VOAL

VOAL

Jens Stoltenberg: NATO garanton dhe do të marrë çdo masë për të ruajtur sigurinë në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg reagoi me dy tweet në Twitter rretha takimeve që kishte patur sot me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Sebisë Aleksandër Vuçiq. Në të dy tweetet Jens Stoltenberg garanton dhe do të marrë çdo masë për të ruajtur sigurinë në Kosovë.

Në tweet-in për takimin me PM e Kosovës Albin Kurti, Jens Stoltenberg shkruan: do të marrë çdo masë për të ruajtur sigurinë në Kosovë: “Takimi i mbarë me/@albinkurti . #NATO është plotësisht e përkushtuar ndaj @NATO_KFOR-it tonë. Misioni dhe mandati i Këshillit të Sigurimit të OKB-së është për të garantuar sigurinë dhe sigurinë për të gjitha komunitetet në #Kosovë. Të gjitha palët duhet të angazhohen pozitivisht në bisedimet e nesërme të ndërmjetësuara nga BE dhe të zgjidhin çështjet përmes dialogut.”

Në tweet-in për takimin me Aleksandër Vuçiq, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg shkruan: “Takimi i mirë me Presidentin e Serbisë @avucic për situatën në veri të #Kosovës dhe më gjerë në rajon. @NATO_KFOR do të marrë çdo masë të nevojshme për të ruajtur sigurinë dhe sigurinë për të gjitha komunitetet. Të gjithë duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun Beograd-Prishtinë të udhëhequr nga BE-ja.”

 

Kallëzim penal për krime lufte ndaj nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë

RFE/RL

Organizata joqeveritare “Krimet e Luftës në Gjakovë” më 16 gusht dorëzoi në Prokurorinë Speciale të Kosovës kallëzim penal për krime lufte ndaj tashmë nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë, Bozhidar Deliq.

Shkëndije Hoda, përfaqësuese e kësaj organizate, tha se kanë mbledhur dëshmi civile për, siç tha ajo, krime që dyshohet se Deliq i ka kryer ndaj civilëve shqiptarë në luftën e fundit në Kosovë.

“Në fakt janë tri kallëzime penale të bashkëngjitura me disa dokumentacione faktike, një lloj ditari i operimit të brigadës”, tha Hoda.

Gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, Bozhidar Deliq ishte komandant i Brigadës së 549 të ushtrisë jugosllave.

Hoda tha se kanë besim që organet e drejtësisë do të kryejnë punën në hetimin e këtyre krimeve, duke marrë për bazë dëshmitë që i ka ofruar kjo organizatë.

Sipas përfaqësuesve të organizatës që dorëzoi sot kallëzimin penal, civilë nga rrethi i qytetit të Gjakovës e kanë identifikuar Deliqin si person që “ka kryer krime lufte”.

Ndryshe, Bozhidar Deliq, fëmijërinë e hershme e ka kaluar në fshatin e tij të lindjes, Lugbunar të Gjakovës dhe më pas është zhvendosur në Beograd ku dhe përfundoi akademinë ushtarake.

Më 2 gusht, anëtarët e Kuvendit serb zgjodhën shtatë nënkryetarë, në mesin e të cilëve edhe Bozhidar Deliq nga koalicioni NADA (Shpresa).

Për zgjedhjen e tij në këtë post kishte reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi ajo tha se Deliq ka qenë i përfshirë në luftën në Kosovë.

Osmani tha se nënkryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Serbisë ishte “komandanti i një brigade ushtarësh që masakruan mijëra kosovarë”.

Radio Evropa e Lirë ka intervistuar banorët e dy fshatrave Tërrnje dhe Landovicë, ku dyshohet që janë kryer krime kundër popullsisë civile shqiptare nga brigada që udhëhiqte Deliq. Ata shprehën mllef dhe zemërim që deri më tani ai nuk është përballur me drejtësinë.

Ndërkaq, Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd, që heton krimet e luftës, ka ngritur dy kallëzime penale kundër Bozhidar Deliq për ato që ata tha se ishin krime në Kosovë.

Deri tani nuk ka nisur ndonjë proces penal ndaj tij në Serbi.

Ditën kur fillon zbatimi i vendimit për targat, Vuçiq, Rama e Kovaçevski do të hapin panairin e verës në Beograd

Në Beograd prej 1 deri më 4 shtator 2022 do të mbahet panairi i parë ndërkombëtar për verë “Vizioni i verës në Ballkanin e Hapur” i cili organizohet nën patronatin e qeverive të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”, njofton agjencia e lajmeve MIA

Panairi “Vizioni i verës në Ballkanin e Hapur” në një vend do t’i tubojë mjeshtrit në prodhimin e verërave më të mira dhe do ta promovojë Ballkanin si destinacion turistik, gjeografinë e tij dhe pasurinë e llojeve të verërave.

Në kuadër të manifestimit të përmendur në Panairin e Beogradit pritet të marrin pjesë mbi 332 ekspozues nga 22 vende. Do të prezantohen 160 ekspozues nga Serbia, 26 nga Shqipëria, përderisa 47 ekspozues do të vijnë nga Maqedonia e Veriut. Krahas vendeve-anëtare të Ballkanit të Hapur, priten ekspozues edhe nga Kroacia, Mali i Zi, Franca, Kili, Argjentina, Italia, Bosnja e Hercegovina dhe vende të tjera.

“Vizioni i verës në Ballkanin e hapur” solemnisht do të hapet më 1 shtator nga ana e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Dimitar Kovaçevski dhe Edi Rama, ndërsa për më 2 shtator është planifikuar edhe samit i liderëve.

Gjatë Panairit, vizituesit do të kenë mundësi të shohin salla të ndryshme të definuara tematike dhe do të mund të edukohen dhe të mësojnë gjithçka që dëshirojnë të dinë për historinë dhe prejardhjen e verës, procesin e prodhimit, llojet e verërave, konsumimin dhe t’i shijojnë dhe të blejnë disa nga verërat më të mira në rajonin e Ballkanit dhe botës.

Pjesë përbërëse e “Vizionit të verës në Ballkanin e Hapur” do të jenë takimet afariste të ekspozuesve të verërave, përfaqësues të zinxhirëve kryesorë tregtarë dhe përfaqësues të industrisë HORECA. Ajo gjithashtu do të jetë mundësi për të gjithë ekspozuesit që plotësisht ta përmirësojnë bashkëpunimin, t’i ndërlidhin industritë rajonale të verërave dhe të ngjashme, si dhe t’i përforcojnë partneritetet afariste dhe kontaktet. Plotësisht, gjatë Vizionit të verës në Ballkanin e Hapur do të mbahet edhe Panairi i ushqimit në të cilin do të prezantohen të gjitha specialitetet më të njohura gastronomike nga kjo pjesë e Evropës.

Gjatë ngjarjes katërditore do të organizohet vlerësim ndërkombëtar i verës “Ballkani i Hapur-trofeu i verës”. Verërat do t’i vlerësojnë 25 arbitra ndërkombëtarë të verës nga e mbarë bota, ndërsa mes tyre do të ketë madje pesë bartës të titullit “Master of Wine” q[ë është titulli më prestigjioz i verës në botë.

“Ballkani i Hapur” është nismë ekonomike dhe politike e bazuar në vlera të bashkimit Evropian, në të cilën bëjnë pjesë tre vende – Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Ideja e kësaj nisme është të sigurojë mundësi më të mëdha dhe më të mira për tregti, këmbim të punëtorëve, studentëve dhe njohurive, si dhe nxitje të integrimit të mëtutjeshëm në BE, duke e promovuar me atë rast kulturën dhe traditën e tre vendeve.

35-vjeçari hyn me eksploziv në Gjykatën e Apelit dhe alarmon autoritetet

Një person i panjohur ka hyrë në parkingun e Gjykatës së Apelit në Athinë me makinën e tij.

Ai “u tërbua” dhe pretendoi se me vete kishte eksploziv dhe drogë.

Alarmi është ngritur mëngjesin e së shtunës në Gjykatën e Apelit në Athinë, pasi burri i panjohur hyri me makinën e tij në parkingun, nga hyrja e rrugës Loukareos, shkruan protothema.

Burimet bëjnë me dije se burri rreth 35 vjeç pretendonte se kishte futur në automjet lëndë plasëse dhe lëndë narkotike, por hetimet e para nga TEEM nuk i verifikuan fjalët e tij. Policia po vijon hetimet për të zbardhur motivet e autorit.dita

Greqia “zien” nga skandali i përgjimeve, nisin dorëheqjet, kush është gazetarja dhe politikani i njohur që u përgjuan nga shërbimi sekret

Shërbimi sekret grek ka përgjuar një gazetare dhe një politikan me emër të opozitës. Skandali mund t’i shkaktojë një krizë serioze kryeministrit Mitsotaqis.

Kryeministri grek është duke përjetuar ditët më të vështira të qëndrimit të deritanishëm në post. Vërtet që krizat nuk kanë munguar pas zgjedhjeve të 2019, por kjo e tanishmja ka të bëjë me një skandal përgjimesh dhe mund të kthehet në krizë serioze për Qiriakos Mitsotaqisin. Afera u zbulua nga gazetarët investigativë grekë.

Që muaj më parë u bë e njohur, se reporteri për çështjet financiare Thanasis Koukaqis ishte përgjuar me telefon.

Në celularin e tij u identifikua prezenca e programit të përgjimit, të quajtur Predator.

Javën e kaluar doli se gazetari vëzhgohej nga shërbimi sekret grek. Dhe jo vetëm tek ai, por edhe tek Nikos Androulaqis, kryetari i socialdemokratëve PASOK, partisë së tretë më të madhe të vendit dhe anëtar i Parlamentit Europian u vu re se ishin bërë përpjekje për t’i instaluar në celular programin Predator. Politikani europian nuk klikoi tek linku me të cilin do të ishte aktivizuar softwari, por informoi shërbimin e sigurimit kibernetik të Parlamentit të BE-së.

Androulaqis kërkoi përgjigje nga qeveria greke. Kështu ai mësoi se telefoni i tij ka qenë përgjuar për disa kohë nga shërbimi sekret, në periudhën kur ai pati kandiduar për kryetar partie. E përditshmja “Kathimerini” shkruante, se sipas shefit të shërbimit sekret grek Panajotis Kontoleon, shërbimet sekrete ukrainase dhe armene kishin kërkuar vëzhgimin. Ambasadorët e të dy vendeve e hodhën poshtë këtë pretendim duke dhënë deklarata me shkrim.

Dorëheqje në Athinë

Ditën e premte (5.08.2022) dhanë dorëheqjen dy persona me emër nga rrethi i ngushtë i Mitsotaqisit: Fillimisht dha dorëheqjen Grigoris Dimitriadis, shefi i zyrës së Mitsotaqisit dhe krahu i djathtë i tij. Njëkohësisht dhe nipi i tij. Pak më vonë dha dorëheqjen edhe vetë shefi i shërbimit sekret, Kontoleon. Të dy theksuan se kryeminstri nuk ishte informuar për vëzhgimet. Por, pas fitores në zgjedhje në vitin 2019, Mitsotaqis, i pati marrë përsipër vetë kompetencat për shërbimin sekret. Megjithatë qeveria nuk pranoi të ketë ndonjë lidhje me vendosjen e predatorëve dhe skandalet e përgjimit.

Ndërkohë Grigoris Dimitriadisi ka hapur padi kundër rrjetit gazetaresk Reporters United, i cili pati informuar për lidhjen midis ish-shefit të zyrës së Mitsotaqisit dhe firmës Intellexa. Kjo firmë izraelite shet në Greqi programin e përgjimit, Predator.

Mitsotaqisi thekson rëndësinë e shërbimit sekret

Të hënën (8.08.2022) në orën 14:00 foli për herë të parë edhe kryeministri: “Ne nuk durojmë hije në demokracinë tonë,” tha ai në fillim të deklaratës së dhënë me video dhe transmetuar nga televizioni shtetëror ERT. “Kjo nuk duhet të kishte ndodhur”, pranoi kryeministri duke folur vetëm për përgjimin e politikanit Androulakis, por jo për përgjimin e gazetarit Koukakis.

Kryeminstri nuk donte të merrte përsipër përgjegjësi personale për skandalet e përgjimit, por përmendi dorëheqjet e shefit të shërbimit sekret dhe “shefit të zyrës së kryeministrit”. Ai me mjeshtëri e shmangu formulimin për shefin e zyrës “sime”: “Unë nuk dija gjë për këtë dhe nuk do ta kisha lejuar një gjë të tillë,” tha kryeministri grek.

Mitsotaqisi vuri theksin tek roli i rëndësishëm i shërbimeve sekrete, i cili duhet kontrolluar më mirë në të ardhmen, në bazë të një plani katër pikësh. Ky institucion ndodhet para “sfidave të mëdha në Egje dhe Evros”, tha ai duke pasur parasysh konfliktet me Turqinë.

Pas përfundimit të deklaratës të kryeministrit, televizioni shtetëror, i kontrolluar nga kryeministri e kaloi transmetimin në një pikë karburanti, ku një klient i kënaqur njoftonte para kamerave se pas shumë muajve çmimi i benzinës ra nën kufirin e dy eurove.

Asnjë fjalë për Predatorin

Gazetarja Eliza Triantafillou ka luajtur rol të rëndësishëm në zbulimin e skandalit, Ajo kritikon kryeministrin që nuk e përmendi në fjalimin e tij kolegun Thanasis Koukakis: “Unë mendoj se ne të gjithë jemi të një mendjeje, se është shumë shqetësuese kur gazetarët kontrollohen dhe përgjohen në një vend demokratik”, tha ajo për Deutsche Wellen.

Edhe fakti që Mitsotaqisi nuk e përmendi programin përgjues Predator, nuk është shenjë e mirë: “Intellexa ka hapur një zyrë në Athinë që në vitin 2020. Do ishte qetësuese si për gazetarët edhe për qytetarët nëse ekziston vullneti politik për të gjetur kush e përdor këtë software të shtrenjtë dhe të fuqishëm kundër objektivave të caktuar në Greqi.”

Überwachungsskandal in Griechenland: Wie transparent ist das Land?

Gazetari Thanasis Koukakis u përgjua

Triantafillou kritikon faktin që deri tani nuk janë zhvilluar hetime me themel, megjithëse ka pasur të dhëna të shumta që tregojnë se Koukakis dhe Androulakis nuk kanë qenë të vetmit persona të prekur nga përgjimet. “Për fat të keq, Zyra kombëtare e transparencës nuk e ka shfrytëzuar kohën e çmuar. Ajo vizitoi zyrat e Intellexa-s në kuadër të një vizite të njoftuar, në prezencë të avokatëve dhe konsulentit për taksat të firmës”. Gazetarja pyet çfarë do të ishte zbuluar nëse zyrat do të ishin kontrolluar pa u njoftuar më parë dhe nëse kontrolli do të ishte bërë me themel.

Kritika nga organizatat e huaja

Prej kohësh organizatat ndërkombëtare vëzhgojnë me shqetësim të madh zhvillimet e lirisë së shtypit në Greqi. Në indeksin e lirisë së shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij Greqia ra 38 pikë dhe kaloi në vendin e 108 në renditjen e 180 vendeve, duke qenë ndër vendet e fundit europiane.

Jamie Wiseman, referent në institutin ndërkombëtar të shtypit, (IPI), kritikon mënyrën si Athina e trajtoi skandalin aktual: “Neve na vjen shumë keq që në deklaratën e tij kryeministri nuk e përmendi përgjimin e Thanasis Koukakisit. Ky është një nga rastet më të rënda të përgjimit të një gazetari në BE vitet e fundit. Ky rast karakterizohet nga mungesa e transparencës dhe shmangia e përgjegjësisë.”

Wiseman kërkon që Brukseli të ushtrojë më shumë presion, sa i përket programit përgjues Predator: “Ka rëndësi të madhe që komisioni hetimor i Parlamentit të BE-së të kërkojë përgjigje të menjëhershme nga qeveria greke, kryeministri grek dhe shërbimi sekret. Përveç kësaj duhen formuluar urgjentisht udhëzimet për një kontroll më të madh brenda BE-së në mbrojtjen ndaj sistemeve kibernetike të përgjimit.

Kurse Parlamenti grek do të merret më 22 gusht me skandalin e përgjimit.

DW

Mediat e Beogradit: 30 mijë mjekë, infermierë e inxhinierë nga Shqipëria e Maqedonia do të vijnë për punë në Serbi në shtator

“Rreth 30,000 tregtarë, mjekë, infermierë dhe teknikë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut pritet të shkojnë për të punuar në Serbi që nga muaji shtator pa pasur nevojë për dokumente shtesë, viza pune apo leje special,”  njoftojnë mediat serbe, Vesti-online dhe Serbian Monitor, duke i bërë publicitet, nismën serbe “Open Balkans”.

Në vijim thuhet: “Kjo është bërë e mundur falë nismës Open Balkans dhe hapjes së tregut të vetëm të punës. Për më tepër, me këtë iniciativë, i gjithë rajoni do të bëhet shumë më tërheqës për investitorët e huaj, sepse sipas ekspertëve do të jetë më e lehtë për të gjetur punonjësit që aktualisht mungojnë.

Drejtori i Zyrës për IT dhe e-Qeverisjen e Serbisë, Mihailo Jovanoviç, komentoi: “Ne mendojmë se do të shohim punonjës të të gjitha shkallëve të arsimit – si ata me diplomë universitare, si dhe ata me diplomë të shkollës së mesme dhe që kanë përfunduar arsimin fillor.. Punonjësit e ndërtimit dhe bujqësisë janë aktualisht me kërkesë të madhe. Ne presim të shohim shumë interes edhe për punët në shëndetësi, për shkak të pagave më të larta.”

Për të punuar në një nga këto tre shtete, qytetarët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të duhet të fusin të dhënat e tyre në faqen e internetit të e-Government. Më pas atyre do t’u jepet një numër ID, i siguruar nga nisma Open Balkans. Çdo punëtori, të cilit i jepet numri i ID-së do të jetë në gjendje të aksesojë punët e disponueshme në të tre tregjet e punës. Procedura është e njëjtë për qytetarët e të tre shteteve.” vazhdon shpjegimi në shtypin serb.

syri.net

Greqia do të largohet nga korniza mbikëqyrëse ekonomike e BE-së

RFE/RL

Greqia do të largohet më 20 gusht nga e ashtuquajtura kornizë “e mbikëqyrjes së shtuar” e Bashkimit Evropian, tha Ministria e Financave të mërkurën. Kjo lëvizje do t’i lejojë Athinës që të ketë liri më të madhe në krijimin e politikave ekonomike.

Zhvillimet dhe politikat ekonomike të Greqisë janë monitoruar nga blloku, përmes kësaj kornize, që nga viti 2018, pasi Athina doli nga tri paketat ndërkombëtare të shpëtimit. Këto ndihma ishin në vlerë prej mbi 260 miliardë eurosh që Greqia mori nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në mes viteve 2010 dhe 2015.

“Pas 12 vjetësh… një kapitull i vështirë për shtetin tonë po mbyllet”, tha ministri grek i Financave, Christos Staikouras.

“Greqia i rikthehet normalitetit evropian dhe nuk do të jetë më një përjashtim në Eurozonë”, shtoi ai.

Staikouras tha se Athina ka përmbushur një sërë kriteresh dhe reformash dhe largimi nga korniza evropiane është konfirmuar përmes një letre nga zëvendëspresidenti i Komisionit të BE-së, Valdis Dombrovskis, dhe komisioneri për Ekonomi, Paolo Gentiloni.

Qëkur ka dalë nga pakot e shpëtimit më 2018, Greqia është varur krejtësisht nga tregjet për financimin e nevojave të shtetit.

Korniza mbikëqyrëse kishte për qëllim që Greqia të vazhdonte zbatimin e masave që do të parandalonin vështirësitë ekonomike, por edhe realizimin e reformave strukturore që kanë për synim rritjen e qëndrueshme ekonomike.

Bazë ushtarake ruse në Serbi? Eksperti ushtarak jep detajet: Detyra e saj do të jetë mbledhja e të dhënave për shërbimet e inteligjencës

Një bazë ushtarake ruse mund të shfaqet në Serbi.

Lajmi është bërë i ditur nga eksperti ushtarak dhe historiani rus Boris Yulin, i cili ka deklaruar se kjo bazë do të kryejë detyra të ndryshme zbulimi dhe do të monitorojë mjedisin.

“Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko, tha se krijimi i bazave ushtarake ruse në Serbi është çështje sovrane e atij vendi. Sa i përket qendrës së përbashkët humanitare, ajo ekziston dhe funksionon për të reaguar ndaj krizave në rast të një fatkeqësie humanitare”, shprehet Harchenko.

Eksperti ushtarak thekson se nuk është shumë e qartë se çfarë përfitimesh do të ketë krijimi i një baze ushtarake në Serbi.

“Fakti është se bazat ndodhen pranë zonave të armiqësive të mundshme. Por në Serbi, territorialisht, do të shkëputet plotësisht nga Rusia dhe do të rrethohet nga të gjitha anët nga vendet e BE-së dhe pjesërisht nga vendet e NATO-s. Nuk është e qartë se si është e mundur të përqendrohen forcat dhe të sigurohet një bazë në këtë rast”, thekson Julin.

I vetmi synim i mundshëm i krijimit të një baze të tillë, sipas tij, është një mision zbulimi dhe survejimi i zonës përreth, më saktë mbledhja e të dhënave të inteligjencës.

Ai shton gjithashtu se Bashkimi Evropian, pas krijimit të një baze të tillë, mund të fillojë ta perceptojë Serbinë si një burim të mundshëm kërcënimi në rast të një konflikti, gjë që do të kishte pasoja jo shumë të këndshme për Beogradin.

Më herët, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka bërë të ditur se Serbia është shtet i pavarur dhe nuk dëshiron të ndërhyjë në konfliktet mes Rusisë dhe Perëndimit. BW

Tensione në Mesdhe, anija turke nis nesër kërkimet, përgjigjet Greqia

Greqia po mobilizon aleancat e forta që ka ndërtuar në rajon me Egjiptin dhe Izraelin, angazhimet e ndihmave të marra, bazuar në marrëveshjet dypalëshe të mbrojtjes, nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca, si dhe fuqinë diplomatike dhe ushtarake, duke iu përgjigjur lëvizjes të Turqisë për të shpuar në jug të Mesdheut.

Duke nxitur vazhdimisht tensionin në rajon, pala turke pothuajse ka përfunduar përgatitjet përkatëse dhe testet përkatëse të platformës së shpimit “Abdulhamid Han”, e cila tashmë është gati të lundrojë nga porti i Tasutzu, Mersin, nesër, e martë, 9 gusht , në një destinacion të panjohur, pasi kursi i tij do të shpallet nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Ndër synimet e Ankarasë është duke shoqëruar largimin e platformës së shpimit në një festë të stilit faraonik me pjesëmarrjen e disa anëtarëve të qeverisë turke si dhe të vetë zotit Erdogan, për t’i dërguar një mesazh të dyfishtë nga njëra anë audiencës së brendshme, nga ana tjetër palës greke qipriote dhe komunitetit ndërkombëtar se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga pretendimet e saj brenda Zonës Ekonomike Ekskluzive Greke dhe Qipriote.

Pas përfundimit të testeve përkatëse të sistemeve të tij, gjatë daljes nga e shtuna deri të martën e kaluar jashtë Mersinës, “Abdulhamid Han” tani pret përfundimin e flotës së saj të anijeve shoqëruese për të qenë gati për të nisur udhëtimin e tij të parë zyrtar për në Jug të Mesdheut.dita

Kandiç: Deliç veproi në zonat ku u vranë mbi 2 mijë civilë shqiptarë

Njëri nga shtatë nënkryetarët e sapozgjedhur të Kuvendit të Serbisë është Bozhidar Deliç, gjenerali në pension, i cili ka udhëhequr një brigadë gjatë luftës në Kosovë ku ndodhën krimet më të rënda kundër shqiptarëve.

Përveç reagimeve nga Kosova dhe Shqipëria, kundër këtij emërimi kanë dalë edhe aktivistë të të drejtave të njeriut në Serbi.

Aktivistja Natasha Kandiç thotë se janë dokumentuar mbi dy mijë civilë të vrarë në zonat ku ka komanduar Deliç.

Gjenerali në pension, i cili ka udhëhequr një brigadë gjatë luftës në Kosovë, ku u ndodhën krimet më të rënda ndaj shqiptarëve, Bozhidar Deliç, tani është një nga shtatë nënkryetarët e sapozgjedhur të Kuvendit të Serbisë.

Por për aktivistët e të drejtave të njeriut kjo nuk përbën befasi. Sipas Natasha Kandiç nga Fondi për të Drejtën Humanitare, zgjedhja e tij i përshtatet kornizës politike te vendit.

Kandiç thekson se në zonën e tij të përgjegjësisë, gjatë luftës në Kosovë janë kryer ndër krimet më të rënda ndaj civilëve shqiptarë.

“Bozhidar Deliç ka qenë në zonën e Prizrenit, Rahovecit, Suharekës, Dragashit. Një numër i madh krimesh kanë ndodhur në ato komuna. Janë dokumentuar mbi dy mijë civilë të vrarë, janë gjetur mbetje mortore të më shumë se 450 të vrarëve. Këto janë arsye të mjaftueshme që prokuroria të merret seriozisht dhe të ngrejë akt-akuzë, por asgjë nuk ndodh dhe nuk pritet”, ka thënë Kandiq për RTK-në.

Bozhidar Deliç vjen nga grupi i partisë së djathtë NADA. Me herët ka qenë anëtar i partisë radikale dhe i Partisë Progresive te Vuçiçit.bw

Skandali i përgjimeve të liderit të PASOK dhe gazetarëve, “The Guardian” flet për një “Watergate” grek: A do të bjerë qeveria e Mitsotakis?

Me fjalë jashtëzakonisht të ashpra, prestigjiozja britanike “The Guardian” i referohet rastit të monitorimit të bisedave telefonike të presidentit të PASOK-ut, Nikos Androulakis, në një përgjigje të firmosur nga Helena Smith, një kolege e vjetër dhe me përvojë e gazetës.

Skandali i përgjimeve në fjalë ka tronditur javën e fundit botën e politikës në Greqi, me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis që i është dashur të japë shpjegime dhe t’i hapë rrugën ngritjes së një komisioni hetimor.

Media britanike e ka konsideruar skandalin e ri si “Watergate” grek dhe ka vijuar me komente të tipit që “çështja i referohet momenteve më të errëta të juntës ushtarake”.

 

Edhe me vlerësimin se ky skandal do të ketë implikime politike dhe se është “momenti më i vështirë për qeverinë greke”, “Guardian” sqaron se në Athinë po zhvillohet skena e një skandali politik të një kalibri të lartë.

Në artikull kujtohet se më 26 korrik, Panagiotis Kontoleon, “shefi i spiunazhit” siç e quan gazeta britanike pranoi para komisionit kompetent të Kuvendit se EYP po monitoronte gazetarin Thanasis Koukakis duke përdorur sistemin e monitorimit “Predator”.

 

Artikulli i “The Guardian”:

 

“Një skandal përgjimi, që çoi në dorëheqjen e komandantit të EYP-së dhe kryesekretarit të Kryeministrit brenda pak minutash, pritet të çojë në dorëheqje të mëtejshme mes zbulimeve të “praktikave të errëta” dhe një krize spiunazhi që të kujton atë të “Watergate”.

 

Kyriakos Mitsotakis po kalon periudhën e tij më të vështirë si kryeministër, pasi u zbulua se celulari i kundërshtarit të tij politik, kreut të partisë së tretë më të madhe në Greqi, ishte nën vëzhgim me urdhër të EYP, shërbimi inteligjent që raporton në zyrën e tij.

 

“Nuk e prisja kurrë që qeveria greke do të më spiunonte duke përdorur praktikat më të errëta”, tha kreu i PASOK-ut, Nikos Androulakis – i cili është gjithashtu anëtar i Parlamentit Evropian, në një fjalim televiziv të premten vonë, kur u bë e njohur përmasa e skandalit.

 

“Është detyra jonë demokratike të mbrojmë të drejtat dhe liritë e njeriut të qytetarëve grekë. Sot është një moment i së vërtetës për ata që arroganca dhe ndjenja e mosndëshkimit i bëjnë të aftë për çdo gjë”, shtoi ai.

Kryeministria, pak orë më parë, kishte zbuluar dorëheqjen e kreut të deriatëhershëm të Policisë Kombëtare Greke, Panagiotis Kontoleon, për “veprime të gabuara”.

Lajmi pasoi njoftimin tronditës se nipi dhe ndihmësi më i besuar i Mitsotakis, Grigoris Dimitriadis, gjithashtu kishte dhënë dorëheqjen, duke sakrifikuar pozicionin e tij me shpresën për t’i dhënë fund skandalit. Demetriades, një person që zotëronte fuqi të gjera në prapaskenë, ishte kreu i Condoleon në Maximus.

Por deri të dielën, me Mitsotakis që tha se përgjimi ishte një “gabim i madh dhe i pafalshëm”, këto dorëheqje u interpretuan si një pranim faji.

Duke e krahasuar skandalin e spiunazhit me një “Watergate” grek “që fyen brutalisht demokracinë tonë”, ish-kryeministri i krahut të majtë Alexis Tsipras u zotua se asgjë nuk do të lihet në errësirë.

Sipas tij, ishte detyra e qeverisë së qendrës së djathtë jo vetëm të jepte një shpjegim për Androulakis, telefoni i të cilit u monitorua për tre muaj para zgjedhjes së tij si lider i PASOK shtatorin e kaluar, por edhe për të gjithë të tjerët që dyshohet se ishin në shënjestër.

“Në vend të faljeve hipokrite dhe gënjeshtrave, zoti Mitsotakis duhet të thotë se cilët politikanë dhe gazetarë të tjerë po monitoroheshin. Ky nuk është një gabim i madh dhe i pafalshëm. Është një skandal i madh që përfaqëson arrogancën e pafalshme të një regjimi, një kryeministri që mendonte se askush nuk mund ta kontrollonte”, tha kreu i partisë kryesore opozitare, SYRIZA.

Skandali, i cili kujton momentet më të errëta të juntës ushtarake, kur kundërshtarët e regjimit të kolonelëve të viteve 1967-74 monitoroheshin rregullisht, shpërtheu për herë të parë kur Androulakis zbuloi se ishte informuar nga Parlamenti Evropian për një përpjekje për të hakuar telefonin e tij celular nëpërmjet softuerit “Predator”.

Eurodeputeti e bëri zbulimin pasi u bë i vetëdijshëm për këtë falë një shërbimi të sigurisë kibernetike të krijuar nga parlamenti me bazë në Strasburg për ligjvënësit, për të siguruar që telefonat e tyre të mos monitorohen në mënyrë të paligjshme. Ndër spyware-ët më të sofistikuar të disponueshëm, “Predator” është në gjendje të aksesojë mesazhet e koduara dhe të aktivizojë kamerat dhe mikrofonat në pajisjet celulare.

Javën e kaluar, Androulakis ngriti një padi në Prokurorinë e Gjykatës së Lartë, duke detajuar tentativën për përgjim. Dy gazetarë grekë, njëri që mbulon emigracionin dhe tjetri financat, kanë ndërmarrë gjithashtu veprime ligjore pas akuzave për përgjime të ngjashme të paligjshme nga një qeveri që është kritikuar gjerësisht ndërkombëtarisht për censurë.

Më 29 korrik, Kontoleoni, kryespiuni, pranoi në një seancë dëgjimore të komisionit parlamentar me dyer të mbyllura se inteligjenca greke kishte survejuar Thanasis Koukakis, raportuesin financiar, me urdhër të një agjencie të huaj të inteligjencës, sipas ligjvënësve që ishin të pranishëm.

Fillimisht, burime qeveritare mohuan që zbulimet e “Predator-it” të kenë luajtur një rol në valën e dorëheqjeve. Por më pas, megjithatë, burimet raportuan se telefoni celular i Androulakis vërtet po monitorohej me kërkesë të shërbimeve të huaja inteligjente dhe me lejen e prokurorit, por ndërsa ishte i ligjshëm dhe i realizuar me softuer konvencional, kryeministri nuk e dinte, përndryshe “nuk do ta kishte lejuar”.

Mediat greke gjatë fundjavës identifikuan agjencitë e huaja të raportuara të spiunazhit si ukrainase dhe armene, me disa media që ia atribuojnë kërkesën për të monitoruar kreun e PASOK marrëdhënieve të tij me “persona të dyshimtë që veprojnë në emër të interesave kineze”.

Kjo linjë mbrojtjeje u hodh poshtë menjëherë si një rrjetë e përpunuar gënjeshtrash nga një qeveri e përfshirë në krizën e saj më të madhe që nga marrja e pushtetit në korrik 2019.

Të premten, Androulakis i kërkoi parlamentit grek të ngrejë një komitet hetimor për të parë përgjegjësitë e mundshme të politikanëve. Mitsotakis, i cili në një lëvizje të diskutueshme vendosi EYP nën kontrollin e Maximos në një nga veprimet e tij të para në detyrë, ka thënë se do t’i drejtohet kombit publikisht të hënën.

“I detyrohem një falje Nikos Androulakis”, mësohet t’i ketë thënë Mitsotakis njerëzve të tij më të afërt.

Mitsotakis, një i diplomuar në Harvard, i cili nga disa shihet se i jep frymë Greqisë pas viteve të trazirave të dobëta ekonomike, ka fituar lëvdata për axhendën e tij të reformave dhe një stil menaxhimi më shumë të lidhur me SHBA-në sesa me Mesdheun. Që nga marrja e detyrës, ai duket se e shijon sfidën e krizave të shumta.

Por Mitsotakis, i cili përballet me zgjedhjet vitin e ardhshëm sipas një ligji të ri zgjedhor që do ta bëjë pothuajse të pamundur për partinë e tij Demokracia e Re formimin e një qeverie edhe nëse, siç parashikohet ai do të fitojë zgjedhjet,  ka pranuar gjithashtu kritika gjithnjë e më të ashpra për stilin e tij qeverisës, gjë që lë pak hapësirë për kritika.

“Pushteti absolut korrupton”, tha eurodeputeti Giorgos Kyrtsos, i cili u përjashtua nga Demokracia e Re për kritikat e hapura ndaj qeverisë dhe sjelljen kundër medias në fillim të këtij viti.

“Mitsotakis sundon përmes Maximos, jo kabinetit, në një sistem në të cilin ka pak kontrolle dhe balanca. Dëshira e tij për të kontrolluar është jashtë kontrollit. Ky skandal spiunazhi është një krizë shumë e madhe dhe do të ngrejë pyetje të mëtejshme rreth shtrirjes së vërtetë të kredencialeve të tij liberale evropiane”, shtoi ai.bw

Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë inspekton trupat pranë kufirit me Kosovën

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviç, me bashkëpunëtorët e tij më të afërt, ka vizituar sot pjesën e Ushtrisë serbe të angazhuar në kontrollin e Zonës së Sigurisë Tokësore dhe sigurinë e vijës kufitare me Kosovën.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, “gjenerali Mojsiloviç ka inspektuar nivelin e gatishmërisë luftarake të Forcave të Armatosura të Serbisë në zonën e bazave ushtarake ‘Tabalije’ dhe ‘Rudnica’ dhe aftësinë e tyre për të reaguar shpejt në rast nevoje dhe për të garantuar paqen dhe sigurinë në këtë pjesë të vendit”.

“Në dritën e ngjarjeve të fundit në ‘krahinën tonë jugore’ të shkaktuara nga lëvizjet e njëanshme të ‘institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë’, gjenerali Mojsiloviç shprehu kënaqësinë e tij për gatishmërinë e lartë luftarake të forcave të Forcave të Armatosura Serbe dhe faktin që Ushtarët dhe oficerët e angazhuar janë të gatshëm, të motivuar dhe të trajnuar për të kryer çdo detyrë të caktuar nga atdheu i Serbisë”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Sipas njoftimit, gjatë vizitës në bazat në Zonën e Sigurisë Tokësore, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura shoqërohej nga gjeneralë që janë në pozita të larta në hierarkinë e ushtrisë serbe.

Gjatë ngjarjeve të ndodhura në veri të Kosovës, përkatësisht në kufirin Kosovë-Serbi pas paralajmërimeve nga Qeveria e Kosovës se që nga 1 gushti, do të niste zbatimi i reciprocitetit me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet, ishte raportuar se presidenti serb Aleksandar Vuçiç kishte vizituar Shtabit të Përgjithshëm në Bajnicë, në lidhje me “marrjen e një vendimi për të reaguar ndaj tensioneve të krijuara në veri të Kosovës”.

Mirëpo, Thomas Theiner, një ish-anëtar i ushtrisë italiane dhe “ekspert për çështje të Luftës së Ftohtë” dhe strategjisë së mbrojtjes së Aleancës, një ditë pas zhvillimeve në veri të Kosovës, ku serbët vendosën barrikada, duke kundërshtuar masën e reciprocitetit, ka thënë se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka marrë një mesazh të qartë nga NATO, përmes një oficeri të Shtabit të Përgjithshëm të dielën në mbrëmje.

“Mendoj se oficerët e Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë mbrëmë i kanë shpjeguar presidentit Vuçiç se nëse ai guxon të sulmojë Kosovën, aeroplanët luftarakë të NATO-s do të reagojnë brenda pak orësh”, ka shkruar fillimisht Theiner në Twitter. bw

Gjukanoviq nis iniciativën për rrëzimin e Abazoviqit pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe

Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanoviqit do të nisë sot një nismë për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së drejtohet nga Dritan Abazoviq

Kjo pasi Abazoviq e ka nënshkruar një marrëveshje themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Përmes një deklarate në Twitter, ky subjekt politik ka thënë se iniciativa është e hapur për të gjithë ata deputetë që besojnë që qeveria duhet të jetë e përgjegjshme ndaj interesave të Malit të Zi.

“Marrëveshja e nënshkruar sot, e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi, do të pezullohet menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë së re”, thuhet në njoftim. /Express

Politikani opozitar sulmon Vuçiçin: Kloun! Pse nuk u thua serbëve çfarë të tha NATO?

SERBI

Polemika edhe mes politikanëve serbë në lidhje me situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviç ka reaguar për situatën në veri të Kosovës. Me anë të një postimi në Facebook, Sanduloviç e ka cilësuar budalla dhe kloun presidentin Aleksandar Vuçiç.

Sanduloviç i ka kërkuar Vuçiçit të ndalojë propagandën dhe të sqarojë para qytetarëve të vërtetën se çfarë i thanë gjeneralët e NATO-s. Sipas tij në një komunikim me gjeneralët serbë, forcat e NATO-s ua kanë bërë të qartë se nëse preket Kosova, Serbia do të rrafshohet.

 

Postimi i Plotë
Sa budalla është Aleksandar Vuçiç?! I mësuar të rrisë vazhdimisht tensionin dhe frikën tek njerëzit e konfliktit mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, dhe në këtë mënyrë të vazhdojë të ndërtojë politikën e tij dhe të konsolidojë pushtetin, nuk e priti reagimin e gatshëm të SHBA dhe BE për të është bllof i vazhdueshëm. Kësaj radhe nuk arriti ta bëjë situatën që krijoi mbi Kosovën, gjë që çoi në përshkallëzimin e konfliktit të hapur, do të jetë ai që do ta qetësojë dhe do të paraqitet rrejshëm si një njeri që mund ta kontrollojë situatën dhe të de-eskalojë më tej st i mundshëm luftë.

SHBA dhe BE e kanë gëlltitur kaq shumë herë historinë, retorikën dhe sjelljen e tij radikale, prandaj këtë herë nuk arriti ta qetësojë situatën dhe tensionin që E KRIJOI VETË, dhe filigrani e ka nxjerrë pikërisht Albin Kurtin si lider që dëshiron të qetësohet shqetësimet dhe Aleksandar Vuçiqit i mbeti i qartë kërcënimet e tij për luftë dhe duke shpallur ASNJË DORËHEQJE DHE SE SERBIA DO TË FITOJË KËTË RADHË Tani e gjithë bota është pjekur dhe e ka parë natyrën dhe politikën e vërtetë të një evropiani të rremë dhe një radikali dhe nacionalisti të fortë. Tani Aleksandar Vuçiç është shënuar si duhet, SI SHPËRNDARËS I STABILITETIT DHE PAQES NË BALLKAN. Mos harroni sloganin e tij para zgjedhjeve: “PAQE, STABILITET, VUÇIQ”? Çfarë je ti tani SHEQERI IM?! Urime SHBA për punën e bërë mirë!

Veriu i Kosovës është përfshirë nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.

Ministri turk i mbrojtjes ‘sfidon’ sërish: Greqia u zgjerua shtatë herë në kurriz të Turqisë

Mes luftës në Ukrainë, tensioneve të fundit mes Serbisë dhe Kosovës, përplasjet mes Turqisë dhe Greqisë në distancë, nuk kanë të ndalur.

‘Provokuese’ janë vlerësuar deklaratat e autoriteteve turke lidhur me territoret në Greqi.

“Akar” sfidon sërish”, kështu e nis artikullin media greke protothema.gr referuar deklaratës së fundit të ministrit turk të Mbrojtjes Hulusi Akar, në një intervistë të dhënë për Anadoly Agency që duket se ka dominuar lajmet e ditës së sotme në këto vende.

“Akar akuzoi vendin tonë për “ekspansionizëm” ndaj Turqisë, duke iu referuar formësimit të kufirit grek në vitin 1821, deri në vitin 1948”, shkruan më tej media greke, duke shtuar: “Ju me rreth 3000 ishuj në Egje na dilni në hundë dhe më pas e shihni Turqinë si ekspansioniste. Është diçka vërtet e kuptueshme. Kjo është diçka që kërkojmë nga të tre palët ta shohin dhe ta kuptojnë”, tha ministri turk i Mbrojtjes duke paraqitur një hartë të Greqisë me zgjerimin e kufijve sipas periudhave. bw

Jasmin Mujanović: Provokimet nga regjimi i Beogradit të jenë gozhda e fundit në arkivolin e të ashtuquajturit “Ballkan i Hapur”

Jasmin Mujanović, Politolog përÇështjet e Evropës Juglindore dhe Globale dhe autor i “Hunger & Fury: The Crisis of Democracy in the Balkans” reagon n¨t Twitter rreth Ballkanit të Hapur, të inicuar nga Vuçiq dhe të mbështetur nga Edi Rama:
Provokimet e rrezikshme të sotme nga regjimi i Beogradit duhet të jenë gozhda e fundit në arkivolin e të ashtuquajturit “Ballkan i Hapur”. Për një kohë të gjatë, Perëndimi ka mbajtur ujë për makinacionet keqdashëse të Vuçiqit.
Është koha për të mbështetur kryeqytetet aktuale atlantike të rajonit.

Presidenti malazez i prerë: Nëse nënshkruhet marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe, të dielën nis procedurat për rrëzimin e Abazoviç

Presidenti malazez Milo Gjukanoviç njoftoi se nëse Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe do të nënshkruhet javën e ardhshme, do të kërkojë zyrtarisht rrëzimin e qeverisë.

Në një intervistë për N1, ai theksoi se interesat shtetërore të Malit të Zi nuk ishin të mbrojtura sa duhet në tekstin e asaj kontrate, ndërsa shtoi se kjo kontratë përmban pjesë të cilat “falsifikojnë historinë e Malit të Zi”.

Presidenti malazez tha se beson se Kushtetuta dhe ligjet e Malit të Zi janë shkelur në disa pika të tekstit të Marrëveshjes Themelore, ndërsa ka shtuar se marrëveshja do të ishte e pranueshme për nënshkrim nëse nuk do të kishte interpretime të historisë.

Gjukanoviç ka paralajmëruar edhe një datë se kur mund të bjerë qeveria e kryeministrit Abazoviç, duke caktuar të dielën si ditën për të vepruar.

 

“Abazoviç vendosi krejt papritur të riformulojë prioritetet e agjendës së qeverisë, në mënyrë që në vend të përmbushjes së kapitujve 23 dhe 24 të negociatave, të vinte në plan të parë nënshkrimin e kontratave për çështje me interes të përbashkët për Qeverinë e Malit të Zi dhe Kishën Serbe. Ai vendosi të mos pranojë një proces më gjithëpërfshirës para se qeveria të marrë një vendim. Gjithçka që është bërë në atë plan është bërë shumë ngathët”, u shpreh presidenti malazez. bw

Kryeministri spanjoll në Serbi përsërit qëndrimin kundër Kosovës

RFE/RL

Spanja mbështet Serbinë për çështjen e Kosovës, tha kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, i cili ndodhet për një vizitë dy ditore në Beograd.

Ai tha kështu pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq më 29 korrik.

Sanchez do të vizitojë edhe katër vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kosova është i vetmi vend në rajon që Sanchez nuk do ta vizitojë gjatë vizitës së tij në Ballkan.

Spanja është një nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Gjatë një konferencë të përbashkët për media me Vuçiqin, ai tha se Spanjën dhe Serbinë i lidhë nevoja për të “respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe sovranitetin dhe integritetin territorial të dy vendeve” dhe se “Spanja do të jetë gjithmonë me Serbinë në respektimin e këtyre parimeve”.

Ai gjithashtu tha se mbështet Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor në rrugën e integrimit evropian.

“Spanja do të jetë gjithmonë me ju dhe ju keni mbështetjen tonë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian”, tha ai.

Marrëdhëniet politike mes Serbisë dhe Spanjës, Sanchez i cilësoi si “fantastike”, duke shtuar se edhe marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare duhet të arrijnë në të njëjtin nivel.

Ai tha shkëmbimi tregtar ka qenë në rritje në pesë vjetët e fundit, por shtoi se dëshiron që ky shkëmbim të rritet edhe më shumë, duke paralajmëruar ardhjen e kompanive të reja nga Spanja në Serbi.

Sanchez tha se me Vuçiqin ka folur edhe për luftën në Ukrainë dhe pasojat e luftës në Evropë, duke bërë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftës dhe vendosjen e paqes në Ukrainë.

Vuçiq: Serbia i është mirënjohëse Spanjës për mbështetjen e saj

Serbia i është mirënjohëse Spanjës për mbështetjen e vazhdueshme dhe pa kushte në procesin e anëtarësimit në BE, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Serbia e konsideron Spanjën një mik të madh”, shtoi ai.

Duke e falënderuar Spanjën për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe “respektimin e integritetit territorial të Serbisë”, Vuçiq tha se e ka njoftuar kryeministrin Sanchez për rrjedhën e dialogut që Serbia dhe Kosova Beogradi po zhvillojnë nën lehtësimin e BE-së.

Vuçiq tha se me kryeministrin spanjoll kanë analizuar situatën në Ukrainë dhe se ia ka atij “shpjeguar qëndrimin e Serbisë”.

Beogradi zyrtar refuzon t’i bashkohet sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë.

Vuçiq tha se ai dhe Sanchez janë “të shqetësuar” dhe se “do të ishte mirë që lufta të përfundonte në mënyrë që ne të ktheheshim në jetën normale”.

Vuçiq tha se në vitin 2021, shkëmbimi tregtar mes Serbisë dhe Spanjës ishte 811 milionë euro dhe se pret që të dy vendet “për herë të parë në historinë e marrëdhënieve ekonomike të kalojnë një miliard euro shkëmbim [tregtar]”.

Presidenti serb deklaroi se në tetor në Beograd do të mbahet një forum i madh biznesi, i cili do të jetë vendtakim për biznesmenët nga Spanja dhe Serbia.

Vuçiq përmendi edhe bashkëpunimin mes dy vendeve në industrinë e mbrojtjes. Ai tha se Serbia ka blerë dy avionë transportues nga Spanja dhe se do të vazhdojë të blejë edhe pajisje tjera.

Presidenti i Serbisë tha se me kryeministrin spanjoll ka diskutuar edhe për pozicionin e Serbisë në Ballkan dhe për nismën rajonale Ballkani i Hapur, e cila përveç Serbisë përfshinë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Vizitën e tij në Beograd, Sanchez do ta përfundojë më 30 korrik me një takim me kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq.

Deri më një gusht, kryeministri spanjoll do të vizitojë edhe Sarajevën, Mostarin, Podgoricën, Shkupin dhe Tiranën.

Sanchez po viziton rajonin me qëllim të “ringjalljes së procesit të zgjerimit” të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Shaip Kamberi falenderon Joe DioGuardi-n dhe Shirley Cloyes Dioguardi-n

Përmes një komunikate për shtyp presidenti  dhe Këshilltarja e LQSHA njoftojnë përkrahësit e tyre si më poshtë:
Më 12 qershor 2022, ju morët raportin tonë (shih lidhjen e bashkangjitur: https://www.voal.ch/lugina-e-presheves-eshte-pjese-esenciale-e-kauzes-kombetare-shqiptare-nga-joe-shirley-cloyes-dioguardi/politike/shba/) se si Lidhjes Qytetare organizoi një sërë takimesh shumë të rëndësishme të delegacionit të liderëve politikë etnikë shqiptarë nga Lugina e Preshevës në Nju Jork dhe Uashington DC.  Delegacioni përbëhej nga Shaip Kamberi, deputet dhe kryetar i PVD-së, Nagip Arifi, kryetar i Bujanocit dhe kryetar i PD-së, Ardita Sinani, kryetare e komunës së Preshevës dhe Rami Mustafa, ish-kryetar dhe ish-nënkryetar i Preshevës dhe kryetar i PDSH-së. Vizita e tyre në SHBA u mbështet nga Qeveria e Kosovës.
Këtë javë deputeti Shaip Kamberi na ka dërguar një falënderim dhe ka postuar një deklaratë në faqen e tij në Facebook.”
Origjinali në shqip:
Pas përfundimit të takimeve me liderë politik e institucional shqiptarë në rajon për t’i falenderuar për përkrahjen e tyre jo vetëm për procesin e sigurimit të një zëri shqiptar nga Lugina në Parlament, por edhe ndaj Luginës së Preshevës në përgjithësi, sot, dua të bëjë një falenderim të veçantë!
Dua të falenderoj nga thellësia e zemrës ish-Kongresistin Amerikan Joe DioGuardi dhe znj. Shirley Cloyes DioGuardi, udhëheqës të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, organizatës të regjistruar si lobi në Washington, DC.
LQSHA e përkrahur nga Bordi i Drejtorëve (ku bëjnë pjesë patriotë të vërtetë shqiptaro-amerikanë) e komuniteti ynë në Amerikë, ka mbi dy dekada të angazhimit sistematik për të ngritur çështjen e Luginës së Preshevës në instancat më të larta të SHBA-ve.
Lidhja speciale në mes shqiptarëve në Ballkan dhe Washingtonit është dhe mbetet gurëthemel kyç i kauzës sonë kombëtare e veçanërisht i shpresës reale për zgjidhje të suksesshme të çështjes shqiptare në Luginë.
Bashkë me Ligën Qytetare do ta vazhdojmë misionin tonë historik për shtruar tutje rrugën e zgjidhjes së çështjes shqiptare në Luginën tonë në miqësi permanente me SHBA-të dhe përkrahjen e tyre përmes miqve të dëshmuar të kombit tonë në kupolen e demokracisë amerikane e botërore, në Kongresin Amerikan!
Në anglisht:

 

Dear Friends and Supporters,

On June 12, 2022, you received our report about the Civic League’s arranging for a series of highly important meetings in New York and Washington, DC, for a delegation of ethnic Albanian political leaders from the Presheva Valley.  The delegation consisted of Shaip Kamberi, MP and Chair of PVD, Nagip Arifi, Mayor of Bujanoc and Chair of PD, Ardita Sinani, former Mayor of Presheva, and Rami Mustafa, former Mayor and former Deputy Mayor of Presheva and Chair of PDSH.  (Here is the link to their photos with the AACL at the event in Washington, DC).  Their visit to the United States was supported by the Government of Kosova.

This week MP Shaip Kamberi sent us a thank-you note and posted a statement on his Facebook page.  Here is the translation into English, followed by the Albanian original:

“After completing a tour of meetings with Albanian political and institutional leaders in our region to thank them for their support of my re-election bid and their general support for the Presheva Valley, today I want to make a special dedication and ‘thank you’ statement.

“From the bottom of my heart, I want to thank former US Congressman Joe DioGuardi and Shirley Cloyes DioGuardi, leaders of the Albanian American Civic League, the only registered lobby for the Albanian people in Washington, DC. The AACL, supported by its Board of Directors (which include true Albanian-American patriots) and the wider Albanian community across the United States, has been systematically and actively engaged, for over two decades, in raising the issue of the Albanians in the Presheva Valley with the highest-ranking US officials.

“The special connection between Albanians in the Balkans and in the United States has always been and will be a cornerstone of our work for the national cause and especially for achieving a successful resolution of the Albanian issue in the Presheva Valley. Together with the Civic League, we will continue our historic mission to further pave the road towards resolving the Albanian issue in the Presheva Valley in permanent friendship with the United States and with their support, which we can only achieve through our committed friends in the beacon of the world’s democracy, the US Congress.”

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

All the best,

Shirley Cloyes DioGuardi             Joe DioGuardi
Balkan Affairs Adviser                   President

Gjukanoviç parashikon zhdukjen e Kosovës nëse “Ballkani i Hapur” merr jetë

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i cili ka kundërshtuar marrëveshjen e Dritan Abazoviçit me Kishën Serbe ka një parashikim të frikshëm për mënyrën se si do të përfundojë disa shteteve të rajonit për Ballkanin e Hapur.

Në një intervistë për “Vovodina Autonomija”, Gjukanoviç ka paralajmërua se shtete si Kosova, Mali i Zi, Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, do të “zhdukeshin” nëse Ballkani i Hapur” merr jetë.

Sipas tij qëllimi i autorëve të idesë së “Ballkanit të Hapur” është zhdukja e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe shtoi se sigurisht që do të përfundonte me “luftë dhe një gjenocid tjetër”.

Ai tha se kryeministri Dritan Abazoviç “do të gjykohet nga votuesit, gjykatat dhe historia” nëse ai ndjek një politikë që është kundër interesave të Malit të Zi.

Gjukanoviç shtoi gjithashtu se Malit të Zi i është dhënë mundësia për të përparuar në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe ka shtuar se ky shans është edhe një rrugë drejt anëtarësimit në BE, shkruan KosovaPress.

Gjukanoviç e cilësoi projektin e “Ballkanit të Hapur” si “shumë kontrovers”, sepse tha se është skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë Bashkimit Evropian.

“Ne nuk kemi nevojë për këtë, ne kemi nevojë për anëtarësim në BE. Ata që nuk e shohin rajonin tonë në Evropë, nuk shohin as demokraci multietnike në Ballkan. Atyre u pëlqen ideja e ndryshimeve të kufijve, homogjenizimi etnik dhe fetar brenda shteteve të zgjeruara.

Si zakonisht, çdo gjë nis tradicionalisht nga pala serbe, kësaj radhe ‘bota serbe’. Dhe kjo vazhdon automatikisht me të njëjtët zullumqarë të shtetit të madh”, tha Gjukanoviç.

Dorëhiqet aleatja e Orbanit pas fjalimit të tij “nazist”

RFE/RL

Zsuzsa Hegedus, pjesëtare e rrethit të ngushtë të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ka dhënë dorëheqje pasi ai është pozicionuar kundër “popujve me racë të përzier”.

Hegedus, e cila e ka njohur nacionalistin Orban për 20 vjet, e ka përshkruar fjalimin si “tekst të pastër nazist”, sipas mediave hungareze.

Komiteti Ndërkombëtar i Auschwitzit për të mbijetuarit e Holokaustit, e ka konsideruar fjalimin si “të rrezikshëm”.

Zëdhënësi i Orbanit ka thënë se mediat kanë keqinterpretuar komentet.

Orban ka mbajtur fjalimin të shtunën në një rajon të Rumanisë, që ka komunitet të madh hungarez.

Ai ka thënë se popujt evropianë duhet të jenë të lirë që të bashkohen me njëri-tjetrin, mirëpo përzierja me joevropianët krijon “një botë me raca të përziera”.

“Ne kemi vullnet të përzihemi me njëri-tjetrin, mirëpo nuk duam të bëhemi popuj të racave të përziera”, ka thënë ai.

Qëndrimet e Orbanit kundër migrimit tashmë janë të ditura, mirëpo për Hegedus fjalimi i së shtunës ka kaluar kufirin.

Orban ka folur edhe për luftën në Ukrainë, duke thënë se mbështetja e Perëndimit për këtë shtet ka dështuar, sanksionet kundër Rusisë nuk janë duke funksionuar dhe se një marrëveshje për paqe duhet të jetë prioritet.

Pavarësisht se pranon fonde të mëdha evropiane, Qeveria hungareze e Orbanit përplaset shpesh me Bashkimin Evropian për çështje që lidhen me sundimin e ligjit, sikurse migrimi dhe të drejtat e mediave.

Në të kaluarën, Orban ka pasur marrëdhënie të mira me presidentin rus, Vladimir Putin dhe është lideri i vetëm i BE-së që ka kritikuar publikisht presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Mallrat e paligjshme në rrugët detare të Ballkanit

RFE/RL

Portet e kontejnerëve në Evropën Juglindore janë gjithnjë e më të cenueshme ndaj kontrabandës së mallrave të paligjshme nga organizatat kriminale. Kështu thuhet në raportin e titulluar “Eksplorimi i rrugëve detare të ekonomive të paligjshme në Ballkan”, nga rrjeti “Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar”.

Në këtë raport të publikuar më 26 korrik përshkruhen mënyrat se si operojnë organizatat kriminale që kontrollojnë kontrabandën e mallrave të paligjshme në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Fokusi i këtij raporti është i kufizuar në portet e kontejnerëve. Kjo pasi këto porte duket se janë pikat kryesore të hyrjes për dërgesat kryesore të drogës – si ajo e kokainës nga Amerika Latine (kryesisht Kolumbia dhe Ekuadori) ose heroinës nga Azia perëndimore (Afganistani, Irani dhe Turqia).

Gjatë hulumtimit mbi veprimtarinë kriminale në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe aktiviteteve të grupeve kriminale ballkanike jashtë vendit, u bë e qartë se në dekadën e fundit kishte një numër në rritje të konfiskimeve të dërgesave të kokainës dhe heroinës në portet në Shqipëri, Bullgari, Kroaci, Greqi, Mal të Zi, Rumani dhe Slloveni.

Hulumtimet e fundit tregojnë se tentakulat e grupeve kriminale nga Ballkani Perëndimor po shtrihen tashmë në mbarë botën.

Duke marrë parasysh edhe statistikat mbi konsumin e kokainës në rajon, ne besojmë se çdo gjë që kalon nëpërmjet këtij rajoni ka për destinacion përfundimtar Evropën Perëndimore. Ky [Ballkani Perëndimor] është thjesht një pikë transiti”

Sipas autoritetit policor të BE-së, EUROPOL, rreth 30 për qind e trafikut të lëndëve narkotike nga Amerika Latine në Evropë, tashmë kontrollohet nga grupet kriminale të Ballkanit Perëndimor. Paratë e jashtëligjshme në vendet e Ballkanit Perëndimor përbëjnë rreth 6 për qind të Bruto Prodhimit Vendor (BPV) të tyre.

“Duke marrë parasysh edhe statistikat mbi konsumin e kokainës në rajon, ne besojmë se çdo gjë që kalon nëpërmjet këtij rajoni ka për destinacion përfundimtar Evropën Perëndimore. Ky [Ballkani Perëndimor] është thjesht një pikë transiti”, tha autori kryesor i këtij studimi, Ruggero Scaturro.

Sipas raportit, mes viteve 2018 dhe 2021, rreth tetë tonë kokainë u kapën në portet e Evropës Juglindore, me Pireun (Greqi), Durrësin (Shqipëri) dhe Konstancën (Rumani) që përbënin gjysmën e totalit të kësaj sasie.

Raporti thekson se konfiskimet janë të shumta, por reagimet e institucioneve në përmirësimin e standardeve të sigurisë në portet rajonale mbeten të pakta, me gjithë operacionet e shumta policore.

Raporti gjurmon rrugët kryesore të trafikimit dhe shpjegon teknikat e përdorura nga trafikantët.

Po ashtu, nënvizohet ekosistemi i porteve dhe dobësitë e tyre, dhe përshkruan strukturat kriminale që veprojnë brenda dhe përreth porteve.

“Në disa porte, duket se ka qeliza të grupeve kriminale që veprojnë si pjesë e rrjeteve më të gjera ndërkombëtare. Disa porte janë magnete të krimit, jo vetëm sepse tërheqin grupet kriminale lokale, por edhe ato nga vendet që s’kanë qasje të drejtpërdrejtë në det”, shprehet autori i raportit, Ruggero Scaturro.

Durrësi, porta kyçe për trafikantët nga Shqipëria dhe Kosova

Sipas raportit, porti i Durrësit, i cili është porti më i madh i Shqipërisë, është arteria kryesore për tregtinë e ligjshme dhe të paligjshme, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për fqinjët e saj që nuk kanë qasje në det, si Kosova dhe Maqedonia a Veriut. Porti është i lidhur me skajin perëndimor të autostradës Durrës-Kukës-Prishtinë që lidh Shqipërinë dhe Kosovën, me lidhje të mëtejshme me Shkupin, Maqedoninë e Veriut.

Theksohet se ky port trajton afërsisht 90% të tregtisë ndërkombëtare detare të Shqipërisë dhe 85% të tregtisë së import-eksportit të vendit. Përmendet se në vitin 2018, 26 për qind e të gjitha eksporteve shqiptare ishin të destinuara për në Kosovë, pjesa më e madhe e së cilave kaloi në Durrës.

Kokaina në Shqipëri përmes frutave ekzotike

Nga të dhënat zyrtare të cilat përmenden në raport, në tre vjetët e fundit në portin e Durrësit janë trafikuar rreth 1.5 ton kokainë. Raporti vlerëson se, nëse do të arrinte në treg, ajo do të kapte vlerën e më shumë se 400 milionë eurove. Sasitë e mëdha të kokainës vijnë në Shqipëri kryesisht të fshehura në kontejnerë, që më së shumti transportojnë fruta ekzotike.

Më 17 maj të vitit 2021 një tjetër sasi prej 400 kilogramësh kokainë, e futur nga porti i Durrësit, u sekuestrua në Kosovë. Ndërsa, sasia më e madhe e sekuestruar deri më tani është ajo e 27 shkurtit të vitit 2018, ku në kontejnerët me banane, u gjetën 613 kilogramë kokainë.

Përdorimi i frutave, si bananet, është veçanërisht i përshtatshëm për trafikantët e drogës, sepse ato ofrojnë një zinxhir të besueshëm dhe të qëndrueshëm logjistike nga burimi deri në tregun e shumicës, theksohet në raport. Shtohet se natyra e tyre degraduese, së bashku me taksimin e ulët dhe frekuencën e lartë të transportit, i bën kutitë e bananeve për kontejnerë dërgesash ideale për kokainën, pasi ngarkesat në përgjithësi zhdoganohen me shpejtësi përmes kontrolleve dhe me një ritëm më të madh se mallrat që nuk prishen.

Porti i Tivarit në Malin e Zi, nën shënjestrën e grupeve kriminale

Porti i Tivarit në Mal të Zi ka qenë një qendër famëkeqe për kontrabandën e cigareve që nga vitet 1990 dhe, gjatë dekadës së fundit, një pikë kyçe hyrëse për trafikimin e kokainës. Porti i Tivarit, është i vetmi port detar tregtar në bregdetin Adriatik të Malit të Zi.

Kokaina ka mbërritur rregullisht në portin e Tivarit në sasi relativisht të mëdha që nga viti 2010. Dërgesat zakonisht kanë origjinën nga Ekuadori. Nga Tivari, droga transportohet me kamionë në tregjet në Evropën Qendrore dhe Perëndimore, kryesisht përmes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas raportit, në prill të 2019-ës, policia sekuestroi 60 kilogramë kokainë në bordin e një anijeje trajnimi të marinës malazeze që supozohej të shkëmbehej me heroinë në Turqi. Disa dërgesa të mëdha kokaine u kapën në portin e Tivarit në vitin 2021.

Në gusht 2021, një kontejner i dyshimtë nga Ekuadori, i cili transportonte banane, mbërriti në Tivar në bordin e ‘MSC Charlotte’ , nëpërmjet Koper-it, në Slloveni.

Autoritetet e zbatimit të ligjit gjurmuan kontejnerin në Mojanoviq, në veri-perëndim të Podgoricës. Aty u zbulua se ishte e mbushur me rreth 1.4 tonë kokainë.

Në janar 2022, Dogana dhe Policia malazeze sekuestruan rreth 500 kilogramë kokainë përmes një dërgese tjetër të kontrolluar. Ngarkesa mbërriti e fshehur në kuti bananesh në 70 kontejnerë nga Ekuadori. Dorëzimi u organizua nga një grup kriminal me anëtarë në Mal të Zi, Slloveni dhe Ekuador.

Pavarësisht këtyre konfiskimeve, ndjekja penale mbetet hallka më e dobët në luftën kundër trafikut të paligjshëm të narkotikëve në Mal të Zi, thekson raporti. Asnjë kryetar grupesh kriminale apo bashkëpunëtorë të tyre ende nuk është arrestuar apo ndjekur penalisht. Që nga viti 2015, lojtarët kryesorë të trafikut të kokainës në Mal të Zi kanë qenë klanet rivale Kavaçi dhe Shkalljari, të cilët dikur ishin të bashkuar si klani i Kotorrit, bosi i të cilit, Darko Shariq, njihej si ‘mbreti i kokainës’.

Teknikat e fshehjes së mallrave të paligjshme

Rrjeti “Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar” thotë se trafikantët kanë zhvilluar teknika të reja dhe më të sofistikuara për fshehjen e drogës.

Dëshmitë nga rrugët detare të Ballkanit tregojnë se droga po trafikohet me teknika që nuk kërkojnë përdorimin e kontejnerëve, duke e bërë më të rrezikshme dhe më të vështirë punën e autoriteteve zbatuese të ligjit.

Në maj 2021, Roja Bregdetare Greke publikoi një video që tregon një praktikë që është mjaft e zakonshme në Amerikën Latine, por jo shumë e përdorur përgjatë rrugëve detare të Ballkanit: zhytësit zbuluan më shumë se 46 kilogramë kokainë të fshehur pas një grile nënujore në bykun e një pjese të anijes në portin e Korintit, në Greqi.

Gjatë një operacioni në bordin e një anijeje me kontejnerë në portin e Ploces në nëntor të vitit 2021, zhytësit e policisë kroate gjetën rreth 61 kilogramë kokainë në një kuti metalike të lidhur me magnet në fundin e një anijeje nga Ekuadori ose Peruja.

Pavarësisht se ishte një teknikë tepër e njohur për agjencitë e zbatimit të ligjit në Amerikën Latine, zbulimi i përdorimit të magneteve është i pari i këtij lloji përgjatë rrugës detare ballkanike.

Kontrollorët e kontejnerëve, pika e dobët e porteve

Për ekspertët e sigurisë çelësi i të gjithë trafikut që zhvillohet nëpërmjet këtij porti, qëndron në njësinë e kontrollit të kontejnerëve. Me një mesatare prej 6.800 kontejnerësh, që futen çdo muaj në portin e Durrësit, Njësia e Kontrollit të Kontejnerëve, në përbërje të së cilës ka përfaqësues të Doganave dhe Policisë Kufitare, duket se mbetet ende një strukturë delikate.

Raporti i rrjetit thotë se të gjithë ata kontejnerë që mbërrijnë nga Amerika Latine, i nënshtrohen skanimit dhe kontrollit. Në këtë situatë ekspertët sugjerojnë të ndiqet praktika e vendeve të tjera, siç janë Holanda apo Belgjika, ku bëhet vazhdimisht ndërrimi i zyrtarëve të portit, me qëllim që të mos korruptohen nga grupet kriminale.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin prej vitit 2013 ka nisur zbatimin e Programit të Kontrollit të Kontejnerëve, që aplikohet në 21 porte të ndryshme të botës. Raporti thotë se brenda një viti nëpër botë qarkullojnë për qëllime tregtare rreth 850 milionë kontejnerë dhe vetëm 2 deri në 4 për qind e tyre arrin të kontrollohet. Ata që kontrollohen, përzgjidhen duke u bazuar te vendet e origjinës, por, nëse vijnë nga Amerika Latine, janë me “alarm të kuq” dhe i nënshtrohen kontrollit.

Konfiskime të mëdha të drogës, por asnjë procedim i krerëve të organizatave kriminale

Konfiskimet e mëdha të drogës shpesh pasohen nga arrestimet e “peshqve të vegjël”, megjithatë ka pak ndjekje penale të krerëve ose përpjekje për të ndjekur rrugët e dërgesave me qëllim kapjen e “peshqve të mëdhenj”.

Ky raport zbaton qasjen e ‘pikave të nxehta’ që është përdorur nga Observatori i Ekonomive të Paligjshme të Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar në Evropën Juglindore për të analizuar krimin e organizuar në Ballkanin Perëndimor, si dhe aktivitetet e grupeve kriminale nga vendet e Ballkanit Perëndimor në pjesë të tjera të botës.

Sipas autorëve të këtij raporti, grupet kriminale ballkanike, janë forcuar shumë viteve të fundit. Ato kanë shtrirë aktivitetin përtej Evropës, duke zbarkuar drejt vendeve të Amerikës Latine, që janë furnizueset kryesore të tregut me pluhurin e bardhë.

Autorët e raportit rekomandojnë më shumë bashkëpunim ndërmjet menaxherëve të portit, oficerëve të policisë, kompanive të transportit detar dhe agjencive doganore përgjatë rrugëve të njohura të trafikut, si ajo mes Amerikës Latine, Evropës Perëndimore dhe Ballkanit Perëndimor.

“Ne duhet të kalojmë nga thjesht shikimi i sigurisë së porteve në ndjekjen dhe ndërprerjen e flukseve ndërkombëtare”, shtoi Scaturro.

Përgatiti: Besmir Nenaj

Sot hapet ura që do të transformojë udhëtimin në Ballkan

Amos Chapple

 

Ura Peleshac, maj 2022. Foto:Amos Chapple (RFE/RL)

Ura Peleshac e Kroacisë nga 26 korriku do t’iu mundësojë udhëtarëve të shmangin disa pika të kontrollit kufitar, por jo të gjithë janë të mahnitur me strukturën e saj spektakolare.

Nga pista e papërdorur ende e urës së Peleshacit, Ivo Jerkoviq shikon fshatin bregdetar të Komarnës, ku shërben si kryetar bashkie.

“Kur të hapet ura, ne do të jemi në qendër të një rrethi”, thotë ai, duke treguar nga qytetet turistike të Dubrovnikut dhe Mostarit, e më pas përtej Adriatikut, deri në Gadishullin malor të Peleshacit.

“Mendoj se ky sezon [turistik] do të jetë shumë i mirë. Pas dy vjetësh me [pandeminë] COVID, ne jemi gati”, thotë ai.

Ivo Jerkoviq

Ura prej 2.4 kilometrash, në të cilën qëndron Jerkoviq, pritet të shkarkojë në mënyrë dramatike rrugët tokësore përgjatë bregdetit ballkanik.

Shoferët në rrugën bregdetare të Kroacisë jugore aktualisht duhet të kalojnë një pikë të kontrollit kufitar në Bosnje e Hercegovinë, përpara se të kthehen sërish në Kroaci – që është territor i Bashkimit Evropian – rreth 9 kilometra më vonë.

Kroacia duhet të pranohet në zonën e lëvizjes së lirë, Shengen, në vitin 2024, dhe kalimi nëpër Bosnje do të ishte një pengesë masive për të.

Një kusht për anëtarësim në Shengen është që udhëtarët dhe automjetet të kontrollohen në hyrje dhe në dalje të territorit Shengen.

Pika shtesë e kontrollit në Neum të Bosnjës do ta rriste ngarkesën në trafik, sidomos gjatë muajve të nxehtë të verës.

 

Disa opsione të tjera për kapërcimin e territorit të Bosnjës kanë përfshirë më herët një shërbim tragetesh, një tunel nënujor dhe një korridor “të mbyllur” autostrade përmes Bosnjës.

Punimet në urën e projektuar nga slloveni Marjan Pipenbaher kanë filluar në vitin 2018, pasi Bashkimi Evropian ka rënë dakord për të mbuluar 85 për qind të kostos, ndërsa Kroacia 15 për qind. Kostoja totale e projektit është 438 milionë dollarë.

Tenderin për ndërtimin e urës me katër korsi e ka fituar korporata kineze Rruga dhe Ura.

 

Në Neum të Bosnjës – vendin që do të shkarkohet nga trafiku kur të hapet ura – parashikimet lokale për të ardhmen janë të përziera.

Nikita, një kamerier në restorantin Motel More, nuk është optimist.

“Kjo rrugë është jeta”, thotë ai dhe shton se kur të hapet ura dhe pushuesit do të kalojnë me makinë rreth Neumit, biznesi i tij – i cili kryesisht varet nga turistët që kalojnë andejpari – “do të mbarojë”.

Larg autostradës ka më pak ankth. Në kafenenë City Bar që ndodhet pranë bregdetit të Neumit, pronari Davor shpreson se qasja e lehtë në plazhet e Gadishullit të Peleshacit, do të tërheqë më shumë qytetarë nga Bosnja. Ai përmend edhe një pjesë të një rruge të re që do të hapet, e që do të shkurtojë udhëtimin nga Mostari për në Neum. “Disa njerëz, thjesht, kanë frikë nga ndryshimet”, thotë ai.

 

Në Komarna të Kroacisë, vendasit po përgatiten për një fluks turistësh këtë verë. Fshati piktoresk, me anijet e tij të peshkimit që mbushin Detin Adriatik, do të jetë në pamje të plotë të shoferëve që kalojnë përmes urës.

 

Ivo Jerkoviq tashmë ka nisur të riemërojë disa biznese në fshat. Restoranti që ai drejton në Komarna – i cili përdorej për të ushqyer punëtorët gjatë dimrit – do të rihapet së shpejti me emrin e ri – Ura – për t’iu referuar pamjes spektakolare nga tarraca e tij.

Përgatitën: Valona Tela, Lendi Susuri

Shlyejnë Putinin: Aktivistët sulmojnë simbolet e luftës në Serbi

Iva Martinoviq

Aktivistët kundër luftës po i fshijnë simbolet e luftës së Rusisë në Ukrainë, të cilat janë paraqitur nëpër rrugët e qyteteve në Serbi, që në ditët e para të pushtimit. Fasadat ishin dekoruar me murale që paraqisnin Vladimir Putinin, grupe paramilitare ruse, të akuzuara për krime lufte dhe vullnetarë serbë duke luftuar përkrah Rusisë në Ukrainë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)

Bërçko i Bosnjës njeh fëmijët e lindur nga përdhunimi

Meliha Keshmer, Mirnes Bakij

Fëmijët e lindur nga përdhunimet gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë kanë marrë statusin e viktimave civile të luftës në Qarkun e Bërçkos – njësi kjo e posaçme administrative e këtij vendi.

Është hera e parë në Bosnje dhe Hercegovinë që Qeveria pranoi se kjo kategori duhet të jetë “e dukshme”.

Asambleja e Qarkut të Bërçkos, më 15 korrik, mori vendimin që t’i përfshijë fëmijët e lindur nga përdhunimet gjatë luftës në Ligjin për viktimat civile të luftës. Për këtë ligj është pritur dhjetë vjet.

“Jemi të lumtur që Qeveria e pranoi këtë nismë dhe që, në më pak se gjashtë muaj, u hartua udhëzimi dhe u miratua ligji”, tha kreu i Departamentit të shëndetësisë dhe shërbimeve lokale në Qeverinë e Qarkut Bërçko, Sead Shadiq.

Karim Khan, prokuror i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, përgëzoi Asamblenë e Bërçkos dhe organizatat joqeveritare që morën pjesë në propozimin dhe krijimin e zgjidhjes ligjore.

“Këtyre fëmijëve do t’u kushtohet vëmendje e veçantë nga zyra ime, në hetime dhe ndjekje penale”, shkroi Khan në Twitter.

Në pjesën tjetër të këtij vendi, në entitetin e Republika Sërpskës dhe në Federatën e Bosnje e Hercegovinës, gjegjësisht në dhjetë kantone të kësaj federate, fëmijët e lindur pas përdhunimeve gjatë luftës, nuk e kanë statusin e viktimave civile të luftës.

Simbolike, por domethënëse

Çdo njohje, si përmes sistemit, si përmes shtetit, do të thotë shumë, tha për Radion Evropa e Lirë Jellena Çajiq nga Tuzlla, e cila ka lindur si pasojë e përdhunimit gjatë kohës së luftës.

“Është e rëndësishme për të gjithë ne, është një hap drejt realizimit të të drejtave, kudo, këtu në Bërçko, kudo që është, mirë është. Kjo ka domethënie për ne”, tha ajo.

Për Ajna Jusiqin, e lindur nga përdhunimi gjatë luftës – e cila përmes shoqatës “Fëmijët e harruar të luftës” sot lufton për të drejtat dhe statusin e njerëzve si ajo – vendimi është një precedent në luftën për të drejtat e njeriut.

“Nga këndvështrimi i fëmijëve dhe nënave, ne besojmë se, më në fund, kjo është një lloj garancie që nuk do të mbetemi të padukshëm dhe se dikur, në të ardhmen, do ta kemi mundësinë të njihemi ligjërisht edhe nga shoqëria”, tha Jusiq për Radion Evropa e Lirë.

Ajo shtoi se gjatë katër vjetëve të fundit, përmes shoqatës, kanë argumentuar se pse është e rëndësishme që ligji të miratohet.

“Është e rëndësishme të theksohet fakti se procesi transitor i drejtësisë, nuk do të mund të përfundonte nëse nuk njihet një kategori e cenueshme, siç janë fëmijët e lindur si pasojë e aktit të përdhunimit”, theksoi Jusiq.

Nga organizata “Trial”, e cila punon për përmirësimin e të drejtave të viktimave të dhunës seksuale të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, thanë se ky është një mesazh që këta fëmijë nuk janë harruar.

“Me këtë lloj njohjeje askush nuk do të mund të mohojë ekzistencën e tyre apo pasojat specifike psikologjike, sociale dhe ekonomike, me të cilat ata po përballen edhe sot”, tha për Radion Evropa e Lirë Amina Hujdur, bashkëpunëtore për komunikim nga organizata “Trial”.

Sipas saj, bëhet fjalë për një akt simbolik të njohjes përfundimtare juridike dhe sociale të fëmijëve të lindur nga përdhunimi në luftë, si kategori e veçantë e viktimave civile të luftës.

“Fatkeqësisht, ne kemi pritur që fëmijët të rriten dhe ata vetë të luftojnë për status dhe njohje, si në aspektin shoqëror, ashtu edhe në atë juridik”, theksoi Hujdur.

Nevojiten hapa të mëtejmë dhe përparime

Deri më 15 korrik, kur u miratua Ligji për viktimat civile, Bërçko ka rregulluar të drejtat dhe nevojat e kësaj kategorie përmes Vendimit për mbrojtjen e viktimave civile të luftës.

Ligji rregullon edhe të drejtat e viktimave për përparësi në arsim dhe bursa, të drejtën mbi përfitimet për invalidët ose rehabilitim mjekësor.

Megjithatë, nga organizata “Trial” theksojnë se është bërë një lëshim, sepse fëmijëve të lindur pas përdhunimeve gjatë luftës, nuk u janë njohur të gjitha të drejtat.

“Korniza ligjore duhet të përmirësohet. Para së gjithash, njohja e statusit kufizohet vetëm për fëmijët, nënat e të cilëve tashmë kanë arritur statusin e viktimës së përdhunimit në luftë. Kjo gjë i përjashton fëmijët e tjerë, nënat e të cilëve nuk e kanë kërkuar këtë status”, tha Hujdur.

Çfarë ndodhi me pjesën tjetër të Bosnje e Hercegovinës?

Ligji i miratuar në Bërçko hyn në fuqi tetë ditë pas miratimit.

Fëmijët e lindur nga përdhunimet gjatë luftës nuk e kanë statusin e viktimave civile të luftës në pjesën tjetër të Bosnje e Hercegovinës dhe as ndonjë të drejtë që do të dilte nga një status i tillë.

Shoqata “Fëmijët e harruar të luftës”, prej vitesh, lufton që të paktën të mos ketë nevojë të shënohet emri i babait, gjatë plotësimit të dokumenteve dhe formularëve të caktuar.

Vështirësitë administrative janë tejkaluar, por vetëm në disa bashkësi lokale.

Të gjithë hapat domethënës duhet të ndërmerren nga entitetet, të cilat, sipas shembullit të Bërçkos, duhet t’i njohin si viktima civile fëmijët e lindur si pasojë e luftës, thonë nga “Trial” dhe nga shoqata “Fëmijët e harruar të luftës”.

Në fillim të qershorit 2022, Qeveria e Federatës së Bosnje e Hercegovinës miratoi Projektligjin për mbrojtjen e viktimave civile të luftës, i cili përcakton qartë njohjen e statusit të fëmijëve të lindur nga përdhunimi.

“Ky është një tregues pozitiv, që një gjë e tillë do të ndodhë edhe në Federatë. Ndërkaq, kjo në Bërçko tregon se është e mundur dhe se zgjidhje të tilla ligjore mund dhe duhet të zbatohen edhe në entitete”, thanë nga “Trial”.

Ekspozita “Të flasim” përmes tregimeve, fotografive dhe video-dëshmive të të mbijetuarve dhe fëmijëve të lindur nga përdhunimet në luftë, synon të ndërgjegjësojë situatën e grave të dhunuara në luftë dhe të fëmijëve të lindur pas përdhunimit në luftë. Sarajevë, qershor 2021.

Ekspozita “Të flasim” përmes tregimeve, fotografive dhe video-dëshmive të të mbijetuarve dhe fëmijëve të lindur nga përdhunimet në luftë, synon të ndërgjegjësojë situatën e grave të dhunuara në luftë dhe të fëmijëve të lindur pas përdhunimit në luftë. Sarajevë, qershor 2021.

Në Republikën Sërpska, fëmijët e lindur nga përdhunimet në luftë nuk njihen si viktima civile të luftës.

Kur bëhet fjalë për gratë që i mbijetuan përdhunimit gjatë luftës, në Federatën e Bosnje e Hercegovinës ato mbulohen nga Ligji ekzistues për bazat e mbrojtjes sociale, mbrojtjen e viktimave civile të luftës dhe mbrojtjen e familjeve me fëmijë.

Në Republikën Sërpska, nga viti 2018 është në fuqi Ligji për mbrojtjen e viktimave të torturës gjatë luftës.

Nuk ka të dhëna për numrin e fëmijëve të lindur nga përdhunimet gjatë luftës

As për Bërçkon, as për pjesën tjetër të Bosnje e Hercegovinës nuk ka të dhëna të sakta dhe zyrtare për numrin e fëmijëve të lindur nga përdhunimet gjatë kohës së luftës, sepse nuk është mbajtur asnjë evidencë për lindjen e tyre.

Nuk ka të dhëna të sakta as për numrin e grave të dhunuara gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë. Vlerësimet e Kombeve të Bashkuara thonë se bëhet fjalë për 20.000 deri në 50.000 gra.

Pas lindjes, një numër i caktuar grash hoqën dorë nga fëmijët që kishin lindur nga përdhunimi dhe fëmijë të tillë vendoseshin në shtëpi për fëmijë, ose birësoheshin dhe çoheshin në vende të huaja. Prandaj, shumica prej tyre nuk janë në dijeni për origjinën dhe identitetin tyre, thonë nga organizata “Trial”.

“Ata fëmijë që janë lënë në kujdesin e nënave të tyre, për t’i rritur në mënyrë të pavarur, që kanë informacione për origjinën e tyre, përballen me probleme që lidhen me identitetin e tyre, stigmatizimin, margjinalizimin dhe izolimin”, theksoi Hujdur.

Nënat e tyre shpesh i kanë rritur në kushte të vështira socio-ekonomike, pa asnjë mbështetje shtesë.

Ajna Jusiq, e lindur nga përdhunimi, tha se veprimi që është ndërmarrë në Bërçko, aq sa është i rëndësishëm për fëmijët, po aq është edhe për nënat.

Për nënat tona që luftuan gjithë jetën, u përballën me problemet e tyre dhe në të njëjtën kohë luftuan që fëmijët e tyre të njihen.”

Ajna Jusiq

“Për nënat tona që luftuan gjithë jetën, u përballën me problemet e tyre dhe në të njëjtën kohë luftuan që fëmijët e tyre të njihen”, tha Jusiq.

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në ish-Jugosllavi (ICTY) e shpalli përdhunimin “armë lufte” gjatë ndjekjes penale të krimeve të luftës në territorin e Bosnje e Hercegovinës.

Gjykimi i Dushko Tadiqit, ish-kryetarit të këshillit lokal të Partisë Demokratike Serbe (SDS) në Kozarac, afër Prijedorit në Serbi, në vitin 1997, ishte rasti i parë i procedimit të krimit të luftës para kësaj gjykate, por edhe rasti i parë ku u gjykua për dhunë seksuale.

Më shumë se 30 kriminelë lufte janë dënuar për krime të dhunës seksuale në këtë gjykatë.

Nga viti 2004, më shumë se 130 persona janë dënuar në gjykatat e Bosnje e Hercegovinës për raste të njëjta, ndërkaq rreth 200 raste të lidhura me dhunën seksuale janë në procedim e sipër. Pothuajse dy të tretat e të dënuarve morën nga tre deri në pesë vjet burgim, sipas të dhënave nga organizatat joqeveritare.

Shembull për vendet e tjera?

Duke njohur statusin e fëmijëve të lindur si pasojë e luftës, Qarku i Bërçkos është i pari që iu përgjigj pozitivisht rekomandimeve ndërkombëtare për këtë kategori viktimash.

Në fillim të vitit, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u ka bërë thirrje qeverive që për viktimat e përdhunimeve gjatë luftës dhe për fëmijët e lindur si pasojë e përdhunimeve, të sigurohen të gjitha të drejtat dhe mbështetja, duke theksuar edhe nevojën që të njihen si viktima.

Nga “Trial” theksuan se njohja në Bërçko është gjithashtu në përputhje me vendimin e fundit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila vendosi që “fëmijët e lindur si rezultat i përdhunimit dhe skllavërisë seksuale, janë viktima të drejtpërdrejta të këtyre krimeve dhe kanë të drejtën e dëmshpërblimeve”.

Përgatiti: Bekim Bislimi

Sofje, nënshkruhet Protokolli midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

VOA

Ministrat e jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë e nënshkruan të dielën në Sofje, Protokollin e dytë midis dy vendeve fqinje përmes së cilit i mundësohet Maqedonisë së Veriut hapja e rrugës drejt negociatave me Bashkimin Evropian. Takimi vjen një ditë pas miratimit në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut të propozimit francez. Protokolli është pjesë e Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë midis dy vendeve të arritur në vitin 2017.

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se ky akt paraqet një shans historik që pas 17 vjetësh me status kandidat Maqedonia e Veriut fiton rastin t’i hapë që nga e marta bisedimet me BE-në me që do të pasonte fillimin e fazës së fundit të aderimit drejt BE-së.

“Shpresojmë që ky proces dypalësh i bashkëpunimit me Republikën e Bullgarisë dhe rruga e negociatave integruese me me BE-në do të mundësojnë një bashkëpunim më të ngushtë midis dy shteteve tona” tha zoti Osmani.

Ndërkohë, ministrja e jashtme bullgare Teodora Gençovska tha se është arritur përparim në të gjitha grupet sektoriale që janë pesë gjithsej në numër; Se ekspertët e Ministrisë së Jashtme bullgare janë të gasthëm të vazhdojnë punën me grupet e punës së Ministrisë së Jashtme maqedonase dhe se tani mbetet të zbatohet marrëveshja e arritur dhe për këtë, sipas saj, duhet një angazhim serioz nga të dy shtetet.

“Bullgaria, tha zonja Gençovska, është shteti që më fuqimisht e mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, teksa u uroi atyre sukses në këtë rrugë.

Megjithatë, Protokolli, përmbajtja e të clit ende nuk dihet, u tha se do të bëhej publik pas nënshkrimit të tij. Kjo do të sqaronte një sërë çështjesh të diskutuara si në qarqet politike por dhe më gjerë në Shkup lidhur me pretendimet se autoritetet maqedonase kanë bërë lëshime sa i takon gjuhës, historisë dhe identitetit maqedonas.

Zagrebi zyrtar i ndalon vizitën në Kroaci, presidentit serb

Mediat kroate raportuan sot se autoritetet vendase i mohuan presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, vizitën private që ai kishte planifikuar të mbante.

Sipas ‘Jutarnji list’, Vuçiç kishte planifikuar të vizitonte sot rajonet e Jasenovac dhe Pakrac, por autoritetet kroate nuk do ta lejojnë atë të hyjë në vend.

Vuçiq kontaktoi kreun e SDSS, Milorad Pupovac dhe i tha atij se po planifikonte një vizitë private në zonën përkujtimore ku vdiqën shumë serbë në Luftën e Dytë Botërore.

Gazeta shton se qeveria ka deklaruar jozyrtarisht se Vuçiq nuk respektoi asnjë protokoll dhe se donte të bënte gjithçka jashtë procedurave dhe rregullave të marrëdhënieve diplomatike dhe se donte të kalonte kufirin kroat me ekipet e tij televizive.

syri.net

U nis nga Serbia, rrëzohet dhe shpërthen në flakë avioni ukrainas me municione, humbin jetën 8 pasagjerë

Një avion mallrash, Antonov, e një linje ajrore ukrainase, u rrëzua mbrëmjen e së shtunës pranë qytetit Kavalla në Greqinë veriore.

Në bord ndodheshin tetë persona u bazuar në informacionet nga zjarrfikësit dhe televizioni shtetëror i Greqisë.
Nuk është ende e qartë se çfarë ngarkese kishte avioni, derisa autoritetet nisën hetimet në vendin e ngjarjes. “Ne po e trajtojmë ngarkesën si një material të rrezikshëm”, tha një zyrtar i brigadës së zjarrfikësve, transmeton zougla.gr. Ndërkohë ka dyshime se bëhet fjalë për rreth 12 ton municione.

Sipas kësaj agjencie lajmesh, autoritetet greke të aviacionit civil njoftuan se avioni po fluturonte nga Serbia për në Jordani. Gjithashtu thuhet se avioni ishte i kompanisë Meridian. Sipas disa raporteve, piloti arriti t’i informonte autoritetet për një problem në njërin nga motorët e avionit. Atij, më pas, iu kërkua të aterojë në aeroportin e Selanikut ose Kavallës, raportojnë mediat.

Pasi mori drejtimin për në Kavallë, avioni u rrëzua rreth 40 kilometra në perëndim të aeroportit të këtij qyteti, tha Autoriteti i Aviacionit Civil grek. Rrëzimi i avionit u konfirmua edhe nga Flightradar.24 – një sistem që gjurmon avionët në kohë reale.

“Një aeroplan mallrash Meridian An-12BK u rrëzua pranë Kavallës në Greqi, në rrugën nga Nishi për në Aman”, tha Flightradar.24. Vendasit raportuan se kishin parë një top zjarri. Shpërthimet shkaktuan spekulime mes banorëve dhe disa mediave greke se avioni transportonte eksploziv. Transmetuesi shtetëror, ERT, raportoi se ekspertët ushtarakë të eksplozivëve janë duke shkuar në vendin e ngjarjes.bw

Inspektori që zbuloi se Vuçiq është i implikuar në drogë, mund të vritet

Maja Bjelos nga Forumi i Sigurisë në Beograd ka thënë se një inspektor policie në Serbi me emrin Slobodan Milenkovic ka zbuluar një rrjet të distribuimit të drogës që përfshin presidentin Vuçiq dhe vëllain e tij.

Sipas ekspertes së sigurisë, Bjelos, në Serbi po diskutohet ekzekutimi i mundëshmë i këtij inspektori policor, raporton Gazeta Express.

“Tema kryesore në Serbi është ekzekutimi i mundshëm i inspektorit të policisë i cili zbuloi se presidenti serb dhe vëllai i tij janë të përfshirë në prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike përmes një rrjeti qeveritar. ministra, oficerë të ushtrisë dhe inteligjencës dhe kriminelë”, ka shkruar ajo.

The main topic in #Serbia is the potential execution of the police inspector who discovered that the Serbian president and his brother are involved in the production & distribution of narcotics through a network of govt. ministers, military & intelligence officers, and criminals. pic.twitter.com/EQdmxQGvT2

— Maja Bjelos (@m_bjelos) July 15, 2022

Nis operimi i linjës së rregullt ajrore Pekin-Beograd

Avioni i kompanisë “Hainan Airlines” duke arritur nga Pekini në Beograd. 16 korrik 2022.

RFE/RL

Avioni i kompanisë “Hainan Airlines”, ka kryer fluturimin e parë nga Pekini në Beograd, duke ateruar në aeroportin “Nikola Tesla” në mëngjesin e së shtunës.

“Ky është fluturimi i parë direkt nga Kina në Serbi. Tash për tash, do të ketë fluturime një herë në javë dhe nga shtatori dhe tetori do të ketë dy fluturime brenda javës për në Kinë”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili doli në aeroportin e Beogradit “Nikola Tesla” për të mirëpritur avionin e parë të kësaj linje të re ajrore.

Vuçiq shtoi se fluturimi Beograd-Pekin zgjat nëntë orë e gjysmë dhe kjo linjë ajrore do të emërohet “Mihailo Pupin”.

Presidenti serb tha se kjo linjë e kësaj kompanie ajrore kineze do të tërheqë numër më të madh të turistëve dhe biznesmenëve të cilët do të vijnë në Serbi, teksa njoftoi po ashtu se një linjë për në Çikago do të nisë në një të ardhme të afërt.

Në aeroport për të mirëpritur avionin kinez doli edhe ambasadori i Kinës në Serbi, Chen Bo, ministri serb i Financave, Sinisha Mali, ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Tomislav Momiroviq dhe drejtori i Air Serbia, Jirzhi Marek.

Avioni i kompanisë "Hainan Airlines" gjatë aterimit në Beograd.

Avioni i kompanisë “Hainan Airlines” gjatë aterimit në Beograd.

Avioni kompanisë “Hainan Airlines” do të kryejë fluturime Pekin-Beograd vetëm gjatë të shtunave.

Vuçiq, gjatë pritjes së avionit nga Pekini, tha se Qeveria e ardhshme do të ruajë miqësitë tradicionale serbe” dhe nuk do të jetë anti-ruse.

“Se çfarë lloji i qeverisë do të jetë, besoj se do të jetë një qeveri serbe, e cila do të punojë për anëtarësimin më të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian”, u tha Vuçiq gazetarëve në aeroportin “Nikola Tesla”.

Kur u pyet se si po shkojnë konsultimet për formimin e institucioneve të reja, Vuçiq tha se tashmë ka një “shumicë të paqartë” në Kuvendin e Serbisë, por shtoi se do të flasë për konsultimet kur ato të përfundojnë.

Shpallet si antikushtetues Ligji për mohimin e gjenocidit i Republikës Sërpska

Bosnje dhe Hercegovinë: Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të BiH, Mato Tadiq, President i Gjykatësve (në mes) dhe zvendës presidentët Mirsad Qeman (djathtas) dhe Miodrag Simoviq (majtas). Brçko, 15 korrik 2022.

RFE/RL

Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës e ka shpallur antikushtetues Ligjin për moszbatimin e Vendimit të Përfaqësueses së Lartë në Republika Srpska i cili i referohet mohimit të gjenocidit në Srebrenicë dhe glorifikimit të kriminelëve të luftës.

Kështu bëri të ditur Gjykata Kushtetuese të premten, më 15 korrik. Vendimi është marrë në bazë të kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së atij ligji, e cila është dërguar nga shtatë delegatë në Këshillin e Popujve të Republika Sërpskas.

“Gjykata Kushtetuese është udhëhequr nga praktika e saj e mëparshme në disa raste të ngjashme, sepse përfaqësuesi i lartë ka vepruar si institucion legjislativ, duke zëvendësuar autoritetin kompetent, që në këtë rast është Asambleja Parlamentare e Bosnjës dhe Hercegovinës”, tha Mirsad Çeman, zv. kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Bosnje, në konferencën për gazetarët në rrethin Brçko.

Delegatët e paraqitën ankesën në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës pasi Gjykata Kushtetuese e Republikës Sërpska hodhi poshtë veton e Klubit Boshnjak në Këshillin e Popujve të RS-së për ligjin e miratuar në shtator të vitit të kaluar.

Këshilli për Mbrojtjen e Interesit Vital Kombëtar pranë Gjykatës Kushtetuese të RS vlerësoi në atë kohë se ligji nuk cenonte interesin kombëtar të popullit boshnjak.

Çka i parapriu vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës?

Në korrik të vitit të kaluar, Asambleja Kombëtare e RS miratoi Ligjin për moszbatimin e ndryshimeve të imponuara në Kodin Penal të Bosnjë-Hercegovinës në procedurë urgjente dhe në një seancë të mbyllur.

Ishte përgjigja e partive politike në RS ndaj vendimit të ish-Përfaqësuesit të Lartë Valentin Inzko, me të cilin ai vendosi ndryshime në Kodin Penal të Bosnjë-Hercegovinës disa ditë më parë.

U tha që institucionet e RS-së të mos bashkëpunojnë me organet kompetente të Bosnje në lidhje me zbatimin e vendimit të përfaqësuesit të lartë. Kjo u pasua nga një bllokadë njëmujore e institucioneve të Bosnjes nga përfaqësues të RS-ë, me një kërkesë për tërheqjen e vendimit të përfaqësuesit të lartë.

Vendimi i Inzkos ndryshoi nenin 145 a të Kodit Penal të Bosnjë-Hercegovinës, i cili parashikon një dënim me burg nga gjashtë muaj deri në pesë vjet për këdo që publikisht miraton, mohon, pakëson rëndë ose përpiqet të justifikojë krimin e gjenocidit, krimit kundër njerëzimit. ose krim lufte i përcaktuar me aktgjykim të formës së prerë.

Sipas Zyrës së Prokurorit të BeH, rreth 40 kallëzime janë paraqitur kundër qytetarëve dhe zyrtarëve në më pak se një vit nga fillimi i ndalimit të mohimit të gjenocidit.

Deri më tani nuk është ngritur aktakuzë, ndërsa nga Prokuroria thonë se “po punojnë sipas rasteve të konstatuara”, dhe se kërkohen kontrolle shtesë për shkak se kallëzimet nuk janë dorëzuar nga institucionet kompetente, por nga individë dhe organizata joqeveritare.

Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës së BeH-së, është mes atyre të regjistruar për mohimin e gjenocidit.

Më 11 korrik, Srebrenica shënoi 27 vjetorin e gjenocidit të kryer nga forcat serbe në atë vend në vitin 1995, në të cilën forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.

Masakra është cilësuar si mizoria më e rëndë në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka njohur si gjenocid.

Sipas Institutit të Personave të Zhdukur të Bosnje e Hercegovinës, mbi 1,200 viktima të masakrës së Srebrenicës mbeten ende të zhdukura.

Nisin konsultimet për Qeverinë e re, Vuçiq takon Shaip Kamberin

RFE/RL

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nisur konsultimet për mandatin e Qeverisë së re me një takim me kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, i cili është përfaqësues i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.

Ky koalicion do të ketë një mandat në Kuvendin e Serbisë.

Kamberi ka thënë se kërkon integrimin e shqiptarëve dhe se pjesëmarrja në Qeverinë e Serbisë nuk është prioritet i tyre.

“Zbatim të marrëveshjeve për Luginën, ndryshim të ligjeve për pakicat dhe fond për zhvillim”, ishin kërkesat që sot ia dorëzuam presidentit Vuçiq, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Ai ka thënë se prioritet i koalicionit është integrimi në institucionet publike, ato në nivel lokal dhe regjional, ndalimi i pasivizimit të adresave, fondi zhvillimor për Luginën dhe ndryshimi i Ligjit për flamurin.

Në prononcimet e mëparshme për media, Kamberi ka thënë se në bisedë do të insistojë në zbatimin e “Planit shtatëpikësh”, që u miratua nga Qeveria e Serbisë në vitin 2013, dhe ku përmenden probleme të shumta me të cilat përballet pakica kombëtare shqiptare në Serbi, si integrimi ekonomik i shqiptarëve, njohja e diplomave, mospërdorimi i shprehjeve fyese ndaj tyre.

Pas largimit nga Presidenca e Serbisë, Kamberi u tha gazetarëve se shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ende nuk janë integruar as në nivel lokal të institucioneve shtetërore e as në rajon.

“Kërkesa jonë është që integrimet të fillojnë nga fundi dhe jo nga maja e Qeverisë”, ka thënë Kamberi, përcjell agjencia Beta.

Presidenti i Serbisë gjatë ditës është paraparë të takohet me përfaqësuesit e listave të pakicave që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Serbisë – mes tyre lista “Së bashku për Vojvodinë – Vojvodinë” dhe listën “Amaneti i Myftiut – Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit”, e udhëhequr nga Usama Zukorliq.

Sot në takim ka qenë i ftuar edhe përfaqësuesi i partisë boshnjake, SDA – Sanxhak, Sulejman Uglanin, por kjo parti ka vendosur që të mos i përgjigjet ftesës, raporton portali N1.

Vuçiq do të vazhdojë konsultimet edhe në tri ditët e ardhshme.

Siç ka raportuar gazeta e përditshme “Danas” më 10 korrik, partitë nga lista e Bashkuar për Fitoren e Serbisë nuk janë të bashkuara për të shkuar te presidenti serb për konsultime për qeverinë e ardhshme.

Më herët kryetari i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, ka bërë të ditur se partia nuk do të shkojë në konsultime me kryetarin e shtetit dhe të Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiq.

Në zgjedhjet e 3 prillit, Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet fitoi me shumë vota si në zgjedhjet presidenciale ashtu edhe në ato parlamentare.

Por për herë të parë nuk do të kenë deputetë të mjaftueshëm për të formuar vetë shumicën në Kuvend, për këtë arsye detyrohen ta bëjnë atë në koalicion me njërën nga partitë e tjera.

Shtetet e Evropës Qendrore kërkojnë që Bosnjës t’i jepet statusi i kandidatit

RFE/RL

Pesë shtete të Evropës Qendrore, që të gjitha anëtare të Bashkimit Evropian, i bën thirrje bllokut që t’i japë statusin e shtetit kandidat Bosnjë e Hercegovinës.

“Bëhet fjalë për një sinjal nga qeveritë tonë se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE-në”, tha më 13 korrik në Budapest, ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg.

Ministrat e Jashtëm të grupit të quajtur C5 – Austria, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia dhe Sllovenia – kërkuan që në samitin e radhës së BE-së, që do të mbahet në tetor, çështja e statusit kandidat për Bosnjë e Hercegovinën të jetë në agjendë.

Në qershor, Ukraina dhe Moldavia morën statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Bosnjë e Hercegovina, shtet që ende vuan nga efektet e luftës së viteve 1992-95, nuk u përfshi në marrjen e statusit gjatë samitit të qershorit.

Nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova nuk kanë status të kandidatit.

Në fund të qershorit, liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit u ankuan për mungesën e përparimit në përpjekjet e tyre për t’u anëtarësuar në BE, para se blloku të merrte vendim për dhënien e statusit për Moldavinë dhe Ukrainën.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte mirëpritur dhënien e statusit të kandidatit për Ukrainën dhe Moldavinë, por kishte theksuar se këto dy shtete nuk duhet të kenë iluzione.

Ai kishte theksuar se Shqipëria dhe shtetet e tjera të Ballkanit për vite me radhë kanë statusin e kandidatit. Maqedonia e Veriut e ka marrë statusin më 2005 dhe Shqipëria më 2014.

Rama dhe pesë liderët e tjetër të Ballkanit që po kërkojnë anëtarësimin në BE, u takuan me liderët e BE-së për katër orë para njoftimit për dhënien e statusit për Ukrainën dhe Moldavinë.

Kroacia: nga 1 janari hyn në fuqi euro

VOAL- Kroacia ka arritur të martën “një nga objektivat e saj strategjikë kombëtarë dhe nga 1 janari 2023 prezanton euron”. Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç e shkroi atë në Twitter pasi Ecofin miratoi aktet e fundit të nevojshme në orët e para të pasdites për të lejuar vendin të hyjë në eurozonë më 1 janar.

“Euro do të lejojë ekonominë tonë – vazhdon Plenković – të jetë më elastike dhe në afat të gjatë do të rrisë standardin e jetesës së qytetarëve tanë”. “Të jesh anëtare e eurozonës i garanton edhe Kroacisë një siguri më të madhe në krizë”, përfundoi kryeministri.

Kursi i konvertimit është vendosur në 7,53450 kuna kroate për 1 euro dhe nga shtatori të gjitha çmimet duhet të shfaqen në të dyja monedhat. Periudha e tranzicionit, gjatë së cilës do të jetë e mundur të paguhet me para në dorë si në kuna ashtu edhe në euro, do të zgjasë nga 1 janari deri më 14 janar 2023. rsi-eb

Abazoviq kërkon falje për deklaratën për gjenocidin në Srebrenicë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, gjatë adresimit në Potoçari të Srebrenicës.

RFE/RL

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se deklarata e tij në 27-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë ishte “e paqartë” dhe u kërkoi falje familjarëve të viktimave.

“U kërkoj falje nënave të Srebrenicës për mendimin e shprehur në mënyrë të paqartë. Dihet se çdo vepër varet nga qëllimi i saj. Qëllimi im është paqja. Gjenocidi i kryer kundër boshnjakëve në Srebrenicë të mos përsëritet ndaj askujt”, shkroi ai në Telegram.

Kjo kërkim-falje vjen pasi familjarët e viktimave të gjenocidit, shoqatat dhe përfaqësuesit e partive politike në Mal të Zi, thanë se Abazoviq relativizoi gjenocidin në Srebrenicë.

“Gjenocidi nuk u krye kundër boshnjakëve, por kundër njerëzve, dhe nuk u krye nga ushtritë, por nga politikanët, politika e së keqes, politika e vdekjes dhe politika e mashtrimit”, tha Abazoviq, në përkujtim të 27-vjetorit të gjenocidit kundër boshnjakëve në Srebrenicë.

Pas kësaj deklarate, familjarët viktimave dhe shoqatat i kërkuan Abazoviqit që të kërkojë falje sepse definicioni i gjenocidit thotë se ai përbën “synimin për të shkatërruar plotësisht ose pjesërisht një grup kombëtar, etnik, racor apo fetar”.

Më herët gjatë 11 korrikut, shoqata “Nënat e Srebrenicës” tha se Abazoviq duhet t’iu kërkojë falje të gjithë viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

“Fëmijët tanë u vranë vetëm sepse ishin boshnjakë, ata u vranë nga një ushtri e organizuar. Në Potoçari nuk ka vend për relativizim të krimit”, tha kjo shoqatë përmes Twitterit.

Qendra Memoriale e Srebrenicës e falënderoi Abazoviqin, por gjithashtu kërkoi nga ai që të lexojë vendimet e gjykatave ndërkombëtare.

“Megjithatë, ndaj boshnjakëve u krye gjenocid – sepse motivi i vrasjeve nuk ishte ‘vrasja e njerëzve’, por vrasja dhe shkatërrimi i një popullo. Këtë ju mësojnë vendimet e gjykatave ndërkombëtare. Lexoni ato”, shkroi kjo qendër në Twitter.

Reagime për deklaratën e Abazoviqit ka pasur edhe nga Mali i Zi, përkatësisht nga Partia Socialdemokrate, subjekt që është pjesë e Qeverisë së pakicës së Abazoviqit.

“Kryeministri i Malit të Zi po e relativizon gjenocidin në Srebrenicë? Turp për ty Dritan”, ka shkruar deputetja e kësaj partie, Draginja Vuksanoviq-Stankoviq.

Në 27-vjetorin e Masakrës në Srebrenicë, në Qendrën Përkujtimore në Potoçari u varrosën eshtrat e 50 viktimave të gjenocidit që janë identifikuar së voni.

Forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë gjatë luftës së viteve ’90.

Masakra është cilësuar si mizoria më e rëndë në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka njohur si gjenocid.

Zhbllokimi i negociatave, Kryeministri bullgar: Maqedonia e Veriut ta pranojë propozimin francez

Kryeministri bullgar në largim, Kiril Petkov tha të dielën se propozimi francez për zgjidhjen e kontestit me Maqedoninë e Veriut është jashtëzakonisht i mirë për Sofjen.

Petkov në një intervistë për televizionin bullgar, BTV tha se “për Maqedoninë e Veriut për momentin është shumë e vështirë të pranohen ato pozicione”, por sipas tij “ky vend duhet ta bëjë këtë dhe të zgjedhë rrugën evropiane”.

Ai tha se “do të ishte e tmerrshme nëse Shqipëria vazhdon procesin e anëtarësimit në BE dhe Maqedonia e Veriut mbetet jashtë saj”, njofton Radio Evropa e Lirë.

“Në Maqedoninë e Veriut duhet të kuptojnë se nëse duan të zhvillohen, rruga evropiane është e vetmja rrugë për atë vend”, ka deklaruar Petkov.

Propozimi francez për fillimin e negociatave me BE-në pritet të shqyrtohet javën e ardhshme nga deputetët në Kuvendin e Maqedonisë.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, tha të premten, më 8 korrik, se në koordinimin e rregullt të së hënës në Kuvend, duhet të diskutohet se kur mund të mbahet seancë plenare për informimin e qeverisë për propozimin e kornizës negociuese për negociatat e anëtarësimit me BE-në.

Më 30 qershor, qeveria publikoi propozimin francez për fillimin e negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, i përbërë nga tre dokumente, pas së cilës filluan protestat në Shkup ku morën pjesë mijëra qytetarë nën moton “Stop bullgarizimit të Maqedonisë”.

Protestat janë bërë nga partitë opozitare VMRO-DPMNE dhe “E Majta”, të cilat propozimin e vlerësojnë të dëmshëm për interesat shtetërore dhe kombëtare maqedonase.

Partitë në pushtet kanë thënë se ky është propozimi më i mirë që garanton gjuhën maqedonase sikur edhe identitetin dhe të kaluarën historike andej edhe duhet të pranohet që Maqedonia e Veriut të mos lëshoj mundësinë për zhbllokimin e procesit integrues.

Ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Marie Byrnes, të premten përmes një letre të hapur drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, ka bërë thirrje që të pranohet propozimin e Francës për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, gjë që do t’i hapte derën integrimit evropian.

Mesazh të njëjtë ka drejtuar edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Ai tha të enjten se “propozimi francez nuk është i përsosur”, por se e fut vendin në Bashkimin Evropian.

Partia e presidentit Gjukanoviq tërheq mbështetjen për qeverinë e kryeministrit Abazoviq

VOA/Ali Salaj

Partia Demokratike Socialiste (PDS) e presidentit aktual Milo Gjukanoviq, të dielën bëri të ditur se qeveria e pakicës e kryeministrit Dritan Abazoviq e ka humbur mbështetjen e kësaj partie për shkak të votimit pro-marrëveshjes bazë me Kishën Ortodokse Serbe.

“Qeveria ka humbur mbështetjen tonë për shkak të braktisjes së agjendës evropiane. Mbetemi absolutisht të përkushtuar ndaj proceseve politike që çojnë në anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian”, njoftoi Partia Demokratike e Socialistëve pas seancës së kryesisë.

PDS-ja u shpreh se qeveria kishte ndryshuar kursin politik dhe “me nxitim, në mënyrë të papërgjegjshme dhe pa konsultim me publikun profesionist lidhi kontratën me Kishën Ortodokse Serbe, gjë që i shkaktoi dëme të pallogaritshme interesave shtetërore të Mali i Zi “.

Partia e cila numëron 30 deputetë në Parlamentin e Malit të Zi dhe nga mbështetje e së cilës u bë e mundur qeveria e pakicës e drejtuar nga zotit Abazoviq, tha se çështja e marrëveshjes është e një rëndësie kombëtare dhe nuk mund të kalohet pa një “përgjigje adekuate dhe të qartë politike”.

Kryeministri Dritan Abazoviq, reagoi, duke vlerësuar se qëndrimi i shumicës do të jetë përcaktuese për të ardhmen e qeverisë.

“E mirëpres vendimin e kryesisë së PDS-së. Do të shohim se cili do të jetë qëndrimi i shumicës së deputetëve. Mali i Zi duhet të ecë përpara . Krimi, korrupsioni dhe nacionalizmi nuk janë opsione. E ardhmja evropiane do të fitojë”, tha Abazoviq në një postim në Twitter.

Shumica e ministrave të pranishëm në mbledhjen e qeverisë të premten votoi pro marrëveshjes së propozuar për marrëveshjen bazë me Kishën Ortodokse Serbe.
Trembëdhjetë ministra votuan pro, pesë kundër, kurse tre ministra tjerë nuk morën pjesë në mbledhjen e qeverisë.

Mosmarrëveshjet mes shtetit të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe filluan që në vitin 2006 me pavarësinë e këtij shteti. Kisha Ortodokse Serbe, sipas analistëve, mbetet nën ndikimin e politikës së Beogradit dhe të Moskës.

Përveç çështjeve të pazgjidhura rreth pronës , analistët thonë se kisha serbe është përzier disa herë edhe politikisht në çështjet malazeze, përfshirë organizimin e protestave përpara zgjedhjeve që rrëzuan aleatët qeverisës të Gjukanoviqit në vitin 2020.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, hodhi poshtë mundësinë e një marrëveshjeje të afërt mes qeverisë në Podgoricë dhe Kishës Ortodokse Serbe, duke u munduar kështu të ulë disi tensionet që përsëri e kanë përfshirë shtetin e vogël ballkanik.

Në anën tjetër kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, u shpreh më 29 qershor se pavarësisht fërkimeve në koalicion, qeveria e tij do të nënshkruante një “marrëveshje bazë” që do të përmirësonte marrëdhëniet e ndjeshme me Kishën Ortodokse Serbe.

Qeveria e pakicës e kryesuar nga Dritan Abazoviqit u formua më 28 prill të këtij viti, pasi në shkurt të po këtij viti u rrëzua qeveria e mëparshme e Zdravko Krivokapiqit me nismën e Abazoviqit, i cili ishte zëvendëskryeministër në atë ekzekutiv.

Partia e presidentit Gjukanoviq në parlamentin e Malit të Zi ka 30 deputetë dhe është forca kryesore politike që ka mbështetur Qeverinë e pakicës pa pjesëmarrjen në të.

Bundestagu me rezolutë: Veprime shkatërruese të Dodikut dhe Çoviqit ndaj Bosnjë e Hercegovinës

RFE/RL

Të premten, më 8 qershor, Parlamenti gjerman (Bundestag) miratoi një rezolutë për Bosnjë e Hercegovinën (BeH), në të cilën theksohet se “veprimet e Milorad Dodikut dhe Dragan Çoviqit janë të dizajnuara për të shkatërruar Bosnjë e Hercegovinën, si një shtet dhe shtëpi e popullatës së shumëllojshme”.

“Kjo është e papranueshme dhe kërkon rezistencë të vendosur dhe të fortë nga Bashkimi Evropian, shtetet e tij anëtare dhe komuniteti ndërkombëtar”, thuhet në rezolutë, e cila kërkon vendosjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër atyre që minojnë Bosnjë e Hercegovinën.

U theksua se “veprimet e politikanëve nacionalistë”, të Dodikut, i cili është anëtar i presidencës shtetërore dhe lider i Lidhjes së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) në pushtet, si dhe Çoviq, presidenti i Bashkësisë Demokratike Kroate të Bosnjë e Hercegovinës (HDZ), janë “kërcënim për paqen në Evropën Juglindore”.

Ndër të tjera, përfaqësuesit gjermanë i bëjnë thirrje qeverisë federale që “të thërrasë me vendosmëri lidershipin politik të Bosnjë e Hercegovinës që të eliminojë përshkallëzimin dhe të ulë tensionet e brendshme”.

Udhëheqësi i serbëve, Dodik, që është edhe anëtar i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, ka disa muaj që ka intensifikuar përpjekjet për ndarjen e Republikës Sërpska nga pjesa tjetër e territorit. Që nga vjeshta, ky entitet ka bllokuar shumicën e institucioneve shtetërore të Bosnjës. Mbi 200 ligje dhe akte ligjore janë pezulluar. Entiteti do, po ashtu, që të krijojë ushtrinë e tij dhe të pushojë së njohuri juridiksionin e gjyqësorit kombëtar dhe të autoritetit tatimor.

SHBA-ja, në muajin janar, e ka sanksionuar Dodikun, pasi e ka akuzuar për kërcënim të satibilitetit të rajonit.

Nis Marshi i Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës

Marshi i Paqes në Bosnje e Hercegovinë, 8 korrik 2022.

RFE/RL

Në Bosnje e Hercegovinë nisi të premten Marshi i përvitshëm i Paqes, në kujtim të viktimave të masakrës së Srebrenicës.

Gjatë tri ditëve të ardhshme, pjesëmarrësit do të përshkojnë rrugën që mijëra qytetarë të Srebrenicës kanë kaluar në verën e vitit 1995, në përpjekje për të shpëtuar nga forcat serbe.

Pas një rrugëtimi prej rreth 110 kilometrash, që nisi nga fshati Nezuk, ata do të arrijnë në Qendrën Përkujtimore Potoçari, ku më 11 korrik shënohet 27-vjetori i masakrës.

Atë ditë do të rivarrosen mbetjet e 50 viktimave të masakrës, të gjetura së voni.

Qendra përkujtimore Potoçari, ku janë të varrosura viktimat e masakrës së Srebrenicës.

Qendra përkujtimore Potoçari, ku janë të varrosura viktimat e masakrës së Srebrenicës.

Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë hyrë në Srebrenicë, në zonën që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara.

Në ditët që kanë pasuar, ato kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në gropa në pyjet përreth.

Vrasjet kanë ndodhur për pak ditë, por procesi i gjetjes së trupave ka marrë vite dhe identifikimi dhe varrimi i eshtrave vazhdojnë ende.

Masakra e Srebrenicës, e cila ka ndodhur pesë muaj para përfundimit të luftës në Bosnje, është cilësuar si më e rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është njohur si gjenocid.

Deri më tani, 47 persona janë dënuar me më shumë se 700 vjet burgim për rolet e tyre në masakër.

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, është dënuar me burgim të përjetshëm, ashtu si edhe ish-udhëheqësi ushtarak në Bosnje, Ratko Mlladiq.


Send this to a friend