Gjykatësi federal Christopher Cooper vendosi që qeveria amerikane duhet të heqë të gjitha tabelat që mbajnë emrin e Trumpit dhe të largojë emrin e tij nga të gjitha dokumentet zyrtare të institucionit brenda 14 ditëve.
SHBA- Një gjyqtar federal në Uashington urdhëroi të hënën heqjen e emrit të Presidentit amerikan Donald Trump nga Qendra John F. Kennedy për Artet Performuese, duke argumentuar se institucioni ikonik kulturor nuk mund të riemërtohet pa miratimin e Kongresit. Gjykatësi federal Christopher Cooper vendosi që qeveria amerikane duhet të heqë të gjitha tabelat që mbajnë emrin e Trump dhe të largojë emrin e tij nga të gjitha dokumentet zyrtare të institucionit brenda 14 ditëve.
Sipas vendimit, çdo ndryshim i emrit të Qendrës John F. Kennedy për Artet Performuese kërkon miratimin e Kongresit dhe nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme. Vendimi pritet të rikthejë emërtimin zyrtar të institucionit, ndërsa autoritetet federale kanë dy javë kohë për të zbatuar urdhrin e gjykatës.
Vitin e kaluar, Trump njoftoi se do të shtonte emrin e tij në institucion dhe bëri edhe ndryshime të tjera për riemërtimin e disa vendeve në kryeqytetin e vendit. Në shkurt të vitit 2025, ai zëvendësoi disa anëtarë të administratorëve në bordin e qendrës dhe u emërua vetë si administrator përpara se të votohej si kryetar i qendrës së arteve.
Ndryshimet, përfshirë edhe riemërtimin, sollën anulime nga artistë që ishin planifikuar të performonin dhe gjithashtu rënie të shitjes së biletave. Më pas, anëtarja e bordit Joyce Beatty, një kongresiste dhe demokrate nga Ohio, dhe ish-anëtarët e tjerë të administratorëve sfiduan ndryshimet e Trump, duke pretenduar në një padi se atyre iu hoq e drejta për të votuar për çështjet e bordit./Dosja.al