Sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë hapet Panairi i 26 i Librit (15-19 nëntor 2023).
Në këtë Panair do të jetë edhe libri i ri i botuesit të VOAL, Skënder Buçpapaj, romani “Njeri me hënë”.
Libri është botim i Shtëpisë Botuese “Onufri”.
Redaktore e romanit është Elida Buçpapaj.
I ftojmë lexuesit që ta lexojnë romanin, sepse, pa dyshim, aty diku do ta gjejnë veten.
