VOAL

VOAL

Ambasadori Lu lëshon ‘bombën’ e radhës: Gangsterët të futen në burg. Mjaft u zutë!

Ambasadori i Amerikës në vendin tonë Donald Lu, pas deklaratave të forta të bëra pak ditë më parë, ku tha se në vendi tonë ka 4 klane dhe 20 familjet mafioze që mbështesin krimin, këtë herë ai vjen me një deklaratë po aq të fortë.

 

Më anë të një komenti në një video të postuar nga gazetari Skënder Minxhozi ka lënë një koment ku shkruan:

“Të lumtë, Skënder Minxhozi! Të gjithë nxitojnë ta shohin këtë betejë si kundër PS-së apo PD-së. Ne amerikanët, duam veprime vendimtare kundër peshqve të mëdhenj të krimit. Ne duam që të gjithë shqiptarët të ndalojnë grindjen dhe të fillojnë punën drejt një synimi të përbashkët: këta gangster të futen në burg. Mjaft u zutë dhe futjuni punës”, shkruan Ambasadori Donald Lu”.

java neus

Rama shpall dritaren e tij kundër portaleve dhe mediave sociale

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit sot ka theksuar se platforma e komunikimit me njerëzit nuk do jetë një gjueti shtrigash për ata që duan të bëjnë denoncime apo të marrin nëpër gojë njerëzit. Ai tha se çdo anëtar i kësaj platforme do jetë me identitet të verifikuar dhe nuk do jetë si “Facebook”

Ai u shpreh se “Një dritare tjetër është fjala ime. Gjithsecili qe ka te drejte te kontriboje lidhur me reformat, kur flitet konkretisht për një reformë.

PSH: do të behet diskutimi për mbetje.

Nuk do ia lëmë këtë diskutim portaleve dhe ‘Facebook’, por që do të diskutohet mes nesh dhe gjithë atyre që bashkë me ne janë përfshirët në këtë udhëtim 4 vjeçar. Çdokush që do të shkruaj një opinion do të marrë një përgjigje”, tha Rama.

E kishte kthyer lokalin në “dyqan” armësh e tritoli, policia prangos biznesmenin nga Pogradeci

Policia ka arrestuar në flagrancë pronarin e lokalit në Çërravë, shtetasin Thanor Pupa 36 vjeçar si dhe babain e tij, 72 vjeçarin me inicialet A.P. I moshuari po procedohet në gjëndje të lirë për shkak se pas një kontrolli, në panesën e tij janë sekuestruar 4 armë gjahu pa leje.

NJOFTIMI:

Policia arreston ne flagrancë një shtetas, i cili në ambjentet e lokalit të tij posedonte sasi tritoli, granata luftarake, si edhe disa objekte të dyshuara si antike.

Procedohet penalisht në gjendje të lirë edhe babai i këtij të fundit, pasi në banesë, iu gjetën e sekuestruan 4 armë gjahu pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

· Th.P, 36 vjeç, banues në Çërravë-Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në lokalin e tij në fshatin Çërravë iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale :

– Një masë tritoli artizanal, dy granata dore pa lejë, si edhe disa objekte të dyshuara si antike.

Gjithashtu në vijim të këtij rasti, filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj babait të tij shtetasit :

· A.P, 72 vjeç, banues në Çërravë.

Pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, këtij të fundit iu gjetën e sekuestruan

– Katër armë gjahu të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale : “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga nenet 278 e 280 të Kodit Penal.

NDËR PARTITË E DJATHTA, PD E SHQIPËRISË, E DYTA NË BALLKANIN PERËNDIMOR – Nga Ramiz LUSHAJ

Teorinat e përhapuna veçmas kohët e fundit: “Edhe në Europën Lindore, në vendet ish-komuniste, parti të djathta si PD janë rithemelue, ringritë të reja…” apo “PD e ka krye misionin e saj historik”, etj. janë dizinformuese,  diversioniste. Ligatë kënetore, ligësi politike, edhe kur vijnë nga e majta apo e djathta ose nga jashtë. Bartësit e tyre të mos i japin kaq hapët për shembuj, në krejt Europë Lindore, Qëndrore, Juglindore, as në krejt Ballkan, po të ndalen veç në Ballkanin Perëndimor, të cilin të majtët (pro)sllavë po don’ prej vitesh me e kthye në një “Jugosllavi të re”, në “Jugosllavinë e Katërt”.

Të gjitha partitë e djathta në Ballkanin Perëndimor, simotra të PD të Shqipërisë, të themeluara në vitet 1989-1992, të aderuara në disa nga grupimet politike europiane si EPP, CDI, IDU, viti 2017 i gjeti në pushtet politik në Kroaci e Kosovë, në Maqedoni e Bosnje-Hercegovinë, përveç Partisë Demokratike të Sllovenisë (SDS) e ish kryeministrit Janez Jansha, e 16 shkurtit 1989; Partia Demokratike Serbe (DSS) e Koshtunicës e Jovanoviçit, themelue me 26 korrik 1992; Partia “Lëvizja për Ndryshime” (PzP) në Malin e Zi, e Medojeviçit, (e vitit 2002). Në Slloveni, një parti e re (e 2 qershorit 2014), Partia Moderne e Qendrës (SMC) e kryeministrit Milo Cerar, e aderuar në grupimin e Partive Liberal-Demokrate Europiane (ALDE, LI) është në pushtet prej katër vitesh, e cila nuk është deklarue as e majtë,  as e djathtë. Pra, në mesin e vitit 2017, e majta ishte në pushtet vetëm në tre shtete: Shqipëri, Serbi, Mali i Zi, vetëm në 121 mijë km2 me 10 milionë banorë, ndërsa e djathta edhe në opozitë është forcë e parë apo e dytë. Kësokohe, të djathtët në pushtet ishin në shumicë për nga numri i shteteve, sipërfaqja e popullsia e tyre.

VMRO-DPMNE e Gruevskit të Maqedonisë, simotra e PD në EPP dhe IDU, themelue më 17 qershor 1990, deri para disa muajsh ishte në pushtet në Maqedoni, kishte të sajin kryeministrin, e ka të vetin presidentin, ka shumicën në pushtetin lokal. Tani erdhi në pushtet partia tjetër: SDSM e Zaevit, e themelueme më 20 prill 1991, e cila është në Partitë Socialiste Europiane e Internacionalen Socialiste sëbashku me PS e Shqipërisë. Në të dy rastet, këto parti kanë qeverisë me shqiptarët, me partitë shqiptare, me të përhershmin Ali Ahmeti e të tjerët. Pra, kësisoj, kështu, rrotacioni politik, siç ndodhi në Maqedoni, në Kosovë e në Shqipëri, nuk do të thotë ikje nga skena politike të partive të vjetra të ’90-tës e as ’91-shit apo ’92-shit. Pra, as PD e Shqipërisë, e Sali Berishës e Lulzim Bashës.

Në historikun e Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD) nuk ka ndodh si në Malin e Zi, ku e majta, Parta Socialiste Demokratike (SPD) e Bulatoviçit e Gjukanoviçit, (antare e Partive Socialiste Europiane sikurse PS e Shqipërisë), prej themelimit të saj më 1991 është në pushtet, i ka të saj kryeministrin në Podgoricë e presidentin në Kotorr, në dy kryeqytetet e këtij shteti ballkano-perëndimor. Kjo nuk ka ndodh në Shqipëri, sepse PD ka 4 mandate në 14 vjet në pushtet me kryeministër të saj Meksi e Berisha dhe në 4 mandate në 20 vjet me president të saj Berisha, Topi e Nishani, si dhe ka pasë përfaqësuesit e saj politik apo teknik në pothuaj 2 vite kalendarike politike në “Qeveria e Stabilitetit të Vendit” (1991), “Qeveria Teknike” (1991-’92), “Qeverinë e Pajtimit Kombëtar” (1997), Qeverinë Rama (2017).

Partia Demokratike e Shqipërisë, përveç Partisë të Tuxhmanit e të  Stipe Mesiç dhe të kryeministrit aktual kroat Plenkoviqit, Unionit Demokrat Kroat (HDZ- themelue më 17 qershor 1989), asnjë parti tjetër e djathtë nuk ka ma shumë vite në pushtet, as në Slloveni e Maqedoni, as në Bosnje-Hercegovinë e Serbi, as në Kosovë, as në Malin e Zi. Ndër partitë e djathta, PD, vjen e dyta në Ballkanin Perëndimor. Një parti e tillë, si PD, me një rekord politik të tillë, si mund ta ketë krye misionin e saj, si mund të flitet për shkrirje apo rithemelim të saj, etj.

Ndryshe nga disa parti të djathta në Ballkanin Perëndimor, PD e Shqipërisë, e  themeluar më 12 dhjetor 1990, edhe në dy humbjet elektorale të fundit (2013, 2017) i ka ruajt themelet e veta të antarësisë, bazën e votuesve të saj, nuk është braktisë nga elektorati i saj i spektrit të djathtë. Partia Demokratike Serbe (DSS – e 26 qershorit 1992) e Koshtunicës – ish president i Jugosllavisë (2000-2003) dhe ish-kryeministër i Serbisë (2004-2008), e aderuar në IDU (sikurse dhe PD) në zgjedhjet e fundit (2016) mori vetëm 5 deputetë në Parlamentin 250 vendësh të Serbisë. Kjo parti (DSS) ka mbi 100 mijë antarë (v. 2012), por mori vetëm 73 mijë vota. As sa antarësia e saj. Ndërsa PD e Shqipërisë në korrik 2017 numëronte mbi 100 mijë antarë dhe në zgjedhjet e qershorit 2017 mori rreth 400 mijë vota të saj. Doli forca e dytë politike në Shqipëri. Atëherit, si e mbyllka një parti e tillë, ma e madhja parti e të djathtës shqiptare, misionin e saj historik apo t’i kërkohet shkrirja apo rithemelimi i saj (!).

          Partia Demokratike e Shqipërisë është pasuri e trashëgimi kombëtare, që ende i duhet Kombit, ka një mision të qartë e një rrugë të gjatë, me mundësi e aftësi rigjeneruese e të sigurta të përballet edhe me luftëra bio-politike ndaj saj, e vendosur të rivijnë shpejt e fuqishëm në pushtetin politik në Shqipëri.

Deputeti i PD ‘plas bombën’: Kemi 15 spiunë në Kuvend, ja ku fshihen

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, sfidoi disa ditë më parë ligjvënësit shqiptarë, teksa publikoi përgjigjen e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për raportin e tij me ish-Sigurimin. Deputeti Murrizi, gjatë një interviste për Shqiptarja.com thotë se, vetëm një deputet i është përgjigjur sfidës së tij, duke iu drejtuar komisionit, për të verifikuar nëse ka pasur apo jo lidhje me ish-Sigurimin. Ai është deputeti Romeo Gurakuqi.

138 deputetë të tjerë nuk i janë përgjigjur sfidës. Murrizi thekson se, sipas informacioneve të tij, 15 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit.

Sipas tij, deputetët spiunë fshihen në grupet parlamentare të tre partive kryesore në vend, sidomos në Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste. Myslim Murrizi mendon se kjo është arsye se pse deputetët nuk i drejtohen komisionit, për ta zbardhur para shqiptarëve të kaluarën e tyre.

-Z. Murrizi, disa ditë më parë, ju publikuat përgjigjen e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për raportin tuaj me ish-Sigurimin e Shtetit, ndërsa ftove kolegët në Parlament të qartësonin të kaluarën e tyre. Sa deputetë i janë përgjigjur sfidës suaj?

Unë mendoj se është detyrim moral i çdo deputeti që 27 vjet pas rënies së komunizmit t’ju tregojmë shqiptarëve të kaluarën tonë. Ai ligj nuk është ligj frenues, por është moral. Të gjitha vendet ish-komuniste, përveç Hungarisë, kanë patur ligj frenues. Hungaria e ka pasur ligj moral, ku KQZ thjeshtë bënte me dije qenien apo jo pjesë e shërbimit sekret të asaj kohe. Nëse do ta votonin qytetarët personin, do të thonë se qytetarët e duan spiun deputetin dhe nuk ke çfarë i bën. Në Shqipëri, në 27 vjet pluralizëm, ne kemi një komision, i cili nuk komandohet nga një parti politike.

Ka qenë komisioni ‘Mezini’. Për këtë komision aludohej se ishte nën urdhrat e Berishës. Kur unë kam qenë deputet, nga viti 1997-2000, ka qenë komisioni i ‘Bezhani’, ku kryetari u emërua nga kryeministri i asaj kohe, Fatos Nano. Ky që kemi tani, është një komision kolegjial, me 5 anëtarë të kaluar nga Kuvendi, ku një është përfaqësues i shoqatave të ish të përndjekurve politikë dhe një është drejtpërdrejt i përndjekur, Daut Gumeni dhe Simon Miraka. Unë mendoj se çdo i zgjedhur, edhe administrata, kryetarët e bashkive dhe qeveria duhet të bëjnë publike zyrtarët e lartë, ato që janë subjekte të këtij ligji, nëse kanë të kaluar me ish-Sigurimin e Shtetit apo jo.

-A i është përgjigjur deri më sot ndonjë deputet sfidës suaj?
Di që përveç meje, ka marrë përgjigje nga autoriteti edhe deputeti Romeo Gurakuqi i Qarkut të Shkodrës. Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar e pyeta nëse kishte dërguar kërkesë, ku më konfirmoi përgjigjen. Pra, di që ka marrë përgjigje edhe Romeo Gurakuqi. Këtë çështje unë e kam ngritur edhe në mbledhjen e parafundit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Kam pohuar se është detyrim moral, të paktën i deputetëve të Partisë Demokratike, si partia e parë antikomuniste, që të shkojnë të gjithë dhe të marrin tek ky autoritet përgjigjen për të kaluarën e tyre nëse kanë apo nuk kanë lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit.

-Si u prit kërkesa juaj nga kolegët?

Pash që disa hezitonin. Ky është problem i tyre. Për mua, ky Kuvend ka sërish bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit. Unë mendoj se janë pjesë e të gjitha partive.

-Ku e bazoni këtë konstatim apo bindje?

Po cila është arsyeja që i pengon për të ndërmarrë këtë akt moral, në një farë mënyrë për ta larë veten para qytetarëve në raport me ish-Sigurimin e Shtetit?! Pse nuk e bëjnë? Nuk ka asnjë kosto financiare. Është pa humbje kohe. Mund të bëhet me një formular. Çfarë i pengon?! Për mua në këtë parlament janë mbi 15 deputetë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit nga i gjithë spektri politik.

Në hulumtimin tim 27-vjeçar, në reagimin e politikës sa herë hapet çështje dosjeve, në qasjen e tyre etj., për mua nga PD, PS dhe LSI janë mbi 15 deputetë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Unë aludoj për të gjithë që kanë qenë mbi 18 vjeç në vitin ’90, por absolutisht e them me bindje se janë mbi 15 deputetë. Nëse mendojnë se e kanë të vështirë këtë plotësimin e formularit, le të bëjmë një vendim të gjithë si Kuvend, t’i japim tagrin autoritetit të dosjeve që të bëjë publike të gjithë emrat tanë kush ka qenë dhe kush nuk ka qenë bashkëpunëtor.

-Në ligj, nga të gjithë kategoritë e funksionarëve, duke përfshirë presidentin, kryeministrin, ministrat, kryetarët e bashkive etj., vetëm deputetët janë përjashtuar nga verifikimi. Ata mund të verifikohen vetëm me vullnetin e tyre…

Kjo është bërë qëllimisht sepse kanë qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit. Kjo do të thotë se nuk kanë mundur dot që të asgjësojnë dosjet e tyre. Të jesh i bindur se, nëse do të kishin zhdukur dosjet e vet, do t’i kishin hapur pa problem për të tjerët. Për mua është një ligj i cunguar, është bërë me hile, është bërë me qëllim, që të shpëtojnë veten ata që kanë menduar për të qenë në Kuvend ndoshta edhe këtë mandat apo edhe një mandat tjetër.

-Ç’po ndodh me dy nismat e Partisë Demokratike për dënimin e ekspozimit të simboleve të komunizmit dhe për dënimin e krimeve të komunizmit?

Me këtë çështje po merret një grup pune, i cili kryesohet nga deputeti Enkelejd Alibeaj. Kodi Penal nuk pengon asnjë qytetar të këtij vendi që të shkojnë dhe të bëjë një padi në prokurori për ata që kanë lyer duart me gjak. Simbolikisht, dënimi i komunizmit duhet të fillojë nga shkëputje e Partisë Demokratike nga organet famëkeqe të ish-Sigurimit të Shtetit. Që ne të kemi tagër moral në Kuvend, duhet që të gjithë deputetët e PD, nga kryetari Basha deri tek më i riu, të kenë në dorë përgjigjen zyrtare të komisionit të dosjeve.

Nëse ke qenë shërbëtor i ish-Sigurimit të Shtetit dhe kërkon që të bësh një ligj demagogjik për të dënuar, për shembull, një të sëmur psikik që del në Pezë me fotografinë e Enver Hoxhës në dorë, kjo është farsë. Duhet të shkëputemi nga e kaluara jo me demagogji, por me vepra. Shkëputja me vepra fillon nga ndarja përfundimtare me të kaluarën, me individë që i kanë shërbyer së kaluarës komuniste. Për mua, ky ligj duhet të ishte frenues. Boll më me avazin e 27 viteve të postkomunizimit, ku del operativi dhe thotë: Nëse ke hall, hajde e më tako mua sërish.

-Disa ditë më parë kritikuat ambasadorin amerikan për disa letra falënderuese. Tani ç farë mendoni për deklaratat e fundit të ambasadorit, ku foli për katër klane kriminale dhe 20 familje mafioze që kontrollojnë operacionet kriminale në Shqipëri?

E përgëzoj shumë sikurse u emocionova kur i çoi letër falënderuese Tinës. Vonë, por më mirë vonë se kurrë. Është një deklaratë reale për një realitet të hidhur në Shqipëri. Është ajo çfarë ka thënë opozita të paktën nga viti 2014 dhe këtej. Për mua absolutisht, parlamenti dhe qeveria duhet të tregojnë vullnet politik, që të shkëputet politika nga krimi, sepse mafie pa përkrahje politike nuk ka në asnjë vend të botës. Janë grupe ordinare që po të dojë shteti i shtyp si plesht.

Familjet mafioze që rrezikojnë kombin shqiptar absolutisht që kanë lidhje me politikën dhe herë-herë komandojnë politikën. Është në detyrën e kësaj mazhorance, e cila ka 74 mandate, që të tregojë vullnet politik për t’u shkëputur nga krimi apo jo. Opozita, përveç fjalës, nuk ka në dorë gjë tjetër. Asnjë të keqe nuk ka që shërbimet partnere dhe shërbimet ligjzbatuese vendase ta fillojnë survejimin dhe përgjimin tek 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Le të kërkojnë një deklaratë të firmosur nga ne, që të pranojmë që të jemi nën përgjim, për të parë se kush nga ne ka kontakte me krimin.

Shqiptarja.com

Kërcënim mafioz në Elbasan, kundërshtarët i çojnë arkivol në shtëpi kryebashkiakut Sejdini

Në qytetin e Elbasanit thuhet se veprojnë dy klane mafioze, e këto janë mes dy fiseve që vetë ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj ka përmendur nga Parlamenti, fisi Çela dhe Çapja.

Po ashtu, mbetur vetëm në “thashethemet” mediatike dhe akuzat politike të opozitës shqiptare, dhëndri i Qazim Sejdinit, kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Sokol Sanxhaktari është i përfshirë në grupin kriminal të bandës së Çelës. Ky i fundit ka qenë një ndër emrat që këtë verë Prokuroria i kërkoi policisë ta vinte në përgjim, por që nuk u realizua kurrë pasi policia tha se nuk ka kapacitete me efektivë për shkak se ishin me leje.

Kryebashkiaku është akuzuar vazhdimisht nga opozita, e madje së fundi në Parlament, lideri demokrat Lulzim Basha i kërkoi kryeministrit Rama që të bënte shkarkimin e Sejdinit nga detyra. Ashtu sikundër ambasadori amerikan Donald Lu foli për funksionim të 4 klaneve në Shqipëri, në qytetin e Elbasanit fiset mafioze kanë nisur të vënë në jetë edhe praktikat kërcënuese mes tyre.

Një qytetar nga Elbasani ka denoncuar me një mesazh anonim pranë ish-kryeministrit Sali Berisha, se Qazim Sejdinit i kanë dërguar arkivol në shtëpi, e kjo në shenjë hakmarrjeje. Gjatë natës së sotme në Durrës u vu në pranga Enea Bekteshi, i cili dyshohet se ka qenë në makinën Audi që përplasi automjetin e zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit më shumë se dy javë më parë. E po kështu dyshohet si i përfshirë në goditjen me antitank të një prej bizneseve të fisit Çapja muaj më parë. E në shenjë hakmarrjeje për këto që kanë ndodhur, në shtëpinë e kryebashkiakut të Elbasanit, qarkullon si lajm se i kanë çuar arkivol, dhe kjo në gjuhën e mafies nënkupton që do të vritet.

“Në Elbasan klanet në thikë e në pikë! Qyteti gumëzhinë se Don Lalës klani tjetër mafioz i ka dërguar arkivol në shtëpi?!?!, – shkruan Sali Berisha në profilin e tij në Facebook duke e shoqëruar këtë informacion me pikëpyetje e pikëçuditëse të shumta për vetë peshën që ka si informacion dhe se sa e rëndë është situata nëse kjo rezulton e vërtetë.

Në mesazh thuhet se kryebashkiaku ka shtuar sigurinë duke marrë më shumë roje private.

Më poshtë mesazhi që qytetari i ka dërguar deputetit demokrat

 “Doktor mirmrama. po lexoj neper medja sikur policia ne elbasan ka arrestu autorin e ngjarjes se 18 shtatorit sikur u kap autori kjo esht nje lajm sa per te ber buj sepse autoret e vertet nuk jan kapur ato brohen nga edi rama dhe qazim sejdini kto qe jan arrestu jan thejsht ushtar,sa per qazim sejdin mikun me te ngusht te edi rames sot ne qytet po qarkulloj nje lajm sikur i kan dergu arkivol ne shpi ne shenj hakmarrje per ato qe ai ka ber nuk dihet sa i vertet esht ky lajm po sot i gjith elbasan po flet per kte ngjarje. te gjith e din ne elbasan qe qazim sejtin ka shumfishuar rojet dhe badiguardet”

/Gazeta Express

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/kercenim-n-mafioz-ne-elbasan-443201/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Shtatë dëshmitarë VIP në procesin ndaj Shullazit. Nga Tahiri te Çako, ç’dinë për kërcënimin e rektorit

Në një kohë kur dëshmitarët në procesin e Emiljano Shullazit po japin dëshmi të ndryshme para trupit gjykues krahasuar me ato të dhëna në Prokurori, mbrojtja ka kërkuar që të përshpejtohet gjyqi ndaj grupit kriminal.

 

Avokati Vladimir Meçi, ka kërkuar në seancën e djeshme që të zhvillohen dy seanca në javë. Mirëpo, trupi gjykues e pa të pamundur këtë gjë, ndaj vendosi që të shtojë numrin e dëshmitarëve në seancën e ardhshme, që mbahet ditën e martë, në orën 9:00. Kjo lëvizje bën që të martën të ketë dëshmi të personave VIP.

Për atë seancë, ishin planifikuar që të dëshmonin dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj, si edhe Majlinda Keta, bashkë me Klodeta Dibra.

Mirëpo, për shkak të përshpejtimit të procesit, në të njëjtën seancë u thirrën edhe dëshmitarët VIP që do të thirreshin në atë pasardhësen. Bëhet fjalë për Haki Çakon dhe Samimir Tahirin. I pari është drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe i dyti ka qenë ministër i Brendshëm në kohën kur akuzohej për lidhjet me Emiljano Shullazin.

TAHIRI

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka dëshmuar më parë në Prokurori për rastin e Emiljano Shullazit. Ai është thirrur për të dëshmuar në lidhje me kërcënimin e rektorit të UT, Mynyr Koni. Mësohet se Koni kishte vënë në dijeni Tahirin, Çakon, ministren e Arsimit, Lindita Nikollin, dhe dy pedagogët Dibra dhe Keta, për kërcënimin që kishte marrë nga Shullazi, për të moskandiduar për rektor të UT-së.

Tahiri ka dëshmuar në Prokurori, në datën 24 mars të këtij viti. “Unë iu përgjigja pozitivisht ftesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të treguar edhe këtu detyrën që kam bërë. Dhe më vjen mirë, në fakt, që jam ftuar të dëshmoj për detyrën që kam bërë lidhur edhe me këtë rast, kur të dy profesorët deklaruan se u kërcënuan”, pati thënë Tahiri pasi doli nga Prokuroria. Për të njëjtën gjë do të pyetet edhe Çako, së bashku me dy pedagoget.

KULE DHE KONI

Në seancën e së martës do të dëshmojnë Dhori Kule dhe Mynyr Koni, që të dy kanë akuzuar Emiljano Shullazin se i ka kërcënuar gjatë zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës.

“Isha në rrugë duke shkuar për në shtëpi, një makinë më ndaloi te këmbët dhe një person më urdhëroi të hyja brenda. Aty jam kërcënuar. Ishin tre veta. Njëri prej tyre më tha “Ti do tërhiqesh deri nesër nga gara!”. I thashë të mendohem deri nesër. Personi në fjalë, me ton të lartë, më tha: Ti do të japësh dorëheqjen”, pati dëshmuar Mynyr Koni në Prokurori duke vënë gishtin mbi klanet e Emiljano Shullazit. Po ashtu, edhe Dhori Kule pati deklaruar se është kërcënuar nga Shullazi në zgjedhjet brenda Universitetit të Tiranës, në mënyrë që të tërhiqej.

ERALD DELIU/PANORAMA

Akuza e Spartak Ngjelës: Katër demokratë humbën paratë në Qipro…

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora News teksa ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu ka folur edhe për politikanë të cilët kanë humbur para në Qipro.

 

Këta të fundit i përkasin partisë Demokratike, sipas Ngjelës dhe për këtë gjë janë në dijeni edhe zyrtarët amerikanë të cilët do ti publikojnë emrat e tyre së shpejti.

Duke folur për këtë çështje, Ngjela iu referua ish-ministrit të Financave, Ridvan Bodes, që sipas tij u la jashtë listës nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pikërisht sepse ekzistojnë këto të dhëna.

“Katër ke në Qipro që kanë humbur para nga të tutë (i drejtohet deputetit Ervin Salianji). Ka edhe nga këta (socialistët), por katër janë të tutë. Të lutem, mos e zgjat, do të dalin. Do t’i dëgjoni. Do të bëj një pyetje. Po kishte bashkëpunëtorë më të afërt sesa Ministri i Financave me Saliun?  Pse nuk e vendosët si kandidat? Bode, e di ti çfarë është Bode apo jo? Trezorier i Saliut. Si e la trezorierin jashtë ai? Ai bëri mirë që e la jashtë, por e la se janë këto. Tani nuk e di unë se sa janë të implikuar të tjerët”, u shpreh Ngjela.

Ngjela paralajmëroi edhe publikimin nga FBI-ja të llogarive ofshore që kanë politikanët shqiptarë.

Rama komenton për herë të parë deklaratat e Lu

Kryeministri Edi Rama ka nisur nga qyteti i Fierit konsultimet publike mbi buxhetin e shtetit të vitit 2018. Nga atje një ish-ushtarak e ka pyetur se çfarë do të ndodhë me situatën e krimit të organizuar në Shqipëri.

“Dua të falënderoj ambasadorin amerikan që më mbështeti mua. Unë kam thënë qe ne duhet të hymë në një fazë të re. Ne jemi në një proces, për të luftuar kundër të fortëve dhe për tu shkuar pas aseteve dhe pasurive kriminele. Shumë mirë që e tha dhe ambasadori amerikan.

Ndodhi në Elbasan një ngjarje që sherben si katalizator. Unë iu siguroj se çështja e Elbasanit është në një ndjekje të vazhdueshme. Ne jemi për të dhënë llogari për rezultatet.
Shume shpejt do të keni një zinxhir veprimesh nga ana e policisë së shtetit. Zonat ku funksionojnë të fortë janë zona ku janë të inkriminuar policia e shtetit”, tha Rama.

Tirana mirëpret “Ditët e Turqisë”

Në kuadër të “Ditëve të Turqisë”, do të organizohen aktivitete kulturore dhe artistike për prezantimin e kulturës, veshjeve tradicionale, gjuhës, historisë dhe artit turk

TIRANË – Instituti “Yunus Emre” në Tiranë, po organizon aktivitetin “Ditët e Turqisë”, që do të mbahet në datat 4-6 tetor në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, me qëllim promovimin dhe prezantimin e kulturës, historisë, natyrës dhe artit turk.

Në hapje të tij organizuar në Pedonalen e Tiranës, ishin të pranishëm ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar, drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Abaz Hado, studentë dhe qytetarë të shumtë të Tiranës.

Hado në fjalën e tij gjatë prezantimit të aktivitetit theksoi se Shqipëria tek Turqia ka parë gjithmonë një mbështetje strategjikë, e cila është vazhdimisht në rritje.

“Investimet që bëhen (nga Turqia) janë gjithmonë në dobi të vendit tonë, në dobi të Tiranës. Tirana është një vend jo vetëm dinamik që lulëzon çdo ditë e më shumë, por ka edhe aktivitete që vende të ndryshme ditët e tyre të trashëgimisë kulturore i organizojnë në Tiranë. Ne si Bashkia e Tiranës e mbështesim fuqishëm këtë nismë, dhe çdo nismë që ka ndërmarrë YInstituti “Yunus Emre”, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), por edhe ambasada turke, duke e konsideruar Turqinë si një vend vërtetë shumë të afërt dhe shumë mik”, u shpreh Hado.

Ndërsa ambasadori Bayraktar theksoi se ky aktivitet do të rrisë më shumë prezencën e Turqisë në Shqipëri në fushën e kulturës.

Ai u shpreh më tej se “Në kuadër të këtij aktiviteti që fillon sot për vizitorët do të paraqiten shfaqje të arteve të ndryshme dhe shembuj të artizanatit dhe kuzhinës turke, që do të pasqyrojnë kulturën e pasur të vendit tonë në këtë zonë të bukur të Tiranës. Shpresoj që ky aktivitet kuptimplotë të rrisë më shumë prezencën e Turqisë në Shqipëri në fushën e kulturës.”

Në kuadër të “Ditëve të Turqisë”, që organizohen në bashkëpunim me Ambasadën e Turqisë në Shqipëri dhe Bashkinë e Tiranës, do të organizohen aktivitete kulturore dhe artistike për kulturën, veshjet tradicionale, gjuhën, historinë dhe artin turk, me mbështetjen edhe të bashkive nga Turqia, si Bajrampasha, Bursa, Kahramanmarash, Sakarja, dhe Institutit të Integrimit Antalia, Institutit të Integrimit Konja, Institutit të Integrimit Mardin, etj. aa

Tiranë: Siguria kibernetike dhe penetrimi i Rusisë në Ballkan

Në Tiranë, Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë dhe Fondacioni Fridrih Ebert zhvilluan një konferencë me profesorë europianë mbi Sfidat e Sigurisë Kibernetike në Shqipëri.

Studiuesit vendas pohuan se Shqipëria është ende në hapat e para në këtë fushë, ndërsa rreziqet janë përherë e më të shtuara.

Një nga këto rreziqe, pohuan ata, është penetrimi i Rusisë në mediat sociale, krahas radikalizmit dhe terrorizmit online.

Zhvillimi i shpejtë i shërbimeve online në Shqipëri, ose si quhet ndryshe qeverisja elektronike, po sjell me vete edhe rrezikun e sulmeve kibernetike.

Siguria e kibernetike është një sfidë e re për të gjithë, aq më tepër Shqipëria, e cila, sipas studiuesit të çështjeve të sigurisë, Henri Hide, ka mungesa themelore në çështje të sigurisë kombëtare si katastrofat, sulmet terroriste, sigurisë njerëzore dhe asaj ekonomike.

“Ne po shkojmë drejt e-government, pra drejt qeverisjes elektronike, kështu që kjo kërkon forcimin e kapaciteteve për t’u mbrojtur nga aktorët e huaj, që janë gjithnjë e më të aftë, më të saktë e më të përgatitur. Kjo kërkon mbi të gjitha një bashkëpunim me partnerët, sepse ne nuk i kemi ato kapacitete. NATO ka kapacitete shumë herë më të sofistikuara dhe të testuara në shumë raste në shumë terrene. Duhet ngritur një vëmendje dhe një ndërgjegjësim më të madh për interesat e Rusisë, një aktor i ri në Ballkan, që po penetron në fusha jotradicionale të sigurisë si siguria kibernetike” – tha zoti Hide.

Shqipëria është në hapat e para të studimit të kësaj fushe sipas koncepteve të sigurisë kombëtare, thotë Arben Çejku, drejtuesi i Qendrës për Qeverisje të Mirë, dhe institucionet e sigurisë kibernetike janë në një periudhë riorganizimi.

Administrata, sipas tij, ka përgjegjësi për mbrojtjen e qytetarëve të vet, konsumatorëve, firmave, bizneseve dhe insitucioneve shtetërore vendase dhe atyre partnere.

“Çdo gjë që kalon në online dhe në kompjuter është e rrezikuar, prandaj apeli i kësaj konference dhe studiuesve është që qeveria shqiptare duhet të marrë masa dhe të krijojë menjëherë mundësira konkrete për mbrojtjen e qytetarëve nga këto lloj sulmesh dhe nga ana tjetër të forcojë bashkëpunimin me NATO-n në forma më të mira e më të qarta për sigurinë kibernetike, e cila është një nga shtyllat kryesore të sigurisë sonë kombëtare” – tha zoti Çejku.

Analistët pohojnë se aktorë me rëndësi si Rusia po përpiqen që të penetrojnë në këtë fushë të re, dhe janë shumë të përgatitur në kapacitete, burime njerëzore, përvojë dhe aftësi teknologjike.

Shqipëria ka edhe sfidën e terrorizmit online, me aktorë terroristë, që përpiqen të rekrutojnë individë apo të sjellin dëme me përdorimin e mediave online dhe mediave sociale.

Nga krimi i thjeshtë kibernetik situatat kanë shkuar tek nevoja për siguri kibernetike në infrastrukturës kritike, pohojnë studiuesit.

Kjo është një fushë e pastudiuar ende sa duhet nga shqiptarët, thotë zoti Hide, dhe se ata ende nuk janë plotësisht të ndërgjegjshëm për rëndësinë dhe rreziqet, që po vijnë nga kjo fushë.

“Mendoj se ka një vetëdije për këto rreziqe, e cila këtu është në faza minimale. Shqipëria mendon se ka qenë e izoluar dhe do të mbetet e izoluar dhe se aktorë të tjerë nuk janë të interesuar. Por kjo është një dukuri globale dhe janë aktorët globalë ata që interesohen për gjithë të tjerët. Ka disa raste që tregojnë se ka një rritje të vëmendjes të aktorëve si Rusia për të penetruar në Ballkan me dy mënyra: një, përmes mediave, e mediave online sidomos, dhe së dyti, përmes sulmeve kibernetike. Të dyja këto lidhen me sigurinë kibernetike dhe mendoj se faktorët shtetërorë shqiptarë duhet të forcojnë kapacitetet në këtë drejtim” – tha zoti Hide.

Shqipëria ka një ligj të ri për krimin kibernetik, por kjo nuk mjafton, sepse realiteti është një sfidë e përditshme me terrorizmin dhe radikalizmin online, por institucionet shtetërore nuk janë ende të përgatitura për t’u përballur.

“Lufta kibernetike është një beteë reale, që zhvillohet në sektorët privatë dhe në institucionet shtetërore. Në fakt, Shqipëria është në hapat e para dhe ka shumë nevojë të ndihmohet jo thjesht nga ana teorike, por duhet të marrë masa urgjente praktike për të rritur kapacitet dhe për të parandaluar sulme të mundshme” – tha zoti Çejku.

Ekspertët pohojnë se kjo është një fushë shumë-dimensionale dhe kërkon një përgjigje shumë-di mensionale.

Nuk mjafton një njësi e vetme pranë ndonjë institucioni, por kërkohet, sipas tyre, një koordinim nga të gjithë aktorët në kohë reale, rritja e kapaciteteve teknologjike dhe aftësisë për t’u përballur me këto lloj sfidash të reja të sigurisë.

Nga Xhindi te Santo, vrasjet e bujshme të pazbardhura

Vrasje e ish-deputetit Fatmir Xhindi, atentati ndaj Artan Santos dhe vrasjet që kanë ndodhur në Durrës e Vlorë, janë disa nga ngjarjet e bujshme në vend, të cilat nuk janë zbardhur ende.

Shqiptarja.com risjell në vëmendje disa nga këto ngjarje, ku mbeten mister vrasësit apo personat që pavarësisht se janë identifikuar, nuk janë arrestuar.

Maj 2009 vritet Fatmir Xhindi
Në maj të 2009-së është vrarë në Fier ish-deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhindi. Ai u qëllua pranë banesës së tij në Roskovec nga persona të paidentifikuar. Mbetet një në ngjarjet e mistershme të pazbardhura.

Qershor 2014 vritet Artan Santo
Në qershor të 2014-së dy persona qëlluan bankierin Artan Santo në mes të Tiranës, në zonën e ish-bllokut dhe më pas u larguan me shpejtësi me motor. Kjo mbetet ndër ngjarjet më të mistershme për sa i përket personave që kryen vrasjen dhe atyre që e porositën.

Prill 2015 “Masakra e Çoles”
3 persona u vranë në prill të 2015 në atë që njihet si “Masakra e Çoles”, ku mbetën të vrarë Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Për ngjarjen u arrestua Aleksandër Llanaj dhe dy shokët e tij. Kjo ngjarje u zbardh, por pikërisht kjo ka sjellë edhe atentate të tjera në Vlorë, që janë të gjitha të pazbardhura. Mes tyre është edhe atentati i ditës së diel, ku mbetën të plagosur 3 persona, Ferdinand Llanaj, 39-vjeç, djali i tij 8-vjeçar B.Llanaj si dhe Dritan Begaj, 50-vjeç.

2005-2016 Përplasjet e Elbasanit
Një kalvar përplasjesh ka ndodhur mes fisit Çapja dhe familjes së ish-shefit të qarkullimit rrugor Fadil Mema në Elbasan. Disa të vrarë dhe dhjetra të plagosur. Vetëm një pjesë e këtyre ngjarjeve janë zbardhur

3 prill 2016 atentat fisit Çapja
Në prill të 2016-së i bëhet atentat fisit Çapja në Elbasan, duke lënë të vrarë 3 persona, mes të cilëve edhe Agron Çapjan, dhe disa të plagosur. Autorët ende nuk janë zbuluar.

Maj 2016 Kelment Balili
I cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”, Kelment Balili ia arriti që t’i shpëtojë drejtësisë shqiptare. Pavarësisht se ishte drejtor i transporteve në Sarandë, autoritetet shqiptare nuk e ndaluan dot të shumëkërkuarin ndërkombëtar për trafik droge. Ai u arratis dhe pavarsisht disa aksioneve të Policisë, nuk u gjet. Ende dhe sot është në kërkim.

Prill 2017, vrasjet në Durrës
Në muajin prill të këtij viti iu bë atentat ish-shefit të krimit ekonomik në Policinë e Tiranës Ervin Dalipit dhe Juxhin Dautit. Të dy u vranë te mbikalimi i Sukthit, ku u qëllua me automatik nga një makinë tjetër. Autorët dyshohet se u larguan në drejtim të Shijakut, por nuk u identifikuan nga Policia.

Maj 2017, vrasje e dyfishtë në Vlorë
Në muajin maj të këti viti është vrarë në Vlorë drejtori i OSHEE të këtij qyteti Roland Saliu, si dhe pronari i një televizioni lokal, Erven Hyseni. Edhe për këtë ngjarje të ndodhur në qytetin bregdetar, ende nuk ka autor të arrestuar.

Gusht 2017 vrasjet e Ksamilit
Në muajin gusht të 2017-së është vrarë në Ksamil Vangjel Çiko. Ngjarja ka lidhje me hakmarrjen për shkak se në shtator të 2016-së është vrarë Aleksandër Bardhi, pikërisht nga djali i Vangjel Çikos, Dhimitër Çiko. Më herët ka patur edhe një të vrarë tjetër në Ksamil Agron Xhezairi, që gjithashtu dyshohet se ka lidhje me ngjarjet e vrasjes së Aleksandër Bardhi. Policia thotë se raporti i ngjarjeve të zbardhura me ato që mbeten pa autor është 7 me 3. Kjo do të thotë se 70% e ngjarjeve në vend kanë një autor, ose person të arrestuar.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/nga-xhindi-te-santo-vrasje-e-bujshme-te-pazbardhura-442773/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Zbardhet dëshmia e nënës – Pas dhunës së mbrëmshme, ish-kreu i SHIK-ut të Beratit largohet nga Shqipëria

Mbrëmjen e djeshme ish kreu i SHIK-ut në qytetin e Beratit në vitet 1993- 1996, Artan Dauti u sulmua barbarisht nga dy persona ende të paidentifikuar, sulm pas të cilit u detyrua të marrë ndihmë mjekësore. Por, kur nuk kanë kaluar ende 24 orë nga sulmi, BalkanWeb mëson se ai është larguar nga Shqipëria.

shefi-3 (1)

Një fakt të tillë e konfirmon e ëma, zonja Liri Dauti. Ajo thotë se sulmin e lidh vetëm me detyrën që i biri ka ushtruar në të shkuarën, pasi në të tashmen ai s’ka asnjë konflikt.

Djali u sulmua për shkak të punës që bënte. Artani nuk ka pasur asnjë konflikt tjetër. U largua sot në Itali, pa mbushur 24-orë nga ngjarja”,- thotë Liri Dauti.

Sipas saj, shkak për vizitën e tij në Shqipëri ishte bërë gjendja e saj shëndetësoire. “Djali erdhi të më vizitonte pasi jam e sëmurë, po se lanë të qetë”,- tha nëna ndër të tjera.

Policia e Beratit sakaq nuk ka ende asnjë emër apo të dyshuar për sulmin e mbrëmshëm.

VIDEO PAS SULMIT

Nw videon e momentit të shoqërimit për në spital të ish-kreut të SHIK-ut në Berat, duket qartë momenti kur Dauti shoqërohet nga vendi ku u sulmua drejt ambulancës së spitalit. Ai mezi qëndron në këmbë, ndërsa dy mjekë e mbajnë për krahu teksa ecin nëpër një rrugicë të ngushtë e të errët në lagjen ku u sulmua.

“Më goditën sapo zbrita nga makina, dyshoj që ishin dy persona”, – ka thënë ai në dëshminë e parë për policinë nga shtrati i spitalit.

DEKLARATA E POLICISE PER NGJARJEN

Dauti pas sulmit ka telefonuar Policinë duke thënë se është goditur me grushte nga dy persona të panjohur.

“Më datë 02.10.2017, në sallën operative ka mbërritur një telefonat nga shtetasi A.D, 48 vjeç, i cili njoftoi se është goditur me grushta nga dy persona të pa njohur. Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar dhe kanë kontaktuar me shtetasin A.D ku rezultoi se: Dy persona ende të pa identifikuar e kanë goditur këtë shtetas me grushta. Vijon puna nga shërbimet e policisë për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Policisë, lidhur me ngjarjen./BW

Ngjela: “SHBA dhe ambasadori Lu pritet që të bëjnë deklarata edhe më të rënda!” (video)

Avokat Spartak Ngjela, mbështetës i fortë i Reformës në Drejtësi thotë se nga Ushingtoni mund të priten reagime edhe më të forta dhë të rënda për politikën shqiptare.

Sipas tij, opozita dhe qeveria janë bërë bashkë kundër Vetingut.

Spartak Ngjela: “Do e ngrejë edhe më lart intensitetin e sulmeve. Kanë parë që ka ngërç,e gjithë reforma stand by. Rama dhe Berisha janë kundër reformës”.

Duke ju referuar deklaratave të ambsasadorit amerikan Donald Lu për emrat në botën e krimit, Ngjela thotë se kjo ka një domethënie të fortë me politikën dhe nuk është rastësi.

Spartak Ngjela: “Fakti që i përdor ka të dhëna që gjithsecili është i lidhur me politikën”.

Po si duhet të sillet politika shqiptare për të pasur një reformë të suksesshme në drejtësi?

“Politika të dorëzohet! Është e korruptuar”!/Klan Plus

Vettingu – PD letër publike ndërkombëtarëve: Mazhoranca po e saboton, rrezikohet seriozisht sistemi i drejtësisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i ka dërguar një letër publike ONM-së, ku ka renditur disa nga problemet e evidentuara nga PD në procesin e vettingut.

LETRA
Drejtuar: SH.S.ZJ. GENOVEVA RUIZ CALAVERA
Drejtuese e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit

Në vëmendje: Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë
Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë

Të gjitha Ambasadave të vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë

Lënda: Shqetësime mbi mungesën e vullnetit të mazhorancës për të mbështetur organet e reja të vettingut

E nderuar Shkëlqesia Juaj zonja Calavera,
Të nderuar Shkëlqesi Ambasadorë,

Më lejoni fillimisht të shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen time të thellë për punën Tuaj në drejtim të forcimit të demokracisë dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri, si dhe më lejoni të ndaj me Ju shqetësimin mbi mënyrën e nisjes së zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Organet e reja të vettingut i paraqitën Kuvendit të Shqipërisë propozimin për miratimin e strukturave të tyre, duke argumentuar nevojën për staf administrativ dhe mbështetës, me një numër total punonjësish për të tre organet prej 185. Në këtë numër përfshihen 21 anëtarët e tre organeve të vettingut, 42 këshilltarët e Njësisë së Shërbimeve Ligjore, 12 përkthyesit, si dhe stafi mbështetës dhe administrativ. Numri i personelit ishte vlerësuar si i domosdoshëm për funksionimin autonom dhe eficient të organeve të vettingut, prej vetë këtyre organeve në relacionet shoqëruese që i kishin përcjellë Kuvendit, duke ruajtur një raport të drejtë midis stafit që do të përfshihet drejtëpërdrejtë në procesin e rivlerësimit, me numrin e stafit mbështetës dhe administrativ, sipas raportit të ndjekur edhe nga vetë struktura e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Mazhoranca në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, pa dakortësinë e vetë organeve të reja të vettingut, vendosi të shkurtonte me rreth 40 për qind numrin e punonjësve, duke miratuar për të tre organet gjithësej 110 punonjës. Kjo strukturë e re, e hartuar nga mazhoranca në Komisionin e Ligjeve, edhe pse nuk gjeti dakortësinë e vetë organeve kushtetuese të vettingut, u miratua po me votat e mazhorancës në seancën plenare të datës 28 Shtator 2017. Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj se shumica e drejtuesve të këtyre institucioneve të pavarura, jo vetëm u shprehën kundër këtyre ndryshimeve, por theksuan se me ndryshimet e miratuara, po cenohen efikasiteti i punës së organeve të pavarura kushtetuese, të ngarkuara me detyrën e realizimit të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Marrja përsipër nga ana e Kuvendit, që të strukturojë organet e pavarura kushtetuese, duke ulur me 40 përqind numrin e punonjësve të kërkuar prej tyre, është pa asnjë dyshim cënim i parimit kushtetues të pavarësisë organizative/funksionale të këtyre organeve. Kuvendi, nëpërmjet këtij vendimi, i ka diktuar mënyrën e organizimit organeve të pavarura, duke mos pranuar kërkesën e tyre për personel të mjaftueshëm për realizimin e detyrës. Një veprim i tillë, bie ndesh jo vetëm me nenin 18 të ligjit nr. 84/2016, për shkak se struktura që po miratohet nuk është propozim i vetë organeve të rivlerësmit (siç ligji e kërkon), por nga ana tjetër, kjo bie ndesh edhe me pikën 6 të nenit 179/b të Kushtetutës dhe pikën 14 të nenit C të Aneksit të Kushtetutës, ku thesohet se: “Komisioni dhe Kolegji i Apelimit janë të pavarur dhe të paanshëm”, si dhe “Komisioni, Kolegji i Apelimit dhe Komisionerët Publikë kanë buxhet, administratë dhe mjedise të mjaftueshme për të kryer funksionet e tyre si dhe për ushtrimin e funksioneve të vëzhguesve ndërkombëtarë, sipas ligjit”.
Nga këto parashikime kushtetuese dhe ligjore, arrihet të evidentohen dy elementë themelorë që duhet të mbaheshin në konsideratë nga Kuvendi:
Së pari, Kushtetuta dhe ligji i siguron institucioneve të rivlerësimit personelin e nevojshëm për të përmbushur detyrat. Për pasojë, Kuvendi është i detyruar nga Kushtetuta dhe ligji, që të sigurojë stafin e nevojshëm për organet e rivlerësimit. Çdo ndryshim në strukturat e propozuara nga organet e rivlerësimit, duhet të bëhet në bashkëpunim dhe dakortësi të plotë me vetë këto organe të pavarura.
Së dyti, edhe pse struktura miratohet nga Kuvendi, propozimi për këtë strukturë duhet të vijë nga vetë organet e rivlerësimit. Propozimi i akteve nga vetë organet e rivlerësimit, nuk është aspekt formal i parashikuar nga ligji, por lidhet me dy aspekte të rëndësishme, që kanë të bëjnë me pavarësinë organizative të organeve të rivlerësimit, si dhe vlerësimin e tyre të pavarur mbi nevojat që kanë për personel me qëllim ushtrimin e funksionit. Kuvendi, është përfshirë në këtë proces, me qëllim që të verifikojë nëse organet e rivlerësimit kanë ose jo mjaftueshëm personel për realizimin e detyrës funksionale, dhe kurrësesi për të mos pranuar kërkesën e organeve të pavarura për burime njerëzore.

Qëndrimi ynë është se Kuvendi ka detyrimin kushtetues të mbështesë veprimtarinë e organeve të rivlerësimit, duke i mundësuar atyre të gjithë mbështetjen me burime njerëzore dhe financiare që kërkohet. Ajo që mund të bëjë Kuvendi është që në diskutim dhe dakortësi me organet e pavarura, të bëjë një shpërndarje të drejtë të burimeve njerëzore të kërkuara, duke vendosur theksin tek efikasiteti i procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në strukturën e miratuar vetëm me votat e shumicës në Kuvend, rezulton se është ulur numri i punonjëve të Njësisë së Shërbimeve Ligjore, krahas uljes së numrit të punonjësve të tjerë mbështetës të organeve të rilverësimit. Për ilustrim, Kolegjit të Apelimit, nga 14 këshilltarë të kërkuar në përbërjen e Njësisë së Shërbimeve Ligjore, është miratuar të ketë vetëm 10 këshilltarë E njëjta situatë është edhe për Komisionerin Publik, ku rezulton se nga 12 këshilltarë të kërkuar, i janë miratuar vetëm 6 këshilltarë. Ky ndryshim, prek thelbin e procesit të rivlerësimit dhe i pamundëson këtyre strukturave përmbushjen e detyrave sipas Kushtetutës dhe Ligjit. Në vlerësimin tonë, vecanërisht “Njësia e Shërbimit Ligjor”, duhet të ketë burimet e nevojshme njerëzore dhe financiare për të udhëhequr, nën drejtimin dhe kontrollin e anëtarëve të organeve të rivlerësimit, të gjithë procesin e vlerësimit të pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale. Organet e rivlerësimit nuk mund të marrin të mirëqena inforamcionet dhe relacionet e përgatitura nga organet e treta nën ndikimin e Qeverisë.

Mungesa e mbështetjes me burimet e mjaftueshme njerëzore do të sillte vënien përpara faktit të kryer të organeve të vettingut, nëpërmjet informacioneve të përgatitura nga institucionet e treta nën varësinë apo ndikimin e Qeverisë, të cilat do të ishin të pamundura të verifikoheshin nëse ka mungesa të burimeve të nevojshme njerëzore. Gjithashtu, mungesa e burimeve të mjaftueshme njerëzore do të sillte zgjatjen e paarsyeshme të procesit të rivlerësimit, i cili sic shprehet edhe Komisioni i Venecias (paragrafi 98 i Opinionit të Ndërmjetëm) krijon tensione të jashtëzakonshme brenda gjyqësorit, destabilizon punën e tij, rrit mosbesimin publik tek gjyqësori, devijon vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë e jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga forca politike që kontrollon procesin.

Qëndrimi i Kryeministrit në seancë plenare, duke i trajtuar këto institucioni njëlloj me Ministritë në varësinë e tij, duke i diktuar strukturën dhe numrin e stafit mbështetës, është i papranueshëm, dhe provë e qartë se Qeveria nuk synon realizimin e procesit të vettingut në mënyrë të pavarur dhe se nuk i trajton organet e vettingut si organe të pavarura kushtetuese, ku Qeveria nuk mund të diktojë as mënyrën e funksionimit dhe as mënyrën e organizimit. Po aq i papranueshëm është edhe qëndrimi i Kryeministrit në seancë plenare, sipas të cilit, organet e vettingut nuk kanë nevojë për përkthyes, sepse do të ndihmohen në punën e tyre nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila do t’ia përkthejë materialet. Ky pohim i Kryeministrit në seancë plenare, provon tendencën e tij për ndërhyrjen e Qeverisë në veprimtarinë e organeve të pavarura të vettingut, cka rrezikon seriozisht të gjithë procesin. Edhe qëndrimi i mazhorancës se për momentin do t’i vendosë organeve të vettingut këtë staf të reduktuar, dhe më pas duke vlerësuar punën e tyre, mund të pranojë kërkesën për shtesa në burime njerëzore, është tregues i qartë i tendencës për t’i vënë këto organe të pavarura nën kontroll dhe shantazh nga ana e Qeverisë. Shantazhim është edhe trajtimi jo serioz i kërkesave të organeve të vettingut, si dhe tendenca nga Kryeministri dhe përfaqësuesit e tij, për t’i trajtuar kërkesat e tyre si shpenzime luksi dhe të panevojshme, duke i denigruar titullarët e këtyre institucioneve në publik.

Ndryshimi i strukturave të propozuara nga vetë organet e vettingut, duke i diktuar atyre 40 për qind më pak staf, si dhe këto qëndrime të Kryeministrit në seancë plenare, janë tërësisht të papranueshme, dhe provë e qartë e mungesës së vullnetit të mazhorancës për suksesin e procesit të rivlerësimit, duke sabotuar që në nisje këtë proces. Sabotimi i procesit të vettingut, rrezikon seriozisht funksioimin e të gjitha organeve të reja të sistemit të drejtësisë, përfshirë edhe dy organet e rëndësishme SPAK dhe BKH.

Në përfundim, duke ju falenderuar dhe vlerësuar për rolin tuaj aktiv gjatë fazës së miratimit të Reformës në Drejtësisë, më lejoni të kërkoj nga ana Juaj qëndrim aktiv edhe gjatë fazës së zbatimit, duke mbajtur nën kontroll veprimet tendencioze të Qeverisë për të ndërhyrë dhe diktuar procesin e vettingut. Mosreagimi i partnerëve ndërkombëtar mbi ndërhyrjen e mazhorancës në organizimin e organeve të vettingut, u përdor nga Kryeministri në seancë plenare si një mbështetje ndaj veprimeve të tij. Për pasojë, çdo mungesë vëmendje apo reagimi nga ana juaj, duke lejuar ndërhyrjen e Qeverisë në procesin e vettingut, në çdo drejtim, do të cënonte rendë jo vetëm rezultatet e procesit, por edhe besimin e qytetarëve shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtar në organet e reja të sistemit të drejtësisë që priten të krijohen nga ky proces jetik për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane.

Me konsideratën më të lartë,
EDMOND SPAHO
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

Paloka i përgjigjet flakë për flakë Topallit: Kryetarin nuk e heq askush, as Berisha

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në News 24  ka thënë me kryetarin e partisë nuk mund ta heqë askush, qoftë ky edhe ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha.

 

Paloka gjithashtu tha se  Topalli dhe Patozi janë dy figura me përvojë të gjatë në strukturat e PD, dhe e dinë se partia nuk funksionon kështu, pra me shkarkime.

“Nuk kam dëshirë të komentoj deklarata që nuk i njoh. Por nëse do të ishte kështu, është e gabuar, sepse askush nuk mund të shkarkojë kryetari i partisë, qoftë edhe Berisha, ndërkohë që ai ka marrë votat e anëtarësisë. Mendoj se edhe Patozi edhe Topalli kanë jo vetëm përvojën e gjatë në strukturat e PD, por kanë edhe pjekurinë e duhur për të kuptuar se nuk funksionon kështu partia. Nëse kërkojmë funksionimin e statutit, e dimë që nuk funksionon kështu. Për mua kjo nuk është një deklaratë me logjikë. Unë nuk po them që këto figura duan ta shkatërrojnë PD. Nuk kam dëgjuar të thotë dikush që kanë krijuar fraksione.

Kur të shtrihet dora të komunikosh me ide, apo të bindësh anëtarësinë që ke një platformë për të ardhur në pushtet, futesh në konkurrim dhe fiton nëse ke shumicën, por nëse përpiqesh vetëm të dëmtosh, nuk funksionon. Dhe ne rastet i kemi, gjatë fushatës së 2017, unë e kam thënë edhe në vend tjetër, për fat të keq, për pakënaqësi të momentit, patëm anëtarë kryesie që deklaruan dhe i kërkuan demokratëve të mos votojnë. Dolën në konferencë shtypi dhe i kërkuan demokratëve të mos votojnë. Pati nga ata që për karshillëk shkuan dhe bënin selfie nga Parisi, dhe i postonin në FB. Pati të tjerë që nuk shkuan të votojnë”, tha Paloka.

Debatet e nxehta në Kryesi, flet Paloka: Nuk ka fraksione brenda PD-së, por…

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në News 24  është shprehur kundër idesë së krijimit të fraksioneve në parti.

Ai i është përgjigjur pyetjes së gazetares një mbledhje ku në fakt dolën haptazi fraksionet brenda PD-së, që ju në fakt i keni quajtur shkatërruese për PD. Pse janë të tilla mendimet ndryshe?

Paloka tha se:

“Janë dy gjëra të ndryshme. Në atë mbledhje nuk ka dalë ndonjë fraksion, por kanë diskutuar njerëz me mendime të ndryshme. Këtë çështjen e fraksionit, që të jem i sinqertë e kam dëgjuar në media se nuk e kam parë ta shprehë apo kërkojë dikush. Është krejt normale që të ketë qëndrime të ndryshme. Jemi 27 vite demokraci dhe pluralizëm, normale që do ketë ide të tilla. Kur këto qëndrime, ide, apo platforma, siç është përmendur, nëse vijnë në interes të qëllimit të përbashkët që kemi të gjithë demokratët, të ngritjes dhe fuqizimit të PD-së, janë të mirëpritura, dhe kjo është normale. Kështu funksionon në demokraci. Këto ide paraqiten, diskutohen, votohen, dhe kështu ndodh në demokraci, pra vendos shumica. Pasi votohen dhe merret vendim nga strukturat e PD atëherë të gjithë janë të detyruar ta zbatojnë.”

Jozefina Topalli: Nëse Berisha do, e shkarkon Lulin për 24 orë

TIRANË- Ish-deputetja demokrate Jozefina Topalli është shprehur e zhgënjyer, e tronditur për mungesën e saj në parlamentin e ri, por jo për mungesë e saj në grupin e PD. Ajo ka thënë se nëse ish-lideri i PD-së do, mund ta shkarkojë Lulzim Bashën për 24 orë, ndaj të cilit ka renditur një sërë akuzash dhe kritikash.

“Ishte e papritur, nuk gjen sens, nuk gjen logjik, nuk gjen arsye”, kështu është shprehu Jozefina Topalli për mungesën e saj ne parlament. Ajo shprehet se ky ka qene një vendim i familjes Basha dhe per kete arsye nuk ndjen keqardhje. “Eshte nje vendim i familjes se Bashes, prandaj s’kam asgjë keqardhje. Me vjen keq qe s’jam ne Parlament, por s’me vjen keq qe s’jam pjese e grupit te tyre. Nje pjese e atij grupi nuk kane lidhje me PD, nuk i lidh asgje me Partine Demokratike, nuk i kam pare ndonjehere te japin nje kontribut per te djathtet, nuk i njoh.

Ajo foli edhe për kohen qe ka qene ne qeveri dhe opozite me Lulzim Bashen dhe se çfarë nuk i pëlqente te ai.  “Gjate bashkëjetesës me Bashën nuk më pëlqente te ai papergjegjshmeria qe ai kishte ne ushtrimin  e funksioneve shume te rendesishme qe kishte. Kur ishte ne Bashki, nuk punoi gjate kater viteve, nuk la asgje gjurme.  Kryetar i Bashkise se Tiranes, eshte te jesh kryeminister i ketij qyteti. Te jesh kater vite dhe te mos lesh asgje, nuk e imagjinoj. Eshte detyre, eshte premtim eshte sfide”, – u shpreh ajo.

Ish-deputetja deklaron se nuk e ka besuar asnjëherë që Lulzim Basha do ta çonte PD-në në nivelin tjetër, pasi e la Berisha. Ajo qe ndodhi sipas saj eshte shume e rende sepse te flirtosh dhe te jesh ne opozite nuk shkojne te dyja bashke. “Te flirtosh nuk do te thote te jesh ne qeveri, edhe pse ai ne qeveri ka qene 3 muaj rresht, me ata te ashtuquajtur ministra teknike”, tha Topalli.

Sipas saj Basha ka marre peng siglën e Partisë Demokratike. “Po të donte z. Berisha ta hiqte Lulin nga kreu i kesaj partie, kjo do te ndodhte brenda 24 oreve. Ai nuk e ben kete, sepse Berisha kur dha doreheqjen tha qe betejat e mia kane mbaruar”.

Topalli foli edhe sesa e ka zëvendësuar Basha liderin Berisha në krye tëPD-se!

“Nuk ishte e thjeshte qe pas ikjes se Berishës, dikush te zinte karrigen. Problemi eshte se te jesh kryetar i PD-se, se pari duhet te kesh autoritet moral, duhet te jesh i vertete, duhet te jesh frymezues, duhet te besh beteja te forta, nuk mendoj se ndonjeren prej tyre e ka Basha. Nga 2005 deri ne 2017, jane 12 vite ne politike, ka pasur te gjitha shanset per te na bindur se ai mund te ishte nje kryetar, por nuk e beri. Ne shkodranet kemi nje shprehje ‘nuk eshte me te bleme, asht me te leme’.

Nese ka nje fjale qe e pershkruan Lulzim Bashen eshte se: ai eshte i rreme ne fushate, i rreme kur flet”, – deklaroi ajo.

Topalli foli edhe per marrveshjen e 18 majit, dhe per zgjedhjet e fituara nga socialistet, duke u ndalur ne togfjaleshin: “Rama ia hodhi Bashes”

Ish-deputetja e PD-se, shprehu rezerva edhe per menyren e komunikimit qe Basha kishte ne çadrën e lirise. “Basha ne 5 jave ne cader, ka sulmuar me shume perendimin se Ramiz Alia ne 5 vite”, – perfundon ajo.

Kokëdhima: Qoftë dhe me luftë, qytetarët të marrin në dorë fatin e vendit

Katër muaj më parë Koço Kokëdhima krijoi partinë e tij “Zgjidhja”, ndërsa mbrëmë në studion e emisionit “Studio e Hapur” në News 24 bëri një thirrje të fortë për gjithë shqiptarët, teksa komentonte zgjedhjet e 25 qershorit.

Sipas tij, zgjedhjet u vodhën dhe u blenë dhe për këtë janë përgjegjëse të dyja forcat politike, PS-ja dhe PD-ja.

“Rama dhe PD duhet t’i kërkojnë falje publike popullit shqiptar për gjithë këto krime elektorale që kanë kryer në këtë vend. Kulturën e vjedhjes së votës e nisi Saliu por Rama e sofistikoi, ia kaloi edhe Saliut. Sistemi zgjedhor nuk mund të reformohet nga Rama, ai e ka bërë këtë bashkë me Berishën. Kjo situatë zgjidhet nga presioni i popullit, ndërgjegjësimi i tij. Po ftoj popullin t’i dali për zot vendit të tij, jetës së tij”,- tha Kokëdhima.

I pyetur nëse po bënte thirrje për luftë, Kokëdhima sqaroi prerë: “Kur popullin e rrezikojnë është në të drejtën e tij të zgjedhë çdo rrugë që të shpëtojë nga kjo situatë”.

Kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, tregoi ndër të tjera se përse nuk u regjistrua për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Teksa komenton procesin e 25 qershorit, Koço Kokëdhima, thotë se ato ishin zgjedhje të molepsura.

Ai thekson se zgjidhja do të marrë pjesë në zgjedhje të lira e të ndershme, dhe synon t’i fitojë ato.

“Zgjidhja është një parti shumë e re, e krijuar në pranverë të këtij viti, dhe nuk kishte asnjë hapësirë dhe asnjë kusht Shqipëria për zgjedhje të lira e të ndershme në 25 qershor. Ato ishin zgjedhje të molepsuara si të 1996 , apo zgjedhje të tjera në Shqipërinë, por vetëm se ishin në forma të modernizuara, dhe të molepsura. Në duan të reformojmë zgjedhjet, dhe të hyjmë në zgjedhje të ndershme e të lira. ‘Zgjidhja’ ka 20 mijë anëtarë. Ne kemi një sistem korrekt dhe modern menaxhimi të partisë.

Zgjidhja nuk do shkojë në zgjedhje si parti e re, por me pretendime për të fituar zgjedhjet dhe për të krijuar një rrugë të re në politikën e Shqipërisë. Zgjidhja nuk është një parti që do t’i shërbejë kryetarit të saj. Nuk do jetë partia ime personale, as e familjes apo fisit tim, as e miqve apo klanit tim, por do jetë e qytetarëve të thjeshtë”, u shpreh Koço Kokëdhima.

Policia Turke trajnim për oficerët e antiterrorit të Policisë së Shqipërisë

“Bashkëpunimi i Policisë Shqiptare dhe Akademisë së Sigurisë në mënyrë të veçantë me Policinë e Turqisë dhe Drejtorinë e Antiterrorit të Policisë Turke gjatë këtij vitit ka qenë në mënyrën më të mirë të mundshme”

TIRANË – Në një ceremoni të zhvilluar në Akademinë e Sigurisë në Tiranë janë shpërndarë certifikatat për oficerët e antiterrorit të Policisë së Shqipërisë që janë trajnuar nga kolegët e tyre të Drejtorisë së Antiterrorit të Policisë së Turqisë, në lidhje me “informimin për terrorizmin dhe parandalimin e akteve terroriste”.

Në aktivitet ishin të pranishëm drejtues të Drejtorisë së Antiterrorit në Drejtorinë e Policisë së Shqipërisë, drejtues të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, të Ambasadës së Turqisë në Shqipëri, etj.

Zëvendësdrejtori i Akademisë së Sigurisë, Artan Shkëmbi, duke folur gjatë aktivitetit tha se ky trajnim ka qenë i vlefshëm për të shtuar njohuritë në një fushë shumë të rëndësishme që është ajo e luftës kundër terrorizmit.

“Është një trajnim i dobishëm. Bashkëpunimi i Policisë Shqiptare dhe Akademisë së Sigurisë në mënyrë të veçantë me Policinë e Turqisë dhe Drejtorinë e Antiterrorit të Policisë Turke gjatë këtij vitit ka qenë në mënyrën më të mirë të mundshme. Dëshmi e këtij bashkëpunimi ka qenë realizimi i shumë trajnimeve si në Shqipëri ashtu edhe në Turqi. Në këtë kuadër ne jemi duke punuar bashkë me ambasadën turke për të planifikuar trajnimet për vitin 2018. Do të ishte e rëndësishme të përcaktojmë trajnime që do të jenë në interes të përbashkët”, u shpreh Shkëmbi.

Ndërsa zëvendësambasadori i Turqisë në Tiranë, Sinan Cem Baş, theksoi se që nga viti 2014 janë zhvilluar disa trajnime të ndryshme për efektivët e Policisë së Shqipërisë, për çështjen e luftës kundër terrorizmit, për metodat inteligjente në luftën kundër terrorizmit, etj.

Ai theksoi më tej se “Fatkeqësisht vendi ynë ka vuajtur shumë nga aktet terroriste. Lufta kundër terrorit ka qenë një ndër çështjet e rëndësishme për sigurinë tonë dhe gjithmonë është trajtuar me seriozitetin më të madh. Ne po vazhdojmë luftën tonë të pandërprerë kundër organizatave terroriste si DEASH, PKK dhe FETO, luftë që e zhvillojmë si brenda territorit të Turqisë ashtu edhe jashtë saj. Në ditët e sotme organizatat terroriste nuk njohin më kufi, prandaj edhe bashkëpunimi midis vendeve kundër akteve terroriste po merr gjithmonë e më shumë një rëndësi edhe më të madhe.”

“Ne dëshirojmë që miqtë tanë të jenë gjithmonë të përgatitur në luftën kundër terrorizmit. Për këtë arsye ne kemi qenë të gatshëm të ndajmë përvojën me miqtë tanë shqiptarë. Terrorizmi në ditët e sotme ka ndryshuar, ku është i strukturuar në formën e celulave. Organizata terroriste FETO ka zhvilluar dhe realizon sisteme komunikimi tepër të veçanta, duke arritur të depërtojë në sistemin shtetëror dhe në të njëjtën kohë ka thurur plane djallëzore duke përdor maska nga më të ndryshme. Turqia dëshiron që Shqipëria mos të dëmtohet nga organizatat terroriste, si nga DEASH apo FETO, apo çfarëdo emri të ketë”, theksoi Baş.

Pjesë e trajnimit që ka zgjatur disa ditë kanë qenë punonjës të Policisë së Shqipërisë nga drejtoritë vendore të policisë në të gjithë vendin, të angazhuar në strukturat e antiterrorit.

Rriten frikshëm shifrat e divorcit, Shqipëria hyn në vendet me më shumë divorce në botë

Gjithnjë e më shumë martesa po shkojnë drejt divorcit në Shqipëri duke bërë që Shqipëria të hyjë në zonën e kuqe të vendeve që kanë normë të lartë të tyre, sipas një harte globale…

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, në 100 martesa në Shqipëri 31 shkonin në ndarje, me një rritje të ndjeshme në krahasim me vitin e mëparshëm, kur ky tregues ishte rreth 22.

Në këtë mënyrë, Shqipëria ka hyrë në zonën e kuqe, në grupin e vendeve të cilët kanë një normë divorci 30-39 për 100 martesa.

Në të njëjtin nivel me ne, për sa i përket divorceve janë Italia, Greqia dhe Turqia. Vendet e rajonit janë pjesë e grupit të vendeve me normë më të ulët të divorceve për 100 martesa.

Vendet me më shumë divorce

Sipas hartës së publikuar nga Wikipedia, rekord për numrin më të lartë të divorceve me mbi 60 divorce për 100 martesa e mban Spanja dhe Portugalia dhe vendet e Beneluksit.

Të lartë numrin e divorceve e kanë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Zvicra, si dhe Rusia, ku norma e divorceve varion nga 50-59 divorce në 100 martesa.

Ndër arsyet kryesore për rritjen e divorceve në Spanjë, ishte kriza ekonomike. Rritja shumë e madhe e divorceve bëri që qeveria spanjolle të shkurtonte në kohë procedurën për divorce, ku një vit, kohëzgjatja e procedurës u shkurtua brenda ditës. /monitor/

Tiranë: Drejtoresha e VOA-s, Bennett, takoi zonja të shtypit dhe të shoqërisë civile

Amanda Benneth, VOA Director in Albania

Në vazhdim të turit të saj në Ballkan, drejtoresha e Zërit të Amerikës, Amanda Bennett, kreu një vizitë dyditore në Tiranë, ku u takua me një mori figurash të njohura të gazetarisë, shoqërisë civile, të politikës dhe të shtetit shqiptar.

Një takim të veçantë zonja Bennett zhvilloi me drejtuese dhe gazetare të njohura të medias vendase si dhe veprimtare të shoqërisë civile. Ato diskutuan së bashku mbi sfidat e gazetarisë së sotme në Shqipëri dhe në SHBA, ku debatet mbi saktësinë e lajmeve po zënë në vend të rëndësishëm.

Zonja Bennet tha se të gjitha pyetjet që bëhen sot për lajmet e rreme, e kanë përgjigjen tek përcaktimi sa më i saktë i të vërtetës.

Tani e vërteta po përcaktohet përherë e më qartë, theksoi ajo, dhe gazetarët po përpiqen ta gjejnë atë, sipas këtij interpretimi të ri, që erdhi pas debateve mbi lajmet e rreme.

Përplasjet mbi vërtetësinë e lajmeve, sipas saj, po i shtyjnë gazetarët që të punojnë më shumë për të shkruar lajme të vërteta dhe të bëjnë një gazetari më të mirë.

“Gjithë mediat përreth botës janë polarizuar dhe janë pak ndihmuese për njerëzit, duke ecur në shtigje të rrezikshme, ndërsa “Zëri i Amerikës” gjithmonë ka qenë në mes dhe në qëndrim të drejtë. Këtu dëgjova vlerësime për Elezin dhe shërbimin tonë në gjuhën shqipe, se askush nuk mund ta përdorë atë për qëllimet e veta. VOA nuk mund të përdoret, sepse kemi disa standarte, ndaj nuk mund të përdoret. Për ruajtjen e këtyre standarteve ne mbetemi çdo ditë të angazhuar. Kjo është fuqia e vërtetë e mediave dhe organizatave të shoqërisë civile”, – tha zonja Bennett.

“Zëri i Amerikës” është i pavarur dhe ruan standartet më të larta të gazetarisë profesionale, tha ajo, si dhe pasqyron pikëpamjet e ndryshme mbi çështjet që diskutohen, dhe kjo është një nga vlerat më të mëdha të jetës dhe kulturës amerikane.

Drejtorja e “Zërit të Amerikës”, Bennett u prit gjatë kësaj vizite në Tiranë nga autoritetet më të larta të shtetit shqiptar në takime të posacme, nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, dhe nga kryeministri Edi Rama, me të cilët shkëmbeu mendime mbi zhvillimet më të fundit në median dhe shoqërinë shqiptare.

Në këto takime ajo ishte së bashku me kolegët e saj të “Zërit të Amerikës” në divisionin e Euro-Azisë dhe të seksionit në gjuhën shqipe.

Zonja Bennett mori pjesë në një forum të Universitetit Europian të Tiranës, ku diskutoi me një auditor të gjerë studiuesish dhe gazetarësh mbi sfidat e sotme të gazetarisë.

Ajo theksoi se njerëzit kanë nevojë për media të përgjegjshme, edhe pasi përfundojnë krizat e tensionet.

“Gjendja e medias në Shqipëri – tha zonja Bennett – pasqyron gjendjen e mediave në botë, ku ka shumë presione politike, presione ekonomike për të patur sa më shumë ndikim, dhe kjo betejë është më e ashpër se asnjëherë, ndaj edhe bashkëpunimi midis vetë mediave është mjaft i rëndësishëm”.

Zonja Bennett tha se “njerëzit kërkojnë gjithmonë të vërtetën, por gazetarët e kanë të vështirë, sepse ajo gjendet midis shumë detajesh të tjera të pavërteta, ndaj duhen verifikuar të dhënat për të nxjerrë shkrime të sakta e të ndershme”.

Në takimin me zonjën Bennett krahas shumë profesorëve, drejtues mediash dhe gazetarë, erdhën edhe deputetë studiues dhe zyrtarë të fushave të ndryshme.

Ajo tha se gazetarët nuk mund të ndalojnë dot përpjekjet e qeverive të përhapin lajmet e manipuluara, por ajo që mund të bëjnë gazetarët është të qëndrojnë besnikë parimeve të punës së tyre.

“Ajo që ne mund të bëjmë e të kontrollojmë përballë këtij presioni në rritje është të ruajmë standartet që ne kemi. Dilema sot në mediat e polarizuara është çfarë njerëzit besojnë dhe jo se cila është e vërteta. Vlerat e gazetarisë tonë në VOA janë balancimi dhe renditja e drejtë e fakteve nga të gjitha palët dhe me përgjegjshmëri” – tha ajo.

Drejtorja e “Zërit të Amerikës, Amanda Bennett po viziton prej disa ditësh Ballkanin.

Kjo është vizita e parë që një drejtuese e nivelit më të lartë të “Zërit të Amerikës” viziton këtë rajon.

Rama gati projektin, si punësohen në shtet militantët e PS që mblodhën më shumë vota

Grupi i punës që po merret me emërimet në administratë ka nisur bashkëpunimin me drejtuesit politikë në çdo qark.

Burime nga Partia Socialiste thanë dje se Blerina Gjylameti, Evis Kushi dhe Vilma Bello janë duke marrë propozimet nga krerët e qarqeve në lidhje me individët që u veçuan në fushatën zgjedhore të 25 qershorit, për të qenë ata më të “shpërblyerit” në administratë bazuar në kriteret që kërkohen për çdo pozicion.

Gjatë korrikut, kur u zhvillua turi i dëgjesave me qytetarët, deputetët dhe drejtuesit e qarqeve hartuan dhe listën me personat më aktivë në fushatë për të qenë ata pretendentët në punësimet e reja.

Nga kjo listë përjashtohen kandidatët për deputetë, të cilët ishin në vendet jofituese të listës, për të cilët edhe Kryeministri Rama është shprehur se do të jenë pjesë e qeverisjes së re, raporton “Panorama”.

TESTIMI

Grupi i punës së ngritur pranë Partisë Socialiste i përbërë nga tri deputete, ka nisur edhe nga analiza qark pas qarku për performancën e administratës mbi bazën e ankesave që bënë qytetarët gjatë turit të dëgjesave.

Vendimi për ngritjen e këtij grupi pune është marrë pas diskutimeve gjatë dy mbledhjeve të qeverisë “Rama 2”, fillimisht në Llogora dhe këtë javë në Velipojë. Hapësira në administratën publike, si në pozicionet drejtuese, ashtu dhe ato më të ulëta, janë krijuar jo vetëm nga largimi i drejtuesve të LSI-së, një pjesë e të cilëve dhanë dorëheqjen, por dhe nga strukturimi i ministrive dhe institucioneve në varësi të tyre. Kryeministri Edi Rama është shprehur se do të ketë testim të administratës publike.

“Burimet njerëzore janë të nevojshme. Nga pikëpamja e cilësisë së tyre, bazuar në ligjin e nëpunësit civil, në rastet kur ata janë në shërbimin civil, ne do të ndjekim një proces shumë të arsyeshëm dhe do të bëjmë testime për cilësinë e burimeve njerëzore. Që do të thotë që nuk do të kemi një prerje me thikë se cila ministri e drejtori shkrihet brenda një tjetre sjell automatikisht largimin nga puna të atyre që janë në atë ministri apo drejtori”, është shprehur Rama.

MINISTRITË

Shkrirja e disa ministrive dhe institucioneve rrezikon vendin e punës të 4711 punonjësve të administratës publike dhe pse është thënë se nuk do të ketë largime nga puna. Ky numër u përket dy ministrive që u shkrinë, siç ishte ajo e Integrimit, me 113 punonjës, dhe e Zhvillimit Urban, me 535 punonjës, ndërsa Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike dhe ministri i Shtetit për Çështjet Vendore kanë pasur staf mjaft të kufizuar.

Por këtë numër të punonjësve të administratës, të cilët nuk dinë se ç’do të bëhet me vendin e tyre të punës, e rrit edhe shpërndarja e tri ministrive të tjera, të cilat u bashkohen dikastereve ekzistuese.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e cila ka aktualisht 3042 punonjës, është shpërndarë në tri ministri, në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe në Ministrinë e Financave, Ekonomisë dhe Punës dhe në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social. Kjo shpërndarje ka krijuar pasiguri te punonjësit, të cilët nuk dinë se sa do të qëndrojnë dhe sa do të dalin të tepërt nga kjo shpërndarje.

Rama: Tërhiqemi nga ligji i mbetjeve, por jo se Nishani ka të drejtë

Kryeministri Rama ka lajmëruar sot se Qeveria do tërheqë ligjin e riciklimit të mbetjeve.

“Sa i përket çështjes së dekreteve ne do mbajmë një qëndrim sic e kemi shprehur në respekt të procedurës së Kuvendit dhe do të tërhiqemi nga projekti si i tillë në këtë fazë pasi besojmë se jo që ata që e kundërshtojnë kanë të drejtë, jo që presidenti i mëparshëm ka të drejtë por që është e drejta e të gjithë qytetarëve të jenë të mirëinformuar për këtë projekt, flas për projektin e riciklimit të mbetjeve që s’ka të bëjë me gjithë spekulimet e opinionit publik për axhenda tërësisht politike apo me axhenda pa lidhje me axhendën e modernizimit të vendit”.

Demarkacioni me Malin e Zi, Pacolli nesër në Podgoricë

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, të martën do të qëndrojë në Mal të Zi për çështjen e Demarkacionit.

Pacolli, në Podgoricë, do të takojë homologun e tij, Ministrin e Jashtëm malazez Srdjan Darmanović. Ky do të jetë takimi i parë i kësaj dite, që është paraparë në ora 10:15 në një villë, sipas agjendës së zëvendëskryeministrit të parë.

Më pas, Pacolli do të pritet nga zëvendëskryeministri i Malit të Zi, njëherit Ministër i Drejtësisë, Zoran Pazhin. Pritja është planifikuar në ora 11:20 në kabinetin e Pazhinit, raporton Gazeta Express.

Në 12:00, në të njëjtën villë ky Pacolli do ta takojë homologun e tij të jashtëm të Malit të Zi, do të takohet edhe me Kryetarin e Parlamentit malazez Ivan Brajović. Në të njëjtin vend, 40 minuta më pas është rezervuar takimi me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanović.

Vizita e Behgjet Pacollit në Podgoricë përfundon me takimin me drejtuesit e Partive Politike Shqiptare në Mal të Zi. Takimi, sipas agjendës, parashihet të mbahet në ora 15:15.

Vettingu – Llalla mbledh krerët e prokurorive: Rivlerësim të gjithë prokurorëve

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, zhvilloi një takim me drejtuesit e prokurorive të të gjithë niveleve për të diskutuar mbi ecurinë e procesit të vlerësimit profesional të prokurorëve, në kuadër të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

 

Zyra per shtyp e tij ben me dije se ne bazë të këtij ligji, Prokuroria e Përgjithshme ka detyrimin ligjor që të mbështesë Komisionin e Vetingut për përmbushjen e një prej tre komponentëve të rivlerësimit të prokurorëve, i cili është aspekti profesional.

“Në takim, Prokurori i Përgjithshëm kërkoi dhe, më tej u ra dakord që, deri në fund të kësaj jave e konkretisht deri më datë 29.09.2017, të përfundojë vlerësimi profesional në kuadër të ligjit të Vetingut për prokurorët kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, si edhe për anëtarët prokurorë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”- njofton zyra e Llalles.

Ndërkohë, po vijon me intensitet puna për përfundimin e rivlerësimit profesional të prokurorëve në Prokurorinë e Përgjithshme dhe të drejtuesve lokalë të prokurorive në nivel Rrethi dhe Apeli.

Më tej, procesi vijon me rivlerësimin profesional për të gjithë prokurorët e Republikës së Shqipërisë.

Raportet e vlerësimit paraprak profesional do të hartohen nga një komision i posaçëm, i krijuar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe do t’i vihen në dispozicion Komisionit të Vetingut, i cili do të ndjekë procedurat e mëtejshme të përcaktuara në ligj.

Shqipëria pa mjekë specialistë, të gjithë po braktisin vendin!

Shumica e spitaleve të rretheve vazhdojnë të jenë pa mjekë specialistë. Dhe shpresat që mungesat të rikuperohen me të diplomuarit e rinj, sa vijnë e shtohen

Mjekët po largohen gjithnjë e më shumë në kërkim të punësimit në vende të Bashkimit Europian, SHBA apo Kanada.

Të dhënat e Urdhërit të Mjekut flasin për 265 mjekë të larguar në dy vitet e fundit, 32 prej të cilëve specialistë.

Brenda këtij viti, 125 kanë kërkuar certifikatën që dëshmon sjellje të mirë të mjekut për t’u larguar jashtë Shqipërisë.

Fakulteti i Mjekësisë diplomon rreth 250 studentë në vit dhe sipas të dhënave, gjysma e tyre largohen jashtë vendit.

Pasojat po i ndjejnë së pari spitalet e rretheve. Në Dibër, një mjek i vetëm shërben për 24 orë me radhë.

Në Lushnje mungojnë 10 mjekë, në Fier 5, nga pediatër, në renimator, kirurg, kardiolog, e neurologë.

Një pjesë tjetër të pasojave i vuajnë qendrat spitalore në Tiranë. Nga mungesa e mjekëve në rrethe, qytetarët detyrohen t’i drejtohen kryeqytetit, duke sjellë mbipopullim të spitaleve. /TvKlan

Momenti kur arrestohet At Zef Pllumi në bjeshkët e Nikçit (foto)

Ish-drejtori i Arkivës së Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi ka bërë publike detaje të reja lidhur me arrestimin e dytë të At Zef Pllumit, teksa ai po përpiqej të arratisej nëpër bjeshkët e Nikçit.

Ai ka publikuar edhe një foto nga arrestimi nga punonjësit e pyjores, pasi i kishte shpëtuar rojës kufitare të postës së Thethit.

postimi i plote i Kastriot Dervishit

Në Shqipërinë komuniste nuk ishin vetëm njerëzit e regjimit keqbërës. Propaganda krijoi “njeriun e ri”, shërbëtorin më të verbër ndaj atij sistemi. “Njeriu i ri” i droguar nga ideologjia komuniste, përkundrejt një teneqeje dekoratë, apo fletëlavdërimi, kujtonte se duke i bërë keq tjetrit i shërbente atdheut. Historia që po tregoj është e vitit 1967, kohën kur Shqipëria komuniste mbylli institucionet fetare dhe goditi gjithë klerin e vendit.

Njëri prej këtyre klerikëve, Zef Pllumi, duke mos e duruar dot atë gjendje, provoi të arratisej nga Shqipëria nëpërmjet kufirit tokësor në Rrethin e Shkodrës. U nis i vetëm drejt kufirit. Mori drejtimin e Qafës së Pejës. Arriti t’i shpëtojë syrit të rojeve kufitare të postës së Thethit, por jo syrit të “njeriut të ri”. Në bjeshkët e Nikçit “njeriu i ri”, vigjilonte. 8 punonjës të ndërmarrjes së pyjeve e pikasën dhe kërkuan dokumentin që duhej për të qarkulluar në ato zona.

Ata dyshuan dhe e shoqëruan. Procesverbali “për kapjen e personit të dyshimtë Zef Gjeto Pllumi” u hartua nga kryetari i këshillit popullor të zonës, tekniku i pyjeve, kryetari i kooperativës Nikç dhe sekretari i organizatës bazë të partisë. Tekniku i pyjeve (i fotos), i përkushtuar deri në fund për realizimin e poshtërisë së tij, me dy punëtorë dhe dy pushkatarë e dërgoi At Zefin në Tamarë, pikërisht atje ku do ta merrnin njerëzit e specializuar të regjimit, të cilët do t’i jepnin dënimin e dytë me 25 vjet burgim.

At Zef Pllumi u burgos dy herë nga regjimi komunist në periudhat: 15.10.1946-15.10.1949 dhe 27.9.1967-11.4.1989. Kësisoj qëndroi 25 vjet i burgosur.

Fotoja që bashkëlidhet tregon çastin e ndalimit të At Zef Pllumit më 27 shtator 1967. Tekniku me emrin Marash në emër të “njeriut të ri” bën ndalimin në kufi.

Njerëzit e Vetingut japin alarmin: Na rrezikohen familjet

Anëtarët e organeve të Vetingut u tremben pasojave të vendimeve të tyre, për përjashtimin nga sistemi i drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët nuk justifikojnë dot me dokumentacion ligjor pasuritë që posedojnë, rezultojnë me lidhje të papërshtatshme me krimin apo janë të paaftë profesionalisht.

Anëtarët-Kuvendit:Shpërblim muaji sa 200% e pagës

Në projektvendimin e depozituar në Kuvend, për pagat dhe stafin ndihmës, anëtarët e Komisionit të Rivlerësimit, thonë se do të përballen me presione për shkak të punës së tyre, ndërsa japin alarmin se ata dhe familjet e tyre do të jenë në rrezik. Për këtë arsye, 12 anëtarët e katër Komisioneve të Rivlerësimit kërkojnë 200 për qind të pagës mujore shpërblim shtesë mujor për vështirësi.

Pra, nëse paga mujore bazë shkon deri në 2 mijë USD, anëtarët e Vetingut i kërkojnë Kuvendit që të marrin një pagesë mujore shtesë për shkak të vështirësive 200 për qind të 2 mijë USD. Ndërkaq, ligji i Vetingut parashikon mbrojte të posaçme të anëtarëve të Vetingut dhe familjeve të tyre nga çdo rrezik i mundshëm.

“Bazuar në nenin C të Aneksit të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, përbëhet nga 12 komisionerë të zgjedhur nga Kuvendi, të cilët kanë një mandat 5-vjeçar, dhe statusin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Komisioni organizohet në 4 trupa gjykuese të përberë nga tre anëtarë.

Bazuar në statusin që ligji u ka dhënë komisionerëve, paga e tyre llogaritet në nivelin G3. Neni 29 i ligjit nr. 84/2016 përcakton edhe një pagesë mujore shtesë për shkak të vështirësive. Nisur nga dinjiteti që duhet të ketë anëtari i institucionit të rivlerësimit, të presionit me të cilin do të përballet, me vështirësitë reale që do të ndeshë në punën e tij të përditshme, me rrezikun që do të ketë përballë ai dhe familja e tij, nisur edhe nga fakti i transparencës së jetës së tij në publik, pasi ka hequr dorë nga fshehtësia e komunikimit dhe korrespondencës së tij, mbledhja e komisionerëve propozon që kjo pagesë për vështirësi të jetë në masën 200 % të pagës mujore”, thuhet në projektvendimin e anëtarëve të organeve të Vetingut, konkretisht të Komisionit të Rikualifikimit, i cili përbëhet nga katër komisione me nga tre anëtarë.

Ligji, pagesa për vështirësi
Ligji i Vetingut, në nenin 29 të tij, ka përcaktuar masën e pagesës mujore për vështirësi për anëtarët e organeve të Vetingut.

Ligji parashikon që anëtarët e institucioneve të rivlerësimit përfitojnë një pagesë mujore shtesë për shkak të vështirësisë. Po sipas ligjit, Komisioneri dhe Komisioneri Publik marrin pagë dhe përfitime të tjera financiare në përputhje me rregullat e përcaktuara në legjislacionin që rregullon statusin e gjyqtarëve ose prokurorëve.

Ligji për statusin parashikon që gjyqtari dhe prokurori e kanë pagën sa 106 % e pagës së drejtorit të drejtorisë së përgjithshme në Kryeministri. Ndërsa, gjyqtari i Kolegjit të Apelimit merr pagë dhe përfitime të tjera financiare në përputhje me rregullat e përcaktuara në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatën Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”. Këshilltari ligjor dhe ekonomik përfiton përkatësisht 80 për qind të pagës mujore përkatëse të anëtarit të institucionit të rivlerësimit.

Ata përfitojnë një pagesë shtesë për shkak të vështirësisë, sipas rastit. Pas përfundimit të mandatit të institucioneve të rivlerësimit, këshilltari ligjor dhe ekonomik, me pëlqimin e tij/saj, ka të drejtë të emërohet në funksionin ose detyrën publike që kishte para zgjedhjes së tij/saj ose në një vend të përafërt në administratën publike.

Ja kur komisioneri rrezikon të shkarkohet nga detyra
1.Kur shoqërohet me persona që janë nën ndjekje penale ose janë subjekte të një procedimi penal.

2.Kur përfiton në mënyrë të padrejtë dhurata dhe favore për shkak të funksionit.

3.Kur bën sjellje, akte dhe veprime që krijojnë përfitime të padrejta ose dëme për palët pjesëmarrëse në gjykim.

4.Kur nuk njofton kryetarin apo organet kompetente, për ndërhyrje ose ushtrimin e formave të tjera të ndikimit të papërshtatshëm nga avokatët, funksionarët politikë, funksionarët publikë dhe subjekte të tjera.

5.Për çdo lloj ndikimi tjetër të papërshtatshëm në ushtrimin e detyrës të një anëtari tjetër.

6.Për mospërmbushje të pajustifikuar të funksionit të tij.

7.Për heqje dorë të kryerjes së atyre veprimeve që nuk bazohen në shkaqet e parashikuara në ligj.

8.Për shkelje të përsëritur të rregullave të solemnitetit dhe rregullave të sjelljes.

9.Për vonesë dhe zvarritje të përsëritur dhe të pajustifikuar të veprimeve procedurale gjatë ushtrimit të funksionit.

10.Për bërjen publike të mendimeve që ka dhënë vetë ose anëtarët e tjerë gjatë procesit që akoma nuk kanë marrë formën e një akti të bërë publik.

11.Për shkelje të detyrimit të konfidencialitetit dhe të mospërhapjes së informacionit.

12.Për bërjen e deklaratave publike dhe në media për çështjet, me përjashtim të komunikimeve të shtypit brenda kufijve të detyrës së tij.

13.Për parashtrim të shtrembëruar të fakteve në aktet e nxjerra.

14.Për përdorimin e mandatit të anëtarit për të realizuar përftime të pajustifikuara vetjake ose për të tjerët.

Struktura e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
Kryetari i Komisionit të Kualifikimit

-Kabineti
Këshilltar i Marrëdhënieve me Jashtë 1
Zëdhënës 1
Sekretare 1
-Komisionerë 11

-Njësia e Shërbimit Ligjor
Këshilltarë ligjorë 12
Këshilltarë ekonomikë 4

-Sekretari i Përgjithshëm
Sekretari i Përgjithshëm 1
Sekretar 1

Drejtoria e Përkthimeve
Drejtor 1
Përkthyes 3

Drejtoria ekonomike dhe Dokumentacionit, 31 punonjës
Drejtor 1

-Sektori i Financës dhe i Burimeve Njerëzore
Shef sektori 1
Specialist finance/buxhet 1
Specialist i burimeve njerëzore 1
Specialist i prokurimeve 1
Shofer i Kryetarit 1
Shofer i Komisionerëve 11
Shofer 1
Punonjës pastrimi 1
Magazinier 1
Teknik mirëmbajtjeje 1

-Sektori i Dokumentacionit
Shef sektori 1
Specialist arkiv/protokoll 1
Sekretare gjyqësore 4
Operator për zbardhjen e vendimeve 1
Specialist pritje me popullin 1
Specialist i botimeve/korrektor redaktor 1
Specialist IT 1

/shqiptarja.com/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/njerezit-e-vetingut-japin-alarmin-na-rrezikohen-familjet-438284/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Enkelejd Alibeaj: Ja nisma e Partisë Demokratike për pastrimin nga simbolet komuniste (video)

Enkelejd Alibeaj, i cili drejton këtë proces, tregon përse do t’i shërbejë shoqërisë shqiptare kjo nismë e Partisë Demokratike.

“Që të bëjë minimalisht një pastrim, një purifikim të memories së vetë sociale, sigurisht me qëllimin parësor të ndëshkimit të atij sistemi dhe së dyti, më e rëndësishme, është për të mos u përsëritur në të ardhmen”, deklaron Alibeaj për Top Channel.

Alibeaj, i cili ka vuajtur edhe vetë persekutimin komunist, e ka të thjeshtë të japë shembuj të ngjashëm me nismën e Partisë Demokratike.

“Jo më larg se 2-3 muaj më parë Italia ka miratuar ligje që ndalojnë përdorimin e simbolizmit të sistemit nazi-fashist”, thotë Alibeaj.

Për të patur një iniciativë sa më të plotë, demokratët do të bashkëpunojnë me gjermanët, të cilët kanë praktikë shumëvjeçare jo vetëm në ndalimin e simboleve, por edhe në dënimin e krimeve të nazizmit.

Një mekanizëm të ngjashëm synon të ndërtojë edhe Partia Demokratike, bazuar mbi përcaktimet ligjore për torturën, genocidin dhe krimet kundër njerëzimit.

“Nëse kemi fakte, nëse kemi të dhëna, nëse kemi viktima ende gjallë dhe dëshmi të gjalla të atij sistemi, të cilat përbëjnë vepra penale sipas atyre që ekzistojnë sot në Kodin Penal, mirë është që mekanizmi i procedimit penal të vihet në jetë”, nënvizon Alibeaj.

Për këtë mekanizëm nuk ka ende nje propozim, megjithëse një ide është që mbledhjen e fakteve ta kryesojë Autoriteti për Hapjen e Dosjeve.

Por nisma nuk ka garantuar ende edhe diçka shumë të rëndësishme: konsensusin e Partisë Socialiste, pa të cilin nuk mund të kalojë asnjë ligj në Parlament.

“Nuk i futem faktit nese do të japin apo jo votat. Ne do të luftojmë me argumentin. Kjo është një ndarje midis së shkuarës dhe së ardhmes së këtij vendi. Do të provojmë nëse kjo shoqëri, nëse politika shqiptare ka ende moralin për një gjë që e kanë vuajtur të gjithë në atë kohë dhe jo vetëm një pjesë, me thënë të drejtën. Kjo është sfida”, shton Alibeaj.

Artan Hoxha: “Grupet kriminale paguajnë rroga mujore për shefa komisariatesh ose drejtorë policie”

Duke folur për operacionet policore të ditët e fundit që synojnë të godasin grupet kriminale në vend, gazetari Artan Hoxha bëri një deklaratë të fortë në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24. Ai tha se situata është aq e rëndë sa shefa komisariatesh apo drejtorë policie marrin rroga mujore nga krerët e këtyre grupeve.

“Grupet kriminale janë fuqizuar aq shumë sa paguajnë rroga mujore për shefa komisariatesh ose për drejtorë policie. Në këto moment vetëm një njoftim ju japin, nesër ka operacion dhe ata nuk dalin. Ka shkuar policia ka bërë një super operacion, po kë kanë kapur? Duket si gjëja më normale por një shef komisariati sapo merr detyrën menjëherë bëhet tentativa për tu futur tek borderoja e grupit kriminal që ka krijuar biznese të ligjshme”,- tha gazetari, siç raporton BalkanWeb.

E në këto kushte, ai tha se do ishte shumë mirë që të nise sa më parë vettingu në polici. Duke këshilluar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Hoxha tha se vettingu në radhët e policisë duhet të nisë nga lart.

“Nuk e ka të lehtë betejën Fatmir Xhafaj, ka përballë grupe që e kanë sfiduar shtetin, janë të paprekshëm, janë ata që i japin rroga drejtuesve të policisë. Ai e ka premtuar, do t’i duhet vullnet i jashtëzakonshëm politik. Nëse do besojë tek kjo kupolë drejtuese që ka është punë për të, por nëse do vërtet të bëjë atë që ka thënë të godasë bosët e krimit, do të duhet të drejtojë një ekip që të mos ketë mbi vete përgjegjësitë e situatave që kanë ndodhur në dy dekadat e fundit në territorin e Shqipërisë. Me këtë nivel drejtuesish të korruptuar dhe nën presionin e bandave s’mundet . Nuk po them se do godasë të gjitha grupet, por dy, tre duhen goditur. S’ka asnjë bos droge sot në burg. Në momentin që në Tiranë është arrestuar Shullazi çdo gjë ka pushuar dhe policia merret vetëm me krime ordinere. Më falni por në Tiranë nuk është vetëm Shullazi dhe grupi i tij”,- shtoi ai.

Dashamir Shehi: “Berisha ka ‘bashkëqeverisur’ me Bashën këto 4 vite, mos t’i shmanget përgjegjësisë”

“Berisha nuk mund t’i dali asaj përgjegjësie, sepse ka ‘bashkëqeverisur’ me Bashën për këto 4 vite”.

Aleati i Lulzim Bashës, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi teksa komentoi sot situatën politike brenda PD-së tha se një pjesë e përgjegjësisë për hartimin e listave e kishte edhe ish-lideri Sali Berisha.

I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ të gazetares Nisida Tufa në “News24” Shehi tha:

“Zoti Berisha i ka të drejta komentet për listat. Por është në moment të vonuar. Berisha nuk mund të dali asaj përgjegjësie, sepse ka ‘bashkëqeverisur’ me Bashën për këto 4 vite. Ai duhet t’i hapte këto debate dhe të bëhej pjesë e këtij debati. E quaj konsenguencë të një morali të gabuar që kryetari merr dhe vendos çdo gjë. Këtë gjë e bëri edhe Berisha, por ai kishte qëndruar në pushtet më gjatë. Basha ka përdorur të njëjtin model, por pa pasur armët e Berishës dhe ka krijuar kontradiksion. Kur erdhën europianët që të hynim në zgjedhje, miqtë tanë të vjetër na ofruan një marrëveshje më të mirë sesa ajo e Bashës me Ramën. Dhe PD, Basha dhe Berisha bënë një gabim të madh, i humbën nja 10 % të PD. Mendoj se Berisha duhet të reagonte. Ne reaguam disa herë njëherazi, por ne s’kemi peshën e tyre. I ramë me shkelm marrëveshjes me ndërkombëtarët dhe humbëm zgjedhjet me marrëveshjen me Ramën. Mirë se të vijë dhe zoti Berisha me kritikat e veta, është në shtëpinë e vet. Ai ka të drejtë t’i thotë të gjitha. Por nuk shmanget njeri nga përgjegjësia”, – tha Shehi.

Teksa u ndal tek debati në kryesinë e PD-së mes Jemin Gjanës dhe Valbona Mezinit, Shehi tha se ka ardhur dita që partia të hapet, të bëhet e debatueshme dhe të ringrejë institucionet.

“I përkasin një partie tjetër dhe s’do ishte korrekte që t’i komentoja. Meqë kemi hipur në një barkë opozitare dhe ndajmë të njëjtat përgjegjësi, gjykoj se na lind e drejta që të flasim. PD është e madhe dhe ka flamurin dhe timonin e kësaj barke. Unë gjykoj se në ndryshim nga të tjerët që e kanë traumatizuar, se po ndodh kulmi botës, për herë të parë po ndodh një debat brenda PD. Ndaj them se duhet të shpërthejë. Ne të gjithë kemi rrjedhur nga kjo lloj politike. Ka ardhur dita që partia të hapet, të bëhet e debatueshme dhe të ringrejë institucionet. PD ka bërë një kryesi që janë 50 vet, që s’ka kryesi. Nuk mund të marrin 50 vet vendime, duhen një grup më i vogël njerëzish. Merr kot garrum dhe futi në kryesi dhe s’prodhojnë produktivitet”, tha Dashamir Shehi.

Gazetari flet për operacionin e policisë në Elbasan: Pse ruhet me forca speciale kryetari i bashkisë

Edhe pse është larguar nga Shqipëria, gazetari i kronikës së zezë, Flamur Vezaj duket se i ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit të operacioneve të policisë në Elbasan.

Në një status në profilin e tij në ‘Facebook’, Vezaj thotë se Elbasani është epiqendra e trafikut të heroinës dhe kokainës, ndërsa shton se kreu i Bashkisë së këtij qyteti ruhet nga forcat speciale pasi dhëndri i tij është i përfshirë në grupe kriminale që veprojnë në këtë zonë.

Ja çfarë shkruan Flamur Vezaj:

Operacioni “xhiroja e fundit” me Elbasan!

Sa keq me vjen për Gjergj Oshafin dhe shefin e tij Arben Dashin që drejtojnë policinë në këtë kohe në Elbasan. Për shkak se krimineleve në atë qark POLITIKA i ka dhënë pushtet!

Shpesh kemi dëgjuar, kryesisht nga opozita se dhëndëri i kreut të Bashkisë është person me precedent të rrezikshëm kriminal!

Kjo thuhet edhe ne dosjen e tij personale që policia e disponon! Për këtë fakt dhe shumë të tjera, edhe vjehrrit te tij (kreut te Bashkise) POLITIKA me ndihmën e POLICISE i ka vënë mbrojtje shtesë 24 orë me efektivë të Forcave speciale të Policisë! Nëse nuk do ishte i lidhur me krimin apo i rrezikuar nga kriminelet pse duhet të ruhet një kryetar Bashkie, kush e ka kërcënuar??!

Këtë përgjigje nuk e kam marrë asnjëherë nga Policia apo edhe Prokuroria… nën zë të gjithë e pranojnë se “kreu i Bashkisë së Elbasanit ruhet për shkak te problemeve të dhëndërrit”…..

Nuk është vetëm ky problemi ne Elbasan, janë vrasjet që po vazhdojnë të terrorizojnë këtë qytet. Si masakra e pazbuluar ndaj familjes Çapja, atentatet e ndryshme mes qytetit dhe te gjitha pa autor se Policia nuk është në gjendje, kjo fal edhe ndërhyrjes së POLITIKES, të provoi e zbuloi autoret!

Gjithashtu, dihet tashme prej vitesh se Elbasani është bërë si qendër e grumbullimit dhe përpunimit të drogave të forta që hyjnë nga Maqedonia dhe Greqia e me pas që përfundojnë në vendet e BE-së. Kjo për faktin se disa “biznesmenë” të këtij qyteti (që njihen nga vendasit) kanë ngritur prej vitesh rrjetin e trafikut të drogave të forta në Itali e Holandë e që vazhdojnë të punojnë të pashqetësuar nga Policia (që i di emrat)!

Për ta mbyllur, i kthehem përsëri POLITIKES, se është kjo e fundit, që ka lejuar përsëri që në Parlament të hyjnë deputetë të kësaj zone me të kaluar të errët kriminale dhe që i japin mbështetje të forte krimit që të lulëzojë jo vetëm në qytetin e Elbasanit!

Kështu që BOLL bëtë SHOW me fakira!

Tragjedia e trinjakëve në Durrës, zbulohet akti i ekspertizës

Ka dalë  akti i ekspertizës për të treguar se si humbën jetën trenjakët e mitur mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Burime nga ‘panorama’ bëjnë me dije se ekspertiza mjekoligjore ka dale në përfundimin se trinjakët kanë ndërruar jetë si pasoje e djegies.

 

Ajo që dimë për ngjarjen:

 Është bërë me dije nga reporterët në vendngjarje se zjarri u shkaktua nga loja e trinjakëve 3-vjeçar me shkrepëse, të cilën e kanë ndezur dhe kaq ka mjaftuar që zjarri i cili ka përfshirë fillimisht kolltukun në dhomën e tyre, të përhapej me shpejtësi në të gjithë banesën private.

Sfungjeri i kolltukut ka sjellë përshpejtimin e flakëve. Burimet nga zjarrfikëset thanë se kanë gjetur një vatër të thellë zjarri kur shkuan në banesën e Gazmend Koçit.

Mësohet se trinjakët që humbën jetën kanë lindur në Itali.

Dëshmitarët thanë ndër të tjera se fëmijët i gjetën të asfiksuar pa shenja jeta dhe se nuk kishin mundësinë t’i jepnin dot ndihmë pasi dera ishte e mbyllur dhe dritarja me hekura.

Në vendgjarje kanë shkuar ekspertët kriminalist që do të përcaktojnë shkaqet e rënies së zjarrit.

Ismal Kadare: Elitat politike janë përgjegjëse për këtë situatën sot në Shqipëri

Në intervistën me gazetaren Eni Vasili rreth përgjegjësive Kadare dha këtë përgjigje:

“Politika shqiptare nuk është në gjendje të na japë një datë se kur Shqipëria mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. Ju si mendoni, është e largët ajo ditë? 

Unë shpresoj të jetë më e afërt se ç’mendohet. Shpresoj. Do të duket sikur largohet, por do të afrohet.

Ne themi shpesh në diskursin publik që jemi ende në tranzicion. A mendoni që ka zgjatur shumë ky tranzicion?       

Po mua nuk më turpëron fjala tranzicion. Nuk mendoj se është e tillë që të krijojë dëshpërim. Tranzicioni mund të jetë edhe i gjatë, s’ka gjë.

Nuk ju ka lodhur domethënë? Mund të vazhdojë ende?

Edhe pak.

Po kush e ka fajin për këtë? Ajo që dua t’u pyes në fund është a e shikoni klasën politike shqiptare përgjegjëse për këtë tranzicion të gjatë e për shumë nga gjërat që nuk shkojnë si duhet në Shqipëri?

Sigurisht e shikoj.

A është politika shqiptare përgjegjësja kryesore për situatën sot?

Zakonisht elitat politike janë përgjegjëse për këtë. Qëllon që nuk janë vetëm ato, ndoshta nuk janë vetëm ato, por janë ndër kryesoret ato.

Paskal Milo: Kulla e Prek Calit, pronë publike. Kush ndërhyn po shkel ligjin

I ftuar në emisionin #DritaremeRudinën, historiani Paskal Milo tha se kulla e Prek Calit nuk ka pronar, ndaj automatikisht ajo është pronë publike dhe çdokush që do të ndërhyjë është duke shkelur ligjin.

“Këto javët e fundit ka një tendencë për të kthyer temën e komunizmit dhe anti-komunizmit në politikën tonë. Çështja e Prek Calit, ka një prapavijë politike, sepse u iniciua nga një mesazh dixhital, nga Berisha, mjeshtër për të risjellë në skenë çështje që tërheqin vëmendjen.

Kulla nuk ka pasur pronar të njohur zyrtarisht, ndaj toka automatikisht është pronë publike. Në këtë moment kushdo që të shkojë atje, qoftë edhe Fondacioni Prek Cali, është duke bërë një shkelje ligjore. Nëse ka një shkelje, duhet ta shohin te procedurat ligjore për ndërhyrjen në kullë. Gjithashtu, nuk kishte pse të rrafshohej Kulla, duhej të pritej sa të sqarohej problemi me njerëzit, e më pas Bashkia të merrte vendimin./Dritare.net

Shqipëri, niset kontingjenti i 6-të në operacionin e NATO-s në Egje

TIRANË – Në Komandën e Forcës Detare të Shqipërisë, u zhvillua sot ceremonia e përcjelljes së kontingjentit të 6-të të anijes “Oriku” në operacionin e NATO-s “Sea Guardian”, në Detin Egje.

Të pranishëm në ceremoni, ishin ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, komandanti i Forcës Detare, gjeneral major Ylber Dogjani dhe familjarë të pjesëtarëve të ekuipazhit.

Në një njoftim zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, thuhet se në fjalën e tij, Dogjani, vlerësoi rolin e 5 kontingjenteve të para, në vëzhgimin dhe parandalimin e fluksit të emigrantëve të paligjshëm në Egje.

Ndërsa, sipas njoftimit, ministrja Xhaçka, e cilësoi krizën e refugjatëve si një prej sfidave më të mëdha që po përjeton sot Evropa.

“Janë mbi 540 persona të moshave, gjinive dhe shtetësive të ndryshme, që ju u keni shpëtuar jetën. Sirianë, irakianë, por edhe nigerianë, kongolezë, somalezë e jemenas, sot jetojnë falë sakrificës së ushtarakëve shqiptarë. Vetëm në dy muajt e fundit, kontingjenti që ju do zëvendësoni, ka shpëtuar 151 jetë njerëzore, prej të cilëve 33 gra dhe 56 fëmijë. Na keni bërë të gjithëve krenarë, jeni shembulli më i mirë i sakrificës dhe i vetëmohimit”, është shprehur Xhaçka.

Pjesë e ekuipazhit nga Shqipëria do të jenë edhe 2 femra, togere Aurela Bala dhe rreshtere Esmeralda Murati, që sipas Ministrisë së Mbrojtjes do të jenë 2 gratë e para të Forcave të Armatosura të Shqipërisë që do të jenë pjesë e një operacioni ndërkombëtar detar.

Kusuret prej nesh, bukuritë prej Zotit – Nga Gazmend AGA

Sjellje te papergjegjshme qe kthehen lehtesisht ne provokime dhe rezultatet fatale qe mund te kene per fene e kombin;

Provokimet behen ose per te radikalizuar masat, ose per te ndertuar mitin e nje lideri, ose populizem per interesa te caktuara.

Ne te tre rastet pjekuria dhe maturia jane thelbesore per stabilitetin e vendit dhe ruajtjen e principeve fetare. Nuk ka fe pa nje vend stabël dhe kjo po shihet ne Siri, ku pas ikjes se vatanit iken shtepite e xhamite. Pa çati ska paqe, pa paqe ska qetesi shpirterore.

Myslimani duhet te jete i kujdesshem ndaj provokimeve sidomos ne keto kohe ku shumica e akteve te dhunshme behen nga pseudo myslimane qe i arsyetojne aktet e tyre duke marre shkas provokimet ndoshta po te se njejtes fare.

Myslimani duhet te jete i kujdesshem edhe ndaj miteve te lidershipit politik dhe fetar. Dijetaret i kane qendruar larg populizmit sidomos ne kohe kur ‘vlon’ opinioni publik. Cdo mitizim i personave te caktuar ne kohe te caktuara thjesht tregon profesionalizmin e orkestruesit. Aktiviteti i vazhdueshem eshte garanci dhe tregues i fe-atdhe-dashurise. Mjaft u mashtruam nga xixellonja qe duken si diell.

Myslimani duhet te jete vigjilent kur me ane te instrumentalizimit te ndjenjave te sinqerta te xhematit synohet te percahet nje popull e te thellohet hendeku mes besimit dhe popullit, kur synohet percarja fetare apo radikalizimi i institucioneve dhe lidershipit fetar.

Nga ana tjeter, ne shoqerite demokratike eshte thelbesor edhe reagimi civil qytetar, ku larg provokimeve te mundshme, te ruhet dinjiteti dhe te drejtat e garantuara me kushtetute.

KMSH’ja eshte nje institucion qe ka shkelqyer ne dhenien e kontributit te saj per ruajtjen e paqes sociale ne keto kohe te erreta jo vec per rajonin por edhe per komunitetet myslimane anembane botes. Kleriket shqiptar kane qene gjithmone vigjilente te enes se kristalte te marredhenieve nderfetare dhe kujdesit te jashtezakonshem qe duhet per ta ruajtur ate.

Asnje politikan, klerik apo intelektual nuk duhet ti prese ne bese te paret tane e te prishe kete bashkejetese dhe paqe sociale te formuar e ruajtur me aq mund e delikatese. Asnje interes personal nuk mund ose nuk duhet te jete shkak per te minuar vlerat tona.

Kusuret prej nesh, bukurite prej Zotit.

Nga H. Vehbi Dibra te H. Selim Muça – Nga Ferdinand GJANA

Tek shohim historinë e pas pavarësisë në një kohë më shumë se një shekullore të Shqipërisë, kohë me dallgëzime të forta historike, për një popull të vogël si ne, vëmë re se roli i disa njerëzve të urtë e largpamës, dijetarë dhe personalitete shumëdimensionale kanë luajtur një rol historik në fatet e kombit, duke bërë të pamundurën në momente kritike të historisë shqiptare. Kështu mund të përmendim personalitete të tilla të shquara si H. Vehbi Dibra, H. Ali Korça, H.Ibrahim Dalliu, H. Musa Dërguti, H. Sherif Langu, Ferit Vokopola, etj. Disa prej tyre edhe firmëtar të pavarësisë, drejtues të institucioneve të para të shtetit shqiptar, por njëkohësisht edhe dijetarë myslimanë shqiptarë, që e lidhën aq bukur dashurinë për kombin me besimin fetar, e shumë prej tyre u persekutuan nga regjime të ndryshme e së fundmi nga ai komunist e ateist, nga i cili pas 20 viteve burg do të mbijetonte vetëm H. Sabri Koçi, i cili edhe drejtoi ceremoninë e parë islame më 16 nëntor 1990 dhe udhëhoqi për më shumë se 13 vite Komunitetin Mysliman të Shqipërisë me urtësi e pjekuri prej një të urti e të moçmi, të cilit jeta i kishte mësuar shumë.

H. Sabri Koçi nuk ishte hakmarrës as për regjimin që e kishte burgosur e privuar nga jeta e lirë për më shumë se dy dekada. Ai ishte dhe rrinte larg provokimeve dashakeqe të nxitjes së urrejtjes dhe përçarjes ndërfetare në një shoqëri të brishtë si ajo e pas ’90. H.Sabriu me mjaft dituri diti tu përgjigjet pyetjeve që i vinin në lidhje me pozicionimin e shumicës myslimane në vend, duke e shmangur vëmendjen nga këto raporte e duke vënë theksin në rëndësinë e vëllazërisë, dialogut dhe harmonisë midis besimeve të ndryshme në Shqipëri, një vlerë kjo e pashoqe për shqiptarët në pothuajse të gjithë botën.
Mendimin dhe filozofinë e mbartur ndër dekada tek drejtuesit e komunitetit më të madh fetar në vend, atij mysliman, e përcolli më tej me mjaft maturi profesionale dhe përgjegjësi kombëtare edhe H.Selim Muça. Ai ishte një nga medresistët e fundit të një plejade të vështirë, të diplomuar si brezat e fundit të Medresesë së famshme të Tiranës, nga ku dolën intelektualë të shumtë, akademikë si Shaban Demiraj e Sherif Delvina, mësues, inxhinierë, etj.

H. Selim Muça, i cili sot bën edhe 1 vit nga ndarja prej jetës, do të mbahet mend si një njeri i ekuilibruar, i cili gjatë dy mandateve të tij si kryetar i KMSH-së i dha një shtysë arsimit cilësor nëpër medrese, duke i hapur rrugë një reforme të gjerë arsimore në institucionet e KMSH-së dhe duke realizuar ëndrrën e paraardhëseve dhe prijësve të tij në vitin 1924, atë të hapjes së Universitetit Bedër më 2011, pas një vendimi dhe pune maratonë të bërë gjatë vitit 2010. Kjo ishte ëndrra e H. Vehbi Dibrës e H. Ali Korçës, kur hapen Medresenë e Naltë, shkollimi dhe edukimi i brezave të rinj në vendin tonë, ku krahas përgatitjes akademike, një vend të veçantë të luante edhe atdhedashuria dhe dëshira për të kontribuar për vendin, kombin dhe popullin shqiptar, por jo vetëm.

Në këtë përvjetor të parë të ndarjes nga jeta të H. Selim Muçës, tek bëjmë analiza të përgjithshme të punës ndër vite të këtyre personaliteteve dhe drejtuesve të lartë, e shohim si strategji dhe rëndësi të veçantë ndjekjen e gjurmëve dhe hapave të tyre për një mbarëvajtje dhe harmoni shoqërore dhe sociale. Rruga, hapat dhe veprat e tyre nganjëherë historike, e nganjëherë edhe modeste duhet të jenë modele për të gjithë ne, duke marrë mësim dhe lënë shembuj pozitivë edhe për brezat e rinj.

PËR ATA QË LYPIN NË RRUGË – Nga KOLEC TRABOINI

Për sistemet autokratike dhe diktatoriale lypësit e nevojtaret janë armiq dhe arrestohen si keqbërës. Me 30 gusht 2017 policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar një njëzet e një vjeçar, i cili po lypte me gruan e fëmijën e vogël. Kjo polici luftëtare heroike por e mposhtur prej kanabisit që e ka mbuluar Shqipërinë, nuk thotë asgjë se cila ka qenë gjendja shoqërore e kësaj familje të re me një fëmijë. Sa të ardhura kishin, a punonin, a kishin asistencë sociale. Për këto policia nuk interesohet. Por as nuk shpjegohet motivi i arrestimit. Në cilin vend të botës, veç sistemeve autokratike e diktatoriale lypësit arrestohen si keqbërës. Lypësit nuk bëjnë asgjë të keqe. Kemi parë lypës të veçuar në shumë shtete, madje edhe në Washington DC, saktësisht në Georgetown, të shtrirë në një rrobë të vjetër, pranë një kutie e një letre ku shkruhej “Help me please!”. Por askush nuk shqetësohej veç faktit se ai ishte i varfër dhe hidhnin ndonjë 25 centësh metalikë,  por edhe ndonjë dollarë letër. Policët as nuk i preknin, as nuk i ngacmonin e as i thoshin shko me tutje. Për arrestim as që bëhet fjalë. Këtu në Shqipëri mesa duket janë në një stad tjetër të zhvillimit social. Aq shumë i ndihmokërka shteti të varfrit e vet, sa ata u dashka të mos ankohen, të mos kërkojnë asistence sociale, të mos emigrojnë, por as dhe të lypin. Sipas policisë së një qeverisje të majtë, një absurditet ky i pashoq, qytetarët e këtij vendi që nuk kanë asnjë mundësi jetese, nuk duhet të lypin por të zgjidhin alternativen të vdesin urie. Lind pyetja, cili është shkollimi i policisë sonë, kultura e dijet për problemet shoqërore,  apo thjeshte janë mitingashët e partive të veshur me uniformë vetëm e vetëm të marrin një rrogë e as që e vrasin mendjen fare sepse e janë të siguruar, se janë trimoshat e partive.

Por më bën përshtypje qëndrimi i Avokates së Popullit Erinda Ballanca, e cila është zgjedhur në atë detyrë më 22 maj, si rrjedhojë e marrëveshjes politike enigmatike e aspak transparente Rama – Basha, dhe ka bërë betimin në kuvend me 17 qershor. Gjatë kësaj periudhe tre mujore nuk është parë të prononcohet për asgjë. Ajo e ka pranuar atë funksion por a i di detyrat e veta?! Nëse jo dikush duhet t’ia shpjegojë se ajo është aty pikërisht për të mbrojtur ata që nuk gjejnë mbrojtje nga askush dhe është në një fare mënyre shpresa e fundit. Ajo nuk duhet të presë ti trokasin në derë nevojtarët e fatkeqët që e pësojnë, por të gjendet atje ku ndjehet nevoja më e madhe sociale dhe atje ku ka drejtësi të munguar apo të vonuar. Është e paimagjinueshme të marrësh detyrën e Avokatit të Popullit dhe e të ngulfatesh në zyrë pa ditur çfarë bëhet përjashta me popullin tënd.

Para dhjetë vjetëve në një libër me ese kemi botuar edhe shkrimin me titull ”Gazetaria investiguese nën setrën e një romi”. Po i referohemi sepse shohim se problemet sociale jo vetëm që nuk gjejnë zgjidhje nga shteti, pushteti edhe institucionet, duke përfshirë edhe Avokatin e Popullit,  por ato përkeqësohen keq e me keq. Asnjë ndryshim, të paktën në këto dhjetë vjetët e fundit nuk kemi.

Po cili është pozicioni i medias në Shqipëri në këto 27 vjet të kaosit, i emëruar ky me delikatese shpifëse si tranzicion, ndërkohë që asgjë nuk ndryshon. Le ta shohim një shembull tipik në fushë të gazetarisë i vështrimit të realitetit më dylbi së prapthi:

 

*          *          *

 

Ata që shesin fëmijët e vet padyshim janë ashtu si janë e nuk do koment. Por kurrë të mos harrojmë se ata janë një pjesë e fajit, se pjesën më të madhe e ka shteti shqiptar që nuk funksionon, e ka varfëria e tmerrshme prej së cilës, me këto parti e udhëheqje që kanë, gjithnjë e më tepër shtohet…

Para se ta kenë individët turpin, duhet ta ketë mbarë shoqëria. Turp duhet të kemi të gjithë, duhet të na skuqet faqja si shqiptarë e të mos shfaqemi si mburravecë me ca pasthirrma euforike: “Oh, sa mirë me qenë shqiptar…”, por të ulim kokën e të punojmë. Sepse sa më shumë që ndër tubimet ndër vedi mburremi zë lartë, aq më në siklet jemi kur dalim nëpër botë me pasaportën shqiptare, madje edhe pasaportë amerikane të kesh, doganierët italianë të ndajnë veç dhe të shohin me dyshim se mos e ke falsifikuar. E kjo veç pse je shqiptar. Po kohët e fundit edhe amerikanëve po u shtohet ky fare dyshimi. Shtypi në kontinentin e ri jo rrallë herë po na lakon për prapësitë.

Mikja e shqiptarëve senatorja Hillari Klinton në një bisedë me shqiptarë në Nju Jork, u ka thënë hapur e me sinqeritet se keni një nam shumë të keq ju shqiptarët, duhet të punoni shumë e shumë për ta hequr.

Kolegu gazetar Filip Çakulli, me gazetaren e re “Anjeza”,  nuk e ka patur të vështirë për të futur në grackën e kamerës nja dy – tre romë, trafikantë të pistë, por këta nuk janë e keqja e vetme e Shqipërisë. E keqja është ulur këmbëkryq në mes të Tiranës, e ka emrin miliona dollarë, që të shumtat janë të fshehura por disa edhe kanë kurajën civile t’i deklarojnë hapur. Kjo e keqe ka emrin e zonjave e zotërinjve që u vjen erë livandë evropiane të markave me emër, por që janë me të erë pista se sa këmisha e ndonjë romi që nuk ka ujë të lahet e as strehë ku të fus kokën, as ndonjë mensë të varfërisht ku të hajë një drekë, se këta të pasurit tanë që u bënë milionerë sa të hapësh e të mbyllësh sytë (merret me mend se si, po kush sot në Shqipëri të pyet se si i vure paratë), nuk japin këta  asnjë dhjetëshe për bamirësi.

Nuk mund t’i njohin cilësitë njerëzore, fisnikërinë e bujarinë kaderusët  shqiptare që pasurinë e kanë vënë me dhunë, gjak, drogë, prostitucion si trafikant femrash,  pse jo dhe me shitje fëmijësh, veç pazaret nuk i kanë bërë në mes të lulishtes “Rinia”, por mbase në Rogner a Sheraton, si dhe në lokale të tjerë të shtrenjta ku mblidhen mafiozët e monstrat politikës dekonstruktiviste.

Lepuri i poshtërsive njerëzore fle jo vetëm mbi barin e parkut “Rinia” përballë Taivanit por edhe gjetkë nëpër sallone luksoze, nëpër grand hotele, por kamerat e Top Channel-it nuk guxojnë t’i investigojnë, sepse është sikur të prekësh gjarprin.

Gjithsesi   bashkohem me indinjatën e lexuesve ndaj atyre që në mënyrë çnjerëzorë trafikojnë fëmijë, po desha që gazetaria investuese, kuadrin e krimeve në shoqërinë shqiptare ta shihte në një sfond më gjerë sepse lepuri poshtërsive të sotme nuk fle vetëm nën setrën e pa larë të ndonjë “zeshkani” pijanec…

Ka plot njerëz “bardhoshë” me kollare e zonja bruneta e bjonde me sqimë, që në përkujdesje të lukut janë kthyer në bufonata, që nxjerrin miliona me “duar të pastra” në makinën e korruptuar të shteti. Madje kjo është në modë në Shqipëri. Mirëpo gazetarët investigativ nuk shohin aq lart, u mjafton hapësira e blertë tek parku “Rinia”,  atje ku rrinë shtresat më të rraskapitura të popullsisë sa i përket e nivelit të mirëqenies.

 

*          *          *

 

E gjithë kjo që më sipër referuam ishte për atëherë, pra kur u botua  libri me ese në vitin 2007. Po tani që doli vetingu dhe po i dalin rrënjët korrupsioni masiv që e ka kapluar këtë vend, kur po del ne pah se prokuroria jo ka hapur, por ka mbyllur mbi 300 dosje korrupsionesh të rangjeve të larta, a e kuptoni se sa qesharake janë bërë policia dhe media jonë, që në sinkronë me drejtësinë (shto e padrejtësive) merren me ca cironka, si ai burri  njëzet e një vjeçar me gruan e fëmijën e vogël që po lypnin në bulevardet e Tiranës.

Ndërkohë peshkaqenët e korrupsionit, ministra e deputetë, drejtorë institucionesh që na gjenden 5 herë milionerë me euro, që guxojnë të kenë 56 shtëpi,  as merr mundimin ti prekë njeri se ata janë bërë njësh me politikën dhe pushtetin. I vetmi vend në Europë ku krimi ka guximin të ngjitet në parlament, politikë e pushtet është Shqipëria. Si do hyjmë në Europë kësisoj? A ka njeri me mendje të kthjelltë në këtë vend të na e thotë.

Për këta honxho-bonxho zyrash e pushtetesh, siç u thoshte rangut të tyre Mihal Grameno, faje  e krime bëjnë vetëm ata që lypin në rrugë. E që të kthjellojmë pak mendjen, shumica e atyre që lypin në rrugë janë romë, e kjo tregon se shoqëria jonë nuk është krejt pa shenja racizmi.


Send this to a friend