Siç dihet, marrshimet ose invazionet e njohura ushtarake ose luftarake të Napoleon Bonapartit në vende dhe rajone të ndryshme të Evropës Qëndrore, Rusi, Azi, Afrikë, Spanjë etj. Tek popujt dhe vendët e ndryshme të kontinentit të vjetër evropian dhe me largë: Atëbotë pos tjerash, i kishin nxitur dhe stimuluar edhe patriotizmin e zjarrtë shtetëror, nacional dhe historik. Përkatësisht, ringjalljen e vetëdijes dhe ideologjisë së njohur shtetërore, nacionale, politike dhe historike në këtë sfond. Duke i nënkuptuar këtu historizmin dhe ideologjinë e njohur shtetërore, nacionale dhe politike. Kjo sidomos tek populli ose kombi i madh gjerman i cili në kohën e Napoleonit, gjegjësisht, që nga viti 18O6 e gjer në vitin 1815, ishte i ndarë dhe copetuar në 38O të të ashtuquajtura “shtete ” ose “principata të pavarura”. Ndërkaq, nga viti 1815 dhe gjer në vitin 1849, respektivisht,me 1871, gjermanët ishin të ndarë ne “35 shtete” ose “principata të pavarura” dhe në ” 4 qytete të lira” ose “neutrale”. Dhe, kjo gjer me ngritjen dhe themelimin e “Reichut të Dytë Gjerman” ( nën Otto von Bismarkun) me 1849-1871. Kur gjermanët dhe Gjermania me në fund ishin bashkuar si shtet dhe si një komb i madh (çfarë janë në të vërtetë) përmasash ose dimensionesh të njohura kontinentale dhe interkontinentale. Ndërkaq, ” Reichu i Parë Gjerman” ishte ngritur dhe themeluar në kohën e Karlit të Madh (Karl der Große ) gjatë vitëve 8OO-834 -në mesjetë.
Se këndejmi, grofi ( baroni) i njohur Valentin von Stein dhe kancelari i atëhershëm i Mbretërisë së Prusisë, Karl August von Hardenberg , thuhet të kenë qenë arkitektët ose instruktorët e parë ose kryesore të “Aleancës së Rajnës” me 18O3-18O7. Nga ajo do lindnin si te thuash edhe idealet, vizionet dhe konceptët e para shtetërore, nacionale dhe reformatore në domenin e rregullimit të përgjithshëm shtetëror, nacional dhe politik të ish Mbretërisë së Prusisë etj. Duke u konfirmuar dhe justifikuar edhe ne kuader te se ashtuquajtures ” Paqes se Schönbrunnit” me 18O9 etj.
Ndonëse, gjithnje duke menduar në reformat e njohura shtetërore, nacionale dhe politike të Valentin von Steinit dhe Karl August von Hardenbergut që sollën edhe betejen (luftën) e njohur të Leipzigut me 1813. Të njohur si “beteja dhe fitorja e madhe e popullit” ( kundër ushtrisë së fuqishme të Napoleon Bonapartes) me 1813 .
Pa i harruar këtu edhe luftërat ose betejat e njohura të Trafalgarit ( me 18O5) dhe Vaterlosë (1814). Respektivisht, fitoret e njohura të “forcave të koalicionit të madh” ne luftë kundër Napoleonit -nën komanden e admiralëve dhe gjeneralëve të shquar anglo-gjerman si Nelson, Welington, Blücher dhe të tjerë. Duke shënuar në këtë menyrë edhe fillimin e fundit të forcës ose fuqisë së pakontestuar ushtarake dhe politike të ´l´grande nationit francez ´ në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale gjatë kohës së sundimit të Napoleon Bonapartës etj. Gjegjësisht, përmbysjen e Napoleon Bonapartës dhe frytëve ose idealeve të njohura të Revolucionit të Madh në Francë nga pushteti gjatë vitit 1814 dhe 1815.
Kjo donë të thotë se Napoleon Bonapartën dhe frytët e mesipërme të Revolucionit të Madh në Francë, asokohe i kishin përmbysën nga pushteti shtetët e njohura anëtare të “koalicionit te madh” ushtarak dhe politik në bashkëpunime të ndryshme eksterne dhe eksplikative me levizjet e brëndshme të burbonëve, zhirondinëve dhe jakobinëve të pakënaqur ose në revoltë.
Me 1815 se këndejmi, u ngrite dhe themelua edhe e ashtuquajtura “Aleanca e Shënjtë” ose “Pentarkia e Madhe”…Si rezultat i vendimëve të njohura të vendëve anëtare të ” koalicionit të madh “politik dhe ushtarak- kundër Napoleon Bonapartës në “Kongresin e Vjenës” të mbajtur po të njëjtin vit ( 1815 ) -nen parullat dhe sloganet e njohura te ” meshires” ose ” vullnetit te Zotit” dhe ” legjitimitetit mbreteror” ose “dinastik” te oborreve te ndryshme mbreterore ose absolutiste te kontinentit te vjeter evropian.
Ndryshe nga kjo, “Kongresi i Vjenës” dhe themëlimi i mevonshëm i “Aleancës së Shënjtë” ose “Pentarkisë së Madhe” në këtë drejtim, pos tjerash, fuqitë e atëhershme politike dhe ushtarake brëndapërbrënda “koalicionit të madh”, asokohe i kishin ndarë ose pozicionuar në dy “blloqe” ose “tabore” të ndryshme politike, ushtareke, konceptuale, ideologjike etj. Përkatësisht, në “bllokun liberal” dhe utilitar të përbërë nga Anglia ( B.Madhe), Selia e Shenjte ( Papati ) në Vatikan,SHBA-së etj. Dhe në “Bllokun konservativë” ose “ideologjik” të përbërë nga Rusia, Prusia dhe Austria. Për të vazhduar kështu me një varg kongresësh, konceptesh ose sistemësh të tjera politike, ideologjike, fetare, ushtarake dhe diplomatike për shumë vite ose dekada me radhë. Gjegjësisht, me ” Kongresin e Aachenit” me 1818, “Kongresin e Opavës” me 182O, “Kongresin e Lubjanes” me 1821, “Kongresin e Veronës” me 1822 dhe kështu me radhë.
Për me tepër ndërkaq, për dallim të të ashtuquajturit “bllokut konservatorë” ose ultra-absolutist të Lindjes ( Rusisë) dhe Evropës Qëndrore, të inicuar dhe ideuar asokohe nga carët (mbretërit) e atëhershëm të Rusisë si Aleksandri I, Aleksandri II, mbretëresha Katarina etj. Blloku liberal dhe utilitarist i kryesuar nga Britania e Madhe, SHBA-se etj. Në radhë të parë ndodhej i identifikuar me personalitetet e shquara të udhëheqësit (liderit) të atëhershëm britanik, George Canning dhe homologut të tij amerikan, Monroe. Të cilët atëbotë i kishin refuzuar në menyrë kategorike ( me forcë) konceptët, doktrinat ose teoritë e ndryshme dominante dhe ekskluziviste të Rusisë cariste dhe aleatëve të saj nga blloku konservator ose ultra-nacionalist mbi “ndërhyrjen” dhe “solidaritetin e përbashkët” politik dhe ushtarak të “Pentarkisë së Madhe” në të gjitha vendët e ndryshme anëtare ose nënshkruese të “marrëveshjes” ( “traktatit”) të njohur ushtarak dhe politik të “Aleancës së Shënjtë” dhe “Kongresit të Vjenës” me 1815. Duke i quajtur dhe kualifikuar në këtë kontekst sugjerimet dhe “rekomandimet miqësore” të Rusisë etj. si ndërhyrje në punët e brëndshme dhe cenim flgrant të lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të njohur shtetëror,nacional dhe politik të SHBA-së etj.( Kujto këtu “Doktrinën” e njohur të presidentit Monro dhe Kongresit Amerikan me 1823 së bashku me Deklaratën e njohur të Georg Canningut të Britanisë së Madhe -kundër ndërhyrjeve të jasthme në punët e brëndshme të Spanjës, Italisë, Portugalisë, SHBA-se dhe vendëve vendeve te tjera gjate vitit 1826 etj.).
Në këtë kontekst, nepër etapat ose periudhat e ndryshme të revolucionëve, reformave ose restaurimeve të njohura politike, ushtartake, historike dhe ideologjike në Evropë etj: Nga viti 182O dhe gjer në vitin 1848 , do shfaqen dhe manifestohen edhe levizjet e njohura nacionale dhe liberaliste nepër vende dhe rajone të ndryshme të kontinentit të vjetër evropian dhe me largë si “Risorgimento” ose “Giovine Europa” të Giuseppe Mazzinit, Garibalidit ose Camilio Cavourit në Itali, “Levizja Ilire” në Kroaci-nën udhëheqjen e Jurij Krizhanicit dhe intelektualeve ose patrioteve te tjere kroat, Levizjet e njohura në Spanjë dhe Portugali të Maria Kristinës, Don Pedros, Don Karllosit, Don Miguelit ose Maria da Glorias, ne Poloni, Çekosllovaki dhe kështu me radhë.
Ndonese, pa i harruar ketu edhe ” Mbreterine e Bernadotit” ( ish gjeneral-mareshallit te njohur te Napoleonit) ne Suedi te ciles me vone do i bashkohet edhe Norvegjia ( pas lirimit te saj nga ” kurora mbreterore” e Danimarkes) ne formen e “Unionit Mbreteror” te Kalmarit , ” Aleanca e Kantoneve Helvetike” ( Zvicres)-te ciles dikur me vone do i bashkohen edhe Kantonet e Gjeneves, Valisit dhe Nojshatellit ( Neuschatel) etj.
Gjermania dhe Italia e asokohshme se kendejmi, kishin dalur nga luftërat dhe përpkekjet e lartëpërmendura çlirimtare dhe patriotike kundër Napoleon Bonapartës si një ” bashkësi shtetësh” ose “principatash” të ndryshme nën udhëheqjen e atëhershme të “Lidhjes (Liges) se Madhe Gjermane”.
Ndërkohë që livizjet e mevonshme shtetërore dhe nacionale në Gjermani, Itali dhe në vende të tjera, ishin projektuar dhe konceptuar asokohe mbi bazën e njohur të identitetit nacional dhe kulturorë si dhe te lidhjeve ose aleancave të ndryshme studentore ose akademike nepër vendët e lartëcekura përkatëse ose respektive ( Gjermani dhe Itali). Duke i sfiduar, eklipsuar dhe detërminuar në këtë kontekst të të ashtuquajturin “sistemin ” e Harderit ose Metthernicut së bashku me ” absolutizmin” e Bachut si dhe konceptet, teoritë dhe projektët e atehërshme “dualiste” dhe “rezidencialiste” në mes “Dinastisë së Habsburgëve” ( Austrisë) dhe ” Federates Gjermane” ( “Deutscher Bund”)-sipas të të cilave , Vjena ishte qënder rezidenciale, ndërsa në Frankfurt mbi Majnë, ndodhej parlamenti (bundestagu) i përbashkët austriako-gjerman.
Dhe, si reaksion i tyre final ose përfundimtarë, zhvendosja e parlamentit dhe rezidencës mbretërore ose presidenciale të Prusisë nga Berlini në Brandenburg. Gjegjësisht, e asaj të Austrisë nga Vjena në Kromörisch.
Në anën tjetër ndërkaq, me rastin e Konziliumit ( Koncilit) të Parë të Vatikanit të mbajtur dhe organizuar asokohe me temën bosht të heqjës ose eliminimit të dogmës së deriatëhershme fetare ose enciklike mbi “Papën e pagabuar” ose “mbiligjorë” ( gjatë vitëve 1869-187O). Në Itali do binte “Shteti i Papës” (Papati) dhe do themelohej “Mbretëria” ose “Republika e Parë” italiane në vitin 187O.
Vitët 1848, 1849, 1853, 1856,1877,1877 etj. Do njihen me tepër si vite të luftërave ose konfliktëve të ndryshme koloniale ose imperialiste. Madje, si vite të ngritjes dhe themëlimit të shtetëve ose perandorive të ndryshme nacionale dhe ideologjke si “revolucioneve prej se larti” apo si reaksione dhe ” revolucione moderne ose bashkohore” në kontinentin plak dhe me gjere: Madje si periudha ose etapa te ngritjes ose projektimit te ” popujve te ri artificial” ose johistorik dhe te ngjashme.
Aty i kemi edhe ngjarjet, zhvillimët dhe besëlidhjet e njohura çlirimtare dhe patriotike në Shqipëri, Kosovë; etj.Si i “Lidhja e Parë e Prizrenit” me 1878 etj. , ” Levizja Ilire” ne Kroaci, Levizjet e ndryshme ne Çeki, Poloni dhe kështu me radhë.
Nga viti 1853 gjer në vitin 1856, se kendejmi është zhvilluar lufta e njohur ruso-turke. E njohur si “Lufta e Krimesë”. Në anën e Turqisë, asokohe ndodhëshin Britania e Madhe dhe Franca -për shkakt të projektëve dhe interesave të ndryshme strategjike, gjeopolitike dhe të tjera.
Ndërkaq, gjatë vitëve 1877-1878, do zhvillohej lufta tjetër ruso-turke për dominime, pushtime, sundime dhe influenca të ndryshme imperiale, hegjemone, kolonialiste, ekspanzioniste dhe te tjera në Ballkan dhe me largë.E cila do perfundoi me “paqen e përgjakshme” të Shën Stefanit .Gjegjësisht, me revizionet dhe padrejtësite e njohura shteterore, nacionale, politike, historike dhe gjeografike (kundër shqiptarëve në “Kongresin e Berlinit” me 1878.
Nderkaq qe koncepti ose definicioni modern ose bashkohor mbi popullin ( kombin) dhe shtetin, duhet te kete filluar pas ” Paqes se Vestfalise” dhe Revolucioneve te njohura ne SHBA-se dhe France gjate shekujve 17,18 dhe 19.
Komentet