VOAL

VOAL

AAK diskuton me përfaqësues të mediave e shoqërisë civile mbi krizën në veri të Kosovës

VOA/Edlira Bllaca

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi të enjten qeverinë e Kosovës për ikje nga përgjegjësia rreth marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe pëdorim metodash veprimi që çuan në sanksione ndaj vendit.

Ai i bëri këto komente pas takimit që zhvilloi me përfaqësues të mediave e shoqërisë civile, për të diskutuar mbi qasjen e qeverisë ndaj krizës në veri të Kosovës dhe aleatëve perëndimorë.

“Për ne (marreveshja) është një mundësi të hiqemi nga harta e pasigurisë, krizave dhe tensioneve, për të filluar marrëdhëniet kontraktuale me NATO-n, e pastaj këto marrëdhënie kontraktuale të fazës së parë lehtësojnë procese të tjera si integrimin në Bashkimin Evropian, proceset e njohjeve, proceset e anëtarësimit në organizata të tjera ndërkombëtare, përfshirë Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Atë që ka ndodhur së fundmi ne e shohim si ikje nga përgjegjësia e qeverisë sonë, e kryeministrit, si dhe ikje nga marrëveshja e rikthim në metoda që na sollën deri te sanksionet”, tha zoti Haradinaj.

Takimi i organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është pjesë e veprimeve që opozita ka paralajmëruar për të kundërshtuar qasjen e qeverisë ndaj krizës në veri. Tensionet u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët.

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç u takuan të mërkurën ndaras në Bruksel me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak për të diskutuar uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve. Zoti Lajcak tha pas takimeve se diskutime të tilla do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, por pa dhënë më shumë hollësi.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi tha se ishte qëndrim i zotit Lajçak që të mos ketë takim trepalësh

“Ka qenë si duket qëndrim i Lajçakut që në këtë moment, takimi trepalësh jo domosdo do të kontribuonte në finalizimin e dokumenteve, sepse mendon që ka ende nevojë për koordinim shtesë para se kjo të ndodhë, madje edhe ka ide që plani i sekuencimit (të Marrëveshjes Bazë) kërkon takim të nivelit të lartë, sipas tij, dhe qartazi kryenegociatorët nuk mund ta përfundojnë këtë proces në mënyrë të suksesshme”, tha ai.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i bëri thirrje të enjten Bashkimit Evropian të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të marrëveshjes për normalizmin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se rajoni nuk mund të bëhet peng i një krize të pafundme ndërmjet këtyre dy vendeve.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Rama tha se nuk duhet lejuar që as veriu i Kosovës të bëhet një Donbas i vogël për shkak të një ngritjeje të nxitur nga Rusia dhe as që dialogu të bëhet një lojë fajësimi për shkak të mungesës së një vullneti të vërtetë dhe të fortë të palëve të përfshira në të. “Diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim përpara se të jetë tepër vonë”, shkroi ai.

Shtimi i tensioneve në veri të Kosovës ka shtuar edhe shqetësimet për ripërtëritje të konflikteve në rajon, në një periudhë kur kontinenti evropian po përballet me pasojat e agresionit rus në Ukrainë.

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, tha sot se Kosova dhe Serbia duhet të përmbushin zotimet e tyre për bashkëpunim dhe tejkalim të trashëgimisë të së kaluarës.

“Përparësia jonë tani është të arrijmë te shtensionimi duke gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri që ofron siguri për të gjithë qytetarët dhe hap rrugën për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Kemi pasur shumë dhunë në Evropë tashmë dhe nuk mund të përballojmë një konflikt tjetër”, tha zoti Szunyog.

Ai i bëri këto komente gjatë një debati të organizuar nga Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë ku u paraqitën disa gjetje e rekomandime për bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë. Pjesëmarrësit theksuan se marrëdhëniet e tensionuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë paraqesin një ndër sfidat kryesore për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ish-shefi i AKI-së dënohet me mbi 4 vjet burgim për dëbimin e shtetasve turq nga Kosova

Nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif” në Kosovë duke protestuar kundër arrestimit dhe deportimit të mësuesve të tyre, Prishtinë më 29 mars 2018.

Ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi, është dënuar me katër vjet e tetë muaj burgim për dëbim të paligjshëm të gjashtë shtetasve të Turqisë që kishin leje qëndrimi dhe leje pune në Kosovë, në atë që njihet si rasti “Gylenistët”.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, prej ku iu shqiptua dënimi, u tha se Gashi shpallet fajtor për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës thuhet se Gashi ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke mos i përmbushur detyrat sipas kompetencës, duke rekomanduar revokimin e lejeve të qëndrimit dhe mosdhënien e lejes për njërin prej tyre, “për arsye se kinse ata paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare, fakt që nuk është provuar fare në procedurë të zbatuar në bazë të ligjit”.

Në anën tjetër, nga akuza janë liruar ish-drejtor i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Valon Ramadani, dhe ish-drejtori i Drejtorisë për Migracion dhe të Huaj në kuadër të Policisë Kufitare, Rrahman Sylejmani.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 24 shkurt 2021, kishte ngritur aktakuzë kundër këtyre tre ish-zyrtarëve nën dyshimet për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe privimit të kundërligjshëm të lirisë”.

Aktakuza u ngrit pasi më 29 mars të vitit 2018, përmes një aksioni të gjerë të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, në orët e hershme të mëngjesit u arrestuan gjashtë shtetas turq.

Dëbimi i tyre është thënë se është bërë përmes një aksioni të koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova.

Arrestimit dhe dëbimit i parapriu revokimi i lejeve të tyre të qëndrimit, për të cilin veprim më vonë gjykata tha se ishte i jashtëligjshëm.

Nga pesë shtetasit turq, tre prej tyre posedonin leje të përhershme të qëndrimit, përkatësisht Mustafa Erdem, Yusuf Karabina, Karhaman Demirez, ndërsa dy prej tyre Hasan Hysein Demir dhe Cihan Ozkan kishin leje të përkohshme.

Familjet e gjashtë shtetasve turq ngritën një padi ndaj institucioneve të Kosovës në vitin 2018 për arrestim dhe ndalim arbitrar të familjarëve të tyre.

Disa nga familjarët kanë kërkuar azil në Kosovë e disa të tjerë janë larguar drejt vendeve evropiane.

Gjashtë shtetasit turq të arrestuar në Kosovë dhe të dëbuar në Turqi në mars të vitit 2018 u dënuan nga gjykatat atje me gjithsej 56 vjet dhe 7 muaj e gjysmë burgim.

Gjykatat në Turqi, shumicës prej tyre iu shqiptuan nga 8 vjet burgim, kurse njërit, Mustafa Erdem, drejtor i përgjithshëm i institucionit “Gulistan” në Kosovë, më 5 qershor iu shqiptua dënimi prej 15 vjetësh.

Shkollat “Mehmet Akif” në Kosovë i përkasin Institucionit Arsimor “Gulistan”.

“Gulistan” ka kopshte, institucione parashkollore, shkolla fillore dhe të mesme në gjithë Kosovën.

Besohet se ato janë të frymëzuara nga Lëvizja Hizmet e klerikut fetar turk Fethullah Gulen, të cilin presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e fajëson për orkestrimin e përpjekjes për grushtshtet në Turqi, në vitin 2016. REL

Osmani: Afati i aplikimit për statusin e viktimës së dhunës seksuale të jetë i pakufizuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka inkurajuar viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që të aplikojnë në Komisionin shtetëror për njohje të statusit, duke përmendur rëndësinë e ngritjes së vetëdijes për të drejtat e viktimave të luftës.

Në një takim me anëtarët e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës, Osmani ka kërkuar që në të ardhmen të mos ketë kufizime në afatin e aplikimit për ta marrë këtë status.

Më 10 korrik, komisionet përkatëse të Kuvendit të Kosovës i kanë miratuar në shqyrtim të dytë ndryshimet në ligjin që mes tjerash trajton edhe statusin dhe të drejtat e personave të dhunuar gjatë luftës.

Afati për aplikim është shtyrë për dy vjet, përkatësisht deri më 15 maj 2025.

Në vitin 2014, Kosova e pati miratuar një ligj për t’ia njohur statusin e viktimës së dhunës seksuale të luftës personave të dhunuar, duke ua mundësuar atyre një pension ligjor prej rreth 230 eurosh në muaj.

Deri më tani, këtë status e kanë 1.451 persona.

Numri i saktë i viktimave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë nuk dihet, por përgjatë viteve të pasluftës organizata të ndryshme vendëse e ndërkombëtare kanë thënë se numri mund të arrijë deri në 20 mijë.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka të dhëna për rreth 900 viktima.

Kosova ka shpallur 14 Prillin Ditë të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale të luftës së fundit.

Protesta e veteranëve të UÇK, Kurti: Kanë qenë rreth 20 mijë luftëtarë, jo 60 mijë

Kryeministri Albin Kurti ka folur për veteranët e luftës në Kosovë.

Kreu i qeverisë së Kosovës kundërshtoi numrin aktual duke thënë se janë trefish më pak, pasi ka theksuar se sipas komandantëve të UÇK-së, numri i pjesëtarëve të kësaj ushtrie ishte rreth 20 mijë dhe jo 60 mijë siç pretendohet.

Sipas tij, ajo çfarë u duhet Qeverisë edhe Kuvendit është dosja që ndodhet në Prokurori, në mënyrë që numri i veteranëve të kthehet në të vërtetë faktike.

“Unë besoj që në luftën çlirimtare kanë marrë ma shumë se 60 mijë pjesëmarrës, mirëpo ka një lloj trefishimi të numrit të veteranëve, andaj është e domosdoshme që gjërat t’i quaj me emra adekuatë. Veteranët sipas komandantëve të UÇK-së janë diku rreth 20 mijë, atëherë nëse i bashkëngjisim edhe pjesëmarrësit atëherë bëhen edhe me shumë se 60 mijë. Unë jam që të kemi falënderimin dhe mirënjohjen për të gjithë, por nuk mund ta deformojmë luftën çlirimtare”, ka deklaruar Kurti.

Kurti nuk e konfirmon ftesën e Ramës për takimin joformal të liderëve të rajonit

Nesër në Tiranë pritet të mbahet takimi informal i thirrur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Sipas mediave, kryeministri Albin Kurti është lideri i vetëm që ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim, ku do të diskutohet për Procesin e Berlinit

Kryeministri Albin Kurti është i vetmi lider i vendeve të rajonit që nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin joformal të së hënës, të ftuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë bërë të ditur të dielën mediat.

Të katër liderët e vendeve të tjera, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, si dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Ata, si dhe komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, do të drekojnë në vilen 30, mesditën e të hënës, në takimin joformal ku do të diskutohet për Procesin e Berlinit.

Nga Qeveria nuk kanë kthyer përgjigje nëse kryeministri Kurti do të marrë pjesë në takimin e së hënës.  Një njoftim nga Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Kurti është duke marrë pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që mbahet në Greqi.

Javën e shkuar Rama vizitoi vendet e rajonit, në përpjekjen e tij për t’u koordinuar për samitin, por nuk u prit vetëm nga Kurti.

Raportet ndërmjet dy kryeministrave degraduan, pasi në kohën kur ndërkombëtarët kërcënuan Kosovën me sanksione shkaku i aksioneve në veri, Rama anuloi njëanshëm një mbledhje të përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, që ishte paraparë të mbahej në Gjakovë.

Në samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në mes të tetorit në Tiranë, pritet të marrin pjesë edhe liderë të shteteve evropiane dhe të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Protestë kundër Qeverisë dhe Ligjit për pagën minimale

Pamje nga protesta e veteranëve në Prishtinë. 15 korrik 2023.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) e ka nisur të shtunën një protestë në Prishtinë kundër Ligjit për pagën minimale.

Bajram Qerkini nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur e ka kritikuar Qeverinë për mospërfshirje të veteranëve në Ligjin për pagën minimale dhe ka paralajmëruar edhe protesta tjera.

“T’i tregojmë politikës se nuk e ke mirë, kthejuni popullit dhe lërini përrallat që nuk shiten më”.

Sipas tij, veteranët dhe shoqatat e veteranëve janë në gjendje të mjerueshme.

Ndërkohë në rrjetet sociale, është bërë thirrje edhe për protestë kundër Qeverisë së Kosovës.

Në thirrje janë përmendur ato që janë konsideruar “veprime skandaloze të Qeverisë” dhe është kërkuar dorëheqja e deputetes Mimoza Kusari – Lila.

Në disa përgjime të publikuara ditë më parë nga portali Nacionale, Kusari – Lila, kryetare e grupit parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), është dëgjuar të ketë pohuar se ka komunikuar me nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, vitin e kaluar.

Nga LVV-ja, para dhe pas ardhjes në pushtet, Radoiçiq – i cili gjendet në listën e zezë amerikane – është cilësuar si kriminel që punon kundër shtetit të Kosovës.

Avni Ajeti, ish-pjesëtar i UÇK-së i ka bërë thirrje presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që të mos e dekretojë këtë ligj, që sipas protestuesve, është “përbuzës” për veteranët.

Pse proteston OVL e UÇK-së?

Protesta është thirrur dy ditë pas miratimit të Ligjit për pagën minimale, në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, më 13 korrik.

Ligji parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, nga 130-170 sa është aktualisht.

Vlera e pagës minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar që nga viti 2011 dhe është më e ulëta në Evropë, sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat.

Mirëpo veteranët e UÇK-së janë të pakënaqur për mospërfshirjen e tyre në këto ndryshime.

Deri më 2017, pensioni i veteranëve nuk ka mundur të jetë më pak se paga minimale në Kosovë, përkatësisht 170 euro. Kjo, njëherësh, vazhdon të jetë shuma që marrin ata.

Ata patën protestuar edhe në qershor të vitit të kaluar, duke kërkuar që ndryshimet ligjore të mos miratohen derisa të mos amendamentohet dokumenti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën se mbështet dhënien e sa më shumë përfitimeve për veteranët e luftës së fundit në Kosovë, por që përfitimet, sipas tij, nuk janë pagë.

“Paga është për punë, ndërkaq përfitimet janë mirënjohje e shoqërisë, e cila i jepet veteranit të luftës për luftën çlirimtare, fitimtare, e cila është në burim të shtetësisë, pavarësisë e lirisë sonë”.

Kurti ka thënë se do të angazhohet në ligj të ri për veteranët, por që fillimisht faktet duhet të jenë të sakta.

“Unë besoj që në luftën çlirimtare kanë marrë pjesë edhe më shumë se 60 mijë pjesëmarrës, mirëpo ka një lloj trefishimi të numrit të veteranëve. Prandaj është e domosdoshme që gjërat t’i quajmë me emra adekuatë. Veteranët, sipas komandantëve të UÇK-së janë diku rreth 20 mijë, ndërkaq nëse i bashkëngjisim edhe pjesëmarrësit, atëherë do të bëhen edhe më shumë se 60 mijë. Andaj unë jam që të kemi falënderimin e mirënjohjen si shoqëri për të gjithë. Mirëpo nuk mund ta deformojmë luftën çlirimtare të UÇK-së”.

Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, “Çohu”, kanë vlerësuar se pa përfunduar procesi gjyqësor lidhur në rastin “Veteranët”, pastrimi i listës së veteranëve nuk mund të bëhet.

Gjykata e Apelit, më 26 prill të vitit 2022, ka kthyer në rigjykim rastin e njohur si “Veteranët”.

Në akuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila ishte konfirmuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 qershor të vitit 2019, është ngritur dyshimi se për 19.500 persona është dhënë statusi i veteranit në mënyrë të paligjshme.

Aktualisht, sipas të dhënave zyrtare nga Qeveria e Kosovës, statusin e veteranit luftëtar e kanë 53.188 persona, kurse, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 37.006 janë përfitues nga skema për veteranët e luftës.

Kurti: Dhuna në Kuvendin e Kosovës nuk u provokua askush, gjithçka ishte përgatitur më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sulmi fizik që ndodhi të enjten në Kuvend mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, atyre të pozitës dhe ministrave, ka qenë i përgatitur më parë.

Në një deklarim për media, ai ka thënë se deputetët opozitarë nuk kanë pasur asnjë arsye që të sulmojnë kabinetin qeveritar, ndërsa shtoi se sulmi nuk ka ndodhur si pasojë e ndonjë provokimi nga ana e qeveritarëve.

“Unë besoj se kurrfarë arsye për sulm mbi Qeverinë e Kosovës në Kuvendin e Republikës nuk ka pasur. Ata të cilët dëshirojnë të sulmojnë kërkojnë shkase sepse as shkaqe nuk gjejnë, arsye jo se jo. Mirëpo ka gjëra për të cilat mund të mos dihet sepse nuk ka dëshmitarë dhe nuk ka xhirime.

Aty kishim maksimumin e xhirimeve dhe kishim shumë dëshmitarë të cilët do ta tregojnë të vërtetën e asaj situate në të cilën qartazi nuk bëhej fjalë për provokim e kundër provokim por bëhej fjalë për një sulm të përgatitur meqenëse shpejtësia me të cilën ia mësynë prej ulëseve të tyre disa deputetë dhe në drejtim të ulëseve të kolegëve të mi nga Qeveria derisa unë mbaja fjalim, tregon qartazi se nuk kishte asgjë spontane aty”, u shpreh Kurti.bw

Sulmet fizike në Kuvend, Prokuroria e fton Bekim Haxhiun, thotë se intervistohet javën e ardhshme

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka konfirmuar se është ftuar për intervistim nga Prokuroria, lidhur me dhunën e përdorur dje në Kuvendin e Kosovës, ku u përleshën fizikisht deputetët e PDK’së dhe Ministrat e Qeverisë, ku u përfshi edhe ai.

Haxhiu i ka thënë Gazetës Express se do të intervistohet javën e ardhshme.

“Organet e drejtësisë janë të pavarura në punën e tyre, kurdo qe te më thirrin do te ju përgjigjem. Jam kontaktuar nga prokuroria, javën tjetër do të intervistohem”, ka thënë Haxhiu.

Prokurorja e rastit, Nebahate Salihu, ka thënë se deri tash janë dëgjuar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, por që s’ka treguar se në çfarë cilësie janë intervistuar.

“Po qata thash, i kemi dëgju, Besnik Bislimin dhe Hekuranin”- ka thënë prokurorja Salihu për Kallxo.com.

Ajo ka deklaruar se ftesë për t’u paraqitur dhe për të dhënë intervistë para saj u ka bërë edhe deputetëve nga Partia Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtakut dhe Hajdar Beqës, të cilët tha se do të dëgjohen ditëve në vijim.

“I kemi thirrë katër persona. Po de, po tash aty i kemi dëgju. Po qata thash, e kemi dëgju, Besnik Bislimin dhe Hekuranin”, citohet të ketë thënë Salihu.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë eskaluar në dhunë gjatë seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës.

Gjithçka ka filluar pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e hoqi foton e Kurtit që ishte vendosur nga opozita te pankarta “Zdravo”.

Deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku e gjuajti pastaj me ujë kryeministrin Albin Kurti, derisa ai po mbante fjalim në foltore.

Pas kësaj zëvendëskryeministri Bislimi shihet duke e gjuajtur me shishe Lushtakun, ku afrohen Ministri Hekuran Murati dhe Ministrja Albulena Haxhiu.

Lushtaku shihet duke i shtyrë të dy dhe pastaj afrohet edhe deputeti tjetër i PDK’së, Hajdar Beqa dhe deputeti i VV’së, Armend Muja, ku eskalon situata. Aty përfshihet edhe deputeti Bekim Haxhiu.

Pastaj ndërhyjnë edhe sigurimi. Kryeparlamentari Glauk Konjufca më pas e thirri Policinë e Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë tashmë i ka iniciuar hetimet për këtë rast. Përmes një komunikate ku thuhet se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, mes tyre edhe marrja e deklaratave nga palët e përfshira në këtë rast.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale ‘Sulmi’, sipas KPRK-së, lidhur me incidentin i cili ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, si dhe ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Prokuroria e Prishtinës nis hetimet për përplasjet gjatë seancës parlamentare

Prokuroria e Prishtinës ka nisur hetimin pas dhunës në Kuvend si dhe sulmin me ujë ndaj kryeministrit Albin  Kurti dhe bllokimin e foltores nga opozita.

Mediat kosovare bëjnë me dije se prokuroria do të  ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, mes tyre edhe marrja e deklaratave nga palët e përfshira në këtë rast.

Njoftimi i prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale ‘Sulmi’, sipas KPRK-së, lidhur me incidentin i cili ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, si dhe ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast.

Konjufca paralajmëron deputetët opozitarë me largim nga seanca

Përplasja mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës. 13 korrik 2023.

Në Kuvendin e Kosovës sërish kanë ndodhur përplasje midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, dhe të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Opozita po tenton që të pengojë mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme që u thirr nga 41 deputetë.

Ata fillimisht bllokuan foltoren, teksa Kuvendi miratoi në lexim të dytë Projektligjin për çmimet e produkteve medicinale. Pas votimit, pati shtyrje mes deputetëve të mbledhur pranë foltores.

Në sallën plenare gjenden edhe pjesëtarë të mbrojtjes së afërt të kryeministrit Albin Kurti.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca paralajmëroi deputetët që po bllokojnë foltoren se mund t’i përjashtojë nga seanca.

“Deputetëve të cilët nuk po e lirojnë foltoren ua jap vërejtjen me paralajmërim për largim nga seanca”, tha Konjufca.

Seanca e jashtëzakonshme vjen pasi vazhdimi i seancës së rregullt u ndërpre.

Opozita ka vendosur pranë foltores pano ku shkruan “Zdravo” [‘Përshëndetje’ në gjuhën serbe] me portretin e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, Mimoza Kusari-Lila, dhe atë të kryeminstrit Albin Kurti.

Panot e vendosura nga opozita pranë foltores së Kuvendit.

Panot e vendosura nga opozita pranë foltores së Kuvendit.

Paraditen e 13 korrikut, gjatë seancës fillestare kishte përleshje fizike mes deputetëve dhe anëtarëve të Qeverisë, teksa opozita po kritikon pushtetin për shkak të publikimeve të disa përgjimeve ku është përfshirë Kusari-Lila. Ajo ka pranuar që ka zhvilluar një bisedë me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq. Lëvizja Vetëvendosje ka qenë kritike e vazhdueshme ndaj personave që kanë mbajtur kontakte me Radoiçiqin.

Deputetët opozitarë nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK) kanë sulmuar fizikisht kryeministrin Albin Kurti dhe pjesëtarë tjerë të Qeverisë.

Para se të sulmohej, Kurti në Kuvend foli për Radoiçiqin, dhe se si është tërhequr fletarrestimi ndaj tij në vitin 2021, disa ditë para se të formohej Qeveria e tij.

“Kur kanë qenë qeveritë e mëhershme, ky kryekriminel ka qenë në Mitrovicë, ka qenë në Prishtinë. Tash, kontributi ynë, është që është në një hotel në Kopaonik, në Serbi”, ka thënë Kurti.

*Video: Dhunë në Kuvendin e Kosovës

Pasi zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi largoi dhe grisi nga foltorja një foto-montazhë të kryeministrit me hundë të zgjatur që opozita ia kishte vendosur aty, deputeti Mërgim Lushtaku hodhi ujë në drejtim të Kurtit, e pastaj të Bislimit.

Në atë moment, në mbrojtje të të dyve doli ministri i Financave Hekuran Murati, të cilin Lushtaku pastaj e shtyu fizikisht me duar. Bislimi goditi me shishen e tij me ujë deputetin Lushtaku, i cili më pas pati përplasje fizike edhe me minstren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në të njëjtën kohë, deputeti Hajdar Beqa, goditi ministrin Murati në fytyrë.

Grushte u shkëmbyen mes të dyja palëve.

Nga përleshja, Kurti, i rrethuar me sigurimin dhe ministrat e tij, u shtye dhe u përplas në një nga ulëset e Kuvendit pranë foltores.

Policia e Kosovës, e thirrur nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, dhe mbrojtja e afërt e kryeministrit, ndërhynë për t’i ndalur përleshjet. Ata qëndruan brenda në sallën e Kuvendit, deri sa kryeministri u largua nga aty.

Më herët, Konjufca tha se “kjo që ndodhi në Kuvendin e Kosovës është me të vërtetë e papranueshme, përdorimi i dhunës është edhe i ndëshkueshëm, i dënueshëm nga të gjithë ne”, tha Konjufca duke shtuar se “nëse ka pasur sulm fizik në Kuvendin e Kosovës, ai do të trajtohet prej ligjit, ashtu siç thonë ligjet tona dhe organet e rendit”

Më vonë, Konjufca dënoi dhunën dhe tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pajtuar që të heqë dorë nga fjalimi i tij, që u ndërpre për shkak të përleshjeve fizike.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, tha se në Kuvend “nuk është hedhur asgjë”, por u “provokua me mjete demokratike, performative”, një akt dhe një qëndrim i një grupi opozitar.

Hoxha tha se partia e saj ka adresuar një çështje shumë të rëndësishme dhe “nëse për ju çështje e parëndësishme është çështja e diskutimeve me njeriun që ka fletëarrest dhe që është në listën e zezë të Amerikës, [nënkryetari i Listës Serbe, Milan] Radoiçiq, dhe dëshironi ta normalizoni duke prodhuar skandale, për mua është e pafalshme”.

Eliza Hoxha, e cila foli në emër të grupit parlamentar të PDK-së, bëri thirrje që Kuvendi i Kosovës të shpërbëhet dhe vendi të shkojë “sa më shpejt” në zgjedhje, pasi tha se audio-incizimet “zbardhin komunikimin dhe raportet e pushtetit të Albin Kurtit me Listën Serbe dhe Milan Radoiçiqin”.

“Çfarë duhet të ndodhë më shumë për ta kuptuar që ju jeni të kapur nga krimineli që është në listën e zezë të Amerikës, që ka urdhërarrest nga Prokuroria. Nuk mjaftojnë as dorëheqja e as shkarkimi sepse koordinimin e keni të përditshëm me Radoiçiqin, e jo me shqiptarët e as me ndërkombëtarët”, tha Hoxha gjatë fjalimit të saj në Kuvend.

Para se të sulmohej, Kurti në Kuvend foli për Radoiçiqin, dhe se si është tërhequr fletarrestimi ndaj tij në vitin 2021, disa ditë para se të formohej Qeveria e tij.

“Kur kanë qenë qeveritë e mëhershme, ky kryekriminel ka qenë në Mitrovicë, ka qenë në Prishtinë. Tash, kontributi ynë, është që është në një hotel në Kopaonik, në Serbi”, ka thënë Kurti.

Milan Radoiçiq është nënkryetar i Listës Serbe, i cili kërkohet nga autoritetet e Kosovës dhe është gjithashtu në listën e zezë të SHBA-së për “përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar”.

Kuvendi i Kosovës pas përleshjeve mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së.

Kuvendi i Kosovës pas përleshjeve mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së.

Ai kërkohet nga Kosova nën dyshimet se është përfshirë në frikësimin e dëshmitarëve në rastin gjyqësor, të njohur si “Brezovica”.

Radoiçiq përmendet në një aktakuzë edhe si “udhëheqës i grupit kriminal”, i cili planifikoi vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Megjithatë, urdhërarresti për Milan Radoiçiqin u tërhoq në mars të vitit 2021 pa asnjë shpjegim.

Sërish tensione në Kuvendin e Kosovës, opozita bllokon mbajtjen e seancës plenare, Konjufca goditet me shishe uji

Në Kuvendin e Kosovës ka pasur sërish tensione mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, dhe të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Opozita ka tentuar që të parandalojë mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme që u thirr nga 41 deputetë.

Fillimisht ata kanë bllokuar foltoren, teksa Kuvendi miratoi Projektligjin për çmimet e produkteve medicinale. Pas votimit, pati shtyrje mes deputetëve të mbledhur pranë foltores.

Po ashtu, ka pasur edhe sulme ndaj kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca, i cili u është goditur me shishe uji.bw

Nga Qeveria, drejt Kuvendit, Kurti niset në këmbë për seancë

Kryeministri Albin Kurti ka dalë nga objekti i Qeverisë dhe ka shkuar drejt Kuvendit për të marrë pjesë në vazhdimin e seancës.

Kurti ka shkuar atje në këmbë, derisa është shoqëruar nga mbrojtja e afërt.

Ekipi i Indeksonline ndodhet në Kuvend dhe do iu informojë për zhvillimet e fundit.

Kujtojmë që sot në Kuvend pati përleshje fizike mes pozitës dhe opozitës.

Për dhunën në Kuvend ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani. Ajo tha se, përdorimi i dhunës për të adresuar pakënaqësitë, dallimet apo mosmarrëveshjet politike është dëmi më i madh që mund t’u bëhet institucioneve.

“Kuvendi është gurthemeli i shoqërisë sonë demokratike, ku zëra të ndryshëm bashkohen për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve, ndaj dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politik”, ka thënë Osmani.

Reagon Vetëvendosja: Dora e zgjatur e atyre që s’e duan demokracinë, u përpoq të bëhet grusht

Pas përleshjes fizike në sallën e Kuvendit të Kosovës ditën e sotme, ku Albin Kurtit fillimisht iu hodh ujë nga deputeti i opozitës dhe më pas situata agroavoi në përplasje fizike, ka reaguar Vetëvendosja.

Në një deklaratë për mediat, VV thotë se ‘dora e zgjatur e atyre që nuk e duan shtetësinë, demokracinë dhe ligjin e Kosovës, u përpoq të bëhet grusht’.

Reagimi i plotë:

Krimi i organizuar dhe dora e zgjatur grusht nuk na ndalë në sjelljen e rendit dhe kushtetutshmërisë në Republikë

Sot në Kuvendin e Kosovës dora e zgjatur e atyre që nuk e duan shtetësinë, demokracinë dhe ligjin e Kosovës, u përpoq të bëhet grusht.

Teksa kryeministri Albin Kurti po mbante fjalim duke treguar për betejën e Republikës së Kosovës për shtrirje të rendit e të ligjit në veri të vendit, disa deputetë të PDK sulmuan me grushta, si një bandë rrugaçësh, kryeministrin dhe ministrat e Kosovës.

Ky sulm po bëhet ndaj qeverisë së parë të Kosovës e cila nuk e ka asnjë ministër apo zv.ministër të kontrolluar nga Beogradi. Ky sulm po bëhet pikërisht në një moment të rëndësishëm të ballafaqimit diplomatik e jo vetëm të Kosovës me Serbinë.

Ky sulm erdhi si veprim i koordinuar mes degëve të ndryshme të së njëjtës bandë: disa prej tyre i thonë vetes deputetë, disa i thonë vetes gazetarë, e disa protestues. Por Kosova do të ecë përpara në konsolidimin e shtetësisë së saj, pavarësisht sulmeve të tilla.

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar dhe e angazhuar për drejtësi dhe kriminelët që kanë dëmtuar shoqërinë e shtetin tonë për t’u pasuruar padrejtësisht, nuk do të amnistohen.

Rinis seanca e ndërprerë plenare e Kuvendit të Kosovës

Pas rreth 3 orësh pauzë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vazhduar seancën plenare, e cila paraprakisht u ndërpre për shkak të përleshjeve fizike mes deputetëve dhe anëtarëve të Qeverisë së Kosovës.

Në nisje të seancës, kryeparlamentari Glauk Konjufca dënoi dhunën dhe tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pajtuar që të heqë dorë nga fjalimi i tij, që u ndërpre për shkak të përleshjeve fizike.

Më herët, Kuvendi shkoi në pauzë me kërkesë të kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, i cili tha se për momentin nuk janë kushtet për ta vazhduar seancën plenare.

“Kjo që ndodhi në Kuvendin e Kosovës është me të vërtetë e papranueshme, përdorimi i dhunës është edhe i ndëshkueshëm, i dënueshëm nga të gjithë ne”, tha Konjufca duke shtuar se “nëse ka pasur sulm fizik në Kuvendin e Kosovës, ai do të trajtohet prej ligjit, ashtu siç thonë ligjet tona dhe organet e rendit”.

Më herët në Kuvend, deputetët opozitarë nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK) kanë sulmuar fizikisht kryeministrin Albin Kurti dhe pjesëtarë tjerë të Qeverisë.

Kurti ishte duke folur për situatën në veri të Kosovës, kur fjalimi i tij u ndërpre nga deputetët e opozitës që brohorisnin “rrenc”.

Pasi zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi largoi dhe grisi nga foltorja një foto-montazhë të kryeministrit me hundë të zgjatur që opozita ia kishte vendosur aty, deputeti Mërgim Lushtaku hodhi ujë në drejtim të Kurtit, e pastaj të Bislimit.

Në atë moment, në mbrojtje të të dyve doli ministri i Financave Hekuran Murati, të cilin Lushtaku pastaj e shtyu fizikisht me duar. Bislimi goditi me shishen e tij me ujë deputetin Lushtaku, i cili më pas pati përplasje fizike edhe me minstren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në të njëjtën kohë, deputeti Hajdar Beqa, goditi ministrin Murati në fytyrë.

Grushte u shkëmbyen mes të dyja palëve.

Nga përleshja, Kurti, i rrethuar me sigurimin dhe ministrat e tij, u shtye dhe u përplas në një nga ulëset e Kuvendit pranë foltores.

Policia e Kosovës, e thirrur nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, dhe mbrojtja e afërt e kryeministrit, ndërhynë për t’i ndalur përleshjet. Ata qëndruan brenda në sallën e Kuvendit, deri sa kryeministri u largua nga aty.

Momentalisht, forca të shtuara të policisë janë pranë dhe brenda në Kuvend.

Kuvendi i Kosovës pas përleshjeve mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së.

Kuvendi i Kosovës pas përleshjeve mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së.

Opozita ditëve të fundit, sikurse edhe në këtë seancë, ka qenë kritikuese ndaj pushtetit pasi në mediat në Kosovë kanë dalë përgjime të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Ajo ka pranuar që ka zhvilluar një bisedë me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq. Lëvizja Vetëvendosje ka qenë kritike e vazhdueshme ndaj personave që kanë mbajtur kontakte me Radoiçiqin.

Eliza Hoxha, e cila foli në emër të grupit parlamentar të PDK-së, bëri thirrje që Kuvendi i Kosovës të shpërbëhet dhe vendi të shkojë “sa më shpejt” në zgjedhje, pasi tha se audio-incizimet “zbardhin komunikimin dhe raportet e pushtetit të Albin Kurtit me Listën Serbe dhe Milan Radoiçiqin”.

“Çfarë duhet të ndodhë më shumë për ta kuptuar që ju jeni të kapur nga krimineli që është në listën e zezë të Amerikës, që ka urdhërarrest nga Prokuroria. Nuk mjaftojnë as dorëheqja e as shkarkimi sepse koordinimin e keni të përditshëm me Radoiçiqin, e jo me shqiptarët e as me ndërkombëtarët”, tha Hoxha gjatë fjalimit të saj në Kuvend.

Para se të sulmohej, Kurti në Kuvend foli për Radoiçiqin, dhe se si është tërhequr fletarrestimi ndaj tij në vitin 2021, disa ditë para se të formohej Qeveria e tij.

“Kur kanë qenë qeveritë e mëhershme, ky kryekriminel ka qenë në Mitrovicë, ka qenë në Prishtinë. Tash, kontributi ynë, është që është në një hotel në Kopaonik, në Serbi”, ka thënë Kurti.

Milan Radoiçiq është nënkryetar i Listës Serbe, i cili kërkohet nga autoritetet e Kosovës dhe është gjithashtu në listën e zezë të SHBA-së për “përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar”.

Ai kërkohet nga Kosova nën dyshimet se është përfshirë në frikësimin e dëshmitarëve në rastin gjyqësor, të njohur si “Brezovica”.

Radoiçiq përmendet në një aktakuzë edhe si “udhëheqës i grupit kriminal”, i cili planifikoi vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Megjithatë, urdhërarresti për Milan Radoiçiqin u tërhoq në mars të vitit 2021 pa asnjë shpjegim.

Në Kuvendin e Kosovës PDK-ja sulmon fizikisht LVV-në

Momenti i fillimit të përleshjes fizike në Kuvendin e Kosovës, më 13 korrik 2023.

Gjatë kohës sa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mbante fjalim në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ai është sulmuar fizikisht nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kurti ishte duke folur për situatën në veri të Kosovës, kur fjalimi i tij u ndërpre nga deputetët e opozitës që brohorisnin “rrenc”.

Fillimisht, në drejtim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi u hodh ujë nga deputeti Mërgim Lushtaku, pasi ai largoi dhe grisi nga foltorja një foto-montazhë të kryeministrit me hundë të zgjatur që opozita ia kishte vendosur aty.

Pastaj, situata u agravua me sulme fizike edhe me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Pas përleshjeve, transmetimi i drejtpërdrejt nga Kuvendi i Kosovës është ndërprerë.

Opozita ditëve të fundit, sikurse edhe në këtë seancë, ka qenë kritikuese ndaj pushtetit pasi në mediat në Kosovë kanë dalë pergjime të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendoje, Mimoza Kusari-Lila, ku ajo ka pranuar që ka zhvilluar një bisedë me nënkryetarin e Listes Serbe, Milan Radoiçiq.

Milan Radoiçiq është nënkryetari i Listës Serbe, i cili kërkohet nga autoritetet e Kosovës dhe është gjithashtu në listën e zezë të SHBA-së për “përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar”.

Ai po ashtu kërkohet nga Kosova për dyshimet se është përfshirë në frikësimin e dëshmitarëve në rastin gjyqësor, të njohur si “Brezovica”.

Radoiçiq po ashtu përmendet në aktakuzë si “udhëheqës të grupit kriminal”, i cili planifikoi vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq. Megjithatë, urdhërarresti për Milan Radoiçiqin u tërhoq në mars të vitit 2021 pa asnjë shpjegim.

rel

 

Ministrja Gërvalla shpjegon marrëveshjen me BE për shtensionimin e situatës

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania tha se dakordimi mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për 4 çështjet nuk është tërheqje e Albin Kurtit dhe e qeverisë së Kosovës.

Gërvalla u shpreh se kërkesat e mëhershme të BE ndaj Kosovës ishin të tepruara dhe të papranueshme në momentin kur janë artikuluar.

Ajo përmendi kërkesën për tërheqjen e policisë nga komunat në Veri, që siç tha nuk mund të pranohej në kohën kur në këto komuna sundonte dhuna.

“Që në ditën e parë ku Serbia ka nisur të reagojë dhunshëm përmes grupeve ekstremiste kemi thënë që prania e policisë nuk është qëllim në vetvete, por domosdoshmëri nisur nga situata. Marrëveshja është që menjëherë të largohet 25 për qind e policisë jo nga Veriu por ndërtesat dhe zonat rreth tyre. Nuk ka nevojë për polici nëse nuk nevojitet. Nuk është tërheqje e Kurtit, por maturi dhe mençuri në gjetjen e zgjidhjeve me partnerët. Kërkesat kanë qenë të tepruara dhe s’e kemi ndjerë veten komodë. P.sh, largimi në atë kohë i policëve kur aty ka pasur dhunë masive nuk ishte gjëja e duhur. Ka pasur shumë më tepër kërkesa ditën e parë, si tërheqja e menjëhershme e kryetarit të Leposaviçit”, tha Gërvalla.

Qeveria bën një Grup Koordinues për anëtarësim në KiE, Kurti e Gërvalla japin shpjegime

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar themelimin e Grupit Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se Kosova dhe organizata më e vjetër në Europë për të drejtat e njeriut ndajnë shtyllat e përbashkëta mbi të cilat janë krijuar – të drejtat e njeriut demokracinë dhe sundimin e ligjit, raporton Gazeta Express.

“Këto vlera të KiE janë të kodifikuara dhe të zbatuara nëpërmjet konventave të ndryshme dhe të monitoruara nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, të cilat Kosova i zbaton me përkushtim edhe duke mos qenë anëtare e KiE”.

Ai tha se Kosova ka bërë progres në sundimin e ligjit, prandaj kjo ka bërë që procesi i anëtarësimit të jetë i natyrshëm dhe i suksesshëm.

“Tash procesi i aplikimit gjendet te Asambleja Parlamentare e KiE, e cila do të japë opinionin e saj nëpërmjet përpilimit të një numri të raporteve për gjendjen e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në Republikën tonë. Kjo periudhë do të shoqërohet me vizita faktmbledhëse në Kosovë nga ekspertë dhe deputetë të KiE, të cilët do të vizitojnë vendin tonë”.

Prandaj, Kurti tha se për të ofruar një pasqyrë sa më të saktë dhe koherente të të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë, MPJD ka propozuar krijimin e një grupi koordinues ndërinstitucional, i cili në përbërje aktuale është në fazën fillestare.

“Pra, do të jetë një grup dinamik, i cili ndërkohë do të përfshirë edhe akterë të tjerë institucionalë shtetërorë e nga shoqëria civile, varësisht nga çështjet të cilat do të ngritën nga KiE”.

Funksionin e këtij grupi dhe hapat e ardhshme të këtij procesi i ka shpjeguar më tej edhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, e cila dorëzoi në majin e vitit të kaluar kërkesën për anëtarësim.

“Nëse për etapën e parë ka mjaftuar koordinimi i mirë mes Qeverisë, Presidencës dhe Kuvendit të Kosovës për ta kapërcyer këtë fazë, në atë të dytën do të na nevojitet një bashkëpunim shumë më i ngushtë institucional që të jemi shumë më të përgatitur për të gjitha kërkesat dhe raportet që do të na vijnë. Prandaj, kemi propozuar krijimin e një grupi koordinues, i cili ka për detyrë që të zhvillojë komunikim dhe bashkëpunim ndërinstitucional lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës, duke shkëmbyer informacione që ndërlidhen me procesin e anëtarësimit dhe duke hartuar raporte për çështje specifike në fazën e përgatitjes së opinionit të Asamblesë Parlamentare të KiE”.

Marrëveshja për shtensionimin- Katër hapa do zbatohen brenda dy javësh

Për dy javë duhet të përfundojnë katër hapat e dakorduar në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veri të vendit, ka mësuar KOHA, bazuar në një orar për të cilin janë pajtuar palët për veprime.

Pika e parë, ajo e zvogëlimit të pranisë policore për 25 për qind në dhe rreth ndërtesave komunale, duhet të përfundojë në javën e parë. Në këtë pikë thuhet po ashtu se “Qeveria e Kosovës publikisht e tregon gatishmërinë e saj për të kontribuar në deeskalimin e situatës dhe mosndërmarrjen e veprimeve që mund të eskalojnë situatën në veriun e vendit”.

Pika e dytë, që sipas këtij orari veprimesh, parashihet të nisë në javën e parë e të përcillet në mënyrë të vazhdueshme, është ajo që Policia e Kosovës bashkë me EULEX-in dhe KFOR-in të vlerësojnë gjendjen e sigurisë, në veçanti për të shikuar mundësinë për zvogëlim të mëtejmë të prezencës policore në dhe rreth ndërtesave komunale.

Pika përmes së cilës Qeveria e Kosovës është pajtuar që të dalë me deklaratë publike për mbështetjen e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri pas verës, duhet të bëhet në javën e parë, e të finalizohet “sa më shpejt që të jetë e mundshme”. “Kosova shpreh përkushtimin për sigurimin e bazës së nevojshme ligjore për të mundësuar organizimin e këtyre zgjedhjeve”, thuhet në këtë pikë.

Vetëm një pikë është paraparë për javën e dytë. Bëhet fjalë për ftesën e Bashkimit Evropian për kryenegociatorët në Bruksel, me synim finalizimin e planit të sekuencimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, pas së cilës do të fillojë zbatimi i të gjitha neneve të marrëveshjeve.

Marrëveshja u arrit të hënën, në takimin që kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, zhvilloi me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kosova pajtohet të zvogëlojë praninë policore dhe të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve për të ulur tensionet në veri

VOA

Qeveria e Kosovës tha të martën në mbrëmje se është pajtuar të zvogëlojë praninë e forcave policore në veri dhe të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe, si pjesë e veprimeve për të ulur tensionet.

Pajtimi është arritur gjatë një takimi në Bratisllavë të hënën ndërmjet zëvendës kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në një komunikatë të qeverisë thuhet se takimi synonte krijimin e parakushteve pёr përforcim tё përqendrimit “nё zbatimin e plotë dhe tё pakusht tё Marrëveshjes Bazike tё 27 shkurtit dhe aneksit tё Ohrit tё datës 18 mars”.

Nё kёtё kuadër thuhet në njoftim, është arritur pajtimi që qeveria e Kosovёs “publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25 për qind tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”.

Më tej thuhet se policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё “pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”.

Qeveria e Kosovës përmes njё deklarate publike mbështet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinës sё verës, thuhet në komunikatë duke nënvizuar se Kosova shpreh përkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundësuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.

Bashkimi Evropian tha ndërkaq se javën e ardhshme kryenegociatorёt e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Bruksel për “të vazhduar diskutimet mbi zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve dhe aneksin e saj, me shpresën që palët do të bien dakord për hapat e ardhshëm që mundësojnë zbatimin e plotë të kësaj marrëveshjeje pa vonesë të mëtejshme”.

Tensionet u rritën në fund të muajit maj kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, morën detyrën me mbështetjen e policisë, pas zgjedhjeve lokale të muajit prill të cilat u bojkotuan nga serbët, që kërkojnë zbatimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për më shumë vetëqeverisje.

Diplomacia perëndimore që atëherë ka kërkuar uljen e tensioneve përmes pezullimit të operacioneve policore në veri, zhvendosjes së kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakusht të serbëve të Kosovës.

Java e ardhshme mund të shënojë një periudhë të re zhvillimesh për të ulur tensionet në veri që u përshkuan me veprime të dhunshme dhe nxitën shqetësime për ripërtëritje konfliktesh në zonën e trazuar.

Komunat paralele serbe në veri punojnë nga lokacione alternative

Ndërtesa e komunës paralele serbe në Mitrovicë të Veriut.

Sandra Cvetkoviq

Që nga shpërthimi i krizës, në fund të majit në veri të Kosovës, autoritetet e përkohshme komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – që punojnë sipas sistemit të Serbisë dhe konsiderohen paralele nga autoritetet e Kosovës – janë duke punuar nga lokacione “alternative”.

Kjo është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë (REL) nga burime të ndryshme.

Se këto komuna janë duke funksionuar, mund të shihet gjithashtu edhe në faqet e tyre të internetit apo llogaritë e tyre në rrjetet sociale. Gjithashtu, gjatë gjithë kohës këto autoritetet të përkohshme japin tenderë për realizimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore, të cilat mund të shihen në portalin e prokurimit publik në Serbi.

Këto organe, të cilat janë të paligjshme për autoritetet e Kosovës, deri tani kanë funksionuar paralelisht në objektet e njëjta me komunat e sistemit të Kosovës. Ato objekte janë të paqasshme për qytetarët, që nga 26 maji, kur kryetarët shqiptarë hynë në zyra me asistencën e policisë, gjë që u kundërshtua ashpër nga popullata lokale serbe.

 

Kryetarët shqiptarë të komunave që funksionojnë sipas sistemit të Kosovës, janë vazhdimisht në Leposaviq dhe Mitrovicën e Veriut, ndërsa ata në Zubin Potok dhe Zveçan punojnë nga lokacione alternative, në fshatrat e afërta, ku shqiptarët përbëjnë shumicën e popullatës.

Nga ana tjetër, departamente të ndryshme të strukturave komunale serbe, funksionojnë në objektet ku institucionet punojnë sipas sistemit të Serbisë. Për shembull, në objektin komunal “Mitrovica e Kosovës” në Mitrovicë të Veriut, ofrohen shërbime të caktuara për qytetarët e Zveçanit.

 

Komunat serbe nënshkruajnë kontrata dhe shpërndajnë ndihma financiare

Po ashtu, më 5 korrik, autoriteti i përkohshëm komunal në Leposaviq, i cili financohet nga buxheti i Serbisë, shpalli thirrje për ndihmë financiare për fëmijët.

Siç thuhet në ftesë, ndihmat ndahen nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, por qytetarët janë të ftuar që “për shkak të situatës aktuale” t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme në Qendrën për Punë Sociale në Leposaviq.

Kjo qendër, gjithashtu, funksionon në kuadër të sistemit të Serbisë.

Në ndërkohë, kryetari i Autoritetit të përkohshëm komunal të Zubin Potokut, Sërgjan Vulloviq, me ministrin e Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Martinoviq, nënshkruan marrëveshjen për ndarjen e mjeteve për projektin e rregullimit të një pjese të aksit rrugor Ujman – fshati Kovaçi.

Kjo kontratë kap vlerën rreth 8 milionë dinarë, që është afër 70.000 euro.

REL-i u përpoq të marrë deklaratë nga kryetarët e autoriteteve të përkohshme në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, lidhur me punën e tyre. Mirëpo, kryetarët e këtyre organeve të përkohshme komunale të Leposaviqit dhe Zveçanit, Zoran Todiq dhe Ivan Todosijeviq, nuk iu përgjigjën thirrjeve, ndërsa drejtuesi i organit të përkohshëm të Zubin Potokut, Sërgjan Vulloviq, tha se “nuk është i disponuar” për të bërë deklarata.

Dhënia e tenderit gjatë krizës në veri

Organet e përkohshme komunale apo kompanitë që funksionojnë në kuadër të vetëqeverisjeve lokale sipas sistemit serb në veri të Kosovës, nuk kanë ndalur dhënien e tenderëve për realizimin e projekteve të ndryshme.

Një prej tyre është “Realizimi i projektit për përmirësimin dhe rehabilitimit të deponisë komunale”.

“Realizimi i projektit për përmirësimin dhe rehabilitimit të deponisë komunale”

“Realizimi i projektit për përmirësimin dhe rehabilitimit të deponisë komunale”

Pas këtij projekti, me vlerë rreth 5 milionë dinarë ose rreth 50 mijë euro, qëndron Autoriteti i përkohshëm i Leposaviq, ndërsa tenderi i është dhënë kompanisë “RAD 028” nga Zveçani.

Pronar i kësaj kompanie është Radulle Steviq, i cila është në listën e zezë të SHBA-së.

E njëjta kompani, në fillim të qershorit, ka marrë tender nga Autoriteti i përkohshëm komunal në Zubin Potok, për ndërtimin e një shtëpie për një familje në fshatin Jasenovik i Epërm dhe për “prokurimin e transformatorëve për furnizimin me energji të njësive të banimit”.

Kontrata për prokurimin e transformatorëve për furnizimin me energji të njësive të banimit

Kontrata për prokurimin e transformatorëve për furnizimin me energji të njësive të banimit

Si funksionojnë komunat e Kosovës në veri?

Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, dhe ai i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, qëndrojnë çdo ditë në objektet komunale, prej nga kryejnë detyrat e tyre.

Megjithatë, për dallim nga Leposaviqi, në Mitrovicë të Veriut nuk ka protesta para objektit komunal, për shkak se ndërtesa është e ndarë fizikisht nga Autoriteti i përkohshëm komunal serb.

Nga ana tjetër, kryetarët e komunave të Zveçanit dhe Zubin Potokut, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri, punojnë nga zyrat komunale që gjenden në fshatrat e banuara me shqiptarë.

Janë emëruar anëtarë të kabineteve të tyre dhe drejtorë të departamenteve të ndryshme, por nuk mund t’u ofrohen shërbime qytetarëve në vetë objektet komunale – përveç në Mitrovicë të Veriut – për shkak se popullata lokale serbe po proteston çdo ditë para objekteve.

Gjithashtu, para objekteve komunale gjenden edhe pjesëtarët e KFOR-it.

Nenad Radosavleviq, i cili më 5 korrik është emëruar në pozitën e drejtorit të Drejtorisë për sport, rini dhe kulturë në komunën e Leposaviqit, sipas sistemit të Kosovës, vlerëson se më së shumti vuajnë “qytetarët e zakonshëm” nga fakti se vetëqeverisjet lokale nuk janë funksionale.

Ai shton se ka pranuar të marrë pjesë në punë, në mënyrë që të shfrytëzohet buxhet i planifikuar, derisa kriza në veri po vazhdon.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ai thekson se “është e tmerrshme që të gjithë i harrojnë njerëzit e thjeshtë, të cilët kanë nevojë për shërbimet e vetëqeverisjes lokale”.

Ndonëse, siç thotë ai, që nga emërimi i tij nuk ka pasur asnjë takim me kryetarin Hetemi dhe as nuk janë ndërmarrë hapa në funksionalizimin e dikasterit të tij, ai beson se në Prishtinë ka “vullnet të mirë” për t’iu përgjigjur kërkesave të tij.

“Mandati im është i kufizuar dhe i qartë, është deri në fund të vitit para zgjedhjeve të reja dhe ka të bëjë me normalizimin dhe hapjen e fondeve për përfituesit që kanë nevojë”, thotë ai.

Pse u rritën tensionet?

Pjesëtarët e komunitetit serb bojkotuan zgjedhjet e fundit lokale, të cilat u mbajtën më 23 prill, me ftesë të partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, Listës Serbe. Si rezultati i atij bojkoti, kryetarët shqiptarë erdhën në pushtet në katër komuna me shumicë serbe në veri.

Kur ata ishin gati të fillonin punën, serbët vendas kundërshtuan, kështu që Policia e Kosovës ndërhyri. Që atëherë, serbët po protestojnë çdo ditë me kërkesën që Policia e Kosovës të tërhiqet dhe kryetarët e komunave të mos shkojnë në punë.

BE-ja bëri thirrje për shtensionim dhe kërkoi nga Prishtina zyrtare të shpallë zgjedhje të reja, ndërkaq nga Beogradi kërkoi të sigurojë pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve në atë proces.

Kërkesat e BE-së për Kosovën dhe Serbinë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, më 22 qershor ka paraqitur kërkesat e bllokut evropian për Kosovën dhe Serbinë, lidhur me shtensionimin e situatës në veri:

  • Kosovës i kërkohet që menjëherë të pezullojë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri dhe që katër kryetarët komunalë përkohësisht të ushtrojnë detyrat e tyre në objekte alternative
  • Serbisë i kërkohet të sigurojë që protestuesit të tërhiqen nga ndërtesat komunale paralelisht me tërheqjen e Policisë së Kosovës
  • Të dyja shteteve u kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme lokale, sa më shpejt që të jetë e mundur, në katër komunat në veri të Kosovës, me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve të Kosovës në to

Në të kaluarën, Beogradi ka luajtur rol kyç në pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e organizuara në Kosovë

Shefi i ekipit të Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë konfirmuar më 10 korrik se është arritur marrëveshja për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës në veri.

Megjithatë, ata nuk specifikuan se për cilat hapa bëhet fjalë konkretisht.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më herët ka deklaruar se një nga hapat e parë është tërheqja e njëkohshme e Policisë së Kosovës dhe demonstruesve para ndërtesave komunale.

Përgatiti: Bekim Bislimi

Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje në kujtim të masakrës së Srebrenicës

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës filloi me një minutë heshtje, për të nderuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë në Bosnje dhe Hercegovinë. Nesër, më 11 korrik bëhen 28-vjet nga masakrës e Srebrenicës, ku forcat serbe të Bosnjës vranë më tepër se 8 mijë burra e djem myslimanë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se masakra e Srebrenicës është masakra më e madhe pas luftës së dytë botërore, ku u vranë mbi 8 mijë boshnjakë.

Deputeti i komunitetit boshnjak, Bahrim Shabani, tha se Kosova qëndron në krah të popullit të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe tha se mohimi i gjenocidit nuk mund të lejohet dhe të tolerohet.

“Shteti i Kosovës dhe boshnjakët e Kosovës janë të përkushtuar për ruajtjen e shtetit të Bosnjë-Hercegovinës si shtet sovran, i pavarur dhe i pandashëm”, tha ai.

Në vitin 2021, Kuvendi i Kosovës miratoi edhe Rezolutën për Srebrenicën, e cila dënon gjenocidin e regjimit serb në Srebrenicë kundër pjesëtarëve të popullit boshnjak, dhe dënon ashpër mohimin e gjenocidit.

U plagos nga serbët në protestën e 29 majit në Kosovë, ushtarit të KFOR-it i pritet këmba

Pas lëndimeve të marra nga serbët gjatë protestës së dhunshme në Veri të Kosovës më 29 maj, një ushtari hungarez të misionit paqeruajtës të NATO-së në Kosovë, i është amputuar njëra këmbë.

Lajmin e ka njoftuar medias vendase, “telex”, e cila citon ministrinë e mbrojtjes në Hungari.

Në njoftimin e ministrisë hungareze thuhet se ndërhyrja kirurgjikale ka shkuar mirë, ndërsa gjendja e ushtarit është stabile. Referuar njoftimit të ministrisë, shumica e ushtarëve hungarezë të KFOR-it janë kthyer në shtëpitë e tyre, por gjendja shëndetësore për dy ushtare është ende e rëndë dhe për këtë arsye ata janë duke u trajtuar në spital.

Dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it, kryesisht hungarezë dhe italianë, u  plagosur gjatë ndërhyrjes për t’i shpërndarë protestuesit serbë në Zveçan të hënën e 29 majit. Paqeruajtësit e NATO-s kërkuan nga protestuesit të shpërndahen, por ata nuk pranuan dhe hodhën gurë, shok-bomba e koktej molotovi në drejtimin e tyre.

Serbët lokalë në katër komunat e veriut të Kosovës ishin duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në godina dhe prezencën e njësive speciale të Policisë së Kosovës në afërsi të ndërtesave komunale.

Tensionet u nxitën pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit për katër kryetarët e komunave në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut,  ku fituan kandidatët shqiptarë. Partitë serbe i bojkotuan ato.

Ministri Sveçla: Unë dhe qeveria e Kosovës nuk jemi kundër popullit serb, por kundër projekteve shoviniste të Beogradit

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovës, Xhelal Sveçla ka deklaruar se ai dhe Qeveria e Kosovës nuk janë kundër popullit serb, por se janë kundër projekteve shoviniste të Serbisë.

Në një intervistë të dhënë më herët për mediat, ku ka folur për situatën e tensionuar në Veri, ai ka thënë se ‘kriminelët’ nuk kanë kombësi.

“Janë ata që duan të portretizojnë aktivitetin e tyre me ngjyra nacionaliste. Tani keni kriminelët më të mëdhenj që janë patriotët më të mëdhenj dhe duhet ta ndalojmë këtë. Kemi nevojë për vëmendjen e qytetarëve të thjeshtë, për jetë normale”, ka thënë ai.

Është gati një muaj që në Veri ka tension. Serbët lokalë që shpesh herë protestojnë dhunshëm nuk duan shqiptarë në komunat veriore, të cilët erdhën në pushtet përmes zgjedhjeve të zhvilluara në muajin prill.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla:BE pa SHBA & NATO-n, në aspektin e sigurisë është e paaftë një “paper Tiger”

Nënkryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Bashkimi Evropian pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, në aspektin e sigurisë është “e paaftë”.Në Forumin e Dubrovnikut në panelin “Ballkani Perëndimor: Një momentum i ri euro-atlantik” Gërvalla ka vlerësuar se Bashkimi Evropian nuk mund të garantojë paqe dhe siguri në Evropë.

Sipas saj, janë dy arsye pse BE-ja nuk është në gjendje të ofrojë siguri: nuk ka vullnet politik dhe ka shumë mospajtime brenda unionit.

“Jemi rreshtuar për rreth 90 për qind me Perëndimin kur bëhet fjalë për Ukrainën. Të tjerët që i kemi përreth po e ndihmojnë Rusinë në agresionin e saj për pothuajse dy vjet tashmë pa sanksione nga Bashkimi Evropian. Pyetja kyçe është për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është se a mund dhe a është Bashkimi Evropian unioni që mund të garantojë siguri dhe paqe në Evropë? Vlerësimi im është që BE-ja nuk mundet. Sepse nuk është në gjendje dhe e aftë për të ofruar siguri. Arsyet janë të dukshme: nuk ka vullnet politik, ka shumë mospajtim në union dhe pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një ‘Paper Tiger’ (tigër prej letre) në aspektin e sigurisë. Për shkak se ju e dini këtë, kërkoni paqe në vazhdimësi. Mirëpo, kjo është e rrezikshme. Paqësimi i BE-së me Rusinë ka bërë që Putini të përshkallëzojë”, ka thënë ajo.

Gërvalla ka shtuar se tani ka një qëndrim të ri të fuqive të Unionit Perëndimor, që ngjason me atë të viteve kur në Evropë ka pasur luftëra, përfshirë atë të fundit në Kosovë, teksa ka shtuar se Evropa nuk ka asnjë histori suksesi në tentimin për t’i parandaluar këto luftëra.

“Tani ka një qëndrim të ri të fuqive të Unionit Perëndimor, i cili është i ngjashëm me atë të viteve 2014, 1939, 1991, 1992, 1999, ku nuk ka asnjë histori suksesi të Evropës në përpjekjet për të parandaluar luftën. Ne kemi nevojë për një strategji të re dhe njerëz të rinj që përpiqen të gjejnë një mënyrë më të mirë. Ndryshe nga të tjerët, ne nuk po përpiqemi ta përdorim BE-në si arkë. Jemi më shumë për vlera evropiane sesa për para evropiane”, ka thënë ajo.

 

Me mbishkrime provokuese, motoçiklistë nga Serbia nisen drejt Kosovës, policia vendoset në kufi

Motoçiklistë nga qytete të ndryshme të Serbisë janë nisur sot në drejtim të Kosovës, të cilët pritet të arrijnë te pika kufitare në Jarinjë. Mediat kosovare shkruajnë se Policia e Kosovës është nisur drejt kufirit.

Nga grupi i motoristëve “Bike Rock Mission” kanë konfirmuar për mediat serbe se rrugën për në Kosovë po e nis nga Beogradi “në shenjë mbështetjeje për popullin serb”.

Ata konfirmuan se do të udhëtojnë përmes për në Rashkë dhe se presin që gjatë rrugës t’u bashkohen motoristë të tjerë. Siç raportojnë mediat kosovare, motoçiklistët planifikojnë që në Kosovë të hyjnë përmes Jarinjës dhe të shkojnë në Leposaviq e Zveçanit dhe udhëtimin e tyre ta përfundojnë në Mitrovicë. Arsyeja e ardhjes së tyre kinse është i natyrës humanitare dhe një nga qëllimet është restaurimi i kishës së Shën Dimitrit, si dhe ndihma për familjet serbe më të rrezikuara në Kosovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani, ka thënë për mediat serbe se kanë informacione se motoçiklistë nga Serbia janë nisur drejt kufirit në Jarinjë.

“Ne kemi marrë informacione se disa motoçiklistë janë nisur drejt atij kufiri, ndaj nëse ka ndonjë problem, policia duhet të jetë aty”, tha ai.

Elshani nuk ka specifikuar se sa pjesëtarë të policisë janë dërguar në këtë vendkalim.Mësohet se në kolonën e motoristëve nga Serbia, nuk mungojnë flamujt serbë dhe mbishkrimet provokuese si “Kosova është djep i Serbisë”.

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës ndodhen afër Jarinjës, ndërsa nuk dihet nëse motoristët do të lejohen të hyjnë në Kosovë.bw

Presidenca e Kosovës zbardh bisedën mes Vjosa Osmanit dhe Edi Ramës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në takim u diskutua për samitin e NATO-s, i cili do të mbahet gjatë korrikut në Vilnius të Lituanisë, për samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Tiranë në tetor të këtij viti si dhe për situatën aktuale në Kosovë e rajon, në raport me zhvillimet e fundit të sigurisë në veri të vendit.

Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për t`i adresuar sfidat e përbashkëta me të cilat përballet rajoni së bashku me partnerët euroatlantikë.

“Në raport me situatën e sigurisë në veri, Presidentja Osmani theksoi se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës. Për më tepër, theksoi se është e domosdoshme që ata që kanë sulmuar NATO-n, gazetarët, policinë e Kosovës dhe qytetarët në veri, të jenë përgjegjës para ligjit, sepse pandëshkueshmëria mund të nxisë edhe më shumë dhunë”, thuhej në njoftimin e Zyrës së Presidencës, Sa i përket Samitit të Procesit të Berlinit, u bisedua për domosdoshmërinë e hyrjes në fuqi të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në këtë proces, e sidomos asaj që ka të bëjë me lirinë e lëvizjes, si dhe për mundësinë e rritjes së projekteve dhe fondeve përfituese për vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Nga ana tjetër, sa i përket Samitit të NATO-s, Presidentja falënderoi Shqipërinë për përkrahjen e vazhdueshme sa i përket anëtarësimit të Kosovës në këtë aleancë, ndërkaq ritheksoi rëndësinë e ecjes përpara me anëtarësim në Partneritet për Paqe, si hap drejt anëtarësimit të plotë në NATO, i cili njëkohësisht do t’i kontribuonte stabilitetit afatgjatë në rajon.

Presidentja Osmani dhe kryeministri Rama u dakorduan që të vazhdojnë koordinimin në të mirë të qytetarëve të dy shteteve tona si dhe në të mirë të paqes dhe sigurisë rajonale.

Kosova mbledh të dhëna për pretendimet për kontrabandë armësh nga Serbia

Një kishë në Leposaviq. Një ligjvënëse britanike ka pretenduar se nga Serbia po kontrabandohen armë dhe po ruhen në objekte të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po punohet që të verifikohen pohimet se janë përdorur autoambulanca për bartjen e armatimit në veri në Kosovës.

Pretendimet në lidhje me kontrabandën e armëve përmes autoambulancave dhe ruajtjen e tyre nëpër kisha në Kosovë i bëri publike një ditë më parë ligjvënësja britanike, Alicia Kearns, gjë një debati në Parlamentin britanik.

Kurti tha se për këto pretendime mund të deklarohet më shumë vetëm pasi të takohet të mërkurën me përfaqësuesit e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe me institucionet e sigurisë së Kosovës.

“Tash jemi duke grumbulluar të dhënat. Brenda kësaj jave duhet të dihet kjo çështje”, tha Kurti gjatë një konferencë për media më 5 korrik.

Ligjvënësja britanike, Kearns, tha se, ushtarët britanikë, që janë në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, “zbuluan se armët po kontrabandoheshin përmes kufirit nga Serbia në kishat ortodokse në Kosovë, duke përdorur autoambulanca”.

Deputetja britanike pretendoi se kur trupat britanike zbulojnë se në kisha janë dërguar armë, ata kërkojnë leje që të reagojnë, por për leje pritet gjatë, duke shtuar se pastaj i gjithë armatimi “nxirret nga kishat”.

Misioni i KFOR-it tha se ngjarjet që janë përmendur nga deputetja britanike i referohen vitit 2022 kur “një batalion i ushtrisë britanike ishte angazhuar në veri të Kosovës në mbështetje të misionit të NATO-s”.

Ky mision tha se për praninë e pretenduar të armëve të paligjshme është raportuar në shtabin e KFOR-it, por gjatë hetimeve të kryera nuk janë gjetur prova për kontrabandë.

“Për një informacion të plotë, ky lloj aktiviteti i takon sundimit të ligjit dhe është përgjegjësi e organizatave të sigurisë në Kosovë”, tha KFOR-i.

Ndërkaq, Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe ka kërkuar “hetim urgjent” dhe ka shtuar se në këtë mënyrë po “kriminalizohet” kisha dhe po vihet në rrezik kleri.

“Edhe nëse këto pretendime rezultojnë se janë të vërteta, njerëzit e kishës që vërtetohet se janë përfshirë në keqpërdorimin e objekteve të Kishës Ortodokse Serbe dhe shërbimet e kishës janë përdorur për transferimin apo ruajtjen e pretenduar të armëve, do të marrin dënime të rrepta nga kisha dhe do të përjashtohen. Mirëpo, në rast se KFOR-i nuk konfirmon vërtetësinë e këtyre pretendimeve, Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit do të kërkojë përmes Ambasadës britanike në Prishtinë që deputetja në fjalë të kërkojë falje për deklaratat nxitëse dhe të pasakta që kanë pasoja të rënda”, u tha në njoftimin e dioqezës.

Pretendimet për kontrabandë me armë nga Serbia vijnë në mes të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Që nga fundi i majit, serbët po protestojnë në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, duke kundërshtuar që kryetarët e rinj shqiptarë të punojnë nga ndërtesat komunale. Banorët lokalë serbë po ashtu po kërkojnë tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga afërsia e ndërtesave.

Serbët lokalë janë përleshur me pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan më 29 maj. Nga përleshjet janë plagosur dhjetëra persona nga të dyja palët.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin hapa për uljen e menjëhershme të tensioneve dhe në veri të mbahen zgjedhje të reja lokale.rel

Turi rajonal- Kurti refuzon të takohet me Ramën pa mbledhje të dy qeverive, ja pse

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të takohet me kryeministrin Edi Rama pa mbledhje të përbashkët të dy qeverive. Deklarata vjen një ditë para nisjes së turit të kryeministrit Edi Rama në rajon.

“I kërkova të mbajmë mbledhjen e qeverisë që u anulua. Do rrijë 2 ditë dhe 1 natë në Prishtinë në kuadër të Procesit të Berlinit. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua”, ka thënë Kurti në konferencë për mediat të mërkurën.

Kurti ka thënë se është për mbajtje të zgjedhjeve të reja në veri, por kërkon garanci që me to nuk do të përsëritet 23 prilli, kur serbët i bojkotuan zgjedhjet.

Kurti tha se Lista Serbe “po rrëshqet gjithnjë e më shumë në paligjshmëri” dhe është e vështirë që ajo të bindet për të marrë pjesë në zgjedhje.

“Ndërkombëtarët nuk kanë arritur që ta plotësojnë premtimin ndaj meje për pjesëmarrjen e Listës Serbe kur ajo ka qenë shumë më normale se është sot, andaj pjesëmarrja e saj në vijim është edhe më e vështirë”, tha Kurti.

Shefi i Qeverisë tha se i ka lutur ndërkombëtarët që të llogarisin “pa rezerva” dhe “pa kursim” në mundësitë e tij, që, siç tha ai, “23 prilli të mos na përsëritet në vjeshtë ose dimër”.bw

Kryeministri holandez: BE të mos kërkojë fajtorin mes Serbisë dhe Kosovës, por të ndihmojë për të zgjidhur konfliktin

Kryeministri i Holandës Mark Rutte, në konferencën e zhvilluar në Prishtinë foli për tensionet në veri të Kosovës. Gjatë fjalës së tij, Rutte tha se BE nuk dihet të drejtojë gishtin për të gjetur fajtorin mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu ai shtoi se BE duhet të ndihmojë për të gjetur zgjidhjen, në vend që të kërkojë se kush është fajtori.

“Nuk e di nëse duhet ta drejtojmë gishtin tek fajtori, tek Kosova apo Serbia sepse kjo nuk e ndihmon situatën. Ne duam që të jemi ndihmues”, u shpreh ai.

Ndër të tjera shtoi se të dyja palët ankohen se asnjëra as tjetra nuk e zbaton marrëveshjen, por duhet punuar hap pas hapi me të dy vendet.bw

Opozita në kërkim të mënyrave për të kundërshtuar “izolimin” e Kosovës

Bekim Bislimi

Përfaqësues të partive opozitare në Kosovë thonë se duhet të gjejnë mënyra për t’iu kundërvënë politikave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilat, sipas tyre, po e izolojnë vendin.

Ata pranojnë se për rrëzimin eventual të Qeverisë me mocion mosbesimi, tash për tash, nuk kanë vota.

Komentet vijnë në kohën kur Qeveria e Kosovës po përballet me trysninë e bashkësisë ndërkombëtare për të shtensionuar situatën në veri të vendit.

Në këtë zonë të banuar me shumicë serbe, tensionet janë të larta qysh në fund të majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave kanë hyrë në zyrat e tyre, përkundër rezistencës së banorëve lokalë serbë.

Protestat e tyre kanë kulmuar edhe në përleshje të dhunshme, me dhjetëra të plagosur – në mesin e të cilëve edhe ushtarë të misionit të NATO-s, KFOR.

Bashkimi Evropian, ashtu si edhe Shtetet e Bashkuara, kanë ndërmarrë tashmë masa ndëshkuese për Kosovën – përfshirë pezullim fondesh, stërvitjesh ushtarake dhe takimesh të nivelit të lartë – për shkak të, siç është thënë, mospërfilljes së kërkesave të tyre për shtensionomin e situatës.

Sipas disa përfaqësuesve opozitarë, këto masa e izolojnë Kosovën.

“Të merremi vesh me pushtetin ose ta rrëzojmë Qeverinë”

Xhavit Haliti, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, thotë për Radion Evropa e Lirë se ndikimi i partive opozitare te Qeveria, për të gjetur një shtegdalje nga situata e krijuar, është tejet i vogël.

Sipas tij, këtë e pengojnë në masë të madhe “inatet” mes kryeministri Kurti dhe figurave të caktuara opozitare, në lidhje me, siç pretendon, gabimet e njëri-tjetrit.

Haliti thotë se opozita dhe pushteti duhet ta gjejnë mënyrën e “bisedimit të sinqertë për të ardhmen e vendit”.

“Tani, në variantin tjetër të idesë që të rrëzohet Qeveria, kuptohet që opozita nuk i ka numrat. Mesa kam parë, opozita nuk është e interesuar që të fillojë ndonjë lëvizje me protesta dhe me çështje të tjera, për t’iu kundërvënë politikave të Qeverisë. Kështu që, rruga e vetme është që të merremi vesh [me pushtetin]. Nëse jo, atëherë varianti tjetër është që të na ndihmojnë të tjerët për t’i bërë numrat [e votave], që të bjerë Qeveria”, thotë Haliti.

Megjithatë, shton ai, rrëzimi i Qeverisë së Kurtit nuk është zgjidhje në këtë moment, sepse krijimi i institucioneve të reja, pastaj, do të marrë tre-katër muaj kohë.

Aktualisht, Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit ka 56 deputetë në Kuvendin e Kosovës me gjithsej 120 ulëse.

“Opozita t’i bashkohet nismës së LDK-së”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, Lumir Abdixhiku, paralajmëroi “idenë e nisjes së artikulimit të një mendimi të përbashkët”, për t’iu kundërvënë “politikave përplasëse të Qeverisë së Kosovës me aleatët historikë”.

 

Siç tha vetë Abdixhiku, në takime do të ftohen përfaqësues të shoqërisë nga të gjitha fushat, përfshirë edhe partitë politike, për t’i njoftuar dhe biseduar me ta për “planin e LDK-së për kapërcimin e izolimit dhe krizës’.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo iniciativë ka për qëllim të dëshmojë se populli i Kosovës është dhe do të mbetet pro-evropian dhe pro-amerikan, pavarësisht se Qeveria e tij “po i dëmton raportet me partnerët perëndimorë”.

“Ne besojmë shumë që, në këtë rrafsh, opozita duhet t’i bashkohet kësaj iniciative të kryetarit të LDK-së dhe të vazhdojmë bashkë të ecim në këtë drejtim”, thotë Haziri.

Haziri, po ashtu, shfaq dyshime për suksesin e një mocioni eventual të mosbesimit ndaj Qeverisë.

*Video nga arkivi: Çfarë po kërkojnë diplomatët e huaj e çfarë po u ofron Kurti?

“E pamundur të bëjmë më shumë”

Ramush Haradinaj, kryetar i partisë tjetër opozitare, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, doli me idenë e mocionit të mosbesimit qysh në fillim të qershorit, duke e cilësuar atë si “zgjidhje të duhur”.

Qëndrim të ngjashëm shprehu edhe më 2 korrik, duke thënë se “mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit sot është interes kombëtar”. Ai e ftoi opozitën, por edhe deputetët e pushtetit që t’i bashkohen.

Time Kadrijaj, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se opozita është e vetëdijshme se pa ndihmën e deputetëve nga pushteti, mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Kurtit nuk mund të jetë i suksesshëm.

“Mund të organizojmë debate, mund të organizojmë tryeza, një front opozitar… Ndoshta janë alternativë edhe protestat, por ende nuk ka ndonjë përcaktim të tillë. Opozita nuk ka heshtur, por e keqja është se kjo Qeveri i ka votat në Kuvendin e Kosovës dhe, përderisa i ka votat, është e pamundur të bëjmë diçka”, thotë Kadrijaj për Radion Evropa e Lirë.

Maliqi: Opozita në grackë politike

Njohësi i proceseve politike në Kosovë, Agon Maliqi, thotë se partitë opozitare ndodhen në situatë të vështirë, sepse konteksti politik është “grackë politike” edhe për to.

“Kjo veçanërisht është problematike, në rast se vazhdojnë thirrjet për rrëzimin e Qeverisë. Për shkak të numrave [të votave], nëse shikohet matematika, do të jenë të nevojshme edhe votat e Listës Serbe [partisë më të madhe të serbëve të Kosovës]. Në këtë kontekst, opozita është në dilemë të madhe dhe në një situatë të rrëshqitshme në aspektin politik”, thotë Maliqi për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, ai vlerëson se opozita, për çdo eventualitet, duhet të përgatitet për zgjedhje të parakohshme, në rast se Qeveria mendon se ka nevojë për mandat të ri – qoftë për kursin e saj ekzistues, qoftë për një kurs që çon drejt kompromiseve.

Në një situatë të tillë, shton Maliqi, opozita duhet të jetë gati dhe të shkojë në zgjedhje me platformë të përbashkët për mandat teknik dhe me kandidat të përbashkët për kryeministër.

“Mendoj se [opozita] është e pafuqishme me numrat që i ka. Është e pafuqishme për shkak të dominimit dhe hegjemonisë që e ka kryeministri Kurti në opinionin publik, veçanërisht rreth temës së veriut dhe negociatave. Por, mendoj se nuk është krejtësisht e pafuqishme nëse punon bashkë dhe bashkëpunon edhe me elemente që mund të jenë të pakënaqura brenda shumicës ekzistuese. Në atë kontekst, opozita ka hapësirë manovruese për të diktuar rrjedhën e zhvillimeve”, thotë Maliqi.

Kurti i cilësoi si “të padrejta” masat ndëshkuese të komunitetit ndërkombëtar për Kosovën.

BE-ja dhe SHBA-ja kërkojnë prej tij që t’i tërheqë kryetarët shqiptarë nga objektet komunale në veri dhe të organizojë zgjedhje të reja. Nga Serbia, ndërkaq, kërkojnë të sigurojë pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet eventuale.

Deri më tash, nuk ka asnjë hap drejt përmbushjes së këtyre kërkesave.

Kurti këmbëngul se nuk mund të bëjë kompromise me kushtetutshmërinë e vendit.

Sipas tij, zgjedhjet e 23 prillit, nga të cilat kanë dalë kryetarët shqiptarë, por të cilat janë bojkotuar nga komuniteti serb, kanë qenë të ligjshme.

PDK kërkon zgjedhje të parakohshme pas masave ndëshkuse të BE-së ndaj Kosovës

VOA/Leonat Shehu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha të hënën se subjekti i tij nga sot do të shkëpusë dhe pezullojë çdo lloj komunikimi zyrtar me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani, për shkak të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian.

Ai i bëri këto komente pak ditë pasi Bashkimi Evropian njoftoi se tashmë masat ndëshkuese ndaj Kosovës kanë hyrë në fuqi dhe për këtë janë njoftuar institucionet në Prishtinë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i tha Zërit të Amerikës se tashmë është pezulluar puna e organeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosova gjithashtu nuk do të ftohet në takime të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen, përveç atyre të përqendruara në adresimin e krizës në veri të Kosovës, në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, programi IPA 2024 është vënë gjithashtu në pritje dhe propozimet e paraqitura nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor (ËBIF) nuk janë dorëzuar për shqyrtim në bord më 29-30 qershor”.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka quajtur të padrejta masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndërsa theksoi se nuk mund të bëjë kompromis me sundimin e ligjit dhe kushtetutshmërinë e vendit.

Partitë opozitare në Kosovë thanë se do të ndërmarrin hapa të ndryshëm për të kundërshtuar, siç thanë, politikat e qeverisë që po e çojnë vendin drejt izolimit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha të hënën pas mbledhjes se Këshillit drejtues të partisë, se vendi po përballet me krizën më të madhe.

“Nga sot shkëpusim dhe pezullojmë çdo lloj komunikimi zyrtar me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, përveç në situata emergjente apo të jashtëzakonshme ose për të diskutuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme. Këta janë njerëzit që e kanë çuar Kosovën nën sanksione nga SHBA-të, këta janë njerëz që e kanë ndryshuar kursin euro-perëndimor dhe euro-atlantik të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve tanë, këta janë njerëzit që tashmë i kanë sjellë sanksione dhe masa ndëshkuese nga BE-ja”, tha ai.

Zoti Krasniqi tha se kërkesa e tyre kryesore tashmë është mbajtja e parakohshme e zgjedhjeve parlamentare.

“Qoftë përmes dorëheqjes së Kryeministrit Albin Kurti qoftë përmes shpërndarjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës sepse kjo shumicë parlamentare edhe zgjedhjet e kaluara nuk i kanë prodhuar këto institucione për të shkatëruar çdo raport të Kosovës me aleatët dhe me partnerët tanë perëndimorë”, tha kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi.

Zoti Krasniqi paralajmëroi se ngae hëna subjekti i tij nuk do të votojë në asnjë nismë ligjore apo vendime në Parlamentin e Kosovës.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë ka paralajmëruar marrjen e vendimeve ndaj institucioneve të vendit për shkak të, siç thanë, situatës së krijuar me partnerët e Kosovës. Ky subjekt bojkotoi të hënën mbledhjen e kryesisë së parlamentit.

Shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike, Arben Gashi tha të hënën se “ne si grup parlamentar vlerësojmë së është e dëmshme për Kosovën dhe është e pamundur që të sillemi në mënyrë normale sikur nuk ka ndodhur asgjë. Prandaj nuk do të marrim pjesë në mbledhjen e Kryesisë as në të ardhmen”, tha ai.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar nisjen e një nisme, për siç ka thënë, “artikulimit të një mendimi të përbashkët shoqëror, si rrugë e re e Kosovës, përballë politikave përplasëse të qeverisë së Kosovës me aleatët historik të saj”.

Ai njoftoi përmes rrjeteve sociale se së shpejti do të fillojë diskutime me opinionistë e gazetarë, organizata të shoqërisë civile, profesorë universitarë e ish-diplomatë dhe biznese nga sektori privat në vend, për të shtruar siç tha ai, “jo vetëm nevojën e ndërtimit të një mendimi e rrugëtimi të përbashkët euro-atlantik, por dhe propozimet tona për dalje nga kriza e tanishme izoluese e tensionuese”.

Ndërsa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje subjekteve tjera të opozitës dhe deputetëve të shumicës që të mbështesin një mocion për shkarkimin e Kryeministrit Albi Kurti, për shkak të sanksioneve nga aleatët e Kosovës, tha ai.

“Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e SHBA-së se qeveria e Kosovës është në rrugë të gabuar, e dëshmojnë se sa e rrezikshme dhe e pashpresë është gjendja, e cila fatkeqësisht do të shkojë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë”, shkroi ai në rrjetet sociale duke nënvizuar se mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit është në interesin kombëtar.

Kosova po përballet me një nga krizat më të thella në marrëdhëniet e saj me aleatët ndërkombëtarë për shkak të situatës në veri të Kosovës.

Kurti: Kemi identifikuar 45 persona për sulmet në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se institucionet e Kosovës kanë identifikuar 45 persona, që sipas tij, kanë marrë pjesë në sulmet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

“Deri sot janë identifikuar gjithsej 45 persona – identifikim i saktë – që kanë marrë pjesë në sulme, në dhunë kundër ushtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Por, njëkohësisht kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm duke përdorur armatim të ndryshëm, prej granatave të dorës te shok bombat, por edhe të plumbave qofshin ata të automatikëve ose revolverëve”, tha Kurti gjatë një prononcimi për gazetarë.

Deri më tani, Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona për sulmet ndaj gazetarëve, por edhe për ngjarjet e dhunshme të 29 majit në Zveçan. Atë ditë, protestuesit serbë u përleshën me ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, duke lënë të lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

Kurti tha se as “as çereku” i të dyshuarve për sulmet në veri nuk janë arrestuar, “prandaj e kemi këtë situatë”.

Në veriun e Kosovës, së fundi janë shpeshtuar edhe sulmet me shok-bomba dhe granata dore. Shpërthimi i fundit në këtë zonë u regjistrua në orët e para të 3 korrikut në Mitrovicë të Veriut. Shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një shok-bombë.

Më 29 qershor, Qeveria e Kosovës shpalli “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” – organizata që besohet se veprojnë në veri të Kosovës – organizata terroriste.

Shtetet e Bashkuara thanë se Qeveria e Kosovës nuk u koordinua me ta dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë për këtë vendim. Kur u pyet për reagimin e Uashingtonit, Kurti tha se Kosova ka “fakte dhe dëshmi të panumërta se bëhet fjalë për organizata terroriste”.

“I interesuar për shtensionim”

Kryeministri Kurti tha se për situatën e tensionuar në veri të Kosovës është në kontakt me zyrtarët evropianë. Ai tha se dje ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

“Jam i interesuar edhe për shtensionim të situatës dhe për normalizim. Shtensionimi nënkupton sundim të ligjit që i zmbrapsë këta kriminelë, duke i detyruar të ballafaqohen me drejtësi ose edhe të shkojnë në Serbi”, tha Kurti.

“Për normalizim na duhet menjëherë zbatimi i marrëveshjes. Mos të harrojmë ne kemi marrëveshje me Serbinë – kjo është një arritje e madhe – më 27 shkurt në Bruksel dhe 18 mars në Ohër. Kjo marrëveshje është njëkohësisht pjesë e konkluzioneve të Këshillit Evropian, që në mënyrë unanime e ka bërë pjesë të veten Marrëveshjen Bazike. Kjo marrëveshje duhet zbatuar. Sot nuk kemi zgjidhje, nuk kemi normalizim, jo pse s’kemi marrëveshje, por sepse nuk kemi zbatim”, shtoi ai.

Kurti iu referua Marrëveshjes drejt normalizimit që palët arritën më herët gjatë këtij viti, me ndërmjetësimin e BE-së, dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Vuçiq “është bërë pishman” për Marrëveshjen drejt normalizimit

Marrëveshja, prej 11 nenesh, nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Dokumenti kërkon nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Kjo marrëveshje nuk u nënshkrua nga Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Megjithatë, ajo nga BE-ja konsiderohet si dokument ligjërisht i obligueshëm.

“Është bindja ime e fuqishme që presidenti i Serbisë i ka rënë pishman që i ka thënë ‘po’ Marrëveshjes Bazike, ndonëse ka thënë ‘po’ që të mos nënshkruajë, e tash i ka rënë pishman edhe që ka thënë ‘po’. Thelbi i çështjes është që kemi një marrëveshje që nuk po zbatohet. Nervozizmi në Beograd që bëhet dhunë në veri të Kosovës nga mospajtimi me atë për të cilën tashmë kanë thënë ‘po’”, tha Kurti.

Tensionet nisën në fund të majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – nën asistimin e policisë – hynë në ndërtesat komunale, pavarësisht kundërshtimit të serbëve lokalë.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ulin tensionet dhe të organizohen zgjedhje të reja në katër komunat në veri.

Remi ftohet për të dëshmuar në Hagë

Ish-Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, është ftuar për të dëshmuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Mustafa për Gazetën Express. Ai ka thënë se do të udhëtojë për në Hagë, javën e ardhshme.

“Po, e vërtetë është. Do të udhëtoj javën që vjen”, ka thënë Mustafa kur është pyetur për këtë çështje.

Sipas kalendarit në faqen e ZPS’së, gjatë javës së ardhshme vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës.

Nga 10 korriku deri më 20 korrik vazhdon pastaj gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK’së, Thaçit dhe të tjerëve.

Tomor Alizoti takohet me Albin Kurtin në Prishtinë: Shqipëria duhet të jetë me Kosovën

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti ka vizituar ditën e sotme në Prishtinë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

‘Ngjarjet dhe tensionet në veri të Kosovës, lufta e pandërprerë e Serbise për të mbajtur në krizë të vazhdueshme Kosovën dhe përpjektjet e qeverisë së Kosovës dhe shqiptarëve patriotë për të mos u nënshtruar ishin në qender të bisedës’, shkruan Alizoti në Facebook.

Gjithashtu Alizoti thekson se ‘Shqipëria duhet të jetë me Kosovën edhe se partnerët ndërkombëtarë janë jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe pazëvendësueshëm’.

Postimi i plotë:

Një takim shumë i përzemërt dhe i rëndësishëm me Kryeministrin e Kosovës. Ngjarjet dhe tensionet në veri të Kosovës, lufta e pandërprerë e Serbise për të mbajtur në krizë të vazhdueshme Kosovën dhe përpjektjet e qeverisë së Kosovës dhe shqiptarëve patriotë për të mos u nënshtruar ishin në qender të bisedës. Kurti po shfaq forcë, dinjitet. Shqipëria duhet të jetë me Kosovën. Partnerët ndërkombëtarë janë jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe pazëvendësueshëm. syri.net

Mitrovica e Veriut merr vendim t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka votuar pro bashkimit të kësaj komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Asambleistja e Vetëvendosjes, Aida Doli, tha se kjo votë tregon përkushtimin dhe mbështetjen për bashkëpunimin e fortë dhe përforcimin e qeverisjes lokale.

“Sot, në Kuvendin Komunal, në Veriun e Mitrovicës, u votua pro bashkimit të Komunës Veriore të Mitrovicës në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Kjo votë tregon përkushtimin dhe mbështetjen për bashkëpunimin e fortë dhe përforcimin e qeverisjes lokale. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i komunave janë thelbësore për të adresuar sfidat dhe për të ndërtuar një shoqëri më të bashkuar dhe më të qëndrueshme për të gjithë”, ka thënë ajo.syri.net

Hovenier: Qeveria e Kosovës po na habit me refuzimin e kërkesave të miqve të saj

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

 

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të shqetësuara me faktin se Qeveria e Kosovës nuk është duke ndërmarrë hapa konkretë për shtensionimin e situatës në veri të shtetit.

Duke folur në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, Hovenier, tha se kryeministri kosovar, Albin Kurti, duhet të nisë zbatimin e planit trepikësh të propozuar nga Bashkimi Evropian për dalje nga situata e tensionuar në veri.

Ky plan, sipas ambasadorit Hovenier, është ajo çfarë përveç SHBA-së, kërkon BE-ja si dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Miqtë e Kosovës, vendet dhe institucionet që më së shumti kanë luajtur rol në mbështetjen e Kosovës në këtë trajektore, të gjitha po kërkojnë nga Kosova, nga kjo Qeveri që të ndërmarrë disa veprime specifike dhe që të zbatojë planin trepikësh të BE-së”, tha Hovenier.

Plani trepikësh i kërkon Kosovës shtensionimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Hovenier tha se është e habitshme se pse nuk ka një përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës.

“Jemi të habitur. Është e vështirë për neve ta kuptojmë se përse kjo kërkesë nuk merr përgjigje pozitive dhe nuk duket që do të ketë”, tha ambasadori Hovenier.

Hovenier nuk përjashtoi pasoja të tjera për Kosovën në rast se Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigjet kërkesave të partnerëve ndërkombëtarë.

“Është e qartë se do të ketë disa pasoja tjera nëse vazhdojmë në këtë rrugë ku Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigjet kërkesave të të gjithë miqve të saj, nga të gjitha shtetet, që kanë treguar një apo dy dekada përkushtim që të shohin Kosovën duke zëne vendin e saj në Evropë dhe në strukturat euroatlantike”, tha Hovenier.

Ai mohoi zërat kritik se SHBA-ja është duke u treguar më e ashpër me Kosovën se me Serbinë, duke thënë se edhe nga Serbia është duke u kërkuar zbatimi i planit trepikësh.

Duke komentuar dërgimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës në komunat veriore, Hovenier, tha se ajo nuk është mënyra më e mirë për të mbajtur situatën në kontroll si dhe përmendi, siç tha ai, shqetësimet e shfaqura nga qytetarë të pjesës veriore për praninë e madhe të zyrtarëve policorë të njësive speciale të Kosovës.

Përkundër mospajtimeve, Hovenier, tha se SHBA-ja e konsideron kryeministrin Kurti partner porse siç tha ai, Kurti duhet të punojë drejt shtensionimit të situatës dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Hovenier tha se kryetarët aktualë duhet të ushtrojnë detyrën në vende tjera alternative deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore. Kjo sipas tij do t’i kontribuonte shtensionimit të situatës atje.

Hovenier tha se në zgjedhjet e ardhshme lokale në komunat veriore, të banuara me shumicës serbe, SHBA-ja pret dalje në zgjedhje të qytetarëve të këtyre katër komunaleve dhe se për këtë janë në diskutime me serbët lokalë në Kosovë si dhe me Beogradin zyrtar.

Ambasadori Hovenier tha se duhet të shihet me shqetësim letra e tetë senatorëve amerikanë që iu drejtua presidentit amerikan, Joe Biden, për të shprehur shqetësimin e tyre për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. REL

Ministri Rashiq: Serbët e Kosovës s’janë fajtorë, por të manipuluar

Nenad Rashiq, është ministri i vetëm në Qeverinë e Kosovës që ka votuar kundër shpalljes të së ashtuquajturave “Mbrojtja Civile”  dhe “Brigada e Veriut”, si organizata terroriste.

Rashiq i cili është ministër për Kthim dhe Komunitete, tha se duhet kuptuar se në vend që të gjendet një mënyrë e komunikimit dhe lidhje të mirë me qytetarë, këto komunikime çdo ditë po ndërpriten, njofton RTK.

Sipas tij, është më komplekse dhe më e vështirë të gjendet një bashkëbisedues në veri të vendit.

“Ne nuk  japim alternativa në zgjatjen/vazhdimin e proceseve normale, por shpesh po e shfaqim vetëm shkopin”, tha Rashiq në fjalën e tij.

Ai theksoi se duke i shpallur këto grupe si organizata terroriste, nuk është duke parë ndonjë mënyrë se si Qeveria do të mund të ishte e afërt dhe  t’i bind qytetarët se ajo që po bën është në të mirë të tyre.

Madje, ministri Rashiq tha se sovraniteti i Kosovës kurrë nuk ka qenë i diskutueshëm as për të dhe as për shumicën e qytetarëve në veri të vendit.

Por ai kërkoi që të kuptohet një gjë. “Në veri ekziston vakuumi që 23  apo 24 vjet. Me hapa të vegjël, por të sigurt, duhet ta shikojmë edhe një herë këtë propozim”, tha ai, para se të votohej nga kabineti qeveritar që këto dy organizata të shpallen terroriste.

Ai theksoi se pavarësisht se shumica nga ta janë të zhgënjyer e mohuar dhe madje edhe të manipuluar, “prapëseprapë janë qytetarët tanë”.

Rashiq u shpreh se ata nuk janë fajtorët kryesorë, pse nuk kanë informata të mjaftueshme.

“Dikush tjetër menaxhon me ta që një kohë të gjatë”, tha ministri Rashiq.

Paraprakisht, në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti, ka përmendur veprimet e ndërmarra nga këto grupe, si sulmet ndaj KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve të tjerë, veprime të cilat i ka konsideruar kërcënim për rendin juridik e kushtetues të vendit.

Serbët në Graçanicë me shkrime provokuese: Nuk e japim djepin e Serbisë

Në Manastirin e Graçanicës po shënohet festa e “Vidovdanit”. Serbët janë mbledhur këtu që nga orët e hershme të mëngjesit, ndërkaq ceremonia ka nisur rreth orës 09:00.

Edhe kësaj radhe, në bluzat e shumë të rinjve serbë shihen mbishkrime nacionaliste si “Nuk e japim djepin e Serbisë”.

Para pjesëmarrësve, patriarku Porfirije tha se “në Graçanicë e kuptojnë më së miri se kush janë”. Derisa duke folur për disa monumente kulturore fetare të Kosovës, ai pretendoi përvetësimin e tyre.

“Nëse diku mund të kuptojmë se jemi këta që jemi, është pikërisht Kosova, është pikërisht kjo portë e Graçanicës së shenjtë, është populli i Deçanit, është Patriarkana e Pejës, është Bogorodica e Levishkës, është e Deviqi, janë vendet e shumta të shenjta me të cilat është zbukuruar toka e Kosovës. Këtu në këtë vend, ne e dimë se kush jemi, këtu e dimë se çfarë jemi, këtu kuptojmë se nga vijmë dhe cili është qëllimi ynë i ekzistencës. Këtu jemi vëllezër dhe motra në shtëpinë tonë, këtu në Kosovë. Shumë herë ia kam kujtuar vetes këtë fakt, dhe tani, duke ua thënë të gjithëve, po ju kujtoj edhe juve dhe po jua kujtoj këtë fakt dhe të vërtetë të gjithë vëllezërit dhe motrat tona kudo që janë, gjithë botës dhe të gjithë njerëzve të botës. Ne jemi këtu në shtëpinë tonë, këtu jemi në shtëpinë tonë”, ka thënë ai.

Që nga mëngjesi janë pozicionuar edhe ekipe të Policisë së Kosovës, KFOR-it, e të pranishëm janë edhe EULEX-i.

Për shkak të sigurisë, këtë vit kjo festë nuk është shënuar në Gazimestan, vend i cili ndodhet 10 kilometra larg Prishtinës. Ndërsa, tash serbët kanë filluar të shpërndahen. syri.net

Djali i Vuçiçit në Graçanicë me bluzën ‘dorëzimi nuk është opsion’

Djali i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Danilo, gjendet në Graçanicë për festën e Vidovdanit.

Danilo Vuçiç është parë duke u përshëndetur me serbët e tjerë që po marrin pjesë në manifestim.

Ai mban veshur bluzë me shkrimin “dorëzimi s’është opsion”, raporton Koha Ditore.

Serbët janë duke festuar sot Vidovdanin në Graçanicë. Disa qindra qytetarë serbë janë mbledhur te Manastiri i Graçanicës.

Djali i Vuçiçit është akuzuar nga mediat serbe dhe ndërkombëtare për lidhje me bandat pranë pushtetit të babait. syri.net


Send this to a friend