VOAL

VOAL

Basha në Londër: Nuk do ta lejoj Ramën të kontrollojë Parlamentin, Qeverinë dhe Drejtësinë

Kryetari i Partisë Demokratike i cili ndodhet ne Londër, ka zhvilluar takime te shumta me komunitetin shqiptar atje.

Një pikat e nxehta të bisedave ka qene aktualiteti ne Shqipëri, çështje e kryeprokurorit , krimi i organizuar, ndërkohë që pyetje ka patur dhe për vetë Partine Demokratike.

Kreu i PD –së Basha në fjalën e tij i ka premtuar komunitetin shqiptarë atje se nuk do ta lejojë Ramën që ta kthejë Shqipërinë në të njëjtën gjendje, ku një njeri i vetëm kontrollon me dorë të hekurt Parlamentin, Qeverinë dhe Drejtësinë.

“Ky është fundi i reformës në drejtësi dhe ky është hapi vendimtar i rrëshkitjes së vendit në diktaturë. Nëse në datë 18 dhjetor Edi Rama zgjedh me votat e tij kryeprokurorin, ky është fundi i shtetit ligjor, fundi i demokracisë dhe opozitës i lind detyra të japë përgjigjen e merituar”- tha Basha. Kreu i opozitës tha se e vetmja rrugë për një drejtësi të reformuar kalon përmes zbatimit të Kushtetutës siç u miratua në 22 Korrik 2016. I pyetur për situatën e kriminalitetit, lidhjet e qeverisë me krimin dhe alternativën e Partisë Demokratike, Basha tha se duke mbrojtur dhe promovuar kriminelët, Edi Rama e ka futur Shqipërinë në listën e zezë. Lulzim Basha tha se Partia Demokratike e ka treguar me prova, si në rastin e heqjes së vizave, se ka vullnet për ta luftuar krimin.

“Krimin do ta shtypim dhe Shqipërinë do ta bëjmë anëtare të Bashkimit Europian dhe shqiptarët nuk do të shkojnë më si refugjatë, por do të shkojnë të punojnë siç punojnë polakët, bullgarët, rumunët, me kokën lart me pasaportë shqiptare dhe të kenë të njëjtat të drejta si çdo qytetar europian. Ky është qëllimi im. Ky është objektivi qe i kam vënë vetes.” –tha Kryetari Basha. Me demokratët e Londrës kreu i opozitës diskutoi për demokratizimin e mëtejshëm të PD-së, në mënyrë që të tërheqë pranë vetes intelektualët dhe këdo që beson tek vlerat.

“Një prej këtyre vlerave është demokracia-tha Basha. Në Degën e PD-së Londër zbatohet parimi një anëtar një votë. Këtë formë duhet ta kemi në të gjithë PD-në”. Basha përfshiu këtu edhe zgjedhjen e deputetëve demokratë. “Pavarësisht rrethanave të zgjedhjeve të këtij viti, e kam thënë që deputetët e ardhshëm të Partisë Demokratike do të vijnë sipas parimit një anëtar një votë”- Basha. Kreu i opozitës u shpreh se “do të bëjë përpjekje që ky parim të bëhet realitet që në zgjedhjet bashkiake, për ta testuar në 2-3 qytete të mëdha dhe për ta shtrirë pastaj në të gjithë vendin”.

Basha tha se Partia Demorkatike është e vetmja forcë që mund të sjellë një ndryshim pozitiv për vendin dhe qytetarët, prandaj edhe beteja kryesore e saj është ajo për zgjedhje të lira e të ndershme. Gjatë qëndrimit në Londër, kryetari Basha u takua me parlamentarë dhe zyrtarë të lartë te Qeverisë Britanike dhe Foreign Office. Lulzim Basha ndodhet ne Londër me ftesë të Partisë Konservatore Britanike të Kryeministres Theresa May. Ai mori pjesë ne konferencën mbi “Sfidat në Ballkanin Perëndimor”. Konferenca e ardhshme e rrjetit të partive të qendrës së djathtë të Ballkanit Perëndimor dhe konservatorëve britanikë do të mbahet në Tiranë në Mars 2018.

Zaganjori: Për mbingarkesën në gjykata fajin e kanë institucionet e shtetit dhe politika

Kryetari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Xhezair Zaganjori, fajësoi sot institucionet shtetërore dhe qarqet politike për ngarkesën e madhe të punës nëpër gjykata.
“Politika i ndryshon ligjet dhe njerëzit pas çdo rotacioni pushteti për qëllime elektorale dhe kjo mbingarkon gjykatat me dhjetëra mijëra procese, të cilat vonohen dhe gjykohen pa cilësi” – tha ai.
Zoti Zaganjori shtoi se mijëra nëpunës hiqen nga puna pa asnjë motiv dhe ata dynden nëpër gjykata, po ashtu pronarët, ushtarakët dhe pensionistët.

Ministri i Brendshëm i Francës: 20 për qind e azilkërkuesve janë nga Shqipëria

Ministri i Brendshëm i Francës Gerard Collomb deklaroi në konferencën për shtyp me kryeministrin Rama se 20 për qind e azilkërkuesve aktualë në Francë janë nga Shqipëria.

Rama deklaroi se kjo është një sfidë dhe qeveria është e qartë se nuk mund të tejkalohet duke ndenjur që ta sistemojnë vendet që presin azilkërkim.

“Natyrisht që e prekëm sic e thashë pak, temën e migracionit të paligjshëm dhe azilkërkimit, ku së bashku kemi punuar dhe do të vijojmë të punojmë… ne nga ana jonë jo vetëm me masat e marra, por edhe për të vazhduar që t’ja bëjmë të qartë të gjithë qytetarëve se rruga e azilkërkimit jo vetëm që përbën në vetvete një rrugë të paligjshme, por nga ana tjetër edhe një rrugë pa krye, pasi siç dëshmojnë vetë ata të cilët në fund të kësaj rruge, janë detyruar të rikthehen, përkthehet në kostot individuale e familjare, por edhe të natyrës financiare. Procesi i frenimit do të vazhdojë deri në fund, qytetarët shqiptarë janë të gjithë mirëkuptues dhe të qartë lidhur me faktin se kjo është pjesë e rëndësishme esfidës sonë të përpjekjes për çeljen e negociatave për anëtarësim… por këtë orë duhet ta përshpejtojmë ne, me reformat tona me rezultatet tona dhe nuk mund të presim që të na e përshpejtojnë të tjerët.”-tha Rama

Shifrat e frikshme: Në Shqipëri nga 1990 ja sa shqiptarë janë ekzekutuar çdo vit

Shifra të frikshme ato te numrit te personave qe humbasin jeten te vrare dhe ekzekutuar çdo vit në vendin tone. Viti 2017 shënon numrin më të ulët të vrasjeve të ndodhura në Shqipëri që nga viti 1990.

Që nga 1 janari deri sot, në të gjithë vendin janë vrarë 47 persona me armë zjarri dhe të ftohta në ngjarje që kanë ndodhur në të gjithë territorin e vendit.

 

Kjo është shifra më e ulët e regjistruar ndonjëherë në këto 27 vjet. Madje, ky vit ka më pak vrasje edhe se nga viti 2015 që mendohej si rekord i paarritshëm me 54 vrasje.

Ndërkohë që numri më i madh i vrasjeve është shënuar në vitin 1997 me 1542 të vrarë dhe 1998 me 573 të vrarë.

Viti 2017 është i gjashti në këto 27 vjet që shifra e të vrarëve është më poshtë se 100. Këto dhe shifrat e tjera vit pas viti u bënë publikë mbrëmë nga gazetari Roland Qafoku gjatë emisionit “Debati në Channel One” në të cilin ishin ftuar drejtori i Drejtorisë së Krimeve të Hapura Josif Shtëmbari, dy ish-drejtorët e Policisë së Shtetit Veli Myftari dhe Fadil Cana dhe gazetarët Apollon Baçe dhe Artan Cena.

Sipas Shtëmbarit, mes këtyre 47 vrasjeve, vendin e parë për arsyet dhe motivin e mban vrasje për shkak të konfliktit të pronësisë me 20 për qind.

Më pas vijnë vrasjet e rënda ose siç njihen vrasjet mafioze ku mes tyre vlerësohet si më e rënda vrasja e komisar Artan Cukut dhe e Aleksandër Ndokës dhe në vend të tretë krimi brenda familjes. Shtëmbari tha se zbulueshmëria e krimit gjatë këtij viti ka qenë 82.2 për qind.

Gazetari Roland Qafoku publikoi shifrat e vrasjeve vit pas viti që nga viti 1990 deri në 2017.

VRASJET QË KANË NDODHUR NË 27 VJET NË SHQIPËRI

VITI 1990/ 129 të vrarë

VITI 1991/ 205 të vrarë

VITI 1992/ 251 të vrarë

VITI 1993/ 268 të vrarë

VITI 1994/265 të vrarë

VITI 1995/ 210 të vrarë

VITI 1996/ 248 të vrarë

VITI 1997/ 1542 të vrarë

VITI 1998/ 573 të vrarë

VITI 1999/ 496 të vrarë

VITI 2000/ 275 të vrarë

VITI 2001/ 208 të vrarë

VITI 2002/ 179 të vrarë

VITI 2003/ 144 të vrarë

VITI 2004/ 119 të vrarë

VITI 2005/ 131 të vrarë

VITI 2006/ 87 të vrarë

VITI 2007/ 103 të vrarë

VITI 2008/ 88 të vrarë

VITI 2009/ 82 të vrarë

VITI 2010/ 118 të vrarë

VITI 2011/ 124 të vrarë

VITI 2012/ 126 të vrarë

VITI 2013/ 107 të vrarë

VITI 2014/ 98 të vrarë

VITI 2015/ 54 të vrarë

VITI 2016/ 71 të vrarë

VITI 2017/ 47 të vrarë

Vasili: Toka e Balilit me firmën e Edi Ramës…

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar rreth akuzave për  dhënien me qira të 100 hektarëve tokë për Klement Balilin, të dhëna sipas deputetëve socialistë nga ministria e Bujqësisë e drejtuar asokohe nga Edmond Panariti. Vasili tha se këto 100 hektarët i ka firmosur Edi Rama. Këtë deklaratë Vasili e bëri në studion e “Report Tv” ku shtoi më tej se kjo është një çështje mes PS-së dhe Edi Ramës.

Vasili tha në Report Tv se përgjigje duhet të japë kryeministri i cili ka firmosur kontratat me vendim qeverie për t’i dhënë familjarëve të Balilit tokat në Delvinë.

“Është një çështje e ngritur nga PS, për të krijuar një fokus të ri, në betejë artificiale të re dhe akuza të reja. Kontrata e qirasë nuk është e ministrisë së Bujqësisë, por vendim i Qeverisë, i firmosur nga Rama dhe me zbatues Ministrinë e Bujqësisë. Autoritetin për të marrë një vendim të tillë e ka qeveria shqiptare. Mendoj se janë dhjetëra kontrata qiraje për toka të cilat nuk janë shfrytëzuar për t’u zhvilluar.

Ka një ligj antimafia që mund të sekuestrojë të gjitha pronat. Qeveria nuk mund të zhbëjë vendimet që ka marrë vetë. Kjo është një çështje mes PS dhe Edi Ramës. Ka një komendi që e zhvillon një deputet i vogël i PS që aspiron të kishte një vend në ministri…këto janë komedi të PS-së në qeveri.

Një pronë u tha sot se ia ka dhënë Lulzim Basha, një tjetër Edi Rama, tani doni me patjetër të përfshini edhe LSI-në? Le të përgjigjet Edi Rama për këtë”, tha Vasili.

Oficeri i lartë italian jep dëshmi kundër Tahirit dhe Habilajve (Detaje)

Nuk janë përgjimet e anëtarëve të grupit të Moisi Habilajt, por dëshmitë e ish-oficerëve të policisë që implikuan prej vitesh ish-ministrin e Brendshëm.

Dëshmia kyçe pritet në ditët në vijim. Është një oficer italian që do të tregojë lidhjet e bandës së shqiptarëve me politikën dhe trafikun ndërkombëtar të drogës

Tashmë, historia e përgjimeve që kanë implikuar ish-ministrin e Brendshëm në trafikun ndërkombëtar të drogës ka kulmuar me bllokimin e pasaportës së tij dhe të kartës së identitetit. Madje, tashmë janë të lajmëruara edhe të gjitha pikat kufitare ku iu bëhet me dije se shtetasi Saimir Tahiri, edhe pse me imunitet është i ndaluar të dalë jashtë vendi. Ndonëse për tu larguar nga Shqipëria dhe për të hyrë njëherësh, nuk është ndonjë vështirësie e madhe, jo vetëm nga kufiri tokësor po madje edhe nëpër pika kufitare, pasi prej më shumë se dy dekadash ka rezultuar se policia jonë kudo është lehtësisht e korruptueshme. Tahiri, edhe kur u largua pak kohë më parë në drejtim të Gjermanisë, iu tha miqve të vet se ai s`kishte pse të arratisej, pasi ai është i pastër dhe do ta fitojë betejën me drejtësinë. Në fakt, Tahiri, për emrin dhe bëmat e të cilit kanë nisur hetimet në disa procedime penale njëherësh, që nga Katania e deri në Shqipëri, për aq sa mund të hetohet në vendin tonë, ka dalë në një sërë përgjimesh të prokurorëve të anti-mafies.

Dëshmitë që fundosën Tahirin

Ndaj tij ka dëshmi tronditëse të mënyrës se si instaloi mekanizmin e vënies në shërbim të kultivimit të kanabisit gjithë drejtuesit e lartë të policisë nëpër qarqet kryesore të vendit, për të mos thënë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Nuk janë vetëm përgjimet e Katanias, as dëshmitë e disa ish-oficerëve të policisë, të përndjekur nga policia dhe të braktisur nga Prokuroria që kanë dhënë dëshmi, por së shpejti kundër tij dhe gjithë aparatit drejtues të Policisë së Shtetit shqiptar do të dëshmojnë edhe eksponentë të lartë të Policisë Italiane.

Po ashtu, Tahiri, përveç gjurmëve të tij të shumta që ka lënë prej katër vitesh nëpër vendet ku edhe është tregtuar droga e kultivuar dhe trafikuar nga Policia e Shtetit, ai do të përgjigjet edhe për lidhjet e tij në Polici që janë pjesë e dosjes voluminoze prej më shumë se 10 mijë faqesh në Katania. Po ashtu nën statusin e penduar tashmë gjendet edhe një oficere karriere, e cila është mikeshë e kushëririt të Tahirit, kapos së grupit që ka mundur të hyjë në vendin e mafies italiane për të bërë trafik droge, një vend që në fakt prej më shumë se 70 vitesh nuk hyn as policia dhe italiane italiane. Dosja e bujshme që po plotësohet çdo ditë me emra dhe të dhëna të reja nga skuadra e prokurorëve në Katania, mësohet se ka të listuar me dhjetëra shefa të mëdhenj policie, që kanë qenë në dispozicion të trafikut të drogës.

Hetimet

Vendimi i gjykatës në të cilin u detyrua që ish-ministri i Brendshëm të dorëzojë mjetet e identifikimit. Sipas të dhënave bëhet me dije se deputetit pritet që këto dy ditë të mbërrijë në prokurori ku do të pyetet në lidhje me të dhënat e reja që kanë dalë nga verifikimi i procedimeve të shumta që iu kanë hapur por që iu kanë bashkuar në një të vetme; atë të “dosjes Habilaj”! Po ashtu, mësohet se prokuroria ka edhe fakte të reja që janë nxjerrë nga telefonat e të arrestuarit Orest Sota, djali i biznesmenit i cili u tha se transportonte nga Vlora para dhe patentat personale të Tahirit dhe të bashkëshortes së tij. Ndonëse arrestimi i Sotës u bë publik pas tri ditësh, çka iu dha mundësi të hartonin edhe “të vërtetën” e atij arrestimi, mësohet se tre aparatet telefonik të të riut kanë nxjerrë një sërë bisedash kompromentuese të tij me gruan e ish-ministrit. Edhe pse prokuroria refuzon të jap detaje konkrete për aktet që kanë dalë nga ekspertimet shkencore, bëhet me dije se një prej akteve më të rënda në të cilat është implikuar ish-ministri tashmë lidhen edhe çështjen Sota. Prokuroria është e bindur se valuta që u gjend në mjetin e tij është e Saimir Tahirit dhe se ende nuk është gjetur saktë vendi ku janë marrë paratë nga ana e Prokurorisë dhe e Policisë./shekulli

Nxirren nga lumi i Bënçës 80 bomba të Luftës së Dytë Botërore, nis asgjësimi nga forcat xheniere

Rreth 80 bomba të Luftës së Dytë Botërore janë nxjerrë nga lumi i Bënçës në rrethinat e burgut të Bënçës ditën e sotme. Referuar burimeve zyrtare, gazetarja Brikena Metaj konfirmon lajmin për “BalkanWeb”. Mësohet se ditën e nesërme pritet të bëhet edhe asgjësimi i tyre nga forcat xheniere.

 Ndërkohë është bërë izolimi i vendit që ndodhet nën ruajtjen e policisë. Për të patur situatën në kontroll janë marrë masat e nevojshme lidhur me perimetrin e sigurisë dhe atë të mbrojtjes.

Lajm i fundit – Zbulohen përgjimet e reja te Habilajve për Tahirin, nga kostumi 15 mijë euro te targa e Presidentit dhe Kryeministrit

Dalin në dritë të tjera përgjime që rëndojnë pozitën e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Bisedat e përgjuara janë pjesë e dosjes së dytë prej afro 2 mijë faqesh të mbërritur nga Guardia di Finanza në kuadër të hetimit që prokuroria ka çelur ndaj ish-ministrit.

Nga dokumenti rezulton se Tahiri, përmendet në tre përgjime, nga Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij në trafik, të cilët flasin hapur për dhuratat që ish-ministri ka pranuar prej tyre.

 

Këtyre provave të reja, iu referohet gjykata për Krime të Rënda, e cila vendosi të caktojë edhe masën shtrënguese për ish-ministrin e Brendshëm.

 

Gjykatësja Liljana Baku vendosi t’i bllokojë pasaportën të dyshuarit Tahiri, duke i kufizuar lëvizjen jashtë vendit, pas dyshimeve se mund të arratisej, nisur nga fakti që ai udhëtoi jashtë vendit, pak javë më parë.

Referuar dosjes konkretisht emri i ish-ministrit të Brendshëm përmendet në përgjimet e datës 10.10.2014 si dhe në dy përgjime të datës 13.01.2014.

Në orën 22:34 minuta, të datës 13 janar 2014, brenda automjetit tip “Mercedes Compressor” me targë IHP 26 90 në përdorim nga shtetasi Moisi Habilaj, është përgjuar biseda mes Enea Sulajt dhe një burrë shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Makina thuhet në dosje, ishte në lëvizje.

Enea i shpjegon bashkëfolësit se bashkë me Moisi Habilajt, shkuan në një dyqan në Catania, menaxherin e të cilit ja kishte prezantuar Antonio Riela dhe më poshtë flitet sa Tahirit i kishte pëlqyer kostumi.

Enea Sulaj: Kur shkova atje më thoshte pronari, sepse kishte folur me Saimirin, që i kishte kështu…kostumin. Më tha zgjedhjet, por unë e kuptova sikur po thoshte leksionet.

Ndërsa ata me zgjedhje quajnë votimet. Dhe ai më tha, po zgjedhjet mirë? Dhe unë i thashë …po çfarë të tha që shkojmë në shkollë. Çfarë i the? Dhe ai më thoshte, po jo, jo, flet meqenëse ka folur me Saimirin dhe po pyet për zgjedhjet. Dhe unë i thashë, kam një lëmsh. I kanë vjedhur të gjithë votat.

Kështu fillova të flisja për politikë më atë…dhe Moisiu me thoshte, lërë këtë muhabet, sepse sikur të vijë ai, sepse e ka mbajtur numrin (aludon për faktin se Saimiri e ka ruajtur numrin e pronarit të dyqanit). Sikur të vijë për të blerë, sepse i kishte pëlqyer (kostumi).

Më tej, Enea i rrëfen bashkëbiseduesit për dhuratën që Moisi Habilaj, i kishte bërë bashkëshortes së Tahirit.

Enea: E more vesh çfarë i ka blerë bashkëshortes së atij? Një gjerdan që kushton 15 mijë euro.

Burri: Po çfarë po thu?

Enea: Tani për tani që u nis…përveç parave….

Burri: Kostumit dhe….

Enes: Jo, jo

Burri: Nuk jep asgjë për bashkëshorten

Enea: Përveç Sokolit që i mori paratë për punën, Saimiri nuk donte para.. Është e qartë…(fjalë të pakuptueshme) dhe i dha gjerdanin me diamante.

Përgjime mjedisore brenda automjetit tip BMV 320 me targë BZ 140 JR, në përdorim nga shtetasi Maridian Sulaj. Biseda është përgjuar në orën 06:46, datë 10.10.2014, ndërsa automjeti ishte në lëvizje.
Maridian Sulaj komenton me Avdul Sulajn dhe Klajdi Sulajn, i thirrur Mili, si edhe me një burrë shqiptar, për targat aktuale shqiptare.

Maridian: Presidenti e ka 01, kryeministri e ka 02…..03, pra është “Audi” që ka Artani…që e kishte ai…kushëriri ynë…vetëm ata e kanë.

Avdyli: E mirë janë targa të veçanta

Maridian: A targa të veçanta… (fjalë të pakuptueshme) 03 e ka Artani që ia ka dhënë ai…

Burri: Cili Artan?

Maridian: Ishte i kushëririt tonë, ai, kryeministri vëlla… si quhet? Çfarë është tani ai.

Maridian: Po ai është ministër i Brendshëm.

Avdul: Targat e qeverisë, u hiqen makinave të qeverisë kur shiten.

Maridian: Po ai ia ka dhënë Artanit me gjitha dokumentet, ta marrë dreqi! Çfarë thotë ky, shiten. Ua heqin, është e tij personale o vëlla.

Për “Audi”-n që Tahiri u shiti Habilajve, flitet edhe në një tjetër bisedë të përgjuar mes Enea Sulajt dhe burrit të paidentifikuar.

Burri e pyet Enean, nëse Moisiu, ka ndërmend të shesë “Audi”-n.

Enea i përgjigjet me pyetje: “Audi”-n? Jo, të nuk e shet… në fillim do të bëjë detyrën Saimiri dhe pastaj ….Saimiri ja ndryshon “S”… merr ndonjë tjetër për të marrë.

Enea vijon më tej, duke u shprehur se makina është e shtetit. Në vendim theksohet se bëhet fjalë për “Audi”-n A8 që Tahiri ua shiti Habilajve, por përgjatë muajve në vijim, ai udhëtoi me të në disa raste jashtë vendit.

Këto dhe dhjetëra përgjime të tjera, janë pjesë e dosjes voluminoze ndaj ish-ministrit, i cili dyshohet për akuzën e trafikut të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Sipas ligjit, brenda pesë ditëve nga marrja e vendimit, Gjykata për Krime të Rënda, duhet të marrë në pyetje Saimir Tahirin. bw

Sali, nuk ka më prokuror në mbrojtjen tënde – Nga Spartak Ngjela

Sa më afër fundit, aq më shumë gabojnë bandat.
Kështu është sot i gjithë korrupsioni shqiptar. Po flet me vetë.

I.

Saliu sot iishte në makthni e tij maksimal.
E tmerroi ambasadori amerikan Lu dje kur i tha se nuk do ketë më prokuror që të mbrojë krimin. Kurse Saliu pastaj iu thotë shqiptarëve se, meqë ambasadori amerikan ka shkuar te prokurori shqiptar për të mbrojtur interesin e një kompanie amerikane, është i korruptuar. Kurse Saliu që ka shitur si kryeministër shqiptar interesin e Shqipërisë është i pakorruptuar.

Po pse ponshkon, O Sali, në një rrugë pa krye? Nuk ka dhe nuk do të ketë më prokuror në mbrojtjen tënde.
Dhe mos i sill më dëm shqiptarëve me gjithë hordhinë tënde, se nuk iu bën dot më asgjë.

Krimi shqiptar, në një spektër të përgjithshëm, është sot në dekadencë të plotë dhe drejt rrugës së asgjësimit.

Askush nuk e merr dot me mend sesi është bashkuar krimi më prokurorinë.
Konstatohet tani se ka pasur një ligjësi të brendshme në këtë çështje: prokuroria e korruptuar, pasi shpëton pushtetarët dhe i lejon që të vjedhin shtetin; marrin lejen nga pushtetarët që të paguhen nga krimi i rrugës ose krimi i organizuar, që edhe ky të vijojë rrugën e vet.
Ky quhet Krim i Përgjithshëm që sundon një shoqëri. Dhe sigurisht që i gjithë faji historik bie mbi prokurorinë se nuk ngre asnjë akuzë për krimin që paguan. Domethënë që shteti nuk funksionon.
Kjo është Shqipëria e sotme: një shoqëri e drejtuar nga krimi ku Prokurori i Përgjithshëm ka qenë Kryetari i Krimit të Përgjithshëm.

ll.
Kjo është gjendja, dhe pikërisht këtë gjendje kërkon të mbajë ende në forcë Berisha.
Por dhe Ambasadori Amerikan ia hoqi dje, me gjuhë të drejtpërdrejtë, thelbin e mbrojtjes për të fshehur antiamerikanizmin e tij me pretekstin e Ramës.
Kjo është arsyeja e çthurjes mendore të Saliut.

Po pse, o i mjerë! ende nuk e ke kuptuar që, të gjithë bashkë, duhet ta dorëzoni qetësisht dhe pa fare zhurmë gjënë e vjedhur?

Kuvendi mbyll aplikimet për Kryeprokurorin e ri. Të gjithë kandidatët (Lista)

TIRANË- Janë zyrtarisht 7 kandidatë për të pasuar Adriatik Llallën në postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Kuvendi i Shqipërisë ka mbyllur zyrtarisht aplikimet në orën 18:00 të ditës së sotme dhe tashme një prej 7 kandidatëve do të jetë Kryeprokurori i ri i përkohshëm.

Megjithëse prej 5 ditësh ishte hapur gara, tre ditët e fundit kanë qenë intensive. Dy ditë më parë ishte prokurori i Durrësit Ferdinand Elezi i pari që zyrtarizoi kandidaturën.

Dje ishte Arta Marku, prokurorja nga Shkodra, ndërsa sot janë zyrtarizuar edhe 5 emrat e tjerë. Numri 7 për supersticiozët është numër fati, mbetet për t’u parë se kujt do t’i sjellë fat prej kandidatëve.

JA LISTA E PLOTË E KANDIDATËVE
1- Ferdinand Elezi;
2- Arta Marku;
3- Besnik Muçi;
4- Arqile Koça;
5- Granit Shahu;
6- Ermira Tafani;
7- Artur Selmani.

Me të nxira dhe serume, ja si përfundoi edukatorja që u dhunua nga drejtoresha (Fotot)

KORÇË- Suzana Brahimllari, edukatorja që u dhunua sot nga drejtoresha e kopshtit edhe në prani të fëmijëve të vegjël ka përfunduar në spital për shkak të gjendjes shëndetësore të shkaktuar nga dhuna. Pasi shefi i urgjencës nuk i ka lejuar gazetarët të bisedojnë me edukatoren brenda ambienteve të spitalit, vetë edukatorja ka dalë jashtë.

 

suzana e dhunuar

Gazetarja Iris Rezhda ka komunikuar me edukatoren e cila i ka demonstruar edhe shenjat e dhunës në trup, ndërsa në dorë mban ende vigonin e serumit. “BalkanWeb” sjell fotot e edukatores, ku hematomat e shumta të shkaktuara nga sulmi janë të dukshme.

suzana 32

Mësuesja ka denoncuar në polici drejtoreshën Laureta Asllani, duke pohuar se u dhunua pas një pretendimi të saj.

“Jam dhunuar nga drejtoresha e kopshtit pasi ajo pretendon se një prej prindërve është ankuar për sjelljen time. Ka ardhur duke më bërtitur dhe ndërsa unë e kam mohuar më ka dhunuar”, mësohet se ka thënë edukatorja në polici.

suzana 322

dhuna ne korce

Sekuestrimi i pasaportës së Tahirit, si reagon avokati i tij

Qesharak dhe te pabazuar ne ligj e ka quajtur Maks Haxhia, avokati i ish-ministit te Brendshem, Saimir Tahiri vendimin e Krimeve te Renda per te ndaluar klientin e tij te dale jashte Shqiperise.

 

Reagimi i avokatit 

 

Vendimi është mbi të njëjtat gjëra. Nuk ka asnjë fakt të ri që gjykata duhet të iniciojë. Asnjë argument të ri nuk ka përvec atyre pasazheve që kanë dalë.

Kjo është qesharake e kërkesës dhe vendimit. Masa është si kofini pas të vjelit.

Do shkojë Tahiri në prokurori? Patjetër. Do angazhojmë të gjithë mjetet që na jep ligji për të kundërshtuar këtë vendim qesharak dhe absurd.

Vendimi 

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurimit “ndalimi daljes jashtë shtetit” për Saimir Tahirin.

Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi Gjyaktës masën e sigurimit “ndalimi daljes jashtë shtetit” për ish ministrin dhe bllokimin e pasaportës së tij.

Kërkesa iu drejtua Gjykatës dhe u pranua nga ana e saj. Tahiri ndodhet ne hetim nga Prokuroria pasi emri i tij eshte permendur ne dosjen e prokurorise italiane ne pergjimet e bandes se Habilajve.

Vlahutini bën thirrje të fortë për gazetarët

Mesazh të fortë ka dhënë sot Ambasadorja e Bashkimit Europian ne vendin tone, Romana Vlahutin, teksa ka folur për kushtet e punës dhe statusin e gazetarit në Shqipëri.

 Vlahutin ka qene e pranishme në Forumin e Zhvillimit të Medias dhe gjate fjales se mbajtur ne kete aktivitet, ajo ka theksuar se duhet te kete rishikim të kushteve të punës për gazetarët, raporton BW.

Sipas Vlahutin ka shume gazetare qe punojne pa kontrata pune. “Duhet të rishikohen kushtet e punës për gazetarët. Ka shumë gazetarë që punojnë pa kontrata dhe ata janë pa mbështetje. Media nuk është biznes si bizneset e tjera”, theksoi ambasadorja e BE ne Tirane.

Kritikë! Një shans i humbur për mësuesin – Nga Fran Gjoka Mësues dhe publicist Lezhë

Historia e lavdishme e shtypit pedagogjik shqiptar ka nisur që në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Prandaj duhet theksuar se shtypi pedagogjik, publicistika pedagogjike shqiptare, kanë historinë e tyre shumëvjeçare. Ndër organet e para të mirëfillta arsimore, “Drita” ose “Dituria” e Stambollit, nën drejtimin e të mirënjohurit Pandeli Sotiri, që nga numri dy i saj, për dymbëdhjetë numra radhazi, me interesimin e drejtpërdrejtë të Sami Frashërit, ajo trajtonte probleme arsimore, në ndihmë të mësuesve për shkollat shqipe, në formë artikujsh për gjuhën shqipe, letërsinë shqipe, të dhëna historike për viset shqiptare, njohuri elementare gjeografike etj., si dhe përkthime nga letërsia botërore, për fragmente letrare me tingëllim aktual për Shqipërinë. Mësuesit e përdornin këtë organ edhe si tekst mësimor, sepse ishin vitet e fundit të shekullit XIX, kur ato mungonin.

Jeronim De Rada, me veprën “Flamuri i Arbrit” – (Flamuri i Arbrit), botuar në Kalabri, trajtonte probleme gjuhësore, letrare e historike për arbëreshët dhe vëllezërit këtej Adriatikut, në Shqipëri. Me pas, Mati Logoreci, me organin e tij “Dashamiri” dhe pak më vonë “Dashamiri i Ri”, botuar në Selanik etj., vazhdon të shkruajë me shqetësim për arsimin e gjuhën shqipe, përmes organeve të kohës,  si “Shkolla e Re”,  si dhe “Hylli i Dritës” etj.. Ato trajtonin probleme të arsimit, shkollës dhe edukimit, me vizion më të gjerë pedagogjik – mësimor.

Në vitet 1920-1924, kur Shqipëria kishte rreth 800 mësues, botoheshin organet “Arsimtari” dhe “Revista Pedagogjike”, me pas edhe gazeta “Mësuesi”, si organe të mirëfillta për mësuesit shqiptarë dhe njerëzit e interesuar për arsimin.

Pas Çlirimit të vendit, shtypit pedagogjik shqiptar iu shtua dhe Revista “Arsimi” e me pas “Arsimi dhe kultura” , botime mujore. Ato shkonin në çdo institucion arsimor edhe në skajet më të largëta të vendit, ku punonin mësuesit në arsimin, tashmë, të masivizuar. Më tej, në shtator 1961, doli gazeta “Mësuesi”, me kryeredaktor të parë, të paharruarin prof. Bedi Dedja – Akademik. Ajo u drejtua nga specialistë të arsimit, nën mbikëqyrjen e Ministrisë përkatëse.

Me anë të këtyre organeve, si dhe botimeve të mëvonshme të Institutit të Studimeve Pedagogjike, mësuesit përvetësonin përvoja të reja, ballafaqonin veten me ato problem, që trajtonte shtypi pedagogjik. Bashkëpuntorët ishin personalitete të arsimit e të shkollës shqipe, si dhe vetë arsimtarët, nga të katër anët e vendit. Ata shprehnin opinionet dhe mendimet e tyre, për të përmirësuar punën në arsim. Këto organe priteshim me shume kërshëri dhe interes të veçantë, sepse ishte një komunikim ndërmjet kolegësh, një shkëmbim njohjesh dhe përvojash, duke filluar nga informacionet e thjeshta e deri tek artikujt studimorë.

Këtu vlen të theksohet puna plot pasion dhe kulturë pedagogjike e disa drejtuesve  dhe redaktorëve të Gazetës “Mësuesi”. Ndër ta, po përmendi këtu redaktorin për shumë vite dhe pastaj kryeredaktorin, prof. Ilir Kanini, i cili tërë kohën, përfshirë edhe vitin e vështirë 1997, kur mbizotëronte kaosi e rrëmuja, me kolegët e tij, e nxori gazetën “Mësuesi”, organ që vijoi më tutje, me shumë dinjitet, duke mbetur në kujtesën e mësuesve, si organ i dashur i tyre dhe jo vetëm kaq. Në këtë redaksi, përveç atij, me artikuj dhe përshkrime, intervista, ide, artikuj problemorë etj., kanë shkruar edhe pedagogë specialistë, të njohur të arsimit, si: Bedri Dedja, Hamit Beqja, Shefik Osmani,Musa Kraja,Kozma Grillo Bardhyl Xhama e plotë të tjerë studiues pasionant pas arsimit. Por ishin bashkëpunëtorë të pandarë të këtij organi arsimor edhe gazetarët dhe mësuesit e thjeshtë, si: Dhimitër Shtëmbari, Valier Peshkëpia, Murat Gecaj, Vlash Prendi, Kadri Tarelli, Viron Kona,Vedat Demiraj,Lec Zadeja, Idriz Kali, Gjovalin Alija, Sejdo Harka, Mihal Krimçe, Vjollca Spaho,Xhavahir Lleshi, Mevlud Buci ,Dhimiter Xhoga, Sabah Sinani, Qazim Dushku,Mark Vuji,Veli Brahimi,Latif Mujo,Ndue Dedaj, Ndue Dragusha, Veli Brahimi e plot të tjerë.

Kur dje, me 800 mësues, kishim dy organe arsimore e pedagogjike, me gazetën e tyre “Mësuesi”, po sot, që kemi rreth 35 mijë mësues, pse është ndërprerë, së pari, gazeta “Mësuesi” dhe që nga janari 2016 edhe revista “Mësuesi”? Dhe është fjala jo për një organ shtypi dosido, por  kaq të shtrenjtë dhe të dashur për mësuesit tanë, anë e kënd Shqipërisë.

Gazeta e revista “Mësuesi” ose “Revista pedagogjike”, ishin një manual teorik – praktik për punën mësimore dhe edukative në shkollë, ishin një vlerë e shtuar për punën plot pasion të mësuesve me përvojë, si dhe një udhërrëfyes i domosdoshëm për mësuesit e rinj. Artikujt e ndryshëm, materialet metodike, temat studimore dhe historike, që mbushnin faqet e këtyre botimeve arsimore-pedagogjike, ishin me nivel shkencor dhe ndihmonin në përmirësimin e punës mësimore dhe edukative, në të gjithë komponentët e mësimit dhe të edukimit. Aty botoheshin, herë pas here, udhëzimet dhe vendimet e dikasterit përkatës, me qëllim që drejtuesit e arsimit në rrethe dhe mësuesit të njiheshin me to. Kështu, atyre u jepej mundësia të interpretonin dhe zbatonin sa më mirë dhe në kohën optimale të rejat, që hynin në sistemin tonë arsimor, të njihnin dhe zbatonin me rreptësi reformat në arsim etj.

Me gjithë dëshirën e mirë, për të pasur një organ pedagogjik në ndihmë të mësuesve, sidomos atyre të rinj, për fat të keq, sot ky shtyp mungon!? Ky është një shans i humbur për mësuesit e të gjitha kategorive, për t’u njohur ata me të rejat, ngjarjet, jetën në shkolla; me përvojën e mësuesve më të mirë dhe mbartësit e mendimit pedagogjik shqiptar, me metodat e mësimdhënies etj.

Pa u zgjatur më tej, nuk e kuptojmë qëndrimin indiferent të autoriteteve përkatëse në Ministrinë e Arsimit e Sportit, ndaj këtij fakti, kur dihet se nuk mbetej asnjë kopje e gazetës pa shitur, sepse interesimi i mësuesve për gazetën e revistën “Mësuesi” ishte tepër i madh. Prandaj, mendojmë që duhen marrë masa urgjente, që këto bashkudhëtare të mendimit pedagogjik të dalin sa më parë. Madje, kështu mund të themi edhe për “Revistën pedagogjike”, e cila vitet e fundit ishte bërë pronë e Drejtorive Arsimore në rrethe, të cilat e katandisnin nëpër rafte pa e dërguar në dorë të mësuesit.

Sot, më tepër se kurrë, shkolla jonë ka nevojë për një botim të tillë arsimor e pedagogjik, për vetë problemet e panumërta, që po ndeshin në procesin mësimor-edukativ, sidomos mësuesit tanë të rinj. Vështirësitë, që ata po hasen në zbatimin e programeve të reja mësimore, në kuadër të zbatimit të Reformës në arsim, janë të dukshme. I bëjmë thirrje Ministrisë së Arsimit e Sportit, që të rinisë sa më parë botimi i gazetës ose revistës “Mësuesi”, pasi mungesa e saj, ka krijuar një boshllëk të madh te mësuesit, të cilët, në atë organ, krahas përvojave, shfaqnin lirshëm edhe mendimet e tyre me vlerë rreth reformave dhe hapave që ka bërë dhe bënë arsimi shqiptar.

Partia Demokratike festoi 27 vjetorin e themelimit

Partia Demokratike festoi në mbrëmje 27-vjetorin e themelimit të si partia e parë opozitare pas 45 vjet diktaturë komuniste.

Kryetari i saj, Lulzim Basha, deklaroi në ceremoni para dhjetëra politikanëve dhe diplomatëve të ftuar se ky përvjetor erdhi pas krimit të madh zgjedhor të 25 qershorit, i cili ishte një kthim prapa dhe dënim për qytetarët dhe demokracinë, sepse solli parlament dhe qeveri ilegjitime me votat e blera nga narkotikët.

“Kjo qeveri solli disa rekorde të zeza, por katër prej tyre spikatin: zgjedhja e individëve me rekorde kriminale në parlament dhe në funksione të larta publike, kanabizimi masiv i territorit nga bandat në ortakëri me qeverinë, angazhimi i bandave si struktura të Partisë Socialiste për të blerë vota me paratë e drogës e korrupsionit dhe për të dhunuar zgjedhësit, blerja masive e votës në zgjedhjet e 25 qershorit” – tha zoti Basha.

Ai tha se se denoncimet e opozitës për skandalet kriminale e korruptive të socialistëve u vërtetuan në kohë reale një për një me emra dhe detaje, ndaj Partia Demokratike doli si një opozitë me integritet të lartë moral dhe politik.

“Ne do të donim që kriminalizmi dhe kanabizimi të luftoheshin e të ndaleshin në kohë, pa u bërë kapicë siç u bënë; kemi luftuar dhe kemi dëshiruar përnjimend që këto droga, krimi dhe paratë e pista të mos prishnin një festë të popullit të lirë, siç janë zgjedhjet” – tha zoti Basha.

Në këtë kontekst ai përmendi edhe pranimin e marrëveshjes parazgjedhore për zgjedhjet, që u propozoi SHBA shumicës dhe opozitës shqiptare.

“Qëllimi dhe thelbi i marrëveshjes ishte të evitohej përplasja civile, destabilizimi i vendit dhe angazhimi i grupeve kriminale në shitblerjen e votës. Edi Rama u ul në bisedime, por bëri krejtësisht të kundërtën e asaj, për të cilin u bë marrëveshja, e tani pabesia po i ngec në fyt” – tha zoti Basha.

Partia Demokratike mori urime për festën nga Presidenti Ilir Meta.

Në festën e demokratëve mori pjesë edhe përfaqësuesja e Partisë Socialiste, deputetja Vasilika Hysi, e cila mbërriti në rreshtat e parë të tubimit festiv nga fundi i fjalimit të kryetarit opozitar Basha.

Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar atij këto ditë disa ftesa për bashkëpunim lidhur me ecurinë e reformës në drejtësi dhe zdhedhjen e prokurorit, por ka marrë vetëm refuzime.

Presidenti i PPE: Krimi dhe droga në Shqipëri problem, duhet zbatim ligji për të hyrë në Evropë

Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul, me anë të postimeve të tij në Twitter ka dhënë mendimin e tij për Shqipërinë. Sipas tij droga dhe krimi janë problem për zhvillimin e Shqipërisë.

joseph daul

Krimi dhe droga në Shqipëri janë një problem i madh që pengon rrugën e Evropës. Përpjekje reale duhet të bëhen për të luftuar këto krime me transparencë të plotë”, ka qenë ky postimi i parë i Joseph.

Po më pas ai ka bërë sërish një postim ka shkruar: Aspiratat për Bashkimin Evropian të Shqipërisë do të jenë vetëm kur të ketë sundim të ligjit, të zbatohet pavarësia e drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit.

Djemtë e Aleksandër Ndokës, njëri në burg e tjetri në kërkim. Samuelit i japin leje për në varrim

Djali i Aleksander Ndokes do t’i jape lamtumiren e fundit te atit, i cili u vra nje dite me pare ne nje atentat mafioz nga persona ende te paidentifikuar nga Policia.

Drejtoria e Burgjeve i ka dhene leje disa ore qe ai te jete i pranishem ne ceremonine mortore e cila do te zhvillohet sot.

Djemtë e Ndokës me precedentë, njëri në burg e tjetri në kërkim

Djemtë e Ndokës u dyshuan si autorë të dhunës së ushtruar ndaj nënkryetarit të Këshillit të Qarkut Lezhë, Agustin Marku, por ky i fundit nuk bëri denoncim ndaj tyre dhe nuk i akuzoi asnjëherë publikisht.

Gjithashtu, Samuel e Klajdi Ndoka janë të dyshuar se gjatë ditës së zgjedhjeve në 25 qershor, së bashku me kushërinjtë e tyre plagosën (me tytën e armës) Florian Dushkun, aktivist të LSI-së.

Këtij të fundit iu bë pak kohë më parë edhe një atentat tjetër me armë zjarri në shëtitoren e Shëngjinit, por sipas të dhënave, Ndokajt nuk e kanë marrë përsipër këtë krim dhe madje ka pasur një pajtim ndërmjet dy familjeve.

Aktualisht, Dushku mësohet se ndodhet në Itali për kurim pas plagës së marrë nga plumbi. Për këtë ngjarje u shpallën në kërkim të dy vëllezërit, Klajdi e Samuesl Ndoka. Ky i fundit u arrestua, ndërsa i vëllai është ende në kërkim. Samuel Ndoka, 18 vjeç, është arrestuar nga Policia e Tiranës, së bashku me Danjan Ndokën dhe disa persona të tjerë.

Arrestimi i tij i bë në fund të muajit tetor të këtij viti. Ai ishte në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

“18-vjeçari në bashkëpunim me shtetas të tjerë, njëri prej tyre i arrestuar në datë 25 tetor 2017, nën kërcënimin e armës, kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 qershorit shtetasin F.D”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Më herët, Policia arrestoi nipin tjetër të ish-deputetit Ndoka, Donjet Ndoka, i akuzuar po për këtë ngjarje, të ndodhur ditën e zgjedhjeve. Njoftimin asokohe e dha drejtori për Krimet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Josif Shtëmbari, i cili njoftoi se u arrestuan 3 persona me armë, mes tyre edhe Samuel Ndoka, nipi i ish-deputetit të PS, Arben Ndoka.

Por djali i viktimës së djeshme ishte përfshirë edhe më parë në një tjetër konflikt. Bëhet fjalë për dhunën e ushtruar ndaj nënkryetarit të Këshillit të Qarkut Lezhë, Agustin Marku.

Ai ishte vetëm kur dy persona e kanë goditur me shqelma dhe grushte. Ngjarja u konfirmua edhe nga Policia e Lezhës, por Marku nuk ka bërë kallëzim për këtë. I kontaktuar nga “Panorama”, asokohe, Agustin Marku konfirmon incidentin, por u shpreh se nuk ka dijeni për personat që e kanë bërë dhe për motivet.

Sipas të dhënave, dy vëllezërit Ndoka ishin mjaft problematikë në Lezhë dhe ata janë të dyshuar edhe për disa krime të tjera, por që nuk ka pasur prova për t’ua adresuar autorësinë.

‘Cosa Nostra’ mbërrin në Shqipëri. Parlamenti italian merr informacione sekrete

Ministri i Brendshëm Italian Marco Minitti ka informuar parlamentin dhe senatin italian në 11 korrik të këtij viti se organizata mafioze palermitane “Cosa Nostra” po zhvillon aktivitet dhe në Shqipëri.

Informacioni i dërguar në Parlament nga Ministri i Brendshëm Minitti është brenda Raportit 6 mujor të Hetimeve Anti-mafia.

Në faqen numër 65 të raportit, mëson faktor.al, në paragrafin për Shqipërinë përmendet: “Ende trafiku i drogës është sektori që ka lejuar, në këtë semestër, të kuptojë sinjalet e aktivitetit të COSA NOSTRA edhe në Shqipëri”.

Ky informacion ka ardhur pas operacionit “Rubens” ku u kap një njeriu i Klanit Carofiglio të Palermos. Autoritet italiane janë alarmuar sepse shqiptarët nga furnitorë të kanabisit janë bërë edhe trafikantët më të mëdhenj të Kokainëes, me qark të mbyllur, pra nga vendi origjinës në Amerikën Latine në Itali.

Ministri Minitti referon për operacionin “Oqeani” ku u arrestuan 18 persona, ku Shqiptarët ishin 11 dhe italianët 7, në këtë mes italianët ishin pjesa logjistike e grupit që gjenin baza të fshehta dhe telefonë të papërgjueshëm. Grupi kishte dy shefa, një italian dhe një shqiptar,që ishin specializuar në kanabis dhe herionë. Shqipëria është Rruga Ballkanike e drogës për familjet mafioze italiane që tashmë janë infiltruar nga shqiptarë që po bëjnë karrierë brenda familjeve, transmeton Faktor.al

Në faqen numër 207 të raportit mbi Hetimet Antimafia, ministri Minitti vë në dukje, se kanabisi prodhohet në pjesën jugore të Shqipërisë dhe dhe transportohet në Itali me gomone dhe avionë, por janë parë edhe anije që në afërsi të brigjeve italiane shkëmbejnë drogë me motora me ujë, raporton Faktor.al

Përvoja e grupeve shqiptare në trafikimin e lëndëve narkotike ka bërë që të kalojë në Italia, jo vetëm Kanabis, por edhe Kokaina e Heroina, Armët dhe Njerëzit.

Kush është Messina Denaro, Bosi i ri i Cosa Nostra

Pas vdekjes të Toto Rinës, vendin e shefit të Mafias së Palermos e ka marrë Mateo Mesina Denaro. Ai është një mafioz i ri dhe i pamëshirshëm, i aftë të mos ndalet përpara asgjëje për t‘u ulur në fronin e “Bosit të Bosëve” të shekullit XXI. Mesina Denaro është një kopje e përkryer e mësuesit të tij, Toto Riinës. Ai lindi më 26 prill të vitit 1962 në Kastelvetrano, një qytet pranë Trapanit. Ishte pikërisht periudha kur klanet mafioze po shtonin ndjeshëm fuqinë dhe influencën e tyre. Rasti më tipik është ai i klanit të Korleones. Në këtë kohë, mafia amerikane dhe ajo siçiliane bashkëpunuan në trafikun e heroinës, që u solli të dyja palëve fitime kolosale. Ishulli i Siçilisë kontrollohej plotësisht nga të ashtuquajturit “Burrat e nderit”, termi me të cilin identifikoheshin mafiozët. Popullsia vendase nuk e kundërshtonte aspak këtë kontroll, pasi e shihte ‘Cosa Nostra‘-n si organizatën që e mbronte nga shteti italian, të cilin e konsideronin si pushtues. Në këtë atmosferë u rrit edhe Mateo Denaro Mesina. Babai i tij, Françesko, ishte gjithashtu një “burrë nderi” dhe me kalimin e kohës u bë “kapo” i krahinës së Trapanit, njëkohësisht edhe një nga njerëzit më të besuar të Toto Riinës.

Tmerrësisht i dhunshëm, mizor në ekstreme, ai nuk trembet nga askush dhe mbi të gjitha zotëron zgjuarsinë e nevojshme për të mos rënë në duart e ligjit. Gjithashtu zotëron një nuhatje të pazakontë në zbulimin e bizneseve fitimprurëse. Arriti të krijojë një pasuri të pallogaritshme me trafikun e drogës e me anë të zhvatjes përmes kërcënimit. Në trafikun e drogës, karriera e tij u zhvillua me hapa marramendëse. Në pak vite, nga një trafikant i vogël, u kthye në një shpërndarës me peshë të rëndësishme në qarqet e narkotrafikut botëror. Sipas FBI-së, Denaro është një nga shpërndarësit më të mëdhenj në botë. Duket se mban lidhje të afërta me më shumë se një nga lordët kolumbianë të drogës. /Faktori.al.

Arben Imami: Nuk gjetem përkrahje në PD kur dolëm kundër

Ish-ministri dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Arben Imami ka qenë i ftuar në emisionin Kjo javë të Nisida Tufës, në News 24, ka folur për Partinë Demokratike. Ai thotë se Basha ka shkelur rëndë statutin dhe duhej të shkarkohej, por ai është votuar nga disa anëtarë dhe partia ka nevojë sot për një kryetar. Më tej ai tha se mbështet krijimin e statutit të ri të partisë.

 

Pjesë nga biseda

Partia Demokratike nuk ka pasur një funksionim më të plotë. Por kush thotë që nuk ka pasur mbledhje të forumeve, të këshillit etj, gënjejnë.

Bashën e keni quajtur humbës, si e shihni tani?

Unë e kam thënë rregullisht këtë gjë. Unë jam së bashku me Topallin dhe kemi thënë që Basha duhet të largohet nga partia. Pas shkeljes së statutit ne mëndur që ai duhet të largohej. Nuk gjetëm përkrahje nga ana e anëtarëve të PD, por as nga Basha nuk pati ndonjë sinjal.

Do merrni hapa të tjera?

Basha dhe pas zgjedhjeve nuk reflekton, Unë e mbështes një lëvizje që të ketë rizgjedhje. Duhet tre kishte ndodhur shumë herët. Opozita nuk mund të qëndroje pa një kryetar. Nuk mund të bëhen zgjedhje të reja nëse nuk do ketë statut të ri, pasi ka shumë vakume tek statuti që është tani.

Si po rritet biznesi i armëve në Shqipëri, interes i lartë nga sipërmarrësit dhe nga femrat

Në vitin 2014, hyri në fuqi ligji “Për armët”, i cili specifikonte se çdo qytetar shqiptar mbi 25 vjeç, që plotëson disa kushte, mund të blejë një armë me leje për në banesë.

Nga ajo kohë e deri sot, aplikime dhe interes kanë shfaqur me mijëra, por vetëm 322 persona kanë arritur të marrin autorizim për armë me leje. Subjektet e licencuara për tregtimin e armëve raportojnë interes të lartë, sidomos nga ana e biznesit.Sot, një pistoletë, në varësi edhe të markës, mund të sigurohet për 800-1500 euro, ndërkohë që poligonet po frekuentohen gjithnjë e më shumë. Janë femrat ato që parapëlqejnë të praktikohen në këto ambiente, por kur vjen puna tek blerja, këtë e bëjnë meshkujt. Ecuria e tregut duket e zbehtë në transaksione, por jo në interes, i cili kufizohet nga procedurat dhe filtrat. Një goditje, biznesi i armëve duket se e ka marrë nga moratoriumi i gjuetisë

Është ora 10:00 e mëngjesit dhe kemi lënë një intervistë pranë një prej poligoneve në kryeqytet. Ngjitur me të, një dyqan ku ekspozohen veshje kamuflazh dhe pajisje apo veshje balistike. Kurioziteti na shtyn drejt derës së tij dhe jo të poligonit, ku tentojmë të hyjmë. Naivitetit tonë i përgjigjet një derë e mbyllur me çelës dhe buzëqeshja e një vajze, e cila me shenja na tregon se duhet të shkojmë nga poligoni, pasi nuk lejohet hyrja. Në fakt do të ishte e çuditshme që në një dyqan armësh të hyje lehtë si në një supermarket. Te poligoni është integruar edhe një bar-kafe dhe aty presim që të vijë drejtuesi teknik. Përgjithësisht një ambient ku qarkullojnë vetëm meshkujt, por duket se jo të gjithë janë aty për të marrë një armë apo për të hyrë në poligon, është ende herët për këtë lloj “sporti” që po njeh rritje ditë pas dite, ashtu si dhe fakti që tregtimi i armëve tashmë është një biznes që ka hyrë në normalitet.

Miratimi i ligjit në 2014 solli “bum” në interesNë mes të vitit 2014, u miratua edhe ligji “Për armët”, që rregullon katër aspekte. Së pari, kushtet dhe kriteret për mbajtjen, ruajtjen, tregtimin, importimin, eksportimin, gjurmimin e transportimin, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të armëve të kategorive “B”, “C” e “D”.
Së dyti, marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe subjekteve për pajisjen me armë e municione, kur një e drejtë e tillë ka lindur për shkak të pronësisë apo të detyrës. Së treti, marrëdhëniet për lëshimin e licencave dhe autorizimeve nga Policia e Shtetit për çdo subjekt të interesuar për veprimtaritë e lejuara me armë, sipas kategorive të përcaktuara në këtë ligj. Së katërti, veprimtarinë e prodhimit, çaktivizimit dhe riparimit të armëve.

Me kalimin e këtij ligji u bë e mundur që çdo person mbi 25 vjeç dhe që përmbush një seri kriteresh të përcaktuara, mund të pajiset me armë pas marrjes së autorizimit nga strukturat përkatëse. Në funksion të kësaj ushtrojnë aktivitet edhe kompanitë e autorizuara për të tregtuar armë. Por si ka qenë interesi për blerjen e një arme nga ana e qytetarëve?

“Interesi ka qenë i lartë, sidomos gjatë viteve 2015-2016, kur ishte dhe fillimi dhe kur kishte një lloj kurioziteti lidhur me këtë pjesë. Këtë e them nga përvoja ime pranë kompanive që kanë si pjesë të tyre edhe këtë lloj aktiviteti. Viti 2017, duke qenë se është i treti nga hyrja në fuqi e ligjit ‘Për armët’, ka sërish interes, por në raport me dy vitet e mëparshme, është disi më i ulët”, shprehet Vasion Qilla, drejtues teknik pranë M****S****. Duket se kërkesa ka zbritur aty ku duhet të jetë për një treg që nuk është si të gjithë të tjerët. Të gjithë ata që kishin kuriozitet apo e kishin të nevojshme një armë me leje, sipas hapësirave që përcakton ligji, tashmë kanë plotësuar dokumentet, duke i lënë vend një rënie të kësaj tendence drejt volumit normal që duhet të ketë numri i transaksioneve.
Të dhënat zyrtare, 322 persona kanë armë me lejeBurime zyrtare pranë Policisë së Shtetit i thanë “Monitor” se, në zbatim të ligjit 74/2014 “Për armët” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, në treg operojnë kategori të ndryshme subjektesh të licencuara. Janë të paktën 33 subjekte të licencuara “Për import/eksport dhe tregtim për armët e kategorive “B1”, “B4”, “C” dhe “D”, janë 6 subjekte të licencuara “Për aftësimin teorik dhe praktik të personave për armët”, pra subjekte që lëshojnë dëshmi aftësie. Po kështu janë 6 Subjekte të licencuara “Për poligon civil qitje”, si dhe 2 subjekte të licencuara “Për transportin e armëve, pjesëve dhe municioneve të tyre të kategorive “B1”, “B4”, “C” dhe “D”.
Nga hyrja në fuqi e ligjit e deri më tani, interesi i atyre që duan të marrin një armë me leje në vendbanim është i lartë. Procedurat që duhet të kalojnë dhe dokumentacioni që duhet të plotësohet është relativisht i madh, çka bën që numri i atyre që kanë marrë një armë të jetë dukshëm i ulët.Referuar të dhënave zyrtare nga hyrja në fuqi e ligjit janë pajisur me autorizim blerje/mbajtje armë zjarri për në vendbanim 322 persona. Janë të paktën pesë raste të cilëve ju është revokuar autorizimi për mbajtje arme zjarri në vendbanim, për arsye të shkeljes së rregullave të administrimit të tyre, si dhe humbjes së kritereve ligjore për pajisjen me autorizim mbajtje arme. Pra qytetarët nuk kanë respektuar kushtet që përcakton ligji, për mënyrën sesi duhet të administrohet arma, ose kanë shkelur një nga kushtet që ua humbet të drejtën që mund të lidhet me kundërshtimin e forcave të policisë, detyrimeve tatimore të papaguara apo dënim i formës së prerë nga gjykata.
Gjithsesi, pozitiv duket se është fakti që nga personat e pajisur me autorizim për mbajtje arme në banesë nuk ka asnjë rast të evidentuar për ngjarje kriminale. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit shprehen se, nga hyrja në fuqi e ligjit e deri tani, nuk konstatohet të ketë problematika që mund të derivojnë prej tij. “Veprimtaria e subjekteve të licencuara për veprimtaritë me armët, monitorohet dhe kontrollohet nga strukturat e Policisë së Shtetit, nëpërmjet kontrolleve dhe inspektimeve të drejtpërdrejta, si dhe nëpërmjet sistemeve elektronike të evidentimit të veprimtarisë të çdo subjekti dhe atyre të gjurmimit të armëve. Nuk janë konstatuar raste të shkeljeve të rregullave nga këto subjekte”, pohojnë të njëjtat burime.
Biznesi, interes për “armatosje”Biznesi, jo rastësisht, ka interes për të pasur një armë me leje. Dokumentacionin duket se e kanë plotësuar një numër i konsiderueshëm. Kjo konfirmohet nga kompanitë e autorizuara për tregtim, të cilat shprehen se ka pasur interes pranë tyre për procedurën e blerjes, por në praktikë e kanë marrë një pjesë më e vogël. Dikur me ligj, armë mund të mbanin ato biznese që ishin anëtare të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë apo që provonin me dokument se kishin qarkullim të parave mbi 1 miliard lekë në vit. Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, e drejta u zgjerua dhe për këtë arsye, biznesi nuk ka më kufizime të kësaj natyre, por vetëm ato që specifikohen në ligj. Nuk ka një ndarje sektorësh për nga interesi i pajisjes me një autorizim për armë me leje. “Interesi është i përgjithshëm, nga të gjithë sektorët. Ka qenë ndoshta komuniteti i biznesit ai që ka shfaqur interesin më dinamik në fillim, duke plotësuar edhe dokumentacionin për pajisjen me autorizimin për blerje arme në vendbanim”, shprehet drejtuesi teknik pranë MS***.
Të njëjtën gjë konfirmon edhe administratori i R****. “Ka pasur interes nga të gjithë, por ajo që vihet re është se ka një ecuri të ngadaltë në përpunimin e dokumentacionit nga sektori civil. Ndoshta kjo lidhet me volumin e punës së tyre, apo edhe faktin që ne procedurat i kemi ende me letër, por tipikisht zgjat më shumë sesa përcaktohet në ligj. Kosova, për shembull, i ka shumë më të shpejta procedurat, sepse aplikimet dhe ndjekjen i ka online, duke lehtësuar kështu burokracitë”.
Femrat preferojnë praktikën, frekuentim i lartë në poligoneKurioziteti ka bërë që jo vetëm meshkujt, por edhe femrat, të drejtohen pranë dyqaneve ku tregtohen armë, por sidomos në poligonet civile. Mjafton t’u hedhësh një sy faqeve në rrjetet sociale që kanë kompanitë me licenca për poligone, dhe kupton se numri i tyre është i lartë në frekuentim. Preferojnë ta shohin si sport, si dhe të bëjnë praktikë për aftësim, por jo ta kenë një armë. Rastet e femrave që duan të blejnë një armë janë shumë të ulëta dhe numërohen me gishtat e dorës.
“Interes ka, janë kureshtare për të ditur si përdoret por nuk është se duan ta kenë një armë të tyren. Përgjithësisht vijnë në poligon duke e parë si një formë sporti”, shprehet Vasion Qilla. Gjithmonë e më shumë, poligonet po shihen si një mënyrë për të kaluar një kohë ndryshe. “Është kthyer në interes sportiv dhe vijnë grupe të ndryshme shoqërore. Është një trend. Shoh që femrat janë ato më të pasionuarat. Është një sport që të jep tjetër lloj adrenaline”, – pohon Gëzim Demiraj nga P*** S****.
Frekuentimi më i lartë është në fundjavë dhe kryesisht ora e pasdites dhe mbrëmjes. Praktika në poligone bëhet me armë që janë të autorizuara për t’u përdorur për këtë pjesë. Çdo poligon ka edhe rregullat e tij të funksionimit. E para, trajtojini armët si të jenë të mbushura. Çdo veprim me armë kryhet nën mbikëqyrjen dhe komandën e instruktorit, asnjë situatë apo veprim tjetër nuk merret i mirëqenë, por për çdo paqartësi kërkohet sqarim. Së dyti, mos e drejtoni armën në asnjë drejtim ku nuk ke qëllim të qëllosh. Në ambientet e poligonit, arma drejtohet vetëm në drejtim të sigurt të treguar më parë nga instruktori.
Arma ndalohet rreptësisht të drejtohet jashtë këtij drejtimi. Së treti, mbajeni gishtin jashtë këmbëzës së shkrepjes deri në momentin kur të jesh gati për qëllim. Së katërti, identifikoni qartë objektivin dhe sqarohuni çfarë ka përreth tij.Por jo çdo njeri mund të ketë akses në poligon. Askush që nuk ka mbushur 18 vjeç nuk mund të hyjë në poligon. Regjistrimi dhe plotësimi i deklaratës mbi njohjen e rregullave të sigurisë është i panegocieshëm. Ndalohet hyrja e atyre që janë nën efektin e pijeve alkoolike, lëndëve narkotike dhe psikotrope. Ndalohet përdorimi i poligonit për personat që shfaqin shenja të çrregullimit mendor. Në hapësirën e poligonit ku zhvillohet aktiviteti me armët nuk lejohet konsumimi i pijeve, ushqimit apo duhanit.
Viti ‘97, shqiptarët nuk i kanë qejf armëtËshtë krijuar një ide nga historia se shqiptarët i duan armët. Dikur madje tek specifikimet që mund të jepeshin për dikë, zhargoni “shtëpi pushke” kishte konotacion pozitiv. Kjo ndoshta lidhet me faktin që në shekuj e shekuj, shqiptarët kanë qenë përherë në objektiv të shteteve që kanë dashur ta pushtojnë. E kur menduam se gjithçka u mbyll pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ardhja e diktaturës dhe armiqtë tanë imagjinarë bënë që popullata t’i nënshtrohej stërvitjes dhe zborit, duke mbajtur ritmin e njohurive ushtarake dhe luftarake në masë të gjerë. Pas rrëzimit të diktaturës, ngjarja më traumatike e tranzicionit është hapja e depove të armëve në vitin 1997.
Janë pikërisht pasojat, kujtimet e këtij viti që sot shqiptarët të mos i duan shumë armët, por që për hir të një arsyeje ose një tjetër, ta kenë një të tillë, me ose pa leje në disa raste. “Duhet thënë që ka interes për të marrë një armë, por kjo nuk është në masë të gjerë, pra jo çdo shqiptar kërkon të ketë një armë në shtëpi. Nuk është se i kemi edhe shumë qejf armët, sidomos pas shijes që ka lënë e shkuara, i referohem këtu asaj që ndodhi në vitin 1997”, – shprehet Begator Mane, administrator i R***.
Me të drejtë, pasojat që la anarkia civile do të shoqëronin shqiptarët deri në ditët e sotme, ku ende ka tentativa për të mbledhur armët që dolën nga depot e asaj kohe. Referuar një raporti të Kombeve të Bashkuara në popullatë u shpërndanë 650 mijë armë. Përveç këtyre, edhe 1.5 miliardë plumba dhe predha artilerie, si dhe 20 mijë tonë eksploziv. Të gjitha këto, përveçse për vetëmbrojtje, në shumë raste u përdorën nga ana e bandave që u krijuan më pas, të cilat eliminonin njëra-tjetrën, por nuk ishin të rralla rastet kur Shqipëria zuri faqet e mediave të huaja për tregtimin e armëve në fronte të ndryshme, ku një prej tyre ishte edhe Kosova. Nga ajo kohë ka pasur disa herë tentativa për çarmatosjen me dëshirë të atyre që kishin armë, duke nisur nga viti 1998, me ndihmën e Kombeve të Bashkuara për një projekt pilot në Gramsh që kishte vetëm 50 mijë banorë, por që mbanin 8-10% të volumit të armëve të shpërndara deri në vitin 2017. Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaroi në fillim të 2017 se ky do të ishte viti i dorëzimit vullnetar të armëve për t’i dhënë fund plagës 20- vjeçare, por që në fakt sot nuk ka një raport final mbi atë që është arritur. /Monitor

Ekzekutohet Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit të PS

Ekzekutohet me armë zjarri brenda në makinë pranë banesës Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka.

Aleksandër Ndoka anëtar në Këshillin Bashkiak të qytetit të Lezhës është vrarë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme me kallashnikov nga nje distance e afërt.

Policia informon se është njoftuar rreth orës 04:25 se në lagjen “Nënë Tereza” ka ndodhur vrasja me armë zjarri e Ndokës në mjetin tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE.

Aleksandër Ndoka 48 vjeç u qëllua për vdekje pranë banesës në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë nga persona të paidentifikuar.

48-vjeçari ka qenë i vetëm në makinë, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes për të dërguar në identifikimin e autorëve.

Autorët dyshohet se kane qene dy, ndersa zyrtarisht viktima nuk ka pasur asnje procedim penal, por pista ku po hetohet është përplasja që ka pasur djali i tij në zgjedhjet e 25 qershorit në Lezhë.

Policia lokale dhe dy grupe të FNSH nga Shkodra kanë ngritur pika kontrolli për krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendngjarje ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, ndërsa Aleksander Ndoka është gjetur nga familjarët para banesës i vdekur në makinën e tij tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE.

Por familjarët kanë lajmëruar policinë 6 orë me vonesë, rreth orësh 04:25, ndërsa kur janë marrë në pyetje kanë deklaruar se e kanë dëgjuar zhurmën, por ‘menduam që kanë qenë fishekzjarrë’.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 14 gëzhoja kallashnikovi.

Nderkohe qe mesohet se jane shoqeruar disa persona ne policia per t’u pyetur, por jo si te dyshuar per ngjarjen.

NOCIONI “MALOK” NË TRI KOHË – Nga AGRON GJEKMARKAJ

Në ligjërimin e përditshëm, në atë politik, mediatik, artistik dhe popullor, ndeshim jo rrallë nocionin “malok”.

Fjala malok është një epitet fyes, i cili për përdoruesit nënkupton ata banorë që vijnë në Tiranë nga Veriu i vendit, madje edhe ata që nuk vinë, por që jetojnë atje ku janë në punën e tyre.

Rrënjët e saj emotive janë të hershme dhe kanë origjinë politike.
Termi ka pësuar evoluimin e tij në varësi të sistemeve qeverisëse dhe lidershipit që i ka kryesuar ato. Ai shfaqet që në fazën e parë të organizimit të shtetit shqiptar, në periudhën e parlamentarizmit, 1920-1924, kur klika e kryesuar nga Eshref Frashëri shihte se si Partia Popullore dhe qeverisja e vendit çdo ditë e më tepër dominohej nga Ahmet Zogu.

Në fillim si luftë brenda llojit, Zogu pas shpine thirrej “maloku”, pastaj edhe një pjesë e kundërshtarëve të tij në emigrim i shtonin edhe nominativët “i pabesë”, “gjakatar”, “vrasës” etj. Me konsolidimin e pushtetit dhe shpalljen e Mbretërisë, Zogu do të qeveriste me të besuarit e tij, njerëz me temperament, si Tafe Kaziu, Osman Gazepi në rrethet e Jugut apo Lalë Krosi në Tiranë, të cilët do të akumulonin një lloj pakënaqësie që shfryhej me sharjet nën zë: “malokët”.

Dëshmi e një lloj antagonizmi ndërmjet gegëve dhe toskëve në këtë periudhë është edhe historia që lidhet me kryeveprën satirike të Fishtës, “Gomari i Babatasit”, të cilën poeti vendos ta shkruaj i nxitur nga një letër miqësore shpotitëse që kryetari i Parlamentit i dërgon, pasi e kishte mundur në një lojë shahu. Fishta i përgjigjet “Hë Toskë, Toskë, tash ke me e pa kush asht Gega” dhe fillon e shkruan “Gomarin”. Ndërsa Faik Konica, i cili i kishte shërbyer Zogut si ambasador për 13 vjet, nuk heziton që para këtij shërbimi e pas largimit nga pushteti, ndër të tjera, ta quajë një malok “të egër” e të “pacivilizuar”.

Termi, edhe për vetë natyrën e pushtetit të Zogut, si dhe nivelin mediatik të zhvillimit, ishte i kufizuar dhe përdorej vetëm në intimitet dhe kryesisht nga një klasë feudale nga Jugu, me pushtete të mëdha në kohë të Turqisë.
Ndërsa diktatura pati nevojë ekzistenciale të sajojë një armik të konturuar edhe gjeografikisht, një armik, prezenca e të cilit ishte një kauzë dhe mundësi kompaktësimi forcash për të ruajtur pushtetin e marrë dhunshëm. Këtë perceptim, të krijuar qysh në kohën e Mbretërisë, sistemi diktatorial e shndërron në doktrinë pushteti.

Ndarja ishte kaq e qartë, sa emisari anglez Xhuljan Emeri, tek kujton takimin e fundit me Abaz Kupin në vjeshtën e vitit 1944, shfaq habinë se ai krejt i qetë i thotë: “Deri tani qeverisëm ne gegët, tash asht radha e këtyre, e prapë do të vijë radha jonë”.

Kjo radhë krahinore ishte e pashpjegueshme për anglezin, por jo për Kupin, që pas 5 vitesh luftë, e njihte më së miri realitetin dhe tendencën. Komunistët nuk kërkuan bashkëjetesën se ajo i rrezikonte, por antagonizmin me çdo kusht. Thyerja ishte dramatike, dhe për ta jetike.

Gjithashtu, Veriu i konsideronte pushtues dhe jo si çlirimtarë komunistët, njësoj si italianët dhe gjermanët. Por, dhe vetë komunistët donin të shiheshin ashtu. Gjuha e propagandës konsideronte kryesisht Jugun përparimtar dhe Veriun reaksionar, të lidhur me “mbeturinat” e regjimit të vjetër, me klerin dhe kanunin.

Sa për ilustrim, lexuesi mund të lexojë komentet në media të njëfarë “profesoreje” në Universitetin e Tiranës, e cila edhe sot pohon pa asnjë hezitim dhe pa márre se Jugu “përparimtar” dhe “fitimtar” kishte të drejtën e vendosjes edhe të standardit gjuhësor!!!

Krahas represionit ushtarak, përpjekja e parë ishte që Veriu të shkëputej nga brendia e vet e shkëlqyer kulturore. Kjo traditë ishte e përfaqësuar nga kleri katolik me shkrimtarët e vjetër e modernë, filozofët, me shkollat, revistat e gazetat, si dhe me intelektualët laikë, që kishin bërë emër në vitet ’30 në Shkodrën si metropol kulturor. Shkollat u mbyllën, shkrimtarët dhe letërsia u ndaluan. Tradita u shpall heretike.

Kështu shqiptari verior konsiderohej pa trashëgimi dhe se duhej të kompleksohej negativisht prej saj. Ai është lëndë e parë për propagandën, është gjahu i saj si model i “njeriut të vjetër”, prej të cilit “njeriu i ri” duhej të merrte distancë kulturore, ideologjike e kombëtare.

Në kujtimet e At Zef Pllumit, “Rrno vetëm për me tregue”, rrëfehet se si rimodelohet “maloku” si koncept prej komunistëve, se si ai i blatohej urrejtjes partiake. Në kulturën zyrtare malësori, veriori, të përfshirë brenda “malokut”, zinin vendin e “nderit” si personazhe negative në letërsinë e realizmit socialist, në filmat, dramat, e madje edhe operat e baletet e tij. Qysh në dukje, emrat e personazheve, sipas një industrie detraktimi, duhej të shkaktonin ilaritet dhe përbuzje.

Mjaft të kujtojmë emra “diversantësh”, xhandarësh, apo zyrtarësh, si “Cubel Ndreca”, “Dash Cungeli”, “Pjetër Rrukakeqi” etj., për të kuptuar thelbin e shëmtisë përçarëse.

Vetë gjuha e ndaluar, dialekti geg, u lihej në gojë bujarisht personazheve negative, kryesisht priftërinjve, të cilët paraqiteshin gjithmonë imoralë, antishqiptarë, të ligj dhe, pse jo, edhe të shëmtuar.

Ndërsa “Ligori” apo “Stavri” ishin zakonisht sekretari i Partisë apo komandanti i kufirit që luftonin të keqen. Për ta bërë më të theksuar diferencën kompleksuese, Partia e “Punës” dërgonte grupe grash nga Smokthina, Bënça, Progonati, Çorrushi, Krutja etj. për të “emancipuar” gratë e Shkodrës, Lezhës, Krujës, për t’i “mësuar” të gatuanin, të mbanin “pastërti”, të qëndisnin.
I mësonin si të bëheshin edhe revolucionare të “mbara”, duke nënkuptuar që civilizimi vjen nga Jugu dhe prapambetja gjendej në Veri. Veriorët, që lejoheshim për të jetuar në Tiranë, numëroheshin me gishta, ndonëse Tirana në mënyrë sistematike për 46 vjet furnizohej me popullsi besnike nga Jugu i Shqipërisë dhe tiranasit autoktonë as mund të ankoheshin, por duhej të duronin edhe thumbat.

Një veriori i duhej një përpjekje apo fuqi imponimi disafishe për të arritur diçka në profesionin e tij në Tiranë. Administrata, në masën e saj më të madhe, kompozohej me prurje nga Jugu. Komunizmi ia doli të ndërtonte një diferencë dhe një marrëdhënie mosbesimi në raportet ideologjike ndërmjet Jugut dhe Veriut.

Ligjërimi i mediave në diktaturë, duke qenë totalisht i kontrolluar, në sipërfaqe përpiqej të përdorte një gjuhë të kamufluar në dukje korrekte, e cila në thelbin e saj stimulonte denigrimin e veriores, sepse detraktonte të gjitha vlerat referenciale që ndër shekuj vinin nga Veriu.

Rezervati njerëzor kryesor për të peshkuar armiqtë ishte kryesisht në Veri, burgjet e tmerrshme gjithashtu. Pas rënies së diktaturës, në kushtet e lirisë së shprehjes, shohim një rilindje të termit “malok”.

“Elitat” postkomuniste, të lidhura ngushtë me diktaturën, në kërkim të riciklimit politik dhe kulturor, janë gjeneratori i këtij nocioni dhe aspak populli i Jugut të vendit, i cili nuk shquhet për kurrfarë ksenofobie.

Shprehje të tilla me karakter social, si “maloku”, “na mbytën malokët”, “çeçenët”, ose të tjera të tipit “shiko se unë kam respekt për veriorët”, “jo të gjithë veriorët janë njësoj”, “ti je ndryshe”, “të vinin në Tiranë, por në mënyrë të kontrolluar apo të përzgjedhur”, duke nënkuptuar një superioritet qytetërimor, ndihen rëndom në Parlament, gazeta, TV, kafene dhe rrugë.

Ndonëse veriorët në Tiranë kanë ardhur me paratë e tyre, duke blerë shtëpi apo toka, dhe askujt nuk i kanë marrë vilën apo shtëpinë si në 1945-n, duke futur edhe dhitë në to, prapë duket se kjo gjë i shqetëson disa.

Gjithashtu, edhe pas ’90-s ndihej rezistenca kulturore shumë e fortë në emër të zgjedhjeve kulturore të së shkuarës, kur tentohej rehabilitimi i Fishtës, botimi dhe studimi i Koliqit, Harapit, Shantojës, Zadesë, Zorbës, Camajt, Pipës etj.
Një kastë e kohës së diktaturës, aktive në denigrimin e tyre, e gjithashtu aktive në periudhën postkomuniste me parulla të tipit “ndonjë gjë që kanë me vlerë mund të botohet” ose “mund të jetë bërë ndonjë gabim i vogël”, kërkonin legjitimim për veprimet e tyre, por shprehin edhe frikën e ballafaqimit dhe të ekspozimit si “gjenocidistë” në kulturë. Në thelb, gjithçka lidhej me ndryshimin politik dhe lidershipin politik, me terrenin e humbur dhe dëshirën për ta rifituar.
Nocioni “malok” shprehte gjendjen emocionale të trashëguar nga komunizmi në kushtet e lirisë së shtypit, si një strategji komunikimi për të ndikuar politikisht në zonat më urbane të vendit. Në vitin 1997 thyerja mori nota dramatike me stimulime politike të tipit “po vijnë malokët” “po na pushtojnë çeçenët”.

Deri aty mbërrihej, sa ndonjë politikan hidhte në tryezat e gazetarëve propozime të tipit “malokët duhet të hyjnë me vizë në Tiranë”. Një program aktual mjaft popullor humori zgjedh emra të tillë si “Gjin”, “Kolë”, “Pashuk” etj., për të nxitur të qeshurat e publikut të tij, si dhe përdor dendur termin “malok”, duke u shfaqur si zëdhënës të një “realiteti shqetësues”.

E thjeshtë! Humoristët, si dhe ajo pjesë e publikut, e marrin klishenë të mirëqenë nga e kaluara. Kështu duket sikur kinse i ekspozojnë shoqërisë një problem të madh, “fenomenin e malokëve” si anakronikë, të rrezikshëm për emancipimin, progresin dhe vetë demokracinë.

Ky mentalitet bartet edhe sot në funksion të politikës dhe ushqehet prej saj. Krahinorizmi në politikë dhe në shtet ngjall paragjykime, komplekse e ndasi të pashërueshme, dhe është primitivizëm atavik. Një gjë është e sigurt që sot nocioni “malok” ka prapavijë ideologjike dhe kushdo që e përdor e identifikon përdoruesin si nostalgjik të diktaturës, si përçarës, si antikosovar dhe natyrisht jo “misionar” i civilizimit. Male dhe malësorë Shqipëria ka pasur dhe ka shumë.
E vërteta është se të tillë, në kuptimin e mirëfilltë, ka më shumë Jugu i vendit, për shkak të vetë gjeografisë, e cila e ka bekuar Jugun me një reliev të mrekullueshëm malor dhe me banorë që po aq mrekullisht janë përshtatur me jetën në male. Male dhe malësorë ka po ashtu edhe Veriu i Shqipërisë.

Ndërsa “malokët” janë krijesa të një shtrese impotente sociale, e cila në pamundësi për të kuptuar dhe për të pranuar energjinë e jashtëzakonshme kulturore, ekonomike, politike dhe patriotike, që ka buruar dhe buron nga malet e Shqipërisë dhe qytetet e tij, është përpjekur për denigrimin e saj përmes etiketimit dhe përbuzjes.

Në qoftë së në rrethana të caktuara historike kjo përbuzje ka rezonuar me interesat antishqiptare dhe ka gjetur mbështetje prej tyre, tash duket se historia e ka bërë punën e saj të mrekullueshme: Malësorët e Veriut dhe të Jugut janë prezentë dhe përballë tyre, stereotipi mjeran i “malokëve”, bashkë me autorët e tij, duket se nuk ka se ku të struket më.

Rama komunikon vendimet e qeverisë: Thethi bëhet qendër historike e Shqipërisë

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, e zhvilluar kësaj here në qytetin e Shkodrës, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije vendimet e marra të cilat fokusohen në zhvillimin ekonomik dhe turistik të qarkut.

Rama ka deklaruar se qeveria ka marrë vendim që ta kthejë zonën e Thethit në një qendër historike, duke premtuar se shumë shpejt edhe infrastruktura që të çon drejt kësaj zone turistike do të përfundohet.

“Kemi aprovuar një dokument drejtimesh për ndërhyrjet prioritare në Shkodrën turistike, që është një orientim i zhvillimit të integruar bërë në bashkëpunim me drejtuesit vendorë, duke marrë në konsideratë të gjitha kërkesat dhe ato cka kemi regjistruar me ta si dhe dëgjesat e kryera gjatë periudhës paszgjedhore.

Kemi miratuar vendimin opër shpallne e qendrës historike të Thethit e zonës përreth saj, i cili lidhet me domsodoshmërinë për të fokusuar më shumë burime financiare në atë zonë, duke filluar nga rindërtimi i rrugës për në Theth.”-tha Kryeministri.

Më tutje Kryeministri ka deklaruar se ka patur bashkëpunim me drejtuesit e bashkive të këtij qarku, ku janë dëgjuar kërkesat e tyre për nevojat që ka Shkodra dhe zonat përreth. Nesër, tha kryeministri, do të bëhet publik programi i plotë i Shkodrës Turistike.

“Është një program i ndërtuar me ekspertizë vendase dhe të huaj dhe që do të përbëjën një platformë shumë të rëndësishme për investimet dhe nxitjen e fortë që ne duam t’i japin zonës, duke i konsideruar dhe alpet si një nga pikat kyçe për të arritur objektivat e këtij 4 vjeçari.”-tha Rama

Përgjimet fundosën nënkomisarin e Fierit, si trafikoi 250 kg drogë në Itali, lidhjet me…

Renato Avdulaj, ish-polici në kërkim

ERALD DELIU/ Nënkomisari i Policisë së Fierit, i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për trafik droge, u zbulua nga përgjimet. “Panorama” mëson se Festim Lelaj, i arrestuar tri ditë më parë, së bashku me 12 persona të tjerë, nuk është përgjegjës vetëm për drogën e kapur në janar 2017 në Ankona.

Përgjimet telefonike që i janë bërë, tregojnë se Lelaj ishte mjaft aktiv në trafikun e drogës dhe se ka trafikuar 250 kg hashash drejt vendeve të BE-së.

Më konkretisht, droga kultivohej në disa zona të Vlorës dhe më pas mblidhej në Fier, ku edhe ngarkohej në kamionë që transportonin paleta druri drejt Gjermanisë.

Sipas përgjimeve, rezulton se Lelaj ka trafikuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal edhe 250 kg drogë, kryesisht nga Vlora dhe Durrësi. Po kështu, burimet thonë se Lelaj ishte në rolin e organizatorit të grupit dhe se ka bashkëpunuar edhe me një ish-polic në kërkim, Renato Avduli, i cili gjykohet në një çështje tjetër, atë të Treblovës.

Sipas dosjes, Festim Lelaj kishte bashkëpunëtorët e tij edhe në Portin e Durrësit, dy ish-policë kufitarë, tashmë të arrestuar, dhe një doganier.

Droga, pasi ngarkohej në kamionë në qytetin e Fierit, nisej drejt Durrësit. Aty më pas ajo i shpëtonte skanerit nga autoriteti portual. Fillimisht skanohej kamioni që nuk kishte drogë dhe më pas ai ndërronte rimorkion dhe targat me atë që përmbante drogë. Kjo skemë është zbuluar nga prokurorët e Krimeve të Rënda në fazën e hetimeve.

Në kohë absurdesh të spërkatur me gjak lindi Radio Kontakti – Nga ALFONS ZENELI

Dje eshte festuar 20 vjetori i Radio Kontakt. Une kam patur fatin e jashtezakonshem te jem drejtori i pare i saj. Kjo periudhe ka qene padyshim nje prej eksperiencave me te bukura e te kuptimta te karrieres time. Jo prej postit. Por prej esences se te qenit pjese e nje historie krejt unike ne fushen e mediave. Radio kontakt e themeluar prej dy miqve te mi te shtrenjte qe nuk jetojne me Agron Bala dhe Riza Rusi, me nje staf elitar, me nje pasion e dashuri irracionale per profesionin dhe te verteten shenoi nje kulminacion te lidhjes se medias me degjuesit. Ishte nje kohe kur njerezit qellonin njerezit pa shkak, kur njerezit qellonin dhe shkaterronin vetveten, kur njerezit te manipuluar e indoktrinuar nga djalli qellonin e shkaterronin bazen e se ardhmes se tyre, kur njerezit qellonin me plumba qiellin. Ne kete kohe absurdesh te sperkatur me gjak lindi Radio Kontakt. Ajo njohu vetem te verteten dhe per hir te saj pagoi shume shtrenjt. Perndjekja, survejimi, rrethimet policore, arrestimet, kercenimet, dhuna e burgosja ishin guret e kilometrazhit te rruges qe pershkoi kjo radio ne vitet e pare te jetes se saj. Te gjitha keto persekutime ne kontekstin e te cilave prokuroria bolshevike e kohes me ngarkonte me 25 vjet burg, ndodhen sepse ishim ne krah ne shqiptareve, ne krah te kombit, ne krah te dashurise per Atdheun, ne krah te Kosoves.
Radio Kontakt u shnderrua menjehere ne nje sistem reference per qytetaret. Aty mesohej e vereta, aty degjohej pulsi, aty ndjehej aroma e dinjitetit, aty strehohej shpresa. Per kete arsye, Radio Kontakt perben nje rast unik se si nje njesi mediatike shnderrohet ne institucion, ne kult, ne faltore. U be keshtu sepse ishim te pasur. Aq te pasur sa nuk e shitem kurre te verteten.
Respekt dhe mirnjohje te thelle te perulur ndaj gjithe kolegeve te mi qe punuan ne Radio Kontakt me ate dashuri e pasion shkelqyes.

Visho Ajazi ja pse dekorohet nga Presidenti Meta

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ish kreun e SHISH Vishi Ajazi Liken me Dekoratën e Artë të Shqiponjës, me motivacionin: “Për kontributin e tij të veçantë në fushën e sigurisë kombëtare, luftës kundër terrorizmit dhe, në veçanti, në luftën kundër krimit të organizuar e trafikut të drogës”.

Njoftimi:

05/12/2017-Presidenti Meta dekoron zotin Visho Ajazi Lika me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi dt. 05/12/2017, nr. dekreti 10676 zotit Visho Ajazi Lika “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” me motivacionin: “Për kontributin e tij të veçantë në fushën e sigurisë kombëtare, luftës kundër terrorizmit dhe, në veçanti, në luftën kundër krimit të organizuar e trafikut të drogës”.

Taksistët e Tiranës paralajmërojnë grevë urie, policia përcakton kushtet

Taksistët e Tiranës paralajmërojnë për grevë urie, deri në plotësimin e kushteve, duke reaguar sot pas vendimit të policisë që nuk i la të zhvillonin protestën së bashku me automjetet.

Sindikata ka reaguar ashper sot pas vendimit te policise, duke e quajtur te padrejte vendimin e saj per te mos i lejuar te protestonin me taksite.

“Pas debateve të zgjatura me përfaqësues të policisë së shtetit dhe të bashkisë, të katër përfaqësuesit e sidikatës dhe shoqatës, nuk pranuam kushtet e tyre dhe vendosëm që protestën mos ta zhvillojmë, sepse e konsiderojmë tallje me profesionin tonë”- thote sindikata.

Me tej theksohet se “nga ana e bashkisë, na është bërë një ftesë për një tryezë bisedimesh lidhur me kërkesat tona. Jemi të vendosur që të shkojmë të vendosur dhe të bashkuar në këtë takim. Në rast se bashkia do jetë kundër plotësimit të kërkesave tona, do kalojmë në ekstrem, që do të thotë përfaqësuesit e taksive dhe 50 taksistë do futemi në grevë urie”. Ata deklarojne se nuk do tërhiqen nga kërkesat e tyre deri ne fund.

Juncker: Shqipëria ka bërë progres – jemi në pikën ku mund t’i rekomandoj Këshillit hapjen e negociatave

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka dalë në konferencë për shtyp me Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ku kanë folur sërish për hapjen e negociatave të Shqipërisë.

Presidenti i KE-së, Juncker ka folur shumë pozitivisht për kryeministrin Edi Rama dhe tha se Komisioni është i impresionuar nga progresi në Shqipëri.

Juncker theksoi se Shqipëria mund të marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave në muaj në vijim.

“Jam shumë i kënaqur për vizitën e kryeministrit të Shqipërisë. Është një mik i mirë i imi. E kam takuar së pari në vitin 2003 ose 2004 kur isha kryeministër i Luksemburgut. Pata një vizitë kur ai ishte kryebashkiak i Tiranës. E pata përshtypjen gjithmonë se ai do kishte një të ardhme të drejtë, çfarë ndodhi. Ne si Komision Europian jemi shumë të impresionuar nga progresi që ka bërë Shqipëria në shumë fusha, në domeine të ndryshme, në reforma.
Lavdërojmë përpjekjet e kryeministrit për të luftuar korrupsionin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe është bërë një progres domethënës. domethënëse. Jemi shumë të lumtur me këtë që po ndodh në Shqipëri. Nëse bëhet progres i mëtejshëm gjatë 6 muajve në vijim, synoj që ti propozoj këshillit të Ministrave të vendeve anëtare hapjen e negociatave. Por kjo do të varet nga progresi në vijim”, tha Juncker.

Presidenti i KE-së, gjithashtu theksoi se vitin tjetër do të vizitojë Shqipërinë.
“Kam qëllim të vizitoj Shqipërinë vitin e ardhshëm. Ia thashë këtë personalisht Ramës por ai nuk më besoi por po e them publikisht”, tha Juncker.

Me gjithë insistimin e gazetarëve të pranishëm në konferencë, që përmendën lajmet në mediat botërore për drogën në Shqipëri dhe një ish-ministër, Juncker kërkoi që të mos merren me këto gjëra. “Kjo është loja midis gazetarëve. Na kanë lënë mbresa reformat që janë kryer në Shqipëri edhe në fushën që ju përmendni. Në fjalimin tim për gjendjen e Unionit nuk i përmenda Serbinë e Malin e Zi. Pra, mos thoni që unë thashë se Serbia e Mali i Zi janë tek pika e hyrjes në BE. Dje unë diskutova me një prej liderëve dhe dua që Shqipëria në të ardhmen të anëtarësohet në BE. Jemi në pikën ku mund t’i rekomandoj Këshillit hapjen e negociatave”, tha Juncker.

Kreu i KE theksoi sërish se “Duke pasur parasysh progresin që është bërë në Shqipëri, nga kryeministri, nga qeveria mendoj që në qoftë se gjërat do të zhvillohen në të njëjtin drejtim në 6 muajt në vijim, do të jemi shumë pranë çeljes së negociatave”.

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se muajt e ardhshëm do të jenë thelbësorë për të pasur mundësinë për të hyrë në një fazë të re.

“Është nder të jem këtu, t’ju dëgjoj ju dhe të marr kuptimin e gatishmërisë suaj për të na mbështetur ne. Muajt e ardhshëm do të jenë thelbësorë për të pasur mundësinë për të hyrë në një fazë të re që do të jetë e vështirë por që është e nevojshme për të nisur bisedimet për anëtarësim. Jam krenar që kam arritur në Bruksel me rezultate të prekshme. Ajo që mund të them në fund është se e lë Brukselin me bindjen se rezultate më të prekshme na presin. Sfida na presin”, theksoi Rama.

Çavushoglu: Turqia do të vazhdojë të jetë pranë shqiptarëve

Çavushoglu: Kultura shqiptare është pjesë e kulturës turke, ashtu sikurse kultura turke është pjesë e kulturës shqiptare. Në Turqi jetojnë miliona shtetas që janë më origjinë shqiptare

TIRANË – Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, Mevlyt Çavushoglu, ka vizituar sot Shqipërinë në kuadër të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve “Mehmet Akif Ersoy” në Shkencë dhe Art, ku ministri Çavuşoğlu është nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa”, ndërsa në ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Çavuşoğlu, pas marrjes së çmimit ka mbajtur një fjalë përshëndetëse, ku është ndalur në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë, mbështetjen e shtetit turk për Shqipërinë, si dhe në aktivitetet e organizatës terroriste FETO në botë, por edhe në Shqipëri. Ministri i Jashtëm i Turqisë, ka theksuar se Turqia pret mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër organizatës terroriste FETO.

  • Meta: Ne vlerësojmë gjithçka që Turqia ka bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët

“Jam shumë i lumtur që jam në këtë shtet të bukur me rastin ndarjes së çmimeve në shkencë dhe art. Edhe më parë kam marrë tituj të tillë nga universitet në botë, por të marr një çmim nga universiteti që mban emrin Mehmet Akif Ersoy për mua është një ndjenjë shumë e veçantë. Ne mundohemi të jemi shembull për gjithë botën me politikat tona. Ne po marrim masa për sigurinë dhe stabilitetin e vendeve të Ballkanit. Mundohemi që të jemi afër personave të grupeve, vurnerabël, t’i ndihmojë ato, duke filluar nga pjesa e papunësisë, problemet ekonomike. Ju përcjell mesazhet e presidentit Recep Tayyip Erdoğan. Një Shqipëri stabël do të thotë një Turqi e fortë. Shqipërinë ne e mbështesim dhe japim ndihmën tonë për Shqipërinë mike, që është anëtare e NATO-s. Ne në Shqipëri e ndjejmë veten tonë si në shtëpinë tonë”, theksoi kryediplomati i Turqisë.

Ai tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë zhvillohen në fusha të ndryshme, si në fushën e arsimit, kulturës, ekonomisë, duke shtuar se mundohen për të rritur bashkëpunimet në të gjitha fushat.

“Do të punojmë së bashku për rritjen e marrëdhënieve nën çatinë e NATO-s. Një nga fushat e bashkëpunimit tonë është kultura dhe arsimi. Kultura shqiptare është pjesë e kulturës turke, ashtu sikurse kultura turke është pjesë e kulturës shqiptare. Në Turqi jetojnë miliona shtetas që janë më origjinë shqiptare. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë shqiptarëve me institucionet turke që veprojnë në Shqipëri, siç është TIKA. Ne dëshirojmë që numri i studentëve shqiptarë që studiojnë në Turqi të shtohet. Fondacioni Maarif që prej një viti që është themeluar ka filluar ta tregojë veten në fushën e arsimit. Shtetet që kanë parë fytyrën e FETO-s, pas tentativës për grusht shteti, i kanë ndërprerë marrëdhëniet me këtë organizatë. Maarif duke vepruar në këto shtete ose i ka blerë këto shkolla, i ka transferuar ose i ka marrë në dorëzim, në mënyrë që arsimi të jetë më i sigurtë. Në Kosovë këtë vit janë hapur dy shkolla nga Maarif”, u shpreh Çavuşoğlu.

Presim mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër FETO-s

Duke folur për tentativën për grusht shteti vitin e kaluar në Turqi, nga organizata terroriste FETO, Çavuşoğlu theksoi: “FETO është mundur të jetë pjesë e shtetit tonë dhe kanë bombarduar parlamentin. Pse i them këta? Disa shtete kanë treguar përpjekje për t’i larguar këto struktura. Ne do të luftojmë deri në fund me këtë organizatë terroriste, prandaj duam t’i shikojmë vendet afër nesh. E dimë që institucionet e FETO-s kanë aktivitetet e tyre në Shqipëri, dhe shqiptarët u kanë besua atyre edukimin fëmijëve e tyre. Pikëpyetja ime është. Pse futen në sistemin edukimit, marrin në shkollë nxënëse dhe fëmijë të një niveli elitë? Pastaj vazhdojnë të futen në struktura siç kanë bërë në Turqi, si në drejtësi, polici, ushtri. Atëherë duhet ta vlerësojmë shumë mirë që e njëjta situatë ekziston në Shqipëri, ku duhet të marrim masa konkrete tani që mos jetë vonë nesër. Prandaj presim mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër kësaj organizate. Populli turk do të vazhdojë të jetë pranë shqiptarëve në çdo fushë.”

Në fund të ceremonisë organizuar nga Universitetit “Mehmet Akif Ersoy”, në bashkëpunim me Fondacionin Maarif dhe Universitetin e Tiranës, u ndanë çmimet “Mehmet Akif Ersoy” në Shkencë dhe Art, për personalitete në fushën e arsimit, kulturës dhe shkencës. Përveç presidentit të Shqipërisë, në ceremoni mbajtën fjalime përshëndetëse edhe rektori i Universitetit “Mehmet Akif Ersoy”, Adem Korkmaz, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, si dhe të ftuar të tjerë. aa

38-vjeçari vlonjat lyhet me benzinë dhe tenton të vetëdigjet para Gjykatës

VLORE– Një person ka tentuar t’i vërë flakën vetes para gjykatës së Apelit në Vlorë, pasi është lyer me benzinë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Rilindja’, ndërsa shtetasi që është lyer më benzinë dhe ka tentuar të vetëdigjet është A.C, 38 vjeç. Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë 38-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt.

Njoftimi i policisë:
Më datë 05.12.2017 rreth orës 10:20, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Rilindja”, përpara Gjykatës së Apelit Vlorë, një shtetas ka lyer veten më lëndë djegëse (benzinë).

Menjëherë pranë vendit të ngjarjes shkuan shërbimet e Policisë të cilët arritën të parandalonin në kohë që shtetasi A.C., 38 vjeç, të mos i shkaktonte vetes asnjë dëmtim.

Shtetasi po pyetet pranë ambienteve të Policisë për të sqaruar dhe zbardhur motivet që e çuan të ndërmerrte një veprim të tillë, ku më parë iu ofrua ndihmë psikologjike.

Liliana Hoxha: ja pse e vranë Mehmet Shehun

Në vijim të rrëfimit të saj për gazetën “Panorama”, nusja e Enver Hoxhës, Liliana Hoxha, tregon prapaskenat që bëheshin në majën e kupolës së shtetit komunist pa dijeninë e Enver Hoxhës, por nën regjinë e Nexhmije Hoxhës dhe Ramiz Alisë.

 

Tashmë, publiciste e njohur, zonja Hoxha ka botuar dhe dy libra, “Tanët” dhe “Pushtimi i brendshëm”, ku ajo tregon marrëdhëniet e komplikuara në familjen Hoxha dhe në Bllokun e drejtuesve të PPSH-së dhe aktivitetin agjenturor në Shqipëri.

Në lidhje me vdekjen e Kryeministrit Mehmet Shehu, zonja Hoxha shprehet se atë e vranë interesat e UDB-së, pasi ishte planifikuar ndërhyrje ushtarake e Shqipërisë në mbrojtje të Kosovës.

liliana

“E vranë në momentin kritik, kur me urdhër të Enver Hoxhës ishte përgatitur mësymja ushtarake në mbrojtje të Kosovës me strateg Mehmet Shehun”- thote ajo per “Panorama”.

Liljana tregon edhe se çfarë i ka thene Enver Hoxha pas kesaj ngjarjeje. Për Enver Hoxhën, vdekja e Mehmet Shehut, e treguar nga goja e nuses së djalit të tij, ishte një gjëmë e madhe.

PZAP hedh poshtë ankesat e LDK-së dhe PDK-së për Prishtinën dhe Prizrenin

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë ankesat e Lidhjes Demokratike të Kosovës të parashtruara në lidhje me rezultatin e garës zgjedhore të balotazhit për kryetar të Prishtinës. Po ashtu, PZAP, ka hedhur poshtë edhe ankesat e Partisë Demokratike të Kosovës në lidhje me ankesat e paraqitura për garën e balotazhit në komunën e Prizrenit.

Me këto vendime, PZAP, ka përjashtuar mundësinë e rinumërimit të votave për Prishtinën dhe Prizrenin.

LDK pretendon se kandidati i saj për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi është dëmtuar dhe si pasojë ka humbur garën nga kandidati i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti.

Po ashtu, edhe PDK, pretendon se kandidati i saj në Prizren, Shaqir Totaj, si pasojë e parregullsive ka humbur garën nga kandidati i Vetëvendosjes, Mutahir Haskukaj.

Tani, LDK-së dhe PDK-së u mbetet që t’i drejtohen, eventualisht Gjykatës Supreme nëse nuk pajtohen me vendimet e PZAP-së.

Ankesat kundër vendimeve të PZAP-së mund të parashtrohen brenda 24 orëve në Gjykatën Supreme të Kosovës. Kurse Gjykata Supreme, më pas, duhet te vendos lidhur me ankesat brenda 72 orëve.

Pse përmbytemi çdo vit (si janë trajtuar përmbytjet para ’90-s) – Nga Dhimitër Vogli

Autori i shkrimit të mëposhtëm quhet Dhimitër Vogli. Ai ka përfunduar studimet në vitin 1961 në Institutin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Sofie, me specialitet inxhinier Hidroteknik.

Në vitet 1961-1968, ishte përgjegjës në bonifikimin e fazës së dytë të punimeve në fushën e Maliqit, 1968-1975, projektues në Institutin e Studimeve dhe Projektimeve të Bonifikimit, 1975-1978, përgjegjës sektori projektimi në këtë institut.

Nga viti 1978-1990, ka qenë drejtor i Institutit të Studimeve të Projektimit të Bonifikimeve.

Ishte Kryetar i Nënkomisionit të rregullimit të tërësisë ujore të Liqenit të Shkodrës, Lumit Drin dhe Bunës, (1982-1990).

Eshtë laureat i Cmimit të Republikës, Klasi I Parë.

Shkrimi është botuar në DITA në 22 mars 2015.

Risillet për lexuesin pasi shumë nga problemet e ngritura janë ende shkaktare të përmbytjeve që përsëriten cdo vit: 

 

*****

Nga Dhimitër Vogli

Në fillim të shkurtit në Jugun e Shqipërisë, pati përmbytje nga lumi i Vjosës në rrethin e Vlorës, zona e Novoselës dhe në atë të Fierit, zona e Hoxharës, në një sipërfaqe gjithsej prej 17 mijë ha toka bujqësore.

Pse erdhi kjo përmbytje?

Kjo ndodhi sepse në pellgun ujëmbledhës të lumit Vjosa, si në territorin shqiptar po ashtu dhe në atë grek, pati reshje me intensitet të lartë dhe për rastet kur këto reshje shoqërohen me shtresë  të madhe dëbore, sikurse ndodhi në fillim të muajit shkurt, krijojnë një volum të madh uji, e për rrjedhojë në lumin e Vjosës prurja e ujit ishte shumë e madhe e solli si pasojë  përmbytje të tokave bujqësore e të zonave të banuara në të dy brigjet e saj.

Është e ditur se gjatë projektimit dhe ndërtimit të argjinaturave të lumit të Vjosës, krahu i djathtë i saj (drejtimi i rrjedhës) pa vajtur tek ura e Mifolit është lënë pa argjinaturë, me qëllim që kur të vijnë prurje të mëdha, uji i tepërt të kalojë këtu e të derdhet në fushë në zonën e Fierit, në mënyrë që të mos kemi prishje të argjinaturave në zonën e poshtme. Nisur nga ky fakt, në këtë zonë e cila është nën kërcënimin e përmbytjeve, nuk lejohej të ndërtoheshin objekte banimi, po ashtu edhe traseja e hekurudhës u kalua me urë në të gjithë gjatësinë e zonës së përhapjes së ujit.

Në argjinaturën e krahut të majtë (drejtimi i rrjedhës) uji fillimisht ka kaluar në vendet që shërbenin si rrugë kalimi për të shfrytëzuar shtratin e lumit dhe tokat brenda argjinaturave, e më vonë në pjesët më të dobëta e më të ulëta të saj.

Në kushtet e krijuara u morën masa për menaxhimin e përmbytjeve me shtabin e emergjencave, në mënyrë që demët e shkaktuara prej tyre të ishin sa më minimale.

Në shtabet e emergjencave duhet të ketë edhe specialistë që janë marrë me studimin, projektimin e ndërtimin dhe që njohin këto vepra. Ata në të tilla raste mund të japin mendime për ndërhyrje që sipas kushteve, mund të përmirësojnë gjendjen dhe sipërfaqen e përmbytur, që uji të mos qëndrojë 7 ditë mbi të por 3 ose 4 ditë, ose që thellësia e ujit të mos jetë 1 m por më pak.

Përvec kësaj, detyra e specialistëve është që të mbledhin të dhëna të sakta, në çfarë sasie ishin rreshjet në vende të ndryshme të pellgut shimbledhës, çfarë nivelesh të ujit u krijuan përgjatë lumit Vjosa që nga kufiri në Tre Urat,  tek Ura e Përmetit, tek ajo e Dragotit dhe Mifolit etj. Çfarë nivelesh u krijuan në argjinaturat e Vjosës, çfarë prurjesh u matën në këto akse të lumit; ç’nivele e prurje patën përrenjtë ose lumenjtë kryesorë që derdhen në Vjosë si Langarica, Drinosi, Shushica etj, çfarë nivelesh u krijuan në sipërfaqet e përmbytura dhe sa ishte kohëzgjatja e përmbytjes.

Këto të dhëna janë të nevojshme, jo vetëm për të patur një ide të qartë për atë se çfarë ndodhi gjatë kësaj dukurie natyrore, por do të jenë të nevojshme për studimet e ndërhyrjeve që duhet të bëhen në të ardhmen në mënyrë që ato të jenë në nivel sa më të lartë.

Po ashtu këto shërbejnë edhe për të përcaktuar se të çfarë rendi ishin ato, ishin historike apo jo, duke i krahasuar dhe me përmbytjet e mëparshme që kanë ndodhur në vendin tonë.

Nga të dhënat që disponohen, rezulton që në Janar-Dhjetor 2010 patëm përmbytje në zonën e Shkodrës e cila për nga madhësia e sipërfaqes së përmbytur ishte pothuajse e njëjtë, në Shkodër 14 mijë ha, në Vlorë e Fier 17 mijë ha. Por nisur nga kushtet e terrenit në të cilat ndodhet fusha e Nënshkodrës si dhe nga shkaqet e përmbytjes, kohëzgjatja e saj ishte më e madhe.

Nga një studim i kryer rezultoi se shirat e rënë në Shkodër në vitin 2010 ishin përafërsisht me 2% siguri (probabiliteti i përsëritjes, një herë në 50 vjet). Nga pamjet vizive të niveleve të Vjosës dhe të niveleve në zonat e përmbytura, besoj se edhe rreshjet që shkaktuan këto përmbytje në Jug të vendit ishin të po këtij rendi (mbetet të vërtetohet nga studimet). Përmbytjet e përshkruara më lart ishin në kohë të ndryshme dhe në zona të veçanta.

Si kanë qenë fenomenet e përmbytjeve në të kaluarën dhe si janë trajtuar ato?

Në muajt Dhjetor 1962 dhe Janar 1963 pati rreshje të shumta në të gjithë vendin dhe ujrat u shpërndanë në të gjithë ultësirën Perëndimore (zona fushore nga veriu në jug) duke përmbytur më shumë se 70 mijë ha toka bujqësore dhe të gjitha qendrat e banuara që ndodheshin në këto zona si dhe qytetet e Shkodrës, Lezhës dhe Beratit. Në atë kohë u bashkuan ujrat e Lumit të Vjosës me ato të Semanit dhe të Shkumbinit si dhe ujrat e Drinit me ato të Matit dhe Ishmit. Kjo bëri të domosdoshme marrjen e masave.

Për këtë u kryen studime e u ndërtuan argjinaturat në lumenjtë e Vjosës, Semanit, Shkumbinit, Matit dhe Bunës. Paralelisht me këto argjinatura u krye dhe bonifikimi i tokave kënetore duke filluar në veri nga këneta e Velipojës dhe e Casit në Shkodër, të Ishull Shëngjinit e Talës në Lezhë, të Thumanës në Krujë, të kënetës së Durrësit, të Bashtovës në Kavajë, të Tërbufit e Karavastasë së vogël në Lushnje, të Hoxharës në Fier, të Akernisë në Vlorë e duke përfunduar në Jug të vendit tonë me ato të Vurgut e Mursisë në rrethin e Sarandës.

Marrja e masave për bonifikimin e kënetave dhe sistemimin e lumenjve ishte një domosdoshmëri për kushtet natyrore dhe ekonomike që kishte vendi ynë.

Kështu nga 280 mijë ha toka bujqësore fushore që kemi, ndër to 250 mijë ha janë trajtuar me vepra bonifikimi, nga këto 50 mijë ha është përfituar tokë e re dhe rreth 200 mijë ha janë përmirësuar. E veçanta është se e gjithë zona fushore në Ultësirën Perëndimore përgjithësisht është në nivele të ulëta, në disa raste nën nivelin e detit, kështu që kullimi është dashur të kryhet me ngritje mekanike duke ndërtuar hidrovore. Për këtë janë ndërtuar 31 të tillë me kapacitet nga 2 m3/sek më i vogli, në 70 m3/sek më i madhi.

Problem ka qenë dhe është sistemimi i disa përrenjve të cilët për vetë natyrën e tyre në pjesën më të madhe të kohës kanë fare pak ujë, por në rast reshjesh intensive mund të sjellin për një orë sasi të mëdha uji që mund të bëjnë dëmtime të mëdha, sikurse ndodhi me përroin e Pogradecit, por raste të tilla me viktima kemi patur edhe me përroin e Përmetit, ato të zonës së Korçës etj.

Kështu janë sistemuar përrenjtë që kërcënonin me përmbytje qytetin e Korçës, të Elbasanit, Shkodrës, Lushnjës etj. Për qytetin e Vlorës u bënë studime, por projektet nuk u zbatuan plotësisht, kështu që problemet me përmbytjet në atë qytet deri në vitet 1990 mbetën të pazgjidhura.

Është fakt se ne jemi ndër vendet me më pak tokë bujqësore për frymë të popullsisë në Europë, ndoshta edhe në Botë. Për krahasim, vetëm Zvicra ka më pak se vendi ynë. Zvicra 600 m2/banor, Shqipëria 1300 m2/banor, Franca 3300 m2/banor, Greqia 3800 m2/banor, Bullgaria 4000 m2/banor, SHBA 6300 m2/banor.

Nisur nga fakti që toka bujqësore ishte e paktë, kërkohej që ajo të shfrytëzohej sa më mirë e për këtë krahas kullimit u kryen punime e u ndërtuan vepra për ujitjen e tokave. Kështu, u ndërtuan veprat ujitëse fillimisht që merrnin ujë nga lumenjtë e përrenjtë, më vonë u ndërtuan 650 rezervuarë me një rrjet ujitës 25 000 km, të cilët së bashku me kanalet me rrjedhje të lirë siguronin për ujitje të tokave bujqësore rreth 2 miliard m3 ujë, me të cilën ujiteshin çdo vit reth 350 mijë ha, që përfaqësojnë 65-70% të tokës në kulturë që ka vendi ynë në gjëndjen e sotme.

Ndërtimi i këtyre veprave u krye me sakrifica të mëdha. Për këtë ishin angazhuar ndërmarrjet dhe kantierët e bonifikimit të shpërndarë në çdo rreth të Republikës.

Në vitet e para pas çlirimit, nga vitet 1952-1960, krahas grupit të specialistëve të projektimit shqiptar punuan edhe disa firma projektuese të cilat hartuan projekt-idetë e Bonifikimit të Talës në Lezhë, Thumanës në Krujë, Hoxharës në Fier, atë të Maliqit në Korçë. Po ashtu nga këto firma u hartuan edhe projektet e ndërtimit të digave të tre rezervuarëve së bashku me rrjetin ujitës të tyre, të atij të Thumanës në rrethin e Lushnjës, të Kurjanit në rrethin e Fierit dhe Callikut në rrethin e Durrësit. Për këto vepra, meqenëse të dhënat në kohën e projektimit ishin të pakëta, u desh të bëheshin ndërhyrje të mëvonshme për përmirësimin e tyre. Mbas vitit 1960 ndërtimi dhe projektimi i veprave të kullimit dhe ujitjes u krue nga specialistët shqiptarë të inkuadruar në Institutin e Studimit e të Projektimit të Veprave të Kullimit dhe Ujitjes. Me kalimin e viteve u krijua tradita dhe përvoja, e cila bëri të vijë duke u ngritur niveli i personelit inxhiniero-teknik në studimin dhe projektimin e këtyre veprave.

Koha ka treguar se projektimi i këtyre veprave ka qenë në nivel të lartë, ato kanë kryer funksionin për të cilin janë ndërtuar dhe në vartësi të mirëmbajtjes, e kryejnë atë edhe sot.

Për ndërtimin dhe projektimin e këtyre veprave kanë punuar një armatë e tërë inxhinierësh ndër të cilët po përmend vetëm disa më kryesorët që janë:  Inxhinierët Farudin Nuri, Mice Veshi, Iljaz Cerga, Ilia Plasa, Murat Klosi, Zef Rakacolli, Kujtim Kadriu, Nezir Nota, Agim Basha, Stavri Naço etj.

Ishin këto vepra që krijuan mundësinë që vendi ynë të bëhej i jetueshëm ekonomikisht e popullsia e tij të shtohej nga 1 milion banorë që ishte në vitin 1938 në mbi 4 milion në vitin 1990. Janë këto vepra, rrjeti i kanaleve kullues e ujitës në të gjithë zonën fushore, rezervuarët ujitës të shpërndarë në të gjithë teritorin që bëjnë që kur shikon vendin tonë nga avionic, të duket se këtu dora e njeriut ka vepruar më tepër se në vendet e tjera. Ne nuk jemi as më të zgjuar, as më të pasur se ato, por nevoja për të kryer ato punime ka qenë më e madhe, bile mund të thuhet se ajo kanë qenë determinuese.

Mbas vitit 1990 nuk është ndërtuar asnjë vepër e re, as për kullimin e as për ujitjen.

Një pjesë u prishën plotësisht, sikurse janë stacionet e pompimit për ujitje, ose pjesërisht, sikurse janë kanalet ujitëse, veprat e artit, argjinaturat etj.

Mirëmbajtja e këtyre veprave nuk ka qenë në nivelin e kërkuar, përjashto hidrovorët të cilët përgjithësisht kanë qenë në gadishmëri, si dhe rehabilitimi i disa veprave të kullimit dhe ujitjes.

Aktualisht nuk dihet gjendja për të gjitha veprat, digat e rezervuarëve, kanalet ujitëse, kanalet kullues, veprat e artit, argjinaturat, gërryerjet e lumenjve, sistemimi i përrenjve etj. Këto vepra janë një pasuri e vendit e cila është krijuar me sakrifica të mëdha, të cilën ne e disponojmë dhe duhet të vihet në eficencë të plotë për t’i shërbyer sa më mirë rritjes ekonomike të vendit. Për të vënë këtë pasuri në eficencë duhen patur struktura organizative në të gjitha degët e saj. E para që duhet bërë, është të krijohet një “Njësi” ose “Byro” me specialistë kompetentë e cila do të trajtojë anën teknike dhe organizative të këtyre veprave.

Dikur, për projektimin e këtyre veprave ka patur një institut i cili studionte dhe projektonte të gjitha veprat në fushën e ujitjes, kullimit, të mbrojtjes nga gërryerjet e lumenjve të tokave bujqësore e qendrat e banuara etj. Sikurse për veprat e bonifikimit ka patur edhe institute të tjera projektuese, si ai për rrugët dhe hekurudhat, i hidrocentraleve dhe linjave të tensionit të lartë, arkitekturës dhe urbanistikës, ujësjellësave, Instituti i Hidrometeorologjisë, gjeologjia inxhinierike etj. Këto institucione sipas rastit bashkërendonin punën ndërmjet tyre.

Me kalimin e viteve erdhi duke u ngritur niveli tekniko-shkencor i specialistëve, u krijua tradita dhe u konsolidua përvoja në studimin e projektimin e këtyre. Ishin këto institute që kryenin sudimet paraprake për të gjitha veprat e që ja parashtronin qeverisë për t’i vendosur në planet e ndërtimit afatmesme e afatgjata.

Kjo traditë e krijuar për të cilën shoqëria kishte investuar dhe kjo përvojë e fituar ndër vite, pas vitit 1990 u zhduk me prishjen e këtyre instituteve. Por siç dihet, përvoja as nuk blihet dhe as nuk trashëgohet, ajo krijohet me një përkushtim e punë të vazhdueshme. Kështu edhe specialistët që ishin në këto institute me nivelin intelektual e tekniko-shkencor përbënin një pasuri kombëtare.

Pas prishjes së institutive, organizimi i studim-projektimeve iu la spontanitetit, i cili është vështirë të kuptohet se si funksionon. Për problemet që trajtonin këto institute, të gjithë shtetet kanë institucionet përkatëse. Kështu edhe në SHBA ka një byro shumë prestigjioze të bonifikimeve që është e atashuar në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, meqenëse aktiviteti i saj është përgjithësisht shërbim. Por siç dihet, Amerika siç është superfuqi në ekonomi, në ushtri, ashtu është edhe në shkencë.

E natyrisht ne nuk do të imitonim Amerikën. Por mund të bëhet ashtu si e kanë vendet që na afrohen më shumë siç janë: Maqedonia, Bullgaria, Kosova, Kroacia të cilat këto shërbime i kanë të mirëorganizuara.

“Njësia” ose “Byroja” që duhet të krijohet, do të mbulojë të gjithë gamën e problemeve që kemi në fushën e bonifikimeve, të cilën për vetë kushtet natyrore e kemi më të madhe dhe më të mprehtë sesa të gjitha vendet që na rrethojnë. Kjo njësi do të drejtojë studimet e projektimet në fushën e bonifikimeve, natyrisht jo vetëm, por duke inkuadruar firmat, studiot private të cilat duhet të kenë specializimin e nevojshëm për të kryer këto detyra.

Njësia, natyrisht nuk do të jetë me madhësinë e ish Institutit të Projektimit të Bonifikimeve, por do të jetë me një personel të mjaftueshëm për të kryer detyrat e saj. Vartësia e saj mund të jetë nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Bujqësisë ose të ndonjë Institucioni në vartësi të kryeministrisë, që mund të krijohet duke përmbledhur edhe departamente të sektorëve të tjerë të ekonomisë. Detyrat e kësaj njësie do të jenë të shumta, por ajo më kryesorja të shërbejë si filtër nga i cili do të kalojnë të gjitha fondet për investimet e veprave.

Njësia do të përcaktojë dhe kontrollojë që veprat të jenë me parametrat e kohës. Kështu për shembull; siguria e argjinaturave për mbrojtjen nga përmbytjet mund të jetë më e madhe se sa deri tani, teknologjia e ujitjes mund të përmirësohet, duke kaluar në ujitjen në formë shiu, me pika etj. Projekti i çdo vepre, para se të vendoset në planin e ndërtimit duhet të marrë miratimin nga njësia.

Çfarë vërehet p.sh duke udhëtuar për në Korçë: Ura në Labinot Fushë nuk i ka përmasat dhe uji del në rrugë sa herë që bie shi i rrëmbyeshëm. Në Maliq, në mbushjen e re të rrugës nuk u ndërtua tombinoja që ishte në rrugën ekzistuese e për rrjedhim në rast shirash, përmbyten rreth 50 ha toka bujqësore që nuk ishin të përmbytura edhe kur fusha e Maliqit ishte Kënetë. Kështu probleme vërehen edhe kur udhëton për në Vlorë për në Shkodër etj.

Duke ekzistuar kjo njësi, do të rritej edhe niveli teknik i specialistëve, sepse kur e di që projekti do të kontrollohet nga specialistë të kualifikuar, përgjegjësia dhe vëmendja që i kushton projektuesi i çdo firme qoftë, është maksimale, po ashtu edhe vërejtjet që mund të bëhen ai i ka parasysh në projektet pasardhës.

Njësia do të evidentonte problemet kryesore që ka vendi ynë në këtë fushë e do t’ia parashtronte qeverisë për zgjidhje, nga të cilat po përmënd disa:

Zonat torfike në fushën e Maliqit po kthehen në kënetë. Nga kjo fushë sot në 300 ha nuk merret asnjë prodhim (nuk mbillet). Në 2000 ha të tjera merren rendimente shumë të ulëta se ato mbillen vetëm me kultura pranverore. Në këtë zonë jetojnë qindra familje në gjendje shumë të vështirë. Nga një studim i kryer vite më pare, ka rezultuar se në rast se ndërtohet kjo vepër, vetëshlyerja është për 5 vjet.

Në fushën e Devollit dhe të Korçës, në një nga zonat më të populluara dhe më pjellore të vendit janë mbi 10 mijë ha pa ujë. Dikur kjo zonë ujitej nga uji i Prespës së Vogël, i cili ka vite që nuk merret. Është mundësia që nga ky liqen të merren 25-30 milion m3 ujë që mund të përdoret për ujitje në periudhën e verës. Për këtë nuk duhen investime të veçanta mbasi rrjeti ujitës është i ndërtuar. Por duhet që të bisedohet e të rakordohet me palën greke.

Takimi duhet bërë me grupe specialistësh të fushës së hidroteknikës dhe mund të gjendet zgjidhje që të plotësojë kërkesat e të dy palëve. Është për të theksuar se ndërtimi i një vepre tjetër në luginën e Devollit që mund të sigurojë 25 milion m3 ujë do të kushtonte rreth 50 milion euro, por përveç kësaj do të kishte dhe shumë probleme të tjera lidhur me shpronësimet si dhe do të kërkonte edhe kohë të gjatë për t’u ndërtuar.

Hidrovori në Porto Romano, Durrës, është ndërtuar që të sigurojë kullimin e ish kënetës për t’u mbjellë me kultura bujqësore, por tashmë që ajo fushë është kthyer në zonë të banuar kërkon një ridimensionim me siguri më të lartë, që ta garantojë nga përmbytja.

Mbrojtja e qytetit të Përmetit nga përroi i Bardhë i cili ka shkaktuar disa herë edhe viktima, është bërë para 50 vitesh. Ajo duhet rishikuar sot; po kështu duhen parë edhe problemet që ka qyteti i Elbasanit, Shkodrës, Korçës, Lushnjës etj. Si këto probleme ka edhe shumë të tjera që duhen rilevuar e vendosur për zgjidhje me grup specialistësh të kualifikuar të kësaj “ Njësie”. Por më kryesori është që të kryhet një studim i cili të përfshijë të gjitha veprat ekzistuese të kullimit dhe të ujitjes.

Në këtë studim të pasqyrohen:

-Gjendja e digave të rezervuarëve, e rrjetit të kanaleve ujitës, kanaleve kullues, veprat e marrjes së ujit, veprat e artit, argjinaturat, geryerjet e tokave nga lumenjtë etj.

-Për këto vepra duhet të evidentohen problemet problemet që ato kanë, mënyra e rehabilitimit të tyre dhe kostoja e përafërt e secilës vepër.

-Nga ky studim do të dalë se cilat vepra janë me leverdi për t’u ndërtuar, e rrjedhimisht fill pas leverdisë të përcaktohet edhe radha e ndërtimit të tyre, lidhur kjo me mundësitë që ka shteti.

Për kushtet aktuale që shteti nuk e ka këtë njësi, mendoj se një mundësi është që menaxhimi i studimit për gjendjen dhe rehabilitimin e veprave të kullimit dhe ujitjes si edhe problemeve të tjera në këtë fushë, mund të drejtohet nga Banka Botërore ose institucione të tjera ndërkombëtare që japin donacione ose financime në të tilla drejtime, në bashkëpunim me specialistë shqiptarë të fushës. Për këtë në vendin tonë Banka Botërore në fushën e bujqësisë ka një përvojë të suksesshme, si menaxhimin e fondeve për rehabilitimin e një pjese të veprave të kullimit dhe ujitjes.

Në pëmbytjet e Shkodrës në Nëntor-Dhjetor 2010, prej saj u dhanë fondet me të cilat u krye studimi “Mbi masat emergjente në brigjet dhe argjinaturat e lumit Buna në zonën e Dajçit Shkodër”, si dhe studimi për “Masat afatmesme për eleminimin e riskut të përmbytjeve nga lumi i Bunës”. Për masat emergjente u hartuan projekte dhe gjatë vitit 2011 u kryen të gjitha punimet e parashikuara. Ndërsa për masat afatmesme nuk është bërë asgjë.

Po ashtu nga BB u drejtua studimi “200 Digat e Bujqësisë me Problemet më të Mëdha” i cili u krye nga specialistët shqiptarë nën drejtimin e një firme angleze. Por duhet parë gjendja e duhet të evidentohen problemet së bashku me masat që duhet të merren edhe për 450 diga të tjera të bujqësisë, të cilat nuk përjashtohet që të kenë nevojë dhe për ndërhyrje emergjente.

Kështu nisur nga fakti që ne kemi shumë pak tokë bujqësore, si edhe që aktualisht më tepër se 40% e popullsisë është në fshat, ku bujqësia është nga degët kryesore të ekonomisë, është e domosdoshme që këtë sipërfaqe bujqësore ta trajtojmë me vëmendjen maksimale duke marrë të gjitha masat për një prodhim të garantuar: Siç është kullimi, pa kullim nuk ka fare prodhim; në vazhdim janë ujitja, mbrojtja nga gërryerjet, si dhe të gjitha masat e tjera agroteknike si punimi i tokës, plehrimi, farërat etj.

Fenomenet natyrore të përmbytjeve  dhe të thatësirave egzistojnë, e po ashtu edhe dukuritë ekstreme, përmbytje të mëdha ose thatësira të mëdha. Por detyra e njeriut është që të merren masa që pasojat të jenë sa më minimale.

FOTO – Ja pajisja e dyshimtë që iu gjet italianit në portin e Durrësit, dyshohet se përdoret për përgjime

DURRES- Kjo është pajisja që i është kapur mbrëmjen e djeshme një shtetasi italian në Portin e Durrësit, e cila dyshohet se përdoret për përgjime. “News 24” dhe “BalkanWeb” ka siguruar foton ekskluzive të pajisjes, e cila iu gjet në posedim italianit me inicialet G.I, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria.

Burime nga policia e Durrësit thonë për “BalkanWeb” se italiani ka deklaruar para grupit hetimor se pajisja shërben për matjen e cilësisë së ujit.

Por, hetuesit thonë se deklarimet e shtetasit italian janë të dyshimta, pajisja duket qartë që kryen shërbime të tjera elektronike, të cilat nuk kanë lidhje me cilësinë e ujit. Tashmë pajisja është dërguar për ekspertizë pranë laboratorit shkencor, dhe priten rezultatet për të përcaktuar se për çfarë shërben realisht pajisja që u gjet në posedim të italianit.

Megjithatë, italiani me inicialet G.I nuk ka pranuar të tregojë se nga cili autoritet publik apo agjenci private është kontraktuar për të ofruar shërbimet e tij. Aktualisht ai ndodhet i shoqëruar në polici, derisa sa të zbardhet ngjarja.

Skandal në Elbasan, zhduken tri dosje të rëndësishme të Prokurorisë

ELBASAN- Zhdukja e tri dosjeve, dy për pastrim parash dhe një për abuzim me fondet e një rruge, ka çuar në dyert e policisë një prokurore të Elbasanit.

Burime nga policia thanë se mëngjesin e tri ditëve më parë, Armanda Xhaferri, ka konstatuar se në zyrën e tij mungonin tre fashikuj, që i kishin mbërritur nga Njësia Task Forcë. Një grup hetimor i ngritur enkas për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, ka këqyrur zyrën e prokurores Xhaferri, por nuk ka konstatuar thyerje nga jashtë.

“Ka dyshime të forta” – thonë burimet policore – “se fashikujt janë marrë nga punonjës të kësaj prokurorie, pa dijeninë e saj”.

Burimet sqaruan për “News 24” se nga verifikimet paraprake rezulton se bëhet fjalë për një konflikt të lindur mes prokurores dhe drejtuesve të institucionit të akuzës në Elbasan.

Me firmën e titullarit, Prokuroria Xhaferri është transferuar në një seksion tjetër dhe sipas ligjit, duhet të bëjë dorëzimin e dosjeve që tashmë pretendohet se janë zhdukur.

Para hetuesve ajo ka pretenduar se bëhet fjalë për dosjet tejet të rëndësishme dhe me impakt të lartë publik, e për këtë arsye këmbëngul që hetimin e këtyre çështjeve duhet ta vijojë ajo.

Për këtë arsye, ka refuzuar të bëjë dhe dorëzimin e fashikujve, të cilët më pas nuk i ka gjetur në zyrën e saj të punës, por janë marrë prej andej nga administrata e prokurorisë dhe i janë dorëzuar një tjetër prokurori.

Sa u përket emrave të personave që po hetohen për pastrim parash e korrupsion burimet policore janë të rezervuara, por i paqartë mbetet konflikti i lindur në organin e akuzës.

Për momentin po hetohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.

Berisha tregon pjesën e bisedës që ‘fshehu’ Rama për takimin e parë: Ja çfarë më tha

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kthyer përgjigje kryeministrit Rama, duke sjellë sipas tij të plotë takimin e parë mes tyre dhe bisedën që ata zhvilluan në atë takim.

“Së pari të them se po të ngushtohet rrethi, po ecën drejt vendit në një birucë fare të mirë ku e meriton për gjëmën. Ti je peshku i madh dhe ti duhet të mbash përgjegjësinë për krimin monstruoz që ke bërë ndaj këtij vendi.

Së dyti, fole për një miting për 10 janar 1991, memoria ime është e imja, është e vërtetë që ke ardhur me dy vetë, si i përmende, por cfarë më tha:

Unë nuk flas si ti- tha,

Po ca do thuash, i thashë

Do them, tha, që në cdo shtyllë duhet të varet një komunist, një anëtar i Komitetit Qendror.

Thuaje, i thashë, por mos harro të thuash edhe për baben tënd”.

Do ta them, tha.

Rama tregon takimin e parë me Berishën: Isha me Klosin e Trebeshinën dhe më tha…

Rama ka theksuar me krenari se borxhin e madh moral dhe ligjor për të përndjekurit e ka shlyer partia e tij, pra PS.

Ai ka treguar takimin e parë me Berishën dhe ka cituar fjalët që ai iu ka thënë në atë takim.

“Në 1991 në janar te sheshi i stadiumit, dhe shoku Sali me tha, unë me Trebeshinën dhe Klosin, ju doni të nxirrni llumin e Shqipërisë nga burgjet, PD është prerazi e ndarë nga ai llum. Fjalia e stërdëgjuar nga instancat e Partisë së vërtetë të Saliut, se të dytën e ktheu në karagjozllëk kombëtar ky.

Bëtë çorap se kudo këtë bëni, sa herë ju jepet një celës zyre ndërtoni fshatin tuaj. Nuk dini të bëni shtet, qytet, por fshatin tuaj dhe pastaj merrni dhe plackat me vete dhe i lini zyrat drangull

Ju bëtë që të burgosur politikë të ikin nga ajo botë pa marrë asnjë qindrakë, ndërkohë që spiunët kanë marrë paratë nga fondi për ta, se duhet të marrin lekët fara dhe fisi i SHQUP-it, jam krenar që PS ka kompletuar plotësisht të gjithë listën e të gjallëve”.

Tinka Kurti u rrëzua nga shkallët, reagon ministrja Manastirliu – Aktorja: S’kam probleme

“Po pati mundësi Ju zonja ministre e Shëndetësisë a mundesh nesër të gjesh pak kohë ta marrësh këtë zonjë dhe ta shoqëroni ju vet në spital dhe ti bëhen të gjitha ekzaminimet vetëm për një fakt…”

Me kete apel per ministren e Shendetesise, Perparim Kabo njoftonte se aktorja e madhe Tinka Kurti ishte rrezuar nga shkallet e pallatit ku banon dy dite me pare dhe ambulanca nuk kishte ardhur pasi ishte pushim.

Por duket se reagimi ka qenë i menjëhershëm nga ministrja.

 

“Sapo bisedova me Tinka Kurtin ….Ju falenderon Ju të gjithëve që keni shprehur solidaritetin më të…brenda dhe jashtë Shqipërisë…Ajo më bëri me dije se Ministria e Shëndetësisë ka kontaktuar me të dhe i ka afruar të gjithë gatishmërinë njerëzore dhe institucionale për shëndetin e saja…Zonja Ministre megjithëse personalisht unë nuk Ju njoh ky gjest i Juaji më dha rastin t’Ju njoh….Ju faleminderit për mirëkutimin tuaj dhe kujdesin ndaj mikes së të gjithë shqiptarëve aktores së shquar TINKA KURTI e cila në 17 dhjetor 2017 mbush 85 vite…Tinka shqiptarët kudo ku janë të duan…Shërim të shpejtë fisnike”, shkruan profesor Kabo sot ne FB.

Sakaq, “Faleminderit, por nuk kam probleme shëndetësore”, mesohet te jetë shprehur aktorja e njohur, raporton BW.

Protokolli shqiptar a ka kod? – Nga LINDA KALEMI

Fatkeqeshisht ne Shqiperi nuk eziston sherbimi IMAGE MAKER kusht ne sektorin drejtues te politikes, biznesit , arsimit, ne skene, podium e ekran. Imazh nuk eshte veshja e floku trendy, nuk eshte te ngjeshesh marka e bizhu mbi trup, nuk eshte logo e cantes qe tregon ne ekran kur busti e fytyra anon ne nje krah.. nuk eshte ti besh studentet me topuze e taka grash ne cerenonine e dipllomimit. Imazh eshte trajtim dhe edukim total i aparences e xhesteve, shkurt : nje trup, nje shikim, nje ecje qe flet.. E si realizohet ? Se pari duhet te dijme ” kush jam une” , te njohim konstruktin , vecorite, mangesite, difektet e fizikut, te qendrimeve e xhesteve . Pasi i konstatojme trajnohet per te evituar mangesite dhe evidentuar anet pozitive. Image maker nuk mund ta realizoje nje stilist sic ndodh tek ne qe prezantohet ne programet e mengjesit koke e kembe me xixa si pema e vitit te ri.. apo stilisti qe vesh modelet dhe i hedh ne podium ku ato ecin me kurrizin gunge , me krahet qe levizin me shume se kembet apo me mimika ekstreme si kliente semaforesh… Ky eshte konstatim i stilisteve te huaja te ftuara ne eventet tona..
Ne rastin konkret ne protokollin Presidencial mbajtur per festat e Nentorit shihen mangesi te cilat vetem nje analist i fushes i percepton.
Eventet protokollare kane kategorite e tyre , ne kete rast nuk eshte nje protokoll rutine por niveli me i larte me vlera kombetare, nderkombetare , ku fotot rregjistrohen ne arshiven historike te kombit. E fillojme nga e majta ne te djathte :
Z. Meta, veshja eshte zyrtare e thjeshte por jo per kete nivel protokollar. Duhet te ishte kostum. Qendrimi, supet duhet te jene ne nivel te barabarte qe te mos jape imazhin e nje lideri te lodhur.
Znj. Meta. veshja eshte me ngjyren e duhur , por prerja jo, eshte veshje e shkurter qe spikat teper gjunjet dhe kembet e tul’ta, veshja duhet te ishte me gjatesi nen gju sepse ne keto raste evidentohet tema jo personi, ky sygjerim eshte edhe per mesuesit e pedagoget. Gjithashtu kepucet e saj modeli babete (balerine) jane jashte konceptit protokollar , perdoren rrugeve dhe jo eventeve , specialistet theksjone qe ekuilibri i trupit anon mbrapa, deformon ecjen e demton fizikun. Vec kesaj keto kepuce nuk rekomandohen ne asnje rast per nje femer qe nuk ka kembe te gjata.. Jam e bindur qe ecja e saj ne kete protokoll nuk ka qene etike e estetike. Krehja floket e saj jane imazh i perditshem , floket mund te ishin trajtuar edukuar mé specifikisht per kete event.
Z. Ruci. Veshje protokollare e duhura, qendrimi korrekt, mimika pak e ashper , mund te zbutet.
Znj. Rama. Veshja e duhur, por shalli i kuq nuk eshte aksesor i veshjes por nje shtese mbi brezin e fustanit , nje material qe nuk i pershtatet fustanit, por shall zhubrosur , te kuqen mud ta perdorte diku tjeter, si nje kordele fine apo aksesor por jo nje shall mbi brez , Supet e fustanit duhet te ishin me te ngritura sepse jane te rena , imazh qe ne cdo rast zmadhon moshen dhe vithet i tregon me te gjera. Krehja eshte e duhur. Qendrimi eshte korrekt
Z. Rama. Kostumi i duhur elegant . Aksesoret me vend , kombinim i imazhit politik e artistik. Qendrimi teper i lartesuar. Mimika te jete me e bute e jo buzeshtrenguar .
Ne kete tabllo pervec znj.Rama tek te tjeret spikaten portrete me mimika te trembura, u mungon ngrohtesia, celesi baze qe percjell besim tek zgjedhesit e tyre. .
Dhashe nje konstatim flash bazuar vetem ne kete foto, nuk eshte perfekt. Nese do te isha prezent do vereja tipare te ndryshme te ngjashme apo mé pozitive e do thellohesha me teper ne analize. Uroj te jem mirekuptuar nga te gjithe , nese PO jam gati ti ndihmoj edhe nga larg , metropoli ku sherbej 20 vjet si Image Maker politikaneve , figurave, modeleve e komunitetit turk, mjafton te nisin fotot. E bej me kenaqesi dhe pa interes, keshtu kryej detyren humane ndaj populit tim per ata qe ka zgjedhur. Gezuar festat !!


Send this to a friend