Në emisionin e mëngjezit Koha për t’u zgjuar e Bashkim Hoxhës menjëherë pas ceremonisë zyrtare të Ilir Metës si President i Republikës pati një lumë telefonatash të qytetarëve të Shqipërisë që shpreheshin kundër.
Megjithëse Bashkim Hoxha u tha se tanimë ky është një fakt i kryer, bashkëbiseduesit shpreheshin të irrituar dhe mosaprovues, duke bërë thirrje që presidenti duhet të zgjidhet nga populli.
Mosaprovues ndaj zgjedhjes të Ilir Metës ishte edhe gjithë rrjeti social që shpërtheu me statuse antiMeta, në antitezë të plotë me mediumet dhe televizionet qendrimi i të cilave ishte krejtësisht puthador dhe kapitullues ndaj rolit që ka shtypi i lirë.
Por prej 24 korrikut në mbrëmje e në vijim krejt ndryshe nga rebelimi i rrjeteve sociale, shtypi i Tiranës po ashtu ka përcjelle shumë telegrame urimi nga kryetarë shtetesh të Perëndimit dhe BE që ia urojnë detyrën Ilir Metës. Deri tani mungon urimi i Angela Merkelit.
Kjo e rrit indinjatën e opinionit publik sepse Ilir Meta komentohet si njëri prej zyrtarëve të lartë më të korruptuar.
Ndërkohë ai ka dalë me “duar të pastra” sipas verdiktit të drejtësisë shqiptare të cilën e pret Vettingu.
Pas zgjedhjes si president, Ilir Meta po ashtu i është kthyer rolit “me qetësi dhe dashuri”, por kjo nuk e ka larguar shijen e hidhur që la fushata e tij shumë e egër dhe agresive gjatë zgjedhjeve sa bëri që Gramoz Ruçi ta paralajmëronte me shkarkim.
Kemi një situatë shumë absurde sepse Ilir Meta është zgjedhur president i Republikës me votat e shumicës, ndërkohë që LSI tani e drejtuar nga bashkëshortja Monika Kryemadhi bën thirrje për opozitë të fortë, kur për 8 vjet LSI ka qenë pjesë e qeverisjes një herë me PD e pastaj me PS.
Manipulues shihet edhe heqja dorë prej saj nga roli i Zonjës të Parë që konsiderohet antikushtetues, sikur edhe pozita e saj politike bie ndesh dhe krijon konflikt interesi me rolin e presidentit si institucion unifikues mbi palët.
Fakti që Ilir Meta mban funksionin institucional të kryetarit të shtetit dhe bashkëshortja e tij kryeson një nga tre partitë parlamentare shpreh një vullnet të qartë të çiftit për të uzurpuar sa më shumë pushtet politik, çka përbën një precedent të pa hasur më parë të politikës shqiptare.
Ky pozicionim i binomit Meta-Kryemadhi, që mbulohet nga mediat e shitura me heshtje, nuk e qetëson apo fashit reaksionin negativ të opinionit publik ndaj precedentit.
Zonja Elida, pergezime per artikullin ! Familja politika Meta – Kryemadhi me karrjere politike ne istitucionet e vendit tash 52 vjet ,eshte karikatura e sistemit. Politika,gjyqsori, media jane te korruptuar thellesisht, po thuajse ne çdo qeliz. Siç dihet nga te gjithe, Meta eshte vene Kryetar shtetit nga Rama, por me deshiren dhe interresin e asaj qe quhet akoma opozit (Berisha -Basha).Kur ne flasim per çiftin Meta – Kryemadhi, po flasim per faqen e zeze te historis politike 27 vjeçare te falimentuar, viktima e te ciles jane shqiptaret, njerezit e thjeshte jetojne ne mizerje , pa shpres ,pa pune dhe pa prespektiv, me shikim e deshire per tu larguar nga ky vend i mallkuar siç e quajne, njerezit jetojne nen trysni , dhune , korrupsion dhe droge. Po nga ana tjeter klasa politike , ben jete luksoze, femijte e tyre studjojne neper universitetet me prestigjioze te botes , grate e tyre lindin ne shtetet prendimore ,familja e tyre kurohet jashte shtetit me parat e shqiptareve.Ata kane vila luksoze brenda dhe jashte shtetit ,bejne pushimet ne vendet me te bukura te botes , kane nga 200, 250 ,150 ,300 miljon euro te depozituara neper banka jashte vendit, dhe me keto ritme ,Shqiptaret ne te ardhmen jo te larget munden te sundohen nga femijet e Rames, Metes dhe Sali Berishes, ndofta munden te arrin ate qe nuk arriti ta bente familja e Enverit .Ndersa Republika e korruptuar ka ne krye te Prokuroris se Pergjithshme z. Llalla, person i padeshirueshem ne territorin e SHBA-es!***Ka ardhe koha qe njerezit ta vrasin friken por te mbrojtur te drejtat kushtetuese, lirin dhe te drejten e zgjedhjeve te lira. Kjo qe jetojme sot nuk ka lidhje me demokracin e vendit , kjo ka lidhje me vjedhjen e vendit nepermjet istitucioneve te korruptuara , shembull i zi eshte kryetari i shtetit Ilir Meta!