Presidenti synon t’ia rijapë këtij mali emrin burimor e tradicional Denali, atë që ia dhanë vendasit e këtij rajoni.

Denali është një fjalë ne gjuhën Athabascan që do të thotë “mali i madh”. Vendimi i vitit 1896 për ta quajtur McKinley nga ana e kolonizatorëve, në nderim të presidentit të 25-të të SHBA William McKinley, ka përbërë deri sot një plagë të hapur për popullsinë e Alaskës, i cili, përtej emrit zyrtar ka vazhduar të thirret mali Denali.

Denali është i lartë 6.194 metra dhe një shpat më të gjerë e më gradual se Everest. Shumë politikanë të Ohaios, shtet nga vjen McKinley, janë kundërvënë me të gjitha forcat për t’ia ndryshuar emrin. Por në fund presidenti Obama iu është përmbajtur kompetencave të Departamentit të Brendshëm për t’i ndërruar emrat zyrtarë gjeografikë.

Gjatë vizitës në Alaskë presidenti i SHBA do të tërheqë vëmendj për urgjencën e shkaktuar nga ndryshimet klimatike, pasojat e të cilave në Alaskë janë shumë të dukshme me shkrirjen e akujve dhe rritjen e nivelit të detit. Por ai duhet të përballet me kritikat e atyre që nuk ia kanë falur pse ai ia ka dhënë lejen kompanisë Shell për të shpuar në afërsi të brigjeve të shtetit te Alaskës. sda-ats