Po e riceku ose ritheksojè prap se, termi ose nocioni shkenca politike (koncpeti plural) patjetër na con (shpie) në diskursin e njohur sipas të të cilit politologjisë ose shkencave politike (si njejës ose veçanti shkencore ose metodologjike) iu mungon lënda ose materia e njohur bazike. Kështu që shkencat politike, janë të ngarkuara ose detyruara që t’i ndajnë dhe kërkojnë konceptët, nocionet, formulimet, idetë dhe teoritë e ndryshme shkencore ose metodologjike edhe tek shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe humaiste siç janë filozofia politike ose filozofia e politikës, sociologjia politike, psikologjia politike, antropologjia, episteomologjia, ontologjia, gneseologjia, historia, religjioni etj.
Ndërkaq, thirrja ose etimologjia shkenca politike ose shkenca mbi politikën, i hapë ose zgjeron mundësitë dhe kompetencat e njohura shkencore, plurale dhe humaniste të politologjisë ose shkencave politike.
U mor vesh se ideja dhe teoria e njohur mbi studimin dhe analizën esenciale ose substanciale të politikës, është shumë e lashtë dhe multidisiplinare. Duke filluar nga filozofia praktike e Platonit dhe Aristotelit dhe deri me sot.
Ndërkohë që idetë, teoritë ose definicionet e njohura absolutiste ose ekskluziviste të Thomas Hobsit si thotë “mbi të drejtën legjitime dhe natyrore të autoritetëve të larta të shtetit dhe pushtetit mbi të tjerët”, kanë bërë që mendimtar ose dijetar të tjerë botëror të parashtrojnë pyetje, pikëpyetje ose dilema të ndryshme në sfond. K. Manheim në veprën e tij me titull “Ideologjia dhe Utopia”(1929) parashtron pyetjen: A është e mundur dhe si është e mundur që politologjia ose shkencat politike të kenë strukturën ose substancën e njohur primare ose ambivalente dhe të mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontroversave ose diskrepancave të shumëta klasore, sociale, politike, konceptuale, ideologjike etj…?!
Sipas Maks Veberit (Max Weber) dhe Artur Shopenhajerit (Arthur Schoppenhajer): Botën e sundojnë demonët ose “dishepujt” e ndryshëm të “mbretërisë” së të keqës. Ndaj, të gjithe ata që futën në lojërat ose ujërat e turbullta të sundimit, pushtetit, karierës, pasurisë së pandershme ose korupsionit, bëjnë pakte ose traktate të ndryshme me demonët, blasfemistët ose forcat e ndryshme retrografe, reaksionare ose diabolike.
Dejvid Hjum (David Hume) dhe të tjerë ndërkaq, e veçojnë edukatën, kulturën, moralin, natyrën dhe karakterin e personit ose individit në zhvillimët ose procesët e ndryshme shoqërore ose politike. Pa i harruar këtu edhe metodat induktive, deduktive, empirike, revoluciore, evolutive dhe të tjera në funksion të ndryshimit të një pushteti ose sistemi të keq me një pushtet ose sistem tjetër më të mirë politik etj.
Ndonëse, filozoia e njohur e John Stuart Millit i ka vënë si të thuash themelët ose kornizat e para të metodës së njohur induktive, gjegjësisht, empiriko-analitike në kuader të së cilës, biehorvnizmi politik paraqet shtylllën ose boshtin kurrizor. Edhe roli determinant dhe paradigmatik i shkencës dhe teknikës, kanë lozur një rol të rëndësishëm në këtë histori. Sidomos nepër fazat ose etapat e ndryshme të bihevioriste ose postbihevioriste në SHBA-a etj.
Pse SHBA-s …?
Se këndejmi, fuqia e madhe ushtarake, politike dhe ekonomkke së bashku me arritjet dhe përparimet e fuqishme industriale dhe teknologjike, pos tjerash sollën edhe ngritjen ose formimin e levizjëve, qarqëve ose organizatave të njohra elitare të fabrikantëve, farmerëve ose sipërmarrësve të fuqishëm amerikan së bashku me qarqët ose elitat e njohura shkencore, intelektuale, kulturore, akademike ose gazezareske në SHBA-s mbi bazën ose ideologjinè (kauzalitetin) e njohur të suksesit, efikasitetit, ndërshmerisë, ligjëve, rregullave dhe kontrollit.
Ndërkaq, në kuader të kushtëve dhe rrethanave të reja shoqërore, qytetare, industriale, ekonomke, sociale dhe politike në SHBA-s: Profesorët ose politologët e njohur amerikan, në kuader të Univerzitetit të shquar të Çikagos, e ngritën ose themeluan Shkollën ose Katedrën e njohur të politologjisë ose shkencave politike, krahas Katedrës së njohur të psikologjisë klinike. Drejtues dhe arkitekt i saj kryesor ishte Charles Merriam. E tërë kjo për t’i studuar, analizuar, qortuar dhe identifikuar në menyrë shkencore dhe humaniste, gjegjësisht, kuantitative, kualitative, empirike induktive, deduktive, determinante, paradigmatike dhe të tjera shkaqet dhe motivet kryesore të krimit të organizuar, korrupsionit, stratifikacionit, kontrabandës etj.
Kështu që Charlles Merriam dhe shoqata e mesipërme e politologëve amerikan nga Univerziteti i Çikagos së bashku me kolegët e tyre nga katedra e njohur e psikologjisë dhe të tjerë, i paraprinë “revolucionit bihevioristik” në SHBA-s dhe më gjërë.
Përderisa, D. Easton në veprat e tij shkencore “A Discipline Dividet: Schcoolls and the Sects in Political Science”, si dhe në “New Handbook of Political Science”, i vuri asokohe bazat ose themelët e njohura shkencore, rigoroze, progresive, moderne ose bashkohore në politologji ose shkenca politike. Kjo në radhë parë për faktin se shkencat politike ose politologjia moderne ose bashkohore gjithandej vendëve liberale dhe demokratike të globt, kanë lindur, janë zhvilluar dhe përsosur në SHBA-s krahas lulëzimit ose shkëlqimit të njohur ekonomik, industrial dhe teknologjik.
Ndonëse, modernizmi biheviorinist së bashku me feminizmin dhe automatizmin modern ose bashkohor si dhe organizatat ose levizjet e ndryshme dinamike, hektike, eklektike, turbulente ose furioze në SHBA-s, si dhe në vende ose meridiane të ndryshme të globit, ndikuan në shumë faza ose etapa të rëndësishme të politikës amerikane dhe gjithëbotërore. Sidomos në ato vende ose shtete ku sundojnë ose dominojnë ideologjitë ose mentalitetët e njohura autoritare, hegjemoniste ose totalitariste, të cilat në menyrë brilante dhe suplementare i ka paraqitur ose prezantuar Franc Noiman (Franz Neuman) në librin e tij me titull “The Democratic and the Authoritarian State”..;
Ndaj, politologjia dhe filozofia e njohur shtetrore, nacionale dhe politike në kuptimin e terminologjisë së njohur çmuese ose vlerësuese, shohin me dyshim çdo levizje ose çdo gjë që largon nga ajo që mund të quhet studim ose analizë e mirëfillët shkencore ose metodologjike. Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme eksterne ose eksplikative në kritikën dhe filozofinë e njohur shtetrore, nacionale ose politike, kanë një dimension dhe karakter të gjërë konstelacional, multilateral dhe kolateral. Duhet gjetur formën dhe menyrën e duhur, konkrete ose adekuate, për t’ua bashkëngjitur kërkesave dhe nevojave sociale ose ekzistencialiste, edhe vlerat, parimet dhe aspiratat e njohura shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake, historike,.gjeografike, industriale, ekonomike etj.
Në këtë rrafsh, gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin e determinuar, ortodoks, autoritar ose totalitarist të mohimit dhe kundërshtimit të çdo llojë forme të socializimit (risocializimit) real ose dialektikë në kuader të ‘kapitalizmit të ri’ evrolindorë ose ballkanikë të cilin në instancë të fundit e bashkon karakteri i “një bote të administruar dhe dominuar nga “mbinjerëzit” ose “supermenët e lartë” pushtetmbajtës ose politik, ku objekti individual reduktohet në subjekt ose në një qenie “mono-dimensionale” për t´iu përshtatur dhe shërbyer “elitave, par-exelencave, strukturave, konjukturave, nomenklaturave ose superstrukturave të larta pushtetmbajtëse ose politike” që i menaxhojnë dhe dirigjojnë tregjet e punës, finansat, kapitalin, vlerat, resurset, institucionet, shtetin, pushtetin dhe kështu me radhë.
Në këtë rast, tërësia është false ose artificiale, gjegjësisht, imagjinare ose fiktive. Ndërkaq, e vërteta bëhët relative-përballë autoritetit suprem ose absolut të personit ose individit. Kjo mëse miri mund të vërehet në shoqëritë post-moderne ose neoliberaliste si Kosova etj., ku e bukura dhe e vërteta bëhet konkubinë ose kurtizane të industrisë kulturore, pushtetmbajtëse ose politike. Mbase, kundërshtare të çfarëdollojë teorie dhe praktike që krijojnë vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore.
Se këndejmi, ajo që ose çfarë mendohet, thuhet dhe shkruhet për shtetin, pushtetin, edukatën, kulturën, emancipimin, moralin, karakterin, politikën ose diplomacinë, shpesherë është shumë largë nga funksioni dhe ndikimi i tyre real në jetën e njerëzve ose qytetarève, në ndërgjegjen, nëndërgjegjen, vetëdijen ose nënvetëdijen e tyre shtetrore, nacionale, politike ose patriotike.
Dhe, cili është roli i medieve të shkruara dhe elektronike në këtë histori?
Ndonëse, ku me pak e ku me shumë, çështjet ose aspektët e mesipërme determinante dhe paradigmatike, ndikojnë, penetrojnë, reflektohen dhe interferojnë në mënyrë eksterne ose eksplikative edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve ose qytetarëve, duke iu përshtatur në një masë të madhe pushtetit dhe ideologjisë sundimtare ose dominuese. Edhe në mjetët i informacionit poblik ose komunikimit masivë si ‘fuqi e katërt’, respektivisht, si ‘refer global ose universal’, apo si një ‘industri e fuqishme’ profitabile, kulturore dhe informative, gjithashtu.
Kjo në radhë të parë për faktin se në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste, edhe atëherë kur aspekti primar ose ambivalent është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror (qytetar), politik, shkencor, kulturorë ose akademikë, përmes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk (medial) ose publicistik, duhet pasur parasysh faktin se eksperienca kolektive e opinionit publik, shpeshherë mbështet një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe delegjitimuar. E tërë kjo vjen si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën e një dialektike identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publik ose politik, reduktohet në favor të masës ose sasisë përthithëse ose konsumuese. Njerëzit ose qytetarët shndërrohen në ‘vegla pune’, gjegjësisht, në ‘mekanizma’ ose ‘instrumente’ mekanike, elektorale, akustike ose kakofonike si në rëndet ose sistemet e pandryshuara natyrore, ordinare ose mesjetare, pa fuqi, inovacion, kreativitet dhe motivacion për t´i çuar ose levizur gjërat përpara.
Me fjalë të tjera, kjo donë të thotë se përmes subjektit kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kluturës, moralit, disiplinës, shkencës ose humanizmit të njohur shkencorë ose qytetar në natyrën dhe karakterin e personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik: Edhe shtresat ose elitat e larta shkencore, intelektuale, kulturore, informative, politike, diplomatike dhe të tjera, respektivisht, kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale.
Ndërkohë që përmes kategorive të larta shoqërore, qytetare ose politike, idetë dhe teoritë e njohura etike dhe estetike, paraqesin konceptin dhe modelin paradigmatikë të dialektikës kulturore dhe politike. Duke e bërë ravijezimin, konturimin, eksplorimin, konvencionalizimin ose unifikimin e preferuar të së veçantës me të përbashkëten (globale ose universalen) në kontekstin ose domenin e njohur evolutivë, empirik, organik ose dialektik të bashkimit ose unifikimit të emocionëve, pasionëve, ëndërrave, dëshirave, pritjeve, dashurive, idealeve ose vizionëve të përbashkëta njerëzore ose qytetare që e bëjnë çlirimin e subjektit (subjektivitetit) nga objekti (objektiviteti) për të gjetur lidhjen politike ose organike midis elementëve dhe instrumentëve kryesore që përbëjnë atë që sociopsikologët e quajnë “manovrim sentimental ose emocional”.
Në instancë të fundit, kultura është frytë i arsyes dhe ndërgjegjës së lartë njerëzore ose qytetare, ndërkaq, vet arsyeja njerëzore është frytë dhe konstruksion historik i shoqërisë së lartë njerëzore ose qytetare.
Për me tepër ndërkaq, në një shtet dhe shoqëri të avancuar ekonomike, industriale dhe teknologjike si SHBA-s, Gjermania, Britania e Madhe, Japonia, Italia, Franca etj., ku ndarja e punës intelektuale nga ajo manuale ose mekanike i bashkangjitët dominimit të kapitalit dhe teknikës, proceset ndërmjetësuese ose neutralizuese, si puna e transformimit të kulturës në diçka të pavarur dhe sovrane ndaj çdollojë raporti ose marrëdhënieje me praxis-in, e bën të mundur integrimin e edukatës dhe kulturës së lartë shtetrore, nacionale ose politike në kuader të një shoqërie të tejplotësuar ose mbingarkuar me letra, instanca, forume dhe mentalitete të ndryshme administruese ose birokratike.
Ndërkaq, midis motiveve ose stimujve të ndryshëm të kulturës dhe kritikës së njohur shkencore ose humaniste, në shtetët ose shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste, një vend të posaçëm zë edhe motivi i gënjeshtrës. Kultura shtetrore, nacionale, instititucionale, funksionale ose politike, paraqet imazhin e një shoqërie njerëzore ose qytetare që nuk ekziston fare. I mbulon, valorizon, glorifikon ose disajnon kushtet dhe rrethanat materiale ose ekzistencialiste së bashku me arritjet dhe përparimet e gjithëmbarëshme të shtetit, pushtetit dhe shoqërisë, duke ngritur, stisur, sajuar, rimuar, valaorizuar, glorifikuar dhe afirmuar çdo gjë që është njerëzore, gjegjësisht, në të mirën e gjithëmbarëshme të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë.
E tërë kjo nën llupën e veprimëve ose reagimëve të ndryshme qetësuese ose ngushëlluese (lëxo:inkarnatiovo-ataraksioniste) që i shërbejnë ose kontribuojnë “formulës” së mbajtjes në jetë (jetëgjatësisë) të strukturave të dobëta, të korruptuara, kontrabanduara, kriminalizuara dhe të kompromituara në menyrë shtetrore, nacionale, institucionale, funksionale, politike, diplomatike, materiale, sociale, ekonomike etj.-nën parullat ose sloganet e ndryshme të ekzistencës ose mbijetesës së përbashkët shtetrore, nacionale, politike etj.
Është teza e kulturës si ideologji shtetrore dhe nacionale, e përbashkët në shikim të parë me teorinë borgjeze ose skllavopronare të dhunës dhe shfrytëzimit optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit, e cila ka një tendencë të dyshimtë për t´u transformuar dhe imponuar si ideologji ose kauzalitet i lartë shtetror, nacional ose politikë.
Në këtë prizëm, përballë gënjeshtrës së botës së mallrave dhe kapitalit, idealizohet, valorizohet, glorifikohet, rimohet dhe bëhet korrektuese gënjeshtra tjetër (pushtetmbajtëse ose politike) që e denoncon atë të parën. Duke u paraqitur ose prezantuar si e ‘vërtetë’ ose “lavdi e madhe” e liderëve-shtet dhe shtetit-parti.
Madje, edhe atëherë kur faljet e tokës ose teritorëve të ndryshme sovrane dhe tepër legjitime të Kosovës dhe shqiptarëve së bashku me koncesionet tjera ndaj Serbisë ose Malit të Zi si për shëmbull, nga ana e “eminencës gri” ose “par-exelencave” të ndryshme pushtetmbajtëse ose politike në Kosovë, në sytë e “elektoratit” ose popullit të manipuluar dhe duarthatë (duarbosh)-paraqiten ose prezantohen si të arritura dhe rezultate të larta të shtetit, pushtetit ose qeverisë kosovare!
Ndaj, në këtë kontekst, misioni ose detyra kryesore e një intelektuali dhe kritiku të lartë shkencorë ose dialektikë të edukatës dhe kulturës së gjithëmbarshme institucionale, funksionale, konstitucionale, politike, diplomatike dhe kështu me radhë, nuk është vetëm performansa, rezonansa ose celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, të njeriut, popullit (kombit) dhe shtetit nga administrimi ose sundimi i përdhunshëm, të kulturës nga egoizmi, etatizmi, egalitarizmi ose paternalizmi pushtetmbajtës ose politikë tè personit ose individit, të fesë ose religjionit nga shteti etj. Jo, por detyra ose misioni i tij konsistojnë për më tepër në instalimin ose funksionalizimin e energjisë kritike në konceptin elitar dhe egalitar të kulturës në funksion të palës kundërshtare “antropologjike” ose “antropolitike”.
Ndërkohë që impulset progresiviste të së dytës, do duhej t’u kundërviheshin implikimeve konservatore të së parës.
Në të kundërten, koncepti i arsyes instrumentale ose arsyes subjektive, i cili ka për qëllim përshtatjen dialektike të njeriut me ligjet dhe racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive): Nëse nuk kuptohet, përceptohet dhe anticipohet si një proces çmitizues, prodhon të kundërtën e tij: një mitizim të ri, më të rezistueshëm dhe më të rrezikshëm se sa i pari, atë të arsyes instrumentale ose manuale. Këtu qëndron edhe dialektika e brendshme historike e çdollojë racionalizmi. Në kohabitacionin ose dihotominë e preferuar në mes “industrisë kulturore ose politike” dhe “kulturës globale” ose “masive” ku përthithja dhe reduktimi i kulturës ose mono-dimensionalitetii i saj, shihen si rrjedhojë e një administrimi të egër dhe negativë nga ana e autoritetit ose totalitetit social dhe politikë, në funksion të logjikës së fitimit, me mundësinë për t’iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave të përditshme (përgjithshme) të shtetit dhe shoqërisë së relativizuar, instrumentalizuar, fosilizuar, klanizuar, tribalizuar, manipuluar, përthithur dhe konsumuar politikisht si dhe në çdo formë tjetër të mundshme.
Ndërkohë që rasti ose shëmbulli i mesipërm i monopolizimit, komercionalizimit, uzurpimit, instrumentalizimit, fosilizimit, klanizimit, absolutizimit ose relativizimit të shtetit, pushtetit, pronës, kapitalit, resurseve, pasurisë dhe moralit të gjithëmbarshëm shtetror dhe nacional, çon patjetër në një degradim dhe regresion të përgjithshëm. Sidomos atëherë kur nepër mekanizmat ose institucionet vitale të shtetit dhe pushtetit, “zgjidhen”, emrohen ose kontrabandohen persona ose individë të dyshimtë, gjegjësisht, me biografi të dyshimtë personale, familjare ose gjenealogjike si dhe me aftësi të kufizuara (reduktuara) shpirterërore, emocionale, mentale, psikologjike, intelektuale, profesionale etj.
Zëvendësimi aparent i një modeli ose sistemi politikë me një model ose sistem tjetër, sipas shkencave politike, është në të vërtetë, një riprodhim i po atyre marrëdhënieve ose raportëve themelore ose elementare që e ruajnë “modelin” ose sistemin (regjimin) e mehershëm ose paraprak në substancën (esencën) dhe tërësinë e tij. Në rastin e Kosovës, regjimin kriminal dhe gjakatar të Millosheviçit së bashku me “reliktët”, kostumet, autoritetët, hijet, fosilet, ligësitë, komplekset dhe paranojat e tij.
Në ketë vorbullë, zatën duhet kërkuar ose optikuar edhe zhvillimet ose proceset e ndryshme reaksionare, paradoksale dhe anakronike në Kosovë dhe gjithandej.
Bota nuk ka nevojë për të vërteta absolute! Dhe, aq me pak për “apostuj” ose “lider të pazëvendësueshëm” dhe “historik” ! Jo, por, bota ka nevojë për pyetje dhe përgjigjie racionale, reale dhe relative.
Ndryshe nga kjo, filozofia politike na mëson ose udhërrefen vazhdimisht se ata që ndodhën lartë, gjithëmonë jetojnë, mirëmbahen ose ushqehën nga ata që janë më poshtë. Përveç rasteve ose përjashtimeve të rralla.
Për botën e sotme postmoderne ose ultrabashkohore, njeriu është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithëçka dhe me asgjë! “Bota globale “është pikësynimi ose përfaqësimi i tij real dhe optimal. Duke i abstrahuar ose relativizuar në këtë rast absolutën dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit.
Filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike, në instancë të fundit, është vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një “botë globale” ose “treg të përbashkët” të vlerave, resursëve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarëshem botërorë ose ndërkombtarë të bartur dhe koncentuar në duart e fuqishme të “mbinjerëzve” ose’supërmenëve’ të ndryshëm ushtarak, politik, social, ekonomik, industrial ose teknologjikë të cilët në instancë të fundit nuk përbëjnë madje as 3 % të popullsisë së gjithëmbarëshme të globit.
Ndërkohë që vullneti për të jetuar mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose homo-sapiente dhe lëvizë tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndërrave, caqeve ose qëllimëve të caktuara. Është pra një “luftë” ose “stuhi infernale që nuk pushon kurrë”, ku qeniet njerëzore janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, ekzistencès, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të njohura jetësore ose ekzistencialiste. Të shkëputur nga materia, të lëkundur ose tjetërsuar nga njerëzorja dhe racionalja, gjegjësisht, nga edukata, kultura, emancipimi, morali, disiplina, ndërgjegjia, arsyja, humanizmi, drejtësia dhe barazia e njohur ligjore, politike, ushtarake, industriale, sociale, ekonomike etj…Në ngarendje ose turravrape të fluidshme, turbulente dhe tepër hektive- pas plotësimit të ‘egove’, ‘superegove’ ose nevojave të ndryshme objektive dhe subjektive. Duke i veçuar këtu interesat e njohura politike, karieriste, materiale ose profiteriste të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik në vendin tonë mbi kurrizin e thyer ose të lakuar të Kosovës dhe shqiptarëve! Dhe, kjo pa arritur kurrë një cak ose qëllim të caktuar ose përfundimtar.
Ndryshe nga kjo, bota, në të cilën njeriu cilësohet si një “mikrokozmos”, bëhet vetëvetiu një “megapoligon luftërash” ose ‘makrosferë interesash’ e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç “vullnetit” ose sëmundjes së pashërueshme për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë më të pasur dhe më fortë mbi ata që janë më të varfër dhe më të dobtë.
U mor vesh se në këtë ‘ritual’ ose ‘celebrimë të përbashkët’ të mendjes (koshiencës), shpirtit dhe nytyrës, është logjika ose koshienca e lartë njerëzore ajo që na flet ose udhërrefen vazhdimisht mbi “vullneti për të jetuar” (wille zum leben). Kështu që “fenomenët” e ndryshme shtetrore, nacionale, institucionale, konstitucionale ose politike (ashtu sikurse ato natyrore ose mbinatyrore)- interferojnë dhe integrohen në vullnetin për të jetuar, që është thelbi i jetës, botës dhe natyrès sonë.
Për Immanuel Kantin, vullneti për të jetuar, që në krye të herë është i njohur dhe identifikuar në vetëdijen (koshiencën) dhe ndërgjegjen tonë. Gjithashtu besohej (besohet edhe sot) se ligji i shkakësisë që i rregullon fenomenet e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore dhe parimi i arsyes që i shpjegon dhe pranon ato, ishin (janë) ligje të përhershme dhe absolute. Respektivisht, “veritates aeternae” (të vërtetat e përjetshme).
Për më tepër ndërkaq, vullneti për të jetuar na vë në gjumë dhe kur jemi zgjuar, dhe na vë në levizje edhe kur jemi të fjetur ose në gjumë.
Po jetojmë çaste aspak të lehta të pandemisë globale “Covid 19” ku në vend të shetitjeve të prefëruara nepër qytete ose natyrë, të kryerjes së punëve ose obligimëve të përditshme jetësore, profesionale, institucionale ose politike, jemi të detyruar të zgjedhim jetën e izoluar nè karantena familjare ose shtëpiake. Nuk të duket aspak e lehtë kur vullneti pèr tè jetuar dhe mbijetuar virusin corona (covid 19)-shpesh bëhet pavetëdije. Jetohet vetèm njèherè. Duhet tè jemi tè fortè dhe solidar me njèri tjetrin.
Presidenti Thaçi, Kryeministri Kurti, Kryeparlamentarja Osmani dhe liderët tjerë kosovar, para së të zgjedhin, duhet të reflektojnë!
Jemi shtet dhe një popull ose komb i vogël ne shqiptarët e Kosovës dhe gjithandej. Nuk mundemi të ekzistojmë ose mbijetojmë si popull dhe si shtet pa ndihmën dhe mbështetjen e të tjerëve. Sidomoas pa ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-s, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Japonisë dhe fuqive tjera që na ndihmuan dhe na u gjendën pranë kur e kishim mëse vështiri dhenkur ndodhëshim në rrezik. Pa ndihmën e tyre, sot nuk do ekzistoim si shtet e ndoshta as si popull fare.
Ndaj, nuk ështe keq as ligësi (por, mençuri dhe trimëri) që për çdo hap,, veprim, reagim dhe vendim të mundshëm shtetror, nacional, institucional, konstitucional, politik ose diplomatik, në radhë të parë të konsultohemi dhe pajtohëmi me miqtë dhe aleatët e lartëpërmendur. Edhe për dialogun me Serbinë, edhe për formulat, ekuacionet ose modalitetët qeveritare, politike, diploatike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera.
Ndryshe nga kjo, Presidenti Thaçi, i mbron Kosovën, shqiptarët dhe autoritetin e tij, duke e mbrojtur dhe mbështetur Kryeministrin Kurti dhe kauzalitetin e tij. Kryeministri Kurti, gjithashtu duke i mbrojtur, respektuar dhe mbështetur Presidentin Thaçi, ish Kryeministrin Haradinaj, ish Kryeparlametarin Veseli dhe të tjerët. Edhe Kryeparlamentarja Osmani dhe liderët tjere poashtu.
Nëse, flasin ose mendojnë për formula, ekuacione, modalitete ose koaoicione tjera qeveritare ose politike pa Vetvendosjen dhe Albin Kurtin në krye të ekzekutivitkosovar!? Le të presin dhe të respektojnë çastin ose momentin e pandemisë globale “Covid 19” dhe mëpastaj të shkojnë në zgjedhje të reja për zgjidhje.
Apo, të ngrisin një “qeveri të shpëtimit kombtar” në kushte të jashtëzakonshme me Albin Kurtin, Vjosa Osmanin, Albulena Haxhiun, Mimoza Kusarin-Lilen, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin, Anton Qunin ose dikënd tjetër në krye të saj.
E dyta: Albin Kurti si Kryeministër i Kosovës ose Kryeministër në detyrë, është mirë të respektojë ndarjet, kompetencat dhe ingerencat e njohura në relacionin presidenti (presidenca)- legjislativi-ekzekutivi dhe juridikativi. Gjithashtu, duke i njohur dhe respektuar Presidentin Thaçi, ish Kryeinistrin Haradinaj, ish Kryeparlamentarin Veseli, ish Zevendëskryeministrin Limaj dhe të tjerët, i mbron vlerat dhe kauzalitetin e lartë të UÇK-s. Pavarësisht asaj nëse dikush atje është i korruptiar etj. Le të merrën juridikativi ose organët e drejtësisë me atonçështje dhe jo z. Albin Kurti simshef i ekzekutivit dhe ish zedhënës i shquar i UÇK-s!
Liria (çlirimi), shteti, pushteti, pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i përgjithëshëm shtetror, nacional, politik, teritorial ose gjeografik, në instancë të fundit janë projekt ose monument i përbashkët i Natos dhe UÇK-s.
Albin Kurti, nuk bëhet as më i bukur, më i dashur, as me i mençur ose më i bukur duke i quajtur Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin ose ish luftëtarët dhe udhëheqësit e njohur të UÇK-s, hajna (hajdutë), matrapaz, çoban osekriinel. As znj. Vjosa Osmani ose dikush tjetër. As Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kardi Veseli, Fatir Limaj ose dikush tjetër, duke e quajtur Albin Kurtin dezertorë të luftës, diktator, stalinist ose Hitler të shqiptarëve dhe çkamos tjetër!!! Kësaj radhe humorin,, ciizmin ose injorancën anash. Gjaku nuk bëhet ujë.
Për me tepër ndërkaq, shëmbja e ish ‘murit’ famëkeq të Berlinit së bashku me shpërbërjen ose shkatërrimin e përgjithëshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe “Traktatit të Varshavës”, si duket nuk arritën t´i shëmbin dhe shkatërrojnë ose asgjësojnë edhe ëndërrat ose iluzionet e njohura militariste, kolonialiste, imperialiste, hegjemoniste, ekspanzioniste dhe të tjera të dikujt tjetër për sundime, ndikime (influenca) ose dominime të përgjithëshme në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale. E formuluar ose deskriptuar me gjuhën e “formulave” ose “doktrinave të reja” politike, ushtarake dhe të tjera: Kjo do thotë se nga ish “lufta e ftohtë” dhe konfrontimet e dikushme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose civilizimi ynë, sikur janë futur ose kanë kaluar në një cikël ose kapitull të ri luftërash ose konfrontimesh të reja multipolare ose ‘subllokiste’ të cilat mund të jenë akoma më të rrezikshme se sa ish “lufta e ftohtë” dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose dybllokiste. Kujtoni ose reflektoni veç pak nè “Corona Virusin” ose “Covid 19” etj…!!!
U mor veshë se në kuader të epistemologjisë dhe antropologjisë së re politike, respektivisht, brenda “filozofisë së jetës materiale dhe asaj ekzistencialiste”, sikur bëhët edhe deshifrimi dhe deskriptimi i botës dhe natyrës”, gjë që është edhe qëllimi final ose kryesor i filozofisë. Në këtë rast, edhe studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, nuk ngelin të izoluara, por, ato kthehen tek vlerat dhe parimet e larta morale dhe njerëzore. Respektivisht, në sistemin e vlerave dhe resurseeve të përbashkëta (globale ose universale) të cilat bëjnë dritë ose rrezatojnë duke zbritur tek çështjet humane ose njerëzore. Tek e fundit, është fati ose ligji i dhembjes, pleqërisë, sëmundjes dhe vdekjes që varet nga të gjitha gjërat tjera. Në këtë kontekst, filozofisë së shpirtit, subjektiti ose optimizmit tè antropomorfizuar dhe deriur, i kundërvihet filozofia e natyrës, filozofia e objektit, pasivitetit, frikës, pesimizmit, iracionalitetit dhe fatalitetit. Para ligjëve të njohura natyrore dhe mbinatyrore, të gjithë janë të njejtë ose të barabartë. Nga ky “rreth vicioz” ose biocenoz, nuk është i përjashtuar askush.
Komentet