VOAL

VOAL

Interpelanca e plotë në Parlamentin Zviceran: Hashim Thaçi dhe veprimtaritë kriminale të UÇK-së në Zvicër

 Përktheu : Sefedin Krasniqi

Kush ishte dhe është i përfshirë dhe pse në Interpelancën 11, 3294, të paraqitur nga Wobmann Walter në Asamblenë Parlamentare të Zvicrës? Pa dhënë ndonjë koment, secilit që i intereson mund lexojë tekstin në vazhdim që më 18.03.2011, u shqyrtua në Parlamentin e Zvicrës.

Të gjithë ata që dëshirojnë ta lexojnë tekstin në origjinal mund t’i referohen lidhjes së këtushme:

11.3294 – Hashim Thaçi et les activités criminelles de l’UCK …

http://www.parlament.ch/f/suche/pages/geschaefte.aspx?gesch_id=20113294

ASAMBLEJA PARLAMENTARE – PARLAMENTI I ZVICRËS

CuriaVista–Shqyrtime parlamentare

11, 3294–Interpelancë

Hashim Thaçi dhe veprimtaritë kriminale të UÇK-së në Zvicër Dërguar nga Wobmann Walter Data e regjistrimit: 18/03/2011 Paraqitur në Këshillin Kombëtar Gjenda i diskutimeve: E likuiduar

Tekst i paraqitur Akuzat në dhjetor të vitit 2010 kundër kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, si pjesë e një raporti të Këshillit të Evropës në lidhje me krimet dhe shkeljet serioze të drejtave të njeriut. Është problematike se Thaçi ka përfituar nga statusi i refugjatit në Zvicër para luftës në Kosovë dhe në atë kohë veprimtari kriminale janë kryer nga Zvicra në emër të UÇK-së.

1. Për ç ‘arsye e ka marrë statusin e refugjatit Hashim Thaçi, XhavitHaliti, Bardhyl Mahmuti, Ramush Haradinaj, Azem Syla, Adem Grabovci, Jashar Salihu, Kadri Veseli dhe Ali Ahmetit, të gjithë udhëheqësit e UÇK-së (ju lutem të tregohet vitin e dhënies së statusit të refugjatit dhe arsyeja për secilin nga të cekurit)?

2. Para dhënies së statusit të refugjatit, organet kompetente zvicerane a kanë kërkuar informacione nga vendi i origjinës, apo nga vendet e BE ose organizatave ndërkombëtare informacione mbi këta individë, siç është e zakonshme gjatë procedurave të azilit? Nëse jo, pse nuk e kanë bërë? Nëse po, çfarë kanë sjellë hapat e ndërmarrë?

3. Cilët nga të cekurit më lartë kanë aktualisht leje qëndrimi ose leje qëndrimi të përhershme, dhe pse këto leje nuk u janë revokuar?

4. Cilët nga personat e mësipërm janë zhveshur nga statusi i refugjatit ose u është ndaluar hyrja në territorin e Zvicrës, dhe pse?

5. Raporti mbi sigurinë e Shtetit i vitit1998, i përmend konkretisht udhëheqësit e UÇK-së : Bardhyl Mahmuti (zëdhënës jashtë vendit i UÇK-së), XhavitHaliti (administrator financiar i UÇK-së) dhe Hashim Thaçi. Ai raport gjithashtu përcakton Zvicrën si një bosht të logjistikës dhe bazë e financimit të UÇK-së. Çfarë hapa autoritetet zvicerane kanë marrë për t’i dhënë fund kësaj situate?

6. Deri në çfarë mase tolerimi dhe prania e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në tokën zvicerane ka kërcënuar dhe kërcënon ende sigurinë e brendshme të vendit tonë?

7. Familja Bardhyl Mahmuti a ka marrë gjithashtu leje për të qëndruar ose për tu vendosur në Zvicër? Nëse përgjigja është afirmative, pse?

8. Pse Azem Syla, një bashkë-themelues i UÇK-së, posedon ende një vendbanim të përhershëm në Kantonin e Solothurn?

9.Pse Kadri Veseli, ish-kreu i shërbimit të fshehtë të paligjshme të Kosovës (SHIK), posedon ende leje të përhershme qëndrimi në Zvicër?

10. Pse Hashim Thaçi ka mundur të vendoset në Cyrih kur ai kurrë nuk ka marrë leje për të ndryshuar vendbanim?

11. Me vendim të Këshillit Federal të 3 korrik 2001, Xhavit Halitit iu ka ndaluar hyja në territorin zviceran. Pse kjo ndalesë nuk është aplikuar për të gjithë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së?

Përgjigja e Këshillit Federal të datës 25. 05. 2011

Për arsye që lidhen me mbrojtjen e personalitetit, Këshilli Federal nuk është në gjendje të sqarojë disa pyetje në lidhje me parashtrimin interpelancës së autorit. Informacioni i kërkuar duhet të mbetet konfidencial (sipas nenin 7. al. 2 shkronja. c, Ligji Federal mbi Asamblenë Federale, SR 171, 10).

1. Veç një përjashtimi, të gjithë personat e emëruar kanë aplikuar për azil në Zvicër. Ata janë njohur si refugjatë dhe u është akorduar azili për një periudhë nga 20 nëntor 1986 deri 16 shkurt 1996. Ata kanë qenë në gjendje të provojnë ose të paktën të ngjajnë si të tilla se ata ishin ndjekur nga autoritetet e ish-Jugosllavisë për shkak të pikëpamjeve të tyre politike.

2. Autoritetet përgjegjëse për azil kanë shqyrtuar çdo kërkesë me kujdes dhe individualisht. Në veçanti, ata kanë kryer një numër të kontrolleve përmes ambasadës zvicerane në vendin e origjinës dhe në vendet fqinje të Zvicrës.

Shqyrtimi i kërkesave për azil është bazuar edhe në njohjen e situatës së të drejtave të njeriut dhe politikës në ish-Jugosllavi. Në kohën e marrjes së vendimit, autoritetet gjithashtu kanë shqyrtuar sistematikisht nëse ka arsye për të përjashtuar të drejtën e azilit (cf. Neni. . 53 i ligjit mbi të drejtën e Azilit, SR 142, 31, neni. 1F i Konventës mbi refugjatët (SR 0. 142. 30). 3. /7. /8. /9.

3. Duke pasur parasysh shpërndarjen e kompetencave ligjore lidhur me të drejtat e të huajve, autoritete kantoneve vendosin për akordimin apo revokimin e lejeve të qëndrimit. Siç u theksua më sipër, Këshilli Federal nuk mundet për arsye të mbrojtjes së privatësisë, të sigurojë udhëzime për statusin e qëndrimit të anëtarëve të familjeve të personave të lartë përmendur. Lidhur me të lartë cekurit, Këshilli Federal mendon se është e tepërt për të zhvilluar më tej informacionin e dhënë tashmë nga Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë DFJP), gjithmonë për arsye që lidhen me mbrojtjen e personalitetit.

4. Procedurat për revokimin e azilit janë ngritur kundër personave të përmendur në pyetjen 1 posa ka mbaruar lufta në Kosovës. Për ndalim-hyrjen lëshuar kundër Xhavit Halitit, ne i referohemi përgjigjeve në pyetjet 5 dhe 11. 5. Më 3 korrik 2001, Këshilli Federal ka vendosur në bazë të nenit 184 paragrafit 3 të Kushtetutës Federale (SR 101), për të marrë masa kundër protagonistëve të konfliktit në Maqedoni me qëndrim në Zvicër.

Në mesin e personave në shënjestër, Xhavit Halitit i është ndaluar hyrja në territorin zviceran pa leje, dhe atë deri në një njoftim (urdhër) të ri. Këshilli Federal gjithashtu ia ka ndaluar për të themeluar, për të përfaqësuar ose për të mbështetur organizatat, që kanë ndërhy dhe kanë përdorur dhunën në konflikt në Maqedoni, apo të njëjtat kanë mbështetur në mënyrë të tërthortë palët e ushtrimit të dhunës atje. Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë (FDJP) ishte përgjegjës për zbatimin e këtyre vendimeve.

Në disa raste të tjera, ka pasur indikacione që kanë çuar në përfundimin se personat e cekur të përfshirë në konflikt kanë qëndruar gjatë në zonën e konfliktit janë angazhuar aktivisht në favor të lëvizjes pro-shqiptare të përfshira në konflikt, edhe pse ata u ishin nënshtrohet dispozitave të legjislacionit zviceran për të huajt. Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë (FDJP) ka ndërmarrë masa kundër këtyre personave me origjinë nga ish Jugosllavia, masa këto që i takojnë fushëveprimit të kompetencave (Zyra Federale e Policisë dhe Zyra Federale për migrim). Këto masa kanë qenë të përqendruara kryesisht në statusin e tyre të qëndrimit. 6. Këshilli Federal ka arsyetuar masat e përshkruara në përgjigjen e saj për pyetjen nr. 5, se aktivitetet e protagonistëve të konfliktit në Maqedoni kërcënonin sigurinë e brendshme dhe të jashtme të Zvicrës. Aktivitetet e atyre që ishin përfshirë në konflikt rrezikonin marrëdhëniet midis Zvicrës dhe Maqedonisë dhe me shtetet e tjera, të cilat sikur Zvicër, përpiqeshin për të promovuar një zgjidhje paqësore në Ballkan dhe dënoi veprimet luftënxitëse të nacionalistëve shqiptarë. Për më tepër, këto aktivitete gjithashtu kishte rrezik të ushtroheshin nga Zvicra dhe kështu të rrezikonin sigurinë e vendit.

10. Ndryshimi i vendbanim rregullohet nga dispozitat e nenit 37 të Ligjit Federal për të huajt (LEtr), sipas të cilave mbajtësi (titullari) i lejes afatshkurtër apo lejes së qëndrimit të përhershëm duhet së pari të kërkojë leje nga kantoni i ri. Mbajtësi i lejes së qëndrimit ka të drejtën për të ndryshuar kantonin nëse nuk është i papunë, dhe në qoftë se nuk ka asnjë bazë për revokimin (shkarkimin) në kuptimin e nenit 62 LEtr. Poseduesi i lejes së qëndrimit ka të drejtë gjithashtu për të ndryshuar kantonin në qoftë se nuk ka asnjë bazë për shkarkimi bazuar në kuptimit e nenit 63 FNtr. Ndryshimi i kantonit bie brenda juridiksionit të kantoneve. Zyra Federale për Migrim nuk ka informacion më të saktë në lidhje me rastin.

11. Në vendimin e saj të 3 korrikut 2001, Këshilli Federal ka shqyrtuar situatën e njëmbëdhjetë personave të lartë cekur, të gjithë të konsideruar si kuadro të UÇK-së. Për tre individë, përfshirë këtu edhe Xhavit Haliti, janë aplikuar masa të bazuara direkt në Kushtetutën Federale. Për dy prej tyre, përfshirë këtu edhe Xhavit Haliti, Këshilli Federal ka lëshuar urdhrin për ndalimin e hyrjes se këta njerëz ndodheshin kryesisht jashtë vendit që nga viti 1998.

Për personin e tretë është dhënë ndalesa për shpërndarje të aktiviteteve propagandistike, shoqëruar me një kërcënim për dëbim në rast të mos respektimit të ndalesës, për shkak se ky person, në të vërtetë, banonte në Zvicër. Për tetë personat tjerë, Këshilli Federal është informuar se masat e nevojshme do të zbatohen nga DFJP (Zyrës Federale të Policisë së dhe Zyrës Federale për Migrim) për të marrë vendimet e duhura në lidhje me situatën e tyre, të tilla si revokim i statusit të refugjatit / ose revokimit të lejes së qëndrimit dhe / ose ndalim për hyrje në Zvicër.
Disa masa të dëbimit ndaj disa personave të lartë cekur janë ndërmarrë më vonë.

Ramush Haradinajt i ofrohet posti i nënkryeministrit

PRISHTINË – Kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinajt i është ofruar posti i zëvendëskryeministrit të Kosovës. Oferta i është bërë liderit të AAK-së në mënyrë që vendi ta kalojë krizën politike në vend dhe kësisoj të prishet opozita e bashkuar. Këtë e kanë konfirmuar për RTV Dukagjinin, burime të sigurta nga Qeveria e Kosovës, por që as zyrtarë të AAK-së nuk e kanë mohuar një gjë të tillë.

Sikur Haradinaj të pranonte ofertën, marrëveshja përveç zëvendëskryeministrit përfshin edhe poste ministrore të rëndësishme. Shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi në “INFO BOX” të RTV Dukagjinit nuk e ka mohuar se AAK-së i janë ofruar pozita të rëndësishme qeveritare duke thënë se oferta të tilla ka pasur vazhdimisht për partinë e Ramush Haradinajt.

“Në vazhdimësi vijnë oferta. Kjo nuk është risi por kjo edhe më shumë flet për jo seriozitetin e këtij pushteti dhe këtyre qeveritarëve, në kohën kur Kosova po vuan nga probleme të mëdha. Po mundohen të joshin opozitën, parti të ndryshme politike, në mënyrë që të blejnë kohë për pushtet, të cilin vazhdimisht po e abuzojnë”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Ajo ka përsëritur se zgjidhja e vetme për tejkalimin e krizës mbeten zgjedhjet e jashtëzakonshme. Sipas saj, në asnjë mënyrë opozita e bashkuar nuk do të ulet në tavolinë me shumicën për të tejkaluar krizën, përveç se në rastin, kur takimi do të bëhej për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Ajo ka propozuar që Presidenti të zgjidhet nga populli, duke thënë se edhe seancën për zgjedhjen e presidentit të vendit por edhe çdo seancë tjetër do ta bllokojnë përmes gazit lotsjellës.

Kosova i kërkon Serbisë të hapë arkivat ushtarake

“Hapja e arkivave të ushtrisë dhe policisë së Serbisë mund të na çojë te varret masive,” tha në një konferencë për shtyp të mërkurën, Prenk Gjetaj, kryetar i komisionit të qeverisë së Kosovës për personat e zhdukur.

Gjetaj tha se komisioni gjithashtu synon të kërkojë ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar për të siguruar imazhet satelitore ushtarake që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendeve të varreve masive.

Ai bëri disa herë thirrje për ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar nëse është e nevojshme për të hedhur dritë mbi fatin e më shumë se 1600 personave të zhdukur fati i të cilëve mbetet i panjohur që nga lufta në Kosovë. “Ka ende varre masive,” u shpreh ai.

Ai shtoi se komisioni dhe skuadra mjekoligjore nga misioni i sundimit të ligjit të BE në Kosovë, Eulex do të punojnë së bashku për të hartuar një listë vendndodhjesh të mundshme për varret masive.

Gjetaj, që kryeson dialogun Kosovë-Serbi për të zhdukurit, tha se Prishtina po pret për vazhdimësinë e punës në gërrmimin në një varr masiv të dyshuar në Krizevak, pranë Raskës në jug të Serbisë, pasi puna u ndërpre prej kushteve të këqija të motit.

Prishtina dyshon se ka një varr masiv potencial në Krizevak, pranë zonës ku u zhvarrosën në vitin 2014 eshtrat e dhjetëra shqiptarëve të Kosovës të vrarë në luftën 1998-99.

Komisioni gjithashtu theksoi se duhet një qendër përkujtimore që të ruajë dhe të ekspozojë të gjitha veshjet dhe sendet e tjera të lëna pas nga personat e zhdukur që janë identifikuar. “Ato [veshjet dhe sendet] janë në një gjendje të keqe,” tha Gjetaj.

Ai shtoi se komisioni do t’i kërkojë misionit të OKB në Kosovë, UNMIK që të ofrojë kontenierë që do të ruajnë të gjitha sendet derisa të hapet qendra përkujtimore.

Gjetaj tha se deri më tani, eshtrat e 902 viktimave janë gjetur në Serbi dhe janë riatdhesuar në Kosovë.

IKD: Qeveria Mustafa ndërhyn në mënyrë flagrante në punët e gjyqësorit

Ndër masat për zhvillim ekonomik në kuadër të këtij programi reformash hyn edhe rritja e efikasitetit të sistemit gjyqësor. Ky program ka adresuar një sërë sfidash për sistemin gjyqësor, duke përfshi ndryshimet ligjore, zvoglimin e ngarkesës për lëndët e kundërvajtjes, synimi për zero lëndë të pazgjidhura, përmirësimi i normave të zgjidhjes, duke optimizuar sistemin për menaxhimin e lëndëve dhe inicimi i zbatimit të projektit për sistemin e menaxhimit të rasteve.

IKD vlerëson se në tërësi gjithë kjo pako reformash dhe masave të parapara në këtë dokument bie në kundështim të plotë me dispozitat kushtetuese dhe ligjore, duke ndërhyrë në mënyrë flagrante në pavarësinë e pushtetit gjyqësor

IKD i rikujton për satën herë pushtetit ekzekutiv se politikat, ndryshimet dhe plotësimet ligjore për të reformuar sistemin gjyqësor, janë kompetencë ekskluzive e Ministrisë së Drejtësisë si sponzorues i pakos së ligjeve të gjyqësorit dhe Kuvendit të Kosovës si miratures i këtyre ligjeve. Ndërsa, politikat lidhur me administrimin dhe menaxhimin e sistemit gjyqësor janë kompetencë ekskluzive e vetë Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). Në këtë rast, përmes këtij dokumenti të miratuar ekzekutivi cenohet rëndë pavarësia e pushtetit gjyqësor.

Ndikimet e vazhdueshme të pushtetit ekzekutiv përmes ndërhyrjeve buxhetore po vazhdojnë të dëshmohen edhe përmes këtij programi. Është e pashpjegueshme se si në kuadër të këtyre politikave, parashihet angazhimi i 50 këshilltarëve ligjor, të cilët do të paguhen nga 4.000 Euro në muaj për dy vite. Kjo politikë tejkalon çdo logjikë normale të bazuar në parime kushtetuese dhe ligjore, duke pasur parasysh rolin dhe rëndësinë e bartësve të funksioneve gjyqësore – gjykatësve, të cilët nuk mund të paguhen më pak se sa këshilltarët e tyre ligjor. Bazuar në këtë politikë të ekzekutivit, këshilltarët ligjor të gjykatësve do të paguhen sa katërfishi i pagës së gjykatësve.

Kjo politikë shkel dispozitat themelore të Ligjit të KGJK-së, për funksionimin e tij, të përcaktuara në nenin 4, përfshi paragrafin 1.8 i cili parasheh që “KGJK bën organizimin dhe mbikëqyrjen e funksionimit të duhur të gjykatave”, paragrafin 1.9 që “KGJK bën sigurimin e vlerësimeve të rregullta periodike mbi ngarkesësn e lëndëve të gjykatave ashtu që të sigurohet funksionimi efikas i gjykatave”, paragrafin 1.11 që “KGJK bën përgatitjen, dërgimin dhe mbikëqyrjen e buxhetit të gjyqësorit për të siguruar funksionimin efikas të gjykatës dhe llogaritjen e përdorimit të burimeve fiskale”dhe paragrafin 1.14, që “KGJK bën përcaktimin e numrit të gjykatësve, në secilën gjykatë, degë dhe mbikëqyrjen e administratorëve në gjykata”.

Dispozitat e shkelura të Ligjit të KGJK-së, dëshmojnë se respektimi i tyre, nënkupton që pushteti ekzekutiv të ndaj buxhet të mjaftueshëm për gjyqësorin, ndërsa të njëjtin është kompetent për ta administruar dhe menaxhuar  ekskluzivisht KGJK.

IKD vlerëson se pushteti ekzekutiv vazhdimisht ka dëshmuar mungesë të vullnetit politik për të mbështetur nevojat e pushtetit gjyqësor për të qenë i pavarur, i paanshëm dhe profesional. Prandaj, kjo politikë përmes së cilës bëhet ndërhyrje flagrante në politikat e brendshme të gjyqësorit, duke i ndërtuar strukturën e resuresve, menaxhimin e tyre dhe caktimin e pagave është e papranueshme për një vend që synon të jetë demokratik dhe me ndarje të pushteteve, ku qartë përcaktohet kontrolli dhe balanci në mes tyre.

Dëshmi shtesë për mungesë të vullnetit të ekzekutivit për pushtetin gjyqësor, është Strategjia Kombëtare për Reduktimin e Lëndëve të Vjetra e miratuar nga KGJK, e cila asnjëherë nuk është mbështetur financiarisht për të ndërtuar resurse të mjaftueshme për tu zbatuar në praktikë.

Kjo nuk është hera e parë që pushteti ekzekutiv ndërhyn drejtpërdrejtë në pushtetin gjyqësor përmes buxhetit. IKD ka reaguar publikisht më 25 janar 2016 ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të 15 janarit 2016 për të kompensuar shtesat dhe stimuluar financiarisht 74 gjykatësit e Departamenteve të Krimeve të Rënda për vitin 2016. E njëjta logjikë ndërhyrëse është ndërtuar përmes aprovimit të shtesave të përvitshme për prokurorët e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Kjo praktikë e lojës me të ardhura krijon pasiguri juridike për gjykatësit dhe prokurorët, duke ndërtuar standarde, përmes së cilave cenohet rëndë pavarësia e sistemit gjyqësor dhe prokurorial, dhe përmes kësaj forme bëhet nënshtrimi i pushtetit gjyqësor karshi ekzekutivit duke parashtruar kërkesa dhe duke aprovuar ato në mënyrë të kundërligjshme.

IKD ka konsultuar akterët relevantë dhe vetë bartësit e pushtetit gjyqësor dhe të njëjtit kanë konfirmuar se nuk janë konsultuar në lidhje me këto politika të sistemuara në kuadër të këtij programi për reforma në ekonomi.

IKD vlerëson se pikërisht për shkak të mungesës bashkëpunimit dhe koordinimit dhe vullnetit për të përfshirë gjithë akterët relevant në këto procese të rëndësishme, pushteti ekzekutiv ka shkelur parimet bazë të ndarjes së pushteteve, duke ndërhyrë në pavarësinë e pushtetit gjyqësor.

Vjosa Osmani: Prishja e kuorimit pamundëson zgjedhjen e Thaçit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila njihet si njëra nga zërat më kritikë të koalicionit qeverisës (PDK – LDK), nga radhët e deputetëve të pozitës, ka konfirmuar përsëri se do të kundërshtojë kandidaturën e Hashim Thaçit si president.

“Nuk kam njohuri se si do të veprojnë deputetët e tjerë, por është me rëndësi që secili të veprojnë sipas bindjes dhe ndërgjegjes së tyre, e në përputhje me vullnetin e elektoratit”, ka thënë Osmani.

Ajo ka theksuar se “tashmë dihet qartë që e vetmja mundësi për të pamundësuar zgjedhjen e Thaçit është t’i prishet kuorumi”.

Ndryshe, deputetët tjerë, që nuk janë pjesë e opozitës, që kanë thënë se nuk do të jenë në seancë kur do të votohet për kandidaturën e Thaçit për president, janë: Adem Salihaj, Alma Lama dhe Gëzim Kelmendi.

Skënder Hyseni: Kosova me numër të madh të qytetarëve në grupet terroriste

“Kosova, nëse llogaritet për kokë banori, ka një numër të madh të qytetarëve të cilët i janë bashkuar grupeve tashmë të shpallura si terroriste.”

Kështu deklaroi ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Skënder Hyseni.

Ministri Hyseni këtë deklaratë e bëri në ditën e dytë të konferencës “Gërmia Hill”, që është duke i vazhduar punimet në Prishtinë.

Ai tha se institucionet kompetente kanë arritur t’i identifikojnë disa nga qytetarët e vendit, të cilët i janë bashkuar grupeve tashmë të shpallura si terroriste.

“Ne si shtet ia kemi dalë, dhe mund të them me siguri se e kemi nën kontroll përfshirjen e qytetarëve të Kosovës në Siri. Ne jemi të vetmit, në mesin e disa vendeve, që kemi identifikuar secilin prej qytetarëve tanë që kanë luftuar në Siri; si ata që janë vrarë, e po ashtu edhe ata që janë kthyer”, ka deklaruar ministri Hyseni.

Ai ka shtuar se Kosova po vazhdon ta japë maksimumin e saj, për parandalimin e përfshirjes së qytetarëve të Kosovës në vatrat e luftës ne Siri.

“Kosova ka bërë një rrugë të gjatë në trajtimin e kësaj çështjeje. Kosova ka strategji për këtë çështje dhe ka nisur zbatimin e saj (strategjisë). Kosova, po ashtu, ka edhe ligjin i cili e trajton këtë çështje dhe parandalon përfshirjen e qytetarëve të saj në luftërat e huaja”, tha Hyseni.

Në ditën e dytë të konferencës “Gërmia Hill” po diskutohet për konfliktet në Siri dhe Ukrainë, si dhe për implikimin e tyre në Sigurinë e Evropës Juglindore dhe Bashkimit Evropian.

Ndërsa të martën, në ditën e parë të konferencës ndërkombëtare “Gërmia Hill”, duke folur për sigurinë në Evropën Juglindore, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se Kosova është e interesuar që të jetë faktor stabiliteti në Evropë dhe rajon.

Mustafa është zotuar se Kosova do të mbetet vend lider në rajon për luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit. Sipas tij, kjo dukuri po luftohet dhe nuk do të ketë tolerancë as në të ardhmen.

Parlamenti Evropian nesër diskuton rezolutën për Kosovën

STRASBURG – Eurodeputetët do të debatojnë në Strasburg të mërkurën për projektrezolutën për Kosovën, në të cilën mirëpret nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), si dhe marrëveshjen për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe në veçanti atë për formimin e Asociacionit të komunave serbe.

Në rezolutën e propozuar, gjithashtu theksohet se njohja e Kosovës nga pesë vendet e BE-së, që deri tash nuk e kanë njohur, do të ndihmonte në forcimin e stabilitetit në rajon, si dhe në lehtësimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, por gjithashtu do të forconte kredibilitetin e BE-së në politikën e jashtme.

Në rezolutën e Parlamentit Evropian, theksohet shqetësimi mbi mungesën e përparimit në zgjidhjen e fatit të numrit të madh të personave të zhdukur gjatë luftës dhe bën thirrje për një “bashkëpunim të plotë ndërshtetërorë në këtë fushë”.

Në projektrezolutën, të cilën deputetët do ta votojnë të enjten, përshëndetet nënshkrimi i MSA si nxitje e fuqishme për reforma.

Konferenca ndërkombëtare “Germia Hill”

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha të martën se institucionet e vendit janë angazhuar fuqishëm për të luftuar terrorizmin dhe radikalizmin. Ai i bëri këto komente në hapje të konferencës së tretë ndërkombëtare “Germia Hill”, e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës në bashkëpunim me Aspen Institute, me temën “arkitektura e sigurisë së Evropës Juglindore nën dritën e sfidave më të gjera botërore”.

Kryeministri Mustafa tha se parandalimi i ekstremizmit dhe radikalizmit që çon në terrorizëm mbetet përparësi e institucioneve të Kosovës. “Janë arrestuar shumë avokues të ISIS-it, janë thyer rrjetet e rekrutimit, janë mbyllur shumë organizata Jo qeveritare që e kanë keqpërdorur Kosovën për objektiva radikale, dhe janë marrë masa ligjore ndaj fondeve që dyshohet se janë përdorur për këto aktivitete. Qytetarët e Kosovës nuk e harrojnë për asnjë moment përkrahjen dhe solidarizimin e komunitetit ndërkombëtar në kohën kur ata ishin objekt i dhunës, krimit, terrorit dhe shpopullimit. Ne e vlerësojmë lartë përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendeve të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendeve demokratike dhe paqedashëse”, tha kryeministri Mustafa duke nënvizuar se angazhimi i Kosovës në luftimin e këtyre dukurive ka bërë që ulet numri i qytetarëve që u bashkohen grupeve të ndryshme radikale në Lindjen e Mesme.

Sekretari i Shtetit, John Kerry, gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë, theksoi se ne jemi udhëheqës në rajon në ndërmarrjen e shumë masave për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit dhe terrorizmit. Sipas shërbimeve tona, numri i qytetarëve të Kosovës në konfliktet në Siri dhe Irak ka rënë nga rreth 300 sa do të kenë qarkulluar andej e këndej gjatë viteve të fundit, në më pak se 70 veta, që mund të gjinden tani atje”, tha kryeministri Mustafa.

Që nga viti 2012 Kosova është përballur me rastet e para të shkuarjes së qytetarëve të saj në luftërat në lindjen e mesme, dhe kjo dukuri ka ngritur shqetësime të mëdha te autoritetet në vend.

Që atëherë rreth 300 qytetarë të Kosovës i janë bashkuar konfliktit atje ndërsa aktualisht sipas vlerësimeve të organeve të sigurisë numri sillet nga 60 deri në 100 veta. Mbi 50 prej tyre janë të deklaruar të vdekur.

Që nga viti 2013 e deri tash autoritetet kanë hetuar mbi 180 persona të përfshirë në vepra që lidhen me terrorizmin. Rreth 90 persona janë arrestuar dhe janë ngritur mbi 40 aktakuza. Në muajin mars të vitit të kaluar, parlamenti i Kosovës miratoi ligjin që parasheh dënime deri në 15 vjet heqje lirie për të gjitha ata që marrin pjesë, nxisin apo ndihmojnë përfshirjen në luftëra të huaja.

Ekspertët: Ndërmarrjet shoqërore të Kosovës, në kolaps

Procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë nga ekspertë të çështjeve ekonomike, po konsiderohet si njëri nga dështimet më të mëdha të vendit, që nga pas lufta.

Privatizimi i drejtuar fillimisht nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNMIK, e më pas nga Agjencia e Kosovare e Privatizimit, sipas ekspertëve, vlerësohet të ketë qenë një proces i korruptuar, i cili la pasoja të mëdha në ekonominë e Kosovës.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se shumica e ndërmarrjeve shoqërore të cilat kanë kaluar në procesin e privatizimit janë shkatërruar, derisa punëtorët e atyre ndërmarrjeve kanë mbetur pa punë.

“Procesi i privatizimit në Kosovë i filluar nga Administrata Ndërkombëtare e UNMIK-ut, ka qenë një proces i dështuar dhe i korruptuar. Procesi i privatizimit është një nga dështimet më të mëdha të Kosovës pas luftës, pasi që ne nuk kemi arritur të inkasojmë të hyra të mëdha për arkën e shtetit nuk kemi arritur që t’i ruajmë vendet e punës dhe sot kemi një sektor shoqërore gati të kolapsuar”, thotë Gashi.

Janë bërë 13 vjet që kur ka filluar raundi i parë i procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë.

Që nga ajo kohë deri në gusht të vitit 2014, kur është marrë vendimi i fundit i privatizimit, janë nënshkruar rreth 1300 kontrata.

Ndërsa, vetëm brenda Kosovës janë edhe rreth 1500 asete të cilat nuk janë shitur ende dhe janë 190 asete të cilat janë jashtë Kosovës.

Gashi kujton se në kohën kur pati filluar privatizimi, Kosova nuk ka qenë një vend atraktiv për investime, pasi që, siç thotë ai, situata politike ishte dekurajuese për investitorët e jashtëm.

Në këtë mënyrë, shton ai, i gjithë procesi i privatizimit nuk ka arritur të mbledhë as 1 miliard euro, derisa në vendet fqinje të Kosovës, vetëm një kompani është shitur një miliard euro.

Në anën tjetër, ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Ismajl Kastrati, thotë për Radion Evropa e Lirë se ligji me të cilin u bë privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore nuk ishte i favorshëm për këtë proces dhe as për rigjenerimin e punësimit apo të ndërmarrjeve shoqërore.

Po ashtu, ai thekson, se ne procesin e privatizimit u futën interesa të njerëzve që ishin në pushtet.

“Procesi i privatizimit si i tillë hyri më një cikël të grabitjes dhe të ndërrimit të destinimit të ndërmarrjeve shoqërore, shumica prej tyre u shndërruan në halle sporti ose në super-markete, kurse pajiset e shtrenjta të atyre ndërmarrjeve u shndërruan në skrap”, thekson Kastrati.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pati ngritur aktakuzë ndaj tetë zyrtarëve dhe ish-anëtarëve të bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Ata dyshoheshin për kryerjen e veprave penale: “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, “Mashtrim” dhe “Shmangie nga tatimi”.

Përveç korrupsionit që thuhet se ka përcjellë procesin e privatizimit, eksperti i çështjeve ekonomike Naim Gashi thotë se autoritetet kompetente të këtij procesi bënë gabime tjera.

Gabimi më i madh, sipas tij, është bërë kur nuk iu është kushtëzuar blerësve të ri që të mos ndërrojnë destinimin e ndërmarrjes e cila është privatizuar.

“Për këtë arsye shumica e këtyre ndërmarrjeve nuk janë blerë nga njerëz të cilët kanë qenë të kualifikuar për veprimtari të caktuar, por janë blerë nga njerëz të cilët kanë pasur për qëllim ndërrimin e destinimit të këtyre kompanive dhe kriteri kryesor nuk do të duhej të ishte çmimi më i lartë, por çmimi i investimeve që ata do të bënin në kompanitë e privatizuara dhe përvoja e punës në sektorë të caktuar”, thotë Gashi.

Sidoqoftë, Gashi thekson se jo të gjitha ndërmarrjet shoqërore të privatizuara kanë dështuar, dhe sipas tij, ka disa prej tyre që janë treguara të suksesshme, por që “ato mund të numërohen në gishtat e njërës dorë”.

Thaçi: zgjedhim presidentin, Haradinaj: shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se procesi për zgjedhjen e presidentit është në fazën finale.

Sipas tij, presidenti i ri i vendit do të zgjidhet gjatë këtij muaji. Thaçi i cili thuhet se është kandidat për postin e presidentit, tha në një konference me gazetarë se gjithë procesi do të jetë i rregullt, por që data nuk është caktuar ende.

Hashim Thaçi, i cili është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, mbetet kandidati i vetëm deri më tani për postin e presidentit.

Ai ka nënvizuar edhe faktin se zgjedhjen e presidentit të ri dhe punën e institucioneve në këtë drejtim e mbështesin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, sipas tij, në Uashington nuk flitet për emra të përveçëm.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmojnë bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e plotë për zgjedhjen e rregullt të presidentit të Republikës së Kosovës dhe natyrisht edhe pas zgjedhjes së tij. Po ashtu mund t’ju konfirmoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Brukseli e dinë mirë se kush janë kandidatët për president në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Thaçi, pas takimit me ministrin e jashtëm të Maltës, George Vella, i cili po qëndron në Kosovë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka theksuar se sa u takon ndryshimeve të mundshme në Qeverinë e Kosovës ende nuk është biseduar.

“Është një gjendje që duhet të vazhdohet me këtë ekip qeveritar. Por, është në autoritetin kushtetues e ligjor të kryeministrit, por edhe të bashkëpunimit dhe konsultave të brendshme brenda koalicionit qeveritar”, u shpreh Thaçi.

Nga ana tjetër, kryetari i partisë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova duke shkuar në zgjedhje të përgjithshme të jashtëzakonshme për shkak të krizës institucionale.

Lideri i AAK, thotë se liderishipi kosovar duhet të gjejë një zgjidhje për të vendosur se si dhe në çfarë mënyre do të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Kriza po thellohet, ne gjithsesi do të shkojmë në zgjedhje, por a është më mirë të shkohet në zgjedhje pas një situate të re që mund të krijohet me rritjen e kundërshtimit, me rritjen e presionit qytetarë, apo do të shkojmë në zgjedhje me një marrëveshje politike e cila do të nënkuptonte edhe zgjedhjen e presidentit direkt nga populli edhe ndryshimin e kushtetutës dhe kategorinë e re ligjore në ligjin për zgjedhje që është zgjedhja e presidentit direkt nga populli”.

“Pra, do të ishte një fitore për Kosovën sepse në të njejtën kohë me këtë marrëveshje politike do të fitonim edhe presidentin e zgjedhur nga populli si insitucion i fuqishëm”, theksoi Haradinaj.

Zoti Haradinaj konsideron se koalicioni qeverisës aktual ka kuptuar se vonesa për thirrje të zgjedhjeve do të dëmtojë edhe më shumë vendin.

“Është theksuar fuqia e kundërshtimit dhe durimi i qytetarëve nga qeveria me një lloj arrogance. E kemi pasur 28 nëntorin, u tha se është festë. Më 9 janar u dyfishua numri i njerëzve dhe presionit qytetar”.

“Pra, vazhdimi i testimit të këtij kundërshtimi dhe durimi qytetar është jo i mirë jo i duhur jo i mençur, dhe mendojmë se dhe pas peticionit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, tani më ka mjaft argumente për të rënë dakord që të shkojmë në zgjedhje me një marrëveshje dhe jo më thellim të krizës. 17 shkurti e përshkallëzon gjendjen më tutje”, tha Haradinaj.

Haradinaj theksoi se Kosova është në një krizë dhe qeveria aktuale është e kontestuar nga qytetarët.

Sipas tij, në ketë gjendje duhet të ketë reflektim nga atë persona që marrin vendime për vendin.

Tri partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, ka paralajmëruar protestën e radhës më 17 shkurt 2016, në përvjetorin e 8-të të pavarësisë së Kosovës.

Protestat e opozitës kanë nisur muaj më parë, në kundërshtim të marrë​veshjes ndë​rmjet Kosovë​s dhe Serbisë​ në​ Bruksel, të arritur më 25 gusht, lidhur me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

LDK: Misioni kundër Thaçit president

Disponimi brenda LDK-së kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e presidentit vazhdon të rritet. Pas qëndrimit të disa nëndegëve të kësaj partie, kundër mbështetjes së kreut të PDK-së për postin e të parit të shtetit, kanë dalë edhe deputetët e pavarur.

Në LDK s’e mohojnë mundësinë që ta qesin në organet e partisë vazhdimin e koalicionit me PDK-në, shkruan “Zëri”.

Kohëve të fundit është rritur dukshëm disponimi i votuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që po e kundërshtojnë zgjedhjen e Hashim Thaçit në postin e presidentit. Disa nëndegë të LDK-së, por edhe ish-kandidatë për deputetë nga kjo parti, po kërkojnë nga përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës, që të mos e mbështesin kreun e PDK-së të zgjidhet president. Por, kjo kërkesë nuk po i shqetëson zyrtarët e LDK-së që ta mbështesin Thaçin, edhe pse pranojnë se kjo çështje do të diskutohet në instancat e partisë.

Deri më tani kundër Hashim Thaçit ka dalë nëndega e LDK-së në “Ulpianë”, nëndega “Tophane2”, në Prishtinë (pjesë e degës IV e LDK-së), nëndega në Miresh, të cilat kanë marrë vendim që të mos mbështetet Thaçi për president.

Kryetari i nëndegës “Tophane2”, Ergyn Janjevaliu, ditë më parë i ka thënë “Zërit” se pas takimit të kryesisë së kësaj nëndege kanë vendosur t’u drejtohen organeve të partisë dhe deputetëve të LDK-së, që të mos votohet ish-kryeministri Thaçi për postin e presidentit.

“Kemi sjell një vendim me një kërkesë, duke iu drejtuar edhe organeve qendrore të LDK-së dhe deputetëve të LDK-së në Parlamentin e Kosovës: Në asnjë formë dhe asnjë mënyrë të mos e votojnë Hashim Thaçin për president të Kosovës”, kishte deklaruar ai, duke shtuar se nuk i besojnë Thaçit që nëse zgjidhet president i Kosovës nuk do ta prishë koalicionin pas një kohe shumë të shkurtër.

Kosova, vendi ku fëmijëve po iu ndalet rrita – Nga Anita Kadriu

Kosova po shndërrohet në një vend ku fëmijëve po iu ndalet rrita. Fëmijë që sytë iu ngopen në reklamat televizive që reklamojnë ushqime, e lakmia i lë pa ëndrra tjera fëmijërore, por duke ëndërruar vetëm ushqimin

Skamja apo varfëria nuk janë fjalët që mund ta përshkruajnë sot gjendjen e rëndë ekonomike të familjes kosovare. Keqqeverisja dhe korrupsioni në institucionet shtetërore të Kosovës ka shkuar aq larg sa të mungojnë fjalët për të treguar gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet sot një familje me anëtarë të papunë në Kosovë. Nuk janë dhjetëra, as qindra, por mijëra familje për të cilat shteti nuk di se ekzistojnë. Këto familje, fjala nuk është nëse kanë shtëpi, e nuk paskan veshmbathje apo ushqim, apo shtëpi paskan, por jo dhe veshmbathje e ushqim, këto familje nuk kanë asgjë, as shtëpi, as veshmbathje dhe as ushqim. Në Kosovën tetë vjet shtet, fëmijët kosovarë po vuajnë nga uria. Politikat shtetërore në Kosovë nuk synojnë mirëqenien për qytetarët.

Këto politika nëse kanë parasysh qytetarin janë të hartuara në formën: – Qytetari i papunë, me një social që nuk kalon vlerën 100 euro, që nuk mund të ngopë fëmijët me bukë, që nuk mund t’i veshmbathë, që e nxjerr fëmijën nga spitali se nuk ka barnat për t’ia blerë, që e lë në shtëpi të dergjet nga sëmundja, se nga spitali shtetëror i rekomandohen fotografime apo analiza për ta dërguar në spital privat dhe në xhepin e tij nuk ka asnjë cent. – Prindërit kosovarë luten si ta kalojnë dimrin dhe të dalë vera, stinë kjo kur fëmijët iu ngopen me bukë, dyqanet hedhin pemët dhe perimet që nga të nxehtit fillojnë të kalben, nëpër kontejnerë ka më shumë ushqim të hedhur, para restoranteve ka më shumë qytetarë që pinë kafenë jashtë dhe atyre mund t’u hidhet ndonjë cent.

– Shumë fëmijë në Kosovë shkojnë në shkollë të uritur, kthehen në shtëpi të uritur, shuajnë urinë me bukë thatë dhe nëse ka, kjo do të thotë për ta një gjumë i rehatshëm, pa kërcitje zorrësh nga uria. – Flenë në dhoma dhe shtretër shoqëruar nga të ftohtit që depërton nëpër shtëpitë e vjetra, ose të ndërtuara e të papërfunduara, me minj që depërtojnë në të çara, madje dhe gjarpërinj që kanë zënë vend kush e di kur, në shtëpitë e ndërtuara diku dhe prej guri para 100 vjetësh. – Nëna që tentojnë dhe mendojnë vetëvrasjen gjatë natës nga halli se me çfarë do të ushqejnë fëmijët e tyre në mëngjes…

Politikat shtetërore nëse kanë parasysh pushtetarin janë të hartuara në formën: – Ministër, deputet, drejtor departamenti… profesor, akademik, anëtar bordi etj., paga që tejkalon shifrën 1000 euro, pastaj honorar deri në 100 euro dita shtesë për mbledhje, gardërobë e markave të shtrenjta, që i nxjerr fëmijët për pushime jashtë vendit, që nuk i lë fëmijët të mjekohen fare në Kosovë, që në xhepin e fëmijëve të tyre ka IPhone (telefon celular). – Që veturën personale e lë në garazh, me veturën zyrtare shkojnë dhe në dasma e ahengje familjare, udhëtime të paguara jashtë shtetit për trajnime, studime të paguara për avancime në kolegjet private, pagesa e mëditjeve për ushqim gjatë ditës… Kosova po shndërrohet në një vend ku fëmijëve po iu ndalet rrita. Fëmijë që sytë iu ngopen në reklamat televizive që reklamojnë ushqime, e lakmia i lë pa ëndrra tjera fëmijërore, por duke ëndërruar vetëm ushqimin.

Kosova importon pothuajse të gjitha mallrat

Kosova vazhdon të importojë gati të gjitha produktet, duke filluar nga ato të konsumit, deri te produktet strategjike.

Importi i madh i mallrave ka vendosur Kosovën në një pozitë jo të mirë ekonomike dhe me një deficit të lartë tregtar, kur kihet parasysh niveli i ulët i eksporteve të Kosovës.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka treguar për nivelin e lartë të importeve që ka Kosova.

“Struktura e importit në Kosovë ka një llojshmëri të madhe duke filluar nga produktet e konsumit deri tek ato strategjike. Por, kryesisht në aspektin e të hyrave dhe vlerës prijnë këto produkte: nafta dhe derivatet e saj, duhani, automjetet, industria e ushqimit dhe tekstilit, e të tjera”, thotë Stavileci.

Ai tregon, se sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, në vitin 2015 ka pasur një import të mallrave prej afër 2.5 miliardë euro.

Njohës të kësaj fushe, konsiderojnë se arsyeja kryesore pse Kosova importon numër kaq të madh të produkteve ka të bëjë me faktin se Kosova ka vuajtur për një periudhë të gjatë të deindustrializimit.

Ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se e gjithë industria apo prodhimi i Kosovës, ka qenë i shkatërruar me dekada të tëra, gjë që sipas tij, ka bërë që Kosova për një kohë të gjatë të mos ketë prodhim.

Ai thotë se është joreale të mendohet që në një periudhë të shkurtër kohore të zëvendësohen të gjitha produktet që importohen me ato vendore.

Megjithatë, ai thekson se në disa industri, Kosova ka mundësi që të zëvendësojë produktet e importit me ato vendore.

“Njëra prej industrive që ka pasur rritje viteve të fundit është industria e bujqësisë, më saktë përpunimi i produkteve ushqimore, ku një numër i kompanive të caktuara kanë fituar treg në Kosovë, por edhe kanë arritur të eksportojnë në vendet tjera”.

“Tani duhet që të identifikohen edhe industritë tjera që mund të bëjnë të njëjtën gjë. Duhet të zhvillohen programe të qeverisë, që do t’i mundësonin atyre kompanive që të marrin treg si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj”, thekson Nikaj.

Në aspektin ekonomik, shton Nikaj, deficiti i lartë tregtar ka dëmtuar Kosovën.

Sipas tij, importi i madh i produkteve e ka bërë Kosovën të varur nga produktet e shteteve të tjera.

Po ashtu, siç thotë Nikaj, kur një shtet ka deficit të madh tregtar, ka edhe më pak mjete që mund të menaxhojë ekonomia e vet dhe rrjedhimisht varet nga zhvillimet që ndodhin jashtë vendit.

“Një vend me deficit të madh tregtar e që me kohën ka zhvilluar krizë financiare, është rasti i Greqisë në vitet e fundit, ku shumica prej politikave ekonomike të këtij vendi nuk janë varur nga faktorët e brendshëm, por të jashtëm. Në këtë kuptim ne kemi rrezik të mosmenaxhimit të ekonomisë tonë dhe kemi më pak mundësi që të ndikojmë në punësimin e të papunëve”, shton Nikaj”.

Ndërkohë, zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci thotë se Serbia vazhdon të jetë importuesi kryesor në Kosovë.

“Gjatë vitit të kaluar, statistikat tregojnë se importi kryesor ka ardhur nga Serbia me afër 300 milionë euro mallra të importuara, pjesa tjetër është nga Gjermania, Turqia dhe Kina”, thotë Stavileci.

Prodhuesit në Kosovë, vazhdimisht iu kanë bërë thirrje institucioneve të vendit që të krijojnë politika të favorshme fiskale për të rritur eksportin.

Strategjia e orientuar drejt rritjes së eksportit, kishin theksuar ata, duhet të konsiderohet nga autoritetet kompetente si një faktor kyç në zhvillimin ekonomik të vendit.

Prenkë Gjetaj: Serbia të tregojë ku i ka varrosur 1 600 shqiptarë

Rreth tetëmbëshjetë vite pas përfundimit të luftës shumë qytetarë kosovarë të vrarë mizorisht nga forcat serbe rezultojnë të zhdukur. Janë më shumë se 1 mijë e 600 trupa  të vrarë fati i të cilëve nuk dihet ende.

E janë rreth 300 mbetje mortore të tjera të cilat gjenden në morgun e Prishtinës identiteti i të cilave ende nuk është zbuluar.

Kryetari i Komisionit për Persona të Pagjetur, Prenkë Gjetaj, kërkon nga shteti serb t’i hapë dosjet dhe të tregojë se ku janë të varrosur trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Serbia, sipas tij, i ka të dhënat e sakta se ku gjenden këto lokacione.

“Me palën sërbe është grupi punues, i cili po merret, jemi duke dialoguar lidhur me gjetjen e fatit të personave të zhdukur. Tash në mars do të mbahet takimi i rradhës, dhe  normalisht ne do të insistojmë që pala serbe të na jap përgjegje lidhur me  informacionet  tona të mëparshme. Do të vazhdojmë të bëjmë presion që të hapen arkivat. Do të hulumtohen arkivat e Serbisë”, ka thënë Gjetaj.

Reagim pas reagimi – Reagimi i Halitit për deklaratën ndaj Berishës

Voal – Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka reaguar pas disa shkrimeve lidhur me deklaratën e tij ndaj ish-kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.

Sipas Halitit, Berisha është përfaqësues i PD-së në Këshillin e Evropës, dhe me influencë të konsiderueshme te partitë e djathta në KE

Postimi i plotë:

Mediet e Kosovës, në veçanti disa portale kanë keqinterpretuar deklaratën time lidhur me mungesën e z. Sali Berisha. Siç dihet z. Berisha është përfaqesues i PD-së në Këshillin e Evropës, dhe me influencë të konsiderueshme te partitë e djathta në KE. Kam besim që prezenca dhe lobimi i tij te partitë e djathta do ta ndryshonte rezultatin. Sidoqoftë për të votuar e kontribuar në emër të së djathtes shqiptare ishte z. Bylykbashi deputet i PD-së, i cili diskutoi në seancë dhe kontribuoj së bashku me znj. Valentina Leskaj, z. Petrit Vasili, z. Namik Dokle, gjithë stafin politik të tyre, gjithë personelin dhe Ambasadën e Shqiperisë e Konsulatën e Kosovës, znj. Ermira Mehmeti, dhe delegacioni ynë. Pra impenjimi këtu ishte i madh, duke pasë parasysh edhe angazhimin tonë me përfaqesitë diplomatike në Kosovë dhe parapërgatitjen e delegacioneve tona në Tiranë e Prishtinë.

XHH

The Daily Beast për Thaçin: kondrabandist armësh dhe organesh njerëzore

Voal – Ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-kryeministri i vendit që po kandidon për president të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është lakuar në një artikull të gazetarit Gideon Resnick, në “The Daily Beast”.

Gjatë qëndrimit të Thaçit në Iowa, ekipi i fushatës së republikanit Ben Carson që po synon të parin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është takuar me të, transmeton Koha.net.

Sipas “The Daily Beast”, takimi mes Thaçit dhe gjeneral Bob Dees, pjesë e ekipit të Carsonit, ka shkuar duke diskutuar për “marrëdhëniet speciale mes Republikës së Kosovës dhe Iowas”. Në Iowa, Thaçi, si kryediplomat i Kosovës, gjatë qëndrimit të tij ka qenë pjesë e hapjes së konsullatës së Kosovës në Des Moines.

Gjeneral Dees ka shërbyer në Kosovë me forcat e NATO-s dhe është ndjerë i nderuar që po takohet me ish-kryeministrin Thaçi. “Pres që të ketë bashkëpunim më të madh mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve. Për themelin e kësaj marrëdhënie, shteti i Ioëas është i përkryer”, ka thënë Dees në komunikatën e tij.

Për këtë takim sipas “The Daily Beast”, ka folur edhe vet kandidati Ben Carson.

“Historia e Kosovës është testament për ripërtëritjen së popullit të saj”, ka thënë Carson, duke shtuar se konsullata është një gjë që amerikanët duhet të jenë krenarë për vendosjen e këtyre marrëdhënieve mes Ioëas dhe Kosovës.

Media amerikane më pas shkruan se “në komunikatën e ekipit të Ben Carsonit, është neglizhuar përmendja e Thaçit, si kreu i një grupi shqiptar që ka kontrabanduar drogë, armë dhe organe njerëzore nëpër Evropën Lindore, sipas një hetimi të vitit 2010 i kryer nga Dick Marty, i prezantuar në Këshillin e Evropës”, shkruan “The Daily Beast”. “Edhe raporti i ‘The Guardian’, që e nxjerr Thaçin si kreu i një rrjeti kriminal në Kosovën e fundviteve të ’90-ta”, shton më tej gazeta.

Kur është pyetur për këto që media amerikane i quan “aktivitete kriminale”, thuhet se drejtori i komunikimit, Larry Ross, të ekipit të Carsonit ka qenë konfuz.

“Ekipi i fushatës nuk ka qenë në dijeni se para pozicioneve të tij në qeveri, Thaçi ka shërbyer në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Ross në fillim për “The Daily Beast”, por media ka këmbëngulur duke e pyetur specifikisht nëse ekipi i kampanjës është në dijeni për akuzat për kontrabandën e organeve. Atëherë Ross ka ndryshuar kursin e tij duke thënë me e-mail për “The Daily Beast” se “përgjigja ime është dashur të lexohet: Ekipi i fushatës ka qenë i vetëdijshëm se para se të ketë pozicione në Qeveri, zoti Thaçi ka shërbyer në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”. / Express

2016-01-31_19-57-13

Arrestohen katër vetë afër Manastirit të Deçanit

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar katër persona për armëmbajtje pa leje jo larg Manastirit të Decanit, rreth 90 kilometra larg Prishtinës. Sipas policisë, “të arrestuarit janë katër meshkuj shqiptarë dhe gjatë kontrollit në makinën me të cilin ishin duke udhëtuar janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK/47 me 20 copë fishekë si dhe një pistoletë me 16 copë fishekë”.

Policia nuk bëri të ditur më shumë hollësi për të arrestuarit, por përfaqësuesit e Manastirit të Deçanit thanë se në aksionin e policisë dhe pjesëtarëve të KFOR-it janë arrestuar katër veta që ata i cilësuan si islamistë të armatosur.

Përfaqësuesi i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tëitter tha se “në portën kryesore të manastirit të Deçanit, u arrestuan katër islamistë të armatosur. Pas aksionit te Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, u identifikuan personat dhe u kontrollua automjeti, ku u gjetën 3 kuti me municion dhe një kallashnikov, gjithashtu në makinë u gjet literaturë me përmbajtje islamike”, thuhet në postimin e Sava Janjiq.

Shefi i zyrës serbe për Kosovën në qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç tha se incidenti në manastirin e Deçanit paralajmëron se institucionet e Kosovës duhet trajtuar shkaqet e ekstremizmit fetar i cili kërcënon të ardhmen e të gjithëve në Kosovë.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës tha se rasti ka të bëjë me veprën armëmbajtje pa leje dhe nuk ka asnjë dyshim që lidhet me veprime te tjera.

Ymeri: Protesta gjithëpopulloren e 17 shkurtit do të jetë paqësore

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Ymeri, duke komentuar deklaratat e kryeministrit Isa Mustafa se nuk shkon me dëshirë në bisedime me Serbinë, ka deklaruar se, nëse nuk shkon me dëshirë, atëherë nuk e di pse ai po shkon.

Ymeri ka përsëritur se ky dialog me Serbinë duhet të ndërprehet, sepse tenton ta ndryshojë Kosovën nga brenda në favor të Serbisë.

“Po nëse nuk po shkon me dëshirë, atëherë pse po shkon. Unë nuk e di pse po shkon Isa Mustafa në bisedime. Dialogu me Serbinë duhet të ndërprehet për shkak se në formën dhe karakterin që e ka, është e qartë se ky dialog mëton ta ndryshojë Kosovën për së brendshmi, territorialit dhe institucionalisht për të ia përshtatur atë interesave të Serbisë”, ka thënë ai.

Ai tha se po punojnë që protesta e 17 shkurtit të jetë sa më masive dhe ajo që vërehet është se qytetarët janë shumë të pakënaqur me Qeverinë.

“Numri i qytetarëve nëpër sheshet dhe rrugëve të Kosovës, veçanërisht në shesh et e Prishtinës do të shkoj duke u rritur sepse pakënaqësia e tyre po shkon duke u rritur dhe sepse kjo qeveri po e përmbyt përfundimisht perspektiven dhe shpresën për këtë vend”, tha ai.

Ymeri shtoi se protesta do të jetë paqësore dhe do të kërkohet anulimi i marrëveshjeve që rrezikuan ta zhbëjnë Kosovën si republikë, por gjithashtu do të kërkohet që kjo qeveri e shkelësve të Kushtetutës dhe e nëpërkëmbyesve të dinjitetit dhe vullnetit të qytetarëve të largohet.

I kap Policia e Kosovës me 12 kilogramë lëndë shpërthyese

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e djeshme në orën 15:30 në Fushë Kosovë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, shqiptarë të Kosovës, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre, janë gjetur dhe konfiskuar lëndë shpërthyese TNT me peshë 12400 gram dhe dy pushkë të gjata të tipit mitraloz MP-84.

Me urdhër të Gjykatësit të procedurës paraprake janë kontrolluar edhe dy lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë M-48, 700€ para si dhe dy telefona celularë.

Gjatë hetimeve është arrestuar edhe i dyshuari tretë mashkull, gjithashtu shqiptar i Kosovës, i cili supozohet se ia ka shitur armët.

Me vendim të prokurorit kompetent tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Zëri i Amerikës: Kosovë: Korrupsioni i lartë pengesë për investimet e huaja

Voal – Organizatat ndërkombëtare vazhdojnë t’u bëjnë thirrje autoriteteve në Kosovë që të luftojnë korrupsionin, i cili po po pengon përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, miratoi të enjten mbrëma një rezolutë për Kosovën, ku i kërkohet asaj që të sigurojë respektimin e sundimit të ligjit dhe çrrënjosjen e korrupsionit. Duke u kërkuar autoriteteve që kjo çështje të jetë përparësi, rezoluta nënvizon se “përhapja endemike e korrupsionit” në të gjitha fushat qeveritare, në drejtësi dhe në ekonomi, ndikon negativisht në jetën e qytetarit të Kosovës”.

Përfaqësues të bizneseve ndërkombëtare në Kosovë thonë se korrupsioni po vazhdon të paraqes Kosovën si një vend jo të mirë për të investuar.
Kryetari i Odës ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka thotë se perceptimi i lartë i korrupsionit ndikon që bizneset me emër në botë, të mos investojnë në Kosovë.

“Po e shohim që këto brende, këto emra të njohur i kanë munguar vendit në të gjitha këto vite të përpjekjeve tona për të tërhequr investime të huaja direkte. Realisht brende të tilla mungojnë edhe në sektorin e shitjes me pakicë, nuk kemi ndonjë brend në aspektin e tekstilit apo sektorëve të tjerë dhe mos të flasim për një investim të ri. Të gjitha vendet tjera po bëjnë shumë më mirë dhe shumë më tepër edhe në aspektin e ofertës së tyre dhe në aspektin e funksionimit të sistemit të drejtësisë gjë që është një model që ne duhet ta ndjekim”, tha ai.

Drejtori ekzekutiv i Këshillit për Investime Evropiane, Shpend Balija thotë se korrupsioni është një pengesë e madhe për investitorët pasi që i jep një imazh të keq Kosovës përballë tyre. Ai thotë se Kosova ka mundësi që të përmirësojë përshtypjen për korrupsionin dhe të bëhet vend kryesor dhe qendër për investitorët e huaj.

“Por, për të arritur këtë nivel, qeveria dhe grupet politike, institucionet duhet të kenë njerëz kredibil me kompetenca të larta të cilët e zbatojnë ligjin për çdo ditë në punën e tyre dhe për çdo institucion apo person njejtë pa dallim dhe diskriminim ndaj asnjë kompanie qoftë ajo vendore apo e huaj, qoftë ajo e afërt me ndonjë person të lidhur me politikën”, tha zoti Balija.

Oda ekonomike amerikane dhe Këshilli i Investimeve Evropiane përfaqësojnë disa nga bizneset më të mëdha në vend. Ata numërojnë disa nga sfidat e tyre në bërjen biznes në Kosovë.

“Parregullësitë në aktivitetet e prokurimit publik, dhe realisht përeptimi për prani të korrupsionit është ndoshta më i madhi në këto aktivitete të prokurimin publik, te zbatimi kontratave që lidhet në përgjithësi me një efikasitet të dobët të sistemit gjyqësor, pra mos funksionim I duhur I sistemit gjyqësor dhe natyrisht paqartësi tjera të ligjeve të caktuara që shpesh herë çojnë në interpretime të dyfishta”, tha zoti Zeka.

“Investitorët e huaj përballen me një ligj i cili është në fuqi por nuk zbatohet në praktikë dhe kjo pastaj krijon telashe të mëdha dhe çështja e dytë që është Kosova përballet shpesh herë me sfidën ku dinamika e punës është e ngadalësuar dhe nuk bëhen ndryshimet në mënyrën e duhur. Ne nuk kemi nevojë gjithnjë të nxjerrim një ligj të ri në mënyrë që të rregullojmë situatën, por kemi nevojë që të ofrohemi te ligjet aktuale dhe të shikojmë si të harmonizohen ato më mirë dhe si të zbatohen më mirë, në mënyrë që edhe investitorët e huaj të sjellin kapitalin e tyre, njohurinë e tyre dhe mundësinë për zhvillim dhe punësim dhe të kenë hapësirë për të punuar dhe funksionuar në Kosovë”, tha zoti Balija.

Zyrtarët e qeverisë thonë se gjatë viti të kaluar në Kosovë janë investuar më shumë se 300 milion nga investitorët e huaj. Por, njohësit e këtyre zhvillimeve thonë se një pjesë shumë e vogël e kësaj shume është investuar në prodhim apo shërbim, sektorë këta që rrisin ekonominë e vendit.

Zoti Balija thotë se amabsadori më i mirë që mund të përçojë mesazh të mirë për investime janë investitorët aktual që tashmë kanë shtrirë kapitalin e tyre në Kosovë.

“Dhe ne nëse jemi në gjëndje që të përmirësojmë përvojat e tyre në Kosovë pastaj ata do të bëhen ambasadori më i mirë për Kosovë dhe të flasin gjëra positive tek investitorët tjerë dhe në këtë mënyrë të tërheqim sa më shumë investime të huaja, të cialt janë shumë të nevojshme për zhvillimin e Kosovës”, tha zoti Balija.

Organizata ndërkombëtare “Transparency International”, e radhiti Kosovën në vendin e 103 për shkallën e korrupsionit gjatë vitit 2015. Organizatat e pavarura në Kosovë thonë se radhitja që i është bërë Kosovës në mesin e 168 vendeve të botës është pasqyrim i gjendjes reale ku shkalla e korrupsionit vazhdon të mbetet e lartë./ZA

 

Ja pse Xhavit Haliti fajëson Sali Berishën për humbjen e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i delegacionit të Kosovës në KiE, Xhavit Halili thotë në një intervistë për “Shqiptarja.com” se impenjimi i delegacionit shqiptar ka qenë maksimal për lobim, por fatkeqësisht beteja u humb për një votë.

Sipas nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, nëse Sali Berisha do të kishte qenë në delegacion, rezoluta do të ishte miratuar sipas interesave të palës shqiptare.

E konsideroni si një humbje diplomatike të Kosovës vendimin e Asamblesë së KiE-së?

Nuk e besoj që është një humbje. Ne kemi një fitore sepse Kosovës i jepet mundësia që në mbledhjen e ardhshme të Byrosë të shqyrtohet statusi i Kosovës në Këshillin e Evropës. Nëse do ta konsideronim këtë humbje, unë dua të theksoj se nuk është humbje pikërisht sepse prej angazhimit të madh të dy delegacioneve, duke përfshirë këtu edhe zonjën Ermira Mehmeti e cila ka ardhur nga Maqedonia… Por që mungoi në votim…

Në votim mungoi me të vërtetë, por faji nuk ishte i saji. I kishin nxjerrë biletën e kthimit një ditë para, dhe u desh të largohej. Ajo ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm edhe për mbledhjen e nënshkrimeve për amendamentet, por edhe për lobim.

Ne kemi pasur një situatë 100 %, në komunitetin politik muajin e kaluar ku janë votuar amendamentet e propozuara nga delegacioni i Serbisë. Kjo gjë ndryshoi fatkeqësisht, dhe ne nuk arritëm ta bënim numrin e duhur të votave, e veçanërisht për një amendament të rëndësishëm, tek çështja e kompetencave të UNMIK-ut në Kosovë, në raportet me Interpolin dhe Europolin, dhe ata e fituan për një votë. Kjo ishte gjendja.

Sa i përket angazhimit të delegacionit të Shqipërisë, unë them që ka qenë si asnjëherë më parë, i dy anshëm.

Së pari në Tiranë, jemi takuar bashkë me delegacionin e Shqipërisë, dhe kemi diskutuar për 2 ditë çështje të delegacionit që duhet t’i ngrinim këtu. Znj. Leskaj ka thirrur dhe ambasadorin e Kosovës dhe ka diskutuar me të paraprakisht për këtë çështje. Këtu kemi funksionuar si një delegacion i vetëm. Kemi pasur një mbështetje të fuqishme, ku veçanërisht e majta evropiane ka mbështetur amendamentet e sponsorizuara nga delegacioni i Shqipërisë. E djathta ka votuar në tërësi kundër amendamenteve tona.

Megjithëkëtë, Serbia ja ka dalë të miratojë amendamentet e saj. Cilët aleatë e lanë në baltë Kosovën? Ka një arsye gjeopolitike?

Nuk do të thoja që ishin aleatët ata që nuk na mbështetën. Problemi është që këtu në KiE, kryesisht vendimet merren sipas grupeve politike, ku grupet e majta marrin qëndrimet e tyre e të djathtat të vetat, pavarësisht se nga çfarë shteti vijnë. Në këtë rast, delegacioni i Kosovës nuk është anëtar me të drejtë vote, por delegacioni i Shqipërisë ka bërë të pa mundurën për lobim, angazhim, përpilim të amendamenteve, në biseda me delegacione të ndryshme. Ne kemi shkuar zyrë për zyrë dhe i kemi takuar shumicën e delegacioneve që pranuan të takohen me ne. Ne kemi takuar edhe ata që kanë votuar kundër nesh.

Fatkeqësisht konsideroj që herët e tjera duhet të funksionojmë ne si delegacion i Kosovës më të organizuar dhe të jemi më në kohë të parashohim ngjarjet. Dua të përsëris që delegacionet tona nuk kanë qenë dy, por një i vetëm, dhe impenjimi i delegacionit të Shqipërisë ka qenë maksimal.

Pra Kosova nuk ka rezerva për angazhimin e Shqipërisë?

Jo. Sikur të kishte ardhur edhe zoti Berisha, me siguri amendamentin për çështjen e UNMIK-ut e kishim kaluar sipas interesave tona.

Përleshje në veri të Mitrovicës, arrestohet një serb

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë pas mesnate një person në Mitrovicën e veriut, pas një shkëmbim zjarri që kishte në atë pjesë.

Shefi regjional i Policisë së Kosovës, Zhelko Bojiq ka thënë për mediat serbe se, deri te të shtënat me armë ka ardhur pak minuta pas mesnatës. Ndërsa të dyshuarit të arrestuar i është gjetur një armë të cilët e kishte përdorur.

Bojiq ka sqaruar se i dyshuari, ishte përfshirë në një përleshje dhe, pak më vonë, kishte nxjerr revolen dhe kishte shtënë.

Për shkak të lëndimeve që i ishin shkaktuar gjatë rrahjes, i dyshuari është dërguar në spital, ndërsa po ruhet nga pjesëtarë të policisë.

Më 2015 në Kosovë u braktisën 46 fëmjë

Gjatë vitit 2015, në Kosovë janë braktisur 46 fëmijë, ndërkaq gjatë muajit janar të këtij viti, nuk është raportuar asnjë rast i braktisjes së fëmijës, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, zyrtarja Magbule Koci, nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Gjatë muajit janar nuk kemi marrë asnjë referencë për braktisje të fëmijës, kjo pasi që në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale , raportojnë Qendrat për punë sociale për secilin fëmijë që braktiset në bazë të afateve ligjore që janë të përcaktuara në dokumentet ligjore”, ka thënë Koci.

Bajram Kelmendi, shef i divizionit të shërbimeve sociale, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se mbrojtja e fëmijëve pa përkujdesje prindërore, është mandat ligjor i Qendrës për Punë Sociale.

“Gjatë vitit 2015 janë paraqitur nga terreni 46 fëmijë të braktisur, pa përkujdesje prindërore. Prej tyre, 37 janë të braktisur menjëherë pas lindjes, derisa 9 fëmijë kanë mbetur pa përkujdesje prindërore për arsye të ndryshme, qoftë vdekje të prindërve ose të tjera”, ka bërë të ditur Kelmendi.

Ai ka treguar edhe numrin e fëmijëve që janë bartur nga viti i kaluar, si dhe për fatin e tyre:

“Janë edhe 96 fëmijë të braktisur që janë bartur nga viti 2014. 71 prej tyre janë në strehim familjar, 19 janë në SOS Kinderdorf. Ky është numri i përgjithshëm i fëmijëve pa përkujdesje prindërore, e që janë në mbrojtje të organit të kujdestarisë, Qendra për punë sociale në nivel komunal’’.

Ndërkaq, Ariana Shala, udhëheqëse e kujdesit alternativ në SOS fshatin e fëmijëve, projekt ky për strehim afatshkurtër dhe afatmesëm për fëmijët nevojtar, ka shpjeguar për Radion Evropa e Lirë, për programet e veçanta që u ofrohen fëmijëve të braktisur, në këtë institucion, derisa ka shtuar se janë 10 fëmijë të moshës 0 deri në 3 vjeç që aktualisht janë nën përkujdesje të këtij institucioni.

“SOS fshatrat e fëmijëve në Kosovë ofrojnë mbështetje për fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe fëmijët e braktisur, përmes programeve të caktuara. Në kuadër të SOS fshatrave të fëmijëve, ekziston kujdesi alternativ, i cili ofron përkujdesje për fëmijë të braktisur dhe fëmijë pa përkujdesje prindërore”.

“Në kujdesin alternativ kemi kujdesin afatshkurtër, i cili ofron përkujdesje për fëmijët e braktisur qysh në lindje, derisa këta fëmijë janë 0 deri në 3 vjet, ndërsa afati kohor i qëndrimit të tyre është 6 muaj deri në 1 vjet. SOS fshati ofron përkujdesje, ndërsa aspekti legjislativ i takon Qendrës për punë sociale”, ka shpjeguar Shala.

E, sipas zyrtarëve në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në Kosovë numri i fëmijëve të braktisur është më i vogël se kërkesat për adoptim.

Sidoqoftë, sipas legjislacionit të aplikueshëm nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, një fëmijë mund të adoptohet edhe jashtë Kosovës, në rast të konsumimit të të gjitha mundësive të adoptimit të fëmijës brenda Kosovës.

Për rëndësinë e adoptimit të fëmijës, flasin edhe psikologët e fëmijëve. Blerta Perolli ka thënë se lidhshmëria e hershme emocionale me një person të besueshëm, qoftë nëna, babai o ndonjë kujdestar, apo kushdo qoftë, i krijon fëmijës mundësinë për zhvillim të shëndetshëm emocional.

“Përvojat e fëmijës në fëmijëri të hershme, janë faktorë shumë të rëndësishëm në zhvillimin sa më optimal të potencialit të fëmijës. Sa më herët që fëmija ka mundësi të ketë një ambient familjar, aq më të larta do të jenë gjasat që ai të zhvillohet në potencialin e vet maksimal”.

”Shumë prej hulumtimeve në fushën e psikologjisë e potencojnë që mosha prej 0 deri në 3 vjet është shumë e rëndësishme, derisa hulumtimet e fundit flasin edhe për periudhën e para lindjes, se ai njeh zërin e nënës dhe braktisja e nënës i krijon stres të përhershëm”.

“Fëmija, nëse ndërron ambient dhe persona, si në institucione ku puna është me ndërrime, kjo mund të ndikojë keq më vonë në botën e tij emocionale”, ka sqaruar Perolli.

Drejtoresha e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, KOMF, Donjeta Kelmendi, si problematikë për adoptimin e fëmijëve ka përmendur procedurat e stërzgjatura.

“Sipas hulumtimit tonë, procedurat e adoptimit kanë rezultuar të gjata, pasi që shumë fëmijë rrinë me status të pazgjidhur, për shkak të rrethanave të ndryshme, qofshin ato familjare, si vërtetimi i atësisë së ADN-së, analizë kjo që nuk mund të bëhet në Kosovë”, ka thënë Kelmendi për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkaq, Ariana Shala gjithashtu ka shpjeguar edhe për programet brenda SOS Fshatit, që ofrohen për fëmijët pa përkujdesje prindërore edhe pas moshës 18- vjeçare:

“Përveç kujdesit afatshkurtër, SOS Fshati i fëmijëve ofron edhe kujdes afatgjatë për fëmijët që për arsye të ndryshme, e humbin kujdesin prindëror. Në kuadër të kujdesit afatshkurtër, kemi SOS Familjen që ofron kujdes 24 orësh për fëmijët, ku është SOS Nana e që kalon nëpër shumë trajnime për përgatitjen për kujdesin e 6 fëmijëve që asaj i besohet. Këtu ka fëmijë nga mosha 0 deri në moshën 14-vjeçare, ndërsa pas kësaj moshe fëmijët dërgohen në shtëpinë e rinisë, ku punohet me ta në zhvillimin e shkathtësive të tyre”.

Sidoqoftë SOS Fshati edhe pas moshës 18-vjeçare nuk heq dorë nga këta fëmijë, ku ofrohet program tjetër që quhet programi i gjysmë pavarësimit. Këta të rinj përkrahen dhe u ofrohet mbështetje financiare, deri atëherë kur të jenë të përgatitur të kalojnë në pavarësi të plotë.

Pezullohet prokurori Basri Morina – prish imazhin e drejtësisë

Zyra për informim e Këshillit Prokurorial të Kosovës ka bërë të ditur se ka pezulluar për gjashtë muaj pa pagesë prokurorin e shtetit, Basri Morina për shkak të pjesëmarrjes së tij në një ligjeratë me një të dyshuar për terrorizëm dhe thirrjes për zbatimin e drejtësisë islame.

Në komunikatën e Prokurorisë së Shtetit thuhet se “Komisioni Disiplinor pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe provave të bashkangjitura, duke i vlerësuar ato veç e veç, ka gjetur se prokurori Basri Morina, ka shkelur Kodin e Etikës dhe Sjelljes profesionale për Prokuror. Po ashtu, përkundër faktit se mban pozitën e prokurorit të shtetit dhe nuk i lejohet pjesëmarrja në tubime të tilla, prokurori Basri Morina ka mbajtur fjalim me përmbajtje religjioze, veprime këto që janë në kundërshtim me detyrimet e prokurorit për zbatimin e standardeve të larta të sjelljes profesionale, thuhet në komunikatë.

Më tej në komunikatë thuhet se “Komisioni Disiplinor ka vlerësuar se mbetja e prokurorit Basri Morina, në detyrë dhe vazhdimi i kryerjes së detyrave të tij të përditshme si prokuror, mund të ndikojë negativisht në opinionin publik duke dëmtuar imazhin dhe duke e zbehur besimin e qytetarëve në sistemin prokurorial në tërësi”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Shtetit.

Prokurori Basri Morina që shërben në Gjykatën Themelore të Prishtinës shihet në një video të publikuar në internet, ku flet për zbatimin e drejtësisë islame ndaj të dënuarve.

Grupacionet politike – Nga Skënder MULLIQI

 

Grupet shoqërore , më mirë të themi  grupët partiake  janë bërë alfa dhe omega në Kosovë. Edhe ne Qeveri  ashtu edhe në Parlamet si institucioni më i lartë i shtetit, janë sistemuar mire grupazhët e partive politike  si grupe  të  interesit. Grupimet e PDK-së dhe LDk-së , po e përbëjnë edhe pushtetin,  duke marrë edhe vendime të rëndësishme politike për vendin. Duke i mbrojtur interesat  e veta , po i shkaktojnë dëm vendit dhe institucioneve të shtetit. Këto  grupime janë ngritur mbi partitë politike të cilat i përfaqësojnë .Njerëzit e këtyre grupacioneve politike janë bërë lojtarët kryesor të skenës tonë politike.Këto grupacione bëhën të ashpëra kur dikush ua rrezikon  pushtetin .Grupacionët politike   janë bashkuar   për  kauzën  e mbetjës  sa më gjatë në pushtet .Këto grupacione politike jo vëtem që janë të rrezikshme për çdo shoqëri demokratike , por këto  janë të rrëzikshme për demokracinë e mbrendshme  të subjektit politik  nga i cili vijnë .Këto grupime politike janë do miqë të kahmotshem apo që i lidhë edhe pikëpamja ideologjike, dhe e kanë  besimin e ndërsjellë. Këto grupe “autoritare” në Parlament dhe ne Qeveri gjithmonë bahën të zëshme së vetëm ata gjoja  i ruajnë vlerat kombëtare . Grupet veprojnë në emer të subjektit  të tyre politik dhe në emer të institucioneve të shetit, duke i lënë  anash gadi krejt strukturat  partiake dhe strukturat shtetërore.Mirë e shfrytëzojnë të kaluarën tonë  traumatike për pushtet apsolut.  Unë edhe më parë e kam potencuar së këto grupacione politike duhet të shpartallohen , sepse jan ngritur tashmë mbi shtetin dhe jan ngritur mbi  interesat nacionale.Këto grupacione politike po veprojnë krejt pas luftën , dhe pikërisht këto grupacione edhe po i  lidhin koalicionet, pa e pyetur shumë elektoratin e gjerë .Grupët e interesit janë bërë të fuqishme , sepse shumica e kapitalit ka rënë duart e tyre. Nuk është e vogël përiudha që kur këto  po dirigjojnë më mbarë sistemin dhe po dirigjojnë edhe me fatin e vendit .Këto grupacione kanë bërë që të kemi  këtë shkallë të lartë të krimit dhe korrupcionit për çka flasin edhe  raportet  e FREDOM HOUSE.Raporti i fundit  e renditë Kosovën në vendin e fundit në rajon për nivel të korrupcionit. Deri më tash  askush ose pak kush është përgjigjur para organeve tona të drejtësisë për korrupcion.  Kjo frymë autoritare ka bërë që mos të kemi as investime dhe as investitor të jashtem.Gjithçka që punohet dhe veprohet po bëhën në emer të shtetit .Mos ngritja apo kundërvënja mbrenda partive politike  grupeve të caktuara  politike , është shumë e dëmshme për subjektin dhe pastaj sigurisht është e dëmshme për mbarë shoqërinë.Kur të gjithë të tjerët edhe shoqëria  bëhët instrument i një politike të tillë profitereske , edhe ndryshimet  pozitive vijnë shumë ngadalë apo stopohen .Këto grupe   nuk e dëshirojnë dialogun  e barabartë, por punën “të gjithë për një” dhe me parollën e rreme në mer “të popullit dhe në emer të shtetit”.  Dëgjueshmëria  karshi këtyre njerëzve autoritar është dëmshme dhe e rrezikshme për secilin popull.  Edhe faza e tranzicionit bëhët shumë e vështirë .Duhet gjetur forma dhe mënyra  të kreativitetit politik, për ti rrënuar grupacionet e interesit .Ky sistem të cilin po e ndërtojnë këto  grupe janë   futja  frikës dhe dhunës karshi të gjithë atyre të cilet nuk i nënshtrohen urdhërave  të  tyre.Të gjithë do të duhej të marrim përgjegjësi politike ,nese dëshirohet të gjendet rruga e prosperitetit , zhvillimit të gjithëmbarëshem dhe të gjendet rruga e mirëqenjës  shoqërore. Mos përmbushja e detyrimeve dhe obligimeve nacionale dhe shtetërore, është kapitulim para të keqës.. .

Protestuesit: ‘Kosova i njeh diplomat e Serbisë dhe jo të Shqipërisë’

Të diplomuarit në universitetet private në Shqipëri sot protestuan para Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për njohjen e diplomave të fituara në këto universitete në Republikën e Shqipërisë. Pas një takimi me ministrin Bajrami dhe mos gjetjes të një zgjidhjeje, studentët të përfaqësuar nga Niman Bardhi u drejtuan tek kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, të cilit i thanë se u revoltuan edhe më shumë kur morën vesh se mes Kosovës dhe Serbisë është arritur një marrëveshje e re, më e zgjeruar, e cila parasheh njohjen reciproke të diplomave në të gjitha nivelet e shkollimit.

Ministri Bajrami u tha studentëve se Republika e Kosovës nuk paraqet asnjë pengesë administrative sa i përket njohjes së diplomave të universiteteve publike të Shqipërisë dhe të Maqedonisë, mirëpo me universitetet publike, tha ai, ka ekzistuar një problem i pazgjidhur në bazë të rregullativës ligjore që nga paslufta.

Por, Bajrami tha se, edhe përkundër përgatitjeve serioze për të filluar njohjen e diplomave të kolegjeve private, problemin e ka bërë më të madh një vendim i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka mbyllur një numër të madh të kolegjeve private.

Por pavarësisht kësaj, Bajrami tha se vitin e kaluar ai si ministër ka nënshkruar dy marrëveshje, një me Shqipërinë dhe një me Maqedoninë për njohjen e ndërsjellë të diplomave të kolegjeve private dhe të institucioneve arsimore jopublike.

Të diplomuarit e universiteteve private të Shqipërisë, të cilët u drejtuan më pas te kryeparlamentari Veseli, thanë se hallet e mëdha në këtë aspekt, me të cilat përballen që nga viti 2010, detyruan ata të shkojnë tek ai për të kërkuar të zbatohen të drejtat legjitime të tyre dhe jo për të kërkuar lëmoshë. Ata akuzuan ministrin Bajrami se ka ngulfatur këtë proces.

Niman Bardhi, përfaqësues i këtij grupi të studentëve, që janë rreth 3 mijë sipas tij, tha se ky është viti i gjashtë i kësaj përballjeje. Ai deklaratat e ministrit Bajrami – se duhet nënshkrim nga kryeministri për fuqizimin e udhëzimit administrativ i kontestoi, duke thënë se ai po mundohet ta hedhë topin tek Qeveria dhe kryeministri.

Duke iu drejtuar Veselit, tutje, Bardhi tha se, nëse deri të mërkurën udhëzimi administrativ nuk procedohet në Qeveri, nuk mund të marrë përgjegjësi për veprimet e tij dhe të kolegëve të tij, pasi janë të irrituar me padrejtësitë që u janë bërë atyre.

E, sipas Bardhit, revoltën mes këtyre të diplomuarve e shtoi edhe më shumë dita e 25 janarit, kur kuptuan se Kosova ka nënshkruar marrëveshje për njohjen e diplomave me Serbinë. Sipas tij, Universiteti në Mitrovicën e Veriut nuk ka licensë dhe akreditim nga Qeveria e Kosovsës.

“Por kur jemi revoltuar ka qenë më datën 25, kur morëm vesh nga portalet tona me një paralelizëm po njihen nga 1 marsi të gjitha diplomat e lëshuara nga Republika e Serbisë, përderisa ministri Bajrami e di shumë mirë se Universiteti në Mitrovicën e veriut nuk ka as licensë dhe as akreditim nga Qeveria jonë”, tha ai.

Ndërkaq, kryetari Veseli tha se ndihet keq për gjendjen e tyre. Duke mos dhënë ndonjë premtim konkret për shkak të mungesës së njohurive në këtë çështje, ai tha se nëse Republika e Shqipërisë ka njohur një diplomë të Kosovës, njëjtë do të veprojë edhe Republika e Kosovës. Po ashtu, Veseli ftoi për një takim një delegacion të tyre.

Veseli ftoi studentët që të mos e paragjykojnë ministrin Bajrami, pasi sipas tij, ai është një akademik i nderuar, i cili nuk ka paragjykime për askënd, por përkundrazi do të jetë pjesë e këtij procesi ndihmues. /KP/

Presidentja Jahjaga e vizitoi kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin

Presidentja e Kosovës sot ka vizituar komunën e Prishtinës dhe ka biseduar me kryetarin Shpend Ahmeti, lidhur me gjendjen e përgjithshme dhe problemet e zhvillimit ekonomik të kryeqytetit

PRISHTINË – Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot ka vizituar komunën e Prishtinës dhe është pritur nga kryetari Shpend Ahmeti, në kuadër të turneut të vizitave të saja së bashku me kryetarët e tri odave ekonomike, nëpër gjitha komunat e Kosovës, me qëllim të njoftimit me gjendjen e përgjithshme dhe të diskutimit të problemeve të zhvillimit ekonomik që kanë komunat.

Sikurse edhe në gjitha takimet paraprake, Presidentja Jahjaga u shoqërua nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, dhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermane, Albert Matoshi, të cilët po ashtu diskutuan me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, për mundësinë e përkrahjes së bizneseve të kësaj komune, krijimit të lehtësirave për funksionimin e tyre, me theks të veçantë në tërheqjen e investimeve të huaja.

Pas takimit, Presidentja Jahjaga deklaroi se është në interes të përgjithshëm që të ngrihet niveli i zhvillimit ekonomik i komunës së Prishtinës përmes krijimit të rrethanave më të mira për investime, pa pengesa administrative dhe me sundim të plotë të rendit e të ligjit, si dhe me një konkurrencë të barabartë.

“Qëllimi i këtyre vizitave të mia së bashku edhe me odat ekonomike është që t’i adresojmë këto në mënyrë të drejtpërdrejtë, t’i adresojmë sa më parë që është e mundur, në mënyrë që t’u ofrojmë një mundësi investitorëve, të shohim potencialet e investimeve të tyre në Republikën e Kosovës, në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe po ashtu që të intensifikojmë edhe koordinimin ndërinstitucional për gjetjen e zgjidhjeve institucionale të të gjitha këtyre vështirësive me të cilat po ballafaqohemi”, tha presidentja Jahjaga.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti e falënderoi Presidenten Jahjaga dhe përfaqësuesit e odave ekonomike për vizitën dhe theksoi se, edhe në të kaluarën ka pasur diskutime dhe takime të rregullta me presidenten, ku janë diskutuar problemet më të cilat ballafaqohet Prishtina, si kryeqytet i Republikës së Kosovës dhe nikoqir i administratës përfshirë këtu edhe Presidencën.

“Kemi dëgjuar nga përfaqësuesit e odave ekonomike shqetësimet të cilat bizneset i kanë, secila me anëtarësitë e tyre i kanë grupuar këto shqetësime dhe zakonisht disa janë të përgjithshme që vlejnë për krejt komunat e disa janë specifike për komunën e Prishtinës. Mendoj se kjo është një iniciativë e mirë, e cila duhet të përcillet edhe me aktivitete të tjera, me rekomandime dhe dialog të përhershëm me odat ekonomike, në mënyrë që disa prej rekomandimeve të tyre natyrisht t’i vëmë në funksion”, tha Shpend Ahmeti.

Kryetari i Prishtinës theksoi nevojën që, komunat duhet të marrin një rol shumë më të madh në zhvillimin ekonomik sepse janë vija e parë e frontit, e lejeve të para që bizneset i marrin për të vepruar. Ai potencoi nevojën që komunat duhet të kenë rol më të madh edhe në politik bërje nacionale për shkak se komunat i dinë, më për së afërmi, të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen bizneset lokale dhe janë po ashtu vija e parë e frontit të punësimit dhe zgjidhjes së çështjeve të strategjive ekonomike.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu u shpreh se Kosova ka nevojë të madhe për një komunikim më të mirëfilltë ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.
“Është koha kur decentralizimi politik duhet të shndërrohet në decentralizim ekonomik dhe vërtet të fillojë një komunikim i mirëfilltë. Informacionet që vijnë nga poshtë, nga komunat, janë ato që do të jenë vërtet të dëgjuara në nivelin qendror dhe për ekonomi, është koha kur duhet të bëhet më tepër dhe jo vetëm të flitet” tha Gërxhaliu.

Pas bisedës së sotme me kryetarin Shpend Ahmeti, ku u diskutuan sfidat dhe aktivitet në të ardhmen e komunës së Prishtinës, Gërxhaliu shprehu gëzimin e tij që Prishtina e ka si prioritet, edukimin dhe aftësimi profesional.
“Eliminimi i barrierave është po ashtu, por vlen të theksohet se një mision i tillë i presidentes Jahjaga e ka një vlerë të pakontestuar, sepse po bëhet një skenim substancial dhe strukturor i sfidave dhe i proceseve me të cilat po ballafaqohem komunat. Në këtë drejtim besoj se do të jetë një kontribut që gjitha proceset politike do ta marrin një vulë ekonomike që do të jetë një garanci e ekonomisë së Kosovës” përfundoi Gërxhaliu.

Pas këtyre vizitave pasojnë vizitat dhe diskutimet me kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës, ndërkohë që do të pasoj raundi i ardhshëm i vizitave të presidentes Jahjaga dhe tre kryetarëve të odave ekonomike me përfaqësuesit e bizneseve, në të gjitha komunat ku paraprakisht është biseduar me udhëheqësit komunal.

Këshilli i Evropës rezolutë për Kosovën: kundër përhapjes endemike të korrupsionit në të gjitha fushat qeveritare, drejtësi dhe ekonomi

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, miratoi të enjten mbrëma një rezolutë për Kosovën, ku i kërkohet asaj që të sigurojë respektimin e sundimit të ligjit dhe çrrënjosjen e korrupsionit. Duke u kërkuar autoriteteve që kjo çështje të jetë përparësi, rezoluta nënvizon se “përhapja endemike e korrupsionit” në të gjitha fushat qeveritare, në drejtësi dhe në ekonomi, ndikon negativisht në jetën e qytetarit të Kosovës”.

Rezoluta, e cila është miratuar në bazë të raportit të përfaqësuesit spanjoll, Agustin Conte, vë theksin te përparimi i arritur në Kosovë në aspektin e demokracisë, me organizimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014, si dhe mirëpret miratimin e ndryshimeve kushtetuese që sigurojnë ngritjen e Gjykatës së Posaçme që do të trajtojë pretendimet e ngritura nga raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty për trafikim organesh dhe krime lufte në Kosovë.

Në një njoftim të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, thuhet se ajo shpreh keqardhje që puna e Parlamentit të Kosovës është pezulluar për shkak të një bllokade të vazhdueshme, duke vënë kështu në pah edhe mungesën e vullnetit të forcave politike për të zhvilluar dialog konstruktiv. Rezulota gjithashtu dënon edhe një seri veprimesh që kanë ndodhur në Parlamentin e Kosovës, veprime këto që kanë ndikuar në rënien e besueshmërisë së qytetarëve në institucionet demokratike.

Duke përshëndetur mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe marrëdhëniet midis komuniteteve, Asambleja Parlamentare bën thirrje që autoritetet të jenë më vigjilente dhe të “dënojnë të gjitha sulmet të cilat kryhen me motive etnike” si dhe të “tregojnë përgjegjësi në ligjërimin publik” në mënyrë që të ulin tensionet.

Ajo më tej u bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të vazhdojnë bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian, për normalizimin e marrëdhënieve ndëmrjet të dyja vendeve. Ardhmëria evropiane si dhe forcimi i standardeve “janë të një rëndësie madhore për demokracinë në Kosovë ashtu si edhe për qëndruesëhmrinë e vendeve të Ballkanit perëndimor në përgjithësi”, u tha gjatë debatit që i parapriu Rezolutës.

Asambleja Parlamentare propozon ndryshimin e formatit aktual të bashkëpunimit mes zyrës së saj dhe Parlamentit të Kosovës, “në mënyrë që të sigurohet që në delegacionin e saj të ketë përfaqësues nga pakicat kombëtare, përveç shumicës dhe opozitës”.

Debatet më të rrepta i nxiti një nga pikat e rezolutës në të cilën “inkurajohet Misioni i Kombeve të Bashkuara që të forcojë kapacitetet e tij për bashkëpunim me INTERPOL-in dhe EUROPOL-in, si dhe inkurajon autoritetet në Prishtinë që të shfrytëzojnë mekanizmat ekzistues”.

Zyrtarët serb e cilësuan këtë si një fitore të tyre, meqë ata angazhohen për vazhdimin e punës së UNMIK-ut, ndërsa Prishtina pret shndërrimin e tij në një zyrë të Kombeve të Bashkuara.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi me 110 vota rezolutën “Situata në Kosovë dhe roli i Këshillit të Evropës”,

Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, por merr pjesë në punimet e tij pa të drejtë vote.

Delawie: Specialja do të merret me rastet që në Kosovë janë vështirë për t’u trajtuar

Kosova duhet t’i përdorë institucionet e saj për ta zgjidhur ngërçin e tanishëm politik, ka dhënë referencën e tij i deleguari i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie.

Diplomati amerikan, në një intervistë për ‘Rubikon’ në KTV, ka thirrur udhëheqësit politikë që t’i lënë anash interesat e tyre personale dhe të përpiqen të gjejnë zgjidhje për hir të qytetarëve të Kosovës, e të cilët sipas tij, janë punëdhënësit e politikanëve.

Ambasadori amerikan ka tërhequr vërejtjen se Kosova mund të krijojë precedent nëse vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve, pasi sipas tij, kjo kërkesë po vjen nga një pakicë njerëzish që përpiqen ta përdorin dhunën politike, kaosin politik për të arritur diçka që nuk kanë mundur ta arrijnë gjatë zgjedhjeve para dy vjetëve.

Sa i përket Asociacionit, diplomati amerikan thotë se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë udhëzimet për të siguruar se ky Asociacion do të veprojë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, sepse askush e as amerikanët nuk e dëshirojnë një Republikë Serbe në Kosovë.

Por, Delawie e quan të sajuar çështjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe sipas tij, kjo po bëhet për poenë politikë nga ata që po e bllokojnë punën e Kuvendit.

Ambasadori Delawie ka vënë shpresat se funksionalizimi i Gjykatës Speciale do të zgjidhë pretendimet e lëna pezull prej periudhës së luftës, duke theksuar se kjo gjykatë do t’i gjykojë “kapadainjtë”, të cilët nuk mund t’i gjykojnë kosovarët.

‘Mendoj se Gjykata Speciale do të merret me rastet me të cilat do të ishte shumë vështirë të trajtoheshin nga Prokurorët apo gjykatësit kosovarë”, ka thënë Delawie.

Diplomati amerikan shpreson shumë se Serbia do ta njohë Kosovën, duke theksuar se qëllimi i Shteteve të Bashkuara është që Kosova, si çdo vend tjetër në Evropë, të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Kosovë – arrestohen 15 trafikantë të femrave

Policia e Kosovës ka arrestuar 15 persona të dyshuar për krim të organizuar dhe trafikim të qenieve njerëzore ,në tri rajone, atë të Prishtinës, Pejës dhe të Mitrovicës.

Këto të dhëna u bënë të ditura sot në një konferencë të jashtëzakonshme për media që ka organizuar Policia e Kosovës.

Gjatë këtyre aksioneve sipas Policisë është arritur që të shpëtohen dy viktima të trafikimit, femra shqiptare nga Kosova, të cilat sipas tyre janë duke u trajtuar në strehimore për viktimat e trafikimit. Gjithashtu gjatë këtyre operacioneve janë konfiskuar edhe armë, para, aparate të lojërave të fatit si dhe prova tjera.

Rexhep Fetahu, drejtori Drejtorisë së Krimit të Organizuar ka shpjeguar rastet e krimit të organizuar që kanë përshirë Prishtinën dhe Pejën.

“Është ndërmarrë operacioni i mbrëmshëm që ka të bëjë me arrestimin e të dyshuarve për krim të organizuar duke organizuar piramida të lojëra të fatit. Janë arrestuar 8 të dyshuar, janë sekuestruar 2 revole, 72 aparate të lojërave të fatit, 2 aparate dhe 13105 mijë euro. “, tha ai.

Ndërsa Arben Paçarizi nga Drejtoria e Trafikimit në Polici tregoi se operacionet që kanë rezultuar me identifikimin e dy viktimave të trafikimit janë zhvilluar në Prishtinë dhe Mitrovicë. Ai tregoi se njëri nga të arrestuarit në lidhje më këto raste është i njohur për policinë.

“Rasti në Mitrovicë ka filluar para 2 muajve dhe është arritur se po kryejnë trafikim dhe dje janë arrestuar 4 persona. Rasti i dytë në Prishtinë pas hetimeve për një rast të personit të zhdukur , është rezultuar se është duke u mbajtur nga disa persona. Personi i arrestuar i njohur për polici ka pas rastin për tentim vrasje”,tha Paçarizi.

Oliver Ivanoviçi dërgohet në burg

Lideri i Nismës Serbia, Drejtësia, Demokracia, Oliver Ivanoviçi, është dërguar të enjten në burg.

Më 21 janar, ai ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Mitrovicën Veriore, për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”. Fillimisht, Ivanoviqit i ishte shqiptuar masa e burgut shtëpiak, por tani ai është dërguar në burg, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, avokati i tij, Nebojsha Vllajiq.

“Sot rreth orës 14 erdhi policia te banesa e tij dhe solli vendimin për mbajtjen në paraburgim dhe e morën atë”, ka thënë avokati, Nebojsha Vllajiq. Sipas tij, me vet faktin që Ivanoviq ishte në shtëpi, ai nuk kishte ndërmend të ikte dhe se ishte i gatshëm që të përballej me këtë proces deri në fund.

Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX, përmes një komunikate të lëshuar kishte bërë me dije se gjykata ka vërtetuar se më 14 prill të vitit 1999, forcat serbe i larguan me forcë shumë familje shqiptare nga shtëpitë e tyre dhe i mblodhën jashtë në rrugë.

Një grup i paramilitarëve dhe policëve në atë datë e kishte ndarë dhe marrë “një grup të meshkujve nga ushtria derisa arritën te pika e kontrollit të policisë/paramilitarëve” Sipas komunikatës, Oliver Ivanoviqi ishte pjesë e grupit të paramilitarëve/policisë të pranishëm në pikën e kontrollit. Ai mbante uniformë të kaltër dhe ishte i armatosur. Pastaj, këta meshkuj u shoqëruan përmes kësaj pike të kontrollit. Katër meshkuj u vranë derisa ky operacion u ndal për shkak të ardhjes së një personi të uniformuar, i cili dha urdhër për t’u ndalur”, thuhej në kominikatën e lëshuar nga misioni EULEX.

Hakeri Ardit Ferizi i akuzuar që ndihmoi ISIS-in, del para gjykatës

Shtetasi i Kosovës, Ardit Ferizi, 20 vjeçar, i akuzuar për depërtim në të dhënat personale të 1 351 pjesëtarëve të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe dërgimin e tyre në grupin ekstremist, Shteti Islamik, dje për herë të parë është paraqitur në një gjykatë amerikane.

I akuzuari Ferizi është paraqitur në një gjykatë në Virxhinia për tu ballafaquar me akuza për terrorizëm, pasi është ekstraduar nga Malajzia, ku ai ishte arrestuar në muajin tetor të vitit të kaluar, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara.

Në aktakuzë theksohet se hakeri nga Kosova kishte depërtuar në një server kompjuterik online të një kompanie tregtare në Shtetet e Bashkuara dhe kishte vjedhur të dhëna identifikuese për pjesëtarët e ushtrisë, raporton Rel.

Mesazhet në rrjetin Twitter kanë treguar se Ardit Ferizi, po ashtu, kishte ofruar për të krijuar një program kompjuterik për publikimin e propagandës së grupit militant, Shteti Islamik, i cili, siç thuhet në aktakuzë, “kurrë nuk mund të fshihet”.

Zyrtarët amerikanë e kanë quajtur rastin e të akuzuarit Ferizi si “llojin e parë të këtillë”, kur vitin e kaluar ishte shpallur arrestimi i tij.

Ai mund të dënohet me burg në kohëzgjatje prej 35 vjetësh, nëse shpallet fajtor.

Asamblisti i PDK-së rrah me shufra hekuri gazetarin Gazmend Morina (fotot)

Gazmend Morina, gazetar i portalit veriu.info është sulmuar me shufra hekuri nga Nexhat Dedia asamblist i PDK-së në komunën e Mitrovicës dhe anëtar i Bordit në Infrakos si dhe nga një person tjetër.

Sulmi ka ndodhur sot pasdite në Vushtrri derisa Morina ishte me veturën e tij në qytet.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, i cili tha se dy të dyshuarit momentalisht janë në Polici duke u intervistuar si dhe pritet një vendim i prokurorit lidhur me këto dyshime.

Ndërsa gazetari Morina tha për KosovaPress se Dedia dhe një person me emrin Labinot Krasniqi e kanë sulmuar me shufra hekuri të ngjashme me ato që përdor policia.

“Kam qenë në veturën time dhe të dy ata Nexhati dhe Labinoti më kanë sulmuar në shumë pjesë të trupit. Rastin e kam lajmëruar në Polici”, thja Morina për KosovaPress.

Gazetari i veriu.info mendon se motiv kryesor i sulmit ndaj tij është cytur direkt nga drejtori i Trepcës Ahmet Tmava.

Morina tha se të shtunën ishte kërcënuar nga këta dy persona pasi që kishte shkruar në Facebook një status derisa ishte në Maqedoni ku dy sulmuesit kanë qenë ulur me drejtorin Tmava.

Kërcënimin e asamblistit Dedia dhe dy personave tjerë Morina e kishte postuar edhe në Facebook ndërsa dje e kishte raportuar edhe në Polici.

Zëdhënësi Zahiti konfirmoi se gazetari Morina dje e ka paraqitur rastin e kërcënimit në Polici por nuk ka dhënë detaje se cilat kanë qenë veprimet e Policisë pas këtij raportimi.

Por Morina tregon se personat që i kishte lajmëruar në Polici se e kanë kërcënuar sot e kanë sumuar atë si shenjë hakmarrje.

Ai këtë “hakmarrje” ndaj tij nga ana e drejtorit Tmava e sheh si arsye të disa shkrimeve që ka shkruar në portalin e tij lidhur me keqpërdorimet në kombinatitn “Trepça”.

KosovaPress posedon edhe fotografi ku shihen shenjat e sulmit fizik ndaj gazetarit Morina nga ana e sulmuesve./KosovaPress/

asambasamb2asamb3

Mogherini: Asociacioni do të themelohet në bazë të marrëveshjes së 25 gushtit

Ndërmjetësuesja e takimit Kosovë – Serbi në Bruksel, Frederica Mogherini ka lëshuar një komunikatë për medie pas përfundimit të takimit.

“Bisedimet janë zhvilluar në një atmosferë të mirë. Ne kemi bërë një numër të implementimeve të marrëveshjeve që janë arritur në dialog. Marrëveshja e vitit 2011 për pranimin e diplomave dhe lirinë e lëvizjes, marrëveshja e parë e prillit të vitit 2013 dhe gushtit të vitit 2015. Sot është konfirmuar se pranimi i dyanshëm i diplomave të edukimit dhe profesionale tashmë po bëhet realitet. Në këtë bazë, studentet do të jenë në gjendje të vazhdojnë studimet e tyre dhe profesionistët do të jenë në gjendje të përmisojnë perspektivën e tyre të punësimit sikur në Serbi edhe në Kosovë”, ka thënë Mogerini.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së ka thënë se jetësimi i pranimit të diplomave dhe certifikatave shkollore po bëhet.

“Po ashtu kemi përparuar ndjeshëm në zatimin e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes në mënyrë të veçantë në dispozitat për targa. Diskutimi për më tepër u fokusua në angazhimin e të dy palëve për të punuar për zbatimin e marrëveshjes për themelimit e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, bazuar në marrëveshjet e nënshkruara tashmë,” ka thënë ajo.

“Të dyja palët ranë gjithashtu dakord për të filluar diskutimet mbi lidhje direket ajrore dhe hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë. Unë dua të falënderoj kryeministrave të Serbisë dhe Kosovës për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për të normalizuar më tej marrëdhëniet e tyre në kuadër të Dialogut. Takimet e sotme treguan gatishmërinë e tyre për të ecur përpara me një qasje shumë konstruktive. Ne të gjithë kemi parasysh nevojën për të sjellë përfitime të drejtpërdrejta dhe konkrete për të gjithë njerëzit në Serbi dhe në Kosovë, të cilët dëshirojnë të përparojnë në rrugën e tyre evropiane. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e plotë të rezultatit të sotëm, i marrëveshjeve të mëparshme dhe të përparimit të mëtejshëm në normalizimin”. Zëri.info.

Dokument: Thaçi merr goditje të fortë në LDK

Kryesia e nëndegës së LDK-së në Ulpianë-Prishtinë i ka dërguar letër deputetëve të këtij subjektit politik në Parlamentin e Kosovës që mos ta votojnë kreun e PDK-së, Hashim Thaçi, për president të Kosovës.

‘I mbetet udhëheqjes së partisë dhe deputetëve tanë në Parlamentin e Kosovës që mos të shkelin mbi legjitimitetin e marrë nga elektorati i vet. Ky legjitimitet ka buruar në kërkesën për ‘çkapjen e shtetit nga PDK-ja, SHIK-u dhe Thaçi’, thuhet në letrën e nëndegës së LDK-së në Ulpianë, të cilën ka arritur ta siguroj gazeta ‘Zëri’.

Në këtë letër poshtu thuhet se akti i votimit të presidentit të Republikës është më shumë se një ngritje dore dhe blerje e numrave , është më shumë se ‘respektim i marëveshjes së koalicionit’.

‘Sot Kosova është e rrezikuar funksionalisht, e izoluar ndërkombëtarisht, e dërmuar ekonomikisht, me krime politike dhe ekonomike të pandrie dërmuar ekonomikisht, me krime politike dhe ekonomike të pandriçuara, sepse personazh kryesor politik e ka Hashim Thaçin’, thuhet mes tjerash në këtë letër, duke shtuar se Thaçi nuk mund të jetë president konsensual dhe udhëheqës i politikës së jashtme. Kjo nëndegë kërkon nga deputetët e LDK-së që most a marrin pjesë me rastin e zgjedhjes së Hashim Thaçit president të Republikës së Kosovës./Zëri.info.

“Transparency International”: Kosova vendi më i korruptuar në rajon

Organizata “Transparency International” ka publikuar sot Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2015. Sipas këtij indeksi, në përgjithësi, dy të tretat e 168 vendeve të vlerësuara radhiten nën shifrën 50 në indeksin prej 0 pikësh, që përshkruan vendet me korrupsion të lartë, deri në 100 pikë, që vlen për vendet e pastra.

Kosova në këtë raport ka marrë 33 pikë dhe është radhitur në pozitën numër 103, që nëse e krahasojmë me raportin e para një viti, kur është radhitur në pozitën numër 110, ka shënuar përparim të lehtë, por që është ende ndër vendet me të korruptuara në botë.

“Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2015 tregon qartë se korrupsioni mbetet një plagë në mbarë botën. Por, 2015-ta ka qenë po ashtu një vit, kur njerëzit kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër korrupsionit. Njerëzit në gjithë globin kanë dërguar sinjal të fuqishëm tek ata në pushtet: është koha për të luftuar korrupsionin e madh”, ka thënë Jose Ugaz, kryetar i organizatës Transparency International.

Por të kthehemi sërish tek radhitja e Kosovës në këtë raport, pasi që nuk ka përparim të dukshëm në luftën kundër korrupsionit dhe kategorizohet në të njëjtin grup me Moldavinë dhe më keq se të gjitha shtetet e rajonit.

Notimi i shteteve mund të përmirësohet nga qeverisja e hapur ku udhëheqësit i japin llogari publikut, gjersa notimi i dobët është shenjë e mitëmarrëjes së përhapur, mungesës së dënimeve për afera korruptive dhe institucioneve publike të cilat nuk i përgjigjen nevojave të qytetarëve.

Mungesa e kapaciteteve të gjyqësorit, mungesa e llogaridhënies, integritetit dhe transparencës gati në të gjitha nivelet e pushtetit ekzekutiv kanë bërë që Kosova të kategorizohet në të njëjtën grup me Moldavinë dhe me keq se të gjitha shtetet e rajonit.

Nuk ka më vështirë për një popull se kur vendi i kthehet në mallkim!!! – Nga Skënder MULLIQI

Dimri   u karaketerizua me kohë të mirë, më  mjegullë dhe tash më  acar  . Koha e mirë është  për njerëz të varfër thotë një fjalë popullore. Por acari  e vështirëson jetën e atyre  më shtëpi gjysem të prishura , ku shiu, bora  dhe të ftoftit nuk ka së si të ndalët . Sikur njeriu i ynë tashmë është regjur më një jetë të tillë mizerable, por nuk është mësuar edhe më largimet  aq masovike nga Kosova. Po kalohen kufijtë e vendit në një menyrë apo tjetër, por kryesisht pa e ditur së çka kënd  e prêt. Nuk është aspak lehtë që njeriu tia kthen shpinën vendit ku ka lindur dhe ku është rritur. Nuk është lehtë ti lesh më të dashurit tuaj . Aq më vështirë  për prindër kur i shikon fëmijët e vet duke bredhur rrugëve  të pa punë.Nuk po ikin vetëm të rinjët, por edhe familjet e tëra. Tashmë shumë prindë kanë mbetur dhe po mbesin vëtem, sepse po i braktisin fëmijët   . Është krijuar panoramë e zymtë sot në Kosovë.Ata që po i përcjellin fëmijët për gurbet duken të  fortë  para një rrugëtimi aq të vështirë dhe më shumë të panjohura.Nuk ka më vështirë së kur një prind nuk ka mundësi ti ndihmoj fëmjëve   që ata të gjejnë një punë në vendin e tyre .Është vështirë kur më i dashuri ta kthen shpinën , e ti mbetësh më dorën lartë duke i dëshiruar  fatë  diku  në jetën   e re.Kosova po zbrazët në mënyrë të heshtur e haptazi, e kjo klasë politike nuk po e ndien vetën keq për atë punë. Ata thonë  më vete  mirë po bëjnë more , së kështu na zvoglohen problemet , na lehtësohet puna për ta kullotur pushtetin sa më gjatë. Kurrë këtë problem  aq madhor për një komb dhe shtet nuk e shtruan kjo klasë politike .Ishim dëshmitarë së  si njerëzitë shtyheshin  për tu ngjitur në autobus nga Prishtina , që të ikin sa më parë nga vendi i tyre , që kështu ti shpëtojnë jetës se keqe , ti shpëtojnë mjerimit social.E dimë së janë larguar edhe familje të cilat nuk kan jetuar edhe aq keq, por duke e ditur së  nuk  po shihet dritë e diellit në horizontë që do të bëhët mirë, edhe kjo kategori largohen për një jetë me të rehatshme .Jeta është shumë e shkurtër , vitet  ikin shpejt dhe shuhen shpresat   për ta zënë hapin e jetës.

Nese dalim në qytet ku jetojmë shohim njerëz të demoralizuar, fytyra të ngrysura , shohim njerëz të cilët nga problemet e shumta janë plakur para vaktit. Është vështirë ta pranojmë faktin së këta njerëz e që  përbëjnë shumicën , nuk janë në gjendje të vendosin për fatin e tyre. Një fjalë  e popullit thotë’ Mos mbetësh me të kajt Rahoveci’ . Kështu kan mbetuar qytetarët tanë në mëshirën e kësaj garniture polititike profitereske, dhe të pa ndenja . Ata moti i kan rëhatuar familjet e veta.Po i dërgojnë fëmijët për shkollime diku jashtë vendit. Kanë ndërtuar jetë përrallore  nga hajnitë , grabitja e pronës shoqërore, zhvatja etj. Faji është jetim , dhe nuk e pranon askush, prandaj këta sehirgjinjë  në pushtet po mbesin në kulltuqët e veta të buta , së qytetarët kan rënë në gjumë të rëndë dimëror.

Mos të presin së kjo kastë politike  do të largohen vet. Këta po shihet tashmë së nuk kanë ndërgjegje  dhe moral politik, së  janë njerëz  të cilët më shumë  janë ba bashkë për ta ruajtur pasurinë e paligjshme.Nese mendon kush së  dallkaukët  do tu sjellin  diqka të hajrit do të  gabohen rëndë. Koha po ecën dhe çdo vonesë  e ka koston e lartë. Çdo vonesë na vonon shumë ta zëmë hapin e shteteve të përparuara në Evropë. Problemet  politike dhe ekonomike të grumbulluara për shumë vite më radhë, mund të gjejnë zgjedhje vetëm atëherë kur të largohet ky pushtet  i  korruptuar .Mjaftë jemi duke dëgjuar ata të cilët fëmijëve të vet me zemra të thyera e lotw nw sy  iu thojnë “Ikni djemë  nga ky vend  pa e kthyer kokën mbrapa”.Sigurisht së nuk ka më vështirë  për një popull  së kur vendi  yt të kthehet në mallkim…

Mediat e Prishtinës: Gratë nga Kosova në krye të kampeve të ISIS-it

PRISHTINE – Kosova ka qenë një nga vendet më pro-amerikane të Evropës qëkur Shtetet e Bashkuara ndihmuan në çlirimin nga regjimi serb. Megjithatë, në një ndryshim gjeneracional në këtë vend me shumicë laike, radikalizmi islamik po gjen shtrirje mes të rinjve. Dhe nuk janë vetëm djem ata që i janë bashkuar ISIS-it. Janë mbi 40 gra nga Kosova, të lindura kryesisht gjatë të 90-ta, që i janë bashkuar kësaj organizate terroriste.(Hulumtim ekskluziv nga kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra!)
Dhe nuk janë vetëm djem ata që i janë bashkuar ISIS-it. Janë mbi 40 gra nga Kosova, të lindura kryesisht gjatë të 90-ta, që i janë bashkuar kësaj organizate terroriste.

Laura Hyseni ishte një adoleshente tipike e Kosovës, dilte me shoqet nëpër kafene dhe bare dhe nuk i shkaktonte shumë telashe prindërve të saj me mendje të hapur.

“Ajo mund të merrte një taksi dhe të shkonte nëpër takime nëpër kafene me miqtë e saj në qytet. Vishej njësoj si moshataret e saj – në disa raste me minifunde apo me xhinse.

Ajo qe shumë moderne”, thotë Faik Uksmajli, djali i të cilit, Arbnori, u martua me të. Lotët i rrjedhin në faqe ndërsa ai kujton, i ulur në një karrige druri në ballkonin e tij në Nerodime të Epërme, një fshat i vogël në rrafshnaltën bujqësore që rrethon qytetin e tretë më të madh në Kosovë, Ferizaj. Jo shumë larg prej këtu gjendet baza kryesore e Ushtrisë Amerikane në Kosovë, Kampi “Bondstill”.

Uksmajli tregon se Arbnori dhe vëllai i tij më i vogël, Alberti, ishin të shoqërueshëm dhe të hapur njësoj si Laura, por pastaj atyre të treve diçka e tmerrshme u ndodhi vitin e kaluar. “Brenda vetëm pak muajsh, hoxha i fshatit dhe bashkëshortja e tij ua shpëlanë trurin”, thotë ai.

Ata u bënë myslimanë striktë dhe u shkëputën nga miqtë dhe rrethi i tyre. Arbnori lëshoi mjekrën, veshi pantallona treçerekëshe, dhe fliste vazhdimisht për Shamin, emri fetar për tokën e Sirisë…(Zëri)

Harresa e bastionit të LDK-së në Bokshiq, e rastësishme apo e qëllimshme?! – Nga FLORIM ZEQA

Në vend të urimit për përvjetorin e 26-të të degës së LDK-së në Klinë

Fshati Bokshiq i komunës së Klinës, në vitet e ’90-ta, ishte bërë halë në sy për pushtuesit serb. Pasi ky fshat ishte shëndrruar në bastion të LDK-së, bartës i të gjitha aktiviteve të rezistencës dhe qendresës paqësore për të gjithë klinasit. Në ketë vend u mbajtën të gjitha organizimet politike e atdhetare të asaj kohe të nivelit komunal dhe më gjerë.
Më mburrje dhe krenari atë kohë qytetarët e Klinës, Bokshiqin e quanin “Kaçaniku i vogël”, ndërsa shtëpinë ku mbaheshin kuvendet e quanin “Shtëpia e Kuvendeve te Rezistencës”.
Në ketë shtëpi u mbajtën kuvendet themeluese të degëve; Lidhjes Demokratike të Kosovës,dega në Klinë (9 qershor 1990), Kuvendi Komunal i Klinës i shkëputur nga Serbia (korrik 1990), Sindikata e pavarur e Policisë  (shtator 1990), Forumi i Rinisë i LDK-së (1990, 20 shtator 1991), Forumi i Gruas i LDK-së (1990), Forumi i Intelektualëve Shqiptar “Luigj Gurakuqi” (nëntor 1990). Nga vitet 1990-1998 janë mbajtur kuvende, tribuna, promovime, përkujtime dhe tubime tjera të shumta politike e apolitike të komunës së Klinës të asaj kohe.
Për kontributin e dhënë në ato vite, në vitin 2005 kuvendi komunal i Klinës nderon më mirënjohje aktivin e LDK-së, dhe disa nga martirët, veprimtarët dhe aktivistët e  këtij fshati.
Andaj të gjitë ata që në kujtesën historike e mbajnë të freskët themelimin e degës së LDK-së në Klinë, nuk mund të shkojnë tutje pa e kujtuar vendin ku u mbajt kuvendi themeltar i degës. Ishte “Shtëpia e Kuvendeve të Rezistencës” në fshatin Bokshiq.
Ishte lagja Zeqa, respektivisht familjet; Zeqa, Musa, Uka dhe familjet e gjithë fshatit që i strehuan të gjithë delegatët e këtij kuvendi,…e rrezikuan vetën dhe familjet e tyre për të bërë të mundur mbajtjen e këtij kuvendi themeltar. Në oborret e tyre i vendosen të gjitha makinat, delegatëve pos strehimit të sigurtë, ju kthyen edhe drekë secili sipas mundësive, duke mos kursyer asgje nga te mirat materiale që kishin në dispozicion.
Me habit fakti, si munden ta harrojnë këtë histori jo shumë të largët gjenerata e asaj kohe, të pakët që kanë mbetur në kryesinë e kësaj dege,…për mbajtjen e një përvjetori simbolik, apo të paktën të vizitojnë bashkarisht vendin historik të themelimit të degës,  pra në ditën e përvjeorit të themelimit të degës të shkojnë në Bokshiq,…të ulën këmbëkryq në odën e madhe ku u ulën burrat më të mëdhenjë të asaj kohe, jo vetëm nga Klina, por nga Prishtina e gjithë Kosova.
Se a ishte e qëllimshme apo e rastësishme harresa e bastionit të LDK-së  nga ana drejtuesve aktual të Degës së LDK-së, e Bokshiqit historik, e vendit ku u vunë themelet e subjektit të parë politik shqiptar në këtë komunë, vend të cilin në fillim vitet e ’90-ta e patën vizituar pothuajse të gjithë themeluesit e LDK-së qendrore nga Prishtina,…për Bokshiqin atë kohë ishte folur edhe në departamentin e shtetit amerikan pas sulmit të forcave serbe mbi këtë fshat në 23 shkurtin e vitit 1993.
E keqja e madhe është, se me “shlyerjen ” nga kujtesa të kësaj pjese të lavdishme të historisë së LDK-së, po mohohet një pjesë shumë e rëndësishme e historisë së rezistencës aktive paqësore e luftës së popullit tonë për çlirim nga pushtuesit serb.
Më duhet të shfrytëzoj nga rasti të falenderoi disa nga intelektualët e asaj kohe, si pjesmarrës të kuvendeve të mbajtura në Bokshiq, si psh. profesorët  Pal Canaj dhe Prend Buzhala,…etj, anëtar të kuvendit themelues të Forumit të  Intelektualëve Shqiptar “Luigj Gurakuqi” Klinë (mbajtur në nëntor 1990 në Bokshiq), të cilët  në forma të ndryshme, qoftë përmes fotografive apo shkrimeve periodike kanë hedhur dritë mbi ato ngjarje, sa të lavdishme po aq krenare të historisë sonë të lavdishme kombëtare.

SHTEPIAKUVEND


Send this to a friend