Protesta e 9 Janarit, që njiherit ishte edhe protesta më masive e pasluftës në Kosovë, i ka lëkundur fuqishëm thëmelet e kalbura të kësaj qeverie. Dy drejtuesit e qeverisë, Thaçi e Mustafa janë duke provuar të mbrojnë “lëkurën” e tyre me të gjitha mjetët që kanë në dispozicion duke filluar nga mediat publike, ato elektronike dhe të shkruara e deri tek shërbyesit e tyre publik; ministra, zv. ministra, këshilltar, militant partiak e çka jo tjetër, duke i përdorur si “kondom” politik kundër vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Tendenca e hapur e “kondomëve” politik për minimizimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila evidentoj shkeljen e hiq më pak se të 22 neneve të kushtetutës, ka për qëllim mbrojtjen e interesave personale të një klani mafioz në qverisjen e vendit.
Nuk e di që mund të ketë marrëzi më të madhe, se sa ajo kur dëgjon shqipfolës duke mbrojtur interesat e Serbisë në Kosovë (Zajednicën)!
Nga ana tjetër sa “kondom” të tjerë i kanë vënë në shërbim të realizimit të marrëveshjes private (jo partiake) për “zgjedhjen” e Hashim Thaçit për president të vendit!
Ky, përveqse është skenar i keq, është i vetmi kusht për vazhdimin e bashkqeverisjes mes dy partnerëve kontravers të koalcionit, që skanë asgjë të përbashkët mes vete, përveq aferave korruptive.
Arroganca e qeveritarëve të ardhur në pushtet me votën e kontrabanduar të qytetarëve të lirë të këtij vendi ka arritur kulmin.
Injorimi i peticionit të nënshkruar prej mëse 200 mijë qytetarëve të këtij vendi dhe injorimi nga ana e pushtetarëve, e kërkesave të drejta dhe legjitime të qindëramijëra qytetarëve të Kosovës në protestën më masive nga paslufta e këndej, paraqet rrezik serioz për sigurinë e qytetarëve dhe të ardhmën e vendit.
Kjo formë e referendumit popullor, përveqse e delegjitiminon në mënyrën të fuqishme qeverisjen aktuale të uzurpatorëve të shtetit, të kësaj klase të korruptuar politike,…paraqet kërkesën e shoqërisë kosovare për ndryshimin e kursit qeverisës në vend.
Nga 9 Janari, lirisht mund të themi se mori fund “agonia” e pritjes së qytetarëve të vendit, nga ajo ditë filloi rënja këtij pushteti antidemokratik dhe antipopullor, e këtij pushteti të grupeve të interesit, që për 16 vite rresht u pasuruan në mënyrë të paligjshme nga shpërdorimi i pushtetit, përmes aferave korruptive, gjatë tenderimit dhe shitjes të ndërmarrjeve publike të vendit tonë.
Vetëm vullneti i popullit mund t’ua hjekë nga duart privilegjet pushtetarëve dhe një pjese të opozitarëve, që kontrollojnë bashkarisht të gjitha bizneset e pista në Kosovë.
Largimi i pozitës nga pushteti dhe zavëndësimi me opozitën e tanishme vetëm sa do të prodhoj efekte “domino”! Prap do të kemi perseritje të bllokadave politike, kërcënime dhe shantazhe të ndërsjella mes dy blloqeve politike.
Që kjo të mos ndodhë, ka ardhur momenti i fundit, që të zgjohet nga “agonia” politike elektorati i heshtur rugovian,…fillimisht për ta pastruar nga mbrenda LDK-në, shtëpinë e vjetër e të mykosur nga korrupsioni, familjarizmi dhe nepotizmi i grupeve të interesit, largimin njëherë e përgjithmonë të diktaturës komuniste, kërcënimeve dhe shantazheve të instaluara nga lideri aktual, praktika këto të paqëna në subjektin rugovian.
Një iniciativë e shëndosh politike për ndryshime rrënjësore dhe përmbajtësore në LDK-në rugoviane, do të krijonte premisa të fuqishme për ndryshimin në tërësi të skenës politike kosovare,…për çka, mbrenda një kohe realitivisht të shkurtër në sheshet dhe bulevardet e Prishtinës mund të duboheshin mbi 1 milion njerëz të pakënaqur, apo mbi 50 % e elektoratit pasiv, të pas zgjedhjeve të 2004-s e këndej.
Kjo forcë e ndryshimit real kërkon largimin nga skena politike e të gjithë liderëve partiak, të implikuar në afera të ndryshme kriminale dhe korruptive.
Nëse vërtetë liderët e partive opozitare, e kanë me gjithë mendje interesin e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, zhvillimin ekonomik dhe interesin e qytetarëve të vendit, duhet të deklarohen publikisht para qytetarëve të vendit, për tërheqjen e tyre nga skena politike në momentin e rrëzimit të kësaj qeverie, për t’i lënë hapsirë ardhjes në pushtet të një klsae të re, te pa korruptuar dhe padjallëzuar politike.
Në të kundërtën, ndërrimi i roleve në skenën e vjetër politike, jo vetëm se do të ndikonte në rënjën e interesimit të qytetarëve për dalje në zgjedhje,…do të ndodhë akoma më keq, largimin masiv të qytetarëve nga vendi, ngase kasta aktuale politike e vendit është bërë tepër e urryer dhe e papërballueshme për jetën e qytetarëve në këtë vend.
Komentet