Gjatë gjithë viteve të regjimit komunist, Lasgush Poradeci përmendej në libra si poet i viteve ’30-të. Mes tij dhe regjimit ekzistonte një marrdhënie e çuditshme që prodhonte në jetën e poetit, persekutim deri në sfilitje. Në dukje ai ishte lënë në harresë, një i vdekur për së gjalli, duke i përmendur vetëm veprën e viteve të paraluftës. Pas luftës, në vitet 1944- 1947, vitet e zhdukjes në masë të gjithë ajkës intelektuale të Shqipërisë, poeti brilant jetonte në kryeqytet me të shoqen, i papunë.
Për Lasgushin, poetin e përjetësive, shkencëtarin e doktoruar në Graz, regjimi kishte gjetur veç një mundësi punësimi tejejt jetëshkurtër pranë Institutit të Shkencave.
Pas kësaj për t’i ulur qafën e për t’ia mbajtur shpirtin ndër dhëmbë, e punësuan si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese shtetërore “Naim Frashëri”, ku punoi deri në vitin 1974, vit kur edhe doli në pension.
Por edhe pas daljes në pension Lasgushi nuk mund të tërhiqej i qetë në jetën dhe krijimtarinë e tij. Ai nuk mund të bënte jetë poeti. Regjimi do të gjente dhjetra dredhi për t’ia nxirë jetën, deri ditën e 12 nëntorit 1987, kur Lasgushi, i mbylli sytë përgjithmonë në varfëri të plotë e i përndjekur.
Gjatë viteve të pleqërisë, nga 1974-deri në 1987, vit kur Lasgushi mbylli sytë, regjimi komunist do ta shtonte survejimin ndaj tij. Përballë këtij survejimi, poeti kishte armët e tij të pazakonta, por gjithësesi lëndimet në shpirtin e tij do të ishin të papërshkrueshme. Disa episode të jetës së poetit rrefyer nga e bija, Marie Poradeci na dëshmojnë një persekutim të pangjashëm e të pandërprerë, me të cilin ai u përball gjatë gjithë kësaj klime armiqësore me regjimin.
Maria thotë: “Duke lexuar ditaret e tij kam parë se ai gjatë gjithë kohës ka qenë në oponencë me regjimin sepse një njeri me kulturë nuk mund të mos ishte në oponencë me atë regjim që e urrente kulturën. Lasgushi e dinte dhe e thoshte shpesh: Armiku i komunizmit është njeriu që mendon…”
Sipas saj, ora e Lasgushit nuk kishte të njëjtin ritëm me orën e shqiptarëve të tjerë, aq më pak me orën e regjimit komunist. Maria e shpjegon bukur këtë kufi të çuditshëm kohor që ai kishte ngritur mes tij dhe regjimit e krejt shoqërisë shqiptare të atyre viteve.
“Kur ne ishim në Pogradec, babi e kishte zakon që gjithmonë dilte mbrapa kalasë. Mbrapa kalasë është një bukuri e madhe dhe një pamje e mahnitshme e liqenit. Dhe babi i shijonte këto bukuri dhe thoshte: “Dua të rri sa më larg njerëzve sepse unë atje flas me Perëndinë”. Ne, edhe kur laheshim në liqen, në periudhën e verës kur ishte edhe mami, sepse ajo kthehej pastaj në Tiranë sepse fillonte shkolla, ne shkonim dhe laheshim larg, laheshim poshtë te lumi i Trahanit, siç i thonë në Pogradec. Atje babi kishte bërë një si zgavër te shelgjishtet dhe ne futeshim dhe rrinim gjithë ditën. Unë dhe Nina ishim të vogla dhe i thoshim: “Po ne baba, pse nuk lahemi me kalamajtë e tjerë?”. “Sepse atje është më mirë bijë e babkës, se ne atje flasim me Perëndinë. Sa më larg njerëzve, bijë e babkës, më mirë është”.
Dhe kështu u mësuam dhe kështu neve kishim jetën tonë. Jeta jonë nuk ngjante me atë të asnjë prej familjeve të tjera dhe këtë jetë e diktonte babai ynë. E diktonte babai ynë sepse atë që nuk mundi dot regjimi komunist të kuptonte me injorancën e vet te babai ynë, ishte se ora biologjike e Lasgushit ishte ndryshe nga ajo e gjithë shqiptarëve të tjerë. I gjithë ritmi i jetës së Lasgushit ishte ndryshe nga ritmi i gjithë shqiptarëve të tjerë. Ai ndryshe zgjohej, ndryshe ushqehej, ndryshe flinte, edhe kur dilte ishte ndryshe. Dhe në këtë jetë të tij, thellësisht shpirtërore që ai bënte, për ta mundur të gjithë budallallëkun dhe të gjithë injorancën që e rrethonte, ai dilte mbrapa kalasë ose dilte nga kroi i Stregës në Pogradec, ose dilte nga qoshku. Edhe neve na merrte dhe ishte e çuditshme se, edhe kur ishte bari i lartë unë i thosha: “Baba, kam frikë se mos ka gjarpër”, ai më përgjigjej: “Nuk ka gjarpër, të them unë që nuk ka. Kalo”. Dhe atë që ta thoshte babi, ashtu ishte.
Nën survejimin e njerëzve të Sigurimit
Është gati komike marrëdhënia e Lasgushit me njerëzit e Sigurimit që e ndiqnin hap pas hapi. Në mendjen e tyre, kushedi çfarë bluanin për këtë poet të çuditshëm, i cili sa here shkonte në Pogradec, me konkën e vogël për dore, merrte rrugicat e ngushta mes shkurreve dhe ngjitej pothuajse çdo ditë në kala. Çfarë bënte ai burrë me qenin e tij çdo ditë atje lart? Për njerëzit e Sigurimit, ky rast ngjallte dyshime të mëdha! Ata, sipas mendjes së tyre, e ndiqnin në fshehtësi të plotë. Por poeti i kishte pikasur me kohë dhe vazhdimisht i vinte në lojë…
“Babi ishte magjistar i madh, magjistar në kuptimin që zotëronte gjithçka, çfarë e rrethonte. Dhe babi thoshte: “Kur shikoj, unë shikoj edhe nga mbrapa”. Dhe kjo ishte e vërtetë…”
“…Babi ishte një qenie e jashtëzakonshme. Kur shkonte mbrapa kalasë, thoshte: “Unë e shikoj që ata më gjurmojnë. Po le të gjurmojnë. Ngaqë futem nëpër shkurreta, ata nuk më ndjekin dot, atje ku futem unë..”, sepse ata rrëzoheshin…
Në vitin 1974 ne morëm edhe qenin, Cucin. Babi e merrte edhe Cucin me vete dhe Cuci ndonjëherë edhe u lëshohej atyre, lehte sepse Cuci nuk e dinte që ata ishin njerëzit e Sigurimit të Shtetit. Por babi sigurisht që e dinte.. Por kjo ishte edhe një farë loje, sepse babi gëzohej që ata s’kishin për të zbuluar ndonjë gjë dhe ai ishte mësuar me injorancën e tyre. Ai donte të bënte punën e vet, të shikonte liqenin që atje ku ishte”.
Sidoqoftë ata burra misteriozë, të kamufluar në mënyra nga më të çuditshmet nuk do t’i shqiteshin poetit. Ata do të gjenin mënyrën ti hynin deri në shtëpi, madje edhe në bodrum, por edhe në bibliotekën e tij, ku ai ruante një arkivë të pasur me dorëshkrime, foto e dokumente të shumta. Çfarë shkruhej vallë në ato dorëshkrime në gjuhë të huaja? Rreth kësaj pyetje silleshin dyshimet dhe planet e survejimit në zyrat e Sigurimit të Shtetit.
“Asgjë nuk i shpëtonte Sigurimit të Shtetit në atë kohë. Të dukej sikur gjërat ecnin normal dhe sikur ishin të qeta, por Sigurimi i Shtetit absolutisht donte të dinte se çfarë ndodhte në shtëpinë e këtij njeriu. Dhe kishte dëgjuar se ky njeri paska një arkiv, por sinqerisht, ata as që e dinin se çfarë ishte ky arkiv. Sikurse ka çdo njeri i kulturuar, sikurse kanë pasur edhe shumë njerëz të tjerë të kulturuar në Shqipëri, arkivin e vet, ashtu sikurse ka çdo familje, ato ishin dokumente, fotografi, të mbledhura gjatë gjithë viteve të jetës së babit, të cilat ishin pasuri kombëtare, nuk hidhnin dritë vetëm mbi jetën e babit.
Sigurimit të Shtetit i erdhi “zogu në dorë” kur u rritëm ne. Kur ne do të shkonim nëpër shkolla, dhe pastaj, pasi mbaruam shkollat, kur do të emëroheshim në punë. Sigurimi i Shtetit bëri edhe një hap të madh këtu, sepse Lasgushi që kishte vuajtur tërë jetën për të bërë shkolla nëpër të gjitha vendet e Evropës, nuk mund ta mendonte kurrë që fëmijët e tij të rrinin pa shkollë. Dhe që fëmijët e tij nuk do të bënin shkollë, ai e ndiente që ishte vetëm hakmarrje kundër këtij njeriu, sepse fëmijët nuk kishin faj. “Fëmijët e mi”, – thoshte ai, – “nëse do të ishin fëmijët e ndonjë komunisti apo të një drejtori drejtorie, sigurisht që do të shkonin të studionin atje ku të kishin qejf, por ata duan të hakmerren me mua, se është më mirë kafshimi i një qeni të fortë e të fuqishëm, sesa të të pickojnë përditë qindra mushkonja”. Kështu ishte e ndërtuar jeta jonë nga mërzitjet e këtyre njerëzve, që na e nxinin e na e bënin ferr”
Miqtë e dyshimtë, që na hynin në shtëpi…
“Sigurimi i Shtetit ishte shumë vigjilent dhe ata njerëz që i fuste në shtëpinë tonë, i fuste gjoja si miq, sikur na donin, sikur donin poezitë e babit tim, kur ishin femra i fuste gjoja si shoqet tona, për të ditur se çfarë bëhej në shtëpinë tonë. Këta njerëz, pasi mbaruan misionet e tyre, u larguan, ikën sapo vdiq babi sepse nuk kishin më se çfarë t’i tregonin Sigurimit të Shtetit. E mbaruan misionin e tyre dhe u larguan duke nxjerrë pretendime të ndryshme. Njëra nga ato femrat që hynte në shtëpinë tonë, arriti të hynte deri tek arkivi i babit tim. Vazhdimisht natën merrte letra dhe dokumente nga arkivi, me arsyen se do t’i kopjonte, dhe me siguri i çonte në degë. Se duhej ta dinin patjetër injorantët e degës se çfarë shkruhej aty edhe pse ishin në gjermanisht dhe në 17 gjuhë të tjera. Edhe ajo që i merrte nuk ishte më e zgjuar se ata. Ku shkuan ata njerëz, pse u zhdukën?
Pas viteve ’90, pasi kishte vdekur babi, një person nga këta që na vinin në shtëpi, vjen dhe na thotë: “Unë kam qenë i Sigurimit të Shtetit”. “Po si e thua kështu?”, – i thashë unë. “Po ja, po e them tani se kanë ndryshuar kohërat dhe unë në shtëpinë tuaj kam ardhur me mision dhe prandaj kam kontrolluar bodrumin sepse më thanë se në zonën ku ishte shtëpia juaj dëgjohej një radio transmetuese. Dhe unë kontrollova se mos e kishit futur ju te bodrumi juaj dhe raportova në degë që nuk kishte gjë”.
2 prill 1975. Lasgushi pikëllohet: “Do të më pushkatojnë Cucin”
Një prej dashurive të mëdha të Lasgushit ishte qeni i tij Cuci, të cilin e kishte marrë në vitin 1974. Kjo kone e bukur e bardhë, i kishte rrëmbyer atij zemrën. Ishin bërë miq të pandarë. Ai i besonte Cucit gjithçka që i trazonte shpirtin. Në shëtitjet e pazakonte në kalanë e Pogdracit, në prehjen e orëve të vona, buzë liqenit, në çdo fragment jete, dhe në çdo histori…Cuci kishte vendin e tij. Ai ishte me të vërtetë shumë i vyer për të!
Por një ditë një njeri zemërkeq me kostum partiak shoqëruar me policë të armatosur, kishte organizuar një aksion në shtëpinë e poetit për ti rrëmbyer qenin e për tia pushkatuar si “qen pa leje”!!
Ishte 2 prill 1975. Ajo ditë dhe dy ditët që e pasojnë kanë qenë shkatërruese për Lasgushin. Në ditarin e tij zbulohen gjithë përpjekjet e poetit plak e të sëmurë, duke rendur zyrave të regjimit, dëshpërimisht, në përpjekje për të shpëtur konkën e tij….
“Babi ishte në kuzhinë, me rrobat e shtëpisë. Ata erdhën, ishin 4-5 burra, unë i mbaj mend. Ne Cucin e mbanim poshtë te shkallët. Cuci ishte rreth 1 vjeç. Dhe çfarë skene ishte aty, kur babi i lutej dhe qante duke u thënë: “Mos ma merrni”. U lutej 5 gomarëve që erdhën aty me pushkë, që as e dinin se kush ishte ky. Babi i thoshte: “Mos ma merr se unë do të marr letër ku të duash ti. Mos ma merr se unë e mbaj të lidhur. Ky është 1 vjeç. Shiko sa i vogël është”. Por ata e zgjidhën Cucin dhe ai kërcente se kujtonte se do ta nxirrnin jashtë. Cuci nuk e dinte që do ta pushkatonin. Ata e futën te makina e qenve, te një karrocë qensh, d.m.th. Cuci ishte njerëzori aty se qentë ishin ata. E futën Cucin aty dhe e morën bashkë me qentë e tjerë që i kishin pushkatuar. Aty pastaj fillon i gjithë kalvari i ngjarjes që ka përshkruar babi. Por skena kur ai i lutej, kur qante para tyre, plak, me flokë të bardhë, ishte e tmerrshme. Unë, motra, mami, qanim të gjitha. Ata gëzoheshin.”
Maria lexon disda fragmente nga ditari që na ka lënë Lasgushi mbi këtë ngjarje që e ka tronditur deri në caqet e fundit të qenies.
“Ishte sekretari i Këshillit të Lagjes nr 1 me një polic dhe dy të tjerë me pushkë. Thanë: “Kemi urdhër t’i vrasim qentë!” Unë ju luta me 1000 të lutura të m’a lënë 2-3 ditë, të marr lejë të mos m’a vrasin. Ata nuk pranuan në asnjë mënyrë. E mbanja Cucin siç ish i lidhur, me rrypin e tij poshtë shkallëve, m’a rrëmbyen egërsisht. Megjithqë polici i tha sekretarit të m’a lenë këto 2-3 ditë, sekretari një individ zemër ashpër, dha urdhër të m’a marrin. Zbriti polici poshtë ne “Cuci” m’a mori megjith rryp dhe me gjith hallkën e rrypit prej së cilës i vinja rrypin “Cuci-t” kur e shëtisnja nga pak në mëngjes dhe më darke… Passi m’a rrëmbyen “Cuci-n” në këtë mënyrë kaq të egër, zura të qaj, sbrita poshtë shkallëve ku e mbanja lidhur me rrypkën e tij elegante…dhe m’u shkreh zemra dhe zura të qaj me lot për “Cuci-n”, puthnja peronën ku kapnja rrypin, puthnja safkën e ujit ku i shtinja ujë të freskët, putha 2-3 herë dhe shumë herë enën ku i shtinja të hajë “Cucit” dhe qanja me psherëtimë. Kaq shumë m’u dhemb “Cuci”. Passi m’a muarr Cucin dhe e vunë në karrocë dhe u larguan 60-70 hapa prej meje, u vesha shpejt dhe ju vajta pas dhe i gjeta në një rrugicë pranë shtëpisë s’ime, i-u luta me shumë të lutura përsëri, të m’a lenë pa e vrarë, i-u thashë të vete ne Sekretari i Komitetit të Partisë së rrethit Manush Myftiu, do vete ne Sekretari i Komitetit Ekzekutiv të Rrethit, do vete në Seksionin e Shëndetsisë të marr leje për konkën, por ata nuk m’a pranuan lutjen… Ardha menjëherë në shtëpi, dhe megjithqë jam i sëmurë prej 17 Janarit gjer më sot i shtrirë në shtrat, u vesha dhe shpejt mora Marien me mua, vajta me autobus gjer në Komitetin ekzekutiv…
Në ditarine tij, Lasgushi përshkruan gjithë ankthin e asaj dite e të ditëve në vijim për të gjetur një shpëtim për konkën e tij në zyrat e regjimit. Ai shpjegon se kishte shkuar në Komitetin e Partisë, por s’kish gjetur zgjidhje. Të nesërmen kishte shkuar në Ministrinë e Shëndetësisë, pasi i ishte lutur Dritëro Agollit në Lidhjen e Shkrimtarëve. Sipas rregullave Cuci kishte vetëm 3 ditë kohë. Dita e parë kishte ikur, e dita vijonte me përpjekje. Në Minsitrinë e Shëndetësisë ishin gati tia jepnin lejen për qenin. Ajo leje do ta shpëtonte cucin nga pushkatimi. Por duhej dhënë një firmë nga vetereneri, e ai nuk ishte. Lasgushit I duhej të shkonte ti lutej sërish sekretarit të këshillit të lagjes, atij që ia kish behur me armë në shtëpi, për ti rrëmbyer qenin. Ti lutej sërish sa të merrte lejën e nënshkruar nga veterineri. E kjo kish gjasë të ndodhte vetëm të nesërmen ditën e fundit të jetës së Cucit. A do të arrinte vallë në kohë ta ndalonte pushkatimin? Historia në zyrat e regjimit do vijonte njësoj edhe ditën e tretë, por në një çast do të shquante një zgjidhje…
“Thashë t’i them Kryetarit të Kom. Ekz., Kryetari s’ish. Komiteti ka 4 zëvëndës-kryetarë. Trokita te njëri, s’isht. Trokita në derë të tjetrit, tha “hyrë”. Ky quheshe Hektor Konomi. J’u luta t’i thotë veterinerit të urdhërojë mospushkatimin e qenit. Hektor Konomi passi më pranoj dhe më dëgjoi me shumë kujdes, u ngrit, vajti vetë në katin poshtë ku është zyra e doktorit veterinar dhe ardhi më tha: “ecni poshtë të merrni Lejen prej veterinerit që të mos ekzekutojnë konen tuaj.
Vajta mora Lejën, që atje vajta në Repartin e Komunales së Tiranës, mora prej përgjegjësit të Repartit, njoftimin me shkrim që i bënte përgjegjësi mbajtësit të qenve të kapur: “Shoku Riza jepi Profesorit qenin e tij mbasi ka marrë lejë nga Komiteti Ekzekutiv” Në kulmin e gëzimit vajta mora “Cucin”… Cuci sapo më pa i-u shkëput jevgut prej krahëve dhe u vërsul drejt meje, si e përkëdhela 2-3 sekonda, i dhashë 1 qofte t’a hajë, Cuci, prej gëzimit, nuk e hante qoften, pastaj, si i dhashë prapë, e hëngri, i dhashë edhe qoften e dytë, s’desh t’a hajë prej gëzimit që më pa përsëri, pas disa sekondash përkëdheljeje, i dhashë prapë t’a hajë, i dhashë edhe të tretën, të tretën s’e hëngri nga gëzimi, e mora qoften në letër dhe u nisa me “Cucin” për në shtëpi. Isha i lodhur, i këputur…. “
Maria kujton se kur u kthye në shtypi e gjetën të atin me gjithë qenin. Ishte I lumtur. Kishte trguar se I kishin dhënë një leje. Por edhe leja ishte vetëm për nëj vit.
“Komunizmi ishte sistemi i pikatoreve. Lejen ia kishin dhënë për një vit. Dhe pastaj filloi një tmerr tjetër se mbaroi leja dhe kishim frikë se mos na e merrnin prapë. D.m.th. vazhdimisht e mbanin në ankth, vazhdimisht i shqetësuar. E për çfarë?”
“Enver Hoxha ka ditëlindjen, shkruaj një vjershë për të!”
A mund të shkruante Lasgush Poradeci poezi për Enver Hoxhën? Diktatori nuk meritonte as të artikulohej si emër në gojën e këtij poetit. Maria thotë se Lasgushi nuk ia përmendi kurrë, asnjëherë emrin Enver Hoxhës. E quante thjeshtë “Ay”. Por drejtuesit e regjimit kishin pritur me durim. Ishte koha kur dy vajzat e poetit ishin rritur e do të kërkonin të shkolloheshin e më vonë edhe të punësoheshin. Ata e dinin që vajzat ishin pika e dobët e këtij babai që e vlerësonte shkollimin si rrallë kush në Shqipëri. Dhe e dinin sa zemërbutë qe ai, kur bëhej fjalë që regjimi të ndëshkonte të bijat, vetëm e vetëm, për tu hakmarrë ndaj tij.
“Më kujtohet një herë, kanë qenë vitet 1978-1979, me duket se ishte muaji gusht, erdhën në shtëpinë tonë njerëz nga Komiteti i Partisë. Pasi ndenjën pak, i thanë babit që “tani po vjen 16 tetori, që është festa e shokut Enver, datëlindja, dhe ju do të bëni një poezi për shokun Enver”. Pastaj ata u larguan. Atë natë babi ishte shumë i shqetësuar. Hynte, dilte, nervozohej, bërtiste, dhe unë me motrën që ishim të dyja në Pogradec sepse mami ishte në Tiranë, nuk e kuptonim se çfarë kishte”.
Një pistoletë poshtë jastëkut…
Askush nuk mund të dijë ekzaktësisht se çfarë kaloi atë natë nëpër mend poeti. Lasgush Poradeci ishte urdhëruar në njëfarë mënyre të bënte një poezi për diktatorin. Donte apo nuk donte ai, së shpejti do t’i kërkonte regjimit shkollë për vajzat e tij. Por a mund të çeleshin kanatet e botës së tij magjike, për një figurë që ai e refuzonte, e mbante larg gjithë mendimeve të tij. Atë natë me ç’duket poeti kishte çuar ndër mend edhe vetvrasjen. Dhe kjo gjë nuk i kishte shpëtuar Sigurimit të Shtetit.
“Në mëngjes kur u ngrit babi, unë shkova për t’i rregulluar krevatin dhe kur ngrita jastëkun, pashë një pistoletë. Të dyja me motrën u tmerruam dhe e ruajtëm këtë ngjarje të trishtuar në shpirtin tonë sepse nuk kuptonim asgjë.
Kostandina e pyeti: “Baba çfarë është kjo?”. Dhe ai u justifikua duke i thënë: “Më dukej sikur do të vinin për të na vjedhur. Dhe unë e mbajta për t’u ruajtur nga hajdutët”.
Por pas ca kohësh, njëra që na hiqej si mikeshë dhe që futej në shtëpinë tonë, na tha që “Lasgushi atë natë ka dashur të vrasë veten.
Ku e dinte ajo? Pra, ai ruhej dhe të gjithë njerëzit që vinin në shtëpinë tonë jepnin informacione në degë.
Babi gjithmonë thoshte: “Një vdekje ka, dhe unë do të vdes atëherë kur nuk e shikoj më se mund të vazhdoj. Unë nuk mund të shkoj në burg, që të më poshtërojnë ata, se ata të gjithë të burgosurit i kanë poshtëruar, i kanë pështyrë, i kanë rrahur. Dhe më e mira është që unë të vras veten”.
Pas viteve ’90, vjen një person, që edhe ky hiqej si mik i shtëpisë, dhe thotë që: “Atë pistoletën që ka Lasgushi e dua unë sepse është armë e vjetër, dekorative”. Ku e dinte ai që babi im kishte pistoletë? Ku e dinte? Pra ata dinin gjithçka që bëhej në shtëpinë tonë. Nuk di pse u larguan dhe nuk erdhën më për ta kërkuar atë vjershën për Enver Hoxhën, që ishte kot. A ndoshta se do ta bënin më shumë mit Lasgushin, a ndoshta se shkuan e i thanë që ai po vret veten, a ndoshta një fuqi tjetër që nuk di ta shpjegoj, por ata nuk erdhën më dhe nuk e kërkuan. Por, ditari e tregon qartë se çfarë nxirje jete i bënin ata…”
“Nuk shkruaj për atë, unë jam poeti i përjetësisë…”
Maria e tregon me pasazhe mjaft domethënëse raportin e poetit me diktatorin, gjë që shpjegon se bota e tij prej gjeniu ishte vite dritë larg botës së këtij diktatori vdekatar, që s’linte asgjë pas në këtë botë veç krimeve dhe ligësive.
“Babai na thoshte: “Unë e kuptoj që shumë gjëra juve nuk ju ecin, prej meje, se ju nuk keni faj, por tani jeni të vogla dhe nuk e kuptoni, por ju do ta kuptoni më vonë se çfarë babai keni dhe ju nuk duhet ta harroni kurrë që jeni vajzat e Lasgush Poradecit. Unë nuk bëhem dot baba tjetër. Unë nuk shkruaj për atë dhe as fëmijët e mi nuk ia jap atij, por, në qoftë se unë shkruaj për atë, do të thotë që kur të ngordhë ai, do të ngordhë dhe vepra ime. E unë jam poeti i përjetësisë”.
Kurrë s’ia ka përmendur. Kurrë. Emri i Enver Hoxhës nuk është përmendur kurrë në shtëpinë tonë. Kur ishte ndonjë rast që duhej të fliste, thoshte “ay”. Edhe kur vdiq, ai e harroi. Sapo i thamë ne që “baba, ai vdiq”, pas gjysmë ore e harroi. Na shikonte mua dhe motrën që po shihnim televizor dhe na pyeste: “Po çfarë po bëni?”. Ne i thoshim: “Po ka vdekur ay, baba, ka vdekur”. U përgjigj: “Aa, nuk e dija, e kisha harruar”. Atij nuk i interesonte fare ai njeri. Fare.”
Babi thoshte gjithmonë: “Unë jam i pavdekshëm. Këta do të ikin, do shkojnë, kurse unë jam i përjetshëm. Unë do rroj, jam i pavdekshëm”. Ashtu sikurse në një letër që i shkruan Asdrenit ku i thotë: “Vjershëtori nuk rron jetën e vet të vdekur, rron jetën e pavdekur të kombit të vet”.
Ditë të vështira deri në fund të jetës…
Është e trishtë të përfytyrosh si ishin ditët e fundit të jetës së Lasgush Poradecit. Poeti i poetëve, magjistari i fjalës, njeriu prej drite, që fliste me zotin, një fat i rrallë për një komb, që troket njëherë në 1000 vjet, lëngoi në varfëri, i sëmurë, i lënë mënjanë deri ditën e fundit të jetës së tij.
“Babi kishte shumë dëshirë që edhe unë të vazhdoja për letërsi. Por, atë vit që unë mbarova gjimnazin, nuk kishte të drejtë letërsie Tirana, vetëm një e drejtë studimi ishte dhe kjo iu dha Ardian Klosit, djalit të Bilbil Klosit. Me zor, mua më çuan për veterinari dhe pastaj e ndryshuan, më çuan për ekonomik. Ishte një tmerr i madh. Ne në familje nuk e dinim se kujt i thoshin ekonomik. Dhe babi më tha: “Do të shkosh Mari, se pastaj do të punosh në fermë. Do ta bësh. Ata e bëjnë kastile. Çupa e Lasgush Poradecit nuk mund të studiojë dot gjuhë-letërsi”. Dhe unë u regjistrova në ekonomik dhe e bëra. Kur mbarova shkollën e lartë, gjoja se mami im ishte e sëmurë dhe unë kisha një raport, ata më mbajtën në Tiranë, por atje ku punoja unë nuk ishte Tirana, atje ishte një internim. Unë punoja te ndërmarrja e asfaltimit të rrugëve me të gjithë punëtorët e asfaltit. Ishim në rrëzë të Dajtit, në disa ndërtesa me pupulit. Më mirë të rrije në burg se sa atje. Ndërkohë vdiq edhe mami, Kostandina nuk ishte transferuar nga Pogradeci dhe unë kur shkoja e gjeja babin të ngrirë. Nga puna nuk më jepnin leje që të ikja. Ishte dimër. I thosha: “Baba mbulohu, mos e ndiz sobën”. Kisha frikë se digjej. Kur vija e gjeja të mbuluar me jorgan. Kujdesesha për të, ndizja sobën, i jepja drekën, d.m.th. e harroja veten time, jo më të mendoja për martesë, të gëzoja edhe unë rininë e jetën. Ishte e pamundur. Dhe njerëzit gëzoheshin se injorantët kështu janë, i gëzojnë vuajtjet e të tjerëve.
Nuk mund të merrje asnjë grua apo infermiere për t’i shërbyer se ishin shfaqje të huaja. Atëherë jetonim me tallona. Atij i duhej pak mish. Tallonin që merrnim ia raciononim atij. Ai nuk e kuptonte se s’kishte bukë të bardhë në dyqan, na thoshte: “Ju nuk doni të më blini”. Shkoja nëpër restorante, ku mund të kishte ndonjë panine. Një tmerr. Kemi jetuar në Tiranë, por njëlloj sikur të ishim të internuar. Sigurimi i Shtetit, që na kishte në sy, këtë bëri, që të dukeshim që ishim aty, që nuk ishin hakmarrë me Lasgushin, por ama, na e kishin nxirë jetën aty ku ishim…”.
Lasgush Poradeci i mbylli sytë me 12 nëntor 1987. Por e dhe pse ai u nda nga jeta, në kuptimin e plotë të kësaj fjale, pas gati gjysmëshekulli që regjimi e kishte shpallur të vdekur si poet, sërish një djallëzi e çuditshme do të zotëronte edhe në përcjelljen e fundit.
Maria na tregon njoftimin e vdekjes së poetit vendosur nga Lidhja e Shkrimtarëve. Në të shkruhet:
Lajmërim
Me hidhërim të madh lajmërojmë vdekjen e babait tonë të dashur LAZGUSH PORADECI, vjeç 88. Homazhet bëhen pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, ora 12.
Nisja për në Poradec ora…
KOMISIONI.
Ç’ishte ky lajmërim? A thua se Lasgushi ishte babai i Komisionit? Madje edhe emrin ia kane shkruar me Z jo me S. Maria thotë se e gjitha ishte një farsë. Askush nga Lidhja e Shkrimtarëve nuk shkeli në shtëpinë e Lasgushit për ngushëllim. As edhe një telegram ngushëllimi nuk ju dërgua dy vajzave të poetit. Madje para ceremonisë administratori i Lidhjes kishte shkuar të merrte dekoratat e poetit, sipas rregullave të ceremonialit, dhe kur e bija i kishte thënë se Lasgushi nuk ksihte asnjë dekoratë për be, i çuditur ai kishte thënë: “Si nuk ka asnje dekoratë? Po, çfare është kjo, që po bëjnë këta? Kush është ky?
Ka njerëz që e jetojnë jetën për veten. Ka njerëz që jetojnë për familjen. Por janë shumë të rrallë ata që gjithë jetën e tyre ia kushtojnë kombit.
Jusuf Buxhovi është njëri prej tyre.
Tetëdhjetë vjet jetë janë një bekim. Por kur këto tetëdhjetë vjet shndërrohen në një jetë të tërë në shërbim të historisë, letërsisë, publicistikës, diplomacisë dhe ndërgjegjes kombëtare shqiptare, atëherë ato nuk janë vetëm vite. Ato bëhen trashëgimi.
Sot, kur miku im i çmuar Jusuf Buxhovi feston 80-vjetorin e lindjes, nuk feston vetëm familja e tij dhe rrethi i miqve. Feston edhe kultura shqiptare. Feston historia jonë kombëtare. Feston mendimi shqiptar.
Kam pasur fatin dhe privilegjin që për shumë vite ta kem pranë jo vetëm si bashkëpunëtor në botën e librit, historisë dhe kulturës, por edhe si mik të sinqertë të familjes sonë. Miqësia jonë nuk është ndërtuar mbi interesa të përkohshme. Ajo është ndërtuar mbi besimin, respektin reciprok dhe mbi një ideal të përbashkët – dashurinë për kombin shqiptar.
Në jetën time kam takuar shumë njerëz të dijes. Kam bashkëpunuar me profesorë, akademikë, diplomatë dhe personalitete nga shumë vende të botës.
Por rrallë kam njohur një njeri që i ka qëndruar me aq përkushtim dhe dinjitet misionit të tij sa Jusuf Buxhovi.
Ai nuk ka zgjedhur rrugën më të lehtë.
Ka zgjedhur rrugën e dokumentit.
Ka zgjedhur rrugën e së vërtetës.
Ka zgjedhur rrugën e argumentit shkencor.
Dhe kjo është rruga më e vështirë.
Sepse e vërteta shpesh sfidon interesat, paragjykimet dhe propagandën.
Megjithatë, ai nuk u tërhoq kurrë.
Përmes veprave të tij ai u dha shqiptarëve një pasqyrë më të thellë të historisë sonë dhe i ftoi lexuesit të kërkojnë gjithmonë të vërtetën mbi bazën e dokumenteve dhe jo të miteve.
Pikërisht kjo është arsyeja pse librat e Jusuf Buxhovit nuk janë vetëm libra historie.
Ato janë libra ndërgjegjeje.
Ato janë libra që i bëjnë shqiptarët të mendojnë.
Të reflektojnë.
Të njohin më mirë vetveten.
Por veprimtaria e tij nuk kufizohet vetëm në histori.
Si gazetar, publicist, romancier dhe intelektual, ai ka qenë gjithmonë një zë i pavarur, një zë kritik dhe një mbrojtës i palëkundur i interesit kombëtar shqiptar.
Në kohët më të vështira për Kosovën, fjala e tij ishte zë i arsyes.
Në kohët e paqes, pena e tij vazhdoi të kërkonte përgjegjësi, drejtësi dhe ndërtimin e një shteti mbi vlerat demokratike.
Një nga privilegjet më të mëdha që kam pasur gjatë viteve të fundit ka qenë bashkëpunimi ynë në botimin dhe promovimin ndërkombëtar të veprave të tij.
Si botues, ndjeva se këto vepra nuk duhej të mbeteshin vetëm në gjuhën shqipe.
Historia e Kosovës dhe e shqiptarëve meritonte të lexohej edhe nga bota.
Pikërisht me këtë bindje, Jalifat Publishing, me seli në Houston të Teksasit, mori përsipër përkthimin dhe botimin në gjuhën angleze të një pjese të rëndësishme të krijimtarisë së Jusuf Buxhovit.
Ky nuk ishte vetëm një projekt botues.
Ishte një mision kombëtar.
Një përpjekje për t’i dhënë historisë shqiptare një zë edhe në gjuhën më të lexuar të botës.
Falë këtij bashkëpunimi, veprat e Jusuf Buxhovit kanë hyrë në universitete, biblioteka publike, qendra studimore dhe institucione akademike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Studentë, profesorë, studiues dhe lexues amerikanë kanë pasur mundësinë ta njohin historinë e Kosovës dhe të shqiptarëve jo vetëm përmes autorëve të huaj, por edhe përmes këndvështrimit të një historiani shqiptar që e ka ndërtuar punën e tij mbi dokumente, burime arkivore dhe kërkim shkencor shumëvjeçar.
Një kënaqësi e veçantë për mua si botues ishte fakti që këto botime u përfshinë edhe në fondet e Library of Congress në Washington D.C., bibliotekës më të madhe dhe një prej institucioneve më prestigjioze të dijes në botë.
Ky nuk është vetëm një nder për autorin.
Ky është një nder për kulturën shqiptare.
Është një dëshmi se historia jonë po gjen vendin që meriton në kujtesën akademike ndërkombëtare.
Për mua, ky ishte një nga momentet më domethënëse të bashkëpunimit tonë. Sepse nuk po botonim vetëm libra. Po ndërtonim ura. Po afronim botën akademike amerikane me historinë shqiptare. Po krijonim mundësi që brezat e ardhshëm të studiuesve të kenë qasje në burime serioze të shkruara nga një autor shqiptar. Ky është një shërbim që mbetet.
Në të gjitha bisedat tona ndër vite kam vënë re një gjë.
Jusuf Buxhovi nuk flet kurrë për historinë si diçka të mbyllur.
Ai flet për historinë si përgjegjësi. Sepse historia nuk është vetëm kujtesë. Historia është mësuesja e së ardhmes. Një komb që nuk e njeh historinë e vet, rrezikon të humbasë edhe të ardhmen.
Prandaj kontributi i Jusuf Buxhovit nuk matet vetëm me numrin e librave të botuar.
Ai matet me ndikimin që ato libra kanë pasur në ndërgjegjen kombëtare shqiptare.
Ai matet me brezat që janë edukuar përmes tyre.
Ai matet me respektin që ka fituar në botën akademike.
Ai matet me autoritetin moral që gëzon sot. Dhe autoriteti moral nuk fitohet me poste. Ai fitohet me karakter. Me punë. Me ndershmëri. Me guxim intelektual.
I dashur mik, Jusuf,
Në këtë ditë të shënuar, në emrin tim, të familjes sime dhe të Jalifat Publishing, të shpreh falënderimin më të thellë për miqësinë që na ke dhënë, për besimin që ke treguar dhe për privilegjin që na ke dhënë të jemi pjesë e rrugëtimit ndërkombëtar të veprës sate.
Lutem që Zoti të të dhurojë shëndet të mirë, jetë të gjatë, qetësi familjare dhe forcë krijuese për të vazhduar misionin tënd fisnik.
Kombi shqiptar ka ende nevojë për zërin tënd.
Ka nevojë për dijen tënde.
Ka nevojë për penën tënde.
Urime 80-vjetori!
Qoftë kjo ditë një festë jo vetëm për ty dhe familjen tënde, por edhe për të gjithë shqiptarët që vlerësojnë dijen, kulturën, historinë dhe njerëzit që ia kushtojnë jetën së vërtetës.
Sepse emri Jusuf Buxhovi tashmë nuk i përket vetëm një njeriu.
Ai i përket historisë moderne të kulturës dhe mendimit kombëtar shqiptar.
Ish kreu i Federates shqiptare te futbollit ne vitet me te veshtira te futbollit shqiptar 1992 – 97.
Per gati 30 vjet pjestar i kryesise se federates spanjolle te futbollit .
Nje nga drejtuesit e talentuar e organizatoret e suksesshem te 3 finaleve te Uefa Champions league per meshkuj e 2 te tillave per femra.
Nje nga bashkepunetoret me te afert te Fifa & Uefa ne federaten spanjolle prej gati 30 vjetesh dhe i derguari i tyre speciale round the world ne evenimente te rendesishme te futbollit europian e atij boteror.
Se fundmi i zgjedhur prej qeverise e federates spanjolle si Drejtuesi e Presidenti i organizimit te Kupes se Botes 2030 …Spanje – Marok – Portugali.
Vleresim i jashtezakonshem !
Urime zemre Ed Dervishit shqiptarit qe vazhdon ta mbaje lart e me krenari emrin e Atdheut te tij.
Flas rregullisht ne telefon me Edin prej vitesh …sepse jo vetem kemi shume se c’ te kujtojme nga jeta jone shume vjecare sportive e qytetare aty ne Shqiperi…por edhe se na nxit respekti e malli ndaj njeri tjetrit.
E telefonova kur nisi Boterori per te mesuar dicka me shume per Spanjen …tashme kombetaren e dyte te tij te zemres…por duket ne kulmin e punes se tij …su lidhem dot.
E mbreme disa ore pas finales se madhe e fitimit te titullit kampion bote te Spanjes…Edi i ra telefonit tim…
…Te kerkoj ndjese me tha qe s’ te jam pergjigjur por per me shume se 1muaj kam qene ne Amerike , Mexico e Canada …shume i zene e ne krye te puneve qe ti i di shume mire se si jane ne kesi rastesh.
E urova nga zemra per suksesin e madh te Spanjes mikun e mire , te afert e te hershem …sepse ne kete arritje te madhe ka pjesen e tij te suksesit e te merites edhe shqiptari Ed Dervishi.
Me tregoi shumecka …qe nga starti pak i hidhur me Kepin e Gjelber e deri tek finalja triumfuese kunder Argjentines .
Ishte ne avion se bashku me ekipin , stafin drejtues e kreret e federates spanjolle te futbollit e po ktheheshin per ne Madrid …atje ku i priste uragani – popull i Spanjes per te festuar te gjithe se bashku per Trofeun e cmuar te Kampionit te Botes .
Shume urime Ed…festoni e gezoni sepse e merituat plotesisht .
E bashke me ju ne kete rast na lind e drejta te festojme edhe ne shqiptaret per shqiptarin tone te mrekullueshem mes kampioneve te botes.
Me rastin e 75-vjetorit të kompozitorit shqiptar Prof. Aleksandër Peçi, ky numër special paraqet një përzgjedhje artikujsh, kritikash dhe vlerësimesh të botuara ndër vite nga shtypi ndërkombëtar. Aleksandër Peçi është një nga figurat më të shquara të muzikës bashkëkohore shqiptare.
Veprimtaria e tij krijuese shtrihet në më shumë se pesë dekada dhe përfshin simfoni, koncerte, opera, muzikë dhome, vepra solistike, muzikë vokale, muzikë filmi dhe kompozime eksperimentale.
Vizioni i tij artistik është vlerësuar nga interpretues, kompozitorë, kritikë, festivale, universitete dhe institucione botuese në Evropë, Azi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me 450 partitura të botuara nga Universal Edition, Vjenë, një nga shtëpitë botuese më prestigjioze të muzikës në botë, Peçi ka krijuar një gjuhë muzikore origjinale, të frymëzuar nga rrënjët shqiptare dhe e orientuar drejt ideve universale të artit bashkëkohor.
Sistemi i tij kompozicional, KABAIZMI, përfaqëson një kontribut të veçantë në muzikën e sotme, duke bashkuar energjinë e traditës muzikore shqiptare me mendimin modern kompozicional. Ky numër përkujtimor sjell zërat e shtypit dhe kritikës muzikore nga Japonia, Franca, Italia, Shtetet e Bashkuara, Çekia, Rusia, Austria dhe vende të tjera.
Nëpërmjet këtyre artikujve, lexuesi ndjek jehonën ndërkombëtare të muzikës së Peçit, nga premierat botërore dhe festivalet prestigjioze deri te vlerësimet e personaliteteve të shquara të muzikës dhe kritikës. Faqet në vijim paraqesin artikuj origjinalë, recensione dhe dëshmi që dokumentojnë një rrugëtim artistik të shtrirë në kontinente dhe breza, duke dëshmuar praninë e muzikës së Aleksandër Peçit në jetën kulturore ndërkombëtare. “Muzika i përket njerëzimit. Kufijtë zhduken kur fillon tingulli.”
ALEKSANDËR PEÇI AT 75
A Lifetime Dedicated to Contemporary
On the occasion of the 75th anniversary of the Albanian composer Prof. Aleksandër Peçi, this special edition presents a selection of articles, reviews, and critical writings published over many years by the international press. Aleksandër Peçi is one of the most distinguished contemporary composers from Albania.
His creative career spans more than five decades and includes symphonies, concertos, operas, chamber music, solo works, vocal music, film scores, and experimental compositions. His artistic vision has been recognized by leading performers, composers, critics, festivals, universities, and publishing institutions throughout Europe, Asia, and the United States.
Published by Universal Edition, Vienna, with 450 scores in its international catalogue, Peçi has developed a unique musical language inspired by Albanian roots while addressing universal artistic ideas.
His compositional system, KABAISM, represents an original contribution to contemporary music, combining the energy of Albanian traditional expression with modern compositional thought. This commemorative newspaper brings together voices from Japan, France, Italy, the United States, the Czech Republic, Russia, Austria, and many other countries.
Through these articles, readers can follow the international reception of Peçi’s music—from world premieres and festival performances to scholarly assessments by eminent musicians and critics. The following pages present original press articles, reviews, and testimonies that document an artistic journey extending across continents and generations. “Music belongs to humanity. Borders disappear when sound begins.” — Aleksandër Peçi
— Aleksandër Peçi CV
ALEKSANDËR PEÇI Composer | Merited Artist of Albania | Publisher Universal Edition Vienna , Great Master Award Aleksandër Peçi is one of the most prolific and influential Albanian composers of the 20th and 21st centuries.
.
Born in 1951, he graduated from the University of Arts in Tirana under Çesk Zadeja, and pursued further studies at the Conservatoire National Supérieur de Musique et de Danse de Paris, the Accademia di Santa Cecilia in Rome, and the Conservatorium van Amsterdam with Ton de Leeuw, Paul Méfano, Jacques Charpentier, and Daan Manneke.
.
With a catalogue of over 963 compositions and more than 5000 CD productions, his music spans symphonies, concertos, sonatas, chamber works, and electronic music. He has developed an original compositional system called Kabaizmi, which is rooted in Albanian polyphonic and kaba traditions, yet transformed into a contemporary musical language of structural, modal, and emotional depth.
.
Peçi’s works have been performed in more than 30 countries across Europe, America, Asia, and Australia. His publisher is Universal Edition Vienna, where over 450 of his works have been published. publisher AED with 963 editions Publicher Emerson Edition England Peçi has written over 963 compositions and published 35 CD albums. Over 800 videos of his works are online. At Santa Cecilia, he composed Etera Tondo, inspired by Dante’s Paradiso.
.
He served as director of the Palace of Culture in Përmet and became artistic director of the National Ensemble of Popular Songs and Dances in 1979. In 1989, he won Festivali i Këngës with Toka e Diellit. Since 1992, he has taught at the Academy of Fine Arts, Tirana.
.
His works have premiered at Venice Biennale, ISCM World Music Days, and the Manchester International Festival, and performed at Carnegie Hall, Steinway Gallery, Euro Pianos (Florida), University of Miami, and Prague Conservatory. His commissions include the Albanian Ministry of Culture, Radio France, SACEM, and Montreal Film Studio. In 2011, his music was performed globally (Moscow, Paris, Vienna Roma Texas, New Yorl London Venezzia Trueste soanje Peage Brno Olomouk Duselforf Waimar Bari Brescia Cremona Luca Ecuador, Texas siatlle New Port Uruguay Argjentina Louisiana, Armenia, Oman kazan Seul, Kosovo).
.
In 2016, the Moscow Conservatory presented a first-time event with five of his piano sonatas.
.
His work Muzikë Kabaistike premiered in Miami the same year. He has composed symphonic, chamber, ballet, and operatic music, as well as over 20 film scores. His catalogue includes: · 50 sonatas (33 for piano) · 14 concertos (6 for cello, 6 for piano) · 6 rhapsodies, 2 ballets, 2 opera (5 vepra skenike ) · 5 large piano cycles · 6 Concertos for piano and orchestra · 6 Concertos for violoncello and orchestra.
.
Violin concerto KABAISMI – A New Musical System Peçi is the founder of Kabaizmi, a 21st-century compositional system rooted in Albanian polyphony and the Kabá. It transforms this expressive tradition into a new sonic and aesthetic language through techniques like metric dissolution, polygravity, modal-tonal overlays, and spatial writing. Kabaistic music refracts ancient pain into light and motion, creating floating sound structures beyond metric subdivisions. Core Concept: Polygravité CC2 Composition –
.
A Cartesian counterpoint with mathematical and structural logic, unrelated to Ligeti’s micropolyphony or Bach’s counterpoint. Autori eshte ne perfundim te librit Peçi’s KABAIZMI. gazeta e revista ne new york paris venezia prage moske bari \kane publikuar shkrime per muziken e peçi konservatore dhe universitete ne Bote kane mbrojtur sudentet Doktoratura mbi muziken e Peçi ne Viene Graz Texas gjermani Tirane Sample Works and Forms · Carousel Diellor · Pentacentre Polymodale · GEA 2651 – Piano Concerto No. 5 · 12 Cartesius Cantus · Oisosfonia (commissioned by Biennale di Venezia) · Chromaspectre and Black Hole – Sonata No. 6 · Spectralia – Sonata No. 7 · Kabacells – Sonata No. 4 · Bertham – Sonata No. 20 · Symphony No. 5 Skënderbeu · Polyphonie des ondes aériennes – Concerto for flute · Zeus – Sonata No. 30 · Ilumination tonalo-modal – “Eclipse Ottoman” · Etera Tondo, Mitosfera, Dilay and Dioxid Techniques de Composition.
First Prize, Opera “OIRAT” (MUZA Competition, Ministry of Culture, Albania) ·
First Prize, Electroacoustic work “Albpostmortorium” (MUZA Competition, Ministry of Culture, Albania) ·
Second Prize, “Në Emër të Jetës” (RTSH Festival, 1988) ·
Awards in Salerno, Italy, for film music: “Kur xhirohej një film”, “Në shtëpinë tonë” · Commissioned by: France Musique (France), Ministry of Culture Paris, Biennale di Venezia (Italy), Kinostudio Albania, National Theatre of Opera and Ballet Tirana, RTSH, MEKI, Studio Film Montreal (Canada) INTERNATIONAL ENCYCLOPEDIA ENTRIES ·
Grove Music Online (London) – by George Leotsakos · Die Musik in Geschichte und Gegenwart (MGG) (Germany) ·
The International Who’s Who in Classical Music (2000–2010 editions) · Enciklopedia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ·
Enciklopedia e Filmit Shqiptar (Kinostudio / Arkivi i Filmit) · UNESCO World Composers Index (citations via biennial publications) · CD-Kataloge international (Harmonia Mundi, Virgin Megastore, FNAC Paris)
.
Lucia Reiprich Maloveská muzikologe Pragë
Për veprën e Aleksandër Peçi
.
Celest Mozartorium Eternum
Pjesa e fundit e koncertit ishte gjithashtu një premierë. U interpretua vepra e Aleksandër Peçit “CelestMozartorium Eternum”, një kompozim me katër kohë, i cili, sipas të gjitha gjasave, mbështetet mbi një bazë semantike shumë shume interesante . Kujtesa, transformimi shpirtëror, hapësira e takimit mes së kaluarës dhe së tashmes, plagët historike – këto janë vetëm disa nga temat që përmenden në tekstin shoqërues të veprës (i cili është shkruar nga vetë autori,).
Për dëgjuesin është e rëndësishme të kuptojë se autori ngre pyetje pothuajse të pazgjidhshme dhe se, gjatë dëgjimit, nuk duhet të ketë frikë të kërkojë edhe kuptime personale. Një informacion tjetër i dobishëm është se në vepër përdoret “qartësia tonale mozartiane”. Kur fillojnë të shfaqen motive të njohura nga krijimtaria e Mozartit, dëgjuesi mund t’i lidhë menjëherë me këtë synim, pa pasur nevojë të analizojë gjatë funksionin e tyre.
Pikërisht aludimet ndaj Mozartit dhe transformimi ose shpërbërja e tyre graduale përbëjnë ndoshta elementin më të spikatur e me origjnal e terhqes të kompozimit. Përveç pyetjeve të shumta filozofike, vepra ngre edhe një pyetje muzikore: si mund të punohet në mënyrë krijuese me materiale të së kaluarës. Peçi i trajton këto ide me mjeshtëri kompozicionale dhe është tërheqëse të ndiqet mënyra se si ai i zhvillon.
.
Actionmusical Paris
L’enchaînement avec l’Énergie Caléidoscopique composé par Aleksander Peçi n’est en rien brutal mais, au contraire, extrêmement joyeux ! Ce compositeur de premier plan en Albanie joue un rôle comparable à celui de Komitas ou Bartok en restituant à ce peuple sa musique traditionnelle. Des rythmes extrêmement variés, des harmonies audacieuses ou familières jalonnent cette partition « commandée » par Jean-Samuel BEZ et Jean-Luc THERRIEN pour cette tournée « Caléidoscopes ».
Et c’est l’impression de voyager dans un rythme frénétique que procure cette œuvre ! On a vraiment l’impression de « voir » les paysages se succéder. Aleksander Peçi est certainement un compositeur national qui saura mettre à l’honneur la musique de son pays.
.
.
Një moment historik përtej kufijve të imagjinatës – madje edhe për një autor të shquar si kompozitori Aleksandër Peçi.
Sot, veprat e Peçit të botuara nga Universal Edition kanë arritur në 233 botime
233 libra të Mjeshtërit të Madh mbajnë vulën e gjigandit botëror të botimeve muzikore, UE.
UNIVERSAL EDITIONS.- VIENNA
Metila Dervishi – Aleksander Peçi kompozitori shqiptar, më i ‘kërkuar’ i skenave prestigjioze ndërkombëtare
Aleksander Peçi
Aleksander Peçi kompozitori shqiptar, më i ‘kërkuar’ i skenave prestigjioze ndërkombëtare.
Me një opus të gjerë, plot ide novatore dhe diversitet, Prof. Peci vazhdon të n’a befasoje me potencialin e tij krijues, duke e cuar përherë në stade të reja muzikën serioze shqiptare.
I pandalshëm dhe mjaft i kërkuar nga interpretë të njohur ndërkombëtar, ai sërish vazhdon, si një lumë i pandalshëm të sjellë vepra të reja në ide, mendime, stilistike e formë.
Kështu, së fundmi, më 19 Gusht (2024), 3 veprat e tij për piano, të titulluara: Sonata n.7, Spectralia, Sharki e ngujuar, Cartesius cantus n.2, u ekzekutuan në skenën prestigjioze “Rahmaninov’, të Konservatorit Cajkovski, Moskë, Rusi, me shumë suksese, nga interpretët e shquar të pianos: Michael Kovaleff e Danil Sevostianov.
Një sukses i jashtëzakonshëm, me duartrokitje elektrizante, sic i është shprehur, prof. Pecit, Natalya Deeva, e cila ndër të tjera i shkruante se impresionet për këto vepra dhe interesi qe në rritje nga qarqet artistike në Rusi.
Ndër të tjera, Prof. Peci, duke e konfirmuar këtë sukses dhe interes edhe në Moskë, shton që …”Publiku i Moskes ka patur shpesh herë ndoshta, në rreth 15 –koncerte, mundësinë që të dëgjojë eksplorimet e reja, që vijnë nga moderniteti i muzikës së “shqiptingujve”.
Shqiptingujve’, një fjalë dhe term që prof. Peci e përdor përherë përgjatë shkrimeve dhe diskutimeve të tij, krenar me të drejtë, që con në një stad tjetër muzikën e vendit të tij, muzikën e vendit tonë. Dihet që Moska, për shqipërinë në periudhën socrealiste ka qenë një pike referimi dhe ka qenë një nga Konservatorët, ku edhe mentori i shumë artistëve shqiptar dhe njëkohësisht pedagogu udhëheqës i Prof. Pecit, Prof. Cesk Zadeja( 1927-1997) ka studiuar. Dhe është bukur që në një vend të tillë, ku dihet botërisht potenciali madhështor që gezojnë, vazhdojnë kontaktet me muzikën shqiptare dhe vlerësohen kompozitor shqiptar. Konservatori i vendit tonë është themeluar e hapur nga 62 nga profesor që kanë studiuar në Moskë, sic pohon Prof. Peci, dhe ata shkrujnë për Pecin në web-in e tyre:
ZBULIMI I MUZIKËS QË SHIKON NGA E ARDHMJA!
Por, ndërkaq vazhdojnë lajmet që nuk ndërpriten. Rrugëtimi i veprave të Peçit do të vijoj me një tjetër tur Europian: pas Vienës, Parisit, në rreth 22- kryeqytete, ashtu si edhe Texas do të interpretohen veprat e Prof. Pecit, ku dhe në rrjetet e tij sociale, së fundmi prof. shkruan…rikthehem në Pragë për të gjashtën herë, më 29 tetor Sonata Dëti n.15 dhe Premiere Boterore, koncerti Konvergence nga Egli Prifti piano.
Duket se idili krijues dhe risitë nuk shterojnë dhe në 73-vjetorin e kompozitorit tonë.
Kompozitori i futurizmit që prej vitesh ka futur Polygravite C C2 Composition, si stilistikë në veprat e tij apo edhe Kabaizmit.
Është shumë interesant dhe për t’u shenjuar fakti, që Stephan Möller, para se të ekzekutohej në Vienë, Sonata nr.21 ‘N’klaj me lot ujvarash’, meqe jemi dhe të viti i Schoenberg (1874-1951), ndër të tjera shkruan…Peçi ka zhvilluar një sistem muzikor të vetin, i cili mund të krahasohet me atë të Shënberg…sistemin e tij ai e quan ‘Kabaizëm’. Arnold Shënberg, kompozitori austriak i njohur për dodekafonizmin, krijimin e muzikës a-tonale, ndërroi jetë në vitin 1951, vit kur ka lindur kompozitori Peci, është me vlerë dhe rëndësi që personalitetet e artit tonë të krahasohen me figura kaq të larta botërore, ndaj shpresoj shumë që studimet mbi Prof. Pecin teknikat, risitë, mendimet e kritikëvë botëror të kthehen në një objekt të vazhdueshëm studimi në vendin tonë. Edhe pse ka shkrime të shumta mbi figurën e tij dhe një tezë doktorature nën titullin, ‘Aleksander Peci Before and After the iron curtain’ (Louisiana State University, 2017) nga Pianistia durrsake e mirënjohur në Amerike, Elida Dakoli me një dendësi dhe gjeresi të konsiderueshme, që uroj të vi së shpejti dhe në shqip, Peçi me një opus të jashtëzakonshëm krijues, kërkon vite ed vite pune e studimi sërish e sërish.
Ndërkohë, përpos këtyre veprave të gjinive serioze me shumë risi, histori që qëndrojne nga pas, me Danten, me kozmosin me Epin e Gilgameshit, me Sharkinë e ngujuar, etj, etj, stile kompozicionale dhe estetikë që ia leme analizave në vazhdim. Ajo që bën përshtypje është se Prof. Peci i dedikon kohë dhe ka dhe një pasion për gjininë e këngës së lehtë, për publikun e gjerë, sic e perifrazojmë ne, ashtu si edhe per muzikën e filmave. Ky fakt e ka bërë më të dashur edhe për publikun e gjerë që në periudhën socrealiste, kur nis dhe karriera e tij. E kujt nuk i kumbon në vesh kënga aq e dashur ‘Shtëpia jonë’, nga filmi ‘Në shtepinë tonë’ (1979). E kënduar dhe sjellë në mënyrë brilante nga Vace Zela, nje melodi, orkestrim i mrekullueshëm, plot emocion që vazhdon e jehon e jehon në mendjet tona.
Pra, Artisiti i merituar A. Peci kërkon t’i prek të gjitha zhanret dhe gjinitë, qoftë edhe këngët, kështu, përpos prestigjit që gëzon si një nga personalitetet artistike më në zë në vendin tonë, por edhe jashtë, sic e përmendëm, më sipër, me këngët u bë dhe një figurë e dashur dhe e njohur për publikun e gjerë. Dhe së fundi, një lajm mbi këngën fituese të Festivalit të RTSH të vitit 1989 një bashkëpunim i Pecit me një personalitet të letrave shqipe, Xhevahir Spahiut , titulluar ‘Toka e diellit’, interpretuar nga të mirënjohurit: Frederik Ndoci, Manjola Nallbani, Julia Ndoci, do të rikthehet e marrë shpërndarje dhe së fundmi në televizionet në New York, U.S.A dhe Toronto, Canada ku besojmë do të drithëroj dhe publikun e gjerë andej. Me tinguj entuziastë të shtrirë, thurur mbi një variacion që varion dhe zhvillohet nga vokalet dhe orkestra, me tiparet e një këngë-himn, triumfuese është një këngë që të mbërthen dhe trio e zërave tregon teknikë të lartë. Prof. Peci n’a befason vazhdimisht e vazhdimisht, dhe i urojmë krijimtari, energji të pandalshme krijuese që kërkojnë vemendjen e duhur dhe në mediat e shkruar dhe vizive të vendit tonë.
Inva Mula është sopranoja e shquar shqiptare që mban edhe nënshtetësi franceze, e cila ka një karrierë të shquar ndërkombëtare lindi më 27 Qershor 1963.
Ajo është bijë arti e dy Artistëve të shquar, kompozitorit dhe këngëtarit Avni Mula dhe sopranos Nina Mula. Prej viteve 90, Inva Mula ka jetuar ndërmjet Tiranës dhe Parisit. Është anëtare e Akademisë Botërore të Artit dhe Shkencës (WAAS).
E lindur në një familje artistësh, Inva Mula e filloi karrierën e saj të këngës në një moshë shumë të re. Në vitin 1978, në moshën 15-vjeçare u paraqit në festivalin e fëmijëve në Shkodër me këngën e kompozuar nga i ati, “Kur këndoj për ty moj nënë.
Në vitin 1987, ajo fitoi konkursin e këngës “Cantante d’Albania” në Tiranë, i ndjekur në vitin 1988 nga konkursi “George Enescu” në Bukuresht.
Në vitin 1992, ajo fitoi konkursin “Butterfly” në Barcelonë. Ajo fitoi çmimin e parë në konkursin Operalia të organizuar nga Placido Domingo në Paris në vitin 1993, kur nisi edhe kariera e saj në skenat më të famshme të botës.
Më pas ajo performoi me të famshmin tenorin e shquar Placido Domingo në një seri koncertesh në Operan Bastille dhe në Bruksel për “Europalia Mexico”, dhe më vonë në Mynih dhe Oslo.
Inva Mula, tashmë një divë botërore ajo këndon rregullisht role kryesore në skenat më prestigjioze të operës në botë.
Ajo performon shpesh në Francë, duke dhënë recitale në Salle Gaveau me pianistin François Weigel.
Në Paris, ajo këndoi në mënyrë të veçantë Violettën në La traviata (një rol që ajo e interpretoi edhe në Tokio, Bilbao, Trieste, Toronto, në Chorégies d’Orange dhe shumë skena të tjera të mëdha në mbarë botën), Carmen, Ivan IV (në një version koncerti) dhe La Rondine (në Tuluzë dhe Paris).
Në vitin 2007, ajo këndoi Adinën në L’Elisir d’amore në Tuluzë.
Ajo interpretoi rolin e Marguerite në operën Faust të Gounod në Chorégies d’Orange në gusht 2008, dhe rolin e Mireille, personazhit me të njëjtin emër në operën e Gounod, në shtator/tetor 2009 në Opera Garnier në Paris. Premiera u transmetua në France 3 me një vonesë të vogël.
Në vitin 2011, ajo këndoi rolin e Marguerite në operën Faust të Charles Gounod së bashku me Roberto Alagna në Opera Bastille.
Në gusht 2012, ajo ishte, së bashku me baritonin e njohur italian Leo Nucci, një nga dy kryesuesit në Festivalin e 63-të Veror të Dubrovnikut.
Më 24 tetor 2012, ajo dha një masterklas vokal në Salle Cortot në Paris, me pianistin Genc Tukiçi, me të cilin performon rregullisht.
Në vitin 2014, ajo këndoi rolin kryesor të Rozenn në Le Roi d’Ys të Lalo-s në Operën e Marsejës.
Në vitin 2018, ajo këndoi rolin kryesor të Salomé në Hérodiade të Massenet në Operën e Marsejës.
Në vitin 2019, përveç pjesëmarrjes në udhëtime muzikore në Mesdhe, ajo nisi një turne koncertesh botëror të titulluar “Udhëtim rreth Botës”, me pianistin Genc Tukiçi dhe violinistin Olen Cesari.
Zëri i Inva Mulës është ai i një sopranoje koloraturale që kufizohet me lirikën , me një repertor heroinash të reja mjaft virtuoze. Zhvillimi i saj vokal mund të krahasohet me atë të Edita Gruberovës, me të cilën ndan disa role: Elvira në I Puritani, Manon në operën e Massenet, Norina në Don Pasquale dhe Gilda në Rigoletto.
Inva Mula pati një sukses tjetër të madh në Perëndim për huazimin e zërit të saj në muzikën e filmit të Luc Besson të vitit 1997, The Fifth Element. Regjisori donte të përfshinte zërin e Maria Callas, por regjistrimi, që daton nga viti 1953, ishte me cilësi shumë të dobët për t’u përdorur në film. Ishte atëherë që Michel Glotz, agjenti i Maria Callas, e prezantoi atë me Inva Mulën. Ajo këndoi arien “Oh, giusto cielo!…Il dolce suono” (nga Lucia di Lammermoor, Akti III, Skena I, e njohur edhe si “skena e çmendur”) dhe Vallen e Divës, të kënduar nga personazhi i alienit të madh, diva Plava-Laguna (e portretizuar në ekran nga Maïwenn). Eric Serra, kompozitori i kolonës zanore të filmit, deklaroi gjatë koncertit të tij në Grand Rex më 15 tetor 2015, se vokalet përfaqësonin 85% të regjistrimit dhe se pjesa tjetër duhej të manipulohej dixhitalisht. Ai gjithashtu deklaroi se nuk mund ta imagjinonte dikë që të këndonte më shumë se 60% të këngës.
Në vitin 2020, ajo luajti një rol mbështetës, Magda Stekely, në filmin amerikano-kroat The Match, të bashkë-regjisuar nga Dominik dhe Jakov Sedlar.
Diva e shquar Inva Mula, po ashtu mban një lidhje të pazgjidhëshme me Shqipërinë, Kosovën etj ku zhvillon evente kulturore dhe organizon koncerte shumë të suksesëshme që mbajnë emrin e saj me famë botërore.
Është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare fizikani belg François Englert, fitues i Çmimit Nobel për Fizikë dhe një nga figurat më të rëndësishme të shkencës moderne. Lajmi u konfirmua nga Universiteti i Lirë i Brukselit (ULB), i cili njoftoi se ai ndërroi jetë më 18 qershor 2026 në Ukkel. Englert konsiderohet si një prej shkencëtarëve që hodhi themelet teorike për zbulimin e bozonit Higgs, grimca që shpjegon mekanizmin përmes të cilit materia fiton masë dhe që përbën një element kyç të Modelit Standard të fizikës së grimcave.
Në vitin 2013, ai u nderua me Çmimin Nobel për Fizikë së bashku me fizikantin britanik Peter Higgs, për punën e tyre teorike të publikuar në vitin 1964. Kjo teori mori konfirmim eksperimental në vitin 2012, kur bozoni Higgs u zbulua në laboratorin CERN në Zvicër.
Në reagimin e saj, Universiteti i Lirë i Brukselit e cilësoi Englert si një figurë të jashtëzakonshme të fizikës teorike, duke vlerësuar kontributin e tij të pazëvendësueshëm në zhvillimin e shkencës. I lindur më 6 nëntor 1932 në Bruksel, François Englert fillimisht studioi inxhinieri civile, por më pas iu përkushtua fizikës teorike, fushë në të cilën ndërtoi një karrierë të shquar ndërkombëtare. Së bashku me kolegun Robert Brout, ai zhvilloi mekanizmin e njohur si “Brout–Englert–Higgs”, që konsiderohet një nga arritjet më të mëdha shkencore të shekullit XX.
Pas marrjes së Çmimit Nobel, Englert theksonte shpesh se objektivi i punës së tij ishte “të kuptuarit racional të botës”, duke nënvizuar rëndësinë e kërkimit shkencor për zhvillimin e njerëzimit.
Jeta e tij u shënua edhe nga përvoja e Luftës së Dytë Botërore. Si pjesëtar i një familjeje hebreje në Belgjikë, ai u detyrua të fshihej për t’i shpëtuar persekutimit nazist. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në shkencë dhe shoqëri, François Englert ishte nderuar gjithashtu me titullin fisnik “Baron” nga mbreti i Belgjikës, duke lënë pas një trashëgimi që do të mbetet e rëndësishme për brezat e ardhshëm të studiuesve. bw
I lindur më 19 qershor 1623, në Clermont-Ferrand, Francë, në një familje me status të lartë shoqëror. Babai i tij, Etienne Pascal, e edukoi personalisht, duke e prezantuar me interesat shkencore dhe duke e ftuar të merrte pjesë në takimet e qarqeve kulturore pariziene. Ndër të tjera, në një moment të caktuar, ai u zhvendos me fëmijët e tij në Rouen, Normandi, pasi u emërua Komisioner i Mbretit për Taksat.
Pascal i ri shfaqi inteligjencën e tij të jashtëzakonshme në një moshë shumë të re. Vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeç, për shembull, ai shkroi një “Traktat mbi Prerjet Konike” (brenda kuadrit të “gjeometrisë projektive”), e cila për fat të keq është humbur që atëherë; këto përpjekje të hershme intelektuale do të rezultojnë themelore për studimet e tij të mëvonshme. Në veçanti, studimi i tij i zellshëm i gjeometrisë do ta çonte atë në zhvillimin e teoremës që mban emrin e tij (Teorema e Pascalit), në lidhje me gjashtëkëndëshin e brendashkruar në çdo prerje konike.
Blaise Pascal (Bleiz Paskal), ndër të tjera, konsiderohet si një nga baballarët e robotikës dhe llogaritjes kompjuterike, falë arritjeve që arriti vetëm tetëmbëdhjetë vjeç. Pasioni i tij për llogaritjen dhe dëshira për të zgjeruar potencialin e saj e çuan atë të projektonte makinën e parë llogaritëse, e cila më vonë u quajt “Pascaline”. Në realitet, ideja fillestare kishte një origjinë shumë pragmatike dhe në dukje më pak fisnike: të ndihmonte babanë e tij të mbingarkuar me punë, i cili kishte nevojë të kryente llogaritjet më shpejt. Pas dy vitesh kërkimesh, Blaise e mahniti babanë e tij dhe pjesën tjetër të familjes me këtë shpikje të jashtëzakonshme. Patenta, e aplikuar në vitin 1645, u miratua në vitin 1649.
Paralelisht me interesat e tij shkencore dhe filozofike, Pascali gjithmonë kultivoi një frymë të thellë fetare dhe reflektim të fortë teologjik, aq sa ai ende konsiderohet një nga mendimtarët më të mëdhenj, nëse jo më i madhi, të krishterë të katër shekujve të fundit. Konvertimi i parë i Pascalit zakonisht datohet në vitin 1646, një vit që pa edhe një përkeqësim serioz të shëndetit të tij të dobët. Ndjenja e përuljes dhe e trishtimit të shkaktuar nga sëmundja e tij e shtyu atë të hidhte reflektimet e tij në letër, të cilat na tregojnë për përvojat e tij të ekzistencës së boshllëkut dhe frikës që ajo ngjallte. Këto shkrime do të botoheshin me hollësi më të mëdha në vitin 1647.
Megjithatë, që nga viti 1648, eksperimenti që ai ia vuri kunatit të tij të kryente më 19 shtator mbetet i famshëm: me këtë provë, Pascali demonstroi se presioni atmosferik në kolonën e merkurit të një barometri Torricellian zvogëlohet me rritjen e lartësisë. Ndërkohë, motra e tij, Jacqueline, zgjodhi rrugën e manastirit dhe, në vitin 1652, u bë murgeshë, duke hyrë në manastirin femëror të Port-Royal, një institucion tashmë i njohur për shkollën e tij të famshme të logjikës, të cilit vetë Pascali do t’i bashkohej më vonë.
I munduar nga dhimbje koke të forta, Pascali u “detyrua”, me këshillën e mjekëve të tij, të miratonte një regjim më laik. Imperativi i kirurgëve ishte të relaksoheshin, duke braktisur përkohësisht studimin intensiv. Sipas Victor Cousin, “Diskursi i tij mbi Pasionet e Dashurisë”, i zbuluar në vitin 1843, i përkiste kësaj periudhe laike. Një njeri i thellë me etje për spiritualitet, ai shpejt u mërzit duke frekuentuar sallone dhe festa të pashije. Në vend të kësaj, ai filloi t’i merrte seriozisht në konsideratë studimet e tij mbi probabilitetin, të cilat do ta çonin në drejtime të shumta kërkimore, pjesërisht në përgjigje të interesit të Paskalit për lojërat e fatit.
Pas kontaktit të shpeshtë me motrën e tij, Jacqueline, ai kaloi një krizë të re mistike, e cila u zgjidh natën e 23 nëntorit kur përjetoi një përvojë të fortë fetare, të rrëfyer më vonë në “Memorialin” e famshëm. Në janar 1655, Paskali udhëtoi për në Port-Royal, ku kaloi disa javë dhe shkroi “Konvertimi i Mëkatarit”. Midis janarit 1956 dhe marsit 1957, ai shkroi 18 letra të famshme, “Provincialet”, të mbledhura më vonë në një vëllim. Qëllimi i deklaruar i këtyre shkrimeve ishte të mbronte Port-Royal nga akuzat e anti-Jansenistëve. Në to, ai gjithashtu u përpoq të tallte moralin e Jezuitëve dhe të kritikonte plotësisht parakushtet e tyre filozofike dhe teologjike. Më 6 shtator, Kongregacioni i Indeksit dënoi “Provincialet”.
Duke u rikthyer te interesat shkencore më “tokësore”, ai iu përkushtua problemit të cikloidit (ruletës), gjeti një zgjidhje dhe botoi “Traktatin e Përgjithshëm mbi Cikloidin”. Në vitin 1958, ai shkroi “Shkrimet mbi Hirin” e rëndësishme, në të cilën zbuloi një njohuri të thellë teologjike. Në të njëjtën kohë, ai vazhdoi të punonte në projektin e një “Apologjie të Krishterimit”, e cila nuk u përfundua kurrë. Fragmentet u mblodhën më vonë në “Pensées”, botuar për herë të parë në vitin 1669.
Pikërisht në “Pensées” shfaqet teza e famshme e “bastit” rreth besimit. Shkurt, Pascali argumenton se, përballë “heshtjes së Zotit”, “boshllëkut” që na rrethon, kërkimi për Zotin e fshehur bëhet një çështje zemre, duke iu drejtuar rajoneve më të fshehta të shpirtit njerëzor. Pascali nuk u beson metodave demonstrative në fushën e besimit fetar dhe madje është i bindur se Zoti nuk është aq shumë objekt i bindjes racionale sesa i një ndjenje irracionale.
Në këtë kontekst, një tjetër dallim themelor i prezantuar nga Pascali, me një shije të dallueshme letrare, është ai midis “shpirtit të gjeometrisë dhe frymës së finesës”, ose midis “shpirtit të gjeometrisë dhe shpirtit të finesës”. I pari, në thelb, vazhdon përmes deduksioneve logjike dhe arsyetimit të rreptë, ose përkufizimeve, dhe arrin në rezultate të prekshme dhe të verifikueshme, por larg shpirtit të zakonshëm, pasi kuptimi i tyre kërkon njohuri, studim dhe praktikë. Anasjelltas, “fryma e finesës” merr në konsideratë kaq shumë parime, disa prej të cilave janë vërtet delikate dhe të padeshifrueshme, saqë është në mënyrë të pashmangshme e papërcaktuar dhe e paqartë. Prandaj, i përket një sfere që i referohet ndjenjës, shijes estetike dhe madje edhe jetës morale. Megjithatë, jo shkencës, e cila kërkon “zbatime” më rigoroze.
Kuptimi i frazës së famshme të Paskalit, “zemra di gjëra që arsyeja nuk i di”, qëndron tërësisht në hendekun midis këtyre dy dallimeve. Shkurt, në jetë, ne ndonjëherë i kuptojmë gjërat vetëm përmes esprit de finesse, përmes “urtësisë së zemrës”, gjëra që arsyeja nuk është në gjendje t’i kuptojë, nëse jo t’i kapë.
Një përshkrim elokuent i mendimit të Paskalit mund të gjendet në Garzantina di Letteratura:
Sëmundja, për Paskalin, është gjendja natyrore e të krishterit; besimi i tij është një lojë kumari në të cilën gjithçka vihet bast, pa kufizime. Kjo vetëdije e dhunshme për kufijtë e arsyes dhe pamundësia e përthithjes së njeriut në rendin e gjeometrisë, justifikon krahasimin e Paskalit me mjeshtrat e mëdhenj të ekzistencializmit dhe irracionalizmit modern, nga Kierkegaard te Nietzsche e deri te Dostojevski: por nuk duhet të harrojmë vlerën që mendimi ruan për Paskalin. “Njeriu është vetëm një kallam, më i dobëti në natyrë, por një kallam që mendon. I gjithë dinjiteti ynë, pra, konsiston në mendim.” Një vepër në të cilën kërkesat ekstreme të shkencës dhe fesë përballen dhe përplasen, “Pensieri” është, në të njëjtën kohë, një kryevepër e madhe letrare, e cila nxjerr në skenë një hero të ri: njeriun, siç shkroi O. Macchia, “të shqetësuar, të torturuar nga paqëndrueshmëria dhe mërzia, dhe nga dëshira për të qenë i lumtur, pavarësisht mjerimeve të tij…
Për më tepër, në thelbin e tij më të vërtetë, besimi në një farë mënyre mund të barazohet me një lloj basti. Ata që e zotërojnë këtë besim si një dhuratë natyrore nuk kanë arsye të shqetësohen, por ata që besojnë se u mungon kjo dhuratë duhet të reflektojnë mbi faktin se “basti” mbi ekzistencën është fitues, nëse pranohet, sepse në këmbim të kësaj sakrifice, dikush fiton një të mirë të pamatshme: jetën e përjetshme. Anasjelltas, sigurisht, nëse Zoti vërtet nuk ekziston, dikush nuk humbet asgjë; përkundrazi, dikush fiton diçka, sepse dikush do të ketë jetuar një jetë të mençur dhe të drejtë.
Pas një periudhe të gjatë tërheqjeje në eremitën e Port-Royal, ai vdiq nga kanceri i barkut më 19 gusht 1662, në moshën… nga vetëm tridhjetë e nëntë.
Pas autopsisë, shkaku mendohej të ishte tuberkulozi, kanceri i stomakut, ose edhe një kombinim i të dyjave. Për arsye etike dhe morale, Paskali ndoqi një dietë të lehtë vegjetariane. Migrenat që e mundonin me shumë gjasa ishin shkaktuar nga dëmtimi i trurit. Ai u varros në kishën e Saint-Étienne-du-Mont./Elida Buçpapaj
VOAL- Maximilian Carl Emil Weber lindi në Erfurt të Gjermanisë, më 21 prill 1864. Puna e tij përfshinte fusha të ndryshme si ekonomia, sociologjia, filozofia dhe historia. I ndikuar nga puna e Dilthey dhe historicizmi gjerman, ai zhvilloi një koncept të sociologjisë në të cilin shkencat shoqërore duhet të kërkojnë një qasje ndaj problemeve që nuk duhet të kufizohet vetëm në shpjegimin e shkaqeve, por përkundrazi duhet të kuptojë natyrën e fenomeneve në lidhje me vlerat dhe modelet kulturore që i udhëheqin ato. Njohuritë e tij enciklopedike, të shoqëruara me zell dhe integritet moral rigoroz, lejuan që studimet e tij të bëhen traktate gjithëpërfshirëse mbi elementët e ndryshëm të shoqërisë, nga ekonomia te ligji, nga politika te feja, brenda një kuadri të thellë dhe kompleks analitik.
Mendimi i Max Weber përvetëson një qasje historiciste ndaj studimit të shoqërive, duke kërkuar të gjurmojë individualitetin e veçantë të secilës epokë historike, secilës shoqëri dhe tendencat e saj, veçanërisht në lidhje me epokën moderne. Weberi ishte i interesuar në lindjen dhe zhvillimin e kapitalizmit, duke hedhur poshtë konceptin materialist të Marksit, i bindur se vlerat dhe besimet kontribuojnë në formësimin e stratifikimit shoqëror po aq sa kushtet ekonomike. Studimi i Weberit për kapitalizmin është pjesë e një analize më të gjerë historiko-krahasuese të feve dhe shoqërisë: hulumtimi i tij e çoi atë të shqyrtonte shoqëritë e lashta lindore deri në shfaqjen e protestantizmit në shoqëritë perëndimore. Ai e gjurmon sistemin fetar si një element themelor në konstituimin e organizimit shoqëror dhe dimensionin e tij ekonomik: për shembull, ai identifikon asketizmin e brendshëm botëror të etikës protestante si një faktor të domosdoshëm në zhvillimin e zhgënjimit botëror (domethënë, eliminimin e të gjitha vlerave simbolike dhe mistike nga gjërat botërore), procesin e racionalizimit dhe ndarjen e sferave të ndryshme të shoqërisë – të gjitha proceset që përbënin tendencat themelore që po zhvilloheshin në shoqëritë moderne në atë kohë. Kapitalizmi lidhet pikërisht me shfaqjen e etikës protestante dhe këto procese.
Studimet e tij përqendrohen gjithashtu në sistemin politik (duke analizuar, nga njëra anë, procesin e ndarjes në rritje të pushtetit politik nga të gjitha sferat e tjera dhe legjitimitetin e tij, dhe, nga ana tjetër, studimin e burokracisë, një epifenomen i atij procesi ndarjeje), në metodologjinë sociologjike (me teorizimin e konceptit të tipit ideal, një mjet për interpretimin e fenomeneve që rrjedhin nga analiza e realitetit konkret dhe parimin e lirisë së vlerës), dhe në jetën në metropolin modern. Ndër veprat e tij të gjera janë “Etika Protestante dhe Shpirti i Kapitalizmit” (1904-1905), “Kuptimi i Lirisë së Vlerës së Shkencave Sociologjike dhe Ekonomike” (1917), “Politika dhe Shkenca si Profesione” (1919), “Shkenca si dhunti” (1919), “Metoda e Shkencave Historiko-Sociale” (1922, pas vdekjes) dhe “Ekonomia dhe Shoqëria” (1922). Max Weber vdiq në Mynih më 14 qershor 1920, në moshën 56 vjeç, i goditur nga epidemia e madhe e gripit spanjoll të pasluftës. Ai konsiderohet gjerësisht si një nga themeluesit e sociologjisë moderne dhe një nga sociologët më të rëndësishëm të shekullit të 20-të./Elida Buçpapaj
I lindur në vitin 1769 në Kavallë nga prindër shqiptarë, Muhamed Ali Pasha mbërriti në Egjipt në vitin 1801 si një oficer relativisht i panjohur osman gjatë viteve të trazuara që pasuan pushtimin e Napoleonit.
Pakkush mund ta kishte imagjinuar se ky i huaj nga tokat shqiptare do të ngrihej për t’u bërë arkitekti i Egjiptit modern dhe themeluesi i një dinastie që do të sundonte vendin për gati një shekull e gjysmë.
Në vitin 1805, pasi lundroi në një peizazh kompleks zyrtarësh rivalë osmanë, bejlerësh mamluk dhe luftërash lokale për pushtet, Muhamed Aliu u shpall Mëkëmbës i Egjiptit. Ajo që pasoi ishte një nga projektet më të shquara të ndërtimit të shtetit në historinë moderne.
I vendosur për të konsoliduar autoritetin dhe për t’i dhënë fund shekujve të fragmentimit politik, ai eliminoi pushtetin e Mamlukëve në masakrën e famshme të Kalasë së Kajros në vitin 1811, duke i dhënë fund dramatik dominimit të tyre.
Me pushtetin e centralizuar, ai nisi një program ambicioz reformash që e transformoi Egjiptin nga një provincë osmane e lënë pas dore në shtetin më të fortë në Mesdheun lindor. Muhamed Aliu riorganizoi ushtrinë sipas modeleve evropiane, krijoi akademi ushtarake, ndërtoi fabrika, zgjeroi rrjetet e ujitjes, inkurajoi prodhimin bujqësor, prezantoi industri të reja dhe dërgoi studentë egjiptianë në Evropë për të fituar njohuri moderne shkencore dhe teknike.
Ai forcoi financat e shtetit, zhvilloi infrastrukturën dhe krijoi institucione që hodhën themelet e administratës moderne të Egjiptit. Siç e ka theksuar shpesh historiani Roy Casagranda, Muhamed Aliu nuk e qeverisi thjesht Egjiptin – ai e rishpiku atë.
Duke dalë nga kaosi i rënies osmane dhe pasojat e fushatave napoleonike, Egjipti nën udhëheqjen e tij u bë një fuqi rajonale e aftë të sfidonte edhe vetë Perandorinë Osmane.
Ndikimi i tij shtrihej shumë përtej jetës së tij. Dinastia që ai themeloi sundoi Egjiptin nga viti 1805 deri në Revolucionin Egjiptian të vitit 1952. Xhamia madhështore e Muhamed Aliut, e cila kurorëzon Kështjellën e Kajros, mbetet një nga monumentet më të njohura të vendit dhe një simbol i qëndrueshëm i trashëgimisë së tij.
Më shumë se dy shekuj më vonë, ndikimi i tij është ende i dukshëm në institucionet, arkitekturën, traditat ushtarake dhe identitetin kombëtar të Egjiptit. Pak individë kanë formësuar fatin e një kombi kaq thellësisht. Shqipëria i dha Egjiptit ndërtuesin e saj më të madh modern.
Historia nuk e kujton gjithmonë këtë fakt, por monumentet, institucionet dhe trashëgimia e Muhamed Ali Pashës ende e kujtojnë./
Sporti shqiptar është në zi pas ndarjes nga jeta në moshën 83-vjeçare të Kreshnik Tartarit, një prej figurave më emblematike të volejbollit shqiptar, i cili la gjurmë të pashlyeshme si lojtar, trajner dhe drejtues sportiv.
I lindur më 21 korrik 1943 në Tiranë, Tartari ishte një nga personalitetet që kontribuoi më së shumti në ngritjen e volejbollit shqiptar në nivelet më të larta. Si volejbollist, ai shkëlqeu me fanellën e Dinamos dhe të ekipit kombëtar, duke fituar tituj të shumtë kampionë dhe kupa gjatë viteve të arta të këtij sporti.
Megjithatë, suksesi më i madh i Kreshnik Tartarit erdhi në rolin e trajnerit. Ai konsiderohet një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e volejbollit shqiptar, duke ndërtuar dhe drejtuar breza të tërë sportistesh që dominuan sportin në vend dhe u bënë të njohura edhe në arenën ndërkombëtare.
Nën drejtimin e tij, ekipi i femrave të Dinamos u shndërrua në një nga skuadrat më të suksesshme në historinë e sportit shqiptar. Gjithçka nisi në vitin 1974, kur formacioni i drejtuar prej tij nisi një dominim të jashtëzakonshëm, duke fituar 11 tituj kampionë radhazi dhe 20 në total. Kjo skuadër arriti gjithashtu rezultate historike në Evropë, duke siguruar pjesëmarrjen në Final Four.
Nga baza e kësaj skuadre të suksesshme, Tartari ndërtoi edhe ekipin kombëtar të vajzave, i cili në Lojërat Mesdhetare të vitit 1987 arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke mposhtur Italinë, kampione të Evropës në atë kohë, dhe duke fituar titullin kampion të Lojërave Mesdhetare.
Për kontributin e tij të shquar në sport, Kreshnik Tartari u nderua me tituj dhe vlerësime të shumta, mes të cilave edhe titulli prestigjioz “Mjeshtër i Madh”.
Ndarja nga jeta e Kreshnik Tartarit është një humbje e madhe për sportin shqiptar. Ai do të kujtohet si një nga figurat që i dha lavdi volejbollit shqiptar dhe si një prej arkitektëve të sukseseve më të mëdha të këtij sporti në vend.
Intelektuali i njohur francez dhe një nga figurat më të rëndësishme të mendimit bashkëkohor, Edgar Morin, është ndarë nga jeta në moshën 104-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga bashkëshortja e tij, Sabah Abouessalam Morin, e cila e përshkroi humbjen si të madhe për botën intelektuale. Sipas saj, Morin mbeti deri në fund i angazhuar dhe i vëmendshëm ndaj zhvillimeve globale dhe çështjeve kryesore të shoqërisë moderne. “Ai deri në ditët e fundit qëndroi i lidhur me botën dhe me njerëzit. Boshllëku që lë pas është i madh, por mendimi dhe guximi i tij do të vazhdojnë të na udhëheqin,” u shpreh ajo.
I lindur në Paris në vitin 1921 nga një familje emigrantësh hebrenj me origjinë greke, Morin nisi karrierën si sociolog, por më vonë e përkufizoi veten si “humanolog”, duke ndërthurur fusha të ndryshme si filozofia, psikologjia, biologjia dhe antropologjia në studimin e natyrës njerëzore.
Ai njihet gjithashtu për kontributin e tij në zhvillimin e dokumentarit modern, veçanërisht përmes filmit “Chronique d’un été” të vitit 1961, realizuar së bashku me Jean Rouch, i cili konsiderohet si një pikë kthese në stilin e “cinéma vérité”. Gjatë dekadave, Morin u shqua si një zë kritik në debatin publik francez dhe ndërkombëtar, duke paralajmëruar për rreziqet e globalizimit, krizës klimatike dhe rritjes së nacionalizmit. Edhe në moshë të thyer, ai vijoi të komentonte zhvillimet aktuale, përfshirë pandeminë, valët ekstreme të të nxehtit dhe konfliktet ndërkombëtare.
I njohur për identitetin e tij kompleks kulturor dhe filozofik, Morin shpesh theksonte se ndihej njëkohësisht francez, mesdhetar dhe qytetar i botës. Për shumë studiues, ai mbetet një nga figurat më me ndikim në mendimin bashkëkohor europian dhe një referencë e rëndësishme e filozofisë moderne. bw
Akademik Kolec Topalli u nda nga jeta më 24 maj 2018. I lindur në Shkodër, ai kreu shkollimin fillor në vendlindje dhe në Berat, më pas në Tepelenë dhe Portopalermo.
Në vitin 1955 përfundoi shkollën e mesme pedagogjike në Shkodër, ku nisi edhe veprimtarinë e tij si mësues në fshatrat e Kukësit dhe më pas në Lezhë.Pa u shkëputur nga puna, përfundoi studimet për gjuhë-histori në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës dhe më pas për gjuhë-letërsi në Universitetin e Tiranës (1964). Për arsye biografike u largua nga puna në rrethin e Lezhës dhe më pas u emërua mësues në fshatrat e Gramshit, ku shërbeu për shtatë vjet. Në vitin 1971 u transferua në fshatin Nikël të rrethit të Krujës, ku punoi deri në vitin 1991.
Gjatë kësaj periudhe, megjithëse për një kohë iu kufizua e drejta e botimit, ai vijoi punën shkencore dhe u kualifikua duke marrë gradën “kandidat i shkencave” (1987) dhe më pas “doktor i shkencave” (1992). Pas vitit 1991 u përfshi në jetën institucionale, duke shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i Presidentit të Republikës për disa vite.
Në vitin 2006 u emërua këshilltar diplomatik në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Romë, detyrë të cilën e la pas një viti për t’iu rikthyer veprimtarisë akademike. Nga viti 1994 deri në vitin 2009 ka dhënë leksione të fonetikës historike në Universitetin e Tiranës, ndërsa nga viti 1997 ka qenë pjesë e Institutit të Gjuhësisë në sektorin e historisë së gjuhës. Nga viti 2008 ka shërbyer si koordinator shkencor në Qendrën e Studimeve Albanologjike.
Akademik Kolec Topalli është zgjedhur anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në vitin 2008. Ai ka një veprimtari të gjerë shkencore me 17 vepra monografike, ku veçohen studimet në fushën e fonetikës historike të gjuhës shqipe, të përmbyllura me veprën “Fonetika historike e gjuhës shqipe” (2007).
Kontributi i tij përfshin gjithashtu studime në gramatikën historike dhe etimologjinë e gjuhës shqipe, si dhe botimin e teksteve universitare në historinë e gjuhës. Për veprimtarinë e tij shkencore, Akademik Kolec Topalli është vlerësuar me titullin “Profesor Nderi i Studimeve Shqiptare” dhe është nderuar nga Presidenti i Republikës me urdhrin “Mjeshtër i Madh”.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë e kujton me respekt dhe mirënjohje për kontributin e tij të çmuar në albanologji dhe gjuhësi.
Me peshën e lavdisë së 32 roleve në kinematografi dhe 12 të tjerave në teatër, “Mjeshtri i Madh” Birçe Hasko mbylli sytë përgjithmonë në moshën 84-vjeçare.
Artist në skenë dhe profesor që në gjenezë, artin skenik “Artisti i Merituar” e përcolli me mjeshtëri te breza të tërë studentësh në Akademinë e Arteve, ku shërbeu si pedagog dhe dekan për disa vite me radhë.
I lindur në Dukat, Birçe Hasko shërbeu si mësues dhe drejtor në shkollat e disa fshatrave në Vlorë e Tepelenë deri në vitin 1965, kur u shkëput për të kryer studimet e larta për aktor gjatë viteve 1965-1969 në Institutin e Lartë të Arteve. Në përfundim të studimeve, Hasko vijoi punën si pedagog i Mjeshtërisë së Aktorit në Akademinë e Arteve, duke mos iu ndarë asnjëherë mësimdhënies dhe skenës.
Me një plastikë të jashtëzakonshme, origjinal, elegant, i drejtpërdrejt, herë-herë shpotitës, hijerëndë e serioz, Birçe Hasko interpretoi në filmat: “Kur zbardhi një ditë” në rolin e ballistit Sulo, në “Malet me blerim mbuluar”, “Njeriu me top”, “Koncert në vitin 1936”, “Radiostacioni”, “Dhe vjen një ditë, “Përrallë nga e kaluara”, “Shkëlqim i përkohshëm”, “I dashur armik”, “Shi në plazh” etj.. Roli i tij i fundit është ai në filmin “Kronikë Provinciale” në vitin 2009.
Po ashtu, Birçe Hasko ka inskenuar shumë etyde, fragmente, si dhe 18 vepra dramatike të plota, duke përplotësuar kështu imazhin e artistit shumëdimensional.
Homazhet në nderim të Tij do të mbahen më 24 maj në Akademinë e Arteve, për profesorin që do të rrëmbejë duartrokitjet e fundit nga auditorët që iu kushtoi jetën. BW
Komentet