VOAL

VOAL

Ministria e Mbrojtjes: Nga veriu në jug 11 vatra aktive zjarri

Ministria e Mbrojtjes jep informacionet më të fundit mbi situatën me zjarret në vend.

Sipas Ministrisë, situata paraqitet problematike në Majën e Rrunës në Kukës, ku po punojnë për shuarjen e flakëve helikopteri holandez dhe 30 trupa të Forcave të Armatosura.

Siç raporton MM, në të gjithë vendin janë 11 vatra aktive zjarri, të cilat nuk paraqesin probleme për zonat e banuara.

Situata e zjarreve datë 24 gusht 2021:

1. Qarku Kukës. Zjarri në Majën e Rrunës, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës. Krahas helikopterit holandez ne terren janë edhe 30 trupa te Forcave te Armatosura. Situara paraqitet problematike ne majen e Zeze.

2. Qarku Shkodër: Zjarri në fshatin Flet, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë-Arrëz. Po mbahet nen kontroll, nuk paraqet rrezik.

3. Qarku Shkodër: Zjarri në fshatin Srriqe, njësia administrative Qafë-mali, bashkia Fushë-Arrëz, po mbahet nen kontroll nga zjarrfikësit lokale.

4. Qarku Shkodër. Zjarri në vendin e quajtur Qershizë-Fushë Kumulli në Malin e Tërbunit, bashkia Pukë, vazhdon puna per shuarjen e vatrave te vogla.

5. Qarku Vlorë. Zjarri në Malin Çipin të fshatit Mesaplik, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë, po monitorohet nga punonjes te njesise administrative. Nuk ka rrezik per banesat.

6. Qarku Lezhë. Zjarri në fshatin Kodër Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë. Vijon puna nga zjarrfikësit e bashkise Mirdite ne disa zona te caktuara per ta mbajtur zjarrin nen kontroll. Nuk paraqet rrezik per zona te banuara.

7. Qarku Lezhë. Zjarri në fshatin Domgjon dhe Munellë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë ka intesitet te ulet dhe nuk paraqet rrezik per perhapje dhe zona te banuara. Vatra po mbahet ne monitorim.

8. Qarku Lezhë. Zjarri në fshatin Katund i Vjetër, Malung, njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë nuk paraqet rrezik per zone te banuar dhe po mbahet ne monitorim.

9. Qarku Dibër. Zjarri në fshatin Lundre, njësia administrative Ulëz, bashkia Mat. Gjatw mbrëmjes se djeshme zjarri eshte përhapur per shkak te erës. Sot po punon helikopteri holandez, zjarrfikësit e bashkisë dhe punonjësit e sherbimit pyjor. Zjarri nuk paraqet rrezik per banesa.

10. Qarku Dibër. Zjarri në fshatin Kacni (në pjesën fundore të tij në fshatin Balgjaj 1 që kufizohet me Klosin), njësia administrative Selishtë, bashkia Dibër. Vijon djegia e brendshme e vatrave. Po monitorohet nga forcat e bashkise Diber.

11. Qarku Tiranë. Zjarri në fshatin Mengël, njësia administrative Helmës, bashkia Kavajë nuk paraqet rrezik per zona te banuara, megjithatë ne terren krahas 40 trupave te FA, janë angazhuar edhe zjarrfikësit e Kavajes, Rrogozhines dhe Tiranes.

Dy të arrestuar në Korçë për hedhjen e gazit lotsjellës

Performanca e Goran Bregoviqit në Korçë më 22 gusht.

RFE/RL

Policia në Korçë të Shqipërisë bën të ditur se më 22 gusht arrestoi një 21-vjeçar me inicialet R.L, pasi ai dyshohet se hodhi gaz lotsjellës gjatë performancës së muzikantit Goran Bregoviq në Festën e Birrës.

Po ashtu, autoritetet shqiptare kanë arrestuar edhe një person tjetër, me inicialet F.K, i cili, teksa po arrestohej personi që dyshohet se hodhi gaz lotsjellës “ka kundërshtuar forcat e policisë, me qëllim pengimin e tyre në kryerjen e detyrës”.

“Në vendngjarje u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kapsollë detonatore e paplasur”, thuhet në njoftim, ku shtohet se autoritetet e rendit janë duke vazhduar hetimet për të parë nëse ka pasur edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Më 22 gusht, muzikanti Goran Bregoviq performoi në Festën e Birrës. Pjesëmarrja e tij në këtë ngjarje ishte kundërshtuar në Kosovë dhe Shqipëri.

Bregoviq e nisi koncertin me këngën në gjuhën shqipe “Kosovska” (e Kosovës) të bendit “Bijelo Dugme” dhe duke e përfunduar me këngën “Kallashnikov”, këngë që cilësohet se “zgjoi nacionalizmin serb” dhe nxiti ushtarët serbë të shkaktojnë masakra në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.

Goran Bregoviq është ish-frontman i grupit “Bijelo Dugme”, një nga grupet më të njohura të rokut në ish-Jugosllavi. Ai u lind në Sarajevë më 1950. Babai i tij ishte kroat dhe nëna serbe, kurse gruaja e tij është boshnjake.

Bregoviq vetë nuk është shprehur publikisht mbi luftërat në ish-Jugosllavi.

“Qëndrimi neutral” thonë se ishte arsyeja për të cilin publiku e dënon.

Bregoviq në Korçë: Gaz lotsjellës dhe të shoqëruar në polici, “Kosovska” dhe “Kallashnikov”

RFE/RL

Këngëtari Goran Bregoviq performoi në Festën e Birrës në Korçë, duke hapur koncertin me këngën në gjuhën shqipe “Kosovska” (e Kosovës) të bendit “Bijelo Dugme” dhe duke e përfunduar me këngën “Kallashnikov”, këngë që cilësohet se “zgjoi nacionalizmin serb”.

Në fillim të koncertit, që u organizua nga Bashkia e Korçës, persona të panjohur hodhën gaz lotsjellës.

Megjithatë, sipas ekipit të Radios Evropa e Lirë, që raportoi nga Korça, tymi u shpërnda shumë shpejt dhe koncerti nuk u ndal.

Jozyrtarisht mësohet se disa persona janë shoqëruar në polici.

Goran Bregoviq duke kënguar në Festën e Birrës në Korçë, që organizohet nga Bashkia e Korçës.

Goran Bregoviq duke kënguar në Festën e Birrës në Korçë, që organizohet nga Bashkia e Korçës.

Para koncertit, disa rrugë të qytetit të Korçës u bllokuan dhe forca të shumta policore rrethuan perimetrin e zonës ku po zhvillohet organizimi për të ruajtur rendin publik.

Pjesëmarrja e këngëtarit Bregoviq në këtë koncert është kundërshtuar në Kosovë dhe Shqipëri.

Këto kundërshtime u bënë nën pretendimin se këngët e tij zgjuan nacionalizëm serb dhe nxitën ushtarët serbë të shkaktojnë masakra në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.

Atmosfera para nisjes së këtij koncerti në Korçë ishte e qetë.

Fluturije Cenolli, banore e Korçës nuk i kupton kundërshtimet në lidhje me pjesëmarrjen e Bregoviqit pasi thotë se “kënga është më e mirë sesa lufta”.

“Këngë do të këndojë dhe do të iki, s’ do të bëjë luftë”, tha ajo.

Në anën tjetër, vendimi i organizatorëve që hyrja në koncert të bëhet me bileta që kushtojnë 1000 lekë i është dukur e padrejtë korçarit, Denis Guri.

“Nuk kam qenë ditëve të tjera e jo sot që është me lekë”, tha ai.

Ndërkaq koncertin dhe atmosferën e 22 gushtit e mirëpriti një qytetar që kishte shkuar atje nga Burreli.

“Nuk i prish punë shtetit shqiptar apo kosovar Goran Bregoviqi”, tha Basir Salaj.

Festa e Birrës në Korçë ka nisur më 18 gusht dhe përfundon të dielën më 22 gusht.

Disa këngëtarë shqiptarë dhe sponsorë të këtij organizimi u tërhoqën nga pjesëmarrja ditëve të kaluara në vazhdën e kundërshtimeve lidhur me pjesëmarrjen e Goran Bregoviqit.

Kush është Goran Bregoviq?

Goran Bregoviq, u lind në Sarajevë në vitin 1950.

Babai i tij ishte kroat dhe nëna serbe, kurse gruaja e tij është boshnjake.

Ai është një muzikant dhe ish-frontman i grupit “Bijelo Dugme”, një nga grupet më të njohura të rokut në ish-Jugosllavi.

Bregoviq vetë nuk është shprehur publikisht mbi luftërat në ish-Jugosllavi.

“Qëndrimi neutral” thonë se ishte arsyeja për të cilin publiku e dënon.

Fluks pelegrinësh- Bllokohet rruga drejt Malit të Tomorrit

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm është bllokuar rruga në ngjitje drejt Malit të Tomorrit dhe në zbritje nga mali. Rruga ka rreth 6 orë e bllokuar dhe vargu i madh i automjeteve ka ngecur në rrugë.

Të gjitha mjetet që po shkojnë drejt malit, por edhe ato që janë duke zbritur janë bllokuar në këtë aks. Edhe pse rruga që të çon drejt Malit të Tomorrit është rrugë e re dhe e investuar kohët e fundit, ajo është shumë e ngushtë dhe nuk lejon shkëmbimin e dy automjeteve në të. Kjo ka sjellë edhe bllokimin e pelegrinëve në rrugë dhe nuk duhet ende sesa do të zgjasë ky bllokim.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka shtuar efektivë përgjatë këtij aksi dhe bën me dije se bllokimi i rrugës ka ardhur për shkak të parakalimeve të gabuara të automjeteve, që më pas kanë ngecur e kanë bllokuar të gjithë pelegrinët. Policia e Beratit i bën apel pelegrinëve të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të mos bllokojnë rrugën apo qendrën e Teqesë me parkime, pasi pjerrësia e rrugës e bën të pamundur kthimin pas të mjeteve. Nuk dihet se sa do të zgjasë ky bllokim i mjeteve drejt Malit të Tomorrit, ku vargje kilometrike mjetesh kanë ngecur prej 6 orësh. bw

Erl Murati: Do të evakuohen 54 mijë afganë, një pjesë do të qëndrojnë në vendet tranzit

Kryeredaktori i “Gazetës Shqiptare”, Erl Murati zbulon në rurbikën ‘Opinion’ në News24 se janë 54 mijë afganë që do të evakuohen nga Afganistani dhe do të strehohen në SHBA po vende të tjera.

Ai thotë se për herë të parë është njohur me operacionin amerikan më 23 qershor falë një shkrimi të New York Times.

Murati paralajmëron se jo të 54 mijë afganët do të pranohen nga SHBA dhe ka mundësi që shumë prej tyre të mbeten në vendet tranzit.

‘’ Jam njohur për herë të parë me lajmin në 23 qershor në një shkrim të Neë York Times. Afganë që do të shkonin në vende të treta, 54 mijë persona, 18 mijë punonjës përkthyes, shoferë, kamarierë, ndihmës kamarierë të stafit të dislokuar në Afganistan. Ishin këta bashkë me familjarët. 23 qershor, administrate amerikane dhe Blinken do i drejtohej vendeve të treta për t’i pranuar këta. Nuk përjashtohet që këta 54 mijë të qëndrojnë në vendet e tranzitit, një prej tyre mund të jetë dhe Shqipëria. ‘’- tha Murati.

Për kryeredaktorin, strehimi i afganëve në Shqipëri ka patur një consensus politik, por nuk ka vend për festë teksa dyshon se ka qenë ideja e Edi Ramës për t’i pranuar pasi ka qenë një operacion i menduar i DASH.

“Kemi të bëjmë jo vetëm me një vendim të qeverisë, por dhe konsensus të politikës shqiptare. PS dhe PD janë pro afganëve në Shqipëri. Ngjarje e rrallë, pasi jo shpesh ndodh që palët kryesore në Shqipëri nuk bien dakord për diçka. Kjo është e rrallë ose jo e zakontë.”- tha Murati.

Vetëvendosje në Shqipëri protestë simbolike kundër Bregoviçit

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Shqipëri ka realizuar sot një aksion simbolik kundër pjesëmarrjes së muzikantit serb, Goran Bregoviq, në Festivalin e Birrës në Korçë, shkruan Gazeta Express.

“Bregoviç ‘dajre’ gjenocidi”, ishte simbolika e këtij aksioni që u mbajt në Bulevardin “Republika”, në Korçë.

Në njoftimin e kësaj partie thuhet se aksioni u organizua në solidaritet me 20 shoqatat e familjeve të personave të zhdukur gjatë gjenocidit që Serbia kreu në Kosovë.

“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri ka organizuar sot një aksion simbolik ndërgjegjësues në qendër të qytetit të Korçës, duke vendosën një banderolë të gjatë me fjalët “Bregoviç dajre gjenocidi”, në Bulevardin “Republika”. Aksioni u organizua në solidaritet me 20 shoqatat e familjeve të personave të zhdukur gjatë gjenocidit që Serbia kreu në Kosovë, të cilat kanë kërkuar nga Bashkia e Korçës anulimin e ftesës në “Festën e Birrës” të muzikantit të shumëkontestuar, Goran Bregoviç. Aksioni u zhvillua githashtu në mbështetje të bojkotit që shumë artistë shqiptarë nga të gjitha trevat i kanë bërë kësaj feste, pasi Bashkia e Korçës ka refuzuar të anulojë ftesën për Bregoviçin”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Bregoviç “dajre” gjenocidi

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri ka organizuar sot një aksion simbolik ndërgjegjësues në qendër të qytetit të Korçës, duke vendosën një banderolë të gjatë me fjalët “Bregoviç dajre gjenocidi”, në Bulevardin “Republika”. Aksioni u organizua në solidaritet me 20 shoqatat e familjeve të personave të zhdukur gjatë gjenocidit që Serbia kreu në Kosovë, të cilat kanë kërkuar nga Bashkia e Korçës anulimin e ftesës në “Festën e Birrës” të muzikantit të shumëkontestuar, Goran Bregoviç. Aksioni u zhvillua githashtu në mbështetje të bojkotit që shumë artistë shqiptarë nga të gjitha trevat i kanë bërë kësaj feste, pasi Bashkia e Korçës ka refuzuar të anulojë ftesën për Bregoviçin.

Kujtojmë se muzikanti i shumëkontestuar Bregoviç nuk e ngriti kurrë zërin gjatë aparteidit të Milosheviçit në Kosovë, por e gjeti kohën të organizonte një koncert kundër ndërhyrjës së NATO-s në krah të UÇK-së. Për më tepër, shqiptarët e Kosovës, që ishin viktima të gjenocidit të Serbisë, ende e mbajnë mend mirë se si ushtria dhe paramilitarët e Serbisë i kryenin masakrat e tyre ndaj shqiptarëve duke u frymëzuar me këngë të Bregoviçit. Koncerte të tij janë anuluar nga organizatorë edhe në shtete të tjera të botës, pas qëndrimeve të tij lavdëruese për Rusinë në koncertin e mbajtur në Krimenë e pushtuar nga Rusia. Bregoviçi, përmes muzikës dhe qëndrimeve të tij, ka shërbyer e shërben si lëkuara e deles me të cilën mbulohet nacionalizmi shoven serb. Serbia nuk është penduar për krimet e saj, drejtohet nga kriminelë lufte dhe vazhdon të ketë për qëllim ekspansionin e mëtejshëm në rajon me projekte si “Ballkani i Hapur”. Për më keq, Serbia kryen sot e kësaj dite spastrim etnik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Nuk mund të jetë rastësi që datat e Festës së Birrës në Beograd përputhen me datat e Festës së Birrës në Korçë (18-22 gusht). Ajo në Beograd u hap mbrëmë nga Bregoviç, ajo në Korçë pritet të mbyllet po nga Bregoviç. Është e vërtetë se jugonostalgjiku Bregoviç ka mbajtur edhe më herët koncert në Shqipëri në vitin 2006, dhe është nderuar nga kryeministri Edi Rama, në atë kohë kryebashkiak, me “Çelsin e Tiranës”. Bregoviç është nderuar me medalje këtë vit edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Mirëpo, prej vitit 2006, vetëdija kombëtare shqiptare është rritur më shumë në popull sesa te pushtetarët e korruptuar të Shqipërisë. Shqiptarët janë shumë më të informuar e të lidhur me njëri-tjetrin.

Si komb, do të ishte hipokrite nëse ndajmë vetëm gëzimet, medalje dhe mirënjohje ndërkombëtare, pa u solidarizuar duke ndarë edhe vuajtjet. Bashkë i ndamë vuajtjet dhe iu gjendëm njëri-tjetrit gjatë luftës në Kosovë, por edhe më vonë pas tërmetit në Shqipëri e tani gjatë zjarreve që shkrumbuan me mijëra hektarë. Ne kërkojmë ndërgjegjësim e bashkëpunim kombëtar në të gjitha fushat, drejt bashkimit.

Korçë, 19 gusht 2021

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri

Pas Tiranës dhe Durrësit, edhe Berati do të presë shtetas afganë, nisin përgatitjet

Shqipëria vijon përgatitjet për strehimin e mijëra afganëve, të cilët kanë punuar për qeverinë amerikane, dhe që ju rrezikohet jeta me marrjen e pushtetit nga talebanët. Pas Tiranës dhe Durrësit, “BalkanWeb” mëson se edhe Bashkia e Beratit po përgatitet për të pritur shtetas afganë.

Më herët, qeveria shqiptare njoftoi se do t’i strehojë afganët në disa struktura hotelerie në Durrës dhe në disa godina të Qytet Studenti në Tiranë, të cilat u liruan dhe u pastruan.

Deri tani nuk ka asnjë informacion se kur do të niset avioni nga Kabuli, për shkak të situatës kaotike të krijuar në aeroport nga talebanët, që po bllokojnë evakuimet, Shqipëria po bën gati vendet, ku do t’i strehojë këta shtetas.

Në gjysmën e parë të vitit në Shqipëri shënohen 118 vdekje nga aksidentet në rrugë

Me lirimin e masave kufizuese, trafiku është rënduar dhe lëvizjet me automjete janë bërë edhe më intensive si rrjedhojë i ardhjes së emigrantëve dhe turistëve të huaj.

INSTAT raportoi sot se, në 7-mujorin e 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 118 persona nga 88 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë me një rritje 34%. Edhe në krahasim me vitin normal 2019 kishte 3 fatalitete më shumë.

Në Korrik 2021, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 175 persona nga 168 që ishte në të njëjtin muaj të një viti më parë, ndërsa vetëm në korrik 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 13 persona nga 14 të vdekur në Korrik 2020.

Gjithashtu në 7-mujorin e vitit 2021, numri i të aksidentuarve është 1,050 persona nga 824 persona në 7-mujorin e vitit 2020.

Në korrik 2021 numërohen 114 aksidente rrugore nga 130 aksidente të ndodhura në muajin Korrik 2020, duke u ulur me 12,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 7-mujori i vitit 2021 paraqitet me një rritje prej 23,6 %, ku numërohen 785 aksidente rrugore nga 635 aksidente të ndodhura në 7-mujorin e parë të vitit 2020.

Në muajin Korrik 2021, aksidentet rrugore, në 95,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Sjellja e drejtuesit të mjetit nënkupton aksidentet që ndodhin kur drejtuesi i mjetit nuk zbaton rregullat e qarkullimit rrugor sipas “Kodit Rrugor” si: frenim i papritur, mosrespektimi i shenjave (sinjalistikës) së trafikut, mosrespektimi i normave të shpejtësisë, etj

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 27,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej.  Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 20,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në shtatëmujorin e 2021, aksidentet rrugore, në 15,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Sjellja e këmbësoreve nënkupton aksidentet që ndodhin kur këmbësori nuk zbaton rregullat e qarkullimit rrugor sipas “Kodit Rrugor” si: kalim rruge pa kujdes, etj.

Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 20,6 %, krahasuar me një vit më parë.

Numri i më i madh i aksidenteve ka ndodhur ne qytete të mëdha. Tirana kryeson me gati 40 për qind të aksidenteve në rang vendi.

Pas Tiranës numri më i madh i aksidenteve ka ndodhur ne qarkun e Lezhës me rreth 99 të tilla. Në këtë qark ka disa pika të zeza që vijojnë të jenë një burim i përhershëm aksidentesh. Edhe pse Shqipëria ka rritur investimet në rrugë dhe në mirëmbajtjen e tyre aksidentet rrugore vijojnë të jenë një vrasës i madh në grup-moshën e re të popullsisë.

Afganët në Shqipëri, Rama për mediat spanjolle: Brenda javës presim 1 mijë të parët

Rreth 1 mijë refugjatë afganë pritet të vijnë brenda kësaj jave në Shqipëri.

Këtë e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për një media spanjolle. Sipas kryeministrit, në Shqipëri do të mbërrijnë gazetarë, punonjës social, mësues dhe bashkëpunëtorë të trupave diplomatike amerikane.

Më tej, media spanjolle shkruan se Shqipëria dhe Kosova janë dy vende të vogla në Europë të cilat kanë pranuar të strehojnë refugjatët që largohen nga Afganistani.

Krahas Kosovës dhe Shqipërisë, edhe Maqedonia e Veriut ka pranuar strehimin e afganëve në vendin tonë. Ditën e djeshme, Ministri i Jashtëm i Greqisë, deklaroi se vendi i tij nuk mund të bëhet sërish portë pritëse për refugjatët nga Afganistani.

Kujtojmë se nga momenti në moment pritet që në vendin tonë të mbërrijnë rreth 300 afganët e parë, që do të strehohen në hotele dhe konvikte të Tiranës dhe Durrësit. gsh

Gjermani dhe Francë – Arrestohen dy truprojat e ish ministrit të brendshëm Tahiri nën akuzat për trafikim narkotikësh

VOA

Dy truprojat e ish ministrit socialist të punëve të brendshme, Saimir Tahiri, u arrestuan sot në Gjermani dhe në Francë pak ditë pasi u shpallën në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.

Prokuroria e Posaçme bëri të ditur se ka kërkuar ekstradimin drejt atdheut për të pandehurit Hekuran Marku i arrestuar në Gjermani dhe Agustin Deda në Francë.

Emrat e trup-rojave të ish-ministrit të brendshëm ishin në mesin e një liste prej 38 personash të arrestuar apo të kërkuar gjatë operacionit ndërkombëtar të antidrogës “Shqiprti”, mes të cilëve edhe zyrtarë të lartë të policisë dhe prokurorisë si dhe tregtarë e biznesmenë.

Hetuesit i akuzojnë Markun dhe Dedën se kanë kultivuar dhe trafikuar afro 1 ton bimë narkotike në bashkëpunim me një grup personash të tjerë shqiptarë dhe italianë.

Ata i kanë mohuar akuzat në median vendase përmes përfaqësuesve të tyre ligjorë, duke pretenduar se janë të pafajshëm dhe se emrat e tyre në përgjime janë ërmendur qëllimisht për t’i përzjerë në veprimtari kriminale.

Katër grupe kriminale u goditën më 2 korrik, gjatë një operacioni kur ranë në pranga zyrtarë të lartë shqiptarë, të dyshuar se janë përfshirë në trafikun e bimëve narkotike.

Disa nga emrat më të njohur janë prokurori i Vlorës Maksim Sota, ish nëndrejtori i policisë së Vlorës, Ilirjan Balla, së fundi në sektorin e luftës kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit, ish shef i Rendit në Fier dhe një periudhë kohe pjesë e sektorit të antidrogës, Festim Lelaj, i arrestuar më herët si i përfshirë në trafikimin e 2.5 tonë marijuanë drejt Italisë, oficeri i policisë në Portin e Durrësit Artur Krasniqi, si dhe Agustin Deda e Hekuran Marku, anëtarë të grupit të shoqërimit të ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri në periudhën për të cilët akuzohen se kishin role aktive në grupet kriminale.

SHISH: Agjentë të huaj kanë shfrytëzuar pandeminë e COVID-19 për të grumbulluar informacione në Shqipëri

TIRANË

Shërbimi Informativ Shtetëror ka publikuar sot raportin mbi situatën me të cilën u përball Shqipëria përgjatë vitit 2020, me në fokus pandeminë e koronavirusit. Në raport, SHISH thekson mes të tjerash se agjentë të huaj kanë shfrytëzuar pandeminë e COVID-19 për të grumbulluar informacione në Shqipëri.

“Aktorët kibernetikë shtetërorë e jo-shtetërorë që veprojnë për llogari të tyre, kanë shfrytëzuar pandeminë e COVID-19 edhe për të grumbulluar inteligjencë, me synim influencimin e opinionit publik sipas interesave të tyre. Shërbimet e inteligjencës së këtyre vendeve u angazhuan në operacione informative, grumbullim informacioni për synime konkurruese gjeostrategjike. Kriminelët kibernetikë dhe shtete ose aktorë kibernetikë të mbështetur nga shtete, përdorën krizën, duke shfrytëzuar frikën e popullatës dhe nevojën për informacion, për të arritur qëllimet e tyre, duke përdorur fushata që lidhen me COVID-19. Puna e shtuar online e institucioneve shtetërore por edhe private, për shkak të situatës, dhe niveli i sigurisë që shpesh është më i ulët për shkak edhe të kohës së vogël në dispozicion për të përforcuar masat mbrojtëse, mundësuan vektorë shtesë sulmesh. Aktorët jo-shtetërorë dhe hakera kriminalë e shfrytëzuan situatën për aktivitete përfitimi”, thuhet në raportin e SHISH.

Më tej, SHISH shprehet se theksi ka qenë te propaganda, për të ulur efektshmërinë e masave anti-Covid, me qëllim për të bërë vendin më vulnerabil, ndërsa kjo strategji po përdoret edhe për vaksinat.

“Situata e COVID-19 u shoqërua me fushata agresive dezinformimi dhe keqinformimi, duke ndikuar negativisht në perceptimin e rrezikshmërisë reale të pandemisë”, thuhet në raportin e SHISH.

Raporti i plotë i SHISH:

“Situata e shkaktuar nga COVID-19 u shoqërua me fushata agresive dezinformimi dhe keqinformimi, të cilat ndikuan negativisht në përgjigjen reaguese dhe perceptimin e publikut mbi rrezikshmërinë reale të pandemisë.

Aktorë shtetërorë jo-perëndimorë dhe ata jo-shtetërorë që veprojnë për llogari të tyre, u angazhuan në fushata dezinformacioni dhe në lidhje me COVID-19, duke rënduar krizën dhe minuar përpjekjet për tejkalimin e saj, përfshi supozime se Perëndimi e ka krijuar virusin, se virusi është një armë biologjike, se BE-ja po dështon në menaxhimin e pandemisë, institucionet euro-atlantike nuk kanë kapacitete reaguese kolektive, se do të shpërbëhen nën këtë presion, etj. Mediat online dhe rrjetet sociale u bënë përcjellëse te publiku i teorive konspirative dhe raportimeve false.

Përveç përdorimit të aseteve të tyre mediatike, apo mediave të financuara e orientuara prej tyre për të drejtuar fushata të shënjestruara dezinformacioni, edhe shpërndarja jo e qëllimtë e informacionit fals dhe teorive konspirative në hapësirën online, ndenja e pasigurisë të publikut dhe nevojës për përgjigje lidhur me COVID-19, i favorizoi për të përhapur narrativat e tyre, propaganduar superioritetin dhe shënjestruar sistemet demokratike si të dështuara.

Në rajon dhe vendin tonë, propaganda dhe dezinformimi përbëjnë një ndër elementët e fushatës hibride që përdorin aktorët jo-perëndimorë në përballjen e tyre gjeopolitike me Perëndimin për arritjen e objektivave strategjike për t’iu kundërvënë dhe penguar proceset integruese euro-atlantike në rajon. Fokusi propagandues në hapësirën online u vu në problematikat historike: keqtrajtimi i supozuar i vendeve të rajonit nga faktori perëndimor, duke pretenduar përdorimin e standardeve të dyfishta kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjeve specifike në vendet e Ballkanit Perëndimor; hezitimi i supozuar i Perëndimit për të shpejtuar pranimin në BE të vendeve të BP; dobësitë e brendshme, veçanërisht në vendet pro-perëndimore; përshkrimi i faktorit shqiptar në rajon si kërcënim për rajonin dhe rolin e shqiptarëve si nxitës të politikave nacionaliste për të ashtuquajturën “Shqipëria e Madhe”. Paralelisht me objektivin për të penguar integrimin euro-atlantik, kjo propagandë synoi të promovonte imazhin dhe interesat e tyre, të inkurajonte ndjenjat kundër NATO-s dhe të nxiste tensione ndëretnike me qëllim dobësimin e kohezionit në rajon.

Në morinë e teorive konspirative që karakterizuan situatën në shkallë globale, edhe në vendet e rajonit dhe Shqipëri, pati qarkullim të tyre në rrjetet sociale dhe mediat online, të cilat i përcollën në gjuhët vendase. Një numër teorish konspirative janë shpërndarë nga platforma propaganduese, sociale e mediatike, që reflektuan edhe publikimet në kanalet mediatike shtetërore dhe jo-shtetërore të vendeve jo-perëndimore, të regjistruara në këto vende por edhe jashtë tyre, pa lidhje të qarta shtetërore. Shpërndarja e qëllimtë, por edhe për motive klikimi, nga llogari rrjetesh sociale, patën ndikim në perceptimin e publikut, me impakt në ulje të besueshmërisë për masat kundër COVID-19 dhe rrezikshmërinë reale të pandemisë. Hapësira online e vendeve të rajonit, por edhe vendit tonë, u bë shpërndarëse e këtyre narrativave.

Pandemia e shpejtoi përdorimin e diplomacisë agresive për të promovuar superioritetin e sistemeve politike autoritare. Propaganda që shoqëroi dërgesat dhe asistencën prej tyre në muajt e parë të pandemisë u shoqërua me rritje të propagandës dhe si instrument për të dëshmuar superioritet dhe rivalitet me Perëndimin. Narrativat e tyre shpesh konverguan dhe mbështetën reciprocikisht njëra-tjetrën në synimet e tyre gjeostrategjike. Mediat online dhe rrjetet sociale përcollën në gjuhët e rajonit këto narrativa, propagandën për “menaxhimin efikas të pandemisë”, qasjen e tyre humanitare ndaj vendeve të rajonit, me kujdesje të pasqyrimit të tyre si ndihma humanitare ndaj popujve të rajonit, etj. Platformat online kanë luajtur rolin e shumëfishuesve të propagandës e dezinformacionit, duke bërë të mundur ndërlidhjen e audiencës shqipfolëse me operacionet informative.

Objektivat kryesore të operacioneve informative të këtyre aktorëve janë nxitja dhe amplifikimi i ndasive politike, sociale, etnike, fetare; minimi gradual i besimit në proceset, në sistemin demokratik, institucionet kombëtare e ndërkombëtare; përçarja e kohezionit kombëtar dhe midis vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së; manipulimi i perceptimit publik mbi to dhe paraqitja e modeleve të tyre qeverisëse si të suksesshme në menaxhimin e situatës në raport me shtetet perëndimore dhe organizmat ndërkombëtare”, sipas SHISH.

“Situata e shkaktuar nga COVID-19 dhe teoritë konspirative që e shoqëruan atë, luajtën rol edhe në tablonë ekstremiste të dhunshme, të motivuar ideologjikisht, në lulëzim të agjendave populiste e amplifikim të ekstremizmave të tjerë si nacionalist, racor dhe gjinor, të nxitur e mbështetur nga grupime të caktuara, të cilat rritën propagandën për përdorimin e dhunës si mjet për të nxitur ndryshimin që duan të shohin në shoqëri. Propaganda ekstremiste ka ndikuar shpesh në akte dhune ndaj forcave policore, kampeve të refugjatëve, akuza kundër politikave ndaj refugjatëve dhe emigrantëve si shkatërruese të homogjenitetit etnik.

Teoritë e konspiracionit përdoren për këtë synim, edhe për shkak se “janë tërheqëse” për ndjekësit në rrjetet sociale, duke ndikuar në uljen apo dobësimin e perceptimit publik në sistemet demokratike. Lëvizjet populise, por edhe ato civile anti-vaksinë, mund të përdorin situatën për të zgjeruar mbështetësit e tyre dhe për t’u faktorizuar më pas në shoqëri dhe skenën politike, duke çuar përpara agjendat e tyre.

Në vendet perëndimore, situata e COVID-19 u shoqërua me demonstrime të dhunshme ndaj autoriteteve policore e institucioneve shtetërore. Edhe në vendet e rajonit pati thirrje nga elementë e grupime të veçanta për të reflektuar demonstrimet e vendeve evropiane. Nuk përjashtohet manipulimi i mundshëm i tyre nga aktorë jo-perëndimorë për të shkaktuar destabilitet, fenomen i evidentuar në SHBA dhe vendet evropiane.”

(BalkanWeb)

Genc Burimi: Strehimi i afganëve, çfarë mikpritje? Servilizmi i radhës i Ramës për SHBA, Biden duhet ta kishte evituar

Analisti Genc Burimi i ftuar në rubrikën ‘”Opinion’’ në News24 ka komentuar strehimin e afganëve në Shqipëri duke e cilësuar prerazi si një servilizëm të radhës të Ramës për SHBA.

Burimi thotë se Rama ka marrë gjithmonë për bazë interesat e SHBA dhe asnjëherë të shqiptarëve pasi lufton për karrigen e tij.

‘’Çështë kjo mikpritje? Është servilizmi i radhës i Ramës ndaj SHBA. Rama nuk i pret barku as pë shqiptarët, as për afganët, për asnjë në botë. Do karrigen e tij dhe të vijojë të jetë send i SHBA. Si me armët kimike, Rama ka marrë gjithmonë për bazë interesat e SHBA, asnjëherë të amerikanëve. Me kë tallet ai? Kur e ka zemrën kaq të madhe pse nuk merr njerëz nga Haiti, 1 mijë e 400 viktima aty. Të marrë fëmijën tim në Francë që s’flet shqip e të shkojë në Shqipëri që të flasë shqip. Ky e bën këtë vetëm për komunikim politik.’’- thotë Burimi.

Analisti thekson se afganët tashmë do të derdhen rrugëve të perëndimit dhe këtë duhet ta kishte parandaluar Bidenin teksa paralajmëron se SHBA po hyn në izolacionizëm dhe kjo është e rrezikshme pasi u jep fuqi armiqve islamistë antidemokratikë.

‘’Biden duhet ta kishte evituar, lexoi dje një fjalim në promter. Asnjë lloj shprehje e emocioni në fytyrë. Të largohemi thotë, SHBA po i rikthehet ilozacionizmit. Nuk është puna jonë tha, duhet të largohemi. Është zhgënjyese, krijon frikë, është e rrezikshme. Kjo u jep fuqi armiqve islamistë të demokracisë. ISIS dështoi në Irak e Siri, por po fiton në Afganistan. Kjo është e frikshme. Perëndimi është në krizë. NATO dështoi në Afganistan. Si do i bëjmë ballë ne Kinës dhe Rusisë? Talebanët mund të përdorin një bombë njerëzore, këta njerëz që duan të largojnë afganët do na i sjellin rrugëve të perëndimit.’’- shtoi Burimi.

Për analistin, tashmë imazhi i SHBA është dëmtuar së tepërmi në të dyja anët e botës dhe paralajmëron se edhe shqiptarët duhet të kenë frikë pasi të njëjtëve njerëzve që vepruan me Afganistanin, u kanë këtu besuar Reformën në Drejtësi.

‘’Me Bidenin jemi të habitur nga fjalimi, një cinizëm i paparë. Unë si shqiptar kam frikë, unë them sepse këtyre njerëzve u kemi besuar Reformën në Drejtësi, u kemi besuar ndërtimin e Gjykatave. Kurse ai dje thotë nuk më bëhet vonë për demokracinë afgane.’’- përfundoi analisti. bw

Tifozat Kuq e Zi sulmojnë me ngjyrë të kuqe Bashkinë e Korçës, për shkak të Goran Bregovicit

Tifozat e Kombëtares së Shqipërisë, Tifozat Kuq e Zi kanë ndërmarrë një aksion duke shprehur pakënaqësinë ndaj Bashkisë së Korçës, të cilët e kanë ftuar këngëtarin serb, Goran Bregovicin në Festën e Birrës.

Ata sulmuan me ngjyrë të kuqe zyret e Bashkisë së Korçës, në shenjë revolte ndaj ftesës që i është bër Bregovicit.

 

Ata thanë se ky ishte vetëm një paralajmërim dhe nuk do të ndalen derisa Bashkia e Korçës të tërheqë ftesën për Goran Bregovicin.

“Sot, kemi ndërmarrë një aksion simbolik para zyrave të Bashkisë Korçë.Ky ishte edhe një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës që të tërheqin ftesën për Goran Bregovicin.Ne nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimit” – thuhej në postimin e tyre.

Shqipëria i përgjigjet pozitivisht kërkesës së SHBA për strehimin e afganëve

RFE/RL

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama konfirmoi se ditët e fundit, Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka kërkuar nga Shqipëria që të shërbejë si vend transit për emigrantët politikë afganë. Ai tha se kësaj kërkese, Qeveria shqiptare do t’i përgjigjet pozitivisht.

“Pa diskutim që ne nuk do të themi jo, e jo thjesht pse na e kërkojnë aleatët tanë të mëdhenj, po sepse ne jemi Shqipëria. Shqipëria është shtëpia e shqiptarit që as me Kanun, as me zakon, e as me moral po të doni, nuk ua përplas derën në fytyrë të panjohurve që trokasin për mbrojtje”, shkroi Rama në rrjetin social Facebook.

Agjencia Reuters raportoi më 13 gusht se Qeveria amerikane ka zhvilluar bisedime të fshehta me Shqipërinë dhe Kosovën për të strehuar përkohësisht afganët që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan, derisa të përfundojë procesi i miratimit të vizave të tyre amerikane.

Burimet i kanë thënë agjencisë Reuters se Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Kosovës favore ekonomike dhe politike për marrjen e disa mijëra afganëve. Por, diplomatët amerikanë kanë thënë se në Uashington ka shqetësime për aftësinë e Kosovës që të strehojë afganët.

Ambasada amerikane në Prishtinë dhe Qeveria e Kosovës nuk i janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse një kërkesë e tillë i është bërë autoriteteve në Prishtinë.

Por, Rama tha se shpreson që edhe Qeverisë së Kosovës i është kërkuar që të strehojë afganët që kanë punuar me forcat amerikane.

“Nuk e di nëse amerikanët i kanë kërkuar edhe Kosovës të strehojë afganët që u ekspozuan si miq dhe mbështetës të ushtrive aleate; uroj që në rast se po, Qeveria e Kosovës të përgjigjet pozitivisht, për nderin e saj e të Kosovës sigurisht”, tha Rama.

Rama tha po ashtu se gjatë samitit të NATO-s ai kishte ngritur çështjen e mbrojtjes së afganëve që kanë punuar me forcat ndërkombëtare.

Prandaj, tha ai, se ende pa ardhur kërkesa e Qeverisë amerikane “ne kemi mirëpritur dy kërkesa prej dy institucionesh shoqërore shumë të respektueshme përtej oqeanit, për të vlerësuar strehimin e përkohshëm në Shqipëri të disa qindra personave, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane, të cilët janë nga të parët në listat e ekzekutimeve të barbarëve të Afganistanit”.

Në Afganistan, militantët talibanë po marrin me shpejtësi kontrollin nga forcat qeveritare, teksa forcat ndërkombëtare, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, kanë nisur tërheqjen.

Shumë afganë që kanë punuar me forcat e huaja kanë frikë nga hakmarrja e militantëve talibanë për shkak të punës së tyre.

Departamenti amerikan i Shtetit ka shpallur një program të ri i cili u mundëson mijëra afganëve mundësinë të zhvendosen si refugjatë në SHBA.

Mijëra afganë që do të jenë pjesë e këtij programi duhet të barten në një shtet të tretë, dhe të presin për 12 deri në 14 muaj derisa të analizohet gjithë aplikacioni.

PD e Korçës: E dënueshme – Biletat për Bregoviçin po shiten në të zezë me 10 mijë lekë

Partia Demokratike e degës në Korçë ka dënuar vendosjen e biletës për të ndjekur koncertin e këngëtarit Goran Bregoviç më 22 gusht në natën finale të Festës së Birrës.

Sipas PD-së së Korçës, Festa e Birrës  tradicionalisht ka bashkuar qytetarët për vite me radhë.

Ndërkohë po PD kërkon që të shkarkohen funksionarët dhe institucioni i Bashkisë së Korçës të distancohet.

 

DEKLARATA NGA PD E KORÇËS

Deklarata dhe reagime ka pasur prej disa ditësh sa i përket organizimit të Festës së Birrës në qytetin e Korçës, shqetësimeve të artistëve dhe qytetarëve të shumtë i janë bashkuar edhe familjarët e viktimave të genocidit serb. Festa e birrës e cila tradicionalisht bashkonte qytetarët ka vite që është kthyer në ndarëse dhe përçarëse. Ky organizim nga Bashkia Korçë u bënë vite me rradhë që me zhvendosjet, klientelizmin dhe paratë publike shpërblehen bizneset e lidhura me Peleshin dhe miqtë e tij.

Ky organizim publik që nga organizatohet me paratë e taksave të qytetarëve të Korçës, shfrytëzohet nga Peleshi për përfitime direkte. Çmenduria shkon deri aty sa për të kaluar në ambjente publike duhet të paguash 10 mijë lek. Për të vazhduar deri në fund skandalin N/kryetarja e Peleshit ka deklaruar per mediat se shqiptaret nuk janë trima, ata janë trima vetëm në FB, e vazhdon perçmimin ndaj shqiptarëve Benila Terova.

Abuzimi, përçmimi dhe tallja me cinizëm ndaj vlerave të shqiptarëve është tejkalim i çdo kufiri. PD dega Korçë kërkon shkarkimin e menjëhershëm të funksionarëve servilë dhe distancimin e institucionit të bashkisë Korçë nga këto deklarata të turpshme. Deklarata të tilla nuk përfaqësojnë vlerat e qytetarëve korçarë dhe vendit tonë. Ne distancohemi dhe përbuzim çdo nënçmim për qytetarët

Lubonja: Serbia na dominon ekonomikisht me ‘Open Balkan’. Çfarë e pengon Ramën të dialogojë me Kurtin, e do këtë nismë për politikat e veta

Analisti Fatos Lubonja komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, nismën “Open Balkan”, ku vuri theksin te dialogu mes vendeve të rajonit. Lubonja u shpreh se është kundër polarizimit me Serbinë, pasi sipas tij, kjo nismë e fuqizon ekonomikisht, gjë që sipas Lubonjës, mund të lidhet edhe me probleme territoresh.

Më tej, analisti theksoi se kundër kësaj nisme nuk është vetëm Albin Kurti, por edhe shtete të tjera që kanë probleme me Serbinë, si Bosnje Hercegovina apo Mali i Zi.

Fatos Lubonja deklaroi se “Për mua serbi as e ka problem, edhe Rama jo se e përdor për politikat e veta, për të mbuluar këto krimet, e gjërat e tjera. Në këtë situatë, kaosi është paaftësia për të qeverisur dhe vijmë aty ku jemi para të panjohurave”.

“Një nga gjërat ekstreme që është prekur në dialogun Kosovë-Serbi është se ka një kërkesë maksimale shqiptare, që është ajo se ‘po nuk kërkuat ndjesë, nuk dialogohet dot, nuk bëhet asgjë’. Kjo është ekstreme. Nga ana tjetër, padyshim dihet që Serbia nuk kërkon ndjesë, përkundrazi kërkon mosnjohjen e Kosovës. Sipas mendimit tim, pak a shumë ideja që vjen është që Serbia po punon me diplomaci për ta shtyrë këtë zgjidhje. Edhe Serbia nuk e do dialogun, të dyja palët nuk e duan. Serbia kërkon të fitojë kohë, ndoshta edhe terren ekonomik me këto, por nuk do dialog. Albin Kurti tani ka një pozicion që nuk i intereson dialogu. Nuk i intereson sepse e ndjen që Serbia ka më shumë mbështetje dhe Kosova mund të humbasë, për këtë mendoj se ka të drejtë. Këtu vjen faktori i tretë që është ndërkombëtari. Kur ti nuk do të merresh vesh, atëherë ka zgjidhje me luftë. Kur të dyja palët e identifikojnë veten me të vërtetën, aty fillon tragjedia. E vërteta është dialogu. Në mungesë të dialogut me Serbinë, hyn Shqipëria, e cila në vend që të ndihmojë dialogun, Edi Rama merr një pozicion imponues, duke krijuar këtë konflikt me Kosovën. Deri tani kemi parë vetëm sharje dhe këtu vijmë te kultura jonë, që e njohim prej 30 vitesh. Roli i ndërkombëtarëve duhet parë me kritikë. Qarkullojnë zëra për ndryshim kufijsh, non paper, etj. Pra, edhe ata janë të paqartë, ndaj shqiptarët duhet të kenë një pozicion më të konsoliduar”, tha Lubonja.

Pyetje: Çfarë e pengon Ramën për të mos pasur një dialog me Kurtin?
Lubonja: E pengon mbi të gjitha kultura. Nëse kemi parasysh Ramën, ai nuk ka bërë ndonjëherë dialog me ata që kundërshtojnë, qoftë opozita, apo ndonjë tjetër, ka bërë vetëm denigrim, ‘këta janë kazan, Luli fle gjumë’, etj. Dialog do të thotë që e vërteta është mes nesh dhe hajde të bisedojmë. Përvec kulturës, është edhe dominimi, që na ka lënë këtu ku jemi, të kemi një sistem autoritar. Këto e pengojnë Ramën. Më herët kishte gjetur Thaçin, por tani ka Kurtin, që e ka dhe ai këtë mungesën e dialogut. Po ta shohësh nga jashtë, neve na paraqet si primitivë, janë të dy primitivë në paaftësinë për të bërë dialog.

Pyetje: Cili është qëllimi i Albin Kurtit?
Lubonja: Ky konflikti nuk duhet reduktuar me Albin Kurtin vetëm. Janë shumë analistë dhe politikanë në Kosovë kundër, i vetmi që ishte pro, ishte ai i Sorosit, Shllaku. Kundërshtimi nuk është vetëm Albin Kurti. Të gjithë ata që kanë probleme me Serbinë, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi, nuk kanë hyrë këtu, nuk është vetëm Albin Kurti. Unë kam rezerva për tregun e lirë, sepse tregu i lirë pa kontroll na ka çuar në këtë dominim. Këtu nuk ka treg të lirë, dominohet nga më i forti. Në rastin konkret, jo vetëm humbet, por ti ke një konflikt të ngrirë me Serbinë. Që do të thotë, jo vetëm që do të na dominojë ekonomikisht, por kjo lidhet dhe me problem territoresh. Këtu Shqipëria duhet të luante rol për t’i zgjidhur këto probleme.

Pyetje: Sa kohë kemi ne?
Lubonja: Ne nuk kemi luksin të vazhdojmë, për arsyet tona të brendshme njëherë. Duhet të merremi me faktin që kanë vdekur aq shumë njerëz dhe faktin që kemi të deklaruar si viktima të Covid-it shumë pak. Kësaj i bie me fshehur krimin, ky është problem shumë i rëndë. Kemi gjithashtu problemet e mëdha të demokracisë. Kështu që dialogu për ne është shumë i nevojshëm ta ndërtojmë mes vetes njëherë. Në këtë rast, rreziku që kemi ne është se të vijnë serbët e të marrin me gjithë c’ke, ushtarët, etj, se ne kemi vetëm një helikopter, që e përdor Edi Rama. Pjesa ushtarake duhet evituar padyshim. Evitimi bëhet me mendje të qartë dhe projekte të qarta, jo me majisje problemesh, që nesër nuk zgjidhen. Prandaj unë këmbëngul te dialogu. Për mua serbi as e ka problem, edhe Rama jo se e përdor për politikat e veta, për të mbuluar këto krimet, e gjërat e tjera. Në këtë situatë, kaosi është paaftësia për të qeverisur dhe vijmë aty ku jemi para të panjohurave. Ne na duhet të jemi sa më të bashkuar, sa më të arsyeshëm. Jam kundër këtij polarizimi me Serbinë.

Shpërthimet në Dropull, Ministria e Mbrojtjes: Nuk dihet ende nëse ishin granata apo bombola gazi

Ministria e Mbrojtjes informon sërish për situatën nga zjarret në vend.

Ministria njofton se ka vatra aktive në Kolonjë, Pukë, Tiranë, Peqin dhe Berat, por asnjëra prej tyre nuk përbën rrezik të lartë apo kërcënim për banorët.

Përsa i përket shpërthimeve në bashkinë Dropull, ende nuk janë konfirmuar nëse mund të kenë qenë granata të Luftës së Dytë Botërore apo bombola gazi në një grumbull mbeturinash.

Sipas njoftimit të ministrisë po punohet me helikopterë dhe forca të tjera për shuarjen e tyre.

 

Njoftim i MM

Situata e zjarreve në vend

Zjarri në afërsi të fshatit Shemri në vendin Kodrat e Lakut të Mollës, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës po mbahet nën kontroll nga forcat, në mënyrë që të përhapet afër  banesave. Po punohet edhe nga ajri me helikopter

Është normalizuar zjarri në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, pas ndërhyrjes së helikopterit

Zjarri në Malin e Tërbunit, bashkia Pukë. Po punojnë zjarrfikës, shërbimi pyjor dhe forca të tjera. Flakët kanë rënë në sipërfaqen pyjore, rrezikohet edhe përhapja në kurorë. Po ndërhyhet edhe nga ajri me helikopter.

Një vatër zjarri në një sipërfaqe mëe shkurre, pisha e dushqe në fshatin Mbreshtan, bashkia Kolonjë. Nuk ka rrezik për zonën e banuar.

Është nën kontroll zjarri në fshatin Radat. Sipas informacioneve nga emergjencat civile të bashkisë Dropull i Poshtëm në vendgjarje ka mbërritur Zjarrfikësja e Bashkisë Gjirokaster dhe strukturat e ushtrisë. Përsa i përket shpërthimeve ende nuk janë konfirmuar nëse mudn të kenë qenë granata të Luftës së Dytë Botërore apo bombola gazi në një grumbull mbeturinash. Nuka ka rrezik për banesa. Ka një vatër zjarri në mes të shpatit të malit, ku po ndërhyjnë forcat e ushtrisë dhe zjarrfikëset.

Një zjarr në sipërfaqe me shkurre është njoftuar në fshatin Qinam në Tiranë, pa rrezik për banesa.

Ëshët riaktivizuar një vatër zjarri në fshatin Thirrë në bashkinë Mirditë. Zjarri po shkon drejt fshatit Gështenjas dhe mund të rrezikoje banesat. Forcat zjarrfikëse, banorët po punojnë për ta vënë nën kontroll. Jane nisur dhe forca nga DMR Kukës.

Në fshatin Sinametaj, Nj.A  Karinë, në bashkinë Peiqn ka një vatër zjarri në shkurre e bimësi të ulët. Në zonë po shkojnë zjarrfikësit e zonës, por terreni është mjaft i vështirë dhe mjetet nuk mund të mbërrijnë deri aty.

Në fshatin Pashalli,  në Poshnje të Beratti është raportuar një zjarr në shkure, në afërsi të pyllit me pisha. Situata po ndiqet nga zjarrfikësit dhe pushteti vendor.

 

(BalkanWeb)

Berisha poston video: Isha mes shqiptarëve të Kosovës në Korçë kur Bregoviqi këndonte kundër NATO-s në Selanik

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nuk ka mbetur jashtë debatit për pjesëmarrjen e këngëtarit serb Goran Bregoviq në një festival në Korçë.

Berisha ka postuar në rrjetet sociale një video, ku shfaqet mes shqiptarëve të Kosovës që ishin strehuar në Korçë gjatë luftës. Berisha thotë se po në atë ditë, Bregoviqi këndonte në një koncert në Selanik kundër bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë për ta ndalur gjenocidin në Kosovë.

“Një përshëndetje të përzemert miq me këtë video. Në Korçë midis vëllezërve dhe motrave tona nga Kosova ditën që Bregoviçi i Vuçiçit dhe Edvinit protestonte me një koncert në Selanik kundër bombardimit nga NATO të kasapit të tyre Millosheviç! Kurrë më! Sb”, shkruan Berisha në Facebook.

Bashkia e Korçës ka vendosur që për Festën e Birrës ta ftojë në Shqipëri këngëtarin serb, Goran Bregoviq, duke kërkuar – menjëherë pas kritikave të para – që muzika e tij të mos përzihej me politikë. Duke e përzirë fort muzikën e tij në politikën gjenocidiale të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, këngëtari serb më 1999 kishte organizuar një koncert demonstrues kundër bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë, e cila po kryente krime makabre në Kosovë.”

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kallëzon në SPAK prokuroren Manjola Kajana: Vendosi të mos fillojë hetimin. Budina: Shqipëria digjet, udhëheqësit në plazhe

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka vendosur të kallëzojë në SPAK prokuroren Manjola Kajana pasi vendosi të mos fillojë hetimin për ambasadorein Soreca dhe kryebashkiakun Veliaj.

Avokatja Adriana Kalaja thotë se për vendimin e prokurores është bërë ankimim teksa është kallëzuar dhe vetë prokurorja.

”U paraqitëm pranë SPAK dhe GJKKO, pasi depozituam dy dokumenta të përpiluara nga ne, e para ka të bëjë me ankimin që kemi bërë ndaj vendimit të prokurorit të SPAK për mosfillimin e hetimeve për kallëzimin që bëmë, që lidhet me ambasadorin Soreca dhe kryebashkiakun Veliaj të cilët kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në sistemin gjyqësor.
E kemi argumentuar veprën penale të konsumuar nga Soreca që e ka kryer edhe në ndikim të paligjshëm të Veliajt, por Manjola Kajana nuk e ka parë të arsyeshme fillimin e hetimeve. Në ankimimin tonë që kemi bërë në GJKKO kemi evidentuar pse duhet të rejgistrohet procedimi penal dhe pse Soreac e Veliaj duhet të paraqiten para ligjit. Të dy këta në bashkëpunim kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në organet te sistemit të drejtësisë.
Në 5-fletshin e prokurores nuk ka argumentuar, ka vendosur mos fillimin e hetimeve, në asnjë moment nuk i është përgjigjur pyetjes që kemi shtruar, në çfarë dispozite parashikohet që një ambasador qoftë i BE dhe SHBA duhet të shkojë në një Gjykatë Kushtetuese.
Ne këtë vendim që kemi ankimuar, i kemi kërkuar Gjykatës së Posaçme që në referim të dispozitave ligjore, të fillojë dhe të hetojë këtë vepër penale që për ne si Aleancë është atentat ndaj Reformës në Drejtësi, sepse janë strukturat e Refromës që janë mbështetur nga ndërkombëtarët dhe këta nuk kanë besim tek drejtësia e re por ushtrojnë ndikim.
Kemi argumentuar si prokurorja Manjola Kajana ka dalë jashtë objektit të kërkimeve tona, ne në asnjë moment nuk i jemi drejtuar SPAK me kallëzim penal për mosdhënie informacioni, por ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Të gjitha këto së bashku përbëjnë ankimimin tonë pranë GJKKO. Nisur nga këto veprime që konsiderohen veprime penale, në shpërdorim të detyrës kemi depozituar një kallëzim penal ndaj Manjola Kajanas.
Pse ka devijuar objektin e kallëzimit tonë, kemi kallëzuar për një objekt që është shpërdorimi ie detyrës, korrupsioni, ndikimi i paligjshëm.
Prokurorja s’ka bërë as veprimin minimal, që të kushtëzonin marrjen e vendimit për regjistrimin apo mosfillimin e çështjes. ”- tha Adriana Kalaja.

Nga ana tjetër aktori e regjisori Edmond Budina ka kritikuar politikanët pasi thotë se ndërkohë që Shqipëria digjet ata shkojnë në plazhe.
Budina thekson se lufta e Aleancës do të vijojë derisa Teatri të ndërtohet aty ku ishte.

”Kisha vetëm dy fjalë, dua të them, edhe pse janë pushime, udhëheqësit tanë bëjnë plazhe kur Shqipëria digjet. Jemi këtu, do të vazhdojmë luftën për drejtësi. Siç e tha Adriana, ligji është i barabartë për të gjithë. Ai qytetar ka bërë shkelje të rëndë. Ta flenë mendjen të gjithë, nuk tërhiqemi. Menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese nxori vendimin, ata nxorën VKM të transferimit të truallit. Jemi të vendosur për ta çuar deri në fund. Jemi këtu për të vazhduar luftën derisa Teatri të ndërtohet aty ku ishte, ashtu siç ishte. ”- tha Budina.

“Albini shtetar serioz, Rama zjarrvënës”, Vasili: Kryeministri shqiptar sulmon Kosovën në emër të interesave serbe, ndërsa Kurti një patriot

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka bërë një krahasim mes dy kryeministrave, atij të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit Edi Rama.

Në shkrimin e tij në rrjete sociale, Vasili, e cilëson kryeministrin Rama si “zjarrvënës në kohë zjarresh”, ndërsa homologun e tij në Kosovë, si një “shtetar serioz”. Më tej, nënkryetari i LSI e quan Kurtin “patriot”, ndërsa Ramën, “drejt një rruge pa kthim të një vetëvrasjeje politike”.

Ai cek ndihmën që Kosova i dha Shqipërisë pak ditë më parë, ku me Forcat e Armatosura të saj, i erdhi në ndihmë situatës së rënduar me zjarret në Kukës dhe rrethinat e saj, ndërsa për kryeministrin shqiptar, thotë se në emër të interesave serbe, sulmon egërsisht Kosovën dhe liderat e saj.

Postimi i plotë i Petrit Vasili:

Albini shtetar serioz, ndersa Rama zjarrvenes edhe ne kohe zjarresh !

Kane mjaftuar vetem pak kohe per te kuptuar shume qarte rolin dhe qasjen e kryeqeveritareve ne Kosove e Shqiperi.
Albin Kurti eshte demostruar pa asnje ekuivok nje shtetar serioz, patriot, qe i qendron me koke lart perballe kujtdo te huaji per te miren e shqiptarise, parimor ne cdo rrethane, me nje diskur plot permbajtje e vizion, por edhe shume respektues per qytetarin e thjeshte si dhe respektues fanatik i ligjit dhe shtetit ligjor
Ndersa Edi Rama eshte thelluar pa kthim drejt nje vetvrasjeje politike ne demostrimin e tij si njeri antishtet e antiligj, vulgar, pa permbajtje dhe i rendomtë ne komunikimin publik, i gatshem te shese cdo interes kombetar e publik per llogarine e tij te vogel, provokator mizerabël kendej e andej kufirit, i nenshtruar dhe i poshteruar me te huajt dhe i eger e gojeçthurur me shqiptaret dhe kosovaret.

Ky realitet eshte evident ne cdo situate.
Ndersa Albini me shqetesim maksimal çon forca e mjete per te ndihmuar Shqiperine per zjarret, Rama nuk prish terezine e vakancave te tij, por nuk e hap gojen as ti falenderoje forcat nga Kosova, nderkohe qe Ministri i Brendeshem kosovar Sveçla ndodhej ne terren ne Shqiperi ministri i Rames Çuçi ndodhej ndën cader te plazhit.

Ne emer te interesave serbe Rama sulmon egersisht Kosoven, kosovaret dhe liderat e tyre politike si askush ne historine e Shqiperise,ne te kundert Albini duke sfiduar kete Shqiperishitje te Rames, del shume lart mbi te dhe hapesiren nga Prishtina ne Tirane e sheh si nje ceshtje madhore unikale ku sfidat andej e kendej kufirit duhet te jene te perbashketa dhe duhen fituar gjithmone.
Gjuha e trashur prej tradhetise e Rames, qe edhe ne ditet e flakeve flet per Minishengen,Ballkan te Hapur dhe Neë Jugosllavi, nderkohe qe shqiptare e kosovare luftojne bashke me flaket, kontraston fort me sjelljen prej shtetari serioz dhe dinjitoz te Albinit, qe jeton me shqetesimin e situates.

Eshte e qarte se Rama, qe flet per minishengen eshte nje fatkeqesi politike ne cdo pikpamje sepse ndez zjarre politike edhe ne kohe zjarresh natyrore.
Detyrimi, kapja dhe shitja eshte kaq e rende dhe e madhe ndaj edhe Rama zhytet e zhytet ne kete tradheti neojugosllave sa qe pranon te turperohet e urrehet ne Kosove dhe Shqiperi.
Nderkohe Albini i qarte dhe patriot afron siguri, seriozitet duke kontrastuar shume fort me rolin mjeran te nje Rame te shitur, puthador dhe zedhenes bajat te Vuçiçit.

Eshte e qarte qe ne keto momente Kosova eshte me fat me Albinin, ndersa Shqiperia eshte fatkeqe me Ramen.

FOTO- Kapet peshkaqeni në brigjet e Adriatikut në Durrës, 5 metra i gjatë dhe 500 kg

DURRËS

Një peshkaqen është kapur nga anija e peshkimit ”Kodra” në brigjet e Adriatikut në Durrës.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se peshkaqeni ka përmasat 500 kg dhe 5 metra i gjatë.

Rrallë ndodh që afër Durrësit të kapen peshkaqenë të të tilla përmasave.

Studiuesi i njohur: Nuk e di se si këngët e dala nga një shpirt artisti mund të kthehen në plumba. Bregoviç do të lërë udhëve dhe qiellit të Korçës ca tinguj njerëzie e miqësie

Studiuesi i njohur Josif Papagjoni është përfshirë në debatin mbi prezencën e muzikantit Goran Bregovic në Festën e Birrës në Korçë. Ai shkruan se debati ka shkaur te nacionalizmi i verbër, periferia, mbyllja në haurin tënd, në shpellën tënde.

Sipas tij, këngët e dala nga një shpirt artisti nuk mund të kthehen në plumba. Papagjoni thotë se Bregoviç do të lërë udhëve dhe qiellit të Korçës ca tinguj njerëzie, ca tinguj miqësie, dashurie.

POSTIMI I PLOTË
Shoh këto ditë një vërshim llumi nëse ia vlen a s’ia vlen të këndojë Goran Bregoviç në Korçë?! Dhe llumi sjell llumin, dmth ndezjen e urrejtjeve të vjetra e të reja, ikën nga tingujt muzikorë dhe shkon bash aty, te nacionalizmi i verbër, periferia, mbyllja në haurin tënd, në shpellën tënde. E provuam mbylljen 50 vjet, u dashka provuar sërish nga një mori kinse “patriotësh”, që bartin mbi shpinë veçse kasollen e tyre të mjerë, shpellën inkuizicioniste të ideologjive të sëmura nga bacili i vetmisë, ksenofobisë, urrejtjeve. Bota vrapon e ethshme drejt një kozmopolitizmi të hapur, aktiv, ku njeriu bëhet Zot, me gjithë liritë dhe të drejtat e tij, me punën dhe familjen, kudo ku ai jeton, në hapësirën pa klone e kufij. Unë nuk e di se si tingujt e këngëve të dala nga një shpirt artisti mund të kthehen në plumba, gjyle e topa. Ç’është kjo mendësi primitiviste kështu? Ç’janë këto kreni të ngjyera në idiotësitë e luftërave dhe urrejtjeve nacionaliste, pa arsyetuar. Kjo e shtyn dhe një shekull më tej domosdonë e komunikimeve, marrëdhënieve mes shqiptarësh e serbësh, duke ringjallur makthe, pandehma dhe paranoja, jashtë kontekstit historik. Kohët nuk janë të ngrira. As marrëdhëniet mes popujve, qoftë dhe rasti mes serbëve dhe shqiptarëve, që ka përsipër ankthin e gjakut. Arti nuk është senjor i gjakut. Them se është e kundërta. Arti bashkon zemrat njerëzore, nuk i përçan dhe as i fut nëpër kolibet arkaike të mendjeve të stërmunduara nga dyshimet, paragjykimet. Korça është qytet i kulturës, i pritjes së të huajve, nuk është një gjelltore urrejtjesh dhe përçarjesh. Është në nderin e saj ta presë edhe një këngëtar të njohur serb si Goran Bregoviç. E ç’u bë se ai na këndoi në këtë qytet kulture? Thjesht do të lërë udhëve dhe qiellit të Korçës ca tinguj njerëzie, ca tinguj miqësie, dashurie. Vallë i bën keq dikujt tingulli? Në i bëftë keq, le të vërë pak dyll në vesh, më pas do të mësohet se shpirtrat e popujve ngjajnë. Arti bashkon…

“Do t’i isha falënderues Zotit nëse serbët do të ishin si Bregoviç”, Ballist Morina reagon për koncertin në Korçë: Nuk rezulton të ketë bërë thirrje anti-shqiptare, mirë se të vijë!

Ballist Morina, i njohur në mbarë trevat shqiptare si personi që na bëri krenarë në atë 14 tetor në Beograd, në ndeshjen Shqipëri-Serbi, duke ngritur me dron mbi stadium flamurin me simbole kombëtare, ka reaguar për koncertin që këngëtari Goran Bregoviç do të zhvillojë në Korçë.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, Morina shkruan, se sipas informacioneve që ka, nuk rezulton që Bregoviç në kohën e luftës të Kosovës, të ketë nxitur thirrje anti-shqiptare, madje sipas tij ka ndodhur e kundërta.

Sipas Morinës Goran Bregoviç nuk u ka kënduar të ashtuquajturve “Tigra t’arkanit” ,”çetnikëve” (ashtu si pretendohet) apo me tekstet dhe ndikimin e tij të ketë nxitur urrejtje nga ana serbëve kundrejt shqiptarëve. Ballist Morina thotë, se përkundrazi në vitin 1983 si rrok-band “Bjele Dugme” ka realizuar një këngë në gjuhë shqipe Rroka Mandolinën (Kosovska) dhe që ka pasur sukses të jashtëzakonshëm.

Reagimi i Morinës:

Lidhur me pjesëmarrjen e këngëtarit Goran Bregoviç në festën e birrës së Korçës dhe strumentalizimit të panevojshëm të ktij rasti.

Nuk më rezulton askund qe ky njeri tu ketë kënduar të ashtuquajturve “Tigra t’arkanit” ,”çetnikëve” (ashtu si pretendohet) apo me këngët e tij dhe me ndikimin e tij të ketë nxitur urrejtje nga ana serbve kundrejt shqiptarve,përkundrazi në vitin 1983 si rrok-band “Bjele Dugme” ka realizuar nji këngë në gjuhë shqipe Rroka Mandolinën (Kosovska) dhe që ka pasur sukses të jashtëzakonshëm.

Unë përsonalisht do i isha ZOTIT falënderues nësë të gjithë serbët do ishin si Goran Bregoviç dhe do kisha qenë shumë i disponuar për nji miqësi shqiptaro – serbe.

Përshtypja ime qëndron se ktu po çohet pluhur për nji diçka qe nuk përfaqson rrezik, por për t’mbuluar nji diçka qe përfaqson shumë rrezik, vendimet antikombtare te kryeministrit të vëndit dhe përçarja kombtare qe po shkakton me kto vendime, pra shkputje vëmendje nga ngjarje me peshë.

Shprehë kundershti kur shoh disa personalitete të estradës dhe grupime tifozësh jo vetëm që jane të ndikuar nga lajme të rreme por edhe kërcënojnë me dhunë për pjesëmarrjen e këtij
këngëtari ndërsa kur bëhët fjalë për gjëra reale nuk e shprehin asnji reagim.

Mirë se vjen zotri Goran Bregoviç!

Dyshohet se akulloret që shiten në Tiranë janë me baktere e stafilokok

Prej disa ditësh, në rrjetet sociale po qarkullojnë shqetësime të qytetarëve për cilësinë e akulloreve të hapura që shiten në kryeqytet.

Ishte një investigimi i Qendres Alert që ka ngritur alarmin se akulloret rrezikojne shendetin tonë dhe te femijeve, pasi kishte rezultuar se “në 5 mostra te analizuara ne Tirane, te gjitha rezultojne me eneterobaktere dhe stafilokok, deri ne 10 here me shume sesa normat e lejuara”.

Pas këtyre raportimeve dhe denoncimeve që kanë mbërritur në adresë të AKU-së, Autoriteti Kombetar i Ushqimit duket se ka nisur kontrollet në të gjithë vendin.

Mësohet se drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar monitorime mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit.

“Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 28 masa me paralajmërim. Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 7 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme”, thuhet në njoftimin e AKU-së./Burimi:Panorama

U dënua me 10 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës, ish polici apelon vendimin e gjykatës

TIRANË

Ish-efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj, autor i vrasjes së të riut Klodian Rasha, ka apeluar vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës.

Kjo e fundit e dënoi ish-policin me 10 vite burg për vrasjen me dashje të 25-vjeçarit, i cili u vra nga Hajdari gjatë orës policore më 8 dhjetor të vitit të kaluar.

Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës kërkoi 20 vjet burgim.

900 milionë lekë shtesë për godinën e re të Teatrit Kombëtar, Meta kthen Aktin Normativ për buxhetin: Antikushtetues, po sfidoni Gjykatën Kushtetuese

TIRANË

Presidenti Ilir Meta vijon betejën për godinën e Teatrit Kombëtar dhe kalimin e saj në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Ditën e sotme, Kreu i Shtetit i ka kthyer qeverisë Aktin Normativ për ndryshimin e Buxhetit të Shtetit 2021, duke marrë shkasë pikërisht nga alokimi i fondit shtesë 900 milionë lekë për Bashkinë e Tiranës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Sipas Kreut të Shtetit, alokimi i kësaj shume për Bashkinë e Tiranës është në shkelje të vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese.

“900 mln lekë për Teatrin e ri, Qeveria dhe Kuvendi vazhdojnë të miratojnë vendime nën frymën e akteve antikushtetuese. Qeveria dhe Kuvendi kanë shkelur, anashkaluar dhe sfiduar hapur autoritetin vendimmarrës të Gjykatës Kushtetuese. Fondi 900 mln lekë për Teatrin e ri, akordohet për një projekt dhe pronë që nuk duhet të ishte dhe që sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk është më në kompetencën apo në pronësinë e Bashkisë Tiranë”, arsyeton mes të tjerash Presidenti Meta.

Era e fortë ndërpret operacionin me helikopterë në Karaburun, vijon rreziku nga flakët, aksion vetëm nga toka

Është ndërprerë operacioni me helikopterë për shuarjen e flakëve në Karaburun të Vlorës.

Ndërkohë që situata vijon të jetë e vështirë nga zjarret, që kanë “pushtuar” zonën prej disa ditësh, helikopterët nuk kanë mundur të vijojnë operacionin nga ajri, për shkak të erës së fortë.

Gazetari Enrik Mehmeti tha për ‘BalkanWeb‘ se zjarri vijon të jetë ende në pjesën e sipërme të Karaburunit, ndërsa rrezikohet edhe Parku Kombëtar i Llogarasë. Aktualisht operacioni për shuarjen e flakëve vijon vetëm nga toka.

Zjarr i fuqishëm në Shkodër rreth mesnatës, flakët shumë pranë banesave e xhamisë, disa zjarrfikës në vendngjarje

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer rreth mesnatës së kaluar në lagjen “Tepe” të qytetit të Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat.

Nga të dhënat, bëhet e ditur se zjarri është shfaqur pranë xhamisë në “Tepe” dhe është përhapur me shpejtësi, i favorizuar dhe nga era. Dy mjete zjarrfikës të MNZSH Shkodër dhe gjashtë forca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur izolimin e flakëve.

Nga raportimet e para thuhet se zjarri ka qenë në përmasa të pazakonta, duke krijuar jo pak panik, për shkak se rrezikonte banesa dhe xhaminë, por që fatmirësisht është izoluar pa lënë pasoja.

“Një zjarr u raportua rreth orës 22:31, në lagjen Tepe të bashkisë Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar 2 mjete të MZSH Shkodër dhe 6 forca të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Nga Jugu në Veri, ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Vatrat aktive të zjarreve përgjatë natës

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një bilanc të situatës në disa qarqe ku ka prani të vatrave të zjarrit.

Në një raportim gjatë natës, bëhet e ditur se në qarkun Vlorë, në terren kanë qenë të angazhuar 319 forca të FA, 31 mjete, 4 autoambulanca, 21 punonjës të zjarrfikëses dhe njësisë së pushtetit vendit, si edhe 3 helikopterë.

Ndërkohë, prani të zjarrit ka dhe në qarkun e Gjirokastrës, Shkodrës, Dibrës, Fier dhe Elbasan.

SITUTA SIPAS QARQEVE
Qarku Vlorë

Vazhdon puna nga forcat operacionale për shuarjen e zjarrit në Gadishullin e Karaburunit, ku janë angazhuar 319 forca të FA, 31 mjete, 4 autoambulanca, 21 punonjës të zjarrfikëses dhe njësisë së pushtetit vendir, si edhe 3 helikopterë.
Në fshatin Delisuf të bashkisë Vlorë, vijon të jetë aktiv zjarri i rënë në sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Po punohet për izolimin e flakëve.

Qarku Shkodër
Zjarri në fshatin Cukal, njësia administrative Shllak, bashkia Vau Dejës është izoluar në pjesën më të madhe të tij, por kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla, të cilat po kontrollohen nga forcat në terren.
Në qytetin Fushë Arrëz, bashkia Fushë Arrëz, vazhdon zjarri. Në ndihmë të forcave dhe mjeteve të të njësive Fushë-Arrëz dhe Pukë ka shkuar edhe një helikopter. Operacioni për shuarjen e zjarrit do të vijojë ditën e nesërme.
Një zjarr u raportua rreth orës 22:31, në lagjen Tepe të bashkisë Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar 2 mjete të MZSH Shkodër dhe 6 forca të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Qarku Dibër
Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Lukan, njësia administrative Selishtë, bashkia Dibër. Zjarri ka përparuar në një pjesë shkëmbore më pak të pyllëzuar. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe vullnetarë të zonës.
Në Qafë Murrë, Njësia Administrative Selishtë, bashkia Dibër, vijon zjarri në sipërfaqe me pisha dhe shkurre.

Qarku Gjirokastër
Në fshatrat e Njësisë Administrative Antigone kanë vijuar të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Arshi Lengo, Asim Zeneli, Krinë.
Në fshatrat e Njësisë Administrative Lunxhëri vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Qesorat, Dhoksat, Tranoshisht dhe Saraqinisht. Po vijon puna për të mbajtur nën kontroll situatën. Në këto vatra zjarri dhe në Parkun Arkeologjik të Antigonesë është punuar gjatë gjithë ditës edhe me një helicopter për shuarjen e flakëve.

Qarku Fier
Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe me shkurre, pisha dhe ullishte në fshatin Gadurovë, Njësia Administrative Selishtë, në Mallakastër. Për shuarjen e tij janë angazhuar forcat zjarrfikëse, të bashkisë, të Policisë Bashkiake dhe forca vullnetare. Zjarri vijon të jetë aktiv për shkak të sipërfaqes së madhe të favorizuar nga era dhe terrenit të thyer malor.

Qarku Elbasan
Një tjetër zjarr ka rënë rreth orës 22:30 në fshatin Cerujë, bashkia Elbasan, në një sipërfaqe me shkurre. Për shuarjen e flakëve janë në terren forcat e shërbimit vendor të zjarrfikëses. bw

“Një peisazh tërësisht i shkrumbuar”, VOA sjell dëshmi rrëqethëse nga Gjirokastra

Në Shqipëri, zjarret vazhduan për të dhjetën ditë në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Pukë, Dibër dhe Elbasan. Forca të shumta ushtarake po punojnë për shuarjen e zjarreve në Gadishullin e Karaburunit dhe në fshatrat pranë tij për të shmangur hyrjen e flakëve në parkun e Llogarasë.

Autoritetet vlerësojnë si vatrat më të rrezikshme zjarret në Vlorë dhe në Karaburun, ku është djegur njëra faqe e malit, ndaj atje po punojnë 3 helikopterë për neutralizimin e zjarreve. Në atë zonë u riaktivizuan zjarret edhe në afërsi të bazës ushtarake të Pashalimanit, gjë që riktheu vëmendjen te mbrojtja e bazës.

Zjarre më të pakta u shfaqën në Cukal të Vaut të Dejës, në Fushë Arrëz, në Lukan të Dibrës, në Zogas të Skraparit dhe tek Gur i Zi të Elbasanit. Bashkimi Europian vuri sot në lëvizje Mekanizmin e Mbrojtjes Civile për të ndihmuar në luftën kundër zjarreve vendet si Shqipëria, Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Italia.

Për Shqipërinë pritet të vijnë dy helikopterë nga Çekia dhe Holanda. Zyrtarët shqiptarë po hetojnë nëse zjarret janë të qëllimshme dhe pohuan se kanë prova dhe arrestime të zjarrvënësve të dyshuar.

Vatra zjarresh vazhdojnë të jenë aktive në Gjirokastër, ndërkohë që dëmtimet në tre zona rurale janë të mëdha. Banorët thonë se zjarri që nisi pasditen e së martës i gjeti të papërgatitur dhe shumë prej tyre u shpëtuan falë zhvendosjes së shpejtë nga forcat e policisë dhe ushtrisë. Një person humbi jetën dhe disa të tjerë, përfshirë dhe efektivë të forcave të ushtrisë, morën ndihmë në spitalin civil të Gjirokastrës.

Në një peisazh tërësisht të shkrumbuar nga zjarret e një dite më parë , “Asim Zeneli”, një fshat i vogël rreth 5 kilometra larg nga Gjirokastra, duket se ka pësuar dëmtimet më të mëdha. Banorët u gjetën të papërgatitur teksa zjarri i një dite më parë, në pak minuta, i favorizuar dhe nga era iu afrua shtëpive plot gjelbërim duke rrezikuar jetët e shumë banorëve. Zjarri ka shkrumbuar jo pak sipërfaqe frutore dhe vreshtarie rreth tyre, por me dëmtime të vogla për mjediset e banimit falë ndërhyrjes së shpejtë.

Vojsava Shena thotë se vetë asaj iu dogj një sipërfaqe ullinjsh ku i biri kishte investuar 12 vite. Por gruaja thotë se është prekur thellë nga humbja prej zjarrit e një bashkëfshatari të saj, 64 vjecarit Andrea Haxhiaj që humbi jetën tek mbronte shtëpinë dhe bashkëshortja iu lëndua rëndë. Vojsava thotë se familjarët e saj i ka në Greqi dhe shpëtoi falë ndihmës që i dhanë forcat policore dhe zjarrfikësit.

“Më shpëtuan policët. M`u dogjën 120 rrënjë ullinj,të djalit.Djalin e kam në Greqi. Mezi punoi 12 vite që ullinjtë të bëheshin. U dogjën edhe vreshta të tjerë dhe thamë hajde do bëhen prapë pa problem. Kur morëm vesh për këta bashkëshortët e mrekullueshm, njëri prej të cilëve humbi jetën,na ka helmuar në zemër dhe nuk rrimë dot në këmbë.”

Kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi thotë se tre vatrat e zjarrit u shfaqën menjëherë gjatë ditës së djeshme dhe sollën dëme të mëdha që paraprakisht kanë nisur të vlerësohen.

“Jemi në përllogaritjen e dëmeve edhe për të parë situatën e vatrave të vogla që mund të aktivizohen. Janë në terren më shumë 156 forca të ushtrisë, forca të zjarfikësve të bashkisë së Gjiroakstrës për të shaur vatrat e vogla që po të riaktivizohet, erërat mund të bëhen problemtike . Kemi rreth 700 ha pyje, kullota, ara të djegura. Kemi rreth 10 ha vreshtari por ajo që është më e rënda është humbja e një jete njerëzore dhe kjo është fatkeqësia më e madhe që kemi pasur .”

Ndërsa në fshat është rikthyer jeta, banorët nuk do t`i harrojnë pamjet dramatike të zjarreve të një dite më parë që nuk mbahen mend në fshatin e tyre. Pak kilometër larg “Asim Zenelit” shtëpitë e fshatit Krinë mes gjelbërimit u rrezikuan nga flakët e zjarrit.

Zaharaq Londi thotë se i humbi ndjenjat i asfiksuar nga tymi dhe shpëtoi falë ndërhyrjes së emergjencave.

“Po mos të ishte policia dhe zjarrfikësja edhe unë do kisha vdekur edhe shtëpia do ishte djegur. Isha shtrirë në shesh se u bllokova nga tymi dhe ata më shpëtuan”.

Zaharaqi thotë se vreshtat e rrushit, që janë dashuria e tij e jetës, u shkrumbuan.

“Po të vesh të shohësh rrushin se e kam në anë të rrugës është djegur. Unë nuk vete se jam me tension dhe kam frikë mos pësoj gjë. U nisa ta shihja pak nga larg, qava dhe ika.”

Fshatrat e vogla, të prekura ndjeshëm nga emigrimi, kanë pak banorë, kryesisht të moshuar dhe falë ndërhyrjes së evakuimit nuk pati humbje jete, por mes rasteve pati edhe banorë që nuk pranuan t`i lëshonin shtëpitë duke rrezikuar jetën.

Vatrat e zjarrit janë edhe sot të pranishme në përmasa të vogla dhe herë pas here në zonë lëvizin repartet e zjarrfikësve,ambulancat e ndihmës së shpejtë dhe trupa të ushtrisë. Kreu i shërbimti të Emergjencave Civile në Shqipëri Haki Çako thotë se kjo është nje periudhë e vështirë.

“Shqipëria ka kërkuar ndihmën e disa vendeve dhe Holanda dhe Çekia kanë ofruar helikopterë për shuarjen e zjarreve”. thotë zoti Çako.

Ndërsa pasojat e zjarreve bëhen edhe më të mëdha vit pas viti, vëmendja e publikut është shpesh në ndëshkimin e zjarrvënësve ku rastet pothuajse mungojnë plotësisht.

Lidhur me zjarret e fundit në Gjirokastër, policia po zhvillon hetime për shkaqet e rënies së tyre. Burime policore thanë se po hetohet mbi bazë të dëshmive që kanë dhënë vetë banorët në të tre zonat ku u shfaqën pothuajse në të njëtën kohë pasditen e së martës tre vatrat e fuqishme të zjarreve: në fshatin “Asim Zeneli”, fshatin Krinë dhe fshatin “Arshi Lengo”. Zëdhënësja e policisë së Gjirokastrës Oltiana Nano i tha Zërit të Amerikës se mbi pesë persona janë pyetur dhe janë barinj që marrin me qera kullotat nga njësitë administrative, apo banorë. Deri tani nuk janë kryer arrestime, tha zonja Nano.

Nga rastet e hetuara edhe më parë barinjtë janë ndër personat më të dyshuar për zjarrvëninen e kullotave që më pas nuk arrihen të kontrollohen dhe përhapen masivisht.

Nënkryetari i bashkisë së Gjirokastrës Ylli Muho tha se ai kishte bindjen se shkakatarë të zjarreve të fundit janë barinj të papërgjegjshëm që kërkojnë të përmirësojnë kullotat duke e kthyer në katastrofë këtë situatë me temperatura mjaft të larta në muajt korrik dhe gusht. Zoti Muho tha se “nëse organet ligjzbatuese nga hetimet do të zbardhin autorësinë e barinjve për zjarret më të fundit, bashkia do të zhbëjë menjëherë kontratat në këto zona ku kanë ndodhur zjarret”.

Një ditë më parë Policia e Gjirokastrës tha se ndaloi një 59 vjecar nga fshati Valare në rrethinat e qytetit. Sipas policisë ai akuzohet për shkatërrim prone nga pakujdesia. Sipas policisë, personi i ndaluar duke djegur disa mbetje plastike në afërsi të pronës së tij është bërë shkak për një vatër zjarri më të gjerë ku është djegur një sipërfaqe toke me vreshtari.

Në vëmendje të publikut në situata të tilla të emergjencave nga zjarret mbetet gjithashtu kapaciteti i vogël me mjete dhe pajisje, sidomos i reparteve zjarrfikëse që varen nga pushteti vendor. Shumica e mjeteve të ndërhyrjes për fikjen e zjarreve janë të vjetra dhe jashtë standarteve për të vepruar në terrene të vështira, ndërsa efektivat përballen shpesh me mungesën e pajisjeve mbrojtëse nga zjarri./VOA

Padia për Teatrin- SPAK konfirmon hetimet për shpërdorim detyre

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për shpërdorim detyre për çështjen e Teatrit Kombëtar.

SPAK i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike ku konfirmon se ka nisur hetimet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës mbi bazën e kallëzimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të bërë më 31 dhjetor 2019 dhe 23 janar 2020.

Në një letër dërguar PD, siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Osman Stafa thuhet se edhe kallëzimi i bërë nga ky subjekt është bashkuar me këtë procedim penal. Ndërkohë që lidhur me fazën ku ndodhen hetimet, SPAK deklaron se për shkak të sekretit hetimor nuk mund të japë informacion për veprimet hetimore konkrete.

“Gjithashtu ju bëjmë me dije se edhe kallëzimi i bërë nga subjekti politik ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’ protokolluar pranë kësaj Prokurorie më 4.6.2020 është bashkuar me këtë procedim penal. Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake dhe organi i akuzës është duke kryer veprime hetimore të plota e të gjithanshme. Për shkak të detyrimit ligjor të ruajtjes së sekretit hetimor, në këtë fazë të hetimeve paraprake, nuk mund t’ju informojmë në lidhje me veprimet hetimore konkrete të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Me përmbajtjen e akteve hetimore të këtij procedimi penal, do të njiheni në përfundimin e hetimeve paraprake”, thuhet në shkresën e firmosur nga drejtuesi i SPAK Arben Kraja.

Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, humb jetën 64-vjeçari në Gjirokastër, bashkëshortja rëndë

GJIROKASTËR

Është shënuar këtë pasdite viktima e parë nga zjarret në Shqipëri.

Raportohet se ka humbur jetën një 64-vjeçar në fshatin “Asim Zeneli”, ku situata nga zjarri ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa ka nisur dhe evakuimi i banorëve.

Lajmi i rëndë është konfirmuar për “News24” dhe “BalkanWeb” nga burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes. Gjithashtu, të njëjtat burime raportojnë se edhe gruaja e të ndjerit ka pësuar djegie në trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, është nisur nga Vlora drejt fshatit të Gjirokastrës, ku situata është tejet e rënduar dhe flakët e tymi janë futur në banesa.

Frymëzoi masakrat në Kosovë, këngëtari serb ftohet në Festën e Birrës në Korçë

Këngëtari serb Goran Bregovic do të jetë një nga të ftuarit special të këtij viti në Festën e Birrës në Korçë.

Lajmin e kanë dhënë vetë organizatorët përmes një njoftimi, ku kanë treguar se nata kur do të këndojë Bregovic do të jetë kulmi i festës, duke i bërë prezantim të veçantë pjesëmarrjes së tij.

“Veç artistëve shqiptarë, DJ dhe grupeve më të njohura muzikore në Shqipëri, atmosfera do të kulmojë në natën finale me performancën e këngëtarit Goran Bregovic”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtari do të shfaqet para publikut në Shqipëri. Ai mbajti koncert të madh në Tiranë në vitin 2014, ku edhe u vlerësua me çmimin “Çelësi i Tiranës” në atë kohë nga Edi Rama i cili ishte kryetar i bashkisë.

Kujtojmë që Bregovici ishte kthyer në frymëzuesin e miteve serbe, frymëzuesin e masakrave në Kosovë, sidomos me këngët “Kallashnikov”. l.k/abcnews.al

Pse po përleshen themeluesit e “Shqiptarja.com”, Carlo Bollino dhe Anila Basha

Një përleshje mediatiatike në sy të publikut ka nisur prej disa ditësh mes dy gazetarëve të njohur si mbështetës të qeverisë: Carlo Bollino dhe Anila Basha. Me një seri shkrimesh që kanë marrë trajtën e telenovelës dy bashkëthemeluesit e Shqiptarja.com, që krijuan këtë media pasi u larguan nga Nevs 24, kur atë e bleu Irfan Hysenbelliu, po tregohen të pamëshirshëm për të nxjerrë të palarat e njëri tjetrit.

Loja filloi rreth një javë më parë kur një gazetar i Shqiptarja.com, A.Doci, botoi në faqen e tij personale faktin se Anila Basha paguhej prej kohësh me 700 mijë lekë në muaj si këshilltare mediatike e kryebashkiakëve të Elbasanit, fillimisht Qazim Sejdinit e më pas Gentian Llatjas. Lajmi që pati një shpërndarje të shpejtë si gjithmonë kur ka raste denoncimesh të gazetarëve që paguhen me fonde publike, nuk u prit mirë nga Basha. Ajo nuk u përgjigj për pagesën por kaloi menjëherë në sulm ndaj Carlo Bolinos, duke denoncuar dorën e tij pas këtyre sulmeve që lidheshin me pronësinë e medias Shqiptarja.com. Në një shkrim të gjatë plot fyerje sharje dhe ofendime, Basha shpjegoi historinë e përbashkët me Bolinon në media. Ajo ishte kryeredaktore në medaiat e tij, kur në mënyrë të beftë, për surprizën e të gjithëve, në kohën kur ende ishte në pushtet Berisha, mediat e tyre që ishin në pronësi të la Gazzeta di Mezogiorno në Bari, i bleu biznesmeni Irfan Hysenbelliu. Bolino dhe Basha të mbetur pa një armë informimi vendosën të themelojnë Shqiptarja. com. Për faktin se Basha mori  me vete një pjesë të stafit dhe se ajo do merrej me punën e përditshme, ajo mbajti 20% të aksioneve. Pikërisht për këto aksione që Bolino do ti zhduke duke kërkuar rritje të kapitalit të shoqërisë të cilën e ka nxjerrë për gjatë të gjitha viteve me humbje duket se ka plasur konflikti. Basha ka botuar bilancet e të gjitha viteve të fundit duke pretenduar se ajo nuk ka marrë në një dekadë asnjë para nga aksionet e saj. Ajo e ka akuzuar Bolinon se pasi mori drejtimin e gazetës e përdori atë për të vënë gjoba dhe goditur. “Kjo pra, është historia e leçjanit që më pas e mori “Shqiptarja.com” dhe e bëri çorap si deshi vetë, gjobiti e goditi sa donte e kë donte vetë, deri sa arriti para tre ditësh ta ndërsejë kundër meje, bashkëthemelueses, që jam edhe sot aksionere me 20%”.

Pasi tregon këtë histori Basha i kujton Bolinos edhe përfitimet që ka marrë nga pushteti përmes VKM-ve të nxjerra enkas nga qeveria që i japin atij me 1 euro ish fabrikën e orave dhe bunk artin. “Gazetari i mirë gjen dhe se si u miratua më 2 tetor 2019, VKM Nr. 642, për qiranë tallava 1 euro/kontrata, ndërmjet MFE dhe “MTSC” SHPK për “Ish-ndërmarrje metalike ‘Tirana’” (Reparti i orëve), 4021.50 m²; apo si u miratu rrufe VKM nr. 157, më 19 shkurt 2020, apo VKM nr. 368, në 6 Maj 2020” shkruan ajo.

Po me sa duket historisë vështirë se i vihet pikë kollaj. Nuk kaluan dy ditë dhe gazetari Doci i Shqiptarja.com, të cilin Basha e etiketonte si vegël të Bolinos botoi si gjithnjë, jo në gazetë por në faqen e tij, të dhëna të tjera për gazetaren. Sipas tyre ajo paguhet edhe nga Baftiar Zeqaj i Albpetrolit, nga Ministria e brendëshme, e Drejtësisë dhe Albpetroli.

Kur do mbarojë ky sulm i ndërsjelltë? Askush nuk mund të vërë bast. Por një gjë shihet qartë, shumë nga gazetarët më të cilët Bollinos i ka rënë rruga të bashkëpunojë janë ndarë keq me të dhe e kanë akuzuar. I fundit ishte reporteri i njohur i kronikës Artan Hoxha, i cili e akuzoi, jo si gjobëvënës sikurse bën Basha, por se donte kasetën filmike të vrasjeve të 21 janarit për të bërë pazar me Berishën.

©Lapsi.al 

Zjarret kaplojnë Shqipërinë, Karaburuni në rrezik

Një roje i pyjeve përdor një degë në përpjekje për të shuar një zjarr më 10 gusht 2017 pranë Sarandës në Shqipëri.

 

Gresa Kraja

Zjarret e shkaktuara nga temperaturat e larta përgjatë gjithë territorit të Shqipërisë janë vënë nën kontroll të hënën pasi autoritetet kanë ndërhyrë për shuarjen e tyre, por gjendja vazhdon të jetë shqetësuese në disa pjesë të vendit, përfshirë përreth bazës ushtarake në Karaburun.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se shuarja e zjarreve ishte e suksesshme dhe se shumica e vatrave janë stabilizuar, por paralajmëroi që përkundër përpjekjeve të deritashme të 200 forcave të armatosura të zbarkuara për ta sanuar gjendjen, zona përreth Bazës detare të Pashalimanit vazhdon të jetë e rrezikuar.

“E vetmja vatër aktive serioze në vend është Karaburuni ku kemi përqëndruar dhe do të vazhdojmë të jemi të përqëndruar me mjete ajrore dhe mjete tokësore dhe me forca të shumta”, tha Peleshi.

Ministri tha se është arritur të shmanget përfshirja nga flakët e zonës ushtarake të Pashalimanit, që gjendet në jug të Vlorës dhe po ashtu edhe Parku Kombëtar i Llogarasë është duke u menaxhuar.

“Më afër kërcënimeve të zjarreve kanë qenë banesat në zonën e Ksamilit dhe një fshati të Përmetit, por tani ato janë shuar. Në orët e para të mëngjesit është fikur edhe zjarri në Mamuras”, bëri të ditur Peleshi.

Ndërkohë, temperaturat e larta dhe erërat që fryjnë e bëjnë të paparashikueshme situatën me zjarre, teksa vazhdon të raportohet për vatra të reja nëpër gjithë Shqipërinë.

Deri sot nuk janë rrezikuar vendbanimet, megjithatë, përmes një buletini për rreziqet natyrore të publikuar nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit thuhet se gjatë kësaj jave “pritet nivel ‘i lartë’ rreziku në pjesën më të madhe të qarqeve”.

Sipas institutit, qarqet me rrezik më të lartë janë qarqet e Shkodrës, Kukësit, Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës, ndërkohë që Dibra dhe Durrësi janë vënë në kategorinë e moderuar.

Mbesat ngelën në kampin e ferrit në Siri, gjyshërit nga Pogradeci apel shtetit mes lotësh: E ëma u zhduk, na ktheni fëmijët

Në mesin e emrave të personave të riatdhesuar nga operacioni humanitar Dylber Shuli nga fshati Zagorçan shpresonte të gjente edhe emrin e familjarëve të tij. Por pas këtij operacioni dhe zbulimit të identitetit të 5 grave dhe 14 fëmijëve shqiptarë nga kampi Al Hawl në Siri qartë shihet zhgënjimi në sytë e Shulit, i cili refuzon të përgjigjet kur pyetet për fëmijët e riatdhesuar në një kohë kur mbesat dhe nipërit e kësaj familje ndodhen prej tetë vitesh në këtë kamp.

Gjyshërit e përmalluar, apelojnë për ndihmë, ndërsa me lajmin e qeverisë shqiptare, Dylber Shuli, kërkon rikthimin e fëmijëve nga kampi sirian. Me lot në sy ai tregon se nga komunikimi i fundit me mbesën e tij te madhe Elona Shulin, kjo e fundit ka kërkuar të rikthehet pranë tyre.

8 vite më parë Krenari, djali i familjes Shuli së bashku me bashkëshorten dhe 3 vajzat u larguan drejt kampit Sirian. Prej 5 vitesh Krenar Shuli është vrarë ndërsa bashkëshortja e tij Adelina është zhdukur duke lënë jetim në kampin e ferrit 5 fëmijët e tyre.

Tjetër zjarr në jug të Shqipërisë, digjen 10 ha kullota dhe 5 ha pyje në lartësitë e Ballabanit në Këlcyrë

KËLCYRA

Pas Përmetit edhe në Këlcyrë janë shfaqur vatra zjarri. Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se 10 hektarë kullota dhe 5 hektarë pyje janë djegur në lartësitë e Ballabanit.

Situata është jashtë kontrollit teksa zjarri ka shkuar deri në zonën e cila përfshihet nga qarku i Beratit.

Mësohet se zjarrfikëset e kanë të pamundur të ndërhyjne dhe prej terrenit të vështirë asnjë masë nuk është marrë për të shuar flakët.

Ligjvënësit do të marrin deklaratat tatimore të ish-presidentit Trump

Marrë nga Reuters

Ish-presidenti Donald Trump pësoi një humbje të dyfishtë të premten, pasi Departamenti i Drejtësisë i hapi rrugën publikimit të deklarimit të taksave si dhe zbuloi se ai iu kishte kërkuar zyrtarëve të këtij departamenti t’i shpallnin zgjedhjet si të korruptuara.

Ky është një ndryshim kursi i Departamentit të Drejtësisë, që nga koha kur zoti Trump ishte në drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Sipas dokumentit të publikuar nga Komisioni Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve, tani zyra e Shërbimit të Brendshëm të të Ardhurave duhet të sigurojë deklarimet tatimore të biznesmenit republikan.

Trump ishte presidenti i parë në 40 vjet, që nuk publikoi deklarimet e tij tatimore, si dhe dokumentet e tjera, pasi ai synonte të mbante sekret hollësitë mbi pasurinë e tij dhe aktivitetet e kompanisë së tij, “Organizata Trump”.

Komisioni Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve i udhëhequr nga demokratët ka thënë se dëshiron që të kontrollojë pjesërisht deklarimet tatimore për të parë nëse zoti Trump ka përfituar nga ligjet e taksave.

Po ashtu emailet e publikuara tregojnë se zoti Trump dhe aleatët e tij në javët e fundit të presidencës së tij i bënë presion Departamentit të Drejtësisë për të hetuar pretendimet e pabazuara për mashtrime të përhapura në zgjedhjet e vitit 2020. Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë po heton nëse zyrtarët e departamentit u përpoqën të përmbysnin rezultatet.

“Vetëm thoni se zgjedhjet ishin të korruptuara dhe pjesën tjetër ma lini mua dhe përfaqësuesve republikanë”, i ka thënë zoti Trump në një moment Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë Jeffrey Rosen, sipas shënimeve të marra nga Richard Donoghue, i cili në atë kohë ishte zëvendës Prokuror i Përgjithshëm dhe ishte pjesë e bisedës telefonike mes ish presidentit dhe zyrtarit të Departamentit të Drejtësisë.

Përfaqësuesit e e zotit Trump nuk iu përgjigjën një kërkese për koment.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, një demokrate, përshëndeti vendimin e Departamentit të Drejtësisë, duke thënë se qasja në këto dokumenta është “një çështje e sigurisë kombëtare”. VOA

Vendimi i qeverisë, Veliaj flet nga Tokio: Teatri nuk ekziston më, kalon në pronësi vetëm trualli

JAPONI

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka folur në një lidhje ‘live’ nga Tokio, ku ndodhet për Lojërat Olimpike për vendimin e qeverisë që i kaloi në pronësi truallin e Teatrit Kombëtar bashkisë.

Veliaj tha se kalon në pronësi vetëm trualli dhe jo ndërtesa, e cila nuk ekziston më dhe se ky vendim nuk bie ndesh me atë të Gjykatës Kushtetuese.

“Është vetëm trualli jo me një ndërtesë që nuk ekziston. Është korrigjuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, na mundëson të vazhdojmë me procedurat për ndërtimin e Teatrit. Nuk bien ndesh me njëra-tjetrën.
Meqë jemi në Tokio ajo që kam kuptuar është që kombet ecin përpara kur nuk bllokohen projektet.
Stadiumi këtu nuk është aq ndryshëm apo më i madh dhe më i bukur se Arena Kombëtare. Diferenca është që ne i bëjmë ndryshimet me shumë dhimbje. Stadiume si ky bëjmë dhe ne, e kemi bërë në Tiranë”, tha Veliaj.


Send this to a friend