VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Roli i Italisë në krijimin e Monarkisë në Shqipëri – Nga Arben Cici, Ambasador

By | August 30, 2018
blank

Komentet

blank

Bashkim Shehu sjell debatet në Byro e bisedat me Liri Belishovën: Pse komunistët shqiptarë më kujtojnë mafien!

“Në këtë botë nuk ka vetëvrasje, ka vetëm vrasje”. Këto fjalë të Jevtushenkos do të citonte Liri Belishova 70 vjet pas vetëvrasjes së të shoqit, Nako Spirus, një nga figurat kryesore të Partisë Komuniste.

Në librin “Liri Belishova dhe koha e saj”, botim i “UET Press”, Bashkim Shehu tregon si u eliminua Nako Spiru kur ishte vetëm 29 vjeç.

Në një bisedë me Bashkim Shehun, ajo rrëfen ditët e fundit të të shoqit, teka po përballej me një presion të jashtëzakonshëm për shkak të qëndrimit të tij “të rezervuar” ndaj jugosllavëve.

I vendosur përballë akuzave, në një mbledhje që nuk i jepte kohë të përgatitej, Spiru do të tërhiqte këmbëzën e pistoletës. Vdiq pas dy orësh, u varros me nderime, duke e raportuar vetëvrasjen si një aksident, por shumë shpejt do të shpallej si “armik”.

BASHKIM SHEHU

Bashkim Shehu Ditët E Fundit Të Nako Spirut1
Bashkim Shehu Ditët E Fundit Të Nako Spirut1

Gjithsesi, në këto vite, “antijugosllav” është anatema më e rëndë për një komunist shqiptar. Dhe, ashtu si në Plenumin e Beratit, jugosllavët shprehin pakënaqësi ndaj shqiptarëve duke ngulmuar se këta nuk po bëjnë aq sa duhet. Procesi i aneksimit ka filluar sidomos në fushën e ekonomisë dhe jugosllavët akuzojnë kryetarin e Komisionit të Planit, Nako Spirun: “Kur analizohen marrëdhëniet mes nesh”, thotë në nëntor 1947 Savo Zllatiç, përfaqësuesi jugosllav i radhës, “ne nuk mund të mos vërejmë një rol të çuditshëm që lot Nako Spiru. Neve na duket se shoku Nako Spiru dëshiron në këtë gjë orientimin antijugosllav dhe është mbrojtësi i këtij orientimi”.

MBLEDHJA E BYROSË POLITIKE 

Mbledhja e Byrosë Politike thirret për më 18 nëntor 1947, pak ditë mbas takimit Hoxha-Xoxe-Zllatiç, në të cilin ky i fundit, në emër të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, paraqet akuzat e cituara më lart. Në këtë mbledhje mungon Bedri Spahiu, ngaqë Enver Hoxha dhe Koçi Xoxe kanë vendosur të mos jetë i pranishëm: që nga përjashtimi i Sejfulla Malëshovës, ai ka mbajtur një qëndrim disi të tërhequr, prandaj “mendonim se a ishte Bedriu dakord me vijën tonë?”, do të thoshte mbas ndonjë muaji Enver Hoxha. Pra, mbledhja pritet të jetë e atillë që, ndonëse kundër çdo rregulli, në të duhet të shkojnë jo të gjithë anëtarët e Byrosë Politike, po vetëm ata që konsiderohen të sigurt se do të jenë dakord me Enver Hoxhën.

Pasi është lexuar teksti i bisedimeve me përfaqësuesin jugosllav (ndër të tjera: “Neve na duket se shoku Nako Spiru dëshiron në këtë gjë orientimin antijugosllav dhe është mbrojtësi i këtij orientimi”), Enver Hoxha thotë që “duhet të shikojmë se mos ka gisht armiku”. Koçi Xoxe akuzon me emër Nako Spirun. Kur i vjen radha të flasë, Nako Spiru përgjigjet se “nuk mund të them se nuk kam bërë gabime, mund të kem bërë, por […] nuk ka asnjë qëllim”. Dhe kërkon shtyrjen e mbledhjes për të nesërmen, që të ketë kohë të përgatitet. Pandi Kristo e kundërshton. Nako Spiru e përsërit kërkesën. Enver Hoxha e kundërshton. Dhe Nako Spiru përsëri ngulmon që mbledhja të shtyhet për të nesërmen. Më së fundi, u vendos që mbledhja të vazhdojë të nesërmen mbrëma. Të nesërmen, më 19 nëntor, në orën 8 e 20, mbledhja rifillon dhe fjalën e merr Nako Spiru, po sërishmi thotë se nuk është i përgatitur dhe kërkon një shtyrje prej katër-pesë ditësh. Atëherë ndërhyn Enver Hoxha dhe u tregon të tjerëve se Nako Spiru i ka vajtur paradite dhe ia ka kërkuar tashmë këtë shtyrje, me arsyetimin se thënia e jugosllavëve për një rol të çuditshëm nënkuptonte që ai ka tradhtuar dhe prandaj, ngaqë ishte një akuzë shumë e rëndë, kishte nevojë të përgatitej siç duhej.

“A mendoni ju se unë kam tradhtuar?”, e ka pyetur Nako Spiru atë paradite. Enver Hoxha nuk pranoi shtyrje, ndërsa për çështjen tjetër, nëse ka tradhtuar, nuk i është përgjigjur as po as jo, vetëm i ka thënë se do ta zgjidhnin diskutimet mbi atë çka nënkuptojnë jugosllavët. (Pra, ajo që thonë jugosllavët nuk mund të vihet në diskutim. Këtë e ka pranuar edhe vetë Nako Spiru në mbledhjen e mbrëmshme: “Kur Komiteti Central jugosllav i shtron, ka baza”. Mund të diskutohet vetëm për të interpretuar fjalët e jugosllavëve. Dhe, ai që përcakton kuptimin e fjalëve, ai e ka pushtetin, siç thotë Vezaku Rrumbullaku te Liza në botën e çudirave.

Bedri Spahiu: “Byroja Politike është vendi i çudirave […] është trualli i luftës për pushtet”). Dhe Enver Hoxha përsëri e kundërshton kërkesën për një shtyrje katër-pesë ditë, duke theksuar se Nako Spiru i njeh mirë çështjet dhe s’ka nevojë të përgatitet. Nako Spiru ngulmon me kërkesën e tij. Enver Hoxha kundërshton. Koçi Xoxe e mbështet Enver Hoxhën dhe thotë se “kërkesa për përgatitje do të thotë mbrojtje”. (Pra, kur të akuzon Byroja Politike, ose ata që janë përmbi Byronë Politike, s’duhet të mbrohesh, vetëm duhet të jesh dakord me akuzën, sepse s’ke rrugë tjetër, sepse, po të mbrohesh, del kundër Byrosë Politike, që po të akuzon, dhe, dashur padashur, e ke rënduar veten. Shkurt, kjo situatë i ngjan Silogjizmit të krokodilit).

Pandi Kristo: “Shtyrja është që ai të shpëtojë”.

Enver Hoxha Dhe Nako Spiru
Enver Hoxha Dhe Nako Spiru
Të gjithë anëtarët e tjerë të Byrosë Politike, Tuk Jakova, Gogo Nushi, Kristo Themelko, Hysni Kapo, janë të një mendimi: të flasë tani. Kristo Themelko thotë se Nako Spiru nuk e ka zakon të kërkojë afate. Nako Spiru thotë se nuk është në gjendje të flasë. Pandi Kristo thotë se ai di të flasë, por nuk do që të flasë, “ai ka një qëllim”. Nako Spiru kundërshton dhe e ngre zërin, i nervozuar nga ajo që ka thënë Pandi Kristo. Enver Hoxha i thotë që ta ulë zërin. Nako Spiro sërishmi ngulmon që t’i jepen katër-pesë ditë afat. Koçi Xoxe thotë se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në Parti, se mospranimi i Nako Spirut për të folur është ngjarja më e madhe në Parti.

Tuk Jakova: qëllimi që të përgatitesh për t’u mbrojtur “është një plus negativ” (!!). Nako Spiru sërishmi ngulmon me kërkesën e tij. Të gjithë shprehen sërishmi kundër. Kristo Themelko thotë se këtë qëndrim të Nako Spirut nuk duhet ta mbajë asnjë komunist.

Koçi Xoxe: “Nakoja do që të fshehë të vërtetën”.

Enver Hoxha thotë që mund t’i jepen 24 orë. Nako Spiru sërishmi kërkon katër-pesë ditë, për të tetëmbëdhjetën herë në këtë mbledhje, sipas procesverbalit të saj. Të gjithë janë dakord me Enver Hoxhën. Mbledhja mbyllet në ora 9 e 30, për t’u rihapur të nesërmen në 8 të mbrëmjes. “Të gjithë m’u vërsulën si ujq”, i thotë Nako Spiru në shtëpi Liri Belishovës. Të nesërmen, më datë 20 nëntor, Nako Spiru i vete Enver Hoxhës për t’i kërkuar shtyrjen e mbledhjes, po Enver Hoxha refuzon. Shkon edhe tek i ngarkuari me punë i Bashkimit Sovjetik, por ky as që pranon ta presë.

Atë ditë, Nako Spiru i thotë Lirisë: “Nuk më mbetet veçse t’ia heq vetes”. Liria qan dhe atëherë ai përpiqet ta qetësojë, “vërtet e besove ti?”, i thotë dhe i shpjegon se ajo që i doli nga goja ishte thjesht një shprehje e figurshme.

Liri Belishova Dhe Nako Spuri
Liri Belishova Dhe Nako Spuri
LIRI BELISHOVA DHE NAKO SPURI

Në mbrëmje, pak minuta para orës 8, ora kur duhet të fillojë mbledhja, Nako Spiru vret veten. Është njëzetenëntë vjeç. Dekada më pas, duke folur për këtë ngjarje, Liri Belishova do t’i referohet poetit Evgeni Jevtushenko:

“Në këtë botë nuk ka vetëvrasje, ka vetëm vrasje”. Dhe s’ka rëndësi, pra, kush e tërhoqi këmbëzën e armës. Kështu do shprehet ajo për këtë ngjarje mbas shtatëdhjetë vjetësh. Ndërsa tani ajo nxiton të vejë në spital, ku ndodhet i shoqi, ende gjallë. Nuk e lejojnë të hyjë në dhomën e spitalit ku, përveç mjekëve, është vetëm miku i tij, Mehmet Shehu.

Pritja e saj përballë një dere, përtej së cilës ndodhet i shoqi në ahtin e vdekjes, vazhdon thuajse dy orë. Dikur, ajo dëgjon rënkimin e tij të thekshëm dhe vërsulet te dera, po dera në atë çast hapet dhe del Mehmet Shehu, që i thotë se Nako Spiru ka vdekur. Nako Spiru varroset me të gjitha nderimet që i takojnë një udhëheqësi. Është një rivënie në skenë e trajtimit të Mustafa Gjinishit mbas vdekjes, por këtë herë shpallja “tradhtar” mbas vdekjes nuk do vonojë aq sa në rastin e Mustafa Gjinishit. Liri Belishova është njëzetenjëvjeçare kur i ndodh kjo rroposje e menjëhershme.

Ajo i ka mësuar nga i shoqi zhvillimet e asaj mbledhjeje që përshkrova më sipër dhe i ka përjetuar plotësisht. Në njëfarë mënyre, ka qenë e pranishme në atë mbledhje, si prani e një njeriu pa zë dhe të pafuqishëm për të reaguar, si dyzim i padukshëm i të shoqit, sikurse, në të njëjtën mënyrë, ka qenë e pranishme edhe në çastin që ai ia hoqi jetën vetes. “Komunistët shqiptarë më kujtojnë mafien”, më thotë.

Po sa e ka kuptuar në atë kohë çfarë po ndodhte? “Njeriu bëhet gënjeshtar edhe me veten: ato që mendon tani, i duket sikur i ka menduar edhe dikur”, më thotë./panorama

blank

The Daily Telegraph (1985)- Vdekja e Enver Hoxhës mund t’u japë shpresë mbretërorve për një rikthim në pushtet

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Shtator 2021

“The Daily Telegraph” ka botuar, me 12 prill 1985, në faqen n°20, një shkrim në lidhje me mundësinë e rikthimit të monarkisë në Shqipëri pas vdekjes së Enver Hoxhës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Pas Zogut

blank
Burimi : The Daily Telegraph, 12 prill 1985, f.20

Vdekja e diktatorit komunist shqiptar Enver Hoxha mund t’u japë shpresë mbretërorve të dëbuar nga vendi për një rikthim në pushtet.

Vetëm dy vjet më parë, refugjatët mbretërorë u përpoqën pa sukses të zbarkonin në vend në emër të “Mbretit” Leka I, djalit të monarkut të parë dhe të fundit të Shqipërisë, Mbretit Zog, i cili ishte trajnuar në Sandhurst…

Një nga lidhjet e fundit të Shqipërisë me këtë vend janët shufrat e arit me vlerë 20 milionë paund, të mbyllura në arkat e Bankës së Anglisë si kompensim për fundosjen e dy shkatërruesve (anijeve) në 1946. Grindja është akoma aq e ashpër saqë Banka nuk pranoi dje të komentonte zyrtarisht mbi vlerën ose vendndodhjen e tyre.

blank

Matteo Messina Denaro, ku është bosi aktual i “Cosa Nostra”-s, një ndër njerëzit më të kërkuar në botë

Nga Stefano Nazzi
Mbi Matteo Messina Denaro dihen shumë gjëra. Për shembull, dihet se ai vuan pak nga strabizmi, se i pëlqen ëmbëlsirat, dhe se e kalon shumicën e orëve në arrati duke luajtur video-lojëra (e dëshmuar kjo nga disa të penduar), duke zgjidhur enigma, apo që e quajnë edhe “U Siccu” (I dobëti), dhe se i ka vendosur vetes nofkën ‘Diaboliku’.

Po ashtu dihet se ka hequr dorë pas shumë hezitimesh,nga inicialet e qëndisura në mëngët e këmishëve të tij, për shkak se ishte një shenjë potenciale e zbulimit të identitetit të tij, dhe se sërish sipas të penduarve, e mban trupin në formë përmes biçikletës së palestrës.

Pra mbi të dihen shumë gjëra, por jo më e rëndësishmja:vendndodhja e tij. Prokurorët në të gjithë Italinë, dhe policia në të gjithë botën po e kërkon, siç dëshmohet edhe nga operacioni i çuditshëm i forcave speciale holandeze pak ditë më parë në një restorant në Hagë.

Prokuroria e Trentos, që po hetonte mbi një pistë të pastrimit të parave, ishte e bindur se Matteo Messina Denaro ndodhej pikërisht në atë restorant. Denaro është “nr.1 në mesin e italianëve në arrati”, dhe një nga njerëzit më të kërkuar në botë.

Herën e fundit që dikush pretendon se e ka parë, ka qenë kur ishte pushime në Forte dei Marmi në gushtin e tij 1993, bashkë me 2 miqtë e tij të besuar Filippo dhe Giuseppe Graviano. Pastaj asgjë më shumë. Historitë që rrëfehen mbi të, përshkruajnë figurën e një mafiozi të pamëshirshëm, i gatshëm të vrasë edhe të pafajshmit, ndoshta më dinak se të tjerët, por sigurisht më i matur, deri në kufijtë e paranojës.

Ai nuk ka qenë asnjëherë në burg. Ka lindur në Castelvetrano (Trapani), në luginën Belice, në vitin 1963. Atje ndoqi shkollën fillore, ​​derisa braktisi InstitutinTregtar Teknik Ferrigno në Castelvetrano.

Siç është përmendur në librin “L’invisibile” (I padukshmi), shkruar nga Giacomo Di Girolamo, në një letër të gjetur nga policia në vitin 2015 Messina Denaro shkruante: “Në lidhje me jetën time kam disa keqardhje, dhe mosndjekja e shkollës së lartë është njëra prej tyre. Ishte një nga gabimet më të mëdha të jetës sime. Zemërimi im më i madh, më buron nga fakti se isha një nxënës i mirë, vetëm se u shpërqendrova me diçka tjetër”.

Dhe ajo që e shpërqendroi Messina Denaron, ishte ndjekja e shembullit të babait të tij, Francesco, Don Ciccio, bosi mafioz i Castelvetranos, i lidhur në një aleancë të ngushtë me korleonezët e Totò Riina, klani dominues i viteve 1980-1990.

Në moshën 20-vjeçare, Messina Denaro mori pjesë aktive, së bashku me korleonezët, në luftën kundër familjeve rebele Marsala dhe Belice. Ai u bë një nxënës besnik i Totò Riina. Ai

ishte tashmë një mafioz, por merrte nga shteti asistencë sociale për papunësinë, dhe mburrej për këtë fakt.

Ai udhëtonte me një makinë Porsche, vishej me rroba të shtrenjta të markës Armani, dhe mbante në dorë një orë të markës Rolex Daytona.Ishte gjyqtari i ndjerë Paolo Borsellino, ai që e përfshiu për herë të parë emrin e tij në një dosje hetimore në vitin 1989.

Një komisar policie në Castelvetrano, Rino Germanà, nisi të hetonte mbi atë djalë. Ndaj Messina Denaro vendosi që ta vriste. Ai së bashku me Leoluca Bagarella dhe Giuseppe Graviano, e ndoqën me makinë gjatë lungomares Mazara del Vallo.

Ata nisën ta qëllojnë, inspektori iu kundërpërgjigj, doli me shpejtësi nga makina, dhe u hodh në det i ndjekur nga Bagarella, kallashnikovi i të cilit u bllokua. Vite më vonë Giovanni Brusca, që përmendet shpesh në librin e libri i Di Girolamo, u shpreh gjatë njërës prej seancave gjyqësore:”Bagarella nuk di të përdorë armët moderne!”.

Germanà shpëtoi. Pas sulmit, Messina Denaro kaloi në arrati:që nga 2 qershori i vitit 1993, emri i tij u përfshi zyrtarisht në listën e të kërkuarve. Në atë moment, ai ishte bërë tashmë kreu i “Cosa Nostra” në provincën e Trapanit, një udhëheqës i padiskutueshëm i brezit të ri të mafiozëve.

Paratë për grupin vinin nga gjobat:në pjesën dërrmuese,nga kontratat, marrëveshjet, transaksionet në zonën e Trapanit, një përqindje e caktuar duhej t’i paguhej Messina Denaro. Ndërkohë shumë para të tjera vinin nga depozitimi ilegal i mbeturinave, pastrimi i parave dhe natyrisht nga trafiku i drogës.

Paratë kaloni nëpër llogaritë e qindra njerëzve. Messina Denaro bënte dhe me sa duket vazhdon ende të bëjë biznes në Amerikën e Jugut, Spanjë, Francë, Holandë dhe Afrikën e Veriut. Një besnik i madh ndaj Totò Riines, Messina Denaro ushtronte një kontroll gati ushtarak mbi zonën e Trapanit.

Ishte ai që vendoste se kush duhej vrarë, dhe ai që komandoi “ushtritë” në luftërat midis familjeve mafioze. Shumë para vinin gjithashtu nga pallatet e reja. Familja e tij kishte praktikisht një monopol mbi sektorin e ndërtimin në atë zonë. Ai nxiti ndërtimin e godinave ilegale përgjatë gjithë bregut të Castelvetrano dhe Mazara del Vallo.

Edhe mbledhjet midis mafiozëve mbaheshin në një nga kompanitë prodhuese të betonit në Mazara del Vallo. Aty u vendos mbi atentatin që do të kryhej ndaj gazetarit të njohur Maurizio Costanzo, dhe po aty u hartua “strategjia e masakrave”, të cilin Messina Denaro e mbështeti plotësisht.

Ishte ai që i tregoi Riinës objektivat në Romë, Milano dhe Firence, që do të goditeshin për të sulmuar shtetin gjatë viteve 1992-1993. Francesco Geraci, një mafioz i penduar dëshmoi: “Një ditë Matteo erdhi të më takonte, për të më pyetur se çfarë mendoja për një seri atentatesh që do të kryheshin ndaj disa figurave të njohura publike si Baudo, Costanzo, Martelli, Santoro dhe personalitete të tjera të rëndësishme. Ai më tha se kjo do të destabilizonte shtetin. Unë iu përgjigja:”Është një plan i mirë”.

Kështu ai më tha se shumë shpejt do të shkonim në Romë për t’i “vizituar”këta vipa”.Para se të niseshin, Messina Denaro dërgoi Geraci, Vincenzo Sinacori, Giuseppe Graviano dhe Fifetto Cannella shkuan të blinin në dyqan rroba elegante. Në Romë ata nisën të frekuentonin klubet më në modë, me shpresën se do të takonin figura të njohura publike.

Ata filluan të studiojnë lëvizjet e gazetarit Maurizio Costanzo, dhe shkuan të paktën dy herë në teatrin “Parioli”, ku Costanzo regjistronte emisionin e tij. Atentati u tentua të realizohej në rrugën Fauro në Romë më 14 maj 1993:Costanzo dhe bashkëshortja e tij Maria De Filippi i mbijetuan atij të padëmtuar.

Messina Denaro vendosi që pas Vincenzo Milazzo, bosit mafioz të Alcamo, që ishte shumë kritik ndaj korleonezëve, të vritej dhe e fejuara e tij Antonella Bonomo, 3-muajshe shtatzënë, e cila u mbyt më 15 korrik 1992. Ishte po ai që autorizoi rrëmbimin dhe vrasjen e Giuseppe Di Matteo, djalit 13-vjeçar të një mafiozi të penduar.

Di Matteou rrëmbye në San Giuseppe Jato, në provincën e Palermos më 23 nëntor 1993, u mbyt, dhe më pas trupi utret në acid nga Giovanni Brusca më 11 janar 1996, pas 25 muajsh i mbajtur si peng. Por Messina Denaro është përpjekur gjithmonë që të duket ndryshe nga imazhi klasik i një mafiozi.

Në një letër që mban datën 1 shkurt 2005, e gjetur në një bazë të braktisur dhe të nënshkruar me emrin Alessio (një pseudonim që ai e përdorte shpesh), ai shkroi:“Sot unë jetoj ashtu siç ma ka diktuar fati. Mendoj vetëm që të jem një njeri korrekt. Korrektësinë e kam shndërruar në filozofinë time të jetës, dhe shpresoj të vdes si një njeri i drejtë, gjithçka tjetër nuk ka më vlerë.

Mos mendoni se e them këtë gjë me arrogancë. Nëse dikush do të më njihte, do të vinte re vetëm përulësinë në ato që po them. Në fjalët e mia, nuk as ligësi dhe urrejtje ndaj dikujt. Unë e kam njohur dëshpërimin e thellë, dhe kam qenë i vetmuar. Kam njohur ferrin dhe kam qenë vetëm. Jam rrëzuar shumë herë, dhe po vetë jam ngritur. Kam njohur mosmirënjohjen nga ana e të gjithëve, dhe kam qenë po vetëm. Kam “ngrënë dhe“,jam ushqyer në vetmi me të; a mund të ketë besim një njeri që i ka kaluar të gjitha këto gjëra në heshtje?

Nuk e besoj. Sot pres që fati im të përmbushet duke ndjekur këtë mendim: “Unë kam parë atë që më ka dhënë jeta,dhe nuk kam pasur frikë, nuk e kam kthyer kokën në anën tjetër, dhe nuk kam falur atë që nuk mund të falet”.

Dhe në një letër tjetër, në të cilën ai citon ndër të tjera shkrimtarin brazilian Jorge Amado, Messina Denaro shprehet:“Jorge Amado thoshte se nuk ka asgjë më të ulët sesa kur drejtësia përzihet me politikën, dhe unë bie dakord me të. Sa i përket vdekjes, mendoj se kam pasur një raport të veçantë me të.

Ajo më ka ardhur gjithnjë rrotull,dhe unë di ta njoh. Kur isha i ri e sfidoja me mendjelehtësi për shkak të pavetëdijes sime rinore. Sot si një burrë i pjekur, nuk e sfidoj më. E godas në shkelma në kokë, sepse nuk e kam frikë. Jo dhe aq sepse jam shumë guximtar, por më shumë se çdo gjë tjetër sepse nuk e dua jetën.

Vdekjes i frikësohen ata që bëjnë një jetë të mirë në këtë botë, dhe për këtë arsye kanë diçka për të humbur. Unënuk kam bërë një jetë mirë në këtë botë, dhe për këtë arsye nuk kam asgjë për të humbur, as dashuritë që i kam humbur tashmë prej shumë vitesh.

Unë shpresoj vetëm që të mund të arrij të bëj atë që kam pasur si synim para se të largohem nga kjo botë. Ka ende disa faqe të historisë sime që duhen shkruar. Nuk do të jenë “të mirët” dhe “të drejtët” e epokës sonë, ata që do ta frenojnë një njeri si unë”.

Pas arrestimit të Totò Riinas më 15 janar 1993, Messina Denaro u bë udhëheqësi i padiskutueshëm i “Cosa Nostra”. Ai nuk kishte asnjë alternativë tjetër, pasi ishte “delfini” i tij. Më vonë duket se Riina u pendua për atë zgjedhje. Në vitin 2013, gjatë një bisede të përgjuar në burg me mafiozin Alberto Lorusso, një puljez nga Sacra Corona Unita, Toto u shpreh:”I ati ishte burrë imirë. Por i biri nuk mori asgjë prej tij. Ky zoti Messina që merret me këto impiantet eolike, e cilëson veten të madh. Se kërkon të bëjë para me to!”.

Riina ankohej ndoshta për strategjinë e re të pasardhësit të tij, udhëheqësit të brezit të ri të “Cosa Nostra”, atë të sipërmarrësve mafiozë, të cilët siç tha një i penduar “preferonin një të vdekur më pak, dhe një tufë parash me shumë”. Ka shumë gjëra që e dallojnë Messina Denaro, nga mafia që drejtohej dikur nga Totò Riina dhe Bernardo Provenzano.

Njëra është se Messina Denaro nuk është i martuar, nuk ka përreth një familje tradicionale. Sonias, njërës nga të dashurat e tij, i shkroi gjatë periudhës së parë të arratisë:“Unë as që dua ta mendoj përfshirjen tënde në këtë labirint, nga i cili nuk e di se si do të dal, për faktin e thjeshtë që unë nuk e di si dhe kur kam hyrë. Mos mendo më për mua, nuk ia vlen!”.

Një e dashur tjetër, Maria Mesi, u zhyt në telashe, dhe u arrestua për ndihmën ndaj tij. Në vitin 1995 i dërgoi një letër Messina Denaros, në të cilën ai shkruante:“Të lutem mos më thuaj jo, dua vërtet të të bëj një dhuratë. E di, kam lexuar në revistën e video-lojërave se ka dalë në treg “Donkey Kong 3”, dhe mezi pres të ta blej. Loja “Secret Maya 2”,nuk ka mbërritur ende. Ti je gjëja më e bukur që ekziston”.

Duke përgjuar Mesi, policia iu afrua shumë kapjes së Messina Denaros. Ishte viti 1998, kur duke shkuar pas saj hetuesit zbuluan një bazë në Bagheria në rrugën Milwaukee 40. Kur agjentët hynë brenda, Messina Denaro tashmë ishte arratisur. Aty u gjet një kavanoz Nutella, një tjetër me havjar, një lojë me enigma, dhe një paketë cigare Merit.

Para Maria Mesi dhe Sonias, kishte qenë një grua austriake, Andrea Haslener, të cilën ai e thërriste shkurt Asi. Ata ishin të lidhur për 4 vjet, 1989-1993, dhe u njohën në Castelvetrano kur ajo ishte një recepsioniste në hotelin “Paradise Beach”. Messina Denaro, Graviano dhe anëtarë të tjerë të mafies, nisën të frekuentojnë me kujdes hotelin.

Drejtori i hotelit, Nicola Consales, i tha Andrea Haslener se ata njerëz nuk ishin të mirëpritur atje. Consales u vra më 21 shkurt 1991. Gjatë viteve 1995-1996, Messina Denaro pati një lidhje me një grua tjetër nga Castelvetrano, Franca Alagna. Nga kjo lidhje, në vitin 1996 lindi një vajzë, Lorenza.

Që nga ajo kohë Alagna e humbi të gjithë pavarësinë e saj. Ajo ishte gjithmonë e detyruar të rrinte e mbyllur në shtëpi, dhe kur dilte jashtë, shoqërohej nga të afërmit apo nga njerëzit e partnerit të saj. Në vitin 2013, kur vajza e saj ishte gati të arrinte moshën madhore, ajo dhe nëna e saj kërkuan që të largoheshin nga Castelvetrano, dhe rrjedhimisht edhe nga bota kriminale e Messina Denaros.

Nga vendi ku fshihej, bosi i mafies dha pëlqimin e tij. Sipas hetuesve, vajza nuk e ka parë kurrë babanë e saj. Më 14 korrik të këtij vitit Messina Denaro u bë gjysh. Vajza e tij lindi një fëmijë i cili nuk mban mbiemrin e babait, por atë të nënës.

Por është një grua tjetër, ajo që ka qenë gjithmonë pranë Messina Denaro:motra e tij Patrizia. Për një kohë të gjatë, ishte ajo që i çonte mesazhet vëllait të saj dhe dërgonte në destinacion mesazhet e nisura prej tij. Në vitin 2018 ajo u dënua me 14 vjet burg për lidhje me mafien.

Në vendimin e gjykatës ndër të tjera thuhej:”Është vërtetuar se e pandehura ka përcjellë mesazhe shumë të rëndësishme nga dhe drejt burgut, duke vepruar si një ndërmjetëse midis të burgosurve të tjerë mafiozë, dhe vëllait të saj që ndodhet ende në arrati”.

Që nga jo kohë, Messina Denaro është bërë më i matur me lëvizjet e tij. Hetimet kanë zbuluar se ai jep urdhra vetëm përmes një rrjeti lajmëtarësh shumë të besuar. Ai nuk përdor telefona, por vetëm pusulla të vogla.

Ishte ai vetë që shpjegoi se si komunikohej me këto lloj pusullash, tek një e tillë dorëzuar ish-kryebashkiakut të Castelvetrano Antonio Vaccarino, që në fakt vepronte në emër të SISDE-s, shërbimit sekret italian. Vaccarino arriti të lidhej me Messina Denaro, duke u shtirur donte të hapte një zinxhir supermarketesh në zonën e Agrixhentos.

Të dy filluan që të shkëmbejnë pusulla të vogla. Në të parën, Messina Denaro shkroi:”Të gjithë njerëzit që kanë kontakte me mua, mbajnë nofka. I yti do jetë Suetonius, dhe kjo do të të mbrojë nga rreziqet e panevojshme. Ti duhet të më dërgosh pusullën me përgjigjen tënde përmes të njëjtit person me të cilin do ta mbash kontakte. Mendoj se nuk do ta kesh të vështirë ta gjesh atë.

Duhet të ma dërgoni letrën me përgjigjen jo më vonë se data 20 dhjetor. Edhe ai mund t’jua dorëzojë pusullën time në datën 19, por jo më vonë, përndryshe nuk do të arrijë më. Përgjigjen time nuk do ta merrni menjëherë, pasi më janë vënë pastë gjithë”.

Kur Bernardo Provenzano u arrestua më 11 prill 2006, i fshehur në një fermë pranë Korleones, policia gjeti shumë pusulla, përmes së cilave cilat Messina Denaro i shpjegonte bosit të moshuar se çfarë biznesi po ngrinte me Vaccarinon. Më pas ish-kryebashkiaku mori një pusullë të fundit, në të cilën Messina Denaro e këshillonte të “bënte një jetë transparente, që të mos përfshihej në hetime”.

Kur gazeta “La Repubblica”, zbuloi se Vaccarino po vepronte në fakt në emër të SISDE, Messina Denaro ndërpreu çdo kontakt. Ndoshta ai ia ka dalë të qëndrojë në arrati prej 28 vitesh, edhe falë këtij sistemi komunikimi. Policia nuk ka gjurmë të gishtërinjve të tij, por vetëm një regjistrim në të cilin dëgjohet zëri i tij.

Ai ruhet në arkivin e gjykatës së Marsalas, dhe daton qënë vitin 1993. Fotografitë janë të vjetra, dhe nuk kanë asnjë shënim të kohës, pasi ai nuk ka qenë asnjëherë në burg. Sot për sot ka vetëm disa rindërtime imazherike, se si mund të duket sot në moshën 58 -vjeçare.

Sipas hetuesve që po e kërkojnë, ai jeton prej kohësh larg Siçilisë, dhe madje jashtë Italisë. Kjo sepse edhe pusullat që ai dërgon, mbërrijnë në destinacionin e tyre edhe pas disa muajsh. Është gati e sigurt që në fillim të viteve 2000, nën një emër të rremë, ai u kurua në Barcelonë për një sëmundje degjeneruese të kornesë së syrit. Po sipas dëshmive të mëvonshme ai ka qenë në Austri, Zvicër, Spanjë, Tunizi, dhe sigurisht në Greqi, ku shkoi për pushime në vitin 1994 me Mesin nën emrin e rremë Matteo Cracolici.

Po ashtu duket se ka pasur lidhje me Venezuelën. Varrezat ku prehet i ati i tij (që vdiq në vitin 1998 nga një sulm në zemër,gjatë kohës që ishte në arrati) janë të pajisura me kamera, por ai Matteo nuk u parë asnjëherë atje. Disa të penduar kanë dëshmuar se baza e tij ishte rajoni i Toskanës, dhe se ai ka ndryshuar pamjen gjatë një operacioni plastik të kryer në Bullgari.

Bashkëpunëtori i drejtësisë Mario Pasta, pohoi se në majin e vitit 2010, Messina Denaro ishte në stadiumin “Renzo Barbera” për të parë ndeshjen midis Palermos dhe Sampdorias. Atje ai takohej me shefat e tjerë të mafies. Ndërkohë, sot gjithçka është vështirësuar për të.

E motra, krahu i tij i djathtë, ndodhet në burg. Shumë nga njerëzit e tij të besuar janë kapur nga policia. Operacionet e policisë, që arrestojnë bashkëpunëtorët e tij ndjekin njëri -tjetrin, ashtu si sekuestrimi i pasurive të menaxhuara nga njerëzit e tij besnikë.

Ai që bëri biznes në botën e artit për llogari të Messina Denaro, ishte Giovanni Franco Becchina, një tregtar i mirënjohur ndërkombëtar i veprave të artit dhe i objekteve historiko-arkeologjike. Asetet, bizneset, toka, llogaritë bankare, automjetet dhe ndërtesat e tij u sekuestruan, përfshirë kështjellën Bellumvider në Castelvetrano, e ndërtuar në kohën e Frederikut II, dhe në atë kohë rezidenca e familjes fisnike Tagliavia-Aragona-Pignatelli, princat e Castelvetranos.

Sipas Drejtorisë së Hetimit Anti-Mafia, të gjitha pronat ishin në fakt të Messina Denaros.

Bashkëpunëtori i drejtësisë Mariano Concetto,dëshmoi se ishte porositur nga Messina Denaro për të vjedhur Satiro Danzante, një objekt shumë i rëndësishëm arkeologjik, që ruhet në Mazara del Vallo.

“Për atë punë, shefi na tha se ne nuk do të merrnin as edhe 1 euro. Dhe se nëse do të ankoheshim, do të përfundonim në kanalin e Mesinës”-rrëfeu Concetto. Megjithatë, atë vjedhje, Messina Denaro nuk ka arritur që ta kryejë. / “Il Post” – Bota.al

blank

Bashkim Shehu për Liri Belishovën: Çfarë më tha kur e takova pas burgut! Moska për të ishte si Meka!

Pranverë 1991. Liri Belishova sapo është kthyer në Tiranë mbas tridhjetë vjetësh internim. Ish-anëtare e Byrosë Politike dhe ish-sekretare e Komitetit Qendror, gjer pak muaj më parë ka qenë, zyrtarisht, armike e Partisë dhe e popullit. Kjo anatemë ra me shpërbërjen e pushtetit që e kishte dënuar. Gjërat ndryshonin me shpejtësi. Revolucion? Sipas përkufizimit klasik, apo të zakonshëm, jo.

Në Tiranën e dimrit që sapo kishte kaluar dhe të një pranvere marramendëse, tepër të bukur, apo së paku kështu më ka mbetur në kujtesë, bëheshin, kur e kur, demonstrata, fenomen jashtëtokësor për Shqipërinë gjer pak më parë, dhe të krijohej përshtypja se mjaftonte një demonstratë që të shembej edhe një copë nga rrënojat e mbetura të ngrehinës dikur të frikshme të atij pushteti. Sapo kisha dalë nga burgu.

Isha i etur të takoja sa më shumë njerëz, të njohur të vjetër apo të saponjohur, dhe të dëgjoja. Nuk besoj të ketë pasur tjetër kohë në jetën time që të kem takuar aq shumë njerëz. Një pjesë të madhe të atyre bisedave i kam harruar. Në atë rrjedhë të rrëmbyer përvojash, takimi me Liri Belishovën është ndër ata që më janë mbresuar më qartë. Ishte hera e parë që takohesha me të.

 

Kemi qenë fqinj për disa vjet në Bllokun e Udhëheqësve, po unë isha tepër i vogël kur Liri Belishovën e shpallën armike dhe e larguan s’andejmi. Nga shkolla dhe nga fjalimet e ish-bashkëluftëtarëve dhe ish-bashkëpushtetarëve të saj, më ishte përftuar mendimi se Liri Belishova qenkësh një komuniste hiperfanatike dhe se, prej atyre që e kishin dënuar, e ndante vetëm filosovjetizmi, një filosovjetizëm që përbënte identitetin e saj primar. Moska si Meka, apo Kremlini si Porta e Lartë. Apo mauzoleu i Leninit si varri i humbur i Krishtit.

Për herë të parë, diçka ndryshe dëgjova nga i biri i një anëtari tjetër të Byrosë Politike, nga Agim Myftiu, në vitet shtatëdhjetë, në shtëpinë e tij, e cila më parë kishte qenë shtëpia e Liri Belishovës. Më tha se Liri Belishova nuk qe tamam ashtu. Dhe se kishte qenë nga njerëzit më të zgjuar në udhëheqje.

Më pas, në burgun e Burrelit, u njoha dhe u miqësova me të shoqin e saj, Maqo Çomon, dhe të vëllanë, Bardhyl Belishovën, njerëz fisnikë të dy. Megjithatë, për Lirinë dija fare pak. Njihja vetëm konturet e një portreti dhe përfytyroja në të vragat e lëna nga rrëshkatat e jetës. Dhe tani sërishmi ishim fqinjë, ose pothuaj. Banonte në një apartament në Rrugën e Durrësit, as dyqind metra nga vendi ku banoja unë. Një pasdite, shkova dhe e takova.

Dy gjëra më janë thadruar në mendje nga ajo bisedë. Njëra është e përgjithshme: kthjelltësia me të cilën e gjykonte të kaluarën e saj si udhëheqëse. Nuk përligjte asgjë.

E dyta është një fjali e shkurtër: “Ishim si të droguar”. Ndërsa e para më kujton vargjet e dramaturgut Peter Weiss, “… ta të heqësh veten për flokësh/ta kthesh veten duke nxjerrë të brendshmen përjashta dhe ta shohësh krejt botën me një vështrim të ri”, e dyta tingëllon si perifrazim i thënies së famshme të Marksit për fenë si opium, perifrazim dhe përmbysje njëkohësisht. Ja thënia e tij e plotë, para se të arrijë gjer te feja si opium: “Feja është zemra e një bote pa zemër, truri i një bote pa tru…” Le ta zëvendësojmë “fenë” me “marksizmin”, apo me “marksizëm-leninizmin”, apo sido që ta quajmë atë çka do ketë pasur në mendje Liri Belishova.

Mbas njëzetegjashtë vjetësh vendosa të shkruaja këtë libër. Ndërkohë, nga mesi i viteve nëntëdhjetë, para se të largohesha për në Barcelonë, ishim takuar disa herë në rrugë dhe një ose dy herë në shtëpinë e saj. Kish ndërruar banesë, banonte në ish-Bllokun e Udhëheqësve, në shtëpinë e dikurshme të një anëtari të ish-Byrosë Politike, në skajin e përkundërt me shtëpinë e saj të dikurshme, kur kishte qenë anëtare e Byrosë Politike.

Tani, vila e ish-udhëheqësit i qenkësh kthyer ish-pronarit të shpronësuar mbas lufte – “shpronësuesit shpronësohen”, po të përdorim një shprehje tjetër të Marksit – dhe ishte copëzuar në një sërë apartamentesh që tashmë jepeshin me qira. Në njërin prej tyre banonte Liri Belishova. Po përsëri ishim fqinjë, sepse tani edhe unë banoja në atë zonë, përballë një kopshti fëmijësh ku kisha qenë vetëm disa ditë në kohën që ajo u dëbua, dhe tani banoja përsëri jo më shumë se dyqind metra larg saj.

Nga ajo bisedë, ose nga ato biseda, nuk më kujtohet asgjë, përveçse, ashtu turbull, që ato vërtiteshin rreth aktualitetit politik të Shqipërisë. Me sa dukej, ishte e thënë që, nga bisedat me Liri Belishovën, kujtesa ime të ruante më mirë ato që bënin fjalë për ngjarje të largëta, të asaj që quajmë “e kaluar”, ndonëse gjithçka në jetë është e kaluar, përderisa gjithçka rrjedh, ikën.

Dhe, përkundrazi, ose për më tepër, siç thotë Follkneri pak a shumë, e kaluara nuk kalon asnjëherë. Takimi tjetër ndodhi pasi kisha vendosur ta shkruaja këtë libër, në vitin 2017, në një shtëpi tjetër, ku banonte tani Liri Belishova, një apartament përballë Gjykatës.

Është verë, me një vapë jo të zakonshme qoftë dhe për stinën e nxehtë në Tiranë. Po nuk është e mundimshme për mua të shkoj përmes vapës gjer në shtëpinë e saj, ngaqë edhe tani, më 2017, jemi fqinj.

Natyrisht, jemi kur, gjatë ndonjë shkëputjeje nga Barcelona, gjendem sërishmi në Tiranë. Kujtesa dhe harrimi, e tashmja dhe e kaluara, larg dhe afër. Liri Belishova është nëntëdhjetë vjeç. Trupi i saj i vogël është edhe më i tkurrur. Dhe kërrusja e shkaktuar nga kushtet e rënda të punës në internim është bërë më e theksuar. Dhe është e sëmurë, mezi lëviz.

Asgjëmangut, sa herë ndihet më mirë, është e gatshme që të bashkëbisedojmë dhe të rrëfejë. Vështirësia e vetme në bashkëbisedim vjen ngaqë dëgjimin e ka tepër të dobësuar, aq sa edhe aparati nuk ndihmon, dhe mjaft shpesh më duhet që t’i bëj disa herë të njëjtën pyetje.

Zëri i saj, ndërkaq, vazhdon të jetë kumbues, po ai që kam dëgjuar çerek shekulli më parë, duke mos dashur t’ia dijë për kalimin e viteve. Po kujtesa? Më vjen në mendje një fragment nga ‘Ferri’ i Dantes, nga Rrethi i Gjashtë, ai i heretikëve.

Njëri prej personazheve shpjegon se shpirtrat e të vdekurve të Ferrit mund të shohin të ardhmen, por jo të tashmen, jo gjërat që “afrohen ose janë”.

Më vjen në mendje kjo në sajë të një analogjie me përmbysje të kohëve, me ndryshim të rrjedhës kohore: nga bisedat me Liri Belishovën, kujtesa ime ruante më mirë komentet e saj për të kaluarën e politikës dhe jo ato për aktualitetin, a thua kish hyrë në rezonancë me kujtesën e saj, shumë të qartë për të kaluarën, por që, përgjatë kësaj bisede dhe të tjerave që do pasonin, nuk i ruante ato që “afrohen ose janë”, atë çka sapo kish ndodhur, përgjigjet që sapo më kish dhënë, dhe që, prandaj, herë pas here m’i përsëriste. E tashmja, e ardhmja, e kaluara me sytë e së tashmes, e ardhmja me sytë e së kaluarës…

Biografia takohet me historinë: detaje biografike që ndërthuren gjithmonë dhe gjithsesi me refleksione mbi kohën, me reflektimin e njeriut në pasqyrën e kohës.

blank

Historia e panjohur e ish-kapos së ‘bandës Xhevdet Mustafa’: “Si komunikoja me ‘kod’ me letra me Sabaudinin dhe gruaja misterioze nga Italia që na erdhi në shtëpi më ’62

Dashnor Kaloçi

Pjesa e tretë
Publikohet historia e panjohur dhe e bujshme e të ashtuquajturës “banda Xhevdet Mustafa”, ku bënin pjesë: Sabaudin Haznedari, Xhevdet Mustafa dhe Halit Bajrami, të cilët në mesnatën e 26 shtatorit të vitit 1982, me anë të një motoskafi të vogël që ishte nisur nga brigjet italiane, zbarkuan në bregdetin e Divjakës, ku pasi vranë një oficer policie dhe një fshatar të zonës, nën forcën e armëve, mbajtën peng një polic tjetër, i cili do t’u tregonte rrugën për të përparuar në brendësi të territorit shqiptar, deri sa ata arritën në qytezën e vogël të Rrogozhinës, ku u zbuluan nga njerëzit e Sigurimit të Shtetit dhe pas një përpjekje me armë, ‘kapo’ i saj Sabaudin Haznedari, mbeti i vrarë në një qendër zjarri, dhe po ashtu të njëjtin “fat” do të kishte edhe Xhevdet Mustafa, që mbeti i vrarë pas disa orësh, në një shtëpi të fshatit Zhamë të Lushnjes, pasi më parë kishte vrarë të zotin e shtëpisë dhe një nënoficer policie që po e ndiqte me motoçikletë. Dëshmia e rrallë e Gafurr Haznedarit nga qyteti i Durrësit, vëllait të ‘kapos’ së asaj bande, që rrëfen për herë të parë gjithë historinë e së ashtuquajturës “banda Xhevdet Mustafa”, e cila sipas versionit të Enver Hoxhës, “ishte dërguar nga UDB-ja në bashkëpunim me Leka Zogun, me qëllim për të vrarë sekretarin e parë të Komitetit Qendror të PPSH-së”.

Ngjarja e panjohur, vjen nëpërmjet vëllait të ‘kapobandës’, Haznedari, duke filluar nga historia e tyre familjare për të cilën aktori dhe dramaturgu i njohur, Sulejman Pitarka, do t’i kushtonte dramën “Familja e peshkatari”, si dhe të gjithë kombinacionet e Sigurimit të Shtetit, që nga arratisja e tyre dhe deri në ngjarjen e 26 shtatorit 1982, ku Sabaudini dhe Xhevdeti mbetën të vrarë, në përpjekje me forcat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kurse Halit Bajrami, pasi u mbajt disa kohë në “Hetuesi” dhe te Hotel “Tirana”, u përcoll nga Zbulimi Shqiptar në Zelandën e Re, ku jetoi i qetë edhe pas viteve ’90-të, duke mos pranuar të shkelte më në Shqipëri!

Plot 39-vjet më parë, në paraditen e së dielës së 26 shtatorit të vitit 1982, një ngjarje aspak e zakontë dhe tepër e bujshme e ndodhur në një qytezë të vogël të Shqipërisë së Mesme. Shprishi heshtjen e monotoninë mbytëse që mbizotëronte prej vitesh në Shqipërinë komuniste të asaj kohe, duke shkaktuar pështjellim e panik të madh edhe në radhët e hierarkisë së lartë të udhëheqjes komuniste të kryesuar prej Enver Hoxhës.

Po atë pasdite, lajmi mbi atë ngjarje, që ishte përhapur me një shpejtësi po të pazakontë pothuaj në të gjithë vendin, duke u rrëfyer në forma nga më të ndryshmet. U bë i ditur edhe nga Radio-Televizioni Shqiptar, me anë të një njoftim zyrtar të dhënë nëpërmjet një komunikate zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili u transmetua në emisionin e lajmeve të orës 20.00. Ajo komunikatë zyrtare në mes të tjerash, bënte të ditur se: ‘një bandë e armatosur e financuar dhe e stërvitur nga shërbimet sekrete të disa vendeve fqinje, në bashkëpunim dhe me armiqtë e popullit shqiptar, kishte zbarkuar disa km. në thellësi të territorit shqiptar në bregdetin e Divjakës, ku dhe ishte asgjësuar plotësisht nga forcat e Ministrisë së Brendshme’.

Afro dy muaj më pas, akoma pa u shuar jehona e asaj ngjarje, gjatë një takimi që kreu i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, mbajti me zgjedhësit e zonës së tij elektorale në Tiranë, në mes të tjerash foli dhe për atë “bandë” që tashmë ishte bërë e njohur, kudo në të gjithë Shqipërinë, si “Banda e Xhevdet Mustafës”. Lidhur me këtë, ai u shpreh: “Banda e armatosur e kriminelit Xhevdet Mustafa, që u përgatit dhe u financua nga Leka Zogu në bashkëpunim me UDB-në jugosllave dhe shërbimet e huaja sekrete, të disa vendeve fqinje, u asgjësua e u eliminua plotësisht brenda gjashtë orëve nga zbarkimi i tyre, akoma pa e parë mirë diellin shqiptar”.

Për këtë ngjarje të bujshme, që asokohe tronditi gjithë Shqipërinë dhe hapi panik të madh për disa muaj me radhë duke vënë në gatishmëri të lartë të gjitha repartet e Forcave të Armatosura dhe çetat vullnetare, është folur dhe shkruar vetëm pas viteve ’90-të, me shembjen e regjimit komunist, por përsëri, e gjithë ngjarja e 26 shtatorit të vitit 1982, ku mbetën të vrarë Sabaudin Haznedari dhe Xhevdet Mustafa, si dhe e ashtuquajtura “banda Xhevdet Mustafa”, edhe pse kanë kaluar katër dekada që nga ajo kohë, vazhdon të mbetet e mbuluar me mister, duke mbajtur mbi vetë një sërë pikëpyetjesh!
Në këtë kontekst, me qëllimin për të tentuar për të hedhur sadopak dritë mbi atë ngjarje të largët, Memorie.al i rikthehet përsëri një cikli shkrimesh për të ashtuquajturën “banda Xhevdet Mustafa”, duke publikur fakte dhe ngjarje të reja të panjohur më parë, të cilat vijnë nëpërmjet intervistës me Gafurr Haznedarin nga qyteti i Durrësit, i cili është vëllai i Sabaudin Haznedarit, kryetarit të “grupit komando”, që së bashku me Xhevdet Mustafën e Halit Bajramin, zbarkoi në bregdetin e Divjakës në mesnatën e largët të 26-shtatorit të vitit 1982, ku sipas versionit të Tiranës zyrtare të artikuluar nga vetë Enver Hoxha në fjalën e mbajtur para zgjedhësve të tij të zonës elektorale në Tiranë, “ishte dërguar nga UDB-ja në bashkëpunim me Leka Zogun, me qëllim për të vrarë sekretarin e parë të Komitetit Qendror të PPSH-së”.
Pas intervistës me z. Gafurr Haznedari që do të publikohet në gjashtë numra radhazi, (duke filluar nga sot), Memorie.al do vazhdoj përsëri me shkrime të tjera, me dëshmi dhe intervista, nga aktorë të asaj ngjarje, të afërm të familjeve të tyre, si dhe dëshmitarë të ndryshëm, që rastësia i lidhi, apo i çoi në atë vend ku 39 vite më parë zbarkoi ‘grupi i armatosur komando’ i njohur ndryshe si “banda Xhevdet Mustafa”, ngjarje e cila edhe sot pas katër dekadash, vazhdon të mbetet e mbuluar me mister.

Dëshmia e rrallë e Gafurr Haznedarit, vëllait të “kapos’ së “Bandës Xhevdet Mustafa”

                                                     VIJIM

Zoti Gafur, a mund të na thoni ndonjë nga versionet e mundshme lidhur me arratisjen e Sabaudinit?

Një nga versionet që unë personalisht mendoj se është dhe më afër së vërtetës, është ky: Gjatë kohës që Sabudini është takuar me Halit Bajramin, si shok fëmijërie dhe lufte që e kishte, i ka shprehur atij pakënaqësitë lidhur me qëndrimin, që po mbante Partia ndaj tij dhe i ka kërkuar mendim, për një arratisje të mundshme. Pas takimit të parë, si njeri i Sigurimit të Shtetit, Haliti e ka raportuar tek eprorët e tij, të cilët i kanë thënë që t’ia mbështeste mendimet dhe të arratiseshin bashkë. Njerëzve të Sigurimit nuk u ka interesuar aspak arrestimi dhe dënimi i Sabaudinit, por ata kanë qenë më të interesuar që ai të arratisej dhe kur të dilte jashtë, nëpërmjet Halitit, ta kishin nën kontroll, për të parë dhe zbuluar të gjithë personat e mundshëm antikomunistë me të cilët mund të takohej dhe të kishte lidhje Sabaudini. Këtë gjë ata e kanë bërë, duke pasur shpresa se si ish-komunist, Sabaudini mund t’ju shërbente përsëri. Pra, arratisjen e Sabaudinit, indirekt e kanë nxitur vetë njerëzit e Sigurimit të Shtetit për qëllimet e tyre.

Pas arratisej nga Shqipëria, ku u vendosën Sabaudini me Halit Bajramin?

Pasi kaluan kufirin dhe ikën nga Shqipëria, Sabudini me Halit Bajramin, u kapën nga forcat greke të kufirit dhe u dërguan në një kamp refugjatësh, diku në afërsi të asaj zone kufitare?

Sa u mbajtën ata të dy në atë kamp dhe ku ndodhej ai?

Në atë kamp refugjatësh që nuk mund ta them me saktësi se ku ndodhej, ata nuk u mbajtën shumë për arsye se ata kërkuan dhe u lejuan, që të iknin nga kampi e të shkonin në Stamboll, tek një kushëriri ynë i cili u bëri dhe garancinë për t’i marrë nga kampi.

Si quhej kushëriri juaj dhe në ç’rrethana ndodhej ai atje?

Kushëriri ynë quhej Halit Krestiçiler dhe ishte djali i hallës sonë, motrës së babait, Mahmudit. Halla jonë banonte prej vitesh në Stamboll, pasi ishte martuar atje me një turk, që nga koha kur familja jonë ishte shpërngulur nga Prilepi i Manastirit.

Sa kohë qëndruan Sabaudini me Halit Bajramin, në Stamboll dhe ku shkuan më pas?

Sabaudini me Halitin, nuk qëndruan shumë tek shtëpia e djalit të hallës sonë në Stamboll, sepse pak kohë pasi shkuan atje, ata nisën sherret e debatet në mes tyre. Kjo erdhi pasi Haliti ngulte këmbë që ta merrte Sabudinin me vete në Zelandën e Re.

Përse kërkonte Haliti që të shkonte në Zelandën e Re?

Halit Bajrami, kërkonte që të shkonte në Zelandën e Re, sepse ashtu ishte misioni i tij, që ia kishte ngarkuar Sigurimi i Shtetit. Në atë kohë, por edhe më vonë, Zelanda e Re ka shërbyer si ‘strofull’ apo ‘çerdhe’ e sigurtë e agjentëve të Zbulimit Shqiptar.

Nga çfarë burimesh e dini dhe si e faktoni këtë gjë?

Këtë e di shumë mirë dhe po jua argumentoj me fakte konkrete. E para: është fakti se Halit Bajrami, u vendos në Zelandën e Re dhe atje ka jetuar e vazhdoi të jetojë dhe shumë vite pas shembjes së regjimit komunist, në mos gaboj rreth 20 vjet. Po kështu, në atë vend të largët të Azisë, kanë shkuar dhe kanë jetuar edhe shumë agjentë të tjerë të Sigurimit të Shtetit Shqiptar, të cilat pas viteve ’90-të, janë kthyer dhe kanë ardhur në Shqipëri.

Pas debateve që patën Sabaudini me Halit Bajramin, në Stamboll ku shkuan ata?

Pasi Sabaudini nuk pranoi që të shkonte me Halitin, në Zelandën e Re, ai e bindi atë që të mos largoheshin shumë nga Shqipëria dhe që të dy, ikën nga Stambolli dhe vajtën në Itali.

Përse Sabaudini nuk donte të largohej shumë nga Shqipëria dhe ku u vendosën në Itali?

Sabaudini, nuk kishte dëshirë që të largohej shumë nga Shqipëria dhe njëkohësisht, të mos e largonte vëmendjen prej saj, për arsye se ai kishte shpresa për t’u kthyer përsëri një ditë pranë familjes. Ai mendonte në një rrëzim të mundshëm të regjimit komunist, të Enver Hoxhës. Këtë gjë ai ia kishte thënë një shqiptari, nga fshati Gallatë i Laçit të Kurbinit në kampin e Greqisë. Ky njeri për të cilin do flas më poshtë, ishte i arratisur nga Shqipëria dhe u riatdhesua përsëri e këtë gjë, ma tha mua kur erdhi në shtëpinë tonë.

Ku u vendosën Sabaudini me Halitin kur shkuan në Itali?

Pasi Sabaudini nuk pranoi që të shkonte me Halitin në Zelandën e Re edhe Haliti, ndërroi mendjen dhe bashkë me Sabaudinin, shkuan në Itali. Kur mbërritën në Itali, ata të dy u ndanë. Halit Bajrami, shkoi në Siçili, ku kishte motrën e tijë, që ishte vendosur aty, që nga koha e Luftës, kur dhe ishte e martuar me një oficer italian që kishte qenë në Shqipëri. Gjatë kohës së Luftës, për arsye propagandistike, Duçja kishte nxjerrë një ligj, për ata oficerë italianë që do të martoheshin me vajza shqiptare, do t’i kthente në Itali. Kështu që në atë kohë shumë oficerë italianë, për t’i shpëtuar luftës, u martuan me vajza shqiptare dhe një nga ato ishte dhe motra e Halit Bajramit. Ndërsa Haliti u vendos tek shtëpia e kunatit të tij, Sabaudini shkoi dhe u vendos me banim, në qytetin e Foxhias.

Sa kohë qëndruan ata në Itali?

Haliti nuk qëndroi shumë në Itali, sepse pas nëntë muajsh, kunati i tij e përzuri nga shtëpia, sepse ai nuk punonte  dhe iu bë barrë familjes së tij. Pas kësaj Haliti iku nga Italia, në Zelandën e Re, sepse atje e kishin nisur me mision shefat e tij, ndërsa Sabaudini u vendos përfundimisht me banim në Itali.

Si mundët të hynit në lidhje me Sabaudinin, me korrespondencë, me anë të letrave postare?

Për vendosjen e Sabaudinit në Itali, ne e mësuam pas disa kohësh, sepse ai na dërgoi një letër me postë në shtëpi. Ndërsa lidhjet me të me anë të letrave, nga të pesë vëllezërit, i mbajta vetëm unë, për vite me radhë.

A ishit të sigurtë që ajo letër ishte e Sabaudinit dhe jo ndonjë truk i Sigurimit, e pasi e morët atë a i’u përgjigjët?

Që ajo letër ishte e vëllait tonë Sabudinit, ne nuk dyshuam fare, sepse e njihnim mirë shkrimin e tij. Ne nuk i kthyem përgjigje, por e vërtetuam më pas, sepse në vitin 1962, në shtëpinë tonë këtu në Durrës, erdhi një njeri nga Italia të cilin e kishte dërguar Sabaudini.

Kush ishte ky person, si erdhi tek ju dhe çfarë u tha për Sabaudinin?

Në vitin 1962, në shtëpinë tonë erdhi e trokiti një grua, e cila na tha se kishte një porosi për të na dhënë. Ne e futëm brenda dhe ajo na tha se vinte nga Italia dhe kishte porosi nga Sabaudini, që të takohej me të gjithë pjesëtarët e familjes dhe mos kthehej në Itali, pa e parë djalin e tij, Skënderin. Ajo ishte një shqiptare me origjinë nga Korça dhe banonte në Itali, që nga viti 1942, kur ishte martuar me një oficer italian i cili kishte vdekur më pas. Ajo na tha se Sabaudinin e kishte njohur rastësisht dhe ai ishte i vetmi shqiptar, që ajo kishte njohur në Itali. Sipas saj, gjatë bisedave me Sabudinin, ajo i kishte thënë se po bënte dokumentat, që të vinte për vizitë tek njerëzit e saj në Korçë. Sabaudini e kishte ndihmuar, duke i gjetur avokatë, për t’i plotësuar dokumentet që i kërkonin në ambasadën shqiptare, të Italisë dhe gjithçka ajo kishte nevojë. Në këmbim të ndihmës që Sabaudini i kishte dhënë asaj, i kishte kërkuar që: të vinte në shtëpinë tonë, për të na takuar dhe të na jepte të falat e tij,  si porosi kryesore, të shihte djalin e tij të vogël, Skënderin, që atëherë ishte 12 vjeç. Kur erdhi ajo në shtëpi, Skënderi ishte i shtruar në spital, por ajo nguli këmbë, se s’ikte pa e parë. Kështu unë u detyrova e mora një taksi dhe shkova e mora në spital dhe e solla në shtëpi. Atë ditë sapo pa djalin, ajo iku nga shtëpia dhe u nis për Korçë, tek njerëzit e saj”.

U takuat përsëri me të dërguarën e Sabaudinit?

Që të nesërmen e ikjes së saj për në Korçë, unë vendosa që të shkoja ta takoja, e të bisedoja me të vetëm për vetëm, pasi në shtëpinë tone, nuk mund ta pyesja për shumë gjëra në praninë e vëllezërve të tjerë. Jo se unë nuk e besova se atë e kishte dërguar Sabaudini, por kisha dëshirë që të mësoja diçka më shumë për vëllanë tim. Pa ju thënë gjë njerëzve të familjes, pas dy ditësh u nisa për Korçë dhe ajo u habit, kur më takoi në një nga rrugët kryesore të qytetit. Pasi i dhashë disa porosi gojarisht për Sabaudinin, i kërkova që kur të kthehej në Itali, t’i thoshte, të më bënte vetëm mua një lajm-thirrje, për të biseduar në telefon. Me këtë gjë, unë doja të sigurohesha, se po të më vinte lajm-thirrja, ishte e vërtetë që atë e kishte dërguar Sabaudini në shtëpinë tonë.

A ju erdhi lajmë thirrja nga Sabaudini?

Pas disa ditësh, mua më erdhi lajm-thirrja nga Italia prej Sabaudinit, në atë adresë që ai na kishte dërguar letrën e parë. Ajo më gëzoi pa masë, por për të folur nuk fola, sepse nuk më lidhi njeri. Kur shkova në Postë-Telegrafë, më thanë të prisja, se nuk punonte linja dhe kur ikëm ne, na thanë se ai kishte dalë më vonë, por ne kishim ikur. Kuptohet se ato ishin lojëra, që punonjësit e Postë-Telegrafës, i bënin sipas porosive që kishin nga njerëzit e Sigurimit.

Po pas kësaj, a mundët të krijonit lidhje me Sabaudinin?

Pasi nuk arritëm të komunikonim dot me telefon me Sabudinin, sipas lajmë thirrjes që ai na kishte bërë, unë vendosa dhe i shkruaja atij letrën e parë sipas adresës që na kishte ardhur.

Çfarë i shkruat në atë letër dhe a morët përgjigje prej tij?

Duke e ditur se korrespodenca me jashtë, ishte nën kontrollin e Sigurimit të Shtetit, unë përdora një metodë, në mënyrë që letrat të mos bllokoheshin prej tyre. Kështu, në fillim të letrës së parë që i dërgova, i shkruaja shumë ashpër, duke i thënë: “Sabaudin, kthehu në Shqipëri, sepse ti nuk ke çfarë bën në atë vend. Habitem, se si të mbajnë akoma italianët, kur ti e ke pritur dhe i ke luftuar kundër tyre. Të kesh besim, se kur të kthehesh, Partia dhe shoku Enver, do të gjykojnë drejt dhe do ta falin gabimin e bërë”. Pas kësaj, i shkruaja për njerëzit e shtëpisë, duke i thënë se ata ishin shumë mirë dhe mezi e prisnin kthimin e tij në Shqipëri. Por Sabaudini e dinte se ato fjalë, unë nuk i kisha nga zemra, sepse mendimin tim, ia kisha përcjellë gojarisht me anë të asaj gruas korçare, që na dërgoi ai nga Italia. Kjo metodë që përdora unë në letrat që i dërgoja, rezultoi me sukses, sepse pas letrës së pare, ai më ktheu menjëherë përgjigje.

Domethënë kishit krijuar besim te zonja nga Korça?!

Jo se kisha besim por ishte dashuria për vëllanë dhe e dyta, se më mbante shpresa se edhe po të më denonconte te Sigurimi i Shtetit, unë do t’ja mohoja dhe ajo nuk kishte asnjë dëshmitarë, pasi siç thashë më lart atë e takova në një nga rrugët e qytetit të Korçës, pa e lajmëruar më parë.

Sa letra keni shkëmbyer me Sabaudinin dhe përveç jush, vëllezërit e tjerë a i shkruanin atij?

Unë kam marrë nga Sabaudini rreth 20 letra, të cilat i ruajtur deri vonë, në shtatorin e vitit 1982, (kur ndodhi ngjarja në Rrogozhinë që u vra Sabaudini), kur më sekuestruan shtëpinë dhe m’i morën të gjitha. Ndërsa për sa i përket vëllezërve të tjerë, ata nuk patën asnjë lloj korrespodence me Sabaudinin, sepse si Emini, ashtu dhe Naimi, ishin anëtarë Partie dhe me funksione, si drejtorë ndërmarrjesh. Kuptohet se ata nuk mund dhe nuk kishin dëshirë të rrezikonin veten, duke pasur korrespodencë me Sabaudinin.

Po babai, Mahmudi, çfarë qëndrimi mbante ndaj tij?

Mahmudi deri sa ishte gjallë, e kishte ‘gozhdë në zëmër’ mungesën e Sabaudinit, se e kishte pasur krahë në familje dhe në Luftë. Në vitin 1958, ai vdiq i pikëlluar me emrin e Sabaudinit në gojë.

Diku gjatë bisedës, u shprehët se Sabaudini u bë një antikomunist i betuar dhe këtë e ka përforcuar edhe një njeri që erdhi nga Greqia?

Po është e vërtetë dhe nuk është vetëm ai person, por kam dhe fakte të tjera. Aty nga mesi i viteve ’60-të, vëllai ynë, Naimi, që në atë kohë ishte shef-furnizimi, në Kantierin Detar, na solli në shtëpi një njeri, që e kishte zënë nata jashtë dhe nuk kishte gjetur dot hotel në Durrës. Në mos gaboj, mbiemri i tij ishte Lika dhe ai ishte nga fshati Gallatë i Kurbinit. Ai kishte bërë një vrasje për probleme gjakmarrje dhe ishte arratisur nga Shqipëria, duke shkuar në Greqi. Atje e kishin mbajtur në atë kamp, ku ishin dhe Sabaudini me Halit Bajramin, më pas, ai ishte kthyer përsëri në Shqipëri, pas një amnistie që ishte dhënë nga Kuvendi Popullor. Të gjitha këto, ai na i tregoi atë natë në shtëpinë tone, duke na thënë se Sabaudini ishte një antikomunist i betuar dhe atë e njihte i gjithë kampi se njeri të tillë.

Po ndonjë burim tjetër, lidhur me qëndrimin dhe bindjet antikomuniste të Sabaudinit,  kishit…?

Lidhur me bindjet dhe qëndrimin antikomunist të Sabaudinit, ka dëshmuar dhe z. Avdul Banushi, pasi ata të dy, kanë hedhur bombat në ambasadën shqiptare në Romë.

Për këtë ngjarje, pra hedhjen e bombave në ambasadat shqiptare të Romës e Parisit, a keni pasur ju dijeni para intervistës së zotit Banushi?

Po kam pasur, atë gjë unë personalisht e kam mësuar dy tre muaj më pas, kur…! Memorie.al

blank

VIRUSI PYET PO KET A E DINI: A DUHET KUJTUE ARKITEKTI I MADH LUDOVIK ZOJZI..? – Nga Fritz RADOVANI

Nuk e kam nder mend me hapë diskutime per kenjen apo jo në letersi të Shqipnisë së At Gjergj Fishtës O.F.M., kjo i perket “realizmit socialist”!!

Besoj ju ka ra në sy se me “rilindjen komuniste”, akademia HASHSH-it

perditë po ujitë (gati shkrova po psh…) veprat e vyshkuna socialiste, të kufomave dhe mumjeve të “Lidhjes së Shkrimtarve dhe t’ Artistave”… Që, edhe nder foto duken si atëditë kur i kënduene Everit të ngordhun…

Si Historian At Fishta “nuk vlenë”, nuk i ka sherbye Beograd Stambollit! 

Disa nga Ata që patne fatin me e njohtë At Fishten, thonë se ishte piktor.

Disa të tjerë e kanë njohtë edhe si arkitekt… Shumë vite perpara bashkë me arkitektin e Vorrezave Monumentale të Rrëmajit në Shkoder Ludovik Zojzin, ka projektue disa faqata të Kishave, që kanë shpetue në 1967, kur “Revolucioni Kultural”, shkatrroi e shemtoi Shkodren tonë historike…

Tek foto naltë At Fishta asht në biblioteken e Tij, tue pikturue… Ndoshta, ajo pikturë asht zhdukë bashkë me vlerat tjera të Atij kolosi, që sot nuk ka asnjë “shok” me të cilin mund të krahasohet. Shperthimet e Tij në disa drejtime nder veprat artistike që ka lanë dhe u ba i njohun, sot Ate dhe vetem Ate, e rreshtojnë nder gjenialitetet e Europës, perveç “Atdheut” Tij që “neokomunistët” sot, e kanë nxjerrë në shitje si vend sllavo-anadollak.

Po, mos harroni, se këte titull si artist Piktor, At Fishtës nuk ia kam vue as dhanë unë. Ishte i madhi Piktor Simon Rrota që na e la të shkrueme!

Ishte pikrisht Ajo brezni e papersëritëshme e Artistave që nuk duket se do ti vijnë ma Rozafës plakë, të thinjun sa, gati mos u njohë kurrma…

Po një gja duhet ta dini se: “Ajo Rozafa ynë, matufosë nuk asht kurr !”

Mbi deren e Saj asht e daltueme: “Zoti vonon, po nuk harron!” …

Njëditë… Shkodranët kanë me i kujtue këta kujtime.., nuk janë të mijat.  Janë të Rozafës që nuk di me harrue nder shekuj…

            Melbuorne, 18 Shtator  2021.                              

blank

“Enveri është copë mishi me dy sy”! Bashkim Shehu zbulon prapaskenat e vrasjes së Nako Spirus, burrit të Liri Belishovës

Dashnor Kaloçi

“Në këtë botë nuk ka vetëvrasje, ka vetëm vrasje”. Këto fjalë të Jevtushenkos do të citonte Liri Belishova 70 vjet pas vetëvrasjes së të shoqit, Nako Spirus, një nga figurat kryesore të Partisë Komuniste.

VIJIM

Në një bisedë me Bashkim Shehun, ajo rrëfen ditët e fundit të të shoqit, teka po përballej me një presion të jashtëzakonshëm për shkak të qëndrimit të tij “të rezervuar” ndaj jugosllavëve.

Bashkim Shehu Ditët E Fundit Të Nako Spirut1
Bashkim Shehu Ditët E Fundit Të Nako Spirut1

I vendosur përballë akuzave, në një mbledhje që nuk i jepte kohë të përgatitej, Spiru do të tërhiqte këmbëzën e pistoletës. Vdiq pas dy orësh, u varros me nderime, duke e raportuar vetëvrasjen si një aksident, por shumë shpejt do të shpallej si “armik”.

Në librin “Liri Belishova dhe koha e saj”, botim i “UET Press”, Bashkim Shehu tregon si u eliminua Nako Spiru kur ishte vetëm 29 vjeç.

BASHKIM SHEHU

Pjimage 2021 09 02t143039.522

Gjithsesi, në këto vite, “antijugosllav” është anatema më e rëndë për një komunist shqiptar. Dhe, ashtu si në Plenumin e Beratit, jugosllavët shprehin pakënaqësi ndaj shqiptarëve duke ngulmuar se këta nuk po bëjnë aq sa duhet. Procesi i aneksimit ka filluar sidomos në fushën e ekonomisë dhe jugosllavët akuzojnë kryetarin e Komisionit të Planit, Nako Spirun: “Kur analizohen marrëdhëniet mes nesh”, thotë në nëntor 1947 Savo Zllatiç, përfaqësuesi jugosllav i radhës, “ne nuk mund të mos vërejmë një rol të çuditshëm që lot Nako Spiru. Neve na duket se shoku Nako Spiru dëshiron në këtë gjë orientimin antijugosllav dhe është mbrojtësi i këtij orientimi”.

SA E BAZUAR ËSHTË AKUZA NDAJ TIJ SI “ANTIJUGOSLLAV”?

Bashkim Shehu Ne Uet
Bashkim Shehu Ne Uet

Bashkim Shehu gjatë një bisede për librin e ri në UET

Mbas vizitës së tij të parë në Jugosllavi, në dhjetor 1944 ose janar 1945, kujton Liri Belishova, Nako Spiru, ndonëse e vlerëson rezistencën e jugosllavëve ndaj pushtuesve, thotë se atyre u është rritur mendja dhe se, prandaj, do shkojnë drejt përplasjes me Bashkimin Sovjetik. Me të vërtetë, kështu do të ndodhte. Dhe, sipas analistit Paul Lendvai (Eagles in cobwebs: nationalism and communism in the Balkans), i tillë ka qenë shkaku i prishjes midis Beogradit dhe Moskës më 1948.

Midis tyre s’kishte asnjë kontradiktë ideologjike, por jugosllavët ishin të pakënaqur nga arroganca e këshilltarëve sovjetikë dhe e shprehnin këtë pakënaqësi, për çka sovjetikët ndiheshin të fyer. Në mënyrë të ngjashme i shpjegon Paul Lendvai tensionet shqiptaro-jugosllave që, sipas tij, sollën prishjen midis Tiranës dhe Beogradit: në zanafillë, sipas tij, qëndron arroganca jugosllave.

Shkaqet e të dyja këtyre prishjeve janë më të ndërlikuara, e megjithatë shpjegimi i mësipërm hedh dritë mbi ankesat dhe akuzat e Beogradit ndaj palës shqiptare më 1947, konkretisht ndaj Nako Spirut, dhe kësisoj përkon me opinionin e tij për mendjemadhësinë e jugosllavëve. Ndërkaq, Nako Spiru ka filluar të ndjejë tashmë se gjërat nuk po shkojnë ashtu siç i kishte ëndërruar ai kur hyri në lëvizjen komuniste.

Liri Belishova kujton se si një ditë ai kthehet në shtëpi shumë i trishtuar dhe shumë i pezmatuar. “Çfarë ke?”, e pyet ajo me shqetësim. Ai vazhdon të heshtë. Po më së fundi shpërthen: “Këta janë më keq se fashistët!”. Liria nxiton të mbyllë dritaren, se mos i dëgjon roja që u takon për sigurinë e tyre si familje e udhëheqjes, dhe pret që i shoqi t’i shpjegojë. Atëherë, Nako Spiru tregon se një nga drejtuesit e Ministrisë së Brendshme e ka njoftuar që Kosta Boshnjaku, nga burgu, kërkon që ai t’i vejë sepse ka diçka për t’i thënë.

Kosta Boshnjaku ka qenë një nga bashkëpunëtorët e afërt të Fan Nolit, ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë nga regjimi i Zogut, u arrestua në Vjenë më 1929, kinse i përzier në një tentativë atentati kundër Mbretit Zog, u lirua me ndërhyrjen e Ajnshtajnit dhe të disa personaliteteve të tjerë, u kthye në Shqipëri, mori pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare, u bë drejtor i përgjithshëm i Bankës së Shqipërisë në regjimin komunist, u bë deputet dhe qe nga deputetët që mbanin qëndrim kritik ndaj komunistëve, e vetmja opozitë institucionale në Shqipëri, por që u likuidua me arrestimin e tyre, të akuzuar si agjentë anglo-amerikanë, ndër të cilët edhe Kosta Boshnjaku. Tani, drejtuesit e Ministrisë së Brendshme pandehin se ai do t’ia pohojë fajet e veta Nako Spirut, meqë kanë pasur miqësi.

Nako Spiru i shkon në burg dhe, kur e sheh, tmerrohet: miku i tij është gjithë gjak, i përçudnuar nga torturat, i panjohshëm. “Çfarë deshe të më thoshe?”, e pyet Nako Spiru me të butë. “Asgjë”, i përgjigjet Kosta Boshnjaku, “vetëm u thuaj këtyre që t’i shkruajnë të tëra ato që më kërkojnë të pranoj dhe unë do firmos menjëherë, që të mbarojë sa më parë kjo hetuesi!”.

Nako Spiru i thotë së shoqes: “Luftuam kundër fashistëve dhe tani jemi bërë më keq se fashistët”. Por, me sa duket, Nako Spiru ka shkuar më larg se zhgënjimi nga rasti konkret i Shqipërisë, nga politikat që zbatonte udhëheqja, në të cilën bënte pjesë edhe vetë. Me sa gjykon Liri Belishova, ai madje “po zhgënjehej nga komunizmi”. Liria kujton edhe një tjetër episod. Në shtëpi, në dhomën e ndenjjes, ajo duke lexuar një libër të Stalinit, Nako duke bërë ecejake nëpër dhomë, “ç’e lexon atë”, i thotë, dhe shton se, sipas një gazetari perëndimor, shkrimet e Stalinit janë të një niveli prej nxënësi shkolle. Liria kujton gjithashtu se ai e cilësonte si të prapambetur Bashkimin Sovjetik, duke e krahasuar, për shembull, me Italinë.

Ishin shprehje sporadike zhgënjimi. Ishin, me sa duket, shprehje të diçkaje ende të pakristalizuar, që nuk ia pohon plotësisht dhe gjer në fund as edhe vetes tënde dhe, prandaj, as edhe gruas tënde. Ishte si një mikrohemorragji e brendshme. Dhe as ajo nuk e pyet më tej. Ndoshta ka frikë nga vetja. Ndoshta, nëpërmjet një mekanizmi vetëmbrojtjeje psikologjike, i mban të izoluara ato fjalë, atë anomali që nuk duhej ta molepste botën e përditshmërisë normale.

Sidoqoftë, udhëheqja s’mund t’i dinte mendimet e vërteta të pjesëtarëve të saj: e kishte dënuar veten që të mos i dinte. Më anë tjetër, në veshët e Enver Hoxhës kishte mbërritur fjala se njëri prej këtyre pjesëtarëve, Nako Spiru, mbas Plenumit të Beratit e paskësh quajtur “copë mishi me dy sy”, përpos që e kishte kritikuar haptas dhe shumë rëndë (“pas Dushanit e Miladinit, ka qenë Enveri”), madje Enver Hoxha mund të jetë ndier i poshtëruar në atë plenum prej talljeve të Nako Spirut me kultin e tij. Për më tepër, i ka ardhur në vesh, nëpërmjet Koçi Xoxes dhe Nesti Kerenxhit, se në kohën e atij plenumi Nako Spiru u ka thënë këtyre, pak a shumë: “Nëse nuk bindet Enveri, e bind koburja”. Por tani Enver Hoxha nuk e fillon nga këto. E fillon nga insinuatat e përfaqësuesit jugosllav Savo Zllatiç për një orientim antijugosllav në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Liri Belishova Libri Bashkim Shehu
Liri Belishova Libri Bashkim Shehu

Mbledhja e Byrosë Politike thirret për më 18 nëntor 1947, pak ditë mbas takimit Hoxha-Xoxe-Zllatiç, në të cilin ky i fundit, në emër të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, paraqet akuzat e cituara më lart. Në këtë mbledhje mungon Bedri Spahiu, ngaqë Enver Hoxha dhe Koçi Xoxe kanë vendosur të mos jetë i pranishëm: që nga përjashtimi i Sejfulla Malëshovës, ai ka mbajtur një qëndrim disi të tërhequr, prandaj “mendonim se a ishte Bedriu dakord me vijën tonë?”, do të thoshte mbas ndonjë muaji Enver Hoxha. Pra, mbledhja pritet të jetë e atillë që, ndonëse kundër çdo rregulli, në të duhet të shkojnë jo të gjithë anëtarët e Byrosë Politike, po vetëm ata që konsiderohen të sigurt se do të jenë dakord me Enver Hoxhën./Panorama

VIJON

blank

“Si u arratis vëllai im, Sabaudin Haznedari më 1950, me shefin e Sigurimit të Divizionit të Korçës”, historia e panjohur e dy pjesëtarëve të ‘bandës Xhevdet Mustafa’

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dytë

Publikohet historia e panjohur dhe e bujshme e të ashtuquajturës “banda Xhevdet Mustafa”, ku bënin pjesë: Sabaudin Haznedari, Xhevdet Mustafa dhe Halit Bajrami, të cilët në mesnatën e 26 shtatorit të vitit 1982, me anë të një motoskafi të vogël që ishte nisur nga brigjet italiane, zbarkuan në bregdetin e Divjakës, ku pasi vranë një oficer policie dhe një fshatar të zonës, nën forcën e armëve, mbajtën peng një polic tjetër, i cili do t’u tregonte rrugën për të përparuar në brendësi të territorit shqiptar, deri sa ata arritën në qytezën e vogël të Rrogozhinës, ku u zbuluan nga njerëzit e Sigurimit të Shtetit dhe pas një përpjekje me armë, ‘kapo’ i saj Sabaudin Haznedari, mbeti i vrarë në një qendër zjarri, dhe po ashtu të njëjtin “fat” do të kishte edhe Xhevdet Mustafa, që mbeti i vrarë pas disa orësh, në një shtëpi të fshatit Zhamë të Lushnjes, pasi më parë kishte vrarë të zotin e shtëpisë dhe një nënoficer policie që po e ndiqte me motoçikletë. Dëshmia e rrallë e Gafurr Haznedarit nga qyteti i Durrësit, vëllait të ‘kapos’ së asaj bande, që rrëfen për herë të parë gjithë historinë e së ashtuquajturës “banda Xhevdet Mustafa”, e cila sipas versionit të Enver Hoxhës, “ishte dërguar nga UDB-ja në bashkëpunim me Leka Zogun, me qëllim për të vrarë sekretarin e parë të Komitetit Qendror të PPSH-së”. Ngjarja e panjohur, vjen nëpërmjet vëllait të ‘kapobandës’, Haznedari, duke filluar nga historia e tyre familjare për të cilën aktori dhe dramaturgu i njohur, Sulejman Pitarka, do t’i kushtonte dramën “Familja e peshkatari”, si dhe të gjithë kombinacionet e Sigurimit të Shtetit, që nga arratisja e tyre dhe deri në ngjarjen e 26 shtatorit 1982, ku Sabaudini dhe Xhevdeti mbetën të vrarë, në përpjekje me forcat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kurse Halit Bajrami, pasi u mbajt disa kohë në “Hetuesi” dhe te Hotel “Tirana”, u përcoll nga Zbulimi Shqiptar në Zelandën e Re, ku jetoi i qetë edhe pas viteve ’90-të, duke mos pranuar të shkelte më në Shqipëri!
Plot 39-vjet më parë, në paraditen e së dielës së 26 shtatorit të vitit 1982, një ngjarje aspak e zakontë dhe tepër e bujshme e ndodhur në një qytezë të vogël të Shqipërisë së Mesme. Shprishi heshtjen e monotoninë mbytëse që mbizotëronte prej vitesh në Shqipërinë komuniste të asaj kohe, duke shkaktuar pështjellim e panik të madh edhe në radhët e hierarkisë së lartë të udhëheqjes komuniste të kryesuar prej Enver Hoxhës. Po atë pasdite, lajmi mbi atë ngjarje, që ishte përhapur me një shpejtësi po të pazakontë pothuaj në të gjithë vendin, duke u rrëfyer në forma nga më të ndryshmet. U bë i ditur edhe nga Radio-Televizioni Shqiptar, me anë të një njoftim zyrtar të dhënë nëpërmjet një komunikate zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili u transmetua në emisionin e lajmeve të orës 20.00. Ajo komunikatë zyrtare në mes të tjerash, bënte të ditur se: ‘një bandë e armatosur e financuar dhe e stërvitur nga shërbimet sekrete të disa vendeve fqinje, në bashkëpunim dhe me armiqtë e popullit shqiptar, kishte zbarkuar disa km. në thellësi të territorit shqiptar në bregdetin e Divjakës, ku dhe ishte asgjësuar plotësisht nga forcat e Ministrisë së Brendshme’.

Afro dy muaj më pas, akoma pa u shuar jehona e asaj ngjarje, gjatë një takimi që kreu i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, mbajti me zgjedhësit e zonës së tij elektorale në Tiranë, në mes të tjerash foli dhe për atë “bandë” që tashmë ishte bërë e njohur, kudo në të gjithë Shqipërinë, si “Banda e Xhevdet Mustafës”. Lidhur me këtë, ai u shpreh: “Banda e armatosur e kriminelit Xhevdet Mustafa, që u përgatit dhe u financua nga Leka Zogu në bashkëpunim me UDB-në jugosllave dhe shërbimet e huaja sekrete, të disa vendeve fqinje, u asgjësua e u eliminua plotësisht brenda gjashtë orëve nga zbarkimi i tyre, akoma pa e parë mirë diellin shqiptar”.

Në këtë kontekst, me qëllimin për të tentuar për të hedhur sadopak dritë mbi atë ngjarje të largët, Memorie.al i rikthehet përsëri një cikli shkrimesh për të ashtuquajturën “banda Xhevdet Mustafa”, duke publikur fakte dhe ngjarje të reja të panjohur më parë, të cilat vijnë nëpërmjet intervistës me Gafurr Haznedarin nga qyteti i Durrësit, i cili është vëllai i Sabaudin Haznedarit, kryetarit të “grupit komando”, që së bashku me Xhevdet Mustafën e Halit Bajramin, zbarkoi në bregdetin e Divjakës në mesnatën e largët të 26-shtatorit të vitit 1982, ku sipas versionit të Tiranës zyrtare të artikuluar nga vetë Enver Hoxha në fjalën e mbajtur para zgjedhësve të tij të zonës elektorale në Tiranë, “ishte dërguar nga UDB-ja në bashkëpunim me Leka Zogun, me qëllim për të vrarë sekretarin e parë të Komitetit Qendror të PPSH-së”.

Pas intervistës me z. Gafurr Haznedari që do të publikohet në gjashtë numra radhazi, (duke filluar nga sot), Memorie.al do vazhdoj përsëri me shkrime të tjera, me dëshmi dhe intervista, nga aktorë të asaj ngjarje, të afërm të familjeve të tyre, si dhe dëshmitarë të ndryshëm, që rastësia i lidhi, apo i çoi në atë vend ku 39 vite më parë zbarkoi ‘grupi i armatosur komando’ i njohur ndryshe si “banda Xhevdet Mustafa”, ngjarje e cila edhe sot pas katër dekadash, vazhdon të mbetet e mbuluar me mister.

           Dëshmia e rrallë e Gafurr Haznedarit, vëllait të “kapos’ së “Bandës Xhevdet Mustafa”

                                                     VIJIM

Zoti Gafur, ç’ndodhi pas kësaj?

Kjo gjë në atë kohë bëri zhurmë të madhe deri në Tiranë dhe për zgjidhjen e atij problem, u angazhuan krerët më të lartë të PKSH-së , të cilët erdhën disa herë në Durrës, për të thyer të pabindurit, ku bënte pjesë dhe Sabaudini. Sekretari Politik i Qarkorit të Durrësit, Adil Çarçani, në atë kohë njoftoi Enver Hoxhën lidhur me agravimin e situatës dhe ndër shkaktarët e saj, të cilët ai i etiketonte si rebelë, bënte përgjegjës edhe Sabaudinin.

Çfarë thuhej në letrën që Adil Çarçani i shkruante Enver Hoxhës?

Në atë letër në mes të tjerash, Adil Çarçani, nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm të Qarkorit të Durrësit, shkruante: “Në raportet që ju kemi dërguar, ju kemi shkruar vazhdimisht se nga anëtarët e Partisë, një pjesë janë të rinj dhe pa eksperiencë në punë dhe një pjesë tjetër, megjithëse të vjetër, janë me një shumicë pakënaqësish dhe pretendimesh. Këta elementë të vjetër, që më parë kanë qenë me punë të mira, nuk ju pëlqen që të mos kenë prapë pozita të mira dhe për këtë, ata mundohen duke përgatitur shokët e tjerë të flasin, jo kundra Partisë, por kundra shokëve që Partia i ka vënë në krye. Këta shokë siç e dini janë: Hysen Ballhysa, Skënder Çela, të infektuar nga Mark Toçi, Drita Malile, Semiha Ishmi, Sabaudin Haznedari, Petro Laku, Kudret Ballhysa etj., flasin më hapur.

Pas kësaj çfarë ndodhi me Sabaudinin?

Siç thashë dhe më lart, Sabaudinin e shkarkuan nga Kryetar Këshilli dhe e përjashtuan edhe nga Partia. Ky ishte dënimi më i lehtë, sepse shokët e tij, si Hysen Ballysa, Drita Malile e ndonjë tjetër, i futën në burg, ndërsa Skënder Çelën dhe Mark Toçin, i pushkatuan pa gjyq, pak kohë më vonë. Për të gjitha këto që ju thashë, disponoj dokumenta arkivor dhe mund të vij e t’i shoh kushdo.

Pasi e përjashtuan nga Partia dhe e hoqën si kryetar këshilli, me çfarë u mor Sabaudini?

Pasi e përjashtuan nga Partia dhe e shkarkuan nga funksionet që kishte në Këshillin Nacionalçlirimtar të Durrësit, Sabaudini filloi punë si Shef-Llogarie në Ndërmarrjen e Ujërave të qytetit të Durrësit.

Pas përjashtimit nga Partia dhe Këshilli, a ishte i pakënaqur Sabaudini dhe a i shprehte me njeri pakënaqësitë e tij?

Që nga dita që atë e eliminuan nga ato funksione që kishte, Sabudini ra në një dëshpërim të thellë. Në parantezë, desha të them diçka për karakterin e tij. Ai ishte një komunist idealist dhe nuk i duronte dot prapaskenat dhe poshtërsitë, që bënin në atë kohë komunistët brenda radhëve të tyre, si dhe në popull gjatë qeverisjes. Kur i shihte të gjitha ato që bëheshin, Sabaudini, vinte dy duart në kokë dhe thoshte: “Po pse, për këto luftuam ne”. Sabudini ishte i pezmatuar nga ideali komunist, që ai kishte përqafuar që në vitin 1942 dhe padyshim ajo gjë vinte nga që atij, nuk i ishte dhënë vendi që i takonte, pasi kishte pasur një kontribut jo të vogël gjatë Luftës. Me pak fjalë, Sabudini, ishte shumë i pakënaqur dhe shprehej se nuk e shihte të realizuar, idealin për të cilën kishte luftuar.

Me kë i bënte këto biseda Sabaudini, duke ditur se ato përbënin rrezik?

Këto biseda dhe debatet më të mëdha Sabaudini i bënte brenda familjes, me dy vëllezërit më të vegjël, që vazhdonin të ishin në Parti. Lidhur me këtë, në parantezë përsëri desha t’ju them: a e mbani mënd dramën “Familja e peshkatarit”, të Sulejman Pitarkës, të cilin ne e kemi pasur fqinj, ngjitur me ne, në “Tokat e Batallëkut”. Shtysën për të shkruar atë dramë, Sulejmani e ka marrë nga familja jonë, deri tek titulli që lidhet me shtëpinë tonë që quhej “Kasollja e peshkatarit”. E vetmja gjë që ka ndryshuar Pitarka, është zhvendosja e ngjarjes në kohë, pra: ato debate brenda familjes sonë me Sabaudinin, të cilin në dramë ai e ka quajtur Selim, nuk janë bërë gjatë kohës së Luftës, por pas sajë, kur Sabaudinin e përjashtuan nga Partia. Pra vetëm ky është ndryshimi.

Me cilin nga vëllezërit debatonte më shumë Sabaudini?

Debatet më të ashpra, Sabaudini i kishte me vëllanë e dytë, Eminin, i cili në atë kohë ishte komunist fanatik dhe nuk lëshonte pe, në vijën e Partisë, që ndiqte Enver Hoxha. Që nga koha që Sabaudinin e përjashtuan nga Partia e deri në gushtin e vitit 1950, kur ai u arratis nga Shqipëria, në familjen tonë nuk pushuan kurrë debatet në mes Sabaudinit dhe Eminit.

Përse bëheshin këto konflikte e debate dhe çfarë i kërkonte Emini, Sabaudinit?

Sherret dhe konfliktet në shtëpinë tonë në mes Sabaudinit dhe Eminit, e kishin pikënisjen dhe zanafillën në idealet e tyre komuniste, pra në problemet e politikës. Sabaudini, ishte shumë liberal dhe siç thashë më sipër, ishte një komunist idealist. Ndërsa e kundërta qëndronte me Eminin, i cili ishte shumë fanatik. Kështu që ata të dy nuk përputheshin në mendimet e tyre. Por, ndonëse po flas për dy vëllezërit e mi, nuk mund të rri pa thënë të vërtetën. Desha të theksoj dhe kjo është e vërteta, se ishte Emini ai që i shkaktonte sherret dhe konfliktet, duke i kërkuar Sabaudinit, që të hiqte dorë nga mendimet e tija dhe të bënte lutje për t’u futur përsëri në Parti.

Po Sabaudini nuk ishte dakord me ato që i kërkonte Emini?

Jo jo, jo vetëm që nuk ishte dakord, por ai nuk mund t’i duronte dot ato që thoshte ai. Dhe kjo gjë, pra sherret që bënte Emini me të, i’a nxinë jetën dhe ja bënë të padurueshëm, qëndrimin në shtëpi.

Si e zgjidhi Sabaudini këtë problem?

Duke qenë në atë gjendje krejt të padurueshme, në 14 gusht të vitit 1950, Sabaudini u arratis nga Shqipëria?

Si u bë e mundur arratisja e tij?

Në atë kohë, pra kur Sabaudini ishte në kulmin dëshpërimit të tij, ai u takua me një ish shokun e tij të vjetër, që nga koha e fëmijërisë dhe e Luftës, Halit Bajramin dhe me të bëri planet e u arratisën të dy.

Nga ishte Halit Bajrami dhe çfarë detyre kishte në atë kohë?

Halit Bajrami, me sa di unë është me origjinë nga Tivari, por ai kishte lindur në Durrës dhe familja e tij në mos gaboj, në atë kohë banonte në Shkozet. Halit Bajrami, siç thashë kishte qenë partizan dhe nga Lufta më duket se kishte dalë me gradën e aspirantit apo togerit, nuk e di mirë këtë gjë. Në atë kohë që Sabudini, u takua me Halitin, ai mbante detyrën e zv/Shefit të Sigurimit për Divizionin e Korçës.

Ku takoheshin ata, kur Halit Bajrami ishte me punë në Korçë?

Në atë kohë, vërtet Halit Bajrami ishte me punë në Divizionin e Korçës, por ai vinte me pushime në Plazhin e Durrësit dhe aty u takua me Sabaudinin. Për herë të parë Haliti erdhi me pushime në Plazhin e Durrësit në verën e vitit 1949 dhe ai ishte takimi i parë mes tyre. Në atë takim, si duket ata bënë planet që të arratiseshin më vonë. Pas asaj, Halit Bajrami, erdhi përsëri verën tjetër me pushime në Plazhin e Durrësit, në korrikun e vitit 1950 dhe përsëri Sabaudini shkoi dhe e takoi. Siç duket aty vendosën që të arratiseshin, gjë të cilën ata e realizuan në 14 gusht të atij viti.

Si dhe nga u arratisën ata të dy?

Pasi Halit Bajrami erdhi për herë të dytë në Plazhin e Durrësit, ai u takua me Sabaudinin dhe së bashku, qëndruan për tre katër ditë, duke biseduar nga mëngjesi në darkë. Në ato ditë, ata vendosën që të arratiseshin dhe për të humbur gjurmët, porsa mbaruan pushimet në Durrës, morën fleta kampi dhe shkuan për pushime në Shtëpinë e Pushimit të Dardhës, në Korçë. Në atë Shtëpi Pushimi, ata qëndruan tre katër ditë dhe më pas u arratisën pa ndonjë problem, sepse Haliti e njihte mirë atë vend, ku shërbente si zv/Shef Sigurimi për Divizionin e Korçës.

Kur dhe si e mësuat ju në familje arratisjen e Sabaudinit?

Në atë kohë që Sabaudini u arratis nga Shqipëria, ai la në shtëpi bashkëshorten e tij me djalin e vogël, Skënderin, që ishte disa muajsh. Pra, desha të them, se ai vendim për t’u arratisur nga Shqipëria, nuk ka qenë i lehtë për të, por dëshpërimi i tij ishte i madh dhe kishte arritur kulmin. Ne në familje u bëmë merak, sepse Sabudini nuk po vinte në shtëpi dhe ajo gjë, nuk kishte ndodhur kurrë me të. Dini, siç e thërrisnim ne në familje, ishte një prind dhe familjar i rregullt, e nuk kishte ndodhur të mungonte disa ditë, pa ardhur në shtëpi. Nisur nga kjo babai, Mahmudi, shkoi në Tiranë për t’u interesuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Çfarë i thanë babait në Ministrinë e Brendshme për Sabaudinin?

Atje i thanë se Sabaudini, ishte arratisur nga Shqipëria dhe asgjë më tepër. Pas kësaj babai erdhi në shtëpi dhe na dha lajmin, që na tronditi pa masë, sidomos dy vëllezërit, Emini dhe Naimi, që ishin të dy komunistë dhe me punë me përgjegjësi.

Pas arratisjes së Sabaudinit, çfarë masash dhe çfarë qëndrimi mori dhe mbajti shteti ndaj familjes suaj?

Pas arratisjes së Dinit, në fillim ne nuk na ngacmuan. Por ajo ishte e përkohshme dhe masat nda familjes sonë filluan gradualisht. Si fillim na hoqën nga puna, të tre vëllezërit që punonim në Portin Detar. Unë dhe vëllai i katërt, Abdurrahimi, në atë kohë punonim si saldator në Port, ndërsa vëllai tjetër, Naimi, që ishte i treti nga vëllezërit, në atë kohë ishte Drejtor i ‘Hozrashotit’ po në Port. Pasi na hoqën të tre nga Porti, Naimin e çuan shef-furnizimi në një Kooperativë Bujqësore, kurse unë dhe Abdurrahimi, gjetëm punë vetë po si saldator, pasi na e kishin nevojën, se na konsideronin si mjeshtra në zanatin tonë.

Po Naimin, e përjashtuan nga Partia?

Megjithëse Naimin e hoqën nga Porti, ku ishte drejtor, atë nuk e përjashtuan nga Partia, por vazhdimisht në mbledhjet e organizatës ku bënte jetën e Partisë, atij i’a përmendnin gjithmonë, se kishte një vëlla të arratisur”.

Si e mendoni arratisjen e tyre, a ishte ajo një truk i Sigurimit të Shtetit apo erdhi nga që ata ishin të pakënaqur nga regjimi komunist?! Është thënë se Haliti u arratis nga që pati një konflikt me shefin e tij Mehmet Shehun dhe nga frika se mos e arrestonte, ai u detyrua dhe iku. Si e shpjegoni këtë si për Sabaudinin ashtu dhe për Halitin?

Po e nis shpjegimin tim nga Halit Bajrami. Dihet se Haliti, ishte zv/Shef Sigurimi dhe arratisja e tij ishte një truk i Sigurimit të Shtetit. Kjo shpjegohet dhe me deduksion logjik, po të shohim se si u zhvilluan ngjarjet më vonë. Pra, po të kemi parasysh se Halit Bajrami, i shërbeu gjithë jetën Sigurimit të Shtetit, nga vende të ndryshme të botës, ku ai ishte apo shkonte sipas urdhrave e porosive, që merrte nga Tirana, nga Kadri Hazbiu. Por për këtë do të flas më poshtë. Ndërsa ndryshe qëndron problemi me Sabaudinin, megjithëse ata të dy u arratisën bashkë.

Nuk e shihni pak kontradiktore arratisjen e Sabaudinit me Halit Bajramin, që ishte njeri i Sigurimit dhe u nis me mision jashtë Shqipërisë?

Në pamje të parë ashtu është, por po të shohësh se si rrodhën ngjarjet më vonë, del se Sabaudini, jo vetëm që nuk kishte asnjë lidhje me Sigurimin, por përkundrazi ishte dhe mbeti një armik i betuar, i regjimit komunist të Enver Hoxhës, gjë të cilën do t’jua argumentoj me fakte konkrete më poshtë.

Si e shpjegoni arratisjen e të dyve?

Për këtë gjë mund t’u them shumë versione, që ju me të drejtë mund t’i quani hipoteza, prandaj unë ju them, se po ju rendis fakte konkrete, që Sabaudini e tradhtoi idealin e tij të rinisë dhe u bë një antikomunist i betuar. Këtë nuk e them vetëm unë, por është fakt i pamohueshëm se e tregoi më së miri edhe fundi i tij. /Memorie.al

blank

Bashkim Shehu: Pse shkrova një libër për gruan e parë të Byrosë Politike!

Kanë kaluar 30 vjet që kur Bashkim Shehu takoi Liri Belishovën, kur sapo kishte dalë nga burgu. Kishte dëgjuar shumë të flitej për të, përtej atyre që kishte mësuar në shkollë, më tej në burg kishte njohur të shoqin e saj. E pas kaq shumë vitesh prej asokohe Bashkim Shehu, i biri i ish-Kryeministrit Mehmet Shehu, shkruan një libër për të parën grua në Byronë Politike, që u dënua e persekutua, si të tjerë rivalë të udhëheqësit Hoxha. Një libër mes biografisë dhe esesë që rrëfen dramën, duke u ndalur në pikat kulmore të jetës së Belishovës.

Titullohet “Liri Belishova dhe koha e saj”, një botim i “UET Press”, me parathënien e profesoreshës dhe përkthyeses Diana Kastrati. Pasi libri gjendet në duart e lexuesve, Bashkim Shehu ishte i ftuari i parë i bashkëbisedimeve me Departamentin e Humaniteteve në Universitetin Europian të Tiranës. Ai iu përgjigj interesit të të pranishmëve në lidhje me librin, për mënyrën se si është shkruar, materialet e përdorura dhe nëse do të ketë një libër të ri për të atin.

“Tri gjëra dua të them! E para, vështirësia ime ishte që për Liri Belishovën është shkruar shumë dhe përveç kësaj ka qenë mjaft e pranishme në media gjatë këtyre dekadave, për të treguar jetën e saj. Kisha pak mundësi që të thosha ndonjë gjë të re. Mirëpo, me një përkthim fjalë për fjalë të një shprehje spanjolle ‘vështirësinë ta kthesh në virtyt’, kjo më çoi në një fokusim të një tjetër lloji, që të ndalesha në momente të caktuara të saj. Në ato që janë më domethënëse për historinë e Shqipërisë të periudhës së komunizmit. Titulli im i parë ka qenë ‘Liri Belishova, portreti në pasqyrën e kohës’.

Kjo përcaktoi edhe zhanrin. Mund të them se pasi mbarova librin, e kuptova se ishte një përzierje zhanresh, nuk është as biografi, as thjesht ese, por mund të themi se është diçka e ndërmjetme, një ndërthurje e këtyre dy zhanreve. Aspekti i tretë që dua të vë në dukje është se koha e saj, sfondi në të cilin nis aty, ka dy gjëra të rëndësishme. E para totalitarizmi. Lidhur me totalitarizmin, si një nga boshtet e këtij libri, nuk pretendoj se sjell ndonjë gjë të re në konceptin e këtij sistemi, ka shumë mendimtarë që e kanë trajtuar. Por është interesante në raport me personazhin me fatin tragjik të protagonistes së këtij libri. Një çështje tjetër që është e rëndësishme dhe konstante me gjithë këtë trajektore të jetës dhe të vetë historisë së Shqipërisë dhe komunizmit është Jugosllavia, d.m.th., raporti i shtetit shqiptar më Jugosllavinë”.

Liri Belishova ishte e vetmja grua në Byronë Politike dhe pyetja që ngrihet sot është se cilat ishin arsyet e vërteta të rënies së saj. Sipas Shehut “janë tre faktorë që çojnë në rënien e dytë të Liri Belishovës.

“Është e vetmja që ka pësuar dy rënie. Njëri ka të bëjë me faktin që ishte e vetmja grua në byronë politike. Faktori tjetër është që dikush duhej të bëhej kurban nga prishja me Bashkimin Sovjetik. Nuk ishte shaka të prisheshe me Bashkimin Sovjetik në atë kohë, sidomos për një vend të vogël si Shqipëria.

Dhe duhej një kurban i rëndësishëm që të mund të parandalonte çdo kundërshtim të mundshëm. Nëpërmjet terrorit, të krijonte mobilizimin. Kjo ka qenë metodë e Stalinit. Faktori i tretë është pikërisht rënia e parë e saj.

Nga njerëzit që u goditën, Liri Belishova, Fadil Paçrami dhe Mehmet Shehu janë goditur më vonë dhe pa bërë asgjë kundrejt Enver Hoxhës”.

Por pavarësisht se Liri Belishova përbën gjithnjë një figurë që ngjall kuriozitet dhe figura e saj është e rrethuar me një tis misteri, çka do të thotë se libri do të tërheqë jo pak vëmendje, vetë eta dhe karriera e Bashkim Shehut është e shënjuar në mënyrë të paevitueshme nga ajo e të atit, ish-Kryeministrit më jetëgjatë të vendit, Mehmet Shehu.

Ndonëse ai herë pas here e ka trajtuar historinë e të atit përmes librash dhe intervistash, duket se për lexuesin ka ende për të zbuluar dhe kurioziteti i të pranishmëve në takim ishte nëse do të kishte një libër tjetër mbi të atin.

“Unë kam shkruar tashmë dy libra për Mehmet Shehun, përveç intervistave që kam dhënë dhe që akoma ka njerëz që pyesin dhe kërkojnë. Nuk di çfarë kam pasur pa thënë dhe nuk kam gjë për të thënë. Kam shkruar ‘Vjeshta e ankthit’ dhe ‘Rrëfim nga një varr i zbrazët’. Janë romane autobiografikë. Gazetat përsërisin një temë dhe publiku trajtohet si fëmijë ‘t’ia tregojmë përrallën edhe një herë’. Unë këtë lloj gjëje nuk e pranoj. Unë çfarë kam pasur për të thënë, e kam thënë”, tha ai.

Ndërkohë që historinë e Belishovës e konsideron një dramë.

“E dini gjykimin që kam për tim atë dhe faktin që ai është im atë. Për mua kjo është një dramë. Dhe vetëm kur më vjen për të thënë, e them dhe kur më pyesin kam reagimin e kundërt. Në këtë libër, sigurisht që ka dhe ka mjaft, veçanërisht në periudhën e viteve ’50, dhe sidomos në pleniumet për Bashkimin Sovjetik, aty citohet dhe del qartë nga protokollet e mbledhjeve, materiale arkivore, që janë ndërhyrjet e anëtarëve të ndryshëm të byrosë politike, të komitetit qendror dhe në këtë rast edhe im atë. Ai ka pasur një rol jo të vogël në rënien e dytë të Liri Belishovës”.

Sa u takon materialeve që ka përdorur për këtë libër, ai thotë se “u jam referuar materialeve të ndryshme arkivore, dëshmive të ndryshme, të Liri Belishovës kryesisht, por edhe djalit të saj, Petritit, i cili më ka ndihmuar shumë në bisedat tona. Në libër them të vërtetën ashtu siç e shoh unë. Mund të jem dhe i gabueshëm. Në përgjithësi është qasja e esesë.

Protokollet janë shumë diskredituese dhe unë i kam botuar pa asnjë koment pasi nuk ka nevojë për komente. Ka momente kur Liri Belishova, duke u përpjekur të mbrohet, iu referohet procesverbaleve dhe u thotë për të njëjtën gjë ‘ju më keni lavdëruar dhe tani po më akuzoni. Çfarë ka ndodhur?’ ‘Lëri procesverbalet. Ato s’kanë rëndësi’, i thotë Enver Hoxha. Edhe Ramiz Alia i thotë ‘ato nuk janë të sakta’”./Panorama

blank

Gafurr Haznedari: E vërteta e ‘bandës Xhevdet Mustafa’ që erdhi në Shqipëri në shtator ’82

Dashnor Kaloçi

Pjesa e parë
Publikohet historia e panjohur dhe e bujshme të ashtuquajturës “banda Xhevdet Mustafa”, ku bënin pjesë: Sabaudin Haznedari, Xhevdet Mustafa dhe Halit Bajrami, të cilët në mesnatën e 26 shtatorit të vitit 1982, me anë të një motoskafi të vogël që ishte nisur nga brigjet italiane, zbarkuan në bregdetin e Divjakës, ku pasi vranë një oficer policie dhe një fshatar të zonës, nën forcën e armëve, mbajtën peng një polic tjetër, i cili do t’u tregonte rrugën për të përparuar në brendësi të territorit shqiptar, deri sa ata arritën në qytezën e vogël të Rrogozhinës, ku u zbuluan nga njerëzit e Sigurimit të Shtetit dhe pas një përpjekje me armë, ‘kapo’ i saj Sabaudin Haznedari, mbeti i vrarë në një qendër zjarri, dhe po ashtu të njëjtin “fat” do të kishte edhe Xhevdet Mustafa, që mbeti i vrarë pas disa orësh, në një shtëpi të fshatit Zhamë të Lushnjes, pasi më parë kishte vrarë të zotin e shtëpisë dhe një nënoficer policie që po e ndiqte me motoçikletë. Dëshmia e rrallë e Gafurr Haznedarit nga qyteti i Durrësit, vëllait të ‘kapos’ së asaj bande, që rrëfen për herë të parë gjithë historinë e së ashtuquajturës “banda Xhevdet Mustafa”, e cila sipas versionit të Enver Hoxhës, “ishte dërguar nga UDB-ja në bashkëpunim me Leka Zogun, me qëllim për të vrarë sekretarin e parë të Komitetit Qendror të PPSH-së”. Ngjarja e panjohur, vjen nëpërmjet vëllait të ‘kapobandës’, Haznedari, duke filluar nga historia e tyre familjare për të cilën aktori dhe dramaturgu i njohur, Sulejman Pitarka, do t’i kushtonte dramën “Familja e peshkatari”, si dhe të gjithë kombinacionet e Sigurimit të Shtetit, që nga arratisja e tyre dhe deri në ngjarjen e 26 shtatorit 1982, ku Sabaudini dhe Xhevdeti mbetën të vrarë, në përpjekje me forcat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kurse Halit Bajrami, pasi u mbajt disa kohë në “Hetuesi” dhe te Hotel “Tirana”, u përcoll nga Zbulimi Shqiptar në Zelandën e Re, ku jetoi i qetë edhe pas viteve ’90-të, duke mos pranuar të shkelte më në Shqipëri!

Plot 39-vjet më parë, në paraditen e së dielës së 26 shtatorit të vitit 1982, një ngjarje aspak e zakontë dhe tepër e bujshme e ndodhur në një qytezë të vogël të Shqipërisë së Mesme. Shprishi heshtjen e monotoninë mbytëse që mbizotëronte prej vitesh në Shqipërinë komuniste të asaj kohe, duke shkaktuar pështjellim e panik të madh edhe në radhët e hierarkisë së lartë të udhëheqjes komuniste të kryesuar prej Enver Hoxhës. Po atë pasdite, lajmi mbi atë ngjarje, që ishte përhapur me një shpejtësi po të pazakontë pothuaj në të gjithë vendin, duke u rrëfyer në forma nga më të ndryshmet. U bë i ditur edhe nga Radio-Televizioni Shqiptar, me anë të një njoftim zyrtar të dhënë nëpërmjet një komunikate zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili u transmetua në emisionin e lajmeve të orës 20.00. Ajo komunikatë zyrtare në mes të tjerash, bënte të ditur se: ‘një bandë e armatosur e financuar dhe e stërvitur nga shërbimet sekrete të disa vendeve fqinje, në bashkëpunim dhe me armiqtë e popullit shqiptar, kishte zbarkuar disa km. në thellësi të territorit shqiptar në bregdetin e Divjakës, ku dhe ishte asgjësuar plotësisht nga forcat e Ministrisë së Brendshme’.

blank

blank

blank

blank

blank

Afro dy muaj më pas, akoma pa u shuar jehona e asaj ngjarje, gjatë një takimi që kreu i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, mbajti me zgjedhësit e zonës së tij elektorale në Tiranë, në mes të tjerash foli dhe për atë “bandë” që tashmë ishte bërë e njohur, kudo në të gjithë Shqipërinë, si “Banda e Xhevdet Mustafës”. Lidhur me këtë, ai u shpreh: “Banda e armatosur e kriminelit Xhevdet Mustafa, që u përgatit dhe u financua nga Leka Zogu në bashkëpunim me UDB-në jugosllave dhe shërbimet e huaja sekrete, të disa vendeve fqinje, u asgjësua e u eliminua plotësisht brenda gjashtë orëve nga zbarkimi i tyre, akoma pa e parë mirë diellin shqiptar”.

Për këtë ngjarje të bujshme, që asokohe tronditi gjithë Shqipërinë dhe hapi panik të madh për disa muaj me radhë duke vënë në gatishmëri të lartë të gjitha repartet e Forcave të Armatosura dhe çetat vullnetare, është folur dhe shkruar vetëm pas viteve ’90-të, me shembjen e regjimit komunist, por përsëri, e gjithë ngjarja e 26 shtatorit të vitit 1982, ku mbetën të vrarë Sabaudin Haznedari dhe Xhevdet Mustafa, si dhe e ashtuquajtura “banda Xhevdet Mustafa”, edhe pse kanë kaluar katër dekada që nga ajo kohë, vazhdon të mbetet e mbuluar me mister, duke mbajtur mbi vetë një sërë pikëpyetjesh!

Në këtë kontekst, me qëllimin për të tentuar për të hedhur sadopak dritë mbi atë ngjarje të largët, Memorie.al i rikthehet përsëri një cikli shkrimesh për të ashtuquajturën “banda Xhevdet Mustafa”, duke publikur fakte dhe ngjarje të reja të panjohur më parë, të cilat vijnë nëpërmjet intervistës me Gafurr Haznedarin nga qyteti i Durrësit, i cili është vëllai i Sabaudin Haznedarit, kryetarit të “grupit komando”, që së bashku me Xhevdet Mustafën e Halit Bajramin, zbarkoi në bregdetin e Divjakës në mesnatën e largët të 26-shtatorit të vitit 1982, ku sipas versionit të Tiranës zyrtare të artikuluar nga vetë Enver Hoxha në fjalën e mbajtur para zgjedhësve të tij të zonës elektorale në Tiranë, “ishte dërguar nga UDB-ja në bashkëpunim me Leka Zogun, me qëllim për të vrarë sekretarin e parë të Komitetit Qendror të PPSH-së”.

Pas intervistës me z. Gafurr Haznedari që do të publikohet në gjashtë numra radhazi, (duke filluar nga sot), Memorie.al do vazhdoj përsëri me shkrime të tjera, me dëshmi dhe intervista, nga aktorë të asaj ngjarje, të afërm të familjeve të tyre, si dhe dëshmitarë të ndryshëm, që rastësia i lidhi, apo i çoi në atë vend ku 39 vite më parë zbarkoi ‘grupi i armatosur komando’ i njohur ndryshe si “banda Xhevdet Mustafa”, ngjarje e cila edhe sot pas katër dekadash, vazhdon të mbetet e mbuluar me mister.

Dëshmia e rrallë e Gafurr Haznedarit, vëllait të “kapos’ së “Bandës Xhevdet Mustafa”

“Vëllai im Sabaudin Haznedari, ishte kryetari i ‘bandës’, që së bashku me Xhevdet Mustafën dhe Halit Bajramin, zbarkuan në bregdetin e Divjakës, në mesnatën e 26 shtatorit të vitit 1982. Bashkë me ata të tre, në bazat e stërvitjes ishte përgatitur edhe një person tjetër, (F. K.)i cili pak çaste para se banda të imbarkohej në motoskafin që do të lundronte, drejt bregdetit shqiptar, u bë i sëmurë dhe u nis gjoja për të blerë ilaçe. Pas ikjes së dyshimtë të atij personi që pas viteve ’90-të ka ardhur disa herë në Tiranë, vëllai im Sabaudini, e ndërroi itinerarin e lundrimit dhe zbarkoi në një vend tjetër, për t’ju shmangur kurtheve të Sigurimit”. Kështu shprehej në mes të tjerash, lidhur me të ashtuquajturën “Banda Xhevdet Mustafa”, Gafurr Haznedari, nga qyteti i Durrësit, i cili na rrëfente gjithë historinë e asaj bande, ku vëllai i tij, Sabaudin Haznedari, ishte ‘kapo’ i saj.

Kush ishte Sabaudin Haznedari, cila është e kaluara e tij dhe në çfarë funksioni u caktua ai, pas mbarimit të Luftës? Cila ishte përplasja e tij me krerët e lartë të Partisë Komuniste Shqiptare, në qytetin e tij vitin 1945 dhe përse ai u përjashtua nga radhët e partisë etj?

Kush ishte Halit Bajrami, që kur njihej ai me Sabaudinin dhe si u arratisën ata nga Shqipëria? Arratisja e Halit Bajramit, a ishte për qëllime politike, për arsye se ai ishte pakënaqur nga regjimi komunist, apo ajo ishte një truk i Sigurimit të Shtetit, i ideuar nga shefi i tij, Ministri i Punëve të Brendshme, Mehmet Shehu? Si e mësoi familja Haznedari, lajmin e arratisjes së Sabaudinit dhe çfarë i thanë babait të tij, Mahmudit, kur atë e thirrën në Ministrinë e Punëve të Brendshme? Ku u vendosën ata të dy pasi ikën nga Shqipëria dhe përse Halit Bajrami ngulte këmbë që ta merrte me vete Sabaudinin në Zelandën e Re?

Ku jetuan Sabaudini dhe Haliti nga viti 1950 e deri në 1982-in kur erdhën në Shqipëri dhe a i mbajtën ata lidhjet e miqësinë e vjetër? Çfarë ndodhi me familjet e tyre pas arratisjes dhe përse nuk u ngacmuan ato nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, siç ndodhte zakonisht me familjet dhe të afërmit e atyre që arratiseshin nga Shqipëria e aq më shumë kur ata kishin “aktivitet armiqësor”, kundër Shqipërisë komuniste? Si mundi Sabaudini të lidhej me familjen e tij dhe kush ishte gruaja, që në 1962-in ai e nisi nga Italia dhe u takua me bashkëshorten, djalin dhe gjithë njerëzit e shtëpisë së tij, në qytetin e Durrësit?

Si u zbuluan tre pjesëtarët e “bandës” në Rrogozhinë dhe si është e vërteta e vrasjes së Sabaudin Haznedarit në bunkerin (qendrën e zjarrit), ku ishte futur? Çfarë ndodhi me familjet Haznedari, Mustafa dhe Bajrami, në 27 shtatorin e vitit 1982?

Çfarë u shkruajt në letrën që iu dërgua Halit Bajramit në vitin 1993, në Zelandën e Re dhe përse ai nuk pranoi të kthehej asnjëherë në Shqipëri? Lidhur me këto mistere e fakte të tjera nga historia e asaj që njihet si “Banda Xhevdet Mustafa”, na njeh për herë të parë me dëshmitë e tij ekskluzive Gafurr Haznedari nga qyteti i Durrësit.

Zoti Gafurr, pas mbarimit të Luftës, me çfarë pune u mor vëllai juaj Sabaudini?

Vëllai im i madh, Sabaudini, i cili kishte qenë në radhët partizane dhe nga Lufta doli oficer me gradën e togerit, menjëherë që në dhjetorin e vitit 1944, u caktua me funksionin e Kryetarit të Këshillit Nacionalçlirimtar për Lagjen “Varosh” i poshtëm, që në atë kohë përmblidhte gjysmën e qytetit të Durrësit.

Sa kohë u mor Sabaudini me atë punë në Durrës?

Në atë detyrë Sabaudini nuk shërbeu për shumë kohë, sepse në vitin 1945, atë e hoqën që andej dhe e përjashtuan nga radhët e partisë.

Për çfarë arsyesh ndodhi ajo gjë, pra përjashtimi i tij nga partia?

Atë vit, në qytetin e Durrësit u zhvilluan zgjedhjet për në forumet drejtuese të pushtetit vendor dhe një pjesë e madhe komunistëve kryesorë, që ishin shumë të njohur, që nga koha e Luftës, si: Skënder Çela, Drita Malile, Hysen Ballhysa, Mark Toçi etj., kundërshtuan kandidaturat që kishte dërguar Komiteti Qendror i Partisë Komuniste, nga Tirana.

Haznedarët në qytetin e Durrësit, fqinjë të aktorit dhe dramaturgut të njohur, Sulejman Pitarka, i cili u kushtoi atyre dramën, “Familja e peshkatarit”

Origjina e hershme e familjes së njohur durrsake, Haznedari, prej nga rrjedhin edhe Sabaudin e Gafurr Haznedari, është nga Dibra e Madhe, më saktë nga fshati Prilep i Manastirit. Gjyshi i Sabaudinit, është quajtur Vesaf Haznedari dhe është njohur në të gjithë Prefekturën e Dibrës së Madhe, si stërnip i Sulltan Hamitit. Djali i Vesafit, Mahmudi, që njëkohësisht është edhe babai i Sabaudinit dhe Gafurrit, ka lindur më 15 shtator të vitit 1887, në Prilep të Manastirit, ku dhe është shkolluar fillimisht në një ‘Mejtep’ e më pas në ‘Medrese’.

Aty nga viti 1927, Mahmud Haznedari me gjithë familjen e tij u shpërngul nga qyteti i Manastirit dhe erdhi e u vendos në Tiranë, për shkak të dënimit me vdekje, që i ishte dhënë në mungesë nga një gjykatë sllave, i cilësuar si irredentist. Pasi qëndroi për dy vite në Tiranë, Mahmud Haznedari me familjen e tij u zhvendos dhe shkoi në qytetin e Durrësit, ku për disa kohë jetoi si qiraxhi, në një banesë afër Torrës së Kalasë. Më pas ai bleu një copë tokë në bregdet, në vendin që edhe sot durrsakët e njohin si “Tokat e batallëkut”. Në atë tokë, që i’a bleu Zija Kodrës, Mahmudi, ngriti një kasolle në bregdet.

Më pas ajo barangë e ngritur në bregdet, të cilën Mahmudi, e mbushi me dhe rreth e rreth, u njoh dhe u quajt nga durrsakët si “Kasollja e peshkatarit”. Në ato toka të “batallëkut” ngjitur me familjen Haznedari, asokohe banonte dhe familja e Sulejman Pitarkës, (shkrimtarit dhe aktorit të madh), që disa vjet më pas, mori shkas dhe shkroi dramën e njohur “Familja e peshkatarit”, (e cila u dedikohet tërësisht Haznedarëve) që më pas u ekranizua nga Kinostudio “Shqipëria e Re”, me filmin “Oshëtimë në bregdet” .

Plaku i asaj familje, Mahmudi, me bashkëshorten e tij. Lutfijen, (Strazimiri) asokohe u bënë me gjashtë fëmijë dhe më i madhi i tyre ishte Sabaudini, që kishte lindur në vitin 1922. Pas tij vinin: Emini, Naimi, Abdurrahimi, Gafurri dhe Qerimi, të cilët kishin diferencë moshe nga tre katër vite me njëri-tjetrin.

Po kështu edhe më pas, gjatë viteve të Luftës, ajo “kasolle e peshkatarit”, u bë një nga bazat e Lëvizjes Antifashiste, ku u strehuan dhe bënin mbledhje shumë nga eksponentët kryesorë të Qarkorit komunist të Durrësit, pasi, përveç plakut të shtëpisë, Mahmudit, edhe tre djemtë e tij më të rritur, Sabaudini, Emini dhe Naimi, ishin angazhuar me Lëvizjen Antifashiste, duke hyrë edhe në radhët e Partisë Komuniste. Në vitin 1943, familja Haznedari u shpërngul nga Durrësi dhe erdhi në Tiranë, duke u vendosur në një banesë me qera në “Rrugën e Kavajës”, tek furi i Lym Sharrës. Edhe kjo shtëpi ku u vendosën Haznedarët në Tiranë, u kthye në një nga bazat e Luftës, pasi tre djemtë e saj, Sabaudini, Emini dhe Naimi 14-vjeçar, kishin dalë partizanë.

Emini, që në atë kohë ishte partizan në çetën e Pezës, vinte në shtëpi i veshur si fshatar dhe me gomarin e tij që sillte dru gjoja për furrën, merrte municion që i ati i tij, Mahmudi, e blinte për partizanët. Më 16 nëntor të vitit 1944, një ditë para se gjermanët të largoheshin nga Tirana, ata dogjën shtëpinë e Haznedarëve, pasi gjatë kontrollit që bënë, në bodrumet e saj, gjetën trakte dhe komunikata të komunistëve. Të mbetur në mes të rrugës, tetë ditë më vonë (më 24 nëntor 1944), familja Haznedari u shpërngul përsëri për në qytetin e Durrësit dhe u vendos në ish-kasollen e saj në bregdet, e cila tashmë ishte rrënuar plotësisht./Memorie.al/

blank

XXXVII – 2021 VITI AT PJETER MESHKALLA S.J. 120 VJETORI KUR U Lé N’SHKODER I MADHI AT MESHKALLA! (Pergatiti FRITZ RADOVANI, 2021)

Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa XXXVII.)

 

At Meshkalla tha: “Po formoni nji brezni…”

blank

Universiteti i Tiranës

 

29 PRILL 1967…

Kur At Meshkalla foli per “brezninë që po formohet”, Ai ka lanë një testament shumë të saktë per “edukimin komunist të rinisë shqiptare”, tue percaktue thalbin e frymes marksiste – leniniste, dhe pikrisht këte e ka thanë në Institutin Pedagogjik të Shkodres: “…Po atë efekt kanë ba fushatat e çfrenueme diskredituese antifetare zhvillue me të gjitha mjetet e propagandës. Si përgjegje populli ka mbushë Kishat deri në çastin e mbylljes së tyne. Çë vlerë ka atëherë qendrimi i një pakice të pandërgjegjëshme o të frikësueme me lloj lloj presionesh?

Sidomos pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhën, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohet me mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahet synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut.

 

Sot asht mundësia ma fort se kurr me dashtë me pa me sy ate që At Meshkalla e tha 60 e sa vjetë përpara.

Ata që nenvleftësuen aso kohe thanjet e Tij, sot po i shohin të gjitha parashikimet në realitetin Shqiptar.

Mos harroni se jeni tue shkombtarizue Shqipninë dhe tue e shperba me dëbimet, largimet dhe metodat ma të turpëshme të aplikueme nen masken “Open Balkan”, një formulë e bazueme kamb’ e krye në tradhti ndaj Atdheut dhe vetem në tradhti të trashigueme prej Esad Pashë Toptanit, Ahmet Zogut, Ever Hoxhës, Nexhmije Hoxhës, Mehmet Shehut, Haxhi Leshit, Ramiz Alisë e deri tek Edvin Ramoviqi, që kerkon rikthim në ate që quhet “parcela anadollake turke”.., në “oborrin sllav”.

Asnjë veprim i qeveritarve anadollakë në Shqipni nuk ka asnjë lidhje as tregtare, as kulturore, as politike me Bashkimin Europjan, perkundrazi gjithshka veprohet dhe punohet me paramendimin antieuropjan, ose e thanun ma haptas “antinjerzor me antiqytetnim”!

Ma sakt këte e percakton qendrimi qeveritar dhe ai i Akademisë Antishkencore të Tiranës sllavoanadollake, tue shlye nga tekstet shkollore e universitare të gjithë Emnat e Nderuem të Shqipnisë së Veriut, kryesisht Ata të besimit Katolik, që nuk kursyen as jeten per Atdhe!

Urrejtja per Flamurin e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, kur rikujtojmë thanjen: “Po mos t’ ishte nji Ky Burrë, kurr në Shqipni s’ u ngrit Flamur!”.., na çon pa asnjë kthesë tek sheshimi i turpshem i shtëpisë së Atdhetarit Nderuem e të Pavdekshem Shkodranë Luigj Gurakuqi!

E me siguri, qellimi i vrasjes së pabesë së Tij vazhdon ashtusi në fushat tjera kunder Veriut, tue zhdukë dhe shfarosë kushedi sa dokumenta nga ata që ka dorzue i Ndjeri Gjon Kamsi, kur u ba “Shtëpi Muze” ajo shtëpi. 

Pak parashikues t’ asaj që po ngjet në Shqipni njofta si të Ndjemit dhe të paharrueshmit At Pjeter Meshkalla, Osman Kazazi e Prof. Mentor Quku…

         Melbourne, 16 Shtator 2021.

blank

ANTONIO BELUSHI – NGJITJA NË MAJË E NJË ARBËRESHI – Përgatiti Saimir Lolja

 

Arbërit e jugut dhe mesit të Gadishullit Ilirik filluan zhvendosjen në Gadishullin Apenin dhe Siçili më së shumti në shekujt XV-XVI me qëllim që të shmangnin shfarosjen prej hordhive osmane-tartare (mongole)-arabe. Dallohen largimet e mëdha pas rënies së Krujës në vitin 1478 dhe Koronës në More në vitet 1533-1534. Si e fundit zbritje e madhe arbëreshe qe ajo e vitit 1744 në Villa Badessa afër Peskarës. Fisnikët e tyre arbërore bënë marrëveshje të dokumentuara me principatat vendore në Gadishullin Apenin. Për shembull, një marrëveshje e atillë për qytezën e Frasnitës, ku lindi Antonio Bellushi, daton në vitin 1490. Në Italinë jugore janë 136’000 arbëreshë në 55 fshatra që akoma flasin Shqip, ndërkohë që 182’000 të tjerë në fshatra të tjerë nuk e flasin Shqipen. Shkaku kryesor për këtë gjendje mbetet mungesa e shkollave Shqipe. Arbëreshët, veç atyreve të ardhur, janë kudo në Itali Ata kanë lënë gjurmë kudo në historinë e Gadishullit Apenin në çdo fushë të jetës, kulturës, fesë, të shtetit e ushtrisë, në të shkuarën e në të sotmen.

Rasti i arbëreshve në Itali të Jugut, përfshirë edhe Siçilinë, që nga ana fetare janë të krishterë ortodoksë tregon se të parët e tyre që erdhën aty prej jugut të Gadishullit Ilirik 300-600 vite më parë flitnin e luteshin Shqip bashkë me priftërinjtë edhe në kishat e tyre. Domethënë priftërinjtë e tyre edhe kanë lexuar e vazhdojnë ta lexojnë biblën e shkrojtur në Shqip edhe kanë shkrojtur Shqip. Nga shekulli XVII e deri në vitin 1867 ata shtyheshin me dhunë që ta kthenin ritin fetar nga lindor ortodoks në atë katolik i cili kryhej në italisht. Ata që ndryshuan ritin u tretën në italianë. Ata që u mbajtën fort pavarësisht dhunës ruajtën vetëdijen dhe gjuhën Shqipe. Sepse, ata nëpërmjet kishës së tyre lindore ortodokse kanë ruajtur gjuhën Shqipe dhe vetëdijen arbëreshë ngase shkolla Shqipe nuk kanë patur e nuk kanë edhe tani. Eparkia e Ungrës (Dioqeza e Lungros) në Kalabri për arberëshët e ritit bizantin u themelua vetëm në vitin 1919. Dhe viti 1937 pati themelimin e Eparkisë së Horës së Arbëreshve (Piana degli Albanesi, ita.) në Siçili dhe shpalljen si nën-peshkopatë të Abacisë së Shën Mërisë në Grottaferrata afër Romës. Në këto Eparki të krishtera ortodokse me peshkop arbëresh dhe pjesë e Papatit katolik të Romës flitet e përdoret gjuha e njësuar Shqipe.

Gjuha Shqipe filloi të shkruhej për herë të parë tek arberëshët në vitin 1736 kur u themelua Kolegji i Shën Adriani në San Benedetto Ullano në Kalabri dhe Seminari Arbëresh i Palermos në Siçili. Kolegji Shën Adriani botoi tekste, programe e plane shkollore për mësimdhënien e mësimmarrjen e gjuhës Shqipe. Në vitet 1898-1919 mbi 100 shqiptarë nga Gadishulli Ilirik morën mësimet në Kolegjin e Shën Adrianit dhe më pas lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë kombtare e shtetrore shqiptare. I ndrituri Jeronim De Rada qe nxënës dhe më pas dha mësim në atë kolegj. Kurse Luigj Gurakuqi, Zef Serembe, Bernard Bilota, Zef Jubani, Thimi Mitko, Aleksandër Xhuvani e Kostaq Cipo qenë nxënësit dhe bashkëpunëtorët e tij. Gazeta “Flamuri i Arbrit” që botonte Jeronim De Rada ishte gazeta e parë periodike shqiptare që bashkoi shkollarët shqiptarë të kohës dhe shpërndahej kudo ku kishte shqiptarë në botë.

Antonio Belushi lindi në Frasnita (Frashëri) të Kalabrisë më 15 Shtator 1934. Shumë prej arbëreshve të Frasnitës dhe qytezave përqark Ejanina, Civita, etj. janë vendosur aty rreth vitit 1490. Qyteza e Frasnitës ka nxjerrë shkollarë, shkrimtarë e priftërinj që bënë emër. Një nga ata është edhe i diplomuari i Kolegjit të Shën Adrainit në shekullin XIX i madhi arbëresh Vincenzo Dorsa.

Antonio Belushi u diplomua për Filozofi e Teologji në Universitetin Gregorian të Romës në vitin 1962. Në ata vite u miqësua me profesor Ernest Koliqin dhe shkrojti në revistën e tij “Shejzat”. Në vitet 1962-1965 ai qe prift në qytezën arbëreshe të Shën Sofisë së Epirit, ku të parët arbëreshë patën ardhur nga Epiri në vitin 1472. Në vitet 1965-1973 ai qe prift në qytezën e Shën Konstadinit, ku arbëreshët ishin me origjinë nga Morea. Aty ai botoi revistën “Vatra Jonë” në Shqip, italisht e anglisht, e cila pasqyronte historitë, zakonet, këngët, veshjet e tyre arbëreshe me origjinë nga Morea.

Në vitet 1973-1979, Antonio Belushi qe famullitar në qytezën Falconara Albanese. Atje krijoi me të rinjtë një ekip i cili jepte koncerte në fshatrat arbëreshe përreth. Në vitet 1979-2000 ai qe famullitar për 5000 banorët arbëreshë të qytetit të Kozencës. Atje, ai themeloi në vitin 1980 revistën gjashtëmujore “Lidhja” e cila vazhdoi deri në vitin 2009. Revista “Lidhja” u kthye në një perlë që madhësohej me kohën nëpërmjet shkrimeve të shkollarëve arbëreshë për gjuhën Shqipe, kulturën, trashëgiminë dhe historinë e arbëreshve kudo të ishin.

Qëkur nisi të ushtronte detyrën e priftit, Antonio Belushi filloi të studionte e regjistronte jetën e trashëgiminë arbëreshe, këngët, vallet, veshjet, shprehjet, fjalët e urta, gojëdhënat, përrallat, martesat, ritet fetare, fisnikërinë, etj. Ai thesar i grumbulluar më pas filloi të botohej i plotë dhe rregullisht në revistën e tij “Lidhja”, e cila u shkonte arbëreshve kudo të ndodheshin në botë. Gjurma e tij e ngjitjes lart e më lart është formuar nga 60 vjet punë kombtare arbërore me një sasi e cilësi të pakryer nga njeri tjetër dhe e bërë drejtpërsëdrejti në terren. Biblioteka e tij tani është një thesar i mbajtur pastër e i rradhitur dhe është e hapur për sa më shumë studentë e profesorë shqiptarë nga kudo ku janë. Biblioteka e tij përmban mbi 10’000 botime që kanë të bëjnë me kulturën, artin, gjuhën e historinë arbërore-shqiptare dhe grumbulluar aty nga të katër anët ku ka arbëreshë-arbanas-arvanitas-shqiptarë. Atë, për shembull, e kanë vizituar shkollarë shqiptarë nga Tirana e Prishtina që nga viti 1977 dhe tani dhjetra studentë shqiptarë në vit nga Universiteti i Tetovës.

Arbëreshët kanë biblioteka e muzeume, grupe muzikore e valltare, organizojnë festivale, kanë libra, revista, vjershëtarë, shkollarë dhe faqe interneti në Shqip. Në shtëpinë e arbëreshit mendohet, flitet, shkruhet e këndohet vetëm Shqip. Arbëreshi këndon këngë popullore me çdo mik që u hyn në shtëpi. Malli për dheun e Atit dhe të Amës nuk shteron. Ai e ka Besën të skalitur në mendje e sjellje. Antonio Belushi krenohet se gjatë tërë jetës së tij ka ndjekur këshillën e babait Xhovani Bellushi që të ishte një arbëresh i mirë. Ai kujton të ëmën Teresa Policastro Bellushi që, sipas fjalës së saj, kur vdiq u varros me kostumin arbëresh të martesës.

Në gjurmën që Antonio Bellushi ka skalitur duke u ngjitur lart janë edhe 40 vite punë kombtare, që nga viti 1965, me arbërorët-arbanitët-arvanitët e Greqisë. Ai shkonte në katundet arvanitase në tan Greqinë dhe merrte pamje, regjistronte të folmet, vjershat, këngët, fjalët e urta, mallkimet, përrallat, zakonet, gojëdhënat, bisedat, në gëzime e zi. Pastaj ato ai i botonte në revistën “Lidhja” dhe ua dërgonte me mijra kopje në duart e tyre. Arvanitasit i shkruanin letra atij në Shqip. Ai i pyeste ata imtësisht, si bie fjala: Si e bëni bukën dhe djathin? Si i thoni kësaj, asaj, atij? Si i punoni vreshtat dhe arën? Si quhen fshatrat, malet e kodrat përqark? Si përshëndeteni? Si uroni, këndoni e për çfar?

Përgjigjet që mori nga 900 fshatrat e shpërndarë në tan Greqinë ishin të njëjta, gjë që domethënë vërtetonte se kultura arbërore-arbanite-arvanite-shqiptare është e njëjtë kudo në Greqi. Dhe se ajo, bashkë me emrat e fshatrave, ishte njëlloj me kulturën shqiptare në trojet e tjera arbërore të Gadishullit Ilirik dhe arbëreshve në Italinë jugore e Siçili. Besa, miku, mikpritja, mirësia “bukë, kripë e zemër” janë të njëjta kudo ku ka arbër. Këtë nuk e mbulon as ndryshimi i 2/3 të emrave të fshatrave arbërorë në Greqi në emra jo-arbërorë dhe as dhuna policore e psikologjike e shtetit dhe kishës greke kundër vetëdijes e kujtesës kombtare arbërore-arvanitase.

Antonio Bellushi dhe Aristidh Kola e shkollarë të tjerë arvanitas u bënë si vëllezër me bashkëpunimin midis tyre. Arvanitasit dhe arbëreshët e jugut të Italisë kanë të njëjtën mënyrë të folmes së Shqipes. Një nga botimet e Antonio Bellushit është edhe libri “Arbërorët-arvanitë, një popull i padukshëm” posaçërisht për ta. Arvanitasit nuk mund të jenë pakicë në Greqi sepse ata janë vendas dhe pasardhës të arbërve të lashtë, edhe të Athinës apo Spartës së hershme. Shpjegimi i hyjnive në përrallat “greke” bëhet vetëm nëpërmjet gjuhës Shqipe ndërkohë që faltoret më të vjetra të Zë-usit gjendeshin në rajonin E Pirit. Një shembull domethënës është qyteza emërmadhe e Maratonës në lindje të Athinës. Afër saj është një varrezë përmendore me emrat e 192 arbërve të lashtë të rënë në betejën kundër persëve në vitin 490 p.e.s. Një nga ata emra ka mbiemrin Bellushi.

Antonio Belushi krijoi bashkëpunim me arbëreshët kudo ku ndodhen në botë, qoftë në Argjentinë, Ukrainë, Bullgari, Kroaci, ShBA, Brazil, Uruguaj, Australi, Rumani, Zvicër, Gjermani apo Turqi. Ai qe i pranishëm në shtëpitë e tubimet shqiptare në Uindsor e Toronto të Kanadasë, në Detroit, Çikago, Boston, Filadelfia e Nju Jork të ShBA. Ai qe pjesë e lëvizjes së madhe kombtare botërore për largimin e pushtuesve serbë nga Dardania (Kosova, serb.) në fund të shekullit XX. Ai bashkëpunoi shumë me Jozef e Shirley Cloyes Dioguardin, Lidhjen Qytetare Shqiptare-Amerikane, dhe veprimtarët e ndryshëm kombtarë në ShBA, Europë, Australi, si dhe me udhëheqësit nga Prishtina.

Në Dardani ai qe për herë të parë në vitin 1970 kur mori pjesë në seminarin për gjuhën, letërsinë e kulturës shqiptare organizuar në Prishtinë. Në vitin 2003, ai bashkë me Robert Elsin vizituan varrezat e dëshmorëve në Prekaz të Drenicës. Vizita e tij më e fundit në Dardani ishte në Shtator 2018. Vizita e tij e parë në Tiranë qe në Shtator 1972 i ftuar nga Akademia e Shkencave për të marrë pjesë në Kuvendin Kulturor Ilir. Vizitën e dytë e kreu në Nëndor 1992 dhe në vitet 1993-2018 ka shkuar pothuaj çdo vit në Shqipëri. Tanimë edhe si qytetar shqiptar, ai mori pjesë në votimet e vitit 2015.

Ndriçimi e përparimi i shqiptarëve të kudondodhur u erdhi e u vjen nga rrënjët arbëreshe, si para 200 vjetësh ashtu edhe tani. Arbëreshët kanë nevojë për shkolla në gjuhën Shqipe ku mësimi në Shqip të jetë i detyrueshëm me ligj për të gjitha vitet e lëndët mësimore. Është përgjegjësia e qeverisë shqiptare që në marrëveshje me Italinë, e cila e njeh me Kushtetutë bashkësinë kombtare arbëreshe, të organizohen për hapjen e mbajtjen shkollave Shqipe dhe dërgimin aty të mësuesve shqiptarë. Në paralel, është përgjegjësia e qeverisë shqiptare që të kërkojë ndihmën që do i jepet për këtë gjë edhe nga Vatikani, sepse kishat ortodokse arbëreshe ku flitet e meshohet në Shqip janë pjesë e tij.

Përkujdesje për rrënjët arbëreshe domethënë pyll me lisa arbërorë të shëndetshëm kudo, sepse shpirti i Arbrit rron përjetë. Zëri i Arbrit dëgjohet pa ndalim sepse kumbimi i tij nuk shuhet. Një rrënjë domethënë një gjak, e cili domethënë një komb, një gjuhë, një besë.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend