VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Propozimi i Putinit – Drejt një Jalte të re: A i intereson Ballkanit? – Nga SHABAN MURATI

By | February 12, 2020

Komentet

Shqiptarë të Kosovës, tradhtarët e dëshirojnë vdekjen e juaj, ndalojini! – Nga Aurel Dasareti*

 

“Çka është turpi për rezilin?” – thotë gjyshi im. Rezilët e kuptojnë vetëm shkopin prapanicës, ata tallen me fjalët tona. Popullata e Kosovës, ata që i simpatizojnë dhe i votojnë këta kalbësira, janë bashkëfajtorë për humnerën të cilën vazhdojnë ta gërmihin për veten dhe familjen e vet, sepse fatin e vet ua kanë lënë në dorë mafiozëve dhe tradhtarëve më të fëlliqtë që kombet tjera botërore asnjëherë nuk e kanë përjetuar në historitë e tyre.

***

Shqipëria, Kosova; Maqedonia dhe trojet tjera shqiptare nën okupim, po përballen me një rrezik që ne vetëm e dimë nga filmat fantastikë shkencorë, i gjithë vendi është në karantinë dhe ne po mësojmë të jetojmë me të. Ne nuk jemi vetëm në këtë, virusi i tmerrshëm mikroskopik ka gjymtuar botën. Thuhet se fati i uron të përgatiturit, por askush nuk ishte i përgatitur për një sulm të tillë. Sidomos jo shqiptarët e Kosovës, që sulmohen dyfish, edhe nga virusi i kriminelëve pleq shqipfolës, që kanë kapur shtetin pas “çlirimit” në vitin 1999.

***

Armiku i jashtëm me ndihmën e armikut të brendshëm akoma synon t`ju mashtroj, manipuloj, t`ju konfirmoj duke kërkuar bashkëpunimin e juaj në planet e tyre.

Nuk mund të ekzistojë një jetë fisnike dhe e lartësuar pa njohur djajtë dhe demonët si dhe pa luftuar paprerë kundër tyre.

***

Ne kemi arritur në një pikë dramatike ku duhet të pyesim veten: Çfarë i shtyu këta tradhtarë (emrat e tyre i dini i vet) të arrijnë një fazë në mendjen e tyre për t`i shpallur luftë kombit shqiptar, ku i gjithë mendimi racional zhduket, dhe si u bënë këta përbindësh aq shumë të fëlliqtë?

***

Mjaft është mjaftë. Është koha që këta kriminelë të përhershëm, patjetër të arrestohen menjëherë dhe të dënohen rëndë për veprat e rënda kriminale: Korrupsion, Vrasjen e Kundërshtarëve Politik, veprimtari në Krimin e Organizuar, Tradhti Kombëtare, Tradhti ndaj Vendit – sipas Ligjit të Luftës. Kjo për arsye sepse murtaja zezë, korona, mund t`i vrase të gjithë shqiptarët e trojeve, përfshirë ata të Kosovës, nëse virusi nuk luftohet bashkarish. Ndërkohë që, dylberët e çetnikëve, për të shpëtuar prapanicën e vet të fëlliqtë dhe vazhdimin e kriminalitetit 20 vjeçar, në bashkëpunim me sivëllezërit e vet serb, e rrëzuan qeverinë legale (brezin e ri patriotik) pas 50 ditë punë të suksesshme. Pikërisht në këto çaste tmerri, realizuan planin rus-serb të çelin probleme tjera për të zhdukur përfundimisht Kosovën duke ia dhuruar Serbisë.

***

Të gjithë ata partiak të tyre që nuk reagojnë, por i mbështesin apo heshtin ndaj veprave të tyre kriminele, në këto çaste më dramatike ku gjithë bota lufton së bashku me mish e shpirt nga murtaja e zezë, gjithashtu kualifikohen si tradhtarë dhe kriminelë, sepse përveç tjerash, rrezikojnë më tepër popullatën pikërisht në këto kohëra të tmerrshme vdekjeprurëse nga virusi që është duke e tronditur të gjithë botën.

Nga njëra anë, dërgohet një sinjal që “drejtuesit” (dëmtuesit) e shtetit të Kosovës (dhe jo vetëm), gjithashtu do të merren në përgjegjësi për veprimet e tyre joligjore-kriminele. Ajo që mund të shpresojmë, sidoqoftë, është se të jesh diktator nuk do të thotë mosndëshkim. Të gjithë ata që janë përgjegjës për krimin kundër kombit dhe vendit, duhet të identifikohen dhe të ndëshkohen sa më ashpër sipas Ligjit të Vendit.

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Kryeministrin Albin Kurti e rrëzuan si Ismail Qemalin! – Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 
 

*** Para 100 e sa vitesh bejlerët dhe agallarët feudalë reaksionarë me të huajt e përmbysën Qeverinë e Parë Demokratike Shqiptare me Ismail Qemalin në krye (1914). Kjo paradigmë tradhtuese dhe shitëse u përsërit edhe me rastin e rrëzimit të Qeverisë Demokratike të  Albin Kurtit në Kosovë, më 25 mars 2020.

*** Ja, fatkeqësisht po na përsëritet historia tragjike kombëtare, edhe pas një shekulli (1914-2020). –Veç,  së shpejti, do të vijë një ditë që do ta kërkoni Albin Kurtin, por , atëherë, do të jetë shumë vonë !

-Çfarë naiviteti dhe verbërie politike, po derisa  oponentët politikë shqiptarë nuk e duan, por  në forma të ndryshme bizare, e akuzojnë dhe e anatemojnë Albin Kurtin, duke e gënjyer Amerikën dhe Evropën Perënidmore (se gjoja ai “është antiamerikan” dhe “antievropian”), atëherë pse Amerika dhe Evropa ta mbështetin Albin Kurtin ? – Ku është logjika këtu?

Në këtë rast, konflikt, prishje marrëdhëniesh partneriteti dhe konfrontim me politikën dhe me diplomacinë amerikane dhe evropiane po kërkojnë disfatistët, rrencat, plaçkitësit, korrupcionistët dhe shfrytëzuesit, që nuk i ka votuar populli në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit 2019.

 

     Populli e zgjodhi, politika korrupcioniste,  kolltukofagiste dhe karrieriste e përmbysi Albin Kurtin.

 

Para se të hymë medias res, ia vlen ta citoj me kënaqësi të veçantë këtë vlerësim të peshuar dhe shumëdomethënës e objektiv, që përligj interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, të shkruar nga Akademiku-Rilindësi ynë i mirënjohur, Rexhep Qosja : – “E rrëzuan Qeverinë e ndryshimit dhe të shpresës pa i lejuar t’i kalojë as 90 ditët e para që çdo qeverie i lejohen në të gjitha demokracitë liberale e joliberale, përpos në “demokracitë” neofashiste. “Nuk e rrëzuan votuesit. Jo.Nuk e rrëzuan ata që zgjedhin. Jo. Nuk e rrëzoi populli. Jo. E rrëzuan ata që fjalën popull s’e përmendin më, ata që popullit nuk i bëjnë të mundshme as të shihet e as të dëgjohet më! E rrëzuan ata që përgjegjshmërinë për shoqërinë, si u pa, e kanë shumë më të vogël se levërdinë vetjake.”(Shih: http://www.albaniapress.com/lajme/24913/KOMPLOT-PARLAMENTAR.html ).

 

-Ismail Qemalin e përmbysën bejlerët fajdexhinjë të  shitur, kurse Albin Kurtin korrupcionistët milionerë, që me çdo kusht po luftojnë të mos u preket kolltuku dhe pasuria e jashtëligjshme. Ky është problemi, jo Albin Kurti.

 

Emëruesi i përbashkët i të gjitha intrigave, shantazheve, akuzave, shpifjeve, ofendimeve, drejtuar kryeministrit të qeverisë reformatore të Kosovës, Albin Kurti, që iu bënë në Kuvendin e Kosovës (25 mars 2020), me rastin e debatimit të Mocionit për për rrëzimin e qeverisë së tij,  të rikujtojnë politikën tradhtuese dhe shitëse të feudalëve dhe të bejlerëve të Shqipërisë me Eqrem bej Vlora dhe me Esat pashë Toptanin në krye, të cilët me mbështetjen e faktorëve të jashtëm, që kishin për qëllim copëtimin e Shqipërisë, e  detyruan kryeminsitrin demokrat shqiptar Ismail Qemali, që të jepte dorëheqje të parevokushme , më 22 janar 1914,  vetëm pas 14 muajsh qeverisjeje. “Përmbysja e qeverisë popullore përparimtare e Vlorës u hodh në erë nga intrigat e mëdha të imperialistëve dhe të Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit  dhe nga shërbëtorët e tyre çifligarë e pashallarë, që ndihmuan agjentin e tyre Esat pashë Toptanin dhe pashallarët e tjerë reaksionarë”. ( K.X.Ismail Qemali, Tiranë: 1983: 393).

Natyrisht, sipas një “kileshu” të tillë ambiciesh negative të brendshme të “bosëve” autoritarë dhe absolutistë për pushtet, për plaçkë të  popullit dhe të Kosovës, por, kuptohet, në një kohë tjetër dhe në rrethana krejtësisht  të tjera , politike dhe diplomatike, kombëtare dhe ndërkombëtare, u rrëzua edhe Qeveria Demokratike Reformatore e Progresive e Kosovës  me Albin Kurti në krye (kryeministër). Mirëpo, esenca e problemit territorial, kombëtar, gjeopolitik dhe shtetëror, është simetrike për shkak të tradhtisë së faktorit të brendshëm politik korrupcionist, kriminal dhe të disa faktorëve të jashtëm në mbështetjen dhe në favorizimin e tyre në dëm të interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Kosovës.

Ashtu sikurse babain e shtetit të parë shqiptar (28 Nëntor 1912-22 janar 1914), kryeministrin Ismail Qemali, që bjelerët dhe gjakpirësit shfrytëzues  dhe copëtues të popullit shqiptar, si dhe shitës të territorit të Shqipërisë Etnike, e akzuan vetëm pse ishte me POPULLIN dhe për mbrojtjen e interesave të POPULLIT  dhe gjithë territorit të SHQIPËRISË ETNIKE, edhe kryeministrin e qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, e shpifën, e akuzuan  si “diktator”, si “enverist”, si “përçarës”, si “antievropian” dhe si “antiamerikan” …etj. në seancën e 25 Marsit të vitit 2020, me rastin e debatimit të Mocionit të LDK-së për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, për shkak se ai në bazë ligjore kishte shkakruar ministrin e Punëve të Jashtme, Agim Veliu.

Mirëpo, ky ishte vetëm preteksti, sepse shkaku kryesor pse partneri i koalicionit (LDK-ja) me kryetarin e saj Isa Mustafa në krye, ishte  mosheqja e plotë e tarifës doganore ndaj mallrave të Serbisë dhe të Bosnjë e Hercegovinës, si dhe nxitimi i tyre që sa më parë të takohen me presidentin serb Alekandar Vuçiq dhe me presidentin Hashim Thaçi, që sa më parë ta “mbyllim problemin” e Kosovës me Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale, duke lidhur ndonjë marrëveshje eventuale për copëtimin e territorit të Kosovës, ose për ta rilegalizuar (aminuar) tanimë Marrëveshjen për krijimin e “Srpska Zajednicës”, të cilën e kanë nënshkruar Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa (25 gusht 2015) në Bruksel.

 Sa më sipër, ashtu siç kemi shkruar me dhjetra e qindra herë (2015-2020), çdo nënshkrim i Marrëveshjes për formimin e “Srpska zajednicës” në Kosovë, do të jetë tradhti me dëmkë, si dhe “COV-20” shkatërrimtar, që do ta shpërfytyrojë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. –Krijimi i “Srpska zajendicës”, do të jetë kantonzim jo vetëm i veriut, por i gjithë territorit të Kosovës me shumicë etnike serbe. –Nëse kjo ndodh, ky do të jetë fitili i djegies së pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Së fundi, katërcipërisht pajtohem me vlerësimin e sipërcituar të Akademikut Rexhep Qosja, se kryeministrin Albin Kurti nuk e ka rrëzuar POPULLI, por ata “nasradinët”,  që e kanë “mizën në vesh” për korrupsion, për nepotizëm, për krim të organizuar, për plaçkë e për shfrytëzim marramendës të popullit dhe të shtetit të ri  të Kosovës (2008-2020).

Pra, Qeverinë, e rrëzuan ata pacientë politikë të  djegur për pushtet, për pasuri dhe për karrierë të “përjetshme” dhe të pangopshme. – E rrëzuan ata, që më shumë u dhibsen milionat dhe miliardat sesa njerëzit, duke dhënë shpirt nga virusi, nga sëmundjet e ndryshme dhe nga  varfëria e skajshme buzë greminës.

 –E rrëzuan, sepse ishte qeveri me program dhe me vizion të reformave të domosdoshme në drejtësi, në ekonomi, në  arsim, në shëndetësi, në bujqësi etj. Me një fjalë, nuk deshën një qeveri reformatore , e cila filloi ta luftojë korrupsionin, krimin, padrejtësinë, pabarazinë dhe problemet e tjera ekonomike dhe sociale me të cilat përballej populli (2000-2020).

Qeverinë demokratike popullore të kryeminisrit Albin Kurti, e rrëzuan në çastet më kritike të luftës  “to be or not to be” kundër pandemisë vdekjeprurëse!

Kjo është më shumë se amoralitet, më shumë se antihumanizëm, më shumë se padrejtësi, më shumë  se verbëri, më shumë se injorancë dhe tradhti për popullin e  Kosovës.

Koronavirus plus Richard Grenell! Nga Elida Buçpapaj

 

Kam mbështetur pa rezervë Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin ose vice versa dhe kam kundërshtuar me të gjitha forcat mocionin e mosbesimit, si një akt kriminal dhe i paprecedentë në një sistem demokratik.

Kupola e sistemit të korruptuar të Kosovës rrëzoi një qeveri demokratike 50 ditëshe.

E bëri duke shpërdoruar “proamerikanizmin”!

A është e mundur ata që kapin shtetin të duan Amerikën!

Kurrën e kurrës! Asht rrenë klluqe do të thosh Ali Podrimja!

Profilet e këtyre, Vjosës dhe Albinit, pa skeletë në sirtarë dhe me integritet të pastër, përputhen me orentimet që ka marrë Kosova nga SHBA dhe Perëndimi.

Profilet e këtyre dy politikanëve të rinj kanë mbështetje të plotë nga populli i Kosovës!

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë legjitimitet të plotë të jenë në komunikim dhe bashkëpunim me institucionet e SHBA dhe BE.

Të dy, si Vjosa, si Albini janë besnikë edhe të SHBA, edhe të BE, edhe të popullit të Kosovës!

Ndërsa Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa janë profilet e dy liderëve të komprometuar, që kanë vjedhur me mashtrim votat e popullit të Kosovës për të zgjatur pushtetin!

Që të dy janë ilegjitimë!

Ekspertët Amerikanë dhe Europianë e dinë shumë mirë se me çfarë manovrash kanë uzurpuar pushtetin Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, sikur e di edhe populli i Kosovës.

Faktorizimi i Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës nga Richard Grenell është absurd. Nuk përkon me stilin e demokracisë Amerikane!

Aq më tepër sulmet dhe etiketimet si “antiamerikanë” për Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtit janë anekdoda!

Po ashtu populli që ka votuar për këta dy liderë është më proamerikani në botë!

Pra këtu ka diçka që nuk shkon!

Nuk shkon roli që ka marrë Ambasadori Richard Grenell në një deal që është e dimensioneve shumë të mëdha se institucioni që ai përfaqëson.

Për të ndalur atë tragjedi që ndodhi në Kosovë, përkatësisht konfliktin, me pasojat, për çka është arritur në Kosovë këta 23 vjet janë marrë direkt SHBA, në nivelin më të lartë, Senat-Kongres-President, qeveritë e vendeve të BE-së dhe NATO. Prandaj them që Ambasadori Grenell duket liliput në krahasim me këto institucione gjigande që janë kështjella e demokracisë në botën e qytetetëruar që është Perëndimi, lavdi i qoftë.

Ngecja e dialogut Kosovë-Serbi tregon agresivitetin e Serbisë në raport me Kosovën, se gjithçka që varet prej Serbisë është e pamundur për Kosovën! Kosova nuk e kishte vendosur taksën e 100%, ndërsa Serbia vazhdonte me egërsi diplomacinë për çnjohjet e shtetit të Kosovës!

Pra nuk është Kosova pengesë, as nuk ka qenë ndonjëherë, as agresore, por Serbia!

Kosova dhe shqiptarët janë të gatshëm që të kenë me Serbinë marrëdhënie të fqinjësisë të mirë, sikur Franca-Gjermania, por së pari Serbia duhet të njohë krimet, të kërkojë ndjesë dhe të heqë dorë nga lufta që bën kundër shtetit të vogël të Kosovës, të cilit ia pengon anëtarësimin në OKB, si dhe në institucioneve ndërkombëtare sikur UNESCO, OMS etj.

Pra nuk mund të ketë deal dhe dialog mes dy shtetesh, kur njëri vijon luftën diplomatike kundër ekzistencës të shtetit tjetër, përkatësisht të shtetit të Kosovës!

Në këtë kontekst përpjekjet e Ambasadorit Grenell duke u duarshtrënguar me figura të komprometuara si Hashim Thaçi, Isa Mustafa kur skena politike e Kosovës sot përfaqësohet me emra të rinj dhe të pastër, janë të gabuara.

Kosova kërcënohet nga Serbia, por kurrë jo nga SHBA!

Sepse SHBA i kanë shpëtuar jetën dhe ekzistencën!

SHBA nuk kërcënojnë shtetet demokratike!

Ambasadori Richard Grenell është me një karierë brilante që nga koha e Presidentit George W.Bush, pra e di shumë mirë ecurinë që ka pasur Kosova sidomos vështirësitë e tejkaluara të krijuara nga pala serbe.

Pra, ishte sureale kur gjithë shtypi botëror shkroi se qeveria e Albin Kurti u rrëzua në kohë pandemije nga aleatja me një shtysë nga SHBA!

Sureale, por e vërtetë!

Sepse në votim u manipulua me “proamerikanizmin” e deputetëve?

Por Amerika nuk është kot demokracia më e madhe e botës!

A e patë reagimin e kryetarit të Dhomës të Politikës të Jashtëme të Kongresit Amerikan, Z.Eliot Engel?

A e patë reagimin e ekspertes të Ballkanit Shirley Cloyes Dioguardi?

Janë Amerikanë të shquar që e duan Amerikën, me vlerat që ka, që e shpërndan dhe e mbjell si farë gruri lirinë!

Kosova është një çështje e madhe, paradigma e “Fuçisë me Barut” që i janë përkushtuar për ta shfuqizuar si term fatkeqësie kolektive Presidentët George Bush Senior, Bill Clinton, George W. Bush, figura të ndritura si Robert Doll, Madeleine Albright, Eliot Engel, Wesley Clark, Hillary Clinton, Tom Lantos, Joe Dioguardi, John Mc Cain, Richard Holbrooke etj. etj.

Këta emra i beson Kosova! Kosova i beson edhe Presidentit Donald Trump! Mjafton që është President i SHBA! Sepse të gjithë presidentët e SHBA duhet t’i kontribuojnë lirisë!

Ajo që është arritur në Kosovë është rezultat në unison i Republikanëve dhe Demokratëve amerikanë! Për Kosovën janë bërë bashkë Senati, Kongresi, Presidentët e SHBA-ve, NATO, burrat e shtetit të Europës!

A është e mundur që Richard Grenell të përfaqësojë të gjitha institucionet ekzekutive, legjislative të SHBA dhe atyre Euro-Atlantike e të BE-së?

Jo, nuk i ka këto kompetenca!

Populli i Kosovës është i vuajtur, por largpamës, ai do Amerikën si shtet të vlerave e të demokracisë, që bashkë me shtetet e Europës e kanë ndaluar shfarosjen e shqiptarëve nga makineria kriminale e Milosheviçit.

Pra, nuk vihet në diskutim proamerikanizmi i shqiptarëve!

Sepse merr përmasa komike!

Nëse janë antiamerikanë shqiptarët atëherë do të thotë që janë proVuçiç?!

A mund të jetë populli i Kosovës proVuçiç?!

Jo kurrë!

Nëse Vuçiç do të ishte si Haveli, populli i Kosovës do ta vlerësonte, sepse paqja dhe demokracia do të ishte e mirë e përbashkët e serbëve dhe shqiptarëve, por Vuçiç nuk është as si Haveli dhe as me vizionin e një politikani që ndërton ura për të ardhmen e dy popujve.

Kosova dhe Serbia kanë ndërprerë dialogun, pasi në thelb dialogu është një bashkëpunim midis dy palëve, për përfitime reciproke, pa cënuar reciprokisht interesat e dy vendeve që janë pjesë.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kërkojnë të vendosin me Serbinë marrëdhënie barazie. Kështu i kanë premtuar popullit të Kosovës! Prandaj u votuan! Dhe duhet ta mbajnë premtimin!

Po ta shohësh situatën në një kohë larg pandemisë, dialogu midis dy vendeve është në duart e Serbisë: Kosova e heq 100%, nëse Serbia deklaron se me Kosovën do të hapë një faqe të re në histori, atë të ndërtimit të të ardhmes për të mirën e brezave, duke hequr dorë nga lufta kundër Kosovës, të cilën e ka humbur në planin ushtarak, por e ka vazhduar edhe më egërsisht sidomos në planin diplomatik!

Kosova është një histori e mbyllur! Serbia e humbi Kosovën! Me urrejtje, genocid, spastrim etnik kundër popullit të Kosovës! Me luftë! Me ndërhyrjen e NATO-s, me ndërhyrjen e fuqishme të Fuqive të Mëdha kryesuar nga SHBA dhe me një vendim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, e cila më 22 korrik 2010 vendosi të njohë ligjshmërinë e shpalljes të pavarësisë të Kosovës.

NDRYSHIMI ËSHTË PROCES I PANDALSHËM, VETËVENDOSJA DHE LDK PRAPË DUHET TA VAZHDOJNË BASHKË… – Nga JUSUF BUXHOVI

Theksime nga intervista në TV Syri

 

– Shkëputja e kalicionint me mocionin për mosbesim ndaj qeverisë Kurti nga LDK në Parlamentin e Kosovës, ndonëse në rrethanat e pandemisë paraqet një papërgjegjësi politike, megjithatë ajo që ka ndodhë dhe nuk kthehet, nuk duhet marrë si fund i procesit të ndryshimeve, që u vunë në binarë premtues edhe gjatë këtyre ditëve të pakta të bashkëqeverisjes. Sepse, ky proces është i pandalshëm dhe duhet të vazhdojë nesër apo pasnesër, sapo të krijohen kushtet për zgjedhje të lira, ngaqë vetëm këto dy parti janë të gatshme që ta bëjnë ndryshimi. Andaj, rruga që do të vazhdohet, hë për hë,nënkupton që LVV dhe LDK të ndalin kursin e konfrontimit, e mbi të gjitha të ndalin fushatën linçuese të militantëve që të helmojnë marrëdhëniet e tyre dhe skenën politike të Kosovës. Në këtë aspekt, është e rëndësishme që të shfrytëzohet deklarata e sotme e SHBA-ve rreth integritetit territorial të Kosovës si dhe ruajtjes së sovranitetit të saj si bazë e marrëveshjes me Serbinë, çështje kjo që si u pa solli te përplasjet dhe shkëputja e kaolicionit dhe assesi shkarkimi i njëanshëm i një ministri të LDK-së nga ana e Kurtit ,mbi të cilin janë hapur frontet përçarëse në “proamerikan” dhe “antiamerikan”.

Në këto rrethana, deklarata amerikane, duhet të lexohet mirë dhe drejtë nga gjithë spekrti politik: nga ata që këtë e shohin si përkrahje të kursit të tyre (Thaçi dhe një pjesë e LDK-së) si dhe nga KUrti dhe skeptikët tjetër përreth,meqë ajo ua merr atutë të dy palëve, si Thaçit, i cili prej dy vitesh ka spekuluar se ka mbështetje amerikane për marrëveshjet me Vuçiçin, si dhe Kurtit, se heqja e tarifës do t’i sherbente një tregëtije me Serbinë, mbi çka janë ngritur edhe konspiracionet e dëmshme me të cilat është spekuluar.

Meqë ky faktor “përçarës” është eleminuar nga skena politike e Kosovës, atëherë, mbetet që qeveria e tanishme në detyrë ,por edhe ajo e ardhshme, ku Kurti pritet të jetë njëri ndër pretendentët kryesor, duhet ta kenë të qartë se SHB-ja mbesin adresa kryesore e politikës sonë, busullë kjo e pashamgshme, që asesi nuk mund të relativizohet me kartën europiane e aq më pak pa të. Kurti dhe kushdo duhet ta kenë parsysh këtë komponentë, gjë që nënkupton kooperativitet me të dhe assesi refuzim apo konfrontim, që për pasojë mund të ketë rrezikimin e qenien e shtetit të Kosovës, siç ndodhi kohëve të fundit.

Pra, rikthimi i rrugës së ndryshimit, i shkëputur papërgjegjshëm në këto rrethana të vështira, nënkupton që këto dy parti t’i kthehen bashkëpunimit dhe ta marrin si mison për ruajtjen e shtetit të Kosovës dhe të krijimit të ardhmërisë për qytetarët e saj, nga brenda – mbi platformën e luftës së korrupcionit dhe të keqeverisjes, dhe nga jashtë – mbi mbështetjen e plotë te SHBA-të si interes yni ekzistencial.

Në këtë modus të rikuperimit politik të këtyre subjekteve, Kurti duhet ta kuptojë se politika përjashton egot lideriste e mbi të gjitha prirjet despotike siç u shfaqen nga ana e tij gjatë kësaj kohe në raport me LDK-në dhe qeverisjen në përgjithësi, dhe në tjerë tjtjetrën anë, nga LDK-ja, nënkupton që kontrata qeverisëse të përjashtojë çfarëdo kontaminimi me virusin e ndikimit nga Thaçi dhe bashkëpunimi me faktorët që Kosovën e dëmtuan prej vitesh dhe e sollën në këtë gjendje të rëndë, ku kjo parti, po ashtu ka një pjesë të fajit dhe të përgjegjësisë. Për LDK-në, rikuperimi, nënkupton që edhe ato që u shfaqen si diferenca (radhitja e zonjës Osmani kundër vendimit të partisë për mocionin), të shfrytëzohen jo për përçarje, siç ndoidhi në vitin 2006, po për një unitet tjetër të brendshëm, për kthimin kah fryma e reformave partiake, që janë të domosdoshme dhe bazat e fundamentit politik të LDK-së si parti e djathtë properëndimore në miqësi të thellë me SHB-atë dhe vlerat e civilizimit europian, partia të jetë në nivel të një përgjegjegjësie, ku ndryshimet shfaqen si pjesë e këtij koncepti dhe jo e kalkulimeve politike që nuk ndryshojnë nga politikat e deritanishme të kompromiseve të atyre që kredibilitetin historik të partisë e kanë shfrytëzuar për qëllime të kundërta.

Fitorja herët apo e vonë është e SOVRANIT – Nga Aurel Dasareti

Shqiptarë të Kosovës!

Armiku i jashtëm me ndihmën e armikut të brendshëm akoma synon t`ju mashtrojë, manipulojë, t`ju konfirmojë duke kërkuar bashkëpunimin e juaj në planet e tyre.

Nuk mund të ekzistojë një jetë fisnike dhe e lartësuar pa njohur djajtë dhe demonët si dhe pa luftuar paprerë kundër tyre.

“Çka është turpi për rezilin?” – thotë gjyshi im. Rezilët e kuptojnë vetëm shkopin prapanicës, ata tallen me fjalët tona. Popullata e Kosovës, ata që i simpatizojnë dhe i votojnë këta kalbësira, janë bashkëfajtorë për humnerën të cilën vazhdojnë ta gërmihin për veten dhe familjen e vet, sepse fatin e vet ua kanë lënë në dorë mafiozëve dhe tradhtarëve më të fëlliqtë që kombet tjera botërore asnjëherë nuk e kanë përjetuar në historitë e tyre.

Aurel Dasareti

Për dinjitetin e popullit dhe Republikës së Kosovës – Nga SAMI REPISHTI, PhD

 

Ridgefield, CT.-Nxitja për shkrimin e këtyne shenimeve erdhi nga leximi i nji analize të gjendjes së tanishme të Republikës së Kosovës, botue në “Peacefare.net-Peace Through Understanding”. Titulli i analizës ashtë “A bad deal” (Nji zgjidhje e keqe) dhe u postue në portalin Daniel Serwer. Profesor Serwer ashtë nji shkollar amerikan i njohun mirë në qarqet akademike; ai jep mësim në Universitetin Johns Hopkins të qytetit Baltimore, Md, dhe shumë i njohun për interesimin e tij, dhe kontributin për zgjidhjen e drejtë të “problemit kosovar”. Unë kam pasë fatin e mirë të njihem dhe të shoqënohem në disa konferenca mbi Kosovën, dhe kënaqsinë me ndigjue e lexue opinionet e tia mbi këte subjekt.

Shkrimi mban datën 13 mars 2020. Autori i analizës ashtë diplomati amerikan i pensionuem, Z. Shaun Byrnes, i cili ka sherbye si Shef Misioni Diplomatik amerikan në Kosovë gjatë viteve vendimtare 1998 dhe 1999, dy vjet para çlirimit definitiv të vendit nga okupacioni ushtarak serb, dhe rregjimi i terrorit millosheviqian.

Analiza fillon me sqarimin se Presidenti i Kosovës, Z. Thaçi, nji nga udhëheqsit e lëvizjes ushtarake UÇK, dhe Presidenti i Serbisë, Z. Vuçiq, ish ministër në qeverinë e ish-Presidentit Millosheviq, besohet se kanë përgatitë nji projekt-marrëveshje gjithëpërfshirëse që synon përfundimin e konfliktit kosovar-serb i cili “zgjatet ma shumë se nji shekull”. Flitet gjithashtu se ky projekt-marrëveshje ashtë i gatshëm për firmim nga të dy palët, por pengohet nga KM i Kosovës, Z. Albin Kurti, për dy arsye:

E para, simbas Kushtetutës së Kosovës, marrëveshje të tilla duhen firmue nga Kryeministri, kryetar i Qeverisë (jo nga Presidenti); dhe,

E dyta, dyshohet se projekt-marrëveshja përmban klauzula ku të dy palët janë dakordue me ba shkembime territoriale. Ashtë fjala për prekjen e integritetit territorial të Republikës së Kosovës, nji element thelbësor i pavarësisë së Republikës. Presidenti Thaçi, me diplomaci personale, fillimisht ka pranue “korrigjime kufitare” por para kundërshtimit të fortë të popullsisë, ai ashtë tërheqë .

Këto “korrigjime”ose “shkembime” territoriale përfshijnë pjesë tokësore në Veri të lumit Iber të Kosovës që i shkojnë Serbisë, dhe disa pjesë të Luginës së Preshevës që i kalojne Kosovës; plus, asociacioni i komunave serbe në Kosovë, sot me autoritet të percaktuem do të zhvillohet simbas modelit “Srpska Republika” e Bosnjes, eventualisht me të drejtën e shkëputjes nga Kosova, ekstra-territorialitet për Monastiret serbe në Kosovë, jo njohje zyrtare de iure të Kosovës nga Serbia, por nji premtim serb se nuk do të pengohet antarësimi i Kosovës në OKB. Se ciii do të jetë qendrimi opozitar rus në Këshiilin e Sigurimit për këte çeshtje mbetet pyetje, megjithëse Presidenti Putin ka deklarue në vitin 2008 se “Rusia përkrahë çdo qendrim të përbashkët që mbajnë Serbia dhe Kosova. Me nji fjalë, nji premtim rus!

Le të mos harrojmë se çdo ndryshim kufijsh të njohun zyrtarisht sjellë në mënyrë te paevitueshme shkembimin e ndersjellë të popullsive vendëse – nji akt barbar në vete- eksperiencë që shqiptarët njohin shumë mirë gjatë marrëdhanjeve të tyne me shtetet fqinj: Mal i Zi, Serbi dhe Greqi. Le të mos harrojmë gjithashtu se asnji herë shkembimet tokësore kanë favorizue shqiptarët. Ata janë imponue nga “të huejtë” dhe për interesa të “të huejve”, kryesisht nga “okupatori turk”. Rastë i sotëm, ashtë rasti i parë në historinë mijëvjeçare të tokave arbënore ku ndryshimet bahen me vullnetin e lirë të shqiptarëve, dhe nuk duhen pranue.

Nji arsye e dytë ka implikime ma të gjana: Ballkani ashtë nji përziemje permanente e pakicave kombëtare me shtetet ku banojnë. Ka ardhë koha që të pranojmë pakicat kombëtare si nji fakt i jetës sonë politike, të trajtojmë ata si pjesë e pandame e dy shtetevet tona shqiptare dhe të insistojmë që pakicat shqiptare në vendet ku jetojnë të trajtohen me drejtësi dhe dinjitet. Kjo ashtë rruga europiane që na preferojmë me ndjekë, dhe zgjidhja ma demokratike. Mbyllja në suazën e shteteve kombëtare monolite i përket së kaluemes, dhe ka dhanë rezultate shkatërruese; ajo duhet abandonue. Shpresojmë me hy në nji Europë të lirë, të bashkueme, demokratike dhe paqësore, dhe duhet të japim kontributin tonë modest në këte drejtim….ashtu si veprojmë në NATO, KESB, UNESCO etj.

Kësaj situate të ngarkueme me përgjegjsinë ma të madhe duhet ti shtojmë se takimet, bisedimet, dhe përfundimet e arrijtuna janë ba në mënyrë “sekrete” dhe me udhëheqjen e Zonjës Mogherini, Komisionere për politikën e jashtëme dhe të sigurimit europian, nji zhvillim jo transparent dhe i dyshimtë për interesat tona, ashtu siç ngjet gjithëmonë me “diplomacitë personale”….

Para së gjithash, duhet të dijmë se historikisht Kosova ka humbë tokë dhe popullsi në çdo ndryshim kufini me fqinjtë. Në lidhje me Serbinë, simbas studjuesve kosovarë:

-në vitin 1833, u shperngulën shqiptarët nga Krusheva, Paraqini, Rozhaj, SokoBanje, Timok e Negotin;

-në vitin 1876-80, u shperngulën rreth 130.000 shqiptarë nga Sanxhaku i Nishit, Toplice, Prokuplje, Kurshumli, Pirot, Leskovac, Vranje; ata u vendosën në Prishtinë dhe rrethe. Edhe sot kemi zonat e tyne që quhen “mehalla e muhaxhirëve” (‘lagjet e refugjatëve”). Pa numërue shqiptarët e Malit të Zi e Çamërisë.

-në vitin 1912-1919 u shperngulën qindëra mijëra shqiptarë nga Presheva Bujanovci, Medvegja, Sanxhaku etj. (pa shqiptarët e Malit të Zi dhe Çamërisë!)

-në vitet 1923-1938, rreth 400.000 shqiptarë merguen në Turqi me marrëveshje jugosllavo-turke. Gjithëherë, vendimet u morën nga okupatori pesëqind vjeçar imperatoria turke, pa aprovimin shqiptar….!

Të gjitha tokët e zbrazuna u aneksuen padrejtësisht dhe definitivisht me mjete ushtarake nga Serbia. Shkembimi i territoreve kosovare të njohuna zyrtarisht nga bashkësia ndërkombëtare si tokë shqiptare do të siellte nji pakësim tjetër të territorit kosovar, dhe nji valë të re refugjatësh shqiptarë, si dhe denimin e tyne me jetë në vorfëni. Ngjarjet e viteve 1998-99 janë nji mësim për të gjithë ne.

Kjo zgjidhje ashtë logjikisht e pa pranueshme, dhe moralisht e denueshme! Le të presim për ditë ma të mira. Koha punon për ne!

Fatkeqsisht, Administrata e Presidentit Trump kercënon Kosovën me tërheqjen e trupava amerikane nga Kosova dhe me ndërpremjen e ndihmës financiare për zhvillimin e Kosovës. Washingtoni kercënon Republikën e lirë e të pavarun të Kosovës për mosbindje. Çuditërisht, Presidenti i Kosoves, Z. Thaçi, perdorë këte presion amerikan për luftën e tij kundër KM Albin Kurti që refuzon kërkesen amerikane. Me këte qendrim Presidenti Thaçi, shpreson me dobësue pozitën e qeverisë Kurti dhe marrjen në dorë të fatit të Republikës pa kundërshtarë të aftë me e pengue. Arsytimi i Z. Thaçi ashtë se qendrimi i KM Kurti dobëson lidhjet e ngushta që Kosova ka me SHBA-në…. Infantile!

“Udhëheqsit e Kosovës duhet të dijnë se miqësia me SHBA-në ashtë sot, dhe do të mbetet edhe nesër e fortë, pavarësisht nga mosmarrëveshja per “tarifat doganore“, thekson analisti i njohun dhe diplomati Shaun Byrns. Dhe këtu  qendron kyçi  i marrëdhanjeve SHBA-Kosovë. Ashtë naive me mendue se politika amerikane lëkundet simbas erës që frynë. Ajo politikë ashte realiste dhe nuk devijon pa nji arsye të shkallës së parë siç janë interesat e SHBA-së.

Në këte situatë, KM Kurti ka mbajtë qendrim parimor. Tarifat doganore do të hiqen krahas me veprime reciproke të Serbisë. Me 16 mars 2020 u hoqën tarifat për “landët e para” që përbajnë afërsisht 80 përqind të tarifave të blokueme. Tashti, ai kerkon që dialogu me Serbinë të krysohet nga qeveria e jo nga presidenca, nji kerkesë legjitime simbas Kushtetutës, dhe e përshtatëshme, sepse eliminon faktorin “sekret” të bisedimeve të deritanishme.

Qendrimi i LDK-së, pjesë e Administratës Kurti ashtë nji enigmë. Vetëm nji muej mbas formimit të Qeverisë së re, kerkesa e tyne me elimnue tarifat doganore pa asnji reciprocitet nga ana serbe tingëllon si nji akt opozitar mbrenda Qeverisë. Nji kompromis u tentue nga Speakeri i Parlamentit, Zonja V.Osmani, n/krytare e LDK-së. Ajo propozoi në sesionin e jashtëzakonshëm të Parlamentit të Kosovës, me 11 mars 2020, heqjen e tarifave dhe marrjen përsipër nga Qeveria drejtimin e dialogut me Serbinë. Përpjekje pa sukses!

Metoda e bisedimeve hap mbas hapi, e fillueme në vitin 2013 nga Bashkimi Europian për arrtijen e nji marrëveshje gjithëpërfshirëse u abandonue pa arrijtë objektivin e dëshiruem: njohjen e ndërsjellë në mes të dy palëve. Vetëm disa marrëveshje të dorës së dytë u aplikuen. Fryma sekrete “shkëmbimi i territoreve” dhe përcaktimi i pozitës së “asociacionit të komunave serbe” krijuen nji valë shqetësimi në qarqet diplomatike. Ndamja e territorit të Kosovës kercënon dhunën nga ana e popullsive të shkëputuna me forcë dhe rrezikon nji konflikt ma të madh që Kosova sidomos, nuk ashtë në gjendje me përballue. Konflikti ringjallë kerkesat shoviniste, sidomos në Serbi, dhe nga nji incident në nji atmosferë të ketillë shpërthen konflikti i armatosun. Kjo nuk lejohet nga Europa dhe SHBA.

Ndërsa BE-ja ka pershëndetë qendrimin e KM Kurti si i arsyeshëm  dhe premtues, SHBA-ja e ka refuzue. Ky qendrim ka krijue dyshime edhe në qarqet politike të Kongresit amerikan. Senatori David Purdue (R.Georgia) i përkrahun nga izolacionisti Senator Rand Paul (R.Ky), Ambasadori Grenell , zyrtari i naltë i

Këshillit Kombëtar të Sigurimit, Amasadori O’Brian, folën haptazi për nji qendrim të këtill. E çuditshëm mbetet përkrahja e këtij qendrimi edhe nga Donald Trump, Jr. djali i Presidentit Trump që përsëriti kercënimet e dy senatorëve. Z. Trump, Jr . ashtë afarist privat i aftë, pa  eksperiencë në diplomaci ose në fushën ushtarake

Nga këtu lindi dyshimi se ndërhymja e Z. Trump, Jr. motivohet nga përpjekjet e  denduna me pergatitë terrenin për rizgjedhjen, në nandor 2020, të Presidentit Trump, i cili ka nji rekord mossuksesi në politikën e jashtëme. Nji marrëveshje kosovaro-serbe do të ishte nji “fitore” për Presidentin Trump i cili ka premtue se firmimi i marrëveshjes do të bahet në lulishtën e Shtëpisë së Bardhë, nji privilegj i rrallë. Tani per tani, dialogu do të ndërpritet deri mbas zgjedhjeve parlamentare serbe të 26 prillit 2020, por të pasigurta për arsye të epidemisë coronavirus.  Analisti Daniel Serwer, në nji intervistë me gazetën Bota Sot, tha…

”Kjo duket si nji marrëveshje për shkëmbm territoresh që nuk garanton antarësimin (e Kosovës) në OKB dhe  do t’i ofroj asociacionit të komunave serbe” më shumë se ka lejue Gjykata Kushtetuese.  Eshtë shumë e qartë që populli i Kosovës nuk don shkembim territoresh. Pjesa e mesazhit tim per Presidentin (Thaçi) eshtë që (Ambasadori ) Grenell nuk eshtë mik i Kosovës. Eshtë fakt i njohur që ka lobim  proserb shumë aktiv në SHBA”.

(Shenim: Ish Kogresmeni M. Pence, sot N/President i SHBA-se, ka qenë gjat viteve 1990-ta nji kundërshtar aktiv i pavarësisë së Kosovës, dhe përkrahës i fortë i Kongresistes Helen Deliq-Bentley, me origjinë serbe, përkrahëse e hapun e diktatorit S.Millosheviq, dhe figura kryesore e lobit serb në Washington,D.C. SR)

***

Sot, ballafaqohemi me dy faktorë kryesor të gjendjes politike në Kosovë:

I pari, zhvillimet politike të vendit dhe mungesa e akordimit të forcave politike në sherbim të kauzës së përbashkët: interesat e Republikës së Kosovës sidomos mbas ardhjes në pushtet të koaliconit të Z.  Albin Kurti, kryeministër dhe aleanca me Lidhjen Demokratike të Kosoves, grumullim partiak i krijuem nga presidenti historik i Kosovës, i ndjeri Dr. Ibrahim Rugova.

I dyti, nji mirëkuptim logjik, i drejtë dhe konkret i qendrimit të botës së jashtëme, kryesisht  amerikane dhe të BE-së për Republikën e pavarun të Kosovës.

KM Albin Kurti ka ardhë në fuqi mbas shumë përpjekjesh me heshtë ate dhe partinë e tij  politike. Prandej, kundërshtimet që dalin sot nuk janë të paprituna. Por ai gëzon emën të mirë si luftar konsekuent kundër korrupsionit endemik në Kosovë.

Refuzimi i Presidentit serb Vuçiq me rifillue dialogun vetëm mbas votimeve të 26  prillit 2020 i jep Z. Kurti kohë të çmueshme me rishikue qendrimin e tij dhe me pergatitë nji platformë politike ma të pranueshme nga popullsia e vendit, nga “sovrani”, Përkrahja e BE-së inisiativës tij fillestare, tregon se ai shikohet me optimizëm nga Europa. Përkrahja e Speaker V.Osmani, nenkrytare e LDK-ës lehtëson barren e tij dhe kundërshtimin e organizuem të të gjithë atyne që kerkojnë përmbysjen e Qeverisë Kurti . Me gjithë përpjekjet e Presidentit Thaçi mos me heqë dorë nga drejtimi i dialogut me Serbinë, ka mundësi që Presidenti të dështojë dhe të pranojë kërkesën kushtetuese për dialog që ashtë prerogativë e Kryeministrit, jo e Presidentit. Sot, konflikti vazhdon me konsekuenca të randa për vendin, sidomos në kredibilitetin e Republikës me u vetë-administrue .

“Aleati srategjik” i Kosovës, Shtetet e Bashkueme të Amerikës, nenkupton se vlen për të dy palët: strategjia amerikane ashtë afatgjatë dhe përfshinë edhe mbrojtjen e Kosovës, pavarësisht nga ndryshimet qeveritare; ashtu siç ashtë edhe për Kosovën: miqësia e patundun me Shtetet e Bahkueme, pavarësisht nga partitë politike që drejtojnë shtetin amerikan. Presidenti Trump nuk ashtë i përherëshëm; politika e jashtëme amerikane ashtë afatgjatë dhe me synime të mirëcaktueme.

Në analizën e diplomatit Shaun Byrnes:

“Ashtë me randësi për udhëheqsit e Kosovës të mos harrojnë se nji marrëveshje gjithëpërfshirëse ashtë e pamundun perballë  frymës anmiqsore që “serbët” kanë ndaj ish-krahinës së tyne. Për derisa Serbia të mos njohë dhe pranue ate që ajo ka ba në Kosovë nen shtetin e Milosheviqit, marrëdhanjet e tyne me Serbinë nuk mund të jenë normale as miqesore.”

Orientimet afatgjata të Shteteve të Bashkueme ndaj “problemit kosovar” janë përcaktue qartësisht në fjalimin e ish Kryetarit te Komisionit Senatorial Joseph Biden (D.MD), ish nenpresident i SHBA-së në Administratën Obama (2008-2016) e sot kandidati demokrat për president i SH.B.A-së në votimet e Nandorit 2020.  Gjatë viteve heroike të rezistencës kosovare, ish Senatori Biden ka tregue mirëkuptim për problemin kosovar dhe ka ndihmue përpjekjet e bashkësisë shqiptaro-amerikane me internacionalizue problemin.

Mbas nji “seance dëgjimore” “Hearings” të Senatit amerikan që ai kryesonte, të mbajtun në vitin 1998, ku fola edhe unë, ai më ftoi te tryeza e tij. “Doktor, -tha-, më thuej pse kaq probleme në Ballkan? Si mendoni ju?” Unë i pergjigja se “…për sa kohë që militarizmi serb dominon politikën e jashtëme të Serbisë, Ballkani nuk gjen paqë. Asnji shtet kufitar me Serbinë paraqet kercënim për atë vend; por të gjithë shtetet ndiejnë nji pasiguri nga militarizmi agresiv serb” Åi vazhdoi: “Si mendoni ju të zgjidhet ky problem?” Unë përgjigja: “Më vjen keq Senator por nuk jam në gjendje me dhanë nji mendim të edukuem; ajo që mund të ju them me nji shkallë të naltë sigurie ashtë se nuk do të kemi paqë në atë regjon në se Kosova nuk fiton pavarësinë. Për këte jam i bindun!” Ai më shikoi në sy, më falënderoi dhe u largue.

Në nji fjalim “keynote” të mbajtun në Hotelin Sheraton, New York City, gjatë nji mbledhje të organizueme nga Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane, me 28 prill 2002, Senatori Joseph Biden, në prezencen bi-partizane të kongresmenëve Tom Lantos (D.Ca) dhe Ben Gilman (R. NY) dhe të ftuemve shqiptarë Pjetër Arbnori, Ramush Haradinaj, dhe Arben Xhaferi deklaroi:

“Interesat e qarta të vetë Shteteve të Bashkueme të Amerikës gjatë shekullit 21 fillojnë me nji Europë të pandame, të plotë dhe të bashkueme, ‘sepse kurdoherë që Europa zbret në kaos’ bijtë e bijat tona vdesin, ekonomia e jonë dobësohet, dhe na paguejmë çmimin që kërkohet. Të paisun me kulturë, histori, dhe prirje natyrale të përbashkët, na  jemi të pa aftë me u largue prej saj, dhe prej asaj që ngjet në Europë. Fati i shtatë miljonë shqiptarëve në Gadishullin Ballkanik. ashtë gjithashtu kritik për interesat e vetë Amerikës. Në se legjitimiteti etnik i popullit shqiptar nuk do të njihet dhe nuk do të mbrohet, të gjitha njesitë që përbajnë ate regjon do të bijnë, dhe në se nuk jemi gati me stabilizue Ballkanin, na, Amerikanët, do ta paguejmë shtrenjtë!”

Nji formulim ma i qartë dhe ma instruktiv ashtë vështirë të gjindet!

Për shekuj me rradhë, historinë tonë e kanë ba “të huejtë” në kurrizin tonë; na e kemi pësue me rezultate tragjike dhe kercënimin e asgjasimit tonë. Ka ardhë dita të mendojmë për ne dhe për breznitë e ardhme: duhet të bajmë historinë tonë simbas interesave tona, me sigurue nji të ardhme në paqë dhe me dinjitet, sidomos me dinjitet, nji të ardhme ku do jemi të lirë nga frika e të lirë nga uria, ku do të ndiehemi krenar për të kaluemen tonë, krenar sot me qenë shqiptar, dhe me plot besim në të ardhmen tonë!

Nënshtrimi ndaj të huejit, cilido qoftë ai ose ajo, ashtë nji fenomen i së kaluemes sonë të hidhun, që nuk duhet lejue të përsëritet….. e së kaluemes jo të largët….!

“ Mos i harroni foletë, mos i harroni plagët”(Papa Françesku)

——————————————————————————————————-

Shenim: Për arsye të randësisë që ka deklarata e U.S.Senatorit Joseph Biden, ndoshta presidenti i ardhshëm i Amerikës, po japim origjinalin anglisht të deklaratës:

“….. The naked self-interest of the United States rests on the 21-st century beginning with a whole, undivided, and unified Europe, because ‘every time Europe plunges into chaos’ our sons and daughters die, our economy falters, and we pay the price. By culture, history, and inclination, we are unable to disassociate ourselves from what happens in Europe. The fate of seven million Albanian people in the Balkans is also critical to our naked self-interest. If the ethnic legitimacy of the Albanian people is not recognized and protected, all of the pieces in the region will fall apart, and if we do not stabilize the Balkans, we will pay very dearly”.

MOCIONI – DILEMË E DEPUTETËVE TË LDK-së – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 

– Mendësi bolshevike edhe nga tempulli i demokracisë – Gjermania!

 

Shkrimi “Kërkohet përjashtimi i Vjosa Osmanit dhe të tjerëve që janë kundër daljes nga Qeveria”, me autor Fatmir Bajraj, i botuar në portalin e Kombëtarës “Bota Sot”, më 19 mars, më befasoj skajshëm, sepse bëhej nga një publicist, i angazhuar dhe serioz.

Brenda shkrimit ka kundërthënie vetëdemantuese, në raportin e lirisë së shprehjes, mendimit, garancisë të mos gjykimit. Dhe po aty bëhet thirrje për ndëshkim e linçim, të atyre që mendojnë ndryshe nga Shefi dhe klani që e rrethon dhe e mbështetë, edhe pse të vetëdijshëm që bëjnë numrat hipokrizisht, përkundër vullnetit të tyre.

Citojmë artikullshkruesin Bajraj: “Në LDK mendimi dhe votimi ndryshe, është i lirë dhe i garantuar, për çfarë nuk ndiqet, nuk sanksionohet, nuk gjykohet dhe as nuk ndihet inferior asnjë LDK-ist…”

Realiteti ka provuar të kundërtën. Pas shuarjes të kryezotit Rugovë, LDK-ja, më saktë, klanorët e saj, kanë anashkaluar, shpërfillur e larguar, pa zhurmë fare, kuadro të dëshmuar ndër vite e dekada, pikërisht, ata që nuk u pajtuan me braktisjen totale të frymës rugoviane në parti.

Më tej autori Bajraj thotë se “…përpjekja për ta sfiduar vendimin e shumicës, është sabotim dhe diversion anti-demokratik. Ata të cilët nuk përfillin vendimin e shumicës, janë kolonë e pestë!”

Votimi “demokratik” në LDK-e, votimi aklamativ, me ngritje dore, pra, jo i fshehtë, përjashtimi i debatit, mungesa e konkurrencës, ka degraduar e degjeneruar, tërësisht, procesin zgjedhor, përzgjedhjen demokratike.

Shumica aktuale në LDK-e, në politikë quhet “diktatura e numrave”, sepse klani ka përjashtuar votën e fshehtë demokratike, duke e zëvendësuar me aklamacionin  bolshevik e aplauzativ! Mos, vallë, shumica e numrave të deputetëve të LDK-së, në votimin e “Demarkacionit”, ishte reale?! A ishte, vërtet, shumica e deputetëve të LDK-së, për ta votuar Hashimin-president, ndërkohë që Presidenti Rugovë kishte lënë porosinë-amanet, që Hashimi të mos bëhet as kryeministër dhe as president, sepse është i dëmshëm për Kosovën?!! Dhe, kjo ishte në vartësi të LDK-së. Shkelja e këtij amaneti është mallkim i përjetshëm për klanorët.

“Nga dje, në LDK duhet të ndahet shapi nga sheqeri, pra kolona e pestë, duhet ta marrin tagrin meritor, atë të marionetave të filtruara e të penetruara, për dobi dhe llogari të qarqeve dhe agjenturave anti-LDK dhe anti-Kosovë”, – shkreton autori Fatmir Bajraj!

Krejt atificialisht dhe pa sjellur asnjë argument bindës, shton dozën e akuzave, për Vjosën, Lumirin me kolegë, duke i futur në labirinthet e konspiracionit, edhe pse ata mendimin ndryshe e japin në strukturat më të larta të partisë dhe në media publike, ashtu siç veprohet në botën e mirëfilltë demokratike. Ia kujtojmë autorit se është pikërisht Vjosa e Lumiri me shokë, që i kanë sjellur shumë mijëra vota LDK-së dhe se janë, absolutisht, shumë më të ligjshëm se sa disa nga butakët në Kryesinë Qendrore.

Vërtet, kryetari Isa Mustafa emëroi anëtarë të rinj në Këshillin e Përgjithshëm, duke shtuar numrin për 20 sish, pa i hequr të vjetërit. Edhe emërimi i kandidatëve për deputetë, ishte përzgjedhje e duhur. Por, Kryesia e LDK-së, e koracuar fort, nuk u prek! Edhe shtimi me 10 anëtarë të tjerë, nuk kënaqi anëtarësinë. Si përfaqësues të një brezi, tashmë, të dëshmuar për aftësi e parimësi, po përmend vetëm njërin nga ata, akademik Frashër Demaj, që pritej të listohej në Kryesi, por, kjo nuk ndodhi! Megjithatë, as Këshilli i Përgjithshëm dhe as Kryesia e LDK-së, nuk u provuan me votë të fshehtë. Pra, ata nuk u zgjodhën, por, u emëruan. Dhe, nga strukturat e LDK-së gëzojnë legjimitet vetëm kryetarët e komunave dhe deputetët.

Rrjedhimisht, Kryesia e LDK-së nuk gëzon besimin e anëtarësisë. Pazari konspirativ i koalicionit me PDK-në dhe zgjedhja e Hashimit-president ka rrënuar besueshmërinë. Çka pas Mocionit? Nuk ka alternativë, përveç puthjes me partitë-banda të PAN-it. Për klanin, brenda Kryesisë, kjo nuk përbën dilemë, sepse në qarshi flitet për ca lidhje të pista biznesore. “Ku ka zë, nuk është pa gjë”,- thotë urtësia!

Rrëzimi i Qeverisë Kurti – akt i tradhtisë së lartë – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

Kuvendi i Kosovës, shumica e të cilit përbëhet prej deputetësh-argatë të Beogradit, me në krye dy tradhtarë të regjur – Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën – kreu aktin e tradhtisë së lartë ndaj Republikës së Kosovës, duke votuar më 25 mars 2020 për rrëzimin e qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti.

Ky akt i lartë tradhtie dëshmon më së miri se populli shqiptar i Kosovës vërtet shpëtoi nga kthetrat e sundimit gati njëshekullor serbosllav, por ai nuk shpëtoi dot nga kthetrat e sundimit të argatëve brendashqiptar të Beogradit.

Historia e kombit shqiptar ka vërtetuar në praktikë se, siç shkruan në kujtimet e veta Profesori i shquar Vedat Kokona, sundimi i shqiptarëve prej shqiptarëve ka qenë dhe vazhdon të mbetet më i egër sesa sundimi i të huajve.

Është në dorën e shumicës së popullit shqiptar të Kosovës, nëse udhëhiqet nga bindjet nacionaliste dhe nga dinjiteti i lartë kombëtar, se për kë do të votojë në zgjedhjet e ardhshme – për krahun e Albin Kurtit dhe të ardhmen e Kosovës apo për krahun e tradhtarëve, për krahun e mykur të argatëve të Beogradit, të cilët i kanë rrjepur shtatë pale lëkurë dhe janë pasuruar në mënyrë marramendëse në kurriz të tij.

Nëse ai popull do të votojë në shumicë për këta të fundit, atëherë ai e meriton plotësisht sundimin e shqiptarëve prej shqiptarëve. Një votim i tillë do të na kujtojë shembullin e Shqipërisë Londineze, të cilën krimineli dhe tradhtari me damkë në shërbim të serbosllavizmit – Enver Hoxha – e sundoi dhe e poshtëroi deri në atë shkallë, saqë nuk ishte parë ndonjëherë në historinë e Evropës, duke dhënë modelin më të përbindshëm të sundimit të shqiptarëve prej shqiptarëve.

Sinsinati, Ohajo

26 mars 2020

Corona Virusi, apo “vdekja e zezè”….?! – Nga AGRON SHABANI

Renesansa e cila ka filluar në shekullin XIV (14) dhe ka zgjatur plot dy shekuj ose 2OO vite me radhë, mund të konsiderohet si njëra prej etapava ose periudhave me të plleshme, me reformatore, me evolutive dhe me revolucionare në historinë e pergjithshme të kulturës dhe civilizimit tonë botërorë.
Shpikja e barotit dhe tipogragisë, zbulimi i Amerikës dhe shtetëve ose kontinentëve tjera, kosmologjia ose astrofizika e re e Galileut dhe Kopernikut, restaurimi ose reformacioni, zbulimët e reja gjegrafike, shkencore ose humaniste së bashku me një mori risishë ose novitetësh tjera shkencore ose metodologjike: Asokohe e mundësuan ndarjen e shkencës dhe medicinës nga dogmat ose demagogjitë e ndryshme të religjionit, skolastikës, retorikës dhe patetikës mesjetare. Aty i kemi edhe Leonardo da Vinçin, Boçelin, Mikelangjellor Bonarotin etj.
Rënia ose pushtimi i Konstantinopojes (Stambollit të sotëm) me 1453, atëbotë i shpërndau ose degëdisi mësuesit ose dijetarët e njohur grek së bashku me letrat ose shkrimët e tyre letrare, shkencore ose kulturologjike gjithandej Europës dhe me largë. Sokrati, Aristoteli, Platoni, Galen, Hipokrati dhe të tjerë, tani mund të lëxohëshin, mësohëshin dhe studiuohëshin vetën në bazë të burimëve ose deftesave të ndryshme, dhe jo nga përkthimet e njohura të romakëve, arabëve (muslimanëve) ose ebrenjve.
Medicina ose mjekësia kishte zënë të quhej si “skolastikë jetësore” për shkak të lidhje-ndarjeve të saj dialektike, organike dhe empirike me jetën e përditshme ose reale.
Mësimdhënësit ose pedagogët mjekësor ose medicional, asokohe kryesisht i përkthenin, mësonin dhe spjegonin veprat ose mësimet e njohura të shkenctarëve ose dijetarëve të njohur grek, romak, arab ose musliman. Kryesisht ato të Hipokratit, Galenit, Avicienit, Ibn Rushdiut etj.
Parimisht ishte e ndaluar praktika, por jo edhe teoria. Feja ose religjioni nuk e lejonin derdhjen e gjakut, shpimin (shpuarjen) e trupit dhe obduksionin. Kështu që deri vonë nepër shkollat ose univerzitetët mjekësore, ishin të ndaluara kirurgjia, anatomia dhe disa lëndë të tjera nga shkenca e medicinës.
Ndërkaq, në periudhën e renesansës, kirurgët do quhën ose titullohën si ‘mjeshtër’ ose ‘maestro’ të zanatit ose profesionit, dhe ishin të bashkuar në kuader të korporatave profesionale.
Ndonëse, edhe shkolla e njohur medicionale e Parist, në vitin 13OO, kishte qëndrim negator dhe reaksionar ndaj kirurgjisë.
Anatomia mësohej së bashku me fiziologjinë dhe medicinën e përgjithshme praktike dhe teorike.
Tek në gjysmën e dytë të shek.XIII (13) kirurgjia si lëndë ose disiplinë e medicinës kishte filluar të mësohej ose ligjërohej në Univerzitetin e Bolonjes së bashku me librin e parë të Anatomisë dhe Kirurgjisë në Europë të shkenctarit dhe profesorit të njohur italian, Mondino de Luzzi.
Ndërkohë që disekcionet ose obduksionet e para të trupave të vdekur njerëzor nepër fakultetët ose univerzitetët e njohura të Bolonjes, Napolit, Salernos etj., asokohe ishin quajtur si ngjarje senzacionale ose bombastike, apo “teatro të anatomisë dhe kirurgjisë”!
Edhe në Univerzitetin e njohur të Montpeljes në Francë, dikur ishte futur praktika e lartërmendur italiane e obduksionit dhe disekcionit.
Në Moskë, Kijevè, Krakov, Lavov, Granjsk (Dancig) dhe Dnjeper të Rusisë, Ukrainès dhe Polonisè, ndërkaq, në vitin 1669 me dekrete tè posaçme mbretërore ose perandorake, gjithashtu.
Enciklopedia e përgjithshme kirurgjike e asaj kohe ndodhët e ndërlidhur me emrin dhe mbiemrin e shkenctarit, pedagogut ose kirurgut të njohur francez, Guy de Chollak ( 13OO-1368)- një studenti dhe pedagogu të shquar të Univerzitetëve të Bolonjes (Itali) dhe Montppeljes (Francë) .
Ndërkaq, në periudhën e Renesansës, emrat më të shquar në fushën e medicinës ishin: iitalianèt Girolamo Fracastoro dhe Leonardo da Vinçi, gjermani (flamani), Andreas Vesalius, anglezi William Harvey, francezi Ambriose Pare, gjermanët Theofrast B. von Hohenheim dhe Phiipp Aurelius-autor të librit të njohur “De Humani Corporis Fabrica”; homologët e tyre rusë dhe polak si George Dragobich Katermak dhe Philipp Lashkovsky, anglezi ose britaniku i shquar T. Sidenham i quajtur asokohe si “Hipokrati anglez ose britanik” , Francis Silvius, Herman Burgave, Bartholini, Stena, De Graafa, Brunner, Wiersung, Whaton, Pachion dhe të tjerë të cilët, mësimet ose leksionët e përgjithshme në fushën e medicinës, thuhet se i kanë marur nga shkenctarorët e njohur arab (musliman) në fushën e anatomisë, kirurgjisë, fiziologjisë ose epidemiologjisë infektive si Ibn Z. Rushdiu, Aviceni, Maimonidezi etj.
Univerzitetët me të vjetra në Europë thuhet se janë: Univerziteti i Bolonjes (Itali) i ngritur ose themeluar dikund para vitit 1OOO, Univerziteti i Parisit (Francè) i themeluar në vitin 111O, Univerziteti i Oksfordit (Angli) i themeluar në vitin 1167, Univerziteti i Kembrixhit, Univerziteti Firencës, Univerziteti i Padovas, Univerziteti i Romës, Univerziteti i Pizzës, Univerziteti i Milanos, Univerziteti i Napolit, Univerziteti i Heidelbergut (Gjermani), Univerziteti i Krakovës (Poloni), Univerziteti i Lionit etj. Nejse!
Bota e sotme moderne ose bashkohore, pos tjerash, vazhdon të përballet me ethët ose ankthin e madh të shkaktuar nga pandemia (epidemia) globale e Virusit të panjohur dhe vdekjeprues “Corona Virus” i cili po merr jetë dhe po shkakton frikë ose panikë të madhe tek popujt, shtetët dhe meridianet e ndryshme gjithandej globit tonë tokësor.

Virusi i Coronës (Corona Virusi) thonë se erdhi nga Kina.

Në periudhën e njohur të Humanizmit dhe Renesansës, një epideme (pandemi) e rëndë dhe vdekjepruese e cila erdhi nga kontinenti i madh aziatik, me emrin “vdekja e zezë” ose “kuga”, thonë se atëbotë e pllakosi, gjymtoi, sakatosi ose përgjysmoi popullsinë e Europës! Asokohe (1348-1349 etj.) nga “vdekja e zezë” (kuga) e gjetën vdekjën me tepër se 25 milion njerëz ose qytetar europian etj. Dhe, kjo në një kohë iluminizmi, humanizmi dhe renesanse të përgjithshme në kontinentin e vjetër europian dhe më gjërë, do shfaqej asokohe pra mortaja e zezë vdekjepruese! Duke i pllakosur dhe sakatosur kështu kontinentin dhe tërë globin tonë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme për disa shekuj ose dekada me radhë.
Në ambiente, atmosfera ose situata konfuze, pasigurie ose frike alarmante dhe kaotike, njerëzit zakonisht jetojnë dhe reagojnë në bazë të lutjeve, ëndërrave, pritjeve ose shpresimëve të ndryshme, ndërsa veprojnë ose rezistojnë në bazë të frikës dhe dyshimit të imponuar nga situata e ndodhur dikund në mes ” jetës dhe vdekjës”, ku nuk i dihet dhe s’i besohë më as ditës së nesërme!?
Edhe industria, teknologjia dhe ekonomia botërore, sikur janë vënë përballë kolapsit, bankrotit, të të fikëtit ose infraktit të përgjithëshëm nga “corona virusi”!

Në Kosovë ndërkaq, përballë gënjeshtrës së madhe të “solidaritetit dhe mobilitetit shtetror, nacional dhe institucional” ndaj Corona Virusit, prap po idealizohet, valorizohet, glorifikohet, rimohet dhe bëhet korrektuese gënjeshtra e palès tjetër që e denoncon ose demanton tè parën. Populli ose elektorati kosovar, edhe kësaj radhe po përballën ose ballfaqohen me populizmin ose të “vërtetën absolute” të njerës palë dhe të “vërtetën relative” të palës tjetër.

Nuk ka më as kod dhe as unitet etik dhe estetik, por vetëm “status quo politike”, epigonizem, recidivizëm ,hedonizèm, makiavelizèm, mazohizèm, nihilizèm, revanshizèm ose zëvëndësim aparent dhe transparent të konceptëve ose “modeleve” të huazuara nga njëri tjetri ose njëra tjetra si një mish-mash “fragmentesh dramatike” nga e kaluara, pa asnjë kuptim, vizion ose lidhjesh tè mundshme empirike, organike, politike, ordinare ose dialektike me njera tjetren.
Nuk ka më as tendenca ose tentativa serioze dhe relevante për të kthyer tërësinë e mendimit shkencor dhe humanist në instancë ose institucion moral, mendorë ose ideorë (ideologjikë) të Kosovës dhe shqiptarizmës në këto kohë krize, paniku, pasigurie dhe recesioni global.

Të nxitur, mërzitur ose stimuluar nga pandemia ose “vdekja e zezë” (kuga) në përiudhën e lartëpërmendur të “Humanizmit” ose “Renesansës”: Thomas More dhe Tomasso Campanella i shruan veprat e njohura “Utopia” dhe “Shteti i Deillit”, ku pos tjerash u shprehën se në rast krizash ose situatash të rënda dhe dramatike të shkaktuara nga luftërat ose pandemitë (epidemitë) e ndryshme vdekjepruse, populli dhe autoritetët e shtetit, duhet të jenë të bashkuar dhe tepër unik me njëri tjetrin, dhe se shteti duhet të këtë rezerva ushqimore, sanitare ose higjienike- sëpakut dyvjeçare, për të mbijetuar ose përballuar krizat ose fatkeqsitë e ndryshme objektuve dhe subjektive.

Buzeqeshja do te mbetet! Nga Iris Halili

 

Distanca sociale per te cilen sot po flitet kaq shume, njihet si nje detyrim disa javor  per te luftuar virusin, por shume shpejt  do te shohim sesi ky virus qe forcoi distancen sociale ka transformuar nje here e pergjithmone  menyren sesi njerezit do te reagojne kur te takohen apo pershendeten me njeri-tjetrin.

 

Do te shohim sesi do te zbehen te gjitha ato forma komunikmi qe paten mbetur vitale e qe na afronin me te perditshmen qe shkon pertej deres se shtepise.

Do te kemi me pak shtrengim duarsh, me pak perqafime.

Do zbehen ato pershendetje qe na benin me njerezor e na jepnin kenaqesi, qe na kthenin me te bukur e qe ishin shkalla e fundit e romantizmit human.

Veshtire se do gjesh prej sotit nje italian te perqafohet si me pare me fqinjin, apo nje amerikan t’i shtrengoje doren kolegut.

Veshtire se do gjesh nje shqiptar te beje “qe- palla” pa u menduar dy here, apo nuk se do te shohim si dikur nje latin te ftoje ne vallezim nje te panjohur e te kerceje sikur njihen prej vitesh. Do te zbehen pothuaj te gjitha ato pershendetje origjinale qe dallonin kulturat dhe e benin boten me dinamike, me shume dimensionale dhe qe prej sotit do te jene me shume relike fotosh ne albume, instagram apo facebook, apo do i gjejme neper filma e dokumentare.

Nga ky transformim duket se do te mbijetoje vetem buzeqeshja.

Tashme, do te duhet te pershendesim me shume e me sigurt vetem me buzeqeshje e do te duhet t’a perfeksionojme kete komunikim natyral e te vertete.

Buzeqeshja do te mbijetoi pasi eshte reflektimi me vital i shpirterores, i me reales brenda nesh e perreth nesh, i asaj qe na ben me njerezor e qe na bashkon te gjitheve.

Universi na la serisht nje shans te fundit per te mbetur njerezor. Mos ta nervozojme ate serisht!

Sot shansi i fundit i LDK-së! Nga Elida Buçpapaj

Të isha në vend të Albin Kurtit nuk do të hyja kurrë në aleancë me LDK-në, për sa kohë kjo parti është e lidhur me zinxhirë nga njëra prej fytyrave më të konsumuara shterrshëm të politikës në Kosovës, sikur ajo e Isa Mustafës!

Isa Mustafa prej 2010 përmes makinacioneve antidemokratike dhe tribale ka mbajtur në pushtet Hashim Thaçin, duke e kthyer LDK-në në parti aleate të Klanit Pronto!

Por ajo që i ka dhënë ilegjitimitet të plotë lidërshipit të tij është se ndërsa de facto e de jure ka qenë aleati kryesor i Thaçit, në çdo fushatë parazgjedhore, Isa Mustafa dhe stani i tij e ka mashtruar votuesin duke i premtuar se nëse elektorati i jep votën LDK-së, kjo forcë politike do ta kalojë në opozitë Hashim Gjarpërin!

Duke mashtruar elektoratin e LDK-së, Isa Mustafa i ka vjedhur votën, sepse elektorati e ka votuar LDK-në ta nxjerrë në opozitë dhe jo që me votat e tij Hashim Gjarpëri të votohet president i Republikës të Kosovës.

Isa Mustafa dhe stani i tij meritojnë të dënohen sepse kanë kryer krimin e vjedhjes të votës të elektoratit të LDK-së me mashtrim!

Po ashtu Isa Mustafa në të gjitha zgjedhjet parlamentare që janë mbajtur në Kosovë prej 2010, për efekt mashtrimi, ka keqpërdorur figurat dhe emrat e nderuar në Kosovë. Isa Mustafa dhe stani i tij ka keqpërdorur fëmijët e Rugovës, ka keqpërdorur emra me integritet si Donika Gërvalla me shokë, ka keqpëdorur deri edhe emrin e pastër të Vjosa Osmanit!

Në zgjedhjet e fundit ndërsa e shpalli Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre të Kosovës, ai udhëhoqi me grusht të hekurt LDK-në si formacion politik.

Pas rezultateve të zgjedhjeve të 2019, i gjithë elektorati e pa se si Isa Mustafa luajti të gjitha kartat e pista që Kosova të futej në krizë e të mos e kishte qeverinë e dalë prej koalicionit. Me sjelljen e një diktatori kolkozi provokator, duke përfshirë në qeveri, në postin e Ministrit të Brendshëm Agim Veliu, një emër të kompromentuar si veten e tij, u paralajmërua prej atëherë mocioni i mosbesimit që do të mbahet sot.

Isa Mustafa ka shkelur të gjitha rregullat e kodit të komunikimit mes dy aleatëve, po ashtu Isa Mustafa ka shkelur edhe hirarkinë e institucioneve të shtetit, që i garanton kushtetuta e vendit!

Isa Mustafa me stanin e tij, si aleat besnik i Hashim Thaçit ia ka bërë të gjitha të zezat Kosovës.

Edhe ky mocion mosbesimi sot, që e udhëheq Isa Mustafa, është shërbim i Hashim Thaçit, gjithmonë duke shkelur votën e elektoratit të LDK-së.

Ndërkohë që me njerëzit e tij të nëntokës Isa Mustafa kanë nisur një fushatë kriminale kundër Vjosa Osmanit, me emrin e pastër të së cilës ai dhe stani i tij, mashtroi dhe vodhi edhe një herë, por për herë të fundit, votat e popullit të Kosovës, kur e zgjodhi si kandidate për kryeministre!

Isa Mustafa dhe stani i tij janë karta të djegur përfundimisht!

Tash janë në provë deputetët e LDK-së, a janë skllevër të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit apo janë deputetë që respektojnë votën e elektoratit!

Nëse mocioni i mosbesimit do të votohet nga aleanca e djallit, zgjedhjet e reja nuk janë fatalitet as për Albin Kurtin dhe as për Vjosa Osmani me shokë, përkundrazi do t’ju japin fitoren e merituar!

Nëse aleanca e djallit do të formojë qeveri, ditët e Kosovës do të jenë të zymta, por populli i Kosovës, sikur e ka treguar, do të jetë syçelë!

Qoftë i bekuar populli i Kosovës dhe ata përfaqësues të tij që e konsiderojnë të bekuar votën dhe nuk e mashtrojnë besimin e votuesave!

 

Argatët e Beogradit, me në krye Thaçin e Mustafën, në sulm kundër Kryeministrit Albin Kurti – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

Solidarizim publik me Prof.dr. Flori Bruqin, akademik

Sot është botuar në internet një Letër Publike e Prof.dr. Flori Bruqit, akademik, drejtuar politikanëve kosovarë të brezit të vjetër, të cilët kërkojnë të rrëzojnë qeverinë e Kryeministrit Albin Kurti. Letra u drejtohet më shumë se 50 intelektualëve dhe portaleve të ndryshme.

E mbështes plotësisht intelektualin e shquar kosovar, Prof.dr. Flori Bruqin, akademik, për thirrjen që u drejton  politikanëve në Prishtinë, të infektuar nga koronavirusi politik, të cilët janë shndërruar në ujqër të tërbuar dhe i janë sulur qeverisë së intelektualëve të rinj, të udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti.

Politikanët kosovarë të brezit të vjetër e kanë vërtetuar në praktikë se po ndjekin vijën politike të tradhtarit me damkë të kombit shqiptar – Enver Hoxhës – i cili ishte një shërbëtor besnik i serbosllavizmit.

Kam dëshirë t’ju kujtoj politikanëve veteranë të Kosovës se kur Ymer Dishncia, si përfaqësues i Partisë Komuniste, solli në Shabin e Përgjithshëm Rezolutën e Mbledhjes së Mukjes dhe ia dorëzoi në dorë Enver Hoxhës, Miladin Popoviçi u interesua menjëherë për të mësuar përmbajtjen e saj. Kur e mësoi përmbajtjen, ai e mori në dorë Rezolutën, e zhubraviti, e bëri shuk dhe ia përplasi në fytyrë Enver Hoxhës. Dhe Enver Hoxha, si një servil i pështirë i emisarit jugosllav, për turpin e tij dhe të Partisë Komuniste të Shqipërisë, nuk mundi të reagonte siç i takonte një njeriu me dinjitet kombëtar. Përkundrazi, ai heshti tamam si ndonjë qen i rrahur para agait të tij serbomadh. Këtë skenë, sa të turpshme, aq edhe poshtëruese për mbarë kombin shqiptar, Miladin Popoviçi po e luante në prani të udhëheqjes së lartë të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Por, për çudi, mes burracakëve të udhëheqjes së lartë të partisë dhe të ushtrisë, që të gjithë të armatosur me kobure në brez, s’u gjend asnjë “trim” që të rrëmbete koburen nga brezi dhe t’ia shkrehte Miladinit në lule të ballit për atë poshtërim që i bëri publikisht jo vetëm argatit të regjur të serbosllavizmit Enver Hoxha, por edhe mbarë kombit shqiptar.

Traditën e poshtërimit që Miladin Popoviçi i bëri publikisht kombit shqiptar në javën e parë të shtatorit të vitit 1943, e vazhdoi Beogradi pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 dhe tani atë traditë po e çon më tej krimineli Aleksandër Vuçiç, i cili,  Aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës e pati zhubravitur, e pati bërë shuk dhe ua pati përplasur në fytyrë argatëve të regjur të Beogradit në radhët e politikanëve veteranë kosovarë. Dhe këta politikanë servilë të Beogradit dhe tradhtarë të kombit shqiptarë, u sollën si qentë e rrahur para serbosllavizmit, duke shkelur mbi gjakun e dëshmorëve, mbi shkatërrimin e Kosovës dhe mbi dinjitetin e 20 mijë femrave të përdhunuara.

Aksioni që argatët e Beogradit, me në krye Hashim Thaçin  dhe Isa Mustafën, kanë ndërmarrë kundër Kryeministrit Albin Kurti dhe shumicës së popullit shqiptar të Kosovës, është akti më i lartë i tradhtisë kombëtare që ata po kryejnë jo vetëm kundër Kosovës, por edhe kundër mbarë kombit shqiptar. Prandaj shumica e popullit shqiptar të Kosovës, dega e Vetëvendosjes në Tiranë dhe krejt Diaspora atdhetare në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të ngrihen peshë në këmbë në mbrojtje të Kryeministrit Albin Kurti dhe të qeverisë që ai drejton.

Sot është koha më shumë se kurrë që Zonja Vjosa Osmani ta thotë fjalën e saj me peshë në mbështetje të Kryeministrit Albin Kurti dhe të bëjë ç’është e mundur për t’u distancuar nga Isa Mustafa, sepse Lidhjen Demokratike të Kosovës ai e ka shndërruar në një celulë të partisë së Hashim Thaçit, i cili, në aleancë të ngushtë me Kryeministrin Rama, kërkon t’i lëshojë kriminelit Vuçiç Veriun e Kosovës, duke i anashkaluar përfundimisht të gjitha barbaritë që shovinizmi serbokriminal kreu në Kosovë, për çka vazhdon të mbetet i pandëshkuar edhe pas më shumë se 20  vjetëve.

Sinsinati, Ohajo

23 mars 2020