VOAL

VOAL

Pse u tensionua situata gjatë intervistës së Ramës, ja si kryeministri shpërthen ndaj gazetarëve

September 21, 2018

Komentet

I riu rrëqeth me deklaratën nga protesta: Kjo qeveri na ka hequr dëshirën për t’u bërë prindër, nuk e shohim të ardhmen këtu, jetesa është bërë e papërballueshme

Një i ri që iu bashkua protestës studentore para Ministrisë së Arsimit, kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ka përcjellë një mesazh mbi vështirësitë e jetesës në Shqipëri dhe mungesën e perspektivës për të ardhmen.

 

Sipas tij, jetesa në Tiranë është bërë e papërballueshme. I riu tregoi se, pavarësisht se ka një pagë të kënaqshme dhe mundësi të mira ekonomike, ka zgjedhur t’i bashkohet protestës, pasi e konsideron të rëndësishme të reagojë për të ardhmen e vendit.

“Shqiptarët duhet të shohin më tepër jashtë derës së tyre. Më tepër se rroga, më tepër se dita e sotme, duhet të mendojnë për të ardhmen, duhet të mendojnë për fëmijët e tyre, duhet të zgjerojnë dhe vizionin e tyre. .Jetesa sidomos në Tiranë njëherë është bërë e papërballueshme, jo vetëm nga çështja ekonomike, por edhe nga çështja sociale.

Unë personalisht të gjithë mundësitë i kemi shumë të mira këtu, kam një pagë shumë të kënaqshme, por që nuk më duket e drejtë të mos të dal të protestoj sepse bëhet fjalë për të ardhmen, nuk e shoh veten time të jetoj në Tiranë. Ky lloj pushteti, kjo lloj qeverie dhe kjo lloj shoqërie na ka hequr komplet dëshirën që ne të bëhemi prindër, Unë sot jam 31 vjeç, kam dalë në protestë që 18 vjeç, po nuk e shoh të ardhmen në këtë vend”,- tha i riu. Panorama

“Edi Rama një maskara që më ka shpërfytyruar”- Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj kryeministrit: Nëse nuk tremben nga ne, ata bëjnë çfarë të duan

Aktori Mehdi Malkaj thotë se nuk e vlerëson protestën nga numri i pjesëmarrësve, por nga cilësia e reagimit qytetar.

Për News24, ai tha se shqiptarët duhet të mos përqendrohen te një individ, por të kërkojnë ndryshim të mënyrës së drejtimit të vendit.

AI foli për frikën dhe presionin ndaj qytetarëve që protestojnë, duke theksuar se prej 25 vitesh është pjesë e protestave dhe nuk ka hezituar të shprehë publikisht qëndrimet e tij.

“Unë protestën e nuk e mas me numra, por me cilësi. Populli shqiptar për herë të parë ngriti kokën kundër udhëheqjes. Nëse ne biem në dashuri me njeshin, se këtë kemi bërë deri tani, nuk kemi gjë në vijë. Duhet ta fshijmë njëshin megjithë atë që mban fanellën me numrin 1. Po nuk u trembën nga ne ata bëjnë si të duan. Ne kemi frikë nga ata. Unë nuk kam frikë se kam 25 vjet që protestoj dhe kam thënë ca më ka dashur qejfi. Që Edi Rama është një ndyrësirë. Ai më ka shpërfytyruar mua, një maskara, një qen bir qeni, një plehrë që nuk e ka shokun”, tha aktori Malkaj.

“Studentët të nxjerrin kandidatin e përbashkët për bashkinë e Tiranës”- Aktivisti në protestë: Të ftohen edhe partitë politike për ta mbështetur

Një aktivist, i pranishëm në protestën përpara Ministrisë së Arsimit ka bërë thirrje që studentët të organizohen në një lëvizje, e cila të ketë mbështetjen e qytetarëve dhe të propozojë një kandidat të përbashkët për Bashkinë e Tiranës.

Sipas tij, protesta duhet të kalojë në një fazë konkrete organizimi, duke mos u identifikuar me asnjë forcë politike, por duke krijuar një alternativë të drejtuar nga vetë studentët.

Ai tha se pasi studentet te nxjerrin kandidatin e tyre, të ftohen edhe partite politike per ta mbeshtetur.

“Studentët duhet të konkretizojnë diçka. Do kenë mbështetjen totale të popullit. E di që shumë persona thonë pse po na nxitojnë. Serbia e tha shembullin. Populli duke parë Serbinë mendon se kjo është zgjidhja. Duhet ti mbështesim studentët dhe ti lejojmë të krijojnë lëvizjen e tyre, të nxjerrin kandidatë. Objektivi duhet të jetë që të nxjerrin një kandidat të përbashkët, të mos ketë logo partie. Studentët duhet të organizohen dhe nga studentët të nxirret kandidati dhe më pas ti bëhet ftesë çdo partie politike që ta mbështesë. Misioni konkret është marrja e bashkisë së Tiranës” , tha aktivisti. Panorama

 

“Të bashkëpunojmë për të luftuar krimin transnacional”- Ambasadori i SHBA, Eric Wendt prezanton prioritetet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt ka ndarë tre prioritetet kryesore për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke e vënë theksin te mbrojtja, zhvillimi ekonomik dhe siguria.

Me anë të një mesazhi drejtuar popullit shqiptar, Wendt falenderon fillimisht Presidentit Donald Trump dhe sekretarin Marco Rubio që i besuan detyrën në Shqipëri.

Diplomati amerikan thotë se ambasada do të zhvillojë një ‘proces vlerësimi që do të ndihmojë në formësimin e rrugë per te ecur përpara’.

Prioriteti i parë, sipas ambasadorit është forcimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe përmbushja e detyrimeve që burojnë nga anëtarësia në NATO.

Prioriteti i dytë lidhet me zhvillimin ekonomik, përmes rritjes së tregtisë, investimeve dhe krijimit të mundësive të reja që sjellin përfitime të ndërsjella për qytetarët amerikanë dhe shqiptarë.

Ndërsa prioriteti i tretë është siguria, ku ambasadori nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër krimit transnacional dhe mbrojtjen e interesave të përbashkëta.

 “E para të bëhemi më të fortë. Ne forcohemi kur ndërtojmë kapacitetet të mirëfillta mbrojtëse dhe kur secili prej nesh përmbush pjesën që i takon si aleat.

E dyta është të bëhemi më të begatë. Do të gjejmë mënyra për rritur tregtinë, investimet dhe mundësitë duke sjellë përfitime të ndërsjellta për amerikanët dhe shqiptarët.

E treta është të bëhemi më të sigurt. Të bashkëpunojmë për të luftuar krimin transnacional dhe për të mbrojtur interesa tona të përbashkëta”, thuhet në mesazhin e ambasadorit amerikan, Eric Wendt. Panorama

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku: Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2026 paraqet gjetje alarmante – Janë raportuar 42 raste të shkeljeve të sigurisë së gazetarëve

Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2026 paraqet gjetje alarmante, të cilat kërkojnë reflektim serioz dhe llogaridhënie nga ana e qeverisë:
.
• 40,5% e popullsisë është në rrezik varfërie ose përjashtimi social, pothuajse dyfishi i mesatares së BE-së.
.
• 94 milionë euro nga fondet e BE-së për bujqësinë dhe zhvillimin rural (IPARD III) mbeten të pashpërndara.
.
• Gjatë vitit 2025, qytetarët kanë paraqitur mbi 5 500 ankesa kundër policisë.
• 444 punonjës të zbatimit të ligjit janë referuar për ndjekje penale.
.
• Janë raportuar 42 raste të shkeljeve të sigurisë së gazetarëve.
.
• Vetëm 2,6% e PBB-së shpenzohet për arsimin, krahasuar me mesataren prej 4,8% në BE.
.
Komisioni Evropian vë në dukje mobilizimin më të madh qytetar që nga fillimi i tranzicionit demokratik në Shqipëri, dobësitë institucionale, si dhe shqetësime serioze lidhur me pavarësinë e medias.
.

Integrimi evropian duhet të matet përmes përmirësimeve të prekshme në jetën e qytetarëve në mbarë vendin, institucioneve demokratike më të forta dhe një ulje të vërtetë të korrupsionit – e cila të mos shfrytëzohet nga qeveria për përfitime politike.

Kedhi: PD ka asistuar 500 të rinj në komisariate, Rama kërkon përçarjen e protestës

 

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka deklaruar se PD ka qenë çdo ditë në krah të protestuesve, duke ofruar mbështetje dhe asistencë për të rinjtë e shoqëruar në komisariate pas protestave.

Sipas tij, rreth 500 të rinj kanë marrë ndihmën e përfaqësuesve të opozitës, ndërsa deputetët e PD-së kanë qenë pranë tyre si në komisariate, ashtu edhe në Spitalin e Traumës.

I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, Kedhi theksoi se PD ka mbështetur protestën dhe studentët, duke e cilësuar këtë angazhim si pjesë të përgjegjësisë së opozitës përballë asaj që ai e përshkroi si dhunë policore ndaj protestuesve.

Ai tha se të rinjtë kanë shprehur mirënjohje për mbështetjen e marrë nga PD-ja, ndërsa nënvizoi se opozita nuk e ka refuzuar protestën dhe se partia duhet të jetë një hapësirë ku të rinjtë gjejnë mbështetje.

Kedhi u ndal edhe te përpjekjet për të krijuar përçarje mes protestuesve dhe opozitës. Sipas tij, Edi Rama përfiton nga ndasitë dhe kërkon që opozita dhe grupet e ndryshme të protestës të vendosen kundër njëri-tjetrit.

‘Partia Demokratike ka qenë në protestë që nga fillimi, si me protestat që nisën në fillim të verës, ashtu edhe me protestën e tanishme. Deputetët e Partisë Demokratike kanë qenë çdo ditë në protestë, po kështu edhe të rinjtë e saj. Kështu që nuk e di ku e shihni ju këtë refuzim.

Ka një grup të vogël, herë pas here të zëshëm, por gjithsesi të vogël, i cili është grup interesi dhe, natyrisht, ka bërë zgjedhjen e vet që betejën ta zhvillojë kundër Partisë Demokratike. Por ky nuk është problemi ynë, nuk është problemi i studentëve dhe as i qytetarëve shqiptarë.

Këto grupe tregohen më pak të guximshme se zonja Koçeku dhe vijnë e i bashkohen autokratit dhe regjimit.

Nëse doni të dini mendimin e studentëve, shumë prej tyre kanë dalë në media gjatë këtyre ditëve të fundit dhe unë kam dëgjuar të shprehin mirënjohje dhe falënderime ndaj Partisë Demokratike, për faktin se kjo e fundit i ka mbrojtur nga gazi, nga dhuna policore, nga plumbat e gomës dhe nga dhuna shkresore.

Nuk e di nëse keni qenë ju, zoti Peka, në protestë, por unë kam qenë dhe kam parë në sytë e këtyre narkopolicëve një urrejtje, sikur të ishin përballë një ushtrie armike. Partia Demokratike, që është shtëpia e të rinjve dhe shtëpia e protestës…

A mund të bëj unë një pyetje? Nuk e di ku e keni parë ju këtë refuzim.

Nëse janë 10 mijë njerëz në shesh…

Jo, unë nuk i di këto, sepse nuk i njoh me emra ata që flasin atje. Kam parë që është një pakicë e vogël, e parëndësishme, e cila ka bërë zgjedhjen e vet. Sot ose zgjedh të jesh në një front patriotik kundër autokratit, ose zgjedh të bësh lojën e autokratit.

Unë ju siguroj se Rama nuk do asgjë më shumë sesa të na shohë të përçarë, duke u marrë me njëri-tjetrin, sepse kështu ai sundon edhe më shumë mbi shqiptarët.

Tani, më përmendët dy shembuj, ndërsa unë po ju them se dhjetëra të rinj kanë dalë në media, të cilët nuk janë të Partisë Demokratike, dhe kanë thënë: ‘Falënderojmë Partinë Demokratike që na ka strehuar, që na ka mbrojtur nga dhuna policore, që na ka ndihmuar me ekipin e saj të juristëve dhe ekspertëve ligjorë’.

Janë 500 të rinj që janë asistuar nga Partia Demokratike në komisariate dhe që sot janë kthyer në shtëpitë e tyre. Deputetët e Partisë Demokratike kanë qenë gjithashtu në komisariate, në Spitalin e Traumës dhe kudo ku ka qenë e nevojshme.

Ata qytetarë që na ndjekin e kanë parë vazhdimisht se si kemi qenë pranë protestuesve. I kemi ndjekur nga afër dhe kemi vënë në dispozicion edhe ambulancën.

Qëndrimi për të dyja çështjet është bërë publik nga kryetari i Partisë Demokratike, është shpallur si në media, ashtu edhe në forumet e partisë. Nuk është e vërtetë që zoti Berisha ka thënë se është pro investimit aty. Ai ka thënë: ‘Ne, në parim, jemi pro investimeve që vijnë’. Por ka shtuar se, në atë rast konkret, duhet parë nëse janë respektuar ligjet e vendit’, u shpreh Nikola Kedhi në SYRI TV.

Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së

 

Hashtag

Deri në mbrëmjen e djeshme të 3 nëntorit Edi Rama po shpresonte.
Prej dy javësh ai personalisht, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha dhe miq të huaj të kryeministrit shqiptar, po përpiqeshin të bindnin Drejtorinë e Zgjerimit në Komisionin Evropian, që të shmangnin nga Raporti i përvitshëm rastin e Belinda Ballukut.

Një burim diplomatik i tha Hashtag.al se dy qeveri evropiane janë në dijeni të përpjekjeve të Ramës dhe rrjetit të tij të lobistëve, ndërsa mbrëmjen e së martës disa prej tyre janë kontaktuar dhe u është dhënë mesazhi se mund të hynin në shtigje të gabuara duke favorizuar Edi Ramën.

I njëjti burim diplomatik informoi Hashtag.al se prej disa javësh Edi Rama ka ftohur marrëdhëniet si dhe ka pakësuar kontaktet me Marta Kos; kjo e fundit mund të ketë qenë më herët objekt i kritikave nga qeveritë evropiane për favorizim të Edi Ramës.

Nga ana e tij ministri i Jashtëm shqiptar Ferit Hoxha ka kuptuar në takime me përfaqësues së disa shteteve evropiane se qeveria shqiptare është në survejim konstant sidomos për 3 çështje:

a) Implikimet e anëtarëve të qeverisë (dhe familjarëve të tyre) me narkotrafikun
b) Implikimet e anëtarëve të qeverisë (dhe familjarëve të tyre) me dosjen AKSHI- Agasi
c) Dosja Balluku

Protesta nis takimet me diplomatët, aktivistët priten nga përfaqësuesja e OSBE-së në Tiranë: Kërkojmë hetimin e arrestimeve dhe pasqyrimin e abuzimeve në raport

Një grup protestuesish ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Tiranë, ku në fokus ka qenë situata e protestës dhe pretendimet për shkelje gjatë ndërhyrjeve të policisë. Në takim kanë marrë pjesë aktivistët Ilir Xhemalaj, Erjon Murataj, Laura Kërtalli dhe Asim Prengezaj.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga protestuesit, takimi u zhvillua me shefen e zyrës së politikave në OSBE. Gjatë tij, ata kanë ngritur shqetësimet për arrestimet dhe atë që e cilësojnë si dhunë të ushtruar nga Policia e Shtetit.

Protestuesit i kanë kërkuar OSBE-së që në raportet e saj të pasqyrojë pretendimet për abuzime, si dhe kërkesat e tyre për ndryshime në ligjin zgjedhor dhe shfuqizimin e reformës territoriale.

Në njoftimin e tyre bëhet me dije se ky takim shënon nisjen e një serie takimesh me përfaqësitë diplomatike në Tiranë, të cilat synojnë të informojnë ndërkombëtarët për situatën dhe kërkesat e protestës.

Ata deklarojnë se takimet do të vijojnë deri në përmbushjen e misionit të protestës.

 

Reagimi i plotë:

Ditën e sotme zhvilluam një takim me karakter informues mbi situatën e protestës me përfaqësinë e OSBE në Tiranë.
Vendosëm theksin tek arrestimet dhe dhuna barbare ushtruar nga e ashtuquajtura e policia e shtetit.
Kërkuam nga OSBE të pasqyroj në raportin e saj abuzimet dhe kërkesat për ndryshime ligjore në ligjin elektoral dhe abrogimin e pseudo reformës teritorial.
Me këtë takim protesta cel siparin e një sërë takimesh me përfaqësitë diplomatike në Tiranë der në përmbushjen e misionit të saj. gsh

“Dhuna, s’ka vend në demokraci!” Ambasadorja e BE-së mesazh qeverisë për protestat: Përdorimi i forcës të jetë proporcional, institucionet të garantojnë dialogun!

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka përcjellë mesazhe të drejtpërdrejta gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, pas publikimit të progres-raportit për Shqipërinë.

Duke u ndalur te protestat që po mbahen në vend, ku kërkohet dorëheqja e Ramës, ajo tha se ato u nxitën fillimisht nga çështjet mjedisore, por më pas u shoqëruan edhe me kërkesa më të gjera, si lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimi i qeverisjes.

 

“Ishin çështjet mjedisore ato që nxitën protestat, që u shoqëruan me lëvizje më të gjera, luftë kundër korrupsionit, qeverisje më të mirë. Protestat paqësore janë pjesë e jetës demokratike, por në këtë jetë demokratike nuk ka vend dhuna. Çdo reagim dhune duhet të mbetet proporcional. Por e përsëris, dhuna nuk ka vend në jetën demokratike të vendit. Pakënaqësitë duhet të zgjidhen përmes dialogut. U takon institucioneve që të krijojnë kushtet për zhvillimin e dialogut demokratik. Dje Shqipëria mori progres-raportin, ku nuk mori kushte të reja.”, tha ajo.

Sa i përket progres-raportit, ambasadorja bëri të ditur se Shqipëria nuk ka marrë kushte të reja në këtë fazë të procesit të integrimit evropian. bw

“Dorëzo Bashkinë ose do të kalbesh në burg” Rama “kyç gojën” dhe nuk flet për përplasjet me Veliajn: Gjëra të parëndësishme

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar progres-raportin e Komisionit Europian si një pasqyrë të punës së qeverisë, duke deklaruar se Shqipëria ka shënuar përparim të madh në rrugën drejt Bashkimit Europian. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ambasadoren e BE-së, Sofia Moreira de Sousa, Rama u shpreh se raporti tregon qartë punën e institucioneve, por pretendoi se qytetarët nuk arrijnë ta shohin këtë progres për shkak të asaj që ai i cilësoi si kanale dezinformimi.

 

Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka qenë një nga temat për të cilat kreu i qeverisë është pyetur gjatë konferencës për shtyp pas dorëzimit të progres-raportit të Komisionit Europian. Por Rama ka zgjedhur të mos japë një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke e cilësuar konfliktin si një çështje pa rëndësi për të.

“Janë si këto zhurmat e makinave që shkojnë dhe vijnë në Bulevard. Aq sa janë ato të rëndësishme për ne që jemi këtu, aq janë të rëndësishme për mua ato që pyetët ju”, u shpreh Rama, duke shmangur komentet për përplasjen me Veliajn dhe akuzat e këtij të fundit nga burgu.

Deklarata e kryeministrit vjen kur raporti mes dy figurave të rëndësishme të Partisë Socialiste është përshkallëzuar publikisht, pas pretendimeve të Veliajt se Rama i ka përcjellë kërkesa dhe mesazhe përmes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu.

Veliaj pretendoi se gjatë takimit Gogu i kishte përcjellë tri kërkesa që, sipas tij, vinin nga kryeministri: të pranonte përfshirjen në organizimin apo financimin e protestave të studentëve dhe lëvizjes “Flamingot”, të delegonte drejtimin e Bashkisë së Tiranës te Arbër Hajdari dhe të hiqte dorë nga përfaqësimi ligjor prej avokatit Plarent Ndreca.

Sipas versionit të publikuar nga Veliaj, në rast se nuk do të pranonte këto kërkesa, mund t’i rëndoheshin akuzat, përfshirë edhe atë për cenimin e rendit kushtetues. Ai pretendoi gjithashtu se i ishte përcjellë mesazhi se mund të përballej me një dënim të gjatë me burg.

Më 4 nëntor, përmes avokatit Plarent Ndreca, Veliaj bëri publike edhe disa faqe nga ditari i tij personal, ku kishte shkruar përgjigjet për kërkesat që pretendon se i ishin përcjellë nga ministri. Në shënimet e publikuara, ai mohoi kategorikisht të kishte lidhje me protestat dhe kundërshtoi mundësinë e delegimit të drejtimit të bashkisë te Arbër Hajdari.

“Ma hodhe një herë, të të vijë turp, por herën e dytë, turp të më vijë mua”, ishte një nga mesazhet e Veliajt lidhur me refuzimin për të deleguar kompetencat. Ai mbrojti gjithashtu avokatin Plarent Ndreca, duke shkruar se gjatë kësaj periudhe i ishte gjendur pranë dhe se nuk kishte ndërmend të hiqte dorë prej tij.

Veliaj deklaroi se nuk do të përkulet dhe as do të shantazhohet, ndërsa mohoi akuzat për përfshirje në protestat kundër qeverisë. Përplasja u shoqërua edhe me zhvillime të tjera, pasi avokati Ndreca bëri të ditur se kryebashkiaku ishte transferuar në ambientet spitalore të burgut të Fierit për shkak të frakturës në këmbë, ndërsa ngriti shqetësime për vonesat në kryerjen e ekzaminimeve mjekësore. bw

Policia e qëlloi me plumb gome në sy- Erjon Vishkulli njofton se do i nënshtrohet një operacioni tjetër: Sfidë shumë e madhe, kjo ndërhyrje do jetë vendimtare për shikimin tim

ROMË- Erjon Vishkulli, i riu që u qëllua nga policia me plumb gome në sy ka njoftuar se më 11 nëntor do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin Gemelli në Romë. Përmes një mesazhi drejtuar të gjithë personave që janë interesuar për gjendjen e tij, Vishkulli ka zbuluar se ky operacion do të jetë vendimtar për shikimin e tij, duke e cilësuar atë si një nga sfidat më të mëdha të jetës. 28-vjeçari ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në këtë periudhë të vështirë, përmes mbështetjes, mesazheve dhe lutjeve.

“Për të gjithë ata që më kanë pyetur dhe janë interesuar për gjendjen time, ju informoj se më datë 11 nëntor do t’i nënshtrohem një tjetër operacioni në spitalin Gemelli në Romë. Ky do të jetë operacioni vendimtar per shikimin tim, një sfide shumë e madhe në jetën time. Me besimin te Zoti, shpresoj që gjithcka te shkoje mirë. Faleminderit nga zemra te gjitheve per mbeshtetjen, mesazhet dhe lutjet!” shkruan i riu në postimin e tij.

Policia e qëlloi me plumb gome në sy/ Erjon Vishkulli njofton se

I riu nga Elbasani u lëndua në sy gjatë protestave të dhunshme në Tiranë, ku raportohet se gjendja e tij është më e stabilizuar, ndërsa mjekët kanë dhënë shpresa pozitive për rikuperimin e syrit. Ngjarja ndodhi gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa në sfond dëgjohen shpërthimet e fishekzjarrëve dhe thirrjet e protestuesve që kërkojnë ambulancën për të ndihmuar të plagosurin. Vishkulli u transportua fillimisht në Spitalin e Traumës, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe më pas u dërgua në Itali për trajtim të specializuar.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka zgjeruar hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Përmes një letërporosie drejtuar autoriteteve italiane, ajo ka kërkuar sekuestrimin e objektit që pritet të nxirret nga syri i 28-vjeçarit, për t’iu nënshtruar më pas ekspertizës. Hetimet përfshijnë edhe veprimet e efektivëve të policisë, me qëllim verifikimin nëse gjatë ndërhyrjes ndaj protestuesve është përdorur forcë përtej kufijve të lejuar./Dosja.al

Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë, detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë

Shqipëria renditet e para mes vendet europiane, për peshën më të lartë të automjeteve me motor mbi 2 000 kubikë.

Sipas të dhënave të Eurostat, rreth 30% e totalit të automjeteve apo rreth 300 mijë i përkasin kategorisë së fuqisë motorike të lartë. Nga totali i automjeteve mbi 2 mijë kubikë, 27.8% e tyre janë me naftë dhe 2.4% me benzinë.

Preferenca e shqiptarëve për makina me motorë mbi 2 mijë kubikë lidhet me çmimet e përballueshme të automjeteve të përdorura të importuara, kryesisht nga Gjermania, Zvicra dhe Italia, ku taksat dhe sigurimet për motorët e mëdhenj janë të larta.

Ndikojnë gjithashtu perceptimi i makinës si simbol statusi dhe nevoja për automjete më të fuqishme në zonat me terren të vështirë, apo dhe fakti që historikisht rrugët në Shqipëri kanë qenë të prishura, ndonëse vitet e fundit situata është përmirësuar.

Kjo preferencë për makinat me fuqi motorike të lartë pritet të penalizojë shumë përdorues veturash. Nga ndryshimet e propozuara në projektligjin “Për taksat kombëtare”, pronarët e këtyre mjeteve pritet të përballen me rritjen më të madhe të detyrimit të taksës vjetore të mjeteve të përdorura.

Propozimet me paketën fiskale krijojnë për herë të parë dy nivele të taksimit sipas madhësisë së motorit. Nisur edhe nga numri i lartë i tyre, për automjetet me fuqi motorike mbi 2,000 cc  propozohet taksë fikse për karburantin më e lartë sesa për kategoritë e tjera.

Aktualisht, taksa fikse për llogaritjen e detyrimit vjetor të mjeteve është 12.5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën, pa dallim sipas cilindratës.

Me propozimin e ri, për automjetet me motor mbi 2,000 ç, taksa fikse për naftën do të jetë 26 lekë, ndërsa për benzinën 21 lekë. Ndërsa për automjetet me cilindratë deri në 2,000 ç, përfshirë edhe autoveturat, taksa fikse propozohet të jetë 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën. Krahas taksës fikse ndryshojnë edhe koeficientët e vjetërsisë.

Monitor ka përllogaritur detyrimin e ri për autoveturat me fuqi motorike 2,500 cc. Sipas llogaritjeve duke përfshirë, edhe koeficentët e rinj të viteve të përdorimit të mjeteve të cilat janë rishikuar, detyrimi vjetor për pronat e autoveturave me naftë, në varësi të moshës së mjetit, do të rritet nga 80% deri në 289%. Për makinat me benzinë rritja e detyrimit varion nga 65% deri 236%.

Për të dyja kategoritë rritja më e madhe, efekti më i madh do të ndihet te automjetet e vjetra, të moshës 30 vjeçare.

Sa do të rritet detyrimi për mjetet mbi 2 mijë kubikë; Shembujt

Për një autoveturë me naftë 4-vjeçare dhe 2,500 cc, detyrimi vjetor aktualisht është 5,625 lekë. Pas ndryshimeve fiskale detyrimi arrin në 13,650 lekë, ose 8,025 lekë më shumë, me një rritje prej 80%.

Për një autoveturë 10-vjeçarë me naftë apo e prodhuar në 2016, detyrimi për taksën vjetore nga 7,500 lekë që paguhet aktualisht do të arrijë në 21,450 lekë. Rritja me 140%.

Edhe pronarët e makinave me benzinë do të përballen me një rritje të konsiderueshme, megjithëse më të ulët se ajo e makinave me naftë. Te makinat me benzinë të moshës 10 vjeçare, detyrimi nga 6 mijë lekë që është aktualisht llogaritet të arrijë në 17,325 lekë për autovetura me 2,500 cilindrat. Detyrimi rritet në vlerë 11,325 lekë apo 111% më shumë.

Për automjetet me benzinë 30-vjeçare, detyrimi vjetor do të arrijë në 43,050 lekë, nga 19,500 lekë që është aktualisht. Detyrimi në vlerë do të rritet 23,550 lekë ose 236%.

Detyrimi rritet edhe për makinat deri në 2 mijë kubik 

Sipas ndarjes së fuqisë motorike që Eurostat bën për automjetet, në Shqipëri 40% e totalit i përkasin fashës nga 1,400 deri 1,999 kubikë dhe 5.5% e tyre nën fashën e 1,399 kubikëve.

Monitor përllogariti detyrimin e ri edhe për autoveturat me cilindrat deri në 2,000 cc, si për makinat me naftë, edhe me benzinë, duke marrë në konsideratë moshën e mjetit, nivelin e ri të taksës fikse të propozuar për karburantin dhe koeficientet e rinj të viteve të përdorimit.

Sipas përllogaritjeve nga 71% deri në 175% do të rritet detyrimi i taksës vjetore për makinat me naftë deri në 2,000 cc, në varësi të moshës së automjetit. Edhe për makinat me benzinë detyrimi vjetor për taksën e mjetit do të rritet nga 71 deri në 175% në varësi të moshës.

Niveli aktual i taksës fike

Taksa fikse për llojin e karburantit është 12,5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën. Koeficienti sipas vjetërsisë së mjetit është si në shtojcën 1 bashkëlidhur këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij. Mjetet me vjetërsi nga 0-3 vjet nuk janë subjekt i kësaj takse.

Propozimi për ndryshimet e taksës fikse  

-Taksa fikse për llojin e karburantit është 25 lekë për naftën, 20 lekë për benzinën dhe 20 lekë për gazin për mjetet me vëllim deri në 2 000 cm3 , për autoveturë, motomjet ATP (sipas grupit I të koeficientit të vjetërsisë) dhe gjithë të tjerat (APV) (sipas grupit II të koeficientit të vjetërsisë); ii.

-Taksa fikse për llojin e karburantit është 26 lekë për naftën, 21 lekë për benzinën dhe 21 lekë për gazin për mjetet me vëllim më të madh se 2 000 cm3 , për autoveturë, ATP (sipas grupit I të koeficientit të vjetërsisë) dhe gjithë të tjerat (APV) (sipas grupit II të koeficientit të vjetërsisë);

/Monitor


Send this to a friend