VOAL

VOAL

Tiranë: Ndalohet pronari i një firme pas vdekjes së dy punëtorëve

Ilirian Agolli

Në Tiranë, policia ndaloi sot pronarin e një firme si përgjegjës për vdekjen në punë të 2 punëtorëve në mesin e gushtit të kaluar.

Gjatë këtij viti ka shkuar në 25 numri i punëtorëve, që kanë humbur jetën gjatë punës në kantiere ndërtimi dhe firma prodhuese.

Sindikatat ankohen për shkallën e ulët të sigurisë në punë, por sipas tyre, papunësia e lartë është shkaku kryesor, që punëtorët pranojnë të punojnë në këto kushte dhe me paga të ulëta.

Policia e Tiranës njoftoi sot se ka arrestuar pronarin e firmës “Skela Syla”, tre javë pas incidentit tragjik në periferi të Tiranës, ku dy punëtorë ndërtimi humbën jetën gjatë punës.

46 vjeçari Petrit Syla është personi i dytë, që mbahet përgjegjës nga prokuroria për vdekjen e dy punëtorëve, teksa skelat e hekurit u shkëputën u shkëputën nga një pallat gjatë rikonstruksionit.

Prokuroria kërkoi ndalimin e tij dhe të një personi tjetër pas vdekjes në punë të dy punëtorëve 31 dhe 36 vjeç.

Kompania “Xhimi” me përvojë 3 vjeçare, dhe “Skela Syla” me përvojë 11 vjeçare janë në proces hetimi për incidentin.

E para nuk ishte kontrolluar asnjëherë nga inspektoriatet, ndërsa e dyta ishte inspektuar plot 16 herë në një dekadë.

Incidentet e punëtorëve në kantieret e ndërtimit dhe firmat prodhuese janë të shpeshta në Shqipëri.

Nga janari deri sot janë regjistruar në 9 muaj 99 incidente, nga këto 25 punëtorë kanë humbur jetën dhe pothuaj të gjitha (21 raste) i përkasin sektorit të ndërtimit.

Inspektoriati Shtetëror i Punës ka hetuar 114 subjekte private për mënyrën se si trajtojnë punëtorët, dhe ka vendosur 34 gjoba dhe 29 dënime administrative për të ndikuar sigurinë e punëtorëve dhe ruajtjen e shëndetit të tyre në punë.

Sindikatat e pakta dhe të pafuqishme ankohen shpesh në Shqipëri për masat e ulëta mbrojtëse nëpër kantieret e punës dhe prodhimit.

Pjesën dërrmuese të aksidenteve në punë e ka sektori i ndërtimit, minierat, energjia, uji dhe në funs shërbimet publike.

Shqipëria është midis vendeve me nivel të lartë të vdekjeve nga aksidentet në punë.

Mesatarja e BE-së është 1.8 vdekje për 100 mijë punëtorë, ndërsa Shqipëria deri tani e ka praktikisht këtë viti mesataren e vdekjeve në punë së paku 4 herë më të lartë se Bashkimi Europian.

Shqipëria gjendet përgjithësisht në vështirësi të mëdha sa u takon kushteve të rënda të punës dhe pagave të ulëta për një pjesë, dhe papunësisë së lartë për pjesën tjetër të banorëve.

Minierat janë sektori më i rrezikshëm me kushte pune minimale dhe ku vazhdojnë të humbin jetën jo pak minatorë.

Në 5 vitet e fundit kanë humbur jetën në vendin e punës 42 minatorë.

Qytetet pranë minierave shqiptare janë tejet të varfëra dhe shumë të mitur shfrytëzohen për punë të ndryshme.

Studiues të ekonomisë pohojnë se përpjekjet e qeverisë për të hapur vende të reja janë të pamjaftueshme.

Sipas tyre, papunësia e vërtetë është së paku 2 deri në 3 herë më e lartë se sa statistikat qeveritare.

Papunësia e lartë është shkaku kryesor pse punëtorët pranojnë të punojnë në kushte të vështira dhe me paga të ulëta, nga frika e zëvendësimit të menjëhershëm.

Pjesa dërrmuese e të papunëve po emigrojnë në shtete të tjera për të mbijetuar, dhe jo për një jetë më të mire, duke lënë prapa varfërinë e thellë.

Punëtorët në Shqipërinuk trajtohen me dinjitet, thonë vëzhgues të ekonomisë, mbahenme paga e sigurime të ulëta, me shëndetësi të pagarantuar dhe pa kushte teknike, ndërsa punojnë edhe në ditët e pushimit dhe u shkelen të drejtat të tjera si punëtorë dhe si qytetarë.

Tiranë: Ndryshimet gjuhësore dhe pastërtia e shqipes, flasin ekspertët (video)

Ilirian Agolli

Në Tiranë, studiues dhe qytetarë, të vëmendshëm ndaj çështjeve kulturore, diskutojnë me shqetësim mbi pastërtinë e gjuhës shqipe dhe ndikimit të saj nga gjuhë të tjera.

Autoritetet e kanë kthyer lëndën e shqipes në shkollat e mesme, por sërish problemet janë të dukshme.

Studiuesit shqipes pohojnë se ndikimi prej gjuhëve të tjera, apo hyrja e fjalëve nga gjuhë të tjera janë dukuri që përsëriten në shekuj dhe u ndodhin të gjithë gjuhëve. Por mësimi i Gjuhës shqipe nuk mjafton thjesht të ndalet rregullat e drejtshkrimit. Alarmi i vërtetë sot, sipas studiueses Enkeleida Kapia, është mospërdorimi i dendur i gjuhës shqipe me shkrim e lexim.

“Nxënësit nuk lexojnë më, ata nuk lshkruajnë më. Disa nga rregullat drejtshkrimit, për të cilat ne jemi të shqetësuar sot, vijnë pikërisht nga leximi i theksuar dhe shkrimi i theksuar, praktikave që ne kemi në shkolla. Ato vijnë edhe për shkak se si e konceptojmë mënyrën e mësimit të gjuhës amtare, duke filluar nga programet e formimit të mësuesve” – tha gjuhëtarja Enkeleida Kapia, nga Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë.

Vitet e fundit është rritur vëmendja shtetërore ndaj gjuhës shqipe dhe po shtohen orët e mësimit në programet shkollave. Kjo vjen për shkak të shqetësimit të përgjithshëm se gjatë tranzicionit shqipja u destabilizua dhe mori ndikime e goditje nga më të ndryshmet, thotë studiuesja Anila Omari.

“Ndryshimet kryesore janë në fushën e leksikut, që është edhe pjesa më e lëvizshme e gjuhës, dhe më të ngadalshme janë në gramatikë e në sintaksë. Edhe atje vihen re ndryshime. Shikojmë forma të çuditshme të emrave në numrin shumës si shall / shaje, link / linqe, truk / truqe” – tha zonja Omari.

Shqipja është vazhdimisht nën presionin e gjuhëve me status ndërkombëtar si anglishtja, por po aq i madh është ballafaqimi i saj me gjuhët e vendeve fqinje si italishtja dhe greqishtja për shkak të emigrimit dhe shkëmbimeve ekonomike.

Kjo është fusha e parë ku duhet bërë kujdes më i madh, thotë Valter Memisha, drejtues i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike.

“Në radhë të parë është ndikimi në leksik, ku futen shumë fjalë. Ka një konkurrencë të gjerë fjalë shqipe / fjalë e huaj. Njerëzit janë pragmatistë dhe përdorin fjalën që kanë më lehtë. Por institucioni ynë punon t’i japë përparësi fjalës shqipe” – thotë zoti Memisha.

Emigrimi i shpeshtë, tregtia me të huajt, shkollimet jashtë vendit, apo pushtimet shumë-shekullore, janë dukuri të përbotshme, ku gjuhët ndikohen shumë nga njëra tjetra.

Nevoja kryesore për shqipen është se në shkolla duhet të mësohen etapat e zhvillimit historik të saj, në mënyë që ajo të njihet sa më thellë, pohojnë studiuesit, sepse kështu ajo mbrohet më mirë.

“Mendoj se alarmi që është ngritur më tepër me faktin që ne si popull, për shkak të mënyrës se si jemi shkolluar, nuk njohim mirë fazat historike të zhvillimit të shqipes. Nëse do t’i njihnim mirë këto faza, nuk do ta quanim këtë periudhë ku jemi si një rrezik i jashtëzakonshëm. Këto kanë ndodhur në periudha të ndryshme në të gjitha gjuhët, sepse përndryshe ne do të vazhdim të flisnim gjuhën e Budit dhe të Bogdanit” – tha zonja Kapia.

Shkurtimet e fjalëve në komunikImet e rrjeteve soc nuk e prishin gjuhën, thekson nga ana tjetër zonja Omari, por vëmendja e qytetarëve dhe administratës ndaj gjuhës duhet të jetë më e madhe dhe përmirësime po ndjehen si nga futja e redaktorëve gjuhësorë ashtu edhe nga futja e gjuhës shqipe në shkollat e mesme.

“Shkolla është baza për çdo gjë dhe aty duhet mëshuar më shumë. Mësimdhënia dhe trajnimi i mësuesve janë pika ku duhet patur shumë kujdes, sepse edhe aty ka mungesa. Gjithashtu duhet një reformë me tekstet, duhet një rikonceptim i mësimdhënies së gjuhës dhe letërsië shqipe në shkollë. Është gjë e mirë që edhe shteti e ka kthyer vëmendjen ndaj gjuhës dhe ndoshta bëhet diçka në këtë aspekt, pra në mësimdhënie” – tha zonja Omari.

Marrëdhëniet e shqipes me dialektet e saj në krahinat më të larmishme, sepse ende nuk është studiuar plotësisht struktura sintaksose dialektore e saj.

Zoti Memisha thotë se një nga projektet më të rëndësishme të institutit që ai drejton është ai mbi variacionet sintaksore të shqipes.

Ai shton se kujdesi për shqipen është i përditshëm, pavarësisht se sfidat janë të shumta.

“Ne duhet të ruajmë atë që është kryesorja: strukturën gramatikore. Një gjuhë e përcakton struktura gramatikore. Nëse prishet struktura gramatikore, në sintaksë dhe në gramatikë, atëherë prishet fytyra e gjuhës dhe gjuha do të shuhet edhe vdesë dalëngadalë. Shqipja është një nga gjuhët më vitale në botë. Jemi një popull i vogël dhe kemi një gjuhë që nuk është asimililuar, edhe pse pushtuesit tanë kanë qenë këtu me shekuj” – tha zoti Memisha.

Pas botimit të Fjalorit Etimologjik të Gjuhës Shqipe, studiuesit po përgatitin Fjalorin Historik të Shqipes si dhe punojnë me fjalorët e leksikografisë dialektore, për një fjalor të plotë gjuhës shqipe, për një gramatikë të plotë të shqipes, duke bashkërenduar veprimtarinë shkencore me qendrat studimore në Prishtinë dhe universitete të tjera.

Krimi në Librazhd- Dëshmitari: Policia mund të kishte parandaluar vetëvrasjen e burrit

Krimi i dyfishtë tronditi mbrëmë Librazhdin dhe jo vetëm, ku burri vrau gruan dhe më pas u hodh nga pallati. Daut Gjokola theri me thikë Luljeta Gjokolën dhe më pas u hodh nga kati i 4 i apartamentit. Të shumtë kanë qenë dëshmitarët e ngjarjes së rëndë, ndërsa një prej tyre i ka shkruar një mesazh ish-kryeministrit Sali Berisha.



Në mesazhin në fjalë thuhet se policia nuk ndërhyri për parandalimin e vetëvrasjes së 53-vjeçarit, duke bërë që ai të hidhej nga ballkoni.

MESAZHI TEK BERISHA

Akuzon narkopolicine se nuk veproi per te parandaluar vetverasjen e qytetarit para syve te saj!

Lexoni mesazhin shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Zoti Berisha !

Nje ngjarje e rende ka tronditur mbremjen e djeshme qytetin e Librazhdit, nje krim ne familje i cili tmerroi qytetin e Librazhdit ku shume persona ishin deshmitare te hedhjes se burrit nga ballkoni pasi vrau gruan, i cili u hodh nga kati i shtate. Ajo qe me beri pershtypje eshte se si ka mundesi qe policia e shtetit nuk mundi ta parandaloj kete akt kur ajo erdhi menjehere ne vendngjarje pasi burri ekzekutoi gruan me thike, gruaja pasi u shoqerua me ambulance atehere dhe burri u hodh nga ballkoni pasi une e perjetova vete ngjarjen tek hyrja shtepise se ciftit dhe policia ishte prezente dhe nuk veproi ne kohe qe te arrestonte autorin e vepres penale ne moment duke e lejuar te perfundoje ne nje tragjedi me dy te vdekur. Dhe e dyta ambulanca si ne rastin e burrit dhe gruas nuk erdhi ne kohe te jepte ndihmen e pare ndaj viktimave, kete e vertetojne dhe pamjet filmike dhe fotografike me poshte ku burri qe kreu vepren ka mbetur ne toke i shtrire per me shume se 20 minuta dhe asnje mase nuk eshte marre ndaj tyre deri tani. Uroj qe te mos ndodhin me te tilla ngjarjesh ku instuticionet shteterore me instancat e veta nuk arrijne te veproje si duhet .Ju faleminderit!

“Ka guximtarë që ngjiten lart, pa llogaritur rrezikun në kthim”, kë ‘thumbon’ Meta?! (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që këtë ditë të shtunë ta kalojë në plazh, ndërsa ka gjetur një shoqëri të veçantë. Teksa ka publikuar një video, Meta shihet duke përkëdhelur disa mace, ku një prej tyre (guximtari) tenton të ngjitet në tendë.


“Një mëngjes me një “buqetë” macesh, gjithmonë relaksues! Ato janë të dashura dhe ledhatare. Por ka edhe ndonjë guximtare që ngjitet lart, pa llogaritur rrezikun në kthim. Unë qëllova aty, për t’ia bërë të lehtë zbritjen.
Ju uroj një fundjavë të këndshme dhe të mbarë!”, shkruan Meta, ndërsa vjen me një mesazh me kode, duke marrë shkas kjo edhe nga zhvillimet politike në vend.

Mos vallë Meta e ka me kryeministrin Edi Rama, me të cilin kanë shkëmbyer replika në distancë, duke mos i kursyer as ironitë për njëri-tjetrin. Kujtojmë se pas vendimit të Metës për të zhdekretuar zgjedhjet e 30 qershorit dhe për të vendosur një datë të re, 13 tetorin, maxhoranca kërkoi shkarkimin e tij. Madje është ngritur dhe Komisioni Hetimor për Metën, ku do të verifikohen të gjitha lëvizjet e tij institucionale të kreut të shtetit.

Edhe pse ishte në kërkim nga shteti, ish- polici Santiago Malko punonte si inspektor pyjesh

Kur kanë kaluar 10 ditë nga vrasja e ish-policit të ekzekutuar në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet, të tjera të dhëna ‘gozhdojnë’ institucionet shtetërore lidhur me përfshirjen e Santiago Malkos në sistem.

Dosja.al ka zbuluar ekskluzivisht se Santiago Malko, 26 vjeç pas tërheqjes nga Policia e Shtetit ishte punësuar në Inspektoriatin e Mjedisit dhe Pyjeve.

Pa asnjë kualifikim për fushën, Malko mbante postin e Inspektorit të Mjedisit, ndërkohë që skandali thellohet edhe më tej. Edhe ditën e vrasjes, Santiago Malko ishte në krye të detyrës.

I riu kishte shkuar si zakonisht në punë, ku siç bëjnë me dije burime, kishte mbi një vit që ishte emëruar. Shpallja në kërkim për vrasjen e 4 tetorit 2018, nuk e kishte penguar atë që të vijonte punën.

Pas ekzekutimit në mjetin e tij, tip “BMW”, Santiago Malkos iu gjet një kartë, e cila përfaqësonte postin e tij brenda Inspektoriatit.

Burime jozyrtare konfirmuan se dy ditë pas vrasjes, Inspektoriati i Mjedisit, ka bërë heqjen nga puna të Malkos, por jo për shkak se ai ishte vrarë. Shkarkimi i tij pas vrasjes, është bërë me motivacionin se Malko ishte shpallur në kërkim.

Ky skandal që përfshin Inspektoriatin e Mjedisit dhe Pyjeve, por edhe Policinë e Shtetit, e cila nuk ka bërë verifikimet për Malkon dhe pozicionin e tij të punës në administratë, përkon me largimin nga detyra të kryeinspektorit, Armando Lamaj.

I komanduar si kryeinspektor, Lamaj ka dhënë dorëheqjen një javë më parë, dhe dyshimet lidhen me emërimin e Santiago Malkos si inspektor.

Të njëjtat burime, thanë se Lamaj kishte miqësi me Malkon, dhe brenda institucionit ka patur gjithnjë dyshime se ka ndikuar në emërimin e tij.

Dosja.al tentoi disa herë të kontaktonte me Lamajn, por ai nuk ka pranuar të komentojë rastin.

Santiago Malko u tërhoq nga Policia e Shtetit në vitin 2016, pas një konflikti me vëllezërit Lashi.

Sërish gjeti vend pune në administratë, duke nxjerrë jashtë loje sistemin e dëshmive të penalitetit dhe vërtetimet që gjykata dhe prokuroria lëshojnë për punësimin në shtet.

Gjykata e Vlorës: Burgim të përjetshëm për vrasësin e 8 personave

Gjykata e Vlorës dënoi me “burgim të përjetshëm” Ritvan Zykajn, 24 vjeçarin nga Selenica, i cili vrau me armë zjarri, gati një vit më parë, 8 persona nga dy familje të fisit “Zykaj”. Mes viktimave ishin tre gra dhe dy fëmijë. I akuzuari u braktis nga familjarët pas aktit të vrasjeve.

Zykaj u arrestua një ditë pas vrasjes së ndodhur më 10 gusht të një vitit më parë në fshatin Resulaj, të Selenicës. Sipas rezultateve të hetimeve ai qëlloi në fillim dy të moshuar dhe më pas vrau edhe 4 pjesëtarët e një familjeje , po të fisit të tij.

Dy të afërm të tjerë që shkuan në banesë për të parë se çfarë kishte ndodhur pas vrasjes së dytë u qëlluan për vdekje, duke e çuar bilancin e vrasjeve të kryera nga Zykaj në tetë persona.

Motivet e krimit u lidhën me akuzat që familjarët i bënin Zykajt për vjedhje ndërkohë që ai kishte paralajmwruar për këtë se do të hakmerrej ndaj të afërmve të tij.

“Mezi pres të kthehem”, Presidenca konfirmon: Meta në Kuvend në 09:59

TIRANE

Në një kohë kur vet presidenti Ilir Meta konfirmoi se do të ishte në Kuvend ku do të pyetej nga Komisioni Hetimor në lidhje me qëndrimin për dekretin e tij për rrëzimin e 30 qershorit si datë të zgjedhjeve vendore, vjen një tjetër sqarim nga zëdhënësi i tij, Tend Blushi. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Blushi ka sqaruar se kreu i shtetit ditën e hënë (data 9) do të jetë në Kuvend, në një orar të përpiktë, madje 1 minuta para orarit zyrtar kur ai është kërkuar.

“Të dashur kolegë gazetarë që vazhdoni të më pyesni nëse do të shkojë apo jo Presidenti Meta në Parlament.

Ju konfirmoj me përgjegjshmëri maksimale se:
Ditën e hënë, Presidenti Meta në ora 09:59 do të jetë në Parlament.”, shkruan Blushi. Kuvendi vendosi të thërrasë Metën në Komisionin Hetimor më datë 9 shtator, orar ky i dakordësuar dhe nga Meta. Madje ky i fundit tha se mezi po priste që të kthej në Kuvend.

Plani hetimor që do të ndjekë maxhoranca, i miratuar nga komisioni, në thelb synon hetimin e shkeljeve të mundshme të Kreut të Shteti në lidhje me zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, datë kjo që shkaktoi reagime të forta dhe përplasje mes subjekteve politike. Hapi i parë procedural që do të ndiqet është seanca dëgjimore me Presidentin e Republikës, në zbatim të nenit 112, pika 3 të Rregullores së Kuvendit.

Përparim Kabo: Moikom Zeqo, ti je Gëtja ynë

VOAL – Profesor Përparim Kabo ia kushton këtë postim plot ndjenja Moikom Zeqo, poet i shquar, i jashtëzakonshëm, i shtruar në spital në Tiranë prej disa javësh:

E hapa librin dixhital të numrave të telefonit të miqve dhe me emrin e tij dolën disa …por si e kam zakon krahas emrit shkruaj dhe i fundit…E gjeta dhe i rash…tingulli u dëgjua…disa zile. disi më shumë se të zakonshmet…Kjo lloj pritje të shqetëson…Mendova se në vend të tij dikush tjetër do përgjigjej. Imagjinoja që personi ka marë telefonin dhe po del jashtë dhomës ku prej disa kohësh njeriu i dashur i tij qendronte i shtruar në spital. Ishte vetëm një çast…Nga ana tjetër dëgjova zërin e tij..Nga kumbues qe shëndrur si një jehonë nga fund shpella…vinte si zëri i një bubullime të mbytur…Ose si të ishte nën ujë…Po kur ishte i ri ai zhytej dhe ka qenë nga pionerët e parë të kërkimeve nënujore…Si je Moikom fola unë i pari dhe e kuptova që si në një antientropi shpirtërore lëshova një zë të vuajtur…Mirë u gjegj ai…ishte një mirë mes dy botëve…e zgjatur e lodhur dhe e trisht…Shkova dhe u ktheva …Një ringjallje…! Ndjeva se diçka mu këput brenda meje!..Jo i thash më një kurajo qe e ndjeja si të pafuqishme…eshte herët…Kemi ende punë…të do dija kultura, poezia, mendimi…je fari ynë…Pas fjalëve të mia faleminderi i tij u coptua, ashtu si ikin rruazat kur humbin prej filli…fa le mi nd er it…Mikom Zeqo…lengon në spital…Kujdesi nuk mungon …por dhimbja për mikun…ah dhimbja…Prej tij kam mësuar shumë…kam mësuar se di të shkruaj…Ishte fillim vitet 90-te…ai lexoi një shkrim timin për filmin e debatuar …me titull “Vrasës të lindur”…unë e kisha shkrujatur me dorë ende skishim kompjuter. Ai po e lexonte te dhoma ku punonte. Dera ishte pakez e hapur…E mbaroi, lëshoi tymin e cigares dhe u ngrit me vrull doli nga zyra dhe pyeti kush e ka sjell kete shkrim…Unë u gjegja…Ti je Përparim KABO? Po i thash. Ti duhet të shkruash …ke mendim dhe stilistik…jam habitur me shkrimin tuaj do e botojmë…Miqesi jonë u shtua dhe ai mbeti i mrekulluar me shkrimin tim para ca vitesh për librin e tij me titull “Shitësit e Kaosit” i cili po përkthehet në Amerikë…duke më thënë: Ky eshte shkrimi më i mirë për veprën time…Moikom…kozmogonit e humbura në eklips i duam vetëm në letërsi…mos u nxito…Të pres të pimë kafen e rradhes dhe të flasim shtruar për poezitë e tua për pikturën…per teatrin dhe filozofinë…Drita jote e lodhur duhet ende mes nesh…Të përqafoj dhe lutem për ty…
Miku yt ai që të tha Ti je Goethe jonë
Përparim Kabo
6 shtator 2019….Amin!

Primo Shllaku: Shqiptarët duan atdhe të gatshëm, lëvizja e teatrit është liri

Fatmira Nikolli – Primo Shllaku, estet, poet e profesor në Universitetin e Arteve ishte mbrëmë në Teatrin Kombëtar në takimin “Ç’është aktori”, temë që merr shkas nga libri i tij i fundit me tri drama “Aktorë pa kujtesë”, që veç dramës me të njëjtin titull, ka edhe “Nji mbret pa mbretni” e “Fqinji i katit sipër”.
Teatri për mbrojtjen e të cilit protestohet prej 20 muajsh, teatri që ruhet natë e ditë prej më se 40 ditësh nga vendimi i qeverisë për ta shembur, tashmë mbledh elitën për të folur mbi individin, lirinë, pushtetin dhe se si individi i lirë kundërshton një pushtet.

BISEDA
Biseda u moderua nga gazetarja Elsa Demo, duke e nisur me dramën “Nji mbret pa mbretni” dhe konotacionet që ndërmerr një titull i tillë në sheshin e teatrit, në kohën e propagandës kur edhe videot “takim me popullin” kanë si popull “aktorë”.
Biseda nisi me kujtime. Primo tha se e mban mend premierën e “Njeriu që pa vdekjen me sy”. Mban mend kordonin e policisë që donin të thyenin derën për të parë shfaqjen. Mban mend që Teatri i Elbasanit pa miratimin e Komitetit të Partisë vendosën të bënin një puthje në skenë. Elbasallinjtë ishin esnafë por e kapërdinë. U puthën aktorët aty. Kur Elsa Demo e pyeti për vitin 1969, kur Lec Shllakut (babait të Primos) i hapen probleme me një dramë, Primo kujtoi se i ati pati thënë se nuk dinte të shkruante drama. Kujtoi se ia kërkuan ta shkruante. “Ai e bëri dramën që i kërkuan e në të bënte parodi të nëpunësve të kohës që predikonin devotshmëri, por fëmijët e tyre në aksione vraponin me pula të pjekura.

Kur iu bë analiza dramës pas shfaqjes së parë, pati çudi. Mbledhja filloi në orën 10 dhe i pari foli Kujtim Spahivogli. Spahivogli tha se nuk e di ç’pret Sigurimi i Shtetit që nuk i vë prangat Lec Shllakut. U krijua një tension. Çohet Ndrekë Luca dhe thotë ‘kadalë se nuk e ke çliru vetëm ti Spahivogli’. Shfaqja nuk u vu më në skenë e babës nuk iu bënë probleme se vetë ia kishin miratuar. Por baba hoqi dorë nga teatri se tha nuk punohet me ta”, kujtoi Primo Shllaku.
Duke krahasuar kohët, para e pas ’90-ës, Shllaku tha se shumica e shfaqjeve kanë qenë propagandistike dhe aktorët s’kishin hapësirë me marr hov. “Pjesët nga autorët shkodranë dilnin shumë në pah. Edhe pse komunizëm kishte ende nevojë për Shkodrën, ndërsa sot nuk ndihet dhe më vjen keq. Me Esat Oktrovën e Serafin Fankon Shkodra bënte ‘gola’ në teatër. Atëherë kishte konkurrim, sot s’ka më konkurrim” , tha ai.
A ka më dramaturgë sot? I pyetur nga Elsa Demo, pyet nëse pavarësisht ideologjisë, dikur dramat kishin formën e duhur, por a ka më sot. Primo tha se sot ka mundësi të shihen se çfarë bëhet në Europë. Ai solli shembullin e artistëve të huaj që luajnë edhe 90-vjeçarë. Sipas tij, ata që merren me teatrin e varrosin çdo natë dhe kur shfaqja nuk është më ajo vdes. Çka nuk ndodh me filmin.
AKTORË PA KUJTESË
Primo në dramën e vet trajton “Aktorin pa kujtesë”.
“Kur e shkrova, e dija se kishte njerëz që besonin te koha zero, duke e quajtur 1944 si vit zero. E ndjeja se shoqëria shqiptare po humbte traditën e të menduarit, të të krijuarit dhe të punuarit. Po humbte kohezionin. Koha na kishte shti njëri kundër tjetrit. Doja t’i thosha shqiptarit se cila ishte kujtesa. Përpunova një grup teatror, tek i cili nis e shfaqet humbja e kujtesës. Ata në shfaqje e sipër nis e shkërmoqet. Flet vetëm sufleri. Derisa aktori më i mirë rrëzohet në skenë dhe vdes, vdes vërtetë. Unë detyrohem të ul siparin për të thënë që humbja e kujtesës bën të vdesë aktori më i mirë. Të nesërmen bëhet një gjyq i madh. Në aktin e tretë vjen drejtori i tretë u thotë aktorëve që janë matufosur dhe mbyll teatrin”, thotë Primo duke shtjelluar dramën e vet. Shton se drejtori që mendonte se ishte i paprekshëm, del se në fakt vuan nga amnezia e madhe. Sepse ai nuk kujton melodinë që luhet aty.
“Aty në atë dramë flitet për shembjen e teatrit e për prishjen e teatrit. 30 vjet më pas ajo që kisha shkruar, pothuajse ka ndodhur”, shton ai. Artist e bir artisti, ai thotë se ka besuar që arti duhet të ketë një lidhje të guximshme e të imtë me shoqërinë pa përshkruar dhe pa qenë nostalgjik.
Më pas flet për dramën “Nji mbret pa mbretni”. “Kur diktatorit i vjen fundi, nuk doja ta ballafaqoja me popullin e revoltuar. Sa bëhet gati me pi helmin se po vjen turma ta sulmojë, mëson se turma ka kthyer dhe ka marrë rrugën për të ikur në kufi”, thotë Primo duke shtuar se nuk e donte fundin të lavdishëm për mbretin e tij. “I kanë ikur ministrat e bashkëpunëtorët të gjithë. I ka ikur populli. Ai mbetet vetëm me gruan dhe thotë se mbretërova 25 vjet dhe po vdes në dyshek e kjo do mbahet mend”.

Shllaku ngulmon të vërë në dukje që nuk donte që mbreti/diktator të vdiste si hero.
Kur pyetet për artistët e mbretit në dramë, ai thotë se artistët janë të parët që blihen nga mbreti diktator.
“Me mbretërit historia tallet, ndërsa popujt i marrin seriozisht”, thekson ai.
Demo pyet për pezullin që ka kapur shoqërinë dhe atë pritjen që diçka të ndodhë. Primo thotë se shqiptarët po ikin. E krahason vendin me një enë qumështi. Po derdhet qumësht dhe ajka. Thotë se këtu do mbeten vetëm pensionistët, oligarkët, mbreti pa mbretni dhe hirra. Publiku që mbron teatrin në shesh nis të qeshë. Metafora është e qartë. Shqiptarët – thotë ai – ikin se kërkojnë atdhena të gatshëm. “Ajo që ka bërë ky grup i bukur njerëzish me vullnet tregon se sythi i patriotizmit ekziston. Ne s’na mbetet tjetër gjë veçse të guxojmë. Ky ka qenë, teatri ka qenë akt i pastër lirie. Ne jemi të ndarë si njerëz. As Tirana s’na hegjemonizoi. Lëvizja për teatrin ka një rol historik, që do të mbahet mend. Nëse do ketë njerëz që e këndojnë kujtesën më shumë se fitoren”, e mbyll ai fjalën e tij.

Dalin emrat – Ja kush janë biznesmenët e arrestuar në Tiranë, skema e mashtrimit

Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me hetimin tatimor, ndërmorri mbrëmjen e së mërkurës një operacion të gjerë për ndalimin e disa personave, mes të cilëve edhe biznesmenë, që dyshohet se kishin ngritur skema mashtruese për tvsh.Dyshimet janë se të arrestuarit kishin krijuar firma fiktime, me qëllim shmangien e pagesave të detyrimeve. Megjithëse ende nuk ka një shifër zyrtare, mendohet se dëmi i krijuar është disa milionë euro.


Fillimisht mësohet se janë shoqëruar rreth 50 persona, por rreth 15 prej tyre janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.Mësohet se abuzimet i përkasin periudhës 2017-2019, ndërsa operacioni është në vazhdën e atyre të ndërmarra më parë për goditjen fenomenit.

Në operacionin e djeshëm janë ndaluar biznesmenë të fushave të ndryshme, përfshi këtu edhe administrator të policive private. Një nga emrat e arrestuar është ai i Besnik Pelivanit, i cili është administrator i kompanisë së ndërtimit A.B.BE.Ilirjan Dimo, është një tjetër emër i arrestuar, ndërkohë që në pranga kanë rënë edhe Haxhi Sala pronar i kompanisë ‘LEKSI SECURITY’ dhe Astrit Lala, i cili po ashtu është ortak i kompanisë ‘LEKSI SECURITY ’.

Referuar të dhënave Leksi Security shtrin aktivitetin nga ruajtja e objekteve dhe institucioneve publike dhe private, te instalim dhe përdorim i sinjalistikës të radioalarmit dhe pajisjeve te pajisjeve te tjera te vëzhgimit, si dhe shoqërimin dhe ruajtjen e vlerave monetare. Gjithashtu në veprimtarinë e saj përfshihet furnizim, instalim dhe mirëmbajtje i pajisjeve te telekomunikacionit dhe radio ndërlidhjes/import eksport me shumicë dhe pakicë i materialeve te teknologjisë 2 elektrike dhe elektronike, pajisje për navigacion. Import eksporte dhe shitje, ndërtim dhe mirëmbajtje e avionëve dhe pjesëve të tyre, detektive dhe investigues private.Po kështu është arrestuar Shpresa Joanidhi, një tjetër administratore biznesi.

Fatmir Firi, administrator i kompanisë ARB & TRANS 2010, është një tjetër emër i arrestuar me urdhër të prokurorisë. Kompania në fjalë është e regjistruar për eksportimin dhe importimin, tregtimi me shumicë e pakicë i mallrave industriale, bujqësore, blegtorale, automjete e pjesë këmbimi, pajisje elektroshtëpiake, elektronike materiale ndërtimi te çdo lloji, lendë drusore, bojrave të ndryshme plastike për mure e fasada, kimikate dhe lënde të para, prodhime druri etj.

Kompania ka aktivitet në fushën e transportit të brendshem e të jashtëm për udhëtarë e për mallra në mënyrë tokësore si dhe servise për të gjitha llojet e automjeteve. Gjithashtu ka aktivitet në fushën e ndërtimit, gërmim dheu dhe prodhim materiale ndërtimi, etj.

Operacioni është ndërmarrë pas një hetimi disa mujor. Mësohet se personat e arrestuar dyshohet se kanë rregjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjë lloj aktiviteti, me qëllim tërheqjes e blloqeve Tatimore të TVSH-së, duke lëshuar fatura TVSH-je shitje (fiktive) për subjekte të treta.Në këtë mënyrë është krijuar një skemë mashtrimi përmes të cilës kryeshin shitje fictive, por duke bërë të mundur kreditimin e TVSH-së në blerje.

Burimet bëjnë të ditur se përmes kësaj veprimtarie anti-ligjore janë konsumuar veprat penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, “Fshehje të të Ardhurash”, “Mospagim të Taksave dhe Tatimeve”.

Valë arrestimesh në Tiranë- Në pranga 20 biznesmenë, vijon super-aksioni

Një valë e gjerë arrestimesh është kryer këtë mbrëmje në Tiranë, me urdhër të Prokurorisë së kryeqytetit. Arrestimet janë bërë në bashkëpunim me Drejtorinë e Tatimeve.

Mësohet se deri tani në pranga kanë rënë të paktën 20 persona, shumica e cilëve janë biznesmenë, pasi akuzohen për shmangie të detyrimeve tatimore. Ndërkohë, bëhet me dije se aksioni vijon edhe në këto momente.

Drejtori i DASH në Tiranë, në fokus reformat dhe situata politike

Drejtori i Zyrës për Europën Jugore e Qëndrore në Departamentin amerikan të Shtetit David Kostelancik, zhvilloi sot një seri takimesh me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe përfaqësues të ndryshëm të spektrit politik. Ajo që ra në sy ishte mungesa e një takimi me Presidentin Ilir Meta, ndërkohë që zyrtari i lartë amerikan pati bisedime me Kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi dhe kryeministrin Edi Rama, ndërsa në nivel politik me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, Sekretarin e Përgjithshëm socialist Taulant Balla si dhe dy deputetët opozitarë që janë pjesë e parlamentit Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni.

Nga sa kanë bërë të ditur përfaqësuesit shqiptarë mbi takimet me zotin Kostelancik, mësohet se zhvillimet politike në vend, dhe çuarja përpara e reformave, si ajo e Drejtësisë dhe Reforma zgjedhore, duket të kenë qenë temat kryesore të bisedimeve. Sipas njoftimit të shpërndarë nga Parlamenti shqiptar, në takimin me zotin Ruçi, zyrtari amerikan “ka vënë në dukje nevojën për kryerjen e reformës zgjedhore dhe rekomandoi se është përgjegjësi e qeverisë që dora e shtrirë për opozitën duhet të mundësojë tërheqjen e saj në realizimin e kësaj reforme. Kryerja e reformës zgjedhore brenda vitit do të mundësoje edhe një presidencë shqiptare të suksesshme të OSBE-së në vitin 2020”. Nga ana e tij zoti Ruçi ka nënvizuar se “shumica qeverisëse dhe ai personalisht janë të angazhuar për kryerjen e reformës zgjedhore dhe për këtë do të bashkëpunojë edhe me opozitën parlamentare e joparlamentare, e cila ka të drejtën e vetos në komisionin e ri të reformës”, thekson njoftimi sipas të cilit, Drejtori Kostelancik ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së për Reformën në Drejtësi, ndërsa është shprehur se “institucionet e reja të sistemit do tu shërbejnë qytetarëve sot e në të ardhmen dhe do të mundësojnë që shqiptarët të jetojnë në paqe e mirëqenie. Vettingu është mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështetet fort nga ShBA”.

Lidhur me takimin e tij me zyrtarin e Departamentit amerikan të Shtetit, kryetari demokrat Basha ka shpjeguar përmes një statusi në Twitter se në fokus të bisedës ka qenë “fund pandëshkueshmërisë së politikanëve, rikthim i Sundimit të Ligjit, dhënie fund kapjes së shtetit dhe korrupsionit dhe forcimi i partneritetit strategjik të Shqipërisë me SHBA”.

Ndërsa kryetarja e LSI-së Kryemadhi, duke folur për krizën politike në vend, gjatë takimit me zotin Kostelancik, ka theksuar se “Shqipëria ka nevojë kritike për hapjen e negociatave në tetor. Hapja e negociatave është e kushtëzuar vetëm me zgjedhje të lira e të ndershme. Për këtë arsye, zgjedhjet duhet të zhvillohen sa më parë dhe me standarte, pasi kjo është e vetmja rrugë për integrimin europian të Shqipërisë”.

Zoti Kostelancik është emëruar në detyrën e Drejtorit të Zyrës për Europën Jugore e Qëndrore vetëm dy muaj më parë, në përfundim të misionit diplomatik në Hungari, si zëvendës ambasador i Shteteve të Bashkuara. Vizita e tij në Tiranë është e para në rajonin e Ballkanit, i cili duket se ka rifituar një tjetër vëmëndje pas emërimit pak ditë më parë të Zëvendës Ndihmës Sekretarit për Çështjet Evropiane, Matthew Palmer si përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

‘Skena të jashtëzakonshme, do shembet 30 qershori”, Kraja: Ja çfarë përmban raporti që i dërguam OSBE

Ish-këshilltari i djathtë në Bashkinë e Tiranës, Akil Kraja, ka zbuluar detaje të reja mbi raportin që opozita i ka dërguar OSBE/ODIHR për 30 qershorin. Në rubrikën “Opinion”, në News 24, demokrati Kraja deklaroi se raporti voluminoz përmban foto dhe video të abuzimeve të 30 qershorit, që sipas tij, do të shembin këtë datë.

“Në raport ka video të shumta, por më pikante është ajo që tregon shembjen totale të 30 qershorit. Edhe videot e procesit të votimit, që u manipulua. Ka skena të jashtëzakonshme, dhjetëra mijëra vota abstenuese, që merren si të PS. Ka abuzime nga më të ndryshmet”, tha Kraja.

Raporti i PD dërguar OSBE për 30 qershorin …
Raporti është një pasqyrë e realitetit të trishtë, me të cilin përballet sot Shqipëria si në rendin ligjor, kushtetues. Raporti përpiqet t’ishpjegojë ndërkombëtarëve atë që sot është një pengmarrje e demokracisë. Kemi pasur me qindra raste abuzime, deri në falsifikimin e fletëve të votimit. Raporti dëshmon që jemi në një situatë të rëndë, në një sistem monopartiak, monokolor. Raporti është pasqyrë dhe e trishtë e keqe, neve na vjen turp teksa Shqipërinë detyrohemi ta përshkruajmë si një narkoshtet.

Në raport ka video të shumta, por më pikante është ajo që tregon shembjen totale të 30 qershorit. Edhe videot e procesit të votimit, që u manipulua. Ka skena të jashtëzakonshme, dhjetëra mijëra vota abstenuese, që merren si të PS. Ka abuzime nga më të ndryshmet. Raporti pra është një përshkrim i një situate pengmarrëse të demokracisë.

Sa të vërteta janë këto gjetje?

Ka disa elementë, së pari sa i përket organizimit. Kushtetuta e jep si një rregull primar që kompozimi i zgjedhjeve duhet të jetë i balancuar. Sot kemi një KQZ tërësisht të majtë, kjo e tregon qartë. KQZ i dha vetes kompetenca kushtetuese.

Çfarë pret PD nga OSBE/ODIHR?
Në gjetjet e 30 qershori, OSBE ka evidentuar problematikat më të rënda, rrëzoi këtë datë. OSBE evidentoi edhe mungesën e pluralizimin politik, që do të thotë se 30 qershori nuk iu dha asnjë mundësi zgjedhjeje shqiptarëve. Raporti ynë është një e dhënë shtesë për OSBE. Do shikoni që 30 qershori do futet në analet e historisë më të zezë.

Kush ka marrë pjesë në hartimin e këtij raporti?
Është një punë në grup, që ka nisur që me anëtarët e thjeshtë.

Sa fashikuj përmban raporti?
Është voluminoz. Rama ra në gropën që hapi vetë.

E pranoi thirrjen, ja kur do të jetë Presidenti Meta përballë Komisionit Hetimor

Presidenti Ilir Meta do të jetë përballë Komisionit Hetimor, që është ngritur për shkarkimin e tij nga detyra, më datë 9 shtator, ora 10:00.

Më herët gjatë ditës së sotme, ishte vetë Presidenti Meta ai që konfirmoi se do të shkonte për tu pyetur në Komision, ndërsa duket se është dakordësuar edhe data mes institucioneve.

 

“Më “çmendët” me sms tuaja, si asnjëherë tjetër! Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?! Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik. Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti”, shkroi Meta më herë në facebook.

Deklarata e fortë e Spiropalit: Meta, pjesë e një skenari për destabilizimin e Shqipërisë!

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, ka bërë një deklaratë të fortë në rubrikën “Opinion”, në News 24.

Spiropali ka deklaruar se Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën dhe ka qenë pjesë e një skenari për destabilizimin e Shqipërisë.

E pyetur nëse ka mazhoranca një emër të ri për zëvendësimin e Metës, pas nisjes së procedurave për shkarkimin e tij, ministrja ka thënë se si fillim do të bëhet hetimi përkatës në Komisionin Hetimor Parlamentar.

“Ne nuk rendim për të shkelur afatet, nuk e kemi diskutuar emrin e ri, nuk jemi në atë fazë. Aktualisht është ngritur komisioni për hetimin e dekreteve të Presidentit, do vazhdojë procesi i hetimit dhe Parlamenti do votojë. Pastaj, i takon Gjykatës Kushtetuese të vendosë, por për ne është shumë e qartë se Meta e ka shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët dhe ka qenë pjesë e një skenari për të destabilizuar Shqipërinë. Nuk ka përfaqësuar interesin e popullit në asnjë çast”, ka deklaruar Spiropali.

“Çmimi i dakordësimi mes palëve, mbi 16 mln euro”, Presidenca zbulon shumën marramendëse për rrëzimin e dekreteve

Presidenca ka reaguar lidhur me vendimin e mazhoranës për të rrëzuar katër dekrete të Presidentit Ilir Meta, atë për privatizimet, për koncesionin e rrugës Orikum-Dukat, koncesionin për rrugën Milot-Balldren dhe atë ‘Për koncesionet dhe partneritetin publik privat’.

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, shkruan në “Facebook” se çmimi i dakordësuar mes palëve për rrëzimin e dy koncesioneve të rrugëve kap shifrën marramendëse të mbi 16 milionë eurove.

Mesazhi i plotë:

Të çmendurit, për t’i shpëtuar shiut, futen në pellg. Njësoj si e çmendura E., e cila u zhyt edhe sot në llumin e shpifjes, për t’i shpëtuar shiut të së vërtetës, duke lëshuar tymuesen e radhës, me shpresën se do largohet sadopak vëmendja nga keqperdorimi i Kuvendit për mbulimin e PPP-ve të paligjshme që u miratuan sot:
1. Ligji nr.51/2019 dhe Kontrata Koncesionare për segmentin rrugor “Porti i Jahteve – By-pass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)”, sipas ofertës vlera totale 70 119 755 euro, dhe pas negocimit dhe dakordësimit ndërmjet palëve vlera do të jetë 67 359 926 euro plus TVSH-në.

Çmimi i dakordësuar midis palëve është 16,784,906 Euro, më i lartë se kostoja e projektit e publikuar nga vet autoriteti kontraktor për konkurim.
2. Ligji nr. 52/2019 dhe Kontrata Koncesionare për ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Balldren, ashtu si dhe kontrata Orikum-Dukat janë propozuar, hartuar nënshkruar dhe miratuar në kundërshtim me parimin e shtetit të së drejtës; në kundërshtim të hapur me interesin publik dhe në shkelje të parimit të konkurencës së lirë dhe të barazisë përpara ligjit. Për rrugën Milot Balldren Çmimi i dakordësuar midis palëve në vlerën prej 213 665 040 Euro plus TVSH është 52,165,040 Euro, më i lartë se kostoja e projektit e publikuar nga vet autoriteti kontraktor për konkurim.

Për t’i dhënë një mbrojtje këtij procesi të paligjshëm, dhe për të shmangur çdo përgjegjësi nesër qeveria ka miratuar një rregull të ri, për t’ia kaluar përgjegjësinë Kuvendit, me qëllim aministimin e gjithë procesit të zhvilluar në paligjshmëri të plotë. Keqardhje për të çmendurën E., e cila pasi u përdor për të nxjerrë me këpucë të kuqe doganat, po ofrohet për t’i nxjerrë dritat e kuqe edhe ekonomisë kombëtare.

Kriza politike – Zbardhet axhenda e David Kostelancik, Ramën e pret një e mërkurë intensive

TIRANË

Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik po qëndron për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Gazetari i “BalkanWeb”, Ergys Gjençaj, raporton se zyrtari i lartë do të takojë nesër pasdite kryeministrin Edi Rama, duke nisur nga ora 17:00, ndërkohë  mësohet se Kostelancik do këtë gjithashtu takime intensive gjatë dy ditëve të ardhshme me përfaqësues të partive kryesore politike në Shqipëri.

Kriza e thellë politike dhe mungesa e dialogut mes palëve po ndiqet me interes të lartë. Zyrtarë të lartë, por edhe përfaqësia diplomatike kanë apeluar për spektrin politik në Shqipëri, që të gjejë një gjuhë të përbashkët me qëllim integrimin e vendit në strukturat e Bashkimit Evropian dhe tejkalimin e “inateve personale”.

FOTOT – Kjo është shtëpia e re e Edi Ramës, që po ndërtohet në Dhërmi!

Historiani Arben Llalla ka publikuar në rrjetet sociale fotografitë e një shtëpie në Dhërmi, për të cilën shprehet i bindur se është shtëpia e re e kryeministrit Edi Rama. “Kjo është shtëpia e re e Edi Ramës në Dhërmi të Himarës, që po përfundohet ngjitur me Kishën e Shën Thanasit,” tregon historiani duke publikuar fotografitë e mëposhtme.

Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin, ja kur do të merret në pyetje Presidenti

MARINGLEN KUME/ Maxhoranca ashtu si kishte bere me dije, nuk ka humbur kohë për të vijuar procedurën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

 

Ne mesditen e sotme, ka nisur mbledhja e trete e Komisionit Hetimor per shkarkimin e presidentit Ilir Meta, i cili mesohet se do te therritet per t’u pyetur me daten 6 shtator.

Mbledhja drejtohet nga socialisti Ulsi Manja, dhe ka ne rendin e dites miratimi i procesverbalit te mbledhjes se kaluar dhe plani i hetimit ne javet e ardhshme.

Hapat proceduriale që do të ndiqen deri në përfundim të hetimit janë:
1. Seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës, në zbatim të nenit 112, pika 3 të Rregullores së Kuvendit.
2. Administrimi dhe shqyrtimi i informacioneve, të dhënave, raporteve të marra nga institucionet lidhur me objektin e hetimit.
3. Administrimi i raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut “Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh për nisjen e
procedurës së shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës, z. Ilir Meta”, datë 26.06.2019.
4. Administrimi dhe shqyrtimi i Opinionit të Komisionit të Venecias.
5. Diskutim në lidhje me gjetjet e Komisionit Hetimor sipas objektit të hetimit.
6. Përgatitja dhe miratimi i raportit përfundimtar.
7. Paraqitja në Kuvend i raportit përfundimtar.

Komisioni Hetimor, që ka si objekt pune verifikimin e procedurës së ndjekur nga kreu i shtetit për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve lokale (30 qershor).

Gazeta “Panorama” ka mësuar përmes burimeve se gjatë muajit gusht në sekretarinë e komisionit kanë mbërritur disa përgjigje nga institucionet publike si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor, Policia e Shtetit dhe Prokuroria.

Në përgjigjen e Policisë së Shtetit mësohet se ndër të tjera është thënë se që pas zhdekretimit të 30 qershorit, është rritur numri i procedimeve penale (bëhet fjalë për arrestimet e personave që sulmuan KZAZ-të).

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta ka përgatitur gjithashtu edhe një listë me personat që do të thirren për të dëshmuar para Komisionit, por që kjo listë mbahet sekret. Ajo që është mësuar nga burimet, është se Presidenca do të thirret për të dëshmuar. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse kreu i shtetit do t’u përgjigjet pozitivisht thirrjes për të dëshmuar para deputetëve.

Mes Deputetëve të Opozitës Parlamentare në Komisionin Hetimor po diskutohet që të kërkojnë shtyrjen e afatit të Komisionit, pasi ende nuk është ngritur Gjykata Kushtetuese dhe shkarkimi i kreut të shtetit në këto kushte do të krijonte sërish një vakum institucional. Por ky qëndrim i deputetëve të opozitës parlamentare nuk është ende i kristalizuar.

Ndërkohë, në fund të kësaj jave pritet që të mbërrijnë në Shqipëri edhe ekspertët e Komisionit të Venecias, të cilët do të japin opinionin e tyre në lidhje me ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit Ilir meta për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Opinioni i ekspertëve të Komisionit të Venecias do të luajë një rol të rëndësishëm në hartimin e raportit ose raporteve përfundimtare, në rast se deputetët e opozitës dhe ata të maxhorancës dalin me qëndrime të ndryshme.

Komisioni Hetimor Parlamentar me objekt pune verifikimin e procedurës së ndjekur nga Presidenti Ilir Meta për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve lokale më 30 qershor u konstatua më 11.07.2019 dhe afati i tij përfundon në fillim të muajit tetor.

Pra, nëse nuk do të ketë një shtyrje të afatit të punës së komisionit, atëherë në tetor, para ligjvënësve vendoset opsioni për shkarkimin e Presidentit Meta, ose jo. Për shkarkimin e kreut të shtetit nevojiten minimalisht 94 vota pro në seancën plenare. Më pas është Gjykata Kushtetuese që vendos përfundimisht për kreun e shtetit.

Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11226, datë 15.07.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 37/2019 “Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr.
9967, datë 24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin nr. 3/ 2015″

Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11251, datë 05.08.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 50/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për
koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar”” Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11254, datë 08.08.2019, “Për kthimin e ligjit nr. 51/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, dhe “Gjikuria”, shpk, si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum-Llogora”, shpk, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen  e rrugës “Porti i jahteve – By-Pass Orikum-Dukat (ura e Shën Elizës)””

Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11255, datë 08.08.2019, “Për kthimin e ligjit nr. 52/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, shpk, si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, shpk, si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot–Balldren””

Kokainë në Bllok – Pronari, kamerierë e banakierë në bashkëpunim

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Blloku”, duke vënë në pranga pronarin e një lokali në zonën e ish-Bllokut, administratorin, kamerierin dhe një klient, ndërsa ka ndjekur penalisht tre presona të tjerë, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.



Sipas uniformave blu, pronari i lokalit, 38-vjeçari O. P., përdorte kamerierët dhe banakierët për shpërndarjen e kokainës, duke iu thënë të mbanin kontakt të herëpashershëm me klientët e këtij lokali, për të mos rënë në sy.

Gjatë kontrollit policor të ushtuar në lokal, dy klientëve u është gjetur nga një dozë me lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Ndërsa, gjatë kontrollit në brendësi të lokalit, në pjesën e fundit të banakut, në një ambient të veçuar, me hyrje nëpërmjet banakut, janë konstatuar mbetje lëndë pluhur e bardhë e dyshuar kokainë, e sende të tjera që shërbejnë për mbajtjen dhe përdorimin e lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Blloku”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e drogave të forta

Operacioni nga Seksioni i Narkotikëve në D.V.P Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Sekuestrohen në një lokal të përshtatur për përdorim lëndësh narkotike, doza me lëndë narkotike Kokainë, fishekë luftarakë e një armë e ftohtë thikë.

Në pranga 4 shtetas, ndërmjet tyre pronari dhe administratori i lokalit, si dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Seksioni i Narkotikëve në D.V.P Tiranë pas një pune hetimore, në kuader të procedimit penal të vitit 2019, ndjekur me metoda speciale të hetimit dhe në zbatim të Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë finalizoi me sukses operacionin policor “BLLOKU”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

O. P., 38 vjeç, per kryerjen e veprave penale ”Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim. (pronar i lokal ndodhur në zonën e ish-Bllokut).

A. A., 22 vjeç, për kryerjen e veprave penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim (Administrator i një lokali në zonën e ish-Bllokut.

A. Ll,, 30 vjeç, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. (kamarier i lokalit).

E. H., 31 vjeç, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” (klient i lokalit).

Janë proceduar në gjendje të lirë dy shtetas për kryerjen e veprës penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe një shtetas tjetër për kryerjen e veprës penale ”Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion se pronari i një lokali në zonën e ish-bllokut, shtetasi O. P. ushtronte aktivitetin e shitjes së lëndës narkotike Kokainë në doza të vogla klientëve të tij dhe për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal përdorte kamarierët dhe banakierët, të cilët mbanin kontakt të herëpashershëm me klientët e këtij lokali, për të mos rënë në sy.

Pas dokumentimit të këtij aktiviteti kriminal është siguruar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësore Tiranë lejimi i kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm të lokalit, dhe si rezultat i kontrollit të befasishëm u bë kapja në flagrancë e shtetasve të lartëpërmëndur duke tregtuar lëndë narkotike Kokainë.

Gjatë kontrollit të ushtuar, dy klientëve u është gjetur nga një dozë me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë. Po gjatë kontrollit në brendësi të lokalit, në pjesën e fundit të banakut, në një ambient të veçuar, me hyrje nëpërmjet banakut janë konstatuar mbetje lëndë pluhur e bardhë e dyshuar Kokainë, e sende të tjera që shërbejnë për mbajtjen dhe përdorimin e lëndës narkotike.

Në momentin e kontrollit nga Policia, kamarieri i lokalit shtetasi A.LL ka hedhur në tokë një kuti shkrepse me katër doza kokainë

Në pjesën para banakut të lokalit është gjetur një qese brenda së ciles, ndodhet nje leje drejtimi me emrin e shtetasit E. H., dhe një thikë me palosje e cila ishte hedhur në dysheme nga shtetasi E.H. Gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar edhe 9 fishekë luftarak.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh kryer ne bashkepunim”, “Përshtatje e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit luftarak”.

Denoncimi te Berisha: Djali dhe nipi i Gramoz Ruçit përgjakën Spitalin e Fierit

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në “Facebook” se djali dhe nipi i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, janë autorët e sherrit të përgjakshëm të mbrëmjes së kaluar në Levan të Fierit, që përfundoi me përdorimin e armëve në Urgjencën e Spitalit, duke lënë të plagosur pesë persona.

Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili thotë se në sherr janë përfshirë djali i Ruçit dhe kushëriri i tij, Qerem Braçja.

Sipas qytetarit, është qëlluar me armë edhe në Levan dhe ka qenë pikërisht djali i kreut të Kuvendit, që ka qëlluar, ndërsa në spital ka qëlluar Qerem Braçja, i cili i ka marrë armën një polici.

Mesazhi i plotë:
Djali dhe nipi i Gramoz Ruçit qellojne qytetare dhe pergjakin spitalin e Fierit. Policia po manipulon cdo gje. Deshmite jane flagrante

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Mirëmbrëma doktor. Në sherrin e ndodhur në Levan janë të përfshirë djali i Gramos Ruçit dhe Qerem Braçja kushuriri i Gramosit. Në levan janë qëlluar me pistoleta dhe ka qëlluar djali i Ruçit. Në koridorin e spitalit të Fierit kur shkuan të plagosurit Qerem Braçja ka marrë pistoletën e shërbimit të policit që e ruante dhe ka qëlluar një njërin nga kundërshtarët e sherrit.
Janë të gjitha të filmuara, por këtu ka pllakosur gjithë policia dhe forcat speciale, shiku dhe sapo erdhi edhe zv.ministri i bremdshëm për të manipuluar provat.
Policët lanë të zhdukej pistoleta e djalit të Ruçit dhe arrestuan disa nga fajtorët, por që pritet të lëshohen pasi të mbarojnë hetimet.
Njeriu që po lufton me jetën në reaminacion ska qenë pjesë e sherrit por po i heqin plumbin që të mos dalë që është qitur nga pistoleta e policit.
Zoti na ruajt doktor, se shteti ka vdekur.

Aksidenti – Ndërron jetë turistja izraelite. Arrestohet shoqëruesi i saj

Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ku mjeti tip “Toyota” është përplasur me motoçikletën tip “Honda”. Në këtë përplasje u përfshi edhe një mjet tjetër tip “Audi”.

Si pasojë e përplasjes u dëmtuan drejtuesi dhe pasagjerja e motoçikletës, ku shtetasia M.N., 31 vjeçe, ndërroi jetë në spital, ndërsa drejtuesi i motoçikletës është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar për ngjarjen shtetasit: F.M., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe N.S., 42 vjeç, banues në Zefat, Izrael.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Artan Fuga: “Pa drogën, shteti s’do kishte para të paguante as policët që luftojnë ekonominë kriminale”

“Pa drogën nuk do të kishim lekë të paguanim as policët që luftojnë kundër ekonomisë kriminale të bimëve narkotike! Të tjerat janë llogje, jo e lagu jo nuk e lagu!”.

Keshtu shkruan sot akademiku Artan Fuga, teksa ndan nje mesazh ne faqen e tij ne Facebook, duke njoftuar edhe botimin e librit te ri “Origjinat e pasurisë, pronës, pushtetit (në Shqipërinë post-totalitare).

 

ARTAN FUGA/ Unë, në shpjegimin e dukurive shoqerore në Shqipëri jam partizan i funksionalizimit të Robert K. Merton.

Aty te librat e tij e kam kokën!

Pra me pak fjalë në këtë pozicion për të cilin paguhem si rrogtar i shtetit nuk më duhet fare nëse një ngjarje apo dukuri është e mirë apo e keqe, por vetëm përse ndodh dhe çfarë funksioni kryen.

Pastaj të qaj përsipër e të uluras di edhe unë, por nuk është puna ime!

E dinë shqiptarët që pa qarkullimin e drogës shteti nuk do të kishte lekë as për të paguar policët që luftojnë kundër ekonomisë së drogës!!!

Ju duket paradoks?

Nëse nuk ju duket dhe dini si ta shpjegoni, më thoni që të mos e botoj kot në vjeshtë te shtëpia botuese PAPIRUS librin tim :

Origjinat e pasurisë, pronës, pushtetit

(në Shqipërinë post-totalitare)

Pa drogën nuk do të kishim lekë të paguanim as policët që luftojnë kundër ekonomisë kriminale të bimëve narkotike!

Të tjerat janë llogje, jo e lagu jo nuk e lagu!

Mos kujtojë njeri që unë justifikoj ekonominë kriminale, atë mortje, por faktet duhen thënë!

Trashëgimia komuniste si traumë historike që vazhdon na përndjek Nga Dom Gjergj Meta

Mondi është mësues historie me profesion. Ka mbaruar shkollën e lartë në vitet e fundit të komunizmit. Punon drejtor në një bashki jo shumë të madhe. Në biseda private në kafe është kritik ndaj kryetarit të Bashkisë dhe krejt qeverisë, por bisedat e tij janë gjithmonë me zë të ulët, duke shikuar majtas e djathtas dhe asnjëherë nuk del publikisht kundër, qoftë edhe me një pëlqim virtual në një status facebook-u kundër qeverisë.

Ermiri është djalë i ri, ka mbaruar shkollën e lartë, me rezultate disi, dhe është emëruar drejtor në një drejtori të rëndësishme të administratës qendrore. Merita e tij e vetme është militantizmi, pasi nuk ka pasur asnjë përvojë të mëparshme pune dhe rezultatet e tij të shkollës nuk e justifikojnë pozicionin që ka. Gjuan çdo status Fb kundër qeverisë dhe kryeministrit dhe kundërshton me zell të madh. Zelli i tij ndaj partisë që e ka futur në punë shkon deri në dhunë. Ky ka lindur diku nga viti 1992 dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me regjimin, përveç faktit që prindërit e tij ishin nëpunës të thjeshtë të shtetit shqiptar dhe jo anëtarë partie.

Dauti ka qenë në burg politik për shumë vite. Në biseda private është shumë i ashpër ndaj komunizmit dhe ndaj disa individëve që e kanë persekutuar dhe që jetojnë në qytetin e tij. Por kur i takon ata ka një si lloj nderimi a droje ndaj tyre dhe i buzëqesh gjithmonë, ulet në kafe me ta dhe në biseda fillon dhe trajton shembuj komunistësh që kanë mbrojtur njerëzit dhe të burgosurit politikë.

Jerina është një vajzë 20 vjeçe. Gjyshin e saj e kanë pas burgosur dhe internuar gjatë regjimit. Ajo ka lindur në vitin 1999. Retorika e saj kundër regjimit komunist është shumë e ashpër. Madje në biseda konfidenciale ajo thotë se ka makthe me burg, policë që arrestojnë, tortura nëpër qeli etj. Kur flet për komunizmin në një pikë fillon e dridhet e gati sa nuk qan.

Dhe shembulli i fundit nga bota e politikës. Viti 1945, ardhja në pushtet e komunizmit ka një retorikë të tipit: armiqtë e popullit në litar, para pushkës etj. U tha u bë.

1991–2019: çdo opozitë në këto vite ka përdorur në mënyrë të shpërpjesëtuar, duke i kthyer madje në kryefjalë, shprehje të tipit: “burg, pranga, kriminelë, hajdutë” e leksik tjetër të ngjashëm. Analogjia ndërmjet këtyre kohëve është e frikshme edhe pse krejtësisht e pavetëdijshme nga ana e aktorëve. Mjafton të krahasohet kjo retorikë me ato elektorale të vendeve si Italia, Franca, Gjermania, Danimarka etj., dhe do të shihet një ndryshim thelbësor, aq sa është thelbësor ndryshimi midis shoqërive.

Janë vetëm disa shembuj, dhe ka pafund të tjerë, të një situate mjaft alarmante të shoqërisë shqiptare. Edhe pse rastet e mësipërme nuk janë të gjithë tërësisht të lidhur me traumën, ata kanë një lidhje të tërthortë me të, e të tjera lidhje të drejtpërdrejta. Shoqëria shqiptare është një shoqëri e traumatizuar dhe kjo traumë ka një emër dhe një shkaktar: komunizmi. Trauma më e madhe, sikurse do ta them edhe në vijim, ka të bëjë me ndarjen dhe polarizimin e shoqërisë. Kjo goditje ka dëmtuar, ka çarë përmidis rëndë individin dhe shoqërinë shqiptar. Fakti që ende ka shumë njerëz që reagojnë kur shkruhet për komunizmin duke thënë, ose “po lëre se ka kaluar” ose në mënyrë agresive duke përmendur lavdinë e asaj epoke, do të thotë qartas se ajo kohë është ende e gjallë në jetën e shoqërisë tonë me të gjitha efektet e saja.

Fjala “traumë” është një term klinik, prandaj duhet kujdes në përdorimin e tij. Përdoret në mjekësi dhe në psikopatologji. Unë do ta përdor në rrafshin e kësaj të fundit. Në psikopatologji, me fjalën traumë, kuptojmë një përvojë kërcënuese ekstreme, e papërballueshme, e pashmangshme, përballë së cilës një individ është i pafuqishëm.

Ky është një ndër përkufizimet e traumës psikologjike dhënë nga një prej studiuesve më në zë të kësaj teme, Ven der Kolk. Kohët e fundit, i interesuar për pasojat e komunizmit në Shqipëri dhe shfaqjet e tyre në sjelljet e shoqërisë dhe individëve, kam hulumtuar materiale, se si trauma dëmton jo vetëm individin, por edhe kolektivin. Madje kjo e fundit, pra trauma kolektive, nëse nuk trajtohet, mund të kthehet në historike, d.m.th. e trashëgueshme.

Një psikolog i famshëm italian, Luigi Zoja, thotë kështu: “Në shekullin XXI, sikur ndodh pas traumave epokale, e shkuara (e ka fjalën për fashizmin dhe komunizmin) nuk është përpunuar dhe tejkaluar, por vetëm është harruar dhe tjetërsuar…Në disa epoka dhe vende, për shkak të “nevojave” historike, ikja nga ajo çka është evidente si edhe nga realiteti, mund të mos kufizohet vetëm te individi, por mund të kthehet në një psikopatologji kolektive”.

Trauma e shkaktuar nga komunizmi në Shqipëri “i ka rrënjët në gjak”, sikurse thonte një parullë e asaj kohe. Kjo traumë ka përfshirë jo vetëm individë, por gjithë shoqërinë shqiptare. Ajo nuk kufizohet në një kohë të caktuar, por shtrihet historikisht e trashëgohet edhe tek individë që nuk e kanë jetuar atë kohë e që kanë lindur në vitet e fundit të komunizmit, ose edhe në vitet e demokracisë. Trauma psikologjike e prindërve apo edhe gjyshërve trashëgohet te fëmijët, te brezat në përgjithësi.

Një nga aspektet më të tmerrshme të traumës është kur shkaktari i saj, dhe ai që ka për detyrë të mbrojë viktimën, janë i njëjti person. Në Shqipëri ka ndodhur një përdhunim në familje. Ata që kishin për detyrë të mbronin qytetarët e tyre i kanë shkaktuar një traumë të madhe, duke ndarë shoqërinë, duke bërë armiq një palë e skllevër të verbër palën tjetër dhe duke i kundërvënë me njëri-tjetrin. Pa përmendur torturat, terrorin, si në rastin e të pushkatuarve në Qafën e Valmirit, apo në Gurëz të Kurbinit, keqtrajtimet nëpër burgje e kampe si ai i Tepelenës; retorika e përditshme poshtëruese që përdorej ndaj anëtarëve të një familjeje që kishte pasur një person me cen në biografi, duke filluar që nga fëmijët në shkollë me fjalë të tipit: “Mos rri me të se është djali i armikut!”, e deri në pengimin e shkollimit, fejesave e martesave e kështu me radhë. Dhe pasojat janë shumë më të mëdha se sa po të kishte qenë shkaktar një pushtues apo një i huaj në përgjithësi. Trauma e komunizmit është një traumë brenda familjes, nga njerëzit tanë.

Sigurisht kjo kërkon studime, se në çfarë mase ka ndikuar dhe cilat janë shenjat e kësaj traume sot në shoqërinë tonë, por e vërteta është se kjo traumë nuk është trajtuar, madje është shmangur dhe heshtur. Ja pse sot kemi një shoqëri të traumatizuar e cila ka shfaqjet e saj në frikën që e kaplon për të ardhmen, në frikën ndaj kritikës e ndaj eprorit, qeverisë apo privatit, sidomos kur je i punësuari i tyre. Po ashtu, një shenjë e kësaj psikopatologjie kolektive janë mendësia totalitare dhe mesianike që grupe dhe individë të caktuar kanë sot në Shqipëri, e shprehur sidomos në forumet politike, por edhe në grupe të caktuara artistësh e akademikësh.

Dekomunistizimi prandaj nuk është një fakt simbolesh apo teorish, nuk është çirrje kundër komunizmit. Dekomunistizim do të thotë detraumatizim dhe trauma trajtohet klinikisht. Nuk mjafton vetëm studimi i komunizmit, hapja e dosjeve, kujtimi i së kaluarës apo aq më keq, dalja me logjikën “ka kaluar tani” apo “të gjithë kemi vuajtur në atë kohë”, por duhet një përpunim shpirtëror dhe psiko-afektiv i kësaj të kaluare traumatike.

Ikja e shqiptarëve në vitet ‘90 dhe ajo e viteve të fundit, qoftë si dëshirë e qoftë si fakt, është ikje nga trauma. Nuk është vetëm nevojë ekonomike, është mbi të gjitha ikje nga realiteti, mos durimi i këtij realiteti dhe i hijeve që ai mbart. Është një protestë e heshtur ndaj realitetit traumatik edhe pse ndoshta jo protesta e duhur. Ikja e zhvendos problemin, por nuk e zgjidh, sepse trauma të ndjek kudo nëse nuk e trajton.

Ja pse kemi njerëz publikë kaq verbalisht të dhunshëm, kemi babëzi ekonomike e skizofreni sociale. Ja pse ne kemi të rinj që, edhe pse kanë lindur në demokraci, bëhen militantë partiakë të verbër dhe kanë nevojë ende për lider që të identifikohen e nuk arrijnë kurrë të jenë vetvetja. Trauma e trashëguar i depersonalizon e i bën pa asht. U ngjajnë karkalecave të detit që sapo u heq koren, dalin si qull. Ja pse ka ende njerëz që duan të të heqin të drejtën e fjalës e madje të të tregojnë se çfarë duhet e çfarë nuk duhet të thuash e në rastin më të mirë bëhen këshillues “dashamirë” me fjalët: “Ç’të duhet ty, shiko punën tënde?” Kjo fjali e fundit dëgjohet vetëm në sistemet totalitare ose në ato mafioze të Italisë së jugut.

Për këto arsye demokracia nuk funksionon në Shqipëri, madje as me njerëz të rinj dhe nuk mund të ndodhë derisa të mos trajtohet trauma komuniste.

Europa fatkeqësisht këtë gjë nuk e ka llogaritur. Ajo ende mendon se ne duhet të plotësojmë disa kushte ekonomike dhe juridike për të qenë pjesë e saj. Një shoqëri dhe një komunitet politik i traumatizuar mund të arrijë standarde ekonomike dhe juridike të kënaqshme, por është e gatshme t’i hedhë në erë sapo të ndihet e rrezikuar. A nuk ka ndodhur shpesh kështu në këto vite? A nuk po ndodh ende sot? Standardet ekonomike e juridike i ngjajnë një kostumi të bukur që vesh një njeri me skizofreni akute, por që assesi nuk mund të ndryshojë gjendjen e tij klinike, madje e bën më të rrezikshëm, sepse njerëzit gënjehen nga pamja e jashtme. Brukseli nuk i njeh traumat e shoqërisë shqiptare e këta duan kohë të shërohen, nëse ndodh. Nuk i shëron as hyrja në NATO, as Liberalizimi i vizave, as Reforma në drejtësi e as Hapja e negociatave për anëtarësim në BE.

Viti i fundit ka treguar se sa e thellë është kjo traumë që do të na ndjekë për shumë kohë e do të ndikojë edhe në brezat që do të vijnë.

Studime mjaft serioze tregojnë se trauma e hebrenjve gjatë holokaustit ka pasur ndikim edhe te nipat e atyre që nuk e kanë njohur e jetuar atë kohë. Rastet klinike tregojnë për ankthe dhe ëndrra me burgosje, tortura e vrasje, sikurse në një nga shembujt e mësipërm.

Analogjia me holokaustin hebraik i shkon për shtat holokaustit të gulageve staliniane, të burgjeve të krejt lindjes komuniste dhe të atyre shqiptare. Kjo analogji historike dhe psikopatologjike nuk minimizon holokaustin dhe as maksimalizon terrorin komunist. Përkundrazi ndriçojnë njëri-tjetrin. Edhe ata që ishin jashtë këtyre burgjeve, kinse në liri apo ishin drejtpërdrejt a tërthorazi shkaktarë të traumës kolektive shqiptare, mbeten të prekur thellësisht prej saj dhe meqenëse kanë jetuar me një liri të gënjeshtërt dhe një pushtet që nuk e kanë pasur kurrë, vazhdojnë të jetojnë ende në iluzion.

Ne nuk e kemi trajtuar ende si dhe sa duhet këtë fakt. Ndoshta sepse jemi si peshku në ujë që jeton aty “natyrshëm”. Kemi vështirësi ta shohim nga jashtë dhe nga larg këtë plagë që na ka shkaktuar komunizmi. E ndërkohë, ajo vazhdon të shkaktojë viktimat e saj dhe të “gjakosë” ende shoqërinë tonë e ta bëjë atë të paqëndrueshme e shpresëpakët. Do të kisha dëshirë që kjo temë të trajtohej ende, pa zemërim dhe inat, por me vërtetësi në mënyrë që të shkojmë drejt një shoqërie të paqtuar dhe të paqtë për ne dhe për brezat që do të vijnë.

Këshilli i Evropës: News 24 mbyll dy emisionet që kritikonin kryeministrin Edi Rama

Me anë të deklarate për mediat Këshilli i Evropës ka reaguar pas mbylljes nga ana e News 24 të dy emisioneve të gazetarëve Ylli Rakipi dhe Adi Krasta.

Ndër të tjera thuhet se të dy programet ishin kritikë për kryeministrin Edi Rama.

DEKLARATA E PLOTË

Në prag të nisjes së sezonit të ri televiziv, kanali i parë televiziv i lajmeve 24-orëshe në Shqipëri, News 24, njoftoi mbylljen e dy emisioneve: “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit dhe “Krasta A Show” të Adi Krastës. Të dy programet ishin kritikë me kryeministrin Edi Rama dhe transmetuan për një vit në News 24 në pronësi të Focus Media Group.

Gazetari Adi Krasta e ndërpreu punësimin e tij fundjavën e kaluar pasi presidenti i News 24, Irfan Hysenbelliu, u raportua se “u kërcënua” nga Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Më 19 korrik 2019, gazetari Artur Cani kishte zbuluar se Kryeministri ishte takuar me pronarin e News 24 për të kërkuar shkarkimin e gazetarit Ylli Rakipi, duke paralajmëruar në kohën kur Adi Krasta ka të ngjarë të humbasë punën e tij.

Adi Krastës iu ofrua një pozicion tjetër brenda kanalit televiziv. Gazetari Ylli Rakipi ka akuzuar qeverinë e Kryeministrit Rama për mbylljen e shfaqjes së tij dhe përfundimin e kontratës së tij me Focus Media Group. Irfan Hysenbelliu mohoi që mbyllja e të dyja emisioneve të bisedimeve rezultoi nga presioni i qeverisë dhe zyra e Kryeministrit i quajti akuzat “lajme të rreme”.

https://www.coe.int/en/web/media-freedom/detail-alert?p_p_id=sojdashboard_WAR_coesojportlet&p_p_lifecycle=0&p_p_col_id=column-4&p_p_col_count=1&_sojdashboard_WAR_coesojportlet_alertId=51309503

 

“Kjo është plehrë”, Spartak Braho ofendon kryetaren e Autoritetit të Dosjeve

Një komunikim në grupin e WhatsApp të anëtarëve të Komsionit të Ligjeve, ka nxjerrë në pah disa qendrime aspak etike, dhe të papranueshme të deputetit Spartak Braho.

Ai fyen rëndë Kryetaren e Autoritetet të Dosjeve, Gentiana Sula, sic duket edhe në foton në vijim.

Zonja Sula mesa duket përmes një shkrese informon anëtarët e këtij komisioni për një aktivitet që zhvillohet nesër në Presidencë për të nderuar një familje të persekutuar gjatë regjimit komunist.

Bëhet fjalë për familjen Petrela dhe nesër në Presidencë pritet të transmetohet edhe një film, ku tregohet saga e gjatë e vuajtjeve gjatë diktaturës. Po ashtu, pritet të dekorohen anëtarë të familjes, por edhe njerëz të zakonshëm që gjatë atyre viteve të vështira, patën ndihmuar mesa munden familjen Petrela.

Mesazhet në Whastaspp

Ndërkohë, ka reaguar në këtë komunikim në grup deputeti Braho, i cili njihet për qendrimet e tij të ashpra ndaj atyre që dënojnë krimet e komunizmit .E menjëhershme ka qënë edhe përgjigja e deputetit Alimadhi, i cili është përfaqësues i shtresës së të përndjekurve, dhe kryetar i Partisë së Ballit Kombëtar./Mapo

Shqipëri, mbërrijnë rreth 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Në Shqipëri kanë mbërritur qindra mijëra dokumente në formë dixhitale të periudhës osmane dhuruar nga Arkivi Osman në Stamboll pranë Arkivit Shtetëror Presidencial të Republikës së Turqisë, që nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë do të ofrohen së shpejti për studiuesit, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido, në një konferencë për mediat, tha se rreth 350 mijë dokumente me rëndësi historike kanë ardhur nga Stambolli, të cilat shumë shpejt do të jenë në dispozicion të historianëve.

“Më shumë se 350 mijë fletë dokumente që datojnë nga shekulli 15-të deri në çerekun e parë të shekullit 20-të mbi Shqipërinë dhe shqiptarët janë marrë nga Arkivi Qendror i Perandorisë Osmane me qendër në Stamboll në formë dixhitale, falë marrëveshjes së bashkëpunimit që Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka me Arkivin Qendror të Stambollit. Kjo përbën përafërsisht gjysmën e të gjithë dokumenteve që Arkivi i Stambollit ka mbi Shqipërinë dhe shqiptarët dhe pjesa tjetër pritet të merret shumë shpejt”, theksoi Bido.

Në Shqipëri kanë mbërritur qindra mijëra dokumente në formë dixhitale të periudhës osmane dhuruar nga Arkivi Osman në Stamboll pranë Arkivit Shtetëror Presidencial të Republikës së Turqisë, që nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë do të ofrohen së shpejti për studiuesit. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido (foto), në një konferencë për mediat, tha se rreth 350 mijë dokumente me rëndësi historike kanë ardhur nga Stambolli, të cilat shumë shpejt do të jenë në dispozicion të historianëve. ( Olsi Shehu – Anadolu Agency )

Sipas tij, pjesa më e madhe e dokumenteve i përkasin shekullit të 19-të dhe 20-të ku tregohet për zhvillimet në Perandorinë Osmane në territoret e banuara nga shqiptarët, për reformat, dokumentet për çështje fetare, arsimore, dhe për çështje të tjera.

Ai tha se dokumenti më i vjetër daton më 8 shkurt 1455 dhe është një regjistër që përfshin timare në Rumeli, ku përfshihen dhe qytetet shqiptare si Prizreni, Janina dhe Elbasani.

“Edhe pjesa tjetër e materialeve janë shumë të rëndësishme, janë shkresa, urdhëresa, fermanë që japin një pasqyrë mbi zhvillimet politike dhe shoqërore të shqiptarëve në Perandorinë Osmane. Ndër të tjera ka të dhëna biografike për Ismail Qemalin, si nëpunës i administratës osmane”, tha Bido.

Bido më tej theksoi se “Ky pasurim përben përpjekjen disavjeçare të Arkivit Shqiptar. AQSH (Arkivi Qendror Shtetëror) përmban sot jo vetëm tërësinë e historisë dokumentare të Shqipërisë dhe shqiptarëve pas pavarësisë, por edhe tërësinë e dokumenteve, të Shqipërisë dhe shqiptarëve gjatë periudhës osmane, me përjashtim të dokumenteve pronësore”.

Ndërkohë, me ndihmën e shtetit turk, vazhdon procesi i dixhitalizmit të dokumenteve osmane që ndodhen në Arkivin Qendror Shtetëror në Tiranë.

Mos u tund nga komunistët, Adi Krasta, ata mbeten armiq të paparë të Elitës – Nga ARTAN LLESHI

Vellezer e motra intelektuale!
Sot i dedikohem ndihmeses profesionale qe kam marre nga dy intelektuale te njohur shqiptar te cilet jane Zoti Skender Buçpapaj dhe Zoti Adi Krasta.
Kam qene pak me shume se femije kur ndieja peshen e vdekjes se tim eti e asokohe pas nje etape konkurimesh ne Televizionin Shqiptar ne spektrin e poezise, u nuhata si shpirt i shkelur nga jeta dhe u mora nen sqetull te Departamentit te Kultures per disa vite ,atje ku ishte enderr e cilitdo talenti.
Adi Krasten e gjeta ne zyre si nje te njohur, misionar te Fjales.
Kemi punuar bashkarisht ne ate Departament te cilin sot te gjitha koherat e transmetimeve ne RTSh mund te mbahet mend si Departamenti i Lirire se Fjales.
Tek ky kumbim ndoshta ishte dhe lenda e gjetjes se titullit “E Para ishte Fjala”
Adi ishte brilant , fisnik, i brishte e njeheresh i paster ne tik-takun e njeriut , ndersa drejtori yne i Pergjithshem asokohe ishe poet, i arte si intelektual , i thjeshte e serioz e me ton te duhur prej shqiptari ne kerkim te Rruges se Duhur te Lirise se Tjetrit dhe Lirise se Fjales.
Sot mora vesh largimin e Adi Krastes nga ekrani i nje televizioni.
Adi.
Mos u merzit nga teksa-perseritja e historise se Diktatures.
Ne rast se bijt e eterve kane shembur dikur nje bust per ta rrezuar siper nje populli si germadhe, ti ke shembur murin brenda njeriut dhe ke ndjellur lirine e Fjales tek cilido cep e treve e shqiptareve.
Adi. Do te te shkruaj me gjate direkt e ne te parin emision qe te te shoh.
Sot te percjell pranine time si mik i vjeter bashke me nje buqete vllaznore perqafimesh.
Mos u tund nga komunistet Adi.
Ne e dime, ata jane e mbeten armiq te papare te intelektualeve dhe Elites.
Miku juaj i vjeter
Artan Lleshi Gjomarkaj Mirdite.

 

“Ish- polici që u vra dje kishte shoqëri me Saimir Tahirin”

Në lidhje me vrasjen e ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku mbeti viktimë ish- polici Santiago Malko, reagon edhe ish- kryeministri Sali Berisha.

Ai publikon mesazhin e një punonjësi policie që e informon se Malko ka pasur shoqëri me ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas tij ai ka qenë i shpallur në kërkim për tentative vrasje dhe armëmbajtje pa leje, por dosja i është “pastruar”.

“Polici dixhital jep te dhena tronditese per Santiago Malkon, i cili u ekzektua e mbreme ne Tirane.

Ai ndiqej per vrasje dhe plagosje, por dosjet e tij mbylleshin.

Se fundi shoqerohej me Saimir Trafikun”, shkruan Berisha.

Mesazhi

Pershendetje dr jam punojnes i policise desha te informoj per personin qe u egzekutua mbreme ne Tirane .Ai eshte Santjago Shefqe Malko. Muajin e fundit ishte pare ne shoqerin e Sajmir Tahirit

Santjago eshte datelindjes 02.02.1993 banues ne Tiranë

Sipas Informacioneve rezylton se me date 31.12.2018 Sht.Santjago Malko shpallet ne kerkim me kartele ”Roze”, pasi ne proçedim penal nr 5113, viti 2018 autor i dyshuar i Vepres Penale ”Vrasje me paramendim ” & ”Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake ”, e parashikuar nga neni 78-25,278 te Kodit Penal.E ndjek seksioni i Per Krimet ndaj Jetes Tirane. I eshte anulluar kerkimi me date 05.04.2019.ME DATE 22.10.2010 RRETH ORES 14:25 U MUAR NJOFTIM NGA SALLA OPERATIVE SE NE RRUGEN ‘VIOLETA MANUSHI’, TEK KODRA E PRIFTIT NDODHEJ NJE SHTETAS QE KERKON NDIHME. MENJEHERE KALUAM NE ADRESEN E DHENE DHE ATY MOREM KONTAKT ME SHTETASIN SANTJAGO MALKO DHE MOTREN E TIJ DJANA MAHMUTI, TE CILET PRETENDONIN SE FATURUESI I ENERGJISE ELEKTRIKE KISHTE HYRE NE BANESE DHE DUKE PERFITUAR NGA MUNGESA E FAMILJAREVE, KISHTE TENTUAR TE PERDHUNONTE VAJZEN E SAJ EDISA EVZI MAHMUTI, E VITLINDJES 1998. NGA ANA JONE U BE SHOQERIMI NE KOMISARIAT I FATURISTIT TE ENERGJISE ELEKTRIKE , SHTETASIT BAJRAM DEMIRI PER VEPRIME TE METEJSHME PROCEDURIALE. GJATE SHOQERIMIT NUK PATI PROBLEM.

ME DATE 14.04.2016, NE OREN 22.00, U ARRESTUA NE FLAGRANCE SHTETASI ‘’SANTJAGO MALKO’’ SEPSE NE OREN 11.00, NE RRUGEN ‘’MUSLYM SHYRI’’ GJATE NJE KONFLIKTI KA GODITUR ME NJE ARME TIP PISTOLETE (NUK KA NUMER DHE AS TIP ARME) DUKE E PERDORUR SI SEND PER TA GODITUR POR PA E SHKREPUR, SHTETASIN ‘’EDMOND NAIM LASHI’’ U SEKUESTRUA NE CILESINE E PROVES MATERJALE NJE ARME PISTOLETE DHE KATER FISHEK.

Zëri i Amerikës: Gjykata e Apelit në Vlorë lë në burg pronarin që dhunoi turistët

Gjykata e Apelit në Vlorë la në fuqi vendimin e shkallës së parë për masën e arrestit në burg për Mihal Kokëdhimën, i cili akuzohet për dhunën ndaj një grupi turistësh të huaj dhe shoqëruesve shqiptarë. Kërkesa ishte bërë nga mbrojtja e Kokëdhimës e cila i kërkoi Gjykatës një masë më lehtësuese. Kokëdhima akuzohet për tri vepra penale “Shkatërrim të pronës”, “dëmtime të tjera me dashje” dhe “kanosje” dhe ndodhet në paraburgimin e Vlorës.

Incidenti me një familje turistësh nga Spanja dhe shoqëruesit shqiptarë ndodhi në mes të muajit gusht në Bar Restorant “Panorma”, në Porto Palermo, një zonë turistike në rivierën shqiptare. Sipas dëshmive në polici të turistëve familja spanjolle dhe shoqëruesit shqiptarë reduktuan porosinë për ushqim gjatë drekës ne restorant por u përballën me reagimin e dhunshëm të pronarit.

Incidenti mori përmasa kur grupi i turistëve dhe shoqëruesit shqiptarë u futën në makinë për t’u larguar pa kryer pagesën dhe pronari Kokëdhima u var në pjesën e përparme te makinës duke goditur xhamin me grushta dhe duke e thyer, ndërkohë që automjeti përshkoi rreth 3 km, nga Porto Palermo në Qeparo.

Ndërhryja e Policisë së Sarandës ka shuar incidentin i cili u regjistrua nga brenda makinës në një video që u publikua në rrjetet sociale duke shkaktuar regime të forta në Shqipëri dhe më gjerë.

Pas incidentit autoritetet thanë se Bar Restorant “Panorma” ishte ndërtuar pa leje në zonën buzë detit dhe Inspektoriati Kombëtar i Ndërtimit ndërhyri duke e rrafshuar objektin.

Ndërhyrja e autoriteteve ngjalli reagime për bazën ligjore të ndjekur në prishjen e objektit që ndodhej në proces legalizimi por edhe pikëpyetje për një seri institucionesh përgjegjëse që nuk kishin vepruar më parë për prishjen e ndërtimit pa leje që funksiononte prej shumë vitesh si njësi biznesi.

PD nxjerr dokumente të reja: Kajmaku mori 2.6 milionë € nga Rama

Partia Demokratike ka vijuar sulmet ndaj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. PD ka publikuar sot faktet pse kryeministri Edi Rama nuk e shkarkon Kajmakun, pas publikimit të fakteve se ka qenë i arrestuar në Greqi për falsifikimin parash. Ish-deputetja Albana Vokshi tha se Agim Kajmaku ka marrë nga pushteti i Ramës 2.6 milionë euro.

Pjesë nga deklarata:
PD ka publikuar fakte të pakontestueshme se Kajmaku është arrestuar në Greqi në janar 2013, duke tentuar të bëjë biznes me para të falsifikuara. PD ka treguar vendimin e Prokurorisë dhe Gjykatës së Janinës, që konfirmojnë se Kajmaku është në kërkim në shtetin grek. Pavarësisht fakteve, ai akoma nuk ka dhënë dorëheqjen dhe Rama akoma nuk e ka shkarkuar, duke i siguruar mbrojtje.

PD po sjell sot të tjera dokumente, pse e mbron Rama kriminelin. Rama dhe Jorgo Toto ndajnë bashkë miliona euro para publike. Paratë janë mburoja e mbrojtjes së Kajmakut nga drejtësia. Ai ka marrë rreth 2.6 milionë euro nga pushteti i Ramës.

FOTOT DHE VIDEO – Kush është gruaja e Santiago Malkos, ish-efektivja bukuroshe e “Shqiponjave”

Ish-polici Santiago Malko, i cili u ekzekutua mbrëmjen e kaluar me breshëri plumbash në kryeqytet, kishte edhe bashkëshorten e tij pjesë të Policisë së Shtetit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se 26-vjeçari Malko ishte i martuar me ish-efektiven e Forcave “Shqiponja”, Dea Ricku.

Kjo e fundit ka punuar për pak kohë si police e rendit në Komisariatin e Kamzës dhe më pas, në janar të vitit 2016, është bërë pjesë e “Shqiponja-ve”, duke qëndruar për disa muaj. Një vit më vonë, në 2017, Dea Ricku ka vendosur të shkëputet nga policia me dëshirën e saj.

 

Nuk dihen arsyet e vërteta të largimit të saj nga policia, por ky vendim është marrë pikërisht në vitin kur bashkëshorti i saj ka nisur problemet me drejtësinë, pas konfliktit me vëllezërit Lashi.

Në kohën që shërbeu në Policinë e Shtetit, Dea Ricku bëri bujë në media, për shkak të bukurisë së saj. Në një intervistë mediatike në atë kohë, Dea shprehej se bukuria e saj nuk i kishte sjellë asnjë problem dhe se nuk ishte ndjerë e provokuar. “Unë, thoshte Dea, kam një qëndrim timin, cakun e të cilit nuk lejoj ta kalojë askush!”.

 

PD sërish plas “bombën”: Pas Pjetrit dhe Kajmakut do zbulojmë të tjerë kryebashkiakë të dënuar

Eksperti i çështjeve ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata duke folur për zhvillimet politike në vend, tha se kryeministri Edi Rama po mbështet kandidatë, të cilët kanë probleme me ligjin dhe janë subjekt i qartë i dekriminalizimit.

Sipas tij, kryeministri është përgjegjësi kryesor për situatën ku ndodhet vendi, ndërsa shtoi se Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku duhet të dalin përpara drejtësisë.

Ai tha se pas Pjetrit dhe Kajmakut do të ketë edhe emra të tjerë, që janë subjekt i dekriminalizimit.

“I pari që duhet të mbajë përgjegjësi është Edi Rama. Ka një drejtori të dekriminalizmit, e cila duhet të verifikojë emrat. Pse mor zotëri duhet t’i gjejë opozita rastet penale. Opozita është opozitë, për të dhënë ide, por jo për të gjetur kriminelët. Duhet t’i kishte gjetur prokuroria, e ka detyrim t’i verifikojë të gjithë emrat. Nuk kemi shpresë tek kjo prokurori. Problemi është politik. Kryeministri nuk bën do pa ta, ai është lidhur ngushtë me ta, pasi është lidhur financiarisht me krimin.

Për ne datë zgjedhjesh nuk ka pasur. Pas Kajmakut prisni tjetrin. Kryeministri drejton krimin e organizuar dhe jep mbështetje politike. Ai është implikuar financiarisht me të dhe zbaton urdhrat e tij. Qeveria jep mbështetje, këta blejnë zgjedhje dhe nëpërmjet oligarkëve, pastaj pastron paratë në ndërtime”, tha Gjata në News 24.

Gjithashtu Çlirim Gjata tha se zgjedhjet e lira janë kusht i parë dhe i fundit, që i duhet më shumë se kurrë sot Shqipërisë për të hyrë në rrugën e drejtë.

“Një rrugë ka: zgjedhje të lira dhe të ndershme në të gjithë Shqipërinë. Me këtë kryeministër nuk futesh dot në zgjedhje. Kryeministri duhet të japë dorëheqjen. Prisni shtatorin, asgjë nuk është mbyllur dhe harruar. Rama duhet të largohet sepse nuk shkohet kështu. Ky shtet duhet të bëhet dreqi e mori, nuk shkohet kështu”-tha ai.

Gresa Kadare në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, vjen në protestë

Nga Franca ku është pedagoge në sheshin e teatrit bashkë me Risto Siliqin, bashkëshortin e saj që është i biri i Llazar Siliqit dhe i nipi i Risto Siliqit

Nga Fatmira Nikolli

Gushti e boshatis Tiranën dhe i mbyll teatrot. Sezonet artistike mbyllen në qershor e rinisin në tetor. Në zagushinë e madhe verore, ka vetëm një teatër hapur. Ai Kombëtar. Ai i madhi që prej 1 muaji ruhet 24 orë nga qytetarë e artistë e po prej një muaji ka hapur një sezon artistik të pazakontë: shfaqje nga Shqipëria dhe nga jashtë vendit, shfaqje me vullnetarë, shfaqje në mbështetje të një kauze: mbro teatrin. Tashmë sheshi ka gjithnjë njerëz. Kushdo që vjen gjen miq ose njeh të rinjë. Dje, rreth orës 19:00 në sheshin e teatrit erdhi Gresa Kadare dhe Risto Siliqi (djali i Llazar Siliqit). Bashkëshortë, ajo pedagoge në Francë e ai kërkues shkencor në një kompani. Kanë studiuar bio kimi dhe prej pothuaj 30 vitesh jetojnë në vendin e “lirisë, barazisë e vëllazërisë”.

Vajza e shkrimtarit me të shoqin u ulën pranë Edmond Budinës dhe folën gjatë. Thanë se e kanë mbështetur gjithnjë kauzën. Thanë se përfaqësojnë vetveten dhe se nuk i janë fshehur atyre që mendojnë. Regjisori u rrëfeu 19 muaj protestë, 13 muaj përditë, e 30 ditë 24 orë. U rrëfeu “24korrikun”. Bashkëshortët treguan mbështetjen e tyre në mbrojtje të teatrit. Më pas kur erdh ora e fjalimeve në shesh, të dy u ulën mes njerëzve. Edmond Budina i prezantoi dhe i falenderoi. “Jemi njerëz që e duam teatrin. Njerëz që besojmë. Ne jemi bashkë. Nuk na përçan askush.kam kënaqësinë të them se sonte kauzës sonë i shtohen edhe dy miq. Janë dy shkencëtarë. Gresa Kadare dhe Risto Siliqi. Ju faleminderit që jeni me ne. Ndaj ky teatër nuk do bjerë. Teatro të rinj të bëhen sa të duan. Këtu është vënë Doruntina, Nata me hënë, Gjenerali i ushtrisë së vdekur të Ismail Kadaresë”, tha Budina.

ARTISTËT NGA ITALIA

Më tej fjalën e morën Albert Dedja dhe Dardana Bërdyna, artistët që të dielën në mbrëmje mbajtën shfaqjen “Më pyesin ku je” në sallën e teatrit kombëtar. Dedja që ka firmën e regjisë dhe tekstit të shfaqjes duke ju treguar mbështetjen qëndrestarëve tha “se jemi të vegjël para jush. Ne jemi larg dhe nuk mund tu mbështesim sa duam. Pjesa jonë flet për konceptin e lirisë.Kushdo që shkon kundër artit mbjell një të ardhme që s’është e ardhme. Teatri për artistët është shtëpia e shpirtit. Nuk mund të shembet shtëpia e shpirtit”. Sipas tij, ky teatër nuk do të bjerë se këtu ka njerëz që besojnë. “Nuk mund të bjerë një histori e mrekullueshme e teatrit shqiptar, ka ngarkesë. Kjo ndërtesë ka identitet, ne na duhet identitetit. Arti na ndihmon të mbijetojmë. Ju falenderojmë për këtë që bëni. Na keni përkrah” tha ai. Edhe Bërdyma duke nënvizuar se ndan të njëjtin mendim me Dedjen, shtoi se “jemi në mbështetje të asaj që bëjnë qytetarët e Tiranës”. Një artiste italiane, Serena Battisti pjesë e kompanisë teatrale “La quarta parette” tha se njihej personalisht me shkrimtarin arbëresh Carmine Abate. “Do bëj të pamundurën që ta sjell këtu e të japë një mesazh. Kur hyra në teatër pata një sëmbim në zemër. Është teatër i mrekullueshëm e nuk duhet shembur”, tha ajo.

 

‘Kajmaku’, PD nxjerr të dhënat e TIMS: Provë e pakontestueshme (dokumentet)

Partia Demokratike ka vijuar edhe sot akuzat ndaj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Vetëm një ditë pas publikimit të dokumenteve, që tregonin se Kajmaku është arrestuar në Greqi për falsifikim parash, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, ka publikuar sot të dhënat e sistemit TIMS për kryebashkiakun Kajmaku, që sipas tij, janë një provë e pakontestueshme se kryebashkiaku socialist ka qenë i arrestuar në vendin fqinj.

“Sipas rregullave në fuqi, kur një shtetas pajiset me pasaportë, të dhënat e tij hidhen menjëherë në sistemin shtetëror TIMS. Këtë dokument autentik ne e posedojmë dhe, nëpërmjet tij, provojmë në mënyrë të pakundërshtueshme se Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është Jorgo Toto, i arrestuar në vitin 2003 në Greqi. Sipas sistemit shtetëror TIMS, Agim Kajmaku (që është ekzaktësisht personi që shikoni në foto), kur ka patur emrin Jorgo Toto, i datëlindjes 06.07.1971, i biri i Imer dhe Maxhe, ka qenë posedues ekzaktësisht i pasaportës me Nr. Z 0148497. Kjo është një provë e pakontestueshme që Jorgo Toto i arrestuar në Greqi me pasaportën me nr. Z 0148497, është Jorgo Toto, që ju shikoni në foto, me pasaportën me nr. Z 0148497, dhe që sot mban emrin Agim Kajmaku”, tha Bardhi.

Më tej, Bardhi deklaroi se kandidati i Ramës në momentin e arrestimit ka dhënë emra fallso për prindërit e tij, ndërsa rikujtoi edhe njëherë pesë faktet që PD publikoi dje për Kajmakun.

Pjesë nga deklarata e Bardhit:

E vërteta është ajo e deklaruar nga Partia Demokratike që dje. Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi në vitin 2003, me masë arresti në burg, në fuqi, për kryerjen e një krimi, është ekzaktësisht Agim Kajmaku, kandidati i Edi Ramës për Vorën., megjithëse ai, në momentin e arrestimit, ka dhënë emra fallco për nënën dhe babin e tij. Në vendimin e drejtësisë greke, të cilin ne e bëmë publik dje, Jorgo Toto paraqitet me amësi Parashivi dhe atësi Thanas. Kjo ka ndodhur, sepse në pasaportën e shtetasve shqiptarë nuk pasqyrohen të dhënat e atësisë dhe amësisë. Për këtë arsye, në procesverbalin e arrestimit, të dhënat për atësinë dhe amësinë, pasqyrohen ashtu siç deklarohen nga vetë i arrestuari. Pavarësisht përpjekjes për të mashtruar autoritetet greke, në momentin e arrestimit Jorgo Toto ka patur me vete pasaportën e tij, e cila ka një numër unik identifikimi dhe e cila është regjistruar në vendimin për arrestimin e Jorgo Totos. Në faqen 13 të këtij vendimi, të publikuar dje, thuhet se shtetasi i arrestuar për krimin që dënohet me jo më pak se 10 vjet burgim, është shtetasi shqiptar Jorgo Toto që posedon pasaportën me nr. Z 0148497.

Partia Demokratike paraqiti dje 5 fakte.
1. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto është arrestuar në Greqi në vitin 2003 për një krim që dënohet deri në 10 vjet burg.
2. Agim Kajmaku e ka fshehur arrestimin në Formularin e Dekriminalizimit.
3. Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, sot e kësaj dite, është me masë arresti me burg në fuqi në Greqi.
4. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto, me proces penal të hapur në Greqi, është në kërkim kombëtar nga drejtesia greke.
5. Agim Kajmaku ndalohet nga ligji i dekriminalizimit të jetë kandidat për kryetar bashkie. Për fshehjen e krimit, ligji parashikon humbjen e menjëhershme të mandatit dhe burg deri në 4 vjet.
Megjithëse provat janë publike, Edi Rama vazhdon të heshtë për t’i dhënë kohë strategjisë së tij prej burracaku, që nuk i mbron direkt kriminelët e vet në bashki, por përdor mercenarët në media për të thënë se Agimi Kajmaku nuk është Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi. Me pseudo alibinë se Jorgo Toto i arrestuar në 2003-shin është një person tjetër dhe se emri është thjesht një rastësi me atë që ka përdorur dikur Agim Kajmaku, Edi Rama synon të mashtrojë qytetarët, duke mbrojtur pushtetin e vet kriminal.

Gresa Kadare në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, vjen në protestë

Nga Franca ku është pedagoge në sheshin e teatrit bashkë me Risto Siliqin



Nga Fatmira Nikolli

Gushti e boshatis Tiranën dhe i mbyll teatrot. Sezonet artistike mbyllen në qershor e rinisin në tetor. Në zagushinë e madhe verore, ka vetëm një teatër hapur. Ai Kombëtar. Ai i madhi që prej 1 muaji ruhet 24 orë nga qytetarë e artistë e po prej një muaji ka hapur një sezon artistik të pazakontë: shfaqje nga Shqipëria dhe nga jashtë vendit, shfaqje me vullnetarë, shfaqje në mbështetje të një kauze: mbro teatrin. Tashmë sheshi ka gjithnjë njerëz. Kushdo që vjen gjen miq ose njeh të rinjë. Dje, rreth orës 19:00 në sheshin e teatrit erdhi Gresa Kadare dhe Risto Siliqi (djali i Llazar Siliqit). Bashkëshortë, ajo pedagoge në Francë e ai kërkues shkencor në një kompani. Kanë studiuar bio kimi dhe prej pothuaj 30 vitesh jetojnë në vendin e “lirisë, barazisë e vëllazërisë”.

Vajza e shkrimtarit me të shoqin u ulën pranë Edmond Budinës dhe folën gjatë. Thanë se e kanë mbështetur gjithnjë kauzën. Thanë se përfaqësojnë vetveten dhe se nuk i janë fshehur atyre që mendojnë. Regjisori u rrëfeu 19 muaj protestë, 13 muaj përditë, e 30 ditë 24 orë. U rrëfeu “24korrikun”. Bashkëshortët treguan mbështetjen e tyre në mbrojtje të teatrit. Më pas kur erdh ora e fjalimeve në shesh, të dy u ulën mes njerëzve. Edmond Budina i prezantoi dhe i falenderoi. “Jemi njerëz që e duam teatrin. Njerëz që besojmë. Ne jemi bashkë. Nuk na përçan askush.kam kënaqësinë të them se sonte kauzës sonë i shtohen edhe dy miq. Janë dy shkencëtarë. Gresa Kadare dhe Risto Siliqi. Ju faleminderit që jeni me ne. Ndaj ky teatër nuk do bjerë. Teatro të rinj të bëhen sa të duan. Këtu është vënë Doruntina, Nata me hënë, Gjenerali i ushtrisë së vdekur të Ismail Kadaresë”, tha Budina.

ARTISTËT NGA ITALIA

Më tej fjalën e morën Albert Dedja dhe Dardana Bërdyna, artistët që të dielën në mbrëmje mbajtën shfaqjen “Më pyesin ku je” në sallën e teatrit kombëtar. Dedja që ka firmën e regjisë dhe tekstit të shfaqjes duke ju treguar mbështetjen qëndrestarëve tha “se jemi të vegjël para jush. Ne jemi larg dhe nuk mund tu mbështesim sa duam. Pjesa jonë flet për konceptin e lirisë.Kushdo që shkon kundër artit mbjell një të ardhme që s’është e ardhme. Teatri për artistët është shtëpia e shpirtit. Nuk mund të shembet shtëpia e shpirtit”. Sipas tij, ky teatër nuk do të bjerë se këtu ka njerëz që besojnë. “Nuk mund të bjerë një histori e mrekullueshme e teatrit shqiptar, ka ngarkesë. Kjo ndërtesë ka identitet, ne na duhet identitetit. Arti na ndihmon të mbijetojmë. Ju falenderojmë për këtë që bëni. Na keni përkrah” tha ai. Edhe Bërdyma duke nënvizuar se ndan të njëjtin mendim me Dedjen, shtoi se “jemi në mbështetje të asaj që bëjnë qytetarët e Tiranës”. Një artiste italiane, Serena Battisti pjesë e kompanisë teatrale “La quarta parette” tha se njihej personalisht me shkrimtarin arbëresh Carmine Abate. “Do bëj të pamundurën që ta sjell këtu e të japë një mesazh. Kur hyra në teatër pata një sëmbim në zemër. Është teatër i mrekullueshëm e nuk duhet shembur”, tha ajo.

Lubonja: Pse Rama promovon të fortët në politikë

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e rubrikës “Opinion” në “News24” foli për rastin e Agim Kajmakut, për të cilin PD tha se ka qenë i dënuar në Greqi.

Lubonja u shpreh se kriminelët në politikë janë tashmë një fenomen. Ai shtoi se krimi ka depërtuar në nivelet më të larta politike, për shkak të sistemit.

Lubonja u shpreh se Rama bashkëpunon me njerëz që kanë para e influencë, prandaj krimi është i pranishëm në politikë. Ai tha se është e rëndë që Rama promovon kriminelë në krye të bashkive, kurse ngre pyetjen sesi mund të punopë një kriminel për njerëzit.

“Sistemi është i tillë që persona të tillë kanë hyrë dhe duan të sundojnë. Ka që thonë se Edi Rama e dinte dhe nuk e dinte. Rama në fakt kap ca njerëz që kanë para dhe me paranë e të fortët qeveris, kjo është mënyra më e thjeshtë për të qeverisur. Ky person thotë që nuk ka qenë i dënuar, mirë, dakord, por pyetja që ngrihet se kush është ky, çfarë kontributi ka dhënë që të zgjidhet kryebashkiak. Janë figura që nuk njihen aq nga publiku.

Në bashki ka para, ky është procesi që vazhdon si fenomen. Nuk është vetëm Kajmaku, por edhe Kavaja, ishte edhe Gjushi, edhe Veliaj me kullat. Është tendencë e frikshme. Unë se di sesi një njeri i krimit mund të punoj për njerëzit. Nuk është problemi i njerëzve aq, por i sistemit ku krimi ndjell krimin, gjarpëri ha bishtin e vet dhe helmohet e vijon me helm”, tha Lubonja.

Lubonja u shpreh po ashtu se nuk ka parë nga PS që të reagojë askush për kriminelët në gjirin e vet. Ai shtoi se nuk ka parë ndonjë akt dorëheqjeje apo kundërshtimi të disa figurave si Ditmir Bushati, Pandeli Majko etj.

“Pashë një postim të Ditmir Bushatit që citonte Migjenin, një poezi që fliste për vullnete të ndrydhura. Bushati ndoshta e thotë këtë tani që nuk është më ministër. Por një pyetje kam: Si ka mundësi Bushati, Majko disa figura që mbahen me emër në PS, kur del një krimienel pse nuk ikën? Këta bashkëpunojnë me krimin?

Askush nuk flet pra, kemi diktaturë të krimit. E kam thënë më mirë tre parti që denoncojnë njëri-tjetrin sesa një parti dhe të kemi diktaturë krimi. Edhe drejtësia për këta njerëz kam parë që nuk vepron. Opozita duhet të gjejë mënyrën për të dalë në rrugën institucionale.”, deklaroi ai.

Prostitucion në burgje, zbulohet skema e futjes së “bashkëjetueseve”

Zbulohet një skemë e përhapur prostitucioni ndër vite, nga bosët e krimit në burgjet shqiptare.

Duke shfrytëzuar një të drejtë që ia njeh ligji atë të një takimi special 5 orësh njëherë në muaj me bashkëshortet, partneret ose bashkëjetueset, të burgorit VIP kanë mundur të përfitojnë shërbimet e prostitutave në burgjet shqiptare.

Njihuni me qytetin nëntokësor në Shqipëri, vendstrehimi më i madh dhe i fortifikuar në rajon (video)

Në kthinën e një lokali në Kukës ndodhen një palë shkallë. Në pamje duken pa funksion dhe ashtu të harruara. Askush nuk e di se aty është  njëra prej pesë hyrjeve më të rëndësishme të qytetit nëntokësor.

Njërit prej vendstrehimeve më të mëdha në rajon e i fortifikuar për tu bërë ballë shpërthimeve atomike.

Me inxhinier Feti Gjicin edhe grupi i ABC News  për herë të parë zbriti në Kukësin e nëndheshëm.

Jo pak por më shumë se 30 metra nën atë ekzistues. Shkallët në formë rrethore s’kanë të sosur në zbritje.  Kryqëzime e tunele si një labirint pa fund.

Duhet të kesh frikë nga keq orientimi e mos dish të kthehesh në dalje, ndaj nuk largohesh dot më shumë.

Inxhinier Fetiu e njeh mirë sepse ka qenë projektues edhe ndjekës i punimeve.

Të habit fakti kur mëson se për Kukësin nëntokësor është punuar gati 20 vite e shpenzuar miliarda.

Ndërtime të pabesueshme. Një spital për 300 shtretër, fabrika e prodhimit të bukës, hapësirat e tjera për vendkomanda e shumë zyra për administratën.

Pra e përllogaritur për 20 apo 30 mijë banorë në një periudhë kohore për të paktën 4 deri gjashtë muaj.

Tunelet në trajtë labirinti lidhin çdo hapësirë e përshtatur për funksione të ndryshme. Kurse hyrja realizohej në pesë vende të ndryshme të qytetit.

Një pjesë ë pallateve e ndërtuar në atë periudhë, i kanë në çdo shkallë portat e blinduara dhe tunelet hyrëse për në qytetin e nëndheshëm.

Porta ka edhe për konviktet e institucionet arsimore.

Pa hezitim  Kukësi është një ndër qytetet më të fortifikuara.  Ndaj nuk është habi kur pak kohë më parë mediat ndërkombëtare e renditën Shqipërinë  pas SHBA dhe Zvicrës si vendi me sigurinë më të madhe për sulmet bërthamore dhe atomike, për shkak të vendstrehimeve të shumta të ndërtuara gjatë luftës së ftohtë.

Por ky aset i rëndësishëm pak njihet publikisht. Është punuar dhe mbajtur nën monitorim të rreptë gjatë ndërtimit. Këtu mund të jetë një muze madhështor. Çka do të shuante kureshtjen të jo vetëm çdo shqiptari./AbcNews/


Send this to a friend