Kreu i PD, Sali Berisha ka ftuar kryeministrin Rama në një debat televiziv për të shpalosur programet e tyre.
Gjatë takimit me banorët e zonës së Fushës së Aviacionit, Berisha theksoi se ftesën për debat e kërkon për të mirën e shqiptarëve.
Sali Berisha tha se Rama nuk pranon të dalë në debat sepse ka frikë nga vetja e tij.
“Tani unë nuk kam dëshirë kurrë ta takoj atë njeri, por ua them këtu, e ftoj të dalim në debat para qytetarëve.
Lëri monologjet çdo mëngjes me zhaba, hardhucë dhe zhapinj dhe urdhëron zotëri të dalim si të kesh dëshirë, me gazetarë, pa gazetarë, me qytetarë, pa qytetarë, urdhëro të dalim të paraqesim programin tonë për qytetarin shqiptar dhe Shqipërinë.
Nuk vjen dot sepse tani ç’kuptova unë, ai ka frikë nga vetja e tij.
Po, absolutisht.
Kuptova se ai nga mëngjesi gjer në darkë beson gënjeshtrat e tij. Nxjerr një pasaportë, e prodhuar falë asaj reforme që bëmë dhe thotë ja pasaporta evropiane.
Lëri ato monologjet cdo mëngjes me zhapa e hardhuca.
Urdhëro zotëri të dalim, si të kesh dëshirë, me gazetarë, pa gazetarë, me qytetarë pa qytetarë, urdhëro zotëri të paraqesim programin tonë për qytetarët tanë dhe për Shqipërinë.
Nuk vjen, nuk vjen dot sepse miq unë kam kuptuar që ai ka frikë nga vetja e tij. Ai nga mëngjesi deri në darkë beson gënjeshtrat e tij. Nxjerr një pasaportë, e prodhuar falas falë asaj reformë që bënë dhe thotë ja pasaporta evropiane, por harron se ADN e integrimit është ADN e PD”, tha Berisha. bw
Kandidatja e PD në Tiranë, Edith Harxhi ka deklaruar se kreu i PD Sali Berisha do të vizitojë SHBA-në shumë shpejt, madje ajo shtoi se kjo do të ndodhë para zgjedhjeve.
E pyetur në “Log.” se Berisha e ka mohuar një vizitë të shpejtë përtej oqeanit, Harxhi tha se kjo vizitë “sot për nesër” nuk do të jetë, por para zgjedhjeve të 11 majit kjo do të realizohet.
Edit Harxhi: Vizita e doktorit do të jetë e shpejtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë e kam thënë edhe më parë. Unë them që do të them që është e shpejtë. Ai thotë jo, për sot dhe për nesër, por do të jetë e shpejtë. Unë shpresoj para zgjedhjeve. Informacionet e mia janë të tilla që do shkojë para zgjedhjeve.
Ka ndryshuar administrata amerikane, përqasja ndaj vendeve ka ndryshuar. Trump cdo ditë del dhe thotë që drejtësia në botë ka gjykuar kundërshtarët politike. Kjo ka ndodhur jo vetëm në SHBA, por edhe në Evropë. FBI ka filluar një hetim për ndëshkimin e opozitave në Evropë”.bw
Rreth 39 shtetas amerikanë janë betuar sot për tu angazhuar për 2 vjet si vullnetarë të Korpusit të Paqes në Shqipëri.
Lajmi është bërë i ditur nga ambasada e SHBA në Tiranë, e cila në mesazhin e postuar në rrjetet sociale shkruan se betimi u bë para të Ngarkuarës me Punë të ShBA, Nancy VanHorn.
“Këta individë plot përkushtim do të sjellin më të mirat e vlerave amerikane në Shqipëri. Duke u mbështetur në 30 vite ndikimi, ata do të bashkëpunojnë me komunitetet lokale për të forcuar lidhjen mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. bw
Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë, u shpreh në për KafeSheqto në Syri TV se fitorja e Edi Ramës në zgjedhje do të ishte një humbje absolute për shqiptarët. Sipas tij, kjo do të përfaqësonte një rikthim në një kohë të errët të shoqërisë shqiptare, ku pushteti i disa individëve është autoritar dhe shkatërron interesat e popullit. Mediu theksoi se problemi më i madh në Shqipëri është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, jo vetëm se kush votohet.
Ai e akuzoi Edi Ramën për manipulim të zgjedhjeve dhe e mbështeti këtë me raportet e OSBE-ODHIR. Mediu vlerësoi se lëvizjet e fundit të opozitës drejt Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve janë të rëndësishme për të ndaluar manipulimin e zgjedhjeve. Sipas tij, PD dhe opozita kanë përgatitur një raport të detajuar mbi shkeljet e ligjit nga qeveria dhe lidhjet e PS-së me grupet kriminale. Ai theksoi nevojën për një marrëdhënie të shëndoshë me qytetarët dhe faktorin ndërkombëtar për të ndaluar manipulimin e zgjedhjeve nga Rama. Mediu përfundoi duke theksuar se Edi Rama ka manipuluar zgjedhjet, duke përdorur administratën për interesa elektorale.
Mediu:
Une mendoj qe fitorja e Ramës në zgjedhje do të thotë humbje absolute e shqiptarëve, është një rikthim në një kohë të errët të shoqërisë shqiptare, në jehonën e një regjimi tërësisht autoritarist që ka të bëjë vetëm me pushtetin e disa individëve dhe qëllimin e tyre për përfitime dhe shkatërrim të interesave të shqiptarëve, kjo është evidente.
Sa gjasa ka që të ndodhë?
Une mendoj që në Shqipëri, problemi më i madh nuk është se a votohet apo nuk votohet Edi Rama, problemi më i madh në Shqipëri ka qenë dhe ngelet garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Edi Rama nuk ka fituar ndonjëherë, Edi Rama ka manipuluar dhe këto janë prova të cilat janë dhënë nëpërmjet raporteve të OSBE-ODHIR.
Prandaj mendoj që lëvizjet e fundit të opozitës drejt Bashkimit Evropian dhe drejt SHBA-ve janë mjaft të rëndësishme për ta ngritur këtë alarm për çështjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme përpara procesit zgjedhor.
Opozita ka detyrën për të marrë të gjitha masat për të frenuar inkriminimin e zgjedhjeve, për të frenuar manipulimin e zgjedhjeve.
Çdo gjë që bën Edi Rama sot si kryeministër është vetëm në efekte zgjedhore, në kundërshtim me ligjin.
PD dhe opozita kanë përgatitur një raport jashtëzakonisht të detajuar për veprimet e qeverisë në kundërshtim me kodin zgjedhor, për veprime kriminale të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në procesin zgjedhor.
Të gjitha grupet kriminale në qarqet kryesore janë të lidhura me strukturat e PS-së, të dirigjuara prej tyre për të intimiduar votuesit, për të blerë vota dhe padyshim për të grabitur zgjedhjet, dhe në këtë pikëpamje mendoj që është shumë e rëndësishme në nivelin qendror të opozitës, por edhe në nivelin lokal, që të organizohet një marrëdhënie e shëndoshë me qytetarët, edhe me ligjin, por edhe me faktorin ndërkombëtar për të ndaluar manipulimin e zgjedhjeve nga Edi Rama.
Edi Rama nuk njeh dhe nuk vlerëson votën e qytetarëve, për të ajo që vlen është manipulimi dhe kontrolli i pushtetit.
Edi Rama nuk ka fituar ndonjëherë zgjedhjet, Edi Rama ka manipuluar.
Raporti i OSBE-ODHIR flet për blerje dhe intimidim votash, flet për përdorimin e administratës si makineri elektorale etj.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët, akuzoi kryeministrin Edi Rama për mashtrime lidhur me rritjen e pensioneve dhe keqmenaxhimin e financave publike.
Sipas Berishës, Rama ka ndryshuar qëndrim për pensionet, duke kaluar nga pretendimi se rritja e tyre do të çonte vendin në krizë financiare, në premtime për përmirësimin e tyre.
“Para tre muajsh thoshte se do të binim në humnerë po t’i rritnim pensionet. Njerëzit nuk mashtrohen më me zhabat e bretkosat që thotë ai çdo mëngjes. Ata duan të jetojnë me dinjitet dhe të kenë një përgjigje të qartë për të ardhmen e tyre,” deklaroi Berisha.
Ai gjithashtu akuzoi qeverinë se nuk paguan sigurimet shoqërore të administratës publike, duke e cilësuar këtë si një shkelje të ligjit dhe një kërcënim për të ardhmen e pensionistëve.
Berisha e ka vënë shpesh në qendër të diskursit të tij politik rritjen e pensioneve, duke premtuar se një qeveri e drejtuar nga PD do të sigurojë pensione minimale prej 200 eurosh për të gjithë pensionistët. bw
Gazetari Fatmir Podrimaj tregon për Ligjërim se si gazetarët nga Kosova filluan që të jepnin nga Radio Tirana vetë lajmet për Kosovën.
“Radio Kosova:LIGJËRIM | Fatmir Podrimaj dhe peripecitë në Radio Tirana, si e detyroi kolegen të shtirej si e sëmurë për t`i lexuar lajmet
Pas mbylljes së Radio Prishtinës dhe programit shqip në Radio Zagreb, Fatmir Podrimaj vazhdoi rrugëtimin e tij mediatik në Radio Tirana, e cila i dha hapësirë transmetimit të lajmeve nga Kosova.
Por në Tiranë, Podrimaj dhe kolegët nga Kosova nuk lejoheshin të flisnin para mikrofonit teksa kishte mosbesim ndaj tyre? Kjo situatë e detyroi Podrimajn ta kurdiste një plan kreativ dhe të guximshëm, me të cilin arriti ta “thyejë” bllokadën duke i thënë koleges nga Radio Tirana të shtirej si e sëmurë, në mënyrë që të merrte mikrofonin dhe t`i lexonte lajmet.
Në vitin 1993, ai e la Radio Tiranën, por përvoja e tij në këtë institucion mbeti një kapitull unik i rrugëtimit të tij profesional. Ndiqni këtë fragment nga intervista në LIGJËRIM me autore Fatmire Rrahmanin.“
Vëzhguesit e OSBE/ODIHR nisin këtëtë mërkurë zyrtarisht misionin e vëzhgimit për procesin zgjedhor të 11 majit.
Kreu i këtij misionit, Lamberto Zannier, tha në një dalje për mediat, se do të jenë 26 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afat shkurtër që do të mbërrijnë disa ditë para zgjedhjeve Parlamentare.
“Sot hapim zyrtarisht misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Do të përbëhet nga një ekip ekspertësh, prej 12 vetë, do të jenë 26 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afat shkurtër që do të mbërrijnë disa ditë para zgjedhjeve. Në ditën e zgjedhjeve do të jetë një mision më i madh, do te këtë një delegacion nga Asambleja parlamentare e OSBE, Parlamenti Europian. Objektiv i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve është të vlerësojë mënyrë e zhvillimit të zgjedhjeve.
Për arritjen e këtij objektivi do monitorojmë zgjedhjet, duke përfshirë edhe zhvillimet para dhe pas ditës së zgjedhjeve. Vëzhguesit do të vlerësojnë gjithashtu edhe zbatimin e rekomandimeve të mëparshme të ODIHR. Si pjesë e këtij procesi do të jenë edhe takime me përfaqësues të partive, institucioneve, medias.
Ne i kushtojmë shumë rëndësi transparencës, do të kemi 2 javë para zgjedhjeve një raport të ndërmjetëm, një ditë pas zgjedhjeve do të kemi gjetjet paraprake të misionit, dhe në fund një vlerësim i gjithë procesit të zgjedhjeve që do të përmbajë rekomandimet përkatëse dhe do të publikohet pas zgjedhjeve”, u shpreh Lamberto Zannier. sn
Gjykata e Posaçme pranon një ankim të bërë nga eurodeputeti Fredi Beleri, duke urdhëruar SPAK që të regjistrojë kallëzimin penal ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim.
Vendimi është marrë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.
“Gjykata çmon se kallëzimi i shtetasit Alfred Beleri për shtetasit Artan Gaçi, për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’ kryer në bashkëpunim të parashikuar nga nenet 186 dhe 287 të Kodit Penal dhe Olta Xhaçka, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme, deputete, për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ i parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, nuk ka një vendimmarrje, dhe se ankimi i paraqitur nga shtetasi Dhionisis Alfred Beleri, për këtë pjesë të kallëzimit, është i bazuar në ligj.
Në rastin konkret, Prokuroria e Posaçme duhet të regjistrojë procedim penal dhe të vazhdojë hetimet, mbi parashtrimet në kallëzimin e regjistruar me nr. 81/2023 se ish-Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, Këshilli i Qarkut Vlorë dhe ish-punonjësit e ZVRPP Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime në lidhje me falsifikimin e dokumenteve zyrtarë, të cilat janë përdorur për regjistrimin e një pasurie të paluajtshme në pronësi të subjektit Foto Mëhilli, dhe kjo pasuri është tjetërsuar në favor të të tretëve, konkretisht të familjarëve të të kallëzuarës Olta Xhaçka, e cila në kohën e marrjes së këtyre vendimeve nga Këshilli i Ministrave, ka ushtruar detyrën shtetërore të Ministres së Mbrojtjes në atë kohë, dhe funksionin politik të deputetes.
Shtetasja Olta Xhaçka, me mosveprimet e saj, duke mos deklaruar konfliktin e interesit, ka përfituar nëpërmjet regjimit martesor, të drejta pasurore dhe përfitime të paligjshme, që sipas ligjit për investitorët strategjikë si dhe ligjin për konfliktin e interesit, nuk i takojnë. Kjo shtetase, nëpërmjet investimit strategjik në një pronë të falsifikuar, ka përfituar të drejtën e përdorimit falas të pasurive shtetërore për të cilën shtetas të zakonshëm paguajnë detyrimet tatimore, etj”, thuhet në vendim.
Më herët, prokurori i SPAK, Olsi Dade ksihte favorizuar Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin duke mos i maarrë në përgjegjësi penale.
SPAK dërgoi për gjykim të shkurtuar vetëm ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.
Ndërkohë Partisë Socialiste i shtohet edhe një kandidate për deputete me procesim të regjistruar në SPAK për vepra të rënda penale.
Kujtojmë se Beleri ishte zotuar gjatë fushatës për kryebashkiak të Himarës se nuk do të lejonte grabitjen e pronave të vendasve.
Rasti i Xhaçkës dhe Gaçit ishte një nga rastet flagrante.
Kjo ishte edhe një nga arsyet se pse Beleri u burgos dhe iu grabit mandati. sn
Kryedemokrati Sali Berisha, nga takimi në Durrës me familjet e prekura nga tërmeti i 2019-ës, ka denoncuar një tjetër rast të korrupsionit dhe abuzimit me pronat publike, duke akuzuar ish kryebashkiakun Vangjush Dako për ndërtimin e një vile 900 metra katrorë në truallin e konvaleshencës së Ushtrisë.
Sipas Berishës, ky veprim është bërë në territorin e administruar nga një drejtues që ka lidhje me grupe të dyshimta kriminale dhe është i njohur për lidhjet e tij me krimin. Po ashtu, Berisha ka theksuar se ky rast është një shembull i qartë i shkeljeve të ligjit dhe abuzimeve, duke e lidhur ngjarjen me lidhjet politike të personave të përfshirë, duke përmendur gjithashtu një lidhje familjare me Taulant Ballën.
Për më tepër, ai ka bërë thirrje që të ndërmerren hapa konkretë për të përmirësuar situatën, duke garantuar se urbanizimi i zonave të reja do të jetë një prioritet i qeverisë së re, por gjithmonë duke respektuar ligjin dhe duke eliminuar praktikat e dëmshme të legalizimit të paautorizuar.
Pjesë nga fjala e kreut të PD:
Pardje po më thoshte një mik i imi se Gjushi ka ndërtuar vilë në truallin publik të konvaleshencës.
900 metër!
E sheh se mafia është e fshehtë.
Mafia është në fshehtësi, ka kodin e heshtjes.
Ai më tha se unë e kam parë me sytë e mi dhe do të sjell dokumentet.
Imagjinoni ju, Gjushi nga biruca, nga qelia, ndërton vilën 2-3 katëshe në territor të konvaleshencës së ushtrisë ku drejtor është një njeri i përlyer në të gjitha llojet e krimit. Ka vetëm një meritë, që është daja i Taulant Ballës.
Po këto me 11 maj marrin fund…
Banorët e Kënetës e dinë se ne ndërmorrëm projekte të mëdha për urbanizimin.
Unë i garantoj këta se urbanizimi i zonave të reja urbane do jetë përparësi absolute e qeverisë.
Sikundër të informoni çdo qytetar të këtyre zonave se për PD nuk do ketë kurrë urbanizim para legalizimit.
Do ketë legalizim të menjëhershëm me leje legalizimi dhe pastaj urbanizim sipas rastit.
Sepse asnjë njeri nuk pengon ndërtimin e rrugës kur sheh se ajo i shërben komunitetit.
Por në këtë rast, shteti dëmshpërblen me çmimin e tregut dhe jo siç bëjnë këta që hajt se ndërtove pa leje, po ta prish dhe nuk të jap asgjë. Kjo merr fund si praktikë.
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq (djathtas), dhe ministri shtetëror për Tregtinë e Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Thani Al Zejudi, më 29 mars 2025.
Llella Shqepanoviq
Dy marrëveshjet që kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, i ka nënshkruar me Emiratet e Bashkuara Arabe për bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe atë të turizmit janë të papranueshme për një pjesë të sektorit joqeveritar dhe për komunitetin lokal. Këto marrëveshje hapin rrugën për dhënien me qira të Plazhit të Madh në Ulqin.
Plazhi, i gjatë 13 kilometra, afër qytetit më jugor të Malit të Zi, Ulqinit, përfshin rreth 20 milionë metra katrorë.
Disa ditë para nënshkrimit, Spajiq tha se Mali i Zi nuk duhet të humbasë 30 miliardë euro, që, sipas tij, biznesmeni arab, Mohamed Alabbar, është i gatshëm t’i investojë në projektin e Plazhit të Madh.
Sipas këtij skenari, Mali i Zi do t’ia jepte Plazhin e Madh me qira për 99 vjet kompanisë së Alabbarit, Emmar, e cila do të ndërtonte një kompleks megaturistik. Alabbar ka marrë pjesë edhe në projekte rajonale në Kroaci, Shqipëri dhe në “Beogradin mbi ujë” në Serbi.
Rrjeti për Afirmimin e Sektorit Joqeveritar (MANS) ka deklaruar se marrëveshja me Emiratet e Bashkuara Arabe pezullon disa ligje të Malit të Zi, anashkalon procedurat e tenderimit dhe “hap rrugën për pastrim parash”.
Marrëveshjet duhet të ratifikohen nga Kuvendi i Malit të Zi.
Partitë e shumicës qeverisëse nuk kanë komentuar për këtë çështje. Vetëm një anëtare e ish-Frontit Demokratik prorus, partia e Millan Knezheviqit, e cila ka dy ministra në Qeveri, ka shprehur disa rezerva.
Nga përmendja e projektit deri te nënshkrimi – një muaj e gjysmë
Një muaj e gjysmë pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe, më 13 shkurt në Dubai, kryeministri Spajiq nënshkroi më 28 mars në Abu Dabi një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe atë të turizmit, të cilat parashikojnë investime të mëdha në jug të Malit të Zi.
Për nder të kryeministrit Spajiq, flamuri i Malit të Zi u shfaq në Burxh Kalifa. 30 mars 2025.
Kohën midis dy nënshkrimeve, kryeministri e ka shfrytëzuar për të prezantuar këtë megaprojekt para deputetëve në Kuvendin malazias dhe para autoriteteve të Ulqinit.
Siç tha ai, projekti do të përfshinte ndërtimin e objekteve turistike, një aeroporti të madh, spitalit më modern në Ballkan, një marine, dy universiteteve…
Gjatë diskutimit me deputetët, më 26 mars, kryeministri tha se në investimin e paralajmëruar nga Alabbar “nuk ka asgjë të fshehtë”.
Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për korrupsion apo pastrim parash, duke thënë se Qeveria tashmë ka përcaktuar marrëveshjen me Emiratet.
Deputeti nga Ulqini, Mehmed Zenka, i tha Spajiqit që “të mendojë mirë çfarë po ofron atje”.
“Ju mendoni se ne hamë bar, e ju të na tregoni çfarë është më mirë për Ulqinin. Do të merrni përgjigjen e Ulqinit”.
Spajiq u përgjigj se ka marrë qindra mesazhe përkrahjeje nga ulqinakët.
“Ju, nga komunitetet lokale, shikoni mirë çfarë po bëni dhe çfarë po deklaroni. Kjo nuk është politikë e vogël, këto janë çështje të mëdha”, tha ai.
Ai i quajti të pavërteta pohimet se nuk do të zbatohet Ligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave:
“Gjëja më e rëndësishme është se për herë të parë në histori, Emiratet garantojnë drejtpërdrejt dhe qëndrojnë pas një projekti. Me investitorë të tillë nuk ka truke, nuk do të ketë korrupsion apo probleme të kësaj natyre”.
Pjesës së opozitës, që pretendon se krahas hoteleve në Plazhin e Madh, Alabbar do të ndërtonte edhe banesa dhe apartamente për shitje, kryeministri i tha që “të mos i trembin investitorët”.
“Nëse Emiratet vendosin të mos investonjë në Mal të Zi, do t’i fajësoj njerëzit nga opozita, sepse me deklaratat e tmerrshme dhe aferat e rreme i keni larguar ata njerëz”, tha Spajiq.
“Rrezik i lartë”
MANS ka deklaruar se teksti i marrëveshjes së nënshkruar pezullon një sërë ligjesh të Malit të Zi dhe hap rrugën për pastrim parash, si dhe lejon anashkalimin e tenderëve.
“Ekziston një rrezik jashtëzakonisht i lartë që marrëveshja me Qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe mund të keqpërdoret për pastrim parash, pasi të dhënat për pronarët realë të kompanive të regjistruara në atë shtet nuk janë të disponueshme për publikun”, thuhet nga MANS.
Ata, gjithashtu, vlerësojnë se Spajiq po manipulon me informacionet për garancitë:
“Marrëveshja parashikon që Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe garanton për investitorët që vetë i propozon, por në të njëjtin nen thuhet se ai shtet nuk mban asnjë përgjegjësi në rast se ata nuk përmbushin obligimet ose përfshihen në aktivitete të diskutueshme ose të paligjshme”.
Në rast të shkeljes së obligimeve kontraktuale nga investitorët, Mali i Zi nuk do të ketë bazë ligjore për të nisur asnjë procedurë kundër Emirateve, përfundon MANS.
Gazetari Bërkiq bën thirrje për kujdes
Misha Bërkiq, gazetar nga Beogradi, thotë se investimi i paralajmëruar prej 30 miliardësh në Ulqin është i tepruar.
“Këto janë shumë para, madje edhe për Plazhin e Madh të Ulqinit, me të gjithë rrethinën e tij. Nuk e di nëse duhet të uroj apo të shpreh keqardhje”, tha Bërkiq për Radion Evropa e Lirë.
Duke u bazuar në përvojën në Serbi me Alabarin, i cili mori pjesë në megaprojektin ndërtimor “Beogradi mbi ujë”, ai vlerëson se ky do të jetë një projekt jotransparent.
“Larg qoftë, do të thosha, kur e shikoj nga Beogradi. Ajo që po thotë kryeministri Spajiq, llogaritni se do të jetë shumë jotransparente. Mendoj se është terren ideal për korrupsion dhe marrëveshje në katër sy.”
Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e një investimi të tillë, sipas Bërkiqit, nevojiten mekanizma të mëdhenj dhe shumë specifikë.
“Ato sjellin një mundësi të paparë për korrupsion dhe nuk jam i sigurt se shoqëria malazeze dhe institucionet e pavarura janë të afta të bëjnë monitorim në projekte kaq të mëdha dhe të kushtueshme”.
Sipas tij, informacionet e disponueshme për projektin “Beogradi mbi ujë” tregojnë se vetëm pala serbe i ka përmbushur detyrimet nga “e ashtuquajtura kontratë”.
“Kontrata nuk është parë kurrë dhe nuk do të shihet kurrë. Është e diskutueshme nëse ekziston fare apo është një marrëveshje në katër sy. Asnjëherë nuk është thënë publikisht, nuk është bërë publike apo zbuluar nëse investitori arab i ka përmbushur detyrimet e tij. Sipas asaj që është e disponueshme për publikun, ai nuk i ka përmbushur ato [obligime]”, thotë Bërkiq.
Ai mendon se nga projekte të tilla përfitojnë para së gjithash partitë në pushtet.
Për planet e Alabbarit për Ulqinin informoi Spajiq
Në Ulqin, për Alabbarin u dëgjua para rreth njëzet ditësh, kur ai dha ofertën më të mirë në tenderin për marrjen me qira katërvjeçare të nëntë prej 19 plazheve në Plazhin e Madh të Ulqinit.
Kjo shkaktoi revoltë tek qiramarrësit e deritanishëm. Pas kësaj, Spajiq vizitoi Ulqinin dhe u tha banorëve se Alabbar është tërhequr nga marrja me qira e plazheve, por se është i interesuar për investime në Plazhin e Madh.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, tha se komuniteti lokal nuk është kundër investimeve, por është kundër dhënies me qira për 99 vjet.
Qëndrimin e Nimanbegut, më pas, e konfirmoi edhe Kuvendi i Ulqinit.
“Brengos transparenca ekstreme dhe ngutja e të gjithë procesit, gjë që nënkupton nevojën për kujdes maksimal dhe frikën e autoriteteve lokale dhe të komunitetit”, thuhet në deklaratën pas mbledhjes.
A do ta mbështesë Parlamenti projektin?
Megjithatë, pavarësisht paralajmërimeve të banorëve, Qeveria miratoi, në një mbledhje telefonike, më 24 mars, propozimin e Marrëveshjes që Spajiq e nënshkroi katër ditë më vonë në Abu Dabi me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Marrëveshjen duhet ta miratojë Kuvendi i Malit të Zi. E, si do të pozicionohen deputetët ndaj saj, mbetet e paqartë.
Deri tani, atë publikisht e mbështet vetëm lëvizja e Spajiqit, “Evropa tani”.
Njëri nga liderët e ish-Frontit Demokratik të shpërbërë së voni, Millan Knezheviq, deklaroi se askush nga partia e tij nuk ka qenë i informuar për qëllimin e Spajiqit për të nënshkruar marrëveshjen.
“Na duket problematike edhe që qiraja do të ishte për 99 vjet. Sipas Ligjit për pasurinë shtetërore, mendoj se kjo nuk ekziston si mundësi”, tha Knezheviq.
Ai deklaroi se Spajiq duhet të bisedojë me liderët e shumicës parlamentare. Ministrja nga partia e tij tha se nuk ka votuar për marrëveshjen në mbledhjen e Qeverisë.
Dritan Abazoviq, udhëheqës i Lëvizjes Qytetare URA, në opozitë, pretendon se marrëveshja “përmban elemente të korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
“E gjithë kjo është përgatitur me ndihmën e njerëzve nga Serbia, dhe në të janë të përfshirë Spajiq, Andrija Mandiq dhe Alleksa Beçiq”, deklaroi Abazoviq.
Ai, në lidhje me marrëveshjen e Qeverisë me Emiratet, ka kërkuar që Prokuroria Speciale të reagojë, dhe ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj Spajiqit.
Partitë e shumicës parlamentare – partia e kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiq, Demokratët, Partia Popullore Socialiste, përfaqësuesit e partive minoritare, përfshirë edhe zëvendëskryeministrin për ekonomi, Nik Gjeloshaj – nuk janë prononcuar.
Ato kanë në Kuvend 52 nga gjithsej 81 deputetë.
Qeveria e kryeministrit Spajiq, e treta që nga rrëzimi i asaj të Partisë Demokratike të Socialistëve të Millo Gjukanoviqit, që kishte qeverisur për tri dekada, u zgjodh në tetor të vitit 2023.
Berisha: Ai del çdo mëngjes e bën monolog me veten! Asnjë s’është qytetar, i shpik vetë
Sali Berisha ka ironizuar rubrikën Sy m’Sy të kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se kreu i qeverisë del çdo mëngjes dhe bën monolog me vete.
Kreu i PD-së u shpreh se pyetjet nuk bëhen nga qytetarë, por kryeministri Rama i shpik vetë.
Berisha deklaroi se Rama çdo ditë e ka 1 Prill, ndërsa theksoi se “e sheh se populli nuk i pranon dokrrat e tij me zhapinj e hardhuca dhe deklaroi dje se do e bëjë pensionin 400 euro në 2030″.
“Njeriu që del çdo mëngjes dhe flet me vete në një monolog, se thotë që po flas me qytetarët, asnjë nuk është qytetar, i shpik vetë. Sot e ka ditën e tij, por problemi është se ai çdo ditë e ka 1 prill.
Sa herë ta dëgjoni kujtoni 1 Prillin se është dita e Edi Ramës. Tani që e sheh se populli nuk i pranon dokrrat e tij me zhapinj e hardhuca, me kafshë të të ndryshme që jeton me to, deklaroi dhe dje se po i bien shumë pikët nga kjo “Sy më sy” e këto mashtrimet, deklaroi dje se do e bëjë pensionin 400 euro në 2030. Po pse nuk e bëri për 12 vite. Do të bëjmë gjithçka për një Shqipëri madhështore”, tha Berisha. sn
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me bizneset fasoneri në Durrës, deklaroi se qeveria e ardhshme e PD-së do të rrisë pensionet dhe pagat, duke ndjekur modelin e Kosovës.
Duke përmendur shembullin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Berisha tha se Kosova, me gjysmën e numrit të pensionistëve të Shqipërisë dhe me një buxhet më të vogël, ka ndarë 100 milionë euro për pensionistët.
“Ne do ta bëjmë këtë. Do të ndajmë buxhetin në mënyrë të drejtë, do të rrisim pensionet dhe pagat, dhe siguroj që do të ketë ende fonde për ndërtimin e rrugëve dhe infrastrukturës”, u shpreh Berisha.
Ai akuzoi qeverinë aktuale për keqmenaxhimin e financave dhe korrupsion, duke thënë se fondet publike po shpërdorohen në vend që të shkojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Albin Kurti në Kosovë që ka gjysmën e pensionistëve në Shqipëri, dhe gjysmën e buxhetit tonë ndau 100 milionë euro për pensionistët. Ai mori 100 mln nga buxheti dhe i kaloi te fondi i pensionistëve. Ne do e bëjmë këtë. Do bëjmë një ndarje të drejtë të buxhetit duke rritur pensionet dhe rrogat dhe u siguroj se mbeten akoma për të ndërtuar rrugë dhe infrastrukturë dhe mbeten më shumë se në periudhën kur ndërtuam 11 mijë km rrugë në Shqipëri, por këta tani i vjedhin”, tha Berisha. bw
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Pogradec, Genti Çela, ka ngritur alarmin mbi një valë të re ndërtimesh në qytet, duke e cilësuar atë si një “sulm mafioz” për pastrim parash.
Në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, me gazetarin Flavio Qarri, Çela tha se lejet janë dhënë në zona të mbrojtura nga UNESCO, si qendra e qytetit, Lini dhe Drilon-Tushemisht, me qëllimin për të ndërtuar pallate deri në 25 kate, vetëm 10 metra larg liqenit.
Çela thekson se ky fenomen po shkatërron Pogradecin dhe po e shkëput qytetin nga lidhja e tij natyrore me liqenin, duke dëmtuar rëndë identitetin dhe ekosistemin e tij unik. Ai apelon qytetarët të mos heshtin përballë kësaj situate dhe të mbrojnë të ardhmen e Pogradecit.
GENTI ÇELA: Problematikat kryesore janë në qytet, por ajo çfarë ndodh në qytetet e tjera është po aq alarmante, po aq abuzive me gjithçka, posaçërisht në Pogradec.
Pogradeci ndodhet në një sulm mafioz tashmë, ku janë dhënë leje ndërtimi në oaze të pafundme të qytetit të Pogradecit, në pjesët e mbrojtura nga UNESCO, siç është qendra e qytetit, siç është Lini dhe pjesa Drilon-Tushemisht. Janë dhënë këto leje me pritjen dhe deri në mbarimin e zgjedhjeve për të filluar aty një sulm të madh betoni në ndërtesa deri në 25 kate dhe fare pranë liqenit, saktësisht 10 metra larg liqenit.
Është një sulm mafioz, saktësisht për pastrim parash sepse me çmimet dhe shifrat që flitet se do të ndërtohen dhe shiten këto apartamente aty, nuk bëhet fjalë që familjet pogradecare do të mund të ketë akses për të blerë ndonjë apartament. Është thjesht pastrim parash të personazheve kryesorë të ndërtimit në Tiranë, në qendër të Tiranës, dhe që fatkeqësisht i janë drejtuar Pogradecit për ta gjymtuar plotësisht dhe përfundimisht.
Ka zaptuar pjesën më të bukur të qytetit për të ngritur 5 godina, njera prej të cilave 25 kate dhe të tjerat nga 20 kate. Bllokojnë tërësisht marrëdhënien e qytetit të Pogradecit me liqenin. Gjymtojnë korridoret ajrore, në një kohë kur Pogradeci është një nga qytetet me boshatisjen më të madhe në raport me përqindjen e popullatës të largimit, të të rinjve kryesisht. Njerëzit largohen dhe këta ndërtojnë. Është një absurd më vete ky që të çon edhe si argument tek pastrimi i para. Që në fakt këta pastrojnë para, ndërtojnë dhe betoni mbetet aty përjetësisht.
Nëse bën një ecje në qytetin e Pogradecit në çdo kohë, edhe sot, dhe ngre kokë, sigurisht që sheh shumë pak drita të ndezura në këto godina. Atëherë, kujt i nevojiten këto godina. Kujt i nevojitet ky sulmi që do të mbetet aty për 500 vitet e ardhshme. Është koha që sigurisht ne qytetarët e Pogradecit, të mos pajtohemi me diçka të tillë, sepse dëshira e mirë për të qenë kundër së keqes nuk mjafton, duhet zëri i secilit për të mbrojtur qytetin tonë dhe të ardhmen tonë.
Para pak ditësh në Shën Naum takova një fotoreporter francez. Ai kapte me një aparat profesional të gjitha këndet e Manastirit të Shën Naumit.
Një vajzë nga Tirana, studente në Paris për gazetari që shoqëronte fotoreporterin më thotë se ai ka një album me foto të vjetra që nga Lufta e Parë Botërore që i ka fiksuar gjyshi i tij dhe ndjek dhe fotografon vendet që dikur ka filmuar gjyshi i tij nëpër Shqipëri.
– Do të të bëj një suprizë, tha Zhaklin Rënua, një burrë rreth 75 e ca vjeç, i veshur sportiv…Ja shikoje këtë foto si ka qënë Manastiri i Shën Naumit, në atë kohë kur ishte juaji, para se mbreti Zog ta shiste apo ta falte tek serbët…
Vetëm 2 km larg doganës së Tushemishtit ndodhet një nga manastiret më të mëdha të gjithë rajonit të Europës e të Ballkanit. Sapo i afrohesh një parku të madh buzë liqenit me lumin Drin, i cili kalon mes përmes parkut 20 ha me një gjelbërim të harlisur, me drurë të dendur dhe përroska uji, me drurë të ndryshëm dekorativë, me qiparise të shumta dhe zogj të rrallë si palloj që vijnë rrotull manastirit dhe të duket sikur gjithçka këtu ka dalë nga përrallat e Andersenit.
Afrohesh më pranë Manastirit dhe në hyrje ka një portë shekullore ku sipër portës është një mozaik ku paraqitet një bujk duke punuar tokën dhe në njërën anë është një ka dhe në anën tjetër një ari në pendën e qeve që bujku punon tokën. Ndërsa brenda shtrihet një oborr i madh dhe brenda tij shtrihet kompleksi i madh i kishës së Shën Naumit me piktura të shumta murale shenjtorësh ku vendin qëndror e ze ajo e Shën Naumit. Në një dhomë tjetër ndodhet varri i Shën Naumit, ku njerëz të shumtë bëjnë peligrinazhe pranë varrit të shenjtorit. Udhëton përgjatë lumit me varkë dhe shikon burimet e Drinit që shpërthejnë tabanin e lumit përgjatë gjithë gjatësisë…
Legjenda e Shën Naumit
Legjendat, të mbetura të tilla në kujtesën e njerëzve, megjithë ndonjë fantazi, ruajnë të trashëguara vlera historike dhe kulturore të popujve. E tillë është edhe legjenda e Shën Naumit. Shenjtori Shën Naum i ka hipur një kali dhe është nisur nga Ohri për në Voskopojë. Në krye të Qafës së Plloçës kali hingëllin dhe nuk pranon të eci më përpara. I ndodhur para këtij fakti, që nuk i bindej kali, Shën Naumi vendos të kthehet dhe atje ku kali vendosi këmbën mbi një pllakë guri ngeli i stampuar patkoi i këmbës së kalit të Shën Naumit, (njerëzit edhe ditët e sotme tek vendi ku duket shenja e patkoit hedhin lekë).
Shën Naumi i kthyer mbrapsh zbriti Qafën e Plloçës dhe kaloi nëpër fshatin Zagorçan dhe i uroi “grurë mbjellshi dhe magjia ju qoftë gjithmon plot”. Kur po hynte në fshatin Tushemisht një bari delesh e dhish i lëshoi qentë e tufës, ndërkohë një tufë me lopë që ishin aty pranë me brirët e tyre e shpëtuan Shën Naumin nga qentë. Shën Naumi bekoi lopët dhe mallkoi delet e dhitë që në këtë fshat mos pastë kurrë.
Gjatë gjithë rrugës shenjtori ndihmoi fukarenjtë dhe shëroi të sëmurët. Pasi eci më pak se 2 km nga Tushemishti qëndroi në një pllajë buzë liqenit. Aty pranë ishte pronari i tokës. Shën Naumi iu lut pronarit të tokës t’i jepte pak vend se donte të jetonte atje, në atë vend të cilin ai do ta bekonte. Pronari i tokës i tha Shën Naumit se do t’ia falte të gjithë tokën e tij nëse ai do t’i shëronte vajzën e vetme, të cilën e kishte të sëmurë me të meta mendore edhe tullace.
Shenjtori pasi mundi të realizonte dëshirën e pronarit duke ia shëruar vajzë duke e larë buzë Drinit dhe duke e bekuar ujin atje (ku sot aktualisht ndodhet një ndërtesë e vogël dhe njerëzit mbushin ujë të bekuar dhe shërojnë të sëmurët me ujin e bekuar nga Shën Naumi) arriti të marri tokën e pronarit që i shëroi vajzën. Por Shën Naumit nuk i mjaftonte vetëm ajo tokë, kështu që takoi një pronar tjetër që e kishte token ngjitur me atë që mori Shën Naumi. Pronari po e punonte token i mërzitur sepse ia kishte ngrënë njërin nga qetë ariu. Shën Naumi i thotë atij se do ta detyronte ariun të mbrehej në pendën e qeve dhe ta punonte token në vend të kaut që ai kishte ngrënë. Kjo është e pamundur, tha pronari por shenjtori e realizoi e dhe këtë mrekulli atëherë edhe pronari i dytë ia dha tokën e premtuar Shën Naumit, ku sot ndodhet Manastiri, i cili mban emrin e tij, ndërsa mbi portën kryesore ndodhet mozaiku që ka ariu sëbashku me kaun duke punuar tokën dhe aty pranë edhe Shën Naumi.
Fakte historike mbi Shën Naumin
Shën Naumi ka qënë pjesë e kufirit shqiptar, kur vendimi i Konferencës së Londrës më 1913 shprehej zyrtarisht se kufijtë e Shqipërisë tek liqeni i Ohrit do të jenë nga bregu perindimor i liqenit, nga fshati Lin dhe diagonalia e kufirit e futi manastirin e Shën Naumit brenda kufijve shqiptarë. Qeveria Serbo-Kroato-Sllovene protestoi në gjykatën e Hagës më 31.12.1924, por edhe ky gjyq ia la Shqipërisë manastirin e Shën Naumit. Por çuditërisht më 16 korrik 1925, në kohën e mbretit Zog, Shën Naumi u bë pjesë e kufirit maqedonas me motive të papërcaktuara shkëmbimi apo dhurate mes dy qeverive të asaj kohe.
Festa e Shën Naumit
Prej 3 korrikut të vitit 1875 në Shën Naum festohet një nga panairet më të mëdha të Ballkanit. Përgatitjet për këtë festë fillojnë që në muajin qershor. Tregtarë nga Maqedonia, Bullgaria, Sllovenia, etj ngrejnë tendat për të ekspozuar mallrat e tyre më të mira të prodhuara nga firmat më të mira të ketyre vendeve. Vend të veçantë në këte festë zenë grupet e ndryshme artistike, të cilët argëtojnë vizitorët e shumtë që vijnë nga të gjitha vendet e Ballkanit.
Pas vitit 1992 në festën e 3 korrikut në shen Naum marrin pjesë edhe shqiptarët. Sipas zakonit të gjithë njerezit qëndrojnë zgjuar në ambientet e manastirit duke u argëtuar me muzikë edhe duke bërë pazar në panair apo duke u argëtuar ne lokalet e shumta. Me 3 korrik aty mblidhen rreth 20 mijë veta nga gjithe rajoni. Ditën e nesërme vazhdon rituali fetar në kishë ku njerëz të ndryshëm bëjnë kurbanë për shenjtorin. Përveç dates 3 korrik kur është festa, manastiri i Shën Naumit ka çdo ditë mijra vizitorë nga e gjithë bota që vijnë ndezin qirinj dhe shplodhen në këtë vend shumë të rrallë jo vetëm për Manastirin e shenjtorit por edhe për bukuritë magjike të parkut të madh me Drinin që buron pak më sipër që siç thotë poeti ynë i madh Lasgush Poradeci “Drini plak dhe i përrallshëm që buron prej Shën Naumi…”.
Në vend të epilogut
Megjithse kjo perlë e natyrës me manastirin e Shën Naumit ka qënë pjesë e tokës shqiptare, ju, mu drejtua Rënua, – si shpërblim për mbretin Zog I keni ngritur një monument në qendër të Tiranës. Miku im kjo mund të ndodhi vetëm tek ju sepse të coptosh atdheun dhe t’ia u falësh të tjerëve apo t’ua u shesish për interesa personale dhe të kesh monument është shumë paradoksale. Miku francez me dhuroi foton e Shën Naumit atëherë kur ishte shqiptare dhe shërbesën fetare e dy ushtarëve francezë të vrarë dhe një prifti pogradecar që ndodhet në foton përkatëse…Kjo foto vlen me shumë se qindra artikuj të gazetarëve sllavë dhe bullgarë që kohët e fundit bëjnë një propogandë të shfrenuar se Shën Naumi nuk ka qënë asnjëherë i shqiptarëve./Gazeta Pogradeci
Davide Pecorelli, biznesmeni italian që inskenoi vdekjen e tij në Pukë për t’u shpëtuar borxheve, do të ekstradohet në Shqipëri.
Gjykata e Apelit e Perugias i dha dritën jeshile në maj të vitit të kaluar ekzekutimit të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar më 2 tetor 2022 nga gjykata e Shkodrës, që e dënoi me 4 vite burg me akuzën e mashtrimit, zjarrvënies dhe shpifjes.
Por të premten, ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio, ka miratuar përfundimisht ekstradimin e tij në Shqipëri.
Biznesmeni ka folur për “Il Messaggero Umbria”, duke thënë se: “E pranoj, por jam seriozisht i shqetësuar për katër fëmijët e mi, dy prej të cilëve janë të mitur, babai im 90-vjeçar dhe vëllai im 60-vjeçar, të dy me aftësi të kufizuara”.
“Një vendim i vështirë për të pranuar, më bën të mendoj për një plan përndjekjeje. Nuk e kam mohuar kurrë të kem kryer krime në Shqipëri dhe kam kompensuar dëmet përtej vlerës së tyre, si në rastin e makinës që i kisha vënë flakën. Nuk kam precedentë penalë dhe jam ish-oficer ushtrie, një sipërmarrës që u kam dhënë punë qindra njerëzve të tjerë”.
Ai ka njoftuar se do të nisë procesin për marrjen e nënshtetësisë shqiptare. Gruaja e tij është shqiptare, ata u martuan në dhjetor 2023. Ashtu si djali i tij. Sapo të marrë nënshtetësinë, ai do të heqë dorë nga shtetësia italiane sepse ndihet i “tradhtuar” nga vendi i tij, sipas mediave italiane.
Biznesmeni u zhduk në janar të 2021 në Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare ngritën alarmin për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë. sn
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori sot pjesë në një tryezë diskutimi me temën “Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe”.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se të rinjtë do të jenë në qendër të fushatës zgjedhore të PD-së.
Berisha: Së pari, urime për këtë ditë të rëndësishme, që kurorëzon sakrificat dhe tregon çdo arritje dhe në bazë të gjithçkaje është sakrifica e njeriut, duken ëndërrat, ambiciet tuaja, synimet tuaja se çfarë dëshironi të realizoni.
Dua të ju falënderoj edhe njëherë presidencën për praninë e tyre këtu në mbështetje të PD, dhe të ju falënderoj të gjithë juve, departamentin për të rinjtë dhe FRPD-në për punën e tyre të shkëlqyer.
Është një kontribut i rëndësishëm që i është sjellë PD-së dhe Shqipërisë.
Tani ne jemi në fushatë zgjedhore dhe kam folur me drejtuesit, dhe e kuptojmë se fytyra e fushatës tonë, të jetë fytyra juaj, shëmbëlltyra e fushatës tonë të jetë fytyra juaj dhe mendoj se kjo është gjëja më e mirë.
Kjo të jetë shëmbëlltyra më e mirë e cila duhet të përhapet në mbarë vendin.
Puna më intensive gjatë këtyre 40 ditëve, do të bëhet prej kush, sepse dinamizmi, dinamika juaj është jetësore dhe do të tregojë shëmbëlltyrën e vërtetë të PD.
Në këtë fushatë, ka 58 kandidatë nën moshën 40 vjeç. Kjo është mosha e pranueshme për ta quajtur dikë të ri.
Ne do të jemi të angazhuar ndaj një politike, e cila do të kthejë të rinjtë shqiptarë, kudo që ndodhen, kudo ku punojnë në botë, dhe po të shikosh sot në mbarë botën më të famshmit mes shqiptarëve janë të rinjtë.
Le të marrim Mira Muratin. Ajo është magjistarja e inteligjencës artificiale dhe Dua Lipa, ndoshta është zëri më i bukur sot në skenën botërore.
Sot është Fitër Bajrami. Besimtarët myslimanë shqiptarë ashtu si në gjithë botën falën Namazin në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë, nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.
Mesazhi i kreut të KMSH shkoi për familjen, i cili tha se familja shqiptare nuk po jeton ditët më të mira.
“Ne jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, ku njeriu matet me atë çfarë ka dhe jo atë çfarë është.
Zoti na thotë që: Më i miri prej jush është ai që është më i dobishëm për njerëzit.
Ndaj sot kemi nevojë për njerëz me karakter, që nuk tuten nga frika por qëndrojnë drejt ndaj së vërtetës,
Kjo ditë s’është vetë festë, por edhe mesazh. Ne jemi një komb, dhe një familje nuk e braktis njëri-tjetrin.
Sadakaja është një rikujtim ku pasuria nuk është në dorën e një njeriu por të gjithkujt.
Zoti na mëson se pasuria nuk është në atë çfarë mbledhim, por atë çfarë shpërndajmë”, u shpreh ndër të tjera Spahiu.
Kryetari i KMSH pas faljes së namazit ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin. Spahia bëri thirrje për më shumë tolerancë mes njëri tjetrit, ndërsa tha se lutjet shkojnë për paqe e drejtësi në gjithë botën.
Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit. Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë.
Fjala e plotë:
Fjalimi i Kryetarit të Komunitetit Mysliman për Fitër Bajram
Të dashur besimtarë, vëllezër dhe motra,
Sot, agimi i Fitër Bajramit na gjen me zemrat e mbushura me dritën e besimit dhe me shpresën se sakrifica jonë është pranuar nga Krijuesi ynë. Ramazani që lamë pas nuk ishte vetëm një muaj adhurimi, por një shkollë e përkushtimit, e durimit dhe e reflektimit mbi qenien tonë.
Ne kemi qëndruar larg epsheve për të fituar vetëpërmbajtje. Kemi qëndruar pranë Zotit për të gjetur qetësinë. Kemi hapur duart për të dhënë, që zemrat tona të mos ngurtësohen nga indiferenca. Dhe sot, me këtë festë të bekuar, vjen edhe pyetja e madhe: Çfarë do të bëjmë tani? A do të mbetet Ramazani një kujtim, apo një udhërrëfyes për vitin që kemi përpara?
Allahu i Madhëruar na thotë në Kuran:
“Dhe që të plotësoni numrin (e agjërimit) dhe që ta madhëroni Allahun për atë që ju ka udhëzuar, dhe që të falënderoni.” (El-Bekare: 185)
Sot, ky falënderim duhet të jetë më shumë se fjalë. Ai duhet të reflektohet në mënyrën si ndërtojmë jetën tonë, si ndërveprojmë me shoqërinë, si mbrojmë të vërtetën dhe si qëndrojmë përballë sfidave të kohës.
Ne jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, ku e vërteta shpesh humbet në zhurmën e propagandës dhe ku njeriu matet me atë që ka, e jo me atë që është. Përballë kësaj, Islami nuk na mëson të tërhiqemi, por të qëndrojmë me dinjitet. Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
“Më i miri prej jush është ai që është më i dobishëm për njerëzit.” (Ahmedi)
Kjo do të thotë se sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për njerëz me karakter, për besimtarë që jo vetëm luten, por edhe ndërtojnë, që jo vetëm kërkojnë, por edhe japin, që nuk ndrydhen nga frika, por qëndrojnë në këmbë me të vërtetën.
Në një kohë kur ndarjet mes njerëzve shtohen dhe urrejtja gjen strehë në zemrat e dobëta, Bajrami na kujton unitetin, mëshirën dhe drejtësinë. Kjo ditë nuk është vetëm një festë, por një mesazh: Ne jemi një komb. Ne jemi një familje. Dhe një familje nuk e braktis njëri-tjetrin.
Sadakaja, Zekati bamirësi të tjera, që e kemi dhënë para Bajramit, është më shumë se një ndihmë për të varfërit. Ato janë një dëshmi e vërtetë e barazisë, një rikujtim se pasuria nuk është pronësi absolute, por një amanet nga Zoti.
Në një botë ku pasuria është grumbulluar në duart e pak njerëzve, ndërsa shumë të tjerë vuajnë për bukën e gojës, Islami na mëson se fuqia e vërtetë nuk qëndron në atë që mbledhim, por në atë që shpërndajmë.
Nëse duam një shoqëri më të drejtë, duhet të fillojmë me drejtësinë në vetvete. Nëse duam një shoqëri më të mëshirshme, duhet të ushtrojmë mëshirën mbi njëri-tjetrin.
Profeti ynë i dashur ka thënë:
“Nuk është besimtar i vërtetë ai që fle i ngopur ndërkohë që fqinji i tij është i uritur.” (Ahmedi)
Vëllezër dhe motra,
Kjo ditë Bajrami është një urë midis asaj që kemi mësuar në Ramazan dhe asaj që do të bëjmë pas tij. A do të vazhdojmë të jemi të drejtë? A do të vazhdojmë të jemi të mëshirshëm? A do të vazhdojmë të qëndrojmë në rrugën e Zotit edhe kur ajo rrugë nuk është e lehtë?
Sot, teksa përqafojmë njëri-tjetrin dhe urojmë për festën, le të mos harrojmë se çdo përqafim është një betim për vëllazërinë, çdo lutje është një premtim për përkushtim dhe çdo buzëqeshje është një reflektim i dritës së besimit.
Edhe një herë, lusim Zotin e Madhëruar që ta ketë pranuar agjërimin dhe adhurimet tona, të na japë forcë për të përballuar sfidat e kësaj jete dhe të na bëjë pishtarë të së mirës në një botë që ka kaq shumë nevojë për dritë.
Presidentja e Nderit të ‘EPP Women’, Doris Pack, shprehu besimin se Shqipëria kishte të gjitha mundësitë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, pavarësisht sfidave që po kalon. Ajo theksoi se me një kryeministër që është më shumë i fokusuar te vetja sesa te qytetarët, anëtarësimi në BE bëhet i pamundur.
Gjatë fjalës së saj në konferencën ‘Fuqia e grave në politikë’, e organizuar nga Lëvizja për Gratë dhe Demokratët, Pack shprehu shqetësimin se Shqipëria po humbet të rinjtë dhe familjet e reja për shkak të migrimit, si pasojë e politikave të qeverisë Rama.
Ajo kritikoi ashpër sistemin e drejtësisë në vend, duke e përshkruar si një strukturë që, ndonëse duket e jashtme, përdoret për të përndjekur dhe burgosur liderët e opozitës. Pack solli si shembuj arrestimin e kryedemokratit Sali Berisha dhe të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke theksuar se këto veprime janë të papranueshme.
“Është e paimagjinueshme që një kryeministër artist si Rama të shkatërrojë zemrën e Tiranës dhe të vendit, Teatrin Kombëtar,” theksoi Pack.
Ajo premtoi mbështetje për fuqizimin e grave në politikë dhe u bëri thirrje atyre të angazhohen më shumë në çështjet e shoqërisë. bw
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e fronëzimit të Fortlumturisë së Tij Joan Pelushi si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.
Para klerikëve shqiptarë e ndërkombëtarë dhe besimtarëve ortodoksë, Presidenti i Republikës uroi Fortlumurinë e tij Joan për ngjitjen në fronin më të lartë të Kishës, duke e quajtur këtë ditë si historike për Autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare dhe për gjithë shoqërinë shqiptare.
“Qofshi një udhëheqës që ndërton ura, që nxit bashkëjetesën, që forcon besimin, që përhapni dashuri, paqe, shpresë dhe drejtësi mes njerëzve! Zoti qoftë me ju në çdo hap të këtij udhëtimi fisnik!” – uroi Presidenti i Republikës.
Fronëzimin e Kryepeshkopit Joan Presidenti Begaj e cilësoi si një kapitull të ri në jetën shpirtërore të vendit që nis me shpresë, me besim dhe përgjegjësi, teksa njëkohësisht shprehu mirënjohje ndaj Kryepeshkopit të mëparshëm, Anastas, për shërbimin me urtësi dhe përkushtim.
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë solemne, Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e etërve të Kishës për ruajtjen e Autoqefalisë dhe kontributin patriotik e atdhetar të tyre përgjatë procesit të shtetformimit dhe në vitet e errëta të regjimit diktatorial.
Presidenti i Republikës theksoi, gjithashtu, rëndësinë që ka kisha, jo vetëm si institucion fetar, por edhe si një udhërrëfyese dhe mbrojtëse e vlerave shpirtërore, kulturore e kombëtare.
Presidenti Begaj ftoi të gjithë qytetarët në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të përulur, më të bashkuar, më të vëllazëruar ndërsa garantoi mbështetjen e shtetit në gjithçka që shërben për të mirën e qytetarëve, që forcon harmoninë dhe bashkëjetesën mes besimeve, që forcon mirëkuptimin dhe vlerat që na bashkojnë.bw
Kryepeshkopi i ri i Shqipërisë, Joan Pelushi, u fronëzua sot në një ceremoni solemne të mbajtur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, Kryepeshkopi Joan nderoi paraardhësit e tij, duke përmendur ndër të tjera dy figura të shquara: Imzot Fan Nolin dhe Kryepeshkopin Anastas.
Ai vlerësoi bashkëjetesën fetare në Shqipëri si një thesar të vendit tonë, ndërsa tha se duhet që të rinjtë të inkurajohen që të duan vendin e tyre dhe të mos e braktisin atë.
Fjala e Kryepeshkopi Joan:
Falenderim për perëndinë dhe të gjithë ata njerëz që perëndia I bëri të mundura këto. Falenderoëj martirët e lirisë që dëshmuan me gjakun dhe jetën e tyre. Një jetë pa gëzim është e gjymtuar. Kisha Autoqefale Orthodokse dëshiron të jetoj në paqe me të gjithë dhe do të jetë përherë miqësore.
Në kohë kritike Perëndia vizitoi kishën tonë, nderoj kujtimin e paraardhësve të mi, në listën e gjatë përmend dy personalitete të shquara. Im Zot Fan Noli, ishte njeriu i duhur. Ai ishte pajisur nga perëndia me talente të jashtëzakonshme, dha kontribut për ndërgjgjësimin kombëtar. Në kohë rekord ai pajisi kishën me librat kryesorë.
Në fund të shek XX ku kisha ortodokse u gjet e rrënuar, perëndiaa dërgoi një tjetër person të ndritur kryepiskopin Anastas që bëri të mundur rindërtimin e saj. Predikimi I tij ka qenë dashuria dhe respekti për cdo qenie njerëzore, frymë që duhet të ruajmë
T’u themi faleminderit e t’u jemi mirënjohës. Sa më shumë mirënjohje të kemi aq më afër do jetë Perëndia te ne.
Vetëm nëse jemi të bashkuar Kisha mund të forcohet dhe e dëshmia e saj për Krishtin tek bota do të jetë e besueshme. Përkujdesja jonë duhet të jetë ndaj të gjithëve, sidomos ndaj atyre që janë të varfër dhe në nevojë, në sëmundje, në vetmi dhe të mënjanuar.
Kur flitet për fenë në Shqipëri gjithmonë përmendet bashkëjetesa fetare, e cila është një thesar i madh i vendit tonë, por ashtu siç do gjë, ashtu edhe bashkëjetesa nuk është statike, është detyra jonë sot dhe atyre që do të vijnë ta ruajmë dhe ta përforcojmë vazhdimisht sepse ashtu si çdo pasuri duhet mbrojtur, zhvilluar me tej për të mirën e të gjithëve.
Duhet të inkurajojmë, sidomos të rinjtë, të duan vendin e tyre e të mos e braktisin.
Sakrificat për të tjerët kushtojnë, por ata do të sjellin gëzim dhe do të plotësojnë jetën e tyre, sepse një jetë pa gëzim është një jetë e gjymtuar.
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të jetë gjithmonë miqësore.
Personalisht do të përpiqem me të gjithë forcën time ti shërbej grigjës që më ka besuar perëndia, do të përpiqem të je mi gatshëm për t’i dëgjuar dhe këshilluar me klerikët e laikët, e për vizitat në të gjitha dioqezat. Për të mbajtur peshën e kësaj përgjegjësie, i lutem Zotit tonë të më japë ndriçim, forcë dhe urtësi për të përmbushur këtë detyrë të vështirë por njëkohësisht të shenjtë.
Shpreh mirënjohjen ndaj anëtarët të Sinotit të shenjtë që më besuan dhe më zgjodhën. Lutem që Perëndia ta mbrojë kishën tonë, ta ndriçojë vendin tonë dhe ta bekojë. bw
Një skandal i rëndë ushqimor ka dalë në dritë dje, ku një kompani private ka importuar produkte ushqimore që përmbanin bakterin e salmonelës, më konkretisht rreth 13 tonë fileto pule.
Policia ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë, ndërsa ka proceduar penalisht vëllanë e tij dhe tre inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).
Sipas njoftimit të DVP Tiranë, 50-vjeçari Arben Goxha, administrator i kompanisë, dhe vëllai i tij, Mondi Goxha, 53 vjeç, kanë futur në vend sasi produktesh ushqimore të kontaminuara, të cilat më pas u lejuan për tregtim nga inspektorët e AKU-së.
Në këtë skemë janë përfshirë edhe tre inspektorë të AKU-së, Gezim Hushi, 38 vjeç, Sada Lufta, 42 vjeçe, dhe Aldo Sinjari, 46 vjeç, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos parandaluar daljen e këtyre produkteve në treg.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë
Importuan produkte ushqimore të cilat në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës, shpallet në kërkim administratori i kompanisë si dhe procedohet penalisht vëllai i tij, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve“.
Procedohen penalisht dhe 3 inspektorë të AKU-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kreu veprime hetimore e procedurale në lidhje me rastin e futjes në vendin tonë të një sasie produktesh ushqimore me përmbajtje të salmonelës dhe në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. G., 50 vjeç, (administratori i një kompanie private) si dhe u proceduan penalisht shtetasit: M. G., 53 vjeç (vëllai i 50-vjeçarit), G. H., 38 vjeç, S. L., 42 vjeçe dhe A. S., 46 vjeç.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. G., në cilësinë e administratorit të kompanisë së bashku me vëllain e tij shtetasin M. G., kanë importuar produkte ushqimore ku në bazë të analizave nga institucionet përkatëse kanë rezultuar se në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës. Shtetasit G. H., S. L., dhe A. S., në cilësinë e inspektorëve të AKU me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtyre produkteve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme. bw
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë sot do të mbahet ceremonia historike e fronëzimit të Kryepeshkopit të ri të Shqipërisë, Joan Pelushi.
Qindra besimtarë pritet të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, duke shënuar për herë të parë uljen e një kryepeshkopi shqiptar në fronin më të lartë kishtar.
Ceremonia do të ndiqet nga përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar dhe atij grek, si dhe delegacione nga 13 Kishat Ortodokse të botës.
Greqia do të përfaqësohet nga ministrja për Edukimin dhe Fenë, ndërkohë që bie në sy mungesa e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, i cili pati një paraqitje në ceremoninë e lamtumirës së ish-kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Nga përfaqësuesit shtetërorë, pritet që fjalën ta mbajë vetëm presidenti Bajram Begaj, ndërsa në emër të Sinodit të Shenjtë do të përshëndesë Mitropoliti i Apolonisë, Hirësia e tij, Nikolla. Fjalimi kryesor i ceremonisë do të jetë ai i Kryepeshkopit Joan, i cili më pas do të ulet për herë të parë në fronin kryepiskopal, një detyrë që do ta mbajë për gjithë jetën.
Të dielën, Kryepeshkopi i ri do të mbajë shërbesën e tij të parë si kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ndërkohë që pritet të emërojë pasardhësin e tij në Mitropolinë e Korçës, ku ka shërbyer që prej vitit 1998. sn
Ndërsa zv/presidenti amerikan JD Vance ndodhet në Groenlandë për një vizitë njëditore, Trumpi ndau një video të prodhuar nga grupi lobues Securing American Greatness, duke përshkruar interesat e SHBA në Groenlandë.
Videoja e postuar nga Trump në mediat sociale përmban pamje gjithëpërfshirëse të peizazhit të Grenlandës, si dhe pamje arkivore që duket se vijnë nga filmat e lajmeve në vitet 1940.
“Në heshtjen e ftohtë të tundrës, lindi një lidhje”, nis rrëfimtari. Videoja vazhdon të përshkruajë se si nazistët kërkuan kontrollin e Arktikut gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe torpeduan një anije amerikane që ishte rrugës për në Grenlandë për të ndihmuar në parandalimin e një pushtimi nazist.
Katër kapelanë hoqën dorë nga jelekët e tyre të shpëtimit “duke dhënë jetën që të tjerët të mund të jetojnë, për të mbrojtur Amerikën dhe Grenlandën”, thuhet në video. Kjo i referohet fundosjes së SS Dorchester nga një U-barkë gjermane në 1943.
“Por sot, Grenlanda përballet me kërcënime të reja – nga agresioni rus dhe ekspansioni kinez”, vazhdon rrëfimtari.
Më tej thuhet se përshkruani partneritetin SHBA-Greenlandë në rritje me “çdo patrullë të Arktikut, çdo partneritet të krijuar nën hijen e shkrirjes së akullit dhe tensioneve në rritje”.
“Kjo nuk është vetëm histori. Është fat”, ndërsa muzika fryhet në sfond dhe ajsbergët shfaqen në ekran.
“Tani është koha për të qëndruar përsëri së bashku,” vazhdon ai. “Për paqen, për sigurinë, për të ardhmen. Amerika qëndron me Grenlandën.”bw
Vendimi i zv/kryeministres Belinda Balluku për të kthyer ish-Uzinat e Autotraktorëve në zonën e Shkozës në punishte për prodhimin e armëve luftarake dhe municioneve, ka alarmuar banorët e zonës.
Qytetarët janë ankuar në News24 për që është planifikuar të ndodhë javët në vijim, nëse Qeveria nuk reflekton.
Gjatë intervistës në studio me Dhurata Çupin, deputete e PD dhe ish-drejtore Juridike në Bashkinë e Tiranës, një banor i Shkozës dërgoi një mesazh në News24. Qytetari shprehet i shqetësuar për vendimin e Ballukut për të ndërtuar në Shkozë një fabrikë të prodhimit të armëve.
Mesazhi i qytetarit live: “Nëse ndërtohet kjo fabrikë këtu, unë do të largohem nga zona. Se ku do të jetoj nuk e di, por do të jetë e vështirë”.
Kandidatja e PD në zonën e Shkozës, Dhurata Çupi u shpreh se shqetësimi i qytetarëve është i drejtë. Sipas saj, fabrika e armëve në një zonë të banuar shndërrohet në një rrezik për jetën e tyre.
Dhurata Çupi: Është e rrezikshme. Kur dëgjon shqetësimin e një qytetari dhe kur dëgjon një histori të mëparshme, të Gërdecit patjetër, frikësohesh. bw
Ish-ministri i Financave dhe ish-anëtari i Partisë Socialiste, Arben Malaj, shprehu shqetësimin e tij në lidhje me situatën politike në vend gjatë një intervistë për News24, duke u fokusuar në analizën e brendshme të PS-së në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Malaj theksoi se në PS po shikohet një përplasje e pashmangshme mes grupeve të ndryshme, duke i bërë thirrje partisë të reflektojë mbi listat e mbyllura të kandidatëve. “Ata që janë në listat e mbyllura të PS janë anëtarë të qeverisë pa kontribute politike. Këto janë zgjedhje të Ramës,” deklaroi ai.
Ish-ministri theksoi se marrja e një mandati politik pa një njohuri të mirë për partinë nuk është e shëndetshme. Ai citoi një koleg deputet të PS-së, i cili i kishte thënë se pritej të ndodhte një luftë grupesh brenda partisë.
“Ata që janë në listën e sigurt kanë filluar që, pasi janë siguruar vetë, të sulmojnë mbështetjen e të vjetërve,” shtoi Malaj. bw
Kreu i opozitës ka prezantur gjatë konferencës me gazetarët edhe logon e fushatës të “Aleancës për Shqipërinë Madheshtore”.
Berisha: Të nderuar miq! Nuk ka dhuratë më të madhe se sa kjo. Në të gjitha librat, përshkruhet si më i miri, si i pari.
Kur fati që është sa hyjnor dhe tokësor, i ra PD-së të ketë këtë numër, entuziazmi i demokratëve dhe mbështetësve të PD-së, por në tërësi i shqiptarëve ishte dhe është jashtëzakonisht i madh.
Pra ata që votojnë për Partinë Demokratike dhe Aleancën Shqipëria Madhështore votojnë 1-shin.
Defakto janë 1-sha.
Nuk mohohet, të jesh 1-sh, tu përkasësh 1-shave është një nder, një privilegj, është një detyrë të qëndrosh në lartësi.
Po kjo do të jetë e gjithë, por nuk po ndalem tek flamuri që ka bukurinë e tij mahnitëse. Logoja, pra çdo gjë, siç e shihni është logoja e betejës, logoja me të cilën demokratët shkojnë drejt fitores së 11 majit. sn
Kryetari i PD, Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Edi Rama, duke vendosur në tavolinnën e tij bufin, një simbol që siç theksoi lideri demokrat personifikon mençurinë.
Duke folur në konferencën me gazetarët, tashmë një traditë e vendosur nga kryedemokrati, Berisha tha se vendimi për të vendosur bufin në tavolinë, bëhet me qëllim që të gjithë ta dinë se çfarë varfërie kulturore ka Rama që e citon, duke shtuar se injoranca e tij nuk është argument.
‘Edi Rama mendon se mund të më fyeje mua duke më quajtur mua buf[, sa kohë që bufi është simbol i fuqisë mendore’, theksoi Berisha.
Filmojeni pak, ju lutem mos harroni.
Pra kjo nuk mund të them se është një dhuratë për Edi Ramën, sepse ky është një simbol i mençurisë, i diturisë dhe i vendimit jo në shekuj, po në mijëvjeçarë.
Dhe vendosa ta sjell këtu para medieve dhe para publikut shqiptar se çfarë varfërie dhe shkretie kulturore ka njeriu që e citon, që e quan Sali Berishën çdo ditë, me emrin e simbolit më të arrirë të dijes, mençurisë dhe vendimit të Greqisë së Lashtë, të Romës së Lashtë.
Athina dhe Minerva, dy perëndeshat e njohura, njëra e grekëve, perëndeshë e diturisë, dhe e Minerva e romakëve, e njëjtë, nuk zgjodhën asnjë shpend tjetër si simbol të fuqisë së tyre mendore, por zgjodhën pikërisht bufin që u bë një personazh i dashur për të gjithë njerëzit e civilizuar.
Dhe Edi Rama mendon se mund të më fyeje mua duke më quajtur mua buf.
Injoranca nuk është argument, thotë Latini.
Me keq e mbyllim këtë pjesë të konferencës për shtyp. sn
Tik Tok, platforma më e njohur e rrjeteve sociale mes të rinjve nga dje nuk mund të hapet në rrjetet mobile në Shqipëri.
Në një telefon të lidhur me internetin mobile aplikacioni nuk funksionon. Por, nëse kalojmë në një rrjet Wifi, Tik Tok është ende i aksesueshëm. Autoritetet thonë se ky është hapi i radhës dhe se së shpejti do të bllokohet edhe në rrjetin fiks.
“Mbrëmë në orën 12 të natës është finalizuar faza e parë në rrjetin mobile, faza e radhës është mbyllja në rrjetin fiks, në bashkëpunim me operatorët do implementojmë masa të tjera teknike”, u shpreh Saimir Kapllani nga Drejtoria e Riskut dhe Kontrollit. Eksperti pranë Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike bën thirrje për kujdes ndaj përdorimit të VPN-ve falas si mënyrë për të hyrë në Tik Tok, pasi ato mund t’i ekspozojnë përdoruesit ndaj sulmeve të hakerave.
“VPN falas ka një sërë risqesh që konsistojnë në vjedhjen e të dhënave, është njësoj si t’i hapësh derën vetë një hacker-i dhe të aksesojë të dhënat e tyre. Prindërit të jenë shumë vigjilentë, për të mos i lejuar fëmijët e tyre që të instalojnë VPN falas”, shtoi ai.
Platforma Tik Tok do të rihapet në vendin tonë sapo kompania të vendosë filtrat e duhur për një lundrim sa më të sigurt të përdoruesve në nivel kombëtar.
“Për të garantuar lundrimin e sigurt, kryesisht për fëmijët që të jenë më të mbrojtur sa i përket kërcënimeve kibernetike, shantazhimeve. Një nga hapat është edhe filtrat që të njohin Gjuhën Shqipe, që të identifikohet gjuha e dhunshme”, theksoi Kapllani.
Mbyllja e Tik Tok edhe në rrjetin fiks për të shkuar kështu në bllokimin përfundimtar të tij kërkon të paktën edhe një javë kohë. Por duket se shumë prej përdoruesve e kanë gjetur sërish mënyrën për t’u aksesuar. VPN-të u kanë mundësuar lundrim në platformë edhe pas vendimit të prerë të qeverisë. Me këtë fenomen, e nisi dje rubrikën e tij “Sy m’Sy” kryeministri Edi Rama. U kërkoi durim qytetarëve derisa kompania prestigjioze të vijë me një plan për sigurinë në Shqipëri dhe i paralajmëroi lidhur me VPN-të.
“Dihet botërisht se përmes VPN-ve falas, hakerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Kijeni parasysh këtë gjë! Duroni pa Tik Tok ca kohë, derisa të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri me paraqitjen e planit të sigurisë për fëmijët dhe adoleshentët”, theksoi Rama.
Edhe në mbyllje të komunikimit të tij virtual, e përsëriti këtë apel, veçanërisht ndaj prindërve.
“Mos i hyni asaj rruge sepse VPN-të falas janë hapja e shtegut për t’ju marrë të dhënat në telefon. Iu them prindërve kujdes me fëmijët, se po e futën VPN-në telefon…Është një dardhë që e ka gishtin mbrapa shumë të madh, shumë të gjatë!”, u shpreh kryeministri Rama.
VPN (Virtual Private Network) po përdoret masivisht vitet e fundit për të mundësuar një komunikim më të shpejtë mes degëve të kompanive të caktuara, që janë në lokacione të ndryshme.
Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në KQZ ku kërkon që të ndërhyhet nga policia e shtetit për të hequr logot dhe simbolet e partisë nga zyrat me qira të koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës.
Kërkesa është depozituar nga Franc Nuri, përfaqësues ligjor i PD-së, më 21 mars, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, drejtuar kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, si dhe Policisë së Shtetit.
“Jemi vënë në dijeni për keqpërdorimin e simboleve dhe logove të partisë tonë dhe Koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Kemi marrë raportime nga mbështetësit tanë se veçanërisht në Njësinë nr. 5 në Tiranë, në rrugën “Nikolla Tupe”, ka logo dhe simbole të partisë tonë te zyra e vjetër”, thuhet në ankesën e depozituar.\
Më tej, në letër thuhet se “përdorimi i këtyre simboleve në prag të fushatës dëmton interesat e ligjme të subjektit tonë”.
“Kërkojmë nga KQZ dhe Policia e Shtetit marrjen e masave për heqjen e këtyre simboleve, logove dhe stemave nga këto zyra”, theksohet më tej.
Më herët ka pasur edhe një kërkesë tjetër për heqjen e logove nga një prej zyrave me qira të degëve të marra nga Basha për zgjedhje, ku kishte tabela të PD-së. Ato u hoqën menjëherë pas urdhrit të KQZ-së.
Lulzim Basha aktualisht e ka dërguar rekursin e vulës në Gjykatën e Lartë dhe pret një vendim prej saj.
Kërkesa e PD, drejtuar KQZ-së
“Kjo kërkesë e jona ka të bëjë me aspekte të dezinformimit dhe të (keq)përdorimit publik nga disa individë të simboleve, logove dhe emblemës së Partisë Demokratike, simbole të cilat ka edhe subjekti zgjedhor “Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore” PD-ASHM, koalicion zgjedhor i cili udhëhiqet nga Partia Demokratike.
Konkretisht, shqetësimi ynë vjen pas raportimeve nga degët tona në terren, ku konkretisht jemi informuar se në Njësinë nr. 5 në Tiranë, në Rrugën Nikolla Tupe, ekziston një ambient privat i veshur me simbolet e vjetra të Partisë Demokratike, të cilat prej shumë kohësh nuk përdoren subjekti ynë politik (bashkëngjitur fotot e ambientit në fjalë).
Përdorimi i këtyre simboleve në ambiente publike, në fazën kur fushata zgjedhore zyrtare nis për pak javë, po dëmton interesat e ligjshme të subjektit tonë. Nga ana tjetër, ky ambient privat nuk duhet të konsiderohet (qëllimisht apo gabimisht) si ambient / zyrë elektorale e PD nga ana e KQZ. bw
Avokatja Adriana Kalaja kishe bërë një kallëzim penal me datë 02.09.2024 pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ky kallëzim edhe është regjistruar pranë kësaj prokurorie me nr.1062 në të cilin paraqiten pretendime për konsumimin e elementëve të veprave penale, “Falsifikimit të dokumenteve”, “Shpërdorim i detyrës”, “Korrupsion Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe shtetasve Lindita Rama, Olsi Rama, Engjëll Agaçi, Artan Lame, mbi zbatimin e rregullave të parashikuara në aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me dhënien e AMTP-së, regjistrimin në Kadastër, blerjen dhe regjistrimin e një pasurie të paluajtshme, pasuri e cila më vonë është përfituar nga ana e shtetases Lindita Xhillari (Rama).
Pas këtij denoncimi Gjykata e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur mos fillimin e hetimit nga ana e Prokurorisë.
Pas këtij veprimi sië duket me urdhër politik të strukturave te SPAK dhe GJKKO, juristja e njohur Adriana Kalaja ka barë një denoncim për të njëjtën çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila në një vendim të datës 20.02 2025 ka vendosur që të deklarojë moskompetencën e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për gjykimin e kërkesës Penale Nr.1937 të datës 14,01.2025 dhe dërgimin e akteve Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si gjykata Kompetente.
Kështu këto struktura do të jenë të detyruara ligjërisht të marrin dhe të shqyrtojnë denoncimin e Kalasë për pronën e Linda Ramës. Nëse sërish nuk ndërhyn hija e kreut të qeverisë për të ndalur çdo hetim që ka lidhje me të dhe familjarët e tij.sn
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me procesin e votimit me postë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Njoftimi për nisjen e hetimeve, vjen pasi partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka pretenduar se ka pasur manipulime në votimet me postë të orkestruara nga subjekti opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë e Kosovës në grumbullimin dhe verifikimin e informacioneve. Mirëpo, në këtë fazë të procedurës nuk mund të jepen detaje më të hollësishme sepse mund të cenohet procesi hetimor”, tha për Radion Evropa e Lirë, Kaltrina Shala nga Zyra për Komunikim në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
Lëvizja Vetëvendosje kishte kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa anulimin e afër 19.000 votave me postë të LDK-së dhe përsëritjen e votimit, për shkak të pretendimeve për manipulim zgjedhor. Por PZAP-i ia hodhi poshtë kërkesën.
Tani, LVV-ja po pret vendimin e Gjykatës Supreme për këtë çështje.
Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kishin thënë më herët se i kanë dërguar edhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë provat që thanë se mbështesin pretendimet e tyre për manipulime zgjedhore.
Kjo parti ka argumentuar se disa kandidatë të LDK-së kishin marrë shumë më shumë vota me postë sesa në votimin brenda Kosovës. Po ashtu, LVV-ja ka thënë se votimi me postë ka ndodhur “në formë të manipuluar, të organizuar masivisht dhe kolektivisht nga persona të njëjtë me stilolaps të njëjtë, me ngjyrë të njëjtë dhe me duar të njëjta”.
LDK-ja ka hedhur poshtë akuzat e LVV-së duke thënë se ato po bëhen “vetëm pse nuk u pëlqen rezultati”.
Kjo parti, në anën tjetër, ka akuzuar LVV-në për manipulim të votave në përfaqësi diplomatike, por edhe me postë.
Kosova po pret që të përmbyllet afati i shqyrtimit të ankesave të partive dhe subjekteve politike drejtuar Gjykatës Supreme, në mënyrë që të certifikohet rezultati zgjedhor dhe t’i hapet rruga formimit të institucioneve të reja.
Sipas rezultatit përfundimtar, të shpallur më 15 mars, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind. E dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190.000 vota, apo 20.95 për qind, pasuar nga LDK-ja me mbi 170.000 mijë vota, apo 18.27 për qind.
Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Social-Demokrate me mbi 66.000 vota apo 7.06 për qind.
Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka siguruar mbi 39.000 vota apo 4.26 për qind.
Kryetari i PD, Sali Berisha sulmoi sot gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, kryeministrin Edi Rama dhe drejtuesin e koalicionit ‘Euroatlantik’ Lulzim Basha.
Berisha tha se Rama është futur në një realitet zoologjik duke shtuar se ka tërhequr aty edhe Bashën të cilit ai iu drejtua si “Lul Brava”.
Nga ana tjetër, tha Berisha, PD shpalos programin që përmirëson jetën e qytetarëve. “Pensionet do i rrisim siç kemi premtuar, s’do të ketë nën 200 euro, në fshat apo qytet kudo që të jetë. Atij nuk ia ndjen, nuk i kërcet se i interesojnë sarajet, 57% e pensionistëve e marrin të pjesshëm, jo të plotë. Ky njeri është futur në një realitet zoologjik dhe idik me Lul Bravën, me reptilë. Servir hardhucë e bretkosa, tallje me të, mashtrime e gënjeshtra, por 11 Maji po vjen. Shqiptarët do t’i presin biletën”, u shpreh Berisha.
Sali Berisha: Rama ka ndërprerë çdo komunikim, sikur të ishte në një vend diktatorial dhe populli shumëzohet me zero. Sot paraqita programin më të mirë të jetës sime, krahasuar me atë që servir zhapa, hardhuca.
Të vërtetat nuk i fshehin dot as thellësitë e oqeaneve, as bërthama e tokës, kudo që të jenë do të dalin dhe shqiptarët do të marrin vesh se si po dalin ato vrullshëm, po merret vesh se njeriu i cili paraqitet nëpër samite me atlete të bardha e të kuqe, herë si sportist, e herë si zhgarravitës është një shpirt keq, diktator që nuk respekton asnjë parim e normë. Ulet me shishe sa 210 pensione në nja vakt, udhëton me avion dy vite 21 mln dollarë.
Pensionet do i rrisim siç kemi premtuar, sdo të ketë nën 200 euro, në fshat apo qytet kudo që të jetë.
Atij nuk ia ndjen, nuk i kërcet se i interesojnë sarajet, 57% e pensionistëve e marrin të pjesshëm, jo të plotë. Ky njeri është futur në një realitet zoologjik dhe idik me Lul Bravën, me reptilë. Servir hardhucë e bretkosa, tallje me të, mashtrime e gënjeshtar por 11 Maji po vjen. Shqiptarët do t’i presin biletën.bw
Ish-kryeministri Matteo Renzi po zhvillon një vizitë në kampin e Gjadrit në Lezhë.
Në një prononcim për mediat ai u shpreh se kampi i Gjadrit duhet të përdoret si një qendër ku mund të vuajnë dënimin shqiptarët e dënuar nga drejtësia italiane.
Një hap i tillë sipas tij do të ishte lehtësim për sistemin e burgjeve italiane dhe do të ndihmojë të burgosurit shqiptarë të jenë më afër familjarëve.
“Mendojmë se është e drejtë që të vijmë këtu për t’u thënë italianëve shihni ku po shpenzohen paratë tuaja.
Me anë të një marrëveshje me shtetin shqiptar, qendrat e Gjadrit dhe Shëngjin të kthehet në burg për shqiptarët të cilët vuajnë dënimin në Itali
Jemi këtu për të dhënë një mesazh të qartë. Këtë ide e kemi artikuluat edhe në Parlamentin italian.
Me kaq para në Itali mund të bënim qindra qendra të tilla. Përveç miqësisë Meloni-Rama, cila është arsyeja që u ndërtuan këto qendra?”, tha ai. bw
Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të marrë të pandehur Ervin Muçën, drejtorin e IT në Policinë e Shtetit, në lidhje me akuzat për ndërhyrje në sistemin TIMS.
Postimi i plotë:
TIMS histori mafioze, nga emërimet e paligjshme tek manipulimi i sistemit e deri tek mbajtja në sirtaret e Elizës ne boten e paligjshmerise tregojne urgjencen qe SPAK duhet ta hetojë më thellë skandalin.
Arrestimi i Ervin Muçës, ish-drejtor i IT në Policinë e Shtetit, është dëshmia se Komisioni Hetimor Parlamentar për ndërhyrjet në TIMS dokumentoi ekzaktësisht
pasigurinë dhe paaftësinë dhe keqppërdorimin e administratës shtetërore për të mbrojtur sistemet dhe informacionet e rëndësishme shtetërore. Ndërhyrja në sistemet kompjuterike dhe kopjimi i të dhënave në TIMS cënoi rëndë sigurisë kombëtare.Vetëm Edi Rama ka fuqinë të imponojë që kjo çështje të rrijë në sirtarët e Kuvendit dhe te mos i dergohet SPAK per hetime te mëtejshme sic eshte detyrimi ligjor por dhe kerkesa e komisionit! Burgosja ime është dhe për ketë arsye, per tu harruar ceshtja dhe per te mos u hetuar perfituesi kryesor; Edi Rama!
******
Disa prej gjetjeve të Komisionit Hetimor;
Pavarësisht pengesave Komisioni Hetimor bëri gjetje përtej parashikimeve dhe arritëm të faktonim abuzimet dhe nderhyrjet ne sistemin TIMS!
1. Gjetja e parë: Nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se zoti Ervin Muça nuk përmbushte kushtet për t’u emëruar në detyrën e Drejtorit të Departamentit të IT-së. Konkretisht, ky shtetas ishte proceduar penalisht për falsifikim dokumentesh në shtetin italian në vitin 2007, ishte refuzuar leja e qëndrimit në vitin 2008, nuk kishte plotësuar formularin e dekriminalizimit, nuk kishte kryer trajnimet e detyrueshme në Akademinë e Sigurisë, nuk ishte pajisur me Certifikatën e Sigurimit të Personelit dhe ishte njëkoësisht i punësuar si këshilltar i drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, megjithëse hetimet e kryera nga Prokuroria nuk kanë gjetur ndonjë produkt konkret pune.
2. Gjetja e dytë: Nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor rezulton se procedurat e rekrutimit të ish-drejtorit Besjon Tanuzi dhe drejtorit aktual Enri Ndoni kanë qenë fiktive dhe me rezultat të paracaktuar. Kjo duket nga fakti që ata kanë aplikuar dokumentet për t’u emëruar në këto pozicione para krijimit të vakancës, nuk ka pasur asnjë shpallje për vendin vakant në këto pozicione dhe kanë qenë kandidaturat e vetme që i janë paraqitur për miratim Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Nga ana tjetër, rezulton se zoti Tanuzi nuk kishte asnjë eksperiencë të mëparshme në Policinë e Shtetit apo sistemet e informatike të kësaj të fundit dhe nuk ishte pajisur me çertifikatë sigurie, ndërsa duket se marrëdhënia miqësore me shtetasin Ervin Muça ka qenë vendimtare për emërimin e tij.
3. Gjetja e tretë: Nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor rezulton se procedura e ndjekur për emërimin e Drejtores së Hetimit të Krimit Kibernetik Ervina Gjana ka qenë fiktive dhe me rezultat të paracaktuar. Kjo del qartazi nga fakti se zonja Gjana ka depozituar dokumentacionin përpara shpalljes së vendit vakant, ka qenë kandidaturë e vetme, aplikimet janë hapur vetëm për dy ditë dhe emërimi është kryer përpara trajnimit në Akademinë e Sigurisë, në shkelje të përcaktimeve ligjore të Ligjit nr. 1082014 “Për Policinë e Shtetit”. Po ashtu, rezulton se zonja Gjana nuk kishte asnjë eksperiencë të mëparshme në hetimin e krimeve kibernetike, certifikata e saj e sigurisë nuk ishte konform detyrës së re dhe në vitin 2014 që përkon me largimin nga detyra e specialistes së Sektorit të Serverave në Drejtorin e Teknologjisë së Informacionit, ishin referuar materialet proceduriale si e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes”, e parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
4. Gjetja e katërt: Nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se njoftimi i parë për një ndërhyrje të paligjshme në sistemin TIMS ka ardhur nëpërmjet një email-i në orën 1451 të datës 02.08.2023 nga shefi i Sektorit të Serverave, zoti Ardit Muço, i cili iu është përcjellë drejtuesve kryesorë të Policisë së Shtetit. Më pas njoftimi i dytë ka ardhur nëpërmjet një email-i në orën 2254 të datës 02.08.2023, ku krahas drejtuesve të Policisë së Shtetit, janë informuar mediat dhe drejtuesit kryesorë të shtetit, përfshirë Ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Megjithë njoftimet e marra nga Ministri i Brendshëm, zoti Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, zoti Muhamet Rrumbullaku, Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në datën 02.08.2023, datë në të cilën ka filluar edhe ndërhyrja në sistemin TIMS, reagimi institucional ka ardhur vetëm ditën e nesërme në datën 03.08.2023. Deklarimet e zotit Balla, zotit Rrumbullaku dhe zoti Veliu sa i përket marrjes dijeni dhe komunikimeve me njëri-tjetrin janë kontradiktore dhe nuk përputhen me njëra-tjetrën. Nëse reagimi do të kishte qenë në kohë, ndërhyrja e filluar në orën 1800 të datës 02.08.2023 dhe e shtrirë deri në orën 0200 të datës 03.08.2023, mund të ishte parandaluar.
5. Gjetja e pestë: Nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se shtetasi Ervin Muça, me detyrë Drejtor i Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Sistemeve, Besjon Tanuzaj, dhe punonjës të tjerë të Departamentit të IT-së, kanë kryer një sërë shkeljesh ligjore, duke vënë në rrezik sigurinë e sistemit të dhënave TIMS. Konkretisht, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë lejuar hyrjen e paautorizuar në ambientet e rëndësisë së veçantë të Policisë së Shtetit, nuk kanë marrë leje apo autorizim paraprak nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për kryerjen e procesit të back-up-it, kanë bërë transferimin pjesërisht të të dhënave të sistemit TIMS në pajisje të jashtme, kanë hyrë në godinë duke përdorur kodin e një punonjëse që ishte me leje vjetore, kanë operuar në orët e vona të natës dhe jashtë orarit zyrtar, kanë urdhëruar vartësit për kryerjen e detyrave në kundërshtim me ligjin, si dhe nuk kanë hartuar aktet sipas Urdhërit Nr. 3410, datë 28.04.2023 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Megjithë shkeljet flagrante të ligjit, këta punonjës janë pezulluar vetëm për një periudhë 5-ditore dhe më pas janë lejuar që të vijojnë punën normalisht, pa filluar procedura e shkarkimit nga detyra, në kushtet kur qoftë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ashtu edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kishin konstatuar kryerjen e veprimeve a mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, dhe duke vënë në rrezik sigurinë e një infrastrukture kritike për Policinë e Shtetit.
6. Gjetja e gjashtë: Nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor rezultoi se në datën 14 tetor 2021, ka pasur një sulm kibernetik në sistemet informatike të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe sistemin TIMS. Ky sulm nuk është raportuar, nuk janë kryer verifikime apo hetime të thelluara, si dhe nuk janë marrë masa për pastrimin e sistemeve nga viruse të mundshme apo forcimin e masave të sigurisë për rreziqe që mund t’i kanoseshin sistemit nga sulme kibernetike. Po ashtu, rezultoi se në datën 9 shtator 2022 ka pasur një sulm të dytë të sistemeve informatike të Policisë së Shtetit, përfshirë sistemin TIMS, i cili sipas dëshmive ishte pasojë e drejtpërdrejtë e mosmarrjes së masave në rastin e sulmit kibernetik të tetorit 2021. Si rezultat i këtyre dy sulmeve, drejtuesit e Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit kanë deklaruar se të dhënat e sistemit TIMS deri në shtatorin e vitit 2022 gjendet në kanale online, dhe mund të blihen nga çdo person që mund të jetë i interesuar. Lidhur me këto pretendime, të cilat mbështeten edhe në dokumentacion zyrtar nuk rezulton që të ketë pasur hetime të thelluara administrative apo penale nga institucionet ligjzbatuese. Moskryerja e këtyre hetimeve dhe marrja e masave të nevojshme rrit rrezikun për përsëritjen e sulmeve kibernetike me pasoja shkatërruese për sistemet kritike të Policisë së Shtetit në të ardhmen.
7. Gjetja e shtatë: Nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se persona të caktuar kanë pasur akses të paautorizuar në sistemin TIMS. Megjithëse, ligji dhe aktet nënligjore parashikojnë në mënyrë të detajuar se si një personi i jepet akses në sistemin TIMS, mbetet e paqartë se si persona privatë, pra që nuk ushtrojnë një detyrë shtetërore që lidhet me aksesimin dhe përdorimin e sistemit TIMS, iu është akses në këtë bazë të dhënash me rëndësi të veçantë. Jo vetëm mënyra, por edhe personat që iu kanë dhënë këtë akses, qëllimet dhe motivet e këtyre personave privatë që kanë pasur akses në sistemin TIMS mbeten të paqarta dhe ngrejnë dyshime serioze për paligjshmëri. Sistemi TIMS përmban një shumëllojshmëri të dhënash, ashtu siç e kemi shpjeguar më lart, dhe aksesi i lirë nga persona të paautorizuar përbën një rrezik serioz për rendin dhe sigurinë në vendin tonë. Kjo situatë, për të cilën qoftë Ministri, ashtu edhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit duken se ishin në dijeni, duhet të kishte nxitur këta të fundit për marrjen e masave urgjente për kryerjen e një hetimi të thelluar të hyrjeve të paautorizuar në sistemin TIMS dhe marrjen e masave që situata të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.
8. Gjetja e tetë: Nga të dhënat publike dhe faktet e njohura botërisht, të cilat u sollën nga anëtarët e Komisionit Hetimor, rezulton se punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët kanë për detyrë të ruajnë dhe administrojnë të dhënat e sistemit TIMS, e kanë përdorur të drejtën e aksesit për t’ua vënë në dispozicion të dhënat e këtij sistemi elementëve të krimit të organizuar, të cilët kanë interes të veçantë për t’u njohur me hyrje-daljet e shtetasve nga territori i Shqipërisë, urdhërat e arrestit, ndalimit, kërkimit, masat ndaluese nga shtetet e huaja, vendimet gjyqësore penale nga autoritetet shqiptare apo të huaja, automjetet me të cilat lëvizin shtetas të caktuar etj. Për marrjen e këtij informacioni, këta shtetas janë të gatshëm të ofrojnë shuma të konsiderueshme monetare, në mënyrë që të mësojnë në kohë reale informacione që përmban sistemi TIMS pë rata vetë apo kundërshtarët e tyre. Të dhënat e sistemit TIMS iu kanë shërbyer grupeve kriminale për të bërë eleminimin e kundërshtarëve të tyre, për të kufizuar lëvizjet jashtë vendit apo edhe për t’u arratisur në rastet kur ndaj tyre janë lëshuar urdhër arreste kombëtare apo ndërkombëtare.
9. Gjetja e nëntë: Nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se në sistemin TIMS janë kryer ndërhyrje, të cilat mundësojnë që për persona të caktuar, të mos regjistrohen hyrje-daljet e tyre nga territori i Republikës së Shqipërisë, si dhe nëse regjistrohen, kërkimi në bazën e të dhënave të TIMS nuk bëhet i plotë duke shmangur databazat e të dhënave kriminale, çka mundëson që shtetas shqiptar apo të huaj që mund të jenë në kërkim kombëtar a ndërkombëtar, apo të dënuar për kryerjen e krimeve, të hyjnë dhe dalin lirisht nga territori pa pasur ndonjë alert nga sistemi. Ky devijim, siç është shprehur edhe Drejtori i Departamentit të IT-së, Ervin Muça, iu shërben kryesisht individëve me rekorde kriminale dhe mund të shpjegojë edhe faktin se si persona në kërkim nga organet shqiptare të drejtësisë ia kanë dalë të dalin apo hyjnë në territorin e vendit tonë pa u zbuluar nga institucionet ligjzbatuese. Edhe kjo problematikë meriton vëmendje të veçantë dhe adresim të menjëhershëm pasi përbën një rrezik serioz për rendin dhe sigurinë, si dhe dëmton rëndë punën e organeve të drejtësisë, qofshin ato shqiptare apo të huaja.
10. Përgjegjësitë institucionale: Në vijim të gjetjeve të mësipërme, kanë përgjegjësi për kryerjen e veprimeve a mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke dëmtuar rëndë interesat e shtetit dhe duke sjellë përfitime të paligjshme për shtetas të caktuar!
11. Për hetimin e rolit dhe veprimtarisë së paligjshme të këtyre shtetasve, vlerësojmë se është e nevojshme të kryhet një hetim i plotë, i thelluar dhe i gjithëanshëm nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Kjo e fundit mund të nxjerrë në dritë edhe fakte të reja të paligjshme, ashtu si edhe të identifikojë persona të tjerë, që mund të jenë identifikuar gjatë hetimit parlamentar. Sjellim në vëmendje, se për shkak të zvarritjes së dërgimit të kërkesave për informacion nga deputetët e mazhorancës, vonesës në kthimin e përgjigjeve nga institucioneve apo moskthimin e përgjigjeve nga institucionet, si në rastin e Këshillit të Ministrave, rrëzimit të kërkesave për thirrjen e dëshmitarëve të tjerë dhe kohës së shkurtër në dispozicion, Komisioni Hetimor i Kuvendit ka qenë në pamundësi objektive për të kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që do të çonin në zbardhjen e plotë të së vërtetës. Prandaj, SPAK, pasi t’i vihet në dispozicion ky material, në përputhje edhe me kompetencën e saj lëndore të parashikuar nga neni 135, pika 2, e Kushtetutës së Shqipërisë, dhe neni 75a të Kodit të Procedurës Penale, ka mundësi të hetojë dhe zbardhë të plotë veprimtarinë e paligjshme të personave të sipërcituar. bw
Në një kohë që fushata zgjedhore ka nisur në Shqipëri, edhe pse jo zyrtarisht, partitë politike kanë firmosur sot (25 mars) Kodin e Etikës.
Përmes këtij Kodi Etik, subjektet angazhohen për ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025.
Nënshkruesit mbështesin parimet themelore të zgjedhjeve demokratike, si integriteti, transparenca, privatësia, siguria, drejtësia dhe kushtet e barabarta të lojës.
Nënshkruesve të këtij kodi u është kërkuar të heqin pa vonesë të çdo përmbajtjeje të publikuar në emër të një pale, nëse ajo përmbajtje është në shkelje të angazhimeve të këtij Kodi Etike.
Çfarë përmban konkretisht Kodi i Etikës:
Kuadri ligjor
Ky Kod Etike nënshkruhet mbi baza vullnetare dhe nuk ka për qëllim të zëvendësojë ligje ekzistuese apo ligje që mund të miratohen ne të ardhmen dhe as të ndërhyjë në respektimin e këtyre ligjeve nga nënshkruesit apo palët e tjera të interesit.
Megjithatë, ai është pjesë e një kuadri më të gjerë politikash në nivele të ndryshme qeverisjeje dhe ka për qëllim të jetë plotësues në raport me to. Ky Kod duhet të lexohet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore përkatëse në vend, si dhe me normat, konventat dhe ligjet ndërkombëtare ku aderon Shqipëria, sidomos me legjislacionin që vjen nga Bashkimi Evropian, me të cilin Shqipëria duhet të përafrohet.
Kodi mbështetet në dokumente të ndryshme ligjore dhe politike.
Ndër më të rëndësishmet janë:
Neni 4, 9, 16/1, 18 dhe 45 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, parimi i shtetit të së drejtës, e drejta për të votuar, barazia përpara ligjit, transparenca financiare, ndalimi i gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës diskriminuese, dhe integriteti i funksionarëve publikë.
Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë (Ligji nr. 10019, i vitit 2008, i ndryshuar)
Ligji për partitë politike (Ligji nr. 8580, i vitit 2000, i ndryshuar)
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale (Ligji nr. 9887, i vitit 2008, i ndryshuar)
Ligji për mbrojtjen nga diskriminimi (Ligji nr. 10 221, i vitit 2010)
Ligji për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë (Ligji nr. 97/2013)
Ligji për sigurinë kibernetike (Ligji nr. 25/2024)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ngarkuar me mbikëqyrjen e zgjedhjeve, ka rol vendimtar në monitorimin e reklamave politike, duke përfshirë edhe reklamat online, në kuadrin e garantimit të integritetit të zgjedhjeve.
Zotimet e palëve nënshkruese
Nënshkruesit e këtij Kodi Etike që përfaqësojnë subjektet zgjedhore që planifikojnë të regjistrohen në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 marrin përsipër bashkërisht sa vijon:
Të ruajnë integritetin e zgjedhjeve përmes respektimit të rregullave dhe normave në fuqi dhe përmes zbatimit të parimeve për fushata të ndershme dhe transparencë financiare.
Të nxisin një diskurs politik gjithëpërfshirës, pjesëmarrje dhe kontribut në procese zgjedhore të sigurta, veçanërisht:
duke mos prodhuar, duke mos përdorur ose duke mos shpërndarë deklarata dhe paragjykime diskriminuese ndaj grupeve të caktuara për shkak të gjinisë, origjinës racore ose etnike, fesë, besimit, aftësisë së kufizuar, moshës ose orientimit seksual;
duke mos shpërndarë, duke mos postuar dhe duke mos promovuar mesazhe që nxisin dhunë ose urrejtje; nënshkruesit inkurajohen të dënojnë me forcë dhe të ndërmarrin sanksione ndaj çdo akti dhune ndaj kandidatëve ose përfaqësuesve të zgjedhur.
duke mos shkurajuar zgjedhësit dhe duke mos shpërndarë informacione të pasakta në lidhje me procesin zgjedhor, siç janë të dhënat e zgjedhësve, procesi i votimit dhe qendrat e votimit.
Të garantojnë një përdorim etik dhe transparent të mjeteve dhe teknologjive për fushatë, duke përfshirë edhe inteligjencën artificiale. Të mos prodhojnë, të mos shpërndajnë përmbajtje keqinformuese, veçanërisht:
të dhëna ose materiale të rreme, të fabrikuara, të bëra publike pa leje dhe në mënyrë dashakeqe ose të vjedhura;
përmbajtje manipuluese, duke përfshirë përmbajtje audio, imazhe ose video të gjeneruara me ose pa përdorimin e inteligjencës artificiale, me qëllim paraqitjen e shtrembëruar ose të falsifikuar në mënyrë të rreme ose manipuluese të kandidatëve, zyrtarëve ose çdo pale tjetër të përfshirë në zgjedhje. Përdorimi i përmbajtjes së gjeneruar nga inteligjenca artificiale të bëhet vetëm kur kjo përmbajtje etiketohet qartësisht si e tillë. Në këto raste këshillohet përdorimi i shenjave dalluese (ëatermarking) dhe i shenjave që tregojnë origjinën e materialit (provenance signals);
llogari të rreme ose bot-e automatike për të manipuluar opinionet e zgjedhësve;
trolle, akuza të pabaza ose bullizëm kibernetik;
përmbajtje të krijuara dhe të shpërndara nga aktorë jashtë vendit që përpiqen të dëmtojnë parimet e demokracisë, lirisë, barazisë, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, shtetit të së drejtës dhe të promovimit të paqes e stabilitetit.
Të shfrytëzojnë të gjitha burimet e mundshme për të luftuar efektet negative të përmbajtjeve manipuluese të gjeneruara nga inteligjenca artificiale dhe të shohin mundësitë e trajnimit të stafit të tyre për këtë qëllim; të mos përdorin informacione personale ose konfidenciale në instrumentet e inteligjencës artificiale, si për shembull në pyetjet apo udhëzimet e dhëna (prompts), duke garantuar kështu privatësinë dhe sigurinë e individit gjatë zgjedhjeve; të shohin mundësinë e ngritjes së një mekanizmi të strukturuar që do t’u mundësonte qytetarëve të raportojnë për shqetësime ose për keqpërdorim të teknologjive të inteligjencës artificiale.
Të garantojnë transparencën e kontributeve financiare të marra, duke përfshirë edhe përfitimet në natyrë si dhuratat, trajtimet, huatë, donacionet, kontributet për fushata dhe shpenzime, në përputhje me legjislacionin evropian dhe atë kombëtar në fuqi.
Të garantojnë transparencën e reklamave politike dhe komunikimeve të fushatës:
të mos përdorin reklama politike të sponsorizuara nga interesa të padeklaruara dhe të mos angazhojnë palë të treta ndërmjetëse për dhënie mesazhesh për fushatë ku nuk identifikohet burimi ose sponsorizuesi i mesazhit.
të veprojnë në përputhje me politikat dhe mekanizmat e transparencës së platformave online dhe të japin informacione të sakta mbi proceset e regjistrimit dhe verifikimit.
të ofrojnë informacion, mundësisht në faqet e internetit të partive politike në lidhje me:
organizatat dhe fondacionet me të cilat janë të lidhura; ose ne lidhje me subjekte të tjera ligjore që zhvillojnë fushatë në emër të tyre;
përdorimin e reklamave politike, duke përfshirë sponsorizuesit, burimet e financimit dhe shumat e shpenzuara për to;
iii. targetimin e reklamave dhe përdorimin e çfarëdolloj sistemi të inteligjencës artificiale në shpërndarjen e reklamave.
të mos përdorin taktika, teknika dhe procedura manipuluese për amplifikim të mesazheve politike dhe të mos përdorin të dhëna sensitive për mikrotargetim. Të marrin masa që të dhënat e përdorura për fushata politike të jenë plotësisht në përputhje me ligjin shqiptar për mbrojtjen e të dhënave, duke i kushtuar rëndësi të veçantë minimizimit të të dhënave dhe përpunimit të tyre në mënyrë të ligjshme, të drejtë dhe transparente.
Të shmangin në mënyrë proaktive amplifikimin e narrativave që kanë për qëllim minimin e parimeve demokratike, të nxitura nga subjekte dhe aktorë si brenda dhe jashtë vendit.
Të ndërmarrin hapa aktivë për arritjen e standardeve bazë të sigurisë kibernetike, për të dalluar, parandaluar dhe frenuar sulmet kibernetike, si dhe për të shpërndarë informacion, duke përfshirë edhe përmes organizimit të trajnimeve brendapërbrenda mbi rreziqet ndaj sigurisë kibernetike në zgjedhje.
Të heqin ose të kërkojnë heqjen pa vonesë të çdo përmbajtjeje të publikuar në emër të një pale që ka nënshkruar këtë Kod, nëse ajo përmbajtje është në shkelje të angazhimeve të këtij Kodi Etike. Përmbajtje të tilla duhet të raportohen në platformat online.
Të rrisin ndërgjegjësimin brendapërbrenda strukturave dhe organizatave të tyre për këtë Kod Etike dhe të nxisin zbatimin e tij nga stafi i fushatës, degët e partive, organet e tjera dhe institucionet që lidhen me to. Të inkurajojnë anëtarët që ta nënshkruajnë këtë Kod ose të respektojnë angazhimet e parashikuara në të.
Të marrin masa që stafet e tyre të fushatës dhe degët e partive të tyre të respektojnë me rigorozitet rregullimet kombëtare për të parandaluar keqpërdorimin e burimeve publike gjatë zgjedhjeve; të rrisin ndërgjegjësimin e anëtarëve të partive për nevojën e respektimit rigoroz të këtyre rregullimeve.
Të promovojnë përmbushjen në mënyrë të pavarur të angazhimeve të parashikuara në këtë Kod Etike dhe bashkëpunimin e plotë me autoritetet mbikëqyrëse, vëzhguesit zgjedhorë ndërkombëtarë dhe vendas, si dhe me aktorë të tjerë të përfshirë në vëzhgimin e pavarur, si mediat, studiuesit akademikë dhe organizatat e shoqërisë civile.
Të diskutojnë për zbatimin e këtij Kodi Etike me kryetarët e subjekteve zgjedhore dhe/ose sekretarët e përgjithshëm dhe degët përkatëse të partive para zhvillimit të zgjedhjeve.
Të bëjnë një vlerësim paszgjedhor dhe të vazhdojnë diskutimet brendapërbrenda subjekteve zgjedhore dhe mes subjekteve të ndryshme zgjedhore pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025.
Një deklaratë të frikshme ka bërë Arben Ahmetaj gjatë intervistës së tij për gazetarin Vincent W.J. van Gerven Oie, lidhur me kërcënimet që ka marrë ndaj jetës së tij dhe sigurisë së familjes.
Ish-zv.Kryeministri Ahmetaj ka zbuluar se është përballur me disa kërcënime serioze, përfshirë telefonata të drejtpërdrejta dhe ndjekje nga persona të panjohur.
“Kam marrë kërcënime personalisht. Së pari, një telefonatë direkte nga burgu, shumë e qartë: ‘Do të të vrasim. Të shohim nga kamerat kur parkon makinën, kur merr fëmijën’, etj. Ata kishin akses tek kamerat e pallatit në Tiranë ku kisha marrë një apartament me qira”, ka thënë Ahmetaj, duke treguar seriozitetin e kërcënimeve që ka marrë.
Ai po ashtu ka ndarë një tjetër ngjarje tronditëse, kur ka marrë një telefonatë nga një numër britanik të panjohur, si dhe një incident tjetër në rrugë, ku një person me motor i është afruar dhe i ka thënë: “Po, por aty do ta gjesh vdekjen”.
Ndërkohë, një tjetër ngjarje ka përfshirë përpjekjen për t’u fotografuar nga një dado filipinase, e cila ishte kërcënuar për të dorëzuar foto dhe video të familjes Ahmetaj tek një kompani private.
Pjesë nga intervista:
Do të doja t’i kthehesha pak më vonë këtij naiviteti, por çfarë mund të më thuash për kërcënimet ndaj jetës tënde?
Kam marrë kërcënime personalisht. Së pari, një telefonatë direkte nga burgu, shumë e qartë: “Do të të vrasim. Të shohim nga kamerat kur parkon makinën, kur merr fëmijën”, etj. Ata kishin akses tek kamerat e pallatit në Tiranë ku kisha marrë një apartament me qira.
Kërcënimi i dytë ishte një telefonatë tjetër nga një numër britanik që nuk e njihja. Dhe i treti ishte një person me motor. Ishte si në një film mafioz. Po ecja në rrugë dhe ky person më afrohet: “Përshëndetje, Arben.” Unë i përgjigjem: “Përshëndetje, si je?” Dhe ai më thotë: “Pra, po ecën?” “Epo, kam ecur gjithë jetën time.” Dhe pastaj ai thotë: “Po, por aty do ta gjesh vdekjen.”
Pastaj ndodhi një incident te Parku i Liqenit të Tiranës, ku u përpoqën të bënin një foto të foshnjës sime të sapolindur. Gruaja ime e tanishme kishte punësuar një dado filipinase dhe në një moment ajo po qante. Doli se ishte kërcënuar për të bërë foto e video të miat dhe të asaj që ndodhte në shtëpinë time dhe për t’ua dorëzuar këto njerëzve në një kompani të quajtur Emerald Spa. Atëherë u tmerrova vërtet.
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka ngritur akuza për mënyrën sesi po trajtohen hetimet dhe korrupsioni në Shqipëri.
Në intervistën për gazetarin Vincent W.J. van Gerven Oie, Ahmetaj theksoi se ai ka përgjegjësi para popullit dhe drejtësisë, duke vënë në dyshim trajtimin e çështjeve të rëndësishme që kanë ndodhur në vend.
Ai ngre pikëpytje përse autoritetet nuk po merren me disa nga aferat më të mëdha të korrupsionit, duke përmendur rastin e inceneratorëve të Tiranës, ndërtimin e autostradave, dhe probleme të tjera që kanë prekur ekonominë e vendit.
“Pse nuk shkojnë drejtpërdrejt tek inceneratori i Tiranës? Pse nuk merren me hetimin e AKSHI-t apo çështjes McGonigal?”, shprehet ai gjatë intervistës.
Ish-zv.kryeministri po ashtu hodhi dritë mbi një tjetër çështje të rëndësishme, atë të humbjes së 130 milionë eurove në çështjen Beketi, duke kërkuar që SPAK të ndjekë gjurmët e dosjes dhe të verifikojë mesazhet kërcënuese të Edi Ramës, që sipas tij kanë ndikuar në vendimin gjyqësor të çështjes.
Pjesë nga intervista:
Përgjegjësi para kujt?
Para popullit dhe para një drejtësie më të mirë, të pavarur.
Si mundet që ata kanë ndërmarrë një ekspeditë gjuetie mbi jetën time? Pse nuk shkojnë drejtpërdrejt tek inceneratori i Tiranës? Pse po përjashtojnë nga hetimi njerëz që nuk duhet të përjashtohen? Pse nuk i qepen tunelit të Llogarasë? Pse nuk i qepen AKSHI-t? Është një rrëmujë totale! Pse nuk i qepen autostradës Thumanë–Kashar? Pse nuk i qepen EchoPark-ut?
Po çështjes Beketi? Shqipëria humbi 130 milionë euro në këtë cështje. Pse SPAK-u nuk i dërgon një letër gjykatës së arbitrazhit që gjykoi çështje Bekti dhe t’i kërkojë dosjen? Në atë dosje do të gjeni që Beketi ka fituar vetëm për shkak të mesazheve kërcënuese të Kryeministrit për mbylljen e televizionit të tij.
Pse nuk i qepen çështjes McGonigal? Pse nuk i qepen anijeve për prodhimin e energjisë në Vlorë, që është një aferë e pastër korrupsioni? Pse nuk analizojnë dhe ndjekin kostot e rrugëve, të cilat janë disa herë më të larta se në vendet më të shtrenjta evropiane? Ata ndërmarrin ekspedita gjuetie për të shmangur thelbin e shumë aferave korruptive. Ata marrin urdhra… sn
Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur sot në konferencën me gazetarët për drejtuesin e fushatës elektorale të PD në zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita.
Duke iu përgjigjur gazetarëve, Berisha tha nga selia blu se njeriu që punoi për fitoren e Donald Trump dhe i konsideruar si një arkitektët kryesorë të triumfit të republikanit në zgjedhjet e 5 nëntorit 2024, është në aktivitet të plotë, ndërsa shtoi se PD ka komunikim të vazhdueshëm me të, online.
“Ai nuk është oficer fushe, ai është Marshall, e kuptoni vetë”, është shprehur Berisha.
Sali Berisha: Chris LaCivita unë të garantoj që është në aktivitet të plotë dhe unë jam në komunikim vazhdueshëm me bashkë krye strategun e fitores më të shkëlqyer në historinë e njerëzimit që ishte fitorja e Donald Trump.
Të vazhdueshëm, online.
Shpejt përfaqësuesi i firmës do të stacionojë këtu me ekipin tonë, ai do të vijë, do të shkojë. Me një fjalë është në aktivitet të plotë.
Unë nuk e di pse bëhet kjo pyetje. Ai nuk është oficer fushe, ai është Marshall, e kuptoni vetë. bw
Lideri i opozitës Sali Berisha ka deklaruar se pas ndryshimeve në administratën e SHBA, Rama ka nisur të përpëlitet në Tiranë. Ai tha se përflitet që përplasja mes tij dhe kryebashkiakut Erion Veliaj ka nisur nga një gabim që ka bërë përtej oqeanit Aleks Soros.
“A e dini ju që në themel të kacafytjes Rama-Veliaj qëndron një hap i gabuar i Aleks Soros që ka sjellë McGonigal dhe Rama kuptoi se armikun e kishte brenda dhe jo jashtë.
Prerja e kokës së gjarprit ishte goditje e fortë për Ramën. Ai po përpëlitet, ajo përplasja e tavolinës lidhet me Chris laCivita.
Me ambasadën e SHBA përdori letrën e fundit, shpalljen “non grata” të Berishës.
Por PD u bashkua dhe bashkw me tw dhe opozita”, tha Berisha, gjatë intervistës nw emisionin “Kjo Javë” në News24.