Avokatja Adriana Kalaja kishe bërë një kallëzim penal me datë 02.09.2024 pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ky kallëzim edhe është regjistruar pranë kësaj prokurorie me nr.1062 në të cilin paraqiten pretendime për konsumimin e elementëve të veprave penale, “Falsifikimit të dokumenteve”, “Shpërdorim i detyrës”, “Korrupsion Pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe shtetasve Lindita Rama, Olsi Rama, Engjëll Agaçi, Artan Lame, mbi zbatimin e rregullave të parashikuara në aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me dhënien e AMTP-së, regjistrimin në Kadastër, blerjen dhe regjistrimin e një pasurie të paluajtshme, pasuri e cila më vonë është përfituar nga ana e shtetases Lindita Xhillari (Rama).
Pas këtij denoncimi Gjykata e Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur mos fillimin e hetimit nga ana e Prokurorisë.
Pas këtij veprimi sië duket me urdhër politik të strukturave te SPAK dhe GJKKO, juristja e njohur Adriana Kalaja ka barë një denoncim për të njëjtën çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila në një vendim të datës 20.02 2025 ka vendosur që të deklarojë moskompetencën e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për gjykimin e kërkesës Penale Nr.1937 të datës 14,01.2025 dhe dërgimin e akteve Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si gjykata Kompetente.
Kështu këto struktura do të jenë të detyruara ligjërisht të marrin dhe të shqyrtojnë denoncimin e Kalasë për pronën e Linda Ramës. Nëse sërish nuk ndërhyn hija e kreut të qeverisë për të ndalur çdo hetim që ka lidhje me të dhe familjarët e tij.sn

