VOAL

VOAL

Ja avokatët që do të drejtojnë Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Tiranës

Të shtunën e javës së shkuar, avokatët e Tiranës votuan për Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë Tiranë, të cilët do të zgjedhin kryetarin e kësaj dhome në një votim të dytë.

Bëhet fjalë për 50 avokatët më të votuar të Tiranës, të cilët u përballën mes tyre të kategorizuar në tre lista. Në listën e parë garuan avokatët që kanë të drejtën e përfaqësimit në dy shkallët e gjyqësorit dhe që kanë një eksperiencë pune deri në 10 vjet. Nga të gjithë garuesit u zgjodhën 10 prej tyre.

Në kategorinë e dytë ishin avokatet femra, nga të cilat u zgjodhën 15 avokate si pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Tiranës.

Ndërsa në listën e tretë të votimit ishin avokatët “senjor” dhe u zgjodhën 25 prej tyre, të cilët sipas ligjit kanë të drejtë të përfaqësojnë klientët në të trija shkallët e gjyqësorit, përfshi edhe Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.

Në listën e avokatëve të rinj, listën e kryesoi Ledio Braho, listën e anëtareve femra e kryesoi Aurela Anastasi dhe atë të avokatëve “senjor” e kryesoi Fatmir Braka që ishte dhe avokati më i votuar.

Në të trija kategoritë për të cilat u votua, avokatët zgjodhën në radhët e tyre edhe emra të njohur nga avokatia, përfshi dhe ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani.

Procesi zgjedhor u zhvillua në Akademinë e Arteve dhe ishte transparent, ndërsa fituesit e rinj do të përbëjnë Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë për periudhën Shkurt 2017 – Shkurt 2021.

Për kategorinë e avokatëve të rinj, ky ishte votimi i parë në Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë. Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë i dalë nga votimi do të zgjedhë organet drejtuese të dhomës sikurse janë Këshilli Drejtues, kryetari, zv. kryetari dhe sekretari i kësaj dhome si dhe përfaqësuesit e dhomës avokatisë Tiranë për në Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

ANTARET ME NIVEL PERFAQESIMI NË TË GJITHA SHKALLET E GJYQESORIT

Fatmir  Braka
Alban  Caushi
Aranit  Roshi
Arben  Vani
Ardian  Leka
Ardian  Visha
Arjan  Salati
Bashkim  Sulstarova
Dashamir  Kore
Dorian  Çeliku
Ervin  Pupe
Ferdinand  Doja
Flamur  Çato
Gazmend  Zeneli
Genci  Çifliku
Ilirjan  Celibashi
Mark  Pellumbi
Mirash  Martini
Perparim  Sanxhaku
Saimir  Vishaj
Skender  Kacupi
Sokol  Puto
Theodhori  Sollaku
Virxhil  Karaja
Ylli  Manjani

LISTA ANTAREVE FEMRA

Aurela  Anastasi
Denisa  Daka
Deshira  Subashi
Donata  Lepenica
Elona  Rizo
Enkelejda  Kambo
Erinda  Ballanca
Flora  Gjini
Irena  Reso
Nertila  Qordja
Rezarta  Melo
Shpresa  Bakri
Vadiola  Muço
Zana  Hasko

LISTA ANTAREVE ME NIVEL PERFAQESIMI VETEM NE DY SHKALLET E GJYQESORIT

Alban  Ferizaj
Besmir  Nanushi
Boiken  Bendo
Erind  Germenji
Erion  Semani
Erjon  Kanxheri
Ermal  Nufi
Iv  Rokaj
Ledio  Braho
Sokol  Berberi

Rama ofertë befasuese Bashës: Presim kontributin e opozitës për…

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” dhënë për gazetarin Erli Murati, përveç të tjerave ka folur edhe për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Pyetjes se kujt do t’i takojë ai, PS-së, LSI-së apo do të zgjidhet në mënyrë konsensuale së bashku me opozitën, Rama i jep një përgjigje befasuese.

Ndërkohë që opozita ka dalë nga parlamenti dhe po vazhdon një protestë që duket e gjatë, me synim hyrjen në zgjedhje me një qeveri teknike, Rama “i shkel syrin” asaj, për çështjen e kreut të shtetit.

Ai deklaron për herë të parë, se për zgjedhjen e presidentit nuk do të ketë aritmetikë votash dhe mirëpret kontributin e rëndësishëm të opozitës, në këtë proces.

“Koalicioni do bëjë më të mirën për të zgjedhur një President që t’i rikthejë kuptimin kushtetues, dinjitetin qytetar, paanshmërinë politike, figurës së kreut të shtetit. Patjetër që do të mirëpresim çdo kontribut të opozitës në këtë proces të rëndësishëm, ku përpara aritmetikës së votave duhet të jetë përcaktuese fryma e Kushtetutës së Shqipërisë”, ka deklaruar kryeministri.

Doganat: Po, në Shqipëri kanë hyrë 1120 kontenierë, por jo me lëndë kimike!

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka reaguar në lidhje me artikullin e bërë publik dje në mediat italiane, sipas të cilit në vendin tonë kanë hyrë të paktën 1300 kontenierë me lëndë kimike.

Përmes një komunikate për shtyp, Drejtoria e Doganave sqaron se gjatë vitit të kaluar në Durrës me destinacion Maqedoninë kanë hyrë 1120 kontenierë, por që brenda tyre kishte ushqime, dhe jo lëndë kimike.

Më poshtë reagimin e plotë:

Lidhur me artikujt e publikuar gjatë dy ditëve të fundit në media, per tranzitin ndërkombëtar nga Shqipëria, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave informon opinionin publik se:

Për vitin 2016 nga Porti i Durrësit janë trazituar drejt Maqedonisë, nëpërmjet Degës Doganore Qafë Thanë, 1120 tranzite ndërkombëtare me kontenierë.

Nga verifikimet e kryera në deklarimet e përshkrimit të mallrave/artikujve të transportuara në këto  tranzite ndërkombëtare kanë qenë mallra kryesisht ushqimore

Të gjitha këto tranzite kanë kaluar në doganën shqiptare, me Doganë hyrëse Durrësin dhe Doganë dalëse Qafë Thanën dhe këto tranzite rezultojnë të mbyllura në sistemin tonë elektronik brenda afateve të përcaktuara.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk ka patur ndonjë shqetësim të ngritur nga homologët lidhur me këtë çështje por referuar këtij artikulli ka komunikuar zyrtarisht me doganat homologe në Itali dhe në Maqedoni, dhe pret një konfirmim  zyrtar prej tyre.

Zëdhënësi i Angela Merkel: Thirrjet për dhunë, jo mjet për të imponuar pozicione konfliktuale

Zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel ka reaguar për protestën e opozitës në Tiranë. I pyetur nga gazetarët Steffen Seibert thotë se Gjermania mbështet kursin e reformave të qeverisë shqiptare.

 

Pyetje: Do të doja t’ju pyes edhe për një rajon tjetër, Ballkanin Perëndimor, për Shqipërinë për të qënë më specifik. Për dy javë rresht, opozita ka bllokuar Parlamentin. Lideri opozitar Basha thotë se ka marrë mbështetjen e shumë përfaqësuesve të huaj për të rrëzuar qeverinë e korruptuar të Edi Ramës e për të caktuar një qeveri teknokrate e cila të qëndrojë në pushtet deri në muajin qershor. A është qeveria federale e Gjermanisë një prej përfaqësuesve të huaj që mbështesin këtë pretendim?

Seibert: Nuk jam në dijeni të kësaj deklarate të liderit të opozites shqiptare. Ajo që mund t’ju them është se qeveria federale e Gjermanisë mbështet kursin e reformave të qeverisë shqiptare. Siç e dini, Shqiperia ka ndërmarrë disa hapa drejt një reforme gjithëpërfshirëse të sistemit gjyqësor. Gjermania asiston dhe mbështet sidomos këtë proces të reformës në drejtësi duke dërguar edhe gjykatës gjermane në misionin EURALIUS. Është në interesin e popullit të Shqipërisë, ku meqë ra fjala shumica e dëshiron këtë reformë, që të ecë përpara në këtë proces. Për këtë arsye, është e rëndësishme që të gjitha forcat politike punojnë së bashku në Parlament. Nisur nga kjo, qeveria federale e Gjermanise i bën thirrje të gjitha partive politike të Shqipërisë të zbusin mosmarreveshjet politike. Thirrjet për dhunë, që dëgjohen herë pas here, nuk mund dhe nuk duhet të jenë një nga mjetet për të imponuar pozicione konfliktuale politike. /

“Rama o plehër kimike”, Kryeministri pritet me protesta në Shkodër

Kryeministri Edi Rama po vazhdon turin për Vetingun në rrethe ku sot ishte në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Gjatë leksionit për studentët ai foli për domosdoshmërinë e ligjit të ri të pastërtisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve,shkruan Opinion.al.

Ndërsa jashtë ai u prit me protesta. Janë një grup i vogël njerëzish që me pankarta në duar kërkojnë largimin e qeverisë. Ata janë organizuar nga Forumi Rinor i PD-së.

Edhe dy ditë më parë në Elbasan ai u prit me protesta nga studentët e universitetit shtetëror.

Spahiu: Takimi im besa-besë me Sali Berishën – 4 vjet pasi kërkoi arrestimin e tij

Berisha dhe Spahiu gjate takimit ne çadren e PD

Kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, deklaron se bashkë me ish-kryeministrin Berisha i kanë lënë pas konfliktet e së shkuarës dhe janë bërë bashkë në kauzën për të rrëzuar Ramën nga pushteti.

Në një intervistë për “Panoramën”, Spahiu shpjegon qëndrimet e forta që ka mbajtur ndaj Berishës dhe arsyet përse ndodhi takimi me të në çadrën e ngritur përpara Kryeministrisë.

Duke folur për takimin me Berishën, ai sqaron: “Ato takime ishin një “besa-besë” simbolike për të vazhduar në një kauzë, e cila lë pas mëritë dhe inatet personale. Mendoj që në politikë, burrat e shtetit duhet të mbyllin disa kapituj personalë dhe të shikojnë përpara në historinë e tyre politike dhe në drejtimin e vendit. Besoj që në spektrin e djathtë ai takim është pritur mirë”.

Sipas Spahiut, atë me Berishën dhe Bashën e lidh edhe ideologjia dhe doktrina politike.

“Kjo ka qenë arsyeja përse Aleanca Kuqezi nuk shkoi majtas. Një lëvizje nacionaliste nuk mund të bashkohej me internacionalistët, me të majtën shqiptare. Lëvizja jonë e ka vendin tek e djathta”- thotë ai.

Kreu i AK-së sqaron edhe përplasjen fizike që ndodhi në çadrën e demokratëve dhe kush janë personat që e porositën atë…

Ja cilët deputetë nga maxhoranca dhe opozita votuan ligjin e plehrave

Voal po kthehet në 23 shtator 2016, kur në Parlamentin e Shqipërisë u votua ligji i plehrave. Shikoni vetë si kanë votuan deputetën e parlamentit të Shqipërisë.

Maxhoranca lejon importin e plehrave, këta janë deputetët që nuk iu bindën Ramës

Maxhoranca arriti të miratojë me 63 vota pro, 26 kundër dhe 4 abstenim projektligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Pas 10 orë debatesh dhe kundërshtimesh mes deputetëve të maxhorancës e opozitës, Grupi Parlamentar i PS-së me mbështetjen edhe të deputetëve të LSI-së arritën të kalojnë këtë ligj.

Si rrallë ndonjëherë në këto tre vite, shumica ra në nivelin e 63 votave, ku nuk munguan votat kundër apo edhe abstenimet brenda Grupit Parlamentar të PS-së. Deputetët Ben Blushi, Mimoza Hafizi e Dashamir Peza votuan kundër ligjit, së bashku me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Një grup deputetësh i Grupit Parlamentar të PS-së, ndonëse ishin në sallë, nuk morën pjesë në votim. Ndërkohë që deputetet Luljeta Arapi e Klodiana Spahiu vendosën të votojnë kundër vendimit të Grupit të PS-së, duke abstenuar për ligjin e menaxhimit të mbetjeve të integruara. Abstenim për këtë ligj votoi edhe deputeti e kandidati për kreun e LSI-së, Përparim Spahiu.

Teksa shpalli kandidaturën pak ditë më parë për kreun e LSI-së, Spahiu deklaroi se shumë gjëra duhet të ndryshojnë në bashkëqeverisje. Por ligji, ndonëse u deklarua se do të votohej kundër nga Grupi Parlamentar i PD-së, u abstenua nga deputeti Genc Pollo dhe u votua pro nga 19 deputetë të PD.

Sa u takon aleatëve të maxhorancës, Kryeministrit Rama i mungoi aleati i tij në qeverisje, Ilir Meta. Në votimin për ligjin e mbetjeve të integruara mungoi edhe i gjithë Grupi Parlamentar i PDIU-së së Shpëtim Idrizit./Panorama/23 shtator 2016

“Këta janë tre ministrat që janë filmuar me dashnoret te hoteli i Balilit”

Ish-kryeministri Berisha, në një status në “Facebook” shkruan se Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri dhe Ilir Beqja janë tre ministrat që janë filmuar me të dashurat e tyre te hoteli i Klement Balilit.

Berisha i referohet deklaratës së ish-ministrit të drejtësisë Ylli Manjani, dhënë edhe dje për dritare.net, ku tha se ai vetë ka parë videot që gjenden në dosjet e partnerëve ndërkombëtarë.

Nga ana tjetër, emrat e sipërpërmendur janë publikuar nga Berisha në statusin e tij në “Facebook”.

STATUSI

Qeveria e Santa Quaranta-s!apo,

-Qeveri peng e Eskobarit

Pas akuzave te mediave te huaja per;

– Mimi Kodhelin, se ka punuar si femer striptease ne klubet e Athines dhe reagimit te saj me nje fraze te Thatcher e jo me proces penal ndaj autoreve te saj

– Per Ditzi Bushatin, se gjate vizites ne Brazil ka shkuar ne shtepi publike meshkujsh dhe ne vend te procesit penal Ditziu ka qepur gojen

– tani ishministri Manjani leshoi akuzen tronditese se ai ka pare videot e regjistruara nga Eskobari i Ballkanit, ne te cilat kolege te rinj ministra paraqiten ne skena erotike me te dashurat e tyre.

Nderkohe qe ai nuk tregoi emrat e ministrave te filmuar, Saranda dhe Tirana gumezhijne deri dhe me baste ne klube dhe kafene per emrat e Saje qorrit ne krye te listes, Gjiknurit, Beqjes etj etj. Por pavaresisht se cilet jane, dy gjera jane 100% te sigurta.

Se pari Ishministri Manjani, qe ka patur dosjen e dorezuar nga partneret tane thote te verteten me deklaraten e tij. Se ketejmi dhe heshtja e varrit nga ministrat dhe qeveria per kete deklarate l, qe tashme vjen direkt nga sh ministri i drejtesise, se dyti kjo deklarate deshmon se vendi ka nje qeveri, ne te cilen me shume se nje e treta e saj eshte peng i Eskobarit te Ballkanit dhe grupeve e sherbimeve te huaja , qe disponojne videot kompromentuese per ministrat aktual.

I bej thirrje prokurorise se pergjithshme te nise menjehere hetimin per te bere transparence te plote per akuzat per keto afera te anetareve te kabinetit aktual te degraduar te Edvin Kristaq Rames! sb

Mbërrijnë në Tiranë eshtrat e Imzot Vinçens Prenushit

Eshtrat e Vinçens Prenushit, një nga 38 martirët e lumnuar nga Vatikani kanë mbërritur sot në Katedralen e Shën Palit në Tiranë. Eshtrat e At Vinçensit do të qëndrojnë për një javë në Katedralen e Shën Palit dhe më pas do të rikthehen sërish në Durrës.

Imzot Vinçenc Prenushi u arrestua në 1947 nga komunistët në Tiranë e më pas u nis për në Burgun e Durrësit, ku edhe vdiq më 19 mars 1949.

Vinçens Prenushi lindi në Shkodër më 4 shtator 1885 në një familje modeste, në Lagjen Rus, në rrugicën e Makajve. Ishte eseist, publicist, poet, folklorist e përkthyes, ka përkthyer romane nga Wisman, Sinkieviç, Weber dhe Pelico. Prindët e tij ishin Gjon e Drande Prenushi.

Është pagëzuar me emnin Kolë. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe i vazhdoi në seminarin e njohur të Troshanit, ku, ju kushtua Urdhrit Françeskan (OFM). Më 25 mars 1908, shugurohet meshtar i Urdhrit Françeskan O.F.M. duke marrë dhe emrin At Vinçenc.

Shkollën për teologji e filozofi e kreu në Tirol të Austrisë. U bë njohës i mirë i shumë gjuhëve dhe kulturave evropiane, sidomos asaj gjermane. “Kangët” e Prennushit u bënë themeli mbi të cilin më vonë do të ngrihej vepra monumentale kombëtare; “Visaret e Kombit”. Ky botim pati një jehonë të gjerë në vend, por sidomos në emigracionin shqiptar.

Në librin “Ndër lamijet e demokracisë së vërtetë”, At Vinçenci, jep mendime të sakta për një shtet të ëndërruar demokratik të tipit Perëndimor, mendime që mbetën të gjalla edhe për kohën e sotme.

Procesi i beatifikimit të imzot Vinçenc Prenushit dhe 37 martirëve të tjerë shqiptarë, që tashmë gjenden në Kongregatën përkatëse të Selisë së Shenjtë për Çështjen e Shenjtorëve, ka filluar më 9 nëntor të vitit 2002 në Kishën katedrale të Shkodrës, në pranin e kardinalit Sepe, aso kohe prefekt i Kongregatës së Vatikanit për Ungjillëzimin e Popujve.

Kthim në identitet, shtëpia e Çajupit do t’i nënshtrohet restaurimit

Një ekip i Ministrisë së Kulturës ka realizuar një vizitë në Sheper të Zagorisë, për rilevime në shtëpinë e Andon Zako Çajupit, ku thuhet se ky objekt është përshtatur për shkollë dhe një pjesë e ndërtesës pothuaj nuk përdoret.

“Më tej do të pasojë projekti pasi ndërtesa ka nevojë për restaurim, por edhe për kthim në identitet. Shtëpia e Andon Zakos, është monument i kategorisë I, shpallur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me Urdhër Nr. 412, Datë 18/09/2003″, njofton ministria e Kulturës.

“U mrekulluam jo vetëm me bukuritë e natyrës e të fshatit, por sidomos me mikpritjen e këtyre njerëzve kaq bujare që kanë vendosur të jetojnë aty edhe pse nuk është e lehtë”, thuhet më tej në njoftim.

Tiranë, protesta e opozitës në ditën e 11-të

Gjatë fjalës së tij, kreu i opozitës, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka përsëritur kërkesat për krijimin e qeverisë teknike dhe dorëheqjen e qeverisë aktuale

TIRANË – Protesta e opozitës në Tiranë ka hyrë në ditën e 11-të, ndërsa sot asaj i janë bashkuar organizatat që mbrojnë të drejtat e pensionistëve, por edhe organizata të tjera të shoqërisë civile, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë fjalës së tij, kreu i opozitës, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka përsëritur kërkesat për krijimin e qeverisë teknike dhe dorëheqjen e qeverisë aktuale.

“Shqiptarët janë në këmbë, shumica është në këmbë. Në Republikën e qytetarëve të thjeshtë, e sipërmarrësve, të papunëve, do të kenë mundësi të ndërtojnë jetën e tyre duke gjetur punë në një ekonomi të re, plot shpresë dhe energji, ku mundësitë janë të barabarta para ligjit”, është shprehur Basha gjatë fjalës së tij në protestë.

Protestës së opozitës gjatë ditëve të fundit i janë bashkuar edhe disa organizata të shoqërisë civile, ish-të përndjekurit politikë, etj, që janë bërë pjesë në çadrën e vendosur para selisë së Këshillit të Ministrave në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Protesta filloi më 18 shkurt, me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë aktuale, drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që do të organizojë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të qershorit.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me “thirrjet për veprime të dhunshme” që janë bërë në protestë, për të vërtetuar nëse kreu i opozitës, Lulzim Basha ka konsumuar elementë të veprës penale.

Zheji: “Çfarë po ‘gatuan’ Meta, prapavija e tij politike që po tremb Edi Ramën”

Duke analizuar situatën e fundit politike dhe raportin Rama-Meta, analisti Artur Zheji shkruan se “Meta është në kulmin e një pune që ai dëshiron të mbetet enigmë. Si ata skulptorët që nuk e rrëzojnë çarçafin e skulpturës së tyre, deri në përfundimin e saj, edhe ai ka vendosur ta mbajë të mbuluar më çarçaf surprizën e tij”.

Në një opinion në 360gradë.al, Zheji, teksa analizon daljen e fundit të kryeparlamentarit dhe kreut të LSI-së, Meta në “Zonë e Lirë” e Arjan Çanit, shkruan se “Meta ishte demoralizues, edhe kësaj rradhe në kulmin e protestës opozitare, për të gjithë ata që prisnin dhe presin një shenjë sado të vogël, që Koalicioni PS-LSI, mund të shkërmoqet përpara 18 Qershorit”.

Sipas tij, Meta kishte zgjedhur strategjinë që ka ca kohë që e sendërton në media, Zero informacion në lidhje se çfarë gatuan politikisht në të vërtetë dhe Zero tolerancë ndaj provokimit gazetaresk.

“Nga ky qëndrim, Ramës, i duket dhe ai ka filluar të mendojë se koha po punon edhe njëherë për të. Madje në ndarjen e tapive në Vlorë, tapi-marrësit, për pak nuk i puthnin duart, Tapidhënësit kryeministër dhe premtonin me zë të lartë se do të votonin Partinë Socialiste që u ndryshoi jetën. Dhe kryeministri i tejngopur me bekime hallexhinjsh, të sinqertë, dinakë apo shpirtzhuritur, u thoshte që të: “falenderonin qeverinë dhe jo Partinë Socialiste”. Dhe ata ja kthenin: “Po qeveria e Partisë Socialiste është zoti kryeministër!” dhe ai qeshte para nja dhjetë kanaleve Tv që e jepnin live në network kombëtar, duke harruar se qeveria e ka edhe një ose dy parti të tjera që e mbajnë në këmbë…”- shkruan Zheji.

Ai thekson më tej, se edhe duke ndarë tapitë e qeverisë së Partisë Socialiste, Rama, në fushatë si kryeqeveritar dhe si kryepartiak, qeshte dhe gëzonte me të madhe!

“Dukej shumë i lumtur nga deklaratat e Metës dhe demoralizimin që ato shkaktojnë te kundërshtarët e tij politikë, kudo ata ndodhen, Në PD, në PS, te Libra, te Zgjidhja apo dhe vetë te LSI. Muri i padepërtueshëm i Ilir Metës te Çani, por jo vetëm, gjithësesi e tremb edhe Ramën, sepse Zero Informacioni nga prapavija e tij politike, që jep Meta në media, por sigurisht edhe në takimet kokë më kokë që bën me të, demoralizon pa dyshim edhe vetë Ramën”- thotë Zheji.

Intervista – Manjani: Si më shkarkuan Rama e Meta. Pashë video të ministrave me dashnoret e tyre te hoteli i Balilit

Ylli Manjani në intervistën e parë televizive, pas shkarkimit si Ministër, ndaloi në çdo detaj të largimit të tij nga posti i Ministrit të Drejtësisë, duke pranuar se shkarkimin ia komunikoi Ilir Meta.

Vetë Manjani nuk ka pasur asnjë kontakt me Edi Ramën, as për dorëheqje, as për shkarkim.

“Misioni im, si ministër, ishte vetëm një, të vendos standardin e sjelljes publike të ministrit”- tha Manjani në Dritare me Rudinën.

“Këtë mandat më dhanë dhe ndoqa strategjinë të kryej mandatin dhe përgjegjësinë që më vendosën, standardin e një ministri. Ministri është autoritet publik dhe që nuk nënshtrohet kollaj, pa argument. Ministri propozon, debaton.”

Manjani vazhdon: “Meta më bëri të ditur situatën e vështirë që kishte krijuar standardi im si ministër në raport me kryeministrin dhe më tha se mund të zëvendësohesha dhe unë rashë dakord. LSI gjykon më mirë se unë.

Metës do ia jepja në çdo çast dorëheqjen, por jo Ramës. Unë nuk kisha kryer asnjë krim. Ndaj refuzova dorëheqjen dhe dola fola. Duhej të flisja, sepse nuk u hoq drejtori i burgut te Vaqarrit, por Ministri i dytë i Drejtësisë, pas Naços.”

MANJANI: KAM PARE VIDEOT E MINISTRAVE ME TE DASHURAT E TYRE TE HOTELI I BALILIT

Ylli Manjani i qëndroi dhe e përsërit deklaratën e tij në lidhje me videot e ministrave me të dashurat në hotelin e Klement Balilit.

“Po, më ka rënë në dorë dhe ishin të shërbimeve sekrete,” -tha ai, duke pranuar se nuk do të fliste për to, por për faktin se nuk qe ai përgjegjës për moskapjen e Balilit, por policia e shtetit.

Ka një datë, 17 maji 2016, kur Interpoli lëshoi urdhër-arrest. Interpol Albania ka pasur dhe ka detyrë ta arrestojë. Policia nuk e ka arrestuar dhe policia mos t’i bjerë anash sepse janë alibi që nuk justifikohen. Jam i vetmi zyrtar që kam kërkuar sistematikisht arrestimin e Balilit. Arrestimin e bën policia, e bën Ardian Çipa. Policia u mundua t’i hedhë fajin prokurorisë por, ishte faji i saj, i policisë së shtetit.”-tha Manjani në Dritare me Rudinën.

/dritare.net

E kaluara e tashme dhe totalitarizmi i sotëm i kamufluar Nga: EDA ZARI

Sapo kisha mbushur 18 vjeç. Para se të ndodhte vrasja e tim vëllai (Ilirian Zari, vrarë në kufi në moshën 30-vjeçare, më 3 shkurt 1990), kurrë nuk kisha shpenzuarasnjë çast të jetës sime për të kuptuar stilin e të menduarit njerëzor në rrethana totalitare. Nuk më kishte ballafaquar vetja me pyetje të natyrës: “Çfarë ndodh me sjelljen e një individi, një grupi apo të një klase të caktuar njerëzish, teksa me ndërgjegje ushtrojnë mbi shoqërinë pushtet të pakufishëm?” Ky sundim, përveç se përcaktonte vlerat e njeriut, diktonte intimitetin dhe mendimin e secilit në sfera të ndryshme jetësore. Më keq akoma, merrte vendime të të zhdukte sa hap e mbyll sytë brenda natës. Vallë, sa sundimtarë ndjeheshin kur përzgjidhnin serbes (pasi kishin larë duart në enën e pafajësisë, duke e justifikuar veprimin me detyrën që kryenin) se kush qe miku dhe kush armiku i radhës që duhej eliminuar? Apo, më konkretisht, me cilën ndërgjegje morale flinin komandantët e postave kufitare, kur qëllonim mbi civilët që tentonin të shkelnin kufijtë e “shenjtë”? (E lëmë mënjanë këtu nivelin arsimor apo moral të ushtarëve të kufirit, të cilët, në të shumtën e rasteve, ishin ushtarë që sapo kishin mbaruar arsimin tetëvjeçar).

Po oficerët e Sigurimit, hetuesit, gjykatësit, prokurorët, përgjuesit, ndëshkuesit, policët, inspektorët e organeve të ruajtjes së rendit në atë kohë? Sa e justifikueshme është të dilet sot, si dikur, me parullën: “Ne bënim atë që na kërkonte autoriteti dhe ligji përkatës”? Ishte vërtetë e domosdoshme, që këta njerëz të zgjidhnin këtë veprim, duke fikur mijëra jetë civilësh, përmes ekzekutimeve pa gjyq në kufi, si im vëlla, apo nëpër burgje, nëpërmjet gjykimeve të padrejta dhe në kundërshtim me të drejtat ndërkombëtare të njeriut, përmes torturave e më pas persekutimit të individëve, apo familjeve që lanë pas? Ç’të mirë personale u sillte zbatimi i një ligji çnjerë- zor? Apo flasim këtu për arsye praktike? A nuk është kjo praktikë, e cila në kurriz të jetës së një njeriu, u solli avantazhe personale? Faktet tregojnë se individëve të tillë, shërbyes të sistemit të dikurshëm, u ka rënë për detyrë të vijojnë maksimën e totalitarizmit. Dje, dikush ishte agjent apo hetues, sot është pedagog i së drejtës apo gjyqtar në një gjykatë shumë të lartë. Kjo nuk është thjesht “ironi e fatit”, kjo është teknika e së “keqes banale”, që u lejon atyre dhe sot e kësaj dite të veprojnë deri në instancat më të larta të së drejtës, të prirur nga sëmundja profesionale e praktikave të një sistemi totalitar. Kjo sjellje është një përmbysje e teorisë së “Imperativit Kategorik” të Kant-i, që thotë: “Vepro sikur maksimat e veprimeve të tua do të ktheheshin, përmes vullnetit tënd, në ligj universal. Vepro në mënyrë të atillë që njerëzimin, qoftë përfaqësuar nga vetja jote, qoftë nga dikush tjetër, ta trajtosh jo si mjet në dobi të një përfundimi, por gjithmonë si qëllim.” Si rrjedhojë, personat që dikur kanë pasur bindje dhe kanë kryer veprime totalitare, edhe në një rend tjetër shoqëror kanë për të vijuar të sillen si në realitetin totalitar.

Mirëpo, si duhet vepruar, kur vetë ligji është kriminal? Më së fundi, këta njerëz çfarë zgjodhën të bëjnë kundër krimit komunist, kundër atij sistemi totalitar? Këtu më vjen në mendje Hannah Arendt, e cila te “Banaliteti i së keqes – Eichmann në Jeruzalem”, ndër të tjera, thotë: “(…) këta njerëz nuk patën mundësi t’i bënin rezistencë sistemit, megjithëse mundësia e tyre e vetme ishte të mos bënin ASGJË”! Arendt më ndihmon të shtroj pyetjen: përse njerëzit e zakontë u përfshinë në krimet e komunizmit? Burokratët pranuan me vullnet të lirë, shijuan privilegjet e postit, thurën lavde dhe i rrahën shpatullat njëri-tjetrit sa herë që dekoratat e sistemit izolues dhe diktatorial shkëlqenin në xhaketat a uniformat e tyre. Me dashje, ata u përgatitën nga aparaturat e pushtetit totalitar dhe, si rrjedhojë, u deformuan moralisht në formë sistematike. Morali mbi bindjet, veprimet, sjelljet e këtyre pseudo-intelektualëve, dhe gjithmonë pseudo-njerëzve, neglizhenca për t’u ndërgjegjësuar për konceptin e lirisë njerëzore, shërbimi gatu-tu pro së keqes, u bë rutinë e punës së tyre të përditshme. Gjithsesi, veç këtyre konstatimeve tron- ditëse, ka diçka edhe më tragjike. Është tragjike se si shoqëria jonë, si në të kaluarën, por edhe SOT, anashkalon me urti artificiale këtë banalitet, duke na gostitur klishenë e ilaçit të famshëm, “KOHA”, sepse vetëm ajo mund të shërojë plagët përmes shiringës së harresës! Kjo është keqësia moderne! Kufiri i Shqipërisë përbëhej, në anën ku kjo kufizohej me Jugosllavinë, nga 176 piramida kryesore dhe 1254 të ndërmjetme, kurse në anën e kufizimit me Greqinë kishte 177 piramida kryesore. Im vëlla, Iliri, bashkë me vëllanë tjetër, Agimin, si dhe një person të tretë, në shkurt të vitit 1990 u rreshtuan në radhët e atyre pionierëve të cilët guxuan të tentonin për të përqafuar lirinë. Iliri, si dhe qindra të tjerë gjatë po atij viti, u fik pranë njërës prej atyre 353 piramidave kufitare të Shqipërisë. Sa herë flitet apo shkruhet për vrasjet në kufi të vitit 1990, sa herë kërkohet të provohet persekutimi dhe tmerret e komunizmit, shoh se si fotografia e tim vëllai është e para që ilustron makabritetin.

Një jetë e fikur, rënë në baltë, hetuesi, prokurori dhe dy ushtarë me duar në xhepa, bëjnë sehir me qesëndi e krenari kufomën e tij. [figura 1] Sot, në shkurt të vitit 2017, plot 27 vjet më pas, mes shumë dokumentesh, shoh për herë të parë pikërisht këtë foto, si dhe 7 fotografitë e tjera që përmban dosja e “Shërbimit Kriminalistik”, pjesë e vendimit të çështjes penale ngritur në ngarkim të vëllait të mbijetuar, që u arrestua natën e tentativës për arratisje. Lexoj deklaratat e dy ushtarëve që kryen vrasjen: “Unë jam ushtar i vitit të parë. Unë dhe A. qëlluam në drejtim të tij. Meqenëse e goditëm, ai u rrë- zua dhe tha: “O, më vratë”. Mbasi u sigurova se ai kishte vdekur, unë kalova në bllokim të kufirit, që të mos kalonin ata dy të tjerët.” Vazhdoj, me dridhje, të lexoj protokollin e hetuesit të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit Kolonjë, ku thuhet: “…ka të dhëna të mjaftueshme për veprën penale “Tradhti ndaj atdheut”.” Një tjetër proces-verbal, i mbajtur nga hetuesi i Degës së Ersekës, nënshkruar nga një pensionist nga fshati Starje, thotë: “…në këtë kohë dëgjova një trokitje në xham … duke dyshuar se mund të ishte nga ata personat që kërkoheshin, i thashë hajde brenda. (…) Unë dyshova, ndaj i thashë vajzës të shkonte të thërriste djalin tim. (…). Djali erdhi, e pas tij erdhi dhe njësiti i fshatit dhe e morën (Agimin).” Kaloj nëpër duar emra hetuesish, prokurorësh, gjykatësish, vendime gjyqë- sore, kontrollin e banesës… Më shfaqet i tërë filmi kur erdhën dhe na çarçavitën gjithë shtëpinë, pikturat e Lirit, poezitë e tij, përmbysën gjithë bibliotekën, divanet, dollapin e shtresave të gjumit, deri dhe sendet intime vetjake, kujtoj edhe shkopinjtë e gomës në kurrizin tim gjatë hetimit në Degën e Punëve të Brendshme të Tiranës, shenjat e të cilëve shkërmoqën shpirtin e tim ati, a thua se nuk qe i mjaftueshëm lajmi i rremë se ia kishin vrarë të dy djemtë në kufi… Marr guximin dhe nis të lexoj, për të parën herë, “Akt Kqyrje Mjeko-ligjore”, e cila përshkruan ekzaminimin e parë të kufomës së qytetarit Ilirjan Zari, e më pas përshkrimin e këqyrjes së brendshme të kufomës… A ka Zot, a ka Perëndia fuqi t’i japi një motre kaq forcë, sa të lexojë një autopsi? Çarje e diafragmës, shkatërrim i brinjës së parë dhe të dytë, shkatërrim i plotë i pulmonit të djathtë, shkatërrim i plotë i vertebrës së pestë torakale dhe prerje e palcës. Shkaku i vdekjes: hemorragji akute dhe insuficiencë respiratore pas goditjes me armë zjarri… Një autopsi e detajuar disafaqëshe, rutinë. Por jo me motivin për të gjetur fajtorin që kishte qëlluar padrejtësisht. Po më pas, ç’u bë me këtë trup, me këtë trup që e priste jeta, dashuria, telajot e së ardhmes që kurrë nuk gëzuan ngjyrat e jetës së tij? Jo, nuk mbaron këtu. S’ka trup, s’ka varr, s’ka protokoll, s’ka asnjë gur për prindërit dhe ne ku të përgjunjemi. Vetëm rropatje, sorollatje, tallje, përçmim. “Ejani pas 15 vitesh, ishte armik i atdheut. Mos e kërkoni…”. Në çantën e Ilirit ndodhej një pincë, një kaçavidë, ca libra dhe një aparat fotografik. Ky qe armiku i atdheut. Lirinë dhe artin tim ia kam borxh guximit të tij prej artisi ëndrrashumë. [figura 2] Kthehem pas, në të sotshmen. Mbledh arsyen dhe pyes: Cili është “zeitgeist-i” i sotshëm për konceptin e një shoqërie të lirë? Cili është angazhimi i ligjeve ndaj pasojave që i shkaktuan burokratët e dehumanizuar një brezi të tërë, brez që mori udhët e botës, për të qenë i lirë? Dikur, në gjysmën e parë të viteve ’90, në Shqipëri u bënë një seri gjyqesh pothuaj show, të cilët shpejt u emërtuan nga njerëzit e thjeshtë si “gjyqet e kafeve”. Përfundimi i tyre ishte dënimi i disa prej funksionar- ëve të lartë të shtetit të viteve 1945-1991 për “shpërdorim detyre” (paçka se organi i akuzës u përpoq të provonte se të akuzuarit kishin kryer krime kundër njerëzimit dhe të drejtave themelore të njeriut).

Të dënuarit që ende vuanin dënimin më 1997, u lanë të lirë me amnistinë e përgjithshme të atij viti. Një nga të dënuarit me burgim të përjetshëm (përfitues i amnistisë) apeloi vendimin, u shpall i pafajshëm, dhe jetoi “ballëlart” para shoqërisë, i shfajësuar nga çdo shkelje ligjore. Mirë, e dimë, drejtësia në Shqipëri ka shumë thyerje e kthesa. Po drejtësia sociale, shoqëria, njerëzit, ata që ia kishin dalë të jetonin ende si njerëz, ku ishin? Dhe, ca më keq, ku janë? Sa e aftë është shoqëria shqiptare për të kërkuar drejtë- si sociale sot? Jo drejtësi duke pasur parasysh vetëm “kokat e mëdha” të totalitarizmit, por ata të tjerët, ushtarët e vegjël, burokratët, hallkat e vogla të zinxhirit apo ingranazhet e makinerisë së madhe. Edhe nëse përgjegjësia ligjore është e vështirë apo e pamundur të faktohet, drejtësia sociale është e arritshme dhe duhet të zbatohet! Qeveria e viteve 1992-1996 hartoi dhe zbatoi, aq sa mundi, një ligj të posaçëm për lustracionin, i cili ndalonte nga pozitat e vendimmarrjes çdo individ që faktohej se u kishte shërbyer organeve të ushtrimit të dhunës në Shqipërinë e periudhës 1945-1990. Një komision me qëllim të ngjashëm funksionoi pas vitit 1997 deri në fillim të viteve 2000. Subjekt i komisionit përkatës, gjithsesi, ishin individët e emëruar në pozicionet e larta qeverisëse.

Me gjithë zhurmat e njëpasnjëshme, asnjë forcë politike nuk pranoi rivendosjen e një ligji për lustracionin, kurse Gjykata Kushtetuese, haptazi në konflikt interesi, e përbërë edhe nga individë që lustracioni i përjashtonte nga pozita që kishin, më 2012 e shpalli antikushtetues ligjin e propozuar. Kurse sot, prej ca pak muajsh, kemi një Autoritet specifik për informimin me dokumentet e ish-Sigurimit. Informim, shumë mirë. Por si do të zbatohet, ligjërisht, rasti kur evidentohet bashkëpunëtori i dikurshëm? Si do të veprohet kur lehtësisht faktohet se hetuesi i para 27 viteve është gjykatës sot? Duket se organet qeverisëse nuk i rëndon ky shqetësim. Veprimi mbetet në ndërgjegjen e shoqërisë (në ekziston ende një e tillë). Duke pranuar të jetonin me të keqen dhe/ ose prej së keqes, një grup shoqëror jo i vogël njerëzish u dehumanizua gjatë regjimit totalitar. Sot këta njerëz, pavarësisht shkallës së tyre të implikimit me të keqen, janë pjesë e integruar në shoqërinë tonë shqiptare, apo në shoqërinë globale në përgjithësi. Mirëpo, a mund të ecet në rrugë, të jetohet normalisht si qytetar, si profesionist, si njeri, duke pasur ende në pozita vendimmarrëse të cilitdo nivel këto qenie njerë- zore, dikur të dehumanizuara? A mund të jetojë normalisht dhe e shëndoshë një shoqëri e cila ka harruar të kërkojë ndjesë dhe të reflektojë për krimet e drejtpërdrejta, për pjesëmarrjen apo për moskallëzimin e krimit? Diktatura as erdhi, as qëndroi në fuqi e vetme. E sollën dhe e mbajtën në pushtet jo vetëm ata që qeverisnin, por edhe ata që shërbenin. E keqja banale është ende mes nesh!
Ekskluzive për “GSH” * Shkurt 2017, Düsseldorf

Kam punuar 40 vjet – pse duhet të jem e varfër ?! Nuk bëj dot”URRAAA”, kur vuajtja e mjerimi po na çojne drejt VDEKJES!!! Nga Ajtanga Lubonja

Dikush (qe nuk e njoh kush eshte me kish shkruar:

“nuk po te shaj se keto qe shkruan, i ke si refleks i moshes”

…dmth sipas tij qenkam budallallepsur!

Ndoshta, ne keto kohe qe ka ardhur te quajne budalla kur nuk shkon ne rrjedhen e çmendurise

(qe keto lloj monstrash e quajne MENCURI!

Une vertet jam e “VARFER”,

po ketu eshte difekti i SHTETIT…

kam punuar 40 vjet pa u shkeputur nje dite nga puna e shtetit!

Pse duhet te jem e varfer,

pse duhet te vuaj per buken e gojes!

Cili nga pushtetaret e politikanet ka punuar me shume se une!?

Ah po ata mendojne si te eci vendi perpara…

HIPOKRIZI!

S’me hiqen nga mendja ai çifti 84 vjeçar, qe ju kane prere energjine

dhe une po pres te vine te ma presin…

nuk e paguaj dot faturen!

Dhe shikoj duart qe me jane shtremberuar nga osteoporoza…

ta enderroj nje pike uje te ngrohte…!

Me thoni, a kam rreshkitur sado pak nga realiteti!

Po nuk bej dot “URRAAA”, kur vuajtja e mjerimi po na çojne drejt VDEKJES!!!

Berisha: “Kush është zyrtarja që pagoi 10 mijë euro për të mos i publikuar video-skandalin”

TIRANE– Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar në “Facebook” mesazhin e një qytetari dixhital i cili denoncon një emision investigativ për gjobëvënie. Sipas qytetarit, drejtoresha e shkollës se mesme të Fushë Krujës u filmua nga emisioni investigativ duke marrë 300 euro, por emisioni nuk e nxori filmimin kundrejt një ryshfeti prej 10 mijë eurosh që i pagoi drejtoresha.

Gjithashtu Berisha shkruan se qytetari dixhital denoncon edhe kryebashkiakun socialist të Krujës, Artur Bushi si të përfshirë në prostitucion dhe plagosje.

Statusi i Sali Berishës në “Facebook”:
Qytetari dixhital denoncon:
-Artur Bushin si te dënuar per trafik droge e prostitucioni ne Itali
-plagosje me arme zjarri ne Itali te Kastriot Zalles
-Korrupsionin, gjobvenien nga emisioni “Fiks”. Kështu ai shkruan:
“Drejtoresha e shkollës se mesme te Fushe Krujës u filmua nga Fiksi duke marre 300 euro por Fiksi nuk e nxori filmimin kundrejt një ryshfeti, gjobe prej 10 mije eurosh qe i pagoi drejtoresha! sb
“Respekt z doktor e lider i demokracisë ne vendin tone. Dua te mbetem anonim por dua tju përcjell një shqetësim. z Artur Bushi pasi u amnistua nga Rilindja për krimin e prostiuticionit e te burgut për trafik droge e te plagosjes se qytetarit Kastriot Zalla ne Itali për motive prostitucioni. Vajza me emrin Bruna nga ferma Sukth mbese Thumane akoma është prostitute. Ajo mbahet trotuareve te Italisë nga vëllai i z Artur Bushi Partizan Bushi. pra nga tutori Artur nga vëllai tutor partizan . Para disa ditësh drejtoresha e gjimnazit ne Fushe Kruje u filmua qe merrte 300 Euro për një nder për mos tu nxjerre ne emisionin fiks fare ndërhyri Artur Bushi duke e shkarkuar e duke e zëvendësuar me drejtor tjetër e zonja ne fjalë si këmbim pagoi 10 mije euro ne këmbim te këtij nderi.

Basha: Liria sot e kërcënuar nga diktatura e krimit

Në Tiranë, protesta e opozitës hyri sot në ditën e 11. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi para ish të dënuarve politikë të regjimit komunist, se sot liritë qytetare po kërcënohen përsëri.

“Sot jemi këtu si pjesë e një vendimi të madh popullor për t’i thënë Edi Ramës që e vetmja mënyrë për të rikthyer normalitetin në këtë vend është largimi yt dhe një qeveri teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme,” tha zoti Basha.

Zoti Basha tha se liria sot po kërcënohet jo nga diktatura ideologjike, por nga diktatura e krimit, sepse qeveria po shkel Kushtetutën dhe ligjet për të mbrojtur kriminelët që e sollë në pushtet. Por drejtuesit e qeverisë janë shprehur se protesta e opozitës po pengon reformën në sistemin e drejtësisë. Po sot u regjistrua nga prokuroria një procedim penal ndaj zotit Basha lidhur me thirrjet për dhunë e mosbindje drejtuar protestuesve në tubime të mëparshme.

Thirrjet për luftë, nisin hetimet ndaj Bashës

Pas kallëzimit të policisë, prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Akuza zyrtare e ngritur ndaj tij është “thirrje publike për kryerjen e veprime të dhunshme” dhe ka të bëjë me deklaratën që lideri demokrat bëri gjatë ditës së premte nga çadra e protestës së opozitës .

Sipas prokurorisë, regjistrimi i procedimit është bërë pas referimit të kallëzimit nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Basha bëri thirrje publike për thyerje xhamash e shpim gomash ndaj zyrtarëve të shtetit.

Basha do të hetohet në ditët në vazhdim.

New York Times: Shqiptarët thonë se hapja e dosjeve është shumë vonë

“Ndërkohë që Shqipëria bën llogaritë me të kaluarën komuniste, kritikët thonë se është shumë vonë”.

Ky është titulli i një shkrimi të gazetës New York Times, e cila trajton përpjekjet e Shqipërisë për të zbardhur të kaluarën e hidhur diktatoriale, transmeton KJ.

Në qendër të shkrimit janë përpjekjet e kësaj qeverie për të hapur dosjet e Sigurimit të Shtetit, përmes një komisioni të posaçëm.

“Kryeministri Edi Rama, 52 vjeç, thotë se kjo përpjekje, rezultat i një ligji të vitit 2015 të mbështetur prej tij, do të ndihmojë për të mbyllur dhe zvogëluar spekulimet nëse zyrtarët e sotëm kanë përfituar nga lidhjet e tyre me epokën komuniste. Por kritikët thonë se këto masa nuk kanë substancë dhe janë projektuar kryesisht për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë jashtë vendit. Ata vërejnë se shumica e dosjeve janë shkatërruar shumë kohë më parë, dhe se nuk ka një proces të qartë se si të trajtohen ish-bashkëpunëtorët”, shkruan gazeta.

Nikolin Kurti, nipi i At Shtjefën Kurtit, thotë për gazetën se Hajredin Fuga, njeriu që firmosi ekzekutimin e xhaxhait të tij, më vonë u bë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse këto dosje do ishin hapur në vitin 1992, ai nuk do ishte bërë gjykatës,” thotë Kurti.

Kurti mori vetë një buldozer dhe nisi të bënte gërmime pranë malit të Dajtit në vitin 2010, për të zbuluar trupin e xhaxhait.

Ai zbuloi 21 skelete, që u dërguan në zyrën e mjekësisë ligjore.

Kurti pagoi për analizën e ADN-së së një skeleti ku kishte dyshime, por nuk rezultoi të ishte xhaxhai i tij.

Dy vjet më vonë ai gjeti një dokument ku thuhej se trupi i xhaxhait i ishte dhënë universitetit mjekësor për autopsi nga studentët.

“Kjo duhej të ishte bërë 25 vjet më parë,” thotë Kurti.

Ndërkohë analisti Fatos Lubonja thotë për gazetën se ai nuk është optimist.

66-vjeçari thotë se nëse qeveria kërkon vërtet pajtim me të shkuarën, duhet të kishte ofruar amnisti për dëshmitarët ose edhe autorët e dhunës politike, në shkëmbim të informacioneve se ku janë varrosur trupat.

Sipas Lubonjës, të dy partitë kryesore në vend, PD dhe PS, kanë qenë të komprometuara gjatë periudhës komuniste.

“Në vend që të përdornin dosjet si mjet për të zbardhur të vërtetën, ato i përdorën si armë shantazhi për të sulmuar kundërshtarët si bashkëpunëtorë. Kjo është një betejë mes bandash, që përdorin çdo armë në dispozicion kundër njëri-tjetrit,” tha Lubonja.

“Këto përpjekje mund të kënaqin qeveritë perëndimore, por një llogaridhënie e vërtetë duhet të vijë nga vetë shqiptarët. Në Perëndim, këto tema shihen si një shenjë se diçka pozitive po ndodh në vend. Turpi nuk duhet të na vijë nga jashtë. Duhet të vijë nga vetë populli ynë”, thekson Lubonja.

Ushtria shqiptare në luftën kundër ISIS-it

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka prezantuar përpara Komisionit Parlamentar të Sigurisë ligjin për prezencën e ushtarakëve shqiptarë në luftën kundër ISIS. Kodheli tha se ushtrinë shqiptare në frontin kundër xhihadistëve e ka kërkuar SHBA.

“Ligji i ri parashikon prezencë ushtarake në luftën kundër ISIS. Prezenca e trupave ushtarake është kërkuar nga SHBA”, u shpreh Kodheli.

Ministrja e Mbrojtjes tha se ushtarakët shqiptarë do vijojnë të jenë prezentë edhe në Afganistan. “Kemi dyfishuar prezencën tonë ushtarake në Afganistan përkrah NATO-s, në funksion të paqes”, u shpreh Kodheli.

A e bëri fjalimin e Bashës me thirrje për ‘luftë’, Zheji tregon sekretin

Pas fjalës së kreut të PD-së, Lulzim Basha me thirrje për luftë kundër qevrisë dhe zërave se fjalimi mbante dorën e Artur Zhejit, reagon analisti.

Në një shkrim në 360grade.al, Zheji shkruan se në ethet e frikës që po shkakton rritja e figurës së Lulëzim Bashës në politikë, është rritur përpjestueshmërisht edhe sulmi ndaj tij në të gjitha pikat e mundshme.

“Për të qetësuar shpirtrat e sëmurë nga frika ”Basha”, po u jap një thelë mediatike, atyre që merren akoma me vitin 2011, sikur bëjnë ndonjë zbulim. E pra, kam qenë këshilltar i Lulëzim Bashës, në fushatën e vitit 2011, sepse isha i tmerruar, si edhe shumë shqiptarë që kishin sy dhe të paktën mbi 5 gr tru e sipër, nga projekti i frikshëm i kullave shumëkatëshe që paraqiti Rama asokohe. 7 apo 8 kulla gjigande te Liqeni artificial i Tiranës, dhe rreth 10 kulla të tjera në qendër tëTiranës, të cilat i konsideroja vdekje prurëse për kryeqytetin”- shkruan Zheji.

Ai sqaron se ka qenë ideatori i Moratoriumit të ndërtimeve në Tiranë dhe për gëzimin e tij kjo ide u pëlqye dhe u përqafua nga Basha!

“Dhe Basha, Moratoriumin shpëtimtar të kryeqytetit, e mbajti 4 vite dhe pothuajse deri në fund të mandatit si kryetari i Bashkisë së Tiranës. Jam pra, krenar që kam dhënë një kontribut të vogël, në mosmbytjen e Tiranës nga helmet, që shkaktojnë mbipopullimi dhe ndërtimet përbindëshore të ideuara nga Rama i asaj periudhe”- shkruan ai.

Ai u shton “zbulimeve” edhe sekrete të tjera: “Kam këshilluar Ramën në vitin 2003, në konfliktet me ish kryeministrin Fatos Nano dhe sidomos në fushatën e vështirë të vitit 2007, për kryetar bashkie për herë të tretë në Tiranë. Sepse bëja pjesë ndër ata njerëz që nuk donin që të gjitha pushtetet, e pra edhe Bashkia e Tiranës, të binin në dorën e kryeministrit, në revansh të paparë të asaj kohe Sali Berisha. Rama na premtonte një kryeqytet të jetueshëm, por miliarderët e ndërtimeve ishin më të fortë se ai dhe kryetari fitimtar i vitit 2007, Edi Rama, i shkeli të gjitha marrëveshjet me shoqërinë civile”- shkruan Zheji.

Ai thotë në fund se nuk ka asnjë ftesë nga stafi i liderit të Opozitës, për të qenë pjesë e ndonjë bordi këshillimi si strategjist politik. “Në rastin më të parë, që të vijë një kërkesë e tillë dhe nëse gjykoj se duhet pranuar, do t’ua bëj me dije”- thotë ai.

Armando Prenga dorëzon mandatin e deputetit

Deputeti në hetim i Partisë Socialiste, Armando Prenga dorëzon vetë mandatin e deputetit pas debateve të fundit në lidhje me heqjen nga ana e KQZ-së.

Prenga është nën hetim që prej vitit të shkuar për shkak se akuzohet se ka shtënë me armë ndaj fisit Çalja në lagunën e Patokut në Lezhë.

Heqja e mandatit të rij u kthye në “mollë” sherri mes KQZ-së dhe prokurorisë.

Basha rrit tonet: E kemi ushtrinë për të varrosur republikën e krimit

Në ditën e nëntë të protestës së PD-së, kundër qeverisë, kreu i demokratëve nga çadra e protestuesve ka qenë i rrethuar nga artistët, që iu bashkuan sot protestës.

“Jam këtu me ajkën e kombit, jo më kot në këto 9 ditë të përballjes e protestës këtu në sheshin e lirisë, krah për krah më qytetarët, PD, aleatët janë njerëzit e elitës së kombit. Sa herë që futet në panik ulet e drejton me banditët, forca e tij janë banditët llumi i shoqërisë, forca jonë janë elita, artistët, pedagogëve, më e mira që ka prodhuar ky komb”-tha Basha.

Sipas tij, deri në 18 shkurt frika si instrument sundimi mbizotëronte në popull dhe kokoshi krekosej me arrogancë.

“Prej 18 shkurt nuk po gjen vrimë ku të fusë kokën, ekuacioni ka ndryshuar populli nuk ka më frikë, e ka vrarë frikën e ka kuptuar se nuk ka pse të ketë frikë nga një pakicë që përfaqëson llumin, frikë duhet të ketë Rama dhe banda e tij”- tha Basha.

Basha i ka dhënë përgjigje edhe kritikëve se ai po bën thirrje për luftë por nuk ka ushtri që ta ndjekë pas.

“Ushtria e republikës së re ishte në shesh më 18 shkurt, ajo është në protestë, në çadër, në cdo shtëpi që është e zhgënjyer e nëpërkëmbur nga kjo qeveri dhe pret thirrjen finale për t’u cuar në këmbë për ta përmbysur e varrosur republikën e krimit, korrupsionit, drogës e korrupsionit. Ditët e kësaj beteje janë ditët e lavdisë së vërtetë qytetare”- tha Basha.

Vasili – ambsadorëve Lu dhe Vlahutin: Bordi i ONM antikushtetues, duhet marrëveshje ndërkombëtare

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, në datën 20 shkurt i ka dërguar një letër dy ambasadorëve, atij amerikan Donald Lu dhe asaj të BE-së, Romana Vlahutin, të cilët do të jenë edhe anëtarë në bordin e OMN-së për zbatimin e ligjit të vettingut.

Në letrën e siguruar nga “Gazeta Exress”., Vasili thekson se ngritja e Bordit të Monitorimit Ndërkombëtar është antikushtetues. Ai thotë gjithashtu se për rolin që do të ketë ONM-ja duhet një marrëveshje ndërkombëtare. “Qendrimi i Qeverise se Republikes se Shqiperise, e cila ka kerkuar fillimin e operimit te ONM-se vetem permes Sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Ministrave, nuk eshte ne frymen e Kushtetutes se vendit, si dhe ligjeve te tjera. Fillimisht, Qeveria Shqiptare, referuar pikes 2, te Nenit B, te Aneksit te Kushtetutes, si dhe  ligjit nr.43/2016 “Per Marreveshjet Nderkombetare ne Republiken e Shqiperise”, detyrimisht duhet te kishte propozuar fillimin e negociatave per nje marreveshje nderkombetare, ku te percaktoheshin konkretisht organizirni, funksionirni dhe detyrat specifike te ONM-se, si dhe marredhenia me institucionet shteterore ne Republiken e Shqiperise. Qeveria shqiptare nuk e ka ndermarre nje hap te tille te nevojshem dhe te detyrueshem per nisjen e procesit te rivleresimit kalimtar te gjyqtareve dhe te prokuroreve”, thuhet ne leter.  Ministri i Drejtësisë, thekson gjithashtu se edhe roli i deritanishëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi është i paligjshëm.

Basha-Ramës: Nëse bëj thirrje për luftë, do vijnë të të arrestojnë ty

Duke folur nga “çadra e lirisë”, kryetari i PD-së reagoi ndaj vendimit të policisë për dërgimin e materialeve në ngarkim të tij për akuzën thirrje publike të dhunshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Duke folur nga “çadra e lirisë”, kryetari i PD-së reagoi ndaj vendimit të policisë për dërgimin e materialeve në ngarkim të tij për akuzën thirrje publike të dhunshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Dy gjëra t’i ndajmë bashkarisht. Kjo është patjetër luftë. Është luftë për Shqipërinë demokratike, Shqipërinë Europiane, për të drejtat e çdo qytetari që goditet nga arrogance e një pushteti të inkriminuar, për zgjedhjet të lira.

Askënd nuk kemi provokuar. Po të na provokoni ta dini se nuk qëndrojmë si dele por do godasim fort. PD kemi vendosur ti vëmë gjoksin. Reagimi im është thirrje për mos pranim të së keqes. Nuk është thirrje për luftë, po bëra thirrje për luftë trecereku i policisë së shtetit do të vijë të marrë ty”, tha Basha.

Fotot – Kush është ai që qëlloi me grusht në fytyrë Kreshnik Spahiun

Ja fotot e Flamur Pirraçit, atij që sot e qëlloi me grusht në çadër Kreshnik Spahiun.

Flamur Pirraçi ka një fotografi me Berishën në faqen e tij në facebook. Duket se ai është fans i Berishës.

Edhe dëshmitarët e ngjarjes thanë se ai është parë disa herë në çadër gjatë këtyre ditëve.

Nuk dihet ende motivi i ngjarjes, por dihet se policia e ka marrë në komsariat.

 

Nishani do të vizitojë Bujanocin në përvjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, do të vizitojë Bujanocin më 7 mars, ka bërë me dije kryetari i Komunës, Shaip Kamberi, ndërsa ka theksuar se në janar i ka dërguar ftesë zyrtare për vizitë.

Data 7 mars për vizitën është caktuar qëllimisht pasi që përkon me hapjen e shkollën së parë në gjuhën shqipe gjatë kohës së Perandorisë Osmane, transmeton Koha.net.

Kjo datë, sipas Kamberit gjatë një bisede për “Politika”, për shqiptarët ka rëndësi kulturore dhe historike.

“Kohës së fundit, pavarësisht tensioneve, të themi incidenteve mes Kosovës dhe Serbisë, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë mund të karakterizohen si marrëdhënie që shkojnë në drejtim të mirë”, ka thënë Kamberi.

Ai ka shtuar se vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Nish dhe themelimi i Dhomës së Tregtisë për zhvillimin e lidhjeve të biznesit mes dy vendeve, janë vetëm disa prej shembujve të praktikës së mirë, ndërsa edhe kjo vizitë duhet të shihet në këtë aspekt.

Mësonjëtorja e Korçës është shkolla e parë e gjuhës shqipe. Ajo u hap më 7 mars të vitit 1887 në Korçë në shtëpinë e ofruar për mësimdhënie nga Diamanti Terpo. Kjo ndërtesë është sot muze kombëtar i arsimit. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Ai e filloi mësimin në gjuhën shqipe fillimisht me 35 nxënës. Hapja e kësaj shkolle për nga karakteri kishte tipare demokratike, pasi në të mësonin fëmijët e të gjitha shtresave, të varfër e të pasur. Kjo shkollë kishte një klasë përgatitore si dhe katër klasa të rregullta. Lëndët mësimore ishin shkrimi, këndimi, gramatika e gjuhës shqipe, historia, gjeografia, aritmetika, dituria natyrore dhe edukimi fizik.

Hapja e shkollës ishte një ngjarje dhe një fitore e madhe për gjithë lëvizjen kombëtare. Mësonjëtorja e Korçës ishte qendër e rëndësishme për formimin kulturor dhe ngritjen e ndërgjegjes dhe moralit në popull. Ajo nxiti edukimin patriotik të brezit të ri e të masave të gjera. Shkolla tërhoqi interesin dhe admirimin e shumë shqiptarëve, nën shembullin e saj u frymëzuan më vonë edhe banorë të viseve dhe trevave të tjera shqiptare.

Veç të tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu, që nga ajo ditë, 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.

Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte rreptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull. Me ato mundësi që kishin ata u bënë iniciatorët e krijimit të të teksteve të para shkollore të dokumentuara. Ata i përkushtuan një rëndësi të madhe pajisjes me mjetet e duhura të mësimdhënies për të bërë më tej dhe shpërndarjen e tyre te nxënësit e tyre. Të edukuar dhe me frymën e lartë të patriotizmit këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen dhe pasuesit e denjë të ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshëm për luftën për liri dhe pavarësi.

Protesta, Basha sërish me tone të ashpra

Në Shqipëri, në ditën e 8-të të protestës, kryetari i opozitës Lulzim Basha vijoi retorikën e ashpër, ndonëse foli për një lëvizje paqësore dhe mjete demokratike.

“Kjo është një ushtri e paqes, një ushtri e metodave dhe durimit demokratik, është një ushtri e përballjes dhe vendosmërisë. Por kjo nuk është lojë. Durimi ynë nuk duhet të merret për dobësi. Provokimet nuk do t’i tolerojmë. Faqen tjetër nuk do ta kthejmë. Na godisni me shuplakë, do ju përgjigjemi më grusht. Në këtë shesh e anembanë Shqipërisë, sa herë goditeni nga padrejtësia, arrogance, antiligjshmëria, korrupsioni, mos u shtrini për tokë, mos ktheni faqen tjetër. Bashkohuni dhe goditini me grusht”, u shpreh zoti Basha..

Një ditë më parë kreu i opozitës ftoi qytetarët që të reagojnë me forcë ndaj padrejtësive, duke folur për zyrtarë që do të tërhiqeshin zvarrë në shesh e duke u shprehur se kush kërkonte luftë, luftë do të kishte si përgjigje.

Pikërisht për këto deklarata, Policia e Tiranës ka bërë sot denoncim në Prokurori ndaj tij “për thirrje publike për veprime të dhunshme”.

Në fjalimin e sotëm zoti Basha përsëriti dhe një herë se protesta nuk do të përfundojë pa u arritur kërkesa për qeveri teknike, duke theksuar se ai nuk do të pranojë kompromise apo pazare në kurriz të të drejtave të qytetarëve. Pasdite zoti Basha mblodhi krerët e degëve të partisë së tij, ku u vendos që mbështetës të opozitës nga cdo i qytet të mbështesin në mënyrë të përditshme protestën

Qytetarja e puth, Rama: Lum burri që të ka…

VLORË – Kreu i qeverisë Edi Rama, ka marrë pjesë në shpërndarjen e legalizimeve në qytetin e Vlorës, ku banorja e parë që mori lejen ka shprehur konsiderata me të larta për punën e qeverisë.

Por ashtu siç dihet tashmë, në çdo event të tillë Rama nuk kursen batutat me këdo.

Teksa ka lexuar emrin e një kryefamiljari në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë, Rama është çuditur kur në skenë ka dalë bashkëshortja e tij. Ajo madje realizoi edhe një dëshirë për ta puthur dhe përqafuar Ramën. Në një situatë të tillë janë të pashmangshme batutat e Ramës. “Faleminderit shumë. Lum burri që të ka grua”, i është drejtuar ai.

“Ka çuar gruan ai, po ai vetë ku është? Apo burrat nën hije lozin kuvendojnë, pika që s’iu bie se nga gratë rrojnë”, ka thënë Rama. Ndërsa qytetarja ka shprehur dëshirën dhe ëndrrën e saj. “Kam kënaqësi dhe ëndërr të të takoja dhe të puthja nga afër”. Rama i ka kthyer një përgjigje me batuta. “A prandaj se ke marrë burrin me vete”.

“Legalizimet Falas, një histori suksesi që po zhvillohet me ritëm dhe përgjegjësi. 21 mijë legalizime (85% biznese) në 8 vjetët e qeverisë së vjetër/115 mijë legalizime (90% shtëpi) në 30 muajt e fundit”, tha Rama. /Gazeta Express/ 

Shpërthimi i Lulzim Bashës: Doni luftë? Luftë do ketë. Shponi gomat, thyeni xhamat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka rritur ndjeshëm tonet në ditën e shtatë të protestës përpara kryeministrisë.

“Kushdo që godet qytetarët dhe protestën, do të vijë ora t’i marrim zvarrë në këtë shesh. Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat, atyre që ju ndëshkojnë pa të drejtë. Kush luan me popullin t’i bëjë llogaritë mirë, se ndryshe vala popullore do t’i fshijë nga zyrat. Kjo është një lëvizje popullore pa kthim, nuk është një manifestim partiak. Populli nuk mund të durojë më. Durimit të popullit i ka ardhur fundi, edhe durimit tonë. Boll me akte të paligjshme në kurriz të shqiptarëve, në kurriz të biznesit, por vjen momenti kur nuk do të gjeni vrimë miu për t’u futur, kur zemërata popullore të rritet. Kur ju godasin, mos ktheni faqen tjetër, por goditini me grusht. Për çdo padrejtësi goditini me grusht, koha kur populli trajtohet si dele po merr fund”, tha Basha.

Kryedemokrati Basha ka akuzuar kreun e Qeverisë se dëmton sipërmarrësit e ndershëm, dhe favorion 4-5 biznesmenë për të gjithë tenderat e koncesionet.

“Ekonomia shqiptare nuk është konkurruese në rajon. Katër ose pesë oligarkë thërret Rama për çdo tender, për çdo koncesion, për çdo pasuri kombëtare, dhe së bashku ndajnë thelat e pushtetit, së bashku ndajnë pasuritë e kombit, ndër pjesa tjetër zhytet në mjerim. Kushdo që e denoncon këtë, dhunohet, ndëshkohet, burgoset, trajtohet si armik. Kjo i ndodhi edhe Nikollaq Neranxit. Kjo qeveri dhe ky kryeministër i pengon sipërmarrësit në vend që t’i nxisë. Por Rama godet sipërmarrësit si Neranxi dhe mban biznesmenët kodoshë, se me ta ndan thelat”, tha Basha.

Sepse ne Shqiperi eshte shume me e veshtire te marresh kredi per te bere biznes, ne Shqiperi ecin para vetem 4 ose 5 biznes kodoshe qe rrine tek zyra e Edi Rames, e marrin thelat, 4 ose 5 oligarke therret Edi Rama per cdo gje per koncesion, tender e pasuri kombetare.

Cdo kush tjeter qe sben pjese tek klubi i thelave trajtohet si armik. Kjo qeveri e prangosi Nikollaq Nerenxin. Ky eshte sistemi kriminal, republika kriminale qe duhet permbysur me cdo kusht, permbysur e varrosur per ti hapur rruge nje republike te re.

Kjo nuk eshte thjesht nje proteste por nje lufte mes shumices qe duan te marrin ne dore fatin e tyre dhe nje pakice qe duan te mbajne pushtetin.

Shihni cka bere sot, nena e Ramona Tullumanit e cila njeh 4 gjuhe te huaja eshte pushuar nga puna ne tvsh vetem si hakmarrje. Ne me kenge ata me gure.

O Thoma Gellci o pleh do te te terheqim zvarre nga TVSH. Ta dine se vije ora ti marrim zvarre ne kete shesh ata qe pengojne protesten.

***********

Paraditen e sotme në Sheshin e Lirisë u diskutua për biznesin dhe sipërmarrjen, për mungesën e lirisë ekonomike, taksat e larta, rryshfetet e taksidareve, dhunën e qeverisë, mbylljen e bizneseve që sjellin mbylljen e vendeve të punës.

Nikollaq Neranxi u shpreh se i gjithë biznesi është nën presion nga qeveria dhe krimi, dhe nuk po lejohet të punojë. “Kjo qeveri nxori ligjin e super gjovabe që të falimentojë biznesin ekzistues, sepse do u lerë vendin trafikantëve sepse paratë e drogës duhet të investohen diku.

Presionin e pushtetit dhe krimit ne e ndjejmë çdo ditë në punën tonë, që nga ambulanti që duhet ti hiqet kioska për dikë tjetër që do Veliaj, e deri tek biznesi i madh siç jam unë që kam përjetuar hedhjen e prangave nga kjo polici.

Na kanë shkatërruar biznesin, na kanë izoluar, kanë grabitur pronat dhe kanë varfëruar Shqipërinë. Këta duhet të largohen dhe ti hapin rrugën një qeverie teknike, dhe kjo qeveri teknike do ti hapë rrugën për të fituar ne liritë tona, që këta na e kanë mohuar në këto 4 vite. Kërkojmë lirinë e fjalës, të pronës, të tregut”, tha Neranxi.

Albert Nasto, nga Shoqata e biznesit të vogël dhe të mesëm shqiptar, i bëri thirrje të gjithë sipërmarrësve që të dalin të protestë. Sipas tij, dy të treta e biznesit duan të mbyllin aktivitetin sepse nuk po përballojnë dot taksat, presionet, gjobat dhe pasigurinë në rritje.

“Përveç bashkive të djathta që kanë ulur taksat, kudo janë rritur. Po të pyesësh këto biznese në Tiranë, do të thonë që taksat janë rritur nga 3 deri në 7 herë taksat vendore. Sot informaliteti është në rreth 40 % dhe shifrat janë të larta pavarësisht se këta bënë një aksion. Fuqia blerëse e shqiptarëve ka rënë me rreth 40%.

Kur njerëzit nuk kanë lekë, nuk kanë çfarë të blejnë më. Ne detyrohemi të bëjmë çdo pagesë dhe çdo taksë sepse ndryshe ky të fut në burg. Nga viti 2013 kemi shumë taksa të fshehura si taksa e dhomave të tregtisë, si në komunizëm. Sot vetëm 23% e biznesit beson tek administrata, shkalla më e ulët që ka ekzistuar. Vjedhjet janë shtuar për shkak të krimit dhe jemi të pambrojtur.

Rreth 40% e biznesit ka dhënë rryshfet 2 ose 3 herë. Kanë falimentuar mbi 32 mijë biznese nga 2013 deri më sot dhe kanë përfunduar në rrugë. Rreth 70% e biznesit shqiptar është gjobitur ndërsa 67% e biznesit thotë që duan ta mbyllin biznesin dhe të largohen jashtë vendit.

Dua të ikin se situata është nga më të rëndat që kemi pasur. Biznesi sot është në gjendje nga më të rëndat dhe sot biznesi është në frikë dhe në terror. Ka pasur deri në 10 kontrolle tatimore në ditë në një biznes. Ndaj të protestojmë se nga protestat vetëm do fitojmë siç bën bota e qytetëruar”, u shpreh Nasto.

Flamur Hoxha nga shoqata e fasonistëve, tha se modeli i kësaj qeverie, është shkatërrimtar. “Kam 25 vite që punoj në sipërmarrjen e lirë, por ky model që filloi para 4 vitesh nuk është modeli europian. Ky është modeli i taksave të larta, të pagave të ulëta të ekonomisë së dobët. Kam qënë kritik për të mirën e të gjithëve. Pa një ekonomi të shëndosë nuk ka të ardhme.

Po marr dy shembull të modelit që këta kanë promovuar. Një të ndërtimeve luksozë buzë Adriatikit apo Jonit dhe një e partneriteteve publik-privat që çoi në vrasjen e një të riu në landfillim e Sharrës që punonte turni i tretë për të ushqyer familjen. Modeli që na duhet është ai që ka prezantuar Lulzim basha, me taksa të ulëta, rroga më të mira, rritje të punësimit, investime të huaja, kthimin e mijëra shqiptarëve që kanë ëndërr të vijnë e të investojnë në Shqipëri”, tha Hoxha.

Uran Derri,  konsulent financiar shtoi se qeveria rriti taksat në çdo sektor, u ndoqën dënime të ashpra ndaj biznesit, legjislacionin e ndryshojnë shpesh duke sjellë një çoroditje edhe për administratën tatimore.

Pjesë e protestës sot ishte dhe analisti Artan Hoxha i cili inkurajoi fort protestuesit për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. “Kjo është protesta e të gjitha protestave. Eshtë protesta që u jep kuptim ehe protestave të tjera sepse do realizojë me patjetër votën e lirë dhe zgjedhjet e ndershme në mënyrë që kushdo të jetë nesër në qeveri, z.Basha me ekipin e tij, ta dijë se do matet me votë të lirë me zgjedhje të ndershme dhe të dëgjojë çdo ditë hallet e çdo shqiptari.

Po nuk u zgjidh kjo nuk ka kuptim të protestosh për të tjerat sepse askush nuk do tia dijë për asgjë. Ju e patë në këto 3 vite kur u premtua rilindje dhe një pjesë e besuan por pas 3 vitesh, përveç një pakice të pakicës, pejsa dërmuese e shqiptarëve kanë shtrënguar rripin vit pas viti”, tha Hoxha.

Lulzim Basha u shpreh se zgjedhjet e lira dhe të ndershme do ti japin fund vjedhjes së shqiptarëve.

“Në Shqipëri ecin përpara vetëm katër apo pesë kodoshë biznesmenë që populli u thotë oligarkë. Oligarkë që rrinë gjithë ditën tek zyra e Edi Ramës dhe nga zyra e Edi Ramës çdo ditë ndajnë thelat e kaposhit që në fakt është buka që u hiqet nga goja shqiptarëve të thjeshtë e të ndershëm dhe fëmijëve të tyre.

Katër ose pesë oligarkë thërret Edi Rama për çdo gjë, për çdo tender, për çdo koncesion, për çdo privatizim, për çdo pasuri kombëtare. Katër apo pesë emra i thërret aty dhe i bën së bashku ndajnë thellat e pushtetit, së bashku ndajnë pasuritë e shqiptarëve, ndërkohë që vendi zhytet në mjerim”, tha Basha.

Basha siguroi se programi i Partisë Demokratike do ta clirojë ekonominë, do hapë garën, do krijojë shanse për të gjithë, do ketë transparencë, si dhe do të ulë taksat dhe do heqë barrierat mbytëse administrative.

PS-Bashës: Prit, Luli, pas 18 qershorit fillo e qaj

Kryetari i Partisë Demokratike bëri thirrje për një reagim më të ashpër të qytetarëve ndaj qeverisë. Ai tha se qytetarët duhet tu dalin përpara, tu shpojnë gomat dhe tu thyejnë xhamat zyrtarëve.

Sipas Bashës nëse qeveria do luftë, luftë do të ketë.

Por pas këtyre deklaratave të forta të kryetarit të opozitës, ka ardhur edhe reagimi i parë nga ana e maxhorancës.

Deputeti i PS-së, Arben Çuko i quan thirrjet e Bashës si përpjekje për destabilizim.

“Ky njeri ( Lulzim Basha) po ben thirrje per anarki dhe kaos ne vend. Me duket se è ka gojen shume me te madhe se stomaku dhe mendja. Me keto thirrje per destabilitet nuk ben gje tjeter vecse i hap nje grope te madhe vetes. Mos or trim mos e kalo at prag. Mua me duket qe ai e di qe do rrihet perseri me mbi nje milion shuplaka dhe qan pa u rrahur akoma. Prit Luli, duro, pas 18 qershorit fillo dhe qaj”, shkruan Çuko.

Kërkesa e Bashës për SHBA: Hiqni vizat për Ramën dhe Tahirin, ja provat për ta

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në emisioni “Opinion” është shprehur ka ardhur koha qe SHBA tu heqe vizat Rames dhe Tahirit.

A keni frikë nga reforma në drejtësi?

“Për çfarë do të kem unë frikë. Ka ardhur koha që tu hiqet viza Edi Ramës dhe Tahirit. Ata bien ndesh me ligjet e SHBA-se”, tha Basha.

I pyetur se çfarë mendon për ambasadoret Lu dhe Vlahutin Basha u shpreh: “Nuk është puna ime të merrem me ambasadorët. Unë nuk merrem me vlerësime ambasadorësh. Jam krenarë për kontributin që kemi dhënë si forcë politike për reformën në drejtësi”.

 

Pas darkës Rama-Meta, ja mesazhi që ka Basha për Krun e LSI-së

Kru i PD e vë theksin se nuk do të tërhiqet nga ideja e krijimit të një qeveria teknike, pasi sipas tij është e vetmja zgjidhje për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Unë flas për qeveri teknike me figura politike dhe teknike. Kjo do të ketë mandat të plotë dhe do të garantojë zgjedhjet të lira dhe të ndershme. Do të jetë një qeveri gjithëpërfshirëse” tha Basha.

I pyetur nëse ka folur me metën Basha tha se: “ Nuk folur me Metën. Për të kam te njëjtin mesazh si për Ramën. Diferencën mes tyre e shikoj vetëm tek numri i deputetëve që kanë në parlament. Përveç këtij dallimi numërik, që dy partitë diferencohen qartazi nga njëra-tjetra, asnjë dallim tjetër nuk ekziston”. Sipas tij, përgjegjësitë në qeverisje ata i ndajnë së bashku, sigurisht sipas peshës dhe rolit që kanë në qeverisjen e vendit.

“Kjo republikë që po përmbyset do zëvendësohet nga republika e qytetarëve shqiptar, themeli i të cilës, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, tha Basha.

Nga ana tjeter kryedemokratik ka theksuar se: “Zgjedhje pa standade nuk mund të behën. Gjthçka tjeter është sekondare. Standardet janë më të rëndesishmet”, shtoi Basha.

I gjithë viti 2016 ishte një vit i qetë për qeverisjen, pse ndodhi kjo?

“Nga ndërkombëtarët iu premtua Lulzim Bashës se do të kishte votim elektronik  do të zbatohej ligji i dekriminalizit dhe nuk u zbatua kriminelët janë në institucionet qeveritare, në polici dhe kudo. Kjo duke pasur para sysh dhe reformën në drejtësi” tha Basha.

Topalli: Pse nuk jam dakord me bojkotin e zgjedhjeve

Protesta e opozitës dhe çadra e ngritur në bulevard është një nga temat e emisionit të sotëm “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në News24.

E ftuar në emision përveç analistëve Andi Bushati dhe Fatos Lubonja ka qenë edhe deputetja demokrate Jozefina Topalli.

Ajo tha se protesta që ka nisur opozita është një fillim i mbarë për një lëvizje që mund të çojë në një revolucion brenda forcave politike, në një përfaqësim më real brenda parlamentit, në një raport tjetër me elitën, ose në raport me kartën morale. Por Topalli theksoi se nuk është për të mos marrë pjesë në zgjedhje siç ishte sugjerimi i analistit Bushati.

Rakipi: Zonja Topalli opozita është izoluar në shesh dhe kërkon qeveri teknike . Si mendoni se do të arrihej qeveria teknike? 

Topalli: Së pari nuk do thosha se opozita nuk është izoluar duke parë që në protestën e së shtunës ishin mijëra njerëz. Nuk ja lejoj vetes të them që ishin për PD-në, por do të thoja që ishin kundër Ramës.

Rakipi: Si do ta realizoni ju këtë? Ju jeni një njeri i rëndësishëm i kësaj partie. Ndoshta dhe nuk ju kanë pyetur për këtë, e kanë bërë Saliu me Lulin…

Topalli: Nuk jam unë personi për të dhënë përgjigjen. Unë kam dhënë dorëheqjen, nuk jam as në organe dhe as në forumet e partisë. Unë jam një deputete e thjeshtë.

Është një realitet dhe duhet bërë analiza e situatës në të cilën ndodhet vendi. Nuk jam dakord me zotin Bushati që zgjidhja e kësaj situate mund të realizohet përmes mospjesëmarrjes në zgjedhje. Nuk e besoj për 1000 arsye që i kam thënë.

Ishte një fillim i mbarë për një lëvizje që mund të çojë në një revolucion brenda forcave politike, në një përfaqësim më real brenda parlamentit, në një raport tjetër me elitën, ose në raport me kartën morale.

A mund të flitet për një kartë morale brenda politikës, medias e biznesit? Politika pa moral është një degradim.

Ben Blushi: Çadrizmi është kthyer në një metodë që të shkaterrohet me ngadalë Shqipëria

Deputeti Ben Blushi nga foltorja e Kuvendit ka theksuar se partitë politike dine te bejne me mire imitimin e njera tjetres, dhe se çadrizmi eshte kthyer ne nje metode qe te shkaterrohet me ngadale Shqiperia.

Pjese nga fjala e Blushit:

Para 7 vjetësh kishim një situatë të ngjashme në qendër të Tiranës, konflikti politik nga tavolina ishte shtrirë në Bulevard…për t’u lavdëruar aftësia perfekte e partive politike shqiptare për të imituar përsëritur njëra tjetrën, kjo është e vetmja gjë që ato dine te bejne me mire.

Më vjen mirë ta them që unë s’kam qenë dhe s’do jem në asnjërën nga këto dy çadra. Koha më ka dhënë e do më japë të drejtë, sepse në Shqipëri është kthyer në një metodë çadrizmi, po ça është çadrizmi?

Eshte nje metodë për ta shkatërruar Shqipërinë me ngadalë. Atëherë ishte në rrezik karriera e Edi Ramës, sot është në rrezik karriera Lulzim Bashës…

Për një patericë, patericën e Ilir Metës. Asnjëra s’vjen dot në pushtet me këmbët e veta shikoni sa qesharake eshte kjo çader.

Po paterica si të gjitha ka një zakon, përdoret edhe kur pronari vdes.

Natën me protestën ditën kundër protestës, natën çon protestues në çadër, paterica e LSI do vazhdojë ta bëjë këtë gjë.

Çadra e Sali Berishës është shumë e vogël për të mbajtur aty gjithë popullin e Shqipërisë. Unë jam kundër kthimit të Berishes ne pushtet, ashtu siç jam pro rrezimit te kesaj qeverie dhe jam gati të protestoj çdo ditë kundër saj.

Pa Sali Berishen kjo qeveri do kishte rënë të paktën 10 herë në këto 4 vjet, se Sali Berisha eshte armiku me i madh i çadres….

Blushi: Rama e Basha kërkojnë patericën e Metës, LSI çon natën protestues në çadër

Para 7 vjetësh kishim një situatë të ngjashme në qendër të Tiranës, konflikti politik nga tavolina ishte shtrirë në Bulevard…për t’u lavdëruar aftësia perfekte e partive politike shqiptare për të imituar përsëritur njëra tjetrën, kjo është e vetmja gjë që ato dine te bejne me mire.

Deputeti Ben Blushi nga foltorja e Kuvendit ka theksuar se partitë politike dine te bejne me mire imitimin e njera tjetres, dhe se çadrizmi eshte kthyer ne nje metode qe te shkaterrohet me ngadale Shqiperia.

Pjese nga fjala e Blushit:

Para 7 vjetësh kishim një situatë të ngjashme në qendër të Tiranës, konflikti politik nga tavolina ishte shtrirë në Bulevard…për t’u lavdëruar aftësia perfekte e partive politike shqiptare për të imituar përsëritur njëra tjetrën, kjo është e vetmja gjë që ato dine te bejne me mire.

Më vjen mirë ta them që unë s’kam qenë dhe s’do jem në asnjërën nga këto dy çadra. Koha më ka dhënë e do më japë të drejtë, sepse në Shqipëri është kthyer në një metodë cadrizimi, po ça është çadrizmi?

Eshte nje metodë për ta shkatërruar Shqipërinë me ngadalë. Atëherë ishte në rrezik karriera e Edi Ramës, sot është në rrezik karriera Lulzim Bashës…

Për një patericë, patericën e Ilir Metës. Asnjëra s’vjen dot në pushtet me këmbët e veta shikoni sa qesharake eshte kjo çader.

Po paterica si të gjitha ka një zakon, përdoret edhe kur pronari vdes.

Natën me protestën ditën kundër protestës, natën çon protestues në çadër, paterica e LSI do vazhdojë ta bëjë këtë gjë.

Çadra e Sali Berishës është shumë e vogël për të mbajtur aty gjithë popullin e Shqipërisë. Unë jam kundër kthimit të Berishes ne pushtet, ashtu siç jam pro rrezimit te kesaj qeverie dhe jam gati të protestoj çdo ditë kundër saj.

Pa Sali Berishen kjo qeveri do kishte rënë të paktën 10 herë në këto 4 vjet, se Sali Berisha eshte armiku me i madh i cadres….

Fotot – Rama i jep dorën kur hyn në seancë, por Meta largohet nga Kuvendi sapo kryeministri flet

Nuk humbin rast për ta treguar që raporti mes tyre është ftohur, për të mos thënë që është acaruar. Lideri i LSI-së, njekohesisht kryetari i Kuvendit, edhe sot e ka “sfiduar” aleatin e tij, duke braktisur punimet parlamentare pikërisht në momentin kur Rama i është drejtuar foltores së Kuvendit për të marrë fjalën.

Sic e shihni edhe ne fotot me poshte, publikuar nga “BalkanWeb”, në çastin kur Meta çohet nga karrigia për të dalë jashtë sallës, sapo Rama zbret në foltore.

iken-meta-nga-parlamenti-1

Mesohet se Rama ka dashur të tregohet miqesor me Meten pasi sapo hyri në seancë nxitoi të takonte atë të parin.

iken-meta-nga-parlamenti-2

Dy aleatët në qeveri zhvilluan pak dy ditë më parë një darkë në ambientet e kryeministrisë që mesa duket nuk i ka sheshuar ende kontradiktat mes tyre.

Bomba e OSBE: Qarkullojnë 2 miliardë euro para të pista. Mund të përdoren për të blerë deputetë

Investimi i parave të kanabisit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare është një risk real për 18 qershorin.

Në intervistën e parë televizive që prej marrjes së detyrës, Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt, në “Tonight Iva Tare” thotë se “qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista. Pra ekziston risku se këto para mund të përdoren për të blerë deputetë”.

Kjo është arsyeja thotë, Bernd Borchardt,  pse OSBE pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për të shmangur apo më saktë për të limituar sa më shumë blerjen e votave.

Pozitive sipas tij, është fakti se “pavarësisht për një kohë të gjatë prodhimi i kanabisit nuk ka qenë një shqetësim i madh për qeverinë e opozitën, tani është bërë shqetësim për të dyja palët”.

Protestën e opozitës e sheh legjitime por me shqetësim sheh bojkotin e Kuvendit, çka sipas tij do ngadalësojë ecurinë e reformave, kryesisht atë në drejtësi.

Ambasadori i OSBE sqaron se OSBE nuk është kundër votimit dhe numërimit elektronik, por se ka paralajmëruar mungesën e një kohë të mjaftueshme për ta futur në legjislacion.

Të pamundur për tu realizuar e sheh edhe votimin e emigrantëve për zgjedhjet e 18 qershorit, pasi nuk ka një regjistër të shqiptarëve që jetojnë jashtë.

Operacion masiv për parandalimin e kanabisit në Shqipëri

Policia e Shqipërisë ka nisur një operacion masiv mëngjesin e sotëm në të gjithë vendin për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni vjen në zbatim të Planit të Veprimit të ardhur nga Ministri i Brendshëm për evidentimin dhe shkatërrimin e farishteve, kubikëve që mund të kultivojnë bimë narkotike, të sekuestrimit të farave kanabis sativa.

Në operacion janë angazhuar mijëra punonjës policie në të gjithë vendin.

Në grupet e monitorimit janë përfshirë drejtues të Policisë së Shtetit si dhe të ShBA-së, ndërsa në grupet e kontrollit specialistët e policisë së zonës, patrulla të përgjithshme si dhe kryetarët e fshatrave.

Kontrollet e policisë janë përqendruar në sera, farishte, ish-depot e ushtrisë, tunele e banesa të braktisura. Policia thotë se kontrollet më pas do vijojnë në ambiente të hapura, në ambiente banesash mbi bazë informacionesh që po grumbullon policia.

Hahn thirrje opozitës: Debati të zhvillohet në Parlament

Vendimi i opozitës shqiptare për të shoqëruar protestën e saj për një qeveri teknike që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme më 18 qershor, edhe me bojkotin e parlamentit duket se nuk është pritur mirë në Bruksel. Pas deklaratave të zëdhënëses së Komisionit europian, sot ishte Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn i cili i kujtoi opozitës se “debati politik duhet të ndodhë brenda dhe jo jashtë Parlamentit. Bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës është i domosdoshëm për ambicien e vendit për t’iu bashkuar Bashkimit Europian”.

Në deklaratën e tij, ai vuri në dukje gjithashtu, pasojat negative që bojkoti do të sillte për zbatimin e reformës në Drejtësi dhe procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Eshtë me rëndësi të madhe që parlamenti të ruajë vazhdimësinë, në një kohë kur në agjendën e tij janë reforma mjaft thelbësore që janë në agjendën e Parlamentit, si ajo e ngritjes së organeve të rivlerësimit, në kuadër të Reformës në Drejtësi, dhe Reforma zgjedhore, përfshi dhe rekomandimet e OSBE/ ODIHR të cilat janë thelbësore për të siguruar më pas zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këto reforma janë të domosdoshme për Shqipërinë që të ecë drejt rrugës së integrimit në BE”, përfundon deklarata e zotit Hahn.

Ndërkohë në Tiranë, eurodeputeti Knut Fleckenstein, relator për Shqipërinë në Parlamentin europian, ndërsa ju shmang komenteve mbi protestën e opozitës e cila “është një çështje e brendshme”, ritheksoi sot, në linjë me Komisionerin Hahn, se “bojkoti i parlamentit është në pikëpamjen tonë, rruga jo e duhur. Prandaj u kërkoj kolegëve të mi dhe miqve të mi në PD të vazhdojnë atë që ata mendojnë se është e nevojshme, por të kthehen në punë”.

Edhe ai vuri theksin te pasojat që ky vendim i opozitës rrezikon të ketë në zbatimin e Reformës në Drejtësi. “Kur diskutuam Reformën në Drejtësi, ka qenë një betejë e fortë, për t’i siguruar opozitës ndarjen 50 me 50 në komisione. Dhe prandaj u them kolegëve të mi të PD-së, mos na jepni ndjesinë që e keni keqpërdorur këtë. Minimalja që do i kërkoj, është të shkojnë të bëjnë punën në Komisione, të mos ndalojnë procesin e rivlerësimit dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi”, u shpreh ai.

Eurodeputeti Fleckenstein tha se “deri tani kemi dëgjuar fjalët dhe duam të shohim vepra. Dhe është momenti më i mirë, që të gjithë ata që kanë patur mundësinë që kanë qenë pro të bërit të gjërave në letër, tani të tregojnë se janë realisht në favor të Reformës”. Sipas tij, në fund të javës së ardhshme, kur parashikohet të përfundojë verifikimi i kandidaturave për organet e rivlerësimit dhe duhet të ngrihen Komisionet parlamentare për të bërë përzgjedhjen “të gjithë do ta kuptojnë se kush do t’i qëndrojë vetëm fjalëve, kush do të veprojë e kush ka arsye për ta bllokuar ndoshta për ca kohë”.

Por opozita duket e vendosur të mos bëj asnjë hap pas. Edhe sot kryetari demokrat Lulzim Basha e ritheksoi një gjë të tillë: “Nuk ka pazar me zgjedhjet e lira e të ndershme. Nuk ka pazar me vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë. Kjo nuk është lëvizja e një partie politike. Eshte lëvizje mbarëpopullore, kombëtare. Kjo që ka nisur nuk ndalet. Shqipëria nuk do të jetë kurrë si dje”. Zoti Basha ripërsëriti se nuk do të ketë kthim në parlament pa u plotësuar kërkesa për një Qeveri teknike.

Lidhur me situatën e krijuar foli sot gjatë, për herë të parë, dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta, drejtuesi i Lëvizjes socialiste për Integrim, aleati kryesor i socialistëve në qeveri. Mbrëmjen e djeshme zoti Meta, ndaj të cilit nuk kanë munguar ftesat e opozitës që të dalë nga koalicioni qeveritar, pati një darkë të gjatë me kryeministrin Edi Rama. Ai tha sot pasdite se “opozita është gjithnjë e mirëpritur në parlament në mënyrë që të çojë përpara kërkesat e saj për standarde me të lart për zgjedhjet e 18 qershorit. Për mua parlamenti pa opozitën nuk ka kuptim. Kështu që do të bëjmë të gjitha përpjekjet në mënyrë që kjo klimë të përmirësohet dhe të rritet besimi i shqiptarëve në radhë të parë tek zgjedhjet, por edhe të përmirësohet klima tani ku jemi në një moment mjaft të rëndësishëm të ecjes përpara të reformës në drejtësi”, u shpreh zoti Meta.


Send this to a friend