VOAL

VOAL

LETS BE HUMAN! LE TË JEMI NJERËZORË! LE TË BËHEMI NJERËZORË! A NUK JEMI NJERËZ APO JO ?! (FOTOREPORTAZH) Nga Ardit Gavani

Këtë fundjavë vendosëm ta privonim veten nga kënaqesitë e pushimeve verore, por morëm një kënaqësi shumë herë më të madhe duke ndihmuar një shtresë njerëzish që na shoqërojn cdo ditë në rutinën tonë duke na kërkuar lëmoshë, por që shumica prej nesh vendos ti injorojë.

U dhamë një vakt të ngrohtë dhe pije të ftohta, u ulëm me ta për të dëgjuar problemet që kishin dhë per të parë një realitet tjetër. Një realitet të egër ku fati nuk të përkrah, njerëzit të injorojnë, të shikojnë me përcmim, dhe askush nuk të ndihmon. Historitë që dëgjuam na rrënqethën mishin dhe ishin thjesht mallëngjyese. Nga njerëz që prindërit i kishin lënë që të vegjël, tek të gjymtuarit e të semurit që zvarriten nëpër Tiranë, e deri tek ata që deri dje gëzonin një jetë normale, por jeta i përplasi me probleme të vështira dhe sot nuk mundeshin të kujdeseshin as për fëmijet e tyre e jo me për vete.

Por edhe pse mes vuajtjes dhe kushteve mizore ata ishin më të edukuar dhe të sjellshem se shumica e njerëzve “normalë”. Secili prej tyre u tregua mjaft i gatshëm të fliste me ne, shfaqen dëshiren të ndanin ate pak ushqim qe u dhamë, duke na treguar se ishin njerez me mundësi te vogla, por me një zemër shumë të madhe.

U larguam pa fjalë…nuk ka fjalë për të përshkruar atë cfarë ndjenim, është një ndjenjë që vetëm mund të preket e jo të përshkruhet. Me lot në sy u premtuam se herës tjetër do të riktheheshim duke i ofruar dicka më shumë. Ata na puthnin duart dhe ndërkohë që largoheshim na falenderonin pafund, edhe pse ishim ne ata që duhet ti falenderonim për këtë eksperiencë të paharrueshme që na ofruan…

Kjo levizje bëhet në kuader të nismës “Lets be human” dhe nuk përfundon me kaq. Shpresoj se secili prej jush të shfaqë deshirën të bashkohet me ne kunder këtij fenomeni brutal ku sistemi që shoqëria ka vendosur na ka bërë të pamëshirshëm edhe të ftohtë ndaj njeri tjetrit. Le te tregojmë që edhe pse me pak mundësi mund të arrijme gjëra të mëdha, le të tregojmë se kemi akoma pak njerëzi brënda nesh, le të tregojmë se më tepër sesa paraja dhe statusi shoqëror vlerësojmë vlerat morale dhe shoqërore, le të tregojmë se jemi njerëz. ‪#‎letsBeHuman‬ ‪#‎eestecTirana‬
‪#‎ThinkGloballyActLocally‬

Falenderojmë Pica Tala për ushqimet dhe PC Store Computers për pajisjet.

Ju lutem shpërndajeni që nisma të përhapet në më shumë njerëz.

Ky aktivitet u organizua nga EESTEC (Electrical Engineering STudents’ European Association) është një organizat jo-fitimprurëse, jo-politike që operon me studentët e shkencave kompjuterike dhe inxhinerisë elektrike. Organizata është krijuar në Hollande dhe e ka vendodhjen në 120 universitete në më shumë se 52 shtete të Europës. Që nga 1958 fokusi kryesor i EESTEC ka qënë krijimi I lidhjeve internacionale ndërmjet studentëve nga gjithë bota. Organizata arrin qëllimin e saj duke kryer trajnime për studentët si brënda edhe jashtë vendit, të cilat u lejojnë studentëve të jenë në koherencë me zhvillimet dhe shpikjet e fundit si dhe të të takojnë dhe të ndajnë eksperienca dhe njohuri me studentë dhe pedagogë nga gjithë bota. Në përfundim të trajnimeve organizata  i përfshin studentët në tregun e sotëm të punës. Ne organizojmë qindra evente akademike cdo vit të cilat mbështetin, trajnojnë dhe krijojnë lidera të së ardhmes duke u bërë kështu ura lidhëse midis univeristeteve dhe industrisë.

“EESTEC” ka rreth një vit që operon në Tiranë, aktualisht me 68 anëtare dhe numëron disa histori suksesi si “Tirana Programming Competition 2015”, “Tirana Arduino Trainings”, “Tirana proGrAmMING Training” dhe së fundmi nismën “Lets be human”.

Për projektet e ardhshme të “EESTEC JLC Tirana” na ndiqni në” www.facebook.com/eestectirana

This weekend we gave up from the enjoyable pleasure of summer holidays and gave credits to a greater pleasure while helping the less privileged people who roam the streets but unfortunately nowadays they are hugely ignored by most of us.

We offered them a warm meal and cold drinks, we sat down to listen to their problems and to see a whole new reality, a cruel one where fate abandons you, people ignore and look down at you but most importantly nobody cares to help.

The stories we heard were shocking and heart touching.

Orphans abandoned by their parents at a very young age, paraplegics/quadriplegics, that crawl through the streets of Tirana and those that not far from yesterday had a normal life, until they were faced with problems and difficulties that shredded their world into pieces , all of the sudden they become unable to look after their children and provide them with a normal life.

Even though they suffer and live in extreme poverty they were much more educated and polite than most of the ‘normal people’.

Each of them was willing to talk to us, they even offered to share with us that amount food that we gave, showing to everyone that they were people with small opportunities but with a noble heart.

We left speechless… there is no word to describe the way they felt, it is a feeling that can only be touched not described.

Through tears we promised them that next time we would be back offering something more than just food and drinks.

They kissed our hands and thanked us, even though we were the ones that should be thankful towards them for this unforgettable experience.

This activity was held according to the initiative “Lets be human” and we won’t stop here.

I hope every single one of you joins us against this brutal phenomena where the system of this society has made us ruthless and colder towards each other.

Let’s show to everyone that we can accomplish big things even if the opportunities are small, that above money and social status we are humans, and that’s the only reason we need to be kind to each other. .

We thank “Pica Tala” for providing us the food and “PC Store Computers” for filming equipments.

Please share so we can reach more people.

EESTEC (Electrical Engineering STudents’ European Association) is a non-profit and apolitical organization for students of electrical engineering and computer sciences, located in universities and technical schools in Europe (EECS) that offer an engineering degree. Since 1958 the main purpose is to support, to create and develop international connections between students , also to exchange ideas and to expand their knowledge. The association reaches its purpose by involving EECS students in industry and in the education system of different countries. EESTEC is a network of committees all over 56 universities of Europe, it’s the connective bridge between universities and industry, organizing academic events and activities that support and promote the technical performance, encourages development and ambition to achieve high technical and professional performance creating alliances with different organizations and institutions and preparing students to become future leaders. EESTEC also organizes leisure activities, professional workshops, cultural exchanges for students, throughout Europe by promoting European culture as well.

67891011 23451314

Misterioze – Pse policia fshehu vdekjen e 32 vjeçares së aksidentuar nga biznesmeni

Mister pas vdekjes së 32-vjeçares Bujana Bushi në një aksident rrugor në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur më 30 korrik dhe në aksident u përfshinë dy mjete dhe një motoçikletë.Vajza që humbi jetën prej 10 vjetësh banonte në Tiranë, ishte nënë e një fëmije 9 vjeç dhe e divorcuar.

Aksidenti u raportua pa pasoja nga ana e policisë së Qarkullimit Rrugor të Kavajës, vetëm me një të plagosur lehtë dhe ky ishte drejtuesi i motoçikletës. Për vajzën e aksidentuar me vdekje, policia nuk tha asnjë fjalë. Madje as në komunikatën zyrtare, ngjarja nuk u pasqyrua.

Pas aksidentit, familjarët e viktimës duke folur për “Gazeta Shqiptare” e konsiderojnë të qëllimshëm dhe krim fshehjen e ngjarjes. Ata ngrenë akuza ndaj rrugorëve të Kavajës për fshehje të rrethanave të aksidentit, vjedhje të parave si dhe të sendeve personale që vajza kishte me vete.

Vëllai, xhaxhai dhe dajat e Bujana Bushit pohuan se “kemi tri ditë që po sorollatemi në Komisariatin e Policisë së Kavajës për të mësuar se çfarë ka ndodhur. Po kërkojmë sendet personale, që sipas traditës vajza do t’i merrte me vete në arkivol, por nuk po gjejmë asgjë”.

Ata u shprehën se dyshojnë se vajza mund të jetë grabitur dhe vrarë. Ndërkohë, burime nga policia e Kavajës bënë me dije se vajza ka qenë pasagjere në automjetin e biznesmenit K.T. nga Vlora, i cili njihet si R.A.

Po dje, blutë pohuan se biznesmeni ka qenë shoferi i mjetit dhe se ai ka mbetur i plagosur (pra rezulton se në aksident janë plagosur dy persona dhe jo një siç u deklarua në fillim). Ai është duke u kuruar në spitalin e Durrësit, ku u dërgua së bashku me 32­vjeçaren pas aksidentit të ndodhur.

Gjithashtu, burimet policore pohuan se K.T. është arrestuar për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Për të njëjtën akuzë është arrestuar edhe drejtuesi i motoçikletës, i cili thuhet se i preu rrugën mjetit, me të cilin udhëtonte 32­-vjeçarja.

Fatos Klosi: Ministra dhe deputetë e pijnë drogën siç pihet rakia

Ish kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka deklaruar se propozimi për testin e drogës për deputetë, politikanë, gjyqtarë dhe pushtetarë të lartë, është një skenar për gjueti shtrigash dhe shantazhesh brenda politikës.

Klosi e ka konsideruar si një fakt të mirëqenë dhe zhvillim normal dyshimet se, disa politikanë kanë marrë drogë të llojeve të ndryshme. Madje, ish kreu i SHISH ka pohuar se ish ministra, ministra dhe deputetë e pijnë drogën siç pihet rakia. Ai ka paralajmëruar zhvillime të paparashikueshme nëse propozimi për testin e drogës kthehet në ligj.

“Të thuash sot se një ministër apo deputet pi drogë, është si të thuash piu një gotë raki. Përdorimi i drogës është problem personal. Është zgjedhjet personale. Dhe asnjë nuk mund të kritikohet për këtë. Por, ky propozim është bërë për të ngritur tymnajë, për të baltosur njëri-tjetrin. Ky propozim do të përdoret si shantazh. Politikanët do t’i bëjnë shantazh njëri-tjetrit. Nëse ky propozim miratohet, pasojat mund të jetë ndryshme. Nuk parashikohen pasojat”, u shpreh Klosi. Ish kreu i SHISH vlerësoi se drogën e përdorin edhe politikanë në botë për të kaluar situata tensionuese dhe për të qartësuar idetë.

“Edhe indigjenët e Amerikës e përdorin drogën për t’u qetësuar në raste situatash tensionuese. Droga qartëson idetë, mendimet dhe ndikon në rritjen e produktivitetit në punë e kudo”, u shpreh ish kreu i SHISH. Përdorimi i drogës nga deputetët Kreu i Partisë së Unitetit Kombëtar, Idajet Beqiri, tha se rrezikojmë të mbetemi pa Parlament nëse deputetëve do t’u bëhet testi i drogës.

“Dekriminalizimi duhet të nisë nga koka, pastaj të shkoj te këmbët. Në realitet fenomeni politikanë të droguar në vendin tonë këto 25 vjet, ka qënë shqetësues. Në këtë aspekt, bërja te politikanët e testit të drogës do të ishte e mirëpritur. Rrezikohemi të mbetemi pa Kuvend të Shqipërisë, sepse shumica e deputetëve duken sheshit, edhe pa testim, që janë të droguar”, u shpreh Beqiri. Ai akuzon Berishën se i ka interesuar të mbajë rreth vetes individë të droguar, që t’i ketë nën këmbë.

“Madje vendi do të mbetet pa opozitë, sepse në këtë kamp politik, Berisha nuk ka lënë askënd pa e futur nën efektet e drogës. Madje ai e kishte vendosur si kusht brenda kampit të vet politik, që pa qënë përdorues droge dhe i droguar, nuk mund të konkurroje për asnjë post drejtues. Kjo i duhej Berishës sepse nuk mund t’i vinte dhe t’i mbante në rresht dhe servil të bindur ata që i kanë bërë hije këto 25 vjet, pa qënë të droguar”, u shpreh Beqiri.

Dekriminalizimi Idajet Beqiri shprehet se këta të “droguar” kanë kriminalizuar vendin duke dalë kundër interesave të popullit. “Mirëpo përsëri, me gjithë se droga efektet i jep në kokë, përsëri si pjesë e dekriminalizimit konsiderohet si këmbët e saj. Koka e kriminalizimit janë krimet e rënda gjithëfarëshe që kanë bërë krerët e politikës duke mos lënë pëllëmbë e skutë të këtij vendi pa e inkriminuar.

Dhe këto krime të rënda, prej të cilave duhet të dekriminalizohet politika dhe e gjithë shoqëria shqiptare, nuk janë bërë nga të qënurit e politikanëve nën efektin e drogës, por prej të qënurit të tyre armiq të betuar të popullit dhe vendit të vet, grabitës, hajdut dhe të korruptuar gjerë në palcë”, u shpreh Beqiri.

FMN NUK E FIRMOSI ME QEVERINË KËSTIN E RRADHËS – ZHGËNJIMI NGA TË ARDHURAT DOGANORE ËSHTË I QARTË (VIDEO)

TIRANE- Rritja ekonomike nuk do te jete ajo qe shpresonim. Përfaqësuesi i FMN në Shqipëri, Jens Reinke në një intervistë për “News 24”, e sheh situatën ekonomike ne vend jo aq optimiste sa e paraqet kryeministri. Zhgënjimi nga të ardhurat tatimore dhe doganore, është i qartë tek përfaqësuesi i FMN.Ndonëse niveli i taksave në Shqipëri është më i lartë se vendet e rajonit, ka një mospërputhje mes tyre dhe të ardhurave që grumbullohen nga këto taksa.Pikërisht kjo është arsyeja përse misioni i FMN u largua nga Tirana pa firmosur një marrëveshje me qeverinë për këstin e radhës. Reinke bën transparente atë që nuk u bë nga qeveria, e cila ka kërkuar kohë për të për të përmirësuar mbledhjen e taksave.“Siç e dini këtu ka patur një mision të fMN që kanë parë çështjen e mosrealizimit të të ardhurave, së bashku edhe me disa ekspertë të tjerë të FMN-së kanë analizuar arsyet e mosrealizimit të të ardhurave. Ajo që ka ndodhur është se qeveria është e mendimit që përpara se të mendojë alternativat për të ndryshuar kuadrin e taksave do të donte kohë për të adresuar problemin e zbatimit të ligjit për pagimin e taksave ekzistuese duke marrë një sërë masash në regjistrimin e bizneseve, pagesa E TVSH, pra duan të përmirësojnë zbatimin e ligjit, përpara se të mendojnë për hapa të tjerë të ndryshimit të kuadrit të taksave. Misioni do të vijë më vonë për të vlerësuar progresin e bërë në përmirësimin e të ardhurave duke zbatuar kuadrin ekzistues. Dua të theksoj se vendimi i FMN për të mos nënshkruar marrëveshjen me qeverinë nuk është një reflektim negativ për programin pasi të gjitha targetet e programit janë realizuar, dhe performance është pozitive. Ka qenë vetëm koha që ka kërkuar qeveria për të realizuar ndryshime në mbledhjen e taksave duke përdorur sistemin ekzistues”, tha Reinke.

Për përfaqësuesin e FMN-së plani i të ardhurave nuk është realizuar deri tani edhe si pasojë e një paqartësie që mungon në buxhet nga zëri i të ardhurave të munguara nga përjashtimi i disa taksave të bëra nga qeveria. Ndaj edhe sipas Reinke kërkohet transparencë. Ky është edhe rekomandimi që FMN i bën ministrisë së Financave për ndryshimet në buxhet.

“Një rekomandim që ne kemi lidhet me çështjen e përjashtimit nga takat, për ti riparë ato. Sepse gjatë vitit të kaluar janë bërë disa përjashtime nga taksat që kanë shkaktuar një humbje në të ardhurat. Kjo mund të mos jetë shumë domethënëse në totalin e të ardhurave por është domethënëse në pjesën e mosrealizimit të të ardhurave. Rekomandimi ynë është të jepet se cila është kjo masë, pra sasia e të ardhurave që humbin nga përjashtimet dhe kjo të bëhet transparente në buxhet. Për pjesën tjetër ne duam të shikojmë të dhënat, cilat janë rezultatet që do të vijnë nga qasja për të luftuar kontrabandën dhe evazionin dhe më tej të vlerësojmë se cila do të ishte masa e përshtatshme për axhiustimin”, tha Reinke.

Përsa i përket rritjes ekonomike për 2015-ën , FMN nuk ndryshon qëndrim. Sipas Reinke rritja pritet të jetë rreth ose me pak se 3%. Por pavarësisht parashikimeve, misioni i FMN do të rikthehet në Tiranë për të analizuar performancën e qeverisë. Vlerësime këto që do të jenë përcaktuese edhe për lëvrimin e këstit të radhës së kredisë që pritet në fillim të vitit të ardhshëm.

INTERVISTA E PLOTE
Tashmë ka kaluar më shumë se gjysma e vitit, si ju duket performanca e ekonomisë shqiptare?
Ekonomia nuk ka ndryshuar shumë, kemi një rritje të lehtë, pozitive por norma e rritjes nuk është aq e lartë sa kishim shpresuar dhe dëshiruar. Ekonomia është stabël, megjithatë ka disa pengesa që e kufizojnë mundësinë e rritjes ekonomike, të cilat duhet të kapërcehen për të patur një rritje ekonomike më të lartë sic është zbatimi i legjislacionit dhe çështjet që kanë lidhje me pronësinë dhe sistemin gjyqësor. Këto janë themelet që forcojnë eficencën e sektorit privat. Por politikat e ndërmarra nga qeveria janë në përputhje me axhendën e rritjes ekonomike.

Si do t’i vlerësonit reformat e deritanishme të qeverisë?
Qeveria ka një axhendë reformash mjaft ambicioze dhe ne kemi qenë të impresionuar nga zbatimi i tyre, siç është ajo e pensioneve e cila në mjaft vende ka hasur në shumë vështirësi dhe kundërshti këtu, është miratuar përpara afatit dhe zbatimi i saj ka ecur pa probleme. Reforma në sektorin e energjisë elektrike e cila është akoma edhe më komplekse sepse nuk ka të bëjë vetëm me ristrukturimin e kompanive, por edhe me forcimin e disiplinës së pagesave të faturave nga ana e individëve. Rezultatet e kësaj reforme kanë qenë mjaft të kënaqshme përsa i përket përmirësimit të sektorit. Ka të tjera reforma në sektorë të tjerë që nuk përfshihen në mandatin tonë siç është ajo në sistemin gjyqësor dhe atë të pronësisë së tokës të cilat nëse do të zbatohen do të rrisin potencialet e rritjes ekonomike.

Qeveria ka përgatitur një projektligj për të zgjidhur çështjen e pronave, nuk e di sa jeni në dijeni të këtij projektligji, si mendoni sa do ta zgjidhë në të vërtetë çështjen e pronave?
Qeveria duhet të përgëzohet që po merret me një çështje që ka qenë prej kohësh, prej 25 vjetësh, e pa zgjidhur dhe tani është bërë përparim. E kam parë draftin por unë nuk jam jurist për të dhënë një mendim për këtë, sepse është përtej kompetencave të mia. Është e rëndësishme se partnerë të tjerë që kanë mandat në këtë fushë, si dhe KiE dhe BE japin ekspertizë dhe i inkurajojmë që të gjejnë një zgjidhje përfundimtare për këtë çështje.

Të paktën deri tani të dhënat zyrtare flasin për pesëmujorin e parë të vitit për mosrealizim të të ardhurave nga doganat dhe tatimet, ju e shihni si shqetësim?
Të ardhurat në gjysmën e parë të viti kanë qenë më të ulëta nga sa priteshin. Ka arsye që e shpjegojnë këtë, disa kanë ardhur nga faktorë të jashtëm si është çmimi i naftës, por të tjera më së shumti kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit me pagesën e taksave në fuqi dhe qeveria ka vendosur të marrë kohë për të adresuar problemet e zbtimit të ligjit për taksat. Performancë e dobët në sistemin e taksave e të ardhurave, është një shqetësim që ne e ndajmë me qeverinë dhe që programi të jetë i sukseshëm do të duhet që të ketë përmirësim në mbledhjen e taksave dhe një axhustim fiskal për të arritur objektivat e programit.

Kjo mungesë e mosrealizimit të të ardhurave kryesisht nga tatimet e doganat ka penguar që FMN të mos firmosë marrëveshjen e radhës?
Siç e dini këtu ka patur një mision të FMN që kanë parë çështjen e mosrealizimit të të ardhurave, sëbashku edhe me disa ekspertë të tjerë të FMN-së kanë analizuar arsyet e mosrealizimit të të ardhurave. Ajo që ka ndodhur është që qeveria është e mendimit që përpara se të mendojë alternativat për të ndryshuar kuadrin e taksave do të donte kohë për të adrësuar problemin e zbatimit të ligjit për pagimin e taksave ekzistuese duke marrë një sërë masash në regjistrimin e bizneseve, pagesa e TVSH, pra duan të përmirësojnë zbatimin e ligjit përpara se të mendojnë për hapa të tjerë të ndryshimit të kuadrit të taksave. Misioni do të vijë më vonë për të vlerësuar progresin e bërë në përmirësimin e të ardhurave duke zbatuar kuadrin ekzistues. Dua të theksoj se vendimi i FMN-së për të mos nënshkruar marrëveshjen me qeverinë nuk është një reflektim negativ për programin pasi të gjitha targetet e programit janë realizuar, dhe performanca është pozitive. Ka qenë vetëm koha që ka kërkuar qeveria për të realizuar ndryshime në mbledhjen e taksave duke përdorur sistemin ekzistues.

Është parashikuar që të ndërhyhet në buxhetin e shtetit për vitin 2015, ju ku mendoni se duhet të ndërhyhet për të realizuar të ardhurat?
Së pari qeveria ka hartuar dhe miratuar një buxhet të rishikuar dhe ju do t’i shikoni vetë se cilat kanë qenë ndryshimet. Ideja kryesore është përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave duke zbatuar ligjet ekzistuese. Ne e mbështesim këtë qasje gjithqashtu kemi diskutuar një menu politikash të mundshme edhe për politikën fiskale të 2016-ës, të cilat do t’i diskutojmë gjatë misionit të ardhshëm. Por nuk është se ka në axhendë tani rritje taksash. Ideja është vetëm strategjia e rritjes së të ardhurave përmes sitemit ekzistues dhe nëse kjo gjë arrihet, atëherë axhustimi fiskal i nevojshëm për të arritur objektivat e programit dhe uljen e borxhit publik do të jetë minimal.

Çdo të thotë një axhustim minimal i treguesve fiskalë, cfarë duhet prekur sipas jush, investimet, shpenzimet. Çfarë diuhet nërë konkretisht, FMN ku e këshillon qeverinë dhe ministrinë për të rregulluar këta tregues?
E para mendoj se kjo pyetje është e parakohshme për tani dhe në momentin që do të jetë koha ministri i Financave është personi i përshtatshëm për t’u dhënë përgjigje. Tani qasja e qeverisë është lufta ndaj evazionit fiskal dhe kontrabandën, dhe në varësi të rezultateve që do të vijnë nga kjo qasje do të dalin edhe se sa do të jetë e nevojsme një axhustim fiskal më shumë a më pak. Qeveria ka në dispozicion një menu zgjedhjesh qoftë për shpenzimet, tatimore apo jo tatimore por vendimi është një vendim politik që i takon qeverisë.

Një rekomandim që ne kemi lidhet me çështjen e përjashtimit nga taksat për t’i riparë ato. Sepse gjatë vitit të kaluar janë bërë disa përjashtime nga taksat që kanë shkaktuar një humbje në të ardhurat. Që mund mos të jetë shumë domethënëse në totalin e të ardhurave, por është domethënëse në pjesën e mosrealizimit të të ardhurave. Rekomandimi ynë është të jepet se cila është kjo masë pra sasia e të ardhurave që humbin nga përjashtimet dhe kjo të bëhet transparente në buxhet. Për pjesën tjetër ne duam të shikojmë të dhënat, cilat janë rezultate që do të vijnë nga qasja për të luftuar kontrabandën dhe evazionin, dhe më tej të vlerësojmë se cila do të ishte masa e përshtatshme për axhustimin.

Në fund dua t’ju them dicka. Normat e taksave në Shqipëri nuk janë të ulëta. Ato janë në linjë me vende të tjera të rajonit apo europiane, madje në disa raste disa taksa janë më të larta se vendet e tjera të krahasueshme me Shqipërinë, por të ardhurat që mblidhen nga taksat janë të ulëta, pra ka qartësisht një mospërputhje mes nivelit të taksave dhe të ardhurave që grumbullohen nga këto taksa. Pikërisht këtë mospërputhje qeveria do ta adresojë dhe këtu është edhe pjesa që qeveria mëshon më fort për të patur progres në realizimin e të ardhurave.

Ju po thoni që qeveria kërkon kohë, ndërkohë që jemi në fund të korrikut. A ju duket normale një gjë e tillë, a mos është e vonuar qeveria në këtë drejtim?
Mendoj që është mirë që problemet të adresohen atëherë kur ato identifikohen dhe ne duhet t’i japim qeverisë meritën që i takon për adresimin e një çështjeje që nuk është e re por ka ekzistuar. Kjo nuk është një çështje që duhet të sigurojë të ardhurat për të përballuar shpenzimet e këtij viti, por është një çështje afatgjatë për të stabilizuar financat publike dhe siguruar qëndrueshmërinë e borxhit publik, është më mirë që të rriten taksat apo të paguhen ato që janë në fuqi? Unë mendoj se qeveria ka marrë vendimin e duhur dhe është një çështje e barazisë ndaj taksapaguesve sepse alternative ndaj kësaj qasjeje ishte që të rriteshin taksat dhe të dënoheshin ata që i paguanin ato. Kjo do të ishte përgjigja klasike por jo gjithonë kjo funksionon, sepse kur rriten taksat rritet edhe mundësia për të bërë evazion. Dhe kur të bësh evazion është kaq e thjeshtë, dhe rritja e taksave nuk është efektive. Unë shpresoj se qeveria do të jetë e sukseshme në këtë aksion dhe nëse do të jetë kështu atëherë duhet t’i japim meritat qeverisë.

Deri tani nuk kemi dëgjuar nga qeveria për strategji, po flasim për aksion, që nuk duket edhe shumë e përshtatshme për tatimet, për çfarë bëhet fjalë kur themi që qeveria ka vendosur? Ka ndonjë strategji që do të nisë në shtator?
Qeveria ka marrë staf të ri shtesë për ta realizuar këtë strategji sa u përket ndryshimit të faturave fiskale, duke bashkëpunuar edhe me përfaqësues të biznesit për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe rritur ndërgjegjëimin për pagimin e taksave, për të rritur numrin e bizneseve të regjistruara dhe formalizuara.

Kur flasim për zbatim të ligjit në mbledhjen e taksave, ligji nuk është zbatuar nga biznesi apo nga administrata tatimore, nga të dyja palët?
Është pyetje interesante, filozofike, unë mendoj se ka më shumë se një palë përgjegjëse në zbatimin e ligjshmërisë dhe qeveria po i përfshin të gjitha palët për respektimin e ligjit.

Çfarë parashikoni deri në fund të vitit? A do të arrihet objektivi për rritjen ekonomike? Ju fillimisht keni parashikuar rritjen deri në 3%, a i përmbaheni ende këtij niveli rritjeje?
Parashikimi për 2015 nuk ka ndryshuar shumë, rreth 3% ose dicka më pak se 3%. Rritja do të ishte më e lartë nëse do të adresoheshin disa nga pengesat që ne diskutuam, por këto do të japin efekt në një periudhë afatmesme kur ne parashikojmë një rritje edhe më të lartë. Disa nga çështjet që po adresohen nga qeveria dhe që do të sillnin impakt në rritjen ekonomike është ajo e kredive me probleme. Është hartuar një strategji nga ana e qeverisë për të rikuperuar kreditë me probleme ku janë të përfshirë me shumë aktorë, BSH, por edhe ministritë e tjera, si dhe ajo e Drejtësisë. Në përgjithësi qeveria ka një program reformash ambicioz dhe agresiv të cilat do të mbështesin rritjen në afatin e mesëm. Por nuk besoj të ketë shumë ndryshime mes periudhës së tanishme dhe fundit të vitit.

Meqenëse dolëm te kreditë e këqija, FMN çfarë ka sugjeruar për zgjidhjen e këtij problemi për uljen e nivelit të kredive, cila do të ishte më e mira që duhet bërë sipas FMN?
Përsa i përket çështjes së kredive me probleme është një grup pune i drejtuar nga ministria e Ekonomisë, e cila ka hartuar një strategji gjithëpërfshirëse për të adresuar këtë problem. Një nga pengesat madhore janë vonesat e vendimeve gjyqësore, ndaj edhe në grupin e punës është e përfshirë ministria e Drejtësisë. Disa nga masat kanë të bëjnë me rregullime dhe përmirësime të procedurave ligjore për të ndihmuar edhe bankat, dhe nxitur biznesin për të paguar kreditë. Por siç ju thashë është një qasje e gjithanshme.

Meqënëse është folur këto kohë ende nuk e dimë se cila do të jetë kjo strategji? Do të ketë një mbështetje për biznesin që të mos falimentojë apo një rregullim ligjor që biznesi të shkojë drejt një falimenti?
Për stratefgjinë akoma po punohet, strategjia në vetvete nuk është një ligj, por përfshin reformat e ndryshme dhe rregullime ligjore siç është ligji i falimentit. Mënyrat se si mund të adresohet problemi janë të ndryshme, ka shumë eksperienca nga mund të merret shembull. Çështja është që të gjendet ekuilibri i duhur midis nevojës për të ndihmuar kompanitë përmes ristrukturimit apo masës së fundit për t’i marrë ato në administrim.

Kur do të firmoset marrëveshja e radhës për të vijuar më tej me lëvrimin e këstit të kredisë?
Më vonë këtë vit do të vijë misioni i FMN për të bërë rishikimin e programit të performancës ekpnomike, për të diskutuar për buxhetin e vitit 2016 dhe nëse do të dakordësohet për politikat ekonomike dhe parashikimin e tyre atëherë do të ketë një marrëveshje në nivelin e stafit dhe më tej i çohet bordit të FMN në Uashington për miratim nga janari dhe pas miratimit nga bordi disbursohet kësti i radhës.

(b.e/BalkanWeb)

Shqipëri-Serbi luhet në ‘Elbasan Arena’ jo në Shkodër

TIRANE –  “Elbasan Arena” do të jete stadiumi ku do të zhvillohet takimi i kombëtares shqiptare, përballë asaj serbe.

Lajmi është konfirmuar nga Federata Kombëtare e Futbollit. Kjo ndeshje, që pritej të mbahej në 8 tetor
në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër është zhvendosur në Elbasan.

Burime nga ky institucion bëjnë të ditur për “Panorama Sport” se kjo ndeshje konsiderohet me rrezikshmëri të lartë dhe si e tillë duhet të luhet në një stadium që ofron garanci maksimale. Mësohet gjithashtu se vetë UEFA ka vendosur që ndeshja të luhet në Elbasan dhe jo në Shkodër, duke pasur parasysh se çfarë ndodhi vitin e kaluar në Beograd.

Rezultati i parë u vendos në tavolinë, ndërsa Shqipëria mori 3 pikë pas vendimit të CAS. Pas incidentit të ndodhur më 14 tetor në stadiumin “Partizani” në Beograd, loja u la përgjysmë. Shkak i gjithë kësaj situate u bë një dron me flamur shqiptar, i cili u ul në fushën e gjelbër të stadiumit serb, duke shkaktuar kështu irritimin e këtyre të fundit. Sakaq, UEFA vendosi nga 100 mijë euro gjobë për të dyja skuadrat. Po ashtu, Serbia u dënua me dy ndeshje pa tifozë.

Hajdutët grabisin edhe vilën e Ilir Metës

Rrëfim shokues i Julian Sinanajt: Një deputet e vrau gjyqtarin Konomi

 

TIRANË- “Gjyqtari Skerdilaid Konomi u vra nga deputetë e njerëz me pushtet. U vra nga njerëz që dalin përditë në ekrane”.

Deklarata tronditëse është pohuar dje nga ana e Julian Sinanajt, të akuzuarit si vrasës me pagesë, njëkohësisht bashkëpunëtor i drejtësisë në procesin gjyqësor ndaj “bandës së tritolit” në Gjykatën për Krimet e Rënda. Rrëfimi “bombë” është bërë përmes një lidhjeje telefonike të kryer prej tij në redaksinë e televizionit “News24”.
Juljan Sinanaj ne Gjykate

Në një bisedë disa sekondëshe me një prej gazetarëve të televizionit, Sinanaj ka pohuar se Policia dhe Prokuroria po fshehin provat kundër të bashkëpandehurit të tij, Ilir Karçini. Më tej ai ka pohuar se ka marrë kërcënime nga ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për të mos folur në lidhje me biznesmenin dhe as për vrasjen e gjyqtarit të Vlorës, Skerdilaid Konomi. Sinanaj ka zbardhur dhe fakte të reja nga dijenia e tij për vrasjen e gjyqtarit, duke pohuar se ai ishte ekzekutuar nga njerëz të veshur me pushtet.

DEKLARATAT

Duke shfrytëzuar të drejtën e tij, për të kryer telefonata nga kabina telefonike e Spitalit të Burgut, ku po mbahet si i paraburgosur, i penduari Sinanaj ka mundur të bëjë një thirrje drejt redaksisë së televizionit “News24”.

Në pak çaste ai ka artikuluar deklarata që, në rast se do të provoheshin si të vërteta, do t’i jepnin një tjetër rrjedhë procesit gjyqë- sor ndaj “bandës së tritolit”. Sinanaj ka hedhur akuza të rënda ndaj Policisë dhe Prokurorisë, duke thënë se ishte kërcënuar nga ish-kreu i Policisë së Shtetit. “Po fshihen provat për Ilir Karçinin nga Prokuroria dhe Policia. Kam 7 muaj që jam në qeli dhe nuk kam avokat. Artan Didi ka ardhur personalisht dhe më ka kërcënuar.

Në kohën kur Didi ka qenë Drejtor i Përgjithshëm, ka ardhur në qelinë time, më ka bërë presion që të mos flas asgjë për Ilir Karçinin. Kërcënime kam marrë dhe për Skerdilaid Konomin”, është shprehur Sinanaj.

Më tej ai ka zbardhur detaje të pathëna më parë në lidhje me vrasjen e gjyqtarit të Vlorës, Skerdilaid Konomi, i ekzekutuar në 9 shtator 2011 me një shpërthim eksplozivi në automjetin e tij, në bulevardin kryesor të këtij qyteti. “Gjyqtari Konomi u vra nga deputetë e njerëz me pushtet, u vra nga njerëz që dalin përditë në ekrane.

Ai u vra nga një person që u arrestua në Shkodër kohë më parë nën shoqërinë e kreut të një bande kriminale”, kanë qenë faktet tronditëse të pohuara nga Sinanaj. Sipas “News24”, deklarata e tij është ndërprerë nga gardianët e burgut, të cilët, pasi kanë dëgjuar thëniet e tij, i kanë mbyllur telefonin.

DYSHIMI

Gjatë deklarimeve të tij në fazën e hetimeve paraprake, Sinanaj ka rrëfyer se ka dijeni se cili mund të jetë grupi që ka organizuar vrasjen e gjyqtarit të Vlorës, Skerdilaid Konomi. Referuar procesverbalit të thënieve të tij, ai nuk përmend ndonjë emër deputeti.

Në lidhje me biznesmenin Karçini, Sinanaj ka pohuar se me ndërmjetësimin e Genis Mëhillajt, kishte marrë një paradhënie prej tij për eliminimin e biznesmenit P.B., vrasje që nuk u krye. Për këtë shkak, Prokuroria akuzon biznesmenin Karçini për “sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale” për kryerjen e vrasjes së shtetasit P.B.

SHQIPE BIBA HISTORI SUKSESI – Bashkëbisedim Shqipe Biba dhe Liliana Pere

Flet‘’Shqiponja Shqiptare’’ Shqipe Biba, patriotja e vertete qe jeten ia kushtoi perparimit te Gruas dhe Kombit Shqiptar/

Sapo ka nisur te agoi mëngjesi dhe unë po kryej punen impenjative, te perditshme, kontrolloj e-mailin në kompjuterin tim. Shoh e-mailin e mirepritur nga ‘’Shqiponja e Kosoves’’, Dua ta quaj keshtu se ajo e meriton, ta simbolizosh me Shqiponjen dykrenare qe mbart flamuri Shqiptar.
Lexoj, lexoj dhe zemra me rreh fort. Ku e gjen Shqipja gjithe kete force? Gjithe kete perkushtim dhe vitalitet? Njé grua me energji te medha positive, me njé formim te larte dhe aktivitet te dendur ne dobi te Gruas dhe Kombit Shqiptar.
Aktiviste ne Shoqaten “Kosova Demokratike” dhe shoqaten Vatra themeluese e Deges se Lidhjes Demokratike te Kosoves me seli ne NY.
Ne Mars te vitit 1990 hap radion e LDK ku deri pas perfundimit te luftes ne Kosove, me 1999 udheheqe kete mjet informimi.
Themeluese dhe udheheqese ne QIK Qendren per informim te Kosoves per SHBA dhe KANADA Themeluese e shkolles se pare Shqipe “28 Nentori” ne Staten Island dhe se bashku me bashkeshortin Safet Biba. Me pastaj ne Klubin shqiptar e “28 Nentori” te emertuar nga vet emri i shkolles shqipe e cila sa vjene e zgjerohet.
Duke ndjere mungesen e gruas shqiptare ne te gjitha aktivitetet e komunitetit themeloi Organizaten e pare te gruas “Motrat Qiriazi” emertim ky duke u bazuar ne njohjen e vepres se Motrave Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi.
Botuese e revistes”Shpresa” si redaktore dhe gazetare, duke trajtuar keshtu brengat dhe sukseset e bashkevendaseve ne SHBA e ne vecanti femres shqiptare. Shqipe Biba ka udhehequr dhe drejtuar programin televiziv javor ne kuader te Albaninan TV, duke trajtuar tema te karakterit social ne mesin e diaspores shqiptare ne NY dhe rrethine.
Ajo eshte intervistuese e mire pothuajese shumicen e figurave te shquara Shqiptare dhe amerikane.
Si Presidente, Senatore, Kongresiste nga SHBA dhe Shqiperia, Kosova dhe trojet tjera shqiptare.
Humaniste ne aktivitetin, ne mesin e organizatoreve kyq te pothuajese te gjitha protestave dhe demostratave te organizuara si ne NY,Washington, Dejton Ohaio.
Eshte pritur ne Kogres e Shtepine e Bardhe ne Washington D.C si pjese e delegacionit shqiptar per te trajtuar ceshtjen e Kosoves.
Organizatore dhe udheheqese ne shumicen e koncerteve humanitare ne shume qytete te Amerikes si NY, Conecticut, New Jersy, Cikago, Detroid e Dallas Texasduke treguar né solidaritet te madh per popullin e Kosoves ne faza te para dhe pas lufte.
Ka mbeshtetur maksimalisht duke grumbulluar fonde dhe te mira materiale ne vlere prej $170.000 ne ndihme te jetimeve te Krushes se Vogel, ne vitin 2002 derguar permes detit nje kontigjent te cilin me veshtiresi e kam derguar ne Kosove pasi qe Greqia me detyroi te paguaj nje shume te madhe te hollash si çmim doganor.

23-07-2015 08-39-38

Shqipja ka punuar vertet me vetmohim si intelektuale e shquar, njé pateriote e vertete duke ndjekur traditen e saj familjare. Babai Nexhmi Sejdiu eshte nje nder themeluesit e NDSH, dhe me pas mbasi mbaroi vuajtjet e regjimit te asaj kohe punon Profesor Gjimnazi per te mbjelle arsim e kulture ne vendin tyre martir Kosove.
Shqipja ‘’Shqiponja kosovare’’ fluturoi me pas ne Nyc per aresye te njohura si per shume shqiptare. Ajo vazhdoi te punoje më fort, e palodhur dhe humane per te perhapur kulture dhe per te ndihmuar bashkeatdhetaret e saj ne Kosove dhe vazhdoi te punoje per idealet dhe aspirat per te ngritur vlerat e gruas shqiptare, per te transmetuar kulture. Jo pa qëllim po e përmend këtë fakt, sigurisht kjo figurë jo karizmatike ne natyren e saj, por njé heroine e heshtur, njé luftetare e vendosur, njé grua qe flet pak dhe vetem me punen saj kualitative, parreshtur asnje minute. Pasi mbarova leximin e qullosur nga lotët, per vuajtjet e saj, njé krenari dhe dashuri e madhe me pershkoi te gjithen per kete grua shqiptare.
Sa shumë u emocionova, kurrë më shumë se këtë herë, me duket sikur me krah flatrash Shqipja vjen lehte lehte , dhe bashkohet me tingujt harmonike te nje kenge lirie, kenge te gjuhes shqipe, kenge te evolucionit madheshtise dhe perparimit te gruas shqiptare ne Kosove dhe vendin ku tani ajo jeton, Eshte melodia e rruges se suksesit te Shqipe Bibes , Gruas shqiptare, që shumë popuj akoma nuk e kanë degjuar kengen e lirise dhe madheshtise te gruas Kosovare, edhe pse në këtë fillim shekulli! Shteti më i fuqishëm në botë Amerika i doli në krah Kosovës për Lirinë ëndërruar dhe shtet formimin .
Endrra për Lirinë. Panvaresine, dhe integritetin e saj te larte professional e njerezor. Këtë kishte ndjerë gruaja shqiptare qe jeton ne shtetin Amerikan, kur makina kriminele e shetit Serb, me Sllobodan Miloshevicin kishte kryer dhunimet dhe masakrat më të egra që ka parë historia e njerëzimit.

Ja pra ky emer ‘’Shqipe’’ sa kuptimplotë dhe simbolikë, komunikimi i ngrohtë online, modestia dhe deshira per te mos folur shume per vehten, puna e saj pateriotike me permasa shume dimesionale me krijoji nje respekt te madh, me la mbresa te thella, jeta dhe puna e shkelqyer e saj. Emocione te paimagjinueshme, më dha flatra duke fluturuar e lirë në boten e grave shqiptare qe deshirojne Integrimin ne boten e lire , paqesore dhe humane .

Bisedon Liliana Pere
Profili I Shqipe (Sejdiu) Biba
Shqipe Biba Lindur me 1957 ne ne nje fshat malor te quajtur Hotle rrethina e Kumanove.
Shkollen fillore dhe te mesme i kam perfunduar ne Podujeve.
Fakulteti Juridik -dega e Gazetarise diplomuar me 1979
Kam studiuar edhe degen Gjuhe dhe Letersi Shqipe
Ne vitet 2001-2002 vazhdoj studimet ne NYU INternational Trauma Studies
Nga viti 1979-1985 kam punuar si gazetare/reportere ne Televisionin e Prishtines -programi dokumentar
Nga vitet 1977-1985 bashkepunetore e gazetes Rilindja, revistes javore Zeri dhe revistes Kosovarja.
Nga viti 2002-2006 jap mesim ne GIT Instituti Teknologjik Globe.
Tani jam e licencuar per shitblerjen e pasurise se patundshme (Real estate) nga shteti i NY dhe jetoje e veproje ne NY.

Me 1985 per arsye te thjeshte politike emigroi ne SHBA/New York se bashku me bashekeshortin Safet Biba dhe tre femijet e mi ate kohe Dritero 4 vjec dhe Mirdita e Bardhoku pa mbushur dy vjet.
Menjehere me 1986 angazhohem ne Shoqaten “Kosova Demokratike” dhe shoqaten Vatra.
Ne Janar te vitit 1990 se bashku me nje grup te vogel bashkekombasish themelojme Degen e Lidhjes Demokratike te Kosoves me seli ne NY
Ne Mars te vitit 1900 hap radion e LDK ku deri pas perfundimit te luftes ne Kosove me 1999 udheheqe kete mjet informimi.
Me 1991 themeloje dhe udheheqe QIK Qendren per informim te Kosoves pe SHBA dhe KANADA program thjeshte informativ transmetuar per cdo dite 7 dite ne jave.
Me 1992 ne Nentor themeloje shkollen e pare Shqipe “28 Nentori” ne Staten Island dhe se bashku me bashkeshortin Safet Biba e udheheqim kete shkolle nga shtepia jone. Me pastaj ne Klubin shqiptar “28 Nentori” te emertuar nga vet emri i skolles shqipe e cila sa vjene e zgjerohet.
Me 5 Shkurt te vitit 1993 , duke ndjere mungesen e gruas shqiptare ne te gjitha aktivitetet e komunitetit themelova Organizaten e pare te gruas “Motrat Qiriazi” emertim ky duke u bazuar ne njohjen e vepres se Motrave Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi.
Drejtoje kete organizate per nje dekade duke u munduar keshtu te afroje rreth vedi edhe te tjere gra e vajza shqiptaro amerikane.Gjate kesaj kohe botoi revisten “Shpresa” si redaktore dhe gazetare, duke trajtuar keshtu brengat dhe sukseset e bashkevendaseve ne SHBA e ne vecanti femres shqiptare.
Jam e lumtur qe kam hedhur themelet e guximit dhe inkurajimin e femres shqiptare ne mergim.
Gjate kesaj kohe kam udhehequr dhe drejtuar programin televiziv javor ne kuader te Albaninan TV duke trajtuar tema te karakterit social ne mesin e diaspores shqiptare ne NY dhe rrethine.
Kam takuar e intervistuar pothuajese shumicen e figurave te shquara Shqiptare dhe amerikane.
Si Presidente, Senatore, Kongresiste nga SHBA dhe Shqiperia, Kosova dhe trojet tjera shqiptare.
Kam qene ne mesin e organizatoreve kyq te pothuajese te gjitha protestave dhe demostratave te organizuara si ne NY,Washington, Dejton Ohaio.
Jam pritur ne Kongres e Shtepine e Bardhe ne Washington D.C si pjese e delegacionit shqiptare per te trajtuar qeshtjen e Kosoves.
Kam organizuar dhe udhehequr shumicen e koncerteve humanitare ne shume qytete te Amerikes si NY, Conecticut, New Jersy, Cikago, Detroid e Dallas Texas, gjithemone ne solidarizim me popullin e Kosoves ne faza te para dhe pas lufte. Kam organizuar grumbullimin e te mirave materiale ne vlere prej $170.000 ne ndihme te jetimeve te Krushes se Vogel , ne vitin 2002 derguar permes detit nje kontigjent te cilin me veshtiresi e kam derguar ne Kosove pasi qe Greqia me detyroi te paguaj nje shume te madhe te hollash si ncmim doganor.
Me letersi jam marre qe nga femijeria. Kam shkruar e botuar proze dhe poezi.
Gjate luftes ne Kosove nga 12 Shkurti 1999 deri me 20 Prill 1999 u gjenda ne Kosove ku perveq dheimbjes se humba nenen time u ballafaqova me luften, refugjatet dhe tmerrin qe solli kjo lufte ne atdheun tim.
Meqenese gjendesha ne mesin e refugjateve ne Maqedoni, ate kohe raportoja per Radion e LDK-se duke intervistuar shume nga refugjatet ,poashtu kam strehuar dhe ndihmuar shume familje te ikura nga tmerri i luftes, shumicea nga ta kane qendruar te te afermit e bashkeshortit ti Safetit, per cka i falenderoj perzemersisht.
Sot jetoj dhe veproj ne NYC.

Ju faleminderit e dashur Shqipe Sejdiu Biba per biseden rreth jetes dhe aktivitetit tuaj pateriotik si brenda vendit dhe jashte Shqiperise. Kam biseduar me njé Grua me vlera universale, ne shume dimesione te jetes , ne fushen profesionale, dhe ate humane. Me emocionoi, me mbushi shpirtin me krenari dhe dashuri.

Bisedoi
Liliana Pere
Presidente Gruaja Shqiptare ne Bote
Tags: Liliana Pere, Shqipe Biba/Histori suksesi

PËR BASHKËVUAJTËSIT E MI – PËRSHTJELLIME NGA SALLAT GJYQSORE Nga SEVIM ARBANA

Tirane, 22 Korrik 2015

Kam dy vjet qe perballem me disa padi, padi te stisura dhe korruptive, ne gjykatat tona.

Ketu kam pare dhe kam kuptuar(perpos shume gjerash te tjera) realisht se pse Shqiperia dhe njerezit jane katandisur ne kete derexhe.

Gjykatat tona fizikisht, profesionalisht dhe moralisht jane jashte gjithe standarteve qe duhet te jete nje institucion i tille ne bote.

Qe kur hyn ne Gjyakaten e Rrethit Tirane(mos flasim per gjykatat e rretheve qe ngjajne me mejhanet), ti si qytetar perballesh me nje nonsens:

Nje punonjes qendron para nje dere, e cila presupozohet te jete pike kontrolli, po qe asnje qytetar s kalon permes saj. Ndoshta kjo pike , ka ndonje sy magjik qe i njeh pa i kontrolluar kriminelet

Hyn ne korridore, qe si kudo ne ambjentet shqiptare, ka rremuje, zhurme dhe qe aty te fillon nje stres i papare.

Me pas hyn ne sallen e gjyqit, nese mund ta quajme salle nje furrik, te ngushte, ku sekretarja dhe gjyqtarja rrijne ngjit e ngjit, dhe ne dy ose e shumta tre karrike, mund te rrijne; te paditurit, paditesi dhe avokatet

Tani ketu fillon odiseja e rrenave, mashtrimeve, intrigave, krimeve, pislliqeve te te gjitha llojeve dhe mbi te gjitha ; zhvatja dalengadale, po marramendese e xhepave, deri ne falimentim total te familjes, biznesit, etj,etj.

Parimi kryesori i gjithe gjykatesve, gjykatave dhe Institucioneve te drejtesises eshte; Anjehere s fiton ai /ajo qe ka te drejte! Ketu vendos une! Ti je sa per forme!

Fiton xhepi! Fiton sa hidhet ne kete mikro salla, ne forma dhe menyra nga me te sofistikuarat dhe te trasha.

Sapo hyn dhe sheh dy veta ne nje rryp zyre, me aparatura dhe teknologji super te vjeteruar, pa audio, pa asnje mundesi qe ti te flasesh I lire, kupton qe deviza e pashkruar aty eshte; Fiton ai qe dua une!

Fillon séanca!

Heren e pare (dhe jo vetem), pritshmeria jote eshte me parimin qe patjeter do te fitoje drejtesia.

Sapo sheh fytyren e gjyqtares/gjyqtarit, te kap nje ankth e pesimizem, pasi fillon te ndjesh dicka.

Menyra si shikon, si komunikon gjyqtari, te largon fap-fap shpresen qe do te kete drejtesi. Ai/ajo, sidomos femrat, jane harbute, si te pagdhendura, me nje ndjenje superdominimi, te shohin si lecke, a pre, a asgje.

Ti fillon kupton qe gjyqtarja s ka lexuar asgje nga dosja dhe gjithmone ka parimin qe ligji ne gojen e saj rrotullohet si te doje ajo. S ka nevoje te njohe ligje, s ka nevoje te njohe historine, s ka nevoje te ballafaqohet. Ajo e di perfundimin, po stili dhe situata ia do qe te sterzgjatet. Nga kjo vijne te tjerat.

Palet e dyta; paditesi dhe te paditurit.

Ketu eshte veshtire. Ne te dy rastet si te paditur, edhe kur padisin, varet snga shkalla e pozicionit shoqeror, klasor, monetar, klanor.

Nese je pjese e bandes se ketyre me toga te zeza, eshte ok fundi.

Nese je pjese e nje grupimi te forte, po ama shume te forte , politik, ke shume shanse se keto me toga te zeza kane alergji, dridhen dhe bejne rrjetezime me keto klasa.

Nese i perket nje kategorie te njohur si; biznes, para, etj,etj, je super optimist qe e zeza do te behet e bardhe, prona e tjetrit do te behet e jotja, ligji dhe Maliqi do te jene ne tryeze.

Sic e thashe, kategoria e gjyqtareve eshte shume e ngjashme. Po thuajse 99.99% e tyre, ngjajne si vellezerit siameze ne sjellje, vendime, manipulime, shkaterrime, futje nga prapa ne emer te ligjit, etj,etj

Vijme te avokatet.

Keta jane shume interesante .

Eshte nje kategori qe duhet studjuar me kujdes dhe analizuar situatat e tyre psiko-akademike dhe mbi te gjitha me ke e si jane te lidhur, pra ne gjuhen moderne; networku i tyre.

Shqiperia ka disa avokate te zot, te ndershem, emra qe te ngjallin respekt, po po te shohesh historite e gjyqeve qe ato kane mbrojtur, zakonisht jane humbes. Pse valle? Kjo eshte per t’u analizuar dhe per te bere nje kerkim

Mua me ka takuar te takoj te tille, te cilit gezojne nje emer te nderuar, po qe ne gjyqet e ‘famshme’ qe une kisha, te gjitha pa asnje sens ligjor, ai terhiqet, pasi e sheh qe gjyqtaret harbute, ofendojne intelektin e tyre, profesionalizmin dhe eksperiencat qe ato kane.

Ka avokate te tjere dhe qe jane shume, ata jane seksesere te mrekullueshem, qe ne heshtjen, me marifete fine, ose dhe te trasha, fitojne gjithmone gjyqet, sidomos ato qe s kane asnje baze ligjore, asnje prove ku te vertetohet qe kjo pale ka te drejte.

Avokate te tjere, qe jane te njohur ne treg, qe zakonisht marrin ceshtje te ‘bujshme’ sidomos politike, apo te personave me pushtet. Keta jane super mafia, pasi emrin e kane vene me lloj-lloj aferash e marifetesh dhe madje kane dhe nje pushtet tjeter pervec atij te avokatit.

Keta jane dhe avokatet me te paguar. Zakonisht paguhen nga bosa e bose, zakonisht per ceshtje qe bazen ligjore e kane bloze. Keta jane ose kryesojne networke bicim sindikatash apo OJF (Organizata Jo Fitimprurese)po ne te vertete jane OF(organizata fitimprurese)

Keta avokate bosa, nuk vijne kurre ne gjyqe vete. Ata dergojne disa avokatuce, qe ne sallen e gjyqit flasin lloj-lloj budallalleqesh, po qe ‘cuditerisht’ gjyqtarja ja aprovon dhe gjithmone ne fund dalin fitues. Dhe jo vetem fitues, po ato groposin palen kundershtare.

Kjo eshte panorama e gjyqesorit, me gjithe grupet e interesit.

Atehere: Qe t’ia dalesh ne kete rreth hienash, vampiresh, hajdutesh dhe kriminelesh ka disa zgjedhje/zgjidhje;

  1. a) Te jesh supermen/superwomen
    b) Te jesh enderrimtar qe do ia dalesh
    c) Te lesh jo vetem lesht e tu, po te familjes, te farefisit dhe borxhin qe ke marre
    d) Te behesh kriminel, pasi ne fund te fundit, njerez me gjak e nerva jemi; shkojme e i bejme gropen ketyre hienave                                                                                                                                       Te nderuar bashkevuajtes!

Nese Shqiperia dhe shqiptaret, do te kerkonin azil politik, kjo do te ishte per ata qe jane viktima te drejtesise shqiptare

 

Ekstremistët gjermanë sulmojnë azilkërkuesit nga Shqipëria

Disa azilantë shqiptarë u sulmuan nga një grup ekstremistësh gjermanë në Rostok, në veri të Gjermanisë.

Shqiptarët kishin vizituar një festë lokale dhe sipas policisë ky fakt kishte shkaktuar irritim tek ekstremistët.

Sipas policisë, një banor lokal kishte përplasur me kokë një nga azilkërkuesit shqiptarë dhe më pas palët ishin përfshirë në një konflikt. Policisë iu desh të ndërhynte me gaz lotsjellës për të ndarë dy grupet, përpara se situata të përkeqësohej.

Policia ka shpallur në kërkim pese persona të fshatit ku ndodhi ngjarja, që u identifikuan nga disa dëshmitarë okularë. Zëdhënësi i policisë lokale tha se dyshohet që sulmi ndodhi për arsye ksenofobike ndaj azilkërkuesve. Ky fakt bëri që policia të marrë në mbrojtje azilkërkuesit.

Incidenti ndodhi pak ditë pas publikimit të të dhënave zyrtare të Gjermanisë për azilkërkuesit, ku shqiptarët zënë vendin e dytë në listën e vendeve të origjinës.

Ministri i Brendshëm, Tomas de Maizier, e quajti një “turp të papranushëm për Europën” që më shumë se 40% e refugjatëve janë nga Ballkani Perëndimor.

Për shumë gjermanë është e pakuptueshme që qeveria nga njëra anë shpenzon një shumë të madhe parash për njerëzit që abuzojnë me vizat turistike dhe nga ana tjetër ka implementuar shkurtime në shpenzimet të tjëra publike, raporton Lapsi.al.

Për pavarësisht fakti që rreth 98% te azilkërkuesit shqiptare marrin një përgjigje negative dhe detyrohen të kthen në Shqipëri, numri i azilkërkuesit shqiptar është çdo muaj në rritje.

LIGJI MBI UNIVERSITETIN E SË ARDHMES NGA ROMEO GURAKUQI

Analiza e gjendjes në të cilen është arsimi universitar shqiptar aktualisht, realizmi në vlerësim dhe paraqitja e strategjisë për daljen nga situata e prapambetur ku ndodhemi, besoj se do të duhej të ishte misioni konstruktivistëve, filozofëve të arsimimit dhe dijes, dhe kujtdo nga profesorati shqiptar që deshiron një universitet shqiptar të ndryshëm, të paktën të krahasueshëm me vendet Ballkanike. Përndryshe, konstruktiviteti duhej të udhëheqë vendimarrjen e politike, pozitare dhe opozitare, në këto ditë shumë të rëndësishme, kur pozicionimi ndaj reformës universitare është shtruar në rendin e ditës, kur pak ditë na ndajnë nga fillimi i një epoke të re për arsimin universitar.

Shoqëria jonë po tregohet me e ndjeshme, më e kthjellët për gjendjen e mjeruar ku ka degraduar sistemi arsimor dhe ai universitar në këto dy dekada, se opinioni brenda sistemit në tërësi, i cili ndodhet rob i Kastave Universitare të Kafeneve. Është pikërisht ky opinion, janë prindërit shqiptarë dhe brezi i ri i Shqipërisë së etur për progres mbi dije, që kanë vënë para politikën për të bërë një analize tërësore. Për së dyti (rasti i parë ka qenë i reformës së viteve 2007-2008 drejtuar nga ministri reformator Genc Pollo), shoqëria dhe politika kanë rastin të vendosin reformimin pa ndalje, të universiteteve shqiptarë, të ndajnë Universitetin nga Magazinat diplomuese, pa regjistra, pa biblioteka, pa profesorë, pa studentë dhe pa shtëpi botuese universitare. Të martën Parlamenti Shqiptar ka rastin të vulosë me njëzëshmëri historike, të ardhmen e segmentit të epërm të sistemit arsimor dhe të hapë rrugën për reformimin, me kambë në tokë, të trupit dhe fillesës së sistemit arsimor (arsimit parauniversitar).

Per të kujtuar: projektiligji aktual është projekti i dytë i vërtetë i ndryshimit të sistemit universitar shqiptar, që nuk do të duhet të lejohet të ndalet nuk do të duhet t’i shtrembërohet “bisturia” operacionale e prerjes se kalbësirës universitare, sikurse ndodhi me reformen shumë të rëndësishme të viteve 2007-2008, nga ndërhyrjet në politikë, të kastave universitare, shtetërore dhe private, që s’kishin asnjë lidhje me arsimin e shkencën.

Më duhet të ripërsëris se, në qoftë se reforma e viteve 2007-2008 do të zbatohej siç u projektua, në kornizën e vet maksimale të parashikuar në legjislacion dhe aktet nënligjore, sikur akte të caktuara të ishin shtuar për të ndëshkuar moszbatuesit e atij ligji, projekti aktual do të konsiderohej rrjedhë logjike e rritjes së sistemit tonë universitar, do të përthithej më më lehtësi dhe nuk do të recensohej me mungesë ekspertize dhe pasione, mbasi sot nuk do të kishim më në sistem, një pjesë të universiteteve dhe fakulteteve të kalbura shteterore, që bëjne rezistencë dhe magazinat private, pa rekorde jëtësore, nuk do të ishin futur në punën e tyre të pandershme të demtimit të rinisë. Liria Akademike dhe hapja e tregut për nismen private në arsim, nuk duhet të ngatërrohet me shfrenim në sistemin privat dhe me ngurtësim të pashallarëve universitarë shtetërore që kanë monopolizuar jetën, po i shterrojnë buxhetet e varfëra të familjeve shqiptarë me korrupsionin e tyre të neveritshëm, që i kanë prerë rrugën konkurrencës dhe frymës universitare perëndimore.

Profesorët e nderuar që i bëjnë oponencë të paepur projektit, duhet të kujtohen se Shqipëria Universitare nuk është vetëm Katedra e Vogël e tyre shembullore dhe krenare (edhe per ne qe i kemi pjesë të botës nga marrim shembull), që ata kanë krijuar në kendin e tyre të respektuar të dijes, por janë edhe me dhjetra e dhjetra kurse ineficente që i ofrohen brezit të ri universitar në cepet e Shqipërisë, ku ka emertime universitare, por Universiteti ka vdekur pa lindur, ose është fishkur nga marrëzia dhe etja për pasurim me gjakun e djersen e prindërve shqiptarë të robëruar në arat dhe kantieret e punës së pasigurtë në këte vend të varfër. E drejtë kërkesa e tyre për fshirjen e bordeve të tepërta dhe të pambrojtura nga kontrollimi politik, por e pashpjegueshme heshtja e tyre ndaj kastave të ngurtësueme që i kanë marrë frymën gjithshkaje në sistemin universitar shqiptar, përfshirë edhe rrugës së tyre të drejtë dhe të sinqertë.

Që një vit më parë në këtë kohë, MAS, përmes Raportit Programatik dhe më pas Raportit i Verifikimit të Kritereve të Ligjshmërisë së IAL Private dhe Publike dhe Përfundimet e këtyre dy dokumenteve, bënë skanimin e parë në terren, me një procedure tërësisht demokratike, transparente, verifikuese dhe me opsion apelimi, të universiteteve shqiptare. Këto dy raporte u ndanë me publikun, i cili, për hir të së vërtetës, i mirëpriti. Sot, Publiku dhe Universitetet kanë para Projektligjin, në të cilin kanë dhënë kontributin e tyre themeltar, së paku, katër intelektualë, tek të cilët unë besoj, për shkak të shkollës nga vijnë, ndershmërisë, staturës intelektuale, shembujve universitarë që ata kanë krijuar dhe vullnetit ideal për t’i shërbyer vendit, në një moment shumë të vështirë të tij.

Kuadri i gjërave, ku kemi arritur sot, është njohja e parë që një ekzekutiv shqiptar i bën qartazi një sistemi, do ta quaja, të degraduar, të korruptuar dhe antidije, të cilin të gjithë e shihnim, por sa herë dikush tentoi ta korigjonte më të vërtetë dhe në thelb, ia ndërprenë vullnetin me udhëzim politik e klientelist. Nga përvoja personale mund të them, se përpjekjes dhe vendosmërisë për shëndoshje iu shmangën dje, qoftë faktorët ekzekutiv të brendshëm, ashtu edhe ato të konsulencës ndërkombëtare të financuar nga Banka Botërore. Reforma që po kryhet aktualisht, e impostuar në kuadrin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit dhe “Shqipëria drejt Europa 20120”, ështe rasti tipik i parë, i dëgjesës dhe i përgjigjes, që një prej dikastereve të ekzekutivit aktual i bën thirrjes së Komisionit Europian për udhëheqjen e zhvillimit socio-ekonomik, “për rritje të zgjuar, të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse”; është një përgjegje që i bën opinionit publik përparimtar, opinioneve të shprehura në media, nga disa prej specialistëve të sistemit universitar dhe të botës akademike. Unë mendoj, se kushdo që ka ndërgjegje për këte vend dhe të ardhmen e fëmijëve të tij, do të duhet ta përshendesë, mbështesë dhe ta inkurajojë zbatimin e përshpejtuar të Ligjit.

Projektligjin e shndërruar në ligj, gjithsesi, unë do ta konsideroja vetëm hapin e parë të një udhë të gjatë reformuese, që hap mundësinë për ç’politizimin e ekipeve implementuese të parimeve të reformës. Ligji do të jetë një hap i parë, që ka nevojë të përforcohet dhe t’i jepet qëndrueshmëri, pavarësisht presioneve që do t’i nënshtrohet nga pjesa e kalbur e arsimit universitar, e mpleksur me politiken e vjetër dekonstruktiviste.

Si është arritur deri këtu? Unë mendoj se kemi të bëjmë me kombinimin e disa faktoreve: presioni i forcave të pavarura intelektuale që tërhoqën vëmëndjen mbi piken fundore të degradimit; qenia e një faktori subjektiv progresist, vullnetmirë ndaj degjesës publike në krye të MAS; përbashkimi dhe konvergimi i zerave mbi tipin e terapisë që duhej ndërmarrë dhe puna në grup dhe me transparence e një pjese të ekipit të ekspertëve; të gjitha këto kanë bërë që sot të kemi një pikë të dytë nisjeje, pas asaj të vitit 2007. Unë mendoj se nga pasnesër, publiku do të ketë një udhëzim për nga do të duhet të këshilllojë brezin e ri, vitet e reja shkollore në universitetet shqiptare do të fillojnë më të pastra dhe jo aq i rrumujshëm, abuzuesit sistematik me edukimin e brezit të ri, tashmë në një rreth edhe më të ngushtuar të manovrimit, i cili pritet që t’ia shtërngojë rrethin e veprimit përkundrejt rregullave dhe t’i nxjerrë jashtë prej bërjes biznes dhe karrierë, me të ardhmen e vendit. Ligji i Ri do të veçojë, etiketojë dhe amortizojë, pjesën më të madhe të së keqes në sferën private të sistemit universitar, duke mbrojtur lirinë e sipërmarrjes private nën respektimin rigoroz të rregullave, dhe do të fillojë të depërtojë në hullinë e errët të sistemit universitar dhe hermetik shtetëror, që përbën 85% të sistemit. Fatkeqësisht, ndonjë prej universiteteve shtëtërore e private do të vazhdojnë të jenë, edhe për pak, të ngatërruar me 6 ose 7 universitete të rëndësishme dhe serioze private dhe publike, që tashmë bashkërisht do t’i shërbejnë PUBLIKUT. Sistemi aktual shtetëror, për mënyrën se si është krijuar dhe madhësine gjigande që ka, ka bërë dëme kolosale mbi të ardhmen e vendit në dije, përparim, konkurrencë, dhe mendoj se pavarësisht kostos politike, ai nuk do të duhet t’i peshojë më shoqërisë, në qoftë se nuk përballon standardet, konkurrencën dhe nuk promovon karrierë të mirëfilltë të profesorëve dhe rinovim stafesh.

Veçimi i universiteteve serioze do t’i hapë mundësinë sektorit privat të përparojë më tej, tashmë në përfitim të Publikut, i pandotur nga pjesa informale që i ka bërë dëm atyre, shoqërisë, familjes, administratës publike, shtetit ligjor dhe të ardhmes së vendit.

Parlamentarët shqiptarë kanë para një reformë liberale, modernizuese, të së ardhmes, që është vertetë rrënjësore në prerjen e saj dhe ndoshta e pakapshme për rendin e gjerave që ato janë mësuar deri më tash, por ajo reformë krijon një tërësi mekanizmash makro, nxit konkurrencën e lirë dhe promovon cilësinë e përformancën e IAL-ve, i jep një stimul përforcues dhe perfeksionues të Procesit të Bolonjës drejt Europa 2020, në Shqipëri. I gjithë ky proces është i shoqëruar me një kontroll central të gjithanshëm, të disa organizmave indipendentë governativë (që duhet të garantohen ligjërisht të mbeten të tillë jashtë ndikimit politik), që do ndjekin nivelin e arsimit të lartë, do të sigurojnë cilësinë, ndërtojnë kapacitete e nevojshme institucionale për pjesëmarrjen në skemat europiane, përforcimin e kërkimit shkencor dhe inovacionit, reformimin, financimin, zhvillimin e stabilizimin e sistemit universitar shqiptar në dekadat e ardhshme. Në pikëpamje të impostimit teorik ky Projektligj, pa droje, mund të konsiderohet një reformë neoliberale, por që ështe prekur nga një ndërhyrje e lehtë shformuese nga interesa të caktuar të universiteteve publike kryesisht, që prap se prapë janë të pakënaqur nga prishja e domenit fillestar të ‘trashëguar”.

Sot publiku ka një projekt-arkitekturë të universiteteve mbijetuese të Republikës së Shqipërisë, në planin publik dhe atë privat, pavarësisht cedimeve të kritikueshme që ndodhen pas shtatorit 2014. MAS në harkun kohor tetor 2013 deri në gusht 2014, arriti të “kontrollojë territorin” në arsim me ligjin aktual, nga shtator 2014 deri në korrik 2015 janë përgatitur rrethanat për akreditim dhe kalim provash të pjesës së mbetur, ndërsa me shndërrimin në ligj të projektit të ri, sistemi universitar është para sfides së udhëheqjes së transformimit rrenjësor, që do t’i lejojë të jetojnë me shërbim cilësor, të ndershëm, të drejtë dhe pa abuzime ndaj Publikut, vetëm atyre universiteteve, që do kenë profesorat të mirëfilltë, departamente të plotësuara me kuadro nga universitete perëndimore, me tre cikle të artikuluara qartësisht, Shkolla Doktorale efektive të standartizuara, Biblioteka të mirëfillta ku mund të aksesohet çdo botim i ri nga kendët e ndryshme të globit dhe Shtëpi Botuese Universitare, etj.

Tre verejtje kryesore:

  1. Reforma ka kosto dhe qeveria duhet të ketë parasysh se me pjesen e ndarë aktualisht në buxhetin e arsimit, nuk mund ta realizojë dot këtë reformë. Emergjente bëhet nevoja e rritjes së pjesës së buxhetit të shtetit për arsimin universitar, ndoshta edhe me dyfishim të menjëhershëm, duke prerë shpenzimet për llustër e propagandë. Duhet të kujtoj, se nga viti 2001 pagat e profesorëve universitarë shteterorë nuk janë rritur dhe ato gjenden në nivelin 40% të pagës së profesorit në Universitetin e Prishtinës. Pa rritjen e pagave të Profesorit Universitar dhe PhD të ardhur nga universitete e vendeve të OECD-së, nuk ka reformë të qenësishme. Unë i përmbahem pikëpamjes se Reforma do të duhet të përfshijë gjithë sistemin nën një kontroll, garanci financiare, rregullim të rreptë dhe nën një programim makro të shpërndarjes ndërtimore, por shteti nuk do të duhet të financojë dhe mbështesë materialisht të gjithë bashkësinë e IAL në Shqipëri, por, veç nuklin e mbijetesës së Profesoratit të Afirmuar të cekur më lart, Studentin Ekselent dhe Studentin në Nevojë, brenda kriterit; së dyti, vetëm ato institucione në shërbim të publikut, që do të përputhen me parametrat bashkëkohore të ekzistencës, që pranojnë procesin e konkurrencës dhe rinovimit të brendshëm të kuadrit me staf të ri të shkolluar vetëm nga një rrjet universitetesh perëndimore të listuara nga MAS, që pranojnë një skemë financiare administrimi që mban paranë publike dhe private brenda procesit universitar, mësimor dhe shkencor, bazuar në një skemë përdoruese të përgatitur nga ekspertët financiarë shtetërore të MAS; ata universitete që mbrojnë profesoratin e afirmuar me sistemin e tenureship. Me sistemin aktual të pagave të pedagogëve të universiteteve shtetërore, asnjë përspektivë nuk mendohet të ketë në këte vend në aspektin universitar dhe ligji mund të mos implementohet me sukses.
  2. Ligji nuk parashikon Tenureship-in, pra nuk ka të parashikuar ligjërisht Statusin e Profesorëve që kanë një përvojë të veçantë në mësimdhënien universitare prej së paku 15 vitesh. Përzgjedhja e profesorëve më këtë status është e përcaktuar nga aftësitë e mësimdhënies, progresi i kërkimit shkencor, të dhënat e botimeve, niveli i shërbimeve departamentale dhe cilësia e këshillimit ndaj studentëve.Tenurship është garantimi i lirisë akademike dhe i veprimtarisë në të mirë të Publikut në një vend të lirë; është pacënueshmëri politike dhe individuale, është një e drejtë e patjetërsueshme në një vend demokratik për intelektualin, është palëvizshmëri ndaj tekave të individëve dhe kastave.
  3. Ndërhyrja e tretë do të duhet t’i përkasë sferës institucionale në universitetet shtetërore: Pyetja që shtrohet është kjo: A mundet dhe a ka shpresë Publiku, por edhe mazhoranca që ka prezantuar këtë Projektligj, që me strukturat aktuale direktive të universiteteve, kështu të ndërtuara, me sistemin e tarafit, nepotizmit dhe shkëmbimit të interesave, reforma e projektuar nga MAS dhe strategjia Shqipëria drejt Europa 2020, do të ketë sukses? Mendimi dhe gjetja e një mekanizmi zhbllokues nga ana e MAS, për zgjerimin e profesoratit me të doktoruarit në Perëndim, ridemokratizimi dhe rikthimi i autonomisë është një prej elementeve të munguar në projektit që do të duhet të parashikohet në orët në vijim. E gjithë kjo do të duhet të bëhet në emër të çlirimit universiteteve shtëtërore nga kastat e amortizueme aktuale, që kanë deformuar autonominë, kontrollin akademik të sistemit dhe kanë bllokuar qarkullimin e elitave. Rikthimi i trurit të brezit të ri të shqiptarëve që janë shkolluar në Perëndim dhe vendosja e tyre në universitetet shteterore në mënyrë të programuar dhe kontrolluar nga Qeveria përmes MAS, mbetet një prioritet ende i pazgjidhur, që në qoftë se nuk zgjidhet, rrezikon të përmbysë gjithshka. Qeveria duhet të marrë përsipër së paku rithemelimin e një universiteti të vetëm model shtetëror në interes të Publikut, nga e para, që të shërbejë si stekë e re e zhvillimit të arsimit e shkencës bashkëkohore shqiptare. Pra, të mendohet një Projekt Pilot në një prej universiteteve të degraduara aktuale, që të vendosët nën kontrollin e MAS dhe të rithemelohet mbi kornizen e frymën e ligjit. Kur individë me vullnet dhe idealizëm kanë arritur ta bëjnë realitet këtë në Shqipëri, në një ose më shumë universitete private, unë mendoj se shteti e ka edhe më të lehtë se sa e kanë pasur ata profesorë vullnetmirë, vite më parë e deri më sot, realizimin e ëndrrës së një universiteti cilësor në Shqipëri.

Romeo Gurakuqi

Universiteti Europian i Tiranës.

Shkoder, me 18.07.2015

Gjermani – Rekord i ri i azilkërkuesve nga veriu i Shqipërisë

Gjatë vizitës së saj në Tiranë, kancelarja gjermane, Angela Merkel,bëri të qartë se synimi i Gjermanisë është për forcë punëtore të kualifikuar nga Shqipëria.

Një vend që kërkon të jetë anëtar i Bashkimit Evropian, nuk mund të ketë kërkesa për azil në vendet e Unionit”, deklaroi Merkel.

Por, shifrat tregojnë se shqiptarët e Shqipërisë, ende vazhdojnë të ikin drejt Gjermanisë.

Numri i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani ka arritur një tjetër rekord në muajin qershor prej 5,932 shtetasve shqiptarë kanë aplikuar për azil në këtë vend.

Në muajin maj numri i kërkesave ishte 4,922 dhe në prill 4,794. Sipas të dhënave të fundit publikuar nga Zyra Federale për Azil dhe Migracion, për sa u përket kërkesave për azil, shqiptarët kanë zënë vendin e dytë.

Në vend të parë mbetet Siria.

Ajo çfarë vihet re është që vendet të tjera në rajon kanë një numër disa herë më të ulët krahasuar me Shqipërinë. Azilkërkuesit nga Kosova në qershor ishin 1,581, që është një numër pothuajse katër herë më i ulët sesa numri e shqiptarëve që kanë aplikuar për azil në Gjermani.

Vihet re, gjithashtu, që edhe nga vendet e tjera të rajonit numri i azilkërkuesve është më i ulët.

Nga Serbia këtë muaj pati 2,240 kërkesa, nga Maqedonia u regjistruan 1, 514 kërkesa dhe nga Mal i Zi 787 kërkesa.

Nga shifrat e publikuara nga Zyra Federale për Azil dhe Migracion në gjashtë muajt e parë të këtij viti afro 22 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria për të aplikuar për azil vetëm në Gjermani.

Shqipëria synon që këtë vjeshtë të marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, por edhe gjatë muajit korrik janë shënuar raste të largimeve masive drejt Gjermanisë, kryesisht nga zonat veriore të Shqipërisë.

NORA GOXHI MINGA TREGON PËR BASHKËSHORTIN E SAJ FUTBOLLISTIN E SHQUAR ARBEN MINGA

18-07-2015 10-48-19

Nora Goxhi, ish-basketbollistja e njohur ka rrëfyer jetën e saj në Shqipëri dhe përtej Atlantikut në një intervistë për Roland Qafokun në emisionin “Debati në Channel One”. Bashkëshortja e Arben Mingës tregon momentet e lumtura me të dhe dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të futbollistit të famshëm të Tironës dhe Kombëtares.

Përshëndetje zonjë dhe faleminderit që pranuat ftesën për këtë intervistë?
Është kënaqësi të dal para publikut shqiptar.

Si je ndjerë këto ditë në Shqipëri?
Shqipëria është atdheu im, gjithmonë do të kem lidhje të ngushta me të, pavarësisht se jetoj në Kanada. Por nuk mund të harroj vendin tim. Zemra ime është këtu.

Nga Kanadaja në Shqipëri, si është jeta mes vendit që je lindur dhe rritur dhe një vendi të huaj si Kanadaja?
Lidhjet e mia me Shqipërinë janë të fuqishme, por nuk mund të lë pas edhe Kanadanë. Është një vend që na hapi dyert dhe na ofroi mundësi të jashtëzakonshme, për të krijuar një jetë më të mirë për fëmijët.

A keni dëgjuar dikë të thotë kur ju ka parë “uuu Nora, ajo basketbollistja e famshme e dikurshme?
Është një rastësi që më ka qëlluar dy herë këtë vit. Një herë, një punonjës i Rinasit dhe parukierja më mbanin mend dhe më njohën kontributin tim në basketbollin shqiptar.

A është Shqipëria më e mirë, apo më e keqe nga momenti që ju jeni larguar?
Janë bërë ndryshime për më mirë. Dhe po mundohet të ecë përpara.

Si ndjeheni kur ju përmendin, Nora, bashkëshortja e Arben Mingës?
Dua të më njohin fillimisht si Nora basketbollistja për aq kohë sa kontribuova për basketbollin shqiptar. E më pas si Nora, bashkëshortja e Benit.

Ju keni qenë një nga basketbollistet më të mira të brezit të vet. Çdo të thotë që sot Shqipëria ka për kryeministër një ish-basketbollist? Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, dikur ka luajtur basketboll me Dinamon, ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ka luajtur me Tiranën. Klodeta Dibra është kryetare e këshilltarëve të majtë në Këshillin bashkiak të Tiranës. A është një gjë e mirë kjo dhe pse që kryeministri, ish-basketbollist, ka afruar në qeverisje si asnjëherë tjetër disa basketbollistë?
Të gjitha këta personalitete që dikur kanë qenë basketbollistë, luajnë një rol të rëndësishëm në drejtime të ndryshme të qeverisjes së shtetit shqiptar. Për faktin që ata janë në krye të këtyre posteve, sepse e kanë merituar nga ana profesionale. Duke qenë basketbollist, duke u mësuar të punosh në grup, ndihmon në këtë profesion. Të qenurit sportiste të mëson disiplinën, të punosh fort. Të dyja bashkë ndihmojnë. Të gjithë këta ish-kolegë të mitë do të bëjnë diçka të mirë për këtë vend.

Keni pasur njohje me tre meshkujt basketbollistë?
Kemi luajtur në pallatin e sportit. Nuk e kam ndjekur shumë Dinamon, por di se ka marrë pjesë në ekipin kombëtar. Ai ngelet një mik i mirë për mua.

Keni kuptuar ndonjë ndryshim për sportin?
Më bëri shumë përshtypje, që më në fund në Shqipëri ngrihet një stadium i ri në Elbasan dhe Shkodër. Janë arritje. Duhen bërë më shumë ambiente sportive edhe për fëmijët që luajnë, nisin sportin.

Kishte një arsye të madhe përse iu futët basketbollit?
Isha shumë e gjallë dhe e hollë dhe u dashurova pas basketbollit.

Kur jeni thirrur për herë të parë me ekipin kombëtar?
Për herë, në qershor të vitit 1986, në Rumani me të rejat. Isha kapitene e skuadrës. Zura vendin e tretë. Hera e parë që përgatiteshim moralisht e fizikisht.

Cili ishte kulmi i karrierës suaj?
Në shtator të 1987-ës, pas lojërave mesdhetare olimpike në Latakia të Sirisë, ku qëndruam dy javë. Aty mendoj se arrita pjekurinë si lojtare. Fituam medaljen e artë. Unë fitova një çmim si ‘Miss Aleppi’ në Siri, edhe pse nuk u shpall.

Si jeni njohur me Arben Mingën?
Periudhat përgatitore i bënin së bashku. Ai ishte ambient i përshtatshëm për t’u njohur. Megjithatë, them se hapi i parë ka qenë nga Beni, i cili i vuri pikësynim vetes ta realizonte përmes të tjerëve dhe vetes së tij.

Ju nuk keni qenë bashkë në momentin kur Beni shënoi golin me Belgjikën?
E kam parë në televizor. Është një ndeshje e madhe, që e la Benin në histori, me një gol Botëror. Kam qenë në shtëpi.

Si e përshkruante Beni atë moment?
Ai thoshte që e rregullova topin mirë, hapin dhe hapa këmbën e mbylla sytë. Për kohën që kemi luajtur, nuk kemi shumë arkivë. Jemi të varfër në këtë drejtim, në kohën që teknologjia sot ka ecur shumë.

Po dasma si ishte?
Një nga dasmat që të gjithë e kujtojnë, më 10 qershor 1990. Kjo ka qenë dasma e fundit për të gjithë farefisin, sepse u shpërndanë. Ishte një dasmë me 220 vetë, në dasmën time 180 vetë.

Ku u zhvillua dasma?
Të dyja janë bërë tek hotel “Arbana”. Ishim të privilegjuar që kishim Benin, i cili me shkathtësinë e tij ishte i kudondodhur. Menuja ishte shumë e pasur.

Pastaj ju shkuat në Rumani?
Në 5 maj të vitin 1991 ne u bëmë më djalë. Shumë miq të Benit shkuan në Greqi, edhe ai shkoi ta provonte aty. Për fat aty vjen ekipi i Dinamos së Bukureshtit dhe mbaj mend që presidenti i klubit Januland së bashku me Sulejman Demollarin, që luante në atë kohë për Dinamon e Bukureshtit. Ai ishte i dashuruar me mënyrën sesi luante Beni. E ftoi për në Rumani, se do të dal unë për Zot. U nis vetëm për të bërë kontratën mes klubeve dhe unë jam nisur në tetor të 1991. Fillimisht në Bukuresht, e më pas në ekip tjetër. Kemi qëndruar një vit në Brazhovë, e më pas në Brailaj, një zonë më fushore e Rumanisë, ku qëndruam një vit. Me këtë ekip Beni doli në Kupën e Rumanisë, ku u mund.

Si ishte kontrata atje?
Në vitet e para nuk kishim njohuri për shitjet dhe blerjet. Nuk kishin menaxherë për shitjen e blerjen e sportistëve. U bë vetëm një nënshkrim për një shumë prej 30 mijë dollarësh, ku na u dhanë vetëm 15 mijë dollarë. Kontrata ishte që edhe po të iknim, nuk na penalizonte njeri.

Thoshte ndonjëherë Arben Minga, që kisha këtë arritje apo atë…
Është e vërtetë, sepse ka qenë një elitë e mrekullueshme sportistësh, jo vetëm në futboll që u dogj për hir të sistemit. Mbaj mend që Benin e ka kërkuar në ’86 një ekip turk. Në ndeshjen me Anglinë, më tregon axhanset që një mik i tij i kishte dhënë, të gjitha të dhënat.

Kur erdhët nga Rumania?
Unë jam kthyer më përpara, sepse na u zu shtëpia. Kemi zgjatur shtatë vite me gjyqe. Mbas shtatë vitesh, unë u ktheva, derisa pas një viti e gjysmë u kthye edhe Beni dhe vazhdoi me 17 Nëntorin.

Sa luajti me Tiranën?

Me Tiranën luajti ’94-’95 dhe ’95-’96. Në sezonin ’94-’95 mori Kupën. Në sezonin e fundit u shpall kampion kombëtar dhe kampion i Kupës së Shqipërisë.
A ka marrë Beni vlerësimet që i takonin për atë që ai i ka dhënë sportit shqiptar?
Ai ka marrë shumë tituj, është “Mjeshtër Sporti”, “Mjeshtër i Merituar” i sportit, ka dy medalje “Naim Frashëri” e shumë tituj e medalje të tjera. Është shpallur “Hall of fame” nga Edi Rama. Pas vdekjes mori titulli “Lojtar Nderi” të Federatës Shqiptare si dhe medalja që mori nga zoti Bamir Topi.

Ka pasur kërkesa ‘hajde me Partizanin e ik nga Tirana’?
Kam dëgjuar nga kunati. Ai ka qenë një ndër iniciatorët që Beni të qëndrojë tek Tirana.

Benit nuk i thanë “Hajde tek Dinamo”?
Ka pasur shumë miq e shokë, si dhe dashamirës të ekipeve të tjera. Një nga këto ka qenë zoti Klem Kolaneci, i cili ka qenë i çmendur për Benin, e ai i ofroi ‘hajde tek Dinamo se të japim shtëpi tri dhoma e kuzhinë’.

Përse ikët në Kanada?
Ikja jonë në Kanada u shkaktua nga kushte të caktuara dhe një nga ato se Beni mbeti për një kohë të gjatë pa punë. Ai kishte një eksperiencë të jashtëzakonshme, sepse pasi u kthye nga Rumania, punonte si drejtor marketingu për ‘Gillete’. Ai çau dhe e çoi biznesin shumë lart. Pas 1997, trazirave, kompania u mbyll. Për këtë arsye ne morëm atë vendim.

Sa ndeshje ka luajtur Arben Minga me Kombëtaren?
28 ndeshje, ku ka shënuar dy gola.

Si e përcolli momentin që mjeku i tha se je i diagnostikuar me një sëmundje të pashërueshme?
Është njësoj sikur je i dënuar me vdekje. Por ai ishte trim, ishte i jashtëzakonshëm. Mundohej të na mbante ne me kurajë e shpresë se do ta luftojmë e do të bëhem mirë. Ai luftoi prej dy vjetësh, që nga momenti i diagnostikimit. Ai pati operacion. Kaloi në trajtime. Jemi ndjerë jo si emigrant po sikur ishin në shtëpinë tonë, pasi doktori kryesor na pyeti përse keni ardhur në Kanada. I thamë për një jetë më të mirë për fëmijët tanë. Më tha s’më dukeni të zakonshëm. Beni i tha se kam qenë futbollist me Shqipëri dhe kapiten me kombëtaren në vitin 1989, ku luajtëm me Anglinë. Mjeku i tha ti je heroi im. Mjeku na tha që do të qëndroni me mua, do të kujdesem unë për ty. Kjo tregon vlerësimin që bota u bën sportistëve. Ishte një lehtësim i madh për të dy ne. Një emocion i jashtëzakonshëm. Kur ishim në spital për herë të dytë, kishin kërkuar emrin e Benit në ‘Google’, e të gjithë na pritën te dera e ashensorit duke duartrokitur. Një nga infermierët na tha që Beni ishte njeri i madh.

A ju la ndonjë amanet Beni?
Ai e dinte që unë isha një person i fortë, me një karakter të fortë dhe për këtë nuk la asnjë amanet. E vetmja gjë që tha kur u diagnostikua: ‘E di si është puna, kemi ardhur në këtë jetë e do ikim. Më erdhi keq, por kur mendova që do të lë ty e djemtë, kjo më vrau’.

Si ishin momentet e fundit?
Gjithçka ka ndodhur në shtëpi… Nuk doja që të na linte në spital. E gjithë Amerika erdhi në kortezh, që të jepnin lamtumirën e fundit idhullit të tyre. Ka qenë kaq shumë pjesëtare saqë u hapën tri dhoma të ‘funeral home’. Shumica ishin shqiptarë, por kishte edhe të huaj. Kanë qenë më shumë se 300 persona, makinat nuk mbaronin.

18-07-2015 10-46-0818-07-2015 10-45-3918-07-2015 10-47-1118-07-2015 10-44-09

 

NJË DOKUMENTAR I PLOTË PËR MIRDITËN TURISTIKE (VIDEO)

Ne 45 minuta permes pamjeve filmike, arkivave te hershme, shtegtimeve neper fshatra e monumente te trashegimise kulturore, kujteses dhe fteses se sotme per ta vizituar kete krahine te vecante shqiptarie permes “Rruges se Kombit” qe e pershkron kete krahine ne 80 kilometra, vjen dokumentari “Neper Visaret Turistike te Mirdites”, realizuar nga publicisti Gjergj Marku dhe shkrimtari Ndue Dedaj me ndihmen e emigrantit sipermarres Leke Preci. Mirdita eshte kapur cep me cep me filmime dhe dokumentime, ne te kater stinet, dhe me plot deshmi autentike ne kohe te ndryshme permes fotove dhe arkivave filmike, duke u pasuruar me realizimin filmik, me plot portrete e personazhe, me kolonen zanore dhe kendveshtrimet grishese qe ofrojne peisazhet turistke te kesaj krahine ne Shqiperine e Eperme. Në këtë dokumentar kemi një Mirditë siç ka qenë në histori, jo një Mirditë të copëtuar në 4-5 njësi administrative sikurse ka ndodhur shpesh për qëllime dhe lehtësi pushteti e qeverisje. Në këtë anë Mirdita ka pasur një fat të ngjashëm me fatin e shqiptarëve në tërësi, ndarë në katër shtete. Mirdita e sotme është e pandarë prej veprës më të madhe të dekadës së fundme, rrugës ndërshqiptare Durrës-Kosovë. Kjo rrugë është sjellësja e qytetërimit në këto anë, është ndërtuesja e një rendi të ri. Tani edhe djemtë e vajzat e reja do të ndihen si në një kohë tjetër, si kryeqytetas. Dokumentari na thote se po, kjo është Mirdita e sotme, e njëjta Mirditë që në fillimin e shekullit të 20-të albanologë të huaj, dashamirës por edhe konservatorë, propozonin ta kthenin në muze të gjallë të vlerave tradicionale.

17-07-2015 11-37-41

NË FIER U PËRURUA BUSTI I AMBASADORIT RICHARD HOLBROOKE (VIDEO)

VOAL -Përvjetori i Shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është festuar në mënyrë të veçantë në qytetin e Fierit. Bashkia e këtij qyteti, në bashkëpunim me Misionin Diplomatik Paqe dhe Prosperitet, organizuan ceremoninë e vendosjes së bustit të personalitetit politik dhe diplomatit amerikan Richard Holbrooke. Busti i përgatitur nga skulptori Idriz Balani sjell në bronx një mik të Ballkanit. Ishambasadori amerikan Richard Holbrooke njihet për diplomacinë e tij dhe kontributin e madh që ka dhënë për paqen në Ballkan, për çështjen shqiptare dhe në mënyrë të veçantë për popullin e Kosovës.

Në këtë ceremoni festive merrte pjesë kryetari i bashkisë së Fierit, i cili tashmë do të lërë detyrën, Baftjar Zeqaj, Armando Subashi që sapo është zgjedhur si kryebashkiak, por edhe zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, deputetët Koço Kokëdhima, Ervin Koçi, Kozma Dashi, kryetari i Misionit Diplomatik Paqe dhe Prosperitet, Shefki Hysa, skulptori Idriz Balani si dhe pushtetarë të tjerë vendorë. Në ceremoni merrte pjesë edhe ambasadori i Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci.

Ambasadori Richard Holbrooke kishte filluar karjeren e tij diplomatike me 1962 dhe ka punuar per çdo president demokrat duke filluar nga Presidenti John Kennedy.  Si nje diplomat me kariere
te gjate, ai admirohej   por edhe kritikohej per menyren e veprimit, pasi ai ishte me shume se çdo gje tjeter i interesuar ne rezultate konkrete diplomatike. Sukseset e tija ne politiken e jashtme amerikane jane te shumeta per tu numeruar, por sipas verejtesve diplomatike, ambasadori Holbrooke do te mbahet mend vecanerisht per rolin e tij gjate lufterave ne Ballkan, pikerisht per suksesin e tij ne bisedimet per paqe ne Bosnje qe me ne fund cuan ne marreveshjen e Dejtonit  dhe ne pushimin e luftes ne Bosnje.

Si kryedipomati i Presidentit Clinton per Ballkanin, Ambasadori Holbrooke kryesoi negociatat me 1988 per nje marreveshje me Slobodan Miloseviqin per terheqjen e forcave  terroriste serbe nga Kosova ku kishin ndermarre fushaten e spastrimit etnik me qellim per te shperngulur shqiptaret nga trojet e tyre shekullore dhe per te lejuar vendosjen e pranise se verejtesve nderkombetare ne Kosove. Pasi qe Miloseviqi nuk zbatoi kete marreveshje, ishte Richard Holbrooke ai i cili ne emer te Shteteve te Bashkuara dhe NATO-s i dorezoi ultimatumin  Miloseviqit me te cilin i kerkohej Serbise qe te terheqe menjehere forcat e  saj nga Kosova ose te ballafaqohej me sulmet ajrore te Organizates se Atlantikut Verior, NATO.

Ai, sic duket kishte studjuar mire udheheqsin serb dhe taktikat e tija.  Ambasadori Holbrooke deklaroi per rrjetin televiziv amerikan ABC ne vere te 1998 se “Diplomacia me  Miloseviqin eshte e sukseshme vetem neqoftse perkrahet nga forca ushtarake. Milosheviqi duhet ta kuptoje se — dhe ky eshte  thelbi i ceshtjes — se Kosova nuk eshte nje perseritje e asaj qe ndodhi ne Bosnje. Tani NATO eshte gati te veproje dhe eshte i  interesuar per ato qe  po ndodhin ne Kosove, ne nje menyre qe nuk ishte (e interesuar) kater vjete me pare ne Bosnje.  Neqoftse ai (Milosheviqi) mendon se  kejo qe po ndodhe eshte vetem teater i parendesishem, ai eshte duke bere nje gabim te madh.”

Takimet e Ambasadorit Holbrook me Presidentin e Kosoves Ibrahim Rugova ishin te shpeshta, is ne Prishtine ashtu edhe ne SHBA  ne perpjekje per te ndaluar masakrat e forcave serbe kunder popullesise shqiptare si edhe per nje prani te perhershme nderkombetare ne Kosove.  Ai kishte takime edhe me perfaqsues te tjere shqiptare nga Kosova, por  ne veren e vitit 1998, Ambasadori Holbrooke beri ate qe uk e kishte bere asnje perfaqsues amerikan deri atehere, duke u takuar per here te pare me luftetaret e UCK-es — gje qe ne ate kohe u interpretua si nje njohje e rolit dhe forces se saj ne rritje e siper ne Kosove. Pas takimit privat me perfaqsuese te UCK-es ne Junik, ambasadori Holbrooke deklaroi se gjendja ne Kosove ishte eksplozive dhe se duhej bere c’mos qe te parandalohej masakra dhe gjenocidi kunder shqiptareve.

Ambasadori Richard Holbrooke i prine listes se diplomateve amerikane, qe ne nje menyre a ne nje tjeter gjate dekadave,  kane kontribuar aq shume per mireqenjen dhe mbijtetesen  e kombit shiqptar. Ai ishte gjithashtu edhe mik i diaspores shqiptare ne Amerike dhe shpesh takohej  me perfaqsues te komunitetit shqiptaro-amerikan per te degjuar dhe marre pararsyshe edhe pikepamjet e tyre ne lidhje me ato qe po ndodhenin ne Ballkan, vecanerisht gjate luftes ne Kosove. Sidomos shqiptaret e Kosoves, por i gjithe kombi shqiptar ka humbur nje mik te madh, prandaj nuk duhet te harrojme kurre veprimtarine dhe kontributin diplomatik e politik te Ambasadorit Holbrooke — veprimatri kejo pa te cilen zor se Kosova do te kishte lirine dhe pavaresine qe gezon sot.  Prandaj, te gjithe Shqiptaret kudo qe jane, duhet t’i jene atij mirenjohes  per rolin e gjithanshem  qe ai ka luajtur per paqen e sigurine ne Ballkan. Kontributi i tij per  mbijetesen e shqiptareve te Kosoves dhe per lirine e tyre si edhe per nje te ardhme me te mire ne nje shtet te lire e te pavarur per ta dhe per nje te ardhme me te mire per kombin shqiptar ne pergjithesi, Ambasadori Richard Holbrooke do te mbahet mend dhe do te nderohet brez pas brezi nga kombi shqiptar.

Jusuf Vrioni – Fluturimi i shkabës Nga Luan Rama – In mémoriam

VOAL – Pas pesë orë qëndrimi në pistën e aeroportit Charles de Gaulles në Paris, avioni i vogël “Banderante” me dy pilotët shqiptarë u ngjit drejt qiellit, duke ju dridhur krahët dhe duke çarë drejt një horizonti të vrarë. Me vehte ai mbartëte diçka jo të zakontë, diçka të dhimbëshme dhe të rrallë, një arkivol me trupin e një njeriu që aq shumë kishte dashur të kthehej në atdhe në fundin e jetës së tij. Ishte trupi i ftohtë i Jusuf Vrionit.

Avioni kishte lënë pas aeroportin dhe tani po kalonte mjaft ulët mbi Paris, gjë e rrallë kjo për francezët, madje mbi Harkun e Triumfit, nga ku jo larg shquanim kullën Eiffel, kupolën e Akademisë Franceze dhe atë të kishës tek “Hôtel des Invalides”, Senën dhe anijet mbi lum. Jusuf Vrioni kurrë nuk e kishte parë nga lart dhe kaq afër këtë qytet aq të dashur ku kishte kaluar rininë e tij. Po fluturonte pa jetë, në një udhëtim që kurrë nuk e kishte dëshiruar, në një udhëtim që i trëmbej gjithnjë këto muajt e fundit dhe që refuzonte ta mendonte: kthimin e tij i vdekur. Udhëtimi i përzimtë s’di pse më kujtoi udhëtimin e shkabës në legjendën shqiptare, që do të çonte dikë në botën e përtejme e që do të kalonte kufijtë e dy botrave përmes një sakrifice të madhe.

Jusuf Vrioni kishte vdekur një ditë më parë, një mëngjes të bukur, të dielltë, kur ndoshta ai kishte menduar të shëtiste në Saint-Germain-des-Près, me shpresën se shëndeti po merrte për mbarë. Një ditë para vdekjes më thirri në shtëpi. Diçka donte të më thoshte, por që përsëri nuk e tha. Kishte mall për Shqipërinë,kishte dhimbje. I trishtë, i lodhur, ai kërkonte paqe. Paqe me botën që jetoi, paqe me jetën. Paqen që aq shume e kishte dashur me të gjithë njerëzit, madje dhe me inkuizitorët e tij. Paqe…

Atë mëngjes, telefoni i Agit, gruas së tij të dashur, më bëri të rend me makinë drejt shtëpisë së tij, në Rue Croix-Nivert, diku pranë Porte de Versailles.

– Eja shpejt, nuk di se ç’ka, Jusufi nuk më përgjigjet!

Me të mbritur, ngjita ashensorin me një frymë dhe hyra në dhomën e gjumit. Trupi i Jusufit kishte lëvizur lehtë nga shtrati, duke formuar një kryq me krevatin dhe fytyra e tij nuk di pse menjëherë më kujtoi figurat e zbehta por mjaft ekspresive në pikturat e El Grekos. I fola, i vura dorën në qafë, i preka duart, këmbët…Por jo, Jusufi nuk do të përgjigjej. Me sytë e hapur, veshur në rroba të kaltra, ai vështronte në zbrazësirën e pajetësisë.

– Agi,Jusufi na ka lënë..Ka shkuar !

Agi nuk donte t’a besonte që vdekja mund të ishte aq e paqte dhe pa fjalë :

– Po ai është i ngrohtë, – më pëshpëriste e hutuar, duke mos dashur ta besonte dhe duke ardhur rrotull pa ditur ç’të bënte :

-Jusuf ! Jusuf ! – kërkonte ajo ta zgjonte nga ai gjumë i rëndë, i përjetshëm. Figura e El Grekos, në dritën e bardhë të mëngjesit, me duart e hapura në formë kryqi nuk u përgjigj më. Kishte diçka të shënjtë. Në krahë,tavolina e tij e punës, librat, fjalorët e panumurt, ordinatori, tekstet e fundit dhe dy dosje ku shkruhej : Mira Meksi ! Ishin tregimet e fundit që po përkthente nga mikesha e tij…

Pas mjekëve që erdhën dhe konstatuan vdekjen, m’u desh t’a rruaj portretin e mikut tim të dashur. Një shkumë e bardhë mbi fytyrë…Çudiërisht kjo gjë e ç’vendosi plotësisht ambientin mortor dhe duke i kaluar briskun më dukej sikur ai thjesht kishte mbyllur sytë mos ti hynte shkuma në sy. Ishte hera e parë që rruaja një njeri tjetër dhe për më tepër një të vdekur. Më dukej e pabesueshme, si në ndonjë tregim të Markezit ku i vdekuri me të gjallin vazhdojnë të bisedojnë duke e kapërcyer atë çka i ndan nga njëri-tjetri. Brisku rrëshqiste dhe gati po mbaroja njërën anë kur befas një kujtim i çuditshëm mu kujtua nga bisedat me Jusufin vite më parë. „E çuditëshme“ mendova me vete dhe vura buzën në gaz, veçse ndryshe nga tani, në gjysmë-mjekrën e dikurshme të Jusufit nuk kishte pasur shkumë. Kishte qënë gjysmë-mjekra e një të prangosuri në errësirën e një qelie ku një ditë i ishte shfaqur hetuesit të tij me një gjysmë-mjekër të ashpër, të shkulur. Jusufi m’a kishte treguar këtë histori duke qeshur dhe me një kënaqësi të habitshme se si mund ta bënte këtë një njeri që nuk dinte nëse do të jetonte apo jo, një njeri që dukej se i ishte afruar pragut të vetë ferrit. Ç’kishte ndodhur?

Në vitin 1951, i arrestuar dhe i akuzuar gjoja si agjent i francezëve e më pas i amerikanëve dhe i anglezëve,atë e kishin plasur në qelitë e tmerrëshme të Tiranës. „ Nga gjyshi im kisha trashëguar zakonin që i ri ti shkulja qimet e mjekrës dhe kështu, një ditë, kur pas 15 ditësh më nxorrën nga qelia për tek banjat, nuk di pse m’u shkrep ti shkulja qimet e gjysmës së fytyrës. Kur gardiani më pa, ai kujtoi se po tallesha me të dhe filloi të më godiste ku të mundëte si një i tërbuar. Menjëherë sollën berberin e burgut që më hoqi pjesën tjetër të mjekrës“…

Atë mëngjes të dielltë, bashkë me Agin dhe Luc Barnier, që nuk vonoi të vinte, nisëm t’a vishnim, ti vinim një gravatë të bukur dhe ta përgatisnim për udhëtimin e tij të gjatë. Një telefon me Tiranën. Ishte presidenti i Republikës ai që do të fliste i pari me të shoqen e tij; ai që do të shkruante se Vrioni “ishte profesori i përmasave të mëdha tejet-kombëtare,liberal e demokrat, kalorës i kulturës shqiptare dhe asaj franceze…” Telefonat nga Tirana nisën të binin pareshtur, plot dhimbje e fjalë të coptuara :Ah !…Si ? Kur… Pasdite vonë trupin e tij e vumë në sallonin e ambasadës për t’i bërë homazhet e fundit në prag të nisjes. Atë mbrëmje shumë njerëz të afërm dhe miq të tij erdhën ta përshendesnin. Vinin një e nga një,duke i telefonuar njëri-tjetrit, një lajm që nuk vonoi të shpërndahej ngado nëpër Paris. Këshilli Ekzekutiv i Unesco-s i mbledhur në një konferencë, mbajti një minutë heshtje për ambasadorin Vrioni. Mesazhe ngushëllimi nga personalitete të ndryshme, nga Buthros Ghali, Bertrand Delanoe, kryetari i Bashkisë së Parisit, presidenti i Fondacionit Robert Schuman, nga artistja enjohur e viteve 40-50-të, Micheline Presle, që më pas do të më dërgonte një njëletër për Agin : « Cher Jusuf, ami de ma jeunesse. Je suis très triste, le cœur en larmes et en même temps plein de souvenirs heureux et gais ».[1]

Miqtë që vinin, me dhimbje në sy, ata i linin atij lamtumirën e fundit:ambasadori Jacques Faure, aktorja Macha Meril, regjisorja Liria Begeja, shkrimtari Claude Arnaud, Horst Godicke,ambasadorë të Unesco-s, intelektualë shqiptarë, shkrimtari Ives Mabin… Mabin erdhi atë mbrëmje vonë të ndahej me Jusufin. Sapo më kishte dhuruar një libër poetik të tij «Mémoire d’un temps éventuel» ku shkruante:

« maitre de souvenir, les morts sont les maitres

du regret nécessaire au sommeil des vivants »/[2]

Bashkëju afruam arkivolit dhe për një çast sytë e tij e panë atë përtej xhamit të arkivolit. Fytyra e tij e zbehtë vështronte ngultas portretin e mikut të tij të dashur, gati pa frymë, në një dhimbje të madhe. Të ngrirë, të pafjalë, nderonim mikun tonë, kur ndërkohë Yves filloi të ngashërehej, në fillim ngadalë gjersa sytë ju përmbytën në lotë që rrëshqitën mbi qilimin e shtruar. Atëherë ai ukthye dhe pa përshendetur, i mbytur nga lotët u largua dhe humbi në errësirën e shkallëve, sikur të kishte humbur një njeri të familjes së tij. A nuk e quante Jusufi « mon oncle » (« xhaxhai im ») dhe ai Jusufin përsëri « mon oncle » ?

« La rasion devivre et la raison de mourir

 la présence a le poids et le gout del’absence »…[3]

Dy ditë më pas ai do të më dërgonte në ambasadë shënimet e tij për Jusufin ku mes të tjerash shkruante : « Yusufl ’Albanais. Nous n’avions à priori aucune raison de nous rencontrer, de nous connaître. Les circonstances qui dans une vie sont parfois défavorables, ont été favorables à notre amitié. Aussitôt vus, aussitôt amis. Et pour toujours.Amis de cette amitié qui fait qu’on se comprend sans avoir à parler, à s‘expliquer, à se justifier. Nous admirons les mêmes valeurs. Nous donnions notre préférence aux mêmes priorités, aux même nécessités. Nous nous moquions de mêmes prétentions. Nous étions émus par les mêmes événements. Nous savions aussi rire ensemble. Tu aimais ton pays. Tu t’inquiétais pour lui. Il était toujours au cœur de ton cœur… »[4]

*   *   *

Po fluturonim mbi fushat dhe pllajat e Francës, diku mbi Auxerre, dhe nuk di pse,duke vështruar pas arkivolin e rëndë, imazhe të shumta m’u shfaqën. E në të gjitha ato imazhe, do të ishte gjithnjë Jusufi, me buzëqeshjen e tij karakteristike dhe kënaqësinë që i jepte çdo bashkëbiseduesi.

-Allo ? Comment vas-tu mon cher? – më kumbuan përsëri fjalët që aq shpesh më thoshte në telefon gjatë bisedave tona.

– Bien! Et toi?… Alors, tu vient?… On prend un petit wisky![5]

Me Jusuf Vrionin biseda jonë ishte gjithnjë e këndëshme.Shpesh flisnim frëngjisht dhe unë admiroja frëngjishten e tij të përsosur dhe elegante, një frëngjishte që kishte mbetur në tonet aristokratike të viteve 40-50-të, por që ishte një gjuhë e pastërt dhe mjaftë e rafinuar. Shpesh ai vinte në ambasadë, në « Rue de la Pompe » e më pas në « Avenue Marceau », ose unë shkoja në zyrën e tij në Unesco, në « Rue Miollis », për të cilën ankohej gjithnjë se ishte aq e vogël, sa dy vetë bashkë nuk mund të punonin. Zbrisnim në kafenenë e Unesco-s dhe bisedonim për Shqipërinë, ngjarjet politike, diplomacinë, jetën, artin. Ndonjëherë i jepja të më lexonte ndonjë letër zyrtare dërguar ministrit të jashtëm apo kryeministrit, që të ishte sa më perfekte, dhe fjala e tij ishte gjithnjë e vyer. Po kështu dhe një tufë poezish të vëllimit « Couvrez-moi avec un morceau de ciel »[6] që do të botohej s’afërmi në frëngjisht. Biseda me të ishte vërtet pasionante, pasi për çdo problem, njohuritë e tij ishin të habitshme. Kishte dëshirë të bisedonte me të rinjtë, pasi ai ndjehej gjithnjë iri, djaloshar, me zemër të re, edhe pse ishte në vitin e 85-të të jetës së vet.Kur ngjiste shkallët, nganjëherë ai do ti ngjiste ato duke vrapuar, duke kërkuar ta vinte trupin e tij në lëvizje dhe në gjëndje sportive, si dikur në rininë e tij. Megjithatë kur binte fjala për rininë e tij, apo për epokën kur ai kishte jetuar në Francë, sytë i merrnin një dritë të veçantë dhe nostalgjia e mbërthente. Ajo kohë e rrëmbente me magjinë dhe intensitetin e kujtimeve, të jetës që kishte jetuar, thua se ajo të kishte qënë pjesa më e bukur e jetës së tij.

Ai kishte zbarkuar në Paris një ditë të vitit 1925, kur babai i tij, Iljaz Vrioni, ish kryeministër dhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, ishte caktuar ambasador i Shqipërisë në Francë. Ahmet Zogu sapo ishte zgjedhur president i Republikës së re shqiptare. Legata ishte vendosur në fillim në « Rue de la Pompe » por më pas, ambasadori Vrioni bashkë me familjen ishte vendosur në 11, bis, « Avenue Victor Hugo », shumë pranë sheshit të « L’Arche de Triomphe ». Pikërisht atë kohë Jusufi do të fillonte jetën e tij pariziane : studimet në një nga licetë më të famëshme të Parisit « Lycée Janson-de-Sailly », ku në një klasë paralele studjonte André Maurois ; sporti në fushat e tenisit në Bois de Boulogne ; pushimet familjare në Evian, Bretagne, në kështjellat buzë Loire apo në Merlimont pranë Touquet, në veri të Francës. Shkrimtarët e tij të preferuar të kësaj kohe ishin Proust, Claude Mauriac, de Monterlant, Gide, etj. Edhe pas 70 vjetëve, atij i kujtoheshin ato ditë kur lexonte « La condition humaine » të Gide, apo « Voyage au bout de la nuit » (« Udhëtim në fund të natës ») të Celine. Jusufi do të ishte padyshim një nga shqiptarët më të integruar në shoqërinë franceze të asaj kohe. Jeta e tij ishte pasionante, me etje për dije, për të njohur shkencën e artin, enigmat e matematikës dhe të kimisë. Ato vite ai luante hockey dhe skuadra e tyre me kapiten Jacques Lacarrière do të dilte kampione e Francës. Papritur, kur ai mbushte 16 vjeç,një ditë më vonë, më 17 mars 1932, babai i tij do të vdiste nga çiroza. Trupi i tij do të përcillej plot nderime nga qeveria franceze, e cila e kishte nderuar me dekoratën e lartë « Officier de la Legion d’Honneur ». Pas vdekjes së Iliaz Vrionit, familja do të vazhdonte të qëndronte në Francë. I riu Vrioni ishte një student i përkryer dhe i njohur në rrethet pariziane. Kështu ai njohu Coco Chanel, aktoren Micheline Presle dhe personazhe të tjerë të mondanitetit francez. Pasliceut, ai vazhdoi studimet në « Hautes Etudes Commerciales » (HEC) një nga shkollat më të famshme të Francës. Pas një liçence në« HEC », ai u regjistrua në shkencat politike si dhe për një doktoraturë në Drejtësi (en Droit). Por në këtë kohë erërat e luftës po afroheshin. Në pranverën e vitit 1939 ai u detyrua të lërë me dhimbje shkollën dhe Parisin.

– « Më kujtohet si tani ajo mbrëmje e fundit, kur isha me një mikeshën time në një restorant të njohur buzë Senës, në « Tour d’Argent », më tregonte ai. – Të nesërmen, bashkë me vëllain, Aliun, ne shkuam në Gare de Lyon. Të përmalluar dhe me një ndjenjë të çuditëshme nga ky largim, ne puthëm kalldrëmin e stacionit dhe u nisëm drejt Romës. Ishte një lloj lamtumire.. »

Më 5 gusht 1939 Vrioni zbarkoi në Shqipërinë e pushtuar nga Italia fashiste…

* * *

 

Pas një ndalese të shkurtër në Bastia të Korsikës, avioni ynë u ngrit sërrish në një qiell blu, duke ju drejtuar Italisë, ku pak më vonë nisën të shquheshin brigjet e jugut të saj. Më pas, kur ra muzgu, dritat që nisën të ndizeshin, bënë të ravijëzoheshin në gjysmëerrësirë qytetet e Napolit, Kaprit dhe qytezat e gjirit të Sarentos. Duke vazhduar më tej, në largësi ne lamë pas Barin dhe konfiguracionin e asaj« çizmeje » gjigande të skajit jugor të Italisë. Tashmë poshtë nesh shtrihej Adriatiku. Ishte natë. Jusufi flinte në gjumin e tij të përjetshëm. Ai nuk e dinte se po fluturonte si atëhere më 1939, kur la sallonet e Parisit dhe të Romës për të shkuar në Shqipëri, atdheun e tij të pushtuar. – Atëhere kishte filluar lufta dhe Jusufin e takova në Nice, – më kishte treguar një ditë një nga miqtë e Jusufit, Robert Durant-Vienne, ish student me të ne HCE. – Çdo bësh tani që u pushtua Shqipëria ? – e pyeta. – Do shkoj në Shqipëri. – m’u përgjigj menjëherë ai, – Vendi im është atje !…Kjo përgjigje e tij më befasoi.

Sa atdhetar që ishte Jusufi,aq dhe evropian ishte ai, pasi jeta e tij u gatua në një qerthull ku përziheshin kulturat, gjuhët, shoqëritë. « Cet homme dont la seule fierté avouée était de faire régulièrement moins de quatre fautes aux dictées de Bernard Pivot,connaissait si bien notre langue – et l’italien, et le grec, et l’anglais – quel’on pouvait se méprendre sur saveritable nationalité »,[7] -shkruante atë ditë në « Le Monde », miku i Jusufit, gazetari i njohur José -Alain Fralon. E ndërkohë që avioni i afrohej Shqipërisë, përsëri m’ushfaqën ato rreshta të shkruara nga një dorë e dhimbur, fjalë lamtumire të Yves Mabin :

« Yusuf le français ! Tu aimais la France, sa culture que tuconnaissais parfaitement, sa langue que tu maîtrisais admirablement comme leprouvent les inégalables traductions que tu as faites des œuvres d’un des plusgrands écrivains vivants dans le monde, ton ami, notre ami Ismail Kadaré. Tuaimais ce dialogue difficile, rigoureux, enrichissante entre ta languematernelle et la langue française. Tu aimais tant cette langue que tu m’asconfié qu’en prison, dans l’isolement, tu te parlais français à toi-mëme pouréviter de perdre la raison. Quel plus beau compliment faire à une langue quiétait la tienne car tu étais français aussi, comme sont français tous ceux quiparlent français et qui aiment ce pays partisan déclaré des libertés et desdroits humains. »[8]


 

Në vjeshtë të vitit 1991, ministri i atëhershëm i Kulturës të Shqipërisë Preç Zogaj, do të bënte një vizitë zyrtare në Paris. Në sallën e bukur të ministrisë së Kulturës, në « Rue Valois », ministri i atëhershëm Jack Lang shtroi një drekë, ku ishin ftuar dhe Ismail Kadareja e Jusuf Vrioni, si dhe shkrimtarë francezë si Bosquet, Nourissier, Ives Mabin e Robert Escarpit, dy libra të të cilit ishin përkthyer dhe botuar në shqip. Yves Mabin ishte padyshim një nga adhuruesit e Vrionit. Kishte qënë pikërisht ai që kishte bërë të mundur që për herë të parë,pas pesë dekadash, Jusufi të mund të shkelte përsëri në rrugët e Parisit. Kjo kishte ndodhur pikërisht me rastin e veprimtarive të 200 vjetorit të Revolucionit Francez, i cili u festua me madhështi në gjithë Francën.

Më kujtohet gjithashtu dimri ivitit 1992-1993 kur bashkë me Liri Begenë dhe Luc Barnier, shkuam në aeroportin « Charles De Gaulle » për të pritur Jusufin. Kësaj rradhe ai vinte i ftuar nga botuesii Kadaresë, Claude Durand. Nga aeroporti shkuam drejt e në shtëpinë e Lirisë kudo të vendosej për një kohë të gjatë dhe ku do të gjente një kënaqësi e prehje të jashtëzakonshme. Mbrëmjeve mblidheshim mes miqsh të ndryshëm, mes të cilëve gjithnjë Edi Rama, dhe Jusufi niste nga ligjëratat dhe kujtimet e tij. Kishe dëshirë t’a dëgjoje. Sapo shkelte në Paris, dukej sikur kryeqyteti francez e thithte plotësisht me hijeshinë dhe magjepsjen e vet, me miqtë e tij të dikurshëm, intelektualët e ndryshëm, rrugët që i njihte me pëllëmbë, kujtimet e rinisë, kafenetë e Saint-Germain-dès-Près apo të Montparnasse. Në shkurt të vitit 1993, Jusufi do të rivinte përsëri në Paris. Tashmë ishte krijuar një« aller-retour » i perhershëm, Tiranë-Paris dhe Paris-Tiranë. Kësaj rradhe do të shkonte në « Rue de Grenelle » në shtëpinë e miqve të tij, Marta Albertinit, stërmbesë e shkrimtarit të madh rus Leon Tolstoi dhe Boris Dino, biri i ish ministrit të Jashtëm shqiptar të kohës së Zogut, i cili ishte njëkohësisht dhe kushëriri i tij nga e jëma. Pikërisht atje, me të ikurJusufi, unë do të jetoja për tri vjet rradhazi me familjen time.

Në mars të vitit 1997, Jusufin e takova menjëherë sapo kishte mbërritur nga Roma. E takova atë në shtëpinë e Begesë. Kësaj rradhe ardhja e tij ishte e shqetësuar dhe e trishtë. Ngjarjet e Tiranës, në marsin e atij viti e kishin tronditur. Si mua ashtu dhe miqve të tij, duke qeshur, ai na tregonte atë histori të një nate marsi në Tiranë, kur kishin hyrë për ta grabitur në shtëpinë e tij. Dikush i kishte vënë thikën, duke i kërkuar para. Po ku kishte para Jusufi ? Kalvari i tij ishte vërtetë i trishtë dhe i dhimbshëm, edhe pse ai e tregonte si një aventurë: krismat nëpër natë, ambasadori francez Chrismant, ikja me nxitim bashkë me Agin drejt Durrësit, Julien Roche, që e kishte kthyer vilën e tij në fortesë, helikopteri ushtarak dhe fluturimi i shpejtë drejt Romës. Shpesh ai kujtonte shtëpinë e tij në rrugën « Naim Frashëri » dhe jetën e atyre dhjetra vjetëve që kishte jetuar aty, makinën e shkrimit, punën e madhe gjer në orët e vona të natës, përkthimet e panumurta, romanet e njëpasnjëshme, veprat e detyruara të Enver Hoxhes, frika nga përgjimi, Agi, Aleni…

Mbaj mënd atë vit të 1997, kur ishte në Paris dhe kur nga fillimi i vjeshtës Fatos Nano, kryeministër, i propozuai të bëhej ambasador i Shqipërisë pranë Unesco-s. Ato kohë, Louis Barnier, i ati i kineastit Luc Barnier, i kishte lënë në dispozicion një apartament në « Rue Olier », pranë « Porte de Versailles », ku për tu futur duhej të kaloje përmes një kopështi të këndshëm dhe gjithnjë të gjelbërt. Jusufit i erdhi e papritur ky propozim nga ana e « Aleancës për shtetin », të kësaj qeverie të majtë, në një kohë që e djathta e Berishës as që kishte menduar për të, edhe pse Jusufi mbahej si një nga intelektualët edënuar të diktaturës. Atë kohë ai mendonte si ta kalonte në qetësi atë pjesë tëjetës së tij dhe në dashurinë e shkrimeve, përkthimeve dhe miqësisë me një numur të madh intelektualësh.

-Hë !Si thua, ç’të bëj ? – më pyeste Jusufi, pa vendosur për përgjigjen që duhej të jepte për propozimin e bërë.

-Sigurisht që duhet të pranosh të bëhesh ambasador ! – i thoja, jo vetëm unë, por dhe tërë ai grup miqsh që e rrethonin. – Padyshim, për Shqipërinë nuk ka përzgjedhje më të mirë, dhe aq më tepër që ti rikthehesh në Paris, në gjurmët e babait tënd, që ka qënë ambasador i Shqipërisë po këtu. Veçanërisht ky fakt e bënte atë që të mendonte se duhej të pranonte të bëhej ambasador i vendit të tij, në një organizatë të tillë ndërkombëtare, siç ishte Unesco. Vite më parë, vëllai i tij, Aliu, i cili nuk u kthye si ai në Shqipëri, kishte qënë në vitet 60-70-të, një nga figurat drejtuese të Unesco-s. Atë ditë që do të fillonte punën si ambasador, ai nxorri nga dollapi një çantë të vjetër lëkure,me të cilën filloi ditën e parë të punës :

-Eshtë e Aliut ! – më tha me mall dhe një gëzim fëmijëror.

Të gjithë e përshëndetën Jusufin të gezuar për detyrën e tij të re. Ditën në Unesco mes ambasadorëve dhe konferencave, në mbrëmje, pranë teksteve që e prisnin për tu përkthyer, në apartamentin e tij të vogël, në « Rue Olier ». Më vonë gjeti një apartament pak më të madh, po në atë ndërtesë,por Jusufi mjaftohej me pak dhe nuk kishte pretendime për hapësirë dhe lluks.Atëhere ambasada jonë ishte ende në« Rue de la Pompe »dhe shpesh Jusufi vinte në zyrat tona. Një ditë, një mikeshë e vjetër më telefononte nga Gjeneva. Ishte Claire Lucheta, një grua mjaft inteligjente, hebre dhe me kulturë, të cilën e kisha njohur kur isha në ambasadë në vitin 1992. Tashme ajo kishte krijuar një shoqatë humanitare dhe ndihmonte fëmijët e Shqipërisë, shkollat, etj. Atë ditë ajo më telefonoi për çeshtjen e Jusufit.Një grup miqsh kishin mbledhur ca para dhe kishin vendosur të bënin sigurimin shëndetësor për Jusufin, pasi deri atëhere ministria e Jashtme shqiptare nuk bënte një sigurim të tille për punonjësit dhe diplomatët e saj. Kështu, të gjithë kërkonin të bënin diçka për Jusufin.

Më 1998 Jean François Deniau ish ministër e deputet, anëtar i Akademisë Franceze,romancier i njohur dhe ish ambasador, do ta propozonte në Akademinë Franceze që Jusufit ti jepnin një çmim për frankofoninë. Padyshim që ai ishte frankofoni më i njohur shqiptar dhe e meritonte një çmim të tillë më shumë se kushdo tjetër.Pas disa muajsh, ishte Jack Lang, me cilësinë e kryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme të Asamblesë Parlamentare Franceze që do të organizonte në një nga sallat e « Rue de l’Université » një ceremoni, ku do të ishin prezentë mjaft miq të tij, mes të cilëve dhe Kadare, Durand, Masha Meril,Begeja e Barnier: Chevalier de la Légion d’Honneur![9]

Në qënien e Jusufit një ndër gjërat që spikaste më shumë ishte thjeshtësia e tij.Ndoshta nga që gjithnjë ai kërkonte që çdo gjë të ishte në perfeksionin e vet,ç’ka ishte kthyer tek ai në një vlerë absolute dhe e pa arritëshme. Modest në shfaqjen e tij, modest për të mos u dukur në podiumet, i rezervuar për të mos thënë gjithnjë « unë », edhe kur kishte të drejtë ta thoshte këtë,vështirë se mund të gjeje një tjetër aq të thjeshtë e fjalëpakë sa ai. Vështirë se mund të merrje një intervistë, pasi gjithnjë përgjigja e tij do të ishte : „E ç’mund të them unë ? E ç’di unë më shumë se të tjerët? Për një kohë të gjatë regjisori Jean-Louis Berdot dhe producenti Michel Faure,autorë të disa filmave dokumentarë mbi Shqipërinë, u përpoqën të realizonin një film dhe për jetën e Vrionit. – „Thuaj pak Jusufit, – më thonin ata, – përse vallë nuk pranon t’a filmojmë?!“ Një ditë ata mundën t’a bindin që ta inçizonin gjatë dy orëve, në sallën e poshtme të ambasadës në „Rue de la Pompe“, por kur i kërkuan t’a xhironin përgjigja e Jusufit ishte negative. – „Një film për mua? E kush jam unë? Kujt do t’i vlejë ky film? – ju kishte thënë ai me të qeshur, duke u rrahur krahët miqve të tij.

Një tjetër herë isha me Luc Barnier të cilin ai e admironte. Edhe ai donte të realizonte një film për Jusufin. – Kushedi, mbase e bindim, – më tha një ditë Luc. Morëm një makinë, një llampë ndriçimi, një manjetofon, kameran dhe bashkë me Jusufin u nisëm për në shtëpinë e një miku të tij të kohës së burgut, një refugjat politik i ardhur në Paris në vitin 1990. Lavdosh Sulo, një vlonjat i urtë e bujar, banonte atë kohë në „Bulevarde Paniatowski“, në periferi të Parisit. Bashkë me Jusufin ngjitëm shkallët gjer në katin e fundit të ndërtesës dhe hymë në banesën e vogël të mikut të tij, me të cilin kishin kaluar disa vjet në kampin e punës së detyruar në Shtyllas të Fierit. Takimi i tyre ishte vërtet emocionant. Ata nisën të kujtonin vitet e burgut, shokët e tyre, ata që ishin gjallë dhe ata që kishin ikur nga kjo botë,episode të ndryshme dhe të dhimbëshme. Luc xhironte dhe unë inçizoja, duke mbajtur atë llampë të vogël ndriçimi. Pas atij takimi, Luc donte të vazhdonte të xhironte përsëri episode të tjera të jetës së përditëshme të Jusufit, por gjithçka u bë e pamundur. Jusufi refuzonte gjithnjë.

Më kujtohet gjithashtu historia dhe aventura e librit të tij « Mondes effacés », që shkroi në bashkëpunim me mikun e tij francez Eric Fay,romancier dhe kritik letrar. Një ditë Jusufi më tregonte se ishte penduar që kishte marrë paradhënie për shkrimin e këtij libri nga shtëpia botuese, madje për këtë ishte bërë shkas vetë François Nourissier. « Sigurisht, atë kohë kisha nevojë për para, por nuk më bëhej që të tregoja e të shkruaja për veten time. E ç’do të thonin të tjerët ? » Kështu, ai filloi të kthejë mbrapsht paratë e marra më parë si paradhënie. Por shtëpia botuese kurrë nuk ia pranoi.Lexuesi francez dhe më pas ai shqiptar, patën fatin të lexojnë nga ai atë libër mjaft interesant dhe që përshkruante tërë itinerarin e jetës së tij. « Ja fati i jashtëzkonshëm i këtij njeriu, pinjoll i një familjeje të madhe shqiptare të perandorisë otomane, – do të shkruante në pasthënien e librit të tij botuesi i i « Editions Jean-Claude Latteès », – njeri i cili ka përshkruar trazirat kryesore të Evropës së sotme. Një dëshmi pasionante, ajo e rënies dhe pastaj e ngritjes, dëshmi e një aktori e njëkohësisht viktimë e lëvizjeve kulturore e politike të shekullit».

Po, „Mondes effacés“ ishte një libër impresionant, ku gjithçka ngjall kureshtje, interes : kthimi i tij në Tiranë, takimi me nënën e tij dhe jeta e tyre e përbashkët në hotel « Dajti », ku nga dritarja e hotelit shquhej bulevardi i madh me emrin «Musolini», mimozat që mbushnin rrugët e atyre ditëve, pastaj kapitullimi i Italisë, hyrja e gjemanëve duke mbushur hotelin, ashtu të ngjeshur plot armë, ikja e të dyve nga hoteli dhe çlirimi i Tiranës.

Në kopertinën e librit «Mondes effacés», apo ndryshe « Botë e shlyer »,të bënte përshtypje ai zinxhir i rëndë burgu, në majë të së cilës, një flutur e bukur kërkonte ta ngrinte lart, në një simbolikë që të ngjante se ishte vetë jeta e Jusufit. Një dritë shprese ka dashur si duket ta largojë atë flutur nga jeta e burgut.

* * *

Tani fluturonim mbi detin Adriatik dhe në kabinën e pilotëve filluan të vinin mesazhet e teknikëve shqiptarë që nga kulla e vrojtimit të Rinasit, të cilët komunikonin me pilotët e atij avioni të vockël që mbartëte diçka jo të zakonshme. Në fillim u shquan dritat e Durrësit dhe të bregut, pastaj ato të Tiranës dhe së fundi pista e aeroportit të Rinasit që ndriste si një fashë e vetme drite mbi errësirën e tokës. Edhe një orë do të bëhet mesnatë, mendova atë çast kur nga dritarja pashë njerëzit në pistë që po afroheshin drejt avionit që sapo kishte ndaluar. Në çast, duke vështruar portretin e trishtë të Agit, u përpoqa të imagjinoja atë kthim drejt qytetit të Tiranës, njerëzit e shumtë, shtëpinë e vjetër të tij në rrugën „Naim Frashëri“, atë qytet ku ai kishte jetuar rreth 60 vjet. Jusufi shpesh më kishte treguar historinë e tij mëtragjike, atë të një dite vjeshte të vitit 1947, kur në sheshin e Tiranës e arrestuan, tek shkonte në një takim me të dashurën e tij. « Ishte 13 shtator… Kur u lirova nga burgu unë shkova ta kërkoj atë vajzë. Por ajo nuk më priste. Ishte martuar… Atë periudhë, Partia Komuniste përgatiste kongresin e saj të parë të vitit 1948. Ngado dëgjoheshin breshërima. Pas gjashtë muajsh pyetje në qeli, ata sajuan një proçes për spiunazh në shërbim të Francës…U dënova 15 vjet burg. Të burgosurit i shërbenin rindërtimit të vendit, – psherëtiu Jusufi duke buzëqeshur, duke kujtuar siç duket vite të tëra që kishte punuar, duke gërmuar për tharrjen e kënetës së Maliqit, në kanalet e vaditjes, minierat, ndërtimin e pistës së aeroportit të Rinasit, etj.

Olivier Deprez, producent filmash e spektaklesh, më kishte treguar një ditë një historitë çuditëshme, por të vërtetë. Atë ditë të vitit 1997, kur ai po kthehej nga Shqipëria për në Paris bashkë me mikun e tij Jusuf Vrioni. Po kalonin doganën e Rinasit, kur një nga policët i kërkoi Jusufit të paguante taksën e kalimit, një dhjetë dollarësh, ç’ka atë kohë ju kërkohej të gjithëve. Jusufi ishte befasuar nga kjo kërkesë dhe pas një hezitimi, i kishte thënë policit se nuk do e paguante. Polici këmbëngulte por edhe Jusufi këmbëngulte nga ana e tij, gjersa me në fund i kishte thënë: – Nuk kam pse të paguaj taksë për një aeroport që e kam ndërtuar me këto krahë si i burgosur politik!

Polici ishte shtangur dhe e kishte lenë të kalonte…

Pas lirimit të tij nga kalvari i burgjeve, Jusuf Vrioni nuk mund të bënte gjë tjetër, veçse të përkthente… « Koha më e bukur e jetës sime ishte periudha e burgut, – më ishte shprehur një ditë ai. I habitur nga kjo shprehje paradoksale i thashë se nuk e kisha dëgjuar mirë, por ai kishte shtuar : -Po, ashtu është. Në planin human është momenti ku unë kam qënë i vërtetë përballë vetes sime dhe të tjerëve. Atje kishte sigurisht njerëz spiunë dhe maskarenj, por kishte dhe njerëz të mrekullueshëm ».

Një ditë, pas burgut, duke lexuar lexuar një shkrim rreth romanit « Gjeneralii ushtrisë së vdekur », ku thuhej se ky roman meritonte të përkthehej, ai kërkoi ta lexojë menjëherë, dhe që në faqet e para ai e kuptoi gjeninë e shkrimtarit, të cilin nuk e njihte : ishte Ismail Kadare. Dhjetë vjet rresht, përpara makinës së shkrimit, Jusuf Vrioni u shndrua në një hije apo fantazmë që përkthente veprat e shkrimtarit të madh. Askush nuk e dinte se kushi përkthente ato romane «made in Albania», nga «Gjenerali i ushtrisë sëvdekur », tek «Tamburet e shiut » e me rradhë, si «Kronika e qytetit të gurtë », «Dimri i madh», « Perëndimi i zotërve të stepës», etj. Me romanin « Prilli i thyer» dhe «Ura me tri harqe» u shfaq për herë të parë emri i përkthyesit-fantomë. Madje atij i kërkuan të përkthente dhe botime politike e në rradhë të parë vepra të Enver Hoxhës, të cilat sigurisht s’mund t’i refuzonte, ndryshe duhej të rikthehej në qelitë e dikurshme. Kështu shpjegohet dhe udhëtimi i tij rokambolesk në Suedi më 1979 për të punuar në fshehtësi, i mbyllur në ambasadën shqiptare, për rishikimin e një vepre të Enver Hoxhës, bashkë me specialistëtë tjerë marksistë-leninistë. « Hoxhën unë kurrë nuk e kam takuar, -thoshtë Jusufi. Ai më kishte bërë të ditur se i kishte çmuar përkthimet e mia,dhe që nga ai moment pata autorizimin që krah përkthimit të shtoja dhe emrin tim.»

Një nga miqtë e afërt të Jusufit ishte studjuesi dhe romancieri francez Eric Fay,me të cilin dhe punoi për botimin e librit „Mondes effacés“ apo « Botë e shlyer ». « Para se të njihesha me Jusufin, – shkruan ai, – kisha njohur dhe kisha përjetuar mjaft nga vëndet ku ai kishte jetuar dikur :në Romë, Durrës, Tiranë, në qytetin e tij të lindjes, në Berat, ku një gidë na kishte treguar një ndërtesë ku kishte ndënjur familja e tij e që tashmë ishte kthyer në « Muzeu Historik i Luftës Nacional-Çlirimtare ». Në prill të vitit 1990, kur gjendesha në Tiranë për bashkëbisedimet e mia me Ismail Kadarenë, më prezantuan përkthyesin e tij, atë « djalosh shtatëdhjetepesëvjeçar ». Gjatë takimit tonë rreth një kafeje në hotel „ Dajti“,shumë shpejt e kuptova se gjëndesha përballë një njeriu me një histori të jashtëzakonshme. Gjatë viteve, një miqësie thellë u lidh mes nesh. Kur ai më kërkoi ta ndihmoja që të sistemonte kujtimet e tij për t’i hedhur në letër, unë u gjënda përballë të papriturave. Evropa dhe historia e saj e sotme a mund të prodhojë fate kaq maramendëse, të fuqishme, të gjymtuara e të pasura sa kjo e këtij njeriu ? Një fëmijëri si e Nabokovit, « rini e artë », me studime të gjata që gatuan një shpirt të aftë për të interpretuar situata shumë të ndryshme, për të arsyetuardhe luftuar në një mori fushash, kampet staliniste të llojit të Solzhenicinit,pastaj gjithë ajo ngjitje e ngadaltë drejt jetës, në një botë që nuk e zgjodhi ai, me të cilën ju desh të adoptohej çdo ditë, gjer në rinjohjen e tij përmes universit letrar, një rinjohje që ju bë shumë vonë për të shijuar vërtet dhe me dhimbjen e viteve të humbura. »

Një ditë, duke biseduar me Jusufin rreth përkthimit dhe rolin e përkthyesit në pëcjelljen e veprës së letrarëve në gjuhën e një kombi tjetër, unë e pyeta atë rreth filozofit dhe linguistit të njohur Georges Steiner, autorit të një prej veprave më të njohura « Après Babel », ku ky filozof e linguist flet në veçanti për artin e përkthimit. Madje si gazetar i kërkova një intervistë rreth përkthimit dhe eksperiencës së tij personale, që është padyshim eksperienca më e pasur dhe më e thellë e përkthyesve shqiptarë të deritanishëm në gjuhën frënge.

-E ç’mund të të them… – më ishte përgjigjur ai me atë modestinë e zakonshme. – E ku di unë nga përkthimi… Padyshim ka shumë teori, por sigurisht më interesantja është ajo që flet Steiner në esenë e tij « Après Babel ».

Mjeshtëria e përkthimit të Jusuf Vrionit është vlerësuar padyshim nga gjithë kritika letrare franceze e shqiptare. Kjo është vënë në dukje disa herë në« Assises Européenne de la traduction littéraire », ku krahas përkthimeve të autorëve të mëdhenj si Proust, Sarraut, Duras apo Bodelaire,është folur dhe për përkthimet e tij nga veprat e Kadaresë. Për këto vlera atij iu dha më 1995 në Arles, në jug të Francës, çmimi i njohur në botën e përkthyesve « Helperine-Kaminsky », nga « Shoqëria e Letrave të Francës », të themeluar nga Hugo, Balzac, Dumas dhe George Sande. Një vit më vonë po në Arles, kryetari i bashkisë Michel Vauzel, ish ministër i Drejtësisë në epokën e Miteranit, e nderoi atë me titullin « Qytetar Nderi » i Arles. Pas dekorimit të tij me titullin „Chevalier del’Ordre des Arts et lettres“, ai ishte dekoruar me „Urdhërin Naim Frashëri » në Shqipëri, pas « Chevalier de la Légion d’Honneur » dhe « Medaille de la Francophonie » nga Academie Française në Paris, me « Penda e Argjendtë », në Tiranë më 1998.

Jusufi ishte njeri i paqtë dhe e donte shumë muzikën. Madje jo çdo lloj muzike. I pëlqente shumë xhazi, të cilin e kishte ndjekur veçanërisht në rininë e tij. Mbaj mënd disa mbrëmje, kur Jusufi, në fillim me ndrojtje, ngrihej të kërcente, por brënda disa minutave i mahniste të gjithë me elegancën e kërcimit të tij. Një drekë, në shtëpinë e një miku, Simon Antoine, në Aulnay-sur-Bois,pranë Parisit, me të dëgjuar një « bluz », u ngrit dhe i dehur nga muzika filloi të kërcente. Sigurisht e ndoqëm dhe ne më të rinjtë. Një mbrëmje  tjetër në apartamentin e ri të fotografes dhe shkrimtares shqiptare Ornela Vorpsi, kërcimi i tij i habiti të gjithë. Jusufi kishte përhumbur në krahët e Ornelës dhe të muzikës.

Veç një merak kishte Jusufi: vuajtjen e nënës së tij gjatë kohës që ai ishte në burg dhe ajo e internuar, si dhe varri i përdhunuar i babait, koskat e të cilit, ishin hedhur në lumë vitin e parë të pas çlirimit të Shqipërisë. Një ditë, kur në «Le Monde» ishte botuar një shkrim i Nicole Zand per veprimtarinë kulturore shqiptare në Die, në jug të Francës, dhe fliste për kërkimin e eshtrave të Mehmet Shehut nga i biri, Bashkim Shehu, në librin e tij më të fundit, ai nuk mungoi të shprehte një shënjë pakënaqësie. – E shikon më tha, -e çuditëshme. Per eshtrat e një krimineli, që urdhëroi të ç’varroseshin dhe hidheshin në lumë kockat e babait tim, njerëzve iu vjen keq, ndërsa për kockat e tim eti, askush nuk mundohet ti kujtojë. ». Padyshim kishte të drejtë…

* *   *

Në Tiranë atë mbrëmje mbritëm vonë. Ministrja e Kulturës dhe zëvëndës ministri i Jashtëm, bashkë me njerëz të familjes dhe një tufë gazetarësh na prisnin në aeroport. Makinat ju drejtuan Tiranës që sapo kishte nisur të dremiste pas një dite plot zhurmë e pluhur. Më pas morrëm rrugën « Naim Frashëri » ku ishte shtëpia e tij. Përsëri njerëz. Na prisnin miq të tij, Marsel Skëndo,Julien Roche, ambasadori Christmant, Pëllumb Xhufi, Sabri Godo, Shahin Vrioni,Thoma Thomai, Zhani Ciko…Të gjithë u grumbulluam rreth trupit të Jusufit të ndanim dhimbjen së bashku, mes kujtimeve tona që vazhduan gjer pas mesnate. Atë pasdite, televizionet dhe radiot kishin njoftuar për « udhëtimin » e Jusuf Vrionit, duke e shoqëruar dhe me një intervistë të Kadaresë, ku ai thoshte : « Për mua, kjo është një humbje e dyfishtë :fillimisht për kulturën shqiptare, por së dyti kjo është dhe një humbje personale, pasi për 40 vjet rradhazi ai ishte përkthyesi i veprës sime dhe i shkrimtarëve të tjerë shqiptarë ».

Të nesërmen, trupin e Jusuf Vrionit e vunë në hollin e madh të ministrisë së Jashtme. Erdhën ti bënin homazhet e fundit presidenti i Republikës ,kryeministri, qeveritarë, intelektualë, kryetarë partish politike, miq, të afërt, adhurues të thjeshtë të penës së tij. Në drekë, në varrezat e Sharrës,trupi i tij do të zbriste në varrin e nënës së vet, në të njëjtin vend, për tu takuar pas një mungese të gjatë, shumë të gjatë:

-Erdha nënë !…

-Vër kokën në prehërin tim  bir, dhe shlodhu nga kjo rrugë e gjatë!…

Nuk di pse në ato momente, kur arkivoli i tij zbriste nën dhé, sepse m’u shfaq përsëri fluturimi i avionit që linte mbi det një hije gjigande në formën e shkabës. Ishte shkaba e legjendës që fluturonte rëndë e ngadalë dhe përcillte një udhëtar të largët, nga bota e të gjallëve në atë të të vdekurve.

Luan Rama

në librin “Krushq të largët  dhe “Pont entre deux rives”.

« Yusuf le Noble ! Yusuf l’Albanais ! Yusuf le Français ! – më kishte shkruar në letrën e tij Yves Mabin, – quand nous nous promenions dans Paris la première fois où tu avais été autorisé à y revenir après tant d’années d’interdiction et d’absence, tu m’as dit que tu étais mon « oncle », mais que moi aussi j’étais ton « oncle ». En fait, tu étais mon frère. Frère aîné, en sagesse, en expérience douloureuse, mais parfois frère cadet quand tu me demandais conseil et que je te voyais si vif, si fringant, éternel jeune homme.Nous étions frère, Yusuf, et les frères savent, vivants, se reconnaître. Et morts, ils savent se retrouver. A bientôt Yusuf. »[10]

[1] -« I dashur Jusuf, miku i rinisë sime. Jam e trishtë dhe zemrën ekam plot lotë, por në të njëjtën kohë me plot kujtime të lumtura e të gëzuara”.

[2] – « Zot i Kujtesës, të vdekurit janë mjeshtra/ të keqardhjes sënevojshme në përgjumjen e të gjallëve/. »

[3] – « Arësyeja për të jetuar dhe për të vdekur/ e tashmja ka peshëndhe shijen e mungesës/. »

[4] – « Jusuf shqiptari ! Ne s’kishim asnjë arësye të takoheshim,të njiheshim. Rrethanat që zakonisht janë të panevojshme, ishin të mbara përmiqësinë tonë. Sapo u pamë u bëmë miq. Miq për gjithnjë. Miq të një miqësie kukuptohemi pa qënë nevoja të flasim, të shpjegohemi, të justifikohemi. Neadmironim të njëjtat vlera. Ne i jepnim preferencë të njëjtave ndjenja,prioritete. Qeshnim me të njëjtat pretendime që kishim. Ishim të mallëngjyernga të njejtat ngjarje. Ne dinim gjithashtu të qeshnim së bashku….Ti e dojevëndin tënd. Shqetësoheshe për të. Ai ishte gjithnjë në thelb të zëmrës tënde.”

[5] – “Alo ? Si shkon i shtrenjti im ? – Mirë, poti ?…Atëhere do të vish ? Pak uiski ?”

[6] – “Mbulomëni me një copëz qiell »

[7] – « Ky njeri, krenaria e të cilit ishte se rregulisht mund tëbënte gjer në katër gabime në diktimet e Bernard Pivot, njihte shumë mirëgjuhën tonë si dhe italishten, greqishten, anglishten, aq sa mund të gaboheshimrreth kombësisë së tij të vërtetë”.

[8] – „ Jusuf Francezi! Ti e doje Francën, kulturën e saj që e njihje aqmirë, gjuhën që e përdorje në mënyrë të admirueshme, siç e dëshmojnë përkthimete veprës së një prej shkrimtarëve më të mëdhenj botëror mes të gjallëve, mikuttënd dhe tonit, Ismail Kadare. Ti e doje atë dialog të vështirë, të rreptë, tëpasur, midis gjuhës së nënës tënde dhe gjuhës franceze. Ti e doje aq shumë këtëgjuhë sa siç më ke thënë, kur ishe në burg, në dhomën e izolimit, ti flisje mevehte frëngjisht që të mos çmëndeshe. Sa kompliment i bukur për një gjuhë qëishte gjithashtu tëndja, pasi ti ishe po aq francez, si gjithë ata francezë qëflasin këtë gjuhë dhe që duan këtë vend, mbrojtës të lirive dhe të të drejtavehumane…“

[9] – „Kalorës i Legjionit të Nderit“

[10]Jusuf Fisniku, Jusuf Shqiptari,Jusuf Francezi. Kur ne shëtisnim në Paris për herë të parë kur ti u lejove të rivijepas aq vjet ndalimi e mungese, ti më the se ishe „xhaxhai“ im, por që dhe unëisha „xhaxhai“ tënd. Në fakt, ti ishe vëllai im. Vëllai im më i madh në moshë,në mënçuri, në eksperiencë të dhimbëshme, por shpesh vëlla i vogël, kur ti mëkërkoje ndonjë këshillë dhe kur unë të shihja aq të gjallë, si një i ri i përjetshëm. Ne ishim vëllezër Jusufdhe vëllezërit dinë që në të gjallë ta njohin njëri tjetrin. Por dhe të vdekurdinë të pikëtakohen. Mirupafshim së shpejti Jusuf!…“

Gjate ceremonise se dekorimitGjate ceremonise se dekorimitNe rreshtin e dyte-Fakulteti i Drejtesise - Sorbonne, me F.SejdiniNe rreshtin e dyte-Fakulteti i Drejtesise – Sorbonne, me F.Sejdini

Projektligji – Pronarët e ligjshëm të presin edhe 10 vjet të tjerë

Qeveria shqiptare publikoi sot një projekt-ligj për trajtimin e pronave dhe përfundimin e kompensimeve të tyre, ambicjen se do ta mbyllë këtë çështje brenda një dekade.

Shtysa kryesore për të rishikuar tërësisht gjendjen e pronave në Shqipëri erdhi nga Gjykata Europiane për të drejtat e njeriut, ku shumë pronarë shqiptarë po fitonin gjyqet me shtetin e tyre.

Bashkimi Europian i ka vënë pronat në qendër të detyrave të Shqipërisë për integrim të mëtejshëm.

Qëllimi i reformës është të ulë në minimum padrejtësitë e bëra në kohë të ndryshme me pronën.

Kryeministri Edi Rama tha se reforma e pronave është radikale për të kthyer pronat te pronarët dhe tek publiku, dhe për të hequr barrën e një morie vendimesh nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, rekomandimet e të cilës po zbatohen plotësisht.

Zoti Rama tha se pronat janë ngatërruar aq shumë nga gjykatësit e korruptuar sa e kanë futur popullin ne konflikt të vazhdueshëm social. 70 për qind e pronarëve janë ende nëpër korridoret e gjykatave, si viktima të korrupsionit të radhës.

Procedurat aktuale ligjore, sipas tij, nuk garantojnë barazinë e qytetarëve para ligjit, ushqejnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, ndaj dhe agjencia nuk ka marrë vendime për të mos vazhduar padrejtësitë e deritanishme.

Megjithatë reagimi i opozitës ishte i menjëhershëm. Përfaqësuesja e Partisë Demokratike të opozitës, Jorida Tabaku, deklaroi se projekt-ligji i qeverisë synon ta kthejë gjendjen e pronave në vitin 1976, pra 40 vjet prapa dhe se ky është projektligji më i ashpër kundër pronarëve.

Projekt/ligji parashikon rivlerësimin e pronave dhe dokumentave që pretendohen, si dhe ngritjen e një institucioni që kryejë kompensimet sipas vlerave aktuale, nëse kthimi fizik i pronës nuk është i mundur.

Rreth 75 për qind e pronarëve presin kompensime që nuk i kanë marrë asnjëherë deri sot.

Brenda 10 vjetëve do të marrin përgjigje të gjitha kërkesat, sipas rendit kronologjik të vendimarrjes në kohë.

Agjencia e pronave do të shqyrtojë brenda 6 muajsh mangësitë ligjore të 26 mijë vendimeve për kompensim.

Brenda këtij afati pronarët duhet të plotësojnë mangësitë para se të marrin kompensimin.

Agjencia do të lehtësojë procedurat për të mbyllet proceset rast pas rasti.

Projekt-ligji po ashtu krijon fondin shtetëror për kthimin fizik të pronave. za

Publikohet lista e më të pasurve të Shqipërisë – cilët politikanë fshihen pas tyre?

TIRANE- Kush janë 10 më të pasurit e Shqipërisë? Fondacioni për Liri Ekonomike i ka dhënë përgjigje kësaj pyetje duke publikuar sot listën me 10 biznesmenët më të pasur në vend.

Në krye të kësaj liste vijon të jetë Zamir Mane, pronari i TEG dhe i një sërë biznesesh të mëdha në vend. Pas tij renditet gjithashtu Vasil Naçi, Shefqet Kastrati dhe Vjollca Hoxha e Top Channel.

Top­ 10 lista e më të pasurve në Shqipëri për 2013­- 2014, do të përmblidhej në këtë format:
1 Samir Mane
2 Vasil Naci
3 Shefqet Kastrati
4 Vjollca Hoxha
5 Edmond Leka
6 Grigor Joti
7 Idajet Ismailaj
8 Vilma Nushi
9 Bashkim Ulaj
10 Artan Dulaku

Formati i përdorur merr parasysh vetëm vlerën neto të këtyre individëve sipas peshës përpjestimore që kanë, pa llogaritur vlerën e bizneseve të tyre. *Për vitin 2013, sepse fitimi i deklaruar për 2014 nuk është përpunuar dhe reflektuar akoma në QKR.

Sipas kriterit “kapitali themeltar”, renditja e top­20 për S­P shqiptarë paraqitet si më poshtë:
1 Samir Mane
2 Vasil Naci
3 Shefqet Kastrati
4 Artan Dulaku
5 Tom Doshi
6 Isuf Ferra
7 Ram Geci
8 Besnik Sulaj
9 Pellumb Salillari
10 Edmond Leka
11 Vjollca Hoxha
12 Irfan Hysenbelliu
13 Agim Zeqo
14 Avni Ponari
15 Geront Cela
16 Luan Leka
17 Bashkim Ulaj
18 Grigor Joti
19 Rrok Gjoka
20 Armand Duka

Sipas kriterit të “fitimit 2014” renditja e individëve S­P është si më poshtë:
1 Samir Mane
2 Shefqet Kastrati
3 Idajet Ismailaj
4 Grigor Joti
5 Vjollca Hoxha
6 Vasil Naci
7 Vilma Nushi
8 Irfan Hysenbelliu
9 Pellumb Salillari
10 Edmond Leka
11 Ilir Trebicka
12 Tom Doshi
13 Gentjan Sula
14 Artan Dulaku
15 Rrok Gjoka
16 Agim Zeqo
17 Isuf Ferra
18 Avni Ponari
19 Ram Geci
20 Luan Leka

Ndërsa sipas kriterit themelor “aktive/pasive”, renditja e S­P paraqitet në këtë mënyrë:
1 Samir Mane
2 Vasil Naci
3 Shefqet Kastrati
4 Idajet Ismailaj
5 Vjollca Hoxha
6 Edmond Leka
7 Pellumb Salillari
8 Artan Dulaku
9 Isuf Ferra
10 Vilma Nushi
11 Tom Doshi
12 Ram Geci
13 Avni Ponari
14 Geront Cela
15 Grigor Joti
16 Armand Duka
17 Gentjan Sula
18 Irfan Hysenbelliu
19 Luan Leka
20 Rrok Gjoka

SAMI REPISHTI – SYRI I KOMBIT ALBERT P.NIKOLLA

albert nikolla

Më datë 5 korrik 2015 Sami Repishti mbushi plot 90 vjeç. Ka shumë intelektualë shqiptarë që na bëjnë krenarë me personin e tyre dhe që përbëjnë palcën shpirtërore të kombit shqiptar. Sami Repishti është ndër ta. Profesor Repishti ka një cilësi që pak i karakterizon shqiptarët e mendimit: përvujtëria. Mendoj se një thënie e E. Koliqit mundet t’i shkojë fort për shtat përmasës intelektuale e shpirtërore të S. Repishtit: “Intelektualët e vërtetë, qi me vetëdije të detyrës s’vet, ushtrojnë profesìn e letrave janë syni i kombit; nji sy qi merr dritë nga vuejtjet e gzimet e kalesës, qi e forcon at dritë në përvojë të së tashmes dh’e flakron si rreze terr-shporuese kah ardhmenija e palindun. Pà vepren dritë-përhapse t’intelektualvet të njimendët, nji komb asht si i verbti mbi një udhë plot gropa e çarravina të rrezikshme” (Shejzat nr. 3 – 4/1958).

Në shumë periudha dramatike që ka kaluar Shqipëria, fjala e Repishit ka kthjelluar shumë mendje e zemra. Fati bëri që ai të përjetojë luftën, diktaturën, emigrimin, demokracinë e të shikojë prej së largu tranzicionin e atdheut të tij.  Dashuria e për kombin e tij është si një porosi shpirtërore që e ka shoqëruar gjithë jetën dhe kjo dashuri rrok edhe përmasa të tjera si ajo për personin njerëzior me emër e mbiemër, persona që Repishti i ka takuar kudo: në familjen ku lindi, në lagjen e fëmijërisë, në shkollë, në burg, në kampet e punës së detyruar skllavëruese, në bankat e universitetit ku jepte mësim. Ja si shkruante në librin e tij “Nën Hijen e Rozafës”: “«Njeriu», nuk duhej sakrifikue në altarin e «kauzës» për arsye të «fitores». Këtu ishte edhe dallimi thelbësor i qëndrimit tonë, me atë të komunistëve, gjatë luftës edhe ma vonë”. Ai ka qënë e mbetet një idealist antikomunist pa mllef, për shkak të ideve të tij dhe mendjes së hapur.

Ëndrra e tij për një komb mund të thuhet se është edhe emblema e shpirtit të tij: “Andrrat e mia për nji komb shqiptar, të bashkuem e me nji ideal të përbashkët, të ndërtojmë atdheun tonë, të shpëtojmë atdheun tonë nga vuejtja, uria, paditunia e vorfnia që e mundojshin, po mbyteshin në pellgun e gjakut të burgjeve komuniste”.

Një mendje dhe një shpirt i tillë vjen si rrjedhojë e një  marrdhënie të kristaltë me të vërtetën. Ka një kalim të shkëlqyeshëm në shkrimet e tij për mënyrën se si ai e shikon çështjen e së vërtetës. Kjo dallohet në një dialog i tij në burg me një frat françeskan: «Ajo që më shqetëson më shumë», më thoshte frati përpara se të vdiste, «është mashtrimi i popullit, dhe kam frikë se janë edhe ata që do t’i besojnë këtij mashtrimi …». Pas këtij «rrëfimi», frati u drejtua drejt meje dhe më drejtoi një lutje të përgjëruar që më goditi në zemër: «Ti je i ri», më tha «dhe një ditë do të jesh i lirë. Të lutem, kur do të jesh i lirë, tregoje të vërtetën. Ky është testamenti im.” (Repishti, S., 2004,  Nën hijen e Rozafës. Narrativë e jetueme, Tiranë, f. 120). Këtë testament Repishti e ka ruajtur me përkushtimin më të madh. Ka sakrifikuar shumë për këtë testament por ka mbetur vetvetja dhe kjo është fitorja më e madhe e njeriut autentik. E ka bërë këtë betim përpara varrit të të atit duke i thënë: “të lutem babë lutu për mue”! E lutjet e të atit i kanë dhën forcën e jashtëzakonshme që vetem lutja mund ta ketë për të mbajtur shpirtin të lidhur me trashendentalen që është burimi i sublimes.

Në turbullirën morale që ka zënën rrënjë në realitetin shqiptar, Repishti mbetet një busull e jashtëzakonshme morale e shpirtërore. Zoti i dhashtë jetë të gjatë e të lumtur së bashku me familjen.

PAPA FRANÇESKU E QUAN PASURI RININË SHQIPTARE – POR PAPUNËSIA I PËRZË NGA VENDI

VOAL – Papa Françesku, duke u kthyer nga shtegtimi në Amerikën Latine, gjatë bisedës në avion me gazetarët, kujtoi se në Shqipëri më se 45% e popullsisë është 40 vjeç e poshtë.  70% , në Paraguái. E quajti pasuri, këtë  masë të rinjsh, për vendin e për Kishën në Paraguái, sidomos, ku Papa e pa me sytë e vet këtë vërshim rinie. Sepse ku ka rini, vendi e edhe Kisha janë gjithë gjallëri. Por shtoi se me mungesën e punës, përjashtohen edhe të rinjtë. Nga vendi. E për pasojë, edhe nga Kisha! Thua të jetë kështu edhe për të rinjtë e Shqipërisë?/RV

14-07-2015 13-47-23

 

Kongresi i Berlinit e Shqipëria

VOAL – Më 13 korrik të vitit 1878 përfundoi pas një muaji Kongresi i Berlinit. Punimet e këtij kongresi përfunduan me nënshkrimin e Traktatit të Berlinit, i cili zëvendësoi atë të Shën-Stefanit. Vendimet e Kongresit të Berlinit cenonin rëndë interesat e popullit shqiptar dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. Ai nuk e pa Shqipërinë si një njësi politike të veçantë, por e trajtoi si një plaçkë tregu të destinuar për të përmbushur synimet e Fuqive të Mëdha dhe për të kënaqur lakmitë e shteteve ballkanike. Traktati i Berlinit nuk i njohu Shqipërisë asnjë të drejtë kombëtare, madje nuk e zinte fare në gojë emrin e saj. Ai nuk e respektoi as tërësinë e saj territoriale.

Shqipëria dhe Kongresi i Berlinit

(13 qershor-13 korrik 1878)

Kongresi i Berlinit u hap më 13 qershor 1878, me rend dite rishikimin e Traktatit të Shën-Stefanit. Në të morën pjesë 6 Fuqitë e Mëdha të Evropës: Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Sipas procedurës së vendosur paraprakisht, vendimet do të merreshin njëzëri. Punimet e Kongresit të Berlinit i drejtoi kancelari gjerman, Otto Bismark.
Në punimet e Kongresit të Berlinit mori pjesë edhe një delegacion qeveritar i Perandorisë Osmane, i kryesuar nga ministri i saj i Jashtëm, Kara Theodhor Pasha, me ndihmës të parë Mehmet Ali Pashën, një mareshal turk me origjinë gjermane. Por delegacioni turk nuk kishte të drejta të barabarta me ato të Fuqive të Mëdha. Ai mund të diskutonte për çdo çështje të rendit të ditës, por nuk kishte të drejtë të votonte për vendimet e Kongresit.
Me ftesën e Fuqive të Mëdha, shtetet ballkanike (Serbia, Greqia, Bullgaria, Rumania, Mali i Zi) dërguan në Berlin delegacionet e tyre qeveritare, të cilat parashtruan dhe mbrojtën në seanca të veçanta të Kongresit kërkesat e tyre politike e territoriale.
Edhe shqiptarët, sidomos organizmat e Lidhjes së Prizrenit, i parashtruan Kongresit të Berlinit kërkesat e tyre. Në dhjetëra peticione e memorandume të dërguara gjatë muajve qershor-korrik 1878, përveç protestave kundër lakmive pushtuese të shteteve fqinje, që cenonin tërësinë territoriale të Shqipërisë, parashtrohej edhe kërkesa për t’i dhënë Shqipërisë disa të drejta autonomiste. Këtë kërkesë ia përcolli me anën e Abdyl Frashërit Kongresit të Berlinit edhe Lidhja e Prizrenit me peticionin që miratoi më 15 qershor.
Megjithëse kjo platformë e autonomisë ishte pranuar nga shumica e qarqeve patriotike shqiptare, nuk munguan t’u paraqiten Fuqive të Mëdha edhe kërkesa të tjera, që parashikonin formimin e një shteti të pavarur shqiptar. Kështu, në memorandumin, që një grup atdhetarësh shkodranë i dërguan më 13 qershor 1878 lordit Bikonsfild, kryetar i delegacionit anglez në Kongresin e Berlinit, pasi flitej hollësisht për rrezikun që i kanosej tërësisë territoriale të Shqipërisë nga shtetet fqinje, parashtrohej si zgjidhja më e përshtatshme për çështjen shqiptare, në kushtet në të cilat ndodhej Evropa Juglindore, formimi i një Shteti Shqiptar të Pavarur. Krijimi i Shtetit të Pavarur Shqiptar do ta çlironte popullin shqiptar nga zgjedha shekullore osmane, do të krijonte në Ballkan një mburojë kundër pansllavizmit rus dhe do të shërbente si një element ekuilibri në lindje.
Megjithatë, Fuqitë e Mëdha, të mbledhura në Kongresin e Berlinit, nuk i morën parasysh këto kërkesa të shqiptarëve. Edhe pse në Berlin luhej fati i popullit shqiptar, Fuqitë e Mëdha e injoruan qenien e tij. Madje, delegacioni shqiptar, i ngarkuar nga Lidhja e Prizrenit, i cili shkoi në Berlin me nismën e vet për t’i parashtruar Kongresit të drejtat e Shqipërisë, nuk u përkrah nga askush. Abdyl Frashëri, kryetari i delegacionit, u përpoq ta bindte kryetarin e Kongresit, kancelarin Bismark, në një takim që pati me të, që ta përfshinte në rendin e ditës së një seance edhe çështjen e kombit shqiptar. Por kancelari gjerman nuk pranoi duke u shprehur brutalisht se “nuk ka një komb shqiptar”.
Si rrjedhim, çështja shqiptare nuk u përfill fare si çështje më vete nga Kongresi i Berlinit. Të mbledhura për të rishikuar Traktatin e Shën-Stefanit, Fuqitë e Mëdha morën përsipër që të hartonin në Kongresin e Berlinit një hartë të re politike të Gadishullit Ballkanik. Në Kongres Fuqitë e Mëdha nuk u udhëhoqën nga parimi i lirisë së popujve, por nga interesat e tyre të veçantë, të cilët ishin në kontradiktë të thellë ndërmjet tyre. Perandoria Ruse luftonte për të sanksionuar kushtet e Traktatit të Shën-Stefanit, kurse Britania e Madhe me Austro-Hungarinë përpiqeshin të pakësonin sa më shumë përfitimet e Rusisë dhe t’i përforconin pozitat e tyre në Evropën Juglindore. Perandoria Gjermane orvatej të kënaqte Austro-Hungarinë për të mos e lënë që të bashkohej me Francën dhe ta neutralizonte kundërshtimin e Rusisë, duke provokuar keqësimin e marrëdhënieve të saj me Perandorinë Britanike. Synimi kryesor i Francës ishte izolimi politik i Gjermanisë, kurse Italia, nga ana e saj, kërkonte zgjidhje të tilla që do të çonin në dobësimin e pozitave të Austro-Hungarisë në Gadishullin Ballkanik.
Punimet e Kongresit të Berlinit vijuan plot një muaj. Ato përfunduan më 13 korrik 1878 me nënshkrimin e Traktatit të Berlinit, i cili zëvendësoi atë të Shën-Stefanit.
Sipas traktatit të ri, përfitimet politike e territoriale të Rusisë u pakësuan si në Gadishullin Ballkanik, ashtu edhe në Azinë e Vogël. Ideja e një principate bullgare, nën sovranitetin e sulltanit, mbeti në fuqi, por kufijtë e saj u zvogëluan gati trefish. Kongresi i Berlinit vendosi që territori i saj të shtrihej midis lumit Danub dhe maleve Ballkan. Viset në jug të maleve Ballkan do të formonin një provincë autonome të Perandorisë Osmane me emrin Rumelia Lindore. Viset e Maqedonisë, së bashku me krahinat lindore të Shqipërisë, të cilat me Traktatin e Shën-Stefanit i jepeshin Bullgarisë, do të mbeteshin gjithashtu nën sundimin osman. Kongresi i Berlinit ua njohu pavarësinë Rumanisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Ai ripohoi gjithashtu vendimin e mëparshëm për t’i dhënë Rumanisë Dobruxhën Veriore dhe për t’i shkëputur asaj provincën e Besarabisë në favor të Rusisë. Kufijve të Serbisë e të Malit të Zi ai u bëri ndryshime të rëndësishme. Me këmbënguljen e Austro-Hungarisë u vendos që Serbia të mos zgjerohej nga ana jugore (në drejtim të Novi Pazarit, të Mitrovicës dhe të Prishtinës, të cilat Vjena i lakmonte për vete), por nga ana juglindore, duke i dhënë asaj krahinat e Pirotit, të Trenit, të Vranjës e të Nishit; këto, me Traktatin e Shën-Stefanit, i qenë premtuar Bullgarisë. Për të njëjtën arsye, me këmbënguljen e Vjenës, Malit të Zi iu pakësuan së tepërmi përfitimet territoriale nga ana veriore, në drejtim të Hercegovinës dhe të Novi Pazarit. Sipas Traktatit të Berlinit, ai do të zgjerohej kryesisht nga ana jugore: do të merrte krahinat e Tivarit, të Podgoricës, të Plavës, të Gucisë, të Rugovës e të Kolashinit. Aneksimi i Ulqinit nuk iu njoh, por Cetina fitonte të drejtën që anijet tregtare malazeze të lundronin lirisht në lumin Bunë dhe në liqenin e Shkodrës.
Përfitime tokësore në kurriz të Perandorisë Osmane patën sidomos dy fuqi të mëdha, të cilat nuk kishin marrë pjesë fare në luftën ruso-turke: Austro-Hungaria dhe Britania e Madhe. Austro-Hungaria fitoi të drejtën për të pushtuar ushtarakisht, gjoja për t’i administruar, Bosnjën dhe Hercegovinën, përveç limanit Spic, në brigjet jugore të Dalmacisë, të cilën e aneksoi zyrtarisht; po ashtu fitoi të drejtën për të mbajtur garnizone ushtarake në sanxhakun e Novi Pazarit. Britania e Madhe, e cila u paraqit në Kongres si mbrojtësja më e flaktë e Perandorisë Osmane, i shkëputi kësaj ishullin e Qipros.
Me përkrahjen e Anglisë e të Francës, Kongresi i Berlinit mori në shqyrtim edhe kërkesat e Greqisë, e cila gjithashtu nuk kishte marrë pjesë në luftën ruso-turke. Athina pretendonte të aneksonte Thesalinë, Maqedoninë, Kretën dhe sidomos Epirin (vilajetin e Janinës). Pas mjaft debatesh, Kongresi, duke marrë parasysh kundërshtimin që bëri Anglia për Kretën dhe Rusia për Maqedoninë, nuk pranoi që këto t’i jepeshin Greqisë, ndërsa për pretendimet greke në Epir, Perandoria Osmane deklaroi haptas se aneksimi i Epirit nga Greqia do të ishte i rrezikshëm për të dyja palët, pasi aty mbisundonte popullsia shqiptare, e cila do t’u shkaktonte telashe si Greqisë, ashtu dhe Turqisë. Më në fund u vendos që kufiri në Thesali dhe në Epir të caktohej nga një komision turko-grek. Megjithatë, Kongresi rekomandonte si vijë kufiri lumin Kalamas në Epir dhe lumin Selemvria në Thesali. Në rast se Greqia e Turqia nuk do të merreshin dot vesh ndërmjet tyre, thuhej në nenin 24, atëherë do të ndërhynin Fuqitë e Mëdha.
Vendimet e Kongresit të Berlinit cenonin rëndë interesat e popullit shqiptar dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. Ashtu si Traktati i Shën-Stefanit, edhe ai nuk e pa Shqipërinë si një njësi politike të veçantë, por e trajtoi si një plaçkë tregu të destinuar për të përmbushur synimet e Fuqive të Mëdha dhe për të kënaqur lakmitë e shteteve ballkanike. Traktati i Berlinit nuk i njohu Shqipërisë asnjë të drejtë kombëtare, madje nuk e zinte fare në gojë emrin e saj. Ai nuk e respektoi as tërësinë e saj territoriale. Malit të Zi, përveç trojeve me popullsi të përzier shqiptare e sllave, iu dhanë përsëri disa vise thjesht shqiptare (krahinat e Plavës, të Gucisë e të Rugovës), sikundër edhe Serbisë (krahinat e Vranjës, të Trenit e të Pirotit). Bullgarisë nuk iu njohën viset e Shqipërisë Lindore, por, nga ana tjetër, iu dhanë Greqisë (e cila nuk përfitonte asgjë nga Traktati i Shën-Stefanit), viset e Çamërisë. Veç kësaj, me Traktatin e Berlinit lindi edhe një rrezik tjetër për trojet shqiptare. Ky rrezik vinte nga Austro-Hungaria, e cila, përveç pushtimit të Bosnjës dhe të Hercegovinës, fitonte gjithashtu të drejtën të vendoste garnizone ushtarake dhe të ndërtonte rrugë strategjike në sanxhakun e Novi Pazarit “deri përtej Mitrovicës”. Me këto koncesione Vjena hidhte hapin e parë për të pushtuar një ditë krejt Kosovën dhe për të dalë pastaj në Selanik.
Midis vendimeve të tjera që mori Kongresi i Berlinit, dy prej tyre preknin, njëri tërthorazi e tjetri drejtpërdrejt, dy çështje që kishin lidhje me aspektin politik të trojeve shqiptare, që do të mbeteshin nën sundimin e Perandorisë Osmane. E para trajtohej në nenin 23 të traktatit. Sipas këtij neni, Porta e Lartë detyrohej të hartonte për viset ballkanike, që ndodheshin nën sundimin e saj të plotë, “rregullore organike” për një administrim autonom të vilajeteve, pak a shumë të njëllojtë me atë që i qe dhënë ishullit të Kretës më 1868. Me qëllim që këto “rregullore” t’u përshtateshin nevojave të vendit, Porta duhej të ngarkonte “komisione të posaçme” për hartimin e tyre, në të cilat “elementi vendas duhej të përfaqësohej në shkallë të gjerë”. Projektet që do të hartoheshin për çdo vilajet, thuhej në po këtë nen, para se të hynin në fuqi, do të miratoheshin edhe nga Komisioni Evropian që u krijua nga Fuqitë e Mëdha për Rumelinë Lindore. E dyta ishte përfshirë në Protokollin nr.13 të Kongresit të Berlinit dhe kishte lidhje me venomet e Mirditës. Fillimisht çështja u ngrit nga përfaqësuesit e Francës dhe të Austro-Hungarisë. Këta kërkuan nga Porta e Lartë që ajo t’i respektonte edhe në të ardhmen “privilegjet dhe imunitetet” (domethënë: venomet), të cilat “popullsia e Mirditës i gëzon ab antiquo” (që në kohët e lashta). Përfaqësuesi osman e kundërshtoi këtë propozim që e pengonte Portën e Lartë ta nënshtronte Mirditën, duke u kapur pas faktit se zotimi për të respektuar venomet në këtë krahinë binte në kundërshtim me nenin 23, i cili e detyronte atë të zbatonte reforma administrative në vilajetet e Turqisë Evropiane. Megjithatë ai shtoi se Porta e Lartë nuk kishte ndërmend të zbatonte reformat e saj në krahinën e Mirditës. Fuqitë e Mëdha mbetën të kënaqura nga deklarata e përfaqësuesit turk, e cila u përfshi në Protokollin nr.13, duke marrë kështu vlerën e një zotimi zyrtar. Të dyja këto vendime ishin negative për Shqipërinë.
Me nenin 23 Fuqitë e Mëdha cenonin interesat jetike të Shqipërisë, jo pse e detyronin Perandorinë Osmane t’i pajiste viset ballkanike me administratë autonome “të përshtatshme” me nevojat e tyre, por me të drejtën që fitoi Porta e Lartë për ta mbajtur edhe në të ardhmen ndarjen administrative që ishte në fuqi, pra copëtimin e trojeve shqiptare ndërmjet katër vilajeteve të ndryshme. Reformat administrative autonomiste i kërkonin vetë qarqet përparimtare rilindëse, por ato i kushtëzonin këto reforma me bashkimin e trojeve shqiptare në një vilajet të vetëm autonom. Pajisja e katër vilajeteve me “rregullore organike” të veçantë, gjoja në përshtatje me nevojat e vendit, do t’i vështirësonte edhe më tej lidhjet ekonomike, shoqërore, politike e kulturore ndërmjet krahinave shqiptare të këtyre vilajeteve. Për më tepër, e drejta që fituan me nenin 23 Fuqitë e Mëdha për të ndërhyrë në këtë çështje, u dha atyre mundësinë, siç shkruante pak më vonë Abdyl Frashëri, që t’u jepnin reformave karakter joshqiptar, por serb në vilajetin e Kosovës, bullgar në atë të Manastirit dhe grek në vilajetin e Janinës. Si rrjedhim, me zbatimin e nenit 23 rritej më tepër në të ardhmen rreziku i aneksimit të trojeve shqiptare nga shtetet fqinje ballkanike dhe vështirësohej më shumë lufta e shqiptarëve për bashkimin e këtyre trojeve në një vilajet të vetëm autonom.
Po ashtu, me Protokollin nr. 13, Fuqitë e Mëdha cenonin interesat jetike të Shqipërisë, sepse çështjen kombëtare shqiptare e reduktuan vetëm si problem të popullsisë së saj katolike dhe në mënyrë të veçantë vetëm si çështjen e një krahine të saj, siç ishte krahina e vogël dhe e prapambetur e Mirditës, e cila, sipas tyre, nuk aspironte gjë tjetër, veçse të ruante statusin e saj partikularist e patriarkal. Protokolli nr.13 i hapte kështu rrugën Vjenës, e cila gëzonte prej kohësh të drejtën e mbrojtjes së popullsive katolike të Perandorisë Osmane (kultusprotektoratin), që të ndërhynte lirisht në jetën e brendshme të Mirditës dhe ta kthente atë në një pikëmbështetje të avancuar për ekspansionin e saj të mëtejshëm drejt brigjeve shqiptare të Adriatikut dhe drejt viseve të Ballkanit Qendror./RV

Mediu – PD po shitet tek LSI, më mirë të shitet tek PS

TIRANE -Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu në një intervistë për gazetën “Mapo”, Mediu shprehet se ka degjuar zera ne PD per nje koalicion te ri PD-LSI. Sipas tij kjo eshte e turpshme dhe e palogjikshme.

“Gjatë dy fushatave të fundit kam dëgjuar eksponentë të PD-së, që të jemi të kujdesshëm me LSI-në, se ata mund të bëhen prapë me Ne. Kjo është e palogjikshme dhe e turpshme. Do të ishte më mirë një koalicion me PS-në, sesa një pazar në kurriz të shqiptarëve me LSI-në. Nëse ne mendojmë se mund të bëjmë politikë pazaresh, atëherë njerëzit do ta bëjnë atë pazar në mënyrë pragmatike me pushtetin. Një koalicion parlamentar me PS-në jo detyrimisht me pjesëmarrje në qeveri, por në mundësimin e reformave konsensuale si ajo kushtetuese, e drejtësisë, reforma zgjedhore…etj., mendoj do jetë një gjë pozitive…”.

Po keshtu Mediu nënvizon se PR-ja arriti një rezultat më të mirë se më 2013 në numër votash, një konkluzion ky që nuk mund të thuhet për opozitën në tërësi.
“Ato ç’ka po thekson Basha dhe opozita janë një realitet fatkeq i zgjedhjeve të 21 qershorit. Në këto zgjedhje, Partia Republikane si pjesë e opozitës, arriti një rezultat më të mirë se 2013 në numër votash dhe në total u rikonfirmua forca e katërt në numër këshilltarësh. Opozita dhe PD-ja veçanërisht nuk mori atë rezultat që priste, dhe kjo padyshim kërkon një analizë të thelluar të organizimit të saj politik dhe elektoral, funksionimit të trupës parlamentare, mënyrës së qasjes politike me shoqërinë, përcaktimit të kandidatëve, kohës së përzgjedhjes së tyre, ndërtimit të koalicionit, funksionimit të tij, si dhe angazhimit të trupës së këshilltarëve të partive të koalicionit si pjesë aktive në mbështetje të kandidatëve. Se sa kanë ndikuar problemet në rezultatin e zgjedhjeve, ne mund të debatojmë gjatë rreth kësaj dhe do jemi sa larg edhe afër të vërtetës”.

SHKËLZEN BERISHA: LIBRI I GAZETARIT TË NEW YORK TIMES RICIKLIM RRENASH

VOAL – Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Berisha e ka cilësuar riciklim të gënjeshtrave librin “Armët dhe çunat”, të botuar nga gazetari i New York Times-it Guy Lawson. Në botim Lawson shkruan se në një takim të zhvilluar në Tiranë për trafikun e armëve ka qenë prezent dhe djali i kryeministrit Berisha. Në një deklaratë të publikuar në Facebook, Shkëlzen Berisha shprehet se ai nuk ka lidhje me asnjë nga ato që thuhet në libër. Madje shton se në hetimin e zhvilluar në Kongresin Amerikan, emri i tij nuk shfaqet në asnjë moment. – Ja teksti i plotë i statusit të tij në Facebook:
“Riciklimi i rrenes

Ne lidhje me nje artikull te botuar nga media afer qeverise dua te sqaroj sa me poshte:

Ne vitin 2008, menjehere pas shkrimit te NYT, u kam shperndare mediave nje pergjigje, ku pasi mohoja cdo lidhje me historine ne fjale dhe personat e perfshire ne te, theksoja se koha dhe hetimet do t’i provonin ato si te paverteta.

Kane kaluar 7 vjet dhe kjo ceshtje eshte hetuar ne Shqiperi dhe SHBA nga drejtesia amerikane. Protagonistet e saj jane hetuar dhe denuar, por emri im nuk figuron ne asnje pjese apo faqe te ketij hetimi per faktin e thjeshte, se nuk kam pasur asnje njohje, lidhje, takim, kontakt, mardhenie me Efraim Diverolin, ortaket apo biznesin e tij.

Sado ta riciklosh nga gazeta ne liber e anasjelltas, sado te mundohesh, e te lodhesh,sado ta perkthesh ne gjuhe te ndryshme, nje rrene nuk behet kurre e vertete. Aq me teper kur per thurjen e saj autori nuk harron te falenderoje publikisht edhe “zogun e Rames”.

Sigurisht kjo nuk pengon askend, qe ne mungese te fakteve, te ngushellohet e nginjet me rrena.”

ANASTACIA NË TIRANË, MESAZH NË VIDEO PËR SHQIPTARËT, SHIHE PAK!

VOAL – Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social Facebook një video-përshëndetje të divës amerikanë të muzikës R&B Anastacia e cila do të përformojë në Tiranë. Koncerti i këngëtares së famshme, vjen si tribut kushtuar grave e vajzave shqiptare në betejën kundër çdo forme diskriminimi, bën me dije kryeministri.

Ndërsa kryeministri postimin e videos së Anastacias e shoqëron edhe me fjalët: “25 gusht në TR një koncert fantastik kushtuar grave e vajzave shqiptare në betejën kundër çdo forme diskriminimi:-)”.

Anastacia në Tiranë, mesazhi për shqiptarët

PORTRETI I GRUAS TË HEKURT QË SOT MBËRRIN NË TIRANË

VOAL – Ajo është një gjermano lindore. Ndoshta e vetmja udhëheqëse e Europës së sotme që e njeh mirë botën e ish vendeve komuniste. Ndoshta pikërisht për këtë, që prej dy vjetësh ajo po bëhet protektorja e Ballkanit perëndimor pranë homologëve të saj europianë. Ndoshta pikërisht për këtë ajo po ndërmer një turne këto ditë në këtë periferi të kontinentit.

Vetëm perspektiva e pranimit në BE mund të sjellë zgjidhjen e konflikteve mes vendeve të rajonit” tha Merkel në vigjilje të udhëtimit të saj dyditor për në Shqipëri, Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë në një mesazh të shkurtër në video.

Ndërsa për Shqipërinë ku do të jetë nesër për katë orë ajo theksoi: “Shqipëria ka ende shumë për të bërë, por gjithsesi vendi ka statusin e vendit kandidat për BE. Në përgjithësi mund të thuhet se kemi bërë progres, por ka akoma shumë, shumë probleme të mëdha”.

Në fakt angazhimi i Angela Merkel për Ballkanin nuk daton sot. Eshtë i famshëm fjalimi i saj mbajtur në takimin e Partisë Kristian-demokrate, për zgjedhjet parlamentare evropiane, ku ajo iu referua takimit që pati me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Angela Merkel duke folur për luftërat në Ballkan në vitet 90-ta, tha se tashmë vendet e këtij rajoni i kanë tejkaluar kohërat e vështira.  “Para 25 vjetësh kur ra muri, dikush mendoi se ne nuk kemi nevojë të flasim më për paqen dhe lirinë në Evropë. Pastaj përjetuam në vitet 90-ta, luftërat e tmerrshme në Ballkan. Këtë javë ishte në takim me mua, kryeministri i ri i Shqipërisë. Ai më tregoi për një takim të gjithë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor tek BERZH, në Londër, ku ata për herë të parë, mund të qëndronin me njëri-tjetrin si kryeministra. Me gjithë diferencat e shumta që nga Kosova, Serbia, Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia, çdo gjë është e drejtë. Ai më tha se, për herë të parë, mund të bisedonim me njëri-tjetrin për të ardhmen tonë, dhe nuk mendonim në mënyrë armiqësore për njëri-tjetrin”, ka përfunduar kancelarja Merkel.

Merkel tashmë ka marrë de facto kryesimin e politikave për vendet Ballkanike. Ashtu sic po mundohet të bëje në fakt për të gjithë Evropën, për vendet në krizë dhe për Greqinë. Përmes saj lidershipi gjerman po forcohet dhe kjo nuk ka qenë një sfidë e lehtë për Anxhelën.

 

“Nëna e kombit”

Kancelarja Angela Merkel ka kultivuar imazhin e nje lideri të kujdesshëm, pragmatik dhe me këmbë në tokë, duke fituar kështu pseudonimin “Mutti” – nëna e kombit. Udhëheqësja konservatore është në mandatin e saj të tretë drejtues, pas fitores në zgjedhjet e fundit të 2013-ës. Vetëm dy liderë gjermanë post-luftë kishin arritur të fitonin një mandat të tretë para saj –  Konrad Adenauer dhe Helmut Kohl. Revista Forbes, e rendit 61 vjeçaren Merkel, si personin e dytë më të pushtetshëm në botë dhe ky është pozicioni më i lartë i arritur ndonjëherë nga një grua. Ajo është drejtuese e Partisë Kristian Demokrate, (CDU), e cila qeveris me simotrën e saj bavareze CSU. Mandatin e saj të parë e fitoi në vinitn 2005, pas një rezultati të ngushtë, i cili e detyroi të bënte një koalicion jo dhe aq të lehtë me social demokratët e qendrës së majtë (SPD).

Pavarësisht një farë rezistence brenda partisë së saj, vitet e fundit, ajo pranoi disa masa që anonin majtas, si për shembull vendosja e pagës minimale për disa sektorë dhe braktisja e planeve për fuqizim bërthamor, lëvizje këto që mendohet se kontribuan për ta lënë në opozitë qendrën e majtë që prej vitit 2009. Por është kriza në eurozonë, testi i vërtetë i kancelares që nuk resht së kujtuari europianëve se kriza është larg të qenit e kapërcyer.

Duke tërhequr fijet

Ajo është shndërruar në simbolin e shtrëngimit fiskal, duke imponuar shkurtime buxhetesh dhe mbikqyrje të ashpër nga BE si zgjidhje për borxhet kronike të Europës jugore.  Mesazhi i saj është se vende thellësisht të zhytur në borxhe si Greqia, Republika e Irlandës, Italia, Spanja dhe Portugalia, do të arrijnë të bëhen konkurruese globalisht vetëm duke vendosur rregull në buxhetet e tyre dhe duke kursyer paratë që ato shpenzojnë në shërbimet e tyre publike. Gjermania – ekonomia më e fuqishme në Europë – është financuesja më e madhe për shpëtimin e eurozonës dhe sigurisht që ka qenë Merkel, deri në një farë mase, ajo që ka udhëhequr axhendën e përpjekjeve të BE-së për të rivendosur besimin tek Euro.

Por roli i saj në vendosjen e kushteve shtrënguese për të shpëtuar vendet e periferisë së eurozonës të prekura më së shumti nga kriza, ka nxitur një valë armiqësie kundrejt saj në ato vende. Protestuesit në vende si Greqia dhe Spanja e kanë krahasuar atë me Hitlerin, duke u rebeluar ndaj idesë se Gjermania mund të jetë sërisht duke i imponuar axhendën e saj pjesës tjetër të Europës. Nga ana tjetër, qëndrueshmëria ekonomike e Gjermanisë, niveli i ulët i papunësisë dhe suksesi i eksporteve të shëndetshme, e ka forcuar shumë popullaritetin e saj në Gjermani, ku ajo shihet gjerësisht si një dorë e sigurtë për kohë të vështira. Ajo shihet më shumë si pragmatike se sa si karizmatike. Më herët në karrierën e saj politike, shumëkush e etiketonte te mërzitshme, provinciale dhe démodé – një imazh që ajo u përpoq ta shkundte larg vetes përmes veshjeve me ngjyra të ndezura dhe një prerje të re flokësh.

Tensione në Eurozonë

Kritikët thonë se ngurrimi i saj për një plan shpëtimi, në momentin e përshkallëzimit të krizës në vitin 2010 e dobësoi ndjeshëm besueshmërinë e eurozonës.  Investitorët shmangën borxhin sovran të Greqisë, Portugalisë dhe ekonomive të tjera të prekura të eurozonës, duke i çuar kostot e tyre të huamarrjes në nivele të papërballueshme. Shumë politikanë europianë besuan se insitimi i saj në masat shtrënguese po e shtynin Europën edhe më thellë në reçesion. Atëherë, zonja Merkel vendosi se shtrëngimi fiskal ishte vetëm një pjesë e zgjidhjes dhe se situata kërkonte reforma më themelore në BE. Ajo nxiti krijimin e unionit bankar europian dhe një transferim të pushtetit mbikqyrës në Bankën Qendrore Europiane dhe Komisionin Europian. Kjo lëvizje cënoi jo pak aleancën tradicionale të Gjermanisë me Francën, si motorri shtytës i BE-së. Presidenti socialist francez, Francois Hollande, ka tashmë një marrëdhënie të tensionuar me zonjën Merkel.

Në shtëpi, pavarësisht trumfeve të saj politike, Merkel u mbijetoi dhe disa disfatave të dhimbshme. Në janar të vitit 2013, partia e saj (CDU) humbi ngushtë zgjedhjet në shtetin e Saksonisë së poshtme. Kjo humbje e kthehu dhomën e lartë të parlamentit në favor të opozitës,  gjë që do të thotë se ajo tashmë është në gjendje të bllokojë legjislacionin nga qeveria dhe të inciojë ligje vetë. Në mandatin e saj të dytë, ajo humbi gjithashtu kontrollin e disa shteteve kyç si Baden-Ëuerttemberg (tradicionalisht bastione të CDU-së) dhe Rhine-Ëestphalia.

Si një grua protestante e Gjermanisë Lindore, Zonja Merkel, ndryshoi traditën e dominimit mashkullor në drejtimin e CDU-së. Gjithashtu, ndonëse udhëheqëse e “partisë së familjes”, ajo ka qenë më parë e divorcuar (pavarësisht se vazhdon të mbajë mbiemrin e bashkëshortit të parë) dhe nuk ka fëmijë. Analistët thonë se ajo intimidoi shumë në parti përmes rolit dhe vendosmërisë së saj për të nxjerrë “jashtë”një gjigand të partisë, ish kancelarin Helmut Kohl. Kur ai u pa i përfshirë në një skandal fondesh, ajo ishte e para mes ish aleatëve të Kohl-it, që u deklarua kundër njeriut që e kishte sjellë atë në kabinet, duke shkruar një artikull në faqe te parë të një gazetë të rëndësishme ku kërkonte dorëheqjen e tij. Kjo i siguroi asaj një pozicion të favorshëm kur partia ndjeu se kishte nevojë për një fillim të ri.

Datat

·    1954: Lindur në Hamburg

·    1978: Mbron doktoraturën në fizikë

·    1990: Bëhet pjesë e CDU

·    1994: Bëhet ministre e mjedisit

·    2000: Behet lidere e CDU

·    2005: Kancelare e Gjermanisë

·    2009: Rizgjidhet kancelare

·    2013: Fiton mandatin e tretë si kancelare

·    2017:  ?

 

Biografia

E lindur në Hamburg, Angela Merkel ishte vetëm, pak muajshe kur babai i saj, një pastor luterian, mori në administrim një kishë në një qytezë të vogël të Gjermanisë Lindore.

Ajo u rrit në një zonë rurale të Berlinit të lindjes komuniste dhe tregoi talent për matematikën, shkencat dhe gjuhët e huaja. Ajo kreu doktoraturën në fizikë, por më pas punoi si kimiste në një akademi shkencore në Berlinin lindor. Ajo nuk kishte qenë ndonjëherë e përfshirë në politikë kur, në moshën 36 vjeçare, u bë pjesë e lëvizjes demokratike të vitit 1989 dhe pas rrëzimit të murit të Berlinit, ajo filloi të punonte si zëdhënëse e qeverisë menjëherë pas zgjedhjeve të para demokratike. Ajo iu bashkua CDU-së dy muaj përpara ribashkimit të Gjermanisë dhe brenda tre muajsh u bë pjesë e kabinetit qeveritar të Kohl-it si ministre e rinisë dhe gruas. Gradualisht, Merkel përforcoi pozitat e saj brenda partisë derisa, në vitin 2000, u zgjodh në krye të partisë dhe më pas kancelarja e parë femër e Gjermanisë, në vitin 2005. Ajo është e martuar me një professor kimie nga Berlini, Joachim Sauer. Çifti nuk ka fëmijë./Bota

ZONJA MË E FUQISHME E BOTËS SOT 5 ORË NË TIRANË

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë sot Tiranën.

Merkel do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit në orën 13:50 minuta ku do të mirëpritet nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe zëvendësministrja e Jashtme Odeta Barbullushi.

Në 14:15 ajo do t’i drejtohet kryeministrisë, ku pas ceremonialit do të zhvillojë takimin kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama dhe në 15:30 zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp.

Axhenda e kancelares do të vijojë në 16:00 më takimin me Presidentin e Republikës Bujar Nishani.

Dy do të jenë shtyllat e dosjes së Merkel ne Tiranë, ajo politike, ku në fokus do jetë mbështetja e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në BE, por edhe vazhdimi i projekteve të gjithë rajonit të Ballkanit, të cilat morën udhë në konfrencën e Berlinit.
Shtylla e dytë, bashkëpunimi ekonomik.

Në orën 17:00 kancelarja Merkel do të marrë pjesë në konferencën ekonomike që do të mbahet tek “Tirana Biznes Park”, një investim gjerman që u përurua pak ditë më parë nga kryeminsitri Rama.

Aktualisht, Gjermania është donator i parë europian në Shqipëri.
E gjtithë vizita e Merkel, do të shoqërohet me masa të forta sigurie.

Burimet thanë se mbikqyra policore, do te jetë e të njëjtave nivele me atë të vizës së Atit të Shenjtë dhe kryeministrit serb në Shqipëri.

Kancelarja Gjermane do të lërë Shqipërinë në orën 18.00

Kjo është vizita e dytë e një kancelari gjerman, pas asaj të Gerhard Shrëdër në vitin 1999, që erdhi në Shqipëri për të takuar trupat gjermane të KFOR, që ishin stacionuar në vendin tonë, si pjesë e misionit paqeruajtës në Kosovë.

 

Merkel nesër në Tiranë – Ja rrugët që bllokohen

TIRANE – Policia e Tiranës ka marrë një sërë masat në kuadër të ruajtjes së rendit dhe sigurisë me rastin e vizitës së kancelares Angela Merkel nesër në kryeqytet. Sipas informacioneve që vinë nga blutë e kryeqytetit, mësohet se disa rrugë do të bllokohen.

“Më datë 08.07.2015, Drejtoria e Policisë Tiranë, në kuadrin e masave të marra për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike gjatë zhvillimit të vizitës së Kancelares Federale te Republikës së Gjermanisë, e cila vjen për një vizitë zyrtare në vendin tonë më datë 08 Korrik 2015 njoftojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, në disa segmente rrugore do ketë bllokime të qarkullimit të mjeteve dhe kufizime, konkretisht:”, citohet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Akset që do të bllokohen
-Nga ora 10:30-14:30 nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga Rinasi për në Kashar (sensi tjeter do vazhdojë normalisht)
-Nga ora 13:30-14:30 segmenti rrugor nga Superstrada Vorë – Tiranë, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit – mbikalimi Kamëz dhe rrugët dytësore do të jenë të bllokuara
-Në vazhdim segmenti rrugor nga mbikalimi Kamëz – Sheshi “Shqiponja” – Rruga e “Durrësit”
-Segmenti rrugor Sheshi “Skëndërbej” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- Sheshi “Nënë Tereza” , rrugët lidhëse me to nuk do të lejohet parkimi i mjeteve si edhe do të bllokohet në momente të caktuara.

“Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, që në këtë ditë nga ora 12:00 deri në orën 19:00, të shmangin qarkullimin me mjet në këto akse rrugore. Këshillohen qytetarët të evitojnë lëvizjen me mjete në këto rrugë, ose të përdorin rrugën e vjetër Ndroq. Kërkojmë mire kuptimin e medias dhe ndihmën e saj në sensibilizimin e komunitetit.”, përfundon njoftimi i policisë.

NGA 4-12 KORRIK NË DURRËS PO MBAHET FESTIVALI I DHJETË NDËRKOMBËTAR I MUZIKËS SË DHOMËS

VOAL – Nga data 4 deri 12 Korrik në Muzeumin Arkeologji të Durrësit po mbahet Edicioni i Dhjete i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës, që është privilegj për artdashësit sepse në këtë festival marrin pjesë yjet shqiptare që performojnë artin e tyre në sallat e koncerteve të Europës dhe botës. Artistët shqiptarë që janë ambasadorët tanë në botë dhe marka më brilante, kur vjen puna për të dhënë koncerte në shtetin amë fluturojnë dhe zbarkojnë në Shqipëri. Në këtë festival performojnë gjithashtu edhe artistë të huaj dhe kështu kemi një gërshetim kulturash, sepse gjuha e muzikës është universale.

Festivali u hap me një koncert të violinçelistit Joel Blido dhe pianistit Marin Gjollma. Të dielën performoi violinisti i shquar Klaidi Sahatçi dhe pianistja Merita Rexha Tërshana. Të hënën publiku  shijoi zërin e bukur të mexosopranos Vikena Kamenica dhe Keli Band. Të mërkurën një Duo pianistike me Mirela Koka Sykja dhe Fatmira Keta. Të shtunën do të performojnë për publikun violinisti Regi Papa dhe pianisti Endri Nini, ardhur posaçërisht, njëri nga SHBA dhe tjetri nga Gjermania.

Edicioni i Dhjete i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës do të përfundojë me një koncert të Ansamblit Stinët nën drejtimin e Konstandin Illievsky dhe Wolfgang david në violinë si dhe do të ketë një performancë nga nxënësit e Master Klasave.

Është privilegj të shijosh muzikë të interpretuar mjeshtërisht. Andaj përfitoni nga rasti dhe merrni pjesë. Arti ju bën vetëm mirë./EB

07-07-2015 11-40-31

07-07-2015 11-42-3707-07-2015 11-44-0607-07-2015 11-41-12

Vëllezërit Frroku të implikuar në vrasje dhe prostitucion

Vëllezërit Mark dhe Arben Frroku janë përfshirë në një sërë veprash penale ku momentalisht aktualisht janë duke u gjykuar për akuzat më të rënda, si ato të vrasjes. Njëri nga vëllezërit Marku, mban dhe funksionin e deputetit në Parlament, ndërkohë njihet si biznesmen i njohur në Tiranë dhe Pukë

Biznesmen njihet dhe i vëllai Arben Frroku,i cili është është shpallur fajtor nga gjykata e Apelit për Krime të Rënda dhe dënuar me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes së ish-kryekomisarit Dritan Lamaj. Ndërsa vëllai tjetër Mark Frroku akuzohet për akuzën e vrasjes së shtetasit Aleksandër Kurti. Deputeti Frroku ka qenë i dënuar dhe në Holandë për tregtim të drogës dhe shfrytëzim prostitucioni.

Kur ka mbërritur dosja Belge në Tiranë për akuzat e deputetit Mark Frroku?

Dy muaj më parë autoritetet Belge kanë transferuar në Tiranë aktet hetimore ndaj deputetit Frroku. Dosja voluminoze ka rreth 100 dëshmitarë, të cilët rezultojnë të jenë pyetur në Belgjikë lidhur me vrasjen e shtetasit Aleksandër Kurti në vitin 1999. Dëshmitë e shtetasve belge që kanë qënë prezent në vendin e krimit janë të administruara në dosjen hetimore.

A ka hetim tjetër kundër deputetit Mark Frroku?

Sigurisht që pas arrestimit, prokuroria ka nisur dhe një hetim tjetër ndaj deputetit Mark Frroku. Ai është nën hetim për akuzën e “Fshehjes së pasurisë”, ndërkohë që një tjetër hetim ndaj tij është dhe “Dëshmi të rreme” dhe “Moskallëzim krimi”, pasi së bashku me Tom Doshin kanë inskenuar vrasjen imagjinare të Doshit, ku si porositës dhe financues për këtë krim, kanë etiketuar kreun e Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta. Pas nisjes së dosjes Frroku ka ndryshuar dëshminë duke mos përkrahur më mikun e tij Tom Doshi.

Po vëllai i deputetit Frroku, Arben Frroku momentalisht ku ndodhet?

Arben Frroku aktualisht është në kërkim ndërkombëtar. Kjo pasi ai është dënuar me burg përjetë nga gjykata e Apelit, për vrasjen e Dritan Lamaj. Frroku mundi të ikë 8 ditë para se të jepej vendimi nga gjykata. Ndërkohë në shkallën e parë ai ishte shpallur i pafajshëm. /Shqiptarja.com

Marrëdhënie të shkëlqyera gjermano-shqiptare në nivel ekonomik dhe politik

Ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffmann, dhe ministri i Financave të Shqipërisë, Shkëlqim Cani, nënshkruan sot në Tiranë gjashtë marrëveshje bashkëpunimi financiar me vlerë rreth 118 milionë euro. Ambasadori gjerman Hoffmann tha se këto marrëveshje do t’i shërbejnë zhvillimit ekonomik të vendit dhe përmirësimit të disa shërbimeve të rëndësishme për qytetarët shqiptarë si furnizimi me energji dhe ujë, marrëveshja për sigurimin e digave, si edhe marrëveshja për menaxhimin e mbetjeve.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani e cilësoi ndihmën gjermane për qeverinë e Tiranës, si ndihmë që shërben zhvillimit të vendit dhe rritjes së pranisë së investimeve gjermane në Shqipëri.

Marrëveshjet e bashkëpunimit financiar me vlerë prej 118 milion eurosh u nënshkruan në prag të vizitës së kancelares Merkel, pasnesër, më 8 korrik në Tiranë, me ftesë të kryeministruit Rama dhe në kuadër të një turi të shpejtë ballkanik.

Marrëdhëniet Gjermani-Shqipëri të shkëlqyera në nivel ekonomik dhe politik

Ambasadori Hoffmann në një intervistë dhënë DW-së i cilësoi “të shkëlqyera” marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. “Gjermania është shumë e angazhuar në Shqipëri përmes projekteve: projekte të bashkëpunimit ekonomik, ku Gjermania është sigurisht një nga donatorët më të mëdhej në marrëdhëniet dypalëshe. Edhe në nivelin politik kemi marrëdhënie shumë të mira, me vizitën e kancelares Merkel” theksoi ai.

Gjermania mbështet Shqipërinë që prej vitit 1988 në ndërtimin e një sistemi të besueshëm për ujin e pijshëm, furnizimin me energji elektrike dhe kanalizime. Gjermania gjithashtu nxit zhvillimin e një ekonomie sociale dhe ekologjike: ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, veçanërisht në bujqësi marrin mbështetje të rëndësishme në formën e kredive, granteve, trajnimeve dhe konsulencës. Përveç kësaj, Gjermania është duke promovuar në Shqipëri zhvillimin shumë të domosdoshmën të arsimit profesional.

Fokus i rëndësishëm i projekteve gjermano-shqiptare është edhe mjedisi dhe klima. Në vitet e ardhshme, Gjermania do të mbështesë Shqipërinë në hartimin dhe zbatimin e një koncepti për sektorin e mbetjeve.

Gjermania një nga donatorët më të mëdhenj në Shqipëri

Kontributet gjermane që nga viti 1988 arrijnë në një total prej më shumë se një miliardë euro. Gjermania është një nga donatorët më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm për Shqipërinë. Të gjitha projektet kanë për qëllim anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të Shqipërisë.

Investitorët gjermanë po tregojnë një interes në rritje për të investuar në Shqipëri, e cila mori vitin e kaluar statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Para një jave, më 30 qershor 2015, u hap Tirana Business Park, investim i grupit bavarez Lindner pranë aeroportit ndërkombëtar ”Nënë Tereza” dhe autostradës. Në këtë park pritet që të krijohen 9000 vende moderne pune me një vëllim të përgjithshëm prej 100 milionë euro, duke përfshirë logjistikën dhe shërbimet. Po javën e kaluar u hap në periferi të Tiranës, fabrika e parë e “Forschner” në Shqipëri ku deri në fund të vitit në këtë fabrikë do të krijohen 330 vende pune dhe në një faze tjetër deri 1000. Hapja e Tirana Bussiness Park dhe fabrikës “Forschner” janë ilustrimet më të freskëta për interesin e investitorëve gjermanë për të investuar në Shqipëri.

Gjermania, kredi për Shqipërinë

Dy ditë para vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë, qeveria gjermane nënshkroi gjashtë kredi dhe grante me vlerë të përgjithshme prej 107.5 milion euro, për të përmirësuar sektorët e energjisë dhe furnizimit me ujë në Shqipëri.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha të hënën se Gjermania ka qenë një nga donatorët kryesorë të Shqipërisë që nga koha kur dy vendet rivendosën marrëdhëniet diplomatike në vitin 1988, duke i dhënë Tiranës mbi 1 miliard euro kredi për sektorë të tillë si energjia, uji, arsimi si dhe zhvillimi rural dhe urban.

Marrëveshjet e njoftuara të hënën përfshijnë grante prej 1.5 milionë eurosh dhe kredi me vlerë 106 milion euro. Kushtet financiare të kredive nuk janë bërë të ditura.

Tirana e sheh vizitën e Kancelares Merkel të mërkurën si pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të saj për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të plotë. za

VOLTANA ADEMI – NUK VIJ, SEPSE EDI RAMA NUK E RESPEKTOI PROTOKOLLIN

TIRANE – Kryeministri Rama ka thirrur sot në takim 61 kryebashkiakët e rinj të zgjedhur më 21 qershor, por në të do të mundojnë të zgjedhurit e opozitës. Takimi zhvillohet në kryeministri prej orës 12:00. Voltana Ademi, kandidatja e djathtë e zgjedhur fituese për bashkinë e Shkodrës, i ka drejtuar një letër kryeministrit Rama për të shpjeguar arsyet se pse nuk do të marrë pjesë në këtë takim.

Ademi thotë se ftesa për takimin me kryeministrin Rama nuk është bërë në mënyrë protokollare, por me telefon. Sipas të zgjedhurës për Bashkinë e Shkodrës, “komunikimi mes kryeministrit dhe të zgjedhurve vendorë duhet të bëhet sipas rregullave protokollare”.

Në letrën drejtuar kryeministrit, Ademi shpreh dëshirën për të vendosur një marrëdhënie pozitive me kryeministrin, por kërkon që kërkesa të tilla për takime të bëhet në mënyrë zyrtare.
Më tej, në letrën e saj Voltana Ademi shtron disa nga problematika me të cilat përballet aktualisht niveli vendor.

LETRA E TE ZGJEDHURES PER BASHKINE E SHKODRES, VOLTANA ADEMI
I nderuar Z. Frashëri, Në respekt të qytetarëve të Shkodrës të cilëve do t’u shërbej për vitet e ardhshme, jam e gatshme të marr pjesë me përgjegjësi dhe seriozitet në të gjitha takimet që në fokus të tyre kanë interesat e qytetarëve që më votëbesuan më 21 Qershor. Ndërkohë sjell në vëmendjen tuaj që KQZ akoma nuk ka shpallur zyrtarisht rezultatet e votimit për zgjedhjet vendore 2015. Unë kërkoj të ndërtojmë dhe mbajmë një marrëdhënie korrekte dhe zyrtare me institucionin e Kryeministrit.

Për këtë arsye, në bazë të të gjitha rregullave protokollare, të komunikimit formal zyrtar, kërkoj nga ana juaj që ftesat të jenë të protokolluara dhe të detajuara përsa i përket axhendës së takimit dhe çështjeve për diskutim. Çdo formë tjetër kërkese, e pa protokolluar dhe pa një axhendë të specifikuar qartë do të shkaktonte keqkuptime të pa nevojshme e të dëmshme për një raport korrekt ndër – institucional.

Disa nga problemet madhore me të cilat aktualisht dhe menjeherë përballemi në nivel vendor, lidhen me mungesën e një kuadri të qartë e të plotë normativ e procedurial për kalimin nga një sistem menaxhimi me disa njësi vendore në një Bashki. Përkundër kërkesës së vonuar nga ana juaj për shkëmbimin e pikpamjeve, në kushtet aktuale, ajo çfarë është bërë emergjente, është nevoja për përcaktimin dhe drejtimin e procesit të kalimit të administrimit vendor, që duhet të kryhet me përgjegjësi nga ana e Qeverisë.

Disa nga pyetjet dhe problemet që duhet të marrin përgjigje të shpejtë janë:

1. Cilat janë aktet normative, procedurat dhe rregulloret që do të duhej të ishin tashmë të gatshme për zbatim, bazë për fillimin e punës në administrimin vendor, pas ndarjes territoriale?

2. Cilat janë financat dhe mënyra e ndarjes së tyre sipas bashkive të reja në periudhën në vazhdim?

3. Si do të realizohet plotësimi i nevojës së qytetarëve për shërbime publike në vazhdim dhe pa ndërprerje, nderkohë që sot të gjitha ish-njësitë vendore nuk kanë në dispozicion fonde dhe në bazë të urdhëresave nuk mund të ofrojnë apo kryejnë asnjë shërbim, qoftë edhe administrativ për shkak të bllokimit dhe heqjes së fondeve për përdorim?

4. Si do të shpërndahet fondi prej 20 milion dollarë investime në 61 bashkitë e reja për periudhën në vazhdim?

5. Cila do të jetë marëdhënia me agjensitë e dekoncentruara, me institucionin e Qarkut dhe Institucionin e Prefektit? 6. etj, etj.. Shpresoj që takimi të përmbajë një axhendë të qartë për diskutim. Me mirëkuptimin tuaj mbetem në pritje. Faleminderit Voltana ADEMI

Bushati: vizita e Merkelit historike

Të mërkurën e ardhshme kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të nis një turne në rajonin e Ballkanit. Ndalesa e parë do të jetë në Shqipëri, për të vijuar më pas me Serbinë dhe Bosnjen. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati e vlerëson këtë vizitë si të një rëndësie historike jo vetëm për vendin e tij por dhe rajonin e të ardhmen e tij: “Gjermania, interes të shtuar për Ballkanin”. Në Tiranë Merkel do të marrë pjesë dhe në forumin ekonomik me sipërmarrës nga të dy vendet

Zëri i Amerikës: Zoti Ministër, pas pak ditësh në Tiranë pritet vizita e kancelares gjermane Angela Merkel, një prej udhëheqësve kryesorë europian. Cfarë domethënie ka kjo vizitë?

Z. Ditmir Bushati:  Së pari është vizita e parë dypalëshe, apo vizita e parë një kancelari gjerman në Shqipëri, sepse ajo e kancelarit Schröder ka qenë në kuadër të krizës në Kosovë. Eshtë takimi i tretë që do të zhvillohet ndërmjet kancelares gjermane dhe kryeministrit Rama. Në këtë kontekst vizita e kancelares gjermane në Tiranë merr një rëndësi historike, për zhvillimin e marrëdhënieve dypalësh por dhe ecurinë e Shqiërisë dhe vendeve të tjera të rajonit në kuadër të procesit të integrimit europian.Eshtë një vizitë e cila do të ketë në qendër të vëmendjes jo thjesht marrëdhëniet dypalëshe në planin politik, ekonomik apo cështjet e sigurisë, por edhe zhvillimet në rajon duke qenë se kancelarja do të vizitojë dhe Serbinë dhe Bosnjen pa Shqipërisë.

Zëri i Amerikës: Kancelarja pati një takim para disa ditësh dhe me kryeministrin e Kosovës. Tani Tirana. Serbia, Bosnja… Cfarë domethënie ka dhe për rajonin një vizitë e tillë?

Z. Ditmir Bushati: Së pari Gjermania në planin europian konsiderohet si kontributorja kryesore në rajon gjatë këtyre 25 viteve. Së dyti, është evidente fuqia transformuese që Gjermania ka në rajon, roli i saj i shtuar, aq më shumë gjatë viteve të fundit, kur nga njëra anë duket sikur kemi një ngadalësim të proceseve të zgjerimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe në disa raste kemi një vëmendje deri diku sporadike ndaj Ballkanit Perëndimor duke e konsideruar këtë tashmë një histori gati të mbyllur, një histori suksesi. Nga ana tjetër, Gjermania, e cila duket se e ka kuptuar shumë qartë rëndësinë gjeoekonomike dhe gjeostrategjike që ka rajoni i Ballkanit Perëndimor, dhe kërkon një angazhim edhe më kapilar edhe më të strukturuar, për të ngushtuar hendekun që ekziston sot për sot mes vendeve të rajonit dhe BE-së. Eshtë po Gjermania e cila është investuar në rrugë diplomatike dhe politike për të lehtësuar dhe ndihmuar proceset e ripajtimit që kanë nisur në Ballkanin Perëndimor. Dhe është po Gjermania, e cila vjet, me iniciativën e kancelares Merkel, dizenjoi një program për vendet e Ballkanit Perëndimor, jo si zëvendësues ndaj rrugës apo procesit të integrimit europian, por si ndihmues duke patur parasysh gjithnjë nevojat me të cilat përballet rajoni ynë, mungesën e ndërlidhshmërisë, mungesën e komunikimit të plotë, mungesën e një bashkëpunimi rajonal të zhdërvjellët. Dhe shohim që pikërisht në këto fusha, të gjitha vendet po përpiqen të bëjnë progres, falë edhe mbështetjes gjermane.

Zëri i Amerikës: Po përse gjithë ky interes i shtuar i Gjermanisë ndaj Ballkanit, i cili sic thatë dhe ju, gati gati është në kontrast me atë të vetë Bashkimit europian?

Z. Ditmir Bushati: Gjermania është vendi me peshën kryesore në BE, dhe besoj se ka kuptuar më së miri rëndësinë gjeopolitike dhe gjeoekonomike që ka Ballkani Perëndimor në raport me Europën, me atë që konsiderohet BE. Kriza në Ukarinë, në Lindjen e Mesme, fenomenet e terrorizmit, fenomenet që kanë ndërtuar apo që kanë vënë në pikëpyetje arkitekturën e sigurisë europiane, kriza greke e cila po shpërfaqet në të gjithë dimensionet e saj, besoj se e kanë bërë Gjermaninë më të vëmendshme për t’u angazhuar së bashku me vende të tjera të BE-së, me institucionet e BE-së dhe me institucionet e tjera financiare ndërkombëtare, dhe pse jo me partnerë në botën e tregut privat, për të mbështetur një angazhim më të struktuar të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për ta transformuar Ballkanin Perëndimor në një rajon të vërtetë në kuptimin politik, në kuptimin ekonomik të fjalës, cka nuk është i tillë. Dhe Gjermania gjithashtu ka një interes të shtuar në rajonin tonë, gjë e cila shihet me pozitivitet nga të gjitha vendet e tjera të rajonit, për të mos lejuar asnjë vakum që mund të shfrytëzohej nga aktorë të tjerë.

Zëri i Amerikës: Sa realiste janë shpresat e vendeve të rajonit ndaj këtij angazhimi të Gjermanisë, duke patur parasysh dhe ato që ju përmendët, Konferencën e Berlinit, konferencën e radhës që pritet të mbahet në muajin gusht në Austri, për mbështetjen financiare që rajoni i Ballkanit kërkon për infrastrukturën, ndërlidhjen…

Z. Ditmir Bushati: Besoj se duhet të jemi shumë të drejtpërdrejtë dhe shumë të sinqertë me qytetarët shqiptarë. Ne nuk po presim një thes me para në kuptimin figurative të fjalës nga Gjermania. Ne do të duhet të bëjmë të gjitha detyrat e shtëpisë një më një. Ne shpresojmë dhe dëshirojmë të përfitojmë në radhë të parë nga kultura e punës gjermane, nga kultura e të bërit biznes, nga mënyra se si mund të përmirësojmë marrëdhëniet me njëri-tjetrin në rajon, falë mbështetjes gjermane, falë eksperiencës që Gjermania ka në këtë proces. Dhe ne gjithashtu, shpresojmë që të kemi një vëmendje edhe më të shtuar gjermane për të zbatuar një më një të gjitha ato cështje për të cilat ne kemi rënë dakort vjet në konferencën e Berlinit, dhe të shkojmë në konferencën e Vjenës që do të jetë në vetëm pak javë, me një paketë të plotë projektesh për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat do të duhet të zbatohen në të ardhmen e afërt, dhe shpresoj jo në të ardhmen e largët. Dhe në këtë drejtim besojmë që ndihma dhe prania gjermane do të jetë strumentale për të gjitha vendet e rajonit.

Zëri i Amerikës: Duke u kthyer në marrëdhëniet dypalëshe. Gjatë vizitës së saj, kancelarja Merkel do të marrë pjesë së bashku me kryeministrin Rama dhe në një forum ekonomik. Sa është e gatshme Shqipëria të ofrojë garanci dhe siguri për investimet gjermane dhe praninë e kompanive serioze gjermane

Z. Ditmir Bushati: Ky është një proces në të cilin ne jemi të dedikuar plotësisht. Eshtë një proces i vështirë sepse kërkon një vullnet të hekurt politik, kërkon ndërtimin e institucioneve të forta demokratike, institucioneve ligjzbatuese të cilat kanë një përgjegjësi në tërheqjen e investimeve të huaja, sidomos investimeve gjermane. Disa punë të mira janë bërë në këtë drejtim, edhe me inaugurimin e Parkut të Biznesit, edhe me takimin e madh të biznesit që do të organizohet në praninë e kancelares Merkel dhe ryeministrit Rama. Po punohet me palën gjermane në sektorë strategjikë të zhvillimit ekonomik të vendit, sic është telekomunikacioni, energjia apo portet dhe aeroportet. Dhe ne do të shpresonim dhe do të dëshironim që të punonim në hapjen e shtigjeve të reja për të mundësuar një prani edhe më të madhe të kompanive gjermane këtu. Dhe për të bërë biseda dhe aktivitete më të strukturuara, sic dhe kanë nisur, me landet gjermane, sepse dihet pesha e tyre dhe interesi për të qenë të pranishëm në këtë pjesë të Europës.

Jozefina Topalli – Opozita duhet të jetë më e besueshme dhe të bëjë diferencën me koalicionin e majtë

Ish kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, në një intervistë për Zërin e Amerikës shprehet se standartet zgjedhore më 21 qershor u cënuan rëndë.
Në Shqipëri, ish kryetarja e parlamentit, dhe ish nënkryetarja e Partisë demokratike Jozefina Topalli e cila dha dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet e 2013, analizon në një intervistë për Zërin e Amerikës, votën e 21 qershorit. Sipas saj, në zgjedhjet për pushtetin lokal, të cilat u humbën thellë nga e djathta, u cënuan rëndë standartet. Ajo megjithatë është kritike dhe me vetë opozitën e cila sic thekson zonja Topalli, ka një rrugë të vështirë përpara dhe duhet të bëhet më e besueshme dhe të bëjë diferencën me koalicionin në pushtet:

​​

Zëri i Amerikës: Zonja Topalli, për zgjedhjet e 21 qershorit ka një qëndrim të unifikuar të opozitës se ato ishin të manipuluara. Megjithatë kemi një rezultat të thellë. Ky rezultat është thjesht pasojë e këtyre manipulimeve që ju keni përmendur si blerja e votës, trysni ndaj administratës apo përdorimi I bandave sipas jush. Apo është i lidhur dhe me faktorë të tjerë që kanë të bëjnë me organizimin e vetë opozitës?

Znj. Jozefina Topalli: Mendoj se gjykimi dhe shikimi nga vetja është një proces që duhet të jetë shumë më kompleks se sa vetë shikimi i numrave dhe diferencave të cilat gjithashtu kanë një domethënie shumë të madhe, dhe mbi cdo kuti votimi duhet bërë një analizë dhe kjo kombinuar me një gjykim tashmë të shtrirë jo vetëm të opozitës por dhe të komunitetit ndërkombëtar. Edhe po t’i referohemi raportit paraprak të OSBE-së, mbi faktin se këto zgjedhje nuk ishin të ndershme, nuk ishin të lira, nuk plotësuan standartet.

Natyrisht në këto zgjedhje nuk pati luftë se në një pjesë jo të vogël të territorit të vendit, në proporcione të caktuara, ishin dhe farsë. Nga ana tjetër nuk pati zhurmë se paraja që funksionoi edhe këto zgjedhje nuk bën zhurmë kur hyn në xhepin e fukarait. Kështu që në këtë kuptim opozita në procesin e saj të analizës duhet ta shohë në disa komponente, dy nga të cilat sigurisht që janë standarti dhe rezultati.

Por unë besoj se është më shumë se sa kaq. 10 ditë pas zgjedhjeve të 21 qershorit ne kemi dalë më disa kryetarë bashkishë të cilët janë të dyshuar për rekorde kriminale dhe kjo kërkon një reflektim të madh të të gjithë shoqërisë. Por duhet të pranojmë se kjo nuk ishte e papritur. Ishte e paralajmëruar. Ne kemi në parlament një numër të madh deputetësh të dyshuar për rekorde kriminale. Kështu që asnjë justifikim nuk do i shërbente cështjes për rivendosjen e standarteve. Në këto kushte besoj se opozita ka disa misione themelore.

Zëri i Amerikës: Në një postim në Facebook, lidhur pikërisht me rezultatin e zgjedhjeve ju thoni e PD duhet të shohë nga vetja

Znj. Jozefina Topalli: Sigurisht sepse e kam bindje. Njeriu sheh nga vetja dhe në jetën e përditshme sepse si qenie njerëzore ne nuk jemi perfekt dhe duhet të shohim nga vetja. Pas kësaj që ka ndodhur, natyrisht unë nuk e di, po dhe nuk është thelbësorja, se cili është proporcioni i ndikimit në rezultat, i blerjes së votës, i intimidimit, i kërcënimit me vendin e punës, i kërcënimit me të fortët e bandat me kriminelë, por kjo nuk na pengon të shohim se cilat janë problemet kryesore të zgjedhjeve në tërësi. Nëse dikush ka humbur në këto zgjedhje, është humbja e standarteve. Dhe ky është një alarm. Jo se nuk ka ndodhur në historinë tonë. Mjafton të kujtojmë 2001 dhe 2003., por edhe të kujtojmë se në 2013, jo në pak zona, paraja e të fortëve ka ndikuar shumë në parlament, përndryshe nuk do të kishim një numër kaq të lartë deputetësh me rekorde kriminale. Por sigurisht duhet shikuar nga vetja…

Zëri i Amerikës: Dhe cfarë duhet të shikoni?

Znj. Jozefina Topalli: Unë mendoj se nuk është vetëm cështje organizimi. Besoj se sidomos në të tilla kushte, kur sot kemi deputetë e kryetarë bashkishë që kanë marrë zyrat  në Bashki të ndryshme po me të njejtat rekorde kriminale të dyshuara, nesër mund të kemi ministra. Nëse opozita nuk shkundet dhe nuk e realizon si proces, se sistemi ynë rrezikon të tronditet tellësisht, sepse po merret peng. Ne shohim se tashmë janë marrë të gjitha pushtetet. Dhe pushtetet janë marrë ne dy duar.

Në parlament kanë rreth 90 deputetë. Nuk i mjaftuan 83, blenë 84. Nuk i mjaftuan 84, morrën dhe grupe parlamentare. Nuk i mjaftuan këto, morrën dhe institucionet e pavaruara, morën ILDKP-ën, KLD-ën, morën AMA-n, zëvendësuan me njërëzit e vet të gjithë. Duan gjyqësorin tani. Kanë marrë trecerekun e pushtetit vendor. Është e frikshme.

Dhe përballë këtij pushteti të fuqishëm  të përqëndruar frikshëm, cili është realiteti shqiptar? Eksod, vendi është kthyer në një vend me eksod, mjerim, korrupsion, krim, pasiguri. PD-ja ka një mission jashtëzakonisht të vështirë dhe po aq vendimtar për të ardhmen e vendit, jo vetëm për PD-në si forcë politike. Në fund të fundit duhet të bëjmë një analizë. Monstrat që na rrethojnë janë dhe produkt i një pragmatizmi të frikshëm që jo rrallë herë shfaqet në politikën shqiptare. Në këtë aspekt, për të bërë diferencën, për të fituar besueshmërinë, për të frymëzuar qytetarët, duhet të përmbysim raportin mes pragmatizmit dhe idealizmit. Ne nuk mund t’i nënshtrohemi gënjeshtrave në asnjë rast. Sigurisht kjo kërkon një dedikim të fortë, të mos pranosh të sillesh për asnjë cast si opozitë burokratike apo fasadë, t’i rikthehesh idealeve për të cilat lindi kjo forcë politike, që janë idealet që e bënë forcë të shpresësh dhe lirisë. Sigurisht që ndershmëria dhe idealizmi do të jenë dozat të cilat do të duhet të mbizotërojnë në opozitë për të bërë diferencën dhe për t’I dhënë shpresë njerëzve për nesër.

Zëri i Amerikës: Cfarë mendoni ju se nuk ka funksionuar të opozita. Sepse duket më tepër sikur ja vini fajin faktorëve të jashtëm, se sa vetë partisë tuaj apo opozitës. Deri më tani për shembull, nga lidershipi juaj nuk është përmendur fjala humbje, ndërkohë që ju e përmendni këtë, apo dhe zëra të tjerë në parti…

Znj. Jozefina Topalli: Sot që flasim, të gjithë e pranojnë se opozita ka humbur. Por ajo që ka humbur kryesisht është standarti  zgjedhjeve.Unë kam patur bindjen e brendshme se garë me blerje votash dhe banda nuk ka. Edhe nga eksperienca personale e 2013 në Shkodër. Mirëpo këtë ne e dimë prej dy vitesh. Nëse do të bënim një analizë, do i thoja vetes: Opozitë pse nuk e kë bërë cështje themelore të qënies tënde edhe cështjen e votës së lirë? Një kalë beteje për opozitën. Natyrisht detyra e saj ëhstë rikthimi i votës së lirë, vazhdimi me konsekuencë dhe me kurajo, pa hezituar asnjë cast në betejën kundër kriminalizimit. Ndërkohë që partnerët tanë flasin aq fort, aq fuqishëm dhe në mënyrë kaq intensive për këtë nevojë që mund të rrezikojë sistemin tonë. Ka ndodhur që vulgu është në majë. Dhe jo rastësisht.

Edhe ambasadori amerikan ka një frazë lapidare: “Vendosmëria e partive për të kandiduar të dyshuar për kriminelë është një tallje e madhe për popullin shqiptar. Këto janë gjëra , sa të frikshme, por si standart është dhe aq minimalist, sepse beteja jonë nuk duhet të ishte në nivelet e administratës dhe politikës me krimin, sepse presupozohet se nuk mund të jetë kurrë krimi brenda institucionit. Ndërkohë që ne duhet të merreshim me luftën kundër korrupsionit. Sigurisht që beteja me krimin ndoshta ka lënë pak mënjanë luftën kundër korrupsionit, e cila në fund të fundit është themeli mbi të cilin ngrihet dhe ndjehet i  sigurtë krimi.

Zëri i Amerikës: Megjithatë po i referohem një pasazhi të fjalës së kolegut tuaj në Parlament Astrit Patozi, dhe ai një ndër ish figurat kryesore të partisë suaj. Ai thotë se opozita humbi se nuk arriti të krijonte besim përkundrejt një qeveria me goxha problem. Pra sipas tij opozita nuk është parë si alternativë…

Znj. Jozefina Topalli: Me fjalë të tjera thashë të njejtën gjë. Opozita mund të ishte më e besueshme. Ndaj dhe analiza nuk është cështje thjesht strukture. Por është cështe përmbajtje, lidhje me qytetarët, mosnënshtrimi ndaj gënjeshtrës dhe një doze të fuqishme idealizmi për t’i ikur pragmatizmit

Zëri i Amerikës: Kryetari i partisë tuaj në mbledhjen e funditë grupit parlamentar, foli për nevojë e një hapje të re, bashkim, ribashim. Kam përshtyojen se këto teza janë përmendur edhe dy vjet më parë, kur ai u zgjedh kryetar i PD-së, por në të vërtetë nuk pati ndonjë bashkim. Përkundrazi, Partia demokratike shkoi në zgjedhje me një koalicion mjaft të dobët krahasuar me të kaluarën e saj

Znj. Jozefina Topalli: Unë besoj se ky është një tjetër komponent i analizës që do të bëjë Partia demokratike. Sigurisht që ka peshën e saj, por unë mendoj se analiza duhet të jetë edhe më thelbësore se sa vetëm kaq. Nuk mendoj se është vetëm cështje numrash, që sigurisht është edhe cështje numrash.

Zëri i Amerikës: PD refuzoi pjesmarrjen e saj në komisionin e reformës administrative-territoriale dhe e sheh dhe këtë reformë si një ndër arsyet e humbjes. A mendoni se ishte e gabuar mospërfshirja e saj. Nëse kjo reformë është e gabuar, me praninë e saj disa gjëra mund të korrigjoheshin apo jo?

Znj. Jozefina Topalli: Unë mendoj se PD-ja duhet të ishte më koherente gjatë dy viteve të fundit në qëndrimet e saj

Zëri i Amerikës: Zonja Topalli a ka në të vërtetë një “përplasje” brenda partisë. Sepse duket sikur një pjesë e ish drejtuesve të kësaj partie janë lënë disa mënjanë, dhe kemi emra të rinj që janë futur në parti…

Znj. Jozefina Topalli: Nuk do thoja që ka konfrontim. Sigurisht që ka diferenca. Ndoshta kryesisht kjo diferencë qëndron jo vetëm në gjykimin politik, por kryesisht në analizën bazike që një forcë politike duhet t’i bëjë vetes, kundërshtarit, betejës dhe misionit që ajo ka. Ndoshta kjo diferencë qëndron në faktin se jo të gjithë mendojnë se politika është një mision dhe kur bëhesh njeri publik heq dorë dhe nga mbrojtja që jep privacia. Dhe duhet të përkushtohesh tërësisht vetëm ndaj interesit public. Kjo mund të mos ndodh përherë dhe ky është një problem i madh i politikës shqiptare në tërësi, e sot sigurisht me një ngarkesë mjaft negative në qeverisjen aktuale.

Pa dashur të fajësoj njeri se fajësimi të nje emër është shumë primitive. Por ndoshta, dhe shoqëria dhe forcat politike kanë një uri morale dhe ndoshta kjo duhet të jetë komponentja dhe shtylla kryesore e reflektimit të PD-së.

Ka një betejë nga e cila varen fatet e vendit. Nuk është më e rëndësishme të jesh PD-ja në vetvete. Eshtë sa ajo do kthejë besueshmërinë te vetja e saj duke u bazuar në parimet themelore mbi të cilat ka lindur kjo parti në shërbim të interesit public, për të qenë e besueshme dhe për të bërë diferencën e madhe me koalicionin aktual i cili ka marrë cdo pushtet. Dhe kjo është e frikshme, e rrezikshme. Sepse jemi në një fazë ku sistemi po degradon, e shkon përtej kalbësimit dhe vulgu ka dalë sipër. Unë e di që nuk është e lehtë, përkundrazi, e di që është shumë e vështirë, ndaj dhe kërkon kurajo, sakrificë, shpirt në betejë.

Shkodër-Theth: Ekzekutohen dy turistë çekë

 

04-07-2015 11-28-44

KRIMI NË DUKAGJIN – SVATOS KISHTE PUBLIKUAR NË FACEBOOK FLAMURIN SHQIPTAR

 

Ngjarja e Dukagjinit, Svatos kishte publikuar në Facebook flamurin shqiptar

Vetëm dy ditë para se të vriteshin, çifti nga Çekia Michal Svatos dhe Anna Kosinova kishin publikuar në faqen e tyre ne Facebook një album të titulluar “Përshëndetje nga Ballkani”.

Për këtë album ata kishin zgjedhur fotot më të bukura nga udhëtimi i tyre turistik në Malësitë e Shkodrës dhe plazhin e Rrjollit.

Në fillim, çifti çek ka udhëtuar drejt plazhit të Rrjollit në Velipojë ku kanë publikuar dhe foto nga bukuritë e kësaj zone.

Më pas, ata janë nisur drejt zonës së Vermoshit, për të përfunduar në zonën e Dukagjinit, që për fat të keq rezultoi me udhëtimin e tyre të fundit.

Në fotot që kanë publikuar, nuk mungon as ajo ku valëvitet flamuri shqiptar.

Dy ditë para se të vriteshin – Albumi i çiftit çek në Shqipëri në Dukagjin

Fotografitë e fundit nga vizita e dy turistëve çekë në Dukagjin të Shqipërisë.

Michal Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 36 vjeçe, besohet se fillimisht u plaçkiten e më pas u vranë mbrëmë në pjesën veriore të vendit.

Aje kishin shkuar me pushime, dhe siç shihet nga fotografitë po kalonin kohë të mirë me bukuritë natyrore të Shqipërisë.

Fotot janë postuar në Facebook dy ditë para se të vriteshin.

04-07-2015 11-13-04

SHBA, niveli i papunësisë bie në 5.3 përqind

Presidenti Barack Obama tha se raporti më i fundit për gjendjen e punësimit në Shtetet e Bashkuara është “i mirë”, por mbetet ende shumë punë për t’u bërë për rritjen e pagave dhe të të ardhurave për njerëzit e thjeshtë.

Presidenti i bëri këto komente para studentëve të Universitetit të Uiskonsinit në La Crosse. Ai tha se ndërsa vendi ka shënuar një rekord, duke shtuar vende pune për 64 muaj rresht në sektorin privat, ka ende një numër të madh njerëzish që ndjejnë se e kanë tepër të vështirë jetesën.

Në SHBA, qershori ishte një muaj i mirë përsa i përket shtimit të vendeve të punës. Ekonomia shtoi 223 mijë vende pune muajin e kaluar, diçka më pak se sa pritej, por sidoqoftë mjaftueshëm për ta sjellë papunësinë në nivelin më të ulët në shtatë vjet. I vetmi zhgënjim ishin pagat.

Me 5.3 për qind – papunësia në SHBA arriti nivelin më të ulët që nga prilli i vitit 2008. Por analistët thonë se kjo pjesërisht ndodh sepse ka patur më pak amerikanë që kanë kërkuar punë. Një zhgënjim i madh ishte se pagat mesatare për orë nuk patën rritje. Kjo mund të ndryshojë kur punëdhënësit të fillojnë të konkurrojnë për punëtorë të kualifikuar, thotë eksperti i financave Gus Faucher me Skype.

“Mendoj se do të shohim një rritje të fortë të pagave ndërkohë që shërimi ekonomik, por ky ka qenë një aspekt zhgënjyes.”

Por, megjithëse pagat nuk kanë ndryshuar,Presidenti Barack Obama i kujtoi studentët në Universitetin e Wisconsin-it se, kur ai erdhi në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2009, papunësia ishte rreth 10 për qind dhe gati 12 milion njerëz ishin pa punë.

“E marrë në tërësi, kemi patur 64 muaj radhazi rritje të vendeve të punës në sektorin privat; një rekord të ri me 12.8 milion vende të reja pune. Kjo është gjë e mirë. Por kemi shumë punë për të bërë, sepse duhet të rrisim pagat e njerëzve, që ata ta ndjejnë se puna po u shpëblehet.”

Shtimi i vendeve të punës ishte i madh në shërbimet e biznesit, e ndjekur nga kujdesi shëndetësor dhe shitjet me pakicë. Por vendet e punës në industri dhe ndërtim patën pak ndryshim. Megjithatë, edhe ky shtim i vendeve të punës mund ta nxisë Bankën Qendrore të nisë rritjen e interesave në fillim të shtatorit, thotë Beth Ann Bovino e firmës Standard and Poor ‘s.

“Mendoj se kur Banka Qendrore të shohë këtë shtim mesatar prej 250 mijë vendesh pune në muaj gjatë vitit të fundit, do të ndjehet mjaft e sigurt se ka ardhur koha të rrisë interesat.”

Banka qendrore amerikane i ka mbajtur normat afatshkurtra të interesit pranë zeros që nga viti 2008 për të ulur kostot e huamarrjes dhe për të rritur investimet e biznesit. Banka do të shqyrtojë edhe dy raporte të tjera për vendet e punës deri në muajin shtator, kur të bëjë takimin e saj të rëndësishëm. za

Rikthim nё kohёn kur shqiptarёt gjetёn shpёtim tek ambasadat e huaja

Stafi i Ambasadёs sё Republikёs Federale tё Gjermanisё nё Tiranё ishte kujdesur qё pёrkujtimi i ngjarjeve tё Ambasadave nё verёn e vitit 1990 tё ishte jo vetёm njё mundёsi komunikimi dhe dialogu e publikut me protagonistёt e asaj kohe, por dhe qё gjithçka tё zhvillohej nё njё atmosferё me detaje nga ato të 10 ditёve të paharuara. Tё ftuarit duken se u befasuan që para se tё hynin nё sallёn e aktivitetit, pasi nё holl ishin ekspozuar rreth 40 fotografi tё korrikut tё vitit ’90, njё pёrzgjedhje qё evokonte situatat nga mё pikantet. Stafi i Ambasadёs kishte bashkёpunuar me njёrin prej ish-punonjёsive të asaj kohe duke siguruar foto nga koleksioni i tij.

Të gjitha në celuloid

Ekspozita si impresioni i parё ia arriti qёllimit. Reportazhi pamor i kishte tё gjitha brenda: kamionin qё sapo kishte shpёrthyer murin e pasёm tё ambasadёs; pritja dhe stresi i refugjatёve; kushtet e mjerueshme higjeno-sanitare; larja nё njё pellg tё improvizuar natyror; njё autobot uji i rrethuar nga njerёz tё etur; “dhoma e gjumit” me qindra refugjatё tё shtrirё pёrtokё nё qiell tё hapur; bebe tё vogla të pafajshme; atmosfera eksploduese kur jepej lajmi se tё gjithё ata qё kishin hyrё do tё largoheshin nga Shqipёria drejt Gjermanisё etj. Shikoje tё sintetizuar vuajtjen nё ekstrem, ankthin, pёrpjekjen pёr mbijetesё tё njё grumbulli stёrmadh njerёzish qё tё pёrbashkёt kishin ёndrrёn e njё jete mё tё mirё.

Organizatorët kishin dhe një gjurmë origjinale retro. Për të pranishmit u shfaqën në monitor edicionet informative në mediat kryesore gjermane nga 3 korriku e deri në ditën e mbërritjes së refugjatëve në Gjermani. Duke qenë lajm i pare, kjo temë. Si lajm i parё pёr mediat, kjo temë ishte mbuluar e detajizuar, me raportime nga terreni, intervista, tё dhёna statistikore, vёshtrime analitike mbi historinё, aktualitetin dhe perspektivёn e Shqipёrisё, konteksti i zhvillimeve nё ish-Bllokun lindor etj.

Kёtij ambjenti jetёsor nuk i mungonin dhe ish-protagonistёt e 25 viteve mё parё. Ish-ambasadori, ish-pёrfaqёsues nga stafi, njё ish-mjek qё kishte asistuar pёr shёndetin e refugjatёve, si dhe nga ata qё i dhanё shpirtin dhe mundin e tyre 2 korrikut, ata qё ndёrmorёn aventurёn mё tё rrezikshme tё jetёs.

Brishtësia e kulturës dhe kujtesës historike

Historiani dhe politologu Afrim Krasniqi shikon njё korrelacion mes ngjarjeve tё sё kaluarёs, vëmendjes së publikut ndaj kёtyre zhvillimeve dhe agjendave politike të ditës. Elitat politike aktuale vijojnë të sillen me ngjarjet dhe datat historike nga kritere parademokratike, thotё pёr Deutsche Welle-n Krasniqi.

“Nisen nga interesi elektoral që ato mund të reflektojnë sot, si dhe nga shkalla e përfshirjes direkte apo indirekte të drejtuesve të sotëm politik në ato ngjarje. Nuk ka konsensus mbi historinë dhe as raport institucional shtetëror ndaj saj. Në ngjarjet e ambasadave 1990 nuk u përfshi pozitivisht asnjë pjesëtar i elitës së sotme politike, madje shumica e tyre pasive apo aktive u ndodhën në krahun e kundërt, në anën e regjimit. Vetë emigrantët, përfshirë ata të vitit 1990 që ende jetojnë jashtë vendit, nuk kanë ende të drejtë vote në zgjedhjet shqiptare, pra nuk janë potencial vendimmarrës politik. Mjaftojnë këto motive thellësisht simpliste të sjelljes së elitave ndaj asaj ngjarje, për të kuptuar sa e brishtë është kultura dhe kujtesa jonë historike.”

Lihet pas dore me qëllim trajtimi i së shkuarës diktatoriale

Edhe për gazetarin Armand Plaka, shkak për këtë sfumim të përkujtimit të ngjarjeve të tilla është politika. Zhgënjimi i njerëzve, të cilët të zënë me hallet e ditës ka bërë që jo vetëm 2 korriku, por edhe shumëçka tjetër që lidhet me atë kohë mos jetë prioritet, thotë Armand Plaka për Deutsche Welle-n.

“Kjo lidhet sigurisht edhe me përpjekjet e mangëta e shpesh të lëna pas dore me qëllim, për të mos u marrë me trajtimin e të shkuarës diktatoriale në Shqiperi. Ndoshta rol ka luajtur edhe përjetimi i ‘2 korrikëve’ të shumtë që i kanë ndodhur ndërkaq shqiptarëve, eksodet e mëdhenj apo të vegjël, të rinj apo të vjetër, që kanë zbehur simbolikat e ngjarjes së ambasadave në vitin 1990. Mendoj se pavarësisht kësaj, këto zhvillime do të vijojnë të mbeten një nga ngjarjet më domethënvse të përpjekjeve të shqiptarëve për liri e demokraci”.

Më në siklet me këtë rrethanë janë vetë refugjatët e asaj periudhe. Bashkim Xhani, njëri prej atyre, i cili ka hyrë në Ambasadën Gjermane në Tiranë 25 vjet më parë, mendon se autoritetet në Shqipëri duhet të jenë më të vëmendshëm për atë që ndodhi në korrik të vitit 1990.

“Unë kam parë në televizion qeveritarë dhe politikanë që shkojnë në ngjarje përkujtimore të ndryshme. Mirë bëjnë, se çdo popull ka kujtesën e tij. Por për 2 korrikun 1990 nuk kujtohet njeri. Më shumë flitet në Gjermani se sa në Shqipëri. Nuk dua të ekzagjeroj asgjë. Nuk e them këtë ngaqë unë kam qenë njëri prej tyre që kundërshtuan regjimin për liri dhe një jetë më të mirë. Por është e faktuar se ngjarjet në Ambasada hoqën tullat e poshtme nga ngrehina e copë-copë e qeverisjes së atëhershme. Ishin zhvillime që u dhanë zemër njerëzve, sidomos të rinjve, në një vend shumë të izoluar dhe shumë të vuajtur”.


Send this to a friend