VOAL

VOAL

Quni: Thaçi kërkoi votën time në këmbim të përfshirjes së FARK-ut në ligj

April 14, 2016

Komentet

UGSHPD: PRESIDENTIT BEGAJ: SHKËLQESI, ËSHTË KOHA QË SHQIPËRIA TË SHËROHET

 

Shkëlqesisë së Tij Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj,

Me nderimin “Shkëlqesi” ju janë drejtuar shumë krerë shtetesh për t’ju uruar dhe dhënë juve besimin se çfarë roli vendimtar juve keni në unitetin e popullsisë dhe mbarëvajtjen e çështjeve të shqiptarëve që në ditën e parë të betimit tuaj si President më 24 Korrik, 2022. Një nderim të tillë do të mund ta bënte  për juve edhe UGSHPD (Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës), në rast së institucioni juaj nuk nëpërkëmbet nga interesat e mbrapshta të qeverisë shqiptare e cila ka hyrë seriozisht në rrugën e kontrollit të gjithë jetës së vendit me një arrogancë ku juve vetë ndjeheni të anashkaluar, nën hije dhe nën presion të vazhdueshëm. Është koha që presidenca të mbrojë Shqipërinë duke forcuar shtyllën kurrizore dhe të mbaj qëndrim për zhvillimin e vendit. Ju kujtojmë një pjesë nga fjala juaj gjatë betimit se: “Shqipëria ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme europiane. Shqipëria europiane, sot premtim dhe nesër realitet është kurora e ëndrrës më të bukur të popullit shqiptar” dhe  se “e njeh, mbështet dhe respekton punën e qeverisë dhe se dëshiron nga opozita ‘të mos shihet konflikti’ para bashkëpunimit”

Kjo është aq e vërtetë dhe therëse sot pasi në Shqipëri gati një vit përpara zgjedhjeve po shkatërrohet pluralizmi. Opozitës nuk i jepet hapësira dhe veç kësaj pamje politike gjeografikisht Shqipëria po parcelizohet përmes interesave të klientelës “investime strategjike” apo marrëveshje ku sovraniteti i territorit mbulohet me hapësira ligjore të cilat ritmikisht po kalohen në parlament me vlerën e kartonit 74 vota. Pas katër raundesh 78 vota ju deshën juve të siguronit presidencën dhe ca më keq sot kuvendi po kalon ligje të tjera pa pjesëmarrjen e opozitës dhe fuqia e kërkuar e kartonave prej 84 votash do të jetë precedenti i shitblerjes së interesave për çdo ligj që qeveria do të bëjë deri sa vendi do t’i drejtohet ditës së zgjedhjeve ( të planifikuara apo të parakohëshme qofshin ato).

Pra janë më pak se dy vite kohë që juve drejtoni shtetin dhe firma juaj përmes dekretimit të ligjeve do t’ju sjellë në histori si një nga figurat shtetërore që përmes Institucionit të Presidencës u lëshuat përballë presionit të kapjes plotësisht të shtetit nga një qeverisje e zhytur në korrupsion. Zhvillimet e muajve të fundit shprehin pakënaqësinë mbarë popullore për fatet e Shqipërisë ku juve keni një pjesë të rëndësishme të përgjegjësive. Do të përmendnim vetëm pak fakte nga kohët e fundit ku juve po ju kërkohet në mënyrë të përsëritur nga qytetarët dhe opozita që të mos i dekretoni ndryshimet ligjore që lidhen me “Zonat e Mbrojtura”. Para syve tuaj, ndodhet harta natyrore e zonave si pasuri vendore dhe ndërkombëtare dhe ku rreshtohen  Butrinti, Karavastaja, Mali i Dajtit, Liqeni i Ohrit, në të cilat do të vazhdohet me intensitet ngritja e shesheve të ndërtimeve dhe betonizimi, pa harruar shembullin e asfaltit dhe betonit që sot ka pushtuar  Lagunën e Nartës, Portin e Durrësit dhe Skavica në pritje si një pellg ujor përmbytës pranë rrethit të Dibrës. Këta tre të fundit njihen si njëri për fluturime, tjetri për lundrime jahtesh, dhe i treti për energji hidrike.

Ky copëtim që po i ndodh Shqipërisë duhet të na shqetësojë të gjithëve dhe mendojmë se mund t’ju ndihmojmë për t’ju sensibilizuar së pari për përgjegjësitë tuaja si kreu i shtetit, si një figurë përfaqësuese e të gjithë shqiptarëve, por edhe si kreu i forcave të armatosura në mënyrë që ta përfaqësoni me dinjitet Shqipërinë.

Përse ju Zoti President Bajram Begaj nuk duhet të nderoheni me pjesëmarrje fizike në takimet ndërkombëtare që mbahen shpesh në kryeqytetin e vendit tuaj?

Në rastin më të fundit edhe pse vetëm disa dhjetra metra përballë institucionit tuaj të presidencës nuk mundët të përfaqësonit si i ftuar shtetin me nderimin e simboleve përkatëse. Por më 28 dhe 29 Shkurt, shqiptarët dhe mbarë bota panë se asnjë flamur dhe simbol kombëtar nuk u shqua në Samitin Ukrainë-Europa Juglindore. As i Shqipërisë, as i Kosovës, as i BE-së dhe as i vendeve pjesëmarrëse dhe ku hapësira juaj ishte vetëm një mesazh telegrafik në platformat “X” dhe “Facebook”. Kjo hapësirë e juaja nuk shihet më as në ATSH (median e propagandës qeveritare), që prej muajit Tetor 2023 si një nga figurat qendrore të Republikës. Kjo është lënia në hije dhe mos respektimi që ka projektuar për ju forca politike e Rilindjes Socialiste e cila ju zgjodhi dhe po ndërhyn me “bypass-in” institucional të kapjes së pushteteve, një prej të cilëve është dhe institucioni i juaj i presidencës.

I nderuar Presidenti i Republikës Shkëlqesia Juaj Bajram Bega, është e qartë se qeverisja e sotme shqiptare e elitës së Rilindjes Socialiste nuk mund të mposhtë zemërimin popullor, anija e tyre e çpuar dhe e biruar nga korrupsioni synon firmat e institucionit tuaj për të mbuluar keq qeverisjen. Është dita që Ju të mbani qendrim dhe të prapësoni me dekretet tuaja parcelizimin dhe mbrojtjen e territoreve dhe burimeve natyrore duke personifikuar verdiktin e popullit shqiptar. Është vendi dhe koha që të mbrohet demokracia, populli të ketë besimin në shtetin e së drejtës  që vepron dhe është plotësisht koha e mjaftueshme që institucioni i presidencës të mbetet i pavarur. Vetëm këto qendrime ju bëjnë juve që si presidentit i vendit të meritoni respektin edhe përpara miqve të dukshëm dhe përpara atyre “miqve të padukshëm” të kryeministrit Rama me përfaqësuesit të “Shoqërisë së Hapur” si Aleksandër Sorros, ku në çdo rast duket i materializuar më së miri interesi pas një autokrati dhe po gjen zbatim shprehja se: “kur një kontinent përfshihet nga kaosi, hapen oportunitetet për të përfituar”.

 

29 Shkurt, 2024

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Kurti: Nuk mund të isha në konferencën “Plani i Rritjes dhe Konvergjenca”, por mora pjesë me një videomesazh

VOAL- Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, në faqen e tij në facebook, sqaron pse nuk mundi të ishte i pranishëm fizikisht në Tiranë, në konferencën “Plani i Rritjes dhe Konvergjenca”, në të cilën ai mori pjesë me një videomesazh:
Përgatitjet dhe dakordimi për vizitën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë ishin bërë në vitin e kaluar dhe për këtë arsye e kisha të pamundur të merrja pjesë në takimin e radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor Gjashtë (BP6), në Tiranë.
Megjithëkëtë, në konferencën e sotme në Tiranë me titull “Plani i Rritjes dhe Konvergjenca”, isha pjesëmarrës virtualisht përmes një videomesazhi ku theksova mbështetjen dhe solidaritetin e Republikës së Kosovës me Ukrainën dhe popullin e saj; bashkëpunimin dhe integrimin Rajonal përmes Procesit të Berlinit bazuar në rregullat dhe vlerat e BE-së; përkrahjen dhe përkushtimin për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian që mundëson lidhjen graduale me Tregun Unik të BE-së; përkushtimin në reforma dhe pritjet për samitin e radhës të Procesit të Berlinit dhe Planin e Ri të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (TPR).

Pentagoni: “Nëse Kievi bie, NATO do të hyjë në luftë”

Kështu deklaroi Lloyd Austin në një fjalim në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, ku u diskutua për ndarjen e fondeve për Ukrainën.

VOAL- Shpërndarja e fondeve për Ukrainën është thelbësore, tha shefi i Pentagonit Lloyd Austin, duke theksuar se nëse Ukraina humbet luftën, vendet e NATO-s do të duhet të luftojnë kundër Rusisë.

“Ne e dimë se – tha Austin, në një fjalim në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së të cituar nga mediat ukrainase – nëse Putini është i suksesshëm, ai nuk do të ndalet. Ai do të vazhdojë të jetë më agresiv në rajon.” Liderë të tjerë në mbarë botën, autokratë të tjerë, vazhdoi ai, “do ta shikojnë këtë. Dhe ata do të inkurajohen nga fakti që kjo ndodhi pa qenë në gjendje të mbajmë një shtet demokratik”.

“Nëse jeni një vend baltik, jeni shumë i shqetësuar se mund të jeni i radhës: ata e njohin Putinin, ata e dinë se çfarë është i aftë. Dhe sinqerisht, nëse Ukraina bie, unë vërtet besoj se NATO do të hyjë në luftë me Rusinë”, shtoi shefi i Pentagonit.rsi-eb

Lutjet e së shoqes Presidentit dhe Kryeministrit shkuan kot: Ish ylli dhe Kampioni i atletikës shqiptar Klement Lutfija u nda nga jeta

Sapo është ndarë nga jeta një kampion dhe yll i atletikës shqiptare Klement Lutfija, i nderuar me tituj dhe medalje të arta për rekordet e tij në emër të Shqipërisë.

Ka tre muaj që e shoqja Linda Kalemi u kërkon ndihmë autoriteteve shqiptare dhe komunitetit për të mbështetur ish Kampionin e Shqipërisë, sportistin e dalluar Klement Lutfija pas aksidentit që ai pësoi në mes të Stambollit, kur u godit nga një makinë ndërsa ishte me biçikletë.

Linda Kalemi, balerinë e mirënjohur e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve nuk është lodhur prej tri muajsh duke treguar situatën e vështirë që po kalonte bashkëshorti i saj, i dekoruar edhe nga Presidenti i Republikës si Mjeshtër i madh, por gjithçka ka rënë në vesh të shurdhër.

Gjithë bota i ka dëgjuar lutjet e Linfa Kalemit, veç autoriteteve shqiptare jo!

Klement Lutfija sot u nda nga jeta, duke lënë pas trashëgiminë e tij të shkëqyer si sportist shqiptar, por duke mos marrë kujdesin që i takonte në një moment shumë dramatik të jetës së tij.

Voal.ch ngushellon zonjën Linda Kalemi, dy djemtë e tyre, që të jenë krenar për babain, i cili po ashtu ishte edhe një krenari kombëtare, por mjerisht i mbetur jetim nga ky shtet atëhere kur pati nevojë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sapo ishte në Turqi dhe do të ishte në nderin e tij ta vizitonte dhe të tregonte përgjegjshmëri përpara një qytetari të nderuar që luftonte me jetën e vdekjen.

Voal.ch po sjell apelin e zonjës Linda Kalemi bërë dje tek TV Klan i Maqedonisë, i ndërprerë shpesh herë nga ngashërimet, që shkoi kot sikur apelet dhe lutjet që ajo ka bërë gjatë këtyre muajve kalvari për yllin e atletikës shqiptare Klement Lutfinë familjen e saj .

 

 

“S’ka mjedis për zgjedhje më të lira”, Freedom House: Mungesa e transparencës dhe qeverisja jofunksionale, shqetësim në Shqipëri

VOA

 

Organizata “Freedom House” me seli në Uashington ka publikuar raportin vjetor ku vlerëson se Kosova dhe Shqipëria mbesin vende “pjesërisht të lira” pavarësisht përparimit në disa fusha për avancimin e të drejtave të njeriut dhe lirive të qytetarëve. Në raportin mbi “Lirinë në Botë”, Kosova këtë vit vlerësohet me 60 pikë nga 100 pikë maksimale, pa ndryshime nga viti i kaluar. Në të kaluarën, organizata “Freedom House” e ka cilësuar Kosovën si vend në tranzicion me një sistem hibrid qeverisjeje.

Ndërkaq, në indeksin e Lirisë Globale Shqipëria vlerësohet me 68 pikë, duke shënuar përparim me një pikë në raport me vlerësimin e vitit të kaluar. Shqipëria po ashtu konsiderohet si vend në tranzicion me sistem hibrid të qeverisjes.

Ekspertja e organizatës “Freedom House” për Ballkanin, Alexandra Karppi, thotë për Zërin e Amerikës se situata në Kosovë nuk mund të shkëputet nga dinamika e zhvillimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Vitet e fundit Kosova ka shënuar përparim, çka pasqyrohet tek rezultatet, sa i përket mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive qytetare, proceseve më të dobishme politike, që u kanë mundësuar qytetarëve pjesëmarrje më të lirë, dhe shoqërisë civile veprimtari më aktive. Këto gjëra gjithsesi kanë shënuar përparim vitet e fundit”, deklaroi zonja Karppi. Viti 2023, sipas saj, ishte i vështirë për Kosovën.

“Kemi parë rritje të dhunës në komunat veriore, çka mund të vërë në mëdyshje shumë procese, dhe mund shkaktojë trysni ndaj qeverisë që të sigurohet se po ofron mbrojtje për të gjithë qytetarët e Kosovës”, theksoi zonja Karppi. “Këto janë procese afatgjata. Kjo është një situatë e stërzgjatur sigurie.”

Sipas saj, “megjithëse ekzistojnë shqetësimeve për lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve, janë bërë përparime të mëdha në respektimin e të drejtave të minoriteteve dhe të drejtave fetare.”

“Kosova mbetet një nga vendet udhëheqëse në Ballkanin Perëndimor në disa nga shtyllat e rëndësishme dhe thelbësore të demokracisë.”. Lidhur me Shqipërinë, zonja Karppi theksoi si përmirësim procesin e vetingut, i cili, sipas saj, “ka filluar të shënojë përparim duke e detyruar Shqipërinë që ta mënjanojë korrupsionin në fushën e drejtësisë”.

Sipas zonjës Karppi, kjo do të thotë se në Shqipëri gjykatat tani janë në pozitë më të mirë që t’u shërbejnë qytetarëve dhe janë më efikase. “Kjo do të thotë se në Shqipëri po përmirësohet dukshëm qasja e qytetarëve tek sistemi i drejtësisë dhe ky përparim duhet të vlerësohet”, shtoi ajo. Ekspertja Karppi thotë se mungesa e transparencës dhe qeverisja jofunksionale vazhdojnë të përbëjnë shqetësim në Shqipëri. Ajo përmendi mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, gjatë të cilave, sipas saj, “nuk është krijuar një mjedis për zgjedhje më të lira dhe më të drejta.”. “Përgjithësisht Shqipëria ka përparuar këtë vit duke u dhënë mundësi qytetarëve që serish të marrin pjesë në proceset demokratike duke iu përmbajtur angazhimeve për reforma të marra para Bashkimit Evropian”.

Raporti që vlerëson përparimin e 195 shteteve dhe 15 territoreve gjatë vitit 2023, bazuar tek vlerësimet në fushën e të drejtave politike dhe lirive qytetare, e cilësoi gjendjen e përgjithshme globale të të drejtave politike dhe lirive të njeriut si, “një situatë të përshkallëzuar gjerësisht”. Sipas organizatës “Freedom House”, të drejtat politike kanë shënuar rënie për të 18 vite me radhë. Rënie është shënuar në 52 shtete, ndërkohë që vetëm 21 vende kanë shënuar përmirësim gjatë vitit 2023. Aktualisht nga 195 vendet dhe territoret e vlerësuara, sipas raportit, shumica e popullsisë së botës, rreth 80 për qind, jeton në vende që klasifikohen si pjesërisht të lira apo jo të lira.

Në veçanti, organizata nënvizoi se zgjedhjet e manipuluara, si ato në Ekuador, Kamboxhia Poloni, Turqi dhe vende të tjera, dhe konfliktet e armatosura, disa të nxitura nga regjimet autoritare, si në rastin e Azerbajxhanit ndaj Nagorno-Karabakut dhe Rusisë ndaj Ukrainës, apo lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, që ka shkaktuar viktima të shumta civile, kanë kontribuar tek regresi i përgjithshëm gjatë vitit 2023. Organizata “Freedom House” thekson se Serbia ka shënuar rënien më të madhe në Evropë. Ajo është vlerësuar me 57 pikë, duke rënë tre pikë në kategorinë e të drejtave politike dhe lirive qytetare nga viti i kaluar. Serbia është po ashtu në listën e shteteve që, sipas organizatës, shënuan rënien më të madhe të lirisë në dekadën e fundit, me 21 pikë.

Sipas ekspertes Karppi, zgjedhjet e mbajtura në Serbi në fund të vitit 2023, të sfiduara nga partitë opozitare “ishin vetëm një nga arsyet e rënies.” Disa faktorë të tjerë, sipas zonjës Karppi, përfshijnë edhe mungesën e transparencës rreth prokurimit, projekteve në infrastrukturë dhe politikave të zhvillimit ekonomik, por edhe fushatat denigruese ndaj udhëheqësve opozitarë dhe kritikëve të regjimit të Beogradit. “Aktualisht ekziston frika e ndonjë lloj hakmarrjeje nëse kritikoni ashpër këtë qeveri. Pra, përgjithësisht, një pamje e përkeqësuar”, shtoi ajo. “Po shohim një hapësirë që sa vjen e ngushtohet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe po ashtu një zbehje të funksionimit të institucioneve demokratike”. Këtë vit, sipas raportit, rënien më të madhe e shënoi enklava e Nagorno-Karabaku-t, ku 120,000 banorë armenë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre nën trysninë ushtarake të Azerbajxhanit.

“Shtrirja dhe shkalla e përshkallëzimit është e gjerë dhe prek një të pestën e popullsisë së botës”, thuhet në raportin e organizatës. “Pothuajse kudo, zbehja e të drejtave është shkaktuar nga sulmet ndaj pluralizmit, bashkëjetesës paqësore të individëve me ide të ndryshme politike, fetare apo identitete etnike”. Në krye të listës së organizatës “Freedom House” renditet Finlanda me 100 pikë, pasuar nga Zelanda e Re dhe Suedia me 99 pikë.

Hyrja e Suedisë në NATO e kompleton aleancën ushtarake

Rikard Jozwiak

Derisa NATO-ja ka pritur me durim për gati 18 muaj që Turqia dhe Hungaria ta japim përfundimisht dritën jeshile për anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake, ngazëllimi në Bruksel për ta mirëpritur këtë vend si anëtaren e 32-të nuk është zbehur. Një diplomat i NATO-s e ka përshkruar anëtarësimin e Suedisë si “hapi i fundit” për kompletimin e arkitekturës së sigurisë së NATO-s në rajonet nordik, arktik dhe baltik.

Për ta kuptuar rëndësisë, mjafton ta shikosh hartën. Suedia është vendi i pestë më i madh në Evropë; ajo është më e madhe se Gjermania, shtrihet 1.600 kilometra në drejtimin veri-jug dhe ka një vijë bregdetare dyfish më të gjatë.

Është e qartë nga bisedat me zyrtarë të ndryshëm të NATO-s se roli i Suedisë në NATO ka të bëjë me dy gjëra:

E para, ajo do të jetë qendër për aktivitete në pjesën veriore të Evropës, ku mund të dërgohen shumë armë dhe trupa dhe anasjellja, duke e bashkuar Suedinë me vendet nordike, Danimarkën, Finlandën, Islandën dhe Norvegjinë, në të njëjtën organizatë ushtarake për herë të parë në historinë moderne. Më 2009, kjo pesëshe ishte pajtuar për Bashkëpunimin Nordik në Mbrojtje (Nordefco). Megjithëse nuk është pakt i mbrojtjes së përbashkët de facto, ai ka disa tipare, për shembull, armë të caktuar të përbashkëta, pra ato ia lejojnë njëra-tjetrës përdorimin e infrastrukturës ushtarake dhe hapësirën ajrore. Tani që Suedia po i bashkohet NATO-s, do të jetë një grup i anëtarëve të aleancës që ka një integrim shumë të zhvilluar rajonal.

E dyta, Suedia shihet si garantuese e qëndrueshme e sigurisë – posaçërisht kur vjen puna për tri vendet baltike, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, të cilat tani do të jenë të lidhura me pjesën tjetër të rajonit nordik. Suedia do të kontribuojë me 800 oficerë në brigadën e NATO-s në Letoni qysh nga viti i ardhshëm. Ajo do të jetë vendimtare edhe në mbrojtjen e çdo cepi të tokës së shteteve baltike menjëherë, sepse është në gjendje të japë mbështetje të shpejtë detare dhe ajrore.

Përparësia mbase më e qartë e anëtarësimit të Suedisë në NATO është se Deti Baltik do të bëhet njëfarë “liqeni i NATO-s”, sepse aleanca ushtarake në thelb e rrethon enklavën ruse, Kaliningard, dhe i kontrollon të dyja anët e Gjirit të Finlandës i cili të çon drejt qytetit të dytë më të madh të Rusisë, Shën Petersburg.

Gotland, ishulli ma i madh në Detin e Baltik, do të jetë papritmas shumë i rëndësishëm. Ai i takon Suedisë dhe ndodhet vetëm 300 kilometra larg Kaliningardit, ndërsa tani do ta ketë një ngritje të madhe, pasi porti i tij do të zgjerohet dhe regjimenti që ishte larguar nga aty vite më parë, është rivendosur. Në radhë është përforcimi i linjave hekurudhore në veçanti, në mënyrë që të mundësohet transportimi i më shumë mallrave ushtarake.

Por, edhe qytetit të dytë më të madh dhe portit më të madh të Suedisë, Gotenburg, i cili ndodhet në bregdetin perëndimor të vendit, do t’i rriten kapacitetet gjithashtu, si një pikë e madhe hyrëse për pajisjet ushtarake dhe trupat e NATO-s. Suedia i ka shpenzuar tashmë 2 për qind të bruto prodhimit të brendshme (GDP) për mbrojtjen, duke e arritur cakun e NATO-s nga viti 2014 që shumë anëtarë të aleancës nuk e kanë arritur ende.

Suedia e ka arritur gjithashtu një Marrëveshje për Bashkëpunim në Mbrojtje me Shtetet e Bashkuara, për dërgimin e ndihmës ushtarake amerikane në tokën suedeze. Por, njëlloj si me vendet e tjera nordike të NATO-s, as në Suedi nuk do të vendosen armë bërthamore e as baza të përhershme të NATO-së.

Ia vlen të theksohet se vendi skandinav ka qenë pjesë Partneritetit për Paqe të NATO-s prej vitit 1994 dhe u bë i ashtuquajtur Partner i Mundësive të Zgjeruara për aleancën ushtarake 20 vjet më vonë. Të dyja këto struktura kanë bërë që bashkëpunimi të jetë më i thellë, të ketë stërvitje të përbashkëta rregullisht dhe që Suedia të jetë nën komandën e NATO-s në vende si, Afganistani dhe Bosnja e Hercegovina.

Një aspekt tjetër të cilin po e theksojnë shumë zyrtarë të NATO-s si vlerë shtesë janë armët të cilat Suedia do t’i sjellë në aleancë. Konsiderohet se ky vend i ka dy burime të klasit botëror: së pari, nëndetëset të cilat mund t’i kontrollojnë pjesë të mëdha të Detit Baltik, duke barazuar çdo lëvizje të Rusisë. Dhe pastaj avionët luftarakë të prodhuar nga vetë Suedia, SAAB JAS Gripen.

E tërë flota nordike e avionëve luftarakë do t’i ketë mbi 250 sosh dhe Stokholmi po e shqyrton dërgimin e disa prej tyre në Ukrainë. Suedia besohet se do të jetë edhe një pjesëmarrëse aktive në patrullimet policore ajrore të NATO-s dhe jo vetëm mbi Detin Baltik.

Pastaj e kemi industrinë e mbrojtjes të Suedisë. Ky vend është njëri prej eksportuesve më të mëdhenj të armëve në botë, kryesisht në Shtetet e Bashkuara. Përveç avionëve luftarakë, baza industriale e armëve e saj është e fuqishme edhe në fusha të tjera si, sensorët, armët, armët antitanke të këmbësorisë dhe automjetet e blinduara.

Por, ajo ka edhe disa dobësi të mëdha. Ushtria suedeze me 38.000 trupa cilësohet relativisht e vogël dhe mund t’i duhet ta rrisë shumë numrin, megjithëse kjo do t’i kushtonte. Ky vend ka edhe mungesë të madhe të aseteve detare, siç janë luftanijet. Deri tani, ajo është mbështetur më shumë në luftanije më të vogla të cilat nuk i zotërojnë armët më të mira për mbrojtje ajrore.

Dhe, mbase mund të ketë një çështje burokratike të NATO-s. Duket se rajoni nordik/baltik do të ndahet në dy Komanda të ndryshme të Forcave të Përbashkëta. Danimarka, Finlanda dhe Suedia, plus treshja baltike do të jenë nën komandën e NATO-s me seli në Brunsum, në Holandë, ndërsa Norvegjia nën komandën Norfolk në Virxhinia, e cila merret kryesisht me çështjet dhe sfidat e sigurisë së Atlantikut.

Kjo nuk duhet të përbëjë telashe, sepse komanda të ndryshme të forcës janë në kontakt të vazhdueshëm me njëra-tjetrën, prandaj nuk parashikohet ndonjë telash burokratik. Burimet thonë se ka qenë e rëndësishme, simbolikisht, për organizatën ushtarake të mos e “ndaj” në dysh Detin Baltik, duke i lënë Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë në njërën anë dhe Suedinë në anën tjetër.

Së paku tani për tani. Megjithatë, mund të ndodhë që Suedia dhe Finlanda të përfundojnë nën komandën e Norfolkut, por vetëm pasi të jetë bërë një komandë e përbashkët në gjendje të kryejë operacione të shkallës së gjerë.

Përgatiti: Ekrem Idrizi

Zelensky: Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar Ballkanin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Tiranë, 28 shkurt 2024.

Doruntina Baftiu, Mimoza Sadiku

Vazhdimi i ndihmës ushtarake dhe financiare për Ukrainën dhe paralajmërime për rrezik në Ballkanin Perëndimor nga Rusia, ishin mesazhet kyçe që u përcollën pas Samitit “Ukrainë – Evropa Juglindore”, që u mbajt më 28 shkurt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Në samit, që u mbajt me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, së bashku me disa liderë të tjerë të Evropës Juglindore.

Pas samitit, Zelensky paralajmëroi shtetet e Ballkanit Perëndimor se Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar situatën.

“Samiti i sotëm është bashkim dhe mendoj se shtetet e Ballkanit sot duhet të bëhen bashkë. Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar situatën”, tha Zelenksy gjatë një konference të përbashkët për media me Ramën.

“Rusia nuk do të ndalet. Rusia nxjerr përfundime nga gabimet që i ka bërë në territorin e Ukrainës dhe do të destabilizojë edhe më tej, do të përdorë taktika tjera”, shtoi ai.

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pranoi se ekziston një rrezik i qartë për Ballkanin për shkak të agresionit rus.

“Ajo çfarë po ndodh atje [Ukrainë] mund të përsëritet në mënyra të ndryshme”, tha Rama.

Sipas Ramës, lufta mund të ndodhë, pavarësisht sa e pamundshme mund të duhet dhe që “nuk duhet luajtur me zjarrin”.

“Nëse e humbasim këtë qartësi, rrezikojmë të hyjmë në fazë të errët”.

Gjatë konferencës për media, Rama bëri thirrje që shtetet të vazhdojnë ndihmën për Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin rus që nga shkurti i vitit 2022. Ai tha se ndihma për Ukrainën nuk duhet të përdoret për politika të brendshme nga shtete të ndryshme.

Rama tha se është e vetëdijshëm që shtetet sikurse Shqipëria, nuk mund të plotësojnë nevojat e mbrojtjes që ka Ukraina, andaj ai u bëri thirrje shteteve të mëdha dhe të pasura që të ndihmojnë Kievin.

Sipas tij, pretendimet se ndalimi i dhënies së armëve për Ukrainën do të sjellë paqen “nuk është vetëm cinike, por edhe absurde sepse ju nuk ndalin luftën duke çarmatosur viktimën. E ndalni luftën duke ndalur keqbërësin”.

“Ukraina meriton të mbështetet dhe ndihmohen me të gjitha mjetet e nevojshme për të rezistuar dhe të sigurohet që çdo paqe që do të dalë nga kjo luftë do jetë paqe e drejtë, e mbështetur para së gjithash në planin 10 pikësh të Zelenskyt, të cilin e mbështesim dhe duam të diskutohet nga të gjitha shtetet”, tha Rama gjatë konferencës për media me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Zelensky po ashtu kërkoi që të bëhet gjithçka në mënyrë që të mos ketë vonesa në dërgimin e armëve, teksa shteti i tij varet shumë nga ndihma që i ofrojnë aleatët perëndimorë për t’u përballur me forcat ruse.

“Sa më shumë që [presidenti rus, Vladimir] Putini sheh mungesat tona, aq më shumë mund të mendojë që mund të sfidojë Evropën dhe Perëndimin. Ne na duhet që të ketë më shumë besim në botën demokratike, më shumë besim në përpjekjet tona”, tha ai.

Kryeministri shqiptar tha se të gjitha institucionet dhe popullata e Shqipërisë e ka mbështetur dhe do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën “pa asnjë lëkundje”.

Ndërkaq, në deklaratën përfundimtare të Samitit për Ukrainën që ende nuk është bërë publike, sipas presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, është rëndë darkod që të mos përmenden sanksionet kundër Rusisë e as ndikimin keqdashës rus.

“Pjesëmarrësit ranë dakord që ta heqin pjesën për sanksionet dhe ndikimin keqdashës të Rusisë… Jemi informuar se kjo është pranuar. Nuk ka sanksione, nuk flitet për sanksione, nuk përmendet ndikimi keqdashës rus”, tha Vuçiq gjatë një deklarimi për gazetarë.

Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, por ka përkrahur rezoluta në Kombet e Bashkuara që kanë dënuar pushtimin rus.

Çfarë u tha gjatë samitit?

Liderët nga Ballkani Perëndimor dhe disa shtete të Evropës Juglindore diskutuan në samit për çështje të sigurisë dhe për mbështetjen e Ukrainës kundër pushtimit rus.

Samiti u mbajt prapa dyerve të mbyllura dhe vetëm pjesa e fjalimeve fillestare ishte e hapur për publikun.

Në samit është diskutuar për çështje të sigurisë dhe për mbështetjen për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus.

Zelenksy tha se Putin po përdor diktate të shkuarës për të bërë që shtetet të veprojnë siç do ai.

Sipas udhëheqësit ukrainas, Evropa duhet të jetë hapësira ku çdo shtet përcakton fatin e vet.

“Ne kemi parë në të kaluarën që ka pasur njerëz që janë përpjekur për të përcaktuar fatin e kombeve të tjera. Kjo ka ndodhur në Ballkan, Evropën lindore dhe pjesë të tjera të Evropës. Tani Putini dëshiron ta bëjë këtë. E gjithë armiqësia e tij, gjithçka që ai bën, është për të detyruar kombet e tjera të bëjnë siç do ai. Prandaj është e rëndësishme për të gjitha shtetet tona që Putini, regjimi i tij, të humbasë, sepse dështimet e tij janë siguria jonë e përbashkët”, tha ai.

Udhëheqësi ukrainas falënderoi shtetet e Evropës Juglindore për ndihmën e ofruar për shtetin e tij në luftë, por edhe në integrimin evropian. Ai tha se të gjitha shtetet në rajon, që ndajnë vlera evropiane, duhet të integrohen.

“BE-ja dhe NATO-ja i kanë ofruar Evropës epokën më të gjatë dhe më të fortë të sigurisë paqes dhe zhvillimit ekonomik dhe ne meritojmë që në fund të jemi pjesë e komunitetit evropian dhe euroatlantik”, tha ai.

Duke folur për mbrojtjen, Zelensky tha se është i interesuar të rrisë bashkëpunimin me shtetet e Ballkanit Perëndimor, veçmas në fushën e bashkëprodhimit të municioneve.

“Ne shohim se problemet me municion po ndikojnë në situatën në fushëbetejë [në Ukrainë]. Ne jemi të interesuar për bashkëprodhim ne ju dhe me të gjithë parnerët e tjerë. Ekipi ynë qeveritar do të prezantojë detajet për mbajtjen e një forum të industrisë së mbrojtjes së Ukrainës dhe Ballkanit në Kiev, apo në ndonjë nga kryeqytetet tuaja”, tha ai.

Në fjalën hyrëse, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Putin nisin luftën e paprovokuar ndaj Ukrainës në shkurtin e vitit 2022, sepse ai ishte “i drejtuar nga një ëndërr e vjetër e një të shkuare perandorake”.

“Prania juaj këtu është përkujtues se ai ka dështuar, pavarësisht fuqisë ushtarake dhe propagandës toksike, Rusia neoimperialiste ka dështuar të shtypë Qeverinë ukrainase të zgjedhur në mënyrë demokratike. Ka dështuar të shtypë vullnetin e ukrainasve që të jetojnë në një shtet të lirë, pavarur dhe demokratik. Ka dështuar që të heshtë të vërtetën”, tha Rama.

Rama dhe Zelensky duke pritur liderët që po marrin pjesë në samitin në Tiranë.

Rama dhe Zelensky duke pritur liderët që po marrin pjesë në samitin në Tiranë.

Osmani e bindur në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina

Në samit morën edhe udhëheqës të Ballkanit Perëndimor. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, para nisjes së samitit, tha se në të do të flasë për hapat konkretë që po ndërmerrë shteti për të mbështetur Ukrainën.

Ajo u pyet se nëse do të kërkojë nga presidenti Zelensky që të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Këto janë çështje bilaterale. Ne gjithnjë e kemi bërë një kërkesë të tillë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me mirëkuptimin e plotë që Ukraina është në gjendje të jashtëzakonshme, në gjendje lufte, duke luftuar për liri”, tha Osmani.

“Jam e bindur që ai moment do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës”, shtoi ajo.

Presidentja Osmani gjatë arritjes në Samitin për Ukrainën.

Presidentja Osmani gjatë arritjes në Samitin për Ukrainën.

Rama e Zelensky me traktat miqësie

Para samitit, Zelensky, i cili arriti në Tiranë pak para mesnatës së 28 shkurtit, gjatë ditës zhvilloi një takim me Ramën.

Po ashtu, delegacionet e të dyja shteteve zhvilluan një takim në ambientet e Krymeministrisë shqiptare.

Takimet para samitit u përmbyllën me nënshkrimin nga Rama dhe Zelensky të Traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy shteteve.

“Traktati i shërben konsolidimit të miqësinë mes dy vendeve dhe popujve, përmes zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë”, u tha në një njoftim nga Qeveria shqiptare.

Kjo është vizita e parë e Zelenskyt në Tiranë, e cila vjen pak ditë pasi u bënë dy vjet prej se Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

Në delegacionin e Ukrainës ishte edhe ministri i Jashtëm i vendit, Dmytro Kuleba.

Kuleba: Samiti dërgon mesazhin se mbetemi të bashkuar

Mëngjesin e 28 shkurtit ai u takua me homologun e tij shqiptar, Igli Hasani.

Kuleba tha se është mirënjohës ndaj Shqipërisë për organizimin e samitit, i cili tha se “dërgon një mesazh të qartë se mbetemi të bashkuar”.

Ai falënderoi Shqipërinë për ndihmën e dhënë gjatë kohës që shteti i tij po përballet me pushtimin rus.

“Është shumë e rëndësishme që Rusia të mbahet përgjegjëse për krimin e agresionit dhe krimet e luftës të kryera në rrjedhën e luftës”, tha Kuleba.

Kryediplomati ukrainas dhe ai shqiptar gjatë konferencës për media në Tiranë më 28 shkurt 2024.

Kryediplomati ukrainas dhe ai shqiptar gjatë konferencës për media në Tiranë më 28 shkurt 2024.

Kryediplomati ukrainas foli edhe për samitin e NATO-s, që do të mbahet në Uashington, dhe përsëriti synimin e shtetit të tij që të bëhet pjesë e aleancës ushtarake perëndimore.

“Pritjet tona janë që mes të tjerash një prej rezultateve të samitit të Uashingtonit do të jetë një hap më përpara drejt anëtarësimit të Ukrainës që në fund të bëjë këtë pjesë të Evropës më të sigurt”, tha ai.

Ndërkaq, kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, njoftoi se autoritetet janë në fazën e përgatitjeve për hapjen e Ambasadës shqiptar në Kiev, duke theksuar se shpreson që inaugurimi të ndodhë “në muajt e ardhshëm”.

“Shqipëria mbështet lirinë, pavarësinë, tërësinë territoriale të Ukrainës. Shqipëria dënon me forcë agresionin rus kundër Ukrainës”, tha Hasani, duke shtuar se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë Kievin gjatë luftës, por edhe në fazën e pasluftës, në rindërtimin e shtetit.

Qëllimi i Samitit për Ukrainën

Këtë samit, Rama e kishte paralajmëruar qysh më 22 janar, gjatë pjesëmarrjes në konferencën “Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe integrimi më i shpejtë në BE”, që ishte mbajtur në Shkup të Maqedonisë Veriut.

Atëkohë, ai kishte thënë se në të do të flitej për çështje të sigurisë dhe për mbështetjen për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus.

Kush mori pjesë?

Përveç Ramës e Zelenskyt, pjesëmarrës ishin edhe disa liderë të shteteve të Evropës Juglindore dhe komisionari i BE-së për Zgjerim, Oliver Varhleyi.

Kosovën në këtë samit e përfaqësoi presidentja Vjosa Osmani.

Pjesëmarrës ishin presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Borjana Krishto, dhe presidentja e Moldavisë, Maia Sandu.

Liderë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor – Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Bosnje e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi – pritet të qëndrojnë në Tiranë edhe të enjten.

Më 29 shkurt, në kryeqytetin shqiptar do të zhvillohet samiti rajonal për planin e rritjes dhe integrimin më të shpejtë në BE.

Edhe në këtë samit do të marrë pjesë komisionari i BE-së, Varhelyi.

Tash për tash, nuk është e qartë nëse dikush nga Kosova do të marrë pjesë. Kryeministri Albin Kurti, i cili në të kaluarën ka qenë pjesëmarrës në samite lidhur me planin e rritjes së BE-së, këtë javë gjendet në Britani të Madhe.

Samitin e përcjellin masa të shtuara të sigurisë

Tirana do të karakterizohet me masa të shtuara të sigurisë gjatë dy ditëve të këtyre samiteve.

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit të Shqipërisë, Rebani Jakupi, lajmëroi në një konferencë për media më 27 shkurt se, për shkaqe sigurie dhe për ta lehtësuar lëvizjen e delegacioneve, disa rrugë në Tiranë do të jenë të mbyllura.

“Në këtë kuadër, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Gardën e Republikës dhe me agjenci të tjera ligjzbatuese, ka hartuar një plan të detajuar masash për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë këtyre dy ditëve”, tha ai.

Edhe një ditë para fillimit të Samitit për Ukrainën, ekipi i Radios Evropa e Lirë vërejti njësi të shumta policore pranë lokacioneve ku do të zhvilloheshin aktivitete.

Masa të shtuara të sigurisë në Tiranë.

Masa të shtuara të sigurisë në Tiranë.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Ukrainës

Pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, më 24 shkurt, 2022, Shqipëria ishte rreshtuar përkrah Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbështetje të Ukrainës.

Në kuadër të kësaj mbështetjeje janë miratuar disa vendime, që lejojnë shtetasit e Ukrainës të hyjnë dhe qëndrojnë pa leje të qëndrimit në Shqipëri për një periudhë njëvjeçare.

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) për vitin 2022, nga 32 mijë ukrainas që hynë në Shqipëri pas nisjes së luftës, rreth 2.500 qëndruan edhe përtej 2022-tës në këtë vend.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, tha në janar të vitit të kaluar se Shqipëria do të hapë një ambasadë në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Megjithatë, një gjë e tillë nuk u realizua ende.

Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë vendosur më 13 janar, 1993, ndërsa Ukraina ka hapur ambasadën e saj në Tiranë në shtator të vitit 2020.

Ambasador i saj është emëruar Volodimir Shkurov, i cili është ende në detyrë.

Në rajonin e Odesës në Ukrainë jetojnë rreth 3.500 shqiptarë.

Ukraina kërkon mbështetje nga Perëndimi

Ukraina mbështetet shumë në furnizimet me armatim dhe municione nga aleatët e saj perëndimorë, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, për t’iu rezistuar sulmeve gjithnjë e më intensive nga forcat ruse.

Së voni, zyrtarët ukrainas kërkuan mbështetje të mëtejme nga Perëndimi, teksa Zelensky tha se fitorja e Ukrainës në luftën kundër Rusisë varet nga kjo mbështetje.

Ai gjithashtu tha se shpreson se pakoja prej 60 miliardë dollarësh nga SHBA-ja – që ka hasur në rezistencë në miratim nga ana e përfaqësuesve të Partisë Republikane – do të miratohet.

Ndërkohë, gjatë një samiti të udhëheqësve të Evropës në Paris, më 26 shkurt, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se ka një “konsensus të gjerë për të bërë më shumë dhe më shpejt” për Ukrainën, e cila, tash e dy vjet, është duke luftuar pushtimin rus.

Pjesëmarrësit ranë dakord që të krijojnë një koalicion për ta furnizuar Ukrainën me raketa me rreze të mesme dhe të gjatë, si dhe me bomba.

Macron tha se “nuk ekziston ndonjë konsensus” për dërgimin e trupave tokësore evropiane në Ukrainë, për të luftuar në anën e saj, por shtoi se “asgjë nuk duhet të përjashtohet për të arritur objektivin tonë”.

Kremlini i paralajmëroi aleatët evropianë të Kievit se dërgimi i trupave në Ukrainë, do të çonte “pashmangshëm” në luftë midis Rusisë dhe NATO-s. Radio Evropa e Lirë

Zelensky në prani të Vuçiçit e Ramës: Kujdes nga Rusia, do përdorë taktika destabizimi në Ballkan

Presidenti i Ukrainës, Zelensky paralajmëroi nga Shqipëria se vendet balltike dhe vendet e Ballkanit janë më të rrezikuara nga destabilizimi rus.

“Sa i përket këshillës fakti që jemi këtu sot në një tryezë, të gjithë së bashku kemi shembuj historik dhe mendoj që kemi një shembull të mirë që kemi ardhur dhe jemi bashkë. Është një rrugë për tu mbrojtur. Unë mendoj se ajo që po ndodh është shembulli i duhur. Ndoshta nuk është e thjeshtë për ata që janë ulur rreth një tryeze”, tha Zelensky.

Zelensky: Fakti që ndodhemi këtu sot në një tryezë të gjithë bashkë, kemi shembuj historikë të marrëdhënieve të ndryshme. Është mënyrë për tu mbrojtur dhe rrugë drejt paqes. Nuk është këshillë, mendoj që ajo që po ndodh tani është shembulli i duhur. Mbase nuk është e thjeshtë për ata të ulur në tryezë, por edhe për shoqëritë e tyre. Nuk i kushtojmë rëndësi provokimeve pasi ato vetëm përçajnë. Vendet e Ballkanit duhet të jenë bashkë. Rusia do bëjë diçka për destabilitet.
Nuk e ka gëlltitur dot atë që po ndodh në Ukrainë. Rusia do përpiqet të përdorë taktika për të shtuar ndikimin e saj.sn

BERZH: Emigracioni i lartë po nxitet nga qeverisja e keqe, Shqipëria mban rekord

Emigracioni në vendet e Ballkanit Perëndimor është në nivele të larta, por Shqipëria spikat për fluksin e madh të të larguarve në raport me popullsinë. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në një analizë që publikoi së fundmi se si mund të konvergojë Ballkani Perëndimor drejt standardeve të jetesës në BE vuri në dukje se emigracioni i lartë ka si shtysë kryesore qeverisjen e keqe.

BERZH referon se sipas sondazhit të fundit të Gallup, Shqipëria ishte ndër 10 vendet e para në botë ku të paktën gjysma e popullsisë do të donte të ikte jashtë vendit gjatë 2018-2021. “Qeverisja e dobët është një shtytës kryesor i emigrimit. Përvoja aktuale dhe e kaluar e emigracionit në Ballkanin Perëndimor ka treguar se korrupsioni ose paqëndrueshmëria politike është arsyeja më e rëndësishme për emigracionin”, vë në dukje analiza e BERZH.

Nga 13 arsyet e ofruara për emigracionin, 66.7 për qind e të anketuarve në Ballkan vlerësuan korrupsionin ose paqëndrueshmërinë politike në vendin e tyre si shumë të rëndësishëm, ndërsa 19.2 për qind e konsideruan të rëndësishëm. Përqindja e të anketuarve që kanë zgjedhur këto dy opsione është më e lartë në mesin e atyre që emigruan në pesë vitet e fundit sesa ata që emigruan më herët. Mundësi më të mira punësimi renditen si arsyeja e dytë më e rëndësishme e emigrimit, e ndjekur nga pagat më të larta.

Rezultate të ngjashme dalin nga një studim i fundit i Këshillit Fiskal të Serbisë. Hulumtimi i tyre tregon se përmirësimi i institucioneve, duke përfshirë uljen e korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit, dhe avancimin e cilësisë së shërbimeve publike si arsimi dhe kujdesi shëndetësor, mund të ulë nivelin e emigrimit në vendet e Evropës Perëndimore me 10-15 për qind, shumë më tepër se ndikimi i rritjes së nivelit të pagës mesatare.

BERZH vë në dukje se, grupi i ardhshëm i ekspertëve dhe profesionistëve në Ballkan dhe Shqipëri mund të kufizohet nga rënia e vazhdueshme e popullsisë për shkak të tendencave negative demografike veçanërisht, pasi një pjesë më e madhe e atyre me aftësi dixhitale kanë më shumë gjasa të emigrojnë.

Ka tashmë shumë të dhëna nga të gjithë rajonet e BERZH-it, përfshirë Ballkanin Perëndimor, për të sugjeruar se punëtorët me aftësi shumë të kërkuara, si TIK, po migrojnë drejt ekonomive të përparuara me një nivel më të lartë page.

Mungesa e fuqisë punëtore në sektorin e turizmit po bëhet gjithnjë e më akute dhe duhet të adresohet me praktika gjithëpërfshirëse të punësimit që rrisin nivelet e pjesëmarrjes dhe aftësitë e grupeve të nën-përfaqësuara (për shembull, të rinjtë, gratë dhe pakicat), si dhe duke rritur formalizimin e punësimit sugjeron BERZH. Pagat po rriten me shpejtësi në sektorin e TIK-ut (midis 5 dhe 10 për qind në vit nga 2012 – 2020 kundrejt më pak se 1 për qind në BE-27), duke ulur konkurrencën e pagave në Ballkanin Perëndimor./Monitor

Ligji Anti-SLAPP merr vulën e miratimit përfundimtar nga Parlamenti Evropian

Me një shumicë dërrmuese, Parlamenti Evropian miratoi të martën një direktivë që i udhëzon vendet anëtare të ngarkojnë sistemet e tyre të drejtësisë me detyrën për të vlerësuar paraprakisht paditë ndaj gazetarëve dhe aktivistëve nëse janë apo jo të bazuara si dhe për t’i ngarkuar kosto shtesë paditësve abuzivë.

Parlamenti Evropian miratoi të martën një direktivë kundër frikësimeve gjyqësore ndaj gazetarëve, akademikëve dhe aktivistëve, të njohur si SLAPP (sipas akronimit në anglisht Padi Gjyqësore Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike), një hap që u përshëndet si me vlerë historike nga organizatat e ndryshme të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Direktiva, e cila u miratua me 546 vota pro, 47 kundër dhe 31 abstenime, synon të godasë një praktikë tashmë të njohur të korporatave dhe të politikanëve, të cilët përdorin burimet e veta njerëzore dhe financiare për të zvarritur në procese të gjata dhe të kushtueshme gjyqësore media apo aktivistë, me synim të frikësimit të tyre, duke e ditur se pretendimet janë të pabazuara.

Sipas një njoftimi të Parlamentit Evropian, ligji i ri synon “të sigurojë individët dhe organizatat që punojnë në çështje të interesit publik, të tilla si të drejtat themelore, aludimet për korrupsion, mbrojtjen e demokracisë apo luftën kundër diskriminimit, të kenë mbrojtjen nga BE përkundrejt padive civile të pabazuara ose abuzive.”

Organizatat e të drejtave të njeriut e kanë cilësuar këtë legjislacion si Amendamenti Daphne, në përkujtim të gazetares malteze Daphne Caruana Galizia, e cila u përball me një numër të lartë padish të tilla për shkak të punës së saj si gazetare investigative, para se të vritej në një atentat me bombë në vitin 2017.

Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe të Medias, ECPMF, e konsideroi votimin si “historik”.

“Kjo shënon një çast historik për sigurinë e gazetarëve dhe për lirinë e medias në Evropë,” deklaroi organizata në një njoftim për shtyp.

SLAPP u identifikuan fillimisht nga kërkuesit shkencorë në vitet 1980 në SHBA. Logjika pas këtij fenomeni është që aktivistët apo gazetarët në të shumtën e herëve kanë kohë dhe mjete financiare të kufizuara dhe për rrjedhojë, ato mund të detyrohen të vetëcensurohen në rast se një politikan, një biznesmen apo një korporatë që nuk kanë probleme me mungesën e burimeve, i zvarrisin ata në gjykatë për vite dhe vite me radhë, pavarësisht se në fund gjykatat mund ta rrëzojnë padinë si të pabazuar në ligj e në prova.

Përdoruesit e SLAPP rrjedhimisht përdorin fuqinë e vet financiare për të frikësuar kritikët nën kërcënimin e telasheve gjyqësore dhe pasigurisë gjyqësore. Në rastin më tipik në Shqipëri, kompania Gener 2 hodhi në gjyq për shpifje dhe kërkoi dëmshpërblim 20 milionë lekë nga aktivistët që kundërshtonin ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin e Valbonës. Gjykata e rrëzoi padinë si të pabazuar në ligj e në prova. Sipas legjislacionit të ri evropian, përveç rrëzimit të padisë, në një rast të tillë, paditësi do të duhet të gjobitet për abuzim me të drejtën për të ngritur padi në mënyrë që në të ardhmen, kompanitë të jenë të vetëdijshme se padi të tilla abuzive nuk kushtojnë vetëm sa kostoja e avokatit./reporter.al

Anti-SLAPP law gets final seal of approval from EU Parliament

UGSHPD: SERIALI PAFUND I AUTORITARËVE NË PUSHTET (MASHALLAH EDVIN “HABIBI”- e përgëzon Erdogani Ramën më 20 Shkurt, 2024)

Me një yxhym prej 16 marrëveshjesh Kryeministri i Shqipërisë Rama dhe gjashtë anëtarë të kabinetit të tij justifikuan mungesën e tyre më 20 Shkurt në Tiranë kur mijëra qytetarë dhe partitë politike të opozitës zhvilluan protestën e kundër diktaturës dhe korrupsionit të qeverisjes së Rilindjes Socialiste. Si për ta shmangur vemendjen në raste të tilla dhe për ti marrë kohën hapsirës mediatike, programet radio-televizive dhe sajtet proqeveritare pasqyruan vizitën e delegacionit qeveritar hap pas hapi duke trumpetuar nënshkrime marrëveshjessh nga politika e jashtme, mbrojtja, ekonomia, mjedisi, turizmi etj. e deri tek radiotelevizionet shtetërore, përkatësisht Korporata TRT dhe RTV Publik Shqiptar. Atmosfera e marrëveshjeve nuk ishte as më shumë dhe as më pak një sjellje autokratësh në prag të proceseve të reja zgjedhore për të dyja vendet ku lexohej qartë etja për statistika dhe fitim pikësh në opinionin publik se Erdogan dhe Rama janë udhëheqës “me peshë” dhe luajnë rolet e tyre për stabilitetin e Ballkanit. Pa i mohuar vlerat që ka dhe sjell fqinjësisa e mirë ana tjetër e këndvështrimit të problemit për analizën tonë është media.

Si është e mundur që dy vende me renditje të ulta në indeksin botëror të lirisë së shtypit arrijnë të nënshkruajnë mes tyre një marrëveshje mes televizioneve kombëtare kur pozicionet e tyre për disa vite rrjesht dhe në 2023-shin sipas RSF (Reporters Sans Frontiéres), janë; Shqipëria në vendin e 96 me 57.86 pikëdhe Turqia në vendin e 165 me  33.97 pikë?

Përgjigja e parë është se të dy autokratët kanë mundur të qendrojnë në pushtet duke e kontrrolluar atë përkatësisht Edvin Rama 11 vjet si kryeministër dhe Taip Erdogan 21 vjet si kryeministër dhe si president.

Po çfarë lidhje ka këtu radio-televizioni?

Përgjigja vjen sërish e thjeshtë; kontrroll informacioni, propagandë dhe shpenzime për to. Vetëm nga lajmi i ditës (haber-i i RTSH) u mësua se mes shumë marrëveshjeve të nënshkruara; Lajmet në RTSH, funksionojnë sipas një mendësie profesionale. Çdo lajm në RTSH, duhet të jetë i qartë, i kuptueshëm, i verifikuar e maksimalisht etik”. Një lajm në të cilin nuk gjen të përmendet dhe të shkruhet as shtypi i lirë dhe as fjala e lirë. Vetëm ky koncept i shkruar dhe i hedhur për publikun të bën të kuptosh se forcat njerëzore intelektuale dhe krijuese të shqiptarëve gjenden jashtë përmbajtjes. Gazetarë, regjizorë, skenaristë, skenografë, muzikantë, aktorë, operatorë, teknikë që sjellin produkte për mikrofonin dhe ekranin përveç atyre që janë përzënë nga puna tashmë, të tjerët që qendrojnë janë prekur edhe në integritetet e krijimtarisë së tyre dhe janë ata të parët në rradhë që në qoftë se nuk i zbatojnë urdhërat hidhen në rrugë dhe mbeten pa rrogë për të mbajtur veten dhe familjet e tyre. Të preferuarit e ditës janë “më të paguarit”, të rinj pa përvojë, lehtësisht të përdorshëm, që marrin urdhëra dhe që paguhen si mbikqyrësa deri tek agjitatorë dhe patronazhistë.

Kjo është tablloja e medias publike shqiptare e kapur nga shteti, ku lajmet dalin nga zyrat e qeverisë dhe fondacionet e shoqërisë së hapur kur bëhet fjalë për pasqyrimin e realitetit të jetës së qytetarëve dhe ku aktualitet politike janë vetëm propagandë si dhe pjesa tjetër mbetet tek “serialët historikë” dhe telenovelat që prej vitesh janë ngulur në psikologjinë e publikut rreth ekranit.

Sot asnjë gazetar, artist, aktor, kompozitor, dhe krijues nuk e gëzon lirinë e shprehjes dhe nuk e ka mundësinë e realizimeve sepse e gjithë paraja është në duart e pushtetit. Madje në qoftë se ata do ta provonin krijimtarinë e lirë si të tillë, që prej Janarit 2024 atyre u është rritur taksa edhe mbi 20%.

Insitucionet e kulturës sot si prodhimi kinematografik, teatri dhe opera “made in albania”, kanë vdekur prej kësaj qeverisje sepse pushteti ka kapur si çdo qelizë të jetës edhe kulturën. Propaganda është mbi gjithshka deri në zgjedhjet e ardhëshme ku autoritarët shijojnë serialin e viteve të pushtetit. Rama më i ri se Erdogani po projekton pushtetin e vet edhe për dhjetëvjeçarin e ardhëshëm në qoftë se populli dhe opozita nuk do të kenë mobilizimin dhe aftësitë që ta largojnë atë nga pushteti me përpjekjet për mbrojtjen e votës së lirë.

 
 
27 Shkurt, 2024

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Sot mbërrin në Tiranë presidenti i Ukrainës!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë. Mësohet se Zelensky do të mbërrijë në Tiranë mbrëmjen e 27 shkurtit, por mbetet ende e pazyrtarizuar.

Ai do të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën, që do të organizohet një ditë më pas. Më 28–29 shkurt Tirana do të mirëpresë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të Europës Juglindore në kuadër të samitit që do të organizohet për Ukrainën. Lufta e paligjshme ruse në Ukrainë, pasojat dhe plani i rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor janë dy çështjet për diskutim.

Në tryezën e përbashkët përveç liderëve të Ballkanit Perëndimor, do të jenë edhe përfaqësues nga vende anëtare të Bashkimit Evropian si Italia dhe Greqia. Po aq në bisedimet për paketën financiare të dhënë nga Komisioni Evropian për gjashtëshen ballkanike si mbështetje në rrugën paraanëtarësuse do të jetë edhe komisioneri për zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi. Për shkak të zhvillimeve në Ukrainë mbetet ende e papërcaktuar nëse vizita e parë në Tiranë e Volodymyr Zelensky do të nisë të martën e 27 shkurtit, për t’u pritur nga kryeministri Edi Rama. Pak ditë më parë në një mesazh në platformën “X” kreu i shtetit të Ukrainës vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe shprehu padurimin për një të ardhme më të sigurt për të gjithë Evropën. Edhe pse në agjendën paraprake ishte parashikuar një takim me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla, ato janë anuluar. Ngjarjet në Ukrainë dhe elementet e sigurisë do të përcaktojnë edhe agjendën e Volodymyr Zelenskyt në Tiranë, ku ajo që dihet me siguri është pjesëmarrja në samitin e 28 shkurtit.

GATISHMËRIA

Duke filluar nga e marta, Tirana do të jetë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa disa akse do të jenë të bllokuara në intervale të ndryshme kohore. Rreth 1600 forca policie pritet të jenë të angazhuara, duke përfshirë forcat RENEA, ato të ndërhyrjes së shpejtë apo dhe shërbimi i Antiterrorit. Në gatishmëri do të jenë dhe 400 punonjës të Gardës të Republikës. Në funksion të kësaj vizite, për të mbikëqyrur perimetrin e sigurisë do të jenë edhe grupet antieksploziv. Punimet e samitit pritet të zhvillohen në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku do të mbahet ceremonia e mirëseardhjes, ndërsa në përfundim të seancave të mbyllura për mediat do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Më 29 shkurt do të pasohet nga një tjetër samit, ai i Ballkanit Perëndimor, ku do të marrin pjesë liderët e 6 vendeve të rajonit.

Në fokus të këtij takimi do të jetë plani i rritjes ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rruga drejt integrimit evropian, ndërsa e pranishme pritet të jetë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. Në samitin Ukrainë- Evropa Juglindore që do të mbahet më 28-29 shkurt në Tiranë, Kosova do të përfaqësohet nga Presidentja Vjosa Osmani. Këshilltari për media e presidentes, Bekim Kupina, theksoi se ajo do të qëndrojë në Tiranë më 28 Shkurt. “Presidentja Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin Evropë-Juglindore Ukrainë, i cili do të mbahet në Tiranë më 28 Shkurt”. Ndërsa kryeministri Albin Kurti këtë javë ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar. Tirana do të mirëpresë për herë të parë një samit dedikuar tërësisht Ukrainës, vetëm disa ditë nga dyvjetori i nisjes së agresionit rus atje.

BLLOKIMI

Policia e Shtetit publikoi dje rrugët që do të bllokohen gjatë këtyre ditëve. Rruga “Rinas–Qafë Kashar” dhe anasjellas; – Autostrada “Tiranë- Vorë” dhe anasjellas; Unaza e Madhe, nga ishsheshi “Shqiponja”, deri te rrethi i Sanatoriumit dhe anasjelltas; Rruga e Elbasanit nga rrethi i Sanatoriumit deri tek ura e Elbasanit dhe anasjelltas. Gjithashtu, të gjitha rrugët që lidhin Rrugën e Elbasanit, me rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba”, “Faik Konica”, “Fatmir Haxhiu”, “Gjeneral Nikols”, rrugën e Atjonit, “Sheh Ahmet Pazar”, si dhe të gjitha rrugët që lidhin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me rrugët “Ibrahim Rugova”, “Ukraina e lirë” dhe “Lek Dukagjini”, do të jenë të bllokuara. Në këto segmente nuk do të lejohet parkimi i mjeteve dhe për këtë arsye do të njoftohen të gjithë banorët e zonës, për mosparkim të mjeteve në këto segmente. Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Fushë Prezë – Rinas”. Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Durrësi, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Vorë- rruga e vjetër e Fushë-Krujës”. Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga juglindja, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Elbasan – rreth-rrotullimi TEG – Lindore- Paskuqan -Kamëz – kryqëzimi i Valiasit-Rinas”.bw


Send this to a friend