VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Rama dhe Autenticiteti i tij i shterrur Nga Iris Halili

By | January 11, 2018

Komentet

KOLONEL, TË VRANË NATËN, TË VAJTOJNË DITËN – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 
     Ishte hera e parë që primati për organizimin e Akademisë Përkujtimore, kushtuar Kolonel Ahmet Krasniqit, ishte zyrtare. Një pjesëmarrje numerike, pykuar në sallën e vogël të Teatrit, për ta përkujtuar njeriun e madh.
 
     Skena ishte përgaditur sa kujdesshëm, aq edhe falsifikueshëm. Ishte shmangur, qëllimshëm, emërtesa – Ministër i Parë i Mbrojtjes të Republikës të Kosovës -, në cilësinë e së cilës u ekzekutua Kolonel Krasniqi. Personalisht, nga ulsja e sallës, thirra përfaqësuesin e organizimit dhe i kërkova, zëshëm, t`i shtohet cilësori – Ministër i Mbrojtjes-. Dhe, ai u gjegj: “Ani, ani, po, mirë, mirë” dhe u largua për t`u konsultuar me shefat. Megjithatë, asgjë nuk ndryshoi.
 
     Dalja në foltore Hashim presidenti, zëri i tij i mekur, hipokrizia dhe cinizmi i skajshëm, ishin një provokim i rëndë për Familjen Krasniqi; bashkëluftëtarët e Brigadës 138 të Kosharës; miqtë dhe dashamirët e Kolonelit si dhe të gjithë të pranishmëve.
 
     Shumë syrësh sollën në kujtesë kërcënimin e drejtëpërdrejtë telefonik të Hashimit, ndaj Kolonelit: “…Së shpejti kam me mbarue punë me ty…!” Si dhe gëzimin e shprehur, pas ekzekutimit zyrtar të Kolonelit: “Djemtë tanë nxitohen për t`i krye punët më herët!” Dihet, Ministri Krasniqi asaj jave përgaditej të futej në Kosovë, në krye të një sulmi frontal, ballor.
 
     Por, banda e LPK-së, e cila për vite ishte thirrur për luftën dhe tani nuk po kalonin as Urën e Zogut, në Milot, nuk mund ta pranonin primatin e Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës, (FARK). Andaj, duhej penguar dhe sabotuar luftën kundër Serbisë dhe kjo bëhej me vrasjen e kreut të Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqit, pikërisht, në përgaditjet e fundit të mësyemjes të organizuar ushtarake.
 
     Eksponenti i përfolur, për skenarët kriminal të LPK-së, Xhavit Haliti, “rehabilitoi” zyrtarët komunistë shqiptarë, për vrasjet politike të kuadrove të luftës të Kosovës, brenda territorit të Shqipërisë. Në mënyrë shumë sempliste, të thjeshtëzuar, “sqaroi” këto vrasje, duke shfajësuar politikën.
 
     Paneli, simpatik e luftarak, i gazetarëve bëri, të paktën, një lëshim të madh: Pse nuk u pyeti zotin Haliti, për kontrollin e çdoditshëm të Kolonel Ahmet Krasniqit dhe të rojave të tij, deri në ditën fatale të ekzekutimit zyrtar, kur makina e dytë shoqëruese u ndal, në ecje e sipër, pas makinës së parë, ku ishte Ministri i Mbrojtjes. Atentatorët ishin aq të siguruar, për çarmatosjen e Kolonelit me rojat e tij, sa që njëri syrësh e tërhoqi për xhakete Ministrin!!
 
    Është dizinformim i qëllimshëm i zotit Haliti, kur thotë se “vrasja e Ilir Konushevcit, tashmë, është sqaruar”. E vërteta është se asnjë vrasje politike nuk është hetuar dhe as zbuluar në masën e duhur. Drejtësia është marrë, madje, përciptazi, me ndonjë vrasës ordinier, pa zbuluar urdhërdhënësin faktik të vrasjes.
 
     Nuk e kuptoj, pse zoti Haliti ndryshon deklaratën e parë, për vrasjen e gazetarit, në perspektivë, për të qenë zëdhënës i UÇK-së, Ali Ukaj. Dikur, Xhavit Haliti ka thënë se “për vrasjen e Ali Ukajt është akuzuar dhe arrestuar Hashim Thaçi. Unë i telefonova një gjenerali të SIGURIMIT, (pra, të SHISH-it) dhe Hashimi u lirua dhe çështja u mbyll”. 
 
     Fjala e Hashim presidentit u zbeh edhe më shumë, kur ai, mjerueshëm e turpshëm, anashkaloi, qëllimshëm, cilësorin përcaktues – Ministër i Parë Mbrojtjes të Republikës të Kosovës -, sepse Hashimi kishte emëruar një ministër të dytë të Mbrojtjes”, i cili trajtohej si i sëmurë psiqik në Zvicër, Azem Sylën dhe se “nuk i kishte pesë pare”, as për luftë dhe as për paqe.
 
     Organizimi i Akadaemisë Përkujtimore, me rastin e varrimit të Kolonel Ahmet Krasniqit, nga institucionet aktuale zyrtare të Kosovës, ngjalli pakënaqësi masive, jo vetëm në sallën Përkujtimore, por edhe jashtë saj, kudo në Shqiptari. Sepse krerët shtetërorë dhe qeveritarë konsideroheshin si pjesë e atentatimit zyrtar, së bashku me Tiranën zyrtare dhe Serbinë armike.
 
     Vrasja e Azem Hajdarit, me regji e skenar, të të njëjtit shtab kriminal, që ekzekutuan zyrtarisht Ministrin e Parë të Mbrojtjes të Republikës të Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqin, janë goditjet më të rënda të Kombit Shqiptar. Nëse vrasja e Tribunit të Demokracisë Shqiptare, Azem Hajdarit, konsiderohet – Vrasje e Shekullit – në Shqipëri, ekzekutimi i Kolonel Krasniqit është – Vrasje e Shekullit – për Kosovën. 
 
     Të vritet Ministri i Luftës, në qendër të Tiranës, në vlugun e luftës në Kosovë dhe projektuesit e urdhërdhënësit të jenë në kupolë të shtetit dhe të pushtetit, edhe pas 20 vitësh, ky është krim i shumëfishuar, është përdhosje, deri në dhjerje, të  një populli, të Kombit mbarë.
 
     Organizimi, pjesëmarrja, madje, edhe fjalimet e kryezyrtarëve të Kosovës, në Akademinë Përkujtimore, me rastin e ceremonisë të rivarrimit të Kolonel Ahmet Krasniqit, ngjallën shumë reagime: 
 
“Kolonel, dje të vranë, sot po të vajtojnë!” 
 
     Edhe Familja e Kolonelit u vu nën akuzë. Më të zëshme qenë Familjet, viktima të organizatave kriminale: SHISH, SHIK, “Shqiponjat e Zeza”. Këto Familje, mike e dashamire të Familjes të Kolonel Ahmet Krasniqit, janë të një mendjeje se Familjet e të vrarëve, për qëllime politike, nuk duhet të pranojnë as patronazh, as organizim përkujtimor dhe as dekorata nga zyrtarët e akuzuar apo të dyshuar, si pjesë e vrasjes ose të festimit të vrasjeve politike. Dhe, vërtet, shumë nga Familjet e viktimave të krimit politik, kanë refuzuar dhe stopuar çfarëdo paraqitje, apo lajkatimi hipokrit, joshje për pajtim të zyrtarëve, pa u sqaruar, madje, ligjërisht, ekzekutimet politike.
 
      Megjithatë, Ministri i Parë i Mbrojtjes të Republikës të Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi, u kthye trimfal, fitues në vatrën lindake. Sepse Kolonel Krasniqi krijoi infrastrukturën e UÇK-së, të dalë nga FARK-u, mbi bazën e së cilës shokët e tij ushtarakë, bënë luftën, duke e legjitimuar luftën e Kosovës, me formacione të organizuara ushtarake, gjë që shtabistët e LPK-së nuk e arritën asnjëherë dhe kurrë!
 
     Familja Krasniqi, miq, dashamirë, ushtarakë, kuadro e veprimtarë të Ibrahim Rugovës, qytetarë nga e gjithë Kosova, i bënë nderimet e çilëtra në hollin e Kuvendit, në sallën e Teatrit, në Varrezat e Dëshmorëve në Velani, atje ku prehet, përjetësisht, edhe Kryekomandanti i Parë i Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
 
     Nder e Lavdi për Kolonel Ahmet Krasniqin!
      Turp, mallkim dhe ndëshkim për urdhërdhënësit vrastarë!

Kur ikin shkrimtarët… – Nga SULEJMAN MATO

Ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, kur ikin shkrimtarët, lënë një boshllëk të madh brenda zemrës së çdo njeriu që i ka lexuar dhe i ka dashur veprat e tij. Shkrimtari vetëm ikën, nuk vdes. Fatos Arapi ishte dhe do të mbetet një nga poetët më të shquar të letërsisë shqipe. Fatos Arapi e ndezi pishtarin e poezisë së tij kur poezia shqipe ishte në gjysmerrësirën e saj… I ri, simpatik, plot ëndrra kthehet nga studimet e tij, nga Bullgaria. Shumë shpejt do të paraqitet para lexuesit me librin e tij “Shtigje poetike” dhe shumë shpejt kritika letrare e asaj kohe do ta rendiste në treshen poetike, në kostelacionin e ri të poezisë shqipe: Kadare-Agolli-Arapi… Ky konstelacion i poezisë shqipe do të ndriste mbi Shqipërinë e vogël, e rrethuar me gjemba dhe të mbyllur nga bota, për tri dekada.

Tashmë, kur shkruaj këto rreshta, ndjej trishtim të madh dhe një boshllëk në shpirt si shumëkush që e ka njohur dhe e ka pasur mik Fatosin, edhe si i gjithë brezi i ri i viteve gjashtëdhjetë, që u rrit me poezitë e tij dhe me emrin e tij në gojë…

Lamtumirë, profesori ynë i nderuar i fakultetit, lamtumirë, mik, shok, vëlla, Fatosh! Kështu të thërrisnin në fëmijëri… Kështu të kemi thirrur të gjithë ne dikur, me dashuri, kështu e kishe poezinë dhe shpirtin, djaloshar.

Fillimisht Fatosin e kemi njohur si profesor i lëndës së ekonomisë politike… Një profesor si aktor filmash, simpatik, me një temperament të veçantë, poetik. Pas orëve të mësimit, ai nuk ishte më profesori ynë, profesori i Minush Jeros, Musa Vyshkës, Vath Koreshit, Helena Kadresë, Ruzhdi Pulahës, Sadije Agollit, por ishte thjesht miku ynë i veçantë, që na vizitonte në konviktet tona dhe polemizonte me ne, me zjarr, për çështjet e letërsisë… Më vonë, me Fatosin do të kalonim një jetë të gjatë. Si koleg pune, në Lidhjen e Shkrimtarëve… Kujtimet janë të shumta, por ajo që e forcoi miqësinë tonë dhe më tepër ishte aksidenti automobilistik që na ndodhi ne dhe familjeve tona, në hyrje të Sarandës. Viti 1968, Fatosi u shtrua në spitalin e Sarandës për dy muaj …Shpëtuam mirë. Pjesa tjetër e jeta që do të vazhdonte do të na quhej jetë e dytë… Kujtimet me Fatosin janë të shumta, por më emocionueset dhe më të paharrueshmet kemi pasur ditët e metingut të poezisë së Gjakovës. Viti 1978. Në ato vite ishte rast i rrallë, por dhe fat i madh që dy poetë nga Shqipëria të merrnin pjesë në një festival Ballkanik në Kosovë. Nga këto 15 ditë që jetuam së bashku midis vëllezërve kosovarë, Fatosi ishte shumë emocional. Prekej shpejt… Sidomos mbrëmjeve kur i kujtohej vëllai i tij Vllasi, që i kishte vdekur para kohe. Kur poeti Fatos Arapi përshëndeti publikun kosovar me fjalët “Të fala nga Vlora”, u ngrit i gjithë publiku në këmbë dhe u një ulërimë kaq e madhe, pasuar me fishkëllima dhe zëra që nuk e përmbanin dot gëzimin për praninë e poetit nga Vlora, të cilën, në bisedat tona do ta quanin “Jerusalemin e shqiptarëve”. Në kthim, në kufijtë e dy shteteve të ndarë padrejtësisht nga viti i mallkuar 1913, pamë një ngjarje të pazakontë. Shqiptarë nga të dyja anët e kufirit. Në largësi. Merreshin vesh me gishta dhe shami të lëkundura në erë… Në atë çast Fatosin e mbyti ngashërimi… Shkuam dhe i takuam anëtarët e familjes nga ana e kufirit malazes, Fatosi u premtoi se sa të kalonim kufirin, do t’i takonim pjesëtarët e fisit të tyre. Dhe ashtu bëmë…

Fatosi iku. Fatosi nuk është më… Por ai e ka lënë veprën e tij të madhe, në poezi dhe në prozë, në dramë dhe në kujtimin e gjithë atij brezi, që është rritur me poezitë e poetit të madh. Ndaj, tani them se ndryshe nga të tjerët, poetët vetëm ikin, por nuk vdesin. Poetët e mëdhenj si Fatos Arapi i përkasin kujtesës së kombit… Ata mbeten në piedestalin e këtij kombi… I dashur Fatos! Ti i dhe shumë dashuri këtij vendi, por qeveritarët që e kanë qeverisur këtë vend të dhanë pak dashuri, pak respekt dhe aspak përkujdesje, as ty, as krijimtarisë sate. Ti ishe i vetëdijshëm për këtë gjë. Ti e dije se kjo gjë nuk ndodhte vetëm me ty, por edhe me shumë shkrimtarë dhe artistë të tjerë. Se kjo shpërfillje nuk fillonte me ty dhe nuk mbaron me emrin tënd… Ti e dije se në vendin e vet nuk nderohen poetët… Lamtumirë o më i madh poeti i madh i viseve Jonike!

Atdheu është dhimbje, është dhimbje

Një prill i pikëlluar në shpirt.

Atdheu është kryqi, është kryqi.

E mban… dhe të mban ty në shpirt.

Atdheu është varr i hapur, është varr.

Një jetë drejt tij shkon me besë që lind.

Në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë,

Në një pikël loti lirinë lind.

Atdheu yt, i vogli, i vogli…

Si hyjori, i pavdekshmi, si loti.

Fatos Arapi i kushtoi jetën poezisë, e cila kohët e fundit u përmblodh dhe u botua në këtë vëllim poetik… Poezia e tij metaforike është një koncentrat i mendimit të lirë dhe i lirikës filozofike, që buron nga peizazhi shqiptar i tokës që e lindi… Zvërneci, vendlindja e tij, është një nga fshatrat më të bukur të Ballkanit. Të tillë fat kishte poeti. Të ishte biri i kësaj vendlindjeje dhe të mbartte me vete reflekse të peizazheve jonike, të cilat e bënë poezinë e tij sa brilante, aq edhe të veçantë… Poezia “Deti” e Fatos Arapit është një perlë e papërsëritur e poezisë shqipe, ku Zvërneci dhe shpirti i tij lirik piqen në një pikë…

“Poeti Fatos Arapi, – shkruan publicisti Azis Gjergji – lindi duke shpresuar, u burrërua duke thirrur dhe u plak duke derdhur lot mbi komunizmin shqiptar, që kishte lindur i vdekur”.

“Nga sot e tutje atje në Zvërnecin e tij, Hëna do të shëtisë e trishtë”, shkruan në ‘FB’ poeti dhe bashkëfshatari i tij, Jani Malo… dhe “pulëbardhat në fluturim do të shkruajnë metaforat e pathënë të Arapit”.

Qysh me librin e tij të parë “Shtigje poetike”, Arapi do të publikonte kredon e tij poetike:

Unë nuk erdha në jetë që të lus perënditë

që profetët e mykur mësonjës t’i kem,

Unë erdha në jetë që t’i blatoj,

këngë të gëzuara mejtimit të lirë..

Poezia e Fatos Arapit është kënga e lirë e njeriut të lirë, një poezi entuziaste, e fuqishme, optimiste, me figuracion të veçantë dhe shërthyes… Poeti Preç Zogaj e cilëson Fatosin “si një Sovran i poezisë, që ka përndritur rininë e tij dhe ka modeluar konceptet e tij për të bukurën”.

Lavdi guximit të heshtjes! Ky varg më së shumti do t’i shkonte vetëm poetit Fatos Arapi, i cili për dy dekada e sfidoi kohën me heshtjen e vet… Ndërkohë, shkrimtarë të tjerë përpunojnë opinionin për lavdinë e tyre gjatë gjithë jetës, Fatos Arapi bëri tri dekada që e lartësoi veten me heshtjen dinjitoze, prej shkrimtari, duke qenë i vetëdijshëm për vlerat e krijimtarisë së tij…

Në fillim të viteve nëntëdhjetë, Arapi u rreshtua përkrah disa intelektualëve që luftonin për një demokraci të vërtetë. Por, me intuitën e vet prej shkrimtari, ai e kuptoi shpejt se në Shqipëri kjo demokraci e vërtetë do të vonohej, ndaj dhe heshti. Arapi nuk ka qenë asnjëherë anëtar partie. Kështu që ai nuk ka dashur t’i gëzojë frytet partiake që u janë afruar disa intelektualëve… Fatos Arapi i mbeti besnik krijimtarisë së tij të veçantë si një intelektual i vërtetë dhe i pavarur, ai i mbeti besnik i parimeve njerëzore, jo vetëm në krijimtari, por edhe në jetën e përditshme. Arapi ka vlera të veçanta, si intelektual i pavarur dhe si një opozitar i heshtur, ndaj ai do të mbetet gjatë në kujtesën tonë.

Aty ku ka politikë dhe politikanë pa kritere të njohura shkencore, intelektuale dhe profesionale, aty nuk ka shkencë! – Nga Agron Shabani

 
Arsimi, shkenca dhe politika janë pole ose “boshte” të kundërta që nuk përkojnë fare njëra me tjetren. Ato ndryshojnë mes veti si nata me ditën.
Aty ku hyn politika, aty nuk ka as arsim dhe as shkencë të mirefillët. Kur vdesin shkenctarët, kulturologët ose intelektualët e lartë kulturorë dhe politikë, populli ose kombi së bashku me shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare, vdesin ose shuhën në embrion. Arsimi, shkenca ose shkollimi janë epiqëndra ose boshti kurrizorë i edukatës, kulturës, zhvillimit dhe emancipimit të përgjithëshëm të një shteti dhe të një populli ose kombi të tërë.
Pa sistem të mirëfillët shkencor, arsimor, akademik ose pedagogjik, nuk mund të ketë as shtet dhe as pushtet të mirëfillët ligjorë, qytetar, parlamentar dhe demokratikë. Sidomos aty ku politikanët ose politikat e ndryshme ditore ose periodike përzihen ose i fuasin duart në punët shkencore, universitare ose pedagogjike. Duke i cënuar ose shkelur rëndë me të dyja këmbët integritetin, dinjitetin, ekskluzivitetin dhe autonominë e preferuar shkencore ose akademike. Si dhe duke i dëmtuar procesët dhe vlerat e njohura mësimore ose akademiko-pedagogjike. Kjo përmes privatizimit, klanizimit, fosilizimit, instrumentalizimit, partikularizimit dhe relativizimit të shkollave, kolegjëve ose universitetëve të ndryshme në Kosovë si dhe të moralit të gjithëmbarëshëm shtetrorë, nacional, politikë ose partiak ku edhe kryetarët e do farë “kolegjiumëve” të degëve dhe nëndegëve të LDK-së dhe partive tjera kosovare në diasporë, nga ana e anonimusëve, skribomanëve, bedelëve dhe debilëve të ndryshëm stupid, nebuloz ose mediokritë krahasohen me Dr. Ibrahim Rugovën, Akademik Mark Krasniqin dhe kështu me radhë! Hejjjj….!!!
Kjo për faktin se shkollat, kolegjët ose univesritetët e ndryshme i udhëheqin ose sundojnë partitë-shtet në shtetin-parti! Dhe, jo kuadrot e specializuara dhe kompetente. Se këndejmi, si duket askund me tepër në botë, në Kosovë dhe diasporë, sot nuk keni analfabet ose gjysëmanalfabet me diploma universiteti?! Për të mos thënë edhe pedagog ose profesor universiteti!

Mos të flasim këtu mbi analfabetët ose gjysëmanalfabetët e ndryshëm institucional dhe funksional….!!!

Kush i ka në dorë shkollat ose universitetët, ata i kane në dorë ligjet, shtetin, institucionet, shëndetin ose jetën e një populli ose kombi të tërë.

Më shumë se sa partitë dhe lideret ose politikanët e tyre, si duket atij kaosi ose asaj anarkie i janë gëzuar ose ekzaltuar  matrapazët e ndryshëm politik ose partiak në diasporë lidhur me ato humbje ose dështime të mëdha që i ka shkaktuar i ashtuquajturi “sestimi pedagogjik”ose ” akademik” në Kosovën e pasluftës. Sepse, duke ” prodhuar” në menyrë serike analfabet ose gjysëmanalfabet të ndryshëm ” shkencorë”, “universitar” ose “akademikë”, demagogët, hipokritët, analfabetët ose gjysëmanalfabetët e ndryshëm institucional dhe funksional në Kosovë dhe diasporë, e shohin të sigurtë ose të garantuar sundimin dhe mbijetesën e tyre pushtetmbajtëse ose politike. Dhe, kjo duke i stisur, rimuar, valorizuar, ekzagjeruar ose glorifikuar të “arriturat” ose “suksesët” e tyre në politikën e brendshme dhe atë të jashtme.

 

Ndërkohë që edhe ndryshimet ose substituimet e njohura në kuadrin e atjeshëm universitar ose pedagogjikë, sigurisht se janë bërë mbi “formulën” ose “binomin” e njohur të interesave të ngushta partiake, pushtetmbajtëse ose politike të të ashquajturit “koalicionit të madh” LDK- PDK dhe kështu me radhë! Dhe, jo në interesin e etikës, edukatës, kulturës, emancipimit dhe disiplinës së munguar shkencore, universitare, akademike ose pedagogjike në Kosovë.

Ndërkohë që ata i kanë pëzulluar ose anashkaluar edhe strukturat ose superstrukturat e ndryshme sovrane ose legjitime të universitetit të Prishtinës ose institucioneve tjera arsimore ose pedagogjike…? Duke i zëvendësuar ata ose ato sipas interesit qeveritar, klanor, qeveritar ose partiak me njerëz të përshtatshëm politikisht si dhe me bedel, vasal, poltron, kameleon ose servilë të LDK-se, PDK-së, AAK-së, AKR-së etj. . Apo, me drejtor shkollash të mesme ose fillore, dekanë ose prodekanë të ndryshëm politikë ose partiak dhe kështu me radhë.

Ndonëse, me rastin e ndryshmit të stafit akademik ose pedagogjik, me kutin e partive-shtet ose shtetit-parti, mëse tepërmi do pësojnë nxënësit, studentët dhe shoqëria e gjithëmbarëshme shqiptare në Kosovë. Ndërkaq, do fitojnë “etërit” ose “baballarët” e ndryshëm politikë ose partiak në Kosovë dhe diasporë ku edhe hajnat e 3 %,  fondit të luftës ose fondit të LDK-së në diasporë,  sot i thonë vetit (përmes “ciceronëve” ose bedelëve të tyre stupid ose nebuloz) lider politikë ose partiak! Duke e krahasuar vetën me Dr. Ibrahim Rugovën, Mark Krasniqin, Hashim Thacin etj.

JEP NDIHMËN TËNDE ÇDO DITË NË MBROJTJE TË LIRISË SË FJALËS ga Frank Shkreli

“Demokracia nuk mund të mbijetojë pa një debat të informuar,
të hapët, dinamik dhe publik.”

“Jep ndihmën tënde çdo ditë në mbrojtje të fjalës së lirë”, është motoja e Reporterve Pa Kufij ose Reporters Sans Frontières (RSF), një organizatë kjo jo-qeveritare, ndërkombëtare dhe jo fitimprurëse, me qëndër në Paris të Francës, e cila si mision të saj ka mbrojtjen e lirisë së informacionit dhe të lirisë së shtypit. Siç është venë re, sidomos vitet e fundit, udhëheqës autokratë anë e mbanë botës e kanë venë në shënjestër lirinë e fjalës dhe lirinë e shtypit. Si përfundim, organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, kanë paralajmëruar për keqësimin e lirisë së shtypit dhe për kufizimin e fjalës së lirë në shumë vende të botës, pikërisht nga këta lloj autokratësh dhe despotësh, të cilët e shikojnë shtypin dhe fjalën e lirë, si pengesën kryesore për ta dhe si një ferrë në sy. Por, fatbardhësisht, janë shtuar gjithashtu edhe kritikat — nga individë dhe nga organizata siç është edhe Reporterët Pa Kufij, mbrojtës të të njohur të lirisë së fjalës — ndaj qëndrimeve të këtyre autokratëve dhe despotëve anë e mbanë botës, për mënyrën se si ata trajtojnë gazetarët dhe medien në përgjithësi, në vendet ku ata ushtrojnë pushtetin e tyre me dorë prej hekuri.

Me një nismë, në mbështetje të lirisë së fjalës dhe të lirisë së medies në përgjithësi, muajin që kaloi, organizata Reporters Sans Frontiers, (emri i saj në frëngjisht), njoftoi themelimin e entit global të quajtur, Komisioni për Informacion dhe Demokraci, 70-vjet pas miratimit të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut nga Asamblea e Përgjithëshme e Kombeve të Bashkuara. Në një njoftim për medien, me këtë rast, organizata Reporterët Pa Kufij, tha se Komisioni për Informacion dhe Demokraci, përbëhet nga 25 figura të njohura botërore, përfshirë gazetarë të dalluar, nga 18-vende të ndryshme, të cilët kanë marrë përsipër përpilimin e një Deklarate mbi Lirinë e Informacionit dhe Demokracinë.

Komisioni në fjalë do të bashk-kryesohet nga fituesja e çmimit Nobel për Paqë, Dr. Shirin Ebadi, një avokate me origjinë iraniane dhe aktiviste e të drejtave të njeriut dhe nga Sekretari i Përgjithëshëm i organizatës Reporterët Pa Kufij, francezi, Christopher Deloire. Në këtë Komision, ndër të tjera figura të njohura botërore, përfshirë gazetarë dhe ekspertë të fushave të tjera, bëjnë pjesë gjithashtu nobelisti për ekonomi, Joseph Stiglitz dhe novelistja peruviane, Amartya Sen, si dhe nobelisti për letërsi Mario Vargas Llosa dhe avokati nigerian i të drejtave të njeriut dhe fitues i Çmimit të Parlamentit Evropian, “Sakharov”, Hauwa Ibrahim.

Në njoftim thuhet se ky Komision ndërkombëtar po themelohet në një kohë kur, “Kriza e besimit në demokraci dhe influenca në rritje e sipër e regjimeve despotike përbëjnë një kërcënim të madh ndaj lirisë, harmonisë civile dhe paqës”, janë shprehur dy bashk-kryetarët e Komisionit të Informacionit dhe Demokracisë, duke bërë të njohur këtë nismë për publikun e gjërë. Arsyet kryesore për këtë situatë të krijuar, theksojnë ata, në përcaktimin e misionit të këtij enti të ri ndërkombëtar, janë, “Kontrolli politik i informacionit në hapësirën publike globale, influenca e interesave private, influenca në rritje e sipër e aktorëve të korporatave të cilët anashkalojnë kontrollet demokratike, si dhe minimi i gazetarisë së mirëfilltë dhe cilësore”, na të gjithë këta faktorë.

Në dokumentin ku përcaktohen parametrat e misionit të veprimtarisë së Komisionit, theksohet se në Deklaratën — që do të përpilohet nga ky grup figurash publike të njohura botërisht – “Do të vendoset për një sërë parimesh, do të përcaktohen objektivat për t’u realizuar nga vendim-marrësit, ndërkohë që dokumenti do të shërbejë si një pikë referencë, për të mobilizuar të gjithë ata të cilët janë të zotuar se do të mbrojnë hapësirën pluraliste publike, e cila është e doemosdoshme për funksionim e një demokracie të vërtetë.”

Nismëtarët e këtij projekti thonë se qëllimi përfundimtar i gjithë kësaj pune është që të sigurohet një angazhim ndërkombëtar në mbështetje të lirisë së informacionit dhe demokracisë nga qeveritë e ndryshme, nga përfaqësues të kompanive të sektorit privat dhe pjesëtarë të shoqërisë civile. Drejtë këtij objektivi, organizata Reporterët Pa Kufij, thotë se pret që procesi politik, në këtë drejtim, të ndërmerret nga vet udhëheqsit e vendeve demokratike në bazë të Deklaratës që do të përpilohet nga ky Komision, e që më në fund, sipas tyre, do të çojë në një, “Zotim Ndërkombëtar për Informim (të lirë) dhe Demokraci.

Organizatorët u shprehën se udhëheqsit e botërorë në të gjitha kontinentet janë njoftuar me letër për sa i përket kësaj nisme dhe se organizata Reporterët Pa Kufij shpreson se ata do të ndërmarrin angazhimin që u kërkohet në mbështetje të lirisë së medies dhe demokracisë. Propozuesit e kësaj nisme presin që udhëheqsit botërorë të zotohen për zbatimin e këtyre parimeve, aty nga fillimi i muajit që vjen, kur në Paris do të mblidhen dyzina kryetarë shtetesh dhe qeverishë për të shënuar 100-vjetorin e mbarimit të Luftës së Parë Botërore me 11 Nëntor dhe Konferencës së Paqës më 11-13 Nëntor dhe Forumi mbi Internetin më 12-14 Nëntor, që do të mbahen në kryeqytetin francez.

Njoftohet se Komisioni në fjalë është takuar për herë të parë më 11 dhe më 12 Shtator në Paris dhe pritet t’i jap fund punës mbrenda dy muajsh, për të pasur gati Deklaratën për takimet e lartë përmendura, në fillim të Nëntorit, në Francë. Në këtë ndërkohë, njoftojnë organizuesit, kanë filluar tanimë edhe konsultimet ndërkombëtare me një numër personash dhe organizatash të interesuara për lirinë e fjalës dhe për fatin e demokracisë anë e mbanë botës, para se të bëhet tepër vonë, sepse sipas deklaratës që përcakton misionin e saj, “Demokracia nuk mund të mbijetojë pa një debat të mirë-informuar, të hapët, dinamik dhe publik.” Demokracia nuk Pret!

Frank Shkreli

ANTARËT E KOMISIONIT

 

 

ÇKA PO NDODH ME VALDANOSIN E ULQINIT? – Nga Frank Shkreli

 

Gjiri i Valdanosit shtrihet në një largësi prej 4 miljesh nautike në veri-perëndim të qytetit të Ulqinit midis Mavrianit dhe Mendrës, në formë patkoi të ngushtë.  Është me të vërtetë një bukuri e natyrës.  Ullishta e Ulqinit që gjendet në afërsi të Valdanosit,  thuhet se ka rreth 80.000 ullinjë duke e bërë këtë ullishte — pas asaj të Tivarit – të dytën në bregdetin e Adriatikut për nga numri i rrënjëve të ullirit.  Sipas burimeve vendase, vjetërsia e disa prej ullinjëve në atë zonë duhet të jetë  mbi 800-vjetë, por disa prej tyre mund të jenë edhe më të vjetër, duke filluar nga periudha antike e shekullit të V para Krishtit.  Vaji i ullirit shumë i njohur i Ulqinit, me aromën karakteristike të tij, konsiderohej dikur si një mall me shumë vlerë, baraz me floririn dhe tregtohej me qendrat tregtare të botës së vjetër historike, si Trieste, Venediku, Roma dhe Kairo, por edhe me qytetet arbërore, si Shkodra, Shkupi, Prizreni e tjera.

 

Toponimia historike e tërësisë së emërave të Valdanosit tregon qartë se kjo zonë ka qenë gjithmonë e banuar nga shqiptarët dhe se shqiptarët kanë qenë dhe janë pronarë të parcelave të kësaj zone.  Si shembuj të toponimisë, në shpatin e kodrës së Mendrës gjendet shpella — gryka shkëmbore e gërryer nga deti — e ashtuquajtur Mjekëra e Vezirit.   Para hyrjes në grykën e Valdanosit, rrezë kodrës gëlqerore të Mavrianit, valët e detit kanë hapur Shpellën e Ujkut, mbi të cilën ngritet Shkëmbi i Zanës, kurse buzë majës së gjirit janë dy burime: Kroi i pishave dhe Kroi i zanave.  Në afërsi të drejtpërdrejtë të shpellës Mjekra e Vezirit, afër fanarit të Mendrës, është edhe Shpella e Pëllumbave.  Midis Valdanosit dhe Gjirit të Ranës fshihet një varg gjirësh të vogla me plazhe ranore e lugje shkëmbore. Në veriperëndim të Valdanosit, në drejtim të Tivarit, shtrihen gjiret e Krythes, Ulqinit të Vjetër dhe Kruçit.  Por ekziston edhe interpretimi i linguistit vendas, Ruzhdi Ushakut, i cili ka thënë se Valdanosi është toponim nga fjalët shqipe vallja e nuses, duke theksuar që edhe në hartat më të vjetra, Valdanosi është shënuar si vale di nusi.  Ndërsa kur flasin për Valdanosin, ulqinakët këtë e bëjnë me dashuri të veçantë, sikur i drejtohen gruas më të bukur, “shtojzovalles” apo floçkës (sirenës), duke qenë të bindur se ky është gjiri i tyre, vendstrehimi i shtojzvalleve.  

 

Sipas disa burimeve, shumë prej familjeve ulqinake kanë edhe dokumentacionin (ç’prej kohës së okupimit turk) për pronësinë e tyre të parcelave të ndryshme në Valdanos, derisa ato u shtetëzuan pa drejtësisht nga ish-regjimi komunist jugosllav për qëllime të veta.  Si rrjedhim, Jugosllavia komuniste përvehtësoi ilegalisht mallin e familjeve shqiptare në Valdanos duke e këthyer këtë perlë të Adriatikut në një pushimore ushtarake, por që ç’prej shembjes së ish-Jugosllavisë, pushimorja nuk ka funksionuar më si e tillë.

 

Kaq sa për një histori të shkurtër për Valdanosin, për të cilin shumë lexues mund të mos kenë dëgjuar kurrë. Ç’po ndodhë sot me Valdanosin dhe me tokat – gjithsejt 670.000m2, sipas disa burimeve — që dikurë ishin të shqiptarëve vendas të zonës së Ulqinit por që u janë marrë atyre ilegalisht, gjysëm shekullin e kaluar, nga regjimi komunist ish-jugosllav, për t’i këthyer ato në pushimore ushtarake?

 

Ajo që po ndoshë sot në Valdanos, sipas disa burimeve në portalin Ulqinionline, “Ministria e Financave e Malit të Zi është duke shqyrtuar kërkesen e kompanisë “MN Invest” nga Nikshiqi e cila do që të shkëmbejë 670 000 m2 në Bogetiq të Nikshqit, me të njëjtën sipërfaqe në Valdanos të Ulqinit.  Ministria e Financave, sipas gazetës malazeze Vijesti, për këtë shkëmbim toke i ka kërkuar gjoja mendimin Komunës së Ulqinit, por kjo duket si një kërkesë sa për sy e faqe, pasi Podgorica nuk është e detyruar ta marrë në shqyrtim mendimin ose qëndrimin e autoriteteve të Komunës së Ulqinit për të vendosur mbi shkëmbimin e pronave të shqiptarëve në Valdanos me tokat shkëmbore afër Nikshiqit, shkruan portali Ulqinionline.

 

Siç mësohet nga informacionet e deri tanishme mbi këtë çështje, në Ulqin duket se ekziston një befasi dhe konfuzion i tërë në lidhje me vendimin që është marrë në Podgoricë, pa u këshilluar fare me autoritetet vendore të Komunës së Ulqinit, e   me ish-pronarët e parcelave në Valdanos, jo se jo — tokën e të cilëve në Valdanos, shikoni foto më poshtë –zyrtarët malazezë duan ta shkëmbejnë me disa prona shkëmbore në Bogetiq të Nikshiqit.  Siç duket askush nuk i ka pyetur familjet pronare ulqinake – mbi 204 prej tyre — sipas disa burimeve nëse duan që të shkëmbejnë parcelat e tyre në bregdetin ulqinak me toka shkëmbore afër Nikshiqit, pasi atje nuk besoj të ketë toka të tjera, veç shkëmbinjë.

 

Gjiri i Valdanosit afër Ulqinit

 

Në një kumtesë për opinionin e gjërë – subjekti politik shqiptar në Ulqin, “FORCA” shprehë habinë e tij në lidhje me njoftimin nga Podgorica duke thënë se, “Tani është paraqitur një ndërmarrje “MN Invest” nga Nikshiqi, e cila per çudi të madhe dëshiron të merret me prodhimin e ullinjve në pronat tona, të marra nga shteti në mënyrë të padrejtë.  Jo zotërinj, nuk është e nevojshme që dikush nga Nikshiqi, apo nga cilido vend tjeter i botës të merret me kultivimin e ullinjëve në tokat tona.  Ne, ullinjt i mbjellim dhe i kultivojmë vetë.”   

 

Ndërkaq, duket se kjo çështje është subjekt i një séance të radhës gjyqësore malazeze, që do të mbahet në Podgoricë nga fundi i këtij muaji — mbi kërkesën e pronarëve legjitim që pronat në Valdanos t’u këthehen atyre, pronarëve lgjitim.  Përveç kësaj, disa burime bëjnë të ditur se kjo çështje, si rrjedhim i ankesave, do të shqyrtohet gjithashtu edhe nga institucione ndërkombëtare, të cilat pritet që të japin edhe ato gjykimin e tyre përfundimtar mbi këthimin e mallit dhe tokave në Valdanos, pronarëve legjitim të rrethit të Ulqinit.

 

Por, sipas një njoftimi, gjithashtu në portalin Ulqinionline, nga Lëvizja qytetare Ura e cila shprehet rreptësisht kundër shkëmbimit të tokës së Valdanosit, thuhet se çështja e pronave në Valdanos është një “çështje politike” dhe se pa vullnet politik, toka nuk do t’u kthëhet pronarëve të mëparshëm.”  Lëvizja Ura fajëson Presidentin aktual të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq për mungesë të vullnetit politik për të zgjidhur këtë çështje dhe kërkon nga autoritetet vendore të Ulqinit që të “Kundërshtojnë fuqishëm këtë kërkesë (të Ministrisë Malalezeze të Financave), dhe në qoftë se duhet të diskutojmë dhe në Kuvendin komunal në mënyrë që të japim përgjigje të fortë dhe të qartë për këtë devastim, i cili nuk është aspak në interes të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Ura.

 

Fatkeqësisht, për pronarët legjitim shqiptarë të tokave të tyre në Valdanos, siç duket si po shkojnë punët deri tani, megjithëse mund të ketë ende kohë, para se të jetë tepër vonë,  që të mobilizohet faktori ndërkombëtarë, Tirana dhe Prishtina zyrtare, por mbi të gjitha, opinioni publik i banorëve të Ulqinit dhe sidomos i faktorit politik shqiptar në ato troje, për t’i dalë përpara këtij vendimi, mundësisht për të ndaluar këtë masakër shpronësimi ilegal të pronarëve shqiptarë.  Ky vendim nga ana e autoriteteve zyrtare të Podgoricës – nëqoftse ia dalin t’a çojnë në vend, pas apeleve gjyqësore kombëtare dhe ndërkombëtare — nuk është vetëm një vendim ekonomik, por është thjeshtë një ndërmarrje — e menduar mirë dhe gjatë — politike dhe uzurpuese e tokave shqiptare në atë ato troje — e menduar mirë dhe gjatë– me qëllim për të shtuar popullësinë sllave dhe për të pakësuar numrin e shqiptarëve në zonën e Ulqinit, duke shkaktuar, me një vendim të tillë shpronësimi ilegal, që shqiptarët të barktisin në një numër sa më madh tokat e tyre stërgjyshore.

Frank Shkreli

EDUKATA SPECIALE NË LDK – Nga Prof. dr. BINAK MAXHARRAJ

/Më këtë po merret Driton Selmanaj/

Dikur moti,shumë vite më parë në ish-jugosllavi çfaqej filmi jugosllav “Edukata Speciale”. Filmi bente fjalë së si ne një burg  për riedukim jipej edukatë speciale për te gjitha ata te cilët ishin ra ne konflikt me ligjin. Rrolin kryesor brilant ne kete film e luante aktori i jonë i Madh nga Kosova Bekim Fehmiu. Aty edukoheshin  njerëzit me edukatë special te cilëve u mundesonte atyre se kur te delnin nga burgu te sillin normal ne jete.Në ate film për ata te padegjueshmit përdorëshin edhe shkopinjë bile edhe kabgjikë te gjatë.

Nuk e di së ndokush nga Kryesia e LDK-së e ka pa këtë film,por besoj së ndokush e ka pa sepse shumica e anëtarëve te Kryesisë janë njërëz të moçem qe e kanë përjetu atë kohë dhe mbas i ka ra ndermend së edhe ne LDK  është mirë të vihet ndonjë edukatë speciale për trajnimin dhe edukimin”special” te anëtarëve të padegjuëshëm të sajë të cilët po i thejnë rregullat dhe vendimet e Kryesisë së LDK.

Si duket këtë detyrë aspak të lakmueshme e paska pasë fatin e keq qe t’i jipet Driton Selmanaj.Driton Selmanaj është i ri në LDK,ka aderu para pak viteve.Ky njeri është shumë i respektuar ne opinion,ne LDK erdhi nga shoqeria civile qe kishte për detyrë të monitoronte Parlamentin e Kosovës.Por Driton Selmanaj njihet edhe për pjesemarrjen dhe paraqitjet e tij brilante  në emisionin “Click” te TRV/21 i cili me kritikat e tij për keqeverisje dhe për te gjitha te këqijat që po i bahën këtij vendi,ishte shumë kritik dhe i pakompromisë.

Driton Selmanaj që disa herë në stilin e tij po rrefehet nëpër media dhe portale se paska edhe në LDK anëtarë,bile edhe në pozita te larta ne LDK dhe ne pushtet te cilët po u deshka për ta ndonjë “edukatë speciale” që te diciplinohën ,sepse nuk po i përfillkan qendrimet dhe vendimet e Partisë,së ata po veprojnë në krye n’vehte,etj,se nuk po sillën ashtu siç ka thanë Partia bash si në kohën e diktaturës kur Partia ishte mbi të gjitha,bile ne disa diktatura edhe te shkonte koka nese nuk vepron ashtu siç ka thënë Partia.Bile ai shkonë aq largë sa qe propozon edhe te përjashtohën nga Partia te gjithë ata të cilët nuk veprojnë ashtu siç ka thanë Partia.E vuri ne shenjestër vajzën e Presidentit Rugova deputetën nga radhët e LDK Teuta Rugoven.Unë nuk i arësyetoi eskivazhet e Teutës e cila siç po duket po e fusin ne gracka gangasterët e politikës dhe ajo në kët vorbull s’po dinë të gjendej si duhet.Por,dosido tashti Teuta Rugova nuk është më një vajzë e re,ajo është pjekë dhe tani ajo e di rrugën e vetë,atë  rrugë jo që i imponohet por që e zgjedhë vetë.E,mirë apo e keqe,njeriu e zgjedhë vetë rrugën e vetë.

Por,por disi është tëmërësishtë e gabueshme,e pa pranueshme dhe jo e tolerueshme që në këtë kontekst të përmendët edhe deputetja tjetër,deputetja me e votuar ne LDK Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli te cilët nuk paskan vepru ashtu siç ka thanë Partia duke bërë mekatin me te madhe sepse paskan marrë pjesë ne protesten popullore  te mrekullueshme,dinjitoze,masovike te organizuar nga LVV.Dhe mu për këtë arsye Driton Selmanaj edhe e merre guximin të thotë të përjashtohën  nga Partia apo te vehet për ta ndonjë”edukatë speciale”,duke e harruar faktin se si Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli sot janë dy anëtar me te devotshem, te LDK,dy deputet te LDK ne Parlamentin e Kosoves,dy deputet qe ua shtinë të dridhmet me se shumti Partisë se Kadri Veseli e cila pa shkaterrohet dita me ditë.Por,ne protestë nuk ishin vetem Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli,por at u panë edhe shumë anëtarë të LDK-së të cilët Driton Selmanaj nuk i përmendë.

Shumë më mirë do të ishte që Dritonë Selmanaj te ia sçaronte popullit së pse LDK nuk iu bashku protestës, kur dihet se protesta ishte organizu për një çështje madhore për kombin siç janë ndarja,coptimi apo korrigjimi i teritorit të sajë qe i kanosej nga Presidenti i Kosovës.Coptimi dhe korrigjimi i kufinjeve nuk është çështje vetem e LVV por e te gjitha partive tjera te cilat duheshin te protestoni ate ditë për këtë çshtje kaq te madhe qe po i kanoset vendit ne lojrat me Serbinë,dhe së në kete rast aspak nuk ështe e rëndesishme se nga cili subjekt politik thirret protesta.Apo ndoshta LDK është rreshtu në anën e atyre partive qe po e përkrahin coptimin dhe korrigjimin e kufinjeve,siç janë partit ne pushte dhe i thanë jo protestave.Por një gjë duhet dijtë se kur janë në pyetje çështjet e mëdha te atedheut siç janë loja me kufijt e vendit,nuk vlenë asnjë parim i stilit komunist se:”kështu apo ashtu ka thanë Partia”,por duhet çdo qytetar,çdo atedhëtar ti del zot atedheut jo vetem me protesta por edhe më mjete tjera.

Pra,ti kritikosh,ti linçosh haput deputetet Vjosa Osmanin dhe Haxhi Avdylin në stilin se:”nuk kanë vepru siç ka thanë partia”është një anakronizëm i kohës së tejkaluar,i kohës se diktaturave nga më te tmershmet,dhe ne kët kontekst duken aq qesharake dhe te pakripta.

Apo ndoshta kjo tregon së ne LDK ka filluar loja me brryla në prag te zgjedhjeve,çoftë ne LDK apo ato Parlamentare.Këto lojra LDK i ka ne qejfë dhe është e njohur për eleminimin tinzak te kuadrove te sajë me te mira qe i kishte,apo edhe qe janë largu vete nga LDK e pa reformuar por shume e kapun nga nje kaste e korruptuar e cila përmes biseneseve te tyre janë lidhur edhe me djallin dhe t’bijtë e tyre dhe si e tillë eshte nguju në vehtëvehet.Kështu patë vepreu ne te kaluarn me shumë kuadr te njohuar ,kështu pate vepru edhe me te bijën e Heroit te kombit Jusuf Gervalla me Donika Gërvallën e cila ishte nismetare e shumë proceseve dhe te afirmimit të LDK ne diaspor,te ciles iu mshel dera dhe su la te hy mbrenda kur po mbahej Kuvendi i kësajë Partiej e  cila e zhhenjyer edhe e lëshoi LDK,keshtu vepruan edhe më Shpetim Bulliqin,vetem pse u tregoi vijen e drejte te demarkacionit me Malin e Zi i cilin e larguan edhe nga lista e deputetit,anipse ky me siguri ia kishte sjellë LDK mbi 40 mijë vota.Keshtu vepruan edhe me Vjosa Osmanin të cilën e dinigruan deri ne pakufi vetem e vetem se nuk donte ta vononte Hashim Thaçin për president,i cili tani po luan k…me LDK-në.Se sa i padrejte ishte linçimi i Vjosa Osmanit e cila here futej e here hiqej nga lista për deputete ,sa qe si duket vetem një zot e shpetoi dhe ajo u gjend ne listen e deputeteve sa për sy e vaqe te cilën edhe e vendosen diku ne fund te listes,duke menduar së ndoshta votuesit nuk e gjejnë.Por atë dite ne votime te gjithë votuesit i kishin marrë me vehte llupat për ta gjetë Vjosa Osmanin ne liste dhe e votuan.Ajo mori mbi 60 mijë Vota,kjo e tmerroi LDK,sepse kësaj Partije u deshte vetem populli të tregoi së kush është Vjosa Osmani.

Prandaj edhe sot si duket ka nisë loja me brryla për dhe rreth Vjosa Osmanit sepse po afrohen zgjedhjet ne Parti dhe Parlament,duke ia përmendë edhe përjashtimin e sajë nga Partria vetem pse mori pjesë ne protestë dinjitoze masovike te mrkullueshme për mbrojtjen e kufinjeve,e jo për ti dalë ne krah Albin Kurtit.Vjosa Osmani kur është në pyetje mbrojtja e kufinjeve te atedheut,do te merrete pjese ne protesta edhe nese ajo organizohet edhe nga ndonje parti e djallit.

Porosia ime si publicist,si opinionist dhe si profesor shumëvjeçar i Universitetit është larg duart ju të LDK nga Vjosa Osmani,sepse Vjosa Osmani është vete LDK-ja,është bukuria dhe madhështia e LDK-së,kurse ju këshilloj juve te Kryesisë së LDK qe madheshtin e juaj mund ta gjeni vetem diku tjeter si ne PDK me te ciln ju lidhin shumë pshjtellime dhe veprime së bashku me te.

SHKELJET E LIRISË SË SHTYPIT, OKB-ja DHE NISMA “ANTISHPIFJE” E KRYEMINISTRIT EDI RAMA – Nga Frank Shkreli

 

Siç dihet, Asamblea e Përgjithëshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, (OKB-së) para disa ditësh ka përfunduar punimet e sesjonit të 73-të të saj në Nju Jork. Ky takim vjetor konsiderohet si mbledhja më e rëndësishme botërore, ku marrin pjesë udhëheqsit më të lartë të shteteve anëtare të OKB-ës.  Çdo vit, Asamblea e Përgjithshme përcakton, paraprakisht, temat me të cilat do të merret OKB-ja për vitin që pason dhe njëkohësisht përcakton edhe rendin e çështjeve prioritare të cilat shqetësojnë OKB-ën dhe vendet anëtare të saj.

 

Përveç përfaqusesve të lartë të shteteve anëtare të organizatës botërore në Nju Jork, në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-ës marrin pjesë edhe individë dhe organizata të ndryshme jo-qeveritare nga mbarë bota, të cilat e përdorin këtë rast për të tërhequr vëmendjen e botës ndaj shqetësimeve të tyre — mbi çështjet me të cilat ata merren, si individë dhe si profesionistë — para OKB-ës si organizatë dhe udhëheqsve më të lartë të botës dhe përfaqsuesve të tyre.

 

Një ndër këto organizata jo-qeveritare e cila mori pjesë në një grup diskutimi,  – në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-ës – ishte edhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.  (Instituti Mbretëror i Londrës për Punët Ndërkombëtare sa po ka njoftuar se fituesi i çmimit prestigjoz “Catham House” për vitin 2018 është pikërisht, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.  Ky çmim u jepet çdo vit, një personi, personave ose organizatave që sipas antarëve të Catham House kanë dhënë kontributin më të madh drejt përmirësimit të marrëdhënieve ndërkombëtare gjatë vitit të kaluar. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve sipas një njoftimi për shtypin, e fitoi këtë çmim prestigjoz për përpjekjet e tij në mbrojtje të drejtës së gazetarëve për të raportuar lajmet pa frikë nga ndëshkimet, në një kohë jur liria e shtypit është nën trysni në shumë pjesë të botës.  Duke reaguar ndaj këtij njoftimi, Drejtori Ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Z. Joel Simon u shpreh se, “Ky nderim është një afirmim i rolit të gazetarëve – sidomos i atyre vendas – për të informuar botën. E vërteta nuk është një koncept që vendoset nga udhëheqsit politikë, por është një koncept që formohet nga kuptimi dhe nga vrojtimi i ngjarjeve që vetëm mund t’i japë gazetaria”, tha Z. Simon duke komentua dhënjen e çmimit prestigjoz, Catham House” organizatës që ai kryeson.)

 

Komiteti për Mbrojtjen e gazetarëve është një organizatë ndërkombëtare me prestigj me qendër në Nju Jork, i cili promovon lirinë e shtypit anë e mbanë botës dhe mbron të drejtën e gazetarëve që të shkruajnë dhe të raportojnë lajmet lirisht dhe pa frikë se do të ndëshkohen nga autoritetet qeveritare, në cilindo vend të botës qoftë.  Drejtori Ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Gazetarëve, Joel Simon mbajti një fjalim në Nju Jork, para një grupi ndërkombëtar të interesuar për gjëndjen e lirisë së shtypit në botë  dhe mbrojtësish të gazetarëve.  Kjo mbledhje kishte për qëllim që, në kuadër të sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara, të viheshin në dukje shkeljet flagrante të lirisë së shtypit në botë, si dhe për të të tërhequr vëmendjen e të fuqishëmve ndaj praktikave të papranueshme të disa qeverive, që burgosin gazetarët anë e mbanë botës, vetëm e vetëm sepse bëjnë punën e tyre.  “Për vite me radhë”, tha Z. Simon, “Kemi diskutuar me OKB-ën si dhe me institucionet dhe me entet e saja përkatëse, për çështje që kanë të bëjnë me lirinë e shtypit dhe me të drejtat e gazetarëve…Ne kemi shprehur shqetësimet tona për vrasjet e gazetarëve anë e mbanë botës, dhe për  çështjen e mosndëshkimit të atyre në autoritet që abuzojnë me lirinë dhe me të drejtën e gazetarëve.  Kemi biseduar gjithashtu edhe mbi mbrojtjen e gazetarëve të cilët punojnë në zona konflikti” ka thënë ai. Ai është shprehur se kemi venë re një gatishmëri në rritje nga ana e disa zyrtarëve të OKB-ës për të biseduar për këto çështje, por shtoi Drejtori i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve se, njëkohsisht, “Ne jemi të detyruar të pranojmë se kushtet e këqia në punën e përditshme nuk kanë ndryshuar pothuaj aspak për gazetarët, anë e mbanë botës.”

Drejtori Ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Z. Joel Simon duke folur në Nju Jork më 28 Shtator. (CPJ/Gulnoza Said)

 

  1. Simon theksoi vështirsitë me të cilat ndesh organizata e tij për mbrojtjen e gazetarve dhe të lirisë së fjalës, sidomos kur është fjala për   burgosjen e pa drejtë të gazetarëve, anë e mbanë botës. Kjo situatë, nënvijoi ai, ekziston sepse për këto abuzime të rënda — siç është burgosja e pa drejtë e gazetarëve — janë përgjegjëse, drejtë për drejtë, qeveritë e ndryshme dhe se Organizata e Kombeve të Bashkuara mishëron një kulturë, në bazë të cilës rradhë ndodhë që ajo të kritikojë vendet anëtare për abuzime të tilla, ka theksuar Drejtori i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve në mbledhjen mbi lirinë e shtypit dhe mbi të drejtat e gazetarëve, që u mbajtë në fillim të punimeve të sesionit të 73-të Asamblesë së OKB-ës, muajin që kaloi në Nju Jork.  Z. Joel Simon u tha të pranishëmve se numri i gazetarëve të burgosur në botë ka arritur nivele të një ngjarjeje të pa precedent. “Në mbarim të vitit që kaloi, anë e mbanë botës ishin të arrestuar 262 gazetarë, numri më i madh që është shënuar ndonjë herë nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve” informoi ai të pranishmit. “Burgosja e gazetarëve është një formë brutale e cenzurës dhe po afekton shumë negativisht në përhapjen e lirë të informacionit në mbarë botën. Ka ardhur koha që (Organizata e Kombeve të Bashkuara) të ngrejmë zërin për këtë brutalitet dhe t’i thërrasim me emër abuzuesit, cilët do qofshin ata”, ka përfunduar fjalën e tij Z. Joel Simon, Drejtori Ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve dhe të lirisë së fjalës.  Ai tha se Turqia është në vend të parë për burgosjen e gazetarëve, e cila, sipas tij, në fund të vitit të kaloi kishte 73 gazetarë të burgosur.

 

  1. Simon u kujtoi të pranishëmve, Nenin 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut – që është dokumenti themelor i Organnizatës së Kombeve të Bashkuara – në bazë të cilit tha ai, “Secili prej nesh ka të drejtë të kërkojë dhe të marrë informacion nepërmjet cilido burim ose medium qoftë dhe përtej kufijve ndërkombëtarë. Por, si mund të ushtrojmë këtë të drejtë kur gazetarët të cilët na informojnë nga dita në ditë, futen në burg për përpjekjet e tyre për të na informuar”?, ka pyetur ai.

 

Ndërkohë që ka bërë thirrje që kjo çështje të diskutohej urgjentisht nga udhëheqësit botërorë në Asamblenë e Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara.  “Është kjo një çështje shumë me rëndësi e cila nuk mund të injorohet më gjatë, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara”, ka theksuar ai.

 

Ndërkohë që në kuadër të sesjonit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara po diskutohej, si më lartë, për lirinë e fjalës dhe për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve kudo në botë, Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama njoftoi në Tiranë paketën ligjore të quajtur “Antishpifje”, me qëllim të kufizimit të fjalës së lirë.  Nuk e di nëse Z. Rama e ka menduar seriozisht këtë paketë ligjore, pasi mund të bie ndesh me ligjet kombëtare, evropiane dhe ndërkombëtare të drejtave të njeriut dhe të lirisë së të shprehurit, siç është, ndër të tjera, edhe Neni 19 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, që citoi Z. Simon. A po është kjo nismë një përpjekje solo e Kryeministrit shqiptar që me këtë paketë ligjore —  pa u konsultuar me askënd – ka vendosur të kufizojë kritikat ndaj qeverisë dhe punës së enteve shtetërore.  Ashtu siç ka thekësuar edhe Drejtori Ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtje të Gazetarëve, në diskutimin për lirinë e shtypit në botë (në kuadër të punimeve të OKB-ës në Nju Jork), është detyrë e qeverive që këto të drejta, përfshirë lirinë e shtypit, të fjalës së lirë dhe shpërndarjes së lirë të informacionit – të drejta këto të sanksionuara edhe në Kushtetutën e Shqipërisë dhe nga dokumente të shumta kombëtare, evropiane dhe ndërkombëtare – të mos kufizohen me paketa ligjesh, por të mbrohen dhe të kultivohen.  Pa marrë parasysh se cili mund të jetë qëllimi përfundimtar i Z. Rama me një propozim të tillë, fatkeqësisht, janë nisma si ajo e Kryeministrit të Shqipërisë për një projekt-ligj, siç e ka quajtur ai, “Antishpifje” — dhe deklarata të udhëheqsve të tjerë si ai anë e mbanë botës, për të vendosur me ligj kufij ndaj shprehjes së lirë  — që e bëjnë punën e gazetarëve gjithnjë e më të vështirë dhe më të rrezikshme, kudo në botë, pa përjashtuar edhe Shqipërinë.  Thonë se liria e shtypit është e para që e pëson në radhën e humbjes së lirive të tjera.  “Liria jonë varet nga liria e shtypit dhe ajo nuk mund të kufizohet, pa e humbur fare”.  (Thomas Xheferson, autori kryesor i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara dhe Presidenti i tretë i këtij vendi, mbrojtës i flakët i demokracisë dhe i të drejtave të individit).

SHKELEN TЁ DREJTAT E NJERIUT, POR NE HESHTIM – Nga Pierluigi Battista, “Corriere della Sera” – E pёrktheu Eugjen Merlika

            Do tё duhej tё protestonim pёr dёnimin me burgim tё pёrjetshёm tё gjashtё shkrimtarёve dhe gazetarёve, nё pёrfundim tё njё proçesi-farsё nё Turqi. Por nuk e bёjmё, nuk na leverdis, nuk ka aq rёndёsi pёr ne.  Ndjeshmёria jonё kundrejt mbrojtjes sё tё drejtave njerёzore ёshtё mekur deri nё zhdukje, e gёlltitur nga rregullat,  hipokrizitё dhe cinizmi i realizmit politik.

Qeveritё evropiane duhet t’a mbajnё mirё me Erdoganin, i paguar pa asnjё kursim pёr tё mbajtur tё mёrguarit nga Siria e, sigurisht, nuk mund tё tronditen nga padia dramatike e njё tё pёrndjekuri tё regjimit turk, Ahmet Altan, tё shprehur nё librin “Nuk do tё shoh mё botёn”, tё botuar nё Itali nga Solferino. Dhjetra mijra nёpunёs shtetёrorё janё hequr nga puna me pretekstin e njё pjesёmarrjeje tё hamendёsuar nё grushtin e shtetit tё dёshtuar tё viti 2016. Por tё gjithё ne bёjmё sikur nuk ka ndodhur asgjё, institucionet evropiane, tё munguara e tё mbyllura nё njё plogёshti qё do tё duhej tё bёnte tё turpёrohej njё Evropё, qё vetёquhet e çimentuar nё mbrojtjen e vlerave tё padiskutueshme, dhe njё opinion publik, tashmё i narkotizuar mbi dhunimet e lirisё politike mё fillestare nё Vendet shumё pranё nesh. Madje pothuajse lёshojmё njё psherёtimё lehtёsimi kur gjykatat egjyptiane, qole tё diktaturёs “laike”, shpёrndajnё dёnime kapitale si shi pёrfaqёsuesve tё Vёllezёrve myslimanё. Jemi edhe tё gatshёm tё mёnjanojmё çёshtjen Regeni pёr tё mbajtur marrёdhёnie tё mira me Kairon: a nuk ёshtё Egjypti njё ledh nё luftёn kundёr fanatizmit tё errёt islamik? Po masakruesi i popullit sirian, Asadi, i pёrkrahur nga Putini, a nuk ёshtё “e keqja mё e vogёl” pёr t’a lёnё tё qetё nё luftёn kundёr Isis? A duhet tё prekemi pёr fatin tragjik tё popullit kurd, tё treguar nё kёto faqe nga Lorenzo Cremonesi, i cili pikёrisht nё luftёn kundёr Shtetit islamik ishte nё rradhёn e parё? Nё logjikёn e hekurt tё realizmit politik a mos duhet vallё tё kundrojmё nderimin e njё ndjenje tё vjetёruar siç ёshtё mirёnjohja?

Jemi pёrkeqёsuar. Tё gjithё: tё djathtё e tё majtё, sovranistё e demokratё, klasё drejtuese e popull, pa dallim. Tё gjithё tё bashkuar nё parimin e vetёm tё cilin e respektojmё me tё vёrtetё: qetёsinё tonё. Kasaphana siriane, pasojat e sё cilёs na lёpinё deri sa na bёnё tё humbasim gjumin dhe kontrollin, na ka kthyer nё tё pandjeshёm ndaj masakrёs sё tё drejtave njerёzore, tё ecjes sё pakundёrshtuar tё diktaturave tё egra, me tё cilat duam tё ruajmё marrёdhёnie tё qёndrueshme e “tё qeta” mos ndёrhyrjeje tё ndёrsjelltё. Kohёt e “ndёrhyrjes njerёzore”? Janё arkivuar. Insitucionet ndёrkombёtare vidhosen nё pafuqinё e tyre mё prekёse. Kombet e Bashkuara, robe tё satrapёve e tiranёve, caktojnё nё komisionet e tyre pёr tё drejtat njerёzore pёrfaqёsues regjimesh qё, me tё drejtat njerёzore, kryejnё njё masakёr sistematike. Na bёjnё pёrshtypje pamjet e torturave qё kryhen nё qendrat libike tё grumbullimit tё mёrgimtarёve, por OKB nuk bёn asgjё qё ato fёlligёshtira tё mos ndodhin mё. Evropa as qё flet: tё vetmet fjalё tё thёna nga komisaria evropiane pёr çёshtjet e jashtёme, Federica Mogherini, janё tё frymёzuara nga ideja e saj e ngulur kundёr-izraeliane dhe nga mbrojtja e teokracisё iraniane, ku gratё, njёlloj siç ndodh nё Arabinё Saudite, janё tё pёrndjekura e tё dёnuara nё njё gjendje tё detyrueshme nёnёshtrimi dhe shtypjeje. Mёsojmё tani, se n’Irakun e çliruar nga vrasёsit e Isis-it, gratё qё guxojnё tё pёrcjellin foto tё tyre tё lira nё Instagram kёrcёnohen dhe vriten, por ne nuk jemi nё gjendje as tё na bёjnё pёrshtypje mё lajme tё tilla.

Tё drejtat e njeriut tё shkelura nuk njohin gjeografinё. Pёrsёriten tё njёjta edhe nё kontekste tё tjera, siç mbetet e njёjtё edhe mospёrfillja e jonё. Mbas padisё bujare tё Papёs Françesku kemi harruar fatin e Rohingjave, popullsia myslimane e masakruar nga ushtria e Aung San Suu Kyi, nё mёnyrё tё pabesueshme e dekoruar me mё tё pamerituarin Nobel pёr paqen. Ende sot mbetet i veçuar guximi i Angela Merkel qё sfidoi zёmёrimin e Pekinit, duke i shtrёnguar dorёn Dalai Lamёs, pёrfaqёsues i njё populli, atij tibetan, ende i shtypur nё heshtjen e botёs. Vlera universale e tё drejtave njerёzore, gjithёnjё nё qendёr tё fjalimeve zyrtare, ёshtё nxjerrё jashtё nga rendi i ditёs i qeverive dhe nga zemra e opinioneve publike. Edhe njёherё pёrndjekjet e Erdoganit do tё mbeten tё pandёshkuara, e vetmja siguri, tepёr e trishtueshme.

 

“Corriere della Sera”, 4 tetor 2018     E pёrktheu Eugjen Merlika

Fitoret e mëdha kurrë nuk janë fituar në betejën e parë – Nga Aurel Dasareti*

 

 

Politika shqiptare është shumë e komplikuar dhe serioze për t’ua lënë politikanëve. Prandaj ne ua kemi lënë: analfabetëve, klounëve,  pederastëve, pedofilëve dhe skizofrenëve. Pushteti nuk korrupton, por cubat kokëkrisur në pozita pushteti e korruptojnë pushtetin, në Shqipëri dhe në Kosovë. Dhe, ata janë të denjë për urrejtje.

***

Skizofrenia: Çrregullim i rëndë mendor, shkaktohet nga pengesat e zhvillimit normal të trurit; një sëmundje primare biologjike ku simptomat janë kryesisht të një natyre mendore dhe të sjelljes. Trashëgimia familjare luan një rol të pamohueshëm në zhvillimin e sëmundjes.

Skizofrenia karakterizuar nga psikoza: (Iluzionet, idetë/mendimet e shtrembëruara; Halucinacionet, përfytyrim i rremë që shfaqet kur njeriu është jonormal; Çrregullime mendore, individualisht ose në kombinim).

Një psikopat gënjen absolutisht për gjithçka. Si mos më besoni, pyesni skizofren Edvin Kristaq Ramën dhe skizofren Hashim Thaçin.

Dhe, sidomos Hashimi ka prirje të krijojë shumë probleme të reja dhe më serioze për cilindo problem që rastësisht e zgjidhën. Përderisa të menduarit e tij ka pak ose aspak kontakt me realitetin, arsyetimi i tij ka prirjen të bëhet më i stërholluar dhe më joreal sa më thellë që futet në terrin e mendimeve dhe pisllëqet e veprimeve.

 

Të presësh nga një tradhtar i shitur dhe analfabet me çrregullime mendore, që të veprojë sipas një sistemi të caktuar vlerash kombëtare, është kontradiktore dhe jokombëtare. Vlerat kombëtare janë çështje përzgjedhjeje. Ndërkohë, përzgjedhja mund të jetë e vetëdijshme dhe rezultat i një lufte shpirtërore të gjatë, me shumë gjasa e mbështetur në ndikimin e traditës familjare, këshillave apo ndikimeve tjera të jashtme antishqiptare.

 

***

Jo çdo gjë e vlefshme i nënshtrohet procesit të shitjes dhe blerjes, sepse ka disa vlera tërësisht vetjake prandaj nuk mund të këmbehen (p.sh. dashuria e prindërve); ka të tjera që gjatë shkëmbimit e humbasin vlerën (p.sh. fama); si dhe vlera tjera (në shtetet e mirëfillta) që janë fizikisht të pamundshme ose të paligjshme për t`u tregtuar (p.sh. territori i vendit apo postet politike).

 

Megjithatë, pasi Shqipëria dhe Kosova janë shtete cubash, të kapura nga mafia politike në bashkëpunim me pseudo-intelektualët, pseudo-gazetarët dhe oligarkët kriminel, tregtohet me gjithçka:

1). Me familjen (përfshirë prindërit e “dashur”);

2). Me famën (e prejardhjes tonë pellazge/ilire/shqiptare, si dhe figurat më të ndritura të kombit dhe vendit prej antikës e deri sot, duke e shtrembëruar historinë tonë në favor të armiqve);

3). Me territorin e Vendit dhe postet politike (por edhe me diplomat, lëndët narkotike, naftën, gazin, drunjtë, gurët, fushat, malet, pyjet, kodrinat, luginat, lumenjtë, ujdhesat, liqenet, xeheroret, deti, ajri, dielli, toka, qielli).  

 

Është më mirë të diskutohet pa gjetur një zgjidhje politike, sesa të detyrosh dikë ta pranoje pa diskutuar.

 

Thaçi Hashim, ik o burrec! Rama Kristaq Edvin, ik o burrec! Unë nuk i njoh personalisht. Por këta dy, “president” i Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë janë antikombëtarë skandaloz, të emëruar në poste nga klanet e tyre mafioze, i kanë falsifikuar dhe vjedhë votat si dhe kanë paguar njerëz të pandërgjegjshëm që t`i votojnë. Veprojnë për interesat e vendeve armike.

Ju e trajtoni “president” Hasha Nasha-n e pa-mandat në një mënyrë që e ka kthyer atë në një zot që gjithkush i përkulet, frikohet, i lutet dhe i bindet. Pse i mbani kudo fotografitë e atij burreci?! Pse akoma nuk e keni nxjerrë nga lokalet qeveritare pa vullnetin e tij?! A mendoni se do të turpërohet dhe tërhiqet vullnetarisht?! Çfarë është turpi për rezilin? Dhe, Hasha është përfaqësues perfekt për atë grup të një Kuvendi jofunksional.

 

Për mua, qëllimi është çrrënjosja e këtij “Modeli i të menduarit” të konsumuar, i cili për motive leverdie duke harruar pasojat shkatërrimtare, përdoret nga politik-bërësit mafioz, pseudo-intelektualët dhe pseudo-gazetarët, për të justifikuar padrejtësitë dhe kriminalitetin, tradhtinë e regjimit. Unë them që t’i respektoni ata që eventualisht meritojnë respektin tënd, por ai që nuk e respekton popullin e tij nuk e meriton respektin e popullit. Prandaj unë, të tillët nuk i quaj “zotërinj” por bërllok, kodosh…

Modelet e mendimit dhe ndjenjat: të tilla si depresioni, ankthi, psikoza ose çrregullimet e personalitetit. Detyra parësore e psikologjisë jonormale është që të sigurojë përkufizime të vlefshme dhe gjithëpërfshirëse të anomalive psikologjike, të kërkojnë dhe gjejnë shkaqet e këtyre dhe të zhvillojnë metoda psikologjike të trajtimit që mund të ndryshojnë atë sjellje, modelet e mendjes.

Kur unë punoj me ndërmjetësim, e di se mund të harroj të negocioj me dikë që ka karakteristika psikopatike. Ose ajo bëhet në ato mënyra që ata duan, ose është e pamundur.

***

Krimi në trojet shqiptare ka marrë një pushtet të paimagjinueshëm. Nëse dëshironi të keni një botëkuptim të qartë për secilin politik-bërës, interesohuni se çfarë lidhjesh ka ai me krimin dhe prejardhja e pasurisë së tij, si e bëni, nga ka dal kjo pasuri.

Sikur t`i marrim vetëm 2% të vërteta ato që shikojmë, lexojmë dhe dëgjojmë për qeveritë e dy shteteve tona, atëherë 99% prej tyre e meritojnë burgimin e përjetshëm. Minimum.

Pushteti që nuk bazohet në atdhedashuri, ligj, drejtësi, njohuri dhe një furnizim të vazhdueshëm informacioni, do të jetë në fund të fundit e pamundur për t’u mbrojtur.

***

Sot arsyeja politike nuk është më pronë private e pushtetit politik. Sidomos jo nëse ai pushtet është si në trojet tona, me të gjitha të këqijat vdekjeprurëse për vendin dhe kombin. Në mënyrë që katastrofat të parandalohen, duhet të shpërthej një valë inteligjence dhe intuite nga qarqet jozyrtare, të vendit dhe diasporës. Duhet larguar të gjithë mafiozët dhe të dështuarit, dhe shembur sistemin që e kanë ndërtuar në baza kriminale.

Unë jam një luftëtar që lufton me veten, i shqyer midis ndjenjës dhe arsyes. Unë mendoj se shumica e miqve dhe kolegëve të mi e bënë këtë betejë çdo ditë. Pyes veten nëse fitojmë ndonjëherë.

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Rudina Xhunga si trushplarëse e politikës! Nga Elida Buçpapaj

Kemi mbi dy dekada që e shohim Rudina Xhungën në rolin e trushplarëses. Vetëm kështu i ka siguruar vetes vendin e punës, lluksin duke shijuar qejfin, jetēn, familjen dhe bukuritë e vendit të shqipeve.

Rudina Xhungës nuk i ka shkuar kurrë mendja që ta braktisë Atdheun! Rudina Xhunga është patriote! Lum partia dhe populli që e ka dhe e mba!

Në mbi çerek shekulli karierë, dy herë është ndjerë e kërcēnuar. Sikur tregon me gojën e saj, kur intervistoi Fatos Klosin dhe u ngrys në spital nga frika dhe kur e kërcënoi një sipërmarrës dy-tri javë më parë. Gjithë mediat e mbështetën kur u ndje e kërcënuar nga biznesmeni kriminel, përfshi edhe portali ku autorja e ketyre rradhëve është bashkëeditore.

Pjesën tjetër të karierës Rudina e ka kaluar mbështetur mbi shpatullat e ngrohta. Të nënës politikë!

Vetëm kësisoj mundi të bënte karierën dominuar nga roli si trushplarëse dhe konformiste me pushtetin politik.

Dikund thotë e shkruan ndonë fjalë a kolumnë me vend, ndërsa kusuret i mbështjell me varakun e manipulimit! E ka nga halli që të mos i cënohet lluksi i jetës që e ka fituar si trushplarëse. Ose ngaqë nuk do të mbetet pa vend pune apo të braktisë Atdheun. 20% nga kariera e Rudina Xhungës është dinjitoze 80 % manipulative.

Po të kalojë në Veting, si gazetare Rudina Xhunga do të duhej të ndryshojë profesion. Gazetaria e përjashton manipulimin dhe mospavarësinë politike!

Si trushplarëse, mbi çerek shekulli Rudina Xhunga është vlerësuar nga politika, duke startuar si kryeredaktore e Zërit të Popullit dhe pastaj mbi 20 vjet me një emision të personalizuar. Tani posa e kanë dekoruar me drejtimin e një emisioni të ri dhe Rudina Xhungës i duhet të elaborojē metoda të reja trushplarje.

Trushplarësit meritojnë të refuzohen nga opinioni publik. Jo të mbeten si peshku pa ujë, se trushplarësit nuk janë peshq, janë monstra që e kthejnë opinionin në lejfen duke ua imponuar të gëlltisin, sikur pensionistët ilaçet e skaduar, idiotësitë më idiote të alibive që nuk i besojnë as fëmijët në kopësht.

Trushplarësit thonë: gomari fluturon, Edi Rama është hallvë, shteti i tij është kadaif, ndërsa kriminelët janë ufo që zbresin nga kozmosi dhe rrënojnë shtetin social, Policinë e Shtetit, Teatrin Kombëtar!

Në rastin më të fundit, Rudina Xhunga në unison perfekt me Edi Rama anatemon oficerin Emiljano Nuhu, që sipas saj braktisi vendin e punës. Sipas Edi Ramës dhe Rudina Xhungës mafia, krimi, krimineli, krimi i organizuar, dhunuesit e Xhiseilës janë Dritan Zagani dhe Emiljano Nuhu!

Nuk do të merresha me Rudina Xhungën, sikur kjo të  mos i përkushtohet me mish e me shpirt manipulimit të krimit shtetëror kundër Xhisiela Malokut! Rudina Xhunga trushplan në mënyrë të përbindëshme kur thotë se “rasti i Xhisielës nuk është politik”, por social!

Rudina Xhunga i tjetërson dhe manipulon shkaktarët e katastrofës kombëtare. Ajo do të tërheqë opinionin publik me alibinë e saj diabolike, se sipas saj fajtor i poshtrimit të një jetimeje të shkretë nuk është Edi Rama, as Sajmir Tahiri, as Fatmir Xhafaj, as Taulant Balla, as kryepbashkiaku i Kavajës, as kryebashkiaku i Krujës, as deputeti i Krujës dhe klani i tij që kërcënuan me pistoletë oficerin e policisë të shtetit, por shoqëria që i prodhon apo që nuk i lufton kriminelët. Rudina Xhunga i thotë të zezës të bardhë kur opinioni e di shumë mirë se krimi ka lidhje me politikën dhe se është politika ajo që nuk lejon ndëshkimin e krimit sepse është unisuar me krimin!

Po ndalem tek Xhisiela Maloku, për të demonstruar inkriminimin e shtetit në apoteozë.

Vajza u përdhunua dhe u dhunua nga djali i deputetit të PS; deputeti i PS me klanin e tij në praninë e kryetarit të grupit parlamentar të PS, kryetarit të bashkisë të Krujës kërcënojnë me pistoletë në kokë oficerin Nuhu, i cili, kur sheh se shtetin e ka kundër, largohet nga vendi dhe, kur oficeri e denoncon krimin nga ku është, kundër Emiljano Nuhut përfshihet direkt kryeministri që i betohet dhe e kërcënon se do ta ndjekin si horr këmba këmbës, ndërkohë që Xhisielën e shëtisin në mënyrën më poshtruese nga televizioni në televizion që ajo të përsërisë se nuk është dhunuar kurrë nga djali i deputetit dhe se e ka krijuar gjithçka vetë, e ka shpifur vetë, duke rrezikuar burgosjen për dëshmi të rremë, ndërsa ti Rudina Xhunga edhe pas kësaj maskarade kriminale insiston se Emiljano Nuhu ka braktisur vendin e punës për të fituar azil, ndërsa krimi ndaj Xhiseildës nuk ka të bëjë as me politikën dhe as me shtetin!

Kësisoj nuk bën gjë tjetër, veç i bën autoportretin vetes, si trushplarëse, natyrisht si trushplarëse e politikës!

 

——

PS Më poshtë po sjellim opinionin e Rudina Xhungës ku fokusohet tek oficeri Emiljano Nuhu që sipas saj braktisi vendin e punës  dhe se sipas saj rasti Xhiseila nuk është çështje politike

Lufta ka nisur. Ti me kë je? –

Nga Rudina Xhunga

Dje isha e ftuar në një emision televiziv të ‘News 24’, drejtuar nga Ylli Rakipi dhe u ndjeva si peshku pa ujë.

Drejtuesi më sqaroi disa herë se bëhej fjalë për një çështje politike dhe si e tillë duhej trajtuar.
Unë refuzoj ta shoh si çështje politike rastin “Xhisiela”.
Po ta trajtosh si të tillë, i bie të thirren në zgjidhje vetëm Rama-Basha, ta diskutojnë analistët në studio dhe ta arkivojmë sapo nis çështja “Vrasja te Blloku”. Këto nuk janë çështje politike. Janë çështje kombëtare.
Çështjen ‘Xhisiela’ nuk e zgjidh dot vetëm dëshmia e Nuhut, se ai e braktisi punën dhe vendin.
Këtë nuk mund ta zgjidhin, as vetëm gazetarët e kronikës, as analistët, as moderatorët, as portalet, as gjykatat, aq më pak publiku që bombardohet me informacion që e mpin dhe demotivon. Mbrëmë mendova pikërisht për publikun, gjatë emisionit. Unë isha e ftuar dhe u ndjeva e përjashtuar nga fraza: kjo është politikë. Po publiku si ndihet, po t’i thuash këtë?
Sigurisht i mënjanuar, i paftuar në zgjidhje, se po është politike, e dinë “ata”.
Por jo, nuk është politike, është kombëtare.
Përplasja me krimin, pushtetin e më të fortit, që po iu tek, të përdhunon, të vret dhe ia hedh, është çështje kombëtare. Kjo nuk është më, as vetëm çështje e policisë dhe prokurorisë. Polici e prokurori është njeri si unë e ti. Ka frikë se është i dobët në një shtet, ku ligjin e bën i forti. I forti paguan politikën, grupet e armatosura dhe medien.
Dhe forcohet gjithmonë e më shumë. I dobëti, më e pakta ul kokën, të mbushë lotarinë amerikane.
Dhe kështu po zbrazemi.
Ndaj çështjet e të fortëve e qyteteve, lagjeve e shtëpive tona, nuk janë me çështje politike, janë çështje kombëtare. Është e kotë të fshihemi pas gishtit, në debate që orientojnë politikisht dhe politikanë me alibira tabulatesh. Është më shumë se kaq, është më thjesht se kaq. Është vetëm një pyetje, që duhet t’i bëjmë vetes: Do të lejojmë të na përzënë nga ky vend?
Nëse jo, nëse nuk kemi atdhe tjetër, e kemi detyrim të mos lejojmë të na thonë, kjo është politikë.
Joooo, krimi është çështje kombëtare.
E ushqen nënshtrimi ynë, ndaj atyre që bëjnë drogë, prostitucion, krim dhe korrupsion.
Na duken të zotë, ulim kokën dhe bëjmë sikur nuk e kanë me ne.
Po nëse Nikla është larg, dje erdhi në Bllok, nesër të vjen në shtëpi. Është çasti që nuk ka kthim pas.

Tani nuk ka qytetar, biznesmen, punonjës administrate, gazetar, prind që mund t’i lejojë vetes luksin të mos bëhet palë.
Përballë janë dy mentalitete, dy mënyra jetese, dy lloj njerëzish. Ata nuk janë pushtet e opozitë, por të punës dhe të punëve të pista.
Dhe pyetja që duhet t’i bëjmë Ramës dhe Bashës, tani është: Ju me kë jeni? Ne nuk e kemi shansin të mos bëjmë pyetje, se palët tani janë përballë. Nuk është Rama dhe përballë Basha, Xhafaj dhe përballë Noka.
Janë ata, që punojnë dhe ata që prostituojnë, janë ata që presin rrogën dhe ata që s’u duhet rroga, janë ata që heshtin dhe ata që vrasin, janë ata që zhvillojnë biznese dhe ata që u vënë gjoba bizneseve, janë ata që besojnë në ndershmëri dhe ndjeshmëri,  dhe ata që tallen me këto e të këpusin kokën, po u preve rrugën, sikur edhe rastësisht.
Gjithmonë ata që bëhen me të keqen, bërtasin më shumë, ndaj duken pak ata që rreshtohen me të moralshmen.
Tani është momenti të numërohemi.
Ndaj ngrije dorën! Ti me kë je? Sepse lufta ka nisur. Dhe nuk është lufta PS-PD. Është lufta e krimit me shoqërinë./ dritare.net

NE JEMI NATO! – Nga Frank Shkreli

 

Si rradhë herë, java e parë e Tetorit ishte një javë e ngjeshur me aktivitete të Aleancës së Atlantikut Verior, NATO, si në kryeqëndrën e saj ashtu edhe në rajon.  Në Bruksel, zhvilluan këtë javë bisedime dy-ditëshe, ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës Perëndimore, duke u fokusuar – sipas një njoftimi të NATO-s për medien — në adaptimin dhe fuqizimin e mëtejshëm të masave ndaj veprimeve provokuese, në rritje e sipër, nga ana e Rusisë, si dhe ndaj gjëndjes jo-stabile në krahun jugor të Aleancës.  Ndërkaq, gjatë këtyre aktiviteteve të NATO-s, duhet venë në dukje edhe vizita, këtë javë, në Moskë e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe takimi i tij me Presidentin rus, Vladimir Putin, ku përveç Kosovës, u bisedua edhe për zgjërimin e NATO-s në rajonin e Ballkanit. Presidenti i Serbisë, citohet nga Zëri i Amerikës t’i ketë premtuar Putinit se, “Serbia, si shtet i pavarur dhe i lirë do të ruajë neutralitetin ushtarak dhe mendoj se sot Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që i përmbahet kësaj politike”, i ka thënë ai presidentit rus, i cili dihet se nuk i sheh me sy të mirë proceset integruese të vendeve të Ballkanit, posaçërisht zgjërimin e NATO-s, ndërhyrja e së cilës në vitin 1999, u dha fund mizorive të forcave serbe në Kosovë.

 

Megjithë deklaratën e Presidentit serb në Moskë, NATO ka njoftuar se, këtë fund jave, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Perëndimore, Jens Stoltenberg do të bëjë një vizitë treditore në Beograd ku do të takohet me udhëheqsit më të lartë të Serbisë dhe njëkohsisht do të marrë pjesë në një ceremoni të përbashkët, të organizuar nga NATO dhe Ministria serbe e mbrojtjes.

 

Ndërkaq, t’i kethehemi mbledhjes ministeriale në Bruksel, ku njoftohet se kontributi i dy përqindshit për buxhetin e NATO-s nga vendet anëtare, ishte gjithashtu një ndër pikat që u diskutua në mbledhjen ministeriale të kësaj jave. Ndërkohë që citohet Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg të ketë thënë se Aleanca po, “Shënon përparim” në këtë fushë, duke shtuar se,”ky është viti i katërt me radhë që është shënuar një rritje të shpenzimeve ushtarake” në radhët e vendvee anëtare të Aleancës.

 

Në bisedimet e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel — theksohet në njoftimin për media — shefat e mbrojtjes të vendeve aleate, nënvijuan shqetësimet e tyre mbi sjelljet e Rusisë në rajonin euaroaziatik si dhe mbi sistemin e ri të raketave të Rusisë, e të cilin Sekretari Stoltenberg e cilësoi si një masë “destabilizuese” dhe si e tillë ka thenë ai, paraqet një “rrezik serioz ndaj sigurisë tonë.”  Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s, në takimin e tyre në Bruksel, mësuan gjithashtu edhe për sulmin kibernetik – që u parandalua nga Holanda me ndihmën e Britanisë së Madhe — të shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse kundër Organizatës së NATO-s për Ndalimin e Armëve Kimike në Hagë të Holandës.  Sekretari Stoltenberg ka thënë se NATO, në përgjigje të këtyre sulmeve ruse, do të ndërmarrë masat e nevojshme për të përforcuar mbrojtjen kundër sulmeve të tilla kibernetike, ashtu që sipas tij, organizata që ai drejton, “të jetë aq e fuqishme edhe në hapësirën kibernetike, ashtu siç është edhe në tokë, det e ajër.”

 

Në një deklaratë të Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, thuhet se Aleatët në NATO mbështesin vendimin e qeverive holandeze dhe britanike për të venë në dukje përpjekjet e pa diskutueshme të Rusisë për të minuar ligjet dhe institucionet ndërkombëtare.  “Rusia,” ka thënë ai, “duhet tu jap fund këtyre sjelljeve të papërgjegjëshme dhe të rrezikshme, përfshirë përdorimin e forcës kundër fqinjve të saj, përpjekjet e saja për të ndërhyrë në proceset zgjedhore të vendeve të ndryshme, si dhe fushatat e gjithanshme për të përhapur dezinfomacion”, është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.   Ndërkaq, në një takim të Ministrave të Mbrojtjes me Komisionin e përbashkët NATO-Gjorgjia, ministrat shprehën shqetësimin e tyre rreth rritjes së pranisë ushtarake të Rusisë në rajonin e Detit të Zi dhe ranë dakort që të bashkpunojnë në prëballimin e sfidave të sigurisë rajonale, thuhet në një njoftim të NATO-s.

 

Ndërkaq, në mbledhjen e Ministerialit të Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut në Bruksel, mori pjesë natyrisht edhe Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka.  Në portalin e Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë thuhet se shefja e këtij dikaestri — në mbyllje të Ministerialit të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, ka propozuar që një prej Ministerialeve të NATO-s për vitin e ardhshëm të mbahet në Tiranë: “Do kisha kënaqësinë që Ministeriali i NATO-s në 10 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancë të zhvillohet në Tiranë.”, është shprehur Xhaçka.  Thuhet se ky propozim ministrja Xhaçka e ka bërë gjatë darkës zyrtare në prani të Sekretarit amerikan Mattis, Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg dhe ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.  Siç dihet, Ministerialet e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s mbahen 3 herë në vit.

 

Ndërsa në një aktivitet tjetër, këtë javë, të Aleancës së NATO-s në rajonin e Ballkanit Perëndimor, kishte të bënte me një marrëveshje rajonale për krijimin e një Programi të Veçantë Shumëkombësh të Aviacionit, (për Forcat e Operacioneve Speciale të NATO-s) në Zarë, të Kroacisë.  Marrëveshja, sipas NATO-s, u nënshkrua të ënjten nga Ministrat e Mbrojtjes të Bullgarisë, Kroacisë, Hungarisë dhe të Sllovenisë.  Qëndra e re e Aviacionit të NATO-s në Zarë, pritet të hap dyertë në fund të vitit që vjen.

 

 

Dhe më në fund, këtë javë, Aleanca e Atlantikut Verior NATO dhe Këshilli i Evropës, nepërmjet shefave të këtyre dy organizatave perëndimore — Zotërinjve Jens Stoltenberg dhe Donald Tusk — komentuan referendumin e mbajtur në fillim të javës në Maqedoni duke u shprehur se marrveshja mbi emrin, midis Athinës dhe Shkupit, ka krijuar një rast historik që të dy vendet të bëhen pjesë e komunitetit evropian dhe transatlantik, si anëtare të barabarta.  Kjo do të ndryshonte — për më mirë — jetën e popullit të këtij vendi dhe të fëmijve të tij.  “Një shumicë dërmuese e atyre që morën pjesë në referendum mbështetën këtë rrugë.  Kjo është tani në dorë të politikanëve të Shkupit për të vendosur se si shkohet përpara. Vendimet që ata marrin në ditët dhe javët e ardhëshme do të përcaktojnë fatin e vendit dhe të popullit të vet, për shumë breza të ardhëshëm.  Ne u bëjmë thirrje (politikanëve të Shkupit) që të përfitojnë nga ky rast historik”, janë shprehur në një deklaratë të përbashskët, shefi i NATO-s, Zotërinjtë Jens Stoltenberg dhe Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk.

 

Të gjitha këto aktivitete këtë javë nga ana e Aleancës së Atlantikut Verior, NATO-s, lënë të kuptohet se Aleanca perëndimore – duke pasur parasyshë misionin e saj për  mbrojtjen e sigurisë së përbashkët — është e aktivizuar dhe po punon me të gjitha mjetet e saja për t’u përballur me rreziqet dhe me provokimet e Rusisë putiniste, në rajonin euro-aziatik, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor.

 

Elena Gjika – Shqiptarja më e shquar në Europë në shek.XIX “ – Nga Jahja LLUKA

 Të mos ketë më gegë as toskë, as lebër as çam, por vetëm Shqiptar bij të devotshëm që të marshojnë si një trup i vetëm, nën flamurin e Aleksandrit të Madh,të Pirros,dhe të Skenderbeut” Elena Gjika Një personalitet i shquar, një grua e rrallë me tipare të veçanta pushtoi botën në shek.XIX.

Ajo quhej Elena Gjika, një shqiptare fisnike e cila zgjodhi rrugën e Dijes, për të mos u harruar kurrë. Filozofe dhe artiste Elena Gjika u paraqit para kulturës europiane me pseudonimin “Dora d’Istria”, sharmi, mençuria dhe natyraliteti ishin gërshetuar në figurën e Elenës, e që në kohën sa jetoi ishte e respektuar dhe e admiruar nga shoqëria aristokrate dhe njerëzit e thjeshtë. Vepra e saj u bë e përjetshme duke na bërë krenar para botës, që nga gjaku ynë kishim një femër të tillë, e cila më vonë do bëhej pasqyrim për femrën shqiptare duke nxitur breza frymëzimi pas vetes.

Dija thonë është pushtet, që Elena e përdori për ta pushtuar kohën në të cilën jetoi. Andaj saherë, lexojmë apo shkruajmë diçka për personalitetin e saj ne çdoherë do gjejmë diçka të re që na mbush me frymëzim. Elena Gjika mbeti e përjetshme me mençurinë e saj, duke mos harruar asnjëherë origjinen prej nga vinte, figura e saj unike do jetojë sa të jetë njerëzimi. Me 22 janar 1828 në Bukuresht të Rumanisë, lindi Elena Gjika.Babai i saj ishte princ Gjika me origjinë shqiptare. Gjika përveç që ishte guvernator i principatës së Vllahisë, ai ishte dhe arkeolog. Muzeu i parë kombëtar në Rumani u themelua pikërisht nga babai i Elenës, Mihal Gjika,ndërsa nëna e saj ishte Katinka Faka, njihet si shkrimtare dhe poashtu përkthyese e veprave të huaja, e cila dha kontribut në zhvillimin e shoqërisë së asaj kohe, duke përkthyer në rumanisht veprat më të arrira nga letërsia e begatë franceze.

Nga dera e familjes Gjika dolën dhjetë princër të cilët sunduan Vllahinë dhe Moldavinë dhe poashtu dy kryeministra të Rumanisë. Elena pati një vëlla, Gjergjin dhe një motër, Gjeorgjetën, e cila u martua me princin Stefan Lupasco në vitin 1929. Elena kishte fatin që të rritej me një kulturë aristokrate, e që kjo frymë e përcolli gjatë gjithë jetës, duke qenë një ndër personalitetet e rralla të asaj kohe në Evropë. Mësuesi i saj, të cilit iu besua edukimi i Elenës, ishte nga Selaniku dhe quhej Gregor Gjergj Papadopulos. Qysh herët tek Elena u shfaqën cilësi të veçanta, të cilat e dërguan më pas në rrugën e gjatë të Njohjes. Për këtë në mesin e aristokratëve Elenes i’u jep epiteti “Mrekullia e Vogël”, fliste nëntë gjuhë të huaja, qysh në moshën katërmbëdhjetëvjeçare. Ishte e martuar me princin rus Aleksandër Koltov Massalskij, por jeta e saj bashkëshortore nuk i solli aspak lumturi.

Kështu, ajo largohet për në Zvicër dhe udhëtimet e saj zgjasin deri në Amerikën e largët. Shpirti i saj i trazuar dhe i etur për dije nuk mundi të qëndroj vetëm në një vend, ajo ëndërronte që ta shihte botën dhe të njihej me kultura e popuj të ndryshëm.Por asnjëherë nuk e harroi origjinën e saj, në udhëtimet e shpeshta që bënte u takua me elitën politike dhe intelektuale të kohës, duke ua bërë të njohur çështjen shqiptare. Për kontributin e saj në skenën e kulturës europiane, mori titullin Qytetare Nderi e Athinës në vitin 1862. Elena me sharmin dhe mençurinë e saj nxiti poetin amerikan Longfellou që të shkruante një poemë për Skënderbeun. Ishin miq të afërt me poetin e madh arbëresh Jeronim de Rada, poashtu njohu rilindasit shqiptar Zef Jubani dhe arbërshin Leonardo de Martino.

Të tre këta e vlerësuan lartë kontributin e Elenës për ngritjen e çështjes shqiptare në nivelin botëror të asaj kohe. “Ajo zgjodhi si pseudonim artistik emrin “Dora d’Istria”, sepse përmblidhte gjithçka që përbën themelin e punës së saj: lidhjen e fortë me vendin, rrënjët e saj dhe në të njëjtën kohë një konceptim kozmopolit dhe tolerant, të hapur ndaj botës dhe kulturës.” Elena Gjika vdiq në Florence në vitin 1888 duke lënë pas vetes një krijimtari të gjërë në fusha të ndryshme.Veprat e saj njihen në të gjithë Europën, ajo shkroi “Les Femmes en Orient” (Femrat në Lindje) në vitin 1860 dhe “Des femmes par une femme” (Femrat për një femër) e vitit 1865, “Les Femmes fortes” (Femrat e forta) të 1871-shit, “Lettre à la presidente de l’Association des dames grecques pour l’istruction des femmes” (Letër drejtuar kryetarit të Shoqatës së zonjave greke për arsimimin e femrave) 1872, ”The ëoman question in Austria e The ëoman question Germany” (Çështja e gruas në Austri dhe çështja e gruas në Gjermani në 1873-shin), e të tjera.

Ajo shkroi edhe një numër të madh shkrimesh për çështje të historisë së letërsisë, poezisë, politikës, religjionit, problemeve sociale, historisë, artit, e tjerë në disa organe të njohura shtypi si në Revue des Deux Mondes të Francës; Libre Recherche të Belgjikës; Diritto, Antologia Nuova, Rivista Europea të Italisë, si dhe në revista rumune, greke dhe amerikane. Dora D’Istria merrej edhe me pikturë.