VOAL

VOAL

Punëtorë indianë drejt Shqipërisë- Ambasadori i Indisë nga Pogradeci: Gati marrëveshja për emigracionin e rregullt, prioritet turizimi

Ambasadori i Indisë në Shqipëri, Ravindra Prasad Jaiswal, ka deklaruar nga Pogradeci se po punohet për një marrëveshje me qeverinë shqiptare që synon rregullimin dhe organizimin e migracionit të punëtorëve indianë drejt Shqipërisë.

Sipas ambasadorit, palët janë në diskutime për disa marrëveshje bashkëpunimi, ndërsa aktualisht janë në fuqi dy deri tre të tilla. Ai shprehu pritshmëri për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në vitet në vijim.

Në fokus mbetet edhe rritja e ndjeshme e turizmit indian drejt Shqipërisë. Që prej heqjes së regjimit të vizave në vitin 2020, numri i vizitorëve indianë ka shënuar rritje të vazhdueshme, duke arritur rreth 30,000–35,000 vizitorë vitin e kaluar. Sipas të dhënave të cituara, në katër muajt e parë të vitit 2025, fluksi është pothuajse dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ambasadori theksoi se India përfaqëson një burim të rëndësishëm të fuqisë punëtore të kualifikuar dhe se aktualisht në Shqipëri janë dhënë rreth 1,200 viza pune për shtetas indianë. Ai shtoi se po diskutohet një marrëveshje partneriteti për të garantuar migracion të rregullt dhe të organizuar të punëtorëve indianë drejt tregut shqiptar të punës.

Sipas tij, punëtorët indianë njihen për disiplinën dhe përshtatshmërinë, ndërsa bizneset shqiptare pritet t’i konsiderojnë si një burim të vlefshëm për sektorë të ndryshëm ekonomikë.

Në fushën e investimeve, ambasadori njoftoi se në Shqipëri janë të regjistruara rreth 18 kompani indiane, kryesisht në sektorin e minierave, por mbetet ende i paqartë aktiviteti real i disa prej tyre. Ai shtoi se po bëhen përpjekje për të rritur praninë e investimeve indiane në vend, duke theksuar se ky proces është ende në zhvillim.

Ambasadori i Indisë në Shqipëri, z.Ravindra Prasad Jaiswal flet nga Pogradeci

Kemi marrëdhënie prej kohësh dhe këtë vit po festojmë 70-vjetorin e vendosjes së tyre. Në këtë kuadër, do të organizojmë disa aktivitete. Po propozojmë një ekspozitë fotografike kushtuar Mother Teresa. Gjithashtu, një zv/ministër nga India do të vijë në Shqipëri për konsultime me qeverinë shqiptare. Po mendojmë edhe për të sjellë një trupë kulturore nga India në Shqipëri dhe ndoshta të organizohet një shfaqje një-natëshe në Pogradec.

Këto janë disa nga aktivitetet që parashikojmë, ndërkohë që jemi në diskutime për disa marrëveshje. Aktualisht kemi dy ose tre marrëveshje në fuqi, por shpresojmë të realizojmë edhe shumë të tjera gjatë këtij viti dhe në vitet në vijim.

Nga raportimet në media duket se, që prej vitit 2020 kur u vendos regjimi pa viza, numri i vizitorëve është rritur ndjeshëm, veçanërisht për shtetasit indianë që jetojnë në vendet e Gjirit, në Mbretërinë e Bashkuar apo në Shtetet e Bashkuara.

Sipas të dhënave të përmendura, vitin e kaluar numri i vizitorëve indianë si nga India ashtu edhe nga diaspora ka qenë rreth 30,000 deri në 35,000 persona. Ndërsa në vitin 2025, vetëm në katër muajt e parë, numri i indianëve që kanë vizituar Shqipërinë pothuajse është dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Kjo tregon një prirje të qartë në rritje dhe një potencial të fortë për tregun indian të turizmit drejt Shqipërisë, me pritshmëri që ky fluks të vijojë të zgjerohet edhe gjatë këtij viti dhe në vitet në vijim.

Siç dihet, India është një fuqi e madhe në burime njerëzore të kualifikuara dhe një numër i madh indianësh punojnë në të gjitha anët e botës, veçanërisht në vendet e Gjirit, në Mbretërinë e Bashkuar, në Gjermani, në Bashkimin Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa në Shqipëri, këto shifra mbeten ende të ulëta.

Sipas të dhënave, vitin e kaluar janë dhënë rreth 1,200 viza për punëtorë indianë. Megjithatë, kjo tregon se trendi është në rritje dhe se po hidhen hapa në drejtimin e duhur. Pritet që ky numër të vijojë të rritet në të ardhmen.

Nga ana tjetër, po punohet për një marrëveshje partneriteti me qeverinë shqiptare, me qëllim garantimin e një migracioni të rregullt dhe të organizuar të punëtorëve nga India drejt Shqipërisë.

Punëtorët indianë njihen për përkushtimin, disiplinën dhe aftësinë për t’u përshtatur me mjedisin lokal. Në këtë kuadër, pritet që ata të gjejnë kushte të mira pune në Shqipëri, ndërsa punëdhënësit shqiptarë t’i konsiderojnë si një aset të vlefshëm në tregun e punës.

Kemi pasur disa investime dhe disa kompani që operojnë këtu, kryesisht në sektorin e minierave. Sipas informacionit nga Qendra Kombëtare e Biznesit, rezulton se janë të regjistruara rreth 18 kompani indiane në Shqipëri. Megjithatë, deri tani nuk kemi arritur të vendosim kontakte të drejtpërdrejta me to dhe nuk është e qartë se sa prej tyre janë aktualisht aktive në terren.

Nga ana tjetër, po punohet për të promovuar më tej investimet indiane në Shqipëri. Ky është një proces që kërkon kohë, edhe për faktin se prania institucionale është relativisht e re dhe marrëdhëniet ekonomike janë ende në fazë zhvillimi. Pritet që në vitet në vijim këto përpjekje të japin rezultate konkrete, me rritje të investimeve dhe prani më të dukshme të kompanive indiane në tregun shqiptar.

‘Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht’/ Berisha nga Trauma: Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës!

Pas një vizite në Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizituar mbrëmjen e sotme edhe Spitalin e Traumës, ku po trajtohen disa nga personat e lënduar gjatë protestës kombëtare të opozitës.

Në një prononcim për mediat pas vizitës, Berisha u ndal veçanërisht te gjendja e aktivistit Aulon Kalaja, të cilën e cilësoi serioze. Sipas tij, Kalaja është goditur nga pas me shkop dhe ndaj tij është përdorur spraj ariu, ndërkohë që ai nuk po kryente asnjë veprim të dhunshëm.

Berisha theksoi se aktivisti është njohur për pjesëmarrje në qindra protesta paqësore dhe e konsideroi ndërhyrjen ndaj tij si të pajustifikuar. Ai ngriti akuza të forta ndaj drejtuesve të policisë, duke i lidhur ato me përgjegjësi për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve. Sipas kreut të PD-së, gjatë protestës është përdorur në mënyrë masive spraj ariu, i cili mund të jetë i rrezikshëm për jetën në raste të caktuara, veçanërisht për personat me probleme të frymëmarrjes apo zemrës. Ai e cilësoi përdorimin e tij ndaj qytetarëve si shkelje të rëndë ligjore dhe të ndaluar nga konventat ndërkombëtare.

Berisha deklaroi gjithashtu se ka pasur përdorim të mjeteve të tjera të rrezikshme, përfshirë shishe molotov dhe bomba zhurmuese, të cilat kanë shkaktuar plagosje si te protestuesit ashtu edhe te një efektiv policie. Në vijim, ai akuzoi autoritetet për përpjekje për të fshehur incidente të tjera dhe për të ushtruar dhunë edhe ndaj gazetarëve që mbulonin ngjarjen.

Duke e cilësuar situatën si një “skenar dhune të organizuar”, Berisha paralajmëroi se protesta e radhës do të jetë edhe më e fuqishme dhe se opozita do të ndjekë rrugë ligjore për të denoncuar shkeljet e kryera.

I pyetur nga gazetarët për gjendjen shëndetësore të Kalasë, Berisha tha se ekzaminimet kanë konstatuar kontuzion të indeve të buta në zonën e kokës, duke shtuar se dëmtimet mund të jenë më të thella dhe jo menjëherë të dukshme në fazat e para.

Në fund, ai dënoi ashpër dhunën ndaj protestuesve dhe gazetarëve, duke u bërë thirrje mediave dhe qytetarëve që të dokumentojnë çdo incident për t’i përdorur si prova në denoncimet e ardhshme.

DEKLARATA E BERISHËS:

Gjendja e gazetarit të mirënjohur, Aulon Kalaja, ishte serioze. Përveç se e kanë, i kanë hedhur spraj ariu, kanë e kanë goditur kafshërisht, mbrapa, me shkop, në një kohë që në mënyrë absolute, nuk po kryente asnjë veprim të të dhunshëm.

Domethënë, ju e njihni. Aulon Kalaja, më thotë një mik i tij, një bashkëmoshatar i tij, që ka bërë 350 protesta dhe kurrë në jetën e tij nuk ka bërë njëherë protestë përveç se paqësore. Dhe tani tha, e pashë tha që e morën Klevisin, egërsisht, fallangat e Skënder Ballukut dhe të Sokol Besprerit, i cili në vend se të ishte në burg nja 30 vite, për shokun që e tradhëtoi dhe e lanë në makinë e dogjën kriminelët dhe terroristët në Qafë Muzinë, komandon tani policinë kundër opozitës.

Pra, ky është realiteti. Kanë përdorur, protestuesit më thonë se bombulat e sprajit kishin imazhin e ariut. Çka do të thotë, është spraj ariu. Spraj Ariut, ja u them unë ju këtu, mund të ketë në raste të caktuara, është vdekjeprurës.

Në të cilat raste është? Në rastin e personave që kanë probleme bronshite apo astmë bronkiale. Në rastin e personave që kanë vagotoni të shtuar për shkak të dhimbjeve të tmerrshme që mund të reflektohen në zemër me arrest kardiak.

Pra, përdorimi i tij është një vepër e rëndë penale, është një vepër e cila dënohet në konventa, është absolutisht e ndaluar të përdoret tek njerëzit, dhe këta kanë përdorur masivisht sprajn e ariut, ndaj deputetëve, ndaj protestuesve. Unë isha tek spitali tjetër, tek spitali i urgjencës me doktor Tritanin. Atje janë disa drejtues dhe deputetë të Partisë Demokratike të goditur me spraj ariu, të djegur, kanë shkuar gjer në djegie me, me efektet e tij të egra, sepse ai është një spraj i i përllogaritur në disa fishin e përdorimit të sprajt të njeriut.

Sepse ariu është ari, e keni parasysh, është një kafshë 3-400 kg, është e një fuqie të jashtëzakonshme dhe mbrojtja ndaj tij është pra, ai është një gjë dhe që përhapet dhe në një në një fushë më të gjerë. Pra, nuk del të gjuhën këtu dhe duhet të hecësh të dalësh prej efektit të tij. Janë përdorur, janë hedhur nga, janë hedhur nga taracat, shishe molotov, bomba molotov mbi protestuesit.

Kanë plagosur dhe një polic në kokë, por s’e di se ku është, me shishe molotov të hedhur nga taracat. Duhet ta kenë prurë këtu, e keni parë ju gjë? Jo. E kanë fshehur.

E kanë, demonstruesit e kanë parë me sytë e tyre, që një polic është plagosur me shishe që erdhi nga sipër. Sikundër qytetarët, u janë janë dëmtuar nga shishet e Molotovit. Kanë hedhur bomba zhurmuese. Bomba zhurmuese, por bomba granata zhurmuese kanë plagosur te këmbët një seri protestuesish.

Çfarë të kemi të bëjmë pra? Kemi të bëjmë me një skenar shtazërie të vërtetë të Skënder Ballukut, i cili kërkoi ose mendoi se mori detyrën dhe ja ka marrë përsipër Lubis dhe Ramës se do ja mbyll çështjen me qytetarët. Po kjo çështje në mënyrë absolute nuk mbyllet kurrë. Përkundrazi, protesta tjetër do të jetë e stërfuqishme krahasuar me këtë që patë sot. Edhe njëherë i them Edi Ramës, çështja, dosja Rama Balluku nuk mbyllet më. E mbyllën me prokurorinë, e mbyllën me gjykatën, po me opozitën shqiptare s’e mbyll dot kurrë atë.

Dhe, se edhe gazetarët i kanë sulmuar. Po, po. Edhe gazetarët janë sulmuar sot.

Dhe dënoi me forcën më të madhe. Por, kërkesa ime njerëzishme ndaj jush, të filmoni çdo akt të tyre, veçanërisht mjetet që hedhin, veçanërisht , sprajin e ariut. I ndaluar, bën vepër penale kudo dhe ne do të paraqesim akuza më të forta ndaj tyre për të gjitha këto krime që kanë kryer sot. Të themi, të gjithë deputetët, të gjithë protestuesit e shënjuar në mënyrë të qëllimshme për t’i dekurajuar, i gjeta dhe më të vendosur për protestën që vjen.

Dënoj me forcën më të madhe aktet shtazore të narkopolicisë ndaj protestës, po.

Pyetja e gazetarëve: Zoti Berisha, ndaj gazetarit Kalaja është bërë edhe një skaner. Ju që ishit brenda, u vu në dijeni se si ka dalë skaneri i zotit Kalaja? 

Berisha: Kontuzion. Kontuzion i indeve të buta. Po prit. Kontuzioni i indeve të buta në zonën e trurit ajo mund të jetë, indeve të jashtme të kokës. Po ajo absolutisht mund të jetë e shoqëruar dhe nga kontuzion i trurit, i cili, të cilin skaneri në stadet e tij fillimit nuk e, nuk e e zbulon dot. Kështu që goditja ka qenë e qëllimshme. I kanë shkuar mbrapa, e kanë goditur nga mbrapa. Dhe nuk po bënte asgjë tjetër, vetëm po mirrte Klevis Balliun që s’po bënte asgjë. E kuptoni ju pra, një strategji që ngjitet në nivelet e akteve terroriste nga narkopolicia.

Një protestuesi ja kanë vënë policët te koka. Po ti çfarë do këtu? E kemi të arrestuar këtë. Pasi e kanë shkelmuar, pasi e kanë shkelmuar, i kanë këputur kërbishtin, shkelma, tani e mbajnë të arrestuar, kanë hall t’ja ndryshojnë dëshminë, po ai është i vendosur, ai do dëshmojë për të gjithë qëndrimin e tyre shtazor ndaj tij.

Pyetja e gazetarëve: Zoti Berisha, protestuesit i kanë sjellë nga komisariati pasi e kanë dhunuar këtu apo?

Berisha: Jo protestuesin e kanë sjellë nga protesta.

Sepse kemi një informacion që ka disa protestues që janë dhunuar nëpër komisariate dhe i kanë sjellë këtu.

Pyetja e gazetarëve: E besoj unë plotësisht, veçanërisht sepse ky është një drejtor Allushi apo, ky është për Tiranën apo ka një funksion, është një ortak i bandave. Është një bandit ortak. Nuk ka asnjë rregull. Por ne absolutisht çdo gjë do të përgjigjen. Kjo katërshe e sotme me në krye Skënder Ballukun, këta janë listë të zezë sa është Edi Rama me Lubi Ballukun. 

Protesta/ Televizioni publik austriak: Kërkohet largimi i Ramës, korrupsioni dhe krimi po pengojnë integrimin

Në Shqipëri u shënuan përplasje gjatë protestave kundër qeverisë në kryeqytetin e vendit, Tiranë. Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe e akuzon qeverinë për korrupsion.

Nga Ansgar Gersmann, ORF

Në fund të një proteste antiqeveritare u shënuan përplasje.

Fishekzjarre dhe kokteje molotovi fluturuan, ndërsa forcat e rendit përdorën spraj me piper.

Skena, të cilat në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, janë përsëritur vazhdimisht kohët e fundit.

Prej javësh opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pjesë të qeverisë së tij janë të dyshuara për korrupsion.

Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë pengesat kryesore për anëtarësimin e vendit në BE.

Demonstruesit kërkojnë një qeveri teknike dhe zgjedhje të reja.

Me këto demonstrata të vazhdueshme, opozita po kërkon të rrisë presionin ndaj qeverisë.

Edhe persona nga radhët e saj janë të dyshuar për korrupsion.

KËNDI I DEBATIT-“MASAKRAT NË KOSOVË 1998–1999”- POLEMIKAT DHE FAKTET: E VËRTETA E SHKËLZEN GASHIT

KËNDI I DEBATIT-“MASAKRAT NË KOSOVË 1998–1999”- POLEMIKAT DHE FAKTET: E VËRTETA E SHKËLZEN GASHIT

Kosova arreston një burrë nën dyshimin për përfshirje në sulmin në Banjskë

Dëmet nga sulmi në Banjskë mbi një automjet të Policisë së Kosovës, shtator 2023.

Radio Evropa e Lirë

Autoritetet ligjzbatuese në Kosovë e kanë arrestuar të premten një burrë për të cilin dyshojnë se ishte përfshirë në sulmin vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në veriun e banuar me shumicë serbe në vitin 2023.

Në një njoftim për media, Prokuroria Speciale e Kosovës tha se i dyshuari, të cilin e identifikoi vetëm me inicialet S.R., u arrestua nga oficerët policorë në pikëkalimin kufitar me Serbinë, Merdare, dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ajo nuk dha më shumë hollësi rreth të dyshuarit.

Por, më vonë, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari është Stefan Raduloviq, duke e përshkruar atë si “edhe një terrorist i dyshuar, në kërkim, në lidhje me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit me qëllim aneksimin e veriut”.

“Koha e tolerancës ka përfunduar. Ata do të kapën kudo që hasën. Vazhdojmë pa ndalur për kushtetutshmëri e ligjshmëri”, shkroi ai në Facebook.

Prokuroria tha se ai u arrestua mbi bazën e dyshimit se ishte përfshirë në vepra penale “të natyrës së rëndë, përfshirë veprat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues”.

Ai dyshohet për dy vepra, një terroriste dhe një kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

Arrestimi i tij vjen dy ditë pasi të mërkurën prokurorët kërkuan burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit për rastin Banjska, gjatë fjalës përfundimtare në gjyqin ndaj tyre në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Policia e Kosovës ishte sulmuar nga një grup i serbëve të armatosur më 24 shtator të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Si pasojë ishte vrarë një rreshter policor, ndërsa gjatë këmbimit të zjarrit në vijim ishin vranë tre sulmues serbë.

Tani, në Gjykatën Themelore në Prishtinë po gjykohen Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët mund të përballen me burgim të përjetshëm nëse shpallen fajtorë.

Ata janë vetëm tre nga 45 personat e përfshirë në aktakuzën për sulmin në Banjskë, që Kosova e cilëson si terrorist dhe e fajëson Serbinë për të.

Tre të akuzuarit i kanë mohuar akuzat dhe kanë pretenduar se nuk e kishin qëllim vrasjen e askujt, e aq më pak bashkimin e veriut të Kosovës me Serbinë, ashtu siç thotë aktakuza.

Përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – që gëzon përkrahjen e Beogradit zyrtar.

Beogradi, ndërkaq, ka mohuar se qëndron prapa sulmit.

Për Radoiçiqin dhe 41 të akuzuarit e tjerë të këtij rasti, që ndodhen në arrati, prokurorët kishin kërkuar gjykim në mungesë, por Gjykata Themelore e hodhi poshtë kërkesën e tyre si të “pabazuar”.

Dyzet e dy të dyshuarit akuzohen për terrorizëm, vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, ndërsa Radoiçiq akuzohet edhe për lehtësim dhe financim në kryerjen e terrorizmit, si dhe për shpëlarje parash.

Trump: Irani zotohet të mos mbyllë kurrë më Ngushticën e Hormuzit! Kjo është ditë e madhe për Botën

  Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka rënë dakord që të mos e mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, një nga kalimet detare më strategjike në botë për transportin e energjisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump e cilësoi zhvillimin si “një ditë të madhe për botën”, duke theksuar se kjo rrugë jetike nuk do të përdoret më si instrument presioni ndaj komunitetit ndërkombëtar.

Në një reagim tjetër, ai pretendoi se Irani, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, ka nisur ose ka përfunduar heqjen e të gjitha minave detare nga kjo zonë, megjithëse nuk dha detaje konkrete mbi operacionin.

“Irani, me ndihmën e SHBA-së, ka hequr ose është duke hequr të gjitha minat detare të tij. Faleminderit!”, shkroi ai.

Gjithashtu, Trump deklaroi se bllokada detare ndaj Iranit mbetet ende në fuqi, të paktën deri në përfundimin e një marrëveshjeje të plotë me Teheranin.

Kuvendi miraton dërgimin e FSK-së në Gazë

Radio Evropa e Lirë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar të premten propozimin e Qeverisë për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gazë, në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

Propozimi – për të cilin nevojiteshin një shumicë votash prej 2/3 – kaloi me 89 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Për të hyrë në fuqi, ky vendim tani duhet të nënshkruhet nga presidenti i Kosovës, në këtë rast ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e cila vjen nga partia në pushtet.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se ky vendim forcon edhe më tej profilin ndërkombëtar të Kosovës, afirmon profesionalizmin e FSK-së dhe vendosë vendin në mesin e shteteve, që jo vetëm që përfitojnë nga siguria ndërkombëtare, por edhe kontribuojnë në ruajtjen e paqes dhe rendit ndërkombëtar.

“Përmes këtij angazhimi, Kosova dëshmon që është partner i besueshëm, i përgjegjshëm dhe i gatshëm të veprojë krah aleatëve në mbështetje të paqes, sigurisë, mbrojtjes ë civileve dhe mandateve ndërkombëtare”, tha ministri Maqedonci.

Më 30 mars, Qeveria e miratoi propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e pjesëtarëve të FSK-së në Gazë.

Dërgimi i trupave të FSK-së parashihet të bëhet në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese (FNS), një mekanizëm i krijuar si pjesë e nismës së ashtuquajtur Bordi i Paqes, i propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, për arritjen e paqes në botë.

Kosova është në mesin e pesë shteteve të para – së bashku me Indonezinë, Marokun, Kazakistanin dhe Shqipërinë – që janë zotuar për angazhim në këtë mision, me qëllim ofrimin e sigurisë dhe mbikëqyrjen e armëpushimit në Rripin e Gazës.

Megjithatë, ende nuk dihet se kur saktësisht do të ndodhë dislokimi i trupave dhe sa do të jetë numri i tyre.

Përveç autorizimit për dërgimin e trupave, Kuvendi duhet të miratojë edhe marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka qenë ndër themelueset e Bordit të Paqes, e ka mbështetur publikisht këtë nismë. Mandati i saj presidencial përfundoi më 4 prill.

Sipas raportimeve të transmetuesit publik izraelit KAN, Forca Ndërkombëtare Stabilizuese pritet të nisë angazhimin në Gazë nga muaji maj, përfshirë edhe dhjetëra ushtarë nga Kosova, megjithëse institucionet në Prishtinë nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht këtë afat.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar më herët se fillimisht planifikohet dërgimi i mbi 20 ushtarëve të specializuar në fusha të ndryshme, përfshirë njësitë për deminim dhe eliminim të mjeteve të pashpërthyera (EOD), operacione speciale, planifikim dhe ekipe mjekësore.

Zyrtarët e ministrisë kanë bërë të ditur se janë në koordinim të vazhdueshëm me strukturat e FNS-së dhe se është caktuar edhe një ushtarak ndërlidhës për përgatitjen e dislokimit.

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese pritet të ketë për detyrë stabilizimin e situatës së sigurisë në Gazë, pas luftës që nisi në tetor të vitit 2023, kur Hamasi – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë pengje.

Sulmet pasuese izraelite në Gazë shkaktuan dhjetëra mijëra viktima, krizë humanitare dhe dëme të mëdha materiale.

Plani për krijimin e kësaj force është pjesë e një pakoje më të gjerë për arritjen e paqes, e cila është pranuar nga palët në konflikt.

Kjo nuk është hera e parë që FSK-ja dislokohet jashtë vendit. Më 2021, ajo mori pjesë në një mision në Kuvajt në bashkëpunim me forcat amerikane, ndërsa më 2022 në Ishujt Falkland, në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar.

FSK-ja është aktualisht në proces të shndërrimit në ushtri të plotë, proces që pritet të përfundojë deri në vitin 2028.

Si për këto misione, ashtu edhe për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën, dërgimi i FSK-së jashtë vendit bëhet në bazë të Ligjit për dërgimin e kësaj force jashtë vendit.

Ky ligj, parasheh që dërgimi i FSK-së në misione jashtë vendit bëhet në bazë të ndonjë marrëveshjeje dypalëshe me shtetin pritës apo në kuadër të ftesës nga ndonjë organizatë ndërkombëtare, apo me ndonjë rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ligji parasheh edhe aspekte të tjera të pjesëmarrjes së FSK-së në misione jashtë vendit. Shembull, aty thuhet se para dërgimit në misione, FSK-ja duhet të kryejë stërvitje e përgatitje. Po ashtu, ligji parasheh që mbulimi i shpenzimeve të bëhet nga buxheti i vendit, por edhe nga organizata ndërkombëtare e shtete të tjera, në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare apo ndërinstitucionale.

Po ashtu, aty caktohet edhe kur tërhiqet FSK-ja nga misione jashtë vendit. Tërheqja mund të bëhet kurdo kur vlerësohet se me këtë vendim mbrohen interesat e Kosovës. FSK-ja mund të tërhiqet edhe në rrethana të jashtëzakonshme, thuhet në ligj, dhe këtë vendim e merr presidenti i shtetit.

Përveç misioneve jashtë vendit, FSK-ja ka marrë pjesë edhe në operacione të kërkim-shpëtimit dhe misione të tjera me karakter humanitar. Rasti i fundit që një kontingjent u dërgua jashtë vendit në mision humanitar ishte në janar të këtij viti, ku ushtarët kosovarë u përfshin në kërkimin e një personi në Shqipëri.

Po ashtu, pjesëtarë të FSK-së marrin pjesë në trajnime jashtë vendit në kuadër të bashkëpunimit me shtete të ndryshme. Shembull, në muajin dhjetor 2025, pjesëtarë të operacioneve speciale të FSK-së, në bashkëpunim me ushtrinë e Mbretërisë së Bashkuar kryen trajnime në xhunglat tropikale të shtetit të Belizës.

FSK-ja po ashtu merr pjesë në trajnime të ndryshme me ushtrinë amerikane dhe ka partneritet të ngushtë me Gardën Kombëtare të shtetit amerikan të Ajovës.

Kuvendi e kalon në parim projektligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë

Radio Evropa e Lirë

Ligjvënësit e Kuvendit të Kosovës kanë kaluar në lexim të parë një projektligj për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me gjithë vërejtjet e partive kryesore opozitare për përmirësimin e tij dhe hedhjen e tij në diskutim publik.

Me 81 vota për, asnjë kundër dhe 25 abstenime, projektligji kaloi pengesën e parë pas një debati të gjatë në një seancë të premten.

Ky projektligj – i cili ka qenë prej kohësh prioritet i kryeministrit Albin Kurti – duhet të kalojë edhe në lexim të dytë për t’u bërë ligj.

Synimi i këtij ligji është ta verifikojë ligjshmërinë e pasurisë të të gjithë zyrtarëve publikë në Kosovë, dhe pastaj t’ia lërë në dorë gjyqësorit konfiskimin e saj nëse vërtetohet se ajo ishte fituar kundërligjshëm.

Në paraqitjen e projektligjit, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla deklaroi se projektligji e thotë qartë se “funksioni publik nuk mund të jetë mburojë për pasurim të pajustifikueshëm”.

“Ky projektligj është mesazh i qartë dhe shumë i pritur nga qytetarët se shteti nuk mjaftohet me deklarime kundër korrupsionit, por ndërton mekanizma realë, funksionalë për ta luftuar atë”, tha ajo.

Gërvalla kujtoi se hapat e parë për këtë ligj u ndërmorën më 2021 dhe projektligji i ka kaluar tri opinione të Komisionit të Venedikut, si dhe dy shqyrtime nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

“As Komisioni i Venedikut, as Kushtetuesja nuk e kanë kundërshtuar konceptin e konfiskimit civil si instrument juridik”, tha Gërvalla, duke shtuar se rekomandimet janë përfshirë në projektligj.

“Procedurat nuk nisi arbitrarisht”, shtoi Gërvalla. “Ato iniciohen në bazë të informacioneve kredibile”.

Sipas ministres, Byroja nuk konfiskon, gjykon apo zëvendëson gjykatat.

“Byroja mbledh, verifikon dhe analizon informacionin. Vendimi për konfiskim merret nga gjykata. Pra, një mekanizëm kushtetues, i balancuar dhe në harmoni me parimet e shtetit ligjor”, tha ajo.

Po ashtu, Gërvalla i cilësoi si “propagandë” informacionet se projektligji synon qytetarët e zakonshëm, duke theksuar se cak janë zyrtarët publikë që kanë pasuri të pajustifikuar.

Opozita me vërejtje për projektligjin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, Përparim Gruda, tha se në parim, partia e tij nuk është kundër projektligjit, por ka vërejtje.

“Në parim nuk jemi kundër ligjit as kundër konceptit civil të pasurisë. Për dallim nga ai penal që kërkon që barra e provës të vendoset te standardi përtej dyshimit të arsyeshëm, konfiskimi civil e ka një standard më të ulët që është vlerësimi i gjasave”, tha Gruda.

Gruda u ankua pse për projektligjin nuk ka pasur konsultim publik.

Ai po ashtu tha se duhet që projektligji të jetë më i qartë, duke përmendur këtu çështjen e kompensimit, për personat që u bllokohet pasuria, por në fund del se nuk kanë bërë shkelje ligjore. Në ligj, sipas tij, ka formulim të përgjithshëm për kompensimin, ku thuhet se do të bëhet sipas legjislacionit civil.

“Mënyra e shkrimit të tekstit nuk është gjuhë juridike, është publicistikë”, tha ai, duke lexuar disa nene të tij.

PDK-ja, tha deputeti Gruda, do të abstenojë në lexim të parë dhe do ta përkrahë ligjin vetëm nëse vërejtjet e saj adresohen.

“Nëse ne, mes dy leximeve, japim shans që Kuvendi të organizojë konsultim publik legjislativ, ne mund t’i adresojmë të gjitha vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese dhe ta kalojmë bashkë këtë ligj. PDK sot do të abstenojë që të japë një shans që mes dy leximeve të përmirësohet”, tha Gruda.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kërkoi që projektligji duhet të hidhet së pari në konsultim publik dhe argumentoi se ai ka paqartësi.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, tha se projektligji si i tillë, nëse bëhet ligj, atëherë mund t’i prekë shumë familje të cilat kanë ndërtuar pasuri falë ndihmës së familjarëve të tyre në mërgim përmes remitancave.

“Ministrja tha se qytetari i rëndomtë nuk do të preket, por ne po harrojmë se 80.000 zyrtarë publikë janë familjarë të qytetarëve të rëndomtë. Një familje në Kosovë, që mund ta ketë një zyrtar publik, mund të ketë pranuar për 18 vjet edhe të holla nga mërgata; para të sjella kesh e pa kontrata. Sipas këtij ligji, kjo familje mund të thirret për ta dëshmuar çdo cent, e çka ndodh me atë familje nëse nuk mund ta dëshmojë këtë?”

Ajo argumentoi se ka paqartësi brenda neve, kundërthënie brenda ligjit dhe shtoi se kur vetë ligji nuk është i qartë “ai nuk është neutral, ai bëhet i rrezikshëm, sepse sot mund të interpretohet në një mënyrë, e nesër në një mënyrë tjetër”.

Kica-Xhelili gjithashtu nënvizoi se Byrosë i mungon pavarësi, duke qenë se, sipas projektligjit, komisioni i saj zgjedh drejtorin e saj, bën vlerësimin e tij dhe ka fuqinë ta shkarkojë atë.

Komisioni i Byrosë zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës me një shumicë të thjeshtë prej 61 deputetësh, sipas projektligjit.

Në fund të marsit, Qeveria e Kosovës e miratoi projekligjin dhe e procedoi në Kuvend për miratim në dy lexime.

Kryeministri Kurti e ka cilësuar këtë projektligj si një nga prioritetet e ekzekutivit.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ia kishte rrëzuar Qeverisë Kurti dy herë Ligjin për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisës së pajustifikueshme, së pari më 2024 dhe pastaj në fillim të këtij viti.

Ky ligj synon që të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë të jenë subjekt i verifikimit të pasurisë nëse ka kishte dyshime se ajo është fituar në mënyrë të kundërligjshme.

Gjykata më e lartë në Kosovë në vendimin e janarit se e shfuqizoi ligjin për Byronë sepse ai u miratua me “shkelje të rënda procedurale dhe kushtetuese”.

Sipas saj, Kuvendi e përdori në mënyrë të pajustifikuar shmangien nga afatet procedurale, duke mos u dhënë deputetëve dhe komisioneve kohë për shqyrtim, debat dhe amendamente, në kundërshtim me nenet 74, 76 dhe 77 të Kushtetutës.

Haziri i LDK-së: Jemi në konsultime me LVV-në për një marrëveshje për presidentin

Radio Evropa e Lirë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, Lutfi Haziri, tha se me Lëvizjen Vetëvendosje janë duke u konsultuar për një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Sipas tij, qëllimi është që sa më shpejt të sigurohet funksionaliteti institucional, teksa Kosova aktualisht ka ushtruese të detyrës së presidentit, pasi ish-presidentes Vjosa Osmani i skadoi mandati pesëvjeçar më 4 prill. Këtë post, sipas Kushtetutës, e mori kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.

Haziri tha se konsultimet janë “aktive” dhe se kreu i partisë, Lumir Abdixhiku po punon që t’i jepet “një mundësi marrëveshjes mes LDK-së dhe VV-së”.

Një ditë më parë, kryeministri i Kosovës, njëherësh udhëheqësi i LVV-së në pushtet, Albin Kurti, po ashtu tha për mediat se është në komunikim me LDK-në dhe se “kur te kemi rezultate do të ju njoftojmë“.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat deri më 28 prill që të zgjedhin presidentin, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje.

Kurti, ditë më parë ka zhvilluar takim me Lumir Abdixhikun, kryetarin e LDK-së, por takimi ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje për presidentin. LDK-ja në legjislaturën e dhjetë ka 14 deputetë.

LVV-ja më herët ka paralajmëruar edhe akime të tjera me LDK-në dhe PDK-në.

LVV-ja e Kurtit më 5 mars propozoi dy emra për pozitën e presidentit: Glauk Konjufcën, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe deputeten Fatmire Mullhaxha -Kollçaku. Në mungesë kuorumi, procesi ka mbetur në gjysmë.

Konjufca tha më 16 prill se tërheq kandidaturën nëse opozita del me një kandidaturë të përbashkët.

Më 6 mars, një ditë pas seancës për presidentin, ish-presidentja Vjosa Osmani prezantoi një dekret për shpërndarje të Kuvendit dhe hapje të rrugës për zgjedhje të reja. Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo nuk e siguroi mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim.

Dekreti u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga Qeveria.

Gjykata më pas doli me vendim duke thënë se dekreti i ish-presidentes nuk ka pasur asnjë efekt juridik dhe e përcaktoi 28 prillin si afat të fundit për zgjedhje të presidentit, në të kundërtën shteti shkon në zgjedhje që duhen të mbahen brenda 45 ditësh.

LVV-ja i ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit të vitit 2025 dhe gëzon 57 ulëse në Kuvend, por ato janë të pamjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, meqë për të finalizuar këtë proces nevojiten të paktën 80 vota në Kuvendin me 120 deputetë.

Çekia kërkon shpjegim nga Rusia pasi Medvedev i kërcënoi fabrikat e dronëve në Evropë

Radio Evropa e Lirë

Republika Çeke ka kërkuar shpjegim pasi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë e publikoi një listë kompanish që pretendon se po ndihmojnë në prodhimin e dronëve sulmues për Ukrainën, ndërsa ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, e quajti atë “listë e shënjestrave të mundshëm” për ushtrinë ruse.

Lista, e cila përfshinte adresat e kompanive në shumë vende, kryesisht në Evropë, u publikua nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë më 15 prill, së bashku me një paralajmërim se një bashkëpunim i tillë “po i zhyt këto vende më shpejt në luftë me Rusinë” dhe se mund të ketë “pasoja të paparashikueshme”.

Në një deklaratë në faqen e saj të internetit, Ministria ruse tha se përpjekjet evropiane për të rritur furnizimet me dronë për Ukrainën do të çonin në një “përshkallëzim të ashpër të gjendjes ushtarako-politike në gjithë kontinentin evropian”.

Deklarata pasqyroi paralajmërime të shumta nga Kremlini dhe ministritë ruse, të cilat e akuzojnë Perëndimin dhe veçanërisht Evropën për përshkallëzimin e luftës në Ukrainë, e cila nisi në vitin 2022 me urdhrin e presidentit rus, Vladimir Putin, për pushtimin e plotë të vendit fqinj.

Medvedev përdori një gjuhë haptazi kërcënuese në një postim në platformën X më vonë të enjten, duke shkruar se “deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes duhet marrë fjalë për fjalë: lista e shënjestrave evropiane që prodhojnë dronë dhe pajisje të tjera është listë caqesh të mundshëm për forcat e armatosura ruse”.

“Se kur sulmet do të bëhen realitet, varet nga ajo që do të ndodhë më pas”, shkroi ai. “Flini qetë, partnerë evropianë!”

President i Rusisë nga viti 2008 deri në 2012 dhe kryeministër nga 2012 deri në 2020, Medvedev tani është zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë, një organ këshillimor i Putinit.

Si president, ai paraqitej si kryesisht liberal dhe mbështetës i reformave demokratike, por më vonë është shndërruar në një kritik shpesh agresiv i Evropës dhe mbështetës i fortë i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, duke përdorur rrjetet sociale për retorikë të ashpër dhe kërcënime bërthamore ndaj Perëndimit.

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Petr Macinka, e thirri të enjten ambasadorin rus në Pragë “për të shpjeguar këto deklarata ndaj palës çeke”, njoftoi Ministria e Jashtme, duke iu referuar raportit të Ministrisë të Mbrojtjes së Rusisë dhe komenteve të Medvedevit.

Ajo tha se “disa kompani çeke…u identifikuan si shënjestra të mundshëm të sulmeve ruse”.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë i renditi 11 kompani që pretendon se janë të përfshira në prodhimin e dronëve ose komponentëve të lidhur për Ukrainën, dy prej tyre në Republikën Çeke.

Disa vende evropiane kanë njoftuar plane për të rritur bashkëpunimin në mbrojtje me Ukrainën, përfshirë prodhimin e përbashkët të dronëve dhe përpjekjet për të mësuar nga përvoja e Kievit në fushën e luftës me dronë.

Gjatë vizitave të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky më 14 prill, për shembull, Gjermania tha se do të “vazhdojë të mbështesë industrinë e dronëve të Ukrainës si dhe të krijojë ndërmarrje të përbashkëta për prodhimin e dronëve”, ndërsa Norvegjia tha se do të rrisë bashkëpunimin me Kievin, përfshirë prodhimin e dronëve ukrainas.

Rama pritet me protesta në Romë/ Kepi: Opozita kundër paktit të emigrantëve me Shqipërinë…

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në Romë përpara takimit të tij me homologen italiane, Giorgia Meloni, ku aktivistë nga e majta italiane dhe përfaqësues të partisë “Più Europa” u mblodhën përballë selisë së kryeministrisë italiane për të kundërshtuar paktin e emigracionit mes dy vendeve, duke e cilësuar atë një dështim të kushtueshëm.

Në një lidhje direkte nga Roma me Alba Kepin, gazetarja theksoi se protestuesit kërkuan anulimin e menjëhershëm të marrëveshjes, ku lideri i partisë “Più Europa”, Rikardo Maxhi, deklaroi se takimi Rama-Meloni duhet të kishte vetëm një pikë në axhendë: “eliminimin e paktit mbi emigracionin”.

Sipas Kepit, opozita italiane argumenton se pakti është tërësisht jofunksional, pasi që nga nënshkrimi i marrëveshjes në nëntor 2023, numri i emigrantëve të transferuar në Shqipëri ka qenë tepër i ulët dhe për më tepër, situata krijon një kosto të dyfishtë për shtetin italian, pasi shumë prej emigrantëve fitojnë proceset gjyqësore dhe rikthehen legalisht në Itali, duke kërkuar shpenzime të reja administrative dhe logjistike.

Alba Kepi: Unë ndodhem përballë selisë së kryeministrisë, pra selisë së qeverisë italiane ku për pak minuta pritet të mbërrijë Edi Rama për një takim dypalësh me Giorgia Melonin. Dhe pikërisht rreth gjysëm ore para se të nisë ky takim dhe para mbërritjes së Ramës këtu në selinë e qeverisë italiane, ka qenë aktivistë të së majtës italiane dhe përfaqësues të partisë Più Europa, të cilët me një slogan gjigand kanë protestuar kundër kampeve të ngritura në Shqipëri. Është Rikardo Maxhi, lideri i partisë Più Europa, i cili ka dhënë një deklaratë për Syri TV, ku shprehet se sot ky takim duhet të kishte vetëm një pikë në axhendën e tij, pikën për të eleminuar paktin mbi emigracionin, për të shkatërruar apo për të prishur pra këtë marrëveshje dhe për të mos bërë më funksionale ato kampe dhe atë investim që është bërë në Shqipëri. Sipas aktivistëve, të cilët ishin edhe ata mbështetës të partisë Più Europa, u shprehën se ky është një një shpenzim i jashtëzakonshëm për qeverinë italiane mbi të gjitha, pasi nuk po funksionon. Pasi numri i emigrantëve të cilët mbërrijnë në Shqipëri dhe riatdhesohen në vendet e tyre të origjinës është shumë, shumë, shumë i ulët në krahasim me këtë shpenzim që thuhet se ka kaluar 600 milionë euro dhe shkon deri 1 miliardë euro. Pyetjes sime, nëse i shqetëson forcat opozitare italiane fakti se Shqipëria renditet në raportet e ndërkombëtarëve si një vend ndër më të korruptuarit, padyshim dhe kjo është një tjetër pikë e cila influencon në mënyrën se si do të menaxhohen kampet në Shqipëri. Dhe një tjetër preokupim i forcave opozitare italiane. Këto përfaqësues, Rikardo Maxhi dhe të gjithë forcat e tjera të opozitës italiane kanë qenë, ne kemi parë muajt e shkuar, kanë zhvilluar disa vizita në në kampin e Gjadrit, ku kanë dokumentuar jo vetëm shkeljet e lirive dhe të drejtave të të njeriut për ata emigrantë, por dhe faktin se numri i tyre është mjaft, mjaft, mjaft i ulët. Thuhet se prej nëntorit të 2023-shit dhe deri sot kur ky pakt, kjo marrëveshje tashmë është në akt, numri i emigrantëve që kanë mbërritur në Shqipëri është shumë i ulët dhe mbi të gjitha është një shpenzim i dyfishtë për Italinë, pasi mbasi mbërrijnë në Shqipëri, ata arrijnë të fitojnë proceset gjyqësore dhe rikthehen dhe njëherë në Itali duke pasur një kosto të dyfishtë për shtetin italian. Pra protesta sot përballë qeverisë, kryeministrisë italiane, selisë së kryeministrisë, ishte pikërisht për të protestuar kundër kësaj marrëveshje dhe për t’i dhënë fund këtij pakti i cili nuk është funksional.

EUROPOL thotë se ka shkatërruar një kartel ballkanik të drogës: kontrabandoi kanabis në BE nga Shqipëria, Tailanda dhe Shtetet e Bashkuara

Radio Evropa e Lirë

Një nga anëtarët kryesorë të ashtuquajturit kartel ballkanik është arrestuar të mërkurën në Mal të Zi si pjesë e një operacioni të gjerë ndërkombëtar në të cilin, me mbështetjen e Agjencisë Evropiane të Policisë, EUROPOL, u ndaluan gjithsej 12 të dyshuar.

Operacioni u krye në Mal të Zi si dhe në Gjermani, ku u arrestuan katër persona.

Rrjeti kriminal akuzohet për kontrabandën e dërgesave me shumë ton kokainë në Bashkimin Evropian (BE), raportoi EUROPOL-i.

Hetimi, i cili u mbështet nga policia malazeze dhe gjermane, si dhe nga autoritetet në Austri dhe Spanjë, u përqendrua në një qelizë kriminale të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe kanabisit.

Të dyshuarit besohet se kanë mbajtur role të ndryshme brenda organizatës kriminale, nga financues te koordinatorë dhe logjistikë përgjegjës për transportin.

Autoritetet gjyqësore në Mal të Zi po e akuzojnë të dyshuarit për përfshirje në trafikimin e 2.7 ton kokainë dhe 1.5 ton kanabis midis tetorit 2024 dhe prillit të këtij viti.

Droga u sekuestrua në 12 operacione të ndara të mëparshme në disa vende të BE-së dhe në Amerikën e Jugut.

Rrjeti i kontrabandës besohet se ka përdorur rrugë detare dhe ajrore, duke transportuar drogë në kontejnerë transporti dhe metoda të tjera të fshehta.

Përveç kokainës, ata dyshohet se kanë kontrabanduar kanabis në BE nga Shqipëria, Tailanda dhe Shtetet e Bashkuara.

Rreth 100 oficerë policie morën pjesë në këto arrestime dhe kontrolle në të dy vendet.

Gjatë hetimit, EUROPOL-i siguroi koordinim të vazhdueshëm, shkëmbim informacioni dhe mbështetje analitike, dhe të dhënat e mbledhura nxorën në pah një rrjet të fshehur mirë që vepronte në disa kontinente.

Agjencia gjithashtu ofroi mbështetje financiare për prokurimin e pajisjeve speciale dhe nevoja të tjera operacionale.

Në të njëjtën kohë, Zyra e Prokurorit të Lartë të Shtetit në Podgoricë raportoi se muaj të tërë aktivitetesh rezultuan në ngritjen e kallëzimeve penale nga Drejtoria e Policisë kundër 10 personave për veprat penale të shoqatës kriminale, prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike dhe trafikimit të paligjshëm të armëve dhe eksplozivëve.

“Padia penale i ngarkon të dyshuarit për shitje, transportim dhe ndërmjetësim të përsëritur në shitjen e drogave narkotike kokainë dhe kanabis, ndërsa grupi prej katër të dyshuarve akuzohet edhe për veprën penale të bashkimit kriminal”, deklaroi Prokuroria e Lartë e Shtetit.

Vance: SHBA-të i ofrojnë Iranit integrimin në ekonominë botërore në këmbim të heqjes dorë nga armët bërthamore

SHBA-të po i ofrojnë Iranit mundësinë për t’u bërë pjesë e ekonomisë globale në këmbim të braktisjes pa kushte të zhvillimit të armëve bërthamore.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Jay Dee Vance, e bëri këtë deklaratë gjatë një fjalimi në një forum të mbajtur në një universitet në Georgia.

“Ai po propozon pikërisht këtë shkëmbim (me Iranin),” tha Vance për Presidentin Donald Trump. “Ne synojmë të vazhdojmë negociatat dhe të punojmë për të zbatuar këtë plan, sepse do të ishte një rezultat i shkëlqyer për botën, për vendin tonë, për të gjithë. Kështu që unë do të bëj gjithçka që mundem që kjo të ndodhë”, shtoi Vance.

Sipas tij, Uashingtoni synon të vazhdojë negociatat me Teheranin dhe supozon se pala iraniane është e interesuar të arrijë një marrëveshje.

“Ky problem nuk mund të zgjidhet brenda një ore. Por po, supozoj se bashkëbiseduesit tanë në tryezën e negociatave janë të etur për të arritur një marrëveshje. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës na ka udhëzuar të punojmë me mirëbesim. Ne e kemi bërë këtë. Ne synojmë ta bëjmë këtë në të ardhmen”, tha Vance.

Në të njëjtën kohë, zëvendëspresidenti i SHBA-së beson se është arritur përparim i rëndësishëm në negociatat me Iranin në Pakistan.

Kujtojmë se SHBA-të dhe Izraeli nisën operacione ushtarake kundër Iranit më 28 shkurt, duke kryer sulme ajrore në disa qytete. Po atë ditë, udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, u vra gjatë sulmeve. Irani u përgjigj duke nisur sulme me raketa në territorin izraelit dhe duke sulmuar bazat ushtarake amerikane në Gjirin Persik.

Irani, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre ranë dakord për një armëpushim dyjavor më 8 prill.

Bisedimet midis Iranit dhe SHBA-së, të ndërmjetësuara nga Pakistani, u mbajtën në Islamabad më 11-12 prill. Diskutimet që zgjatën disa orë përfunduan pa një marrëveshje. bw

Spanja do t’u japë status ligjor rreth gjysmë milioni emigrantëve të parregullt

Qeveria e Spanjës finalizoi të martën një masë amnistie për emigrantët që kishte njoftuar më parë këtë vit, duke hapur rrugën për qindra mijëra emigrantë që jetojnë dhe punojnë pa autorizim në kombin jugor të Evropës për të aplikuar për status ligjor.

Qasja ndryshon ndjeshëm nga shumica e qëndrimeve mbizotëruese të Evropës mbi imigracionin, në të cilat qeveritë po përpiqen të zvogëlojnë numrin e mbërritjeve dhe të rrisin deportimet, dhe bie ndesh me politikat e ashpra të imigracionit të administratës Trump.

Kryeministri Pedro Sánchez e përshëndeti masën si “një akt drejtësie dhe një domosdoshmëri”. Ai përsëriti qëndrimin e qeverisë së tij se njerëzit që tashmë jetojnë dhe punojnë në vendin me 50 milionë banorë duhet “ta bëjnë këtë në kushte të barabarta” dhe të paguajnë taksat.

“Ne i njohim të drejtat, por kërkojmë edhe detyrime”, shkroi Sánchez në mediat sociale.

Ata që plotësojnë kushte të caktuara tani mund të kërkojnë një leje qëndrimi dhe pune njëvjeçare. Ministrja e Migracionit Elma Saiz tha se emigrantët mund të aplikojnë personalisht duke filluar nga 20 prilli dhe në internet të enjten. Afati do të mbyllet më 30 qershor.

Ata që aplikojnë duhet të kenë mbërritur në Spanjë para 1 janarit dhe të provojnë se kanë jetuar në vend për të paktën pesë muaj. Kjo mund të bëhet duke paraqitur dokumente “publike ose private”, tha Saiz. Aplikantët duhet gjithashtu të tregojnë se nuk kanë të kaluar kriminale, tha qeveria.

Pas një viti, ata që u është dhënë masa e përkohshme do të jenë të kualifikuar për të aplikuar për leje të tjera pune ose qëndrimi.

Qeveria vlerëson se gjysmë milioni njerëz që jetojnë në hijen e shoqërisë spanjolle mund të jenë të kualifikuar; analistët thonë se shifra ka të ngjarë të jetë më e lartë. Grupi spanjoll i ekspertëve Funcas vlerëson se ka afërsisht 840,000 emigrantë që jetojnë në Spanjë pa autorizim.

Popullsia e Spanjës është rritur ndjeshëm vitet e fundit duke përfshirë rreth 10 milionë njerëz që kanë lindur jashtë vendit, ose një në çdo pesë banorë. Shumë janë nga Kolumbia, Venezuela dhe Maroku, të cilët kanë ikur nga varfëria, dhuna ose paqëndrueshmëria politike.

Shumë emigrantë nga Amerika Latine dhe vendet afrikane punojnë në fusha kyçe të ekonomisë së Spanjës, duke përfshirë bujqësinë, turizmin dhe sektorin e shërbimeve.

Mbeten pyetje të mëdha se si qeveria do ta trajtojë ngarkesën e pritur të rasteve brenda një afati të shkurtër kohor.

Një sindikatë spanjolle që përfaqëson zyrtarët e imigracionit kërkoi të martën më shumë burime, duke paralajmëruar se qeveria nuk është e përgatitur të përballet me sfidën.

Qeveria tha se emigrantët do të jenë në gjendje të aplikojnë personalisht në 60 zyra të sigurimeve shoqërore, 371 zyra postare dhe pesë zyra imigracioni në të gjithë Spanjën.

Kjo nuk është hera e parë që Spanja u ka dhënë amnisti emigrantëve që ndodhen ilegalisht në vend. E ka bërë këtë gjashtë herë më parë midis viteve 1986 dhe 2005, përfshirë edhe nën qeveritë konservatore.

Partia Popullore e opozitës spanjolle e kritikoi këtë veprim, me udhëheqësin e partisë Alberto Núñez Feijóo që e quajti atë të paqëndrueshëm. Partia e tij e qendrës së djathtë kreu dy legalizime masive të mëparshme të emigrantëve në fillim të viteve 2000.

Masa e qeverisë Sánchez u përshpejtua nëpërmjet një dekreti që ndryshon ligjet e imigracionit. Duke vepruar në këtë mënyrë, qeveria ishte në gjendje të anashkalonte parlamentin, ku i mungon shumica dhe ku një përpjekje e mëparshme për amnisti ngeci.

Saiz e lavdëroi masën si një mënyrë që Spanja, e cila ka qenë ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë të Bashkimit Evropian për dy vjet, të mund të vazhdojë të zgjerohet.

“Begatia jonë është e lidhur në mënyrë të dukshme me menaxhimin tonë të migracionit dhe kontributet e punëtorëve të huaj”, tha Saiz. Kontributet e tyre, tha ajo, i lejojnë Spanjës të “rritet ekonomikisht, të gjenerojë punësim dhe pasuri dhe të ruajë sistemin tonë të mirëqenies”. bw

Pompat e benzinës boshatisen pas krizës nga Lindja e Mesme! Irlanda përfshihet nga protestat masive

Policia largoi dhe arrestoi protestuesit të shtunën, të cilët kërkonin rihapjen e rafinerisë së vetme të naftës në Irlandë, ndërsa dita e pestë e demonstratave për shkak të çmimit në rritje të karburantit la shumë pompa benzine bosh dhe kërcënoi të paralizonte transportin në të gjithë vendin.

Kamionët dhe traktorët vazhduan të bllokonin aksesin në depot jetësore të karburantit dhe një port të madh, dhe automjetet që bllokonin trafikun çuan në mbylljen e një pjese të autostradës kryesore rreth Dublinit, kryeqytetit të vendit, si dhe pjesëve të rrugëve të tjera kryesore.

Komisioneri i policisë irlandeze, Justin Kelly, tha se zbatimi i masave do të forcohet sepse protestuesit po bllokonin në mënyrë të paligjshme infrastrukturën kritike dhe po rrezikonin sigurinë publike, si dhe kishte shqetësime se mungesa e gazit mund të kishte ndikim në reagimin emergjent nga paramedikët dhe zjarrfikësit.

“Këto janë bllokada. Ato nuk janë një formë legjitime proteste”, tha Kelly. “Ne u dhamë bllokuesve një paralajmërim të drejtë se po kalonim në zbatimin e masave dhe ata zgjodhën ta injorojnë këtë dhe të vazhdojnë ta mbajnë vendin peng.”

Zyrtarët qeveritarë dhe një negociator thanë se u bë përparim në bisedimet e së shtunës për të zgjidhur mosmarrëveshjen.

Protestat kërkojnë kufizime në çmimet e karburantit

Ger Hyland, president i Shoqatës Irlandeze të Transportit Rrugor, i cili po vepron në emër të disa protestuesve, tha se ndjen empati për gjendjen e tyre të vështirë.

“Ata janë biznesmenë që punojnë shumë dhe po përpiqen vetëm të mbijetojnë dhe ta mbajnë biznesin e tyre në këmbë, njësoj si çdokush prej nesh këtu në këto negociata”, tha ai.

Protestat filluan të martën dhe janë rritur ndërsa lajmi u përhap në mediat sociale, duke bërë që shoferët e kamionëve, fermerët, operatorët e taksive dhe autobusëve të organizojnë bllokada dhe të bëjnë thirrje për kufizime në çmimet e karburantit ose ulje të taksave.

Zyrtarët qeveritarë, të cilët kishin futur tashmë masa për të lehtësuar barrën e rritjes së çmimeve, janë habitur nga logjika pas protestave, sepse rritja globale e çmimeve është për shkak të luftës në Lindjen e Mesme që ka kufizuar eksportet e naftës.

Kryeministri irlandez Michael Martin tha të premten se vendi ishte në prag të kthimit mbrapsht të tankerëve në porte për shkak të mungesës globale dhe ishte në rrezik të humbjes së furnizimit me naftë.

“Është e paarsyeshme, është e palogjikshme, është e vështirë për t’u kuptuar”, i tha Martin transmetuesit kombëtar RTE.

Hidrauliku Paddy Murray tha se iu bashkua protestës jashtë portit në Rosslare sepse kishte paguar taksa gjithë jetën e tij dhe po kërkonte që qeveria ta ndihmonte me koston e jetesës.

“Nuk mund të vazhdojmë të bëjmë biznes me koston e karburantit, koston e pagave, gjithçka,” tha Murray për RTE. “Na duhet dikush që të ndihmojë. Është qeveria këtu, si për të na përfaqësuar. E dini, bëni punën tuaj. Ne jemi djemtë që punojnë që mbajmë gjithçka në lëvizje. Ne jemi djemtë që punojnë që paguajnë taksat.” bw

“Rrëzimi” i Orbanit, Tusk: Evropa e bashkuar përsëri! Rusë, shkoni në shtëpi!

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka përshëndetur fitoren që e cilësoi “të lavdishme” të Peter Magyar në zgjedhjet parlamentare në Hungari, duke e konsideruar atë një moment të rëndësishëm për unitetin evropian.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Tusk deklaroi: “Hungaria, Polonia, Evropa të bashkuara përsëri! Fitore e lavdishme, të dashur miq!”, ndërsa shtoi edhe shprehjen në gjuhën hungareze “Ruszkik haza!” (“Rusë, shkoni në shtëpi!”), duke sinjalizuar qëndrimin e tij kundër ndikimit rus në rajon.

Fitorja e Magyar vjen përballë kryeministrit në largim, Viktor Orbán, i njohur për politikat e tij nacionaliste dhe për marrëdhëniet e afërta me Moskën. Tusk e kritikoi ashpër këtë afërsi, duke nënvizuar nevojën për një orientim më të fortë drejt Bashkimit Evropian.

Rezultati i zgjedhjeve shihet si një ndryshim i mundshëm në drejtimin politik të Hungarisë, duke hapur rrugën për një qasje më pro-evropiane dhe një distancim nga ndikimi rus në politikën e saj të jashtme. bw

Perëndimi i lehtësuar pas humbjes së Orbanit, liderët evropianë urojnë Peter Magyarin: Hungaria ka zgjedhur Evropën!

Humbja e kryeministrit hungarez Viktor Orbán është pritur me lehtësim dhe optimizëm të kujdesshëm në Bruksel, ku liderët e Bashkimit Evropian shpresojnë për një ndryshim të kursit politik të Hungarisë drejt një linje më të afërt me BE-në.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, reagoi në rrjetet sociale duke theksuar se rezultati i zgjedhjeve sinjalizon një rikthim të Hungarisë në rrugën evropiane. “Hungaria ka zgjedhur Evropën. Evropa gjithmonë e ka zgjedhur Hungarinë. Së bashku, ne jemi më të fortë,” deklaroi ajo.

Edhe Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, përgëzoi liderin e opozitës Péter Magyar për fitoren, duke theksuar se “vendi i Hungarisë është në zemër të Evropës”.

Reagimet pozitive nga Brukseli nuk janë të papritura, pasi gjatë 16 viteve të qeverisjes së tij, Orbán ka pasur përplasje të shpeshta me institucionet evropiane. Çështje si politikat e migracionit, sundimi i ligjit dhe mbështetja për Ukrainën kanë qenë burime të vazhdueshme tensioni, ndërsa Hungaria shpesh ka përdorur veton për të bllokuar vendime kyçe të BE-së.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e cilësoi rezultatin si një sinjal të fortë të orientimit evropian të qytetarëve hungarezë. Në një reagim publik, ai tha se kjo është “një fitore që tregon lidhjen e popullit hungarez me vlerat e Bashkimit Evropian”.

Ndërkohë, kancelari gjerman Friedrich Merz përgëzoi Hungarinë dhe bëri thirrje për bashkëpunim më të ngushtë në të ardhmen. “Le të bashkojmë forcat për një Evropë të fortë, të sigurt dhe të bashkuar,” u shpreh ai.

Nga ana tjetër, kryeministrja e Estonisë, Kristen Michal, e cilësoi rezultatin si një zgjedhje historike, duke theksuar se hungarezët kanë votuar për një të ardhme më të fortë brenda një Evrope të bashkuar.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Hungari ende priten të konfirmohen zyrtarisht, por reagimet e para nga liderët evropianë tregojnë pritshmëri të larta për një ndryshim të rëndësishëm në politikën e jashtme dhe të brendshme të vendit.Ndërkohë, kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se zgjedhjet “shënojnë një kapitull të ri në historinë e Hungarisë”. bw

KËNDI I DEBATIT-“MASAKRAT NË KOSOVË 1998–1999”- POLEMIKAT DHE FAKTET: E VËRTETA E SHKËLZEN GASHIT

KËNDI I DEBATIT-“MASAKRAT NË KOSOVË 1998–1999”- POLEMIKAT DHE FAKTET: E VËRTETA E SHKËLZEN GASHIT

Kosova arreston një burrë nën dyshimin për përfshirje në sulmin në Banjskë

Dëmet nga sulmi në Banjskë mbi një automjet të Policisë së Kosovës, shtator 2023.

Radio Evropa e Lirë

Autoritetet ligjzbatuese në Kosovë e kanë arrestuar të premten një burrë për të cilin dyshojnë se ishte përfshirë në sulmin vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në veriun e banuar me shumicë serbe në vitin 2023.

Në një njoftim për media, Prokuroria Speciale e Kosovës tha se i dyshuari, të cilin e identifikoi vetëm me inicialet S.R., u arrestua nga oficerët policorë në pikëkalimin kufitar me Serbinë, Merdare, dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ajo nuk dha më shumë hollësi rreth të dyshuarit.

Por, më vonë, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari është Stefan Raduloviq, duke e përshkruar atë si “edhe një terrorist i dyshuar, në kërkim, në lidhje me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit me qëllim aneksimin e veriut”.

“Koha e tolerancës ka përfunduar. Ata do të kapën kudo që hasën. Vazhdojmë pa ndalur për kushtetutshmëri e ligjshmëri”, shkroi ai në Facebook.

Prokuroria tha se ai u arrestua mbi bazën e dyshimit se ishte përfshirë në vepra penale “të natyrës së rëndë, përfshirë veprat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues”.

Ai dyshohet për dy vepra, një terroriste dhe një kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

Arrestimi i tij vjen dy ditë pasi të mërkurën prokurorët kërkuan burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit për rastin Banjska, gjatë fjalës përfundimtare në gjyqin ndaj tyre në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Policia e Kosovës ishte sulmuar nga një grup i serbëve të armatosur më 24 shtator të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Si pasojë ishte vrarë një rreshter policor, ndërsa gjatë këmbimit të zjarrit në vijim ishin vranë tre sulmues serbë.

Tani, në Gjykatën Themelore në Prishtinë po gjykohen Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët mund të përballen me burgim të përjetshëm nëse shpallen fajtorë.

Ata janë vetëm tre nga 45 personat e përfshirë në aktakuzën për sulmin në Banjskë, që Kosova e cilëson si terrorist dhe e fajëson Serbinë për të.

Tre të akuzuarit i kanë mohuar akuzat dhe kanë pretenduar se nuk e kishin qëllim vrasjen e askujt, e aq më pak bashkimin e veriut të Kosovës me Serbinë, ashtu siç thotë aktakuza.

Përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – që gëzon përkrahjen e Beogradit zyrtar.

Beogradi, ndërkaq, ka mohuar se qëndron prapa sulmit.

Për Radoiçiqin dhe 41 të akuzuarit e tjerë të këtij rasti, që ndodhen në arrati, prokurorët kishin kërkuar gjykim në mungesë, por Gjykata Themelore e hodhi poshtë kërkesën e tyre si të “pabazuar”.

Dyzet e dy të dyshuarit akuzohen për terrorizëm, vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, ndërsa Radoiçiq akuzohet edhe për lehtësim dhe financim në kryerjen e terrorizmit, si dhe për shpëlarje parash.

Kuvendi miraton dërgimin e FSK-së në Gazë

Radio Evropa e Lirë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar të premten propozimin e Qeverisë për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gazë, në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

Propozimi – për të cilin nevojiteshin një shumicë votash prej 2/3 – kaloi me 89 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Për të hyrë në fuqi, ky vendim tani duhet të nënshkruhet nga presidenti i Kosovës, në këtë rast ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e cila vjen nga partia në pushtet.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se ky vendim forcon edhe më tej profilin ndërkombëtar të Kosovës, afirmon profesionalizmin e FSK-së dhe vendosë vendin në mesin e shteteve, që jo vetëm që përfitojnë nga siguria ndërkombëtare, por edhe kontribuojnë në ruajtjen e paqes dhe rendit ndërkombëtar.

“Përmes këtij angazhimi, Kosova dëshmon që është partner i besueshëm, i përgjegjshëm dhe i gatshëm të veprojë krah aleatëve në mbështetje të paqes, sigurisë, mbrojtjes ë civileve dhe mandateve ndërkombëtare”, tha ministri Maqedonci.

Më 30 mars, Qeveria e miratoi propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e pjesëtarëve të FSK-së në Gazë.

Dërgimi i trupave të FSK-së parashihet të bëhet në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese (FNS), një mekanizëm i krijuar si pjesë e nismës së ashtuquajtur Bordi i Paqes, i propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, për arritjen e paqes në botë.

Kosova është në mesin e pesë shteteve të para – së bashku me Indonezinë, Marokun, Kazakistanin dhe Shqipërinë – që janë zotuar për angazhim në këtë mision, me qëllim ofrimin e sigurisë dhe mbikëqyrjen e armëpushimit në Rripin e Gazës.

Megjithatë, ende nuk dihet se kur saktësisht do të ndodhë dislokimi i trupave dhe sa do të jetë numri i tyre.

Përveç autorizimit për dërgimin e trupave, Kuvendi duhet të miratojë edhe marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka qenë ndër themelueset e Bordit të Paqes, e ka mbështetur publikisht këtë nismë. Mandati i saj presidencial përfundoi më 4 prill.

Sipas raportimeve të transmetuesit publik izraelit KAN, Forca Ndërkombëtare Stabilizuese pritet të nisë angazhimin në Gazë nga muaji maj, përfshirë edhe dhjetëra ushtarë nga Kosova, megjithëse institucionet në Prishtinë nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht këtë afat.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar më herët se fillimisht planifikohet dërgimi i mbi 20 ushtarëve të specializuar në fusha të ndryshme, përfshirë njësitë për deminim dhe eliminim të mjeteve të pashpërthyera (EOD), operacione speciale, planifikim dhe ekipe mjekësore.

Zyrtarët e ministrisë kanë bërë të ditur se janë në koordinim të vazhdueshëm me strukturat e FNS-së dhe se është caktuar edhe një ushtarak ndërlidhës për përgatitjen e dislokimit.

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese pritet të ketë për detyrë stabilizimin e situatës së sigurisë në Gazë, pas luftës që nisi në tetor të vitit 2023, kur Hamasi – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë pengje.

Sulmet pasuese izraelite në Gazë shkaktuan dhjetëra mijëra viktima, krizë humanitare dhe dëme të mëdha materiale.

Plani për krijimin e kësaj force është pjesë e një pakoje më të gjerë për arritjen e paqes, e cila është pranuar nga palët në konflikt.

Kjo nuk është hera e parë që FSK-ja dislokohet jashtë vendit. Më 2021, ajo mori pjesë në një mision në Kuvajt në bashkëpunim me forcat amerikane, ndërsa më 2022 në Ishujt Falkland, në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar.

FSK-ja është aktualisht në proces të shndërrimit në ushtri të plotë, proces që pritet të përfundojë deri në vitin 2028.

Si për këto misione, ashtu edhe për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën, dërgimi i FSK-së jashtë vendit bëhet në bazë të Ligjit për dërgimin e kësaj force jashtë vendit.

Ky ligj, parasheh që dërgimi i FSK-së në misione jashtë vendit bëhet në bazë të ndonjë marrëveshjeje dypalëshe me shtetin pritës apo në kuadër të ftesës nga ndonjë organizatë ndërkombëtare, apo me ndonjë rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ligji parasheh edhe aspekte të tjera të pjesëmarrjes së FSK-së në misione jashtë vendit. Shembull, aty thuhet se para dërgimit në misione, FSK-ja duhet të kryejë stërvitje e përgatitje. Po ashtu, ligji parasheh që mbulimi i shpenzimeve të bëhet nga buxheti i vendit, por edhe nga organizata ndërkombëtare e shtete të tjera, në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare apo ndërinstitucionale.

Po ashtu, aty caktohet edhe kur tërhiqet FSK-ja nga misione jashtë vendit. Tërheqja mund të bëhet kurdo kur vlerësohet se me këtë vendim mbrohen interesat e Kosovës. FSK-ja mund të tërhiqet edhe në rrethana të jashtëzakonshme, thuhet në ligj, dhe këtë vendim e merr presidenti i shtetit.

Përveç misioneve jashtë vendit, FSK-ja ka marrë pjesë edhe në operacione të kërkim-shpëtimit dhe misione të tjera me karakter humanitar. Rasti i fundit që një kontingjent u dërgua jashtë vendit në mision humanitar ishte në janar të këtij viti, ku ushtarët kosovarë u përfshin në kërkimin e një personi në Shqipëri.

Po ashtu, pjesëtarë të FSK-së marrin pjesë në trajnime jashtë vendit në kuadër të bashkëpunimit me shtete të ndryshme. Shembull, në muajin dhjetor 2025, pjesëtarë të operacioneve speciale të FSK-së, në bashkëpunim me ushtrinë e Mbretërisë së Bashkuar kryen trajnime në xhunglat tropikale të shtetit të Belizës.

FSK-ja po ashtu merr pjesë në trajnime të ndryshme me ushtrinë amerikane dhe ka partneritet të ngushtë me Gardën Kombëtare të shtetit amerikan të Ajovës.

Kuvendi e kalon në parim projektligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë

Radio Evropa e Lirë

Ligjvënësit e Kuvendit të Kosovës kanë kaluar në lexim të parë një projektligj për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me gjithë vërejtjet e partive kryesore opozitare për përmirësimin e tij dhe hedhjen e tij në diskutim publik.

Me 81 vota për, asnjë kundër dhe 25 abstenime, projektligji kaloi pengesën e parë pas një debati të gjatë në një seancë të premten.

Ky projektligj – i cili ka qenë prej kohësh prioritet i kryeministrit Albin Kurti – duhet të kalojë edhe në lexim të dytë për t’u bërë ligj.

Synimi i këtij ligji është ta verifikojë ligjshmërinë e pasurisë të të gjithë zyrtarëve publikë në Kosovë, dhe pastaj t’ia lërë në dorë gjyqësorit konfiskimin e saj nëse vërtetohet se ajo ishte fituar kundërligjshëm.

Në paraqitjen e projektligjit, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla deklaroi se projektligji e thotë qartë se “funksioni publik nuk mund të jetë mburojë për pasurim të pajustifikueshëm”.

“Ky projektligj është mesazh i qartë dhe shumë i pritur nga qytetarët se shteti nuk mjaftohet me deklarime kundër korrupsionit, por ndërton mekanizma realë, funksionalë për ta luftuar atë”, tha ajo.

Gërvalla kujtoi se hapat e parë për këtë ligj u ndërmorën më 2021 dhe projektligji i ka kaluar tri opinione të Komisionit të Venedikut, si dhe dy shqyrtime nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

“As Komisioni i Venedikut, as Kushtetuesja nuk e kanë kundërshtuar konceptin e konfiskimit civil si instrument juridik”, tha Gërvalla, duke shtuar se rekomandimet janë përfshirë në projektligj.

“Procedurat nuk nisi arbitrarisht”, shtoi Gërvalla. “Ato iniciohen në bazë të informacioneve kredibile”.

Sipas ministres, Byroja nuk konfiskon, gjykon apo zëvendëson gjykatat.

“Byroja mbledh, verifikon dhe analizon informacionin. Vendimi për konfiskim merret nga gjykata. Pra, një mekanizëm kushtetues, i balancuar dhe në harmoni me parimet e shtetit ligjor”, tha ajo.

Po ashtu, Gërvalla i cilësoi si “propagandë” informacionet se projektligji synon qytetarët e zakonshëm, duke theksuar se cak janë zyrtarët publikë që kanë pasuri të pajustifikuar.

Opozita me vërejtje për projektligjin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, Përparim Gruda, tha se në parim, partia e tij nuk është kundër projektligjit, por ka vërejtje.

“Në parim nuk jemi kundër ligjit as kundër konceptit civil të pasurisë. Për dallim nga ai penal që kërkon që barra e provës të vendoset te standardi përtej dyshimit të arsyeshëm, konfiskimi civil e ka një standard më të ulët që është vlerësimi i gjasave”, tha Gruda.

Gruda u ankua pse për projektligjin nuk ka pasur konsultim publik.

Ai po ashtu tha se duhet që projektligji të jetë më i qartë, duke përmendur këtu çështjen e kompensimit, për personat që u bllokohet pasuria, por në fund del se nuk kanë bërë shkelje ligjore. Në ligj, sipas tij, ka formulim të përgjithshëm për kompensimin, ku thuhet se do të bëhet sipas legjislacionit civil.

“Mënyra e shkrimit të tekstit nuk është gjuhë juridike, është publicistikë”, tha ai, duke lexuar disa nene të tij.

PDK-ja, tha deputeti Gruda, do të abstenojë në lexim të parë dhe do ta përkrahë ligjin vetëm nëse vërejtjet e saj adresohen.

“Nëse ne, mes dy leximeve, japim shans që Kuvendi të organizojë konsultim publik legjislativ, ne mund t’i adresojmë të gjitha vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese dhe ta kalojmë bashkë këtë ligj. PDK sot do të abstenojë që të japë një shans që mes dy leximeve të përmirësohet”, tha Gruda.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kërkoi që projektligji duhet të hidhet së pari në konsultim publik dhe argumentoi se ai ka paqartësi.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, tha se projektligji si i tillë, nëse bëhet ligj, atëherë mund t’i prekë shumë familje të cilat kanë ndërtuar pasuri falë ndihmës së familjarëve të tyre në mërgim përmes remitancave.

“Ministrja tha se qytetari i rëndomtë nuk do të preket, por ne po harrojmë se 80.000 zyrtarë publikë janë familjarë të qytetarëve të rëndomtë. Një familje në Kosovë, që mund ta ketë një zyrtar publik, mund të ketë pranuar për 18 vjet edhe të holla nga mërgata; para të sjella kesh e pa kontrata. Sipas këtij ligji, kjo familje mund të thirret për ta dëshmuar çdo cent, e çka ndodh me atë familje nëse nuk mund ta dëshmojë këtë?”

Ajo argumentoi se ka paqartësi brenda neve, kundërthënie brenda ligjit dhe shtoi se kur vetë ligji nuk është i qartë “ai nuk është neutral, ai bëhet i rrezikshëm, sepse sot mund të interpretohet në një mënyrë, e nesër në një mënyrë tjetër”.

Kica-Xhelili gjithashtu nënvizoi se Byrosë i mungon pavarësi, duke qenë se, sipas projektligjit, komisioni i saj zgjedh drejtorin e saj, bën vlerësimin e tij dhe ka fuqinë ta shkarkojë atë.

Komisioni i Byrosë zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës me një shumicë të thjeshtë prej 61 deputetësh, sipas projektligjit.

Në fund të marsit, Qeveria e Kosovës e miratoi projekligjin dhe e procedoi në Kuvend për miratim në dy lexime.

Kryeministri Kurti e ka cilësuar këtë projektligj si një nga prioritetet e ekzekutivit.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ia kishte rrëzuar Qeverisë Kurti dy herë Ligjin për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisës së pajustifikueshme, së pari më 2024 dhe pastaj në fillim të këtij viti.

Ky ligj synon që të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë të jenë subjekt i verifikimit të pasurisë nëse ka kishte dyshime se ajo është fituar në mënyrë të kundërligjshme.

Gjykata më e lartë në Kosovë në vendimin e janarit se e shfuqizoi ligjin për Byronë sepse ai u miratua me “shkelje të rënda procedurale dhe kushtetuese”.

Sipas saj, Kuvendi e përdori në mënyrë të pajustifikuar shmangien nga afatet procedurale, duke mos u dhënë deputetëve dhe komisioneve kohë për shqyrtim, debat dhe amendamente, në kundërshtim me nenet 74, 76 dhe 77 të Kushtetutës.

Haziri i LDK-së: Jemi në konsultime me LVV-në për një marrëveshje për presidentin

Radio Evropa e Lirë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, Lutfi Haziri, tha se me Lëvizjen Vetëvendosje janë duke u konsultuar për një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Sipas tij, qëllimi është që sa më shpejt të sigurohet funksionaliteti institucional, teksa Kosova aktualisht ka ushtruese të detyrës së presidentit, pasi ish-presidentes Vjosa Osmani i skadoi mandati pesëvjeçar më 4 prill. Këtë post, sipas Kushtetutës, e mori kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.

Haziri tha se konsultimet janë “aktive” dhe se kreu i partisë, Lumir Abdixhiku po punon që t’i jepet “një mundësi marrëveshjes mes LDK-së dhe VV-së”.

Një ditë më parë, kryeministri i Kosovës, njëherësh udhëheqësi i LVV-së në pushtet, Albin Kurti, po ashtu tha për mediat se është në komunikim me LDK-në dhe se “kur te kemi rezultate do të ju njoftojmë“.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat deri më 28 prill që të zgjedhin presidentin, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje.

Kurti, ditë më parë ka zhvilluar takim me Lumir Abdixhikun, kryetarin e LDK-së, por takimi ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje për presidentin. LDK-ja në legjislaturën e dhjetë ka 14 deputetë.

LVV-ja më herët ka paralajmëruar edhe akime të tjera me LDK-në dhe PDK-në.

LVV-ja e Kurtit më 5 mars propozoi dy emra për pozitën e presidentit: Glauk Konjufcën, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe deputeten Fatmire Mullhaxha -Kollçaku. Në mungesë kuorumi, procesi ka mbetur në gjysmë.

Konjufca tha më 16 prill se tërheq kandidaturën nëse opozita del me një kandidaturë të përbashkët.

Më 6 mars, një ditë pas seancës për presidentin, ish-presidentja Vjosa Osmani prezantoi një dekret për shpërndarje të Kuvendit dhe hapje të rrugës për zgjedhje të reja. Vetë Osmani e synonte edhe një mandat të dytë, mirëpo nuk e siguroi mbështetjen e nevojshme në këtë drejtim.

Dekreti u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga Qeveria.

Gjykata më pas doli me vendim duke thënë se dekreti i ish-presidentes nuk ka pasur asnjë efekt juridik dhe e përcaktoi 28 prillin si afat të fundit për zgjedhje të presidentit, në të kundërtën shteti shkon në zgjedhje që duhen të mbahen brenda 45 ditësh.

LVV-ja i ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit të vitit 2025 dhe gëzon 57 ulëse në Kuvend, por ato janë të pamjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, meqë për të finalizuar këtë proces nevojiten të paktën 80 vota në Kuvendin me 120 deputetë.

Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

Radio Evropa e Lirë

Kosova ka përfituar 61.8 milionë euro parafinancim nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, pasi vendi ka dorëzuar dokumentet e nevojshme në Komisionin Evropian dhe ka ratifikuar marrëveshjet e lidhura me këtë plan.

“Plani për Rritje Ekonomike ofron mundësi konkrete për përshpejtim të reformave të lidhura me BE-në dhe për afrim më të madh të ekonomisë së Kosovës me tregun e përbashkët të BE-së. Përmes kësaj përkrahje, BE-ja synon t’i ndihmojë Kosovës të forcojë sundimin e ligjit, të avancimin e tranzicionit të gjelbër dhe atij digjital, si dhe të nxitjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike”, tha shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se vendi është i përkushtuar për zbatimin brenda afateve të Agjendës së Reformave në mënyrë që të shfrytëzojë mundësitë e ofruara nga plani i rritjes.

“Vërtet është humbur pak kohë, por ne do të bëjmë çmos t’i përshpejtojmë reformat dhe t’i përmbushim zotimet tona. Kjo është detyrë e vështirë, por e arritshme”, tha Kurti.

Më 13 shkurt, legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës ratifikoi marrëveshjet ndërkombëtare me Bashkimin Evropian. Këto marrëveshje kapin vlerën prej 882 milionë eurove. Më pas, Kosova është dashur që zyrtarisht ta njoftojë bllokun evropian për ratifikimin e këtyre marrëveshjeje.

Gjatë vitit të kaluar, kur Kosova u përball me një krizë politike dhe mungesë të institucioneve të reja, u ngritën shqetësime lidhur me rrezikun e humbjes së këtyre fondeve, pasi marrëveshjet nuk ishin ratifikuar.

Shuma prej 61.8 milionë eurosh e parafinancimit, sipas BE-së është 7 për qind e totalit prej 882.6 milionë eurosh grante dhe kredi me kushte të favorshme për Kosovën në kuadër të Planit për Rritje Ekonomike.

“Këto mjete do të përkrahin zbatimin e Agjendës së Reformave të Kosovës dhe projekte kyç në infrastrukturë të mbështetura nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), duke e afruar edhe më shumë Kosovën me BE-në”, u tha në njoftimin e lëshuar nga BE-ja.

Nga 61.8 milionë euro, në buxhetin e Kosovës sot janë bartur 28.74 milionë euro kredi, ndërsa shuma e mbetur, pra 33.04 milionë euro (17.73 milionë euro grante dhe 15.31 milionë kredi), do të kanalizohen përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF).

BE-ja tha se Kosova është zotuar se do të zbatojë 111 hapa reformash, që përfshijnë fusha sikurse sundimi i ligjit, qeverisja, zhvillimi ekonomik, tranzicioni i gjelbër dhe ai digjital, si dhe kapitali njerëzor.

“Secili hap i reformave është i ndërlidhur me një alokim specifik financiar. Pagesat sipas Planit për Rritje Ekonomike do të bëhen në mënyrë progresive me zbatimin nga Kosova të reformave të dakorduara. Nëse nuk përfundohen brenda afateve të përcaktuara hapa të caktuar të reformave, nuk do të disbursohen mjetet përkatëse”, u tha në njoftim.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian i tha Radios Evropa e Lirë se tani i takon Kosovës që të përshpejtojë reformat në mënyrë që të pranojë rregullisht fonde.

Ai tha se Plan i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është “udhërrëfyes për t’i sjellë ekonomitë e rajonit më pranë BE-së”.

“Sa i përket procesit, deri më tani ne kemi gjashtë agjenda ambicioze të reformave, përfshirë edhe të Kosovës, dhe në këmbim këto reforma mbështeten nga investimet.

Blloku evropian tha se afati i parë 13 hapa të reformave – që kapin vlerën e 90.8 milionë eurove – është deri më 30 qershor të këtij viti. Ndërkaq, në fund të këtij viti do të jetë afati i fundit për 27 hapa të tjera që kapin vlerën e 165.9 milionë eurosh.

Pakoja e BE-së për Ballkanin Perëndimor – për periudhën 2024-2027 – është në vlerë të 6 miliardë eurove. Nëse analizohen ndarjet buxhetore, Kosovës i takojnë rreth 882 milionë euro – 253 milionë si grante dhe 629 milionë euro në formë të kredisë – që do të thotë se përfiton më së shumti fonde në rajon për kokë banori.

Përveç se ka përfituar shumën e parafinancimit, KE-ja po ashtu ka hequr të gjitha masat ndëshkuese që kishte vendosur ndaj Kosovës gati tre vjet më parë për shkak të tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

Masat patën kosto të konsiderueshme financiare për Kosovën, pasi u pezulluan apo u shtynë projekte të ndryshme në kuadër të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA II dhe III), si dhe WBIF-së.

Kurti dhe Sorensen bisedojnë për integrimet evropiane

Fotografi e shkrepur gjatë darkës së punës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe emisarit evropian, Peter Sorensen.

Radio Evropa e Lirë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të mërkurën në mbrëmje me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, me të cilin ka biseduar për integrimet evropiane.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kurtit, në darkën e punës u diskutua edhe për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Por në njoftim nuk u përmend nëse kryeministri kosovar dhe emisari evropian kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, për çka është i ngarkuar Sorensen nga autoritetet evropiane.

Sorensen, që qëndroi shkurt në Prishtinë, ende nuk është deklaruar për këtë takim.

“Në darkë u diskutua për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, përfshirë linjëzimin e plotë të politikës së jashtme me bllokun 27-anëtarësh si përcaktim strategjik, si dhe angazhimin dhe përkushtimin e Kosovës në përmbushjen e reformave. Në kontekst të integrimit evropian u diskutua edhe për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”.

Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka statusin e vendit kandidat, pavarësisht se shteti ka aplikuar për anëtarësim në BE më 2022, por aplikimi ende nuk është shqyrtuar nga institucionet evropiane.

Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, mbetet kusht i BE-së për të dyja vendet në rrugën e tyre evropiane.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e kryeministrit kosovar nuk u dhanë detaje të tjera nga ky takim, por u tha se Kurti dhe Sorensen po ashtu diskutuan edhe për aktualitetin politik dhe zhvillimet e brendshme.

Emisari Sorensen para se të qëndronte në Prishtinë, kishte vizituar Beogradin më 9 prill, ku zhvilloi takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai deklaroi se me Vuçiqin zhvilloi diskutime për avancimin e diskutimeve për çështjet kryesore të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe analizimin e përparimit për Ligjit për të huajt në Kosovë.

Lidhur me çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, gjatë marsit Sorensen u takua edhe me zyrtarin e lartë në Departamentin amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan, me të cilin tha se u harmonizua për hapat e ardshëm në dialog.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizim të raporteve, nën ndërmjetësimin e BE-së, që nga viti 2011. Përgjatë viteve, palët kanë arritur një sërë marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

Më 2023, palët arritën Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, e njohur edhe si Marrëveshja e Ohrit, por BE-ja ka thënë se ajo ende nuk është zbatuar.

Ndonëse kjo marrëveshje nuk është nënshkruar, sipas bllokut evropian, ajo është e detyrueshme për të dyja palët.

Po ashtu, që nga shtatori i vitit 2023, në Bruksel nuk është zhvilluar asnjë takim në nivel të udhëheqësve. Takimi i fundit mes Kurtit dhe Vuçiqit u zhvillua në shtator të atij viti, disa ditë para sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm, por Beogradi mohon çdo përfshirje.

Gjatë sulmit të kryer nga një grup i serbëve të armatosur, mbeti i vrarë një polic i Kosovës. Ndërkaq, gjatë këmbimeve të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.

Ky sulm e përkeqësoi edhe më tej situatën, ndërsa dialogu në nivelin politik që nga ai moment ka mbetur i ngrirë.

Kosovë- Sulmi terrorist në Banjskë, Prokuroria Speciale kërkon burg përjetë për tre nga të akuzuarit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit Blagoje Spasojeviç, Vladimir Toliç dhe Dushan Maksimoviç, të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023.

Prokurori Special Naim Abazi, gjatë paraqitjes së fjalës përfundimtare, tha se sulmi terrorist nuk ka qenë një ngjarje e izoluar, por pjesë e një plani të mirëorganizuar dhe të parapërgatitur me synim cenimin e rendit kushtetues.

Abazi theksoi se para sulmit kishte një sërë veprimesh paraprake që dëshmojnë për një organizim të strukturuar kriminal me synime terroriste.

Kujtojmë që Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë edhe ndaj Milan Radoiçiç dhe 44 të tjerëve për sulmin e 24 shtatorit të 2023. Aktakuza e përshkruan Radoiçiçin si “udhëheqës të grupit terrorist”.

Në sulm mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku, ndërsa mbetën të plagosur 4 të tjerë.

Petrit Ajetit i vazhdohet mandati si shef i AKI-së

Petrit Ajeti (në mes) pozon me kryeministrin Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pasi iu vazhdua mandati si shef i AKI-së, 14 prill.

Radio Evropa e Lirë

Petrit Ajeti do të jetë në krye të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) edhe pesë vjet të tjera, pasi iu vazhdua mandati të martën.

Presidenca e Kosovës njoftoi në uebsajtin e vet se ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, dhe kryeministri Albin Kurti, e nënshkruan të martën vendimin për vazhdimin e mandatit të Ajetit si drejtor i AKI-së për një mandat të ri pesëvjeçar.

“Ky vendim pasqyron vlerësimin institucional për profesionalizmin, përkushtimin dhe punën e deritanishme të z. Ajeti në udhëheqjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, si dhe besimin në vazhdimësinë e lidershipit të tij në forcimin e kapaciteteve të inteligjencës dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ajeti u emërua shef i AKI-së për herë të parë në vitin 2021 dhe është vetëm drejtori i dytë pas Bashkim Smakajt që e përfundon një mandat të plotë në këtë detyrë në historinë e AKI-së.

Ajeti kreu Shkencat Politike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndërsa në vitin 2001 kreu studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë.

Ai mbaroi studimet e nivelit Master në fushën e Arteve në Përgjegjësinë Sociale të Korporatave në Universitetin Metropolitan të Londrës në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ka të kryera edhe disa programe të zhvillimit profesional në Gjermani dhe SHBA.

Në vitet para ardhjes së Ajetit, AKI-ja kishte ndërruar tre drejtorë.

I vetmi që deri atëherë kishte përfunduar një mandat të plotë ishte drejtori i parë, Bashkim Smakaj, i cili ishte emëruar në këtë post në shkurt të vitit 2009.

Një vit pas riemërimit, më 2015 ai kishte dhënë dorëheqje, duke u zëvendësuar nga Agron Selimaj. Ky i fundit po ashtu kishte dhënë dorëheqje dy vjet më vonë, më 2017.

Në vend të tij, më 2017, u emërua Driton Gashi, të cilit iu kërkua të lironte detyrën vetëm një vit pas marrjes së detyrës, për shkak të skandalit me arrestimin dhe dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

Pas tij, në pozitën e drejtorit të AKI-së ishte emëruar Kreshnik Gashi, të cilit po ashtu iu kërkua largimi nga ky post, në dhjetor të vitit 2020.

Në bazë të ligjit në fuqi, drejtori i AKI-së i përgjigjet drejtpërdrejt kryeministrit.

Po sipas këtij ligji, drejtori i AKI-së shërben si këshilltar i presidentit dhe kryeministrit për çështje të inteligjencës që kanë të bëjnë me sigurinë e Kosovës; njofton presidentin dhe kryeministrin për aktivitetet e AKI-së dhe ofron informata për presidentin dhe kryeministrin sa i takon sigurisë.

Gruevski drejt Rusisë apo Bjellorusisë?

Partia opozitare Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) deklaroi të enjten se ish-kryeministri i arratisur, Nikolla Gruevski, mund të jetë duke përgatitur një largim të ri nga Hungaria drejt Rusisë ose Bjellorusisë, duke akuzuar qeverinë aktuale të Shkupit për mosveprim të qëllimshëm, përcjell INA.

Sipas një njoftimi zyrtar të kësaj partie, ndryshimi i pritshëm i kursit politik në Budapest ka krijuar një urgjencë të re. Pas paralajmërimeve të liderit opozitar hungarez dhe kandidatit për kryeministër, Péter Magyar, se Hungaria nuk do të jetë më një strehë e sigurt për individët me precedentë penalë, shtetet e tjera kanë filluar të lëvizin. LSDM vuri në dukje se Polonia ka dërguar tashmë kërkesa zyrtare për ekstradimin e politikanëve të saj nga territori hungarez, ndërsa pretendon se qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski po e bllokon procesin për Gruevskin.

Sipas inteligjencës partiake të cituar në deklaratë, opsioni i Turqisë si vendstrehim i ardhshëm është përjashtuar, duke lënë si alternativa të vetme Moskën dhe Minskun. “Pyetja që shtrohet është çmimi që ai do të paguajë me paratë e qytetarëve maqedonas për këtë mbrojtje të re,” thuhet në kumtesë, ku shtohet se ekziston një rrezik real që ai t’i shpëtojë përfundimisht drejtësisë për shkak të vonesave nga Ministria e Drejtësisë.

Nikolla Gruevski, i cili udhëhoqi Maqedoninë e Veriut nga viti 2006 deri më 2016, u arratis drejt Hungarisë në vitin 2018 për t’i shpëtuar vuajtjes së dënimit me burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ai mori azil politik nën qeverinë e Viktor Orbanit, një aleat i ngushtë ideologjik. Megjithatë, presioni i brendshëm politik në Hungari dhe ardhja në pushtet e pasardhësit të tij partiak në Shkup, Hristijan Mickoski, kanë krijuar një dinamikë të re komplekse. Edhe pse Mickoski dhe VMRO-DPMNE kanë rrënjë të përbashkëta me Gruevskin, marrëdhëniet e tyre janë ftohur publikisht, ndonëse opozita insiston se ekziston një marrëveshje e fshehtë për të parandaluar ekstradimin e tij që do të shkaktonte “trazira politike” brenda strukturave të pushtetit. (INA)

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut, pjesë e Artemis II, misionit të NASA-s në Hënë

Nga një fshat i Gostivarit drejt një prej projekteve më ambicioze në historinë e eksplorimit hapësinor – historia e Albon Rexhepit është një dëshmi e qartë se përkushtimi dhe dija nuk njohin kufij.

Sot, ai është pjesë e misionit Artemis II të NASA, një projekt që synon rikthimin e njeriut në Hënë pas dekadash.

Me një rol drejtues në kompaninë DEWETRON në Shtetet e Bashkuara, Rexhepi kontribuon në teknologjinë e testimit dhe matjes – një komponent thelbësor për sigurinë dhe suksesin e misionit.

rugëtimi i tij profesional nisi pas studimeve në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ndërsa përvoja e parë në SHBA e çoi në kompani të njohura si Pfizer dhe më pas Legrand, ku ndërtoi një karrierë të qëndrueshme përpara se t’i bashkohej DEWETRON-it në vitin 2022.

“Produktet tona përdoren në fazën e zhvillimit dhe prodhimit të komponentëve për Artemis II. Testimet janë thelbësore që projekti të mos ketë asnjë dështim”, është shprehur Rexhepi, duke theksuar rëndësinë kritike të punës së ekipit të tij.

Ai nënvizon se përgjegjësia në projekte të tilla është e jashtëzakonshme, pasi çdo detaj lidhet drejtpërdrejt me jetën e astronautëve.

“Në projekte të tilla duhet të jesh jashtëzakonisht i përpiktë, sepse këtu në pyetje janë siguria dhe jeta e astronautëve. Nuk ka hapësirë për gabime”, ka thënë ai për Portalb.mk.

Megjithatë, përtej suksesit profesional, Rexhepi e sheh historinë e tij edhe si një mesazh frymëzues për të rinjtë shqiptarë.

“Punoni dhe mësoni. Askush nuk mund t’ju mposhtë nëse keni një qëllim në jetë. Punoni fort dhe do t’ia dilni”, është thirrja e tij për brezat e rinj.

Ndërsa misionet e ardhshme pritet të hedhin më shumë dritë mbi planet për krijimin e një baze në Hënë, kontributi i profesionistëve si Albon Rexhepi mbetet një gur themeli në këtë kapitull të ri të njerëzimit në hapësirë – dhe një arsye krenarie për gjithë shqiptarët./Ina

Shqipja nuk preket dhe nuk negociohet! Shkruan: Mevlan Ademi

Kjo protestë nuk duhej të ndodhte kurrë.
Nuk duhej (as mendohej) që në vitin 2026
studentët të dilnin në rrugë për gjuhën e tyre.
Por ja ku jemi.
Por para se të jemi studentë, para se të jemi profesionistë,
ne jemi shqiptarë.
Dhe kur preket gjuha,
preket vetë themeli ynë.
Gjuha shqipe nuk është veç mënyra si flasim.
Është mënyra si ekzistojmë.
Është mënyra si kemi mbijetuar, si kemi qëndruar, si kemi ardhur deri këtu.
Siç thoshte Gjergj Fishta:
“Gjuha shqype, sa e mirë!
Sa e ambël, sa e dlirë!”
Kjo është gjuha jonë.
Ky është identiteti ynë.
Dhe Shqipja kurrsesi nuk negociohet.
Ne jemi studentë të drejtësisë.
Ne jemi ata që nesër do të mbrojmë ligjin.
Por sot jemi detyruar të dalim këtu për të kërkuar diçka që ligji tashmë e njeh.
Të drejtën për të përdorur gjuhën tonë.
A është kjo shumë?
A është kjo kërkesë e tepruar?
Ky është minimumi.
Kjo është baza.
Është dinjitet.
Sepse një shtet që nuk zbaton të drejtat që vetë i ka shkruar,
nuk është i fortë — është i brishtë.
Sot nuk kërkojmë privilegje.
Nuk kërkojmë favore.
Kërkojmë barazi.
Dhe le të jetë e qartë për të gjithë:
Ne nuk jemi këtu kundër askujt.
Ne jemi këtu për veten tonë.
Për gjuhën tonë.
Për të ardhmen tonë.
Nelson Mandela thoshte:
“Të flasësh me dikë në gjuhën e tij, do të thotë t’i flasësh në zemër.”
Sot ne kërkojmë që shteti të na flasë në zemër.
Në gjuhën tonë.
Në shqip.
Sepse gjuha:
Është histori.
Është gjak.
Është kujtesë.
Dhe një popull që detyrohet të kërkojë gjuhën e vet,
nuk ka problem gjuhe — ka problem drejtësie.
Sot jemi këtu të qetë.
Të vendosur.
Të bashkuar.
Por le të mos ngatërrohet qetësia jonë me dobësi.
Sepse kjo është një gjeneratë që nuk tërhiqet.
Ne nuk kemi ardhur për të bërë zhurmë.
Kemi ardhur për të bërë histori.

“Të flasësh një gjuhë do të thotë të marrësh mbi vete një botë.”
Dhe ne nuk do të lejojmë që bota jonë të zvogëlohet.
Nuk do të lejojmë që shqipja të trajtohet si opsion.
Sepse shqipja nuk është opsion.
Shqipja është identitet.
Sot, nga ky shesh, nga ky zë i përbashkët,
ne po themi një gjë shumë të thjeshtë:
Nuk ka shtet të së drejtës pa respekt për gjuhën.
Nuk ka barazi pa shqipen.
Nuk ka të ardhme pa dinjitet.
Dhe ne jemi këtu për këtë.
Jo për sot.
Por për nesër.
Për të gjithë ata që do të vijnë pas nesh.
Sepse ne jemi brezi që nuk hesht.
Ne jemi brezi që nuk dorëzohet.
Ne jemi brezi që e mbron shqipen — me zë, me mendje me dinjitet, me zemër e me gjithcka që sjell nevoja.
kjo nuk është vetëm beteja jonë.
Është amaneti i atyre para nesh,
dhe përgjegjësia ndaj atyre që vijnë pas nesh.
Le ta dëgjojnë të gjithë:
Ne nuk do të tërhiqemi.
Ne nuk do të lodhemi.
Ne nuk do të ndalemi.
Derisa e drejta të bëhet realitet.
Shqipja nuk negociohet!

*Autori është një nga drejtuesit e nismës dhe protestës për kërkesën për provimin e jurisprudencës në shqip

“Stop diskriminimit!”- Protesta përmes fotove e studentëve në Maqedoninë e Veriut: Mos mohoni një të drejtë të fituar!

Qindra studentë shqiptarë në Shkup, kanë dalë sot për të protestuar pasi u mohohet e drejta për të dhënë provimin e jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe krahas asaj maqedonase.

Para ministrisë së Drejtësisë ata kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të Drejtësisë Igor Filkov.

Të shumta kanë qenë edhe pankartat që ata mbanin në duar, ndër të cilat thuhej: “Respekto ligjin për gjuhët!”; “STOP diskriminimit institucional”; “Mos mohoni një të drejtë të fituar”; “Ligji për gjuhët është i qartë”, e të tjera.

studentet shkup protesta gjuha shqipe (5)

Studentët theksuan se gjuha shqipe është identiteti i tyre dhe se ata nuk do të lejojnë që shqipja të trajtohet si opsion.

“Kjo është gjuha jonë, identiteti ynë. Ne jemi student të drejtësisë që nesër do të mbrojmë ligjin, dhe sot jemi këtu për të përdorur diçka që ligji tashmë e njeh. Jemi këtu për të drejtën tonë. Gjuha është historia.

Sot jemi të bashkuar dhe nuk do lejojmë që shqipja të trajtohet si opsion, sepse nuk është opsion por identitet. Nuk ka shtet të së drejtës pa respekt për gjuhën. Ky është amaneti i atyre para nesh, dhe porosia për ata që do të vijnë pas nesh. Shqipja nuk negociohet”, u shpreh një prej studentëve. gsh

Pajaziti: Zemra mal me këtë rini që nuk përkulet!

Gazetari Naser Pajaziti ka vlerësuar lart guximin dhe masovitetin e rinisë studentore shqiptare sot në Shkup, duke theksuar se mbrojtja e gjuhës është mbrojtje e dinjitetit kombëtar dhe të drejtës së tyre akademike.

Ja mesazhi i plotë:

Zemra mal me këtë rini që nuk përkulet!

Sot studentët shqiptarë na kujtuan se kush është forca e vërtetë e këtij vendi. Në një marsh dinjitoz dhe masiv, ata u rreshtuan në mbrojtje të asaj që është më e shenjtë: dinjitetit dhe gjuhës sonë amtare.

Kur integriteti takon guximin, politikanët e “stivuar” në karriget e tyre e kuptojnë se llogaritë i kanë bërë gabim. Kërkesa e studentëve nuk është lëshime politike, por kërkesë për drejtësi – dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është e drejtë e garantuar me Kushtetutë, e cila nuk mund të mbetet peng i burokracive apo vullneteve të mbrapshta politike.
Nuk ka pushtet që mposht dritën e rinisë. Ata që tentuan t’i nënçmojnë apo t’i heshtin, sot morën leksionin më të mirë: Vendin jua treguan aty ku e keni – jashtë vullnetit të popullit dhe larg realitetit të kësaj rinie që nuk bën kompromis me të drejtat e saj.
Zëri i tyre sot ishte kumbues: Gjuha shqipe në provimet juridike nuk është dëshirë, është ligj!(INA)

“Do të kthehemi përsëri!” – Studentët dërgojnë mesazh të fortë Fillkovit për provimin e jurisprudencës

Protestë e përbashkët e studentëve: Kërkohet drejtësi, barazi dhe zbatim i ligjit

“Fillkov dorëheqje” dhe “Gjuha shqipe nuk negociohet” ishin mesazhet kryesore që dominuan protestën e studentëve shqiptarë sot në Shkup raporton INA.

Në këtë protestë u bashkuan studentët shqiptarë nga tre universitete – Universiteti i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti Nënë Tereza – të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, si e drejtë e garantuar me ligj.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, pas deklaratave të tij se nuk do të lejojë zhvillimin e provimit në gjuhën shqipe. Studentët theksuan se kërkesa e tyre është e qartë: zbatimi i plotë i Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Njëri nga zërat kryesorë të protestës, studenti Mevlan Ademi, u shpreh se kjo protestë është pasojë e një padrejtësie që nuk duhej të ekzistonte në vitin 2026.

“Kjo protestë duhej të ndodhte dikur. Nuk duhej të mendohej që në vitin 2026 studentët të dilnin në rrugë për gjuhën e tyre. Para se të jemi studentë e profesionistë, ne jemi shqiptarë. Gjuha shqipe nuk është vetëm mënyra si flasim, por mënyra si kemi ekzistuar dhe kemi ardhur deri këtu. Gjuha shqipe nuk negociohet. Ne jemi studentë të drejtësisë – nesër do të mbrojmë ligjin, por sot kërkojmë të drejtën tonë për gjuhën amtare. Një shtet që nuk zbaton të drejtat e veta, nuk mund të ekzistojë”, deklaroi Ademi.

Ndërkohë, studenti Besar Sejdiu theksoi se kërkesa e tyre është minimale dhe plotësisht ligjore.

“Kërkesa jonë është e thjeshtë: respektojeni Kushtetutën dhe ligjin – as më shumë, as më pak. Kolegët tanë kanë të drejtë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Çdo zvarritje është përpjekje për ta mohuar këtë të drejtë”, deklaroi ai.

Në përfundim të protestës, studentët dërguan një mesazh të qartë paralajmërues për institucionet: “Do të kthehemi përsëri”, nëse nuk zgjidhet çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.(INA)

“Gjuha nuk negociohet!” – Studentët shqiptarë në protestë, mesazhe të forta për barazi dhe identitet

Njëri nga organizatorët e protestës, Mevlan Ademi, para protestuesve parashtroi kërkesat e studentëve, duke theksuar se një situatë e tillë nuk do të duhej të ndodhte në vitin 2026. Sipas tij, është e papranueshme që studentët të detyrohen të dalin në rrugë për të mbrojtur gjuhën e tyre, raporton INA.

“Po ja ku jemi. Para se të jemi studentë apo profesionistë, ne jemi shqiptarë. Dhe kur preket gjuha, preket vetë themeli ynë. Gjuha shqipe është mënyra se si jetojmë, si flasim dhe si kemi ardhur deri këtu”, deklaroi Ademi.

Ai nënvizoi se përdorimi i gjuhës shqipe është një e drejtë e garantuar me ligj dhe nuk mund të vihet në diskutim.

“Shqipja assesi nuk negociohet. Kjo është minimumi i dinjitetit. Nuk kërkojmë favore, kërkojmë barazi. Nuk jemi kundër askujt – jemi këtu për veten tonë, për gjuhën tonë dhe për të ardhmen tonë”, u shpreh ai.

Në fjalën e tij, Ademi shtoi se studentët nuk do të lejojnë që gjuha shqipe të trajtohet si opsion, por si pjesë e pandashme e identitetit.

“Ne po themi qartë: nuk ka shtet të së drejtës pa barazi gjuhësore. Jemi brezi që nuk hesht, nuk dorëzohet – brezi që mbron dhe flet shqip”, deklaroi ai mes duartrokitjeve të protestuesve.

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe sfidat e zbatimit të saj praktik. Pendarovski gjatë fjalës së tij në një intervistë tha se shqipja është gjuhë zyrtare për shkak të 20% të popullsisë shqiptare dhe përdorimi i saj rregullohet nga ligji për gjuhët, i ndryshuar disa herë për të përmirësuar të drejtat e komunitetit.

Ai paralajmëroi se një qytetar ka paraqitur një mocion në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin e ligjit, çka mund të shkaktojë një problem të madh nëse ky ligj asgjësohet.

“Është zyrtare për shkak të 20% të njerëzve që jetojnë në këtë vend. Ndërkohë, ne kemi pranuar dy gjuhë juridike. Është ligji kryesor në anglisht, por është ligji në shqip, në esencë. Ligji i parë mendoj se është në vitin 2008. Dhe i fundit ishte në vitin 2007 e diçka. Pra, ne kemi ndryshuar këtë ligj disa herë duke përmirësuar të drejtat e shqiptarëve.

Çfarë ndodhi ndërkohë? Dikush supozohet një qytetar i thjeshtë, i panjohur për publikun ka paraqitur një mocion para Gjykatës Kushtetuese duke thënë se ligji për gjuhë, për gjuhën shqipe nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe ka kërkuar asgjësimin e këtij ligji.

Gjykata Kushtetuese tashmë ka planifikuar një seancë për këtë çështje dhe do të jetë problem i madh nëse ata do të asgjësojnë këtë ligjin për gjuhët që kinse nuk është në përputhje me Kushtetutën”, deklaroi ai.

Pendarovski theksoi se problemi kryesor mbetet zbatimi praktik i ligjit, sidomos në institucione dhe në sistemin gjyqësor.

“Shqiptarët mund ta përdorin këtë gjuhë, por në shumë raste nuk e shohim zbatimin e plotë në institucione dhe gjykata. Është e rëndësishme që të pyetet nëse këto të drejta po zbatohen në jetën e përditshme.

Njëri nivel është i vendosur në ligj, por nuk e shohim në përdorim me njerëzit dhe sipas mendimit tim nëse ligji është aty vetëm për disa parti politike shqiptare për të thënë në kohën tonë ne kemi miratuar ligjin me standardin më të mirë të mundshëm për përdorimin e gjuhës shqipe kjo është propagandë politike, krejtësisht ndryshe në këndvështrimin tim duhet të jetë me interes për të gjithë, për çdo shqiptarë që jeton këtu duhet të pyet a po zbatohen në praktikë këto të drejta në jetën e përditshme. Mund t’ju them që nuk zbatohen.

Dhe nëse pavarësisht kësaj ende nuk zbatohen plotësisht atëherë ka disa njerëz që do të dëshironin të kundërshtonin edhe atë që u vu në ligj”, deklaroi ai. euronews

Mbi gjysmë miliardi euro për autostradën ende të papërfunduar Kërçovë – Ohër

Aleksandar Samarxhiski

Sanimi i rrëshqitjeve të dheut, mbrojtja nga shembjet në shpate përmes pyllëzimit, vendosja e rrjetave dhe spërkatjes me beton, janë disa prej hapave që po merren aktualisht në terren në autostradën Kërçovë – Ohër. Kjo autostradë kushton pothuajse 600 milionë euro, ndërsa pjesa më e madhe e mjeteve tashmë janë paguar. Mesatarisht, shteti paguan 9.7 milionë euro për një kilometër autostradë.

Pothuajse e gjithë shuma e projektuar së fundmi për autostradën Kërçovë–Ohër është paguar. Të dhënat tregojnë se deri më tani janë ndarë rreth 560 milionë euro për këtë segment.

E nisur zyrtarisht për ndërtim në vitin 2014, disa muaj pasi në nëntor 2013 u nënshkrua kontrata, autostrada edhe pas 12 vjetësh nuk është përfunduar.

“Deri në këtë moment janë realizuar 557.985.782,11 euro ose 93.3 për qind e shumës së paraparë për ndërtimin e autostradës Kërçovë–Ohër”, thuhet në të dhënat e fundit që nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRSH) i janë ndarë Radios Evropa e Lirë.

Nëse shuma e paguar deri më tani përbën 93.3 për qind të totalit të paraparë, atëherë vlera përfundimtare, sipas projeksioneve aktuale, do të arrijë në 598.055.500 euro. Kjo është mbi 200 milionë euro më shumë se 374 milionë eurot e projektuara fillimisht, të bëra publike më shumë se një dekadë më parë.

Segmenti është i gjatë rreth 57 kilometra, që do të thotë se një kilometër i kësaj arterie të rëndësishme rrugore për Maqedoninë e Veriut do të kushtojë rreth 9.7 milionë euro.

Çfarë po punohet në terren?

Nga NPRSH bëjnë të ditur se aktualisht “ndërtimi është në fazë të avancuar”.

“Po punohet në sanimin e rrëshqitjeve të reja të dheut, si dhe në përgatitjen e masave mbrojtëse në shpate, përmes pyllëzimit, vendosjes së rrjetës gjeokompozite dhe spërkatjes me beton. Më pas, në disa shpate po zbatohet zgjidhja me të ashtuquajturat galeri”, thonë nga Ndërmarrja Publike.

Qëllimi është që sa më shumë pjesë të segmentit të bëhen funksionale, për të lehtësuar “udhëtimin drejt qendrës turistike në Ohër”.

Qyteti i Ohrit, i vendosur në bregun e Liqenit të Ohrit, në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë së Veriut, ka mbi 50 mijë banorë. Ai është edhe destinacioni më i njohur turistik në vend, ku sipas raporteve të Komunës, në vitet 2023 dhe 2024 janë regjistruar mbi 1.1 milionë netëqëndrime turistike për secilin vit.

Nga problemet me projektin dhe mungesa e punëtorëve te përplasjet politike

Sipas informacioneve të fundit në dispozicion për autostradën, e cila pritet të lehtësojë udhëtimin në këtë rajon, deri më tani janë përfunduar rreth 40 kilometra nga gjithsej 57.

Autostrada po ndërtohet nga kompania kineze Sinohydro, ndërsa Enti Shtetëror i Revizionit, në një nga raportet e tij për Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore, e ka cilësuar atë si “investimi më i madh infrastrukturor me ndërtim shumëvjeçar”.

Që në vitin 2022, revizorët konstatuan se vlera e projektit ishte rritur për të paktën 45 për qind, si dhe se kjo autostradë kishte zgjatjen më të madhe të afatit të ndërtimit. Ajo duhej të përfundonte për katër vjet.

Arsyetimet që autoritetet i kanë dhënë për zvarritjen janë evidentuar edhe nga revizorët, të cilët kanë vërejtur se ndër shkaqet kryesore për dinamikën e ngadalësuar përmenden: mangësi në projekt, shpronësime të vonuara, marrëdhënie të pazgjidhura pronësore-juridike, dislokim objektesh, mungesë e stafit teknik, mekanizimit dhe pajisjeve.

Përveç këtyre problemeve, aktorët politikë prej vitesh kanë akuzuar njëri-tjetrin për ngecjen e projektit. Kur në qershor 2025 u hapën 20 kilometrat e parë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski nga VMRO-DPMNE, paralajmëroi se segmenti duhet të përfundojë plotësisht deri në fund të vitit 2026, duke akuzuar se projekti më herët ishte shndërruar në “simbol të ngecjes” dhe “pasqyrë të turpshme të një shteti që numëron në vend”.

Nga ana tjetër, opozitarja LSDM, në qeverisjen e së cilës aludoi zëvendëskryeministri, pretendon se kur mori pushtetin në vitin 2017, në terren gjeti vetëm 30 për qind progres të punimeve, pa shpronësime, pa projekte kyç të përfunduara, dhe me një sërë problemesh, por se arriti të realizojë 83 për qind të projektit.

Projektin e kanë shoqëruar edhe kontestime që përfunduan me aktakuzë nga ish-Prokuroria Speciale Publike (PSP) në lëndën “Trajektorja”, për shkak të dyshimeve për dëmtim të buxhetit të shtetit në vlerë mbi 150 milionë euro. Të akuzuar ishin ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, dhe ish-drejtori i NPRSH-së, Ljupço Georgievski. Proces gjyqësor pati, por nuk u arrit vendim i formës së prerë, pasi lënda u parashkrua.

Pjesë e kësaj aktakuze ishte edhe kontrata për autostradën Miladinovci–Shtip, e arritur në të njëjtën periudhë me atë për Kërçovë–Ohër. Megjithatë, kjo autostradë prej 47 kilometrash u përfundua dhe u lëshua në përdorim në qershor 2019. Sipas NPRSH-së, në të janë investuar 177 milionë euro, ose mesatarisht 3,8 milionë euro për kilometër.

Greqia nis shpimet për gaz në Jon, deri në thellësi 4600 metra dhe sasi të mundshme në 270 miliardë metra kub! 5 mld euro investim, sot u firmos dhe marrëveshja

Të ardhurat potenciale për shtetin grek nga shfrytëzimi komercial i bllokut 2 në Detin Jon gjatë një periudhe 20-vjeçare pritet të arrijnë në 10 miliardë euro, pa kërkuar pjesëmarrje të drejtpërdrejtë financiare nga shteti grek nga burimet shtetërore.

Kjo u deklarua gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratës midis konsorciumit ExxonMobil, Energean, Helleniq Energy dhe Stena Drilling, i cili do të ndërmarrë programin 60-ditor të shpimit, nga Mathios Rigas, Drejtor Ekzekutiv i Energean.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ambasadorët e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, dhe të Suedisë, Håkan Emsgårdn.

Kreu i kompanisë greke, e cila është edhe operatori i bllokut 2, deklaroi se deri më 15 qershor, studimi mjedisor i projektit do të jetë paraqitur në Ministrinë e Mjedisit dhe Energjisë, me qëllim që të miratohet deri në mesin e nëntorit, gjë që do të lejojë që programi i shpimit të fillojë në shkurt 2027.

“Në të njëjtën kohë, investimi total – i vlerësuar në mbi 5 miliardë euro – pritet të veprojë si një levë rritjeje për ekonominë greke. Krijimi i 180 vendeve të reja të punës, si gjatë fazës së ndërtimit ashtu edhe gjatë funksionimit të projekteve, do të forcojë komunitetet lokale dhe do të kontribuojë në uljen e papunësisë”, informon “Protothema”.

Siç u përmend nga Rigas, kompania tani po synon një strukturë të gjerë gjeologjike, të cilën ai e karakterizon si veçanërisht premtuese. Vlerësimet flasin për rezerva që mund të arrijnë në 270 miliardë metra kub gaz natyror. Për krahasim, konsumi vjetor i Greqisë është afërsisht 6 miliardë metra kub, gjë që thekson rëndësinë potenciale të zbulimit.

Siç u tha, probabiliteti i suksesit të shpimit është 16%, një përqindje që konsiderohet e zakonshme për projekte të këtij lloji. Rreziku i investimit, megjithatë, merret përsipër tërësisht nga kompania.

Shpimi i planifikuar do të zhvillohet në një thellësi prej afërsisht 4,600 metrash, në një zonë detare me një thellësi uji prej 840 metrash, duke e bërë projektin teknikisht të vështirë.

greqi

Sipas të dhënave të paraqitura, vitet e fundit Energean ka investuar mbi 4 miliardë euro në Mesdheun Lindor për zhvillimin e depozitave të naftës dhe gazit.

Në të njëjtën kohë, janë kryer më shumë se 10 shpime në ujëra të thella, gjë që tregon nivelin e lartë të ekspertizës dhe përvojës. gsh

Magyar paralajmëron ekstradimin e Gruevskit nga Hungaria: Është kriminel ndërkombëtar, s’ka vend këtu!

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, është një kriminel ndërkombëtar dhe nuk duhet të jetë në Hungari, tha lideri i ri hungarez Peter Magyar pas fitores bindëse të partisë së tij Tisza ndaj Fidesz të Viktor Orban.

Magyar kritikoi ashpër vendimin e qeverisë Orban për t’u dhënë azil politikanëve polakë Zbigniew Ziobro dhe Marcin Romanowski, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Ai bëri një paralele të drejtpërdrejtë me rastin e Gruevskit, i cili gjithashtu mori mbrojtje në Hungari nga Orban.

Magyar tha se Hungaria nuk duhet të bëhet strehë për kriminelët ndërkombëtarë dhe theksoi se kjo vlen jo vetëm për politikanët polakë, por edhe për Gruevskin, të cilin ai e përshkroi si një kriminel të dënuar. Ai shtoi se vendet e tjera evropiane duhet të ekstradojnë gjithashtu çdo kriminel politik hungarez që përpiqet të largohet jashtë vendit, në frymën e bashkëpunimit evropian.

Në zgjedhjet parlamentare të 12 prillit, Fidesz i Orbanit pësoi një humbje dërrmuese. Në parlamentin e ri me 199 vende, formacioni i Peter Magyar do të ketë 138 vende, Fidesz 55 dhe Mi Hazank pro-rus gjashtë.

Gruevski, i cili shërbeu si kryeministër nga gushti 2006 deri në mesin e janarit 2016, u dënua në shtator 2018 me dy vjet burg. Disa ditë para arrestimit të tij, më 12 nëntor 2018, ai u largua ilegalisht nga Maqedonia e Veriut, duke udhëtuar nëpër Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi. Orban i dha atij azil po atë nëntor sipas një procedure të përshpejtuar. bw

Peter Magyar: I bëj thirrje popullit serb të marrë forcë nga zgjedhjet e djeshme në Hungari

Qeveria në të cilën Tiszaa do të ketë shumicën do të hetojë përpjekjen e supozuar për të sulmuar gazsjellësin pranë Kanjizhës, tha fituesi i zgjedhjeve të djeshme në Hungari dhe udhëheqësi i Tisza-s, Peter Magyar.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga mediat serbe, ai tha se është e rëndësishme për të që marrëdhëniet midis Serbisë dhe Hungarisë të mbeten të mira, kryesisht për shkak të hungarezëve në Vojvodinë, megjithëse supozoi se kush janë “kumbarët” e miqësisë së madhe midis Aleksandar Vuçiq dhe Viktor Orban, por edhe Robert Fico.

Ai shtoi se nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të Serbisë, por se mund t’i thotë popullit serb të “nxjerrë forcë nga zgjedhjet e djeshme në Hungari”, transmeton Telegrafi.

Gjatë fushatës zgjedhore, ndodhi një veprim që i ngjante një të ashtuquajturi operacioni “flamur i rremë”, të dielën e Pashkëve, kur ishte planifikuar një përpjekje e supozuar për të sulmuar gazsjellësin, për të cilin kryeministri Viktor Orban kishte folur tashmë një javë më parë, duke njoftuar se diçka e tillë do të ndodhte, kujtoi Peter Magyar.

“Pra, mund të them se u bë mjaft ngadalë dhe ishte e qartë se organizatorët u tërhoqën prej saj dhe nuk shkuan aq larg sa prisnin eprorët e tyre në Rusi dhe Viktor Orban. Mendoj se ata bënë gjënë e duhur, sepse qeveria e Tiszës do të hetojë se çfarë ndodhi saktësisht, nëse kishte një rrezik të vërtetë – sepse është e mundur që të kishte. Por nëse kishte një rrezik të vërtetë, atëherë kryeministri duhet të drejtojë vendin dhe jo të luajë një rol në një shfaqje si Viktor Orban të dielën e Pashkëve, i cili fluturoi me helikopter dhe mblodhi të gjithë propagandën hungareze me helmeta dhe uniforma për t’u ‘frikësuar’ së bashku”, tha ai.

Në një situatë të tillë, kryeministri duhet të garantojë sigurinë e vendit, shtoi hungarezi.

“Qytetarët e Hungarisë, si qytetarët e Serbisë, me të drejtë presin që udhëheqja e tyre të sigurojë siguri, zhvillim dhe paqe. Nën qeverinë e Tiszës, do të ketë rend, paqe, siguri dhe zhvillim në Hungari – kjo është ajo që mund të them”, tha ai.

Ai do të ishte shumë i lumtur të takohej me udhëheqjen serbe, shtoi Peter Magyar.

“Unë e di saktësisht se çfarë po ndodh në Serbi dhe e di se çfarë lloj lidhjesh ka pasur, ka dhe mund të ketë midis qeverisë së Orbanit dhe Serbisë së udhëhequr nga (Aleksandar) Vuçiq, ashtu siç e di se çfarë lloj lidhjesh ka midis Sllovakisë së Robert Ficos dhe Viktor Orbanit dhe e di përafërsisht se kush qëndron pas këtyre marrëdhënieve, kush është ‘kumbari’ i këtyre miqësive të mëdha”, shtoi ai.

Megjithatë, për hir të hungarezëve që jetojnë në Serbi, është shumë e rëndësishme për Budapestin që marrëdhëniet midis Serbisë dhe Hungarisë, të cilat aktualisht mund të konsiderohen të mira, të mbeten të tilla dhe të mos varen nga individët, tha Magyar.

“Unë besoj se kjo është në interesin si të udhëheqjes aktuale serbe ashtu edhe të hungarezëve që jetojnë në Serbi, si dhe të interesit tonë. Jam i hapur për bashkëpunim, pavarësisht faktit se ne ndoshta mendojmë ndryshe për botën në shumë mënyra sesa presidenti Vuçiq ose udhëheqja serbe. Megjithatë, miqësia e popujve tanë dhe marrëdhëniet e mira ekzistuese janë shumë të rëndësishme për ne. Mund të them se nuk do të ndërhyjmë në punët e brendshme të vendeve të tjera. E shoh vetë se si janë protestat dhe si i trajtojnë autoritetet ato”, tha ai.

Ai vuri në dukje se, siç tha ai, “ngjashëm me Hungarinë, mediat e pavarura në Serbi janë në një situatë shumë të vështirë”.

“Ajo që mund t’i them popullit serb, pa ndërhyrë në punët e tyre të brendshme, është se ata duhet të nxjerrin forcë nga zgjedhjet e djeshme në Hungari. Këtë ua them edhe shumë vendeve të tjera ku njerëzit janë në një situatë të vështirë, ku ekziston një regjim i ashtuquajtur hibrid, domethënë ku nuk ka sundim të plotë të ligjit: është e mundur, është vërtet e mundur nëse njerëzit bashkohen. Ne hungarezët e kemi përjetuar këtë shumë herë gjatë historisë. Nëse bashkohemi, mund të përparojmë edhe në rrethanat më të vështira dhe të arrijmë sukses. Dje ishte pikërisht kjo – treguam se pavarësisht të gjitha pengesave dhe mbështetjes ndërkombëtare që kishte Viktor Orbán, nga praktikisht e gjithë elita politike globale – presidenti rus, presidenti amerikan, presidenti kinez, presidenti turk, kryeministri izraelit, si dhe shumë udhëheqës të tjerë si Vuçiq dhe Robert Fico – populli hungarez tha se historia e Hungarisë është shkruar nga hungarezët në Hungari dhe populli hungarez fitoi”, tha hungarezi.

Pavarësisht të gjithave, thotë ai, është i lumtur të takohet dhe të flasë, të jetë i pranishëm dhe të bashkëpunojë, shtoi ai.

“Dhe do të bëj të njëjtën gjë me Aleancën e Hungarezëve të Vojvodinës, pavarësisht faktit se ata e mbështetën plotësisht fushatën e Viktor Orbanit, në kundërshtim me pikëpamjet e shumë hungarezëve të Vojvodinës të cilët thanë se donin të vendosnin vetë se për kë të votonin. I falënderojmë të gjithë hungarezët e Vojvodinës që votuan për ne, por mund t’u them të gjithë hungarezëve, përfshirë ata jashtë vendit, se mund të mbështeten te qeveria Tisza. Ata do të marrin të njëjtën mbështetje si më parë, do të ruajnë shtetësinë e dyfishtë dhe të drejtën e votës, por paratë që morën nuk do të përvetësohen më kryesisht nga njerëz të afërt me Viktor Orbanin, por në fakt do të arrijnë te hungarezët – qoftë në Vojvodinë, Transilvani apo Rumani”, i tha ai diasporës. /Telegrafi/

Fitoi zgjedhjet në Hungari- Peter Magyar zotohet të luftojë korrupsionin dhe të ndryshojë kushtetutën

Fituesi i zgjedhjeve hungareze, Peter Magyar, u zotua të hënën se do të ndryshojë kushtetutën në një përpjekje për të rivendosur standardet demokratike, pas një fitoreje dërrmuese që ai tha se tregoi se Hungaria dëshironte të ishte plotësisht e ankoruar në Evropë pas vitesh luftimesh me Brukselin.

Shumica super prej dy të tretash që partia hungareze e qendrës së djathtë Tisza siguroi në zgjedhjet e së dielës do të thotë se ajo do të ketë dorë të lirë për të forcuar sundimin e ligjit dhe potencialisht për të zhbllokuar miliarda dollarë nga fondet e Bashkimit Evropian, por analistët thonë se do të duhet të zbatojë vërtet reforma për të përfituar.

Kryeministri nacionalist në largim Viktor Orban , në pushtet për 16 vjet, e kishte larguar Hungarinë nga rrjedha kryesore e BE-së, ndërkohë që mbante lidhje të ngrohta me Rusinë pavarësisht luftës në Ukrainë . Ai u përplas vazhdimisht me Brukselin për sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, duke rezultuar në ngrirjen e miliarda eurove në fonde.

Magyar tha në një konferencë për shtyp se qeveria e tij do të ketë shumë detyra urgjente, përfshirë ndryshimin e kushtetutës për të kufizuar numrin e mandateve që dikush mund të shërbejë si kryeministër në dy.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të rivendosur sundimin e ligjit, demokracinë pluraliste dhe sistemin e kontrolleve dhe balancave”, tha ai.

Magyar tha se amendamenti kushtetues do të zbatohej për Orbanin, që do të thotë se ai nuk mund të bëhet përsëri kryeministër.

“Ai pati një mundësi të shkëlqyer për të bërë gjëra të mëdha në interesin kombëtar për të siguruar që Hungaria të bëhej një vend evropian në zhvillim… Ai nuk e shfrytëzoi këtë shans, por e abuzoi atë”, tha ai.

Kritikët e Orbanit thonë se koha e tij në detyrë pati stanjacion ekonomik, izolim ndërkombëtar dhe oligarkë që grumbulluan pasuri. Mbështetësit e tij thonë se Orbani – i cili siguroi mbështetje publike nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, Rusia dhe udhëheqësit e ekstremit të djathtë në Evropë – mbrojti sovranitetin dhe vlerat tradicionale të Hungarisë.

Magyar tha se rezultati i zgjedhjeve tregoi se Hungaria kishte vendosur të “ndryshonte regjimin” dhe të zgjidhte një rrugë pro-evropiane.

“Populli hungarez dje, saktësisht 23 vjet pas referendumit për anëtarësimin tonë në BE, konfirmoi vendin e Hungarisë në Evropë”, tha ai.

Udhëheqësi i Tiszës i bëri thirrje Presidentit Tamas Sulyok, i cili mbështetet nga partia Fidesz e Orbanit, që të sigurojë që transferimi i pushtetit të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur. Ai gjithashtu përsëriti kërkesën e tij që Sulyok të japë dorëheqjen.

Presidenti i Hungarisë, një figurë kryesisht ceremoniale, duhet të mbledhë një parlament të ri brenda 30 ditëve nga zgjedhjet. Ligjvënësit më pas zgjedhin një kryeministër të ri. bw

“Ne ia dolëm” Peter Magyar pas fitores: Do rivendosim Hungarinë në Europë, mezi pres të vizitoj Brukselin

Lideri i Tiszës theksoi se partia e tij është në rrugën e duhur për një shumicë prej dy të tretash në parlament, duke vënë në dukje se kjo është përqindja më e madhe e fitores në historinë e Hungarisë demokratike.

HUNGARI– Udhëheqësi i partisë, Tisza, Peter Magyar, i cili fitoi zgjedhjet parlamentare në Hungari, mbajti një fjalim pas fitores. Ai deklaroi se partia e tij kishte marrë një mbështetje të madhe nga votuesit, ndërkohë foli edhe për kthimin e Hungarisë në rrugën e saj evropiane.

Lideri i Tiszës theksoi se partia e tij është në rrugën e duhur për një shumicë prej dy të tretash në parlament, duke vënë në dukje se kjo është përqindja më e madhe e fitores në historinë e Hungarisë demokratike. Magyar falënderoi 3.3 milionë qytetarët që mbështetën partinë e tij, duke premtuar se do punojë fortë.

“Ne ia dolëm. Ne e rimorëm vendin tonë. Ne fituam një mandat të paprecedentë. Hungaria dëshiron të jetë përsëri një vend evropian”, tha ai.tha ai pas fitores.

Në të njëjtën kohë, pjesa më e madhe e turmës brohoriti “Rusë, largohuni”, duke shprehur kundërshtimin ndaj lidhjeve të ngushta të qeverisë së mëparshme me Moskën. Viktor Orbán kishte mbajtur lidhje të ngushta politike me Rusinë dhe kundërshtoi përpjekjet e Bashkimit Evropian për të forcuar Ukrainën pas pushtimit rus, duke shkaktuar tensione me Brukselin. Në fjalimin e tij, Magyar pohoi se partia e tij kishte kapërcyer pengesat që, siç tha ai, ishin organizuar nga shteti në favor të qeverisë Fidesz.

“Ne kemi kapërcyer një tirani. Ata i thanë jo frikës, i thanë jo tradhtisë, i thanë jo apostazisë. Ne filluam me disa njerëz, ishim Davidi kundër Goliathit dhe në fund, me fuqinë e dashurisë, arritëm një fitore historike,” tha ai.

Në të njëjtën kohë, ai u drejtoi gjithashtu një thirrje qytetarëve që nuk votuan për të, duke kërkuar një frymë “uniteti kombëtar” për ditën që do të vinte. Me 95% të votave të numëruara, Tisza është në rrugën e duhur për të fituar 138 vende nga 199 gjithsej në parlament./Dosja.al

Magyar fiton zgjedhjet në Hungari, Orban e pranon humbjen

Radio Evropa e Lirë

Udhëheqësi i partisë, Tisza, Peter Magyar, ka fituar zgjedhjet parlamentare në Hungari, teksa kryeministri aktual, Viktor Orban, e ka uruar për fitoren në votimet e së dielës.

Orban ka udhëhequr me Hungarinë për 16 vjet dhe në zgjedhjet e 12 prillit garoi për mandatin e gjashtë radhazi.

Në një prononcim për media, Orban tha se rezultati i zgjedhjeve “është i qartë” dhe “i dhimbshëm” për partinë e tij, por u zotua se do t’i shërbejë Hungarisë nga opozita.

Ndërkaq, Magyar në një postim në Facebook falënderoi hungarezët për besimin e dhënë.

Kush është Peter Magyar, fituesi i zgjedhjeve në Hungari?

Kur Magyar ishte fëmijë, ai kishte të vendosur në dhomën e tij fotografinë e Orbanit, atëbotë një antikomunist i flaktë.

Dekada më vonë, ai e rrëzoi Orbanin nga pushteti.

I lindur më 1981 në një familje avokatësh, Magyar po ashtu studioi për drejtësi. Ai iu bashkua trupit diplomatik të Hungarisë dhe punoi në legjislacionin e Bashkimit Evropian në Bruksel. Pasi u kthye në Hungari, punoi në bankën shtetërore dhe më pas udhëhoqi një agjenci për kredi për studentët.

Magyar, mbiemri i të cilit në shqip përkthehet në “hungarez”, hyri në skenën politike të Hungarisë dy vjet më parë.

Kjo ndodhi pasi ish-bashkëshortja e tij, njëherësh ish-ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Orbanit, u tërhoq nga të gjitha rolet politike pasi falja që i bëri një të burgosuri të dënuar për abuzim seksual nxiti zemërim në publik.

Magyar u distancua menjëherë nga partia qeverisëse në shkurt të vitit 2024, duke e akuzuar atë për korrupsion.

Më pas, ai mori udhëheqjen e partisë së qendrës së djathtë, pro Bashkimit Evropian, Tisza, që në zgjedhjet evropiane të qershorit të vitit 2024 fitoi 30 për qind të votave, duke dalë e dyta pas Fideszit të Orbanit.

Rezultatet paraprake

Teksa Orban ka pranuar humbjen, autoritetet zgjedhore hungareze po vazhdojnë publikimin e rezultatave paraprake.

Me 81.49 për qind të votave të numëruara, partia Tisza e Magyar pritet të fitojë 137 vende në Parlamentin prej 199 deputetësh. Koalicioni i kryeministrit aktual, Viktor Orban, Fidesz dhe KDNP, sipas rezultateve të deritanishme pritet të fitojë 55 deputetë.

Hungarezët duke shikuar rezultatet paraprake zgjedhore në Budapest të Hungarisë.

Hungarezët duke shikuar rezultatet paraprake zgjedhore në Budapest të Hungarisë.

Hungaria ka një sistem të përzier zgjedhor. Votuesit hungarezë në votime kishin të drejtë të zgjidhin një parti dhe një kandidat lokal.

Vota për partinë përcakton 93 ulëse në mënyrë proporcionale, ndërkaq 106 vende në parlament vijnë nga qarqet individuale dhe rëndomë ato janë vendimtare.

Po ashtu, pas përfundimit të votimeve, u publikuan disa sondazhe, dy nga të cilat parashikuan fitoren e Magyarit, ndërkaq një atë të Orbanit.

Qendrat e votimit u mbyllën në orën 19:00 dhe dalja ishte 77.8 për qind, gjysmë ore para përfundimit të procesit. Kjo shifër shënon rekord të ri, pasi dalja më e lartë më herët ishte regjistruar më 2002 kur kishin votuar 70.5 për qind e votuesve.

Zgjedhjet hungareze janë vëzhguar me kujdes nga Kievi dhe Moska, si dhe nga Bashkimi Evropian, teksa presidenti amerikan, Donald Trump, kishte ofruar mbështetje për Orbanin, i cili ka mbajtur lidhje të ngushta me Rusinë, edhe pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 2022.

Të dyja kampet kanë bërë akuza për ndërhyrje të jashtme gjatë fushatës në Hungari, që ka 9.5 milionë banorë.

Në garë morën pjesë vetëm pesë parti – më së paku parti pjesëmarrëse në zgjedhje që nga demokratizimi i Hungarisë më 1990 – pasi disa parti u tërhoqën nga gara për të rritur shanset e fitores të partisë Tisza.

Orban, 62 vjeç, synonte mandatin e gjashtë radhazi. Si anëtar i BE-së, ai ka arritur të bllokojë apo zbusë shumë vendime të BE-së për sanksionet ndaj Rusisë, pasi Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022. Po ashtu ka penguar disa vendime për mbështetjen e BE-së për Ukrainën.

Magyar, 45 vjeç, hyri në skenën politike dy vjet më parë, duke fituar mbështetje në mes të stagnimit ekonomik.

Udhëheqësi i partisë Tisza, Peter Magyar, gjatë fushatës zgjedhore u kishte bërë thirrje hungarezëve “që të rimarrin atdheun” për të konfirmuar vendin e Hungarisë në BE si dhe ka premtuar se do të luftojë korrupsionin dhe do të ofrojë shërbime më të mira për qytetarët.

Orban në tubimet zgjedhore kishte paralajmëruar “që të mos vihet gjithçka në rrezik”, duke bërë thirrje që të “mbrohet ajo çfarë kemi arritur.

Kryeministri hungarez e kishte bërë Ukrainën temë kyç të fushatës së tij, duke e paraqitur këtë shtet fqinj, që po lufton kundër pushtimit të nisur nga Rusia, si shtet “armiqësor” ndaj Hungarisë.

Ai po ashtu ishte zotuar se do të vazhdojë shtypjen ndaj “organizata të rreme të shoqërisë civile, gazetarëve të blerë, gjykatësve dhe politikanëve”.

Sipas organizatës Amnesty Iternational, Hungaria, së bashku me Bullgarinë, janë shtetet më të korruptuara të BE-së.

Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Serbisë

Sipas një marrëveshjeje ndërqeveritare të vitit 2012, për Qendrën humanitare serbo-ruse në Nish përgjegjëse janë Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë dhe Ministria ruse për Mbrojtjen Civile dhe Situata Emergjente.

Nevena Bogdanoviq

Qendrës humanitare serbo-ruse i janë ndarë pothuajse 2.3 milionë euro nga buxheti i Serbisë gjatë dhjetë vjetëve të fundit, tregon një hulumtim i Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Megjithatë, nuk ka shpjegime se si janë shpenzuar ose shpenzohen ato para.

Autoritetet në Beograd dhe Moskë prej vitesh nuk u përgjigjen pyetjeve për punën dhe financimin e kësaj qendre të përbashkët, që gjendet në Nish, në jug të Serbisë, dhe është themeluar për ndihma në situata emergjente.

REL-i, përmes një kërkese për qasje në informata me interes publik, ka siguruar të dhënat e para për ndarjet vjetore të Serbisë për këtë qendër.

Që nga viti 2014, qendra ka një llogari të posaçme që përdoret për transferimin e mjeteve nga buxheti.

Përgjigjja e Drejtorisë së Thesarit pranë Ministrisë së Financave të Serbisë tregon se në këtë llogari janë derdhur më shumë se 268 milionë dinarë, apo 2.29 milionë euro.

Deri në publikimin e këtij artikulli, Qendra, Ambasada e Rusisë, Qeveria e Serbisë dhe ministritë e saj nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it lidhur me rolin dhe financat e saj.

Qendra serbo-ruse është themeluar para 14 vjetësh me marrëveshje ndërmjet dy shteteve.

Moska e përshkruan atë si “më të rëndësishmen në Ballkan” për reagim ndaj situatave emergjente dhe fatkeqësive natyrore.

Pajisjet për shuarjen e zjarrit, automjetet dhe poligonet e trajnimit ndodhen pranë aeroportit të dytë më të madh në Serbi.

Sipas rregullit, Qendra reagon me thirrje të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Serbisë.

Megjithatë, shtetet perëndimore kanë shprehur dyshime se bëhet fjalë për përpjekje për krijimin e një baze të inteligjencës dhe ushtarake, duke vënë në dukje edhe afërsinë e Qendrës me bazën ushtarake të NATO-s në Kosovë.

Si u pagua Qendra?

Në përgjigjen e Departamentit të Thesarit thuhet se Qendrës serbo-ruse iu paguan para nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Edhe pse llogaria e Qendrës ka qenë aktive që nga viti 2014, raportet e dorëzuara nuk tregojnë pagesa për dy vjetët e parë.

Të dhënat e para janë për vitin 2016.

Shumat vjetore ndryshojnë dhe ato u rritën në mënyrë drastike në vitin 2024, kur Qendrës iu paguan rreth 55 milionë dinarë, apo 470 mijë euro, nga buxheti i Serbisë.

Vitin pasues, më 2025, ajo mori 48 milionë dinarë, apo 410.000 euro.

Si qëllime për pagesat janë shënuar “tregtia e mallrave dhe shërbimeve”, “grantet tjera kapitale për organizatat ndërkombëtare” ose “transaksionet tjera”.

Por, nuk ka sqarime më të detajuara – për shembull, a shpenzohet ky fond shtetëror për paga, blerje pajisjesh, aktivitete të Qendrës apo për diçka tjetër?

Nuk ka as raporte publike për punën e saj.

Regjistri i Bankës Qendrore të Serbisë, ku shihet llogaria e Qendrës humanitare serbo-ruse në Administratën e Thesarit të Ministrisë së Financave, që përdoret për transferimin e fondeve buxhetore.

Regjistri i Bankës Qendrore të Serbisë, ku shihet llogaria e Qendrës humanitare serbo-ruse në Administratën e Thesarit të Ministrisë së Financave, që përdoret për transferimin e fondeve buxhetore.

“Niveli kaq i lartë i mungesës së transparencës në lidhje me financimin, menaxhimin dhe statusin e institucionit që përdor fonde publike, ngre pyetje për legjitimitetin, përgjegjësinë dhe mbikëqyrjen e duhur të veprimtarisë së tij”, thotë për Radion Evropa e Lirë Maja Bjellosh, nga Qendra për Politika të Sigurisë në Beograd.

Kush e financon Qendrën serbo-ruse?

Sipas marrëveshjes ndërqeveritare të vitit 2012, për Qendrën janë përgjegjëse Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë dhe Ministria ruse për Mbrojtje Civile dhe Situata Emergjente.

Ajo do të duhej të regjistrohej si organizatë humanitare ndërqeveritare pa qëllime fitimi.

Por, bazat publike të të dhënave në Serbi nuk tregojnë nëse një gjë e tillë është bërë realisht.

Qendra ka numrin e vet unik dhe tatimor, por nuk figuron në bazën e Agjencisë për Regjistrat e Bizneseve të Serbisë.

Këtu mund të shihej nëse Qendra ka me të vërtetë statusin e një organizate ndërqeveritare.

Një pjesë e listës së përfituesve të buxhetit në Serbi për vitin 2025, ku gjendet edhe Qendra humanitare serbo-ruse.

Një pjesë e listës së përfituesve të buxhetit në Serbi për vitin 2025, ku gjendet edhe Qendra humanitare serbo-ruse.

Në marrëveshjen me të cilën Beogradi dhe Moska themeluan Qendrën, thuhet se puna e saj mund të financohet nga buxhetet shtetërore, grantet dhe donacionet, ose nga të ardhurat që Qendra gjeneron duke ofruar shërbime, siç janë trajnimet.

Përveç llogarisë pranë Zyrës së Thesarit, e cila përdoret për transferimin e parave shtetërore, Qendra serbo-ruse ka edhe 16 llogari bankare.

Ato janë hapur në të njëjtën ditë, më 15 shkurt 2023, në bankën private Aik.

Nga kontrolli në regjistrin e Bankës Qendrore të Serbisë, REL-i konfirmoi se të gjitha janë aktive.

Një pjesë e listës së llogarive aktive të Qendrës humanitare serbo-ruse në bazën e të dhënave të Bankës Qendrore të Serbisë.

Një pjesë e listës së llogarive aktive të Qendrës humanitare serbo-ruse në bazën e të dhënave të Bankës Qendrore të Serbisë.

Nuk dihet nëse këto llogari shërbejnë për financimin shtesë të Qendrës, kush i dërgon paratë dhe për çfarë arsyesh – edhe pse REL-i kërkoi sqarime nga Qendra.

Më herët, REL-i ka konstatuar se Serbia ka financuar kompleksin pranë aeroportit të Nishit me 1.8 milion dollarë, ku ndodhet Qendra.

Qendra humanitare serbo-ruse ka deklaruar atëkohë se pala ruse ka investuar 41 milionë dollarë.

Por, se si paguhen sot punonjësit, pajisjet dhe shpenzimet e tjera, REL-i nuk ka marrë përgjigje as nga Qendra, as nga autoritetet e Serbisë dhe Rusisë.

Po ashtu, nuk ka të dhëna zyrtare se sa punonjës ka Qendra.

Në faqen e saj janë të disponueshëm vetëm emrat e drejtorit dhe zëvendësit të tij, nga pala serbe dhe ajo ruse.

Për emërimet e tyre nuk ka vendime zyrtare.

Kush trajnohet në Qendrën serbo-ruse?

Qëllimi zyrtar i Qendrës humanitare serbo-ruse është të ofrojë mbështetje në situata emergjente, si aksidente dhe katastrofa natyrore.

Sipas komunikatave dhe postimeve në rrjetet sociale, fokusin e ka në trajnimin e zjarrfikësve dhe shpëtimtarëve nga Serbia, studentëve dhe nxënësve, vullnetarëve dhe alpinistëve.

Sipas raportit të Qendrës për vitin 2025, rreth 1.300 persona kanë marrë pjesë në këto trajnime.

Instruktorët, shumë prej të cilëve vijnë nga Akademia e Ministrisë së Mbrojtjes Civile të Rusisë, i kanë trajnuar për parandalimin, reagimin dhe menaxhimin e situatave emergjente.

Mes pjesëmarrësve ka pasur kryesisht anëtarë të Sektorit për Situata Emergjente të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Po ashtu, në Qendër janë trajnuar edhe njësitë e zjarrfikësve të Industrisë së Naftës së Serbisë, e cila që nga janari i vitit 2025 është nën sanksionet amerikane, për shkak të pronësisë kryesisht ruse.

Në trajnim kanë marrë pjesë edhe anëtarë të Administratës Republikane të Mbrojtjes Civile të entitetit Republika Sërpska në Bosnje e Hercegovinë.

“Për shkak të mungesës së transparencës lidhur me aktivitetet dhe rezultatet, është e vështirë të vlerësohet me siguri madhësia reale dhe kontributi i Qendrës në mbrojtjen civile”, vlerëson Bjellosh.

Gjatë vitit 2025, Qendra vuri në funksion një poligon të ri trajnimi për zjarrfikësit dhe shpëtimtarët.

Se sa ka kushtuar dhe kush e ka paguar, REL-i nuk ka siguruar përgjigje.

Qendrën humanitare serbo-ruse e kanë vizituar delegacione nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë dhe Ministria ruse për Situata Emergjente, të udhëhequra nga zyrtarë të lartë rusë.

Gjatë dy vjetëve të fundit, anëtarët e Qendrës kanë marrë pjesë edhe në stërvitje në Rusi dhe në Bjellorusi.

Kush kërkon përgjigje për punën e Qendrës?

Se çfarë bën Qendra humanitare serbo-ruse, e ka pyetur edhe Bashkimi Evropian Serbinë.

Në një përgjigje për REL-in, Brukseli kujton se që nga viti 2023 ka kërkuar që Serbia të japë informacione për aktivitetet e Qendrës në Nish.

“Është e rëndësishme të sigurohet që aktivitetet e Qendrës të jenë plotësisht në përputhje me Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së, ku Serbia është anëtare, si dhe me detyrimet më të gjera të Serbisë në kuadër të negociatave për anëtarësim në BE”, thuhet në përgjigjen e këtij institucioni.

Qendra si ajo në Nish, bazuar në marrëveshjen ndërqeveritare me Rusinë, nuk ekzistojnë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Ndërsa Serbia, si anëtare e Mekanizmit evropian të Mbrojtjes Civile, ka përdorur ndihmën e BE-së disa herë – për shembull gjatë pandemisë së koronavirusit, ose për shkak të përmbytjeve shkatërruese të majit 2014.

Sektori serb i mbrojtjes civile ka marrë deri tani nga Brukseli më shumë se 250 milionë euro ndihmë, tregojnë të dhënat e delegacionit të BE-së në Serbi.

Bashkimi Evropian, në përgjigjen e tij për REL-in, thekson se dëshiron të llogarisë te Serbia si një partnere e besueshme.

“Siç kemi theksuar disa herë, marrëdhëniet me Rusinë dhe regjimin e Vladimir Putinit nuk mund të jenë ‘të zakonshme’, derisa Rusia bën një luftë agresive, të pabazuar dhe të paarsyeshme në tokën evropiane të Ukrainës”, sipas BE-së.

Pavarësisht thirrjeve të Brukselit, Serbia refuzon që nga shkurti i vitit 2022 të vendosë sanksione kundër Kremlinit.

Marrëdhëniet e ngushta mes zyrtarëve të Beogradit dhe Moskës nuk janë ndërprerë.

Gjatë viteve të kaluara, vëmendje të veçantë ka tërhequr kërkesa e Rusisë që Beogradi t’i japë status diplomatik stafit të Qendrës serbo-ruse.

Bëhet fjalë për një status të veçantë, që sjell privilegje të caktuara, si liri lëvizjeje jo vetëm në Serbi, por edhe në rajon, si dhe imunitet në rast të kryerjes së ndonjë vepre penale në territorin e Serbisë.

Deri tani, autoritetet në Serbi nuk e kanë miratuar një status të tillë për Qendrën, por nuk kanë dhënë përgjigje për REL-in se çfarë po ndodh me atë kërkesë.

Ish-diplomati serb, Sreqko Gjukiq, kujton se Perëndimi ka qenë kategorikisht kundër që Qendra të merrte status diplomatik, për shkak të dyshimeve se roli i saj shkon përtej mandatit humanitar.

“Mendojnë se është një fole inteligjence e Federatës Ruse në Ballkan, një qendër e shërbimeve informative. Kështu e trajtojnë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Këto akuza janë mohuar ndër vite si nga Qendra, ashtu edhe nga autoritetet në Serbi.

Mbylljen e Qendrës në Nish e ka kërkuar edhe një pjesë e opozitës në Serbi, duke bërë thirrje për shfuqizimin e marrëveshjes ndërqeveritare, mbi bazën e së cilës është themeluar.

Gjukiq nuk sheh gatishmëri tek autoritetet serbe për një hap të tillë.

“Ato nuk janë as të afta, as të guximshme për ta shfuqizuar. Qendra nuk i pengon, madje mund t’u shërbejë si mbështetje, sepse lidhjet e autoriteteve me Rusinë kanë të bëjnë me çështje jashtëzakonisht të ndjeshme, si marrëdhëniet me Kosovën dhe sektori i energjisë – nafta dhe gazi”, thotë Gjukiq.

Stërvitje në Qendrën humanitare serbo-ruse në Nish, 14 shkurt 2020.

Stërvitje në Qendrën humanitare serbo-ruse në Nish, 14 shkurt 2020.

Ai vlerëson se ekzistenca e Qendrës është e rëndësishme edhe për Moskën, veçanërisht në kohën e konfrontimit me Perëndimin, pas pushtimit të Ukrainës.

“Për Rusinë është shumë e rëndësishme që Qendra të mbetet, nga aspekti politik dhe i sigurisë. Sepse, sipas përkufizimit, Qendra bën pjesë në sektorin e sigurisë, i cili është mjaft i ndjeshëm, fleksibël dhe mund të shfrytëzohet në situata të ndryshme”, thotë Gjukiq.

Qendra të ngjashme për emergjenca ekzistojnë edhe në shtete të tjera me të cilat Moska ka marrëdhënie të mira politike, si disa ish-republika sovjetike.

Armenia është ndër vendet ku Moska ka një qendër tash e dhjetë vjet, e cila bashkëpunon me atë në Serbi.

Përgatiti: Valona Tela

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak! Nuk do të lejojmë që të cenohet klima e sigurisë në Turqi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dënoi sulmin terrorist ndaj konsullatës izraelite në Stamboll, duke e quajtur atë një akt frikacak dhe të neveritshëm.

Ai theksoi se tre terroristët u neutralizuan ndërsa dy oficerët e policisë u plagosën lehtë. Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se Prokuroria, policia dhe shërbimet e inteligjencës kanë nisur hetimet e nevojshme për ngjarjen.

Ai u uroi shërim të shpejtë oficerëve të plagosur të policisë ndërsa theksoi se Turqia do të vazhdojë “me vendosmëri luftën kundër të gjitha formave të terrorizmit” dhe nuk do të lejojë që “klima e sigurisë të preket” nga “provokime të liga dhe të paramenduara” si rasti i sotëm.

“Dua të bëj të ditur se e dënojmë sulmin frikacak që ndodhi sot në Besiktas të Stambollit. Në këtë akt të shëmtuar terrorist, 3 terroristë u neutralizuan, ndërsa 2 nga oficerët tanë heroikë të policisë u plagosën lehtë. Prokuroria, policia dhe shërbimet e inteligjencës kanë filluar hetimet e nevojshme.

I lutem Zotit për shërim të shpejtë të oficerëve tanë të policisë të plagosur dhe shpreh ngushëllimet e mia Drejtorisë së Policisë së Stambollit dhe popullit të Stambollit. Ne do ta vazhdojmë luftën tonë kundër të gjitha formave të terrorizmit me vendosmëri dhe nuk do të lejojmë që klima e sigurisë në Turqi të ndikohet nga provokime të tilla të liga dhe të paramenduara si sot.“, tha ai. Panorama

Djali i Trumpit viziton Banjallukën

Donald Trump Junior në Banjallukë më 7 prill 2026.

Radio Evropa e Lirë

Donald Trump Jr., djali më i madh i presidentit amerikan, Donald Trump, mbërriti më 7 prill në Banjallukë, ku sipas njoftimeve të mëhershme pritet të takohet me biznesmenë nga entiteti i Republikës Sërpska, me të cilët do të diskutojë për mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve.

Aktualisht nuk dihen detaje të tjera rreth vizitës së tij në Banjallukë të Bosnje e Hercegovinës.

Nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnje dhe Hercegovinë thanë për Radion Evropa e Lirë se Donald Trump Jr. po viziton Banjallukën në kapacitet “privat”.

Lidhur me vizitën e tij, Igor Dodik, funksionar i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD dhe djali i udhëheqësit të kësaj partie, Millorad Dodik, deklaroi për agjencinë e lajmeve Srna se Trump Jr. po shkon në Bosnje “me ftesën e tij personale” dhe ftesa i është dërguar në “baza miqësore”.

Ministria e Punëve të Brendshme e RS-së njoftoi më herët se, për shkak të këtij aktiviteti, masat e sigurisë në Banjallukë do të ngrihen në një nivel më të lartë, ndërsa një numër i madh rrugësh në qytet do të jenë nën regjim më të rreptë të trafikut.

Kush është Donald Trump Jr.?

Donald Trump Jr. është nënkryetar ekzekutiv i kompanisë së familjes Trump, Trump Organization dhe një nga promovuesit më të zëshëm të politikave të babait të tij, Donald Trump.

Megjithëse nuk ka një funksion zyrtar në administratën amerikane, ai ka qenë aktiv në fushatat presidenciale të Trumpit në të dy mandatet, përmes paraqitjeve publike, tubimeve zgjedhore dhe aktiviteteve mediatike.

Trump Jr. nuk ka rol zyrtar në vendimmarrjen e administratës së SHBA-së, përfshirë çështjet e politikës së jashtme dhe konfliktet aktuale në Lindjen e Mesme, ndër të cilat është edhe marrëdhënia e SHBA-së me Iranin.

Roli i tij është i kufizuar në mbështetje politike dhe veprimtari publike.

Përveç angazhimit politik, Donald Trump Jr., si nënkryetar ekzekutiv i Trump Organization, drejton një kompani që menaxhon hotele, komplekse biznesi dhe banimi, fusha golfi dhe licenca markash në mbarë botën.

Në këtë rol, ai shpesh merr pjesë në bisedime për investime dhe projekte biznesi, përfshirë kontakte në Evropë.

Ai ka qëndruar disa herë më parë në Beograd, fillimisht në shtator 2024, kur u takua me biznesmenë në kryeqytetin e Serbisë.

Më pas, në mars 2025, ai zhvilloi bisedime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa në fund të prillit të po atij viti qëndroi sërish në Beograd për takime me përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Trump: Irani zotohet të mos mbyllë kurrë më Ngushticën e Hormuzit! Kjo është ditë e madhe për Botën

  Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka rënë dakord që të mos e mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, një nga kalimet detare më strategjike në botë për transportin e energjisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump e cilësoi zhvillimin si “një ditë të madhe për botën”, duke theksuar se kjo rrugë jetike nuk do të përdoret më si instrument presioni ndaj komunitetit ndërkombëtar.

Në një reagim tjetër, ai pretendoi se Irani, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, ka nisur ose ka përfunduar heqjen e të gjitha minave detare nga kjo zonë, megjithëse nuk dha detaje konkrete mbi operacionin.

“Irani, me ndihmën e SHBA-së, ka hequr ose është duke hequr të gjitha minat detare të tij. Faleminderit!”, shkroi ai.

Gjithashtu, Trump deklaroi se bllokada detare ndaj Iranit mbetet ende në fuqi, të paktën deri në përfundimin e një marrëveshjeje të plotë me Teheranin.

Energjia diellore nuk mjafton, NASA planifikon të vendosë reaktorë bërthamorë në sipërfaqen e Hënës

Kapacitetet hapësinore janë rritur ndjeshëm në vitet e fundit, me misionin Artemis II të NASA-s që çoi në Hënë astronautët Reid Wiseman, Christina Koch, Victor Glover dhe Jeremy Hansen në misionin e parë hënor në më shumë se 50 vjet.

Tani, agjencia hapësinore amerikane po synon një qëllim edhe më ambicioz: të vendosë reaktorë bërthamorë në Hënë deri në vitin 2030 përmes Projektit të saj të Energjisë Sipërfaqësore Fission, me plane për të lëshuar në orbitë një reaktor me fuqi mesatare deri në vitin 2028.

Për këtë detyrë të vështirë, NASA do të duhet të bashkojë forcat me Departamentin e Energjisë të SHBA-së dhe Departamentin e Mbrojtjes.

Zyra e Shkencës dhe Teknologjisë e Shtëpisë së Bardhë (OSTP) ka ndarë tashmë udhëzime të reja për agjencitë federale për të zhvilluar një plan veprimi për teknologjinë bërthamore hapësinore.

“Energjia bërthamore në hapësirë ​​do të na japë energjinë elektrike, ngrohjen dhe shtytjen e qëndrueshme, thelbësore për një prani të përhershme në Hënë, Mars dhe më gjerë”, tha OSTP në një postim në X.

Pse energjia diellore është e kufizuar në hapësirë

Ky ndryshim ndodh kryesisht sepse energjia diellore dhe burimet e tjera tradicionale të energjisë nuk do të jenë të mjaftueshme për të mbështetur në mënyrë të besueshme vendbanimet njerëzore afatgjata në Hënë ose në planetë të tjerë, siç është Marsi.

Nata hënore është një arsye kryesore për këtë, pasi një natë e vetme në Hënë zgjat rreth 14 ditë në Tokë. Gjatë kësaj kohe, panelet diellore nuk mund të përdoren dhe bateritë nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për të mbështetur një bazë të tërë gjatë periudhave të ftohta dhe të errëta.

Mbështetja vetëm në energjinë diellore e bën gjithashtu më të vështirë për programe si Artemis të eksplorojnë rajone të errëta përgjithmonë, siç është poli jugor hënor, i cili nuk sheh kurrë rrezet e diellit, por përmban akull uji të vlefshëm.

Në të kundërt, reaktorët bërthamorë ofrojnë kryesisht energji të vazhdueshme dhe të bollshme për vite me radhë përmes ndarjes bërthamore, pavarësisht nga moti, rrezet e diellit apo vendndodhja. Shtytja elektrike bërthamore mund të ndihmojë gjithashtu anijet kozmike të kryejnë misione komplekse dhe afatgjata pa rrezikuar shterimin e karburantit .

“Ka ardhur koha që Amerika të fillojë me energjinë bërthamore në hapësirë”, shkroi administratori i NASA-s, Jared Isaacman, në X.

Projekti i Energjisë Sipërfaqësore Fission pritet të ketë një kapacitet projektimi prej 40-100 kilovat energji elektrike, i cili duhet të jetë i mjaftueshëm për të mbështetur një habitat të vogël hënor me laboratorë shkencorë dhe pajisje për nxjerrjen e burimeve për disa vite.

Ky projekt pritet të ndihmojë SHBA-në të forcojë pozicionin e saj në teknologjinë hapësinore në krahasim me Kinën dhe Rusinë, ndërkohë që ofron një platformë testimi hënor për të avancuar teknologjitë për misionet e ardhshme me ekuipazh në Mars.

Sistemi pritet të funksionojë në mënyrë autonome me mirëmbajtje minimale të kërkuar nga astronautët, duke mbetur i shkallëzueshëm dhe modular. Do të duhet të marrë parasysh aplikimet që mund të mbështesin si shtytjen hapësinore ashtu edhe jetën e ardhshme në Hënë.bw

“Harku i Triumfit”: Plan për një monument 76 metrash në Uashington për 250 vjetorin e pavarësisë

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar emrin zyrtar të një monumenti që do të ngrihet në Uashington për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së : ” Harku i Triumfit të Shteteve të Bashkuara “.

Kjo u njoftua nga sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt , duke theksuar se monumenti do të ndërtohet me rastin e 250-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së, një përvjetor që do të festohet më 4 korrik.

“Në nder të këtij rasti historik”, Presidenti Donald Trump dhe administrata e tij do të paraqesin planet për “Harkun e Triumfit të Shteteve të Bashkuara”, tha Levitt.

Duke prezantuar një poster me një përshkrim artistik të saj – fillimisht duke e mbajtur përmbys – Levitt shpjegoi se harku do të jetë 250 metra i lartë (mbi 76 metra), duke iu referuar 250 viteve të pavarësisë së SHBA-së.

Me një Statujë të Lirisë në majë, monumenti do të jetë më i lartë se Harku i Triumfit në Paris, i cili është 50 metra i lartë.

Synohet të bëhet struktura më e lartë e këtij lloji në botë, duke tejkaluar Monumentin e Revolucionit në Meksikë (67 metra) dhe duke e lënë Harkun e Triumfit në Korenë e Veriut (60 metra) në vendin e tretë.

Planet për harkun në Uashington u zbuluan për herë të parë në tetor, kur gazetarët e AFP panë një model në Zyrën Ovale.

Përshkrimet e para realiste të monumentit të ardhshëm u bënë publike të premten.

Harku është një nga disa projekte arkitekturore të frymëzuara nga Presidenti Trump, duke përfshirë një sallë banketesh shtetërore në Krahun Lindor të Shtëpisë së Bardhë.

Harku i veshur me ar do ta bëjë Memorialin e Linkolnit aty pranë, i cili është vetëm 30 metra i lartë, shumë të gjatë. Kritikët e projektit thonë se nuk do të jetë gjë tjetër veçse një monument për kotësinë e presidentit 79-vjeçar.

Edhe pse kostoja totale nuk është zbuluar nga Shtëpia e Bardhë, ndërtimi do të financohet pjesërisht nga taksapaguesit amerikanë.

Sipas Caroline Levitt, “Harku i Triumfit i Shteteve të Bashkuara” do të ngrejë lart krenarinë kombëtare. “Fëmijët dhe nipërit tanë do të vazhdojnë të frymëzohen nga ky monument kombëtar”, siguroi sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë. BW

Foto Histori: 5 qershor 1996 kur Kongresmeni Eliot Engel bashkë me Rugovën ngritën flamurin e SHBA në inaugurimin e Hapjes së Zyrës së SHBA në Prishtinë

  • Hapja fillestare (5 qershor 1996): Shtetet e Bashkuara hapën zyrën e parë zyrtare në Kosovë, të njohur si Zyra e Shërbimit Informativ të SHBA-së (USIS), në lagjen Dragodan (Arbëria) të Prishtinës. Ky ishte hapi i parë i pranisë diplomatike amerikane në Kosovë.
  • Në foto Kongresmeni Eliot Engel duke ngritur Flamurin e SHBA bashkë me Rugovën
  • Shndërrimi në Ambasadë (8 prill 2008): Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike (më 18 shkurt 2008), statusi i misionit ndryshoi zyrtarisht nga “Zyra e SHBA-së” në Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

“Më mirë se ‘Star Wars’”- Ekuipazhi udhëtoi mbi 700 mijë milje, detaje nga misioni Artemis II që udhëtoi drejt Hënës

Konferenca për shtyp pas rikthimit të suksesshëm të kapsulës Orion përmbylli një nga momentet më të rëndësishme për programin Artemis II, me drejtuesit e NASA-s që e cilësuan këtë mision si një pikë kthese për eksplorimin njerëzor të hapësirës.

Menaxheri i programit Orion, Howard Hu, deklaroi se dita e sotme shënon “fillimin e një epoke të re të eksplorimit të hapësirës nga njeriu”, duke nënvizuar rëndësinë historike të këtij misioni.

Ndërkohë, drejtori i fluturimit, Rick Henfling, bëri të ditur se misioni i radhës është “tamam në cep”, duke konfirmuar se fluturimi i ardhshëm pritet të zhvillohet vitin e ardhshëm.

Sipas të dhënave zyrtare, ekuipazhi i Artemis II përshkoi rreth 700,237 milje gjatë misionit, duke arritur një shpejtësi maksimale prej 24,664 milje në orë – një performancë që demonstron kapacitetet e avancuara të teknologjisë së re hapësinore.

Gjatë konferencës u rikujtuan edhe momentet më mbresëlënëse të udhëtimit. Administratorja e përkohshme, Lori Glaze, veçoi vëzhgimin e një eklipsi diellor nga hapësira, duke e përshkruar atë si një “përvojë krejtësisht unike”.

Ajo shtoi se, përveç imazheve mahnitëse të dërguara nga ekuipazhi, janë mbledhur edhe të dhëna të shumta shkencore që do të analizohen në javët në vijim, duke ndihmuar në përmirësimin e misioneve të ardhshme.

Në një moment më personal, Hu ndau emocionet e tij, duke thënë se përjetimi i sotëm ishte “mijëra herë më i mirë” se Star Wars, një film që ai kujtoi se e kishte parë dikur me babanë e tij të ndjerë.

Me këtë sukses, NASA po i afrohet gjithnjë e më shumë objektivit për të rikthyer njeriun në Hënë dhe për të ndërtuar një prani të qëndrueshme përtej orbitës së Tokës. bw

“Artemis II ishte një dhuratë për botën dhe hap i rëndësishëm historik”, Nasa: Arritëm objektiva që ekipet e “Apollo” nuk i arritën dot! Ja kur do të nisë misioni tjetër

Misioni Artemis II është përshëndetur si një sukses i jashtëzakonshëm nga NASA, me drejtuesit që e cilësojnë atë si një hap të madh përpara në epokën e re të eksplorimit hapësinor.

Nga dhoma e kontrollit në Hjuston, atmosfera u përshkrua si “e mbipopulluar” me entuziazëm dhe emocione. Administratori i asociuar i NASA-s, Amit Kshatriya, deklaroi se misioni tejkaloi çdo pritshmëri, duke e quajtur atë një “dhuratë për botën”.

“Shikoni çfarë mund të bëjmë kur punojmë së bashku… nuk ka rëndësi sa të vështira janë problemet, ne mund t’i zgjidhim ato,” u shpreh ai, ndërsa theksoi se suksesi nuk ishte rastësi, por rezultat i punës së mbi një mijë specialistëve.

Sipas Kshatriya-s, astronautët janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe pritet të transferohen në qendrën mjekësore për kontrolle të mëtejshme, ndërsa familjet e tyre kanë përjetuar emocione të forta mes ankthit dhe lumturisë gjatë kthimit.

Nga ana tjetër, menaxheri i programit Orion, Howard Hu, e cilësoi ditën si “fantastike”, duke shtuar se ekipi kishte ëndërruar për këtë moment për vite me radhë. “Ky është fillimi i një epoke të re të eksplorimit njerëzor të hapësirës,” tha ai.

Një nga pikat më të forta të misionit, sipas NASA-s, është fakti se janë arritur objektiva që as programi historik Apollo program nuk arriti dot. Kshatriya theksoi se, ndryshe nga periudha e Luftës së Ftohtë, kur gara gjeopolitike përshpejtoi uljen në Hënë, sot agjencia ka ndërtuar një bazë më të fortë, duke përfituar nga më shumë se 25 vite eksperiencë në International Space Station.

Në aspektin teknik, ekipet kanë mbledhur një sasi të madhe të dhënash, veçanërisht mbi performancën e mburojës termike.

Ndërkohë, sytë janë tashmë te misioni i ardhshëm. Sipas zyrtarëve të NASA-s, fluturimi i radhës i programit Artemis pritet të realizohet vitin e ardhshëm. Rick Henfling u shpreh se “misioni tjetër është shumë afër”, duke theksuar se mësimet e nxjerra nga Artemis II do të jenë thelbësore për përgatitjet.bw

20 mijë të punësuar dhe mbi një dekadë punë, sa kushtoi misioni Artemis II drejt Hënës

Katër vjet më parë, NASA vlerësoi se 93 miliardë dollarë do të shpenzoheshin për Artemis midis viteve 2012 dhe 2025 – shumë më tepër se vlerësimet e mëparshme. Edhe pse programi filloi zyrtarisht në vitin 2017, ndërtimi i raketës filloi shumë më herët.

Por sipas raportit më të fundit të auditimit, kostot janë rritur që atëherë. Edhe pse shfrytëzimi i burimeve të Hënës mund të sjellë shpërblim të mundshëm ekonomik, kjo është ende shumë larg.

Por NASA argumenton se programi në formën e tij aktuale sjell përfitime të konsiderueshme për ekonominë amerikane. Të dhënat e fundit nga organizata tregojnë se ajo punëson gati 20,000 njerëz që gjenerojnë 75.6 miliardë dollarë prodhim ekonomik.

Argumenti i dytë është se SHBA-të nuk mund të përballojnë humbjen ndaj rivalëve të tyre. Në një seancë dëgjimore të vitit 2024 nga Komiteti për Shkencën, Hapësirën dhe Teknologjinë për të vlerësuar programet e NASA-s, Kryetari, përfaqësuesi republikan Frank Lucas tha: “U kujtoj kolegëve të mi se ne nuk jemi i vetmi vend i interesuar për të dërguar njerëz në Hënë. Partia Komuniste Kineze […] ka deklaruar ambicien e saj për të pasur astronautë njerëzorë në sipërfaqe deri në vitin 2030. “Vendi që do të ulet i pari do të ketë aftësinë të vendosë një precedent nëse aktivitetet e ardhshme hënore do të kryhen me hapje dhe transparencë apo në një mënyrë më të kufizuar.” bw

“Avokat i zjarrtë i Kosovës”- Mbështetës i madh i shqiptarëve, shuhet në moshën 79-vjeçare ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel!

Eliot Engel, ish-kongresmeni i Nju Jorkut nga Bronksi, vdiq të premten, tha familja e tij sot (10 prill) në një deklaratë. Mbështetësi i madh i shqiptarëve dhe avokati i zjarrtë i Kosovës mbylli sytë në moshën 79 vjeç.

Demokrati përfaqësoi pjesë të Qarkut Westchester dhe veriun e Bronx-it gjatë 16 mandateve në Dhomën e Përfaqësuesve nga viti 1989 deri në vitin 2021.

“Gjatë më shumë se 44 viteve të tij në shërbim publik, Eliot Engel luftoi pa u lodhur për zgjedhësit e tij në vend dhe për paqen dhe sigurinë në mbarë botën. Ne e duam dhe na mungon shumë”, tha familja.

Engel u zgjodh për herë të parë në vitin 1988. Ai u mund në zgjedhjet paraprake demokrate të vitit 2020 nga Jamaal Bowman, fituesi përfundimtar në zgjedhjet e përgjithshme të atij viti, informon CBS News.

Engel shërbeu si anëtar i lartë dhe kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në vitet e fundit të mandatit të tij.

“Gjatë gjithë karrierës së tij, kongresmeni Engel ishte një avokat i zjarrtë i zgjedhësve të tij në Westchester dhe Bronx. Ai ishte një kampion i të drejtave të njeriut dhe … ndihmoi në formësimin e politikës amerikane në skenën globale”, tha në një deklaratë ekzekutivi i Qarkut Westchester, Ken Jenkins. “Trashëgimia e tij është një trashëgimi angazhimi, bindjeje dhe shërbimi.”

Përfaqësuesi amerikan Ritchie Torres tha se Engel “ishte një gjigant i politikës së Nju Jorkut dhe një nga kampionët më të mëdhenj që Bronksi ka pasur ndonjëherë në Kongres”, në një deklaratë  në mediat sociale .

“Ai shërbeu për më shumë se tre dekada me përkushtim të palëkundur, duke luftuar për zgjedhësit e tij dhe duke u ngritur në këmbë për demokracinë në të gjithë botën”, tha Torres. “Ai ishte një pionier për Bronxin në Uashington dhe një avokat i zjarrtë për Kosovën dhe komunitetin shqiptar në një kohë kur pak të tjerë po i kushtonin vëmendje. Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjen e tij dhe të gjithë ata që e donin.”

Engel ishte anëtar i Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut për më shumë se 10 vjet përpara se të bëhej kongresmen.

Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje

Ka vdekur kongresmeni amerikan, mbështetësi i madh i çështjes së Kosovës, Eliot Engel.

Lajmi u bë i ditur nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, e cila gjatë zhvillimit të seancës plenare të Kuvendit njoftoi për vdekjen e kongresmenit Engel.

“Me dhimbje të thellë ju njoftoj se sapo morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kongresmenit Eliot Engel, një miku të madh të shqiptarëve të Kosovës, i cili e ndihmoi Kosovën para luftës, gjatë luftës, pas luftës e pas shpalljes së Pavarësisë. Një mbështetës i madh ndër vite i Kosovës dhe një figurë e shquar për demokracinë dhe paqen”- tha ajo, duke i ftuar deputetët për një minutë heshtje.

SHBA në OKB: Trumpi pret zotim të qartë nga Kosova dhe Serbia se do të punojnë së bashku

Zëvendëspërfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Tammy Bruce.

Radio Evropa e Lirë

Sikurse edhe në të kaluarën, Kosova dhe Serbia kanë drejtuar akuza ndaj njëra-tjetrës në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Kosovën, të mbajtur të enjten në Nju Jork, përderisa Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta në qëndrimin e tyre se, normalizimi i marrëdhënieve është rruga e vetme përpara për dy vendet.

“Presidenti [amerikan, Donald] Trump dhe amerikanët po dëgjojnë me kujdes që ju të zotoheni qartë për të punuar dhe për të prosperuar së bashku. Ne shpresojmë që të dyja palët do t’i ulin tensionet dhe do të ulen në tavolinë. Ne do të punojmë nga afër me liderë që shohin nga e ardhmja, e jo kah e kaluara. Me dialog të vërtetë dhe jo teatër”, ka thënë zëvendëspërfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Tammy Bruce, duke përsëritur se SHBA-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur stabilitetin në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që të ruhet stabiliteti në rajonin e Ballkanit.

“Populli i Kosovës dhe populli i Serbisë janë miqtë tanë. Ata meritojnë të ardhme që përkufizohet nga siguria, mundësitë ekonomike dhe marrëdhëniet fqinjësore, jo me tensione politike apo me probleme të ricikluara”, ka thënë mes tjerash ajo.

Ekipi i Kosovës ka thënë se nuk pret normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa llogaridhënie të qartë për sulmet në Banjskë dhe Ibër-Lepenc dhe garanci për ndalje të agresionit, ndërsa ekipi i Serbisë e ka akuzuar Qeverinë e kryeministrit të Kosovë, Albin Kurti për shtypje të zërit të serbëve lokalë.

Kosova e akuzon Serbinë për të kryerjen e të dyja sulmeve, mirëpo Beogradi mohon gjithçka. Në sulmin në Banjskë ishte vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës, ndërsa në Ibër-Lepenc pati shpërthim të lëndëve plasëse që rezultuan me dëmtim të infrastrukturës kritike të furnizimit me ujë dhe energji elektrike”.

Qëndrimi i Kosovës

Ministri për Punë të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë në takim se Kosova po vazhdon të garantojë stabilitet përmes institucioneve të veta demokratike, ndonëse, sipas tij, Beogradi po vazhdon të luajë rolin e vet destruktiv, duke përmendur përpjekje të Beogradit për ndërhyrje në zgjedhjet e Kosovës për të mbështetur Listën Serbe, ashtu që të pasqyrojë ”regjimin e tij përmes një partie në pushtet”.

Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare të 28 dhjetorit i ka siguruar nëntë në Kuvendin e Kosovës. Kushtetuta ia garanton këtij komuniteti 10 ulëse në institucionin ligjvënës.

“I bëjmë thirrje Serbisë që të ballafaqohet me realitetin e vet dhe ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, duke e mos mbajtur gjithë rajonin peng të një hegjemonie të tillë”, ka thënë Konjufca.

“Serbia dhe aktorë tjerë keqdashës vazhdojnë t’i kthejnë në armë të drejtat e pakicave dhe të eskploatojnë natyrën shumetnike të Kosovës për të promovuar përçarje, çrregullim, duke minuar edhe institucionet tona, por edhe bashkëjetesën paqësore”, ka thënë ai.

Qëndrimi i Serbisë

Serbinë e ka përfaqësuar ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, i cili e ka nisur fjalën e tij, duke thënë se Serbia “nuk është pjesë e problemit, por pjesë e zgjidhjes”.

Më vonë, Gjuriq ka thënë në takim se flet “në emër të atyre që mbahen nën presion në Kosovë”, dhe ka pretenduar se për serbët lokalë në Kosovë, identiteti është kthyer në burim të pasigurisë, pasi “nën regjimin” e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, serbët identifikohen si “të tjerët” dhe që arrestimet, sulmet arbitrare dhe “eksodi i serbëve”, nuk mund të injorohen. Ai nuk i ka mbështetur pretendimet e tij me diçka konkrete.

Sipas Gjuriqit, Ligji për të Huajt ka shkaktuar brenga të mëdha për serbët në Kosovë.

“Ka pasur rrezik real që njerëzit të cilët kanë punuar me dekada, do të trajtoheshin si të huaj, duke humbur të drejtën e tyre për qëndrim apo për të jetuar në shtëpitë e tyre. Masat e tyre jo vetëm që janë të paqarta ligjërisht, por tregojnë për një vazhdimësi të riformimit të situatës. Serbët përballen me pengesa të shumta administrative e ligjore që ua bëjnë jetën më të vështirë, nga qasja në shërbime publike, deri te ushtrimi i drejtave themelore”.

Më 14 mars, Qeveria e Kosovës është pajtuar t’u ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe t’ua njohë letërnjoftimet pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumente kosovare, siç e parasheh Ligji për të huajt dhe për automjete.

Vendimi është përshëndur nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga Serbia.

Mes tjerash, ministri serb ka kërkuar që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, sepse, sipas tij, serbët “kanë mbetur pa kornizën ligjore që u është premtuar”.

Megjithatë, ai e ka thënë në një pjesë të fjalimit që serbët janë të gatshëm të shtrijnë dorën e bashkëpunimit, pasi dy popujt “nuk janë të destinuar që të mbesin në konflikt”.

“Ka hapësirë, sidomos në bashkëpunimin ekomomik, për të ndërtuar besim dhe për të krijuar të ardhme të përbashkët, ku rajoni i afrohet Bashkimit Evropian, bëhet pjesë e tregut të përbashkët dhe shfrytëzon mundësi të zhvillimit”.

Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia dialogojnë për normalizim marrëdhëniesh prej vitit 2011, mirëpo jo të gjitha marrëveshjet e arritura janë zbatuar.

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) Peter Nicolaisen Due, i ka përmendur një mori procesesh që kanë marrë vëmendjen në Kosovë në muajt e fundit, nisur nga konstituimi i Kuvendit, formimi i Qeverisë dhe çështja e presidentit, duke bërë thirrje që kjo e fundit të ketë epilog shpejt dhe që të shmangen zgjedhjet e reja.

Ai ka thënë se shpreson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen në një të ardhme të afërt në Bruksel.

Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Kosova, kanë insistuar që puna e misionit të UNMIK-ut në Kosovë ka mbaruar, përderisa Serbia ka insistuar në vazhdimin e punës së tij.

Misioni i UNMIK-ut vepron sipas rezolutës 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila ka qenë kompromis midis vendeve perëndimore dhe Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit në Kosovë.

Ky mision është neutral ndaj statusit të Kosovës ndërsa pas shpalljes së pavarësisë së vendit në shkurt të vitit 2008, UNMIK-u i ka bartur të gjitha kompetencat tek institucionet vendore.

Punëtorë indianë drejt Shqipërisë- Ambasadori i Indisë nga Pogradeci: Gati marrëveshja për emigracionin e rregullt, prioritet turizimi

Ambasadori i Indisë në Shqipëri, Ravindra Prasad Jaiswal, ka deklaruar nga Pogradeci se po punohet për një marrëveshje me qeverinë shqiptare që synon rregullimin dhe organizimin e migracionit të punëtorëve indianë drejt Shqipërisë.

Sipas ambasadorit, palët janë në diskutime për disa marrëveshje bashkëpunimi, ndërsa aktualisht janë në fuqi dy deri tre të tilla. Ai shprehu pritshmëri për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në vitet në vijim.

Në fokus mbetet edhe rritja e ndjeshme e turizmit indian drejt Shqipërisë. Që prej heqjes së regjimit të vizave në vitin 2020, numri i vizitorëve indianë ka shënuar rritje të vazhdueshme, duke arritur rreth 30,000–35,000 vizitorë vitin e kaluar. Sipas të dhënave të cituara, në katër muajt e parë të vitit 2025, fluksi është pothuajse dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ambasadori theksoi se India përfaqëson një burim të rëndësishëm të fuqisë punëtore të kualifikuar dhe se aktualisht në Shqipëri janë dhënë rreth 1,200 viza pune për shtetas indianë. Ai shtoi se po diskutohet një marrëveshje partneriteti për të garantuar migracion të rregullt dhe të organizuar të punëtorëve indianë drejt tregut shqiptar të punës.

Sipas tij, punëtorët indianë njihen për disiplinën dhe përshtatshmërinë, ndërsa bizneset shqiptare pritet t’i konsiderojnë si një burim të vlefshëm për sektorë të ndryshëm ekonomikë.

Në fushën e investimeve, ambasadori njoftoi se në Shqipëri janë të regjistruara rreth 18 kompani indiane, kryesisht në sektorin e minierave, por mbetet ende i paqartë aktiviteti real i disa prej tyre. Ai shtoi se po bëhen përpjekje për të rritur praninë e investimeve indiane në vend, duke theksuar se ky proces është ende në zhvillim.

Ambasadori i Indisë në Shqipëri, z.Ravindra Prasad Jaiswal flet nga Pogradeci

Kemi marrëdhënie prej kohësh dhe këtë vit po festojmë 70-vjetorin e vendosjes së tyre. Në këtë kuadër, do të organizojmë disa aktivitete. Po propozojmë një ekspozitë fotografike kushtuar Mother Teresa. Gjithashtu, një zv/ministër nga India do të vijë në Shqipëri për konsultime me qeverinë shqiptare. Po mendojmë edhe për të sjellë një trupë kulturore nga India në Shqipëri dhe ndoshta të organizohet një shfaqje një-natëshe në Pogradec.

Këto janë disa nga aktivitetet që parashikojmë, ndërkohë që jemi në diskutime për disa marrëveshje. Aktualisht kemi dy ose tre marrëveshje në fuqi, por shpresojmë të realizojmë edhe shumë të tjera gjatë këtij viti dhe në vitet në vijim.

Nga raportimet në media duket se, që prej vitit 2020 kur u vendos regjimi pa viza, numri i vizitorëve është rritur ndjeshëm, veçanërisht për shtetasit indianë që jetojnë në vendet e Gjirit, në Mbretërinë e Bashkuar apo në Shtetet e Bashkuara.

Sipas të dhënave të përmendura, vitin e kaluar numri i vizitorëve indianë si nga India ashtu edhe nga diaspora ka qenë rreth 30,000 deri në 35,000 persona. Ndërsa në vitin 2025, vetëm në katër muajt e parë, numri i indianëve që kanë vizituar Shqipërinë pothuajse është dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Kjo tregon një prirje të qartë në rritje dhe një potencial të fortë për tregun indian të turizmit drejt Shqipërisë, me pritshmëri që ky fluks të vijojë të zgjerohet edhe gjatë këtij viti dhe në vitet në vijim.

Siç dihet, India është një fuqi e madhe në burime njerëzore të kualifikuara dhe një numër i madh indianësh punojnë në të gjitha anët e botës, veçanërisht në vendet e Gjirit, në Mbretërinë e Bashkuar, në Gjermani, në Bashkimin Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa në Shqipëri, këto shifra mbeten ende të ulëta.

Sipas të dhënave, vitin e kaluar janë dhënë rreth 1,200 viza për punëtorë indianë. Megjithatë, kjo tregon se trendi është në rritje dhe se po hidhen hapa në drejtimin e duhur. Pritet që ky numër të vijojë të rritet në të ardhmen.

Nga ana tjetër, po punohet për një marrëveshje partneriteti me qeverinë shqiptare, me qëllim garantimin e një migracioni të rregullt dhe të organizuar të punëtorëve nga India drejt Shqipërisë.

Punëtorët indianë njihen për përkushtimin, disiplinën dhe aftësinë për t’u përshtatur me mjedisin lokal. Në këtë kuadër, pritet që ata të gjejnë kushte të mira pune në Shqipëri, ndërsa punëdhënësit shqiptarë t’i konsiderojnë si një aset të vlefshëm në tregun e punës.

Kemi pasur disa investime dhe disa kompani që operojnë këtu, kryesisht në sektorin e minierave. Sipas informacionit nga Qendra Kombëtare e Biznesit, rezulton se janë të regjistruara rreth 18 kompani indiane në Shqipëri. Megjithatë, deri tani nuk kemi arritur të vendosim kontakte të drejtpërdrejta me to dhe nuk është e qartë se sa prej tyre janë aktualisht aktive në terren.

Nga ana tjetër, po punohet për të promovuar më tej investimet indiane në Shqipëri. Ky është një proces që kërkon kohë, edhe për faktin se prania institucionale është relativisht e re dhe marrëdhëniet ekonomike janë ende në fazë zhvillimi. Pritet që në vitet në vijim këto përpjekje të japin rezultate konkrete, me rritje të investimeve dhe prani më të dukshme të kompanive indiane në tregun shqiptar.

‘Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht’/ Berisha nga Trauma: Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës!

Pas një vizite në Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizituar mbrëmjen e sotme edhe Spitalin e Traumës, ku po trajtohen disa nga personat e lënduar gjatë protestës kombëtare të opozitës.

Në një prononcim për mediat pas vizitës, Berisha u ndal veçanërisht te gjendja e aktivistit Aulon Kalaja, të cilën e cilësoi serioze. Sipas tij, Kalaja është goditur nga pas me shkop dhe ndaj tij është përdorur spraj ariu, ndërkohë që ai nuk po kryente asnjë veprim të dhunshëm.

Berisha theksoi se aktivisti është njohur për pjesëmarrje në qindra protesta paqësore dhe e konsideroi ndërhyrjen ndaj tij si të pajustifikuar. Ai ngriti akuza të forta ndaj drejtuesve të policisë, duke i lidhur ato me përgjegjësi për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve. Sipas kreut të PD-së, gjatë protestës është përdorur në mënyrë masive spraj ariu, i cili mund të jetë i rrezikshëm për jetën në raste të caktuara, veçanërisht për personat me probleme të frymëmarrjes apo zemrës. Ai e cilësoi përdorimin e tij ndaj qytetarëve si shkelje të rëndë ligjore dhe të ndaluar nga konventat ndërkombëtare.

Berisha deklaroi gjithashtu se ka pasur përdorim të mjeteve të tjera të rrezikshme, përfshirë shishe molotov dhe bomba zhurmuese, të cilat kanë shkaktuar plagosje si te protestuesit ashtu edhe te një efektiv policie. Në vijim, ai akuzoi autoritetet për përpjekje për të fshehur incidente të tjera dhe për të ushtruar dhunë edhe ndaj gazetarëve që mbulonin ngjarjen.

Duke e cilësuar situatën si një “skenar dhune të organizuar”, Berisha paralajmëroi se protesta e radhës do të jetë edhe më e fuqishme dhe se opozita do të ndjekë rrugë ligjore për të denoncuar shkeljet e kryera.

I pyetur nga gazetarët për gjendjen shëndetësore të Kalasë, Berisha tha se ekzaminimet kanë konstatuar kontuzion të indeve të buta në zonën e kokës, duke shtuar se dëmtimet mund të jenë më të thella dhe jo menjëherë të dukshme në fazat e para.

Në fund, ai dënoi ashpër dhunën ndaj protestuesve dhe gazetarëve, duke u bërë thirrje mediave dhe qytetarëve që të dokumentojnë çdo incident për t’i përdorur si prova në denoncimet e ardhshme.

DEKLARATA E BERISHËS:

Gjendja e gazetarit të mirënjohur, Aulon Kalaja, ishte serioze. Përveç se e kanë, i kanë hedhur spraj ariu, kanë e kanë goditur kafshërisht, mbrapa, me shkop, në një kohë që në mënyrë absolute, nuk po kryente asnjë veprim të të dhunshëm.

Domethënë, ju e njihni. Aulon Kalaja, më thotë një mik i tij, një bashkëmoshatar i tij, që ka bërë 350 protesta dhe kurrë në jetën e tij nuk ka bërë njëherë protestë përveç se paqësore. Dhe tani tha, e pashë tha që e morën Klevisin, egërsisht, fallangat e Skënder Ballukut dhe të Sokol Besprerit, i cili në vend se të ishte në burg nja 30 vite, për shokun që e tradhëtoi dhe e lanë në makinë e dogjën kriminelët dhe terroristët në Qafë Muzinë, komandon tani policinë kundër opozitës.

Pra, ky është realiteti. Kanë përdorur, protestuesit më thonë se bombulat e sprajit kishin imazhin e ariut. Çka do të thotë, është spraj ariu. Spraj Ariut, ja u them unë ju këtu, mund të ketë në raste të caktuara, është vdekjeprurës.

Në të cilat raste është? Në rastin e personave që kanë probleme bronshite apo astmë bronkiale. Në rastin e personave që kanë vagotoni të shtuar për shkak të dhimbjeve të tmerrshme që mund të reflektohen në zemër me arrest kardiak.

Pra, përdorimi i tij është një vepër e rëndë penale, është një vepër e cila dënohet në konventa, është absolutisht e ndaluar të përdoret tek njerëzit, dhe këta kanë përdorur masivisht sprajn e ariut, ndaj deputetëve, ndaj protestuesve. Unë isha tek spitali tjetër, tek spitali i urgjencës me doktor Tritanin. Atje janë disa drejtues dhe deputetë të Partisë Demokratike të goditur me spraj ariu, të djegur, kanë shkuar gjer në djegie me, me efektet e tij të egra, sepse ai është një spraj i i përllogaritur në disa fishin e përdorimit të sprajt të njeriut.

Sepse ariu është ari, e keni parasysh, është një kafshë 3-400 kg, është e një fuqie të jashtëzakonshme dhe mbrojtja ndaj tij është pra, ai është një gjë dhe që përhapet dhe në një në një fushë më të gjerë. Pra, nuk del të gjuhën këtu dhe duhet të hecësh të dalësh prej efektit të tij. Janë përdorur, janë hedhur nga, janë hedhur nga taracat, shishe molotov, bomba molotov mbi protestuesit.

Kanë plagosur dhe një polic në kokë, por s’e di se ku është, me shishe molotov të hedhur nga taracat. Duhet ta kenë prurë këtu, e keni parë ju gjë? Jo. E kanë fshehur.

E kanë, demonstruesit e kanë parë me sytë e tyre, që një polic është plagosur me shishe që erdhi nga sipër. Sikundër qytetarët, u janë janë dëmtuar nga shishet e Molotovit. Kanë hedhur bomba zhurmuese. Bomba zhurmuese, por bomba granata zhurmuese kanë plagosur te këmbët një seri protestuesish.

Çfarë të kemi të bëjmë pra? Kemi të bëjmë me një skenar shtazërie të vërtetë të Skënder Ballukut, i cili kërkoi ose mendoi se mori detyrën dhe ja ka marrë përsipër Lubis dhe Ramës se do ja mbyll çështjen me qytetarët. Po kjo çështje në mënyrë absolute nuk mbyllet kurrë. Përkundrazi, protesta tjetër do të jetë e stërfuqishme krahasuar me këtë që patë sot. Edhe njëherë i them Edi Ramës, çështja, dosja Rama Balluku nuk mbyllet më. E mbyllën me prokurorinë, e mbyllën me gjykatën, po me opozitën shqiptare s’e mbyll dot kurrë atë.

Dhe, se edhe gazetarët i kanë sulmuar. Po, po. Edhe gazetarët janë sulmuar sot.

Dhe dënoi me forcën më të madhe. Por, kërkesa ime njerëzishme ndaj jush, të filmoni çdo akt të tyre, veçanërisht mjetet që hedhin, veçanërisht , sprajin e ariut. I ndaluar, bën vepër penale kudo dhe ne do të paraqesim akuza më të forta ndaj tyre për të gjitha këto krime që kanë kryer sot. Të themi, të gjithë deputetët, të gjithë protestuesit e shënjuar në mënyrë të qëllimshme për t’i dekurajuar, i gjeta dhe më të vendosur për protestën që vjen.

Dënoj me forcën më të madhe aktet shtazore të narkopolicisë ndaj protestës, po.

Pyetja e gazetarëve: Zoti Berisha, ndaj gazetarit Kalaja është bërë edhe një skaner. Ju që ishit brenda, u vu në dijeni se si ka dalë skaneri i zotit Kalaja? 

Berisha: Kontuzion. Kontuzion i indeve të buta. Po prit. Kontuzioni i indeve të buta në zonën e trurit ajo mund të jetë, indeve të jashtme të kokës. Po ajo absolutisht mund të jetë e shoqëruar dhe nga kontuzion i trurit, i cili, të cilin skaneri në stadet e tij fillimit nuk e, nuk e e zbulon dot. Kështu që goditja ka qenë e qëllimshme. I kanë shkuar mbrapa, e kanë goditur nga mbrapa. Dhe nuk po bënte asgjë tjetër, vetëm po mirrte Klevis Balliun që s’po bënte asgjë. E kuptoni ju pra, një strategji që ngjitet në nivelet e akteve terroriste nga narkopolicia.

Një protestuesi ja kanë vënë policët te koka. Po ti çfarë do këtu? E kemi të arrestuar këtë. Pasi e kanë shkelmuar, pasi e kanë shkelmuar, i kanë këputur kërbishtin, shkelma, tani e mbajnë të arrestuar, kanë hall t’ja ndryshojnë dëshminë, po ai është i vendosur, ai do dëshmojë për të gjithë qëndrimin e tyre shtazor ndaj tij.

Pyetja e gazetarëve: Zoti Berisha, protestuesit i kanë sjellë nga komisariati pasi e kanë dhunuar këtu apo?

Berisha: Jo protestuesin e kanë sjellë nga protesta.

Sepse kemi një informacion që ka disa protestues që janë dhunuar nëpër komisariate dhe i kanë sjellë këtu.

Pyetja e gazetarëve: E besoj unë plotësisht, veçanërisht sepse ky është një drejtor Allushi apo, ky është për Tiranën apo ka një funksion, është një ortak i bandave. Është një bandit ortak. Nuk ka asnjë rregull. Por ne absolutisht çdo gjë do të përgjigjen. Kjo katërshe e sotme me në krye Skënder Ballukun, këta janë listë të zezë sa është Edi Rama me Lubi Ballukun. 

Po më këshillojnë të hesht: Problemi është një model që është instaluar gradualisht dhe që sot funksionon pothuajse pa pengesa Nga Elisa Spiropali

Po më këshillojnë të hesht. Me të njëjtën mënyrë që përdoret në këto raste: rri rehat, mos bëj zë, do të të vërsulen, nuk ia del dot.

E kuptoj këtë “këshillë”. Është praktike. Madje edhe e mençur në një kuptim të ngushtë, mediokër, meskin. Por është pikërisht kjo lloj “mençurie” që ka ndërtuar klimën ku ndodhemi sot.

Problemi nuk është një individ, një konflikt, një mosvotim në Kuvend, apo një keqkuptim brenda pushtetit.

Problemi është një model që është instaluar gradualisht dhe që sot funksionon pothuajse pa pengesa. Një model ku institucionet nuk janë më hapësira vendimmarrjeje, por instrumente presioni. Ku vendimet nuk merren bashkarisht, por veç. Ku ligji interpretohet sipas nevojës së momentit, dhe jo sipas parimit vizionar.

E kam parë nga afër këtë transformim. Nuk është diçka që ndodh me një vendim të vetëm. Ndodh me tolerime të vogla, me heshtje të arsyetuara, me ndërhyrje që fillimisht duken të padëmshme dhe më pas kthehen në të rëndësishme, deri vendimtare.

Vjen koha kur në një moment, institucionet fillojnë të funksionojnë si zgjatime të vullnetit të pak njerëzve. Disa ministri dhe agjensi shtetërore nuk reagojnë më ndaj ligjit dhe detyrës, por ndaj urdhrit. Nuk i përgjigjen procedurës, por klanit. Dhe në këtë pikë, çdo biznes, çdo media, çdo individ e kupton se nuk është më përballë një shteti, por përballë një makinerie të pashpirt që mund të përdoret kundër tij.

Nëse këto mekanizma përdoren edhe ndaj atyre që kanë mbrojtje publike, me detyra të larta shtetërore, çfarë ndodh me ata që nuk kanë asnjë zë?

Kur struktura shtetërore të emëruara, të promovuara dhe të kontrolluara nga e njëjta dorë, tashmë jo formale, të paraprira nga portale të paguara me para të errëta, fillojnë të sulmojnë në mënyrë brutale deri edhe familjarë, në punë të tyre, atëherë kuptohet qartë se kufijtë janë tejkaluar, dhe se nuk bëhet më fjalë për politikë.

Nuk kam asgjë për të fshehur. Pikërisht për këtë arsye, këto sulme nuk më trembin. Përkundrazi, më bëjnë edhe më të qartë për atë që duhet thënë e duhet bërë.

Këtë model kam refuzuar dhe refuzoj. Ky është modeli që nuk duhet të jetë pjesë e Partisë Socialiste: Refuzimi i realitetit ku institucione publike me fytyrë personale përdoren si hanxharë për të frikësuar, dhe ku mbajtja e ndikimit nuk kërkon performancë, por kontroll. Ku pjesa e ndershme e administratës detyrohet të zbatojë deri urdhëra të paligjshëm për interesa dhe presione eprorësh të dhunshëm dhe fuqiplotë.

Dhe paralelisht me këtë, është ndërtuar një tjetër deformim i brendshëm. Një parti e gjallë, po zëvendësohet nga një strukturë fosile ku gjithçka filtrohet përmes emërimeve okulte. “Drejtorokracia” është kthyer në mënyrë funksionimi. Ka zëvendësuar politikën me administrim besnikërie.

Kjo nuk është ajo për të cilën është ndërtuar Partia Socialiste. Nuk është as modeli që i ka dhënë legjitimitet pushtetit të saj ndër vite.

Për këtë arsye, kjo nuk mund të trajtohet si një çështje personale. Nuk është një përplasje me dikë. Është një mospajtim me një mënyrë funksionimi që po bëhet normë.

Nuk kam frikë nga sulmet. Kam jetuar e jetoj ndër rreshtat e pavdekshëm lasgushianë;

“Shpirtkatran që më qërtojnë, janë qën’ që s’më kafshojnë.”

Jo se jam e paprekshme, por sepse nëse do të kisha frikë, do ta kisha zgjedhur heshtjen shumë më herët. Heshtja është gjithmonë opsioni më i lehtë në këto situata.

Halli është se ky model nuk prodhon vetëm padrejtësi. Ai prodhon largim. Largon njerëzit nga politika, nga besimi, nga vetja, nga vendi. E bën jetën të vështirë, jo për shkak të mungesës së mundësive, por për shkak të kontrollit mbi to.

Dhe nëse kjo vazhdon, nuk do të kemi më një debat politik për mënyrën si qeveriset vendi, por një mungesë të vrazhdë, të shëmtuar dhe deformuese të llogaridhënies institucionale.

Për mua kjo nuk është një çështje thjesht personale. Është një detyrim për të thënë se shumçka duhet ta bëjmë më mirë. Jo unë, por Koha e kërkon.

Ndarja e rëndësishme që duhet bërë qartë nuk është mes njerëzve. Është mes sektorëve funksionues shtetërorë, dhe strukturave abuzive personale.

Partia Socialiste e ka pasur dhe e ka energjinë e nevojshme për përmirësime dhe transformim në dobi të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.🇦🇱

Korrupsion, shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera, SPAK kërkon 10 vite burg për ish-kreun e ARRSH, Ervis Berberi: T’i konfiskohen edhe pasuritë

SPAK ka kërkuar dënimin me 10 vite burg për Vis Berberin, i akuzuar për disa vepra penale të rënda, përfshirë shpërdorim detyre, korrupsion pasiv, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se sipas kërkesës së organit të akuzës, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar pritet të ulet me një të tretën. Përveç dënimit me burg, është kërkuar edhe ndalimi për 5 vite nga ushtrimi i funksioneve publike.

Gjithashtu, Prokuroria ka kërkuar konfiskimin e pasurive të gjetura në zotërim të tij, përfshirë 15 mijë euro, 35 mijë paund, si dhe 1 milion lekë të rinj, së bashku me pasuri të tjera. bw

“Rama ndryshoi destinacionin”- Thirrja e kryeministrit nga SPAK për “Partizanin”, Lubonja: Duhet të ishte i pandehur së bashku me Berishën

Analisti Fatos Lubonja foli mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë” lidhur me thirrjen nga ana e SPAK të kryeministrit Rama si dëshmitar në procesin “Partizani”. ku po gjykohet Sali Berisha dhe dhëndrri i tij Jamarbër Malltezi.

Lubonja thotë se Rama ishte i pari që si kryebashkiak i Tiranës, ndryshoi terrenin sportiv të ish-klubit Partizani në shesh ndërtimi.

Për të, Rama së bashku me Berishën duhej të ishin marrë të pandehur lidhur me “Parizanin”.

Lubonja: Rama ka ndryshuar destinacionin, nuk është i pari se këtë ka bërë që në fillimet e veta si kryebashkiak. Këto janë politikat. Nga pikëpamja e akuzës ndaj Berishës, nëse i referohemi akuza e Ballës duhen akuzuar të dy palët për këto politikat që marrin pronën publike dhe ja japin. SPAK duhet të merrte si të pandehur edhe Ramën edhe Berishën si dy pjesë të një zinxhiri që bëhen këto grabitje të pronës publike. Pronarët duhet të ishin kompensuar.

Hapen disa tema, politikat që kanë ndjekur këto parti të sistemit oligarkik. Hapet tema e SPAK nëse ka vepruar në mënyrë selektive. Nëse ka krim të interesit publik hyn me Ramën dhe vazhdon. Këto krime janë politika kriminale, në kuptimin  metaforik, jo kuptimin ligjor. E vërteta nëse do kishim një SPAK, duhen marrë të dy të pandehur, thirrja e Ramës nga presioni i publikut dhe mbrojtjes. Për mua është një fasadë, ne nuk dimë a do shkojë ky. Shikoj mungesë drejtësie. Panorama

Brukseli bllokon Edi Ramën për RTSH, gati largimi i Eni Vasilit

Pas pyetjeve të negociatorëve europianë për videon ku Rama foli për shkrirjen e televizionit publik, Brukseli ka kërkuar modelin e BBC-së, me konsensus dhe të drejtë vetoje për opozitën…

Bashkimi Europian i ka bllokuar përfundimisht planet e Edi Ramës për shkrirjen e Radio Televizionit Publik Shqiptar, të cilat hapnin rrugë ndërtimit të kullave në territorin e RTSH-së. Gjatë diskutimeve për raportin EBAR në Bruksel, negociatorët shqiptarë janë pyetur për videon e kryeministrit ku ai fliste për shkrirjen e medias publike. BE dhe EBU kanë kërkuar që RTSH-ja të kthehet në një shërbim publik sipas modelit të BBC-së, me një bord drejtues të zgjedhur me konsensus dhe opozitën me të drejtë vetoje. Si shenjë e parë e zbatimit të këtij plani, pritet dorëheqja e drejtores së përgjithshme Eni Vasili, e vendosur në krye të RTSH-së me pëlqimin e Ramës. Ndërkohë, projekti për kullat është anuluar pas alarmit të Brukselit nga mediat shqiptare, veçanërisht “Pamfleti”.

Bashkimi Europian ka bllokuar përfundimisht planin e Edi Ramës për të shkrirë televizionin publik dhe krijuar kështu mundësinë e marrjes së terrenit të tij për ndërtimin e kullave.

Siç mësohet, në diskutimet që janë zhvilluar në Bruksel në lidhje me miratimin e raportit EBAR, janë pyetur negociatorët shqiptarë në lidhje me videon e Edi Ramës ku ka folur për shkrirjen e Radio Televizionit Publik.

Pas pyetjes ka ardhur një koment ku është thënë që qenia e një shërbimi publik të informimit është një standard europian që duhet zbatuar. Ndërkaq, përveç këtij rasti, EBU, autoriteti i transmetimeve televizive, ka qenë më i detajuar në këtë çështje, duke shprehur në një dokument shqetësimin në lidhje me kërcënimin e Edi Ramës.

Bashkimi Europian i ka kërkuar Shqipërisë që RTSH-ja duhet kthyer në një media publike sipas modelit të BBC-së, duke propozuar që plani të nisë menjëherë.

Madje ka edhe një draft për këtë, ku parashikohet që Parlamenti, sipas modelit të komisioneve të reformës zgjedhore dhe asaj territoriale, të krijojë një grup pune mes të gjitha partive, ku opozita të ketë të drejtën e vetos në lidhje me ribërjen e Radio Televizionit Shqiptar.

Plani parashikon ngritjen e një bordi që të mos zgjidhet me vota të mazhorancës në Kuvend, por me konsensus nga të gjitha palët. Ky plan parashikon largimin e Këshillit Drejtues aktual e natyrisht edhe të Eni Vasilit, që ka ardhur në krye të RTSH-së me pëlqimin e Edi Ramës dhe familjes së tij.

Instanca e BE-së ka qenë ultimative, pasi është mësuar se RTSH-ja ka një plan për shndërrimin e territorit ku ndodhet godina në kulla ndërtimi. Duke cituar shqetësimet që ka ngritur media shqiptare e posaçërisht “Pamfleti”, pyetjet në Bruksel kanë pasur si temë edhe mundësinë e ngritjes së një kulle, çka ka alarmuar negociatorët e qeverisë.

Pikërisht ngritja e këtij alarmi duket se ka bërë që plani i ndërtimit të kullave të anulohet, pasi mund të sjellë një acarim të mëtejshëm të situatës.

Përfaqësuesit e qeverisë kanë shprehur një dakordësi për një plan konsensual për ta kthyer RTSH-në në një media konsensuale, ku të gjitha partitë të kenë të drejtë përfaqësimi.

Pikërisht për të dhënë një sinjal në lidhje me këtë çështje, në ditët në vazhdim pritet që Eni Vasili të japë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së. Akt që më pas do të rihapë të gjithë procedurën e rinisjes së zgjedhjes së organeve drejtuese. Pas largimit të Vasilit, pritet që në Kuvend të flitet që të rizgjidhet Këshilli Drejtues me një formulë të ndryshme, pra me konsensus, jo vetëm me votat e mazhorancës. Nga drafti paraprak pritet që Këshilli të mos ketë 7 anëtarë, por ka edhe zëra që të ketë pesë, ku të jenë emra të njohur të kulturës dhe gazetarisë shqiptare, e jo njerëz që punojnë në zyrat partiake./Pamfleti

GJKKO thirri kryeministrin të dëshmojë për dosjen “Partizani”, Berisha: Rama të bëhet burrë! Shqiptarët mezi presin konfrontimin tonë në gjykatë!

Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me thirrjen e kryeministrit Edi Rama në GJKKO, në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.

Berisha deklaroi se thirrja e Ramës ishte kërkuar prej kohësh nga ana e tij, duke pretenduar se kryeministri ka firmosur mbi 10 deri në 12 dokumente në këtë çështje, të cilat sipas tij përbëjnë shkelje ligjore.

Ai shtoi se vendimi për thirrjen e Ramës tregon se gjykata ka marrë në konsideratë faktin që firmat në dokumente i përkasin kreut të qeverisë.

“Është kërkuar me kohë thirrje e Ramës, pasi në atë dosje Edi Rama ka mbi 10-12 firma. Prej tyre në shkelje flagrante të ligjeve dhe i ndëshkuar nga gjykata dhe prokuroria, mercenaret e Ramës nuk e thirrën njëherë kur ne e kërkuam, përkundrazi akuzuan Sali Berishës për gjera që nuk kishte lidhje. Gjykata zbatoi ligjin, në kuptimin që firmat janë të Ramës. Unë kam një firmë pas asaj të Ramës, që në aktivitetin tim nuk kam firmosur kundër projekteve që ata kanë sjellë. Rama me 12 firma. Rama i cili ka ndërruar destinacionin, pa u kthyer prona të pronari, pa kërkesën e pronarëve, ka ndërruar destionacionin për ta shndërruar në zonë urbanistike, pasi ja kishte vënë syrin si toka e askujt, që bashkë më Olsin donin të ndërtonin parajsën e tyre”, deklaroi kryeopozitari.

Teksa tha se “Rama duhet të merret për ndjekje penale”, Berisha kërkoi një përballje të drejtpërdrejtë në gjykatë me kryeministrin, duke theksuar se qytetarët duhet të shohin, sipas tij, të vërtetën mbi këtë çështje.

“Çdo gjykatës serioz vendos marrjen në ndjekje penale të Ramës, por edhe thirrja, do të jemi ballë për ballë, të behet burrë dhe shqiptarët të shohin kush është Rama në atë aferë, çfarë korrupsioni, çfarë aktesh korruptive të mëdha ka kryer ai duke ndërruar destinacion pa asnjë kërkesë nga pronarët. Shqiptaret presin një konfrontimin në gjykatë mes meje dhe kryehajdutit. Unë përballjen e kam kërkuar dhe e kërkoj me Edi Ramën, ai është njeriu që ka një aferë korruptive, që ka ndryshuar destinacionin pa asnjë kërkesë të pronarëve”,tha Berisha. Panorama

“Një drejtor policie paguhej 5 mijë euro!”- Denoncimi i një nga të punësuarve në Call Center: Ne mbroheshim nga policia! Kemi arritur 520 mijë euro me një telefonatë

Një rrëfim i fortë është publikuar këtë të mërkurë në emisionin “Oponencë”, ku një ish-punonjës i një call center-i të dyshuar për mashtrime me investime online ka zbuluar detaje mbi mënyrën e funksionimit të këtyre skemave dhe lidhjet me struktura shtetërore.

I riu deklaroi se aktiviteti në të cilin ishte angazhuar, sipas tij, mbrohej dhe nuk prekej nga policia, madje mbroheshin prej tyre.

Po ashtu, ai ish-punonjësi ngriti edhe akuza të rënda mbi korrupsion brenda radhëve të policisë, duke pretenduar se përflitej se pagesa mujore ndaj një drejtori policie arrinte në vlerën e 5 mijë eurove.

“Nuk kishim frikë nga policia se kishim mbrojtje. Ne kemi bërë trajnime në fillim, si do të kapnim “peshqit”.

Shuma më e madhe që kemi kapur, ka qenë 520 mijë euro, me një telefonatë. Përflitej që një drejtor policie paguhej 5 mijë euro në muaj.

Një ndër trajnuesit kishte një shprehje të tij që kishte një listë me klientët potencialë dhe i drejtohej monitorit e thonte: Ja ku janë paratë, merrini, kush është i aftë t’i marrë”, tha ai.

Shqipëria dhe Kroacia pajtohen për forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes, i mohojnë përsëri pretendimet e Serbisë

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi (majtas), takohet me homologun e vet kroat, Ivan Anushiq, në Zagreb, 15 prill 2026.

Radio Evropa e Lirë

Shqipëria dhe Kroacia janë pajtuar për tha thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, përfshirë në kuadër të një deklarate trepalëshe mes tyre dhe Kosovës, në një kohë kur Serbia po i akuzon ato se gjoja po zhvillojnë aleancë të përbashkët ushtarake kundër saj.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, e zhvilloi një takim me homologun e vet kroat, Ivan Anushiq, të mërkurën në Zagreb, gjatë të cilit ata konfirmuan gatishmërinë e shteteve të tyre për zhvillimin e përbashkët të kapaciteteve dhe të industrisë ushtarake, njoftoi Ministria shqiptare.

Takimi i tyre vjen në të njëjtën ditë kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi se Beogradi do të blejë armatim të ri pasi gjoja po përballet me trysni nga shtetet fqinje.

“Gjendja e sigurisë është disi më ndërlikuar sesa në janar, kur e trajtuam atë, kryesisht për shkak të veprimeve dhe aktiviteteve të mëtejshme të aleancës ushtarake të Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit”, tha Vuçiq të mërkurën herët.

Kjo nuk është hera e parë që Vuçiq e ka bërë këtë pretendim, por ai asnjëherë nuk ka dhënë dëshmi për ta mbështetur atë.

Vitin e kaluar, Kosova dhe Shqipëria e Kroacia – dy shtete të rajonit të Ballkanit Perëndimor që janë pjesë e NATO-s – nënshkruan marrëveshje për thellim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë përmes një deklarate të përbashkët.

Që të tri vendet kanë thënë vazhdimisht se deklarata trepalëshe mes tyre nuk është e drejtuar kundër askujt.

Pretendimet e liderit serb u hodhën poshtë përsëri të mërkurën nga të dy ministrat, Nufi dhe Anushiq, të cilët e ritheksuan se synimi i vetëm i deklaratës trepalëshe është forcimi i stabilitetit në Evropën Juglindore dhe thellimi i marrëdhënieve miqësore mes tri vendeve.

Nufi tha pas takimit në kryeqytetin kroat se deklarata trepalëshe ka si qëllim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.

“Në këtë frymë, paqja mbetet themeli i çdo angazhimi tonë”, shkroi Nufi në Facebook.

Anushiq, në anën tjetër, shkroi në Facebook se Kroacia dhe Shqipëria “ndajnë interes të përbashkët” për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore.

“Diskutuam gjithashtu për bashkëpunimin në kuadër të deklaratës trepalëshe për mbrojtje dhe siguri, e cila nuk përfaqëson ndonjë aleancë ushtarake, por synon forcimin e stabilitetit në Evropën Juglindore dhe thellimin e marrëdhënieve tona miqësore”, shkroi ai.

Duke iu referuar drejtpërdrejt pretendimeve të Vuçiqit, Anushiq theksoi se ai e ka përgjigjen e “njëjtë gjithmonë” kur pyetet për reagimet nga Serbia: “Ka kaluar kamotshëm koha kur dikush i tregonte Kroacisë, tashmë shtet sovran dhe anëtar i NATO-s dhe BE-së, çfarë të bëjë dhe si ta drejtojë politikën e vet”.

“Ajo kohë nuk do të kthehet më kurrë!” shtoi ai.

Ndërkohë, eksperti i menaxhimit të konflikteve, Edward P. Joseph, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 14 prill se “alarmet e vazhdueshme dhe të ekzagjeruara” në Beograd për deklaratën e përbashkët mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, janë shqetësuese.

Sipas tij, Beogradi duket se po e përdor këtë si “pretekst për t’u armatosur dhe për të krijuar artificialisht një ndjenjë rreziku brenda vendit”.

“Rritja e vazhdueshme e armatimit në Serbi – përfshirë blerjen e raketave supersonike kineze – është një shqetësim serioz. Çfarë kërcënimi synojnë të luftojnë këto raketa?”, tha Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA.

Sipas tij, Vuçiq është në një pozicion gjithnjë e më të dobësuar, për shkak të protestave antiqeveritare, humbjes së aleatit të tij hungarez, Viktor Orban, në zgjedhje dhe kritikave të Bashkimit Evropian për minim të sundimit të ligjit.

Bashkimi Evropian, ku Serbia mëton të anëtarësohet, i ka bërë vazhdimisht thirrje asaj që ta harmonizojë politikën e jashtme me atë të bllokut.

Dështimi për të vepruar ka bërë që Serbia të mos hapë asnjë kapitull negociatash që nga viti 2021.

Send this to a friend