Gjithmonë kamë thanë dhe po e përserisë së në Kosovë janë dy Familje emblematike te cilat i don dhe i respekton populli ato janë: Familja e Adem Jasharit dhe Familja e Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.
Këtë vitë kur Presidenti Hashim Thaçi e hapi thesin duke çkepë(nda) Dekorata Presidenciale të birit e dreqit,pa kurrfarë kriteresh dhe vlerash.Një ditë mu errësuan syt kur e pashë Fanën,bashkeshortën e te njerit Presidentit Ibrahim Rugova ne zyren e Prsidentit Hashim Thaçi duke e pranu dekoratën.Gadi së nuk u çmenda.Thash me vehte po si është e mundur qe Familja Rugova ta pranojë nje dekoratë nga njeriu i cili deri dje e ka pasë në grykë të pushkës,e ka shantazhuar,e ka kërcnuar deri ne vdekje,bile janë ba edhe disa antentate ne te,kur edhe Familja Rugova e ka dijtë së çfarë mendimi te keq ka pasë për hashim Thaqin,kur fillëpas luftes patë thanë:duhet ndal këtë njeri sepse është i rrezikshem nese vjenë ne pushtet,por edhe ne atefare autobiografin e tij te shkrueme na të tjeret,nuk pat lnë gjë të keqe pa thanë për Ibrahim Rugovën.I zemrëuar,por edhe më shumë i deshpruar reagova hapur,publikisht ne media,duke e lutur Familjën Rugova qe te marrë forcë e kurajo qe ta këthej këtë dekoratë,jo duke e nençmuar vleren e dekoratës,por thjeshte duke e ditur se nga kush e dekoron.Por Hashim Thaqi bani shumë mireë që nuk e “flliqi” vehte e nuk i ndau edhe Familjes Jasharaj këtë medalje,sepse ndoshta,sipas tij kjo familje e bekueme nuk e ka meritu.Ironike dhe cinike.
Sot,poshtu mora veshe ne media se pas 19 viteve në liri dikujtë,pra Qeverisë Harajdinaj i paska ra ndërmendë që ti ndanë ndihmë Rifat Jasharit:1000 euro ne çdo muaj nje veturë dhe nje shofer.E quditëshme.Sikur Familja Jashari na qenka ba për ndihmë sociale.Familja Jashari është familja me heroike,më emblematike me e dashura nk krejtë Kosovën.Ajo është edhe sakrifica me e madhe ne luftën e Kosovës.Ajo për këtë liri e flijoj gadi krejte familjën.U kapë fyt për fyt me armikun me krejtë familjën më një armatim te dobët,sepse “këta te luftës”ia kishin ndalë armatimin,ia kishin ndalë ndihmat te derguar për te,e lanë ashtu te vetm te luftoi me armekun,derisa ia farosen krejtë familjen,pa i ndihmu askush,anipse këta”fakirat” gjendeshin aty afër rreth maleve te Prekazit bajshin ahmin,bajshin sehire kur shkijet e farosen këtë familje.
Familja Jashri,por edhe tashti Kryefamiljari i sajë Rifat Jashari,janë krenaria e Kosovës,janë simboli i lirisë së Kosovës,janë dashuria e Kosovës.Këtë Familje sot e respekton, e nderon dhe i përkult e terë Kosova,pos Hashim Thaqit i cili qe 19 vite ne liri nuk ia shkeli deren e shtepisë kësaj familje,i cili nuk guxon te përballët sy me sy me Rifat Jasharin.Pse,vetem ai e dinë.
Unë e dijë se sot Familja Jasharaj nuk ka nevojë qe pas 19 viteve t’i jipet një ndihmë sociale.Kjo Familje, duhet ta dinë gjithëkush së nuk guxon ta përkulë askush,nuk guxon përdhos askush,sepse kjo familje është ikona e Kosovës,është krenaria e Kosovës dhe sepse kjo Familje nuk ka nevojë për ndihma sociale.I drejtohëm publikishtë,si ateherë kur iu drejtova edhe Familjës Rugova,se Familja Jasharaj dhe posaçerishtë Rifat Jasharaj ti thotë Qeverisë:
JU FALEMENDERIT PËR KËTË NDIHMË QE MA KENI NDA POR NUK E PRANOJË.
Nuk mundëm ta pranjë sepse nuk kamë mbetë ne ndihma nga Qeveria.Sot e kamë plot familjen me nipa e mbesa,nuk jemi ne hall as ne dertë.Ndihmat më mire qojani luftetareve te lirisë te cilat sot jetojnë ne skamje e e varferi.
Refuzimi i kësaj ndihme”sociale”do te ia rriste eshe më shumë simpatinë e kësaj familje ne popull,sepse askush besoj nuk do te deshiront,bile as unë,te shohë te vozitet Rifat Jashari me vaturat e Qeverisë sepse edhe populli do ta kuptonte keq.
Hallall te qifte,duhet edhe ka nevoj per keshilla se nuk po durohen keta…
Nuk i kisha shkuar asgje keti artikulli pajtohem plotsisht.