VOAL

VOAL

Gaz lotues në Kuvendin e Kosovës

Deputetët e partive opozitare në Kosovë, hodhën sërish gaz lotsjellës në sallën e parlamentit vetëm pak çaste pas fillimit të sesionit pranveror të tij.

Gazi lotsjellës ndërpreu tri herë me radhë gjatë të premtes seancën e parlamentit dhe pas kësaj kryetari i parlamentit Kadri Veseli vendosi pezullimin për një ditë të 23 deputetëve të opozitës.

Forcat e sigurisë larguan me forcë nga salla e parlamentit deputetët e pezulluar.

Kryetari i lëvizjes Vetëvendsoje, Visar Ymeri tha se largimi i deputetëve është veprim arbitrar.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se policia ka arrestuar deputetët e kësaj partie Donika Kadaj Bujupi dhe Pal Lekaj.

Pasdite parlamenti rifilloi seancën, por pa deputetët e lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën. Në seancë për pak çaste ishte deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, i cili bëri thirrje që t’u jepet fund inateve.

Grupe veprimtarësh të partive opozitare janë mbledhur para parlamentit në pritje të zhvillimeve brenda tij.

Që nga shtatori i vitit të kaluar, opozita ka bllokuar punën e parlamentit duke kundërshtuar marrëveshjen për aosciacioin e komunave me shmicë serbe sikurse edhe atë të arritur me Malin e Zi për shënimin e kufirit.

Qeveria e Kosovës u bëri sërish ftesë partive opozitare që çdo shqetësim të tyre ta diskutojnë në parlamentin e Kosovës.

Por, partitë opozitare thonë se qeveria duhet të largohet në dritën e vlerësimeve të Gjykatës Kushtetuese mbi marrëveshjen e arritur me Serbinë për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ato i dhanë këtë javë qeverisë afat që deri më 27 shkurt që të largohet për t’u hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme.

Greg Delawie: Hedhja e gazit – zhgënjyese 

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, u shpreh i zhgënjyer me faktin se opozita ka vendosur të hedh sërish gaz lotsjellës.

“Para dy ditësh kremtuam ditëlindjen e Kosovës dhe është zhgënjyese që sot shoh se ka njerëz që duan të rrezikojnë demokracinë në Kosovë. U bëj thirrje të gjitha partive të ndryshojnë qëndrimet e tyre, të përpiqen të punojnë që nëpërmjet dialogut t’i japin fund kësaj krize politike. U bëj thirrje të gjithëve që të shmangin fjalorin nxitës sic janë “tradhëtarë” apo “qyqarë”, që vështirësojnë dialogun dhe zhvillimin e Kosovës sipas nëvojës dhe dëshirës së qytetarëve”, tha ai.

Qëllohet me vezë Albin Kurti nga dy policë civilë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është sulmuar me vezë nga dy persona, të premten në mëngjes, derisa po hynte në ndërtesën e parlamentit të Kosovës.

Njëri nga sulmuesit është shoqëruar nga policia e Kosovës, ndërsa tjetri ka arritur të ikë.

Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një komunikate shprehu dyshimin e saj se sulmuesit mund të jenë policë të veshur në rroba civile.

“Është fatkeqësi kur pushteti nis të përdorë metodat protestuese të opozitës. Sepse opozita nuk përdor polici për të shtypur ata që “protestojnë” kundër saj në mbrojtje të diktaturës”, thuhet në komunikatë.

Parlamenti mblidhet të premten për hërë të parë në sesionin pranveror, ndërsa partitë opozitare kanë paralajmëruar bllokimin e sërishëm të punës së tij.

Që nga shtatori i vitit të kaluar, opozita ka bllokuar punën e parlamentit duke kundërshtuar marrëveshjen për aosciacioin e komunave me shmicë serbe sikurse edhe atë të arritur me Malin e Zi për shënimin e kufirit.

Qeveria e Kosovës u bëri sërish ftesë partive opozitare që çdo shqetësim të tyre ta diskutojnë në parlamentin e Kosovës.

Por, partitë opozitare thonë se qeveria duhet të largohet në dritën e vlerësimeve të Gjykatës Kushtetuese mbi marrëveshjen e arritur me Serbinë për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ato i dhanë këtë javë qeverisë afat që deri më 27 shkurt që të largohet për t’u hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme.

Kosovë – Jamie Shea: Debati duhet të bëhet në parlament

Ish zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, aktualisht ndihmës sekretar i NATO-s, tha të enjten në Prishtinë se debatet duhet të zhvillohen në parlament e jo jashtë tij.

Ai i bëri këto komente gjatë një ceremonie në kolegjin AAB në Prishtinë, ku u nderua me çmimin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut “për kontributin e dhënë në ndihmën, përkrahjen dhe shpëtimin e refugjatëve dhe popullatës civile në Kosovë gjatë periudhës mars – qershor 1999”.

Zoti Shea u shpreh i prekur nga lidhja qe ruajnë qytetarët e Kosovës me periudhën e ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999 dhe misionin e KFOR-it. Duke perifrazuar filozofin francez Voltaire, se “çdo njeri ka dy shtëpi”, ai tha se për të janë dy po ashtu, “një në Kosovë dhe një në Mbretërinë e Bashkuar“.

Ai ritheksoi përkushtimin e NATO-s për paqen dhe sigurinë në Kosovë. “Më lejoni t;u garantojë se për aq kohë sa do të keni nevoje për në që t’u ndihmojmë për ta bërë lirinë, demokracinë dhe përparimin tuaj edhe më të përsosur, ne do të jemi këtu që t’ju ndihmojmë“, tha ai.

Ai tha se në botë aktualisht ka ende shume vuajtje duke përmendur konfliktet në Lindjen e Mesme dhe situatën në Krime dhe gjetiu.

Çështja e të drejtave të njeriut është punë e papërfunduar, tha ai, “Sot mund të kremtohet puna e kryer mirë në vitin 1999 kur u ndalua situata, që unë besoj që pa ndërhyrjen e NATO-s, mund të çonte në situata tragjike si në Bosnjë, në Srebrenicë edhe në masakrat tjera të tmerrshme. Prandaj, jam krenar që NATO-ja mësoi nga Bosnja dhe ndërhyri shpejt dhe me vendosmëri, asisoj që nuk mund të ndalnim vuajtjet, por të paktën i kufizuam kundruall asaj që mund të ndodhte“.

Zoti Shea tha se një nga arsyet që ende është shumë i ngazëllyer me pavarësinë e Kosovës dhe faktin që NATO-ja bëri punë të mirë në vitin 1999, është edhe, siç tha besimi i tij se Kosova do të jetë vend madhështor.

Nuk duhet të jeni vend i madh për të qenë madhështor“, tha zoti Shea duke theksuar se është punë e vështirë të ndërtohet një demokraci e përkryer në vetëm tetë vjet. Por, Kosova, tha ai, mund të bëjë me shumë, duke përmendur rastet si Singapori apo Koreja Jugore, të cilat siç tha në vitet e 50-ta të shekullit të kaluar, të ardhurat individuale ishin baras me Egjiptin dhe Nigerinë. Në ditët e sotme tha ai, të dyja këto vende kanë 20 herë më shumë të ardhura për kokë banori sesa Egjipti dhe Nigeria.

E tëra është bërë nga udhëheqësit e mirë që luftuan korrupsionin. Është bërë nga politikat e mira demokratike që nënkupton argumente të mira, por debatet janë bërë brenda parlamentit, jo jashtë tij. Dhe debatet janë bërë nga njerëzit me argumentet më të mira dhe jo megafonat më të mëdhenj“, tha mes tjerash zoti Shea, duke nënvizuar se Kosova është e pavarur dhe është përgjegjësi e saj dhe askush tjetër nuk mund të fajësohet nëse gjërat shkojnë keq.

Sa më shumë që përmbushni reformat thelbësore dhe u shtrini dorën fqinjëve, pavarësisht sa e vështirë është, aq më e lehtë do të jetë për ë gjithë ne që t’u ndihmojmë ta bëni Kosovën Singaporin evropian të së ardhmes“, tha zoti Shea, i cili në Kosovë gëzon një simpati të posaçme për shkak të rolit të tij si zëdhënës i NATO-s gjatë bombardimeve të saj kundër objektivave serbe në vitin 1990, por edhe qëndrimit të tij në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, pa të cilën kishte deklaruar ai para shpalljes së saj, misioni i NATO-s nuk mund të quhej i përfunduar.

Pa(s)varësia e Kosovës, iluzion apo realitet! – Nga FLORIM ZEQA

Pas 17 shkurtit 2008, përgjatë këtyre tetë viteve na ka rënë shpesh të dëgjojmë krahas refrenit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, edhe refrenin e rishpalljes së Pavarësisë. Nocione këto të kundërta me njëra tjetrën!
Meqë është kështu, vetvetiu shtrohet pyetja,  cila është datëlindja e shtetit të Kosovës; 2 Korriku i vitit 1990 apo 17 shkurti i vitit 2008 ?!
Është edhe argumenti tjetër i fuqishëm, asnjë shtet i lirë dhe demokratik në rruzullin tokësor nuk i ka dy data të pavarësisë nga i njëjti shtet, por vetëm një.
Dëshiroj t’ua rikujtoj qeveritarëve tanë një të vërtetë të pakontestuar-sikurse subjektet që kanë një ditë të lindjes, poashtu edhe shtetet sikurse njerëzit, kanë vetëm një datë të lidnjes, andaj për shtetin e Kosovës ekziston vetëm një, ajo është 2 Korriku i vitit 1990.
Republika e Kosovës për popullin shumicë të saj ekziston që nga 2 Korriku i vitit 1990. Ekziston jo vetëm në kujtesën e popullit, por në të gjitha dokumentet e shkruara zyrtare gjatë përiudhës së funksionimit të shtetit paralel në rrethanat okupuese.

Të mjerë janë ata që injorojnë të arriturat e gjeneratave të mëparme.

Anashkalimi dhe harresa e qëllimshme  e 2 Korrikut ’90,  ngjarjeve dhe dokumenteve historike që determinuan të ardhmën e e këtij vendi nga ana e institucioneve aktuale shtetërore të Kosovës, jo vetëm që është e pa pranueshme, është tendencioze dhe më shumë pasoja për të ardhmën e vendit.
Anashkalimi i 2 Korrikut nga vargu i gjatë të festave të shumta në Kosovën “multietnike” paraqet paradoksin sa të keq  po aq të dhimbshëm !
Kasta aktuale politike, për t’u bërë qejfin “miqëve” ndërkombëtarë, heqën dorë nga identiteti kombëtar dhe trashëgimia politike  e kulturore e popullit të vet ! Atë që s’mundi ta bëjë Serbia më represion  e dhunë për një dekadë në Kosovë, po e bëjnë qeveritë tona pas “Pavarësisë” së 17 Shkurtit e tutje.
Themelet e shtetit të Kosovës nuk janë në pakon e Ahtisarit e as në 17 shkurtin e 2008-së, siq e prejudikojnë pushtetaret aktual dhe mbështetësit e tyre, por janë në sakrificat e gjata e të pa numërta; në gjakun e derdhur për liri, ne ndjekjen e burgosjen e  veprimtarëve e intelektualëve, në faljen e gjaqeve, në helmimet e nxënësve, në mbylljën e shkollave e fabrikave, në dëbimet më dhunë të popullatës nga vatrat e veta,…e deri tek masakrat masive ndaj popullatës shqiptare gjithandej Kosovës në luftën e fundit 1998/99.
Përkushtimi i madhë i qeveritarëve kosovar ndaj bisedimeve me Serbinë, ka bërë që të shkëputën nga problemet vitale të popullatës shqiptare në Kosovë,…duke mbajtur në kokat e tyre marrveshjen “historike” të 19 prillit 2013-të me Serbinë në Bruksel, të përseritur siq është më së keqi edhe nga lideri i LDK-së (në cilësinë e kryeministrit kukull) me 25 Gusht 2015. Kjo ka bërë t’i largojnë nga kujtesa e tyre ngjarjet madhore historike kombëtare siq janë 28 nëntori i vitit 1912 dhe 2 korriku i vitit1990 !
17 Shkurti i vietit 2008, nuk është asgjë më pak dhe as më shumë përveqse njohje ndërkombëtare e shtetit të Kosovës. Pranimi i identitetit artificial të shtetit, në 17 shkurtin e vitit 2008,  është në kundërshtim me vullnetin e popullatës shumicë (shqiptare) në vend dhe kundër idealeve dhe aspiratave të dëshmorëve dhe martirëve që ranë në altarin e lirisë.
Kualiteti i “pavarësisë” së 17 shkurtit është improvizim i një pavarësie sa për sy e faqe, që i ngjet një shteti në inkubator, apo të mbajtur peng nga Serbia!
Me fillimet e bisedimeve të Brukselit, pavarësia e vendit e ka humbur në masë të madhe kuptimin e saj. Varësia e madhe qeveritarëve tanë nga Beogradi, i ka bërë të pafuqishëm në nxjerjen e vendimeve kruciale për të ardhmën e vendit.
Si pasojë e varësisë së liderëve të shtetit të Kosovës nga Beogradi dhe Brukseli, edhe tetë vite pas 17 Skurtit, Republika e Kosovës ka mbetur një realitet i hidhur; pa ushtri të vetën, pa zhvillim ekonomik, me sovranitet dhe integritet të cunguar territorial, pa pranim në organizatat ndërkombëtare,…edhe përkundër njohjes së Republikës së Kosovës nga 111 shtete të botës, përveq mospranimit në OKB, kjo e fundit Kosovën e trajton akoma në bazë të  rezolutës 1244, si njësi territoriale nën administrim ndërkombëtar, duke i lejuar Republikës së Serbisë që edhe më tutje të mbajë Kosovën në kushtetutën e saj.
Kjo duket të jetë më tepër se lojë e ndërkombëtareve me fatin e një populli të ndarë nga vet ata një shekull më parë, duke e mbajtur të getoizuar në zemër të Ballkanit dhe në mes të Evropës,…sikur të ishim të mallkuarit e Zotit !
Pra, pas 17 shkurtit 2008, pavarësia është shndrruar në pasvarësi të dyfisht; në njërën anë nga Serbia, ndërsa në tjetrën nga ndërkombëtarët.
A është Pa(s)varësia e Kosovës, iluzion apo realitet ?!

Brigada 138 ‘Agim Ramadani ‘ e revoltuar ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të Nishit

Ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të Nishit për dënimin në mungesë të eprorëve të UÇK-së, të brigadës 138 “Agim Ramadani”, ka reaguar edhe këta të fundit.

Përmes një komunikate për medie, luftëtarët e Brigadës 138 “ Agim Ramadani”, shprehin shqetësim dhe revoltën e tyre ndaj vendimit të një trupe gjykuese.

Ne ju sjellim komunikatën e plotë ish luftëtarëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani ”:

Ne, si ish luftëtarë të Brigadës 138 “Agim Ramadani ” shprehim shqetësimin dhe revoltën tonë ndaj vendimit të një trupe gjykuese, mobile e kontrabanduar nga Prokuroria dhe Gjykata e Nishit në pjesën veriore të Komunës së Mitrovicës, që dënon me vendim të formës se prerë, me masë burgimi prej 16 vitesh bashkëluftëtarët tonë: Rrustem Berisha, Anton Quni, Xhafer Gashi, Shiqer Maloku, Demë Maloku, Demush Gacaferi, Agron Jusufi dhe Rabit Alija.

Konsiderojmë se ky veprim i gjyqësisë serbe, është jashtë realitetit politik dhe juridik të Kosovës në raport me shtetet fqinje përfshirë edhe Serbinë.

Statusi juridik ndërkombëtar politik dhe shtetëror i Republikës së Kosovës, që derivon nga marrëveshjet ndërkombëtare si: e Rambujesë, Pakoja e Ahtisarit dhe Kushtetuta e Ahtisarit, pastaj statusi i Pavarësisë së Kosovës dhe indentiteti i saj shtetëror kushtetues, e shkëpusin tërësisht sistemin juridik të Kosovës nga juridiksioni i Serbisë.

Qytetarët e Republikës së Kosovës i nënshtrohen vetëm drejtësisë dhe legjislacionit pozitiv të vendit tonë, drejtësia dhe gjyqësia serbe është jashtë kontekstit juridik dhe shtetëror, sipas të cilit ajo funksionon sot.

Sitemi juridik RFJ-së, mbi bazën e të cilit janë ngritur këto pretendime për penalizim, është një sistem i skaduar, pozitivitieti i të cilit është kontestuar me luftën çlirimtare-mbojtëse të popullit të Kosovës.

Prandaj, si i tillë, nuk përben bazë për veprim juridik ndaj qytetarëve që takojnë me një realitet të ri politiko-shtetëror.

Me ketë kërkojmë nga organet shtetërore të Kosovës, që në koordinim me faktorin ndërkombëtar të tejkalonë këto veprime me karakter provokues dhe që cenojnë liritë dhe drejtat e qytetarëve të Kosovës.

Në ketë kontekest, kërkojmë nga Qeveria dhe nga ministria përkatëse, që ky vendim i gjyqeve të kontrabanduara të Serbisë, të shpallet i pavlevshem NULL dhe  qytetarët ish luftetarë të apostrofuar, tani më bartës të detyrave dhe përgjegjësisve publike, të merren në mbrojtje nga insitutucionet vendore dhe sistemi juridik i Kosovës.

Kosova e akuzon Serbinë për përzierje në sistemin juridik

Institucionet dhe partitë politike në Kosovë, reaguan ndaj njoftimeve se një gjykatë serbe ka dënuar në mungesë tetë ish oficerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykata serbe i shpalli fajtorë ata duke i dënuar me nga 15 vjet heqje lirie për dy aksione ushtarake gjatë shtatorit të vitit 1998 në zonën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Të dënuarit janë Sheqeri Maloku, Xhafer Gashi, Demush Gacaferi, Demë Maloku, Agron Isufi, Anton Çuni, Rabit Alija dhe Rrustem Berisha.

Në mesin e tyre janë deputetët e parlamentit të Kosovës, Anton Çuni dhe Rrustem Berisha.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha të enjten se “asnjë gjykatë në Serbi nuk ka të drejtë të gjykoj qytetarët e Republikës së Kosovës. Aq më pak të zhvillojë procese gjyqësore ndaj luftëtarëve të UÇK-së, të cilët kanë zhvilluar luftë çlirimtare duke respektuar ligjet dhe zakonet e luftës”.

Ai tha se qeveria do t’i njoftojë partnerët ndërkombëtarë “dhe do të kërkojë prej tyre që të ushtrojnë trysni ndaj Serbisë për të ndërprerë farsat e tilla gjyqësore dhe ndjekjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës me akuza të pabaza dhe krejtësisht jashtë standardeve juridike ndërkombëtare. Asnjë vendim i djeshëm i kësaj gjykate ndaj tetë qytetarëve të Republikës së Kosovës, eprorë të nderuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe asnjë proces tjetër nuk do të ketë asnjë lloj ndikimi dhe nuk do të mund të zbatohet asnjëherë, sepse gjykatat e Serbisë nuk kanë juridiksion të procedojnë çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën dhe qytetarët e saj, sepse Kosova është shtet i pavarur dhe për Serbinë qytetarët e Republikës së Kosovës janë shtetas të huaj”, tha kryeministri Isa Mustafa.

Ministria e drejtësisë në Kosovë tha se “Serbia vazhdon të sillet në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe realitetin e ri të krijuar në Kosovë. Ky vendim bie ndesh edhe me parimet bazë të ligjshmërisë dhe juridiksionit që vendos drejtësinë në aspektin e së  drejtës pozitive dhe kompetencës lëndore dhe territoriale,  si dhe parimit të inter-operabilitetit në fushën e juridiksionit të së drejtës penale vendore dhe asaj ndërkombëtare. Ky vendim shkel edhe  parimin e të drejtës pozitive të vet shtetit serb, i  cili në mase të madhe po keqpërdor edhe tolerancën e mekanizmave ndërkombëtar.  Prandaj, kjo situatë duhet të shqyrtohet me kujdes edhe nga mekanizmat ndërkombëtar në Kosovë, veçanërisht nga EULEX-i”, thuhet në një komunikatë të kësaj ministrie.

Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se veprimi i gjykatës serbe “është precedent i rrezikshëm dhe përzierja flagrante në sistemin juridik e politik të Kosovës“.

Aleanca vlerëson se është i çuditshëm një vendim i tillë, i cili behët publik pikërisht në ditën e pavarësisë së Kosovës dhe në kohën, kur “institucionet e Kosovës, po bëjnë edhe kompromise antikushtetuese për Asociacionin e komunave serbe. Ky do të duhej të ishte një alarm edhe për reflektimin e institucioneve të Kosovës, në raportet që po i  ndërtojnë me Beogradin, dhe bazë që nga bashkëbiseduesit e tyre serbë në Bruksel, të kishin kërkuar tashmë që Serbia të heqë dorë nga ndjekja e shtetasve të Kosovës“.

Në një komunikatë të kësaj partie thuhet se “baza juridike e trupës klandestine gjyqësore serbe, i takon ish sistemit socialist- komunist të Republikës Federale të Jugosllavisë,  e cila nuk ekziston as si rregullim shtetëror e as si sistem politik. Ky ish sistem juridik, nuk mund të trashëgojë bazë për veprim juridik ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës“.

Autoritetet serbe kanë mbajtur gjykime në mungesë dhe kanë lëshuar urdhër arreste në disa raste për ish drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Autoritetet në Kosovë kanë kërkuar disa herë nga policia ndërkombëtare, që të mos merren parasysh fletarrestimet e lëshuara nga Serbia për qytetarët e Kosovës.

Kërkesat kishin pasuar disa raste të ndalimit nëpër aeroporte të drejtuesve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bazë të fletarrestimeve të lëshuara nga Beogradi.

Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga një numër shtetesh që janë edhe pjesë e Interpolit e vështirëson shumë edhe bashkëpunimin e saj me këtë organizatë.

AAK e krahason dënimin e komandantëve të UÇK-së në Serbi me arrestimet e zyrtarëve të VV-së

“Gjykimi i ish-luftëtarëve të UÇK-së në ditën e pavarësisë, në kohën kur në Prishtinë ishin mbledhur mbi 100 mijë qytetarë për të kundërshtuar krijimin e nivelit të tretë të pushtetit të Serbisë përmes Asociacionit në Kosovë, si dhe arrestimet e ditëve të fundit të eksponentëve të Opozitës, janë pasqyra reale e pushtetarëve në raport me vendin që e udhëheqin.

Kështu, ndërsa në ditën më të rëndësishme për Kosovën, një gjykatë regjimi në Beograd, i dënon në mungesë 8 ish-luftëtarë të UÇK-së, një ditë më parë ose një ditë më vonë, organet e rendit në Kosovë, akorduan një operacion për arrestimin e disa opozitarëve në mesin e të cilëve edhe të Glauk Konjufcës, Frashër Krasniqit dhe Dardan Molliqajt.

Konsiderojmë se veprimet e pushtetit gjyqësor në Kosovë, në masë të madhe janë të koordinuara me pushtetin politik, i cili po përballet më kundërshtimin më të fuqishëm që është ushtruar ndonjëherë kundër tij.

Demonizimi i opozitës dhe përndjekja e pjesëtarëve të saj, vetëm për shkak të veprimit politik, janë  shenjë e regjimeve totalitare, të cilat u manifestuan shumë qartë edhe dje nga kryeministri dhe zëvendësi i tij.  Fjalia e tyre antologjike “I pritëm por nuk erdhen dhe ikën me bisht ndër shalë” shpjegon krejt frustrimin e tyre.

AAK, pavarësisht veprimeve dëshpëruese të pushtetit në Prishtinë dhe të agjendës politike të gjykatave në Beograd,  do ta vazhdojë aleancën me qytetarin e në mbrojtje të interesave të Kosovës”, thuhet në reagim.

Thaçi tërbohet që protesta ishte paqësore, shan dhe fyen opozitën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një takim me mediat, tha se “kësaj radhe organizatorët e protestës janë larguar si qyqarë”, duke thënë se autoritetet ishin të gatshme të japin përgjigjen e duhur thirrjeve se “janë duke ardhur”.

“Ne ishim këtu, i pritëm, nuk erdhën”, tha zoti Thaçi, duke shtuar se askush nuk mund të mendojë të rënojë rendin kushtetues të Kosovës.

Në takimin e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, zoti Thaçi, tha se ultimatumet revolucionare nuk funksionojnë.

Takimi me mediat është mbajtur me të përfunduar protesta e forcave politike në opozitë, gjatë së cilës është kërkuar dorëheqja e qeverisë së Kosovës dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

Presidentja: Qytetarët t’i refuzojnë ndasitë politike, të kërkojnë llogari për degradimin moral dhe korrupsionin në vend

“U takon qytetarëve të saj, të cilët sot janë më të bashkuar se kurrë për t’i refuzuar përçarjet dhe ndasitë e kësaj klase politike, për të kërkuar llogaridhënie, për të këmbëngulur për rend dhe ligj, për t’i dhënë fund degradimit moral dhe korrupsionit, për t’i rikthyer në busullë të angazhimit tonë vlerat dhe idealet që na ndihmuan ta shpallim Kosovën shtet dhe që pranë kësaj kauze rreshtuan aleatët tonë të mëdhenj, shtetet çerdhe të demokracisë”, tha Presidentja Jahjaga.

Fjalimi i plotë i Jahjagës:

Sonte jemi bashkuar për të shënuar tetë vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, të vendit tonë të dashur, ditëlindjen e shtetit tonë të ri. Këtë ditë madhështore, të cilën breza të tërë për njëqind vjet e patëm ëndërr dhe që për një shekull e lartësuam si synim të përpjekjeve tona kolektive për të jetuar në paqe dhe liri.

Shteti ynë lindi me shumë mundime. Për të u bë një sakrificë e hatashme njerëzore, vuajtje të thella me pasoja të rënda, të cilat shumë familje vazhdojnë t’i jetojnë 16 vjet pas përfundimit të luftës, edhe në këtë natë përvjetori të pavarësisë.

Është pikërisht ky rrugëtim i jonë i përbashkët dhe përjetim i përveçëm për secilin prej nesh që e forcon themelin e Kosovës që e bëmë bashkërisht shtet. Na bën secilit t’i gëzojmë privilegjet dhe përgjegjësitë e të qenurit kosovar – përfshirë përgjegjësinë historike për ta përmbyllur këtë cikël shtetndërtimi – njëkohësisht. E bën Kosovën idealin e vetëm, sepse Kosova është më e rëndësishme se secili prej nesh.

Sakrifica për të arritur deri këtu na bën të vetëdijshëm që Kosova nuk mund të përvetësohet. Ajo nuk është e asnjë lideri politik. U takon qytetarëve të saj, të cilët sot janë më të bashkuar se kurrë për t’i refuzuar përçarjet dhe ndasitë e kësaj klase politike, për të kërkuar llogaridhënie, për të këmbëngulur për rend dhe ligj, për t’i dhënë fund degradimit moral dhe korrupsionit, për t’i rikthyer në busullë të angazhimit tonë vlerat dhe idealet që na ndihmuan ta shpallim Kosovën shtet dhe që pranë kësaj kauze rreshtuan aleatët tonë të mëdhenj, shtetet çerdhe të demokracisë.

Ju faleminderit që jeni përkrah nesh Ambasador Delawie, Kosova nuk ka mik më të madh. Ambasadorë të nderuar, ju faleminderit për mbështetjen e pakursyer.

Këtë vit më shumë se çdo vit tjetër i kemi përjetuar dhimbjet e rritjes. Në kontekst të tillë, mospajtimet janë kuptueshme sikur që janë sfidat e një kushtetute të aprovuar, por të patestuar, e cila përkundër të gjithave duhet të vazhdojë t’i japë peshë e legjitimitet çdo vendimmarrjeje dhe veprimtarie tonë. Zgjidhjet tona duhet të jenë kushtetuese dhe institucionale, sepse vetëm kështu e forcojmë besimin që na duhet për ta rrumbullakuar këtë shtetformim. Është e pamohueshme që në këtë fazë të shtetndërtimit si shoqëri na duhet dialog i brendshëm për rrugën tonë përpara.

Por, ky diskutim asnjëherë nuk guxon të sfidojë konsensusin bazik demokratik, të cilin e vendosëm në themelet e shtetësisë së Kosovës dhe mbi të cilin ndërtuam legjitimitetin tonë shtetëror e ndërkombëtar. Nuk guxon ta testojë miqësinë tonë me aleatët tanë apo ta vë në mëdyshje përcaktimin tonë për të ndërtuar shtet demokratik, të ngjallë frikë e të krijojë pasiguri për të ardhmen tonë. Kjo është ditë e shumëpritur, kjo është ditë e shenjtë që nuk shndërrohet në kontestim të dashurisë për atdheun.

Është e padiskutueshme që kemi shumë punë. Shumë punë për të kërkuar drejtësi për ata që nuk janë më. Punë për të përfshirë secilin qytetar, pa dallim etnie, në ndërtimin e shtëpisë tonë të përbashkët. Punë për t’i thënë jo korrupsionit që po monopolizon fuqinë në duart e një pakice që ia mohon të drejtën e barabartë për të konkurruar, punuar dhe për të krijuar mirëqenie qytetarit të Kosovës. Punë për të arsimuar gjeneratën e ardhshme. Për ta mbajtur atë të shëndoshë. Vendosmëri për t’i mbajtur përgjegjës të gjithë ata që nuk i kanë përfaqësuar interesat e qytetarëve denjësisht.

Padyshim, Dita e Pavarësisë duhet të jetë ditë reflektimi. Por, mbi të gjitha ajo është ditë feste, ditë gëzimi kur kthejmë kokën prapa dhe ndihemi krenarë për të arriturën tonë më të madhe këtë shekull, bërjen e Kosovës shtet. E ndajmë këtë ditë me më të dashurit tanë për të festuar dashurinë tonë më të madhe – dashurinë tonë për Kosovën, këtë ëndërr gjeneratash që ne kemi fatin dhe përgjegjësinë ta jetësojmë.

Kosova do të ecë përpara, ballëhapur e e patrembur. Qytetarët e saj do të vazhdojnë të jenë insistues për të ardhmen e tyre të pakthyeshme evropiane, të palëkundur në besimin që ditët e mira për Kosovën vetëm sa kanë filluar.

Qytetarë të Republikës së Kosovës, Urime 8 vjetori i pavarësisë. Të jemi krenarë me arritjet tona të përbashkëta dhe të mos ndalemi të aspirojmë më shumë.

EULEX: Nuk kemi të bëjmë me arrestimet e aktivistëve të Vetëvendosjes

“Pas raportimeve në media për arrestimet e fundit të aktivistëve të Vetëvendosjes , EULEX- i thekson se nuk ishte i përfshirë në këtë.  Këto arrestime janë bërë nga Policia e Kosovës sipas urdhrit të gjykatësit vendor të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Çdo pyetje lidhur me arrestimet duhet drejtuar Gjykatës Themelore të Prishtinës”, thuhet në e-mailin e dërguar.

Policia e Kosovës dje dhe sot ka arrestuar disa aktivistë të LVV, mes tyre edhe deputetin Glauk Konjufca. Për këtë Vetëvendosje kishte thënë se fshehtazi, Policia e Mustafës dhe Thaçit, e urdhëruar nga EULEX-i, hyri në shtëpitë e shumë aktivistëve për t’i arrestuar ata, raporton Express.

Lunacek Qeverisë dhe opozitës: Festoni Ditën e Pavarësisë ashtu si ju mësoi Rugova

Në një postim në Twitter, Lunacek ka thënë se nëse do të ketë dhunë në  rrugë do të procesi i liberalizimit të vizave.

„Si mike e devotshme e republikës së re të Kosovës, do të prekesha thellë në rast se festa shndërrohet në ngjarje të dhunshme dhe destruktive’, tha mes tjerash Lunacek.

“Pas finalizimit të MSA-së dhe në rrugën e liberalizimit të regjimit për viza, ekzistojnë shkaqe të mira për të kremtuar pavarësinë. Por, sivjet Kosova do te duhej të përkujtojë fituesin e Cmimit Saharov (1998), Ibrahim Rugovën, i cili ndërroi jetë para dhjetë vitesh. Ai është ende simbol i pavarësisë së Kosovës, dhe ajo që është më e rëndësishme sot në politik, ai është simbol i përpjekjeve paqësore , poet dhe lider i madh i shqiptarëve të Kosovës për të ardhmen e tyre europiane,”, ka deklaruar Lunacek.

“Ftoj opozitën dhe qeverinë që sivjet ta shënojnë Ditën e Pavarësisë në mënyrën e veçantë kosovare, që Ibrahim Rugova ia mësoi njerëzve të shtetit të ri, Kosovës” ka shtuar ajo.

Lunacek “inkurajon të gjitha partitë politike të vazhdojnë të punojnë edhe pas tetë vjetorit në mënyrë konstruktive dhe në frymën europiane, në frymën e përkujtimit të traditvs së mirë kosovare të rebelimit civil pa dhunë”

PDK dhe LDK mbledhin Kuvendin të premten

Grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës nuk kanë arritur harmonizimin e qëndrimeve për thirrjen e një seance solemne më 17 Shkurt, Ditën e Pavarësisë.

Thirrja e kësaj seance është iniciuar nga dy partitë në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, por ajo është kundërshtuar nga subjektet opozitare, të cilat kanë paralajmëruar protesta për shënimin e 8-vjetorit të pavarësisë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka deklaruar pas takimit të Kryesisë së këtij institucioni se nëse ka vullnet nga dy partitë në pushtet, seanca mund të thirret edhe pa opozitën, me mbledhjen e 40 nënshkrimeve të deputetëve.

Përndryshe, Kryesia ka caktuar seancën e radhës për të premten, ku në shqyrtim, Kuvendi do të ketë 21 pika, por jo edhe atë për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës.

Universiteti i Prishtinës – Jep dorëheqje rektori Ramadan Zejnullahu

Logo e UP-së

Ramadan Zejnullahu, rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Ai e ka bërë të ditur dorëheqjen nëpërmjet një letre publike.

“Para 18 muajsh kam ardhur në krye të Universitetit të Prishtinës për të ndihmuar nxjerrjen e institucionit nga kriza, në të cilën e kishin futur degradimi akademik e moral, papërgjegjësia dhe konformizmi. E kam ditur se do të jetë shumë vështirë, por nuk kam pasur idenë se rezistenca për ndryshime do të jetë aq e fortë. Përkrahja e madhe që më është dhënë ka ndikuar që t’i qëndroj besnik misionit tim. Por, kjo përkrahje ka bërë që, pas shkarkimit tim dhe anulimit të këtij vendimi, të rikthehem në krye të Universitetit. E kam bërë këtë për ta inkurajuar stafin akademik dhe studentët që, përmes pjesëmarrjes në procesin zgjedhor, të reflektojnë për situatën e përgjithshme dhe të zgjedhin një rrugë që jep shpresë”, ka shkruar Zejnullahu në letrën e tij publike.

Ai po ashtu ka përmendur zgjedhjet e përgjithshme në universitet dhe ka deklaruar se zgjedhjet kanë marrë rrugën e vet drejt rezultatit përfundimtar.

“Si duket njerëzit janë të kënaqur, prandaj edhe i votojnë ata që, sipas bindjes sime, e katandisën Universitetin në këtë gjendje, ata që, vite me radhë, manipuluan, falsifikuan, mashtruan dhe përfituan. Po shihet qartë se kjo është rrugë e përshtatjes së interesave të klaneve, brenda së cilës, ka hapësirë të mjaftueshme për realizimin e interesave joligjorë të secilit që ka fuqi, duke filluar nga ata që janë në majat e shtetit e deri te servilët besnikë të tyre”, thuhet mes tjerash në letër.

Senatori Bob Corker vizitë në Kosovë

Shefi i politikës së jashtme në Senatin amerikan, Bob Corker, takoi të martën në Prishtinë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës

Kryesuesi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, Bob Corker, po qëndron për një vizitë në Kosovë, gjatë së cilës është takuar me udhëheqësit më të lartë të institucioneve.

Në një komunikatë të zyrës së presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, thuhet se aj dhe senatori Corker diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës, bashkëpunimin rajonal dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidentja Jahjaga, thuhet në njoftim,  falënderoi senatorin Corker dhe Kongresin amerikan për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, zhvillimin dhe të ardhmen e saj demokratike. Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova po e konsolidon demokracinë e saj të brendshme dhe përfaqësimin e saj ndërkombëtar, dhe mbetet një faktor i paqes, qëndrueshmërisë dhe fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet e rajonit.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova është një rrëfim i suksesit të përbashkët të institucioneve dhe popullit të saj, si dhe bashkësisë ndërkombëtare, dhe vlerësoi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kongresit amerikan për Ballkanin dhe për procesin  e integrimit euroatlantik të shteteve të këtij rajoni.

Ndërkaq në një njoftim të zyrës së kryemnistrit Isa Mustafa, thuhet se ai e njoftoi senatorin Corker për trendet pozitive të zhvillimeve në të gjitha fushat e jetës në Kosovë, si rezultat i politikave dhe reformave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.

Kryeministri Mustafa dhe senatori Corker biseduan gjerësisht edhe për zhvillimet politike në Kosovë, me ç’rast kryeministri e njoftoi për përkushtimin e plotë të qeverisë për adresimin me dialog në institucione, të çdo teme të rëndësishme, duke lënë anash format e dhunës të përdorura për kauza të paqëndrueshme politike.

Kryeministri Isa Mustafa, theksoi mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për përkrahjen e jashtëzakonshme që SHBA-të kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin për Kosovën.

“Qytetarët e Kosovës janë krenarë me miqësinë e shtetit të Kosovës me SHBA-të, pasi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin miqtë dhe përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës në botë”, citohet të ketë thënë kryeministri Mustafa, duke shprehur po ashtu përkushtimin e qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-të si partneri kryesor strategjik i Kosovës.

Komunikata citon senatorin Corker, të ketë vlerësuar përparimin që është arritur në Kosovë gjatë këtyre viteve.

Jusuf Buxhovi: 17 shkurti 2008 i barazvlefshëm me 28 nëntorin 1912

Jusuf Buxhovi njëri nga emrat më identifikues me Kosovën e sotme shkruan në Facebook:

“Shteti i Kosovës paraqet të arriturën më të madhe të shqiptarizmit. Si i tillë, thuajse përmbush kornizën e konceptit politik të Rilindasve që etnia shqiptare në përmasat e katër vilajeteve sa kishte në prak të shembjes së Perandorisë Osmane, t’i kthehet botës perëndimore. Andaj, nga kjo pikëpamje, 17 shkurti i vitit 2008 është i barazvlefshëm me 28 nëntorin 1912. Bota shqiptare ka arsye që këtë ditë, si festë gjithëkombëtare, ta kremtojë me dinjitet, ndërsa shteti shqiptar duhet që 17 shkurtin ta shpallë festë zyrtare.”

Në përkrahje të protestës edhe aktivistët e shoqërisë civile

Sipas një kumtese për media, thuhet se në këtë situatë, protesta është një mjet demokratik që duhet shfrytëzuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Duke marrë parasysh krizën politike në vend, zgjedhja e Presidentit në këto kushte nuk do të kontribuonte drejt një zgjidhjeje. Rrjedhimisht, ne kërkojmë nga Kryeministri i vendit dhe Qeveria e Republikës së Kosovës t’i hapin rrugë zgjedhjeve të reja në vend, për të evituar çdo tensionim të mëtejshëm të gjendjes politike, dhe për të rikthyer besimin e humbur në institucionet demokratike të shtetit”, thekson kumtesa.

“Ne iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në mënyrë paqësore dhe masive në protestën e 17 shkurtit”, theksohet më tej.

Nënshkruesit e deklaratës:

1. Adelina Lipovica (aktiviste e shoqërisë civile) 

2. Adriana Nimani Kutllovci (aktiviste e shoqërisë civile)

3. Agron Demi (aktivist i shoqërisë civile)

4. Alban Rafuna (aktivist i shoqërisë civile)

5. Arben Qirezi (prof./aktivist i shoqërisë civile) 

6. Ardian Veliu (aktivist i shoqërisë civile)

7. Argjentina Grazhdani (aktiviste e shoqërisë civile)

8. Armend Mazreku (analist)

9. Arnisa Xharra (aktiviste e shoqërisë civile)

10. Bardha Ahmeti, (aktiviste e shoqërisë civile)

11. Bekim Ramku (arkitekt)

12. Besa Luzha (prof./aktiviste e shoqërisë civile) 

13. Besa Shahini (hulumtuese/aktiviste e shoqërisë civile) 

14. Bim Bima (Burim Kursani – artist)

15. Blerta Avdili (aktiviste e shoqërisë civile)

16. Bora Duli (aktiviste e shoqërisë civile)

17. Dardan Islami (sipërmarrës/aktivist i shoqërisë civile)

18. Dardan Velija (aktivist i shoqërisë civile) 

19. Donat Dedi (aktivist i shoqërisë civile)

20. Diora Binxhiu (aktiviste e shoqërisë civile)

21. Donik Sallova (prof.)

22. Dukagjin Gorani (analist)

23. Edona Krasniqi (aktiviste e shoqërisë civile)

24. Eli Gashi (aktiviste e shoqërisë civile) 

25. Eli Krasniqi (aktiviste e shoqërisë civile)

26. Elona Kastrati (aktiviste e shoqërisë civile)

27. Faton Kryeziu (piktor)

28. Fanol Duli (aktivist i shoqërisë civile)

29. Florina Duli (aktiviste e shoqërisë civile) 

30. Furtuna Sheremeti (aktiviste e shoqërisë civile)

31. Genta Hoxha (muzikante/filarmonia e KS)

32. Imer Mushkolaj (analist) 

33. Jeta Berisha (aktiviste e shoqërisë civile)

34. Kastriot Jahaj (aktivist i shoqërisë civile)

35. Kombëtar Ramadani (sipërmarrës)

36. Krenar Shala (aktivist i shoqërisë civile) 

37. Kushtrim Shaipi (konsulent/aktivist i shoqërisë civile)

38. Linda Shala (sipërmarrëse)

39. Luljeta Çeku (aktore)

40. Oda Haliti (aktiviste e shoqërisë civile)

41. Petrit Gora (aktivist i shoqërisë civile)

42. Rasim Alija (aktivist i shoqërisë civile)

43. Roland Sylejmani (aktivist i shoqërisë civile)

44. Saranda Sylejmani (aktiviste e shoqërisë civile)

45. Shqipe Gjocaj (aktiviste e shoqërisë civile/publiciste)

46. Tringë Shpendi (aktiviste e shoqërisë civile)

47. Valbona Bajrami (punëtore sociale/aktiviste e shoqërisë civile)

48. Veton Sylhasi (aktivist i shoqërisë civile)

49. Veton Zogaj (aktivist i shoqërisë civile)

50. Vigan Rogova (Prof.)

51. Visare Aliu (aktiviste e shoqërisë civile)

52. Visare Gorani-Gashi (aktiviste e shoqërisë civile)

53. Xhevdet Gegollaj (aktivist i shoqërisë civile)

54. Yll Rugova (aktivist i shoqërisë civile)  

A po e mallkon veten populli më heshtje?! – Nga Skënder MULLIQI

Kjo indiferencë apo heshtje e gjatë e popullit përball gjithë këtyre problemeve të grumbulluara politike dhe ekonomike, më fajin e  garniturave në pushtet, më duket së nuk justifikohet . Gjithë ky pasivitet politik  do të duhej të pushon.  Dhe, ka ardhur koha që populli mos ta mallkojë më vetën më gjithë këtë heshtje . Popullit po i mungon angazhimi që zingjiri i regjimeve autoritare të shkëputet.Sa më shumë që kalon koha do të jemi edhe më të  dobët përballë këtyre tiranëve , të cilët  shteti dhe populli po mendojnë që janë bërë vet. Askush nga jashtë nuk na e ndryshon gjendjën për të mirë, nese ne vetë  nuk e ndryshojmë ate më angazhimin tonë të përditshem.

Ti o popull mos prano regjime dhe njerëz të cilat janë ngritur mbi Ty. Mos prano që në emer tëndin të qeverisinë më vendin njerëzit e paditur dhe të shitur . Të shitur te qarqet antishqiptare të Evropës, të cilët shumë po na imponojnë lojën e tyre  politike. Ti popull mos lejo që të tërheqin  për hunde gjysëm analfabetët politik.Mos lejo popull që një grusht oligarkësh politiko-finaciar ta qmontojnë jetën tonë normale, duke na futur në  qorrësokak .Mos lejo popull që  ky grupazh politik   , të dikton kushtet e veta së si duhet sjellur.Mos ua lejo të drejtat tua popull, atyre të cilët që 17 vite nuk po ngopën duke abuzuar shtetin në emer tëndin. Kjo klasë politike moti e ka lënë edhe  rrugën e Zotit.Zatën për nekomunistët më rëndësi është idelogjia e tyre .Çdo heshtje në vazhdim është  sikur neve të gjithë kemi pranuar kapitulimin  para atyre të cilët po e përbysin anijën në dallgët e detit.Nuk ka gjë më tragjike siq e kam thënë edhe një shkrim më parë që të bëhëmi azilant në tokën tonë.Ky pushtet edhe në fakt nuk është fajtor. Fajtor jemi të gjithë ne.Fajtor jemi ne së e bëm haram votën.Edhe nese nuk i paten kokrrat e nevojshme për fitore , këta i vodhën ato , manipuluan më votën e popullit. Për këtë tokë luftuam brez pas brezi.Mos të lejojmë që askush të shkelë mbi  gjakun e shumë martirëve dhe dëshmorve të kombit. Kjo do të ishte tradhëtia më e madhe.Kan mbetur edhe 1800 kufoma  diku në Serbi, e këta as që po i përmendin. Popull mos  i prano për mendim të saktë dhe serioz ate që po na vjen nga mediatë e kontrolluara pushtetare. Ajo është vetëm një propagandë e tipit gebelsianë. Mos lejo krejimin e politikës të atyre të cilët  politikën e kan shndrruar në profesion për përfitime  përsonale, e asgjë  më tepër.Përgjegjësia tek e fundit është e jotja  popull, nese pranon të jeton në kushtet e diktateve .Nese pranohet ky nënshtrim dhe ky poshtnim  edhe më gjatë ,faji nuk është më i garniturës në pushet. Së si ia presim  rrobat  veti  edhe i bajshim më shëndet. Nese dikush tjetër na bën jetën tonë, dhe tregimin  së si po funksionon bota, e ardhmja dhe përspektiva jonë kurrë nuk do të jetë e mirë. Kosova po zbrazët para syve tanë e Ti popull ende po bënë sehirë.Po bën sehirë para atyre të cilët  gjendjen sociale dhe ekonomike e kanë pru në shkallën më të ulët. Jeta dhe bota rreth nësh nuk ndërtohet më përralla të kësaj elite politike.Po lejohet që një grusht njerëzish të na i dikton rregullat e lojës.Tjetërsimi nga vetëvetja është gjëja më fatale !!!

Kur pavarësia shënohet me festë dhe protestë

Këshilli organizativ për shënimin e tetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, i cili është themeluar në kuadër të Kryeministrisë së vendit, për datën 17 shkurt ka paraparë organizimin e një morie aktivitetesh nëpër komunat e Kosovë, përfshirë edhe kryeqytetin, Prishtinën.

Në kryeqytet është paraparë parakalimi i kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe njësive të Policisë së Kosovës, pastaj homazhe para varrit të presidentit Ibrahim Rugova, si dhe aktivitete të tjera kulturore dhe artistike.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka theksuar se organet e rendit do të kujdesen për sigurinë gjatë kremtes.

“Policia e Kosovës ka angazhuar kapacitetet e saj për të garantuar rendin dhe sigurinë e përgjithshme gjatë zhvillimit të aktiviteteve respektove, për nderë të përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, dhe qytetarëve tanë t’u mundësohet festim sa më dinjitoz në këtë datë të rëndësishme për vendin”, ka thënë Hoxha.

Dy ditë para shënimit të përvjetorit të tetë të pavarësisë, qyteti i Prishtinës ende nuk është dekoruar, siç bëhet zakonisht për festa, si dhe nëpër sheshe nuk janë vendosur flamujt dhe simbolet e shtetit të Kosovës.

Në anën tjetër, partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë paralajmëruar protestë, e cila do të nis në orën 14, dhe përmes së cilës do të kërkojnë largimin e qeverisë së vendit.

Ditë më parë, përgjatë sheshit kryesor në Prishtinë, sheshit “Nëna Terezë”, nga autoritetet komunale ishin vendosur pankarta në formë të parullave, në të cilat u bëhej thirrje qytetarëve për protestë dhe për largimin e qeverisë së vendit.

Megjithatë, të hënën, në orët e pasdites, këto pankarta janë hequr. Erzen Vraniqi, zëdhënës i komunës së Prishtinës, kryetar i së cilës është Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë për Radion Evropa e Lirë se pankartat janë hequr nga aktivistët e opozitës.

“Aktivistët e opozitës së bashkuar, më saktësisht aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar t’i heqin pankartat, për shkak se pak më herët, një pankartë është shkëputur nga era e fortë dhe ka rënë në shesh. Tash, për ta shmangur rrezikun që pankartat të shkaktojnë ndonjë lëndim të ndonjë kalimtari, ata kanë vendosur që t’i heqin ato nga sheshi”, ka thënë Vraniqi.

Ai ka shtuar se pankartat nuk kanë qenë pengesë për dekorimin e qytetit, që sipas tij, e kanë për obligim autoritetet qendrore dhe jo ato komunale, për faktin se shënimi i ditës së pavarësisë së vendit është festë shtetërore.

“Ne kemi marrë kërkesë edhe prej Këshillit organizativ të qeverisë, që ata ta dekorojnë qytetin dhe ta vendosin një skenë në sheshin ‘Nëna Terezë’. Kjo kërkesë e tyre do të aprovohet, kështu që ata do ta dekorojnë qytetin.”

“Nga komuna asnjëherë nuk ka pasur dekorim konkret dhe meqenëse është festë shtetërore, gjithmonë ne ua kemi lejuar hapësirën publike për dekorim dhe u kemi ofruar ndihmë logjistike, nëse ata kanë pasur nevojë. Kjo ka ndodhur edhe viteve të kaluara”, ka thënë Vraniqi.

Në anën tjetër, në faqen zyrtare të Kryeministrit të Kosovës, aty ku është publikuar agjenda e Këshilli organizativ për shënimin e 8 vjetorit të pavarësisë vendit, thuhet se “Komunat ndërmarrin aktivitete për dekorimin e rrugëve, parqeve dhe shesheve, për datat 15-17 shkurt 2016, me flamuj, dhe brenda mundësive të tyre edhe dekorimin e shesheve dhe rrugëve me logo të 8 vjetorit të Pavarësisë”.

Por, a do të festohet apo protestohet gjatë 17 shkurtit?

Vraniqi e sheh kështu situatën.

“Sipas nesh, do të ketë shënim të 17 shkurtit. Qeveria do ta dekorojë qytetin e populli do të protestojë për të drejtat e veta. S’ ka dekorim ma të bukur se sa kur qytetarët e mbushin sheshin”, tha Vraniqi.

Në anën tjetër, zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka theksuar se lidhur me protestën e paralajmëruar nga opozita, Policia e Kosovës me kohë i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, duke hartuar planin operativ, i cili ka për qëllim sigurinë e përgjithshme, mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe zbatimin e ligjit.

“Policia e Kosovës APELON te të gjitha shtresat e qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të përmbahen nga çfarëdo veprimi i dhunshëm, i cili mund të shkaktojë pasoja në vetë protestuesit dhe tek zyrtarët policorë, të cilët kujdesen për rendin dhe sigurinë publike”, ka thënë Hoxha.

Ai ka shtuar se për datën 17 shkurt, policia parasheh shtimin e masave të sigurisë dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme policore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe akteve kriminale të mundshme, që në çfarëdo mase do ta rrezikonin qetësinë publike, apo shkaktimin e dëmeve në pronë publike apo private.

Shtet veç në letër – Opinion nga FATON MEHMETI

Po bëhen tetë vjet duke uruar njëri tjetrin që vitin tjetër festiv , të jemi vërtet shtet. Fatkeqesisht, Kosova veç formalisht është shtet, mekanizmat e saj shtetërorë nuk funksionojnë, për më tepër sovraniteti i saj çdo ditë e më tepër po pëson degradim. Si rezultat i keqqeverisjes vendi ynë po pëson çdo ditë e më teper deshtime, si në fushën e jashtme ashtu edhe atë të brendshme.

Kosova lëngon nga institucione të paqëndrueshme, gjyqësor të korruptuar, pasurime të paligjshme të elitave të qeverisjes, partizim të skajshëm të shoqërisë, mosdiferencim të partisë nga shteti, shpërndarje ekstremisht të pabarabartë të zhvillimit dhe të ardhurave, krijimit të “kapitalizmit politik”, si dhe sistem të ekonomisë jofunksionale, ku as për së afërmi nuk sigurohen shanse të barabarta për të gjithë. Limitimi i konkurrencës së mirëfilltë në të gjitha fushat e jetës për një pakicë ekstreme krijon nivele më të larta të çmimeve mesatare në regjion, e përfitime monopole dhe për shumicën e gjerë krijon shtresa në nevojë. Ky fragmentim socio-ekonomik si në epokën e një kapitalizmi të egër bëhet gjithnjë e më i padurueshëm dhe shkakton pakënaqësi dhe tensione të vazhdueshme sociale. Në pak shtete mund të gjenden “modele” ku për më pak se një dekadë në mënyrë marramendëse u shumëfishua pasuria e individëve politikanë ose të afërt me ata që humbin kuptimin për përgjegjësi shoqërore dhe solidaritet minimal në shoqëri. Shumë të pakta janë rastet e pasurimit të afaristëve me meritë përmes një sistemi konkurrent të një ekonomie të lirë tregu, siç definohet normativisht sistemi.

Politika e jashtme ka pësuar dështime të njëpasnjëshëm, pa vizion të qartë dhe me njerëz të inkriminuar në krim , nuk pritej diçka tjetër .

Korrupsioni po vret të ardhmën e këtij populli, indeksi i perceptimit të korrupsionit në Kosovë sipas Amnesty International është 2.9, dhe klasifikohet si nivel i korrupsionit të “shfrenuar”. Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik, ka raportuar gjithashtu se “Kosova mbetet tolerante ndaj korrupsionit në të gjitha nivelet, që nënkupton se rrezikun i të qenurit (apo edhe është aktualisht) ”shtet i kapur” është i lartë 3P.

Liri e shprehjes është e kufizuar ndonëse shumica e mendjeve të hapura dhe popujve të civilizuar kanë ecur përpara përmes të vërtetës. Kur e vërteta nuk thuhet, kur fshihet dhe deformohet, popujt nuk ecin përpara. E vërteta është busulla e popujve.

Si duket në realitet nuk po dijmë të bejmë shtet, përveç në letër.

Thaçi i vendosur për president, opozita e vendosur për protesta

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po shprehet i gatshëm që të marrë nën drejtim postin e Presidentit të ardhshëm të Kosovës.

Ai pritet të jetë kandidati i koalicionit qeverisës për këtë post, i përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, si dhe pakicat.

Thaçi, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se do të respektohen të gjitha afatet dhe procedurat për zgjedhjen e presidentit dhe se Kryesia e Kuvendit do të jetë ajo që do ta caktojë datën e mbajtjes së seancës.

Derisa po afrohet koha e fundit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, subjektet politike, ato në pushtet dhe në opozitë, vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme për proceset politike dhe zgjedhjen e presidentin të ri të Kosovës.

Në Partinë Demokratike të Kosovës thonë se të gjitha procedurat ligjore janë gati për zgjedhjen e presidentit të ri.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci tha për Radion Evropa e Lirë se procesi për zgjedhjen e presidentit do të ndodhë shpejt dhe se, sipas tij, gjithçka do të ndodhë brenda afateve kohore.

Grabovci theksoi se brenda muajit shkurt Kosova do ta ketë presidenti i ri.

“Presim dhe shpresojmë fuqishëm që edhe opozita do të jetë pjesëmarrëse e asaj ceremonie dhe e atij votimi. Në rast se do te jenë pjesëmarrës edhe opozita, unë u garantoj qytetarëve se besoj se një numër i konsiderueshëm i deputetëve të opozitës me dëshirë dhe vullnet do t’i japin besimin Thaçit për president të ardhshëm “, tha Grabovci.

Ai shtoi se partitë politike opozitare janë të ftuara në vazhdimësi për debat, si nga udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, po ashtu edhe nga faktori ndërkombëtar në Kosovë.

Grabovci tha se liderët e partive opozitare duhet ta respektojnë vullnetin e popullit, dhe po ashtu afatet kushtetuese dhe ta përmbushin në parlament detyrën që ata kanë para votuese të tyre.

“Unë kam biseduar edhe me liderët e partive politike, kam pasur rast të komunikoj me ta. Përgjigjet e tyre, ju po i shihni…për momentin opozita ka një përcaktim jo të drejtë . Ka zgjedhur mjete jo të drejta e as të duhura, sepse mjeti i dhunës dhe dhuna nuk sjellë asgjë të mirë”, tha Grabovci.

Partitë e koalicionit këmbëngulin që të procedohet me zgjedhjen e presidentit dhe me vazhdimin e punës së institucioneve.

Opozita këmbëngulë që qeveria të japë dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Donika Kadaj-Bujupi, shefe e Grupit Parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se opozita dhe liderët e partive politike, e as deputetët, nuk janë takuar me përfaqësuesit e partive politike në pushtet, dhe as nuk do të takohen për të biseduar për zgjedhjen e presidenti.

“Qëndrimet tona janë të pastra dhe të njohura për opinionin. Pas konfirmimit të opinionit të Gjykatës Kushtetuese se në mbi 7 kapituj dhe 23 pika është shkelur Kushtetuta e Kosovës, e vetmja arsye për t’u takuar me shkelësit dhe përgjegjësit e kësaj shkeljeje që i ka kushtuar rëndë Kosovës, pothuajse në gjashtë muajt e fundit, është të dakordohemi për datën e zgjedhjeve”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Ajo tha se proceseve në Kosovë duhet t’u prijnë personat që kanë legjitimitet, dhe jo ata që e kanë shkelur aktin me të lartë juridik të Kosovës.

Si rrjedhojë, ajo tha udhëheqësit aktual të vendin nuk kanë mandat që të thërrasin seancë për zgjedhjen e presidentit.

“Për zgjedhjen e presidentit ne konsiderojmë se ky pushtet nuk ka legjitimitet të procedojë. Deri sa janë shkelës të Kushtetutës, ata më nuk kanë legjitimitet të procedojnë në procese të tjera, të cilat janë të rëndësishme për vendin, por, të cilave duhet t’u prijnë njerëz të cilët kanë legjitimitet të plotë të qytetarëve dhe njerëz të cilët zbatojnë ligjin dhe rregullat, si dhe që e respektojnë Kushtetutën e vendit”, tha Kadaj-Bujupi.

Kundërshtimi i legjitimitetit të qeverisë aktuale nga ana e opozitës po manifestohet me anë të protestave në rrugë dhe parlament. Me 17 shkurt, opozita ka paralajmëruar protestën e radhës.

Mungesa e reflektimit nga ana e liderëve të partive më të mëdha politike në Kosovë, për gjetjen e një zgjidhjeje politike rreth gjendjes së krijuar, sipas analistëve politik, dëshmon se tash për tash, në skenën politike kosovare, nuk ka ndonjë ide se si të dilet nga kriza.

VOX: Tetë vjet pas, të rinjtë në Kosovë me të njëjtat shqetësime

Kosova po hyn në vitin e nëntë të pavarësisë. Por, pritjet e të rinjve nuk janë përmbushur as për së afërmi gjatë kësaj periudhe, shprehen disa nga të anketuarit për rubrikën e përjavshme “VOX” të Radios Evropa e Lirë.

Disa nga ta tregojnë se para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt 2008, kishin shpresuar se pas formimit të shtetësisë do të hapeshin rrugët për më shumë punësim, shkollim më cilësor, liberalizim të vizave dhe zhvillim ekonomik.

Tash, ata shprehen të zhgënjyer me proceset që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe, duke treguar se edhe pas tetë vjetësh, kërkesat e të rinjve mbesin po të njëjtat.

Valdrin Berisha, 24 vjeç nga Prishtina, konsideron se pritjet e të rinjve nuk janë përmbushur.

“Unë kam pritur shumë më shumë se sa që është arritur. Kam shpresuar se pas shpalljes së pavarësisë, problem i punësimit nuk do të jetë në këtë nivel. Për punësim ende nuk merret parasysh dija, gjithçka vendoset nëse ke të afërm në institucionet ku synon të punësohesh. Duhet të punohet më shumë që t’u afrohemi vendeve të Bashkimit Evropian”, konsideron Valdrini.

Lumnije Sadiku, ka studiuar jashtë Kosovës. Edhe Lumija tregon se ka shpresuar se pas pavarësisë nuk do të jetë problem punësimi. Por, moszhvillimi ekonomik dhe proceset politike që po zhvillohen në vend pas shpalljes së pavarësisë, thotë ajo, kanë bërë që të rinjtë, të cilët jetojnë në vende të ndryshme të Evropës, mos të kthehen në Kosovë.

“Kosovës edhe në 8 – vjetorin e pavarësisë i mungon gjithçka: motivimi,punësimi, arsimi, sistem më i qëndrueshëm shëndetësor. Në Kosovë do duhej të ndryshohej sistemi i arsimit, që të rinjtë të jenë më të përgatitur për treg të punës. Shumë të rinj shkojnë dhe studiojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, kështu që unë mendoj se edhe në Kosovë duhet të hapen drejtime të reja”, shprehet Lumnija.

Artin Gashi, para tetë vjetësh ka qenë nxënës në shkollën fillore, kurse tashmë student në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Ai tregon se atëbotë ka shpresuar se me shpalljen e pavarësisë, pas diplomimit, nuk do të jetë problem punësimi.

“Pritjet kanë qenë më të mëdha edhe unë kam shpresuar ashtu. Edhe tash niveli i papunësisë është shumë i lartë. Nëse arrin të bësh diçka në sektorin privat, kurse në sektorin publik nuk mund të punësohesh pa nepotizëm, kurse nuk merren parasysh aftësitë e qytetarëve”, thotë Artini.

Agim Krasniqi, student në Fakultetin e Arteve, pohon se gjatë kësaj periudhe ndihet i dëshpëruar për shkak të mosliberalizimit të vizave. Megjithatë, ai shpreson se gjatë këtij viti ky proces do të përfundojë, dhe qytetarëve të Kosovës, për të hyrë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, nuk do t’u nevojiten vizat.

Dëshiroj që ky vit do të jetë vit i liberalizimit të vizave. Dhe, ky liberalizim do të jetë një mundësi për studentët për të krijuar kapacitete profesionale që do t’i shkëmbejnë në vende të ndryshme të Evropës”, shton Agimi.

Ndryshe, një i ri tjetër nga Prishtina, Blerim Beqiri, thotë se ka gjatë kësaj periudhe ka pasur përmirësime:

“Mirë është, ka pasur përmirësime, krahasuar më periudhën para shpalljes së pavarësisë. Por, megjithatë ka nevojë për një zhvillim edhe më të hovshëm ekonomik”.

Edhe, Edmelina Hasani, studente në vitin e parë në Fakultetin e Mjekësisë, është optimiste se në të ardhmen Kosova do të ketë përmirësim të gjendjes ekonomike dhe standardit jetësor, pasi, sipas saj, vendi do të udhëhiqet nga gjeneratat e reja.

Ekonomia nuk është në nivelin e duhur, pasi në shumë aspekte mungojnë edhe gjërat esenciale që i nevojiten njeriut. Besoj se në të ardhmen do të jetë më mirë, nëse kjo rini rritet dhe zhvillohet siç është tash”, thotë Edmelina.

Ngrihet aktakuzë kundër imamit Irfan Salihu

Pamje e një pjese të Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër I. S. (imamit Irfan Salihu), për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, nga neni 147 paragrafi 1 të Kodit Penal.

Imami Salihu dyshohet se “në mars të vitit 2013, ka nxitur, ka përhapur publikisht urrejtje, përçarje ose mos durim midis grupeve kombëtare, fetare etnike apo grupeve tjera që jetojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Me rastin e një ligjërate me temën “Si ta shtojmë bereqetin”, para pjesëmarrësve, i pandehuri ka theksuar se “në periudha të ndryshme gjatë pushtimit të perandorisë osmane në trojet tona kanë qenë 1 % shqiptarë”, “e shajnë atë mysliman që ju ka dhënë me hektar tokë dhe i ka sjellë për të jetuar në Kosovë. Edhe i ka sjellë për të jetuar në Kosovë, edhe i ka bë sundimtarë të Ballkanit”.

Andaj, si konkluzion, prokurori ka theksuar se Irfan Salihu me këto veprime dyshohet se ka kryer veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Donika Gërvalla: Ismet Beqiri mashtron – Mustafa i bëri puç LDK-së

Donika Gërvalla, kryetare e LDK-së për Gjermani ka komentuar zgjedhjen e mundshme të zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, si President i Kosovës. Ajo thotë se asnjë organ i LDK-së nuk është pyetur kur kryeministri Isa Mustafa i kishte premtuar postin e Presidentit Thaçit.

 

Ajo në një postim në Facebook thotë se “Ismet Beqiri e mashtron LDK-në dhe opinionin kur përpiqet të krijojë përshtypjen që premtimi i dhënë Thaçit pë ta bërë president, na qenka vendim i „organeve të LDK-së“.

Postimi i plotë i Gërvallës:

ASNJE organ i LDK-së nuk është pyetur kur Isa Mustafa i ka premtuar Hashim Thaçit postin e presidentit. ASNJE organ i LDK-së nuk e ka votuar këtë marrëveshje.

ASNJE votim të kësaj natyre nuk ka pasur në grupin parlamentar të LDK-së.

Ky ka qenë vendim arbitrar VETEM i Isa Mustafës dhe „shoqëruesve“ të tij.

E gjitha kjo u realizua si një puç kundër LDK-së, parimeve dhe traditës së saj, kundër Kryetarit të parë të LDK-së dhe Presidentit të parë të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe elektoratit besnik të LDK-së.Ismet Beqiri e mashtron LDK-në dhe opinionin kur përpiqet të krijojë përshtypjen që premtimi i dhënë Thaçit pë ta bërë president, na qenka vendim i „organeve të LDK-së“. Asnjëherë nuk është marrë një vendim i tillë nga asnjë organ i LDK-së. Rrjedhimisht asnjë deputet nuk ka nevojë t’i nënshtrohet një vendimi që nuk është marrë kurrë.

Si përfundim: deputetët e LDK-së i detyrohen vetëm ndërgjegjes dhe votuesit të tyre. Anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së, votuesit e saj, në asnjë mënyrë nuk dëshirojnë që Hashim Thaçi të jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës. Ata nuk duan që një person i dyshuar si në Kosovë, ashtu edhe në botë, të bëhet „i pari“ i Kosovës. Ata duan që ai të përgjigjet para drejtësisë. Nëse deputetët nuk e dijnë se cili është vullneti i atyre që iu kanë dhënë votën për t’i përfaqësuar në Kuvend, atëherë kanë mjaft kohë për të shkuar dhe për të marrë mendimin e elektoratit.

A janë zgjedhjet i vetmi solucion i daljes nga kriza institucionale? – Nga Skënder MULLIQI

Shumica sot  në Kosovë  mendojnë së nga kriza e gjatë institucionale e instaluar nga kjo klasë e pa përgjegjeshme politike, mund të dilet duke shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kështu edhe duhet të jetë sepse as Pozita dhe as Opozita nuk janë duke  lëvizur nga pozicionet  e betonuara politike. Kjo gjendje  është duke rënduar mbi supet e popullit, së pushtetarët këtë ajom  siq thotë një fjalë e popullit po e dëshirojnë.Tashmë  njerëzit në krye të shtetit janë lakuriqësuar së  janë grup i realizimit të  interesave vetiake .Kur është në pyetje pushteti nuk po njohin as një të drejtë tjetër mbi këtë  tokë  .Kaluan 17 vite duke i mësuar rregullat e pluralizmit politik  të cilat i kërkon sistemi shumë partiak. 17 vite kaluan , kishim disa palë zgjedhje nacionale dhe komunale.Në secilën palë zgjedhje kemi hyrë më motivacionin e arsyeshem se vitët në vijim do të sjellin punësim  , mirëqenje , investime të jashtme,  zhvillim më të hovshem ekonomik dhe avansim të proceseve demokratike   . Të mos flasim së sa zgjedhjet janë të kushtueshme sidomos për vendet si Kosovën  e varfër dhe më telashe të mëdha të tranzicionit.Gjithmonë kemi menduar  paraprakisht që zgjedhjet të kalojnë në frymë demokratike , dhe së pas mbajtjës së tyre temat qensore për të cilat edhe garojnë partitë politike  do të zënë vend qenësor. E para bukur shumë zuri vend, sepse zgjedhjet kaluan pa incidente që prishin garën zgjedhore. Edhe pse në mbredi ishin më mjaftë të meta , duke filluar nga manipulimet dhe vjedhjet industriale. Mu për shkak të kësaj të dytës  edhe rezultatet dolën barazi më një zero të madhe . Tjetër.Kjo periudhë e gjatë e njerëzve gadi të njejtë në pushtet, i shpërfaqi ata si njerëz që dy lidhje më politikën si profesion fisnik që është nuk i kanë. Kjo përiudhë 17 vjeqare i qiti në sipërfaqe të gjitha të palarat e tyre të turpshme, duke filluar nga kriminalitetet politike dhe kriminalitetet e ndryshme  ekonomike .Të gjitha temat imediate  siq e thashë më lartë  u tretën si fluskë sapuni  .  Të gjitha mundësit ishin të punohet mirë,  në mbrojtje të interesave shtetërore dhe nacionale .Votuesit gjithmonë u mashtruan keq, disa u manipuluan duke iu premtuar vende të punës, disa tjerë u mashtruan për një  grusht groshë, dhe  mashtrime tjera.Pak kush nga të rinjët kanë pritur  një   zhvillim  kaq të keq të ngjarjeve .Nuk kan pritur së edhe pas shumë viteve  nuk do ta gjejnë një vend të punës. Kurrë të rinjët tanë nuk i kan ndëgjuar këta pushtetarë se paku që shteti i tyre nuk do ti qetë në harresë .Këta gjithë kohën punuan për ti forcuar poziconet e veta pushtetare duke inkuadruar në sisteteme njerëz të vet edhe pse  gjysem analfabet.Thanë  së janë autoritete ,thanë së janë njerëz kredibil, e nuk ishin . Koha dhe veprimet e tyre demantuan  ata.

Zhvillimi më i shpejtuar i ecurive ekonomike dhe shtimi i buxhetit shtetëror që është detyrë e çdo qeverie nuk ndodhi. Edhe ato mjete që i kishin në dispozicion  i shfrytëzuan shumicën aty ku atyre u sjellte leverdi , duke i apstrahuar këto  prioritete. Së pari, ata  premtuan realizmin e të pamundurës deri në 250 mijë vende të reja të punës e premtime tjera të pa mundura.Nuk pamë angazhime serioze rreth thithjës së investimeve të jashme pa të cilat vështirë kalohet kriza. Pastaj, asnjë qeveri dhe as qeveria e fundit nuk kishin ndonjë platformë afatgjate zhvillimore. Nuk doli asnjë plan  konkret dhe as një tru i dijshëm dhe i sinqertë, që do të bënte të fillohet diqka në këtë drejtim edhe më forca vetanake. Kosova ka mbetur më gjyqësor sa nuk bën më të dobët, të ndikuar nga politika ditore.Kosova ka mbetur më arsim të ngelur  shumë mbrapa, nuk kemi planifikim kuadrosh sikur i kan shtetet Perëndimore. Kosova ka mbetur vend ku shëndetësia është në kolaps, me administratë shtetërore të dobët.Kosova qka është më e rënda është bërë vend i eksprimenteve territoritoriale. Kjo rezultoi me  incidente të Opozitës në Kuvend, e jashtë kuvendit, dhe protestimit në kryeqytet.  Kosova ka mbetur i vetmi shtet i izoluar në Evropë, pa liberalizim të vizave etj. Shpresa është të vetëdijesimi i qytetarëve që në zgjedhjet vijuese mos të votojnë më kurrë, për ata që vendin e sollën buzë greminës sociale- ekonomike dhe e  futën vendin politikisht në rrugën pa krye . ..

Dënimi i krimeve të komunizmit në Kosovë

Në Kosovë, ish-të përndjekur politikë thanë se pa dënimin e krimeve të komunizmit nuk mund të flitet për një vend demokratik. Ata thonë se krimet e komunizmit kanë qenë të përmasave të mëdha dhe se Kosova është një nga vendet më të goditura të komunizmit. Kosova ka pasur disa propozime, për rezoluta dhe për ligjin e lustracionit, por asnjë nuk ka kaluar. Dënimi i krimeve të komunizmit nga të gjitha vendet e dala nga ai sistem kërkohet edhe nga Këshilli i Evropës.

Kosova proteston, Diaspora feston! – Nga FLORIM ZEQA

Në prag të tetëvjetorit të njohjes ndërkombëtare të shtetit tonë

17 shkurti 2016, ndjenjë e përzier e shqiptarëve

Rrallë herë ka ndodhë moti, me u perzi kënga e loti!

Kështu do ta niste këngën rapsodi popullor për 17 shkurtin e 2016-s, ku në njërën anë qeveritarët do të përpiqen në mënyrën e tyre të kremtojnë në mënyrë sa më “madhështore”  Pavarësinë e Kosovës pa simbole kombëtare, siq po e quajnë njohjen formale ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.
Krahas simbolit (antikombëtar) shtetëror, duhet të vendosen edhe flamujt kombëtar të etnitetit shumicë në vend, pra të 93 %  të popullatës shqiptare në Kosovë,…për të luftuar tjetërsimin dhe dëshmuar para opinionit ndërkombëtar përkatësinë tonë kombëtare krahas simboleve të shtetit, të instaluara padrejtësisht nga instanca ndërkombëtare, me qëllim  të caktuar për dëmtimin e së ardhmës kombëtare të shtetit tonë.
Në anën tjetër, opozita e bashkuar me qindëramijëra qytetar të pakënaqur, të zhgënjyer nga mashtrimet serike të pushtetarëve, nga gjendja e rënduar socio-ekonomike, degradimi i shtetit në të gjitha segmentet,…në vend të festimit do ta shprehin pakënaqësinë dhe mllefin e tyre ndaj keqqeverisjes tetvjeqare, keqmenaxhimit edhe të drejtësisë ndërkombëtare në raport me grupet kriminale dhe korruptive në vendin tonë.
Pra në njërën anë do të kemi këngë e valle nga pushtetarët, ndërsa në tjetrën shprehje mllefi dhe lot hidhërimi të qytetarëve për padrejtësitë dhe prapësitë e shumta në gjysëm shtetin e  “pavarur” të Kosovës.
Tetvjetori i njohjes formale të Republikës së Kosovës, qytetarët e vendit i gjenë me ndjenja të përziera, të ndarë si anjëherë më parë gjatë këtyre viteve të pasluftës.
Protesta e paralajmëruar e 17 shkurtit, është akumulim i pakënaqësive të shumta përgjatë këtyre tetë viteve të njohjes ndërkombëtare të shtetit tonë, e në veqanti të këtyre katër viteve të dialogut vrastar për shtetin tonë, me Republikën e Serbisë në Bruksel, përmes të cilit, qeveritarët tanë, me (pa) dashjen e tyre e bënën Serbinë hisetare të shtetit tonë,…duke i pranuar asaj të gjitha kërkesat destruktive ndaj shtetit tëKosovës; e filluan me enklavizimin e Kosovës përmes decentralizimin etnik, për të vazhduar me amnistimin e kriminelëve serb e deri tek krijimi i “Zajednicës”-mini shtetit serb brenda shtetit të Kosovës.
Rreth 17 vjet nga çlirimi i vendit dhe tetë vjet, siq po thuhet nga “pavarësia” e vendit, Kosova jonë e dashur, shumë pak, për të mos thënë hiq, i ngjet një shteti të pavarur.
Një shtet i pavarur nuk e ndanë sovranitetin e vendit të vet me ish pushtuesin e saj, pas një lufte të përgjakshme dhe pas një ndërhyrje të fuqishme të forcës më të madhe ushtarake dhe politike në botë-NATO-s.
Ndarja e sovranitetit me shtetin serb, është pak më tepër se shkelje e gjakut të dëshmorëve. Nuk e besoj që ka mallkim më të madhë për një klasë politike se sa mallkimi i familjeve të dëshmorëve, i nënave dhe baballarëve, vllëzërve dhe motrave, grave të veja dhe fëmijëve jetim, të mbetur nën mëshirën e Zotit dhe lëmoshën  e kusarëve politik të të gjitha ngjyrave politike, që e përdorën Kosovën si plaçkë lufte, për t’u pasuruar duke u thirrur në emrin e dëshmorëve dhe martirëve të lirisë.
Mbase të gjithë e dijnë mirë, se “pavarësia” e 17 shkurtit  nuk është produkt i kësaj klase politike, por është produkt i një projekti ndërkombëtar (Planit diskriminues për shqiptarët të Martti Ahtisaarit)…pas të cilit, kusarët politik të ditëve të sotme vraponin për marrjen e meritave “historike” të rishpaslljes së pavarësisë, për t’u shndrruar më pas në degraduesit më të mëdhenjë të integritetit dhe sovranitetit të shtetit me bisedimet e pabarabarta me palen serbe në Bruksel,…duke u shndrruar në rrënuesit e vlerave kombëtare, në mohuesit më të mëdhenjë të ngjarjeve historike që janë bazament dhe gurthemel i pavarësisë së shtetit tonë, si; 2 Korriku i vitit 1990 i Deklaratës Kushtetuese që shpalli Kosovën Republikë të barabartë me republikat e tjera në ish federatën jugosllave, pastaj Referendumi ghithëpopullor për shpalljen e Republikës së Kosovës shtet sovran dhe të pavarur, të mbajtur në tërë territorin e vendit prej datës 26 deri me 30 shtator 1991. Njiherit ky referendum ishte shprehja plebishitare e popullates shqiptare dhe vulosja më e fuqishme politike dhe juridike pas miratimit të Kushtetutës  së Republikës së Kosovës të 7 Shtatorit 1990 në Kaçanikun legjendar.
Në anën tjetër, në Diasporën shqiptare, gjithë andej vendeve europërëndimore janë paralajmëruar manifestime të shumta kulturore në wikendin e parë në vigjilje të 17 shkurtit dhe tjetrin pas tij.
Mërgimtarët, të prirur nga dashuria dhe respekti ndaj shtetit për të cilin investuan me dashuri për vite dhe dekada,…sikurse edhe më parë në festat tjera kombëtare, do të kremtojnë të bashkuar dhe në mënyrë dinjitoze tetvjetorin e njohjes formale të shtetit të dytë shqiptar në Ballkan,…mirëpo kësaj radhe edhe mërgimtarët janë me shpirt të thyer dhe zemër të plagosur shkaku i gjendjes kaotike në vend, shkaku i degradimit të shtetit dhe vlerave tona kombëtare nga kjo klasë e shëmtuar politike,…që me veprimet e tyre të papërgjegjshme , përveq që i ulën imazhin vendit, e sollën shtetin buzë greminës dhe dështimit fatal.
Me bindje dhe përgjegjësi e themë këtë, ngase me bisedimet e fundit në Bruksel u shkel drejtëpërdrejt Kushtetuta e Republikës së Kosovës, u shkel pavarësia ligjore, juridike dhe integriteti territorial i shtetit të Kosovës.
Vallë a negociohet pavarësia e vendit me barbarët serb, që na i mbushen tokat me varre, që vranë me dhjetëramijëra shqiptar të pafajshëm, që dëbuan mbi 1 milion shqiptar nga trojet e tyre stërgjyshore dhe dogjën pamëshirshëm shtëpitë dhe vodhën pasuritë tona, dhunuan dhjetëramijëra motra e nëna tona shqiptare, i zhdukën pa asnjë gjurmë me mijëra shqiptar (reth 1700 të pagjetur),…vallë çfarë faji ka Kosova që duhet të paguaj një çmim kaq të lartë për lirinë e saj ?!
Ndërmjetsuesve aktual të këtyre bisedimeve, diplomatëve italian; Gentilini dhe Mogherini do ua bëja vetëm një pyetje; me çfarë çmimi do të negocionit ju pavarësin e vendit tuaj me ish pushtuesit e shtetit tuaj ?
Me siguri përgjigja e tyre do të jetë; me asnjë lloj çmimi !
Po ndodh pikërisht këshktu sepse negociatorët e Kosovës në bisedimet e Brukselit janë njerëz pakurrizor, pa ndjenja njerëzore dhe kombëtare, të cilët nuk kanë dhënë asgjë nga vetja e tyre për lirinë e shtetit,…janë përfitues të etapave të ndryshme historike; të levizjes paqësore, të luftës dhe pasluftës në Kosovë,…sikur të ishin ndryshe me kaq lehtësi dhe pa asnjë kusht nuk do të uleshin në një tavolinë me xhelatët e popullit shqiptar dhe varrëmihësit e shtetit të tyre.
Në fund, për të gjithë ata që dëshirojnë të kremtojnë në mënyrë dinjitoze pavarësinë e Republikës së Kosovës, po i shkëpus disa vargje nga kënga “Mos të harrojm se jem shqiptar”, të rapsodit popullor Rifat Berisha;
Dy-tri fjalë për ju shqiptar, ju dardan e kosovar,
kush e nin veten shqiptar,
gjak shqiptari që ka n’damar,
mos t’ndrrojmë komb e flamur,
shqiptar jem, shqiptar qofshim përgjithmonë.

Injorimi nga Kerry – Shuhen ëndrrat e Thaçit për tu bërë President i Kosovës?

Ajo që duhejt të ndodhte sot por as nuk figuroi për asnjë çast në takimet e Sekretarit te Shtetit John Kerry në Shqipëri, ka qenë edhe një takim i shumëpërfolur me zv/kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Mediat e Kosovës dhe ato të Shqipërisë e kanë pompuar shumë gjatë këtyre ditëve lajmin se në Tiranë për të pritur Sekretarin Kerry do të ishte dhe Hashim Thaçi, i cili nga ana tjetër po përgatitet të kërkojë votat në Kuvend për tu zgjedhur President i Kosovës.

Por as në komunikimit paraprake të oficerëve të Amabasadës Amerikane me ato të stafit të Kerry-t, dhe as në ndonjë moment tjetër të protokollit të ditës së sotme nuk ka figuruar për asnjë çast mundësia e pranisë së Thaçit në ndonjë prej takimeve. Mendohej se Thaçi mund të kishte një takim në Kryeministri me Sekretarin Kerry, por në vend të zv/kryeministrit të Kosovës, aty është shfaqur për habinë e të gjithëve Pandeli Majko.

Duket se Rama ka përzgjedhur atë për të plotësuar vakancën e pakuptueshme të Thaçit në takimin me John Kerry-n. Gjithmonë duke iu referuar burimeve pranë qeverisë shqiptare që e bënin të kryer praninë e Thaçit gjatë vizitës së Kerryt në Tiranë. Kjo na bën të besojmë se ose stafi i Sekretarit të Shtetit me shumë gjasë e ka refuzuar praninë e tij në këto takime, sëpari duke evituar interferimin në punët e brendshme të Kosovës në kohën  kur Kuvendi pritet të shprehet me votë për kandidaturën e tij si President, ose në një mundësi të dytë dhe jo krejt të pabesueshme, ky është një mesazh negativ që vjen nga Uashingtoni dhe që zhbën ëndrrën e Hashimit për të plotësuar karrierën e tij politike për të marrë postin e Kreu të Republikës së Kosovës.

Ndërron jetë Ilaz Kurteshi, një nga hartuesit e Kushtetutës së vitit 1974

Pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë sot (e shtunë, 13 shkurt 2016) në Prishtinë ka ndërruar jetë Ilaz Kurteshi, ka njoftuar familja e tij.

Ilaz Kurteshi ka lindur në vitin 1927. Ka qenë një nga personalitetet më të njohura në kohën kur Kosova ishte autonomi në përbërje të ish-federatës Jugosllave. Ishte një nga hartuesit e Kushtetutës së vitit 1974, me të cilën Kosova për të parën herë në historinë e saj është njohur si territor dhe entitet i veçantë politik me elemente të theksuara të sovranitetit. Sidomos mbahet në mend kontributi i tij vendimtar në themelimin e Radio-Televizionit të Prishtinës, Bibliotekës Universitare, Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe Institutit Albanologjik.

Ka qenë bartës i shumë posteve më të larta në Kosovë dhe në federatën Jugosllave. Ishte kryetari i parë dhe i vetëm i Kuvendit të Jugosllavisë nga radhët e shqiptarëve.

Me vendimin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka qenë anëtar i delegacionit të Kosovës, e cila në prag të bombardimeve të NATO-së ka nënshkruar në Paris Marrëveshjen e Rrambujesë.

Varrimi i të ndjerit do të mbahet të dielën, në 14 shkurt 2016, në fshatin e tij të lindjes Lubinje e Poshtme (Prizren), në ora 14.30.

Posti i fundit të cilin i ndjeri Kurteshi e ka mbajtur ishte ai në krye të Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës. Sipas dëshirës së tij të fundit, familja kërkon nga të gjithë ata që atij dëshirojnë t’i tregojnë respekt me vënien e kurorave apo luleve, që këto mjete t’i bartin në xhiro-llogarinë e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës.

Intervista – Thaçi: Ja pse pranoj të jem president i Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht zv.kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, është i bindur se do të jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës, madje një president me konsensusin më të gjerë politik, “sa i përket vullnetit të popullit, të përfaqësuar përmes deputetëve në Parlament”.Gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Shqip”, Thaçi nuk e konsideron largim të përkohshëm nga ekzekutivi faktin që po shkon drejt Presidencës.“Është e vërtetë që presidenti nuk ka pushtetin vendimmarrës të ekzekutivit, por unë besoj se politikani nuk është si administrator kompanie që i vë gjërat në lëvizje me autoritetin e firmës. Për mua, një politikan duhet të jetë udhëheqës dhe jo menaxher, pra të shtyjë vizionin e tij përpara nëpërmjet frymëzimit e jo urdhrit, nëpërmjet sigurimit të konsensusit dhe miratimit të nevojshëm dhe jo thjesht nëpërmjet autoritetit të hierarkisë”, thekson ai, teksa shpalos dhe objektivat e tij si presidenti i ardhshëm i Kosovës.

Një prej tyre është që, në një të ardhme jo të largët të mundësojë nënshkrimin e një marrëveshje bilaterale paqeje me Serbinë dhe njohjen reciproke si vende sovrane.

Thaçi nuk ngurron edhe gjatë kësaj interviste t’i dërgojë një mesazh opozitës kosovare, e cila, sipas tij, po tenton marrjen e pushtetit me dhunë.

“I ftoj liderët e partive humbëse të respektojnë vullnetin e popullit dhe po ashtu afatet kushtetuese dhe ta përmbushin në Parlament detyrën që ata kanë para votuese të tyre dhe para institucioneve shtetërore”, apelon Thaçi, duke paralajmëruar: “Nuk do të lejojmë askënd që me dhunë të përmbysë rendin tonë kushtetues dhe procedurat demokratike”.

Zoti Thaçi, Presidentes Jahjaga po i mbaron mandati dhe ju jeni kandidati i mazhorancës kosovare. Opozita ndërkaq po përpiqet të pengojë zgjedhjen tuaj nga Parlamenti. Si i komentoni këto qëndrime të opozitës dhe a jeni i sigurt për zgjedhjen tuaj si president i ardhshëm i Kosovës?

Mua më vjen keq që pakica parlamentare nuk tregon respekt për vullnetin e popullit dhe institucionin e demokracisë, duke u përpjekur disa herë rresht të bllokojë me dhunë punimet e Kuvendit të Kosovës. Unë kam respekt për rolin që luan në një demokraci opozita, pasi vetë kam qenë për një kohë të gjatë lider i opozitës dhe e di mirë që sistemi ynë të funksionojë duhet që të ketë konkurrencë politike, si dhe presion të opozitës ndaj qeverisjes. Mirëpo, kjo konkurrencë politike mund të bëhet vetëm nëpërmjet proceseve zgjedhore e jetës parlamentare dhe jo nëpërmjet rrugës dhe dhunës.

Prej kohësh janë adresuar dy shqetësimet e opozitës në rrugë institucionale, mirëpo fakti që nuk po i përmend më ato, por po kërkon zgjedhje të parakohshme, ka zbuluar se motivi i vërtetë i protestave të tanishme është marrja e pushtetit nëpërmjet dhunës. Unë kam drejtuar një opozitë parlamentare më të madhe në vota dhe numra deputetësh se kjo e sotmja, mirëpo gjatë gjithë kohës në opozitë kemi luajtur një rol konstruktiv në të gjitha proceset e rëndësishme që kalonte vendi dhe ndryshe nga opozitarët e sotëm kurrsesi nuk kemi vënë në rrezik stabilitetin, imazhin apo marrëdhënien me aleatët e Kosovës për hir të oreksit për pushtet apo hatërmbetjeve banale personale.

Asnjë vend nuk ka luksin që të organizojë zgjedhje të parakohshme, sa herë që udhëheqësit që kanë dështuar në mënyrë të njëpasnjëshme t’i kërkojnë ato, sepse demokracia ka rregullat e saj të mirëpërcaktuara dhe mbështetet te logjika e afateve dhe mandateve kushtetuese. Zgjedhjet e kaluara në Kosovë kanë qenë të lira dhe të ndershme e të pranuara si të tilla si nga palët që morën pjesë ashtu edhe nga monitoruesit e brendshëm e të jashtëm. Unë sërish i ftoj liderët e partive humbëse që të respektojnë vullnetin e popullit dhe po ashtu afatet kushtetuese dhe ta përmbushin në Parlament detyrën që ata kanë para votuesve të tyre dhe para institucioneve shtetërore. Ndërkaq, ata janë më se të lirë që të punojnë dhe bindin publikun se janë të aftë të ofrojnë një vizion më të mirë, modele me të suksesshme qeverie në komunat që drejtojnë, në mënyrë që kur të vijë koha të kenë më shumë sukses në zgjedhjet e rregullta.

Për sa i përket kandidaturës sime, koalicioni që e mbështet këtë kandidaturë është shumë solid dhe përbën shumicën dërrmuese të Parlamentit. Pra, bëhet fjalë për një konsensus të gjerë, për sa i përket vullnetit popullor që përfaqësojnë deputetët e këtij koalicioni dhe është përgjegjësia jonë para votave masive të popullit, si dhe demokracisë që ta përmbushim këtë vullnet nëpërmjet zgjedhjes së Presidentit konform procedurave dhe normave kushtetuese. Ju garantoj se procesi ka për të qenë transparent dhe i besueshëm, duke i siguruar Kosovës një president që përmbush standardet më të larta të legalitetit dhe legjitimitetit. Nuk do të lejojmë askënd që me dhunë të përmbysë rendin tonë kushtetues dhe procedurat demokratike, pasi Kosova e ka hedhur tutje prej 17 vitesh regjimin politik komunist dhe okupator, ku vullneti i popullit tonë nëpërkëmbej. Tanimë jemi rreshtuar në radhën e vendeve që mbështeten te demokracia dhe sundimi i ligjit.

Ju keni fituar tri zgjedhje të njëpasnjëshme parlamentare dhe jeni personi më i votuar në zgjedhjet e kaluara. Pra, keni vota për të pasur shumë më tepër pushtet dhe fuqi vendimmarrëse sesa ka presidenti. A mund të konsiderohet vajtja juaj në Presidencë një largim i parakohshëm nga ekzekutivi dhe politika aktive?

Duke u larguar prej ekzekutivit drejt Presidencës, në kushtet kur kam fituar zgjedhjet, shpresoj të vendos një precedent domethënës dhe të jap një shembull të mirë për politikanët shqiptarë kudo që ndodhen. Fakti që unë si politikan kam numrin më të madh të votave dhe se kandidatura ime gëzon një mbështetje të madhe në Parlament, është një garanci për legjitimitetin tim si Presidenti i ri e popullor i Kosovës dhe do të ma lehtësojë punën në rolin e simbolit unifikues të vendit. Gjithashtu, dua të them se është e vërtetë që presidenti nuk ka pushtetin vendimmarrës të ekzekutivit, por unë besoj se politikani nuk është si administrator kompanie që i vë gjërat në lëvizje me autoritetin e firmës. Për mua, një politikan duhet të jetë udhëheqës dhe jo menaxher, pra të shtyjë vizionin e tij përpara nëpërmjet frymëzimit e jo urdhrit, nëpërmjet sigurimit të konsensusit dhe miratimit të nevojshëm e jo thjesht nëpërmjet autoritetit të hierarkisë apo fuqisë diskrecionale që të jep karrigia. Parë në këtë këndvështrim, unë besoj se kam shumë për të kontribuuar për të ardhmen e Kosovës, sepse Presidenti i Republikës së Kosovës ka një rol të rëndësishëm në konsolidimin e brendshëm të shtetit tonë, në përmirësimin e pozitës ndërkombëtare, në rritjen e nivelit të sigurisë dhe në mbështetjen e reformave të nevojshme që do të na mundësojnë integrimin euroatlantik të Kosovës.

Si do të jenë raportet tuaja me Serbinë dhe mbarë rajonin, duke pasur parasysh që ju keni qenë drejtues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?

Tanimë kjo çështje nuk është gjë e re, pasi pesë vite më parë, kur isha në krye të ekzekutivit, nisa dialogun për çështjet teknike me Serbinë dhe pas një sërë takimesh të nivelit të lartë ne kemi arritur shumë marrëveshje të rëndësishme, të cilat kanë synuar normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona dhe kanë mundësuar konsolidimin e sovranitetit të Kosovës. Falë dialogut kemi mundësuar integrimin e veriut të vendit, shkrirjen e strukturave paralele, përfshirjen e të gjitha segmenteve të shoqërisë sonë në institucionet e Kosovës, si dhe përmirësimin e ndjeshëm të imazhit tonë ndërkombëtar. Falë dialogut, Kosova nuk konsiderohet më si një vatër konflikti, por si një model i kurajës dhe largpamësisë që zgjedh që problemet e së kaluarës t’i zgjidhi në frymën e dialogut dhe mirëkuptimit.

Në dialog ne kemi pasur mbështetjen e pakursyer të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe implementimi i marrëveshjeve të nënshkruara kanë pasur një impakt të madh në konsolidimin e shtetit tonë. Në krye të Ministrisë së Jashtme e kam pasur prioritet të kultivoj fqinjësinë e mirë, prandaj vizitat e mia të para në këtë post, si dhe një pjesë e mirë e marrëveshjeve që kam negociuar e nënshkruar në këtë periudhë, kanë qenë pikërisht të dedikuara për rajonin. Për shembull, së fundmi jemi anëtarësuar tek Iniciativa Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë (MARRI) dhe kemi nënshkruar marrëveshjen për qarkullim me letërnjoftime me Maqedoninë. Si president do të vijoj në të njëjtën frymë për të kultivuar një bashkëpunim rajonal sa më të mirë, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mundet që gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen të gjitha në Bashkimin Europian dhe në NATO. Po ashtu, do të vazhdoj që ta përkrah dialogun me Serbinë, duke synuar eventualisht që të mundësojmë në një të ardhme jo të largët njohjen reciproke si vende sovrane dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje bilaterale paqeje më Serbinë.

Cilat do të jenë prioritetet tuaja kryesore si president i Republikës së Kosovës?

Angazhimi im i gjatë politik dhe përfshirja si protagonist në zhvillimet më të rëndësishme politike të Kosovës gjatë dy dekadave të fundit më kanë dhënë jo vetëm përvojën dhe përgatitjen e duhur për t’i dalë zot me sukses postit të rëndësishëm të kryetarit të shtetit të Kosovës, por edhe më kanë mësuar se cilat janë nevojat më të mëdha të vendit dhe popullit tim, si dhe cilët janë hapat që duhen bërë për të përshpejtuar integrimin euroatlantik të vendit.

Brenda prerogativave kushtetuese që ka presidenti i Kosovës, do të jap maksimumin tim për të avancuar dhe konsoliduar sundimin e ligjit në Kosovë. Përmirësimi i këtij sektori është një ndër kriteret e Kopenhagës, që duhen përmbushur për t’u bërë anëtar i Bashkimit Europian dhe është një ndër parakushtet e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Vendi ynë nuk mund të ecë përpara pa një sistem efikas të drejtësisë dhe me integritet që garanton zbatimin e kontratave, mbrojtjen e pronës private dhe luftën kundër korrupsionit. Si një vend që ka dalë nga lufta dhe duke pasur parasysh zanafillën e karrierës sime politike, konsolidimi i sigurisë së njerëzve dhe i vendit, si dhe mbështetja e procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO, kanë për të qenë një nga prioritetet kryesore në Presidencë.

Kushtetuta e Kosovës i jep presidentit jo vetëm detyrën e komandantit të Forcave të Armatosura, por edhe të kryediplomatit, e në këtë aspekt mendoj se përvoja ime e pasur, si dhe kontaktet që kam ndërtuar në vazhdën e shumë viteve, do të më mundësojnë që të luaj një rol të konsiderueshëm në këtë sferë. Si president kam për të punuar në mënyrë intensive që të konsolidohet subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës, të përmirësohet reputacioni i vendit dhe të nxitet tërheqja e investitorëve të huaj dhe promovimi i eksporteve tona. Gjithashtu shoh një mundësi të madhe për të kontribuuar si faktor uniteti, duke punuar për të nxitur kohezionin social në Kosovë, për të shtuar përkujdesjen për barazinë gjinore, për promovimin e të drejtave të grupeve të margjinalizuara si fëmijët apo të moshuarit, si dhe për të kultivuar më tutje harmoninë ndërfetare dhe komunikimet me pakicat etnike e kulturore në vend. Gjithashtu, jam shumë i interesuar që në bashkëpunim me institucionet e tjera të shtetit, të mbështes iniciativat që synojnë përmirësimin e profesionalizmin e administratës dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve publike, duke e vëne theksin tek arsimi në Kosovë.

Pejë – 14 serbë para gjyqit për krimet në Kosovë

Gjykata Themelore në Pejë ka lëshuar një aktakuzë kundër 14 serbëve në Klinë, të cilët janë të ngarkuar me krime të rënda për krime lufte të kryera në vitin 1999 në Kosovë.

Gjykata e Pejës raportohet se e ka sjellë këtë vendim në bashkëpunim me prokurorin special të Kosovës për krime lufte, krim për të cilin të dyshuarit serbë mund të dënohen me burgim disavjeçar. Disa prej tyre, të cilët janë në këtë listë, gjenden jashtë territorit të Kosovës, transmeton “Zeri.info”

Avokati Ljubomir Pantoviç, tha për “Tanjug”-un se Prokuroria Speciale e Kosovës ka shumë raste për të cilat serbët janë duke u ndjekur penalisht për krime lufte.

“Veprat janë të kualifikuara si krime lufte sipas Nenit 152 të Kodit Penal të Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi, më 1 janar 2013”, është shprehur ai.

Qeveritë e deritashme, dhe sidomos qeveria aktuale po e kthejnë Kosovën në arkivol !!! – Nga Skënder MULLIQI

Këtë shkrim po e filloi më një thënie nga shumë thënje  të intelektualit të pa përseritshem shqiptar , Faik Konicës të cilat janë aktuale edhe sot  “Botëkuptimi i një patrioti të vërtetë : të ngjallësh tek kombit tënd – me shijen e mendimit intelektual dhe me ndjenjë të fuqishme dinjiteti kombëtar – dëshirën e zjarrtë për përparimin e shoqërisë në kuptimin e plotë të fjalës. Ksenofobia, as që ishte pjesë e natyrës së patriotit. Ashpërsia dhe poshtërsia s’kanë si të jenë detyra patriotike “. Nga parimi bazë   i patriotizmit siq e thotë Konica , pak  ka mbetur  sot në Kosovë. Aq shumë e kanë shkallmuar dhe po vazhdojnë ta shkallojnë vendin e vet, kjo garnituarë në pushtet sa mendja e shëndosh e njeriut nuk e përthekon.Këto janë vërbuar e do të mbeten të vërbër pas pushtetit ,  për të gllabëruar të gjitha të mirat materjale deri sa mos të mbetet asgjë.Kosova si shtet më i ri në Evropë, ndodhet përballë një kaste politike të qoroditur e cila nese i lejohet  një marrshim i tillë, do ta na shkallmon si shtet dhe si komb.Nga maskarallëqët e qeverive të deritashme, dhe të kësaj aktuale gjithnjë e më shumë po e kthejnë vendin në arkivol. Po e ngulfatin , vendin, po qesin barrikada të pa kapërcyeshme , duke na futur secilen ditë në kurthin ekonomik dhe në kurthin e Serbisë fashiste.Gjithnjë po shpërfaqën  si mjeran të poltikës të cilët më veprimet e veta po i  rrisin pakanqësit dhe zemërimin e popullit.Kjo klasë politike ka bërë që të kemi numrin enormë të atyre që kërkojnë punë. Kjo garniturë gadi komplet politike ka bërë privatizimin më të keq të mundshem( privatizimin më të mirë për elitën në pushtet).Kjo kastë politike duke lënë  të rinjët te pa pa punë, ka bërë që edhe një numer i tyre  të  rekrutohen  në radhët e ISS-it.Në atë shtet që humbet përspektiva për të jetuar një jetë normale , nga varfëria e krijuar edhe nuk është shumë vështirë që të rinjët të inkriminohen pastaj  në rrjetët e ndryshme kriminale. Jemi shtet në miniaturë , por jemi shteti ku  secilën  pore të jetës e ka kapluar korrupcioni, zhvatja, hajnitë, kontrabanda etj . Vrasjët për motive politike kurrë nuk u zbardhën deri me sot,  sepse askush nuk është i interesuar ti zbulon krimet në radhët e veta.Jemi deshmitarë së shumë zyrtarëve të  lartë të shtetit po iu dalin të palarat e tyre , dhe këta po sillen sikur mos të kishte ndodhur ama bash asgjë. Shumë  figura politike në krye të shtetit  , janë përfolur në opinionin e gjerë publik, dhe këta nuk e kan ndjenjën e përgjegjësisë politike  që të dorëhiqën. Në fakt këta nuk I takojnë kategorisë elitare politike, këta më veprimet veta abuzuese dhe diktatoriale   janë shendrruar në kapobanda , të cilët kategorinë popull moti e kan shlyer nga fjalori i tyre.   Kështu vjen puna kur në pushtet katapultohen tipat e tillë problematik, të cilët kanë ardhur aty  edhe më detyra të caktuara . A  nuk fletë e dhëna tjetër së edhe partitë politike më shumë  po ngjajnë në koorporata të kontrolluara rrept nga kreu i tyre.Regjimet  në rajon pa marrë para sysh së cilit shtet i takojnë bashkëpunojnë mirë më njëra- tjetrën sepse një bashkëpunim i tyre jo vetëm që  u sjellë  leverdi   materjale por edhe ua zgjatë atyre pushtetin  .Këta pushtetarë  kanë bërë që mos të kemi liberalizim të vizave. Këta kanë bërë dhe po bëjnë që mos të kemi institucione të qendrushme , por jemi katandisur që shumë kohë   në krizë permanente institucionale. Këta e kan bërë moti  haram voten , sepse votuesit nuk ua kanë dhënë të drejtën e abuzimeve, nuk ua ka dhënë të drejtën e nëpërkëmbjës  të te drejtave të tyre legjitime. Nuk e kanë lejën e popullit që interesat vitale shtetërore ti qesin si në ankand publik . Askush nuk e ka besuar së figurat  qendrore të skenës tonë poltike , do të shkojnë aq largë më veprimet e veta të dëmshme për  Kosovën.Na mund edhe të flasim  dhe të shkruajmë së këta janë do engjujë, por katundi që duket nuk don kallauz. Kjo që po e ndiejmë dhe  po e përjetojmë në lëkurën tonë  është  e dhembshme . Eshte mëkati më i madh që një shtet I cili nuk i ka as 2 milion banorë aktualisht, sepse vendi po zbrazet, të jetojnë afër 30 përqind në varfëri të skajshme, të jetojnë pa kulm mbi kokë , të sëmuar rëndë etj. Ndërsa klasa politike në pushtet po jetojnë si në parajsë pa iu prishur terezia nga askush. Të gjithë ata që  janë  të zhytur në krime një ditë do të duhej të përgjigjen para popullit dhe organeve tona të drejtësisisë , duke iu konfiskuar pasuria jo ligjore.Rruga e dytë nuk ekziton , nese dëshirojmë të mbajmë gjallë Republikën, për të cilën shumë gjenerata dhanë jetën dhe u dërgjen burgjeve dhe kazamateve serbosllave. Një ringjallje dhe ringritje  e ndjenjave kombëtare është e nevojshme më shumë së kurrë. Nese materjalistëve  të katapultuar në pushtet u lejohet ta përcaktojnë ardhmerinë e brezave , ata një ditë  sigurisht  së  do tna mallkojnë…

 

Mjeku nigerian do të dëshmojë kundër Thaçit për trafikim organesh

Mjeku nigerian Philip Njemnzes ka pranuar që hetuesve serbë t’iu japë dëshmi dhe të dëshmojë për atë që mediat serbe po e quajnë “trafikim organesh” në të cilat gjoja është i implikuar edhe ish-udhëheqësi i UÇK-së, tash zëvendëskryeministri i vendit Hashim Thaçi.

“Qëndroj pas çdo fjale që e kam thënë kundër Thaçit dhe Okorochas. Të gjitha informatat dhe dëshmitë që i kam për tregtinë ilegale, jap i gatshëm t’i ndaj me cilindo institucion zyrtar, përfshirë edhe Prokurorinë e Serbisë”, citon gazeta “Blic” e Beogradit të ketë thënë Philip Njemanze, transmeton Koha.net.

Media të Beogradi prej një jave po shkruajnë për gjoja implikimin e Thaçit për trafikim organesh të serbëve të rrëmbyer në Kosovë gjatë dhe pas luftës.

Hashim Thaçi humbësi i javës në gazetën më të madhe gjermane (foto)

Donika Gërvalla-Schwarz ka shpërndarë një artikull të gazetës gjermane “Bild”, e cila e paraqet Hashim Thaçin si humbës të javës.

Artikulli i shkurtër përmend akuzat e fundit ndaj Thaçit për tregti organesh pikërisht në kohen kur ai pret të votohet për President.

Ky është postimi i Donika Gërvallës në facebook: 

Për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe sidomos ata të LDK-së, të cilët kanë ende dilemë se ku e kanë vendin atë ditë që votohet Hashim Thaçi për president.
Gazeta BILD
Humbësi
12.02.2016
Çfarë historie horrori: Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi (47), mendohet të jetë i përzier në tregtinë me organe njerëzore, raportojnë mediat. Një gjykatë hollandeze do t’i hetojë këto akuza si dhe do të sqarojë, se a është i përzier Thaçi në këtë tregti që nga vitet 90.
BILD mendon: Më e neveritshme nuk ka ku shkon!
Foto: dpa Picture-Alliance

h th ja

Intervista – Greg Delawie: Gjykata e Posaçme duhet të krijohet sa më parë që është e mundur

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie i tha Zërit të Amerikës se ambasada amerikane nuk do të bisedojë me partitë politike që nuk refuzojnë dhunën. Në një intervistë me korrespondentin tonë në Prishtinë, Besim Abazi, ai tha se zgjedhjet nuk duhet të jenë rezultat i dhunës por i kalendarit kushtetues. Ambasadori Delawie, duke folur edhe për korrupsionin tha se nuk do të takojë as zyrtarët që janë të akuzuar për shpërdorim detyre.

Zëri i Amerikës:  Zoti Ambasador, Kosova ka hyrë në muajin e gjashtë të një krize politike, më e rënda që nga shpallja e pavarësisë së saj. Cila është rrugëdalja nga kjo situatë sipas jush?

Greg Delawie: Më duhet të them se kjo është një krizë e sajuar. Nuk mendoj se është krizë e vërtetë. Problemi është se opozita që ka dështuar t’i përmbushë synimet e saj në kutitë e votimit para më pak se dy vitesh, po provon tani ta përdorë dhunën për t’i përmbushur qëllimet e saj. Rrugëdalja më e mirë nga kriza politike është që opozita ta lejojë parlamentin, deputetët e zgjedhur nga qytetarët e Kosovës ta bëjnë punën e tyre, të mblidhen në parlament dhe të përqendrohen në çështjet e rëndësishme me të cilat përballen qytetarët e Kosovës.

Zëri i Amerikës: A do të thotë kjo se ju e mbështesni vetëm qeverinë?

Greg Delawie: Jo. Unë e mbështes demokracinë në Kosovë, i mbështes qytetarët e Kosovës, e mbështes parlamentin e Kosovës dhe të gjitha institucionet demokratike për të cilat kemi punuar shumë që t’i krijojmë për Kosovën gjatë 16-17 vjetëve të fundit. U kundërvihem atyre që provojnë ta shkatërrojnë demokracinë e Kosovës dhe ta shkatërrojnë rrugën e saj drejt institucioneve euroatlantike.

Zëri i Amerikës: Kishit disa mesazhe për opozitën. Përse nuk takoheni me ta, të bisedoni me ta dhe t’ua shpjegoni atyre drejtpërdrejt ato mesazhe?

Greg Delawie: Pjesëtarët e ambasadës sime janë të gatshëm të takohen me të gjitha partitë politike që heqin dorë nga dhuna. Ne mbajmë kontakte me partitë politike që nuk përfshihen drejtpërdrejt në dhunë. Ne i mbështesim partitë politike demokratike. Nuk jemi të interesuar të bisedojmë me ata që ushtrojnë dhunë.

Zëri Amerikës: Por ata janë aty, janë pjesë e parlamentit, përbëjnë 27 për qind të deputetëve, nuk mund të injorohen?

Greg Delawie: Shtetet e Bashkuara mbeten të gatshme të bisedojnë me të gjitha partitë politike që nuk ushtrojnë dhunë në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, ju keni ndjekur nga afër takimin e organizuar nga presidentja Atifete Jahjaga. Gjykuar nga qëndrimet e shprehura në takim, sa janë mundësitë e gjetjes së një zgjidhjeje politike?

Greg Delawie: Mendoj se përfundimisht ka shpresë për zgjidhjen e krizës politike. Nuk mund të jesh diplomat nëse nuk ke vullnet të jesh optimist. Jam optimist. Mendoj se ka hapësirë për zgjidhje politike të këtyre problemeve. Sigurisht që iu bëj thirrje të gjithë udhëheqësve të partive politike në Kosovë që të ulen së bashku dhe të gjejnë zgjidhje për këtë rrugë pa krye politike dhe të fillojnë t’u shërbejnë qytetarëve të Kosovës që i kanë zgjedhur.

Zëri i Amerikës: Ju keni deklaruar se Kosova ndodhet në zgrip. A ka vullnet për ta shmangur humnerën?

Greg Delawie: Më duhet të mendoj se afro tetë vjet pas pavarësisë së Kosovës, ata që luftuan dhe u përpoqën që të arrijnë Kosovën që e kemi sot, do të duhej të jenë të gatshëm t’i lënë anash interesat personale dhe të punojnë për të mirën e qytetarëve që i kanë punësuar ata. Prandaj, besoj se ka shpresë. U bëjë thirrje të gjitha partive politike që të gjejnë mënyrë për të ecur përpara.

Zëri i Amerikës: A jeni i gatshëm, le të themi, të ndërmjetësoni mes partive politike?

Greg Delawie: Kosova është vend sovran e demokratik. I ka mjetet, i ka njerëzit për t’i zgjidhur problemet politike me të cilat përballet. Nuk mendoj se është e domosdoshme për të huajt si unë, që të përpiqen t’i zgjidhin të gjitha problemet e Kosovës. Ne sigurisht jemi të gatshëm të ndihmojmë, t’i mbështesim partitë politike demokratike, sikundër e thashë. Por, Kosova është vend i pavarur, i ka institucionet që duhet të shfrytëzohen për t’i zgjidhur këto çështje politike.

Zëri i Amerikës: Opozita ka paralajmëruar protesta për javën e ardhshme. Si i komentoni ato?

Greg Delawie: Protestat paqësore janë e drejtë thelbësore në demokraci. Është me rëndësi të thuhet se shumë njerëz që protestojnë kanë shqetësime reale e të ligjshme për situatën aktuale dhe duan t’i shprehin ato shqetësime ne mënyrë paqësore. Por, unë tërheq vijën tek dhuna në protestë. Nuk duhet të ketë kokteje molotovi; nuk duhet të ketë shkatërrim të pronës. Për fat të keq partitë opozitare nuk kanë qenë të gatshme të heqin dorë nga dhuna, gjë që është e tmerrshme. Jam i shqetësuar se për shkak të dhunës ndonjë demonstrues, ndonjë polic mund të pësojë lëndime të rënda. Jam posaçërisht i shqetësuar se në ditën e pavarësisë së Kosovës, ata njerëz që po provojnë ta marrin peng ditën e pavarësisë, po ata po provojnë ta marrin peng edhe demokracinë e Kosovës dhe orientimet e saj euroatlantike.

Zëri i Amerikës: Opozita ngulë këmbë për zgjedhje të parakohshme. Çfarë të keqe ka nëse Kosova shkon në zgjedhje të reja?

Greg Delawie: Zgjedhjet që rrjedhin nga dhuna politike do të ishin humbje kohe shumë e shtrenjtë. Ato do ta pengonin parlamentin që të kryejë punët e rëndësishme në emër të qytetarëve të Kosovës. Por, më e rëndësishmja nga pikëpamja ime, është se zgjedhjet që rrjedhin nga dhuna na fusin në një lloj modeli: “Nëse nuk arrini atë që doni në kutitë e votimit, atëherë, le të ketë dhunë për të çuar në zgjedhje të reja”. Filloni ta zbatoni këtë precedent dhe nuk mund të keni gjë tjetër veçse dhunë e zgjedhje, dhunë e zgjedhje përjetësisht dhe Kosova nuk përparon fare.

Zëri i Amerikës: Ta vëmë në një perspektivë më të gjerë. I gjitha rajoni do të jetë në zgjedhje këtë vit. Pse jo edhe Kosova?

Greg Delawie: Nuk kam çfarë të shtoj. Këtu nuk kemi të bëjmë me atë a janë zgjedhjet të mira apo të këqija. Qartazi zgjedhjet janë element thelbësor i demokracisë, por këtu kemi të bëjmë me atë nëse zgjedhjet rrjedhin nga dhuna apo nga kalendari normal i tyre që është pjesë e kushtetutës së çdo vendi.

Zëri i Amerikës: Kriza pasoi marrëveshjen për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, që është arritur në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kritiket druajnë se ky asociacion mund të çojë në federalizmin e Kosovës. Sa mund të dëmtojë Kosovën një mekanizëm i tillë?

Greg Delawie: Jemi të vetëdijshëm për situatën lidhur me asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mund t’ju them, dhe e tha edhe sekretari Kerry kur ishte këtu në dhjetor, se Shtetet e Bashkuara nuk do ta mbështesin asnjë marrëveshje apo asgjë tjetër që do të vinte në pikëpyetje tërësinë tokësore dhe sovranitetin e Kosovës. Ky asociacion nuk do ta bëjë asnjërën. Ne vazhdojmë ta mbështesim atë. Vazhdoj të besoj se është shumë me rëndësi për Kosovën që të vazhdojë të zhvillojë marrëdhënie me Serbinë në rrugën e saj drejt institucioneve evropiane.

Zëri i Amerikës: Por, kritikët thonë se Serbia ka përfituar nga bisedimet me Kosovën. Po Kosova çfarë ka përfituar?

Greg Delawie: Çështja e parë është, siç e thashë, marrëdhëniet më të mira me Serbinë janë element i rëndësishëm i rrugës së Kosovës drejt institucioneve euroatlantike. E dyta, ka pasur përfitime vërtetë konkrete që kanë ndihmuar të përmirësohet jeta e qytetarëve dhe për ta forcuar sovranitetin e Kosovës. Po mendoj për gjërat si integrimi i policisë së Kosovës në veri. Pastaj, u mbajtën zgjedhje lokale, përfshirë edhe në veri në vitin 2013 dhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare më 2014. Që kur marrëveshjet e arritura në bisedime u nënshkruan në vitin 2013, Kosova filloi t’i mbledhë doganat në kufijtë verior. Pra, këto janë përfitime të vërteta e konkrete që jo vetëm e bëjnë jetën e qytetarëve më të mirë, por e bëjnë Kosovën më sovrane.

Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, ndonëse me herët pyeta nëse jeni të gatshëm të ndërmjetësoni, nga ana tjetër ju dhe kolegët tuaj nga ambasadat e BE-së jeni kritikuar ndonjëherë edhe për siç është thënë, përfshirje më shumë se ç’duhet në politikën e Kosovës, madje edhe përtej mandatit tuaj. Si u përgjigjeni ju këtyre kritikave?

Greg Delawie: Sigurisht ishte një kohë gjatë pavarësisë së mbikëqyrur deri më 2013, kur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë të Kosovës, luanin një rol të rëndësishëm në këshillimin e qeverisë se si të funksionojë. Ajo periudhë ka përfunduar para disa viteve, sepse ne besuam dhe Kosova besoi se i ka mjetet, se i ka zhvilluar mundësitë dhe strukturat që t’i drejtojë punët e saj. E di se Shtetet e Bashkuara dhe jam i sigurt edhe bashkësia ndërkombëtare donin ta ndihmonin Kosovën sa më shumë që ishte e mundur në përparimin demokratik, por vendi tash është në duart e qytetarëve të Kosovës dhe ata duhet të marrin vendimet për të ardhmen dhe zhvillimin demokratik dhe ne sigurisht e mbështesim këtë koncept.

Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, kur erdhët në Kosovë, në ditët tuaja të para, thatë se përparësi e punës suaj do të jetë lufta kundër korrupsionit. Kosova sërish është radhitur në mesin e vendeve me shkallë të lartë të lartë të korrupsionit. Sipas jush, ku ka ngecur lufta kundër kësaj dukurie?

Greg Delawie: Me të vërtetë më vjen mirë që ma shtruat këtë pyetje, sepse mendoj që korrupsioni është çështje kryesore në mendjen e shumicës së qytetarëve të Kosovës dhe më me dëshirë do ta shihja klasën politike dhe qytetarët e Kosovës duke folur për çështjet e rëndësishme si korrupsioni, sesa për kriza politike të sajuara që i përmenda më herët. Shikoni, korrupsioni është çështje e vështirë. Jemi duke punuar rreth kësaj çështjeje qe një kohë të gjatë, por kohëve të fundit e kemi intensifikuar punën edhe më shumë. Po të kisha një shkop magjik për ta zgjidhur çështjen e korrupsionit, më besoni që do ta përdorja dhe do t’ua jepja kolegëve të mi gjithandej botës sepse korrupsioni është problem botëror. Janë disa çështje. Duhet ta dënoni korrupsionin. Policia dhe prokuroria duhet të punojnë së bashku për t’i identifikuar zyrtarët e korruptuar, për t’i dënuar ata, për t’i burgosur dhe për t’i mbajtur në burg. Kjo është çështje po aq thelbësore lidhur me korrupsionin që e kemi parë anekënd botës. Sundimi i ligjit është mjet i rëndësishëm. Natyrisht jemi duke trajnuar policët, prokurorët, gjykatësit se si të përballen me këto çështje që janë të vështira për t’u përballur për të gjitha vendet. Ka korrupsion edhe në vendin tim.

Një rrugë tjetër është të vështirësohet mundësia e të qenit i korruptuar. Të bëhen gjërat më transparente si prokurimi publik. USAID-i po punon me komunat e Kosovës për ta zhvilluar atë që quhet prokurimi elektronik, gjë që e bënë të qartë që kur qyteti dëshiron të blej diçka, njerëzit duhet të konkurrojnë online, konkurrimi do të jetë transparent dhe të gjithë do ta dinë në fund se kush e ka fituar kontratën dhe çfarë çmimi duhet të paguajë. Kjo e bënë korrupsionin më të vështirë sepse “drita e diellit është dezinfektuesi më i mirë”, siç ka thënë një nga ish presidentët e mi.

Çështja tjetër që dua ta vë në spikamë është se në ambasadën time kemi vendosur se nuk do t’i takojmë zyrtarët publik që akuzohen për shpërdorim të detyrës. Kjo sigurisht e bën jetën më të vështirë. Janë disa kryetarë komunash të Kosovë, të cilët nuk i kam takuar. Ne mendojmë se është shumë me rëndësi që të tërheqim vijën në rërë dhe iu kundërvihemi atyre që vjedhin nga taksapaguesit e Kosovës.

Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, një çështje që lidhet me zhvillimet politike është edhe funksionalizimi i Gjykatës së Posaçme për krime lufte. Sa mund ta dëmtojë kriza politike këtë proces?

Greg Delawie: Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mendojnë fuqishëm se Gjykata e Posaçme duhet të krijohet sa më parë që është e mundur. Sekretari Kerry kur ishte këtu në dhjetor e bëri të qartë se pret që Kosova t’i kryejë procedurat që të hyjë në fuqi dhe të ndihmojë zgjidhjen e çështjeve që ende mbesin pezull mbi krimet e luftës, me të cilat duhet të merret Gjykata e Posaçme. Mendoj se është përgjegjësi e Kosovës dhe qeverisë së saj që të përparojnë shpejt për të mundësuar këtë pavarësisht nga ajo që po ndodhë në situatën e brendshme politike.

Zëri i Amerikës: Shumë gjëra janë në rrezik për shkak të krizës politike, madje dhe çështja e zgjidhjes së presidentit të Kosovës. Çfarë prisni në këtë rrafsh?

Greg Delawie: Jam i vetëdijshëm për dosmdoshmërinë kushtetuese për ta zgjedhur presidentin në një të ardhme të afërt. Unë nuk marr qëndrim se kush duhet të jetë president, cila parti politike kë do të kandidojë. Kjo është në tërësi në duart e qytetarëve të Kosovës dhe parlamentit që ata e kanë zgjedhur për të marrë atë vendim.

Zëri i Amerikës: Kosova është përmendur si një nga vendet që përballet me lëvizjet radikale fetare. Si i vlerësoni masat e marra nga autoritetet e Kosovës për t’u përballur me këto shqetësime?

Greg Delawie: Problemi i ekstremizmit është jashtëzakonisht serioz. Është problem i Kosovës, është problem i Ballkanit, i Evropës dhe madje edhe problem i Shteteve të Bashkuara. Është diçka për të cilin duhet të punojmë të gjithë. Unë mirëpres hapat që Kosova ka ndërmarrë gjatë disa vjetëve të fundit. Parlamenti miratoi ligjin mbi luftëtarët e huaj para një viti. Qeveria e Kosovës morri pjesë në takimin botëror në Nju Jork, në takimin rajonal në Tiranë në mes të vitit të kaluar. Është çështje e vështirë dhe të gjithë duhet të përpiqemi t’i kuptojmë më mirë se cilat janë shkaqet e problemit të ekstremizmit të dhunshëm. Duhet të punojmë së bashku që të përpiqemi ta bëjmë më të vështirë lëvizjen e njerëzve për të ecur drejt Lindjes së Mesme për të luftuar në luftërat e dikujt tjetër. Sërish, nuk është një çështje e lehtë. Me siguri do të bëjmë gabime derisa punojmë në këtë çështje, por është thelbësore që të gjitha vendet të marrin pjesë.

Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, për pak ditë Kosova shënon përvjetorin e tetë të pavarësisë së saj, shpallja e së cilës për shumëkënd ishte e paimagjinueshme pa rolin e Shteteve të Bashkuara. Tetë vjet më pas, si do t’i përshkruanit marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës?

Greg Delawie: Jam shumë i lumtur që do të jem këtu në tetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës që është për pak ditë. Shtetet e Bashkuara kanë luajtur rol shumë të rëndësishëm për pavarësinë e Kosovës dhe për zhvillimin e demokracisë së saj në vitet pasuese. Jemi shumë krenarë për rolin që patëm mundësi të luajmë për të ndihmuar në vendosjen e demokracisë dhe për këtë jemi të përkushtuar që ta mbajmë atë demokraci. Ta përmbledhi: Më duhet të them se marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës janë po aq të mira sikundër edhe kanë qenë.

Specialja – Lista e emrave që duhet të përgjigjen për vrasje, krim të organizuar, korrupsion

Ditët për themelimin e Gjykatës speciale po afrohen. Disa nga emrat që do të dalin para kësaj gjykate apo prokurorisë së saj po afrohen. Ditët e lirisë dhe madhështisë së tyre të rrejshme po marrin fund.

Ne për emrat e më të dyshuarve për krime, vrasje politike dhe krim të organizuar kemi biseduar me Naim Miftarin i njohur për nxjerrjen e shumë dëshmive, që tregojnë për krimin e organizuar dhe korrupsionin në Kosovë, të kryer kryesisht nga e majta që kishte ngritur një sistem të sajin paralel gjatë luftës, dhe që u imponua me të pas luftës, duke sjelle si gjatë luftës dhe pas saj vrasje politike, plaçkitje, uzurpime etj.

Për Miftarin, njerëzit e parë që duhet të përgjigjen për krim të organizuar dhe vrasjet politike janë të parët të familjes së kandidatit për president Hashim Thaçit.

“Emrat që duhet të përgjigjen për krim të organizuar janë Hashim Thaçi me vëllezër të vet, pastaj Adem Grabovci me Xhavit Halitin, Kadri Veseli, Azem Syla, Ilmi Reçica, Njazi Thaçi e Arben Xhuka, Ferat Shala, Rrustem Mustafa-Remi, Ahmet Shala”, thotë Miftari.

Këto figurat kyçe po ashtu të krimit të organizuar duhet të përgjigjen si Azem Syla, Ilmi Reçica, ndërsa Njazi Thaçi e Arben Xhuka për abuzimet në KEK, Ferat Shala-për abuzimet po ashtu në TREPÇË.

“Një person tjetër që duhet të përgjigjet për shumë abuzime e keqpërdorime është Rrustem Mustafa-Remi”.

Ai thotë sehumica e zyrtarëve të ish AKM-së duhet të përgjigjen për krimin e organizuar në privatizimet, që përveç se i kanë shitur pasuritë e Kosovës me çmime të lira, ata e kanë rrënuar ekonominë dhe industrinë e Kosovës.

“Sidomos duhet të jap llogari sekseri i krimit të organizuar pro serbi, bashkëpunëtori i UDB-së zyrtari i lart i ish AKM-së Ahmet Shala, duke mos i harruar edhe shumë zyrtarë të LDK-së, AAK-së por edhe disa edhe nga VV, njerëz që kanë qenë dhe janë dorë e zgjatur e krimit të organizuar sot”, thotë për SHQIPTARIN, Miftari.

Korrupsioni dhe keqpërdorimi në dogana, privatizimi i KEK-ur, Aeroportit, fabrikës Llamkosit, afera e pasaportave, privatizimet e AKM-së, abuzimet në Trepçë, ndërtimtari, minerale, dogana etj.

Sipas tij krimi i organizuar nuk ka ngjyrë politike, por kuptohet PDK-ja është kupolla e mafisë ekonomike dhe politike, e cila kontrollon daganën, policinë, gjykatat, prokurorinë, AKI-së, FSK-në, burgjet etj.

“Në krim të organizuar janë përfshirë edhe shumë zyrtarë ndërkombëtar, ambasador, dhe disa emisar politik duke mos harruar ndikimin e shërbimit sekret francez dhe serb, në shumë dështime të njëpasnjëshme të sundimit të ligjit në tërë territorin e Kosovës”, thotë ai.

Po ashtu ai beson se shumica e këtyre njerëzve duhet të përgjigjen edhe për tradhti ndaj ish UÇK-së në marrëveshjen K-90 dhe tradhti ndaj vendit për dhjetëra e qindra vrasje, mafioze dhe politike, por sidomos për vrasje kur eliminohen konkurrentët e mundshëm politik edhe brenda subjektit të njëjtë. “Me dhimbshmja është vrasja e komandantëve të vërtetë të luftës, Ahmet Krasniqi, Sadri Ramqaj, Ilir Konushevci, Behadin Hallaqi, Meh Uka, Muj Krasniqi, Sali Çeku, Agim Ramadani, Tonin dhe Mici, e komandantë Drini, Enver Maloku, Zahir Pajaziti, Hyzri Talla, …. por, edhe Adem Jashari, i tradhtuar haptazi, si dhe shumë heronj të tjerë kombëtar, dihet se kush i vrau dhe i hodhi në prita të UDB-së e forcave serbe.

Një përgjegjësi e pashmangshme e kësaj kaste politike, sipas Miftarit është për shitjen e territorit të vendit, kontrabandës dhe konspiracioneve me armiqtë e vendit tonë, “duke mos harruar ndikimin e shërbimit sekret francez DGSE dhe SHIK-SHISH, por edhe të UDB-së serbe, në shumë dështime të njëpasnjëshme të sundimit të ligjit në tërë territorin e Kosovës”.

Grabovci: Thaçi president para 17 shkurtit – në sallën alternative

Shefi i grupit parlamentar nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci në një prononcim për media nuk e ka përjashtuar mundësin për zgjedhjen e Hashim Thaçit president në këtë uikend.

Ai gjithashtu nuk e ka përjashtuar mundësin që presidenti i vendit të zgjidhet para 17 shkurtit në sallën alternative të Kuvendit.

Grabovci poashtu është shprehur i bindur se Thaçi do te marrë me shume se dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve.

Ndërkombëtarët nuk duan që seanca e zgjedhjes së presidentit të kontrabandohet

Merret vesh se kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi gjatë ditës kanë mbajtur takim me ambasadorë të shteteve të Quintit, ku nuk ka pasur një dakordim që seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të zhvillohej gjatë uikendit, ose në fillimin të javës së ardhshme.

Këto kërkesa ishin shqyrtuar seriozisht nga partnerët aktualë të koalicionit qeverisës gjatë kësaj jave.

Një qëndrim i tillë i Quintit për mosmbledhje të deputetëve ka ardhur pasi ndërkombëtarët nuk duan që seanca të “kontrabandohet”, por që t’i jepet edhe një mundësi opozitës për të qenë pjesëmarrëse në sallë.

Përpjekjet e ndërkombëtarëve janë që të sigurohet një ambient i qetë dhe demokratik në Kuvend, në mënyrë që të mos i jepet hapësirë përdorimit të skenave të dhunshme, njofton Klan Kosova.

Për çështjen e dialogut mes palëve në Kosovë do të prononcohet edhe Sekretari i Shtetit Amerikan, John Kerry, i cili të dielën viziton Shqipërinë.

Deri atëherë pritet të ketë edhe një përpjekje që palët të arrijnë një pajtim të mundshëm mes vete.

Se PDK-LDK dhe Lista Serbe nuk do të mund ta zhvillojnë këtë seancë flasin edhe mungesat e shumta të deputetëve të Kosovës, një pjesë e të cilëve gjenden jashtë vendit.

Konsulta me ambasadorët për akordimin e rrjedhës së ngjarjeve po zhvillon edhe kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.

Veseli është duke mbajtur takim me ambasadorin italian Andreas Ferrarese dhe ambasadoren e Francës Maryse Daviet.

Kreu i Kuvendit të Kosovës sot gjatë ditës tha për media se presidenti do të zgjedhet shumë shpjet, por duke mos dhënë një datë.

Për zgjedhjen e Hashim Thaçit president, ka folur edhe krytari i AAK-së Ramush Haradinaj.

Ai tha, në një forum të organizuar nga Lëvizja FOL, se zgjedhja potenciale e Thaçit do ta thellonte krizën në Kosovë dhe do të irritonte edhe më shumë qytetarët e pakënaqur të vendit.

Në ndërkohë salla alternative e Kuvendit të Kosovës në të cilën u mbajtën shumë mbledhje dhe ku u miratuan edhe një varg projektligjesh ka ndryshuar pamje.

Aty shihet sesi janë bërë ndryshime dhe ajo po bëhet gati për seancën e ardhshme parlamentare.

Ka mundësi që në të njëjtën sallë të bëhet edhe zgjedhja e presidentit të ardhshëm të vendit.

Pushteti po përgatit zgjedhjen e Thaçit president para 17 shkurtit

Pushteti është në fazën finale përgatitore për seancën plenare, në të cilën ka për synim ta zgjedhë Hashim Thaçin për president të shtetit. Seanca do të organizohet brenda pak ditësh.

Tashmë janë bërë gati ftesat për ligjvënësit e mysafirët, ka thënë një burim i gazetës të enjten që ka treguar edhe për anulim të të gjitha vizitave jashtë vendit, të planifikuara nga deputetët e subjekteve që qeverisin, apo nga zyrtarët e lartë të Ekzekutivit. Edhe skenari është gati, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka nisur turin përfundimtar të konsultave me ndërkombëtarët. Burime të gazetës kanë thënë se kryeparlamentari ka marrë dritën jeshile për të ecur përpara me çështjen kryesore që e ka në agjendë Kuvendi.

Mediat gjermane: Thaçi tregti organesh në Nigeri

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, është vendosur sërish në qendër të mediave ndërkombëtare për akuzat e tregtisë së organeve.

Këtë herë është agjencia e lajmeve gjermane DPA, që e cilëson kryediplomatin kosovar si të dyshuar në tregtinë ndërkombëtare të organeve. Por dyshimet për këtë tregti tani lidhen me Afrikën.

Kjo agjenci e lajmeve e cilëson Thaçin si një prej politikanëve më të dyshimtë në Evropën Juglindore. Dëshmitari kryesor për çështjen e tregtive ndërkombëtare me organe përmendet mjeku nga Nigeria, Philip Njemanze.

Njemanze pretendon se guvernatori i shtetit nigerian Imo, Rochas Okorocha, viteve të fundit ka hapur disa spitale, ku thuhet se kryhen vepra kriminale të heqjes ilegale të organeve. Si ndërmjetësues i shitjes së organeve në Evropë përmendet Thaçi, shkruan DPA, duke iu referuar njoftimeve mediatike dhe akuzave të mjekut nigerian.

Prokuroria serbe ka njoftuar se synon të dërgojë një kërkesë në Nigeri për ndihmë juridike.

Sipas DPA, Thaçi është përmendur vazhdimisht si njëri nga krerët e krimit të organizuar në Kosovë – në kontekst të drogës, tregtisë me njerëz dhe me armë.

DPA shtro pyetjen se si mund të jetë e mundshme një gjë e tillë, duke pasur parasysh praninë ndërkombëtare në Kosovë – EULEX, NATO dhe diplomatë të shumtë.Ai si ndërmejtësues të Okorocha përmend Thaçin i cili sipas tij ndihmon shitjen e organeve në Evropë.

DPA njofton se Prokuroria serbe ka në plan që të dërgojë një kërkesë në Nigeri në mënyrë që të merr ndihmë juridike.

Sipas kësaj agjencie të lajmeve kjo akuzë ka një bazë ligjore, duke e lidhur kështu me themelimin e Gjykatës Speciale.


Send this to a friend