Shohim çdo mbrëmje që televizione dhe platforma të ndryshme në Kosovë intervistojnë znj.Vjosa Osmani,
kjo është diçka normale,
por ajo që vihet re është se nëpër këtë intervista mungojnë pyetjet që ngjajnë të ujdisura dhe larg formatit të hard talk
ku duket sikur Vjosa Osmani pyetet për çka ka dëshirë të përgjigjet me retorika si logoriake.
Në këtë kontekst po rreshtoj disa syresh që mungojnë:
Nga kush e mori ftesën e 25 shtatorit 2025 për takimin me Richard Grenell dhe Marko Gjuriç në OKB?
A e njoftoi kryeministrin e Kosovës dhe Ministren e Jashtëme për këtë takim ?
Përse nuk e publikoi takimin në rrjetet sociale sikur vepronte zakonisht ?
Përse nuk dha shpjegim të shterrshëm personalisht por përdori zyrën e saj të shtypit me një sqarim të pasqaruar?
***
Në lidhje me deklaratën e Edi Ramës se presidentja e Kosovës është kërcënuar dy vjet rresht pasi ajo nuk ka lejuar hetuesit e Gjykatës Speciale të hulumtonin prova në zyrën e saj,
si është e vërteta,
cilat janë rrethanat që ia ka treguar këto konfidencialitete shtetërore Edi Ramës,
a ia ka treguar kryeministrit të Kosovës,
dhe kur Edi Rama i bëri publike si akuza ndaj Gjykatës Speciale përse znj.Osmani nuk e sqaroi opinionin publik?
Znj.Vjosa Osmani “shqetësohet” për qeverisjen Kurti, pavarësisht fuqisë së plotpushtetëshme të votës së Sovranit në një sistem demokratik –
por si nuk e ka treguar këtë shqetësim përkundrazi ka bashkëpunuar
me kryeministrin Edi Rama në mandatin e katërt, vitin e 14-të të uzurpimit të pushtetit, i akuzuar për afera gjigande korrupsioni e vjedhje qindra milionëshe të bashkëpunëtorëve të ngushtë dhe krahasimeve me narkoshtet që i emëron si gurë shahu krerët e institucioneve të shtyllave kryesore të shtetit ndërsa opozita vijon protestat dhe kërkon dorëheqjen e Edi Ramës ?
A ka patur bashkëpunim me PD e Shqipërisë që kanë përputhje edhe si krah politik i qendrës së djathtë?