Nga kolltuku i pasagjerit kryetari i GPS, Balla lexoi mbi telefon një reagim rreth vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë për masat disiplinore ndaj gjashtë deputetëve të PD gjatë dhjetorit të kaluar. Leksioni ligjor në lëvizje që ishte formuluar si një reagim që u përshkua në ankthin e një trafiku rruge plot gropa të segmentit Tiranë-Kamëz, ku Taulanti shpjegoi se ç’ është autodichia*. Thelbi i së cilës për të mbeti shprehimisht:- “Në këto raste vepron parimi i autodichia-s, pra që janë organet e vetë parlamentit që gjykojnë veten dhe askush tjetër. Përjashtimet duhet të parashikohen shprehimisht në Kushtetutë apo në një ligj të posaçëm. Ndryshe nuk i hyn dot brenda gardhit.”
I tëri ky shpjegim në pak më shumë se 2 minuta jep pikërisht konceptin me të cilin individët që drejtojnë parti shtetin e qeverisin vendin janë mazhoranca numerike me forcën e kartonit që fshin kuptimin e pluralizmit parlamentar. Ai rëndohet më tej kur fakti kërkon të mbulohet edhe me shembuj nga institucione legjislative perëndimore të cilat nuk preken nga gjyqësori.
Pyetja që shtrohet është se:-Kjo pavarësi vjen nga përvoja dhe integriteti i institucioneve, jetëgjatësisë së marrëdhënieve të institucioneve në një sistem demokratik apo nga presioni i korrupsionit dhe i krimit që i influencon dhe i detyron ligjbërësit të rrethohen me paprekshmëri nga veprimet dhe akuzat?
Duke e përfunduar reagimin me pyetjen që ja mbyll gojën kundërshtarit dhe publikut kur Taulanti shprehet se:-“Tani kush do reagojë, KLGJ, ILD apo shoqatat?!”, këtu kuptohet qartë se qëndrimet e politikës në pushtet kanë ndërtuar jo vetëm gardhin, por atë që edhe ligjet që ata po i bëjnë janë fortifikime për të mbrojtur veten dhe korrupsionin.
Mos e shihni thjeshtë Taulantin se ka bërë një lapsus teknik kur thotë:-… Autodichia . Shihni më parë mendësinë e tij se deri ku shkon. Me kryeministrin që ndodhet në Samitin e Barcelonës ku janë mbledhur progresistët e majtë nga njëra anë dhe me Ministrin e Jashtëm në Forumin Diplomatik të Antalia-s nga ana tjetër, Taulant Ballën shiheni më thellë se ai ka lirinë brenda segmentit Tiranë-Kamëz e kthim që të shpalosë jo vetëm gafat ligjore e politike, por edhe ato civile me shkeljen e rregullave administrative, në emër të aktivizmit politik dhe pëlqyeshmërisë ndër militantë në zonat ku ai zhvillon takime.
A nuk janë zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor, një mundësi parandaluese e aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës?
Pra kështu pretendohet se respektohen rregullat dhe jemi ‘të gjithë janë të barabartë përpara ligjit’.
______
*Autodichia – vetë gjykim, një shprehje e autonomisë vetëqeverisëse, që siguron se subjektet e jashtme, përfshirë gjyqësorin, të mos ndërhyjnë në punët e brendshme.
*rripi i sigurisë – Pika 8. e Nenit 170 të Kodit Rrugor të RSH– Cilido që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për fëmijë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 5000 (pesë mijë) deri në 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndodhet në çastin e kryerjes së shkeljes, mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e këtij fëmije. Në rast se është drejtuesi i mjetit, përveç masës administrative të ndëshkimit me gjobë, merret edhe masa administrative plotësuese e pezullimit të lejedrejtimit për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj.
18 Prill, 2026


























Respect
Jam dakort moj zonjë e nderuar me ju por populli Shqipëtar është popull që i nënshtrohet kollaj zgjedhës në shekuj si atij të jashtëm dhe të vendit:e para qe nën sundimin turk për 500 vjet së dyti 45 vjet nën sundimin diktatorial dhe tani po demostron se pajtohet me këtë mënyrë jetese.E vërtet që jemi popull që intergrohemi shpejt me vendet perëndimore.Kam shumë respekt për ju sepse në shumë raste i kapni shumë mirë problemet.
Με αυτό που λες φαίνεται σαν να ζητάς να γυρίσει πάλη κομουνιστηκο κόμμα, δεν μπορεί να αλλάξει ο άνθρωπος σαν ε σένα, καθε σκιλα φωνάζει έχει που τρώει.
Populli shqipetar, me tradite Dhe me besë esht i veqant
E meritojm te jetojm bashk, te tregojm se jemi popull krenar Por te shkelur me shekuj nga shume kush
Tani pjeserisht Edhe nga qeveritart!
Per ate nese nuk ndertojm Perspektive per te ardhmen ateher do te ikin pjesa me e madhe duke kerkuar dikund ku se paku shendetsia esht ne nivel te duhur e nuk vdes njeriu per shkaqe financiare