VOAL

VOAL

Rikthim nё kohёn kur shqiptarёt gjetёn shpёtim tek ambasadat e huaja

Stafi i Ambasadёs sё Republikёs Federale tё Gjermanisё nё Tiranё ishte kujdesur qё pёrkujtimi i ngjarjeve tё Ambasadave nё verёn e vitit 1990 tё ishte jo vetёm njё mundёsi komunikimi dhe dialogu e publikut me protagonistёt e asaj kohe, por dhe qё gjithçka tё zhvillohej nё njё atmosferё me detaje nga ato të 10 ditёve të paharuara. Tё ftuarit duken se u befasuan që para se tё hynin nё sallёn e aktivitetit, pasi nё holl ishin ekspozuar rreth 40 fotografi tё korrikut tё vitit ’90, njё pёrzgjedhje qё evokonte situatat nga mё pikantet. Stafi i Ambasadёs kishte bashkёpunuar me njёrin prej ish-punonjёsive të asaj kohe duke siguruar foto nga koleksioni i tij.

Të gjitha në celuloid

Ekspozita si impresioni i parё ia arriti qёllimit. Reportazhi pamor i kishte tё gjitha brenda: kamionin qё sapo kishte shpёrthyer murin e pasёm tё ambasadёs; pritja dhe stresi i refugjatёve; kushtet e mjerueshme higjeno-sanitare; larja nё njё pellg tё improvizuar natyror; njё autobot uji i rrethuar nga njerёz tё etur; “dhoma e gjumit” me qindra refugjatё tё shtrirё pёrtokё nё qiell tё hapur; bebe tё vogla të pafajshme; atmosfera eksploduese kur jepej lajmi se tё gjithё ata qё kishin hyrё do tё largoheshin nga Shqipёria drejt Gjermanisё etj. Shikoje tё sintetizuar vuajtjen nё ekstrem, ankthin, pёrpjekjen pёr mbijetesё tё njё grumbulli stёrmadh njerёzish qё tё pёrbashkёt kishin ёndrrёn e njё jete mё tё mirё.

Organizatorët kishin dhe një gjurmë origjinale retro. Për të pranishmit u shfaqën në monitor edicionet informative në mediat kryesore gjermane nga 3 korriku e deri në ditën e mbërritjes së refugjatëve në Gjermani. Duke qenë lajm i pare, kjo temë. Si lajm i parё pёr mediat, kjo temë ishte mbuluar e detajizuar, me raportime nga terreni, intervista, tё dhёna statistikore, vёshtrime analitike mbi historinё, aktualitetin dhe perspektivёn e Shqipёrisё, konteksti i zhvillimeve nё ish-Bllokun lindor etj.

Kёtij ambjenti jetёsor nuk i mungonin dhe ish-protagonistёt e 25 viteve mё parё. Ish-ambasadori, ish-pёrfaqёsues nga stafi, njё ish-mjek qё kishte asistuar pёr shёndetin e refugjatёve, si dhe nga ata qё i dhanё shpirtin dhe mundin e tyre 2 korrikut, ata qё ndёrmorёn aventurёn mё tё rrezikshme tё jetёs.

Brishtësia e kulturës dhe kujtesës historike

Historiani dhe politologu Afrim Krasniqi shikon njё korrelacion mes ngjarjeve tё sё kaluarёs, vëmendjes së publikut ndaj kёtyre zhvillimeve dhe agjendave politike të ditës. Elitat politike aktuale vijojnë të sillen me ngjarjet dhe datat historike nga kritere parademokratike, thotё pёr Deutsche Welle-n Krasniqi.

“Nisen nga interesi elektoral që ato mund të reflektojnë sot, si dhe nga shkalla e përfshirjes direkte apo indirekte të drejtuesve të sotëm politik në ato ngjarje. Nuk ka konsensus mbi historinë dhe as raport institucional shtetëror ndaj saj. Në ngjarjet e ambasadave 1990 nuk u përfshi pozitivisht asnjë pjesëtar i elitës së sotme politike, madje shumica e tyre pasive apo aktive u ndodhën në krahun e kundërt, në anën e regjimit. Vetë emigrantët, përfshirë ata të vitit 1990 që ende jetojnë jashtë vendit, nuk kanë ende të drejtë vote në zgjedhjet shqiptare, pra nuk janë potencial vendimmarrës politik. Mjaftojnë këto motive thellësisht simpliste të sjelljes së elitave ndaj asaj ngjarje, për të kuptuar sa e brishtë është kultura dhe kujtesa jonë historike.”

Lihet pas dore me qëllim trajtimi i së shkuarës diktatoriale

Edhe për gazetarin Armand Plaka, shkak për këtë sfumim të përkujtimit të ngjarjeve të tilla është politika. Zhgënjimi i njerëzve, të cilët të zënë me hallet e ditës ka bërë që jo vetëm 2 korriku, por edhe shumëçka tjetër që lidhet me atë kohë mos jetë prioritet, thotë Armand Plaka për Deutsche Welle-n.

“Kjo lidhet sigurisht edhe me përpjekjet e mangëta e shpesh të lëna pas dore me qëllim, për të mos u marrë me trajtimin e të shkuarës diktatoriale në Shqiperi. Ndoshta rol ka luajtur edhe përjetimi i ‘2 korrikëve’ të shumtë që i kanë ndodhur ndërkaq shqiptarëve, eksodet e mëdhenj apo të vegjël, të rinj apo të vjetër, që kanë zbehur simbolikat e ngjarjes së ambasadave në vitin 1990. Mendoj se pavarësisht kësaj, këto zhvillime do të vijojnë të mbeten një nga ngjarjet më domethënvse të përpjekjeve të shqiptarëve për liri e demokraci”.

Më në siklet me këtë rrethanë janë vetë refugjatët e asaj periudhe. Bashkim Xhani, njëri prej atyre, i cili ka hyrë në Ambasadën Gjermane në Tiranë 25 vjet më parë, mendon se autoritetet në Shqipëri duhet të jenë më të vëmendshëm për atë që ndodhi në korrik të vitit 1990.

“Unë kam parë në televizion qeveritarë dhe politikanë që shkojnë në ngjarje përkujtimore të ndryshme. Mirë bëjnë, se çdo popull ka kujtesën e tij. Por për 2 korrikun 1990 nuk kujtohet njeri. Më shumë flitet në Gjermani se sa në Shqipëri. Nuk dua të ekzagjeroj asgjë. Nuk e them këtë ngaqë unë kam qenë njëri prej tyre që kundërshtuan regjimin për liri dhe një jetë më të mirë. Por është e faktuar se ngjarjet në Ambasada hoqën tullat e poshtme nga ngrehina e copë-copë e qeverisjes së atëhershme. Ishin zhvillime që u dhanë zemër njerëzve, sidomos të rinjve, në një vend shumë të izoluar dhe shumë të vuajtur”.

Motra e Ibrahim Bashës: Ne nuk donim të bëhej pjesë e RENEA-s, tani presim drejtësi

“Ne nuk donim që të bëhej pjesë e këtij reparti, madje i kishim thënë edhe që të shkëputej nga forca speciale në Zall-Herr dhe mos të as në misionet paqëruajtëse në Irak dhe Afganistan”. Kështu thotë motra e Ibrahim Bashës, oficeri i RENEA-s që mbeti i vrarë gjatë sulmit në Lazarat, sot “Dëshmor i Atdheut”. Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, Vjollca, motra e madhe e Ibrahimit rrëfen dashurinë e tij për misionin, punën që bënte.

Vjollca, sa kohë kishte vëllai juaj te RENEA?

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, vëllai u bë pjesë e këtij reparti. Ne nuk donim që të bëhej pjesë e këtij reparti, madje i kishim thënë edhe që të shkëputej nga forca speciale në Zall-Herr dhe mos të as në misionet paqëruajtëse në Irak dhe Afganistan.

Si u bë pjesë e RENA-s vëllai juaj?

Edhe pse ne i thoshim që të tërhiqej nga ky repart apo dhe nga forcat speciale, Bimi, nuk hoqi dorë, sepse ai e donte aksionin, e donte këtë punë dhe kur e donte diçka, ai nuk dorëzohej. Te reparti RENEA është futur pasi i kapi të gjitha normat. Atë ditë që ishte konkursi, vëllai shkoi që të shoqëronte një shokun e tij për të marrë pjesë te konkursi dhe kur kishte shkuar atje, përgjegjësit që ishin te normat i kishin thënë që të merrte edhe ai pjesë. Pasi i kapi të gjithë normat, Ibrahimi u fut te RENEA.

Po në misionet paqeruajtëse, sa herë ka marrë pjesë Ibrahimi?

Prej vitit 2004, Ibrahimi ka marrë pjesë 3 herë në Irak dhe 2 herë në Afganistan. Dua t’u them të gjithëve atyre që kanë hedhur baltë mbi vëllain tim pas vdekjes, nuk dua të përmend asnjë emër, por dua t’u them atyre se vëllai im nuk ka paguar asnjë lek për t’u përzgjedhur pjesë e misioneve paqeruajtëse. E para, sepse ai nuk kishte ku t’i gjente gjithë ato para që është thënë se ka paguar, dhe e dyta, Ibrahimi nuk kishte nevojë që të paguante lekë, sepse ai i plotësonte të gjitha normat dhe në të gjitha herët u përzgjodh për shkak të aftësive të tij.

Çfarë natyre ishte Ibrahimi?

Ai ishte natyrë e mbyllur, nuk shprehej shumë. Sidomos për pjesën e punës nuk na tregonte asnjëherë asgjë, për shkak të sekretit të punës që bënte, por edhe për shkak se nuk donte të na bënte merak me vështirësitë e punës së tij. Ibrahimi fliste më shumë me vëllain, Denisin. Ishte njeri i shoqërueshëm, kishte shumë shoqëri, por nuk ishte i martuar ashtu siç kanë shkruar dhe kanë thënë deri tani disa media. Ne donim shumë ta shikonim Ibrahimin të martuar, por gjithmonë na thoshte, “edhe pak do prisni, pastaj do martohem”. Por, Zoti e deshi më shumë sesa ne, aq sa e mori pranë vetes. Ne tani jetojmë me kujtimet e tij./Gazeta Shqiptare

Britani, ekzekutimi i miliarderit Palmer, mediat e huaja: Mos ndoshta ishte mafia shqiptare?

 

Pista të shumta hetimi rreth vrasjes misterioze të John Palmer , njërit prej mafiozëve më të njohur gjatë viteve 80-90 në Britaninë e Madhe, gjetur pa jete ne kopshtin e baneses se tij.


Mes tyre, mediat e huaja, referuar hetuesve që po merren me rastin kanë listuar edhe vrasjen nga mafia shqiptare dhe kosovare, rrjet kriminal që sipas “Daily Mail”, vepron në zonën e ishujve kanarie në Spanjë, aty ku viktima kishte ndërtuar një pjesë të perandorisë së tij.

“Ky grup kontrollon trafikun  e lëndëve narkotike në ishujt kanarie dhe dyshohet se  ndoshta një mosmarrëveshje biznesi , mund të ketë dërguar në vrasjen e John Palmer”- shkruan “Daily Mail”.

Palmer, 64-vjeç, u gjet pajetë të mërkurën e shkuar pranë banesës së tij. Fillimisht u fol për një vdekje nga zemar, e më pas ekspertiza provoi se ai ishte qëlluar me armë zjarri. Ai listohej nje nga njerezit me te pasur ne vitet 90 me nje pasuri rreth 300 milione paund britanike.

Berisha- Sterkaj- Abazi, replikat e padëgjuara në televizor gjatë debatit në Kuvend

 

Në fjalimin e tij të gjatë në Parlament, ish kryeministri Berisha ka replikuar edhe me deputetët socialistë.


Sali Berisha:
 Ky (Rama) u thoshte partnerëve tanë se s’më duheni ju, se më duhet Bushi, se më duhet Rroshi, se më duhen paratë e pista të tyre, se më duhet Mark Frroku, që ka vrarë kryekomisarin dhe që pafytyrësish akuzoni se u nxor në pritë, paçka se ata që akuzonit ju u kapën brenda gjysmë ore. Arben Frrokun e identifikuan, e sollën nga Selaniku, e vunë pas hekurave dhe e liruat ju për të blerë votat në Pukë. E nisët në Kubë, sepse mbaroi misionin. Por shpirti i komisarit të vrarë do t’ju ndjekë mbrapa gjithë jetën. Akuzat që lëshuat se u nxor në pritë, do t’ju ndjekin mbrapa gjithë jetën. Ja ku u vra komisari tjetër në hyrje të Lazaratit. Asnjëri nuk akuzoi se u nxor në pritë, ndonëse u nxor në pritë, ndonëse u vra nga njerëzit e lidhur me qeverinë. Është e faktuar kjo…
Paulin Sterkaj: Kush e nxori në pritë, se s’po e marrim vesh?!

Sali Berisha
: Shiko, mbylle gojën ti! Ta mbyllësh gojën, mirë! Mos kujto se do të vazhdosh të bësh këtu të fortin, s’pyet kush për horra apo balosha.

Taulant Balla: Vazhdo fol aty… vazhdo. S’e kishte me ty, e kishte me mua. Me kë e ke?!

Sali Berisha
: Me ty e kam. Me ty.

Shpëtim Idrizi:
 Zoti Berisha, ju lutem po komunikonte me mua.

Sali Berisha:
 Edhe mbylle gojën po të them.

Paulin Sterkaj:
 Ika kryetar, ika, kam respekt për ty. Vazhdo mashtro, se rritesh…

Sali Berisha:
 Shko qëllo me revole njerëzit në qendra votimi, mos ki merak se këtu jemi, shko qëlloi me qytë revoleje, se për atë je.

Paulin Sterkaj
: Ti je baba i shpifjes…

Sali Berisha:
 Ka parë ky Parlament shumë si ty, po të gjithë kanë përfunduar aty ku meritoni. Ta dish mirë ti. Shko qëlloi me revole në qendrat e votimit demokratët.

Paulin Sterkaj:
 Ti je baba i shpifjes. E kam mbaruar misionin në zgjedhje.(Sterkaj largohet nga salla, por vjen sërish pas pak minutash)
Paulin Sterkaj: Personat që s’kanë lidhje me politikën, por me botën e krimit i penalizoi me votë Malësia Madhe. Shpifën diçka nëpër media, por nuk u zuri vend. Unë s’kam përdor kurrë pistoletë kur kam qenë në polici, e do e përdor tani që jam deputeti më i votuar historikisht në atë vend?!…

Sali Berisha:
 Kjo ishte fushata më e pabarabartë në histori. Mbi zgjedhësit shqiptarë vërshuan lumenjtë e drogës, paratë e drogës,  të prostitucionit, të kontrabandës dhe evazionit fiskal si kurrë më parë, si kurrë ndonjëherë, vetëm në dy ditë, në fushatën e Tiranës, kandidati i maxhorancës së krimit ka shpenzuar për reklama televizive më shumë se të gjitha shpenzimet e të gjithë fushatës elektorale nga kandidati i Partisë Demokratike dhe i opozitës.

Sadri Abazi: Zero, zero, po gënjen. O gënjeshtar.

Sali Berisha:
 Ti je një hiç, një mercenar. Ky është pjesë e botës së krimit. Ja njoh mirë unë këtij me dhëmbë e dhëmballë…

Sadri Abazi
: Ti stomatolog, baltos çdo person që është nga pala tjetër.

Pandeli Majko:
 Mendoj se po të ishte i vërtetë manipulimi i zgjedhjeve, për sa ju njoh unë nga krijimi i Partisë Demokratike, ju do të kishit hedhur në erë Kuvendin. Por ja që s’e hodhët në erë Kuvendin, jeni shumë të zbutur, jeni shumë të qetë dhe kjo ka të bëjë me një reflektim lidhur me rezultatin, i cili jo vetëm matematikisht, por edhe për arsye të tjera, ishte ai që ishte. Unë mendoj se 4 vjet kalojnë shumë shpejt. Unë mendoj se nuk do të jemi të përjetshëm në pushtet, prandaj me pak durim gjërat mund të ecin më normalisht…

AXHENDA DISA ORËSHE E ZONJËS MERKEL NË TIRANË

 

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë në 8 korrik Tiranën.ma dhe kancelarja gjermane, Merkel

Përpara kësaj vizite kryeministria ka bërë publike axhendën zyrtare të kancelares, e cila nis në orën 13.50 kur avioni i saj do të ulet në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.

Fillimisht ajo do të takohet me kryeministrin Rama me të cilin do të ketë edhe një konferencë për shtyp dhe më pas do të pritet nga Presidenti Nishani.

Pjesë e axhendës është edhe pjesëmarrja e kancelares në konferencën ekonomike që do të zhvillohet në “Tirana Business Park”

Axhenda

13.50 Merkel mbërrin në Rinas

14.15 Ceremonia e pritjes dhe më pas takimi me Ramën

15.30 konferenca e përbashkët Rama- Merkel

16.10 Merkel pritet nga Nishani

17.00 Merkel merr pjesë në konfrencën ekonomike në ‘Tirana Business Park’

Helmut Hoffmann – Pushtimi i ambasadave e detyroi shtetin të sprapsej

DW: Z. Ambasador, ku ishit ju në verën e vitit 1990? A e tërhoqën vëmendjen tuaj ngjarjet e 2 korrikut 1990 të njohura si “eksodi i shqiptarëve në ambasadat perëndimore” në Tiranë.? A u bënë përshtypje qytetarëve gjermanë, që kishin rrëzuar disa muaj më parë Murin e Berlinit dhe me rënien e tij kishin sjellë “vitin magjik”, siç u quajt 1989-a?

Helmut Hoffmann: Kjo është, natyrisht, një pyetje shumë interesante. Në fakt, ngjarjet e 2 korrikut 1990, kur shumë shqiptarë u futën në ambasadat perëndimore në Tiranë, ishin shumë të rëndësishme për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri. Ju më pyesni se ku ndodhesha në atë kohë? Isha në Bonn, si diplomat, punoja për çështjet e kontrollit të armëve, sapo isha kthyer nga Viena. Mbaj mend mjaft mirë lajmet për atë që ne e quajtëm më 2 korrik të 1989 ”pushtim të ambasadës gjermane”, që zgjati rreth 10 dite. Për disa ditë ishte lajmi kryesor në edicionet e lajmeve të Gjermanisë, ishte një ngjarje shumë e rëndësishme dhe mendoj që gjermanët, të cilët interesohem për politikën, e mbajnë mend këtë ngjarje sot e kësaj dite pasi ata ndjenë që diçka po ndodhte në Shqipëri. Shqipëria ishte një vend i mbyllur për dekada të tëra, krejt papritur, ne kuptuam që, disi me vonesë në krahasim me vende të tjera në Europën Lindore dhe Qëndrore, të cilat patën filluar pak më herët të ecnin drejt liberalizimit dhe të trondisnin diktaturën,- kjo në Shqipëri mori më shumë kohë-, pra ne kuptuam që edhe në Shqipëri po ndodhte diçka. Dhe natyrisht, ngjarjet e 2 korrikut i pamë në sfondin e asaj që ju e përmendët , të “vitit magjik”, 1989, sepse ne, gjermanët, patëm një “pushtim” të famshëm, atë të një amabasade tjetër, të amabasadës gjermane në Pragë. Kjo ndodhi në shtator të vitit 1989 kur mijra gjermanë lindorë hynë në mjediset e ambasadës së Republikës Federale Gjermane, në Pragë, ku u arrit që të sigurohej largimi i tyre drejt Republikës Federale të Gjermanisë . Dhe nuk është e egzagjeruar të them që kjo kontriboi shumë në Rënien e Murit të Berlinit, disa javë më pas. Dhe mendoj që është kjo atmosferë në të cilën gjermanët ndiqnin edhe ngjarjet që po ndodhnin në Tiranë në atë kohë.

DW: Z. Ambasador Hoffman, jeni diplomat por edhe historian. Çfarë rëndësie pati “pushtim i ambasadave “ m 2 korrik 1990 për Shqipërinë dhe atë Europë , që po shfaqej në horizont, pas rënies së Murit të Berlinit?

Helmut Hoffmann: I kam krejt të gjalla ato ditë në kujtesë. Ishte një kohë me shumë entuziazëm, që ziente nga padurimi për ndryshim. Madje ajo nisi pak më herët, që kur isha në Vjenë, me daljen e Gorbaçovit në skenë, mund të kuptoje që situata kishte filluar të lëvizte, mund të kuptoje që po ndryshonte gjithë ndarja e Luftës së Ftohtë, në blloqe Lindje dhe Perëndim. Natyrisht, ashtu si përmenda pak më lart, rënie e Murit të Berlinit ishte ngjarja më të rëndësishme e asaj kohe dhe njerëzit prisnin të ndodhnin gjëra të tjera. Shqipëria ishte disi e vonuar.. por papritur gjërat filluan të lëvznin.Pati njerëz që edhe në atë kohë nuk ishin shumë optimist që gjërat mund të ndryshonin edhe në Shqipëri, për fat të mirë kjo mori pothuajse vetëm një gjysëm viti, po të shohim ngjarjet e 2 korrikut. Në Shqipëri pati më pas një tranzicion drejt pluralizmit politik. Prandaj mendoj që ngjarjet e ambasadave, hyrja e njerëzve në ambasada, që në thelbin e tyre detyruan shtetin të sprapset, të pranonte lejimin e largimit të tyre , mendoj se nga këndvështrim i regjimit, kjo për të ishte një disfatë e madhe dhe një fitore e madhe për ata që donin ndryshimin. Dhe ajo që e quajmë ”Pushtimi i ambasadave” luajti një rol të rëndësishëm në këtë drejtim.

DW: Diplomati gjerman, aso kohe ish-ambassadori interim, Dr. Werner Daum i përshpejtoi gjërat …

Helmut Hoffmann: Dr. Daum është shumë krenar pë rolin që luajti. Ai më ka thënë se arriti në konkluzionin që regjimit po i afrohej fundi, se ishte koha më e mirë për të ndihmuar që kjo të ndodhte. Ai ndjeu që nuk ishte keq, që njerëzit të futeshin në ambasada, në fakt për të dhënë regjimit sinjalin se njerëzit ishin gati të sakrifikonin. Kjo ishte shumë e rëndësishme. Kushdo mund të kuptonte që shqiptarët ishin në një situatë ku ishin gati të rrezikonin për t’u larguar nga vendi i tyre

DW: Gjermania, Z. Ambasador, me ngjarjet e paharrueshme të 2 korrikut 1990, u bë për shqiptarët, kundërshtarë të regjimit, simbol i lirisë. Gjermania u dha një mbështetje të jashtëzakonshme shqiptarëve që u futën në ambasadë, madje edhe më vonë kur Gjermania u bë atdheui i tyre. A ndikuan ngjarjet e 2 korrikut në ndërtimin e marrdhënieve dypalëshe?

Helmut Hoffmann: Mendoj që mes Gjermanisë dhe Shqipërisë ka marrdhënie të shkëlqyera. Ka shumë faktorë që luajnë rolin e tyre në këto marrdhënie. Por mendoj, që numri domethënës i shqiptarëve që jetojnë në Gjermani mund të shërbejë si një urë mes dy vendeve tona. Dhe numri i konsiderueshëm i shqiptarëve që shkuan në Gjermani me ngjarjet e 2 korrikut, afërsisht 3 200 syresh udhëtuan direkt për në Gjermani. Kam marrë kopje të artikujve dhe lajmeve në shtypin gjerman të asaj kohe dhe shqiptarët e ambasadave u pritën mjaft mirë, ata u përshtatën , kam dëgjuar që herë pas herë kanë patur edhe problem, por mendoj se ngjarjet e 2 korrikut ishin fillimi i një miqësie të madhe. Dhe kur ju më pyesni për marrdhëniet gjermano-shqiptare, kjo është një çështje shumë e gjerë. Gjermania është shumë e angazhuar në Shqipëri përmes shumë projekteve: projekte të bashkëpunimit ekonomik, ku Gjermania është sigurisht një nga donatiorët më të mëdhenj në marrdhëniet dypalëshe, që prej 25 vitesh,kemi bërë shumë gjëra, në sektirin e ujit, kanalizimeve, energjisë,arsimit professional, fondacione politike gjermane janë të pranishem në Shqipëri, përherë e më tepër po marrim interes nga kompanitë gjermane për të investuar në Shqipëri , ndofta e keni parë ditët e fundit që dy kompani gjermane në mjediset e biznesit të tyre tek Tirana Bussiness Park, me projekte shumë interesante. Edhe në nivelin politik kemi marrdhënie shumë të mira, me vizitën që po vjen…

DW: Kancelarja Merkel, më 8 qershor..

Helmut Hoffmann: Po e presim të gjithë me padurim

DW: Z. Ambasador, ka një interes në rritje të Gjermanisë për Shqipërinë dhe rajonin. Cilat janë motivet ?

Helmut Hoffmann: Le të them që ne kemi një interes shumë të fortë për të patut stabilitet tek fqinjët tanë.Dhe Ballkani është një rajon që jo përherë ka patur stabilitet. Dhe veçanërisht në 25 vitet e fundit pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë ka patur shumë probleme. Ne vlerësojmë së tepërmi që gjërat, në këto vite të fundit, po lëvizin në një drejtim pozitiv . Ne jemi përpjekur të japim kontributin tone në konsolidimin e këtij drejtimi .Po përmend Konferencën e Berlinit në gusht të vitit të kaluar, këtë vit do të vazhdojë në Vienë , po në gusht. Jemi shumë të kënaqur që në këtë kontekst ka patur një bashkëpunim në rritje gjithashtu edhe mes shteteve të rajonit , në mënyrë të vecantë përmirësim shumë i madhi i marrdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë, që filloi me vizitën e Kryeministrit Rama në Beograd, e cila u ndoq nga vizita e kryeministrit Vuçiç në Tiranë. Këto janë zhvilime shumë të mirëpritura që ne dëshërojmë shumë t’i mbështesim dhe inkurajojmë.

Intervistoi : Ani Ruci

Bashkim Xhani: Për 2 korrikun flitet më shumë në Gjermani se në Shqipëri

Çdo 2 korrik Bashkim Xhani e konsideron si një ditë pushimi, me dëshirën për të takuar dhe thirrur në telefon sa më shumë shokë e miq. Sidomos nga ata me të cilët përjetoi momentet që nuk do ti harrojë kurrë: kur hyri në Ambasadën e Gjermanisë në Tiranë 25 vite më parë. Ai ka hyrë më 6 korrik 1990, të tjerë kanë hyrë më parë ose më pas, por simbolika e atyre ngjarjeve të papërsëritshme për kryeqytetin dhe gjithë Shqipërinë ka qenë 2 korriku.

Telefonatën nga Tirana e pret me shumë mirënjohje. Ka shumë për të treguar mbi ngjarjet e ambasadave, ka histori me detaje jetësore, por bisedën me Deutsche Welle-n e nis me një kritikë për autoritetet në Shqipëri.

Ngjarjet në ambasada hoqën tullat e poshtme të ngrehinës qeverisëse

“Duhet të jenë më të vëmendshëm për atë që ndodhi në korrik të vitit 1990. Unë kam parë në televizion qeveritarë dhe politikanë që shkojnë në ngjarje përkujtimore të ndryshme. Mirë bëjnë, se çdo popull ka kujtesën e tij. Por për 2 korrikun 1990 nuk kujtohet njeri. Më shumë flitet në Gjermani se sa në Shqipëri. Nuk dua të ekzagjeroj asgjë. Nuk e them këtë ngaqë unë kam qenë njëri prej tyre që kundërshtuan regjimin për liri dhe një jetë më të mirë. Por është e faktuar se ngjarjet në Ambasada hoqën tullat e poshtme nga ngrehina e copë copë e qeverisjes së atëhershme. Ishin zhvillime që u dhanë zemër njerëzve, sidomos të rinjve, në një vend shumë të izoluar dhe shumë të vuajtur”.

Për Bashkimin sjellja e qytetarëve në korrik të vitit 1990 ka qenë një revoltë krejt e pabarabartë me pushtetin. Qytetarët nuk kishin armë e mjete të tjera sulmuese, por ishin të armatosur me urrejtje për regjimin dhe shpresë për të ardhmen. “Nuk mund të harrohen ngjarje të tilla. Një qeveri demokratike një shoqëri e emancipuar duhet të kujtojë ngjarje të tilla, që simbolizojnë lirinë dhe i thonë jo çdo lloj forme të diktaturës.”

Flash-Galerie Albanien Wende 1990

Shfrytëzimi i hapësirave për integrimin në komunitet

Në korrik të ’90-s Bashkimi ishte 30 vjeç. Statusi i beqarit atë kohë nuk i dha shumë hezitime për të hyrë dhe ai në amabasadat e huaja. Bekimin kryesor për t’u larguar nga Shqipëria ja dha i ati, i cili me insiktin prindëror, nuk donte që historia e tij t’i përsëritej të birit, më pas nipave dhe mbesave.

“Mua vështirësitë e atyre ditëve që ndejtëm brenda Ambasadës Gjermane nuk më bënë përshtypje. Ndoshta mosha, por dhe karakteri i fortë. Nga ana tjetër unë dhe shokët e mi vlonim nga padurimi për të ikur sa më shpejt dhe sa më larg nga varfëria dhe mungesa e lirisë. Për një mekanik, që lexonte shumë, ekzistonin dhe ca hapësira virtuale që duheshin prekur. Mbërritja në Gjermani në mes të korrikut 1990 ishte një shans që nuk e neglizhova dhe nuk do e neglizhoj kurrë.”

Bashkimi aktualisht është menaxher në një restorant të njohur në Mynih, por deri këtu ka ardhur gradualisht, duke ofruar punën, duke mësuar nga stili gjerman: precizionin dhe korrektesën.

“Unë jam nga ata që e kam provuar vetë, ndaj dhe e them me bindje: shoqëria gjermane është një mjedis shumë i hapur, është nxitës për integrimin e të huajve. Por këtë hapësirë, dhe këtë dimension lirie duhet ta shfrytëzosh dhe mirëadministrosh. Duhet dhe vullnet nga individi, të lexojë, të marrë njohuri sa më shumë, të jetë aktiv në komunitet, sepse kështu gjenden dhe rrugë të hapura, gjendet mbështetje nga njerëzit që ke përrreth.”

Gëzim Peshkëpia: Shtresës së të përndjekurve shoqëria u mbetet shumë borxh

Si është, kur një jetë të tërë dëshiron të ikësh, nga presioni, pasiguria, diskriminimi dhe përndjekja dhe nuk ke alternativë, sepse edhe po të arrish të arratisesh, pasojat do t’i vuajë i gjithë farefisi? Sa njerëz jetuan në diktaturën komuniste në Shqipëri me të drejta të mohuara, duke ëndërruar një tjetër botë nga ajo që jetonin e duke shpresuar që të ndryshonte sistemi? Këtë e kishte ëndërruar më kot prej vitesh edhe ish i përndjekuri politik Gëzim Peshkëpia. Por në muajt e parë të vitit 1990 situata ishte ndryshe. Gjendja ekonomike sa vinte e përkeqësohej si rezultat i politikës vetëizoluese. Ndryshimet në Evropën Lindore u jepnin njerëzve shpresë. Gëzimi ndiqte me vëmendje të madhe të gjithë indikatorët. Hyrjet e para sporadike të njerëzve në ambasadat e huaja, ishin për të tam tami se hapja po afron dhe nuk kishte gjë, që e ndalonte më. „Sipas mendimit tim ato bënë që të kriste barka diktatoriale, e cila që nga ai moment përjetoi mbytjen e saj. Atë krisëm e shkaktuan edhe të rinjtë, që organizuan demonstratën në rrugën e Kavajës duke treguar se e kishin vrarë frikën dhe ishin hedhur në aksion. Gurët, që u hodhën atë natë, shkaktuan jo vetëm thyerjen e xhamave, por edhe panikun e qeverisë, e cila me urgjencë i riparoi dëmet gjatë gjithë natës“, kujton Gëzimi.

Shansi për të ndodhur diçka tani dukej më pranë dhe më i realizueshëm se kurrë. Kur Gëzimi mori vesh për hapjen e ambasadës gjermane, nuk e mendoi dy herë, mori gruan dhe fëmijët dhe shkoi. Kësaj rradhe ishte i bindur se nuk do t’i ndodhte gjë e keqe. Ai kujton se sigurimi përdori metoda të ndryshme, por që nuk patën sukses. „Familjarëve, që kishin njerëz në ambasada u bëhej presion. Brenda në ambasadë sigurimi futi edhe agjentë të tij, por njerëzit, që vinin nga kategori dhe pjesë të ndryshme të Tiranës, i zbulonin dhe i përzinin jashtë mureve. Është fakt se pushtetit i doli situata nga duart. Nuk e kontrollonin dot më, ngaqë u çoroditën“, tregon Gëzimi.

Për Gëzimin nuk kishte kthim prapa. Kjo ishte gjëja më e mirë, që po i ndodhte në jetën e tij të shumëvuajtur. Kushtet e vështira në ambasadë, apo sëmundja e djalit të vogël i dukeshin pengesa të papërfillshme. „Për mua personalisht nuk kishte rrugëdalje tjetër. E ardhmja e familjes sime ishte e zymtë, perspektiva e fëmijëve ishte e errët, pa asnjë shans. Ato ishin të destinuar të ndiqnin shembullin e të atit të vuajtur, apo edhe të gjyshit fatkeq.“

Gjyshi i tyre, babai i Gëzimit, që vinte nga një familje e njohur në Shqipëri në vitet 30-të, ishte njëri nga 22 intelektualët të pushkatuar pa gjyq, apo me dokumenta fallse, me akuzën se kishin vënë një bombë në ambasadën sovjetike. Të gjithë intelektualë elitarë, përfaqësues të të gjitha trevave të vendit, të bërë kurban nga regjimi për të mbjellë terror dhe panik në popull e për të mbytur në qelizë çdo rezistencë. Në mesin e tyre edhe një grua. „A ishin „terroristë“, që nuk kishin mbajtur kurrë në dorë një armë. Arma e babait tim ishte pena. Ai shkruante poezi. A vritet poeti? Gruaja e vrarë ishte shkencëtare. A vritet një shkencëtare? Veprën e saj e vodhën, e tjetërsuan me emrin e një shkencëtari sovjetik, thotë Gëzimi. Mirrnin jetën, vidhnin veprën intelektuale, e tjetërsonin. Sa e sa tragjedi të tilla.“

Bonn Gedenkveranstaltung 2 Juli 1990 - die große Flucht der Albaner Gezim Peshkepia Gëzim Peshkëpia gjatë një podiumi diskutimi më 25.06.2015 në Bon në përkujtim të 25 vjetorit të 2 korrikut, eksodit të madh të shqipptarëve

„Si mund të kaloheshin vitet e burgut, pa inkurajimin e njerëzve të mirë?“

Për Gëzimin, që kishte deri atëherë një fëmijëri të qetë, brenda nate ndryshoi gjithçka. Me humbjen e babait 40 vjeçar, për familjen do të niste kalvari i një jete të mundimshme. Internohen fillimisht në Berat, pastaj në Kavajë. Në vitin 1975, tre muaj pasi ishte martuar, Gëzimi arrestohet dhe dënohet me 8 vjet burg për agjitacion e propagandë në fushën e artit e kulturës. Për më tepër, kur del nga burgu, nuk e gjen më nënën, e cila e sëmurë nga dëshpërimi vdes, para se djali të lirohet.

Po të mos e dish historinë e tij, kur e dëgjon të flasë shtruar e me qetësi, nuk të shkon mendja menjëherë se pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në internim. Me sa duket asgjë nuk ka mundur t’ia heqë rrënjosjen brenda vetes e dinjitetin e njeriut. Sepse edhe në atë Shqipërinë e vështirë, kishte njëkohësisht dy botë – frikën, rrezikun dhe ftohtësinë e regjimit, dhe ngrohtësinë, dashurinë dhe përzemërsinë e njerëzve, të cilët vështirësitë i lidhnin më shumë me njëri-tjetrin Këtë ai e përjetoi në Kavajë, por edhe në burg. „Si mund të kaloheshin vitet e burgut, pa inkurajimin e njerëzve të mirë, pa mbështetjen e At Zef Pllumbit, me të cilin u bënë aq miq?“

Pas daljes nga burgu ai ështe sërish në survejim, „Ajo që më çuditi, ishte presioni, që po më bënin kohët e fundit, për të më rektrutuar.“ Këtë ai e merr si shenjë se sigurimi e kishte vënë përsëri në shënjestër. Jetesën e fitonte me punë fizike, kryesisht si saldator. Në vitin 1990 emërohet „kujdestar pulash“. Me këtë status arratiset në ambasadën gjermane dhe vendoset më vonë në Soest, në landin gjerman të Reranisë veriore-Vestfalisë.

Ajo që gjeti Gëzimi dhe familja e tij në Gjermani ishte antiteza e jetës në Shqipëri. Ai thotë se u jemi mirënjohës për jetë gjermanëve për përkrahjen e vazhdueshme, që na kanë dhënë, duke na krijuar kushtet për integrim të plotë në shoqëri.

Shumë vite qëndron në Gjermani, djemtë intergrohen plotësisht, ai punon pjesërisht në arkivin e qytetit Soest, por e tërheq vazhdimisht Shqipëria. Në vitin 2010 vendos të kthehet e të punojë në Shqipëri, për t’u marrë me hulumtimin e fateve tragjike të atyre, që vuajtën si ai. Në vitin 2010 bëhet anëtar i bordit të Insitutit të Studimeve për krimet e Komunizmit, i zgjedhur nga parlamenti. „Sa e sa shembuj rrëqethës, tragjikë kam hasur tani në Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit. Jemi përpjekur t’i kategorizojmë në libra të ndryshëm. Kemi botuar edhe një fjalor encikolopedik katër vëllimësh të të përndjekurve politikë. Me shembullin e tyre pushteti ka krijuar trysni mbi njerëzit, mbi ato njerëz, të cilëve u instaluan në shpirt frikën, ankthin pasigurinë për të nesërmen.“

Por sa ka mundur të kontribuojë Gëzim Peshkëpia për t’i kthyer kësaj shtrese shansin e grabitur dhe dinjitetin? Pak? „Shtresës së të përndjekurve shoqëria u mbetet shumë borxh. Pak fare është bërë në drejtim të kthimit të dinjitetit të tyre të nëpërkëmbur, të integrimit të tyre në shoqëri. Ata janë përdorur politikisht nga klasa politike, sa herë që u është dashur, por nuk janë mbështetur sistematikisht me një program të përcaktuar.“

45 VJET MARRËDHËNIE DIPLOMATIKE SHQIPËRI-ZVICER

Të mërkurën në Bernë është shënuar 45-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës.

 

Me rastin e 45-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës, më 1 korrik 2015, u organizua një pritje në Elfenau-Bernë.Në ceremoninë e hapjes së aktivitetit Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, z. Ilir Gjoni, mbajti një fjalë përshëndetëse, gjatë së cilës ka vlerësuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh, ai theksoi se si dy vënde të vogla, si Shqipëria dhe Zvicra, kanë një bashkëpunim kaq të frytshëm në disa sektorë të rëndësishëm, veçanërisht në sektorin e energjisë.

Gjithashtu fjalën e mori dhe drejtori politik në Departamentin Federal të Punëve të Jashtme të Konfederatës Zvicerane, z. Arthur Mattli, i cili theksoi vullnetin e palëve për të intensifikuar bashkëpunimin dhe për të vijuar projektet e suksesshme të realizuara gjatë kësaj periudhe në Shqipëri, por edhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë.

Zhvillimi i turizmit, sektori energjitik etj., u evidentuan si fusha me potencial të rëndësishme, ku pritet intensifikimi i bashkëpunimit në të ardhmen.

Konfederata e Zvicrës ka njohur zyrtarisht Shqipërinë në vitin 1922. Shtatë vjet më vonë të dy palët kanë nënshkruar Konventën e Vendosjes së Marrëdhënieve Tregtare.

Konfederata e Zvicrës ka vendosur marrëdhënie diplomatike me palën shqiptare vetëm në vitin 1970. Në vitin 1992, pas rënies së regjimit komunist, Zvicra hapi ambasadën e saj në Tiranë.

Që nga ky moment marrëdhëniet dypalëshe morën një vrull të ri. Marrëdhëniet politike mes Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane vlerësohen nga të dy palët si mjaft të mira. Qeveria shqiptare e konsideron shumë të rëndësishëm zhvillimin e marrëdhënieve të gjithanshme me Konfederatën Zvicerane.

Duke qenë se Zvicra është një vend neutral (është bërë vend anëtar i OKB-së vetëm në vitin 2002), marrëdhëniet politike ndërmjet vendeve janë zhvilluar kryesisht në planin dypalësh.

Marrëdhëniet diplomatike mes Zvicrës dhe Shqipërisë janë vendosur përpara 47 vjetësh, por bashkëpunini ekonomik filloi në fillim të viteve ’90-a. SDC dhe SECO kanë dhënë pothuajse 130 milionë franga zvicerane dhe shpërndarja e fondeve mes dy departamenteve ka qenë pothuajse e barabartë.

Shqipëria u bë vendi prioritar për SDC-në në vitin 1995. SDC ka punuar në disa fusha:  punësimin dhe stimulimin e të ardhurave;  progresin në drejtësinë sociale;  parandalimin dhe menaxhimin e konflikteve me qëllim që të kontribuojë në zhvillimin social si dhe në zhvillimin e ekonomisë së tregut.

Programi i SECO-s përqendrohet në një përfshirje më të madhe dhe në një ndarje më të barabartë të burimeve bazë në sektorët e energjisë dhe ujërave.

Qëllimi është të hidhen themelet për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë dhe uljen e varfërisë.

Zvicra është donatori i katërt për Shqipërinë

Këto donacione synojnë kryesisht zhvillimin e bizneseve dhe investimeve, stimulimin e zhvillimit e të sipërmarrjes dhe SME-ve nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të klimës së biznesit dhe investimeve, reduktimit të barrierave administrative dhe kostos se biznesit etj.,  zhvillimin e sektorit industrial dhe minerar – hapjen e Shqipërisë drejt tregjeve rajonale, evropiane dhe globale dhe lider në fushën e IHD në EJL.

Në Zvicër jetojnë 1284 shtetas të Shqipërisë dhe shkalla e integrimit të shqiptarëve është e madhe./albinfo

 

Dorina Isai, Brikela Andrea dhe Eliverta Radomi

Shumica e atyre qё hynё nё ambasada mendonin se ishin “Brezi i Humbur”

Fatmir Alushi kujton se 25 vjet mё parё ai e miq tё ngushtё të tij u futën nё mjediset e Ambasadёs Gjermane nё Tiranё për shkak të varfёrisë sё skajshme. Njerёzit nuk po e duronin dot mё propagandën.

Fatmir Alushi punonte nё repartin e pёrpunimit tё alabastrёs nё Ndёrmarrjen “Artistike” Migjeni nё Tiranё nё vitin 1990. Pavarёsisht etiketimit si “artistike” fronti i tij i punёs vetёm i tillё nuk ishte mё nё atё kohё. Ai kujton se angazhimi nё ndёrmarrje ishte pa asnjё ambicie, pasi situata ekonomike ishte tejet dramatike dhe e padurueshme. “Njerёzit kishin filluar tё flisnin, tё ngrinin zёrin, por revolta e tyre mbetej ende spontane, pasi diktatura ishte ende nё kёmbё. Por numri i tё pakёnaqurёve qё shpreheshin ishte rritur shumё. Kur morёm vesh qё ishte shpёrthyer muri rrethues i Amabasadёs Gjermane nё 2 korrik tё ’90-s, lajmi mori dhenё. Nё atё situatё tё pashpresё dhe tё pakuptimtё, papritur u gjendёm para njё zgjidhje.”

Fatmiri e mban mend mirё “mbledhjen” e grupit tё miqve tё ngushtё, mes tё cilёve ishte dhe e motra, si dhe shoqja mё e afёrt, e cila mё pas u bё bashkёshortja e tij. Duke qenё si “lideri” i grupit prej 12 vetёve e pata shumё kollaj t’i bindë dhe t’i organizoj qё sё bashku tё shkonim pёr te Rruga e Ambasadave, thotё ai pёr Deutsche Welle-n.

S’kishim çfarё tё humbnim!

Pёr Fatmirin motivi pёr tё ndёrmarrё njё veprim tё tillё ishte varfёria nё tё gjitha drejtimet, ekonomike, sociale, kulturore, ndёrkohё qё pёr çёshtjet politike dhe propagandistike njerёzve u kishte ardhur nё majё tё hundёs. Shumica e atyre qё hynё nё ambasada, sipas tij, mendonin se ishin “Brezi i Humbur”. Sa pak na dhanё dhe sa keq na lanё, thotё ai pёr Deutsche Welle-n. “Vёrtet nё atё kohё nё Shqipёri kishte mbaruar gjithçka. Ishte fikur shpresa. Ishim gjithё grupi nё njё mendje se nё ‘shkretёtirёn socialiste’ ishim shndёrruar nё ca gjallesa qё vetёm merrnim frymё. Pa pikёn e perspektivёs pёr tё nesёrmen, ndaj dhe duhej tё ndanim mendjen. Nuk u mundova shumё qё t’ua mbush mendjen pёr t’u bashkuar edhe ne me grupin e njerёzve qё ishin futur nё Ambasadёn Gjermane. Pavarёsisht dakordёsisё, pavarёsisht se kur mbёrritёm te ambasada derёn e hyrjes e gjetёm gjysmё tё hapur dhe ‘tё pambrojtur’ nga autoritetet gjermane tё sigurisё, qёndrimi mbi njё javё nё ato mjedise ka qenё njё kalvar mundimesh dhe mendimesh nga mё tё skajshmet. Njё rrethanё qё herё na bёnte pesimistё e herё optimistё”.

Albanien Deutschland Botschaft in Tirana 1990 Flüchtlinge2 korriku 1990: Futja në ambasadën gjermane ishte një rrugë drejt së panjohurës për shumë shqiptarë

Duke ju kthyer atyre ditёve brenda mureve tё Ambasadёs Gjermane nё Tiranё, Fatmiri thotё se ai dhe miqtё e tij kishin dalё nga rrjedha rutinore dhe ishin futur nё njё lojё plot pikёpyetje dhe ankth pёr ditёn e nesёrme. Por tё qenurit bashkё i ndihmoi nё pёrballiin e sfidës. Ata ia dolën të plotёsonin njё plan qё askush prej tyre nuk arriti ta mendonte asnjёherё deri nё fund. “Vite mё pas kur i kemi kujtuar ato momente kemi qenё nё njё mendje se ka qenё njё zgjidhje aventureske edhe pёr faktin se s’kishim çfarё tё humbisnim. Mё keq nuk kishte pёr ne. Ky ka qenё ngushёllimi dhe nxitja njёkohёsisht, pёr tё bёrё njё gjё tё tillё. Secili prej nesh kishte nevojё pёr njё ‘refresh’ nё jetёn e tij.

Gjermanishtja shpejtoi integrimin social dhe ekonomik

Pёr Fatmir Alushin mbёrritja nё Gjermani ishte plot sfida. Njё njeri nё kulmin e energjive, por pa asnjё zanat. Duhet tё fillonte nga e para. Kishte lёnё pas vendin mё tё varfёr tё kontinetit, pёr tё jetuar nё njё ndёr vendet mё tё zhvilluar tё botёs. “Italishtja ime nuk ёshtё se mё zgjidhte shumё punё nё Gjermani, ndaj dhe prioriteti ishte mёsimi i gjermanishtes. Me mbёshtetjen e qeverisё gjermane, por dhe tё komunitetit avancuam shpejt me gjuhёn, si njё shkak qё shpejtoi dhe integrimin social dhe ekonomik.”

Fatmir Alushi e kujton pёrfundimin e shkollёs profesionale pёr kuzhinier si njё investim pёrcaktues pёr tё ardhmen e tij. ” Zanatin nisa ta ushtroj nga nivelet mё tё ulta, duke ja marrё gradualisht dorёn gatimit dhe recetave tё ndryshme. Mё pas synova menaxhimin. Kam preferuar gjithmonё gradualitetin. Jam me fat qё nё angazhimin tim mё kanё mbёshtetur miq gjermanё apo shqiptarё. Nё fillim e kam pasur thjesht si njё ambicie profesionale, ndёrkohё qё tani ёshtё dhe ambicia financiare”.

Me pёrvojёn e krijuar Fatmiri u bind se dhe ai mund ta kisha njё lokal qё ta menaxhonte vetё. Pas njё rreth njё dekade e gjysmё erdhi momenti. Ja nisi me njё aktivitet nё mjediset e kopshtit botanik tё Berlinit, ndёrkohё qё para tre muajsh menaxhon po njё restorant tjetёr nё kryeqytetin e Gjermanisё.“Kam lexuar dhe dёgjuar qё nё Gjermani dhe Shqipёri kujtohet ngjarja e hyrjes nё ambasada. Kjo ёshtё gjёja e duhur pёr njё moment qё ndikoi shumё pёr Shqipёrinё, qё ndikoi pёr mijёra njerёz qё ikёn nga vebdi pёrt njё jetё mё tё mirё. Janё kujtime tё pashlyera qё vlen t’jua themi brezave mё tё rinj.”

Diktatura bёri gjithçka qё tё trembte ata qё hynё nё ambasadat perёndimore nё Tiranё

Alfred Plaka më 02.08.1990

Alfred Plaka, 25 vjet mё parё hyri nё Ambasadёn Gjermane nё Tiranё. Ai kujton atmosferёn e tensionuar tё muajve qershor dhe korrik tё vitit 1990 dhe pёrpjekjet e autoriteteve pёr tё ndalur dyndjen e qytetarёve.

Alfredi ёshtё 42 vjeç dhe jeton aktualisht me familjen e tij nё Kanada. Megjithёse shumё larg nga vendlindja ai kujton me njё emocion tё veçantё ngjarjet e futjes masive tё qytetarёve shqiptarё nё selitё diplomatike tё akredituara nё Tiranё nё verёn e vitit 1990. Pёr njё adoshelent tё 25 viteve mё parё kujtimet janё tё pashlyera, jo vetёm sepse ai ishte njёri prej atyre qё kapёrceu murin e Ambasadёs Gjermane duke u bёrё pjesё e revoltёs popullore kundёr regjimit, por dhe nga njё detaj jetёsor: shtёpia ku banonte ishte vetёm pak metra larg, asaj qё njihej si Rruga e Ambasadave. Ai ka tё regjistruar nё memorie thuajse tё gjithё atmosferёn e asaj vere qё po “pёrvёlonte” mё shumё se asnjёherё sistemin komunist, ngjarje qё kaluan çdo parashikim dhe pёrshpejtuan ndryshimet rrёnjёsore nё Shqipёrinё e izoluar nga pjesa tjetёr e botёs.

Prishja e qetёsisё nё njё “oaz” super tё sigurtё

Alfred Plaka prej rreth 10 viteve banonte nё njё godinё ngjitur me hyrjen nё Bllokun e Ambasadave, tё huaja, duke pasur shumё afёr territorin e Ambasadёs sё Greqisё dhe asaj tё Gjermanisё. Ai ishte familjarizuar me qetёsinё dhe rregullin nё tё gjithё lagjen, e cila ishte e superkontrolluar nga autoritetet.

“Nё rrugёn para shtёpisё sime kalimtarёt ishin tё paktё, kryesisht diplomatё, punonjёs tё shёrbimit tё tyre, policё e agjentё tё Sigurimit, qё me turne kontrollonin nё njё rreze tё gjerё gjithё territorin. Nё mes tё qershorit 1990 nё lagjen tonё ishte prishur qetёsia. Nё Ambasadёn Greke njё autobus i madh i linjave publike kishte çarrё murin e pasёm dhe shoferi a disa udhёtarё ndodheshin brenda territorit tё ambasadёs. Kjo ishte e paparё dhe e padёgjuar nё atё kohё. Kishte pasur revolta tё heshtura, grumbullime pakёnaqёsie dhe tentativë pёr tё shembur buste e simbole tё diktaturёs, por jo futje me forcё nё njё ambasadё tё huaj.”

Alfredi tregon pёr Deutsche Welle-n se pas kёsaj atmosfera nё Bllokun e ambasadave kishte ndryshuar. Kishte mё shumё prezencё policore dhe tё punonjёsve tё ish-Sigurimit tё Shtetit qё mbikqyrnin trupin diplomatik. Patrullimi ishte shtuar gjithё ditёn, kurse agjentёt kishin filluar kontrolle tё shpeshta nё lokale dhe vende grumbullimi, duke kёrkuar informacion tё hollёsishёm pёr identitetin, vendbanimin, kurse pёr ata qё nuk ishin nga Tirana, kёrkohej llogari pёr qёllimin e udhёtimit dhe personat e kontaktuar.

“Por pavarёsisht kontrolleve tё rrepta, mbrёmjen e 2 korrikut, u dёgjua njё zhurmё e dytё: njё kamion ku ishin imbarkuar dhjetra qytetarё çau murin e pasёm tё Ambadёs Gjermane dhe arriti tё hyjё brenda territorit tё saj. Megjithёse ishim shumё pranё vendngjarjes, pak informacion kishim, pasi nё Bllokun e Ambasadave ishte vendosur shtetrrethimi. Ashtu si nё tё gjithё lagjen, edhe nё familje time atё natё nuk kishte gjumё. Dёgjoja vёllain qё ishte mё i madh se unё dhe shokёt e tij qё flisnin mbi ato qё kishin ndodhur. Madje po pёrhapej me shpejtёsi fjala se ambasadat janё tё hapura pёr tё gjithё ata qё duan tё largohen jashtё vendit. Por kёto diskutime ishin me zarar nё ato kohё. Tani qё e mendoj them me bindje se regjimi ishte goditur nё lagjen mё tё sigurtё dhe mё tё kontrolluar tё tij, bllokun e Ambasadave. “Oazi” super i sigurtё kishte humbur qetёsinё”.

Qytetarёt kishin mё shumё egёrsi dhe vrer kundёr regjimit

Alfredi kujton se tё nesёrmen e 2 korrikut dhe nё ditёt nё vijim lajmi kishte marrё dhenё. Lagja e tij nga mё e qeta ishte kthyer nё mё tё populluarёn, ishte shndёrruar nё epiqendrёn e Tiranёs. Numri i atyre qё arritёn tё hyjnё nё territorin e Ambasadёs Gjermane rritej kohё pas kohe. “Ishin nga lagje tё ndryshme tё Tiranёs, nga periferia, apo dhe nga qytete tё tjera. Kishin bёrё rrugё, kishin qёndruar fshehur ose gjysmёfshehur pёr tё gjetur momentin e hyrjes nё ambasadё. Kurse pёr mua mundimi ishte minimal. Duke banuar pak metra mё tutje aventura ime zgjati pёr 4 ose 5 minuta, duke kapёrcyer gardhin rrethues dhe duke u bashkuar me ata qё ishin brenda”.

Pyetjes pёr shkaqet se pёrse e ndёrrmori kёtё hap, Alfredi i pёrgjigjet: “Nuk ishte vetёm distanca. Unё isha atё kohё vetёm 17 vjeç dhe tani qё e mendoj them me bindje se nuk ёshtё se veprimi im erdhi nga pjekuria e mendimit. Jo. Por ka dhe shumё faktorё qё ndikuan direkt ose indirekt pёr atё qё bёra. Ishim njё familje e varfёr, babain nuk e kisha dhe nga shtrёngesa ekonomike kisha ndёrprerё shkollёn dhe prej disa muajsh isha futur nё punё. Hyrjen e shqiptarёve te Ambasada Greke dhe ajo Gjermane mё kanё tronditur. Kanё qenё lajme tё pabesueshme pёr mua dhe pёr moshatarёt e mi. Kam ndjerё dhe frikё e tension nё lagjen tonё pas kёtyre ngjarjeve. Kam parё shumё egёrsi dhe vrer nga policia dhe forcat speciale, qё ju bёrtisnin njerёzve qё tё largoheshin, ose tё zhdukesihin prej aty. Disa prej tyre i hypnin nё makinat e larta tё ushtrisё pёr t’i shpёrngulur larg Tiranёs. Por nga ana tjetёr ndieja dhe shtimin e njerёzve, qё silleshin vёrdallё. Nuk mund t’i harroj qё njё pjesё e tyre ishin e gjithё familja, prindёr dhe fёmijё, madje dhe foshnja mbanin nё duar. Ishin krejt tё fiksusr qё me çdo kusht tё kapёrcenin “finishin” pёr tё mbёrritur nё oborrin e Ambasadёs Gjermane. Vite mё pas ka reflektuar mbi ato momente dhe mendoj se qytetarёt kishin akoma mё shumё egёrsi dhe vrer kundёr regjimit. Ndaj dhe ishin tё vendosur. Kёto aspekte, ajo atmosferё e ndezuar, mendoj se ndikoi dhe tek njё adoleshent si unё pёr “tё kapёrcyer ylberin”, pёr gjetur mbrojtje dhe shpresё nё territorin e njё vendi tё lirё.

Diktatura zbatonte taktika pёrçarёse

Alfredi kujton se pas pak ditёsh gardhi i policёve dhe sigurimsave u tёrhoq. Kjo, sipas tij, nuk ishte kapitullim, por njё taktitё tinzare, pёr tё filluar zbatimin e njё plani tё hyrjes nё Ambasadё tё prindёrve, motrave ose vёllezёrve tё atyre qё ishin brenda.

“Ishte njё skemё pёr t’i mbushur mendjen atyre brenda qё tё dilnin. U fut dhe nёna ime me tezen, tё cilat me lot nё sy m’u lutёn qё tё dal. Isha pranё njё njeriu tё dashur tё familjes, e cila na kishte rrit me njёmijё halle e mundime dhe kjo mё preku. Nuk e di se si gjeta forca t’i lutem qё tё mos dal. Nё distancё vura re qё disa sigurimsa qё po ndiqnin bisedat tona me tё afёrmit. Kishte dhe debate e tension mes anёtarёve tё sё njёjtёs familje. Nuk mund t’i kujtoj fytyrat e tyre, por mё ka mbetur e paharruar ajo ndjenjё kёnaqёsie e pёshtirё, teksa shihnin qё prindi zihej me djalin ose vajzёn, vёllai me vёllain, apo daja me nipin. Edhe nё ato momente kritike pёr diktaturёn njerёzit e saj hidhnin helm pёr tё ndjellur konflikt dhe pёrçarje, se gjithçka kishte ndodhur ishte thjesht aventurё dhe lajthitje e momentit. Mё vjen keq ta them qё nё ndonjё rast kjo taktitё funksionoi, pati dhe njerёz e ndonjё familje qё doli. Por pjesa mё e madhe rezistoi. Pёrherё tё parё kam dёgjuar pёr Malin me Gropa. U hapёn thashetheme qё ata qё nuk do tё dilnin nga Amabasada do tё torturoheshin e ekzekutoheshin nё Malin me Gropa, diku pas Malit tё Dajtit. Arma e diktaturёs bёnte çdo gjё tё trembte njerёzit.”

Pёr herё tё parё nuk bёmё atё qё thoshte regjimi

Brenda mjediseve tё Ambasadёs Gjermane kishte vёshtirёsi tё jashtёzakonshme, aq sa Alfredi kujton qё mungonte dhe uji i pijshёm, kurse racionet e ushqimeve zvogёloheshin. Ai thotё se Ambasada ishte bllokuar nё aktivitetin e vet nga qeveria pёr tё marrё furnizime dhe vetёm pas disa ditёsh nisёn tё vijnё ndihma ushqimore dhe medikamente, pasi njerёzit ishin tё rraskapitur nga vapa dhe kequshqyerja.

“Personeli i Ambasadёs ishte nё gatishmёri nonstop. Furnizimet erdhёn, kurse kushtet e fjetjes dhe tё qёndrimit mbetёn thuajse tё njёjta gjatё rreth 10 ditёve qё unё qёndrova nё Ambasadё. Mungesa kishte, por kishte dhe shumё mbёshtetje morale dhe psikologjike nga personeli. Ata na qetёsonin dhe na mbanin me kurajo. Kjo mbrojtje ishte ‘ushqimi’ shpitёror mё i mirё dhe mё i dobishёm i atyre ditёve tё mbijetesёs. Nё momentin kur u shpёrndanё pashaportat pёr udhёtim, nga pala gjermane pati dhe njё thirrje qё fёmijёt nёn 18 vjeç, tё pashoqёruar nga prindёrit edhe mund tё largoheshin pёr çёshtje dhe shёndetёsore dhe sigurie. Por pasi kisha kundёrshtuar njerёzit e familjes disa ditё mё parё, ndaj kёtij apeli njerёzor isha mё i qartё pёr njё pёrgjigje “Jo”. Sepse isha bёrё pjesё e njё komuniteti krejt tё veçantё, qё kishte marrё si tё thuash ‘rrezikun nё sy’, pёr tё bёrё edhe tё pabёshmen, pёr t’i shpёtuar ferrit ku e kishte future regjimi vendin.

Alfredi mban mend mirё dhe momentet kur tё gjithё ata qё u strehuan nё Ambasadёn Gjermane hypёn nё autobuzё dhe u nisёn nё mёnyrё tё organizuar drejt Durrёsit, qё mё pas tё udhёtonin me traget drejt Italisё dhe me trena drejt Gjermanisё.

“Sapo nisёm udhёtimin me autobuz dhe po pёrshkonim Rrugёn e Kavajёs tё gjithё u afruan drejt dritareve qё tё shikonim qytetin. E beson, qё kishim vetёm pak ditё tё izoluar nё territorin e njё ambasade dhe qyteti na dukej ndryshe. Autokolona jonё ecte dhe anvs rrugёs kryesore nuk kishte ovacione, nuk kishte njerёz qё tё na pёrshёndesnin. Por nё dritaret e ballkonet e pallateve buzё rrugёs, dritёndezur apo dritёfikur. kishte njerёz qё nuk ndjenin vetёm ankth e dhёmbshuri pёr ne, por dhe na kanё konsideruar si “taborёt e shpresёs”. Gjithmonё mё pas kam menduar se tё tillё kemi qenё pёr atё qytet. Pёr herё tё parё nuk bёmё atё qё thoshte regjimi. Kjo nuk ishte pak.”

Sinjali i kthesës – Eksodi i shqiptarëve më 2 korrik 1990

25 vjet më parë, 2 korrik 1990 mijëra vetë guxuan të hyjnë në ambasadat e huaja në Tiranë, duke shënuar fillimin e ndryshimit politik në Shqipërinë komuniste. Dëshmitarët e kohës e kujtuan këtë ngjarje në Bonn.

25 vjetori i eksodit në ambasada: Diskutim në podium: nga e majta në të djathtë: Adelheid Feilcke, Fred Abrahams, Werner Daum, Gëzim Peshkëpia, Ervis Gega, Vilma Filaj-Ballvora 25 vjetori i eksodit në ambasada: Diskutim në podium: nga e majta në të djathtë: Adelheid Feilcke, Fred Abrahams, Werner Daum, Gëzim Peshkëpia, Ervis Gega, Vilma Filaj-Ballvora

Më 2 korrik 1990 mijëra shqiptarë duke mposhtur frikën e një diktature gjysmëshekullore mësynë ambasadat e huaja, – ndër to edhe Ambasadën e RFGJ në Tiranë, – pa e ditur në ato momente tronditëse se me këtë hap ata shenjuan edhe kthesën e madhe të Shqipërisë. Ai që u quajt si eksodi i madh i shqiptarëve i dha goditjen e fundit regjimit të Byrosë Politike në Shqipëri, duke u hapur mijëra vetëve portën e lirisë. Për të kujtuar një ditë të tillë kthese u mblodhën të enjten (25.06) shqiptarë e gjermanë me ftesë të Deutsche Welles, Qarkut Kulturor Shqiptaro-Gjerman në ambientet e Institutit Gustav Stresemann në Bonn në një diskutim në podium të moderuar nga Adelheid Feilcke, e cila i shoqëroi shqiptarët në rrugën e tyre drejt Gjermanisë.

Ambasadori Artur Kuko:2 korriku 1990 - eveniment kryesor për rrjedhën e ngjarjeve të mëvonshme në Shqipëri” Ambasadori Artur Kuko:”2 korriku 1990 – eveniment kryesor për rrjedhën e ngjarjeve të mëvonshme në Shqipëri”

“2 korriku 1990 nuk është thjesht një eveniment, por ai eveniment kryesor, që ndikoi në rrjedhën e ngjarjeve të mëvonshme në Shqipëri në atë vit”, vlerësoi në përshëndetjen e tij, ambasadori i Shqipërisë në Berlin, Artur Kuko. Ata që u futën në ambasadën gjermane janë sot qyterarë të nderuar të Gjermanisë, por që nuk i kanë harruar rrënjët e tyre shqiptare, theksoi ai.

Shërbimet e huaja: Shqipëria do të mbetet komuniste

Një tjetër diplomat, ish-ambasadori gjerman në Tiranë, Werner Daum, njeriu që u hapi derën dhe i ndihmoi shqiptarët e futur në ambasadën gjermane në korrik 1990, kujton rolin e ambasadave perëndimore në këtë ngjarje, sidomos atë Gjermane.

Ish-ambasadori gjerman në Tiranë, Werner Daum: U thashë punonjësve të mi që të linin dritat ndezur Ish-ambasadori Werner Daum: “U thashë punonjësve të mi që të linin dritat ndezur”

Në Bonn ai përmendi momente të panjohura për publikun më parë. Ambasadori gjerman Werner Daum ishte ndër të parët që besonte se regjimi komunist shqiptar po shkonte drejt fundit, përkundër vlerësimeve të shërbimeve sekrete të huaja, përkundër qëndrimit të BE-së e NATO-s, madje edhe qeverisë së atëhershme gjermane, që i jepte një jetë të gjatë regjimit komunist, kjo për shkak se Shqipëria nuk kishte ura lidhëse me vendet e tjera lindore e ishte e paprekur nga zhvillimet reformuese të atjeshme. Shqipëria dukej për shërbimet e huaja se do të mbetej kalaja e socializmit në Adriatik e do të ishte një Kubë në Ballkan.Megjithatë ambasadori gjerman pranon se fillimisht nuk ishte e lehtë të kuptoje se çfarë regjimi represiv ishte ai komunist. Një shqiptar i madh, më ndihmoi ta kuptoja këtë, kujton Werner Daum, Martin Camaj. Besimi se shqiptarët do ta thyenin murin e izolimit nuk u zhgënjye në korrik 1990. Daum kujton se si i hapi dyert e ambasadës. “U thashë punonjësve të mi që pas pune para se të largoheshin të linin dritat ndezur, e derën e ambasadës pakëz të hapur… Isha i bindur se ky regjim që nuk mban dot mijëra vetë të hyjnë në ambasada, nuk e ka të gjatë.”

Aktivisti e autori Gëzim Peshkëpia:2 korriku 1990 ndryshoi jetën tonë deri në dy breza Gëzim Peshkëpia:”2 korriku 1990 ndryshoi jetën tonë deri në dy breza”

I pyetur nëse ai ishte i bindur se ky aksion do të merrte një përfundim pozitiv, Daum thotë se ato 14 ditë ishin ditë, ku nuk kishe kohë të mendoje për frikën, një tendencë që të përthithte të tërin. Por ai pranon se situata u bë shumë e vështirë, sidomos kur u prenë ujin në ditë të nxehta dhe u duhej ta merrnin me kova nga ndërtesat përballë

Perspektivë me rreziqe

Ndër më shumë se 3000 vetët që zunë vend në ambasadën gjermane, në kushte të vështira pas ndërprerjes së ujit dhe furnizimeve me ushqime në pritje të lejes së lëvizjes nga regjimi komunist, ishte edhe Gëzim Peshkëpia, sot anëtar i bordit të Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit në Tiranë, ish-i përndjekur politik. Ai kujton se perspektiva e vetme për të ishte të përfundonte si i ati, poet i ekzekutuar me grupin e 22 vetëve me akuzën e vënies së bombës në ambasadën sovjetike. Me këtë perspektivë përpara ishte vetëm një hap larg guximi për t’u futur në ambasadën gjermane me gruan, djalin gjashtë vjeçar e një tjetër 18 muajsh e të sëmurë me diarre.

Violinistja Prof. Ervis Gega- Dodi: E dua Shqipërinë, i dua shumë shqiptarët, por shtëpia ime sot është Gjermania” Violinistja Prof. Ervis Gega-Dodi: ” E dua Shqipërinë, i dua shumë shqiptarët, por shtëpia ime sot është Gjermania”

“2 korriku 1990 ndryshoi jetën tonë, të familjeve tona deri në dy breza” vlerëson arkivisti e studiuesi që sot jeton mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. Fëmijët tanë, kujton ai, sot janë të integruar plotësisht në Gjermani, ndërsa tek nipërit tanë rreh një zemër shqiptare dhe një gjermane.“Tani ose kurrë!”

Por çfarë e shtyn një vajzë të re, spikere e njohur e lajmeve në televizionin e vetëm shqiptar të guxojë të thyejë izolimin duke marrë rrugën drejt së panjohurës? Drejtuesja e sotme e redaksisë shqipe të Deutsche Welle-s, Vilma Filaj-Ballvora ishte vetëm 25 vjeç kur hyri në ambasadën gjermane në Tiranë në korrik 1990 dhe e kujton mjaft mirë momentin e mundjes së frikës. “Tani ose kurrë”, ky ishte vendimi i saj pas një nate pa gjumë, e vetëdijshme se ky hap do të mund kishte edhe pasoja të rënda. Puna në televizion, aty ku gatuhej lajmi sipas përbërsve të ideologjisë e bëri spikeren e re të shohë vetë se si manipulohej e vërteta.

Vilma Filaj-Ballvora: “Fillimisht nuk u raportua në lajme për futjen në ambasada, por pastaj ata që ishin brenda ambasadave u quajtën kriminelë.” Vilma Filaj-Ballvora: ““Fillimisht nuk u raportua në lajme për futjen në ambasada, por pastaj ata që ishin brenda ambasadave u quajtën kriminelë.”

“Fillimisht nuk u raportua në lajme për futjen në ambasada, vetëm kur numri i shqiptarëve u rrit në qindra vetë, nuk mbetej rrugë tjetër, e duhej të raportohej, por ata që ishin brenda ambasadave u quajtën kriminelë.”

Për sistemin komunist ata njerëz që kërkonin lirinë damkoseshin si kriminelë, por ky kërcënim nuk e pengoi familjen e 16-vjeçares, Ervis Gega të nisej nga Fieri për të hyrë në ambasada. Atmosfera e ndezur e atyre ditëve ishte e mbushur me emocione të forta, kujton sot violinistja e njohur, Prof. Ervis Gega – Dodi, që nuk e harron guximin e prindërve që i hynë një rreziku shumë të madh bashkë me fëmijët, vetëm në emër të lirisë.

Fred Abrahams: Elita e atëhershme e kuptoi se nuk donte të përfundonte si Çaushesku, prandaj duhej të bënte diçka Fred Abrahams:” Elita e atëhershme e kuptoi se nuk donte të përfundonte si Çaushesku, prandaj duhej të bënte diçka”

E është pikërisht kjo liri që i hapi violinistes së re shanse të mëdha në Gjermani. Fillimisht studimet, pastaj pjesëmarrja në konkurse, e në fund ngjitja në skenat e mëdha gjermane dhe titulli i lartë “Profesor” në Universitet. Për Ervis Gegën Gjermania shënoi ndryshimin e fatit të saj. “Unë e dua Shqipërinë, i dua shumë shqiptarët, por mund të them se shtëpia ime sot është Gjermania”, kështu e përmbyll violinistja plot gjallëri kujtimin e saj të 2 korrikut 1990.

“Qetësi para stuhisë”

Deri para 2 korrikut dukej se gjendja në Shqipëri kishte e mbetur e paprekur nga ndryshimet në lindje. Por drejtuesja e redaksisë shqipe të Deutsche Welle-s, Vilma Filaj-Ballvora e vlerëson atmosferën e para korrikut 1990 si një lloj qetësie para stuhisë.

Adelheid-Feilcke, moderatore e organizatore e takimit të Bonnit, e shoqëroi grupin e shqiptarëve nga Tirana, Brindisi deri në Gjermani
Adelheid-Feilcke, moderatore e takimit të Bonnit, e shoqëroi grupin e shqiptarëve nga Tirana, Brindisi deri në Gjermani

“Një lloj revolucioni po ndodhte ndërkohë në heshtje në kokat e njerëzve”, kujton ajo, “njerëzit duhej të përballonin dyzimin – jashtë të flisnin me besnikëri për partinë, ndërsa brenda rrethit më të ngushtë guxonin të ishin edhe kritikë.”

Eksperti për Shqipërinë e konsulenti i “Human Rights Watch”, Fred Abrahams beson po ashtu se ndryshimi që nga fillimi i vitit 1990 kishte filluar, por ky ishte një ndryshim i ngadalshëm, revolucion të vërtetë në Shqipëri nuk pati, theksoi ai.

Pjesëmarrës e kontribues në takimin në Bonn Pjesëmarrës e kontribues në takimin në Bonn

“Kam biseduar me njerëz të elitës së atëhershme e me Ramiz Alinë, ata më thanë se e kishin kuptuar që Shqipëria duhej të demokratizohej, por unë mendoj se pas dhjetorit 1989 dhe ngjarjeve në Rumani, elita e atëhershme e kuptoi se nuk donte të përfundonte si Çaushesku, prandaj duhej të bënte diçka.”

A është vërtet 2 korriku 1990 vërtet fillimi i kthesës së madhe? Për Fred Abraham kjo datë është një moment shumë i rëndësishëm i një procesi që zgjati deri në dhjetor 1990, kur filluan demonstratat e studentëve që shënuan edhe ardhjen e pluralizmit në Shqipëri.

Priten arrestime të zyrtarëve të lartë në Tiranë, para vizitës së Merkelit

Disa arrestime të bujshme zyrtarësh të lartë pritet të ndodhin gjatë këtyre ditëve në Tiranë.

Një burim diplomatik i tha tesheshi.com se në qarqet e Tiranës po flitet për një operacion të fortë antikorrupsion në Shqipëri para vizitës së kanncelares gjermane, Angela Merkel më datën 8 korrik

Siç mësohet bëhet fjalë për zyrtare që kanë menaxhuar dosjen e frikshme të menaxhimit të koncensioneve dhe tenderave të energjisë nga viti 2007 deri në vitin 2013.

Në fakt një pjesë të dosjes së energjisë e ka hapur sot edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmeti.

“Tani nëse janë 353 koncesione dhe vetëm 53 kanë funksionuar, 300 të tjera janë abuzivë. Ato koncesione kanë dështuar për dy arsye kryesore. E para është që kanë ardhur jo me projekt, por kanë abuzuar të drejtën korruptive të kontaktit me administratën e lartë dhe me drejtuesit e ministrive. E dyta është që nuk kanë pasur financime. Të japësh koncesion dikujt pa mbështetje financiare, kjo është abuzivitet, korrupsion”, deklaroi Ahmetaj.

Qeveria pritet që të ndryshojë ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik-privat, i cili sipas Ahmetajt nuk lejon më abuzime.

“Dikush mund të vinte me tri fletë, me tri copa letre dhe ta quante propozim të pakërkuar. Që këtu niste abuzimi. Tani administrata nuk ka për të pranuar një ofertë minimaliste. Do të duhet që ai që bën një ofertë të pakërkuar, do të duhet të bëjë një ofertë që është një paraprojekt i avancuar, ose një projekt i plotë”, shtoi ministri i Zhvillimit Ekonomik.

Ligji i ri, sipas Ahmetajt, shkurton kohën e lejeve dhe procedurat burokratike për dhënien e një koncesioni nga 272 ditë që është sot, në 150 ditë.

Paralelisht ligji i ri i hap rrugë koncesioneve dhe investimeve të përbashkëta shtet-privat edhe në sektorin e bujqësisë, të cilat deri më tani kanë qenë të përjashtuara. Përballë mungesës së parave publike, Qeveria shpreson që përmes kësaj rrugë të tërheqë kapitalin privat për të financuar. zëri

AMBASADA E SHQIPËRISË NË BERNË KREMTOI 45 VJETORIN E MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE MIDIS SHQIPËRISË DHE ZVICRËS

VOAL – Ambasada e Republikës të Shqipërisë në Bernë festoi 45 vjetorin e vendosjes se marredhenive diplomatike midis Shqiperise dhe Zvicres.

Ne pritjen e organizuar me kete rast, moren pjese personalitete zvicerane dhe shqiptare, trupi diplomatik i akredituar ne Berne, media vendase etj.

Zvicra është donatori i katert dhe luan nje rol te rendesishem per Shqiperine. Marrëdheniet midis dy vendeve janë shumë të mira.

Angazhimi i Zvicrës në Shqipëri, sikur në gjithë Ballkanin Perëndimor bazohet në tre shtylla kryesore që janë: Shteti i së drejtës, demokracia dhe ekonomia sociale e tregut.

Zvicra është e pranishme në Shqipëri me shumë projekte për zhvillimin e vendit.

Një nga më të rëndësishmet është projekti energjitik TAP, ku tashmë Shqipëria është pjesë  e tij.

Festa kaloi në një atmosferë shumë të ngrohtë e miqsore.

02-07-2015 09-26-39

“Modern Albania” e ngarkuar me barrën e së kaluarës – INTERVISTË ME FRED ABRAHAMS Marrë nga Bahri Cani

DW: Titulli i librit tuaj është “Modern Albania” – Shqipëria modernenjë mbiemër ky me dy kuptime? A mendoni se Shqipëria është një vend modern?

Fred Abrahams: Titulli i librit “Modern Albania” është përdorur në kuptimin e një historie “bashkëkohore” apo të kohës së sotme, në kontrast me historinë e Shqipërisë para luftës ose nën Perandorinë Osmane. Me titullin unë nuk dua të sugjeroj se Shqipëria është një vend modern, në kuptimin një vend përparimtar, largpamës dhe progresiv. Përkundrazi, një temë konstante në libër është se sa vazhdon të jetë e ngarkuar Shqipëria me barrën e së kaluarës e saj.

DW: Një refren shumë i dashur i retorikës politike në Shqipëri është ai i revolucionit për përmbysjen e regjimit komunist. Për këtë tip të ri revolucioni pa gjak që ndodhi në disa nga vendet e tjera ish-komuniste, historian Timothy Garton Ash përdor termin “Refolution”, pra reformë dhe revolution. A ka pasur në Shqipëri një revolucion antikomunist.

Fred Abrahams: Shqipëria nuk ka pasur një revolucion. Por aty ekziston një mit shumë i fortë për një revolucion të tillë.

Pas rënies së Murit të Berlinit, Ramiz Alia e kuptoi se Shqipëria duhet të ndryshonte, sepse ajo nuk mund të mbijetonte e vetme. Kjo pikëpamje u intensifikua pas vrasjes së Çausheskut në Rumani. Ramiz Alia dhe njerëz nga rrethi i tij i ngushtë më kanë thënë në intervistat që kam zhvilluar me ta, se donin që ta demokratizonin Shqipërinë. Unë nuk mendoj se ata ishin demokratë, por se ata ishin të shqetësuar dhe në kërkim të një mënyre, se si mund ta shmangnin për veten fatin që pësoi Çaushesku. Sidoqoftë ata iniciuan disa reforma. Të gjitha ndryshimet e bëra ishin nga lart dhe të gjitha brenda parametrave të partisë, si p.sh. pluralizmi famëkeq i mendimit. Ata liberalizuan ekonominë dhe reduktuan dënimet për disa të burgosur politikë. Ata lejuan median të botojë disa pikëpamje kritike. Dalëngadalë ata filluan t’i lironin zinxhirët, por nuk i hoqën ato.

Në vend të kësaj ata synonin të realizonin atë që Sofokli Lazri e quan “transferim i ndikimit”. Pra ata donin që pushteti të kalonte në duart e një grupi njerëzish të besuar, të cilët ose ishin anëtarë të PPSH-së, ose gëzonin përqafimin e dorës së ngrohtë të saj. Ishte fjala pra për intelektualë të besuar, të cilët duhet të merrnin në dorë kontrollin dhe pushtetin.

Megjithatë ka pasur edhe disa impulse të revoltës së vërtetë nga poshtë. Në janar 1990 protesta në Shkodër për të rrëzuar bustin e Stalinit, për shembull, është një shembull i tillë. Ose në mars 1990 protesta në Kavajë. Mësymja e ambasadave në korrikun e vitit 1990 ishte një moment i qartë kur shqiptarët i morën gjërat në duart e tyre, të frustruar nga hapat e zvarritur të reformës. Dhe sigurisht edhe lëvizja studentore e dhjetorit, kur të rinjtë me guxim thanë “mjaft!”

Por, pas secilit nga këto momente, partia arriti ta vinte situatën nën kontroll. Pra, unë mendoj se Jo, në Shqipëri nuk ka pasur një revolucion në kuptimin e një ndërprerjeje radikale të fijeve të së kaluarës. Por unë gjithashtu mendoj, se kjo ndoshta ishte një gjë e mirë. Sepse duke pasur parasysh shkallën e represionit dhe të dhunës në vend, apo shkatërrimin e aq shumë familjeve gjatë diktaturës, një revolucion i vërtetë në Shqipëri mund të kishte qenë shumë i përgjakshëm.

DW: Ju thoni që në Shqipëri edhe pse nuk kishte revolucion, ekziston një “mit për revolucionin”. Cilat janë shkaqet për këtë?

Fred Abrahams: Edhe pse në Shqipëri nuk ka pasur revolucion, ekziston një pikëpamje e përgjithshme si në Shqipëri edhe jashtë saj, se regjimi i errët komunist u përmbys nga një lëvizje demokratike. Unë shoh disa arsye për këtë.

Së pari, Partia Demokratike e ka përdorur këtë fabul, për qëllimet e saj politike. Kjo ishte një histori mjaft tërheqëse për t’u treguar – sidomos për Perëndimin: ne u ngritëm më këmbë dhe e mbytëm bishën. Sali Berisha e përdori mitin e revolucionit në të njëjtën mënyrë sikurse Enver Hoxha kishte përdorur mitin e çlirimit dhe të Luftës Nacional-Çlirimtare.

Së dyti, shqiptarët kanë një predispozicion për të pranuar mitet. Ata janë mësuar me to dhe në këtë mënyrë kjo histori dramatike mund të thithej me lehtësi. Po ashtu përdorimi i një fabule apo historie të tillë qetësuese, me efektin e një ninulle, bëhej për të shmangur reflektimin dhe vetëvlerësimin për atë se si ishte e mundur që një diktaturë e tillë kaq brutale mundi të zgjaste për katër dekada, dhe për atë që njerëzit i kanë bërë njëri-tjetrit.

Krijimi i mitit nuk është ndonjë gjë e papritur, për shkak se liderët e rinj politikë kërkonin të mbështestin dhe fuqizonin pushtetin e tyre. Por ajo që më duket interesante është, se sa e gatshme ishte bashkësia ndërkombëtare për ta pranuar mitin dhe madje edhe për ta promovuar atë. Sidomos qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e përqafoi mbi të gjitha idenë se pas kthesës në Shqipëri ekzistonin ish-komunistët e poshtër përballë demokratëve mendjehapur.

DW: Si e shpjegoni ju faktin që bashkësia ndërkombëtare e pranoi këtë mit?

Fred Abrahams: Unë shoh disa arsye. Së pari, Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera perëndimore dinin shumë pak për Shqipërinë në atë kohë. Uashingtoni nuk kishte marrëdhënie diplomatike dhe nuk kishte burime të shërbimeve sekrete. SHBA me të vërtetë nuk e njihnin as vendin apo as popullin. Një detaj i vogël, edhe pse në pamje të parë skajor, që dëshmon për këtë është që kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike në mars të vitit 1991, Departamenti i Shtetit nuk kishte madje as edhe flamurin shqiptar për ceremoninë.

Së dyti, politikëbërësit amerikanë u verbuan nga drama e fuqishme e rilindjes së Shqipërisë. Kur James Baker vizitoi Tiranën në qershor të vitit 1991, njerëzit u përpoqën ta mbanin në krahë makinën e tij nga aeroporti. Pritja ishte tejet e përzemërt dhe madhështore dhe diplomatët amerikanë u ngashënjyen fort prej kësaj fitoreje të madhe të Luftës së Ftohtë.

Po ashtu ata ranë gjithashtu pre e një analize të thjeshtëzuar pra njeriu i mirë përballë njeriut të keq, apo kauboi dhe indiani, në një kohë që realiteti shqiptar ishte shumë më kompleks. Si mund ta shpjegonin ata për shembull, që Ilir Meta dhe Pandeli Majko shkuan me socialistët, ndërsa Gramoz Pashko, Sali Berisha dhe shumë anëtarë të tjerë të PPSH-së themeluan PD-në? Ndarja e politikanëve të Shqipërisë në politikanë të nderuar blu dhe politikanë mashtrues të kuq ishte për të krijuar një ndarje artificiale nga e cila Shqipëria vuan ende dhe sot.

Arsyeja e tretë ishte më shumë praktike, dhe lidhej me rajonin. Në atë kohë, shqetësimi kryesor në Uashington ishte lufta në Jugosllavi dhe, sa u përkiste shqiptarëve, që konflikti të mos përhapej në Kosovë apo Maqedoni. Në këtë mënyrë SHBA mbështeti me të gjithë forcën dhe ndikimin e saj Berishën dhe PD-në, sepse mendonin se kjo forcë do të kishte një ndikim moderues tek shqiptarët jashtë vendit.

Nëse ju shikoni deklaratat e para të PD-së, ato flasin për bashkimin e territoreve të banuara nga shqiptarët. Por kjo ndryshoi shpejt në “respektimin e të drejtave të vëllezërve dhe motrave tona.” Në këtë në mënyrë nga dokumentet që kam marrë nga Departamenti i Shtetit për këtë libër duket pra qartë: Uashingtoni ishte shumë i shqetësuar në lidhje me retorikën nxitëse. Dhe në fund ata arritën një marrëveshje faustiane me Berishën: Bëj çfarë të duash në Shqipëri, por mos shkakto rrëmujë përtej kufijve të vendit.

DW: Çfarë ndikimi mendoni se kishte kjo për Shqipërinë?

Fred Abrahams: Unë e kuptoj se pse Uashingtoni dhe qeveritë evropiane perëndimore i dhanë PD-së dhe Berishës mbështetjen e tyre. Kjo ishte logjike dhe e saktë. Si udhëheqës, Berisha ishte zgjedhja e qartë: i vendosur, njeri që dinte të artikulonte mendimet, i fortë, dhe me njohuri të mira të anglishtes. Ai ishte me distancë prej të tjerëve politikani më i talentuar i asaj kohe.

Ajo që unë nuk e kuptoj është se pse qeveritë perëndimore i dhanë atij një mbështetje të tillë jokritike. Kur ai filloi të shfaqte autoritarizmin e tij dhe etjen për hakmarrje, SHBA heshti. Kur ai keqtrajtoi një gazetar, SHBA heshti. Kur ai e futi kreun e opozitës në burg SHBA heshti. Fatos Nano mund të ketë qenë fajtor, por gjykimi i tij ishte një farsë.

Unë kam pyetur Bill Ryerson dhe, më të rëndësishmin, Chris Hill, se pse ata nuk kanë thënë asgjë. Dhe ata më thanë se pas së kaluarës së vështirë të Shqipërisë ata e prisnin që rruga e saj të ishte me gunga. Po ashtu Hill ka folur edhe për bashkëpunimin e Shqipërisë në rajon.

Unë mendoj se heshtja e tyre ishte një gabim i madh. Sigurisht Berisha ishte njeriu i tyre, por ata duhet t’i kishin vënë disa kufij. Ata mund të vazhdonin ta mbështesnin ende Berishën, por edhe t’i thoshin që të respektonte disa kufizime në lidhje me pushtetin e tij personal. Meqë të tilla kufij nuk kishte, Berisha e interpreton heshtjen si një dritë jeshile për veprimet e tij.

Ia vlen të përmendet se prishja e Berishës me SHBA nuk lidhej me gjyqet farsë, spiunimin e opozitës apo arrestimet e gazetarëve. Ajo erdhi kur ai filloi të luante jashtë kufijve me çështjen e Omonias dhe të Greqisë.

DW: Si ndikuan qëndrime dhe sjellje të tilla në rajon?

Fred Abrahams: Kjo është një ironi e madhe. SHBA dhe të tjerët e vunë stabilitetin rajonal mbi demokracinë. Ata vunë individët mbi institucionet. Por autoritarizmi i Berishës çoi drejtpërsëdrejti në ngjarjet tronditëse të vitit1997, që ishin më shumë një krizë politike sesa një krizë ekonomike. Kur pas plaçkitjes së depove të armëve, një kallashnikov kushtonte më lirë se sa një bukë. UÇK-ja e pa këtë menjëherë si mundësinë e saj historike, dhe ata e kapën shansin. Nuk është rastësi që lufta e Kosovës nisi në vitin 1998. Ndoshta lufta do të ndodhte gjithsesi, këtë unë nuk e di, por situata e vështirë dhe shkrirja e shtetit në Shqiperi ishte një shkëndijë kritike. Pra fokusi dritëshkurtër i bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me stabilitetin në fund dështoi.

DW: A ka ndryshuar politika e SHBA-së ndaj Shqipërisë sot?

Fred Abrahams: Ajo ka ndryshuar shumë. Në fillim ajo kaloi sërish së tepërmi në anën tjetër dhe ishte jokritike ndaj Partisë Socialiste, pavarësisht korrupsionit masiv dhe lojës së pandershme. Pas vitit 1997, SHBA-ja dhe Evropa synon të rivendosnin rendin. Ka pasur edhe një bashkëpunim të ngushtë mes CIA-s dhe SHIK-ut në luftën kundër terrorizmit në vitin 1998 – për këto kam shkruar edhe në libër.

Por sot politika e SHBA-së ka gjetur ekuilibrin. Ambasadorët shprehen rregullisht publikisht në lidhje me korrupsion apo ndërhyrjet ndaj gjyqësorit. Ata mbajtën qëndrim kritik në lidhje me Gërdecin dhe skandalet e tjera. Ata mbrojnë gjyqësorin. Sot ata e kuptojnë se duhet bërë më shumë për ndërtimin e institucioneve.

DW: Çfarë prisni nga libri juaj?

Fred Abrahams: Unë pres që shumë njerëzve nuk do t’ju pëlqejë mënyra se si i kam portretizuar në libër. Dhe ky nuk është vetëm Berisha dhe anëtarët e tjerë të PD, por edhe Nano, Meta, Rama dhe politikanë të tjerë, të cilët shpesh i shohin postet e tyre si mundësi se sa si përgjegjësi. Libri është një kritikë ndaj elitës politike në Shqipëri.

Është gjithashtu një kritikë ndaj intelektualëve të Shqipërisë të cilët në përgjithësi, kanë dështuar në sfidimin e dogmave dhe të shërbyerin si një zë i pavarur. Shqipëria do të jetë “moderne” në kuptimin tjetër të fjalës, kur fjala “intelektual” në shqip do të ketë më tepër kuptimin e një mendimtari kritik dhe me ndikim në vend, se sa të një personi, i cili është diplomuar në universitet, sikurse përdoret sot.

Fred Abrahams është studies, publicist, ekspert i të drejtave të njeriut dhe konsulent pranë Human Right Watch në Berlin.

Libri i tij i fundit “Modern Albania – from Dictatorship to Democracy in Europe” ofron një vështrim të thellë në historinë e re të rënies së regjimit komunist në Shqipëri dhe të sprovave dhe vuajtjeve që kaloi vendi në 25 vitet e fundit. Ai bazohet në përvojën personale të autorit, më shumë se njëzet vjet punë kërkimore dhe analizën e qindra e dokumenteve, dikur sekrete, nga Shqipëria dhe SHBA, si dhe në intervista me personalitete kyç, shqiptarë dhe të huaj, që kanë luajtur rol në politikën e vendit që nga viti 1990 – mes tyre edhe ish-anëtarë të Byrosë Politike, udhëheqësit e opozitës, agjentë të shërbimeve sekrete, diplomatë, apo themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Libri sapo është botuar nga New York University Press. Për më tepër shih: www.modern-albania.com.

Intervistoi: Bahri Cani

VERIU DEGDISET NË GJERMANI – NUK E MBAJNË DOT SHPIRTIN ME BUKË NË SHQIPËRI!

PUKE – Pas Kukësit janë pukjanët ata të cilët po vërshojne masivisht në kërkim të një jete me të mirë drejt vendeve të Evropës si Franca, Zvicra e kryesisht Gjermania. Vetëm gjatë javës së fundit nga qyteti i Pukës janë larguar dhjetra familje duke lënë pas dyert e kyçura të banesave ndërsa pjese e këtij eksodi që nisi vrullshëm janë dhe të moshuarit. Largimet masive sa vijnë e po shtohen kjo nisur dhe nga fluksi i dokumentacioneve që po përgatiten ndërsa shume familje po shesin banesat të nxitur dhe nga të afermit e tyre që tashmë kanë arritur në Gjermani e dëshmojne se shteti atje u ka ofruar strehim, ushqim dhe trajtim mujor në të holla.

Vetëm gjatë tre ditëve të fundit nga qyteti i Pukës kanë ikur 14 familje, ndërkohë që dhjetra të tjera po bëhen gati të largohen.

Stak Pjetri është një prej banorve të qytetit të Pukës, i cili tregon se “po mundohem të siguroj të hollat që më duhen për të përballuar rrugën”.

“Sapo ti gjej do të ik bashkë më familjen. Nuk kam çfarë të bëj këtu, rrezikon të mbetesh dhe pa buke”, thotë 55 vjecari, invalid pune, ish-punonjës i Shërbimit Pyjor në Pukë.

Zarie Dizdari është një tjetër banore e qytetit të Pukës, e cila me dhimbje tregon largimin e djalit të vetëm për shkak të mungesës së një pune. “Tashmë edhe pse 75 vjeçe unë duhet të jetoj e vetme. Djali nuk kishte cfarë të bënte më këtu, Puka është qyteti më i varfër i Shqipërisë”.

I të njëjtit mendim është dhe Naim Selimi, i cili tregon se shumë pukjanë kanë nxjerrë banesat në shitje më qëllim për të ikur.

“Nuk mund të mbahet shpirti duke menduar se cfarë duhet të bëj sot për të siguruar buken, Puka nuk ofron më asnjë mundësi”, shprehet ai.

Pukjanët po levizin duke shfrytëzuar disa linja transporti që organizohen kryesisht në qytetin e Shkodrës, ndërsa udhëtimi kryhet me mjete të transportiti deri në shtatë vende. Me fluksin që ka nisur ditet e fundit kryesisht në qytetin e Pukës, nëse vijon kështu, atëherë Puka do të mbetet qyteti vetëm i atyre që sot kane një punë. bw

Apeli: burg përjetë Frrokut

Në Shqipëri gjykata e Apelit vendosi sot të dënojë me burgim të përjetshëm Arben Frrokun, me akuzën e vrasjes së komisarit të Policisë Dritan Lamaj në shkurt të vitit 2013, në Tiranë

Arben Frroku, vëllai i deputetit Mark Frroku, ishte ndër të dyshuarit e parë për vrasjen. Ai dhe komisari Lamaj kishin patur disa herë konflikte të ashpra mes tyre. Frroku u arrestua pak pas vrasjes në Greqi dhe më pas u ekstradua. Hetimet dhe procesi për vrasjen zgjatën deri në fillim të prillit të kaluar, kur gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, e deklaroi Frrokun të pafajshëm. Prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me burgim të përjetshëm, por gjykata vlerësoi se provat e paraqitura prej saj kishin qenë të pamjaftueshme për të vërtetuar akuzën.

Frroku u lirua nga burgu dhe sipas familjarëve të tij ai ndodhet tanimë jashtë Shqipërisë. Prokuroria, e cila e ka mbështetur akuzën kryesisht në rrëfimet e një dëshmitari të mbrojtur, kërkoi edhe në Gjykatën e Apelit dënimin ekstrem për Frrokun. Avokatët e tij mbrojtës reaguan ndaj vendimit të sotëm duke u shprehur se sipas tyre, “drejtësia ndodhet nën trysni politike”, dhe njoftuan se do të bëjnë menjëherë ankim në Gjykatën e Lartë. za

Kriza greke sa ndikon te ekonomia shqiptare

Studiuesit në Tiranë pohojnë se kriza ekonomike greke do të ndikojë negativisht më shumë tërthorazi sesa drejtpërdrejt mbi ekonominë shqiptare, por nuk ka arsye për panik.

Sipas tyre, në përputhje me gjendjen e rajonit, Shqipëria nga ana e saj duhet të kryejë me këmbëngulje reformat dhe rritjen ekonomike.

Drejtuesi i Qendrës për Kërkime ekonomike, Zef Preçi, thotë që në të dy rastet, nëse Greqia del apo jo nga eurozona, kriza e saj ndikon negativisht mbi ekonominë shqiptare.

Analistët pohojnë se statusi i emigrantëve, i sistemit bankar dhe investimeve të huaja mund të ngadalësojnë zhvillimin e ekonomisë shqiptare.

Pedagogu i Fakultetit Ekonomik, në Universitetin e Tiranës, Olti Rrumbullaku, thotë se ekonomia shqiptare nuk është fort e lidhur me atë greke, përveç një pjese të vogël në shërbime telefonike dhe bankare. Me Italinë është e lidhur shumë më tepër.

Bankat greke në Shqipëri janë të pavarura me ligj nga bankat mëma dhe mund të shkëputen shumë lehtë prej tyre.

Sipas tij, bankat greke u këshilluan disa vjet më parë që të mos ekspozohen shumë ndaj rreziqeve dhe në fakt ato janë të mirëkapitalizuara dhe kanë dhënë më pak kredi.

Studiuesit pohojnë se vendet e Ballkanit po kryejnë shumë sakrifica dhe reforma për të përmbushur kërkesat e antarësimit apo hapjen e negociatave.

Ata ndruhen se duke u marrë me daljen e një vendi antar nga brenda, BE nuk do të merret shumë me vendet e tjera që aspirojnë antarëismin nga jashtë.

Analistët pohojnë se vendet e rajonit duhet të punojnë vetë për rritjen ekonomike, dhe të mos presin ndonjë shtim të investime europiane, sepse nuk ofrojnë ndonjë avantazh konkurrues.

Sipas profesor Rrumbullakut, kompanitë greke janë tërhequr gradualisht nga Shqipëria si në tregjet e karburanteve, telefonisë etj. I vetmi shqetësim janë emigrantët shqiptarë në Greqi, që po vuajnë njëlloj si banorët grekë, por ata ka disa vite që i kanë ulur afër zeros dërgimin e parave në Shqipëri.

Ndërsa Zef Preçi nga Qendra për Kërkime Ekonomike, thotë se shqiptarët e pasur në Greqi mund të shkojnë vende të tjera, nëse nuk gjejnë në atdheun në atdheun e kushte më të lehta për të bërë biznes.

Studiuesit besojnë se shqiptarët mund të kthehen në atdhe nëse kanë më shumë shpresë për forcimin e ligjit dhe tregje të rregullta, në të kundërt, ata integrohen në jetën e shteteve të tjerë.

Sipas tyre, kjo krizë e greqisë në raportet me BE as do të largojë bankat greke nga Shqipëria as do të kthejë emigrantët.

Por kjo gjendje do të ndikojë negativisht jo drejpërdrejt në shumë mënyra mbi ekonominë shqiptare, e cila është prej shumë vitesh me një rritje minimale e të papërfillshme. za

DIGJEN MBI 300 MIJË RRËNJË ULLINJ E VRESHTA NË NJË FSHAT TË FIERIT

VOAL – FIER – Mbi 300 mijë rrënjë ullinj dhe vreshta si dhe një hektar e gjysmë tokë  në fshatin Radostinë në Fier, u përfshinë nga flakët ditën e shtunë. Fenomeni shqetësues rikthehet çdo stinë vere, me djegien e mijëra hektarëve toka dhe pyje në jug të vendit.

Zjarri i sotshëm në Radostinë, i mbajti disa orë nën tension banorët e fshatit, të cilët po rrezikonin jo vetëm tokat e tyre por edhe banesat. Edhe zjarrfikësit e patën të vështirë të ndërhynin për të marrë nën kontroll situatën për shkak të terrenit të vështirë për automjetet zjarrfikëse.

Oficerët e policisë gjyqësore mbërritën në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkakun e zjarrit. Banorët e fshatit Radostinë shprehen se janë çobanët e staneve ata që vendosin zjarret qëllimisht pasi kërkojnë të hapin kullota të reja për bagëtitë. shekulli

Ndalohen vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko

Forcat speciale  të policisë ndaluan rreth orës 21 të mbrëmjes (të shtunën)  dy vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko që akuzohen nga Prokuroria e Krimeve te Rënda se kanë qëlluar mbi efektivin e forcave speciale  Ibrahim Basha  në Lazarat të Gjirokastrës.

Burime paraprake  policore  thanë  se operacioni u zhvillua në zonën e Kardhiqit, rreth 10 Kilometër në Veri të Gjirokastrës . Nuk njoftohet nëse ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë dhe  dy personave  të  kërkuar.Babai i dy te rinjve  dhe nje avokat ne deklarimet me heret kishin pohuar se dy te rinjte nuk kishin lidhje me vrasjen. Ata i kishin bere atyre thirrje te dorezoheshin prane organeve ligj-zbatuese. za

Një vit mister nga vrasja e bankierit Santo – Nga LORENC VANGJELI

Përballë hyrjes kryesore të Credins Bank janë vënë disa buqeta me lule. Të vetmet që kujtojnë se një vit më parë, në atë vend u ekzekutua me atentat bankieri Artan Santo. Ajo ishte vrasja e parë e një profili të tillë të lartë nga bota e financës, e cila tronditi thellë dhe shkaktoi zemëratë në opinionin publik.

Tronditja dhe zemërimi ndodhi për disa arsye; ato kishin të bënin sa me veçantinë e viktimës që ishte mjaft i njohur në Tiranë, po aq dhe me marrëdhëniet që ai kishte me shumë personazhe të rëndësishëm të jetës publike, aktor individual i të cilës ishte dhe ai vetë; ato kishin të bënin me marrëdhënien që Santo kishte me median, por edhe me mënyrën barbare të ekzekutimit dhe vendekzekutimit të zgjedhur.

Një vit më pas, ka shumë dyshime, por asnjë të arrestuar për këtë vrasje.

Ka shumë pista, por asnjë motiv të vërtetuar për të shpjeguar motorin e zi me dy vrasës në trotuarin e bankës.

Ka shumë dilema, por asnjë ide se pse ka ndodhur, kush ka qenë me pistoletë në dorë, kush drejtonte timonin e motorit dhe kush urdhëroi vrasjen.

Ka shumë mister në atë çfarë ndodhi dhe ka edhe më shumë mistere që vetë Santo i morri me vete në heshtje.

Një vit më pas, me gjasë, familjarët dhe miqtë e shumtë të të ndjerit Santo do të bëjnë përshpirtje për të.

Një vit më pas, ata, por dhe gjithë opinioni publik duan të kenë së paku një ide se pse ndodhi ajo çfarë ndodhi. Sepse zbardhja e misterit të vrasjes së Artan Santos mund të jetë hallka e rëndësishme e një zinxhiri që zbardh edhe mistere të tjera, tipike për një tranzicion harbut e absurd shqiptar, një tranzicion i pafundëm, i padrejtë, i ashpër, arrogant dhe plot ankth, gjak e mërzi.

Ky është borxhi që shteti i ka shtetasit të tij Artan Santo.

Zbardhja e motiveve se pse ndodhi vrasja e tmerrshme është njëkohësisht edhe pagesa e fundit që Santo mund të bëjë nga përtej ku e nisën padrejtësisht e pabesisht. Një pagesë dhe një kredi e pakthyeshme nga bankieri i vrarë dhe që vlen dhe shërben për të gjithë që janë gjallë! Një kredi që shërben edhe për të shpjeguar ndoshta dhe me një detaj më shumë egërsinë e tranzicionit shqiptar që nuk e meriton askush. Dhe natyrisht që Santo nuk e meritonte. Sepse meriton shumë më shumë sesa ato buqeta lulesh përballë hyrjes kryesore të bankës që krijoi vetë vite më parë. Meriton ta dijë se kush i dërgoi motorin në udhëtimin e tij të fundit.

Shqiptari hero i kurdëve, vdiq në luftën kundër ISIS

 

Një 60-vjeçar me origjinë nga Shqipëria është kthyer në hero mes kurdëve. Rifat Horozi, ka luftuar krah tyre kundër terroristëve të ISIS dhe ka humbur jetën si një hero.

Ai është përcjellë me nderime për në banesën e fundit, për shkak të ndihmës së madhe që u ka dhënë kurdëve, duke u falur edhe shtëpinë e tij refugjatëve, përveçëse mori armët e doli në luftë në mbrojtje të tyre.

Vullnetar i njësive të mbrojtjes kurde YPG, ai ishte shumë i njohur mes kurdëve, shkruan në Twitter,

Hamza Kobane, që ndjek nga afër zhvillimet në terren. Ai thotë se i ndjeri ishte prej shqiptarëve të vendosur herët në Turqi, gjatë zhvendosjes së popullsive. Thuhet që Rifati është shqiptar i Kosovës, nga ata që u detyruan të largohen në vitin 1956.

Kurdët e thërrisnin me emrin “Heval Karker”, që në gjuhën kurde do të thotë “mik punëtor”. Ai njihej mes kurdëve si 60 vjeçar, banor i qytetit Sinop, në Turqi, me origjinë nga Shqipëria. U bashkua me YPG dhe u vra në qytezën strategjike Kobani, gjatë luftimeve me ISIS.

Një poster i përgatitur nga kurdët tregon plakun shqiptar me një flamur të PKK­së kurde në dorë dhe me shënimin se “dëshmorët nuk vdesin kurrë”.

Bashkimi i tij me kurdët pak javë më parë kishte krijuar një mini­sensacion në rrjetet sociale ku kurdët janë shumë aktivë. Kjo bëri që vdekja të pritej me keqardhje dhe mesazhe ngushëlluese.

Mbi 200 shqiptarë kanë shkuar vullnetarë në Siri për të luftuar me regjimin sirian. bw

Der Standard – Kandidatët e dyshuar kriminelë nuk u dëmtuan, u zgjodhën kryebashkiakë

TIRANË –  “Kandidaturat e të dyshuarve si kriminelë, u diskutuan gjerësisht përpara zgjedhjeve lokale në Shqipëri, por ata nuk u dëmtuan dhe si përfundim u zgjodhën kryebashkiakë”. Kështu shkruan gazeta austriake “Der Standard” në analizën për zgjedhjet e 21 qershorit në Shqipëri. Po sipas kësaj gazete, humbja në zgjedhje do ta vështirësojë mbajtjen e postit për kreun e PD Lulzim Basha.

“Këto ishin zgjedhjet e para, që kur Shqipëria mori statusin e vendit kandidat. Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë e kritikoi politizimin e institucioneve, që minoi procesin zgjedhor”. Kështu e nis shkrimin dedikuar zgjedhjeve në Shqipëri, gazeta austriake “Der Standard”.

Sipas gazetës, janë vënë re problematika të ndryshme, por në fund të fundit nuk pati dhunë, prandaj zgjedhjet lokale të së dielës u vlerësuar pozitivisht nga bashkësia ndërkombëtare.

Duke iu referuar dekriminalizimit aq të përfolur, gazeta shkruan se kandidaturat e të dyshuarve si kriminelë u diskutuan gjerësisht përpara zgjedhjeve, por ata nuk u dëmtuan. Sipas “Der Standard”, edhe pse media publikoi emra të kandidatëve të arrestuar për veprimtari kriminale, ata megjithatë u zgjodhën kryebashkiakë. Mes tyre ishin dy kandidatë socialistë, Artur Bushi dhe Elvis Rroshi, që garuan në Krujë dhe Kavajë. Në vitin 2014 dy blloqet kryesore politike ranë dakord që asnjë person me prejardhje kriminale nuk duhet të marrë poste publike. PD bëri një hap duke tërhequr kandidaturën e Gentian Muhametit, që ishte dënuar për trafik droge në Itali. Gazeta shton se “palët duhet të mbështeten tek kriminelët pasi ata kanë para dhe ndikim për të siguruar vota”.

Duke përfunduar analizën e vet gazeta shkruan se për Lulzim Bashën, kryetar i Partisë Demokratike në Shqipëri, humbja do e vështirësojë mbajtjen e postit. Basha, që ka qenë dhe kryetar Bashkie në Tiranë, nuk mundi të ndahej nga kumbari i vjetër i partisë, Sali Berisha. Basha ishte në hijen e tij dhe kjo është një hije e gjatë. Brenda partisë tani do diskutohet për një fillim të ri, sesi të distancohen nga era e Berishës, që është e lidhur me korrupsionin dhe autoritarizmin.

Sokol Balla padit City Fm, Lapsi.al dhe Telegrafi Shpk

Gazetari Sokol Balla, i cili u bë viktimë e një video-skandali përpara disa kohësh, po përpiqet të vendosë në vend dinjitetin e tij.

Në fakt, drejtuesi i emisionit Top-Story në Top Channel i është drejtuar Gjykatës së Tiranës, në mënyrë që disa media online të heqin nga faqet e tyre materialin, ku Balla shfaqej në momente intime.

Materiali në fjalë bëri shumë bujë dhe Balla u shpreh se ishte bërë viktimë e një komploti ndërkombëtar, duke aluduar mbase se gisht në këtë ngjarje kishin edhe njerëz në Kosovë, përveç Shqipërisë.

Për momentin Balla i ka kërkuar Gjykatës së Tiranës që t’i detyrojë portalet City.FM, Lapsi.Al, dhe Telegrafi shpk që të ndalojnë publikimet si dhe të heqin materialet e publikuara në të gjitha formatet të cilat janë cënuese të jeteë private të paditësit.

Mesazhi i Magna Carta-s për Shqipërinë e sotme Nga NICHOLAS CANNON, Ambasador i Mbretërisë të Bashkuar në Shqipëri

Saktësisht tetëqind vite më parë, më 15 qershor 1215 në një vend të quajtur Runnymede, pranë lumit Tamiz në të dalë të Londrës, një grup baronësh dhe kalorësish të rebeluar rrëmbyen mbretin John dhe e detyruan të nënshkruante një dokument, që quhej Magna Carta.

Ky dokument i lashtë ka sanksionuar parimet themelore të shtetit të së drejtës, integritetit e pavarësisë së Gjyqësorit dhe demokracisë parlamentare anembanë botës anglishtfolëse, por edhe më gjerë. Ai vazhdon të jetë edhe sot frymëzim i rëndësishëm politik dhe ligjor.

Po përse ky dokument është kaq domethënës dhe çfarë rëndësie ka për Shqipërinë sot? Më 1214-n, Mbreti John u mund nga francezët, duke humbur për rrjedhojë Dukatin e Normandisë. Për të financuar atë që do të ishte beteja e tij e fundit, ai pat rritur taksat dhe kishte sekuestruar tokë e pasuri të shumtë nga baronët dhe kalorësit e kohës.

Veç kësaj, sundimi i tij përshkruhet si veçanërisht i keq; ai vendoste tarifa për shtetasit në këmbim të aksesit në gjykata, e trajtonte ligjin si pronën e vet personale dhe sistemin gjyqësor si një biznes fitimprurës. Kësisoj, me humbjen e luftës, baronët e detyruan mbretin të bënte lëshime, të cilat çuditërisht nuk bazoheshin në kërkesa politike, por në disa parime.

Me nënshkrimin e Magna Carta-s, mbreti John u detyrua të pranonte se do të respektonte të drejtat e shtetasve të tij. Atij iu desh të pranonte se mbreti dhe qeveria nuk qëndronin mbi ligjin dhe se sistemi gjyqësor duhet të jetë i pavarur e të mos u nënshtrohet ndikimeve personale, politike dhe financiare. Ai u detyrua t’u garantonte akses në gjykata të gjithë njerëzve të lirë dhe të pranonte se do të këshillohej me baronët përpara se të ndryshonte ligjin. Thuajse pa e kuptuar, këta baronë mesjetarë krijuan konceptin e shtetit të së drejtës dhe hodhën bazat e demokracisë parlamentare.

Gjatë këtyre tetëqind viteve këto parime kanë evoluar në strukturat dhe konceptet që ndeshim sot në botën perëndimore. Magna Carta është përshkruar si dhurata më e madhe që Britania i ka bërë botës. Një javë më parë, ekspertë të lartë të Komisionit mbi Reformën në Drejtësi, pas një pune disamujore për analizimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri, paraqitën gjetjet e tyre kryesore.

Në dokumentin 400-faqësh, ku identifikohen hollësisht problemet e Gjyqësorit në vend, ndër të tjera listohen ryshfetet që paguajnë gjyqtarët, prokurorët apo oficerët e Policisë gjyqësore për t’u punësuar, transferuar në poste më fitimprurëse ose për të ndryshuar masat e arrestit. Sipas një sondazhi të cituar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, vetë gjyqtarët besojnë se sistemi është i korruptuar dhe nën ndikimin e partive politike. Raporte të tilla dëshmojnë pikërisht për domethënien e Magna Carta-s për Shqipërinë.

Me nene si 40, 41 dhe 45 Magna Carta sanksionon ekzistencën e një sistemi ligjor, të cilit njerëzit mund t’i drejtohen besimplotë se të drejtat e tyre nuk do të nëpërkëmben. Neni 41 ndalonte çdo ndërhyrje nga ana e mbretit në sistemin gjyqësor, duke shprehur bindjen se pa ndërhyrjen e tij, gjyqtarët e emëruar në bazë të nenit 45 do t’i administronin çështjet shpejt, në përputhje me ligjin dhe të pakorruptuar. Besimi i qytetarëve te gjykatat mund të vendoset vetëm nëse respektohet parimi themelor i pavarësisë së Gjyqësorit. Funksioni i gjykatave është të mbrojë interesat e të drejtat e qytetarëve dhe autoriteti i tyre bazohet pikërisht në besimin që qytetarët kanë në vendimet e tyre.

Koha gjatë së cilës mbretëroi John-i ishte koha e historive të Robin Hood-it, banditit që luftonte padrejtësitë dhe vidhte të pasurit për t’u dhënë të varfërve. Armiku më i madh i Robin Hood-it ishte sherifi i Nottinghamit, një gjykatës i korruptuar që shtypte të varfrit dhe njerëzit e ndershëm. Ai merrte ryshfete për të shtrembëruar dhe keqpërdorur ligjin. Sherifi i Nottingham-it është shembulli letrar dhe mitik i gjithë të këqijave ndaj të cilave baronët e Magna Carta-s po përpiqeshin të luftonin.

Në Shqipëri, ku beteja për drejtësi vazhdon ende, ka disa njerëz të klasës politike, që ashtu si mbreti John besojnë se janë mbi ligjin. Ka nga ata gjyqtarë që besojnë se ata vetë mund të mos e zbatojnë ligjin. Ka të tillë që blejnë ose shesin drejtësi dhe shtypin të varfrit, siç bënte sherifi i Nottingham-it. Prandaj, parimet dhe fryma e Magna Carta-s mbeten të rëndësishme për Shqipërinë, teksa vendi vazhdon në rrugën e tij drejt reformave demokratike dhe të sistemit të Drejtësisë.

*Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri

JACQUES RUPNIK: TRANZICIONET E DËSHTUARA PRODHOJNË REVOLUCIONE PORTOKALLI – POSTKOMUNIZMI NJË MISHELË E KOMUNIZMIT DHE KAPITALIZMIT MAFIOZ

VOAL – Jacques Rupnik politologu i shquar francez si ekspert i Europës Lindore gjatë një ligjërate që ka mbajtur viziton Universitetin Europian të Tiranës nënvizon faktin se një vend që del nga një sistem diktatorial për të kaluar në një sistem tjetër i duhet: „demokratizim, transformim dhe integrim“. Më tutje Rupnik shton se tranzicionet e deshtuara prodhojne revolucione portokalli, dmth revolucione te dyta kunder klikave autoritariste te korruptuara postdiktatoriale. Ai gjithashtu flet për një konsensus kombëtar për shtyllat dhe pilaret e demokracise dhe progresit ne liri dhe dallon klikat autoritare me veshje demokratike qe ngaterrojne rule of law me rule around the law. Gjithashtu flet per nje lloj putinisation of politics, një lloj putinizmi të politikës. Kujton një takim me Vaclav Havelin, kur kishin diskutuar se çfarë është postkomunizmi, që nuk është gjë tjetër veç një përzierje e komunizmit dhe kapitalizmit mafioz dhe nënvizon deduksionin se nuk ka kapitalizëm pa borgjezi.

Lexuesit do t’ja sjellim edhe ligjëratën e plotë të Rupnik.

FLUTURO LART NË QIELL SI SHQIPONJA E FLAMURIT!

Familjarë, të afërm, miq, kolegë, personalitete të larta të shtetit dhe qytetarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit Dëshmorit të Atdheut, Ibrahim Basha, i cili ra në krye të detyrës në kuadër të luftës kundër bandave kriminale në Lazarat.

Ceremonia mortore nisi në Pallatin e Brigadave në Tiranë, ku iu bënë homazhe oficerit të forcave speciale të RENEA-s, në praninë e familjarëve dhe të bandës frymore që luante muzikë funebre.

Forca të shumta të Ushtrisë, por edhe të RENEA-s ishin të pranishme, duke qenë se Basha kishte vetëm gjashtë muaj që kishte kaluar në sektorin e Policisë, pasi 7 vitet e fundit i kishte shërbyer Shqipërisë në misionet paqeruajtëse të Forcave tona të Armatosura në Afganistan.

Ishte tejet prekëse të shihje ata burra të hekurt e të fortë, kolegët e pamposhtur të RENEA-s, të cilët nuk i përmbanin dot lotët teksa i jepnin lamtumirën e fundit të ndjerit Ibrahim Basha.

Më pas ceremonia u zhvendos në Varrezat e Dëshmorëve, që ndodhen përbri Pallatit të Brigadave.

Një moment tejet prekës qe çasti kur Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Haki Çako, i dorëzoi babait të dëshmorit Basha, Flamurin e Republikës dhe kapelen e oficerit të ndjerë.

Më pas, familjarë, personalitete të shumta dhe qytetarë të ndryshëm hodhën nga një grusht dhé si gjest simbolik në kujtim të Bashës, teksa familja dhe motrat e të ndjerit nuk mundën t’i përmbanin dot ulërimat nga dhimbja e thellë për humbjen e personit të tyre të dashur.

Ibrahim Basha ishte 31 vjeç, vëlla i tetë motrave më të mëdha dhe i një vëllai më të vogël.

http://www.mapo.al/wp-content/uploads/2015/06/hero11.jpg

http://www.mapo.al/wp-content/uploads/2015/06/hero1.jpg

 

 

Vota për Këshillat, PS forcë e parë

Në Shqipëri, po shkon drejt fazës përmbyllëse edhe procesi i numërimit për Këshillat Bashkiakë. Ajo që bie në sy është fakti se ka ndryshime të dukshme mes votave që kanë marrë kandidatët dhe ato që kanë shkuar për siglat e partive.

Koalicioni i udhëhequr nga kryeministri Edi Rama ka marrë për kandidatët e tij afër 840 mijë vota, ndërsa për këshillat bashkiakë votat shtohen dhe me afër 120 mijë të tjera për të majtën. Ndërkohë që, sipas të dhënave nga Komisioni qëndror i zgjedhjeve deri në orën 18.30, koalicioni i djathtë në të kundërt, ka pësuar një tkurrje. Nga afër 671 mijë vota për kandidatët, për këshillat bashkiak, votat e së djathtës kanë rënë me afër 193 mijë më pak.

Në Tiranë ka ndodhur e kundërta. Votat e kandidatit Erion Veliaj janë 36 mijë më pak se ato që koalicioni i majtë ka marrë për Këshillin bashkiak të kryeqytetit. Ndërsa rivali i tij Halim Kosova ka mbi 26 mijë vota më shumë se sa e djathta ka grumbulluar për Këshillin.

Përsa i përket renditjes së partive, socialistët konfirmohen si forca e parë me mbi 392 mijë vota, ose mbi 26 përqind, ndërsa në vend të dytë vijnë demokratët me mbi 301 mijë vota ose 20 përqind, të ndjekur nga LSI-ja me mbi 247  mijë vota, ose 16.5 përqind. Janë vetëm dy parti të tjera që kanë mundur të marrin më shumë se 3 përqind të votave në rang vendi, PDIU-ja dhe republikanët. za

ALBUM NGA KOHA KUR IBRAHIM BASHA ISHTE ME TRUPAT KOMANDO NË AFGANISTAN

Po ju sjellim disa foto nga koha kur Ibrahim basha ishte i angazhuar me trupat Komando të ushtrisë së pjesë e Aleancës Verio-Atlantike në Irak dhe Afganistan. Ibrahimi 31 vjeçar kishte vetëm gjashtë muaj që i ishte larguar nga trupat e ushtrisë dhe u ishte bashkangjitur trupave speciale të policisë RENEA.

25-06-2015 11-29-1525-06-2015 16-17-41

25-06-2015 16-18-39

 

MIKU I TIJ AMERIKAN QË KISHIN QENË BASHKË KOMANDO KOMENTON NË FACEBOOK: IBRAHIM VËLLAI IM FLUTURO LART!

VOAL -Brandon Holifield, nga trupat Komando Amerikane që ka qënë bashkë me Ibrahim Bashën në Afganistan boton në faqen e tij në Facebook dhe të Ibrahim Bashës tre foto nga koha kur ata ishin bashkë, duke e shoqëruar me një koment shumë të dhimbshëm që po ua sjellim më poshtë.

“Më ka kapur një trishtim i thellë, shkruan Brandon, kur kam mësuar se shoku im, vëllai im, Ibrahim Basha, nuk është më me ne. Menjëherë kur u takuam, ai më mikpriti në familjen shqiptare me krahë të hapur e me zemër të dashur. Zemra ime është coptuar kur kam mësuar se pas largimit nga komuniteti i forcave speciale të ushtrisë, ai iu bashkua forcave speciale të policisë, dhe u vra jo duke luftuar në Afganistan në luftë fronti, por kur u kthye në shtëpi midis njerëzve të tij. Ibrahim fluturo lart vëlla! Ashtu sikur bënim shaka dikur.”Do të shihemi në Valhalla shoku im”- e mbyll komentin Brandon.

Sipas mitologjisë skandinave – Valhalla është një nga pallatet e të vdekurve që bien në luftë dhe beteja si luftëtarë heronj./EB

25-06-2015 15-59-1025-06-2015 16-00-3725-06-2015 16-00-02

Korrupsioni? Luftohet përmes kulturës dixhitale dhe shiheni përse

VOAL – Korrupsioni, joefikasiteti, kultura e rekomandimit mund të luftohet edhe përmes shkencës të informatikës dhe përmes dixhitalizimi. Është një situatë stanjacioni, bllokimi (“deadlock”, si thonë anglo-saksonët që nuk dallohet vetëm nga sensi i përbashkët por edhe nga treguesi i korrelacionit midis Digital Economy dhe Social Index (DESI burime të BE-së) dhe sipas klasifikimit – vendet më pak të korruptuara sipas burimeve të Transparency International janë ato më të dixhitalizuarat. Dhe sot civilizimi i një vendi duhet të kuptohet edhe përmes matjes të gradës të dixhitalizimit. Kjo do të thotë shkalla e lartë e dixhitalizimit sjell ndryshime në nivelin e zhvillimit të shoqërisë në kahun e rritjes, e civilizon shoqërinë, e qytetarizon, pra dixhitalizimi është levë Arkimedi për ndryshime. Dhe kështu e pamundura bëhet e mundur. Më poshtë po ju sjellim një pasqyrë të vendeve të BE – ku niveli i korrupsionit është në përpjestim të zhdrejtë me nivelin e dixhitalizimit, dmth sa më i lartë korrupsioni aq më i ulët dixhitalitimi dhe sa më i lartë dixhitalizimi aq më i ulët niveli i korrupsionit.

Nëse flasim për Shqipërinë niveli i dixhitalizimit është i mjerë. Në Perëndim çdo anëtar i familjes ka PC ose lap top, në Shqipëri niveli i varfërisë krijon barriera të fuqishme që nuk e lejojnë dixhitalizimin dhe prandaj edhe korrupsioni është galopant. Ndërkohë përhapja e telefonia dixhitale ka ndikuar pozitivisht.25-06-2015 10-41-53 /EB

TREGON DENIS BASHA: TELEFONATA E FUNDIT ME TIM VËLLA – IBRAHIM BASHA KOMANDO ME TRUPAT E NATO-S NË IRAK E AFGANISTAN

Për të mbërritur në shtëpinë e dëshmorit më të ri të Policisë së Shtetit, Ibrahim Basha, i cili u vra dje në Lazarat, duhet të kalosh një varg të gjatë miqsh që me lot në sy presin mbërritjen e trupit të pajetë. Rruga nga qendra e zonës deri te shtëpia ku jetonte Ibrahim Basha është e mbushur në të dy anët e saj plot me njerëz.

Nga larg, teksa afrohesh, kupton se janë familjarë, banorë të zonës, të afërm, kushërinj dhe efektiva të Policisë dhe forcave të ushtrisë. Disa prej tyre janë me uniformën e forcave Komando. Ata takohen me vëllain e Ibrahim Bashës, përqafohen e ngushëllohen me lot në sy.

Në sfond dëgjohen gratë që kanë marrë kujën në banesën e familjes Basha që ndodhet në fshatin Bulqesh i Ri, në zonën e Kamzës. Të afërmit e tij, daja dhe i vëllai kanë vetëm një kërkesë për shtetin: Gjetjen e autorëve, kapjen e tyre dhe dërgimin para drejtësisë.

VËLLAI: TELEFONATA E FUNDIT
Denis Basha është vëllai i dëshmorit të Policisë, oficerit të repartit RENEA, Ibrahim Basha që ra dje në krye të detyrës. Për të dhimbja është e pakufishme, por Denisi gjen forcë të presë miqtë e shumë të vëllait që shkojnë për ngushëllim. “Për herë të fundit kam folur me të pak orë para ngjarjes që ka ndodhur. Më tha vetëm që ishte mirë”, tregon Denis Basha. Ai shpjegon se ka qenë shumë i lidhur me të vëllain që humbi jetën në krye të detyrës në Lazarat.

“Ishim shumë të lidhur, qëndronim shumë bashkë dhe kur nuk ishin bashkë flisnim në telefon. Kështu folëm në telefon edhe disa orë para ngjarjes”, tregon vëllai i dëshmorit të Policisë së Shtetit. Denis Basha thotë se u nda me të vëllain në orën 19:00 të datës 23 qershor.

“Ishim bashkë në Institutin e Kamzës, qëndruam deri nga ora 07:00 kur u ndamë te rrethrrotullimi. Ai iku me një shokun e vet të RENEA-s që kanë qenë në operacion. Më tha që do shkonte në repart se ishte i gatshëm dhe nuk do vononte në shtëpi”, tregon më tej Denis Basha, vëllai i 31- vjeçarit Ibrahim Basha që gjeti vdekjen dje nga një plumb në kokë në Lazarat. Vëllai i policit të vrarë shpjegon se Ibrahim Basha ka pasur një karrierë të gjatë në ushtri.

“E ka nisur ushtrinë me forcat Komando, më pas në fund kaloi te forcat speciale të ushtrisë. Ka punuar në Forcat e Armatosura 10-11 vjet, ka qenë në 5 misione paqeruajtëse jashtë Shqipërisë, në Irak e Afganistan”, tregon më tej i vëllai i oficerit të vrarë. Ai sqaroi se në datën 29 dhjetor 2014, Ibrahim Basha aplikoi te RENEA dhe fitoi konkursin e pranimit, duke nisur punën aty. Nëse e pyet si ka ndodhur ngjarja në Lazarat, vëllai i Ibrahim Bashës thotë se nuk di asgjë.

“Ngjarjen e morëm vesh në televizor, nuk dimë asgjë si ka ndodhur”, thotë Denis Basha. Ai nuk ka kërkesë tjetër për shtetin veç zbulimin të autorëve që i vranë të vëllain. “Çfarë kërkoj unë nga shteti?! Zbulimin e autorëve sa më parë dhe dënimin e tyre siç e meritojnë”, thotë vëllai i oficerit 31-vjeçar të RENEAS që u vra dje në Lazarat.

Kush është ish-komando që u qëllua për vdekje në Lazarat

Ibrahim Basha, 31-vjecari që mbeti i vrarë gjatë aksionit në Lazarat kishte vetëm 6 muaj që ishte bërë pjesë e forcave speciale RENEA.

Ai ka shërbyer si pjesë e forcave tona Komando, duke marrë pjesë për 5 vjet në misione të rëndësishme në Afganistan, së bashku me forcat ushtarake “Eagle”.


Afërsisht 6 muaj më parë ai u bë pjesë e forcave RENEA, ku në një ceremoni u certifikua së bashku me efektivë të tjerë nga kreu i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Cako.

Deklaratë e Ambasadës së SHBA për ngjarjet në Lazarat: Dënojmë me forcë çfarëdo dhune ndaj forcave të zbatimit të ligjit

Deklaratë e Ambasadës së SHBA,  24 qershor 2015

I shprehim ngushëllimet më të thella familjes së oficerit të policisë Ibrahim Basha – anëtar i Forcave Speciale Shqiptare, dy herë pjesëmarrës në misione me forcat e NATO-s në Afganistan – i cili u vra në Lazarat sot. Mendimet tona janë edhe me dy oficerët që u plagosën në krye të detyrës. Ambasada e SHBA mbështet plotësisht përpjekjet e ligjzbatuesve shqiptarë për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë dhe bën thirrje që autorët e këtij krimi të tmerrshëm të ndiqen penalisht dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit. Dënojmë me forcë çfarëdo dhune që drejtohet ndaj forcave të zbatimit të ligjit.

400 forca në kërkim të personave që vranë pjestarin e RENEA-s

 

Policia tha se janë identifikuar 21 shtetas, si të dyshuar për sulmin dhe që aktualisht lëvizin të armatosur në brendësi të fshatit Lazarat

Policia e Shtetit  tha se ka angazhuar më shumë se 400 forca të RENEA-s, ndërhyrjes së shpejtë FNSH dhe policisë lokale, në operacionin për kapjen e personave që qëlluan me armë mbi efektivët e RENEA-s paraditen e sotme kur për pasojë një efektiv u vra dhe dy të tjerë u plagosën.
​​
Policia tha se janë identifikuar 21 shtetas, si të dyshuar për sulmin dhe që aktualisht lëvizin të armatosur në brendësi të fshatit Lazarat. Policia publikoi emrat e tyre  ku vërehej mosha nga 17 deri në 21 vjeç.  
Policia e Shtetit u bëri  thirrje  shtetasve  të përfshirë  në një listë që u bë e njohur përmes medias të dorëzohen pranë organeve ligjvënëse. Tre prej tyre u paraqitën në qytete të ndryshme në  median lokale të gatshëm për t`u vënë në dispozicion të policsë dhe deklaruan se nuk kishin lidhje me ngjarjen e sotme. 
Policia u kërkoi edhe  banorëve  si dhe drejtuesve të pushtetit vendor në Lazarat,  të bashkëpunojnë  me forcat e policisë. Policia e Shtetit përsëriti  se është e vendosur për zbatimin me rreptësi të ligjit, deri në kapjen apo asgjesimin e grupit të armatosur, nëse i rezistojnë operacionit të policisë duke u kundërpërgjigjur me armë.  
Gjatë ditës një pjesëtar i Forcave Speciale të  RENEA-s   humbi jetën  në një përpjekje të armatosur në Fshatin Lazarat të Gjirokastrës , ndërkohë që dy  pjesëtarë të tjerë  të kësaj force policore morën plagë me armë zjarri pa rrezik për jetën.  Policia tha se  prej mesnatës shërbimet policore  në disa pika në rrethinat e këtij fshati kishin njoftuar se ishin qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.
Gjatë paradites në ndihmë të këtyre forcave kanë  mbërritur edhe efektivat e forcës elitë të policisë shqiptare RENEA. Sipas policisë së Gjirokastrës  në afërsi të vendit të quajtur “Pularia”, në pjesën e poshtme të Lazaratit   mjeti Volkswagen, ku udhetonin efektivet  është qëlluar me breshëri armësh.
Sipas burimeve zyrtare per pasoje  punonjësi i policisë Ibrahim Basha si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën, ndërsa dy efektivë të tjerë të Reneas janë transportuar me elikopterë drejt Tiranës jashtë rrezikut për jetën. Policia tha se ka arrestuar një shtetas në Lazarat në automjetin e të cilit janë gjetur disa armë dhe municione  ndërkohë që ka  shoqëruar edhe shtatë persona. Policia tha se ka nisur një operacion të gjerë për të arrestuar grupin e armatosur që qëlloi mbi efektivat e policisë.
Ngjarjet po hetohen nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Incidenti i sotëm me humbjen e jetës së efektivit policor të forcave elitë të policisë RENEA është më i rëndi në fshatin Lazarat, i njohur për kultivimin masiv të marijuanës gjatë viteve të shkuara. Në qershor të vitit të shkuar, pas një përpjekje të armatosur disa ditore , policia mori kontrollin në këtë fshat , ndërkohë që gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar incidentet  e veçuara . za

LAZARATI SOT – NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË SË GJIROKASTRËS

Në dt. 24.06.2015 ora 02:30 në fshatin Lazarat forcat e FNSH të cilat ishin të planizuara me shërbin në vendin e quajtur “Kazinoja” mbi  ish Pularinë tek kryqëzimi që të çon në lagjen Lenxatë, si dhe të grupit që ishte me shërbim te kryqëzimi i përroit të Kordhocës janë qëlluar me armë zjarri nga drejtimi i qëndrës së fshatit Lazarat nga persona të pa identifikuar.

Po kështu në orën 04:44 grupi tjetër i FNSH që ishte me shërbim në vendin e quajtur “Furra e bukës” Kordhocë njoftoi se nga qëndra e fshatit Lazarat ka të shtëna me armë zjarri.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër u ngrit grupi i drejtimit dhe u morrën masa për mbajtjen në rrethim të grupit të armatosur. Në bashkëpunim me forcat e ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme u bë plani i operacionit për kapjen e persnave të cilët kanë qëlluar forcat e policisë.

Me ardhjen e forcave RENEA në orën 09:00 filloi operacioni për kapjen e grupit e personave te armatosur të cilët kanë qëlluar në drejtim të forcave të policisë, i cili mbahej në rrethim nga forcat e Drejtorisë Policisë Qarkut Gjirokastër.
Gjatë operacioni për kapjen e këtyre personave, 200 metra nga rruga që të çon për në qendër të komunës u kostatua një automjet benc i bardhë pa targa, i cili mbahej në vëzhgim nga shërbimet e policisë.

U bë neutralizimi i drejtuesit të mjetit i cili është shtetasi Xhulio Ilirjan Malo dhe u kërkua ardhja e forcave të tjera të RENEA me mjetin tip Volcvagen me targa MB 060 AA, ku në fërsi të vendit të quajtur “Pularia” në drejtim të këtij automjeti është qëlluar me breshëri armësh, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre efektivë të policisë të repartit RENEA, ku punojësi i policisë Ibrahim Basha si pasojë e plagëve të marra gjatë rrugës në drejtim të Spitalit Rajonal Gjirokastër ka gjetur vdekjen, ndërsa punojësit e policisë J. I. dhe P. H. janë çuar në Spitalit Rajonal Gjirokastër dhe më pas janë transportuar me helikopter në Tiranë per një trajtim më të specializuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga grupet e ndërhyrjes është bërë shoqërimi i automjetit tip benc i bardhe së bashku me drejtuesin e tij Xhuliano Malo.

Gjatë kqyrjes së automjetit në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Gjirokastër në këtë automjet janë gjetur, një arsenal armësh:
Një automatik kallashnikov,një pushkë model 63, një pushkë model 56, tre gëzhoja të qitura model 56, një ndezës, një granatë e armatosur, një këmbëz mitralozi, një thes lini e mbushur me fishek të kalibrave të ndryshëm ndër ta edhe fishekë mitrolozi , një kasetë fishekësh me disa krehëra, katër kallëpe tritol, disa fishek 12.7 mm, dy radio komunikimi dhënëse marrëse për distancë deri në 5 km, tre aparate celulare si dhe tre qese farmaceutike të dyshuara si KOKAIN.

Gjithashtu po gjatë kësaj kohe është bërë shoqërimi edhe i 7 shtetasve të  tjerë nga fshati Lazarat për të parë kanë lidhje me ngjarjen apo jo.

Ndërkohë forcat e policisë mbajnë në vëzhgim grupin e armatosur që ndodhet te ish Pularia në fshatin Lazarat.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur është hartuar një plan opereacional , për të bërë të mundur kapjen e personave të armatosur që qëlluan punonjësit e policisë.

Në ndihmë të forcave të policisë kanë mbritur grupe të tjera të fnsh dhe të Reneas si dhe janë angazhuar dy helikopterë të ushtrisë për të transportuar forcat e policisë.

Në drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër ka mbritur Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Cako , Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Altin Qato , Prokurori i Krimve të Rënda Andan Zholi, si dhe ekspertë të Drejtorisë së Përgjithshme të Krimeve të Rënda.

Po vijon operacioni për kapjen e personave të armatosur.

Policia është e vendosur për të zbatuar  rrepësisht ligjin    për kapjen  dhe çuar para drejtësisë të gjithë ata persona që goditën punonjësit e policisë dhe nuk do të ketë kthim mbrapa apo tërheqje të Policisë.

Materialet për këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për vepren penale “Vrasja e punojesve te policise” ne bashkepunim prashikuar nga nenet 79/b, e 25 te K.Penal.

KRONIKA E LUFTIMEVE NË LAZARAT

Policia ka bërë identifikimin e grupit të personave të armatosur që kanë qëlluar ndaj policisë, e pas të shtënave lanë të vdekur efektivin e RENEA-s dhe plagosën dy të tjerë.

Ora 12:25

Ne kuader te aksionit policor pas ngjarjeve ne Lazarat, policia bene me dije se gjate kontrollit te ushtruar ne Lazarat eshte bere i mundur dhe sekuestrimi i nje automjeti tip benz te bardhe.

Ne te jane gjetur dhe sekuestruar 2 pushke, nje automatik tip kallashnikov, 1 granate, nje kasete me fisheke, nje kembez mitralozi si dhe tre aparate celulare dhe tre qese farmaceutike te dyshuara me lene narkotike te llojit kokaine. “U be shoqerimi i drejtuesit te mjetit Xh.M”- njofton policia.


Ora 12.03
Mberrin ne Spitalin Ushtarak helikopteri me trupat e dy efektiveve te plagosur ne Lazarat.

ORA: 11:50
Risinin të shtënat në Lazarat. Deri pak më parë, ndërkohë që pritej ndërhyrja e policisë, të shtënat ishin ndalur.

ORA 11:38 

Nuk bëhet me dije zyrtarisht se sa është numri i personave të armatosur, por burime policore theksojnë se tashmë zona është rrethuar.

Nga çasti në çast pritet ndërhyrja e policisë për neutralizimin e rebelëve të armatosur.

IBRAHIM BASHA – KOMANDO QË U VRA SOT NË LAZARAT

Ibrahim Basha, 31-vjecari që mbeti i vrarë gjatë aksionit në Lazarat kishte vetëm 6 muaj që ishte bërë pjesë e forcave speciale RENEA.

Ai ka shërbyer si pjesë e forcave tona Komando, duke marrë pjesë në misione të rëndësishme në Afganistan, së bashku me forcat ushtarake “Eagle”.


Afërsisht 6 muaj më parë ai u bë pjesë e forcave RENEA, ku në një ceremoni u certifikua së bashku me efektivë të tjerë nga kreu i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Cako.

LAZARAT – VRITET NJË POLIC I FORCAVE RENEA, DY TË TJERË PLAGOSEN

GJIROKASTER – Vritet një polic i RENEA-s në Lazarat. Situata atje ka precipituar gjatë natës, ku kanë nisur të shtënat me armë në pjesën e sipërme të fshatit.

Pikërisht kjo situatë ka çuar në shtimin e forcave të policisë, FNSH dhe RENEA për të vënë situatën në kontroll. Lazaratasit dhe policia kanë shkëmbyer zjarr mes tyre, ndërsa në mëngjes, policia e Gjirokastrës raportoi për një polic të RENEA-s të vrarë dhe dy persona të tjerë të plagosur.

Fillimisht u raportua se shkak për rebelimin e lazaratasve është bërë rezultati i zgjedhjeve në Gjirokastër, ku fitoi e majta.

Gazetarja e News24 në Gjirkastër, Brikena Meta shtoi se lazaratasit që mbështetën fuqimisht të djathtën kanë pasur pritshmëri që të fitonte APPD-ja, pasi mendonin që ndarja territoriale i favorizonte, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.bw

Surpriza LSI – Forcë e parë në 12 bashki ku ka përfunduar numërimi

TIRANE-Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) është konfirmuar forca e parë politike 9 bashki ku ka perfunduar numerimi si dhe ne shume te tjera ku procesi i numerimit vazhdon. Sipas Sekretarit te Përgjithshëm, Luan Rama LSI eshte force e pare ne Skrapar, Delvinë, Dropull, Mirditë e Klos, Kurbin, Bulqizë, Rrogozhinë, Elbasan, Pogradec, Këlcyrë e Memaliaj.

Gjatë numërimit të katër kutive të para në Porto Romano, në 5 qendra votimi, LSI ka siguruar të marrë 443 vota, PD 422 dhe PS ka siguruar 394 të tilla.

LSI ka rezultuar fituese dhe në bashkinë e Dropullit, ku është renditur e para për anëtarët e Këshillit Bashkiak, me 2392 vota. Ndërkohë, PD në këtë bashki ka marrë 780 vota dhe PS 700. LSI kryeson dhe në 23 kutitë e para për Këshillin Bashkiak në Gramsh. Ndërkohë, LSI ka dal forca e parë në bashkinë e Pukës, me 1173 vota. Mësohet se PS ka marr 287 vota, ndërsa PD 333. LSI ka fituar dhe në Bashkinë e Mirditës, ku ka marrë 1288, ndërsa PS 1245 dhe PD 1049.

Numërimi i votave për Këshillin Bashkiak ka përfunduar dhe në Fushë-Arrëz, ndërsa forca e parë ka dal Lëvizja Socialiste për Integrim. Mësohet se LSI ka arritur të siguroj 521 vota, PDK 280, ndërsa PD, PS, PDIU me nga 260 vota secila.

Por pritet sipas burimeve një rezultat surprizë në numrin e votave që LSI do të marrë si subjekt politik dhe numrin e këshilltarëve. Forca politike pjesë e koalicionit të majtë në zgjedhje vendore kanë fituar në total 9 Bashki nga 15 ku garonte.

Sipas rezultateve të KZAZ në Skrapar, Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë forca e parë politike me 4486 vota duke fituar 10 këshilltarë, Partia Socialiste 1519 vota fiton 3 këshilltarë, Partia Demokratike me 707 vota fiton 1 këshilltar dhe Partia Republikane me 413 vota merr 1 këshilltar.

Po kështu në Delvinë, LSI ka fituar 4 Këshilltarë Bashkiakë kurse PS 3 këshilltarë, ndërsa PBDNJ 2.

Gjithashtu LSI është konfirmuar forca e parë politike dhe në numrin e këshilltarëve në Komunën Rruzhdie dhe në Bashkine e Klosit.

GRAMSH, NUMËROHEN 23 KUTI, LSI FORCË E PARË
Ora 19:00-Lëvizja Socialiste për Integrim kryeson në 23 kutitë e para të numëruara në Gramsh për Këshillin Bashkiak. Deri tani janë numëruar 23 nga 64 kuti.

KËSHILLI BASHKIAK
Gjirokastër 27% PS, 24% LSI , 11% PD
Kukës PD 13.68%, PS 2.56% DHE LSI 2.37%
Has PD 6.07%, PS 5.32% DHE LSI 2.67%
Tropojë PD 18%, PS 7.6% DHE LSI 7.59%
Kurbin LSI 23.02%, PS 21.03% DHE PD 6.58%
Libohovë PS 28.36%, PD 27.98%, LSI 17.81%
Tepelenë PS 27.84%, LSI 24.66% DHE PD 11.10%
Kolonjë PS 29.63%, PD 23.33% DHE LSI 18.32%
Delvinë LSI 18.33%, PS 16.06% DHE PD 9.58%
Konispol PS 19.01 % PD 14.58 % DHE LSI 10.18 %
Selenicë PS 21.98 % PD 17.73 % DHE LSI 8.77 %
Pustec AMIE 45.29%, PS 14.78%, PD 14.70%
Poliçan PS 46.65 % LSI 18.56 % DHE PD 8.68 %
Tepelenë LSI 1780, PS 2009, PD 801

NUMËRIMI PËR KËSHILLAT BASHKIAK (LSI) (I PERDITESUAR MINUTE PAS MINUTE)

QARKU SHKODER
SHKODER – 737 vota/ 16,86%
PUKE- 406 vota/ 24,04%
VAU I DEJES – 434 vota/7,42%
MALESI E MADHE –
FUSHË- ARRËZ-

QARKU DIBER
BULQIZE – 530 vota/17,58%
DIBER – 441 vota/9,24%
KLOS – 997 vota/10,86%
MAT – 988 vota/13,01%

QARKU KUKES
KUKES – 179 vota/6,34%
HAS – 216 vota/3,17%
TROPOJE- 632 vota/7,20%

QARKU DURRES
DURRES – 1.454 vota/23,84%
SHIJAK -637 vijon/14,41%
KRUJE-

QARKU ELBASAN
ELBASAN- 4.973 vota/17,52%
LIBRAZHD -471vota/ 8,27%
BELSH -1.717 vota/19,45%
PEQIN – 1.350 vota/14,79%
CERRIK- 2.719 vota/17,87%
GRAMSH -500 vota/7,40%
PERRENJAS – 193 vota/ 5,24%

QARKU FIER
FIER- 4.990 vota/22,49%
RROSKOVEC -906 vota/13,97%
PATOS – 2.026 vota/25,24%
LUSHNJE – 1.469 vota/13,03%
DIVJAKE – 1.369 vota/24,61%
MALLAKASTER – 954 vota/11,28%

QARKU KORCE
KORCE – 5.847 vota/15,50%
MALIQ – 2.403 vota/14,98%
DEVOLL – 575 vota/ 14,66%
POGRADEC- 2.081 vota/19,45%
KOLONJE-1.509 vota/18,32%
PUSTEC – 286 vota/11,18%

QARKU BERAT
BERAT –
URA VAJGURORE – 2.638 vota/19,97%
SKRAPAR- 4.486 vota/57,20%
POLICAN -1.244 vota/18,56%
KUÇOVE- 982 vota/16,75%

QARKU GJIROKASTER
GJIROKASTER- 1.903 vota/22,35%
DROPULL- 2.392 vota/39,00%
KELCYRE- 197 vota/12,07%
LIBOHOVE -555 vota/ 17,81%
MEMALIAJ -926 vota/27,03%
PERMET -765vota/ 15,85%
TEPELENE- 1.780 vota/24,66%

QARKU LEZHE
LEZHE – 411 vota/ 6,95%
KURBIN – 1.699 vota/ 23,73%
MIRDITE – 1.082 vota/ 8,14%

QARKU TIRANE
TIRANE – 14.473 vota/17,45%
KAMEZ –
KAVAJE –
VORE –
RROGOZHINE -1.530 vota/25,78%

QARKU VLORE
VLORE – 3.181 vota/10,20%
DELVINE -1.223 vota/18,33%
FINIQ -572 vota/ 9,80%
HIMARE – 516 vota/22,25%
KONISPOL- 563 vota/10,18%
SARANDE – 461 vota/10,15%
SELENICE – 1.029 vota/9,02%

Lëvizja Socialiste për Integrim fitoi dje, 9 nga 15 bashkitë ku ajo u përfaqësua me kandidatët e përzgjedhur prej saj dhe që kandiduan nën siglën e koalicionit të përbashkët, “ASHE”.
BASHKITË KU KANDIDOI LSI
1.Berat (Fitoi)
2.Lezhë (Humbi)
3.Gjirokastër (Fitoi)
4.Kukës (Humbi)
5.Pogradec (Humbi)
6.Kuçovë (Fitoi)
7.Skrapar (Fitoi)
8.Vorë (Humbi)
9.Mallakastër (Humbi)
10.Delvinë (Fitoi)
11.Cërrik (Fitoi)
12.Përrenjas (Fitoi)
13.Selenicë (Humbi)
14.Kolonjë (Fitoi)
15.Bulqizë (Fitoi)


Send this to a friend