Ish-prefekti i Vlorës, i pyetur në Log nga moderatori Endri Xhafo nëse duhet të vazhdojë të ushtrojë detyrat e saj në qeveri zv/kryeminstrja Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë, Plator Nesturi tha se nuk do të jetë vetëm ajo që do të largohet nga qeveria.
Ai tha se do të ketë dhe të tjerë ministra që nuk do të jenë pjesë e qeverisë, për shkak të akuzave për korrupsion, sikurse Balluku.
Nesturi e quajti këtë moment historik pasi ka ardhur koha që duhet të ndahemi nga kjo formë e qeverisjes.
Plator Nesturi: Kemi të bëjmë me një ecuri, kemi të bëjmë me një moment historik ku duhet të ndahemi nga kjo formë e qeverisjes.
Jemi koshient që korrupsioni është pengesë dhe për integrimin dhe për zhvillimin e vendit.
Nëse e ndërpresim këtë, kemi ndërprerë ecurinë e zhvillimit.
Nëse nuk kam qenë i kuptueshëm. Mua në më interesojnë faktet e secilit veç e veç. Varet se ça kanë bërë. Kemi të bëjmë me ecuri, se ka dhe përgjegjësi politikë.
Është moment historik për ty ndarë nga kjo forcë. Kushdo që është bërë pengesë, me dashje apo pa dashje, se e përcakton SPAK, drejtësia, kjo s’ka rëndësi.
Korrupsioni është një fenomen që është pengesë për ecurinë e vendit, për integrimin. Nëse kemi një kauzë të vlerësuar, është se po ecet mirë në luftën kundër korrupsionit. Nëse ndërpritet kjo, ndërpresim ecurinë për integrimit apo besimin te SPAK-u.
Edi Rama ka dhënë një intervistë për ABC News. I pyetur për fjalimin që mbajti në funeralin e Fatos Nanos ai përmendi se si “kishte vrarë babain politik”. Por a e ka vetë Rama një bir politik?
“Nuk e kam një bir politik të më vrasë për momentin. Ku është? Nuk e di” – tha Rama.
Më pas u pyet për Erion Veliajn për të cilin tha se do të kishte marrë gjithnjë të njëjtin vendim për shkarkimin e tij pasi Tirana nuk mund të lihet pa kokë.
“Në aspektin njerëzor unë ndjej keqardhje. Në aspektin e politik ajo që thashë në asamblenë e PS dhe ajo që bëmë do ta bëja sërish nëse kthehesha mbrapa. Pra Erioni të largohej nga ajo detyrë që nuk mund ta ushtronte dhe që Tiranë të mos mbetej pa kokë. Të tjerat janë gjepura dhe dokrra të ekraneve politike dhe nuk i komentoj.
Shkarkimi? Është gjeja më e padrejtë që po i bëhet Tiranës. Nga njëra anë ajo mbetet pa kokë dhe nga ana tjetër kryetari zgjedhur mbahet peng. Nga ana tjetër nevoja e qytetit është gjithnjë e më alarmante. Kjo duket. Qyteti nuk mund të drejtohet me delegim dhe telekomandë.
A do ketë zgjedhje. Nuk mund të shkojmë kundër një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Veliaj do të jetë kryetar bashkie deri në 2027-ën” – tha Rama.
Në Romë u mbajt mbledhja e parë e përbashkët mes qeverisë shqiptare Rama dhe asaj italiane Meloni.
Kryeministri Edi Rama u prit në takim nga kryeministrja Italian Georgia Meloni,ndërsa dy qeveritë nënshkruan 15 marrvëshje bashkëpunimi në sektore të ndryshëm.
Ja marrëveshjet e firmosura
1. Marrëveshje ndërqeveritare “G2G” – për bashkëpunim strategjik dypalësh.
2. Memorandum mirëkuptimi midis ministrive të jashtme për bashkëpunim në fushën e sigurisë kibernetike.
3. Marrëveshje për kredi ndihme nga Bashkëpunimi Italian për Zhvillim në mbështetje të Mbrojtjes Civile shqiptare.
4. Marrëveshje dhurate nga Bashkëpunimi Italian për Zhvillim për forcimin e kapaciteteve të Mbrojtjes Civile shqiptare.
5. Marrëveshje dhurate për përmirësimin e sektorit neonatal shqiptar.
6. Memorandum bashkëpunimi midis Ministrive të Brendshme për luftën kundër trafikut të drogës.
7. Marrëveshje për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.
8. Memorandum mirëkuptimi midis Fondacionit MAXXI (Muzeu Kombëtar i Arteve të Shekullit XXI) dhe Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë për shkëmbime kulturore.
9. Protokoll bashkëpunimi midis Mbrojtjes Civile italiane dhe asaj shqiptare.
10. Deklaratë e përbashkët midis Mbrojtjes Civile shqiptare, italiane dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor (AICS) për krijimin e një Tavoline Koordinimi të përhershme.
11. Marrëveshje teknike për dorëzimin e dy anijeve patrulluese për Rojën Bregdetare shqiptare nga pala italiane.
12. Konventë financiare për kredi ndihme për përmirësimin e rrjetit elektrik në Shqipërinë e Veriut pas tërmetit të vitit 2019.
13. Memorandum bashkëpunimi teknik midis CDP (Cassa Depositi e Prestiti) dhe Ministrisë së Financave të Shqipërisë.
14. Marrëveshje për mbështetjen e NVM-ve shqiptare midis SIMEST dhe Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA).
15. Memorandum mirëkuptimi midis Fincantieri dhe KAYO për krijimin e një ndërmarrjeje të përbashkët (joint venture) për modernizimin e kantierëve detarë në Pashaliman.
16. Memorandum bashkëpunimi midis Leonardo dhe KAYO në fushën e mbrojtj
Që kur qeveria shqiptare lançoi nismën e saj për të prishur portin ekzistues të Durrësit për t’i falur tokën biznesmenit arab Alabbar, shumë ekspertë paralajmëruan se kjo aventurë e rrezikshme mund ta linte Shqipërinë pa nyjen më të madhe tregtare të vendit. Me sa duket këto paralajmërime po vërtetohen.
Qeveria shqiptare vazhdon të shtyjë pafundësisht afatet për fillimin e punimeve për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, teksa asetet e portit ekzistuese çmontohen çdo ditë nga projekti i Alabbar.
Në dhjetor të vitit 2022, kryeministri Edi Rama priti homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski në një aktivitet të posaçëm për prezantimin e projektit për portin e ri tregtar në Porto Romano. Sipas njoftimit zyrtar të kryeministrisë, punimet për ndërtimin e portit do të nisnin brenda vitit 2023.
“Kjo punë nis sot pikërisht sepse janë pjekur kushtet më në fund që të kemi një port tregtar të denjë për shekullin XXI, jo si ai që kemi trashëguar nga shekujt e shkuar, një skenografi e Kinostudios Shqipëria e Re, një platformë e braktisur e një filmi të realizmit socialist,” tha kryeministri.
Viti 2023 kaloi dhe punimet për ndërtimin e Portit nuk nisën. Në vitin 2024, qeveria shqiptare parashikoi 86 milionë euro në buxhet për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, por fondet u dogjën dhe punimet nuk filluan. Tashmë është duke mbaruar dhe viti 2025 dhe punimet sërish nuk kanë nisur.
Por kjo nuk është e gjitha. Tani qeveria po ndryshon gati çdo ditë deklaratat për afatet e fillimit të punimeve. Tre javë më parë, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku prezantoi drejtorin e ri të Autoritetit Portual, Liburn Aliu. Gjatë prezantimit ajo foli edhe për fillimin e ndërtimit të Portit.
“5 kompani kanë garuar dhe në 31 janar do të kemi fituesin. Do të vazhdohet me negocimin e kontratës me synimin për të nisur ndërtimin e portit të ri brenda 2026,” tha zëvendskryeministrja.
Por nuk kaluan as tre jave dhe afatet u shtynë sërish. Këtë herë ishte zëvendësministrja e Infrastrukturës, Enkelejda Muça, ajo që komunikoi afatet e reja.
“Punimet për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano pritet në nisin në vitin 2027, teksa aktualisht po shqyrtohen ofertat e dorëzuara nga kompanitë pjesëmarrëse në tender,” tha Muça gjatë diskutimit të projektbuxhetit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.
Teksa afatet për ndërtimin e Portit shtyhen pafundësisht, Shqipëria po kërcënohet nga skenari i parlajmëruar i asgjësimit të nyjës më të rëndësishme tregtare të vendit duke u dhënë ekonomive konkurrente fqinje një avantazh strategjik të paçmueshëm. Nëse ky skenar do të materializohet deri në fund, atëherë e gjitha kjo nuk do të jetë thjesht një nga aferat e shumta korruptive të qeverisë, por një akt i mirëfilltë tradhëtie kombëtare. /Kapital.al/
Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka kritikuar Ministrinë e Infrastrukturës lidhur me pagesën në traun e vendosur në Kukës-Morinë, ku ngriti shqetësimin se qytetarët paguajnë më shumë kur dalin nga territori i Shqipërisë, sesa kur hyn nga kufiri i Kosovës.
Erion Braçe, në Komisionin për Financat, të cilit ministrja Belinda Balluku që është marrë e pandehur iu shmang duke u përfaqësuar nga zëvendësja e saj Enkelejda Muçaj, u shpreh se “kur hyn nga Kosova pagesa është fiks 5 euro, kur del nga Shqipëria në Kosovë pagesa është 640 lekë”.
Ai theksoi se në pikat e kontrollit ku bëhet pagesa nuk ka kurs monedhe të shpallur, duke theksuar se nëse pagesa bëhet në euro, kusuri dhe llogaria të bëhet në lekë.
“ Këto 1.5, 1.4 euro po të sjellësh në vëmendje fluksin e verës bëjnë shumë para”, theksoi ligjvënësi socialist, duke shtuar se kjo është e pandershme.
Erion Braçe: Si monitorohet nga ana juaj kjo gjë, është thjesht dhe vetëm vullnet e deklarim i kompanive nën kontratë, apo ushtroni edhe ju kontroll për këto flukse të trafikut. Kam një shqetësim që vjen i përsëritur për pagesën Kukës Morinë. Kur hyn nga Kosova pagesa është fiks 5 euro, kur del nga Shqipëria në Kosovë pagesa është 640 lekë. Bëjnë 6.4 euro në kursin e këmbimit. Por ndodh edhe çudia me madhe, po të duash të paguash në euro, që praktikisht i bie më lirë, të kthejnë kusur në leke dhe llogarinë ta bëjnë në lekë.
Ndërkohë në pikë e kontrollit ku bëhet pagesa nuk ka asnjë kurs monedhe të shpallur, që praktikisht duhet të ishte kursi zyrtar i ditës. Këto 1.5, 1.4 euro po të sjellësh në vëmendje fluksin e verës bëjnë shumë para.
Ndaj ju pyes është çështje deklarimi kompanie në këtë rast, trafiku, fluksi apo ushtroni edhe ju kontroll. I bie e pandershme kjo gjë nga ana e operatorit që monitoron rrugën.
Enkelejda Muçaj:Kontratat janë në monitorim të dyja, sa i përket çështjes së trafikut. Ka një mekanizëm të kontrollit të kontratave koncesionare, ndërkohë kontrollon gjithë performancën e kontratës në kuptimin e të gjithë parametrave dhe modelit financiar të secilit prej tyre deri më tani dhe sidomos në lidhje me çështjen e tarifave që ju përmendet mendojmë se duhet ta marrim si një detyrë për ta kuptuar gjendjen aktuale që raportoni, për të përcaktuar se cili është parametër i pandershmërisë, papagesa po.
Tek risku, deri më tani është me koncesionarin, Buxheti shtetit nuk ka paguar asnjë parashtesë për secilin prej tyre
Erion Braçe:Mjafton kursi i euros, që ata të jenë të lumtur, e kupton. gsh
Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka kritikuar Ministrinë e Infrastrukturës lidhur me pagesën në traun e vendosur në Kukës-Morinë, ku ngriti shqetësimin se qytetarët paguajnë më shumë kur dalin nga territori i Shqipërisë, sesa kur hyn nga kufiri i Kosovës.
Erion Braçe, në Komisionin për Financat, të cilit ministrja Belinda Balluku që është marrë e pandehur iu shmang duke u përfaqësuar nga zëvendësja e saj Enkelejda Muçaj, u shpreh se “kur hyn nga Kosova pagesa është fiks 5 euro, kur del nga Shqipëria në Kosovë pagesa është 640 lekë”.
Ai theksoi se në pikat e kontrollit ku bëhet pagesa nuk ka kurs monedhe të shpallur, duke theksuar se nëse pagesa bëhet në euro, kusuri dhe llogaria të bëhet në lekë.
“ Këto 1.5, 1.4 euro po të sjellësh në vëmendje fluksin e verës bëjnë shumë para”, theksoi ligjvënësi socialist, duke shtuar se kjo është e pandershme.
Erion Braçe: Si monitorohet nga ana juaj kjo gjë, është thjesht dhe vetëm vullnet e deklarim i kompanive nën kontratë, apo ushtroni edhe ju kontroll për këto flukse të trafikut. Kam një shqetësim që vjen i përsëritur për pagesën Kukës Morinë. Kur hyn nga Kosova pagesa është fiks 5 euro, kur del nga Shqipëria në Kosovë pagesa është 640 lekë. Bëjnë 6.4 euro në kursin e këmbimit. Por ndodh edhe çudia me madhe, po të duash të paguash në euro, që praktikisht i bie më lirë, të kthejnë kusur në leke dhe llogarinë ta bëjnë në lekë.
Ndërkohë në pikë e kontrollit ku bëhet pagesa nuk ka asnjë kurs monedhe të shpallur, që praktikisht duhet të ishte kursi zyrtar i ditës. Këto 1.5, 1.4 euro po të sjellësh në vëmendje fluksin e verës bëjnë shumë para.
Ndaj ju pyes është çështje deklarimi kompanie në këtë rast, trafiku, fluksi apo ushtroni edhe ju kontroll. I bie e pandershme kjo gjë nga ana e operatorit që monitoron rrugën.
Enkelejda Muçaj: Kontratat janë në monitorim të dyja, sa i përket çështjes së trafikut. Ka një mekanizëm të kontrollit të kontratave koncesionare, ndërkohë kontrollon gjithë performancën e kontratës në kuptimin e të gjithë parametrave dhe modelit financiar të secilit prej tyre deri më tani dhe sidomos në lidhje me çështjen e tarifave që ju përmendet mendojmë se duhet ta marrim si një detyrë për ta kuptuar gjendjen aktuale që raportoni, për të përcaktuar se cili është parametër i pandershmërisë, papagesa po.
Tek risku, deri më tani është me koncesionarin, Buxheti shtetit nuk ka paguar asnjë parashtesë për secilin prej tyre
Erion Braçe: Mjafton kursi i euros, që ata të jenë të lumtur, e kupton
Detaje të reja janë zbuluar mbi atentatin e ndodhur dy ditë më parë në Rinas ku u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se Dani ka marrë 20 plumba në trup, ndërsa në vendngjarje janë gjetur mbi 80 gëzhoja. Në Spitalin e Traumës, vijon të jetë i intubuar shoqëruesi i Danit, punonjësi i Policisë së Shtetit, Muçi Shaljani (Sheqeri), i cili mori 10 plumba në trup, 2 prej të cilëve në kokë.
Pervec targave greke, edhe makina “Toyota” rezulton të jetë e vjedhur në Greqi në tetor të 2022.
Ndërkohë, janë shoqëruar të paktën 15 persona, kryesisht familjarë të viktimës dhe të plagosurit të cilët kanë dhënë dëshmitë para grupit hetimor.
Që pas atentatit, policia ka kryer kontrolle në disa zona të ndryshme, Tiranë, Kamëz, Nikël dhe Fushë Krujë, por pa rënë në gjurmët e autorëve. Makina e vrasësve u gjet e djegur në fshatin Halil të Fushë Krujës rreth 1 orë pas atentatit. bw
Qeveria shqiptare do të financojë kontratën koncensionare me Partneritet Publik-Privat (PPP) për ndërtimin e inceneratorit fantazmë të Tiranës edhe 30 milionë euro për periudhën 2026-2028, sipas të dhënave zyrtare në projektbuxhetin e vitit 2026.
Edhe pse impianti nuk po ndërtohet, qeveria vijon të kryejë pagesat me një korrektësi të lartë, nga të gjitha kontratat e tjera të investimeve publike.
Këto pagesa vijnë në një kohë kur nuk është bërë asnjë investim për impiantin, ndërsa mbetjet e kryeqytetit vazhdojnë të depozitohen në landfillin ekzistues të Sharrës.
Ministria e Financave më parë justifikoi vazhdimin e financimeve me nevojën për të respektuar detyrimet kontraktuale dhe për të shmangur penalitetet, duke pranuar dobësitë e kontratës ku fondet disbursohen pa kuotat e punimeve. Kjo ndodh edhe pse ligji organik i buxhetit dhe një seri udhëzimesh nuk lejojnë pagesa buxhetore pa një situacion punimesh.
Deri në 22 tetor 2025, buxheti ka dhënë mbi 8,9 miliardë lekë ose mbi 90 milionë euro për ndërtimin e objektit që nuk ekziston, sipas të dhënave nga Open Data Albania.
Ndërkohë, Bashkia e Tiranës përfshin çdo vit në planifikimet buxhetore shuma të konsiderueshme për shërbimin e pastrimit dhe menaxhimin e mbetjeve, ndërsa kontrata e inceneratorit parashikohet të përfshijë edhe fazën e djegies me prodhim energjie, fazë që ende nuk ka nisur dhe deri tani ka djegur vetëm fondet publike.
Qeveria Shqiptare në vitet 2016-2017 planifikoi ndërtimin e 3 incineratorëve në Elbasan me kapacitet 140 ton/ditë, në Fier me kapacitet 200 ton/ditë dhe Tiranë me kapacitet 920 ton/ditë.
Incineratorët në Elbasan dhe Fier janë financuar me skemën e Partneritetit Publik – Privat (PPP), tashmë janë jashtë funksionit pasi rezultuan tërësisht kontratat korruptive të vërtetuara nga hetimet e SPAK.
Kontrata e inceneratorit të projektuar në Tiranë është aktive dhe financohet përmes një koncensioni 30 vjeçar me vlerën 128 milionë Euro, shumë kjo që alokohet tërësisht deri në vitin 2028 dhe deri më tani janë dhënë më shumë se 70 % e fondeve.
Qeveria programoi se kapaciteti i tre inceneratorëve së bashku është sa 43% e totalit të mbetjeve që gjenerohen në të gjithë vendin, por tani mosfunksionimi i tyre ka futur vendin në një emergjencë mjedisore dhe pa një vizion të qartë se do të vazhdohet, përderisa vitin që vjen mbetjet e gjeneruara në Përrenjas, Librazhd, Elbasan, Fier Lushnjë etj do të depozitohen në Shkodër.
Kjo mënyrë do të krijojë kosto të larta ta transportit, pasi me rrugën ekzistuese që lidh Shkodrën me pjesën tjetër të vendit ka gjithmonë shumë trafik. Qeveria ka projektuar të përdorë Shkodrën për të depozituar mbetjet e gjysmës së Shqipërisë, në një kohë ku hapësirat për landfille afër qyteteve të mëdha nuk janë ezauruar./ Monitor
Gazetari Osman Stafa që ndjek me shumë përkushtim problemet e Onkologjikut me pasojë jetën e pacientëve, boton në rrjetin social komunikimet që ka pasur me një paciente të onkologjikut, e cila e njofton Osman Stafën se nuk ka medikamente për vazhdimin e kurës. Ja si shkruan Osman Stafa:
“Zonja është një nënë. Është një grua që po përballet me kancerin.
Por ilaçi “avastinë” mbaroi përsëri sot. Nuk ka. Pacientët me kancer janë braktisur!”
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër bllokoi edhe 75 tonë të tjerë misër blegtoral, vetëm pak ditë pasi u bllokuan 25 tonë misër nga i njëjti subjekt eksportues, duke e çuar në 100 tonë sasinë totale të ndaluar. Sipas drejtorit të AKU Shkodër, Ramir Haderi, misri i ardhur nga Serbia është bllokuar në doganën e Hanit të Hotit me qëllim kryerjen e analizave laboratorike, për të përcaktuar nëse ka prezencë të lartë të aflatoksinës B1, një substancë toksike dhe kancerogjene që tejkalon normat e lejuara në Shqipëri.
AKU Shkodër ka bllokuar edhe një fermë në fshatin Trush, pasi nga sistemi i gjurmueshmërisë rezulton se ajo furnizohej me misër blegtoral nga subjekti i ndaluar në doganë.
Burime nga dogana e Hanit të Hotit bëjnë të ditur për News24 se deri tani janë bllokuar rreth 200 tonë misër, për të cilat do të kryhen analizat përkatëse. Në rast se konfirmohet prania e substancave të ndaluara, këto mallra nuk do të lejohen të hyjnë në territorin shqiptar.
AKU po monitoron me kujdes situatën dhe po pret rezultatet e analizave për çdo produkt blegtoral që vjen nga Serbia./bw
Qytetarët shprehen se drejtësia nuk po zbaton të njëjtin standard të vetëm, kur bëhet fjalë për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Për mikrofonin e News24, ata komentojnë faktin që zëvendëskryeministrja e pandehur nga SPAK vijon të shkojë në zyrë dhe të firmosë ende dokumenta.
Qytetarët shprehen se drejtësia duhet të veprojë njëlloj si në të kaluarën me zyrtarët e tjerë të lartë dhe jo me dy standarde.
Qytetar: Ajo s’duhet të dalë fare ta shikojë populli me sy, duhet të kishte ikur në SPAK.
Qytetare: Ta fusin brenda. Të dy njëlloj janë, si gjyshi si mbesa. Çfarë krimesh kanë bërë ata.
Qytetar: Rama duhet të largohet, duhet të japë dorëheqje. SPAK i ka hyrë kësaj pune, ta verifikojë mirë zëvendësen e tij.
Qytetar: Nëse kanë shkelur ligjin, çdo njeri është i barabartë përballë ligjit. SPAK duhet të bëjë detyrën e vet, nëse ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet para ligjit.
Qytetar: Është turp t’i thuash Qeveri. është turp t’i thuash zv/kryeministre. Ata s’kanë surrat, janë të tërë për të ikur në burg.
Qytetar: Të marrë dënimin e merituar nga SPAK dhe Gjykata. bw
Atentati mafioz ndodhi mesditën e djeshme pranë pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.
Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer. Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./Dosja.al
Në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, deputeti socialist i Qarkut të Elbasanit, Adi Qose, ngriti një nga shqetësimet më të mëdha që prej vitesh rëndon mbi qytetarët e Elbasanit dhe gjithë drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë zonë: mungesën e Bypass-it të Elbasanit.
Në një pyetje drejtuar përfaqësuesve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Qose kërkoi përgjigje të qartë mbi afatet dhe planin konkret për ndërtimin e këtij segmenti të shumëpërfolur, duke e cilësuar si një domosdoshmëri të vonuar.
“Ndërtimi i Bypass-it të Elbasanit është një emergjencë infrastrukturore. Trafiku në qytet është bërë i padurueshëm, veçanërisht në fundjavë, kur kalimi përmes Elbasanit është një mision i pamundur. Ky projekt është premtuar që prej një dekade dhe nuk mund të shtyhet më,” – deklaroi Qose.
Deputeti theksoi se Bypass-i nuk është thjesht një kërkesë lokale, por një nevojë kombëtare që do t’i shërbente gjithë juglindjes së vendit – nga Peqini, Belshi e Gramshi, deri në Librazhd e Prrenjas. Sipas tij, investimi do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik, turizmin dhe lehtësimin e qarkullimit ndërqytetas, duke e bërë Elbasanin një nyje të rëndësishme të transportit në Korridorin VIII.
“Tani që po ecën me ritme të shpejta ndërtimi i segmentit Elbasan–Lekaj të Korridorit të Tetë, është momenti i duhur që qeveria të çojë përpara edhe projektin e Bypass-it. Fondi i parashikuar për vitin 2026 është i pamjaftueshëm, pasi përfshin vetëm fazën e studimit. Duhet më shumë vëmendje dhe mbështetje buxhetore,” – nënvizoi ai.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë konfirmuan se projekti i Bypass-it të Elbasanit është përfshirë në listën prioritare të ministrisë dhe është akomoduar në buxhetin afatmesëm 2026–2028, përfshirë edhe në Aktin Normativ të tetorit.
Sipas tyre, gjatë vitit të ardhshëm do të nisë financimi për një bypass të përkohshëm (të shkurtër), që do të shërbejë si parapërgatitje për ndërtimin e Bypass-it të plotë.
“Ky projekt mbetet në fokusin e ministrisë dhe është pjesë e planifikimit afatgjatë të investimeve në infrastrukturë, në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare,” – u theksua nga përfaqësuesi i ministrisë.
Debati në Komision shënoi një tjetër shtytje institucionale për një çështje që qytetarët e Elbasanit e kanë ngritur prej vitesh. Me kërkesën e deputetit Qose, projekti i Bypass-it të Elbasanit duket se po rikthehet në qendër të vëmendjes, me shpresën që të mos mbetet më vetëm në letër, por të kthehet në realitet në vitet e ardhshme. bw
Shaljani ishte shofer në makinën anti-blind tip ‘Benz’ dhe në momentin e vrasjes ai ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore.
TIRANË- Muçi Shaljani alias Muçi Sheqeri është agjenti i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore që mbeti i plagosur ditën e sotme në atentatin ndaj Gilmando Danit. Shaljani ishte shofer në makinën anti-blind tip ‘Benz’ dhe në momentin e vrasjes ai ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore.
Por kush është Muçi Shaljani?
Muçi Shaljani është person i panjohur në radhët e AMP-së. Fillimisht ishte ish-drejtuesi i AMPS-së Florjan Sulejmani, i cili nisi praktikën për ta rekrutuar në radhët e AMP-së. Burimet për Dosja.al, bëjnë me dije se Sulejmani nisi donte që ta fuste Shaljanin tek Forcat Opercionale të AMP-së.
Por punësimi i tij mbeti pezull për pak kohë, pasi Sulejmani dha dorëheqjen si drejtor i AMP-së dhe kompetencat e tij i mori Artjol Saliasi. Në momentin që Saliasi ka marrë rolin e drejtuesit të Agjencisë, e ka futur Shaljanin në shërbim./Dosja.al
Një vit pas lirimit nga qelia, Gilmando Dani, krahu i djathte i Emiljano Shullazit u ekzekutua sot në rrugën e Rinasit, pas një atentati vdekjeprurës.
Por emri i Gilmando Dani është i njohur për Policinë dhe Drejtësinë, pasi ka një skedë të mbushur me një seri ngjarjesh, duke nisur nga viti 2005, teksa është i profilizuar edhe si miku i Emiljano Shullazit, kreut të grupit ku bënte pjesë.
Rezulton se pas disa kërkesave të refuzuara për lirim me kusht që prej vitit 2022, pas transferimit në Burgun e Rrogozhinës, ndërsa qëndroi në izolimin e sigurisë “41 biss” për një kohë të gjatë, ai kërkoi lirimin. Dhe kjo liri erdhi më 6 tetor 2024.
Ai ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata e Posaçme e Apelit Tiranë. Më herët ishte arrestuar edhe në 2005 dhe 2012 si pjesë e ngjarjeve kriminale, kryesisht trafiqe, plagosje dhe armëmbajtje pa leje. Më 2005 Dani u lidh edhe me disa krime në Itali, por më pas u lirua bashkë me të tjerët.
Por ishte liruar më pas deri në arrestimin një dekadë më parë për gjobëvënien ndaj një biznesmeni.
Më 2022 ai ka paraqitur kërkesën për të përfituar lirimin me kusht. Kërkesa është depozituar në Gjykatën e Kavajës, ku Dani pretendon të lirohej me kusht, pasi sipas pretendimeve të tij ka vuajtur 2/3 e dënimit me burg. Por i janë refuzuar disa kërkesa, derisa një vit më parë është liruar.
Sipas gjykatës, Gilmando Dani, së bashku me Emiljano Shullazin, Endrit Zelën dhe Edrit Qyqen, kërcënuan dhe gjobitën biznesmenin, Ylvi Beqja duke i marrë 5 herë çeqe bankare dhe 20 për qind të ish-hotel “Vollga” në Durrës. Dani akuzohej për veprat penale: “shtrëngimit me anë të kanosjes me qëllim marrje e pasurisë” kryer në formën e “grupit të Strukturuar kriminal”.
I gjithë grupi i Shullazit u dënua me 55 vite burg në vitin 2018, ndërsa arrestimi ishte bërë i mundur në vitin 2016. Kreu i bandës Emiliano Shullazi është dënuar me 14 vite burg në vitin 2018. Panorama
Gazetarja e News24, Klodiana Lala ka dhënë detaje mbi atentatin e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në vendin e njohur si rrethi pranë aeroportit të Rinasit.
Lala tha se shënjestra e atentatit ka qenë Gilmando Dani i cili ishte liruar nga burgu një vit më parë, në tetor 2024 dhe jetonte në një pjesë më të madhe të vitit në Spanjë.
Sipas gazetares, ai është pritur nga një automjet i bardhë në pronësi të Elvis Kosovës që njihet si Visi i garave në Tiranë nga një mik i tij që në fakt është paradoksale është agjent i mbikqyrjes policore Muçi Shaljani.
“Në momentin që automjeti ka hyrë në rrethin e Rinasit, një automjet me targa greke e ka parakaluar ka qëlluar në drejtim të tyre duke lënë të vdekur Gilmando Danin ndërsa të plagosur rëndë agjentin e AMP.
Është konfirmuar se shënjestra ka qenë Gilmando Dani, që i ka mbijetuar dhe dy atentateve të mëhershme në 2011 dhe 2015 sepse në 2015 dhe deri në 2024 ka vuajtur dënimin për gjobvënie ndaj Ylvi Beqaj dhe fakti që është qëlluar sapo ka zbritur nga aeroporti do të thotë se gjithcka ka qenë e organizuar.
Më tej, gazetarja ka sqaruar se atentatorët zgjodhën një zonë të sigurt si Rinasi, megjithëse që pas grabitjes së kryer në 2018, nga grupi i drejtuar nga Admir Murati, masat e sigurisë në Rinas janë shtuar ndjeshëm.
“Nga mënyra si kanë vepruar autorët është përdorur një makinë e vjedhur me targa të vjedhur.
Mund të ketë patur dhe informatorë që kanë lajmëruar se Gilmando Dani ka dalë jashtë aeroportit. Mund të kishte më shumë viktima, dhe automjeti është drejtuar në drejtim të urës së Gjolës ku u gjet një automjet i djegur në fshatin Halil të Krujës”, tha gazetarja Klodiana Lala.
Klodiana Lala: Një pjesë e detajeve janë bërë të ditura sa kohë ka një reagim nga policia e shtetit. Atentati ka ndodhur në një nga zonat më të sigurta të Tiranës, afër aeroportit por dhe aty krimi nuk ka ngurruar të qëllojë një nga emrat më të njohur të botës së krimit
Gilmando Dani ka qenë i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në kuadër të procesit të Emiliano Shullazit ku ai ishte pjesë e grupit të tij.
Në tetor të vitit të kaluar la qelitë e paraburgimit dhe iu kthye jetës në normalitet.
Sipas të dhënave të grumbulluara nga policia, ai ishte larguar dhe jetonte në Spanjë, dhe piëkrisht sot pak minuta para se të qëllohej për vdekje tek rrethi pranë aeroportit të Rinasit ai po kthehej nga Barcelona në drejtim të Tiranës.
Në dalje të aeroportit është pritur nga një automjet i bardhë në pronësi të Elvis Kosovës që njihet si Visi i garave në Tiranë nga një mik i tij që në fakt është paradoksale është agjent i mbikqyrjes policore Muçi Shaljani dhe në momentin që automjeti ka hyrë në rrethin e Rinasit, një automjet me targa greke e ka parakaluar ka qëlluar në drejtim të tyre duke lënë të vdekur Gilmando Danin ndërsa të plagosur rëndë agjentin e AMP.
Është konfirmuar se shënjestra ka qenë Gilmando Dani, që i ka mbijetuar dhe dy atentateve të mëhershme në 2011 dhe 2015 sepse në 2015 dhe deri në 2024 ka vuajtur dënimin për gjobvënie ndaj Ylvi Beqaj dhe fakti që është qëlluar sapo ka zbritur nga aeroporti do të thotë se gjithcka ka qenë e organizuar.
Që pas grabitjes së kryer në 2018, nga grupi i drejtuar nga Admir Murati, masat e sigurisë në Rinas janë shtuar ndjeshëm por krimi nuk ka pyetur. Nga mënyra si kanë vepruar autorët është përdorur një makinë e vjedhur me targa të vjedhur.
Mund të ketë patur dhe informatorë që kanë lajmëruar se Gilmando Dani ka dalë jashtë aeroportit. Mund të kishte më shumë viktima, dhe automjeti është drejtuar në drejtim të urës së Gjolës ku u gjet një automjet i djegur në fshatin Halil të Krujës.
Autorët nuk kanë qenë amatorë, kanë kryer atentatin në një zonë të mbipolluar por dhe e sigurt, është qëlluar ndaj këtij personi. Më tronditëse është fakti se pasi është kryer krimi, është tentuar ti jepej ndihmë, ndërkohë që u tentua nga punonjësi i policisë të hapte me këmbë automjetin.
Komisariati i rinasit është shumë pranë dhe sa pak mjete ka policia për të ndërhyrë në të tilla raste.
Agjencia e mbikqyrjes policore do të duhet të hetojë shkeljet e punonjësve të policisë dhe për të hetuar lidhjet e tyre me njerëz të botës së krimit.
Personi që shoqëronte Gilmando Dani, Muçi Shaljani alias Sheqeri, kishte lidhur kontratë në muajin shtator me AMP me kontratë të përkohshme dhe do të përfundonte në fund të muajit nëntor.
Gilmando Dani nuk është një nga ato njerëzit e botës së krimit që hyjnë rastësisht, por ka dominuar për më shumë se një dekadë në botën e krimit.
Pas lirimit nga burgu dhe fakti se kreu i grupit Emiliano Shullazi vuan dënimin me 14 vite për gjobvënie dhe akuza të tjera të rënda për vrasjen e Vajdin Lames dhe tentativës për vrasje të Marenglen Hakës, përplasje me të fortët e Niklës, frerët e bandës dhe kryesimin mendohet se e kishte marrë Gilmando Dani. E gjithë kjo e bën ngjarjen një atentat të mirëorganizuar, që tronditi Tiranën dhe na dha një njollë të zezë dhe në sy të turistëve të huaj.
Gilmando Dani ka ndërruar jetë në vend, ndërkohë që i plagosuri në atentat Muçi Shaljani. bw
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Belinda Balluku duhet të japë dorëheqjen dhe të bëhet e penduar e drejtësisë.
Berisha: qindra miliona taksa të qytetarëve shqiptarë të menaxhohen me sms, të menaxhohen shkallëve, të menaxhohen skutave, sikur ky shtet nuk ka asnjë ligj dhe rregull, sikur është pronë e Lubisë dhe Edi Ramës që mund të bëjnë ctë duan. Për të vjedhur të paktën 100 mln euro në tunelin e Llogarasë anuluan tenderin me ofertë 130 mln. Tani ai shkon në 230 milionë. Kanë ngrënë urat, 20 milionë dy ura, nuk ekzistojnë. Tuneli është katasfrofal në cilësi, është i pa kolauduar. Nuk ka asnjë garanci. Ky është tuneli i tyre, në vend që të japë dorëheqjen dhe të bëhet e penduar dhe ti thotë drejtësisë se çdo gjë e kam bërë me urdhër të Edi Ramës, e kërcënon dhe ai detyrohet ta mbajë në krah. Panorama
Të mërkurën në Pallatin e Kongreseve, Panairi i 28-të i Librit në Tiranë. Kreu i shoqatës së botuesve, në një konferencë për mediat ka folur për krizë librash.
“Ndërgjegjja jonë ka nevojë për librat”. Një shprehje e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, shërben si mesazh grishës në festën e librit, përmes ngjarjes më të madhe vjetore që bashkon shkrimtarë, përkthyes e studiues. Panairi i 28-të i Librit në Tiranë nis të mërkurën në Pallatin e Kongreseve. Kreu i shoqatës së botuesve, në një konferencë për mediat renditi problemet, duke folur për ulje të numrit të librave të rinj, biblioteka e librari bosh dhe buxhete të papërfillshme.
“Para disa ditësh ne i drejtuam shtëpive botuese një pyetësor ku i pyetëm se sa libra të rinj kanë në panair. Ka shtëpi botuese me asnjë libër të ri, që janë prej vitesh në panair, ka që kanë 1- 2 tituj të rinj, ka me 5-6, ka edhe pak që botojnë 20-30-40 tituj, pra ka rënë numri i botimeve dhe cilësia e botimeve”, the Petrit Ymeri.
Sipas tij, kjo lidhet shumë me buxhetet e papërfillshme dhe me investimin e shtetit në këtë lami të kulturës, ndryshe nga Kosova.
“Ka botues të Kosovës që e kanë zgjeruar spektrin e tyre të botimit dhe na konkurrojnë me nivel të mirë. 1.5 milionë euro ose 2 milionë euro që ju jep qeveria në Kosovë, që shkojnë për përkthime, pagesën e të drejtave të autorit, bibliotekat shkollore dhe ato komunale”. Përkundër kësaj, në Shqipëri, buxhetet, në ndonjë qytet, thanë botuesit, çojnë një libër të vetëm.
“Po marr një rast konkret, që u bë furnizimi me libra për bibliotekat e shkollave, dhe Përrenjasit i çohet vetëm 1 libër, nga e gjithë lista. Nëse e tërë drejtoria ka marrë 30, Përrenjasit i çohet një, nga tërë shëtpitë botuese 5 tituj. Si mund të bësh furnizim biblioteke me 5 libra”, tha botuesi Jani Malaj. bw
Gazetarja Klodiana Lala ishte këtë mbrëmje në emisionin “Log” teksa fillimisht foli mbi dosjen e nxehtë në SPAK të zv.kryeministres Belinda Balluku. Lala thekson se Balluku po qëndron në detyrë jashtë çdo kriteri moral dhe juridik.
“Mendoj se çështja kryesore do jetë zonja Balluku. Është një zv.kryeministre. në detyrë që po qëndron jashtë çdo kriteri moral dhe juridik. Ka një akuzë të rëndë për 50 mln euro të zhdukura. Ka mesazh kompromentues që duhet të evidentohen.”
Më tej Lala, foli mbi thirrjen e Berishës në SPAK për 21 janarin. Berisha do duhej të japë shpjegime si person në dijeni për 4 vrasjet në protestën e 21 janarit 2011.
“Berisha ka një fletëthirrje si person në dijeni për 21 janarin. Ka qenë kryeministër në detyrë kur ka ndodhur ngjarja. Demonstrata u thirr nga Edi Rama kryetar i opozitës. Doli një video e Dritan Priftit ku shfaqej Meta për një çështje parash me të cilën Metra doli i pafajshëm nga Gjykata e Lartë. Me këtë video u thirr dhe protesta e 21 janarit. Zoti Berisha do duhet të japë shpjegime për çfarë ndodhi brenda godinës së kryeministrisë.
Kush e urdhëroi gardën të qëllojë mbi protestuesit dhe qytetarët më 21 janar. Është thirrur si person në dijeni. Ajo çka pasoi pas 21 janari, grupi i prokurorëve në atë kohë, nuk zbatoi urdhrat për ndalimin e zinxhirtit e krerëve të gardës së republikës. Berisha do duhet të japë urdhër pse nuk u zbatuan urdhrat. I mbajti gardistët brenda kryeministrisë. Prokuroria nuk hynte në ambientet e kryeministrisë. U fshi serveri, u zhdukën pamjet filmike.”
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin Log, theksoi se në rastin me tenderin e Tunelit të Llogarasë, shteti nuk ka vepruar sipas rregullave dhe ligjeve, por sipas oreksit të politikanëve.
Lala shton se Belinda Balluku nuk e ka paramenduar se bisedat me Evis Berberin do t’i dilnin një ditë.
“Do të ndalemi tek dy momente thelbësore ky material që shfaqet ka të bëjë me tenderin e supervizionimit. Është një tender që tregon babëzinë e zyrtarëve të Infrastrukturës që kishin shkuar deri në atë pikë sa korruptionin çdo tender.
Unë mendoj që duhet të ndalemi tek tenderi i madh të Llogarasë.
Tuneli u hap, tenderi i parë u përcaktua Gjoka, ne kemi të gjitha komunikimet me Ballukun dhe Berberin, ku e urdhëron të anulojnë tenderin. Kam ndjesi të keqe thotë dhe Berberi thotë nuk ka problem për ndjesinë e anuloj direkt.
Më pas kemi kompaninë turke dhe kanë fituar tenderin me një shumë herë më të konsiderueshme. Dhe po të shikosh komunikimet me Berberin, kanë të bëjmë me paracaktimin, Balluku e ka orientuar Berberin.
Që nga fakti që kompania turke dhe në një farë mënyre i dikton fituesi. Po të shikosh komunikimet shteti nuk ka funksionuar sipas rregullit dhe ligjeve por sipas orekseve të politikanëve. Ka të bëjë me arrogancën e Ballukut, ajo ka pasur aq shumë vetbesim dhe nuk e ka paramenduar, Dhe në fund fare i thotë hapë tenderin se plasa dhe më pas ai e hap dhe fitues del. Po ta shikosh me kujdes dosjen aty ka dhe referenca të Ballukut dhe Ramës në Turqi janë fshirë shumë foto dhe janë rikuperuar me një program nga Amerika. Është rikuperuar dhe nga ana e SPAK.”, tha Lala. bw
Berisha: Unë nuk kam marrë asnjë fletëthirrje. Për fakti e thjeshtë se Alfred Greca ua jep gazetarëve para se të ma japë mua. Unë skam asnjë problem. Se unë jam njeriu që kam kërkuar më shumë se kushedo tjetër hetimin e atyre ngjarjeve tragjike, Kam kërkuar prokuror ndërkombëtar për hetimin e tyre. Nga 2013-ta deri sot, është vetëm Edi Rama që ka penguar hetimin. Sali Berisha ka kërkuar prokuror ndërkombëtar, hetim dhe fatmirësisht ka deklaratat e SHBA-ve ku zoti Shtaimer erdhi dhe ishte asistent i SHBA-ve dhe Contrimen që kërkuan hetime nga polici dhe organizatori. Organizatori dihet kush është. Jam i hapur të hetohet kjo ngjarje. bw
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij, Erjola Hoxha padisin Shqipërinë ne Gjykatën Europiane për të drejtat e Njeriut dhe pretendojnë shkelje të rënda kushtetuese gjatë hetimit të tyre, pasi kontrolli I banesës është së përbashkët është bërë kur ai gëzonte imunitetin e deputetit dhe për rrjedhojë s’mund të kryhej sipas tij pa autorizim paraprak të Kuvendit.
Referuar dokumentit kërkesa lidhet me kontrollin fizik dhe të telefonit celular të partneres së Ahmetajt, si dhe si dhe kontrollin e banesës së përbashkët të tyre më 9 mars 2023, mbi bazën e një vendimi të Gjykatës së Posaçme, lëshuar vetëm një ditë më herët me 8 mars 2023
“Kërkuesit ankohen se kontrolli i banesës së tyre ishte i paligjshëm, pasi kërkuesi i parë ishte AP në kohën përkatëse, dhe banesa e tij nuk mund të kontrollohej pa autorizim paraprak të Parlamentit (sipas nenit 73 (2) të Kushtetutës); dhe se ata nuk kishin qasje në një procedurë për të kundërshtuar kontrollet në fjalë, në kundërshtim me kërkesat e neneve 8 dhe 13 të Konventës”, thuhet në kërkesë.
Pas marrjes së kësaj kërkesë, Strasburgu ka drejtuar një sërë pyetjeve palëve.
A ka pasur shkelje të së drejtës së kërkuesit të parë për respektimin e banesës, e garantuar nga neni 8 i Konventës? Në veçanti, a është kryer kontrolli i banesës në përputhje me nenin 73(2) të Kushtetutës, që lidhet me imunitetin e deputetëve?
A ka shfrytëzuar kërkuesi i parë ndonjë mjet efektiv juridik brenda sistemit kombëtar në këtë drejtim? Dhe Në veçanti, a ishte vendimi gjyqësor i 8 marsit 2023 i ankueshëm në ndonjë gjykatë më të lartë?”.
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ndodhet në arrati prej gati dy vitesh. Ai po hetohet nga SPAK për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës. Ndërsa po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për dosjen Buka. bw
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas shfaqjes së Kryeministrit Edi Rama në krah Belinda Ballukut.
Bardhi deklaron se kryeministri është peng dhe vepron nën urdhrat e zëvendës kryeministres, pasi janë të përfshirë në aferën e tunelit të Llogarasë.
Postimi i plotë:
Aritmetika politike e korrupsionit!
Prej sot, de fakto zv. kryeministre e Shqipërisë është një e pandehur nën akuzë penale dhe në hetim nga SPAK. Shfaqja së bashku për herë të parë e Edi Ramës dhe Belinda që nga 31 Tetori, kur Belinda Balluku u mor e pandehur nuk lë më vend për dyshim se kryeministri është peng dhe vepron nën urdhrat e saj.
Edi Rama eshtë i pafuqishëm ta largojë, sepse të dy janë bashkë në aferën e Llogarasë. Janë bashkë në korrupsion. Bashkë në pakte mafioze heshtjene.
Kjo është aritmetika politike e korrupsionit. Aty ku numri 2 i qeverisë është i pandehur dhe ende në detyrë, numri 1 i qeverisë është i kapur. bw
Asnjë surprizë nga zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashkitë e vendit.
Fiton partia-shtet, Partia Socialiste.
VLORË
Vlora ishte bashkia e parë që e nxori rezultatin, bashki në të cilën pati pjesëmarrjen më të ulët me 12,5% të zgjedhësve. Drejtuesja e Bashkisë së Vlorës do të jetë ish-deputetja Brunilda Mersini, e cila nën logon e PS arriti 78% ose 15 672 vota.
CËRRIK
E njëjta panoramë paraqitet edhe në Bashkinë e Cërrikut ku PS ka fituar fitoren me 66.22%. Kandidati Florenc Doka ka marrë 6201 vota, një diferencë prej 4313 votash nga kandidati i pavarur i cili u mbështet nga PD, Amarildo Hoxha. Ky i fundit ka marrë 1888 vota.
BERAT
Diferenca është e frikshme edhe në Bashkinë e Beratit. Kandidati socialist ka marrë fitoren me 13050 vota ose 83.35% kundrejt 2607 votave ose 16.65% të kandidatit të mbështetur nga PD, Pavlo Shkarpa.
TEPELENË
E njëjta situatë paraqitet edhe në Tepelenë, e cila në total kishte 21 Qendra Votimi dhe në këtë bashki për herë të parë u testua edhe numërimi i votave me Inteligjencë Artificiale, krahas numërimit manual. PS me ish-ushtarakun Gramos Sako kanë fituar me 77.85% ose 3261 vota. Ndërkohë, kandidati i 26-vjecar Gabriel Guma ka siguruar vetëm 928 vota.
MAT
Numërimi po vijon vetëm në Mat, bashki në të cilën sërish kryeson PS. Kandidati i PS, Altin Bojini numëron 7018 vota ose 67.81%, ndërsa rivali i tij, kandidati i pavarur i mbështetur nga PD ka Eduart Brahilika ka marrë 27.02% ose 2797 vota. Ndërkohë, kandidatja Suzana Pasha që sfidoi partinë e saj PS-në, duke kandiduar si e pavarur deri më tani rezulton me 5.17% ose 535 vota.
Në total, vetëm 18.45% nga 334.539 mijë qytetarë me të drejtë vote hodhën votën në kutitë e votimit në të 5-ta bashkitë. Bashkia me numrin më të lartë të pjesëmarrjes ishte Mati me 39.36%, e ndjekur nga Tepelena me 34.63%, Cërriku me 25%, dhe Berati me 19.98%. Pjesëmarrjen më të ulët e shënoi Vlora, bashkia më e madhe në zgjedhjet e pjesshmë të së dielës, ku votuan vetëm 12.54 përqind./ Rezultatet nga KQZ
Ora 18:00 njofton mbylljen zyrtare të procesit të votimit në 5 bashkitë e vendit, ndërsa në qendrat e votimit vijojnë të ketë ende qytetarë që presin të votojnë.
Nga raportimet e fundit të gazetarëve të News24, mësohet se qarku i Vlorës shënon shifrën më të ulët të pjesëmarrjes, 12.37% në raport me bashkitë e tjera.
Sipas gazetarit Osman Stafa, pas orës 18:00 të gjitha qendrat e votimit do t’i drejtohen KZAZ-ve për të numëruar votat.
“Kemi një specifikë se do të ketë dy procese numërimi, njëra nga grupet e numërimit dhe një tjetër nga Inteligjenca artificiale e cila do të numërojë fletët e votimit. Më pas do të shihet nëse do të rakordohen shifrat nga të dyja grupet e numërimit, nëse nuk do të ketë asnjë lloj gabimi, në zgjedhjet e ardhshme do të jetë opsion përdorimi i inteligjencës artificiale për numërimin e votave”, tha gazetari Osman Stafa.
Votimi elektronik nuk u aplikua në këto zgjedhje, shkak mendohet se është mungesa e buxhetit. bw
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, foli sot në studion e News24 për aferën e Tunelit të Llogarasë, për të cilën është marrë e pandehur zv.kryeministrja, Belinda Balluku.
Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tenderin për Tunelin e Llogarasë.
Xhixho tha se shqiptarëve u janë vjedhur në total 75 mln euro nga kjo aferë.
Deputetja tha se 50 mln euro janë vjedhur nga anulimi i tenderit të parë te kalimi te tenderi i dytë, ndërsa 25 mln janë vjedhur nga “zhdukja e dy urave në projekt”.
Xhixho zbuloi se në projektin fillestar ka pasur dy ura, ndërkohë që në projektin përfundimtar këto ura janë zhdukur. Sipas saj kosto e këtyre urave është mbi 25 mln euro.
Në fund ajo theksoi se Balluku duhet të japë dorëheqjen, sepse rrezikon të prishë provat.
Erisa Xhixho: Skandal i një afere korruptive të jashtëzakonshme, mund të vjedhësh një popull, por të vjedhësh popullin më të varfër në Europë ku 55% e qytetarëve shqiptarë mezi mbyllin muajin kjo është kriminale. Kemi të bëjmë me një aferë të pastër korruptive, mbi 50 mln dollarë të vjedhura në anulimin nga tenderi i parë në tenderin e dytë nga zonja Balluku.
Dhe së fundmi është denoncuar fakti që në projektin fillestar ka pasur dy ura, ndërkohë që në projektin përfundimtar këto ura janë zhdukur dhe kosto e këtyre urave është mbi 25 mln euro. Pra në total shkon në 75 mln euro vjedhje.
Askush nuk është aq naiv, sa të besojë që dardhat dhe mollët u hëngrën pas krahëve të Ramës, pa dijeninë e Ramës. Në momentin që kemi një aktakuzë ndaj zv.kryeministres do duhet të kishte një dorëheqje dhe një shkarkim, sepse nuk mund të vijojë zonja punën.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përditëson në kohë reale pjesëmarrjen në votimet e pjesshme në 5 bashki të vendit.
Në total, pjesëmarrja në të 5 bashkitë deri në orën 15:00 është 16.08 %. Nga të dhënat rezulton se Tepelena ka pjesëmarrjen më të lartë me 28.74%, ndërsa Vlora pjesëmarrjen më të ulët me 10.68%.
Konkretisht në bashkinë e Vlorës deri në orën 15:00 pjesëmarrja në votim është 10.68 %, në bashkinë e Beratit pjesëmarrja është 16.78 %, në bashkinë e Cërrikut 21.39 %, në Mat 35.32 % dhe në bashkinë e Tepelenës pjesëmarrja është 28.76%.
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Cërrik, Eligert Hima, ka bërë një prononcim për mediat, përmes të cilit denoncon se persona të paautorizuar qëndrojnë në hyrjet e qendrave të votimit, për të intimiduar votuesit.
Ai bën thirrje që këta persona të largohen nga qendrat e votimit dhe të lejojnë qytetarët që të votojnë me vullnetin e tyre të lirë pa presion dhe ndikim.
Eligert Hima:Duhet të largohen të gjithë personat që rrinë përballë qendrave të votimit dhe që nuk kanë asnjë lloj funksioni. I bëj thirrje policisë së shtetit të marrë masa për mos të intimiduar votuesit dhe vota duhet të jetë e lirë dhe me dëshirë dhe jo me ndere, apo me favore që u është bërë nga drejtorët, apo çdo punonjës i administratës.
Kam bërë një xhiro personalisht sot në qendrat e votimit dhe në çdo hyrje të qendrave të votimit kam parë persona që nuk kanë asnjë lloj funksioni që rrinë dhe intimidojnë votuesit.
Kujtojmë se Eligert Hima kandidon për bashkinë e Cërrikut kundrejt socialistit, Florenc Doka dhe kandidatit të pavarur të mbështetur nga PD, Amarildo Hoxha. gsh
Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka thyer sot heshtjen zgjedhore pasi bëri thirrje për votim të kandidatëve socialistë në zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki të vendit.
Kreu i KQ Ilirja Celibashi, i pyetur në një konferencë për mediat, u shpreh se kjo është e ndaluar.
“Është e ndaluar të bëhen thirrje elektorale, mund të bëjnë për pjesëmarrje masive. Shpresoj që kjo risjellje në vëmendje e kësaj problematike shpresoj të dëgjohet”, tha ai, ndërsa sqaroi se procesi i votimit në të gjithë qendrat e votimit vijon normalisht.
Postimi i plotë i Ballës:
Prej mëngjezit qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës po votojnë për kryebashkiakët e rinj për të vazhduar rrugën drejt #Shqipëria2030🇦🇱🌹🇪🇺 me Edi Rama dhe Partia Socialiste e Shqipërisë 🤗Ne socialistët shqiptarë po mbajmë zotimin tonë në zgjedhjet e majit se ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve 👵🏻 👴🏻 pagave 👮♂️ 👷🏻♀️👩🚒👩✈️👩🔬dhe mandati i anëtarësimit në Bashkimin Europian 🇪🇺Kështu pensionistët tanë, përveçse do të marrin këtë dhjetor, bonusin e fundvitit, duke filluar nga janari, do të kenë një rritje tanimë të shtrirë në çdo muaj të katër viteve që kemi përpara përmbi indeksimin e përvitshëm, natyrisht.
Prandaj ju ftoj të dilni masivisht dhe të votoni kandidatët tanë bw
Nga ana tjetër komisionet nuk kanë gjetur regjistrat, si pasojë qytetarët që kanë shkuar të ushtronjë të drejtën e votës nuk e kanë bërë për shkak se ende nuk ka nisur. Në Vlorë numri i qytetarëve do të votojnë në 232 qendra votimi janë 171.895.
VLORË- Procesi i votimit në katër qendra në Vlorë nuk kanë nisur ende, pavarësisht se ora ka kaluar 07:00. Mësohet se në Shkollën Industriale Vlorë, votuesit kanë probleme me pajisjen e identifikimit, nuk njeh shenjat e gishtërinjve.
Nga ana tjetër komisionet nuk kanë gjetur regjistrat, si pasojë qytetarët që kanë shkuar të ushtronjë të drejtën e votës nuk e kanë bërë për shkak se ende nuk ka nisur. Në Vlorë numri i qytetarëve do të votojnë në 232 qendra votimi janë 171.895.
Vlorë shkoi në zgjedhje pas dorëheqjes së Ermal Dredhës pas kritikave të Kryeministrit Edi Rama. Në Vlorë, Brunilda Mersini e PS, e cila la mandatin e deputetes për kandidimin si kryebashkiake, do të garojë përballë dy demokratëve, Dionis Sota dhe Gjergj Nika, anëtari i Këshillit Bashkiak i zgjedhur nën siglën e Parisë Demokratike./Dosja.al
Në Bashkinë Tepelenë ka nisur procesi i numërimit të votave, pas disa vonesave fillestare që lidhen me mungesat e anëtarëve të Partisë Demokratike në komisionet e qendrave të votimit.
Gazetarja Brikena Metaj raporton se pavarësisht këtyre problematikave, procesi është hapur pasi u plotësua kuorumi i nevojshëm për funksionimin e komisioneve.
Risia e këtyre zgjedhjeve në Tepelenë është përdorimi për herë të parë i Inteligjencës Artificiale (AI) në procesin e numërimit të votave. Ky aplikim do të ketë karakter eksperimental dhe rezultatet e dalë nga AI nuk do të kenë vlerë zyrtare, por do të shërbejnë për të testuar efikasitetin dhe besueshmërinë e sistemit për zgjedhjet e ardhshme.
Në këtë mënyrë, në Tepelenë po zhvillohen dy procese të paralela numërimi: njëri tradicional, nga komisionet, dhe tjetri i automatizuar, nëpërmjet teknologjisë së inteligjencës artificiale.
Në garën për kryebashkiak të Tepelenës janë Gramoz Sako, kandidat i Partisë Socialiste, dhe Gabriel Guma, i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike. Panorama
Mësohet se në një qendër votimi, përkatësisht për 3270, ka probleme me kamerat. Pavarësisht se ka startuar ora zyrtare e nisjes së procesit zgjedhor, në këtë qendër votimi kjo nuk ka ndodhur.
BERAT– Në bashkinë e Beratit kanë nisur problemet e para të zgjedhjeve. Mësohet se në një qendër votimi, përkatësisht për 3270, ka probleme me kamerat. Pavarësisht se ka startuar ora zyrtare e nisjes së procesit zgjedhor, në këtë qendër votimi kjo nuk ka ndodhur.
Nga ana tjetër në një qendër tjetër votimi ka ushtruar të drejtën e tij qytetari i parë. Në Bashkinë e Beratit të drejtën e votës e kanë 82 mijë e 161 zgjedhës, të cilët do të votojnë në 116 qendra votimi.
Berati shkoi në zgjedhje të pjesshme pasi Ervin Demo dha dorëheqjen për tu bërë deputet. Kandidati Ervin Ceca i Partia Socialsite do të jetë përballë kandidatit të pavarur Pavlo Shkarpa, i mbështetur nga PD./Dosja.al
Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se ekziston një skenar politik, duke theksuar se “loja e Yuri Kim ishte që të krijonte klasën e re politike”.
Ajo gjithashtu pretendon se padia për zv.kryeministren Belinda Balluku është bërë nga Lulzim Basha.
Përballë gazetares Nisida Tufa, në emisionin ‘Kjo javë’ në News24, Kryemadhi tha se Basha është i vetmi politikan që ndaj tij nuk ka një hetim pasuror për pasurinë. “Ai është i vetmi politikan që ka 23 milionë dollarë turnover, kompania e kunatit të tij nga bizneset shqiptare. Nuk kemi hetim pasuror”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi gjithashtu akuzoi Bashën si kryetarin e vetëm partie që ka 540 milionë dollarë të ardhura nga offshoret ruse me llogari, duke theksuar mungesën e hetimeve nga SPAK. “Ka një skenar. Loja e Yuri Kim ishte që të krijonte klasën e re politike. Erion Veliaj nga PS dhe Bashën nga PD. Arrestimin e Berishës dhe Metës. Padinë për Ballukun e ka bërë Basha. Në varrimin e Fatos Nanos erdhi edhe Basha. Ai është i vetmi politikan, i cili ka 23 mln dollarë turnover, kompania e kunatit të tij nga bizneset shqiptare. S’kemi hetim pasuror. Është i vetmi kryetar partie që ka 540 mijë dollarë të ardhura nga offshoret ruse me llogari. Por nuk kemi hetim. SPAK-ut i kanë ardhur faturat për GSIS, dhe ka dalë siç ka thënë LSI.”, tha ajo.
AKU Shkodër ka bllokuar një kamion me 25 tonë misër që vinte nga Serbia. Bllokimi u bë në doganën e Hanit të Hotit teksa kamioni ishte duke hyrë drejt Shqipërisë nga Mali i Zi.
Shkak është bërë prania në sasinë e misrit të aflatoxinë B1 e cila ka dalë mbi normat e lejuara për Shqipërinë. Kjo normë sipas burimeve për vendet e BE është e lejueshme por në Shqipëri jo për shkak se ka norma të tjera.
Në këtë mënyrë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bërë bllokimin e sasisë prej 25 ton të misrit që po vinte nga Serbia.
Destinacioni final ishte qyteti i Elbasanit ndërsa bëhet fjalë për misër blegtoral refuzho.
Aksioni është duke vijuar ndërsa priten edhe bllokim i sasive të tjera të misrit sepse janë duke u kryer procedurat në doganën e Hanit të Hotit.
Ndërkohë bëhet e ditur se AKU Shkodër ka bllokuar edhe një fermë qumështi në fshatin Trush të bashkisë Shkodër për shkak të disa parregullsive të gjetura atje. bw
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, rithekson edhe një herë qëndrimin e tij zyrtar, të shprehur në letrën dhe deklaratën e mëparshme (shihni Deklaraten 23 shtator 2025 – shenim i Voal.ch), lidhur me projektligjin “Për barazinë gjinore”.
KNFSH qëndron i palëkundur në pozicionin e tij, siç është artikuluar qartë në dokumentin e dërguar më parë institucioneve përkatëse, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave themelore të familjes, të traditës shoqërore dhe morale shqiptare, si dhe të parimeve të besimeve tona fetare, në frymën e respektit, barazisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë mbetet i përkushtuar ndaj dialogut të hapur dhe bashkëpunimit me institucionet shtetërore e shoqërinë civile, me synim forcimin e harmonisë ndërfetare dhe ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të barabartë dhe të qëndrueshme.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë qytetarët e saj!
Detaje të reja kanë dalë nga dosja penale që lidhet me ndërtimin dhe pronësinë e aksioneve të aeroportit të Vlorës, që tashmë është kthyer jo vetëm temë e debatit politik të vendit por në prokurorinë e Tiranës është rregjistruar dhe një çështje penale.
Aksioneri më i madh i kësaj vepre me strategji kombëtare njëherësh oligarku kosovar Behgjet Pacolli, një javë më parë u paraqit në prokurori duke dhënë shpjegime si person që ka dijeni mbi rrethanat e këtij konflikti të lindur mes Ademit e Pacollit.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se gjatë dhënies së dëshmisë biznesmeni Behgjet Pacolli, nuk ka pranuar në asnjë moment se ka qënë përballë noteres Valbona Selimi dhe të ketë nënshkruar dokumentin Kontratë-Shitje të 47 për qind të aksioneve tek ortaku tjetër Valdon Ademi.
Sipas Pacollit gjithçka është ngatëruar për shkak të një marëdhënie mirëbesimi, duke shfrytëzuar firmosjen nga ana e tij të disa dokumentave që ja kishte sjellë shoferi i tij.
“…unë isha duke u larë në pishinë. Dola nga pishina e firmosa ato dokumenta që më solli shoferi…”-mësohet të ketë dëshmuar përballë grupit hetimor Behgjet Pacolli, i cili ka pretenduar se nuk e ka ditur dhe as ka lexuar përmbajtjen e këtyre dokumentave, pasi nuk i ka kushtuar rëndësi.
Pacolli ka këmbëngulur se gjithçka është kryer në kushtet e mirëbesimit të ndërsjelltë.
Ndërsa asnjëherë, nuk ka qënë para noteres Valbona Selimi, për të nënshkruar këtë kontratë shitje siç e kërkon dhe formati i ligjit për Noterinë Shqiptare, ku është detyrues që palët të jetë prezent dhe të identifikuara nga noteri.
Nisur nga këto pretendime, pritet që në ditët në vijim sërisht prokuroria e Tiranës të thërasë për të rimarë në pyetje noteren Valbona Selimi, me qëllim qartësimin e pozicionit të saj juridik në këtë moment të nënshkrimit të kontratës së shitjes së 47 për qind të aksioneve në aeroportin e Vlorës nga Pacollët tek Valdon Ademi.
Njëherësh tashmë prokuroria e Tiranës ka kërkuar nga ekspertët e Policisë Shkencore, që të kryejnë ekspertimin grafik të origjinalitetit të 4 firmave të shtetasve Emin Pacolli, Behgjet Pacolli, Valbona Selimi dhe Valdon Ademi.
Ende grupi i hetimit të këtij rasti nuk është njohur zyrtarisht me konkluzjonet e aktit përfundimtar.
Ndërkohë mësohet se tashmë çështja e hetimeve lidhur me aksionet e aeroportit të Vlorës është shtrirë jo vetëm tek verifikimi grafik i origjinalitetit të firmës së oligarkut Bëhgjet Pacolli dhe ortakut tjetër Valdon Ademi, por edhe tek situacionet e punimeve që janë kryer për ndërtimin e pistën dhe terminalit të “Vlora International Airport – VIA”.
Të dy aksionerët, Pacolli dhe Ademi, kur janë marë në pyetje në prokurorinë e Tiranës, kanë pretenduar qëndrime të ndërsjellta, duke ngritur dyshime të forta ndaj njëri-tjetrin për paraqitje fiktive të situacioneve të ndërtimeve të kryera në aeroportin e Vlorës nga kompanitë “Mabco Constructions SA” dhe “2A Group”.
Palët kanë ngritur dyshime për punime fiktive dhe fryrje të proces-verbaleve të situacioneve, ndaj që tashmë prokuroria e Tiranës ka kërkuar të sekuestrohen këto dokumenta dhe të bëhen pjesë e fashikullit hetimor.
Aeroporti i Vlorës u kthye temë debati në vend, për shkak të një kallëzimi penal që bëri në muajin Gusht 2025 njëri nga aksionerët Valdon Ademi, i cili denonconte për mashtrim me pasoja të rënda, falsifikim dokumentash dhe evasion fiskal, pronarët Emin Pacollin, Behgjet Pacollin dhe administratorin e “Mabco Constructions SA”, Nelso Çelën.
Ndërsa në fund të muajit Tetor 2025, Emin Pacolli, kundërpërgjigjet me një kallëzim në prokurorinë e Tiranës, duke akuzuar direkt aksionerin në minorancë të “VIA” Valdon Ademin, noteren Valbona Selimi dhe ish-administratorin Valon Lluka.
Të gjithë personat e kallëzuar tashmë janë marë në pyetje nga prokuroria e Tiranës.
Partia “Mundësia” ka denoncuar zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila vijon të mbajë detyrën edhe pse është nën hetim nga SPAK për abuzime me tenderat.
Në një deklaratë, deputeti Erald Kapri, akuzon Qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për mbrojtje të hapur të zyrtarëve të përfshirë në skandale dhe thekson se “beteja kundër korrupsionit është sot beteja më e rëndësishme e Shqipërisë”.
Kapri shtoi se “Mundësia” do të luftojë deri në fund kundër çdo hajduti, pavarësisht pushtetit apo funksionit që ai mban.
Sipas Kaprit, SPAK ka vënë në shënjestër Edi Ramën, ndërsa kreu i SPAK ka ngritur zërin duke thënë se prokurorët janë kërcënuar deri në sulme fizike.
“Ka nisur hapur lufta e të korruptuarve kundër SPAK-ut. Këta janë njerëzit që duan të mbysin drejtësinë, që duan t’i shpëtojnë dënimit dhe të vazhdojnë të vjedhin shqiptarët.” – thotë mes të tjerash Kapri, duke i bërë thirrje ndërkombëtarëve të reagojnë.
Deklarata
Të nderuar qytetarë,
Nuk ka më dyshime. SPAK ka vënë në shënjestër Edi Ramën. Janë kërcënuar prokurorët e SPAK-ut. Altin Dumani vetë tha para dy ditesh se presioni është i përditshëm, kërcënimet ndaj prokurorëve kanë shkuar deri në rrezik për atentate.
E gjithë kjo është shoqëruar me censurë dhe heshtje të orkestruar. Ne denojmë me forcë sulmet ndaj SPAK-ut dhe i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ngrejë zërin pa vonesa.
Dhe çfarë bën Edi Rama? Kërkon haptas lirimin e Erion Veliajt dhe mban në krah Belinda Ballukun.
Maskat ranë. Të gjitha ato, dekretet e Presidentit, zgjedhjet, rrëzimet, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ishin vetëm një lojë për të shpëtuar njerëzit e tij, që Rama të shpëtojë veten e tij.
Edi Rama nuk po lëshon hajdutët e vet; ai po i mbron ata me çdo mjet, deri te përdorimi i Gjykatës Kushtetuese si një armë për t’i nxjerrë të lirë.
Ka nisur hapur lufta e të korruptuarve kundër SPAK-ut. Këta janë njerëzit që duan të mbysin drejtësinë, që duan t’i shpëtojnë dënimit dhe të vazhdojnë të vjedhin shqiptarët.
Ne, Partia “Mundësia”, jemi dhe do të jemi në krah të drejtësisë. Nuk do të dorëzohemi. Do të luftojmë deri në fund kundër çdo hajduti, çdo pushtetari dhe Edi Rames që ka vjedhur dhe mendon se mund të blejë drejtësinë.
Kjo është beteja më e rëndësishme e Shqipërisë sot: beteja mes të ndershmëve dhe të korruptuarve. Unë besoj se shqiptarët e ndershëm nuk do të heshtin, e në fund, fiton e drejta.
I bëjmë thirrje partnerëve tanë ndërkombëtarë: mos mbyllni sytë. Shikoni çfarë po ndodh në Shqipëri, një pushtet që po përpiqet të shkatërrojë drejtësinë për të shpëtuar veten.
Faleminderit!
Berisha: Nuk na lejuan të debatojmë në 9 seanca, kalojmë në komunikim me qytetarët
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka njoftuar se opozita do të ndërmarrë hapa të rinj në atë që ai e quajti “luftë kundër asgjësimit të parlamentarizmit në vend”.
Berisha akuzoi mazhorancën se ka kaluar në “ekstrem” dhe se po pengon qëllimisht opozitën të ushtrojë funksionet e saj në Kuvend.
Ai shtoi se kjo situatë përbën “shkelmim të Kushtetutës, rregullores së parlamentit dhe mohim të të drejtave të opozitës”, ndërsa theksoi se qeveria nuk po mban më as interpelanca, as me kryeministrin dhe as me ministrat.
Në këto kushte, Berisha tha se do t’i propozojë grupit parlamentar të PD-së dhe strukturave të partisë që opozita të hapë një “platformë parlamentare” para ndërtesës së Këshillit të Ministrave. Sipas tij, ky është “një hap i domosdoshëm për t’iu përgjigjur represionit ndaj opozitës në parlament, shkeljes së pluralizmit dhe shkelmimit të ligjeve e Kushtetutës”.
“Narkomazhoranca apo pseudomazhoranca ka kaluar në ekstrem.
Në parlament nga 9 seanca të zhvilluara, me gjithë angazhimin më serioz të opozitës në çdo komision, në çdo seancë, ju jeni dëshmitarë se opozita është lejuar të diskutojë vetëm në një seancë, çka do të thotë de facto asgjësim i parlamentit dhe parlamentarizmit.
Çka do të thotë shkelmim i Kushtetutës, rregullores së parlamentit, rendit kushtetues të vendit.
Çka do të thotë mohim i të drejtave të opozitës.
Plas çdo skandal, jo tanimë kryeministri, por as ministrat nuk paraqiten në interpelancë.
Në këto kushte do i sugjeroj grupit parlamentar dhe partisë që opozita të hapë platformën parlamentare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave dhe aty deputetët e opozitës, qytetarët, të paraqesin në fjalimet e tyre të gjitha mendimet, propozimet, denoncimet.
Pas 9 seancash, opozita është lejuar të debatojë vetëm një ditë në parlament.
Atëherë ne kalojmë në debat me qytetarët.
Kjo përbën një hap të domosdoshëm për t’iu përgjigjur represionit në parlament të opozitës, të pluralizmit, shkelmimit të ligjeve, të Kushtetutës, në funksionimin e këtij institucioni.”, tha ai.
“Ftoj qytetarët të luftojmë për votën e lirë”, Berisha: Protesta e parë kombëtare do të mbahet…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar sot organizimin e një proteste kombëtare së shpejti, duke theksuar se kjo nuk do të ketë natyrën e një bojkoti të parlamentit, por do të shoqërohet me një strategji të dyfishtë: betejë brenda sallave të Kuvendit dhe mobilizim qytetar jashtë tij.
Në një deklaratë nga selia blu ai e përshkroi rrjedhën politike që sipas tij ka çuar në këtë vendim si rezultat të “votës së dhunuar” dhe “zgjedhjeve të vjedhura”.
Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë për përdorim të kapaciteteve shtetërore dhe mediatike për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve.
Sali Berisha: Kjo nuk do të thotë bojkot i parlamentit, jo.
Por kjo do të thotë se opozita do zhvillojë betejë edhe brenda parlamentit.
Ajo ka të gjithë potencialin, të gjithë trashëgiminë dhe kësaj dhune të pandërprerë, kësaj mbyllje goje të opozitës në parlament, ajo do i përgjigjet me mjete adekuate, si në komisione, ashtu edhe në sallën e parlamentit.
Së pari.
Së dyti, kjo është opozita e votës së dhunuar.
Kjo është mazhoranca e zgjedhjeve të vjedhura.
Protestat kombëtare janë tejet të vonuara dhe së shpejti do komunikojnë para jush protestën e parë kombëtare dhe pastaj në vazhdim, ku ftojmë të gjithë ata qytetarë që janë të gatshëm të luftojnë për votën e lirë kundër një regjimi që e ka konfiskuar atë, e ka vjedhur atë.
Kundër një regjimi që ka përdorur të gjithë potencialin ekzekutiv, shtetëror, financiar, logjistik, mediatik për të blerë, për të influencuar, për të ndikuar dhe për t’u marrë votën shqiptarëve.
Përpjekja jonë për të transformuar parlamentin në një tribunë të fjalës së qytetarëve dhe interesave të tyre, has në absurditetin, në banditizmin e paprecedent parlamentar në historinë e vendit.
Qeveria u miratua pa debat.
Programi i saj pa debat.
Buxheti dje pa debat.
Të gjitha pa debat.
Atëherë ne do hapim platformën parlamentaro-qytetare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave si hap i parë.
Por ne ndaj këtij regjimi jemi të vendosur të qëndrojmë me të gjithë potencialin dhe forcën tonë.
Ne nuk nënshtrohemi.
“Të verifikohen pasuritë e klanit Xhafa, apo pallati i Ramës dhe Mollës”, Berisha: Transaksionet e familjes time janë hetuar 5 herë
Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti një konferencë për shtyp ku komentoi deklaratat e Altin Dumanit, duke e cilësuar si “skandal të vërtetë”. Ai theksoi se shteti shqiptar ka një agjenci kundër larjes së parave, e cila sipas tij ka shqyrtuar disa herë transaksionet e familjarëve të tij.
“E kam denoncuar më parë këtë çështje. Altin Dumani është përgjegjësi kryesor për moszbatimin e ligjit antimafia. Kjo është çështja thelbësore,” tha Berisha.
Ish-kryeministri shtoi se agjencia nuk ka analizuar transaksionet e bosëve të drogës dhe të krimit, ndërsa theksoi se pronat e klanit Xhafa, sipas tij, vijnë nga droga e Geronit dhe jo nga puna e ndershme.
Berisha gjithashtu përmendi hotelin 70 milionë euro të familjes Rama dhe Mollës, të cilin sipas tij e kanë përfituar edhe përmes lidhjeve me persona të caktuar nga burgu.
“Shteti shqiptar ka një agjenci kundër larjes së parave, e cila ka shqyrtuar disa herë çdo transaksion të familjarëve të mi. E përgëzoj, kjo është gjëja më normale. Nuk mund të them se agjencia ka analizuar transaksionet e bosëve të drogës dhe të krimit, por nuk e përjashtoj mundësinë që nuk e ka bërë.
Ka një çështje thelbësore që e kam denoncuar prej kohësh: Altin Dumani është përgjegjësi kryesor për moszbatimin e ligjit antimafia. Këtu qëndron gjithë problemi.
Sipas meje, pronat e klanit Xhafa vijnë nga droga e Geronit dhe jo nga djersa. Për shembull, hoteli 70 milionë euro i familjes Rama dhe Mollës u përfitua edhe nga lidhjet me burgu, pasi është i Teta Ollgës.”, tha ai.
BERISHA:
Deklarata e Altin Dumanit, është një skandal. Një skandal i vërtetë. Shteti shqiptar ka një agjenci kundër larjes së parave, dhe kjo agjenci ka të gjithë autoritetin shtetëror për të shqyrtuar çdo transaksion të dyshimtë në Republikën e Shqipërisë.
Kjo agjenci ka shqyrtuar të paktën 5 herë gjatë këtyre viteve dhe e përgëzoj, çdo transaksion të familjarëve të mi. Dhe unë i përgëzoj, gjëja më normale.
Kjo agjenci, nuk mund të them se ka analizuar transaksionet e bosëve të drogës dhe të krimit, por nuk mund të përjashtoj se e ka bërë këtë. Nuk mund të them që nuk e ka bërë.
Por ka një gjë në themel që unë e kam denoncuar me dhjetëra herë para jush. Altin Dumani është përgjegjësi kryesor, për mos zbatimin e ligjit antimafia. Këtu qëndron gjithë problemi.
Se nëqoftëse Altin Dumani zbaton ligjin antimafia, ai konstaton se pronat e klanit Xhafaj, vijnë nga droga e Gerondit, dhe jo nga djersa e tyre. Por Altin Troplini nuk e bën këtë se është peng.
Nëqoftëse Altin Troplini është i interesuar, ja ku është hoteli 70 mln euro gjer tani i familjes Rama dhe Redi Mollës që e nxorrën nga burgu se është i teta Ollgës.
Nëqoftëse Altin Troplini është i interesuar, le të lexojnë Ola Xamën, një gazetare kurajoze, e cila bëri një hetim që Altini nuk e bëri. Dhe kjo gazetare i tha opinionit publik, se këto kulla, monumente të drogës dhe korrupsionit, vetëm 20% të parave i kanë nga bankat.
Dhe kjo mjafton për Altin Troplinin që tu vë drynin atyre kullave, me para të pista.
Por ai mburret se kam sekuestruar 63 mln euro. Gjë më të qesharake, në një kohë kur perandoritë e klaneve janë me miliarda.
Kjo është.
Ai tani ka marrë mision të dalë nëpër studio dhe të mashtrojë. I thotë publikut se për herë të parë tre zv/kryeministra, ky quan zv/kryeministra ata që kanë qenë.
Por gjer sot, siç mashtron ai, se ka një zyrtarë shumë të lartë të dënuar. Asnjë zyrtar shumë i lartë nuk është i dënuar për korrupsion. Asnjë për korrupsion.
Dhe për sqarim për publikun. Këta që duan të ua fshijnë memorien ju dhe tu hedhin trutë e atij që s’po e them, ju thonë ju se nuk ka ndodhur ndonjëherë, ministri në detyrë.
U them unë ju, nga viti 2008-2010, kanë lënë imunitetin dhe janë paraqitur para prokurorit dhe gjykatësit, zv/kryeministri në detyrë dhe dy ministria në detyrë, jo ish-ministrin, por në detyrë.
Ka dhënë dorëheqjen Ilir Meta në mënyrë absolute, bazuar në një dokument të falsifikuar nga Edi Rama me Filip Çakulin, i cili doli nga analiza e institutit italian më prestigjioz se ishte falsifikuar në 28 segmente.
Por ai e kishte atë burrni. Më erdhi në zyrë dhe më tha se, nuk shkoj te prokurori për tu hetuar si zv/kryeministër, por do shkoi tek ai të hetohem si qytetar i thjeshtë.
Për hir të vërtetës, të njëjtën gjë, absolutisht ka bërë Fatmir Mediu, të njëjtën gjë ka bërë Lulzim Basha.
Se këta që duan ti hedhin publikut trutë e atij dhe mendojnë se publiku do besojë mashtrimet, jo mor. Ky quan zv/kryeministër Arben Ahmetajn të cili i lëshoi mandat arrestin, në një kohë që ai ishte larguar prej kohësh nga detyra dhe vetëm kur mori dokumentet e pllakave të banjës së ish-bashkëshortes nga i mori.
Pra, një propagandë vulgare, neveritëse.
Por edhe ata gazetarë të cilët qëndrojnë, ky është problemi ‘fact checking’. Gazetarë të cilët pranojnë mashtrime, bëhen bashkëpunëtor në mashtrim, nëse nuk bën ‘fact checking’.
Shifni, lexoni mediat amerikane dhe mediat e tjera. Absolutisht të nesërmen e deklaratave të paraqesin ‘fact checking’. Ka rëndësi të madhe, se në këtë mënyrë mund të kthjellojnë hapësirën komunikative-mediatike të vendit.
Del ai thotë, për herë të parë. Ç’për herë të parë. Mirë është të mos citojmë një njeri që nuk e meriton të citohet.
“Rrafshuan kanionin, krim!”, Berisha: Shtet përshesh. Rama dhe Balluku u kapën me presh ndër duar!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë gjatë një konferencë për shtyp, duke e cilësuar shtetin si “përshesh” dhe duke denoncuar një sërë krimesh ekonomike.
Berisha u ndal tek vjedhja e 90 milionë eurove në Llogara. Ai akuzoi gjithashtu se Belinda Ballukut ka luajtur rolin kryesor në këtë ngjarje, ndërsa tha se rrafshimi i një kanioni.
“Shqiptarët nuk mund të thonë se nuk janë kapur me presh në dorë. Rama dhe Balluku janë përgjegjës. Dardhat dhe kumbullat e prishura i ha Rama”, deklaroi Berisha, duke paralajmëruar se para zyrave të qeverisë do të vendoset “platforma më e ndjekur”.
Berisha: Para zyrave të narkodiktatorit do të jetë platforma më e ndjekur. Në konferencën e shtypit të Ramës, askush s’e pyeti për rolin e tij për vjedhjen e 90 mln eurove në Llogara. Të bëjnë ç’të duan, por Belinda ka luajtur rolin e vet kryesor. Thoshte: “Kam jetën time, ti them atij, këtij”. Ky është shteti! Ky është shtet përshesh. Rrafshuan kanionin për vlerën 25 mln euro. Ky është krim i shumëfishtë. Shqiptarët nuk mund të thonë se nuk janë kapur me presh në dorë; Rama dhe Balluku. Dardhat dhe kumbullat e prishura i ha Rama.
Berisha tregon pritshmëritë nga protesta: Një qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme
Ish-kryeministri Sali Berisha shprehu pritshmëritë e tij pozitive për qytetarët që kanë votuar kundër qeverisë, duke theksuar se ata do të vazhdojnë misionin për përmbysjen e saj dhe rikthimin e të drejtës së votës së lirë.
Në një deklaratë të fundit, Berisha nënvizoi se platforma e opozitës para zyrave të qeverisë do të jetë “platforma më e ndjekur”, pavarësisht përpjekjeve për ta penguar nga mediat që kontrollon qeveria. Ai kritikoi konferencën e shtypit të kryeministrit Edi Rama, ku sipas tij asnjë gazetar nuk guxoi të pyesë për rolin e tij në vjedhjen e 90 milionë eurove në tunelin e Llogarasë, duke përmendur dokumentet e publikuara nga emisioni ‘Plug’.
Berisha akuzoi gjithashtu disa zyrtarë, duke përfshirë Belinda Ballukun, për përgjegjësi në këto ngjarje, dhe e përshkroi qeverinë aktuale si “përshesh mafioz” që nuk respekton ligjin e moralin. Ai theksoi se rrafshimi i kanionit për të përvetësuar 25 milionë euro është një “krim i shumëfishtë” dhe se qytetarët shqiptarë nuk mund të mohojnë përgjegjësinë e Ramës dhe Ballukut.
Ish-kryeministri përfundoi duke bërë thirrje për qytetarët që të vazhdojnë luftën e tyre për një qeveri teknike dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme. bw