VOAL

VOAL

Hajrullah Çeku kandidat për kryebashkiak i Prishtinës në zgjedhjet vendore, në prezantim merr pjesë dhe Kurti

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Prishtinë, ka zyrtarizuar ministrin Hajrullah Çeku si kandidat për kryetar të kryeqytetit.

Në ngjarjen ku u bë prezantimi zyrtar, mori pjesë edhe lideri i VV-së, Albin Kurti, i cili garën për Prishtinën e cilësoi si “detyrë historike”.

Çeku, përmes një postimi në Facebook, tha se ky nuk është vetëm një hap formal, por një zotim i qartë për një drejtim të ri për kryeqytetin.

“Një Prishtinë që funksionon, që zhvillohet dhe që nuk lë askënd pas”, shkroi ai.

Ajo që nuk kaloi pa vëmendje ishte gjesti i Çekut në skenë – i cili, pasi mori fjalën si kandidat, ia zgjati dorën Mefail Bajqinovcit.

Ky i fundit ishte përmendur më herët si një prej të interesuarve për kandidaturën, megjithëse këtë interes e kishte shprehur në mënyrë të tërthortë.

Por në fund, partia vendosi për Çekun – ndërsa Bajqinovcit, të paktën për tani, i mbetet vetëm vendi në sallë dhe duartrokitja për kandidatin që nuk ishte ai. bw

Çfarë pritet nga Gjykata Kushtetuese?

Bekim Bislimi

Gjykata Kushtetuese duhet të sqarojë me terma të prerë mënyrën e votimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, si dhe të tregojë se afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit nuk është konsumuar.

Kështu vlerëson Zahir Çerkini, profesori i të Drejtës Kushtetuese në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Ai pret që Gjykata Kushtetuese ta ritheksojë se zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit duhet të bëhet me votim të hapur të deputetëve.

“Kështu edhe e tha Gjykata (më 26 qershor), por e tha me terma më kushtetues. Pres të jetë më e hapur, më e artikuluar në drejtim të obligimit që institucionet të ulen dhe të votojnë në mënyrë të hapur për konstituimin e Kuvendit, zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit”, thekson Çerkini për Radion Evropa e Lirë.

Për t’i sqaruar çështjet kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit, Gjykatës Kushtetuese i janë drejtuar Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ata janë në pritje të një vlerësimi të ri të Gjykatës Kushtetuese, pasi vendimi i saj i 26 qershorit nuk arriti të sqaronte në mënyrë të prerë rrugën për konstituimin e Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese, më 26 qershor, u dha 30 ditë afat deputetëve të Kuvendit të Kosovës për konstituimin e Kuvendit.

Por, pas 52 përpjekjeve, ata nuk arritën ta përmbyllin këtë proces.

Presidentja e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese sqarimin e pasojave juridike të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh.

Kërkesa është regjistruar si lëndë e veçantë nga ana e gjykatës.

Çerkini shpreh mendimin se Gjykata Kushtetuese duhet ta konfirmojë se ky afat duhet të rikthehet në pikën e rrjedhjes, aty ku rendi i ditës së seancës ka devijuar.

“Pres nga Gjykata Kushtetuese që të tregojë se afati 30 ditësh nuk është konsumuar ende, për faktin se nuk është shkuar në atë që ka thënë Gjykata, pra që të shkohet në votim për zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit, pra për konstituimin e Kuvendit, por vazhdimisht është tentuar që të votohet Komisioni (për votim të fshehtë)”, thotë Çerkini.

Sipas tij, kjo nënkupton që afati i caktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, të rikthehet në proces e sipër, në ditën kur kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka ndryshuar rendin e ditës, duke kërkuar votimin e Komisionit për votim të fshehtë.

Idenë e Komisionit për votim të fshehtë, Dehari e propozoi më 1 maj, duke u kërkuar partive politike nga një anëtar për komisionin për votimin e fshehtë.

Deri atëherë, në vazhdimet e seancës konstituive të Kuvendit, e cila nisi më 15 prill, e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, disa herë nuk arriti t’i marrë 61 votat e nevojshme të deputetëve për këtë post, përmes votimit të hapur.

Partitë tjera kryesore, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në vazhdimësi kanë refuzuar votimin e fshehtë dhe propozimin e anëtarëve për Komisionin për votim të fshehtë.

Më 24 korrik, Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme, që nënkupton se nga 27 korriku deri më 8 gusht deputetët nuk duhet të veprojnë për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Veprimet e Deharit dhe kandidatura e përsëritur

Në fillim të korrikut, PDK-ja i është drejtuar për vlerësim Gjykatës Kushtetuese, duke kontestuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për propozime për anëtarë të Komisionit për votim të fshehtë; hedhjen në votim të këtij komisioni; vetë votimin e komisionit; si dhe ndërprerjen e seancës pas mosmiratimit të komisionit.

Po ashtu, LDK-ja i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese t’i sqarojë normat kushtetuese dhe të rregullores së punës së Kuvendit të Kosovës, në lidhje me vazhdimin e seancës konstituive nga 29 qershori, pas aktgjykimit të 26 qershorit. Kjo parti beson se vazhdimet e fundit të seancës konstituive janë bërë “në kundërshtim të plotë” me Kushtetutën e Kosovës, si dhe me konstatimet e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga 26 qershori.

Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë për Radion Evropa e Lirë se nga Gjykata Kushtetuese pritet që të vlerësojë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e veprimit të kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit.

“Duhet sqaruar në mënyrë të prerë edhe veprimet e zotit Dehari, në cilësinë e kryesuesit të seancës së Kuvendit, për të përcaktuar dhe elaboruar shkeljet e bëra nga ana e tij deri më tani”, thekson Shala.

Ai shton se Gjykata Kushtetuese duhet ta elaborojë çështjen e të drejtës së propozimit të mandatarit për kryetar të Kuvendit, përkatësisht nëse Lëvizja Vetëvendosje, si parti me më së shumti vota, ka keqpërdorur këtë të drejtë duke propozuar në vazhdimësi të njëjtin emër, pavarësisht se nuk i ka siguruar votat e nevojshme për miratim.

“Gjykata Kushtetuese e ka theksuar se në këto raste kërkohet që të ketë kompromis për të vazhduar tutje dhe thjesht, Gjykata tash duhet të tregojë se si duhet proceduar tutje nëse nuk ka kompromis”, thekson Shala.

Mendim të ngjashëm ka edhe profesor Çerkini, i cili thotë se Gjykata Kushtetuese duhet të përcaktojë qartë se çfarë ndodh në rast se kandidati i njëjtë për kryetar të Kuvendit nuk i merr votat në disa tentime radhazi.

“Për të dalë nga kjo situatë, është mirë që Gjykata Kushtetuese mbase të tregojë edhe me enumeracion pozitiv (përshkrim konkret, me fakte dhe hollësi të numëruara njëra pas tjetrës) se sa herë një kandidat mund të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit… të tregohet një numër i caktuar se sa herë, brenda sa ditësh, një emër mund të vendoset në kandidaturë”, thekson Çerkini.

Ai shtoi se sqarimi i tillë nuk nënkupton humbjen e të drejtës së partisë së parë fituese për ta propozuar kryetarin e Kuvendit.

Kushtetuesja “t’i përjashtojë zgjedhjet”

Në pamundësi për të siguruar votat për kryetare të Kuvendit, deputetja e Lëvizjes vetëvendosje, Albulena Haxhiu, qysh në muajin qershor hodhi idenë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, bashkë me ato lokale, më vonë këtë vit.

Kjo ide u përsërit edhe nga kolegia e saj partiake, Mimoza Kusari-Lila, e cila duke potencuar hezitimin e partive të caktuara për bashkëqeverisje, ka thënë se zgjidhje mund të jenë zgjedhjet e parakohshme.

Ajo, gjithashtu, e ka përmendur mundësinë e marrjes së mandatit të deputetëve të Kuvendit, si pasojë e pamundësisë që ta konstituojnë Kuvendin.

Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, për shkak të bllokimit të konstituimit të Kuvendit, ëshët parë si opsion i mundshëm edhe nga Partia Demokratike e Kosovës. Por, lideri i saj Memli Krasniq, ka përjashtuar mundësinë që ato të mbahen bashkë me ato lokale këtë vit.

LDK-ja nuk e ka përmendur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, ndërkaq AAK-ja ka thënë se nuk i kërkon ato, por është e gatshme, nëse zgjedhjet mbahen.

Profesor Çerkini thekson se Gjykata Kushtetuese nuk duhet fare të merret me këtë ide.

“Idenë se a mund t’iu merret mandati deputetëve nga ana e Gjykatës Kushtetuese, duke e dërguar vendin në zgjedhje… unë mendoj se Gjykata nuk duhet ta bëjë një gjë të tillë. Nuk i takon Gjykatës Kushtetuese që të ndërhyjë në pushtetin politik për të dërguar vendin në zgjedhje”, thotë Çerkini.

Me këtë pikëpamje pajtohet edhe Shala nga IKD-ja. Sipas tij, moskonstituimi i Kuvendit nuk është rrethanë e paraparë në Kushtetutën e Kosovës, e cila do të përcaktonte marrjen e mandateve të deputetëve.

Edhe pse nuk dihet saktësisht se cili do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Shala thotë se praktikat nga vendimmarrjet e kaluara të kësaj Gjykate tregojnë se nuk mund të ketë zgjedhje të reja përmes aktgjykimeve të saj.

“Vetë Gjykata Kushtetuese, më 2014, ka thënë se askund në Kushtetutë nuk thuhet se moszgjedhja e kryetarit të Kuvendit e çon vendin në zgjedhje. Mirëpo, nuk e dimë nëse Gjykata Kushtetuese do ta ndërrojë praktikën”, thekson Shala.

Të dy njohësit e çështjeve juridike – kushtetuese vlerësojnë se mbetet e pasigurt se kur Gjykata Kushtetuese mund të dalë me sqarime lidhur me kërkesat e parashtruara në adresë të saj nga PDK-ja dhe LDK-ja, si dhe nga presidentja Osmani.

Megjithtatë, marrë parasysh që më 8 gusht skadon afati i masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese, e cila ndalon veprimin e deputetëve në drejtim të konstituimit të Kuvendit, ata presin që një vendimi i kësaj gjykate mund të shpallet para kësaj date.

Millosh Pleskoviq dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Radio Evropa e Lirë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar të enjten Millosh Pleskoviqin me 15 vjet burgim, nën akuzat për krime lufte në Kosovë.

Sipas aktakuzës, Pleskoviq bashkë me një grup serbësh të armatosur, i kanë vrarë tre civilë shqiptarë dhe i kanë plagosur disa të tjerë në qytetin e Prizrenit, raporton Betimi për Drejtësi, medium i specializuar raportime në fushën e drejtësisë.

Gjykatësi Rrahman Beqiri ka thënë të enjten se vendimi do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh ngë hyrja në fuqi e aktgjykimit. Pleskoviq veçse ka qenë nën masë të paraburgimit.

Sipas aktakuzës, Pleskoviq ka gjuajtur me armë të tipit ‘Kallashnikov’, ku nga të shtënat në vendin e ngjarjes kishin mbetur të vrarë R.D., B.D., dhe F.B., kurse të dëmtuarit Xhenger Cana, Fevzi Cana dhe Bashkim Kastrati kishin shpëtuar.

Mes tjerash në dokument është përmendur se familjarëve të të ndjerëve u ishte lejuar që t’i merrnin trupat e viktimave pas një jave nga vrasja, dhe që trupat e R. dhe B.D., ishin vendosur mbi njëri-tjetrin, kurse njëri nga ta e kishte këmbën e prerë, ndërkaq viktima F.B, nuk e kishte kokën në trup.

Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, janë ende të zhdukur.

Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte.

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë

Radio Evropa e Lirë

Gjykata Komerciale e Kosovës ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), që parasheh daljen e bizneseve në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike.

Masa e pezullimit do të vlejë derisa Gjykata të marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje.

Burimet brenda ZRRE-së i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se juristët e tyre konsiderojnë se ky aktgjykim vlen vetëm për kompaninë që e ka paditur ZRRE-në, por shtuan se presin sqarime shtesë nga gjykata.

Vendimi i ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë ka hyrë në fuqi më 1 qershor. Sipas vendimit, të gjitha kompanitë që kanë më shumë se 50 punëtorë ose qarkullim mbi 10 milionë euro në vit u detyruan të kalojnë në tregun e hapur të energjisë nga 1 qershori.

Kompanitë që nuk kanë arritur të lidhin kontratë me një furnizues, po furnizohen nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), si mundësi e fundit për sigurimin e energjisë elektrike, për një periudhë 60-ditore. Kjo periudhë, për ata që kanë lidhur kontratë me KEK-un, skadon më 31 korrik.

Për këtë datë është paralajmëruar se të gjitha bizneset në Kosovë me mbi 50 punëtorë, ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro, që nuk kanë lidhur kontratë me ndonjë furnizues të licencuar të energjisë elektrike, do të mbesin pa rrymë.

Por, në aktgjykimin e publikuar më 30 korrik, lidhur me padinë e ngritur nga kompania Proex kundër ZRRE-së, Gjykata Komerciale vendosi që të anulojë njoftimin e lëshuar nga ZRRE-ja më 12 mars, përmes së cilit njoftonte kompanitë për dalje në tregun e lirë, duke e cilësuar si të kundërligjshëm.

“Të gjithë konsumatorët që sipas njoftimit të paditurës [ZRRE-së] do të dalin ne treg të lirë për t’u furnizuar me energji elektrike, janë njoftuar për një ndryshim me rëndësi kaq të lartë vetëm 2 muaj e gjysmë paraprakisht. E paditura, përveç faktit që ka dështuar qe këtë çështje ta rregullojë përmes aktitadministrativ, duke ju ofruar palëve arsyetimin, bazën ligjore, këshillën juridike si dhe çështjet e tjera me rendësi për një tranzicion të tillë, ka dështuar që fillimisht të ju ofroj konsumatorëve informata të nevojshme dhe jetike për këtë proces”, u tha në vendimin e Gjykatës.

Gjykata Komerciale tha se vendimi i ZRRE-së për të nxjerrë të gjithë konsumatorët në treg të lirë, të “bazuar në një interpretim të gabuar” të dispozitave ligjore, përbën shkelje të rëndë të ligjit, pasi sipas gjykatës ZRRE-ja i ka trajtuar në mënyrë të padrejtë konsumatorët, që sipas ligjit, plotësojnë të paktën një nga kriteret e kërkuara për dalje në treg të lirë.

“Rrjedhimisht, vendimi dhe njoftimi i të paditurës janë të kundërligjshme, si për nga përmbajtja ligjore ashtu edhe për nga forma procedurale, duke u bazuar në interpretim të pasaktë të dispozitave dhe zbatim të gabuar të normave në dëm të konsumatorëve”, tha Gjykata Komerciale, e cila po ashtu ka anuluar pikën 4 të vendimit të ZRRE-së, me të cilin, konsumatorët fundorë kanë të drejtë të furnizohen me energji elektrike në tregun konkurrues.

Oda Ekonomike e Kosovës ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Komerciale, duke e vlerësuar si vendim të rëndësishëm dhe që konfirmon shqetësimet e ngritura nga komuniteti i biznesit dhe nga kjo odë “lidhur me mënyrën e njëanshme dhe jo transparente të zbatimit të këtij procesi”.

“Në mungesë të një njoftimi të vlefshëm dhe në mungesë të një baze ligjore për zbatim, Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga ZRRE që të anulojë vendimin e datës 05.04.2024, i cili nuk mund të prodhojë më efekte juridike. ZRRE është e detyruar të zbatojë aktgjykimet përfundimtare të gjykatës, dhe moszbatimi i tyre përbën shkelje të rëndë të rendit juridik që sjellë përgjegjësi penale”, u tha në reagimin e Odës Ekonomike të Kosovës.

Ndërkaq, Oda Ekonomike Amerikane i bëri thirrje ZRRE-së që “të shfuqizojë menjëherë vendimin e saj të kontestuar për liberalizimin e tregut të energjisë”.

“Aktgjykimi i sotëm, por edhe ato të para disa javëve, konfirmojnë shqetësimet e ngritura nga bizneset dhe Oda Amerikane, duke theksuar më tej të metat procedurale dhe substanciale në procesin e liberalizimit. Pasiguria juridike e krijuar muajve të fundit ka shkaktuar konfuzion të jashtëzakonshëm në mesin e bizneseve, duke minuar parashikueshmërinë rregullative dhe duke cenuar planifikimin operativ”, tha Oda Ekonomike Amerikane.

Më shumë se 1.300 biznese private tashmë janë pjesë e këtij tregu.

Në Kosovë, liberalizimi i tregut të energjisë është paraparë me Ligjin për energjinë elektrike të miratuar në vitin 2016, por zbatimi i tij është shtyrë për shkak të rrethanave të ndryshme.

Kurse në vendet e Bashkimit Evropian, procesi i liberalizimit të tregut të energjisë ka filluar në fund të viteve ’90 me qëllim rritjen e konkurrencës, efikasitetit, sigurisë dhe zgjedhjes për konsumatorët.

Në Ballkanin Perëndimor ky proces është ende në zhvillim e sipër.

Britania dhe Franca vlerësojnë rolin e KFOR-it dhe FSK-së në operacionin e kërkimit në Ujman

FSK gjatë kërkimit në Ujman.

 

Radio Evropa e Lirë

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka vlerësuar koordinimin mes misionit të KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacionin e kërkim-shpëtimit të RR.L, që ishte zhdukur në liqenin e Ujmanit në Zubin Potok.

Përmes një deklarate, Ambasada Britanike thekson se ky operacion është dëshmi e aftësive të shkëlqyera të FSK-së në kërkim dhe shpëtim dhe se bashkëpunimi me KFOR-in është në përputhje me marrëveshjet ndërmjet dy institucioneve.

Ambasada Britanike ka përgëzuar KFOR-in për sigurimin dhe mbështetjen gjatë tërë operacionit dhe ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës.

“Mbretëria e Bashkuar mbështet plotësisht misionin e KFOR-it për të kontribuar në një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë. Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet KFOR-it, FSK-së, Policisë së Kosovës dhe EULEX-it është thelbësor për suksesin e këtij misioni”, thuhet në reagim.

Edhe Ambasadori i Francës në Kosovë ka shprehur mbështetjen e plotë të shtetit francez për KFOR-in dhe Komandantin e tij.

“Që nga krijimi i tij, KFOR-i ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të pazëvendësueshëm në garantimin e sigurisë për të gjithë. Ai meriton respektin dhe mirënjohjen e të gjithë aktorëve në rajon. Franca do të vazhdojë ta mbështesë plotësisht, sidomos në një kontekst ku dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike”, shkroi ambasadori Olivier Guerot në platformën X.

Ai gjithashtu ka vlerësuar mediat që kanë raportuar saktë për rolin e KFOR-it në përpjekjet për gjetjen e trupit të personit të zhdukur në liqenin e Ujmanit.

Një ditë më parë, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, tha se është thellësisht e shqetësuar nga përpjekjet për të politizuar angazhimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit.

“Humbja tragjike e jetës së një të riu duhet të jetë moment i pikëllimit kolektiv dhe jo rast për të fituar pikë politike”, u tha në reagimin e Ambasadës gjermane.

Operacioni i kërkim-shpëtimit nisi me 27 korrik, por Agjencia për Menaxhim Emergjent kërkoi asistimin e FSK-së, për nxjerrjen e trupit të RR.L, i cili dyshohet se kërceu nga lartësia e një ure në Ujman.

Dislokimi i FSK-së u bë i mundur vetëm pas dhënies së pëlqimit nga komandanti i KFOR-it.

FSK-ja, brenda pak orësh, arriti ta identifikojë dhe nxjerrë nga thellësia trupin e 33-vjeçrit.

Dislokimi i FSK-së në veri të vendit është i mundur vetëm me pëlqimin paraprak të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, bazuar në zotimin e vitit 2013 nga Qeveria e Kosovës ndaj NATO-s.

Ky zotim, i dhënë përmes një letre nga ish-kryeministri Hashim Thaçi drejtuar sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, mbetet në fuqi edhe sot, pavarësisht ndryshimeve në mandatin e FSK-së.

Pas këtij rasti Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos kërcejnë nga ura në Ujman.

Ndryshe, FSK-ja është në proces të transformimit të saj në ushtri, pas ndryshimeve ligjore të miratuara. Ky proces pritet të përmbyllet më 2028.

Ambasada gjermane e shqetësuar nga përpjekjet për politizim të angazhimit të FSK-së në veri

Pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) afër Liqenit të Ujmanit.

 

Radio Evropa e Lirë

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka thënë të martën se është thellësisht e shqetësuar nga përpjekjet për të politizuar angazhimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Liqenin e Ujmanit, për gjetjen e trupit të një 33-vjeçari që dyshohet se ka kërcyer nga ura e liqenit dy ditë më parë.

Ujmani gjendet në Zubin Potok, një nga katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Disa orë pas angazhimit të FSK-së është gjetur trupi i pajetë. Paraprakisht, operacioni i FSK-së e ka marrë dritën e gjelbër nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, me arsyetimin se ka të bëjë me qëllime humanitare.

“Humbja tragjike e jetës së një të riu duhet të jetë moment i pikëllimit kolektiv dhe jo rast për të fituar pikë politike”, ka thënë Ambasada gjermane.

Sipas saj, deklaratat e aktorëve politikë se ky mision i FSK-së është “i pari në veri të Kosovës”, vetëm se e keqinterpretojnë qëllimin e angazhimit.

“Po aq shqetësuese janë edhe akuzat për manipulim me fotografi – konkretisht, heqja e elementëve të dukshëm të shoqërimit të KFOR-it – për të promovuar narrativë mashtruese. Veprime të tilla rrezikojnë të minojnë besimin e publikut dhe të heqin vëmendjen nga fokusi humanitar i misionit”, është thënë mes tjerash në reagim.

Ambasada ka thënë se mbështet plotësisht misionin e KFOR-it dhe vlerëson përpjekjet e këtij misioni, si dhe të FSK-së, për kërkim-shpëtim.

“Profesionalizimi i tyre dhe bashkëpunimi janë në të mirë të publikut dhe shërbejnë si përkujtim se çfarë mund të arrihet kur institucionet punojnë së bashku në shërbim të dinjitetit njerëzor”.

Përmes një postimi në Facebook, FSK-ja ka thënë se operacioni është zhvilluar në koordinim me Policinë e Kosovës, misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.

“Trupi u është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme hetimore”, është thënë mes tjerash në Facebook.

Pjesëtarë të FSK-së në operacionin e kërkim-shpëtimit.

Pjesëtarë të FSK-së në operacionin e kërkim-shpëtimit.

Operacioni është realizuar me urdhër të komandantit të FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari.

Dislokimi i FSK-së në veri të vendit është i mundur vetëm me pëlqimin paraprak të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, bazuar në zotimin e vitit 2013 nga Qeveria e Kosovës ndaj NATO-s. Ky angazhim, i dhënë përmes një letre nga ish-kryeministri Hashim Thaçi drejtuar sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, mbetet në fuqi edhe sot, pavarësisht ndryshimeve në mandatin e FSK-së.

Pas këtij rasti Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos kërcejnë nga ura në Ujman.

Ndryshe, FSK-ja është në proces të transformimit të saj në ushtri, pas ndryshimeve ligjore të miratuara. Ky proces pritet të përmbyllet më 2028.

FSK-ja gjen trupin e pajetë të 33-vjeçarit në liqenin e Ujmanit

Pjesëtarë të FSK-së në operacionin e kërkimit në Liqenin e Ujmanit.

 

Radio Evropa e Lirë

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur në pasditen e së martës se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit, i cili kishte kërcyer në të dy ditë më parë.

Ujmani gjendet në Zubin Potok, një nga katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Përmes një postimi në Facebook, FSK-ja ka thënë se operacioni është zhvilluar në koordinim me Policinë e Kosovës, misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.

“Trupi u është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme hetimore”, është thënë mes tjerash në Facebook.

Operacioni është realizuar me urdhër të komandantit të FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari.

Dislokimi i FSK-së në veri të vendit është i mundur vetëm me pëlqimin paraprak të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, bazuar në zotimin e vitit 2013 nga Qeveria e Kosovës ndaj NATO-s. Ky angazhim, i dhënë përmes një letre nga ish-kryeministri Hashim Thaçi drejtuar sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, mbetet në fuqi edhe sot, pavarësisht ndryshimeve në mandatin e FSK-së.

Më herët gjatë ditës, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se FSK-ja u angazhua në mbështetje të autoriteteve civile.

“Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile. Në këtë aspekt në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR, ekipet e specializuara të FSK-së kanë filluar operacionin e kërkimit në Liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejt të nxirret trupi i mërgimtarit dhe t’i lehtësohet dhimbja familjes”, shkroi Maqedonci në Facebook.

Ndërkaq, gjatë një prononcimi për media në Ujman, drejtori ekzekutiv i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent, Genc Metaj, tha se kjo agjenci një ditë më parë ka parashtruar kërkesën për angazhimin e FSK-së në operacionin e kërkimit.

KFOR-i: Operacioni zhvillohet nën kushte specifike

Një ushtar i KFOR-it dhe pjesëtarë të FSK-së qëndrojnë mbi njërën nga urat në Liqenin e Ujmanit, ku më 29 korrik 2025 po zhvillohen kërkime.

Një ushtar i KFOR-it dhe pjesëtarë të FSK-së qëndrojnë mbi njërën nga urat në Liqenin e Ujmanit, ku më 29 korrik 2025 po zhvillohen kërkime.

Nga misioni i KFOR-it konfirmuan se komandanti i saj, gjeneralmajor Enrico Barduani, autorizoi FSK-në të dislokojë ekipe të kërkim-shpëtimit në zonën e liqenit të Ujmanit.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se autorizimi është dhënë për arsye humanitare, në përputhje të plotë me kompetencat e komandantit të KFOR-it.

“Operacioni zhvillohet nën kushte specifike të vendosura nga KFOR-i, i cili gjithashtu do të sigurojë mbarëvajtjen e tij”, thuhet në njoftim.

“Angazhimi i FSK-së në këtë rast është në përputhje me mandatin e saj fillestar, që përfshin ndihmë për komunitetet lokale në raste katastrofash natyrore dhe operacione të kërkim-shpëtimit”.

Pas këtij rasti Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos kërcejnë nga ura në Ujman.

Ndryshe, FSK-ja është në proces të transformimit të saj në ushtri, pas ndryshimeve ligjore të miratuara. Ky proces pritet të përmbyllet më 2028.

FSK-ja përfshihet në operacionin e kërkimit në Ujman

Automjete të FSK-së në veri të Kosovës më 29 korrik 2025.

 

Radio Evropa e Lirë

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në bashkërendim me KFOR-in, kanë nisur operacionin e kërkimit në Liqenin e Ujmanit, në veri të Kosovës, pasi dy ditë më parë nga ura në këtë liqe dyshohet se një person kërceu dhe nuk doli më nga uji.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se FSK-ja u angazhua në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të një mërgimtari, që kërceu nga ura në Liqenin e Ujmanit.

“Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile. Në këtë aspekt në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR, ekipet e specializuara të FSK-së kanë filluar operacionin e kërkimit në Liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejtë të nxirret trupi i mërgimtarit dhe t’i lehtësohet dhimbja familjes”, shkroi Maqedonci në Facebook.

Dislokimi i FSK-së në veri të vendit është i mundur vetëm me pëlqimin paraprak të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, bazuar në zotimin e vitit 2013 nga Qeveria e Kosovës ndaj NATO-s. Ky angazhim, i dhënë përmes një letre nga ish-kryeministri Hashim Thaçi drejtuar sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, mbetet në fuqi edhe sot, pavarësisht ndryshimeve në mandatin e FSK-së.

Një 33-vjeçar dyshohet se kërceu nga ura në Ujman pasditen e së dielës. Ujmani gjendet në Zubin Potok, një nga katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Operacionet e kërkim-shpëtimit deri më tani i kanë realizuar pjesëtarët e Policës së Kosovës së bashku me ata të Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim. Ndërkaq, pas këtij rasti Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos kërcejnë nga ura në Ujman.

Ndryshe, FSK-ja është në proces të transformimit të saj në ushtri, pas ndryshimeve ligjore të bëra. Ky proces pritet të përmbyllet më 2028.

“Moskonstituimi i Kuvendit ka sjellë zhgënjim te qytetarët e Kosovës”, Shkëlzen Gashi: Ja pse faji kryesor bie mbi partitë politike opozitare

Analisti Shkëlzen Gashi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, komentoi zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Gashi pohoi se Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës ka sjellë zhgënjim te qytetarët, pasi për 3 muaj e gjysmë nuk u arrit asnjë gjë.

Sipas Gashit, faji kryesor bie mbi partitë politike opozitare, pasi në vitin 2014, me vendim të Gjykatës Kushtetuese, ishte obligim zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe kryesisë së saj.

Shkëlzen Gashi: “Moskonstituimi i Kuvendit ka sjellë zhgënjim te qytetarët e Kosovës. Për mendimin tim, faji kryesor bie mbi partitë politike opozitare, pasi në vitin 2014, me vendim të Gjykatës Kushtetuese, ishte obligim zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe kryesisë së saj. Dhe normalisht nuk ka pasur ngërç, ndërsa tani këto parti që deri dje kanë qenë në pushtet po bojkotojnë dhe arritëm në këtë situatë që jemi sot. Vetëvendosja mund të ketë plot mëkate, por jo në këtë rast.

Kryetari e Kuvendit i takon VV dhe normalisht duhej të ishte zgjedhur, pastaj nëse Albin Kurti brenda dy javësh nuk formonte dot Qeverinë, atëherë presidentja ia kalon stafetën partisë së dytë e kështu me radhë. Në rast se nuk formohet qeveria, atëherë vendi shkon në zgjedhje të parakoshme.”

Sulmuan me bomba dore Komisionin Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut, dënohen 12 vite burg tre të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë Millun Millenkoviq – Llunen, Aleksandar Vllajiqin dhe Dejan Pantiqin për sulmin ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut në dhjetor të vitit 2022.

Millenkoviq – Llune dhe Vllajiq janë dënuar me nga pesë vjet burgim, ndërsa Pantiqi me dy vjet burgim.

Millenkoviqit dhe Vllajiqit do t’iu llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim.

Pantiq dhe Miomir Vakiq, i cili është liruar nga akuzat, sepse nuk është vërtetuar se ka kryer vepër penale, janë mbrojtur në liri.

Prokuroria e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj këtyre katër personave dhjetor të vitit 2023 për veprën penale “akt terrorist”.

Ata akuzoheshin se kanë sulmuar zyrat e KQZ-së me bomba dore dhe mjete shpërthyese, me qëllim – siç thuhet në aktakuzë – “destabilizimin ose shkatërrimin e strukturave politike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës”. Sipas prokurorisë, nga ky sulm janë rrezikuar seriozisht jetët e zyrtarëve të KQZ-së dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Në seancën e parë, të mbajtur në fund të janarit 2024, të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Kush është Millun Millenkoviq – Llune?
Ai përmendet si organizatori kryesor i sulmit ndaj zyrave të KQZ-së. Pas arrestimit të tij më 13 qershor 2023 në Mitrovicën e Veriut, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Policia kishte arrestuar “njërin nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’, i cili ka drejtuar grupe kriminale që për vite me radhë kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.

Qeveria e Kosovës i ka shpallur organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” si terroriste.

Sveçla, po ashtu, e ka lidhur Millenkoviqin me organizimin e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në maj të vitit 2023 në Zveçan, kur tensionet shpërthyen pas hyrjes së kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale. Nga përplasjet u plagosën mbi 100 persona nga të dyja palët.

Në anën tjetër, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka mohuar që Millenkoviq të jetë kriminel, duke e quajtur “luftëtar të shquar për interesat kombëtare serbe në veri të Kosovës”. Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte reaguar pas arrestimit, duke thënë se ka biseduar me zyrtarë ndërkombëtarë për këtë çështje.

Procesi gjyqësor dhe dëshmitë e Prokurorisë
Deklaratat përfundimtare të mbrojtjes u dhanë të premten, ku u theksua se aktakuza pjesërisht bazohet në komunikime të përgjuara përmes aplikacionit Viber. Avokatët i mohuan akuzat ndaj klientëve të tyre.

Portali “Betimi për Drejtësi”, që ndjek rregullisht proceset gjyqësore në Kosovë, raportoi se avokati Lubomir Pantoviq deklaroi se të gjitha provat e përfshira në aktakuzë mbështeten në raporte dhe dokumente policore, pa ndonjë përshkrim konkret të veprimeve të pretenduara të të akuzuarve.

Kush janë të akuzuarit për terrorizëm?
Më 6 dhjetor 2022, në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut u hodhën dy mjete shpërthyese, nga të cilat njëra eksplodoi.

Për këtë rast, më 9 dhjetor në pikën kufitare të Jarinjës u arrestua Dejan Pantiq, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, veprim që nxiti krizë në veri dhe vendosjen e barrikadave nga serbët lokalë. Barrikadat u hoqën më 29 dhjetor, pasi një vendim gjyqësor e lejoi Pantiqin të mbahej në arrest shtëpiak.

Më 13 qershor 2023, në Mitrovicën e Veriut u arrestua Millun Millenkoviq – Llune. Arrestimi i tij u pasua nga ndezja e sirenave të alarmit në qytet, çka solli grumbullime të qytetarëve. Gjatë periudhave të tensionuara në veri, këto sirena janë përdorur për të mobilizuar popullatën – dyqanet, barnatoret dhe hapësirat komerciale mbylleshin, ndërsa grupe të organizuara dilnin në rrugë ose vendosnin barrikada.

Nuk dihej kush i menaxhonte këto sirena, por në dhjetor 2023, Policia e Kosovës njoftoi se kishte konfiskuar në Mitrovicën e Veriut një sirenë alarmi me gjashtë altoparlantë.

Aleksandar Vllajiq u arrestua nën dyshimin se kishte mbledhur dhe transmetuar informacione konfidenciale për Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA). Ai u akuzua më pas në një rast të veçantë për spiunazh dhe në fillim të qershorit u dënua me pesë vjet burg. Vllajiq e pranoi fajësinë për rastin e spiunazhit, por e mohon përfshirjen në sulmin ndaj KQZ-së.

Gjatë gjykimit, prokuroria paraqiti prova se edhe Miomir Vakiq ka qenë i përfshirë në sulm. Janë prezantuar mesazhe që ai ka shkëmbyer me të akuzuarin Dejan Pantiq, në të cilat Pantiq shkruan: “Këtu po bien dardhat”, ndërsa Vakiq i përgjigjet: “hidhuni ndonjë mollë”.

Sipas prokurorisë, kjo gjuhë e koduar nënkuptonte vendndodhjen e policisë dhe përdorimin e bombave./REL

Osmani: Të ndalet katastrofa humanitare në Gazë

Radio Evropa e Lirë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se katastrofa humanitare dhe vuajtjet e civilëve të pafajshëm në Gazë duhet të marrin fund.

Sipas saj, Kosova mbështet përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti për armëpushim dhe lirimin e menjëhershëm të të gjitha pengjeve.

“Në ndërkohë, sigurimi i qasjes në ushqim, ujë dhe ilaçe për personat më të cenueshëm duhet të mbetet prioritet për të lehtësuar vuajtjen e shkaktuar te të pafajshmit nga dhuna”, tha Osmani përmes një reagimi në X.

Lufta në Gazë ka nisur më 7 tetor 2023, kur radikalët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Edhe disa pengje ende mbahen në territorin palestinez.

Si pasojë e ofensivës izraelite, më shumë se 59.000 palestinezë janë vrarë dhe vendi me mbi 2 milionë banorë po përballet me krizë të thellë humanitare. Organizatat ndërkombëtare kanë ngritur alarmin për raste të shumta të kequshqyerjes në Gazë.

Presidentja Osmani tha se Kosova vazhdon të mbështesë përpjekjet ndërkombëtare që synojnë një të ardhme të drejtë, të qëndrueshme e paqësore, ku “izraelitët e palestinezët mund të jetojnë me dinjitet, siguri dhe respekt të ndërsjellë, me një përkushtim të përbashkët për mbrojtjen e jetës së njerëzve”.

“Derisa të arrihet kjo e ardhme, duhet bërë çdo përpjekje për të parandaluar humbjen e mëtejme të jetës së pafajshme dhe të lehtësohen vuajtjet e të gjithë njerëzve”, tha Osmani.

Reagimi i Osmanit vjen disa ditë pasi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një letre drejtuar asaj dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, kërkuan që ata të reagonin lidhur me krizën humanitare në Gazë.

“AGK-ja i kërkon presidentes Osmani dhe kryeministrit në detyrë Kurti që të marrin qëndrim të qartë rreth kësaj krize, dhe të bëjnë thirrje publike për ndaljen e vrasjes së civilëve dhe gazetarëve nëpërmjet metodës së urisë, të orkestruar nga shteti i Izraelit”, tha AGK-ja.

Një ditë më parë, Izraeli – që ka synim ta shkatërrojë Hamasin – njoftoi për një “pauzë të kufizuar taktike” të operacioneve të tij ushtarake, me qëllim që të lejojë Kombet e Bashkuara dhe agjencitë për të dërguar ndihma në territorin palestinez.

Ndërkaq, Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të dielën thanë se kanë hedhur nga ajri 25 tonë ndihma në Gazë, për të lehtësuar krizën e thellë të urisë.

Mbi 100 zjarre të raportuara në Kosovë gjatë orëve të fundit, një zjarrfikës i lënduar

Radio Evropa e Lirë

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se shkaku i temperaturave të larta dhe erërave të forta, në disa zona të Kosovës janë përhapur zjarre.

Agjencia njoftoi se një zjarrfikës është lënduar në Ferizaj gjatë intervenimit për shuarjen e zjarreve.

“Raporti i Qendrës Operative të Agjencisë tregon një rritje në numrin e vatrave të zjarrit, me gjithsej 101 raste të raportuara vetëm në gjashtë orët e fundit. Prej tyre, 48 janë ende aktive, ndërsa 53 janë lokalizuar”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se gjendja është e vështirë dhe kërkon veprim të shpejtë e të bashkërenduar nga të gjitha institucionet.

“Institucionet e Republikës së Kosovës janë të mobilizuara për të ofruar ndihmën e nevojshme. FSK-ja është në gjendje gatishmërie të plotë dhe e gatshme të ofrojë mbështetje të menjëhershme në rast se kërkohet nga autoritetet komunale apo ato qendrore për emergjencat civile”, tha Osmani.

Në fshatin Zasellë të Komunës së Mitrovicës, ka pasur edhe intervenim me helikopter nga KFOR-i.

Agjencia u bëri thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre në ambiente të jashtme dhe të lajmërojnë zjarrvëniet në numrat emergjent 112, 193 dhe 192.

Më herët, kjo agjenci kishte thënë se shumica e zjarreve masive në Kosovë shkaktohen nga dora e njeriut.

Edhe pse Agjencia e Menaxhimit Emergjent nuk ka treguar se në cilat zona janë përhapur zjarre, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur për zjarre në disa fshatëra të kësaj komune.

“Kushdo që ka mundësi e që ka pajisje per shuarje të zjarrit, le të ndihmoj në hapësirën Dubravë – Sallagrazhdë – Mushtisht”, shkroi në Facebook, ku publikoi një video.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent raportoi edhe dje për gjithsej 23 zjarre, prej të cilat shtatë kishin qenë aktive deri në orën 15:00.

Ende nuk dihet se sa dëme janë shkaktuar, por më parë gjatë këtij muaji janë publikuar shumë video në rrjete sociale që tregonin se si arat e mbjella me drithëra si grurë kapeshin nga zjarret.

Sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), gjatë vitit 2024 në Kosovë ishin regjistruar 94 zjarre, të cilat kishin djegur gjithsej 12.079 hektarë pyje dhe shkurre.

Kushtetuesja ndalon mbajtjen e seancës konstituive pas afatit 30-ditor

Radio Evropa e Lirë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, që do të jetë në fuqi nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Në arsyetim, Gjykata tha se nëse nuk do të vendosej masa e përkohshme ex officio ndaj vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas datës 26 korrik 2025, çdo vendim dhe veprim i ndërmarrë pas kësaj date deri në vendimmarrjen e Gjykatës lidhur me kërkesat “mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e institucioneve kyç në Republikën e Kosovës”.

Më 24 korrik, Kushtetusja tha se ekzistojnë rrethana të interesit publik, që e përfshijnë rendin kushtetues të Kosovës, që ndërlidhen me themelimin e institucioneve shtetërorë pas zgjedhjeve për Kuvend.

“Prandaj, ndalimi i çdo vendimi dhe veprimi nga ana e deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas 26 korrikut 2025 është në interes publik, i domosdoshëm për ruajtjen e rendit kushtetues dhe interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, u tha në vendim.

Vendimi për vendosjen ex officio të masës së përkohshme, Kushtetuesja tha se e mori pas pranimit të dy lëndëve në fillim të korrikut nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Këto dy lëndë janë bashkuar, tha Kushtetuesja, duke shtuar se Gjykata po ashtu ka pranuar komente nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me këto lëndë.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) më 3 korrik i ka kërkuar zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese ta vlerësojë kushtetutshmërinë veprimeve të ndërmarra gjatë seancës konstituive të mbajtur më 29 qershor, dhe vazhdimeve të saj, më 1 dhe 3 korrik.

Në kërkesën e saj, PDK-ja konteston: kërkesën për propozime për anëtarë të Komisionit për Votim të Fshehtë; hedhjen në votim të këtij komisioni; vetë votimin e komisionit; dhe, ndërprerjen e seancës pas mosmiratimit të komisionit.

PDK-ja beson se këto veprime janë ndërmarrë “në kundërshtim të hapur” me Kushtetutën e Kosovës, dhe me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit.

Kjo parti kërkon nga Kushtetuesja ta shpallë “antikushtetues” vendimin për votimin e Komisionit për Votim të Fshehtë, dhe ta shpallë “antikushtetues” vendimin për ndërprerjen e seancës konstituive, si dhe ta urdhërojë Kuvendin që ta vazhdojë seancën konstituive deri në përfundimin e saj me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, përmes votimit të hapur.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) më 4 korrik i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese t’i sqarojë normat kushtetuese dhe të rregullores së punës së Kuvendit të Kosovës, në lidhje me vazhdimin e seancës konstituive nga 29 qershori, pas aktgjykimit nga gjykata më e lartë e vendit.

LDK-ja beson se vazhdimet e fundit të seancës konstituive janë bërë “në kundërshtim të plotë” me Kushtetutën e Kosovës dhe me konstatimet e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga 26 qershori.

Kushtetuesja doli me një aktgjykim për ngërçin politik më 26 qershor, duke obliguar deputetët që ta konstituonin organin ligjvënës brenda një muaji.

Megjithatë, edhe pse vazhdime të seancës konstituive janë mbajtur çdo 48-orë, deputetët nuk kanë arritur deri tani pajtim për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri e as për mënyrën e votimit për të.

Teksa afati 30-ditor po afrohej, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me dy kërkesa që të sqaronte se cilat janë pasojat juridike nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik dhe që Kushtetuesja të vendosë masë të përkohshme ndaj afatit 30-ditor, deri në nxjerrjen e një aktvendimi sa i përket kërkesës për pasojat juridike.

Gjykata në vendimin e 24 korrikut përmendi edhe faktin që Osmani, i është drejtuar me kërkesë për sqarime, e cila është regjistruar si lëndë e veçantë.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, i tha më herët gjatë ditës Radios Evropa e Lirë se kërkesa e presidentes Vjosa Osmani për masë të përkohshme dhe sqarim të afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit është “qartazi e pabazuar” dhe, si e tillë, e papranueshme për Kushtetuesen.

Ai tha se Gjykata Kushtetuese pritet të marrë vendim mbi këtë çështje në bazë të kërkesave të paraqitura nga deputetët e dy partive politike dhe jo mbi kërkesën e presidentes.

Njoftimi i Kushtetueses vjen një ditë para se deputetët të mblidhen për vazhdimin e 52-të të seancës konstituive. Nëse edhe të premten partitë nuk lëvizin nga qëndrimet, atëherë seanca e radhës mund të thirret vetëm pas 8 gushtit.

Veteranët e UÇK-së thonë se i arrestuari në Serbi nuk figuron në listat e tyre

Radio Evropa e Lirë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) tha se emri i Lulzim Halilit, që raportohet se u arrestua në Serbi një ditë më parë, nuk është gjetur në arkivat e veteranëve të luftës e as në listat e disa brigadave të UÇK-së. Lidhur me këtë rast ende nuk kanë reaguar institucionet zyrtare të Kosovës.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, nënkryetari i OVL UÇK, Gazmend Syla.

Mediat në Serbi kanë raportuar se Halili dyshohet për krime lufte kundër njerëzimit. Ai pretendohet se ka qenë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka vepruar në rajonet e Prishtinës, Pejës dhe Gjakovës, si dhe pretendohet se ka marrë pjesë në një sulm ndaj një posti ushtarak jugosllav në Koshare.

“Në fakt, as nuk ka status të veteranit luftëtar, as status të veteranit pjesëtar, as nuk ka status të veteranit pjesëmarrës”, tha Syla.

Ai shtoi se shumë veteranë nuk kanë aplikuar fare për status, prandaj OVL UÇK është interesuar dhe ka biseduar me luftëtarë të tjerë në Pejë, prej nga është Halili, nëse e njohin atë, nëse kanë qenë pjesëmarrës në ndonjë betejë me të, apo nëse kanë shkuar për furnizime me armë në Shqipëri. Por, ata nuk kanë pohuar se kanë takuar Halilin gjatë luftës së UÇK-së.

Duke qenë se në Serbi është pretenduar se Halili kishte marrë pjesë në betejën e Koshares, Syla tha se me qëllim që të hulumtohet nëse ai ishte pjesë e kësaj beteje, OVL UÇK ka shikuar në brigadën 138 Agim Ramadani që ka operuar në Koshare.

“Edhe aty nuk ka figuruar emri si veteran, as si pjesëmarrës i kësaj beteje, e as në listat e ushtarëve të UÇK-së”, tha ai.

“Ne si organizatë kemi dyshimet tona se ky skenar është rregulluar e përgatitur nga shteti serb për të dërguar ndonjë mesazh këtu në Kosovë. Ose ndoshta ka qenë edhe hakmarrje për atë që ndodhi me përfaqësuesin e Zyrës së Kosovës në Serbi, siç i thonë ata, i cili u arrestua pas deklarimeve të tij në Rahovec”, shtoi Syla.

Radio Televizioni i Serbisë tha se Halilit i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh dhe më pas ai pritet të dërgohet në prokurorinë përkatëse për t’u përballur me kallëzim penal.

Viteve të fundit, në Serbi janë arrestuar disa qytetarë të Kosovës, të cilët Beogradi pretendon se kanë kryer krime të luftës.

Arrestimi i fundit vjen në kohën e rritjes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi më 18 korrik në Kosovë u arrestua Igor Popoviq, ndihmësi i drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të “nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit”, pasi gjatë një fjalimi në Rahovec e kishte cilësuar UÇK-në si “organizatë terroriste”.

Serbia ka kërkuar lirimin e tij dhe ka paralajmëruar për “pasoja të paparashikueshme”, ndërkaq kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin kalimin përmes Serbisë, pasi ka thënë se ka indikacione për provokime dhe ndalime arbitrare të qytetarëve të Kosovës.

Ndryshe, në Koshare, – në vendin ku Halili akuzohet nga Serbia se ka kryer krime – ishte një post kufitar i Ushtrisë së Republikës Federale të Jugosllavisë, i vendosur në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, në shpatet e Pashtrikut. Më 9 prill 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë, aty shpërtheu një betejë e përgjakshme, që zgjati 67 ditë, mes forcave të ushtrisë jugosllave dhe UÇK-së.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, në betejën e Koshareve u vranë 108 ushtarë të ushtrisë jugosllave, ndërsa sipas zyrtarëve në Kosovë, në këtë betejë janë vrarë 114 pjesëtarë të UÇK-së. Autoritetet jugosllave kishin deklaruar po ashtu se NATO-ja kishte bombarduar zonën e Koshares në maj të vitit 1999.

Beteja në Koshare përfundoi më 14 qershor 1999, kur Ushtria e Jugosllavisë u tërhoq nga Kosova, në përputhje me marrëveshjen që i dha fund bombardimeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë së atëhershme.

Fushata ajrore e NATO-s ndaj Jugosllavisë filloi më 24 mars 1999. Sipas NATO-s, ndërhyrja ushtarake u ndërmor për shkak të shtypjes dhe dëbimit të shqiptarëve nga Kosova nga forcat serbe të sigurisë. Kjo fushatë ajrore zgjati për 78 ditë.

Teuta Ibrahim Rugova martohet me Agron Nik Gjeloshin

Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet të shtunën më 25 korrik 2025. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në Prishtinë, raportojnë mediat.

Ajo do të martohet me Agron Gjeloshin, birin e aktivistit të njohur, Nik Gjeloshi.

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

Xhevahire Izmaku dhe Famir Limaj nga Nisma Socialdemokrate në njërën prej seancave për konstituim të Kuvendit.

 

Radio Evropa e Lirë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku i ka thënë të premten Radios Evropa e Lirë se takimi mes kryetarit të kësaj partie, Famir Limaj dhe kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, do të zhvillohet në pasditen e së shtunës, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Seanca e re për konstituim të Kuvendit do të mbahet të shtunën në orën 11:00. Deri më tani, 48 përpjekje kanë rezultuar të pasuksesshme.

“Ne qëndrojmë me kërkesën tonë – që mendojmë se është e arsyeshme – për pozitën e kryetarit të Kuvendit. Votat i kemi. Nëse propozohet emri i Fatmir Limajt, atëherë të hënën mund të konstituohet Kuvendi”, ka thënë Izmaku për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, deri tani nuk ka ndonjë sinjal të qartë nga Lëvizja Vetëvendosje se mund të arrihet një marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, por “ekziston një ambient pozitiv”.

“Por, nuk mund të them se si do të jetë vendimmarrja. Situata është e paparashikueshme”, ka thënë mes tjerash ajo.

Më herët gjatë ditës, Limaj është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Ky takim vjen në prag të përfundimit të afatit kushtetues të përcaktuar me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25, i cili obligon deputetët që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve, konkretisht deri më 26 korrik”, është thënë në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca.

Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, por ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë.

Osmani ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në javën e ardhshme, nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohet brenda këtyre ditëve.

Situata është bllokuar pasi Partia Demoratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës , Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit nga kryesuesi i seancës Avni Dehari është jokushtetuese.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon që për Albulena Haxhiun – të propozuar për kryeparlamentare – të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara.

Ajo nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar disa herë para ndërtesës së Kuvendit duke i thirrur deputetët në përgjegjësi.

Kush sa vota i ka?

Në Kuvendin e Kosovës me 120 ulëse, nevojiten 61 vota për të votuar me sukses emrin e ri të kryekuvendarit.

Lëvizja Vetëvendosje, si fituesja e më së shumti votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, i ka 48 ulëse në Kuvend, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 24, Lidhja Demokratike e Kosovës me 20, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë me 9 dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla. Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave.

Vetëm Nisma Socialdemokrate i ka tre deputetë në Kuvend. Përveç Limajt kjo parti përfaqësohet nga Xhevahire Izmaku dhe Arbëreshë Kryeziu.

Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe kryetari i Iniciativës së re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, ka sinjalizuar më parë se shtatë deputetë të pakicave joserbe do të votonin pro konstitutimit të Kuvendit të ri dhe një qeverie të re të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në një skenar kur Lëvizja Vetëvendosje, deputetët e Nismës dhe shtatë të pakicave do të votonin për konstituim të Kuvendit, do të duheshin edhe tri vota për finalizim të procesit me sukses.

Deri tani, deputetët e pakicave, Duda Balje, Veton Berisha dhe Adem Hoxha janë deklaruar se nuk ofrojnë mbështetje pa u plotësuar kushtet e tyre.

Osmani takon Limajn në prag të seancës së re për konstituim të Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

 

Radio Evropa e Lirë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar të premten takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pak para seancës parlamentare të së shtunës për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Deri më tani, 48 përpjekje kanë rezultuar të pasuksesshme.

“Ky takim vjen në prag të përfundimit të afatit kushtetues të përcaktuar me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25, i cili obligon deputetët që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve, konkretisht deri më 26 korrik”, është thënë në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca.

Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë.

Presidentja Osmani është cituar të ketë thënë se zbatimi i këtij aktgjykimi është detyrim i qartë kushtetues dhe e ka potencuar rëndësinë që të gjithë përfaqësuesit e qytetarëve të veprojnë në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje sa më të shpejtë për konstituimin e Kuvendit.

Palët janë takuar një ditë pasi deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka thënë se pret që kryetari i partisë, Fatmir Limaj, të takohet me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për një marrëveshje të mundshme në fundjavë.

“Presim që në fundjavë të ketë një epilog pozitiv, pra shpresojmë se këto bisedime që kanë vazhduar me muaj të tërë, të prodhojnë rezultat dhe Kosova të ketë institucione”, ka thënë Izmaku për gazetarë.

Sipas saj, temë e bisedimeve është që Limaj të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit, duke shtuar se “më në fund dikush po del mbi egot personale dhe partiake, e ky duket që do të jetë zoti Limaj pra, sepse nga fillimi e ka ndryshuar diskursin në këtë vend”.

Kush sa vota i ka?

Në Kuvendin e Kosovës me 120 ulëse, nevojiten 61 vota për të votuar me sukses emrin e ri të kryekuvendarit.

Lëvizja Vetëvendosje, si fituesja e më së shumti votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, i ka 48 ulëse në Kuvend, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 24, Lidhja Demokratike e Kosovës me 20, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë me 9 dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla. Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave.

Vetëm Nisma Socialdemokrate i ka tre deputetë në Kuvend. Përveç Limajt kjo parti përfaqësohet nga Xhevahire Izmaku dhe Arbëreshë Kryeziu.

Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe kryetari i Iniciativës së re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, ka sinjalizuar më parë se shtatë deputetë të pakicave joserbe do të votonin pro konstitutimit të Kuvendit të ri dhe një qeverie të re të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në një skenar kur Lëvizja Vetëvendosje, deputetët e Nismës dhe shtatë të pakicave do të votonin për konstituim të Kuvendit, do të duheshin edhe tri vota për finalizim të procesit me sukses.

Deri më tani, deputetët e pakicave, Duda Balje, Veton Berisha dhe Adem Hoxha janë deklaruar se nuk ofrojnë mbështetje pa u plotësuar kushtet e tyre.

Osmani ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në javën e ardhshme, nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohet brenda këtyre ditëve.

Situata është bllokuar pasi Partia Demoratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës , Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit nga kryesuesi i seancës Avni Dehari është jokushtetuese.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon që për Albulena Haxhiun – të propozuar për kryeparlamentare – të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara.

Ajo nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar disa herë para ndërtesës së Kuvendit duke i thirrur deputetët në përgjegjësi.

Kërcënohet presidentja Osmani përmes një emaili

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është bërë objekt i një kërcënimi të drejtpërdrejtë përmes emailit, të dërguar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Emaili, i dërguar nga një person me emrin Betim Ibrahimi nga adresa [email protected], kishte për subjektin “Punoni pak ma shumë/shpejt”, por përmbajtja e tij kalonte çdo kufi të komunikimit institucional.

Në mesazhin kërcënues, i cili i është dërguar adresës zyrtare të Zyrës së Presidentes, përveç fjalëve ofenduese dhe gjuhës përçmuese, këshillohen veprime hakmarrëse edhe ndaj familjes së presidentes, për “tradhëti” dhe vendime të pretenduara politike si ndërrimi i flamurit apo zbatimi i gjuhësisë në komunikimin zyrtar.

“”Edhe familja jote. Për tradhti. Për ndërrimin e flamurit tonë. Për ndjekjen e njerëzve dhe marrjen e vendimeve bazuar në mendimet e tyre… A janë shenjat në Serbi në të dyja gjuhët, shqip dhe serbisht?””, shkruhet ndër të tjera në emailin e dërguar më 16 korrik në ora 00:15.

Mesazhi është shoqëruar edhe me një paralajmërim automatik të sistemit informativ të presidencës që e cilëson emailin si të ardhur nga jashtë organizatës.

Ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga Presidenca apo Policia e Kosovës, por pritet që rasti të hetohet dhe personi në fjalë të merret në përgjegjësi ligjore./Telegrafi

Supremja vendos kufijtë – shkelja mund të çojë në ndjekje penale

Bekim Bislimi

Krizës së gjatë për formimin e institucioneve në Kosovë së fundmi iu shtua edhe një sfidë e re: vendimi i Gjykatës Supreme që e konsideron nxjerrjen e akteve nënligjore nga ministrat që janë njëkohësisht deputetë, si të kundërligjshme dhe shkelje të dispozitave kushtetuese.

Vendimi i datës 15 korrik lidhet me shfuqizimin e udhëzimit administrativ për shfrytëzimin e pajisjeve fiskale, të nxjerrë nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati – i cili është edhe deputet – e që Gjykata Supreme e shpalli të paligjshëm.

Ky aktgjykim u pasua me reagime të ashpra: Qeveria në detyrë e cilësoi si “arbitrar” dhe “të pabazuar në ligj” – duke argumentuar se Ligji për Qeverinë nuk i ndalon shprehimisht ministrat në detyrë të nxjerrin akte nënligjore – ndërsa Gjykata Supreme paralajmëroi se çdo ndërhyrje në vendimet e saj gjyqësore është e papranueshme.

“Ndërhyrja në gjyqësor është e papranueshme”, tha edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Njohësit e çështjeve kushtetuese thonë se vendimi i Supremes është i drejtë dhe i detyrueshëm për zbatim, duke theksuar se çdo mospërfillje e tij mund të përbëjë shkelje penale.

 

Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë në detyrë të Kosovës dhe ministrin në detyrë, Murati, se çfarë hapash do të ndërmarrin pas këtij aktgjykimi, por nuk mori përgjigje.

Qeveria nuk dha qëndrim as lidhur me pyetjen nëse po shqyrton mundësinë që ministrat, të cilët janë njëkohësisht edhe deputetë, të ndalin ushtrimin e funksioneve ekzekutive.

Lidhja Demokratike e Kosovës iu drejtua Prokurorisë Speciale më 16 korrik për të kërkuar hetime penale ndaj Qeverisë në detyrë, duke dorëzuar si provë vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale.

Sipas deputetëve të kësaj partie, Besian Mustafa dhe Alban Zogaj, ky vendim konfirmoi se Qeveria në detyrë ka vepruar në mënyrë të jashtëligjshme pas certifikimit të ministrave si deputetë, më 27 mars.

KDI: Vendimi i Supremes thekson shkeljet dhe hap rrugë për kontestime ligjore

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili përcjell punën e Kuvendit, vlerëson se vendimi i Gjykatës Supreme lidhur me Udhëzimin Administrativ të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, është i drejtë dhe i plotfuqishëm.

Ai thekson se çdo mosbindje ose mosrespektim i këtij vendimi përbën shkelje penale.

“Konkretisht, në rastin në fjalë, ministri Murati, nëse vazhdon ta mbajë në fuqi – përkundër që Gjykata (Supreme) e ka anuluar ligjshmërinë apo përmbajtjen e këtij Udhëzimi Administrativ – atëherë ai nuk e zbaton këtë aktgjykim të Gjykatës Supreme dhe bën shkelje penale”, thotë Bugaqku për Radion Evropa e Lirë.

Ai thekson se vendimi i Supremes, aktualisht, ka efekt vetëm mbi Udhëzimin Administrativ të ministrit në detyrë, Murati. Të gjitha aktet tjera të ministrave në detyrë, që janë njëkohësisht edhe deputetë, mbesin në fuqi, përderisa nuk janë kontestuar në gjykatë.

Megjithatë, thotë Bugaqku, ky vendim lë të kuptohet se edhe vendimet tjera të ngjashme – të nxjerra nga zyrtarë me funksione të dyfishta – mund të jenë të paligjshme dhe të sfidohen juridikisht.

“Ky vendim i Gjykatës Supreme mund të shërbejë si një precedent i mirë ose si një bazë e mjaftueshme ligjore për të gjitha ato palë që janë të afektuara në kuptimin negativ nga vendimet e zyrtarëve publikë. Pra, ta përdorin këtë aktgjykim të Gjykatës Supreme si provë për t’i kontestuar [vendimet e ngjashme] në gjykata dhe, pastaj, edhe ato të anulohen”, thotë Bugaqku.

Ai shton se vendimi i Gjykatës Supreme e ka sqaruar mirë konfliktin që lind nga ushtrimi i njëkohshëm i funksioneve në ekzekutiv dhe legjislativ nga zyrtarët publikë, por shpreh shqetësimin se ai mund të përdoret nga partitë parlamentare për thellimin e përplasjeve politike.

“Situata e tillë veç i ashpërson dhe i betonizon edhe më tepër qëndrimet e palëve, në këtë rast të partive të mëdha parlamentare, që të mos bashkëpunojnë me njëra-tjetrën”, vlerëson Bugaqku.

Pasojat ligjore në duar të Prokurorisë

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, vlerëson se vendimi i Supremes për ta shpallur të paligjshëm udhëzimin në fjalë është i drejtë, por thotë se u takon organeve të ndjekjes të vlerësojnë nëse ekzistojnë kushte për nisjen e procedurave penale.

“Madje, edhe vetë ministrat në detyrë… unë besoj se e kanë të qartë se nuk duhet të veprojnë me konflikt interesi, sepse jo vetëm që mund të shkelin dispozita që janë përmendur në aktgjykim, por mund të gjendet edhe bazë juridike që dikush t’i ndjekë. Ajo që i ndjek, është Prokuroria e vendit dhe ne nuk mund të paragjykojmë se a do ta bëjë këtë”, thotë Baraliu për Radion Evropa e Lirë.

Ai shpjegon se Kosova nuk ka sistem gjyqësor që thirret në precedentë, ndaj vendimi i fundit i Gjykatës Supreme nuk zbatohet automatikisht për raste të tjera.

Sipas tij, qytetarët apo bizneset mund të kërkojnë drejtësi nëpërmjet padive, nëse mendojnë se janë dëmtuar nga ndonjë vendim i ministrave në detyrë që mbajnë edhe mandat deputeti.

“Pra, mund të iniciojnë (padi) patjetër, sepse parimi i analogjisë në drejtësi është parim që vlerësohet lart dhe është parim standard funksional”, thotë Baraliu.

Ministrat në detyrë përballen tashmë me së paku 17 kallëzime penale, të ngritura nga LDK-ja.

Kosova vazhdon të mbetet me qeveri në detyrë, pasi, pas zgjedhjeve të shkurtit, Kuvendi nuk ka arritur të konstituohet për shkak të mosmarrëveshjeve të thella politike.

Përpjekja e radhës për konstituim, e 48-a, do të bëhet më 17 korrik.

Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Radio Evropa e Lirë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë refuzuar plotësisht mocionin e mbrojtjes që kërkonte heqjen e disa fakteve materiale nga aktakuzave ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Mocioni kishte për qëllim të sfidonte përfshirjen e ngjarjeve që kanë ndodhur para majit të vitit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, sqaroi se incidentet e përmendura nga mbrojtja nuk konsiderohen si akuza të veçanta, por si pjesë përbërëse e akuzave ekzistuese.

Smith tha se “ajo çfarë kundërshton mbrojtja nuk është një akuzë, por është një pjesë e një akuze në formën e fakteve të materialeve të caktuara” që sipas tij përbëjnë akuzat apo pikat në aktakuzës.

Sipas Smith, rregulla 130 nuk i jep trupit gjykues kompetencën për të rrëzuar pjesë të veçanta të akuzës që përmbajnë fakte materiale, nëse këto nuk përbëjnë akuza të pavarura.

Ai theksoi se interpretimi i kësaj rregulle kërkon një shqyrtim të plotë të secilës pikë të aktakuzës, e jo të çdo fakti individual që kontribuon në ndërtimin e saj.

“Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, u shpreh ai.

Rregullorja e Procedurës dhe e Provave për kryerjen e proceseve para Dhomave të Specializuara

Rregulla 130

Rrëzimi i akuzave

(1) Menjëherë pas mbylljes së paraqitjes së provave prej Prokurorit të Specializuar, Mbrojtja e informon trupin gjykues për synimin e vet mbi dorëzimin e një mocioni për rrëzimin e ndonjë akuze, apo të gjitha akuzave në aktakuzë.

(2) Mocione të tilla dorëzohen brenda dhjetë (10) ditësh nga mbyllja e paraqitjes së provave prej Prokurorit të Specializuar. Prokurori i Specializuar mund të paraqesë përgjigje brenda dhjetë (10) ditësh nga dorëzimi i mocionit. Mbrojtja nuk ka të drejtë të paraqesë kundërpërgjigje. Trupi gjykues mund të dëgjojë argumentet gojore të palëve dhe nëse është e zbatueshme, të mbrojtësit të viktimave, argumente të cilat mund t’i lejojë për një ose disa akuza konkrete.

(3) Pasi të ketë dëgjuar palët dhe, nëse është e zbatueshme, mbrojtësin e viktimave, nëpërmjet një vendimi që e shqipton gojarisht trupi gjykues mund të rrëzojë disa, ose të gjitha akuzat e aktakuzës, në qoftë se nuk ekzistojnë prova në mbështetje të një vendimi fajësie jashtë dyshimit të arsyeshëm në lidhje me akuzat në fjalë.

(4) Prokurori i Specializuar ka të drejtën të apelojë një vendim që rrëzon aktakuzën apo çfarëdo akuze të saj në bazë të rregullës 170. Mbrojtja nuk ka të drejtë të apelojë vendime që refuzojnë kërkesa për rrëzimin e aktakuzës.

Gjyqtari shtoi se shumë nga faktet në fjalë lidhen me krime kundër njerëzimit, për të cilat, ndryshe nga krimet e luftës, nuk është e domosdoshme të provohet ekzistenca e një konflikti të armatosur.

Për këtë arsye, edhe nëse argumentet e mbrojtjes do të pranoheshin, ato nuk do të çonin në rrëzimin e ndonjë pike të aktakuzës.

“Trupi gjykues nuk është bindur që ka autoritet sipas Rregullës 130 për të rrëzuar pjesë të akuzave ose materiale që formojnë pjesë të aktakuzës, qoftë për arsye kohore apo të tjera”, theksoi Smith, duke bërë të ditur se mocioni u rrëzua në tërësinë e vet.

Rregulla 130 në Rregulloren e Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës ka të bëjë me mocionet për rrëzimin e akuzave nga aktakuza, para fillimit të gjykimit.

Ky rregull i lejon mbrojtjes të paraqesë kërkesë për të rrëzuar një apo më shumë akuza specifike nëse pretendon se provat e Prokurorisë nuk janë të mjaftueshme për t’i mbështetur ato akuza.

Qëllimi është të mos lejohet që një aktakuzë e pabazuar të kalojë në gjykim të plotë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se “ky vendim, për fat të keq, përfaqëson një mundësi të humbur për ta forcuar besimin në drejtësinë ndërkombëtare dhe në parimet mbi të cilat ajo duhet të qëndrojë: objektiviteti, paanshmëria dhe e vërteta”.

“Historia nuk guxon dhe nuk mund të shkruhet në sallat e heshtura të gjykatave, sepse është shkruar në sakrificat e popullit tonë për liri. Drejtësia mund të vonohet, por e vërteta nuk do të ndryshojë asnjëherë. Ata janë të pafajshëm. Ata janë çlirimtarë. Prandaj, e presim me padurim vendimin final për lirinë e tyre”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Më 15 prill 2025, Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit u dorëzua më 30 shtator 2022 dhe përmban dhjetë pika, ku të akuzuarit ngarkohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar më 2015 nga Kuvendi i Kosovës.

Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë të Holandës, heton krimet e pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Gjykata i dënon me burgim Agim Çekun dhe 9 të tjerë në rastin “Veteranët”

Radio Evropa e Lirë

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim secilin ish-kryeministrin e vendit, Agim Çeku, dhe 9 të akuzuar të tjerë në rigjykimin e rastit “Veteranët”, ndërsa i ka liruar plotësisht nga akuzat dy të tjerë.

Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, pastaj Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari u gjetën fajtorë për keqpërdorim të detyrës duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëme në vlerë mbi 88 milionë euro.

Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj u shpallën të pafajshëm për akuzat e njëjta.

Gjykatësi Gazmend Bahtiri tha se Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj lirohen nga akuza “pasi nuk kanë pasur cilësinë e personit zyrtar”.

Bahtiri shtoi se pas administrimit të provave personale dhe materiale, përtej dyshimit të bazuar mirë, është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale, raporton Betimi për Drejtësi.

Ky rast u kthye në rigjykim më vendim të Gjykatës së Apelit në vitin 2022, pasi Gjykata Themelore i kishte liruar nga akuzat që të gjithë 12 të pandehurit në vitin 2021.

Sipas prokurorëve, numri i përfituesve të jashtëligjshëm nga statusi i veteranëve mund të jetë deri në 19 mijë njerëz.

Bahtiri shtoi se Gjykata nuk ka mundur ta identifikojë secilin prej 19 mijë e 500 aplikacioneve për statusin e veteranit, andaj vlerëson se duhet të shqyrtohet procedura përkatëse pastaj të merret vendim se a gëzojnë statusin e veteranit apo jo.

Sipas aktakuzës së përgatitur nga ish-prokurori special, Elez Blakaj, personat e përfshirë thuhet se prej vitit 2011 deri në vitin 2017, duke vepruar si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shfrytëzuan detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë personat e tjerë në mënyrë të kundërligjshme, në vazhdimësi, në dëm të buxhetit të shtetit.

Sipas të dhënave të Qeverisë së Kosovës, statusin e veteranit luftëtar e kanë mbi 53 mijë persona.

Prej tyre, gati 37 mijë janë përfitues nga skema për veteranët e luftës, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Veteranët e luftës së viteve 1998-‘99 në Kosovë, të cilët janë të papunësuar, marrin pension mujor që nga viti 2015.

Pas rritjes së fundit në janar të këtij viti për 20 për qind, pensioni i tyre mujor është 204 euro.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit do të vizitojë Kosovën

Ndihmëssekretari i Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan, do të zhvillojë vizita në Kosovë, Serbi dhe Bonjë e Hercegovinë.

Kjo është bërë e ditur nga vetë ai përmes një postimi në rrjetin social X.

“Po shkoj në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë pas bisedave produktive në Dejton dhe Uashington. Është një përvjetor i rëndësishëm dhe një kohë vendimtare në Ballkanin Perëndimor. Pres me padurim forcimin e lidhjeve midis SHBA-së dhe vendeve në rajon”, ka shkruar ai.

Më herët të mërkurën, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me Hanrahanin në Uashington.

Osmani ka shkruar se ritheksuan përkushtimin e tyre për thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë”, ka thënë Vjosa Osmani.

Ajo më tej ka shkruar se “Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të në vlera, në vizion dhe në veprim”./Kosovapress

Osmani bën thirrje për transparencë dhe përgjegjësi institucionale pas vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan

Radio Evropa e Lirë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe drejtësi pakompromis lidhur me rrethanat e vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, pas arrestimit nga zyrtarët policorë.

Rasti ka ndodhur në orët e para të 7 korrikut, ndërsa në mbrëmje janë arrestuar pesë zyrtarët policorë që janë marrë me rastin, nën dyshimin se e kanë kryer veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

Policia ka thënë se i ndjeri, i identifikuar si Agon Zejnullahu, dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur është ndaluar nga autoritetet e rendit.

“Të gjitha rrethanat e këtij rasti duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë të pavarur dhe profesionale dhe secili zyrtar që mund të ketë shkelur ligjin apo tejkaluar kompetencat duhet të vihet përpara drejtësisë pa asnjë vonesë. Askush nuk është mbi ligjin”, është cituar të ketë thënë Osmani sipas një deklarate të lëshuar nga Presidenca.

Më herët gjatë ditës, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se hetimet janë duke u zhvilluar me intensitet maksimal dhe se kushdo që rezulton fajtor për vdekjen e të riut, do të marrë dënimin e merituar.

Nga pamjet e shpërndara në mediat sociale, që është thënë se janë nga rasti në Lipjan, viktima duket me duar të lidhura dhe në gjunjë, ndërsa më pas bartet me auto-ambulancë.

Familja është shprehur e zhgënjyer me mungesën e deritashme të transparencës nga autoritetet.

Vëllai i viktimës, duke folur për disa media në Prishtinë më 8 korrik, ka thënë se familjarët nuk kanë marrë asnjë sqarim nga policia, ndërsa trupi i të ndjerit “ka pasur shumë shenja dhe thyerje”.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësim për mënyrën se si policia e ka menaxhuar rastin në Lipjan.

Ata kanë vënë në dyshim nëse policët e përfshirë kanë pasur trajnim të mjaftueshëm, pasi trajnimi i tyre në Kosovë është zvogëluar nga gjashtë në tre muaj.

Ekspertët vlerësojnë se kjo periudhë e shkurtër trajnimi nuk është e mjaftueshme për të përballuar situata komplekse në terren.

Gjermania e shqetësuar për mos-konstituimin e Kuvendit, Rohde takon Kurtin

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Sipas një njoftimit të zyrës së shtypit të Kryeministrisë, ata diskutuan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë dhe bashkëpunimin në shumë fusha, e në veçanti në fushën e sundimit të ligjit.

Gjatë takimit, ambasadori Rohde u interesua për çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që presin miratim.

Me këtë rast, kryeministri theksoi nevojën dhe rëndësinë që konstituimi i legjislaturës së nëntë të përmbyllet sa më shpejtë me zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit.

Ai numëroi përpjekjet dhe veprimet e ndërmarra për konstituimin e Kuvendit duke përfshirë edhe takimin me liderët e partive politike në kuvend dhe takimin e ftuar nga presidentja e vendit, në kuadër edhe të vendimit më të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri foli edhe për kërcënimin me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës që u regjistrua gjatë fundjavës që shkoi.

Ai theksoi faktin se institucionet e sigurisë kanë vërtetuar se numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS, duke konfirmuar kështu që origjina e kërcënimit është në Serbi.

Kryeministri falënderoi ambasadorin Rohde për bashkëpunimin në thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale  ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. /Kosovapress/

Alarm në Kosovë: Produktet serbe po dominojnë tregun, rrezikohen prodhimet vendore

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, importet nga Serbia janë dyfishuar, duke arritur në 110.53 milionë euro, krahasuar me vetëm 50.64 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rritja 118%, ka mbi sëmundjen e kompanisë ekonomike dhe bizneset e shitësve.

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka krijuar alarmin, duke theksuar se situata nuk është vetëm një çështje ekonomike, por një llogari e identitetit ndaj prodhuesve dhe të ekonomisë ekonomike të Kosovës.

“Ky zhvillimi është rezultat i heqjes së masave kufizuese ndaj mallrave serbe, vendimi i marrë nga Qeveria e Kosovës si një situatë në tetor të vitit të kaluar, nën trysninë e faktorëve serbë dhe ndërkombëtarë. AKB-së.

Sipas AKB-së, kjo situatë është direkte e heqjes së masave kufizuese ndaj mallrave serbe në tetor të vitit të kaluar, që sipas tire vendimi u mor pa qeveri nga Qeveria e Kosovës nën presionin e huajve ndërkombëtarë dhe serbë.

“Një ekonomi që dominon nuk është një shtet që nuk është një vend tjetër, është një shtet që rrezikon të bjerë ekonominë e lehtë në një strukture tregtare pa reciprocitet dhe pa kritere të qarta mbrojtëse.

Aleanca Kosovare e Bizneseve kërkon urgjentisht ndërgjegjësim qytetar dhe institucional për të drejtën shitës. Ajo bën për konsumimin e produkteve dhe për një strategji ekonomike që promovon vetëqëndrueshmërinë e Kosovës.

“Duhet të zgjedhim midis një tregu të lirë dhe një shteti të lirë.

Dhoma e Tregtisë kërkon urgjent

Edhe Dhoma e Tregtisë së Kosovës dhe industrisë së saj të dallueshme të saj të thellës që përcaktohen nga sektori i minerarëve dhe shumë sektorëve të tjerë, si rezultat i bllokadave institucionale dhe avokatëve të vullnetit për zgjidhjen e shpejtë.

Sipas Dhomës, zvarritja në themelimin e Zyrës për Menaxhimin e Pronës Publike pranë Zyrës së Kryeministrit dhe, së fundmi, mosgatishmëria e Bujqësisë së Bujqësisë për të shkuar në Udhëzimin Administrativ për Qiranë e Pyjeve dhe Tokës Pyjore, po pengojnë vazhdimin e licencës për dhjetëra kompani, duke paralizuar sektorin e minierës.

DhTIK thekson se vonesat institucionale janë duke u prodhuar në gjendje të rëndë: bizneset po mbyllen, punonjësit po mbesin pa vende pune, buxheti i shtetit po humb miliona euro importi i materialeve të industrisë po rritet, duke dëmtuar industrinë.

Në një përgjigje të drejtpërdrejtë, Dhoma ka kërkuar takimurgjent me Ministrinë e Bujqësisë dhe me Kryeministrin në detyrë, mirëpo deri më tani nuk ka pranuar asnjë përgjigje zyrtare.

“Të dhënat e Doganës së Konfirmojnë përmasat e Kosovës: në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, importi i një viti më parë nga Serbia dhe Maqedonia ka arritur mbi 676 mijë euro, krahasuar me 430 mijë euro për të gjithë vitin 2024 – Një rritje që tregon për reagimin e vitit 2024”.

Dhoma paralajmëron se nëse nuk merren masa të menjëhershme, krimet do të bëjnë edhe më shumë që të jenë të sigurta për ekonominë vendore.

Ministria në detyrë e Financave, Hekuran Murati ka raportuar rreth raportimeve për rritjen e importit 100 për qind nga Serbia.

Murati u shpreh se këto raportime janë lajme të rreme, derisa publikoi një grafikë të importuar nga Serbia disa letra dhe muaj.

“Çfarë thonë lajmet e rreme? – Importi nga Serbia rritet 100% (Pa treguar fare periudhën krahasuese, apo kontekstin kohor e rrethanor). Qysh në të vërtetë është importi nga Serbia”, ka shkruar Murati.

Shifrat e Doganës: Rritje drastike e importit nga Serbia

Kosova ka tejkaluar dyfishin e importit të produkteve me ushqimin në pesë mujorin e parë të vitit 2025.

Sipas të dhënave zyrtare të Doganës, Kosova nga Serbia, vetëm për pesë muajt e parë të asaj viti ka importuar mallra në vlerën 91 milionë euro apo 49 milionë euro (116 për qind) më shumë se në një kohë të njëjtë të vitit të kaluar që ishin 42 milionë euro.

Dogana e Kosovës ka treguar se 12.7 milionë euro ka rënë vlera e eksportit të mallit të Kosovës gjatë pesë muajve të parë të vitit, krahasuar me periudhën e vitit të kaluar. Ndërkaq, vlera e importit është rritur afro 380 milionë euro nga janari deri në maj të vitit 2025, krahasuar me periudhën përkatëse të vitit 2024.

Referuar të dhënat e Doganës së Kosovës, në muajin janar-maj 2025, vlera e eksportit të Kosovës është mbi 356 milionë euro, derisa në këtë periudhë të vitit të kaluar ishte rreth 369 milionë euro. Derisa diferenca në këto shifra kalon shifrën prej 12 milionë euro.

Në anën tjetër, vlerat e importit në pesëmujorin e parë të vitit janë mbi 2 miliardë e 760 milionë euro, derisa në janar-maj 2024 kjo ishte mbi 2 miliardë e 380 milionë euro./ Monitor

Kërcënimi për bombë në Kuvend, ministri Sveçla: Thirrja erdhi nga numri i Lazar Zhivkoviqit, promovues i Ratko Mlladiç

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se më 05 korrik 2025, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka qenë objekt i një kërcënimi për bombë, të cilin institucionet e sigurisë e kanë cilësuar si sulm hibrid me origjinë nga Serbia.

Sipas ministrit Sveçla, kërcënimi është bërë nga një numër telefoni i regjistruar në Serbi, konkretisht nga kompania telefonike MTS, dhe përdoruesi i tij është identifikuar si Lazar Zhivkoviq, shtetas serb.

“Institucionet relevante të sigurisë e kanë trajtuar me prioritet të lartë këtë sulm hibrid ndaj institucioneve të Kosovës, i cili është konfirmuar se ka origjinën në Serbi. Numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS. Shfrytëzuesi i numrit ka qenë ose është shtetasi serb Lazar Živković”, ka shkruar Sveçla.

Hetimet e para kanë zbuluar se në disa profile të lidhura me këtë numër është përdorur fotografia e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq, duke e lidhur rastin me qarqe ekstremiste dhe anti-Kosovë.

Ministri në detyrë ka nënvizuar se institucionet e Kosovës po e trajtojnë këtë rast me prioritet të lartë dhe se do të kërkojnë mbështetje ndërkombëtare për arrestimin dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës për këtë akt kërcënues.

“Sulmuesit dhe kërcënuesit që strehohen në Serbi, pavarësisht mbështetjes nga shteti serb, nuk do të arrijnë t’i shmangen përgjegjësisë,” ka deklaruar Sveçla.

Ndryshe, edhe Policia e Kosovës dje pas alarmit për mjet shpërthyes në objektin e Kuvendit të Kosovës bëri të ditur se kërcënimi ishte bërë përmes një thirrjeje telefonike që ka ardhur nga një numër me origjinë të dyshuar nga Serbia.

“Hetimet po vazhdojnë në koordinim të plotë me prokurorinë kompetente, si dhe me partnerët ndërkombëtarë të sigurisë, me qëllim të lokalizimit të burimit të kërcënimit, identifikimit të mjeteve dhe rrjeteve të komunikimit të përdorura”, thuhej në njoftimin e Policisë.

E zëvendësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Arben Loshi, ka thënë se alarmi është bërë nga një person që ka kërcënuar në gjuhën angleze.

“Sipas njoftimit, është kërkuar evakuimi sepse në gjuhën angleze një person ka thirr dhe ka thënë që një bombë është vendosë në ndërtesë dhe e njëjta do shpërthejë brenda 10 minutash”, ka thënë ai. bw

Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës, policia: Dyshohet se thirrja telefonike u bë nga Serbia

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës, i ndodhur të shtunën në mëngjes, dyshohet të ketë ardhur nga një numër telefoni që mendohet se është nga Serbia.

Alarmi ndodhi para nisjes së seancës për konstituimin e Kuvendit, e cila ishte përpjekja e 42-të për ta zgjedhur kryetarin e legjislativit. Për shkak të kërcënimit, objekti u evakuua dhe seanca u shty. Pas rreth tri orë e gjysmë kontrollesh, autoritetet konfirmuan se bëhej fjalë për një alarm të rremë.

Sipas njoftimit zyrtar, Policia e Kosovës, në bashkëpunim me institucionet e tjera të sigurisë, ka nisur hetime intensive për të identifikuar origjinën e thirrjes dhe rrjetin e përdorur për këtë kërcënim.

“Bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimi ka ardhur përmes një numri telefoni që dyshohet se është nga Serbia,” thuhet në deklaratën e Policisë.

Po ashtu, organet hetimore janë në komunikim me partnerët ndërkombëtarë të sigurisë për të zbuluar mjetet dhe rrjetet e komunikimit që mund të jenë përdorur në këtë rast. sn

Osmani: Nevojitet pajtueshmëri nga deputetët për votim të fshehtë për kryeparlamentar

Radio Evropa e Lirë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ekipi i saj ligjor ka ardhur në përfundim se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e përjashton mundësinë e votimit të fshehtë për kryetar të Kuvendit të Kosovës, por për këtë nevojitet pajtueshmëri nga të gjithë deputetët paraprakisht.

“Kjo nënkupton se duhet të ketë votë, vendim të seancës, para se të shkohet te një mënyrë e tillë [e votimit të fshehtë]. Ky është interpretimi i ekipit tonë ligjor, por nuk do të thotë që të tjerët pajtohen me të”, tha Osmani të premten duke folur për gazetarë në një ngjarje në Prishtinë.

Osmani po i referohej aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga 26 qershor, i cili i detyron deputetët që brenda 30 ditëve ta konstituojnë Kuvendin – pra deri më 26 korrik.

Kuvendi ka dështuar ta konstituojë përbërjen e nëntë legjislative pavarësisht se kanë kaluar katër muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, më mungesë të ndonjë marrëveshjeje politike mes partive pasi asnjëra prej tyre nuk e fitoi shumicën e nevojshme.

Procesi ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, më saktë të mënyra e votimit.

Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari – i cili vjen nga partia fituese Lëvizja Vetëvendosje – kërkoi krijimin e një komisioni për votim të fshehtë për kryeparlamentar, pasi kandidatja e LVV-së nuk i mori 61 votat e nevojshme në disa tentime në votim të hapur.

Partitë më të mëdha opozitare, PDK, LDK dhe AAK, e kundërshtojnë këtë mënyrë votimi dhe argumentojnë se aktgjykimi i Kushtetueses nuk e lejon një gjë të tillë.

LVV ngul këmbë se aktgjykimi e lejon këtë lloj votimi dhe nuk heq dorë.

Profesori Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, tha të premten për Radion Evropa e Lirë se problemi kryesor i moskonstituimit është politik dhe jo kushtetues.

Ai theksoi se përgjegjësinë e mbajnë të gjitha partitë, por më së shumti partia fituese në zgjedhjet parlamentare – Lëvizja Vetëvendosje. Sipas tij, nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 20 ditësh, vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Intervista e plotë:

Presidentja Osmani foli për aktgjykimin një ditë pasi i përfundoi takimet konsultative me të gjitha partitë parlamentare të mërkurën dhe enjten.

Ajo tha se partitë kryesore i kanë “qëndrimet, do të thosha, ende diametralisht të kundërta, por kjo nuk do të thotë që brenda këtij afati nuk do të ketë afrim”.

“Ka gjëra për të cilat mund të pajtohen. Unë shpresoj se do të ketë. Bllokada te lloji i votimit është shumë joracionale”, tha ajo.

Pasojat juridike

Osmani theksoi se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetueses nëse nuk konstituohet Kuvendi së shpejti, duke thënë se moskryerja e këtij detyrimi “nuk mund të kalojë pa pasoja”.

“Pra, do të ketë pasoja juridike”, tha ajo.

Ajo tha se do të kërkojë sqarim nga gjykata lidhur me atë se çfarë ndodh pas 30 ditësh, “sepse duhet të sqarohet se cila është pasoja juridike e moskryerjes së detyrimit kushtetues për konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditëve, sepse duhet të ketë pasoja juridike”.

Pas takimit me Osmanin të mërkurën, kryeministri në detyrë i Kosovës dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti, u zotua se të angazhohet për konstituimin e Kuvendit.

“Diskutuam gjerë e gjatë, i përmendëm të gjitha elementet përbërëse… zonja presidente do të ketë takime edhe me përfaqësues të tjerë politikë. Mbase në fund do të mund të shohim nëse kemi bërë përparim”, tha Kurti.

Ndërkohë, përfaqësuesit e partive të tjera të mëdha parlamentare, në takimet ndaras me presidenten Osmani të mërkurën, e përsëritën kërkesën për votim të hapur për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Përkundër plot 41 përpjekjeve, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur ende ta konstituojnë institucionin ligjvënës.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet qeveria e re.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt.

Vetëvendosje doli e para duke i fituar 48 ulëse, 13 më pak se të paktën 61 të nevojshme ta formuar qeverinë e re e vetme. PDK-ja zuri vendin e dytë me 24 ulëse, LDK e treta me 20, AAK-Nisma 8 dhe Lista Serbe 9.

Festa e Pavarësisë së SHBA- Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan

Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me ngjyrat kuqe, bardh dhe kaltër – në simbol të flamurit amerikan.

Ky veprim simbolik u bë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Uashington, e cila përmes një postimi në rrjetin social X tha se ndriçimi i objektit qeveritar përfaqëson “shenjë të mirënjohjes së thellë dhe miqësisë së palëkundur” ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

“Happy 4th of July!”, thuhet në urimin e Ambasadës, ndërsa Kosova, si çdo vit, nderon aleatin e saj më të madh në ditën e Pavarësisë së tij.bw

Ushtarë shqiptarë dhe austriakë dislokohen në Kosovë në kuadër të KFOR-it

Kompanitë shqiptare dhe austriake të Forcës Rezervë Operacionale Shumëkombëshe (MN ORF) janë vendosur sot në Kosovë, duke zëvendësuar njësitë bullgare dhe greke, në mbështetje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO.

Njoftimin e bëri me dije Ministria e Mbrojtjes. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, “ky rotacion forcon më tej gatishmërinë operacionale të KFOR-it për të përmbushur mandatin e tij të gjatë, bazuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, për sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”.

Forca e Kosovës (KFOR) janë një trupë e armatosur e formuar nga bashkësia ndërkombëtare pas luftës së Kosovës me qëllim ruajtjen e sigurisë në Kosovës.

Qendra komanduese e trupës gjendet në Prishtinë.

Në fillim (1999) trupa përbëhej nga kontingjentet e 40 kombeve me një fuqi prej 50 mijë ushtarakësh.

Që prej 30 nëntorit 2012 në përbërjen e kësaj trupe janë rreth 5565 ushtarakë nga 31 kombe anëtare të OKB-së. sn

Ndodh për herë të parë që nga viti 2014, Ursula von der Leyen do përballet me votë mosbesimi në Parlamentin Evropian më 10 korrik

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të përballet me një votë mosbesimi të enjten, më 10 korrik, në Parlamentin Evropian, një zhvillim i rrallë që ndodh për herë të parë që nga viti 2014.

Nisma është ndërmarrë nga eurodeputeti rumun i djathtë, Gheorghe Piperea, në përgjigje të mesazheve të fshehta të shkëmbyera ndërmjet Von der Leyen dhe CEO-së së Pfizer, Albert Bourla, lidhur me blerjet e vaksinave kundër COVID-19 nga Bashkimi Evropian.

Pavarësisht tërheqjes së disa eurodeputetëve nga Partia Popullore Evropiane (EPP) dhe grupi konservator ECR pas presioneve të brendshme, iniciativa arriti të sigurojë 72 firmat e nevojshme për të kaluar në fazën e votimit.

Sipas burimeve nga Politico, vota konsiderohet më shumë simbolike, pasi shumica e grupeve parlamentare kanë shprehur paraprakisht kundërshtimin ndaj mocionit. Megjithatë, kjo lëvizje nxjerr në pah rritjen e pakënaqësisë ndaj udhëheqjes së Von der Leyen pas një sërë vendimesh të diskutueshme dhe akuzash për mungesë transparence.

Debati për mocionin e mosbesimit do të zhvillohet të hënën, më 8 korrik, ku pritet që Von der Leyen të japë shpjegime publike, ndërsa grupet parlamentare do të paraqesin qëndrimet e tyre.

Në rast se mocioni miratohet – një skenar shumë i pamundur sipas vlerësimeve aktuale, pasojat do të ishin serioze, dorëheqja e të gjithë Komisionit Evropian dhe nisja e një procesi të ri për emërimin e 27 komisionerëve.gsh

Deklarata e Trumpit “e ndala luftën mes Serbisë dhe Kosovës”, Kurti falënderon presidentin amerikan: Me siguri SHBA ka pasur informacion për planet e Vuçiçit dhe ka vepruar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar presidentin amerikan Donald Trump për atë që ka thënë “e ndala luftën”. Kurti në “Tëvë 1”, tha se SHBA-ja ka më shumë informacione për planet operacionale të Serbisë kundër Kosovës.

Rrjedhimisht, shtoi Kurti është normale që ato informacione nuk i posedojmë.

“Nuk mund t’i di planet që i kanë, nuk i kam informacionet e tyre – me siguri SHBA në përgjithësi kanë më shumë informacion se çfarë synimesh operacionale ka pasur Serbia dhe mund të kenë vepruar kundër tyre, faleminderit shumë.

Ne jemi shumë mirënjohës për rolin e SHBA-ve, por ato informacione që i kanë ata se çfarë kanë bërë si plan konkret operacionale kundër Kosovës. Serbia, mbase ne nuk e dimë, është e pritshme që nuk i dimë. Mbase organet tona bashkëpunojnë me ato të SHBA-ve, dhe një ditë edhe ne mund t’i kemi ato informacione, por aktualisht nuk i posedojmë ato”, tha Kurti.bw

Në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit, Kurti takon krerët e partive politike

 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka pritur të shtunën në takim krerë të subjekteve tjera politike, në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Në takim po marrin pjesë përfaqësues të të gjitha partive të mëdha politike shqiptare si dhe disa të pakicave.

Kuvendi vazhdon të mos jetë plotësisht i konstituuar pasi partitë politike nuk kanë arritur pajtueshmëri për emrin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje – si fituese e më së shumti votave në zgjedhje – për pozitën e kryeparlamentarit, si dhe për ndryshimin e mënyrës së votimit nga të hapur në të fshehtë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka pritur të shtunën në takim krerë të subjekteve tjera politike, në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Në takim po marrin pjesë përfaqësues të të gjitha partive të mëdha politike shqiptare si dhe disa të pakicave.

Kuvendi vazhdon të mos jetë plotësisht i konstituuar pasi partitë politike nuk kanë arritur pajtueshmëri për emrin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje – si fituese e më së shumti votave në zgjedhje – për pozitën e kryeparlamentarit, si dhe për ndryshimin e mënyrës së votimit nga të hapur në të fshehtë.

Menjeherë pas publikimit të aktvendimit, partitë politike e kanë interpretuar atë ndryshe-ndryshe.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se “votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra është i lejuar”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka insistuar që “rendi i ditës i seancës konstituive nuk mund të ndryshohet sipas dëshirës dhe askush nuk ka të drejtë të imponojë votim të fshehtë pa bazë kushtetuese dhe pa procedurë të rregullt”.

Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, vendimi ka përcaktuar se Lëvizja Vetëvendosje “nuk mund të bllokojë konstituimin e Kuvendit, se duhet të sigurojë shumicën e votave të deputetëve ose të arrijë konsensus me grupet parlamentare”.

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kjo parti nuk mund të mos shprehet e lehtësuar që kërkesa e saj për interpretim dhe zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese është “pranuar dhe Gjykata ka nxjerrë vendim për këtë çështje, duke krijuar një bazë ligjore për të dalë nga ngërçi i krijuar”.

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë të qartë, ka konfirmuar se procedura për konstituimin e Kuvendit është e përcaktuar nga Kushtetuta, Rregullorja e Kuvendit dhe praktikat parlamentare.

“…që nënkupton se ajo që është bërë nga z. [kryesuesi i seancës konstituive, Avni] Dehari është tërësisht jokushtetuese. Do të thotë se nuk mund të ketë devijim nga marrëveshja e arritur më 8 prill [v.j. takimi i partive politike për përgatitjen e seancës konstituive]”, tha Hasani.

Në takimin e 8 prillit, nuk është marrë asnjë vendim për votim të fshehtë.

Profesor Hasani thotë se Kushtetuesja vendosi për tërësinë e procedurës për konstituimin e Kuvendit, përfshirë këtu edhe në çfarë forme bëhet votimi.

“Ajo ka vendosur për gjithë procedurën dhe ka treguar që procedura duhet të jetë e njëjtë, siç thotë Rregullorja, Kushtetuta dhe siç është vendosur pas çdo zgjedhje parlamentare në Kosovë deri tash. Këtë e ka thënë Gjykata. Dhe asnjëherë deri sot nuk ka pasur ndryshim të rendit të ditës nga kryesuesi dhe asnjë nuk ka pasur votim të fshehtë”, theksoi ai./ REL

Incidente të vogla gjatë festimit të Vidovdanit në Gazimestan

Sandra Cvetkoviq, Bujar Tërstena

Në Gazimestan, rreth dhjetë kilometra larg Prishtina, serbët nga Kosova, Serbia dhe vendet e rajonit, e festuan edhe këtë 28 qershor Vidovdanin, në kujtim të betejës kundër ushtrisë turke në Kosovë në vitin 1389.

Vidovdani festohet tradicionalisht edhe nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila kryen edhe rit fetar, si shenjë përkujtimi për ushtarët e vrarë në atë që njihet si Beteja e Kosovës.

Pas shërbimit përkujtimor të mbajtur nga kisha, individë, sikurse në vitet e kaluara, filluan të këndonin këngë për Kosovën dhe të bërtisnin “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “Kosova është Serbi”.

Pjesëtarë të kishës duke i kryer ritualet e planifikuara për këtë ditë.

Pjesëtarë të kishës duke i kryer ritualet e planifikuara për këtë ditë.

Festimi i Vidovdanit këtë vit kaloi pa incidente të mëdha.

Një numër i madh i zyrtarëve policorë kanë qenë të pranishëm në këtë ngjarje, duke i kontrolluar të gjithë ata i bashkoheshin festës.

Të pranishëm këtë vit në Gazimestan ishin edhe anëtarë të Inspektoratit të Policisë së Kosovës.

Në vitet e kaluara, pjesëmarrësit kanë pasur ankesa për “përdorim të tepërt të forcës” nga policia.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës duke kontrolluar secilin pjesëmarrës në organizimin për Vidovdan.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës duke kontrolluar secilin pjesëmarrës në organizimin për Vidovdan.

Një vizitorit nuk është lejuar të hynte për shkak të një bluze me mbishkrimin “Delije sever” [Tifozët Delije nga veriu], ashtu sikurse disa tjerëve që mbanin flamuj serbë.

Delije është emri kolektiv i tifozëve të ekipit serb të futbollit, Cërverna Zvezda (Ylli i Kuq).

Më herët gjatë ditës, autoritetet kanë ndaluar një anëtar të partisë “Demokracia Serbe”, Stefan Vellkoviqin, pasi ai refuzoi të hiqte një bluzë me imazhin e liderit të partisë, Aleksandar Arsenijeviq.

Arsenijeviq, në pronën e të cilit u gjetën armë, nuk është në Kosovë, dhe Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla,ka thënë se ai do të arrestohej kur të hynte në Kosovë.

Arsenijeviq mohoi se armët e gjetura ishin të tijat, duke pretenduar se ato i ishin “vendosur” atij.

Pamje tjetër nga Graçanica.

Pamje tjetër nga Graçanica.

Në organizim kanë marrë pjesë edhe disa anëtarë të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – përfshirë Sllavko Simiqin.

Në të kaluarën, pjesëtarë të kësaj partie nuk patën marrë pjesë në festimet për Vidovdanin në Gazimestan, por vetëm në liturgjinë në Manastirin e Graçanicës.

Sllavko Simiq të shtunën në Gazimestan.

Sllavko Simiq të shtunën në Gazimestan.

Në fillim të qershorit të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë anuloi vendimin e vitit të kaluar të komunës së Graçanicës për lejimin e shfaqjes së flamurit serb me rastin e Vidovdanit. Gjykata deklaroi se kjo komunë me shumicë serbe kishte tejkaluar autoritetin e saj dhe kishte vepruar në kundërshtim me ligjet e Kosovës, pasi Vidovdani nuk është festë zyrtare.

Megjithatë, të shtunën ekipi i Radios Evropa e Lirë i ka parë flamujt serbë në gjithë Graçanicën, edhe përpara ndërtesës së komunës, të përdorur për të shënuar Vidovdanin.

Ministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, deklaroi se përdorimi i simboleve nga ana e komunitetit serb “nuk përbën kërcënim për identitetin e askujt, por përkundrazi një afirmim të Kosovës si një shoqëri demokratike e bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave”.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – reagoi ndaj këtij vendimi, duke vlerësuar se e njëjta gjë duhet bërë kur flamuri shqiptar të shfaqet në Kosovë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi në prag të Vidovdanit se, sipas vlerësimeve të shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, Serbia synon të provokojë incidente dhe se me këtë rast grupe serbësh nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina janë organizuar për të ardhur në Kosovë.

“Grupe të tilla tradicionalisht kanë qenë provokuese, duke mbajtur simbole nacionaliste serbe dhe ruse që janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe janë gjithashtu kundër vlerave demokratike dhe evropiane”, tha Kurti.

Nga ana tjetër, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, vlerësoi se akuzat e Kurtit kundër Serbisë janë “të çmendura dhe të pabaza”, dhe deklaroi se kryeministri i Kosovës në fakt dëshiron të “krijojë një alibi për planet e tij represive që dëshiron të zbatojë”.

Gazimestani në Kosovë njihet gjithashtu për fjalimin që presidenti i atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq, mbajti atje në vitin 1989. Ky fjalim shpesh citohet si hyrje në konfliktet e armatosura që pasuan shpërbërjen e ish-Jugosllavisë.

Betohen 350 rekrutë të rinj të Forcave të Armatosura të Kosovës në një ceremoni ushtarake

Në një ceremoni solemne me karakter ushtarak, 350 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) bënë sot betimin e tyre, duke shënuar përfundimin e trajnimit nëntë-javor në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes. Nga ky moment, ata janë zyrtarisht pjesë e radhëve të FSK-së.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përshëndeti këtë arritje përmes një mesazhi urimi, duke theksuar se “Ushtria jonë rritet me guxim dhe Kosova ecën përpara me krenari”, ndërsa vlerësoi përkushtimin e rekrutëve për t’i shërbyer vendit.

Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë figura të larta shtetërore dhe ushtarake, përfshirë edhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, përpara të cilit u dha raporti simbolik që shënon fillimin e një etape të re për këta të rinj.

Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe partnerë ndërkombëtarë, të cilët dëshmuan aktin solemn të betimit të rekrutëve, të cilët shprehën vendosmërinë e tyre për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës me nder dhe përgjegjësi.bw

Haxhiu: Tërhiqem nga kandidatura nëse nuk marr së paku 61 vota me votim të fshehtë

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se do të tërhiqet nga gara nëse nuk merr të paktën 61 vota në një votim të fshehtë, siç e parashikon Kushtetuta.

Në një konferencë për media, Haxhiu insistoi se mënyra e votimit duhet të jetë e fshehtë dhe përfshirëse për të gjithë deputetët, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Me rastin e votimit të fshehtë kur votojnë të gjithë deputetët, siç ka kërkuar edhe Gjykata Kushtetuese, nëse unë si kandidate e propozuar nuk i marr së paku 61 vota, tërhiqem nga kandidatura për kryetare e Kuvendit”, tha ajo.

Deklarata e saj vjen në një moment kur në Kuvend po zhvillohen diskutime intensive për mënyrën e zgjedhjes së kryeparlamentarit. Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca, mbështeti qëndrimin e Haxhiut, duke cituar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e konsideron votimin e fshehtë si një procedurë të lejueshme dhe jo antikushtetuese.

Konjufca paralajmëroi për pasiguri në skenën politike, duke thënë: “Ne nuk mund ta dimë çfarë do të ndodhë pas 26 korrikut”, duke nënvizuar se ngërçi politik është i mundshëm nëse nuk respektohen standardet demokratike. Ai shtoi se Kushtetuesja e ka bërë të qartë se veprimet e partive politike mund të çojnë në një qorrsokak institucional.sn

Samiti i NATO-s në Tiranë në vitin 2027, Kurti përshëndet vendimin: Kosova e palëkundur në rrugën e saj drejt anëtarësimit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar sot në mbledhjen e qeverisë zhvillimet nga Samiti i NATO-s në Hagë, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për sigurinë kolektive dhe për Kosovën.

Kurti përshëndeti vendimin unanim të vendeve anëtare për të rritur shpenzimet në mbrojtje, duke e cilësuar atë si një përgjigje të domosdoshme ndaj sfidave globale të sigurisë.

Ai gjithashtu mirëpriti vendimin për mbajtjen e Samitit të 36-të të NATO-s në Tiranë në vitin 2027, duke e konsideruar atë si një shenjë të angazhimit të rajonit në arkitekturën euroatlantike të sigurisë.

“Përshëndes përfundimin e punimeve në Hagë dhe vendimin për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Po ashtu përshëndes vendimin që samiti i radhës të mbahet në Tiranë. Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO,” u shpreh Kurti.bw

Kurti: Serbia mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur incidente në Gazimestan

Radio Evropa e Lirë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se Serbia mund të përdorë “elemente destruktive” për të nxitur incidente gjatë festës serbe Vidovdan të shtunën në Gazimestan, rreth 10 kilometra nga kryeqyteti Prishtinë.

Duke folur në një mbledhje të Qeverisë në detyrë, Kurti tha se Serbia do të përpiqet ta zhvendosë vëmendjen nga protesta antiqeveritare që pritet të zhvillohet të shtunën në Beograd, duke nxitur incidente në Kosovë.

Serbët nga Kosova, Serbia dhe rajoni tradicionalisht e shënojnë Vidovdanin më 28 qershor në Gazimestan, një monument historik pranë Prishtinës.

Kurti tha se – sipas vlerësimeve të institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës – ka përpjekje që tubimi në Gazimestan të jetë “sa më masiv, prandaj janë organizuar grupe serbësh nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina që të vijnë në Kosovë nesër”.

“Grupet e tilla kanë qenë tradicionalisht provokuese, duke bartur simbole nacionaliste serbe e ruse që janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe janë gjithashtu kundër vlerave demokratike dhe evropiane”, tha Kurti.

Ai tha se festa e Vidovdanit, “megjithëse me karakter fetar, fatkeqësisht vazhdimisht është përcjell me retorikë politike, nxitëse e kërcënuese për sigurinë publike nga ana e Serbisë”.

Javë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë e shfuqizoi vendimin e Komunës së Graçanicës për shfaqjen e flamurit të Serbisë për nder të Vidovdanit më 2024.

Në arsyetimin e gjykatës thuhet se komuna ka tejkaluar kompetencat e saj dhe ka vepruar në kundërshtim me ligjet e Kosovës, pasi ka miratuar një vendim për shfaqjen e flamurit të Serbisë më 28 qershor – ditë që nuk është e përcaktuar si festë zyrtare në Kosovë.

Kurti tha se tubimet për Vidovdan duhet të mbahen në përputhje me ligjin, “jo të shndërrohen në mjet për instrumentalizim politik nga autoritetet në Beograd”.

Tubimi zakonisht sigurohet nga Policia e Kosovës, ndërsa gjatë viteve të fundit nuk është lejuar të futen flamuj të Serbisë apo simbole të tjera kombëtare, përveç atyre kishtare, pasi përkujtimi organizohet edhe nga Kisha Ortodokse Serbe në nderim të betejës së vitit 1389 kundër ushtrisë osmane.

Javën e kaluar, ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim i Kosovës, Nenad Rashiq, bëri thirrje për respektimin e të drejtave të komunitetit serb sa i përket përdorimit të simbolit të tyre.

Ai tha se përdorimi flamurit serb nga serbët “nuk përbën kërcënim ndaj identitetit të askujt, por është dëshmi e përkushtimit të Kosovës si një shoqëri demokratike e bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave”.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, e akuzoi Kurtin se gjatë seancave në Kuvendin e Kosovës shfaq flamurin kombëtar të Shqipërisë.

Në një deklaratë, ajo kërkoi nga gjykata që të përdorë “të njëjtat standarde dhe të zbatojë të njëjtin arsyetim edhe në rastet që lidhen me flamurin shqiptar”.

Vitin e kaluar, festimet e Vidovdanit në Gazimestan kaluan pa ndonjë incident.

Por, në vitet paraprake ka pasur edhe arrestime për nxitje të urrejtjes fetare dhe kombëtare, ndërsa më 2023, Vidovdani nuk u festua në Gazimestan – vendin ku festohet tradicionalisht – për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës.

Gazimestani në Kosovë njihet edhe për fjalimin e ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, i cili, më 28 qershor 1989, nuk i përjashtoi “betejat e armatosura”.

Ai fjalim i Millosheviqit u pa nga shumë njerëz si paralajmërim i luftërave që pasuan në vitet ‘90 në ish-Jugosllavi.

Në të njëjtën ditë në vitin 2001, Millosheviq u ekstradua në Tribunalin e Hagës, i cili e akuzoi atë për krime lufte. Ai vdiq në paraburgim në vitin 2006, para gjykimit përfundimtar.

Erdogan nga Samiti i NATO-s: Sa të jetë KFOR-i turk në veri të Kosovës, nuk do të ketë probleme

Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, gjatë konferencës në Samitin e NATO-s ka folur edhe për veriun e Kosovës, ku janë të stacionuara forca të KFOR të kryesuara nga komandant turk.

Në përgjigjen e tij për gazetarin kosovar, Urall Boshnjaku, Erdogan tha se përderisa KFOR-i turk gjendet aty, shpreson (duke përdorur shprehjen inshallah), nuk do të ketë asnjë problem.

“KFOR-i i Turqisë ndodhet në atë zonë, pse ndodhet aty? Për paqe, për qetësi dhe derisa KFOR-i turk gjendet ty, shpresoj që aty nuk mundet dhe nuk do të ketë asnjë problem”, – ka thënë Erdogan.bw


Send this to a friend