Kur protesta e Partisë Demokratike ka hyrë në ditën e dytë të saj, tashmë kanë filluar edhe të ndërtohen plane për mënyrën e vazhdimit.
Sipas Shqiptarja.com, në varësi të reagimit të faktorit ndërkombëtar dhe lëvizjeve të mazhorancës, opozita pritet ndërmarrë lëvizjen e dytë, që parashikon zhvillimin e një greve urie.
Po ashtu, opozita duket se ka edhe një plan B, i paralajmëruar deri diku dje edhe nga dy përfaqësues të PD, Arben Ristani dhe Aldo Bumçi.
Ristani ka deklaruar se nuk do të ketë tërheqje deri sa të largohet qeveria, ndërsa Aldo Bumçi ka nënkuptuar kalim në një aksion dhune. Ai tha se nëse Rama nuk largohet butësisht, do të përdoren mjete të tjera për ta larguar.
Presidenti Donald Trump, në ditën e parë të tij në detyrë përmes një urdhëri ekzekutiv fali 1,500 persona të dënuar për akuzat që lidhen me sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit, duke përmbushur një premtim të përmendur shpesh gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024.
Gjatë një ceremonie të nënshkrimit të urdhrave ekzekutivë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump tha se ka ulur dënimet për 14 persona të dënuar për veprime të dhunshme gjatë sulmit ndaj Kapitolit.
Udhëheqësit e organizatave të ekstremit të djathtë “Proud Boys” dhe “Oath Keepers” janë ndër ata që po vuajnë dënime me burg për rolin e tyre në veprimet e dhunshme në Kapitol. Më shumë se 600 persona janë akuzuar për sulm ose pengim të policisë gjatë protestës së dhunshme, sipas të dhënave të Departamentit të Drejtësisë.
Presidenti Trump u zotua gjatë fushatës së tij të vitit 2024 të falte shumë prej të akuzuarve, duke argumentuar se ata ishin trajtuar në mënyrë të padrejtë nga sistemi ligjor.
Ai më pas nënshkruajti urdhra ekzekutivë mbi çështje të ndryshme, përfshirë emigracionin, kufirin SHBA-Meksikë, qeverinë federale dhe çështje të tjera.
Më herët pas një fjalimi para mbështetësve të tij në sallën e sportit “Capital One Arena” në Uashington, Presidenti Trump anuloi 78 urdhra ekzekutivë të adminstratës së mëparshme.
Në mesin e 9 urdhrave ekzekutivë të Presidenti Trump është tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, e cila është kritikuar gjerësisht nga republikanët. Presidenti Trump dhe ligjvënësit republikanë i kanë kritikuar politikat e administratës së Presidentit Biden për ndryshimet klimatike si veprime që dëmtojnë bizneset dhe ekonominë amerikane.
Presidenti Trump gjithashtu nënshkroi një urdhër për pezullimin e përkoshëm të punësimeve të reja në qeverinë federale në përjashtim të ushtrisë dhe një dekret tjetër për të pezulluar përkohësisht miratimin e rregullave të reja federale nga agjencitë qeveritare. Republikanët dhe Presidenti Trump kanë kritikuar rregullat e tepërta të qeverisë federale, duke thënë se ato po ngulfasin bizneset dhe po pengojnë zhvillimin ekonomik të vendit.
Lideri i opozitës, Sali Berisha, tha se kishte firmosur dy procesverbale sot në SPAK.
Njërin prej tyre ai e publikoi për gazetarët dhe qytetarët e pranishëm para zyrave të SPAK.
SYRI e sjell këtë dokument për ju.
“Organizata kriminale e Skrapit të partisë, e angazhuar në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, e kryesuar nga Altin Lala, do të përfundojë, do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë”, shkroi Berisha në dokument.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masë së sigurisë “Detyrim Paraqitje” të caktuar nga gjykata.
Ndër të tjera ai u shpreh para demokratëve të mbledhur për ta mbështetur, se diktaturat kanë marrë goditje sot me inagurimin e presidentit të zgjedhur Donald Trump.
Ai u shpreh se ka ardhur koha e të djathtëve në botë, pasi shtoi se në 76 vende, njëra pas tjetrës, të majtat kanë marrë ndëshkimin popullor
“Pra, gjatë kohës që qëndrova në këtë ndërtesë, gjeta aty Zaho Kokën me dosjen e tij. Zaho po dëshmonte, i rrethuar nga disa OPGJ, për Olsi Ramën.
Ai kishte dorëzuar fotografi, video, të cilat faktonin se Olsi Rama është një kriminel trafikant dhe se ai bashkë me një bandë trafikantësh, erdhi nga Bostoni për të vazhduar trafiqet në Shqipëri.
Natyrisht pjesa më e madhe e ndërtesës përbëhej nga plehrat e inceneratorit të Tiranës. Ishin mbi plehrat këtu dhe shumë shpejt do i shihni edhe mbi çati.
Kriminelë të tjerë qarkullonin në seli. Ndaj dhe të vazhdojmë këtë betejë se ashtu siç iu thashë, këta anëtarë të bandës kriminale, që angazhohen në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, do kenë atë fat që meritojnë.
Kohërat nuk janë për diktaturat, koha e Xhorxh Sorosit mori goditje fatale dhe sot inaugurohet presidenti i ri i SHBA, Donald Trump.
Miqtë e mi, është radha jonë.
Në 76 vende, njëra pas tjetrës, të majtat kanë marrë ndëshkimin popullor si parti politike hajdute, si parti politike mashtruese.
I pamëshirë ka qenë verdikti i qytetarëve në 76 vende të planetit, ndaj të majtës mashtruese dhe hajdute.
I pamëshirë do të jetë verdikti i shqiptarëve ndaj të majtës kriminale hajdute, trafikante të Shqipërisë, pra, Edi Ramës dhe veglave të tij”, tha ai. bw
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masë së sigurisë “Detyrim Paraqitje” të caktuar nga gjykata.
Në fjalën e tij para mbështetësve dhe mediave, Berisha ka lexuar disa nga mesazhet lidhur me dosjen “Toyota Yaris”, ku përmendet edhe Taulant Balla.
“Tani, siç e dini ju, jam zotuar para jush t’u faktoj ju dhe shqiptarëve se çfarë organizate kriminale paguhet në këtë ndërtesë.
Radhën e parë, me dokumente, u paraqita narkokriminelin ministër, Taulant Ballën, marrëveshjen e tij për burgosjen e kundërshtarëve të bandës së tij dhe garantimin e votave.
Sot kam sjellë këtu para jush për të sjellë përsëri regjistrime të dosjeve që fsheh Altin Lala. Kur flas për Altin Lalën, kam parasysh vrasësin Ymer Lala.
Pra, mbi këto dosje, mbi këto krime, fle i paguar nga krimi, mercenari i Edi Ramës, Altin Lala.
Eriona Daupaj është një ish-punonjësve e BKH-së, seksere e fuqishme e prokurorëve, por sot unë kam ndarë pjesën e dosjes Toyota Yaris, që ka të bëjë me Taulant Ballën.
Dhe jo pjesën që ka të bëjë me fluksin e parave kriminale, por me përpjekjet e tij për të shpëtuar nga konfiskimet dhe sekuestrimet mjetet e krimit, paratë e krimit, makinat e krimit.
Daupaj: Do ta çoj për sekuestro, nuk do i bëj nder Ballës. Po e çoj për sekuestro komplikohet puna se do ia marrin, Ballës e ka fjalën.
Astrit Vladi (që është princi i parave, 1.2 milionë euro i la në Portin e Durrësit gjatë kontrollit për të shpëtuar): Mirëmbrëma, OK shoku, kur e paskan sjellë?
Radovan Çela, avokati: Këto ditë, po më pyet, do jetë prapë Balla apo do jesh ti?
Vladi (e merrni me mend ju tani, Vladi dhe Balla ishin njëlloj, ishin para të përbashkëta): OK se flas unë, por të na tregojë mënyrën se si do e mbyllë.
Në këtë moment, shtetasi i dërgon mesazhin që ka marrë nga shtetasja Eriona Daupaj, që e informon për mënyrat se si do mbyllet duke nxjerrë procedurën jashtë afateve ligjore. E kuptoni se si i mbrojnë kriminelët këta horra? I mbrojnë me skadim afatesh, me të gjitha mënyrat.
Eriona Daupaj (Matahari i Skrapit të partisë): Çfarë ka? Pse i duket pa vlerë situata? Do e pësojë keq, i thuaj. Do i bjerë kokës me grushta.
Radovan Çela: Nga Tao, dhe thotë se i ka në rregull lekët. Pra Tao e ka bërë, Taulant Balla.
Daupaj: Kishte të drejtë bundra, nuk duhej toleruar që në fillim. Aty ku do të shkojë ai, do ia djegin letrat me benzinë, se bundra luan edhe me Taon. E imagjinoni ju, bundra e ka Taon në xhep.
Daupaj: Jo, bundra do t’ia marrë, e ke gabim këtë radhë do ia marrë. Nuk dua të armiqësohem me policinë. I dola borxhit Tao. Ia ktheva, mos më sill më, i tha Tao, do ta pengoj unë. Ata e sollën prapë, i dolën borxhit. Këtë e ka bërë prej tij.
Radovan Çela: Do flas prapë.
Pra, miqtë e mi, a e shihni ju se si Altin Lala fle mbi këto dosje krimi. Se si ky mercenar i moralit të ligjit mbron ministra kriminelë, anëtarë të organizatave kriminale dhe se si ky mercenar organizon apo merr me urdhër të Edi Ramës, mendon se do mund të shembë pluralizmin në Shqipëri”, tha Berisha. bw
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masë së sigurisë “Detyrim Paraqitje” të caktuar nga gjykata.
“Një informacion taze, Altin Lala, i cili është i birësuar nga krimineli Ymer Lala me të paktën 1 milion euro, sepse e ekzoneroi nga akuzat për vrasje, të bëra nga dëshmitari i drejtësisë, i penduar, Luftar Reçi, i kishte dhënë urdhër OPGJ-së që në procesverbal të mos shënohet asnjë lloj vërejtje.
Dhe atëherë kompromisi u arrit, firmosa dy procesverbale, dy kopje mbajtën ata, një pa vërejtje, një me vërejtje.
Atë me vërejtje se u thashë se unë pa firmosur vërejtjet dhe pa ua pa paraqitur ato qytetarëve dhe medias, nuk mund të dal nga Skapi i partisë.
Shikoni çfarë turpi janë, e kanë rrethuar me policë, çfarë frikacakakësh.
Ata që kanë kryer krime, ata kanë gjithmonë frikë.
Çfarë po bëni ju? Asgjë nuk po bëni.
Këtu në dalje po ua lexoj pak shënimin, kartolinën e mëngjesit që u dërgova krerëve të organizatës kriminale Skrapi i partisë.”, tha ai para mediave dhe mbështetësve. bw
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Departamenteve të ish-të Përndjekurve Politikë pranë degëve të PD-së. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka theksuar rëndësinë e njohjes të plotë të pasojave të regjimit të kaluar dhe ka shprehur besimin se do të përgatitet një program i ri për të adresuar këtë çështje.
Ai ka nënvizuar se pa një dëmshpërblim të drejtë për të përndjekurit politikë dhe pronarët, nuk mund të ketë paqe sociale dhe drejtësi në shoqëri. Kryetari i PD-së ka kritikuar aktualin regjimi, duke e krahasuar me diktaturat e kaluara dhe duke e quajtur një “diktaturë të bandës.”
Berisha ka denoncuar korrupsionin dhe keqpërdorimin e pushtetit, duke përmendur raste të njohura të persekutimit politik dhe abuzimeve. Ai ka shprehur shqetësimin për migrimin masiv të shqiptarëve dhe ka paralajmëruar se vendi është në një proces të rrezikshëm, që mund të sjellë shuarjen e kombit.
FJALA E BERISHËS:
Problemi juaj, pa diskutim janë një seri masash që janë ndërmarrë, por dimensionet e plota, vetëm tani mund të jenë njohur plotësisht me dokumentacione, me histori dhe me çdo gjë.
Ndaj dhe ju do përgatisni një program të ri, unë kam besim të plotë se ju do keni vlerësimet më objektive në parashtrimet tuaja dhe PD do ta ketë atë pjesë të programit qeverisës.
Edhe njëherë, nuk mund të ketë paqe sociale, nuk mund të ketë shoqëri të drejtë, pa dëmshpërblyer të përndjekurit politikë dhe pronarët.
E dyta, ju jeni një shtresë që vuajtët dhe rezistuat në një diktaturë, por vendi de facto ka rënë në një diktaturë tjetër sot, jo si ajo që përjetuat ju dhe përjetoi Shqipëria.
Por sot ka një diktaturë, ku njëlloj si në të parën, të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu.
Sot, ka një diktaturë në të cilën huazohen metoda të diktaturës tjetër, që kaluam.
Sot, një deputet, djalë i ri, vetëm pse guxoi të përballet me dy klanet më të rrezikshme mafioze të vendit, klanin Rama dhe klanin Xhafaj, ai festoi ditëlindjen pardje në burgun e Fierit, Ervin Salianji.
Pse denoncoi në parlament trafiqet që bënte Gerond Xhafa.
Dhe po të mos e denonconte, ai nuk do përfaqësonte qytetarët shqiptarë. I bëri detyrën dhe sot është në burg.
Kryetari i një partie tjetër është në burg Ilir Meta. Pasi e zvarritën në mes të rrugës dhe e goditën si person nën hetim, pa akuzë.
Kështu vepronte vetëm diktatura staliniste. Edhe ajo ndiqte disa rregulla, kurse ky nuk ndjek asnjë rregull.
Po u rikujtoj këtu se një studiues i madh, historian që ka studiuar diktaturat, formën më të keqe midis të gjithë diktaturave quan këtë që kemi ne sot, diktaturën e bandës. Më e keqe se nazistja, më e keqe se komunistja, më e keqe se teokratikja. Se kjo nuk ka asnjë rregull. Këtu rregullin e bën banda.
Shkon ti për të marrë leje sipas ligjit, kot e ke, drejtoresha e përgjithshme e lejeve është përfaqësuese e bandës më të rrezikshme, e merituar prej tyre me Edi Ramën.
U thashë, nuk ishte kështu. Këto forma nuk ekzistonin në diktaturën tjetër. Ajo kishte karakter ideologjik. Por për të marrë një leje për të ndërtuar shtëpinë tënde, e merrje ose në lokalitet, ose në komitet ekzekutiv, kurse sot po nuk e firmosi Edi Rama, leje nuk ka. Dhe po nuk kaloi tek kjo zonja e bandave, leje nuk ka.
Dhe ai del e thotë se babai im, xhelat, qëndroi në anën e drejtë të historisë. Pra bën apoleogjinë e plotë të asaj diktaturë që gjoja e luftoi, për të justifikuar këtë diktaturë.
Kjo diktaturë, nëse keni lexuar rezolutat e fundit të partive të qendrës së djathtë, ata i kanë bërë përcaktimin më të vërtetë, një sipërmarrje e përbashkët krim dhe pushtet, ky është realiteti.
Kjo diktaturë ka shndërruar zgjedhjet në fasadë, ndaj dhe kërkohet nga çdo qytetar liridashës, nga të gjithë ata që kanë sakrifikuar për liri, të angazhohen me të gjithë fuqinë e tyre kundër saj.
Por një gjë, në rrafshin e identitetit kombëtar dhe të kombit në tërësi, këtë që i ka bërë regjimi i Edi Ramës kombit shqiptar në 10 vite, nuk ia ka bërë asnjë diktaturë, asnjë pushtim në asnjë kohë. Që nga koha e Dushanit gjer sot.
Vetëm në hapësirën e BE, në zonën e Shengenit, statistika e fundit e Eurostat thotë se janë larguar nga viti 2014 gjer sot 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Nuk ka dramë më të madhe se sa të bëhemi dëshmitarë të shuarjes para syve tanë të kombit tonë.
A e merrni me mend, me Edi Ramën në pushtet, këta 1 milionë që kanë ikur, do marrin brenda 7-8 viteve edhe 1 milion të tjerë për t’i nxjerrë nga kthetrat e saj.
Pra, ky është një proces absolutisht për ekzistencën ose mosekzistencën e kombit, kjo betejë.
Pra, ne jemi në fushatë elektorale, kërkohet që të bëjmë të pamundurën në mënyrë që me 11 maj të ndajmë Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe që e ka ngërthyer. Ta nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e këtij regjimi që bazohet në drogë, në vjedhjen e shqiptarëve dhe krimin.
Shqipëria është përgjysmuar. U garantoj se ato rezultate të censusit janë gënjeshtra. Në Shqipëri sot mund të ketë më pak shqiptarë se në Kosovë. Kjo është e vërteta. Vendi po tretet para syve tanë. sn
Prej fillimit të këtij viti, kushdo që i plotëson kriteret, mund të bëhet pjesë e Forcës Rezerviste në Shqipëri.
Ligji që është votuar më 19 dhjetor të 2024-tës, ka hyrë tashmë në fuqi dhe parashikon që Forca Rezerviste të përbëjë 20% të forcës aktive në ushtri, ose të arrijë një personel prej rreth 2.100 vetash në 5-6 vjetët e ardhshëm.
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, tha në Kuvend gjatë miratimit të ligjit se rezervistët që do të thirren për të dhënë kontributin e tyre, do të jenë krah Forcave të Armatosura në misione ushtarake, humanitare, apo civile, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.
“Ky shërbim do të ofrojë një fleksibilitet operacional, duke mundësuar mobilizim të shpejtë gjatë krizave ose emergjencave”, tha Vengu.
Qëllimi i Ligjit për Forcën Rezerviste
Sipas ligjit, mosha maksimale për t’u bërë pjesë e Forcës Rezerviste është 50 vjeç për ushtarët/detarët, 55 vjeç për nënoficerët dhe 60 vjeç për oficerët.
Kohëzgjatja e shërbimit si rezervist është nga 14 deri në 45 ditë në vit, por edhe më gjatë, në rast se kërkohen stërvitje më specifike, pjesëmarrje në operacione apo misione ndërkombëtare të drejtuara nga OKB/NATO/BE, në operacione apo misione humanitare apo në operacione në mbështetje të mbrojtjes civile.
“Për të përballuar gamën e sfidave dhe vështirësive që, kohëve të fundit, janë gjithnjë e në rritje, forcat e shërbimit ushtarak në rezervë duhet të konsiderohen si një pjesë e vlefshme dhe e çmuar e Forcave tona të Armatosura. Do të luajnë një rol të rëndësishëm, praktik e konkret në përballimin e sfidave të çdo natyre e lloji”, thuhet në relacionin që e shoqëron ligjin.
Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku, thotë për Radion Evropa e Lirë se ligji vjen si domosdoshmëri përballë situatës së re të sigurisë në mbarë botën.
“Qëllimi i ligjit është ta rrisim forcën ushtarake, komponentin ushtarak, në adresim të sfidave dhe kërcënimeve të sigurisë, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin dhe për Aleancën e Atlantikut të Veriut”, thotë Kollçaku.
Ai sqaron se, në thelb, është një shërbim vullnetar, ku mund të përfshihet çdo shtetas shqiptar që i plotëson kriteret.
Por, edhe pse i tillë, ka disa detyrime e madje përcakton edhe masa administrative e penale, nëse individi që ka firmosur kontratën, nuk i përgjigjet thirrjes për t’u paraqitur kur ushtria ka nevojë për kontributin e tij.
“Ushtarakët, të cilët në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë dalë në rezervë sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura, si dhe shtetasit civilë, të cilët i plotësojnë kriteret e pranimit të shërbimit ushtarak në rezervë, rekrutohen nëpërmjet procedurës së konkurrimit dhe nënshkruajnë kontratën përkatëse për shërbimin ushtarak në rezervë, me kohëzgjatje jo më pak se dy vjet, me të drejtë rinovimi”, shpjegon Kollçaku.
Lëvdata dhe rezerva
Eksperti i sigurisë dhe mbrojtjes në Shqipëri, Redon Qiriazi, thotë se ligji është një vlerë e shtuar për Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe se vjen në përputhje me objektivat strategjike të vendit për të rritur ndërveprimin dhe kapacitetet ushtarake të mbrojtjes.
Megjithatë, ai i ka disa rezerva.
“Mund të jetë edhe një lëvizje politike. Forca Rezerviste do të mundësonte të shfaqte në shifra një forcë ushtarake më të madhe sesa jemi, për të plotësuar kriteret e NATO-s”, sipas tij.
Ai e sheh me shqetësim edhe kufirin maksimal të moshës së përcaktuar për kategori të ndryshme të rezervistëve.
“Kemi të bëjmë me persona të moshës 55-60 vjeç. Kjo të bën të mendosh se kemi të bëjmë me individë disi të plakur. Aftësia për të qenë operacional, është pak e vështirë për shkak të moshës”, thotë Qiriazi.
Por, ndryshe mendon deputeti socialist, Kollçaku.
“Kriteret janë specifike për çdo funksion”, thotë ai.
“Për shembull, nëse duhet një specialist për kontrollin e trafikut ajror në kuadër të ndonjë stërvitjeje të NATO-s, do të thirret një specialist nga shërbimi civil ajror, apo në një rast tjetër një mjek, një specialist IT etj. Në këto raste nuk përbën asnjë pengesë mosha, sepse flasim për njerëz me përvojë të vyer”, sipas tij.
Gjithsesi, eksperti Qiriazi thotë se njëfarë shqetësimi përbën edhe fakti se rezervistët do të kenë të drejtë të përfshihen në misione ndërkombëtare.
“Kur njësitë stërviten bashkë, kur bëhet fjalë për misione si në Irak apo Afganistan, futja e tyre brenda njësive them se do të cenonte integritetin e njësisë. Nëse nuk trajnohesh në mënyrë të përhershme, ndikon në paraqitjen e njësisë”, thotë ai dhe shfaq shpresën që këto çështje, të rregullohen me akte të veçanta ligjore.
Çka mendojnë qytetarët?
“Shumë mirë që u miratua, i duhet vendit tonë, duhej të ishte miratuar më herët”, thotë për Radion Evropa e Lirë 78-vjeçari Riza Proko, i cili ka kryer dy vjet shërbim të detyrueshëm ushtarak në kohën e diktaturës komuniste.
“Duam dhe shpresojmë për paqe, jo luftë, por masat nuk janë kurrë të tepërta. Po nuk e mbrojtëm vetë vendin, kush do të na mbrojë?”, thotë një 69-vjeçar.
Për ish-ushtarakun Petrit Maliqi, para ligjit duhej të ishte bërë më shumë për t’i vënë në funksion bazat dhe infrastrukturën ushtarake.
“Kam qenë vetë ushtarak, kam mbaruar shkollën. Por sot, për fat të keq, disa struktura shumë të mira që i kemi pasur, janë shkatërruar”, thotë ai.
“Italia, Serbia, Greqia, në krahasim me ne, kanë ushtri më të fortë. Ne kemi shumë gjeneralë, por nuk kemi ushtarë. Rezervistët mund të shërbejnë për fatkeqësi natyrore, por për situata lufte…. Ku do të bëjnë stërvitje këta?”, pyet Maliqi.
A duhet kthyer shërbimi i detyrueshëm ushtarak?
Prej se Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, në Shqipëri është folur herë pas here për nevojën e rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, i cili është hequr në vitin 2010, pas anëtarësimit në NATO një vit më herët.
Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Kollçaku, thotë se kush e ka kryer këtë shërbim, e ka më të lehtë të pranohet si rezervist, ndërsa të tjerët duhet t’u nënshtrohen testimeve dhe trajnimeve.
Ai shton se kjo çështje është diskutuar brenda qarqeve vendimmarrëse, por se ende nuk ka ndonjë gjë konkrete.
“Kur është e gjithë popullata e stërvitur, është më mirë kur ka kërcënime e rreziqe të shkallës së gjerë… Ideja e [shërbimit të detyrueshëm] qarkullon, nuk ka vendimmarrje, do të jetë në vlerësim të kërcënimeve, sfidave, nevojave…”, thotë Kollçaku, duke shtuar se si ish-ushtarak, ai është pro.
Rikthimi i ushtrisë, mirë do të ishte, por ku të shërbejnë? Nuk kemi reparte këmbësorie, artilerie etj”.
Qiriazi, i cili ka shërbyer për tetë vjet në Forcat e Armatosura, thotë se është pro rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
“Mendoj se shumë të rinj do të përgjigjeshin pozitivisht. Jo të kthehet ushtria siç ka qenë me dy vjet, por me disa muaj”, thotë ai.
Edhe qytetarët që folën për Radion Evropa e Lirë, janë për rikthim të këtij shërbimi, edhe pse e shohin pak të vështirë.
“Sigurisht që është mirë të ketë një disiplinë, përgatitje. Por, shërbimi ushtarak i detyrueshëm është vështirë të aplikohet, se rinia është duke ikur”, thotë 78-vjeçari Riza Proko.
“Rikthimi i ushtrisë, mirë do të ishte, por ku të shërbejnë? Nuk kemi reparte këmbësorie, artilerie etj. T’i rimëkëmbim njëherë këto, e pastaj…”, thotë Petrit Maliqi.
Forca aktive e Ushtrisë së Shqipërisë përbëhet prej 8.500 pjesëtarësh, ndërsa me rezervistët pritet të rritet për rreth 2.100.
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë prej vitesh bën thirrje që të rinjtë të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.
Qeveria ka miratuar edhe financa shtesë për punonjësit e sektorit të mbrojtjes. Shtesa në pagë shkon deri në 700 euro.
Shqipëria, gjithashtu, pritet të rijetësojë industrinë e vjetër ushtarake.
Sipas autoriteteve, ideja ka lindur si nevojë pas ndryshimeve gjeopolitike.
Në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare thuhet se synohet modernizimi i Forcave të Armatosura për t’iu përgjigjur sfidave të reja të sigurisë.
Në korrik të vitit të kaluar, Këshilli Evropian ka miratuar një paketë ndihme prej 13 milionë eurosh për të mbështetur Ushtrinë e Shqipërisë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur auditim për ngjarjen e djeshme ku u shemb një pjesë e digës së hidrocentralit të Sasajt në Bunec të Lukovës.
KLSH do të verifikojë shkaqet që çuan në situatën problematike të ditës së djeshme, që solli dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas burimeve të KLSH, objekt i kontrollit do të jetë jo vetëm kompania që ka në pronësi këtë strukturë mbi anën teknike, cilësinë e punimeve si dhe atë të projektimit, por edhe institucionet që kanë për detyrë të kontrollojnë këtë HEC dhe të tjerë.
Pas shembjes së digës uji vërshoi në Bunec duke përmbytur dhjetëra banesa dhe biznese, por fatmirësisht pa dëme në njerëz. Panorama
Zyrtari i PD, Dorian Teliti, njëkohëshisht nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, e sheh të afërt, ditën e arrestimit të kreut të Bashkisë, Erion Veliaj, kjo për shkak të vjedhjeve të shumta që ka bërë nën drejtimin e një prej institucioneve më të mëdha të pushtetit vendor.
Në një intervistë për Syri Tv në edicionin e mesidtës, Teliti tha se Veliaj do të japë llogari për paratë e vjedhura nga taksapaguesit e Tiranës, ndërsa shtoi se SPAK së paku duhet të kishte pezulluar ose larguar nga detyra.
Sipas Telitit, Veliaj e ka shkelur ligjin për të disatën herë, pavarësisht se SPAK, nuk e ‘sheh’ një gjë të tillë.
Është telenoveli me seri, që fundi dihet. Veliaj një ditë do përballet me drejtësinë. Pak po e sigurtë. Mullari i madh i klinetelizimit, paratë e zhdukura do japin llogari, deri në rikthimin e atyre parave në buxhetin e Bashkisë së Tiranës. Ai u bë një nga drejtuesit e punëve të kqëia të punëve të Tiranës, marrëveshje me ndërtuesit për pronën publike, qindra milionë euro të incineratorëve që s’ekzistojnë.
Kemi një deklaratë të SPAK të dhjetorit, kemi arritur në konkulzion se kemi prova konkrete për 4 akuza, do mjaftonte kaq që SPAK të merrte masë arresti në burg ose shtëpi, do ishte rast i pezullimit të mos bënte më korrupsion.
SPAK po fluturon rreth Harabelit, dhe vetëm zogun s’po sheh. Së paku duhet të pezullohet. Kemi shkelje e abuzime me detyrën hap pas hapi. Veliaj në krye të Tiranës, e shkel ligjin për të disatën herë,e ka pranuar edhe vetë, edhe pse SPAK nuk i dëgjon këto gjëra. Arrestimi dhe dënimi i tij është i afërt, të paktën ta kishin pezulluar ose larguar nga detyra.
Në bashkinë Kavajë u zhvillua ceremonia e dekorimit me titullin e mirënjohjes personalitete që kanë kontribuar për kauzën shqiptare si: Ambasadori amerikan, William G. Walker.
Ceremonia u organizua nga Bashkia Kavajë dhe Shoqata e të Përndjekurve Anti-Komunistë.
Fisnik Qosja: Të nderuar miq, sot kam nderin që të bëjmë këtë aktivitet të veçantë për miq të veçantë të Kavajës.
Kavaja është një derë e madhe dhe sot nderojmë këtë traditë të shtrenjtë të të parëve tanë, duke pritur në 26 -vjetorin e ngjarjes së Raçakut tre zëra të fuqishëm të çështjes shqiptare. Ilir Ikonomi gazetari dhe intelektuali i virtytshëm, I palodhur dhe frymëzues për të ndriçuar historinë e kombit.
Beqir Sina, përfaqësues i një familje të persekutuar antikomuniste. Simbol i një trashëgimie të dhimbshme dhe një burim force të palodhshme për lirinë dhe të drejtat e popullit shqiptar.
Sot mblidhemi me krenari të ligjshme për të nderuar me krenari një mik të madh të kombit shqiptar. Ambasadorin William G. Walker, një personalitete që do të mbetet përgjithmonë i gdhendur në kujtesën tonë historike si simbol i të vertetës, drejtësisë dhe ndërgjegjes ndërkombëtare. Ambsadaori Wallker. Pranoni fillimisht përshëndetjet më të ngrohta nga qyteti i Kavajës. Qytetin që simbolizon në vendin tonë, vlerat e larta të guximit ne besimin në zot dhe lirin. Kavaja është krenarë që ka nderin që t’ju mirëprese e t’ju nderojë.
Nëpërmes këtij gjesti ne duam të dërgojmë një mesazh të qartë, mirënjohja jonë për ju dhe për atë që përfaqësojnë nuk do të shuhet kurrë. Sot përulemi përpara rolit tuaj të jashtëzakonshëm në mbrojtje të të drejtave të popullit shqiptar në Kosovë gjatë kohëve më të vështira të historisë sonë të afërt si udhëheqës i misionit fakt mbledhës ne Kosovë. Ju u bëtë një deshmitar përballe dhunës dhe gjenocidit. Zeri juaj pas masakrës së Reçakut trondit ndërgjegje e komunitetit ndërkombëtar dhe hodhi dritë mbi dhunë ndaj popullit të Kosovës. Ende degjohet jehona thënies tuaj që ky është “krim kundër njerzimit”. SN
Edhe ditën e sotme, përfaqësues, deputetë të opozitës dhe qytetarë janë mbledhur para bashkisë së Tiranës ku kërkohet largimi dhe arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj.
Aktori Mehdi Malkaj, gjatë fjalës së tij u shpreh se qeverinë duheta ta bësh zap e ta kontrollosh jo ta lesh të lirë këtë (Ramën) që vjen e i bie në gjunjë Melonit se do i rregullojë marrëdhëniet me Trump, se ky mendon se Trump e ka mendjen te ai.
‘Zonja e zotërinj kudo e sido që jeni ju bëj thirrje si një qytetar i zakonshëm shqiptar, duhet ta mbrojmë Shqipërinë me gjak e me djersë se na iku Shqipëria, nga duart e këtyre rilindasve’- u shpreh Malkaj.
Mehdi Malkaj:
“Gjyshja ime thoshte se nuk më dhemb koka në një vend. Jemi në këtë fazë që nuk na dhemb koka vetëm në një vend, por na dhemb e gjitha.
Të nderuar zonja e zotërinj, edhe ju policë ta gëzoni Shqipërinë që ka mbetur, ta gëzoni për momentin se do shitet dhe ajo copa-copa se ka dalë një, (nuk shaj as dot) por ka dalë një plehrë, që mer gjithçka që i del përpara.
E zotërinj polic edhe ju jeni për ta mbrojtur Shqipërinë, që e martë e mira.
Shqipëri, më jep nder më jep emrin shqiptar, zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr.
Ku jemi me Naimin? Këta nuk janë rilindas, janë plehra, si nuk kam një grusht të fuqishëm tha Migjeni me ja ngjesh këtyre.
Zonja e zotërinj kudo e sido që jeni ju bëj thirrje si një qytetar i zakonshëm shqiptar, duhet ta mbrojmë Shqipërinë me gjak e me djersë se na iku Shqipëria.
Ata që dinë pak histori e dinë që populli trim i Tepelenës dhe Vlorës kanë derdhur gjak për pak vend dhe ky e shet : He mo ti mere se kot e kemi aty’.
Qeverinë duhet ta bësh zap e ta kontrollosh, jo ta lesh të lirë këtë (Ramën) që vjen e i bie në gjunjë Melonit se do i rregullojë marrëdhëniet me Trump, se ky mendon se Trump e ka mendjen te ai”.
Gazetari shqiptar që jeton në Francë, Genc Burimi ka ngritur shqetësimin, se Edi Rama ka ngritur në ankand Shqipërinë, duke dhënë e duke bërë dhurata, pa pyetur askënd.
Gjatë bisedës në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Burimi u shpreh se, kur drejtësia nuk e thirri Ramën për çështjen McGonigal, atë nuk e prek më.
‘Në momentin që Edi Rama nuk u thirr për dosjen McGonigal, pasi në fund të fundit, drejtësia kishte dhe një lloj justifikimi sepse McGonigal u dënua në Amerikë, edhe për atë që kishte bërë në Shqipëri.
Kur nuk u thirr as për këtë çështje, kuptohet se Rama ka ‘karta bianka’ që ta vendosë komplet vendin tonë në shitje, në ankand, ta bëjë dhuratë, sepse nuk e thërret njeri, sepse është bërë i paprekshëm. E ngatërron veten me sulltanin, Emirin e Dubait, duke u ulur në gjunjë ashtu, sikur ishin në një konkurs devesh, për të marrë çmimin e fituesit.
Vetëm sulltanët nuk kanë pasqyrë ku të shikohen, si puna e Putin që bën atë lloj mizanskene, kështu është bërë dhe Rama.
Gjithçka e bën në emrin e tij.
Kjo nisi që në kohën e tërmetit kur shpërndante shtëpitë, sikur ua pagoi ky shtëpitë. Kemi një problem patologjik që nuk e bën dot më ndarjen mes personit të tij dhe funksionit të përkohshëm që ka, të përkohshëm.
Sa më shpejt vendi ynë të bëjë një reformë institucionale ku të inkuadrohet me një mandat të vetëm kryeministri, aq më të shpëtuar do të jenë shqiptarët’, tha Genc Burimi në SYRI TV.
Komentet