VOAL

VOAL

Pas Fullanit dëmshpërblim edhe ish-nënkryetares së KQZ – Subashi merr 37 rroga

Pas Ardian Fullanit ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë që u dëmshpërblye me 56 paga mujore nga gjykata administrative e Apelit, kjo gjykatë ka vendosur të dëmshpërblejë me pagesa financiare dhe Dëshira Subashin.

Ish-nën/kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Dëshira Subashi, ka arritur të fitojë procesin gjyqësor me Këshillin e Lartë të Drejtësisë, duke fituar 37 pagesa mujore, raporton Shqiptarja.com.

Vendimi për dëmshpërblimin e ish-qjyqtares Subashi është marrë nga gjyqtari Bari Shyti, i cila ka pranuar pjesërisht kërkesën e Subashit, duke dëmshpërblyer atë me 37 paga mujore.

Sipas vendimit të gjykatës Subashi do paguhet nga buxheti financiar i KLD, për periudhën kur ajo duhet të ishte anëtare e KQZ. Dhe më konkretisht pagesat mujore duhet të fillojnë nga 1 janari 2013 deri në 30 janar 2016, kohë kjo kur Dëshira Subashit i përfundonte mandati si anëtare e KQZ.

37 pagesa të kryhen për 6 muaj

Tre vite më parë Subashi i është drejtuar me një padi gjykatës administrative të Tiranës, duke kërkuar nga KLD që ta rikthente në vendin e punës ku ka qënë, si gjyqtare e Apelit Tiranë. Në objekt padinë e ngritur kërkohej: .”..konstatimi i diskriminimit ndreqje e shkeljes se ligjit shpërblim dëmi material dhe moral. Të detyrohet Këshilli i Lartë i Drejtësisë të marrë në shqyrtim kërkesën dhe të vendosë emërimin e paditëses në detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Apelit Tiranë…”. Nga ana tjetër gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e saj për dëmshpërblim të dëmit material dhe moral, por ka pranuar të dëmshpërblejë Subashin vetëm me kohën kur ajo duhet të ishte në detyrë.Në vednimin e gjykatës thuhet:“…Detyrimin e palës së paditur, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, të dëmshpërblejë paditësen Deshira Subashi,për dëmin pasuror të shkaktuar,duke i kompesuar pagën mbi pagën e përfituar në zbatim të nenit 7 të ligjit nr 8097 dt 23.03.1996 , deri në nivelin e pagës referuese të funksionit si nënkryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për periudhën 01.01.2013 deri 30.01.2016. Rrëzimin e padisë në kërkimet e tjera. Ky vendim përbën titull ekzekutiv dhe ekzekutohet nga përmbaruesi gjyqësor në rast mospërmbushje vullnetare të detyrimit nga pala e paditur. Afati i përmbushjes së detyrimit është 6 muaj…”.

KLD ka refuzuar emërimin si gjyqtare

Më 18 tetor 2012 në Kuvendin e Shqipërisë u betuan Kryetarja dhe anëtarët e rinj të KQZ-së. Kjo do të thoshte se që nga kjo datë, ish-anëtarët e KQZ-së, si edhe ish-Kryetari i saj, duhet të ishin sistemuar në punë të reja.Sipas kodit zgjedhur të vitit 2012, anëtarit të KQZ-së, të cilit i ndërpritet mandati, kthehet në funksionin publik të mëparshëm, ose emërohet në një funksion ekuivalent me të. Ish-kryetari i KQZ-së, Arben Ristani është emëruar zv/ministër i Brendshëm, ndërsa ish-anëtari i KQZ-së, Artan Lazaj, është emëruar nga KLD-së, jo në vendin e mëparshëm, gjyqtar në Gjirokastër, por në vendin ekuivalent me të, gjyqtar në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Tiranë.

E vetmja, që deri tani nuk është emëruar, është ish-anëtarja e KQZ-së, Dëshira Subashi. Para se të fillonte punën në KQZ, Dëshira Subashi ka punuar si  gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë. Në momentin e kërkesës kanë ekzistuar dy vende vakante në këtë gjykatë, që prej disa muajsh  KLD-ja i kishte publikuar si vende vakante. Në atë mbledhje të KLD-së, ku u emërua Artan Lazaj, KLD-ja bëri dhe riorganizimin e gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apelit dhe emri i Dëshira Subashit nuk u diskutua fare.

E VERTETA MBI BESIM NDREGJONIN – Nga Namir Lapardhaja

Ka një problem me të vërtetën në Shqipëri. Sa herë që dikush hedh një akuzë, të vërtetë ose jo, del dikush tjetër që bën një kundërakuzë dhe, duke u krijuar një tymnajë, askush nuk e merr vesh se si qëndron e vërteta.
Në këtë realitet, njerëzit e painformuar në përgjithësi, ndjekësi i thjeshtë  i portaleve, lexuesi i gazetave dhe dëgjuesi i lajmeve e ka të vështirë ta filtrojë të vërtetën, duke qenë se ai bombardohet nga mëngjesi në mbrëmje vetëm me informacione, shpeshherë të paverifikuara.
Një gjë e tillë bën që palët të qëndrojnë në llogoret respektive, hendeku të thellohet, ndërsa e drejta dhe e vërteta të mos merren vesh asnjëherë.
Në ditët e sotme, edhe pse ka kaluar një çerek shekulli nga rënia e komunizmit, një ndër akuzat më të përhapura është ajo e bashkëpunëtorit të ish-sigurimit të shtetit. Duke qenë se dosjet nuk u hapën kurrë, partitë poltike nuk ndërmorën asnjëherë një nismë serioze që ta sqaronte këtë problem përfundimisht, çdokush ka “të drejtë” të akuzojë tjetrin për spiun dhe bashkëpunëtor të ish-sigurimit famëkeq të shtetit.
Një gjë e tillë ndodh rëndom me shtresën e ish-të përndjekurve dhe ish-të persekutuarve, qoftë ndërmjet njëri-tjetrit, qoftë kur bëhen vegla të pushtetit, për të sulmuar bashkëvuajtësit e tyre të djeshëm.
Duke mos mbajtur të njëjtin qëndrim për xhelatët e djeshëm, viktimë të propogandës qeveritare të majtë më së shpeshti bëhen viktimat e sistemit diktatorial.
Një problemi të tillë i vjen në ndihmë edhe një opinion i gjerë publik, i cili, duke qenë në një krizë të thellë morale, nuk interesohet për të verifikuar dhe për t’i vajtur të drejtës dhe të vërtetës deri në fund.
Si shembull të këtij spekulimi me të vërtetën do të marrë rastin e Besim Ndregjonit, i cili shpeshherë ka qenë në qendër të këtyre akuzave.
Vala e kësaj propagande u ndez sërish pak ditë më parë, ku zoti Ndregjoni u gjend në krah të kreut të PD-së, Lulzim Basha, në një aktivitet në çadrën e Partisë Demokratike, e cila prej një muaji vazhdon protestën në bulevardin përpara kryeministrisë për zgjedhje të lira e të ndershme.
Portale të majtë nxituan ta akuzojnë dhe iu turrën Ndregjonit me një valë akuzash, të paqënda dhe të pavërtetuara, vetëm e vetëm për të bërë pis e për të hedhur baltë mbi të, por edhe mbi kauzën e Partisë Demokratike.
Besim Ndregjoni është aktivist i të drejtave dhe lirive të njeriut dhe President i Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të të Burgosurve dhe ish-të Përndjekurve Politik të Shqipërisë.
Gjatë kohës së regjimi komunistë atij iu privuan e drejtat e arsimimit dhe e punësimit, duke u caktuar të punojë në punë të rënda dhe hapje tunelesh, ndërsa i ati i tij, Imeri, bëri 17 vite burg.
Sot ai duhet të përballet me akuza të paqena dhe të sqaruara më parë.
Filtrin e parë Ndregjoni e ka kaluar në vitin 1996, ku kandidoi për herë të parë nën siglën e partisë së Lëvizjes së Legalitetit.
Kështu, vendimi nr. 8, Tiranë, më 20.04.1996, i Komisionit Shtetëror për Kontrollin e Figurës së Zyrtarëve dhe Personavë të Tjerë nën kryesimin e Hajri Mezinit, thotë se “duke vepruar në zbatim të ligjit numër 8043, dt. 30.11.1995, në mbledhjen e tij të datës 20.04.1996, mbasi shqyrtoi dokumentet zyrtare që ju vunë në dispozicion vendosi që z. Besim Imer Ndregjoni NUK rezulton të ketë bërë pjesë në funksione të përfshira në Nenin 2 të ligjit.” (Shih vendimin bashkëlidhur shkrimit).

Neni 2 i ligjit Nr. 8043, dt. 30.11.1995, veç të tjerave, parashikon: “c) Të mos ketë punuar si oficer në Sigurimin e Shtetit (legal a ilegal), në repartet e ndjekjes dhe ato të ruajtjes së personaliteteve; ç) të mos ketë qenë i regjistruar në materialet e Sigurimit të Shtetit si bashkëpunëtor (informator, agjent, rezitent a strehues) ose të mos ketë bashkëpunuar në mënyrë të ndërgjegjshme me Sigurimin e Shtetit (të mos ketë qenë zotërues i një apartamenti të vënë në —dispozicion të Sigurimit të Shtetit); d) të mos ketë qenë denoncues, dëshmitar i rremë ose rëndues në procese politike në dëm të të pandehurve; dh) të mos ketë punuar si oficer në strukturën e kampeve dhe burgjeve me të dënuar politikë.”
Në këtë kuptim, ajo që del qartë është fakti se strategjia e së majtës ka qenë kostante: të vendosim ekulibër në raportin me të keqen midis atyre që u persekutuan dhe persekutorëve. Nëse nuk ke qenë komunist, ke qenë bashkëpunëtor me pushtuesin, nëse nuk ke qenë sigurims, patjetër që ke qenë spiun. Kështu plotësohej mozaiku shqiptar me bashkëvuajtës dhe bashkëfajtor. Fajtorët asnjëherë nuk i ndanë privilegjet e tyre me viktimat, pëkundrazi i burgosën, i torturuan, i vranë, i lanë pa familje, pa shkollë, pa të ardhme. Kur komunizmi ra, u predikua që barra e fajit të ndahej me të gjithë popullin dhe kështu ndodhi. Fajtorët u fshehën, nuk u ndëshkuan, faji u shpërnda. Pas ca kohësh fajtorët u bënë biznesmenë, deputetë , madje edhe ministra. Viktimat u mjaftuan vetëm me kënaqësinë se për herë të parë në jetën e tyre nuk u diskriminuan, por u bashkuan dhe u bënë solidarë në ndarjen e fajeve e krimeve të diktaturës: ne kemi plagët ju keni armët, ndaj jemi një edhe bashkëfajtorë edhe bashkëvuajtës.

Masakër në Fierzë, 20 tonë peshk i ngordhur në bregun e liqenit

Rreth 20 tonë peshk i llojit Gjuc është gjetur i ngordhur në brigjet e Liqenit të Fierzës në 24 orët e fundit. Peshqit e ngordhur janë gjetur të përhapur në një gjatësi prej 10 km vijë panoramike në brigjet e liqenit, nga ura e Drinit te Zi deri tek ura e Drinit të Bardhë.

Specialistët bëjnë me dije se bëhet fjalë për rreth 20 ton peshk Gjuc të ngordhur, sasia më e madhe e dëmtuar ndonjëherë në në këtë zonë.

Sipas tyre, ngordhja është shkaktuar si pasojë e gjuetisë së paligjshme me lëndë plasëse.

Ende nuk ka një hetim lidhur me këtë çështje, e cila për biologët është katastrofa më e madhe ekologjike në Liqenin e Fierzës.

Dy të plagosur nga shpërthimi në një bazë ushtarake në Shqipëri

Policia e Shqipërisë – foto arkivi

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë tha se dy persona janë plagosur lehtë nga shpërthimi në një bazë ushtarake, në perëndim të vendit.

Në deklaratën e lëshuar sot, ministria tha se shpërthimi i një dite më parë ka plagosur një rreshter të ushtrisë dhe një civil nga agjencia e trafikut ajror.

Shpërthimi ka ndodhur gjatë pastrimit të bazës në Porto Romano, rreth 40 kilometra në perëndim të Tiranës.

Ministria nuk dha detaje për shkaqet e shpërthimit.

Artur Zheji: Si e binda Edi Ramën të dilte me sëpatë në dorë mes Tiranës (Fotot)

Analisti Artur Zheji në një shkrim të publikuar në portalin e tij “360grade.al” analizon ambicien për pushtet të kryeministrit, Edi Rama duke rrëfyer mes të tjerash edhe si e nxiti të dilte me sëpatë mes Tiranës për të prerë shtyllat e OSHE-së kur ishte kryebashkiak.

Nga ARTUR ZHEJI
Kryeministri është sot më i dobët se kurrë. Por kjo nuk e pengon që të “luajë të fortin” në ekran dhe të krekoset publikisht në gëzim të pushtetit. Sepse dukshëm, kundërshtarët e tij politikë, janë sot, akoma dhe më të dobët se ai vetë.

Dhe po shkohet vetëtimithi drejt 18 Qershorit, me një kryeministër që ka rreshtuar fort bukur, resurset njerëzore, resurset kriminale, resurset financiare, resurset e bythecëve në shërbim të llokmës, resurset e atyre, që nuhasin 4 vjeçarin e tij të ardhshëm në pushtet.

Fodullëku i kryeministrit të katundit tonë, është i denjë, për nga mungesa e modestisë, dhe e krahasueshme me tangërllëkun e një pijaneci barkderr te birraria e pisët e lagjes. Duket se kemi të gjithë stomak të fortë dhe përsëri e dëgjojmë se çfarë thotë!

Pyetjes se është pesëfishuar mbjellja dhe trafikimi i drogës, ai i përgjigjet se është, pesëfishuar lufta kundër drogës.
Pyetjes se Shqipëria është politikisht në krizë, ai i përgjigjet se Opozita dhe Partia Demokratike, është në krizë dhe jo Shqipëria apo Partia Socialiste, e kjo sigurisht nuk është një çështje e tij.

Pyetjes se përse Kokëdhima apo Blushi bëjnë ndaj tij akuza kaq të forta dhe direkte, ai i përgjigjet, se ata, Kokëdhima apo Blushi, janë individë dhe se ai nuk e di se kush i dëgjon dhe kush i ndjek politikisht ata.

Pyetjes se si ndjehet sot, që vetëm dje, Donald Trumpin e bëri “copë” dhe Trumpi u bë President i SHBA, ai përgjigjet se dje Trumpi, ishte vetëm kandidat për President, kurse sot që është President, ay, përkundrazi ushqen respekt për të…

Pyetjes se përse e shkarkoi Ministrin e vet të Brendshëm, Saimir Tahiri, ai përgjigjet se: “Jo! Nuk e shkarkova, por e ngarkova! E ngarkova me detyra të tjera, si shefin e madh të partisë socialiste të Tiranës…”

Dhe kështu mund të vazhdohet deri nesër me qyfyret verbale ose me “qyfyrizimin” dhe “rrumpallizimin” e të folurës së tij me gazetarët dhe përmes gazetarëve me popullin.

I thotë përshembull një grua e martuar, që serviloset të marrë tapinë e një legalizimi të një prone, që s’dihet nëse i përket apo nuk i përket, “e kam ëndër të të puth!” dhe kryeministri e miklon duke i thënë: “prandaj se paske marrë burrin me vete!” dhe puthen!

Dhe të thuash që punët e qeverisjes shkojnë kaq mirë, sa kryeministri e gëzon të drejtën të eglendiset ekraneve, kjo sjellje qyfyryzuese me gjithshka dhe me gjithëkënd, edhe mund të ishte e përligjur.

Por gropa e mizeries në këtë “katund”, vetëm sa thellohet dhe kryeministri hedh valle prej të dehuri në buzë të gropës, ku fundoset Shqipëria dhe banorët e saj të hutuar.

Më kujtohet njëherë, tashmë shumë vite më parë, kur Rama ishte kryebashkiak i Tiranës, në kohën e qeverisë Nano. Më merr në telefon dhe më thotë planin e tij që të godiste me sopatë një shtyllë që KESH, nuk e hiqte nga mesi i rrugës.
“Do më marrin për të çmendur thua?” më pyeti.

“Bëje!” e nxita miqësisht, “ky vend është edhe më i çmendur akoma, që lejon që të rrijë në këmbë një shtyllë elektriku mu në mes të rrugës!”

Tani situata është e përmbysur, është vetë “sopataxhiu” progresist i asaj kohe, sot kryeministër, që rri si një shtyllë apo si një hu, pikërisht në mes të rrugës dhe që është bërë pengesë për ekuilibra të rinj politikë që duhen rivendosur në këtë vend.

Mirëpo Shqipëria politike është sot më pak e “çmendur” se ai dhe askush nuk kërkon të shkojë me “sopatë në dorë për të shkulur shtyllën e pushtetit të tij”.

Shumica e kundërshtarëve të vetë politikë e kanë sot frikë Ramën, mbasi u lodhen së mbiqujturi si “frikacak” atë. Dhe ky është një paradoks mbi të cilin vetë “frikacaku i ashtuquajtur”, e ka shfrytëzuar mençurisht këtë emërtesë që nuk përputhet me të vërtetën. Rama e luan fort bukur rolin e “frikacakut” dhe fsheh fare mirë “hilacakun”, që dhe është tipari i tij kryesor. Por në politikë, hilcakëria, mbiquhet aftësi dhe jo difekt dhe është një “art” që e ushtrojnë të gjithë. Nëse kundërshtarët e tij politikë, do të vazhdojnë të kenë këtë qasje të derisotme ndaj tij, Rama vetëm do forcohet, pas kalimit të krizës së 18 Shkurtit.

Nëse Ilir Meta, që në 1 Prillin e vitit 2013, prishi koalicionin me Berishën, për: “Një ekuilibër të ri politik në Shqipëri”, është përsëri i mendimit se ky është “Ekuilibri më i mirë politik i vendosur”, kryeministrin Rama e kanë gati edhe për 4 vite të tjera.

Ta mbajnë e ta gëzojnë dhe ta përflasin edhe një katërvjeçar tjetër të gjatë, përderisa Edi, të vetëlodhet nga pushteti dhe të kërkojë argëtim, adrenalinë dhe rrumpallhane, diku në një aventure dhe në një sport tjetër.

Do Zoti, jashtë Shqipërisë, duke përllogaritur resurset kaq të shumta që tani ka!… 360grade.al

Poeti Visar Zhiti denoncon dhunën presidenciale

Ka reaguar nga SHBA menjëherë poeti Visar Zhiti pas sulmit pa precedent që presidenti në largim i Republikës Bujar Nishani adreson kundër personalitetit të shquar të letrave, që ka përjetuar burgjet dhe torturat e regjimit barbar: “Është shpifje, është dhunë presidenciale, ka deklaruar Visar Zhiti. “Të hapen dosjet e të dalë në gjyq me mua. Në dosjen time, ndër të paktat ndoshta, është një dokument me firmë, ku unë guxova të kundershtoj bashkëpunimin me Sigurimin e Shtetit, gjë që e tregoj me emra në burgologjinë time “Ferri I çarë””.

Poeti Visar Zhiti një figurë shumë e respektuar e letrave, i burgosur politik gjatë diktaturës ka tre vjet i ngarkuar me punë në Vatikan, pasi Presidenti i Republikës nuk ka pranuar ta akreditojë, pa marrë parasysh se Vatikani e ka mirëpritur zotin Zhiti. Qendrimi i Nishanit kundër Visar Zhitit është vetëm një abuzim, një shpërdorim detyre që ai i bën pushtetit që i jep posti i Presidentit të Republikës, një veprim i dënueshëm nga ligji.

Nga SHBA zoti Lekë Mirakaj, një tjetër ish i përndjekur politik, një zë shumë i respektuar e komunitetit shqiptaro-amerikan në një prononcim të tij në rrjetin social shkruan: “Visar Zhiti ka qene nder djemtë e rinj ma serioz dhe të ndershem në Spaç dhe Qafë Bari”, shkruan zoti Mirakaj. “Që në fillimet e demokracise u hodh qellimisht ne qarkullim e pa verteta nga Neshat Tozaj se te burgosurit politike ishin të gjithë spunë. Te burgosurit politike kane qene ne pjesen dermuese te vendosur dhe te pa komprometuar. Rregjimi diktatorial per te prishur imazhin e qendreses te burgosurve politike e populloi burgun politike me të burgosur ordinerë te cilëve u vishte petkun e armikut. Visari dhe shoket e Visarit jane shembull i qendreses dhe vlere qe nderon tere shqiptaret.”, përfundon zoti Lek Mirakaj në rrjetin social.

 

Traktet antikomuniste gjatë diktaturës

Kastriot Dervishi sjell nga arkivi i ish MInistrisë të brëdnëshme një nga traktet antikomuniste që qarkullonin gjatë diktaturës, si dokument që vërteton se sa urrehej regjimi kriminal.

“Traktet dhe letrat e paidentifikuara të postuara për udhëheqjen, kanë qenë disa nga mjetet që elementi antikomunist përdorte në Shqipëri në vitet 1945-1990 në funksion të luftës kundër komunizmit. Sigurimi i Shtetit për zbulimin dhe identifikimin e këtyre letrave kishte një seksion të posaçëm në degën që merrej me “armiqtë e popullit”. Trakti i mëposhtëm është njëri nga të hedhurit në Shkodër, në fund të vitit 1989 dhe fillim të vitit 1990. Në disa ditë do postoj disa lloje traktesh.”, shkruan Dervishi.

PS-LSI: ‘Ministri jot kundër ministrit tim’, plas sherri për pronën e Balilit

Prona në administrim të vëllait të Klement Balilit ka çuar në përplasje institucionale dy ministritë e PS-së dhe LSI-së. Bëhet fjalë për një godinë dhe një sipërfaqe toke në lagunën e Vivarit në Butrint, që administrohet prej 5 vitesh nga kompania “Balili Security Shpk”, më pronësi të shtetasit Hektor Balili, raporton “Panorama”. 

Me një vendim të Ministrisë së Mjedisit në 2012 dhe autorizim të Ministrisë së Ekonomisë, kjo sipërfaqe i ka kaluar me kontratë qiraje 10-vjeçare kompanisë së Balilit, me qëllim ushtrimin e aktivitetit të peshkimit dhe akuakulturës. Sipas dokumentacionit, subjekti juridik “Balili Security Shpk”, me numër NIPTI: L17224501 G, ka lidhur kontratë për shfrytëzim deri në vitin 2022.

Mesditën e djeshme, forca të shumta policore të pajisura me skafandra, armë dhe veshje antiplumb zbarkuan në pikën e aktivitetit të peshkimit për të larguar pronarët që kanë aktualisht me kontratë qiraje ushtrimin e aktivitetit.

Në momentin e mbërritjes së tyre, veç peshkatarëve që janë të punësuar, në vend ndodhej edhe Ervin Kajo, drejtor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Ujërave në Ministrinë e Bujqësisë. Bashkë me policinë ishte edhe drejtori i Shërbimeve Juridike në Ministrinë e Ekonomisë, Fatmir Hoxha.

Pas prezantimit, ky i fundit i kërkoi përfaqësuesit të Ministrisë së Bujqësisë, Ervin Kajo, të dorëzonte objektin, sipas tij pronë e Ministrisë së Ekonomisë. Por ky ka qenë vetëm fillimi i një debati, që ka zgjatur rreth dy orë mes tyre. Të dyja palët pretenduan se ishin pronarë dhe se ishin dërguar në vend nga ministrat e tyre.

Në fund të debatit, vetëm sa u nënshkrua një procesverbal për qëndrimin e të dyja palëve në këtë proces, por që nuk pati një zgjidhjes mes palëve. Përfaqësuesi i Ministrisë së Bujqësisë ka këmbëngulur që prishja e kontratës bëhet vetëm me vendim gjykate dhe ekzekutimi kryhet përmes përmbarimit.

Ervin Kajo, nga Ministria e Bujqësisë: Shiheni pak këtë dokumentin që më ka dhënë sekretari i Përgjithshëm mua.

Fatmir Hoxha, nga Ministria e Ekonomisë: Ore, nuk më intereson mua ajo gjë, more shoku. Unë kam ardhur në zbatim të vendimit të gjykatës, me ty nuk kam punë fare unë. As nuk të njoh fare.

Ervin Kajo: Ti je pala humbëse në gjykatë.

Fatmir Hoxha: Atë e di unë.

Ervin Kajo: Po s’e di ti, se ti je pala humbëse.

Fatmir Hoxha: Atë e di, jam humbës apo fitues.

Ervin Kajo: Ore, ti je drejtor.

Fatmir Hoxha: Ore, ç’punë kam me ty?

Ervin Kajo: Po unë jam pronari. Unë jam ai që kam dhënë kontratën e qirasë.

Fatmir Hoxha: Absolutisht e ke dhënë gabim!

Ervin Kajo: Ku e ke përmbaruesin?

Fatmir Hoxha: Nuk ka punë përmbaruesi këtu.

Ervin Kajo: Si nuk ka punë përmbaruesi? Njihu ore me ligjet se je drejtor juridik, nuk je analfabet.

Fatmir Hoxha: Ti nuk më mëson dot mua se kam 20 vjet që merrem me këtë punë.

Ervin Kajo: Ti mund të kesh 20 vjet dhe ia ka futur kot 20 vjet.

Fatmir Hoxha: Ti nuk hyn fare këtu. Nuk ke asnjë dokument.

Ervin Kajo: Nuk hyj se ti nuk ke vendim gjykate dhe nuk mund të më marrësh pronën mua.

Fatmir Hoxha: Ti nuk je asnjë gjë në raport me pronën. Ti mund të jesh shumë i rëndësishëm, mund të jesh gjithçka, por në raport me këtë pronë nuk ke punë fare. Nuk të njeh ligji si pronar.

Ervin Kajo: Unë kam autorizimin këtu, ministri jot kundër ministrit tim, shteti shqiptar kundër shtetit shqiptar.

Fatmir Hoxha: Ore ti zotëri, unë nuk e di këtë konflikt midis ministrave. Nuk më ka thënë njeri mua. Unë kam një vendim që Ministria e Ekonomisë e ka lidhur kontratën.

Ervin Kajo: As unë nuk e di. Edhe nëse e ka lidhur kontratën dhe ka mbaruar në 2016.

Fatmir Hoxha: Po ju kush jeni, sepse nuk kuptoj?…

Ervin Kajo: Pse nuk lexon autorizimin?

Fatmir Hoxha: Çfarë lidhje keni ju me pronën, lëre autorizimin.

Ervin Kajo: Si nuk kam lidhje me pronën? Unë jam i dërguari i Ministrisë së Bujqësisë.

Fatmir Hoxha: Cila Ministri e Bujqësisë? Ç’punë ka ministria me këtë pronë, je në vete apo jo?

Ervin Kajo: Si nuk ka punë ministria me këtë pronë? Je mirë nga mendtë e kokës, se je edhe drejtor juridik ore dhe është turp të bëjmë debat, një ministri kundër ministrisë.

Fatmir Hoxha: Po pronar është qeveria, o zotëri… Së pari duhet të ndërpresësh këtë?

Ervin Kajo: Të ndërpresësh këtë?

Fatmir Hoxha: Atë e zgjidh ti që e ke lidhur. Ti e ke lidhur gabim, zgjidhe vetë. Është puna jote.

Ervin Kajo: Unë jam pronar i objektit. Ma ke dhënë në administrim objektin mua.

Fatmir Hoxha: Kujt ia kam dhënë?

Ervin Kajo: Ia ka dhënë Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Mjedisit në atë kohë dhe administrimit të ujërave…

Fatmir Hoxha: Ti ke një autorizim që s’dihet se çfarë thotë. Ke dhënë një objekt që s’ta ka thënë njeri.

Ervin Kajo: Drejtori juridik e di shumë mirë se çfarë domethënë kontratë, por nuk do ta marrë vesh.

Fatmir Hoxha: Çfarë është kjo kontratë që rrjedh nga një autorizim i paqenë.

Ervin Kajo: Kjo është firmosur nga dy ministra. Kush je ti që nuk njeh firmat e dy ministrave?

Fatmir Hoxha: Ajo është kontratë që nuk është firmosur para noterit publik. Unë kam ardhur këtu me urdhër të ministrit.

Ervin Kajo: Edhe unë ashtu kam ardhur.

Fatmir Hoxha: Nuk e di unë. Kjo është puna juaj. Ju nuk keni asnjë lidhje me këtë pronë. Pronari do destinacionin e pronës.

Ervin Kajo: Pronari e di destinacionin e pronës. Pronari tani ka humbur gjyqin. Pronari duhet të zgjidhë konfliktin me Ministrinë e Bujqësisë.

Fatmir Hoxha: Nuk ka punë pronari. Pronari i jep nga të dojë vetë destinacion pronës.

Ervin Kajo: Po e ke dhënë një herë. Ministri jot atëherë ia ka dhënë Ministrisë së Mjedisit. Kam vënë në dispozicion dokumentacionin.

Fatmir Hoxha: Nuk e lexoj fare, nuk kam punë.

Ervin Kajo: Po ti nuk je Zoti, more burrë i dheut!

Fatmir Kajo: Mua s’më intereson.

Ervin Kajo: Takohemi në prokurori atëherë.

Fatmir Hoxha: Në prokurori s’kam punë.

Ervin Kajo: Në prokurori pas dhjetë minutash do të shkoj unë të bëj kallëzim për ty.

Fatmir Hoxha: Për mua?…

Ervin Kajo: Po, po, për ty si drejtor juridik i Ministrisë së Ekonomisë. Ti po bën veprime arbitrare. Ligji për përmbarimin privat ty nuk të lejon të vish të marrësh objektin.

Fatmir Hoxha: Më ka urdhëruar ministri.

Ervin Kajo: Ministri nuk është përmbarues. Kjo nuk zgjidhet këtu një dhe e dyta jam fuqiplotë të përfaqësoj ministrinë.

Edi Rama: Nuk e shpëton dot çadra PD-në

“S’ka krizë. Unë nuk kam një ofertë për të dalë PD nga kriza. Kjo nuk është një krizë e Shqipërisë, e ekonomisë, është krizë e lidershipit të PD-së, elitës së PD-së bashkuar me përfaqësuesit e degradimit të mediave sot, bashkuar me ca kryetarë partish pa parti që shkepen me raki gjithë ditën e në darkë nga çadra, dhe me disa të huaj që s’para ja duan të mirën Shqipërisë. Nuk e shpëton dot çadra PD-në, as gjykatësit që japin sponsorizime për ta mbajtur çadrën. Nuk do të shpëtojnë nga vettingu”, u shpreh shefi i mazhorancës i ftuar në “Studio e Hapur” në News 24.

Ai theksoi edhe një herë se nuk ka asnjë lëshim për të plotësuar kërkesën e opozitës për krijimin e një qeverie teknike.

“S’ka asnjë lëshim. Por çfarë t’ju them 1 milion njerëzve që më kanë dhënë këtë detyrë. Ti them se ne bashkë duhet t’u japim rrugë budallait dhe në emër të kësaj të hedhim bazën kushtetuese dhe t’i hapim rrugë një politike që do zhvillohet jo më në parlament. Por opozita në çadër dhe qeveria në parlament. Vjen tjetër, merr çadrën dhe thotë ‘uli ti, të hipi unë”, tha Rama.

Kryeministri bëri edhe një ndryshim të protestës që opozita e majtë kur PS-ja drejtohej nga Rama mbajti pas zgjedhjeve të 2009-ën.

“Ka pasur një çadër, që kemi qenë ne, ishim në grevë urie dhe kërkonim të drejtën një hetim parlamentar për zgjedhjet e kaluara, jo për të përmbysur rezultatin. S’na ka shkuar mendja të themi në do vdesim këtu, ikni ju të vimë ne”, – u shpreh kreu i qeverisë.

Shefi i mazhorancës u shpreh i bindur se Vettingu, procesi që bën rivlerësimin e figurave të prokurorëve dhe gjyqtarëve, do të bëhet me çdo kusht.

Rama: Për emërimin e Xhafajt jam konsultuar me ambasadën e SHBA

Kryeministri Edi Rama në “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili ka komentuar edhe zgjedhjen e kandidaturës së Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, teksa ka pranuar se është konsultuar me partnerët strategjikë të Shqipërisë siç tha për emrin e tij.

Eni Vasili: A ka pasur ndikim nga ambasada e SHBA për kandidaturën e zotit Xhafaj?

Edi Rama: S’ka pasur asnjë ndikim por në praktikën time, ka qenë që për ministrin e Mbrojtjes dhe të Brendshëm të konsultohem me partnerët tanë strategjikë dhe e kam bërë këtë konsulte. Jo që keta jane emrat dhe zgjidhni, por ky është kandidati, cili është opinioni juaj, dhe opinioni ka qenë shumë pozitiv, jo pozitiv por shumë pozitiv.

Eni Vasili: Po për largimin e Tahirit?

Edi Rama: S’ka nevojë të konsultohesh me askënd për atë që largon kur je kryeministër ata janë tagri i kryeministrit.

Rama: Unë e dëgjoj mirë dhe e kuptoj mirë Metën

Kryeministri Edi Rama eshte pergjigjur sot në “Studio e hapur” të gazetares Eni Vasili se çfare do te beje PS nëse Ilir Meta dhe LSI nuk do pranojë të futet në zgjedhje pa opozitën.

 

“S’flas asnjëherë me nëse sepse nëset s’janë për mua për mua janë faktet dhe mbi bazën e fakteve mund të bëj …”, tha ai.

Eni Vasili: Meta ka thene se zgjedhjet pa opozitën janë me pasoja

Edi Rama: Varet se si e dëgjon dhe kupton Ilir Metën, unë besoj se e dëgjoj dhe kuptoj Ilir Metën. Ne në zgjedhje nuk shkojmë cifte cifte, apo me krushqi, shkojmë me skuadrën dhe liderin e saj, është përgjegjësi e cdo subjekti politik të shkojë apo jo në zgjedhje.

Nëse ka marrë një përgjigje nga kreu i LSI për koalicionin parazgjedhor, Rama u shpreh: S’kam marrë përgjigje se s’kam bërë një pyetje.

Keni bere ftese publike per kete gje, po e diskutoni kete se jemi dy muaj para zgjedhjeve:

“Kur ju shkoni per nje vizite ne nje familje, a i beni pyetjen a po mendoni te ndaheni? Jo se jane nje familje”, u pergjigj Rama.

Prokuroria: Pse u thirr Saimir Tahiri, ja për çfarë do pyetet

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, këtë javë për të dhënë deklarime në lidhje me çështjen e Emiljano Shullazit. Shkak i thirrjes së Tahirit në cilësinë e deklaruesit, janë bërë dëshmitë e dhëna më herët në prokurori nga rektorët Dhori Kule e Mynir Koni, si dhe nga drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, raporton “Panorama”.

Dy rektorët, që dyshohet se janë kërcënuar nga Emiljano Shullazi në prill 2016, kur mbahej fushata për zgjedhjet në universitete, në dëshminë e tyre kanë përmendur Tahirin.

Ata kanë thënë se pasi u kanosën nga persona të panjohur para një hoteli në Tiranë, kanë marrë kontakt me drejtorin e Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj. Ky i fundit, bashkë me dy rektorët, kanë shkuar atë ditë në zyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ka mësuar ngjarjen dhe u ka premtuar rektorëve se Policia do të bënte gjithçka për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Burime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë thënë se saktësimi i këtyre rrethanave është bërë shkak për fletëthirrjen dërguar ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Nga ana tjetër, gazeta “Panorama” ka publikuar dje të dhëna, sipas të cilave, javën e kaluar në prokurori është pyetur drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj.

Përveç deklarimeve të marra në lidhje me procedurën e ndjekur nga Policia në mesin e muajit prill 2016, kur është bërë shoqërimi i Emiljano Shullazit, burimet e Policisë kanë thënë se drejtori i Policisë së kryeqytetit është pyetur edhe për komunikimet e tij me eprorët dhe me vartësit ditën e ngjarjes.

HETIMET PËR SHULLAZIN

Bazuar në kallëzimin e një biznesmeni nga Tirana, Prokuroria kishte nisur hetimet ndaj Emiljano Shullazit për gjobëvënie, në shkurt 2016. Dy muaj më vonë, në mesin e prillit 2016, personazhi i njohur në Tiranë u arrestua bashkë me shtetasit Blerim Shullazi dhe Gilmando Dani për disa akuza.

Arrestimi i Shullazit u bë ditën e denoncimit publik për kërcënimin e dy rektorëve, Dhori Kule e Mynir Koni, edhe pse këta të fundit nuk dëshmuan asnjëherë nëse kishin arritur ta njihnin autorin e kërcënimit ndaj tyre.

Prokuroria kërkoi në gjykatë caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për Shullazin dhe dy bashkëpunëtorët e tij, me akuzën për katër raste gjobëvëniesh, por deri tani vetëm biznesmeni Ylvi Beqja ka pranuar të japë deklarime në statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Biznesmeni që e paditi i pari Shullazin ishte larguar nga Shqipëria para arrestimit të të dyshuarit, ndërsa dy biznesmenë të tjerë nuk kanë pranuar të japin deklarime në prokurori. Ylvi Beqja ka pretenduar se Shullazi e grupi i tij (pesë të arrestuar gjithsej), i kanë marrë rreth 700 mijë euro dhe 30 për qind të aksioneve të ish-hotel “Vollgës” në Durrës.

Pavarësisht dëshmisë së dhënë në hetimet paraprake, seancat për sigurimin e kësaj dëshmie në gjykatë po dështojnë prej më se një muaji e gjysmë, pasi asnjë avokat nuk pranon mbrojtjen e të pandehurve. Nga ana tjetër, avokatët e Emiljano Shullazit dhe të tjerëve nuk i kanë pranuar akuzat, duke hedhur poshtë deklarimet e biznesmenit Ylvi Beqja.

Ky i fundit u akuzua publikisht nga disa tregtarë për marrje shumash të mëdha hua dhe moskthimin e tyre në kohë. Vetë dëshmitari i mbrojtur, Ylvi Beqja, ka pretenduar se nuk ka asgjë të vërtetë në akuzat që i janë bërë publikisht për shkak se ka pranuar të dëshmojë në lidhje me gjobëvënien.

Meta – Ramës: Pluralizmi ka ardhur që më 1990

TIRANË- “Nuk duhen minuar zgjedhjet”. Kështu deklaroi sot kreu i LSI-së, Ilir Meta i cili u distancua nga qëndrimet kategorike, një i tillë ishte ai i kryeministrit Edi Rama dje, në mbledhjen e grupit të PS-së kur tha se do hynte në zgjedhje edhe pa opozitën.

I pyetur se çfarë përgjigje ka për deklaratat e PS, e cila thotë se është e gatshme të hyjë edhe vetëm në zgjedhje, kreu i Kuvendit me ironi kujtoi se pluralizmi ka ardhur që më 12 dhjetor të 1990-ës.

“Më vjen keq për këtë pyetje. Njoftoheni të gjithë se pluralizmi ka ardhur që në 12 dhjetor të 1990-ës në Shqipëri dhe ne duhet të gjithë të punojmë që këto të jenë zgjedhje të shkëlqyera, larg qëndrimeve kategorike që mund të na sillnin pasoja katastrofike, të padëshiruara për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe sidomos këta fëmijë”.

Meta komentoi edhe deklaratat e kreut të grupit parlamentar të forcës që ai drejton, Luan Ramës për situatën e kanabisit dhe punën që sipas tij, duhet të bënte policia, referuar raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Meta tha se deklaratat e tij janë transformuar.

Rama – aleatëve: Shkojmë edhe vetëm në zgjedhje, marrim 140 deputetë

Partia Socialiste do të hyjë në zgjedhje edhe e vetme. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, para deputetëve të tij është shprehur se “qeveria teknike dhe shtyrja e zgjedhjeve nuk janë opsione për PS”, raporton “Panorama”.

“Partia Socialiste do të futet në zgjedhje edhe sikur të gjitha partitë e tjera të mos e bëjnë një gjë të tillë. Nuk do të ketë shtyrje të datës së zgjedhjeve, nuk do të ketë qeveri teknike. Me Saliun apo pa Saliun, me Lulin apo pa Lulin, në koalicion ose të vetëm, ne do të futemi në zgjedhje më 18 qershor. Zgjedhjet do të mbahen. Në zgjedhje nuk hyjmë as për Saliun dhe as për Lulin, por për 1 milion shqiptarët që na votuan në 2013 e që sot janë shumë e më shumë. Sikur askush të mos dojë të hyjë në zgjedhje, PS do hyjë në zgjedhje dhe do të marrë të 140 deputetët e Kuvendit e me votat e saj do kalojë vetingun dhe çdo ligj tjetër të Reformës në Drejtësi”, mësohet të jetë shprehur Rama dje në mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist.

Protesta e Partisë Demokratike është parë me pozitivitet nga socialistët në aspektin elektoral.

“Partia Demokratike na ka dhënë një dhuratë të madhe me këtë protestë, duke u mbyllur në çadër dhe duke mos u marrë me njerëzit. Kërkoj që secili nga ju të punojë me qytetarët, të flasë me ta, të tregojë punën tonë dhe të sqarojë se çfarë i pret nëse votojnë Partinë Demokratike. Me reformat që ka ndërmarrë qeveria jonë, duhet të kërkojmë rezultat shumë më të mirë se ai i 2013”, mësohet të jetë shprehur Kryeministri Rama. Duke vijuar me qëndrimet e Partisë Demokratike, kreu i PS-së tha se PD u frikësohet zgjedhjeve njëlloj siç i frikësohet vetingut.

“Reforma zgjedhore është gati që në nëntor, u kemi shtrirë dorën që të vinin e ta votonin, por ata kanë nxjerrë pretekste nga më të çuditshmet. Kjo tregon se Partia Demokratike nuk do as zgjedhjet dhe as vetingun. Asnjë parti nuk besoj se do t’i bojkotojë zgjedhjet dhe se PD po humbet kohë kot, duke djegur edhe afatet për dialog në funksion të përmirësimit të standardeve zgjedhore”, është shprehur kreu i PS-së.

Por deklaratat e ditëve të fundit brenda koalicionit qeverisës nuk kanë munguar pa u komentuar edhe në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar. Kreu i PS-së ka kërkuar të shmangen deklaratat emocionale.

“Mos bëni deklarata emocionale, mos u përfshini në debate koti, sepse në fokus duhet të kemi njerëzit, debatet shterpë i interesojnë Partisë Demokratike. Nëse vazhdojmë me deklarata të tilla, shfokusojmë njerëzit, duke u thënë atyre se më të rëndësishme janë marrëdhëniet mes nesh sesa hallet e njerëzve”, është shprehur Rama në Grup. Kreu socialist ka vlerësuar edhe efektivitetin e lirimit nga posti i ministrit të disa drejtuesve politikë të PS në krye të qarqeve.

“Që javën e parë pas lirimit nga detyra të ministrave dhe marrjes me punët e fushatës, është ndjerë menjëherë efiçensa në organizimin dhe mobilizimin e njerëzve. Unë i përgëzoj të gjithë ata drejtues, të cilët janë vendosur në krye të qarqeve dhe që po ndajnë me njerëzit nga afër çdo problematikë, duke filluar nga Tirana”, është shprehur kreu i Partisë Socialiste.

ARISTIR LUMEZI/PANORAMA

Agron Tufa: I jati i Dritan Hilës e shtypi revoltën e Spaçit, kur babai im ishte i burgosur në Spaç

Agron Tufa nxjerr një dokument për babain e Dritan Hilës: Vetë e kruajte i pari, edhe pse nuk je i denjë as të më fshish këpucët…

Agron Tufa vijon debatin në distancë me Dritan Hilën.

Ai ka nxjerrë një dokument, që sipas tij, vërteton se babai i Hilës, ka bashkëpunuar me regjimin komunist.

“Ja, pra, me kete dokument vertetohen fjalet e mia: behet fjale, që i ati i tij ka kryer hetime fill pas revoltes se Spaçit, kohë kur im atë ishte atje (1969-1976). Pra nuk paska qenë, siç pretendon i biri “oficer i lartë kundërzbulimi”. në mbrojtje të atdheut” shkruan Tufa.

Statusi i plotë i Tufës:

Ja kush eshte ai “shefi i inteligjencies se kunderzbulimit”. Shiheni nga dokumenti, njeri nga dhjetrat, dhe gjykoni kush genjen. I biri kishte prej me se nje jave qe me merrte neper goje. Shpifte. Propozonte:

“Agron Tufa shkrimtar?! T’ëmën e sëmës! jo vetem nga Rilindja ikin 200 mije shqiptare në vit, por dhe nga Agron Tufa”.

Po unë, unë ç’duhet të them?!

Nuk kam pasë debat me Hilen as per Çulin, as per Filmat. Reagova per shpifjet dhe fyerjet.

Thote ne statusin e tij se “i shava familjen, martesen”. Gjejeni se ku. Jo çdo fjalë, po çdo germë e ka gënjeshtër.

Thotë në një koment: “Në kohën kur Diana Çuli nenshkruante akt ekspertizën, Tufa ishte ushtar në Lezhë dhe shkruante (këtë e di mirë) poezi për partinë”.

Dhe e di aq mirë, sa genjeshtren nuk e maskon logjikisht, ngase me 1976 unë isha 9 vjeç, klasë e tretë.

Ja, pra, me kete dokument vertetohen fjalet e mia: behet fjale, që i ati i tij ka kryer hetime fill pas revoltes se Spaçit, kohë kur im atë ishte atje (1969-1976). Pra nuk paska qenë, siç pretendon i biri “oficer i lartë kundërzbulimi”. në mbrojtje të atdheut.

I tillë ka qenë, sipas dosjes, vetem 2 vjet. Kush gënjen?

Thotë se këto reagime unë i bëj “për fonde”. Mjeran!

Nuk jam lypës servil! Kam aq fonde sa më jep Parlamenti. Nuk jam OJF!

Komentuesit, mbështetësit histerikë te Hiles duhet te më kerkojne falje! Hila faljen s’e ka në gjak.

Si te duan: une do te nxjerr dokumenta të tjerë, që do t’ju pataksin. Jo “të vjedhur”, siç thote i biri, por të marra me ligj, sikurse e kam tagrin me Ligjin e ISKK-së.

Nese nuk më kerkohet falje, vazhdojmë me me store të tjera.

Sepse më keni rënë më qafë, pa jua pasë borxh.

Rregulli keshtu e ka: kush kruhet i pari…

Sa për etiketimet e ulëta të këtij ish- sekretari Rinie, them kaq: nuk është i denjë as të më pastrojë këpucët!

P.S: te gjithe ata njerez mendjeulët, që i lidhin reagimet e mia me “pergatitjen e nje vendi tek çadra”, t’ju vije turp!

E shpall: Nuk shkel aty ku ka shkelë Hila. Me udhëheq truri e zemra, jo barku dhe llogaritë!

Nishani shpërthen kundër Tahirit: Më përgjonte mua dhe familjen time

Nga studio e emisionit “5 pyetje nga Babaramo”, Presidenti i Republikes Bujar Nishani ka shperthyer kunder ish-ministrit te Brendshem Saimir Tahiri duke e akuzuar per politizim te Policise se Shtetit dhe duke sjelle si prove kete edhe konstatimin sic tha ai qe ka bere Prokuroria per pajisjen e paligjshme te pergjimit prane baneses se Presidentit.

“Ka pasur tentativa per te pergjuar jeten private te Presidentit dhe familjareve te mi”, tha Nishani.

 

Babaramo: Keni thene se jeni i gatshëm të jepni prova që Policia e Shtetit është e politizuar. Kush janë këto prova?

Nishani: Akuza të forta politike kundër opozitës. A mundet, s’ka ndodhur kurrë më parë pas vitit 90, a mundet që një minister i Brendshëm në krahë të drejtuesve të policisë të akuzojë, kërcënojnë, shantazojë politikisht opozitën politike të vendit? Kjo s’ka ndodhur një herë, ka pasur disa raste.

Jane denoncuar tentativa për të përgjuar jetën private të Presidentit të Republikës.

Koha tregoi që kisha të drejtë. Fakti që u zbulua nga prokuroria aparatura që bënte përgjime. U verifikua gjeografikisht pranë territorit ku banonte presidenti dhe u refuzua nga policia të dorëzohej në prokurori për t’u hetuar, janë te dhena shqetësuese për politizimin e policisë, s’e kam fjalën për oficerin e policisë kriminale..atje ku banon presidenti është konstatuar nga ana e prokurorisë…distancat s’mund t’i them.
Nuk e di kush ka qenë objekt përgjimi përvec banesës sime por aparatura e paligjshme e përgjimit u identifikua, u kërkua të hetohej por jo vetëm që u refuzua por ministri i Brendshëm dhe punonjësit e policise qe e kishin përdorur por bënin demonstrime publike përballë institucionit të Presidentit.

Patjetër që do jenë pjesë e proceseve hetimore dhe verifikuese por tregojnë atë që kam deklaruar për politizimin e skajshëm të policisë së shtetit”, tha Nishani.

Xhafaj hedh poshtë akuzat për të kaluarën e tij

Në Shqipëri, ministri i Brendshëm i emëruar javën e shkuar në këtë post, hodhi sot poshtë akuzat se gjatë ushtrimit të detyrës si hetues në prokurorinë e Krujës ka ushtruar dhunë dhe ka torturuar dy shtetas, lidhur me një çështje me sfond politik. Të dy personat që kanë akuzuar zotin Xhafaj përmes deklarimeve mediatike, janë shprehur se dhuna ndaj tyre është ushtruar në vitin 1986. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, zoti Xhafaj saktëson se ai është shkëputur nga sistemi i Drejtësisë i kohës që në fund të vitit 1985, pra përpara ngjarjeve për të cilat akuzohet, duke nënvizuar gjithashtu se “asnjë ditë të jetës sime, nuk kam shërbyer në strukturat e sistemit të Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme të asaj kohe, dhe as në organet e hetimit që ishin pjesë e Ministrisë së Brendshme. Gjithçka ëshë thënë e komentuar këto ditë, janë thjesht shpifje të ulëta në funksion të fushatës politike të ndërmarrë kundër meje”.

Pas dëshmive mediatike, opozita e cila prej më shumë se katër javësh po vazhdon protestat poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, reagoi me ashpërsi duke e quajtur emërimin e zotit Xhafaj “një provokim”, dhe “një akt luftë ndaj opozitës”, duke kërcënuar se nuk do të lejonte hyrjen e tij në zyrën e Ministrit të Brendshëm. Ne deklaratën e tij zoti Xhafaj shprehet se “jam i befasuar edhe nga mënyra që opozita ka zgjedhur për të përdorur historitë e dy emigrantëve, të cilët i ka kthyer në dëshmitarë të rremë, për të provuar një akuzë të rremë, në sallën e gjyqit të rremë të organizuar në selinë e re të Partisë Demokratike”.

Kjo çështje u përmend dje si argument dhe nga presidenti Bujar Nishani, se përse ai e cilësonte “të papërshtatshme” kandidaturën e zotit Xhafaj. Kreu i Shtetit saktësoi se po kryente dekretimin e tij vetëm sepse Kushtetuta nuk i linte hapësirë për të refuzuar propozimet e kryeministrit, ndërsa kërkoi që parlamenti të mund të mbante qëndrim për rastin.

Zoti Xhafaj u propozua nga kryeministri Edi Rama në vend të zotit Saimir Tahiri, si pjesë e disa lëvizjeve që ai bëri në kabinetin e tij duke ndryshuar dhe tre ministra të tjerë. Në një deklaratë për Zërin e Amerikës, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu u shpreh se “nëse zoti Xhafaj punon në mënyrë agresive kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar, ai do të ketë mbështetjen tonë të plotë”, duke nënvizuar dhe bashkëpunimn e ngushtë që ka patur me të dhe gjatë procesit të Reformës në Drejtësi.

Rama i vendosur: Me dhe pa Saliun, me dhe pa Lulin do shkojmë në zgjedhje

“Me Saliun e pa Saliun me Lulin e pa Lulin do shkojmë në zgjedhje”.

Ky është qëndrimi që kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste ka mbajtur në mbledhjen e grupit socialist bën të ditur gazetari i Ora News Sonil Frashëri.

Edhe dje në komunikimin javor Kryeministri Edi Rama i kërkoi opozitës që të dalë nga çadra, pasi sipas tij nuk ka për të ardhur ndonjëherë ftesa për qeveri teknike dhe as oferta për shtyrjen e zgjedhjeve.

Në grupin e PS-së u caktua dhe 2 prilli si data për mbledhjen e Asamblese së Përgjithshme dhe 29 prillin si data kur do mbahet Kongresi që do të miratojë dhe listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit 2017.

Të injoruar por jo të dorëzuar – Deklaratë për mediat në përvjetorin e katërt të peticionit për Rrugën e Arbërit – Nga Gëzim Alpion Në emër të Grupit të Lobimit

Të indinjuar nga injorimi sistematik i Dibrës nga shteti shqiptar, dhe veçanërisht nga premtimet boshe dhe mashtrimet e qeverive që nga viti 2005, më 18 mars 2013, një grup intelektualësh dibranë në Tiranë dhe jashtë vendit iniciuan peticionin online për Rrugën e Arbërit. Për këtë vepër, dibranët po lobojnë pa reshtur që prej një çerek shekulli, me shprese se, në demokraci, edhe ata do të jenë të barabartë mes të barabartëve.

 

Peticioni filloi para zgjedhjeve si nismë qytetare. Siç premtuam, peticioni ka qëndruar jashtë çdo ndikimi partiak.

 

Në një vend si Shqipëria, ku shteti nuk funksionin normalisht dhe ku ‘besnikëria prej skllavi’ ndaj pronarëve të partive në Tiranë dhe sejmenëve të tyre, që operojnë me efektshmërinë e metastazave të kancerit në çdo pjesë të vendit, është shndërruar në ‘parim’, nuk u çuditëm kur të djathtët na akuzuan që në fillim se ishim ‘vegla’ të së majtës. Nga ana tjetër, të majtët, të etur për të kapur me çdo kusht shtetin, nga marsi deri në qershor 2013, e panë të arsyeshme të na ‘përkrahin’ me shpresë se ishim ‘të tyret’.

 

Sapo erdhën në pushet, të majtët veshën petkun e arrogancës, dhe filluan të na sulmonin si individë dhe si grup, duke na bërë presion, shpifur dhe akuzuar se synonim t’u merrnim ‘meritat’ për ‘suksesin’ e tyre të ‘garantuar’.

 

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar kategorikisht të pranojë dorëzimin formal të peticionin që tani ka 11,000 nënshkrues online dhe formularë, dhe të ‘ulë veten’ për të filluar një dialog konstruktiv me Grupin e Lobimit. Megjithatë, Kryeministri Rama nuk ka lënë rast pa folur me superlativa për rolin pozitiv të shoqërisë civile, jo vetëm në disa vende në Perëndim, ku shoqëria civile vërtet vlerësohet, po edhe në Kinë.

 

Ndërsa sejmenët dibranë të Kryeministrit në qeveri dhe parlament, nuk ngurruan të tallen me dibranët përsëri, duke ua uruar rrugën kur nuk ishte siguruar asnjë qindarkë për ndërtimin e saj.

 

Si Grup Lobimi, ne nuk arritëm të mbajmë premtimin për t’i dorëzuar qeverisë peticionin formalisht. Për këtë u kërkojmë ndjesë të gjithë përkrahësve. Megjithatë, qëllimi ynë nuk ka qenë dorëzimi formal i peticionit, por këmbëngulja jonë e vazhdueshme që qeveria shqiptare të mbajë premtimet e saj gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2013 të dhëna në Dibër, se ‘ndërtimi i Rrugës së Arbërit është një prioritet’. Ndaj ne nuk kemi heshtur për mosmbajtjen e këtij premtimi dhe nuk do të heshtim edhe në të ardhmen. Pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve këtë qershor, ne nuk do të reshtim së lobuari për Rrugën e Arbërit dhe dinjitetin e nëpërkëmbur të Dibrës. Në këtë drejtim, peticioni ynë është simbol proteste në emër të Shqipërisë së ‘harruar’.

 

Në këtë përvjetor të katërt, duam të ndajmë me intelektualët në Shqipëri dhe diasporë mësimin e hidhur nga përvoja jonë lobuese: Mos u mashtroni nga zhurma që bën kjo klasë politike se gjoja është e interesuar për dialog me intelektualët. Udhëheqësit të radhës nuk i duhen intelektualë atdhetarë e të pakorruptueshëm, por marioneta të arsimuara për t’u hedhur hi syve votuesve në prag zgjedhjesh.

 

Ashtu siç kemi premtuar më 18 mars 2013, peticioni ynë do të mbyllet kur të përfundojë metri i fundit i Rrugës së Arbërit, ndaj ju lutemi vazhdoni të nënshkruani: http://chn.ge/1NZeyGu

Birmingham, Angli, 18 Mars 2017

Nishani: Kandidatura e Xhafajt si ministër, e papërshtatshme

Në Shqipëri presidenti Bujar Nishani tha sot në mbrëmje, se ai ishte kundër kandidaturës së zotit Famir Xhafaj për ministër të Brendshëm, i propozuar nga kryeministri Edi Rama pas shkarkimit javën e shkuar të ministrit Sajmir Tahiri. Ai e konsideroi atë një kandidaturë të papërshtatshme, por saktësoi se Kushtetuta nuk ja njeh atij kompetencën për të refuzuar një kandidaturë për ministër, pasi në rast të kundërt ai nuk do ta kishte dekretuar atë.

Zoti Nishani e shpjegoi qëndrimin e tij me situatën e rënduar politike, dhe afrimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare ku ministria e Brendshme ka një rol të rëndësishëm si në përgatitjen e një pjese të infrastrukturës zgjedhore, siç është përgatitja e listave zgjedhore, ashtu dhe në garantimin e rendit dhe sigurisë, në një kohë kur sipas tij vitet e fundit Policia e Shtetit ka njohur një politizim të skajshëm, sipas tij.

Zotit Nishani deklaroi gjithashtu se ai ishte i shqetësuar nga dëshmitë publike që e lidhin kandidatin për Ministër me akuza se gjatë periudhës së diktaturës, në detyrën e tij si hetues ka ushtruar dhunë ndaj disa personave nën hetim.

Neritan Ceka fushatë Metës: Takova një mik të vjetër

Ish-kreu i PAD-së, Neritan Ceka u shfaq në krah të kryetarit të LSI-së, Ilir Meta në Parkun Arkeologjik të Apolonisë në Fier, por ai ishte aty vetëm si arkeolog.

I kontaktuar nga “Dritare.net”, Ceka deklaron se mori pjesë në këtë aktivitet për të shpjeguar ndikimin pozitiv që arkeologjia mund të ketë për zhvillimin e turizmit.

“Unë isha si një arkeolog për zhvillimin e turizmit. Ma kërkoi miku im i vjetër Ilir Meta, u kërkua mendimi im si arkeolog. Unë nuk merrem më me politikë”, sqaroi Neritan Ceka.

Neritan Ceka ka pasur një rol aktiv në politikën shqiptare të dy dekadave të fundit. Ceka u largua në vitin 1992 nga Partia Demokratike për tu bërë pjesë e partisë “Aleanca Demokratike”.

Ceka qëndroi kryetar e kësaj force politike deri në vitin 2012 kur dha dorëheqjen pasi u emërua nga qeveria Berisha ambasador në Itali. Që prej këtij momenti Ceka nuk ka qenë protagonist në skenën politike.

Në vitin 2013, Ceka u vendos në qendër të vemendjes publike për shkak të një incidenti mes Edi Ramës, asokohe lider i opozitës dhe djalit të tij diplomat në Vjenë. Gjatë një takimi të Ramës me shqiptarët në Vjenë, Rama e kapi për veshi Egin Cekën, një gjest që u shoqërua me debate të forta

Rusët lëvizin në Tiranë, takime me krerët e biznesit

Ambasada ruse në Tiranë ka shpërndarë për media dy njoftime për takime të rëndësishme.

Së pari është ai mes ambasadorit Aleksander Karpushin dhe kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës Nikolin Jaka dhe zv.Presidenten e Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë Donika Mici.

Një takim midis bashkëkryetarëve të Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri do të zhvillohet në Tiranë në prill të këtij viti.

Po ashtu ka plane për të organizuar në vjeshtë një forum biznesi mes dy vendeve.

Takimi i dytë është zhvilluar mes Karpushin dhe biznesmenit Samir Mane, president i grupit Balfin.

“U diskutua rreth mundësive për ta çuar përpara bashkëpunimin mes komuniteteve të biznesit të dy vendeve. U nda mendimi i përbashkët se barrierat e ngritura për shkak të vendosjes së sanksioneve antiruse përbëjnë një nga pengesat kryesore për intensifikimin e shkëmbimeve të ndërsjella tregtare. Një theks i veçantë gjatë bisedës u vu tek perspektivat e projekteve në fushat e bujqësisë dhe turizmit”, njofton ambasada që shton se ka ftuar Grupin Balfin të marë pjesë në forumin e biznesit.

Pak ditë më parë ambasadori rus u pa edhe në takimet e Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile në Tiranë.

Dita

Basha i hakërrehet Ramës: Surratzi, erdhi ora të shporresh nga zyra

Duke mbajtur fjalën e radhës nga “çadra e lirisë”, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se ai duhet të bëjë gati valixhen për tu “shporrur” nga zyra pasi nuk mund të mbahet pushteti duke kërcënuar me destabilitet.

Pjesë e takimit të sotëm ishin artistë dhe pedagogë, ndërsa i ftuar ishte senatori italian Aldo Di Biagio.

“Kauza për zgjedhje të lira dhe të ndershme bashkon në këtë shesh shqiptarët. Kjo është lufta pa kompromis kundër krimit dhe drogës. Dy ditë më parë DASH i konsideroi kërcënim për Shqipërinë drogën dhe krimin. Kërcënim për shqiptarët dhe rajonin, duke vënë në dispozicion krimin e organizuar, ky njeri u thotë shqiptarëve o zgjedhje me krimin e drogën ose ndryshe kërcënon me destabilitet.

Në 30 ditë qytetarët në këtë shesh kanë demonstruar fytyrën evropiane të demokracisë. Kjo qëndresë paqësore ka një mision që është vlerë esenciale e Evropës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Turpi i Shqipërisë kërcënon shqiptarët se do bëjë zgjedhje me krimin, me xhelatët e diktaturës ose ndryshe do ketë destabilitet… kë kërcënon mos surratzi? Po ja themi në gjuhën popullore që do të thotë i pafytyrë. Kujt i kujton 1997 ti? Kjo është lëvizja më popullore.

Shqipëria nuk do rrëshqasë në destabilitet për surratin tënd dhe nuk do ketë zgjedhje fasadë. Vendimi është marrë ti do shporresh dhe do ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rrugë tjetër nuk ka. Këtu jemi mbledhur për Shqipërinë demokratike dhe për vlerat e saj. Do kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk digjet asnjë organ për ëndrrën tënde për të mbajtur pushtetin. Dil nga zyra jote. Kjo lëvizje nuk dorëzohet dhe nuk lodhet. Këtu do jemi gjithmonë e më shumë derisa të largohet qeveria e krimit dhe të kemi zgjedhje të lira e të ndershme. Dita po vjen”, tha Basha.

Qeveria e opozita përplasen në distancë se kush po e destabilizon vendin si më ‘97

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagon ndaj deklaratës së një dite më parë të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili tha se protesta e opozitës po destabilizon vendin si në vitin 1997, duke thënë se kjo deklaratë paraqet kërcënim.

Në ditën e 30-të të protestës, kreu i PD shprehu vendosmërinë e opozitës për të vijuar protestën deri në largimin e kësaj qeverie.

“Sot ky njeri u thotë shqiptarëve o zgjedhje me krimin e drogën, ose përndryshe, ky kërcënon me destabilitet, ky dhe ustallarët që i vunë flakën Shqipërisë 20 vite më parë, sot kërcënojnë këtë lëvizje paqësore, demokratike dhe popullore”, ka thënë Basha, përcjell ksp.

Për më tepër ai i është drejtuar Ruçit se opozita me protestën e saj synon largimin e krimit dhe destabilizimit të vendit.

“Kujt i kujton ‘97 ti? Këtu është lëvizja më evropiane, më qytetare, më paqësore më demokratike për të shporrur krimin dhe kriminelët që janë destabilizimi. Surratsëzët, fytyra kriminale e Shqipërisë, turpi i Shqipërisë kërcënon popullin, këtë lëvizje qytetare dhe u thotë o të bëj zgjedhje fasadë, me krimin, me trafikantët, me deputetët dhe krerët e bashkisë, narkotrafikantë, përdhunues, vrasës me xhelatët e diktaturës ose do destabilizojë Shqipërinë, kë kërcënon mor surratsëz?”, tha Basha.

Situata politike, Rama takon ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE-së

Menjëherë pas kthimit nga takimi i djeshëm i Sarajevës, i krerëve të qeverive të Ballkanit, kryeministri Edi Rama thirri sot në një takim ambasadorët e vendeve të Bashkimit europian, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara Donald Lu dhe atë të OSBE-së Bernd Borschard. Mbi takimin nuk ka patur asnjë njoftim zyrtar, por mësohet se tema e diskutimeve ka qenë situate e rënduar politike në vende.

Tre ditët e fundit, edhe kreu i opozitës Lulzim Basha pati disa dreka pune me ambasadorët e vendeve europiane. Prej 4 javësh opozita po proteston poshtë zyrave të kryeministrit duke kërkuar largimin e tij si një kusht të panegociueshëm, për t’I hapur rrugë një qeverie teknike e cila sipas opozitës do të garantonte standartet për zgjedhje të lira e të ndershme më 18 qershor. Protesta është shoqëruar me bojkotin e parlamentit, veprim i cili ka çuar në bllokimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi. Ndërkohë që muajin e ardhshëm do të duhet të nisin procedurat dhe për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Pak ditë më parë kryeministri ndërmori papritur dhe disa lëvizje të rëndësishmë në kabinet që çuan në largimin e katër ministrave të tij, ndonëse sipas zotit Rama ato nuk kishin fare të bënin me situatën aktuale politike. Ndryshimet në qeveri mësohet të kenë gjithashtu pjesë e diskutimeve të sotme me ambasadorët.

Opozita i ka konsideruar lëvizjet në kabinetin qeveritar si një “truk të kryeministrit për t’i hedhur hi syve qytetarëve”, duke bërë të qartë se ajo nuk mjaftohet, siç është shrehur me “koka turku” dhe se koka e vetme që kërkon është ajo e vetë kryeministrit. Ndërsa sot kryetari Basha foli me tone të ashpra edhe kundër emërimit në postin e ministrit të Brendshëm të Fatmir Xhafajt, i cili sipas tij ka patur një të kaluar si hetues në kohën e diktaturës: “Ndaj sot nga ky shesh, në prani të kaq shumë të përndjekurve politikë dhe pasardhësve të tyre, le të zotohemi bashkë se Fatmir Xhafaj nuk do kalojë pragun e Ministrisë së Brendshme përveçse mbi trupat tanë”

Dy ditë më parë, për Zërin e Amerikës, ambasadori amerikan Donald Lu duke folur për emërimin e zotit Xhafaj u shpreh se nëse ai “punon në mënyrë agresive kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar, ai do të ketë mbështetjen tonë të plotë”, ndërsa nënvizoi bashkëpunimin e ngushtë që kishin patur me të për Reformën në Drejtësi.

Emërimet e ministrave të rinj nuk janë dekretar ende nga presidenti Nishani. Duke cituar burime pranë tij, mediat shqiptare, kanë bërë të ditur se ai do të marrë kohën e nevoshme për të bërë verifikime rreth figurës së tyre.

Video: Grushte mes protestuesve për një vajzë, deputeti i PD: Ja çfarë ndodhi

Dy orë pasi kishte nisur protesta e shoqërisë civile përpara Torrës Veneciane për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike të Durrësit, midis dy grupimeve: shoqëri civile-FRPD, pati një konflikt që degjeneroi deri në përplasje fizike midis tyre.

Pas lajmit se disa djem të Forumit Rinor të Partisë Demokratike kishin ngacmuar një vajzë të shoqërisë civile dhe kjo u pasua me grushe mes protestuesve ka reaguar deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi.

Ai akuzon persona të infiltruar nga Rama, duke theksuar se “Ekstremistet e majte rrahin barbarisht ata qe po mbrojne Torren Veneciane nga Veliera e Dakos”.

Postimi i Bylykbashit 

Ekstremistet e majte rrahin barbarisht ata qe po mbrojne Torren Veneciane nga Veliera e Dakos

Protestuesit e shoqerise civile qe po luftojne per te mbrojtur trashegimine dhe identitetin e Durresit dhe Shqiperise nga Veliera e Vangjush Dakos u sulmuan dhe rrahen barbarisht mbreme naten nga provokatore qe i sherbejne ketij regjimi bandit.

Levizja e protestes e shoqerise civile, qe ka mbeshtetje gjithmone e me te gjere publike dhe politike per nje kauze thelbesisht qytetare qe po ndeshen me arrogancen dhe harbuterine e pushtetit ne Durres dhe ne Tirane, po shenojne fitore te njepasnjeshme. Dje u zbulua vendimi i gjykates se shkalles se pare ne Durres qe pezullon çdo punim ne Zonen A, por qe mbahej i fshehur sepse Dako vazhdon punimet ne ate zone.

Te ashtuquajtura grupime rinore aktiviste me prirje majtiste, qe shfaqen me telekomande neper protesta pasi keto kane marre forme dhe kercenojne qofte edhe imazhin e pushtetit, mbreme u infiltruan me protestuesit e shoqerise civile dhe pas largimit te medias, kane inskenuar konflikt e me pas kane rrahur barbarisht protestuesit. Dy aktiviste u sulmuan ne menyre te kordinuar me dhune fizike ne grup dhe njeri prej tyre u detyrua te shtrohej ne spital.

Ne nje skenar si ai me protestuesit e Zharrezes, apo me infiltrimin per te prishur protesten e Parkut te Liqenit, etj, ata arriten te prishnin kete proteste te mbremeshme, e para proteste qe do vazhdonte te gjithe naten tek Torra Veneciane.

Keto grupime te telekomanduara nga Rama dhe sharlatanet prane tij po kthehen ne rrezik per protestuesit paqesore qe protestojne kunder kesaj qeverie banditesh dhe kriminelesh. Kamuflazhi rinor dhe aktivizmi Çe-guevarist eshte i pamjaftueshem per te mbuluar fillin qe i komandon. E ç’mund te presesh ne nje shtet te majte bandit?

Policia dhe prokuroria duhet te ndjekin penalisht deri ne fund personat pergjegjes per dhunen fizike te shkaktuar, pa u ndikur nga interesi i Rames apo kujtdo sharlatani me pushtet!

Sherri 

1

Sipas burimeve, “DurrësLajm” mëson se disa djem të Forumit Rinor të Partisë Demokratike kishin ngacmuar një vajzë të shoqërisë civile. Kjo bëri që midis tyre të ketë jo vetëm debat, por edhe përplasje fizike që përfundoi me denoncim në polici.

Sherri i krijuar bëri që protesta të dështojë e të ndërpritet, duke bërë që të gjithë të pranishmit të largohen pas vetëm dy orësh.

Një numër i konsiderueshëm personash shkuan në komisariatin e policisë së Durrësit për të denoncuar ngjarjen, ndërsa uniformat blu kanë nisur hetimet për këtë rast.

Ndërsa aktivistja Lorisa Ylli, ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”, ku shprehet se një grup që i bashkua protestës së mbrëmjes, në fakt kishin ardhur me qëllimin e vetëm për të shkatërruar frymën e protestes dhe kauzës së tyre qytetare duke rrahur një vajzë dhe një djalë i cili iu vu në mbrojtje.

Viti i mbrapshtë ’67 – Një event në Arkidioqezën e Tiranë-Durrësit

Eventi ishte shpallur me kohë dhe në të vërtetë kishte një lloj pritjeje nga ana e njerëzve që gjithsesi nuk u zhgënjye, qoftë për materialin e paraqitur e qoftë për ndërhyrjet e një niveli shumë të lartë për ngjarjen që trajtonin.

Nën moderimin e gazetarit Alfred Lela eventin e hapi Imzot Gjergj Frendo, Arqipeshkëv i Tiranë-Durrësit dhe organizuesi i kësaj veprimtarie i cili bëri një sintezë historike dhe filozofike të konceptit marksist të fesë si opium i popujve. Ai tregoi se si Enver Hoxha kishte një urrejtje të madhe ndaj fesë e sidomos ndaj katolikëve. Këtë Imzot Frendo e tregoi duke cituar vetë fjalët e Emver Hoxhës: “Hierarkët katolikë ishin njërëz pa atdhe… Subvencionet e tyre, rrogat e çdo gjë tjetër dilnin nga grabitja që u bëhej besimtarëve në forma dhuratash e deri në detyrimin me forcë të besimtarëve për t’i lënë trashëgim kishës pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme. Të gjithë hierarkët e kishës katolike, nga më kryesori deri të xhakoi e te famullitari, ishin të mësuar, të shkolluar me shkollë teologjike, me disiplinë të hekurt, me metodat dhe dredhitë e shtypjes së vullnetit të njerëzve me frikën e zotit, të Krishtit dhe të apostujve.”

Më pas fjalën e morën shkurtimisht Zonja Genta Popa dhe Zoti Dashnor Kaloçi, të dy gazetarë të cilët janë edhe autorë të dokumentarit televiziv “Viti i mallkuar 1976” realizuar nga Top Media, në të cilin flitet, me anë të pamjeve dhe dokumentave, se çfarë kishte ndodhur në atë vit në luftën kundër fesë, objekteve të kultit dhe klerikëve.

Shfaqja e pjesës së parë të dokumentarit pasoi me dy ndërhyrje. Së pari e mori fjalën gazetari i TV Klanit dhe moderatori i emisionit Opinion, Blendi Fevziu i cili solli në vëmendjen e të gjithëve dy histori të trishta të kohës së komunizmit: historinë e Dom Shtjefën Kurtit dhe të Nënë Terezës. I pari u pushkatua për një pagëzim, ndërsa e dyta nuk u lejua të shihte nënën e saj. Ndjehej në fjalët dhe në vetë zërin e Fevziut emocioni që ai përcolli dhe që përjetoi edhe në veten e parë.

Më pas profesoreshë Aljula Jubani solli në vëmendjen e të gjithëve, me anë të një ligjërate të një niveli të lartë akademik, rolin e klerit dhe të kishës në formësimin shpirtëror, kultror dhe arsimor të shqiptarëve. Ajo, duke e nisur udhëtimin e saj historik qysh nga mesjeta, i shkoi kundër një lloj historiografie komuniste për të thënë disa të vërteta që shpeh heshten. Regjimi komunist me gjithë këtë kontributet që Kisha dhe kleri dha ndër shekuj, për ruajtjen e identiteti shpirtëror të shqiptarëve, nuk u zmbraps në persekutimin e tij duke lënë gjurmë dhe pasoja të rënda në jetën dhe shpirtin e shqiptarëve.

Aktiviteti u mbyll me shfaqjen e pjesës së dytë të dokumentarit “Viti i Mallkuar 1967”.

Deputetja e PD Halimi: Rama ka dëshira seksuale ndaj Vuçiçit

Deputetja e Partisë Demokratike, Arbjola Halimi ka bërë një deklaratë të fortë në çadrën e protestës të ngritur para kryeministrisë.

Teksa ka komentuar takimi i mbrëmshëm në Sarajevë mes Ramës, Aleksandër Vuçiç dhe Isa Mustafës, ka përmendur “dëshirat seksuale” të dy kryeministrave shqiptar dhe atij serb.

Halimi u shpreh: “Rama ka një ‘libido latente’ për Vuçiç”. Sipas fjalorit, “libido latente” quhet dëshira seksuale, të cilën, sipas Halimit, Rama e ka për homologun e tij serb.

“Me siguri sheh më shumë në ëndërr Vuçiçin, sesa bashkëshorten e tij”, shtoi ajo.

Inagurohet “Pazari i RI”

Në Ditën e Verës, Pazari i Ri hapi dyert për të gjithë qytetarët ku 308 biznese kanë filluar aktivitetin e tyre ekonomik duke gjeneruar mbi 1000 vende të reja pune.  Falë investimit të Bashkisë së Tiranës me mbështetjen e Qeverisë dhe të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan të Zhvillimit, (AADF), e gjithë kjo zonë është transformuar në një hapësirë që do të funksionojë 24 orë, ku paradite fokusi më i madh do të jetë tek çështjet e tregtisë dhe të pazarit dhe pasdite kryesisht në çështje të kulinarisë, për restorantet rreth e rrotull dhe aktivitete të tjera kulturore, siç mund të jenë shumë prej festave apo panaireve.

Ndërhyrja e plotë në sheshin e Avni Rustemi dhe në Pazarin e Ri ka krijuar të gjitha kushtet për Markatën e Mishit dhe të Peshkut dhe në Markatën e Fruta Perimeve. Në Markatën e Mishit dhe të Peshkut janë vendosur 25 njësi shërbimi nga të cilat ka shitje mishi, peshku, brumeri si dhe bare e restorante duke i sjellë kësaj markate karakter multifunksional. Ndërsa Markata e Gjelbërt (Markata e Fruta Perimeve) është konceptuar si një stilizim kontemporan i çative të shtëpive tradicionale tiranase, por e trajtuar me materiale rezistente dhe të kohës. Në këtë objekt janë akomoduar 169 Tezga me një total prej 120 tregtarësh, ku 80 % janë tregtarë ekzistues të Pazarit të ri para rikonstruksionit, 10 % janë me produktet nga njësitë administrative (ish Komunat) dhe 10% janë modelet inovative më të mirat në treg. Në total numri i bizneseve arrin në 308 dhe gjenerohen mbi 1 mijë vende pune. Rivitalizimi i sheshit Avni Rustemi, një prej pjesëve më kritike që ka patur ky Pazar, tashmë ofron mundësi të panumërta për aktivitete në çdo orë të ditës, që së bashku me rikonstruksionin e godinave përreth, e ka kthyer zonën në një pikë mjaft atraktive për turizëm.

Në faqen e tij në rrjetin social Erion Veliaj bashkë me fotot e tregut të ri ka shkruar në mënyrë shumë lakonike:

Pazari i Ri, bashkimi bën fuqinë

501 ditë punë
308 biznese
‍ 1,007 të punësuar
50% + e vlerës së pronës

Ndërsa tiranasit e kanë pritur shumë të kënaqur Pazarin e Ri që i dha fund kaosit dhe pisllëkut të tezgave nëpër rrugë.

Ish-juristi i CEZ: “Si vdiqën ish-ambasadori shqiptar dhe dëshmitari i aferës së CEZ-it”

Ish-juristi i CEZ-it në arbitrazh, Romeo Karaj ngre dyshime për vdekjen e ish-ambasadorit shqiptar në Pragë, Qazim Tepshi dhe të Zamir Stefanit, dëshmitar i privatizimit të OSSH-së.

Sipas ish-juristit, Tepshi vdiq nga një atak në zemër pak para shpërthimit të skandalit të CEZ, në shtator të vitit 2015.

Nga i njëjti shkak, vdiq edhe Zamir Shtefani, vetëm pak javë pas dhënies së dëshmisë për aferën CEZ.

STATUSI

Kumbari i aferes DIA-CEZ, ish ambasadori shqiptar ne Prage, Qazim Tepshi, vdiq papritur nga zemra pikerisht pak perpara se kjo ceshtje te behej mediatike ne shtator 2015.

Te njejtin fund pati, pak kohe perpara edhe nje deshmitar i rendesishem i privatizimit te OSSH, Zamir Stefani vetem pak jave pas dhenies se deshmise se tij, ku ai implikonte pushtetaret e asaj kohe.

Edhe pse rasti i Qazim Tepshit eshte permendur edhe me pare ne media si rast i dyshimte, prokuroria berishiane & co as qe e mori mundimit, te investigoje rreth tij.

Kjo prokurori me qendrimin e qellimshem indiferent te saj, ka vulosur perfundimisht bashkefajesine me autoret e ketyre zullumeve, si dhe po inkurajon te korruptuarit per t’iu shmangur drejtesise.

Prokuroria eshte kthyer ne cibanin me te ndyre te shoqerise sone dhe ne mbrojtjen me te madhe te korrupsionit.

Kjo prokurori eshte represive vetem me te vobektet dhe te drejtet.

Kush vuan nga padrejtesia duhet te jape kontributin e tij per zhdukjen e kesaj pjelle te korrupsionit dhe mbrojtese te korrupsionit.

Kjo prokurori duhet abandonuar nga cdo shqiptar i ndershem.

Kjo prokurori duhet te dale perpara ligjit.

Rama emëron ministrat e rinj

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot paradite në përfundim të mbledhjes së kryesisë së Partisë socialste emrat e katër anëtarëve të qeverisë së tij. Në postin më të rëndësishëm, atë të ministrit të Brendshëm, në vend të Saimir Tahirit, është emëruar Fatmir Xhafaj, një figurë e njohur socialiste, disa herë ministër edhe në qeveritë e mëparshme të së majtës. Që prej vitit 2013, ai ka drejtuar Komisionin parlamentar të Ligjeve, ndërsa udhëhoqi të gjithë procesin e Reformës në Drejtësi.

Në kabinetin qeveritar do të përfshihen edhe dy gra. Ogerta Manastirliu, drejtoresha aktuale e Qendrës universitare spitalore të Tiranës “Nënë Tereza” do të marrë drejtimin e ministrisë së Shëndetësisë, duke pasuar Ilir Beqjan. Ndërsa deputetja socialiste Olta Xhaçka do të zëvendësojë Blendi Klosin në ministrinë e Mirëqënies sociale dhe Rinisë. Një tjetër deputet, Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit parlamentar për Aktivitetet prodhuese, është emëruar ministër i Pushtetit Vendor në vend të Bledi Çuçit.

Kryeministri Rama tha se do t’i dërgojë menjëherë emrat e ministrave të shkarkuar dhe të zëvendësuesve të tyre presidentit Bujar Nishani për dekretim. Ministrat e rinj do të marrin detyrën pas votimit në parlament.

Rama zbulon arsyet për shkarkimin e ministrave, përmend dhe Metën

Komunikimin javor me qytetaret ne rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama e kishte rezervuar qe te bente sqarimin e shkarkimit te 4 ministrave. Ai e theksoi dhe vuri ne dukje se kjo nuk i ishte kerkuar nga aleati i tij ne qeverisje Ilir Meta, por se ata duhet te ishin ne krye te fushates per zgjedhjet e Qershorit.

“24 oret e fundit keni degjuar shume lloj teorish konspirative per ndryshimet ne Qeveri. Tani dua tua shpjegoj unë si qendron cështja e këtyre ndryshimeve. Së pari keto ndryshime s’kanë asnjë lidhje me shfaqjet elektorale qe jepen nje ore paradite dhe nje ore pasdite ne studion tv qe eshte instaluar ketu poshte zyres time. S’kane lidhje as me deputetët e shkretë të PD që bejne me turne nate me grafik per te ruajtur studion dhe turfullojne me njeri-tjetrin per pagesat e figuranteve per te duartrokitur liderin qe nuk e ka. S’kane asnje lidhje ndryshimet sigurisht as me muziken, qe mbush cadren bosh gjate gjithe dites se te jem i sinqerte eshte nje muzike nen nivelin mesatar te klubeve te nates se Shqiperise.

Te gjitha ndryshimet jane politike dhe ministrat dhe ministret qe do ti coj Presidentit per dekretim do te jene të 4 nga rradhët e PS

Se treti, ndryshimet nuk nxiten nga rezerva per punen dhe rezultatet e kater minsitrave te cilet kargohen me konsideraten time me pozitive.

Se katerti ndryshimet nuk lidhen me ndonje kerkese te caktuar nga bashkekryetari i koalicionit qe e ka mbeshtetur dhe respektuar qe ne diten e pare rolin tim si kryeminsiter.

Ndryshimet e qeverise nuk reflektojne asgje tjeter pervecse domosdoshmerise qe udheheqesit tane politike te fushates se 18 qershorit te fokusohen me energji te reja dhe prani te vazhdueshme prane njeresve”.

Kryeministri Edi Rama e konfirmoi shkarkimin e disa ministrave nga qeveria e tij në një prononcim të shkurtër për gazetarët në dalje nga selia e Partisë Socialiste, me heret gjate paradites dhe tha se arsyet do t’i ndajë me publikun në orën 17:00 në komunikimin javor.

Kryeministri Edi Rama kishte takim me koordinatorët e Partisë Socialiste në qarqe, ku u ka raportuar shkarkimin e Saimir Tahirit, Blendi Klosit, Bledi Çuçit dhe Ilir Beqajt.

Thyhen xhamat e zyrës së Partisë Socialiste në Bashkinë e drejtuar nga nipi i Klement Balilit

DELVINË- Persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar zyrën elektorale të Partisë Socialiste në qytetin e Delvinës. Ngjarja në fjalë ka ndodhur gjatë natës, rreth 01.30. Kanë qenë zyrtarët e selisë rozë atë që kanë bërë denoncimin në polici, pasi kanë para mëngjesin e sotëm se çfarë kishte ngjarë.

Raportohet se agresorët kanë qëlluar më gurë dhe sende të forta në drejtim të zyrës, duke thyer kështu xhamat e godinës, shkruan tch. Fill pas ngjarjes reagoi dhe Partia Socialiste e Delvinës, e cila ka dënuar aktin dhe ka bërë thirrje për qetësi, pasi sipas saj ngjarje të tilla nuk i shërbejnë klimës parazgjedhore dhe as banorëve.

Bashkia e Delvinës, drejtohet nga Rigels Balili, nipi i Klement Balilit, ky i fundit i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge. Sakaq, policia ka nisur hetimet për identifikimi dhe vënien në pranga të autorëve të ngjarjes.

Nga LSI, bomba e radhës: Duam Metën kryeministër, të ndalet arroganca

Nuk është sekret që ne duam që Meta të jetë kryeministër. Ai është njeri që i ka dhënë shumë dialog dhe konstruktivitet politikës shqiptare”, tha ministrja e LSI-së.

Ajo bëri thirrje që shumica të ndalë arrogancën dhe t’u shërbejë më mirë qytetarëve të vendit.

“Ne duhet të ndalim arrogancën dhe t’i rikthehemi një politike që e duan njerëzit dhe që i shërben njerëzve dhe popullit shqiptar.

Unë jam e sigurt që me gjithë entuziazmin që mbizotëron kudo në Shqipëri sidomos me atmosferën që gjeta me gratë dhe vajzat e Pogradecit besoj se ne do të arrijmë ta bëjmë Metën Kryeministër, ashtu siç do të mundësojmë që LSI të jetë forcë e parë”, tha Gjosha.

Ja si reagon Basha për shkarkimin e 4-ministrave

Nga çadra e lirisë kreu i Partisë Demokratike ka reaguar lidhur me shkarkimin e ministrave nga ana e Partisë Socialiste. Ai është shprehur se nuk do të tërhiqen nga beteja e tyre deri në shkarkimin e Rames dhe jo të shërbëtorëve të tij.

“Ajo që po ndodh pak metra më tej është një karikaturë e shëmtuar e të vetëquajturës Rilindje. Ai ka ndërtuar një aleancë të rrezikshme. Kjo është aleanca midis politikës dhe krimit. Ky është inkriminimi i kësaj partie.

Ky nuk ka për detyrë të bëjë karikaturën apo qypa balte që të mbushë zyrën e tij. Ai nuk po e dëgjon zërin e qytetarëve. Ne nuk jemi mbledhur këtu as për koka turku as për koka kecash as për koka delesh. Jemi mbledhur për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk jemi këtu që padrino të shkarkojë shërbëtorët e tij. Ne jemi këtu deri në largimin e padrinos.

Ne nuk ja vëmë fajin Lindita Nikollës për kanabisin. Ky nuk ka qenë një nënprodukt i shërbëtorëve por një produkt i drejtpërdrejtë i Edi Ramës. Nuk jemi këtu për të ngrënë sapunin për djathë apo Tahirin për Ramën. Ne nuk largohemi nga këtu pa u dorëhequr Edi Rama” tha Basha.

Meta për ndryshimet në Qeveri: Është koha të marrim vendime të rëndësishme nga dashuria për vendin

Teksa ne Tirane qarkullonte lajmi i shkarkimit (apo doreheqjes) se ministrit te Brendshem Saimir Tahiri, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ishte në një takim me strukturat në Novoselë të Vlorës, ku ka leshuar mesazhe te rendesishme sa i takon kontekstit politik qe eshte krijuar oret e fundit.

Duke folur para të pranishmëve gjatë këtij takimi, Meta, u shpreh se është koha që politikanët të marrim vendime të rëndësishme duke u bazuar në dashurinë për vendin.

Per cfare vendime te rendesishme behet fjale? A ka lidhje kjo me shkarkimin e Tahirit dhe nje mesazh per kryeministrin Edi Rama, i cili sic thone analistet, ka kundershtuar dhe rezistuar fort presionit te Metes per ta shkarkuar Tahirin.

Sakaq, kryetari i LSI-së theksoi se të gjithë duhet të bashkohen për t’i dhënë vendit stabilitet dhe më shumë shanse për punësim qytetarëve.

“Është koha që ne politikanët shqiptarë të marrim vendime të rëndësishme sot bazuar në dashurinë për vendin e përgjegjshmërinë për të ardhmen e tij e jo bazuar në urrejtjen ndaj njëri-tjetrit dhe filozofinë e përjashtimit.

Kjo është ajo që duhet të na bashkojë që t’i japim vendit stabilitet, t’u japim qytetarëve siguri, t’u japim qetësi, besim dhe shanse për t’u punësuar dhe për të zhvilluar degët më potenciale për rritjen ekonomike të vendit”, – tha Meta nga Vlora.

Shkarkohet Saimir Tahiri, ministër i Brendshëm emërohet Niko Peleshi

Saimir Tahiri nga sot nuk do të jetë më ministër i Brendshëm. Më herët në media u fol se ai i kishte paraqitur dorëheqjen kryeministrit, Edi Rama por burime të besueshme qeveritare pohojnë për “BalkanWeb” se ai është shkarkuar nga detyra dhe nuk është larguar me vullnetin e tij.
Të njëjtat burime pohojnë për “BalkanWeb” se në postin e tij do të emërohet me shumë gjasë, Niko Peleshi, i cili njëherazi do të mbajë edhe postin e zv/kryeministrit.
Shumë enigma shoqërojnë largimin e Tahirit nga ministria e Brendshme, ndërkohë që kujtojmë se ai është akuzuar mjaft ashpër jo vetëm nga opozita por edhe nga LSI-ja.

Ndahet nga jeta Sokol Baraj, ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë kur u vra Azem Hajdari – deklaronte se vrasësit u paguan 150 mijë dollarë

Ish-zëvendës ministri i Brendshme, Sokol Baraj, u nda sot nga jeta si pasojë e një ataku në zemër.

Baraj, i cili ka drejtuar policinë e shtetit në periudhën më të vështirë, ka ndërruar jetë në moshën 53 -vjeçare.

Në fillimin e korrikut 1997 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë dhe njëkohësisht edhe Zëvendësministër i Punëve të Brendshme, në vendin e lënë bosh nga Agim Shehu.

Në një intervistë të dhënë kohë më parë, Sokol Baraj, një nga profesionistët më të mirë shqiptarë në fushën e rendit dhe sigurisë, për herë të parë ka dëshmuar për një nga misteret më të mëdha të postpluralizmit, vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari.

“Për kokën e Azem Hajdarit janë paguar 150 mijë dollarë. Këtë shifër na ka përmendur si të vënë në dispozicion të vrasësve, një shërbim i huaj inteligjence. O Zot, çfarë bëhet kështu!”, vetëm kaq kam mundur të them kur e kam dëgjuar për herë të parë një gjë të tillë, që më pas, megjithatë nuk është bërë kurrë publike”, është shprehur Sokol Baraj në atë kohë.

“Ka pasur një proces, janë dënuar disa individë si ekzekutorë, por ideatorët e tij nuk janë zbuluar akoma. Por nëse ata nuk kanë një emër konkret për publikun shqiptar, për shërbimet e huaja që kanë asistuar apo survejuar zhvillimet kaotike shqiptare, ata janë krejt të njohur. Në mos sot, nesër, e vërteta do të dalë plotësisht në dritë dhe në një mënyrë tronditëse”, thotë Baraj dhe këtu ndalon.

Beson se shumëçka ka mësuar për shkak të detyrave të shumta dhe të rëndësishme që ka mbajtur, është i detyruar dhe më tej t´i mbajë larg kureshtjes së zakontë të publikut, por ka bindjen se “asnjë e vërtetë nuk ka të drejtë të mbetet në varr për shumë kohë, nuk mund të mbetet enigmë përgjithmonë”.

Ish-futbollisti, një karrierë e ndërprerë

Mund të kishte pasur një drejtim krejt tjetër jeta e tij, nëse do të zgjidhte të qëndronte në skaj të një fushe futbolli me dorezat e portierit. Madje, kur mundi të hyjë në ekipin e parë të emblemës shqiptare Dinamo, pothuaj 30 vjet më parë, shumëkush do të vinte bast për një karrierë të shkëlqyer futbollistike të Sokol Barajt. Por jeta dhe sidomos vendimi i atij vetë për divorc me futbollin, do t´i rezervonin një të ardhme krejt tjetër, një rrjedhje të vrullshme të saj që do ta çonte sa në krye të policisë shqiptare, në pozicionin e zëvendësministrit të Rendit apo dhe të këshilltarit të kryeministrave shqiptarë për çështje të sigurisë dhe rendit dhe deri në qytetarin e thjeshtë të papunë.

Një nga njohësit më të shkëlqyer të punës në polici, Baraj është në ndërdyshje deri në momentin e fundit për të folur. Përgjithësisht është njeri i heshtur dhe bën humor kur e krahason veten me një kasafortë, që ndryn shumë e shumë të pathëna, të vërteta të vjetra dhe të reja që nga lufta me krimin e deri në kontributin ende “misterioz” që Shqipëria dhe shqiptarët kanë dhënë gjatë krizës së Kosovës.

Një dëshmi e panjohur më parë vjen dhe për konferencën e famshme të Rambujesë në shkurt të 1999, kur Baraj u ftua nga kosovarët të shërbente si këshilltar i delegacionit shqiptar po për çështjet e sigurisë. Që nga kërcënimet e serbëve e deri në keqkuptimin me kryeministrin e kohës Pandeli Majko, që urdhëroi kthimin e tij në Tiranë. Një urdhër i pazbatuar, por një kundërshtim i sqaruar në rrethana të tjera.

Dhjetëra personazhe parakalojnë në bisedën e qetë të Barajt me revistën MAPO dhe shumë nga ta befas ndriçohen në një dritë krejt tjetër. Disa dhe në mënyrë të zymtë.

Falë detyrave të tij, Sokol Baraj jo vetëm ka dijeni për ngjarjet më të bujshme në vend, por në shumë prej tyre ai ka pasur edhe një rol spektakolar të dorës së parë. Fatkeqësisht, vazhdon të besojë se kureshtja e publikut nuk duhet të përmbushet plotësisht.

“Qoftë dhe për hir të publikut. Shoqëria jonë ka shumë halle dhe të vërtetat për maskarenjtë, si ata që ndodhen në qeli, si ata që ndoshta janë në podiumet e politikës, nuk mund të japin më shumë se zhgënjimin e radhës. Megjithatë, një ditë, kurdo qoftë ajo, të vërtetat që nuk mund të varrosen do t´u japin atyre atë dritëhije që i zhvendos larg gënjeshtrës që kanë sendërtuar për veten”, thotë Baraj.

“Vrasja e Azem Hajdarit?”, janë dënuar vetëm ekzekutorët, ideatorët janë të lirë. Emrat e tyre dihen jo vetëm në Shqipëri, por ato janë të shënuar përfundimisht edhe në dosjet e shërbimeve partnere. Ai që mendon se dosja shqiptare e këtij krimi është mbyllur këtu, thjesht gabon”, paralajmëron qetësisht Baraj, që më pas bën dhe pohimin tronditës: Për kokën e tij janë paguar 150 mijë dollarë. Burimi: Një shërbim i huaj inteligjent.

Ai ndjehet i trishtuar për të ashtuquajturën reformë në polici, për veshjen me uniformë të njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me profesionin, por që politika i ka përgatitur si një detashment besnikësh për t´i përdorur në një moment të caktuar.

“Shqipëria tashmë për shkak të krimit të organizuar dhe korrupsionit është përfshirë në hartën e vendeve nën observim. Kjo ndodhi në 2007-ën, ndërkohë që pesë vjet më parë, në 2002-in, ajo e kishte lënë këtë kategori vendesh. Dhe vend në observim do të thotë se elementët e luftës kundër krimit të organizuar janë në parametra minimalë dhe se rrezikshmëria e tij mund të kërcënojë edhe vende fqinjë”, shpjegon Baraj.

Reforma në polici

“Nuk bëj pjesë në ata njerëz, të cilët mbas largimit të tyre nga një vend pune, kthejnë kokën mbrapa dhe shohin zi në atë që bëjnë pasardhësit. Por nuk mund të mos e quaj atë që po ndodh sot me trupën e policisë dhe që e quajnë reformë, si një pushtim institucional të saj”. Baraj është i drejtpërdrejtë. Sipas tij, tre vjet mbas ardhjes së PD-së në pushtet, është tentuar dhe po realizohet ditë mbas dite kontrolli i çdo qelize në Ministrinë e Brendshme. “Po sillen si pushtues me këtë godinë”, shton ai.

Dhe afron edhe shembujt që pohojnë fjalinë e bujshme: “Janë nxjerrë në lirim deri dhe studentë që sapo kishin përfunduar Akademinë e Rendit, të moshës 23-25-vjeçare, thjesht dhe vetëm sepse nuk përmbushnin kriteret politike të kohës. Ashtu siç ndodhi që në ditët e para të rotacionit të pushtetit politik që të largoheshin pothuaj në masë të gjithë kuadrot e nivelit drejtues të lartë në ministri”, shprehet Baraj. Ai vetë ishte vënë përpara alternativës që të shkonte në Tropojë, apo nxjerrjes në lirim në vitin 2005. Pranoi të lërë detyrën, që të mos ishte pjesë e ironisë që po përgatisnin qeverisësit e rinj me profesionistët e “vjetër”.

“Duke folur për shkarkimet dhe lirimet e motivuara politikisht nga ministria dhe strukturat e saj, nuk mund të mos përmenden rekrutimet e reja, një pjesë e të cilave gëzojnë vetëm “privilegjin profesional” të kurseve të përshpejtuara tremujore”, thekson Baraj. Ai shton edhe më tej dozën e zemëratës kur përmend ligjin “Për policinë e shtetit”, të Gradave apo dhe disa vendime të Këshillit të Ministrave, të cilat tentojnë të kalçifikojnë situatën.

“Absurdi shkon deri aty sa si vjetërsi pune në polici, llogaritet edhe puna e dikurshme e punonjësve të lartë të policisë në kooperativat e dikurshme apo në miniera. Sipas një analogjie të thjeshtë, është e njëjta gjë sikur një rekrut i thjeshtë, një ushtar i shërbimit të detyrueshëm që bën roje në një depo, nesër të gdhihet gjeneral”, vijon Baraj.

Sipas tij, një filozofi e tillë e mbrapshtë pune, e frymëzuar nga politika, ka sjellë rritjen e nivelit të krimit, pavarësisht propagandës qeveritare për të kundërtën. “Tashmë krimi ka mësuar të jetojë në simbiozë me politikën dhe për të, krimin, nuk është më problem prodhimi dhe sigurimi i parave, por garantimi dhe ruajtja e tyre. Dhe një gjë e tillë mund të bëhet vetëm në lidhje me politikën. Dini ndonjë rast ku të jetë dëshmuar origjina e parave të X apo Y investitori të fuqishëm?”, pyet në mënyrë retorike Baraj.

Por nuk mbaron këtu. Ofensiva e Barajt për të pavërtetat zyrtare shkon dhe më tej: “Nëse dëgjoni se janë goditur dhe shkatërruar qindra banda, ju lutem, mos e besoni. E dini se dhe në një vend si SHBA-ja, sa për të marrë një shembull nga ato që janë për zemër në Tiranë, gjatë dy shekujve të fundit nuk kanë ekzistuar një numër prej qindra bandash të tilla, siç pretendohet për Shqipërinë”, pyet dhe përgjigjet po me pyetje Sokol Baraj. Ai thotë se, një propagandë e tillë që nuk i përgjigjet realitetit, godet imazhin e vendit dhe e shndërron atë në një ishull të izoluar në Evropë, njëlloj Siçilie filmash, ku krijohet përshtypja se njerëzit vriten me njëri-tjetrin dhe se në vend të domateve dhe specave në tregun fshatar, tregtohet kokainë dhe heroinë.

Trafiku i drogës

Nga ana tjetër ka dhe një anë tjetër të medaljes. “E dini që Shqipëria është një nga furnizuesit kryesorë të Italisë me ekstazi, drogës së famshme të pub-eve dhe lokaleve të natës? Ekstazia prodhohet në mënyrë laboratorike nga morfina, e cila importohet legalisht në Shqipëri. Dhe ky është një detaj që nuk është përmendur publikisht”.

Sokol Baraj tregon një tjetër të vërtetë të frikshme. Një të vërtetë, e cila do të kishte, sipas tij, një tjetër pamje nëse ky lloj krimi, prodhimi i ekstazisë, nuk do të kishte zënë peng segmente të caktuar të politikës. “Eshtë e lehtë të kontrollohet importi i lëndës së parë dhe këtë gjë do të bënte cilido profesionist, kuptohet deri në momentin që sërish politika nuk do t´i lidhte duart apo më keq akoma, nuk do t´i mbyllte gojën me mënyra të tjera”, thotë Baraj. Njeriu i sigurisë dhe specialisti i çështjeve të rendit jep edhe një shembull tjetër, po kaq domethënës, Lazaratin.

“Ajo që ndodhi në Lazarat, kur në bashkëpunim me elementin kriminal policia goditi vetëm një ngastër me hashash, sa për të bërë shfaqjen e radhës në televizor, është rasti klasik i korruptimit të shtetit”, shton ai. Baraj shpjegon se ndonëse është e provuar se Lazarati është prodhuesi kryesor i hashashit në Shqipëri, asnjë i arrestuar nuk ka provuar prangat nga kjo komunë, vetëm e vetëm sepse ajo njihet si bastion i PD-së.

“Ndaj nëse flitet për arrestime, shohim vetëm ca pleq e plaka nga Vlora apo gjetkë që kanë pasur “fatkeqësinë” të kapen me tre-katër rrënjë të tilla. Dhe si për të përforcuar atë që thotë Baraj, vetë ministri i Brendshëm Nishani, thotë se me Lazaratin nuk i është shkuar punës deri në fund. Ndoshta ngastrat e fundit të papjekura ende, pas tërheqjes së prodhimit kryesor masiv, do të jenë sërish kurban i propagandës qeveritare për ndonjë goditje të radhës.

Kosova në Rambuje, miqësia me Thaçin

Kosova është tema e preferuar e Sokol Bares. Një lloj dashurie dhe nostalgjie që e lidh pazgjidhshmërisht me këtë vend dhe me atë që ai vetë e konsideron si një nga kulmet e punës së tij. Baraj kujton se rruga e tij në Rambuje, konferencën që do të hapte rrugën e ndërhyrjes së NATO-s mbi Serbi, kishte nisur shumë kohë më parë. Që nga koha kur ai, në pozicione të ndryshme në Ministrinë e Rendit, deri në zëvendësministër dhe drejtor i Përgjithshëm i policisë, por dhe në SHIK, kishte kryer detyrën e tij përpara vendit.

“Por këto janë detaje për të cilat nuk ka ardhur koha që të flas. Mund t´ju them se ishin sidomos struktura të Shërbimit Informativ ato që mundën të krijojnë kontaktet e para të UÇK-së me shërbimet sekrete perëndimore, dhe sidomos ato amerikane dhe që bënë të mundur që ato të shihnin një realitet të ri. Një realitet të ndryshëm nga ai që e shihnin këtë ushtri çlirimtare si një organizatë terroriste. Të mos harrojmë, deri në vitin 1997 gazeta e një prej partive kryesore në vend e konsideronte UÇK-në si pjellë të UDB-së”, shprehet Baraj.

Ai kujton se rrallë ndonjëherë ishte ndjerë më krenar, kur pikërisht nga delegacioni kosovar që do të shkonte në Rambuje, ju kërkua të asistojë për çështje të sigurisë dhe rendit. “U nisa në Rambuje dhe aty pashë që fati më kishte rezervuar mundësinë të prekja historinë nga pranë. Në hotelin ku ndodheshin dy delegacionet, shqiptar dhe serb, shpesh serbët dilnin në dritare, thërrisnin me emra anëtarët kosovarë të delegacionit dhe i kërcënonin. U thoshin se nuk duhej të firmosnin në asnjë mënyrë marrëveshjen dhe se nëse do ta bënin një gjë të tillë, atëherë ata do t´u vrisnin familjet që u kishin mbetur në Kosovë.

Fatmirësisht, ndryshe nga sa kërkonin serbët në Rambuje, apo dhe Berisha në Tiranë që e konsideronte firmosjen e marrëveshjes si tradhti kombëtare, kosovarët e Hashim Thaçit bënë atë akt historik që tetë vjet më vonë i dha Kosovës pavarësinë”, vijon më tej Baraj. Ai tregon se veç Thaçit, shumë aktivë nga delegacioni shqiptar ishte Rexhep Qosja, Fehmi Agani, Jakup Krasniqi, Bujar Bukoshi, apo dhe Veton Surroi. “Ibrahim Rugova ishte nga më të heshturit dhe ishte e pamundur të kuptohej brenga e tij”, thotë ai duke shtuar se, tek Thaçi kishte mundur të dallonte forcën e karakterit dhe pjekurinë e parakohshme të një shtetari që ja kishte dhënë jo katedra akademike, por mësuesja më e madhe e njeriut, ja kishte dhënë lufta e drejtë që drejtonte.

Sokol Baraj mendon se zbardhja e raporteve të Shqipërisë me Kosovën mund të zbardhë shumë të vërteta të tjera, të cilat do të shpjegonin sidomos dhe shumë mistere të politikës shqiptare. “Le të bëjmë një kronologji të fakteve: në vitin 1995, deri në 45 për qind e nevojave të makinës serbe të luftës, sipas të dhënave të agjencive të specializuara, furnizohej me naftë nga Shqipëria. Nga Shqipëria dërgohej edhe karburant special për avionët; deri në vitin 1997, veprimtaria e UÇK-së në Tiranë ishte krejt ilegale. Anëtarë të saj, deri dhe vetë Hashim Thaçi arrestoheshin nën akuza absurde.

Thaçi për shembull u paraburgos sepse u gjet me dy karikatorë me fishekë; po në 1997, gazeta e një partie kryesore në Shqipëri e konsideronte UÇK-në pjellë të UDB-së jugosllave; në vjeshtën e 1998, në ditët kur lufta në Kosovë dukej në prag, në Tiranë pati një tentativë për grusht shteti; në shkurt 1998, nga sheshi “Skënderbej” deklarohej se firmosja e Rambujesë do të konsiderohej si tradhti kombëtare. Të gjitha këto fakte e duan një përgjigje dhe një ditë do ta marrin”, shprehet Baraj.

Sokol Baraj kujton dhe detaje nga përballjet me delegacionin serb. “Ata e kishin të gjithë veprimtarinë e tyre dhe vendimmarrjen të centralizuar në Beograd, ndaj shpenzonin kohë vetëm duke pirë verë. Shpresonin vetëm që kosovarët të mos firmosnin dhe të mbeteshin të vetëm përballë egërsisë së tyre në terren”.

Misteret e tranzicionit, vrasja e Azemit

Sokol Baraj pohon se, atentati ndaj Azem Hajdarit është një nga misteret e tranzicionit. Një mister për publikun, por që është krejt e zbardhur në “dosje të fjetura” shqiptare dhe sidomos në ato që kanë agjencitë e specializuara perëndimore.

“Deri tani dihen dhe janë ndëshkuar ekzekutorët, por jo ideatorët e këtij krimi. Nëse shihni me vëmendje dokumentet e procesit, mungon motivi i vrasjes së deputetit të PD-së. Sot apo nesër, ditën kur politika do të lërë drejtësinë të veprojë, kjo dosje do të hapet pa diskutim. Ai që mendon se gjithçka ka mbaruar, thjesht e ka gabim”, thotë Baraj. Që megjithatë bën dhe një tjetër pohim të bujshëm: “Për vrasjen e Azem Hajdarit janë paguar 150 mijë dollarë. Të gjitha detajet për një gjë të tillë, njihen mirë edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë të organeve të specializuara”.

Ish-sportisti, portieri i Dinamos thotë se, ka folur gjatë. Njeri i veprimit, ai ngjan me një diplomat kur flet. Sidomos për ato detaje që vazhdon të heshtë. Një mënyrë të vepruari që ai e ka mësuar që nga dita kur la profesionin e mbrojtësit të portës në futboll për t´u shndërruar në një nga njerëzit, që duhet të mbronte qytetarët nga krimi. Një detyrë që e bëri me pasion dhe idealizëm, por që si rëndomë në Shqipëri, nuk mori mirënjohje./Nga Lorenc Vangjeli – Marrë nga revista MAPO/

Saimir Tahiri drejt dorëheqjes

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është në prag të dorëheqjes.

Buirme pranë qeverisë thanë për DITA se Tahiri pritet të dalë gjatë ditës së sotme për të deklaruar dorëheqjen nga posti.

I cilësuar nga opinioni publik si një nga ministrat më të suksesshëm të kabinetit Rama, Tahiri ishte vënë prej kohësh në qendër të akuzave të PD-së dhe opozitës.

Dorëheqja e tij shihet si një lëvizje e përgjegjshme e mazhorancës për të zgjidhur krizën politike të provokuar nga PD, krizë e cila ka bllokuar jo vetëm jetën parlamentare, por edhe raportet e Shqipërisë me SHBA dhe BE.

Me heqjen e alibisë “Tahiri” ose retorikës për përdorimin e policisë në zgjedhje, pritet të shihet nëse opozita do dalë nga çadra dhe do votojë Reformën në Drejtësi, mosvotimi i së cilës shihet masivisht si arsyeja e vërtetë e protestës. /Dita/


Send this to a friend