VOAL

VOAL

Rreth miteve të prejardhjes joilire të shqiptarëve – Nga Dr. Nelson R. Çabej

August 30, 2017
blank

Komentet

blank

“Me njerëzit e mi besnik, arrita ta nxjerr gruan time nga qelitë e burgut të Krujës e pasi ndenjëm tre vjet maleve, u arratisëm në SHBA Nga Dalip Greca

 

Pjesa e parë

-Historia e panjohur e familjes Qypi të Kurbinit, që jetoi 3 vjet e arratisur në male dhe humbi 9 pjesëtarë të saj, në luftën kundër komunizmit-

blank

Memorie.al / Para ca vitesh, kur në faqet e gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria” sapo kisha përfunduar shkrimin e tretë, të një cikli kushtuar një prej figurave më enigmatike të nacionalistëve antikomunistë shqiptar, profesorit Alush Leshanaku, në redaksi, telefonoi Hysen Blloshmi, i biri i njërit prej atyre që amerikanët, i hodhën në malet shqiptare, në fillim të viteve ’50-të të shekullit të kaluar, për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës, Xhevdet Blloshmit. Hyseni, më tërhoqi vëmendjen se; kishte një pasaktësi që binte në sy në atë shkrim; Alushin, pas vrasjes me pabesi, rënien në kurthin që i pat ngritur Sigurimi Shtetit me anë të një gruaje, të nesërmen, trupin e pajetë, ia vendosën tek Shkolla Pedagogjike, për të terrorizuar  qytetarët. “Ju nuk e keni përshkruar kështu”, – tha ai, nga ana tjetër e telefonit.

– E kam parë me sytë e mi, këmbënguli Hyseni, pastaj shtoi: Njoh një njeri që e ka strehuar Alushin, i ka rrëfyer shtigjet; e ka ndihmuar, kur Forcat e Ndjekjes, e plagosën; ka qenë së bashku me të në një aksion, kur pritej hedhja e pajisjeve nga ajri, ku përveç tij, ishte edhe Gjon Gjinaj, si dhe ‘Grupi i kosovarëve’ të dërguar prej Xhaferr Devës. Është histori interesante; ata u rrethuan nga forca të shumta të Sigurimit dhe në përpjekje, mbeti i vdekur komandanti kosovar, Ali Rizaj e Pashko Suma, u plagos Alushi, plagë mori edhe Gjon Gjinaj”. Historia dukej interesante dhe lamë ditën e takimit.

Së bashku me Hysenin, trokitëm një ditë vjeshte të vitit 2003, në apartamentin e Bardhok Ndreut, në Queens, i cili na tregoi historinë e mëposhtme; ç’ka la mangut Bardhoku, e plotësoi Ndrec Gjergji, një mërgimtar që ka kaluar shumë vite në Belgjikë, e tri dekada, i ka kaluar në Nju Jork.

Në gjurmët e familjes Qypi

Familja Qypi, në Mal të Bardhë të Kurbinit, është ndër familjet më të vjetra dhe më me tradita të asaj krahine. Ajo ka nxjerrë burra trima dhe të besës, që kanë bërë emër në historinë e zonës së Kurbinit dhe të Shqipërisë. Arkivat dëshmojnë se, që në kohën e sundimit Osman, fisi Qypi, është shquar për ndjenja atdhetarie dhe qëndrese. Nikollë Gegë Qypi, ka udhëhequr një kryengritje anti turke, që tronditi Portën e Lartë. Turqia, derdhi ndër ato anë, taborre të pafund me ushtarë dhe e shtypi kryengritjen, por Nikollë Gegë Qypi, nuk ra në dorë të Pashait që udhëhiqte taborret e Sulltanit; ai u ngjit maleve dhe pyjeve e mbeti rrezik për turqit. Me forcën e armëve, gjenerali turk, nuk mundi t’i bënte zap arnautët, siç i quante Porta e Lartë, por atë që nuk bënë armët, e realizoi kurthi; Pashaj, u çon fjalë që të dorëzojnë armët, se nuk do të kishin asnjë pasojë, do të ktheheshin në shtëpitë e tyre dhe ai nuk do t’u bënte asgjë të keqe. Shqiptari, lidhet prej fjalësh. Turku, u tregua i pabesë; i lidhi me hekura dhe i vuri në konop, tek Arrat e Vromit në Fushë të Milotit. Kështu, u shua një prej trimave të këtij fisi.

Prej derës Qypi, do të dilte dhe një tjetër pinjoll, që u bë i dëgjuar; ai ishte; Nikoll Ndre Bardhoku, udhëheqësi i vonshëm, që gjithsesi, ka lënë gjurmë pas në historinë e fisit. Nikollë Ndreu, ishte bashkëpunëtor i ngushtë, si për çështje bese, ashtu dhe çështje kanunore e kombëtare, i Gjin Pjetër Pervizit. Pa pjesëmarrjen e Gjin Pjetrit dhe Nikollë Ndreut, nuk mblidhej pleqnia në Kurbin.

Emrin e Nikollë Ndreut, e gjejmë edhe në ngjarjet që çuan në pavarësinë e Shqipërisë. Në ato kohë të vështira për kombin, kur sllavët në Veri dhe grekët në Jugë, përpiqeshin që të shkisnin copa të mëdha, nga trupi i Shqipërisë, atdhetarët, u përpoqën që t’i dilnin zot, çdo copëze Shqipërie. Edhe Nikollë Ndreu, qe një nga burrat, që bënë sa mundën për ditën e shënuar të Flamurit. I njohur për ndikimin e tij në zonën e Kurbinit, Nikolla, thirret nga Monsinjor Vincens Prenushi dhe zv/ kryeministri i ardhshëm i Qeverisë së Vlorës, Dom Nikoll Kaçorri në qelën e Kishës së Dilbneshtit.

Aty u fol gjatë për ditën e bekuar të Flamurit, për plakun e urtë Ismail Qemali, që kishte marrë përsipër aktin historik të pavarësisë. Pyetja ishte shtruar fare hapur: Ç’mund të bëjmë ne këtu në Kurbin? Ndërhyn Nikollë Ndreu: Do të kërkoj ndihmën e Gjin Pjetrit, të cilit i digjet zemra për Atdhe e Flamur, mezi e pret pavarësinë e vendit. Veprojnë shpejt; sajojnë një flamur, si ai i Skënderbeut, duke marrë një copë të kuqe dhe një shami të zezë, me të cilën u imitua shqiponja. E merr Nikolla këtë flamur dhe shkon tek Gjin Pjetri në Skuraj. Ky mbledh pleqësinë e Kurbinit dhe aty në kuvend, merret vendimi që Kurbini të solidarizohej me Vlorën dhe të bënte fakt të kryer, pavarësinë.

Në të njëjtën datë me Vlorën, me 28 Nëntor 1912, u mblodhën kurbinsit tek Shterporja e Simon Kokës në Milot dhe përmes të shtënave të pushkëve, lajmëruan aktin e pavarësisë dhe e festuan së bashku. Në krah të atdhetarëve, do të ishte Nikollë Ndreu edhe gjatë Kryengritjes antishqiptare të Haxhi Qamilit, të cilët do ta dënonin me vdekje për rebelizëm. Ishte kjo arsyeja që së bashku me 20 pjesëtarët e shtëpisë, Nikollë Ndreu, braktis vatrën familjare dhe shkon e vendoset në katundin Lukth të Kthellës. Vendasit i lirojnë një shtëpi. Aty qëndron në ilegalitet derisa asgjësohet Haxhi Qamili.

Si e ndanë komunistët Gjin Pjetrin, nga Nikollë Ndreu, pas vdekjes?

-“Për Gjin Pjetrin, komunistët folën dhe shkruan me respekt, ndërsa për Nikollën Ndreun, jo, përkundrazi e nxinë. Ata nuk mundën t’ia falnin atij, ndjenjën antikomuniste. Për shkak të anti komunizmit, e dënuan me burgim të përjetshëm, në vitin 1949”, – ndërhyn në bisedë Ndrecë Gjergj, i cili shton edhe një detaj: “Gjin Pjetri, sa qe gjallë nuk ndahej nga Nikollë Ndreu. Mirëpo komunizmi i ndau. Pat lënë një fotografi ky, Gjin Pjetri, ku kishte dalë së bashku me shokun e armëve, mikun e pajtimit dhe pleqnimit, Nikollën.

Komunistët e detyruan familjen e Pjetrit që edhe fotografinë, që pat lënë në kullën e vet, atje në fshatin Skuraj, ku pat dalë së bashku me Nikollën, ta përgjysmonin me gërshërë; hoqën nga fotografia Nikollën dhe lanë Gjinin, gjë që ishte njësoj sikur t’i hiqje atij një krah. Ç’them, jo jo, ishte njësoj si t’i hiqje një gjysëm zemre. Edhe sot e kësaj dite, fotografia e Gjin Pjetrit, qëndron përgjysëm, në pritje të vllamit të vet Nikollë Ndreu, i cili kur komunistët e dënuan me burgim të përjetshëm, u paska thënë: Po më vjen keq, se kam me i mbetë borxh qeverisë tuaj, pasi nuk më kanë mbetë dhe shumë vite për të shlyer dënimin, që më keni dhënë…! Po më vjen keq, se nuk jam mësue t’i mbetem kujt borxh”!

Ai do të vdiste në burgun e Tiranës. Nikollë Ndreu, u dënua edhe pse ka qenë një nga shtyllat e Krahinës. Këshilli i Naltë e ka pasë zgjedh atë këshilltar të Këshillit Krahinor të Krujës….! Kur fashistët italianë mbinë si mizat në Durrës ditën e pushtimit të Shqipërisë, shtëpia me emër e Qypve, dërgoi tri pushkë, në mbështetje të Abaz Kupit; Gjergj Nikollën, Llesh Gjok Lalën dhe Frrok Preng Ndrecën.

Bardhoku, më tregon se; Nikollë Ndreu, ka pasë pesë djem: Ndre Nikollën, Zef Nikollën, Gegë Nikollën, Gjergj Nikollën dhe Gjon Nikollën. Një ndër këta, Gjoni, ka pasë mbaruar shkollën e oficerëve, në kohën e Mbretit Zog dhe kishte fituar gradën e kapitenit, në Ushtrinë Kombëtare Shqiptare. Gjoni, u vra në vitin 1944, në Pejë të Kosovës. Ishte kohë lufte dhe trupi i të vdekurit, nuk mund të sillej pranë familjes. Një mik i familjes Qypi, Lek Tun Gjidoda, me të motrën dhe miqtë e tij, e qanë sipas zakonit dhe e varrosën në Pejë. Edhe sot e kësaj dite, nuk i dihet varri, pasi Shqipëria dhe Kosova, mbetën të ndara nga komunizmi. Nikoll Ndreu, priste për krye shëndoshë në shtëpinë Qypi, e kur e ngushëllonin për t’i dhënë zemër, ai përgjigjej: “Ia kam pasë borxh një djalë Kosovës”!

Pse dhe si u arrestua kryetari i komunës (lokalitetit) të Milotit?

Jeta u tregua e ashpër, me Nikollë Ndreun, i cili mbeti vetëm me një djalë, me Gjergjn. Kurbinsit tregojnë se; Gjergji ishte sa për njëqind djem; i mençur, trim, burrë i Kanunit, bujar, i nderuar dhe i respektuar në të gjithë krahinën e Kurbinit, i përmendur në miqësi, në familje, fjalëmbël në kuvend, fjala i zinte vend, i matur, burrë vetëm i cilësive të mira. Ndoshta të tëra këto, ishin të mjafta që komunistët, kur morën pushtetin më 1944-ën, e emëruan kryetar komune (lokaliteti) në Milot, dhe anëtar të Këshillit për Pajtimin e Gjaqeve në Kurbin.

Shtëpia Qypi, ka pasë marrëdhënie të ngushta me familjen Kupi në Krujë, që me Sajen e Sanën e Rustemit, kundër Haxhi Qamilit, me Abas Kupin, Ibrahm Kupin, e të tjerë. Kjo ishte arsyeja që Abas Kupi, me gjithë shtabin e vet, së bashku me misionin anglez; Julian Emrin, David Smailin, me ekspertët kaukazian, që ishin me ta, si dhe me krerët e ‘Ballit Kombëtar’ si; Mid’hat Frashërin, Abaz Ermenjin, përfshi edhe Fiqiri Dinen e Preng Pervizin, qëndruan më shumë se tri javë, në shtëpinë Qypi. Kur iku Abas Kupi, la tek shtëpia e madhe Qypi, shumë armatime; mitraloza të rëndë, bomba, pushkë, fishekë, duke u kërkuar besën se, këto armë, do të ruheshin aty derisa ai të kthehej. Shumë nga krerët nacionalistë, ikën me mendimin se kthimi do të ishte i shpejtë.

–“Për t’ia ruajtur amanetin komandant Abazit, së bashku me kushërinjtë e mi, materialin luftarak e fshehëm në pyll”, më tregon Bardhoku. Mirëpo komunistët me të marrë pushtetin, puna e parë që bënë, ishte çarmatimi i popullsisë, veçanërisht në zonat që s’ishin të dominuara prej tyre. Në atë kohë, kush nuk dorëzonte armët, dënohej dhe pushkatohej pa gjyq. Gjergji qe kryetar i komunës së Milotit dhe kryetar komisioni për mbledhjen e armëve, kështu që komunistët nuk mund t’ia falnin që shtëpia e tij ishte strehuese e armëve të Abas Kupit, i shpallur armik “në emër të popullit”. Një  natë me shi e erë, rrethohet shtëpia Qypi, gjenden armët e Abaz Kupit dhe menjëherë shkojnë në zyrën e komunës, ku gjendet Gjergj Nikolla dhe arrestohet. Në fillim, deshën ta pushkatonin në Milot, por duke qenë se ishte njeri me influencë të madhe, i’u ruajtën ndonjë trubullirë dhe e larguan për në  Shpal të Mirditës. Atje deshën sërish ta pushkatonin, por Bardhok Biba, nuk pranoi, duke thënë se kishte miqësi me familjen Qypi dhe ajo ishte me zë në të gjithë krahinën.

E dërgojnë në Shkodër, ku ligjin e bënte Tuk Jakova me vëllezër. As Tuku, nuk e mori atë vendim, duke relatuar lart në qeveri se; familja Qypi ishte me tradita atdhetare, se kishte luftuar kundër të gjithë pushtuesve, se kishte marrë pjesë në ngjarjet e pavarësisë dhe në ato kundër pushtimit fashist e kundër gjermanëve. Duke qenë se ajo është familje bese dhe e lidhur me Kanun, nuk e shpërdoron amanetin e mikut, nuk është në favorin tone, ta bëjmë kundër nesh, argumentoi lart udhëheqësi komunist shkodran. Në këto rrethana Tuku, arrin që ta lirojë me kusht, e ta dërgoj në shtëpi, me porosi që të mos përzihej më në luftë kundër komunizmit.

Gjergji u kthye në shtëpi, por nuk hoqi dorë nga takimet me krerët nacionalistë, që vërtiteshin nëpër male, si: Mark Gjomarkaj, Sif Merlika, Frrok Mëlyshi, Fran Miri, e të tjerë. Komunistët, ia ndjekin gjurmët dhe e arrestojnë sërish. Më pas, në familje, ka një tjetër ngatërresë që bie në sy të qeverisë; djali i Gjergjit, Prenga, ikën nga ushtria, më pas arratiset…! Ndëshkohet familja; të gjithë internohen në Berat. Pasi vritet Prenga, në vitin 1948, rikthehet familja nga internimi. Lirohet edhe Gjergji nga burgu.

Përse la shtëpinë dhe u ngjit në mal Gjergj Nikolla, vetë i gjashtë?!

Presioni dhe përndjekja prej Sigurimit, nuk iu nda familjes Qypi. Jeta u bë e padurueshme, shtëpia qe kthyer gati në një burg a, në një kamp internimi; vëzhgime të rrepta, presione, kurthe, shantazhe. Pikërisht për këto shkaqe, në vitin 1949, Gjergj Nikolla, me pesë djem të shtëpisë Qypi, braktis shtëpinë dhe ngjitet në mal, për t’mos u kthyer më aty. Krijohet kështu çeta antikomuniste, e përbërë nga pjesëtarë të një fisi:  Gjergj Nikolla, Bardhok Ndreu, Ndue Lala, Zef Gjergji, Pal Lala dhe Marka Gjoni. Masa e parë që mori Sigurimi i Shtetit, ishte internimi i pjesëtarëve të tjerë të familjes. Të gjithë ata iu nënshtruan kushteve të skëterrshme të kampit shfarosës të Tepelenës, ndërsa më i moshuari i shtëpisë Qypi, dënohet me burg të përjetshëm. Bardhok Ndreu, është i vetmi prej atyre të gjashtëve i mbetur gjallë, prandaj bisedën e bëj me të.

-Kush është Bardhok Ndreu?

Pyetjes time, ai i përgjigjet pas një heshtje, që mu duk se zgjati ca si shumë…!

–  “Këtu më thërrasin Bardhok Çupi. Është një mbiemër që më mbeti pasi kalova kufirin shqiptar dhe u hodha në Jugosllavi, së bashku me gruan, për të marrë më pas rrugën drejt Amerikës.

–  Atje më pyetën si e ke mbiemrin?

–  Qypi-u thashë.

Ata siç duket e ngatërruan “Q” me “Ç” dhe më mbeti Çupi. Ndërsa miqtë dhe shokët, më njohin si Bardhok Ndreu”.

Bardhok Ndreu, ka lindur në Malin e Bardhë të Kurbinit, më 5 maj 1915. Baba e ka lënë të vogël. Ishte vetëm 1 vjeç kur i vdiq i ati nga një aksident. Nëna, e ka rritur dhe po ajo e ka martuar. Nikoll Ndreu dhe Gjergj Nikolla, e donin Bardhokun njësoj si djemtë e tyre. Nga rinia e vet, Bardhoku, nuk veçon ndonjë ngjarje, veç martesën në moshë të vogël.

Vitet e Luftës së Dytë Botërore, i ka kaluar duke u marrë me punët e bujqësisë dhe duke u përkujdesur për bagëtitë. Qypi, ishte familje e madhe dhe qenë pjesëtarët e tjerë të familjes, që u rreshtuan në formacionet e Abaz Kupit, për të luftuar kundër pushtuesve. Megjithatë, në një farë mënyre edhe ai u përzje me luftën, sidomos kur shtabi i Abaz Kupit, së bashku me anglezët, u vendosën për më shumë se dy javë në shtëpinë e tyre.

– “Ja me këto duar i kam shërbyer Mid’hat Bej Frashërit. Vetë ia shtroja dhe ia ngrija dyshekun. Ishte fisnik burrë. I shërbeja me qejf. Abas Ermenji, ishte një çik mendjemadh, por Mid’hati, qe tepër i edukuar dhe shumë i sjellshëm. Kanë qenë në shtëpinë tonë edhe legalistët edhe ballistët”, tregon Bardhoku.

Z. Bardhok, pushteti komunist, ju kishte shpallë person të kërkuar, armik të popullit, përse ndodhi kjo, kur ju s’kishit marrë pjesë në luftë?

– “Sepse më 1949 unë kisha lënë familjen dhe qeshë ngjitë në mal me pushkë në dorë”.

Si e nxori gruan nga burgu i Krujës Bardhoku dhe si e mbajti 1 vit në mal?

-“Kam qëndrura tre vjet maleve. Besoj se jam një përjashtim në luftën e maleve. Ndoshta jam i vetmi që për një vit kam qëndruar në mal me gjiithë gruan time”, më befason këtë të fshehtë Bardhok Ndreu.

-Si ndodhi që e morët edhe gruan në mal?

Ndërhyn Ndrecë Gjergji, për ta sqaruar këtë detaj:- “Kur të gjithë pjesëtarët e shtëpisë Qypi, i nisën drejt Tepelenës, gruan e Bardhokut, Bardhën, Sigurimi e la tek i ati i saj, në Fushë-Krujë. Ky ishte një kurth, që ata patën ngritur me mendimin se, Bardhoku do të shkonte ta takonte gruan dhe ata do ta arrestonin, ose do ta vrisnin direkt, por Bardhoku nuk ra në atë kurth. Sigurimi duroi një vit, duke e mbajtur shtëpinë në vëzhgim dhe kur e pa se Bardhoku, nuk po binte në atë kurth, arrestojnë Bardhën me akuzën: Je takuar me Bardhokun dhe nuk ke lajmëruar qeverinë!

Filluan dhe për Bardhën ditët dhe netët e vështira të qelisë e torturave. Bardhokun, nuk e zinte vendi që ai rrinte i lirë majë malesh, ndërsa e shoqja dergjej në qelitë e burgut të Krujës. Pas këtij momenti, vjen aksioni për lirimin e saj nga burgu, aksion i organizuar nga Nikollë Gjergji e Bardhok Ndreu, me miqtë e tyre që kishin në Krujë. Çeta ishte në mbështetje të aksionit. Kështu, një natë dimri me shi e erë të fortë, me vetëtima e bubullima, hapet dera e qelisë dhe “njeriu i brendshëm”, nxjerr që andej Bardhën, të cilën e priste jo më larg se 100 m. i shoqi, Bardhoku me shokët e vet të Çetës.

Si ndër përralla, Bardha fluturon nga qelia në mal dhe shpëtoi kështu prej torturave të komunistëve. Qeveria jep alarmin; si kishte mundësi që, një grua të thyente derën e qelisë dhe arratisej?! Ndjekjet e Sigurimit shumfishohen. Kërkohej të kapej e gjallë, por atë e mbronte çeta. Bardhoku, i cili kishte dy vjet në mal, qëndroi edhe një vit tjetër së bashku me gruan e pastaj, kaloi kufirin dhe morën rrugën drejt Amerikës.

-Përse e latë shtëpitë dhe u ngjitët në male? Si u konfliktuat me qeverinë?

– “Hallet na ngjitën në mal. Jeta jonë u trodit që në fillim nga regjimi i komunistëve. Që në shtator 1947, jam internuar me 14 pjesëtarë të familjes, përfshirë dhe gjyshin, Nikollë Ndreu. Na dërguan në Berat. Jeta e kampeve, ende është në kujtesën time, ashtu e rëndë e plot tmerre. Arsyeja e interrnimit, ishte se një djal i Gjergjit, qe ushtar dhe iku nga ushtria. Pasojat ranë mbi të gjithë pjesëtarët e familjes, të cilët iu nënshtruan internimit.

Në kampin e Beratit gjetëm të gjiitha familjet e mëdha shqiptare të shpallura “armike”, familjet nacionaliste, që qenë shpallë humbëse të luftës, së bashku me pushtuesit edhe pse ne kishim luftuar pushtuesin me armë në dorë. Atje, gjetëm familjet: Kupi, të Blloshmeve, të Lleshanakut, të Hamit Matjanit, të Previzve, Bajraktarët, Dinet, Kaloshët, ku numërohen të gjithë…”?!

-Ç’punë bënit në Berat?

-“Punuam fushave, më pas na çuan në Kuçovë, në fushën e aviacionit, në bujqësi, në kanale, mbillnim dhe korrnim”.

– Kur ju liruan nga internimi?

-“Një amnisti mashtruese, si për t’na vënë në gjumë, na liron nga internimi në mars 1948. Por s’kaloi shumë dhe babën e Ndrec Gjergjit e arrestuan. Fati ynë dhe i atij, ndërhyri i gjithë rrethi miqsor dhe ai u lirua. Por nuk zgjati shumë dhe e kapën përsëri. ‘Përse ke ndihmuar reaksionarët’? Me këtë pyetje u arrestua. E çuan në burg në Durrës, Tiranë”.

Sigurimi i dha Zefit helm, që të helmonte Mark Pirolin

“Por prap nuk na u ndanë hallet me qeverinë. Hetuan një djalë të Gjergjit, Zefin” – vazhdon Bardhoku rrëfimin e historisë me plot të papritura të familjes Qypi…! U akuzua se kishte furnizuar me bukë komitët që donin të rrëzonin komunistët. E kapën e çuan tek Nuri Luçi, e torturuan pastaj e ftuan për bashkëpunim. I kërkojnë që të priste në besë komitët që kishte ushqyer me bukë. Për këtë qëllim i dhanë helm që të helmonte Mark Pirolin. Në të vërtetë, ai i Sigurimit, e kishte të vetin Mark Pirolin, por mbi të gjitha, kishin besë ideologjinë e komunizmit…! E merr helmin dhe nënshkruan një deklaratë, ku shkruhej e bardha mbi të zezë: Nëse për dy javë nuk helmohej ose vritej Mark Piroli, Zefi do të pushkatohej. E porositën që në shtëpi, të mos tregonte asgjë, ndryshe e priste plumbi.

Kur erdhi djali në shtëpi u tregoi njerëzve të shtëpisë, fill e për pe’ bisedën që kishte patur me ata të Sigurimit, për kushtet që i kishin vënë ata. Pasi u tregoi fill e për pe’ gjithçka, kërkoi mendim në kuvendin familjar: Ç’të bëj tani? Ç’ka të bëjmë? A të frikemi a të marrohemi?-pyetën më të moçmit. Familja, mori vendimin që të mos marrohet, pra të mos priten në besë komitët, që qenë ushqyer me bukë. Vendimi qe i formës së prerë: “Të arratisemi nga shtëpia, të shkojmë në mal, atje ku Sigurimi nuk ngjitet”!

Dolën në mal, Bardhoku, Gjergj Nikolla me djalin, Zefin, Marku, djali i axhës tjetër, kushërinjtë e Bardhokut, Ndue e Pal Lala. Pra gjashtë vetë vendosën që t’i kundërviheshin qeverisë duke u ngjitur në mal.

– Si kaloi jeta e malit?, e pyes Bardhokun.

-“Me halle të mëdha, strehë kishim qiellin, shtrojë kishim tokën. Zoti e bëri kiamet atë dimër, dëborë e madhe, acar. As bukë nuk kishim. Bazat, ç’kohë vinte, zvogloheshin. Sigurimi u xhindos. Ne kishim dalë grup i madh dhe për propagandën komuniste, ky ishte një dëm i jashtzakonshëm…! Inati i qeverisë, u zbraz mbi të pafajshmit; familja u internua sërish në Tepelenë, në kampin e vdekjes. Forcat e Sigurimit, kërkonin gjurmët e grupit armiqësor, që kishte guxuar të sfidonte shtetin.

Natë e ditë, Forcat e Ndjekjes, kërkonin nëpër male e ndër shpella, por pa arritur dot tek foleja e çetës, me 6 kundërshtarët e regjimit. Ata i ndiqnin këmba-këmbës. Në majë të Malit të Trolles, Sigurimit nuk i shkonte mendja se, njerëz normal, do të rrezikonin të jetonin në atë dëborë, me shumë shtresa e, në atë të ftohtë kallkan. Memorie.al

blank

blank

Carmel Valley Outlook (1968) Nelo Drizari, bakllava shqiptare dhe biografia për Skënderbeun me rastin e 500 vjetorit të vdekjes

Burimi : Carmel Valley Outlook, 7 shkurt 1968, faqe n°13

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Qershor 2023

“Carmel Valley Outlook” ka botuar, me 7 shkurt 1968, në faqen n°13, një shkrim për shqiptarin e shquar Nelo Drizari (studiues, gazetar, publicist, gjuhëtar dhe shkrimtar), me rastin e promovimit të biografisë së tij për Skënderbeun, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : Carmel Valley Outlook, 7 shkurt 1968, faqe n°13
Burimi : Carmel Valley Outlook, 7 shkurt 1968, faqe n°13

Znj. Louise Gorton Grigsby (në mes), nga Carmel Valley Manor, kryesoi si mikpritëse në festën e koktejit dhe bufesë së shtruar nga biografi Nelo Drizari (i dyti majtas) në shtëpinë e tij në Carmel kohët e fundit.

Znj. Grigsby i ofron mikpritësit një bakllava shqiptare për ëmbëlsirë, ndërsa vajza e saj, artistja Mary Agnes Lansdowne (majtas) vepron si ndihmës asistente.

Profesor Adalbert Fekeci (djathtas), aktualisht kryetar i Departamentit shqip në “The Defense Language School”, mori pjesë në festën ku u kremtua 500 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, një kalorës i shekullit të 15-të, biografia e të cilit nga z. Drizari sapo u shfaq në libraritë e mbarë vendit.

Burimi : Carmel Valley Outlook, 17 janar 1968, faqe n°10
Burimi : Carmel Valley Outlook, 17 janar 1968, faqe n°10
blank

Himara sipas historianit Sherif Delvina- Nga Kastriot Kotoni

Kumtesë interesante me vlera historike është ajo e studiuesit historianit Sherif Delvina me titull “HIMARA- EPIRI I ARBËVE”. Ja seç shkruan Sherif Delvina për Himarën:

Në lashtësi, Himara ndodhej në Kaoninë e Epirit e banohej nga fisi i keraunëve. Në veri Epiri kufizohej me malet Keraune( malet e Vetëtimës), e ndërsa në jug me Greqinë, në fund të Gjirit të Ambrakisë. Nga Skylaksi mësojmë se Epiri, përkatësisht Kaonia, fillon me keraunët (Skylaksi 26, 28,). Fisi i keraunëve e kishte marrë këtë emër nga malet Keraune( të vargut të Karaburun- Shëndelli- Çikë) Rripi i ngushtë i prapatokës, që nga Palasa deri në Hundësovë, me dy qendra të pajisura me kala, që ruhen edhe sot, kalaja e Himarës përmendet si kështjellë nga autori latin Gai Plini i Dytë (shek, i parë pas Krishtit) në veprën e tij “Historia e natyrës”.

Nga studimi i mjaft skeleteve të trevës kaone të kohës së lashtë dhe të mesjetës nga antropologu A. Dhima, theksohet se: në kokë qëndrojnë elementet adriatike e mesdhetare, të njohura si përcaktues në sintezë e etnosit ilir, më pas atij arbëror”. Në vitin 395, më pas Himara u përfshi në Epirin e Vjetër. Ajo përmendet në shekullin e gjashtë nga Prokopi i Çezaresë, historian, bashkëkohës i Justinianit (527-568) pas Krishtit, perandor i Bizantit. Deri në shek. E VIII Epiri i Vjetër, ku përfshihej Himara, ishte pjesë përbërëse e patriakatit romak, na bën të ditur Alain Ducelleir. Në vitin 1199, perandori i Bizantit Aleksi III Komeni, u njohu venedikasve privilegjet në krahinën e Himarës. Në vitin 1275 Karli Anzhu e përmend atë në mbretërinë e Arbërisë. Në shek.XIV princi Balsha II, zoti i Himarës, u vra më 1385 në betejën e Savrës nga turqit. Në zotërimet që trashëgoi gruaja e tij, Komita Muzaka, përshihej edhe Himara. Në regjistrin Osman të sanxhakut të Shqipërisë, të vitit 1431, përfshihej edhe Himara. Ajo është “naije” (krahinë) e përbërë nga 9 fshatra: Balasa,Vune, Belovodë, Stefanaj, Kavalarilediç, Rufani, Selcë, Shalsi dhe Kirderjani me 229 shtëpi, 23 gra të  veja dhe 22 beqare. Taksat e të dhjetav, që i paguanin këto fshatra sunduesit Osman, ishin 548 dukatë ari. Ato merreshin për një vit nga krahina e Himarës. Gjergj Aranit Komeni, vjehrri i Skënderbeut, theu në grykat e Kurveleshit ushtritë osmane. Në ushtrinë e tij bënin pjesë edhe himarjotët.

Kapedani i tyre Andon Linjerosa, u vra në betejën e 29 qershorit 1444. Kjo krahinë e vazhdoi luftën edhe pas rënies së Krujës në dorë të osmanëve, thekson Sherif Delvina. Dokumentet e vitit 1479, në disa zona malore u krijuan disa Vatra qëndrese; një ndër to ishte edhe Himara. Shumë banorë  u shpërngulën në fund të shek. XV për t’i shpëtuar hakmarrjes osmane dhe u vendosën në malësinë e Kurveleshit, ndërsa të tjerët përtej detit Jon, në Italinë Jugore ku edhe sot ruajnë me fanatizëm gjuhën shqipe. Atje himarjoti Lekë Matrënga përktheu nga italishtja dhe botoi në Romë një katekizëm në shqip. Sipas Papadakis “Historia diplomatike e çështjes së Vorio-Epirit, Athinë, 1958, himarjotët përfunduan një traktat me Portën e Lartë duke fituar venomet më 1518, qeveriseshin vetë, të mbanin armë dhe t’i paguanin haraç sulltanit. Joanis lenclavi në “Pandectae” botuar më 1587, kur na flet për luftërat e himarjotëve kundër turqve më 1572, na bën të ditur në CHR, viti 1572, f.364, se popullsia e Himarës dhe krahina e tyre janë pjesë e Arbërisë. Karakteri etnik thjesht shqiptar i kësaj krahine nuk vihet në dyshim edhe nga shumë autorë të tjerë. Në letrën që himarjotët i dërgojnë Papës më 12 korrik 577, shkruajnë: ..nga Himara, domethënë nga Epiri i Arbërve”. Ndër të tjera, i krenohen për mbretin e tyre Skënderbeun, dhe përfundojnë letrën duke kërkuar ndihmë: “Për këtë qëllim Gjikë Nikolla e Gjergj Katasi, nënshtetasit tanë, vijnë pranë Shënjtërisë suaj si përfaqësuesit tanë e kërkojnë ndihmë të ngrenë peshkopatën, dhe armë për t’u rezistuar turqve”. Në fillim të shekullit XVII në Himarë erdhën misionarë bazilianë. Shumica e tyre ishin arbëreshë. Në vitin 1630 erdhi në Himarë misionari katolik Neofit Rodino një mësues i palodhur. Një nga nxënësit e tij, që më vonë u bë prift ishte Papa Dhimitri nga Dhërmiu, nga familja Gjoleka. Neofiti përktheu në shqip katekizmin. Murgu Zef Skiroi u mësonte katekizmin edhe në sheshe publike në gjuhën greke (gjuhë e ritit), edhe në gjuhën shqipe. Ai së bashku me himarjotin tjetër Matrëngën misionarin katolik, bënë shumë për përhapjen e arsimit shqip. Shkollat e Himarës u mallkuan nga dhespoti i Janinës dhe i Delvinës”,-thotë shkrimtari ynë i shquar Petro Marko. Ndër të tjera Sherif Delvina citon edhe Likun që vizitoi Himaën në fillim të shek.XIX, i cili vë në dukje se gratë e Himarës flasin shqip, ndërsa burrat përveç shqipes dinë edhe italisht, ose greqisht. Millingeri, mjeku i Bajronit, shkruan shprehimisht se dyqind vullnetarë himarjotë, që po i shkonin në ndihmë revolucionit grek, të gjithë veshur me fustanella, nuk dinin asnjë fjalë greqisht. Më 1829 Greqia fitoi pavarsinë. Kryetari i parë i shtetit grek(1827-1831) u zgjodh Konti Jan Kapodistria,ish-ministër i Jashtëm i Rusisë. Bazë e politikës së tij shtëtërore u bë vija e arrogancës shtetërore dhe e  shtypjes së minoriteteve. Në sfondin e ideologjisë grekomadhe shqiptarët i futën si viktima e parë që duhej të flijoheshin. Që të zinin mirë themelet e Megaliidesë, u planifikua të merrej Epiri, kjo tokë etnike nga rusofili Jan Kapodistria. Për të vënë në zbatim Megaliidenë, u përpoq me mish e me shpirt edhe Spiro Miloja. Më 1829 ai kërkoi që të ngrinte flamurin e Greqisë në Himarë, pastaj në Vlorë e në tërë Shqipërinë e Jugut. Himara, sipas tij, duhej t’i merrej Turqisë dhe t’i aneksohej Greqisë. Ai s’u kthye më në Himarë. Sipas Arvantinoit, të 7 fshatrat e Himarës (Bregu i Sipërm) më 1856 kishte 3300 banorë. (P.Arvantinoi, “Kronologji e Epirit”, Athinë, 1856, volII. F.178). Në vitin 1870 gjejmë kajmekam të Turqisë në Himarë Myslim Gjolekën, të birin e Zenel Gjolekës.

Në mesin e shkurtit të vitit 1878 shovinistët grekë nisën pushtimin e Lëkurësit me andartë. Në sajë të manovrave të suksesshme të komanduara nga Myslym Gjolka, së bashku me forcat që u erdhën në ndihmë, grekët u shpartalluan. Sipas Megaliidesë, që ishte shtylla vertebrore e politikës së jashtme greke, u shpall botërisht diagnoza: “Epiri vuan nga sundimi Osman. Terapia është helenizimi i shpejtë i tij”. Me trinomin “Patriakanë-qeveri greke-shkolla greke të Hiamarës”, më kot u përpoqën të helenizojnë Himarën, sepse grekët nuk arritën ta ndryshonin substancën krejtësisht shqiptare të saj. Pas revolucionit xhonturk, nëpërmjet doktor Epaminonda Kolekës, filloi në Himarë mësimi i gjuhës shqipe. Pleqësia e Himarës mori një letër në të cilën shovinistët grekë dënonin veprimtarinë e Konom Zotos, sepse kishte lejuar përhapjen e gjuhës shqipe dhe këndimin shqip të Ungjillit. Dënohej gjithashtu veprimtaria e Naqe Konomit, Gaqo Kapore, sepse mësonin gjuhën shqipe në kundërshtim me gjuhën e zotit. Më tej shton historiani Sherif Delvina, se pas luftës së Paë Botërore, Greqia u përpoq të nxisë trazira në Himarë. Ndërsa sot e vazhdon propagandën kundër Shqipërisë lukunia vorioepiriote. Edhe sa kohë do të vazhdojë kështu?

Fshatarët e Himarës përbëhen nga farat e 7 fshatrave të Himarës. Vetëm Piluri ka të gjitha farat vendase. Ai ka 12 fara: Dhramaj, Koçaj, Kokaj, Dodëlagji, Lagjin, Todraj, Gjiklimaj, Gjinmashaj, Qesaraj, Krekaj, Majal, Çakalaj. Ndërsa në Himarë kanë ardhur këto fara: Meko nga Nivica e Kurveleshit; Karo, Zhupa, Dhima, Mihaj, Gegëfikaj nga Porgonati; Lekaj, Gjikaj, Beleri, nga Kuçi; Bollano, nga Regjina e Kurveleshit; Bodinoj nga Piqerasi; Zotaj, Totaj, Mitraj nga Vithkuqi; Konomaj nga Sopiku; Zizaj nga Pogoni e kështu me rradhë për çdo fshat. Në këtë krahinë çdo farë kishte në krye kryeplakun. Pleqtë e çdo fare prbënin pleqësinë. Ata zgjidhnin të parin e fshatit. Institucioni i besës kishte pothuajse atë përmbajtje që ka ai në Veri të Shqipërisë për mikun, mikpritjen nderin etj. Ndarjen në fara Pukëvilli e merrte si zakon të vjetër mbarëshqiptar. Vajet dasmat, këngët, çdo gjë e tillë në Himarë është shumë e afërt me atë të Labërisë: këtu përfshihet dhe qendra e Himarës. Në të gjithë folklorin e tyre nuk gjen një krijim të pajtueshëm me folklorin grek. Në veshjet e Himarës përdoren derivatet e veshjes së Labërisë. Shovinistët grekë kanë dashur të ngrenë folenë e tyre në Himarë dhe të ngatërrojnë fenë me kombësinë, por të gjithë himarjotët janë shqiptarë autoktonë dhe këtë e tregojnë në të gjithë aspektet e jetës (madje edhe në vajtimet që i kanë të njëjta me zonat e tjera të Labërisë).

Një vit më parë u nda nga jeta historiani Sherif Delvina, ai gjithnjë ka pasur busull çështjen kombëtare dhe këtë e ka shprehur kudo në media dhe në librat e tija kushtuar kombit.

blank

Refleksionet e ish-deputetit studiuesit e ambasadorit të njohur: Kur Patër Anton Harapit dhe Dom Mikel Koliqit, në nëntorin e 44 iu lutën të ikin nga Shqipëria sepse komunistët…

Nga Pjetër Pepa
Pjesa e parë
“11 dhjetor 1946 – Zbulohen “Armë në Kishë“; Sekuestrohet Kuvendi Franceskan! Arrestohen e torturohen: 1. Imzot. Frano Gjini; 2. Imzot. Nikoll Deda; 3. Patër Mati Prendushi; 4. Patër Çipirian Nikaj; 5. Patër Pal Dodaj; 6. Dom Tom Laca; 7. Dom Ndoc Sahatçija; 8. Patër Gjon Karma; 9. Dom Nikoll Shelqeti; 10. Patër Mhill Miraj; 11. Fra Zef Pllumi etj. Sigurisht, që kemi të bëjmë me një shtet diktatorial të specializuar, për të shpifur e për të ndryshuar të vërtetat, por edhe për të përzgjedhur, ndryshuar, e transformuar dokumentet. Dëshmitarët e ditëve të para të përmbysjes së diktaturës, e kanë parë me sytë e tyre, se si u dogjën Komisariatet e Policive dhe Deget e Puneve të Brendeshme, aq tabu e te paprekshme, deri ditët e mëparshme…!

Sigurisht që ata, sekretarët e shkruesit e atyre dokumenteve, zgjidhnin e ruanin, çfarë i duhej, çfarë i shërbente atyre e gjithçka komprometonte sa më shume të ndëshkuarit, për të justifikuar krimet e kryera prej tyre. Ato ruanin gjithçka që i shërbente justifikimit e diskreditimit, për “fajtorët e të pandehurit“, e asgjë nga ato që mund te komprometojë, ose të fajësojë ato vetë. Prandaj, asgjë në këtë drejtim, nuk ka rreth torturave të zhvilluara, “deponimeve“ me dhunë të marrë nga ata të gjorë të pandehur, si e çka, donin kriminelet. Ndaj, edhe këto që janë ruajtur në Arkivin e Ministrisë së Brendshme, të vetmet që mund të shfrytëzohen në ditët e sotme, nuk bëjnë përjashtim në këtë drejtim. Janë të shumtë të mbyturit ndër tortura, për të cilët nuk ka as edhe një dokument, sado të vogël.

Por, nuk ka edhe për shumë të tjerë, ndonëse janë gjykuar nga të ashtuquajturat; “Gjykata të popullit“. Ku mund të gjendet një dokument, për Dom Zef Marksen, e sa të tjerë kolegë të tij, të dënuar e më pas edhe të pushkatuar, pa as shenjën më të vogël të dosjeve e të dokumentit. Haptas në këtë drejtim, shërben edhe gjyqi i Patër Pjetër Meshkallës, për të cilën janë dëshmitarë gjithë qytetarët e qytetit të Shkodrës, se si u zhvillue e sa mjerisht, siç do ta shohim më poshtë, do të dokumentohet në këto arkiva. Tek ato, siç e kam shprehur edhe në fillim, s’ke veçse “zift për të ndotur…me zor të vërtetën”, e sa herë historiani do të përballet me to, do të psherëtij me dëshpërim: ku gjyqi, ku gënjeshtra e shpifja, e ku e vërteta?! Të pamoralët, arrijnë të dokumentojnë në dosjet e tyre, akuza materiale e morale, si e si të diskreditonin me çdo mënyrë, e me çdo kusht, Klerin Katolik, para popullit, i cili nga ana e tij, e njihte mirë moralin e persekutorëve, perversitetin e tyre, duke filluar nga më i madhi, vetë diktatori Hoxha, i cili përflitej aq shumë që në periudhën e tij të shkollës në Paris e deri tek shëmbëlltyra e tij vogël, prokurori Aranit Çela.

E, deri në mbyllje të të gjithë kësaj masakre, edhe në Parlamentin Shqiptar, ata vetë si edhe bijtë e tyre, kërkonin t’i përcillnin, gjithë ato krime, vetëm me një amnisti, pra ”falje… të pështirë”, e jo pafajësi të tyre! Natyrisht, përballë të vërtetës, Kisha Katolike nuk është trembur asnjëherë e s’kishte pse të trembej edhe këtë radhë. Ajo nuk trembet sepse edhe vetë apostujt e Krishtit ishin njerëz si gjithë të tjerët, që pranuan e u penduan për dobësitë, gabimet e fajet e tyre. Shën Pali, Shën Pjetri, Shën Maria Magdalene, Shën Dizma etj., janë shembuj domethënës në këtë drejtim. Por kur të pamoralët, nën torturat psikologjike e fizike, vrasin për politikë dhe kërkojnë të gjejnë e të veshin edhe defekte morale, tek ata që janë shenjtër të vërtetë, në raport me moralin e tyre të fëlliqur, kjo kalon çdo cak.

E, me një rast të tillë, kemi të bëjmë edhe tashti. Diviza e përjetshme e Klerit, ka qenë: “Për Fe e Atdhe”. Gjithmonë ai ka kryer misionin e tij, për t’i shërbyer popullit e për të qenë pranë tij, në shqetësimet e jetës materiale e shpirtërore. Mospërzierja në politikë, ka qenë rruga e tij e përjetshme, por kur fatet e kombit, kanë qenë në rrezik, kur rreziku për popullin e tij ka qenë evident, ai është detyruar të marrë pjesë aktivisht edhe në këtë drejtim. Pranë flamurit shqiptar, para interesave të atdheut, qenë gjithnjë, duke sakrifikuar gjithçka e pse jo edhe jetën, që nga Bogdani, Kaçorri, Bumçi, Prennushi, Doda e sa e sa të tjerë. Por njerëzit në pushtet kërkuan ta shtyjnë këtë shumë më tej.

Shtypi dhe propaganda, nuk diti ku e si të ndalet, me të vetmin qëllim, të asgjësojë sa më shpejt, gjithë Klerin Katolik Shqiptar. U gjetën çuditërisht armë, në kishat shqiptare, në Shkodër po e po, por edhe në Mirditë edhe në Rubik e ku jo tjetër. Madje edhe nëpër shtetet e tjera të Evropës, siç do ta shohim më poshtë, u aplikua i njëjti skenar; ose të thuash, që andej erdhi. Sekuestrohet e kthehet në hetuesi e burg, vetë Kuvendi. Pra, tashti, ndonëse kaq shpejt mbas dy vjetëve, vjen radha e Françeskanëve. Përzierja e Patër Gjon Shllakut, me radhën e parë, me jezuitët, mjerisht ishte fatkeqësi e “rastësi” për të. Kishte vlera të posaçme, ishte të thuash “ideologu“ e filozofi që zëvendësonte me dinjitet Patër Anton Harapin, e për më tepër edhe në moshë fare të re.

Porosia e ambasadorit jugosllav, duhej plotësuar menjëherë, ndaj ai duhej të shkonte me përparësi, e futej ashtu kot me Urdhrin e Jezuitëve, që do të eliminohej i pari, duke pasur shumicën të huaj, italianë. Duhej bërë sa më parë, izolimi me botën jashtë, për të filluar mirë e me sistem, shtypjen e reprezaljen brenda, pa marrë vesh njeri. Ata ishin thuajse shumica italianë, mbanin lidhje me Perëndimin, lidhje këto që duheshin prerë shpejt e përfundimisht se ndryshe si do të mund të bëhej gjithë ajo masakër që ishte në plan të bëhej. Ata madje, kishin përgatitje të mirë teorike e praktike kundër komunizmit dhe kishin dhënë prova në këtë drejtim. Por tashti, ajo ishte kryer, qysh me atë, goditjen e parë të madhe; zbulimin e organizatave terroriste.

Tashti e kishte radhën tjetra: goditja e dytë e madhe me emrin ndjellakeq të “Armëve në Kishë”, e cila mjerisht do të ketë edhe më shumë viktima, të thuash të gjitha ata që kanë mbetur më shumë vlerë. Janë shumë ata që do të shkojnë drejt për drejtë me ngjarjen dhe gjyqin, por do të jetë edhe më i madh numri i të tjerëve që do të shkojnë si pasoje “e dijes apo mos denoncimit; fshehjes apo mos pranimit“, Sa e sa të tjera “zbulime“ të mëvonshme lidhur me to, që mjerisht do të kemi mundësinë t’i paraqesim në vazhdim. Tashti, goditja e dytë ose drama e dytë, siç e kemi quajtur, do të paraqesë dy akte sepse, mbas viktimave të para, klerikëve të nderuar që pushkatohen “për armët në kishë”, shpejt do t’i vinte radha e burgimit e të pushkatimit edhe të vetë atyre që e kishin zbatuar skenarin e famshëm dhe i kishin futur këto armë në Kishën e Françeskanëve në Gjuhadol.

Ata ishin të rinj dhe u ishte premtuar e ata kishin besuar se kështu do të bënin karrierë, por nuk e kishin menduar se më pas duheshin zhdukur provat e gjurmët e këtij krimi, ndaj edhe ata duheshin eliminuar. Pra, le të ndalemi në veçanti tek kjo ngjarje, që është vërtetë goditja e dytë edhe më e fuqishme që diktatura i jepte Klerit Katolik Shqiptar. Në fakt ka ndodhur edhe me të tjerë intelektuale e nacionaliste; ka ndodhur edhe në vendet e tjera jashtë Shqipërie. Ka ndodhur pothuajse në të gjitha diktaturat. Ndodhte edhe tashti në Shqipëri. Këtu, i gjithë Kleri katolik u asgjësua, nëpërmes pothuajse 4-5 skenarësh kryesore.

E kemi lexuar diku më lart, tek familja e D. Zef Oroshit, se si i ati strehoi vrasësin e të birit. Se ndërsa tjerët e kërkonin atë nëpër krahinë, vijnë edhe e gjejnë atë, tek dhoma tjetër, ndërsa në njërën prej tyre ishte vendosur kufoma që i bëhesh vaji dhe nderimi përkatëse. E ndërsa ceremonia zhvillohej andej, në dhomën tjetër këtej, në krye të oxhakut, plaku i ofronte cigare e kafe vrasësit të birit që i kishte rënë mik në derë pa ditur se ku e si ka trokitur. Ja pra norma e Kanunit që përbuzet aq shumë e aq padrejtësisht. Ja ligji që ne vepronte maleve tona, për të cilin ishim dhe jemi krenar. Por tashti menjëherë një normë e tillë kthehej për pushtetin komunist në krim. Pra, cilido duhej të nxirrte nga shtëpia, mos të pranonte, mikun e tij, bashkatdhetarin e tij, bashkëkrahinësin e tij, bashkë-shokun e tij të idealit e të fesë, sepse ishte i arratisur, sepse kishte dalë në mal për t’i dalë Zot Shqipërisë, popullit të vet, që mos të pësonte atë që pësoi përgjatë 50 vjetëve.

E këtë, duhet ta bënte edhe prifti e frati. Edhe ai, po pranoi një të tillë të “zgjebosur“ apo siç quhej, të arratisur, duhej ta dorëzonte, ta padiste. Madje të tregonte edhe të gjitha që ai ja thoshte në rrëfim. Dhe në se nuk e bënte këtë kthehej në kriminel, që kishte bërë krim të madh, kundër popullit e pushtetit. Ja pra, skenari i parë që do të përfshinte një grup jo të vogël klerikësh. Fjala e lirë, dëshira e votës së lirë, pluralizmi dhe demokracia, diçka normale për botën tjetër, ishte këtu skenari i dytë, që përfshihej në “Organizata terroriste“. Vrasja e njerëzve të veçantë, e njerëzve të ashtuquajtur të Pushtetit, nga armiqtë e tyre privatë, e pse jo edhe nga vetë pushteti, për të organizuar skenarë të mëtejshme, për t’i nxjerrë dhe ata si diversantë të “besueshëm“ që të bien tjerët viktimë në besueshmërinë ndaj tyre, ka ngrënë gjithashtu kokat e mjaft klerikëve tjerë.

“Përmbysja pushtetit me dhunë“, qoftë kjo edhe për një fjalë të vetme, një takim të vetëm privat, një mbledhje kryer për krejt tjetër qëllim, pra që bëhej e vërtetë, vetëm se fjala është dhunë, ajo që lejohej gjithkah e gjithkund, përveç atyre vendeve ku sundonin diktaturat, përbënte skenarin tjetër, le të themi të fundit, sepse nuk ka nevoje për më shumë. Me këtë skenar janë asgjësuar pothuajse shumica e tyre. E gjitha kjo i atribuohej Vatikanit, si inspirues, armik i betuar i popullit e Lirisë. Të gjithë etiketoheshin agjentë të Vatikanit. Ndaj fillonte që me kërkimet në biografi, ku e si ka studiuar; pse dhe si e ka pritur fashizmin, nazizmin. E, për ardhjen e tyre në Shqipëri, masakrohej e dënohej edhe Dom Anton Muzaj me shokë, që ishin vetëm 27 vjeç e nuk kishin as edhe një vit që kishin ardhur nga shkolla, nga Italia. Masakroheshin e torturoheshin, vriteshin e mbyteshin ndër tortura, ata që kishin dhënë shembuj të gjallë vetëmohimi, nderi e sakrifice gjatë jetës së tyre. “Kalben njerëzit e ndershëm atje ku lartësohen kriminelët”, – thoshte shqiptari i madh, Sami Frashri, në një nga librat e tij.

Kjo, po ndodhte këtë radhë, edhe në Shqipëri. Merita e Klerit është e dukshme, për atë që don të shohë por natyrisht; “nuk ka të verbër më të madh se ai që nuk don të shohë…”! Historikisht, Kleri Katolik Shqiptar, ka qenë i shpërndarë deri ndër skutat më të thella e më të rrezikshme të atdheut, kudo ku pati shqiptare e të krishterë. Merita e tij, që tashmë e dinë të gjithë, që se punoi për shqiptarët në Shqipëri, pa u larguar asnjëherë e pa iu shmangur vështirësive ekonomike, kushteve të rënda të jetës e, sidomos persekucionit, që nuk iu nda pothuajse gjithnjë gjatë gjithë qenies së tij. Ai nuk mendoi e punoi tue qenë nëpunës i lartë i Sulltanit si patriotët: diplomati Ismail Qemali a, politikani Pashko Vasa, por ktheu në Mirditë, si Abat Doçi, luftëtar i lirisë, apo në Lurë, si Dom Nikoll Kacorri, luftëtari i Pavarësisë, ktheu në Kallmet të Lezhës, si Imzot Luigj Bumçi, luftëtari për tërësinë e tokës shqiptare.

As nuk shkroi në qytetet apo kryeqytetet e huaja, si: Frashëriotët, Çajupi, Filip Shiroka, Asdreni etj., por në fshatrat e atdheut, si: Dom Ndoc Nikaj, Imzot Vincenc Prennushi, Patër Marin Sirdani, Patër Bernardin Palaj, e të tjerët me radhë. As nuk shijoi jetën e Amerikës, si: Konica e Noli, por punoi në Kukël, si Mjeda e, në Troshan si Fishta. Ai buroi nga malet e fushat shqiptare dhe, si u diplomua në qendrat më të kulturuara të Evropës, kthej sërish atje, në thellësitë e maleve, luginat e shpellat, ku pati njerëz e shqiptar për të ndriçuar mendjet, për të zbutur zemrat e tyre e për t’i pajisur me dinjitetin e duhur si pjesë e Evropës. Ai trajtoi kulturën evropiane, u bë urë lidhëse e Shqipërisë me Evropën, pati miq e bashkëpunoi me Perëndimin, bëri të gjitha përpjekjet që Shqipëria e shqiptarët të ishin gjithmonë pjesë e perëndimit dhe Evropës, luftoi si askush tjetër orientalizmin në të menduar e të vepruar dhe shpesh e pësoi rëndë e pikërisht e vetëm për këtë.

Megjithatë, gjithnjë “frangar non flectar”,- u thye copë copë, por nuk u përkul para asnjë persekutimi e mundimi, qoftë edhe ky i fundit komunist. Shembujt në këtë drejtim, janë të shumta. Le të kujtojmë për pak çaste, vetëm disa prej tyre: I sollën makinën te shtëpia, për të ikur Dom Mikel Koliqit, ndërsa iknin të tjerët, me gjithë vëllain e tij, Ernest Koliqin, por: “Unë jam bari shpirtrash e, bariu nuk e len kurrë grigjën e vet“, që përgjigja e tij. Ishte në Gjermani në verën e vitit 1944, Patër Anton Harapi, i vetmi regjent në botë, me sandale e këmbët zbathur dhe e kishte fare të lehtë, të rrinte andej, por kthej. Edhe gjermanët i propozuan ta merrnin me vete, duke e ditur fare mirë, se çfarë do ta gjente. Madje edhe kolegu i tij, Sulço Begu, i propozon ta marrë tek të vetët, në Podgoricë, edhe malësorët deshën ta përcillnin andej jashtë, por jo; – “…dua që eshtrat e mija, të pushojnë në atë tokë, për të cilën u përpoqa e punova gjithë jetën”- është përgjigja e tij.

“Do të shoqërosh Delegatin apostolik, Leoni Nigris në Romë dhe mund të rrish edhe vetë atje”, është propozimi që i bëjnë Dom Tom Laces. Por; “jo”, është edhe përgjigja e tij: ”Do të kryej detyrën e, do të kthej aty ku kam grigjën time…të krishterët e mi”! E paralajmërojnë se, do të arrestohej e do të masakrohej, Patër Gjon Shllakun, ndaj të merrte masat për të shpëtuar, por “jo”: “Të lusim Zotin që, të na japë forcë e zemër, që të durojmë provat e vështira që do të kalojmë…“, është përgjigja e tij. E njëjta ftesë, për shpëtim i bëhet Monsinjor Frano Gjinit, nga mirditorët e arratisur, që e donin dhe e nderonin kaq shumë e, mundësitë ishin fare të lehta; por “jo”…”S’kam kujt t’ja lë besimtarët dhe Kishën e Shën Lleshdrit” është përgjigja e vetme.

E rastet e tilla, s’kanë fund për të treguar, jo se nuk mundën, as se nuk e ditën, por se nuk deshtën, ose më sakt të thuash, deshën vetë, me ndërgjegje të pastër e të plotë, të rezistonin provat e vështira që i afroheshin, në këmbim të idealit e besimit të tyre, rrugës që ata me ndërgjegje të plotë, kishin zgjedhur. ”A kam fat me dekë martir“ – ishte thirrja e të gjithëve. ”Ku do ta kisha atë fat, që të më gozhdojë në kryq, ashtu siç është gozhduar dhe ka vdekur mësuesi im. E ti më shumë, a mund të bëjë”? do t’i përgjigjej Patër Pjetër Meshkalla, hetuesit që e kishte torturuar dhe habitej me qetësinë tij. E pra, pikërisht këta, do të ishin “tradhtarët e atdheut e armiqtë më të rrezikshëm të shqiptarëve”, në diktaturën e sapo nisur komuniste.

Këta do të ishin “agjentët e të gjitha agjenturave të huaja“, këta “bashkëpunëtorët e ndihmësit, këta varrmihësit e Shqipërisë”; këta “shfrytëzuesit e grabitësit“, e pasurisë së popullit”, këta “jezuitët”, “cinikët”, “veladon-zezët”, “korbat kobndjellëse“ të fateve të “Shqipërisë së lumtur e, të begatë komuniste”. Dhe, duke i akuzuar kështu, pikërisht këta ishin ata që më shembullin, veprën dhe jetën, vdekjen e tyre, u mësonin shqiptarëve idealet, për të cilat ja vlen të flijohet jeta, për “Fe e Atdhe“; ja vlente të falej gjithçka, të durohej gjithçka, të pësohej gjithçka: “Durojeni e faleni njeri tjetrin; I falim edhe kriminelët, që na kanë munduar…edhe ata që do të shtien mbi trupat tonë…edhe ata…edhe ata…deri në fund…”! Për të mirën e Shqipërisë e të shqiptarëve, siç i ka dashur e i ka falur edhe vetë mësuesi i tyre, që në frymëmarrjen e fundit në kryq, do të thoshte “Fali o Zot se nuk dinë çfarë bëjnë”. Ja pra, këtë radhë kemi të bëjmë pikërisht me këtë skenarin më të rrezikshëm e me dëmsjellës; atë të “Armëve në Kishë”.

Le t’i referohemi për pak librit “Dosja e Diktaturës“. Vëreni se si zhvillohej propaganda e radiove dhe e shtypit të atyre ditëve: “Armët e shumta dhe të llojeve të ndryshme që u gjetën të fshehura në Seminar, Kuvend e institucione tjera, pohon provinciali françeskan, Mati Prendushi, ne i ruanim me shumë kujdes. Depot me armë, një pjesë të pushkëve, të mitralozave, të bombave dhe mortajave dhe municionin përkatës, ne i patëm marrë nga ushtria italiane…”! “Altari i Zemrës së Krishtit, në ish Kishën Françeskane Shkodër, ku sipër dhe në fund të tij, janë fshehur armë lufte (fishekë, mitraloza e bomba), për t’u përdorur kundër pushtetit popullor…”! “Në altarin e Shën Ndout, në Kishën Françeskane u gjetën armë brezi.

Disa ditë më vonë edhe në Kishën e Madhe në Shkodër u gjetën armë lufte të markës gjermane dhe arka me municion…”. “Me 16 dhjetor 1946 seksioni i sigurimit të shtetit zbuloi në Abacinë e Mirditës brenda në Kishe e në Qelë armë e materiale të tjera komprometuese…”. “Vendi ku më 1946 u zbuluan me shumicë armë lufte, pushkë, bomba, mitraloza të fshehura nga klerikët në Argjipeshkvinë e Shkodrës…”! “Prifti Donat Kurti, mbasi ka prishur murin e dhomës së tij, tregon vendin ku gjendej depoja e armëve të fshehura që Kleri Katolik, kishte marrë nga gjermanët” (Rakip Beqja, libri “Roli reaksionar i Klerik Katolik, material nga gazetat e kohës, etj.)

Mbas gjithë kësaj propaganda, ja tashti prologu i saj: S’kishin kaluar as edhe dy vjet, nga nëntori i tretë, nga “çlirimi” i tretë, e nga shpresa e tretë, kur mjerisht Shqipëria, fillonte sërish robërinë. Sapo fillonte diktatura e, formohej arkipelagu i burgjeve dhe i kampeve komuniste, sapo fillonte të formohej Sigurimi, që fshehtas dhe haptas, do të endte krimet. Po lëshoheshin anatemat, mbi bijtë e Shqipërisë, e një ndër të parat, po binte mbi një Urdhër fetar. Ishte Urdhri i Shën Françeskut, Shenjtit të Paqes që u pagëzua në Assisi, më 1182-in, e që gjatë gjithë jetës së tij, përhapi vetëm besim e shpresë dhe hapi vetëm rrugët e paqes. Gjithë jetën i varfër dhe i përvuajtur, u varros me dëshirën e tij, jashtë Assisit, sepse desh të jetë, për të gjithë dhe i të gjithëve. E me vdekjen e tij, nisi udhën një ndër Urdhrat fetar, më të fuqishëm.

“O Zot, më bën vegël të paqes sate/ Ku është mëria, të sjellë dashurinë,/ ku është fyerja, të sjellë faljen,/ ku është mashtrimi, të sjellë të vërtetën,/ ku është dyshimi, të sjellë besimin,/ ku është dëshpërimi, të sjellë shpresën,/ ku është terri, të sjellë dritën,/ ku është pikëllimi, të sjellë gëzimin”. Kjo ishte lutja, kjo ishte diviza, ky ishte qëllimi dhe synimi i Urdhrit, të atyre që u shpërndanë në të gjithë botën. Pra: gjithçka për të tjerët e asgjë për vete. Me këtë lutje të themeluesit të Urdhrit, u vendosën françeskanët edhe në trevat shqiptare, shtatë shekuj më parë. Me këtë divizë, në mendje e në zemër, jetuan e punuan ata për Fè e Atdhe, dhe aty ku ishte varfëria e mjerimi, aty ishin ata me ngushëllimin e ndihmën e tyre. Që nga fillimi, e deri në ditët tona, Ata vazhduan traditën e përpjekjeve, për zgjimin e çlirimin kombëtar, duke u gjetur gjithnjë në ballë e, duke sjellur dritë e shpresë, në netët e gjata e të errëta të pushtimit, që fatkeqësisht Shqipërisë nuk ju ndanë kurrë.

E, për çudinë e dhimbshme, ata që u flijuan më shumë e dhanë më shumë, ata edhe u sulmuan deri në asgjësim si asnjë tjetër. Sa më shumë dhanë dije, kulturë e dritë, aq më tepër u quajtën prapambetje e errësirë. Sa më shumë dhanë martirë aq më tepër u quajtën tradhtar. Sa më shumë pajtuan gjaqe, aq më tepër u quajtën gjakësorë. Sa më shumë thanë e mbrojtën të vërtetën, aq më tepër u quajtën mashtrues, e gënjeshtarë. E kjo fatkeqësisht, do të arrinte kulmin, pikërisht në shekullin XX-të. Diktatura komuniste, me tellallët e saj, politikanë e shkrimtarë, ideologë e gjykatës, prokurorë e artistë, do t’i baltoste deri në përdhosje, duke i identifikuar me tradhtinë e reaksionin, me agjenturën e mashtrimin, me intrigën e imoralitetin e, duke ia nënshtruar një holokausti, që për përmasat e egërsisë, do të mbetej unikal, në gjithë historinë shqiptare, e pse jo ndoshta edhe në atë botërore.

S’është prandaj për t’u çuditur në se brezat e rinj, në mungesë të informacionit të vërtetë, të hallakaten në imazhe të gabuara, që padyshim historia do t’i korrigjojë, e do t’i çojë, në vendin e vet. Por deri atëherë, cilido që të shkruajë duhet të pasqyrojë, diçka mbi atë të vërtetë, sepse, duke vënë një gur mbi atë themel, do të vejë një gur, mbi të ardhmen e kombit. Sot, jemi ende në ujëra të turbullta e, duhet ta pranojmë se historinë, e kemi rrënuar ne vetë, e s’ka pse t’ia vëmë fajin të tjerëve. Është prandaj rasti, të bëjmë pa asnjë ekuivok, pyetjen: A ka qenë antikombëtar e reaksionar Kleri Katolik Shqiptar? Mundimet dhe vdekja ndër kombe e shtete, krijojnë monumente të pavdekshme, pse më të tillë kundërshti, është e ndërtuar kjo botë. Lumturia në mjerim, madhështia në dhimbje, jeta në vdekje, sjellin heronj që qëndrojnë si kryevepra të pavdekshme.

Në vërtetim të kësaj, që në shekujt e parë, me kokën nën shpatë dhe gjakun deri në gjunjë, prelatët e Kishës, punuan dhe studiuan duke pasuruar me dinjitet fenë, së cilës ata i shërbyen. Edhe kur nga Veriu, nuk i qëndronte dot njeri sulmit të barbarëve, kur Hunët e Vizigotët, kishin futur botën nën thonjtë e injorancës, Kisha ikte ndër shkretëtira, fshihej në thellësitë e pyjeve dhe aty në vetmi, ndër ato kasolle të murgarëve të veshur keq, të ushqyer keq, pa i detyruar askush, ajo studionte e mbarte thesare, te përparimit botëror. Hiqi botës së qytetëruar, kontributin që dha Krishterimi në ide, ligje e zakone, në dituri e art, në familje e shoqëri, moral dhe material e, do të shohësh se kultura modern, varfërohet shumë. Po në Shqipëri? Le t’i referohemi “ad fontes”, historisë dhe fakteve, për të evidentuar diçka mbi këtë të vërtetë, aq të nëpërkëmbur, nga historia e përmbystë komuniste.

Do të shohim nga faktet se, që në vitin 53, para se të shkonte për të përhapur krishterimin në Romë, Shën Pali, do të ndalej në Durrës. Pra Shqipëria do të ishte e krishterë, para shteteve të tjera të Europës e, për ta dëshmuar atë do të fillonin që në shekullin e pare, salvimet e vrasjet, dëshmorët e martirët e fesë. “Shpesh, mbyllem në bibliotekën time, shkruan Ali Podrimja, aty në një kënd të errët, kujtoj një kishë atje në Majnë dhe qiriun që kisha ndezur, pas një udhëtim të gjatë që kisha bërë, për t’u takuar me Shën Albanin nga Iliria, i cili që në shekullin III-të, viti 286, në hapësirën Gjermane, kishte përhapur kristianizmin, e Kisha Gjermane, e kishte shpallur shejt…! Ndërsa gjatë një vere të nxehtë, në njërën nga bibliotekat e shumta të Vatikanit, shfletoja me kujdes Biblën, përkthimin e së cilës, e kishte bërë Shën Jeronimi, Ilir nga Dalmatet, që në shekullin IV-të.

Dhe kur dilja nga biblioteka, korridoreve të pafund, më bëhej sikur dëgjoja zërin e Papës Shqiptar, Klementi XI dhe nuk di a mund të harrojë Europa, edhe Nënën Terezë, nga kohët moderne”. Me këto shembuj, që nxjerrin në pah Ilirinë e dikurshme, e Shqipërinë e sotme, zoti Podrimja don të sjellë një mesazh: “Është shumë krishtërimi për Shqipërinë, e me një krenari të ligjshme, e ballafaqon atë me cilindo popull të Ballkanit. “In Hoc Signo Vinces”, pra, me këtë shenjë do të fitosh, është shenja e mistershme që Kostandini i madh do të shihte gjatë betejës tek Ura e Milvit, pranë Romës, viti 312, që e bëri të fitojë e të reformojë më pas Perandorinë, të luftojë skizmat e përçarjet e, të bashkojë provincat…! Ndoshta, edhe që këtu mund të fillojë krenaria shqiptare, përderisa edhe ky simbol qenka shqiptar. (A. Plasari – ‘Vija e Teodosit rishfaqet’. 1992 f.58). Evropa duhet të kujtojë me respekt, aleancën Katolike me Skënderbeun, që ju bë ledh Perandorisë së tmerrshme të kohës së sulltanëve, që ishin zotuar të ngulnin gjysmëhënën mbi Shën Sofinë e Stambollit e të tagjisnin kuajt në Oborrin e Shën Pjetrit në Romë. /Memorie.al/

blank

Parathënia e librit “Shteti i dështuar – udhëzues për çarjen e Rusisë” nga Janusz Bugajski

(E përktheu: Ridvan Bunjaku)

Që nga përfundimi i draftit të hershëm të këtij libri në janar 2022, Kremlini u përpoq t’i arrinte disa objektiva përmes pushtimit të zgjeruar të Ukrainës. Ai synonte ta zëvendësonte qeverinë në Kiev me një regjim pro-Moskovit, ta siguronte neutralitetin e përhershëm ndërkombëtar të Ukrainës dhe ta demonstronte aftësinë ushtarake të Rusisë në mënyrë që të ndalonte çdo zgjerim të mëtejshëm të NATO-s. Ai gjithashtu kërkoi ta përfundonte zhvillimin e Ukrainës si model i qëndrueshëm për shtetësi të suksesshme, demokraci pluraliste dhe rritje ekonomike. Brenda vendit, Presidenti Vladimir Putin u përpoq ta çimentonte trashëgiminë e tij si një “mbledhës” i tokave ruse dhe rindërtues i perandorisë, pasi mandati i tij në detyrë pas vitit 2024 mbeti i pasigurt. Dhe me kushtet ekonomike në Rusi që tashmë kanë stagnuar mes frikës zyrtare në rritje të trazirave publike, një luftë e suksesshme kundër Ukrainës kishte për qëllim ta mobilizonte mbështetjen për regjimin, pavarësisht nga kushtet ekonomike. Frika e Rusisë nga dështimi i shtetit ishte faktor kyç që e bindi Kremlinin ta nisë një pushtim në shkallë të plotë dhe të përpiqet ta përsërisë konsensusin e Krimesë. Zgjerimi i jashtëm kishte për qëllim ta maskonte çarjen e brendshme në rritje.

Në një nivel më të thellë, të zbuluar në fjalimet e ashpra false historike të Putinit në prag të pushtimit, Moska e sheh Ukrainën si kërcënim ekzistencial për Rusinë. Pushtimi nuk ishte thjesht çështje e kapjes së territorit të Ukrainës, kontrollit të qeverisë së saj dhe vendim-marrjes për aleancat e saj ndërkombëtare. U bë një luftë për diçka shumë më të thellë – identitetin dhe historinë. Pjesa më e madhe e historisë dhe identitetit të Ukrainës është shtrembëruar ose përvetësuar nga Moska, dhe ringjallja e Ukrainës i ka ekspozuar themelet e brishta të shtetit rus. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës u bë një përpjekje e dëshpëruar për ta shpëtuar historinë e saj të brishtë dhe identitetin e ngatërruar multietnik dhe perandorak. Në mënyrë paradoksale, identiteti i Rusisë është vënë në pikëpyetje më tej nga lufta kundër Ukrainës, e cila e ka forcuar solidaritetin ukrainas dhe i ka larguar më tej ukrainasit nga rusët. Ky akt flagrant agresioni e nënvizoi gjithashtu imperativin e dekolonizimit për t’i rikthyer brezat e shtypjes shtetërore dhe të rusifikimit të kombeve indigjene brenda Federatës Ruse.

Në nivel ndërkombëtar, statusi i vetë Rusisë mund të ketë nevojë të rishqyrtohet në çdo zgjidhje të pasluftës, duke e përfshirë heqjen e mundshme të vendimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1991 për ta njohur Federatën Ruse si “shtetin pasardhës” të Bashkimit Sovjetik. Sanksionet dhe izolimi i gjerë ndërkombëtar ka të ngjarë të mbahen derisa forcat ushtarake të Rusisë ta evakuojnë Ukrainën dhe do të kenë pasoja të rënda afatgjata për aftësitë ushtarake, performancën ekonomike dhe stabilitetin politik të Rusisë. Më e rëndësishmja, Evropa po largohet nga varësia nga nafta dhe gazi natyror rus dhe po gjen burime alternative të energjisë, pavarësisht nga sanksionet e saj ndaj Rusisë.

Moska llogariti keqas se forcat e armatosura të Ukrainës do të shpërbëheshin shpejt dhe se përgjigja perëndimore do të ishte e dobët dhe përçarëse. Pavarësisht humbjeve të konsiderueshme të trupave dhe pajisjeve, Kremlini nuk i pranon dobësitë e tij dhe Putini mund të përdorë ende rezerva të konsiderueshme ushtarake në një luftë afatgjatë, ndërsa i pluhuros qytetet në Donbas për t’i dëbuar mbrojtësit ukrainas. Kremlini mund ta shpallë fitoren pas kapjes së oblasts (rajoneve) Donetsk dhe Luhansk dhe pjesëve të mëdha të oblasts (rajoneve) Kherson dhe Zaporizhzhia. Putini do të mund të pretendonte se “operacioni i kufizuar ushtarak” ishte arritur duke e maskuar paaftësinë e Rusisë për ta marrë ndonjë qytet të madh. Ai mund të llogarisë se Perëndimi do ta mbështeste një armëpushim edhe nëse kjo është në dobi të Rusisë, sepse do ta parandalonte një konfrontim të drejtpërdrejtë me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Moska më pas do të priste që sanksionet të lehtësohen në mënyrë që të mund ta rivendoste ekonominë e saj dhe ta rindërtonte ushtrinë e saj në përgatitje për një tjetër sulm ushtarak ndaj Ukrainës.

Megjithatë, deri në verën e vitit 2022, ishte e qartë se Kremlini nuk do të jetë i suksesshëm në “neutralizimin” e Ukrainës dhe një luftë afatgjatë do t’i ekspozojë më tej dobësitë e brendshme të Rusisë. Lidhur me aftësitë ushtarake të Rusisë, analiza perëndimore ka qenë kryesisht formaliste, me vëmendje të pamjaftueshme ndaj moralit, etikës, kompetencës, niveleve të trajnimit dhe arsimimit, korrupsionit sistematik, raportimeve të falsifikuara, tensioneve ndëretnike dhe keqtrajtimit të rregullt të trupave. Kjo rezultoi në një dështim për t’i parashikuar mangësitë ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Megjithëse shteti shpërndau burime për ta modernizuar ushtrinë, shumë nga ato para u zhdukën në rrjetet e korruptuara të Rusisë me koston e pajisjeve, mirëmbajtjes dhe logjistikës. Mangësitë e mëdha në reformën ushtarake janë ekspozuar qartë, duke e përfshirë një trupë të paaftë nënoficerësh (non-commissioned officer, NCO), koordinim të mjerueshëm ndërmjet njësive, komandë dhe kontroll të dobët (command and control, C2), dështime të municioneve, komunikime të pasigurta, joefikasitet logjistik dhe të furnizimit, padisiplinë, mbulime dhe kriminalitet.

Një pjesë e konsiderueshme e burimeve ushtarake të Rusisë është vendosur në konfliktin ukrainas dhe perspektivat për riarmatim të madh do të zvogëlohen në një ekonomi tkurrëse. Kompleksi ushtarako-industrial i Rusisë është vënë në shënjestër të sanksioneve perëndimore dhe nuk do të jetë në gjendje të prodhojë sisteme kryesore të armëve pa importe të teknologjisë nga Perëndimi për t’i kompensuar humbjet e rënda të pësuara në Ukrainë. Moska nuk mund t’i plotësojë me shpejtësi qindra tanke dhe mjete të tjera të blinduara që janë shkatërruar ose kapur në Ukrainë. Dhe pa satelitë të rinj për t’i zëvendësuar pajisjet e saj të vjetra, aftësitë e Rusisë për grumbullimin e inteligjencës do të bien më tej dhe do t’i dobësojnë operacionet e ardhshme ushtarake.

Viktimat ushtarake të Moskës në luftë tregojnë se jo-rusët dhe banorët ruralë janë dukshëm të mbipërfaqësuar, kryesisht sepse ushtria u ofron popullatës më të varfër perspektiva karriere dhe e kapërcen stigmën e të mos qenit rusë. Moska gjithashtu ka kërkuar ta shmangë fajin për çdo krim lufte ndaj pakicave kombëtare në ushtrinë ruse në ndjekjen e saj tradicionale të një qasjeje “përçaj dhe sundo” për t’i liruar rusët etnikë nga gjenocidi. Megjithatë, vendosja e kombeve të tjera si mish për top në një luftë të huaj do ta intensifikojë zemërimin kundër Moskës dhe humbjet ushtarake në Ukrainë do t’i bëjnë forcat e armatosura ruse më të prirura ndaj konflikteve, rebelimeve dhe braktisjes nga ajo pjesë e korpusit të oficerëve që nuk përbëhet nga rusët etnikë. Ata do të pyesin gjithnjë e më shumë pse duhet ta sakrifikojnë jetën e tyre për imperializmin moskovit. Kthimi i dhjetëra mijëra veteranëve ushtarakë të traumatizuar dhe të zhgënjyer në shoqërinë ruse do ta kriminalizojë më tej vendin dhe do t’i rrisë mundësitë për dhunë kundër institucioneve shtetërore dhe konflikte të armatosura më të përhapura. Nëse Kremlini e shpall një mobilizim masiv, do ta vendoste Rusinë në një gjendje lufte, do ta përkeqësonte frikën dhe zemërimin në shoqërinë ruse, do ta rriste numrin e viktimave të luftës dhe do ta varfëronte më tej ekonominë.

Në frontin ekonomik, sanksionet ndërkombëtare do të kenë një sërë efektesh negative. Edhe pse para luftës, Rusia pretendonte rreth 640 miliardë dollarë në valutë të huaj dhe rezerva ari, pjesa më e madhe e tyre mbahej jashtë shtetit dhe u ngri nga sanksionet. Rusia u shkëput nga tregjet perëndimore të kapitalit dhe u bë e paaftë për të marrë hua; dhe në korrik 2022, ajo teknikisht dështoi në borxhin e saj të jashtëm. Ekonomia ruse pritet të tkurret deri në 15 për qind gjatë vitit 2022 dhe standardi i jetesës për shumicën e qytetarëve ka të ngjarë të bjerë në nivelet sovjetike të para vitit 1980. Një rritje dramatike e papunësisë pritet pasi kompanitë private ruse mbyllen dhe qindra ndërmarrje të huaja janë larguar nga vendi. Rritja e shpenzimeve shtetërore për luftën do ta zvogëlojë prodhimin në sektorët civilë. Megjithëse papunësia ka mbetur e fshehur nga largimet e vonuara nga puna dhe shtyrjet e përkohshme të pagave, miliona punëtorë do ta gjejnë veten të tepërt në pjesën e fundit të vitit 2022. Përveç kësaj, largimi masiv i të rinjve dhe të arsimuarve do të vazhdojë. Mungesa e ushqimeve dhe e ilaçeve do të përshpejtohet, inflacioni do të rritet dhe shumë prodhues do ta ndërpresin prodhimin për shkak të mungesës së komponentave nga jashtë.

Kontrollet perëndimore të eksporteve do ta pengojnë Rusinë nga importimi i inputeve jetike si mikroçipet për sektorët e saj të prodhimit, qofshin ato ushtarake apo civile. Rrjetet e transportit të vendit do të fillojnë gjithashtu të prishen pasi kontratat e sektorit të aviacionit, sistemet rrugore dhe hekurudhore bëhen gjithnjë e më të rrënuara dhe të uritura nga investimet, fabrikat e makinave të ndërtuara nga kompanitë perëndimore mbyllen dhe zinxhirët e furnizimit prishen. Edhe shtetet joperëndimore si Kina nuk janë të gatshme të investojnë në projekte të mëdha energjetike dhe tranziti, ndërkohë që Rusia mbetet nën sanksionet ndërkombëtare. Ndërprerja e lidhjeve me kompanitë perëndimore të energjisë do ta lërë Rusinë pa teknologji të fundit në shpimin dhe kompresimin e gazit natyror të lëngshëm (LNG), duke e penguar kështu zhvillimin e fushave të reja energjetike dhe infrastrukturës. Për më tepër, mungesa e fondeve të huaja do të kontribuojë në prishjen e disa projekteve dhe madje investitorët kinezë e kanë reduktuar interesin e tyre për depozitat e energjisë në veri të Rusisë.

Vështirësitë ekonomike do ta përkeqësojnë gjithashtu tjetërsimin rajonal, me një potencial për shpërthime sociale në qytetet dhe qytezat më të vogla, ku kostot ekonomike të luftës dhe sanksioneve kanë qenë më të theksuara. Edhe lidhjet fizike midis Moskës dhe shumë rajoneve do të preken pasi disa aeroporte rajonale janë mbyllur për shkak të më pak avionëve dhe uljes së kërkesës së konsumatorëve. Ndërsa subvencionet e Moskës bien, shumicës së rajoneve do t’u mungojnë rezerva të mjaftueshme për t’i mbështetur ekonomitë lokale dhe shërbimet sociale. Buxhetet rajonale do të vuajnë pasi u bëhen kërkesa në rritje për ta mbajtur publikun të qetë duke e kontrolluar inflacionin dhe duke ofruar shërbime thelbësore. Ndërsa ekonomia tkurret, guvernatorët më largpamës do të kërkojnë t’i mbrojnë pozicionet e tyre dhe t’i parandalojnë trazirat lokale duke mbajtur burime dhe pagesa për Moskën. Pa eksporte në shkallë të gjerë të energjisë, buxheti thjesht nuk mund t’i përballojë shpenzimet e nevojshme për ta mbajtur federatën të paprekur. Shumë prej rajoneve të Rusisë do të kërkojnë të ardhura alternative për të mbijetuar, qoftë duke e kufizuar shfrytëzimin nga Moska të burimeve të tyre natyrore ose duke iu drejtuar shteteve fqinje për lidhje të drejtpërdrejta ekonomike. Ndërsa buxheti i vendit shterohet dhe të ardhurat e tij nga energjia bien, çdo nxitje për të qëndruar në federatën e dështuar do të zvogëlohet me shpejtësi dhe brishtësia e shtetit rus do të bëhet gjithnjë e më transparente.

Në frontin politik, lufta kundër Ukrainës nuk arriti ta rivendoste “konsensusin e Krimesë” në mbështetje të regjimit. Spastrimet politike do të përshpejtohen në të gjitha institucionet shtetërore për t’i çrrënjosur ata që e kundërshtojnë luftën dhe politikat e regjimit të Putinit. Ndërsa lufta vazhdoi të tërbohej me perspektivën e rritjes së opozitës vendase, regjimi i ka bërë përgatitjet për vendosjen e ligjit ushtarak dhe kufizimin e mëtejshëm të fjalës dhe lëvizjes së lirë. Duke u përballur me humbjen në Ukrainë dhe në skenën ndërkombëtare në përgjithësi, Putini mund t’i kërkojë kokat e turkut duke i synuar pakicat fetare dhe etnike. Kjo mund t’i thellojë ndarjet etnike dhe të gjenerojë konflikte të reja.

Kundërshtimi i publikut ndaj luftës në Ukrainë ka qenë i dukshëm në një lëvizje nëntokësore në rritje të rezistencës që e përfshin hakerimin e faqeve mediatike pro Kremlinit, shmangien e obligimit për luftë për meshkujt e rritur (draftit ushtarak), kërcënimet me bomba telefonike dhe sulmet me zjarrvënie ndaj komisariateve ushtarake ku kryhet shërbimi i draftit ushtarak (obligimit për luftë). Për më tepër, një numër në rritje i ukrainasve në Rusi, përfshirë ata të zhvendosur nga lufta e vitit 2022, do të bëhen më të vetëdijshëm kombëtarisht dhe do ta kundërshtojnë Kremlinin. Përveç kësaj, lëvizjet për çlirim kombëtar janë gjallëruar në pjesë të ndryshme të federatës; për shembull, në maj 2022, aktivistët indigjenë që përfaqësonin gjashtë lëvizje kombëtare e njoftuan krijimin e Lidhjes së Kombeve të Lira – një platformë politike për dekolonizimin e popujve indigjenë në Federatën Ruse dhe fitimin e sovranitetit të çdo kombi.

Moska e ka një histori të gjatë të mashtrimit të perëndimorëve dhe të përshkrimit të perandorisë së saj si të pathyeshme. Në një mishërim të mëparshëm perandorak, komunizmi sovjetik dhe internacionalizmi socialist supozohej të siguronin shpëtimin për të gjithë njerëzimin derisa u ekspozuan si mashtrim që nuk funksionon. Rusia e sotme e ka krijuar një imazh të statusit të fuqisë së madhe, fuqisë ekonomike dhe fuqisë ushtarake që po shpërbëhet në Ukrainë dhe po e zbulon se vetë struktura shtetërore qëndron në themele që po kalben. Sipas analistëve perëndimorë, në prag të luftës, dezinformimi shtetëror i Rusisë ishte i sofistikuar dhe bindës. Në realitet, ai nuk arriti ta bindte askënd jashtë një grupi të ngushtë besimtarësh të vërtetë se Moska po e zhvillon një luftë të drejtë të “denazifikimit” në Ukrainë. Përpjekjet për ta kontrolluar narrativën kanë dështuar për shkak të ekspozimit të hershëm të synimeve të luftës së Kremlinit nga shërbimet e inteligjencës perëndimore dhe nga një fushatë efektive e informacionit nga qeveria ukrainase dhe shoqëria civile. Në mënyrë të ngjashme, aftësitë shumë të lavdëruara të luftës kibernetike të Rusisë duken të ekzagjeruara, pasi Ukraina ishte dukshëm e përgatitur mirë për çdo ndërprerje digjitale të infrastrukturës së saj kritike. Një tjetër dobësi e dukshme ka qenë rënia e operacioneve të inteligjencës ruse, siç është evidente në dështimet për ta parashikuar shkallën e rezistencës së armatosur të Ukrainës.

Ngërçi ushtarak i Rusisë ose humbja në Ukrainë do ta zbulojë dobësinë e natyrshme të Kremlinit, dhe rezistenca ukrainase dhe suksesi do t’i frymëzojë kombet e nënshtruara në Federatën Ruse që të kërkojnë autonomi dhe pavarësi. Sanksionet ekonomike gjymtuese që i rrëzojnë standardet e jetesës do të provokojnë trazira publike, revolta rajonale dhe luftëra për pushtet brenda dhe ndërmjet elitave të ndryshme. Si një tregues i ankthit të regjimit, Moska mund ta shfuqizojë çdo zgjedhje të drejtpërdrejtë të guvernatorëve rajonalë në të gjitha subjektet federale, nga frika e votimit protestues dhe perspektivës së kandidatëve jo besnikë që kalojnë përmes sistemit ekzistues të filtrave. Gjersa sanksionet e dobësojnë më tej ekonominë, shumë guvernatorë do të ekspozohen gjithashtu ndaj pakënaqësisë në rritje të publikut dhe kundërshtimit politik lokal. Intensifikimi i betejave politike në një ekonomi në kolaps do të kulmojë në thyerjen e shtetit dhe shfaqjen e entiteteve të reja që do ta refuzojnë projektin perandorak delirant (deluziv) të Moskës.

Në një skenar të tillë në zhvillim, NATO nuk duhet të ndërhyjë ushtarakisht nëse territori i saj nuk shkelet; por mund të inkurajojë dhe zhvillojë lidhje politike, ekonomike dhe të sigurisë me shtetet e reja që dalin nga një perandori ruse e shkatërruar. Pavarësisht nga dështimet e saj në rritje, Moska ka ende mjete të mjaftueshme ushtarake për t’i dëmtuar fqinjët e saj dhe rënia e shtetit mund të nxisë operacione më të dëshpëruara dhe më të rrezikshme kundër interesave perëndimore. Megjithëse Kremlini nuk do të jetë në gjendje t’i rindërtojë aftësitë e tij ushtarake konvencionale për ta sfiduar një NATO të bashkuar, veçanërisht nëse mbahen sanksione të rrepta ndërkombëtare, ai mund të përdorë ende fuqi të konsiderueshme për t’i sulmuar fqinjët më të vegjël. Prandaj, Aleanca duhet të përgatitet për një sërë përgjigjesh, nga parandalimi dhe mbrojtja deri te angazhimi aktiv ushtarak, në mënyrë që ta frenojë nga përhapja çdo pasojë shkatërruese të çarjes së afërt të Rusisë.

Janusz Bugajski

4 korrik 2022

Burimi:

Bugajski, Janusz. “Failed State. A Guide to Russia’s Rupture.” Washington, The Jamestown Foundation (2022).

https://jamestown.org/wp-content/uploads/2022/07/Russias-Rupture-MS-full-text-Final-web.pdf

blank

“Për ta thyer Dulo Kalin gjatë hetuesisë në Shkodër, ngjitur me qelinë e tij, morëm dy vajza të reja dhe dy të burgosur të tjerë, e…”/ Dëshmitë tronditëse të ish-krerëve të Sigurimit

Nga Admirina Peçi

blank 

Memorie.al / Fati i tyre ishte i vendosur. Rruga drejt vdekjes ishte e projektuar tashmë, për të gjithë ata, qindra e qindra klerikë, intelektualë, dhe gjithkush tjetër që u cilësua “Armik i pushtetit popullor”. Por, deri në momentin që dhanë shpirt, shumë prej tyre, provuan torturat më të tmerrshme. Viti 2009. Muaji nëntor. Në veri të kryeqytetit, në rrëzë të malit të Dajtit, ishte zbuluar një varr masiv, ku “preheshin” eshtrat e 19 personave të panjohur. Dyshohej se ishin 19 viktima të diktaturës komuniste. Historitë e tyre, ende nuk dihen me detaje. Ç’vuajtje hoqën? A i kishin torturuar? Cilat ishin fjalët e fundit që thanë? Kush ishte ekzekutori? Kush e urdhëroi këtë ekzekutim…?! Dhe kjo ishte vetëm një ngjarje, një prej shumë e shumë të tjerave, ngjethëse, të paperceptueshme. Përtej kësaj ngjarje, që shërben si një shtysë, në librin e  Dr. Pjetër Pepës, (ndarë nga jeta me 23 mars 2014), “Dosja e diktaturës”, zbulojmë shumë dëshmi e dokumente arkivore të panjohura.  

“Një libër-dëshmi aq shumë llahtarisës, përvojë e zezë, absurde, tragjike, që të bën të ulërish: “O Zot, ku jetuam ashtu! Në ç’sistem? Si duruam…”?! shkruan Visar Zhiti, ndërsa thekson se: Pjetër Pepa “s’bën asgjë më tepër, veçse nxjerr nga thellësitë e ferrit, një pjesë fare të vogël të viktimave të diktaturës komuniste shqiptare, nxjerr skelete e kafka të grumbulluara në një ajsberg makabër, mbi oqeanin e gjakut dhe të lotëve.

Ishin shumë, ishin tmerrësisht shumë të vrarët, edhe më shumë ishin ata që interesoheshin të zhuritur për ta. Kërkonin vendet e pushkatimit, kërkonin eshtrat baltërave, hendeqeve, humnerave të harrimit, kërkonin klithmat, amanetet, kërkonin nderin e shpuar me plumb…”!

Në një pjesëz rrëfimi në vetën e parë, Pjetër Pepa shkruan: “Tani jam futur në atë godinën mu në qendër të Tiranës, pozante në të parë, por e sikletshme kur hyn brenda…! Është ajo… Ministria e Punëve të Brendshme, ministria e zbulimit të krimit, por që mjerisht, për një gjysmë shekulli, u kthye në ministri të sajimit të tij…! Aty u projektuan tmerret e vrasjet, aty filloi çdo gjë që shpiku e zbatoi diktatura e zezë…!

E jam në atë zyrë…para meje qëndron një njeri si gjithë të tjerët, që puna i kërkonte qetësi e gjakftohtësi, e ai përpiqej ta gjente, sido që jeta i kishte ngarkuar dhe halle të tjera…! E ndërsa flisja me të, ose më saktë ai fliste me mua, mendja më kishte fluturuar në ato 45 vitet e kalvarit të popullit tim, në ato sa e sa jetë të këputura në mes…! E të gjitha këto, nga kjo shtëpi e bukur, nga kjo zyrë, nga kjo Ministri!

E destinuar për 45 vjet të luftojë krimin, ajo s’bëri tjetër, veçse e sajoi atë…! Gllabëroi qindra, mijëra njerëz të pafajshëm dhe hëngri edhe kokën e vet, aq sa nuk mund të gjendet ndërtesë apo institucion tjetër në botë, që gjatë 45 viteve, të ketë ngrënë në këtë mënyrë, kokat e titullarëve të vet…! Koçi Xoxe, Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Mehmet Shehu…! Të gjithë të pushkatuar, të vrarë, ose të vetëvrarë, për po ato faje që ata kishin sajuar për të tjerët…! Pikërisht në atë godinë, ka marrë rrugën për të zbardhur shumë të vërteta të dhimbshme, ka mbërritur tek shumë dosje, brenda të cilave fshiheshin ngjarje të tmerrshme.

Ky libër, zbulon shumë histori të fshehura, makabre, thuajse në çdo faqe të tij. Por, në këtë prezantim, vlen të veçojmë disa faqe, ku zbardhen dokumente arkivore rreth gjyqit të Koçi Xoxes, ku dëshmitarët, ish-shërbyes të zellshëm të tij, në momentin kur Xoxe është në bankën e të akuzuarve, nuk hezitojnë të rrëfejnë edhe detajet më të imëta e, thellësisht tronditëse, nga torturat që aplikonin me të burgosurit e, të gjithë ata që i vranë pa gjyq.

Ata dëshmojnë, duke synuar t’i çjerrin maskën mizorit Xoxe, me një ndjenjë neveritëse sinqeriteti, për torturat më çnjerëzore, që kanë aplikuar ndaj të burgosurve dhe të gjithë atyre klerikëve e intelektualëve, fatin e të cilëve e kishin vendosur ata vetë, pa gjyq”.

Pjesë nga libri ‘Dosja e diktaturës’ i autorit Pjetër Pepa

-DEKLARATA MBI SHKELJEN E LIGJEVE NË FLAGRANCË: NGA ZOI THEMELI-

  1. “Mbas ngjarjeve të 9 shtatorit në Shkodër, 4-5 ditë, s’më kujtohet mirë, më thirrën nga Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit në Tiranë. Këtu, mbasi u takova me Nestin K. (Kerenxhin) arthi edhe Koçi Xoxe. Ky, mbasi më pyeti për ngjarjen që ndodhi dhe pse ndodhi, më tha se, duhej patjetër të bënim çarmatimin rrënjësor në popull.

Në këtë rast, unë i thashë se; nuk ishte e lehtë dhe se populli, nuk i dorëzonte armët kollaj, ai është i lidhur ngushtë me armën dhe ishte e zorshme që të bëhej çarmatimi. Por, Koçi, me nervozitet, më thotë se; duhej bërë patjetër çarmatimi, situata s’ishte e qartë dhe s’duhet të kishte armë në popull. Pastaj, shtoi se; duhej kapur patjetër Jup Kazazi dhe duhej bërë çarmatimi, të pushkatonim njerëz me influencë dhe patjetër duhej t’ia arrinim atij qëllimi.

Me kaq edhe u largue. Më vonë, pas 3-4 ditësh, kur vajta në Shkodër, mësova se këtë urdhër, ua u kishin dhënë edhe organeve të tjera, si Policisë, këtë e mora vesh, pasi në këtë kohë, organet e Policisë, filluan nga veprimi pa asnjë marrëveshje me organet e Sigurimit. Kjo shkaktoi që ne, ta shtrojmë në komitet dhe t’i koordinojmë veprimet, sido që u vranë pa gjyq më se 6-7 vetë. Këtu vlen për t’u shënuar se, në këtë kohë, nuk u bë vetëm në Shkodër çarmatimi, por në gjithë Shqipërinë. Dhe i njëjti urdhër, i është dhënë të gjithëve, ku janë përdorur torturat në masë dhe janë pushkatuar njerëz, pa gjyqe, duke shkelur në flagrancë ligjet e shtetit.

Me sa kam dëgjuar, në këtë kohë, ky veprim është bërë pa dallim, si në krahinat që kishin luftuar kundër okupatorit, edhe në njerëz që kishin marrë pjesë në rreshtat partizane, ku edhe shumë nga këta, janë torturuar poshtërsisht. Për të gjitha këto veprime dhe për shkeljen e ligjeve në flagrance, siç u theksua edhe më sipër, ka urdhëruar personalisht vetë Koçi dhe ky është përgjegjës në radhë të pare”.

2- “Në fillim të vitit 1945, pas lëvizjes së Llesh Marashit, Preng Calit e, të tjerëve, në qarkun e Shkodrës, Koçi Xoxe i dërgon një letër Vaskë Kolecit, të cilin e kishte dërguar në Shkodër në atë kohë, ku e udhëzonte që të bëheshin vrasje të fshehta, në njerëz të dyshimtë dhe tek paria e vendit, vrasje të cilat, të justifikoheshin në popull, se gjoja ikën, etj.

Për këtë gjë, Vaskë Koleci, më urdhëron mua, në emër të Koçit, duke thënë se për këtë veprim, kishte vënë në dijeni edhe gjeneral Mehmetin, që kishte ardhur në atë kohë, për të drejtuar operacionin. Letrën, unë vetë s’e këndova, mbasi Vaska nuk ma dha, por e pashë kur e mori dhe, mbasi e këndoi, më tha se si duhej të vepronim, sipas urdhrit të Koçit, i cili fliste se këto veprime, ishin në interes të Partisë. Për këtë çështje dhe sipas udhëzimeve, unë shkova në shtabet e brigadave dhe bisedova që të bëhen vrasje të fshehta, se ashtu urdhëronte Koçi.

Ky urdhër, është dhënë dhe në operacionin e Kelmendit, ku u bënë vrasje të tilla. Në kohën e operacionit (fillim i 1945-ës) në Shkodër, u bënë arrestime në masë dhe për këto veprime, Koçi Xoxe kishte dërguar Vaskë Kolecin. Arrestimet u bënë duke përpiluar lista, me emrat e atyre që dyshoheshin, por që në realitet, për pjesën më të madhe, s’kishte fakte për t’ia paraqitur gjyqit.

Për këtë të fundit, i kemi thënë shpeshherë Vaskë Kolecit, por ky thoshte se; “Tani do t’i arrestojmë dhe mbasi t’i procedojmë, atë që s’ka faj e lirojmë”. Mirëpo kjo, ishte demagogji dhe mbasi u arrestuan e u shqyrtuan edhe ata që s’kishin faj, të cilët jo vetëm nuk u liruan, sipas udhëzimeve të para dhe propozimeve tona, por na kërkohej edhe llogari që pse ishin arrestuar, duke na thënë se; tani duhej të procedonim etj.

Nga kjo mënyrë veprimi; s’kishte se si të mos ndodhte që të mos bëheshin sugjerime; për të proceduar atë që s’kishin fakte fajësie”.

  1. “Po kështu, ka ndodhur edhe mbas lëvizjes së 9 shtatorit 1945, kur u dërgua në Shkodër, Nesti Kerenxhi, i cili dha udhëzime për arrestimet e të dyshuarve edhe sikur këta të mos kishin fakte fajësie, mjafton që të ishin të dyshimtë. Për ata që s’kanë faj, u tha që “do t’i lirojmë më vonë”, por edhe këtë radhë, ndodhi si në veprimet e para.

Kështu që, s’është e vështirë të kuptohet veprimtaria e udhëheqjes së Sigurimit, e cila ishte krejt trockiste dhe bashibozuke; këta vetë urdhëronin dhe pastaj, kërkonin gjoja edhe llogari se, si ishin bërë arrestimet”?!

  1. “Për sa i përket legalizimit të atyre që burgoseshin, në qarkun e Shkodrës, ka patur një numër nga këta që nuk legalizoheshin brenda kohës që caktonte ligji, ka ndodhur që disa, të rrinin me muaj të tëra, gjersa t’i paraqiteshin gjyqit për t’i gjykuar, kjo ka ndodhur më 1945-1946 dhe jo vetëm që nuk legalizoheshin, por as që kishin të drejtë prokurorët, të kontrollonin të burgosurit, se udhëzimet nga lart, ishin që derisa organet e Sigurimit, t’i paraqisnin proceset gjyqit, asnjëri s’kishte punë me të burgosurit”.
  2. “Nga mesi i vitit 1947, me urdhrin e Koçi Xoxes, është varur toger Hodo Habibi, unë nuk di që të ketë një ligj, ku të përmbajë dënimin me litar, për ushtarakët. Megjithëse kjo gjë iu kujtua nga mua Koçit, (nëpërmjet Nesti Kerenxhit), ai (Koçi) pa marrë parasysh asgjë, urdhëroi ekzekutimin”.

DEKLARATA NGA NAUM BEZHANI

1.”…Prej kohësh, qysh në çlirim, ka qenë në burgun e armiqve të popullit, trockisti Aristidh Qendro. Ky më 1946, është hequr nga Divizioni i Mbrojtjes së Popullit, gjoja për t’u përcjellë në Burgun e Burrelit dhe është ekzekutuar nga kapiten Kapo Kapaj.

2….Është ekzekutuar pa gjyq nga kapiten Kapo Kapaj (i Divizionit të Mbrojtjes) Jak Kodheli, që i mbaronte dënimi si armik i popullit. Kjo ka ndodhur, në mars-prill 1947. Ky ishte mbuluar pak dhe i kishin dalë këmbët jashtë.

DEKLARATA NGA KAPITENI I LEFTER LAKRORI

“…Në këtë kohë, është zhvilluar Gjyqi i Deputetëve dhe si u dha vendimi, për të gjithë ata që u dënuan me vdekje, jemi ngarkuar t’i torturojmë, për të nxjerrë ç’ka kishin, Naum Bezhani, Siri Çarçani dhe unë. Shoku Nesti, shkoi me Komandantin në Jug. Në vend të tij, ishte Zihni Muçua. Gjithë materialin që nxuarëm nga ata e mbajta unë, derisa ardhi Nesti dhe si ardhi Nesti, për gjithë elementin që implikohej janë zhvilluar hetime, aty ka pasur dhe AP (anëtarë partie), që implikoheshin ku dhe dhe janë survejuar. Më kujtohet Mark Ndoja, Shefqet Musaraj etj.

METODA PËR FSHEHJE GJURMESH TË KRIMEVE

-DEKLARATA NGA KOPI NIKO-

“Unë i nënshkruari, major Kopi Niko, i biri i Sotirit dhe i Ksanthipit, lindur në Pogradec dhe tash banues në Gjirokastër, deklaroj sa më poshtë: Gjatë kohës që kam punuar në organet e Sigurimit të Shtetit, me urdhër ose me dijeninë e eprorëve (emrat e të cilëve do t’i theksoj në rastet konkrete), kam kryer këto vepra të poshtra trockiste, antipopullore dhe antimarksiste:

Kur kam qenë në seksionin e Korçës, druri dhe tortura, kanë qenë mjete pune për ne. Unë këtu do të përmend vetëm një rast, i cili karakterizon me të vërtetë, metodën e punës dhe deri ku mbërriti poshtërsia e saj.

Aty nga fillimi i vitit 1946, nga torturat tona të vazhdueshme ka vdekur në seksionin e Korçës një person nga katundet e Ersekës (emri i të cilit nuk më kujtohet), por më vonë mund ta gjej, di se kishte qenë xhandar).

Për ta maskuar vdekjen e tij, para opinionit, kemi vepruar në këtë mënyrë: Kemi therur një qengj dhe gjakun e tij, e kemi futur në një shishe, mbas kësaj e kemi marrë kufomën dhe e kemi vënë në një makinë “Xhip”-s dhe jemi larguar nja 15-20 km. larg Korçës, në drejtim të Ersekës, ku kemi qëndruar në afërsi të një katundi (shtoj se ka qenë natë).

Mbasi ndaluam, e zbritëm kufomën nga maqina, e vumë poshtë xhadesë në një arë dhe e qëlluam dy here, me revole në kokë dhe mbas kësaj i derdhëm në vrimat ku kishte përshkuar revolver, gjakun e qengjit, që kishim marrë me vete, për t’u treguar se ishte vrarë gjoja në ikje e sipër…!

DEKLARATA MBI METODAT DHE LLOJET E TORTURAVE:

-Metodat e torturave-

1- Rrahje me dru deri, sa të bëhen plagë dhe të bjerë mishi.
2- Kruarje e plagëve të qelbëzuara, me dru.
3- Çpuarje e mishit, me tel të djegur.
4. Elektrik në veshë.
5. Futje e kripës në mish të djegur.
6. Lagia me ujë të ftohtë.
7. Lënia pa bukë, deri në vdekje.
8. Lënia pa bukë, për disa kohë.
9. Lënia zhveshur në të ftohtë.
10. Jeleku.
11. Dinamiti nën vete.
12. Shtrëngim i gishtërinjve me pinca.
13. Të pëgërët (fekale) në gojë.
14. Varje me kokë poshtë.
15. Lidhje për liri (për peme).
16. Lënie në diell.
17. Maçoku në tumane.
18. Përgatitje varri, pushkë në gojë.
19. Tentativë për çnderim, të vajzës.

Llojet e torturave.

DEKLARATË

Unë i nënshkruari Naum Bezhani, deklaroj sa më poshtë: Po rreshtoj më poshtë tortura të ndryshme, që u janë bërë të burgosurve, sidomos gjatë viteve 1947-1948. Për të gjitha këto Koçi Xoxe, Vaskë Koleci dhe të tjerët, kanë pasur dijeni dhe s’kanë marrë asnjëherë ndonjë masë, kundra atyre që i bënin, bile këto, vetë na ispironin dhe na mësonin kështu, megjithëse në dukje, tregoheshin disa herë kundra (nja dy telegrame që kishin bërë se ndalohesh druri). Janë përdorur këto forma torturash:

1.Jeleku (tortura më e tmerrshme)
2. Kamxhiku dhe druri.
3. Të lënët pa bukë, pa ujë, pa gjumë dhe më këmbë me ditë të tëra.
4. Korenti elektrik, sa i binte tjetrit të fikët.
5. Hedhja në qafë e zinxhirëve, me peshë të rëndë.
6. Lidhja me duar nga pas në dritare, ose në ndonjë dru, varur gjersa t’i preknin majat e gishtërinjve.
7. Thyerja e kockave dhe ndukja e mishit me darë (kjo u përdor sidomos pas dënimit me vdekje të Shefqet Bejës dhe kundër tyre).
8. Kripë në gojë.
9. Shpiheshin gjoja sikur do të ekzekutoheshin, ose do të vareshin dhe shtihej në ajër ose shpiheshin afër litarit.
10. Tortura morale. në lidhje me familjen: “Do të ta burgosim, do të t’i vrasim”, bile në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit. shpunë në një dhomë ngjitur, me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra, ata bënë gjoja sikur ato ishin vajzat e tij dhe i kishin prurë aty t’i çnderonin.
11. Futja kokëposhtë, në vozën plot me ujë.
12. Një here, Myftar Tarja, i futi një prej Toptanasve, nevojë në gojë dhe çorape të palara.
13. Djegie e mishit me cigare…!

DEKLARATE

– Janë vënë në korrent dhe telefoni qëndronte gjithnjë në dhomën ku pyeteshin të burgosurit.

– Janë rrahur me kamxhik, dru, shpulla e grushte, sa u është bërë kurrizi plagë.

– Në Sigurimin e Ushtrisë, janë djegur në pulpën e këmbës, me thupër pushke të nxehtë.

– Janë vënë në jelek dhe me një dru, në mes të duarve e të këmbës, varesh në frona, gjë që i bënin njerëzit si breshkë dhe u shkaktonte dhimbje të mëdha. Kjo u përdor në fillim nga seksioni i Sigurimit të Ushtrisë.

– U janë djegur organet seksuale me benzinë, si Alfred Ashikut nga Gole Beshiri.

– Vërtiteshin njerëzit, në një metër vend, me kokë nga drita elektrike në tavan, me orë të tëra, deri sa binin përtokë.

– Në dimrin e ftohtë, u hidhej ujë, kur të burgosurit ishin lakuriq e pa rroba dhe liheshin ashtu, për shumë kohë.

– Disa të burgosur, detyroheshin natën të këndonin si Hoxhë, gjë që e bënte qesharake, punën e hetuesisë. Kjo përdorej nga Stavri Xhara.

– Futnin nëpër biruca të errëta një njeri dhe në mesin e natës një tjetër, i cili ishte porositur të bënte si qen, të ulërinte dhe të kafshonte të burgosurin tjetër. Përdorur nga Tamas Beqari.

– Janë lyer me marmalatë në sy, në veshë e hundë dhe kanë marrë një tjetër për t’i lëpirë. Edhe kjo është përdorur nga Tomas Beqari.

– Janë marrë në mesin e natës, janë qitur përjashta dhe janë kërcënuar për pushkatim.

– Natën, në dhomat e burgut, u thuhej disave se do të pushkatoheshin, prandaj t’i shkruanin familjeve fjalët e fundit.
– U premtohej se do t’i lironin, në rast se kallëzonin dhe për këtë, me vulën e intendencës, gjoja të drejtorisë, përgatisnin deklaratën, për ta liruar. Metodë e përdorur nga Raqi Zaralani.

– U viheshin në hundë çorape të qelbura, që t’i mbanin erë (përdorur nga Avram Koja).

– Janë rrahur me vizore duarve, sa këto u bëheshin plagë.

– Detyroheshin njerëzit, të këndonin si këndezë dhe të kakarisnin si pula (kështu ia ka bërë Islam Radovickës, Sigurimi i Ushtrisë).

– Janë lejuar ushtarët roje të burgut, që t’u hipnin të burgosurve në kurriz dhe të shëtisnin nëpër korridor, njëlloj sikur të ishin kuaj.

Vaskë Koleci, nuk thoshte përdorni dru, por bëni presion dhe botëkuptimi i presionit, ishte: me i lënë njerëzit pa bukë, për ditë të tëra, me i varur për muri me zinxhirë, që vinin 100 kg., me i hedhë ujë të ftohtë. në dimrin e akullt, me i lënë të vërtiteshin rreth një pike të caktuar. për orë të tëra. derisa t’u binte të fikët. Memorie.al

blank

Harper’s Bazaar (1899)- Futja e makinave qepëse “Singer” në Shqipëri, një bekim për gratë e këtij vendi

Burimi : Harper’s Bazaar, e shtunë, 4 mars 1899, ballinë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Maj 2023

 

Revista amerikane “Harper’s Bazaar” ka botuar, të shtunën e 4 marsit 1899, në faqen n°189, një shkrim mbi futjen dhe përdorimin e makinave qepëse asokohe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Singer — Seriali i kostumeve kombëtare

Turqi (Shqipëri)

blank

Burimi : Harper’s Bazaar, e shtunë, 4 mars 1899, faqe n°189

Shqiptarët, që jetojnë në rajonin pjellor në veri të Greqisë, janë nënshtetas të Sulltanit të Turqisë, edhe pse disa fise pranojnë besnikërinë e njëri-tjetrit vetëm në kohë lufte. Pastaj ata dërgojnë me dëshirë kuotën e tyre të burrave, sepse shqiptarët janë një komb luftëtarësh — muskuloz, aktiv dhe i ngritur, por mizor dhe hileqar. Fotografia shoqëruese përshkruan, më gjallë se fjalët, karakterin dhe veshjen e shqiptarit mesatar.

 

Burrat rrallëherë janë pa pistoleta, të cilat i futin nëpër brezat e tyre të gjerë dhe që shpesh janë kryevepra të realizuara nga argjendarët.

 

Gratë janë thjesht skllave, të gjata dhe të forta, të paarsimuara dhe të keqtrajtuara. Futja e makinave qepëse SINGER në këtë vend ka dëshmuar një bekim të madh për gratë e tij, të cilat bëjnë të gjitha teshat nëpërmjet qëndisjes, e cila përbën një nga eksportet kryesore.

 

Shitet me këste. Mund të provoni një falas. Makinat e vjetra merren në këmbim.

Kompania Prodhuese Singer

Zyrat në çdo qytet të botës

blank

The Missionary Herald (1894) Gjerasim Qiriazi, predikuesi i parë protestant shqiptar

Pastor Gjerasim D. Qiriazi (1858 – 1894)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 30 Maj 2023

 

“The Missionary Herald” ka botuar, në maj të 1894, në faqen n°199, një shkrim homazh për Gjerasim Qiriazin, predikuesin e parë protestant shqiptar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Predikuesi i parë protestant shqiptar

Nga J. W. Baird, pastor i Manastirit

blank

Burimi : The Missionary Herald, maj 1894, faqe n°199

Pastor Gjerasim D. Qiriazi, predikuesi i parë protestant shqiptar, lindi në Turnovë, afër Manastirit, më 1858; por së shpejti me prindërit e tij u largua në Manastir dhe ndoqi shkollën greke të atij vendi deri në moshën e duhur për të mësuar një zanat, kur ai u bë praktikant tek një këpucar. Kur misionarët amerikanë shkuan në atë qytet, më 1873, ai ndonjëherë ndiqte shërbesat pjesërisht nga kurioziteti dhe pjesërisht nga dashuria për ligësinë. Duke u interesuar, ai shpejt pranoi dhe ndoqi të vërtetën, ndonëse hasi në kundërshtime të konsiderueshme. Shpejt ai filloi të ndiente se Zoti e kishte thirrur për të qenë predikues dhe, pasi dha prova të mira të devotshmërisë së thellë dhe aftësisë së mirë, ai u prit në shkollën e misionit në Samokov, ku, në vitin 1882, mbaroi kursin, duke lënë një reputacion të shkëlqyer për diturinë, aftësinë, besnikërinë, energjinë, gjenialitetin dhe devotshmërinë.

 

Ndërsa predikonte në bullgarisht, në Shkup, ai u thirr në mbikëqyrjen e librave të Shoqërisë Biblike Britanike dhe të Huaj në Maqedoni dhe Shqipëri. Duke parë këtu një hapje pune mes bashkatdhetarëve të tij, të lënë pas dore shpirtërisht prej shekujsh, ai hyri dhe iu përkushtua ungjillëzimit të shqiptarëve, duke përkthyer, duke shpërndarë libra në shtyp, duke shkruar himne dhe duke predikuar ungjillin. Gjatë një prej turneve të tij, në nëntor 1884, ai u kap rob nga banditë dhe u mbajt peng për gjashtë muaj, duke vuajtur sprova intensive dhe të zgjatura. Ishte një mrekulli që edhe përbërja e tij e fortë kishte duruar një sforcim të tillë. Pasi u lirua, ai rifilloi punën e tij me një zell të ri, jo vetëm duke predikuar, por veçanërisht duke biseduar me njerëzit për gjërat shpirtërore dhe duke nxitur mbi ta pretendimet e Perëndisë. Për këtë punë të fundit ai kishte një talent të veçantë. Ai planifikoi një shkollë për vajza dhe, pas shugurimit të tij si ungjilltar, në vitin 1890, u vendos përgjithmonë në Korçë dhe me ndihmën e së motrës filloi shkollën, e cila, megjithë kundërshtimin e ashpër të klerikëve grekë, u rrit shpejt. Ai pati sukses në marrjen e fondeve për të blerë një vend për një shkollë dhe kishë. Kjo është ndoshta e vetmja shkollë shqiptare për vajza që është hapur. Kisha greke, së cilës i përkasin të gjithë shqiptarët e jugut që nuk janë bërë myslimanë, është përmbajtur kategorikisht të mbështesë shkollat shqipe, të inkurajojë çdo libër fetar apo përdorimin e gjuhës shqipe në kisha, kështu që deri më sot ajo nuk u ka dhënë atyre qoftë dhe një faqe lexim në gjuhën e tyre amtare dhe tani me kënaqësi do të pengonte këdo që të përdorte gjuhën shqipe. Meqenëse shtypja e trakteve nuk ishte e mundur, z. Qiriazi u shkroi shumë letra të njohurve për tema fetare. I rraskapitur nga puna, e kapi një ftohje e madhe dhe ndonëse kërkoi ndihmë në Manastir, vdiq në këtë qytet të konsumit, më 2 janar 1894. Ditët e fundit të tij ishin të qeta.

 

  1. Qiriazi ishte një udhëheqës i lindur, një punëtor i palodhur, një predikues tërheqës dhe mbresëlënës dhe një njeri me mendje shpirtërore. Ku është njeriu ose njerëzit që do të marrin përsipër punën për të cilën Zoti e ka thirrur këtë ungjilltar pionier?
blank

“Shpresat për një Shqipëri të pavarur në dorë të Anglisë…” — Intervista e Ismail bej Qemalit për The Christian Science Monitor në Paris (1916)

Ismail Bej Qemali (© Henri Manuel, Paris) — Burimi : The Christian Science Monitor, e shtunë, 18 mars 1916, faqe n°2

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Maj 2023

 

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të shtunën e 18 marsit 1916, në faqen n°2, intervistën ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Paris, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Intervistë me Ismail bej Qemalin për Shqipërinë

Historia e ngjarjeve që çuan në pavarësinë e vendit të tij shpjeguar nga burrështetasi shqiptar — Shpresat në dorë të Anglisë 

 

(Speciale për The Christian Science Monitor)

blank

Burimi : The Christian Science Monitor, e shtunë, 18 mars 1916, faqe n°2

Paris, Francë — Gjatë një interviste dhënë një përfaqësuesi të The Christian Science Monitor, Ismail bej Qemali, burrështetasi i njohur shqiptar, i cili fitoi pavarësinë e vendit të tij pas 20 shekujsh (këtu gabohet gazeta) nga nënshtrimi i tij ndaj sundimit turk, shpjegoi në detaje historinë e brendshme të ngjarjeve që çuan në shpalosjen e flamurit shqiptar të pavarësisë në Vlorë në muajin nëntor 1912. Këto detaje, shpjegoi ai, nuk ishin përmendur (botuar) më parë.

 

E gjithë jeta publike e Ismail Bej Qemalit ka qenë e bazuar në idenë e zhvillimit dhe përparimit shqiptar krah për krah me një Turqi të begatë dhe të mirëqeverisur. Këto dy elemente, tha ai, ishin thelbësore për një zgjidhje të shëndoshë të çështjes ballkanike. Ai është ndoshta i vetmi burrë shteti i mbijetuar, i cili deri në momentin e fundit punoi vazhdimisht dhe në mënyrë të qëndrueshme për ruajtjen e Turqisë dhe për t’u siguruar të gjitha racave dhe kombësive në perandori të drejtën për të marrë pjesë në qeveri dhe për të gëzuar drejtësi absolute. Turqia, megjithatë, deklaroi ai, ishte devijuar nga rruga e drejtë nga partia xhonturke, e cila kishte penguar kryerjen e të vetmes politikë me të cilën ajo mund të rigjenerohej, duke e zëvendësuar atë që e kishte çuar në shkatërrimin e plotë moral të saj.

 

Në verën e vitit 1912, kur lufta ballkanike dukej e pashmangshme, Qemal Beu kishte bërë përpjekjen e fundit për të ndryshuar fatet e Turqisë. Gjërat në ato ditë marshuan me shpejtësi dhe tendenca e përgjithshme e ngjarjeve rezultoi në një bashkim të shteteve ballkanike për përmbysjen e Turqisë. Për këtë periudhë u hapën negociatat nga Mbreti i Malit të Zi me qëllim që Qemal Beu ta vizitonte atë për një konferencë. Ky i fundit takoi gjeneralin Becel, të dërguarin e mbretit, i cili e nxiti të shkonte në Cetinje për të takuar mbretin, por ftesa nuk u pranua, pasi Qemal Beu e konsideroi të padëshirueshme për momentin nga pikëpamja politike. Megjithatë, ai ra dakord të shoqëronte gjeneralin Becel në Shën Porta Rosa, ku takoi të parin, Princin Mirka, dhe ku më në fund vendosi të mos e vizitonte Mbretin.

 

Për të parandaluar zvarritjen e Shqipërisë në Ballkanin e afërt, Princi Mirka më pas “i kërkoi Qemal Beut” të shpallte pavarësinë e Shqipërisë. Mali i Zi, tha Princi Mirka, do të lejonte që të gjitha furnizimet të kalonin nëpër territorin e tij, do të furnizonte gjithashtu një sasi materiale luftarake për Shqipërinë, në mënyrë që, nëse ishte e nevojshme, të mbronte interesat e saj nga pushtimi i Turqisë, dhe mbi të gjitha do të merrte përsipër të ndërmjetësonte me Rusinë dhe të merrte pajtueshmërinë e saj për autonominë e Shqipërisë. Qemal Beu, i cili pa se Turqisë po i vinte fundi i nervave dhe se Shqipëria do të vuante po të mos bëhej ndonjë ndryshim, parashikoi gjithashtu se do të ishte e kotë të shpallte pavarësinë e saj nëse më pas do të ishte në kapriçon e Rusisë, sepse deri tani kishte qenë një ligj i pashkruar në politikën ruse që të mos përkrahej kurrë një shtet josllav në Ballkan. Gjatë negociatave, u kuptua gjithmonë se ndërkohë që një rirregullim (riorganizim) i territorit në Ballkan ishte i pashmangshëm dhe se disa popuj duhej të çliroheshin nga sundimi i Turqisë, nëse ajo nuk reformonte menjëherë politikën e saj, Turqia, nga ana tjetër, nuk do të shkatërrohej. Pas këtij diskutimi, Ismail Qemal Beu shkoi në Kostandinopojë, ku bëri përpjekjen më të lartë të jetës së tij për ta kthyer Turqinë nga rruga që ajo kishte nisur.

 

Fakti që ai mund ta shihte Turqinë nga një këndvështrim i jashtëm dhe se ai e dinte saktësisht se cilat ishin planet e shteteve ballkanike, e vendosi atë në një pozicion unik për të parë qartë përpara dhe për të këshilluar se si mund të shmangej goditja e kërcënuar. Përpjekje të forta u bënë prej tij për të nxitur qeverinë të ndryshonte programin e saj, ndërkohë që kishte ende kohë për të shpëtuar Turqinë, por ato rezultuan të padobishme dhe për rrjedhojë ai bëri më të mirën që mundi, në rrethanat e krijuara, për Shqipërinë.

 

Pikërisht në këtë kohë Qamil Beu, anglofili i madh, ishte vezir i madh dhe i ofroi Ismail Qemal Beut postin e presidentit të “Conseil d’Etat”, por meqenëse as vetë Qamili i madh nuk ishte në gjendje të bënte ndonjë reformë të vërtetë dhe partia xhonturke atëherë ishte shumë e përkushtuar ndaj politikës së tyre, Qemal Beu refuzoi emërimin dhe para se të largohej nga Kostandinopoja shpërtheu lufta ballkanike. Kështu u bë e nevojshme që Qemal Beu të kthehej në vendin e tij sa më shpejt që të mundej dhe ai u largua nëpërmjet Vjenës, ku pati një takim me kontin Berchtold. Armiqtë e Qemal beut nuk ngurrojnë të thonë se ai ia shiti Shqipërinë te Austria, një deklaratë të cilën ai shpjegon jo vetëm që nuk ka të vërteta, por është një shpikje padyshim dashakeqe siç e kanë vërtetuar faktet.

 

Me të mbërritur në Vlorë në nëntor 1912, ai gjeti jo më pak se 60 delegatë që përfaqësonin jo vetëm të gjitha rrethet e vendit, por edhe besimtarët e feve ortodokse, katolike dhe myslimane, të cilët morën pjesë në një konferencë kombëtare ku ishin të gjithë krerët e shquar të Shqipërisë. U votua Pavarësia e Shqipërisë dhe Ismail Qemal beu u emërua kryetar i qeverisë së re dhe ministër i punëve të jashtme. Kushtetuta u krijua kryesisht sipas modelit të Zvicrës. Qemal Beu qëndroi në krye të qeverisë për 14 muaj, por me ardhjen e Princ Vidit, vështirësitë e tij u bënë pothuajse të pakapërcyeshme. Princi, të cilin ai e përshkruan si një jo-entitet dhe rrjedhimisht lloji më i vështirë i njeriut për t’u përballuar, ishte i hapur ndaj çdo lloj ndikimi dhe nuk kishte asnjë ide apo përvojë individuale të qeverisjes. Duke konstatuar se ai nuk mund të pranonte planet e tij për bashkimin e të gjitha interesave në mënyrë që të ndeshej me armiqtë e tyre me një front të vetëm, Qemal Beu preferoi të tërhiqej, në vend që të mbetej në pushtet si një figurë e thjeshtë.

 

Në përgjigje të pyetjes se pse pushtetet e ndryshme po luftonin të gjitha për Shqipërinë, Ismail Qemal Beu tha se çështja shqiptare mund të përmblidhej në pak fjalë. Fillimisht kishte një marrëveshje midis Austrisë dhe Italisë, e cila parashikonte që, pavarësisht se çfarë do të ndodhte, të dyja do të insistonin për vazhdimin e status quo-së, për sa i përket Shqipërisë. Nuk duhet menduar se ky pakt bëhej në interes të Shqipërisë, sepse, përkundrazi, të dyja lakmonin portet shqiptare të Adriatikut, ndonëse pse secila prej tyre preferonte të qëndronte pa to përgjithmonë, në vend që tjetra t’i zotëronte ato përfundimisht… Këto porte në duart e Austrisë ose Italisë do të përcaktonin praktikisht çështjen e kontrollit të Adriatikut, i cili kishte qenë molla e vërtetë e sherrit midis Austrisë dhe Italisë, dhe kështu Shqipëria kishte mbetur për një kohë të gjatë e pashqetësuar mes këtyre dy forcave. Lufta e fundit e kishte ndryshuar të gjithë këtë.

 

I pyetur se cila ishte politika e tij në lidhje me të ardhmen e Shqipërisë, Ismail Qemal Beu u përgjigj se e vetmja shpresë për të ardhmen e Shqipërisë ishte në Angli. Ai synonte të vazhdonte punën e tij për një Shqipëri të lirë, duke zotëruar autonominë e saj. Gjithçka që dëshironin në Shqipëri ishte që të liheshin të qetë. Ishte e rëndësishme që bota të kuptonte se shqiptarët ishin raca më e vjetër në Evropë dhe se ata dëshironin të vazhdonin qytetërimin dhe zhvillimin e tyre. Ndonëse nuk ishin të shkëlqyer si tregtarë, ata kishin qenë të shkëlqyer në mënyra të tjera. Shumë nga shtetarët dhe gjeneralët e mëdhenj të Orientit (Lindjes) ishin furnizuar nga Shqipëria dhe vendi ishte ende i aftë t’i jepte orientit një cilësi intelekti që ishte shumë e nevojshme dhe që ndoshta do të kishte vështirësi ta gjente diku tjetër.

 

Aktualisht atyre u ishte hequr një pjesë e madhe e territorit të tyre, sepse fqinjët e tyre, me pretendimet më të dobëta, u kishin marrë atyre të gjitha fushat dhe qytetet, duke i lënë vetëm malet. Një sipërfaqe e madhe toke, për shembull, ishte marrë nga Mali i Zi me pretendimin se në këtë territor të gjerë kishte diku një manastir të banuar nga murgj malazezë.

 

Bashkëkombasit e saj kërkojnë rikthimin e territorit të tyre. Nëse Shqipëria do të mbrohej, duhej kuptuar se nuk mund të përfshihej në Serbi, Greqi apo Maqedoni, e lëre më Italinë. Ata donin që kufijtë e tyre të vendoseshin mbi baza etnike. Aty ku territori zotëronte le të themi 80 për qind e lart të nënshtetasve shqiptarë, sigurisht që vetëm të tillët duhej të përfshiheshin në kufij. Për shembull, në Shkodër, mbi nëntë të dhjetat e popullsisë ishin shqiptarë dhe megjithatë Mali i Zi e pretendonte atë. Shqiptarët nuk ishin vetëm sot në shumicën dërrmuese në këtë pjesë të vendit që ata pretendojnë se është Shqipëria e së ardhmes, por të tillë kanë qenë që në lashtësi.

 

I pyetur se si priste që të riktheheshin të drejtat e vendit të tij, Ismail Qemal Beu tha se ai mund të përsëriste vetëm se shpresa e tij e madhe qëndronte në ndikimin që Anglia mund të sjellë në zgjidhjen përfundimtare. Nëse e gjithë historia e saj e kaluar nuk ishte një hipokrizi e madhe, të cilën ai nuk e besoi për asnjë moment të ishte rasti, Anglia ishte e detyruar të mbronte kombet e vogla. Shtetasit anglezë e dinin shumë mirë se në momentin që do të largoheshin nga ideja për t’i dhënë një mbrojtje të tillë, Anglia do të humbiste atë që përbënte thelbin kryesor të madhështisë së saj. Pavarësisht nga provat e dukshme për të kundërtën, tha Qemal Beu, unë ende ruaj besimin tim se i gjithë ndikimi i Anglisë do të përdoret për të siguruar lirinë e Shqipërisë.

blank

Hysen Selmani: Madhëria e Tij, Mbreti Zog i I-rë, u ftua për të shkuar në Washington

Hysen Selmani

Shpesh herë, shtypi evropian dhe ai amerikan, ka trajtuar temën e kujtimeve të Mbretit Shqiptar, Zogu i I-rë, të cilat, ai i shkruante dhe i diktonte, gjatë periudhës së mërgimit të tij nga Shqipëria. Duke pasur parasysh, shënimet dhe sintezat që ndihmësi i tij, kolonel Hysen Selmani, përpiloi gjatë viteve në shërbim të tij, – gjithmonë, pranë Mbretit të Shqiptarëve, si në atdhe, ashtu edhe në mërgim, këto shënime, pak a shumë me pjesë të shkëputura, pa ndjekur rreptësisht kriteret e zakonshme të kujtimeve, dhe pa pasur formën e prerë, e përfundimtare të një redaktimi, janë të përgatitura nga vetë Hysen Selmani, i cili i ka kushtuar pjesën më të madhe të jetës së tij, si në Shqipëri, ashtu dhe gjatë mërgimit, shërbimit ndaj Zogut të I-rë, Mbretit të Shqiptarëve.

NEW YORK, 4 GUSHT 1951

blank

Madhëria e Tij, Mbreti Zog i I-rë, u ftua për të shkuar në Washington. Ai menjëherë u nis dhe ishte i shoqëruar prej kolonel Hysen Selmanit, Nuçi Kottes, Mizrail Pashës e Peter Kolonjës. Si mbaroi të gjitha vizitat, atëherë me radhë, thirri senatorët amerikanë. Senatori Tahti, ishte njëri prej tyre dhe ishte Kryetar i Partisë Republikane në Amerikë. Ai ishte shumë Zotni. Mbreti Zog, në (Washington, për çdo mbrëmje, kishte nga 20 senatorë e personalitete të larta amerikane.

“Kjo vazhdoi për 12 ditë me radhë dhe pastaj u kthyem prapë në New York. Në Washington, çdo gjë pothuajse shkoi mirë. Por, Presidenti Truman, ishte i sëmurë prej një gripi të fortë. Këtu, në dreka e darka, kishim një numër të madh gjeneralësh të Pentagonit. Kishim mes të tjerësh edhe shumë ministra, shefa seksionesh, dhe të tjerë. Këta ishin të gjithë, përsa kohë, që ne qëndruam aty”.

Në New York, Mbreti, dëshironte të blinte një shtëpi të mirë. Kështu gjetëm një shtëpi në Long-Island me 110 akër bahçe e tokë. Ishte një shtëpi si një Pallat, me plot 45 pjesë, e gjitha në kushte të mira. Ishin edhe 4 shtëpi të tjera, të mëdha. Këtë e blemë për 150.000 dollarë. Kuptohet se kjo bënte shumë, por i zoti që e shiti, e bënte këtë më tepër se kishte taksa të rënda, ndërsa Mbreti Zog, nuk paguante taksë. Për këtë arsye e morëm aq lirë dhe e paguam. Lamë major Lev Sukaçevin, që ishte me avokat Boris Komarën, për ta patur nën kujdes. Si rojtar lame, një shqiptar, sepse Mbreti Zog, kishte vendosur që, pas një kohe, të sistemohej në Amerikë.

Kjo, akoma nuk ishte vendosur, por shtëpinë e bleu, që ta kishim. Edhe në Aleksandri, kishim një shtëpi të madhe me gjithë bahçe, që kishte kushtuar plot 20.000 stërlina. Shtëpinë, në Aleksandri, ja shitëm Princit Telat, qe ishte djali i Mbretit të Arabisë Saudite, Abdyl Aziz. Por, Princi na pengoi, se nuk na pagoi të hollat menjëherë, që bënin 285.000 dollarë. Kjo gjë, na pengoi dhe na dëmtoi aq rëndë ,saqë do të shënohet më vonë. Duke pritur që të bëhej pagesa, ne vonuam derisa u bë Revolucioni Egjiptian.

blank

 

NEW YORK, 27 SHTATOR 1951

blank

 

Madhëria e Tij, Mbreti Zog i I-rë me datën 27 shtator 1951, u nis nga New York-u, për në Europë. Ai ishte i shoqëruar deri në aeroportin e New York-ut, nga më tepër se 300 persona. Ishin amerikano-shqiptarë, grekë, jugosllavë, e roje policë. Ishte me të vërtetë, një përcjellje tepër madhështore. Ai u nis direkt për në Francë, ku në Paris, qëndroi 12 ditë. Ai vizitoi Presidentin dhe shumë personalitete franceze.

blank

 

Natyrisht bëri të gjitha mundësitë për realizimin e interesave të Atdheut. Gjithkund, ai u prit mirë. Dhe, pasi mbaroi të gjitha vizitat në Paris, u nis për në Egjipt. Në Paris, pati dy herë takim me Princin Telat, që kishte blerë shtëpinë në Aleksandri. Ky i fundit, i dha fjalën se, brenda 10 ditëve, do t’i paguante të gjithë të hollat, e do të vinte në Aleksandri, për të marrë shtëpinë në dorëzim.

PARIS, 5 TETOR 1951

Madhëria e Tij, Mbreti Zog, me datën 5 Tetor 1951, u nis për Egjipt. “Pasi mbaroi të gjitha punët në Paris, arritëm në aeroportin e Kairos. Ishte natë dhe aty na prisnin Madhëria e Saj, Mbretëresha Geraldinë, me gjithë princeshat dhe Tofik Dos Pasha, Theoderos Pasha dhe Hasan Nehas Pasha, me Zonjën. Ishin edhe shumë autoritete Egjiptiane, si Tahir Pasha, Princ Omer Faruk dhe gjithë personaliteti i Pallatit.

Aty u përshëndetëm me të gjithë. Pastaj, ndenjëm pak në hotel “Hilipolis”, një orë. Sa iu dhamë një kafe dhe pastaj, ne u nisëm direkt për në Aleksandri. Mbreti Zog, tani është në Aleksandri. Ai po përgatitet për t’u nisur për në Europë, duke u falë e biseduar ndoshta për të fundit here, me të gjithë miqtë arabë.

Mbreti Faruk, vinte përditë e i vinte mjaft keq që po largoheshim nga Egjipti. Por, e sheh edhe ai vetë, se qëndrimi i Mbretit Zog, në Egjipt, nuk është aq i favorshëm për interesat, që ai kërkon të bëjë, për vendin e vet. Kështu, Mbreti, përditë ka me duzina miq, që i urojnë një rrugë me plot suksese. Është gjithmonë në pritjen e Princit Telat, që do t’i dorëzonte për shtëpinë, 100.000 lira stërlina. Menjëherë, ne patëm dërguar edhe plaçkat në shoqërinë “Farosse”, për t’ i dërguar më pas në Francë dhe patëm zënë dy shtëpia në Kanë.

ALEKSANDRI, 20 TETOR 1951

Me këtë datë, 20 Tetor 1951, na vjen Lartësia e Tij, Princi Telat. Ai i tha Mbretit Zog: “Të kam si babain tim. Unë i prisha të hollat, më kanë mbetur vetëm 25.000 lira e të tjerat, vetëm do t’i paguaj me këste, brenda tre muajsh”. Me siguri kjo, e mërziti aq shumë Mbretin, sa i prishi të gjithë programin. Por, nuk ishte se çfarë të bënte. Menjëherë thirrën avokatët, Mbreti të vetin, kurse Princi, kishte avokatin e Ambasadës Arabisë Saudite. Mbaruan formalitetet noteriale dhe i dorëzoi shtëpinë e Mbretit provizorisht.

Ai zuri vend në hotel “Mediterranea,” për dy muaj, sipas premtimeve të Princit, që do t’i paguante të hollat. Princi, kishte me vete një të Ambasadës. Ai quhej Feidan dhe ai e mori përsipër. Kështu dolëm nga shtëpia e, u grumbulluam 46 vetë, në hotel “Mediterranea”. Gjoja do të rrinim për dy muaj. Kjo do të na shkatërrojë krejtësisht, si ekonomikisht dhe politikisht.

Të nesërmen, erdhi Mbreti Faruk, si gjithmonë dhe po bisedonin mbi udhëtimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në bisedim e sipër, erdhën edhe Shyqyri Kuatly e Myftiu i Jeruzalemit. Të gjithëve u vinte shumë keq që, Mbreti Zog, po largohej nga Egjipti. Ata kishin një simpati të madhe për të dhe ai vetë i ndaloi edhe këta për darkë, ku filluan bisedat, mbi punët në Amerikë. Burrat folën si për muhabetet në New York, ashtu edhe në Washington. Atë e thirrën në telefon dhe i treguan mbi ngjarjen e Zvicrës, ku kishin botuar një artikull, shumë të kotë.

“Atëherë, unë,- tha Mbreti Zog, – ju luta që për hatrin tim, mos e botonin. E hoqën”.

“Po,- tha Mbreti Faruk, – ma tha Mizrail Pasha. Ashtu ka qenë, po pasi u botua, si në Zvicër, në Francë dhe në “Lajit” le të ishte botuar. Nuk do të bënte ndonjë përshtypje më tepër”. Shoqëria “Farose,” amballazhoi të gjithë materialin që transportonte për në Francë. Ishin më tepër se 20 kasa, libra e sende të argjendta.

Gjithçka, kishte të personelit nga të dy shtëpitë, si ajo e Mbretit me Mbretëreshën dhe si ajo e Princeshave. Mobiljet, nuk u luajtën nga vendi. Për fat të keq, nuk i merrnim dot, shtëpitë ishin të mobiluara, krejt në sistemin modern. Po, shoqëria “Farose”, kërkonte që t’i transportojë bagazhet në Francë”.

“Po,- i thamë, – të presin”. “Një pjesë’ të vogël të arkivës e kishim me vete. Kuptohet, atë që kërkojnë përditë për të punuar me të. Pjesa më e madhe, ishte amballazhuar në Shoqërinë: “Farose”. Ndërkohë, ne ishim në Hotel “Mediterranea” dhe situata ishte shumë e ndërlikuar, pasi hotel “Mediterrane”, ishte i vjetër. Madje, ata kërkonin që ta lirojmë, sepse po mbusheshin dy muaj dhe Princi as që dëgjohej. Më nuk dimë se çfarë të bëjmë”. Qeveria e Nehas Pashës, nuk mundi të bëjë edhe ajo asgjë mbi qetësinë e vendit. Një mbrëmje, i vunë zjarrin Kairos.

U bënë dëm të gjitha, saqë u dogj edhe hotel “Shepet” që ishte i njohur edhe shumë magazina e klubet. “Një gjendje që, as mendja nuk ta merr”. Pas kësaj, Qeveria e Nehas Pashës dha dorëheqjen sepse, nuk pati asnjë mundësi të stabilizojë qetësinë. Përditë dilnin shumë universitarë dhe gjithmonë në grevë. Policisë, nuk i besohej, por në ushtri, kishte hyrë një mikrob i rrënjosur. Kudo s’kishte asnjë autoritet dhe ishin të vështira masat, për sigurimin e qetësisë.

ALEKSANDRI, 8 MAJ 1952

Madhëria e Tij, Mbreti Zog, ishte i zënë nga punët e mëdha të përditshme. Ai ishte gjithashtu i mërzitur dhe ishte gati për t’u nisur me një personel të madh prej 43 vetash. Për ditë kishte miq, sidomos arabë, që u vinte keq sepse po ikte nga Egjipti. Ata kishin një simpati të madhe e admirim, për Mbretin Zog. Gjithsesi, Mbreti kishte ende shumë probleme: “Akoma nuk po i dilte blerësi i shtëpisë dhe nuk po i paguante të hollat, sipas kushteve. Kjo ishte një shumë mjaft e madhe dhe bëheshin pothuaj gati, dyqind mijë dollar, që duheshin marrë. Mbreti, ndërkohë, kishte zënë dy shtëpi në Kanë, Francë dhe ato i kishte paguar për 6 muaj.

blank

Imzot Prend Doçi, afroi nё shoqёrinё “Bashkimi”, elitёn intelektuale tё Gegёrisё-Nga Albana Lifschin (Melyshi)

blank

 

Memorie.al / “Abati i Mirditёs – Njё nga burrat mё tё parё tё kombit tonё, me kёtё emёn e kanё quejtё e mundet me u thanё pёr siguri se, nuk asht kund njё skaj Shqypnijet, ku burrat e mençёm dhe tё kalemit, tё mos ta kenё ndje e pёrmend kёtё emёr”. (Gjergj Fishta).  Ai ishte i vetmi djalё i familjes dhe i vetmi mashkull i shtёpisё. I vunё emrin e tё atit, i cili vdiq vetёm pak ditё para se tё lindte foshnja. Do tё rritej i pashёm e i fisёm, e do tё mund tё merrte vajzёn mё tё bukur tё krahinёs, t’i mbushte prehёrin nёnёs me nipёr e me mbesa, dhe t’i pёrkushtohej familjes. Por, jeta e tij, mori drejtim tjetёr. Ai iu pёrkushtua Shqipёrisё.

Kur i besoi tё birin, ende njomcak, Ipeshkv Pal Domazeit, pёr ta arsimuar e pёrgatitur pёr prift, mirditorja e urtё pёshpёriti ato fjalё qё janё meraku i çdo nёne: “Tё bёhet pёr vete”. Ajo e kishte mёkuar Prendin e saj, me virtytet e krahinёs, tё besёs e tё nderit, e po e pёrcillte nё njё rrugё tё gjatё, prej sё cilёs ai do tё kthehej tek ajo, si njё nga burrat mё tё shquar tё kombit.

Fёmijёria kaloi shumё shpejt dhe rinia erdhi e burrёruar. Nё moshёn 17 vjeç, ai, Prend Doçi, student i Kolegjit ‘Urban’ tё Romёs, kishte nisur tё kuptonte se teologjia, nuk pёrbёnte gjithё strumbullarin e interesave tё tij. U dha shumё pas veprave tё shkrimtarёve tё vjetёr shqiptarё, e gjuhёs e letёrsisё arbёreshe. Rioshi shkonte shpesh nё katundet arbёreshe nё Itali dhe zuri miqёsi me Jeronim De Radёn, miqёsi e pёrjetёshme. Ndёrkohё, tek studionte Filozofinё Kristiane dhe njihej me qytetёrimin evropian, mёndja e tij, rrinte nё Shqipёri e veçanёrisht nё Mirditë, vёndlindjen e tij, marëdhëniet e së cilës më Portën e Lartë, sa vinte e keqësoheshin. Kishte dështuar kryengritja e Mirditës e vitit 1862 dhe Porta e Lartё, synonte ta zhdukte me çdo kusht autonominё e saj.

Prend Doçi, u kthye nё atdhe, nё vitin 1871, pas pёrfundimit tё studimeve dhe nisi punёn nё Abacinё e Oroshit, pranё Gaspёr Krasniqit. Abat Krasniqi kishte qenё frymёzuesi dhe organizuesi i kryengritjes tё vitit 1862. Prej tij, Prend Doçi, u informua me hollёsi pёr kryengritjen dhe veçanёrisht arsyet e dёshtimit tё saj. Njëkohësisht mёsoi, se në krahinё vazhdonin tё emёroheshin klerikё tё huaj tё cilёt, luanin njё rol shumё negativ nё popull, duke predikuar nёnshtrim ndaj autoriteteve osmane. Qё nga fёmijёria, i kishte mbetur nё kujtesё qё edhe nё Bulgrin, ku kish lindur, njerёzit ankoheshin qё prifti nuk fliste shqip. Gjendja qe bёrё edhe mё keq.

Pikёrisht, shqetёsimi pёr emёrimin e njё prifti tё huaj, nё Kalivare, e detyroi Abat Kransiqin, ta dёrgonte atje Prend Doçin, edhe pse kish nevojё pёr ndihmёn e tij nё Orosh. Prend Doçi, qe ndёrgjegjёsuar se puna e tij, nuk do tё kufizohej kurrё vetёm pёrreth grigjёs sё tij, por shumё mё pёrtej. Kur në vitin 1877, filloi kryengritja nё Mirditё, frymёzuesi dhe organizuesi i saj qe vetё ai, Prend Doçi. Meshtari i ri, ndoqi gjurmёt e Abat Krasniqit dhe kryengritja ishte vazhdim i asaj të vitit 1862, por mё e gjёrё e mё popullore. Ai i kushtoi vёmendje lidhjes sё besёs nё mes tё 12 bajrakёve tё Mirditёs, dhe nё krye tё saj, nuk ishte vetёm njё njeri (si nё vitin 1862), por krerёt e 12 bajrakёve dhe Prend Doçi, qe kёshilltari i tyre.

Prend Doçi, e pёrfytyronte Mirditёn si qendёr tё kryengritjes, dhe çlirimi nga Perandoria Osmane, do tё fillonte prej saj, sё pari, e pastaj do tё pёrhapej nё tёrё Shqipёrinё, kur tё arrihej çlirimi i gjithё atdheut, vetё populli tё zgjidhte formёn e qeverimit, Mbretёri apo Republikё. Frymёzuesi dhe luftёtari i kryengritjes, prifti me veladon, i armatosur si luftёtar i lirisё, nga njё krahinё nё tjetrёn pёr t’ja arritur bashkimit. Kleriku, linte mbresa tek njerёzit, si burrё i kuvendit, i besёs dhe i pushkёs. Nga Shkodra kishte siguruar mbёshtetjen e njё grupi atdhetarёsh, nё mes tё cilёve, Zef Jubanin, e ndёrkohё mbante lidhje tё ngushta, me mikun e tij Jeronim De Radёn. Arbёreshёt, kishin krijuan njё komitet nё ndihmë të kryengritjes. Dora D’istria, nga ana e saj, bёnte tё njohur nё Evropё, zёrin e kryengritёsve.

Nё Korrik tё vitit 1876, Porta e Lartё, kishte kёrkuar qё Mirdita, tё dёrgonte vullnetarё kundёr Malit tё Zi. Duke ndjekur kёshillёn e Prend Doçit, krerёt e bajraqeve e refuzuan kёtё kёrkesё, nё tё kundёrtёn kёrkuan lirimin nga internimi tё Preng Bib Dodёs, si kryetar i vendit dhe simbol i bashkimit tё 12 bajrakёve, gjё qё u realizua. Me ardhjen e Preng Bib Dodёs nё Mirditё, At Prend Doçi, vazhdoi misionin e tij pёr bashkimin e forcave dhe shtimin e aleatёve tё kryengritjes. Nё udhёtimet e tij, zuri miq tё rinj e takoi miq tё shquar. Nё takimin me Dede Gjo Lulin, i tha me pёrmallim: “Mos harroni se, nё kёto male, as nuk ёshtё shuar dhe as nuk ka me u shue kurrё, pёr jetё e mot, flaka e lirisё… e pёrderisa rron emri i Skenderbeut, tё cilin e dёgjon kudo nё kёto male, rron e ka me rrnue Shqipёria”.

Ndёrkohё nga Lezha eprori i tij, Ipeshkv Malçinskij, i bёnte thirrje qё tё braktiste kryengritjen e tё kthehej nё krye tё detyrёs kishtare. I zёnё ngushtё midis detyrёs fetare dhe asaj atdhetare, Prend Doçi, zgjodhi kёtё tё fundit. Ipeshkv Malçinskij, e pezulloi nga detyra. Ai raportonte se: “Prend Doçi, nxiti rebelimin nё Famulli, sillet nёpёr male me trimat e tij, me bazhibozukёt e Preng Bib Dodёs, pёr tё ngritur popullin nёn flamurin e vet”. Autoritetet turke, e shpallёn: “tё jashtligjshёm” me ferman nga sulltani.

Por At Prend Doçi, edhe pas shtypjes sё kryengritjes, vazhdonte tё qёndronte maleve me bashkёluftёtarёt e vet, duke u dhёnё zemёr atyre, deri ditёn qё u rrethua. Dhe atё moment, i kёrkoi komandantit turk, qё t’i lironte shokёt e tij tё malit, se “ata nuk kanё faj’. Ky gjest fisnik, u shpëtoi atyre jetën, kurse Prend Doçi, u pёrcoll nё pranga nё Stamboll. Atё kohё ishte vetёm 31 vjeç.

Kur e rrethuan, mund ta kishte ruajtur edhe njё plumb pёr veten qё tё mos dorёzohej i gjallё, por gjykoi qё; nёse do tё vdiste; do tё linte misionin e tij tё pakryer. Ndaj u tha bashkёluftёtarёve: “Burgu e ka njё derё, varri jo”. Në burgun e Stambollit, ku i kishin pёrgatitur vdekjen, u gjend njё engjёll shpёtimtar, ujёmbajtёsi i burgut, qё ndodhi të qe njё djalё nga Mirdita. Prend Doçi, i dha atij njё letёr pёr patriarkun katolik armen Stefan Azarjan, qё ishte njёkohёsisht edhe mik i Sulltanit. Patriarku, sёbashku me konsullin austro-hungarez, mundёn tё nxirrnin nga Sulltani dekretin, pёr lirimin e Prend Doçit nga burgu, me kusht qё ai: “tё largohej menjёherё jashtё kufijve tё Perandorisё Osmane, e tё mos kthehej mё pa leje tё veçantё nga Porta e Lartё”.

Kёshtu vjeshta e vitit 1877, e gjeti Prend Doçin mijra e mijra kilometra larg atdheut, nё njё vend qё ndoshta as qё do t’i kishte rёnё ndёrmend ndonjёherё. Fill pas lirimit nga burgu, i paligjshmi Prend Doçi, i qe drejtuar Selisё sё Shenjtё pёr ndihmё pёr bashkёatdhetarёt e vet, qё ata tё fillonin sёrish veprimet luftarake kundёr Turqisё. Si pёrgjigje, Kongregacioni i Shenjtё, e nisi atё me detyrё kishtare nё St. John, Newfoundland, Kanada.

Ishte i pari shqiptar qё shkeli kontinentin amerikan, nё njё nga pikat mё tё ftohta tё tij. Imagjinata njerёzore, nё kёto kushte, do tё zgjonte vizionin e njё njeriu tё vetmuar, pa njё tё dytё pёr tё shqiptuar njё fjalё nё gjuhёn e nёnёs, tё rёnё shpirtёrisht. Por Prend Doçi, nuk ishte njeri i zakonshёm. Edhe nё kulmin e dimrit, misionari shqiptar, shkonte nё qendra punёtorёsh dhe peshakatarёsh e nёpёr fshatra, pasi u vinte rrathё kёpucёve, pёr ta bёrё mё tё lehtё ecjen nёpёr dёborё. Emri i Prend Doçit, meshtarit tё qytetit, pёrmendej me respekt dhe u bё i njohur nё gazetat kanadeze tё asaj kohe.

Pas 6 vjetёsh, nga dita qё vuri kёmbёn nё St. John, bёri njё pёrpjekje pёr t’u kthyer nё atdhe edhe pse e dinte se mbi emrin e tij, rёndonte fermani i Sulltanit, qё ia bёnte tё pamundur kthimin. Gjithsesi, nga Selia e Shenjtё, iu dha njё opsion: tё shkonte me detyrё nё Athinё. Pranoi, sepse aty ndodhej mё pranё atdheut dhe e mbante shpresa se njё ditё, do tё nxirrte lejen nga Porta e Lartë, pёr t’u thyer nё atdhe. Nё Athinё u njoh me shqiptarё patriot, qё kishin krijuar besёlidhjen “Komiteti i Korfuzit”.

Njohja dhe shoqёrimi me shqiptarёt e Greqisё, u pa me dyshim dhe Ipeshkv Malçinskij, i cili e ndiqte nё çdo hap veprimtarinё e At Prend Doçit, gjeti shkas pёr ta akuzuar se ai; ka dёrguar udhёzime nёpёr Mirditё, pёr ta ngritur popullin nё kryengritje. Akuzat shkaktuan qё Selia e Shejtё, ta dёrgonte Prend Doçin, nga Athina, nё Bombei tё Indisё. Sa mё larg atdheut!

Gjithёsesi, vitet nё Kanada dhe mё pas nё Bombei, i dhanё Prend Doçit, mundёsinё pёr tё njohur kulturat e popujve tё ndryshёm, mёnyrёn e jetёs, por dhe mёnyrat e qeverisjes. I pajisur me eksperiencё dhe mё njё bagazh kulturor, si asnjёherё, ai digjej nga dёshira pёr tё rinisur edhe njёherё punёn e tij patriotike nё atdhe. Mallin pёr atdheun, e derdhte nё letrat qё shkёmbente me mikun e vjetёr, De Radёn. Njerёn prej kёtyre letrave e mbyllte me fjalёt: “Mos e harronin tё mёrguemin tuaj”. Largёsia nga atdheu, e ndizte mё shumё dashurinё pёr tё, siç ndez era zjarrin.

Prend Doçin, e thirrёn nё Romё në vjeshtёn e vitit 1886. Vendi i punës pranё degёs sё misionit tё Ballkanit, qe mjaft i pёrshtatshёm, pёr tё njohur nga afёr veprimtarinё antishqiptare tё Patrikanёs Greke të Stambollit, gjё qё e shtyu atё t’i dёrgonte njё letёr Kardinal Simonit, funksionar i lartё në Vatikan, qё drejtonte misionet e Lindjes, ku theksonte faktin qё; Patrikana greke; ka ndaluar gjuhёn shqipe nё tё gjitha shkollat e krishtera nё trojet shqiptare dhe po hapte shkolla greke nё Shqipёri; duke i shpallur tё gjithё shqiptarёt e krishterё grekё.

Nё letrёn e tij, ai sillte argumenta se nё Shqipёri, si myslimanёt edhe tё krishterёt, janё vetёm shqiptarё, sepse tipari dallues i shqiptarit, nuk ёshtё besimi fetar, por vetёm pёrkatёsia etnike shqiptare. Citoj kёtu fjalёt e tij monumentale: “Forca lёvizёse e çdo shqiptari, qoftё mysliman apo i krishterё, ёshtё dashuria pёr atdhe dhe ndjenja e ruajtjes se kombёsisё dhe e gjuhёs sё vet”.

Gjithnjё, duke patur qёllim tё vetёm kthimin nё atdhe pёr tё vazhduar punёn e tij tё lёnё pёrgjysmё, ai gёrmoi nёpёr arkiva tё Vatikanit, materiale qё flisnin pёr vjetёrsinё e Abacisё sё Mirditёs, e cila pas vdekjes sё Abat Krasniqit, ishte suprimuar. Prend Doçi, mendonte se ajo duhet jo vetёm tё rikrijohej, por t’i njihej edhe njё status i veçantё. Ai u kёrkoi eprorёve tё vet, qё ta caktonin nё Mirditё, me statusin e Abatit Nullius, status, qё i krijonte vartёsi direkte nga Vatikani. Ai ishte i ndёrgjegjshёm, qё kthimi nё atdhe, nuk do ishte i lehtё, por qe i vendosur, pёr t’ia arritur qёllimit. Nё ndihmё i erdhi pёrsёri miku i tij i vjetёr, patriarku armen, Azarian, i cili u bё dorёzёnёs pranё Portёs sё Lartё, se: “Prend Doçi, s’kishte pёr tё trazuar mё dheun…”!

Kёshtu, me dekret tё Sulltanit, Prend Doçi, u lejua sё fundi të hynte në atdhe, si kryeshpirtёror i mirditasve, por me kusht: “qё tё mos i kapёrcente kufijtё e provincёs”. Kjo do tё thoshte qё ai, nuk mund tё dilte jashtё Dioqezёs sё Shkodrёs.

Me pushkё e me penё

Pushkёn pёr liri, abati i Mirditёs, s’e ndau nga arma pёr dituri. Pena, i shёrbente zgjimit tё ndёrgjegjes kombёtare, bashkimit dhe çlirimit kombёtar. Edhe pse nёn mbikqyrje, ai filloi tё ftonte nё Abaci, kolegё tё tij atdhetarё, me tё cilёt konsultonte ngritjen e njё shoqёrie gjuhёsore, letrare, kombёtare. Nёn drejtimin e tij, u krijua nё vitin 1899 nё Shkodёr, Shoqёria “Bashkimi“. Nё vitin 1900, ‘Kalendari i Maleve’, shkruante: “Mё e madhja qё ndodhi pёr kombin shqiptar, ёshtё krijimi i Shoqёrisё “Bashkimi” nё Shkodёr, pёr pёrparimin e gjuhёs kombёtare. Kjo shoqёri zgjodhi pёr kryetar Prend Doçin, i cili gёzon besimin dhe shpresёn e tё gjithё shqiptarёve”.

Historiani gjerman. K. Lange, e rendit Prend Doçin, nё radhёn e personaliteteve tё shquara historike tё Evropёs Juglindore, dukё vёnё nё dukje se; “Rёndёsi politike, Prend Doçi fitoi edhe njё herё si udhёheqёs i klubit letrar “Bashkimi”, i themeluar nё Shkodёr nё vitin 1899. Megjithёse e maskuar si shoqёri fetare, qёllimi kombёtar, dukej qartё nё objektivat e saj: Vendosjen e njё alfabeti tё gjuhёs shqipe, pёrgatitjen e njё fjalori tё gjuhёs shqipe, krijimi i gjuhёs sё njёsuar letrare, rregullave tё drejtshkrimit, hapja e shkollave laike shqipe, pёrgatitja e teksteve shkollore. Abat Prend Doçi, afroi nё shoqёrinё “Bashkimi”, elitёn intelektuale tё Gegёrisё; At Gjergj Fishtёn, Dom Ndoc Nikajn, Dom Dod Kolecin, At Pashk Bardhin, Imzot Lazer Mjedёn, Luigj Gurakuqin, etj.”!

Rolin kryesor nё kёtё shoqёri – thotё studiuesi i njohur Mentor Quku – e kanё luajtur klerikё tё Abacisё sё Mirditёs. Famullitё e Mirditёs nё kёtё kohё, u shndёrruan nё qёndra tё veprimit arsimor e kulturor. Po atё vit, nё 1899, u rihap shkolla shqipe nё Orosh. Nё fillim vjeshtёs sё vitit 1899, Abat Doçi, dёrgoi nё Vjenё katёr tekste shkollore, pёr t’u shtypur: gramatikёn, gjeografinё, arithmetikёn dhe katekizmin. Nё nёntor, kishte gati pёr shtyp librat e kёndimit, pёr shkollёn fillore. Shkolla ka patur pёr mёsues, figura kombёtare, duke nisur me Dom Zef Marashin dhe u vazhdua nga njё plejadё e nderuar mёsuesish, si: Kolё Dema, Kolё Gurakuqi, Luigj Shkjezi, Prenk Jakova, etj.

“Albania” e Konicёs dhe shoqёria “Bashkimi”, kanё patur lidhje tё ngushta me njёra tjetrën. Anёtarё tё shquar tё shoqёrisё “Bashkimi”, shkruanin tek “Albania”. Faik Konica, ka mbrojtur e mbёshtetur shoqёrinё “Bashkimi” tё Shkodrёs, madje shkroi njё artikull fshikullues, ndaj shoqёrisё qё u hap vite mё vonё nё Bukuresht, e cila edhe pas kёshillave tё tij, pёr tё zgjedhur njё emёr tjeter, nguli kёmbё tё mbante edhe ajo emrin “Bashkimi”. Konica e quajti atё “Bashkimi plagj”!

Nё shtypin e kohёs, disa herё ёshtё vёnё nё dukje qё; “Emzot Doçi, s’ka shkrue pak, por gjithnjё pa emrin e tij”. Prend Doçi, shkruante me pseudonimet; “Primo Doçi”, dhe “Njё djalё prej Shqypnie”. Si poet i zgjimit kombёtar, Prend Doçi, me poezine “Shqipnia nё robni” renditet nё treshen e parё, pas Naim Frashёrit, me poezinё “Dallёndyshja”, e Pashko Vasёs me; “Moj Shqypni”. Ai shkroi 32 vepra; nё nёntё vjet tё Shoqёrisё “Bashkimi”. Por edhe autorё tё tjerё; nuk firmosnin me emrin e tyre. Kёshtu edhe Fjalori i ri tё shqipes, pёr tё cilin Profesor Shaban Demiraj; ka thёnë se edhe sot mbetet njё nga mё tё mirёt, u shkruajt nga Dodё Koleci (nga Selita e Mirditёs).

Hartimi i alfabetit tё gjuhёs shqipe, qe detyra mё e parё dhe mё e rёndёsishme, qё i vuri vetёs shoqёria “Bashkimi” qё nё mbledhjen e parё tё saj. Njё alphabet, qё do tё ndihmonte nё njёsimin e gjuhёs letrare. Deri atё kohё, nё Shqipёri kishte mjaft alfabete sa, siç ka pohuar Baroni Franz Nopça, “kishte aq alfabete, sa kishte njerёz qё dinin shkrim e kёndim”. Alfabeti mё i pёrdorur, qe ai i Stambollit (i Mit’hat Frashёrit), por ai megjithёse me bazё latine, kishte pёrzier nё tё edhe shkronja sllave e greke, qё siç ёshtё shprehur Prof. Aleksandër Xhuvani, pёrbёnte njё “ngatёrresё” dhe organet mё tё njohura tё shtypit, nuk e pёrdornin.

Pёrveç “Albanisё” sё Konicёs, edhe organe tё tjera tё kohёs qё dilnin nё atdhe dhe jashtё tij, pёrdornin shkronjat e “Bashkimit”. Ndaj, nё hartimin e fjalorit, Prend Doçi dhe komisioni i drejtuar prej tij, mendonin qё alfabeti tё ishte praktik qё me tё, tё mund tё botoheshin libra, kudo edhe në Shqipёri edhe tej kufijve nё Evropё, apo nё Amerikё, nё çdo shtypshkronjё ku pёrdoreshin shkronja latine. Edit Durham, shkruan se, Prend Doçi, qe: “shpikёsi i njё sistemi tё shkёlqyer, pёr tё shkruar shqipen, sipas tё cilit, duke pёrdorur shkronjat e rёndomta latine, qёroi theksat e ndryshёm e shkronjat e tepёrta”.

Roje vigjilente e pavarёsisё

Nё nёntor 1912, ndёrkohё qё Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi shkonin drejt Vlorёs, pёr tё shpallur pavarёsinё, midis Abat Doçit dhe Ismail Qemalit, shtohet letёrkёmbimi i cili zanafillёn e vet, e kishte qё nё vitin 1903, thuajse njё dekadё mё parё. Ismail Qemali, e quante Prend Doçin, si tё vetmen shtyllё tё pёrkrahjes sё Qeverisё sё Pёrkohёshme, nё malёsitё rreth Shkodrёs. Mirdita, ishte me qeverinё e Vlorёs dhe kjo ishte nё radhë tё parё, meritё e Abat Doçit.

Ndёrkohё qё pёrgatitej shpallja e pavaresisë atdheut fat-trazuar, rreziku i coptimit, i varej si re e zezё mbi kokё. Aradha serbe, marshonte drejt Prizrenit, Oroshit e Lezhёs. Megjithese nё kushte tё pushtimit, Abati, e gjeti mundёsinё qё nё 2 dhjetor, t’i dёrgonte letrёn e urimit Ismail Qemalit. Pas shpalljes sё pavarёsisё nё Vlorё, Abati, organizoi nё Orosh nё selinё e tij, njё kuvend me pjesëmarrjen e 12 bajrakёve tё Mirditёs dhe pёrfaqёsuesit e Matit, Dibrёs, Pukёs, Dukagjinit, Bregut tё Matёs dhe Kurbinit, nё tё cilin, pjesёmarrёsit njohёn qeverinё e Vlorёs dhe u betuan se do tё ndiqnin Ismail Qemalin dhe Nikoll Kaçorrin, nёnkryetarin e qeverisё, mirditorin e tyre, si përfaqsues tё Shqipёrisё.

Historia vlerёson pёrpjekjet e Abat Doçit, pёr ruajtjen e pavarёsisё e cila, do tё arrihej vetёm nёpёrmjet forcimit tё besёlidhjes sё shqiptarёve. Megjithёse nё kushte tё vёshtira, kur grykat e topave serbe nё Orosh, mbaheshin drejtuar nga qela e Abatit, ai bёn thirje pёr mbajtjen e njё kuvendi tё ri, nё 23 prill 1913, “pёr njё fjalё e pёr njё besё”. Mirёpo, njё ditё mё pas, mё 24 prill, erdhi lajmi i zi pёr rёnien e Shkodrёs nё duart e malazezёve.

Nё librin e saj; “Brenga e Ballkanit”, nё kapitullin “Rёnia e Shkodrёs”, Edit Durham; shkruan: “Princi Danillo; hyri nё kalanё e Shkodrёs; nё 24 prill, ngriti atje flamurin malazez dhe mori çelësat nga Esati, i cili u nis menjёherё pёr Tiranё, me ushtrinё turke”. Nё 25 prill 1913, Prend Doçi, shkruante: “Ndodhem nё njё gjendje tmerrёsisht tё tronditur. Mora vesh lajmin e ramjes sё Shkodrёs, nё duart e malazezve. Ky lajm erdhi zyrtarisht, nё komandёn serbe tё kёtushme, me urdhёn qё tё pёrshendetet fitorja e Mbretit Nikollё, me tё shtime topash, gjё qё u bё sot nё mёngjes, nё ora 10:30”.

Vetёm njё javё mё vonё, me thirrjen e Abat Doçit, u mbajt njё kuvend nё qytetin e Lezhës, me pёrfaqësues tё Bregmatjes, Dibrёs, Dukagjinit, Kurbinit, Lumёs, Malsisё sё Madhe, Matit Mirditёs, Pukёs, Zadrimёs dhe Shkodrёs. Kuvendi, lidhi besё “t’u dalё zot trojeve shqiptare, deri nё tё mbramen pikё gjaku, duke mёsy edhe Shkodrёn, pёr me nxjerrё jashtё Malin e Zi”. Kuvendi, zgjodhi njё komision prej 16 vetёsh, qё pёrfaqёsonte gjithё krahinat e veriut, i cili i dёrgoi njё dokument komandantit tё Flotёs Ndёrkombёtare, ku protestohej kundёr pushtuesve sёrbo-malazezë dhe u kёrkohej Fuqive tё mёdha, t’i largonin nga vendi, qё Shqipёra tё mbetej shtet i pavarur, nёn mbrojtjen e Fuqive tё Mёdha. Besa, ishte e shenjtё dhe e njё rёndesie tё pazёvendёsueshme, pёr ruajten e pavarёsise. Populli e quante Prend Doçin “roje vigjilente e pavarёsisё”.

Edhe gjatё kohёs sё Luftёs Ballkanike, ai mblidhte krahinat vetёm mё njё qёllim: pёr besёlidhje e pёr t’iu falur flamurit shqiptar. “Flamuri Kombёtar ёshtё shenjё bese, vllazёrimi, bashkimi, dashurie pёr liri e pavarёsi. Kush don flamurin, don familjen e vet, shtёpinё e vet, qytetin e vet vendin, atdheun e vet”. Ky ishte perkufizimi qё i bёri Abati, flamurit, nё njё fjalim tё tijin nё vitin 1914, nё kalanё e Shkodrёs.

Vitet e fundit tё jetёs sё Abat Doçit, ishin vitet më të mjerueshme pёr shpirtin i kёtij patrioti tё madh, qё kishte luftuar gjithё jetёn e vet, pёr çlirimin e vendit nga Perandoria Osmane, ta shikonte atё tё nёn pushtime tё reja, edhe pse zemra ia kishte ndjerё kёtё mёnxyrё kohё pёrpara. Emri i Abatit tё Mirditёs, Prend Doçit, pёr pushtuesit e rinj qe po aq i rrezikshёm, siç kishte qenё pёr Perandorinё Osmane.

Me pushtimin e Shqipёrisё veriore, nga Austro-Hungaria, komanda eprore e ushtrisё, kёrkoi largimin e Abatit tё Mirditёs, Prend Doçit, nga posti i tij, si dhe nga Oroshi, si njё nevojё urgjente. Duhej qё Abat Prend Doçi, tё internohej nё thellësi tё vendit. Po ku? Pёr kёtё i u kёrkua mendimi Konsullit tё Pёrgjithshёm austriak nё Shkodёr. Përgjigja e tij qe, njё ironi e madhe. “Mё thellё se nё Orosh, nuk kish se ku ta çonin”!

A imagjinohet ky vigan i burgosur, pikёrisht nё shtёpinё e vet, nё Oroshin e tij, nёn mbikqyrjen e rreptё tё njё garnizoni tё huaj ushtarak? Njё fund krejt i pabesueshёm. Zemra e Prend Doçit, pushoi nё njё ditё shkurti, tё vitit 1917. Tregojne qё vetminё e tij, e shoqёronin librat dhe njё çifteli. Kёndonte kёngё tё vjetra, ato qё i diktonte shpirti i tij i plagosur.

Gjergj Fishta, nё gazetёn “Posta e Shqypnisё”, botoi kryeartikullin me titull: “Abati i Mirditёs”, ku shkruante: “Abati i Mirditёs”- me kёtё emёn e kanё quejtё e mundet me u thanё pёr siguri se nuk asht kund njё skaj Shqypnijet, ku burrat e mençёm dhe tё kalemit, tё mos ta kenё ndje e pёrmend kёtё emёr. Ne, na dridhet penda nё dorё prej dhimbet, kah po na duhet me shnue dekёn e tij, nё fletoren tonё, sadoqё edhe shkrimtari ma i lanun, kishte me mujtё me nxjerrё landё shkrimit, prej jetёs sё tij, sa me mbushё e me hijeshue, shtyllat e fletoreve ma tё para tё Evropёs”.

Ismail Qemali, sipas dёshmisё sё Ali Asllanit, duke iu referuar figurёs sё Abat Prend Doçit, ka thёnё: “Ne bёmё si e bёmё Shqipёrinё, por ai (Abat Doçi) do ta bёnte pa ne, e mё mirё se ne”. (Ali Asllani, kujtime gojore, Tiranё 1959)

Historiani Dom Ndoc Nikaj, duke i kushtuar atij botimin e Historisё sё Shqipёrisё, nё vitin 1917, shkruante: “Pёrkujtimit mё tё madhit, ndёr kombёtarё tё kohёs sonё, Imzot Prend Doçit, Abatit tё Mirditёs’

Diplomati anglez, J. Swire e konsideroi vdekjen e tij, si: “njё humbje tё pazevendёsueshme, pёr vendin e vet”.

“Njeri i jashtёzakonshёm nё çdo kuptim”, e pat pёrshkruar Franc Nopça. Memorie.al

Marrë nga gazeta ‘ILIRIA’ 

blank

Te disa varre përballë burgut të Spaçit, prehet edhe një i afërm i ish-diktatorit Hoxha- dëshmia e ish-gardianit

Nga Aleksandër Ndoja
Revolta diskutohet dhe sot. Si nisi protesta, ngritja e flamurit pa yll dhe ekzekutimi i të burgosurve?! Cila ishte jehona nëpër botë dhe frika e pushtetit komunist?! Gjendja e sotme e godinave, ku për ironi tre familje banojnë në qelitë e dikurshme. Por edhe katër varret në mes të oborrit, në mes të cilëve edhe varri i një të afërmi të diktatorit. Gjet Kadeli, ish-i dënuar në burgun e tmerrshëm të Spaçit, rrëfen gjithë historinë e një burgu, që bëri historinë. Kundërshtarët e shpallur të regjimit të kohës, kishin arritur në shifra rekord. Ingranazhet e diktaturës, kishin punuar me kapacitet të plotë, në “prodhimin” e kundërshtarëve, aq sa në vitin 1964, do të ndërtohej një nga burgjet më të tmerrshëm të kohës, me një kapacitet prej 700 vendesh. Burgu i Spaçit, i cili për 27 vjet me radhë “edukoi” nëpërmjet kërbaçit dhe galerive të panumërta, nga ku dolën qindra mijëra tonelata mineral bakri, do të shënonte rekordin në zgjedhjen e bërë nga ideatorët e ndërtimit të burgjeve.

Vetëm pak metra katrorë, bazamenti i ndërtimit të burgut dhe nga katër anët, faqe malesh të larta, aq sa me sy të lirë, kur hedh vështrimin lart, majat e maleve, duket sikur takohen. Dhe kur shmangesh në të majtë të urës së Repsit, rruga e ngushtë që gjarpëron në lugina dhe faqe malesh, të ofron ndjesinë e një vendi, ku do të takosh dhimbjen njerëzore.

Dhe pse je në një vend që, natyra e krijuar, ndoshta vetëm për kafshë të egra, në kodrina të thepisura, të shfaqen ndërtesa disa katëshe të betonuara, në parametra të fortifikatave. Ndoshta, ideatorët dhe konstruktorët, e kanë menduar diktaturën të përjetshme dhe po aq të përjetshëm burgjet, për kundërshtarët politikë.

Disa ndërtesa janë shndërruar në gërmadha, e ndërsa të tjerat, që janë në këmbë në këto vite, nuk kanë dyer e as dritare. Urrejtja pos diktaturë për diktaturën, edhe atje mes malesh të larta, ka qenë në efikasitet të plotë. Ndonëse të burgosurit nuk do ta donin kurrë ta kujtonin atë vend, një muze, pikërisht aty do të duhej, si në shumë vende ish-komuniste të Lindjes, do t’i shërbente shumë historisë.

E ndërsa ndërtesat të ofrojnë pamje gërmadhash, gjithçka aty, shndërrohet në imagjinatë. Ndërtesat janë së bashku, të dënuar dhe të lirë, fajtorë dhe të pafajshëm, viktima dhe xhelatë. Në fakt, të gjithë të dënuar. Të gjithë hynin qindra metra nëntokën për të nxjerrë prej andej mineralin.

Të burgosurit pas punësim ktheheshin në kapanone, ndërsa ata që ishin të lirë përshkonin kilometra të tëra për t’u kthyer në familje. E ndërsa ata që ishin të lirë nuk guxonin të kundërshtonin politikën pasi përfundonin si bashkëvuajtësit e tyre në galeri, të burgosurit e kishin këtë të drejtën pasi nuk kishin çfarë të humbisnin. Dhe të burgosurit në çdo kohë ishin mbi 600 të tillë, me mijëra familje, vuanin peshën e persekucionit.

Bashkëkohësit, por edhe bashkëvuajtësit, kur sjellin në kujtesë grimca nga kalvari i mundimit, të flasin edhe për marrëdhënie shpesh të acarta, mes policëve dhe të burgosurve. Një i ri nga Fani, pasi gjithë natën lihet i lidhur në oborr, të nesërmen e gjejnë të vdekur. Por, edhe pse me qindra gra, fëmijë dhe të afërm të burgosurve, për vite të tëra ishin të detyruar të përshkonin rrugën pambarim, shpesh në këmbë për tek burgu, tortura për ta nuk kishte të sosur.

Shpesh, ishin të detyruar që të afërmit, t’i shikonin në distancë, por pa mundur t’i takonin. Faktet ofrojnë atë se Mirdita dhe mirditasit, nuk janë ndjerë asnjëherë mire, kur e mendonin se në territorin e tyre, ndodhej një “Spaç”, që identifikohej me tmerrin. Malet e egra, por minerali në përmasa të pallogaritshme, ishte shkaku që Mirdita, të bëhej bartëse e një dhimbje të tillë.

Ndonëse reprezalje ishte e madhe, në ato pak metra katrorë, do të merrte udhë dhe kundërshtim i hapur, deri në revoltë masive, që koha do ta pagëzonte, me emrin: “Revolta e Spaçit”, 1973, por vetëm një dekret i Presidiumit të Kuvendit Popullor, i firmosur nga Ramiz Alia, në vitin 1991, do të bënte që qindra të burgosurit, të kapërcenin portën e ndaluar, për 26 vjet, të përshkonin me këmbë, apo me makina, rrugën e gjatë mes malesh, duke vështruar pas me frikën, se mos xhelati po i ndiqte ende…!

Rrëfimi i Gjet Kadelit: “Revolta e Spaçit dhe ngritja e flamurit pa yllin komunist”!
“Në ora 23.30….disa orë pas fillimit të revoltës, Radio-Vatikani, do të transmetonte në hapësirë se; në borën 26 vjeçare në Shqipëri, çelën lulet e para. Po në fakt, çfarë ishte ajo ngjarje, që tronditi seriozisht pushtetin komunist në pranverën e vitit 1973?
-Në orën 05.30 në mëngjes, ikën nga birucat Pal Zefi (nga Shijaku), pasi ishte i dënuar 30 ditë e qëndronte i izoluar, dhe kishte kaluar afatin ligjor nga 30 ditë, në 31 ditë. Operativi i Sigurimit të kampit, ishte oficer roje dhe ky ishte shkaku i të gjithë pasojave të asaj dite.

Ai iku nga biruca dhe erdhi këtu në kamp. U lajmërua menjëherë oficeri i rojës, nga polici i brendshëm. Oficeri i rojës, u fut në kamp me disa policë. Në këtë kohë, turni i parë i të burgosurve, po përgatitej të shkonte në punë. Pal Zefi, kishte këtu edhe të vëllain të burgosur, Gjokën.

Oficeri i rojës, erdhi me e marrë me forcë Palin, me e ridërgu në birucë, pasi ai nuk pranonte të shkonte vullnetarisht. Ata, përdorën edhe dhunë ndaj Palit. Në këtë kohë, të burgosurit e tjerë, kanë ndërhyrë me e shpëtu Palin, pasi po dhunohej nga policët, në prani të tyre. I pari që ka ndërhyrë, ka qenë Pavllo Popa, me banim në Vrakë në Shkodër, me origjinë malazeze.

Në këtë moment, kanë ndërhyrë edhe të burgosur të tjerë dhe Palin, e kanë shpëtuar nga biruca. Policët dhe operativët, dolën të rrahur nga kampi, pasi të burgosurit, ishin shumë dhe të vendosur. Kjo ishte hera e pare, që ndodhte një rast i tillë, si rezultat i mllefit të akumuluar ndaj regjimit. Më pas, në kamp vjen GJ.Z, ish Operativ në këtë kamp, por në këtë kohë, ishte shef i Sigurimit të Mirditës. Futet brenda me disa policë dhe e marrin Pal Zefin, lart. Menjëherë rifilloi reagimi.

Në ora 21.00, këtu poshtë ndizet një zjarr i madh. Unë isha i shtrirë në krevat, pasi isha me temperaturë të lartë. Zjarri u bë aq i madh, sa më ndriçoi në dhomë. Zjarri që u ndez nga të burgosurit, ishte fillimi politik i veprimeve në kamp. Një i burgosur 64 vjeçar, me emrin Jemin Gjoka nga Kukësi dhe Dod Bardhi dhe 2-3 të tjerë, po shkatërronin stendat prej druri të emulacionit socialist dhe po i hidhnin në zjarr.
Unë ngrihem nga krevati dhe për 15 minuta, ngrohem te zjarri. Më pas largohem nga zjarri dhe ngjitem tek shkallët e tarracës. Vjen Bedri Çoku dhe më pyet; a je mirë me shëndet, – i them jam mire, se paskësh pas nevojë me u nxeh në zjarrm. Më vendos dorën në supe, duke më thënë se; për këtë ngjarje, do ta marrë vesh edhe babai jot në Amerikë.
I them se do ta marrë vesh edhe babai im në Amerikë, por këto janë veprime ordinere, ndërsa ne jemi të dënuar politikë dhe kësaj revolte, duhet t’i japim karakter politik. Po si, më thotë Bedriu…??

Po ja, ne duhet me patjetër të ngremë flamurin pa yll. Po ku ta marrim…?! E bëjmë vetë i them i them, shko te biblioteka na merr një beze të kuqe. Nëse nuk ka, do të prishim një jorgan të kuq, që ma kishte sjellë nëna ato ditë. Në fakt, Bedri Çoku e solli bezen e kuqe. I them të lajmërojë Mersin Vlashin, për të skicuar shkabën dy krenare, pasi nuk dilte boja për ta mbushur atë.

Mersini ishte nga Lisi i Matit, i dënuar dy herë dhe ka bërë 36 vjet burg. Kemi ngjitur flamurin në një shkop me thumba që i ngulnim me takat e pantoflave. Pastaj, në trekëndëshin e korridorit të tretë, kemi vendosur flamurin, por shtiza ishte e shkurtër. Menjëherë Bedri Çoku, ka bërë thirrje të brohorasim për flamurin. Aty janë dëgjuar urra-të nga të gjithë të burgosurit në shesh”.

Zoti Kadeli, si vepruan policët e burgut?
Policia e pa që në kamp u ngrit flamuri, ndërkohë aty kishin mbërritur; Kasem Kaçi, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Republikës dhe Sulë Manoku, drejtor i Përgjithshëm i Kampeve -Burgjeve. Ata dhanë urdhër që; rojet e brendshme; të dalin nga burgu. Kjo situatë vazhdoi gjithë natën. Të nesërmen; kanë ardhur forcat ushtarake të Burrelit.
Ata kanë ardhur me 27 makina, 26 të mbushura me ushtarë dhe një me lëndë kimike helmuese. Ditën e tretë, vjen një grup policësh me mbi 100 veta duke kënduar: “Jemi boksierë dhe sampista”. Të gjithë të burgosurit, i kanë lidhur me hekura, dy e nga dy.

Shahin Skura, komisar i burgut, ka lexuar listën e “kurbanëve” të kësaj revolte. Nga këto, 80 veta, kemi marrë ridënime, ndërsa 4, (Pal Zefi, Hajri Pashaj, Dervish Bejko, Skënder Daja), janë ekzekutuar me gjyq të menjëhershëm. Situatën nën kontroll, e kishte marrë vetë Feçor Shehu, në atë kohë, Zv/ministër i Brendshëm.
Ndonëse ishin planifikuar të vriteshin 3 persona me anë të një gjyqi special, që u zhvillua atë natë, Hajri Pashaj, bashkëfshatar i Feçor Shehut, iu shtua listës së pushkatuarve, ndonëse, nuk kishte qenë prototip i protestës.

Shkak për t’u futur në listën e të pushkatuarve, ishte se Hajriu, iu drejtua ashpër Feçor Shehut, duke i thënë se; një ditë do të përgjigjesh për këtë masakër. Megjithëse ky konfrontim përfundoi në favor të pushtetit, themelet e tij; u tronditën jo pak. Më vonë; do të shënoheshin revolta të tjera më të vogla, por dhe shteti do të përgjigjej me pushkatime të tjera; duke mbajtur gjallë klimën e terrorit.

Mendoni se shumë të burgosur janë varrosur pa adresë, pa ditur se ku?
Ende ka varre të pa marra nga familjarët. Në kodrën përballë ndodhet një varr i pahapur, anash tij, varre të hapura nga familjarët, për të marrë eshtrat e, për t’i kthyer në vendin nga u nisën të gjallë, por me pranga në duar.

Varri përballë burgut, i ish-të afërmit të Enver Hoxhës, që vuajti në Spaç!
Ndërsa te varrezat e Shpalit, jashtë rrethimit të varrezave, ndodhen edhe tre varre të tjerë. Ndonëse për të gjallët, dënimi ka marrë fund, 4 të vdekur, varret e të cilëve dihen, ende nuk e kanë marrë “lajmin”, se janë të lirë dhe përsëri vazhdojnë të vuajnë dënimin, si të ishte viti 1985!

Një ish-gardian burgu, konfidencialisht sqaron se; i vdekuri përballë burgut, është një gjirokastrit dhe burime të sigurta thonë se ishte një i afërm i diktatorit Enver Hoxha. Por sa ishte gjallë kurrë nuk e pranoi se ishte i afërm i tij. Dhe nëse ndokush e pyeste se çfarë e keni komandantin, ai përgjigjej prerë dhe ashpër: “asgjëkafshë”-asgjëkafshë…

Ndërsa tre të tjerë, që gjenden në Shpal, mendohet të jenë nga Tropoja. Njëri është identifikuar nga familja, me mbiemër Goca, dhe pritet që varri i tij, të merret dhe të çohet në Tropojë. Burimi sqaron se; çdo të vdekuri; në varr i futej një shishe e mbyllur hermetikisht, brenda së cilës; futej një letër ku me bojë “tush”, i shkruhej emri dhe adresa. Në të gjitha varret e hapura pas 90-ës, është gjetur një shishe e tillë.

Këta, ishin të vdekur në mënyrë natyrale nga sëmundje, ndërsa 4 të pushkatuarit e revoltës; Pal Zefi nga Shijaku, Skënder Daja nga Fieri, Dervish Bejko nga Devolli dhe Hajri Pashaj nga Mallakastra, ekzekutimi i tyre është bërë jashtë territorit të burgut, varret e atyre, askush nuk i di deri më sot, me gjithë insistimet e herëpashershme, të familjarëve.

Burgu i Spaçit
Burgu i Spaçit, ishte një burg politik i sigurisë së lartë, që ishte aktiv gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri. Burgu gjendet në fshatin Spaç. Në vitin 1973, në Burgun e Spaçit pati një rebelim të të burgosurve, të cilët arritën të ngrinin një flamur jo-komunist.

Një rebelim i ngjashëm, u krye edhe në Burgun e Qafë Barit në vitin 1984, ku shpërthyen të njëjtat dufe, e u ngritën kërkesa e dëshira për liri, që u shtypën njëlloj, me dhunë e gjak.
Në burgun e Spaçit kanë vuajtur dënimet politike, disa intelektualë të famshëm. Kohët e fundit ka pasur plane, që; Burgu i Spaçit, të kthehej në një muzeum, por deri më sot, asnjë hap i mëtejshëm nuk është bërë në këtë drejtim.

Burgu i Spaçit, është një monument i trashëgimisë kulturore në Spaç rrethi i Mirditës, në qarkun e Lezhës, Shqipëri Ky monument, është i llojit “Arkitekture”, i miratuar me numër: “656/DT 05.12.2007“.
Ky burg, është hapur në vitin 1968 dhe ka funksionuar deri në vitin 1988, e sipas të dhënave, ka pasur mbi 1000 të burgosur. I ndërtuar për shfrytëzimin e Minierës së Spaçit, ku nxirrej bakër dhe pirit. Janë rreth 7 godina, që janë pjesë e burgut, por më tej, ka edhe godina të tjera, që kanë shërbyer si kampe për të burgosurit, por edhe ambientet që shërbenin si mjedis pune, për njerëz të zonës.
Ka qenë një kompleks minierash, ku punonin jo vetëm të dënuarit. Aktualisht, është në një gjendje tërësisht të shkatërruar. Ka një arkitekture tipike te periudhës komuniste me forma të rregullta. /Memorie.al/


Send this to a friend