VOAL

VOAL

Rruga perpara Nga Parid Turdiu

September 30, 2021

Komentet

Edi Ramës po i shket toka nën këmbë! Nga Elida Buçpapaj

Edi Rama e ka humbur fare pusullën! Po i shket toka nën këmbë.

Sillet me Amerikën sikur me ato gratë e tija, dmth sikur ta ketë Amerikën vartëse, dmth si me ato ministreshat, si me atë superministreshën e tij Yuri Kim, o tempora o mores, se me zvkryeministreshën nuk ia mban.

Në një takim zyrtar ku prezantohej një park eolik, ai ia kishte caktuar vendin së Ngarkuarës me Punë Nancy VanHorn pranë Belinda Ballukut, të superakuzuarës nga SPAK. E këtij provokimi, që dëshmon se Rama ka humbur autokontrollin, pa marrë para sysh se vendi i shqiponjave është anëtar i NATO-s i shtoi provokimin me gojën e tij dhe gjuhën e Vuçiqit se “për Kinën, Shqipëria është pikë mjalti”.

Dhe nuk kaloi pak dhe sfida Edi Ramës i erdhi sy për sy dhe aty për aty, si nuk ia kishte prerë hiç mendja!

Iu futën të dyja këmbët në një atlete, kur e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn postoi në faqen zyrtare të Ambasadës takimin që posa kishte patur me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa pritet vendimi i këtij institucioni më 22 janar.

Zonja Nancy VanHorn i shoqëron fotot shumë të përzemërta me Kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese Fiona Papajorgji me shënimin si më poshtë: “Gjykata Kushtetuese luan një rol të rëndësishëm në garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë, duke i mbajtur përgjegjës ata që shkelin ligjet e saj dhe duke ruajtur një sistem ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm, në mënyrë që bizneset amerikane të mund të lulëzojnë.”

Pra vendimet e Gjykatës Kushtetuese lidhen direkt me interesat Amerikane!

 

Tregu shqiptar qenka i lakmuar, pika e mjaltit, po zhvillim pse nuk ka?- Nga PËRPARIM KABO

A janë kinezët tregtarë të padiskutueshëm dhe civilizimi më i vjetër që e shohin Shqipërinë si pikë mjalti në Europë, si edhe u shpreh Kryeministri zoti Edi Rama, në ndërhyrjen korrigjuese se Shqipëria nuk është treg i vogël, si edhe u shpreh një personalitet amerikan. Madje i tha këtij të fundit, “ju do prodhoni këtu por tregu juaj do jetë Europa”.
Madhësia e një tregu matet nga vlerat monetare që qarkullojnë, nga niveli investimeve, nga shkëmbimet tregtare, nga pasuritë e rralla, nga zhvillimi teknologjik, nga prodhimi dhe shitja e patentave, etj. Dhe jo nga sipërfaqia apo popullsia. Ja përse Korea e Jugut lë pas në disa fusha zhvillimi dhe në tregti shumë vende që janë më të mëdhenj se ajo. A i ka Shqipëria mundësitë për të qenë një treg i madh? Të shohim disa argumente. Mineralet. Kromi ynë para 1990 shitej me valutê të lirë , por shkonte edhe në Kinë. Aso kohe thuhej nga pala kineze se “kromi shqiptar në furrë është si gjalpi në tigan” . Minerali ishte i pasur dhe shkonte rreth 41 deri në 43% .
Studimet e viteve 1993- 94 treguan se Shqipëria kishte rezerva kromi për 200 vjet. Ndaj duheshin ruajtur minierat dhe konservuar burimet duke mos lejuar shpërdorime dhe dëmtime të paripaueshme. Kjo nuk ndodhi, industria e kromit dhe e bakrit u shkatërruan. Kromi u dha me konçension dhe, gjatë pandemisë covid 19, me një VKM koncensionarit iu njoh e drejta e shitjes, dhe kështu ndodhi. Kjo pasuri kombëtare tani është e një të huaji. Madje, mesa jam informuar, as renta minerale nuk paguhet më për ato zona dhe popullatēn atje. Nafta një tjetër histori dështimi. Para vitit 1990 Shqipëria eksportonte naftë bruto. Krijoi industri të plotë, kërkim shpim, nxjerrje, rafinerim, përpunim të nënprodukteve.
Kjo industri u shkatërrua. Ja pse tregu zvogëlohet. Kompania Bankers fiton nga pasuria jonë kombëtare, ne jo. Zotëruesi është kinez, investitor privat që vetëm fiton, ndërsa ne jo, ky është humbje tregu dhe jo zvoglim. Kryeministri para pak kohe foli për shpëtimin nga Shpiragu. Besova si çdo shqiptar dhe pyesja çdo ditë një inxhinier nafte. Përgjigje të vakta, deri sa më në fund ma tha hapur. Asgjë profesor, poshtë e më poshtë. Flluckë. Në vitin 2004, Shqipëria dhe RFGj ranë dakord në parim për investime në energjitikë dhe hidrokarbure. Gjatë vizitës në Tiranë zonja Merkel në fjalimin e saj e përmendi këtë gjë. Pala jonë heshti. Një zhgënjim për ta, dhe rreth 10 miliardë investime gjermane shkuan në një vend tjetër në rajon. Tregu u zvogëlua. Shqipëria me idetë e FMN do investonte për peshkim, verë dhe vaj ulliri. Në lidhje me atë që tha zoti kryeministër se “kinezët janë tregtarë të padiskutueshëm” po i them të lexojë, ” Frymën e Ligjeve” të Montesquieu. Atje flet për filozofinë tregtare kineze. Ata pērdorin tri peshore. Një kur shesin, që të ha në peshë. Një kur blejnë, e cila faturon më pak se peshon. Dhe një të rregullt, kur vjen kontrolli. Një treg në një vend pa rregulla loje, me sistem drejtësie të korruptuar, ku lojën e tregut e kontrollon politika, apo faktorë të tjerë, ku politikat tatimore dhe ato fiskale, përfshi sjelljet arbitrare, e prishin klimën e biznesit, tregon se ata që vijnë nga jashtë, nuk vijnë se ky është treg i madh apo stradegjik, vijnë se përfitojnë duke zhvatur. Dhe kjo po, është filozofi e vjetër që nuk ka emër të pērveçëm. Tregu shqiptar qenka i lakmuar, pika e mjaltit, po zhvillim pse nuk ka? Po varfëri pse ka? Pse pasuria kombëtare nuk është më e tillë? Zhvillimi ekonomik nuk bëhet me retorikë.
P.Kabo. 13 janar, 2026.

ABAZ KUPI: I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE Nga Frank Shkreli

 

“Ç’prej momentit të parë që u sulmua toka jonë e shenjtë prej armiqve fashistë, ne kemi qenë ata që kemi bërë çmos për të shpëtue nderin kombëtar dhe jemi përpjekjur për bashkim të përgjithshëm dhe bashkveprim me të gjithë shqiptarët pa dallim rryme dhe ideologjije. Ne jemi përpjekur për bashkim dhe vëllazërimin e shqiptarëve për të larguar luftën civile dhe për të siguruar luftën e përbashkët për shporrjen e okupatorit prej tokës sonë të shënjtë”. (Abaz Kupi). Citim marrë nga libri, “Abaz Kupi” i autorit Makensen Bungo, Gjonlekaj Publishing

Përshëndetjet e mia më të sinqerta familjes së nacionalistit Abaz Kupit në 50-vjetorin e kalimit të tij në amshim, Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra për bashkorganizimin e këtij tubimi dhe për ftesën që më bëtë për të shënuar këtë përvjetor të rëndësishëm.

Zonja dhe Zotëri, pjesëmarrës në në këtë përkujtim,

Abaz Kupi ishte dhe mbetet njëri prej të mëdhejve të historisë shqiptare. Por edhe njeri ndër më të keqtrajtuarit prej historisë zyrtare. Sidomos, nga historiografia zyrtare komuniste, megjithse Abaz Kupi mbetet një ndër figurat e rëndësishme të historisë shqiptare për rolin e tij si ushtarak dhe politikan nacionalist, por jo vetëm. Nuk dua as nuk është rasti të futem më thellë në histori, sepse unë historian nuk jam, por majfton të përmendet, ndër të tjera, roli i Abaz Kupit në luftën për mbrojten e Durrësit nga pushtuesit fashist italianë me 7 prill, 1939.

Njihet mirë gjithashtu edhe roli i tij gjatë Luftës së II Botërore, fillimisht, në bashkrendim të luftës kundër okupatorit me lëvizjen antifashiste, por më vonë, si atdhetar që ishte, ai detyrohet të largohej nga ajo lëvizje për arsye të ndryshimeve të papujtueshme ideologjike dhe atdhetare me frontin.

Por për arsye të ndryshimeve themelore me frontin se cila duhej të ishte Shqipëria e pas luftës, si njëri prej udhëheqsve të lëvizjes politike, Legaliteti, Abaz Kupi dhe shumë bashkatdhetarë anti-komunistë të tjerë, detyrohet të largohej nga Atdheu, atëherë kur perdja e zezë e komunizmit ndërkombëtar ra edhe mbi Kombin Shqiptar. Ndërkohë që liria për të cilën luftoi Abaz Kupi me shokë, u zevëndësua me sundimin barbar komunist të regjimit të Enver Hoxhës, për pothuaj një gjysëm shekulli. Vendosja e pushtetit komunist në Shqipëri, ishte kohë e zezë në historinë kombëtare. Ishte koha kur pluralizmi politik shqiptar u vra dhe u varros bashkë me kundërshtarët e komunizmit, me përjashtim të atyre që mund të arratiseshin, si Abaz Kupi. Si përfundim, ai dhe shumë bashkatdhetarë, bashmendimtarë të tij—kur po vedoseshin fatet e Shqipërisë së pas luftës, detyrohen të largohen nga Atdheu dhe të vendoseshin, kryesisht në Shtetet e Bashkuara, por jo vetëm. Këtu, ata vazhduan – secili më vete por edhe në bashkpunim, por fatkeqsisht pa sukses – përpjekjet e tyre për rrëximin e regjimit sllavo-aziatik komunist që ishte instaluar në Tiranë pas Luftës së II Botërore, me ndihmën e agjentëve komunistë serbo-malazezë, Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviç.

Si rrjedhim, qëndresa në mërgim e Abaz Kupit ndaj regjimit komunist të Tiranës si dhe mbështetja e tij për Mbretin Zog, por jo vetëm, ishin ndër arsyet e tjera që historiografia komuniste por, fatkqesisht, as qeveritë e viteve të tranzicionit “post-komunist”, as historiagrafia zyrtare, nuk e kanë trajtuar, nuk e trajtojnë as nuk vlerësojnë rolin e Abaz Kupit në mënyrë të drejtë për ti dhënë vendin që i takon në historinë e shqiptarëve.

Normalisht, edhe këtu në botën e lirë, ekzistojnë mendimet ndryshe në radhët e historianëve jo-ideologjikë mbi rolin e personave dhe mbi ngjarjet historike me rendësi, për qendrimet politike dhe për veprimtarinë e liderve si Abaz Kupi mund të jenë të natyrshme dhe ndonjëherë edhe në kundërshtim me njëri tjetrin. Por në rastin e Abaz Kupit dhe shumë kundërshtarëve të tjerë patriotë shqiptarë të regjimit komunist shqiptar, që u detyruan të largoheshin nga Atdheu pas luftës, trajtimi i tyre nga historiografia zyrtare shqiptare komuniste është e pashembullt në historinë e shumë vendeve të tjera ish-komuniste të Evropës, pothuaj 80-vjet pas luftës në Evropë.

Për fat të keq, edhe sot pas 35-vite tranzicion, Shqipëria ishte gjatë regjimit komunist dhe mbetet edhe sot, një vend ku trajtimi historik i figurave kombëtare si Abaz Kupi — ashtu siç e kishte përcaktuar regjimi komunist i shekullit të kaluar, me etiketime – si reaksionar, fashistë, armik të atdheut, i shitur, agjent, poliagjent e të tjera. Në këtë frymë armiqësore, ish-kundërshtarët e komunizmit, si Abaz Kupi vazhdojnë që, zyrtarisht, të demonizohen, të abuzohen, të keqtrajtohen me qëllim që, më në fund, të harrohen – për rolin dhe kontributet e tyre ndaj Kombit shqiptar.

Pyetja sot në këtë 50-vjetor të kalimit në amshim të Abaz Kupit është se cila do kishte qenë dhe cila do ishte sot Shqipëria nëse Abaz Kupi me klasën politike jo komuniste të kohës do të kishte fituar betejat ushtarake dhe politike dhe kundër komunizmit ndërkombëtar sllavo-aziatik të asaj kohen ë Shqipëri? Është shumë e vështirë t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje sepse atyre nuk iu dha kurrë mundësia të provonin veten e t’a bënin Shqipërinë siç mendonin e donin ata, në atë kohë. Por një gjë është e sigurt se sllavo-komunistët shqiptarë që morën pushtetin — me në krye Enver Hoxhën dhe me ndihmën e serbo-malazezve duke qeverisur Shqipërinë, brutalisht, për pothuaj një gjysëm shekulli — e shëndrruar Shqipërinë në një zonë krimi mu në qëndër të Evropës duke vrarë, burgosur e persekutuar kundërshtarët politikë dhe familjet e tyre dhe duke izoluar vendin, për pothuaj një gjysëm shekulli nga bota e qytëruar perëndimore.

Por ndryshe nga historiografia komuniste shqiptare – historia e vërtetë, normalisht, nuk gënjen. Ajo flet edhe në heshtje. Me 7 prill, 1939, Abaz Kupi ishte atje ku e thirri Atdheu. Në Durrës, aty ku u derdh gjaku i parë në Evropë, shembëll rezistence kombëtare, në prag të Luftës së II Botërore — nën komandën e Abaz Kupit. Dhe më vonë në malet e Shqipërisë, ai ndërmori ndeshjet e para luftarake me italianët për çlirimin e Shqipërisë. Duket se këto fakte nuk kanë rëndësi për historiografinë komuniste sa i përket rolit të Abaz Kupit.

Nuk dëshiroj ta politizoj këtë debat, por më duket ironik fakti se sot një kryeministër i Shqipërisë i një partie politike socialiste, ish-komuniste, gjunjëzohet para një kryeministreje italiane, përfaqsuese e një partie që rrënjët e saja i ka në një parti neo-fashiste italiane. Duket se Shqipëria zyrtare komuniste dhe post-komuniste ka bërë paqe me pasardhësit e fashizmit italian, por jo me shqiptarët që gjithnjë etikohen si “fashist”. Jo se unë nuk dua që Shqipëria të ketë marrëdhënie të mira me Italinë. Përkundrazi! Por më duket disi hipokritik fakti se armiqtë e vjetër janë bërë miq, ndërsa shqiptarët patriotë me epitetet komuniste, “fashist” e “reaksionar”, vazhdojnë të jenë, zyrtarisht, të keqtrajtuar dhe të përjashtuar nga historiografia shqiptare, me urdhër politik nga lartë.

Lufta e II Botërore mund të ketë marrë fund për gjithë botën në vitin 1945, por për Shqipërinë zyrtare ajo luftë vazhdon, fatkeqsisht. Jo luftë me përfaqsues ose ish-përfaqsues të fashizmit apo nazizmit me të cilët sot janaë miq strategjikë, por ajo luftë vazhdon në politikën shqiptare: është luftë shqiptari kundër shqiptarit, për të cilët Lufta e II Botërore ende nuk ka marrë fund. Shqipëria dhe shqiptarët me të drejtë i kërkojnë Greqisë heqjen e ligjit absurd të luftës me shtetin shqiptar. Po Tirana zyrtare kur do të heq ligjin e luftës kundër patriotëve të Kombit si Abaz Kupi, të etikuar nga regjimi komunist si “fashistë” e “tradhëtarë” dhe tu njoh meritat e tyre historike. Ku është zemërimi, o shqiptarë!

A shihni se ku jemi! Për çdo vit përkujtohet Abaz Kupi dhe patriotë të tjerë, kundërshtarë të komunizmit enverist — të ndaluar e të përjashtuar gjithnjë nga historiografia shqiptare — duke u mohuar atyre meritat dhe rolin e tyre pozitiv në historinë e Kombit. Ky është një debat që duhej bërë në fillim të 1990-ave, që kjo çeshtje të ishte zgjidhur me kohë, sepse tani është tepër vonë. Ndërkohë që sot ne kërkojmë trajtimin e drejtë të rolit historik të Abas Kupit nga historiografia zyrtare e Shqipërisë, Tirana zyrtare hesht ndaj dukurive të glorifikimit të figurës së Enver Hoxhës dhe komunizmit, vitet e fundit. Për fat të keq, duket se ky hendek përçarës midis shqiptarëve sa vjen e zmadhohet, me heshtjen zyrtare sot, ndërkohë që krimet e rënda të komunizmit të Enver Hoxhës ndaj shqiptarëve që nuk pajtoheshin me të, po harrohen, ndërkohë që regjimit komunist po i falen krimet barbare kundër njerëzimit. Një absurditet historik!

Ndonëse Shqipëria është anëtare e Aleancës Euro-Atlantike, NATO dhe aspiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, është i vetmi vend ish-komunist i Evropës Lindore/Qendrore që: Nuk është distancuar, zyrtarisht, nga e kaluara e saj terroriste komuniste. Nuk është përballur, seriozisht, me të kaluarën e mjeruar komuniste. Tirana zyrtare, deri më sot, nuk ka dënuar, zyrtarisht, krimet e regjimit barbar- komunist të Enver Hoxhës. Dhe Kuvendi shqiptar nuk ka caktuar ende një ditë përkujtimore, kushtuar viktimave të komunizmit në Shqipëri, ashtu siç kanë bërë vendet ish-komuniste të Evropës. Në vend që të thuhet, ashtu ishte koha, të nxirret në dritë e vërteta. Familja e Abaz Kupit nuk kërkon asgjë më pak se të vërtetën!

Patriotët e harruar, zyrtarisht, si Abaz Kupi me shokë, kundërshtarë politikë të regjimit komunist të Enver Hoxhës, janë përjashtuar e keqtrajtuar deri në tallje nga historiografia shqiptare, deri në ditët e sotëme, me qëllim që të zhduken deri në harresë. Një shprehje popullore thotë se koha, eventualisht, i zhvesh të gjithë. Të mirin e nxjerr në dritë e të keqin e le pa maskë. Shpresojmë!

Prandaj, dënimi politik dhe historik nga regjimi komunist — e që vazhdon edhe sot nga qeveritë e tranzicionit — i burrave të Kombit si Abaz Kupi, duhet të marrë fund njëherë e mirë. Ky është një detyrim moral e kombëtar i politikës aktuale shqiptare dhe i gjithë shqiptarëve të ndershëm që ia duan të mirën Kombit shqiptar. Historia e vërtetë shqiptare sot e kësaj dite vazhdon të kërkojë drejtësi për figurat e Kombit si Abaz Kupi – figurë e demonizuar, padrejtësisht, nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.

Urime Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, Vatra të Amerikës, familjes së nderuar dhe të vuajtur të nacionalistit të shquar Major Abas Kupit, që me këtë tubim vazhdoni të kujtoni dhe nxirrni në dritë rolin patriotik të këtij nacionalisti të shquar të kombit. Ju lumt!

Ju falënderoj për vëmendjen!
Frank Shkreli

Arkivi i Voal.ch: DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Diel, 02.12.2012, 10:53am (GMT+1)

 

Katastrofat natyrore, një ndër to edhe kjo e dy javëve të fundit, janë ndër dukuritë më të trajtuara teologjikisht, filozofikisht dhe shkencërisht. Njëkohësisht, janë ndër më të trajtuarat edhe dëmet krahasimisht të pakëta me dobitë krahasimisht të shumta që sjellin ato.

Dobia kryesore praktike në përditshmërinë e çastit dhe sidomos në përditshmërinë e ardhshmërisë është se katastrofat natyrore vënë, në mënyrën më të saktë dhe vendimtare, në provë veçanërisht infrastrukturën e gjithanshme të një vendi e të një kombi. Në këtë shumë hyn edhe moti i lig i këtyre ditëve i përjetuar edhe në hapësirën shqiptare. Kjo hapësirë është pjesë e gadishullit Ballkan, më parë i keqpërdorur nga komunizmi, pastaj i stërkeqpërdorur nga mafia. I krahasueshëm me gadishullin Apenin, i keqpërdorur nga mafia. Ndërkohë që i gjithë kontinenti është i goditur nga i njëjti mot i lig, më vrazhdë dhe më keq është paraqitur ai pikërisht në Ballkan dhe ne Apenin.

Edhe ato pak infrastruktura të trashëguara nga komunizmi, kuadër i një zhvillimi tejet modest ekonomik, objekt shfrimesh të regjimeve që luftonin për valuta të huaja duke iu vërsulur natyrës, në periudhën e tranzicionit u prishën, u zhdukën, u shpërfytyruan më tej. Prandaj natyra jonë, pranë deteve, e përshkuar nga lumenjtë, me relieve malore, është objekt sa i thatësirave të zgjatura, sa i reshjeve të dendura, sa i zjarreve edhe i përmbytjeve masive, i orteqeve, i erozionit, i rrëshqitjeve masive të fshatrave, të zonave të tëra, anembanë Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe në trevat tona të tjera. Prandaj natyra jonë shndërrohet përherë e më shumë në mallkim për vendin dhe për kombin.

Ka sot vende të zhvilluara ose relativisht të zhvilluara në Evropë apo jashtë saj që karakterizohen nga thatësira të zgjatura, por ku nuk vihet në pikëpyetje asnjë aspekt i jetës së tyre. Ka sot vende alpine, shumëfish më malore se hapësira jonë, por nuk janë nën kërcënim. Ka sot vende që kanë pjesë të konsiderueshme nën nivelin e detit, por nuk rrezikohen as nga detet, as nga oqeanet që janë pranë tyre. Sepse ato vende e kanë ngritur infrastrukturën e tillë që i merr në mbrojtje, që bëhet pjesë e funksionimit ekonomik, që bëhet objekt turistik, pra duke u shndërruar në kapital dobiprurës për vendin.

Bashkëjetesa me kushtet e veçanta natyrore shndërrohet në traditë të kulturës së veçantë të jetesës për këto vende. Tepërimet e natyrës janë shndërruar në thesare të ardhurash dhe përfitimesh, janë shndërruar në perla në aspektin turistik. Dhe, natyrisht, kjo është arritur ditë pas dite, muaj pas muaji, vit pas viti, dekadë pas dekade, shekull pas shekulli. As tek shqiptarët nuk kanë munguar traditat në mbrojtje të çdo plisi, të çdo pëllembe tokë, të çdo druri, të çdo guri, të çdo zalli për t’u përshtatur me natyrën dhe për ta mbajtur natyrën partnere dhe aleate, sa më pak kundërshtare dhe sa më pak kërcënuese.

Tranzicioni ynë i më se dhjetë viteve të fundit të shekullit të kaluar dhe i më se dhjetë viteve të fundit ka çuar sa në braktisje të vendit nga pjesa më e madhe e banorëve të saj, ashtu edhe nga braktisjet e brendshme, duke lënë sa më pak njerëz në fshat, sidomos në male, duke e larguar vëmendjen nga fusha, nga mali, nga breglumenjtë, nga shpatmalet apo rrëzë malet, nga rrugët dytësore apo nga rrugët këmbësore, nga urat, nga elementë të tjerë të pafundëm të jetesës, nga pasuri mijëravjeçare të trashëguara. Si të huaj nga kozmose të tjera tashmë banorët e mbetur iu vërsulen shtretërve të lumenjve, guroreve, pyjeve, kullotave për t’i gllabëruar, për t’i bërë mall tregu në kuadër të pasurimeve sa më të majme dhe sa më të tërbuara.

Katastrofat natyrore tashmë janë bërë të përvitshme, janë bërë të përstinshme, janë bërë gati të përmujashme. Në qoftë se një dimër orteqet bëhen kërcënim për jetën, atëherë merren masa të ngutshme që dimri tjetër të mos sjellë të njëjtën fatkeqësi, nëse përmbytjet ndodhin vjeshtën e sivjetme, merren masa që pasojat të mos jenë të tilla vjeshtën e ardhshme, nëse zjarret ndodhin veren e sivjetme, merren masa që dukuria të mos ketë të njëtat dëme verën e ardhshme. Këto hyjnë ndër masat urgjente, por investimet është e domosdoshme të jenë afatgjata.

Kështu detet nuk do të jenë vërshues dhe gllabërues territoresh, por do të jenë infrastrukturë kryesore e klimës së pastër, e transportit, e turizmit veror. Kështu malet nuk do të jenë burim orteqesh, burim izolimesh, por do të jenë burim i pasurive pyjore, ujore, kullosore, burim i sporteve dimërore, burim i turizmit veror dhe dimëror. Kështu lumenjtë dhe liqenet do të jenë pjesë e domosdoshme e pjesazhit të jetës së përditshme të gjithanshme shqipare, e transportit të brendshëm, e sistemit të ujitjes, sistemit të kullimit, sistemit të hidrocentraleve, e tjerë e tjerë.

Vetëm kështu dukuritë e natyrës, sado të shfrenuara, do të bëheshin pjesë e zbutur, pjesë e kultivuar, pjesë e pazëvendësueshme e përditshmërisë, burim të ardhurash të pafundme, shpalosje e kulturës së jetesës, themel i ekologjisë sonë mjedisore e shpirtërore, thesari më i madh që do t’ua linim brezave të ardhshëm, bekim për vendin dhe kombin.

Serbia’s Rhetoric as Psychological Aggression: Vučić’s Dangerous Narrative in the Balkans – By Isuf B.Bajrami

 

President Aleksandar Vučić’s repeated claims that Croatia, Albania, and Kosovo have formed a “military alliance against the Serbian people” should not be dismissed as routine nationalist rhetoric. They constitute a deliberate act of psychological aggression, aimed at destabilizing regional trust, manipulating domestic opinion, and reshaping reality through fear rather than facts.

This is not diplomacy. It is strategic intimidation.
There is no secret alliance. There is no covert military pact. What exists is NATO — a transparent, rules-based security framework — and cooperation among states that have chosen Euro-Atlantic integration as the foundation of their security and political future. Croatia and Albania are long-standing NATO members. Kosovo hosts NATO’s KFOR mission precisely because history has demonstrated the necessity of external security guarantees in the face of Serbian state violence in the past.

Vučić’s narrative does not respond to facts; it actively denies them. Manufacturing Threats to Sustain Power
The logic behind this rhetoric is clear. Authoritarian-leaning leaders require enemies to legitimize control. By portraying Serbia as surrounded and endangered, Vučić sustains a siege mentality that deflects attention from democratic backsliding, media repression, and economic stagnation at home. Fear becomes governance. Paranoia becomes policy.
This strategy is not new in the Balkans. It was deployed in the 1990s with catastrophic consequences. What has changed is the method: today’s aggression is psychological and informational, not overtly military — yet its effects are no less corrosive.
By invoking the “Serbian people” as collective victims, Vučić intentionally blurs the line between legitimate state interests and ethno-nationalist mobilization. This is a classic manipulation tactic, designed to delegitimize neighboring states and frame any form of regional cooperation as inherently anti-Serb.

Echoing the Kremlin’s Playbook
The parallels with Russian strategic communication are impossible to ignore. Moscow has long relied on narratives of encirclement, existential threat, and hostile alliances to justify militarization and aggression — most tragically in Ukraine. Serbia’s refusal to align with EU sanctions against Russia, combined with its reliance on Russian arms and energy, places Belgrade firmly within Moscow’s sphere of narrative influence.
Russia does not need troops in the Western Balkans. It needs rhetoric that erodes trust in NATO, weakens European integration, and sustains frozen conflicts. Vučić’s language serves precisely that function.
Every statement about a supposed anti-Serb alliance is a small victory for the Kremlin’s broader objective: to keep the Balkans unstable, divided, and vulnerable to external manipulation.

Kosovo as the Primary Target
Kosovo remains the central focus of this psychological pressure campaign. Any effort by Kosovo to build defensive capabilities, any cooperation with NATO member states, is immediately framed by Belgrade as provocation. This framing deliberately ignores a fundamental truth: NATO’s presence in Kosovo is not a threat to peace, but the reason peace has endured at all.
KFOR exists because Serbia forfeited credibility as a guarantor of security through its own actions. To invert this reality — to present NATO as the aggressor and Serbia as the victim — is not a difference of interpretation; it is historical revisionism.

A Regional and International Risk
This rhetoric is not harmless. Persistent claims of imminent threat normalize militarization, justify arms build-ups, and lower the threshold for escalation. Even if no immediate conflict follows, the damage is already done: mistrust deepens, dialogue erodes, and the region drifts further from reconciliation.
For the international community, especially the EU and NATO, this should be a warning sign. Serbia cannot credibly claim a European future while simultaneously deploying language that mirrors Kremlin-style disinformation and treats regional cooperation as hostility.

Naming the Problem Matters
What is unfolding is not a misunderstanding, nor a miscommunication. It is a calculated strategy of psychological aggression. Naming it as such is essential.
The Western Balkans do not need new myths of encirclement or imaginary alliances. They need clarity, accountability, and a firm rejection of fear-based politics. Stability will not be achieved by indulging narratives that reward paranoia and punish cooperation.
President Vučić’s rhetoric does not protect Serbia. It isolates it. And unless confronted with principled, consistent international response, it risks dragging the region back into a politics of fear that Europe can no longer afford to ignore.

The Land of Leka; 07.01.2026

Retorika e Serbisë si agresion psikologjik: narrativa e rrezikshme e Aleksandar Vuçiçit në Ballkan – Nga Isuf B.Bajrami

Deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova kanë krijuar një “aleancë ushtarake kundër popullit serb” nuk janë një keqkuptim diplomatik apo një teprim retorik. Ato përbëjnë një formë të qëllimshme agresioni psikologjik, e cila synon të destabilizojë besimin rajonal, të manipulojë opinionin e brendshëm dhe të deformojë realitetin përmes frikës, jo fakteve.

Kjo nuk është diplomaci.Është presion strategjik përmes narrativës.

Në realitet, nuk ekziston asnjë aleancë sekrete dhe asnjë pakt ushtarak i fshehtë. Ekziston NATO – një arkitekturë sigurie transparente dhe e institucionalizuar – si dhe bashkëpunimi mes shteteve që kanë zgjedhur integrimin euroatlantik si bazë të sigurisë së tyre. Kroacia dhe Shqipëria janë anëtare të NATO-s prej vitesh, ndërsa Kosova strehon misionin e KFOR-it pikërisht për shkak të përvojës historike që tregoi se garancitë ndërkombëtare të sigurisë janë të domosdoshme.

Narrativa e Vuçiçit nuk u përgjigjet fakteve – ajo i mohon ato. Prodhimi i kërcënimeve për të ruajtur pushtetin

Logjika e kësaj gjuhe është e qartë. Liderët me prirje autoritare kanë nevojë për armiq për të legjitimuar pushtetin. Duke e paraqitur Serbinë si të rrethuar dhe të kërcënuar, Vuçiçi ushqen një mentalitet rrethimi që largon vëmendjen nga regresi demokratik, kontrolli i mediave dhe problemet strukturore ekonomike brenda vendit. Frika shndërrohet në mjet qeverisjeje. Paranoja, në politikë shtetërore.

Kjo strategji nuk është e re në Ballkan. Ajo u përdor në vitet ’90 me pasoja katastrofike. Sot, ajo rikthehet në një formë më të sofistikuar: agresion informativ dhe psikologjik, jo ende ushtarak, por po aq destabilizues.
Duke e përdorur termin “populli serb”, Vuçiçi i jep konfliktit një dimension etno-politik, duke e zhvendosur debatin nga marrëdhëniet ndërmjet shteteve te viktimizimi kolektiv. Kjo është një teknikë klasike propagandistike që synon të delegjitimojë fqinjët dhe ta paraqesë çdo bashkëpunim rajonal si akt armiqësor.

Jehona e narrativës së Kremlinit
Paralelet me diskursin strategjik të Rusisë janë të pamohueshme. Moska ka ndërtuar prej vitesh narrativa rreth “rrethimit”, “kërcënimeve ekzistenciale” dhe “aleancave armiqësore” për të justifikuar militarizimin dhe agresionin, veçanërisht në Ukrainë. Refuzimi i Serbisë për t’u bashkuar me sanksionet e BE-së kundër Rusisë, si dhe varësia e saj nga armatimet dhe energjia ruse, e pozicionojnë Beogradin brenda orbitës së ndikimit narrativ të Kremlinit.
Rusia nuk ka nevojë për trupa në Ballkan. I mjafton një diskurs që minon besimin te NATO, dobëson perspektivën evropiane dhe mban gjallë konfliktet e ngrira. Në këtë kuptim, retorika e Vuçiçit shërben drejtpërdrejt interesave strategjike të Moskës.

Kosova si shënjestër qendrore
Kosova mbetet objektivi kryesor i këtij agresioni psikologjik. Çdo hap i saj drejt ndërtimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe çdo bashkëpunim me vendet e NATO-s portretizohet si provokim. Kjo qasje injoron një fakt themelor: prania e NATO-s në Kosovë nuk është kërcënim për paqen, por kushti i saj themelor.
KFOR-i ekziston sepse Serbia, përmes veprimeve të saj në të kaluarën, humbi kredibilitetin si garant i sigurisë për popullsinë e Kosovës. Përmbysja e këtij realiteti – duke e paraqitur NATO-n si agresor dhe Serbinë si viktimë – nuk është çështje interpretimi, por revizionizëm historik.

Rrezik rajonal dhe ndërkombëtar
Kjo gjuhë nuk është e padëmshme. Përsëritja e vazhdueshme e narrativave për kërcënim normalizon militarizimin, ul pragun e përshkallëzimit dhe e largon rajonin nga pajtimi. Edhe në mungesë të një konflikti të hapur, dëmi strategjik është real: besimi zhduket, dialogu paralizohet dhe Ballkani mbetet i ekspozuar ndaj ndërhyrjeve të jashtme.
Për komunitetin ndërkombëtar, veçanërisht për Bashkimin Evropian dhe NATO-n, kjo duhet të shihet si sinjal alarmi. Serbia nuk mund të pretendojë rrugë evropiane, ndërsa përdor një gjuhë që pasqyron dezinformimin strategjik të Kremlinit dhe e trajton bashkëpunimin rajonal si kërcënim.

Emërtimi i problemit është domosdoshmëri
Ajo që po ndodh nuk është keqkuptim, as krizë komunikimi. Është një strategji e vetëdijshme e agresionit psikologjik. Dhe emërtimi i saj si e tillë është hapi i parë për ta ndalur.
Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë për mite të reja rreth rrethimeve dhe aleancave imagjinare. Ka nevojë për qartësi, përgjegjshmëri dhe refuzim të politikës së frikës. Stabiliteti nuk ndërtohet duke toleruar narrativa paranojake, por duke i sfiduar ato me fakte, parime dhe angazhim të qartë euroatlantik.
Retorika e Aleksandar Vuçiçit nuk e mbron Serbinë. Ajo e izolon. Dhe nëse nuk përballet me një reagim të qartë dhe parimor ndërkombëtar, rrezikon ta mbajë të gjithë rajonin peng të një politike frike që Evropa nuk mund ta përballojë më.
Vendi i Lekës; 07.01.2026

THAÇI I REKRUTUAR NGA SHËRBIMI FRANCEZ DGSE, DËMTOI KOSOVËN- Nga IDRIZ ZEQIRAJ    

Mbyllja e Urës mbi Lumin Ibër, nga ushtarët e kontingjentit francez të KFOR-it, është fort i lidhur me rekrutimin e Hashim Thaçit agjent të Francës. Pierre Siramy, drejtor i Shërbimit Informativ qendror francez, jep këtë deklaratë në televizionin -Canal + -: Agjenti ynë Arnaud Danjean, i Shërbimit Informativ DGSE, për Ballkanin Perëndimor, u dërgua në Zyrih të Zvicrës, për ta mësuar gjuhën gjermane. Realisht, misioni i tij ishte hulumtues në zanatin e tij. “Rastësisht” u ndodh në të njëjtin grup të kursit mësimor me Hashim Thaçin. Arnaud është dhëndër i Serbisë dhe në familje flasin gjuhën serbe.
     “Për të rekrutuar një agjent, mjafton që ai të di se ka një dosje për atë. Dhe, këtë dosje penale faktike, të hartuar nga Serbia, enkas për krimet e Thaçit, gjatë dhe pas luftës të Kosovës, e posedonte agjenti ynë Danjean. Premtimi i dhënë ishte se do ta ketë mbrojtjen franceze, gjithnjë në koordinim me Serbinë, për  t`i shpëtuar ndëshkimit me burg, për krimet e faktuara”,- deklaron shefi i Shërbimit qendror Francez, Pierre Siramy.
     Nga kryesia e ngushtë e LPK-së garantojnë të vërtetën se Hashim Thaçi nuk është në mesin e themeluesve të UÇK-së; asnjë strukturë partiake dhe as ushtarake nuk e ka zgjedhur atë drejtor politik të UÇK-së; askush nuk e ka emëruar për kryetar të delegacionit të Kosovës në Rambuje; nuk është as pjesëmarrës aktiv në guerilen e Drenicës dhe as pjesë e Luftës të Kosovës.
     Të gjitha këto “ofiqe”, gradime dhe emërime i ka nga agjenti francez, Arnaud Danjean, i cili i publikonte përmes fletushkës “Zëri i Kosovës”, kryeredaktor i së cilës ishte zyrtari i Shqipërisë, miku im i hershëm. Deklarimet e Hashimit në Gjykatën e Hagës se, gjoja, kërcënohej me jetë nga komandantët lokal të Kosovës, nëse firmos Marrëveshjen në Rambuje, janë broçkulla. Ndërsa kalimi i përgjegjësisë tek Adem Demaçi, tashmë, duke qenë i vdekur, është i turpshëm. Ai i kishte kufizimet e tij politike dhe ideologjike, por ishte i shpërfillur nga Shtabi i Rognerit, në krye të cilit ishte vetemëruar Hashimi.
     Përkundrazi, Hashim Thaçi, tashmë, agjent i trefishtë: i Tiranës zyrtare social-komuniste; i Francës dhe i Serbisë, ishte peng i Arnaud Danjean, agjent zyrtar i Francës dhe mercenar me pagesë i Serbisë. Në Rambuje ai ishte në cilësinë e Sigurisë të Presidentit francez. Misioni i vërtetë i tij ishte moslejimin e nënshkrimit nga Thaçi dhe të dështimit të Marrëveshjes të Rambujesë. Sepse, pikërisht, ketë e kërkonte Serbia nga ai. Ishte forca amerikane, këmbëngulja e sekretares Ollbreit e deri ke Kadareja, delegacioni i kryesuar nga Rugova, Qosja, Surroi, të cilët ua prishën planet dy agjentëve serbë, Danjean dhe Thaçi, përkatësisht, Serbisë.
      Obligimet e të shantazhuarit Hashim Thaçi ndaj Serbisë, i kanë sjellur shumë të këqija Kosovës, madje deri në tradhti. Shokët e tij të kryesisë të LPK-së, kanë denoncuar me fakte, se katërshja emërore: Hashim Thaçi, Azem Syla, Xhavit Haliti, Kadri Veseli, renditja sipas pozitave që kishin në atë kohë, sabotuan luftën, duke mos lejuar hyrjen në Kosovë të UÇK-së të LPK-së!
     Të “bëmat” e Hashimit janë serike. Në prezencë të Kadri Veselit dhe të gjeneral Agim Çekut, ishin përkrah KFOR-it francez, tek Ura e Ibrit, për moslejimin e kthimit në shtëpitë e tyre të 12 mijë shqiptarëve, të shpërngulur me dhunë e përgjakje. Ishte Hashimi protestë-thyes, u premtoi banorëve kthimin e shpejtë dhe nuk e bëri kurrë. Përkundër, nënshkroi bashkë me KFOR-in francez, që Forcat Speciale Policore të mos kalojnë asnjë herë në veri, pa lejen e posaçme të KFOR-it. Dhe, ky ligj absurd vazhdon të zbatohet edhe sot! Po të ishin forcat ushtarake të Kosovës në kufi, nuk do të kishin mundësi që kriminelët serbë të livadhisnin lirshëm, duke bërë diversion dhe shkelje të sovranitetit të Kosovës, deri në vrasjen e policëve, si rasti i Afrim Bunjakut me shokë.
     Mbivlerësimi që i bëhet Pakos të Ahtisarit, deri në absolutizimin se “pa atë nuk mund të realizohej pavarësia e Kosovës, është më tepër mbrojtje e tradhtisë të bërë nga Hashim Thaçi. E gjithë kjo ka ndodhur pas shantazhimit që atij i bëri agjenti i DGSE franceze, Arnaud Danjean, me dosjen penale të përgatitur nga Serbia, për krimet e kryera gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
     Favoret absurde, deri kriminale, për minoritetet në Kosovë, në veçanti, për serbët, të imponuara nga Ahtisari dhe, lehtësisht, të pranuara  nga Hashim Thaçi dhe besnikët e tij, kanë qenë dhe ende mbeten fatale për Kosovën. Presidenti Rugova, në gjallje të tij, ka lënë porosinë-amanet: “Mos e lejoni Hashimin të ngritet në pozitat e larta, se është i dëmshëm për Kosovën”! Ai i dinte krimet e Hashimit me disa “komandantë” të tij, për rrjedhojë, edhe shantazhimin me dosje penale kriminale. Është fatkeqësi për popullin dhe kombin se njerëzit rrast të shantazhuar, njëhersh, edhe të kriminalizuar, vazhdojnë ta helmojnë skenën politike dhe shoqërinë kosovare, me praninë e tyre në jetën publike.
     Pasojat e këtij shantazhimi janë që nga Kushtetuta e ndikuar, më saktë, e hartuar nga Ahtisari; 6 pika e Baki Munit; të cilat nuk u shkrinë kurrë, as pas premtimit të Edita Tahirit, shelege e Hashimit; decentralizimi me komunat mahalle të Serbisë; Demarkacioni në Debellde, Qafë e Çakorrit dhe Kullë e Zhlebit, duke humbur mijëra hektarë territor tokësor. Dhe, deri ke Asociacioni i nënshkruar nga tandemi Hashimi-Isa dhe të aprovuar nga Parlamenti-kukullë i mbretit të pakurorëzuar, Hashim Thaçit.
     Historia politike e këtij gjysmë-shekulli të fundit, na ka mësuar se për vendimet e “kategorisë së rëndë”, prijnë Republikanët amerikanë. Emigracioni i hershëm në SHBA, kryesisht, nga jugu i Shqipërisë, ishte ekonomik. Ndërsa nga vitet `40 të shekullit 20-të në “tokën e premtuar”, në vendin e shpresës, në Amerikë, u dyndën refugjatët, ikanakë politikë, nga regjimi komunist-stalinist e fashist, të agjentit jugosllav, Enver Hoxha. Ata, në shumësinë e tyre ishin me të djathtën Perëndimore, pra, me Republikanët.
     Pas pluralizmit në Shqipëri, në Amerikaën e largët “u përzie gjithfarë ujemi”,- siç shprehen mullixhinjtë për drithërat e bluar. Shqiptarët e mençur atje, i kanë ndarë rolet, djathtas, por edhe majtas, për të qenë në rregull me ligjet vendore dhe dy blloqet politike kryesore. Emigracioni shqiptar amerikan, qenë hatëruar në Amerikën, pse i la shqiptarët e gjorë nën thundrën sllaviste të stalinistit Enver Hoxha!
     Në prag të përmbylljes të shekullit 20-të, bota demokratike, e prirë nga Amerika e “Statuja te Lirisë”, çliroi Kosovën me zjarr e hekur. Pas afro një shekulli  robërie serbo-sllave, një pjesë e Dardanisë, Kosova, fitoi lirinë e dhuruar.  Franca, aleate e hershme e Serbisë, nuk e harroi zanatin e vjetër të tradhtisë ndaj shqiptarëve. Me ushtarë e saj mbi Urën e Ibrit, provoi ta bënte hisedare Serbinë, në një pjesë të territorit të Kosovës. Falë Amerikës, po dështon.
     E mirëpritem ardhjen në krye të Amerikës, Presidentin Joe Biden, sepse përmes djalit tij, dikur, ushtarak në Kosovë, me dhimbje, tani, i amshuar, në kujtim të tij është ngritur një memorial dhe një rrugë që mban emrin e tij në Ferizaj. Madje, Biden kishte qenë nën-president përgjatë kohës së luftës të Kosovës. Edhe pse kishim shpresa dhe pritshmëri të mëdha, diçka, nuk funksionoi. Pa e fshehur të vërtetën, u zhgënjyem. Nga premtimi njohje reciproke, Kosovë-Serbi, pazari zbriti në njohje teknike. Dhe, së fundi kërkesa degradoi në “normalizim të marrëdhënieve dypalëshe”! Fshatarët jugorë të Shqipërisë londineze, për raste të ngjashme, e kanë një shprehje, paksa, pezhorative, “pordhë me rigon”! Çuditërisht, personeli i ambasadës, por sidomos emisarët që vinin nga Amerika, herë pas here, rastisnin dhëndurë të Serbisë ose miq të kishës serbe! Ndonjëri syresh na shantazhonte, deri në kërcënim! Megjithatë, presidenti Biden, mbetet figurë politike e respektuar nga shqiptarët. Mosha dhe shëndeti, duhet mirëkuptuar.

Një roman i ri i Prof.dr. Fatmir Terziut- Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

Prof.dr. Fatmir Terziu, Mjeshtër i Madh, ka bërë emër në krejt kulturën mbarëkombëtare jo vetëm si kritik letrar, por edhe si shkrimtar, poet dhe filmogaf. Arti i kritikës letrare është pasqyruar mjeshtërisht në studimin e tij me titull “Kritika ndryshe”, një vepër kjo në dy vëllime, e botuar respektivisht në vitin 2009 dhe 2011. Kritika e Profesor Fatmirit është pjesë e pandashme e botës së tij letrare dhe luan një rol të rëndësishëm në formimin e shijeve të lexuesve. Në personalitetin e tij është mishëruar më së miri talenti mbresëlënës i kritikut dhe i shkrimtarit. Profesori ka analizuar dhe vlerësuar vepra të dhjetra e dhjetra shkrimtarëve dhe poetëve tanë, nisur gjithmonë nga pozitat e një intelektuali frymëzues ndaj krijuesve të të gjitha moshave, sidomos ndj atyre të moshave të reja. Analizat e tij përbëjnë një risi të re në kritikën tonë letrare, në dallim të theksuar nga kritika letrare e periudhës së diktaturës komuniste, kur denigrimi i krijuesve, me pasoja tronditjen e tyre shpirtërore, ishte një dukuri tejet vrastare.

Kritika letrare e Profesor Fatmirit është përqendruar në analizën dhe vlerësimin e veprave, duke nxjerrë në pah jo vetëm vlerat e tyre artistike, por edhe rëndësinë dhe ndikimin që ato kanë në formimin e shijeve artistike të masës së lexuesve. Megjithëse kritika letrare është një zeje tejet e vështirë, Profesor Fatmiri, si një mjeshtër i fjalës artistike, ka arritur të pasqyrojë me art prirjet e krijimtarisë letrare, stilet e autorëve dhe idetë e tematikës së krijimtarisë, ka zbuluar motivet e nëntekstit, ka zbërthyer kompozicionin dhe strukturën e veprave, duke hyrë paraprakisht në kontekstin historik dhe social, në të cilin janë krijuar.

Vlerësimet kritike të Profesor Fatmirit e orientojnë vëmendjen e lexuesve drejt aspekteve të qenësishme të veprave letrare dhe zbulojnë ide, të cilat jo gjithmonë janë të kapshme nga lexuesit.

Nisur nga bagazhi i pasur kulturor që ka grumbulluar në personalitetin e vet, Profesor Fatmiri ka vite që ka punuar për krijimin e romanit “Gabor”, një vepër kjo e llojit të veçantë në thesarin e kulturës sonë kombëtare. Romani është strukturuar mbi bazën e simbolikës dhe të alegorisë.

Simbolika, në penën e Profesor Fatmirit, përfaqëson njërën nga prirjet më të rëndësishme në krijimtarinë artistike, ku figurat konkrete, sendet ose dukuritë e jetës përftojnë një kuptim shtesë, figurativ. Në dallim nga metafora dhe krahasimi, simboli është i shumëkuptimshëm dhe shpeshherë kërkon një analizë të thellë për t’u kuptuar plotësisht.

Në këtë roman autori ka përdorur gjerësisht simbolikën për të shprehur ide politike dhe vlera sociale, Përgjithësisht, në letërsinë artistike, shkrimtarë të ndryshëm e kanë përdorur simbolikën për të pasqyruar armiq, trofe, skena fitoresh dhe demonstrim force nga ana e shtetit. Figurat e perëndeshës së Fitores – Niki, në lashtësi shërbenin për të zbukuruar monedhat, reliefet, statujat, duke iu kujtuar njerëzve bëmat e lavdishme të së kaluarës dhe për t’i frymëzuar për heroizma të tjera.

Alegorinë autori e përdor për të karakterizuar ide dhe parime abstrakte përmes personazheve, ngjarjeve ose figurave. Në dallim nga sombolika, e cila mund të shpjegohet me mënyra të ndryshme, alegoria në këtë roman ka zakonisht një kuptim të vetëm. Shembullin më të qartë në përdorimin e alegorisë e ka dhënë Dante Aligeri (1265-1321) në veprën “Komedia Hyjnore” (La Divina Commedia – 1308-1321), në të cilën ai udhëton nëpër ferr, purgator dhe parajsë, çka simbolizon rrugën drejt Hyjnisë.

Në qendër të romanit është Gabori, të cilin shkrimtari e përshkruan edhe si njeri, edhe si mjedis, edhe si send. Këtu vërtitet miti rreth gurit.

Guri, me vetitë e tij fizike dhe magjike, gjithmonë pati tërhequr vëmendjen e njerëzve që në kohët e vjetra. Kur kundron llojet e gurëve të ndryshëm, njeriu mund të zhytet thellë në legjenda dhe mite të lashta. Çdo gur ka përmbajtjen dhe cilësitë e veta unikale, të cilat mund të ndikojnë mbi energjinë dhe karakteristikat e njeriut.

Ekzistojnë një mori faktesh dhe legjendash interesante për gurin. Fjala vjen, guri i Hënës është vlerësuar për një kohë të gjatë si një gur enigmatik, me të cilin lidheshin mite dhe legjenda të ndryshme. Thuhet se guri i Hënës përgjigjet për emocionet dhe intuitën, si edhe ndihmom për baraspeshimin e qendrave energjetike në organizmin e njeriut.

Ekziston një legjendë e bukur persiane për gurin, si gjë e çmuar, në të cilën thuhet se, në zanafillë të jetës, Zoti – Krijuesi i gjithçkaje që ekziston në këtë tokë, pati krijuar një botë të mrekullueshme, të pastër dhe harmonike, për njerëz besnikë. Për ruajtjen e saj, pati vendosur një mbrojtje hyjnore – një mbulesë të fortë qiellore. Por Fryma e ligë e shkatërrimit dhe e mashtrimit pati hyrë në atë botë të përkryer, e përdhosi dhe e shkatërroi. Copëzat e asaj mbulese ranë në tokë, duke u shndërruar në gurë, por nuk e humbën energjinë hyjnore të mbrojtjes dhe të ndihmës. Që prej asaj kohe, ata shërbejnë si kujtesë për një botë të përkryer dhe si shoqërues për të shkuar drejt saj.

Në këtë roman, Profesor Terziu e befason kaq shumë lëxuesin me fantazinë e tij krijuese, saqë e bën të mos e lëshojë nga dora. Sendet, dukuritë dhe forcat jofrymore të natyrës ai i pajis me tipare dhe emocione njerëzore. Objektet dhe dukuritë e përshkruara në roman “frymorëzohen”, fillojnë të veprojnë si qeniet e gjalla.

Le të ndalemi në disa shembuj nga romani, në të cilët autori ka “frymorëzuar”, ka “shpirtëzuar” aromën, dritën, erën, gurin, hënën, mjegullën, rrënjën.

“Ajo doli pa thënë asnjë fjalë. Dhe ndërsa ecte drejt, ndjeu që aroma e jargavanit për herë të parë nuk e ndiqte, por e braktiste”.

Drita të merr fuqi sa herë që e përdor”.

“Dhe pastaj fryu Era e Shkretimit, dhe thithi jetën nga toka në rrugën e saj, dhe e la atë të zezë dhe të çarë”.

“Ky ishte vendi, ku njerëzit ruanin me kujdes Gurin, e guri kishte arsye të shfaqej e rishfaqej, të bëhej mit, e të zvetënohej, të shkelej e të ringjallej”.

“Kur hëna ishte e re, e hollë dhe e turpshme, mezi dukej në qiell”.

Mjegulla Gri zbriti mbi tokë dhe i mbuloi shpirtrat e njerëzve me një vello harrese”.

“Një rrënjë lindi me arrogancën e saj të shkëlqyer”.

Një dukuri e tillë ka rrënjë të thella dhe vihet re në tradita të ndryshme letrare. Por duhet theksuar se “frymorëzimi” apo “shpirtëzimi” i sendeve dhe i dukurive të ndryshme është vënë re jo vetëm në vepra me subjekt përrallat.

Shembuj të sendeve të “frymorëzuara” mund të gjenden në letërsinë e epokave dhe të gjinive të ndryshme. Me këtë mënyrë rrëfimi, Profesor Terziu ka arritur të krijojë një tekst të ngjeshur me një forcë bukur shprehëse, çka e bën lexuesin të përjetojë emocione të fuqishme. Këtë mënyrë rrëfimtarie ai e përdor në krejt hapësirën e romanit, për të nxjerrë sa më mirë në pah temperamentin dhe karakterin e heronjve të tij, për krijimin e figurave metaforike dhe zbulimin e gjendjes së tyre shpirtërore.

Një shemull “frymorëzimi” të sendeve e gjejmë në romanin “Portreti i Dorian Greit” (The Picture of Dorian Gray – 1890) të shkrimtarit irlandez Oskar Uailld (Oscar Wilde – 1854-1890). Sendi i “frymorëzuar” në këtë roman është ora, e cila simbolizon vrapimin e kohës dhe vdekjen.

Sendet “e frymorëzuara” në letërsi përdoren shpeshherë për pasqyrimin simbolik të nocioneve abstrakte. Fjala vjen, një shpëpi e shkatërruar mund të personifikojë një shpresë të humbur ose një ëndërr të vrarë. Ngjyra e verdhë simbolizon fatkeqësinë, shuarjen e shpresave, ngjyra jeshile – fatin e mirë, optimizmin, shpresën. Profesor Terziu i përdor metaforat për t’i pëcjellë lexuesit mendimet dhe emocionet e heronjve të romanit përmes figurave të sendeve të “frymorëzuara”, të cilat e ndihmojnë të krijojë një mjedis të caktuar. Zhurma dhe fishkëllima e erës, fjala vjen, e shton tensionin dhe dramacitetin në përshkrimin e ngjarjeve.

Në këtë roman, autori ka nxjerrë në pah disa tipare kryesore të sendeve “të frymorëzuara”. Po rendisim disa nga këto tipare:

Vetëdija. Ato mund të shfaqin pavarësinë e vet dhe janë të afta të tregojnë qëllimet dhe motivimet e veta.
Ligjërimi. Janë të afta të flasin dhe të komunikojnë me personazhe të tjera, të shprehin mendimet, ndjenjat dhe dëshirat e tyre.
Emocionet. Mund të përjetojnë emocione, të tilla, si gëzim, trishtim, frikë dhe tërbim. Reagimi i tyre emocional mund të ndryshojë në varësi të situatës.
Veprimi. Janë të afta të kryejnë veprime dhe të bashkëveprojnë me botën që i rrethon. Ato mund të lëvizin, të bëjnë diçka ose të ndikojnë mbi personazhet e tjera.
Fati dhe vdekja. Mund të kenë fatin e vet dhe mund të vdesin ose të zhduken. Ato mund të shfarosen, të shkatërrohen ose të humbasin fare pa nam e pa nishan.

Në saje të këtyre tipareve, sendet e ”frymorëzuara” në këtë roman bëhen qenie të gjalla dhe të kontaktueshme me lexuesin, janë të afta ta kuptojnë dhe të hyjnë në botën e brendshme të të tjerëve.

Pas simbolikës dhe alegorisë, Profesor Fatmir Terziu zbret në terrenin konkret të realiteti shqiptar, të jetës së popullit shqiptar, i cili përjetoi diktaturën më të egër në Europë, por, fatkeqësisht, nuk qe i aftë të ndiqte shembullin e popullit hungarez, të popullit çek, të popullit rumun dhe të popullit polak, të cilët, megjithëse e kishin fqinje kryekështjellën e diktaturës komuniste – Rusinë sovjetike, i patën rrëzuar diktaturat komuniste me vendosmërinë më të madhe. Si është e mundur që populli shqiptar, i ndodhur disa mijëra kilometra larg Rusisë neocaristo-komuniste, vazhdon të imitojë popullin rus, që ka shtruar kurrizin para bandës së Kremlinit, me në krye kryekomunistin Putin, të cilin e do dhe repekton aq shumë, saqë s’i bëhet vonë fare, që, pas sulmit fashist kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022 dhe deri tani, janë vrarë më shumë se 1 milion ushtarë dhe oficerë rusë. Prandaj njëri nga heronjtë e këtij romani shpërthen me dëshpërim në kontekstin në vijim:

“Kalorësi ngriti shpatën. Prej këtej fillon territori i errësirës së vërtetë. Evia, mos e përdor dritën pa paralajmërim. Ajo nuk e dëgjoi. Jo sepse nuk donte, por sepse brenda saj diçka tjetër foli. Një zë. Një zë i lashtë. i ngrohtë, por i hidhur:
“Një popull që sheh ëndrra që e lënë në gjumë të përjetshëm… Çfarë qenka ky popull që po fle?… A mos vallë gjumi i tij s’është gjumë, por mallkim i shekujve që s’e lanë të zgjohej? A mos është plagë e vjetër që ka marrë trajtë gjumi, si një fëmijë që mësoi të mos qajë, se askush s’e dëgjoi kurrë…?.. O popull i heshtur, i varrosur për së gjalli në vargun tënd të durimit…”. Ajo mbylli sytë për një çast. Këto nuk ishin më vargje. Ishin të vërteta. Ishin plagë. Ishin kujtesa e një populli të tërë që kishte mbetur në gjumë për shekuj… “Në çdo shekull të kanë thirrur me trumbeta, të kanë nxjerrë nëpër llogore, të kanë bërë flamur dhe kurban, por kurrë s’të mësuan të jesh zot i vetes tënde… Zgjohu, o popull i heshtur, jo për të bërë zhurmë, por për drejtësi. Zgjohu, jo për të rrëzuar, por për të ndërtuar ndershmëri mbi pluhurin e mashtrimit…”.

Profesori Fatmir Terziu ka stigmatizuar me art komedinë e kalimit nga diktatura në të ashtuquajturën demokraci, që degjeneroi në demoshëmti, e cila e bëri popullin të bjerë viktimë e megamashtrimit përmes firmave piramidale. Prandaj njëri nga heronjtë e romanit shpërthen:
“Ky sistem është një gjarpër që vdes vetëm po e shkele mbi tru”.

Fryma konkrete ndijesore e figuracionit artistik të këtij romani, u jep skenave të pasqyruara në të një forcë të admirueshme qartësie përmes rikrijimit të tipareve të qarta deri në tejdukshmëri. Kur përshkruhen anët e jashtme ose të brendshme të skenave jetësore pëmes leksikut, i cili të ngjall përfytyrime të kristalta, lexuesit i duket sikur shikon para vetes një tablo, të punuar nga një dorë mjeshtërore dhe i lind dëshira “ta prekë me dorë”.

Ky roman është një tjetër kurorë suksesi e Profesorit Fatmir Terziu, e cila pasuron denjësisht thesarin e kulturës sonë mbarëkombëtare.

Kaliforni, 10 janar 2026

THE KOSOVA DIASPORA IS KOSOVA — PERIOD Nga Agim Aliçkaj

– The vote of the diaspora must be taken seriously and respected

The people of Kosova and the entire Albanian nation have gone through very difficult times throughout history. Various occupiers, especially predatory neighbors, have forced them to engage in permanent resistance in order to survive. Emigration abroad is one form of this resistance.

In most cases, emigration occurred because of threats to life and pressure from various enemies. Racist, fascist, and hegemonic Serbia has been and remains the number one enemy of the Albanian nation, aiming at the eradication of Albanians. The forced displacement of Albanians and the seizure of their lands is part of all Serbian programs.

Naturally, there are also other reasons for emigration—economic ones, or the desire for a different, perhaps better life. However, the decision to take such a very difficult step is a personal and family matter. Neither emigration nor staying in one’s homeland should be judged by anyone. Of course, our constant wish and goal should be to reduce or stop emigration and enable a possible return to the homeland.

The most important thing is that the Albanian diaspora has never forgotten nor turned its back on its homeland. It has been and continues to be in the service of the nation in every situation and at every moment throughout history. Many leaders of heroic national resistance have emerged from the diaspora. Enemies pursued them, but they did not disappear—they remained engaged in fighting back the enemies.

In democratic countries, the right to vote is tied to citizenship, regardless of where one lives. If citizenship is lost, the right to vote is lost. This never changes.

All political parties are advised to treat the diaspora as a distinct segment with specific interests—independent voters who can more easily be won over through good programs and effective work. Just like an American president analyzes all states and population segments and tries to adapt to them and win them over.

The diaspora’s vote must be taken seriously, respected, and utilized—not ignored or blocked. The elections of December 28 showed that the diaspora is an important factor in winning elections. Prime Minister Albin Kurti, his party LVV, and the coalition understood this in time. This vote helped them achieve an impressive victory, fully deserved.

I and many of my friends are angered by the efforts of the election losers and their media supporters to blame the diaspora for their defeat, to insult and smear it without any reason or restraint. Complaining, blaming, and insulting the Prime Minister and diaspora helps them in no way.

The lowest and most dangerous insult among them is the claim that “PM Kurti is supposedly Montenegrin.” This is a shameless attack on all Albanian lands and the entire Albanian nation.

Equally low and completely untrue is the statement that “the diaspora is uneducated and cowardly, having fled the war and Kosova’s problems.” The diaspora is full of intellectuals from all fields and levels and is very well informed.

The sons and daughters of the diaspora took part in the war, financed the war, and defended the freedom fighters in Washington and everywhere else. Even though the direct fighting was done by the freedom fighters—before whom we must all bow—victory would not have come with them alone, without logistics and broad support.

Furthermore, accusations that the diaspora does not know or experience internal problems such as electricity, hospitals, schools, businesses, social welfare, etc., are also absurd. Migrants have homes and properties for which they pay taxes; they too experience power or heating outages during their short and long stays; they finance their families, the sick, their children’s education as needed, and help open businesses.

Instead of engaging in pointless matters, the election losers would do better to analyze the real causes of their defeat. There are many, but the main ones are corruption during their governance, submission to internationals, surrender to Serbian demands, and the selling of the state. These are the issues the diaspora considers most seriously.

The time has come for the broad membership of PDK and AAK, together with the true freedom fighters, and the Rugova-oriented membership of LDK—those who want what is best for the state and the nation—to pressure their leaders: some to step aside, others to change, and to begin working for the state and nation first, and only then for party and power.

This is the only way if they want to become a strong, constructive opposition and create the possibility of taking power democratically. Some insane demands to reject the elections and overthrow Prime Minister Kurti through street unrest would eliminate them entirely from democratic life. The people of Kosova would reject them, and even worse, they would sever ties with the international factor—especially with our beloved America.

The first test of their change will be the approval of the budget and international loans, but even more important is the continuation of the mandate of the wonderful President, Vjosa Osmani. She, together with Prime Minister Kurti and their teams, have restored our honor and made us proud with their representation in international circles and their confrontation with hegemonic Serbia.

Agim Aliçkaj
Executive Director of the Albanian-American Civic League
January 7, 2026

MËRGATA E KOSOVËS ËSHTË KOSOVË — PIKË Nga Agim Aliçkaj

– Vota e mërgatës duhet marrë seriozisht dhe respektuar

Populli i Kosovës dhe i gjithë kombi shqiptar kanë kaluar periudha shumë të vështira gjatë historisë. Pushtues të ndryshëm, sidomos fqinjët grabitqarë, i kanë detyruar të jenë në rezistencë të përhershme për të mbijetuar. Emigrimi jashtë vendit është një formë e kësaj rezistence.

Në shumicën e rasteve, emigrimi ka ndodhur për shkak të kërcënimit të jetës dhe presionit nga armiq të ndryshëm. Serbia raciste, fashiste dhe hegjemoniste ka qenë dhe mbetet armiku numër një i kombit shqiptar, me synim zhdukjen e shqiptarëve. Shpërngulja e dhunshme e shqiptarëve dhe grabitja e tokave të tyre janë pjesë e të gjitha programeve serbe.

Natyrisht, ka edhe arsye të tjera për emigrim — ekonomike, ose dëshira për një jetë tjetër, ndoshta më të mirë. Megjithatë, vendimi për të marrë një hap kaq të vështirë është çështje personale dhe familjare. As emigrimi, as qëndrimi në atdhe nuk duhet të gjykohen nga askush. Sigurisht, dëshira dhe synimi ynë i vazhdueshëm duhet të jetë zvogëlimi ose ndalimi i emigrimit dhe krijimi i kushteve për një kthim të mundshëm në atdhe.

Gjëja më e rëndësishme është se mërgata shqiptare kurrë nuk e ka harruar dhe as nuk i ka kthyer shpinën atdheut. Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë në shërbim të kombit në çdo situatë dhe në çdo moment të historisë. Shumë udhëheqës të rezistencës heroike kombëtare kanë dalë nga mërgata. Armiqtë i kanë ndjekur, por ata nuk janë zhdukur — kanë mbetur të angazhuar në luftën kundër tyre.

Në vendet demokratike, e drejta e votës lidhet me shtetësinë, pavarësisht se ku jeton dikush. Nëse humbet shtetësia, humbet edhe e drejta e votës. Kjo nuk ndryshon kurrë.

Të gjitha partitë politike këshillohen ta trajtojnë mërgatën si një segment të veçantë me interesa specifike — votues të pavarur që mund të fitohen më lehtë përmes programeve të mira dhe punës efektive. Ashtu siç një president amerikan analizon të gjitha shtetet dhe segmentet e popullsisë dhe përpiqet t’u përshtatet atyre dhe t’i fitojë.

Vota e mërgatës duhet marrë seriozisht, respektuar dhe shfrytëzuar — jo të injorohet apo të bllokohet. Zgjedhjet e 28 dhjetorit treguan se ajo është një faktor i rëndësishëm në fitimin e zgjedhjeve. Kryeministri Albin Kurti, partia e tij LVV dhe koalicioni e kuptuan këtë me kohë. Kjo votë i ndihmoi ata të arrijnë një fitore mbresëlënëse, plotësisht të merituar.

Unë dhe shumë nga miqtë e mi jemi të zemëruar nga përpjekjet e humbësve të zgjedhjeve dhe mbështetësve të tyre mediatikë për ta fajësuar mërgatën për humbjen e tyre, për ta fyer dhe shpifur pa asnjë arsye dhe pa përmbajtje. Ankimi, fajësimi dhe fyerja e Kryeministrit dhe mërgatës nuk i ndihmon aspak.

Fyerja më e ulët dhe më e rrezikshme ndër to është pretendimi se “KM Kurti gjoja është cërnagor”. Kjo është një sulm i turpshëm ndaj të gjitha trojeve shqiptare dhe ndaj gjithë kombit shqiptar.

Po aq e ulët dhe plotësisht e pavërtetë është deklarata se “mërgata është e paarsimuar dhe frikacake, që ka ikur nga lufta dhe problemet e Kosovës”. Diaspora është e mbushur me intelektualë nga të gjitha fushat dhe nivelet dhe është shumë mirë e informuar.

Bijtë dhe bijat e mërgatës morën pjesë në luftë, e financuan luftën dhe mbrojtën luftëtarët e lirisë në Washington dhe kudo tjetër. Edhe pse luftimet e drejtpërdrejta u bënë nga luftëtarët e lirisë — para të cilëve duhet të përkulemi të gjithë — fitorja nuk do të kishte ardhur pa logjistikë dhe mbështetje të gjerë popullore.

Për më tepër, akuzat se mërgata nuk i njeh apo nuk i përjeton problemet e brendshme si energjia elektrike, spitalet, shkollat, bizneset, mirëqenia sociale etj., janë po ashtu absurde. Mërgimtarët kanë shtëpi dhe prona për të cilat paguajnë taksa; edhe ata përjetojnë ndërprerje të rrymës apo ngrohjes gjatë qëndrimeve të tyre të shkurtra apo të gjata; ata financojnë familjet, të sëmurët, arsimin e fëmijëve sipas nevojës dhe ndihmojnë në hapjen e bizneseve.

Në vend që të merren me çështje të kota, humbësit e zgjedhjeve do të bënin më mirë të analizonin shkaqet reale të humbjes së tyre. Ka shumë të tilla, por kryesoret janë korrupsioni gjatë qeverisjes së tyre, nënshtrimi ndaj ndërkombëtarëve, dorëzimi ndaj kërkesave serbe dhe shitja e shtetit. Këto janë çështjet që mërgata i merr më seriozisht.

Ka ardhur koha që anëtarësia e gjerë e PDK-së dhe AAK-së, së bashku me luftëtarët e vërtetë të lirisë, si dhe anëtarësia rugoviane e LDK-së — ata që duan më të mirën për shtetin dhe kombin — të ushtrojnë presion mbi udhëheqësit e tyre: disa të largohen, të tjerë të ndryshojnë, dhe të fillojnë të punojnë së pari për shtetin dhe kombin, e vetëm pastaj për partinë dhe pushtetin.

Kjo është e vetmja rrugë nëse duan të bëhen një opozitë e fortë dhe konstruktive dhe të krijojnë mundësinë për marrjen e pushtetit në mënyrë demokratike. Disa kërkesa të çmendura për të refuzuar zgjedhjet dhe për të rrëzuar Kryeministrin Kurti përmes trazirave në rrugë do t’i përjashtonin ata plotësisht nga jeta demokratike. Populli i Kosovës do t’i refuzonte, dhe akoma më keq, ata do të prishnin lidhjet me faktorin ndërkombëtar — veçanërisht me Amerikën tonë të dashur.

Prova e parë e ndryshimit të tyre do të jetë miratimi i buxhetit dhe i kredive ndërkombëtare, por edhe më e rëndësishme është vazhdimi i mandatit të Presidentes së mrekullueshme, Vjosa Osmani. Ajo, së bashku me Kryeministrin Kurti dhe ekipet e tyre, e kanë rikthyer nderin tonë dhe na kanë bërë krenarë me përfaqësimin e tyre në qarqet ndërkombëtare dhe me përballjen e tyre me Serbinë hegjemoniste.

Agim Aliçkaj
Drejtor Ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane
7 janar 2026

Lea Ypi pret kot që ta duam. Sepse kjo është mënyra si duam!  Nga Elida Buçpapaj

 

Lea Ypi ishte në Tiranë. Në rrjetet sociale dhe mediat e metropolit katundar u përhap lajmi se Lea është kandidate për kryeministre.

Zot shyqyr, sikur, tak fak, të shpëtonim nga manjaku i pushtetit. Por ishte një thasheshem për të larguar vëmendjen!

Lea Ypi u intervistua nga Dritare.net, një platformë televizive online kliente e Edi Ramës, ku Lea Ypi e konsideroi jo legjitime kapjen e Maduros, si shkelje e ligjit të së drejtës ndërkombëtare. Për paralelizëm kopil, intervistuesi e provokoi duke e pyetur se, nëse të njëjtën metodë do të përdorte Amerika për Enver Hoxhën. Lea Ypi dha të njëjtën përgjigje. Dhe kaq mjaftoi që kundër saj të plasnin si ujërat e Lanës nga shtrëngata, sulmet, të cilat Lea Ypi i priti me zhgënjim.

Të zhgënjyer nga Lea Ypi mbeti edhe gjenerata e moshatarëve të saj që vinin nga familjet e mëdha shqiptare, lindur nëpër internime. E zhgënjyer mbeti edhe autorja e këtyre rradhëve, duke pritur që Lea Ypi të bënte atë që nuk e bën dot opozita, të ngrinte popullin për të përmbysur një regjim të tipit Madurian. Të presësh nga dikush të të plotësojë  atë që ta do zemra, dmth ta vlerësosh maksimalisht atë apo jo!

Lea Ypi mund ta ngrejë popullin, i ka kredencialet, megjithë etiketimet si “marksiste”.

Me Lea Ypin jam prezantuar përmes një statusi të saj në rrjetin social në vitin 2017, që e botuam menjëherë tek Voal.ch. Statusin ia kushtonte gjyshes, zonjës Leman Ypi. Statusi kishte disa rreshta, por shkruar me një stil dhe dashuri që të përpinte, sikur lexoje një roman të gjithë, ku çdo rresht ngjante me një kapitull.

Fillimisht Lea Ypin e ngatërrova me mbesën e Petro Zhejit, vajzën e Vera Zhejit, Lea Plumbin, por pastaj u sqarova.

Pas atij statusi Lea Ypi u harrua shpejt, deri kur bam, doli me librin Free, Të lirë. Librin na e solli dhuratë djali ynë i madh, që e vizitonte Shqipërinë për herë të parë me një shoqen e tij gjermane pas largimit tonë më 1996. Librin Të lirë e kishte blerë në Shkodër. E lexova me një frymë. Nuk gjeta atë që kërkova. Sepse prita diçka tjetër. Sapo kisha lexuar romanin e shkruar mbi të vërtetat reale tek Vaji i Gurit i Miranda Haxhiut, që më tronditi nga themelet, sepse shkruan për tmerret e Familjes Alizoti.

Tek të Të lirë Lea Ypi solli një vepër letrare mbi perceptimin e saj fëmijëror, se diktatori ishte i mirë, diktuar tek ajo nga familja, kësisoj familja e kishte shpëtuar fëmijën nga trauma, por edhe kishte ruajtur veten nga “spiunlliqet” e pafajshme të fëmijës.

Nuk kam qëllim të analizoj librin, por të nënvizoj suksesin e Të lirë në Perëndim, i shpallur libri i vitit nga gazetat më të famshme Perëndimore, i përkthyer deri tani në 35 gjuhë. Ky është një sukses i padiskutueshëm për një autore shqiptare, por sukses i padiskutueshëm edhe për kulturën shqiptare. Lea Ypi është një shkrimtare shqiptare, vepra e së cilës është vlerësuar superlativisht nga Perëndimi. Natyrisht e kemi fjalën jo për vlerësim politik. Partitë lindin e ngordhin si këpurdhat helmuese, kultura mbetet!

Të mos flasim pastaj për arritjet, që po i quaj personale të Lea Ypit, sot ajo është Profesore në LSE dhe anëtare e Akademisë Britanike. Arritje që natyrisht nuk i ka fituar si zvkryeministresha e Edi Ramës, por me plot e plot merita e sakrifica.

Librin e dytë të Lea Ypit kam prej verës që kërkoj ta ble online, por nuk mundur, gjithësesi titulli i librit “Të poshtruar” është shterrues, i plotfuqishëm për të treguar shkatërrimin me themel jo vetëm të Familjeve të Mëdha, por edhe të individit nga regjimi totalitar.

Pakënaqësitë dhe sulmet në rrjet ndaj saj, një pjesë Lea edhe duhet t’i mirëkuptojë sepse vijnë nga pritja e Godo-së, e njeriut tek i cili beson se, më në fund, nuk do t’i mashtrojë e gënjejë më shqiptarët sikur ka ndodhur këta 35 vjet. Nuk kam si të mos i krahasoj me sulmet dhe etiketimet që ka përjetuar Ismail Kadare në gjallje, duke u ngatërruar mbijetesa e individit në diktaturë me veprën monumentale të shkrimtarit. Gjatë diktaturës çdo individ jetonte nën poshtrim.

Ismail Kadare bashkë me shkrimtarin si në Perëndim po ashtu edhe në vendin e tij ka bërë edhe aktivizëm politik, si një zë i fuqishëm, kandidat për Nobel dhe fitues i të gjitha çmimeve botërore më prestigjioze për letërsinë. Ai ka qenë denoncues i krimeve të diktaturës, mbrojtës i flaktë i Kosovës, duke mbështetur sulmin e NATOs, ka kërkuar hapjen e Dosjeve dhe pastrimin e politikës. Në vitet që i konsideroi vitet e pleqërisë, ai u tërhoq nga aktivizmi i drejtpërdrejtë, duke u larguar nga kjo botë me zhgënjim reciprok, ai nga shqiptarët dhe shqiptarët prej tij. Por tani që ai nuk është më, ka mbetur vepra, një monument i gjallë i gjuhës dhe kulturës shqiptare, pronarë të së cilës mbeten shqiptarët ata që e deshën dhe që nuk e deshën, si dhe brezat që do të vinë.

Edhe Lea Ypi bën aktivizëm politik, dhe fatmirësisht është e re fringo, jo me megafonë, jo si propagandiste partiake, por në mënyrën e saj, si një akademike me emër të respektuar, fituar këtë emër në Perëndim me meritokraci.  Lea Ypi ka mbajtur qendrim të hapur që binte ndesh direkt me Edi Ramën dhe Giorgia Melonin për kampet e refugjatëve në Gjadër, ku ishte e ftuar në komisionin e jashtëm të parlamentit italian. Po ashtu Lea Ypi ka shpallur filozofinë e saj se koncepti i të qënit i lirë starton tek liritë themelore të individit. “Nuk mund të jetë i lirë dikush që është i papunë”, thotë Lea Ypi. Por nuk besoj se Lea Ypi e di se në Shqipërine e Edi Ramës apo të tranzicionit 35 vjeçar, për një vend pune njeriu i humbet liritë e bëhet patronazhist apo skllav i partive politike. Pra poshtrimi është i ngritur në apoteozë.

Prandaj shqiptarët pritën e presin nga Lea Ypi dhe zemërimin e tyre si Lana e rrëmbyer nga shtrëngatat e shiut ia derdhën asaj. Gabimisht? Apo me të drejtë? Gabuan adresë apo u adresuan tek personi i duhur. Ne jemi si një komb i mbytur që presim dorën e dikujt të na shpëtojë nga mbytja,  presim dorën e vajzës tonë, me mënyrën tonë mesdhetare, të stazhonuar nën kudhrën e diktaturës dhe tranzicionit!

Lea Ypi pret kot që ta duam. Sepse kjo është mënyra si ne duam!

Intervenimi me qëllim parandalues në Venezuelë ishte i drejtë dhe i bazuar nga doktrina “unwilling or unable”- Nga Isuf B.Bajrami

 

Situata në Venezuelë ka ngjallur shqetësime serioze ndërkombëtare për shkak të destabilitetit politik,ekonomisë së brishtë dhe përfshirjes së vendit në rrjete kriminale ndërkombëtare,përfshirë trafikimin e drogës dhe aktivitetet e organizuara kriminale¹.Në këtë kontekst, diskutimi mbi një intervenim të justifikueshëm politik dhe juridik bëhet i domosdoshëm. Ky arsyetimin politik dhe juridik të një ndërhyrjeje preventive, duke u mbështetur mbi doktrinën e “unwilling or unable” dhe parimet e ligjit ndërkombëtar.

1. Kadrimi politik: rreziku për rajonin dhe sigurinë ndërkombëtare

Venezuela përbën një kërcënim të mundshëm për fqinjët dhe rajonin për tre arsye kryesore²:

1. Përfshirja në rrjete kriminale ndërkombëtare,duke përfshirë trafikimin e drogës, që destabilizon fqinjët dhe përhap aktivitet kriminal rajonal.

2. Mungesa e kontrollit shtetëror mbi territoret e caktuara,duke lejuar që aktorë të paligjshëm të operojnë me impakt ndërkombëtar.

3. Bashkëpunimi me aktorë të jashtëm,përfshirë shtete ose organizata që sfidojnë interesat e sigurisë ndërkombëtare.

Argumenti politik:Nëse këto veprime vazhdojnë pa ndërhyrje,ato mund të kërcënojnë stabilitetin rajonal dhe sigurinë globale,duke e justifikuar intervenimin si masë preventive³.

2. Arsyetimi juridik: doktrina “unwilling or unable”

Një bazë juridike e rëndësishme për intervenimet preventive është doktrina e “unwilling or unable”,e përdorur në literaturën mbi ndërhyrjet ligjore⁴.Kjo doktrinë thekson se një shtet mund të ndërhyjë kundër një aktori tjetër vetëm kur shteti pritës nuk është i gatshëm ose i aftë të ndalojë aktivitetet që kërcënojnë të tjerët.

Në rastin e Venezuelës:

• Qeveria është akuzuar për mosbashkëpunim me mekanizmat ndërkombëtarë për luftën kundër krimit dhe drogës⁵.

• Institucionet shtetërore nuk kanë kapacitetin për të frenuar kërcënimin,duke krijuar një boshllëk që mund të justifikojë ndërhyrjen preventive.

Konkluzioni juridik: Intervenimi mund të arsyetohet si masa e fundit preventive, në përputhje me praktikat ndërkombëtare dhe normat ligjore.

3. Proporcionaliteti dhe kufizimi i veprimeve

Sipas ligjeve ndërkombëtare,çdo ndërhyrje duhet të respektojë parimin e proporcionalitetit⁶:

• Masat duhet të jenë të kufizuara dhe të drejtuara vetëm ndaj neutralizimit të kërcënimit,pa synuar ndryshimin e qeverisë apo aneksimin territorial.

• Për shembull,kapja e individëve të përfshirë në aktivitet kriminal,mbështetja për institucionet lokale që luftojnë krimin,dhe shmangia e veprimeve të gjera politike. Kjo qasje redukton rrezikun e abuzimit dhe krijimit të precedentëve të rrezikshëm për ndërhyrje të paligjshme në shtete sovrane.

4. Legjitimiteti ndërkombëtar dhe mekanizmat ndërkombëtarë

Një ndërhyrje preventive nuk mund të jetë efektive pa legjitimitet ndërkombëtar.Për këtë arsye:

Raportimet nga OKB,Interpol,DEA dhe organizata rajonale përdoren për të dokumentuar kërcënimin⁷.

Bashkëpunimi me aleatë dhe organizata rajonale si OAS siguron legjitimitet politik dhe juridik.

Transparenca dhe raportimi ndërkombëtar reduktojnë mundësinë për keqinterpretim ose përdorim arbitrar të masave preventive.

5. Parandalimi i precedentëve të rrezikshëm

Një shqetësim i madh është që ndërhyrjet preventive mund të shndërrohen në precedent për ndërhyrje arbitrare.Për të shmangur këtë:

1. Masat duhet të jenë të targetuara dhe me afat të kufizuar.

2. Dokumentimi duhet të jetë i qartë dhe i verifikueshëm nga mekanizma ndërkombëtarë.

3. Veprimet nuk duhet të përdoren për ndryshime politike ose kontroll të burimeve,por vetëm për neutralizimin e kërcënimit⁸.

Përfundim

Një intervenim në Venezuelë mund të arsyetohet në kuadrin politik dhe juridik kur plotësohen kushtet e mëposhtme:

1. Rreziku është i qartë dhe ka ndikim rajonal.

2. Shteti pritës është i paaftë ose i pandëshkueshëm për të frenuar kërcënimin.

3. Masat janë të kufizuara, proporcionale dhe të dokumentuara.

4. Ekziston legjitimitet ndërkombëtar dhe transparencë.

5. Precedenti për ndërhyrje arbitrare shmanget përmes kufizimeve dhe monitorimit ndërkombëtar.

Ky akt lidh politikën, jurisprudencën ndërkombëtare dhe parimin e parandalimit,duke krijuar një arsyetim të qartë dhe të dokumentuar për ndërhyrjen preventive.

Fusnota

1. UNODC, World Drug Report 2024, United Nations Office on Drugs and Crime, 2024.

2. Felbab-Brown, V., The Internationalization of Crime in Latin America, Brookings Institution Press, 2022.

3. Kofi Annan, Interventions for Peace: Political and Security Dimensions, International Affairs, Vol. 88, No. 4, 2012.

4. Schmitt, M.N., Counter-Terrorism and the “Unwilling or Unable” Doctrine, Harvard National Security Journal, 2010.

5. Human Rights Watch, Venezuela: Governance and Security Challenges, 2023.

6. Crawford, J., Brownlie’s Principles of Public International Law, 9th Edition, Oxford University Press, 2019.

7. Organization of American States (OAS), Report on Security and Stability in Latin America, 2023.

8. Roberts, A., Preventive Intervention and the International Legal Order, European Journal of International Law, Vol. 30, 2019.


Send this to a friend