VOAL

VOAL

RRUGA E RRITJES DHE E MIRËNJOHJES (Shoqata “Korabi” në Bolonja feston ditën e Pavarësisë me përurimin e një rruge) Nga Ndue Lazri

December 3, 2022
blank

Komentet

blank

22-vjeçari shqiptar në Greqi hyn në shtëpinë që po digjej dhe shpëton 1-vjeçarin

Një shqiptar i ka shpëtuar jetën një fëmije në qendër të qytetit Lamia. Bëhet fjalë për Dionis Abdiaj, lindur dhe rritur në këtë qytet, në një familje emigrantësh nga Shqipëria.

22-vjeçari shqiptar, që konsiderohet hero prej mediave, ka shpëtuar një djalë 1-vjeçar, kur flakët kanë përfshirë dhomën e tij në një shtëpi të vjetër ku jetonte një grua 57-vjeçare rome me tre nipërit e saj, 6 dhe 1 vjeç, pasi prindërit mungonin.

Dionisi, ishte duke shkuar për në shtëpi kur dëgjoi thirrje për ndihmë dhe vrapoi për të parë se çfarë po ndodhte. Sapo ka mbërritur në vendngjarje ka parë shumë tym dhe një prej dhomave ishte rrethuar nga flakët. Jashtë saj, gjyshja me dy fëmijët më të mëdhenj si dhe fqinjët që thërrisnin për ndihmë ishin në panik.

22-vjeçari sapo ka dëgjuar njërin prej vëllezërve që duke qarë i tha se foshnja ishte brenda në shtëpi, pa u menduar dy herë, hoqi xhaketën dhe hyri në dhomën mes flakëve për të shpëtuar djalin e vogël.

“Fëmija po qante dhe me një zë që dridhej më tha se foshnja ishte në shtëpi. Menjëherë hodha xhaketën dhe i dhashë një goditje të fortë dritares së dhomës. Hyra brenda dhe mora foshnjën që ishte i rrethuar nga flakët. Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Fatmirësisht fëmija shpëtoi dhe është mirë. Bëra atë që do të bënte çdo njeri nëse i rrezikohej jeta…”, ka deklaruar Dionis Abdiaj .

Pas një telefonate, zjarrfikësja e Lamisë ka shkuar në vendngjarje me dy automjete dhe pesë zjarrfikës të cilët kanë shuar zjarrin para se të përhapet në banesat e tjera./ dita

blank

Turri i parahistorianëve për ta shkruar historinë dhe për ta rifallisfikuar atë- Nga Nue Oroshi

 

 

Shqipëria, Kosova , viset etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare kohëve të fundit është duke u ballafaquar me shumë paradokse,  anomali dhe gjëra të ndryshmë saqë është e vështirë që lexuesi i vemendeshem të kuptoj se pse ndodhin këto gjëra. Njëra ndër anomalitë që është duke ndodhur kohëve të fundit është edhe vrapi apo turri i disa parahistorianëve që as që dinë ta ndajnë periodizimin e historisë por që deshirojnë ta shkruajnë atë. E për qudi ata parahistorianë me profesione të dështuara ju kanë futur shkruarjes së historisë duke menduar se historia është një përrallë apo një lojë fëmijesh hu – hu, baba- hu, merr magarin e shko për dru.Harrojnë para historianët se historia duhet të shkruhet me gjuhën e fakteve nga të dhëënat arkivore, nga burimet e dorës se parë që është arkiva, burimet e dorës se dytë që është literatura dhe burimet e dorës se tretë që janë dëshmitë e të gjallëve për përjetimet që ju kanë ndodhur ku në rastin e hershëm ku përfshihet mesjeta, koha e re apo ndonjë periudhë tjetër një rol të rëndësishem e kanë luajtur edhe kronikat , ku kronikanët shpeshherë kanë qenë edhe të njëanshem me faktin se cilit popull i ka takuar dhe shpeshherë e kanë shkruajtur për popullin e vet gjithmonë mirë kurse për popujt tjerë apo kundershtarët e luftës keq. E keqja qëndron edhe në faktin se disa parahistorianë me profesione berbera,ingjiniera apo peshkatarë janë aq këmbngulës në shkrimet e tyre sa ta merr mendja se jau kalojnë edhe historianeve të vërtetë që terë jetën ja kanë kushtuar shkencës. Këta të mjerë ka ndodhur që ndonjëra apo ndonjëri të din ndonjë gjuhë të huaj ku marrin dhë i përshtatin mendimet e të tjerve ashtu siç ju kuvendojnë atyre dhe ja u shkrua historia. U shkrua Historia thonë të gjorët se edhe periudhën e ripushtimit të Kosovës dhe viseve tjera etnike e shikojnë si normale. Harrojnë se Kosova dhe viset e tjera etnike i humbën mbi 47300 shqiptarë atdhetar. Harrojnë se u vranë dhe u masakruan familje të tëra shqiptare. Po i japim vetëm dy raste nga mijëra të tilla:´´ Familja Bardhecaj më, 5 janar të vitit 1945 e pësoj një masakër që dinë ta bëjnë vetëm kriminelët partizano-çetnikë të cilët në pamundësi që të përballën me luftëtarin e lirisë Rexhep Halit Bardhecaj në shenjë hakmarrje ja vrau komplet familjën prej 6 muajsh e deri në 50 vjeç.Pas lufte me qetniko partizan, Rexhepi u tërheq ngadalë pasi ishte i plagosur e takon Ali Mustafë Murselajn, i cili i ndihmon të afrohet të Lluga e Bardhecëve. I thotë Aliut të afrohet të shtëpia dhe ti lajmëroj familjarët që të ikin ka të mundën sepse unë kam luftuar kundër tyre prandaj ju pushkatojnë të gjithëve. Por ishte vonë sepse ushtarët partizan te Fadil Hoxhes kishin mbërri të shtëpia dhe i nxjerrin 11 anëtarët e familjes përfshirë këtu edhe një fëmijë të moshës 6 mujore. Komisari partizan e merr djepin me fëmijë e ngritë në ajër dhe zbrazë 24 plumba në të. Ky djep i bërë shoshë nga breshëri plumbash të një komisari mizor është ruajtur nga familja deri në luftën e fundit (1998-1999), ku është djegur bashkë me kullën e Bardhecëve.

Me këtë rast u pushkatuan:

Selman Halit Bardhecaj, vëllau i Rexhepit, 50 vjeçar,

Tima Bardhecaj, gruaja e Selmanit, 45 vjeçare,

Fatime Bardhecaj, vajza e Selmanit, 2 vjeçare,

Shaban Bardhecaj, djali i Selmanit, 17 vjeçar,

Fazë Bardhecaj, gruaja e Rexhepit, 48 vjeçare,

Halit Bardhecaj, djali i Rexhepit, 7 vjeçar,

Sadik Bardhecaj, djali i Rexhepit 5 vjeçar,

Hala Bardhecaj, vajza e Rexhepit, 18 vjeçare,

Sofa Bardhecaj, vajza e Rexhepit, 3 vjeçare,

Mejreme Bardhecaj, vajza e Rexhepit, 3 vjeçare

Fatime Bardhecaj, vajza e Rexhepit, 2 vjeçare,

Vasa Bardhecaj, vajza e Rexhepit, 6 muajshe, në djep.

Ka shpëtuar vetëm Hyla, vajza e Selmanit, 15 vjeçare, e cila ka arritë të ikte dhe të futet nën urë të Jazit ku ka qëndruar 24 orë. Pastaj ikën në fshatin Cerrcë, tek daja Tahir Bujupi.  

Një rast tjetër shumë i dhimshem është edhe ai i djegies së djalit të vëllaut të Ndue Përlleshit atdhetarit Zef Përlleshit .

Zefi kishte vetëm një djalë Tomën. Pas dy – tre ditësh që doli në mal Ndou me dy vëllezërit Hilin dhe Zefin në Paskalicë erdhi ushtria partizane e Brigadës së VII të Shaban Haxhisë  e cila ja futi zjarrin shtëpisë së Ndue Përlleshit  duke e nxjerr jashtë familjen dhe gjitha gjesendet tjera. Në këtë shtëpi u dogj për se gjalli djali Toma që ishte foshnje në djep dhe që ishte i vetmi fëmijë që i kishte jetuar  Zef Përlleshit për faktin se 9 të tjerë i kishin vdekur ndersa Zef Përlleshi u vra në vitin 1945 në fshatin Volljakë të Klinës  i cili ishte në roje të çetës se Ndout i cili u hetua nga Brigada serbo-qetnike partizane që erdhi nga gryka e Mirushës dhe u qëllua me armë snajperkë dhe u vra në vend.

Këtu shihet vrazhdësia e regjimit kriminal komunist i cili në pamundësi që të luftoj ballë për ballë me forcat atdhetare nacionaliste që udhëhiqeshin prej Ndue Përlleshit e bënte luftën më të papastër që njeh historia e njerëzimit duke kallur shtëpi e kulla dhe duke djegur fëmijë mbrenda këtyre kullave siç ishte rasti i djeg‘jës së kullës së Ndue Përlleshit dhe si pasojë e kësaj djeg‘je që ja bënë forcat kriminale partizane të Shaban Haxhisë që kishin ardhur t‘iu ndimojnë serbëve për t‘ia kthye sërish Kosovën, Serbisë la pa pasardhës familjen e vëllait të Ndue Përlleshit ,Zef Përlleshin rreth këtyre ngjarjeve gjatë një interviste të dhënë  kohë më parë vëllai i Ndue Përlleshit, Hili ai nder të tjera kur e shpjegon rezistencën antikomuniste të Ndue Përlleshit do të përgjigjet kështu:‘‘A nuk e kupton luftën vëlla-vrasëse? A nuk e kupton t‘i luftën e shqiptarit kundër shqiptarit? Për hesape të  huaja. Kush i mobilizoj të rinjët nga Dukagjini e Drenica për Istri dhe Srem?‘‘

Këtyre pyetjeve sigurisht do t’iu përgjigjet Fadil Hoxha. E në pyetjën e gazetarit se kush qëndron pas akteve në fjalë Hil Përlleshi përgjigjet:‘‘Kush tjetër pos partizaneve shqiptarë  të indoktrinuar e të veshur me të kuqe. Kush tjetër pos partizaneve (vëllezërve) tanë dorë për dorë të vëllazëruar e të bashkuar me serbët e malazezët. Partizanët e Enverit   vranë në vitin 1943 Patër Lorenc Mazrekun dhe Prenkë Prend Ademin. Me 1945 vranë Pjeter Jakun,Llesh Gjonin, Pren Laskun, Martin Qunin, Mark Sadrin, Ndue Mark Doden, Dakë Beqirin, Zef Pren Kolën, Mark Pren Gjinin, Tomë Gjinin, Pjetër Tomën, Mark Zefin, Hasan Shalën, Shaban Sadik Ramën, Lazër Berishën, Patër Bernard Llupin, Marie Shllakun, Pal Lumezin, Rexhep Hotin, Llesh Demirin, Emrush Miftarin.

Më 1945 brigadat vrastare partizane shqiptare vranë Zef Përlleshin, Pren Mark Bibën, Pal Mark Bibën, Ymer Berishën.

Më 1947 vranë Ndrecë Lleshin, Pren Mirakajn, Gjon Mark Qunin, Pren Ndue Ademin.

Më 1948 vranë Ndrecë Nikollën Kangjin, Shaban Demën, Pren Gojanin dhe në  fund në gushtin e vitit 1949 sigurimi shqiptarë pabesisht i vranë Ndue Përlleshin, Ndoc Mirakën dhe Ndue Fushën ndërkaq te plagosur shpëtuan Elez Myrta dhe  Metë Hasani nga Botusha por edhe shumë e shumë të tjerë.‘‘ përfundon Hil Perlleshi.

Parahistorian i dhashë vetëm këto dy dëshmi me ju tregu se ju që mbroni kriminelët komunistë që masakruan vëllezërit e tyre nëse do t´iu kishte ardhur dita edhe ju do ti kishit masakruar vëllezërit e juaj shqiptar, edhe ma zi se Enver Hoxha,Fadil Hoxha,Mehmet Shehu,Ali Shukriu,Toger Baba,Shefqet Peqi dhe shumë kriminel të tjerë që i maskaruan vëllezërit e tyre vetëm për t´ia rikthyer Kosovën dhe viset etnike shqiptare Serbosllavisë. Prandaj unë jam me Shaban Polluzhën, Mehmet Gradicën, Ndue Përlleshin,Profesor Ymër Berishën,Kapidan Mark Gjon Markun,Kapidan Llesh Gjon Markun,Ukë Sadikun dhe shumë atdhetarë të tjerë. Ju që e mbroni komunizmin dhe maskarat e kryera të tij mbi popullin shqiptarë duhet me ju ndjek edhe me ligje të Republikës së Kosovës për faktin se shteti i Kosovës është krijuar me një bazë të fortë shqiptare dhe direkt lufta e Adem Jasharit dhe shokëve të ti është luftë që është e trasheguar nga Shaban Polluzha,Mehmet Gradica,Ndue Përlleshi,Profesor Ymër Berisha,Ukë Sadiku i Gurgjevikut dhe shumë e shumë atdhetarë të tjerë.Kurse në anën tjetër për ta formuar dhe ndërtuar këtë shtet na ndihmuan miqtë e nacionalistëve shqiptar amerikanët, gjermanët, austriakët dhe të tjerë.Ndërsa miqtë tuaj serbët dhe rusët edhe sot janë duke luftuar që ta shuajnë shqiptarinë, me siguri llogarisin edhe në shërbimet tuaja qe edhe sot e kësaj dite i bëni Serbisë dhe Rusisë.

blank

 PËRKUJTOHET KADRI MANI NË 10-VJETORIN E AMSHIMIT – Nga IDRIZ ZEQIRAJ 

Kadri Mani

IDRIZ ZEQIRAJ

     Shqiptarët kanë një histori të hidhur me emigracionin dhe burgjet politike. Ideologjia komuniste në dy shtetet fqinjë, Shqipëri-Jugosllavi, ka rënduar jetën e shqiptarëve dhe sikur kanë garuar kush më shumë shqiptarë arreston, maltreton, terrorizon, deri në vrasje individuale dhe grupore. Pavarësisht zënkave verbale, të dyja shtetet komuniste, Jugosllavi-Shqipëri, që nga Lufta e Dytë Botërore 1941, e deri në vitet e pluralizmit politik, në vitin 1990, kanë koordinuar dhe bashkëpunuar, në fshehtësi, mes tyre. Dhe, janë shqiptarët kombëtarë, të cilët janë përgjakur nga sistemet komuniste shqiptare dhe jugosllave. Sepse për ideal kanë pasur bashkimin e trojeve shqiptare, në etninë e tyre natyrale.

     Goditja e egër kundër intelektualëve atdhetarë, kundra komunistë, ka ndodhur në Shqipërinë londineze, duke filluar nga viti 1941, kur emisarët jugosllavë themeluan Partinë Komuniste të Shqipërisë. Dhe, kolonët serbë e malazezë, vunë në krye të partisë dhe shtetit shqiptar agjentin e tyre, Enver Hoxhën, me rrethin e tij vicioz byroistë, shërbëtorë besnikë të jugosllavëve dhe rusëve. Pa përdorur shifra tjera, të përndjekjës vrastare të kundërshtarëve politikë, mjafton të përmendim faktin e 6.000 anti-komunistëve të mbetur pa varre! Kujtoni statujat e diktatorëve sovjetikë, Leninit dhe Stalinit, në sheshin qendror të Tiranës!  

     Në Kosovë, në mes tjerëve, janë dy figura markante, të përkushtimit unik, për lirinë e Kosovës: “Edhe nëse 99 herë të biem, sërishmi të ngrihemi”, – kushtrimonte atdhetari Petro Nini Luarasi. Dhe, këtë porosi, besnikërisht, e kanë kryer Adem Demaçi dhe Kadri Osmani – Mani. Ata nismuan veprimtarinë poltike ilegale, për të pritur, vetëdijshëm, edhe vuajtjet shpirtërore dhe fizike, siç është izolimi, burgu, ndër vite e dekada. Burgjet politike i filluan në vitet `60-a dhe i funduan në vitet`90-a. Që të dy u përballën me tri gjyqe e tri dënime, gjithnjë grupore, me shokë. “Trimi i mirë, me shumë shokë”,- thotë urtësia.

            Pse është anashkaluar nga pushtetarët majtistë Kadri Mani?! 

     Kadri Mani ka qenë parimor dhe i pakompromis me të keqen. Angazhimi i tij jetësor ka qenë liria, Atdheu. Për këtë ka vuajtur burgjet, sa të gjata, aq edhe të rënda. Krimet serike vrastare politike dhe hajnitë zyrtare, u bënë normë dhe mision të disa “biçim komandantësh”, gjatë dhe pas luftës. Kadriu, guximshëm, perifrazoi konstatimin e saktë të Presidentit Rugova se vrastarët e ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut dhe të intelektualëve e veprimtarëve shqiptarë, “janë dorë e zgjatur e Serbisë, ata janë vrasësit e pavarësisë”. Dhe, kjo u dëshmua, katërcipërisht, e vërtetë.

     Kadri Mani i njihte, “si parën e kuqe” këta “soj komandantësh”, të cilët nuk ishin as themelues të UÇK-së dhe aq më pak pjesë e luftës. Përkundrazi, në koordinim me Tiranën zyrtare, social-komuniste, e sabotuan luftën, duke e pamundësuar hyrjen në luftë, në Kosovë, të asaj “UÇK-je të LPK-së”, madje edhe duke i denoncuar e vënë në pritat armike, të disa nga kuadrot e hershëm të LPK-së, të cilët luftonin në Kosovë, pa lejen dhe urdhërin e “SHTAB-it të Rogner-it”, sepse kishin dyshime të bazuara ndaj këtij “biçim SHTAB-i”!? Asnjëri nga SHTAB-istët e Rognerit nuk pësoi, e mbijetuan “luftën” dhe u bënë milionerë!

     Kadriu ishte trim. U ballafaqua me “komandantët” në Zvicër e Tiranë, para e gjatë luftës dhe në Kosovë pas luftës. I denoncoi dhe i akuzoi për krimet faktike, me gojë dhe me shkrim, media.

     Kadri Mani ishte mik i hershëm i Rugovës. Akuzave shpifëse e denigruese të puçistëve të LPK-së se djeshme dhe të PAN-istëve të sotëm, kundër Presidentit plebishitar, Ibrahim Rugova, iu përgjigjë me botimin e dy librave: “Rugova fitoi në Kosovë dhe në Hagë” dhe “Dr. Ibrahim Rugova – Njeriu i Pavarësisë”. Dhe, kjo i tërboi hileqarët e partive-banda të PAN-it. Andaj, edhe pse është në dyshën e parë të veprimtarëve dhe burgaxhinjëve politikë të Kosovës, hakmarrja e kuqaloshëve matrapazë e anashkaloi Kadri Manin, burracakërisht dhe turpshëm!

     Megjithatë, Kadri Mani gëzoi dhe gëzon respektin e partive të djathta, e mediave kombëtare; të Shoqatës numerike të ish të Burgosurëve Politikë dhe të gjithë shqiptarëve botërorë atdhedashës. Dhe, ky është vlerësimi dhe shpërblimi më i madh, për njeriun që punoi dhe luftoi tërë jetën, për një Atdhe të lirë dhe të bashkuar.

     Kadri (Os)Mani, me grupin ilegal të tij, në vitet `70-a, botoi numrin e parë të gazetës ilegale, “Zëri i Kosovës”, në një bodrum të Prishtinës, për ta vazhduar botimin e saj, Jusuf Gervalla, me shokë, në vitet `80-a, në Shtutgart të Gjermanisë. Kur puçistët e LPK-së e përvehtësuan atë, duke e konvertuar nga një gazetë kushtrimtare e lirisë, në përçarëse të shqiptarëve, Kadri Mani, zemër thyer, për fatin e mjerë të krijesës së tij, do të denonconte e protestonte, me akuzën faktike “Fletushka paçavure përçarëse anti-kombëtare “Zëri i Kosovës”. Kadriu do t`u përgjigjej llumhanës përçarëse të LPK-së, duke botuar revistën “Shqipëria Etnike”.

blank

Pamje e pjesëshme nga salla përkujtimore 

      Në mjediset e Universitetit të Prishtinës, u organizua Akademi Përkujtimore për Kadri (Os)Manin. Në krye të organizimit ishte nënkryetari i komunës të Artanës, Bajrush Imeri, nga ishte lindak edhe baca Kadri. Përveç familjes së gjerë Osmani-Mani, pjesëmarrës ishin edhe anëtarë të Shoqatës të Burgosurëve Politikë, të prirë nga kreu i saj, Hydajet Hyseni, Binak Ulaj, me anëtarë të tjerë, miq e shokë të shumtë të Kadri Manit.

     Akademinë e hapi dhe e moderoi e mbesa krenare e bacës Kadri, Rilinda Bytyqi-Hoti. Ajo i përshëndeti dhe falenderoi, në emër të familjes, të pranishmit. Pastaj vazhdoi me fjalën e rastit për Gjyshin, tashmë, të amshuar, Kadri Mani.

     “Të nderuar të pranishëm, i nderuar zotri nënkryetar i Komunës së Artanës, z.Bajrush Ymeri; i nderuari kryetar i Partisë Nacional Demokratike Shqiptare, z. Pashkë Staka; i nderuari kryetar i Shoqatës të Burgosurëve Politikë të Kosovës, Hydajet Hyseni; të nderuar familjarë, kolegë të arsimit, bashkëveprimtarë të punëve ilegale dhe të burgut të Kadri Osmanit, mirë se keni ardhur në përkujtimin e 10- vjetorit të shkuarjes në amshim, të veprimtarit të shquar të lëvizjes dhe çështjes kombëtare, qëndrestarit të pathyer të burgjeve jugosllave, idealistit të paepur për Shqipërinë Etnike, të ndjerit Kadri Osmani- apo siç dëshironte ai që ta thërrisnim, Kadri Mani.

     Ju ftoj që për nder të veprës dhe jetës së tij, të mbajmë një minutë heshtje.

     Veprimtari Kadri Osmani i takon asaj plejade të atdhetarëve të Kosovës, i cili veprimtarinë e tij e filloi shumë herët dhe me guximin e vendosmërinë e paluhatshme, e vazhdoi gjatë gjithë jetës së tij, për sendërtimin e vullnetit shekullor të popullit tonë, për liri dhe çlirim kombëtar.

     Duke e kuptuar thellë robërinë dhe persekutimin e popullit shqiptar, nën ish-Jugosllavinë okupatore komuniste, ai si edhe shumë shokë të tij, në vitet e `60-ta të shekullit të kaluar, u bënë pjesë e ilegales në lëvizjen atdhetare e revolucionare të Kosovës. Gjatë gjithë veprimtarisë së tij, një ndihmë të pa kursyer, e pati edhe nga bashkëshortja e tij e devotshme, znj.Shukrije Bunjaku-Osmani, e cila nuk iu nda për asnjë çast përpjekjeve të tij, pa marrë parasysh se u hetua- u mor në pyetje disa herë, i qëndroi besnike idealeve të përbashkëta.

      Ajo mbajti mbi shpatulla barrën e rëndë të përkudesjes dhe edukimit të fëmijëve, në kushte shumë të rënda ekonomike. Vlen të përmendet përkrahja e vazhdueshme e vëllezërve të saj, përkrahjet ekonomike, morale si dhe çdo lloj ndihme tjetër . Me rastin e arrestimit të Kadriut, në vitin 1984, pas rënies së heronjve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, edhe shtëpia e familjes së nanlokës Shukrije, u bastis egërsisht, ku vëllëzërit e saj, Mustafa, Sylejmani dhe Rrahmani, u arrestuan, u rrahën dhe u torturuan brutalisht, me pretekstin se aty ishin strehuar ilegalët, Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala. Me këtë rast, Mustafa, si vllau më madh i saj, e pësoi më së keqi dhe si pasojë mori lëndime të rënda, të cilat i vuajti deri në momentet e fundit të jetës së tij.

     Me qartësinë, guximin dhe mendimin e tij, Kadri Mani bëhet një ndër intelektualët kryengritës popullor e revolucionar, ku nuk prajti së vepruari, për të mirën e popullit dhe vendit të tij, deri në frymën e fundit, ku i mbylli sytë përgjithmonë, 10 vite ma parë.

     Se në çfarë niveli të vetëdijes kombëtare kishte arritur kjo familje, tregon edhe fakti i dënimit të vëllezërve të Kadriut, Ramizit – i dënuar me 20 vite burg; Begzadit – me 12 vjet burg; vajzës së tij, Hidajetes – me 2 vite burg; nipave të tyre, Irfan Shaqirit me 7 vite burg; Agim Sylejmanit me 5 vite burg. Të dënuar ishin edhe kusheriri Shefkiu me 20 vite; Nuhiu e Musliu me nga 15 vite; bashkëfshatari Zylfi Musliu me 8 vite.

     Tortura të shumta morën edhe anëtarë të tjerë të familjes. Drita Osmanit iu mohua e drejta e vijimit të studimeve, e Ibrahimi u burgos e u torturua mizorisht. Megjithatë, nuk u ndalën së vepruari për Shqipërinë Etnike.

     I ndjeri Kadri Mani, ishte i dënuar me njëzet e shtatë vite burg të rëndë, prej të cilave i ka vuajtur 17 vite e gjysmë, në këto burgje: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Beograd, Pozharevc, Nishë, Dob, Maribor, Zagreb dhe Lublanë. Në disa nga këto burgje, i ndjeri Kadri, për shkak të shkeljeve të të drejtave elementare, kundërshtoi organet drejtuese të burgut, ku si pasojë u rrah dhe u keqtrajtua në shumë nga këto burgje. Shumë herë nëpër këto burgje shpallte greva urie, me qëllim të përmirësimit të kushteve, për vete dhe për shokët e tij të burgosur, e sidomos për lejimin e literaturës shqipe, e cila mungonte, thuajse, në të gjitha burgjet jugosllave të asaj kohe.

     Vlen të përmendet greva e urisë në burgun e Pozharevcit, ku si rezultat drejtoria e burgut, lëshoi pe dhe bibliotekën e burgut e pajisi me shumë libra e literaturë në gjuhën shqipe, e cila deri atëherë kishte vetëm tituj librash në gjuhën serbe”, – përmbylli fjalën e saj, Rilindë Bytyqi-Hoti

blank

Këshilli organizativ: Fazli Maloku, Xhelil Rama, Bajrush Ymeri, 

Femi Cakolli, Idriz Zeqiraj dhe moderatorja Rilindë Bytyqi-Hoti

Për jetën e veprimtarinë e Kadriut, shpalosën kujtimet e tyre bashkëveprimtarët e Kadriut.  

     Moderatorja Rilindë, ftoi në foltore nënkryetarin e Komunës së Artanës, z.Bajrush Ymerin, për një fjalë rasti. Si bashkëvendor me bacën Kadri, ai evokoi takimet në zyre, kur ishte ktyetar i komunës dhe jashtë saj. Krenar me veprimtarinë e përjetshme atdhetare, me qendresën e dinjitetshme, në gjyqet politike dhe vuajtjet unike në burgjet jugosllave. Ai ka qenë dhe mbetet frymëzim, për brezat shqiptarë, për dashurinë ndaj Atdheut dhe gadishmërinë, deri në sublimitet, për ta bërë të lirë atë, – tha, ndër të tjera, zyrtari i lartë, Bajrush Imeri, i cili nuk ka munguar asnjëherë, në nderimet e organizuara për Kadri (Os)Manin.

    Moderatorja fton në foltore Femi  Cakollin, Pastor në Kishën Protestante Ungjillore të Kosovës, i cili evokoi kujtimet nga takimet dhe bisedat interesante, me qendresëtarin Kadri Manin, përfshi edhe pagëzimin e tij, rikthimin në besimin e të parëve. Pastor Femi Cakolli, e vlerësoi dhe respektoi mikun e tij, Manin. Ai, që nga njohja e deri në ceremoninë mortore, sipas Testamentit të lënë nga anëtari i devotshëm i Kishës Protestante Ungjillore, Kadri Mani, e zbatoi në plotni.

“Kam tri pjesë të kësaj fjale të shkurtër, me rastin e shënimit të 10 vjetorit të kalimit në amshueshmëri, të veprimtarit dhe figurës së Kadri Manit. E para, si e njoha bacën Man; e dyta, disa reflektime të tij, që ishin bindje dhe postulate filozofike, kulturore e shpirtërore; e treta, pak për veprimtarinë e tij letrare e shkencore.

     Baci Man, ishte burrë i fortë përballë vuajtjeve e dhimbjeve, që të tjerët ia kanë shkaktuar, por me kundërshtarët dhe të ligjtë ishte i sertë. Me shumë njerëz i rreptë, por me fëmijtë dhe dashamirët ishte i hareshëm, anekdodik, kurse në kërkimet e tij ishte solomonian. Kishte energji të mirë dhe ai plotësonte idenë e madhe: i vjetër në moshë, por novator në mendje. Pra, tipi i liderit me përvojë e me moshë, çmohet kudo edhe sot, por studimet e dekadës së fundit, për udhëheqjen kanë thënë: duhet shikuar për mendjen e re, e jo vetëm njeriun e ri, pasi shpesh mendja e vjetër dominon në njeriun e ri.

      Më 14 qershor 2009, Kadri Mani vjen në shërbesën e të dielës të Kishës sonë dhe atë ditë zgjedhë që të besojë Krishtin dhe bëhet pjesë e komunitetit protestant. Ka qenë i rregullt, pothuajse, në çdo shërbesë të kishës. 

     Për ditën e pavarësisë së SHBA, më 4 korrik 2010, në Liqenin e Batllavës e kam pagëzuar, dhe ka përjetuar, sipas tij, gëzimin më të madh. Edhe unë isha i lumtur e i gëzuar për ketë mrekulli. Ishte vetëm bacë Xajë Nura, një person tjetër më i vjetër, se sa baci Man, që e kisha pagëzuar. Te “Zemra Shqiptare”, në shumë prej shhkrimeve të tij, do të nënshkruhej – Kadri Mani, protestant -.

     Kjo marrëdhënie e re e krijuar mes nesh, më ka dhënë mundësinë që të njihem me të, me familjen e tij, me shokët dhe miqtë e tij të vërtetë, por edhe me kundërshtuesit e tij.

     Realisht, mund të shtrohet pyetja ose dilema se rikthimi i tij në krishterim, në moshën 72 vjeçare, cilat mund të kenë qenë motivet dhe rrethanat e këtij hapi? Edhe sot ua dëshmoj me vërtetësinë më të lartë, se ai ishte esëll, ishte ngallmor, ishte me takt, ishte kritik, ishte i zoti i vetit, ishte me dinjitet, siç e njohin familjarët dhe miqtë e tij deri në fund. Kishte kohë që me disa veprimtarë të tjerë sikurse Anton Berisha, Dur Kelmendi, Hasan Dërmaku e baca Man, kishin themeluar “Renesanca Shpirtërore”, kthimi te rrënjët. 

     Cilat ishin 4 motivet e kthimit të tij në krishterimin protestant, sipas tij edhe me fjalët e tij:

1. Kam pa që themeli i historisë shqiptare dhe i letërsisë sonë, është histori kishe;

2. Kam pa në perëndim se ku do të ishte Evropa, pa reformacion protestant të Martin Luterit;

3. Nuk dua t`i lutem Zotit në një gjuhë të huaj;

4. Kur të vdesë, nuk dua që të varrosëm si një arab e me simbole të huaja, por si shqiptar”, – evokoi, në mes tjerash, njeriu dinjitar, miku i mirë i Kadri Manit, Femi Cakolli, Pastor i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës.

blank

Kryetari Rugova pret në takim ish të burgosurit politik, të prirë nga Kadri (Os)Mani

      Folësi i radhës ishte bashkëveprimtari i ilegalës, njëherësh, bashkëvuajtësi i Kadri (0S)Manit, malësori vuthnjan, Binak Ulaj, tani, kryetar i Shoqatës të ish të Burgosurëve Politikë të Kosovës. Në fjalën e tij rrëfimtare, një sintezë kronologjike, për jetën dhe veprën gjysmë-shekullore të Kadri Manit, ish i burgosuri politik Ulaj, më vonë drejtor shumëvjeçarë, në Gjimnazin “Xhevdet Doda”, në Prishtinë, kujtoi tri dënimet radhazi, përkushtimin si luftëtar i përjetshëm dhe unik për Atdheun-Kosovë dhe Etnikumin kombëtar. Shkëputem vetëm disa fragmente, nga ligjërata e Binak Ulaj:

 

  “Sot, kur shënojmë 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të Kadri Manit, e kujtojmë me respekt të veçantë përkushtimin dhe sakrificën e tij, por edhe të familjes së tij, në Lëvizjen Kombëtare Çirimtare të Kosovës. Falë veprimtarisë, zgjërimit dha avancimit të vazhdueshëm të kësaj Lëvizjeje, u arrit të formohej UÇK-ja, e cila na e solli lirinë që e gëzojmë sot, me çka iu kthye dinjiteti popullit dhe Atdheut tonë. 

     Edhe unë kam pasur nderin që, së bashku me Kadriun, t’i përkas kësaj Lëvizje që nga njohja me të, në tetor të vitit 1968. Për t’u njohur me Kadriun më kishte këshilluar Idriz Zeqiraj, të cilin atëkohë e kisha përcjellë për në Tiranë, me qëllim që prej andej të na njoftojë, për qëndrimin e Tiranës dhe të na dërgojë literaturë të nevojshme, gjë që edhe do ta bëjë përmes vëllait të tij, Seferit dhe të axhës, Rexhepit, që punonin në mërgim.

     Që nga njohja e parë do të më bëjë përshtypje qëndrimi i çiltër i Kadriut dhe besimi për të bashkëvepruar, sikur të njiheshim që prej shumë vitesh. Duke vlerësuar lart demonstratat e vitit 1968 dhe jehonen e tyre, brenda dhe jashtë vendit, pa humbur kohë, do t’ i qasemi punës, do të përpilojmë, shumëzojmë e shpërndajmë traktin, me të cilin i ftonim studentët dhe popullin të ngriteshin përsëri në demonstrata e protesta. Por, për shkak të kohës së shkurtër të përgatitjes, do të zbulohemi e arrestohemi pas pak ditësh. Ishte kjo sprova e parë e qëndrimit dhe përkushtimit ndaj kauzës, të cilës kishim vendosur t’ ia kushtonim jetën. Por edhe sprova e parë ndaj qëndrimit e përkushtimit ndaj njëri- tjetrit. Asnjë fajësim i shokut, por vetëm përpjekje që të gjithë peshën e dënimit të të tjerëve, ta merrnim mbi vete.     

     Burgu dhe torturat, gjendja e rëndë ekonomike e familjes, masat e rrepëta të përndjekjes e represionit, nuk do ta ndalin Kadriun me shokët: Xhafer Shatrin, Jashar Alinë dhe Binak Ulajn, ta vazhdojnë veprimtarinë atdhetare dhe ta shpien përpara atë, ndonëse e dinin se do t`i prisnin dënime edhe më të rënda dhe mund t`u kushtonte edhe me jetë. Këtu edhe qëndron madhështia e veprimtarëve të Lëvizjes. Falë këtij vullneti, ky grup do të njihet e lidhet edhe me veprimtarë tjerë të Lëvizjes, si me Mehmet Hajrizin, Rexhep Malën, Hydajet Hysenin, Gani Sylën, Nuhi Berishën, Jakup Krasniqin e të tjerë, gjë që do të avancojë nivelin e organizimit dhe të zgjërimit, jo vetëm në Kosovë, por edhe në vise tjera, madje edhe në diasporë, duke marrë kështu përmasat e një organizate të mirëfilltë.

      Duke vlerësuar rolin e mjeteve të informimit, grupi i emëruar “Grupi Revolucionar të Kosovës” (GRK), do ta përgatisë e nxjerrë edhe oragnin e vet të shtypit me emrin “Zëri i Kosovës”, që ishte gazeta e parë ilegale pas Luftës së Dytë Botërore, (LDB). Për shkak të veprimtarisë gjithnjë e më intensive, por edhe për shkak të përcjelljes së rreptë të organeve të shtetit policor, çfarë ishte ish- Jugosllavia, në fillim të majit të vitit 1974, do të zbulohet e arrestohet vetëm një pjesë e grupit: Kadriu, Xhafer Shatri, Jashar Aliu dhe Binak Ulaj. As tani, bashkëveprimtarët tjerë nuk zbulohen.

     Ky qëndrim i paepur i veprimtarëve do të mundësojë që GRK, të jetë grupi më veprimtari më jetëgjatë, duke përfshirë edhe periudhën e formimit të UÇK-së. Se ç`peshë i jipte Kadriu moszbulimit të shokëve, do ta thotë e shkruajë, disa vite më vonë: “Disa herë e kam parë vdekjen me sy dhe kam menduar edhe në vetëvrasje. Futet thika në zemër, sikur në mollën e kalbur, para se të përmendet, qoftë edhe një emër i një verimtari.”

     Moderatorja e kësaj Akademie, Rilindë Bytyqi-Hoti, ftoi në foltore kolegun e hershëm të mësuesisë, të jetës ilegale, të mërgimit, Idriz Zeqiraj, i cili potencoi se vepra e jeta e Kadri Manit, mund të përkufizohet në katër kohë:

      1)Kadri Mani, pishtar i arsimit; 

      2) Qëndresëtar në tre gjykime, i dënuar me 27 vjetë burg të rëndë, prej tyre 17.5 vjetë të vuajtura;

     3) Mërgimtar në Shqipëri dhe Zvicër; 

    4) Rikthimi në Kosovën e lirë. 

     Kadri Manin, e njoha në vitet `60-a, kur ai erdhi në Gjimnazin dhe Normalen e Pejës, nga Revista letrare “Jeta e Re”, ku ai punonte, për të abonuar shkollarët e mesem, me këtë revistë letrare. Hyri në klasë, i shoqëruar nga Prof. Sylë Dreshaj. Na solli të falat e Dr. Esad Mekulit dhe prosinë e tij, “për lexim e studim”. Ai vazhdoi, duke thënë se “leximi letrar, është alfa dhe omega e mësuesëve. Si nxënës, keni edhe lehtësira pajtuese”. Disa nga ne aprovuam menjëherë, por, abonenti i parë ishte Ibrahim Rugova. 

     Dy vjet më vonë Kadri Manin e takova në Shkollën 8-vjeçare “Rilindja” të Keçekollës, përkatësisht, Kolaj. Kemi ndarë dhomën dhe ushqimin. Ndonëse një 10 vjeçarë më i madh në moshë, më trajtonte si vëlla të vogël dhe shok. I përkushtuar për arsimin dhe fort i pasionuar pas librit dhe shtypit.

     Veprimtaria ilegale me Kadri Manin, është një kapitull në vete. E veçanta është se ishte një letër e Kadriut, me shokë, e sjellur në Tiranë, nga poetesha preshevare, anëtare e grupit ilegal, Sadete Emrullahu-Presheva, nuse e ardhshme e profesor Avni Presheva dhe përgjigja e dhënë nga autori i këtij shkrimi, me tirull: “Taktika dhe strategjia për realizimin e Republkës të Kosovës”, e cila bë shkak i prangosjes të njëkohshme, edhe pse në dy shtete: Kadriu, me shokë, në Jugosllavi, ndërsa unë në Shqipëri!  Thënë troç, dy qeveritë mike, të ideologjisë sllavo-komunte, Shqipëria-Jugosllavi, donin statusquonë në Kosovë. Dhe, denonconin e burgosnin grupet ilegale në Kosovë dhe trevat tjera shqiptare në Jugosllavi!

     Me botimin e revistës, “Shqipëria Etnike”, nga Kadri Mani, lëndëzohet, qartazi dhe pa ekuivoke, djathtizmi i trashëguar familjar i tij. Fati më ka buzëqeshur, të jem kryeredaktor i kësaj reviste politike, shoqërore dhe letrare, me redaktorët, djalin e zgjuar tropojan, të zbritur në Tiranë, krijuesin e talentuar, Zeqir Lushaj dhe rapsodin Agim Gashi, me shokë, me dhimbje – deri në lot, të dytë të amëshuar kësaj bote. Revista në fjalë, ishte botim i veçantë, por botohej edhe në Portalin e hershëm shqiptar “Zemra Shqiptare.net”, të menaxhuar nga mjeshtri i letrave, atdhetar i devotshëm, zadrimori lezhjan, Shqipëri, Gëzim Marku.

     Politika redaktuese, dinjitoze e profesionale, me tematikë, thellësisht, atdhetare, të Portalit “Zemra Shqiptare.net”, me qendër në Londër, që mbulon gjithë Etnikumin shqiptar dhe Diasporën shqiptare, bëri emër të mirë. Lexuesit e bollshëm e motivuan edhe më shumë vullnetin botues të bacës Kadri. Nderimi që botuesi -par exelance- , Gëzim Marku, i bënte Kadri Manit, qoftë në gjallje, qoftë edhe pas shuarjes fizike të tij, është proverbial, që dinë ta bëjë vetëm intlektuali për intelektualin, fisniku për fisnikun. 

     Kadri Mani kishte guximin intelektual, si rrallë kush. Kurrë dhe asnjëherë nuk e joshi lakmia materiale dhe aq më pak ndjenja e karrierizmit. Fat jetësor e pati martesën me nusen Shukrije Bunjaku-Osmani, e cila, me përkujdesjen të pashoqe, për rritjen, edukimin dhe shkollimin e fëmijëve: Hidajetës, Rabitit dhe Ylberit, ia lehtësoi dhe mundësoi bashkëshortit Kadri, t`i përkushtohet, tërësisht dhe jetësisht, çështjes kombëtare. Si bashkëshorte dhe nënë ideale, asnjëherë nuk është dëgjuar të ankohet, për mungesën e babait të fëmijëve në shtëpi, duke akceptuar dhe arsyetuar objektivisht burgun, sa të gjatë, aq edhe të rëndë, duke dëshmuar atë thënien lapidare se “gruaja është shtylla e shtëpisë!”

      Disa “komandantë”, me uniformën e UÇK-së, të instruktuar enkas, nga UDB-a e Serbisë dhe SHISH-i enverist i Shqipërisë, vrisnin shqiptarët, kryesisht, ushtarakët luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; veprimtarët e LDK-së; gazetarët – reporterë të luftës, si dhe kuadrot e hershëm të LPK-së, thjeshtë, për motive politike, për pushtet e para.

      Këto krime të ngeshme, paraprakisht, të amnistuara, ishin zhgënjyese, dëshpruese, madje tmerruese, për Kadri Manin. Rrjedhimisht, Baca ynë zemrak e luftarak, sa i përkushtuar, aq edhe i përvuajtur, për ta bërë Atdheun të lirë, iku kësaj bote, me pengun e madh të pasigurisë, iku me buzëqeshjen e ngrirë, sepse kriminelët bredhin të lirë.

     Përkujtimi adhurues, për jetën dhe veprën e Kadri Manit, do të rrojë ndër breza”, – potencoi, ndër të tjera, kolegu i Kadriut në arsim, në jetën ilegale dhe në atë të mërgimit, përkatësisht, botues dhe kryredaktor të revistës “Shqipëria Etnike”, Idriz Zeqiraj.

     Ish-drejtori i Shkollës fillore “Rilindja”, në Keqekollë, Xhelil Rama, fort i emocionuar, thotë se “e ndjej mungesën e Kadriut. E kisha mik të sinqertë, arsimtar të dalluar, shok të përjetshëm. Kur ai u lirua nga burgu i gjatë, unë u burgosa si kuadër i FARK-ut të Ibrahim Rugovës. Megjithatë, së bashku me Kadriun, gëzuam pak vite lirie në Prishtinë”. Dhe, vazhdon shpalosjen e kujtimeve:

     “Edhe pse kanë kaluar 60 vite, nga njohja me Kadri Osmanin dhe shumëçka është harruar, megjithatë, po provoj të rikutjoj diçka për kolegun tim të veçantë, Kadri Osmanin-Manin. Fillimisht ka punuar mësues në fshatin Kolaj, në paralelen e shkollës amë, “Rilindja” të Keqekollës. Pastaj ka vazhduar punën si arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në qendër, në shkollën amë në Keqekollë, në periudhën e viteve 1964-1968. Angazhimi dhe kontributi i tij në profesion, ka qenë shumë meritorë dhe me përkushtim shpirtëror e patriotik. Profesionin e ka respektuar me seriozitet, jo vetëm si profesion, por edhe si mision në lëmin e arsimit dhe të kulturës.

      Me iniciativën e Kadriut, shkollën amë në trevën e Gollakut, e kemi emërtuar Shkolla fillore “Rilindja”, Keqekollë. Kjo shkollë amë ka pasur në gjiun e saj 10 paralele në fshtatrat përreth: Prapashticë, Dabishevc, Hajkobillë, Gllogovicë, Balaj, Nishevc, Ballaban, Kolaj dhe Kurtaj, me gjithësejt rreth 3.000 nxënës dhe 120 arsimtarë dhe personel të shkollës. Ndërkohë, me iniciativën e Kadriut e kemi botuar revistën e shkollës me emrin “Ylli i Dritës”, redaktor i së cilës ka qenë Kadriu. Shkolla ka pasur në program edhe aktivitete të lira: Grupin letrarë me emrin “Migjeni” edhe grupin e dramës, të cilat i ka udhëhequr Kadriu.

    Kadriu ka qenë shumë i afërt me nxënës dhe i çmuar edhe nga prindërit e tyre. Gjithashtu Kadriu ka pasur autoritet dhe marrëdhënie të shkëlqyera, me rrethin shkollor, por edhe me mjediset tjera shoqërore të rajonit. Kadriu ka qenë i dashur edhe për gjeneratat e reja – kalamajtë, me të cilët ka komunikuar dhe ju ka kënduar vargje të vjershave, duke i mësuar që edhe ata të recitojnë, si për shembull: “Jam i vogël kurgja s`di, veç dy fjalë për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi”. Kudo që i ka takuar fëmijtë dhe brezin e ri, ju ka mësuar këso vjershash.

      Kadriu ka qenë shumë real dhe i sinqertë, por edhe agresiv dhe intolerant, ndaj ngjarjeve dhe dukurive negative, për çka ka reaguar jo vetëm gojarisht, por edhe me shkrime në revista dhe në shtypin e kohës. Kishte shpirt të pastër të intelektualit të lartë dhe patriotit të përbetuar. Ishte një burrë trim, modest dhe i mençur. I jemi mirënjohës dhe gjithmonë do ta kujtojmë me admirim e respekt”, – tha, veç tjerash, kolegu dhe drejtori i shkollës, Xhelil Rama.

      Folësi i radhës, Fazli Maloku, koleg i Kadriut në arsim dhe bashkëpunëtor në veprimtarinë ilegale, më vonë ushtar i radhëve të para të UÇK-së, filloi kujtimet e tij, “si e njoha Kadri Manin”:

 

     Në mesin e viteve `60-a, isha pranuar në detyrën e mësuesit, në shkollën 8-vjeçare të fshatit Kolaj. Përveç dëshirës së madhe që ta kryej këtë detyrë të shenjtë, ndjeja se isha i papërgatitur në shumë drejtime. Për fatin e mirë, aty gjeta shokë të çmuar: Kadri Manin, Idriz Zeqiraj, Xhelil Rama – drejtor shkolle e të tjerë. Kadriu, duke hetuar zbraztësitë e mia, filloi të punojë me mua, si mësuesi i mirë me nxënësin. Fillimisht, më ofroi ta lexoj romanin e ndaluar “Gjarpijt e Gjakut”, të Adem Demaçit, i botuar në dy numra të Revistës letrare “Jeta e Re”. Idrizi, kishte sjellur nga shtëpia libra e romane, me dhjetëra sosh, dhe i kishte vendosur në dhomën ku banonim. 

     Kadriu, me pedantërinë e tij, me veshjen elegante, me afërsinë vëllazërore, të përvetësonte me të parën. Ishte një pedagog i shkëlqyer. Kadriu dhe Idrizi, në disa raste, ua blinin nxënësve skamnorë veshjen, që nga opingat e deri në kapele, vetëm të mos e ndërprenin mësimin. Por, veprimtaria e Kadriut nuk mbaronte me përfundimin e orarit mësimor. Kadriu, lëvizte lagje me lagje, fshat më fshat, në Malësinë e Gallapit të Prishtinës, për tu njohur më për se afërmi me hallet e shumëta të fshatarëve skamnorë.

 

     Pushteti pushtues ua kishte lëshuar mbi supe policët e uniformuar, spiunët pa uniforma, administratorët e zyrave civile, tagrambledhësit, e deri tek rojet e pyjeve.

     Muaj maj 1983. Kadri Mani erdhi nga burgu i dytë nëntëvjeçarë. E martë, ditë tregu në Prishtinë. Rastisi që në “Tregun e Gjelbërt” të takoj Kadriun, ashtu siç e kisha dëshiruar. 

    Pyetja ime e parë për Kadriun ishte: – Shoku Kadri, do ta pushosh pakëz këtë shpirtin tënd, gjerësa ta marrësh vetën apo do të veprosh? Përgjigja, si zakonisht, ishte e prerë. -“Nuk kemi kohë për pushime, duhet vepruar”. Pastaj më pyeti: – A ka ende shqiptarë që kanë vullnetin dhe guximin të veprojnë”?  

    Përgjigja ime ishte: -Po, do të gjejmë, njëri nga ata është ky që po bisedon me ty. Kadriut i shkëlqyen sytë nga gëzimi. U morëm vesh për takimet e radhës

     Organizatën “Partia e Luftës” e formuan: Kadri Mani, Rexhep Mala, Nuhi Berisha dhe nga jashtë, Xhafer Shatri. Meqenëse në organizimet e më hershme ilegale veprohej me metodën “TRESHE”, ishte nxjerrur konkluzioni se kjo metodë nuk dha rezultatet e duhura, sidomos në ruajtjen e konspiracionit. Drejtuesit e organizatës “Partia e Luftës” morën qëndrim që të punohet me metodën e re “DYSHE”, që rrjedhimisht doli mjaft e suksesshme.

 

     U krijuan edhe organet drejtuese të organizatës: Shtabi profesional, Shtabi qendror, Shtabet rajonale dhe Shtabet lokale. Dita-ditës, Organizata rritej, duke marrë shtrirje edhe formimi i “Celulave” në gjithë territorin e Kosovës.

     Fillimi i vitit 1984, do të jetë edhe fundi tragjik i Organizatës “Partia e Luftës”. Vrasja e Rexhep Malës e Nuhi Berishës, si dhe arrestimi i Kadri Manit, tri shtyllat kryesore themeluese të Organizatës, nuk la mundësi, për të vazhduar aktivitetin më tutje, sipas programit të saj.

   Kadri Mani, i denuar me 27 vite burg dhe mbi 17.5 vite burg të mbajtura, do të mbetet njëri nga kolosët më besnikët, më revolucionarët, ndër më të merituarit, me përmasa kombëtare shqiptare. Kadriu, idealisti i papërmirësuari, deri në frymën e fundit, për çlirimin e tokave Arbërore, nga pushtuesi jugosllav dhe bashkimi i tyre me Nënën Shqipëri. I paharruar për jetë e mot, i madhi, Kadri Man”, – evokoi, pos tjerash, miku i tij besnik, Fazli Maloku.

     Poeti Ismail Simica recitoi poezinë e tij, kushtuar Kadri Manit, “U shkri për Dardani”.

      Moderatorja e talentuar e kësaj Akademie, Rilindë Bytyqi-Hoti, bënë prezantimin e radhës për foltore:

    Marrëdhënia gjyshër-nipër/mbesa është unike dhe shumë e nevojshme. Gjatë rritjes fëmijtë mund ta kenë të vështirë të ndajnë shqetësimet e tyre me prindërit, sidomos kur prindërit janë pjesë e problemit të tyre. Në këto kushte gjyshërit mbeten personat më të sigurtë, teksa e gjithë bota duket “kundër” tyre. 

     Se si e përjetuan mungesën e Gjyshit, si u ndjenë kur Ai mungonte, e si kalonin kur ai ishte në shtëpi, na tregon mbesa e Kadriut, Ermira Osmani:

     “Të nderuar pjesëmarrës të këtij Përkujtimi, ju falenderoj që keni ardhur, e sidomos juve parafolësit e mi, që ndatë me ne mendimet e kujtimet tuaja. Tash është radha me folë, unë, Ermira, në emër të krejt nipave e mbesave të tjerë, për Kadri Manin, në këndvështrimin e Gjyshit, se për veprimtar e atdhetar folën të tjerët.

     Gjyshin e patem të veçantë, njeri me vullnet të hekurt. Ai ka qenë njeri modest, përkundër veprave të tij të mëdhaja, nuk ka kërkuar asgjë, ka ndejtë në modestinë e tij. Flas për Atë në superlativë dhe, pa modesti, kjo me del nga zemra. Në mendimet e mia më shfaqet figura e tij, me qëndrimin burrëror e krenar, sytë e tij që shkëlqenin e buzëqeshja dhe sidomos barcoletat, që e karakterizonin si njeri.

     Dhimbjen për Gjyshin e ndjej edhe më shumë, kur e di se çfarë njeriu ishte, sa shumë bëri për këtë vend, por nuk u vlerësua nga pushteti e shteti, për meritat e pakontestueshme atdhetare. Dhe, anashkalimi ka qenë i qëllimshëm, sepse denoncoi batakçillëqet e zyrtarëve korruptivë e kriminalë.

     Gjyshi jonë më i miri, na organizonte të gjithë neve, nipa e mbesa, që të bëjmë program kulturor në shtëpi, për ta interpretuar kur të vijnë mysafirë. E ne ishim shumë entuziastë, e bënim programin me vjersha, këngë, humor, tamam, si një program i mirëfilltë. Memzi prisnim me ardhë mysafirë, për ta dhënë programin. Ai nuk merakosej nëse u pëlqente mysafirëve, rëndësi kishte të mësonin dhe të kënaqen fëmijtë.

     Gjyshi nuk e pranonte pleqërinë, më saktë, e sfidonte atë. Ka punuar pa u ndalur në kompjuterin e tij. Na kritikonte ndonjëherë, “mos rrini kot, lexoni, mos e vrani kohën, koha është e vlefshme si floriri”. Tani, në këtë moshë, e kuptoj edhe më mirë vërtetësinë e këtyre fjalëve.

     Tipike për Gjyshin tonë, ai ishte njeri idealist, e na ka zbardhë fytyrën gjenerata me radhë. Tani ne e kujtojmë, e do ta kujtojmë përgjithmonë, për kontributin e tij të madh për vendin, e për mbjelljen e virtyteve më të mira në personalitetet tona, si nipër e mbesa. Gjysh, nuk të harrojmë asnjëherë, të kujtojmë me dashuri të madhe, e qeshim shpesh me ngjarjet e barcoletat Tuaja. Të lumtë na që patem një Gjysh si Ti”! 

blank

Dialog me Gjergj Kastriotin- dhe lufta për një Prizren Shqiptar- Nga Nue Oroshi

Aty në Kalanë e Krujës në Kastrinë e Mirditës në rrafshnaltën e Lezhës në Qendër të Prishtinës, ne Prizrenin historik, apo nëpër qytete të ndryshme të Evropës takova gjurmet që kishte lanë Gjergj Kastrioti. Ai sikur dëshironte një dialog në formë të përgjegjjës për pasardhësit e tij shqiptarë. Unë e thashë hero mos u dëshpro se pas kohës tënde heroike dhe vdekjës tënde 1468 kemi pasur 444 vjet robëri otomane dhe 100 vjet robëri sllave. Të dy këta pushtues që sunduan në trojet shqiptare kanë lanë kopilat e tyre që në formën e sythit të mbirë ata po dëshirojnë me tregu se nuk janë shqiptarë. Gjergji më përgjigjet:’’ Po si ësht katandisur në kët mënyrë Arbëria e ime!?” A ka ende djem shqiptarë në Tokën e Arbërit të cilët i dalin zot kësaj toke. Unë e bëra luftën që t’iu lidhi me Evropën dhe jo me Rusinë e Azinë. Unë i ndërpreva rrugën sulltanëve e pashallarve për t’iu treguar se kjo tokë ka zot shtëpie e zotët e kësaj toke janë Arbërorët. E unë i përgjigjem : Hero. Që nga periudha jote kemi problem me tradhëtarët. Edhe ti pate të tillë që ta kanë kthyer shpinën por nuk u dorzove. Ju tregove vendin spiunave të sulltaneve dhe të kraleve të ndryshme e orjentove Arbërinë në rrugën Evropiane. E mos harro Hero se të tillët janë shumuar. Kanë lanë pasardhës dhe janë përzier me farën e sulltaneve dhe krajlave të Serbisë dhe Rusisë. Ata janë në gjendje të bëjnë çmos që mos të egzistoj Shqiptaria. Hero atyre ju pengon edhe gjuha shqipe, edhe tradita shqiptare edhe shkrimtarët shqiptarë, edhe heronjët shqiptarë. Hero,të tillët edhe pushtimet aziatike dhe ato karpatiane po dojnë me na i shitë për çlirim. Hero 444 vjet pas teje Perendoria Osmane ka mbjellë kopila në trojet shqiptare. Hero edhe 100 vjet pas në trojet shqiptare sllavët kanë mbjell kopilat e tyre, ku e vazhduan pushtimin në trojet shqiptare aty ku e lanë osmanlit,ku osmanlit në ikje e sipër i dorzuan si peshqesh sllavëve,Plavën e Gusinë ,Ulqinin e Malsinë,. Kosoven dhe vise te tjera shqiptare.Hero edhe gjatë këtyre 100 viteve e ideoligjizuan kombin shqiptarë pro orjentimit rus, ku edhe na mbjellën një egjër me emrin komunizëm. Ajo egjër për 50 vjet u shëndrrua në murtajë, e cila vrau, preu dhe masakroj intelektualët dhe patriotët më të mëdhenj shqiptarë që e deshën orjentimin e shqiptarëve aty ku dielli lindë në perëndim.Hero ,kjo ideologji na i mori 47.300 shqiptarë mbi 95 % nuk u dihen varret, në Tivar e Bihor, u bën mish për peshq shqiptaret atdhetar. Më pas hero u vranë dhe u masakruan elita intelektuale që kishte kryer shkollimin nëpër universitetët perëndimore, qe ishin kunder që të mbillet fara e Rusisë në trojet shqiptare.Hero a nuk e tha Fishta në shprehjen e tij: “Çka të lanë kta katër ujq që i turrën shoqi shoj thonë do të dalë një djall i kuq që për të gjallë do t’ja vë thojtë. Atdhetarët do t’i qon drejtë qengelit ndërsa ata që i shpëtojnë qengelit merr e i qon në shkollë t’gabelit”. Po ku i kam kufijtë ore i nderuar? Ka shtrihët sot Arbëria ime?Pyet Kastrioti. Aty marrë frymë thellë. Hero ,Arberia të është ndarë në copa -copa por ende frymon. Djemtë e Arbërit i ke të ndarë në dy pjesë. Ata që janë shqiptarë dhe të cilët kanë një orjentim të pastër kombëtar që trojet shqiptare t’i bashkojnë dhe t’i orjentojnë në gjirin e familjës evropiane, që po ecinë rrugës që na e le ti, dhe të tjerët kopilat që na i lanë pushtuesit aziatikë dhe karpatian të cilët janë bërë se bashku dhe janë formu dy ideologji të reja ku secila ka nga dy krah, krahu i parë ndahet në dy pjesë: në Vehabizëm dhe në Erdoganizëm. Ndërsa krahu i dytë në Titizëm dhe Enverizëm. Të dyja këto ideologji janë kancer për kombin shqiptarë hero. Këto po bashkpunojnë ngushtë me Serbi, Rusi dhe Turqi dhe po dojnë që edhe një herë t’i kthejnë trojet arbërore në troje shkretirë, ku do të kullosin kuajtë e verbërt aziatik e karpatjan. Po ku mbeti lufta ime ore i uruar?Ku mbeti ndërgjegjja Kastriotase? Kur do të zgjohet kjo ndërgjegjje të kombi im shqiptarë? Aty kërkoj që ta pushoj dialogun për disa minuta dhe i mllefosur nga kjo gjendje që e ka kapluar Arbërinë e Gjergj Kastriotit – Shqipërinë e sotme etnike i dhashë këtë përgjigjje:Hero ta jap Besën e nderit se nuk do t’i lamë në trojet tona që të kullosin kuajt e varreve aziatike e karpatiane. Do ta ringjallin Beslidhjën Kastriotase dhe do ta bëjmë Shqipërinë Etnike pa ideologjinë e Vehabizmit, e Erdoganizmit, pa Titizëm e pa Enverizëm por me një nacionalizëm të pastër shqiptare duke afruar në Beslidhjën Kastriotase djem dhe vajza me ndjenja të pastra kombëtare. Hero nuk ka dalë fare të gjithë bijtë e shqipës. Ende ka shqiptarë që në gjakun dhe gjenin e tyre frymon koncepti Kastriotas. Të gjithë ata po e presin momentin që t’iu prijë një elitë e shëndoshë kombëtare me moton : ta bëjmë Shqipërinë Etnike e cila do të integrohet në gjirin e familjës evropiane. Deri sa e mbylla dialogun me Gjergj Kastriotin, mu kujtuan :’’ Lotët e Gjakut ’’ të patër Anton Harapit kur Shqipëria ra në duart e komunizmit pansllavist dhe papritmas nga sytë e mijë pashë dy kokrra loti, lotë të derdhur për një pjesë të vëllëzërve të mijë shqiptarë që e mohuan dhe po e mohojnë shqiptarizmin dhe duke ecur rrugëve të tradhtisë kombëtare gati e gjashtë shekuj me radhë i lanë vëllëzërit e tyre shqiptarë pa varre për një kocë të palarë që i afruan armiqtë e kombit tonë shqiptarë.

Lufta për një Prizren shqiptar

Lufta për një Prizren shqiptar nuk është një luftë e re. Ajo daton nëpër periudha historike qoftë në atë të pushtimeve osmane qoftë në atë të pushtimeve sllave. Sado që osmanët luftuan që ta humbin shqiptarizmën në Prizren prap Prizreni mbeti qendër e Kastriotizmit. Sado që turqit u munduan që të humbin çdo gjurmë shqiptare Prizreni u shëndrrue në Qytetin e Besëlidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878, ku u dha kushtrimi në luftë kundër turqeve. Sado që Prizreni u mundu të boshnjakizohet e sllavizohet dhe turqizohet në marrëveshjen e Splitit në mes të pushtuesve jugosllav dhe politikaneve turq për shënderrimin e familjeve Gashi,Krasniqi,Mazreku,Morina,Bytyqi, Surroi dhe shumë familjeve të tjera shqiptare në turq. Prizreni u forcue dhe u bë urë lidhëse e besëlidhjeve shqiptare dhe lëvizjeve kombëtare për Pavarsi dhe muranë e fortë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Epo tash çka duan forcat neotomane në Prizren për ta refuzuar Muranën e Gjergj Kastriotit me pyeti Kastrioti.Isha pak i nxanë ngushtë me këtë pyetje por ja dhashë përgjigjen:Hero këta që e kanë marrë vendimin me refuzu Muranën e Gjergj Kastriotit nuk janë shqiptar, nuk janë as nga rrënja arbërore por janë pasardhës të atyre familjeve endacake që kanë pas ardhur me deve për ti argëtuar osmanlitë. Ofshani thellë në shpirt Gjergj Kastrioti dhe tha:Arbëria duhet t´ia thotë disa fjalë shqiptarisë:Shqiptarët e sotëm janë arbëroret e djeshëm. E deri sa kujtimi për Gjergj Kastriotin më therë shpirtin në këtë 555 vjetor të kalimit në amshim,për shkak të gjendjes se ku ka ra shqiptaria, prap shqiptarët e vërtetë dhe atdhetarë do të tubohen për ta bërë Shqipërinë Etnike dhe për ta larguar farën pansllaviste dhe atë aziatike nga trojet shqiptare që e ka sjellë shqiptarinë në buzë të greminës.Hyrja në levizje e atdhetarizmës do ta bëj edhe një fitore të madhe në Prizren me vendosjën e Muranës se Gjergj Kastriotit si dhe ndertimin e Muzeut të Mesjetës shqiptare në Kalanë e Prizrenit. E deri atëherë duhet një mobilizim i forcave atdhetare shqiptare pa dallim krahine,feje apo ideje, por të lidhur ngushtë me besën e Zotit dhe flamurin e Gjergj Kastriotit se Shqiptaria nuk do të shuhej por ajo do të jetoj shekuj pas shekujsh.

blank

VIDEO- Beskida Aliaj: Nuk ka ende një akt juridik, por disa shqiptarëve iu njihet pensioni në Itali

Beskida Aliaj: Për ju që ma kërkuat intervistën, prekëm temën e punësimit në Itali, sipas ligjit të ri, dekreti i flukseve emigratore dhe për pensionet italiane dhe shqiptare.
Te kategoria e punëve domestica ku përmenden badantet ka akoma pasiguri. Ndiqni videon:

blank

Pergamena e djegur dhe palimpsesti i paprekur- Nga dr. Rovena Vata-Mikeli (Mjeshtër i Madh)

Historiani dhe studiuesi i mërgatës shqiptare në Gjermani Nue Oroshi prezantohet para lexuesit shqiptar me librin e titulluar: “Pergamena e djegur dhe palimpsesti i paprekur”.

Një libër lexohet përnjëherë, pasi prek disa tema, të cilat edhe sot e gjithë ditën vazhdojnë të jenë të “nxehta” dhe tepër delikate.

Politika dhe qeverisja e Serbisë, jo më shumë se para dy ditësh u shprehen se Kosova është zemra e saj, çka do të thotë se kur Kosova (Dardania) trazohet çdo shqiptar pavarësisht se në cilin cep të botës ndodhet rebelohet dhe REAGON…

blank

Autori m’i dërgoi në dorëshkrim shkrimet e këtij libri, shkrime të cilave, iu jam kthyer disa herë për t’i lexuar dhe rilexuar. Përgjatë rreshtave që lexoja mu kujtua si një film i shkurtër, hera e parë që vizitova Kosovën fill pas luftës, një fëmijë jo më shumë se 13 vjeçe.

Kujtesa më ndihmon të përmend ato flakë dhe prushi i gjallë i mbetur pas lufte, ku i gjithë vendit i vinte shkrumb e hi. Një ngjarje kjo e memorizuar në mendjen time edhe pse shumë gjëra nuk i kuptoja, përse duhej bërë gjithë ai zullum në atë vend, që flitej njëlloj shqip si andej dhe këtej kufirit të Qafës së Prushit?!!!

Studiuesi Oroshi e ndan këtë libër në tri syresh, ku flet në pjesën e parë për historinë, në pjesën e dytë për publicistikën dhe në pjesën e tretë përfshin debate e fjalime.

Në aspektin historik Oroshi ndalet në kohë, ngjarje dhe personazhe, të cilat kanë bërë histori dhe kanë ndryshuar edhe fatin e vendit të tyre.

Kujtojmë këtu se studiuesi Oroshi përmend Kosovën si një shtet tashmë të mirëkrijuar, ku herë pas here përndiqet nga politikat e shtrëmbura si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, duke dhënë një databazë të detajuar të dhënash me emër dhe mbiemër për të faktuar masakrën e Rogovës apo masakrimi i 28 martirëve shqiptar në mars të vitit 1913 në Nashec të Prizrenit nga ushtria serbe, duke u bazuar më së shumti në kujtesën kolektive dhe arkivën personale të familjarëve të tyre. Themi kujtesa kolektive dhe arkivat personale familjare, pasi siç shprehet autori ka mungesë të theksuar të sinqeritetit të institucioneve përkatëse.

Autori nuk ndalet me kaq, por jep edhe të dhëna për masakrat e kryera ndaj popullit të Kosovës, jep të dhëna për genocidin, për frikën dhe tmerrin që mbidhnin deri në palcë, për rezistencën kombëtare. Një tjetër shkrim që duhet të përmendet është dhe roli i Mirditës në ruajtjen e shqiptarizimit dhe në krijimin e shtetformimit shqiptar.

Autori Oroshi ndër të tjera shprehët se Masakrat serbe në trojet shqiptare ishin të planifikuara nga politika serbe dhe të nxitura e të përkrahura nga politika ruse.

Jepen të dhëna historike në lidhje me rezistencën kombëtare të Tomë Domgjonit dhe grupit të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare në fshatrat e komunës së Gjakovës, duke cilësuar edhe programin kombëtar të kësaj lëvizje mbi bazën e së cilës lëvizja vepronte.

Një shkrim tepër i ndjerë është ai kushtuar figurës legjendare të Adem Jasharit,ku dolën në pah cilësitë e tij, si: atdhetar, luftëtar dhe sesi personalitete të tilla, cilat jo vetëm luftuan, por edhe mësuan të tjerët ta duan vendin e tyre, duke dhënë atë që nuk të përsëritet dy herë, Jetën.

Shkrime të tjera i janë kushtuar Besim Ndrecajt, Ibrahim Rugovës, Kolë Berishës, Xhafer Devës apo Zef Prekë Kaqinarit etj.

Vlen për tu përmendur edhe letërkëmbimet mes Mustafa Merlika Krujës dhe Kapidanëve të Mirditës Gjon Marka Gjoni dhe djemve Mark e Ndue Gjon Marku, ku përmes tyre shprehej një nivel i lartë kulturor dhe një ndjenjë e paçmuar atdhedashurie, ku binte në sy në këto letërkëmbime intelegjenca, mençuria dhe urtësia, tri vlera që i kanë dalluar shqiptarët e arsimuar dhe atdhedashës.

Përmendja e Monsinjor Zef Oroshit pa dyshim është një vlerë e shtuar e këtij libri, aty thuhet sesa pro kombit dhe pro të vërtetës ishte dr.Zef Oroshi në sinkroni me At Gjergj Fishtën dhe At Shtjefën Gjeçovin, ku ky i fundit u vra pabesisht në krye të detyrës në Zym të Hasit.

Në aspektin publicistik autori demaskon pa mëshirë të gjithë sharlatanët të cilët punojnë kundër çështjes dhe kombit shqiptar, ai përmes sarkazmës therëse prek deri në palcë çdo antishqiptar që pasurohet në kurriz të Shqipërisë, kundër atyre antishqiptarëve të cilët të vrasin natën dhe të qajnë ditën, që flasin për Perëndimin, por punojnë për Lindjen, do të shprehet autori.

Autori përmes figurës së kontrastit lidh shtjellimin e shtojzovalleve me britmat e kukuvajkave, të cilat këto të fundit me klithmen e tyre të përjetshme kuku…kuku..kuku, hanë kokat e njëra-tjetrës.

Autori nuk ka lënë pa përmendur edhe periudhën e gjatë të komunizmit, kohë të cilën e perifrazon si hija e ndjekjes që të çonte në hije të vdekjes, duke përmendur raste reale dhe histori njerëzore, si rasti i Rukie Ramës, apo Sabiha Kasimatit apo historia e Havzi Nelës etj.

Kurse në pjesën e tretë zë vend gjendja aktuale e politikëbërjes si në Kosovë edhe në Shqipëri, përfshirë këtu edhe debate apo fjalime që një ditë historia e shtetit do i shqyrtojë, mirë apo keq, kjo mbetet për tu parë në vitet që do vijnë.

Këtë libër të sjellë nga autori Nue Oroshi e shoh:

Së pari si një apel-thirrje mbarëkombëtare për ruajtjen e së vërtetës historike.

Së dyti si një kërkesë drejtuar historianëve dhe institucioneve për të riparë me qartë dhe me sytë e së vërtetës tradhëtitë që u bënë në kurriz të popullit shqiptar.

Dhe së treti si një lutje për çdo shqiptar që të mësojë të vërtetën historike autentike që e përfaqëson atë, duke filluar që nga periudha ilire-arbërore-shqiptare, kryesisht duke analizuar me kujdes ngjarjet dhe zhvillimet politike të viteve të fundit.

Si përfundim mund të themi se gjetja e këtij metaforizimi letrar që në titull, për të treguar të vërtetën e pazbardhur dhe për të vendosur kufijtë e historisë së pashkruar, duhet të promovohet në çdo vatër shqipfolëse.(Tiranë, 25.11.2022)

blank

Vajza shqiptare zgjidhet shkencëtarja më e re e suksesshme në Austri

Shqiponja Ahmetaj, vajza nga Elbasani është zgjedhur shkencëtarja më e re e suksesshme në Austri. Shqiptarja ka fituar çmimin “Hedy Lamarr Prize” në Austri duke u cilësuar si shkencëtarja e vitit.

Ajo është bijë e dy intelektualëve elbasanas, Mejreme dhe Shemun Ahmetaj. Shqiponja u largua nga vendi i saj i lindjes, Elbasani, kur ishte 18 vjeç dhe vazhdoi studimet në Shën Petersburg.

Sapo përfundoi studimet Bachelor në Rusi, ajo fitoi një bursë nga Komisioni Evropian për programin “European Master’s Program in Computational Logic“ (EMCL).

Në vitin 2011, Shqiponja nisi studimet Master në Universitetin Teknik ne Dresden të Gjermanisë.

Semestrin e dytë e përfundoi në Free University of Bolzano të Italisë. Ndërsa, vitin e dytë të studimeve, Shqiponja zgjodhi të shkojë në Vjenë, ku vazhdon të vijojë studimet e pos-doktoratës.

Në tetor të këtij viti, qyteti i Vjenës e dekoroj Shqiponjën me çmimin “Hedy Lamarr”, çmim ky që i ndahet çdo vit një shkencëtareje për arritjet që ka bërë në fushën e teknologjisë së informacionit.

syri.net

blank

Shqipnia e Patër Anton Harapit- Nga Nue Oroshi

(Kujtesë historike më rastin e 135 vjetorit të lindjes se Patër Anton Harapit)

Lufta e njerëzisë me djallëzinë në trojet shqiptare nuk është një luftë personale në mes të dy individëve por është një luftë e gjatë shekullore që po zgjatë edhe sot e kësaj dite tek ne shqiptarët. Shqipëria e Patër Anton Harapit ishte një Shqipëri ndryshe me atë që e kishin planifikuar klyshtë e Miskovit. Patër Anton Harapi e shihte Shqipërinë Evropiane dhe trojet shqiptare të bashkuara në një shtet të përbashkët ku i thuhej bukës – bukë e ujit – ujë. Frati atdhetar asnjëherë nuk hoqi dorë nga përpjekjet e ti atdhetare për një Shqipëri ndryshe pra,për një Shqipëri të shqiptarëve. Ai në jetën e ti sublime prej dritëjetës e deri të pushkatimi që i bënë klyshtë e Miskovit.Këta të mjerë i zbatonin urdhërat e komunistëve jugosllavë që ju kishin dhënë për shkatërrimin e klerit katolik në Shqipëri. Njëri ndër ato urdhëra ishte edhe ai i numrit dy të Beogradit Eduard Kardeli i cili në muajin tetor të vitit 1945 e porositë Enver Hoxhën: ´´Nëse do të mbajsh pushtetin në radhë të parë duhet të zhdukësh klerin katolik dhe krimineli Enver Hoxha ashtu bani e madje jo vetëm që e zhduki klerin katolik por i la edhe pa varre atdhetarët shqiptarë´´.
Patër Anton Harapi u lind në Shirokë më, 5 janar 1888 dhe u shkollua në Shkodër.Atij që në fëmijëri i rrinin në mendje vargjet e Filip Shirokës: ´´ Shko Dallëndyshe´´ vargje sa të dhimshme që Filipi i mërguar ju kushton prindërve të tij. Ai për tu pasuruar me dije vazhdon shkollimet në gjimnazet Françeskane në Meran dhe Hall të Tirolit, ku paiset dhe njihet me kulturën gjermanishtfolëse pa e lënë anash edhe kulturën e punës dhe këmbëngulësinë në realizimin e qëllimeve jetsore.Më pas vazhdoi studimet teologjike në Romë ku edhe u kompletua si intelektual por pa e harruar asnjëherë Shqipërinë e tij të dashur, Shqipërinë e Patër Anton Harapit, një Shqipëri etnike dhe demokratike, më një civilizim Evropian. Por këtë dije nuk e shpërndau nëpër vende të ndryshme të botës por u kthye në Shqiperi aty ku edhe e kishte filluar shtegtimin në marrjen e dritës së diturisë. Ai nga viti 1923 deri në vitin 1931 dha mësim në Shkodër dhe ishte edhe drejtor i Kolegjit Françeskan. Nga shënimet e Enciklopedisë shqiptare ipen edhe këto të dhëna për Patër Anton Harapin:´´ Më 1910 kthehet në atdhe dhe shugurohet meshtar duke përmbushur kushtet e mbrame të Urdhrit Françeskan. Gjatë tetorit të vitit 1912 deri në prill 1913 kur Shkodra qe e rrethuar nga trupat malaziase e serbe, i përkushtohet shërbesave fetare dhe njerëzore në kishën “Zoja Rruzare” në Arrën e Madhe në Shkodër, ku ishte edhe Kuvendi Françeskan. Gjatë kohës së takimeve që i paraprinë pavarësisë së Shqipërisë kërkohet nga nëpunësit e Ministrisë së Jashtme të Perandorisë Austro-Hungareze si përkthyes gjatë bisedimeve që u zhvilluan mes kontit Berthold dhe Ismail Kemal bej Vlorës, në mungesë morën sivëllaun e tij françeskan P. David Pepën. Më 1916 në Dukagjin ra kolera, P. Antoni vajti si shërbetor pranë tyre, për t’i ngushëlluar dhe ndihmuar drejtpërdrejt nga ana profilaksike kundër kolerës. Dy vitet e fundme të Luftës së Parë Botërore e gjeti famullitar në Grudë të Malcís së Madhe. Organizon menjëherë tre bajrakët Hot, Grudë e Triepsh dhe ua uli parinë në Shkodër që t’i dorëzonin memorandumin e përgatitur nga ai vetë në vitin 1918, komandantit francez në Shkodër. Në bashkëpunim me Gurakuqin dhe Fishtën, hartoi peticionin e nënshkruar nga paria e 200 përfaqësuesve të tre bajrakëve të lartpërmendur, drejtuar përkatësisht Konferencës së Paqes në Paris, ministrave të Jashtëm të ShBA-së, Anglisë, Francës dhe Italisë. Në përkrahje të negociatave diplomatike, përfaqësuesit e Grudës, Hotit e Triepshit në Shkodër, organizuan demostratën te Ura e Maxharrit, duke brohoritur:
“Hot e Grudë ishin betue
Pa gjak malet mos me i l’shue…”
Dallimi në mes të Enciklopedisë shqiptare dhe asaj gjermane që flet për patër Anton Harapin është në faktin se Enciklopedia shqiptare nuk i jep emrat e atyre që morën vendimin për vrasjen dhe pushkatimin e Patër Antonit. E ata ishin gjygjtari i përgjithshëm Irakli Bozo dhe prokurori Misto Treska. Ndërkohë që enciklopedia gjermane jep edhe një vlerësim shumë të madh për Patër Anton Harapin ku thotë: Harapi vleresohej shumë për patriotizmin dhe fuqinë e tij bindëse.Ai u vlersua shumë në mbarë Shqipërinë për thellësinë dhe elokuencën e leksioneve të tij dhe për erudicionin e tij në temat fetare.Kishte një tolerancë të madhe fetare dhe i respektonte religjionet tjera në Shqipëri. Është shumë interesant vlerësimi që bën Baronesha Godin për Patër Anton Harapin, ku fjalët e patër Anton Harapit të thëna para Gjykatës Komuniste ajo do ti boton në Kopertinën e librit Historik që kryekput do t’ja kushton Patër Anton Harapit:”Pushteti dhe forca janë të shkurtëra dhe kalimtare” -thoshte Pater Anton Harapi kundërshtar i Enver Hoxhës. Unë kam qenë dhe jam kundërshtari i juaj. Me qenë i lirë, gjithnjë isha angazhuar përsëri kundër jush, i kisha tubuar të tjerët që t´ju dëbojmë juve. Çka ju nevoiten dëshmitarët. Çka unë e kam bërë nuk e mohoj dhe nuk kam nevojë për mbrojtës.Unë e di se si ky proces do të përfundoi.Unë nuk kam frikë vdekjen dhe nuk pres ndonjë gjë tjetër nga ju. Turp dhe turp për mua do ishte mëshira e juaj, ç’nderim dhe turp është për mua hiri juaj. Unë nuk do të mbijetojë shëmbjen e Shqipërisë. Shqipërinë time të dashur, siç unë e kam planifikuar, siç unë e kam mbjellë dashurinë për atdheun. Ju jeni të korruptuar dhe të mashtruar përmes një mësimi të çmendur, që sot jeni plotësisht në shërbim të botës Sllave, që po ja bëni varrin atdheut tuaj. Për këtë çmenduri tuajën që jeni duke e bërë në shërbim të sllavizmit unë jam duke lotuar me lotë të përgjakur. ” (Pjesë nga procesi Gjygjësor kundër Pater Anton Harapit)Këto ishin fjalët përfundimtare të një njeriu dhe burri që jetën e tij ia kishte falur Shqipërisë, që si moto e kishte ta drejton Shqipërinë në një ardhmëri të lumtur, përfundon Baronesha Godin. Ajo gjithashtu në vepreën historike për veprën dhe jetën e Patër Anton Harapit, që në fillim thotë, se Patër Anton Harapi është pasardhësi i shkrimtarit të madh shqiptar Atë Gjergj Fishta. Ajo shkruan, se të gjithë e njohin Patër Anton Harapin prej Sarandës e deri në Shëngjin, prej Durrësit e deri në Pejë, ai ishte dy vite qeveritar Shtetëror i Qeverisë Shqiptare, derisa dha dorëheqje me ardhjen e komunistëve në pushtet. Ky liber është botuar në vitin 1963 nga shtëpia botuse “Steyer Verlag”, disa vite pasiqë kishte ndërruar jetë Baronesha Marie Amelie von Godin, dhe ka gjithsejt 207 faqe.

Veprimtaria Politike e Patër Anton Harapit

Pasi u zhbë zyrtarishtë bashkimi me Italinë atdhetarët shqiptarë hynë në veprim që sërish të shpallej Pavarsia e Shqipërisë. Patër Anton Harapi ishte krahu i djathtë i familjes së Kapidanit të Mirditës Gjon Marka Gjonit dhe tre djemve të ti Kapidan Mark Gjon Marku,Kapidan. Ndue Gjon Marku dhe Kapidan Llesh Gjon Marku. Ai pranoj që të jetë pjesë e Këshillit të lartë të Regjencës që ishte një Qeveri e Shqipërisë dhe që përbehej nga përfaqësuesit e katër komunieteve fetare. Për këtë në verën e vitin 1943 ja mbërrin ushtria gjermane e me të edhe një grup shqiptarësh nga Kosova në krye me atdhetarin Xhafër Devën. Kapidan dr Mark Gjon Marku duke e konsideruar faktin historik se gjermanët na kishin dhurue Kosovën e jo italianët, me shkue kundra tyre do të thoshte me mohue Kosovën. Më këtë bindje të thellë e te ndërgjegjshme vendos dhe shkon në Tiranë me ra në kontakt me komandën ushtarake gjermane e me të me shqyrtue probleme mjaft të nderlikueme të kohës. Atje në Tiranë është pritë me nderime dhe gjërmanet janë bindë se kishin të bëjnë më një përsonalitet politik të radhës se parë, prandaj caktuen një bashkëpunim reciprok duke i vënë në dispozicion një batalion luftëtarësh besnikë prej 350 mirditas, me kusht që mos me i përdor gjermanet në aksione të ndryshme ushtarake. Me atë batalion kapidan Mark Gjon Marku siguroi hapjen e KUVENDIT KUSHTETUES NË TIRANË në vitin 1943. Ky kuvend u hap më 23 tetor 1943 në ish-pallatin e ri Mbretëror, në rrugën Tiranë – Elbasan. Sipas rregullave të Kuvendit Kushtetues Kombëtare, në të cilën për herë të parë morën pjesë përfaqësues të zgjedhur të krahinave të ndryshme shqiptare jashtë kufinjëve të Shqipërisë, të shkëputura padrejtësisht nga shteti në vitin 1913, u zgjodh kryesia e përbërë nga Lef Nosi kryetar, kapidan dr Mark Gjon Marku nënkryetar dhe dr. Rexhep Krasniqi po ashtu nënkryetar. Me shkuarjen e Lef Nosit në Këshillin e Naltë të Rexhences, ku merrnin pjesë edhe Mehdi Frashëri, Patër Anton Harapi dhe Fuad Dibra dhe po të njejtën ditë që duhet të zgjidhej edhe atdhetari Idhomen Kosturi prej Korçës kryetar (atë e vranë pansllavisteët komunistë) ndërsa kapidan dr Mark Gjon Marku nga respekti qe kishte për Kosovën martire ja lëshoi vendin dr Rexhep Krasniqit që të bëhet Kryetar i Kuvendit Kombëtar Shqiptar.

blank
Kuvendi Kushtetues Kombëtar, i cili u sigurua nga 350 mirditas të ardhur enkas për këtë ngjarje në Tiranë, mori këto vendime:
1.Anulimi i statusit që kishte kaluar Shqipëria gjatë okupacionit italian dhe Rishpallja e Pavarsisë Shtetërore Shqiptare.
2. Anulimi i kushtetutes dhe i të gjitha ligjeve te imponuara gjatë okupacionit dhe kthimin e statusit ligjor të pavarësisë.
3. Edhe për kundër pranisë se Ushtrisë Gjermane në tokat Shqiptare u bë shpallja e Neutralitetit Shqiptar.
4. Në mbështetje të kërkesës se njëzëshme të përfaqësisë legale të tokave shqiptare, me deputetë nga të gjitha vendet e robëruara dhe në një atmosferë të një entuziazmi të papërshkruar u bë shpallja e bashkimit në një shtet shqiptar.
5.Zgjedhja e Këshillit të Naltë të Rexhencës, si autoritet shtetror suprem, të përbërë prej patrioteve më të shquar të kohës : Mehdi Frashëri, Patër Anton Harapi , Lef Nosi dhe Fuad Dibra.
Këto vendime të Kuvendit Kushtetues Kombëtar defakto e kthyen Pavarsinë e Shqipërisë. Patër Anton Harapi pranoj që të jetë në katërshën e parë por asesi nuk pranoj që të jetë kryetar i Qeverisë për faktin siç deklaronte ai se nuk i nënshkruante vendimët në vdekje për shkak të veladonit të fratit Françeskan.Është për tu vlerësuar se krahas Kapidan Mark Gjon Markut që nuk pranon ta lëshoj Shqipërinë por e vazhdon luftën antikomunsite një gjë të tillë e bënë edhe Patër Anton Harapi.
Pas humbjes së luftës Botërore nga ana e gjermanëve ata filluan tërheqjën edhe nga Shqipëria jo qe kishte ndonjë rezistencë në Shqiperi siç e kishin fallsifikuar komunistët por gjermanët tërhiqeshin për shkak të humbjes së Luftës së Dytë Botërore. Patër Antonit i afrohet nga Hermann Neubacher shumë seriozisht të largohej nga vendi ku edhe iu sigurua një vend në aeroplanin e tij, por atdhetari shqiptarë Patër Anton Harapi pasiqë e falënderoj mikun e ti përgjegjej në këtë mënyrë :“Zoti më ka thirur që të jem këtu ku jam në vendin tim, po të ishte vullnet i Zotit unë do të vdes aty ku janë detyrat e mia si prift “.
Kjo tregon se Patër Antoni më shumë e donte Shqipërinë se sa jetën e vet dhe ishte i lidhur me përkushtimin më të madh për një Shqipëri siç e kishte planifikuar Patër Anton Harapi dhe plejada e madhe e intelektualëve shqiptarë nacionalistë që kishin kryer studimet e tyre në shumë shtete të Evropës. Pas arrestimit që i bënë forcat komuniste partizane që përbeheshin nga komunsitët serb e shqiptarë më 14 shkurt të vitit 1946 At Anton Harapi së bashku me anëtarin e Këshillit te Rexhencës Lef Nosi dhe ish kryeministrin Maliq Bej Bushati u dënuan me vdekje nga Gjykata Ushtarake e Tiranës.Kjo Gjykatë që punonte me urdhërat e Beogradit drejtohej nga gjygjtari i pwrgjithshëm Irakli Bozo dhe nga prokurori Misto Treska . Dega e Gjykatës se Beogradit me seli në Tiranë i dënoi me pushkatim, dhe mbrenda të njejtës natë Patër Anton Harapi, Lef Nosi dhe Maliq Bushati u morën nga Qelia e Burgut nga skuadra e Pushkatimit dhe pasi u vranë barbarisht, u varrosën në një varr të pashënuar, në një vend te pazbuluar diku në periferi të Tiranës. Ata u lanë pa varrë siç u lanë edhe 47.300 shqiptarë anë e kënd trojeve etnike. Atdhetari që i dha çdo gjë Shqipërisë më në fund ia dha edhe jetën dhe si mori asgjë, vdiq siç vdesin atdhetarët shqiptarë duke u sakrifikuar për një Shqipëri Etnike dhe Demokratke. Shqipëria e Patër Anton Harapit është Shqiperia Evropiane por jo në kufijtë e cunguar të sotëm por Shqipëria Etnike dhe Demokratike. Këtë Shqipëri e ndërtuan Patër Antoni me shokë. Edhe sot e asaj dite është duke u zhvilluar një luftë në mes të dy rrymave politike asaj të Patër Anton Harapit për një Shqipëri etnike , demokratike dhe Evropiane dhe rrymës politike pansllaviste për një Shqipëri në gjirin e Serbisë dhe Rusisë.
E si përfundim të këtij shkrimi për njeriun eurudit autorin e “Andrres se Pretashit“ dhe shumë veprave tjera, atdhetarit që tërë jetën ia kushtoji Shqipërisë do ta përmbyllë këtë shkrim me fjalët e ti të thëna me plot krenari para gjykatës ushtarake komuniste ku thotë: “ Unë kam qenë dhe jam kundërshtari i juaj. Me qenë i lirë, gjithnjë isha angazhuar përsëri kundër jush, i kisha tubuar të tjerët që tju dëbojmë juve. Çka ju nevoiten dëshmitarët. Çka unë e kam bërë nuk e mohoj dhe nuk kam nevojë për mbrojtës.Unë e di se si ky proces do të përfundoi.Unë nuk kam frikë vdekjën dhe nuk pres ndonjë gjë tjetër nga ju. Turp dhe turp për mua do ishte mëshira e juaj, ç’nderim dhe turp është për mua hiri juaj. Unë nuk do të mbijetojë shëmbjen e Shqipërisë. Shqipërinë time të dashur, siq unë e kam planifikuar, siç unë e kam mbjellë dashurinë për atdheun. Ju jeni të korruptuar dhe të mashtruar përmes një mësimi të çmendur, që sot jeni plotësisht në shërbim të botës Sllave, që po ja bëni varrin atdheut tuaj. “

blank

Avdyl Uka mbetet flakadan i ndezur i mbrojtjes së pragut të shtëpisë- Nga OSMAN AHMETGJEKAJ

 

Në organizim të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klementi i XI Albani”, në Åkarp të Suedisë, në praninë e një numri të konsiderueshëm të dashamirëve të fjalës së shkruar, u përurua libri “ Avdyl Uka hero i dëshmuar i atdheut-2”, i autorit Hysen Ibrahimi, i cili, njëherit është edhe Kryetar i kësaj shoqate të vyer. Kjo vepër madhore e Hysen Ibrahimit është një punë shumë e rëndësishme e punuar me një kujdes rreth përmbajtjes së vetë aktit të kryer heroik si dhe të dëshmive të tjera që janë paraqitur aq bukur në këtë libër bukur voluminoz. Në të vërtetë autori bënë një përmbledhje të pjesëve më interesante të librave të botuar nga vetë personazhi i kësaj vepre, duke komunikuar në mënyrë profesionale secili rrëfim i paraqitur ndërmjet veti.
Hysen Ibrahimi është autor dhe bashkautor i 19 veprave letrare e publicistike, redaktor, recensent dhe opinionist i dhjetra veprave në mërgatë dhe troje etnike shqiptare dhe kësisoj është bërë emër i njohur për lexuesit jo vetëm në Suedi por edhe më gjerë. Avdyl Uka, hero i gjall, hero i dëshmuar, siç e quan autori dhe siç e titullon edhe veprën, Hysen Ibrahimi ia ka kushtuar dy vepra, studime, në formë të kritikës letrare, në të cilat pasqyron realisht ngjarjen e 22 qershorit të vitit 1991, që ka lënë gjurmë të pashlyer në historinë patriotike të kombit shqiptar.

Për këtë libër referuan Prof. Osman Ahmetxhekaj, poeti Remzi Basha, Prof. Rexhep Jashari dhe Rrahman Rrahmani. Fjalë miradije për këtë libër dhe për aktin patriotik të Avdyl Ukës folën edhe Prof. Dr. Muhamet Shatri, Avdi Rama, Ramadan Reshitaj, Avdyl Uka, personazh i këtij libri, dhe autori y. Hysen Ibrahimi. Referuesit e këtij libri, pos tjerash, theksuan se Avdyl Uka nuk është vetëm krenaria e Vushtrrisë por ka mbetur emër i përveçëm i patriotizmit në tërë shqiptarinë, sepse me aktin e tij heroik të vrasjes së kriminelit serb Tomasheviq shpëtoi familjen 27 anëtarëshe Uka. Kësisoj Avdyl Uka mbetët një hero i gjallë, një flakadan i ndezur i mbrojtjes së pragut të shtëpisë. Në të vërtetë. Pshka heroike e Avdyl Ukës ishte një krismë që zgjoi nga gjumi dhe ndërgjegja shumë patriotë të idealit kombëtar dhe dërgoi një mesazh të qartë se ka ardhur momenti që Kosova të filloi përgatitjet luftarake ngaqë barbarët serb kishin shtuar terrorin mbi popullatën e pafajshme shqiptare, bile edhe të hynin nëpër shtëpi shqiptare. Kështu vepruan edhe në natën e 22 qershorit të vitit 1991 në familjen Uka. Avdyli ishte i vendosur që të mos largohet nga shtëpia për shkak se nga krimineli serb Tomasheviq rrezikohej likuidimi i 27 anëtarëve familjes, që tentonte t’i tubonte në një dhomë. Avdyli nuk kishte kohë të mendoj gjatë me me plumb në kokë vrau këtë terrorist, i cili kishte hyrë befas në këtë shtëpi i armatosur me automatik. Fjalë miradije referuesit patën edhe për ish- gjyqtarin Gani Rexha nga Prekazi i Epërm, anëtar i familjes se patriotit Ahmet Delija, i cili këtë akt e kishte kualifikuar si mbrojtje të nevojshme, e cila kryhet për të zbrapsur sulmin e kundërligjshëm, përkundër asaj se prokurori serb kishte mendim tjetër se kishte tejkalim të mbrojtjes së nevojshme. Avdyli ishte liruar nga të gjitha akuzat, por për çudi pa praninë e tij në korrik të vitit 1997 ishte dëuar me gjashtë vite burg. Avdyli veç kishte ardhur në Suedi dhe kkishte fituar qendrim të përhershëm dhe ky shtet nuk i kishte marrë parasysh kërkesën e Serbisë për ta ekstraduar këtë patriot të gjallë të shqiptarisë.

Edhe folësi Ramadan Reshitaj tha se është bërë punë e mirë, e angazhuar dhe e përkushtuar me mund e sakrifica për ta bërë këtë vepër. Nuk është lehtë të shkruhen mbi 500 faqe. Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klementi i Xi Albani” vërtetë po bënë një punë të vyer, tha ndër tjera ky folës. Ndërkaq, Prof. Dr. Muhamet Shatri theksoi se ne shqiptarët nuk kemi lënë gjurmë historike edhe pse është dhënë shumë për atdheun, për kombin por fatkeqësisht diçka të shkruar për këtë histori të lavdishme të të parëve tanë ka pak diçka të shkruar. Ndërkaq, punën që po bënë shoqata e juaj po dëshmohet e kundërta. Rasti i Avdyl Ukës është i veçantë, i cili po nderon komunitetin shqiptar në Suedi, sepse raste të tilla janë të rralla dhe ato kanë pasur jehonë aq më shumë kur edhe sot jemi në luftë me Serbinë, përfundoi ai.

Avdyl Uka personazh i librit e falënderoi autorin për këtë vepër si pjesëmarrësit që ishin prezent në këtë event. Për dallim nga librat tjrë, tha ai, në këtë vepër që tash po promovohet Hysen Ibrahimi bënë një analizë dhe shkëput mendime, shprehje, opinione, mendime nga më tepër se 20 personalitete të ndryshme. U falenderua edhe autori Hysen Ibrahimi.
Për këtë trim të paepur Remzi Basha dhe Idriz Gashi, që e moderoi shkelqyeshëm këtë event, lexuan disa vjersha që i kishin shkruar dhe dedikuar Avdyl Ukës.

Për më hollësisht e keni gjirimin në këtë link në youtube:

blank

SHËMBËLLTYRË ATDHETARIE- Nga BEDRI TAHIRI

Profile atdhetarësh e luftëtarësh

 

Gjatë vizitës sime në Gjermani, dy ditë i kalova edhe në Dortmund. Isha mysafir i kolegut tim, Atdhe Geci dhe i veprimtarëve të palodhur të çështjes kombëtare: vëllezërve Ali e Bashkim Aliu dhe kushëririt të tyre, Fadil Aliu, të cilët janë ber sinonim i mërgatës shqiptare këtu në Dortmund. Bujaria dhe mikpritja e tyre më lanë përshtypje të veçantë. Ata, me të bëmat e tyre atdhetare, janë histori në vete, që është e pamundur të përmblidhet brenda këtyre rreshtash…

Rrënjë të thella atdhetarie

Bradashi (sot Bardhashi) i Besianës, është një vendbanim i tipit të dendur, i shtrirë rrëzë bjeshkëve dhe një lugine me kodra të afërta. Se është vendbanim i lashtë dëshmojnë dy kala të vjetra atypari në malet që formojnë trekëndëshin Besianë-Vushtrri-Mitrovicë: Gurët e Bardhë dhe Kërshi i Sokolit si dhe toponimet e shumta që dëshmojnë vjetërsinë, si: Kodra e Kishës, Ara e Thiut, Lugu i Thive, Përroni i Kurtit, Përroni i Gjolës, Kroni i Demës, Molla e Sokolit etj. Në dokumentet e shkruara si vendbanim përmendet në defterin kadastral të Vilajeti Vëllk të vitit 1455.
Si kudo, edhe në këtë fshat, gjatë historisë, u vendosën edhe shumë kolonë serbë e malazezë. Në anën tjetër shumë shqiptarë u detyruan të shpërngulën për në Turqi. Mirëpo, pati edhe nga ata që nuk arritën të kalojnë kufirin dhe u kthyen në tokat e veta që ua kishin zaptuar kolonët. Madje, edhe të jepnin jetën për tokën e vet. Kështu u ngjau edhe vëllezërve të një familjeje, të cilën u detyruan të luftonin pikërisht për tokën e vet, kundër kolonëve, duke vrarë dy malazezë e plagosur shumë të tjerë. Tre prej tyre mbetën të vrarë, duke luftuar, por bën të pamundurën për ta shpëtuar vëllain e tyre, Aliun.
Aliu i Rexhës ishte burrë me nam, siç i thonë një fjale. Ai kishte lidhur krushqi me burrat e fortë të Bajgorës, me trimin e paepur Ukshin Kovaçica. Kështu djali i tij, Beqa, ndoqi rrugën e mbarësisë dhe që nga rinia u dallua për trimëri, bujari e burrëri.
Edhe djali i Beqës, Tahiri, u rrit dhe u edukua në frymën e atdhetarisë. U dallua për të mirë në të gjitha epokat e historisë. Para luftës, në kohën e lëvizjeve dhe organizimeve të mëdha, përherë ishte në ballë të veprimtarive atdhetare. Ishte organizator dhe prijatar i të gjitha demonstratave dhe lëvizjeve popullore në rajonin e Llapit e përtej tij.
Edhe në jetën private, i priu fati dhe e mbara. Tahiri u martua me Xhemilen nga Dobratini (Gegaj) dhe u lindën dhjetë fëmijë: katër djem (Aliu, Afrimi, Bashkim, Jetoni) dhe gjashtë vajza (Elhemja, Minirja, Vjollca, Iliriane, Shukrija, Valmira).
Dhe, kur shpërtheu lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tahiri, pa hezitim rroku armët e lirisë dhe i doli zot atdheut. Ishte ndër eprorët më të dalluar në Zonën Operative të Shalës. Shtëpinë e tij dhe të të vëllait, Hazirit, i shndërroi në Shtab. Aty qëndronte dhe vepronte edhe komandant LEKA (Nuredin Ibishi).

blank

Babë e bir (Tahiri dhe Bashkimi) të gatshëm për tu përballë me armikun

Ali Tahir Aliu, i lindur në vitin e madh të demonstratave për shkollë e për Flamur (17.03. 1968), qysh si i ri përjetoi dhe provoi barbarinë serbe. I shtrënguar nga zezonat e kohës, detyrohet ta braktiste atdheun, që e donte aq shumë. Mirëpo, edhe pse mori rrugën e mërgimit, Kosovën dhe shqiptarinë i mbajti në gjirmë të shpirtit. Me mendje e me zemër përherë ishte aty ku kishte lindur. “Republika e Kosovës, apo thënë shkurt, Kosova-Shqipëri, është dhéu ynë, gjuha dhe dashuria jonë. Pa këtë adresë të atdheut, ne jemi të pa emër dhe mbiemër, dhe një popull i shkrirë në një populli tjetër”- i thotë shpesh xha Rrustës (Atdhe Gecit), kur kuvendojnë në lokalin e tyre mikpritës. Libri për Kosovën mua më mbeti i pashkruar dhe i papërfunduar. Demonstratat e Kosovës aso kohe qenë të përditshme, më thotë Aliu. Unë edhe kur bëj gjumë, duart i mbaj grusht, ndërsa ëndrrat e mia janë krejt epike, dhe me beteja të ashpra. Lot më bie në zemër pse s´jam në Kosovë.

blank

Në Dortmund, me z. Aliu Aliun- kryetarin e Republikës së Çamërisë

Edhe nga mërgimi nuk u ndalë së vepruari për çështjen kombëtare. Atje na duhesh më shumë, i thoshin. Kështu, luftën e Kosovës për liri e pavarësi e ndihmoi me mbi 3o mijë marka gjermane. Ndihmat e tij nuk kanë të sosur…
Aktualisht është veprimtar i dalluar në mërgatë, përkatësisht në Dortmund, afarist i shkëlqyer dhe, më kryesorja, kryetar i Republikës së Çamërisë!

Bashkim Tahir Aliu- ende pa i mbushur 18 pranverat, u radhit në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishte ndër ushtarët më të rinj në Zonën Operative të Llapit. Ore, po nuk kishte si të vepronte ndryshe, kur e gjithë familja: prindër, vëllezër, motra, xhaxhallarë e kushërinj ishin vënë në shërbim të atdheut.

blank

Me Bashkim Aliun- në Dortmund

I ati, Tahir Aliu, që në ditët e para të kryengritjes së madhe, u rreshtua me vullnetarët e Llapit, për t´i këputur prangat njëshekullore të robërisë. “Liria çmimin e ka të lartë, por ne duhet të jemi gati në çdo kohë për çdo sakrificë”- u thoshte të bijve. Dhe, vetë, ndër të parët kishte veshur uniformën e UÇK-së dhe shtëpinë e kishte shndërrua në Shtab!

blank

Bashkim Aliu- njëri nga ushtarët më të ri në ZOLL

Bashkimi është fjalëpakët, është modest, është punëtor. Më së paku flet për vete! Atij i flet puna, i flasin veprat.
“Kosovën e kam zemër. Në UÇK-ë kam hyrë me gjithë shpirt. Isha i ri, ende pa i ra brisk fytyrës. Nuk ka pasur gëzim më të madh se kur kam veshur uniformën e UÇK-së, dhe kur i fillova ushtrimet ushtarake në Potok, te lagja e Spahijave. Njëzet e katër ushtarët e parë (ende nuk kishin dalë publikisht) të fshatit tonë, patën shkuar për ushtrime në Zabërgjë. Kosova për gjithsecilin ka qenë një mësim lirie. Në Shkollën e lirisë, në fshat, shpejt u aftësuam në përdorimin e armëve, në dhënien e ndihmës së parë, në vëzhgimin e terrenit, tërheqjen e të plagosurve, dhe furnizimin me ushqim të refugjatëve. Njësiti ynë „Llapi“, nën drejtimin e komandant Arbrit, bënim vëzhgimin e terrenit. Grupi ynë përbëhej nga Bashkim Aliu, Rrahman Rashiti, Driton Hoti, Faton Hoti, Albert Gashi, Arben Visoka dhe Faruku, një luftëtarë i yni nga Shkupi. Në shtëpinë tonë aso kohe ishte një pjesë e Shtabit të UÇK-së, dhe familja e Komandant Lekës. Kam marrë pjesë edhe në Luftën e UÇPBM-së, në fshatrat e Bujanocit, dhe të maleve të Tërnovcit…”(Më gjerësisht: Atdhe Geci, Shkruaj edhe sikur të m’i vrasin duart, Lena, Prishtinë, 2021, f. 164-169)
Të tillët na duhen! Shëmbëlltyrë atdhetarie për dje, për sot e për nesër!

blank

Në bibliotekën e pasur të kolegut të nderuar, z. Atdhe Geci në Dortmund

blank

Gjeniu shqiptar, Driani mundi 449 nxënës në olimpiadën e matematikës në Gjermani

Drian Beqa është gjeniu í vogël shqiptar që jeton dhe vepron në Berlin të Gjermanisë.

Ai ka zënë vendin e parë në Olimpiadën e Matematikës nga gjenerata e tij, nga 450 nxënës sa ishin gjithsej konkurrentë të përzgjedhur në kryeqytetin gjerman.

Fillimisht ai garoi në shkollën e tij, duke dalë i pari në detyrat e matematikës, pastaj në garat komunale ko konkurrenca ishte shumë e madhe, pasi që ka shumë shkolla gjermane në Berlin. Nga të gjitha shkollat, ishin përzgjedhur 450 nxënës më të mirët, për të garuar në matematikë. Driani doli të jetë nxënësi më í mirë në këtë fushë, duke lënë pas vetes 449 nxënës.

Ai rrjedh nga një familje shqiptare, flet bukur shqip dhe e viziton Kosovën shpeshherë.syri.net

blank

Kur idealisti shëndrrohet në tregtar flamujsh- Nga Nue Oroshi

Prej nisjes se një veprimi i cili lidhet me ngjajshëmerinë e të mbeturit në mes të tokës dhe qiellit paraqet një lidhje magjike e cila asesi nuk shkëputet nga rrënja.Të shkëputësh nga rrënja do të thotë të mbesish rrënjëshkulur ku asesi nuk e dinë se nga je, kush je dhe nga vjen?Te strukësh pranë rrënjës nuk do të thotë se e ke humbur ndërgjegjjen e këputur.Humbja e ndërgjegjes paraqet një veprim i cili asesi nuk mundet të kthehej në normalitet.Ta humbësh kurajon për ta kthyer ndërgjegjen e humbur nuk është një veprim i mirë.Sot një pjesë e mirë e shqiptarëve ballafaqohen me ekzistencën e kuptimit dhe kuptimin e ekzistencës.Që të ketë ekzistenca kuptim është një veprim i cili duhet ta dërgoj përpara ndërgjegjen e humbur.Ata që e kanë humbur ndërgjegjen dhe ballafaqohen me ekzistencën e kuptimit të humbur i ngjajnë balenave të detit të cilat përkundër përpjekjeve rrallë herë e shohin tokën.E të mbetësh i lagur pa e parë tokën dhe të luftosh me ndërgjegjen e pastër për mos lidhshmerinë e ekzistencës së kuptimit mbetesh shpeshherë kalorës i fushave të bardha i cili gjatë përpjekjeve të kalorsisë prej dritëjetës shpeshherë mbetësh duke i treguar të tjerëve se rrugët shpeshherë janë ndryshe por qëllimi është i përbashkët.Ndryshimi i rrugëve për të ardhur deri të realizimi i qëllimit mvarët shpeshherë nga ideologu.E kur ideologët e humbin idealen ata shëndrrohën në tregtarë flamujsh.Shëndrrimi në tregtar flamujsh i shëndrron ata në lecka të gjuajtura të cilat shpeshherë kur kanë nevojë për pak prestigj tregojnë se edhe ata dikur kanë qenë ideolog.Por te qenët për një kohë të shkurtër ideolog dhe atdhetar e të shëndrruarit pastaj në tregtar flamujsh e vendos në një pozicion të vështirë historianin.E vendos në një pozicion të vështir për faktin se historiani kur e shkruan monografinë e politikanit ai duhet ta shkruaj atë monografi prej dritëjetës e deri në përfundimin e jetës.E gjatë këtij shkrimi nese del që një politikan vetëm për një kohë të shkurtër ka qenë ideolog kombëtar apo atdhetar dhe pastaj është shëndrruar në tregtar flamujsh që ka ndrruar ngjyrat vetëm e vetëm të bëhet milioner apo të përfitoj funksione të thata.Atëherë mund të thahet edhe kjo pendë e ngrata.Të strukësh në rrënjen e traditës dhe ta vazhdosh luftën për të mbijetuar nën hijen e pemës së kombit shqiptar ësht çmimi më i mirë për një idealist.Këtë rrugë e mbajnë pak përsonalitete në histori për faktin se është një rrugë me shumë therra  e me pak lule.


Send this to a friend