VOAL

VOAL

Dr. Jill Biden dhe roli i saj si Zonjë e Parë e SHBA

Jill Biden, bashkëshortja e Presidentit Joe Biden, e ka bërë të qartë se politikat arsimore do të jetë përparësi për të në rolin e saj si Zonjë e Parë e Shteteve të Bashkuara. Ajo e ka të freskët jetën e Uashingtonit, pasi bashkëshorti i saj ka shërbyer për 36 vite në Senat dhe tetë vjet si Nënpresident nën administratën e ish-presidentit Obama. Korrespondentet e Zërit të Amerikës Esha Sarai dhe Carolyn Presutti na sjellin më shumë hollësi me këtë profil të Jill Biden-it.

Jill Biden, është e para Zonjë e Parë amerikane që mban gradën “doktor i shkencave”.

Pas më pak se një jave nga inaugurimi i bashkëshortit të saj, zonja Biden zhvilloi një aktivitet nëpërmjet internetit me ekspertë të arsimit, duke e bërë të qartë se sfidat me të cilat përballen mësuesit, do të jenë përparësi për të.

Aktualisht të gjithë jemi duke u përballur me shumë sfida dhe ju më shumë se kushdo tjetër. Por ky është momenti ynë, sepse ne dimë ta shndërrojmë kaosin në diçka të bukur sepse e bëjmë çdo ditë në klasat tona”, thotë Jill Biden, Zonja e Parë e SHBA.

Historia e gjatë e zonjës Biden në arsim pritet të udhëheqë punën e saj si Zonjë e Parë.

Pres që ajo të jetë shumë aktive në sugjerimin e reformave specifike në sistemin arsimor, por jo të gjithë pajtohen. Shumë njerëz do të donin një Zonjë të Parë që të mos fliste e ta shihnin atë vetëm të veshur bukur. Unë nuk mendoj ashtu, kjo është një platformë e fuqishme”, thotë Betty Boyd Caroli, autore e librit “Zonjat e Para”.

Kur bashkëshorti i saj mori detyrën e Nënpresidentit të SHBA-së, Jill Biden u bë e para Zonjë e Dytë që kishte një punë me pagë jashtë Shtëpisë së Bardhë. Ajo do të vazhdojë të japë lënden e anglishtes në Kolegjin “Northern Virginia ” megjithëse është Zonjë e Parë.

E di se sa e vështirë është. Po jap mësim vetë në distancë këtë semestër“, thotë Jill Biden, Zonja e Parë.

Gjatë një ceremonie diplomimi në kolegjin e saj, ajo tregoi historinë e një studenti që u fut me vrap në klasën dhe i tha…

Dr. B, të pashë mbrëmë në televizor me Michelle Obama-n. Thirra mamin dhe i thashë: Mami, kjo është mësuesja ime e anglishtes. Por ajo më tha: Kjo nuk është mësuesja jote, kjo është Zonja e Dytë”, tregon Jill Biden, aso kohe bashkëshortja e kandidatit për president Joe Biden.

Jeta me Joe Biden-in ishte e ndërlikuar fillimisht. Ajo ndodhej në proces divorci ndërsa ai po rriste i vetëm dy djem mes pikëllimit të humbjes së bashkëshortes dhe vajzës së tij së vogël në një aksident me makinë.

Jill dhe Joe u martuan, pasi Joe ia kërkoi këtë gjë pesë herë.

Herën e pestë, më në fund i thashë: Jill, tashmë po flet krenaria ime prej irlandezi. Kjo është hera e fundit që të pyes. I thashë: Nuk ke pse të më thuash se kur do të martohemi, vetëm nesë do të martohemi…dhe ajo tha: po“, thotë Joe Biden.

Katër vjet më vonë, Jill solli në jetë një vajzë. Por tragjedia do të godiste sërish familjen e tyre në vitin 2015 me vdjekjen nga kanceri në tru të djalit të tyre, Beau Biden.

Kjo është diçka personale për mua dhe bashkëshorit tim, Joe“, thotë Jill Biden.

Ndaj Jill Biden shtoi nismën ndaj kancerit në listën e saj të kauzave.

Gjatë fushatës presidenciale të bashkëshortit të saj, Jill Biden shkroi një libër për fëmijë lidhur me vitet e para të jetës së tij, shpirtin e tij konkurues dhe qëndrueshmërinë edhe pas talljeve që kishte përjetuar se i mbahej goja.

Edhe pse për ta shteti i vogël i Delauerit është shtëpia e tyre, Jill Biden e ka ndjekur bashkeshortin e saj gjatë 21 viteve të punës së tij si senator në Kapitol dhe tetë viteve në Shtëpinë e Bardhë si Nënpresident, ku ajo rikthehet për të paktën katër vjet të tjera.

Kompania Dominion, padi 1.3 miliardë dollarë kundër Rudy Giulianit

Marrë nga Reuters

Një kompani amerikane për numërimin automatik të votave ka ngritur një padi prej 1.3 miliardë dollarësh kundër avokatit të ish-Presidentit Donald Trump, Rudy Giuliani. Sipas dokumentave të paraqitura në gjykatë kompania Dominion e akuzon zoti Guliuani për shpifje në atë që e quan fushatën e tij të “gënjeshtrës së madhe” për manipulime të shumta në zgjedhjet presidenciale.

Kompania Dominion Voting Systems Inc me bazë në Denver, kishte ngritur më parë një proces gjyqësor kundër avokates së fushatës së ish-Presidentit Trump, Sidney Powell, të cilën kompania e akuzoi gjithashtu për përhapjen e teorive të rreme të konspiracionit në lidhje me zgjedhjet ku ish-presidenti Donald Trumpi humbi ndaj demokratit Joe Biden.

Edhe një punonjës i kompanisë Dominion, Eric Coomer, paraqiti një padi për shpifje kundër fushatës së ish Presidentit Trump, duke thënë se ai ishte detyruar të fshihej për shkak të kërcënimeve me vdekje që kishte marrë nga mbështetësit e zotit Trump.

Zoti Giuliani dhe avokati i tij, Robert Costello, nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për komente.

Zoti Giuliani vazhdoi të këmbëngulte tek pretendimet e tij në lidhje me zgjedhjet, duke thënë javën e kaluar gjatë një emisioni në radio se ai po sulmohet për “ushtrimin e të drejtës së fjalës së lirë dhe mbrojtjen e klientit” të tij.

Zoti Trump dhe aleatët e tij mohuan për më shumë se dy muaj humbjen e tij në zgjedhje dhe pretenduan pa prova se ajo ishte rezultat i mashtrimit të gjerë të votave, para se mbështetësit e tij të sulmonin Kapitolin më 6 janar.

Kompania Dominion po kërkon 1.3 miliardë dollarë dëmshpërblim nga ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, duke pretenduar se “ai dhe aleatët e tij prodhuan dhe shpërndanë” Gënjeshtrën e Madhe “, e cila u përhap me shpejtësi dhe mashtroi miliona njerëz që besuan se Dominion u kishte vjedhur atyre votat dhe kishte manipuluar zgjedhjet”.

Dominion tha se ngriti padinë “për të paraqitur faktet e vërteta” dhe për të “mbrojtur reputacionin e saj, të punonjësve të saj dhe të procesit zgjedhor”.

Javën e kaluar, një grup avokatësh të shquar i kërkuan sistemit gjyqësor të Nju Jorkut të pezullonte liçencën e avokatit për zotin Giuliani sepse ai bëri pretendime të rreme në proceset gjyqësore paszgjedhore duke nxitur mbështetësit e Trumpit që të sulmonin Kapitolin në 6 janar.

Kompania Dominion thotë se ka shpenzuar 565,000 dollarë për të mbrojtur punonjësit e saj, të cilët janë përballur me ngacmime dhe kërcënime me vdekje.

Dhoma e Përfaqësuesve dorëzon akuzën ndaj ish-presidentit Trump në Senat

VOA

Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara paraqet të hënën zyrtarisht akuzën ndaj ish-presidentit Donald Trump për nxitje rebelimi gjatë fjalimit para përkrahësve të tij në 6 janar, përpara sulmit në Kapitol.

Nëntë anëtarë demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, që do të shërbejnë si prokurorë, do të kalojnë të hënën në mbrëmje përmes ndërtesës ku qindra mbështetës të zotit Trump u përplasën me policinë, duke lënë pesë të vdekur, për të dorëzuar akuzën në Senat, ku do të zhvillohet gjyqi ndaj ish-presidentit.

Një ritual i ngjashëm u krye për gjyqin e parë ndaj zotit Trump janarin e kaluar.

Ai është i vetmi president i Shteteve të Bashkuara i akuzuar dy herë për t’u shkarkuar nga detyra dhe i pari që do të përballet me gjyqin, pas largimit nga detyra. Nëse Senati e shpall fajtor, kjo mund të rezultojë në një votë për t’i ndaluar atij mbajtjen e një posti zyrtar në të ardhmen.

Udhëheqësit e Senatit, që është i ndarë 50-50 mes dy partive, po ku demokratët sigurojnë shumicën falë votës së nënpresidentes Kamala Harris, kanë rënë dakord të mos fillojnë gjyqin deri më 9 shkurt. Kjo i jep ish-presidentit Trump më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen dhe i jep mundësi Senatit të përqendrohet në konfirmimet e anëtarëve të Kabinetit.

Pas një fushate dy-mujore pretendimesh pa prova se kishte fituar në zgjedhje, zoti Trump më 6 janar u bëri thirrje përkrahësve të tij të “luftonin” për të përmbysur rezultatin. Më pas një turmë shkoi në Kapitol, duke detyruar ligjvënësit të ndërprisnin senacën, të fshiheshin në mjedise të sigurta dhe të shtynin për disa orë çertifikimin e fitores së zotit Biden.

Dhjetë anëtarë republikanët të Dhomës së Përfaqësuesve u bashkuan me Demokratët në votimin për ta akuzuar zotin Trump. Demokratët e Senatit do të kenë nevojë për mbështetjen e 17 Republikanëve për ta dënuar atë, një objektiv i vështirë për t’u realizuar, duke pasur parasysh popullaritetin e vazhdueshëm të zotit Trump me votuesit republikanë.

Sipas një sondazhi të agjencisë Reuters / Ipsos të premten 51% e amerikanëve mendojnë se Senati duhet ta shpallë fajtor ish-presidentin Trump. Kjo ndarje përputhet me përkatësinë partiake të të anketuarve, nga të cilët më pak se dy ndër 10 republikanë që bien dakord me këtë pohim.

Republikanë të shumtë, përfshirë udhëheqësin e tyre në Senat, Mitch McConnell, e kanë dënuar dhunën dhe e kanë kritikuar zotin Trump për nxitjen e saj.

Më shumë amerikanë kanë vdekur nga COVID-19 sesa në Luftën e Dytë Botërore

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins” si pasojë e pandemisë së koronavirusit (COVID-19) në SHBA kanë humbur jetën më shumë njerëz sesa amerikanë në Luftën e Dytë Botërore, shifër që kap rreth 420 mijë persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Edhe pse vlerësimet e viktimave ndryshojnë në disa burime, hulumtimi i Muzeut Kombëtar të Luftës së Dytë Botërore në shtetin e New Orleans-it zbulon se nga viti 1939-1945 rreth 418.500 amerikanë kanë humbur jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pas regjistrimit të vdekjes së parë të lidhur me virusin në fillim të shkurtit të vitit 2020, SHBA kryeson listën me 400 mijë viktima brenda një viti. Vendi gjithsej ka regjistruar 25.1 milionë raste dhe 419.215 viktima, duke vazhduar të jetë vendi më i goditur nga pandemia.

Sipas të dhënave të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, gjithsej 21.848.655 njerëz kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 të prodhuar nga Pfizer-BioNTech apo Moderna.

Ndërkohë, presidenti Joe Biden vazhdon të ndryshojë politikat e paraardhësit të tij Donald Trump pasi thuhet se të hënën ai do të rivendosë kufizimet e udhëtimit për qytetarë jo-amerikanë.

Udhëtarët që kanë qenë në Brazil, Irlandë, Mbretërinë e Bashkuar, pjesën më të madhe të Evropës dhe Afrikën e Jugut do të kufizohen, njoftoi CNN duke cituar një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë.

Parku Disneyland në Kaliforni kthehet në qendër gjigande vaksinimi

Angelina Bagdasaryan

Parku Disneyland në Anaheim të Kalifornisë është tjetërsuar në një qendër gjigande vaksinimi masiv kundër COVID-19. Po ashtu edhe qytete të tjera të Kalifornisë si Los Anxheles dhe San Diego kanë krijuar qendra masive me kapacitete vaksinimi prej disa mijëra njerëzish në ditë.

Qendrat e vaksinimit janë përhapur në të gjithë Kaliforninë, që nga stadiumet, ekspozitat e deri tek parku Disneyland. Disneyland është i pari nga pesë qendrat e mëdha për vaksinimin kundër koronavirusit, ku mund të injektohen rreth 7 mijë njerëz në ditë.

Vetëm ditën e parë, më shumë se 10 mijë njerëz aplikuan për vaksinim në faqen e internetit të kontesë Orange. Molly Nichelson është punonjëse e qeverisë lokale.

“Nëse nuk keni lënë takim, mos hajdeni. Pjesmarrja ka qënë e pabesueshme.”

Si rezultat i kërkesave të mëdha për vaksinim sa më të shpejtë, faqja e internetit vazhdoi të kishte probleme. Suzana shkoi të vaksinohej me burrin e saj. Ajo thotë se ishin me fat.

“U vaksinuam që të jetojmë, kjo është arsyeja e vetme”, thonë bashkëshortët.

Zyrtarët lokalë paralajmërojnë se radhët mund të jenë të gjata dhe duhet pritur shumë. Clayton Chau drejton agjencinë e kujdesit shëndetësor në kontenë Orange.

“Do t’ju kërkoja që për disa javë të tregoni durim derisa të marrim më shumë vaksina dhe t’u jepni përparësi vaksinimi të moshuarve dhe më të rrezikuarve me probleme kronike shëndetësore.”

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom ka njoftuar fillimin e fazës së parë, që përfshin vaksinimin e punonjësve të shëndetit dhe personat mbi 65 vjeç. Në këtë kategori përfshihen mbi 6.5 milion njerëz. Aktualisht nuk ka vaksina të mjaftueshme në atë shtet.

Parku Disneyland nuk u zgjodh aksidentalisht si qendër e madhe vaksinimi, thotë zyrtarja e shëndetit të kontesë Organge Molly Nichelson.

“Disney është treguar një partner shumë i mirë dhe është punëdhënësi më i madh në kontenë Orange. Është emër i njohur dhe dihet se ku ndodhet. Njerëzit kanë një ndjesi të mirë për Disneyland.”

Parku është mbyllur që nga marsi i vitit 2020 dhe vetëm kohët e fundit janë hapur disa dyqane. Por pjesa argëtuese e parkur mbetet e mbyllur.

Banorët e qytetit Anaheim duan të vaksinohen sa më shpejt që të munden që t’i kthehen punës në restorantet, dyqanet dhe hotelet e shumta në zonën përreth parkut Disneyland.

“Vendosa të vaksinohem sepse punoj për publikun. Të sigurohem që të mbroj veten dhe të tjerët”, thotë Sonya që jeton aty pranë.

Një tjetër qendër e madhe vaksinimi është hapur edhe në stadiumin Dodger në Los Anxhelos, me kapacitet injektimin e deri 12 mijë njerëzve në ditë. Po ashtu edhe San Diego ka hapur një qendër vaksinimi dhe kudo ka radhë të gjata të njerëzve që presin të vaksinohen dhe t’i kthehen asaj që dikur ishte një jetë normale.

Ambasadorët në SHBA komentojnë për inaugurimin e presidentit

VOA

Megjithë shqetësimet për pandeminë dhe ato të sigurisë, të cilat bënë që njerëzit të qëndronin larg inaugurimit të presidentit të ri më 20 janar, një komunitet i Uashingtonit u përfaqësua mirë në ceremoninë solemne në shkallët e Kapitolit – trupi diplomatik.

Për shumë prej tyre, ceremonia ishte një riafirmim prekës i forcës dhe qëndrueshmërisë së demokracisë amerikane vetëm 14 ditë pas trazirave me dhunë që tronditën si Amerikën ashtu edhe aleatët e saj në të gjithë botën.

“Në Uashington ka 190 ambasadorë, por unë do të thosha se në ceremoni pati të paktën 180 ambasadorë,” i tha Zërit të Amerikës Daniel Mulhall, ambasadori i Irlandës në Shtetet e Bashkuara në një intervistë telefonike. “Nuk mund ta imagjinoj që një i ftuar të mos shkonte, vetëm nëse dikush që ka qenë i sëmurë apo diçka tjetër,” tha ai.

Zoti Mulhall tha se ai dhe ambasadorët e tjerë ishin ulur pikërisht përpara Kapitolit ku bënë betimin Presidenti Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris. “Kishim një pamje shumë të mirë dhe sigurisht që u preka mjaft nga ceremonia, nga fjalimi i presidentit,” tha ai.

“Kam menduar vazhdimisht për faktin që stërgjyshërit e tij kanë lindur në Irlandë dhe të gjithë u larguan nga Irlanda, në rrethana vështirësie dhe privimesh; dhe të mendosh që pasardhësi i tyre bëhet president i SHBA, kjo është mjaft interesante,” tha zoti Mulhall.

Ambasadori shtoi se disa orë para betimit, një violiniste irlandeze luajti një fragment të shkruar nga një kompozitor irlandez gjatë një meshe ku morën pjesë zoti Biden, anëtarë të familjes dhe personalitete të tjera në Katedralen e Shën Mateo Apostullit.

Një ditë më parë, Mulhall ishte takuar me violinisten dhe kishte regjistruar një recitim, të shoqëruar me muzikë, për presidentin e ardhshëm.

Ambasadorja e Shqipërisë në Uashington, Floreta Luli-Faber shkruante në faqen e saj në Facebook: “President Biden, ju keni një lidhje të veçantë me vendin tonë dhe me të gjithë shqiptarët. Shqipëria është besimplotë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, duke forcuar partneritetin strategjik gjatë lidershipit tuaj.”

Ambasadorja e Kosovës në Uashington Vlora Çitaku përshëndeti inaugurimin e presidentit të ri me fjalët: “Një traditë e vërtetë amerikane”

Martin Weiss përfaqëson Austrinë në Uashington. Ai tha se duke qëndruar i ulur përpara Kapitolit, ishte i mrekulluar nga fakti që kjo festë e demokracisë po ndodhte pikërisht në vendin ku, dy javë më parë, një turmë ishte përpjekur ta detyronte Kongresin të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit.

“Nuk mund të harrohet ajo që ndodhi më 6 janar; të gjithë kemi në kokë imazhet e Kapitolit të asaj dite – vetëm disa javë më parë ai dukej shumë ndryshe.”

Ai tha se shumë njerëz folën për tragjedinë dhe dhunën që ndodhi, “por më pas ata vazhduan në një frymë shumë amerikane”.

“Unë isha dhe jam shumë i impresionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga vendosmëria e popullit amerikan,” tha André Haspels, ambasadori i Hollandës, në një përgjigje me shkrim ndaj pyetjeve të Zërit të Amerikës. Ai tha se ishte “i befasuar nga shpejtësia me të cilën qeveria mundi të organizojë një ceremoni që shërbeu për të bashkuar vendin”.

Haspels e përshkroi Kapitolin si “një simbol global të normave dhe vlerave demokratike” dhe vuri në dukje se qëndrueshmëria e shfaqur nga të tre degët e qeverisë amerikane – legjislative, gjyqësore dhe ekzekutive – në ngjarjen e 6 janarit, “duhet të shërbejë si një afirmim se demokracia amerikane është e fortë”.

Weiss shtoi se ishte i inkurajuar nga uniteti dhe shprehjet dy-partiake në ceremoninë e betimit, të drejtuar nga senatorja demokrate Amy Klobuchar dhe senatori republikan Roy Blunt. “Pas 6 janarit, kush mendonte se kjo ishte ende e mundur?” tha zoti Weiss.

“Pas një momenti të tillë kremtues, ju riktheheni tek politika e përditshme, atëherë gjërat shpesh marrin një ton shumë të ndryshëm; por ky është një moment ku ju keni folës nga partia Republikane dhe nga Partia Demokratike, ju i lidhni të gjitha së bashku për atë moment. Unë mendoj se ka shumë rëndësi fakti që ju e shihni këtë si diçka të mundur.”

Ambasadorë nga e gjithë bota postuan fotografi të tyre përpara Kapitolit të bëra në Ditën e Përurimit.

“Të jesh dëshmitar i historisë dhe i transferimit të pushtetit në zemër të demokracisë është një privilegj,” tha zoti Haspels.

Ambasadorët nga rreth 200 vende me misione në Uashington i morën ftesat vetëm javën e kaluar.

Zoti Weiss tha se nuk do të ishte befasuar nëse diplomatët do të ishin këshilluar të merrnin pjesë në inaugurim virtualisht, siç ka qenë rasti me aq shumë ngjarje gjatë vitit të kaluar. “Në kohën e pandemisë, asgjë nuk merret si e mirëqenë,” tha ai.

“Mendoj se ishte një zgjedhje e vetëdijshme, për të përfshirë trupin diplomatik”, tha zoti Weiss, duke shtuar se ai e shikoi ftesën e marrë nga Zyra e Protokollit e Departamentit të Shtetit si një sinjal diplomatik se “Amerika është e hapur për biznesin ndërkombëtar, për marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Prania e ikonave të kulturës globale pop të lindur e të rritur në Amerikë, si dhe energjia dhe talenti rinor i vendit, që u shpalosën gjatë inaugurimit, nuk kaluan pa u vënë re nga diplomatët.

Ambasadori Haspels tha se i pëlqeu interpretimi i himnit kombëtar nga Lady Gaga. “Një moment që më emocionoi ishte poezia e jashtëzakonshme e lexuar nga poetja laureate e të rinjve Amanda Gorman”, tha ai.

Ambasadori Weiss tha se “fuqia e yjeve” ndihmoi për “t’i përfshirë të gjithë” dhe se ishte diçka e mirë që “nuk pati politikanë midis politikanëve që flasin gjuhë politike”.

“Për ta përmbledhur, ishte një ngjarje e bukur, një moment pozitiv dhe optimist” për ata që ishin atje, tha ai.

Shtëpia e Bardhë fokusohet tek lufta kundër terrorizmit të brendshëm

Anëtarë të grupit Proud Boys dhe demonstrues të tjerë të krahut të djahtë duke protestuar në Portland, Oregon (26 shtator 2020)

Jeff Seldin

Frika se një numër amerikanësh po radikalizohet po e shtyn administratën e Presidentit Joe Biden të shqyrtojë më nga afër përpjekjet për të kundërshtuar ekstremizmin e brendshëm dhe nëse po bëhet mjaftueshëm.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki njoftoi për ndryshime në përqasjen e vendit ndaj terrorizmit të brendshëm të premten, duke përmendur sulmin e 6 janarit ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara.

“Vdekjet tragjike dhe shkatërrimi që ndodhën nënvizuan atë që kemi njohur prej kohësh – ngritja e ekstremizmit të dhunshëm në vend është një kërcënim serioz dhe në rritje i sigurisë kombëtare”, u tha zonja Psaki gazetarëve, duke e quajtur përpjekjen e re “vetëm hapin e parë”.

“Administrata Biden do të përballet me këtë kërcënim me burimet dhe vendosmërinë e nevojshme”, shtoi ajo.

Si pjesë e ndryshimeve, Presidenti Biden të premten ngarkoi drejtoren e zbulimit kombëtar për të punuar me Byronë Federale të Hetimit dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare për të bërë një vlerësim gjithëpërfshirës të kërcënimit.

Vlerësimi do të bazohet në analiza nga agjensitë qeveritare dhe organet e zbatimit të ligjit, si dhe ekspertë privatë, sipas nevojës.

‘Analizë e bazuar në fakte’

“Kryesorja këtu është se ne duam një analizë të bazuar në fakte”, tha zonja Psaki. “Jemi të përkushtuar për zhvillimin e politikave dhe strategjive të bazuara në fakte, analiza objektive dhe rigoroze, dhe respektimin e fjalës së lirë dhe veprimtarisë politike të mbrojtur nga kushtetuta”.

Psaki tha se Shtëpia e Bardhë po kërkonte gjithashtu të forconte aftësinë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për t’iu kundërvënë ekstremizmit të brendshëm duke përmirësuar rrjedhën e informacionit midis agjensive qeveritare, duke mbështetur programe për të parandaluar radikalizimin dhe duke parë mënyrat për të prishur rrjetet e brendshme ekstremiste.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të shikojë gjithashtu rolin e mediave sociale, tha ajo.

Sipas Programit për Ekstremizmin në Universitetin George Washington, më shumë se 130 persona po përballen me akuza federale në lidhje me trazirat dhe rrethimin e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara.

Një anëtar i Texas Guerrillas, i cili përdor pseudonimin "Apex"(i treti nga e djathta), dhe të tjerë duke mbajtur armë gjatë një proteste Black Lives Matter në Teksas (1 gusht 2020)

Një anëtar i Texas Guerrillas, i cili përdor pseudonimin “Apex”(i treti nga e djathta), dhe të tjerë duke mbajtur armë gjatë një proteste Black Lives Matter në Teksas (1 gusht 2020)

Qendra Ligjore e Jugut për Varfërinë i tha Zërit të Amerikës javën e kaluar se ngjarja tërhoqi mbështetës ose simpatizantë nga mbi 12 grupe ekstremiste, duke përfshirë grupe ekstremiste të djathta dhe supremaciste të bardha, të tilla si Proud Boys dhe Boogaloo Bois.

Studiues të tjerë thanë se grupe më pak të njohura gjithashtu duket se ishin përfshirë, ashtu si anëtarët e milicive të ndryshme.

Ka pasur gjithashtu shqetësime në rritje në lidhje me aftësinë e ekstremistëve të brendshëm për të infiltruar në ushtri dhe forcat e zbatimit të ligjit.

“Ne e pranojmë qartazi kërcënimin nga ekstremistët e brendshëm, veçanërisht ata që mbështesin supremacinë e bardhë ose ideologjitë e bardha nacionaliste”, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes javën e kaluar.

“E dimë se disa grupe përpiqen në mënyrë aktive të rekrutojnë personelin tonë në kauzën e tyre ose realisht inkurajojnë anëtarët e tyre të futen në ushtri me qëllim që të përvetësojnë aftësitë dhe përvojën”, shtoi zyrtari, duke thënë se ndërsa ai nuk kishte ndonjë të dhënë specifike, duket se numri i rasteve ishte në rritje.

Largohen 12 anëtarë të Gardës

Përpara inaugurimit të zotit Biden të mërkurën, Garda Kombëtare e Shteteve të Bashkuara njoftoi se po largonte 12 ushtarakë nga funksionet e sigurisë, për shkak të sjelljes së papërshtatshme ose lidhjeve ekstremiste.

Shqetësimet në lidhje me ekstremistët e brendshëm në ushtri gjithashtu kanë marrë vëmendjen e Sekretarit të Mbrojtjes të sapo konfirmuar Lloyd Austin.

“Puna e Departamentit të Mbrojtjes është ta mbajë Amerikën të sigurt nga armiqtë tanë, por ne nuk mund ta bëjmë këtë nëse disa prej atyre armiqve qëndrojnë në radhët tona”, u tha zoti Austin ligjvënësve të martën gjatë seancës dëgjimore për konfirmimit e tij. “Ky [ekstremizmi] nuk ka vend në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, duke folur gjatë seancës për konfirmimin e tij

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, duke folur gjatë seancës për konfirmimin e tij

Në një letër dërguar ushtarakëve të premten, dita e tij e parë në Pentagon, Sekretari Austin u bëri thirrje ushtarakëve për të jetuar në përputhje me “vlerat tona thelbësore, të njëjtat që bashkëqytetarët tanë presin nga ne”.

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se disa ekstremistë të brendshëm po marrin inkurajim nga qeveritë e huaja.

“Unë kam parë sigurisht përdorimin e masave aktive të Rusisë në një larmi fushatash për të përkeqësuar ndasitë në këtë vend dhe për të promovuar në një kuptim ekstremizmin”, u tha ligjvënësve Drejtorja e re e Zbulimit Kombëtar, Avril Haines, gjatë seancës së saj të konfirmimit më parë këtë javë.

Studime të reja sugjerojnë gjithashtu se lëvizjet ekstremiste në Shtetet e Bashkuara janë gjithnjë e më të lidhura me lëvizje të ngjashme në vendet e tjera, duke përfshirë Finlandën, Francën, Gjermaninë, Suedinë dhe Britaninë.

“Gjatë viteve të fundit, është shfaqur një lëvizje e re e krahut të djathtë ekstrem pa udhëheqje, transnacionale, apokaliptike dhe e dhunshme”, tha Hans-Jakob Schindler, drejtori i Projektit Kundër Ekstremizmit.

“Lëvizja e krahut të djathtë ekstrem është e lidhur me udhëtime të shpeshta ndërkombëtare, me aktivitete të muzikës dhe arteve marciale, si dhe marshime dhe tubime”, tha zoti Schindler të premten gjatë një seminari në internet në lidhje me studimin më të fundit.

Donald Trump, një qytetar privat me të ardhme të pasigurt ligjore

Në orët e fundit si president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump fali dhjetëra persona, por ai në këtë listë faljesh nuk e përfshiu veten, fëmijët e tij dhe avokatin personal Rudy Giuliani, pavarësisht se këshilltarët e tij, privatisht kishin biseduar për mundësinë që Trump ta falte veten.

 

Agjencia e lajmeve Reuters shpjegon se si ky vendim mund të ndikojë ndaj akuzave të mundshme civile dhe penale, tashmë kur Trump është një qytetar privat amerikan. Çfarë mund të ketë ndikuar që Trumpi të mos e falë veten dhe pjesëtarët e rrethit të tij të ngushtë?

Faljet presidenciale mund të ndalojnë ndjekjet penale nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, që është agjenci federale. Por, hetimet që kryhen nga prokurorët shtetërorë mund të jenë ende aktive, të tilla si hetimet kriminale që po i kryhen prokurori i qarkut të Manhatan, Cyrus Vance lidhur me bizneset e Trumpit nën dyshimet se janë përfshirë në mashtrime. Vance ende nuk ka ngritur aktakuzë ndaj askujt për keqbërje dhe Trumpi ka thënë se ky hetim është i motivuar politikisht.

Nëse Trump do ta falte veten, atëherë vetëm sa do të shtoheshin thirrjet për nisjen e proceseve gjyqësore ndaj Trumpit në nivelin shtetëror, thotë Daniel R.Alonso avokat në firmën Buckley dhe ish-nënprokuror në qarkun e Manhatanit.

Po ashtu, nëse Trump do të falte veten, kjo do të mund të nxiste rritjen e përpjekjeve që ish-presidenti amerikan të mbahet përgjegjës përmes padive civile, të ngritura nga qytetarët privatë, të tillë si anëtarët e familjeve të njerëzve që vdiqën gjatë protestave të 6 janarit, kur mbështetës të Trumpit sulmuan ndërtesën e Kongresit. Kështu thotë Jessica Levinson, profesoreshë në Fakultetin e Drejtësisë Loyola në Llos Anxhelos.

Para se të ndodhte sulmi në Kongres, teksa ligjvënësit amerikanë ishin duke certifikuar fitoren e demokratit, Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit të vitit të kaluar, Trump foli para mbështetësve të tij që u mblodhën në Shtëpinë e Bardhë dhe iu kërkoi atyre që të “luftonin” – duke e përdorur këtë fjalë mbi 20 herë – dhe “të mos durojnë më”. Ai po ashtu u kërkoi mbështetësve të tij që të marshojnë për në Kongres.

“Me faljen vjen edhe një dozë e pranimit të fajit”, thotë Levinson.

“Në njëfarë mënyrë, unë mendoj se falja e vetvetes dhe familjes është tallje. Nëse ai (Trump) do ta bënte një gjë të tillë ky veprim do të thoshte ‘përpiquni të më kapni nëse mundeni’ dhe kjo më pas do të mund të nxiste padi dhe nisje të hetimeve”, shton ajo.

Po ashtu, ka dyshim në mesin e ekspertëve nëse falja e vetes nga një president, do të mund të mbrohej para një gjykate. Shumë ekspertë thonë se një veprim i tillë shkelë parimet themelore, pasi asnjë person nuk mund të jetë gjykatës për çështjen e vet.

Falja e vetvetes nga Trumpi po ashtu do të mund të kishte nxitur zemërim në mesin e republikanëve në Senatin amerikan, ku së shpejti pritet të nisë gjykimi nëse fjalimi i Trumpit më 6 janar nxiti kryengritjet në Kongresin. Procesi i gjykimit pason ngritjen e akuzave ndaj ish-presidentit Trump në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ky gjykim mund të rezultojë në diskualifikimin e Trumpit nga garat e ardhshme zgjedhore.

A do t’i kishte ndihmuar Trumpit falja e avokatit Giuliani? Përgjigja në këtë pyetje me gjasë është po, edhe pse ekspertët ligjorë thonë se është e vështirë të spekulohet për këtë çështje.

Giuliani është marrë me ukrainasit në emër të Trumpit, kur ai tentoi që të gjente informacione që mund ta komprometonin tashmë presidentin amerikan, Joe Biden dhe djalin e tij, Hunter. Përpjekjet e Trumpit për këtë çështje rezultuan me gjykimin e parë të tij në Senat, që u iniciua nga Dhoma e Përfaqësuesve më 2019, por Senati me shumicë republikane në shkurt të vitit 2020, tha se Trumpi nuk ishte fajtor për akuzat e ngritura nga Dhoma.

Në nëntor të vitit 2019, prokurorët federalë në Nju Jork kishin kërkuar faturat e pagesave nga Giuliani, si pjesë e një hetimi aktiv penal, thuhet në një dokument, të cilin e ka parë agjencia Reuters.

Prokurorët po hetojnë dyshimet për pastrim parash, mashtrime, shkelje të ligjit për financim të fushatës, deklarime të rreme, pengim të drejtësisë dhe shkelje të tjera të Aktit për regjistrimin e agjentëve të huaj, thuhet në dokumentin që e ka parë Reuters.

Giuliani ka mohuar çdo keqbërje.

Madhësia, por edhe statusi i hetimit është i paqartë dhe Giuliani ende nuk është akuzuar për ndonjë vepër penale. Po ashtu është e paqartë nëse ai ka informacione për Trumpin, që do të ishin informacione të vlefshme për prokurorët.

Por, pasi Trumpi nuk e fali atë sa ishte president, kjo rrit gjasat që Giuliani të bashkëpunojë me prokurorët dhe ta implikojë edhe Trumpin nëse ngrihen akuza ndaj tij, thotë Jessica Roth, profesoreshë në Fakultetin e Drejtësisë Benjamin N.Cardozo, e cila ka qenë edhe prokurore federale.

“Pa mundësinë e faljes presidenciale, mundësia e një dënimi dhe vuajtja e dënimit në burg, shndërrohen në një mundësi reale, duke nxitur një bashkëpunim (me prokurorët), me qëllim që të ketë një trajtim më të favorshëm”, tha Roth.

Trumpi – të cilit i përfundoi mandati katërvjeçar si president i SHBA-së më 20 janar – mund të ketë vendosur që mos t’i ofrojë falje presidenciale Giulianit, sepse ky i fundit dështoi që të bindë gjykatat përmes një sërë të padive, lidhur me përpjekjet e ish-presidentit që të shpallte të pavlefshme fitoren e Bidenit në zgjedhje, thotë Levinson.

A ka mundësi që Trumpi ta ketë falur veten dhe të tjerët fshehurazi?

Ka mundësi të ketë ngjarë kjo, thotë ish-prokurori Alonso.

Faljet presidenciale zakonisht bëhen publike. Por, Kushtetuta amerikane nuk e kërkon një gjë të tillë dhe Trumpi ka mundur që fshehurazi të lëshojë për vete falje të parakohshme, si dhe për anëtarët e familjes së tij dhe bashkëpunëtorët, thotë Alonso.

Sipas një ligji në SHBA, kërkohet që të gjitha vendimet e një presidenti të dokumentohen, por ligji nuk ka mekanizëm që të detyrojë që një gjë e tillë të ndodhë gjithmonë, thotë Alonso. Një falje presidenciale, e bërë në mënyrë të fshehur, mund të bëhet publike vetëm nëse pranuesi i faljes eventualisht akuzohet me ndonjë krim federal dhe më pas ai paraqet aktin e faljes presidenciale për t’u mbrojtur nga akuzat. /Rel/

SHBA: Akuzat ndaj ish-presidentit Trump dorëzohen të hënën në Senat

Marrë nga Reuters

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të Shteteve të Bashkuara do të dorëzojë të hënën në senat akuzat për nxitje rebelimi ndaj ish-Presidentit Donald Trump, duke hedhur poshtë një kërkesë nga kreu i pakicës republikane në Senat, Mitch McConnell për një shtyrje.

Kreu i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer që zëvendësoi zotin McConnell si kreu i shumicës në Senat, e bëri njoftimin të premten por nuk tha se kur do të fillonte gjyqi i ish-presidentit Trump.

Paraqitja e akuzave vë në lëvizje një proces gjyqësor në Senat, vendimi i të cilit mund ta ndalojë ish-presidentin të mbajë një post federal në të ardhmen.

“Dhoma e Përfaqësuesve do të dorëzojë akuzat në Senat. Senati do të zhvillojë gjykimin e Donald Trumpit Do të jetë një gjyq i plotë. Do të jetë një gjykim i drejtë,” tha senatori Schumer në sallën e Senatit.

Vendimi erdhi pasi zoti McConnell i kishte kërkuar Dhomës së Përfaqësuesve që të shtynte dorëzimin e akuzave deri të enjten e ardhshme dhe të binte dakord që fillimi i gjyqit kundër ish-Presidentit Trump të shtyhej deri në mes të shkurtit, për t’u dhënë kohë avokatëve të tij për të përgatitur një mbrojtje kundër akuzave për nxitje të protestës së dhunshme.

“Procesi për shkarkimin filloi me një procedurë jashtëzakonisht të nxituar dhe minimale në Dhomën e Përfaqësuesve, tha zoti McConnell të premten.

“Nuk mund të pasohet me një proces të mangët në Senat që do t’i mohonte ish-Presidentit Trump procesin e duhur, ose të dëmtonte senatin apo edhe vetë presidencën”, shtoi ai.

Dhoma e Përfaqësuesve i miratoi akuzat javën e kaluar në përgjigje të sulmit vdekjeprurës në Kapitol nga mbështetësit e ish-presidentit Trump.

Ish-presidenti republikan u largua nga zyra të mërkurën dhe udhëtoi për në vendpushimin e tij në Florida, disa orë para se të betohej demokrati Joe Biden.

Demokratët kontrollojnë Senatin me epërsinë më të ngushtë të mundshme, duke u mbështetur në votën e Nënpresidentes Kamala Harris për të thyer ndarjen në mënyrë të barabartë të votave 50-50, dhe gjithashtu kanë nevojë për bashkëpunimin e republikanëve për të çuar përpara shumë elemente të axhendës së Presidentit Biden, si dhe për të konfirmuar emërimet për Kabinetin e tij.

Zoti Trump është i vetmi president amerikan ndaj të cilit janë ngritur akuza dy herë, dhe gjyqi i tij në Senat do të jetë i vetmi që ka ndodhur ndonjëherë pasi një president është larguar nga detyra.

Ekipi i sigurisë kombëtare i Presidentit Biden drejt plotësimit

VOA

Senati amerikan konfirmoi gjeneralin në pension Lloyd Austin si Sekretar të ri të Mbrojtjes, i cili bëhet afro-amerikani i parë në këtë detyrë.

Votimi përfundoi 93 me 2 në Senatin prej 100 anëtarësh, shumë më tepër sesa shumica e thjeshtë e kërkuar.

Menjëherë pas konfirmimit, zoti Austin bëri të premten një vizitë në Pentagon.

Të enjten, të dyja dhomat e Kongresit ranë dakord të hiqnin një pengesë ligjore duke bërë të mundur që zoti Austin, i cili ka shërbyer si ish-komandant i forcave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore, të emërohej në postin civil pas më pak se shtatë vitesh prej largimit të tij nga ushtria.

“Edhe kur pushteti kalon nga një administratë në tjetrën, puna për të garantuar sigurinë e vendit tonë nuk duhet të ndërpritet”, u tha të enjten ligjvënësve, udhëheqës i ri i shumicës së Senatit, Chuck Schumer. Ai i nxiti kolegët e tij të veprojnë me shpejtësi për emërimet në postet kryesore në departamentet e Sigurisë Kombëtare, të Shtetit e të Thesarit.

“Kundërshtarët e huaj do të përpiqen ta shfrytëzojnë këtë periudhë tranzicioni dhe ne nuk mund të lejojmë që politikat ushtarake, ato të zbulimit e sigurisë kombëtare të pësojnë çrregullime nga vonesat në plotësimin e personelit”, tha ai.

Senati pritet gjithashtu të vijojë me konfirmimin e kandidatëve të tjerë të rëndësishëm, si ish-ambasadori William Burns, I emëruar si drejtor i CIA-s.

Të enjten nisi detyrën një nga anëtarët kryesorë të ekipit të sigurisë kombëtare të presidentit Biden.

Drejtoresha e Zbulimit Kombëtar Avril Haines ishte emërimi i parë i presidentit që u konfirmua, duke nisur menjëherë detyrën. Ajo është gjithashtu gruaja e parë që drejton këtë agjenci. Zonja Haines u betua të enjten në mëngjes, më pak se 24 orë nga konfirmimi në Senat, me 84 vota pro e 10 kundër.

Menjëherë pas betimit, zonja Haines mori pjesë në takimin e përditshëm me presidentin, gjatë të cilit ai njihet me infomacionet e zbulimit. Ajo gjithashtu u përçoi një mesazh punonjësve të agjencive të zbulimit kombëtar, duke thënë ndër të tjera se puna e tyre “nuk ka qenë kurrë më jetike sesa tani”.

Konfirmimi i shpejtë i zonjës Haines u vlerësua si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët, të cilët theksuan se vendi nuk ka kohë të presë.

“Jam i kënaqur që kolegët e mi të Senatit u bashkuan me mua në konfirmimin e shpejtë të drejtoreshës Haines”, tha në një deklaratë para votimit përfundimtar senatori republikan Marco Rubio, numri dy i Komisionit të Zbulimit në Senat. “Armiqtë tanë nuk do të rrinë e presin që administrata e re të plotësojë postet kritike”, shtoi ai.

Kryetari i këtij komisioni, senatori demokrat Mark Warner, vlerësoi gjithashtu përpjekjen dypartiake për të konfirmuar zonjën Haines, duke thënë se roli i saj si zyrtarja më e lartë e zbulimit është “i një rëndësie kritike”.

“Pasi u minua qëllimisht për katër vjet, komuniteti i zbulimit meriton një udhëheqës të fortë, të konfirmuar nga Senati, për ta udhëhequr dhe ringjallur atë”, tha zoti Warner.

Ekipi i Presidentit Biden për sigurisë kombëtare përballet me disa sfida të rëndësishme në vazhdim, që lidhen jo vetëm me pandeminë e koronavirusit, por edhe me përballjen me kundërshtarët e vendit.

Administrata e zotit Biden njoftoi të enjten se do të kërkojë zgjatjen me pesë vjet të traktatit me Rusinë mbi kontrollit e armëve, të quajtur “New Start”.

Traktati, i cili i kufizon Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë duke u përcaktuar të dislokojnë jo më shumë se 1,550 armë me mbushje bërthamore si dhe u vendos kufizime në dislokimin e sisteme të mbrotjes nga raketat, pritet të skadojë në muajin shkurt.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki konfirmoi gjithashtu të enjten se Presidenti Biden i ka kërkuar komunitetit të zbulimit të bëjë vlerësimet e veta mbi veprimet e dyshuara nga ana e Rusisë, përfshirë sulmin kibernetik ndaj kompanisë amerikane SolarWinds, ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, përdorimin e një agjenti kimik ndaj udhëheqësit të opozitës ruse Aleksei Navalni si dhe rreth dyshimeve se ka paguar fonde për të vrarë ushtarë amerikanë në Afganistan.

SHBA: Një poete e re, në qendër të vëmendjes në ceremoninë e inaugurimit

VOA

Poetja 22 vjeçare, Amanda Gorman u vendos qendër vëmendjes dhe mbizotëroi mediat sociale mërkurën, pasi recitoi ceremoninë e inaugurimit Presidentit Joe Biden.

Ja disa nga vargjet e poezisë saj:

Ne, trashëgimtarët e një vendi dhe kohe,

Ku një vajzë trupvogël me ngjyrë,

Pasardhëse skllevërish, e rritur vetëm nga nëna,

Ëndërron një ditë bëhet presidente,

Dhe e sheh veten duke recituar para një presidenti.”

Gorman, ishte vetëm 16 vjeç kur u shpall Poete e Re e Shquar e Los Angelesit, është e reja ndër recituesit ceremonitë e inaugurimit presidencial historinë moderne.

një gjest simbolik për nderuar poeten dhe shkrimtaren Maya Angelou, autore e libritUnë e di pse këndon zogu kafaz” ajo kishte vënë një unazë formën e një kafazi zogu. Angelou kishte recituar inaugurimin e ish-presidentit Bill Clinton vitin 1993. Personaliteti i medias, Oprah Winfrey ia kishte dhuruar unazën poetes re.

Nuk kam qenë kurrë ndonjëherë krenare për suksesin e një vajzë re!” shkruante Winfrey Twitter.

Poezia e Amanda Gormanit, “Kodra përshkojmë”, përfshinte edhe referenca ndaj shfaqjes muzikore “Hamilton”, duke ngjallur reagimin e autorit saj, Lin-Manuel Miranda.

Ishe e mrekullueshme. E shkruar mënyrë përkryer, e recituar mënyrë përkryer”, shkruante kompozitori Twitter.

një intervistë me gazetën New York Times, Gorman tha se kishte shkruar vetëm disa vargje poezisë, momentin kur mbështetësit e ish-presidentit Trump sulmuan Kapitolin 6 janar. Ajo shtoi se pas ngjarjes dhunshme, e përfundoi poezinë brenda natës.

ceremoninë e inaugurimit, ikona e muzikës pop, Lady Gaga këndoi himnin kombëtar Shteteve Bashkuara. Këngëtari i muzikës country, Garth Brooks këndoi këngën “Amazing Grace,” ndërsa Jennifer Lopez këndoi një kombinim këngëve “This Land is Your Land” dhe “America the Beautiful,” duke përfshirë pjesë spanjisht nga Betimi ndaj Flamurit.

Pelosi: Po shqyrtojmë dërgimin e akuzës kundër Trumpit në Senat

VOA

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha të enjten se do të konsultohet me ligjvënësit e tjerë demokratë për të kuptuar më shumë se sa gati është Senati për të nisur gjyqin ndaj ish-Presidentit Donald Trump, i cili akuzohet për nxitje të sulmit të dhunshëm ndaj Kapitolit.

Do të flas me menaxherët (ligjvënësit që janë ngarkuar të paraqesin e mbrojnë akuzën në Senat) për të parë se kur Senati do të jetë gati për gjyqin ndaj ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara lidhur me rolin e tij në nxitjen e trazirave“, u tha zonja Pelosi gazetarëve.

Një burim në dijeni të çështjes tha se zonja Pelosi mund ta dërgojë akuzën në Senat të premten. Zoti Trump humbi garën për t’u rizgjedhur në postin e presidentit më 3 nëntor.

Me një votim të Dhomës së Përfaqësuesve javën e kaluar, zoti Trump u bë presidenti i parë në historinë e SHBA-së ndaj të cilit janë ngritur dy herë akuza që synojnë shkarkimin e tij. Ai akuzohet për nxitje të sulmit të 6 janarit në një përpjekje të dështuar për të bllokuar Kongresin që të çertifikonte fitoren e zotit Biden në zgjedhje.

Tashmë i takon Senatit të shpallë ose jo fajtor zotin Trump. Demokratët, të cilët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, kontrollojnë me shumicë të ngushtë edhe Senatin. Një vendim për fajësimin e zotit Trump do të kërkonte votat e dy të tretës së kësaj dhome të Kongresit të përbërë nga 100 anëtarë.

Sipas rregullave të Senatit, gjyqi do të fillonte një ditë pasi Dhoma e Përfaqësueve të paraqiste akuzën. Megjithatë mbetet e paqartë, nëse do të kishte ndonjë vonesë, siç kanë lënë të kuptohet disa demokratë, kjo në mënyrë që të mos pengohet axhenda dhe emërimet e Presidentit Biden.

Disa republikanë të Senatit kanë argumentuar se Kongresi nuk duhet të zhvillojë gjyq ndaj një ish-presidenti dhe se kjo gjë do ta përçante më tej vendin.

Por zonja Pelosi tha se: “Vetëm sepse ai ka ikur, dhe falënderoj Zotin për këtë, nuk mund t’i thuhet një presidenti: Bëj gjithçka që do në muajin e fundit të administratës, se e ke të garantuar biletën për të dalë nga burgu”.

Nuk mendoj se është bashkuese të thuash, le ta harrojmë e të vazhdojmë më tej. Nuk bashkohesh në këtë mënyrë“, tha ajo.

Burimet: Biden mban në detyrë drejtorin e FBI-së të emëruar nga Trump

VOA

Presidenti Joe Biden i ka kërkuar drejtorit FBI- Christopher Wray vazhdojë qëndrojë detyrë, gjë ai e ka pranuar, bëri ditur një burim i zbatimit ligjit për agjencinëReuters.

Zoti Wray ishte shpesh shënjestër ish-Presidentit Republikan Donald Trump për shkak refuzimit tij për mbështetur pretendimet e rreme për manipulime zgjedhjet e 3 nëntorit.

Vendimi i zotit Biden për mbajtur zotin Wray si shef Byrosë Federale Hetimit u mirëprit nga kryetari i Komisionit Zbulimit Dhomën e Përfaqësuesve, Adam Schiff, një kritik i mënyrës se si zoti Trump i ka trajtuar çështjet e zbulimit.

“Christopher Wray u drejtor i FBI- një moment turbullirash jashtëzakonshme kishin përfshirë byronë dhe vendin. Ai ka shërbyer me profesionalizëm dhe integritet madh. Jam i lumtur Presidenti Biden synon ta mbajë detyrë zotin Wray “, tha zoti Schiff.

Zoti Schiff tha se mezi priste punonte me zotin Wray për analizuardështimin e operacioneve zbulimit e sigurisë raport me sulmin e 6 janarit ndaj Kapitolit dhe nevojën për zgjeruar mënyrë dramatike vëmendjen dhe burimet financiare ndaj kërcënimit paraqet terrorizmi i brendshëm“.

Shtatorin e kaluar zoti Wray u tha ligjvënësve një komisioni Dhomës Përfaqësuesve se Rusia po ndërhynte zgjedhjet presidenciale, duke përhapur disinformata ndaj kandidatin Joe Biden.

Zoti Wray shtoi gjithashtu se FBI-ja po kryente hetime shumta ndaj ekstremistëve dhunshëm brendshëm dhe se “pjesa e madhe e hetimit përfshinte grupe supremaciste bardha.

Lidhur me Kinën, zoti Wray tha se FBI-ja hapte çdo 10 orënjë hetim ri kundërzbulimi ndaj Pekinit.

Christopher Wray u betua 2 gusht 2017 për një mandat 10 vjeçar krye FBI-. Rrjeti televiziv CNBC ishte i pari njoftoi vendimin e Presidentit Biden për ta mbajtur atë krye Byrosë Federale Hetimit.

Ogur i mirë! Inaugurimi i Joe Biden bëhet në një ditë me diell, ndodh pas tre dekadash

Mund të duket e çuditshme por mediat në Amerikë i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë edhe kohës në Washington DC.

Sipas CNN, kjo e sotmja e betimit të Joe Biden si President është një ditë me diell, por pas tre dekadash që kur President u betua Bill Clinton.

Një mot i tillë i kthjellët nuk ishte parë prej tri dekadash të inaugurimeve të Presidentëve të SHBA.

Ja një vështrim i motit në përurimet e fundit:

Përurimi i Donald Trump 2017: Temperatura 48 gradë në mesditë. Me re. Shi i dobët në fillim të paradës.

Përurimi i Barack Obama 2013: Vranësira. Temperatura prej 45 gradë në mesditë.

Përurimi i Obamës në vitin 2009: Dielli i zënë nga retë. Erëra me shpejtësi rreth 20-25 mph.

Përurimi i George W. Bush në vitin 2005: Kryesisht qiell me re me një temperaturë prej 35 gradë në mesditë. Rreth 1 inç dëborë.

Përurimi i Bushit në vitin 2001: Një ditë e ftohtë e zymtë, me shi dhe mjegull, shikueshmëri deri në 2 milje dhe një temperaturë prej 36 gradë në mesditë.

Përurimi i Bill Klintonit 1997: Temperatura prej 34 gradë në mesditë me qiell kryesisht të vranët.

Përurimi i Klintonit në vitin 1993: Me diell dhe i këndshëm me një mesditë me temperatura të larta 40 gradë.

Në ditën e parë, Joe Biden pritet të zhbëjë politikat e presidentit Trump për klimën, virusin

Marrë nga Associated Press

Në orët e tij të para si president, Joe Biden synon të godasë në zemër të trashëgimisë së politikës së presidentit Donald Trump, duke nënshkruar një seri veprimesh ekzekutive që përmbysin urdhrat e paraardhësit të tij për emigracionin, ndryshimet e klimës dhe trajtimin e pandemisë së koronavirusit.

Zoti Biden të mërkurën do t’i jap fund ndërtimit të murit kufitar me Meksikën, do t’i japë fund ndalimit të udhëtimit nga disa vende me shumicë myslimane, të bashkohet me Marrëveshjen e Parisit për klimën dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe të heqë miratimin e tubacionit të naftës Keystone XL, thanë ndihmësit e tij. Presidenti i ri do të nënshkruajë urdhrat pothuajse menjëherë pasi të bëjë betimin.

Pesëmbëdhjetë veprimet ekzekutive të tij janë një përpjekje për të kthyer mbrapsht katër vitet e fundit të politikave federale me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Vetëm dy presidentë të kohëve të fundit nënshkruan veprime ekzekutive në ditën e tyre të parë në detyrë – dhe secili nënshkroi vetëm një. Por, zoti Biden, duke u përballur me pandeminë rraskapitëse të koronavirusit, ka për qëllim të demonstrojë një ndjenjë urgjence dhe kompetence. që ai argumenton se i ka munguar paraardhësit të tij.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme që mund të themi është që nesër të fillojë një ditë e re”, tha Jeff Zients, i zgjedhuri i zotit Biden për të drejtuar një zyrë të re të Shtëpisë së Bardhë që do të bashkërendojë qasjen e qeverisë federale ndaj pandemisë.

Urdhrat shtrihen përtej pandemisë. Zoti Biden synon të urdhërojë një rishikim të të gjitha rregulloreve dhe veprimeve ekzekutive të presidentit Trump, që konsiderohen të dëmshme për mjedisin ose shëndetin publik. Ai do të urdhërojë agjencitë federale që t’i japin përparësi barazisë racore dhe rishikimin e politikave që forcojnë racizmin sistemik. Ai do të anulojë një urdhër të presidenti Trump që synonte të përjashtonte qytetarë pa shtetësi amerikane nga regjistrimi dhe do të urdhërojë punonjësit federalë të bëjnë një zotim etik që i angazhon ata të mbështesin pavarësinë e Departamentit të Drejtësisë.

Susan Rice, këshilltarja e zotit Biden për politikat e brendshme, tha se presidenti i ri do të anulojë gjithashtu raportin e sapo-lëshuar të “Komisionit 1776” të presidentit Trump për të promovuar “arsimin patriotik”.

Këto veprime do të ndiqen nga dhjetëra të tjera në 10 ditët e ardhshme, thanë ndihmësit e zotit Biden.

Në veprimet e para nuk janë përfshirë hapa të menjëhershëm për t’u rikthyer në marrëveshjen bërthamore me Iranin që u braktis nga presidenti Trump dhe të cilën zoti Biden është zotuar ta rizbatoj.

Jen Psaki, sekretare e ardhshëm e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, tha se ndërsa nuk u përfshinë në urdhrat e ditës së parë, presidenti i ri do të anulojë në ditët në vijim ndalimin e Pentagonit për shërbimin ushtarak nga amerikanët transgjinorë si dhe qasjen e cila ndalon financimin amerikan për organizatat ndërkombëtare që kryejnë ose referojnë gratë për shërbime aborti.

Zonja Psaki tha se veprimet që do të ndërmerren të mërkurën janë të përqendruara në sigurimin e “lehtësimit të menjëhershëm” për amerikanët.

Në një përpjekje tjetër për të sinjalizuar një kthim në kohërat para Trumpit, Psaki tha se do të mbajë një konferencë për gazetarët të mërkurën vonë në një shenjë të angazhimit të administratës për transparencën. Shtëpia e Bardhë e zoti Trump kishte braktisur praktikën e informimit të gazetarëve çdo ditë.

Biden dhe Harris arrijnë në Kongres

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, dhe zonja e parë, Jill, kanë arritur në ndërtesën e Kongresit. Bashkë me ta ka arritur edhe nënpresidentja e zgjedhur, Kamala Harris, me bashkëshortin e saj.

Ata do të bëjnë betimin në mesditë, sipas kohës lokale.

Demokrati Joe Biden inaugurohet sot si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Kamla Harris po ashtu bën betimin si nënpresidente.

Biden, 78 vjeç, është presidenti më i vjetër amerikan që merr detyrën.

Ai i ka fituar zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, 2020, kundrejt presidentit të deritanishëm, Donald Trump. Kongresi e ka miratuar fitoren e tij më 6 janar.

Inaugurimi është një ceremoni zyrtare që shënon fillimin e një presidence të re në Shtetet e Bashkuara dhe, sipas ligjit, zhvillohet më 20 janar në Uashington.

Presidenti bën betimin me fjalët: “Betohem solemnisht se do ta përmbush me besnikëri detyrën time si president i Shteteve të Bashkuara dhe se do ta ruaj dhe mbroj më së miri Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”.

Ceremonia e inaugurimit sivjet është ndër më të pazakonshmet në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ajo zhvillohet nën masa të pashembullta të sigurisë, të cilat pasojnë dhunën e 6 janarit në ndërtesën e Kongresit.

Presidenti në largim, Donald Trump, nuk do të marrë pjesë në ceremoni.

Pjesëmarrja e publikut në inaugurim është po ashtu rreptësisht e kufizuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Presidenti Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë

VOA

Mandati i Presidentit Trump përfundon të mërkurën. Ai u largua nga Shtëpia e Bardhë paradite për një fluturim të fundit me avionin presidencial drejt rezidencës së tij të pushimeve në Florida.

Pas mbërritjes me helikopter në bazën ajrore Andrews në Uashington, presidenti mbajti një fjalim ku përshëndeti të ftuarit dhe foli për arritjet e administratës së tij. Para futjes në avion ai u përcoll me një ceremoni me tapetin e kuq, me bandë ushtarake dhe përshëndetje me 21 gjëmime topash.

Në të njëjtën kohë që presidenti mbërrin në Florida, në Uashington do të jetë në zhvillim ceremonia e inaugurimit të presidentit të ri, Joe Biden. Këtë radhë një traditë e vjetër do të thyhet, pasi Presidenti Trump nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri.

E ardhmja e zotit Trump, përfshirë edhe ndonjë aspiratë politike, mbetet e paqartë.

“Duhet ta dini që lëvizja që nisëm është vetëm në fillimet e saj,” tha presidenti në një mesazh lamtumire të bërë publik të martën me një videoklip. “Nuk ka pasur diçka të ngjashme më parë. Bindja se vendi duhet t’u shërbejë qytetarëve nuk do të lëkundet, por do të forcohet nga dita në ditë”.

Presidenti Trump largohet nën hijen e një procesi të dytë gjykues, i vetmi president në historinë amerikane ndaj të cilit janë ngritur dy herë akuza për shkarkim të mundshëm. Nuk është e qartë se kur Senati mund ta fillojë gjykimin lidhur me rolin e tij në sulmin e dhunshëm të turmës ndaj Kapitolit më 6 janar.

Të martën, ai foli shkurtimisht për sulmin, duke thënë se amerikanët “ishin tmerruar” dhe se dhuna politike “nuk mund të tolerohet kurrë”.

Presidenti Trump përmendi edhe një numër nismash të politikës së jashtme të realizuara nga administrata e tij, përfshirë tërheqjen nga marrëveshja tregtare, e njohur si Partneriteti Trans-Paqësor si dhe nga Traktati i Parisit për Klimën, arritjen e një marrëveshjeje të re tregtare për Amerikën e Veriut si dhe tarifat ndaj importeve nga Kina.

“Rikthyem sovranitetin duke u ngritur për Amerikën në OKB dhe duke u tërhequr nga traktate që ishin në interes të palës tjetër dhe jo tonin,” tha zoti Trump. “Tani vendet e NATO-s paguajnë qindra miliarda dollarë më shumë se sa para administratës sime. Ishte shumë e padrejtë”.

Ai u shpreh se kishte qenë një “privilegj i jashtëzakonshëm” që shërbeu si president.

Presidenti miratoi edhe një numër faljesh të reja, përfshirë për ish-bashkëpunëtorë të tij.

Po ashtu, zoti Trump anuloi një urdhër ekzekutiv që kishte nxjerrë në fillim të administratës ku ish-zyrtarë amerikanë nuk lejoheshin të bëheshin lobistë për pesë vjetët e parë pas largimit nga detyra zyrtare. Kur e shpalli atë masë, presidenti e prezantoi si pjesë e përpjekjeve për të “tharë moçalin” dhe për të çrrënjosur korrupsionin në Uashington.

Në prag të inaugurimit, Presidenti i zgjedhur Biden nderon viktimat e koronavirusit

Marrë nga Reuters

Presidenti i zgjedhur Joe Biden drejtoi të martën një ceremoni përkujtimore kombëtare në prag të inaugurimit të tij të mërkurën, për të nderuar 400,000 amerikanët që kanë vdekur nga COVID-19 gjatë 11 muajve që kur koronavirusi shkaktoi viktimën e parë në Shtetet e Bashkuara.

Ceremonia që u mbajt në të perënduar të diellit, u mbajt vetëm disa orë para se Presidenti Donald Trump të largohet nga Shtëpia e Bardhë duke lënë një vend në krizë. Ceremonia, e drejtuar nga zoti Biden dhe nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris nga Memoriali i Linkolnit, shënoi pranimin për herë të parë zyrtarisht të qeverisë federale të numrit të madh të vdekjeve nga pandemia.

“Duhet të kujtojmë. Ndonjëherë është e dhimbshme të kujtosh, por kështu rimëkëmbemi. Është e rëndësishme ta bëjmë një gjë të tillë si komb,” tha zoti Biden në komentet e shkurtra që shënuan fillimi i ceremonive të ngjashme përkujtimore në qytete anembanë vendit.

Ndërsa errësira binte mbi kryeqytetin e vendit, 400 llamba elektrike që ishin vendosur në të dy anët e Pishinës Reflektuese u ndezën për të nderuar 400,000 jetët e humbura, pasuar nga interpretimi i këngës “Hallelujah” nga këngëtarja e muzikës ungjillore Yolanda Adams, dhe më pas nga një moment heshtje në kujtim të të vdekurve nga COVID-19.

“Megjithëse mund të jemi të ndarë fizikisht, ne populli amerikan jemi të bashkuar në shpirt,” tha zonja Harris në komentet e saj.

Një infermiere e një spitali të Miçiganit, Lori Marie Key, këndoi “Amazing Grace” përpara se zoti Biden të dilte në podium. Rreth 6.5 km nga vendi ku u shfaq zoti Biden, këmbanat e Katedrales Kombëtare u kumbuan 400 herë pasi ai foli.

Sipas të dhënave të agjencisë Reuters, Shtetet e Bashkuara kanë tani mbi 24 milionë infeksione me COVID-19 dhe mbi 400,000 jetë të humbura nga virusi. Vendi ka regjistruar më shumë se 200,000 raste të reja dhe 3,220 vdekje mesatarisht gjatë shtatë ditëve të fundit.

Ndër monumentet e tjera që u ndriçuan për ceremoninë ishin ndërtesa Empire State në qytetin e Nju Jorkut dhe Space Needle në Siatëll, tha komisioni i inaugurimit i zotit Biden në një deklaratë. Komisioni gjithashtu tha se po inkurajonte amerikanët të ndiznin qirinj në dritaret dhe kishat e tyre, në një shenjë uniteti.

Zyrtarët lokalë nga qyteti i Majemit në Florida deri tek San Diego në Kaliforni, thanë se ndërtesat në qytetet e tyre pritej të ndriçoheshin posaçërisht për këtë rast.

Katedralja e Shën Gjonit në qytetin e Nju Jorkut po ftonte publikun të ndizte qirinj në shkallët e saj të përparme të martën në mbrëmje para rënies së një kambane solemne.

Një kapitull i ri në përgjigjen ndaj pandemisë

Ceremonia shënoi fillimin e një kapitulli të ri në betejën e vendit kundër COVID-19 nën drejtimin e zotit Biden, i cili është zotuar ta bëjë lehtësimin e koronavirusit një përparësi kryesore kur të marrë detyrën të mërkurën nën masa të pashembullta sigurie në kryeqytetin e vendit.

Zoti Biden trashëgon një vend në zi dhe të përfshirë nga pandemia nga zoti Trump, për të cilin kritikët thonë se ishte përgjegjës për një përgjigje të pakoordinuar dhe joefektive ndaj pandemisë, duke sjellë si rezultat numrin më të lartë të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara në shkallë kombëtare nga COVID-19, në krahasim me vendet e tjera.

Të martën, ditën e tij të fundit të plotë si president, zoti Trump nuk kishte planifikuar ndonjë ngjarje publike, megjithëse nënpresidenti Mike Pence po planifikonte të mblidhte Grupin e Punës për koronavirusin për takimin e fundit nën drejtimin e tij.

Shumë nga planet e politikave të zotit Biden janë diametralisht të kundërta me qasjen e administratës Trump për të luftuar pandeminë. Ato përfshijnë një përdorim të detyruar të maskës në objektet federale, avionë dhe autobusë dhe një rikonfirmim të angazhimit ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë pas nxjerrjes së Shteteve të Bashkuara nga zoti Trump nga kjo agjenci.

Zoti Biden do të përballet gjithashtu me detyrën e mbikëqyrjes së shpërndarjes dhe administrimit të vaksinave kundër COVID-19. Shtetet e Bashkuara kanë mbetur pas me objektivin e tyre të vaksinimit, me vetëm 12.3 milionë vaksina të injektuara nga më shumë se 31 milionë të shpërndara që nga 15 janari, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Shtetet, të ngarkuara për të përgatitur programet e tyre të vaksinimit, janë ankuar për mungesën e fondeve dhe mbështetjes nga qeveria federale. Disa lokalitete thonë se nuk kanë furnizim të përshtatshëm për të përmbushur kërkesën.

Kryetari i bashkisë Bill de Blasio paralajmëroi të martën se qyteti i Nju Jorkut do t’i mbarojë dozat e vaksinave ndoshta që të enjten dhe do të detyrohet të anulojë shumë vizita vaksinimi nëse nuk furnizohet shpejt.

“Nuk do të na mbetet asgjë për të dhënë që nga e premtja,” tha zoti de Blasio në një konferencë shtypi. VOA

Trumpi fal Steve Bannonin dhe dhjetëra të tjerë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka falur ish-këshilltarin e tij, Steve Bannon, në kuadër të valës së fundit të faljeve dhe ndryshimeve të dënimeve, pak para se të largohet nga zyra e presidentit më 20 janar.

Trump ka bërë 143 falje dhe ndryshime dënimesh për një numër të madh individësh, përfshirë një ish-mbledhës të fondeve, republikan, një reper dhe një ish-kryetar qyteti.

“Presidenti Donald Trump ka siguruar falje për 73 individë dhe ndryshime të dënimeve për 70 individë tjerë”, ka thënë administrata e tij përmes një deklarate.

Fati i Bannonit, një këshilltar me ndikim te Trumpi, i cili i ka ndihmuar të menaxhojë fushatën presidenciale të vitit 2016, është shikuar me shumë vëmendje.

Ai është përballur me akuza federale për mashtrim të njerëzve, teksa ka mbledhur fonde për ndërtim të murit në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Ai ka thënë se nuk është fajtor për akuza që rëndojnë mbi të.

Ndonëse ka pasur spekulime në media, Trump nuk ka falur vetën, vajzën e tij, Ivanka, dhëndrrin, Jared Kushner, dhe dy djemtë e tij, Donald Junior dhe Eric.

Ai po ashtu nuk ka përfshirë në listë as avokatin e tij personal, Rudy Giuliani, i cili ka mbështetur pretendimet e rreme të Trumpit për mashtrime zgjedhore në zgjedhjet e 3 nëntorit, të fituara nga demokrati, Joe Biden.

Trump pritet të largohet nga Uashingtoni më 20 janar në mëngjes dhe të niset drejt klubit të tij Mar-a-Lago në Florida.

Biden nis udhëheqësinë në mesditë. rel

Në fjalën e lamtumirës, Presidenti Trump uron administratën e re

Marrë nga Reuters

Presidenti amerikan Donald Trump, në një fjalim lamtumire të bërë publik të martën, bëri thirrje për lutje për administratën e re të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, por nuk e përmendi emrin e pasardhësit të tij demokrat.

“Këtë javë, ne përurojmë një administratë të re dhe lutemi për suksesin e saj në mbajtjen e Amerikës të sigurt dhe të begatë”, tha presidenti republikan në video-mesazhin e tij. “Ne i shprehim urimet tona më të mira dhe gjithashtu duam që ata të kenë fat, një fjalë shumë e rëndësishme.”

Presidenti Trump nuk e ka pranuar kurrë plotësisht humbjen ndaj demokratit Biden, i cili fitoi zgjedhjet e 3 nëntorit me 306 vota të Kolegjit Zgjedhor kundrejt 232 votave të zotit Trump. Presidenti në largim nuk do të takohet me zotin Biden para inaugurimit të demokratit në mesditën e së mërkures. Në vend të takimit me zotin Biden, Donald Trump ka planifikuar udhëtimin për në Florida, ku ai pritet të banojë pas mbarimit të mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Trump bëri fushatë me premtim për ta bërë “Amerikën të madhe përsëri” por largohet nga detyra në një kohë kur mbi 400,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi, rrezikun e të cilit ai e minimizoi, ekonomia vazhdon të vuajë pasojat e pandemisë dhe marrëdhëniet e Shteteve të Bashkura me aleatët e saj kryesorë vazhdojnë të jenë të tensionuara.

“Rreziku më i madh me të cilin përballemi është humbja e besimit në veten tonë, humbja e besimit në madhështinë e vendit tonë”, tha Presidenti Trump. “Amerika nuk është një vend i ndrojtur i shpirtrave të dobët që duhet të ruhen dhe të mbrohen nga ata me të cilët ne nuk jemi dakord”.

Presidenti Trump është ngujuar në Shtëpinë e Bardhë në javët e fundit të mandatit të tij, i zemëruar pas protestës së dhunshme nga mbështetësit e tij në Kapitol që la pesë persona të vdekur, përfshirë një oficer të Policisë së Kapitolit.

Dhuna, e cila pasoi një tubim në të cilin Presidenti Trump përsëriti akuzat e rreme për manipulim të zgjedhjeve, ka lënë në hije çdo përpjekje për të nënvizuar trashëgiminë e presidentit në ditët e tij të fundit në detyrë.

Në fjalimin e regjistruar më parë, Presidenti Trump u përpoq të nxirrte në pah aspektet e presidencës së tij me të cilat ai ishte krenar.

“Ne bëmë atë për të cilën erdhëm këtu, dhe shumë më tepër”, tha ai. “Unë zgjodha betejat e vështira, çështjet më të vështira, zgjedhjet më të vështira, sepse ju më zgjodhët për ta bërë këtë”.

Presidenti Trump vuri në dukje marrëveshjet e paqes në Lindjen e Mesme, të ndërmjetësuara nga administrata e tij dhe lavdëroi axhendën e tij të politikës së jashtme.

“Ne ringjallëm aleancat tona dhe bashkuam kombet e botës për t’i bërë ballë Kinës si kurrë më parë,” tha ai. “Unë jam veçanërisht krenar që jam presidenti i parë në dekada që nuk ka filluar asnjë luftë të re.”

Presidenti Trump, i cili largohet mes përçarjeve të thella në vend, përmendi protestën e dhunshme në Kapitol, të cilën ai nuk e dënoi menjëherë pasi ndodhi më 6 janar.

“Të gjithë amerikanët u tmerruan nga sulmi ndaj Kapitolit tonë. Dhuna politike është një sulm ndaj gjithçkaje që ne si amerikanë e vlerësojmë. Nuk mund ta tolerojmë kurrë (dhunën)”, tha ai.

Dhe presidenti, ish-këshilltarët e të cilit parashikojnë se ka dëmtuar të ardhmen politike pas trazirave, sugjeroi se lëvizja e tij do të vazhdonte. “Tani, ndërsa jam duke u përgatitur t’ia dorëzoj pushtetin një administrate të re në mesditën e së mërkurës, dua që ju ta dini se lëvizja që kemi filluar vetëm sa ka filluar”, tha zoti Trump.

“Unë largohem nga ky vend madhështor me një zemër besnike, të gëzueshme, një frymë optimiste dhe një besim të fortë se për vendin tonë dhe për fëmijët tanë, do të vijnë ditë më të mira.”

McConnell, akuza presidentit Trump: Provokoi trazira

VOA

Udhëheqësi i shumicës republikane të senatit amerikan Mitch McConnell akuzoi të martën presidentin Donald Trump, për provokimin e trazirave të 6 janarit në Kapitol.

“Turma u ushqye me gënjeshtra. Ata u provokuan nga presidenti dhe njerëz të tjerë të fuqishëm,” tha zoti McConnell në një fjalim në Senat.

Dhoma e Përfaqësuesve të mërkurën e kaluar ngriti për herë të dytë akuza në fillim të një procesi për shkarkimin e presidentit Trump. Senati ende nuk ka planifikuar datën e një gjyqi për të përcaktuar fajësinë ose jo të zotit Trump.

Zoti McConnell javën e kaluar tha se në gjyqin e Senatit ai do të dëgjonte argumentet e paraqitura përpara se të vendoste se si të votohej për akuzën e ngritur nga Dhoma e Përfaqësuesve: nxitjen e një rebelimi që rezultoi në rrethimin e Kapitolit.

Udhëheqësi i demokratëve të Senatit Chuck Schumer, i cili në ditët e ardhshme do të bëhet udhëheqës i shumicës së Senatit, tha në një fjalim në Senat se zoti Trump “është kërcënim për rendin tonë kushtetues pavarësisht nëse është në pushtet ose jo.”

Mandati i zotit Trump si president përfundon të mërkurën kur Presidenti i zgjedhur Joe Biden të bëjë betimin.

Zoti Schumer shtoi se nëse Trump shpallet fajtor, Senati do të votonte për ta ndaluar të kandidojë përsëri për president.

Mbështetësit e zotit Trump sulmuan Kapitolin në 6 janar, duke e vonuar me disa orë procesin e çertifikimit të fitores së zotit Biden në zgjedhjet e nëntorit dhe duke i detyruar ligjvënësit të kërkonin mbrojtje. Sulmi rezultoi në vdekjen e pesë personave, përfshirë një oficer të policisë së Kapitolit.

Inaugurimi i presidentit të ri, festime kryesisht virtuale

VOA

Ditën e mërkurë më 20 janar, Shtetet e Bashkuara inaugurojnë presidentin e ri Joe Biden, në Uashington DC. Pas sulmeve të dhunshme në Kapitol në fillim të muajit nga mbështetës të Presidentit në largim Donald Trump, amerikanët po përgatiten për më të keqen por shpresojnë në bashkimin, që është edhe motoja kryesore e inaugurimit të zotit Biden. Siguri e lartë për ceremoninë më të rëndësishme në vend e cila mbahet një herë në katër vite, ajo e inaugurimit të presidentit. Me një prani të paparë ushtarake në Uashington që nga Lufta Civile.

Dhoma e Përfaqësuesve javën e kaluar ngriti akuza për shkarkimin e Presidentit në largim Donald Trump, për herë të dytë gjatë mandatit të tij.

Motoja kryesore e inaugurimit të zotit Biden është “Amerika e Bashkuar”, që është një synim sfidues.

Janë thirrur gati 25 mijë trupa të Gardës Kombëtare dhe është shtuar prania e policisë. Ish shefi i Policisë së Kapitolit i tha Zërit të Amerikës se situata e sigurisë është e qëndrueshme.

Planifikimet për këtë ditë bëhen prej më shumë se një viti, kur unë drejtoja disa nga ato operacione. Do të ketë rreth pesë mijë oficerë të zbatimit të ligjit të cilët do të plotësojnë Shërbimin Sekret, FBI-në dhe Policinë e Kapitolit. Unë kam besim se inaugurimi i presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara do të zhvillohet normalisht”, tha Terrance Gainer, ish shef i Policisë së Kapitolit.

Ceremoni e sigurt dhe duke respektuar distancimin fizik. Shumica e festimeve do të bëhen virtualisht, të drejtuara nga Tom Hanks dhe yje si Lady Gaga e Jennifer Lopez.

Pjesa më e madhe e Uashingtonit do të jetë e mbyllur, me flamujt që përfaqësojnë qindra mijëra njerëz që normalisht do të ishin të pranishëm në ceremoni. Në qytetet kryesore amerikane ka pasur protesta prandaj priten masa sigurie në të 50 shtetet. Sipas një sondazhi të fundit tre çereku i amerikanëve frikësohen se do të ketë dhunë ditët në vazhdim. Një grua thotë se tensionet përkeqësohen nga politikanët që shpesh nuk u përgjigjen nevojave të vendit.

“Mendoj se njerëzit shpesh shkëputen nga komuniteti që mendojnë se përfaqësojnë. Shoqëria është dëmtuar”, thotë Caroline Beresford-Wood.

Dy mikesha që kanë dallime politike, pajtohen në një gjë. Amerikanët duhet të bashkohen.

E djathta po shkon shumë në të djathtë. E majta po shkon shumë në të majtë“, thotë Laura.

Këtu pajtohem me të. E djathta është shumë e djathtë ndërsa e majta shumë e majtë“, vazhdon Linda.

Mes sfidave të zotit Biden, kapaciteti ushtarak i Koresë së Veriut, e cila së fundmi prezantoi armë të reja në një video të paverifikuar në televizionin shtetëror.

Sfidat e brendshme përfshijnë infeksionet në rritje me COVID, papunësinë e lartë dhe përçarjet politike.

Është e rëndësishme që të ecim përpara”, thotë Anwar Huq, profesor kolegji.

Ndërsa shumë amerikanë shpresojnë në bashkimin e vendit.

Përgatitjet e Shtëpisë së Bardhë për banorët e rinj

Dora Mekouar

Ndërsa mandatit të Presidentit Trump po i vjen fundi, të enjten e kaluar para Inaugurimit, pjesë të Shtëpisë së Bardhë ku ka qasje media, dukeshin gjithnjë e më bosh.

Kuti të shumta ishin të mbushura me sende personale të ekipit të Shtëpisë së Bardhë në largim, ndërsa disa punonjës pozonin për foto në Kopështin e Trëndafilave.

Me betimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden të mërkurën me 20 janar para Kongresit amerikan, një tjetër komponent i kalimit paqësor të pushtetit do të jetë duke u zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, por jashtë syrit të publikut, rreth 3.5 kilometra larg ceremonisë së inaugurimit.

Dita e Inaugurimit është gjithashtu edhe dita e largimit të banorëve nga godina ekzekutive. Në vetëm pak orë, familja presidenciale të cilës i mbaron mandati, largohet nga banesa. Shtëpia e Bardhë pastrohet dhe bëhet gati për banorët e rinj që do të qëndrojnë aty për katër vitet e ardhshme.

“Qëllimi përfundimtar atë ditë është t’i japim lamtumirën e fundit presidentit dhe familjes së tij dhe brenda pesë ose gjashtë orësh, në mënyrë të përpiktë, të krijojmë një mjedis të ngrohtë e mikpritës që mishëron shtëpia për presidentin e ri dhe familjen e tij”, thotë Angella Reid, ish-drejtuese e stafit që siguron mirëmbajtën e Shtëpisë së Bardhë dhe që ka mbikëqyrur këtë proces në vitin 2017.

Angella Reid

Angella Reid

Por ky proces mund të duket ndryshe këtë vit. Para se zoti Biden të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, ku janë identifikuar të paktën tre raste me koronavirus, mjediset do të pastrohen në thellësi. Ende nuk është thënë se kur familja presidenciale do të zhvendoset në rezidencën ekzekutive.

Planifikimet e hershme

Planifikimet për ditën e madhe tradicionalisht fillojnë disa muaj më parë dhe transformimi organizohet me kujdes. Rrjeti televiziv CNN raporton se zonja e parë, Melania Trump, tashmë ka dërguar shumë gjëra në vendpushimin Mar-a-Lago në Florida, ku familja Trump pritet të zhvendoset pas mbarimit të mandatit të Presidentit Trump.

CNN-i raportoi gjithashtu se drejtuesi kryesor i personelit të mirëmbajtjes së Shtëpisë së Bardhë, Timothy Harleth, i cili më parë ka punuar në hotelin Trump në kryeqytetin amerikan, po konsultohet me ekipin e zotit Biden për të lehtësuar transferimin aty të familjes së presidentit të ardhshëm.

Tradicionalisht, familja e re presidenciale zgjedh orendi e vepra arti para se të futet në Shtëpinë e Bardhë nga një koleksion i gjerë, që ruhet në një depo në Merilend. Ata po ashtu kanë bërë të ditura preferencat e tyre personale kur bëhet fjalë për gjëra të tilla si ushqimi, pijet, çarçafët apo peshqirët. Zonja Reid thotë se dita e ndërrimit të presidentëve shoqërohet me një “koreografi” shumë të spikatur.

“Bëhen planifikime shumë të thella dhe ka një organizim shumë të detajuar e të kujdesshëm. Është një përvojë e shpejtë dhe shumë energjike”.

Anita McBride

Anita McBride

Anita McBride ka punuar për tre administrata presidenciale. Si shefe e stafit e zonjës së parë Laura Bush, ajo e di se çfarë e pret familjen presidenciale Biden prej ditës së parë.

“Kur ata të hyjnë në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë, sipas traditës pas paradës së inaugurimit, të gjitha rrobat e tyre do të jenë të varura në dollap. Të gjitha fotot e tyre personale do të jenë vendosur atje ku ata kanë zgjedhur të jenë. Transformimi është i mahnitshëm”.

Punonjësit e Shtëpisë së Bardhë bëjnë gjithçka munden para kohe për të mundësuar një transferim sa më të qetë nga një familje presidenciale tek tjetra. Për shembull, disa lyerje me bojë dhe meremetime bëhen kur presidenti në largim ndodhet me pushime gjatë festave në fund të dhjetorit. Por pjesa tjetër kryhet në ditën e zhvendosjes.

Dy ashensorë përdoren për heqjen e orendive të presidentit në largim ndërsa futen brenda gjërat e presidentit të ri. Disa prej tyre me përmasa të mëdha transportohen përmes shkallëve.

“Lyhen mure e gjithashtu duhen ndryshuar veprat e artit e sende të tjera si shandanë, krevatë apo dysheqe. Pra ka shumë gjëra që duhen bërë”, thotë zonja Reid.

Presidenti i ardhshëm zgjedh se si do ta mobilojë Zyrën Ovale. Shumica e presidentëve zgjedhin një tryezë të bërë nga druri i një anijeje britanike që Mbretëresha Viktoria ia dhuroi Presidentit Rutherford B. Hayes në fund të viteve 1800.

“Edhe qilimi shërben për përcjellë ndjenjat që ka një president apo emocionet ndërsa futet në atë zyrë. Padyshim që portreti i Presidentit George Washington ka vendin e spikatur mbi oxhak dhe praktikisht askush nuk e ka ndryshuar atë”, thotë zonja McBride.

Persona të caktuar në Shtëpinë e Bardhë sigurohen që objekte në pronësi të qeverisë të mos dalin prej saj ditën e largimit të presidentit që i ka mbaruar mandati. Gjithçka etiketohet, duke ndarë gjërat personale të presidentit nga ato që duhet të rrinë aty.

Ish-Presidenti Bill Clinton ktheu mbrapsht dhurata me vlerë 28 mijë dollarë mes konfuzionit nëse ato i ishin dhënë familjes së tij personalisht apo i përkisnin koleksionit të Shtëpisë së Bardhë.

Ditë emocionale

Emocionet mund të jenë të larta kur stafi do të duhet t’i japë lamtumirën familjes presidenciale.

“Ata kanë krijuar miqësi dhe lidhje me shumë njerëz dhe atë ditë është fundi. E kupton që dita ka ardhur ose po vjen dita që këto lidhje të shkëputen”, thotë zonja Reid.

Zonja McBride kujton emocionin e largimit nga Shtëpia e Bardhë.

“Marrëdhënia mes një punonjësi të përhershëm dhe familjes presidenciale, kryesisht nëse kanë fëmijë dhe sidomos kur fëmijët janë të vegjël bëhen shumë e afërt. Është e vështirë të thuash lamtumirë”, thotë ajo.

Kjo ndjesi përjetohet edhe nga njerëz si punonjësi veteran Dale Haney, i cili kujdeset për kafshët shtëpiake të familjes së presidentit.

“Për të ka qënë eksperiencë e dhimbshme ndarja nga kafshët shtëpiake për të cilat është kujdesur për vite, sepse kanë qënë si pjesë e familjes së tij”, thotë zonja McBride.

Largimi nga Shtëpia e Bardhë mund të jetë veçanërisht i vështirë për një president me një mandat, thotë zonja McBride, ndërsa kujton rastin e Presidentit George H.W. Bush i cili humbi përballë zotit Clinton në vitin 1992.

“Ndihesh sikur nuk ke bërë gjithçka ashtu sikur ke shpresuar. Kur largohesh pas katër vitesh dhe veçanërisht për një familje presidenciale është emocionuese. George H.W. Bush shkruante në kujtimet e tij se ishte e dhimbshme dhe kështu u ndje edhe Barbara Bush. Ata e ndjenë thellë dhimbjen, por ata janë gjithashtu familje patriote dhe vepruan si duhet”.

Për punonjësit e Shtëpisë së Bardhë si zonja Reid, Dita e Inaugurimit mund të zgjasë 21 orë, por ndjenja e misionit dhe detyrës ndaj vendit tejkalon çdo lodhje. Zonja Reid thotë se dita e futjes në Shtëpinë e Bardhë është pikërisht aty ku fillon dhe mbaron transferimi paqësor i pushtetit, duke shtuar se shkathtësia, profesionalizmi dhe angazhimi i punonjësve të rezidencës e bëjnë të mundur tranzicionin pa ndërprerje.

“Mendoj se kjo është një pjesë e gjithë ditës dhe fillimit të presidencës. Është një ditë kaq domethënëse dhe me ndikim sa që asgjë tjetër nuk e tejkalon domosdoshmërinë e krijimit të një përvoje pozitive e të paharrueshme për të gjithë ata që janë të përfshirë”, thotë ajo.

Jetoi 3 muaj në Aeroportin e Chicago-s sepse kishte frikë të hipte në avion për shkak të COVID-19

Një person nga shteti i Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i cili nuk dëshironte të hipte në avion për shkak se frikësohej nga koronavirusi i ri (COVID-19), ka jetuar në mënyrë të fshehtë 3 muaj në zonën e sigurt të Aeroportit Ndërkombëtar Chicago O’Hare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës Chicago Tribune, 36-vjeçari Aditya Singh, i cili erdhi në Aeroportin Ndërkombëtar Chicago O’Hare më 19 tetor 2020 nga Los Angeles, qëndroi për 3 muaj në zonën e sigurt.

Singh i cili u vu re pasi punonjësit e kompanisë United Airlines më 16 janar e pyetën për letërnjoftim, u arrestua nga policia.

Ai në gjykatë tregoi se për arsye se frikësohet nga COVID-19 nuk dëshiron të kthehet në Los Angeles, duke shtuar se në aeroport ka jetuar në zonën e sigurt pa u vërejtur me letërnjoftimin e një punonjësi në aeroport.

Nuk është bërë e ditur se pse Singh ka ardhur në Chicago, ndërsa ai jeton në rajonin Orange të Kalifornisë

Për të kërkohet kusht prej 1000 dollarësh me akuzën e “hyrjes në hapësirë private pa leje”, si dhe ndalesë të përhershme në Aeroportin Ndërkombëtar Chicago O’Hare.

Joe Biden pritet të propozojë një rrugë 8-vjeçare drejt shtetësisë për emigrantët

VOA

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, planifikon të shpalosë një projektligj gjithëpërfshirës të emigracionit në ditën e parë të administratës së tij, duke shpresuar të sigurojë një rrugë tetë-vjeçare drejt shtetësisë për rreth 11 milionë njerëz që jetojnë në Shtetet e Bashkuara pa status ligjor, një ndryshim masiv nga politikat e ashpra të të imigracionit të administratës së presidentit Trump.

Legjislacioni e vë zotin Biden në rrugë për të përmbushur një premtim të madh fushate të rëndësishëm për votuesit latino-amerikan dhe komunitetet e tjera të imigrantëve pas katër vitesh të politikave kufizuese të presidentit Donald Trump dhe dëbimeve masive. Ai siguron një nga rrugët më të shpejta drejt shtetësisë për ata që jetojnë pa status ligjor vitet e fundit, por nuk arrin të përfshijë një kompromis rreth rritjes së sigurisë së kufirit të favorizuar nga shumë republikanë, duke vënë në dyshim miratimin në Kongres.

Sipas një personi të njohur me legjislacionin, që foli me kusht që të mos identifikohet, projektligji që pritet të ketë qindra faqe, do të paraqitet pasi që zoti Biden të bëjë betimin të mërkurën.

Si kandidat, zoti Biden i cilësoi veprimet e presidentit Trump mbi imigracionin një “sulm të pamëshirshëm ” ndaj vlerave amerikane dhe tha se ai do të “zhbëjë dëmin”, ndërsa do të vazhdojë të mbajë kufijtë të përforcuar.

Sipas legjislacionit, ata që jetojnë në Shtetet e Bashkuara që nga 1 janari i vitit 2021 pa status ligjor, do të kishin një rrugë pesë-vjeçare drejt statusit të përkohshëm ligjor, ose një leje të përhershme qëndrimi (Green Card), nëse kalojnë kontrollet e sigurisë, paguajnë taksa dhe përmbushin kërkesat tjera themelore. Prej andej është një rrugë tre-vjeçare drejt natyralizimit, nëse synojnë shtetësinë.

Për disa emigrantë, procesi do të ishte më i shpejtë. Të ashtuquajturit ëndërrimtarë, (dreamers) të rinjtë që kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme si fëmijë, si dhe punëtorët e bujqësisë dhe njerëzit me status të përkohshëm mbrojtës, mund të kualifikohen menjëherë për Green Card nëse janë duke punuar, janë duke u shkolluar, apo plotësojnë kërkesa të tjera.

Projekt-ligji nuk është aq gjithëpërfshirës sa rishikimi i fundit i madh i imigracionit i propozuar në kohën kur zoti Biden ishte nënpresident gjatë administratës së zotit Barack Obama.

Zoti Biden pritet të ndërmarrë veprime të shpejta ekzekutive për të ndryshuar veprimet e tjera të presidentit Trump rreth imigracionit, duke përfshirë edhe dhënien fund të ndalimit të hyrjeve të personave nga disa vende me shumicë myslimane.

FBI: Përpjekje për t’u shitur rusëve kompjuterin e zyrës së Pelosit

Marrë nga Reuters

Sipas një aktpadie, strukturat e zbatimit të ligjit po kryejnë hetime mbi një grua e cila dyshohet se ka marrë një kompjuter portativ ose një usb nga zyra e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi gjatë sulmit të dhunshëm të 6 janarit në Kapitol dhe më pas është përpjekur t’ia shesë pajisjet zbulimit rus.

Një agjent i FBI-së i zbuloi detajet në një deklaratë të shkruar, të bërë nën betim, e cila u bë publike të dielën në mbrëmje, ku përshkruhet një çështje penale kundër Riley June Williams nga Pensilvania e akuzuar për hyrje të paligjshme në ndërtesën e Kapitolit dhe orientimin e njerëzve drejt zyrës së zonjës Pelosi.

Vjedhja e pajisjeve elektronike nga zyrat e kongresit ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm pas sulmit nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump.

Prokurori i Përkohshëm amerikan Michael Sherwin tha pas sulmit se disa nga vjedhjet mund të kishin rrezikuar potencialisht ato që ai i quajti “objekte me vlerë për sigurinë kombëtare”.

Në aktpadinë e paraqitur në Gjykatën e Qarkut të Uashingtonit thuhet se FBI-ja e kishte siguruar informacion nga një person që u tha se ishte një ish-partner intim i zonjës Williams.

Personi që dha informacionin tha se zonja Williams “synonte t’ia dërgonte pajisjen kompjuterike një miku në Rusi, i cili më pas planifikonte t’ia shiste atë shërbimit rus për zbulimin e huaj (SVR)”, thuhej në deklaratën e bërë nën betim.

Sipas personit që dha informacionin “transferimi i pajisjes kompjuterike në Rusi deshtoi për arsye që nuk dihen dhe zonja Williams ose e ka ende pajisjen kompjuterike ose e ka shkatërruar atë”. Strukturat e zbatimit të ligjit po vazhdojnë ende hetimet mbi këtë çështje.

Agjencia e lajmeve Reuters bëri të ditur se nuk ka mundur ta kontaktojë zonjën Williams për një koment.

Sipas FBI-së, duket se zonja Williams jeton në një banesë të cilën ajo ndante me nënën e saj e që ndodhet pranë Harrisburgut në Pensilvani. Ajo ka çaktivizuar gjithashtu numrin e telefonit si dhe ka mbyllur llogaritë e saj në median sociale.

Një zëdhënës i zonjës Pelosi, Drew Hammill, nuk iu përgjigj një kërkese për koment lidhur me rastin.

Dy ditë pas sulmit të dhunshëm në Kapitol zoti Hammill tha se një kompjuter portativ i përdorur për prezantime ishte vjedhur nga një sallë konferencash në zyrën e zonjës Pelosi. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtin kompjuter të cilin akuzohet se ka marrë zonja Williams. VOA

Raskin: Presidenti Trump ndoqi në tv sulmin mbi Kapitolin

VOA

Udhëheqësi i grupit të ligjvënësve që do të paraqesin akuzat për shkarkim të presidentit amerikan Donald Trumop në Senat, akuzoi të dielën presidentin se nuk bëri asgjë më 6 janar, për të penguar mbështetësit e tij që të sulmojnë Kapitolin.

“Ai e ndoqi dhunën në televizion si të ishte një shfaqje…”, i tha rrjetit CNN ligjvënësi Jamie Raskin.

Ende nuk është caktuar një datë për gjyqin në senat ndaj presidentit Trump nën një akuzë të vetme, se ai nxiti kryengritje duke u bërë thirrje mijëra mbështetësve të tij që të luftonin për të përmbysur humbjen e tij ndaj presidentit të zgjedhur Joe Biden, i cili pritet të inaugurohet në mesditën e së mërkurës.

Protestuesit sulmuan ndërtesën e Kapitolit, shkatërruan zyrat e disa ligjvënësve dhe u përleshën me policinë në trazirat që lanë pas vetes pesë persona të vdekur, përfshirë një oficer policie, vdekja e të cilit po hetohet si vrasje.

Presidenti Trump, pas disa orësh kaosi në ndërtesën e Kapitolit, u bëri thirrje mbështetësve të tij të “shkonin në shtëpi”, por shtoi: “Ne ju duam, ju jeni shumë të veçantë”.

Ai mbrojti veprimet dhe deklaratat e tij që çuan në sulmin në Kapitol, duke thënë se fjalimi i tij në tubimin para sulmit ishte “plotësisht i përshtatshëm”.

Presidenti Trump i quajti “qesharake” akuzat për shkaktim duke i cilësuar ato një “vazhdim të gjuetisë më të madhe të shtrigave” në historinë e Shteteve të Bashkuara”.

Pas ngritjes së akuzave për shkarkim nga Dhoma e Përfaqësuesve javën e kaluar, presidenti Trumo dënoi dhunën në një deklaratë duke theksuar se “dhuna dhe vandalizmi nuk kanë absolutisht vend në vendin tonë dhe në lëvizjen tonë. ‘Ta bëjmë Amerikën madhështore përsëri’ ka qenë gjithnjë në mbrojtje të shtetit ligjor”.

Gjyqi i presidenti Trump, presidenti i parë në historinë e vendit ndaj të cilit ndërmerret dy herë një proces shkarkimi, mund të fillojë shpejt pas inaugurimit të zoti Biden, ose në ditët në vijim. Nëse dënohet me dy të tretat e votave në Senatin e ndarë politikisht, atij mund t’i ndalohet përjetësisht, me një shumicë të thjeshtë votash, të mbajë post publik.

Presidenti Trump ende nuk ka zgjedhur ekipin e tij ligjor për ta mbrojtur në gjyqin e Senatit. Rudy Guiliani, avokati personal i tij mund të jetë një kandidat, ndonëse J. Hogan Gidley, zëdhënësi i fushatës së presidenti Trump, shkroi në rrjetet sociale se “presidenti Trump nuk është përcaktuar se cili avokat apo kompani ligjore do ta përfaqësojë atë përballë sulmit të turpshëm ndaj Kushtetutës dhe demokracisë sonë”.

Ligjvënësi Jamie Raskin, i cilësoi veprimet e presidenti Trump si “krimin me të rrezikshëm të kryer kundër Shteteve të Bashkuara”, duke thënë se protestuesit “ishin një hap afër varjes së nënpresidenti”, Mike Pence. Kur protestuesit sulmuan Kapitolin, nënpresidenti Pence ishte në hapat fillestare të drejtimit të seancës së Kongresit për certifikimin e fitores së zotit Joe Biden.

Nënpresidenti Pence, zemëroi presidentin Trump, duke refuzuar lutjet e përsëritura të presidentit për të bllokuar vërtetimin e fitores së zoti Biden.

Përveç kësaj, ligjvënësi Raskin, i cili përfaqëson shtetin lindor të Marylandit, tha, “ishte një skuadër vrasësish që kërkonte Nancy Pelosin”, kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, që udhëhoqi javën e kaluar votimin me 232 vota për dhe 197 kundër për të shkarkuar presidentin Trump, në të cilin 10 republikanë u bashkuan me demokratët në votimin kundër presidentit.

Një mbështetës i presidenti Trump, senatori Lindsey Graham nga Karolina e Jugut, tha se protestuesit kishin “njollosur selinë e qeverisë”, por fajësoi zonjën Pelosi për lëshime në sistemin e sigurisë.

“Si dreqin ka mundur të ndodhë kjo?”, tha senatori Graham në Fox News. “Ku ishte Nancy Pelosi? Është detyra e saj të ofrojë siguri në Kapitol”.

Disa zyrtarë të lartë të sigurisë dhanë dorëheqjen pas dhunës, nën kërcënimin e ligjvënësve se do të pushohen nga puna nëse nuk largohen.

Drew Hammill, zëvendësshefi i kabinetit të zonjë Pelosi, kundërshtoi pretendent e zoti Graham se ajo duhet të mbajë përgjegjësi për dhunën e protestuesve, dhjetëra prej të cilëve janë arrestuar.

“Kjo përpjekje e turpshme për të zhvendosur fajin për sulmin e turmës në Kapitol është absurde dhe patetike”, shkroi zoti Hammill në rrjetet sociale, duke shtuar se zoti Graham “duhet të shikohet në pasqyrë nëse dëshiron të fillojë të drejtojë gishtin…”.

Ligjvënësi Raskin tha se gjyqi do të përqendrohet në rolin e presidentit Trump në parakalimin drejt Kapitolit që pasoi një tubim pranë Shtëpisë së Bardhë, ku ai vazhdoi pretendimet e pabazuara, të përsëritura me javë të tëra se i ishte pamundësuar me mashtrime një mandat i dytë në Shtëpinë e Bardhë dhe u kërkoi mbështetësve të parakalonin drejt Kapitolit.

Senatori demokrat, Dick Durbin nga Illinois, i tha rrjetit CNN se edhe pse mandati katër vjeçar i presidenti Trump do të ketë skaduar në kohën kur fillon gjyqi kundër tij, “ai do të mbahet përgjegjës për atë që ndodhi më 6 janar”.

Si bëhet gati Shtëpia e Bardhë për familjen e re presidenciale

Në Ditën e Inaugurimit, Shtëpia e Bardhë ka vetëm gjashtë orë për të hequr objektet e familjes në largim dhe për t’u bërë gati për banorët e saj më të rinj. Dora Mekouar e Zërit të Amerikës bisedoi me një nga njerëzit që kanë përvojë personale me këtë proces.

“Dita e Inaugurimit mund të konsiderohet si kaos i organizuar. Ka vetëm rreth gjashtë orë në dispozicion për të nxjerrë njërën familje jashtë dhe për të sistemuar familjen tjetër”, thotë Anita McBride, ish-shefe e personelit e ish-Zonjës së Parë, Laura Bush.

“Të gjithë punojnë në ato gjashtë orë për ta bërë shtëpinë sa më komode për familjen e re të parë”, thotë zonja McBride.

Anita McBride ka punuar për tre administrata presidenciale. Zonja McBride e di personalisht se çfarë mund të presin ditën e parë Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden.

“Kur ata hyjnë në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë, tradicionalisht pas paradës së përurimit, të gjitha rrobat e tyre janë të varura në dollap, të gjitha fotografitë e familjes janë në vendet ku ata donin t’i kishin. Është me të vërtetë një transformim i mahnitshëm”, thotë ajo.

Transformimi koreografohet me kujdes. Familja e parë e re ka zgjedhur që më parë mobiljet dhe veprat e artit nga koleksioni i gjerë i Shtëpisë së Bardhë, i cili ruhet në një depo në Mariland.

Një gjë të tillë, zonja e parë e ardhshme Michelle Obama e mësoi gjatë një takimi para inaugurimit me Laura Bushin.

“Zonja Obama kishte thënë se sa bukur ishte gjithçka dhe kështuqë ajo edinte që më parë se e vetmja gjë që duhej rregulluar ishte zbukurimi i dhomave të vajzave që të ishin të përshtatshme për fëmijë”, tha zonja McBride.

Presidenti i ri zgjedh vetë se si ta rregullojë Zyrën Ovale. Shumica e presidentëve zgjedhin të përdorin tryezën që i ishte dhënë Presidentit Rutherford B. Hayes nga Mbretëresha Victoria në fund të viteve 1800.

“Është mjaft interesante që tapeti luan rol për të përcjellë ndjesitë dhe shijen e një presidenti ose emocionet që ata kanë për t’u ulur në atë zyrë. Sigurisht që portreti i George Washingtonit, gjithmonë ka vendin e vet të spikatur mbi oxhak dhe askush nuk e ka ndryshuar atë.”

Është një ditë me emocione të mëdha.

“Marrëdhënia mes stafit të përhershëm dhe një familjeje të parë, dhe veçanërisht kur familja e parë ka fëmijë të vegjël, bëhet mjaft e afërt dhe ndarja është e vështirë. “

Largimi nga Shtëpia e Bardhë mund të jetë veçanërisht e vështirë për një president me një mandat.

“Ka një ndjesi sikur ‘nuk bëra gjithçka ashtu siç shpresoja’. Kur largohesh pas katër vjetësh dhe veçanërisht për një familje të parë është emocionuese dhe në fakt George HW Bush ka shkruaj më kujtimet e tij, se ishte e dhimbshme. Dhe Barbara Bush e ndjeu një gjë të tillë. Familja e ndjeu thellë, por ata gjithashtu janë patriotë të vërtetë dhe u sollën në lartësinë e duhur”, thotë zonja McBride.

Lamtumirat mund të jenë të vështira edhe për anëtarët e stafit që kujdesen për kafshët shtëpiake të familjes së parë. Siç ishte për shembull punonjësi veteran Dale Haney.

“Ai kujdeset për territorin përreth Shtëpisë së Bardhë, por kishte edhe përgjegjësinë të kujdesej për kafshët shtëpiake të familjes. Ishte një përvojë e vështirë për të ditën e ikjes kur kafshët shtëpiake me të cilat është mësuar aq shumë, që ishin bërë si familje, u larguan me familjen e parë.”

Kuratorët sigurohen që gjërat me vlerë të Shtëpisë së Bardhë të mos merren gabimisht nga një familje e parë në largim.

“Ata njohin çdo gjë që i përket koleksionit të Shtëpisë së Bardhë. Ata gjithashtu dinë çdo gjë që është objekt personal dhe të gjitha këto sende etiketohen një nga një “, thotë zonja McBride.

Çka ndihmon që dita e lëvizjes në Shtëpinë e Bardhë të jetë sa më e lehtë.

Masa të shtuara të sigurisë para inaugurimit të Bidenit

Autoritetet në Uashington dhe në kryeqytetet e shteteve të tjera amerikane po përgatiten për protesta të dhunshme, disa ditë para inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

Mijëra trupa të armatosura të Gardës Kombëtare tashmë janë vendosur në Uashington. Autoritetet po planifikojnë që të mbyllin për qarkullim rrugë dhe ura që çojnë për në Uashington.

Ndërkaq, guvernatorët në mbarë Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Garda Kombëtare t’i ndihmojë zyrtarët lokalë të rendit dhe disa shtete amerikane tashmë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, nga frika se mund të ketë protesta, të ngjashme si ato më 6 janar në Kongresin amerikan, ku mbetën të vdekur pesë persona.

Më 16 janar, në Uashington u arrestua një person i cili kishte tentuar që të kalonte një post-bllok të policisë, teksa në pronësi i ishte gjetur një armë dhe municion.

Ky person më pas është liruar ka raportuar Washington Post. Ai i kishte thënë autoriteteve se është kontraktuar që të punojë si sigurim, por ka harruar që në bagazhin e makinës së tij ka pasur një armë dhe municion. Policia më pas e ka liruar atë.

Në mbarë Shtetet e Bashkuara, qytetet po përgatiten për protesta potenciale.

Më 6 janar, mbështetës të presidentit në largim, Donald Trump hynë në ndërtesën e Kongresit, në përpjekje për të penguar certifikimin e fitores së Bidenit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Biden do të inaugurohet si president i SHBA-së më 20 janar. Presidenti në largim, Trump ka thënë se nuk do të marrë pjesë në këtë ceremoni. rel

Biden: Këshilltarët të drejtojnë me shkencën dhe me të vërtetën

Marrë nga Associated Press

Me komente që dukej se kishin në shenjestër administratën në largim të Presidentit Trump, Presidenti i zgjedhur Joe Biden tha se ekipi i shkencëtarëve që ai prezantoi të shtunën do të drejtojë me “shkencë dhe të vërtetën” sepse “ne besojmë tek të dyja”.Zoti Biden ka krijuar një post të ri në kabinetin e tij – atë të këshilltarit shkencor të Shtëpisë së Bardhë. Ai ka caktuar Eric Lander, një figurë e njohur në studimin dhe identifikimin e gjeneve njerëzore, që të drejtojë Zyrën e Politikave Shkencore dhe Teknologjike.

Dr. Eric Lander

Dr. Eric Lander

Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka prezantuar ekipin e tij shkencor, ndërsa me 20 janar ai do të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë për katër vitet e ardhshme.

Zoti Biden tha se ka caktuar shkencëtarin e njohur Eric Lander për të marrë drejtimin e Zyrës së Politikave për Shkencën dhe Teknologjinë, dhe krijuar një post të ri në kabinetin qeveritar.

“Po emëroj një nga njerëzit më të shkëlqyer që njoh, Dr. Eric Lander, për të drejtuar Zyrën e Politikave për Shkencën dhe Teknologjinë. Ai është pionier i komunitetit shkencor, drejtues kryesor i Projektit të Gjenomit Njerëzor. Nuk është hipërbolë të thuash që puna e Dr. Lander ka ndryshuar rrjedhën e historisë njerëzore.”

Dr. Lander është drejtor dhe themelues i Institutit Broad në Harvard dhe Institutin Teknologjik të Masaçusetsit. Ai do të jetë shkencëtari i parë që do të ketë një post në Shtëpinë e Bardhë.Ky post kërkon konfirmim nga Senati.

Presidenti i zgjedhur po ashtu po mban drejtorin e Instituteve Kombëtare të Shendetit Dr. Fancis Collins, i cili ka punuar me zotin Lander në projektin për gjenomën.

Zoti Biden gjithashtu emëroi dy shekcnëtare të famshme për të bashkëkryesuar Këshillin e Këshilltarëve të Presidentit në Shkencë dhe Teknologji.

Frances Arnold

Frances Arnold

Frances Arnold me Institutin Teknologjik të Kalifornisë e cila ka fituar Çmimin Nobël në kimi në vitin 2018 dhe Maria Zuber me Institutin Teknologjik të Masaçusets do të drejtojnë ekipin e jashtëm këshillimor të shkencës.

Ndërkohë Presidenti i zgjedhur Joe Biden bëri të ditur më herët se ka zgjedhur dy diplomate veterane në poste kryesore në Departamentin e Shtetit.

Wendy Sherman

Wendy Sherman

Zoti Biden emëroi Wendy Sherman, negociatorja kryesore e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin, për postin e Zëvendës Sekretares së Shtetit.

Victoria Nuland

Victoria Nuland

Zoti Biden emëroi gjithashtu zonjën Victoria Nuland, e cila ka shërbyer si diplomate e lartë amerikane për Evropën, ambasadore në NATO dhe zëdhënëse e Departamentit të Shtetit, si Nënsekretare e Shtetit për çështjet politike. VOA

Jep dorëheqje sekretari amerikan i Shëndetësisë Alex Azar

Marrë nga Associated Press

Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Alex Azar, jep dorëheqjen nga kabineti i presidentit Donald Trump.

Në letrën e tij zyrtare të dorëheqjes, ai dënoi sulmin e javës së kaluar mbi Kapitolin.

Ai tha se do të lërë postin e tij në mesditën e 20 janarit, kur betohet presidenti i zgjedhur Joe Biden.

Në letrën e sekretarit Azar dërguar presidentit Trump, e cila mban datën 12 janar, thuhet se “sulmi ndaj Kapitolit ishin një sulm ndaj demokracisë sonë dhe traditës së kalimit paqësor të pushtetit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës sollën për herë të parë në botë”.

Ai shtoi më tej duke ju drejtuar presidentit: “ju lutem që të vazhdoni të dënoni pa dyshim çdo formë të dhunës, të kërkoni që askush të mos përpiqet të ndërpresë aktivitetet inauguruese në Uashington ose diku tjetër, dhe të vazhdoni të mbështesni pa rezerva kalimin paqësor dhe të rregullt të pushtetit më 20 Janar”.

Ne letrën prej dy faqesh theksohen të arriturat e administratës që sipas sekretarit Azar “veprimet dhe retorika pas zgjedhjeve … kërcënojnë t’i njollosin”. VOA

Biden do të kërkojë nga Kongresi punësimin e 100 mijë punonjësve tjerë shëndetësorë

New York

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden tha se do të kërkojë nga Kongresi punësimin e 100 mijë punonjësve të tjerë shëndetësorë në mënyrë që vaksinimi dhe lufta kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të përfundojë më shpejt, transmeton Anadolu Agency (AA).

Biden njoftoi planet e tij për vaksinimin kundër COVID-19 dhe theksoi se dëshiron të rrisë numrin e punonjësve shëndetësorë në kuadër të luftës kundër pandemisë.

Ai tha se procesi i vaksinimit në SHBA deri më tani është “plotësisht një dështim”. Biden vuri në dukje se do të kërkojë nga Kongresi punësimin e 100 mijë punonjësve të tjerë shëndetësorë në mënyrë që vaksinimi të përfundojë më shpejt dhe që amerikanët të kenë më shumë qasje në vaksinë.

Pasi theksoi se vaksina do të jetë falas, Biden premtoi se brenda 100 ditëve të para të detyrës së tij do të vaksinohen 100 milionë amerikanë.

Reagon Nobelisti Paul Krugman: Nuk ka patur kurrë e djathta Amerikane një kombinim të nxitjes të pandershmërisë me gënjeshtrat e frikacakëve!

voal.ch – Trazirat në Kapitol paskan qenë të justifikuara nga krimi i votave por dëmet i bëri Antifa!

Ka reaguar me një tweet Paul Krugman, Nobelist Amerikan i Ekonomisë, Profesor i Ekonomisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Princeton, autor i librave të shumtë, që nga viti 2000 ai bashkëpunon me New York Times duke shkruar opinione periodikisht.

Titulli i një dokumentari të EPI – Economic Policy Institute kushtuar kësaj mendje të ndritur, është: Paul Krugman, një njeri i domosdoshëm. Paul Krugman është me origjinë hebreje.

Në këtë tweet Krugman shkruan:

“A ka pasur ndonjëherë nga e djathta amerikane diçka të tillë një kombinim i nxitjes së pandershme dhe gënjeshtrave të frikacakëve ? Linja zyrtare duket të jetë se trazirat e Kapitolit ishin plotësisht të justifikuara prej krimit të padukshëm të votave, por gjithashtu që gjitha llojet e padukshme të dëmeve i bëri Antifa! “/EB

Biden propozon paketë ndihme prej 1.9 trilionë dollarë kundër COVID-19

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden ka propozuar një paketë ndihme prej 1.9 trilionë dollarë për të luftuar pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe krizën ekonomike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këtë propozim, Biden e bëri për të përshpejtuar luftën me pandeminë dhe për të stimuluar ekonominë.

Në këtë paketë, 400 miliardë dollarë drejtpërdrejt do të ndahen për luftën kundër pandemisë dhe shpërndarjen e vaksinave ndërsa për të mbyllur deficitin në buxhet, shteteve federale dhe administratës lokale do t’u ndahen 350 miliardë dollarë.

Gjithashtu me këtë propozim parashikohet ndihmë në të holla për amerikanët në shumë të caktuar për të tretën herë. Qytetarëve, të cilëve u janë dhënë nga 600 dollarë më parë tani planifikohet t’u jepen nga 1.400 dollarë.

Biden: “Plani Amerikan i Shpëtimit” do të forcojë ekonominë

Marrë nga Associated Press

Duke thënë se vendi po përballet me “një krizë të thellë të vuajtjeve njerëzore”, Presidenti i zgjedhur Joe Biden paraqiti të ejten një plan prej 1.9 trilionë dollarësh për të përshpejtuar shpërndarjen e vaksinës kundër Covid-19 dhe për të rimëkëmbur ekonominë e goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.

I quajtur “Plani Amerikan i Shpëtimit”, propozimi legjislativ do të përmbushte qëllimin e zotit Biden për kryerjen e 100 milionë vaksinimeve në 100 ditët e para pas marrjes së detyrës më 20 janar dhe avancimin e objektivit të tij për të rihapur shumicën e shkollave deri në pranverë. Në të njejtën kohë, ai beson se do të japë një raund tjetër ndihmash për të stabilizuar ekonominë ndërsa përpjekjet për të vënë nën kontroll pandeminë do të fillojnë të sjellin rezultate.

“Unë e di se ajo që sapo përshkrova nuk vjen me një kosto të ulët, por ne thjesht duhet ta bëjmë atë që po propozoj”, tha Biden në një fjalim drejtuar vendit. “Nëse investojmë tani me guxim, me zgjuarsi dhe me fokus të palëkundur te punëtorët dhe familjet amerikane, ne do të forcojmë ekonominë tonë, do të zvogëlojmë pabarazinë dhe do t’i vendosim financat afatgjata të vendit tonë në një rrugë më të qëndrueshme.”

Plani i tij përfshin 1,400 dollarë çeqe për shumicën e amerikanëve, të cilët tashmë pritet të marrin 600 dollarë nga paketa e fundit financiare për COVID-19, që do ta çonte totalin në 2,000 dollarë, që zoti Biden e kishte kërkuar më parë. Ai gjithashtu do të zgjasë deri në shtator përfitimet e papunësisë dhe një moratorium mbi dëbimet dhe përjashtimet nga pamundësia e pagimit të qerasë.

Në fjalimin e tij Biden gjithashtu përmendi qëllimet politike afatgjata të demokratëve, si rritja e pagës minimale në 15 dollarë në orë, zgjerimi i pushimeve me pagesë për punëtorët dhe rritja e kredive tatimore për familjet me fëmijë. Pika e fundit do ta bënte më të lehtë për gratë që të ktheheshin në punë, gjë që do të ndihmonte në rimëkëmbjen e ekonomisë.

Udhëheqësi demokrat i Senatit Chuck Schumer ka thënë se miratimi i një projektligji për të lehtësuar pasojat e pandemisë do të ishte përparësia kryesore e demokratëve me marrjen në kontroll të Senatit.

Ngritja zyrtarisht e akuzës për shkarkimin e Presidentit Donald Trump të mërkurën kërcënon të mbushë kalendarin e punimeve të Senatit, por zoti Biden tha se ai shpreson që kjo dhomë e Kongresit të mund ta ekuilibrojë këtë çështje me përparësi të tjera.

Prej fillimit të pandemisë në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar afërsisht 385,000 vdekje si pasojë e COVID-19. Prej më shumë se dy muajsh vendi po përballet me rritje dramatike të infeksioneve.

Gjatë javës së kaluar u regjistruan mesatarisht 245,000 raste të reja në ditë dhe 3,300 vdekje. Shtrimet në spital si pasojë e COVID-19-s janë në nivele rekord.

Lady Gaga do të këndojë himnin kombëtar ditën e inaugurimit të presidentit të ri

VOA

Lady Gaga do të këndojë himnin kombëtar ditën e inaugurimin të Presidentit të 46-të të SHBA Joe Biden, më 20 dhjetor. Ndërsa në krahun perëndimor të Kapitolit, Jennifer Lopez do të japë një shfaqje muzikore.

Lajmi për pjesëmarrjen e tyre vjen një ditë pas njoftimeve se Tom Hanks do të drejtojë një program special televiziv 90 minutësh me rastin e inaugurimit të zotit Biden, në fashën orare televizive me nivelin më të lartë të shikueshmërisë. Atij pritet t’i bashkohen emra të njohur të muzikës amerikane sikurse Justin Timberlake, Jon Bon Jovi, Demi Lovato dhe Ant Clemons.

Lutjet në ceremoninë e betimit të presidentit të ri do të drejtohen nga kleriku Leo O’Donovan, ish-president i Universitetit Georgetown, ndërsa betimi për besnikëri ndaj flamurit e kombit, do të drejtohet nga Andrea Hall, një zjarrfikës nga Xhorxhia.

Gjatë inaugurimit do të lexohen poezi nga Amanda Gorman, fituesja e garës së parë mes të rinjve në rang kombëtar në poezi. Bekimi presidentit të ri do t’i jepet nga kleriku Silvester Beaman i Kishës Episkopale Metodiste Afrikane e të Bethelit që ndodhet në Uilmington të Dellauerit.

Qyteti i Nju Jorkut njofton anulimin e kontratave me Organizatën Trump

Marrë nga Associated Press

Nju Jorku, qyteti i lindjes së Presidentit amerikan Donald Trump, tha se do të anulojë të gjitha kontratat me organizatën e tij të biznesit për shkak të protestës së dhunshme të javës së kaluar në Kapitol.

“Qyteti i Nju Jorkut nuk do të ketë lidhje me ato veprime të pafalshme në asnjë mënyrë ose formë”, tha kryebashkiaku Bill de Blasio të mërkurën në një deklaratë zyrtare. De Blasio tha se ai ka filluar procesin e “ndërprerjes së të gjitha kontratave” për operimin e një karuseli dhe dy pistave të patinazhit në Parkun Qëndror që gjenerojnë rreth 17 milionë dollarë në vit në të ardhura për kompaninë e Presidentit Trump.

Djali i Presidentit, Eric Trump, denoncoi masën dhe tha se ajo do të sfidohej.

“Ky është një shembull tjetër i qartë i paaftësisë dhe shpërfilljes së fakteve nga kryebashkiaku de Blasio”, tha ai. “Qyteti i Nju Jorkut nuk ka të drejtë ligjore të ndërpresë kontratat tona dhe nëse e bëjnë këtë ata do të detyrohen të paguajnë Organizatën Trump 30 milionë dollarë. Kjo nuk është asgjë më shumë se diskriminim politik dhe ne planifikojmë ta luftojmë fuqishëm”.

Vendimi i zotit De Blasio është shembulli i fundit se si trazirat e 6 janarit nga mbështetësit e Presidentit Trump po ndikojnë negativisht në punët e biznesit të tij privat. Njoftimi erdhi tre ditë pasi Shoqata e Lojtarëve Profesionistë Amerikanë të Golfit votoi për të zhvendosur Kampionatin e Golfit PGA të vitit të ardhshëm jashtë fushës së golfit të Presidentit Trump në Nju Xhërsi.

Shopify më parë hoqi në platformat e saj në internet dyqanet që lidhen me bizneset e presidentin, ndërsa Twitter dhe platforma të tjera të mediave sociale i çaktivizuan llogaritë e tij.

Më 6 janar, Trump u bëri thirrje mijëra mbështetësve që kishin ardhur në Uashington për protestën “Shpëtoni Amerikën” për të marshuar drejt ndërtesës së Kapitolit, ndërsa ligjvënësit kishin filluar të certifikonin zyrtarisht fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit.

“Ju do të keni një president jolegjitim. Kjo është ajo që ju do të keni dhe ne nuk mund ta lejojmë këtë të ndodhë”, tha Presidenti Trump në tubim. “Ne luftojmë fort dhe nëse nuk luftoni fortë, nuk do të keni më atdhe”. Duke marrë shkas nga komentet e presidentit, mijëra mbështetës të të tij marshuan drejt Kapitolit, ku kapërcyen barrikadat e policisë dhe u futën me forcë brenda ndërtesës. Gjashtë vetë vdiqën në përleshjet e javës së kaluar në Kapitol.

Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga Demokratët pritet të miratojë një project-rezolutë për ngritjen e akuzave kundër Presidentit Trump të mërkurën për nxitje të protestës së dhunshme në Kapitol. Liz Chenney republikanja e tretë më e lartë në Dhomën e Përfaqësuesve, është ne mesin e një grupi ligjvënësish republikanë që kanë thënë se do të mbështesin ngritjen e akuzave për shkarkim të mundshëm të Presidentit Trump.

Nëse Dhoma e Përfaqësuesve ngre akuza kundër Presidentit Trump, ashtu siç tashmë pritet të ndodhë, kjo do të ishte hera e dytë që atë e pret ky fat. Presidenti Trump u ndesh me akuza për shkarkim për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 për abuzim të pushtetit dhe pengimit të drejtësisë për shkak të përpjekjeve të tij për të bindur presidentin e sapozgjedhur të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, që të hetonte demokratin Joe Biden dhe djalin e tij për të forcuar shanset e tij të rizgjedhjes më 2020. Në shkurt të vitit 2020 Senati e liroi atë nga akuzat, por këtë radhë nuk është e qartë se kur do të mund ta bënte gjyqin kundër tij.

Nis procedura për shkarkim të Trumpit pas sulmit ndaj Kongresit

Dhoma e Përfaqësuesve ka nisur seancën për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump për rolin e tij ndaj sulmit në Kongres nga një turmë e mbështetësve të tij, ndërkohë që ndasitë në mesin e partisë republikane thellohen rreth krizës politike.

Seanca e 13 janarit është iniciuar nga demokratët, që kanë shumicë në këtë trup.

Artikulli për shkarkim të Trumpit – që akuzon këtë të fundit për nxitje të kryengritjes – duket se ka mbështetjen e disa republikanëve, vetëm disa javë para se presidenti amerikan të largohet nga detyra.

Shumica e votave për shkarkim të Trumpit, do të rezultonte me gjykim në Senatin e kontrolluar nga republikanët, ndonëse nuk është e qartë nëse një gjykim i tillë do të mund të realizohet derisa të skadojë mandati i Trumpit.

Ndërkohë që ligjvënësit diskutojnë për këtë çështje, Garda Kombëtare dhe zyrtarë policorë kanë rrethuar ndërtesën e Kongresit për të ofruar mbrojtje.

Në sulmin e 6 janarit, kanë mbetur të vdekur pesë persona, përfshirë në zyrtar policor.

“Ne jemi duke debatuar për një masë historike në një skenë aktuale krimi, dhe nuk do të arrinim deri këtu nëse nuk do të ishte presidenti i Shteteve të Bashkuara”, ka thënë kongresisti demokrat, Jim McGovern.

Ai ka akuzuar Trumpin për “rritje të zemërimit të turmës së dhunshme” dhe ka thënë se “është mrekulli që nuk kanë vdekur më shumë persona”.

“Nuk do ta harroj kurrë çfarë kam parë kur kam shikuar në sytë e atyre sulmuesve në këto hapësira. Kam parë djallëzi”.

Pelosi: Kjo gjë duhet të na thyejë zemrat të gjithëve

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ka thënë se procedura e shkarkimit të Trumpit nuk është e motivuar në bazë partiake.

“Presidenti duhet të dënohet nga Senati, i cili do të sigurojë se republika do të jetë e sigurt nga ky njeri, i cili është kaq i vendosur për të shkatërruar gjërat që i duam dhe na mbajnë bashkë”, ka thënë ajo.

Pelosi ka thënë se i thyhet zemra që është pjesë e një tjetër procedure shkarkimi.

“Ma thyen zemrën. Kjo gjë duhet të na thyejë zemrat të gjithëve”.

“Unë qëndroj përpara jush si zyrtare e kushtetutës, si grua, si nënë, si gjyshe, si vajzë – vajzë, babai i së cilës ka shërbyer me krenari në këtë Kongres”.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Ajo u ka bërë thirrje ligjvënësve për vëmendje.

“Amerikanët e mi të dashur, nuk mund t’i ikim historisë. Le ta përmbushim detyrën tonë dhe të nderojmë besimin e këtij kombi”.

Drejtuesi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, i cili thotë se ai është kundër procesit të shkarkimit, thuhet se do të lejojë anëtarët republikanë të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre, ndërsa partia përpiqet të gjejë drejtimin e saj.

Ndër aleatët më të afërt të Trump në Kongres, McCarthy ishte midis atyre që i bëri jehonë presidentit, duke thënë “procesi i shkarkimit në këtë kohë do të kishte efektin e kundërt të bashkimit në vendin tonë”.

Procesi i shkarkimit pritet të tërheqë mbështetjen e disa republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve, duke përfshirë kongresisten, Liz Cheney.

Në një deklaratë më 12 janar, kongresistja tha se Trumpi “thirri turmës, e mblodhi atë dhe ndezi flakën e këtij sulmi”. Ajo sugjeroi që Trump mund të kishte ndërhyrë për të ndaluar mbështetësit e tij, por ai nuk e bëri.

“Asnjëherë nuk ka pasur një tradhti më të madhe nga një president i Shteteve të Bashkuara ndaj zyrës së tij dhe betimit për Kushtetutën”, tha Cheney.

Edhe pse procesi i shkarkimit është pothuajse e sigurt se do të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve, masa nuk pritet të sigurojë mbështetjen e dy të tretave në Senat, të nevojshme për ta shkarkuar atë.

Në një zhvillim që do të ndryshonte në mënyrë dramatike rezultatin, The New York Times raportoi se udhëheqësi republikan i Senatit, Mitch McConnell u tha bashkëpunëtorëve se ai beson se Trump bëri një shkelje dhe se ai mbështet lëvizjen e demokratëve.

McConnell beson se përpjekja e shkarkimit do ta bëjë më të lehtë spastrimin e presidentit nga partia, tha Times.

Më herët më 12 janar, Trump mohoi çdo përgjegjësi për dhunën e javës së kaluar dhe i quajti përpjekjet për ta shkarkuar atë një “vazhdim i gjuetisë së shtrigave”.

Ai tha se përpjekjet për ta hequr atë nga posti ishin “duke shkaktuar një rrezik të jashtëzakonshëm për vendin dhe po shkaktojnë zemërim të jashtëzakonshëm”.

Ai u tha gazetarëve se “unë nuk dua asnjë dhunë.”

Gjatë një vizite në kufirin SHBA-Meksikë, Trump tha se “tani është koha që kombi ynë të shërohet dhe është koha për paqe dhe për qetësi”.

Pak përpara trazirave të 6 janarit në Kongres, Trump mbajti një fjalim të zjarrtë duke u bërë thirrje mbështetësve të marshonin në drejtim të ndërtesës.

Fjalimi u zhvillua derisa një sesion i përbashkët i Kongresit do të mblidhej për të numëruar dhe certifikuar zyrtarisht votat e Kolegjit Zgjedhor që do të konfirmonin humbjen e tij ndaj presidentit të zgjedhur, Joe Biden, në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka paralajmëruar për “protesta të armatosura” përpara inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, më 20 janar.

Agjencia federale e zbatimit të ligjit tha se “protestat e armatosura” mund të planifikohen në të 50 kryeqytetet e shteteve dhe në ndërtesën e Kongresit, nga data 16 janar deri së paku më 20 janar.

Trump, i cili thotë se nuk do të marrë pjesë në inaugurim, ende kundërshton rezultatin e zgjedhjeve. Mes shqetësimeve për dhunë të mundshme në ditën e inaugurimit, në një lëvizje të pazakontë, udhëheqësit e lartë të ushtrisë lëshuan një qarkore për të gjithë anëtarët e shërbimit, duke e quajtur trazirën në Kongres një veprim anti-demokratik, kriminal dhe se e drejta për fjalën e lirë askujt nuk i jep të drejtë kryej dhune. Memorandumi gjithashtu u kujtoi anëtarëve ushtarakë që Joe Biden u zgjodh president i ardhshëm në mënyrë të rregullt.

Përgatitë​n: Krenare Cubolli, Kestrin Kumnova

Airbnb bllokon rezervimet në Uashington javën e inaugurimit të Bidenit

Kompania për dhënie me qira të apartamenteve, Airbnb, ka njoftuar se do të bllokojë dhe pezullojë të gjitha rezervimet në zonën e Uashingtonit, gjatë javës së inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden.

“Ky vendim është marrë pas informatave të siguruara nga komuniteti nikoqir, si dhe zyrtarët lokalë, shtetërorë dhe ata federalë”, ka thënë Airbnb përmes një deklarate.

Kjo kompani gjigante ka thënë edhe se ua ka ndaluar disa individëve rezervimet pasi ka gjetur se kanë lidhje me grupet që nxisin urrejtje, apo edhe me ato që janë përfshirë në sulmin ndaj Kongresit javën e kaluar.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportimet lidhur me milici të armatosura dhe grupe që nxisin urrejtje, që kanë tentuar të udhëtojnë dhe të pengojnë inaugurimin”, ka thënë Airbnb.

Megjithatë, kjo kompani nuk ka treguar nëse vendimi për të bllokuar rezervimet ka qenë rezultat i ndonjë kërkese të agjencive për zbatim të ligjit. rel


Send this to a friend