Përfaqësuesit e partive shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në jug të Serbisë, kanë arritur pajtueshmëri në prani të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për të marrë pjesë së bashku në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, më 25 tetor.
Në listën e përbashkët, e quajtur “Koalicioni Shqiptar”, do të marrin pjesë tetë parti që kanë këshilltarë komunalë në këto tri komuna me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.
“Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike, pasi që në realitet e kemi atë, të jemi të përfaqësuar me një numër më të madh deputetësh në Kuvend, në mënyrë që të përpiqemi t’i zgjidhim problemet tona”, tha për Radion Evropa e Lirë Shaip Kamberi, lider i Partisë për Veprim Demokratik.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shqiptarët në Serbi duhet t’i kenë “të paktën 5 vende të garantuara” në Kuvendin e Serbisë.
Kamberi ishte përfaqësuesi i vetëm i komunitetit shqiptar në legjislaturën e kaluar të Kuvendit të Serbisë.
Cilat parti nënshkruan marrëveshje?
Marrëveshjen në kryeqytetin kosovar Prishtinë e kanë nënshkruar Partia për Veprim Demokratik e Shaip Kamberit, Alternativa për Ndryshim e Visar Memetit, Partia Demokratike e Nagip Arifit, Partia Demokratike Shqiptare e Agim Sabedinit, Lëvizja për Përparim Demokratik e Shqiprim Musliut, Lëvizja për Reforma e Sami Salihut, Alternativa për Luginën e Armend Aliut dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve i Naser Azirit.
Këto parti janë nënshkruese të marrëveshjes, sipas dokumentit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e publikoi në Facebook.
I pyetur se çfarë do të jetë baza e pjesëmarrjes së tyre, Kamberi tha se ajo do të jetë respektimi i marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet përfaqësuesve të shqiptarëve dhe Qeverisë së Serbisë.
“Jemi dakorduar që baza e kërkesave tona të jetë plani me shtatë pika, të cilin Qeveria e Serbisë e miratoi në qershor të vitit 2013, duke iu referuar marrëveshjeve të mëhershme, të cilat, me ndërmjetësimin e OSBE-së, janë nënshkruar ndërmjet përfaqësuesve të shqiptarëve dhe Qeverisë së Serbisë”, tha ai.
Plani me shtatë pika parasheh përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, rimëkëmbjen ekonomike të komunave të Luginës së Preshevës, përdorimin zyrtar të gjuhës, shkrimit dhe simboleve kombëtare shqiptare.
Ai parasheh gjithashtu decentralizimin në sistemin e drejtësisë, sigurinë dhe masat për ndërtimin e besimit, si dhe çështjet që lidhen me arsimin, mediat, kulturën, shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale.
Listës “Koalicionit Shqiptar” do t’i prijë Shaip Kamberi. Bartësi i dytë do të jetë nga Alternativa për Ndryshim, ndërsa i treti nga Partia Demokratike.
Sipas Kamberit, është arritur marrëveshje edhe për veprimin e përbashkët pas zgjedhjeve.
“Deputetët do të qëndrojnë së bashku dhe do të përpiqen që, me disa parti të tjera me të cilat na lidh veprimi i përbashkët, të formojnë grup parlamentar”, shtoi ai.
Çfarë tha Kurti?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vlerësoi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës më 30 shtator se pjesëmarrja e përbashkët në listën “Koalicioni Shqiptar” mund të jetë një hap i rëndësishëm dhe historik për shqiptarët e Luginës së Preshevës në luftën “kundër diskriminimit dhe përjashtimit, si dhe kundër spastrimit etnik administrativ [në Serbi]”.
Kurti përsëriti qëndrimin se pjesëtarët e komunitetit shqiptar në Serbi duhet të kenë të njëjtat të drejta si pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, përfshirë edhe vendet e rezervuara për pakicat në Kuvend.
“Serbëve në Kosovë u garantohen 10 nga gjithsej 120 vendet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ndërsa sipas kësaj qasjeje, shqiptarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci duhet të kenë së paku pesë vende të garantuara në Kuvendin e Serbisë, i cili ka 250 vende deputetësh”, tha Kurti.
Kurti, në një postim në Facebook, tha se Kosova do t’i mbështesë shqiptarët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në “realizimin e të drejtave të tyre dhe ruajtjen e identitetit”.
I pyetur për vlerësimin e Kurtit lidhur me vendet e garantuara në Kuvend, Kamberi tha se përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Serbi luftojnë për një, më së shumti dy mandate, e në disa raste edhe për tre, dhe se ai konsideron se kjo është “shumë larg asaj se sa shqiptarë ka në Serbi”.
Janjiq: Hap i mirë politik
Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd tha për Radion Evropa e Lirë se arritja e marrëveshjes politike mes subjekteve politike shqiptare në Serbi është “një hap i mirë politik”, pasi ata do të sigurojnë numrin maksimal të votave.
Ai vlerëson se në arritjen e marrëveshjes ka kontribuar, me shumë gjasë, “autoriteti” i kryeministrit të Kosovës, Kurti.
Janjiq thekson gjithashtu se, nëse pas zgjedhjeve të tetorit rezultati mes listës “Serbia e Bashkuar” të Aleksandar Vuçiqit dhe listës studentore “Studentët fitojnë” është i ngushtë, pakica shqiptare ka siguruar fuqi më të madhe në vendimmarrjen se kë do ta mbështesë.
Sipas vlerësimit të tij, “barrën më të madhe” të kësaj marrëveshjeje e kanë bartur partitë që deri më tani kanë bashkëpunuar me autoritetet në Serbi.
Nga ana tjetër, Janjiq konsideron se shqiptarët në Serbi nuk mund të kenë vende të rezervuara në Kuvend, siç kërkon kryeministri i Kosovës, Kurti, duke u bazuar në vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës për komunitetin serb.
Ai kujton se shqiptarët në Serbi kanë Këshillin Kombëtar.
“Me përcaktimin e vendeve të garantuara në bazë të numrit të banorëve, shqiptarët nuk do të merrnin më shumë se tri. Modeli i vendeve të garantuara u jepet komuniteteve të vogla, si polakët, sllovakët dhe kroatët, dhe jepet në bazë të marrëveshjeve ndërshtetërore”, tha Janjiq.
Janjiq tha gjithashtu se pakica shqiptare komunikon me Kosovën, pasi e konsideron atë shtet amë, ndërsa autoritetet në Serbi, sipas tij, si shtet amë të tyre e konsiderojnë Shqipërinë.
Kjo nuk është hera e parë që dikush nga Kosova ose Shqipëria ndërmjetëson në arritjen e një marrëveshjeje mes partive shqiptare nga jugu i Serbisë.
Kështu, përfaqësuesit politikë nga tri komunat në jug të Serbisë nënshkruan në vitin 2020, në Tiranë, një marrëveshje për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi.
Kjo marrëveshje u nënshkrua në prani të ministrit të atëhershëm në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakajt.
” …Karl Topia kur ky (më 1368) e mori Durrësin. Këtu le të përmendim se, një kohë të shkurtër pas humbjes së atij qyteti, Karli, Duka I Durrësit, u bë ” dux Dalmatie et Croacie” ( Dukë I Dalmacisë dhe Kroacisë) (1369 — 1376). Si I tillë, ai rregullisht qëndroi në Zarë. Siç dihet mirëfilli, ai më pas u bë Mbret I Hungarisë (1385), I mbështetur kryesisht nga fisnikëria Kroate dhe Slavone, por më të shpejt përfundoi tragjikisht.” Shufflay, Milan, “Serbs & Albanians” f.175. Copyright Alerion, Chappaqua, New York 10514, USA. Botuar më 28 Nëntor 2012. — Postoi: Ferhat Y.”
Në origjinalin kroatisht: ” Srbi I Arbanasi”, I njëjti tekst gjendet në faqen 95. Ribotim I v.1991. AZUR, Zagreb, me pasthënie nga Zekeria Cana. Botimi I parë në Beograd, në v. 1925.
Zoti i Bekofte miqte tane te sinqert KROAT!
Respekte për zonjen présidente dhe zotin shtipe mesic
Zoti I bekoft Kroatet, miq te perjetshem te popullit shqiptar!
SHQIPONJA DYKRENARE ME DY-DUAR NË GJOKS
AUTORI – KRIJUESI I KËTIJ SIMBOLI
ËSHTË
BASHKIM PAÇUKU – KËNGËTAR I OPERAS
SOT E GJITHË SHQIPTARIA DHE JO VETËM
E KEMI DHURATË PREJ TIJ
Më 1989, në Festivalin e Shansonës në Rogashka Sllatina në Sloveni, e përfaqësonja këngën shqipe nga Kosova.
Melodinë: Reshat Randobrava nga Kosova
Fjalët Dritëro Agolli Poet i madh nga Shqipëria
Orkestrimin e shkruajti: Bojan Adamić – Kompozitor, Dirigjent i madh Sllonen i cili edhe e dirigjon vetë siç shifet në Video. Dhe e këndoi: Bashkim Paçuku nga Dibra.
Me mua fitoi shpërblimin e festivalit: Reshati, Dritëroi, Kosova dhe Shqipëria sëbashku.
Tetor 1989,
Në këtë kohë atë natë unë e prezantoj për rradhë të parë publikisht krijimin tim, Shqiponjën Dykrenare me Dy-Duar në Gjoks. Pra unë jem autori që atëherë i këtij simboli që i dhashë fuqinë Semantike që ka dhe, më vonë nga këtu e përvehtësuan ato të partisë “Kuq e Zi” në shqipëri papërmendur autorsinë time, siç bëne edhe shumë të tjerë më vonë dhe, ja sot gjith shqiptarët dhe jo vetëm, e kanë dhuratë nga unë këtë simmbol të gjallë me të cilin mund të identifikoht me krenari çdo shqiptar në botë.
Poashtu ky simbol, krijim artistik dhe shumë organik imi, u përqafua edhe nga shumë personalitete, liderë të famshëm botërorë që sot gëzon famën më të madhe e sublime në botë. Edhe njiherë: Unë jam Krijuesi, Autori i Shqiponjës Dy-Krenare me Dy-Duar në Gjoks. Askush tjetër.
Këtë simbol e krijova unë dhe e lidha në mënyrë organike nga mbrendia e fjalëve nga ku buron, sepse Dritëro Agolli këtë poezi ia kushton Mëmëdheut- Nënës Shqipëri. Figurativisht me “Tungjatjeta Nëna Plak’ Flok’ Bardha Ime Moj”. Historinë e kësaj kënge, se si u realizua do ta tregoj njiherë tjetër… Si sot, në aeroportin e Shkupit mi dhanë notat muzilore (partiturën} e këngës, nē aeroplan nga Shkupi deri në Lubjanë e mësova. Aty duke bë konceptin tim të interpretimit, e krijova Simbolin dhe në mbramje pa asnji provë me Orkestrën e këndova, e prezantova dhe kështu siç e shikoni, fitoi dhe mori shpërblimin e festivalit: Reshati, Dritëroi, Kosova, Shqipëria, dhe unë fituam sëbashku. E gjitha kjo më lindi në kohra shumë të vështira, kur I gjithë populli jetonim në Kosovë në kushtet e tmershme nën diktaturën dhe fashizmin Millosheviçjan, të rrethuar nga regjimi ushtarak dhe policor i tij. http://www.BashkimPacuku.com
/Users/bashkimpacuku/Desktop/Screen Shot 2017-11-14 at 2.12.31 PM.jpg