VOAL

VOAL

Vdekja e shqiptarit në mjediset e policisë greke, familja bën kallëzim për vrasje

August 15, 2016

Komentet

Bylykbashi: Rama po ofron standardin e tmerrshëm të zgjedhjeve të ’97-ës. Qeveria teknike domosdoshmëri

Deputeti Oerd Bylykbashi në emër të Partisë Demokratike, i është përgjigjur deklaratave të Edi Ramës, i cili pak ditë më parë ofroi për zgjedhjet e vitit 2025, standardin e tmerrshëm të zgjedhjeve të vitit 1997.

Bylykbashi deklaroi se, ‘ky është paralajmërim ogurzi për fatin e votës së shqiptarëve në Shqipëri dhe atyre që jetojnë jashtë, dhe që për herë të parë do të kenë të drejtën e votës’.

Deputeti i PD-së, bëri thirrje për qeveri teknike pa Edi Ramën, si një domosdoshmëri për Shqipërinë.

Deklarata e Oerd Bykykbashit:

Të nderuar qytetarë,

Jam sot këtu për t’i dhënë përgjigje në emër të Partisë Demokratike kërcënimit të paraqitur si parashikim të Edi Ramës, se Partia Demokratike do të marrë në zgjedhjet e 2025 më pak mandate së në votimet skandaloze të 1997.

Ky është paralajmërim ogurzi për fatin e votës së shqiptarëve në Shqipëri dhe atyre që jetojnë jashtë, dhe që për herë të parë do të kenë të drejtën e votës.

OSBE i quajti votimet e 1997 vetëm si ‘të pranueshme për shkak të rrethanave të rënda’ dhe konstatoi se në rreth 70% të vendit, kandidatët e Partisë Demokratike u penguan nga bandat të bënin fushatë.

Votimet e vitit 1997 ku mbretëroi terrori i bandave të Zani Çaushëve të lidhura me Partinë Socialiste, mbi kandidatët, militantët dhe simpatizantët e PD, janë standardi që Kryeministri Edi Rama ofron për shqiptarët për zgjedhjet e vitit 2025.

Zgjedhjeve të ndershme, Edi Rama u vë përballë bandat dhe paratë e tyre kriminale.

Zgjedhjeve me rregulla të barabarta u vë përballë përdorimin masiv e brutal të shtetit, parasë shtetërore për të blerë vota, inspektorateve, policisë, shërbimit informativ dhe administratës së politizuar e të kthyer në rrjet patronazhimi.

Lirisë së zgjedhjes i vë përballë blerjen masive të votës me para të krimit, korrupsionit dhe të buxhetit të shtetit, me favore shtetërore dhe kontroll me patronazhistë.

Kjo deklaratë e Edi Ramës vërteton edhe një herë se një qeveri teknike, që nuk drejtohet nga Edi Rama, dhe që garanton zgjedhje të lira e të ndershme është domosdoshmëri për shqiptarët.

Kjo deklaratë e Ramës, pasi ka burgosur liderin e Partisë Demokratike, është treguesi se ai ka në mend vetëm forcën dhe bandat për të shkatërruar zgjedhjet dhe mposhtur opozitën.

Partia Demokratike e merr shumë seriozisht këtë premtim të Edi Ramës për të rikthyer standardin e 1997 në zgjedhje.

Partia Demokratike do t’i përgjigjet fort, në mënyrë të plotë dhe proporcionale dhe me çdo mjet legjitim, skenarit të Edi Ramës.

Edi Rama, çdo vegël e tij, çdo patronazhist, çdo institucion i shtetit, përfshirë gjoja të pavarurit, do të mbajnë përgjegjësi të plotë nëse angazhohen apo i hapin rrugë këtij skenari.

Edhe njëherë, që të shmangen skenarët e ’97-ës, Partia Demokratike kërkon lirimin e Sali Berishës, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme! sn

Gazment Bardhi prezanton nismën: Pensioni minimal të jetë 300 euro deri më 2029

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, prezantoi në Komisionin  e Ligjeve, nismwn që synon rritjen e pensionit minimal deri në masën 300 euro në vitin 2029. Përmes kësaj nisme,  Gazment Bardhi thotë se synohet trajtimi dinjitoz i pensionistëve, si tregues i një shoqërie të emancipuar.

“Ndërhyrja në ligj synon që të vendosë një standard minimal për masën e përfitimit të pensionit duke filluar nga viti 2024 në masën e pensionit mesatar rreth 18 mijë lekë dhe duke vijuar në progresion rritës për 5 vitet e ardhshme me qëllim që në 2029 të mos ketë pensione më të ulëta se 300 euro. Qeveria shqiptare i ka mundësitë financiare në rast se shpenzimet nuk shkojnë për lukse zyrash e tendera që pasurojnë oligarkët. Kjo mund të ndodh neqoftëse parat e qytetarëve mirë administrohen dhe nuk shkojnë për fatura që i fut ne xhep Belinda Balluku dhe shokët e saj të partisë ”.

Bardhi1
Bardhi1

Amendamenti i dytë kërkon që të heqë afatin kohor të tërheqjes së pensionit. Ligji aktual parashikon se një pensionist mund të lërë të pa tërhequr pensionin e tij deri në tre vite, ndërsa propozimi i Bardhit kërkon që afatet ligjore të hiqen dhe pensionisti ta tërheq atë kur të dëshirojë.

“Pensioni nuk duhet kuptuar në asnjë rast si dhuratë apo mëshirë, por duke qenë se rrjedh nga kontribute shumëvjeçare, si një e drejtë e patjetërsueshme që ka çdo qytetar për të përballuar kostot e jetesës në vitet që nuk është aktiv për punë”.bw

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e grupit të Lulzim Bashës, vula e PD-së i mbetet Sali Berishës

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën e Enkelejd Alibeajt për pezullim të vendimit për çështjen e vulës në Partinë Demokratike.

Në rekursin në Gjykatën e Lartë, është kërkuar dhe prishja e vendimit të Zhukrit dhe Apelit, që i dhanë vulën Berishës.

Kujtojmë se gjyqtari Agron Zhukri, në vendimin e tij, i dha vulën e PD-së Sali Berishës.bw

Tjetërsimi i pronave në favor të burrit të Olta Xhaçkës, SPAK u komunikon akuzat zyrtare ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë

Prokuroria e Posaçme ka nisur komunikimin e akuzave për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro e disa ish-zyrtar të tjerë lidhur me tjetërsimin e pronave në favor të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka. Goro akuzohet nga SPAK për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, teksa u arrestua në muajin mars të këtij viti.

Hetimet e SPAK treguan se Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bushin, përcollën pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore, në pronësi të shtetit, në favor të subjektit privat, në pronësi të Foto Mëhillit, i ati i Stavri Mëhillit.

Pas kësaj procedure, të dy ata kanë vijuar me transaksionet për të regjistruar sipërfaqen e tokës në emër të një shoqërie private me përfaqësues Artan Gaçin.

Në total janë dy sipërfaqe toke të tjetërsuara, të dyja rreth 10 mije m2.

Lidhur me këtë çështje kreu i kadastrës Vlorë Bilbil Aliaj u la në masën “detyrim paraqitje”, ndërsa ish juristi Vezir Gjikoka si dhe ish drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të tokës në Bashkinë Himarë në “arrest në shtëpie”.

Nga ana tjetër, Stavri Mëhilli pronari i tokës, që dyshohet se ka kryer 2 vepra penale, lënë në “arrest me burg”, në mungesë, për shkak se nuk është gjetur për tu arrestuar.

Kujtojmë se pak muaj pas arrestimit Prokuroria e Posaçme kërkoi një tjetër masë sigurie arresti në burg për Jorgo Goron si dhe  sekuestroi të 4900m2 tokë që është përfituar nga ish-kryebashkiaku i komanduar i Himarës Arqile Bollano.

Goro dyshohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, teksa hetimi ka nisur fillimisht nga prokuroria e Vlorës por u transferua një muaj më parë në SPAK. Toka ndodhet në zonën e Livadhit në Himarë, e cila sipas prokurorisë është përfituar në mënyrë të padrejtë nga Arqile Bollano, kryetar i komanduar nga PS në bashkinë Himarë.

Vetë Bollano ka qenë pjesë e grupit të punës, të cilët ndërtuan listën emërore të personave që fituan tokë në mënyrë të padrejtë në Himarë një pjesë të të cilës dyshohet se duke shfrytëzuar njohjen me Goron, ia jep vetes së tij.

Por ndryshe nga masa që kërkohet për Goron, aktualisht për Bollanon s’ka kërkesë për masë, veç asaj për sekuestrimin e tokës.

Kallëzimi lidhur me këtë çështje është bërë fillimisht në komisariatin e Himarës, nga një banor i zonës i cili posedonte tokën e rregullt dhe e kishte fituar atë në bazë të ligjit 7501. Në 2015 kur u kryen procedurat, Bollano kishte funksion të rëndësishëm tek zyra e pronave në Bashkinë e Himarës, madje drejtonte grupi e punës për ndarjen e pronave.  Përfitimi i dy pronave është bërë me firmë të Jorgo Goros, me argumentin se familje si ajo Bollano, nuk janë trajtuar me tokë gjatë vitit 1991-1992. Dhe për shkak se këto familje dispononin dhe kishin në përdorim faktik disa ngastra me sipërfaqe toke në zonën e Himarës, këto toka duhet ti njiheshin nga bashkia.

Ulet numri i nxënësve në Elbasan, mbyllen disa shkolla në fshatra

Edhe në Qarkun e Elbasanit, viti i ri shkollor do të nisë sot me uljen e numrit të nxënësve në çdo shkollë. Ndërkohë edhe sivjet do të ketë mbyllje të shkollave në disa fshatra të thellë malorë të këtij qarku, pjesë e të cilit janë bashkitë Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Gramsh, Peqin, Cerrik e Belsh. Në bashkinë e Elbasanit sipas Vesa Liço,

Drejtore e Zyrës Vendore Arsimore këtë vit shkollor do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës 1028 nxënës ndërsa në klasë të 10 janë regjistruar 856 gjimnazistë. Sipas zj.Liço në total rezulton se ka rënie të numrit të nxënësve me rreth 2.8 përqind krahasuar me vitin e kaluar.

Në Elbasan ka 64 shkolla nga të cilat 57 publike nga të cilat 31 në zonat rurale me 15.333 nxënës në total .Tendencë rënie rezulton në të gjitha bashkitë e qarkut të Elbasanit .Sipas statistikave rënia e numrit të nxënësve varion nga 2.5%-5 %.Lajm i mirë në kētē fillim
viti shkollor është se do të hapin dyert dy shkolla të reja me kushte moderne në Bashkinë e Elbasani.bw

Nis sot viti i ri arsimor! 350 mijë nxënës në mbarë vendin ulen në bankat e shkollës

Ka nisur sot sezoni i ri shkollor 2024-2025 për 350 mijë nxënës në mbarë vendin, 28 mijë prej të cilëve ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Ky vit i ri arsimor vjen me investime dhe me risi të ndryshme. Duke nisur nga 9 shtatori, për nxënësit me nevoja të veçanta do të ketë 2100 mësues ndihmës, 200 më tepër se më 2023. Gjithashtu, 240 oficerë policie do të garantojnë sigurinë e nxënësve nëpër shkolla, 40 më shumë se vitin paraardhës. Ministria e Arsimit dhe e Sportit ka vendosur që të shtojë edhe numrin e psikologëve dhe punonjësve socialë, duke e dërguar numrin e tyre në 850, 50 më tepër se viti i kaluar.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u shpreh se 238 mijë nxënës marrin libra falas vit shkollor.

“Fillim i mbarë, me tekste falas për 238 mijë nxënës, 25 shkolla të reja, +216 laboratorë SMART dhe terrene të reja sportive, si dhe me mësues më të motivuar me rritjen historike të pagave në 950 euro në muaj për ta”, – theksoi Manastirliu.

Në të gjitha shkollat ka filluar shpërndarja e librave falas, që është një nismë e qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për t’u ardhur në ndihmë familjeve shqiptare, duke e bërë shkollën jo vetëm gjithëpërfshirëse, por edhe ndihmuese. Nxënësit, të cilët u përkasin kategorive të veçanta do të përfitojnë libra falas për këtë vit shkollor. Gjithashtu në ditën e parë të shkollës do të hyjë në fuqi edhe udhëzimi i Bashkisë Tiranë, që përcakton se mjetet e furnizimit të dyqaneve dhe marketeve nuk mund të qarkullojnë nga ora 7:00 deri në orën 9:00.

MASAT E POLICISË

Ditën e djeshme policia ndodhej në përgatitjet dhe koordinimin e detajeve të fundit nga forcat e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë dhe Policia Bashkiake e kryeqytetit, ndërsa sot ka kaluar në terren, në mirëmenaxhimin e lëvizjes në zonat me më shumë trafik. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha duke iu uruar nxënësve, mësuesve prindërve fillim të mbarë e suksese në këtë vit shkollor, i garantoi ata se Policia e Shtetit dhe strukturat e saj kanë marrë çdo masë për sigurinë e tyre.

“Për të garantuar sigurinë rrugore dhe një qarkullim sa më të lehtë, ftojmë qytetarët të respektojnë disa këshilla të vogla”, – u shpreh Hoxha duke renditur disa prej tyre.

Kështu, Policia apelon prindërit që banojnë afër shkollave, të shmangin përdorimin e mjeteve për të shoqëruar fëmijët, duke ndihmuar në reduktimin e trafikut. Po ashtu, furgonat e mjetet transportuese të shkollave, ta kryejnë shërbimin në mënyrë të shpejtë, duke mos krijuar pengesa e bllokime të trafikut. Qytetarëve iu kërkohet të shmangin përdorimin e  mjeteve personale dhe të përdorin transportin publik, nëse nuk e kanë domosdoshmëri. “Policia e Rendit, “Shqiponjat”, Policia Rrugore dhe Policia Bashkiake në çdo bashki do të jenë të pranishme për të mbështetur dhe garantuar sigurinë nga dita e parë e vitit të ri shkollor”, – njoftoi Hoxha.

Policia e Shtetit, në përmbushje të misionit dhe detyrave të përcaktuara në Paketën e Sigurisë në Shkolla, ka hartuar një plan të detajuar masash me detyra konkrete për të gjitha strukturat e angazhuara të saj. Qëllimi i këtij plani është garantimi i sigurisë publike, ruajtja e rendit dhe qetësisë, parandalimi i fenomeneve negative në shkolla, si dhe rritja e sigurisë për nxënësit dhe personelin mësimor, si në mjediset e shkollave ashtu edhe në rrugë. Për të siguruar zhvillimin normal të procesit mësimor dhe sigurinë e nxënësve në ambientet e jashtme dhe në afërsi të shkollave, Policia e Shtetit ka angazhuar ndihmës specialistët e Policisë në zona, punonjësit e Policimit në Komunitet, shërbimet e Patrullave të Përgjithshme, Forcën e Posaçme “Shqiponja”, Policinë Rrugore dhe Policinë Kriminale. Përpara fillimit të vitit shkollor është bërë një vlerësim i situatës kriminale në të gjitha qarqet. Bazuar në këtë vlerësim, strukturat vendore të policisë kanë hartuar plane masash me detyra të qarta për kontrollin e territorit, ruajtjen e rendit dhe angazhimin e policisë kriminale dhe rrugore.

Në kuadër të masave të përcaktuara në Paketën e Sigurisë në Shkolla, janë caktuar detyra të detajuara për punonjësit e policisë që shërbejnë pranë shkollave. Prezenca e shtuar e policisë në këto ambiente synon të mbledhë dhe të trajtojë informacionet në kohë reale, duke vepruar shpejt për parandalimin e çdo akti të mundshëm kriminal në shkolla apo pranë tyre. Në këtë kontekst, po bashkëpunohet ngushtësisht me Drejtoritë Arsimore Rajonale, drejtuesit e shkollave, stafet mësimore dhe oficerët e sigurisë në shkolla për të garantuar fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor dhe krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për çdo nxënës. bw

Edi Paloka: Fushata të jetë luftë, jo në kuptimin figurativ

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD anëtarët kanë diskutuar mbi aksionin opozitar që ka si objektiv protestat për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.

Mësohet se Edi Paloka ka deklaruar se “nëse Rama na u vjedh prapë zgjedhjet nuk do dal më të them qe na i vodhi. Përgjegjësia tek ne si fillim. Ne nuk hyjmë në zgjedhje për te marre një mandat”.

Paloka i ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit qe ndarjen e drejtuesve në qarqe mos ta shikojnë si sfidë me njeri tjetrin, por te jene te bashkuar per te rrezuar Ramen.

Sipas tij, “fushata duhet të jetë lufte, jo në kuptimin figurativ”.

Ndërkohë anëtari tjetër, Apollon Baçi ka pyetur për listat, si propozoi PD lista te hapura apo të mbyllura.

Osman Stafa (Durres): Do e pranoni sfidën qe te jeni poshtë në listë?

Flamur Noka: Lista e drejtuesve  të qarqeve është kompetencë e Kryetarit te PD. Neni 46 pika 2 Kryetari mund te ngrejë ekipe ndihmese.

I pyetur nga një anëtar perse Alizoti nuk është me drejtues politik në Berat, Flamur Noka tha se eshte respektuar kërkesa e tij për t’u larguar nga qarku i Beratit për në Tiranë.

Edi Paloka i përgjigjet Stafës: Nëse Rama na u vjedh prapë zgjedhjet nuk do dal më të them që na i vodhi. Përgjegjësia tek ne si fillim. Ne nuk hyjmë ne zgjedhje për të marre një mandat. Nëse na i vjedhin prapë jemi ne qe ua kemi vjedhur demokrateve. Ta shohim ne këtë si beteje jete a vdekje. Mos e shihni këtë ndarje si sfide me njeri tjetrin. Te jemi bashke për te rrezuar Ramen.  Fushata te jete lufte, jo ne kuptimin figurativ.gsh

Kalaja: SPAK-ut ja kemi kopsitur dosjet për kryebashkiakun, Dumani e di shumë mirë që fleta arresti do nisen drejt Veliajt

Adriana Kalaja e ftuar në një intervistë’ në ‘Syri Tv’, në një lidhje të drejtpërdrejtë, sqaroi se SPAK i ka të gjitha faktet, provat, i ka të gjitha mënyrat sesi vidhen qytetarët e Tiranës, i ka të gjitha dokumentacionet financiare sesi vidhen deri në 100% taksat e tyre.

Gjatë bisedës me moderatorin Bledi Marku në Edicionin e Mesditës në SYRI TV, juristja shpreh se  Altin Dumani po mundohet shumë ta mbrojë Veliajn por edhe ai e di shumë mirë që shumë shpejt fleta arresti do nisen drejtë Erion Veliajt.

‘Sot në këtë moment të zymtë që ndodhet vendi ku çdo gjë është kapur nga mafia e cila drejton Shqipërinë dhe Tiranën të kesh një media që i thotë të vërtetat, që pasqyron realitetin është një gjë shumë e madhe dhe unë ju falenderoj shumë ngazemra sepse keni qënë jo vetëm për 24 javë aty por gati për 7 vite për të gjitha protestat, aksionin që ka bërë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, duke përfshirë këtu edhe kohët e nxehta dhe ditët me shi dhe ftohtë.

Erion Veliaj nuk e ka idenë se cfarë bëhet me 5D, as me inceneratorin, as me plehrat e Tiranës, as me vjedhjet abuzive, as me qiratë e shtrenjta që që meren çerdhe nga bashkia e Tiranës por është shumë i vëmëndshëm të gjejë tendën pa leje të Adriana Kalasë.

Me gjithë mbetjet, dhe koshat e tejmbushur, unë mendoj që sot për sot mbetja më e rrezikshme që është në Tiranë është Erion Veliaj.

Fitorja jonë është të largojme Erion Veliajn nga bashkia e Tiranës dhe nga qyteti i Tiranës.

Ne kërkojmë dorëheqje në mënyrë simbolike që SPAK të ketë duart e lira për të vepruar sepse dosjet ne ja kemi kopsitur, SPAK i ka të gjitha faktet, provat, i ka të gjitha mënyrat sesi vidhen qytetarët e Tiranës, i ka të gjitha dokumentacionet financiare sesi vidhen deri në 100% taksat e tyre, ndërkoh që këto taksa që ne paguajmë duhet të na kthehen pas si shërbime.

Sa vite kemi ne që nuk shohim një bot, që duhet të ujisi rrugët e Tiranës, ose të paktën të ulë pluhurat, dhe duke marrë në konsideratë që betonizimi vazhdon me hapa maksimale.

Ka disa njerëz të cilët nuk e shesin moralin , nuk i shesin parimet e veta dhe kanë vendosur ti qëndrojnë përballë mafies dhe ne do ti qëndrojmë deri në fund, pra Altin Dumani po mundohet shumë ta mbrojë por Altin Dumani e di shumë mirë që shumë shpejt fleta arresti do nisen drejtë Erion Veliajt.’- u shpreh Kalaja.

Lajçak: Ura e Ibrit duhet të hapet por në koordinim me aleatët

I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryenegociatorin e Kosovës për dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se ura kryesori mbi lumin Ibër duhet të hapet, mirëpo në momentin e duhur dhe në koordinim me aleatët.

Ai tha se fokus i takimit ka qenë caktimi i takimit të radhës të kryenegociatorëve në Bruksel, mirëpo nuk dha datë për një gjë të tillë.

Lajçak e cilësoi si urgjente zhbllokimin e implementimit të marrëveshjes bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit. sn

Largimi i Alfred Pezës- Zhupa: Dorëhiqet drejtori i paligjshëm i RTSH

Deputetja demokrate, Ina Zhupa reagoi pas lajmit se Alfred Peza ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i RTSH.

“Meqenëse herën e parë e tërhoqi, të dytën po ja nxjerrim me foto!

Dorëhiqet Drejtori i paligjshëm i RTSH-së

Nuk dua të përsëris vetveten por çlirimi i RTSH është një fitore e vogël e një beteje për ligjshmëri.

RTSH është aset publik që mbahet me taksat e shqiptarëve dhe duhet drejtohet në bazë të ligjit dhe në shërbim të interesit publik.

Fatkeqësia ishte që ligji por edhe normat morale ishin zhdukur nga Peza.

Këshilli Drejtues të ngrihet në lartësinë e detyrës në zgjedhjen e re,” shkruan Zhupa.

Bardhi zbulon strategjinë për garantimin e zgjedhjeve të lira

Kreu i Grupit të PD-së Gazment Bardhi, 8 muaj para zgjedhjeve, ka folur rreth rrugës që do të ndjekë Partia Demokratike për fituar.

 

Bardhi, në një intervistë për gazetarin Osman Stafa në News24, tha se strategjia e PD-së do të ketë dy drejtime; e para aksioni politik për të imponuar garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe nga ana tjetër dhe organizimin e partisë për zgjedhjet e ardhshme.

Së pari, sjellja në parlament diktohet nga sjellja e mazhorancës në raport me çështje të interesit publik apo me të drejtat e opozitës. Padyshim që në parlament secili nga ne është mandatuar nga qytetarët për t’u shërbyer interesit të tyre dhe për të çuar përpara prioritetet tonë, siç është reforma në drejtësi.

Nuk mund të ketë asgjë zgjidhje, nëse nuk garantojmë zgjedhje të lira. Nuk mund t’i lejojmë vetes që zgjedhjet e 2025 të diktohen nga paratë e korrupsionit, krimit të organizuar.

Kryesia e PD ka vendosur që duhet të ketë dy drejtime strategjia, e para aksioni politik për të imponuar garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe nga ana tjetër dhe organizimin e partisë për zgjedhjet e ardhshme. Këto dy shtylla duhet të ecin paralel”, tha Bardhi.

U hoqën padrejtësisht, dëmshpërblimi për të larguarit nga puna arrin vlerën e 130 mln eurove 9 vitet e fundit!

Shpenzimet për dhënien e dëmshpërblimeve për të larguarit nga puna për periudhën 2015 deri në 2023 arrijnë në vlerën e 13 mld lekëve apo rreth 130 mln euro.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për Monitor, për vitin 2023 janë shpenzuar në total si nga administrata qendrore dhe vendore 975,8 milionë lekë për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore për largim nga puna.

Pra bëhet fjalë për punonjës të qeverisjes qendrore dhe vendore të cilët janë larguar padrejtësisht nga puna, por pas vendimeve të formës së prerë të gjykatës kanë përfituar dëmshpërblimin.

Për 2022 u shpenzuan 1,4 mld lekë për dhënien e dëmshpërblimit për të larguarit nga puna. Vlera më e madhe e dhënies së dëmshpërblimit ishte për të larguarit nga puna në administratën qendrore, përkatësisht në vlerën e 1 mld lekëve. Ndërsa për të larguarit nga puna në pushtetin vendor u paguan 324,6 mln lekë.

Në totalin e shpenzimeve për vendimet gjyqësore të formës së prerë pagesat me të larta janë kryer nga qeverisja qendrore. Totali i faturës së paguar për largimet nga puna prej administratës qendrore për vitet 2015-2022, llogaritej në 9,9 miliardë lekë.

Fatura e paguar nga pushteti vendor për të njëjtën periudhë ishte 2,2 miliardë lekë. Nga bashkitë pagesat më të larta për dëmshpërblimet e të larguarve nga puna ishin në vitin 2016 në vlerën e 315,5 milionë lekë dhe kanë kulmuar në 2022, para vitit zgjedhor në vlerën e 324,6 milionë lekë.

Po ashtu në harkun e 9 viteve, përkatësisht në vitet 2015-2023 fatura më e lartë e paguar për të larguarit nga puna të cilët kanë fituar çështjet gjyqësore ishte në vitin 2017, në vlerën e 1,8 mld lekëve.

Sakaq fatura e shpenzimeve të buxhetit të shtetit, si pasojë e ndërprerjes së paligjshme të marrëdhënieve të punës dhe përfitimit të dëmshpërblimit financiar nga të larguarit, pritet të ndryshojë, pasi një numër i lartë dosjesh të mbetura stok pritet të shqyrtohen.

Sipas të dhënave të Këshillit të Lartë Gjyqësor deri në muajin Shtator 2023 stoku i dosjeve të prapambetura në Gjykatën Administrative të Apelit arriti në 23,104 çështje. Nga totali i stokut 13% e tyre ishin dosje për marrëdhënie pune.

Sipas avokatëve afatet e arsyeshme për gjykimin e çështjeve në Gjykatën e Apelit Administrativ janë 3 vite. Po ashtu sipas avokatëve shumë çështje për shqyrtimin e të larguarve nga puna po rrëzohen nga Gjykata e Lartë me argumentin se nuk përmbajnë shkaqe për rekurs. Si rrjedhojë të larguarit nga puna po i drejtohen për shqyrtim të dosjeve të tyre Gjykatës Kushtetuese.

Kontrolli i lartë i Shtetit gjithashtu në raportin vjetor 2023 ngre shqetësimin se në shoqëritë e audituara, vijon të konstatohen raste të pagesave të konsiderueshme për shkak të humbjeve të proceseve gjyqësore si rrjedhojë e largimeve të padrejta nga puna, konkretisht në të paktën 5 subjekte: Albpetrol sh.a., OSHEE sh.a., KESH sh.a., Posta Shqiptare sh.a., UKT sh.a. etj.

“Pavarësisht rekomandimeve të herëpashershme të dhëna nga KLSH, shoqëritë publike vijojnë me dhënien e shpërblimeve në kundërshtim me kuadrin ligjor e rregullator, konkretisht pa miratimin e tyre në organet eprore dhe/ose në kushtet kur vetë shoqëria ka qenë me rezultat financiar negativ”, citohet në raport./Monitor

shpz2shpz

shp


Send this to a friend