VOAL

VOAL

Obama: Irani duhet t’i lirojë katër amerikanët

Presidenti amerikan Barak Obama i kërkoi të martën Iranit lirimin e tre amerikanëve që mbahen atje si dhe të ndihmojë për të gjetur një amerikan të katërt, i cili besohet se ndodhet në Iran.

“Ne nuk do të ndalemi derisa amerikanët tanë të cilët mbahen të arrestuar padrejtësisht në Iran, të kthehen në shtëpitë e tyre,” tha zoti Obama në një konferencë veteranësh në Pitsburg. “Gazetari Jason Rezaian duhet të lirohet. Pastori Saeed Abedini duhet të lirohet. Amir Hekmati, ish-rreshter i marinsave, duhet të lirohet. Irani duhet të na ndihmojë për të gjetur amerikanin Robert Levinson. Këta amerikanë duhet të kthehen në shtëpi pranë familjeve të tyre,” tha zoti Obama.

Pjestarë të familjeve, miq dhe bashkëpunëtorë të katër amerikanëve që mbahen në Iran e kanë kritikuar zotin Obama se nuk është përpjekur për të siguruar lirimin e tyre, si pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare të javës së kaluar me Teheranin që bllokon të paktën përkohësisht prodhimin e armëve bërthamore në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike paralizuese të vendosura nga Kombet e Bashkuara dhe vendet perëndimore.

Zoti Obama e mori në mbrojtje marrëveshjen e negociuar nga Britania, Franca, Gjermania, Rusia, Kina dhe SHBA me Iranin, duke e quajtur atë “një mënyrë më inteligjente dhe më të përgjegjshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare amerikane.”

Sekretari Kerry: Pakti me Iranin e bën botën më të sigurt

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i tha Zërit të Amerikës se zbatimi i marrëveshjes bërthamore ndërkombëtare me Iranin do ta bëjë botën më të sigurtë, do të përmirësojë standardin e jetesës për iranianët dhe do të hapë mundësi të tjera ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Sekretari Kerry ka luajtur rol parësor në përpjekjet e administratës për të siguruar mbështetjen e ligjvënësve skeptikë në Kongresin amerikan.

Në një intervistë me Shërbimin Iranian të Zërit të Amerikës, zoti Kerry shprehu besim se ligjvënësit do të arrijnë të kuptojnë se dështimi për të miratuar marrëveshjen e arritur mes Iranit dhe gjashtë vendeve perëndimore mund të çojë në konflikt dhe luftë të mëtejshme në Lindjen e Mesme.

“Sepse në qoftë se ne nuk kemi një marrëveshje të tillë, atëherë, besoj, Ajatollahu do të thotë: “Pse duhet të negocioj me këta njerëz? Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk kanë ndërmend ta bëjnë.” Përse kolegët tanë në botë duhet të mbështesin sanksionet, kur ata mund të mendojnë se megjithëse marrëveshja u arrit ne po i largohemi asaj? Pra e gjithë puna dështon dhe sjell rreziqe të mëdha për rajonin.”

Zoti Kerry mori në mbrojtje administratën ndaj kritikave se ajo duhet të kishte kërkuar një axhendë të gjerë me Iranin, që të përfshinte çështjet e të drejtave të njeriut dhe të kishte siguruar lirimin e disa amerikanëve që mbahen të arrestuar në Iran.

“Siç e kemi thënë më parë, në qoftë se do të kishim  zgjedhur një numër çështjesh mes Iranit dhe komunitetit botëror ose ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ne do të negocionim për 10 vjet me radhë dhe asnjëherë nuk do të kishim arritur dot marrëveshje. Ne nuk kishim aq shumë kohë, për shkak të çështjes bërthamore.”

Zoti Kerry tha se nëse zbatohet në tërësi, marrëveshja mund të sjellë shumë gjëra pozitive lidhur me Iranin.

“Kjo përfshin mundësinë për të udhëtuar, por ajo që mund të bëhet menjëherë është heqja e sanksioneve të veçanta në sektorin e financës, në sektorin bankar, në lëvizjen e mallrave. Irani do të lejohet të shesë mallra të tillë si fistikë, qilima apo ushqime të ndryshme. Pra, disa gjëra do të lejohen por ende jo të gjitha. Embargoja kryesore mbetet në fuqi.”

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi dje njëzëri një rezolutë me të cilën i thotë “Po” marrëveshjes bërthamore. Administrata e Presidentit Obama i paraqiti Kongresit të dielën një plan, i cili përfshin një periudhë 60-ditore që ligjvënësit të shqyrtojnë marrëveshjen. Pakti duhet të miratohet gjithashtu nga ligjvënësit iranianë.

Manovra të përbashkëta amerikano-ukrainase

Në Ukrainën perëndimore filloi të hënën një stërvitje ushtarake që përfshin forca ukrainase dhe amerikane, së bashku me trupa nga forcat e NATO-s. Stërvitja zhvillohet ndërkohë që luftimet mes trupave qeveritare dhe kryengritësve të mbështetur nga Rusia janë shkallëzuar në Ukrainën lindore, megjithë armëpushimin.

Manovrat e trajnimit në terren “Rapid Trident” po zhvillohen në Qendrën Ndërkombëtare për Paqen dhe Sigurinë (IPSC) në Yavoriv, pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë. Ja si i përshkroi manovrat koloneli amerikan Alfred Renzi.

“Shumë prej veprimeve taktike përkojnë me operacionet e stabilitetit dhe veprimet luftarake si reagimi i ushtarëve ndaj një sulmi apo ndonjë prite pastaj reagimi i tyre për të eleminuar kërcënimin ndaj një objektivi të caktuar.”

Trupat ushtarake të Ukraninës, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve anëtare të NATO-s do të kryejnë manovra me mjete shpërthyese, operacione për shoqërimit të karvaneve dhe patrullime.  Oleksander Suvak është Nënkryetar i Akademisë Ushtarake të Ukrainës.

“Manovrat përdorin shtete imagjinare si Skolkam në Evropën Veriore, që përpiqet të sulmojë vende përqark Detit të Zi. Trupat po trajnohen për t’u vënë në linjën e frontit këtu në këtë poligon ushtarak.”

Ministria e Jashtme e Rusisë lëshoi një deklaratë të hënën ku e dënon stërvitjen, duke e quajtur atë një “demonstrim të qartë” nga NATO-ja “të mbështetjes pa kushte ndaj politikave të autoriteteve të Kievit” në juglindje të Ukrainës, “si rezultat i të cilave çdo ditë në rajon vazhdojnë të vdesin civilë.”

Ushtria amerikane e përshkroi stërvitjen si “një manovër rajonale për trajnimin në terren dhe që fokusohet në operacionet paqeruajtëse dhe stabilitetin.”

Manovrat do të vazhdojnë deri në fund të muajit.

SHBA 2016: Trump fluturon në sondazhe, tek demokratët dominon Hillary

VOAL – NEW YORK, 21 KORRIK – Donald Trump më i forti i të gjithëve, edhe pse bën gafa të panumërta: fluturon në sondazhe. Kështu del nga të dhënat e fundit të Washington Post e ABC – i pari sondazh pas sulmit ndaj John McCain – ku miliarderi kandidat për në Shtëpinë e Bardhë është fare qartazi në krye të republikanëve me 24%: më shumë se dhjetë pikë para guvernatorit të Wisconsinit, Scott Walker (13%) e ndaj atij që pritej të ishte favorit, Jeb Bush (12%).

Ndër demokratët dominon Hillary Clinton me 63%. ansa

Kongresi amerikan fillon shqyrtimin e marrëveshjes bërthamore

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka dërguar marrëveshjen bërthamore me Iranin, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për shqyrtim.

Kjo marrëveshje ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Franca, Britania dhe Gjermania, është nënshkruar në Vjenë më 14 korrik, pas negociatave intensive aktuale.

Tash Kongresi amerikan i ka 60 ditë për shqyrtimin e tekstit, ndërsa dita e parë fillon më 20 korrik.

Njëri nga kundërshtarët këmbëngulës të kësaj marrëveshjeje, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar nga Kongresi amerikan që ta refuzojë marrëveshjen.

Duke folur në televizionin amerikan CBS, Netanyahu tha se “ka shumë gjëra që të bëhen për ta ndalur agresionin iranian, por kjo marrëveshje nuk është njëra nga ato”.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, duke folur në rrjetin televiziv, CNN, tha se “nëse Kongresi e vranë këtë marrëveshje”, atëherë procesi i negociatave me Iranin do të përfundojë.

Sipas tij, “shqetësim real” në shtetet e Gjirit dhe në Lindjen e Mesme, do të duhej të kishte, sikur të mos ekzistonte marrëveshja.

“Shqetësim real i rajonit do të ishte nëse nuk keni marrëveshje. Nëse Kongresi nuk e kalon atë, nëse Kongresi do ta vrante këtë, ne nuk kemi inspeksione, ne nuk kemi sanksione, ne nuk kemi aftësi të bëjmë negociata, pasi, ju siguroj, lideri suprem iranian, Ajatollah Khamenei, kurrë nuk do të ulet në tavolinën e negociatave. Nëse Shtetet e Bashkuara njëanshëm dhe arbitrartisht e vret këtë, atëherë ju nuk do të keni negociata të tjera, dhe ata do të jenë të lirë për t’i bërë gjërat, të cilat kjo marrëveshje i parandalon”, tha John Kerry.

Lideri suprem iranian, Ali Khamenei, javën e kaluar në një ceremoni në kryeqytetin Teheran, me rastin e festës së Bajramit, tha se “edhe pas kësaj marrëveshjeje, politika jonë kundër Shteteve të Bashkuara arrogante, nuk do të ndryshojë”.

“Amerikanët thonë se ata e kanë ndalur Iranin nga krjimi i armatimit bërthamor. Ata e dinë se kjo nuk është e vërtetë. Ne e kemi fatvën, me të cilën armatimet bërthamore shpallen se janë të ndaluara nga aspekti religjioz në ligjin islamik. Kjo nuk ka të bëjë asgjë me bisedimet bërthamore”, tha Ali Khamenei.

Ai është shprehur se nëse do të ketë luftë atëherë ajo që do të pësojë është Amerika.

“Natyrisht, ne nuk e mirëpresim asnjë luftë, nuk e fillojmë asnjë luftë, por nëse do të ketë luftë këtu, ai që do të largohet nga beteja kokëulur, është pushtuesi dhe Amerika kriminale”, tha Ajatollah Khamenei.

Senatori amerikan, Tom Cotton, nga Partia Republikane, duke e kundërshtuar marrëveshjen, ka theksuar se “Irani është sponzorizues i terrorit”.

“Irani është sponzorizues i terrorit, regjim i paligjshëm anti-amerikan. Ata kanë gjak të qindra ushtarëve dhe marinsave amerikanë në duart e tyre. Ne nuk duhet ta forcojmë një regjim të këtillë që të jetë lojtar i suksesshëm rajonal. Ne duhet t’i kundërshtojmë ata në secilën mënyrë”, tha senatori Tom Cotton, në rrjetin televiziv, NBC.

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se marrëveshja e largon Iranin nga prodhimi i bombës atomike.

“Kjo marrëveshje aktualisht e shtyn Iranin më larg nga bomba. Atje ekziston ndalesa e vazhdueshme që Irani ndonjëherë të ketë armatim bërthamor”, tha Barack Obama, në një video deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, më 18 korrik.

“Nëse Irani e shkel këtë marrëveshje, sanksionet, që ne i kemi imponuar e të cilat kanë ndihmuar në dëmtimin e ekonomisë iraniane, pra sanksionet që kanë ndihmuar që kjo marrëveshje të jetë e mundshme, do të ktheheshin me të shpejtë”, tha Barack Obama.

Zoti Obama është shprehur edhe për rrezikun që kanoset nga Irani.

“A i zgjidh kjo marrëveshje të gjitha kërcënimet që paraqit Irani te fqinjët e vet dhe për botën? Jo. A bënë marrëveshja më tepër se çdokush më parë për të pasur siguri se Irani nuk prodhon armatim atomik? Po”, tha Barack Obama.

Ai ka theksuar edhe sigurinë për Shtetet e Bashkuara dhe veprimet që mund t’i ndërmerr.

“I mirëpres të gjitha shqyrtimet. Nuk u frikësohem pyetjeve. Si komandant suprem nuk bëjë apologji për ta mbajtur vendin e sigurt, nëpërmjet punës së madhe diplomatike e deri në hyrjen me lehtësi në luftë”, tha Barack Obama.

Ai ka vlerësuar se marrëveshja paraqet “mundësi historike”.

“Para nesh e kemi një mundësi historike për të pasur një botë më të sigurt për fëmijët tanë. Ndoshta nuk do të mund të ketë rast të tillë përsëri gjatë jetës sonë. Për këtë arsye, ne do ta shfrytëzojmë atë sot, dhe ta mbajmë Amerikën një fener të shpresës, lirisë dhe udhëheqjes së gjeneratave që vijnë”, tha Barack Obama.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

Amerika dhe Kuba hapin ambasadat në dy vendet

Shtetet e Bashkuara dhe  Kuba rivendosën sot marrëdhëniet të plota diplomatike pas më tepër se pesë dekadash.

Flamuri kuban u valëvit sot në mëngjes në Departamentin amerikan të Shtetit, krahas me flamujt e vendeve të tjera që kanë marrëdhënie diplomatike me Shtetet e Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara dhe Kuba kanë tani ambasada në vendet përkatëse.

Ky ndryshim historik në marrëdhëniet diplomatike mes të dy vendeve ndodh 54 vjet pas ndërprerjes së marrëdhënieve gjatë administratës së Presidentit John Kennedy.

Zyrtarët kubanë, përfshirë Ministrin e Jashtëm Bruno Rodríguez Parrilla, do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së ambasadës kubane në Shtetet e Bashkuara sot në Uashington. Në ceremoni do të jetë e pranishme dhe Ndihmës sekretarja amerikane Shtetit për Çështje të Hemisferës Perëndimore, Roberta Jacobson, e cila luajti një rol të rëndësishëm në negociatat mes të dy vendeve.

Sekretari i Shtetit John Kerry do ta presë sot zyrtarisht homologun e tij kuban Rodríguez Parrilla dhe pas takimit ata do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ceremonia e hapjes së ambasadës amerikane në Kubë do të zhvillohet kur  sekretari Kerry të shkojë në Havanë, por ndërkohë ambasada do të ketë filluar nga puna me funksione të plota.

Rivendosja e lidhjeve mes të dy vendeve është shoqëruar edhe me kritika.

Senatori republikan Marco Rubio ka thënë se në negociata nuk është theksuar sa duhet qëndrimi i Kubës ndaj të drejtave të njeriut.

Dasma e bukur e Rudinës, vajzës së Azem Hajdarit në New York (shumë foto)

VOAL -TIRANE – Rudina Hajdari, vajza e ish-liderit të dhjetorit Azem Hajdari gjatë kësaj jave ka jetuar ndoshta ditët më të bukura të jetës. Ajo është martuar me Muçjon Demiraj. Në një ceremoni të thjeshtë, por të bukur dhe elegante, ku kanë qenë të ftuar pak njerëz, Rudina ka kurorëzuar martesën e saj në një nga hotelet luksoze të New York-ut ku prej disa vitesh jeton dhe punon.

Rudina është shtatzënë dhe shumë shpejt pret të bëhet nënë. Nuk kishte se si të mungonin në këtë ceremoni, e ëma, Fatmira, vëllai i madh, Kiri dhe i vogli, Azemi, i cili ka lindur vetëm pak muaj pasi i ati i tij ndërroi jetë gjatë një atentati që iu bë në hyrje të selisë së Partisë Demokratike në vitin 1998. Në dasmë nuk kanë munguar vallet tona popullore, pasi edhe dhëndri është shqiptar.

Por cila ka qenë rruga e Rudinës pas humbjes së të atit? Ajo ishte vetëm 11 vjeç kur babai i saj u nda nga jeta.

Pas përfundimit të shkollës 8-vjeçare në një kolegj në Tiranë, tre vite pasi kishte humbur babanë, Rudina niset për në Amerikë, atje përfundon shkollën e mesme dhe më pas studimet e larta për “Shkenca Politike” .

Pas përfundimit të këtij cikli studimesh, u kthye në Tiranë ku për dy vite punoi në Ministrinë e Jashtme.

Më pas u shkëput sërish, për të vazhduar një cikël tjetër studimesh për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Amerikë.

Sot ajo është e punësuar në Kongresin Amerikan, në marrëdhënie me jashtë me kongresmenin Eliot Engel. Dhe tashmë edhe e martuar.

Ne urojmë Rudinës fat dhe lumturi në jetë!

Dhe kushedi pse jo, kthim në Atdhe dhe përfshirje në politikë!

PD sot ka nevojë më shumë se kurrë për një fytyrë të re dhe të pastër!

rudina azemi2

18-07-2015 14-13-45

18-07-2015 14-15-05

rudina azemi3

rudina azemi4

rudina azemi518-07-2015 14-14-10

rudina azemi6rudina azemi

NË FIER U PËRURUA BUSTI I AMBASADORIT RICHARD HOLBROOKE (VIDEO)

VOAL -Përvjetori i Shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është festuar në mënyrë të veçantë në qytetin e Fierit. Bashkia e këtij qyteti, në bashkëpunim me Misionin Diplomatik Paqe dhe Prosperitet, organizuan ceremoninë e vendosjes së bustit të personalitetit politik dhe diplomatit amerikan Richard Holbrooke. Busti i përgatitur nga skulptori Idriz Balani sjell në bronx një mik të Ballkanit. Ishambasadori amerikan Richard Holbrooke njihet për diplomacinë e tij dhe kontributin e madh që ka dhënë për paqen në Ballkan, për çështjen shqiptare dhe në mënyrë të veçantë për popullin e Kosovës.

Në këtë ceremoni festive merrte pjesë kryetari i bashkisë së Fierit, i cili tashmë do të lërë detyrën, Baftjar Zeqaj, Armando Subashi që sapo është zgjedhur si kryebashkiak, por edhe zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, deputetët Koço Kokëdhima, Ervin Koçi, Kozma Dashi, kryetari i Misionit Diplomatik Paqe dhe Prosperitet, Shefki Hysa, skulptori Idriz Balani si dhe pushtetarë të tjerë vendorë. Në ceremoni merrte pjesë edhe ambasadori i Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci.

Ambasadori Richard Holbrooke kishte filluar karjeren e tij diplomatike me 1962 dhe ka punuar per çdo president demokrat duke filluar nga Presidenti John Kennedy.  Si nje diplomat me kariere
te gjate, ai admirohej   por edhe kritikohej per menyren e veprimit, pasi ai ishte me shume se çdo gje tjeter i interesuar ne rezultate konkrete diplomatike. Sukseset e tija ne politiken e jashtme amerikane jane te shumeta per tu numeruar, por sipas verejtesve diplomatike, ambasadori Holbrooke do te mbahet mend vecanerisht per rolin e tij gjate lufterave ne Ballkan, pikerisht per suksesin e tij ne bisedimet per paqe ne Bosnje qe me ne fund cuan ne marreveshjen e Dejtonit  dhe ne pushimin e luftes ne Bosnje.

Si kryedipomati i Presidentit Clinton per Ballkanin, Ambasadori Holbrooke kryesoi negociatat me 1988 per nje marreveshje me Slobodan Miloseviqin per terheqjen e forcave  terroriste serbe nga Kosova ku kishin ndermarre fushaten e spastrimit etnik me qellim per te shperngulur shqiptaret nga trojet e tyre shekullore dhe per te lejuar vendosjen e pranise se verejtesve nderkombetare ne Kosove. Pasi qe Miloseviqi nuk zbatoi kete marreveshje, ishte Richard Holbrooke ai i cili ne emer te Shteteve te Bashkuara dhe NATO-s i dorezoi ultimatumin  Miloseviqit me te cilin i kerkohej Serbise qe te terheqe menjehere forcat e  saj nga Kosova ose te ballafaqohej me sulmet ajrore te Organizates se Atlantikut Verior, NATO.

Ai, sic duket kishte studjuar mire udheheqsin serb dhe taktikat e tija.  Ambasadori Holbrooke deklaroi per rrjetin televiziv amerikan ABC ne vere te 1998 se “Diplomacia me  Miloseviqin eshte e sukseshme vetem neqoftse perkrahet nga forca ushtarake. Milosheviqi duhet ta kuptoje se — dhe ky eshte  thelbi i ceshtjes — se Kosova nuk eshte nje perseritje e asaj qe ndodhi ne Bosnje. Tani NATO eshte gati te veproje dhe eshte i  interesuar per ato qe  po ndodhin ne Kosove, ne nje menyre qe nuk ishte (e interesuar) kater vjete me pare ne Bosnje.  Neqoftse ai (Milosheviqi) mendon se  kejo qe po ndodhe eshte vetem teater i parendesishem, ai eshte duke bere nje gabim te madh.”

Takimet e Ambasadorit Holbrook me Presidentin e Kosoves Ibrahim Rugova ishin te shpeshta, is ne Prishtine ashtu edhe ne SHBA  ne perpjekje per te ndaluar masakrat e forcave serbe kunder popullesise shqiptare si edhe per nje prani te perhershme nderkombetare ne Kosove.  Ai kishte takime edhe me perfaqsues te tjere shqiptare nga Kosova, por  ne veren e vitit 1998, Ambasadori Holbrooke beri ate qe uk e kishte bere asnje perfaqsues amerikan deri atehere, duke u takuar per here te pare me luftetaret e UCK-es — gje qe ne ate kohe u interpretua si nje njohje e rolit dhe forces se saj ne rritje e siper ne Kosove. Pas takimit privat me perfaqsuese te UCK-es ne Junik, ambasadori Holbrooke deklaroi se gjendja ne Kosove ishte eksplozive dhe se duhej bere c’mos qe te parandalohej masakra dhe gjenocidi kunder shqiptareve.

Ambasadori Richard Holbrooke i prine listes se diplomateve amerikane, qe ne nje menyre a ne nje tjeter gjate dekadave,  kane kontribuar aq shume per mireqenjen dhe mbijtetesen  e kombit shiqptar. Ai ishte gjithashtu edhe mik i diaspores shqiptare ne Amerike dhe shpesh takohej  me perfaqsues te komunitetit shqiptaro-amerikan per te degjuar dhe marre pararsyshe edhe pikepamjet e tyre ne lidhje me ato qe po ndodhenin ne Ballkan, vecanerisht gjate luftes ne Kosove. Sidomos shqiptaret e Kosoves, por i gjithe kombi shqiptar ka humbur nje mik te madh, prandaj nuk duhet te harrojme kurre veprimtarine dhe kontributin diplomatik e politik te Ambasadorit Holbrooke — veprimatri kejo pa te cilen zor se Kosova do te kishte lirine dhe pavaresine qe gezon sot.  Prandaj, te gjithe Shqiptaret kudo qe jane, duhet t’i jene atij mirenjohes  per rolin e gjithanshem  qe ai ka luajtur per paqen e sigurine ne Ballkan. Kontributi i tij per  mbijetesen e shqiptareve te Kosoves dhe per lirine e tyre si edhe per nje te ardhme me te mire ne nje shtet te lire e te pavarur per ta dhe per nje te ardhme me te mire per kombin shqiptar ne pergjithesi, Ambasadori Richard Holbrooke do te mbahet mend dhe do te nderohet brez pas brezi nga kombi shqiptar.

Efekti Trump për zgjedhjet 2016

Manjati i pronave të patundshme Donald Trump është ngjitur në krye të sondazheve për kandidatët republikanë gjatë ditëve të fundit, kryesisht për shkak të retorikës së tij kundër emigracionit të paligjshëm. Por pse është shndërruar zoti Trump në një faktor në garën presidenciale në SHBA dhe a do të mundet ai të fitojë emërimin e republikanëve?

Donald Trump po triumfon në sondazhe dhe po tërheq turma të mëdha, si kjo këtu në Arizona.

“E respektoj shumë Meksikën si vend, por problemi është se udhëheqësit e tyre janë shumë më të zgjuar dhe më dinakë se udhëheqësit tanë, dhe po na shkatërrojnë në kufij, dhe në tregëti. Po na vrasin!”

Këto dalje të hapura të zotit Trump kundër emigrantëve të paligjshëm kanë ngjallur protesta dhe zemërim ndër aktivistët për të drejtat e emigrantëve.

“Ai na quan kriminelë. Na quan përdhunues. Ne nuk jemi asnjë nga këto.”

Zemërimi ndaj tij vihet re ndër qytetarët dhe ndër kandidatët presidencialë demokratë, përfshirë ish-guvernatorin e shtetit Maryland, Martin O’Malley.

“Nëse Donald Trump kërkon të kandidojë me një platformë që demonizon emigrantët, atëherë ai duhet të rikthehet në vitet 1840, tek partia Know Nothing, që ishte kundër emigrantëve.”

Por, stili i tij ashpër po triumfon ndaj kandidatëve të tjerë konservatorë, thotë analisti Scot Faulkner.

“Është aq i papërgjegjshëm saqë duket si diçka e re. Mendoj se kjo është arsyeja që ua ka kaluar.”

Por disa udhëheqës republikanë shqetësohen se retorika e tij e ashpër do të dëmtojë partinë në zgjedhje.

“Për ca kohë do të jetë në qendër të vëmendjes, gjë që ai e dëshiron shumë, dhe do të jetë në gjendje ta ruajë këtë pozicion për ca kohë, pasi do të ketë shumë gjëra të tjera për të thënë.”

A do të mundet zoti Trump realisht të fitojë? John Fortier thotë se gjasat janë të vogla.

“Ai është sigurisht një kandidat i mirënjohur që ka thënë ca gjëra të diskutueshme. Ka tërhequr goxha vëmendje, në veçanti për disa çështje të emigracionit. Në fund nuk mendoj se do të jetë ai kandidati fitues republikan.”

Sidoqoftë, zoti Trump ka lënë në hije kandidatët e tjerë republikanë, përfshirë edhe kandidatin më të fundit, guvernatorin e shtetit Wisconsin, Scott Walker. za

Komuniteti mysliman dhe anti-terrorizmi

Forcat e zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara thonë se arma kyçe në luftën kundër terrorizmit është ndihma e publikut. Por ndërtimi i besimit mes autoriteteve dhe grupeve të ndryshme, veçanërisht me komunitetet amerikane myslimane, mund të jetë problematik. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Kokab Farshori sjell hollësitë.

Në luftën kundër terrorizmit, autoritetet amerikane thonë se ato kanë nevojë për ndihmën e të gjithëve. Me tensionet midis policisë dhe publikut shpesh të tensionuara, ata vazhdojnë të kërkojnë besimin e publikut.

“Duhet të keni besim tek autoritetet. Unë do ta nxisja publikun të mos e humbasë besimin ndaj autoriteteve të zbatimit të ligjit. Detyra jonë është mbrojmë dhe t’i shërbejmë publikut dhe ne mund ta bëjmë këtë vetëm me ndihmën e tyre”.

Përpjekjet e qeverisë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm kanë në shënjestër ideologët ekstremë të gjitha llojeve. Por ka një ndjenjë mes disa amerikanëve myslimanë se ata janë duke u veçuar në mënyrë të padrejtë.

 “Unë mendoj se problemi është se autoritetet e zbatimit të ligjit duket se janë përqëndruar tek myslimanët, kur në fakt të dhënat e tyre tregojnë se problemi është shumë më i gjerë”.

Duke marrë parasysh sulmet që dyshohet se janë me motive racore, si vrasja e nëntë afrikano-amerikanëve në një kishë në Çarleston muajin e kaluar, policia thotë se i kupton kritikat dhe thotë se ajo është e shqetësuar në lidhje me elementet ekstremiste kudo që ato mund të jenë.

“Ne inkurajojmë çdo prind pavarësisht nga mosha, që të monitorojë aktivitetin e fëmijëve të tyre në mediat sociale në internet, telefonat celular, mesazhet, të gjitha platformat që mund të tregojnë se ata janë përfshirë me grupe të gabuara. Dhe jo vetëm me grupet muslimane, por edhe me grupet lokale që janë duke u bërë një shqetësim i vërtetë”.

Përpjekja e policisë duket se po sjell rezultate.

“Puna e policisë me komunitetin ka bërë që policia të marrë një numër informacionesh nga bashkësia muslimane në lidhje me radikalët në mesin e tyre, duke ndihmuar në minimin e komploteve për sulme këtu në Shtetet e Bashkuara,” shprehet Dean Alexander i Universitetit Western të Illinois.

Pas më shumë se një dekade të dyshimit të ndërsjellë, bashkëpunimi i tillë është duke u mirëpritur si një shenjë se besimi mes autoriteteve dhe segmenteve dyshuese të publikut mund të jetë në rritje.

SAMI REPISHTI – SYRI I KOMBIT ALBERT P.NIKOLLA

albert nikolla

Më datë 5 korrik 2015 Sami Repishti mbushi plot 90 vjeç. Ka shumë intelektualë shqiptarë që na bëjnë krenarë me personin e tyre dhe që përbëjnë palcën shpirtërore të kombit shqiptar. Sami Repishti është ndër ta. Profesor Repishti ka një cilësi që pak i karakterizon shqiptarët e mendimit: përvujtëria. Mendoj se një thënie e E. Koliqit mundet t’i shkojë fort për shtat përmasës intelektuale e shpirtërore të S. Repishtit: “Intelektualët e vërtetë, qi me vetëdije të detyrës s’vet, ushtrojnë profesìn e letrave janë syni i kombit; nji sy qi merr dritë nga vuejtjet e gzimet e kalesës, qi e forcon at dritë në përvojë të së tashmes dh’e flakron si rreze terr-shporuese kah ardhmenija e palindun. Pà vepren dritë-përhapse t’intelektualvet të njimendët, nji komb asht si i verbti mbi një udhë plot gropa e çarravina të rrezikshme” (Shejzat nr. 3 – 4/1958).

Në shumë periudha dramatike që ka kaluar Shqipëria, fjala e Repishit ka kthjelluar shumë mendje e zemra. Fati bëri që ai të përjetojë luftën, diktaturën, emigrimin, demokracinë e të shikojë prej së largu tranzicionin e atdheut të tij.  Dashuria e për kombin e tij është si një porosi shpirtërore që e ka shoqëruar gjithë jetën dhe kjo dashuri rrok edhe përmasa të tjera si ajo për personin njerëzior me emër e mbiemër, persona që Repishti i ka takuar kudo: në familjen ku lindi, në lagjen e fëmijërisë, në shkollë, në burg, në kampet e punës së detyruar skllavëruese, në bankat e universitetit ku jepte mësim. Ja si shkruante në librin e tij “Nën Hijen e Rozafës”: “«Njeriu», nuk duhej sakrifikue në altarin e «kauzës» për arsye të «fitores». Këtu ishte edhe dallimi thelbësor i qëndrimit tonë, me atë të komunistëve, gjatë luftës edhe ma vonë”. Ai ka qënë e mbetet një idealist antikomunist pa mllef, për shkak të ideve të tij dhe mendjes së hapur.

Ëndrra e tij për një komb mund të thuhet se është edhe emblema e shpirtit të tij: “Andrrat e mia për nji komb shqiptar, të bashkuem e me nji ideal të përbashkët, të ndërtojmë atdheun tonë, të shpëtojmë atdheun tonë nga vuejtja, uria, paditunia e vorfnia që e mundojshin, po mbyteshin në pellgun e gjakut të burgjeve komuniste”.

Një mendje dhe një shpirt i tillë vjen si rrjedhojë e një  marrdhënie të kristaltë me të vërtetën. Ka një kalim të shkëlqyeshëm në shkrimet e tij për mënyrën se si ai e shikon çështjen e së vërtetës. Kjo dallohet në një dialog i tij në burg me një frat françeskan: «Ajo që më shqetëson më shumë», më thoshte frati përpara se të vdiste, «është mashtrimi i popullit, dhe kam frikë se janë edhe ata që do t’i besojnë këtij mashtrimi …». Pas këtij «rrëfimi», frati u drejtua drejt meje dhe më drejtoi një lutje të përgjëruar që më goditi në zemër: «Ti je i ri», më tha «dhe një ditë do të jesh i lirë. Të lutem, kur do të jesh i lirë, tregoje të vërtetën. Ky është testamenti im.” (Repishti, S., 2004,  Nën hijen e Rozafës. Narrativë e jetueme, Tiranë, f. 120). Këtë testament Repishti e ka ruajtur me përkushtimin më të madh. Ka sakrifikuar shumë për këtë testament por ka mbetur vetvetja dhe kjo është fitorja më e madhe e njeriut autentik. E ka bërë këtë betim përpara varrit të të atit duke i thënë: “të lutem babë lutu për mue”! E lutjet e të atit i kanë dhën forcën e jashtëzakonshme që vetem lutja mund ta ketë për të mbajtur shpirtin të lidhur me trashendentalen që është burimi i sublimes.

Në turbullirën morale që ka zënën rrënjë në realitetin shqiptar, Repishti mbetet një busull e jashtëzakonshme morale e shpirtërore. Zoti i dhashtë jetë të gjatë e të lumtur së bashku me familjen.

Obama falënderon Putinin për rolin në bisedimet me Iranin

Presidenti amerikan Barack Obama e ka telefonuar presidentin rus Vladimir Putin për ta falënderuar për “rolin e rëndësishëm” të shtetit të tij në finalizimin e marrëveshjes bërthamore.

Në një intervistë me New York Times, Obama tha se mund të mos kishte pasur marrëveshje pa Rusinë, e cila si duket ka influencuar Teheranin të pranojë një marrëveshje më të vështirë se sa që donte.

“Nuk do ta arrinim këtë marrëveshje nësë Rusia nuk do e kishte pasur vullnetin të qëndronte me ne dhe fuqitë tjera botërore, duke insistuar për një marrëveshje të fortë”, tha Obama.

“Rusia na ndihmoi me këtë. Do të jem i sinqetë me ju. Nuk isha i sigurt, duke marrë parasysh diferencat që i kemi tani me Rusinë rreth Ukrainës”, tha ai.

Liderët, gjatë telefonatës së tyre u morën vesh që të kooridnojnë nga afër implementimin e marrëveshjes, dhe shprehën dëshirë të punojnë së bashku në çështje tjera, përfshirë luftën civile në Siri.

Kremlini tha se liderët ranë dakord se marrëveshja “mundëson forcimin e regjimit të mos-përhapjes bërthamore dhe uljen e tensioneve në rajonin e Lindjes së Mesme”.

Presidenti Obama promovon marrëveshjen me Iranin

Presidenti Barack Obama mbrojti fuqimisht marrëveshjen bërthamore me Iranin, duke e paraqitur atë si të vetmen mundësi për të shmangur një luftë me Iranin dhe një garë bërthamore në Lindjen e Mesme.

Një ditë pasi Shtetet e Bashkuara, Irani dhe fuqitë botërore shpallën marrëveshjen historike, Presidenti Obama u tha gazetarëve se SHBA përballen me një zgjedhje themelore nëse duhet apo jo të përqafojnë mundësinë për ta zgjidhur çështjen bërthamore të Iranit në mënyrë paqësore. Komentet që ai bëri të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë dukej qartë se i drejtoheshin Kongresit, ku ligjvënësit janë duke diskutuar rreth legjislacionit në fjalë në përpjekje për të penguar zbatimin e marrëveshjes.

“Unë pres që debati të jetë i fuqishëm, dhe ashtu duhet të jetë,” tha Presidenti Obama, duke iu drejtuar ligjvënësve skeptikë që ata të reflektojnë se cila do të ishte alternativa.

Megjithatë, kritikët e marrëveshjes, duke përfshirë edhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, po bëhen gjithnjë e më të zëshëm.

Presidenti Obama tha se në mungesë të një marrëveshjeje, sanksionet ekonomike që e sollën Iranin në tryezën e bisedimeve do ta humbisnin fuqinë dhe bashkësia ndërkombëtare nuk do të ishte më në gjendje ta rivendoste regjimin e sanksioneve.

Pa një marrëveshje, ne rrezikojmë edhe më shumë luftë në Lindjen e Mesme, dhe vende të tjera të rajonit do të ndjeheshin të detyruar të zhvillonin armët e tyre bërthamore,” tha Presidenti Obama. za

SIMPOZIUM ‘JETA DHE VEPRA E HUMANISTIT SHQIPTARO-AMERIKAN’ – KUSHTUAR PROF. SAMI REPISHTIT

Grupi shqiptaro-amerikan-The Albanian American group “Friends of Sami Repishti” ;

Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan-The National Albanian-American Council

Instituti Mbarshqiptar “Alb-shkenca”- The Pan-Albanian Institute “Alb.shkenca

Shoqata “Rrenjet shqiptare” – “The Albanian Roots” Association

Forumi Shqiptar-Amerikan per Demokraci-Albanian-American Forum for Demokraci

Organizojne  – Organize a

 

 

                                                 S Y M P O S I U M

“Jeta dhe Vepra e Humanistit Shqiptaro-Amerikan”

The Life and Work of the Albanian-American Humanist”

 

                                             SAMI   REPISHTI, Ph.D.

University of Paris   and  The City University of New York

 

Edukator, autor, demokrat parimor, intelektual jo-konformist, veprimtar per te drejtat e njeriut

Educator, author, principled democrat, non-conformist intellectual, activist for human rights

 

me rastin e 90 vjetorit te lindjes– On the occasion of his 90th birthday

                                              ( 5/VII/1925)

Vendi/Location:   The International House New York City.-N.Y.

500 Riverside Drive ,   N.Y.C. New York, 10027

( Hall of History, 2nd floor)

 

Date: e Shtunde 18 korrik   2015    Ora:    01:30 – 05:00 mb.dr.

Saturday 18 July   2015                          

Time  13:30 _ 17:00

                                             ===================

“…Per mendimin tim, prof.dr .Sami Repishti qendron ne krye te intelektualeve

te diaspores shqiptaro-amerikane. Ai eshte pasardhes i denje i Rilindasve,

sepse ka zbatuar me besnikeri idealet e tyre te larta”(Peter R.Prifti, autor dhe historian)

***

“…In my opinion, prof.dr. Sami Repishti stands at the top of the list of the

Albanian American intellectuals. He is a worthy disciple of the Albanian Renaissance,

as he has faithfully pursued their lofty ideal” (Peter R. Prifti, author and historian)

***

 

                                      Miresevini!     All Welcome!

 

 

======================================================================

 

 

 

 

 

                                         P R O G R A M I

 

13:30 – Ramadan Gashi, Hapja e sesionit.-Opening remarks.

 

               Niko Qafoku, Ph.D.- Pershendetje

 

1)-Anton Cefa.- “Prof..Dr.Sami Repishti ne 90 vjetorin e lindjes”-

(Prof.Dr.Sami Repishti on his 90-th birthday) .

 

2) Elez Biberaj, Ph.D.“Perpjekje per liri e pavaresi te Kosoves” –

(The Struggle for Kosova’ s Freedom and Independence)

 

3) Agron Alibali, J.D.-“Nji trajtimi i problemit çam”

   (Treating “The Chameria problem”)

 

4) Fotaq Andrea.“Hyrje: Dialektika e Rendit dhe Rebelimit

tek Andre Malraux”(Introduction:The Dialectics of Order and

     Rebellion in the Novels of Andre Malraux). Lexon:Bekim Xhaferi

     (English excerpts read by: Aida Gashi)

15:30 – 15:45 – Intermission

 

5) Dr.Lumira Rroji.-Pika loti:Tregime burgu- Analize “ (Tear drops- prison

     stories: An analysis (English excerpts: read by Ava D. Safir, J.D.)

 

6) Dr.Eleni Karamitri- “Nen hijen e Rozafes-Narrative e jetueme”-

   (In the shadow of Rozafa Castle-My life narrated)Lexon:Bekim Xhaferi

   (English excerpts read by Daren D.Repishti M.D.)

 

7) Frank Shkreli.- Veprimtari per te drejtat e njeriut

     Serving the cause of human rights.

 

8) Grid Rroji,“The political thought of Dr.Sami Repishti”-

Mendimi politik i Dr. .Sami  Repishtit)

 

9) Pershendetje e urime te marruna – Greetings received .

Falenderime: Sami Repishti

 

17:00 – Ramadan Gashi Mbyllja e sesionit. Closing remarks.

                                                    

 

                                                                   ***

 

 

 

 

============================================================================

*** Arsimimi – Eductional background.-

1934-42- Lyceum “A.Gj.Fishts” Shkoder,Mature- Baccalaureat

1942-43- Univ. Firenze-s (Itali) Histori moderne)

1962-64- Queens College, CUNY B.A. cum laude, French,Economics

1965-69- Queens .College CUNY. M.A. French (Thesis frengjisht)

1970-71- Universite de Paris (France) Scholarship winner..Aggregation

1971-77- Graduate Center, CUNY (Ph.D.,’77 French)Dissertation in English

1977-79- Hofstra U. School for Administration/Supervision. Certificate

***Veprimtaria akademike : Autor/Author:   Bashkeautor/co-author:

1)La dialectique de l’ordre et du moi profound de l’homme, chez A. Malraux

   (frengj,1969). Dialektika e Rendit dhe e Rebelimit tek A.Malraux (Tirane ,2014)

2)The theme of the Revolution in the novels of Andre Malraux

(Tema e revolucionit ne romanet e Andre Malraux)Teze doktorate. C.U.N.Y.(1977)

3)Ten memorandums: The plight of the Albanians in Yugoslavia (1NY-1985).

4) Albania in brief Shqiperia me pak fjale ( N.Y.1992)

5) Pika loti-tregime burgu (Tear drops- Prison Notes)(Shkoder 1997,2008)

6) Breaking the silence- A voice for Kosova (NYC,2000))N)ji za per Kosoven-2000

7) Nen hijen e Rozafes-narrative e jetueme. (Tirane, Onufri, 2004)

(In the Shadows of the Rozafa Castle- Narrating my life)

*** Bashkautor/Co-author

1) Lidhja e Prizrenit.100 Vjetori(The Centenn. of the League of Prizren.)(Rome,’78)

2) Studies on Kosova (Studime mbi Kosoven)(C.U.P. 1984) w/Arshi Pipa

3) Human Rights in Yugoslavia (C.U.P. 1986) Te drejtat e njeriut ne Jugosllavi

4) Yugoslavia:Failure of Democratic Socialism (Freedom House,N.Y.)1987

(Yugoslavia; Deshtimi i Komunizmit Demokrat)

5) Selbstbestimmung fuer Mittel -und OstEurope(Geneva,CH. 1989)

(Vetevendosje ne Europen Qendrore dhe Lindore)

6) Gaerung in Mittel-und OstEurope (Shperbamje ne Europen Q. dhe L.(Geneva,. 1989)

7) Neue Epoche (Epoka e re)(Geneva,CH.) 1990

8)Albanian language &competencies (Gjuhe dhe kompetence shqipe) 1992.w.I.Haznedari

9) Kosova 2000.Pershtypje…(Kosova.Travel Impressions)(w.H. Bajraktari)(NY,2000)

10) Çameria, seminar(Fordham U.2002)(Seminar on Chameria)w.Z.Shtylla, A.Alibali

11) Holocaust:-Essays and Documents, R.Braham ed. (Rosenthal I.nst.for Holoc. Studies

C.U.P.2011)( Jahudijte ne Shqiperi:Historia e nji Mbijetese)

12) Shqiperia e Jugut- Çameria. (Southern Albania:Çameria) (UET,Tirane,2014)

     Essais, artikuj, memorandums, peticione, letra gazetave etj.

***   Eksperience ne arsim/Teaching experience:

1966-90- Mesues i frengjishtes dhe italishtes.Teaching: French and Italian ,Malverne HS

1976-90- Kryetar i Departmentit per Gjuhet e hueja/Chair Foreign Langs. Depart.,MHS

1977-80- Pedagog i jashtem/Adj.Assist.Professor of French.Adelphi University, N.Y.

1977-85- Koordinator i studimeve te avancueme gjimnaz/universitet

1975-90: Faculty adviser: U.N. Club; Human Rights Club, Black Studies Club. MHS

*** Honors and Awards –Nderime dhe Vleresime.)

1)Departmental Honors (frengjisht) Queens College (1964),C.U.N.Y.

2) W.Wilson Fellowship;finalist (1965) W.W.Foundatiom,Columbia University

3)Bourse d’etudes du Gouvernement français(1970).Bursist Qeveria franceze

4) Pllake mirenjohje aktivitet per te drejtat e njeriut; A-A National.Org (1988);

5) Distinktive e KOASH ne Amerike,”veprimtari per te drejtat e njeriut”(1988);

6) Kandidat çmimin YAVNER, N.Y.S.”arsimtar i dalluem: te drejtat e njeriut”

7) “Fighter for DemocracyDhuratePicture Frame(Bill, e Hillary Clinton (1992)

8)“Medalje e Arte: Pishtar i Demokracise” Presidenti,Republika,Shqiperise(1992);

9)”Urdheri Naim Frasheri, Klase I” Presidenti i Republikes. se Shqiperise(1995);

10)“Certifikate Mirenjohje: Hapja e Zyres Informative Amerikane ne Prishtine” (1996)

11) Mirenjohje ne Kongresin Amerikan me rastin e 75 vjetorit te lindjes (2000)

12) “Medalje e Arte”Lidhja Shqiptare e Prizrenit” Presidenti I.Rugova (2003)

13) Pllake Mirenjohje per themelimin dhe presidencen e N.A.A.Council(2004)

14) NAAC Nomination for “2006 White House Presidential Service Award“(2006)

15) Certifikate- Anetar Nderi Instituti Mbarkombetar “Alb-shkenca” (2007);

16)Flete Mirenjohje : Kontribut te Veçante Bashkesise Shqiptaro-Amerikane,

(President, Borough of Manhattan, NYC) 2008)

17) “Rruga Sami Repishti” Mirenjohje,Bashkia Shkoder(2010).(Sami Repishti St.)

18) “Nderi i Diaspores” kontribut ne çeshtjen kombetare, Forumi Sh-A. per Demokraci (2012)

19) “Dekorate Mirenjohje”- Shoqata Çameria” Tirane (2014

 

 

 

*** Ligjeruesit – Speakers

 

Agron Alibali. , J.D. Univ. i Tiranes dhe Bryant U., Ka punue ne legjislacionin elektoral,

te drejtat e njeriut dhe minoritetet, reformat bankare dhe institucionet financiare ne

Europen Jug-lindore. Adj.professor prane Bryant U. ku jep mesime ne studime

bankare dhe ligjin tregtar. Autor. Kerkues prane Harvard U. ne lidhje me Kosoven dhe

nderhymjen e NATO-s ne Kosove. Kandidat per anetaresim ne Aarhus Convention

Compliance Institute , Geneva,CH (2008).

 

Fotaq Andrea-(Fr.) perkthyes, anthologjist, eseist shqiptar, me banim ne Strasbourg,

France,ka botue me shume se njizete vepra ne shqip. Anthologjite:”Libri i Arte i Prozes

Franceze”, “Libri i Arte i Autoreve Francez mbi Shqiptaret(1332-2007), dhe “Shqiptaret

e Italise”(1403-2007) permbajne secila ma shume se 100 autore francez. Ka perkthye

botimin:“Dialektika…” te S. Repishtit.. Gjate viteve 1997-2000 ka perfaqesue Shqiperine

prane Keshillit te Europes. Gjurmues i pasionuem, intelektual i mirefillte, ai vazhdon pa

nderpremje punen e tij ne Strasbourg, me vizita te shpeshta ne Shqiperi.

 

Elez Biberaj,Ph.D. Columbia U.- autor dhe analist politik. Ish drejtor i Sherbimit shqip

te VoA, ai transformoi me sukses kete sherbim ne njisine ma te suksesshme te transmetimit.

Tani. ashte drejtor i Divizionit Eurasia te VoA. Profesionist, novator, organizator i dalluem, u

vleresue “Excellent” nga drejtuesit e tij. Ashte ftue dhe ftohet si ligjerues nga kanalet tele-

vizive amerikane, Dep.i Shtetit, Keshilli Kombetar i Sigurise, dhe agjensi tjera, per komentim

mbi ngjarjet ne Ballkan Nji za me influence ne çeshtjet shqiptare (i njohun si “Biberaj factor”)

 

Anton Çefa– Univ.”Luigj Gurakuqi”(Gjuhe,Letersi histori e Shqiperise). Linde ne Shkoder(1934),

ne nji familje atdhetare, e kulturueme dhe antikomuniste. (”Mesues i Merituar”).Mbas vitit

1990-1991, ka bashkethemelue e drejtue gazeten Shkodra, bashkedrejtue revistat “Rrezja

e jone”, ”Kumbona e se diellesRadio Shkodren. Editor i Dielli te VATRES.(1994-2006) Poet

“ne heshtje” si anti-konformizem me “realizmin socialist”. “Award Merit” nga VATRA.(2013)

Studjues i etno-psikologjise se kultures shqiptare; dhekritik letrar.

 

Ramadan Gashi,- Lindi ne Peje, Kosove ish student,Hofstra Univ. Bashkepunetor i ngushte

i te ndjerit President i Kosoves Dr.Ibrahim Rugova; kryetar i Deges LDK per NY. NJ. CT

 

Prof.as.Dr.Eleni Karamitri– U. I Tiranes- pedagoge e letersise, autore e shume studimeve, perfshi

edhe “Zera nga Diaspora” Nji nga intelektualet qe perqafoi demokracine me bindje qe ne fillim

 

Niko Qafoku,Ph.D.- U. of Tirana and Georgia, U.,USA) Senior Fulbright Scholarship winner

Studjoi Environment and soil chemistry and physics. Tani, senior research scientist prane

The Pacific North-East National Laboratory (PNNL) Office of Science,Dept. of Energy,USA .

Bashkethemelues dhe president i pare i Institutit Mbarkombetar Alb-shkenca

 

Dr. Lumira Rroji. Univ. i Tiranes, Shqiperi, doktorate ne Filologji(1989). Autore e shume

studimeve te botueme ne revisten akademike “Studime filologjike”. Profesor i jashtem,

Departmenti i Letersise, U.i Tiranes. Paneliste ne shume simpoziume, kombetare dhe

nderkombetare. Lektore per At Gj.Fishten, U. e Napolit (Itali)Lexon:

 

Grid Rroji, Ph.D.Candidate Graduate Center of CUNY. BA Queens C., MA .NYUniversity Drejtor

Zyra Informative, Qeveria e Shqiperise. Ko-ordinator per Mediat prane OKB-se; lektor

per marredhanjet nderkombetare (NYU), dhe Komunikime (St.John’s U.)Panelist, seminare

per çeshtje shqiptare. Themelues e president i Forumit Shqiptaro-Amerikan per Demokraci.

Frank Shkreli- G.Washington U.- Emigroi ne SHBA (1970)ku perfundoi .studimet universitare

(1974) Redaktor i programit shqip te VoA, ku punoi pa nderpremje(1974-2004. Drejtor i Eurasisa

Division,VoA.(1994) Anetar i delegacionit te pare amerikan ne Shqiperi (prill,1991). Drejtor

ekzekutiv i NAAC lobi shqiptaro– amerikan(2004) Komentator aktiv i ngjarjeve ne Shqiperi .

12-07-2015 09-32-3412-07-2015 09-32-48

NGA CHRISTIANE AMANPOUR: GENOCIDI I SREBRENICËS NJË MOMENT KYÇ – Shqipëroi dhe përgatiti për botim Elida Buçpapaj

VOAL – Në pranverën e vitit 1995, Gjenerali Rupert Smith, komandanti i Forcës Mbrojtëse të OKB-së në Bosnjë, paralajmëroi se serbët e Bosnjës së shpejti do të përpiqen të marrin përsëri zonat që ishin shpallur “të sigurta” nga Kombet e Bashkuara.

Jo shumë e morën atë seriozisht.

Por ngadalë sulmet filluan. Dhe më 11 korrik 1995, një masakër në Srebrenicë do të jetojë në turp. Pas viteve të indiferencës, bota nuk mund ta kthejë kokën pas.

Kjo ishte mizoria më e keqe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe numrat janë tronditëse për këtë ditë.

Më shumë se 7,000 burra dhe djem të masakruar thjesht sepse ishin muslimanë – pjesë e rreth 100,000 muslimanëve të vrarë si pjesë e një fushate të spastrimit etnik gjatë rrjedhës së luftës.

Vetëm pak para vrasjes së tyre, Ratko Mlladiç, udhëheqësi ushtarak serb boshnjak, u pa duke qeshur me ushtarët e tij dhe duke shpërndarë karamele e duke u thënë civilët të mos shqetësohen. Kjo është një nga pjesët më trishtuese të regjistruara që e kam parë ndonjëherë në jetën time.

U morën me mijëra e mijëra jetë njerëzish – një genocid në zemër të Evropës – që më në fund tërhoqi vemendjen e qeverive amerikane dhe evropiane të jenë serioze dhe t’i japin një ultimatum Sllobodan Millosheviqit, liderit serb i cili ka përdorur serbët boshnjakë si instrumenta vrastare.

Ndodhi edhe një sulm i madh me mortaja në një treg të Sarajevës një muaj më vonë që shërbeu si shkaku i fundit. NATO bombardoi pozicionet serbe për dy javë. Forcat serbe u demaskuan si brutale. Në fund u bënë si tigra prej letre dhe – ata u dorëzuan shpejt. Administrata Klinton ngarkoi më vonë diplomatin Richard Holbrooke me sjelljen e palëve ndërluftuese në Deyton, Ohio të negociojë një paqe që është mbajtur deri sot e kësaj dite.

Tek unë, lufta dhe dhe ajo që pashë si dëshmitare, më ndryshoi gjithçka. Unë pashë më të mirën dhe më të keqen e njerëzimit.

Më e keqja ishte se serbët e Bosnjës, të armatosur dhe të mbështetur nga Millosheviqi, therën civilët, gra, fëmijë e pleq.

Le të mos harrojmë se kjo ishte një masakër e qëllimshme kundër civilëve – ajo nuk është një luftë midis dy ushtrive. Qëllimi i serbëve të Bosnjës ishte për të terrorizuar dhe vrarë dhe spastruar etnikisht civilët nga territori që ata donin të ndërtonin si entitetit etnikisht të pastër për veten e tyre. Ata madje kishin ëndrrat e Serbisë së Madhe.

Por lufta gjithashtu nxjerr në pah më të mirën tek njerëzit. Të atyre që rezistuan dhe mbijetuan, dhe që besuan se ai ferr do të merrte fund dhe ata mund të ktheheshin e të jetonin në qytetin e tyre të dashur multietnik, dhe ata pavarësisht pasojave të luftës dhe braktisjes nga bota, ditën të ruanin dinjitetin, humanizmin dhe shpresën.

Ishte një privilegj dhe një mësim për historinë për të dëshmuar këtë luftë heroike dhe këtë histori botës.

Si një gazetare e re, Bosnja është vendi ku unë gjeta zërin tim. Si një person që kishte qenë mësuar me vlerat e lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut, tolerancën fetare dhe etnike – unë i pashë të gjitha që ishin nën kërcënim vdekjeprurës në Bosnje – Sarajevë, Srebrenicë dhe të gjitha fshatrat e tjera, qytetet apo qytezat. Bosnja më mësoi. Dhe unë e gjeta se çfarë duhej të bëja, se duhej të luftoja, me fjalët e mija, me figurë dhe platformën tonë të fuqishme.

Dhe të luftonja, do të thoshte të shihja në mënyrë të qartë se çfarë ishte duke ndodhur se çfarë unë isha duke parë që pastaj të raportoja të vërtetën. Dhe unë u fokusova tek regulli i artë i gazetarisë që është objektiviteti. Objektivitet do të thotë dëgjoi të gjitha palët në mënyrë fair, por ama mos i trajto të gjitha palët në mënyrë të njëjtë.

Objektivitet nuk do të thotë të trajtosh viktimën dhe agresorin njëlloj. Objektiviteti nuk do të thotë të gjesh midis tyre një ekuivalencë të rreme morale. Sikur ishin duke u përpjekur duke bërë qeveritë.

Zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara dhe nga mbarë Europa që nuk kishin dëshirë për të ndërhyrë thoshin se të gjitha palët ishin fajtore, kur nuk ishte kështu. Dhe masakra në Srebrenicë në fund provoi atë, që i detyroi qeveritë tona që të mos qendronin më larg.

11-07-2015 16-09-20
Një vit përpara se të ndodhte Srebrenica, presidenti Bill Klinton erdhi në Atlanta për të marrë pjesë në një forum ku CNN e kishte ftuar për çështjet globale. Unë isha korrespondente nëpër botë dhe mora pjesë në një lloj konference shtypi globale që CNN organizoi midis nesh dhe presidentit Clinton. Unë iu drejtova presidentit Clinton nga Sarajeva. U preka se presidenti ishte duke folur për punën e madhe që po bënte Amerika me ndihma humanitare dhe kjo më ngacmoi stomakun e më shtyu që të bëja pyetjen, e kujtoj si tani, ishte një pyetje e gjatë, ku i thashë se përse administrata e tij po bënte flip-flope dhe nuk po e ndalte makinerinë ushtarake serbe dhe nuk kishte frikë ai se kjo që po ndodhte do të shërbente si precedent.

Unë e zemërova presidentin. Ky ishte një moment i vështirë edhe për mua, por mendoj se kam bërë gjënë e duhur. Ishte një pyetje serioze dhe dramatike sepse bota nuk po bënte asgjë për të ndalur genocidin.

Dhe unë po ashtu uroj që bota ta marrë seriozisht për të mposhtur ISIS – ashtu si bënë edhe me mposhtjen e strategjisë genocidiale serbe në Bosnje nga më të përgjakëshmet në shekuj.

Shqipëroi dhe përgatiti për botim Elida Buçpapaj

SHBA: ‘Asnjëherë s’kemi qenë më afër’ arritjes së marrëveshjes

Shtëpia e Bardhë ka thënë sot se negociatorët nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqive të tjera botërore, që po marrin pjesë në bisedimet bërthamore në Vjenë, “asnjëherë nuk kanë qenë më afër” arritjes së një marrëveshje me Iranin.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore, e kanë vendosur ditën e hënë, si afat për të arritur marrëveshje.

Kjo është hera e tretë që negociatorët po e shtyejnë afatin përfundimtar, shkruan Reuters.

Fuqitë botërore duan të arrijnë një marrëveshje me Iranin, me qëllim që të frenojnë programin bërthamor të Republikës Islamike, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Sekretari Kerry përkujton Srebrenicën

Të shtunën në Bosnje do të përkujtohet 20 vjetori i masakrës së Srebrenicës, ku 8 000 djem dhe burra u vranë në këtë rajon të Bosnjes lindore nga forcat serbe të Bosnjes.

Në një deklaratë të lëshuar me këtë rast Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry thotë se “zbulimi i këtij krimi kundër njerëzimit tronditi ndërgjegjen botërore”.Kujtimi i viktimave të këtij genocidi, shprehet më tej zoti Kerry, shërben për të shtuar vendosmërinë tonë që tragjedi të tilla të mos ndodhin më.

Delegacioni amerikan që do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në ceremonitë e 20 vjetorit të genocidit do të kryesohet nga nga ish Presidenti Bill Klinton. Srebrenica ka hyrë në histori si masakra më e rëndë e kryer në Evropë që pas Luftës së Dytë Botërore. za

FBI ka parandaluar sulme terroriste

Autoritetet amerikane kanë parandaluar sulme të planifikuara për 4 korrik, duke arrestuar mbi 10 persona para festës, të cilët dyshohet se ishin të inspiruar nga grupi militant Shteti Islamik, bëri të ditur drejtori i FBI-së, James Comey.

“Besoj se puna jona ka parandaluar vrasje të njerëzve për 4 korrik”, tha Comey, pa dhënë detaje tjera.

Në anën tjetër, një burim nga siguria kombëtare, tha se edhe nëpër vende tjera të botës simpatizues të Shtetit Islamik në Irak Siri, gjithashtu janë ndaluar ditëve të fundit.

FBI kishte paralajmëruar forcat e sigurisë që të jenë në gadishmëri për sulme afër datës së festës së pavarësisë së SHBA-së, e cila përkoi me muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit.

Liderët e Shtetit Islamik, përmes rrjeteve sociale u kanë bërë thirrje pasuesve të tyre që të kryejnë akte të dhunshme gjatë Ramazanit.

Disa nga të arrestuarit në SHBA ishin duke komunikuar me Shtetin Islamik përmes të dhënave të koduara kompjuterike, tha një burim i sigurisë në SHBA. rel

SHBA, nismë për të luftuar ISIS me mediat sociale

Shtetet e Bashkuara dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nisën një përpjekje të re të mërkurën për t’iu kundërvënë grupit “shteti islamik”, me anë të rrjeteve sociale. Ideja është për të paraqitur zëra të moderuar dhe tolerantë nga i gjithë rajoni, për t’iu kundërvënë ideogjisë së militantëve të grupit ISIS.

Projekti në fjalë quhet Qendra Sawab dhe vepron nga Abu Dabi. Qendra publikoi mesazhe në Twitter dhe postoi një video në YouTube, ku thuhet se militantët shtrembërojnë fenë islame për të përhapur urrejtje, frikë dhe intolerancë.

Nënsekretari amerikan i Shtetit për Diplomacinë Publike dhe Marrëdhëniet me Publikun, Richard Stengel, i tha televizionit Alhurra se qëllimi është që të përdoret informacioni për të bindur njerëzit që të mos i bashkohen grupit “shteti islamik” dhe për t’i nxjerrë jashtë loje ata që shfrytëzojnë mediat sociale në rekrutimet për ISIS-in.

Zoti Stengel tha se një nga idetë e Qendrës Sawab është të përpiqet të frenojë rrjedhën e luftëtarëve të huaj:

“Pra, nëse dikush argumenton se përse duhet të bashkohet me ISIS, atij t’i shpjegohet se miti i asaj që grupi ISIS përpiqet të krijojë është i rremë, se Kalifati nuk është parajsë, se atje nuk ka ujë, nuk ka drita dhe as internet.”

Frenimi i rrjedhës së luftëtarëve të huaj drejt Irakut dhe Sirisë është një nga synimet kryesore të vëna nga presidentit amerikan Barak Obama për t’iu kundërvënë shtetit islamik. Përpjekjet e koalicionit përfshijnë edhe një fushatë gati njëvjeçare bombardimesh prej më shumë se 5 mijë sulmesh ajrore si dhe punën për të ndërprerë financimin e militantëve.

Si rrjedhojë është arritur përparim në rimarrjen e kontrollit të disa zonave, por fushata deri tani nuk e ka çrrënjosur grupin shteti islamik nga baza e tij kryesore, Raqqa në Siri, apo nga një numër qytetesh të mëdha të Irakut.

Zoti Stengel tha se koalicioni, i cili përfshin më shumë se 60 vende, po arrin sukses. Fakti që ata kanë një armik të përbashkët, ka çuar në marrëdhënie më të ngushta ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit. Por ai përsëriti pikëpamjen e zotit Obama se lufta kundër terrorizmit është “luftë e një brezi të tërë” dhe nuk matet me muaj apo ditë.

“Mendoj se nuk është realiste të thuhet se çdo formë terrorizmi do të zhduket apo çdo manifestim i ISIS do të zhduket. Por, si kërcënim i mprehtë, si kërcënim ekzistencial, si kërcënim që zgjerohet, kjo do të frenohet dhe është duke u frenuar,” tha zoti Stengel.

Nënsekretari amerikan i Shtetit e pranon se “askush nuk është imun” ndaj kërcënimit që vjen nga shteti islamik, por se situata është e ndryshme për Shtetet e Bashkuara dhe për vendet e Lindjes së Mesme.

SHBA do që të forcojë bashkëpunimin me Vietnamin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se me gjithë dallimet midis SHBA-së dhe Vietnamit për “filozofinë politike”, dy vendet janë duke thelluar bashkëpunimin në shëndetësi, në çështjet klimatike dhe të tjera.

Obama i ka bërë këto komente në Zyrën Ovale, pas takimit me kreun e Partisë Komuniste të Vietnamit.

Nguyen Phu Trong është de facto udhëheqës i Vietnamit, edhe pse nuk mban post zyrtar qeveritar.

Obama ka thënë se është i bindur se dy vendet do të vazhdojnë të përmirësojnë marrëdhëniet dhe ka vënë në dukje ftesën që Tron i ka bërë për të vizituar Vietnamin.

Karolina e Jugut voton për heqjen e flamurit të konfederatës

Senati i Karolinës së Jugut votoi për të hequr flamurin e periudhës së konfederatës, që ka valëvitur në asamblenë e këtij shteti për më tepër se 50 vjet.

Propozimi i të dyja partive, që u bë pas masakrës së muajit të kaluar në një kishë të besimtarëve afrikano-amerikanë në Çarlston, u miratua me 37 vota për dhe 3 kundër, në Senatin e shtetit me shumicë republikane.

Që të hyjë në fuqi, ligji duhet të votohet edhe në Dhomën e Përfaqësuesve të Karolinës së Jugut.

Flamuri i Konfederatës është konsideruar si simbol i jugut të Shteteve të Bashkuara gjatë luftës civile atje.

Ata që e mbrojnë flamurin thonë se është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë jugore të Shteteve të Bashkuara.

Kritikët thonë se simbolizon supremacinë e bardhë, të promovuar nga shtetet e jugut, të cilat donin të shkëputeshin nga pjesa tjetër e vendit, në përpjekje për të parandaluar shfuqizimin e skllavërisë.

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se flamuri e ka vendin në muze. rel

Obama: lufta kundër ISIS, një “fushatë afatgjatë”

Presidenti Barak Obama tha se lufta kundër grupit Shteti Islamik nuk do të jetë e shpejtë, por një “fushatë afatgjatë.”

Zoti Obama u tha gazetarëve të hënën se ISIS është një grup i shkathët që di të shfrytëzojë terrenin dhe që i ka pozicionet brenda në popullsinë civile. Ai tha se mposhtja e militantëve të Shtetit Islamik duhet të jetë punë e forcave lokale në terren, të cilat, shtoi ai, do të vazhdojnë të marrin trajnim dhe mbështetje ajrore nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Presidenti i bëri komentet pas një vizite të pazakontë në Pentagon për të biseduar me këshilltarët e sigurisë kombëtare, duke përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes Ash Carter, lidhur me detajimin e strategjisë amerikane për të mposhtur militantët e Shtetit Islamik, të cilët po veprojnë në shkallë të gjerë në Irak dhe Siri.

Takimi vjen pas një fundjave sulmesh ajrore intensive të ndërmarra nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA kundër militantëve, të cilët kanë nën kontroll hapësira të mëdha të Irakut verior e perëndimor dhe të Sirisë lindore. Koalicioni ndërmori 38 sulme, gati gjysma e tyre kundër rrethinave të kryeqytetit të vetëshpallur të ISIS, Raqqa.

Në një konferencë shtypi në Pentagon me ministrin francez të Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian, Sekretari Carter tha se sulmet e koalicionit rreth Raqqas synojnë të kufizojnë lirinë e lëvizjes së grupit Shteti Islamik dhe janë bërë të mundura falë veprimeve efektive të forcave kurde atje.

Në kushtet kur SHBA nuk kanë forca në terren në Siri, zoti Carter tha se forcat vendore duhet të caktojnë objektivat e sulmeve ajrore. Vetëm pasi këto objektiva të jenë vlerësuar për të shmangur viktimat e mundshme civile, tha ai, forcat amerikane do të ndërmarrin sulme kundër këtyre objektivave. za

Hilary Clinton: Marrëveshja duhet të frenojë ambicjet e Iranit

 Kandidatja demokrate në garën presidenciale në SHBA, Hillary Clinton shkeli ekspertizën e saj në politikën e jashtme, duke thënë se shpreson që vendi i saj të arrijë një marrëveshje “të fortë dhe të verifikueshme” për të frenuar programin bërthamor të Iranit.

Ish-sekretarja e Shtetit, e cila ka ndihmuar që bisedimet në Vjenë të fillojnë, ka bërë deklarata të kundërta me kandidatët republikanë, të cilët kryesisht kritikojnë marrëveshjen paraprake të arritur me Iranin këtë pranverë, e cila nuk shihet si akt i mjaftueshëm për të ndalur Teheranin nga zhvillimi i bombave bërthamore.

Clinton ka thënë se ajo shpreson që marrëveshja “të vë kapak mbi ambicjet bërthamore të Iranit”. Ajo më herët e kishte thënë se një marrëveshje e mirë “do t’i ndërprente të gjitha rrugët e Iranit për krijimin e armëve bërthamore”

Por, Clinton shtoi se ajo pret që Iranit të vazhdojë të sponzorizojë trazira në Lindjen e Mesme.

“Agresiviteti i Iranit nuk do të përfundojë”, tha ajo. rel

4 KORRIK 1826 NË DITËN QË I KUSHTUAN JETËN E DHANË FRYMËN E FUNDIT DY NGA ETËRIT E KOMBIT AMERIKAN

Në tablo janë Franklin, Adams dhe Jefferson duke punuar për Deklaratën

Më 4 korrik të vitit 1826, mori fund një nga miqësitë më të gjata dhe më të rëndësishme në historinë amerikane, ajo midis Thomas Jeffersonit, autorit kryesor të Deklaratës së Pavarëssë, dhe John Adamsit, mbështetësit të zjarrtë të pavarësisë. Ata vdiqën vetëm disa orë njeri pas tjetrit, pikërisht në 50 vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë.

Jeffersoni vdiq në shtëpinë e tij në Montiçello të shtetit Virxhinia, kurse John Adams në Quincy të shtetit Massachusetts. 82 vjeçari Jefferson ishte i sëmurë rëndë dhe luftoi me vdekjen deri pas mesnatës së 4 korrikut. Ndërsa 90 vjeçari Adams, i cili nuk ishte në dijeni të vdekjes së mikut të tij, thuhet se shqiptoi këto fjalë të fundit “Jeffersoni është ende gjallë”.

Ata ishin njohur gjatë konventës së vitit 1776, e cila çoi në vendimin e kolonive britanike të Amerikës për të shpallur pavarësinë nga Anglia. Në vitet e para pas krijimit të Shteteve të Bashkuara, Jeffersoni dhe Adamsi nuk ishin gjithmonë dakord për çështjet e ndryshme politike, por mbajtën një korrespondencë të vazhdueshme për problemet e kohës. Historianët edhe sot i studjojnë dhe i admirojnë letrat e shumta që shkëmbyen ata me njeri tjetrin

04-07-2015 12-29-23

 

4 KORRIK 1776 – PËRVJETORI I DEKLARATËS TË PAVARËSISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA

Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara

VOAL – Më 4 korrik të vitit 1776, delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, e cila thuhet se ishte shkak i Revolucionit Amerikan. Ky dokument u hartua kryesisht nga 32 vjeçari Tomas Xheferson.

Njera pjesë e Deklaratës përmbante një listë ankesash kundër mbretit Xhorxhi i Tretë dhe Parlamentit të Anglisë. Pjesa tjetër e Deklaratës, përmbante thelbin e idesë mbi lirinë amerikane, mbi të drejtat e natyrshme që kanë njerëzit.

“Ne besojmë se këto të drejta janë të natyrshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se krijuesi u ka dhënë atyre disa të drejta të patjetërsueshme, si jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë. Ne besojmë se për të siguruar këto të drejta njerëzit krijojnë qeveri, të cilat i marrin fuqitë e tyre me pëlqimin e të qeverisurve, se sa herë që një formë qeverisjeje i minon këto qëllime, është e drejta e popullit ta ndryshojë, apo ta heqë atë”.

Deklarata e Pavarësisë shihet si një nga dokumentet më të rëndësishme në historinë e Shteteve të Bashkuara. Dokumenti tjetër është Kushtetuta. Në Shtetet e Bashkuara 4 korriku festohet çdo vit si ditë kombëtare, Dita e Pavarësisë.

4th of July Infographic

“Modern Albania” e ngarkuar me barrën e së kaluarës – INTERVISTË ME FRED ABRAHAMS Marrë nga Bahri Cani

DW: Titulli i librit tuaj është “Modern Albania” – Shqipëria modernenjë mbiemër ky me dy kuptime? A mendoni se Shqipëria është një vend modern?

Fred Abrahams: Titulli i librit “Modern Albania” është përdorur në kuptimin e një historie “bashkëkohore” apo të kohës së sotme, në kontrast me historinë e Shqipërisë para luftës ose nën Perandorinë Osmane. Me titullin unë nuk dua të sugjeroj se Shqipëria është një vend modern, në kuptimin një vend përparimtar, largpamës dhe progresiv. Përkundrazi, një temë konstante në libër është se sa vazhdon të jetë e ngarkuar Shqipëria me barrën e së kaluarës e saj.

DW: Një refren shumë i dashur i retorikës politike në Shqipëri është ai i revolucionit për përmbysjen e regjimit komunist. Për këtë tip të ri revolucioni pa gjak që ndodhi në disa nga vendet e tjera ish-komuniste, historian Timothy Garton Ash përdor termin “Refolution”, pra reformë dhe revolution. A ka pasur në Shqipëri një revolucion antikomunist.

Fred Abrahams: Shqipëria nuk ka pasur një revolucion. Por aty ekziston një mit shumë i fortë për një revolucion të tillë.

Pas rënies së Murit të Berlinit, Ramiz Alia e kuptoi se Shqipëria duhet të ndryshonte, sepse ajo nuk mund të mbijetonte e vetme. Kjo pikëpamje u intensifikua pas vrasjes së Çausheskut në Rumani. Ramiz Alia dhe njerëz nga rrethi i tij i ngushtë më kanë thënë në intervistat që kam zhvilluar me ta, se donin që ta demokratizonin Shqipërinë. Unë nuk mendoj se ata ishin demokratë, por se ata ishin të shqetësuar dhe në kërkim të një mënyre, se si mund ta shmangnin për veten fatin që pësoi Çaushesku. Sidoqoftë ata iniciuan disa reforma. Të gjitha ndryshimet e bëra ishin nga lart dhe të gjitha brenda parametrave të partisë, si p.sh. pluralizmi famëkeq i mendimit. Ata liberalizuan ekonominë dhe reduktuan dënimet për disa të burgosur politikë. Ata lejuan median të botojë disa pikëpamje kritike. Dalëngadalë ata filluan t’i lironin zinxhirët, por nuk i hoqën ato.

Në vend të kësaj ata synonin të realizonin atë që Sofokli Lazri e quan “transferim i ndikimit”. Pra ata donin që pushteti të kalonte në duart e një grupi njerëzish të besuar, të cilët ose ishin anëtarë të PPSH-së, ose gëzonin përqafimin e dorës së ngrohtë të saj. Ishte fjala pra për intelektualë të besuar, të cilët duhet të merrnin në dorë kontrollin dhe pushtetin.

Megjithatë ka pasur edhe disa impulse të revoltës së vërtetë nga poshtë. Në janar 1990 protesta në Shkodër për të rrëzuar bustin e Stalinit, për shembull, është një shembull i tillë. Ose në mars 1990 protesta në Kavajë. Mësymja e ambasadave në korrikun e vitit 1990 ishte një moment i qartë kur shqiptarët i morën gjërat në duart e tyre, të frustruar nga hapat e zvarritur të reformës. Dhe sigurisht edhe lëvizja studentore e dhjetorit, kur të rinjtë me guxim thanë “mjaft!”

Por, pas secilit nga këto momente, partia arriti ta vinte situatën nën kontroll. Pra, unë mendoj se Jo, në Shqipëri nuk ka pasur një revolucion në kuptimin e një ndërprerjeje radikale të fijeve të së kaluarës. Por unë gjithashtu mendoj, se kjo ndoshta ishte një gjë e mirë. Sepse duke pasur parasysh shkallën e represionit dhe të dhunës në vend, apo shkatërrimin e aq shumë familjeve gjatë diktaturës, një revolucion i vërtetë në Shqipëri mund të kishte qenë shumë i përgjakshëm.

DW: Ju thoni që në Shqipëri edhe pse nuk kishte revolucion, ekziston një “mit për revolucionin”. Cilat janë shkaqet për këtë?

Fred Abrahams: Edhe pse në Shqipëri nuk ka pasur revolucion, ekziston një pikëpamje e përgjithshme si në Shqipëri edhe jashtë saj, se regjimi i errët komunist u përmbys nga një lëvizje demokratike. Unë shoh disa arsye për këtë.

Së pari, Partia Demokratike e ka përdorur këtë fabul, për qëllimet e saj politike. Kjo ishte një histori mjaft tërheqëse për t’u treguar – sidomos për Perëndimin: ne u ngritëm më këmbë dhe e mbytëm bishën. Sali Berisha e përdori mitin e revolucionit në të njëjtën mënyrë sikurse Enver Hoxha kishte përdorur mitin e çlirimit dhe të Luftës Nacional-Çlirimtare.

Së dyti, shqiptarët kanë një predispozicion për të pranuar mitet. Ata janë mësuar me to dhe në këtë mënyrë kjo histori dramatike mund të thithej me lehtësi. Po ashtu përdorimi i një fabule apo historie të tillë qetësuese, me efektin e një ninulle, bëhej për të shmangur reflektimin dhe vetëvlerësimin për atë se si ishte e mundur që një diktaturë e tillë kaq brutale mundi të zgjaste për katër dekada, dhe për atë që njerëzit i kanë bërë njëri-tjetrit.

Krijimi i mitit nuk është ndonjë gjë e papritur, për shkak se liderët e rinj politikë kërkonin të mbështestin dhe fuqizonin pushtetin e tyre. Por ajo që më duket interesante është, se sa e gatshme ishte bashkësia ndërkombëtare për ta pranuar mitin dhe madje edhe për ta promovuar atë. Sidomos qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e përqafoi mbi të gjitha idenë se pas kthesës në Shqipëri ekzistonin ish-komunistët e poshtër përballë demokratëve mendjehapur.

DW: Si e shpjegoni ju faktin që bashkësia ndërkombëtare e pranoi këtë mit?

Fred Abrahams: Unë shoh disa arsye. Së pari, Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera perëndimore dinin shumë pak për Shqipërinë në atë kohë. Uashingtoni nuk kishte marrëdhënie diplomatike dhe nuk kishte burime të shërbimeve sekrete. SHBA me të vërtetë nuk e njihnin as vendin apo as popullin. Një detaj i vogël, edhe pse në pamje të parë skajor, që dëshmon për këtë është që kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike në mars të vitit 1991, Departamenti i Shtetit nuk kishte madje as edhe flamurin shqiptar për ceremoninë.

Së dyti, politikëbërësit amerikanë u verbuan nga drama e fuqishme e rilindjes së Shqipërisë. Kur James Baker vizitoi Tiranën në qershor të vitit 1991, njerëzit u përpoqën ta mbanin në krahë makinën e tij nga aeroporti. Pritja ishte tejet e përzemërt dhe madhështore dhe diplomatët amerikanë u ngashënjyen fort prej kësaj fitoreje të madhe të Luftës së Ftohtë.

Po ashtu ata ranë gjithashtu pre e një analize të thjeshtëzuar pra njeriu i mirë përballë njeriut të keq, apo kauboi dhe indiani, në një kohë që realiteti shqiptar ishte shumë më kompleks. Si mund ta shpjegonin ata për shembull, që Ilir Meta dhe Pandeli Majko shkuan me socialistët, ndërsa Gramoz Pashko, Sali Berisha dhe shumë anëtarë të tjerë të PPSH-së themeluan PD-në? Ndarja e politikanëve të Shqipërisë në politikanë të nderuar blu dhe politikanë mashtrues të kuq ishte për të krijuar një ndarje artificiale nga e cila Shqipëria vuan ende dhe sot.

Arsyeja e tretë ishte më shumë praktike, dhe lidhej me rajonin. Në atë kohë, shqetësimi kryesor në Uashington ishte lufta në Jugosllavi dhe, sa u përkiste shqiptarëve, që konflikti të mos përhapej në Kosovë apo Maqedoni. Në këtë mënyrë SHBA mbështeti me të gjithë forcën dhe ndikimin e saj Berishën dhe PD-në, sepse mendonin se kjo forcë do të kishte një ndikim moderues tek shqiptarët jashtë vendit.

Nëse ju shikoni deklaratat e para të PD-së, ato flasin për bashkimin e territoreve të banuara nga shqiptarët. Por kjo ndryshoi shpejt në “respektimin e të drejtave të vëllezërve dhe motrave tona.” Në këtë në mënyrë nga dokumentet që kam marrë nga Departamenti i Shtetit për këtë libër duket pra qartë: Uashingtoni ishte shumë i shqetësuar në lidhje me retorikën nxitëse. Dhe në fund ata arritën një marrëveshje faustiane me Berishën: Bëj çfarë të duash në Shqipëri, por mos shkakto rrëmujë përtej kufijve të vendit.

DW: Çfarë ndikimi mendoni se kishte kjo për Shqipërinë?

Fred Abrahams: Unë e kuptoj se pse Uashingtoni dhe qeveritë evropiane perëndimore i dhanë PD-së dhe Berishës mbështetjen e tyre. Kjo ishte logjike dhe e saktë. Si udhëheqës, Berisha ishte zgjedhja e qartë: i vendosur, njeri që dinte të artikulonte mendimet, i fortë, dhe me njohuri të mira të anglishtes. Ai ishte me distancë prej të tjerëve politikani më i talentuar i asaj kohe.

Ajo që unë nuk e kuptoj është se pse qeveritë perëndimore i dhanë atij një mbështetje të tillë jokritike. Kur ai filloi të shfaqte autoritarizmin e tij dhe etjen për hakmarrje, SHBA heshti. Kur ai keqtrajtoi një gazetar, SHBA heshti. Kur ai e futi kreun e opozitës në burg SHBA heshti. Fatos Nano mund të ketë qenë fajtor, por gjykimi i tij ishte një farsë.

Unë kam pyetur Bill Ryerson dhe, më të rëndësishmin, Chris Hill, se pse ata nuk kanë thënë asgjë. Dhe ata më thanë se pas së kaluarës së vështirë të Shqipërisë ata e prisnin që rruga e saj të ishte me gunga. Po ashtu Hill ka folur edhe për bashkëpunimin e Shqipërisë në rajon.

Unë mendoj se heshtja e tyre ishte një gabim i madh. Sigurisht Berisha ishte njeriu i tyre, por ata duhet t’i kishin vënë disa kufij. Ata mund të vazhdonin ta mbështesnin ende Berishën, por edhe t’i thoshin që të respektonte disa kufizime në lidhje me pushtetin e tij personal. Meqë të tilla kufij nuk kishte, Berisha e interpreton heshtjen si një dritë jeshile për veprimet e tij.

Ia vlen të përmendet se prishja e Berishës me SHBA nuk lidhej me gjyqet farsë, spiunimin e opozitës apo arrestimet e gazetarëve. Ajo erdhi kur ai filloi të luante jashtë kufijve me çështjen e Omonias dhe të Greqisë.

DW: Si ndikuan qëndrime dhe sjellje të tilla në rajon?

Fred Abrahams: Kjo është një ironi e madhe. SHBA dhe të tjerët e vunë stabilitetin rajonal mbi demokracinë. Ata vunë individët mbi institucionet. Por autoritarizmi i Berishës çoi drejtpërsëdrejti në ngjarjet tronditëse të vitit1997, që ishin më shumë një krizë politike sesa një krizë ekonomike. Kur pas plaçkitjes së depove të armëve, një kallashnikov kushtonte më lirë se sa një bukë. UÇK-ja e pa këtë menjëherë si mundësinë e saj historike, dhe ata e kapën shansin. Nuk është rastësi që lufta e Kosovës nisi në vitin 1998. Ndoshta lufta do të ndodhte gjithsesi, këtë unë nuk e di, por situata e vështirë dhe shkrirja e shtetit në Shqiperi ishte një shkëndijë kritike. Pra fokusi dritëshkurtër i bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me stabilitetin në fund dështoi.

DW: A ka ndryshuar politika e SHBA-së ndaj Shqipërisë sot?

Fred Abrahams: Ajo ka ndryshuar shumë. Në fillim ajo kaloi sërish së tepërmi në anën tjetër dhe ishte jokritike ndaj Partisë Socialiste, pavarësisht korrupsionit masiv dhe lojës së pandershme. Pas vitit 1997, SHBA-ja dhe Evropa synon të rivendosnin rendin. Ka pasur edhe një bashkëpunim të ngushtë mes CIA-s dhe SHIK-ut në luftën kundër terrorizmit në vitin 1998 – për këto kam shkruar edhe në libër.

Por sot politika e SHBA-së ka gjetur ekuilibrin. Ambasadorët shprehen rregullisht publikisht në lidhje me korrupsion apo ndërhyrjet ndaj gjyqësorit. Ata mbajtën qëndrim kritik në lidhje me Gërdecin dhe skandalet e tjera. Ata mbrojnë gjyqësorin. Sot ata e kuptojnë se duhet bërë më shumë për ndërtimin e institucioneve.

DW: Çfarë prisni nga libri juaj?

Fred Abrahams: Unë pres që shumë njerëzve nuk do t’ju pëlqejë mënyra se si i kam portretizuar në libër. Dhe ky nuk është vetëm Berisha dhe anëtarët e tjerë të PD, por edhe Nano, Meta, Rama dhe politikanë të tjerë, të cilët shpesh i shohin postet e tyre si mundësi se sa si përgjegjësi. Libri është një kritikë ndaj elitës politike në Shqipëri.

Është gjithashtu një kritikë ndaj intelektualëve të Shqipërisë të cilët në përgjithësi, kanë dështuar në sfidimin e dogmave dhe të shërbyerin si një zë i pavarur. Shqipëria do të jetë “moderne” në kuptimin tjetër të fjalës, kur fjala “intelektual” në shqip do të ketë më tepër kuptimin e një mendimtari kritik dhe me ndikim në vend, se sa të një personi, i cili është diplomuar në universitet, sikurse përdoret sot.

Fred Abrahams është studies, publicist, ekspert i të drejtave të njeriut dhe konsulent pranë Human Right Watch në Berlin.

Libri i tij i fundit “Modern Albania – from Dictatorship to Democracy in Europe” ofron një vështrim të thellë në historinë e re të rënies së regjimit komunist në Shqipëri dhe të sprovave dhe vuajtjeve që kaloi vendi në 25 vitet e fundit. Ai bazohet në përvojën personale të autorit, më shumë se njëzet vjet punë kërkimore dhe analizën e qindra e dokumenteve, dikur sekrete, nga Shqipëria dhe SHBA, si dhe në intervista me personalitete kyç, shqiptarë dhe të huaj, që kanë luajtur rol në politikën e vendit që nga viti 1990 – mes tyre edhe ish-anëtarë të Byrosë Politike, udhëheqësit e opozitës, agjentë të shërbimeve sekrete, diplomatë, apo themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Libri sapo është botuar nga New York University Press. Për më tepër shih: www.modern-albania.com.

Intervistoi: Bahri Cani

Self-defeating Daniel Serwer’ Answers Express’questions

Shpend Limoni at Pristina daily Gazeta Express asked some questions this morning about the defeat in the Kosovo parliament of the much-discussed proposal for a special court to prosecute some war crimes cases. Here in English are his questions and my replies:

Q: Kosovo rejected the creation of Special Court on yesterday’s vote in Parliament. US Ambassador Samantha Power a couple of days ago said that this issue would be a test for Kosovo leader’s credibility. Is there any consequence that Kosovo will face in the future?

A: Yes. At the very least, Kosovo will be seen as unwilling to administer justice to those who sullied the reputation of the Kosovo Liberation Army by committing war crimes, crimes against humanity and murder. For a country seeking international recognition and acceptance, that is not good.

There is nothing patriotic about such crimes—a Kosovo patriot should want to see the perpetrators brought to justice.

I hasten to add that it is not easy to do that. It is still too difficult for the Kosovo judicial system, which in any event has no jurisdiction over crimes committed in Albania. There is no realistic possibility of a serious prosecution in Kosovo.

Q: Prime Minister Mustafa and his Deputy Hashim Thaçi said that issue of Special Court would be on Kosovo Assembly agenda soon rejecting the creation of Tribunal by UN. Is it to late for Mustafa and Thaçi?

A: My understanding is that the constitutional amendment required failed to get a two-thirds majority by just five votes. That could change tomorrow if the political will can be found.

Q: US ambassador in Prishtina Tracey Ann Jacobson on here first reaction said that US won’t put veto against initiatives to establish a Tribunal under UN mandate. Do you think such Tribunal will be imposed?

A: Foreign Minister Thaçi said it well in Parliament: “We have two options: to create this court ourselves, together with the EU and U.S., and to end this issue once and for all in three to five years; or we fail and it will go to the U.N. Security Council where the court will be created by the opponents of Kosovo independence and will last 15 to 20 years.”

The sad fact is that Kosovo in the future will find it difficult to get many kinds of help from the US and EU if this decision stands.

DANIEL SERWER: NËSE NUK VOTOHET GJYKATA SPECIALE, KOSOVA HUMBET MBËSHTETJEN E SHBA DHE BE

VOAL – Eksperti për çështjet e Ballkanit, profesori Daniel Serwer i ka dhënë një intervistë Gazetës të përditshme Express në lidhje me mosvotimin e Gjykatës Speciale nga Parlamenti i Kosovës. Pyetjet i ka drejtuar Shpend Limoni.
PYETJE: Kosova e ka refuzuar krijimin e Gjykatës Speciale sipas votimit të djeshëm në Parlament. Ambasadorja ei SHBA Samantha Power disa ditë më parë, tha se kjo çështje do të jetë një test për kredibilitetin lidershipit të Kosovës. A ka ndonjë pasojë që Kosova do të përballet në të ardhmen pas këtij votimi?
DANIEL SERWER:
Po. Më së paku, Kosova do të shihet si e pagatshëm për administrimin e drejtësisë për ata që kanë njollosur reputacionin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke kryer krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe vrasje. Për një vend që kërkon njohje dhe pranim ndërkombëtar, kjo nuk është e mirë.

Nuk ka asgjë patriotike për këto krime. Çdo patriot i Kosovës duhet të dojë t’i shohë autorët e krimeve të sillen para drejtësisë.

Unë po ashtu shtoj se kjo nuk është e lehtë për t’u bërë. Është ende shumë e vështirë për sistemin gjyqësor të Kosovës, e cila në çdo rast nuk ka juridiksion për krimet e kryera në Shqipëri. Nuk ka ende asnjë mundësi reale për një ndjekje penale serioze në Kosovë.

PYETJE:: Kryeministri Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi kanë thënë se çështja e Gjykatës Speciale do të jetë shpejt në agjendën e Kuvendit të Kosovës për të refuzuar krijimin e Gjykatës nga ana e OKB-së. A është tepër vonë për Mustafa dhe Thaçi?
DANIEL SERWER:
Sipas mendimit tim është se amendamenti kushtetues që kërkohet, i cili nuk arriti të marrë një shumicë prej dy të tretave vetëm me pesë vota, kjo mund të ndryshojë nesër në qoftë se vullneti politik mund të gjendet.

PYETJE: Ambasadorja amerikane në Prishtinë Tracey Ann Jacobson në reagimin e saj të parë këtu, tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të vënë veton kundër iniciativave për krijimin e një Tribunali nën mandatin e OKB-së. A mendoni se një Tribunal i tillë do të kundërshtohet?
DANIEL SERWER:
Ministri i Jashtëm Thaçi e tha mirë në Parlament: “Ne kemi dy opsione: ta krijojmë këtë gjykatë veten, së bashku me BE-në dhe SHBA-së, dhe për t’i dhënë fund këtë çështje një herë e përgjithmonë në tre deri në pesë vjet; ose ne dështojmë dhe kjo çështje do të shkojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku gjykata do të krijohet nga kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës dhe do të zgjasë 15 deri në 20 vjet. ”

Fakti i trishtuar është se Kosova në të ardhmen do ta ketë të vështirë që të ketë mbështetjen e nga SHBA dhe BE, nëse ky vendim qëndron./EB

SHBA: Lëvizjet e Kinës krahasohen me ato të Rusisë në Ukrainë

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Antony Blinken, mbrëmë i ka krahasuar lëvizjet e Kinës për të marrë territore të reja, duke e ndërtuar një ujëdhesë në Detin Jugor Kinez, me lëvizjet e Rusisë në pjesën lindore të Ukrainës.

Zoti Blinken, që është zëvendës sekretar amerikan i shtetit, tha se projektet e Kinës paraqesin “kërcënim për paqen dhe stabilitetin”.

“Si në pjesën lindore të Ukrainës, ashtu edhe në Detin Jugor Kinez, jemi dëshmitarë të përpjekjeve për ndryshim të njëanshëm dhe me forcë të gjendjes status kuo, kundër të cilave qëndrojnë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë”, tha Antony Blinken, gjatë një fjalimi në Qendrën për Sigurinë e Re Amerikane në Uashington.

Këto komente u bënë derisa Filipinet janë ankuar se Kina po ndërton ishuj artificialë në së paku dy shkëmbinjë nënujorë, ndaj të cilave pretendojnë edhe Filipinet.

Blinken theksoi se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë ta ruajnë paqen dhe lirinë e navigacionit në rajon.

“Mënyra për të ecur përpara për Kinën dhe të gjithë pretenduesit, është ngrirja e aktiviteteve të tyre dhe zgjidhja e dallimeve në harmoni me ligjin”, tha Blinken. rel

Fitore politike e Presidentit Obama për kujdesin shëndetësor

Sot Gjykata e Shteteve të Bashkuara vendosi të mbajë në fuqi programin shumë të debatuar të kujdesit shëndetësor të propozuar nga Presidenti Obama, duke i dhënë atij fitoren ndaj kundërshtarëve politikë. Presidenti e pati cilësuar programin një përparësi të politikave të tij të brendshme. Kritikët e kanë etiketuar atë si një program të natyrës socialiste.

Duke hedhur poshtë vendimin e një gjykate më të ulët që e kishte  kundërshtuar të ashtuquajturin Obamacare, Gjykata e Lartë votoi 6 me 3  në favor të administartës Obama, për t’i dhënë subvencione federale shteteve, që t’i ndihmojnë banorët e tyre të blejnë sigurime shëndetësore.

Para Gjykatës së Lartë ishin mbledhur një grup njerëzish, të cilët e pritën me duartrokitje shpalljen e vendimit. za

MIKU I TIJ AMERIKAN QË KISHIN QENË BASHKË KOMANDO KOMENTON NË FACEBOOK: IBRAHIM VËLLAI IM FLUTURO LART!

VOAL -Brandon Holifield, nga trupat Komando Amerikane që ka qënë bashkë me Ibrahim Bashën në Afganistan boton në faqen e tij në Facebook dhe të Ibrahim Bashës tre foto nga koha kur ata ishin bashkë, duke e shoqëruar me një koment shumë të dhimbshëm që po ua sjellim më poshtë.

“Më ka kapur një trishtim i thellë, shkruan Brandon, kur kam mësuar se shoku im, vëllai im, Ibrahim Basha, nuk është më me ne. Menjëherë kur u takuam, ai më mikpriti në familjen shqiptare me krahë të hapur e me zemër të dashur. Zemra ime është coptuar kur kam mësuar se pas largimit nga komuniteti i forcave speciale të ushtrisë, ai iu bashkua forcave speciale të policisë, dhe u vra jo duke luftuar në Afganistan në luftë fronti, por kur u kthye në shtëpi midis njerëzve të tij. Ibrahim fluturo lart vëlla! Ashtu sikur bënim shaka dikur.”Do të shihemi në Valhalla shoku im”- e mbyll komentin Brandon.

Sipas mitologjisë skandinave – Valhalla është një nga pallatet e të vdekurve që bien në luftë dhe beteja si luftëtarë heronj./EB

25-06-2015 15-59-1025-06-2015 16-00-3725-06-2015 16-00-02

PARLAMENTI FRANCEZ MIRATON $60 MILIONË DËMSHPËRBLIM VIKTIMAVE TË HOLOKAUSTIT

VOAL – PARIS – Ligjvënësit francezë miratuan mbrëmë një fond $60 milionë për t’i dëmshpërblyer viktimat e Hoalokaustit të deportuar nga kompania shtetërore e trenave SNCF për në kampet naziste të përqëndrimit, një veprim që synon ta mbrojë të ardhmen e kompanisë nga proceset gjyqësore të SHBA.

Rreth 76 000 hrebrej u arrestuan në Francë gjatë Luftzës së Dytë Botërore dhe u transportuan në vagonët qeli të trenave për në Aushvic, ku pothuaj të gjithë vdiqën.

Miratimi u bë pavarësisht bojkotimit masive nga opozita konservatore, e cila vuri në dyshim vlerën e garancisë ligjore të ofruar nga SHBA.

Fondi, i qeverisur nga SHBA, do të jetë për ata që u deportuan nga Franca, por nuk përdituan nga masat dëmshpërblyese të Francës.

Senati francez e shqyrton projektligjin më 9 korik. reuters

Deklaratë e Ambasadës së SHBA për ngjarjet në Lazarat: Dënojmë me forcë çfarëdo dhune ndaj forcave të zbatimit të ligjit

Deklaratë e Ambasadës së SHBA,  24 qershor 2015

I shprehim ngushëllimet më të thella familjes së oficerit të policisë Ibrahim Basha – anëtar i Forcave Speciale Shqiptare, dy herë pjesëmarrës në misione me forcat e NATO-s në Afganistan – i cili u vra në Lazarat sot. Mendimet tona janë edhe me dy oficerët që u plagosën në krye të detyrës. Ambasada e SHBA mbështet plotësisht përpjekjet e ligjzbatuesve shqiptarë për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë dhe bën thirrje që autorët e këtij krimi të tmerrshëm të ndiqen penalisht dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit. Dënojmë me forcë çfarëdo dhune që drejtohet ndaj forcave të zbatimit të ligjit.

NEW YORK TIMES: OPOZITA KËRKON NJË QEVERI TRANZICIONI PA NDIKIMIN E GRUEVSKIT NGA JOANNA BERENDT

Foto nga Georgi Licovski/European Pressphoto Agency

Qeveria e Maqedonisë fajësohet për skandalin e përgjimeve

Qeveria e Maqedonisë fajësohet për skandalin e përgjimeveZoran Zaev ka thënë gjatë një interviste për një stacion televiziv se opozita është e vendosur të ketë qeveri kalimtare pa ndikim të Gruevskit. Nëse kryeministri nuk jep dorëheqje deri në fund të muajit, opozita, është zotuar Zaev, do të marrë parasysh «radikalizimin» e veprimeve të protestës, shkruan «New York Times».

——–

Shërbimi i sigurisë kombëtare, duke vepruar me urdhra të Qeverisë konservative dhe gjithnjë e më autoritare të Maqedonisë, ishte prapa skandalit të përgjimeve që e ka vënë në dyshim qëndrueshmërinë e vendit, bëhet e ditur në një raport të ri.

Publikimi i raportit prej Komisionit Evropian të premten ka pasur një raund të ri të pasuksesshëm negociatash në kryeqytetin Shkup, me qëllim të kapërcimit të krizës, më e madhja që ka përjetuar shteti me dy milionë banorë prej se fitoi pavarësinë më 1991. Katër krerë politikë, bashkë me ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, kanë dështuar të premten të arrinin marrëveshje për formimin e një qeverie kalimtare që do ta përgatiste vendin për zgjedhjet e parakohshme në prill të vitit të ardhshëm.
«Tingëllon qesharake që elita politike e një shteti të zhvilluar evropian nuk ka aq integritet moral, saqë është e domosdoshme ndërhyrja nga BE-ja dhe SHBA-ja për të zgjidhur problemet e veta», ka deklaruar Albert Musliu nga Komiteti i Helsinkit, grup për të drejtat e njeriut. «Por fatkeqësisht, kjo është e vërtetë», ka deklaruar gjatë një interviste ai.

Megjithatë, negociatorët – Nikola Gruevski, që është kryeministër që nga viti 2006, Zoran Zaev i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë në opozitë; dhe krerët e dy partive më të vogla që përfaqësojnë minoritetin shqiptar të vendit – janë pajtuar të bëjnë pa asnjë vonesë ndryshimet e nevojshme që janë propozuar nga Johannes Hahn, komisionar i Bashkimit Evropian.

«Tani nuk ka hapësirë për kompromis», ka deklaruar Musliu. «Të gjithë krerët duhet të veprojnë sa më shpejt që është e mundshme për të rikthyer besimin e shoqërisë në institucionet publike që është reduktuar në minimum në muajt e fundit».

Raporti, rezultat i hetimit të 670 mijë bisedave të përgjuara ilegalisht nga më shumë se 20 mijë numra telefonash, ka vënë në pah brishtësinë e strukturës demokratike në Maqedoni, që monitorohet nga afër prej qeverive perëndimore, sepse është në udhëkryq të Ballkanit.

Sipas dokumentit, të përgatitur prej ekspertëve të pavarur, Qeveria nën kryesimin e Gruevskit ka keqpërdorur shërbimet e sigurisë kombëtare «për të kontrolluar zyrtarët më të lartë në administratën publike, prokurorët, gjykatësit dhe kundërshtarët politikë».

Raporti gjithashtu thekson «përfshirjen e dukshme të drejtpërdrejtë të zyrtarëve të lartë qeveritarë dhe partiak në kurdisje të zgjedhjeve, korrupsion, abuzim të pushtetit dhe autoritetit, konflikt të interesit, shantazh, zhvatje, dëmtim kriminal», si dhe «në përfshirje të papranueshme politike në nominim/emërim të gjykatësve».

Gruevski, që nuk ka çelur gojën gjatë 24 orëve pas publikimit të rezultateve të raportit, as i ka shkuar ndërmend të shprehë keqardhje, teksa ka folur gjatë shënimit të një përvjetori të partisë së tij të mbajtur të shtunën mbrëma. Ai ka akuzuar një organizatë pa përmendur emrin, mbase një shërbim të huaj inteligjence, se kishte paguar «shumë para një numri njerëzish që mund të bëjnë një numër përgjimesh» me qëllimin e «shkatërrimit brutal» të partisë së tij dhe «për të futur frikën në mesin e popullit». «Por në vend se t’ia dilte me sukses në këtë drejtim, ata do të shkatërrojnë veten, duke rënë në kurthin e zgjedhjeve të parakohshme, në të cilat do të fitojmë ne», ka deklaruar Gruevski.

Xhabir Deralla, themelues dhe president i Civil, organizatë për të drejtat e njeriut në Maqedoni, e ka përshkruar fjalimin si «eksploziv, kërcënues dhe popullist». «Gruevski i ka prirë Qeverisë në një mënyrë jashtëzakonisht kriminale», ka deklaruar Deralla gjatë një interviste. «Bisedat e përgjuara zbulojnë krimet për të cilat në një vend normal, ai dhe shumë anëtarë të Qeverisë së tij do të duhej të dërgoheshin në burg për goxha do vite».

Kriza që po thellohet ka shkaktuar jo vetëm frustrim në mesin e popullsisë së gjerë, me protestat e fundit ku morën pjesë dhjetëra mija maqedonas duke u shndërruar në të dhunshme, por edhe me dëmtim të aspiratave të Maqedonisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Sipas raporteve të medieve, Gruevski është i gatshëm të pranojë çfarëdo zgjidhje, përfshirë krijimin e qeverisë kalimtare, derisa ai të vazhdojë të mbetet në pushtet. «Çdo ditë është kritike», thekson Deralla. «Dhe makineria e Gruevskit e di fort mirë këtë punë dhe punon me zell të madh për të mbetur në pushtet».
Por Zaev ka thënë gjatë një interviste dhënë të enjten për një stacion televiziv se opozita është e vendosur të ketë qeveri kalimtare pa ndikim të Gruevskit. Nëse kryeministri nuk jep dorëheqje deri në fund të muajit, opozita, është zotuar Zaev, do të marrë parasysh «radikalizimin» e veprimeve të protestës.

DISKUTIMET RRETH FLAMURIT TË KONFEDERATËS NË SHBA

Udhëheqës politikë dhe fetarë në Karolinën e Jugut dhe më gjerë, po bëjnë thirrje për heqjen e flamurit të fushëbetejës së Konfederatës nga parlamenti vendor në Columbia, si shenjë nderimi për nëntë zezakët e vrarë në Charleston javën e kaluar. Për shumë njerëz në shtetet jugore, flamuri i Konfederatës përfaqëson një simbol të nderuar të historisë së tyre, por po shihet gjithnjë e më shumë edhe si një simbol i skllavërisë dhe i racizmit.

E rrethuar nga udhëheqës politikë dhe fetarë, guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, trajtoi çështjen përçarëse të flamurit të Konfederatës:

“Sot ndodhemi këtu në një moment bashkimi, pa vullnet të keq, për të thënë se është koha të hiqet flamuri nga territori i parlamentit.”

Fotografi të Dylan Roof-it, i cili akuzohet për vrasjen e nëntë besimtarëve në kishën afrikano-amerikane në Charleston, e tregojnë atë duke valëvitur një flamur të Konfederatës dhe duke djegur një flamur të Shteteve të Bashkuara. Zonja Haley pranoi se flamuri simbolizon gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm, dhe tha se amerikanët janë sigurisht të lirë ta vendosin në pronën e tyre private:

“Për shumë njerëz në shtetin tonë, flamuri i Konfederatës përfaqëson tradita që janë fisnike, tradita historike, të trashëgimisë dhe të paraardhësve tanë. Vrasësi i mbushur me urrejtje që masakroi vëllezërit dhe motrat tona në Charleston, ka një këndvështrim të marrë të flamurit tonë.”

Udhëheqës fetarë u bënë thirrje ligjvënësve për të votuar pro heqjes së flamurit.

“Ka ardhur koha që Asambleja e Përgjithshme të bëjë atë çka duhet ta kishte bërë kohë më parë, që do të ishte heqja e këtij simboli përçarjeje dhe madje për disa, simbol i terrorizmit.”

Kryetari i bashkisë në Charleston, Joseph Riley, iu bashkua thirrjeve për heqjen e flamurit, duke thënë se e ka vendin në muzeum, ku mund të shikohet në kontekstin e duhur. I shpalosur në një vend publik, ky simbol historik jep mesazhin e gabuar, tha ai.

“I kërkoj me respekt Asamblesë së Përgjithshme të ndërmarrë hapat për t’i dhënë fund kësaj gjëje.”

Presidenti amerikan Barack Obama u shpreh se flamuri i Konfederatës e ka vendin në muzeum, por është e drejta e shtetit të Karolinës së Jugut të vendosë për këtë çështje. za

VIZITA NË SHQIPËRI E SEKRETARIT AMERIKAN TË SHTETIT JAMES BAKER – THE FREEDOM WORKS – LIRIA I JEP FRYTET E SAJ -U THA AI SHQIPTARËVE!

VOAL – Sekretari Amerikan i Shtetit vizitoi Shqipërinë më 22 qershor 1991. Ai u takua me Presidentin Ramiz Alia, që ishte pasuesi i vetëm dhe i fundit i diktatorit Hoxha.

Nga fotot shihet se ai është i shoqëruar nga Ambasadori i SHBA në Tiranë Bill Ryerson, shefi i Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës Elez Biberaj dhe Ministri shqiptar i Punëve të Jashtëme Muhamet Kapllani.

Ishte një vizitë historike dhe e paharrushme për popullin shqiptar dhe për vetë Sekretarin Baker, si do të tregonte më vonë, që do të shënonte edhe kthesën e Shqipërisë.

James Baker ju drejtuar turmës masive nga Sheshi Skënderbe pikërisht si sot 24 vjet më parë. Thuhej se turma përbëhej nga 300 mijë shqiptarë, sipas shifrave zyrtare, por është e qartë se regjimi komunist gënjente, sepse aty ishin më së paku 1 milionë shqiptarë dhe një demonstrim kaq masiv nuk është parë asnjëherë këta 24 vite më pas.

Vizita e Sekretarit Baker ishte shumë e rëndësishme, pasi zgjedhjet e 31 marsit 1991 i kishin fituar përsëri ish-komunistët përmes vjedhjes të votave.

Dhe Baker vinte për të ringjallur besimin tek shqiptarët.

Nga gazeta The New York Times që e ka mbuluar këtë vizitë po sjellim fragmente nga fjalimi i Sekretarit Baker, ku ai përsërite si refren: Freedom works!

“Në emër të Presidentit Bush dhe popullit Amerikan, unë vij këtu që t’ju them ju se : Freedom works – se Liria jep fryte ! Ju jeni të lirë të mendoni vetë, të keni mendimet tuaja. Se më në fund ju jeni të lirë të flisni ashtu si mendoni. Se më në fund ju jeni të lirë të zgjidhni liderët tuaj! Se Shqipëria ka zgjedhur t’i bashkohet rrugës të shoqërisë së njerëzve të lirë.”

Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju!”

Populli shqiptar i kishte të gjitha shpresat tek Amerika dhe e keqkuptoi shansin që i jepej në dorë.

Sepse populli shqiptar rezulton të ketë zgjedhur liderët e gabuar, duke shkelur kështu në sovranitetin dhe lirinë e tij

Ose kujtoi se liria ishte bakllava që ta ofrojnë gratis në tabaka !

/Elida Buçpapaj

22-06-2015 10-51-35

22-06-2015 10-51-58

 

NJË ORGANIZIM I SHKËLQYER I KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN – FOTO TË DITËS: NË MES TË NEW YORKUT MBROHEN TË DREJTAT E KOMUNITETEVE PËR T’U KRENUAR ME RRËNJËT NGA VIJNË

NË MES TË NEW YORKUT MBROHEN TË DREJTAT E KOMUNITETEVE DUKE U KRENUAR ME RRËNJËT NGA VIJNË – Askush nuk të thotë përse je shqiptar, po përkundrazi të mbron të drejtën që të krenohesh me rrënjët e tua ngado që të jesh! Kjo është liria! Kjo është demokracia!

21-06-2015 13-48-24

21-06-2015 13-48-45

21-06-2015 13-49-14

21-06-2015 00-05-20

21-06-2015 13-49-51

20-06-2015 23-53-36

20-06-2015 23-57-37

21-06-2015 13-51-07

21-06-2015 13-49-29

 

PARADA SHQIPTARE 2015 MARSHOI KUQ E ZI DHE ME KRENARI NË ZEMËR TË NEW-YORKUT – Nën tingujt „O sa mirë me qenë shqiptar“

VOAL – NEW YORK CITY : Të shtunën, më 20 qershor në mesdrekë, u zhvillua në Nju Jork, një paradë e njohur si Parada Ndërkombëtare e Emigrantëve – e cila mbledh disa komunitete emingrantësh nga kryq e tërthor botës, të parakalojnë mes një entuziazmi të paparë në Bulevardin Amerika – Avenue e 6të.

Parada Shqiptare 2015, ishte një manifestim ku shqiptarët e diasporës nën udhëheqjen e organizatës Rrënjët Shqiptare, marshuan me motivin “Kumanovë jemi me Ty”, në përkrahje të shqiptarëve në Maqedoni – dhe të drejtave të tyre shtetformuese.

Sponsorizues kryesor ishte politikani i njohur amerikano-shqiptari Mark Gjonaj asambleisti i Nju Jorkut, e shumë të tjerë.

Kësaj rradhe pjesëmarrja,ka qenë më e madhja e viteve të fundit, ku me mijëra pjesëmarrës në më shumë se 10 grupe nga shtete të ndryshmedemostruan kulturën, traditën, folklorin dhe muzikën e tyre, duke parakaluar për të shpalosur bukuritë e nga vendet që ata vijnë.

Parada Ndërkombëtare e Emigrantëve, është e organizuar për çdo vjet nga Fondacioni Ndërkombëtar të Emigrantëve. Dhe, kësaj radhe ishte e 30-ta, me radhë, duke ua mundësuar të gjitha komuniteteve, të marrin pjesë për të festuar dhe të shkëmbejnë kulturat e tyre e të shprehin unitetin përmes diversitetit dhe për të kontribuar për Amerikën.

Organizatori i kësaj parade, është një organizatë joqeveritare në Kombet e Bashkuara, me president zotin Edward Juarez-Pagliocco.

Përfaqësues nga komunitetet multikulturore nga zona metro e New Yorkt, u mblodhën në Avenue Amerika, në mes 42 dhe 57 Streets, për të marrë pjesë në në Paradën e 30 Ndërkombëtare 2015, një paradë e kulturave dhe traditave nga e gjithë bota, të udhëhequr nga themeluesi i saj, z Edward Juarez.

“Mesdreka i 20 qershorit, bëri së bashku në sheshin Amerika, gupet e komuniteteve të ndryshme kulturore, së bashku me mijëra njerëz, të veshur në kostume e tyre kombëtare me instrumentet e tyre muzikore të gatshëm për të festuar e marshuar në rrugën e tyre nga 42 street deri në 59 street .

 

Marshimi, filloi simbas rendit alfabetik, me Shqipërinë – Albania, Kinezët, Hong Kong, dhe Tajvani, Turqit, Qipriotët, Indus, Pakistanezë dhe Sikhs; grupe nga Amerika e Jugut, Afrikës, duke respektuar njëri-tjetrin me kulturat dhe traditat e tyre kombëtare, si një ëndërr, e sjellur rreth botës në një ditë, duke treguar besimin e të parëve të tyre në Shtetet e Bashkuara.

Edward Juarez-Pagliocco me këtë rast tha se “Me pjesëmarrjen e komuniteteve multikulturore të çdo kombi, parada ofroi edhe kësaj rradhe një spektakël të pakrahasueshëm të krenarisë qytetare, të muzikës, me kostume shumëngjyrësh, dhe vallëzimeve tradicional nga shumë qoshet e botës, të mozaikut mrekullueshëm kulturor që përbëjnë kombet”.

Pjesa shqiptare e paradës për të 7-in vit me radhaz u organizua nën kujdesin organizatës Rrënjët Shqiptare, me president zotin Marko Kepi dhe udhëheqësit e tjerë të kësaj organizate Aida Gashi, Besmir Hoxha, Edtrit Topalli, Agim Loci i Pajtimit të Gjaqeve e të tjerë.

 

Këtë vit në krye të kësaj parade u vendos zonja Lisa Milicaj e zgjedhur simbas traditës si Marshalle e Parades Shqiptare 2015, si një ndër aktivistet e shquara në komunitet, e zgjedhur edhe në mesin e 150 shqiptarëve më të suksesshëm në librin”Histori suksesi shqiptaro-amerikan”.

 

Marko Kepi me këtë rast tha se Lisa është nga Kosova dhe është Shqiptarja e parë e votuar si politikanë në shtetin e Nju Jorkut, një zyrtare e lartë e njërës prej lokaliteteve më të vjetra të Nju Jorkut – Town of Pleasant Valley në Dutchess County, e zgjedhur me votat e qytetarëve amerikanë. “Ajo, shtoi Kepi, udhëheqës i kësaj parade, pos këshilltares në Këshillin e Bashkisë të këtij lokaliteti, mban edhe një post të lart si kryetare e Agjencisë së Sigurimit të Parë, kompani e cila është njohur për përkushtimin e udhëheqjes dhe përsosmërisë në të gjitha aspektet të shërbimeve të sigurimit në SHBA”.

Ndërsa Lisa Milicaj nga ana e saj tha se ajo krenohet me rrënjët e saj – shqiptare, kudo në punë dhe në jetën e saj të përditshme ajo është krenuar dhe e ka paraqitur veten si një shqiptare e Amerikës, megjithëse, ajo është e lindur në SHBA, por kjo nuk e ndalon të ndjehet plotësisht shqiptare.

Mes të nderuarve të kësaj parade këtë vitë, me shallin e marshallit të Paradës 2015, ishin edhe talentet e shkëlqyera shqiptare të sportit, dy basketbollistët e rinj – që synojnë NBA, Edon Molla dhe Jaren Sina, atletja olimpike Elidona Sera, Kristal Vataj, dhe Reshat Mati.

Që të gjithë, krenohen në këtë paradë nën tingujt e“O sa mirë me qenë Shqiptar” kënduar nga këngëtari i mirë njohur Gëzim Nika, duke sjell me vete secili prej tyre edhe një copëz Shqipëri, nga vendorigjina e tyre: nga Tirana, Durrësi, Shkodra, Vlora, Korça, Fieri, Lushnja, Elbasani dhe Berati, nga Tetova dhe Dibra, Ulqini e Tuzi, Prishtina, Gjakova e Prizereni, Lugina e Preshevës, nga Filati dhe Preveza, dhe të tjera –

 

Ndërsa bashkë me Gëzim Nikajn përformuan edhe këngëtarë të tjerë shqiptarë si rok stari shqiptar Haxhi Dauti, Arbërie Hardërgjonaj, Hajro dhe Semi Cekaj, shoqëruar nga DJ EDIH, dhe DJ Semi.

Albanian Parade – Parada Shqiptare 2015, e cila tashmë është bërë një traditë e komunitetit shqiptar në SHBA ishte një manifestim i jashtëzakonshëm, më i madhi në dekadën e fundit, në të morën pjesë mbi 1500 shqiptarë.

Këtë vit sponsorizues zyrtar të saj kan qenë mbi 20 biznese shqiptare, të gjitha mediet shqiptare, organizatat dhe shoqatat. Në krye të kësaj parade me bilboarde të rërhequra nga makinat Vatra, Ana e Malit, Fondacionin Palvë e Guci, Iliriada.

Kurse, një grup motoristësh shqiptar të shoqerisë “Sons of Illyrians – New York” me motorrçikleta parakaluan gjatë bulevardit me flamujt shqiptar.

Rrënjët Shqiptare, si një ndër organizatorët kryesorë dhe bartësit e kësaj parade në shtatë vitet e fundit, përmendi faktin dhe i shprehu falenderimet ndaj të gjitha shoqatave dhe organizatave të komunitetit.

20-06-2015 23-41-43

20-06-2015 23-56-27

20-06-2015 23-38-56

20-06-2015 23-57-18

21-06-2015 00-04-33

21-06-2015 00-04-01

20-06-2015 23-39-18

21-06-2015 00-03-41

21-06-2015 00-10-10

Michelle Obama në Vicenza vizitë tek ushtarakët Amerikanë: për fëmijët e tyre përrralla dhe akullore

VOAL – Zonja e Parë Michelle Obama gjatë turit të saj të shkurtër evropian dhe pas qendrimit të saj në Expo Milano 2015 bëri një vizitë  rrufe bashkë me dy vajzat e saj Malia dhe SashaVicenza, ku u takua me ushtarakët amerikanë dhe familjet e tyre të stacionuara në Itali.

Pastaj Zonja e Parë Michelle Obama u takua privatisht me gratë e ushtarakëve dhe u dhuroi atyre karroca për bebe, rroba dhe ushqim, ndërsa  për fëmijët e ushtarakëve lexoi përralla dhe në fund u shpërndau akullore. (lapresse)

20-06-2015 10-30-2620-06-2015 10-35-12

Ap

20-06-2015 10-31-47

AP

20-06-2015 10-47-51Reuters

 


Send this to a friend