si në ca dallgë të thinjura

Nëse nuk u bëra kapiten, nuk iu tremba së përpjetës.

Kisha në vite urimin e bacës e lokeve fjalëflorinjta

Kisha krenarinë që ma jepte plisi i bjeshkës.

.

Dikur lozja me kapuca e me thyerjen e krahut

Mes Broliqit jetova kujtimet e ëmbla rinore

Më tej preka Evropën pa harruar ngjyrën e bajrakut

Gdhiva netët në një libër në një varg e fletore.

.

Neë ditën e lindjes i përulem brazdës, shkronjës, pragut

I përulem kroit që më dha currilin e parë

Kudo ku shkoj më vjen ngrohtësia e oxhakut

Një besë të re ia jap ditës që në agim.

.

Në ditën e nesërme jetoj lumturinë e ëndrrës

Ashtu duarzgjatur eci drejt mirësisë së munguar.

Dhe vëmë në buzë  aromën  erëmirë të këngës

Drejt një jete me shresën e trëndafiliar

Gomari dhe gjinkallat – Fabul nga EZOPI – Përktheu Skënder Buçpapaj

Duke dëgjuar gjinkallat që këndonin, një ditë,
gomari për atë zë melodioz e zuri zilia,
i pyeti çfarë hanin që të lëshonin tinguj të tillë.
“Vesë,” iu përgjigjën ato,
dhe gomari, duke pritur të binte vesa, vdiq nga uria.

Kështu, kushdo që ka frymëzime të papajtueshme me natyrën e tij,
jo vetëm që nuk arrin t’i përmbushë, por edhe i shkakton vetes shumë batërdi.

Gjithnjë të kujtojmë kryetrimin HEROIN KOMBETAR GJERGJ KASTRIOTI! – Nga Eduard M. Dilo

 

TE RROJE DHE MBRETEROJE EMRI I MADH I GJERGJI  KASTRIOTIT SKENDERBEUT 

 

Nje vjershe e mrekullueshme e Asdrenit, shkruar per trimin legjendar, Heroin tone te madh Kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu. Eshte Gjergj Kastrioti dhe Nena Tereze, qe na bejne ne kudo, ne c’do vend dhe kurdohere te ndihemi krenare te origjines sone, jane keta qe kane pushtuar me statujat e tyre sheshe ne vendet me te qyteteruara te botes.

Eshte GJERGJ KASTRIOTI, ky mbrojtes i Krishterimit dhe krejt Evropes, qe per te jane shkruar afro njemije vepra e po vazhdojne e do te vazhdojne te shkruhen akoma. Sa krenare duhet te ndihemi ne qe jemi pasardhes te ketyre kolozeve!

O pall’ e burrit edhe, yllit te pa shuar

Te trimit shok qe s’pati -nje per jete;

Qe dergjesh sot pa shpirt; palle e degjuar

O shenj’ e kombit mbetur si kujtim!

Ti na perment luftarin , burrin vete

Qe per atdhene ra theror si trimi

Me tyn’ i solli mundje pershkelqimi;

Dhe sot rrivendit n’heshtje edhe harrim;

De tin’o helme e tija q’e patundur

Sot dukesh-ngrehur briret gjith perpjete,

Ti qe i qendrove kryes e pa e-mundur

Me madheshti , luftarit qe me s’rron!

Si nje dragua ay ish, – perpinte rete

Dhe syri i tij si zjar s’i trembej kurre,

Fuqi kish doren, krahun , ishte burre;

Dhe ti sot akull je , me vent qendron!

O arme plot shkelqim, o drit djelli

Ju qe i suallet fame e nder atdheut

Ne lufte qe tingellon gjer te qielli-

Shqiponja mali mveshur trimeri!

O palle edhe ti helme e Skenderbeut

Prej qindra vjetesh qe mban zi paprere

Ardh dita , Shqiperise edhe nje here

Me fame t’i shkelqeni perseri!

– Asdreni

Burrat trima si kryetrimi Skenderbe, edhe sot pas me shume se peseqind vjetesh, kur shkelim ne token e atdheut tone, na duket sikur i kemi gjalle . Gjaku i tij qe vlon ne dejet e shqipetareve te vertete na ben krenare dhe ta duam akoma me me shpirt memedhene.

Ne Lezhen, ku prehen eshtrat e kryetrimit, kushdo qe kalon, a nuk e ndjen se nuk ka vdekur Skenderbeu? “Shtini syte ne ate fytyre , qe nuk esht verdhur kurre! Shtini syte ne ate fytyre , qe qendron pa trembur! …. Shikoni gjurmet e tia ne fushat ku ka lene kaq nderime! Shikoni trandafilin , qjellor ne faqen e ti, edhe zjarrin e lirise , ne syt’ e ti!”

Gjergj Kastrioti i yne eshte i pa vdekshem, trima si ai nuk mund te vdesin kurre! “Ajo dore prej hekuri , qe tundi gjithe boten , nuk’ leviz me; ato buze qe kane folur gjith ato keshilla te bukura, po,ajo fryme e larte , qe urdheronte, punonte, vendoste, nderonte nuk mund te vdese kurre!” E kjo duhet te jete ajo fryma qe te na udheheqe ne shqipetareve .Ne kete fryme, e nen simbolet tona kombetare, qe gjithe na i kane zili, duhet te punojme e te veprojme ne sot per ta bere Shqiperine tone , tamam Zonje sic enderronin dhe Rilindasit tane te medhenj! Te rroje dhe te mbreteroje emri i madh i Gjergj Kastriot Skenderbeut  dhe gjithe simboleve tona kombetare , qe na bejne krenare si Shqipetare.

Bredhi dhe murrizi – Fabul nga EZOPI – Përktheu Skënder Buçpapaj

Bredhi iu mburr një murrizi:
“Unë jam i gjatë, i hollë, i hijshëm,
jam i fortë dhe shërbej për të ndërtuar
trarët e çative dhe anijet.
Si guxon të matesh me mua?”
Por murrizi iu përgjigj:
“Nëse të vjen në mend sëpata dhe sharra
që të bëjnë copë e grimë,
ndoshta të pëlqen të jesh murriz.”

Nuk është e mençur ta mbash veten shumë lart në këtë jetë, lum miku,
sepse sa më ulët të jesh, aq më pak do të jesh i ekspozuar ndaj rrezikut.

17 JANAR 1468… – Përgatiti Fritz RADOVANI

GJERGJ  KASTRIOTI – SKENDERBEU

 

(Skuptori: ODHISE PASKALI)

 

At GJERGJ FISHTA:

 

NJI GJAMË  DESPRIMIT.

                       

Me 16 Prill 1914, natën pa hanë, Mali i Zi sulmon Hotin e Grudën, tue djegë, plaçkitë e tue krye gjithfarë përdhunimesh. Zana e idhtë e Poetit shpërthen atëherë furishëm kundër anmikut jetik dhe kundër Evropës së padrejtë. Asht nji ndër ma të fuqishmet lirika të Fishtës.   

 U botue herën e parë në “Hylli i Dritës”, Maji 1914.

                                                                            Nga At Viktor VOLAJ OFM (1941)

 

 

  1. Mbaroi Malcija! Lekë ma sot nuk nuk ka;

            Nuk ka ma burra, qi, me drrasë t’ krahnorit

            Mburojë me i ndêjë Shqypnis. Anmiku shkjá

            Mbas sodit s’ ka pse dron mâ prej Malcorit:

            Malcori asht thye; e, i dbuem ai me trathti,

            Pa Atme sod ka mbetë, pa plang, pa shpi!

  1. N’ shpi t’ tij, po, djepat asht tu’ i lkundun shkina;

            Arën e tij asht shkjau tu’ e lavrue,

            E ushtari i Malit t’ Zi ‘dhè, kualt stervina

            Per ata Kryqa t’ bekuem i ka pengue,

            Nen t’ cillët pushojn, heu! Njata trima – rrfé

            Qi bindën shekllin tue luftue p’r Atdhé.

  1. O natë e kobshme! Natë tri herë mizore,

Natë e mnershme, si nata e fundit t’ ferrit,

Pse ti shtekun ia çile ushtris gjaksore,

Qi, strukë nen t’ zezen mblojë trathtare t’ territ,

Burrat e dheut do t’  xêtê n’ gjumë pështetun,

Porsi n’ strofull ulani xêhêt fjetun?!…

  1. E ju, ‘dhè hyj t’ shkelzyeshem, qi pre’ Empirit 

Përmallshem tue fërfllue me dritë t’ kullueme,

            Porsi sy Zotit, vreni m’ sharte t’ nirit,

            Ju, edhe ketë kob e ketë dhuni t’ shemtueme

            E kini pa tu’ ndodhë n’ mjedis t’ njerzimit,

            E me gjith kta nuk jeni shkimë mjerimit?…

  1. Po a kjo asht e Drejta, qi n’ ketë shekull fiset

            E popujt rregullon e i mban ndër caqe?

Anmikut t’ njimijë vjetve me i lshue viset

Sa herë t’ perligjuna me luftë e gjaqe….

Mallkue kjoftë hera, n’ t’ cillen shkjau pik’ s’ parit

Vuni kambën dhunuese m’ tokë t’ Shqyptarit,

  1. E mallkue kjoftë Evropa! Até e vraftë Zoti,

            E e shoftë me fise, popuj e qytete;

            Edhè premtoftë qi, dersa t’ endet moti,

            Kurr lufta mos iu daftë per tokë e dete;

            Selit e saja grimë me grimë u theshin;

            Me gjak t’ popujvet t’ vet sunduest iu ushqeshin.

  1. Pse krahët pa dhimbë Shqypnis kshtu me ia thye

E prej Lirijet me ia ndalun hovin?

Gopsija e kùj n’ Malci ka mujtë m’ u ushqye?

Po a Hoti e Gruda mund t’ a mbajn Moskovin?

Nuk duhet, jo, qi t’ mkambet Shqyptarija:

Qé pse po i lshohet Malit t’ Zi Malcija.

  1.          O gjak i atyne burrave fatosa,

Qi per Liri t’ Malcis kullove rrkajë,

Vlo, vlo, ti sod qi maleve u erdh sosa,

E para fronit t’ Perendis me vajë

Lyp gjyq mbi do Kaina t’ kunoruem,

T’ cillët kombin t’ onë po duen me e pa t’ sharruem!

                       

  1. Me parsme t’ona n’ ata t’ hershmet mota

            Mburojë iu bam Evropës, pa dijtë shk’ asht tuta,

            Atëbotë, kur pallen Skanderbeg Kastriota

            Siellte si rrfeja, e permbi shtroje t’ buta

            U dridhte nji Sulltan, qi njaso here

            Bante m’u dridhë boten mbarë prej mnere.

  1. Po, na tue dredhun si dragoj çelikun,

            Shtekun me kurma Shqyptarësh ia xume

            Tartarit, e pre’ Evropet larg rrezikun

            Per disa kohë e mbajtëm: e poshtnume

            Por kurr Evropa n’ ndihmë nji ushtar s’ na nisi;

            Kurr punët mbas fjalvet, qi na dha, s’ ujdisi.

  1. E kur per pesqind vjet na nder veriga

            Ngelem t’ robnis, nen themer t’ huej tue kja,

            E ‘i mijë dhuni mbi né e ‘i mijë punë t’ liga

            Na reshte anmiku, tue na nzitë pa da,

            N’ harresë Evropa edhe m’ atëherë na qiti

            E doren kurr ajo n’ kob t’onë s’ na njiti.

  1. Por, ani, jeta pse sa u nis me u endun,

                        Ndera mbi shekull dhunë gjithmonë asht kthye,

                        E t’ miren nieri kurr s’ t’ a ka permendun,

                        Sa t’ keqen punë me t’ cillen t’a keshë fye;

                        Si edhè ma t ’shumen, miq s’ gjen nieri i shkretë,

                        Kur skami e kobi t’a ket mblue n’ ketë jetë.

  1. Veç sod pse Evropa, sod qi asht t’ gjith uzdaja

            Se Shqyptarija e Lirë del zojë n’ vetveti,

            Pse sod Evropa, – do Mbretni të Mdhaja –

            Duen me e ngushtue kah toka edhe kah deti,

            E m’ vende t’ ona duen qi shkjau të shklasë

            E fisi i Shqypëtarit n’ dhé t’ humbasë?

  1. O Zot i lum, qi vetem n’ dorë Ti i kè

            Shartet e popujve e mbretnive t’ tana,

            E gja pa hiri kurr Ty s’ t’ ndodhë mbi dhé,

            As nalt mbi qiellë, ku shndrisin dielli e hana,

            Deh! Ti, i Pushtetshëm heret si né e vona,

            Shih e gjyko mbi gjith kto kobet t’ona.

 

Shenim nga F.Radovani: Poezia e At Gjergj Fishtës asht marrë nga libri “Lirika”, me komente nga At Viktor Volaj, botue në vitin 1941.

Melbourne, 17 Janar 2021.


Send this to a friend