VOAL

VOAL

Rreth 20 familje nga Kosova duan të jetojnë në Siri

Arton Konushevci

Krahas shkuarjes së rreth 300 qytetarëve nga Kosova në luftërat e huaja në Siri e Irak, për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtarisht të shpallura si terroriste, interesim për të udhëtuar dhe jetuar në ato vende kanë shprehur edhe disa familje nga Kosova.

Kështu kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Në Drejtorinë kundër Terrorizmit në Policinë e Kosovës thonë se janë duke punuar aktualisht në identifikimin, parandalimin dhe hetimin e rasteve të tilla të dyshuara.

Shefi i Inteligjencës në Drejtorinë Kundër Terrorizmit, Blerim Rama tha se deri më tash janë identifikuar rreth njëzet familje që kanë dashur të shkojnë në Siri dhe Irak.

“Nuk është numri i madh i cili është duke tentuar të shkojë, por në krahasim me vitet 2013/2014, kur personat kanë shkuar me qëllim të luftimit, tash ka ndryshuar pak ky organizim dhe tash janë të interesuar të shkojnë bashkë me familje, gjë që është shqetësuese nëse shkojnë”.

“Dihet se nga Siria po ikin shumë fëmijë, pleq dhe gra, kurse nga Kosova jo numër i madh tentojnë të shkojnë atje me gra dhe fëmijë. Në vitin 2015 ka qenë një numër nën njëzetë”, tha Rama.

Që nga viti 2012 e deri më tash, numri i shqiptarëve nga Kosova që i janë bashkuar organizatave ndërkombëtarisht të njohura si terroriste, në Siri dhe Irak, është rreth 300 syresh.

Rreth 50 prej tyre janë deklaruar të vrarë gjatë luftimeve atje.

Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti Kundër Terrorizmit, u ka bërë thirrje institucioneve, organizatave të ndryshme dhe të gjitha familjeve që të jenë të kujdesshme dhe të mbrojnë të afërmit e tyre që të mos bien pre e propagandave të ndryshme për të shkuar në Siri apo Irak.

“Policia e Kosovës është e orientuar në identifikim të personave të cilët kanë për synim të jenë pjesë në zonën e konfliktit në Siri apo Irak, përkatësisht të jenë pjesë e organizatave tash të shpallura terroriste IS apo Al-Nusra”, tha Rama.

Institucionet e Kosovës kanë miratuar Ligjin me të cilin sanksionohet pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja. Po ashtu, Kosova ka edhe “Strategjinë Nacionale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që Shpie në Terrorizëm”.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Burim Ramadani, njohës i çështjeve të sigurisë, tha për Radion Evropa se vetëm me ligj dhe strategji nuk ndalohet përhapja e një ideologjie të tillë ekstremiste.

Ramadani thotë se joshja e të rinjve dhe familjeve për t’ju bashkuar grupeve ekstremiste në Siri dhe Irak është një nga problemet kryesore që duhet të përballet shteti dhe shoqëria në tërësi.

“Ky është problem i theksuar në dy faktorë; atë që quhet faktor shtytës dhe faktor tërheqës… problemi në Kosovë ka të bëjë edhe me faktorët shtytës, që kryesisht kanë të bëjnë me nivelin e keq të qeverisjes, numrin e madh të rasteve të njerëzve në varfëri dhe po ashtu edhe në uljen e kushteve të jetesës, pra kriza politike edhe kriza shoqërore në tërësi”.

“Definitivisht edhe niveli i lartë i korrupsionit është në mesin e faktorëve shtytës, ku sidomos të rinjtë dhe familjet e reja, që u mungon perspektiva [kanë interesim për ato vende]”, tha Ramadani.

Në një përgjigje me shkrim nga Prokuroria Speciale e Kosovës për Radion Evropa Lirë, thonë se “gjatë viteve 2014-2015 janë pranuar 57 raste me 226 persona, të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të terrorizmit”.

“Prej tyre, 16 raste me 29 persona janë në fazën preliminare të hetimeve. Po ashtu gjatë viteve 2014-2015 janë zhvilluar hetimet ndaj 190 personave, janë ngritur aktakuza kundër 62 personave”.

Prokuroria ka treguar po ashtu se janë pezulluar hetimet ndaj 39 personave, kurse janë pushuar hetimet ndaj 21 personave, dhe është hedhur një kallëzim penal ndaj 1 personi, derisa ndaj 3 të miturve është bërë propozimi për shqiptimin e masës edukative.

Në fillim të këtij viti në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Policia e Kosovës pati arrestuar dy persona, nën dyshimin për pjesëmarrje në grupe terroriste.

Policia ka thënë se për një vit, deri në një vit e gjysmë, dy personat e arrestuar dyshohen të kenë qenë pjesë e të ashtuquajturit Shtet Islamik në Siri dhe Irak.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e krimeve të rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan u ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy shtetasve të Kosovës, të dyshuar për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.


Arton Konushevci

[email protected]

Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka një fëmijë.

Shpalosje kujtimesh në 5 vjetorin e vdekjes së publicistit Nazmi Lukaj – Nga Skënder MULLIQI

 

Janarët e acarët sikur po na përseritën. Muaji janar është muaj i tregjedive dhe krenarive kombëtare.Në këtë muaj vdiqën dhe  u vranë nga  pabesisht dhe tradhëtishtë shumë përsonalitete shqiptare të cilët lanë gjurmë të thella në historinë tonë. Në janar vdiq njeri ndër përsonalitet e rralla të kombit, presidenti historik i Kosovës, dr Ibrahim Rugova.Në janar u vranë heronjët, Smajl Hajdaraj dhe kolonel Tahir Zemaj… kësaj plejade të njerëzve eminent të kombit iu bashkangjitë edhe profesori, gazetari dhe publicisti i mirënjënjohur , Nazmi Lukaj. Është ky viti i pestë që kur iku nga kjo botë  një njeri me virtyte të larta njerëzore dhe atdhetare. Iku njeriu i mprehtë i penës. Iku nga kjo botë një publicisti i cili la gjurmë të pa shlyera  në publicistikën shqiptare. Ai punoi si profesor dhe paralelisht shkroi për shumë gazeta në Kosove dhe Shqipëri. La pas veti edhe kater libra të botuar .Vdekja ia ndau ëndrrat në mes.Ai kishte shumë plane të jetës. Së pari mendoi shumë për familjën e tij. Shumë i deshti fëmijët e vet , të cilët amanetin e babait po e realizojnë ashtu si duhet. Dinamika brenda personalitetit te tij , që shkelqeu edhe në shkrimet e tij, e pikëtoi emrin e tij si influencë të përhershme në publicistiken  shqiptare.Ai kishte vlera edhe si profesor për shumë vite në gjimnazin e Pejës. Ai ishte njeri i afertë dhe zemergjerë për të gjithë . Ai shquhej me shumdimenzonalitetin e tij. Ai shprehte respektin , urtësinë dhe dashurinë për  të gjithë.Me kalimin e kohës përsonaliteti i Nazmiut po merre përmasa më të mëdha,  që ai i kishte më të vërtetë.Nazmiu jetoi si simbol i menqurisë dhe urtësisë dhe e gjithë kjo rrezatoi në mënyren më të fuqishme në vitet  e tranzicionit të Kosovës.

Ate e shquajnë  gjithashtu shkrimet guximshme . Ishte i pakomromis ndaj atyre që vranë për motive politike . Shumë herë edhe ishte kërcënuar  por kurrë i pa përkulur , sepse ai besoi  në të drejtën e Zotit dhe të drejtën për të cilën u angazhua gjithë jetën. Ai ishte një misionar i kohës moderne.   Siguirisht së edhe ky 24 janar kur u shua jeta e Nazit, familja , shokët dhe dashamirët do ta përkujtojnë me pietet  figurën e madhe të  tij.  Nazmiu nuk iu mundon vëtem familjës, i mungon shokëve , i mungon Kosovës. Unë nuk e harrojë mikun sepse për të më lidhin shumë kujtime , shumë përjetime të përbashkëta për 10 vite më radhë . Jeta dhe vepra  sublime për atdhe dhe komb janë fanarë ndriques për shumë gjenerata. Ai është shembulli më i mirë së si duhet   atdheu dhe kombi. Gjthësesi Nazmi Lukaj mbetet zë i veqant  i publicistikës shqiptare. Do të mbetet  i pa harruar për shkrimet e mprehta e të qëlluara në kohë e hapësirë. Do të mbetet një zë i fuqishem  i cili mori guxmin qytetarë të kundërshotoi  të gjithë dukurit negative në shoqërinë tonë të re. E qëlluar ishte edhe thënja e tij  ‘Rugova është truri, kurse UÇK  zemra e Kosovës” .Shkrimet e tija ishin në frymën institucionaliste siq  ishte edhe vet.   Gjithmonë me pitet do të përkujtohet figura e Nazmi Lukes, fugura e tij e kohës moderne, pa nxitim, e matur mirë në qënësinë  e një burri  që vepra  e tij e mban lartë.  Ai qendroi stoik bindjeve  që i kishte. Bisedat me te , sigurisht së ishin më taban në rrafshin intelektual të cilën bota e kulturuar e ka të zakonshme. Nazmiu la pas një moral të lartë dhe vepër të madhe, të cilin e bënë gjithmonë ate të respektuar dhe të nderuar…

 

Pikëllim i madh në Cerrcë, tek molika e mbjellë nga Ibrahim Rugova – Nga Behlul Jashari*

Në vendlindjen e Presidentit historik Rugova, para 10 vitesh

PRISHTINË, 22 Janar 2006/ Pikëllim i madh ka rënë në vendlindjen e Presidentit Ibrahim Rugova, në Cerrcë të Istogut, te molika që ai kishte mbjellë në oborrin e shtëpisë, kur ishte tetë vjeç. Presidenti Rugova vdiq në moshën 61-vjeçare, molika vazhdon të rritet në vendlindjen e tij edhe pas 53 vjetëve.
Rreth asaj molike u tubuan njerëzit e fshatit, sapo morën lajmin për vdekjen e Presidenti dhe si në një vend të bekuar qëndrojnë të bashkuar edhe sot, kur kanë kaluar më shumë se 30 orë nga lajmi i hidhur.
“Me duart e veta e pat mbjellë këtë molikë”, thotë xhaxhai i Ibrahim Rugovës, Ali Rustë Rugova, njeriu që e rriti dhe e shkolloi dhe që sot pret ngushëllime. “A ende e paske molikën time?”, e kishte pyetur Rugova i lumtur xhaxhain në vizitën e fundit që i bëri vendlindjes.
Në luftën e fundit, forcat serbe dogjën e rrënuan shtëpitë e familjes Rugova. Aliu tregon me dorë andej ku tani nuk ka më shtëpi dhe thotë: “Në këtë vend ka lindur Ibrahimi, këtu e kemi pasur truallin e shtëpisë”.
Por historia e familjes Rugova është edhe më e hidhur. Vetëm një muaj pasi lindi, foshnja që e kishin quajtur Ibrahim, mbeti pa babanë: Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor 1944, ndërsa më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë i pushkatuan babanë, Ukë Rugovën dhe gjyshin, Rustë Rugovën. Ky i fundit ishte luftëtar i njohur kundër grupeve çetnike që kishin depërtuar gjatë Luftës II Botërore në krahinën e Rugovës.
“I kanë vra në Kullën e Popit. I vrau OZNA, UDB-ja. As sot nuk ua dimë eshtrat”, tregojnë njerëzit e familjes Rugova. Më e moshuara e Cerrcës, Rabë Rugova, mbi njëqind vjeçe, tregon edhe histori të tjera. “Uka, babai i Ibrahimit, ka pasë lindë pas gjashtë vajzave dhe ishte gëzim i madh për familjen e farefisin. Kur Ukën e vranë, për Ibrahimin u kujdes vëllau im, Aliu, si për djemtë e vet”.
Në Cerrcë tregojnë se plaka Rabë shpesh çohet edhe natën dhe e puth fotografinë e të nipit, President i Kosovës. Tregojnë edhe histori të tjera. Tregojnë se tek i biri, Uka, Ibrahim Rugova ka përtërirë emrin e të atit, Ukës së vjetër.
Bashkë me të tjerët, pret ngushëllime edhe Ajet Hasanaj, shok i fëmijërisë dhe i shkollës i Ibrahim Rugovës. “Ibrahimi ishte i gjithë Kosovës”, flet ai me dhembje të madhe për humbjen e madhe. “Kosova do shkojë përpara edhe pas Rugovës, se ka veprën e tij të madhe. Ibrahim Rugova do mbetet përgjithmonë President i Pavarësisë së Kosovës”, thonë njerëzit në Cerrcë, në vendlindjen e Presidentit Rugova.
Ne Foto: MOLIKA E MBJELLË NGA IBRAHIM RUGOVA

*(Ky shkrim u botua para 10 vjeteve nga ATSH)

Presidentja Jahjaga: Ndihemi që tashmë e kemi fituar Oscarin tonë

Presidentja Jahjaga në premierën e filmit Shok

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka falënderuar ekipin dhe stafin e filmit Shok, i cili është filmi i parë kosovar i nominuar për çmimin Oscar.

Premiera e këtij filmi është dhënë të shtunën në mbrëmje në Prishtinë, ku kanë marrë pjesë personalitete të larta të vendit dhe përfaqësues ndërkombëtarë.

Ngjarja në filmin Shok zhvillohet gjatë periudhës së luftës në Kosovë, ku dy shokë vënë në provë shoqërinë e tyre, gjatë luftës për mbijetesë.

“Për ekipin dhe stafin e filmit Shok: faleminderit që e përjetësuat rrëfimin tonë. Ndihemi që tashmë e kemi fituar Oscarin tonë”, ka shkruar presidentja Jahjaga në Facebook.

Filmi, me regji dhe skenar të Jamie Donoughue, është nominuar për çmimin prestigjioz Oscar në katergorinë e filmit më të mirë të shkurtër “Live Action Short Film”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të mbahet më 28 shkurt.

Kosovë: Kujtohet 117 vjetori i Lidhjes së Pejës

Thaçi, që njëherësh është edhe ministër i Jashtëm, ka thënë se kjo tregon se trevat tona gjithmonë kanë pasur patriotë dhe se pavarësia e demokracia që gëzojmë sot është fryt i luftës për liri të shumë gjeneratave.

“Lidhja e Pejës e formuar në 1899 në modelin e asaj të Prizrenit, me në krye Haxhi Zekën, pas shumë vendimeve të rëndësishme, që të forconte unitetin kombëtar shpalli edhe Besën për një vit. Ky akt fisnik i Besëlidhjes na mëson se shqiptarët që janë patriotë të vërtetë dhe të sinqertë janë të aftë dhe të gatshëm që të kapërcejnë interesat dhe inatet personale kur është në pyetje interesi i atdheut”, ka thënë Thaçi.

Këtë datë e ka kujtuar edhe partia “Fjala”, e cila tha se në këtë Kuvend morën pjesë patriotë dhe intelektualë nga gjitha viset shqiptare dhe zgjodhi në krye patriotin dhe intelektualin e madh shqiptar, Haxhi Zekën.

“Haxhi Zeka së bashku me Kuvendarët e tjerë emërtuan këtë Kuvend si “Lidhja e Pejës Besa-Besë” dhe dhanë Besën që të punojnë për mbrojtjen e gjitha trevave shqiptare që në atë kohë ishin cak i sulmeve nga vendet fqinjë si Serbia dhe Mali i Zi. Ky Kuvend, që mbylli punimet pas tri ditëve, dha një porosi të qartë se të gjithë shqiptarët duhet të bashkohen dhe të punojnë në mbrojtjen e trevave shqiptare”, thuhet në komunikatën e “Fjalës”.

Partia FJALA kujton dhe nderon veprën e këtyre burrave të mëdhenj në krye me Haxhi Zekën, të cilët në asnjë moment nuk u zmbrapsën nga rruga e tyre në mbrojtje të popullit shqiptar dhe tokave shqiptare që kërcënoheshin nga forcat serbe dhe malazeze.

Kriza politike në Kosovë – zyrtari i lartë amerikan viziton Prishtinën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të dërgojnë edhe një diplomat në Prishtinë për të kërkuar kthimin e normalitetit në institucionet e Kosovës dhe për të rikonfirmuar mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë për lidershipin e Prishtinës zyrtare.

Top Channel ka mësuar nga burime pranë institucioneve të Kosovës, se më 26 janar Prishtinën do ta vizitojë ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit për çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Hoyt Brian Yee.

Sipas të njëjtave burime, zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit deri tani ka konfirmuar takimet me përfaqësuesit e Qeverisë, kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Brian Yee pritet të përsërisë qëndrimet e Sekretarit John Kerry, se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ndihmën për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral me Kosovën.

Ai mësohet se po ashtu do të përsërisë kërkesat e Shtëpisë së Bardhë për uljen e tensioneve politike dhe për kthimin e opozitës në institucione, duke kërkuar që të mos të përsëriten skenat me gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Të njëjtat burime i kanë thënë Top Channel se diplomati amerikan do të përsërisë kërkesën që Kosova të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe të zbatojë marrëveshjet e arritura në dialog.

Vizita e diplomatit amerikan në Prishtinë do të ndodhë vetëm një ditë para se ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi të udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës./ Top Channel/.

Kosovë – Faktorë të shumtë i shtyjnë fëmijët ta braktisin shkollimin

Nadie Ahmeti

Në Kosovë ekzistojnë grupe të rrezikuara të fëmijëve, të cilët mund të mbesin jashtë shkolle, thonë përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë.

Në këtë grup, sipas tyre, hyjnë fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijët e riatdhesuar dhe të kthyer, fëmijët me probleme të ndryshme sociale, fëmijët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas, fëmijët që punojnë për t’i kontribuuar të ardhurave të tyre në familje.

Afërdita Spahiu, shefe për arsim në zyrën e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijë për Kosovë, UNICEF, për Radion Evropa e Lirë përmend edhe grupe tjera të fëmijëve potencial për braktisjen e shkollës.

“Në analizën tonë kanë dalë (të rrezikuar) edhe fëmijët, të cilët janë kthyer nga perëndimi dhe nuk kanë mundur lehtë të integrohen dhe të kthehen në shkollë. Kështu që, ne kemi konstatuar se në mungesë të programeve adekuate për përfshirjen e tyre, fëmijët mbesin pa vijuar shkollimin”, bën të ditur Spahiu.

Petrit Tahiri, nga Qendra e Arsimit të Kosovës, thotë se faktorët që ndikojnë në braktisjen e shkollimit janë individuale, familjare, sëmundjet e ndryshme, mentaliteti kulturor e të tjerë.

“ Nuk do të kisha vënë ndonjë vijë të kuqe, të themi se këta janë faktorët që determinojnë gjithsesi braktisjen, mirëpo zakonisht kompremetohen disa faktorë dhe ato te grupet e margjinalizuara, ku janë pak më të shfaqura, atëherë më lehtë shfaqet braktisja dhe kanë vështirësi t’i përballojnë këto sfida, me të cilat ballafaqohen fëmijët”, shprehet Tahiri.

Por, për të parandaluar braktisjen e shkollës, Afërdita Spahiu, nga UNICEF, thotë se mësimdhënësit janë të parët, ata që duhet t’u kushtojnë vëmendje fëmijëve në rrezik të vijimit të mësimit.

Në përgjithësi, thotë ajo, këta janë fëmijë që mungojnë shpesh nga shkolla, ndonjëherë për periudha të gjata kohore.

‘’Janë mësimdhënësit të parët ata që mund t’i identifikojnë fëmijët që janë në rrezik të braktisjes. Disa nga faktorët e rrezikut janë vijueshmëria, nëse fëmija bën shumë mungesa, rezultatet e vlerësimit janë të ulëta, nëse fëmijët janë të tërhequr ose ka raste kur fëmijët ngacmohen nga bashkëmoshatarët etj”, thekson Spahiu.

Në anën tjetër, Petrit Tahiri thotë se autoritetet kompetente duhet të kenë karakter parandalues ndaj këtij problemi dhe jo reagues.

“Shkollat dhe komunat janë të obliguara të krijojnë ekipe për parandalim të braktisjes dhe do të duhej që theksin kryesor ta vënë në parandalim të braktisjes, e jo vetëm në reagim”.

“Por, jo të gjitha shkollat, komunat u kanë kushtuar vëmendje të duhur thirrjeve të vazhdueshme që vijnë nga institucionet qendrore”, shton Tahiri.

Sidoqoftë, zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, më herët kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se në Kosovë, vetëm 0.1 për qind e fëmijëve nuk arrijnë të shfrytëzojnë të drejtën për shkollim fillor dhe 0.5 për qind për shkollim të mesëm.

Madje, në një raport përmbledhës të kësaj ministrie për vitin e kaluar, thuhet se mesatarisht 9 nga 10 fëmijë ndjekin arsimin fillor, 8 nga 10 fëmijë ndjekin arsimin e mesëm, kurse 5 nga 10 të rinj ndjekin arsimin e lartë.

Numri i nxënësve në Kosovë është 382 mijë, i studentëve 122 mijë, kurse mësimdhënësve rreth 24 mijë.

Nuk na duhet shteti me përsonalitete karikaturiale – Nga Skënder MULLIQI

Gjeneratat e vjetra një jetë të tërë e kane kaluar në vendin e tyre. Nuk janë shpërngulur edhe pse kanë pasur shumë arsye . Shumë vështirë ka qenë të jetosh  për 100 vjet i okupuar nga serbosllavët, ti durosh gjitha ato tortura psiqike dhe fizike deri në vdekje. Shovenistët serb më UDB-en famëkeqe kan zgjedhur metodat më të ndyta karshi shqiptarëve për ti nënështruar .Na kan ba dëme të mëdha duke na detyruar të shpërgulemi për në Turqi e vende tjera perëndimore, por kurr ta braktisim masovikisht vendin. Shqiptarët i kan duruar rrahjët, burgosjet , e përsekutimet  .Me 1999 shovenistët serb tentuan që të bëjnë spastrimin etnik  në krye më kriminelin, Sllobodan Miloshevin . U mashtruan në politikëbërjën e tyre . Shqiptarët  e kishin  të drejtën legjitime për të jetuar në tokën e tyre.E fituam luftën së  na ndihmuan miqët tanë tradicional të Evropës dhe Amerika mike. I bombarduan caqët kriminale serbe, dhe kështu e ndalën makinerinë shfarosëse të ushtrisë dhe paramilatarëve të Serbisë fashiste. Rezistenca  shqiptare dhe  kthimi rezultoi më sukses të manhnitshem. Për një kohë shumë të shkurtër shumë të larguar   u kthyen në Kosovë.U bë rindërtmi i vendit nga germadhat e luftës .

Por,liria  e shumë pritur nuk na erdhi ashtu edhe si e kemi  paramenduar shumica.  Kosova është një vend i vogël për ti duruar torturat në vazhdimësi. Forma e zgjedhur  e sundimit të garniturave që erdhen në pushtet është rrugë e gabuar. Vrasjët politike që ndodhën   , korrupcioni i lartë dhe shumë dukuri tjera negative bën që mos të jetojmë  mirë . Një kategori  e madhe  po luftojnë për  mbijetesë .Ende shumë familje po jetojnë  shumë keq .Ky acar dimri  shumë kënd e  gjetur pa kulm mbi kokë .  Këta politikan , po të digjet vendi nuk japin llogari  para popullit për qka janë të obliguar.Me çka nuk u përballë njeriu i ynë gjatë këtyre viteve . Edhe torturat psiqike që po na bëhën e kan një fund.

Këta njerëz shumë e kanë lartësuar vetën  . Këta  po  tregohen agresiv duke menduar se nuk ka kush ti ndalon në rrugën të cilën ata po e cilësojnë si të mirë. Jo sinqeriteti dhe veprimet perfide në menyre permanente  të tyre ,janë duke  na shkaktuar dëme të medha. Kosovës i nevoiten procese pozitive për ta kaluar më shpejt fazën e tranzicionit.Me ata të cilët janë mbushur  haram , vështirë arrihet deri prosperiteti.Kosova është bërë objekt i ekspriminteve .Kosova është bërë vend i lotëve , është bërë vend i dhembjës së madhe, vend nga i cili se cilën ditë po largohen rinia jonë.Kosova  është bërë vend ku njerëzilleku tashmë e ka humbur kuptimin.Ne e dimë gjithë së ende armiqët tanë e dëshirojnë satanizimin e Kosovës. Por ,edhe me keq kur satanizimi po na vjenë edhe nga mbrenda . Nuk na nevoiten proceset negative, këto duhet të ndalën.Nuk na duhen  as mitet dhe mitizimet  e rreme . Nuk na duhet as shteti me përsonalitete karikaturiale.Mjaftë ishim të robëruar nga sistemi u huaj monist jugosllav. Nuk na duhet as shteti  ku  lartësohën   hajnat dhe  hoshtaplerët e të gjitha ngjyrave . Nuk na duhet shteti ku qytetarët janë të rendit të dytë .Nuk na duhet toka e premtuar, kur i kemi të gjitha mundësit që të ardhmën të ndërtojmë në tokën tonë. Çdo rrugëtim i keq sigurisht që do të na kushton shumë .Secila ditë është e vlefshme për Kosvën. Ka ardhur koha që proceset të marrin të mbarën, sepse  historia   do të na mallkon…

Limaj: Kosova në zgjedhje të parakohshme, Murat Jashari president

Fatmir Limaj shprehet i sigurt se Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ai bën të ditur se protesta e radhes e opozitës do të jetë në përvjetorin e tetë të pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, përderisa thotë se do të ndihej krenar po qe se Murat Jashari do të zgjidhej president i ri i vendit.
Me Kosovën nuk do të mund të qeverisnin poltikanët që e kanë shkelur Kushtetutën. Prandaj, tashmë gjithçka është e qartë dhe e sigurt se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” lideri i partisë opozitare “Nisma për Kosovën”, Fatmir Limaj, duke bërë të ditur se protesta e radhës e partive opozitare do të jetë më 17 shkurt.

Ai është shprehur i sigurt se më 17 shkurt do të ketë edhe më shumë qytetarë që do të protestojnë kundër marrëveshjeve për Asociacionin dhe Demarkacionin sesa që protestuan më 9 janar të këtij viti.

Dersia për zgjedhjen e ish – kryetarit të partisë së tij, Hashim Thaçi, president, i pari i “Nismës” ka thënë se ky i fundit nuk do të mund ta luajë rolin unifikues, ashtu siç kërkohet me Kushteutë./Zëri

22 janari – Krasniqi kujton luftën e parë të Jasharajve në Prekaz

Ish Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka rikujtuar 22 Janarin, ditën kur Jasharajt e Prekazit, ishin sulmuar për herë të parë nga ushtria serbe.

“Sot u mbushen tetëmbëdhjetë vjet nga sulmi diversant serb mbi familjen Jashari. Me 22 Janar 1998, shteti serb kishte organizuar sulm diversant serb në familjen Jashari. Qëllimi i sulmit në shtëpinë e Jasharëve kishte qellim të zhdukjes se Komandantit Legjendar, Adem Jashari, për t’i dhënë një goditje vdekjeprurëse Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për të përjetësuar sundimin serb në Kosovë”, shkruan Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

Në këtë sulm diversant, shkruan Krasniqi, mbetën të plagosura Iliriana dhe Selvete Jashari, dhe sipas tij ushtarët serbë u detyruan të largohen pa ia arritur qëllimit.

Jakup Krasniqi, shkruan se në këtë konflikt të armatosur me ushtarëve serbë dhe familjes Jashari, luftuan i ati i Shaban Jasharit dhe i vëllai Hamza, sepse Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, edhe pse ishte caku i serbëve.

Kapet rrugës për në Siri djali i zyrtarit të Qeverisë së Kosovës

Visar Cakiqi, së bashku me të fejuarën e tij, pak para Vitit të Ri, kanë nisur udhëtimin për në Siri, për t`iu bashkuar luftës e për t`u rreshtuar në radhët e grupit terrorist, ISIS.

Mirëpo, ata nuk kanë arritur në këtë destinacion. Janë ndaluar nga autoritetet e Turqisë në Aeroportin e Stambollit mes datave 28-29 dhjetor.

Të nesërmen, ata janë kthyer mbrapsht në Prishtinë, duke i dorëzuar tek autoritetet kosovare. Cakiqi tashmë është në paraburgim, ndërsa e fejuara e tij po mbrohet në liri.

Ai është edhe djali i një zyrtari në Qeverinë e Kosovës dhe njëherësh nënkryetarit të PDK-së në Podujevë, Ismet Cakiqi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Halit Barani: Dënimi i Oliver Ivanoviçit, qesharak

Voal – Kryetari i Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani ka thënë se dënimi prej 9 vjetësh për ish-liderin e Iniciativës serbe SDP, Oliver Ivanoviç, është qesharak.

Ai tha se Ivanoviq është pjesëmarrës i tri masakrave në Mitrovicë ku janë pushkatuar 49 shqiptarë, ndërsa dënimi prej 9 vjetësh është minimal.

“Duke pas parasysh se Oliver Ivanoviq është pjesëmarrës i tri masakrave në Mitrovicë ku janë pushkatuar 49-të shqiptarë pa dallim moshe e gjinie dhe dënimi me nëntë vjet burg është dënim minimal dhe nuk thotë asgjë”, ka thënë Barani.

Ai gjithashtu shtoi se të dënosh një komandat të UÇK-së me 12 vjet burg, ku as varri i viktimës nuk i dihet, ndërsa Ivanoviçin me nëntë vjet burg ku 49 shqiptarë janë pushkatuar është absurde.

“Gjithsesi do të bëjmë ankesë dhe do të ngrisim kallëzim penal tjetër. Do shtojmë edhe disa argumente dhe disa dëshmitarë që nuk kanë qenë në këtë gjykim, dhe sigurisht ai do të rigjykohet prapë. Ky dënim është qesharak”, foli kryetari i KMLDNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani.

Në 10-vjetorin e vdekjes çmohet lart filozofia politike e Rugovës

Homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova, në dhjetë vjetorin e vdekjes së tij

Zijadin Gashi

Në 10-vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, në Kosovë të enjten është rikujtuar jeta, vepra dhe filozofia politike e tij.

Personalitetet më të larta të jetës politike e publike kanë bërë homazhe te varri i presidentit Rugova në Prishtinë, ndërkohë që janë organizuar edhe akademi përkujtimore dhe aktivitete tjera.

Formula politike e Rugovës, që Kosova të jetë anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, si dhe të ndërtojë miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u vlerësua si busull orientuese në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha se e çmonte lart rolin dhe kontributin e presidentit Rugova, në gjithë procesin e shtet ndërtimit të Kosovës.

“Vizioni i tij na bën që të nderojmë dhe të kujtojmë me respektin më të madh liderin, arkitektin dhe udhëheqësin, i cili e orientoi popullin tonë dhe vendin tonë drejt vlerave properëndimore, dhe drejt miqësisë së përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka theksuar Jahjaga.

Në 10-vjetorin e vdekjes së presidentit Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës organizoi edhe një Akademi Përkujtimore. Aty, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, njëherësh lider i Lidhjes Demokratike të Kosovës, vlerësoi se Rugova ishte jo vetëm një prijës politik, por edhe shpirtëror i Kosovës në kohët më të vështira drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Presidenti Rugova ishte prijësi me të cilin lidhet një epokë – epoka e pavarësisë. Ideja e pavarësisë së Kosovës hyn në domenin e ideve të mëdha, jetësimi i të cilave kërkon dije, kërkon urtësi e sakrifica të jashtëzakonshme”, ka thënë Mustafa.

Homazhe tek varri i Rugovës ka bërë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, aktualisht zëvendëskryeministër i Kosovës, dhe kandidat për presidentin e ardhshëm të vendit.

Me këtë rast, Thaçi tha se Rugova ka një kontribut të gjithanshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Sot e nderojmë për kontributin e tij, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për vlerat euro-atlantike që i ka vënë në skenën politike kosovare, për kontributin e tij për rendin demokratik, për perspektivën euro-atlantike, për lirinë e vendit”, është shprehur Thaçi.

Nga partitë opozitare, homazhe te varri i presidentit Rugova ka bërë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Presidenti i ndjerë Rugova njihet si një prej politikanëve më të shquar të Kosovës. Së bashku me një grup intelektualësh, ai kishte themeluar Lidhjen Demokratike të Kosovës, më 23 dhjetor të vitit 1989, për t’u vënë kështu në ballë të rezistencës paqësore, që synonte pavarësimin e Kosovës nga Serbia dhe regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Pas luftës, ndërhyrjes së NATO-s dhe vendosjes së Kosovës nën administrimin e Kombeve të Bashkuara, Rugova u zgjodh president i Kosovës, por ai nuk e priti ditën e pavarësisë së saj, për të cilën ishte angazhuar aq shumë. Ai ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë, më 21 janar të vitit 2006.

Rugova ishte shpallur hero i Kosovës nga ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Parlamenti Evropian miraton MSA-në me Kosovën

Parlamenti Evropian i hapi rrugën zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit të Kosovës me BE-në që u nënshkrua në tetor të vitit të kaluar

Parlamenti Evropian votoi të enjten në favor të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, duke i hapur rrugën procesit të hyrjes në fuqi të saj.

Votimi pasoi debatin e zhvilluar të mërkurën gjatë të cilit nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek,njëherësh raportuese për Kosovën, tha se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit “është një akt historik në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së sepse është dokumenti i parë që rregullon marrëdhëniet kontraktuale ndërmjet tyre”.

Ndërsa komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Negociata të zgjerimit, Johannes Hahn, tha se “kjo marrëveshje ka një rëndësi të veçantë” ndërsa ka shprehur bindjen se ajo do të ndihmojë zhvillimin ekonomik të Kosovës si dhe tërheqjen e investimeve të huaja që do të ndihmonin për krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë.

Pas votimit në Parlamentin Evropian, Këshilli i BE-së duhet të vendose për përmbylljen marrëveshjes.

Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi në fillim të pranverës.

Kosova dhe Bashkimi Evropian nënshkruan MSA-në më 27 tetor dhe kjo u bë e mundur pas marrëveshjeve të arritura në bisedimet me Serbinë, të cilat ndërkaq Serbisë, i siguruannegociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të cilat u hapën më 14 dhjetor.

Por, marrëveshjet me Serbinë çuan në një krizë politike në Kosovë. Që nga 22 shtatori, parlamenti i Kosovës kaloi një periudhë tensionesh në seancat e të cilit u përshkuan me gaz lotsjellës e skena dhune edhe në rrugët e Prishtinës, gjatë protestave të opozitës kundër marrëveshjespër asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Opozita i ka bërë thirrje qeverisë që të jap dorëheqje dhe të hapet rruga për zgjedhje të jashtëzakonshme, zgjidhje kjo sipas tyre e vetme pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila vlerësoi se pjesë të marrëveshjes për asociacionin nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Qeveria është zotuar se do të respektojë vendimin e gjykatës ndërsa i ka bërë thirrje opozitës që të heq dorë nga veprimet e dhunshme.

Kosovë: Nëntë vjet burg për Oliver Ivanoviçin

Politikani lokal serb Oliver Ivanoviç, u shpall fajtor për krime lufte

Gjykata Themelore në veriun e Kosovës e drejtuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit dënoi sot me nëntë vjet heqje lirie, politikanin lokal serb. Oliver Ivanoviç, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër popullatës civile në vitet 1999 – 2000. Gjykata ndërkaq i shpalli të pafajshëm katër të akuzuarit e tjerë.

Oliver Ivanoviç, ishte në paraburgim që nga janari i vitit 2014 kur qe arrestuar nën dyshimet për krime lufte kundër civilëve të kryera në prill të vitit 1999 dhe nxitje të të tjerëve për kryerjen e veprave penale, vrasje apo lëndime të rënda trupore, të cilat janë kryer në shkurt të vitit 2000 në veriun e Mitrovicës, kur dhjetë shqiptarë kishin humbur jetën gjatë trazirave në atë zonë.

Gjykata rrezoi akuzat që lidheshin me rastet e vitit 2000 ndaj Oliver Ivanovicit dhe katër të tjerëve.

Autoritetet në Serbi reaguan ashpër ndaj këtij vendimi ndërsa e quajtën atë të padrejtë dhe të anshëm. Zëvendëskryeministri i Serbisë Rasim Ljajiç tha se vendimi mund të ketë një ndikim në atmosferën e përgjithshme në Kosovë. Ai tha se gjykimi ka të bëjë më shumë me politikëse sa drejtësi.

“Të akuzosh Oliver Ivanoviçin për këto krime është e pakonceptueshme me atë që ai ka bërë, nga njëra anë në demokratizimin e gjithë shoqërisë, dhe nga ana tjetër që ka punuar për të zgjidhur problemet e Kosovës, dhe se ai kurrë nuk ka qenë në kundërshtim me parimet demokratike të zgjidhjes së çështjes me udhëheqësit e shqiptarëve në Kosovë”, tha zoti Ljajiç.

Oliver Ivanoviç, i cili është përfshirë në politikë që nga përfundimi i luftës në Kosovë, në zgjedhjet për pushtetin komunal të vitit 2013, ishe kandidat për postin e kryetarit të komunës së veriut të Mitrovicës.

Haki Abazi: Hetimi për vdekjen e Rugovës. Të bahet obduksioni i kufomës

Voal – Në 10-vjetorin e vdekjes së Presidentit Historik të Kosovës, nga Amerika tu fol për Televizionin Rrokum, analisti politik Haki Abazi kërkon hetim për vdekjen e Ibrahim Rugovës, tue ba obduksionin e kufomës së Presidentit. 

Arsye për këtë, Abazi sheh ndryshimin e menjihershëm të politikave në Kosovë, mbas vdekjes së Presidentit, derisa flet edhe për të gjitha vrasjet e pasqarueme politike në 15 vitet e fundit.

Ndërsa njani prej njerëzve ma t’afërt të Presidentit, Adnan Merovci në nji intervistë për Televizionin Rrokum, thotë se kjo asht vetëm nji teori konspirative, sepse Rugova e ka krye misionin e vet në mënyrë të përkryeme.

I pyetun nga Televizioni Rrokum, se a kishte me pranue apo edhe me i lejue Rugova Marrëveshjet me Serbinë, Haki Abazi çmon naltë kontributin e Presidentit për shtetformimin dhe shtetndërtimin e Kovoës.

Edhe Adnan Merovci thotë se kontributi i Rugovës shkrihet n’epitetin prej nji dijetari për çashtjen shqiptare dhe jo vetëm shqiptare. 

Me 21 Kallnor, në 10-vjetorin e vdekjes nga kanceri të Presidentit, përveç Akademisë Përkujtimore, pritet hapja e muzeut “Shtëpia e Pamvarsisë”, ndërsa me 12 Kallnor, në kujtim të Rugovës u mbajt nji meshë në Katedralen “Nanë Tereza” të Prishtinës. 

20_01_2016_5699514_abazii

Analistët: Sa cenohet siguria e Kosovës përmes operatorit serb

Arton Konushevci

Njohësit e çështjeve të sigurisë në Kosovë kanë hedhur poshtë pretendimet se me lejimin e funksionimit të një operatori të telefonisë mobile nga Serbia, Kosova do të rrezikohet në aspektin e sigurisë.

Megjithatë, ata përmendin disa raste ku mund të paraqiten disa probleme.

Florian Qehaja, drejtor i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, tha se pavarësisht faktit se nuk dihen detajet e marrëveshje rreth mënyrës se si do të veprojë operatori nga Serbia në Kosovë, problemet mund të jenë evidente.

“Ajo çka mund të thuhet është se do të jetë problematike nëse marrëveshja si e tillë ka të bëjë me një operator i cili në aspektin teknik të gjitha pajisjet do t’i ketë jashtë territorit të Kosovës, sepse në këtë mënyrë këto pajisje nuk do t’i nënshtroheshin ndonjë procesi të verifikimit të sigurisë, në bazë të ligjit të aplikueshëm në Kosovë”, tha Qehaja.

Kurse, Naim Maloku, njohësi i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova në asnjë rast nuk mund të ketë kurrfarë pasoja, e as nuk do të mund të ndodhin përgjimet e mundshme.

“Teknologjia e përgjimeve apo e përcjelljeve ka ndryshuar. Ajo është avancuar, nuk është e kyçur më në telefoni dhe nuk ka rrezik sa i takon sigurisë së Kosovës”.

“Tek e fundit, nuk kanë çka ta përgjojnë as Kosovën e as qytetarët e Kosovës. Këtu janë ndërkombëtarët, çdo gjë sot është e ditur. Kosova është në rrugë për të ndërtuar shtetin e gjëra të tjera”, ka thënë Maloku.

Ndërsa për Qehajën, marrëveshja për operatorin e radhës së telefonisë mobile që do të operojë në Kosovë ka shumë paqartësi. Ai thotë se duhet të ketë të dhëna të sakta se me çfarë marrëveshje kemi të bëjmë dhe se a është bërë verifikimi i marrëveshjes në aspektin teknik.

“Në rast se kërkohet nevoja nga policia ose prokuroria për përgjime ose masa speciale hetuese përmes këtij operatori të tretë, dhe supozohet se persona të caktuar e përdorin ketë operator dhe jo operatoret që janë fizikisht në Kosovë, atëherë shtrohet pyetja se si do të mund të dërgoheshin kërkesat për përgjimet, dhe kërkesat teknike”, thotë Qehaja.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin me të cilin udhëzohet Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare që të lëshojë autorizimin e përkohshëm dhe të kufizuar për operim të ndërmarrjes së re, Mobile Telephony of Serbia, “MTS” D.O.O.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë thënë se ky vendim do të hyjë në fuqi ditën që autoriteti ndërkombëtar i telekomunikimeve do t’i ndajë Republikës së Kosovës kodin telefonik. Pritet që Kosova të marrë kodin ndërkombëtar +383.

Telefonia mobile në Kosovë “Vala” aktualisht e shfrytëzon kodin e Monakos (+377), ajo e IPKO-s kodin e Sllovenisë (+386), kurse telefonia fikse shfrytëzon kodin (+381) të Serbisë.


Arton Konushevci

[email protected]

Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka një fëmijë.

Prokurori Schwendiman: ‘Gjykata Speciale të jetë funksionale sa më shpejt’

Proceduara për themelimin e Këshillit Gjyqësor të Gjykatës Speciale ende nuk është e plotë dhe në këtë derejtim ende ka punë për t’u bërë.

Kështu tha Prokurori i Grupit Punues të EULEX për hetimin e krimeve të luftës, David Schwendiman, në dekalratë për agjencinë beogradase Beta.

Ai ka thënë se është i inkurajuar me deklaratën e Qeverisë holandeze e cila ka pranuar që Gjykata Speciale të ketë selinë në Holandë

Schwendiman ka vlerësuar sot se paralajmërimi se Gjykata Speciale do të ketë selinë në Hagë është një dëshmi se po merren në konsiderate qëndrimet e Këshillit të Europës të publikuara në vitin 2011.

Ai ka theksuar se është e një rëndësie esenciale që ky proces të mbështetet nga të gjithë akterët e kyçur në themelimin e Gjykatës Speciale, në mënyrë që të merren parasysh dhe të respektohen të gjitha standardet e gjyqësisë ndërkombëtare.

“Inkurajoj të gjithë akterët që të punojnë më tej në themelimin e Këshillit Gjyqësor të Gjykatës Speciale dhe Zyrës Speciale të Prokurorit, në mënyrë që këta trupa pa vonesë të jenë operative”.

“Është me shumë rëndësi që të ruhet pavarësia operative dhe t’i ofrohet mbështetje Grupit Punues për Hetime, në mënyrë që procesi të jetë bindës dhe të ketë legjitimitet”. /RTK

Kush janë shkaktarët e situatës paradoksale në Kosovë? – Nga FLORIM ZEQA

Para 17 viteve, edhe pesimistët më të mëdhenj e kanë pasur të vështirë për të  imagjinuar, se Kosova e jonë do të katandiset kështu keq përgjatë viteve të lirisë së saj !” Kush e ka menduar Kosovën e pavarur tetë vite më pas; pa zhvillim ekonomik, pa shëndetësi kualitative, pa arsim cilësor, pa ushtri të veten, të izoluar nga bota përendimore, të enklavizuar dhe të barrikaduar nga pakicat serbe, me autostrada moderne dhe varfëri ekstreme!
Situata e krijuar këtyre viteve, muajve dhe ditëve të fundit në Kosovë nuk është e rastësishme, është produkt i investimeve disa vjeqare të organizatave të caktuara ndërkombëtare që për qëllim kanë ndryshimin e hartës gjeopolitike dhe fetare sipas orekeseve sllavo-turke në ballkan.
Kush e ka menduar se 17 vite pas çlirimit, në shtetin për të cilin u derdhë gjak, për të cilin u flijuan familja Jashari, familja Delija, familja Berisha,…për të cilën u flijuan qindra e mijëra dëshmor të tjerë do të ladrojnë turq e shkije!
Në një vend ku nuk i pranon rregullat dhe ligjet e atij vendi nuk mund të përfitosh as një asistencë sociale e lëre më shumë, ndërsa në paradoksin e quajtur Kosovë ndodhë e kundërta, ata (serbët) që nuk e njohin dhe pranojnë ligjet e vendit gëzojnë të gjitha privilegjet e shtetit, madje bëhen drejtues shteti, ministra dhe kuvendar!
Ku pos në Kosovën e mjerë, ndodhë që hajnat dhe kriminelët, në vend të burgut, të ngriten në majat e pushtetit !
Kush e ka menduar se do të kalojnë kaq shumë vite pa stabilitet ekonomik, pa stabilitet energjetik dhe pa stabilitet politik,  pa përspektivë për ardhmëri për  jetë në Kosovën e lirë !
E gjithë kjo katrahurë ka ardhë si rezultat i kapjes së shtetit dhe pushtetit nga bandat mafioze dhe kriminale të këtyre viteve të paspavarësisë, duke zhvatur e gjithë pasurinë publike dhe shtetërore që rezultoj me pasurimin ekstrem të kësaj klase politike, duke u shndërruar në multimilioner, ndërsa në anën tjetër popullata gjithnjë e më shumë shkon duke u varfëruar.
Historia që harrohet është e destinuar të përseritet prap !
Krimi që klasa politike ka bërë kundër këtij populli nuk është vetëm korrupsioni, hajnia, zhvatja e pasurisë publike dhe shtetërore, por mbi të gjitha është mbytja e shpresave të njerëzve për të jetuar në shtetin e tyre, për të cilin sakrifikuan shumë dhe pritën një kohë të gjatë.
Si rezultat i kësaj situate, 17 vjet pas “largimit” të Serbisë nga Kosova, dhe këtyre tetë viteve të  “pavarësisë”, na u paraqiten të njëjtat skena të ekzodit të përmasave alarmante, të ikjes së shqiptarëve nga Kosova !
Perderisa viteve të 90-ta, shqiptarët e Kosovës iknin nga dhuna dhe represioni sistematik i Millosheviqit, tani për fat të keq, po ikin nga pasojat e keqeverisjes së lidershipit shqiptar, në shtetin e “pavarur” të Kosovës.
Aq zhgënjyese dhe e pashpresë është situata sot në Kosovë, saqë njerëzit janë të gatshëm të shesin e gjithë pasurinë e tyre për t’u larguar nga vendi ku kanë lindur.
Ajo çka është më dëshpruese, shpresat për jetë në vendin e tyre kanë filuar t’i humbasin edhe intelektualët e ndershëm, truri dhe ajka e kombit,…jeta e të cilëve është vështirësuar nga injoranca e kësaj klase politike,… si dikur Fishta, Noli, Konica, Kadare, që nuk e kanë braktisur atdheun nga qefi por nga zori,…Kosova e sotme nuk është vend për njerëzit e ndershëm…!
Deri këtu e sollën Kosovën kjo klasë kusarësh dhe matrapazësh politiik, të cilëve nuk ju intereson jeta e qytetarëve as fati i vendit të vet,…janë të gatshëm të bëjnë kumbari me turq e shkije,…të sakrifikojnë të ardhmën e shtetit për mbajtjen e pushtetit !
Bazuar nga përvojat e deritanishme të veprimeve të bashkësisë ndërkombëtare, respektivisht institucioneve të saja të instaluara në Kosovë, të ndikimit të fuqishëm të tyre ndaj institucioneve tona,…mbetët pak për të shpresuar për ndryshim të shpejtë të gjendjes në Kosovë.
Andaj,  lirisht mund të thuhet se, pengmbajtësit e dorës së parë të së ardhmës sonë janë ndërkombëtarët në bashkëpunim me klasën e korruptuar politike, si pengmbajtës së dorës së dytë dhe shkatërrues dhe rrënues të shpresave të shumë gjeneratave në këtë vend.
Si gjithnjë, aferat e mëdha korruptive kanë qenë të koordinuara mirë me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, si bie fjala; afera e pasaportave, e vizave nëpër ambasada e deri tek skandali i madh korruptiv në “misionin” e EULEX-it!
Pa një kordinim të shkëlqyer me ndërkombëtarët, nuk do të mbetnin pa ndëshkuar as aferat korruptive në Policinë e Kosovës, siq ishte rasti i vjedhjes së mbi 50 kg drogë dhe qindëramijëra euro në dhomat e dëshmive në stacionin policor në Prishtinë, pastaj vjedhja e Arit në dhomat e dëshmive në Pejë e gjetiu në Kosovë!
Të gjithë jemi dëshmitar të situatës së fundit të krijuar në parlamentin e Kosovës, bllokadat dhe pakënaqësitë qytetare, që shkaktuan dy marrveshjet e dëmshme në Bruksel, në kundërshtim edhe me kushtetutën e vendit.
Kush tjetër pos ndërkombëtarëve është duke i mbrojtur shkelësit e Kushtetutës së Republikës së Kosovës! Po ndodhë pikërisht kështu, pasi qeveritarët tanë, përfshirë edhe një pjesë të opozitës, janë shëndrruar në figura politike në duart e ndërkombëtarëve.
Pa dashur të merrëm me problematikën e Gjykatës Speciale, unë, personalisht nuk mund t’i krijoj vetës iluzionin për këtë gjykatë, se ajo do të veproj drejt dhe paanshëm, në interes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, ngase fokusimi i saj nuk është krimi i organizuar dhe korrupsioni i pasluftës, e aq më pak pastrimi nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit aktual.
Ngase, sikurse ta kishin qëllimin e mirë, ndërkombëtarët skenën tonë politike do ta pastronin vite më parë, me mekanizmat e fuqishëm që kanë në dispozicion, duke e ndihmuar sistemin e drejtësisë kosovare, pa pasur fare nevojë për themelimin e gjykatave ndërkombëtare!
Pëfundimisht dua të theksoj, se Kosova e sotme i ngjet një tabele shahu, ku në njërën anë janë të vendosur ndërkombëtarët, ndërsa në tjetrën shteti serb,…të cilët me aq mjeshtri janë duke e përdorur naivitetin dhe pozicionin nënshtrues të politikës së korruptuar kosovare, për të kontrolluar në tërësi resurset natyrore, pasuritë tokësore dhe nëntokësore të shtetit tonë!

Ish-sekretari i NATO-s Robertson: Kam gjak shqiptari

PRISHTINË – Ish-sekretari i NATO-s, Lord George Robertson, i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në Kosovë, ka bërë publike një zbulim të cilin as vet ai nuk e ka ditur kur ka ndërhyrë në Kosovë. Robertson ka thënë se në bazë të një testi të ADN-së, ka dalë se një përqindje e gjeneve nga ana e babait janë shqiptare.

Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s, Lord George Robertson, ka zhvilluar një ligjëratë me studentët e Kolegjit “Universum” në Prishtinë.

Gjatë bisedës së tij me studentët, Robertson ka folur me admirim për arritjet e shtetit të Kosovës që nga viti 1999 deri sot. Ai gjithashtu foli për disa momente shumë të rëndësishme që çuan drejt ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, duke e përsëritur thënien: “Serbët jashtë, NATO të ndërhyjë, refugjatët të kthehen në shtëpi” (“Serbs out, peacekeepers in, refugees back”).

Gjatë ligjëratës me studentë, Robertson nuk la pa folur edhe për përgjegjësinë e rinisë kosovare, duke kërkuar nga ata që të jenë më vigjilentë dhe më këmbëngulës në përmirësimin e jetës në vend. Ai kërkoi nga të rinjtë që të ardhmen ta ndërtojnë në Kosovë dhe jo përmes migrimit në vendet perëndimore.

“Mund të ikni dhe ta varfëroni vendin, apo mund të qëndroni dhe ta ndërtoni shtetin tuaj”, tha Robertson, raporton Koha.net. Ish-sekretari i NATO-s, Lord Robertson, rrëfeu përpara studentëve se ka prejardhje shqiptare nga ana e familjes së babait. Ai tha se një test i ADN-së të cilin e kishte bërë kohë më parë, ka zbuluar se një përqindje e gjeneve nga ana e babit janë shqiptare.

Robertson zbuloi se nuk ka qenë në dijeni për këtë sa ishte sekretar i NATO-s, mirëpo, ky fakt e lidh edhe më shumë me Kosovën. Në fund, Lordi Robertson tha se gazi lotsjellës dhe dhuna ndaj ndërtesave të institucioneve nuk është zgjidhje. Ai gjithashtu tha se është përgjegjësi e politikanëve kosovarë që të parandalojnë korrupsionin nëse dëshirojnë që ky vend me miq të shumtë nga e gjithë bota të përparojë dhe të integrohet në BE dhe në NATO.

Kuvendi i Kosovës – Opozita do ta bllokojë Specialen

Opozita e bashkuar ka paralajmëruar bllokim të Kuvendit edhe në ditën kur parashikohet ratifikimi i marrëveshjes me Holandën për selinë e Gjykatës Speciale.

Sipas opozitës, çdo iniciativë që vjen nga Qeveria, do të kundërshtohet dhe do të bllokohet. Analistët këtë qëndrim të opozitës e konsiderojnë të gabueshëm Tri partitë opozitare që kanë formuar aleancën anti-Qeveri kanë paralajmëruar bllokim të seancave plenare edhe atëherë kur pritet të vihet në votim ratifikimi i marrëveshjes me Holandën për selinë e Gjykatës Speciale.

Sipas përfaqësuesve të opozitës, bllokimi i seancave plenare do të vazhdojë pavarësisht presionit ndërkombëtar, por edhe rëndësisë së seancave. Në këtë vazhdë, ata thonë se do ta pengojnë edhe ratifikimin e marrëveshjes me Holandën për selinë e Gjykatës Speciale, e cila parimisht është vendosur të jetë në Hagë. Për këtë seli janë pajtuar përfaqësuesit e shtetit holandez, por që kjo të jetësohet kërkohet që marrëveshja të ratifikohet me shumicë votash, në dy Parlamentet, të Kosovës dhe të Holandës.

Tri partitë opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma”, janë shprehur të vendosura për të kundërshtuar çdo iniciativë të Qeverisë, derisa vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Opozita e bashkuar edhe një herë ka nënvizuar se marrëveshjet e arritura në Bruksel po shkelin integritetin e vendit dhe Kushtetutën.

George Robertsoni sot në Kosovë

George Robertson dje pasdite ka aterruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ku edhe do të takohet me udhëheqësit shtetërorë.

Veçse tani, si 70 vjeçar, Robertson do të nderohet nga presidentja Atifete Jahjaga, me një çmim dhe mirënjohje për kontributin e dhënë, duke qenë se njihet si një nga mbrojtësit e mëdhenj të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s si e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund gjenocidit në Kosovë.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, gjatë të martës Robertson do të takohet edhe me kryeministrin Isa Mustafa.

Por do të kthehet gjithashtu edhe në një vend të veçantë për të ku ishte menjëherë pas luftës.

Këta nxënës e mësimdhënës të Poklekut, sigurisht disa më të rritur e disa më të plakur, mund të jenë nikoqirët e Robertsonit, meqë ai do ta vizitoje sërish këtë vend.

Kujtojmë se në vitin 2000, Robertson erdhi në Kosovë bashkë me Wesley Clark, ndërsa menjëherë pas kësaj vizite, në një shkrim autorial për Washington Post, kishte rikujtuar se si ndërhyrja e NATO-s ishte e domosdoshme dhe se komuniteti ndërkombëtar do të duhej të ishte i bashkuar.

Një tjetër sesion plot sfida e pret Kuvendin e Kosovës

Zijadin Gashi

Një sesion tjetër plot sfida dhe me paralajmërimet për tensione në rritje e pret Kuvendin e Kosovës.

Nga kjo javë, disa nga komisionet parlamentare kanë në agjendë rikthimin në punë pas pushimeve dimërore, kurse pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, e cila nuk është caktuar ende se kur do të mbahet, pritet të dihet data e seancës së parë të sesionit të ri.

Opozita paralajmëron vazhdimin e aksioneve bllokuese të punës së këtij institucioni, duke mos e përjashtuar sërish përdorimin e gazit lotsjellës e veprimeve të ngjashme.

Vështruar nga agjenda, zgjedhja e presidentit të Kosovës si edhe miratimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Holandës për selinë e Gjykatës Speciale për krime lufte, shihen si çështjet kryesore dhe më të nxehta të këtij sezoni.

Ndërkaq, çështja e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, mbeten çështje problematike që nuk kanë marrë një miratim apo kundërshtim të Kuvendit, që nga 25 gushti i vitit të kaluar.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka bërë me dije se nuk do t’i nënshtrohet presionit të opozitës për dorëheqje, kurse është shprehur i gatshëm që nëse ka gabime në marrëveshjen me Serbinë për Asociacionin apo atë me Malin e Zi për demarkacionin, ato të korrigjohen.

“Në qoftë se ka pasur ndonjë gabim, ai korrigjohet dhe duhet të lihet mundësia që gabimi të korrigjohet prej ekspertëve dhe jo prej rrugës, sepse rruga nuk korrigjon, por krijon gabime, krijon rrënim e pakënaqësi. Nuk mund të jenë dy marrëveshje arsye që të ushtrohet dhunë mbi institucionet e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Mustafa.

Duke iu referuar gjendjes politike në Kosovë, subjekti opozitar, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka cilësuar gjendjen aktuale si krizën më të thellë politike deri më tani.

AAK, përmes një komunikate, thotë se idetë që të krijohen komisione për interpretimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin apo thirrja eventuale e seancave plenare të Kuvendit, nuk i kontribuojnë zgjidhjes së kësaj krize.

Megjithatë, AAK shprehet e gatshme të përfshihet në procesin e gjetjes së zgjidhjes për tejkalimin e krizës aktuale.

Lideri i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se opozita në mënyrë të organizuar po i kundërshton vendimet e qeverisë për t’u dhënë fund gabimeve të një pas njëshme dhe në dëm të interesave të vendit.

Ky kundërshtim, sipas tij, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, derisa qeveria të mos tërhiqet nga vendimet që po kontestohen nga opozita.

“Ky kundërshtim e ka arritur fuqinë e vet dhe e ka bërë të pamundshme që ata të vendosin në të ardhmen gabimisht për vendin tonë, apo të vazhdojnë në drejtim të gabuar për vendin tonë, e në veçanti të mos kenë më mundësi  t’i zbatojnë më këto vendime të gabuara”, ka thënë Haradinaj.

Marrë parasysh tensionet në rritje, edhe analisti i i Institutit Demokratik të Kosovës, Albert Krasniqi ka thënë se Kuvendi, dhe sidomos kryesia, do të duhej të krijonte një ambient dhe klimë më të mirë politike, para se të vendosë për thirrjen e seancave, të cilat do të mund të prodhonin vetëm tensione të reja.

“Mendoj që paraprakisht do të ishte mirë që kryesia e Kuvendit të Kosovës të gjejë një zgjidhje apo një kompromis politik me partitë e përfaqësuara në Kuvend, në mënyrë që të mos vjen deri te përsëritja e skenave dhe skenarëve të sesionit të kaluar vjeshtor. Është më mirë që në fillim të qartësohen këto elemente sesa të zhyten në një kaos edhe me të thellë”, është shprehur Krasniqi.

Tri partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, më 9 janar 2016 kanë mbajtur një protestë me moton “Protestojmë për shtet me sovranitet dhe kundër Qeverisë anti-kushtetuese”.

Protestat e opozitës kanë nisur muaj më parë, në kundërshtim të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, më 25 gusht, lidhur me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Së fundi, opozita ka shtuar edhe një kërkesë, atë për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrit të parë, Hashim Thaçi, duke synuar kështu që ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Dick Marty: Këta tre janë “peshqit e mëdhenj” të krimit në Kosovë dhe “mysafirët” e parë në Hagë

Zvicerani Dick Marty, duke folur për zhvillimet e fundit në Kosovë ka deklaruar se “Kosova nuk mund të ketë perspektivë politike dhe ekonomike, nëse ky vend drejtohet nga njerëz të dyshuar, të korruptuar dhe në lidhje me krimin e mafien”.  Ai këtu ka përmendur Hashim Thacin, Xhavit Halitin, Kadri Veselin etj…të cilët i quan “peshq të mëdhenj”.

Dicka Marty: Pse Hashim Thaçi nuk po më padit në gjyq për shpifje?
Vëzhguesi zviceran, Dicka Marty në këtë bisedë i gëzohet progresit të proceseve zhvillimore ne Kosovë. Madje sipas tij “Serbia, duket se është dorëzuar përballe realitetit në Kosovë dhe nëse sot jo, ajo sigurisht nesër do ta njohë pavarësinë e saj”.

Asambleja Parlamentare e Këshillit Evropian në Strasbourg në sesionin special më 23 janar të vitit 2014 ka debatuar për raportin e Dik Marty, i cili pretendon që “disa pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë abuzuar me luftën, duke u marrë me trafikim të armëve dhe të organeve njerëzore”.

Sipas mediave ndërkombëtare duke ju referuar një raporti të senatorit të Këshillit të Evropës, Dick Marty në vitin 2011 ndër tjera thuhet se “krerë të lartë të ish-UÇK-së, të cilët tash udhëheqin politikën e Kosovës, shumë shpejt mund të përfundojnë si të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare. Ata dhe disa të tjerë po hetohen për likuidime, vrasje me motive politike kundërshtarët e tyre, pastaj për krime të tjera kundër njerëzimit, trafikim organesh dhe droge, nafte dhe armësh..”

“Kur u publikua ky raport, e kam nënvizuar se duhet të lexohet me kujdes dhe fjalët duhen kuptuar ashtu siç janë shkruar dhe pa nënkuptime të tjera…”, ka thënë senatori zviceran Dick Marty për “Presheva Jonë”.

“As unë e as raporti im nuk jemi kundër UCK-së as kundër pavarësisë, thjesht kundër abuzuesve te luftës, çka dosjet janë shume të rënda”.

Senatori zviceran ka përshëndetur deputetët e Kosovës që i kanë thënë “PO” themelimit te Gjykatës speciale për krime në Kosovë që tashmë i dihet edhe selia e saj, Haga. Sipas z.Marty “me themelimin e Tribunalit për krime në Kosovë, padyshim Kosovës do t’i hapë perspektiva të reja të integrimeve.”

“Kjo gjykatë e cila është në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj, nuk mendoj se do të jetë kundër Kosovës apo UCK-së, por abuzuesve të saj gjatë dhe pas luftës në rajon. Besoj se këtë e dinë mirëfilli edhe një pjese e politikajve kosovar, sidomos ata me duart e papastra.” ka pohuar ne vazhdim z.Marty, duke pyetur se “pse Hashim Thaci nuk po më padit në gjyq për “shpifje”?!

Por zvicerani Marty është i preokupuar me migracionin e qytetarëve të Kosovës, fenomen për te cilin ai shprehet se “vërtetë me shqetëson kjo ikja e kosovarëve nga vendi i tyre. Qeveria dhe institucionet tjera te Kosovës duhet të bëjnë më shumë sidomos për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, papunësinë dhe më pas për t’ju krijuar kushte dhe perspektivë popullatës, sidomos të rinjve, për të ‘mos ju dhënë shkak aty te lëshojnë vendlindjen, sepse me vendlindjen nuk vjen asgjë. Unë mendoj se Kosova nuk mund te këtë perspektive politike e as ekonomike, nëse ky vend i lodhur nga lufta e sot nga emigrimet drejtohet nga njerëz te dyshuar, te korruptuar dhe ne lidhje me krimin dhe mafien..”

Akuzat janë të përpiluara nga amerikanët
Në vazhdim z.Marty, ka pohuar se “votim i parlamentarëve kosovarë pro kësaj gjykate dëshmon se edhe vetë deputetët dhe qytetarët kërkojnë drejtësi për ata që kanë abuzuar dhe kanë bërë krime mbi qytetarët gjatë apo pas lufte. Por policia vendore dhe ndërkombëtare duhet tani të përqendrohen në mbrojtjen e dëshmitarëve të gjallë, për të pasur sukses ndëshkimi i atyre që abuzuan me luftën në Kosovë për interesa të tyre personale”, ka nënvizuar këtu Dick Marty duke përmendur emrat e Hashim Thaçi, Xhavit Halitin, Kadri Veseli etj…te cilët i quan “peshq të mëdhenj”.

Sipas z.Marty “Është fakt se në raport i jam shmangur emrave, por ja është një çështje interne. Por, e vërteta dhe sinqeriteti intelektual, respekti për popullin e Kosovës dhe familjet e viktimave kërkojnë nga ne që gjërave t’u themi një ditë emër. Këta emra janë emra që janë cituar për shumë vite në dokumentet që janë hartuar nga forcat policore, nga shërbimet sekrete të disa vendeve, përfshire këtu edhe gazetat botërore. Unë e kam kryer me Kosovën, nuk merrem më me trafikun e organeve. Kam dorëzuar raportin tim aty ku duhet dhe tash fjalën e kane te tjerët. As unë e as raporti im nuk jemi kundër UÇK-së por kundër abuzuesve te luftës dhe mos harroni se hetimet dhe akuzat janë një përmbledhje jo vetëm nga raporti im, por edhe nga Carla del Ponte dhe raportuesi amerikan, mikut të shqiptarëve Prokurori John Clint Williamson i cili për këto hetuesi ka vizituar disa here jo vetëm Kosovën por edhe Shqipërinë..”, ka thëne ne fund zvicerani Dick Marty.

Të jesh Adem Demaçi – Nga AGRON SHABANI

…Thonë se njerëzit e ditur, njerëzit e thellë dhe patriot, që në fillim i kryejnë ose përmbushin detyrat ose obligimet e larta morale, intelektuale, profesionale dhe patriotike ndaj popullit ( kombit) dhe atdheut të tyre përkatës ose respektivë në atë menyrë që të tjerët i lënë ato për më vonë ose nuk i përmbushin kurrë. Ata gjithmonë i shohin, godasin dhe arrijnë caqet ose qëllimet e larta intelektuale dhe patriotike të cilat nuk mund t´i shohin, godasin ose arrijnë të tjerët. Ndërkohë që prestigjin ose autoritetin e tyre global ose universal tek të tjerët, në të shumtën e rastëve i arrijnë dhe sigurojnë me karismen, eksluzivitetin, individualitetin, intimitetin, spontanitetin, dinjitetin, dignitetin, sovranitetin dhe integritetin e tyre moral, intelektual, profesional, patriotikë etj.
Në këtë frymë Ata janë Instanca me e  lartë morale dhe patriotike! Respektivisht, Institucion i fuqishëm mendorë, intelektual dhe patriotik tek njerëzit, popujt ( kombet) dhe vendët e tyre përkatëse ose respektive.
Ata levizin dhe penetrojnë vazhdimisht brendapërbrenda botës ose universit të pasur eruditë dhe poliedrikë.
Ata gjithmonë e mbrojnë ose shpëtojnë tjetrin nga vetëvetja dhe jo vetëvetën nga tjetri.Këtu qëndrojnë edhe substanca ose esenca e të qenurit të tyre sovran dhe integral ne kupttimin e plotë të fjalës.
” Unë jamë patriot, sepse në radhë të parë jamë njeri i dashur, njeri i ditur dhe njeri i thellë.” Do thoshte dikur poeti.

Ndaj, në funksion të asajë që u cek me sipër. Respektivisht, në funksionet e njohura simbolike, reflektive, revolucionare, evolutive, rekonstruktive, shkencore, intelektuale, humaniste, patriotike dhe të tjera: Kësaj radhe duhet veçuar dhe portretizuar figurën ose personalitetin monumental dhe emblematik të z.Adem Demaçi. Mbase, në domenin ose kontekstin e përgjithshëm ose multidimenzional. Etosin dhe erosin e tij krijues dhe patriotikë së bashku me rolin dhe ndikim e fuqishëm të figurës dhe personalitetit të tij në pajtimin (pajtimet) e gjeneratave dhe konceptëve të larmishme nacionale, politike, kulturore, ideologjike etj. Kjo duke u nisur që nga fillët e jetës krijuese, intelektuale ose akademike të zotit Demaçi…Për të vazhduar me jetën dhe veprimtarinë e pashoqe kombëtare dhe patriotike. Respektivisht, me guximin, vetëmohimin dhe heroizmin e pashoq të z. Adem  Demaçi. Deri në përmasat e njohura të vetëflijimit dhe sakrificës sublime. Për t´u ndalur dhe reflektuar në sfond edhe në durimin dhe urtësinë e pashoqe (biblike dhe platonike) të Adem Demaçit -përballë armiqve, salvuesve, kundërshtarëve politik , përsekutorëve ose ekzekutorëve të ndryshëm në kohë dhe hapësirë. Me virtitytet, idealet, vizionet dhe atributet e tij….Të larta dhe tepër fisnike të cilat në cilat zatën mund t´i posedojnë vetëm Figurat dhe Personalitetët e  rangut ose  kalibrit të Adem Demaçit. Përse kjo?  Sepse, Rrrëfimi ose Legjenda e gjithëmbarshme mbi jetën, veprën dhe personalitetin flamur të z.Adem Demaçi, është  shumë me tepër se një histori. Zoti Demaçi mbi të gjithat është simbol, sinonim, udhërrefyes dhe një arketip i fuqishëm dhe tepër sublim i jetës dhe përvojës sonë individuale dhe kolektive në tërësi. Ai është historia vet.
Adem Demaçi mbi të gjithat ishte Ora e kohës, e kombit, qenies, shpirtit, qendreses, ekzistences dhe historisë sonë. Jeta, vepra dhe personaliteti i tij. Opusi i tij krijues dhe patriotik. Intimiteti, identiteti, dinjitetit ( digniteti), subtiliteti, luciditeti, individualiteti, ekskluziviteti ,spirtualiteti, sovraniteti  dhe integriteti i tij moral, intelektual dhe patriotik. Akribiteti dhe eruditizmi i tij…Horizonti dhe universi i tij  liridashës dhe patriotik. Globaliteti ose universaliteti i tij…Jeta, bota, koha dhe fusha e tij…T´pakapshme, t´ paarritshme…!
I përkushtuar dhe besimtar -deri te Zoti. Kryengritës dhe kushtrimtarë i madh-deri në tempull. Intelektual i formuar dhe përparimtar-deri në kulm. Largëpamës dhe vizionar-sa s´ka më. Adem Demaçi ka qenë, është dhe do jetë përgjithmonë Zeusi i luftës dhe përpjekjeve tona çlirimtare dhe patriotike për liri dhe pavarësi si dhe Prometheu i faljes, pajtimit dhe bashkimit tonë nacional dhe politik. Të gjithë ne ishim në zemrën dhe shpirtin e tij deti dhe oqean. Ai është udhrrefyesi, flamurtari dhe përmendorja e përjetshme në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme nacionale dhe historike të çdo shqiptari. ADEM DEMAÇI…Ky vigan i madh titanik. Lindur, rritur dhe i burrëruar për kryestrofe, kryerrjeshti ose kryevargu. Ky orkan i madh , ky  “ortak i pakurorëzuar” me Zotin -Zeus dhe Prometheun! Ky tundues dhe liberator sypatrembur….I kryqëzuar në ” kryqin e madh” të Fjalës dhe Besës së njohur të shqiptarit. Ky Korife dhe Atlet i Madh i Kosovës dhe Shqiptarizmës….Mendja e mprehtë dhe ata sy të tij shqiponjë që i kanë parë, njohur dhe identifikuar ( zbuluar) me kohë hijet, fosilet dhe ” fytyrat” e vërteta të vitëve dhe atyre dekadave të rënda nën sundimin dhe robërinë e egër serbo-jugosllave. Duke i dëgjuar dhe identifikuar në ndërkohë zërat e jetës, kohës dhe shpirtit tonë në formën ose profilin e një ansambli ose orkestre të madhe liridashëse dhe patriotike e cila do kurorëzohej dikur me vonë me luftën e lavdishme çlirimtare dhe heroike të djemve dhe vashave më të mira të kombit.
Se këndejmi, z. Demaci gjithmonë i ka dashur dhe kërkuar bashkimin tonë shtetëror dhe nacional. Respektivisht, krijimin e shumëpritur të Shqipërisë Natyrale dhe Etnike. Por, gjithmone duke e njohur dhe respektuar sintagmen ose formulën e njohur idealiste dhe materialiste të Sami Frashërit dhe Rilindasve të tjerë, sipas të cilëve edhe pushkët, xhepat, zemrat dhe mendjet tona në këtë drejtim, duhet t´i kemi plot. Dhe, jo të thata ose gjithmonë-bosh! ( … )

Analistët e Prishtinës: Thaçi president, Veseli kryeministër!

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, dhe zëvendësi i tij, Kadri Veseli, po pretendojnë që pas zgjedhjeve të ardhshme t’i marrin dy pozitat e para shtetërore, atë të presidentit dhe kryeministrit.

Zgjedhja e kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, në postin e presidentit, do t’ia mundësojë Kadri Veselit që ta marrë drejtimin e partisë, e në të njëjtën kohë edhe kandidimin për kryeministër, shkruan “Zëri”.
Zgjedhja eventuale e kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, në postin e presidentit të Shtetit, do t’ia mundësojë zëvendësit të tij, Kadri Veseli, që ta marrë drejtimin e partisë, e njëkohësisht të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme për postin e kryeministrit, nëse PDK-ja fiton zgjedhjet.

Analistët thonë se, edhe pse jo e deklaruar deri më tani, Thaçi e Veseli synojnë që t’i udhëheqin institucionet më të larta shtetërore, i pari Presidencën, i dyti Qeverinë. Megjithatë, sipas tyre, gjithçka do të shihet pas përfundimit të procesit të zgjedhjes së presidentit, meqë ka kundërshtime për figurën e Thaçit për postin e të parit të vendit.

Analisti Halil Matoshi thotë se edhe ish-kryeministri Hashim Thaçi, edhe zëvendësi i tij në parti Kadri Veseli, synimet i kanë të qarta dhe legale, mirëpo është një vit kur të dyve po u komplikohen gjërat.
Matoshi ka thënë për “Zërin” se po të shkonin gjërat sipas planit të tyre strategjik, këtë vit Hashim Thaçi bëhet president kushtetues, por me legjitimitet të shpenzuar, e Kadri Veseli lider i ardhshëm i PDK-së, e kurdo që mbahen zgjedhjet edhe i nominuari i tyre për kryeministër

Realiteti i dhimbshëm politik i ditëve të sotme – Nga FLORIM ZEQA

Të qendruarit vertikalisht në politikë është gjëja më e vështirë, pët të mos thënë e pamundur. Në politikë, me këmbëngulësi dhe vendosmëri e pamundura bëhet e mundur, dhe e kundërta, me mossyqeltësi, papërkujdesje dhe mosangazhim koherent, edhe e mundura bëhet e pamundur, apo siq thotë populli; “zogu mund të dali lehtë prej grushti”. Prandaj, nuk është e rastësishme ajo thënja famoze në politikë; “Kurr mos thuaj kurr” (“mai dire mai”).
Politikanët e ditëve të sotme, jo vetëm që nuk po mund të qendrojnë vertikalisht në qendrimet e tyre politike, nuk po mund qendrojnë ulur në b…..e tyre, janë bër sikur shishja e rrubullakët, duke rrëshqitur nga njëri skaj në tjetrin tavolinave të Brukselit, Vjenës dhe Washingtonit.
Herë bëhen të djathtë e herë të majtë, duke mos mundur të qendrojnë në epiqendër të interesave shtetërore dhe kombëtare, ngase nuk i lejon interesi i tyre persoanal, egoja e pafundme për pushtet dhe privilegje.
Politikanët e korruptuar, popullatës i kthehen vetëm në prag të fushatave zgjedhore, duke ju kërkuar lëmosh për dhënjen e votës, disa duke i manipuluar, duke ua vjedhur votën me mashtrim në këmbin të ndonjë vendi pune, tenderi apo edhe më keq, të blerjes së votës së drejtëpërdrejtë (me çmim tepër të ulët) ditën e votimit!
Psikologjia e pasurimit të politikanëve përmes plaçkitjes së buxhetit të shtetit, kryesisht e qeveritarëve, është bërë impuls negativ i rritjes së krimit të organizuar dhe korrupsionit nëpër të gjitha institucionet e vendit, grupeve dhe klaneve mafioze e deri të hajnat e shumtë ordiner që vjedhin dhe demolojnë shtëpitë e boshatisura dhe pronat e mërgimtarëve tanë.
Në të gjitha rastet, organet e rendit (policia), prokuroria dhe gjykatat e tërë punën e tyre e kryejnë me përshkrimin e rasteve, për t’i deklaruara të mbyllura ato me konstatimin përfundimtar; “hetimet vazhdojnë”.
Ky është realiteti i hidhur dhe tepër i dhimbshëm në Kosovën e ditëve të sotme, që e sollën kush tjetër pos kësaj klase të papërgjegjshme politike, kjo klasë e kusarëve politik të pasluftës, e në veqanti të pas 17 shkurtit 2008-të!
Jo pa të drejtë gishtin e drejtojmë gjithmonë prej liderëve shtetëror, qeveritarëve, partive në pushtet, duke anashkaluar me të padrejtë opozitarët, që shumica prej tyre që 16 vite rresht janë ushqyer nga i njëjti “kazan” politik.
I negociuan pamëshirshëm, bashkarisht pozitë dhe opozitë interesat vitale të Republikës së Kosovës me Serbinë gjakatare, poashtu marrveshjen famëkeqe të 19 prillit 2013 në Bruksel, të nënshkruar nga kryeministri i vendit, e ratifikuan bashkarisht deputetët e të gjitha subjekteve politike në parlamentin e Republikës së Kosovës, me përjashtim të VV-së.
Andaj, i vetmi subjekt politik, që është për t’u admiruar në këtë aspekt, është Levizja Vetëvendosje, e cila në raport me bisedimet e pabarabarta dhe tepër të dëmshme për shtetin e Kosovës, ka qenë gjithmonë e prerë dhe e palëkundur; Jo bisedime politike me Serbinë pa njohje paraprake të shtetit të Kosovës nga ana e kësaj të fundit,…vendosjen e reciprocitetit në të gjitha fushat, jo ndarjes etnike të vendit e deri tek kundërshtimi i vazhdueshëm i “Zajednicës”, apo siq po i thonë ndryshe qeveritarët kosovar, “Asociacioni i komunave serbe”, kësaj bërthame të shtetit serb në mbrendi të Republikës së Kosovës.
Konvertimi i shpesht i politikanëve nga një subjekt politik në tjetrin, bëhet kryesisht shkaku i mosmarrveshjeve rreth “gjahut” politk, me rastin e ndarjes së posteve ministrore, caktimit të listave për deputet e deri tek ndarja e “gjahut” tjetër nga ndarja e tenderëve, shitjes së aseteve publike dhe shtetërore.
Së paku deri më tani, nuk ka ndodhur qoftë mbrenda solit të njëjtë (të njëjtës parti politike) apo mes subjekteve të kundërta, të krijohen mosmarrveshje deri në hasmëri për interesa madhore të vendit.
Zajednica dhe demarkacioni nuk është që kanë filluar nga dje, është një histori pak më e gjatë, sikurse që është e gjatë (mbi 16 vjeqare) ndarja e qytetit të Mitrovicës dhe pjesës veriore të vendit,…për të cilat asnjëherë deri më sot nuk i kemi parë liderët partiak të “kacafytën” kaq ashpër me njëri-tjetrin!
Prandaj, me të drejtë nga pjesa dërmuese e qytetarëve të vendit, konfliktet e fundit politike në vend, nuk i vlerësojnë ndryshe, por si konflikte për interesa personale për mbajtjen, respektivisht marrjen e pushtetit.
Largimin e kësaj psikologjie të keqe, mund ta bëjë vetëm një klasë e re dhe e pakorruptuar politike, me program të qartë kombëtar, me projekte të gatshme zhvillimore për vendin dhe me një qasje më pragmatike ndaj shtetit dhe interesave të qytetarëve të vendit.

Gjykata Speciale sërish në Kuvend

Shteti i Kosovës ende nuk i ka kryer të gjitha obligimet ndërkombëtare për funksionalizimin e Gjykatës Speciale.

Duhet të ratifikohet nga Kuvendi edhe marrëveshja me Holandën për Selinë e kësaj gjykate.

Kurse ngritja e aktakuzave të para sipas njohësve të këtyre proceseve do të mundë të ndodhë në pjesën e dytë të këtij viti, pasi kanë mbetur të kryhen edhe disa çështje teknike.

Qeveria e Kosovës ende nuk ka dhënë informata se kur do të dërgohet kjo marrëveshje për ratifikim në Kuvend.

Avokati Tomë Gashi ka thënë për “Zërin” se për shkaqe formale marrëveshja e arritur mes Bashkimit Evropian dhe Holandës, ku po ashtu kanë kontribuar edhe zyrtarë të shtetit të Kosovës duhet të kalojë në Parlamentin e Holandës dhe në atë të Kosovës dhe pas aprovimit, sipas Gashit, kjo marrëveshje konsiderohet e vlefshme dhe fillon implementimi i punës së Gjykatës Speciale

Kosovë – Opozita e vendosur për vazhdimin protestave deri në largimin e qeverisë

Arton Konushevci

Partitë politike opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, mbajtën një takim në Prishtinë me strukturat partiake, ku deklaruan se, si opozitë, nuk do të ndalen me protesta paqësore deri në largimin nga pushteti të qeverisjes aktuale.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, tha se opozita, me protesta e kundërshtime do të vazhdojë me të njëjtin intensitet, pasi, që sipas tij, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, po vazhdojnë rrënimin dhe falimentimin e Kosovës.

“Këta përmbysës të rendit kushtetues të vendit, jo vetëm që po vazhdojnë ta mbajnë të uzurpuar institucionin publik, jo vetëm që po vazhdojnë t’i sulmojnë për çdo ditë institucionet e demokracinë me vendimet e tyre shtet-kapëse, por po vazhdojnë ta kërcënojnë sovranitetin e Republikës me të njëjtën mënyrë, me të njëjtin instrument pra me Zajednicë. Ata po vazhdojnë t’ia djegin të ardhmen këtij populli të Republikës, ndërkohë si kundër përgjigje ndaj kësaj, vazhdojnë ta ofendojnë këtë popull publikisht”, tha Ymeri.

Ndërkaq, Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, theksoi se liderët e partive të koalicionit qeverisës, kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, janë mashtrues. Sipas tij, të njëjtitkanë armiqësuar e popullin ndërmjet vete.

“Ata që po vendosin për ne, për Kosovën, janë mashtrues, janë hileqarë dhe nuk janë të dinjitetshme në detyrat në përgjegjësit që i kanë. Udhëheqësit e Kosovës të tashëm, vendim-marrësit e institucioneve, besoni e kanë nxitur popullin deri në vëllavrasje, në emër të disa vlerave, të cilat ata kanë menduar se vetëm ata i posedojnë, e i trashëgojnë dhe kanë të drejtë të thirren në to. Sot janë bashkë pa pikë fytyre i nëpërkëmbin ato vlera, me të cilat e kanë armiqësuar qytetarin”, theksoi Haradinaj.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, derisa foli para një numri të konsiderueshme të qytetarëve në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, tha se më 9 janar u tregua një faqe e re e Kosovës, dhe siç u shpreh ai, u dha mesazh i qartë se Kosova nuk pranon më që të udhëhiqet nga shkelësit e Kushtetutës.

“Protesta e 9 janarit e dha mesazhin me të mirë. Koha e mashtruesve ka përfunduar. Ne nuk ndjekim dhe përndjekim emra të njerëzve, ne përndjekim veprimet e tyre. Ne nuk shantazhojmë, kërcënojmë e frikësojmë njerëz ashtu siç kanë bërë deri tani”.

“Ne duhet të sigurohemi se në Kosovë ka ardhur një moment i ri i ndryshimit. Kosova duhet të respektohet; kërkesat e saj duhet të dëgjohen, interesat e saj duhet të mbrohen. Kjo është ajo që ne kërkojmë dhe kjo është ajo që ne duam ta kemi në një Kosovë të re dhe ndryshe nga ajo që ka qenë deri më tani”, u shpreh Limaj.

Tri partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, më 9 janar kanë mbajtur njëprotestë me moton “Protestojmë për shtet me sovranitet dhe kundër Qeverisë anti-kushtetuese”.

Protestat e opozitës kanë nisur muaj më parë, në kundërshtim të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, më 25 gusht, lidhur me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Opozita, kërkesave të deritashme, për anulimin e këtyre marrëveshjeve, ua ka shtuar edhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi.

Dr. Rugova dhe UÇK-ja si dhe lufta e njohur për një Kosovë ndryshe… – Nga AGRON SHABANI

Se Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi e synojnë tregun kapitalist të Përendimit, kjo nuk është ndonjë zbulim i veçantë në fushat e njohura të shkencave politike dhe atyre historike.Ky mbase ishte edhe pikësynimi ,amaneti, testamenti, ideali dhe vizioni kryesor dhe esencial i presidentit të parë të Kosovës dhe liderit historik të LDK-së, Dr.Ibrahim Rugovës si dhe i luftës së njohur çlirimtare dhe heroike të UÇK-së.  Republika e Kosovës -shtet i pavarur, sovran, integral dhe demokratik në miqësi të përhershme ose permanente me SHBA-s si dhe me vendët tjera të Natos dhe Përendimit që Kosovës dhe popullit ose kombit tonë iu gjendën pranë kur e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë.

Se këndejmi, UÇK-ja nga toka dhe Nato-ja nga qielli atëbotë, me rastin e luftës së njohur në Kosovë dhe në hapësira të tjera shqiptare nën ish Jugosllavi, njëherë e përgjithmonë ua zunë pritat muzgujve dhe atyre hijeve të lugatëruara të mesjetës. Per t´i sjellur kështu Kosovën dhe shqiptarët në faqen diellore të kulturës dhe civilizimit të njohur evroperëndimorë. Por, gjithmonë duke e preferuar imunitetin, spontanitetin,identitetin, eksluzivitetin, individualitetin, sovranitetin dhe integritetin e popullit (kombit) dhe atdheut tonë në çdo kohë dhe hapësirë. Ndërkohë që Dr.Rugova nuk ndodhët më në jetë! Platforma dhe viozioni i tij politik dhe historik, vazhdojnë  t´iu bëjnë dritë aspiratave dhe interesave të lartëpërmendura të popullit (kombit) dhe atdheut tonë. Respektivisht, edhe Kosovës, edhe Shqipërisë…Me theks të posaçëm aspiratave dhe interesave të kahmotshme për inkuadrimin dhe integrimin e tyre të shumëpritur në Unionin Evropian, në NATO si dhe në të gjitha strukturat tjera përendimore ose evro-atlantike. Dhe, kjo si  dy subjekte të veçanta, apo si dy shtete të pavarura, sovrane, integrale dhe demokratike në arenën botërore ose ndërkombëtare me resurse dhe potenciale të njohura njerëzore dhe materiale të cilat në këtë sfond do duhej të krijonin dhe siguronin sovranitetin dhe distancën e tyre shtetërore dhe politike për t´i ruajtur dhe siguruar kështu bashkëpunimin dhe afërsinë e tyre nacionale, etnike, gjenealogjike dhe historko-gjeografike. Si Gjermania dhe Austria si për shëmbull.

Dorën në zemër, personalisht jam ithtarë dhe një simpatizaant i flaktë i bashkimit të të gjitha trojeve etnike dhe historike të shqiptarëve në Ballkan dhe krijimit të Shqipërisë Etnike. Në atë menyrë që populli ose kombi ynë shqiptarë, njëherë e përgjithmonë të jetoj i lirë dhe i bashkuar (kompakt) dhe unik në trojet e veta etnike dhe historike.Thomas Robert Malthusi na mëson se popujt ( kombet) ose shtetët e ndryshme nacionale dhe politike rritën,shtohën dhe përparojnë sipas ligjit ose progresionit të njohur gjeometrik. Ndërsa,ushëqehën dhe mirëmbahën sipas ligjit ose progresionit aritmetik. E shrehur dhe deshifruar ( detektuar) me formulën dhe gramatikën e aspiratave dhe interesave të njohura të popullit dhe kombit tonë: Kjo donë të thotë se njerëzit ose popujt e ndryshëm e sigurojnë dhe e zgjerojnë teritorin ose hapësirën e tyre etnike dhe gjeografike. Dhe,jo hapësira gjeografike ose historike njerëzit ose popujt e ndryshëm në kohë dhe hapësirë. Shih për këtë, Gjon Stjuart Milli në veprën e tij “Liria”, duke u shprehur mbi evolucionin (evolucionizmin) e njohur politiko-organik të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme përkatëse ose respektve, e vë theksin në imunitetin, individualitetin, identitetin, subjektivitetin, ekskluzivitetin, sovranitetin dhe integritetin e secilit popull ose komb veç e veç.

Mbase gjithnjë fjala mbi aspiratat dhe interesat e lartëpërmendura të popullit (kombit) dhe dy shtetëve tona shqiptare për inkuadrimin dhe integrimët e tyre në tregun e pasur industrial dhe kapitalist të Përendimit. Gjegjësisht në tregun global të vlerave, kulturës dhe kapitalit botërorë. Ndonëse. lidhjet, miqësitë dhe aleancat e njohura të iliro-shqiptarëve me Perëndimin janë të moçme, të shumëta dhe të shumëfishta. Ato datojnë herët…Që nga kohërat ose periudhat e ndryshme antike. Po, me sistemin e lartë industrial dhe kapitalist si qëndrojnë punët? Shtrohet pyetja. Sidomos me të të ashtuquajturin “kapitalizmin” shqiptarë ose kosovar i cili po vazhdon të ngritët dhe sendërtohet mbi kushtët dhe bazat e paqëndrueshme  sociale dhe ekonomike. Gjegjësisht, mbi gërmadhat ose ruinatat e njohura të ish sistemit komuno-socialist të Lindjes.

 Një trohë histori politike nga e kaluara: Siç dihet, revolucionët e njohura industriale dhe ekonomike në Angli etj., asokohe përveç tjerash e kishin ngritur dhe afirmuar të të ashtuquajturen shoqërinë moderne ose bashkohore të Përendimit. Ndonëse, me të gjitha tiparet dhe karakteristikat e njohura të një shoqërie borgjeze, klasore ose industriale dhe kapitaliste të përceptuar, konceptur dhe anticipuar konform rregullave, parimëve ose premisave të njohura finansiare, ekonomike, industriale dhe kapitaliste. Duke menduar në fuqinë e njohur finansiare, industriale dhe ekonomike të popullit ( kombit) dhe shtetit si garantuesit themelor ose esencial të mirëqeniës, prosperitetit dhe stabilitetit të tyre objektiv dher subjektiv. Ndërkaq, me shfaqjen e sistemit të lartpërmendur industrial dhe kapitalist si praktikë e përditshme dhe teori: Në skenën e përgjithshme botërore ose ndrkombëtare do të lindte një “klasë e re” politike ose proletare-sindikaliste. Klasa punëtore ose komuno-socialiste me të gjitha “levizjet” e saj punëtore, revolucionare dhe sindikaliste si “degë” ose “nëndegë të zgjatura” të proletariatit dhe socialdemokracisë botërore. Pa i harruar këtu ndikimët dhe reflektimët e shumëta dhe të shumëfishta të Revolucionit të Madh në Francë ( nën Napoleon Bonaparten etj.) në strukturën dhe substancën e gjithëmbarshme politike dhe organike të raportëve dhe marëdhëniëve të ndryshme botërore ose ndërkombëtare. Kjo duke filluar që nga elementët ose instrumentët e njohura nacionale dhe ideologjike dhe deri tek instrumentët dhe eksperimentët e njohura shkencore dhe metodologjike që do kenë ndikime dhe influenca të shumëta ( eksterne ose eksplikative) në kritikën e mëvonshme shkencore dhe humaniste ndaj të metave dhe dobësive të ndryshme shoqërore dhe politike të shtetëve dhe shoqërive (sistemëve) të ndryshme borgjeze, aristokrate, feudaliste dhe absolutisto-klerikaliste të kontinentit plak. Sidomos tek shtetët dhe “shoqëritë e larta” ( ancien regime) qytetare dhe politike në Evropë. Duke menduar këtu në “moralin e ri” si dhe në mundësitë tjera shkencore, humaniste ose iluministe sipas të të cilave me ndihmën e kristianizmit të reformuar si dhe eksperimentëve të njohura shkencore dhe metodologjike, do vendosej (konstituohej) dhe sistemohej shoqëria e ndërgjegjshme klasore dhe qytetare me të gjitha parimët dhe premisat e njohura të një shoqërie të përparuar, humaniste dhe pozitiviste. Kjo aq me tepër në një kohë kur ngritja dhe forcimi i faktorit të forcës ose fuqisë së përgjithshme politike, ushtarake dhe ekonomike së bashku me “ateizmin” ose mosbesimin e ndërsjellë në mes vendëve ose fuqive të  ndryshme kolonialiste dhe imperialiste: Në një masë tepër të madhe asokohe do u  shkonin për shtati projektëve dhe tëndencave të ndryshme hegjemone, imperiale dhe kolonialiste për influenca dhe dominime të çfarëdollojshme shtetërore, nacionale, ushtarake, fetare, kuzlturore, politike dhe ideologjike në stadin me të lartë të imperializmit. Zatën, edhe Napoleon Bonapartën dhe frytët ose idealet e njohura të Revolucionit ( Antiborgjez) në Francë, asokohe i kishin përmbysur dhe dëbuar nga pushteti e ashtuquajtura “Aleanca e shenjtë” e vendëve të ndryshme ortodokse dhe monarko-absolutiste në bashkëpunim të zhdërvjelltë me levizjet e brëndshme të burbonëve, zhirondinëve dhe jakobinëve të pakënaqur ose në revoltë.( Kujto “Kongresin e Vjenës” dhe vendimët e “Pentarkisë së Madhe” me 1815 etj.)

Ca ( disa) digresione diskursive dhe analogjike: Ndryshe nga kjo, prona private së bashku me kapitalin e njohur borgjez ose neofeudalist si dhe forcat e ndryshme joproduktive, burokrate dhe kleptokratike, asokohe e sot vazhdojnë të konsiderohën si armiqtë dhe kundërshtarët krryesorë të paqes sociale dhe harmonisë së gjithëmbarshme shoqërore dhe qytetare tek popujt dhe vendët e shumëta gjithandej rruzullit tonë tokësorë.
Për me tepër ndërkaq, Heinrich Grossman në kuadër të shkrimit të tij me titull “Ligji i akumulimt dhe rënia e sitemit kapitalist”, i sugjeron dhe rekomandon një sërë instrumentësh dhe mekanizmash të ndryshme politike dhe ekonomike të intërvenimit shtetëror dhe nacional me qëllim të menjanimit (eleminimit) të krizave të ndryshme konjukturale, nomenklaturale, manufakturale dhe të tjera me qëllim të ringjalljes dhe mbijetesës së domosdoshme të kapitalit dhe vet sistemit kapitalist.

Se këndejmi, në kontekstin e ngjarjeve dhe zhvillimëve të njohura revolucionare dhe historike në Francë, mendimtari dhe historiografi i shquar anglez, Edmund Burcke në vështrimin e tij të njohur me titull “Reflection on The Revolution in France” ( Reflektime ndaj Revolucionit në Francë): Duke u thirrur dhe mbështetur në trashegiminë  e njohur nacionale dhe historike si dhe në evolucionin ose zhvillimin e njohur historik dhe organik të shtetëve, sistemëve dhe shoqërive të ndryshme nacionale dhe politike në kontinentin e vjetër evropian dhe me gjërë.Pos tjerash e nënvizon faktin e njohur të ngritjes dhe formimit të shkallëshkallëshëm ose sistamatik të vetëdijes kritike ose qytetare-politike. Rrespektivisht, mendimit të njohur shkencor dhe humanist -ndaj “pozicionit shpirtërorë ” dhe” socio-fizik”  të borgjezisë si dhe të të gjitha rrymave (shtresave) të tjera konservatore, aristokrate dhe klerikaliste në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme (ekskluzive ose protekcioniste) të Perëndimit në funksion të edukimit, eksplorimit, ravijezimit, konturimit dhe riemancipimit të vazhdueshëm( sitematik ) të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme borgjeze ose kapitaliste në çdo kohë dhe hapësirë. Ndërkaq, August Komti (August Commte) në kuader të ” Kursit të Filosofisë Pozitiviste”( në frëngjisht “Cours de la Philosophie Positive”), duke u përpjekur dhe angazhuar mbi formulimin, përceptimin dhe akceptimin e preferuar shkencorë dhe humanist të botës dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare të çliruar nga mitët, dogmat, totemet, paragjykimet, fetishët  dhe reliktët e ndryshme mesjetare ose eshatologjike. Në vazhdim shprehet në favor të bashkëpunimit ose përpjekjeve të përbashkëta humaniste dhe pozitiviste të njerëzve të ditur ( intelektualëve), njerëzve të pasur( pasanikëve ose industrialistëve të ndryshëm) si dhe “inxhiinierëve” ose instruktorëve të respektuar shtetëror, nacional dhe politik. Duke pleduar dhe apeluar në konvergjencat dhe fuzionimet e domosdoshme konstelative dhe korelative të teorisë me praksën ose praktikën e përditshme jetësore dhe shoqërore sipas “etosit” dhe “erosit” të njohur shkencorë dhe humanist në funksion të konceptimit dhe akceptmit të lartëcekur integral dhe pozitivist të botës dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare me njeriun si qytetar ( cityoen) ose banor ( burgeros) të respektuar dhe integral të botës dhe një shoqërie të përparuar qytetare dhe demokratike.Pa dallim feje, kulture, race, gjuhe, ngjyre, gjinie ose etnie të ndryshme në këtë drejtim.

Retrospektiva: Në këtë sfond u mor vesh se shteti ose republika moderne e perëndimit, në një formë a tjetrën, janë kuptuar dhe vazhdojnë të kuptohen prore në prizmin e njohur të një “piemonti” ose fuqie të përgjithshme ( globale dhe universale) në domenin ose suspektin e gjithëmbarshëm politik, fizik, gjeografik dhe historiko- organik. Duke e vërë theksin në ekonominë e fuqishme, industrinë, ushtrinë, policinë, në kushtetutën dhe ligjet e njohura sociale, ekonimike, administrative ose juridike, në politikën e jashtme ose diplomacinë si dhe në komponentët tjera kruciale dhe substanciale që e bëjnë një shtet të zhvilluar, të fuqishëm, të sigurtë, funksional dhe të dashur për të gjithë.

Për me tepër ndërkaq, i ashtuquajturi “kapitalizmi modern” ose bashkohorë i perëndimit, në pjesën me të madhe esenciale ose substanciale të tij, ndodhët i ngritur dhe projektuar mbi “substratin” ose “strukturën borgjeze” ( urbi et orbi) të “Traktatit të Versajës” me 1919. Përderisa, në dy dekadat e fundit të paraluftës së parë botërore, ishte ngritur dhe kishte përparuar dukshëm arsimimi dhe riemancipimi (ristrukturimi) i përgjithshëm i kulturës dhe civilizimit evropian në një kulturë dhe shoqëri masive industriale dhe ekonomike. Duke mos i harruar këtu edhe noekantizmin, kriticizmin, intucionizmin, fenomenologjizmin, ekzistencializmin, etikën dhe disiplinën e njohur globale ose universale gjatë vitëve të njëzeta dhe të tredhjeta të shekullit të kaluar. T´ mbiquajtura ose paramenduara asokohe si vite të dritës dhe të shpresës. Ndonëse, edhe shoqëria e pasur industriale dhe kapitaliste e perëndimit ,edhe ajo ” revolucionare” ose komuno-sociliste e lindjes: Përveç krizës dhe një avarie të thellë të qëllimëve, konceptëve, idealëve dhe vizioneve të tyre politike dhe nacionale- ideologjike. Kishin pësuar fiasko dhe fraktura të shumëta e të shumëfishta edhe në strukturën e përgjithshme shtetërore, nacionale, konjukturale, manufakturale, nomunklaturale, politike, organike etj. Duke i nënkuptuar këtu edhe konceptët dhe sistemët e ndryshme politike dhe idelogjike siç ishin koncepti dhe sistemi borgjez ose industrial dhe kapitalist i Përendimit dhe ai komuno-socialist i Lindjes.  Gjegjësisht,demokracia e lartë qytetare dhe parlamentare evropërendimore dhe i ashtuquajturi sistemi i centralizuar dhe totalitarist  evrolindor. Duke i lënë të hapura në këtë menyrë frontët, trashetë dhe istikamët e ndryshme politike dhe idelogjik për shumë vite dhe dekada me radhë. Për të mos thënë këtu gjer në përfundimin e ish “luftës së ftohët” dhe konfrontimëve të njohura bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Përendimit.

Në instancë të fundit, përderisa Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, do mbahen mend për viktimat dhe pasojat e shumëta njerëzore dhe materiale gjithandej globit tonë tokësorë. Ngritja dhe themelimi i Unionit Evropian ( UE ) me rastin e nënshkrimt të “Traktatit të Brukselit” në vitin 1948 dhe vet Paktit të Natos me 1949: Edhe përkundër pëngesave dhe vështirësive të ndryshme fillestare ose nismetare.Me kalimin e kohës do i dëshmojnë dhe konfirmojnë përparësitë dhe benificionet e shumëta politike, ushtarake, sociale, ekonomike, industriale, teknologjike etj. Nga të cilat dikur me vonë do të lindin dhe avansojnë edhe benificionet ose përparimet e njohura shtetërore, nacionale, politike, historike dhe të tjera të vendëve dhe popujve të ndryshëm evropërendimorë. Kjo në radhë të parë për faktin se platforma dhe vizioni i ri në raportët ose mrëdhëniët e gjithëmbarshme botërore ndërkombtare:popujve dhe venëve të ndryshm të kontinentit evropian etj. Do iu hapin (çelin) shtigje dhe horizonte të reja të zhvllimit, progresit, emancipimit dhe përparimit të gjithëmbashëm nacional dhe ekonomik. Ndërkaq, edhe e ashtuquajtura “Status Quo-ja” e atëhershme nukleare ose atomike në të dyja anët e konfrontuara rivale dhe antagoniste ( Kujto Paktin e Natos dhe ish Traktatin e Varshavës ):Falë arritjeve dhe zhvillimëve të fuqishme industriale dhe ekonomike të Natos dhe Përendimit, dikur me vonë do i njohur dhe panoi nuansat dhe karakteristikat e veçanta ose specifike. Duke i determinuar dhe “detantizuar” kështu pikëpamjet dhe qëndrimet e konfrontuara (rivale dhe antagoniste)) në mes Lindjes dhe Përendimit. Si dhe duke i eksploruar, ravijezuar, konturuar, sistemuar, profilizuar dhe konvencionalizuar ( unifikuar) edhe konceptët dhe vizionet e larmishme të popujve dhe shtetëve të ndryshme anëtare të Natos dhe UE-së.

 Për fund:

Mëqe, gjithnjë fjala mbi platformen, filozofinë, idealet dhe vizionet e lartëpërmendura shtetërore, nacionale, historike dhe patriotike të Levizjes së njohur të Dr. Ibrahim Rugovës ose Alternatives së njohur politike dhe demokratike të shqiptarëve të Kosovës dhe të hapësirave tjera etnike dhe historike të shqiptarëve në muzgun ose ” buzëmbremjen e parë” të shpërbërjes ose shkatërrimit të përgjithshëm dhe përfundimtar të ish Jugosllavisë: Atëherë patjetër duhet shtuar në fund se lidhja ose levizja alternative dhe demokratike e Dr. Rugovës dhe bashkëpunëtorëve të tij në dekaden e fundit të shekullit të kaluar: Ishin si të thuash një ” paralojë e butë” revolucionare, çlirimtare dhe patriotike e popullit ( kombit) shqiptarë në Kosovë dhe gjithandej. Respektivisht, rinjohje, ringjallje dhe një moblizimi i përgjithshëm aklamativë ose referendumian i cili do i paraprinte luftës së njohur clirimtare dhe patriotike të UCK-së. Ndonëse, pa i harruar këtu përpjekjet e njohura kolosale dhe titanike të liderit dhe simbolit të shquar të luftës dhe rezistencës së njohur të shqiptarëve, z. Adem Demaci , Ukshin Hotit si dhe të shumë intelektualëve dhe patriotëve tjerë shqiptarë në Kosovë dhe gjithandej.

2016 – Gjykata Speciale për krimet në Kosovë do të ngrihet në Hagë

Qeveria e Holandës ka bërë të ditur se Gjykata e Posaçme për krime lufte në Kosovë do të ngrihet në Hagë.

Gjykata do të hetojë krimet serioze të kryera në periudhën 1999-2000 nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pakicave etnike dhe kundërshtarëve politikë, thuhet në deklaratën e Qeverisë holandeze, të cilën e transmeton BBC.

Deklarata pranon se gjykimi i krimeve të luftës “është çështje e ndjeshme në Kosovë”.

“Të dyshuarit e mundshëm mund të shihen nga shtresa të shoqërisë kosovare si luftëtarë të lirisë, ndërsa dëshmitarët mund të ndjehen të kërcënuar në Kosovë”, thuhet në deklaratë.

Gjykata pritet të nisë së operuari këtë vit.

Princi Çarles do ta vizitojë Kosovën

Princi i Uellsit Çarles e ka vizituar Kosovën edhe në shtator të vitit 1999

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka njoftuar sot se Princi i Uellsit, Çarles dhe bashkëshortja e tij, Kamilla, në mars të këtij viti do ta vizitojnë Ballkanin Perëndimor përkatësisht Kroacinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë.

“Princi i Uellsit e ka vizituar tetë herë Ballkanin Perëndimor. Kjo është vizita e parë zyrtare e Dukeshës së Cornwall në Kroaci, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi”, thuhet në komunikatën për media.

Në mesin e disa vizitave të realizuara në Ballkan, Princi i Uellsit, Çarles e ka vizituar Kosovën në shtator të vitit 1999.

Kosova po përkujton sot 17 vjetorin e masakrës së Reçakut

Kosova përkujton masakrën e Reçakut, e cila ndodhi 17 vjet më parë, kur forcat serbe të sigurimit patën vrarë 45 civilë shqiptarë.

Në Kompleksin Memorial në Reçak të Shtimes, homazhe kanë bërë Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe personalitete tjera të jetës politike e publike në vend.

Në Reçak shkoi edhe ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së, Willaim Walker, të cilit i është organizuar dhe një ceremoni e vënies së gur-themelit të shtatores së tij. Walker, këtë ngjarje e patë cilësuar si masakër dhe “krim kundër njerëzimit”.

Ngjarja e 15 janarit të vitit 1999, e njohur si masakra e Reçakut, njihet si një nga ngjarjet kryesore që ka shënuar kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke u paraprirë proceseve që çuan deri te fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë.

Në nderim të viktimave, ttë premten kanë marrë pjesë edhe qindra qytetarë nga e mbarë Kosova, të cilët po vizitojnë kompleksin memorial.

Pas homazheve është organizuar edhe një akademi përkujtimore.

Walker: Kosovës i duhet gjeneratë e re politikanësh (video)

Voal – Ish-ambasadori i Misionit verifikues të OSBE-së gjatë vitit 1998-1999 në Kosovë, William Walker, ka deklaruar se Kosova është në drejtimin e gabuar.
Walkeri, pas takimit me të parin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, ka deklaruar se Kosova duhet t’i ndryshojë brezat të cilët e udhëheqin vendin politikisht. Walkeri ka theksuar se nuk beson që Kosova mund t’i zgjidhë problemet e shumta me klasën e tanishme politike. “Unë reflektoj shumë në mendimet e shumë shqiptarëve që jetojnë në Amerikë dhe pajtohem me ta se një prej problemeve më të mëdha në Kosovë është klasa politike, e cila, mendoj, nuk është duke e ndjekur një rrugë e cila do ta çonte Kosovën në drejtimin e duhur. Në aspektin politik Kosova është në drejtimin e gabuar dhe njerëzit e Kosovës, të cilët u kthyen në Kosovë pas luftës dhe të cilët kanë festuar në rrugë pas shpalljes së pavarësisë në shkurt, kanë pritur një lloj të politikës shumë më ndryshe dhe njerëz shumë më ndryshe. Mendoj se Kosova duhet t’i ndryshojë brezat të cilët udhëheqin vendin politikisht. Mendoj se problemet e shumta dhe serioze me të cilat Kosova është duke u përballur nuk mund të zgjidhen nga kjo klasë politike e tanishme”, ka theksuar Walkeri.
Ai ka bërë me dije se i përkrah protestat të cilat po bëhen në Kosovë, por jo ato të dhunshme siç kanë ndodhur së fundi në Kosovë. “Edhe në SHBA protestojmë tërë kohën. Nuk dua të them se jam një admirues i tyre [protestave], por nëse ato janë një kauzë për të dalë në rrugë dhe të ngritur zërin për diçka, atëherë mendoj se janë shumë të mira. Por, nëse teprohen, e cila ndodhi së fundi, atëherë duhet të zgjidhet ky problem [dhuna në protestë]. Të dëgjosh se ka pasur njerëz me maska që kanë hedhur ngjyrë dhe kanë bërë gjëra të këqija në rrugët e Prishtinës. Dhe dëgjova prej Shpendit se ai si kryetar i Prishtinës nuk ka funksion mbi policinë, prandaj kjo është një çështje që i përket Qeverisë, e për këtë do ta fajësoja Qeverinë që i ka bërë gjërat, të cilat ka mundur t’i bej më mirë në protestë”, ka theksuar Walkeri.
Walkeri po qëndron në Kosovë me rastin e shënimit të 17-vjetorit të masakrës së Reçakut.

Po vjen forca e ndryshimit real – Nga FLORIM ZEQA

Protesta e 9 Janarit, që njiherit ishte edhe protesta më masive e pasluftës në Kosovë, i ka lëkundur fuqishëm thëmelet e kalbura të kësaj qeverie. Dy drejtuesit e qeverisë, Thaçi e Mustafa janë duke provuar të mbrojnë “lëkurën” e tyre me të gjitha mjetët që kanë në dispozicion duke filluar nga mediat publike, ato elektronike dhe të shkruara e deri tek shërbyesit e tyre publik; ministra, zv. ministra, këshilltar, militant partiak e çka jo tjetër, duke i përdorur si “kondom” politik kundër vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Tendenca e hapur e “kondomëve” politik për minimizimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila evidentoj shkeljen e hiq më pak se të 22 neneve të kushtetutës, ka për qëllim mbrojtjen e interesave personale të një klani mafioz në qverisjen e vendit.
Nuk e di që mund të ketë marrëzi më të madhe, se sa ajo kur dëgjon shqipfolës duke mbrojtur interesat e Serbisë në Kosovë (Zajednicën)!
Nga ana tjetër sa “kondom” të tjerë i kanë vënë në shërbim të realizimit të marrëveshjes private  (jo partiake) për “zgjedhjen” e Hashim Thaçit për president të vendit!
Ky, përveqse është skenar i keq, është i vetmi kusht për vazhdimin e bashkqeverisjes mes dy partnerëve kontravers të koalcionit, që skanë asgjë të përbashkët mes vete, përveq aferave korruptive.
Arroganca e qeveritarëve të ardhur në pushtet me votën e kontrabanduar të qytetarëve të lirë të këtij vendi ka arritur kulmin.
Injorimi i peticionit të nënshkruar prej mëse 200 mijë qytetarëve  të këtij vendi dhe injorimi nga ana e pushtetarëve, e kërkesave të drejta dhe legjitime të qindëramijëra qytetarëve të Kosovës në protestën më masive nga paslufta e këndej, paraqet rrezik serioz për sigurinë e qytetarëve dhe të ardhmën e vendit.
Kjo formë e referendumit popullor, përveqse e delegjitiminon në mënyrën të fuqishme qeverisjen aktuale të uzurpatorëve të shtetit, të kësaj klase të korruptuar politike,…paraqet kërkesën e shoqërisë kosovare për ndryshimin e kursit qeverisës në vend.
Nga 9 Janari, lirisht mund të themi se mori fund “agonia” e pritjes së qytetarëve të vendit, nga ajo ditë filloi rënja këtij pushteti antidemokratik dhe antipopullor, e këtij pushteti të grupeve të interesit, që për 16 vite rresht u pasuruan në mënyrë të paligjshme nga shpërdorimi i pushtetit, përmes aferave korruptive, gjatë tenderimit dhe shitjes të ndërmarrjeve publike të vendit tonë.
Vetëm vullneti i popullit mund t’ua hjekë nga duart privilegjet pushtetarëve dhe një pjese të opozitarëve, që kontrollojnë bashkarisht të gjitha bizneset e pista në Kosovë.
Largimi i pozitës nga pushteti dhe zavëndësimi me opozitën e tanishme vetëm sa do të prodhoj efekte “domino”! Prap do të kemi perseritje të bllokadave politike, kërcënime dhe shantazhe të ndërsjella mes dy blloqeve politike.
Që kjo të mos ndodhë, ka ardhur momenti i fundit, që të zgjohet nga “agonia” politike elektorati i heshtur rugovian,…fillimisht për ta pastruar nga mbrenda LDK-në, shtëpinë e vjetër e të mykosur nga korrupsioni, familjarizmi dhe nepotizmi i grupeve të interesit, largimin njëherë e përgjithmonë të diktaturës komuniste, kërcënimeve dhe shantazheve të instaluara nga lideri aktual, praktika këto të paqëna në subjektin rugovian.
Një iniciativë e shëndosh politike për ndryshime rrënjësore dhe përmbajtësore në LDK-në rugoviane, do të krijonte premisa të fuqishme për ndryshimin në tërësi të skenës politike kosovare,…për çka, mbrenda një kohe realitivisht të shkurtër në sheshet dhe bulevardet e Prishtinës mund të duboheshin mbi 1 milion njerëz të pakënaqur, apo mbi 50 % e elektoratit pasiv, të pas zgjedhjeve të 2004-s e këndej.
Kjo forcë e ndryshimit real kërkon largimin nga skena politike e të gjithë liderëve partiak, të implikuar në afera të ndryshme kriminale dhe korruptive.
Nëse vërtetë liderët e partive opozitare, e kanë me gjithë mendje interesin e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, zhvillimin ekonomik dhe interesin e qytetarëve të vendit, duhet të deklarohen publikisht para qytetarëve të vendit, për  tërheqjen e tyre nga skena politike në momentin e rrëzimit të kësaj qeverie, për t’i lënë hapsirë ardhjes në pushtet të një klsae të re, te pa korruptuar dhe padjallëzuar politike.
Në të kundërtën, ndërrimi i roleve në skenën e vjetër politike, jo vetëm se do të ndikonte në rënjën e interesimit të qytetarëve për dalje në zgjedhje,…do të ndodhë akoma më keq, largimin masiv të qytetarëve nga vendi, ngase  kasta aktuale  politike e vendit është bërë tepër e urryer dhe e papërballueshme për jetën e qytetarëve në këtë vend.

Walker: Kosova nuk po shkon në drejtim të duhur

Ish- ambasadori i OSBE-së në Kosovë gjatë kohës së luftës, William Walker, i cili po qëndron në Kosovë, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend.

Ai pas takimit që kishte me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se arsyeja e vizitës së tij ka të bëj me pensionimin e tij dhe asgjë më shumë.

Walker duke komentuar gjendjen aktuale në Kosovë ka thënë se vendi nuk po shkon në drejtim të duhur.

“Opinoni im personal është se populli nuk po shkon në drejtim të duhur. Ka shumë probleme këtu që duhet zgjedhur dhe shpresoj që sa më shumë zëra do të dëgjohen në mënyrë që të dëgjohet opinioni i ndryshëm i sa më shumë njerëzve, partive, siç është personi në të djathtën time Visar Ymeri. Pra po flasim se në çfarë drejtimi duhet të shkoj ky vend në të ardhmen. Unë jam këtu për të parë se çfarë Vetëvendosje beson se duhet bërë dhe pata një shpjegim të mirë për aktivitet e tyre të fundit. Folëm për problemet e mëdha që Kosova po ballafaqohet me to, në kuptim të marrëdhënieve të brendshme në mes të komunitetit. Shpresoj që asnjëri prej jush ti thoni botës se William Walker është paraqitur në Vetëvendosje sepse ai duhet të bëjë kontributin e tij mujor apo diçka të tillë. Unë jam këtu sepse dua të dëgjoj se për çka janë duke folur të gjithë”, ka deklaruar Walker, raporton zeri.info.

Ish-ambasadori, hodhi poshtë zërat se ai është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje siç është thënë shumë herë nëpër media.

“E di që disa njerëz kanë thënë se William Woker është tashmë një anëtarë i Vetëvendosjes dhe dua që t’iu garantoj se nuk jam. Kur isha ambasador në karrierën time  para se të pensionohesha mendoja se duhej që të flisja me të gjithë që ishin të përfshirë në politikë për të kuptuar se për çfarë ata flisnin më shumë.  Kështu që sot isha për ta vizituar AAK-në, fola me Ramush Haradinajn dhe kjo nuk do të thotë që jam bërë anëtarë i AAK-së. Unë do të flas këtu edhe me njerëz të tjerë të partive tjera rreth asaj se a po shkon ky vend në një drejtim të duhur apo duhet ndryshuar drejtimi”, ka deklaruar tutje Walker.

Walker thotë se Kosova s’ka nevojë për ndërmjetësues ndërkombëtar

Ish- ambasadori i OSBE-së në Kosovë gjatë kohës së luftës, William Walker, i cili po qëndron në Kosovë, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend.

Ai pas një takimi që ka pasur me zyrtarë të Vetëvendosjes, i pytur nëse duhet që të ketë një negociatorë ndërkombëtarë për tejkalomini e krizës politike, ka thënë se nuk ka nevojë, pasi sipas tij, Kosova duhet t’i zgjidh vet çështjet e brendshme.

/ZËRI/

Thaçi më 19 janar në Amerikë – i tregojnë se bëhet President apo jo

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi pas një kohe të gjatë do të udhëtojë në Uashington. Ai do të ketë takime më zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit më 19 janar, ku edhe do ta mësojë nëse do të bëhet President.

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka kohë që nuk ka shkelur në zyrat e Departamentit Amerikan të Shtetit. Diplomatët amerikanë në dy vitet e fundit ai i ka takuar kryesisht në Prishtinë ose gjatë seancave të KS të OKB’së ku ka marrë pjesë.

Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se Thaçi do të jetë në Washington më 19 janar ku do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit. Këto takime pritet të jenë vendimtare për fatin e tij politik- respektivisht Thaçi do ta mësojë nëse do të jetë President i Kosovës, ashtu siç parashihet me marrëveshjen PDK-LDK të vitit të kaluar.

“Vetëvendosja”: Policia ka lidhje të ngushtë me zyrtarë të PDK-së

Voal – Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar ngjarjet e së shtunës, konkretisht veprimet e Policisë së Kosovës. “Vetëvendosje” vlerëson se veprimet e policisë kanë qenë politike dhe se ajo nuk po lufton krimin e organizuar në vend, por merret me arrestimet e opozitës. Madje, ky subjekt politik thotë se drejtuesit e policisë janë të lidhur ngushtë me deputetët e PDK-së.

Kështu vlerëson përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, i cili thotë se shumë segmente të policisë janë pjesëmarrëse në krim të organizuar.

“Policia e Kosovës nuk po e lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin, por këtu ka angazhuar gjithë arsenalin e saj në shtypjen dhe arrestimin e opozitës. Rashit Qalaj, njëri prej drejtuesve të policisë ka edhe lidhje të ngushtë me deputetin e PDK-së, Elmi Qeqica. Segmente të caktuara, drejtues të policisë janë pjesëmarrës në krim dhe korrupsion”, ka thënë Shkreta.

Shkreta ndër të tjera tha se policia po përdoret si mjet propagandues.

“Policia po përdoret si mjet propagandues, opozita deklaroi se shifrat kaluan mbi 20 mijë, ndërsa Baki Kelani deklaroi një shifër qesharake”, tha Shkreta. / ZËRI /

Kosova nis së shpejti bisedat për demarkacionin me Serbinë

Në bisedimet e Brukselit përveç demarkacionit përfshihen edhe reparacionet e luftës, si çështja e të pagjeturve, kthimi i pensioneve, depozitave bankare dhe dëmshpërblimet për dëmet që Serbia i ka bërë në Kosovë

Një tjetër proces demarkacioni pritet ta nis Kosova, tani me Serbinë. Në një intervistë për KTV-në, ministrja për dialog Edita Tahiri ka konfirmuar se në takimin e radhës do të paraqesin në Bruksel planin e tyre për këtë vit. Dhe këtu përveç demarkacionit përfshihen edhe reparacionet e luftës, si çështja e të pagjeturve, kthimi i pensioneve, depozitave bankare dhe dëmshpërblimet për dëmet që Serbia i ka bërë në Kosovë.

Tahiri, ka thënë se do të përqendrohen gjithashtu në zbatimin e marrëveshjeve të kaluara. Këtu ka përmendur lëvizjen e lirë dhe largimin e tabelave ‘prova’, diplomat e librat e kadastrës. Ministrja thotë se do të provohet të krijohet një grup punues trepalësh BE-Kosovë-Serbi, për të shuar strukturat paralele.

Pa u bërë kjo, Tahiri ka insistuar se nuk vazhdohet me funksionalizimin e Asociacionit. Ministrja i ka bërë ftesë të gjitha partive opozitare, që të bëhen pjesë e bisedimeve në Bruksel.

Valon Murtezaj – këshilltar për Punë të Jashtme i Kryeministrit ka treguar se një delegacion i lartë i BE-së do ta vizitojë Kosovën të premten dhe me këtë rast pritet që kryeministri Isa Mustafa përfundimisht të vendosë nëse do ta mbajë premtimin për të mos udhëtuar në Bruksel.


Send this to a friend