VOAL

VOAL

Çfarë ndodhi? Sot Samiti për zgjerimin e BE-së, Rama anulon vizitën në Bruksel

Teksa sot do të mbahet samiti për zgjerimin e BE, kryeministri Edi Rama duket se ka ndryshuar mendje për të marrë pjesë, në momentin e fundit.

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi në një lidhje live për News24 se Rama nuk do të marrë pjesë në samit, ndonëse ishte parashikuar që të ishte pjesë e këtij organizimi të rëndësishëm, teksa vendi ndodhet në një moment kyç sa i takon çështjes së integrimit.

“Sot në Bruksel do të dukej të ishte dhe zoti Rama. Në orën 15:00 do të duhej të ishte në një forum bashkë me kryeministrat e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Por Rama e ka anuluar këtë udhëtim”, tha Gjençaj.

Kujtojmë se punimet për samitin do të nisin në orën 14:00 deri në 17:00.

Mësohet se në këtë samit do të marrin pjesë kryeministri malazez Milojko Spajiç, ai maqedonas Hristijan Mickoski, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy si dhe ajo moldave Maia Sandu. bw

PAVLO SHKARPA: FTESË PËR PËRBALLJE PUBLIKE PËR BERATIN TONË

VOAL- Kandidati i pavarur për kryetar bashkie të Beratit, Pavlo Shkarpa, iu bën ftesë për një përballje të hapur publike kandidatit socialist Ervin Ceca dhe ish kryetarit socialist të bashkisë tani ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo, për të ndarë me publikun vizionin, idetë dhe programet tona për të ardhmen e Beratit:
Në frymën e transparencës, respektit të ndërsjellë dhe shërbimit ndaj qytetarëve të Beratit, ftoj në një përballje të hapur publike kandidatin e Partisë Socialiste për Bashkinë e Beratit, z. Ervin Ceca,
dhe ish-Kryetarin e Bashkisë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, për të ndarë me publikun vizionin, idetë dhe programet tona për të ardhmen e qytetit tonë.
Kjo ftesë vjen me bindjen se qytetarët e Beratit meritojnë të informohen drejtpërdrejt nga përfaqësuesit dhe pretendentët për drejtimin e Bashkisë në një debat civil, të respektueshëm dhe të ndërtuar mbi ide konkrete për zhvillimin e qytetit.
Të ftuarit kanë lirinë të zgjedhin ditën, orën dhe televizionin lokal apo kombëtar ku dëshirojnë ta zhvillojnë këtë përballje.
Ne jemi të hapur për çdo propozim dhe të gatshëm të kontribuojmë që ajo të realizohet në mënyrë të paanshme, profesionale dhe dinjitoze.
Le të jetë kjo përballje një shembull i kulturës demokratike, i respektit ndaj qytetarëve dhe i dashurisë për Beratin tonë.

Gjykata Kushtetuese merr vendimin, i jep të drejtë Erion Veliajt! Rrezohet dekreti i Begajt dhe Qeveria për shkarkimin e tij si kryetar i Bashkisë Tiranë

Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendimin lidhur me çështjen e Erion Veliajt, i cili kundërshton rrëzimin e tij si kryetar Bashkie i Tiranës nga Këshilli i Ministrave si edhe dekretin e Presidentit Bajrman Begaj për zgjedhjet në Tiranë.

 

Ka qenë një seancë e gjatë sot në Gjykatën Kushtetuese dhe rreth orës 17:30 në përfundim, është vendosur në favor të Erion Veliajt, duke i dhënë të drejtë të plotë për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Sipas bëhet me dije, vendimmarrja e trupës gjykuese ka qenë me shumicë votash 5 me 3, në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë, e cila kishte miratuar shkarkimin e kryebashkiakut pas propozimit të bërë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese ka anuluar gjithashtu edhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj, që kishte caktuar datën e zgjedhjeve të reja në Tiranë më 9 nëntor.

Praktikisht, edhe pse ndodhet në paraburgimin e Durrësit për shkak të hetimeve të SPAK, Veliaj rikthehet në detyrë si kryetar i Bashkisë Tiranë. Panorama

VIDEO: Berat- Kandidati i pavarur Pavlo Shkarpa: Denoncimi im publik sot është kundër abuzimit me pronat

VOAL- Kandidati i pavarur për kryetar të bashkisë së Beratit, Pavlo Shkarpa, vijon fushatën duke tërhequr vëmendjen tek plaga e rëndë e abuzimit me pronat, e krijuar dhe e rënduar gjatë 26 viteve të qeverisjes socialiste në këtë zonë:
Ndodhem sot në Palikësht të Beratit. Jam këtu për të denoncuar publikisht një fakt të njohur pothuajse nga të gjithë qytetarët, që lidhet me një pronë të marrë nga ish-kryetari i Bashkisë Berat, z. Petrit Sinaj.
Siç mund të shihet, investimet që janë bërë në këtë pronë janë marramendëse. Ka shumë qytetarë që pretendojnë se janë pronarë të ligjshëm të këtyre tokave, por unë nuk jam në dijeni se si z.Sinaj e ka zgjidhur çështjen e kompensimit të pronës. Këtë duhet ta sqarojë ai vetë.
Unë, nëse do të jem nesër Kryetar Bashkie, do të kontrolloj me imtësi kontratat dhe dokumentacionin përkatës. Vetëm pasi të verifikohet çdo gjë ligjërisht, do të flas publikisht dhe do të veproj siç kërkon ligji.
Denoncimi im publik sot është kundër abuzimit me pronat, kur dikush përfiton në mënyrë të padrejtë nga pushteti që mban. Qytetarët e Beratit kanë shumë ankesa, sepse prona të tyre janë uzurpuar pa të drejtë nga persona që kanë qenë apo janë në pushtet.
Voto 2 🤝✅

Zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

VIDEO- Belinda Ballukun e braktis grupi socialist, shkon e vetme në homazhet për Fatos Nanon

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte e pranishme në ceremoninë shtetërore të homazheve në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, të mbajtur në Pallatin e Kongreseve. Megjithatë, ajo që ra në sy ishte se alluku u pa të qëndronte e vetme, ndryshe nga pjesa tjetër e kabinetit që mori pjesë në ceremoni.

 

Prania e saj e vetme vjen vetëm pak ditë pasi SPAK e ka marrë zyrtarisht të pandehur, në kuadër të hetimeve për tenderin e tunelit të Llogarasë, pjesë e projektit të rrugës Orikum–Himarë, që shënon një seksion të autostradës Vlorë–Sarandë.

Prokurori i çështjes, Dritan Prençi, i ka komunikuar Ballukut akuzën për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, që nënkupton dyshime për favorizim të operatorëve ekonomikë në një proces prokurimi publik. Balluku është paraqitur në SPAK më 31 tetor, e shoqëruar nga motra e saj, Pamela Qirko, ish-anëtare e Komisionit të Vettingut, e cila do ta mbrojë ligjërisht.

Sipas SPAK-ut, hetimi është përqendruar në veprimet e Ballukut si ministre gjatë zhvillimit të procedurës për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, por nën hetim janë edhe tenderë të tjerë të Ministrisë së Infrastrukturës, përfshirë Aeroportin e Vlorës dhe autostradën Thumanë–Kashar, siç konfirmoi më herët kreu i SPAK, Altin Dumani.

Tuneli i Llogarasë, me një fond limit prej afro 190 milionë euro pa TVSH, është një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend. Hetimet e SPAK nisën pas arrestimit të ish-drejtorit të ARRSH-së, Ervis Berberi, në telefonin e të cilit u zbuluan komunikime të rëndësishme për çështjen.

Ndërkohë, për të njëjtin tender, janë thirrur për t’u njohur me akuzat edhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë, përfshirë drejtorin aktual të ARRSH-së, Gentian Gjylin.

Në Pallatin e Kongreseve, Balluku nderoi arkëmortin e Fatos Nanos me një përkulje të shkurtër, por pa u ulur në rreshtat e rezervuar për kolegët e kabinetit. Një prani simbolike, në një moment të vështirë politik dhe personal për numrin dy të qeverisë.gsh

Zbulohen mbetje kockash në Shpellën e Kopiles, ngrihet menjëherë grupi hetimor

Në Shpellën e Kopiles, në Leskovik, janë konstatuar mbetje kockash në brendësi të liqenit termal që u zbulua nga turistë çek disa muaj më parë.

 

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se gjatë një ekspedite nga disa qytetarë shqiptarë janë gjetur fragmente kockash që dyshohet se janë njerëzore.

Mbetjet janë zbuluar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe menjëherë pas njoftimit është ngritur grupi hetimor. Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, ndërsa policia dhe prokuroria e rrethit gjyqësor Korçë po vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të plota të rastit. Panorama

Oda Amerikane shpreh shqetësim për miratimin e buxhetit nga Qeveria në detyrë

Radio Evropa e Lirë

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka thënë se ndien “shqetësim të thellë” për vendimin e Qeverisë në detyrë për të miratuar dhe çuar në Kuvend projektligjin për buxhetin e vendit për vitin 2026, duke thënë se vendi ende nuk ka qeveri të re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Qeveria në detyrë e miratoi buxhetin për vitin 2026 të premten, i cili kap një shifër rekorde prej rreth 4 miliardë euro, me gjithë pasigurinë se Kuvendi mund ta shqyrtojë miratimin e tij pas kundërshtimeve të shumta.

Të shtunën, Oda Amerikane theksoi në një komunikatë se vendimet me ndikim të drejtpërdrejtë në politikat fiskale dhe ekonomike të vendit duhet të merren nga “një qeveri me mandat të plotë dhe legjitimitet demokratik”.

“Legjislacioni aktual qartazi kufizon fushëveprimin e një qeverie në detyrë, duke i lejuar asaj vetëm aktivitete të domosdoshme dhe përmbushjen e obligimit teknik për paraqitjen e projektbuxhetit, por jo miratimin ose inicimin e masave të reja fiskale që krijojnë detyrime të reja afatgjata për financat publike”, tha ajo.

Partitë tjera shqiptare dhe shoqëria civile e kanë vënë menjëherë në pikëpyetje ligjshmërinë e vendimit, duke thënë se Qeveria në detyrë nuk mund dhe nuk ka kompetenca për të propozuar buxhet për miratim në Kuvendin e ri.

Por, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nguli këmbë gjatë miratimit të tij se Qeveria e tij në detyrë “mund të propozojë buxhetin vjetor para Kuvendit sikurse është e përcaktuar me ligj”, si dhe i bëri thirrje Kuvendit ta votojë.

OAEK për rritjen e pagës minimale: Mund ta rrezikojë stabilitetin e tregut të punës

Oda Amerikane gjithashtu e komentoi edhe vendimin e Qeverisë në detyrë për ta rritur pagën minimale në 500 euro duke filluar nga janar.

Paga minimale, e cila është 350 euro, do të rritet në dy faza, fillimisht në 425 euro në janar, ndërsa në korrik do të bëhet 500 euro në muaj për të gjithë punëtorët me orar të plotë.

OAEK nënvizoi se çdo vendim i tillë duhet të bazohet në analiza gjithëpërfshirëse të tregut të punës, produktivitetit dhe kapaciteteve reale të sektorit privat, në mënyrë që të sigurohet një baraspeshë ndërmjet mirëqenies së punonjësve dhe konkurrueshmërisë së bizneseve.

“Vendimet e tilla mund të rrezikojnë stabilitetin e tregut të punës dhe të krijojnë pasiguri për komunitetin e biznesit”, tha ajo.

Oda Amerikane paralajmëroi gjithashtu se miratimi i politikave të reja të shpenzimeve publike në këtë fazë “mund të cenojë stabilitetin makroekonomik, të rrisë ngarkesën buxhetore për vitet në vijim dhe të çrregullojnë tregun e punës, duke rritur pritshmëritë për paga më të larta në sektorin privat dhe duke ndikuar kështu në konkurrueshmërinë e përgjithshme të ekonomisë”.

Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, i tha Radios Evropa e Lirë të premten se vendimet e Qeverisë në detyrë për buxhetin e ri dhe rritjen e pagës minimale e pensionit dhe beneficioneve, do të sjellin pasoja të shumta për qëndrueshmërinë financiare të Kosovës.

“Ky buxhet nuk mund ta përballojë këtë kosto që e ka propozuar sot Qeveria. Dhe, mospërballimi do të ndikojë në rritjen e taksave, në rritjen e kontributeve të tjera, që duhet t’i paguajnë njerëzit për ta mbushur buxhetin, ose për t’i paguar këto rritje”, tha Bektashi.

VIDEO- Berat – kandidati i pavarur Pavlo Shkarpa: Nuk mund të flasim për turizëm kur monumentet tona po shemben nën sytë tanë

VOAL- Kandidati i pavarur për kryetar bashkie të Beratit, Pavlo Shkarpa, në kuadrin e fushatës zgjedhore të 9 nëntorit, vazhdon të prekë plagët e rënda të krijuara gjatë qeverisjes së stërzgjatur socialiste në këtë zonë:
Ura e Velabishtit, ndërtuar në shekullin XVIII, është një pasuri e rrallë e trashëgimisë sonë kulturore, një dëshmi e historisë dhe identitetit të Beratit. Por sot, ky monument kulture ndodhet në gjendje të mjerueshme i lënë pas dore, i mbuluar nga mbeturinat dhe i kërcënuar nga shkatërrimi.
Kjo nuk është vetëm një çështje kulture, por edhe një dështim institucional. Ministria e Kulturës dhe Dega Rajonale e Monumenteve të Kulturës duhet të marrin përgjegjësi konkrete, ndërsa Bashkia e Beratit duhet të ketë më shumë kompetenca për të ndërhyrë dhe për ta kthyer këtë vlerë në një aset turistik e ekonomik për zonën.
Nuk mund të kërkojmë zhvillim pa respektuar rrënjët tona. Nuk mund të flasim për turizëm kur monumentet tona po shemben nën sytë tanë.
Berati meriton më shumë kujdes, më shumë përgjegjësi dhe më shumë dashuri për historinë e vet.
Voto Pavlo Shkarpa 🗳️✅— për një Berat që e respekton trashëgiminë dhe qytetarin.

Belinda Balluku e pandehur nga SPAK dhe në gjendje të lirë, a mund të prish provat zv.kryeministrja? Gazetarja Lala: Po hetohet edhe për dosje të tjera

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me hetimet ndaj zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila ndodhet nën hetim nga SPAK dhe është marrë zyrtarisht e pandehur në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.


E ftuar në News 24, Lala u shpreh se është detyrë e prokurorëve të vlerësojnë nëse ekziston rreziku për prishje të provave, duke shtuar se hetimet ndaj Ballukut ende nuk janë mbyllur.

“Balluku po hetohet në gjendje të lirë dhe është e pandehur në gjendje të lirë për çështje që ne po flasim, sepse ajo ka të tjera dosje dhe çështje që janë duke u hetuar nga prokurorët e SPAK”, tha Lala.

Gazetarja Lala: Duhet ta vlerësojnë prokurorët, nuk mund të paragjykojë sepse ata ende nuk i kane mbyllur të gjitha veprimet dhe patjetër ata duhet të mbajnë standard për të gjitha rastet. Në këtë aspekt, SPAK duhet të jetë transparent më këtë pjesë. Përgjithësisht gratë të cilat janë hetuar nga SPAK gjithmonë kanë shkuar në masa të lehta sigurie, përmendim këtu Monika Kryemadhin, e cila është në masën “detyrim paraqitje”. Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt “detyrim paraqitje”.

Balluku po hetohet në gjendje të lirë dhe është e pandehur në gjendje të lirë për çështje që ne po flasim, sepse ajo ka të tjera dosje dhe çështje që janë duke u hetuar nga prokurorët e SPAK.

Problemi është që kryeministri në intervistën që dha në BË u duk sikur kishte një distancim nga ajo çfarë pritej të ndodhte të nesërmen që në fakt ka ndodhur sot, që iu komunikua akuza Ballukut.

Të paktën mua personalisht më është dukur si distancim, por nga ana tjetër, Belinda Balluku është një grua shumë e fuqishme në PS, ka menaxhuar paratë publike si ministre e Financave dhe Energjetikes për një kohë shumë të gjatë, që nga 2019. Zv.kryeministre që nga viti 2022, do të thotë që është numri 2 e qeverisë dhe në këtë aspekt aty është edhe një luftë forcash që do të jetë brenda llojit, brenda PS.

A do thirret kryeministri Rama në SPAK? Ja si përgjigjet gazetarja Lala

Prokuroria e Posaçme po tregon se ka fituar pavarësinë e saj për të goditur abuzimet e zyrtarëve edhe në nivelin më të lartë.


Gazetarja Klodiana Lala shprehet se duke ndjekur historikun penal të viteve të fundit, ku shumë zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë thirrur në SPAK, akuzuar, gjykuar apo arrestuar, kupton se për çështjen më të fundit, marrjen si të pandehur të zv/kryeministres Belinda Balluku, radha për të shkuar në Prokurori i ka ardhur edhe kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa ndau mendimin se Balluku moralisht duhet të largohet, edhe pse dorëheqja mbetet në zgjedhjen e saj, gazetarja u shpreh për “News 24”:

“Emri i Ballukut u përmend nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, ashtu sikurse edhe i kryeministrit. Emri i tij del tek tuneli i Llogarasë, te dosja Mcgonigal dhe të tjera. Kjo tregon se së shpejti mendoj se edhe kryeministri Edi Rama mund të thirret në SPAK. Po të shikosh edhe historinë më parë janë thirrur shumë zyrtarë të tjerë, kujtojmë se kanë shkuar në SPAK ministra, deputetë, ish-kryeministra dhe tani kemi zonjën Balluku”, tha Lala.

Më tej ajo shpjegoi se më lartë se Balluku tani mbetet vetëm kryeministri dhe duke ndjekur praktikën e këtyre viteve, është normale që edhe Rama të shkojë për të dhënë shpjegime në organin e akuzës.

“Kush është më sipër saj tani? Sigurisht që kryeministri Edi Rama dhe besoj se edhe ai do thirret në SPAK”, u shpreh gazetarja në emisionin “Kjo javë”.

Syri.net- Vizitë në mbrëmje në Kryeministri- Balluku ‘falet’ te Rama pasi SPAK e la pas masë arresti

Syri.net ka botuar këtë foto duke e shoqëruar me titullin – Vizitë në mbrëmje në Kryeministri- Balluku ‘falet’ te Rama pasi SPAK e la pas masë arresti

Belinda Balluku nën hetim, SPAK reagon me deklaratë zyrtare

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me paraqitjen në SPAK të zv.kryeministres njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila tashmë është zyrtarisht e pandehur.

 

Sipas njoftimit të SPAK, ndaj Ballukut është ngritur akuza për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Hetimi lidhet me procedurat e prokurimit publik për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, pjesë e seksionit rrugor Orikum–Himarë, në autostradën Vlorë–Sarandë.

Sipas SPAK, tenderi në fjalë është zhvilluar fillimisht më 11 dhjetor 2020 dhe pas anulimit të tij, është rihapur më 22 qershor 2021 me fond limit prej mbi 18 miliardë lekësh, pa TVSH.

SPAK njofton akuzën për veprën penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025 (bashkuar me procedimet penale nr.167 dhe 181 të vitit 2024), për veprën penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, sot, më 31.10.2025 i është njoftuar akuza të pandehurës Belinda Balluku, me funksionin e lartë shtetëror, Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet, 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.

Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit të saj, procedura është rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit, 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH.

Më 21.10.2025, Prokuroria e Posaçme, si organ procedues ka njoftuar të pandehurën përmes shkresës me numër protokolli 37398. E pandehura, pasi mori dijeni, ka njoftuar më 23.10.2025, organin procedues se nuk mund të paraqitej në datën dhe orën e caktuar. Me anë të një shkrese tjetër, me numër protokolli 37881, datë 24.10.2025, Prokuroria e Posaçme kërkoi paraqitjen e saj sot, më 31 tetor, në orën 15:00

Panorama

Balluku zyrtarisht e pandehur! Si iu anulua “Gjokës” tenderi 140 mln euro, zv/kryeministrja ia dha kompanisë turke me ofertë 190 mln euro. Manovra që u “shpik”

Belinda Balluku është marrë sot zyrtarisht e pandehur nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me veprimet si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, për Tunelin e Llogarasë.

Emisioni “Në Shënjestër” me autore gazetaren Klodiana Lalën, trajtoi historikun e rrugëtimit politik të zv/kryeministres, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Një prej tyre, denoncimi i PD më 12 Gusht 2024, për tenderin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë në aksin Orikum- Himarë, si pjesë e autostradës Vlorë-Sarandë, një nga më të kushtueshmit sot në vend.

“Në Shënjestër” publikoi detaje nga dosja hetimore e një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ballukut, ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, të cilat kanë çuar hetuesit drejt zv/kryeministres.

 

Tender me vlerë fondi limit 190 milion euro, punime me afat realizimi 37 muaj nga lidhja e kontratës ku data e fundit e dorëzimit të ofertave, e mbajtjes dhe shpalljes së fituesit të tenderit duhet të ishte data 12 Shkurt 2021.

Por që çuditërisht ky tender edhe pse kishte 6 ofertues, ku oferta më e ulët ishte ajo kompanisë ‘Gjoka Construksion’ në vlerën 140 milion euro, u anullua.

Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e drejtuar nga Belinda Balluku, i cilësoi ofertat si të papërshtatshme.

Arsye kjo për të shpallur edhe njëherë procesin e tenderimit i cili nga sa shikohet nuk vonoi.

Pasi më 26 qershor 2021, jo më larg se katër muaj nga anullimi i tenderit të parë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës rihap edhe njëherë garën për ndërtimin e Tunelit e Llogarasë.

Anullimi i tenderit të parë dhe rihapja e procedurave për herë të dytë që nga sa vihet re në vazhdim është vetëm një manovër për t’i hapur rrugë një kompanie turke, e cila del se u shpik vetëm për atë që do të ishte tenderi i radhës.

Kompani e cila rezulton se kishte një kapital qesharak, prej vetëm 1 mijë lekë të reja dhe që do të shërbente në vazhdim si një prestanome për të mbuluar kompaninë ‘Gjoka Construksion’ e cila në të vërtetë ishte ajo që kryen punimet si nënkontraktore në ‘Tunelin e Llogarasë’.

Gjë që vihet re edhe nga makinat e tonazhit të rëndë si dhe punonjësit që mbajnë të loguar emrin e kësaj kompanie.

Garë e cila u mbyll më datë 28 Korrik 2021.

Tender ku morën pjesë 5 kompani. Ajo çfarë hetimet kanë zbuluar janë “kriteret e vendosura tek dokumentet standarte të tenderit janë përgatitur nga përfaqësuesi i shoqërisë holandeze ‘Hill International N.V’ shtetasi grek Ioannis Kirkinezis.

Shoqëri që ka marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi si Bashkim Operatorësh Ekonomikë ‘Hill International N.V’ dhe ‘Net Group’ shpk.

Ku pas emërimit në këtë post Evis Berberi i kishte shitur Valter Begaj, për 1.7 milion euro aksionet e tij te kompania ‘DAAM’. Aksione që Berberi i kishte blerë për vetëm 800 euro. Ndërkohë që ortakëria midis tyre u pa të shëndoshej edhe në vazhdim.

Nga ku rezulton se ‘Evis Berberi ka qenë personi që ka orientuar shtetasin grek Ioannis Kirkinezis, që të bashkëpunojnë me administratorin e shoqërisë shqiptare ‘Net group’ Valter Begaj për të krijuar marrëveshje bashkëpunimi, për të marrë pjesë si bashkim operatorësh në këtë porocedurë prokurimi.’.

Shoqëria pjesëmarrëse në këtë procedurë prokurimi ‘Hill Internacional N.V’ rezulton se nuk ka plotësuar kriterin për punët/shërbimet, që të jenë realizuar nga kjo shoqëri, në kufirin e parashkuar në dokumentet standarde të tenderit. Nga ana e shoqërisë ‘Hill Internacional N.V’ për të vërtetuar këtë kriter janë paraqitur si dokumentacion provues fatura për kontrata të realizuara nga dy shoqëri të tjera të huaja, të cilët nuk mund të konsiderohen si punë/shërbim i realizuar nga shoqëria holandeze ‘Hill International N.V, pjesëmarres në këtë procedurë prokurimi.’

Kjo gjë është pranuar gjatë dëshmisë së tij dhënë përpara prokurorëve të SPAK, edhe nga vetë Ioannis Kirkinezis, përfaqësuesi i shoqërisë holandeze ‘Hill International H. V’ i cili pohoi se ishin marrë dokumente nga kompani të tjera simotra, për t’i paraqitur më pas si punë të kryera nga kjo kompani.

“Kriteret e këtij tenderi ishin shumë të vështira për tu plotësuar. Në këto kushte kam folur me departamentin propozues të shoqërisë holandeze ‘Hill International N.V’ në mënyrë që të kërkonin dokumentacionin edhe të shoqërive të tjera ‘Hill International’ nëpër botë, në mënyrë që të plotësoheshin këto kritere. Shoqëria holandeze ‘Hill International N.V’ nuk i plotësonte dot kriteret dhe për këtë arsye janë depozituar edhe punë të shoqërisë amerikane ‘Hill International INC”, është shprehur para hetuesve Ioannis Kirkinezis.

‘Shoqëria ‘Net Group’ shpk e Valter Begaj për të plotësuar kriterin e punëve të ngjashme, ka depozituar disa kontrata supervizimi apo mbikqyrje.

Këto punë përgjithësisht konsistojnë në mbikqyrje dhe kolaudime të ndërtimit të veprave të ndryshme (supervizime dhe mbikqyrje të 45 kontratave në vlera të vogla). Por, konstatohet se nuk janë punë te ngjashme me punime në tunele autostradash, hekurudhash apo metrosh, pra nuk mund të konsiderohen si punë të ngjashme me objektin e prokurimit’. bw

Tuneli i Llogarasë “fundos” zv/kryeministren, SPAK: Belinda Balluku e pandehur. Sot iu komunikuan akuzat për shkelje të barazisë në tendera!

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion reagon pasi zv/kryeministrja Belinda Balluku u paraqit sot. Në njoftimin zyrtar, SPAK shprehet se Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera, në rastin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë.

Prokuroria e Posaçme bën të ditur se ka gjetur shkelje gjatë hetimit të procedurës për “ndërtimin e tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himrë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit të saj, procedura është rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit 189 mln euro.

 

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion reagon pasi zv/kryeministrja Belinda Balluku u paraqit sot. Në njoftimin zyrtar, SPAK shprehet se Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera, në rastin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë.

Prokuroria e Posaçme bën të ditur se ka gjetur shkelje gjatë hetimit të procedurës për “ndërtimin e tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himrë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit të saj, procedura është rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit 189 mln euro.

SPAK thekson gjithashtu se në datën 21.10.2025, si organ procedues ka njoftuar të pandehurën përmes shkresës me numër protokolli 37398.

E pandehura, pasi mori dijeni, ka njoftuar më 23.10.2025, organin procedues se nuk mund të paraqitej në datën dhe orën e caktuar. Me anë të një shkrese tjetër, me numër protokolli 37881, datë 24.10.2025, Prokuroria e Posaçme kërkoi paraqitjen e saj sot, më 31 tetor, në orën 15:00.

Reagimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025 (bashkuar me procedimet penale nr.167 dhe 181 të vitit 2024), për veprën penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, sot, më 31.10.2025 i është njoftuar akuza të pandehurës Belinda Balluku, me funksionin e lartë shtetëror, Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet, 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.

Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit të saj, procedura është rihapur në datën 22.6.2021, me fond limit, 18 967 810 952.08 (tetëmbëdhjetë miliardë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy (pikë) zero tetë) lekë pa TVSH.

 

Më 21.10.2025, Prokuroria e Posaçme, si organ procedues ka njoftuar të pandehurën përmes shkresës me numër protokolli 37398. E pandehura, pasi mori dijeni, ka njoftuar më 23.10.2025, organin procedues se nuk mund të paraqitej në datën dhe orën e caktuar. Me anë të një shkrese tjetër, me numër protokolli 37881, datë 24.10.2025, Prokuroria e Posaçme kërkoi paraqitjen e saj sot, më 31 tetor, në orën 15:00 bw

Ndahet nga jeta Fatos Nano

Nano ndodhej prej rreth 30 ditësh në gjendje kritike shëndetësore dhe në momentet e fundit të jetës ai mori trajtime në repartin e reanimacionit në një spital privat në Tiranë.

 

TIRANË– Ish-kryeministri Fatos Nano ka ndërruar pas disa ditësh në reanimacion. Nano ndodhej prej rreth 30 ditësh në gjendje kritike shëndetësore dhe në momentet e fundit të jetës ai mori trajtime në repartin e reanimacionit në një spital privat në Tiranë.

Ish-kryeministri pësoi arrest kardio-respirator në ambientet e shtëpisë së tij. Për monitorimin e gjendjes shëndetësore të Nanos erdhi në spitalin privat në Tiranë edhe një epik i specializuar mjekësorë të huaj, por fatkeqësisht ish-kryeministri ndërroi jetë./Dosja.al

Kush ishte Fatos Nano
Ai filloi karrierën e tij politike ne vitin 1991 pasi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Tranzicionit me qëllim që të organizojë zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri, në po atë vit dhe të përgatisë vendin për tranzicionin drejt një ekonomie tregu dhe sistemi demokratik. Zgjedhjet në 31 mars 1991 u fituan nga Partia Socialiste e Shqipërisë dhe ai u caktua përsëri Kryeministër. Pas dy muajsh ai u detyrua të jep dorëheqje. Atë vit ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste e cila ishte pasardhëse e Partisë së Punës së Shqipërisë. Në Mars 1992 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe një vit me pas Fatos Nano u burgos pasi u akuzua për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata.

Burgosja e tij u bë problemi kryesor i Shqipërisë post komuniste, sepse shumë socialistë besonin se kjo burgosje ishte shkase e opozicionit të Nanos ndaj qeverisë së Berishës.
Gjatë vitit 1994 skemat piramidale po bëheshin të njohura në Shqipëri dhe rënia e tyre në vitin 1997 shkaktoi një revoltë të armatosur të nxitur nga opozita kundër qeverisë me kërkesën për kthimin e parave të humbura në firmat piramidale. Kjo revoltë çoi në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme nga presidenti Berisha. Nano u lirua nga burgu pas një amnistie të dhënë nga presidenti Berisha. Zgjedhjet u fituan nga Partia Socialiste. Presidenti Berisha dha dorëheqjen dhe kuvendi i ri zgjodhi president Rexhep Mejdanin. Presidenti Mejdani emëroi kryeministër Fatos Nanon. Ndërkohë, në shtator të vitit 1998 dha dorëheqje pas trazirave që u shkaktuan pas vrasjes së Azem Hajdarit. Fatos Nano u gjykua i pafajshëm ndaj akuzave për shpërdorim detyre dhe korrupsion në vitin 1999.

La qelinë për herë të parë nga 10 shkurti! Veliaj hyn me pranga dhe i buzëqeshur në Gjykatën Kushtetuese

Erion Veliaj ka lënë sot qelinë e paraburgimit për herë të parë që prej 10 shkurtit, kur u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

 

Veliaj doli me pranga nga furgoni i Drejtorisë së Burgjeve, për të hyrë në sallën e Gjykatës Kushtetuese, ku do të ankimojë shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës. Ai u shfaq i qeshur, ndërsa në një moment të shkurtër iu drejtua edhe gazetarëve prezentë para godinës së gjykatës.

 

Ai u nis nën masa të rrepta sigurie nga ambientet e paraburgimit në Durrës pak para orës 9 të mëngjesit. bw

Lulzim Basha del pas më shumë se 1 ore nga SPAK, ja çfarë deklaroi për mediat

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku qëndroi për më shumë se një orë.


Pas daljes nga ambientet e SPAK, Basha u ndal shkurtimisht përpara gazetarëve, duke theksuar se për momentin nuk mund të japë detaje për shkak të hetimeve që po zhvillohen.

“Duhet të ruaj sekretin hetimor, një herë tjetër do të kem konferencë për shtyp”, është shprehur Basha shkurtimisht për mediat.

Ish-kreu i Partisë Demokratike është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për hetimet që lidhen me ngjarjen e 21 janarit 2011, kohë kur Basha mbante detyrën e ministrit të Brendshëm dhe Sali Berisha ishte kryeministër.

Kujtojmë se më 21 janar 2011, gjatë një proteste të opozitës së atëhershme përpara Kryeministrisë, u vranë katër protestues. gsh

Shkarkimi i Niko Peleshit sot jo vetëm që nuk u arrit, por edhe vetë deputetët që firmosën për largimin e tij nuk votuan- Nga Ilirjana Kuçana

Shkarkimi i Niko Peleshit sot jo vetëm që nuk u arrit, por edhe vetë deputetët që firmosën për largimin e tij nuk votuan.
Kjo është një fyerje e rëndë për demokratët, për strukturat dhe për çdo qytetar që beson ende te opozita.
Nëse deputetët e opozitës nuk kuptojnë çfarë ndodh në Parlament, nëse nuk qëndrojnë te firmat e tyre, te fjala dhe te përgjegjësia, atëherë çfarë i duhen opozitës?
Opozita nuk është dekor, as fasadë, as teatër. Opozita është betejë, qëndresë dhe llogari ndaj publikut.
Qëndrimi i sotëm është tregues i qartë se kriza morale brenda opozitës është po aq e rrezikshme sa kapja e shtetit nga mazhoranca.
Demokratët meritojnë përfaqësim dinjitoz, jo lojëra hijesh dhe jo tërheqje para votimit.
Koha e justifikimeve ka mbaruar.
Koha e përgjegjësisë sapo ka filluar.

“Nga SHBA kanë ardhur materiale audio për “21 Janarin””, gazetarja Klodiana Lala zbulon detaje nga thirrja e Bashës në SPAK

Zbardhen detaje të reja mbi thirrjen në SPAK, të Lulzim Bashës. Gazetarja e News24, Klodiana Lala ka raportuar se Basha është paraqitur si person në dijeni për dosjen e “21 Janarit” që po hetohet nga SPAK.

Sipas Lalës, Basha është paraqitur mbi bazën e një fletëthirrje të firmosur nga prokurori Alfred Shehu i cili po heton ngjarjet e dhunshme të 21 janarit ku u zhvillua demonstrata e udhëhequr nga opozita e asaj kohe drejtuar nga Edi Rama dhe ku humbën jetën 4 persona në Bulevard.

“Në kohën që ka ndodhur ngjarja, Lulzim Basha mbante detyrën e ministrit të brendshëm, në atë kohë ndodhej në ambientet  e kryeministrisë ku garda e Republikës hapën zjarr mbi demonstruesit duke vrarë 4 prej tyre

Për shkak të rifillimit të hetimeve, mbi bazën e të dhënave të ardhura nga SHBA që kanë të bëjnë me disa materiale audio të depozituara më pas nga gazetari Artan Hoxha dhe xhaxhai i viktimës Aleks Nika, SPAK ka regjistruar procedimin penal dhe është duke hetuar mbi rolin e zyrtarëve të lartë në demonstratën e dhunshme të asaj kohe.

Basha është pyetur dhe më herët nga prokuroria e Tiranës.

Në 2020 Prokuroria rihapi hetimet dhe kërkoi aktekspertizë për predhën e nxjerrë në Turqi nga trupi i Aleks Nikës dhe më pas mbi bazën e të dhënave të reja, Prokuroria e rihapi këtë cështje, ku ka vetëm 2 të dënuar, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo që i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë shqiptare. bw

Balluku në hetim nga SPAK, Ted Kopliku: Dëmi i saj në ekonomi përllogaritet sa buxheti i shtetit! Po hetohet vetëm “maja e ajsbergut”

Drejtuesi i ri i departamentit “Brain Gain” në Partinë Demokratike, Ted Kopliku, ka komentuar në studion e News24 vendimin e SPAK-ut për të marrë nën hetim zv/kryeministren Belinda Balluku.


Kopliku tha se hetimi ndaj numrit dy të qeverisë është një zhvillim i rëndësishëm, por sipas tij, tregon vetëm “majen e ajsbergut” të problemeve që ekzistojnë në drejtësinë shqiptare.

“SPAK bën lajme. Kemi numrin dy të qeverisë tani, më parë kreun e Bashkisë së Tiranës. Këta sulmohen nga drejtësia, por nuk duhet të harrojmë se Balluku hetohet për majën e ajsbergut për supervizimin e tunelit të Llogarasë, as për tunelin në vetvete, por për supervizimin e tij,” u shpreh Kopliku.

Ai theksoi se publikut po i jepet përshtypja se po bëhet drejtësi, ndërkohë që sipas tij, dëmet reale për ekonominë nuk po hetohen në mënyrë të plotë.

“Jepet ideja sikur këtu po bëhet drejtësi, kur ish-zv/kryeministri akuzonte Ballukun se dëmi i saj në ekonomi përllogaritet sa buxheti i shtetit,” shtoi ai.

Kopliku vuri në dukje se ndonëse është “thyer një tabu” përsa i përket ndjeshmërisë së drejtësisë ndaj figurave të larta politike, hetimet vijojnë të jenë të pjesshme dhe të orientuara.

“Është thyer një tabu se politikanët nuk janë të paprekshëm, por ka mungesa në drejtësi. Nuk ka hetime për krimin zgjedhor, ndërkohë që OSBE flet për drejtësi të instrumentalizuar që ka goditur opozitën,” theksoi ai. gsh

Deklarata befasuese e gazetarit: Belinda Balluku më ka joshur me shifra të majme për të më mbyllur gojën!

Gazetari dhe drejtuesi i Timoni.al, Almer Toska ka bërë sot një deklaratë të fortë, ndërsa akuzoi zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ndaj të cilës SPAK ka nisur një hetim, i ka ofruar shuma të majme për të ‘mbyllur’ gojën përballë denoncimeve të tij publike.

I ftuar në programin e drekës në News24, përballë gazetares Ola Bruko, Toska tha se ka qenë vetë Balluku dhe njerëz të saj që i kanë ofruar shuma të mëdha, por që ai s’i ka pranuar, ndërsa shtoi se mund të kapnin vlerat e 1 apo 2 apartamenteve.

“E kam nisur këtë betejë mediatike ndaj Ballukut, për asnjë arsye personale. Gjyshi i Belinda Ballukut ka qenë i internuara në zona e Roskovecit. O Beqir Balluku dil andej nga pambuku. Ia përmendin atë si bejte. Ajo u hakmor për zonën tonë. Vuri një termocentral që i solli dëm zonës, duke i çuar energjinë Greqisë. Me një aferë, shkatërroi zonën bujqësore. Ajo shkeli banorë të tërë për arsye përfitimi, në kurriz të tyre dhe në të mirë të Greqisë. Belinda Balluku, pasi mori vendimin për të shkatërruar zonën më bujqësore të Rroskovecit. Nisa të nxjerr akuza. Shumë media dhe një pjesë e opozitës është bërë zëri i Ballukut. Për mua Balluku, s’kam asnjë interes personal, më është afruar dhe më ka joshuar, njerëz të saj, pazare të paimagjinueshme. Shuma të majme, që mund të sigurohej familja. Shifra të majme, 1 apo 2 apartamente. Të tjerët janë në Pazar me Ballukun. Jam Almer Toska dhe bëj betejë me vija të kuqe përballë Ballukut. S’po merrem me jetën private të Ballukut, por me jetën publike të saj. Do të merrem deri në fund.”, tha ai. bw

“Prokurori për rastin ‘Balluku’, po kërcënohet!”, gazetari tregon prapaskenat: Rama e telefonoi nga celulari i Manjës dhe…

Gazetari Almer Toska, drejtues i Timoni.al ka treguar prapaskenat për rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila po hetohet nga SPAK. Përballë gazetares Ola Bruko në News24, ai foli për një telefonatë që kryeministri Edi Rama ka bërë me prokurorin e çështjes, Dritan Premçi, përmes telefonit të Ulsi Manjës.

Ai tha e prokurori po kërcënohet.

“Dritan Premçi nuk ka pranuar të shpallë urdhër-arrestin, u kap në befasi. Ai mori kërcënime nga familja e tij. Balluku dhe njerëz të saj i kanë bërë kërcënime. Se di nëse mund ta përballojë këtë presion dhe kërcënime që po përballon Premçi, siç po bën Duamni. Premçit, bravo i qoftë, është kurajoz. Ai po heton dhe po përballet me presione. Premçi është telefonuar nga Edi Rama. E di bisedën telefonike, që Rama ka folur me Premçin përmes telefonit të Ulsi Manjës. E ka pyetur; çfarë ke në atë dosje për Ballukun. Ai i ka thënë; ato që ti di dhe ato fakte që di për aferat. Rama i ka kërkuar që të shtyhet masa pas zgjedhjeve në Tiranë. Rama ka pasur një telefonatë me zonjën Balluku, ku i ka thënë nëse del lajmi, duhet të japësh dorëheqje. Ajo i ka thënë; Unë s’jam Erion Veliaj. Balluku e di eksperiencë dhe çfarë i ndodhi Veliajt.”, tha ai.bw

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj paraqitet në SPAK

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj paraqitet në SPAK

Personi që shihni në këtë foto është Salarjon Totaj, bashkëshorti i ministres së Jashtme Elisa Spiropali.

Siç dallohet qartë nga pamjet e siguruara, Totaj shfaqet në momentin kur hyn në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Fotoja, e verifikuar nga VNA tregon qartësisht se bashkëshorti i ministres ka hyrë në godinën e institucionit të drejtësisë speciale.

Arsyet e paraqitjes së tij në SPAK mbeten ende të paqarta. Deri më tani, nuk ka një komunikatë zyrtare nga prokuroria për natyrën e thirrjes apo ndonjë procedim konkret ku mund të jetë përfshirë.

Totaj, bashkëshorti i ish-kryetares së Kuvendit dhe aktualisht ministres së Jashtme, është një figurë që rrallë shfaqet publikisht, çka e bën edhe më domethënëse praninë e tij në institucionin e hetimeve të posaçme. Standard

Vendimi- Vdekja e Doriana Hakës, pas 11 vitesh prokuroria e Apelit shpall pretencën për mjekët

Prokuroria e Apelit shpalli pretencën për dy mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar lidhur me rastin e vdekjes së Doriana Hakës bashkëshortes së ish-portierit të Partizanit Alban Hoxha, nëntorin e 2014 dy javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Për Petrit Rexhepin, mjek gjinekolog u kërkua dënimi me 9 muaj burgim, por për shkak të moshës mbi 70 vjec u kërkua pezullimi i ekzekutimit të vendimit dhe vënia në shërbim prove për një periudhë prej 18 muajsh.

Gjatë kësaj kohe Rexhepi duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë asnjë vepër penale. Prokuroria kërkoi që Rexhepit ti pezullohet licenca për 5 vite, duke mos patur mundësi të ushtrojë profesionin.

Për reanimatoren Elona Burba u kërkua dënimi me 1 vit burg, si dhe heqja e licencës për 5 vite.

Me 10 nëntor kur edhe është caktuar seanca e radhës, mjekët do të  paraqesin argumentat e tyre të mbrojtjes dhe pas më shumë se një dekade sorollatjesh në dyert e drejtësisë shqiptare prindërit e Doriana Hakës do të mësojnë edhe verdiktin  e drejtësisë. Familja e të ndjerës akuzon mjekët si përgjegjës për humbjen e jetës së Dorianës. bw

“Pro Senatit, të ulet numri i deputetëve”, Berisha tregon kushtin e PD për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore

Kreu i PD, Sali Berisha theksoi se është dakord, duke iu referuar diskutimeve të pritshme për Reformën Zgjedhore që numri i deputetëve të ulet në Parlament pasi sipas tij, duhet të ketë një dhomë më të lartë, siç është Senati.

Nga ana tjetër, sa i takon reformës territoriale, Berisha tha se numri i bashkive duhet të jetë më i madh, nga 61 që janë aktualisht.

“Është 25-30 vite me parë që vendi të bëhet me dy dhoma. Dy dhoma Senatin dhe Parlamentin. Unë jam dakord me këtë variant. Por nëse e ndërton senatin jo si një institucion bllokues, por si frenues atëherë i bën mirë vendit.

Senati është i dobishëm, shumë vende e kanë, ka të tjera që se kanë. Shqipëria nëse vendos të ketë senat duhet të pakësojë numrin e deputetëve. Për Bashkitë them të jenë më shumë. Ne kemi vënë një kusht që është pranuar. Kushti ynë është që në komisionin për Reformë Zgjedhore të jetë ODHIR. Për reformën territoriale të jenë ekspertët e kongresit të autoriteti rajonale, të Europës, pranë Këshillit të Europës.

Kanë ekspertizën më të mirë të pushtetit vendor. Nuk ka asgjë për prekje të kushtetutës aty, por nëqoftëse është problemi për të përcaktuar senatin në kushtetutë, jam gati. S’kemi komplekse aty. Besojmë se është institucion i dobishëm. Jo duke rënduar buxhetin e taksapaguesve, por të duke zvogëluar numrin e deputetëve. Reforma vendore nuk ka nevojë për Kushtetutë. Ju siguroj që nuk ka”, tha Berisha. bw

VIDEO- “Partia ime është Berati!” – Kandidati i pavarur i bashkisë së Beratit Pavlo Shkarpa

 

Kandidati i pavarur i bashkisë së qytetit te Beratit Pavlo Shkarpa.

“Berati është motivi, kujtimi i çdo dite, dhe arsyeja pse hyra në këtë betejë.
Unë nuk kërkoj pushtet, kërkoj t’i shërbej qytetit tim me gjithë përvojën dhe dashurinë që kam për të.
Partia ime është Berati!🇦🇱
Sepse Berati është më shumë se një vend është familja jonë e madhe.
Voto Pavlo Shkarpa 🗳️✅për një bashki që dëgjon, punon dhe mban fjalën!👌
“Partia ime është Berati!” Pavlo Shkarpa

Dje duhej të paraqitej në SPAK, Belinda Balluku kthehet në Shqipëri një ditë më pas dhe prezanton Liburn Aliun drejtor të Portit të Durrësit

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka refuzuar të paraqitet ditën e djeshme në Prokurorinë e Posaçme, pas fletëthirrjes që i kërkonte të ishte dje para prokurorëve të posaçëm.

Ajo u justifikua me axhendën e ngjeshur duke deklaruar se nuk mund të paraqitej pasi ishte jashtë vendit.

Ndërkohë sot Balluku ishte në Durrës, ku ka prezantuar drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu.

 

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale.

Pas refuzimit për t’u paraqitur ditën e hënë, mësohet se Prokuroria e Posaçme ka lëshuar një fletëthirrje të dytë ku i kërkohet zv/kryeministres që të shkojë para hetuesve ditën e premte.

Belinda Balluku mban detyrën e zëvendëskryeministres që prej korrikut 2022, si dhe atë të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë që nga janari 2019. bw

BIRN: Beteja ‘e pjesshme’ elektorale për 5 bashkitë e vendit

Në bashkitë Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat zgjedhjet do të mbahen më 9 nëntor dhe kryetarët e rinj do të qëndrojnë në detyrë për gati 1 vit e gjysmë deri në zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2026.

 

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi të dielën emrat e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki të vendit të mbetura vakante pas dorëheqjeve të kryetarëve, ndërsa Tirana vijon të jetë pezull deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese për ligjmërinë e shkarkimit të kryetarit Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim nën akuzë për korrupsion.

Në bashkitë Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat zgjedhjet do të mbahen më 9 nëntor dhe kryetarët e rinj do të qëndrojnë në detyrë për gati 1 vit e gjysmë deri në zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2026.

Pesë bashkitë drejtoheshin më parë nga Partia Socialiste dhe tre prej tyre mbetën vakante pasi kryebashkiakët Agron Malaj në Mat, Ervin Demo në Berat dhe Tërmet Peçi në Tepelenë dhanë dorëheqjen për t’u bërë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha dha dorëheqjen, ndërsa ai i Cërrikut, Andi Salla u emërua ministër i Bujqësisë në kabinetin e “Ramës”.

Për shkak të afateve të ngutshme kohore për regjistrimet në KQZ, fushata zyrtare është vetëm një javë dhe nis më 1 nëntor, pavarësisht se kandidatët e kanë nisur fushatën e tyre.

Në garë janë kandidatë të Partisë Socialiste, që vijnë kryesisht nga një karrierë politike lokale dhe në administratën lokale të qyteteve ku kandidojnë, ndërsa opozita dhe Partia Demokratike kanë preferuar të mos kandidojnë emra politikë në këto zgjedhje, duke mbështetur kandidatë të pavarur.

Në Bashkinë e Vlorës, Partia Socialiste kandidon me Brunilda Mersinin, mjeke në profesion dhe ish-drejtuese e Spitalit Rajonal të Vlorës. Për të kandiduar, Mersini dha dorëheqjen nga mandati i deputetes që fitoi në zgjedhjet e 11 majit.

Përballë saj është kandidati i pavarur Dionis Sota, një sipërmarrës dhe drejtues i shoqatës turistike rajonale “Arta”. Sota mbështetet nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Shqipëria Bëhet.

KQZ nuk e regjistroi kandidatin e tretë, Gjergji Nika si të pavarur, pasi nuk kishte ndjekur procedurën e propozimit nëpërmjet një Komiteti Nismëtar.

Në Berat, socialistët i besojnë kryetarit aktual të komanduar të bashkisë, Ervin Ceca, i cili ka shërbyer dhe si kryetar i këshillit bashkiak. Përballë tij garon biznesmeni Pavlo Shkarpa i regjistruar si kandidat i pavarur dhe që mbështetet nga opozita.

Në Mat, PS i ka besuar kandidatutën Altin Bonjit, drejtues në administratë vendore dhe kryetar i Këshillit Bashkiak. Por socialistët futen të ndarë në fushatën e shkurtër për bashkinë, pasi në garë kandidon si e pavarur edhe Suzana Pasha, me karrierë politike në degën e PS-së si kryetare e forumit të gruas.

Demokratët nga ana tjetër mbështesin si kandidat të pavarur avokatin Eduart Brahilika.

Në Cërrik, socialistët propozojnë Florenc Dokën po ashtu me eksperiencë të gjatë administrative në nivel vendor dhe bashki, ndërsa përballë ka dy kandidatë nga opozita, kandidatin e pavarur që mbështetet nga demokratët, Amarildo Hoxha me profesion mjek dhe Eligert Himën si kandidat i “Shqipëria Bëhet”.

Në Tepelenë, socialistët garojnë me ish-kreun e Gardës së Republikës, Gramoz Sako, ndërsa demokratët mbështesin kandidatin e pavarur, Gabriel Guma, një 26 vjeçar arkitekt me profesion.

Për monitoruesit e zgjedhjeve, votimet e 9 nëntorit nuk pritet të sjellin ndonjë suprizë në drejtimin e këtyre bashkive.

Rigels Xhemollari, drejtues i organizatës “Qëndresa Qytetare” i tha BIRN-it se “nuk i shoh dot si zgjedhje, por si riemërime, përsa kohë që në këto bashki të vogla ka mbetur shumë pak mandat”. Sipas tij, kryebashkiakët që do të dalin nga këto zgjedhje do të kenë gjithashtu pak gjë në dorë, pasi këshillat i kontrollon mazhoranca dhe mbetet “vetëm një buxhet për t’u miratuar”.

Xhemollari sheh me shqetësim ajo që ndodh me kryetarët e bashkive që japin dorëheqjen nga mandati, duke shkaktuar kosto shtesë për qytetarët.

“Për mua janë shqetësuese transferimet tek ekzekutivi ose nga bashkitë drejt parlamentit, të cilat prodhojne kosto për administratën zgjedhore e për rrjedhojë për buxhetin e shtetit,” tha Xhemollari./ Reporter.al

Fletëthirrja e dytë për Belinda Ballukun, zvkryeministrja duhet të paraqitet në SPAK ditën e premte, e shoqëruar me avokat

Zv.kryeministrja Belinda Balluku refuzoi që të shkonte në SPAK si person në hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Por mësohet se ndaj saj është dërguar një tjetër fletëthirrje, ku i kërkohet që së bashku me një avokat të paraqitet ditën e premte në Prokurorinë e Posaçme.

 

Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat, një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale.

Ndërkohë ditën e djeshme, gazetarja Klodiana Lala tha se përmes avokatit të saj, Balluku ka dërguar një shkresë zyrtare, duke kërkuar caktimin e një date tjetër për t’u përballur me hetuesit e posaçëm.

“Zonja Balluku nuk u paraqit, por përmes një avokati të përzgjedhur prej saj i ka dërguar një shkresë SPAK, dhe është caktuar një datë tjetër kur ajo do të paraqitet për t’u pyetur,” deklaroi Lala.

Koordinator i programit ekonomik të PD, Dorian Teliti, ka kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjisë Belinda Balluku. I ftuar në Log, ai tha se SPAK duhet të bëj pezullim të pozicionit të saj të punës, pasi e ka kompetencë të veten.

“Balluku të paktën deri të premten duhet të japi dorëheqjen, pasi po akuzohet për afera korruptive nga SPAK nga një institucion që ende po e heton. A ka mundësi ministri në detyrë, zv.kryeministrja në detyrë, jo vetëm për çështje që janë avancuar por dhe për ato që janë hapur, të fusë duar në manipulimin dhe zhdukjen provave?

Në rast se nuk jep dorëheqje, SPAK duhet të bëj një tjetër veprim të premten, të bëj pezullim të pozicionit të punës, e ka kompetencë të veten. Të paktën pezullim. Në rast se shikohet që ndërhyjë, lëvizjet dhe hapat që ndikojnë në procedurat që po hetohet, ka edhe masa të tjera”, tha Teliti.

Kreu SPAK, Altin Dumani, u pyet dje në Kuvend lidhur me kallëzimet penale të depozituara ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Deputetët e opozitës pyetën nëse SPAK po heton disa dosje që lidhen me Ballukun, përfshirë çështjet mbi shitblerjen e energjisë, projektet e rrugëve, parqet fotovoltaike, tunelin e Llogarasë, si edhe termocentralet “Tigri 1” dhe “Tigri 3”. Në përgjigjen e tij, Dumani deklaroi se për sa kohë çështjet ndodhen në fazën e hetimit paraprak, nuk mund të jepen detaje apo informacione për ecurinë e tyre. Panorama

Tirana e tejkalon dhe Milanon, ndër 6 qytetet më të shtrenjta në Europë, sipas fuqisë blerëse

Tirana vazhdon të renditet ndër gjashtë qytetet më të shtrenjta në Europë për përballueshmërinë e blerjes së pronës, për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve të apartamenteve dhe të ardhurave mesatare relativisht të ulëta.

Sipas të dhënave të fundit të Numbeo, për gjysmën e parë të vitit 2025, koha e nevojshme për të blerë një apartament në Tiranë ka shkuar në 18 vite, duke u rritur me rreth 3 vite krahasuar me vitin e kaluar, kur nevojiteshin 15.3 vite.

Në renditjen botërore, Tirana zë vendin e 37-të, me 18 vite për blerjen e një apartamenti. Në Europë pozicionohet në vendin e gjashtë.

Në Europë, vetëm disa qytete kanë një indeks më të lartë përballueshmërie, si Londra me 19.2 vite, Lisbona në Portugali me 19.8 vite dhe Spliti në Kroaci po me 18 vite. Pas Tiranës vjen Beogradi me 16.6 vite dhe Parisi me 15.3 vite.

Për 2025, Tirana tejkalon Milanon, një ndër qytetet më të shtrenjta në Europë, për përballueshmërinë e blerjes së një prone. Në Milano nevojiten 16 vite për të blerë një apartament. Ndërkohë në vitet 2023-2024 Milano pozicionohej pas Tiranës me 17 deri 19 vite për blerje apartamenti, ndërsa në Tiranë nevojitej 2 deri 3 vjet më pak.

Në rajon, qytete të tjera si Beogradi dhe Novi Sad kërkojnë rreth 16.6 dhe 16.4 vite për të blerë një pronë, ndërsa Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, ka një përballueshmëri prej 14.6 vite. Në Sarajevë duhen 15.4 vite.

Numbeo e llogarit përballueshmërinë e blerjes së një banese duke krahasuar çmimet e banesave me të ardhurat familjare dhe koston e një kredie standarde.

Fillimisht, përdor raportin çmim ndaj të ardhurave (Price-to-Income Ratio), që tregon sa vite pune duhen për të blerë një apartament 90 m², duke marrë mesataren e çmimeve në qendër dhe jashtë qendrës së qytetit dhe të ardhurat neto të një familjeje.

Sipas ekspertëve të tregut të pasurive të paluajtshme, kjo situatë reflekton sfidat e tregut të pronave në Shqipëri, ku rritja e lartë e çmimeve në mospërputhje me rritjen e të ardhurave mesatare ndikojnë drejtpërdrejt në kohën që duhen për të arritur blerjen e një prone.

Në nivel botëror për 6-mujorin e parë 2025, qyteti më i shtrenjtë për të blerë një apartament vazhdon të jetë Xiamen në Kinë, ku përballueshmëria kërkon 40.1 vite kursim.

Për vitin 2024, qyteti më i shtrenjtë në Europë për blerjen e një prone është Lisbona me 19.5 vite, e ndjekur nga Parisi dhe Spliti me 17.8 vite dhe Milano me 16.3 vite. Tirana pozicionohej pas Milanos në këtë listë.

Në vitin 2023, Parisi ishte qyteti më i shtrenjtë në Europë me 20.2 vite për përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti, i ndjekur nga Lisbona, Dubrovniku dhe Praga me 19.3 vite dhe Milano me 19 vite. Pas Milanos renditej Tirana me 17.5 vite.

Sipas raportit “Deloitte Property Index 2025” të publikuar së fundmi, ku vendi ynë është përfshirë për herë të parë në 25 shtetet europiane, rezultoi se çmimi mesatar i apartamenteve në Shqipëri ka arritur në 1,620 euro për metër katror, me rritje 16.6% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke u renditur e dyta me shtrenjtimin më të lartë pas Polonisë (19.3%).

Në Tiranë, çmimi mesatar ka arritur në 2 mijë euro për metër katror dhe në Vlorë 2,400 euro për metër katror, ndërsa në Durrës në 1,350 euro për metër katror.

Ndërsa në qendër të qytetit (zona si ish-Blloku dhe përreth Sheshit “Skënderbej”) çmimet mesatare arrijnë tashmë 3,000–3,500 euro për metër katror ose më shumë, ndërsa edhe lagjet periferike e kalojnë kufirin prej 1,000 euro për metër katror./ Monitor

Altin Dumani: Institucionet shtetërore nuk referojnë raste korrupsioni!

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani, raportoi sot në Kuvend për rezultatet e institucionit gjatë vitit 2024 dhe problematikat e hasura.


Ai bëri një bilanc të pasurive të sekuestruara nga SPAK, por theksoi se edhe pse ka një përmirësim të luftës kundër korrupsionit, institucionet vetë ende kanë numra të ulëta në referimin e rasteve abuzive.

“Mbetet i ulët numri i referimeve nga institucionet publike për çështjet e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës”, tha Dumani mes të tjerash.

Më tej ai dha edhe shifrat nga goditja e krimit dhe korrupsionit përgjatë vitit 2024, ku nënvizoi se janë sekuestruar rreth 37 mln euro. Ai foli edhe për hetimet dhe sekuestrimin e pasurive në kriptovaluta nga krimi i organizuar, duke krijuar edhe portofol dixhital.

“SPAK i ka dhënë një rëndësi të veçantë hetimit pasuror dhe financiar. Në këtë kontekst, është forcuar Sektori i Hetuesve Financiarë nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve njerëzore kryesisht në hetimet financiare dhe pasurore me veprime komplekse brenda dhe jashtë vendit ku përfshihen edhe veprimet me kriptovaluta. Gjatë vitit 2024, me asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë është finalizuar nxjerrja e një udhëzimi të përgjithshëm për masat administrative dhe procedurale për kryerjen e hetimit financiar dhe pasuror në SPAK. Ndërkohë që për pasuritë e konfiskuara kjo vlerë arrin në shumën rreth 36,7 milionë euro. Kështu, vlera e pasurive të sekuestruara zë rreth 43,8% të vlerës totale, ndërsa pasuritë e konfiskuara zënë rreth 56,2% të vlerës totale. Krahasuar gjithashtu me vitin 2023, vihet re një rritje në masën rreth 59,7% e vlerës totale të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara (rreth 65,5 milion euro në vitin 2024 kundrejt rreth 41 milion euro në vitin 2023)”, tha ai.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, renditi edhe shifrat e perceptimit të korrupsionit në indekset ndërkombëtare, duke deklaruar se Shqipëria është vlerësuar me 42 pikë në Indeksin Global të Korrupsionit për vitin 2024, Shqipëria vlerësohet me 42 pikë.

“Në Indeksin Global të Korrupsionit për vitin 2024, Shqipëria vlerësohet me 42 pikë, duke e përmirësuar indeksin e perceptimit të korrupsionit me 5 pikë në raport me një vit më parë. Transparency International ka njohur rolin e SPAK në rritjen e besimit të publikut. SPAK i ka dhënë një rëndësi të veçantë hetimit pasuror dhe financiar. Në këtë kontekst, është forcuar Sektori i Hetuesve Financiarë nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve njerëzore kryesisht në hetimet financiare dhe pasurore me veprime komplekse brenda dhe jashtë vendit ku përfshihen edhe veprimet me kriptovaluta. Gjatë vitit 2024, me asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë është finalizuar nxjerrja e një udhëzimi të përgjithshëm për masat administrative dhe procedurale për kryerjen e hetimit financiar dhe pasuror në SPAK”, tha ai. gsh

*****

Kreu i SPAK, Altin Dumani iu përgjigj 65 pyetjeve të deputetëve të opozitës. • Dumani u pyet nga demokratja Jorida Tabaku për inceneratorin e Tiranës, Erion Veliajn dhe ish-zv,kryeministrin Arben Ahmetaj. • Në përgjigje kreu i SPAK tha se plot 71 persona janë në sitën e SPAK për 3 inceneratorët, atë të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit, të cilat janë ende në hetim. • Lidhur me Veliajn, Dumani tha se hetimet nuk kanë përfunduar ende dhe po vijojnë, ndërsa për Ahmetajn tha se është i mirëpritur të bashkëpunojë me drejtësinë. • Dumani tha se asnjë person nuk është i paprekshëm, madje as kryeministri Rama. • Sa i takon punës së SPAK në vitin që lamë pas, Dumani tha se janë sekuestruar pasuri me vlerë 6.5 mln euro. •Gjithashtu Dumani u pyet nga demokratja, Elda Hoti nëse SPAK ka nisur hetime për persona të lidhur me krimin e organizuar që marrin koncensione. • Në përgjigje, Dumani tha se SPAK ka nisur procedime lidhur me këta persona dhe shtoi se trendi i ekstradimeve, për shqiptarë që arrestohen jashtë vendit, është në rritje nga të gjitha vendet e Europës. •Kreu i SPAK u shpreh më tej se patronazhimi në Shqipëri nuk është krim dhe ata nuk mund t’i hetojnë. •Po ashtu Dumani u pyet edhe për dosjen Aruba, por u shpreh se nuk ka asnjë koment për këtë çështje. •Në lidhje me hetimet për vëllain e kryeministrit Rama, Olsi Rama, Dumani tha se hetimet lidhur me atë çështje janë mbyllur pasi nuk janë gjetur provat që vërtetojnë përfshirjen e tij në trafikimin e lëndëve narkotike.

Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit nga Belinda Balluku qe hetohet nga SPAK

Aliu kishte dhënë dorëheqjen më 27 gusht të këtij viti nga posti i ministrit, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit.

DURRËS– Ish-ministri i Infrastrukturës në Qeverinë “Kurti 2”, Liburn Aliu, është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit. Burime për media bëjnë të ditur se vendimi për emërimin e tij është firmosur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, duke i besuar Aliut drejtimin e një prej nyjeve më të rëndësishme detare në vend.

Aliu kishte dhënë dorëheqjen më 27 gusht të këtij viti nga posti i ministrit, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit.

Në një reagim gjatë verës, ai kishte kontestuar zgjedhjen e Bashës në krye të Kuvendit, duke theksuar se ky zhvillim ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij nga kabineti qeveritar.

Nderkohe Belinda Balluku eshte thirrur per hetime nga SPAK

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat. Klodiana Lala: Nëse refuzon herën e dytë, Prokuroria e Posaçme kërkon që të vijë me forcë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Balluku është thirrur të paraqitet sot në ambientet e SPAK, e shoqëruar nga një avokat mbrojtës, por ende nuk dihet nëse ajo  do të paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale. Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje live për News24 se zonja Balluku nuk është parë që të hyjë në ambientet e SPAK, dhe burimet thonë se ajo nuk do të paraqitet ditën e sotme. Ka parashtruar paraprakisht se ka një vizitë jashtë vendit. Në kushtet kur një funksionar i lartë shtetëror ka aktivitet të parashikuar, prokurorët e posaçëm duhet të firmosin një tjetër fletëthirrje, që duhet të paraqitet në një tjetër datë. Por nëse zonja Balluku do të refuzojë që të paraqitet në SPAK, ligji e përcakton se duhet të thirret me forcë, përmes futjes në lojë të policisë.

“Belinda Balluku është zyrtarisht nën hetim për shkelje të barazisë në tendera, për rastin e tunelit të Llogarasë. Hetimet kanë derivuar nga dosja e Evis Berberit. Në pranverë të këtij viti u arrestua Evis Berberi për disa akuza, ndër to edhe atë për korrupsion. Gjatë kontrollit në banesën e Berberit u sekuestrua celulari i tij, bashkëshortes dhe i përdorur më herët nga çifti. Janë gjetur të dhëna ku zbulohet se Balluku është e përfshirë në abuzime me tenderat. Në momentin kur zonjës Balluku do t’i komunikohet akuza, SPAK do të ketë edhe njoftim zyrtar për këtë çështje”, tha më tej gazetarja Klodiana Lala.

Belinda Balluku mban detyrën e zëvendëskryeministres që prej korrikut 2022, si dhe atë të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë që nga janari 2019. bw

Gazment Bardhi: Për të mos u paraqitur sot në SPAK, Belinda Balluku ka sajuar një vizitë në Bullgari

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku është thirrur sot zyrtarisht nga SPAK-u në kuadër të procedimeve për “shkelje të barazisë në tendera”.

 

Fletëthirrja mban firmën e prokurorit Dritan Prençi përmes së cilës Ballukut i specifikohet që të paraqitet e shoqëruar nga avokati, një element ky që tregon se mund të përballet me komunikim akuze penale.

Por kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, e akuzoi dje Ballukun se po përpiqet të shmangë paraqitjen në SPAK, ku pritet të njihet me akuzat penale që rëndojnë mbi të. Sipas Bardhit, Balluku ka “sajuar një vizitë zyrtare në Bullgari”.

Postimi i Bardhit: 

Ashtu siç paralajmërova, për të mos shkuar të hënën në SPAK, ku duhet të njihet me akuzën penale për vetëm një nga shumë vjedhje të saj, Belinda Balluku raportohet se ka sajuar një vizitë në Bullgari. Atje me siguri do të mbajë një “masterclass” për përvojën e saj të pasur me tenderat:

– Si të zhdukësh 50 milion € si në tunelin e Llogarasë;

– Si të vjedhësh 180 milion € në shit-blerje energjie;

– Si të vjedhësh 5 milion € në një digë hidrocentrali, si në rastin e Zadejës; dhe

– Si të avullosh 80 milion € me anije termocentral, që s’u vunë kurrë në punë.

Belinda Balluku mund ta shtyjë edhe pak me akrobacitë nëpër trena dhe avionë, por stacioni i saj fundor do të jetë vetëm një: burgu i grave në Pojskë. Dhe përpëra se të mbërrijë stacionin final, herët a vonë, një ndalesë do ta bëjë së shpejti patjetër në SPAK! Panorama

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat. Numri 2 i Qeverisë nën hetim për shkelje të barazisë në tendera

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Balluku është thirrur të paraqitet sot në ambientet e SPAK, e shoqëruar nga një avokat mbrojtës, por ende nuk dihet nëse ajo  do të paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale.

Belinda Balluku mban detyrën e zëvendëskryeministres që prej korrikut 2022, si dhe atë të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë që nga janari 2019. bw

LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR: Raporti OSBE/ODIHR-it anashkalon problemin, që vota diktohet, manipulohet, blihet, deformohet e tjetërsohet nga partia shtet

 

Ekrem Spahiu: Raporti OSBE/ODIHR-it anashkalon problemin, që vota diktohet, manipulohet, blihet, deformohet e tjetërsohet nga partia shtet. Nuk shkruhet se vota është kaparuar para zgjedhjeve dhe janë intimiduar zgjedhësit.

Deklaratë për mediat

Më në fund, pas pesë muaj e gjysëm doli raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit 2025 dhe “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” shpreh shqetësimin e saj, se OSBE/ODIHR si përherë çertifikoi zgjedhjet, ku ato nuk ishin as të lira, as të ndershme, as të besueshme dhe as të pranuara nga konkuruesit.

Nga ky raport, të fituar si gjithmonë dolën dy partitë kryesore që kanë përgjegjësinë e plotë për regresin e paimagjinuar që ka pësuar procesi zgjedhor në Shqipëri nga zgjedhja në zgjedhje. Të humbur janë shqiptarët dhe demokracia se nga mosrespektimi i votës burojnë të gjitha krizat në vendit tonë.

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” si subjekt me identitet të qartë kombëtar dhe demokratik, si dhe me moral të papërlyer ndaj zgjedhësve, në mënyrë të vazhdueshme prioritet kryesor ka patur Reformen Zgjedhore me katër shtyllat e saj:

Barazia e votes, me një sistem proporcional kombëtar ose 4 zona elektorale

Lista të hapura

Votim dhe numërim elektronik

Vota e diasporës

Të gjitha këto i kemi bërë të ditura dhe të qarta në Parlament e jashtë tij, te institucionet shtetërore që janë të ngarkuara ligjërisht për zgjedhjet, te ndërkombëtarët e në veçanti te OSBE, si shqetësim madhorë për demokracinë.

Raporti në thelb nuk ka lidhje me realitetin real shqiptar para, gjatë dhe pas zgjedhjeve në Shqipëri. Raporti e cilëson proçesin zgjedhor me defekte të vogla, por nuk shkruan gjë për brutalitetin e pushtetit dhe gjithë shtetit. Nuk shkruhet se vota është kaparuar para zgjedhjeve dhe janë intimiduar zgjedhësit. Nuk e përmend dyfishimin e administratës para ditës së votimeve.

Kalon në mënyrë sipërfaqësore infrastrukturën qeveritare të patronazhimit, përdorimin kriminal të paligjshëm të të dhënave personale nga pushteti, angazhimin e bandave në zgjedhje fenomen që nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Raporti anashkalon problemin që vota diktohet, manipulohet, blihet, deformohet e tjetërsohet nga partia shtet.

Sapo doli raporti, dy partitë kryesore janë shumë të kënaqura me raportin dhe e pranojnë si shumë të mirë atë. Në të njëjten ditë kur doli raporti, të buzëqeshur deklaruan dakordësinë për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili do të ketë për detyrë hartimin e ndryshimeve ligjore dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

Raporti i OSBE/ODIHR-it në rekomandimet e sajë, janë po ato shqetësime që LZHK i ngritur në vazhdimësi dhe ua ka thënë po këtyre vëzhguesve para zgjedhjeve të 11 majit.
Rekomandimet më të rëndësishme janë:

Transformimi i sistemit tërësisht me lista të hapura apo ndryshimi i gjithë sistemit.
Administrim jo më me komisioner politik të zgjedhjeve.
Transparencë dhe forcim i mbikëqyrjes së shpenzimeve të fushatës.
Shqetësimi ynë është se OSBE/ODIHR, deri më tani nuk ka insistuar në zbatimin e rekomandimeve të veta dhe prandaj kemi mbërritur në këtë situatë për zgjedhjet në Shqipëri.
Të shpresojmë se rekomandimet e fundit të zbatohen për zgjedhjet e ardhshme.

Tiranë, më 25.10.2025

Binaj i përgjigjet Ramës: Je aktor dhe prestigjator! Merr 140 mln euro për incenetarorë që s’ekzistojnë

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 9 tetorit, Florjan Binaj ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama mëngjesin e sotëm në podcastin “Flasim” ku tha se “këneta” duke iu referuar opozitës, ishte aq në hall sa kishte kandidatuar një aktor, që kishte bërë të qeshnin edhe Kongresin e PS duke imituar vetë Ramën.

“Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë Euro qytetarëve duke ” i bindur” se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë! Prestigjator!”, thuhet në reagimin e Binajt.

Deklarata e Ramës:
Është një risi absolute e zgjedhjeve të parakohshme vendore kandidimi i dy grave për Tiranën dhe Vlorën, dy qytete të dorës së parë për Shqipërinë, që do të drejtohen nga dy gra, të cilat kanë një karrierë shumë të ngjashme në një periudhë të caktuar kur kanë drejtuar respektivisht rilindjen e Qendrës Spitalore Universitare dhe të Spitalit Rajonal të Vlorës, dy realitete të transformuara tërësisht falë kapacitetit të tyre menaxherial dhe sidomos vullnetit të tyre të hekurt.
Ato janë të dyja fituese të padiskutueshme të garave, ku kundërshtarët përfaqësojnë shembëlltyrën më kuptimplote të humbjes së radhës, të ndjesë pastë Partia Demokratike.
Këneta është kaq e dëshpëruar, sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjoja të pavarur, që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste, ku ka ardhur njëherë për të luajtur rolin tim.
Prandaj, nuk e gjykoj fare keq aktorin për rolin e ri që ka marrë, se aktorët këtë punë kanë, me role jetojnë.
Por kush voton mua dhe Partinë Socialiste, do të votojë Ogertën, që t’i japë Tiranës drejtuesen e duhur dhe qeverisë partneren e duhur në krye të bashkisë, për të vazhduar punën transformuese për kryeqytetin e Shqipërisë 2030

bw

“Balluku është person në hetim, e ka marrë fletëthirrjen”, gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë të hënën në SPAK

Gazetarja Klodiana Lala, ishte e ftuar në emisionin “Kjo Javë” me autore Nisida Tufën ku u pyet për lajmin më të fundit, thirrjen në SPAK të zv/kryeministres, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut.

Lala deklaroi se mban përgjegjësi të plotë për atë që ka raportuar, pasi sipas saj fletëthirrja për Ballukun ka shkuar që në fillim të kësaj jave, por mbetet për t’u parë nëse ajo do të paraqitet të hënën e kësaj jave që vjen, më 27 tetor, e shoqëruar nga avokati i saj.

“Në këtë fletëthirrje prokurorët e posaçëm e bëjnë me dije se duhet të paraqitet në SPAK ditën e hënë më 27 tetor në ambientet e prokurorisë në praninë e një avokati duke lënë të nënkuptohet dhe t’ja bëjë të qartë se zonja Balluku është zyrtarisht në hetim për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera dhe të gjitha gjasat janë që nëse ajo do të paraqitet, mundësitë janë që jo, por zonja Balluku do të njihet me akuzat penale zyrtare”, tha Lala.

 

Klodiana Lala: Në drejtim të zonjë Balluku dhe në adresë të MIE është nisur të martën një fletëthirrje dhe ka mbërritur në zyrën e zonjë Balluku. Këto fletëthirrje dërgohen me korrierë specialë që marrin dhe firmën.

Në këtë fletëthirrje prokurorët e posacëm e bëjnë me dije se duhet të paraqitet në SPAK ditën e hënë më 27 tetor në ambientet e prokurorisë në praninë e një avokati duke lënë të nënkuptohet dhe tja bëjë të qartë se zonja Balluku është zyrtarisht në hetim për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera dhe të gjitha gjasat janë që nëse ajo do të paraqitet, mundësitë janë që jo, por zonja Balluku do të njihet me akuzat penale zyrtare.

Dueht të sqaroj për të mos patur konfuzion, nuk ka statusin e të pandehurës, por është person në hetim dhe zonja Balluku është zv/kryeministrja e dytë që hyn në përballje me SPAK pas Ahmetajt që është në arrati për disa akuza të rënda, ndër të cilat për korrupsion.


Send this to a friend