VOAL

VOAL

KQZ miraton 19 qendra të votimit në veri, 13 prej tyre alternative

RFE/RL

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës (KQZ) ka miratuar listën e qendrave të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e banuara më shumicë serbe, në veri të Kosovës.

Më 23 prill do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviqit.

Në këto komuna do hapen 19 qendra të votimit. Prej tyre, 13 do të jenë alternative apo në kontejnerë. Vendimi për këto qendra u miratua nga KQZ-ja, me tetë vota për dhe një abstenim, në mbledhjen që ky institucion ka mbajtur të premten.

“Nga 44 qendra të votimit – në të cilat zakonisht është zbatuar procesi zgjedhor në vitin 2021 , 2019 dhe më herët – tetë prej tyre kanë konfirmuar se mund t’i hapin ato. Duke u bazuar në vlerësimin e Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) dhe të organeve të sigurisë, është konstatuar se vetëm gjashtë qendra të votimit mund të hapen në lokacionet e zakonshme”, tha Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai shtoi se 13 qendra të votimit do të jenë alternative ose procesi i votimeve do të zhvillohet në kontejnerë, të cilat do sigurohen nga institucionet tjera.

Në proceset e mëhershme zgjedhore në komunat veriore të Kosovës, qytetarët kanë votuar në qendrat e votimit, të cilat ishin të vendosura në shkolla. Por, zgjedhjet e 23 prillit, votimi në shkolla është bërë i pamundur për shkak se ato kontrollohen nga strukturat që punojnë sipas sistemit të Serbisë, i cili i kundërshton zgjedhjet.

Vendimi për zgjedhjet e jashtëzakonshme është marrë pasi kryetarët e këtyre komunave, bashkë me serbë të tjerë, më 5 nëntor të vitit të kaluar dhanë dorëheqje, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Zgjedhjet fillimisht ishin paraparë të mbaheshin dhjetorin e kaluar, por u anuluan për shkak se grupe qytetarësh atje, shkaktuan incidente gjatë fazës së përgatitjeve.

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, nuk ka aplikuar që të marrë pjesë në këto zgjedhje. Në garë për kryetar të këtyre komunave janë 11 kandidatë nga katër subjekte politike, prej të cilëve vetëm dy janë të komunitetit serb.

Me pasaportë diplomatike në zonën VIP, kapet me drogë dhe arrestohet në aeroportin e Stambollit stilisti Valdrin Sahiti

Policia e Turqisë arrestoi dje në Aeroportin e Stambollit stilisti i njohur kosovar Valdrin Sahiti. Ky i fundit është i dyshuar për veprën penale blerja, pranimi, posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë.

Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës. Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë. Menjëherë pas kësaj Vadrin Sahiti është arrestuar në Aeroportin e Stambollit.

Sahiti është pajisur me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish-ministres së jashtme të Kosovës Melisa Haradinaj. syri.net

Arrestohen të dyshuarit për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla

VOA

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla tha të mërkurën në mbrëmje se janë arrestuar tre personat e dyshuar për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, drejtor i portalit ‘Gazeta Metro’ në Prishtinë. Gazetari Syla u sulmua të martën në mbrëmje dhe u trajtua për lëndime në kokë në spitalin e Prishtinës.

Ndërkaq në një komunikatë të Prokurorisë së Posaçme dhe policisë së Kosovës, thate se te dyshuarit u arrestuan “pas një angazhimi intensiv të hetuesve të Policisë së Kosovës, përkatësisht Drejtorisë Kundër Terrorizmit”.

Tre të arrestuarit dyshohet se kanë kryer veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mos durimit”, thuhet në komunikatë.

Zoti Syla në një postim më të gjatë në rrjetet sociale tha se është sulmuar fizikisht ndërsa po hynte në një kafene në kryeqytet, nga tre persona të cilëve ai vet iu referua si “islamik fanatik”. Ai tha se sulmi sipas të gjitha gjasave ka të bëjë me disa reagime të tij rreth ngjarjeve në Bashkësinë Islame të Kosovës, të cilat sipas tij “kanë nxitur komunitetin e militantëve islamik të organizojnë sulm fizik të paramenduar”.

“Ajo që më shqetëson personalisht në këtë rast është që reagimet përpos që ishin të faktuara, kishin dhe doza të theksuara të humorit. Dhe kjo nuk po pranohet nga një komunitet islamik që sillet me tipare mesjetare dhe nuk po arrin të pranojë humorin dhe fjalën e lirë, shpalos te ata zymtësinë e theksuar te mendimit dhe mentalitetit të tyre”, tha ai.

Zoti Syla tha se “frikësimi i masave, dhuna dhe të gjithë ata që predikojnë kundër lirive dhe veprojnë si përcjellës të kësaj fryme fanatike, nuk janë as për paqe dhe as për liri. Ky është rreziku që po na kanoset të gjithëve”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënoi sulmin duke e cilësuar atë “papranueshëm dhe përpjekje serioze për të penguar dhe minuar lirinë e shprehjes dhe lirinë e medies në Kosovë”.

Sulmi u dënua ashpër nga Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, e cila u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës të zhvillojnë hetime të pavarura dhe profesionale dhe që të sjellin kryesit e veprës para drejtësisë.

Ricardo Gutierrez, nga Federata e Gazetarëve të Evropës duke e dënuar sulmin, tha se ky është një rast i mirë për Kosovën që të hartijë një plan kombëtar për zbatimin e standardeve evropiane mbi sigurinë e gazetarëve.

“Politikbërësit duhet të kenë guximin për të vepruar. Të qëndrosh pasiv është të jesh bashkëpunëtor i sulmuesve”, shkroi ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në nisje të mbledhjes së qeverisë të mërkurën se sulmi ndaj gazetarit Syla është i patolerueshëm dhe i papranueshëm.

“Mospajtimet në bindje dhe qëndrime nuk mund dhe nuk duhet të jenë shkas për sulme fizike në një shoqëri demokratike të cilën e prezantojmë dhe promovojmë me krenari, nuk duhet të lejojmë asnjëherë që frika nga fjala e lirë të peshojë më shumë sesa liria e fjalës”, tha kryeministri Kurti, duke kërkuar nga organet e rendit që rasti të trajtohet me seriozitetin e duhur.

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha në një reagim në rrjetet sociale se sulmi ndaj gazetarit Valon Syla është një shkelje e rëndë e lirisë së shtypit dhe e të drejtave të njeriut, dhe nuk mund të tolerohet kurrsesi në një shoqëri demokratike.

“Sulmi ndaj tyre është një krim i cili nuk përkon as me kulturën dhe as me traditën tonë shqiptare”, tha zoti Konjufca.

Sulmi u dënua gjerësisht nga punonjësit e medieve dhe përfaqësues partish politike në vend.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, tha në një përgjigje për Zërin e Amerikës se numri i sulmeve ndaj gazetarëve të raportuara në këtë institucion ka shënuar rritje nga viti në vit.

Në vitin 2020 ta zëmë janë raportuar 24 raste, në vitin 2021 – 29 raste, në vitin 2022 – 33 raste. Ndërsa gjatë muajve të parë të këtij viti janë regjistruar dhjetë raste të sulmeve ndaj gazetarëve.

“Serbët jolojalë” mbesin pa paga nga Serbia

Sandra Cvetkoviq

Pesë muaj pasi kanë dorëzuar dorëheqjet në institucionet e Kosovës në veri të vendit, kjo nuk është dëshmuar si zgjidhje e mirë për disa qytetarët nga komuniteti serb. Ata pretendojnë se Lista Serbe, e cila kërkonte dorëheqjen e tyre dhe u ofronte zgjidhje të përkohshme, tani po i sanksionon dhe shantazhon nëse nuk e përkrahin politikën e kësaj partie të afërt me Beogradin.

“Dorëheqjet që dhamë nuk rezultuan për të mirë”.

Me këto fjalë, Millosh Delliq nga Leposaviqi, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës, shpjegon situatën në të cilën gjendet dhe faktin se nuk ka marrë pagë për muajin mars.

Ai është njëri nga disa qindra pjesëtarë të komunitetit serb që u larguan nga institucionet e Kosovës në veri të vendit, në fillim të nëntorit të vitit 2022, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e procesit të riregjistrimit të automjeteve me targa serbe në ato të Kosovës.

Asokohe, dorëheqje dhanë edhe përfaqësuesit politikë të serbëve nga radhët e Listës Serbe, parti kjo që gëzon mbështetjen e Beogradit. Serbia, e drejtuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq, e mbështeti këtë veprim dhe në këmbim u dha të gjithëve kontrata, në bazë të së cilave do të duhej të merrnin pagë.

Mirëpo, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë (REL), Delliq thekson se janë “mashtruar” dhe u është “luajtur loja”, sepse, siç beson ai, Lista Serbe tani po “qëron hesapet” me individët që nuk e mbështesin politikën e tyre.

“Në atë kontratë thotë se ne punojmë për komunitetin serb. Kjo është me pikëpyetje për mua, çfarë do të thotë kjo”, pyet Delliq, duke theksuar se tash Lista Serbe do t’u bëjë shantazh me kontrata dhe paga.

Millosh Delliq, me profesion stomatolog, punoi rreth pesë vjet në sistemin e Kosovës, në fushën e gjerontologjisë. Gjeronto-nikoqir/nikoqire është një program për ndihmë ndaj personave të moshuar, i cili kryesisht realizohet përmes vetëqeverisjes lokale.

Ky bashkëbisedues i REL-it thotë se i është dashur të japë dorëheqje, sepse ndaj tij ka pasur “shantazh dhe kërcënime”.

A ka raste të tjera të ngjashme?

Në një situatë thuajse identike sikurse të Delliqit, u gjend edhe kolegia e tij, Suzana Millunoviq, e cila për një gjë të tillë e fajëson Listën Serbe.

“Lista Serbe është një listë që ka vite që i bën shantazh popullit. Ne jetojmë këtu nën shantazh dhe presion. Ne shqetësohemi për familjet tona. Nëse nuk shkojmë në barrikada, na heqin menjëherë nga lista e pagave”, thotë Millunoviq.

Në veri të Kosovës, barrikadat ngrihen si formë e “rezistencës” ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës, ndërkaq Lista Serbe gjithmonë i ka përkrahur publikisht.

Edhe më parë, qytetarë të caktuar kanë deklaruar se janë “të detyruar” të shkojnë në barrikada me turne, por Lista Serbe theksoi se bëhej fjalë vetëm për vullnetin e popullit.

Delliq dhe Millunoviq theksojnë se ende shkojnë në punë, për të cilën janë paguar nga Serbia që prej dorëheqjes nga institucionet e Kosovës, por deklarojnë se nuk e kanë marrë pagën për muajin mars. Shërbimet në veri të Kosovës, të cilat u përkasin institucioneve lokale, shpesh janë të ndërthurura në mes të sistemit kosovar dhe atij serb.

Në mjediset e banuara me serbë në Kosovë funksionojnë Organet e përkohshme komunale, të cilat financohen nga buxheti i Qeverisë së Serbisë. Gjithashtu, institucionet shëndetësore dhe arsimore, në mjediset e banuara me serbë në Kosovë, punojnë në kuadër të sistemit të Serbisë. Megjithatë, ndodh punëtorët të punësohen në sistemin e Kosovës dhe më pas të angazhohen në institucionet serbe.

Një shembull i tillë është Ivana Ignjatoviq, e cila punon si mësuese në një institucion parashkollor në territorin e Komunës së Leposaviqit. As ajo nuk e ka marrë pagën e muajit mars, sipas kontratës që i ka dhënë Serbia, pasi kishte dhënë dorëheqje nga sistemi i Kosovës.

Duke folur për REL-in, ajo shpreh bindjen se po e “sanksionon” Lista Serbe, sepse nuk e përkrah politikën e tyre.

Ignjatoviq thekson se gjashtë vjet më parë edhe bashkëshorti i saj ishte shkarkuar “për arsye politike” në Komunën e Leposaviqit, që funksionon sipas sistemit të Kosovës. Më pas, ai e fitoi rastin në gjykatë, por megjithatë, nuk u rikthye në punë.

“Tani ma kanë ndërprerë edhe pagën. Përfundimisht, kjo ndikon që populli të zhvendoset në mënyrë masive nga këtu. Siç thashë, nuk ka dyer në të cilat mund të trokasim për të marrë një zgjidhje pozitive”, thotë ajo.

A mbetën pa paga politikanët nga Lista Serbe?

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Listës Serbe me kërkesën për të komentuar akuzat e banorëve të caktuar të Leposaviqit, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka arritur ndonjë përgjigje.

Përgjigje nuk ka dhënë as Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Përveç punëtorëve në institucionet e Kosovës, vitin e kaluar dorëheqje kanë dhënë edhe politikanët e Listës Serbe, në nivel lokal dhe qendror.

Megjithatë, shumica prej tyre tashmë kishin një pagë të dytë në sistemin serb, për të cilën gjë, REL-i raportoi në disa raste.

  • Po ashtu, dhjetë deputetë nga Lista Serbe, disa ditë pas dorëheqjes së tyre, janë zëvendësuar me nëntë deputetë të tjerë nga kjo parti, të cilët kanë dhënë betimin në Kuvendin e Kosovës.

Shpjegimi i tyre ishte se nuk donin t’i humbnin mandatet e rezervuara për komunitetin serb. Ndonëse ata nuk marrin pjesë në seancat parlamentare, marrin paga çdo muaj.

Përgatiti: Bekim Bislimi

Një serb i plagosur në veriun e Kosovës – arrestohen katër pjesëtarë të policisë

VOA

Inspektorati Policor i Kosovës tha të martën në mbrëmje se ka arrestuar katër pjesëtarë të policisë, në kuadër te hetimeve rreth një incidenti në të cilin një pjesëtar i komunitetit serb mbeti i plagosur në veriun e banuar me shumicë serbe.

Mëngjesin e së martës policia kishte mohuar përfshirjen e saj në plagosjen e qytetarit serb, ndërsa pasditen e së martës tha se janë siguruar dëshmi mbi dyshimet për përfshirje të mundshme të një zyrtari policor në të shtëna me armë zjarri dhe vendosi pezullimin e katër pjesëtarëve të saj.

“Pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore në koordinim me prokurorinë, hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar sot në orët e mbrëmjes katër zyrtarë policorë me dyshimin se kanë kryer veprën penale “mos lajmërim i veprës penale” dhe njëri nga ta është i dyshuar për veprën penale “vrasje – në tentativë”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit, i cili njoftoi se me vendim të prokurorit atyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, shkroi se sipas hetimeve të deritashme një zyrtar policor ka shtënë me armë në drejtim të makinës me të cilën po udhëtonte i plagosuri i cili nuk është ndalur me gjithë kërkesën e policisë.

Incidenti ka ndodhur në një postbllok të policisë së Kosovës në komunën e Zveçanit në veriun e banuar me shumicë serbe. I plagosuri është duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës së Veriut dhe është jashtë rrezikut.

Incidenti nxiti reagimin e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier i cili shkroi në rrjetet sociale se “Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për incidentin në të cilin një serb i Kosovës u qëllua mbrëmë në Zveçan. Zyrtarët dhe institucionet e Policisë së Kosovës duhet të kryejnë një hetim të plotë dhe të besueshëm. Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga mohimi fillestar i bërë pa kujdesin e duhur”, shkroi ai, duke bërë thirrje për llogaridhënie të atyre që janë përgjegjës për veprime kriminale.

Incidenti u dënua edhe nga misioni i Bashkimit Evropian në Prishtinë i cili bëri thirrje që institucionet e sundimit të ligjit të kryejnë një hetim të shpejtë dhe të plotë dhe të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë.

I plagosuri është duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës së Veriut dhe është jashtë rrezikut.

Incidenti nxiti reagimin e zyrtarëve të Beogradit të cilët akuzuan autoritetet në Prishtinë për dhunë ndaj pjesëtarëve të komunitetit serbë në zonën e trazuar.

Përfaqësuesit e katër komunave veriore të banuara me shumicë serbe, nuk e njohin autoritetin e Prishtinës e cila ka shpallur për 23 prill zgjedhjet për postet e kryetarëve të këtyre komunave. Postet janë bosh që nga nëntori i vitit të kaluar kur përfaqësuesit serbë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës mes tensioneve për shkak të mospajtimeve ndaj një vendimi të qeverisë në Prishtinë për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato të Republikës së Kosovës.

Lista Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës, refuzon të marrë pjesë në zgjedhje dhe të enjten pritet që të takohet ne Rashkë të Serbisë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe qeverinë e Serbisë për të diskutuar siç është thënë, për gjendjen e sigurisë, targat e makinave, arrestimet e serbëve dhe zgjedhjet në veriun e Kosovës. Presidenti serb tha se diskutimet do të përqendrohen në hartimin një platforme të përbashkët rreth situatës në veriun e Kosovës.

Një numër organizatash joqeveritare kanë tërhequr vërejtjen se se rrethanat aktuale nuk mundësojnë mbajtën e zgjedhjeve në veri, të cilat fillimisht qenë caktuar për 18 dhjetor të vitit të kaluar për t’u shtyrë për 23 prill të këtij viti.

Gjykimi në Hagë, sot dëgjohen dëshmitarët e parë

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të vazhdojë sot në Hagë.

Në gjykimin e sotëm fillon procesi i paraqitjes së provave nga Zyra e Prokurorisë Speciale, përkatësisht dëgjimi i dëshmitarëve.

Në njoftimin e Gjykatës Speciale është bërë e ditur se seanca gjyqësore pritet të fillojë në orën 09:00. Seanca pritet të transmetohet rreth 45 minuta me vonesë për publikun.

Seanca të tilla pritet të ketë më 11, 12 dhe 13 prill, më pas më 17, 18, 19 dhe 20 prill.

 

Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së nisi më 3 prill 2023, pas më shumë se dy vjetësh zvarritje. Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, prej nëntorit të vitit 2020.

Ata po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me akuza për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Sipas aktakuzës këto krime janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, si në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleçkë, Kukës dhe Rahovec.

Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tyre.bw

Shtëpia e komedianit britanik do të bëhet Ambasadë e Kosovës në Londër

Kosova po e zhvendos ambasadën e saj në Londër në një rezidencë prej 7.412 milionë eurosh (6.5 milionë funte) në Hyde Park, dikur në pronësi të komedianit Spike Milligan.

Prona e artit dhe artizanatit në Bayswater është blerë nga Kosova pas një marrëveshjeje të rënë dakord nga ambasadori i vendit tonë atje, Ilir Kapiti. Ambasada e Kosovës aktualisht ndodhet në rrugën ‘John Street’ në Holborn, raporton ‘The Telegraph’.

Milligan dhe shoku i tij skenarist Eric Sykes blenë pronën prej mbi 529 metrash katrorë në vitin 1962, duke e bërë atë selinë e kooperativës së tyre të komedisë ‘Associated London Scripts’.

Skenaristit të ‘Doctor Who’, Terry Nation, i lindi ideja për ‘Daleks’ ndërsa punonte në katin e dytë të ndërtesës dhe e njëjta u përdor edhe nga Dennis Spooner për të shkruar skenarë për seritë ‘Thunderbirds’ dhe ‘Stingray’.

Milligan-bashkë-krijuesi i ‘The Goon Show’ dhe autori i ‘Adolf Hitler: My Part in his Downfall’ – ia shiti hisen e tij të rezidencës në fillim të viteve 1970 tek Sykes, i cili vazhdoi të punonte në zyrën e tij të katit të parë deri shumë pak kohë para vdekjes së tij në vitin 2012. Më pas prona i kaloi familjes Sykes.

Rezidenca, e cila është ndërtuar në vitet 1890, ka një sërë dhomash të mëdha në katin e parë dhe të parë, tavane të larta dhe dritare të larta dhe ndodhet në një nga zonat më të kërkuara të ambasadave.

Stafi i ambasadës së Kosovës synon të zhvendoset në ndërtesë pasi të përfundojë puna e rinovimit.

Marrëveshja u organizua nga ‘Beauchamp Estates’.

Gary Hersham, drejtor themelues i ‘Beauchamp Estates’, tha: ‘Kjo shtëpi e madhe në qytet ka një histori të gjatë të përdorimit për zyra dhe për banim, duke e bërë transformimin e saj në një ambasadë një hap logjik’.

‘Hapësira e bollshme e brendshme dhe vendndodhja në qendër, në pragun e Hyde Park dhe vetëm një udhëtim të shkurtër deri në Buckingham Place, e bëjnë atë një vend të përsosur për një mision diplomatik’, deklaroi Hersham për ‘The Telegraph’.

Ambasada e Kosovës nuk iu përgjigj kërkesës për koment. /KlanKosova

Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, dy qeveritë mblidhen më 14 qershor në Gjakovë!

Mbledhja e ardhshme e dy qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës do të zhvillohet në 14 Qershor në Gjakovë.

Mësohet se mbledhja e përbashkët është dakordësuar të mbahet në mes të qershorit në qytetin e Gjakovës për shkak të një simbolike që lidhet me këtë datë.

14 qershori kremtohet nga gjakovarët si dita e çlirimit të qytetit historik dhe përkujtohet në kalendarin e kësaj treve për të nderuar kujtimin e dëshmorëve që dhanë jetën në luftën për çlirimin e Kosovës.

Përgatitjet për këtë mbledhje mes dy qeverive kanë filluar.

 

Në 14 qershor dy qeveritë do të ulen sërish përballë në takimin e tyre të nëntë në Gjakovë në përpjekje për të përparuar me bashkëpunimin mes dy shteteve të të njëjtës kombësi.

Që prej 11 Janarit 2014 kur për herë të parë nisi ky bashkëpunim janë firmosur dhjetëra marrëveshje.

Arritjet më të rëndësishme janë ato të lirisë së lëvizjes në të dy anët e kufirit, në fushën e shkëmbimeve ekonomike, në fushën e energjisë elektrike, në mësimin e abetares së përbashkët, puna e përbashkët për Fjalorin Enciklopedik Shqiptar dhe për Historinë e Shqiptarëve, ndërsa në horizont mbetet sfida më e madhe ende e parealizuar, porti i ri detar i përbashkët që është planifikuar të ndërtohet në Porto Romano, një port për krejt hapësirën shqiptare në Ballkan dhe transporti hekurudhor mes Tiranës dhe Prishtinës.bw

Një ekip “misterioz” menaxhues do të paraqesë statutin e Asociacionit

Sandra Cvetkoviq, Doruntina Baliu

Për rreth dy javë, Ekipi Menaxhues do ta prezantojë draft-statutin për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kjo do të ndodhë në kuadër të dialogut politik për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, i cili udhëhiqet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Paralajmërimi u dha nga kryenegociatorët e dy vendeve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, pas takimit të tyre në Bruksel, më 4 prill.

Megjithatë, ende nuk dihet saktësisht se kush e përbën Ekipin Menaxhues, pra kush e ka shkruar statutin për formimin e Asociacionit.

Me gjithë përpjekjet e bëra, Radio Evropa e Lirë nuk arriti t’i marrë nga Qeveria e Kosovës emrat konkretë të personave që përbëjnë këtë ekip.

Bislimi tha më 5 prill për median e Kosovës, Kallxo, se Ekipi Menaxhues përbëhet nga katër persona të komunitetit serb.

“Danijella Vujiçiq është në krye. Dy persona nga ekipi janë të njëjtë, ndërsa dy anëtarë kanë ndryshuar vazhdimisht”, tha ai.

REL-i pyeti Qeverinë e Kosovës nëse anëtarët kanë ndryshuar, por nuk mori përgjigje.

Danijella Vujiçiq është deputete e Kuvendit të Serbisë nga Partia Përparimtare Serbe, e cila ka pushtetin atje. Ajo vjen nga Mitrovica e Veriut – një nga katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Mandati i Ekipit Menaxhues përfundon në momentin kur ai prezanton draftin [e statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe]”, tha Bislimi.

Në vitin 2018, Ekipi Menaxhues hartoi një statut dhe e dorëzoi atë në Bruksel. Por, ai statut nuk u diskutua kurrë, me dijeninë e publikut.

REL-i iu drejtua edhe Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë me pyetjet se kush e përbën aktualisht Ekipin Menaxhues, a do të prezantohet draft-statuti i vitit 2018 apo është përgatitur një i ri, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Se ka paqartësi rreth prezantimit të draft-statutit, e konfirmoi edhe Bislimi, më 4 prill, në Bruksel.

Çfarë dihet për Ekipin Menaxhues?

Pasi Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje në vitin 2013 për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe dy vjet më vonë ranë dakord për parimet e formimit të tij, Ministria e Administrimit të Vetëqeverisjes Lokale e Qeverisë së Kosovës emëroi Ekipin Menaxhues në vitin 2016.

Në atë kohë, në krye të kësaj ministrie ishte Lubomir Mariq nga radhët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit. Sot, ai është deputet i Kuvendit të Serbisë nga Partia Përparimtare Serbe.

Mariq, i cili ishte koordinator i Ekipit Menaxhues, caktoi katër persona për të shkruar statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe: Igor Kallamar, Dejan Radojkoviq, Vinko Radosavleviq dhe Svetisllav Durlleviq.

Kallamar dhe Radojkoviq janë nga Mitrovica e Veriut, ndërsa Radosavleviq dhe Durlleviq janë nga komunat në jug të Lumit Ibër.

Aktualisht, nuk dihet nëse Ekipi Menaxhues ka hartuar një statut të ri.

Në fund të janarit, organizata joqeveritare gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung, përgatiti dhe prezantoi draft-statutin e saj për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Siç u tha në atë kohë, statuti u hartua me iniciativë të vetë organizatës dhe pas shumë vitesh mosmarrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për këtë çështje.

Ky dokument ka shtatë kapituj dhe 18 nene që përcaktojnë strukturën organizative të Asociacionit, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, rregulloret ligjore, buxhetin e të tjera.

Si qëllime të formimit të Asociacionit përmenden: forcimi i demokracisë lokale, zhvillimi i ekonomisë lokale, mbikëqyrja në fushën e arsimit, shëndetësisë parësore dhe sekondare e të tjera.

Për këtë veprim të organizatës gjermane reagoi ashpër drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili tha se “askush nga Ekipi Menaxhues nuk i ka kërkuar shërbimet e organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung”.

“Ajo punë i është besuar ekskluzivisht Ekipit Menaxhues. Në përputhje me mandatin e besuar, Ekipi Menaxhues e përfundoi hartimin e draft-statutit gati 5 vjet më parë, më saktësisht në gusht të vitit 2018, dhe e njoftoi zyrtarisht BE-në për këtë”, tha Petkoviq.

Çfarë parashohin marrëveshjet e Brukselit?

Në Marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të vitit 2013, thuhet vetëm se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të themelohet në bazë të statutit, por, më pas, plani i zbatimit përcaktoi se palët duhet të formojnë një ekip menaxhues, që do të shkruajë statutin.

“Ekipi Menaxhues do të përbëhet nga përfaqësues të katër komunave nga veriu, dhe do të themelohet pas konfirmimit nga organi kompetent i Kosovës. Komisioni zbatues do të mbikëqyrë punën e Ekipit Menaxhues”, thuhet mes tjerash në planin e zbatimit.

Më pas, në kuadër të dialogut, u ra dakord për “fushëveprimin dhe mandatin e Ekipit Menaxhues” për themelimin e Asociacionit, i cili duhet të përbëhet nga përfaqësues të secilës prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Në të njëjtin dokument saktësohet se Ekipi Menaxhues është përgjegjës për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili do të përcaktojë strukturën organizative, qëllimet, proceset vendimmarrëse dhe kompetencat e tij.

Në Kosovë me vite është kontestuar çështja e kompetencave të Asociacionit, pra nëse do të ketë kompetenca ekzekutive ose jo.

Në Marrëveshjen e vitit 2015, e cila përcaktoi parimet për formimin e Asociacionit, nuk përmendet konkretisht Ekipi Menaxhues, por thuhet se statuti do të miratohet nga një mekanizëm që do të përbëhet nga anëtarët e zgjedhur të kuvendeve të komunave anëtare.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të përbëhet nga dhjetë komuna me shumicë serbe në Kosovë: Graçanica, Shtërpca, Kllokoti, Ranillugu, Parteshi, Novobërda në jug të Ibrit dhe Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku në veri.

Si qëllime të formimit të Asociacionit përmenden: mbikëqyrja e plotë e zhvillimit të ekonomisë lokale, mbikëqyrja e plotë në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, mbikëqyrja e plotë e koordinimit të planifikimit urban dhe rural e të tjera.

Koorporata e Kosovës dhe ‘General Electric’ lidhin marrëveshjen 56 milionë eurosh

Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet KEK-ut dhe kompanisë amerikane General Electric me vlerë 56.2 milionë euro për Modernizimin e Turbinave me Avull të Termocentralit “Kosova B”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi Termocentralin “Kosova B” me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Korporatës Energjetike të Kosovës dhe kompanisë amerikane General Electric (GE), për Modernizimin e Turbinave me Avull të Termocentralit “Kosova B”, me vlerë 56.2 milionë euro, njoftoi zyra për informim e Kryeministrit Kurti.

“Duke e vlerësuar këtë si njërën nga ngjarjet më të rëndësishme të sektorit të energjisë në Kosovë, kryeministri ka rikujtuar vjetërsinë e termocentraleve, duke thënë se njësitë e termocentraleve të Korporatës Energjetike të Kosovës kanë filluar ndërtimin para më shumë se gjashtë dekadash, dhe se ndërmjet 1960-tave dhe tani, ato të vetme kanë garantuar qëndrueshmërinë e furnizimit me energji elektrike në Kosovë”, thuhet në këtë njoftim.

Bëhet e ditur se në fjalën e tij para të pranishmëve, ai tha se termocentralet janë shfrytëzuar përtej maksimumit të operimit të tyre. Edhe në KEK më të drejtë konstatohet së shumë shpesh kemi qenë në fije të perit. Nga këto Termocentrale ai i “Kosovës B”, si më i riu, ka bartur barrën më të madhe.

“Ceremonia e ditës së sotme është një nga hapat kryesor që po marrim për të lehtësuar këtë barrë, të rrisim sigurinë e furnizimit, dhe për t’iu afruar vizionit tonë për sektorin e energjisë” u shpreh kryeministri Kurti.

Kreu i qeverisë, veçoi faktin se kompania me të cilën u nënshkrua kontrata për modernizimin e Kosova B, për të siguruar që do të Kosova B do të vazhdojë e fortë edhe për dekadat në vijim, është e njëjta që e kishte dizajnuar teknologjinë e termocentraleve zona në 1983 dhe 1984.

Si rezultat i këtij modernizimit, kapacitetet e njësive do të rritet nga 14 deri në 17 megavat, ndërkohë që pas përfundimit të punimeve që do të bëhen në Turbinën e Presionit të Lartë dhe atij të Ulët nuk do të kemi nevojë për riparime të shpeshta kapitale, por vetëm  çdo 8 apo 9 vjet.

“Në thelb, këto investime rezultojnë në prodhim të shtuar të përafërt me ndërtimin e një centrali të ri të energjisë elektrike. Rritja e prodhimit do të përkthehet në pavarësi  më të madhe energjetike, duke ulur kështu varësinë ndaj importeve”, tha Kurti.

Kryeministri njoftoi se në fund të këtij muaji do të lansohet ankandin i parë i energjisë në Kosovë në tokë publike me kapacitet 100 MW, se pas tij, së shpejti do të pasojnë edhe shumë skema të tjera të tilla konkurruese.

Të gjitha këto, bashkë me projektet tjera në zbatim si ai Solar4Kosova dhe i ndërtimit të kapaciteteve akumuluese në kuadër të grantit të MCC, do të sigurojnë efikasitet dhe qëndrueshmëri më të madhe jo vetëm për sektorin e energjisë, por edhe për ekonominë dhe për sigurinë kombëtare, u shpreh kryeministri Kurti, i cili po ashtu tha se mirëmbajtja e përgjegjshme e pronës publike dhe e aseteve tona energjetike – si dhe shfrytëzimi i plotë i potencialit të tyre – është një domosdoshmëri.

Vjosa Osmani: Nuk pres që Serbia ta zbatojë marrëveshjen e Brukselit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka komentuar marrëveshjen e arritur më 4 prill në Bruksel për çështjen e të pagjeturve nga lufta e fundit.

Ajo tha se dokumenti që ka parë dhe që është dorëzuar nga BE-ja, i referohet “të zhdukurve me dhunë”, gjë që sipas saj, është term që përdoret edhe në konventa ndërkombëtare.

“E dyta, në duhet të jemi të vetëdijshëm se jo gjithçka është sqaruar në takimin e 27 shkurti dhe në takimin e 18 marsit në Ohër, rrjedhimisht edhe ka nevojë për takime shtesë në të cilat edhe do të determinohet sekuencimi i zbatimit të kësaj marrëveshje”, u shpreh Osmani për RTV21.

Tutje, ajo tha se të gjitha nenet e Marrëveshjes së Ohrit janë të rëndësisë së barabartë dhe mund të interpretohen në mënyrë të pavarur.

“Ajo që ne insistojmë vazhdimisht është që pavarësisht veprimeve të Serbisë sepse si presidente nuk kam pritje se do ta respektojnë fjalën e dhënë sepse nuk kanë respektuar asnjëherë me apo pa nënshkrim”.

“Mirëpo çka pres është se zotimet e aleatëve tanë që do ta përkrahin Kosovën në rrugën euroatlantike të realizohen dhe kemi besim të plotë në këtë”, tha Osmani.

Lirohet nga burgu i akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

RFE/RL

I akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, kushëriri i saj, Naseri, është liruar të enjten nga burgu.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë (REL), avokati i të akuzuarit, Ahmet Tahiri.

“Naser Pajazitaj sot është liruar nga paraburgimi dhe është liruar nga akuzat të cilat e ngarkonin për vrasje. Vendimi është marrë nga Gjykata Supreme. Është miratuar kërkesa jonë si mbrojtje. Supremja ka vendosur, dhe na ka dhënë të drejtë neve si mbrojtje. Nuk ka prova të cilat e përfshinin Naserin në këtë vepër penale. E kemi thënë që nga fillimi”, ka thënë Tahiri.

Donjeta është vrarë më 2015.

Gjykata Themelore në Pejë, fillimisht, e pati liruar të pandehurin nga aktakuza.

Pas dërgimit të rastit në rigjykim, ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Por, pas shqyrtimit të ankesës nga pala mbrojtëse, Gjykata e Apelit pati marrë vendim që ta ulë dënimin në 35 vjet burgim.

Lajmin për lirimin e Pajazitajt e ka konfirmuar për REL-in edhe Antigona Uka – Lutfiu, zyrtare për informim në Gjykatën Supreme të Kosovës.

“Kolegji penal i Gjykatës Supreme, në seancën e mbajtur më 6 prill, e ka liruar N.P., nga aktakuza për vrasje”, ka thënë ajo me shkrim.

Vëllai i Donjetës, Shkëlqimi, është shprehur i mllefosur për vendimin e Supremes.

“Drejtësia e Kosovës edhe njëherë vërtetoi se sa e fëlliqur është, edhe një herë vërtetoi se njërzillëku nuk ekziston”, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook.

Nga viti 2010 deri më 1 dhjetor 2022, në Kosovë janë vrarë 50 gra.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna.

Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.

Vendimi i Speciales: Salih Mustafa u detyrohet 207 mijë euro viktimave të tij

Salih Mustafa, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mustafa u dënua me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale.

Doruntina Baliu

Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, ka nxjerrë të enjten një vendim, me të cilin e detyron ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), Salih Mustafa, t’ua paguajë 207 mijë euro viktimave të vrasjes së paligjshme, ndalimit arbitrar dhe torturës.

Më 16 dhjetor 2022, Mustafa u dënua me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale, si i akuzuar për këto vepra, që sipas gjykatës, janë kryer në vitin 1999, kur në Kosovë po zhvillohej luftë në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe.

Sipas aktakuzës, Salih Mustafa, i njohur si ‘komandant Cali’, ka qenë komandant i njësitit gueril BIA, njësit brenda Zonës Operative të Llapit (ZOLL) të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Në shpalljen e urdhrit për zhdëmtim më 6 prill 2023, gjykata konstatoi se janë tetë viktima, të cilave do t’u takojë dëmshpërblimi.

Tri prej tyre konsiderohen viktima të drejtpërdrejta. Përkatësisht, sipas vendimit të gjykatës, ata (persona) kishin qenë të ndaluar në një qendër ndalimi në Zllash dhe kishin pësuar dëmtime fizike dhe mendore nga keqtrajtimi.

Sipas gjykatës, atyre iu është shkaktuar edhe dëm material pasi ai keqtrajtim ua kishte ndryshuar rrjedhën e jetës dhe ua kishte pamundësuar zhvillimin e një karriere.

Për këto viktima, me urdhër të gjykatës, u përcaktua dëmshpërblimi prej 80 mijë, 60 mijë dhe përkatësisht 30 mijë eurosh.

Tutje, në urdhër u përfshinë edhe pesë viktima jo të drejtpërdrejta që janë familjarë të një personi të vdekur në prill të vitit 1999 , vdekja e të cilit, sipas gjykatës, “mund t’u atribuohet veprimeve dhe mosveprimeve të zotit Mustafa si komandant i BIA-s”.

Këta familjarë u dëmshpërblyen veç e veç: Tre prej tyre me nga 10 mijë euro, një me pesë mijë dhe një me dy mijë euro.

Sipas vendimit të gjykatës, përgjegjësinë e pagesës së këtyre dëmeve e ka ekskluzivisht Salih Mustafa.

 

Aktualisht, sipas gjykatës, është konstatuar se Mustafa nuk i zotëron mjetet për ta bërë këtë pagesë dhe kështu pritet përcaktimi i një autoriteti mbikëqyrës në lidhje me zbatimin e urdhrit për dëmshpërblim, i cili do të përcaktojë edhe më hollësisht mundësitë financiare të Mustafës për të paguar dëmshpërblimin.

Tutje, buxheti i shtetit të Kosovës përmes Ministrisë së Drejtësisë, është përmendur si opsion për të siguruar pagesën e viktimave.

Si parashihet zhdëmtimi i viktimave brenda Gjykatës Speciale?

Dhomat e Specializuara të Kosovës ose Gjykata Speciale është një gjykatë që funksionon me ligje të Kosovës, por në territor të Holandës – si dhe me prokurorë e gjykatës të huaj.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

ligjin përmes së cilit është krijuar kjo gjykatë, parashihet se viktimat e konstatuara të krimeve brenda juridiksionit të kësaj gjykate, kanë edhe të drejtën e zhdëmtimit.

Ligji parasheh që gjykata mund të shpallë urdhër të drejtpërdrejtë për zhdëmtim apo në disa raste edhe të udhëzojë viktimat që të ngrenë padi civile në gjykatat tjera të Kosovës.

Në shpalljen e urdhrit për zhdëmtim ndaj viktimave të krimeve të Salih Mustafës, trupi gjykues kritikoi shtetin e Kosovës që nuk ka përgatitur ndonjë plan apo program të veçantë për të ndihmuar në dëmshpërblimin e viktimave që janë të përfshirë në proceset që trajton kjo gjykatë.

“Trupi gjykues vuri re faktin që Kosova nuk ndërmori asnjë hap për t’u përgatitur për mundësinë e zhdëmtimit të viktimave”, tha gjykatësja Mappie Veldt-Foglia, e cila shtoi se rekomandohet që të krijohet një fond i veçantë për këtë qëllim.

Rikujtojmë se në vitin 2015, kur Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Gjykatën Speciale, deputetët kanë miratuar edhe një ligj tjetër që ua garantonte të akuzuarve potencialë mbështetjen financiare.

Në dy vjetët e fundit, buxheti i Kosovës ka ndarë mbi 13 milionë euro për qytetarët e akuzuar në këtë gjykatë.

Për çka është dënuar Mustafa?

Mustafa është akuzuar për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Këto krime është thënë se janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash në Kosovë, në prill të vitit 1999.

Sa i përket akuzës për ndalim arbitar, kryegjykatësja Mappie Veldt-Foglia kishte thënë se të paktën “gjashtë personave u është ndaluar liria në periudhën 1 prill 1999 – 19 prill 1999”.

“Viktimat u arrestuan nga anëtarë të BIA-s, apo anëtarë tjerë të UÇK-së afër Zllashit”.

Kryegjykatësja Veldt-Foglia ka thënë se qendra e ndalimit në Zllash është kontrolluar nga Mustafa.

Për akuzën e torturës, kryegjykatësja ka thënë se të ndaluarit janë mbajtur në kushte çnjerëzore dhe poshtëruese.

Ajo ka thënë se pika e trajtimit mizor është mbuluar nga pika e torturës dhe si e tillë nuk është shqyrtuar më tej.

Sipas kryegjykatëses, të ndaluarit janë rrahur me shkop bejsbolli dhe janë djegur:
“Vetë Mustafa ka marrë në pyetje dhe ka keqtrajtuar dy prej tyre”.

Ajo, po ashtu, ka thënë se vetë Mustafa ka urdhëruar vartësit e tij ta rrihnin një të ndaluar derisa ka humbur ndjenjat.

Sipas saj, të ndaluarit janë keqtrajtuar edhe psikikisht.

Në pikën për vrasje të paligjshme, Veldt-Foglia kishte thënë se vdekja e një viktime në periudhën e fundit të prillit 1999, “mund t’i atribuohet veprimeve dhe mosveprimeve të zotit Mustafa si komandant i BIA-s”.

Vetë Mustafa është deklaruar i pafajshëm për këto krime.

Kryegjykatësja Veldt-Foglia ka thënë para shpalljes së vendimit se ka mendime të gabuara se akuzat janë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit të Kosovës.

“Në asnjë moment nuk është gjykuar UÇK-ja”.

Në një rast, Mustafa e ka konsideruar gjykatën si “zyre të Gestapos”, referencë për shërbimin sekret policor në kohën e Gjermanisë naziste.

Bislimi: Janë pesë kritere për statutin e Asociacionit

RFE/RL

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se ka një pajtim të plotë në Bruksel që do të jenë pesë kritere, përmes së cilave do të shihet se a është i pranueshëm si bazë për diskutim drafti i statutit që propozohet nga ekipi menaxhues për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“E para, a parasheh ky draft një shtresë të re të qeverisjes, e nëse e parasheh nuk konsiderohet i pranueshëm për diskutim të mëtejmë. E dyta, a parasheh të drejta kolektive, nëse po, e merr epitetin e një drafti të papranueshëm”, tha ai në raportimin para Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.

Bislimi përmendi gjithashtu edhe tri kriteret tjera.

“Në ç’masë është [drafti i statutit] në harmoni në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 [për Asociacionin]”, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 [për Asociacionin]. Si dhe, në ç’masë është në harmoni me letrën që [ish-Përfaqësuesja e Lartë, Federica] Mogherini i ka dërguar Qeverisë se çfarë kompetenca mund të ketë Asociacioni”, tha ai.

Zëvendëskryeministri i Kosovës tha se këto “janë pesë siguresa të mjaftueshme që tregon se ky mekanizëm apo ky lloj vetëmenaxhimi nuk ka asgjë nga ajo që ne e kemi quajtur Zajednica [Asociacioni]”.

Por, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se “kjo është një gënjeshtër e pastër e Bislimit”, pasi sipas tij në Bruksel nuk u përmendën “pesë kriteret për Asociacionin për të cilat ai foli sot”. Ai tha se në takimin e 4 prillit u fol për statutin e Aociacionit dhe Ekipin Menaxhues.

Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pranuan Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në bazë të propozimit evropian, ndërsa më 18 mars në Ohër, u pajtuan për Aneksin për zbatimin e saj.

Aty parashihet edhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Por, kjo gjykatë ka thënë se ky asociacion mund të formohet nëse parimet që nuk janë në harmonizim me Kushtetutën, harmonizohen.

I pyetur nga gazetarët të enjten se a është gati drafti që do të prezantohet për formimin e Asociacionit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se fillimisht do t’i analizojë me Bislimin “rezultatet nga takimi që është zhvilluar në Bruksel më 4 prill dhe mandej do të përcaktojmë një ecje përpara për muajin prill brenda të cilit do të ketë edhe një takim të nivelit të lartë”.

“Edhe një herë po theksoj se duhet të zbatohet e gjithë marrëveshja dhe në kuadër të marrëveshjes kemi një nen, i dhjeti që është për zbatimin e marrëveshjeve të mëhershme, por si një çështje urgjente në aneksin e zbatimit që u dakordua në Ohër, parashihet pikërisht çështja e të pagjeturve nga lufta, përkatësisht e të zhdukurve me dhunë”, tha ai pas një ngjarjeje në Prishtinë.

Petkoviq tha më herët se hapi i parë tashmë është “prezantimi i draft-statutit, të cilin e ka hartuar ekipi menaxhues në kuadër të dialogut të nivelit të lartë”.

Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.

Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica prej tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për ngecje.

Hagë: Në rastin Thaçi janë gati 11 dëshmitarët e parë, seanca nis me 11 prill

Qasja në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është shumë e kufizuar dhe mundësia për të marrë informacione shtesë në lidhje me proceset gjyqësore është e limituar, duke u bazuar në ligjet dhe rregulloret mbi të cilat vepron kjo gjykatë.

Sidoqoftë, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Angela Griep, në një intervistë dhënë gazetares së RTK-së, Majlinda Aliu, shpjegoi se fjalët fillestare të prokurorisë dhe mbrojtjes janë për t’u dhënë mundësi palëve që të prezantojnë pasqyrën e përgjithshme të procedurave.

“Procesi fillon në rastin ‘Thaci e të tjerët’, fillon me 11 prill dhe fjalën do ta ketë prokuroria”, tha Griep. Ajo u shpreh se sa i përket masës së paraburgimit dhe kohëzgjatjes, gjykata vepron brenda një afati të arsyeshëm, dhe sipas saj edhe pse kanë kaluar rreth dy vjet e gjysmë nga paraburgimi i Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, gjyqtari ka konkluduar se është brenda një afati të pranueshëm.

“Edhe pse varet për secilin rast specifik, por rasti ‘Thaçi e të tjerët’, është kompleks, pasi kemi krime të shumta të supozuara, shumë pika të shumta të aktakuzës dhe për këtë gjyqtarët kanë thënë se koha e mbajtjes në paraburgim është ende e arsyeshme”, tha Griep për RTK-në.

Ajo më tej tha se gjyqtari ka inkurajuar mbrojtjen dhe prokurorinë që t’i organizojnë argumentet e tyre në atë mënyrë që të jenë sa më efikase e ekspeditive që është e mundshme.

Sa u përket dëshmitarëve, Griep tha se mund të aplikohen masa mbrojtëse ndaj tyre, dhe për këtë vendosin gjyqtarët, por vetëm nëse është e nevojshme për sigurinë e tyre dhe familjarëve të tyre.

Bazuar në nivelin e mbrojtjes që gjyqtarët i japin secilit dëshmitar, mund të ketë të tillë që kjo masë u hiqet për mbrojtjen vetëm 30 ditë para dhënies së dëshmisë.

“Kur dalin në seancë, prokuroria e merr në pyetje e pastaj mbrojtja, secilin dëshmitar e merr në pyetje të tërthortë”, tha Griep, duke shtuar se -“ka rregull të caktuar në mbrojtjen e identitetit të tyre, por ka ende dëshmitarë të tillë që nuk mund t’i tregohen mbrojtjes”.

Ajo tha se nuk mund të japë hollësi se sa do të jetë numri i dëshmitarëve të mbrojtur.

“Por, kur ka dëshmitarë të tillë, mund t’i zbulohet identiteti i tij mbrojtjes, megjithatë, fare pak kohë para fillimit të procesit të marrjes në pyetje”.

Griep u shpreh se 11 dëshmitarët e parë janë thirrur për dhënien e dëshmisë.

“Lista e dëshmitarëve është ndarë midis palëve, por nuk e dimë ende përmbajtjen sepse janë ende konfidenciale”, tha ajo.

“Nuk e dimë se në çfarë mase është përcaktuar orari mes palëve. Por gjyqtari sot tha se ka një lloj orari dhe kërkoi prokurorisë t’i përmbahet atij orari, e pastaj mbrojtjes t’i ofrojë mundësinë për marrjen në pyetje të tyre”.

E pyetur për arsyen e transmetimit në publik të seancës me 45 minuta vonesë, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara tha se kjo ka të bëjë me çështje konfidenciale të brendshme sepse ndoshta ndonjë palë gabimisht zbulon një informatë konfidenciale gjatë procedurës.

“Gjyqtarët i kujtojnë galerisë që këto informata nuk mund të zbulohen dhe ato hiqen nga transmetimi para se të dalin në publik”, tha ajo.

Griep tha se skenari mund të jetë që gabimisht mund të shpaloset diçka gjatë procedurës, dhe ajo është që këto informata nuk mund t’i shpalosen askujt dhe çdo lloj burimi që mund ta ketë atë informatë, duhet të mbyllet për publikun.

“Nëse dikush qëllimisht zbulon ose përpiqet të shpërndajë informata konfidenciale me qëllim për të penguar procesin ose frikësuar dëshmitarët, kjo është vepër penale”.

Ajo rikujtoi se për arsye të tillë, tashmë janë dënuar Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Sa për media, ajo tha se nuk ka rregulla të tjera vetëm se ligji duhet zbatuar.

“Por, kam kënaqësinë të them se mediat në Kosovë kanë qenë shumë të kujdesshme dhe shumë të përmbajtura.bw

“Ma drejtoi revolen, ia drejtova edhe unë” – Adem Salihaj rrëfen atentatin dramatik ndaj tij në vitin 2000

Ish-zyrtari i LDK-së, Adem Salihaj, tregon në emisionin Pressing në T7 se në vitin 2000 kishte pasur atentat ndaj tij, ku një person ia kishte drejtuar revolen.

Ai thotë se ngjarja kishte ndodhur në Ferizaj dhe se ishte paralajmëruar më herët në një televizion, ku një person kishte thirrur dhe kishte jep sinjale se një atentat do të ndodhte.

“Më ka drejtuar revolën, por për fat të mirë edhe unë kam pasur një revole dhe ia kam drejtuar atij. Për fat të mirë ai nuk ka mundur të shtijë drejt meje, por as unë drejt tij. Pasi u larguan pak kam shtirë tri herë, por jo drejt dikujt. Ata u futën në makinë dhe ikën”, tha ai.

“Pas asaj ka qenë një fushatë e PDK-së kundër meje. Në televizion një ditë më herët është paralajmëruar vrasja ime në media. Kishte thirrë dikush drejtpërdrejt dhe kishte thënë ‘ku do ta bëjë vendin nesër Adem Salihaj’. Pra ishte paralajmëruar më herët”, shtoi Salihaj.

Salihaj po ashtu tha se Gjykata Speciale nuk do të merret me vrasjet e anëtarëve të LDK-së.

“Kisha qëndrimet e mija. Kisha thënë se UÇK nuk duhet të futet në një fshat të cilin nuk mund ta mbrojë. Këto kanë qenë qëndrimet e mija. Janë gjëra konkrete. Këto janë aktualizuar për shkak të Hagës. Por mendoj se Haga nuk ka asnjë lidhje me vrasjet në LDK. Pavarësisht se tash ka akuza, por që Gjykata Speciale nuk është krijuar për t’i zbardhur vrasjet e veprimtarëve të LDK-së”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

U NDA NGA JETA AVOKATI DHE USHTARI I UÇK-së BAJRAM KRASNIQI- Nga Skënder Karaçica

Në Prishtinë sot ka vdekur avokati dhe ushtari i UÇK-së Bajram Krasniqi, i cili tërë jetën ia kushtoi çështjes shqiptare.
Në kohën më të rëndë të okupimit të regjimit të Serbisë në vitet `90 ai ishte në krah të mbrojtjes të veprimtarëve shqiptarë para gjykatave serbe dhe të logjistikës së UÇK-së.
Deri në përfundim të luftës, Bajram Krasniqi ishte pjesë e logjistikës dhe në krah të luftës së drejtë të UÇK-së për lirinë e Kosovës.
Avokati Bajram Krasniqi, Të Enjten, do të varroset në vorrezat e vendlindjes në Tërpezë të Llapushës.

“Shteti fajtor” – Kërkohen shkarkime lidhur me vrasjen e Sebahate Morinës

Një stendë e ngritur para Këshillit Prokurorial të Kosovës, me fletët e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që konstatoi se shteti “ia shkeli të drejtën për jetë” Sebahate Morinës. 4 prill 2023

Doruntina Baftiu

Hyrja e Këshillit Prokurorial të Kosovës u bllokua të mërkurën e 5 prillit nga një stendë përplot me faqe të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u konstatua se shteti “ia shkeli të drejtën për jetë” Sebahate Morinës.

“Shteti fajtor për vrasjen e Sebahate Morinës” shkruhej në të kuqe në stendë.

Aksioni u zhvillua nga organizatat joqeveritare “QIKA”, Inject dhe Rrjeti i Grave të Kosovës, që bënë thirrje për shkarkimin e personave përgjegjës në institucionet shtetërore.

Fjolla Vokshi, gjatë protestës.

Fjolla Vokshi, gjatë protestës.

Më 22 mars, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Policia e Kosovës në Graçanicë dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë dështuan në detyrat e tyre për mbrojtjen e jetës së Morinës, e cila dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj, dy vjet më parë.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi, të prokurorit të rastit dhe të zyrtarëve policorë, të përfshirë në rast.

“Mënyra se si institucionet janë duke e trajtuar rastin, i bie thuajse nuk e kanë lexuar vendimin”, tha për Radion Evropa e Lirë Leonida Molliqaj, drejtore ekzekutive e organizatës “QIKA”, e cila ka për qëllim mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të barabarta për qytetarët e Kosovës.

Leonida Molliqaj, organizata "QIKA".

Leonida Molliqaj, organizata “QIKA”.

“Kështu që, bashkërisht, vendosëm që vendimin e printuar, ta sjellim para kryeprokurorit të shtetit, në mënyrë që ta kenë më të lehtë leximin”, shtoi ajo.

Pak minuta pas aksionit para Këshillit Prokurorial, Prokuroria e Shtetit njoftoi se është iniciuar procedurë disiplinore ndaj prokurorit të këtij rasti. Por, në njoftim nuk flitet për kërkesën për shkarkimin e kryeprokurorit Munishi.

Policia e Kosovës dhe Këshilli Prokurorial nuk iu përgjigjen pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me këtë çështje, mirëpo Avokati i Popullit e konfirmoi më parë nisjen e një hetimi brenda policisë.

“Pas rekomandimeve tona, policia ka formuar një komision, i cili ka gjetur shkelje, dhe kanë filluar procedurat kompetente ndaj zyrtarëve policorë”, tha Avokati i Popullit.

Çfarë i ndodhi Sebahate Morinës?

Më 14 mars të vitit 2021, pak metra larg vendit të saj të punës në Prishtinë, Morina dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj, i cili, një vit më herët, ishte dënuar për dhunë në familje nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Sebahatja është në mesin e dhjetëra grave që kanë pasur fat të ngjashëm. Sipas të dhënave të institucioneve, 50 gra janë vrarë nga viti 2010 deri në fund të vitit 2022 në Kosovë. Në shumicën e rasteve, të dyshuar ose të akuzuar për vrasje kanë qenë bashkëshortët.

Më 30 nëntor të vitit të kaluar, një grua 35 vjeçe, shtatzënë, është vrarë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë. I dyshuar kryesor ka qenë bashkëshorti i saj, i cili më pas ka vrarë veten. Viktima ka pasur urdhër për mbrojtje nga policia.

Duke reaguar pas këtij rasti, ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se ai është “pasojë e papërgjegjësisë institucionale”.

Çfarë tash?

Vëllai i Sebahate Morinës, Fatmir Morina, ka thënë më herët se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka nxjerrë në pah “neglizhencën e policisë, gjykatave dhe të prokurorisë”. Ai është shprehur i zhgënjyer me mungesën e hetimeve.

Edona Selimi, nga organizata Inject

Edona Selimi, nga organizata Inject

E, për një nga organizatorët e aksionit të së mërkurës, Edona Selimi, nga organizata Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi “Inject”, nuk mjaftojnë vetëm hetimet.

“Është vetëm hapi i parë. Përmes shkarkimit hapen rrugë për rastet e tjera që kanë ndodhur dhe për të cilat nuk është ndërmarrë ende asgjë”, tha Selimi për Radion Evropa e Lirë.

Fjolla Koshi, nga organizata Inject.

Fjolla Koshi, nga organizata Inject.

Një tjetër protestuese nga po e njëjta organizatë, Fjolla Koshi, tha se, përmes këtij aksioni, synohet që edhe grave të tjera t’u bëhet e ditur përkrahja që e kanë për t’i raportuar rastet e dhunës dhe “të mos ngurrojnë në këto raste”.

“Me anë të këtij vendimi, do të ketë një rrjedhojë tjetër për mënyrën se si do të funksionojnë institucionet në të ardhmen”, tha ajo.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, dhënë Radios Evropa e Lirë, vetëm gjatë vitit 2022 janë raportuar 2.757 raste të dhunës në familje – prej tyre 2.278 viktima kanë qenë gra.

***

Nëse keni nevojë të raportoni dhunën në familje, këta janë numrat e vënë në dispozicion:

Policia e Kosovës: 192 dhe 0800 19 999

Mbrojtësit e viktimave: 0800111112

Krasniqi: Kurrë nuk jam përfshirë në vrasje, burgosje, në asnjë formë të presionit ndaj kujtdo qoftë

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, në fjalën e tij para trupit gjykues, tha se ai “urren dhunën, vrasjen e torturat”, jo sepse ai ka qenë subjekt i dhunës, por sepse “i konsideroj të ulëta”.

“Kushdo që më njeh do t’iu thotë, se unë Jakup Krasniqi, asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje, burgosje në asnjë formë të presionit ndaj kujtdo qoftë”, tha ai.

Ai po ashtu tha se nuk e kupton logjikën e aktakuzës së ngritur ndaj tij, duke shtuar se “ndaj popullit tonë është nënshkruar dhunë sistematike”.

Jakup Krasniqi i ka quajtur “absurde” akuzat se ai, së bashku me të akuzuarit e tjerë, kanë “persekutuar” anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, siç pretendon prokuroria.

“Është absurde që të akuzohen për persekutimin e anëtarëve të LDK-së. Unë vetë isha anëtar i LDK-së. Familjarët e mi, bashkëluftëtarët e mi ishin anëtarë të LDK-së”, tha ai.

“Vetëm një mendje e çoroditur do të mund të mendonte se jam pjesë e persekutimit tim, të familjarëve të mi”, shtoi ai.

Jakup Krasniqi para trupit gjykues tha se gjatë kohës sa ka qenë zëdhënës i UÇK-së, është përpjekur që përmes deklarimeve të mbajë shpresën te populli për të vazhduar rezistencën.

“Në rolin tim si zëdhënës i UÇK-së jam përpjekur të jap përshtypje se jemi një strukturë e organizuar mirë për të mbajtur shpresë te populli”, tha ai.

Prandaj, Krasniqi tha se “deklaratat e mia duhet të shihen si pjesë e propagandës për të afirmuar luftën tonë çlirimtare”.

Kurse Venkateswari Alagendra, avokatja mbrojtëse e Jakup Krasniqit, tha se fakti që prokuroria insiston se në UÇK ka pasur një ndërmarrje të përbashkët kriminale, dhe pretendimi për qëllim të përbashkët kriminal “ishte i njohur dhe publik”, nuk qëndrojnë.

“Kjo i bie që NATO mbështeti një ndërmarrje kriminale të njohur”, tha ajo duke iu referuar bombardimeve të NATO-s që çuan në fundin e luftës në Kosovë.

Alagendra, tha se prokuroria e ka keqinterpretuar rolin e Krasniqit në UÇK dhe gjithë organizimin e kësaj ushtrie.

“Ai nuk ka qenë në një marrëdhënie hierarkike me autorët fizikë të krimeve. Ai nuk kishte aftësi për të kontrolluar në mënyrë efektive ndonjë ushtar”, tha Alagendra.

Sipas saj, prokuroria ka dështuar ta bëjë lidhjen e krimeve të pretenduara me vendndodhjen fizike të Krasniqit nëpër periudha të ndryshme kohore gjatë vitit 1999.

Alagendra deklaroi se “prokuroria duket sikur është bërë pjesë e propagandës kundër UÇK-së”.

“Provat do të tregojnë se organizimi i UÇK-së ishte i ndryshëm në vende të ndryshme dhe kohë të ndryshme”, tha ajo dhe shtoi se UÇK-ja asnjëherë nuk ka pasur një hierarki vertikale të komandës. syri.net

Përfundon dita e dytë e gjykimit kundër ish-eprorëve të UÇK-së, çfarë ndodhi sot në Hagë

Ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit kanë përfunduar deklaratat e tyre mbyllëse, teksa më 5 prill pritet që të deklarohet edhe ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqit.

Gjatë ditës së dytë të gjykimit, trupit gjykues iu drejtuan dy të akuzuarit: Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi.

Mbrojtja e Hashim Thaçit tha se klienti i tyre nuk ka pasur fuqi komanduese mbi UÇK-në, e as nuk ka ushtruar pushtet efektiv si kryeministër i Qeverisë së Përkohshme.

Mbrojtja e Kadri Veselit tha se ndaj tij nuk ka asnjë provë e dëshmitarë që e lidh me krimet e pretenduara në aktakuzë.

Sipas mbrojtjes së Rexhep Selimit, në aktakuzë nuk ka aludime se ai ka urdhëruar ndonjë krim të pretenduar
Gjatë fjalimit para trupit gjykues, ish-eprori i UÇK-së, Hashim Thaçi, tha se ndien keqardhje për të gjitha viktimat dhe sërish u shpreh i pafajshëm.

Thaçi tha se ky gjykim ka shfajësuar atë, UÇK-në dhe popullin e Kosovës me pretendimet për trafikim organesh
Ish-eprori i UÇK-së, Rexhep Selimi, gjatë fjalimit të tij para trupit gjykues tha se ai nuk ka frikë nga drejtësia, por “nga padrejtësia duhet të kemi frikë të gjithë”, duke shprehur bindjen se në fund të procesit gjyqësor do të dëshmohet pafajësia e tij. bw

FJALIMI I PLOTË- Thaçi: Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër

Ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, i akuzuar nga Gjykata Speciale për krime lufte, ka mbajtur fjalim para trupit gjykues të martën. Si një nga ish-katër krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po akuzohen në Hagë, Thaçi ka thënë se është i pafajshëm.

FJALIMI I PLOTE

“Faleminderit për mundësinë që t’iu drejtohem. Sot po nisim një rrugëtim së bashku, drejt së vërtetës dhe drejtësisë. E drejta dhe vërteta janë parime të çmuara për mua. Ndjeje keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat e kësaj lufte, pavarësisht nga përkatësia. Viktima s’marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqen. Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër. Jam i pafajshëm nga të gjitha këto akuza.

Jam gati që të përballem me këtë sfidë të re dhe të kem sukses për familjen, popullin dhe vendin tim. Rruga drejt lirisë ishte e gjatë dhe e vështirë. Isha student në Zvicër, i strehuar politik kur u masakrua familja Jashari në ‘98-n. Edhe unë u ktheva të ndihmoj vendin tim dhe u bashkova për rezistencë.

Kushdo që do të ishte në vendin tim, do të bënte të njëjtën. Ushtria përbëhej nga njerëz të thjeshtë, që përpiqeshin të shpëtonin familjen e tyre. Ata luftuan e shumë ranë heronj. Mijëra familje i humbën të dashurit nga qindra masakra të forcave serbe.

UÇK-ja përbëhej nga njerëz të thjeshtë, qytetarë që përpiqeshin të mbronin vendin e familjen e tyre. Mijëra familje humbën të dashurit e tyre në qindra masakra. Kundërshtarët tanë ishin ushtria dhe paramilitarët serbë. Si rezistenca paqësore, ashtu edhe ajo e armatosur, kishin synim lirinë, shtetësinë dhe rendin demokratik të Kosovës. Pa atë rezistencë, Kosova nuk do të ekzistonte. Qytetarët e Kosovës nuk donin luftë, ajo iu imponua. Ata bënë atë që do të bënte çdo popull liridashës. Kosova ishte në anën e drejtë të historisë. Sot jam i lumtur që populli i Kosovës jeton në një vend të lirë. Kosova është rrëfim suksesi.

Gjatë këtij procesi ne do të udhëtojmë prapa në kohë dhe ngjarje që kanë ndodhur 20 vjet më parë. Duhet ta keni parasysh që mbamendja 25 vjet më vonë është e mjegulluar. Realiteti po ngatërrohet mes opsioneve dhe agjendave të ndryshme. Spekulimet po shndërrohen në fakte. Inatet politike nuk duhet të kuptohen si fakte në këtë sallë. Këto vlejnë edhe për disa botime e opinione të përshtatura të aktorëve të luftës.

Në raste jo të pakta, ambicia dhe interesat personale tejkaluan realitetin për rrëfimin e UÇK-së dhe vetë historisë së Kosovës. Njerëzit mbajnë mend atë që duan të besojnë se është e vërtetë, por ne kemi një histori faktike. Më vjen keq që nuk do të kemi mundësi të dëgjojmë në këtë gjykatë dëshmitë e sekretares së Shtetit Madeline Albright, sekretarit të jashtëm Robin Kook, senatorit Robert Dole, ambasadorit Richard Holbroke, të shefit të parë të UNMIK-ut në Kosovë, të presidentit Ibrahim Rugova, të Fehmi Aganit, të Adem Demaçit e liderëve të tjerë. Ata do të kishin dëshmuar në emrin tim për atë çfarë kam thënë e bërë gjatë asaj kohe të rëndësishme të historisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Ne besuam në veten tonë për të qenë të lirë. Të gjithë në Kosovë e dinim gjatë gjithë kohës, se pa ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare dhe të SHBA-së nuk do të ishim të lirë dhe të pavarur. Ne kemi mbështetur drejtësinë, sidomos atë ndërkombëtare. Kur raporti i Dick Martyt mbushi titujt e mediave ndërkombëtare me akuza të sajuara për trafikim organesh nga UÇK-ja dhe nga unë, unë menjëherë i kërkova bashkësisë ndërkombëtare të hetonte në mënyrë të pavarur. Bashkësia ndërkombëtare tha se një gjykatë e veçantë ishte thelbësore për të hequr renë e zezë për akuzat për trafikim organesh. Bota tani e di, sot si rezultat i këtij procesi, se nuk kishte trafikim organesh dhe Shtëpia e Verdhë nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë që ne jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe reja e zezë është hequr. Kjo sakrificë ia ka vlejtur. Unë pres që të shfajësohem nga çdo akuzë tjetër në fund të këtij procesi.

Unë besoj te Tribunali i Hagës, UNMIK, EULEX, dhe Dhomat e Specializuara. Unë jam intervistuar nga këta mekanizma edhe në cilësinë e dëshmitarit dhe të dyshuarit. Çdo bashkëpunim i imi me të gjithë këta aktorë ndërkombëtarë ka qenë në interes të drejtësisë dhe plotësisht transparent qoftë në Prishtinë apo Hagë. Gjithçka tjetër që thuhet është e papranueshme. Prandaj askush nuk duhet dhe nuk mund ta shkruajë historinë, ky është çmimi i lirisë. Unë besoj në paqe, të vërtetën, pajtim dhe drejtësi. Unë besoj që ky proces do të jetë i drejtë, transparent dhe i shpejtë”.

Thaçi: Jam i pafajshëm, Kosovës iu hoq reja e zezë! Më vjen keq që nuk dëshmon Rugova…

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që akuzohet për krime lufte nga Gjykata Speciale, ka mohuar pretendimet e Prokurorisë Speciale. Ai ka thënë se është tërësisht i pafajshëm dhe se i vjen keq për të gjitha viktimat.

Thaçi ka thënë se është i kënaqur që procesi ka dëshmuar se s’ka pasur trafikim organesh nga UÇK-ja.

Në fjalimin para Speciales, Thaçi ka thënë se pret që gjykimi ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të jetë i drejtë dhe të përfundojë shpejt.

“Jam i kënaqur që procesi e ka dëshmuar edhe njëherë se nuk ka pasur trafikim organesh dhe Shtëpi të Verdhë. Kosovës i është hequr reja e zezë, të cilën ia kishte vënë raporti i Dick Marty-t”, ka thënë Thaçi.

Seanca është duke u mbajtur, por transmetimi i saj po bëhet me disa minuta vonesë.

Hashim Thaçi ka thënë se i vjen keq që për pafajësinë e tij s’do të mund të dëshmojnë disa figura të larta botërore, por edhe ato vendore.

Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Madeleine Albright, Richard Hoolbroke e disa të tjerë, janë përmendur nga Thaçi si emra që i vjen keq që s’do të mund të dëshmojnë.

Ai ka thënë se megjithatë për të do të dëshmojnë “shumë të tjerë që janë të interesuar”. syri.net

Mbrojtja: Thaçi nuk e kontrollonte UÇK-në

RFE/RL

Mbrojtja e Thaçit po vazhdon deklaratën hyrëse, duke tentuar që të hedh poshtë pretendimet e prokurorisë.

Avokati i Thaçit, Gregory Kehoe, sërish insistoi se Thaçi nuk kishte pushtet real gjatë luftës, ashtu siç pretendon prokuroria se ai ka udhëhequr një “ndërmarrje të përbashkët kriminale”.

“Hashim Thaçi nuk kontrollonte UÇK-në, e kontrollonin komandantët e zonave”, tha ai.

Kehoe po ashtu kundërshtoi një prej pikave kyçe të aktakuzës së Speciales, që thotë se synimi kryesor i Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, ishte të merrnin kontrollin e Kosovës.

“Nuk është aspak e vërtetë”, tha ai.

Ai tha se Qeveria e Përkohshme e udhëhequr nga Thaçi, kshte qëllim të ishte me bazë të gjerë, ashtu siç kishte kërkuar SHBA-ja, tha Kehoe.

Në këtë Qeveri të Përkohshme, sipas Kehoe, kishte vend për Lidhjen Demokratike të Kosovës, ndonëse ky subjekt refuzoi të merrte pjesë. Ky ekzekutiv, sipas mbrojtësit të Thaçit, nuk u krijua për të shënjestruar “kundërshtarët” e as për shfrytëzuar vakuumin e pushtetit.

Radha e mbrojtjes për të paraqitur rastin para Speciales

Këtë të martë do të vijojë seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Kujtojmë se një ditë më parë, të hënën, u dëgjuan Zyra e Prokurorit të Specializuar, ndërsa sot (të martën) do të dëgjohen secili nga katër ekipet e mbrojtjes.

Trupi gjykues ka bërë të ditur se paraqitja e provave në gjykim, duke përfshirë edhe thirrjen e dëshmitarëve nga ZPS-ja, do të bëhet më 11 prill 2023.

Kujtojmë se ditën e djeshme qytetarë të shumtë protestuan para Gjykatës Speciale në Hagë, pasi nisi gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qytetarët dolën me pankarta të ndryshme, ku përmes tyre kërkonin lirinë e ish-krerëve të UÇK-së.

“Mos ma gjyko lirinë”, “Marshojmë për UÇK-në”, “UÇK, NATO”, “Kosova viktimë, Serbia agresore”, ishin disa nga pankartat e protestuesve.bw

Prokurorët: Ish-krerët e UÇK-së “bënë luftë speciale kundër kolaboracionistëve e tradhtarëve”

Mimoza Sadiku

Pas më shumë se dy vjetësh që nga konfirmimi i aktakuzës, në Hagë më 3 prill nisi gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, sërish u deklaruan të pafajshëm për dhjetë pikat e aktakuzës.

Në ditën e parë të deklaratave hyrëse, prokurorët e specializuar prezantuan rastin e tyre duke argumentuar se katër të akuzuarit kishin themeluar dhe udhëhiqnin një “ndërmarrje të përbashkët kriminale” që thuhej se kishte për shënjestër kundërshtarët, përfshirë këtu ata që i konsideronte “tradhtarë”, “kolaboracionistë” e mbështetës dhe anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ata thanë se këto veprime ishin “një luftës speciale” kundër personave që i konsideronin “kolaboracionistë dhe tradhtarë”.

Prokuroria tha se do të dëshmojë se të akuzuarit kanë “personalisht përgjegjësi” për krimet për të cilat ngarkohen.

Prokurori i Specializuar, Alex Whiting, tha se ish-krerët e UÇK-së ishin anëtarë themelues të UÇK-së dhe të Shtabit të Përgjithshëm, ku mbanin poste të larta drejtuese.

“Ata, të katër, pa asnjë dyshim ishin udhëheqësit parësorë të UÇK-së dhe për këtë janë vlerësuar dhe nderohen. Por, kishte edhe një anë tjetër më të errët të udhëheqjes së tyre dhe ky është objekt i gjykimit që po fillon sot”, tha ai.

Sipas Whiting, provat e Prokurorisë së Specializuar do të tregojnë se të akuzuarit “mbështetën dhe zbatuan një politikë, e cila vinte në shënjestër ata persona, që konsideroheshin prej tyre si kundërshtarë, përfshirë ata që akuzoheshin si kolaboracionalistë – shpesh mbështetur në asgjë pos lidhjeve me institucionet serbe – si dhe personat e perceptuar jombështetës të qëllimeve apo mjeteve të UÇK-së dhe më vonë të Qeverisë së përkohshme të Kosovës”.

 

Prokuroria argumentoi se në mesin e kundërshtarëve përfshihen edhe personat e lidhur me LDK-në, ata me përkatësi etnike apo rome.

“Kjo politikë e promovuar nga të akuzuarit gjatë gjithë periudhës së aktakuzës synonte burgosjen, keqtrajtimin, torturimin dhe ndonjëherë vdekjen e kundërshtarëve”, tha prokurori i specializuar.

Në kohën kur nisi seanca, rreth 3 kilometra larg ndërtesës së Dhomave të Specializuara në Hagë të Holandës– që njihen edhe si Gjykata Speciale – shqiptarë të Kosovës e diasporës organizuan një protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të luftës: arrestim dhe ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Ndërkaq, krimet kundër njerëzimit që ata akuzohen se kanë kryer janë: përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

Krimet dyshohet se janë kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999, në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë.

Gjatë seancës që zgjati pothuajse pesë orë, prokurorët e specializuar paraqitën një sërë provash në formë të komunikatave, intervistave, dokumentarëve dhe blloqeve personale të shënimeve të disa prej të akuzuarve.

Udhëheqësi i hetuesve në ZPS, Ward Ferdinandusse, paraqiti një sërë komunikatash të lëshuara nga Shtabi i Përgjithshëm, që tha se dëshmojnë se të akuzuarit kishin shënjestruar kundërshtarët e perceptuar të UÇK-së.

Duke cituar komunikatën numër 27, ai u shpreh:

“Aty thuhet, po citoj: Është hera e fundit që ua tërheqim vërejtjen të gjithë bashkëpunëtorëve të pushtuesit që të tërhiqen nga rruga e tyre e turpshme, përndryshe dora hakmarrëse e popullit do të godasë pamëshirshëm. Këtu mbyllet citimi. Pamëshirshëm, porosia është e qartë. Personat e akuzuar si kolaboracionistë do të viheshin në shënjestër dhe do të goditeshin”.

Prokurorët e specializuar thanë se njëri prej të akuzuarve, Jakup Krasniqi, ka pranuar se përmes komunikatave, UÇK-ja i ka paralajmëruar se “do t’i vrasë” (kolaboracionistët).

Gjatë seancës, prokurorët argumentuan se kanë prova që UÇK-ja kishte një strukturë të organizuar, për dallim nga pretendimet e mbrojtjes së nuk ka pasur një gjë të tillë.

Prokuroria tha se Thaçi ishte drejtor politik, Veseli udhëhiqte drejtorinë e zbulimit, Krasniqi ishte zëdhënës dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm dhe Selimi ishte inspektor i përgjithshëm i UÇK-së.

Në seancë, prokuroria lëshoi edhe një pjesë të intervistimit të Selimit nga prokurorët e specializuar, para se ai të arrestohej më 4 nëntor 2020, ku ai dëgjohej duke konfirmuar këto poste që mbanin të katër të akuzuarit.

Se UÇK-ja ka pasur hierarki, sipas prokurorisë, mund të dëshmohet edhe nga një libër i shkruar nga Krasniqi, i cili ka thënë se “hierarkia duhej respektuar”.

Sipas prokurorit Whiting, motivi kryesor i kryerjes së krimeve të pretenduara në aktakuzë ishte “fitimi i pushtetit në luftë, në Kosovë ndaj personave që perceptoheshin si kundërshtarë të UÇK-së”.

“Qëllimi kriminal i përbashkët për të vënë në shënjestër kundërshtarët nuk ishte aspak i fshehtë”, tha Whiting.

Disa herë gjatë ditës së parë të gjykimit, prokurorët theksuan se ky nuk është gjyq ndaj UÇK-së, por vetëm ndaj këtyre katër të pandehurve.

Mbi 400 të ndaluar dhe 102 viktima

Prokuroria tha se gjatë kohës që e mbulon aktakuza, në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë kishte pasur mbi 40 qendra të ndalimit, ku në mënyrë të paligjshme ishin ndaluar mbi 400 persona.

Sipas prokurorisë, të paktën 102 viktima ishin vrarë dhe mbi 20 konsiderohen të zhdukur.

Sipas organit të akuzës, shumica e viktimave ishin shqiptarë.

Prokurori James Pace tha se të akuzuarit mbajnë përgjegjësi për këto krime.

“Të paktën 102 viktima nuk mbijetuan, por vdiqën mizorisht sepse konsideroheshin kundërshtarë”, tha ai.

Ai dha edhe detaje të tjera lidhur me kushtet në të cilat pretendohet se mbaheshin të ndaluarit, duke thënë se ato ishin kushte të rënda “saqë disa persona të caktuar të mbajtur aty mendonin që më mirë të kishin vdekur sesa të mbaheshin ashtu”.

Sipas tij, në një prej qendrave të ndalimit “disa të ndaluar u detyruan të hapnin varrin e vet”, e në qendra të tjera panë të ndaluar të tjerë teksa rriheshin e merreshin në pyetje.

Në disa qendra të ndalimit, sipas Pace, viktimat ishin subjekt i rrahjeve me shufra hekuri, shkop bejsbolli, disa të ndalurve në Llapushnik “ua shkulën thonjtë me darë” dhe persona të tjerë u detyruan të shikonin të ndaluarit e tjerë duke u rrahur.

Prokuroria tha se anëtarët ose mbështetësit e LDK-së dhe të udhëheqësit të saj në atë kohë, Ibrahim Rugova, konsideroheshin kundërshtarë të UÇK-së dhe në disa raste janë etiketuar me termin “kolaboracionistë”.

Sipas prokurorit Pace, Thaçi dhe Sabit Geci i cilësuan personat e ndaluar në Jabllanicë si “rugovistë” dhe kërkuar që ata të hiqnin dorë nga LDK-ja dhe Ibrahim Rugova.

Pace pretendoi se në Jabllanicë, të akuzuarit se “kanë vrarë të paktën tre persona” dhe një person ende konsiderohet i zhdukur.

Prokurorët argumentuan se gjatë bastisjeve të shtëpive të Krasniqit dhe Rexhep Selimit janë gjetur blloqe me shënime të emrave të “kolaboracionistëve” apo të personave “të ndaluar në mënyrë të paligjshme”.

Ajo që u gjet në shtëpinë e Selimit, sipas prokurorit Alan Tieger, kishte emra “kolaboracionistësh”.

“Në bllokun e shënimeve ka informacione rreth çështjeve logjistike dhe operacionale dhe ushtarake. Brenda të njëjtit bllok shënimesh referencë pas reference përmenden kolaboracionistë, të cilët zakonisht identifikohen me emër. Disa prej tyre konsiderohen si të dyshimtë sepse ata konsiderohen se janë pranë personave të tjerë që janë të dyshimtë”, tha Tieger.

Në përmbyllje të paraqitjes së rastit nga ZPS-ja, prokuroria Clare Lawson, tha se organi i akuzës ka prova të mjaftueshme, përfshirë edhe “qindra faqe të sekuestruara nga shtëpitë e të akuzuarve”, që sipas saj, do të dëshmojnë “qëllimin e përbashkët” të të akuzuarve.

“ZPS-ja do të paraqesë prova të krimeve që ishin të përhapura dhe sistematike në mbi 40 qendra ndalimi të UÇK-së”, tha ajo.

Viktimat, në kërkim të drejtësisë

Në ditën e parë të gjykimit, përveç ZPS-së, fjalën hyrëse e kishte edhe mbrojtësi i viktimave, Simon Laws.

Në mesin e 140 viktimave, sipas Laws, ka shqiptarë, serbë, romë, myslimanë, katolikë dhe ortodoks.

“Ata kanë një gjë të përbashkët. Ata ishin viktima të krimeve që nuk kishin pikë justifikimi. Për secilin prej tyre, një ditë ndryshoi jetët e tyre përgjithmonë”, theksoi ai.

Laws tha se viktimat shqiptare kanë qenë subjekt “i trysnisë” që “të mos flisnin dhe të turpëroheshin”, ndërkaq viktimat serbe, janë detyruar që të largohen nga Kosova dhe të jetojnë në mërgim.

“Ata kanë të drejtën që të zbulohet e vërteta, të dëgjohen dëshmi dhe të pranohen vuajtjet që kanë kaluar dhe përvojat që kanë kaluar”, tha ai.

Më 4 prill, radha e mbrojtjes

Në ditën e dytë të gjykimit, më 4 prill, ekipet mbrojtëse do të kenë fjalën e tyre hyrëse për rastin që kanë ndërtuar.

Aktakuza ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ishte konfirmuar më 26 tetor 2020, por u bë publike një muaj më vonë.

Pas njoftimit për konfirmimin e aktakuzës, Selimi dhe Krasniqi u arrestuan më 4 nëntor 2020, ndërkaq një ditë më vonë u arrestuan edhe Veseli e Thaçi. Që atëherë, ata gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Aktakuza i ngarkon ata për përgjegjësi “personale”, por edhe për “krimet e kryera nga vartësit e tyre”.

Ata dinin ose dinin arsyet se krimet e paraqitura në këtë aktakuzë, do të kryheshin ose ishin kryer nga vartësit e tyre dhe dështuan të ndërmarrin veprimet e duhura që të parandalonin krimet e tilla ose të ndëshkonin kryerësit e këtyre krimeve”, thuhet në aktakuzë.

Aktakuza thotë se katër të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” dhe “kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.

Në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ZPS-ja ka thënë se ka 312 dëshmitarë, por jo domosdo të gjithë do të ftohen që të japin dëshminë para gjykatës. Mbrojtja po ashtu do të paraqesë dëshmitarët e saj, përfshirë disa dëshmitarë ndërkombëtarë.

Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime fillimisht ishin përmendur në një raport të Këshillit të Evropës, që ishte hartuar nga senatori i atëhershëm zviceran, Dick Marty. Raporti i hapi rrugën themelimit të Speciales përmes votimit në Kuvendin e Kosovës më 2015.

Prokurori i Speciales thotë se nuk po gjykohet UÇK-ja: Ka të bëjë vetëm me çfarë kanë bërë këta katër të akuzuar

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka nisur deklaratën hyrëse në nisje të gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Prokurori Alex Whiting theksoi faktin se të katërtit ishin nga figurat kyçe të UÇK-së, por pasi përmendi akuzat të cilat janë ngritur ndaj atyre, tha se nuk po gjykohet UÇK-ja, raporton Gazeta Express.

“Kjo çështje gjyqësore nuk kërkon të procedojë UÇK-në. Nuk i akuzon të gjithë anëtarët e saj. Nëse dikush e thotë këtë, e ka gabim, është e rreme. Thjesht nuk është e vërtetë”, tha ai.

“Akuzat ngrihen kundër katër personave, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, se kanë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në vitin ’98 dhe ’99”,shtoi prokurori.

Whiting tha se “shumica e anëtarëve të UÇK-së nuk kishin të bënin fare me këto apo me krimet për të cilat ngrihet aktakuza”.

“Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë vetëm me çfarë kanë bërë këta katër të akuzuar, ka të bëjë me krimet të cilat i kanë kryer gjatë luftës”, tha ai. syri.net

Gjyqi në Hagë: Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi deklarojnë se janë të pafajshëm

Momente prekëse teksa katër ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë deklaruar të pafajshëm për akuzën e krimeve të luftës në seancën e sotme në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ata janë njohur me akuzën dhe të pyetur nëse i qëndrojnë deklaratave të mëparshme, kanë konfirmuar.

“E kuptoj aktakuzën, jam plotësisht i pafajshëm”, kështu ka deklaruar ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi para gjykatësit.

Thaciiii
Thaciiii

Pas leximit të akt akuzës nga prokuroria janë pyetur dhe ish-liderët e tjerë të UÇK-së Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Hageee
Hageee

“E shpreh pakënaqësinë time për një vonesë 2 vite e gjysmë, por ju falënderoj. Deklarohem tërësisht i pafajshëm”, tha Veseli.

 

 

Veseliii
Veseliii

“Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, deklaroi Selimi.
“E kam të vështirë të kuptoj akuzën dhe mënyrën si është përpiluar kjo akuzë. Nuk kam asnjë lidhje me asnjërën nga pikat që i lexoi prokurorja para pak minutash. Akuzën e kuptoj siç është, por nuk pajtohem me të, pasi nuk mbaj asnjë përgjegjësi për çfarë flet akuza. Plotësisht i pafajshëm”, deklaroi Krasniqi.

 

Krasniqii
Krasniqii

Prokuroria: Të pandehurit kanë personalisht përgjegjësi penale për krimet
Prokuroria e Specializuar ka nisur deklaratën hyrëse. Prokurori po lexon pikën 176 dhe 177 të aktakuzës së plotësuar që flet për përgjegjësinë e tyre të dyshuar penale për pikat e aktakuzës.

 

Paraprakisht, mbrojtja dhe Prokuroria janë pajtuar që në këtë seancë të mos lexohet e gjithë aktakuza, por vetëm disa pjesë të saj.

Prokuroria pretendon katër ish-krerët e UÇK-së dhe ish-pjesëtarë të tjerë, kanë qenë pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”.

Prokuroria tha se të pandehurit kanë “personalisht përgjegjësi penale” për dhjetë pikat e aktakuzë.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prej nëntorit të vitit 2020, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, gjenden në paraburgim në Hagë të Holandës.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, me seli në Hagë, janë krijuar pas votimit më 2015 nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ky institucion, që njihet edhe si Gjykata Speciale, heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Në aktakuzën e Prokurorit të Specializuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përmenden 40 lokacione ku dyshohet se u kryen krime.

Po ashtu, aty përmenden më shumë se 400 persona që dyshohet se janë ndaluar jashtëligjshëm, 102 të vrarë dhe 20 të zhdukur.bw

Nis gjykimi për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, kanë dalë sot para Gjykatës Speciale në Hagë, ndërsa akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prej nëntorit të vitit 2020, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, gjenden në paraburgim në Hagë të Holandës.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, me seli në Hagë, janë krijuar pas votimit më 2015 nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ky institucion, që njihet edhe si Gjykata Speciale, heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Në aktakuzën e Prokurorit të Specializuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përmenden 40 lokacione ku dyshohet se u kryen krime.

Po ashtu, aty përmenden më shumë se 400 persona që dyshohet se janë ndaluar jashtëligjshëm, 102 të vrarë dhe 20 të zhdukur.bw

Sulmohen disa policë në Mitrovicë të Veriut

Fotografi ilustruese. Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.

RFE/RL

Në orët e hershme të së dielës, 2 prill, një mjet shpërthyes është hedhur në drejtim të zyrtarëve policorë në Mitrovicë të Veriut, sipas një komunikate të lëshuar nga Policia e Kosovës.

Policia thotë se sulmi është kryer rreth orës 2:20 të natës “nga persona deri tani të panjohur”, ndërsa shton se mjeti shpërthyes i hedhur në rrugën “Ivo LlolaRibar”, tek Qendra e kontrollimit teknik të automjeteve, dyshohet të jetë shok bombë.

Sipas njoftimit, Prokurori i shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve për këtë rast si “sulm ndaj personit zyrtar”.

Në komunikatën e Policisë nuk bëhet e ditur për gjendjen dhe numrin e policëve të sulmuar.

Ky incident vjen pas disa rasteve të raportuara për djegie të veturave me targa RKS në veri të Kosovës, zonë e banuar me shumicë serbe.

Mbrëmjen e së shtunës, 1 prill, Policia e Kosovës lajmëroi se e kishte arrestuar një person për pjesëmarrje në një sulm ndaj një njësie të Policisë së Kosovës, “pjesëmarrje apo organizim të grupit të organizuar kriminal”, “vrasje në tentativë”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj zyrtarit gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Pas këtij arrestimi, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës e mbështetur nga Beogradi zyrtar, e cilësoi arrestimin në Mitrovicë të Veriut si “vazhdim të keqtrajtimit të popullit serb” dhe paralajmëroi se nëse i arrestuari nuk lirohet, do të shkaktohet “reagimi nga serbët”.

“Për ta sqaruar, kjo nuk do të jetë ndonjë paralajmërim, por një kryengritje e përgjithshme për ta ndalur shtypjen e Albin Kurtit ndaj qytetarëve të pafajshëm”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.

Edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka reaguar duke e akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se “po shkakton kaos dhe po krijon një krizë të re”.

Djegia e veturave ka filluar vitin e kaluar, kur nisi procesi i ri-regjistrimit të veturave me targa KM në targa RKS. Targat KM lëshohen nga autoritetet e Serbisë dhe Kosova i konsideron ilegale.

Ky proces shkaktoi tensione në terren. Fillimisht, më 31 korrik u ngritën barrikada për këtë çështje, e më pas në nëntor serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në veri shkaku i suspendimit të drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili refuzoi ta zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrim në targa RKS.

Ndërkohë, Kosova dhe Serbia, me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare, në fund të nëntorit të vitit të kaluar arritën një marrëveshje për targat, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Kosova pranoi të pezullojë procesin e ri-regjistrimit ndërsa Serbia u pajtua të mos lëshojë targa të reja për makinat që qarkullojnë në Kosovë.

Vlerësohet se në veri të Kosovës janë rreth 10.000 vetura të regjistruara me targa KM.

Ambasadorët e SHBA-së dhe Gjermanisë reagojnë pas djegies së veturave në veri

Një zyrtar i Policisë së Kosovës në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë. 1 shtator 2021.

RFE/RL

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se vendi i tij dënon “djegien kriminale të veturave në veri të Kosovës”.

“Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi që t’i mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë llogaridhënie për këto akte kriminale”, ka shkruar ai në Twitter.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rode, shkroi se pse Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk i dënoi incidentet në komunat në veri.

“Është shumë shqetësuese që Lista Serbe nuk e dënoi përsëri djegien e veturave të qytetarëve. Të gjithë duhet të jenë të bashkuar në dënimin e kësaj praktike”, shkroi ai në Twitter.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, më pas deklaroi se këto pohime të ambasadorit gjerman janë të pasakta, ngase si tha ai, së bashku me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, e kanë dënuar djegien e veturave në veri.

Më herët, më 2 prill, në një konferencë për media, Simiq tha se djegia e veturave me targa të Kosovës është “e papranueshme”.

Mbrëmjen e së shtunës janë djegur tri vetura në Leposaviq, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës. Dy prej veturave ishin me targa RKS, ndërsa njëra me targa të Beogradit.

Më 1 prill, Policia e Kosovës njoftoi se e kishte arrestuar një pjesëtar të komunitetit serb në Mitrovicën e Veriut nën dyshimin se, ndër të tjera, ka marrë pjesë në djegien e një veture.

Pas këtij arrestimi, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës e mbështetur nga Beogradi zyrtar, e cilësoi arrestimin në Mitrovicë të Veriut si “vazhdim të keqtrajtimit të popullit serb” dhe paralajmëroi se nëse i arrestuari nuk lirohet, do të shkaktohet “reagimi nga serbët”.

Djegia e veturave ka filluar vitin e kaluar, kur nisi procesi i ri-regjistrimit të veturave me targa KM në targa RKS. Targat KM lëshohen nga autoritetet e Serbisë dhe Kosova i konsideron ilegale.

Ky proces shkaktoi tensione në terren. Fillimisht, më 31 korrik u ngritën barrikada për këtë çështje, e më pas në nëntor serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në veri shkaku i suspendimit të drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili refuzoi ta zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrim në targa RKS.

Ndërkohë, Kosova dhe Serbia, me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare, në fund të nëntorit të vitit të kaluar arritën një marrëveshje për targat, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Kosova pranoi të pezullojë procesin e ri-regjistrimit ndërsa Serbia u pajtua të mos lëshojë targa të reja për makinat që qarkullojnë në Kosovë.

Vlerësohet se në veri të Kosovës janë rreth 10.000 vetura të regjistruara me targa KM.

Arrestohet një serb në veriun e Kosovës – reagojnë Lista Serbe dhe Beogradi

VOA

Policia e Kosovës tha se arrestoi një pjesëtar të komunitetit serb në veriun e vendir nën dyshimet për përfshirje në sulm ndaj policisë dhe pronës së qytetarëve në zonë, duke nxitur reagimin e zemëruar të përfaqësuesve politikë serbë dhe të Beogradit.

Policia tha se i arrestuari i lindur në vitin 1987, dyshohet për përfshirje në një sulm me armë zjarri ndaj njësisë së Policisë së Kosovës dhe plagosjen e dy pjesëtarëve të saj.

Në njoftimin e policisë thuhet se kundër tij ishte ngritur kallëzim penal për veprat penale “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal”, “vrasje në tentativë”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Ai është i dyshuar edhe për djegien e disa makinave në rajonin e Zubin Potokut, të cilat kishin targa të Republikës së Kosovës. Gjatë tri ditëve të fundit të paktën 8 makina me targa të Kosovës, pronë e pjesëtarëve të komunitetit serb, janë djegur në veriun e vendit.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, shkroi në rrjetet sociale se “djegia e veturave të qytetarëve tanë në veri e orkestruar nga Beogradi me qëllim të shkaktimit të frikës tek qytetarët tjerë është pa dyshim akt i rëndë kriminal”.

Lista Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës e mbështetur nga Beogradi, e cilësoi arrestimin “vazhdim të keqtrajtimit të popullit serb” dhe paralajmëroi reagime nëse nuk lirohet i arrestuari.

“Për ta sqaruar, kjo nuk do të jetë ndonjë paralajmërim, por një kryengritje e përgjithshme për ta ndalur shtypjen e Albin Kurtit ndaj qytetarëve të pafajshëm”, thuhet në një deklaratë të kësaj liste.

Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti “po krijon një krizë të re”.

“Kurti po përpiqet në çdo mënyrë të mundshme, përmes forcave të tij, të shkaktojë tensione në veri të Kosovës, për të nxitur reagimin e serbëve, të cilët më pas do t’i akuzonte për përshkallëzimin potencial të situatës në terren, vetëm për të shmangur detyrimet nga Ohri sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, thuhet në një reagim të kësaj zyre e cila nuk ka komentuar djegien e makinave në veri.

Ky është rasti i parë i arrestimit në lidhje me djegien e makinave, që nuk ishin të rralla edhe gjatë vitit të kaluar mes tensioneve në veriun e Kosovës lidhur me përdorimin e targave të makinave.

Beogradi dhe përfaqësuesit e serbëve në komunat veriore të Kosovës nuk u pajtuan me vendimin e qeverisë së Kosovës që të gjitha makinat me targa të lëshuara nga Serbia të ri regjistrohen dhe të marrin targa me shenjën RKS.

Me 23 nëntor shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se u arrit pajtimi që “Serbia të ndërpresë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me ri regjistrimin e makinave”.

Bashkimi Evropian tha se sipas pajtimit të arritur ne Bruksel, se Kosova duhet të përmbahet nga çfarëdo veprimi ndaj atyre pronarëve që kanë targat KM dhe “të mbajë status quo-në derisa të mos arrihet një zgjidhje më e qëndrueshme në dialog. Kjo, po ashtu, do të thotë që Serbia të mos lëshojë targa të reja me shkurtesën KM”.

Djegiet e fundit u dënuan edhe nga diplomatët perëndimorë në Prishtinë të cilët bënë thirrje për vënien e autorëve para drejtësisë.

Kosova dhe Serbia pritet të takohen gjatë muajit prill në Bruksel në nivel kryenegociatorësh e më pas edhe të udhëheqësve politik për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

Më 18 mars në Ohër, udhëheqësit e të dyja vendeve u pajtuan të zbatojnë një plan të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve, që është kusht për përmbushjen e aspiratave të tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Plani evropian për të cilin palët u pajtuan më 27 shkurt në Bruksel kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ai kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë. Plani parasheh edhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, përfshirë atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

​Kurti: 106 persona në Pastasellë u vranë veç pse ishin shqiptarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në zbulimin e pllakës përkujtimore të dëshmorëve dhe martirëve të rënë në Masakrën e Pastasellës, në komunën e Rahovecit, ka thënë se i denoncojmë forcat serbe, pasi 106 persona të këtij fshati u vranë vetëm për shkakun se ishin shqiptarë.

“Ende ka persona të zhdukur nga kjo masakër, që familjarët ende nuk dinë asgjë për ta. Kishin planifikuar si teknikë dëbimi nëpërmjet vrasjeve masive të civilëve të pafajshëm, si fëmijë të moshës 13 vjeçare e pastaj të rritur e të moshuar, fillimisht filluan me fëmijë që prindërit t’i shohin fëmijët e tyre që po vriteshin në sy të tyre”, ka thënë ai, në ceremoninë përkujtimore në nder të 24 vjetorit të kësaj masakre.

Në këtë ceremoni kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka theksuar se shqiptarët ndodheshin në dhunë të egër dhe të pa armatosur.

“Ushtria Çlirimtare erdhi si shpëtim për ne, vorbulla e luftës përfshiu qindra njerëz, u përballen me fatin e tyre tragjikë, por duke lënë plagë të mëdha. Ende me kujtohen pamjet e rënda, gjymtyrët e tyre, organet e nxjerra nga trupat e më të dashurve tanë të gjuajtura në lum”, ka deklaruar ai.

Latifi ka përmendur edhe bashkëluftëtarët që po mbahen padrejtësisht në Hagë dhe ftoi të gjithë qytetarët ta dalin në protestë më 2 prill.

Përfaqësuesi i fshatit Pastasellë, Afrim Krasniqi, ka theksuar se mijëra të ikur nga fshatrat e tjera përreth, gjetën strehim në fshatin e tyre, edhe pse vet ata si fshat ishin në gjendje të mjerueshme dhe me 106 persona të vrarë e të masakruar.syri.net

Kurti: S’kam ndryshuar qëndrim për Ballkanin e Hapur

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me qëndrimin e tij ndaj nismës ‘Ballkani i Hapur’.

Kurti ka thënë se nuk mund ta mbështesë një iniciativë të tillë, e cila sipas tij, nuk ka as platformë, as kontratë themelore, as strategji as plan veprimi.

“Nuk kam qëndrim tjetër. Ballkani i Hapur, me sa e di unë as website nuk ka. Pra, është një iniciativë që nuk ka as platformë, as kontratë themelore, nuk ka as strategji, as plan veprimi”, ka thënë ai.

Shefi i Qeverisë ka deklaruar se ‘Ballkani i Hapur’ nuk është sipas rregullave të Bashkimit Evropian dhe nuk ka financim nga BE-ja.

“Nuk është sipas rregullave të Bashkimit Evropian, nuk e ka financimin e Bashkimit Evropian dhe unë nuk mund ta mbështes një iniciativë të tillë”, ka thënë Kurti në një intervistë në Rubikon.

Kujtojmë se në kuadër të nismës ‘Ballkani i Hapur’, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur një sërë marrëveshjesh, që thuhet se kanë për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.

Marrëveshjet, mes tjerash, përfshijnë lëvizjen e qytetarëve të tyre me letërnjoftime, bashkëpunim në lehtësimin e importit dhe eksportit të mallrave, si dhe një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për qasje të lirë në tregun e punës.

Tre nismëtarët e “Ballkanit të Hapur”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e kanë ideuar këtë koncept në vitin 2019 me qëllim të, siç është thënë, krijimit të një zone të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor. syri.net

Marrëveshja e Ohrit, Haradinaj: Fituam njohjen ‘de fakto’ nga Serbia, Kosovës iu hap rruga për NATO

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj thotë se me ujdinë e fundit në Ohër, Kosovës i është hapur rruga drejt anëtarësimit në NATO.

Haradinaj në RTV Dukagjini ka thënë se nuk cenohet rendi kushtetues me marrëveshjen e fundit.

“Nuk e kemi marrë njohjen bilaterale me Serbinë, por nuk na është kërkuar ndonjë kompensim i ri jashtë kushtetutës apo ligjeve të vendit. Nuk jemi fitues absolut pasi na duhet edhe njohja bilaterale. E kemi njohjen de fakto nga Serbia, derisa kemi njohjen edhe de-jure në planin ndërkombëtarë pasi kemi ndarje nga Serbia përjetësisht dhe kemi agjendën evropiane dhe euroatlantike”, tha ai, përcjell telegrafi.

I pari i AAK-së duke folur për pikën 7 të marrëveshjes së Ohrit, thotë se me rëndësi nuk preket Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës.

“Vetëmenaxhimi edhe sot mund të ekzistojë në kuadër të qeverisjes komunale në Shtërpcë, Graçanicë apo diku tjetër. Edhe ajo është vetmenaxhim pasi ata vemenaxhojnë me përgjegjësitë komunale që kanë në komunë, mirëpo nuk shoh rreziqe tjera”.

Haradinaj thotë se AAK e ka kundërshtuar Asociacionin deri në vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata e ka kornizuar se si do të jetë Asociacioni. Ne pas asaj dite nuk kemi kundërshtuar pasi kemi thënë se Asociacioni duhet të bëhet sipas vendimit të Gjykatës. Të dalësh kundër vendimit të Gjykatës është sikurse të dalësh kundër vendit tënd”, deklaroi tutje Haradinaj.

“Duke ndjekur fluturat”, roman i ilustruar për fëmijë, promovohet në Prishtinë Nga Iliriana Pylla

Shefi i Misioni të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ,Lars-Gunnar Wigemark pjesëmarrës në këtë promovim të veçantë

 

Në bibliotekën “ Pjetër Bogdani” në Prishtinë është bërë përurimi i librit “Duke ndjekur fluturat” i autores Mihane Hoxha.

Ky libër është një prozë për fëmijë në formën e romanit grafik i shoqëruar me ilustrime dhe i shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze. Ka subjekt një fabulë që përkon me edukimin e nxënësve për rolin e policisë në sigurinë e njerëzve e posaqërisht fëmijëve.

Kështu autorja kësaj radhe ka zgjedhur të na vijë me një tjetër dhuratë tashmë për të vegjlit, vepër që sipas njohësve të fushës është e vetmja e këtij lloji në Kosovë, roman i ilustruar për fëmijë.
Flora Peci, redaktore e librit tha se utorja përmes një personazhi fëmijë i shfaq kujtimet e veta nga fëmijëria duke na ofruar dashuri ndaj natyrës, të parëve tanë dhe duke ardhur në fëmijërinë e sotme jep mjaft mesazhe. “Të shkruar për fëmijë është ndjesi e veqantë por edhe madhështi. Ajo u’ a servirë fëmijëve një mesazh relevant për sjelljet dhe bindjet e tyre si dhe besimin dhe dashurinë ndaj policisë së Kosovës, gjë që fëmijët hezitojnë pak dhe kanë frikë ndaj uniformës”, ka thënë Peci.

Ndërsa Don Lush Gjergji në fjalën e tij ka thënë se e la lexuar librin dhe është kënaqur me vizionin dhe përshkrimin e autores duke thënë se ajo është si bleta në kërkim të nektarit, për ta dhënë mjaltin që janë veprat e saj.


“Ajo është “Shqiponja” që fluturon në qiellin e lartë, por edhe “Urithi” që gjurmon rrënjët e lashta dhe aktuale, me shpirtin e saj të dëlirë dhe të mirë, me mendjen e saj të ndritur, me zemrën e saj të madhe me shumë frymëzim dhe plot dashuri. Mihane Hoxha është shkrimtare dhe poete, sepse si e tillë jeton dhe krijon, apo krijon dhe jeton, për veten e saj, por edhe për të gjithë ne. Përshkrimet e saj në këtë botim janë poetike, filmike dhe idilike, si për shembull jeta në fshat, në familje, gjyshi, gjyshja, toka, jeta e sotme, policët shqiptarë, ata na ruajnë nga rreziku,të udhëzojnë”, ka thënë Gjergji.

Politikani, njëherit ish-drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, në fjalën e tij shprehu konsideratë të lartë për autoren Mihane Hoxha, duke e falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen që i ka bërë Policisë së Kosovës edhe përmes veprave të mëparshme e edhe në këtë të fundit.” Hana ka vite që është njëra ndër bashkëpunëtoret më të rëndësisme më të mira të policisë së Kosovës dhe unë ndihem shumë krenar. Autorja e di që nuk do të ndalet dhe ky është vetëm fillimi, e di që ka elan e përkushtim të madhe e që të vazhdojë më tutje”, është shprehur Qalaj.

Shefi i Misioni të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) Lars-Gunnar Wigemark pjesëmarrës në këtë promovim të veçantë është shprehur i lumtur që një grua ka arritur të përçojë mesazhe pozitive për njerëzit në uniformë përmes librit. “Policia në Kosovë është një prej institucioneve më të respektuara. Si shef i EULEX-it jam shumë i lumtur që kemi bashkëpunim të mirë me policinë e Kosovës dhe që këtij institucioni i ipet hapësirë edhe në krijimtari”, ka thënë mes tjerash Wigemark.


Në fund të promovimit të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua edhe vet autorja e kësaj ngjarje, Mihane Hoxha, e cila bëri të ditur edhe detaje nga libri.

Ajo tha se “Duke ndjekur fluturat”, është nxitur nga preokupimi i saj aktiv dhe përcjellja e aktiviteteve dhe punës fisnike që bën policia e Kosovës për sigurinë dhe rendin në vend. Libri provon, që, nëpërmjet një fabule letrare të shkurtër me personazhe, fëmijë, prindër si dhe policë, të zbulojë se sa i rëndësishëm është misioni i policisë dhe falënderimi që ne duhet ta kemi për punën e përkushtimin e tyre për të na mbrojtur në të gjitha raste, madje edhe në rastet e pakujdesive tona rastësore, ka thënë Hoxha.

“Po e provoja veten për herë të parë në zhanrin e prozës letrare dhe atë të prozës së shkruar letrare duke pasur në mendje gjatë gjithë kohës që me fjalë të shkurtëra, fjali pas fjalie të rrëfeja një ngjarje jetësore të pa shkëputur. Po e provoja veten në romanin grafik për të cilin e kisha idenë që në fillim për të qenit atraktiv të një libri për fëmijë, por ta realizuar si të tillë më duhet të bëja një bashkëautor sepse pjesën e grafikës e ilustrimeve nuk e njihja dhe me këtë rast e dija se me kë të bashkëpunoja, ishte kolegu dhe miku im Ridvan Slivova. Ai ka punuan me frymëzim, devocion e mjeshtëri për ti dhënë këtij libri emocionin e ngjyrave, vijave e karaktereve sa që i ka dhënë librit pamje unike për tu mbajtur mend me imazhete tij”. Hana më tej ka thënë se puna e saj e gjatë për ta promovuar punën dhe sakrificën e policisë së Kosovës po kurorëzohet në një vepër letrare narrative. Policia e Kosovës ka qenë dhe vazhdon të jetë jo vetëm një ndër institucionet më kredibile në Kosovë, por edhe një segment i sigurisë rajonale.

Dy vjet më parë Hana ka promovuar tri libra,“Zërat e kohës sime”, “Policia e Kosovës përmes aktiviteteve edukativo-kulturore” dhe “Ngjyra malli”.

Albin Kurti: Do të ketë vetëmenaxhim për komunitetin serb, jo për komunat

Kryeministri Albin Kurti, e ka mohuar se vetëmenaxhimi ka të bëjë, me vetëqeverisje apo vetëadministrim të komunitetit serb.

Vetëmenaxhimi sipas tij nuk është territorial dhe se ka të bëjë me komunitetin serb.

“Vetëmenaxhimi i përket neni 7, thotë vetëmneaxhim për komunitetin serb jo për komunat, nëse vetëmenaxhimi do të ishte te komunat, do të kishte bënte me vetëqeverisjen lokale. Vetëmenaxhimi nuk ju referohet serbëve në territorin ku banojnë por në identitetin që kanë”, ka thënë ai.

Më tej për marrëveshjen me Serbinë, ai tha se është platformë solide për të ecur përpara.syri.net

Albin Kurti: Ekipi i NATO-s në FSK na mundëson anëtarësimin në aleancë

Ministria e Mbrojtjes sot ka mbajtur ceremoninë e pranim-dorëzimi të detyrës së drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT).

Me këtë rast gjeneral brigade Ralf Peter Hammerstein ka marrë detyrën e drejtorit të NALT nga gjeneral brigade Joachim Hoppe, i cili e ka drejtuar NALT që nga prilli i vitit 2022 teksa e pranishme ishte edhe shefja e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, theksoi se Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, na mundëson të ruajmë sigurinë tonë aktuale dhe të sigurojmë një të ardhme drejt Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimit në NATO.

“Mbështetja nga NALT dhe në veçanti nga Gjenerali Hoppe, në hartimin e tre ligjeve bazë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, themelimin e komisionarit parlamentar për FSK-në dhe bashkëpunimin e ngushtë në përmirësimin e procesit të rekrutimit ishte vendimtare për përmirësimin efektiv të mbikëqyrjes demokratike civile të Forcës”, tha Kurti.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në fjalën e tij, tha se kontributi i Gjeneralit Hoppe kanë ndihmuar në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës, duke kontribuar në sigurinë e përgjithshme të rajonit dhe komunitetit më të gjerë ndërkombëtar.

Nga ana e tij, drejtori i ri i NALT, gjeneral brigade, Ralf Peter Hammerstein, u shpreh falënderues për mirëseardhjen e ngrohtë në Kosovë dhe theksoi se do të ruajë mbështetjen e NALT-it për organizatat e sigurisë në Kosovë duke vazhduar të ndërtojë më tej mbi përpjekjet e pararendësit të tij.

Në këtë ceremoni Shefja e Operacioneve Aktuale, Divizionit të Operacioneve të SHP të NATO-s, Ariella Viehe e dekoroi Gjeneralin Hoppe me medalje të NATO-s.

Gjithashtu, Gjenerali Hoppe u dekorua me medaljen për “Shërbim të shquar” nga Mehaj si dhe me medaljen për “Shërbim vetëmohues” nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major, Enver Cikaqi.

Që nga gushti i vitit 2016, misioni i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s është që të mbështesë zhvillimin e mëtejmë të organizatave të sigurisë në Kosovë, sipas mandatit të tyre origjinal.

PSD proteston kundër themelimit të Asociacionit

RFE/RL

Partia Socialdemokrate (PSD) ka protestuar kundër Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që liderët e dy shteteve arritën nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj, tha se kjo marrëveshje paraqet “një faqe të keqe”, teksa akuzoi Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, se është dorëzuar për të krijuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që sipas tij, do t’i jap autonomi komunitetit serb në Kosovë.

“Askush në Kosovë nuk beson se duhet të krijohet entitet politik, paralel e etnik. Andaj, besojmë se duhet të vazhdojmë përpjekjet tona për të ndalur Qeverinë, e cila është e qartë se u dorëzua para nevojës për të mbajtur pushtet”, tha Molliqaj, në protestën para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Më 27 shkurt në Bruksel, Kosova dhe Serbia u pajtuan për Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes shteteve, apo siç njihet ndryshe edhe si propozimi evropian. Më 18 mars, palët u pajtuan në Ohër për aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Në tekstin e marrëveshjes, neni 7 përmend sigurimin e një “niveli të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”, që sipas Molliqajt nënkupton themelimin e Asociacionit.

Kryeministri Kurti edhe në kohën kur ka qenë në opozitë e ka kundërshtuar themelimin e Asociacionit, që ai e ka quajtur ‘Zajednica’, duke argumentuar se rrezikon që në Kosovë të krijohet një Republika Sërpska, sikurse në Bosnjë e Hercegovinë.

Megjithatë, Kurti ka thënë se fjala vetëmenaxhim nuk mund të barazohet me Asociacion.

“Tani që ka vendosur ta themelojë Asociacionin, nuk po e quan më as ‘Zajednicë’, as Asociacion, por po pretendon ta quajë vetëmenaxhim. Nuk ka emër që e zëvendëson atë që po i ndodh Kosovës. Ajo që po i ndodh Kosovës është e qartë: është autonomi territoriale, etnike për komunitetin serb në Kosovë. Dhe po ashtu, zona të veçanta me karakter ekstraterritorial përreth kishave dhe manastireve ortodokse”, tha Molliqaj.

Në protestën e organizuar të shtunën nga PSD-ja, që nuk është parti e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës, morën pjesë dhjetëra persona. Protestuesit zëvendësuan flamujt e Kosovës, të vendosur te ndërtesa e Qeverisë, me flamuj të bardhë, për të simbolizuar “dorëzimin” me pranimin e Marrëveshjes së Ohrit. Po ashtu, PDS lëshoi tym të zi drejt ndërtesës së Qeverisë, për të treguar, siç tha, “zymtësinë” që ka sjellë Qeveria Kurti.

Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të Brukselit kanë arritur dy marrëveshjes për Asociacionin, më 2013 dhe 2015. Megjithatë, më 2015 Gjykata Kushtetuese tha se marrëveshja duhet të harmonizohet, pasi disa pika të saj nuk janë në harmoni me aktin më të lartë juridik të shtetit.

Kosova dhe Serbia më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut arritën pajtim për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit.

Palët nuk e nënshkruan marrëveshjen, por BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se pavarësisht se nuk është nënshkruar, ajo është marrëveshje e obligueshme për palët.

Marrëveshja, prej 11 nenesh, nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë. Megjithatë, dokumenti kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Dokumenti kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

QUINT-i: Keqardhje që Lista Serbe nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për zgjedhjet në veri

RFE/RL

Vendet e QUINT-it (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia) njoftuan se zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës janë në përputhje me ligjet dhe shprehën keqardhjen që Lista Serbe nuk e ka shfrytëzuar “të drejtën demokratike për marrin pjesë në to”.

“Presim që organet kompetente të veprojnë profesionalisht”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Vendet QUINT-it u bënë thirrje “të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën që mund të prishë zgjedhjet”.

Lista Serbe, partia udhëheqëse e serbëve të Kosovës, refuzon të marrë pjesë në zgjedhje, me arsyetimin se kërkesat e tyre për kthimin në institucionet e Kosovës – formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe largimin e njësive speciale të Kosovës nga veriu – nuk janë plotësuar.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut janë shpallur për 23 prill, pasi kryetarët nga Lista Serbe kanë dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të zbatuar procesin e riregjistrimit nga targat serbe në ato të Kosovës.

Këto zgjedhje lokale tashmë janë shtyrë një herë në dhjetorin e kaluar, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare. Edhe atëherë Lista Serbe refuzoi të merrte pjesë, ndërkaq, në prag të përgatitjes së procesit zgjedhor, u regjistruan disa incidente, ku u përdorën armë zjarri dhe granata dore.

Më 23 mars, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të respektojnë Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve dhe Aneksin për zbatimin e saj.

N një komunikatë për media, ajo theksoi se zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale tashmë janë shtyrë një herë dhe ftoi Listën Serbe që të marrë pjesë në zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen më 23 prill.

Gjithashtu, ajo u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të shtyjnë afatin për paraqitjen e kandidaturave.

Afati për paraqitjen e kandidaturave ka kaluar më 22 mars.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka bërë të ditur se nuk ka aplikime të reja, por se vetëm është konfirmuar kandidatura e atyre që kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 18 dhjetorit. Kjo do të thotë se janë gjithsej 11 kandidatë nga katër subjekte politike, prej të cilëve vetëm dy janë të komunitetit serb.

Që nga viti 2013, kur u formua Lista Serbe me mbështetjen e Beogradit, pothuajse në të gjitha zgjedhjet e Kosovës, ajo ka marrë mbi 90 për qind të votave të votuesve nga radhët e komunitetit serb.

Mirëpo, misioni vëzhgues i Bashkimit Evropian, në raportet e tij pas zgjedhjeve, rregullisht konstaton se Lista Serbe “e ka monopolizuar jetën politike në mesin e serbëve të Kosovës”, dhe se janë regjistruar raste të frikësimit, përkatësisht, se votuesve u është bërë presion nga kandidatët dhe aktivistët e Listës Serbe.


Send this to a friend