VOAL

VOAL

Ministri i Brendshëm Skënder Hyseni lëshon demonstrativisht konferencën në Bratislavë

Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni e lëshon demonstrativisht konferencën e tretë Ministrore të Procesit të Pragës në Bratislavë

PRISHTINË – Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni e lëshon demostrativisht konferencën e tretë Ministrore të Procesit të Pragës në Bratislavë.

Në një njoftim zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të Kosovës bëhet e ditur se ministri Hyseni i cili me ftesë të Robert Kalinak, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme të Republikës Sllovake, aktualisht Kryesues i Këshillit të Bashkimit Evropian, kishte udhëtuar për në Bratislavë për të marrë pjesë në këtë konferencë, por që ai ka lëshuar tubimin në shenjë proteste me de nominimin që i është vendosur Kosovës (Kosovo/UNSCR 1244/1999).

“Ky de nominim është i papranueshëm”, ka theksuar ministri Hyseni, duke shtuar se “nëse i bëhet çfarëdo reference Rezolutës 1244, duhet t’i bëhet referencë e qartë edhe mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Pavarësinë e Kosovës, në pajtim me marrëveshjen e arritur në Bruksel, pra në pajtim me fusnotën e cila është aplikuar edhe në MSA të nënshkruar midis Kosovës dhe BE-së”, thuhet në njoftim nga MPB.

Ministri Hyseni ka bërë të ditur se Republika e Kosovës do të kthehet në këtë nismë sapo të bëhen korrigjimet e nevojshme në pajtim me marrëveshjen e Brukselit për përfaqësimin e Kosovës.

Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit u miratua më 10 Qershor të vitit 1999, pas marrëveshjes për tërheqjen e trupave serbe nga Kosova. Kjo rezolutë e përcakton statusin politik të Kosovës si protektorat të OKBS-së dhe jep administrimin e Kosovës te kjo organizatë ndërkombëtare.aa

Sot zhvillohet manifestimi tradicional “Dita e Mollës”

VOAL.ch – KOVRAGË – Shoqata “Pema” nga fshati Kovragë i Komunës së Istogut organizon manifestimin tradicional të ditës së vjeljes së mollës.

Në këtë manifestim do të marrin pjesë, kreu i shtetit, Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit Komunal të Istogut, Haki Rugova, Drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, zyrtarë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, pastaj Ramiz Kelmendi nga Elkos Group, ndërsa para koktejit dhe vizitës në pemishte, do të bëhet ndarja e Mirënjohjes për Pemëtarin e Vitit dhe Pemëtarët e zellshëm, transmeton Koha.net.

Në kuadër të kësaj dite, paralelisht do të zhvillohet një sesion me temën “Mundësitë e shitjes së Mollëve”, ku pjesëmarrës do të jenë pemëtarët, tregtaret dhe përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, sesion ky i moderuar nga zyrtarët nga Projekti “Agro” USAID dhe shoqata “PEMA KOVRAGË”.

Heqja e maskave pastron skenën politike – Nga Florim Zeqa

Edhe pse ka një kohë të gjatë që në Kosovë flitet për dekriminalizimin e  politikës, asgjë pozitive nuk ka levizuar në atë drejtim. Shkaktarët e stagnimit të luftës ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe dekriminalizimit janë oligarkët dhe partitë në pushtet, pasi janë të lidhura me korrupsionin dhe krimin e organizuar, mirëpo kjo nuk i anashkalon as partitë opozitare, pasi pothuajse të gjitha (me ndonjë përjashtim të vogël), në një mënyrë apo në një tjetër janë të lidhura në biznese të pista”.
Për nevojën e dekriminalizimit të politikës në vazhdimësi flasin presidenti Thaçi, kryeministri Mustafa, përfaqësues të partive politikë, analistë të (pa)varur, ekspertë, OJQ dhe shoqëria civile.
Është iluzive të presim, nga vetë ata që janë të involvuar në veprimtari të ndryshme, korruptive dhe kriminale t’i luftojnë këto dukuri. Ndërkombëtarët janë duke i shfrytëzuar politikanët, që siç thotë populli, ata qe e kanë “bishtin e zënë me derë”, për realizimin e agjendave të tyre, e që janë duke i kushtuar shtrenjtë Kosovës.
Natyrisht, në momentin kur nuk u nevojiten më tutje, ndërkombëtarët do t’ua kthejnë shpinën këtyre kusarëve politik, sa të mjerë po aq satanik për popullatën e vuajtur të Kosovës.
Dekriminalizimi, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar do të ndodhë, vetëm atëherë kur në pushtet të vie një klasë e re dhe pastër politike.
Deklarimet e rrejshme të krerëve shtetëror për dekriminalizimin janë farsë për marrjen e poenave politik nga vartësit e tyre (ndërkombëtarët), pasi ligji për dekriminalizimin e politikës pa dyshim se nuk do të ketë mëshirë ndaj askujt, qoftë ndaj ministrave, deputetëve apo edhe vetë krerëve të shtetit, sikurse që është e kaluara e tyre kriminale dhe përgjejgjësia për veprimtaritë e tyre të jashtligjshme.
Megjithatë, BE-ja dhe SHBA-ja, dy aleatë të fuqishëm të shtetit të Kosovës  duan të shohin një sundim të fortë të ligjit në Kosovë, pavarësisht që procesi i dekriminalizimit mund të prekë edhe vetë kokat më të larta të shtetit.
Kjo kastë politike çdo herë e më shumë është duke faktorizur Serbinë në Kosovë
Qytetarët e Kosovës e kanë të vështirë t’u besojnë deklarimeve të Thaçit dhe Mustafës për dekriminalizimin e politikës, dhe atë për disa arsye.
I pari, Hashim Thaçi i kaloi dy mandate e gjysmë si kryeministër i vendit, nën premtimet për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
I dyti, Isa Mustafa, edhe më keq, duke e ndihmuar të parin (Hashim Thaçin) , erdhi në pushtet përmes intrigave dhe mashtrimeve deri në tradhëtimin e kauzës së përbashkët opozitare për largimin e kapësve të shtetit nga pushteti.
Andaj, për këto arsye, është rrezik që liderët shtetëror të vazhdojnë lojën me fjalë duke ndryshuar slloganin politik, nga krimi i organizuar dhe korrupsioni në dekriminalizim politik!
Që dekriminalizimi të mos përdoret vetëm si sllogan politik nga pushtetarët aktual, ndërkombëtarët duhet t’u vëjnë limite kohore liderëve tonë shtetëror në përmbushjen e premtimeve,…ndryshe mund t’i kalojnë mandatet politike pa bërë asgjë në atë drejtim, siq ndodhi përgjatë këtyre tetë viteve të fundit me korrupsionin në vend,…jo vetëm që nuk u luftua, muar përmasa alarmante duke u shndrruar në sindromë kancerogjene të shtetit tonë.
Prandaj, vetëm përmes një presioni të fuqishëm ndërkombëtar, mund të kemi përmirësime në sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë,…mund të filloj suksesshëm procesi i gjatë i dekriminalizimit të politikës dhe depolitizimit të institucioneve të pavarura të shtetit.
Dekriminalizimi i politikës  dhe depolitizimi i i institucioneve të pavarura, janë dy procese të ndërlidhura me njëri-tjetrin,…për zbulimin e prejardhjes dhe konfiskimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë shtetëror dhe partiak.
Të parët, që do duhej t’i ndjejnë efektet e dekriminalizimit janë oligarkët e pushtetit (uzurpatorët e shtetit), pastaj edhe klanet politike dhe grupet mafioze brenda disa partive opozitare në vend.
Prandaj akoma më i i paqartë mbetët dekriminalizimi i politikës, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar pa heqjen e maskave të politikës. Kjo është e mundur të ndoshë vetëm me bartjen e dosjeve të UDB-së nga  Beogradi në Prishtinë, ngjajshëm sikur me ato të librave kadastral dhe të gjendjes civile.
Fajtorët kryesor në çalimin e këtyre proceseve janë janë bartësit e procesit të bisedimeve, në radhë të parë ish kryeministri Thaçi, i cili i filloi bisedimet me Serbinë pa u konsultuar paraprakisht me të gjitha subjektet dhe faktorët politik vendor.
Arsyeja pse deri tani asnjëherë pala kosovare në bisedimet e Brukselit nuk kërkoi bartjen dhe hapjen e dosjeve të UDB-së, është fakti se shumë prej etërve dhe gjyshërve të pushtetarëve aktual, në të kaluarën kanë qenë bashkëpunëtor dhe agjent të UDB-së jugosllave,…jo vetëm kaq, dyshohet se disa prej qeveritarëve të tanishëm ishin dhe janë akoma në shërbim të agjenturave të fshehta serbe që veprojnë në Kosovë.
Do të ishte në interes të vendit dhe qytetarëve të vendit të bëhet sa më parë zbulimi i emrave të atyre që kanë qenë ish-bashkëpunëtor dhe agjent të UDB-se, që kanë punuar në dëmë të interesave të vendit dhe bashkombasve të tyre,…pra të ndahet “shapi prej sheqeri” siq e thotë populli, në mënyrë që të bëhet diferencimi në bazë të fakteve e jo paragjykimeve, për tu liruar një herë e përgjithmonë nga njerëzit e pushtetit nën maskën e “patriotizmit”, të shndrruar në kanibal të popullatës së vet!
Heqja e dilemave dhe gjykimeve hipotetike ndaj disa personaliteteve me ndikim në politikën kosovare, është e mundur të bëhet vetëm përmes heqjes së maskave politikanëve, pra përmes hapjes së dosjeve të UDB-së,…e bërjes publike të emrave një nga një e të gjithë agjentëve shqipfolës të UDB-së, gjë e cila do të ndikonte në pastrimin e skenës politike nga gjakpirësit e rinjë të gjakut shqiptar.
Në të kundërtën, me pushtetarët e korruptuar dhe të dyshuar si bashkëpuntor të agjenturave serbe,  jo vetëm që do të rinumërojmë, rrezikojmë të rrëshqasim edhe më keq në rrjetin e skenarëve antishtetëror dhe antishqiptar serb, pasi kjo kastë politike çdo herë e më shumë është duke faktorizuar Serbinë në Kosovë.
Serbia, si në të kaluarën, edhe sot është duke e përdorur të njëjtën maskë, si “gogol” për shantazhimin e fytyrave politike në Kosovë!

Studentët dhe drejtuesit e UP-së kërkojnë nga Kisha lirimin e hapësirës

Një grup studentësh i Universitetit të Prishtinës, kanë protestuar të hënën përpara objektit të Kishës Ortodokse Serbe brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës, në kundërshtim të, sic thonë, funksionalizimit të këtij objekti fetar.

Përmes një aksioni simbolik, të leximit të librave, që thonë se e konsiderojnë si “armën e tyre më të fortë”, studentët kanë kërkuar kthimin e pronës, që sipas tyre, i takon Universitetit dhe studentëve.

“Ky aksion tenton ta përçojë mesazhin që kjo tokë është e studentëve, kjo hapësirë i përket studentëve, dhe do të shfrytëzohet nga studentët për nevojat e tyre, e assesi të bëhet funksionalizimi I një objekti i cili tenton të bëhet si Kishë Ortodokse Serbe, me ç’rast cenohet edhe sekularizmi I Universitetit të Prishtinës”, ka thënë Gramos Cërnaveri, një nga studentët protestues.

Aksioni i studentëve të UP-së, pason përplasjen e para dy ditëve me Policinë e Kosovës, kur kjo e fundit nuk lejoi vendosjen e një pankarte në objektin e Kishës në kampusin e UP-së.

Një polic u lëndua dhe një numër i studentëve “u neutralizuan” gjatë përplasjes që ngjalli reagime të shumta.

President i Kosovës, Hashim Thaçi, e cilësoi protestën e studentëve, të ditës së shtunë “të papranueshme”, dhe kërkoo zgjidhjen e cështjes përmes “rrugëve ligjore dhe jo me veprime të njënashme që nxisin urrejtje e dhunë”.

“Çdo objekt fetar në Kosovë është dëshmi e tolerancës dhe dialogut ndërfetar që vazhdojmë t’i kultivojmë dhe me të cilët mburremi të gjithë”, tha presidentit Thaçi.

Objekti i Kishës në kampusin e Universitetit të Prishtinës, u ndërtua gjatë viteve të 90-ta, në kohën e administrimit serb të Kosovës dhe u riaktualizua në vitet e fundit, kur drejtuesit e Kishës Ortodokse Serbe kërkuan funksionalizimin e saj.

Një grup murgjish dhe besimtarësh ortodoks javën e kaluar bënë përpjekje për të pastruar objektin por u ndaluan nga zyrtarët e komunës së Prishtinës që thanë se “punimet nuk mund të kryen pa një leje paraprake nga komuna”.

Objekti i Kishës në kampusin e Universitetit të Prishtinës ka nxitur menaxhmetin e UP-së i cili ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që “përmes rrugëve politike dhe juridike të qartësojë situatën duke e kthyer pronën prapa”.

Profesori në Universitetin e Prishtinës, Bekim Lumi, pjesëmarrës në protestën e studentëve, thekson se kjo hapësirë I përket Universitetit të Prishtinës dhe nuk duhet të shfrytëzohet si diçka tjetër.

“Pretendimi ynë I vetëm është se kjo hapësirë u përket studentëve, i përket mësimdhënies dhe se nuk ka vend për politizim dhe fe, ka nevojë vetëm për mësim dhe hapësirë për studentët e këtij Universiteti”, tha Lumi.

Çështja e Kishës Ortodokse “Krishti shpëtimtar” në kampusin e UP-së, që prej vitit 2012 është duke u trajtuar nga gjykata, për të përcaktuar legjitimitetin e pretendimeve të Kishës Ortodokse Serbe dhe Universitetit të Prishtinës për pronësinë. (REL)

UP kërkon t’i kthehet prona ku është ndërtuar Kisha Ortodokse

VOAL.ch – PRISHTINË – Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, me anë të një komunikatë publike ka shprehur shqetësim për zhvillimet e fundit lidhur me objektin e Kishës Ortodokse që gjendet në oborrin e këtij institucioni arsimor. Menaxhmenti i UP-së kërkon nga institucionet që përmes rrugëve politike dhe juridike, të qartësojnë situatën duke ia kthyer pronën.

“Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës, respektivisht gjithë profesorët dhe studentët e tij, janë të brengosur dhe po i përcjellin me shqetësim zhvillimet rreth objektit të Kishës Ortodokse të ndërtuar në pronën e Universitetit të Prishtinës. Është botërisht i ditur procesi i ndërtimit të këtij objekti në pronën tonë, sikundër që edhe baza juridike e këtij ndërtimi e ofruar nga një pushtet që për dekada promovoj dhe ushtroj dhunën dhe terrorin.” thuhet në komunikatë.

Më tej UP njofton se ” Sidoqoftë, neve shpresojmë që institucionet tona, përmes rrugëve politike dhe juridike, do qartësojnë situatën duke na kthyer pronën mbrapa, në mënyrë që neve bashkë me studentët të vazhdojmë rrugën e avancimit akademik, të lirë dhe njëjtë për të gjithë. Ky qëndrim në asnjë mënyrë nuk duhet të kuptohet si interferim në kontekst të lirive fetare dhe respektit të komuniteteve në Kosovë, të cilat duhet te mbrohen dhe respektohen.”

Të rrahen brutalisht studentët që të plotësohet egoja e sëmurë serbe, është më shumë se skandaloze – Nga Skënder MULLIQI

Shumë herë deri më sot në shkrimet tona i kemi numëruar të gjitha të metat  dhe të gjitha dështimet e kësaj kaste politike e cila po shkon nga gabimi në gabimin tjeter edhe më të madh. Po bëjnë  gabime dhe po bëjnë lëshime,  pikërisht aty ku po prekët  integriteti territorial i Kosovës. Le që na mbyti gjendja e keqe ekonomike , por gjithnjë e më shumë jemi duke sharruar në lloqë deri në fyt edhe politikisht.Të lëshohet pe aty kur bëhet fjalë për  tërësinë  territoriale, kjo nuk përthekohet nga mendja e shëndosh e njeriut. Si kurrë më parë na u dha rasti historikë të ndërtojmë shtet ashtu siq na ka hije, e jo tia falim dreqit në të katër anët. Edhe populli nuk mund të shfajësohet në asnjë mënyrë për gjendjën e keqe politike dhe të rrjedhave ekonomike , për gjendjën e moralit, dhe kapitulimin  e tij para një kaste politike  e cila heret apo vonë do të duhej të përgjigjët  .Këta nese nuk ndalen pak  asgjë nuk do të mbetet nga shtetësia e Kosovës.  Ky grup i pa ndërgjegjshem politikë po e shesin Kosovën në të katër anët e saj.Dhanë territore më Maqedoninë,po  e humbin ngadalë  veriun e Mitrovicës më “Zajednicën” , kur Kosova e ka asociacionin e vet të  komunave .Ky sherr i madh dhe hileqarë ku hisedarë është edhe bashkësia ndërkombëtare nuk do të vonon shumë  shpejt e do të lakuriqësohet . Minoriteti serb dhe kjo farë Lista Serbe e futur në Kuvendin e Kosovës, gjithë ditën punojnë që veriu të ndahet.  Thotë një fjalë e popullit” mos ia jep dikujt gishtin gjithkujt  së ta merrë  edhe dorën”. Kjo kastë politike në pushtet jo vëtem që kan dhënë gishtin  por ia  kan dhënë edhe dorën minoritetit  serbë më të drejatat  më të mëdha që I ka dikush nga minoritetet në  botën demokratike. Po mos të ishte në pyetje politika e Beogradit nuk do ta kishim  gjithë këtë përqarje të skenës sonë politike.Po mos të ishin ndërhyrjët e Beogradit zyrtarë nuk do të kishim këtë krizë përmanente politike dhe  institucionale . Serbia gjithnjë e më shumë është duke e futur ndikimin e saj politikë në punët tona krejt  të mbredshme. Në vend që këta njerëz të politikës  të mësojnë nga pësimet e deritashme , këta  nuk po i lënë pazarët  politike  . Tema e Demarkacionit të cilën temë pushteti e më gjasë edhe e futi si kusht për liberalizim të vizave, ende nuk po dojnë më e kuptuar së nese si e tillë sërish qitet  në kuvend  për ratifikim, ka mundësi  që Kosova të futet  në një situatë politike tepër  të  vështirë  .

Dhe, për temën aktuale të Kishës së ndërtuar dhunshem midis qendrës së kryeqytetit dhe midis Univerzitetit  të Prishtinës në vitin 1992, ka pasur mundësi që mos të bëhët  kurrë temë  qendrore. Këta që erdhen  në pushtetet e pas luftës ,  harruan gjithqka tjetër , veq nuk harruan të vjedhin dhe të grabisin.  Kjo kishë e shovenizmit serbomadh të kriminelit, Sllobodan Millosheviqit është dashtë të rrënohet  moti së është ndërtuar pa asnjë destinim fetarë. Ndërtimi i saj ka pasur qëllim kolonizues dhe pushtues.  Kjo kishë  si simbol i fashizmit serbë nuk e ka vendin aty, dhe ardhja e klerikëve serbë për ta funksionalizuar,  është bërë për qëllime krejtë  politike. Serbët më poshtersitë e veta që i kan, dhe më kodin  gjenetik të prishur,  duke gjetur në mesin tonë  budallallëkun , mos dijën, janë duke i shfryëtzuar mirë të gjithë dobësit tona   , për ta pshtjelluar dhe përqarë edhe më shumë skenën  tonë politike.  Nuk besojë  së ka dikund në botën demokratike Kishë në hapësirat univerzitare. Shqiptarët gjithmonë kanë qenë dhe janë  tolerant karshi konfekcioneve të tjera fetare   dhe objekteve të tyre  të kultit. Kisha eshtë ndërtuar në kohën  kur rrënohej nga Serbia gjithqka  çka ishte shqiptare. Dihet së në vënien e gurthemelit të kësaj kishe të ndërtuar dhunshem ishte i pranishem edhe kryekrimineli, Arkan i cili bëri masakra të  pa para mbi myslimanët në Bosnje dhe mbi shqiptarët e Kosovës .Të rrahen brutalisht studentet tanë që të plotësohet egoja e sëmuar e armikut tanë shekullor është më shumë së skandaloze . Policët tanë ndërhynë aq brutalisht , sa për një moment mu dukën sikur të kishin ardhur  nga Serbia për të rrah shqiptarë, siq na rrahën dhe na vranë në të kaluarën  jo të largët .Pamjet e tilla dhe veprimet e tilla policore nga urdhënësit e tyre në krye të shtetit  nuk i shërbejnë  qetësisë dhe as stabilitetit  politik të Kosovës, aq më pak kur bëhët fjalë për një kishë e cila nuk ka lidhje më objekt të kultit. Klerikët serbë ishin dhe kan mbetur më logjikën e vjetër të tipit  pushtues  millosheviqian  në tokat tona . Kryekleriku Pavale ishte promotori  dhe përkrahësi më ia madh shpirtëror i kasapit  Millosheviq. Më atë logjikë Kisha serbe bartë mbi supe mëkate  të mëdha për mijera viktimat e civilëve të pa fajshem  në Kosovë.  Edhe kleriket  tjerë sikurse  para ardhësi  Pavle , nuk hoqën dorë nga deklaratat fashiste , nuk hoqën dorë nga deklaratat që nuk kan as një lidhje më predikimet   fetare .Partiarku në Kosovë,  Irinej  ishte më zëshmi  në deklaratat antishqiptare , më deklartat  luftë nxitëse, së gjoja Kosova është Jerusalemi serb etj. Shumë i  nxituar dhe e pa matur politikisht si shumë  herë deri më tash  lidhur më protestat e disa studentëve para kishës, ishte deklarata e presidentit, Hashim  Thaçit, i cili tha së “askush nuk guxon të prekë kishën”. Shumicës  në Kosovë kurrë nuk u ka shkuar mendja , së   përfaqësuesit  tanë më të lartë të shtetit, do  të  bëjnë   gabime të tilla  trashanike  politike , të cilat  gabime po na kushtojnë secilën ditë e më shumë …

Referendumi nuk sjell ndryshime kushtetuese as themelim të ushtrisë

VOAL.ch – PRISHTINË – Ligji për referendumin nuk do të sjellë zgjidhje për çështjet që kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, thonë deputetë dhe njohës të çështjeve juridike. Ata ndajnë mendime të ndryshme nëse, Kosova ka nevojë apo jo të ketë ligjin për referendum, si formën më të drejtpërdrejtë të demokracisë që përfshin qytetarët në vendimmarrje.

Por, sido që të jetë, ky ligj, thuhet se nuk do të mund të prekë në dispozitat e Pakos së Presidentit Marti Ahtisaarit dhe as nuk do të mund të iniciojë ndryshimet kushtetuese.

Deputeti në Kuvendin e Kosovës, Arben Gashi, thotë se me Pakon e Ahtisaarit, i njohur si propozimi gjithëpërfshirës, mbi bazën e të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës, është paraparë që për disa çështje që prekin Kushtetutën dhe nivelin qendror nuk mund të organizohen referendume, përderisa është përcaktuar qartë se për çfarë mund të dilet në referendum në nivelin lokal.

“Në rastin tonë, duke pas parasysh rrezikun e organizimit të referendumeve me qëllim të ndarjes së territorit apo bashkimit të pjesëve apo tërësisë të territorit me vendet tjera, atëherë me Pakon e Ahtisaarit është paraparë që për këto çështje të mos mund të organizohen referendume”.

“Me Ligjin për qeverisje lokale dhe me Kushtetutë, parashihet që mund të organizohen referendume lokale për çështje të karakterit specifik brenda kompetencave të komunave, por jo për çështje tjera”, thotë Gashi për Radion Evropa e Lirë.

Sa u përket referendumeve në nivelin qendror, deputeti Arben Gashi thotë se i takon Kuvendit që sa më shpejt ta specifikojë mënyrën e organizimit të referendumeve dhe funksionimit të tyre.

Në opinion, por edhe në debate politike, shpesh është ngritur çështja e bllokadës së krijuar në lidhje me ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, siç është rasti me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura. Por, Gashi thotë se ky transformim kërkon ndryshime kushtetuese, ndryshime këto që nuk mund të bëhen përmes referendumit.

“Kushtetuta e Kosovës nuk mund të ndryshohet me referendum. Të paktën ky ka qenë qëndrimi i deritanishëm i dalë si rezultat i pavarësisë së negociuar ose sipas propozimit të presidentit Ahtisaari. Për Forcën e Sigurisë së Kosovës duhet të ndryshohet Kushtetuta”.

“Por, si garant i mos ndryshimit të Kushtetutës, në mënyrë të lehtë, i kemi dy të tretat e dyfishta, që do të thotë se duhet të votojnë të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, plus dy të tretat e deputetëve të komuniteteve pakicë”, shpjegon Gashi.

Ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës në konceptin e saj, sipas Arben Gashit, do të mundësohej vetëm përmes një aranzhimi të ri politik me faktorin ndërkombëtar, marrë parasysh se edhe vetë akti i shpalljes së pavarësisë ishte një akt i koordinuar me shtetet mbështetëse të pavarësisë së Kosovës.

Ndërkaq, Dastid Pallaska, njohës i fushave juridike, thotë se për demokracitë e brishta, siç është Kosova, ligji për referendumin mund të jetë jo shumë i favorshëm. Sipas tij, ekziston rreziku që referendumi të keqpërdoret nga liderët politikë për rastet kur ata do të duan të fshihen pas votës së popullit për vendimet e tyre.

“Tani kur kjo klasë e konsumuar politike nuk po arrin që vendimet e rëndësishme në këtë vend t’ua atribuoj aleatëve ndërkombëtar dhe gjithë jo popullaritetin që mund të shoqërohet për vendime me rëndësi për vendin, tash kjo elitë e konsumuar politike, ndoshta synon që nëpërmes referendumit të zhvishet nga përgjegjësia që i takon me ligj dhe me Kushtetutë për vendimet e rëndësishme që duhet të merren”, vlerëson Pallaska për Radion Evropa e Lirë.

Referendumi nuk do të mund të përdoret si instrument për zhbllokimin e disa vendimeve, qoftë për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi apo themelimin apo jo të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, thekson Pallaska.

Për dallim nga Arben Gashi, Pallaska mendon se për themelimin e forcës mbrojtëse, nuk ka nevojë të ndryshohet as Kushtetuta dhe as të organizohet referendumi.

“Krijimi i një ushtrie, e Forcës së Sigurisë në kuptimin kushtetues, nuk kërkon asnjë ndryshim në Kushtetutën e vendit dhe rrjedhimisht nuk mund ta paramendoj si një çështje që do t’i nënshtrohej referendumit. Për këtë arsye, unë mendoj se ushtria duhet të bëhet me veprime të caktuara, me fuqizim të kapaciteteve”, thotë ndër të tjera Pallaska.

Ndryshe nga Pallaska, njohësi tjetër i fushave juridike, Blerim Burjani, mendon se ligji për referendumin, nëse jo për ushtrinë, do të mund të shërbente si zgjidhje për të lehtësuar vendimmarrjen, sidomos për çështjen e Asociacionit apo Demarkacionit, si dy tema që nuk po mund të marrin përgjigje as vendim nga institucionet e shtetit.

“Referendumi është i nevojshëm për temat, për të cilat nuk ka konsensus politik, qoftë ndërmjet pushtetit dhe opozitës apo kur Kuvendi dështon në gjetjen e ndonjë zgjidhjeje për një temë, e cila është në interesin nacional, siç është çështja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi apo Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që kanë shpëtuar pa hyrë në filtrin e vullnetit të qytetarëve se çka mendojnë ata”, thekson për Radion Evropa e Lirë, Blerim Burjani.

Mungesa e ligjit për referendumin, sipas Burjanit, vjen si pasojë e mungesës së vullnetit politik, por edhe si rrjedhojë e bisedimeve të Brukselit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradi, për shkak të drojës së disa marrëveshje të këtij dialogu do të mund të ngriheshin më pastaj për referendum në Kosovë.

Përveç për nivelin qendror Burjani e sheh si shumë të nevojshëm këtë Ligj edhe për nivelin lokal, të komunave.

“Referendumi është më se i domosdoshëm edhe në nivelin lokal të komunave. Qytetari i rëndomtë, në kuadër të pushtetit lokal, është ballafaquar me probleme elementare, me infrastrukturë e mungesë rrugësh, me çështjet e urbanizmit në përgjithësi dhe asnjëherë nuk është pyetur qytetari se ku dhe kah duhet të ndërtohet, ta zëmë, një lokalitet ose një qendër industriale. Për këto çështje, asnjëherë nuk është pyetur qytetari”, shton Burjani.

Ligji për referendumin, deri më tani më shumë ka qenë temë debati vetëm në ato momente politike kur institucionet nuk kanë ofruar zgjidhje për çështje të caktuara. Megjithatë, një draft-ligj për referendumin nuk është proceduar ende qoftë nga qeveria apo si nismë e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.(REL)

Një grup studentësh të hënën shkojnë te kisha për lexim e diskutim

VOAL.ch – PRISHTINË – “Këtë hapësirë të kampusit tonë, kemi vendosur që të hënën ta shfrytëzojmë për të lexuar dhe diskutuar, duke dhënë kështu një mesazh simbolik”, thuhet në ftesën për të gjithë studentët e profesorët e UP-së, nga një grup studentësh që kundërshtojnë funksionalizimin e kishës në qytezën universitare.

Një nismë nga studentët, që janë mbledhur në një grup të quajtur “Uniteti”, parashikon funksionalizim e kishës së është ndërtuar gjatë masave të dhunshme të Serbisë në Kosovë të funksionalizohet në shërbim të studentëve, transmeton Koha.net.

“Uniteti”, përmes së cilës u kanë bërë thirrje studentëve që të hënën në orën 12:00, të lexojnë në këtë hapësirë, të bashkuar e në unitet, për Universitet.

“Një hapësirë brenda kampusit të universitetit tonë po rrezikohet nga e me politika jashtë universitare. Funksionalizimi i një objekti fetar, me gjithë vijimësinë e kundërshtisë nga studentët që nga fillimi i ndërtimit të saj, mbetet i papranueshëm për ne. Ne thellësisht besojmë se çdo cep i hapësirës universitare duhet të përdoret për të vetmet qëllime: nevojat e studentit, dijes e shkencës”, thuhet nga ata, që më tej shtojnë se “Hapësirat e universitetit duhet të përdoren nga studentët e për studentët”.

“Për këtë gjë, studentët kanë qenë gjithnjë në unitet: Universiteti si i tërë, i takon studentit, thuhet në ftesën e grupit të studentëvë të Universitetit të Prishtinës”, përfundojnë studentët.

Shpend Ahmeti: “Hashim Thaçi sponsorizon shkrime kundër Edi Ramës”

Ahmeti: Thaçi, pa bashkëpunimin me serbët, do të ishte veç një i akuzuar nga Gjykata Speciale

VOAL.CH – PRISHTINË – Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka akuzuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi se ka sponsorizuar shkrime kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Në një deklaratë të fortë në faqen e tij zyrtare në Facebook, Ahmeti thotë se Thaçi urdhëronte këshilltarët e tij, që të shkruanin kundër takimeve të Ramës dhe kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ai i ul tërësisht vlerat presidentit kosovar, dikur komandant i UÇK, duke thënë se pa bashkëpunimin me serbët do të ishte veç një i akuzuar nga Gjykata Speciale.

“Hashim Thaçi është relevant para faktorit ndërkombëtar vetëm kur bën koncesione ndaj Serbise. Ai e di që pa Serbinë, pa pllaka përkujtimore, pa kisha e pa takime me Vucicin mbetet vetem i akuzuar potencial në Gjykatën Speciale. Si nënshkrues i demarkacionit tokëfalës, dhe premtues e nënshkrues i asociacionit tokëndarës, Thaçi krijon tema të tilla si kjo më poshtë, ku mund të duket i moderuar dhe relevant në Ballkan. Për këtë arsye këshilltaret e tij shkruajnë artikuj kundër Rames dhe takimeve me Vucicin sepse frigohet që dikush ja zë vendin tek koncesionet. Kosova do të mbetet edhe pas Thacit edhe pas gjithë neve. Nuk duhet lejuar që ky njeri dhe ekzistenca e tij të na lërë pasoja për shtetin tonë”, shkruan Ahmeti.

Kosovë: Vetëm 3 vrasje nga armët me leje

VOAL.CH – PRISHTINË – Nga rreth 1500 vrasje të cilat kanë ndodhur në Kosovë në 16 vitet e fundit, vetëm 3 kanë ndodhur nga armët me leje.

Kjo statistikë është treguesi më i mirë se janë armët pa leje dhe njohuritë e pakta të qytetarëve në përdorimin e tyre jo rrallë herë kanë përfunduar me pasoja fatale.

Për këtë arsye në Kosovë tash e disa vite kanë nisur të hapen institucione të specializuara për pajisen e qytetarëve me njohuritë mbi armë. Një prej tyre është qendra “Katana” në Obiliq, e emëruar në bazë të emrit të heroit të kombit, Agim Ramadani.

Atje një staf i specializuar e shoqëron qytetarin nëpër të gjitha procedurat e nevojshme të trajnimit për ta kualifikuar që ai të pajiset me leje dhe jo vetëm. Eliminimi i aksidenteve me armë, duke u njoftuar me to nënkupton edhe shpëtim i jetëve të qytetarëve, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Vetë ekspertët e kësaj qendre thonë se mendimi i qytetarit rreth armëve të zjarrit nga momenti që ai hyn në këtë qendër deri në përfundimin e trajnimit ndryshon tërësisht.

Kosovë: Mbi 300 mijë armë pa leje në duart e qytetarëve

VOAL.ch – PRISHTINË – Vlerësohet se numri i armëve pa leje në duart e kosovarëve është mbi 300 mijë. Ndërsa si pasojë e kësaj, edhe numri i incidenteve dhe vrasjeve është shqetësues. Njohësit e fushës së sigurisë kërkojnë nga institucionet përgjegjëse ta zbatojnë ligjin ndaj armëmbajtësve pa leje. Gjithashtu, kërkohet që të shpallet një amnisti për dorëzimin e armëve

Nga janari deri në korrik të këtij viti janë vrarë 15 persona në Kosovë, ndërsa numri i incidenteve për shkak të armëve pa leje kanë shënuar rritje kohët e fundit. Madje vetëm këtë javë kanë ndodhë disa gjuajtje me armë në qendër të kryeqytetit, në mesin e të cilave edhe ajo ndërmjet këngëtarëve Ylber Abdullahu i njohur si Cozman dhe Rigels Rajku- Noizy, shkruan ‘Zeri’.

Vlerësohet se numri i armëve pa leje që ende janë në duart e qytetarëve të Kosovës është mbi 300 mijë. Njohësit e fushës së sigurisë thonë se Policia dhe organet e drejtësisë duhet të zbatojnë Ligjin për Armët dhe ligjet tjera respektive që kanë të bëjnë me armëmbajtësit pa leje.

Ata gjithashtu theksojnë nevojën që të shpallet amnisti për dorëzimin e armëve pa leje.

Spiunazh dhe intriga: Misteri i arrestimit të dy “gazetarëve” rusë në Kosovë

Voal – Oksana Sazonova dhe Sergej Belous, dy të rinj rreth të tridhjetave të pajisur me kartën e gazetarit si reporterë të  “Noboctnoi Front” po shëtisnin që prej mëngjesit të ditës së djeshme në Hoçë të Madhe të Rahovecit.

Si njohës terreni kishin marrë me vete Zvonko Mihajllovicin, ish-kryetarin famëkeq të komunës së Shtërpçes dhe po qëndronin në një lokalet buzë rrugës.

Në mënyrë të papritur kanë mbërritur në vend një grup special i trupave special të Kosovës dhe i kanë marrë të tre personat në një minutë e më pak.

Ka shumë mister ndaj këti arrestimi, por mediat serbe kanë bërë të ditur se shërbimet secrete të NATO-s kanë lajmëruar autoritetet e Kosovës se dy agjentë të shërbimit të jashtëm rus, SVR ndodhen në Kosovë për një aktivitet subversiv.

Dhe përgjigja ka qenë e menjëhershme. Në fakt bie në sy ky fakt, se Kosova është prej vitit 1999 si terreni më pjellor i shërbimeve ruse dhe atyre serbe që kanë hyrë fuqishëm në vend dhe ka depërtuar nëpërmjet biznesit serb dhe ish-jugosllav, i cili realisht kontrollon ekonomikisht Kosovën.

Siç mësohet, dyshimi është se të dy gazetarët janë agjentë special të SVR, të cilët po përgatitnin një trazirë të madhe në Kosovë në ditët që vijnë.

Së shpejti është paralamëruar një protest e radhës për demakracionin dhe ekzistojnë shumë dyshime që shërbimet sekrete ruso-serbe duan ta kthejnë Kosovën në një vend “fitil”.

Dyshimet për veprimtarinë e spinazhit kanë ardhur pasi dy gazetarët kanë qëndruar për një kohë të gjatë në të ashtuquajturën Qendër Humanitare ruso-serbe në Nish, që nuk është gjë tjetër vetëm shtabi i Përgjithshëm i shërbimit të jashtëm rus SVR për Ballkanin, raporton Tesheshi.

Nga aty është përgatitur edhe “Lagja e Trimave” dhe trazirat e tjera.

Vetëm një javë më parë, ish-presidenti serb, Boris Tadic, paralajmëroi për një valë trazirash në Ballkan, që e cilësoi të ngjashëm me kohën e Sllobodan Miloshevicit.

Mustafa: Demarkacioni mund të rikthehet në Kuvend gjatë tetorit

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se liderët e partive kosovare nuk mund të takohen javën tjetër për të diskutuar rreth demarkacionit. Ai ka thënë se kjo mund të ndodh në javët e ardhshme. Mustafa ka treguar se çështja e Demarkacionit do të mbyllet shpejtë. I pari i ekzekutivit ka thënë se pasi të mblidhen të gjitha faktet, Demarkacioni do të ratifikohet në Kuvend.

“ Nuk mund të takohemi javën e ardhshme. Unë jam në disa takime jashtë shtetit. Kjo mund të behet javëve ne vijim ,por jo javën e ardhshme”, ka thënë Mustafa.

I pari i Qeverisë së Kosovës ka folur edhe për ftesën që u ka bërë opozitës liderëve të opozitës.

Mustafa ka thënë se edhe ky takim mund të ndodh pasi ti përfundoj takimet që është duke i bërë me kryetarët e Komunave që janë rreth kukunjve të Kosovës.

“ Unë e kam bërë këtë ftesë. Ky takim mund të behët pasi unë t’i marr të gjithë informatat na kryetarët e komunave. Po ashtu takime jam duke bërë edhe me banorët e atyre anëve”, ka treguar kryeministri Mustafa.

Ai ka thënë se gjatë muajt tetor do të këtë takim edhe me kryetarin e PDK’së, Kadri Veseli. Mustafa ka thënë se pasi të mblidhen të gjitha faktet, Demarkacioni do të ratifikohet në Kuvend. Ai ka treguar se Demarkacioni nuk ka nevojë të shkojë në Gjykatën e Arbitrazhit.

“ Nuk është e nevojshme të shkojë në këtë Gjykatë. Mund të themi se pas të gjithë shqyrtimit të fakteve dhe pas përfundimit të takimeve ne do të provojmë që Demarkacionin ta çojmë në Kuvend për ratifikim”, ka thënë Mustafa

 Ai ka thënë se Demarkacioni duhet të përfundoj sa më shpejt, pasi siç thitë ai për ketë çështje nuk mund të rrezikohen vizat dhe shumë gjera të tjera.

Kryeministri Mustafa gjatë kësaj interviste në RTK 21 ka folur edhe për dështimin e votimit të Ratifikimit të Demarkacionit të seancën e 1 shtatorit. Ai ka thënë se tërheqja është bërë për të mos pasur konflikte.

Kërcënojnë veteranët: Nëse s’na miratohen pensionet, dalim në protesta

Veteranët kanë kërcënuar Qeverinë me protesta nëse nuk iu dalin pensionet. Mirëpo, kanë thënë se do ta presin datën 24 shtator për të parë nëse Qeveria e ka përmbushur obligimin ligjor. Sidoqoftë, Ministri i Financave, Avullah Hoti ka treguar se mjetet për pensionet e veteranëve ende nuk janë siguruar. Lista e veteranëve ishte keqpërdorur pasi aty kishin përfituar edhe persona që kurrë s’kishin qenë pjesë e UÇK’së.

Ministria e Financave nuk po arrin që t’i sigurojë mjetet për t’i paguar pensionet për të gjithë veteranët e Kosovës.

Kështu kishte thënë gjatë ditës së martës, ministri i Financave, Avdullah Hoti.

“Nuk janë siguruar mjetet për veteranët. Numri i tyre, dita ditës po shtohen. Çështja e pagesës për veteranët është e lidhur me fondin monetar FMN. Është e rëndësishme që ne të gjejmë një zgjidhje sa më parë, por tani për tani nuk ka mjete, janë vetëm 25 milionë euro, pra nuk ka më shumë”, pati thënë  Hoti.

Por, mos-daljen e pensioneve po e kundërshtojnë ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Madje ata po thonë se nëse pensionet e veteranëve nuk dalin deri më datë 24, atëherë Qeveria rrezikon të përballet me rezistencë nga ana e veteranëve.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së  Xhevdet Qeriqi  ka thënë për Express se do të ketë protesta nëse preken pensionet e veteranëve.

“Protestë d të ketë nëse pensionet nuk dalin. Marrjen e tyre e kemi të garantuar me ligj. Deri me datë 24 do të presim”, ka thënë Qeriqi.

Ai është shprehur se komisioni për verifikimin e veteranëve ka dështuar në kryerjen e përgjithësive të tij.

“…me kohë dhe kemi kërkuar nga qeveria që të merret më seriozisht me komisionin që të mos lejojë që të bëhen manipulime brenda këtij komisioni, sepse këtë komision e ka formu Qeveria e Republikës së Kosovës. Tash kë do që ta pyesësh e di që listat janë të fryra dhe ka dalë ky numër që është tash. Tash është obligim i qeverisë që t’i mbuloj këta veteran, sepse vetë komisioni qeveritar e ka nxjerrë këtë numër dhe duhet t’i kryej obligimet, sepse ligji ua garanton këtë pension”, ka thënë Qeriqi.

I ashpër rreth kësaj çështjeje është treguar edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Smajl Elezaj.

Elezaj për Gazetën Express, ka thënë se Qeveria është e detyruar që t’I ndajë pensionet.
“Qeveria me dredhitë e tyre nuk mundet mi ndalë pensionet e veteranëve. Qeveria do të jetë e detyruar. Nuk mund të kaloj mbi veteranët e luftës”, ka thënë Elezaj.

Ndërkohë që rritja e pakontrolluar e numrit të veteranëve që përfitojnë pensione është duke e rrezikuar Marrëveshjen Stand-By të Qeverisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Këta të fundit po thonë se buxheti i shtetit po rrezikohet nga numri i madh i veteranëve që marrin pensione./GazetaExpress/

Përplasje e studentëve me policinë para Kishës në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arritur të vendosë nën kontroll një situatë të tensionuar në kampusin e Universitetit të Prishitnës, kur një numër studentësh provuan të vendosin një pankartë në objektin e Kishës Ortodokse serbe që ndodhet në këtë hapësirë, kanë bërë të ditur zyrtarë policorë.

Policia tha se një pjesëtar i saj u lëndua në përplasjen me studentët, por nuk dha asnjë hollësi për numrin e protestuesve të ndaluar.

Agron Borovci, nga Policia e Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë se “nuk raportohet për persona të arrestuar nga ana e policisë, përveç vënies nën kontroll të disa prej pjesëmarrësve që kanë qenë jorespektues ndaj rekomandimeve të zyrtarëve policorë që kanë monitoruar protestën”.

Sipas Borovcit, “aktiviteti i studentëve është ndërmarrë në oborrin e Kampusit të Universitetit të Prishtinës përpara Kishës Ortodokse serbe të papërfunduar, përmes së cilit është kundërshtuar funksionalizimi saj”.

Pankarta që studentët provuan të vendosin në objektin e papërfunduar të Kishës Ortodokse mbante mbishkrimin për, siç thuhej, “një objekt të ndërtuar në mënyrë ilegale” dhe ajo u vendos pas tensioneve të ngritura kur policia fillimisht e hoqi atë.

Protesta e studentëve u organizua nga Lëvizja “Studim Kritikë Vepri”‘ së bashku me organizatat tjera të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës dhe kishte për synim bllokimin e punimeve në, sic thuhet, “funksionalizim të saj”.

Flamur Pireva, student i UP-së, njëherësh antëar i Parlamentit Studentor të këtij universiteti lexoi një deklaratë, në të cilën thuhet se “Universiteti është vend i dijes dhe feja nuk ka çka kërkon brenda këtij objekti. Kisha Ortodokse serbe që është ndërtuar ilegalisht brenda kampusit të UP-së asnjëherë nuk ka shërbyer si objekt lutjeje e hapësirë e ritualit fetar. Çdo ndërtim me karakter fetar etnik dhe politik është shkelje e autonomisë e universitetit dhe karakterit universal të vatrës e dijes”.

Kisha në kampusin e UP-së, u ndërtua gjatë viteve ’90, nën administrimin serb dhe ajo, pas luftës në Kosovë, u ruajt për një kohë nga forcat ndërkombëtare. Për vite të tëra objekti i pandërtuar i saj nuk u shfrytëzua, ndërkohë që autoritetet kishtare ortodokse serbe kanë kërkuar që ta funksionalizojnë atë.

Çështja e pronës, thonë zyrtarë të komunës së Prishitnës, është kontestuese dhe inspektorët e saj, ditë më parë ndaluan punimet e filluara të një grupi murgjish serb në pastrimin e objektit dhe oborrit përreth tij.

Kosova ka buxhet për një ushtri moderne

Udhëheqës të Forcës së Sigurisë së Kosovës, thonë se shndërrimi i saj në një Forcë të Armatosur do të bëhet në përputhje me standardet e NATO-s, si një “ushtri moderne me kapacitete të plota”.

Ata thonë se Forca e Sigurisë është duke u përgatitur që të marrë përgjegjësi edhe për mbrojtjen e sovranitetit dhe territorit të Kosovës.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova i ka kapacitetet e mjaftueshme për të themeluar ushtrinë sipas standardeve të NATO-s, duke u mbështetur edhe në ndihmën që do të gëzonte nga perëndimi.

“Kemi buxhet në afat 10-vjeçar, që ne gradualisht do ta ndërtojmë një forcë moderne bazuar edhe në standarde të NATO-s. Do të jetë një forcë jo shumë e madhe, profesionale dhe e ndërveprueshme edhe me partnerët tanë”, shpjegon Rama.

Gjenerallejtënant Rama thotë se Kosova, në të ardhmen, do ta ketë ushtrinë e saj me të gjitha kapacitet operacionale.

ushtriak2

FSK

“Do të ketë mjete të blinduara, pajisje taktike ose xhipa taktikë, por edhe armatimin që ne e kemi planifikuar deri në një në kalibër të caktuar. Qëllimi dhe synimi ynë është që planet t’i koordinojmë me institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare”, thotë ai.

Transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në një Forcë të Armatosur, që nënkupton kalimin nga një forcë e angazhimeve e veprimeve për emergjenca në një forcë me karakter të plotë ushtarak, është paraparë pas një vlerësimi të sektorit të sigurisë në vend dhe rekomandimeve që NATO ka dhënë për përmbushjen e kapaciteteve operacionale.

Zyrtarë nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, thonë se kjo Forcë, tashmë ka realizuar gjithë programin e saj dhe është e gatshme për transformim të mëtejmë.

Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun, në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Kosova ka mundësi që ta ketë një ushtri moderne dhe të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme.

“Mbi bazën e buxhetit aktual, është paraparë që për çdo vit të ketë një ngritje prej pesë milionë të buxhetit për Forcën e Sigurisë. Kuptohet në Raport me këtë forcë atëherë do të shkojë edhe ngritja e ushtrisë edhe pajisja e saj si me teknikë apo qoftë edhe me armatim në raport me fuqinë financiare”, thekson Shala.

ushtriak3

FSK

Por, jo të gjithë shprehin mendimin për kapacitetet që FSK-ja mund të ketë për shndërrim në Forcë të Armatosur. Naim Maloku, analist i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, shprehet skeptik kur bëhet fjalë për një ushtri të fortë dhe të armatosur rëndë. Sipas tij, Kosova nuk ka buxhet të mjaftueshëm.

“Sa i takon ngritjes së një force të armatosur, e cila kishte me qenë ekuivalente në rrezikun që i kanoset Kosovës, pa NATO-n, për ta zëvendësuar KFOR-in, Kosova nuk ka buxhet të mjaftueshëm as për 20 vitet e ardhshme për ta ngritur një forcë, që do të siguronte integritetin territorial të Kosovës pa prezencën e KFOR-it në Kosovë”, shprehet Maloku.

Megjithatë, Maloku thotë se integrimi i Kosovës në NATO, nuk kushtëzohet me fuqinë ushtarake të një shteti. Ai konsideron se ka shtete evropiane që nuk janë të fuqishme ushtarakisht dhe janë pjesë e NATO-s.

“Mungesa e një ushtrie të pajisur mirë nuk e pengon Kosovën në proceset e integrimeve euro-atlantike”, vlerëson Maloku.

Megjithëkëtë, formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, thonë njohës të rrethanave të sigurisë, mbetet i ndërlidhur me “vendimet politike”.

Qeveria e Kosovës i ka proceduar Kuvendit në vitin 2014 Ligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, mirëpo ky ligj, është kthyer prapa pa u shqyrtuar. Një herë tjetër, ai nuk arriti të kalojë në mungesë të votave në Kuvend.

Për shndërrimin e FSK në FAK, nevojiten edhe ndryshimet kushtetuese në lidhje me këtë transformim.

Kuvendit do t’i nevojiten dy të tretat e votave, përfshirë edhe dy të tretat e votave të deputetëve nga radhët e pakicave, çka nënkupton arritjen e një konsensusi paraprak politik me subjektet nga radhët e komuniteteve pakicë. (REL)

Vështrim – Demokracia është formë e evolucionit të vazhdueshëm, e jo formë statike – Nga Skënder MULLIQI

Vitet e tetëdhjeta shënojnë fillimin e ndërrimeve dramatike në Evropën Lindore. Filluan levizjët historike kah demokracia . Shteti i Polonisë dhe polakët ishin të parët që thyen  mitin e sistemit diktatorial komunist  në Evropë.  Çfarë është demokracia? Demokracia është një formë qeverisjeje, në të cilën qytetarët marrin vendime politike të mbështetura mbi pushtetin e shumicës. Në qoftë se të gjithë qytetarët marrin vendime – quhet demokraci e drejtpërdrejtë dhe, mund të praktikohet vetëm duke marr parasysh grupe të vogla. Këtu e përmenda vetëm një detal  në zberthimin e nocionit të gjerë   të demokracisë. Këtyre ditëve u shënua Dita e Demokracisë në Kosovë. Pamë së si Kadri Veseli ua kishte hapur dyert e kuvendit shkollarëve tanë më rastin e kësaj date. Fëmijët si fëmijët ishin gëzuar së vizituan kuvendin dhe u ulën për disa qaste në ulëset e kuvendarëve tanë .Kjo që shikuam ishte një epizodë  që zgjati shumë shkurtër dhe që nuk donë të thotë ama bash asgjë kur bëhët fjalë për nivelin e demokracinë  .Kurrë nuk u organizua nga askush ndonjë tubim në shkolla dhe në fakultete që të rinjëve tanë tu shpjegohet në mënyre të detajizuar së çfarë është Demokracia. Jam i sigurtë së për nocionin e Demokracisë kan njohuri  ata të cilët i studiojnë shkencat politike ,ato  juridike  së të tjerët pak kan njohuri  për nocionin – demokraci. Për nocionin së çka është  Demokracia shumë pak dinë edhe vet kuvendarët . Nocioni demokraci nuk kufizohet vëtem në atë që të shprehësh lirshem. Kjo të cilën po e ndërtojmë është largë të qenit demokraci e mirëfilltë. Nuk ndërtohet demokracia më njerëz të logjikës së trashëguar autokratike. Të na flasin këta njerëz të cilët u sillën dhe u pështillën në krye të institucioneve tona të shtetit gjatë këtyre viteve është apsurditeti më i madh.  Demokracia nuk është anarki. Demokracia nuk thotë që kush të qohet më sabah të ban bismilah më vjedhë shtetin dhe popullin e vet. Demokracia nuk nënkupton  shtet për vete, jarana e miqë , siq e preferuan këtë punë kastat politike twe pas luftës, e veqmas pas shpalljës së pavarësisë . Me fjalën “demokraci” shërbehen dendur  qeveritë, të cilat nuk janë fare demokratike. Kur një elitë e ngushtë qeveritare e ushtrojnë   tërë pushtetin ,më qëllim që të  mbetet në pushtet  për shumë vite,, kësaj nuk i thonë demokraci. Këtë formë të ushtrimit  të pushtetit e kan zgjedhur  elitat politike në Kosovës dhe në Shqipëri .  Çështje më rëndësi , për të cilën duhet mbajtur mend, është se, demokracia është një proces, formë e bashkëjetesës dhe e bashkëpunimit. Ështe formë e evolucionit të vazhdueshëm , e jo formë statike. Demokracia në shtetet tona  ka mbetur më shumë e formës statike. Ndoshta edhe më keq, së këta, që e kan futur në dorë pushtetin janë  do njerëz, të cilët  kan mbetur më njërën këmb në sistemin  komunist,  e më tjetrën kembë në sistemin kapitalist . Kjo është edhe më e keqe së sa ti takonin komplet  njwrit taborr apo taborrit  tjetër politikë. Ky farë konglomerati politikë është duke e gërryer demokracinë nga brenda. Është fatkeqësi për një komb i cili ende po e lejon këtë konglemerat   të mbrapsht politikë që ti udhëheqë. Në shoqërinë demokratike, qevereritw janë   një prej shumë institucioneve , të cilat bashkëjetojnë në sistemin pluralist . Në shoqërinë demokratike, qeveria nuk e ka pushtetin e plotë; aq më shumë, pushteti i qeverisë – kompetencat e tij – në mënyrë të përpikët janë të përkufizuara dhe të kufizuara përmes ligjit.  Këta njerëz në krye  të Kosovës  dhe në krye të Shqipërisë  janë ngritur mbi ligjin që automatikisht  bie ndesh  më përkufizimet e demokracisë. Prandaj, si thotë populli marrja i qonë këto  kasta politike në pushtete të na mbajnë nasihate për demokracinë . Me demokraci e kan plotë gojën , por veprimet e tyre   prej  drogagjive, manipulantëve ,kriminelëve ,  të  korruptuarëve , e shumë marifete të tjera ,  janë fakte që flasin krejt ndryshe .Edhe shumë raporte ndërkombëtare  flasin për nivelin e ulët të demokracisë në Kosovë dhe në Shqipëri. Kanë vlerësuar rënie në kategoritë e kuadrit dhe pavërësisë së gjyqësorit, jo nivele të duhura të mediave elektronike dhe të shkruara e shumë të meta të tjera në sisteme .Demokracia nuk ka mundësi të avansohet më këto garnitura udhëheqëse në krye  të Kosovws dhe  në krye të Shqipërisë. Këta po e përdorin –keqpërdorin  Demokracinë për ta mbajur  pushtetin sa më gjatë . Këta politikanë  të cilët më shumë po duken si politikanucë  në pushtet nuk e kuptojmë dhe as që dëshirojnë ta kuptojnë, së   Demokracia është proces, andaj, shoqëritë demokratike  mënjanojnë padrejtësitë dhe  garantojnë një trajtim të barabartë për gjithë…

Dallimi mes shtetit sovran dhe shtetit nën protektorat ndërkombëtar – Nga Florim Zeqa

Kërkesa e kryeministrit italin Mateo Renzi për mbajtjen e Referendumit për ndryshimet kushtetuese në Itali ka hasur në kundërshtime të forta në kampin opozitar dhe mbarë shoqërinë civile italiane.
Ideja e kryeministrit italian është që përmes referendumit të ndryshojë disa nene të kushtetutës, të cilat qëllim kryesor e kanë centralizimin e pushtetit përmes reformave kushtetuese, ndryshimin e ligjit zgjedhor, shfuqizimin e ligjeve te iniciativës qytetare përmes ngritjes së peticionit nga 50 mijë në 150 mijë nënshkrime, në kohën kur mjaftonte një ligj i duhur kundër korrupsionit, një plan i vërtetë për krijimin e vendeve të reja të punës pa pasur nevoj të  preket ligji suprem dhe më i rendesishem siq është kushtetuta që e mbanë të bashkuar vendin dhe i siguron karakterin demokratik.
Referendumi është një institucion ligjor i parashikuar nga Kushtetuta e Republikës Italiane.
Referendumi është një nga instrumentet, së bashku me peticionit (Neni 50 i Kushtetutes), dhe projektligjit popullor per iniciativa qytetare (Neni 71 i Kushtetutes), me të cilin është e garantuar pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e  qytetarëve në jetën politike, si një e drejtë e patjetërsueshme (Neni 3 i Kushtetutes, pikat [1] [2].
Pas prononcimit të ambasadorit të SHBA-ve në Itali, zotit John Phillips; “Nëse nuk kalon Referendumi, do të jetë një goditje negative për ekonominë dhe investimet e jashtme në Itali”, të menjëhershme kanë qenë reagimet e opozitës ndaj ambasadorit amerikan; “Shikoj punët tuaja,…ne jemi aleatë, jo të nënshtruar” i tha lideri opozitar Alessandro DI Battista , përderisa presidenti i shtetit Mattarella ju përgjigj shkurt dhe qartë ambasadorit; “Populli është sovrani, ai vendos për të ardhmen e vet”.
Deklarata e ambasadorit amerikan “Eshtë përzierje e drejtëpërdrejt në punët e brendshme të Italisë”, nënvizoi senatori i subjektit politik “Forza Italia”, Altero Matteoli.
Akoma më të ashpër ndaj ambasadorit amerikan ishin një pjesë tjetër e opozitës italiane, të cilët kërkuan që ambasadorin John Phillips ta shpallin person “Non Grata” në Itali.
Kjo është sjellja e një shteti sovran ndaj ndërhyrjes së ambasadorit të shtetit më të fuqishëm në botë, siq janë aktualisht SHBA-të.
Për dallim nga Italia, në shtetin e Kosovës (nën protektorat) të nënshtruar para përfaqësive diplomatike, më fuqi ka fjala e cilit do ambasador të huaj në Kosovë se sa fjala e presidentit, kryeministrit, kryeparlamentarit dhe 120 deputetëve të kuvendit,…e të mos flasim për rolin primar të ambasadorit amerikan i cili “errëson  e kthjellë” në vendin tonë. Sa për ta freskuar kujtesën, ishte ambasadori amerikan Kristofer Dell ai që e imponoi Atifete Jahjagen si presidente përmes “zarfit”. Janë prap “ambasadoret e kuintit” ata që po bëjnë presion deri në shkallen e kërcënimit ndaj qeveritarëve kosovar që ta aprovojnë demarkacionin me Malin e Zi, marrëveshje kjo e cila vendit tonë i kushton me humbjen e hiq më pak se 8200 hektarëve tokë.
Përzierja e diplomatëve të huaj në punët e brendshme të Kosovës është aq e madhe dhe e gjithanshme, sa që krijohet përshtypja se pushtetarët faktik në Kosovë janë ndërkombëtarët, ndërsa qeveritarët e Prishtinës vetëm simbolikisht e rrahin “këmbanën” e pushtetit, pa pasur të drejtën e vendosjes për asgjë, as për ndryshimet kushtetuese aq të nevojshme për krijimin e Ushtrisë së Kosovës,…e lërë më për Demarkacionin, Asociacionin e Komunave serbe, Gjykatën Speciale, etj.
Shteti nën protektorat i Kosovës, është i privuar nga e drejta e Referendumit, si niveli më i lartë i demokracisë, e drejtë e shprehjes së lirë të qytetarëve të një vendi të lirë dhe sovran.
Mjerimi i qeveritarëve të Prishtinës ka shkuar aq largë sa që, përveq në servil të ndërkombëtarëve janë shndrruar në një pushtet diktatorial për qytetarët lojal të shtetit të Kosovës, përderisa në anën tjetër kanë mbetë të papërfillshëm e të pavlerë për pakicën serbe e cila nuk e njeh dhe as pranon Republikën e Kosovës si shtet të vetin.
Kjo të bënë te kuptosh se Republika e Kosovës përderisa nuk e ka ushtrinë e vet si garantuese e mbrojtjes së sovranitetit, nuk e ka të drejtën e Referendumit e as të vendosjes për integritetin territorial të vendit të saj, është larg së qënuri shtet sovran dhe i pavarur,…apo thënë ndryshe është vetëm një shtet formal në mesin e shteteve sovrane evropiane.

Sabri Bajgora: Lutemi për kauzë të përbashkët të prijësve tanë

Mijëra qytetarë të besimit islam në Kosovë, sot po kremtojnë festën e Kurban Bajramit.

Ceremonia kryesore e faljes së Kurban Bajramit, është bërë në Xhaminë e Madhe të Prishtinës “Sulltan Mehmed Fatih”.

Në ceremoni kanë marrë pjesë besimtarë të shumtë mysliman, të cilëve, drejtuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës u janë drejtuar me mesazhe urimi, por edhe me porosi për solidaritet dhe unitet të të gjithë njerëzve.

Kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora, ka thënë se festa e Kurban Bajramit është festë e sakrificës dhe zgjatjes së dorës së ndihmës për të gjithë ata që kanë nevojë, ofrimit ndërmjet njerëzve dhe dashurisë së përbashkët njerëzore.

Kryeimami Bajgora ka thënë se bota sot po vuan nga konfliktet e armatosura që sjellin vdekje e padrejtësi, tmerr dhe dhunë, varfëri dhe dëbim të popullatës nga trojet e tyre. Ai ka ftuar të gjithë njerëzit që të luten që, siç i ka quajtur ai, këto padrejtësi të shuhen.

“Të lutemi në këtë ditë të bekuar që në botë të krijohen kushtet dhe premisat që të shuhen konfliktet. Arsyeja, për tu parandaluar gjakderdhjet e reja. Mbase, të gjithë pajtohemi se njerzimi sot ka nevojë për paqe e mirëkuptim dhe jo për dhunë e konflikte. Nuk duhet harruar se misioni ynë në këtë botë është jeta me dinjitet dhe jo me konflikte dhe dhunë”, ka thënë kryeimami Bajgora.

Ai, gjithashtu, ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të gjithë faktorët relevant në vend që ta kultivojnë unitetin veprues, duke i lënë anash, siç ka thënë ai, mëritë, inatet dhe interesat personale dhe grupore, në mënyrë që të bashkuar dhe në paqe dhe në dashuri, të ndërtojnë atdheun, një liri të shëndoshë dhe stabile.

“Më lejoni që nga ky vend i bekuar, të gjithë juve, kudo që gjendeni brenda trojeve tona etnike dhe në mërgatë, në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj, t’ju uroj festën e Kurban Bajramit me dua e lutje që Zoti i Gjithëmëshirshëm të jetë në anën tuaj, t’ju mëshiroj juve dhe familjet tuaja. E lusim Allahun Fuqiplotë që ta ruaj dhe mbrojë atdheun tonë dhe t’i bashkojë mendjet e prijësve tanë në një kauzë të përbashkët, për të çuar përpara amanetin e të gjithë atyre dëshmorëve që ranë për lirinë e atdheut. Me fat ju qoftë festa e Kurban Bajramit”.

Festa e Kurban Bajramit karakterizohet me therjen e kurbanit dhe shkuarjes në haxh. Kjo e fundit, konsiderohet si një nga pesë shtyllat e besimit Islam.

Me rastin e kurban Bajramit, qytetarët e Kosovës i kanë uruar edhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

(REL)

Grabovci në pritje tek shokët dhe shoqja e prokurorisë më 14 shtator

VOAL – Ish Nënkryetari i PDKsë, Adem Grabovci duhet të shkojë më 14 shtator deri në Prokurorinë e Shtetit ku pritet nga Drita Hajdari, Elez Blakaj dhe Lulzim Sylejmani . Avokati i Grabovcit, Florent Latifaj ka thënë se do të bëjnë kërkesë për t’u shtyrë pritja pasi atë ditë është i zënë me lëndë të tjera. Ka treguar se ende s’e ka bërë kërkesën.

Prokurorët special, Drita Hajdari dhe prokurori Elez Blakaj, së bashku me prokurorin e Shtetit, Lulzim Sylejmani do ta intervistojnë të mërkurën Adem Grabovcin si të dyshuar në aferën “Pronto”.

Kjo treshe e Prokurorëve i ka dërguar ftesën Grabovcit që të shkojë në Prokurori më 14 shtator të këtij viti për t’u rrëfyer për përgjimet që e ndërlidhin atë me ushtrim të ndikimit më rastin e punësimit të militantëve të PDK’së nëpër pozita publike.

Avokati i Adem Grabovcit, Florent Latifaj ka thënë për Gazetën Express se e kanë marrë ftesën por se do të bëjnë kërkesë për të shtyrë intervistimin pasi në atë ditë është i zënë me raste të tjera të mbrojtjes.

“Ftesën e kemi marrë por do të bëj kërkesë për të shtyrë intervisitimi. Atë ditë jam i zënë”, ka thënë Latifaj, për Gazetën Express, të dielën.

Insajderi kishte publikuar i pari përgjimet e Grabovcit, duke treguar se si ky zyrtar i PDKsë kishte punësuar njerëz të vetë në Policinë e Kosovës, zgjedh prokurorë e gjyqtarë. Mes tyre, Sali Mekajn e bën kryetar të Gjykatës së Apelit, Sylë Hoxhën e bën kryeprokuror të Prizrenit. Kërkesa të shumta për ta takuar Grabovcin bën Haxhi Dërguti, atë kohë prokuror në Prokurorinë e Qarkut të Prishtinës. Aktualisht, Dërguti është kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit.

Tërmet edhe në Kosovë, epiqendra në Shkup

Një tërmet që ende nuk dihet se sa shkallë Rihter ka qenë, ka dridhur në ora 15:10 pothuajse të gjithë territorin e Kosovës. Dridhjet kanë zgjatur 5-6 sekonda.

Sipas një harte në “myearthquakealerts”, në të njëjtën orë në Maqedoni afër Shkupit është regjistruar një tërmet me 5.0 shkallë Rihter.

Dridhjet janë ndier në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Prizren, Gjakovë, Suharekë, Skenderaj dhe shumë qytete tjera.

Nga të gjitha këto qytete kanë ardhur informacionet prej dorës së lexuesit në Koha.net.

Presidenca më 2011 e konsideronte Çakorin pjesë të Kosovës

Çakori që tash thuhet se kurrë nuk ka qenë pjesë e Kosovës dhe as nuk do të mbetet me demarkacionin aktual me Malin e Zi, në vitin 2011, ishte njohur si pjesë e territorit të Kosovës.

Madje, gjatë një takimi më mes ministrit të Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane të Malit të Zi, Milan Roqen dhe ish-presidentes Jahjaga, transmeton kp, kjo e fundit kishte thënë se institucionet e Kosovës i japin përkrahje të plotë nismës për përkufizimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe nismës që të hapet pika kufitare në Çakor.

Kështu thuhej në atë kohë në një komunikatë të lëshuar për media, e cila është edhe në uebin e Presidencës së Kosovës, http://www.president-sgov.net/?page=1%2C6%2C1801#.V9UXLPl97c.

Kurse, kryetari i komisionit qeveritar për demarkacionin me Malin e Zi, Murat Meha në debatin e tre gushtit të këtij viti për argumentet dhe kundërargumentet, ka thënë se Çakori ka qenë dhe mbetet jashtë territorit të Kosovës.

“Të gjitha këto argumente konfirmojnë se Çakori kanë qenë dhe janë dhe ashtu kanë mbet jashtë territorit të Kosovës, nuk kanë qenë asnjëherë të regjistruara si prona në territorin dhe as nuk janë menaxhuar asnjëherë në territorin e Kosovës. Kjo është dokumentacioni që flet se edhe ju mund ta vërtetoni sepse ky dokumentacion është mbi të cilën krahina e Kosovës së atëhershme dhe Republika e Kosovës së tashme, është territor i cili i takon deri në Haxhaj që kanë dhe përkufizimin në harta që është paraqitur…nuk ka pronë private as shoqërore që deri sot e ka dokumentuar dikush dhe ka thënë se prona apo territori im që ishte brenda vijës kufitare të Kosovës ka mbetur tani e tutje jashtë territorit të Kosovës”, tha ai.

Opozita, rugovasit dhe deçanasit, si dhe përfaqësues të disa fshatrave të komunës së Pejës, së bashku edhe me qytetarët e Podgurit apo të Anadrinit, në vazhdimësi kanë kundërshtuar marrëveshjen e arritur nga Komisioni shtetëror dhe nënshkrimin nga ministri i jashtëm i atëhershëm Hashim Thaçi dhe Skënder Hyseni.

Ata kanë thënë se vija kufitare me Malin e Zi për ta do të mbetet përgjithmonë Çakori, Moknat Smilovica, Hajla, Shtedimi dhe Kulla e vjetër në Zhleb.

Kosova përkujton viktimat e 11 shtatorit në SHBA

Në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtator të vitit 2011 në ShBA, sot në Prishtinë do të organizohen një sërë aktivitetesh, që përfundojnë me një ekspozitë me fotografi nga ngjarja që ndodhi 15 vite më parë në SHBA.

Për ta përkujtuar këtë ditë, Garda e nderit e Policisë së Kosovës në sheshin Bill Clinton do ta ulë flamurit amerikanë në gjysmështizë, pastaj zjarrfikësit do të parakalojnë në sheshet e Prishtinës me sinjalizime të ndezura.

Kurse, në orën 12:00, do të mbahet akademi përkujtimore në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ku pas interpretimit të himneve të Kosovës dhe ShBA-ve, një fjalë rasti do ta mbajë kryeparlamentarit Kadri Veseli, nën patronazhin mbahet kjo akademi.

Aktivitetet përmbyllen me një ekspozitë me fotografi nga ngjarja e 11 shtatorit 2001 në SHBA dhe aktivitete të shoqatës “Miqtë e Amerikës”, për këtë datë.

President, sa më shumë gjunjëzohesh, aq më shumë akuzohesh – Nga Jakup Krasniqi

Nuk kam asnjë dyshim që lajmi i marrë nga mediat serbe, se “Thaçi po përgatitet për të marrë veriun e Kosovës me NATO-n”, është një gënjeshtër e madhe ruse e serbe. Është gënjeshtër, meqenëse ka kohë që Thaçi nuk e ka fort hallin për ta mbrojtur tërësinë territoriale e sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Nuk kam asnjë dyshim se kjo gënjeshtër e radhës, që vjen nga Beogradi, ka për qëllim ruajtjen, kultivimin dhe vazhdimin e politikës serbe të shkatërrimit e të gjenocidit serb ndaj Kosovës. Këtë më se miri e konfirmon edhe mosgatishmëria e qeveritarëve në Beograd, për tëmos realizuar as edhe një marrëveshje të “arritur” në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së.

Ndonëse në ato bisedime, veç të tjerave, qeveritarët e Beogradit ishin zotuar qëtëmos e pengonin anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Në fakt, ajo nuk e ka ndërprerë për asnjë moment aktivitetin e saj anti-Kosovë. Bile, përmes Listës Serbe, ajo është bërë hisedare në sovranitetin e Kosovës, pasi ministrat serbë vazhdojnë t’i përgjigjen Vuçiqit e jo Mustafës. Se bisedimet e Brukselit janë “llafe pa bukë” e tregon edhe “marrëveshja” e këtyre ditëve për targat, për çka dëgjuam lajme kontradiktore, “jo u arrit, jo nuk u arrit” marrëveshja!

Ç’ironi, fakti teksa Thaçi mundohet t’i bindë serbët se është i gjithë qytetarëve të Kosovës, kur u gjunjëzua në memorialin – pllakën përkujtimore – në Grackë e Vjetër të Lipjanit, ku shqiptarët quhen terroristë! Madje ai gafin më të madh e bëri pak ditë më vonë në Gorazhdec, kur vendosi lule pranë pllakës ku ishin të shkruar emrat e policëve serbë të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Ky në fakt është skandal i madh politik! Pasi ata ishin pjesë e eskadrileve të vrasjeve të shqiptarëve, dhunimeve të grave e tëzjarrvënieve të shtëpive e të pasurive të qytetarëve të Kosovës.

Kjo qëtrumbeton sot shtypi i Beogradit për Presidentin e Kosovës është njëporosie qartëpër të, edhe pse është thjesht gënjeshtër!Ndaj Presidenti Thaçi kot gjunjëzohet para memorialeve, pllakave përkujtimore e monumenteve çfarëdoqofshin ato, të policëve serbë të vrarë në luftën tonë çlirimtare. Madje, aty ishin edhe emrat e disa të rinjve serbë, vrasjen e të cilëve as sot e kësaj dite nuk dihet se kush e ka kryer. Është i njohur rasti në kafen “Panda”, kur pushteti i Beogradit vrau disa të rinj serbë dhe më pas u akuzuan shqiptarët!!! Me këtë, e qartë sa s’ka ku vete, Beogradi dëshiron ta legjitimojë gjenocidin ndaj shqiptarëve…

President, sa më shumë që gjunjëzohesh aty ku nuk duhet,aq më shumë do të akuzohesh nga Beogradi! Është mirë që udhëheqësi politik i UÇK-së ta ruajë konsistencën e koherencën politike, po aq sa edhe integritetin e institucionit që tani përfaqëson!Sesa për integritetin tuaj personal dhe te të zgjedhurit tuaj për Kryeministër, i keni qitur në rrafshin horizontal. Shpresoj që te dyve u është i njohur fakti seserbët edhe për mikun, sopatën e ruajnë nën jastëk!

Binjakëzimi SHIK-RIINVEST, gjunjëzoi shtetin – Nga Florim Zeqa

Përderisa Riinvest-istët e sotëm, dikur bartësit e 3 % të Qeverisë së Republikës së Kosovës në ekzil, u përkujdesën për hapjen e “Dardania Bank” në Tiranë”, të tjerët, pra SHIK-istët e sotëm, ish bartësit e fondit “Vendlindja Thërret”, mjetët e tyre i shpërndanë në llogari të ndryshme private.
Ashtu si njëri, edhe tjetri grup, asnjëherë deri më sot nuk i bënë transparente llogaritë e tyre bankare. Askush përveq bartësve të fondeve të sipërpërmendura  nuk i din saktësisht shumat e derdhuar në ato llogari bankare, sikurse që nuk u bë publik asnjëherë destinacioni i parave të grumbulluara në diasporë, të djersës së qindëramijëra apo miliona bashkatdhetarëve, që dhanë gjithçka patën për lirinë e vendit.
Paralelisht fondit të Republikës së Kosovës në Diasporë, vepronte edhe fondi tjetër “Vendlindja Thërret”, në ëmer të luftës së UÇK-es, siq thonin atëhere drejtuesit e saj, si i vetmi fond që ndihmon luftën në Kosovë, duke akuzuar fondin e Bukoshit për sabotim të luftës, dhe për mos dërgimin e ndihmave për popullatën e rrezikuar në Kosovë.
Kjo kishte çuar në përqarjën e mërgatës, veqanarishtë të kontribuesit e vërtetë të fondit të Qeverisë, të cilët ndanë kafshatën e femijëve të tyre për shtetin e Kosovës dhe lirinë e saj.
Gjendja e lartë emocionale e mërgimtarëve , dashuria e madhe ndaj atdheut, dëshira e pa kufijshme për çlirim nga pushtuesi, kishte bërë te vetën, sa që shumë nga donatorë të deridjeshëm të qeverisë së Bukoshit, të shndrrohen në donator të fondit “Vendlindja Thërret”.
Këtë  gjendje emocionale të mërgatës e shfrytëzuan në mënyrën më të “mirë”, drejtuesit e fondit “vendlindja thërret”, përmes aksionit “Atdheu në rrezik”, në periudhën mars-prill të vitit 1999, duke grumbulluar miliona marka e dollarë nga mërgata shqiptare anë e kënd botës.
Krejt kjo ndodhi pak kohë para çlirimit të vendit nga intervenimi i NATO-s. Nga shkuan e si u shfrytzuan ato para askush nuk e di?. Madje të paktë janë ata që marrin guximin të pyesin për ato mjete të grumbulluara nga djersa e mundi i mërgimtarëve.
Si pasojë e veprimeve të lartëpermendura, mërgata e jonë, sot e 17 vite më parë ka mbetë e ndarë e përqarë në grupacione të ndryshme, duke i thenë njëri-tjetrit;  ti ke dhënë për atë fond e unë për këtë tjetrin!
Në fakt të gjithë që kanë derdhë mjete në ato fonde janë atdhetarë të devotshëm  të qështjes kombëtare, por që kanë mbetë të dëshpruar e  me besim të thyer nga keqëperdorimet e shumta nga të dyja fondet.
Zhgënjimi më i madhë mërgimtarëve ju vie tani nga paradoksi, kur i shohin së bashku në pushtet bartësit e atyre dy fondeve të dyshimta, jo duke akuzuar e sharë njëri-tjetrin si dikur, por duke u pasuruar prap në kurriz të popullit të varfër.
Zbardhja e këtyre fondeve sa më parë, është kusht i vetëm dhe i domosdoshëm për kthimin e besimit ndër mërgimtar, dhe për mundësinë e ri organizimit të mërgatës në baza të shëndosha jasht ndikimeve partiake, në funksion të ndihmës dhe shtetndërtimit të Kosovës.
Zbardhja e fondeve të luftës është interes kombëtar, është kusht primar dhe jetik për kthimin e besimit ndër bashkatdhetarët që jetojnë në Diasporë, gjë e cila drejtëpërdrejtë do të gjeneronte investime të reja në Kosovë, me çka do të determinonte ecjen dhe zhvillimin më të shpejtë të shtetit tonë
Nëse vërtetë klani qeverisës SHIK-RIINVEST, dëshirojnë të hyjnë në histori siq pretendojnë dhe trumbetojnë çdo ditë, atëherë duhet të bëjnë publike aspektet financiare fondeve të tyre gjatë luftës; sa para u mblodhen, sa u shpenxuan për nevojat e sipërpërmendura,…nëse kanë mbetë të pashfrytëzuara ku gjenden ato mjete sot, në cilat banka apo i kanë shndrruar të gjitha në pasuri të “paluajtshme” paslufte në Kosovë?!
Lëni premtimet e kota të fushatave elektorale, mos u merrni me frazeologji boshe politike, “për zhvillim ekonomik dhe mirëqenje qytetare”mos ua theni edhe më tutje shpresat e të pashpresëve në këtë vend.
Ndryshimi fillon me ju qeveritar të “nderuar”,…ju lutem, tregoni haptas dhe me sinqeritet të vërtetat e atyre fondeve, rrëfehuni para këtij populli të varfër, se nesër do të bëhet vonë…ngase zemërimit dhe durimit qytetar i ka ardhur fundi, ashtu siq ju erdhi fundi iluzioneve të shkaktuara nga mashtrimet dhe premtimet marramendëse elektorale të zgjedhjeve të fundit nacionale.
“Unë kryeministër sot, ti nesër president”, ishte marrëveshje private, e pazarit politik mes dy njerëzve të  padinjitetshëm, dy figurave të dështuara, sa të njëjta po aq kontraverse politike, e cila paraqet binomin më fatal për shtetin e Kosovës.
Arritja e “kurorës politike” mes dy liderëve partiak (Thaçi-Mustafa), duke u thirrur  në emër të strukturave të partisë pa i pyetur fare ato, është injorimi dhe poshtërimi më i madhë që u bënë kryesive dhe këshillave të përgjithshëm të të dyja subjekteve, duke instaluar masat më të tmerrshme të diktaturës brenda këtyre dy partive politike.
Prandaj është momenti i fundit që zërat kundërshtues brenda elektoratit të këtyre dy subjekteve politike dhe nga popullata e gjërë të bëhen më aktiv, më të zhurmshëm dhe më sfidues për pushtetarët.
Ngase situatën e heshtur të popullatës, janë duke e shfrytëzuar në mënyrën më të mirë pushtetarët, liderët e dështuar (Thaçi-Mustafa me sejmenët t tyre) duke u thirrur në numrat e kontrabanduar gjatë dhe pas procesit zgjedhor,…si dhe duke u thirrur në “vullnetin” e qytetarëve të heshtur.

Në Kosovë lulëzon kontrabanda e arit, zhdoganohen vetëm dy kilogramë në vit

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në 50 lokacione të argjendarive duke sekuestruar 26 kilogramë ari dhe 33 kilogramë argjend.

Konfiskimi i kësaj sasie të arit dhe argjendit është bërë me dyshimit se ka qenë të kontrabandë.

Ndërsa të dhënat zyrtare të zhdoganimit të arit flasim për shifra tepër të vogla në krahasim me sasinë që posedojnë argjendarët nëpër dyqane.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci  thotë se në Kosovë zhdoganohen sasi të vogla të arit për gjatë një viti, rreth dy kilogramë. Ai thotë se ari është produkt shumë i lehtë dhe i kontrabandueshëm pasi sasia e vogël ka vlerën e lartë.

“Ari është një sfidë kryesore e Doganave të Kosovës. Kryesisht janë sasi të vogla që zhdoganohen dhe ne si dogana gjithmonë e kemi adresuar”, ka thënë Stavileci për Indeksonline.

Ndërsa në Kosovë në bazë të dhënave zyrtare të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve ushtrojnë veprimtarin 534 tregtarë që merren me ari e argjend.

Nga kjo del të jetë se shumica e arit nëpër argjendari është kontrabandë në mënyra të ndryshme.

Gjatë vitit 2012 në Kosovë janë zhdoganuar 2 kilogram ari, ndërsa vitet paraprake edhe më pak.

Çmimi i arit në tregun ndërkombëtarë sillet rreth 39 mijë dollarë për kilogramë.

Ndërsa vlera e arit të konfiskuar sot sillet mbi një milion dollar.

Zëdhënësi i Qeverisë tregon injorancë- thotë se Mali i Zi mund ta tërheqë njohjen

Kryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanovic ka deklaruar se Mali i Zi dhe Kosova mund ta dërgojnë në arbitrazh ndërkombëtar çështjen e demarkacionit nëse nuk arrijnë pajtim. Ai ka thënë se nuk duhet të lejuar që Podgorica dhe Prishtina t’i prishin raportet duke theksuar se vendi i tij nuk e do asnjë metër të Kosovës. Por zëdhënësi i Qeverisë Faton Abdullahu është shfaqur si specialist i çështjes duke thënë se Mali i Zi mund ta tërheqë njohjen që i kishte bërë Republikës së Kosovës.

Mali i Zi dhe Maqedonia e kishin njohur pavarësinë e Kosovës në tetor të vitit 2008, disa muaj pas shpalljes së pavarësisë – duke nxitur edhe një herë hidhërimin e Serbisë me njohjet që po i vinin shtetit të ri.

Vet Gjukanovic theksoi se Kosova nuk ka raporte tw kwqija me Malin e Zi por gjithë këtë e interpretoi si një luftë të brendshme ndërmjet partive politike në Kosovë.

Por tani, sipas Abdullahut, gjërat kanë shkuar aq larg sa Mali i Zi është afër tërheqjes së njohjes. Natyrisht një deklaratë e tillë është naive.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e tij.

Pajtimi për demarkacionin që mund ta na sjell humbje të pariparueshme

 Nëse do të pajtohemi pozitë dhe opozitë për demarkacionin, ashtu sikur pretendon opozita, tek atëherë do të shohim çka do të humb Kosova, tek atëherë do të shohim çka do të thotë mospajtimi.

 

Mospajtim dhe humbje e shansit për vazhdim të normalizimit të marrëdhënieve me Malin e Zi vend i cili pas Serbisë e ka potencialin përbrenda për të qenë kundër nesh dhe këtë në të ardhmen mund ta bëj deri në tërheqjen e njohjes së pavarësisë.

 

Mospajtim deri në humbjen e shansit për integrime evropiane, sepse në rrugëtimin tonë për në BE, do të na ndezet drita e kuqe.

 Mospajtim me SHBA-t duke fituar logjika kryeneçe opozitare se ne ‘populli i përvuajtur i një vendi të vogël’ mund ta kemi mirë dhe jo SHBA-t, që do të mund të vazhdohet ngjashëm edhe për ‘Asociacionin’ edhe për procese tjera. Humbje e mundësisë që si shtet i ri ta ndihmojmë tutje procesin e forcimit dhe konsolidimit të pranisë politiko-ushtarake të NATO-s në Ballkan. Transformimi i FSK-së dhe Vizat as që do të na bien në mend.

Veseli kërkon zgjedhje të parakohshme, Mustafa nguron

Kosova shpejt mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Të paktën këtë ide e ka dhënë nëpërmjet  deklaratave publike shefi i ri i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, duke theksuar se partia e tij është e gatshme për zgjedhje.

Në anën tjetër partneri i koalicionit të PDK-së në Qeveri, Lidhja Demokratike e Kosovës, insiston se ky është momenti më i keq për zgjedhje në Kosovë, me arsyetimin se për shkak të Speciales dhe arrestimeve që do të bëhen nga kjo e fundit mund të ketë krizë në vend, shkruan “Zëri”.

Sipas deputetit të LDK-së Adem Salihajt, nëse PDK-ja është e gatshme të shkojë në zgjedhje, atëherë, siç thotë ai, këtë do ta bënte vetëm për “interesat e krimit”, por jo edhe për interesa të qytetarëve.

I shpejtë ka qenë reagimi i opozitës kosovare, e cila thënë se ajo deklaratë është vetëm sinjali i parë për zgjedhje të parakohshme.

Në anën tjetër edhe analistët kosovarë kanë thënë se zgjedhjet e parakohshme në këtë situatë do t’i konvenonin më së shumti partisë më të madhe në vend. Sipas tyre, aktualisht vetëm LDK-ja nuk është e interesuar për zgjedhje.

E PDK-së në zgjedhjet e parakohshme flitet se mund t’i ndihmojë edhe Behgjet Pacolli me partinë e tij (AKR). Megjithëse nga kjo parti nuk kanë preferuar të flasin për ndonjë koalicion parazgjedhor me PDK-në, ata kanë konfirmuar se përgatitjet për zgjedhje kanë filluar.

Shkëlzen Maliqi: Demarkacioni u tërhoq për faj të Listës Serbe

Qeveria nuk e ka menaxhuar mirë çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, mirëpo kjo marrëveshje nuk ka “vdekur”, siç po pretendon opozita kosovare. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” analisti politik Shkelzen Maliqi, duke shtuar se dy shtete sovrane mund të bisedojnë hapur për korrigjim logjik të kufirit.

Ai mohon që opozita ka qenë faktor për tërheqjen e Demarkacionit nga rendi i ditës në seancën e 1 shtatorit në Kuvend, por, sipas tij, pa mbështetjen e Listës Serbe nuk ka qenë e mundur të kalojë kjo marrëveshje.

Sipas Maliqit, pozita edhe opozita po tregojnë shenja lodhjeje, çorientimi dhe dështimi dhe nuk merren me  probleme jetike, por po zhvillojnë luftën e pakompromis për pushtet.

Kosova mes lindjes dhe perëndimit! – Nga Florim Zeqa

Sjellja paradoksale e politikanëve në njërën anë, dhe heshtja e indiferenca e qytetarëve ndaj veprimeve të politikanëve në anën tjetër, i ka vënë në lajthitje miqt tanë dhe bashkësinë ndërkombëtare.
Çfarë po kërkon dhe kah dëshiron të shkoj ky popull!
Politikanët, në njërën anë deklarohen pro-përëndimor (por-amerikanë), në tjetrën vazhdojnë lidhjet dhe kumbarinë me pushtuesit shekullorë turko-sllavë, duke ua dhënë (falur) në koncesion (përmes privatizimt të egër) të arterieve më profitabile dhe strategjike në vend, si: KEK-un (KEDS), Aeroportin e Prishtinës, ndërtimin dhe menaxhimin e Autostradave,…etj.
Qasja jopragmatike e politikanëve kosovar, ka ndikuar në sjelljen dhe reflektimin negativ të shoqërisë kosovare. Në të njëjtin diskurs me politikanët po sillen edhe qytetarët, në njërën anë deklarohen se janë populli më pro-ameriakn në rruzullin tokësor, ndërsa me sjelljet e tyre çdo ditë e dëshmojnë të kundërtën e saj.
Pak kush nga shumica shqiptare në Kosovë, asokohe ju kishte gëzuar ndërtimit të Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, gurthemelin e së cilës e pati vënë arkitekti i shtetit të Kosovës, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova bashkë me Ipeshkvin e ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Mark Sopin. Ishte kjo një ide sa e qëlluar, po aq pragmatike, që ka të bëjë me ripërtritjën e rrënjëve tona të lashta, në njërën anë dhe me lidhjën e miqësisë me botën përparimtare e demokratike, në anën tjetër.
Për ironi të faktit, ditë më parë shumë nga kundërshtarët e ndërtimit të Katedrales në Prishtinë, ishin prezent në shënjtërimin e Nënë Terezës në Vatikan, jo nga dëshira dhe ndjenja shpirtërore, por vetëm sa për t’u paraqitur “pro-perëndimor”.
Muaj më parë, aq fuqishëm u kundërshtua edhe ndërtimi i një kishe katolike në fshatin Llapushnik të Drenasit, sa që u shndrrua në “hit lajm” i mediumeve të shkruara dhe elektronike në Kosovë, anipse e drejta dhe liritë fetare janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligjet e Kosovës, pa marrë parasysh se a është përbërja  katolike, myslimane apo ortodokse.
Historia e besimeve në Kosovë është shumë e lashtë. Krishtërimi ka luajtur rol të rendësishëm në mbijetesën e kombit shqiptarë ndër shekuj. Ishte krishtërimi ai që i dha identitet të fortë popullit shqiptar në kohën e dyndjeve të ndryshme barbare, si dhe gjatë sundimit të egër osman për më tepër se pesë shekuj, ku populli shqiptarë qe rrezikuar nga asimilimi dhe shperngulja masive.
Është prap krishtërimi, në përfundim të shekullit XX-të e shpëtoi popullin shqiptarë të Kosovës nga shfarosja dhe shpërngulja barbare serbe,…akoma vazhdon të na ndihmojë në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit tonë.
Por shtrohet pyetja; a jemi duke i respektuar e vleresuar sa duhet angazhimet e tyre? – E verteta është, Jo!
Sikur shumë shpejtë e harruam luftën dhe pasojat e saja. Pastaj, harruam ndihmën e madhe, të pa parë ndonjëherë gjatë historisë sonë, që na erdhi nga Shtetet e bashkuara të Amerikës  dhe ato evropiane. Vertetë pati ndodhur një mrekulli, ku më të drejtë Akademiku, i ndjeri Mark Krasniqi, e kishte thënë: “Mrekullia vetëm një herë zbret nga qielli”, derisa fliste për rëndësinë e intervenimit të NATO-s kundër forcave pushtuese serbe.
As ndërtimi i xhamive , as kostumet fetare islame, madje as shamitë e gjinisë femërore nëpër shkolla dhe parlament, e as mbajtja e mjekrrave të gjata nga shumë të rinjë shqiptarë nuk i mjaftuan botës islame që ta pranojnë Kosovën shtet. Pse?
Sepse, ne jemi evropian e jo pjese e errësirës mesjetare turke, arabe apo aziatike, të cilët edhe pas tetë vitesh nga shpallja e pavarësisë vazhdojnë të mos e pranojnë Kosovën shtet. E gjithë kjo do të thotë, se gjaku ynë i derdhur për pavarësinë e Kosovës, për botën islame nuk ka ndonjë vlerë.
Me siguri të gjithëve u kujtohet një thënje e ish presidentit të SHBA-ve, zotit Bill Clinton gjatë një vizite të pasluftës në Kosovë, po citoj; “Ne e fituam luftën, ju duhet ta fitoni paqen…”
Thënje kjo më tepër se e sakt, profetike do të thoja. Mundësitë që na i dha përëndimi, në radhë të parë SHBA-të për ndërtimin e shtetit, jo vetëm që nuk dijtëm t’i shfrytëzojmë si duhet, në të shumtën e rasteve u keqperdorën nga njerëz të pandërgjegjshëm në pushtet; duke filluar nga ndihmat humanitare, financiare dhe investimet jo të pakta që bashkësia ndërkombëtare i solli në Kosovë!
Për këtë dështim të gjithë jemi nga pak fajtor, që i lejuam të shkojnë kaq largë kusarët politik në zhvatjen e shtetit.
Pushtetarët e deritanishëm pothuajse të gjithë pa dallime janë bërë të njëjtë; lakmiqar të pakursyer në grabitjen e pasurive publike dhe shtetërore, duke u shëdrruar në klasë të pasuruarish nga privilegjet e pushtetit mbi kurrizin e një populli të varfër.
Rikuperimi i gabimeve të politikes është një procesi cili duhet të ndodhë petjetër në të ardhmen,…me ardhjen në krye të shtetit të një Qeverie të pastër dhe të përgjegjshme politike.
Meqenëse shumica e këtij populli po e zgjedhë dhe duron akoma këtë klasë kusarësh dhe matrapazësh politik, atëherë nuk e meritojmë më mirë.
Një fjlaë e urtë popullore e thotë: “Kungulli nuk shkon gjithmonë mbi ujë”. Vërtetë na ka ardhur koha të zgjedhim mes lindjes dhe perëndimit. Kaluan 17 vjet nga përfundimi i luftës, e ne si popull kemi mbetur peng i sjelljeve tona të papërgjejgjshme, e kështu mund të na kalojnë edhe po aq vite të tjera, por perëndimi (SHBA) nuk ka kohë të mirret përgjithmonë me ne,…dhe fatii ynë shumë lehtë mund të kaloj në anën e kundërt, për çka situata mund të na kthehet mbrapsht për 360 °.

Vështrim – Kosovës i duhen fytyra të pakompremetuara politike?! – Nga Skënder MULLIQI

 Pak ose asgjë të hajrit nuk  përjetuam  nga pushtetet e pasluftës. Kemi menduar se veq të mira do të kemi, se ishim për shumë kohë të robëruar .Kemi shpresuar së  do të ndërtojmë shtet  ashtu siq edhe na ka hije. Na ndodhën shumë të papritura sepse në pushtet erdhën njerëzit  që më profesionin e politikës nuk kan asgjë të përbashkët. U qartësua tashmë së kjo garniturë gadi e njejtë pushtetare e pasluftës, si qëllim e ka pasur pasurimin për vete dhe varfërimin e shumicës. Dua të lidhëm më fillimin e tekstit,  së veq hidherime na u servuan. Kastat që u ndërruan në pushtet i sollën popullit vetëm vuajtje dhe mjeriom social. I sollën këtij vendi dhe popullit krim dhe korrupcion të cilat që shumë kohë nuk po zbresin nga temat kryesore .I sollën nivel të lartë të atyre që po kërkojnë  punë. Na sollën migrime masovike …. Shumë pak na sollën gëzime , shumë pak e sollën lumturinë dhe harenë në familjët tona. E zymtësuan jetën  e shumë familjeve më vrasje të motiveve të ndryshme dhe të vrasjeve për motive politike.  

 Politika në Kosovë ishte  dhe ka mbetur  ana më e ërrët e realitetit  tonë ,  dhe e cila po na përcjellë si hije  e keqe …Dhe, natyrisht së këtu vjenë në shprehje katërcipërisht ajo  kur  ambasadori amerikan Donald  Lu,    thotë  “ Ju shqiptarët  kam ndëgjuar së shquheni si njerëz të fjalës dhe të besës, por politikan më të pa besë nuk kam pa”.  Kjo vlenë për  politikanet  shqiptarë  edhe në trojet tjera  etnike . Lu në konferencën e fundit  në kuader të luftës kunder krimit të organizuar dhe korrupcionit në Shqipëri , por që vlenë edhe për Kosovën     tha” se bosët e krimit levizin lirshem për shkak të lidhjeve të tyre më njerëz më ndikim”. Ambasadori Lu sigurisht këtu ka aluduar  edhe në njerëzit në krye të politikës dhe  të pushtetit në Shqipëri, të cilët jo që nuk e luftuan krimin kurrë por edhe vet janë  bërë pjesë e krimit të organizuar , bashkë më vëllëzërit e tyre në krye të pushtetit në Kosovë. Ai mori  shëmbull Al Kaponën. Edhe unë në një shkrim para disa muajëve  e pata përmendur pikërisht Al Kaponën si krahasim më situatën  në  Kosovë dhe në Shqipëri. Megjithate në kohën e Al Kaponës nuk ka jetuar populli dobët sikur tash nga Al kaponët  e kohës moderne , të cilët e kan kapur popullin fortë për gryke , duke ia qitur sytë duq…

  Ata që po na e zbardhin fytyrën , ata që po na bëjnë të lumtur dhe krenarë janë  bërë  sportistët  tanë të cilët po korrin suksese të jashtë zakonshme në arenën ndërkombëtare. Futbollistët në ligat evropane dhe  dy kombëtarët  tona  janë   prijetaret e sukseseve dhe të gëzimeve tona të mëdha . Pastaj , xhudistja Majlinda Kelmendi shumë herë deri më sot na gëzoj më sukseset kulminante  në nivelët botërore  , edhe në Olimpiadën e fundit…Na gëzuan kombëtarja në futboll e cila u plasua në kamponatin Evropan në Francë, dhe  më lojën e  mirw tw shfaqur atje… dhe së fundi prap na gëzuan dy përfaqësueset tona, ajo  e Shqipërisë dhe  përfaqësuesja e Kosovës në kuader të kualifikimeve për  Kampionatin Botëror në futboll. Kur jemi këtu duhet theksuar së si po vrapojnë pa fije turpi, njerëzit e politikës , duke u përpjekur që sukseset e sportistëve  tia faturojnë disi si meritë edhe e tyre. Pamë presidentin ,Hashim  Thaçin së bashku më djalin dhe njerëzit e tij  në Brazil në Lojërat Olimpike ,ku Majlinda e  zuri vendin e parë. Kështu vepruan edhe  më rastin e shenjëterimit  të Nenë Terezës në Vatikan më një delagacion të gjërë , më shumë për të shetitur më para  të këtij  populli të varfëruar   . Kjo ndodhi edhe së fundi  edhe në Finlandë . Populli  i ka një mijë e një arsye që kurrë  më, votën  mos  ta ‘ shes’ aq lirë . Kosovës i nevoiten  më shumë së kurrë fytyra të reja  të pa komprimituara politike… 

Fajon: Kosova të përmbushë kushtet për liberalizimin e vizave

Komiteti për liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme të Parlamentit Evropian, mbështeti të hënën raportin dhe propozimet e raportueses për Kosovën në këtë Parlament, Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për Kosovën

Por, komiteti nuk i dha asaj “mandatin për fillimin e negociatave me Këshillin e Bashkimit Evropian për Kosovën”.

Komiteti, i cili mbështeti më 25 vota propozimin duke pasur 24 vota kundër, kërkon që Kosova të përmbushë çështjet e mbetura siç janë lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit dhe ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Vëzhguesit thonë se zhvillim pozitiv është fakti që çështja nuk do të kthehet më në komitetin për liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme, por, rruga drejt liberalizimit është ende e gjatë dhe vështirësia themelore qëndron në ndarjet e thella që ekzistojnë në Kosovë rreth kufirit me Malin e Zi.

Më 1 shtator qeveria e Kosovës tërhoqi nga seanca e parlamentit projektligjin për këtë çështje i cili ka nxitur krizën më të thellë politike që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Opozita pohon se marrëveshja e nënshkruar në gusht të vitit 2015, e dëmton Kosovën për mbi 8 mijë hektarë tokë dhe nuk ka hequr dorë nga kundërshtimi i saj, me gjithë vlerësimet edhe ndërkombëtare se shënimi i kufirit është në pajtim më dokumentet në fuqi, përfshirë edhe planin në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës.

Ratifikimi i marrëveshjes kërkon dy të tretat e votave në parlamentin e Kosovës dhe partitë në pushtet nuk arritën të sigurojnë numrin e mjaftueshëm të tyre për shkak të mospjesëmarrjes në seancë të deputetëve të komunitetit serb por edhe pakënaqësive edhe në radhët e tyre.

Ndonëse të dyja palët bëjnë thirrje për një pajtim rreth kësaj çështjeje, deri tash nuk ka pasur asnjë përpjekje për krijimin e një konsensusi rreth saj.

Kosova mori udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave në qershor të vitit 2012 dhe propozimin katër vjet më pas, por qytetarët e saj edhe më tej janë të vetmit në Evropën Juglindore që nuk mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e zonës Shëngen, që përfshinë pjesën më të madhe të vendeve të Bashkimit Evropian.

Analizë – Intelektualëve nuk u ka hije heshtja, ajo nuk është as njerëzore!! – Nga Skënder MULLIQI

Kohë me parë në shkrimet autoriale kam  theksuar nevojën e angazhimit më të madh të elitës intelektuale në rrjedhat  shoqërore -politike të Kosovës.Pse kjo heshtje kaq e madhe e intelektualëve e don një elaborim dhe analizë  shumë  ekzakte. E dimë tashmë së kontrollin në Universitetin e Kosovës si institucioni më  lartë i dijës, e ka futur kasta politike në pushtet. I kan vu në pozitat më të larta njerëzit e vet të cilët deri në ato poste  kan arritur  në saje  poltronizmit  politik, dhe se edhe diplomat univerzitare i kan marr shkel e shko.  Duket së kjo ka ndikuar që intelektualët e shumtë që i kemi kan preferuar heshtjën përballë këtij estabilishmenti të degraduar politik në krye të shtetit. Nese në krye të institucioneve është infiltruar ndonjë intelektual , ai është aty më shumë   për ti zbatuar urdhërat e shefave të shefit kryesor.Dihet së pas luftës janë  vu në funksion metodat e shantazhit karshi   profesorëve .Pas 17 viteve kur punët në shtetndërtim nuk po na shkojnë mirë, të prefrohet heshtja e intelektualëve nuk është e justifikueshme . Nuk justifikohet së jemi në shekullin 21 kur analfabetet potencialë politik do të  duhej më në fund të largohen. Shteti nuk bëhët më njerëz të cilët i kan hyrë politikës për të përfituar materjalisht  . Detyrë patriotike e secilit prej nesh është ti dalim Zot shtetit dhe kombit atëherë kur më së  shumti është nevoja. Nevojë të madhe kemi pikërisht tash për  një elitë intelektuale , e cila do të kishte bërë shumë  në ecjën tonë përpara. Kemi mbetur që shumë kohë në status-kuon  politike dhe ekonomike, apo  edhe jemi duke u kthyer mbrapa  .Jemi duke u kthyer mbrapa më logjikën e sistetimit të kaluar komunist ,të atyre që  e kan timonin e shtetit  në dorë. Inferioriteti karshi ndodhive jo të mira më shtetin tonë, është diqka që nuk i falët  sot askujt . Mos të thotë dikush së nuk ka mundësi të gjetjës së formave dhe metodave të inkuadrimit në rrjedhat shoqërore apo inkuadrimit të drejtëpërdrejt në rrjedhat  politike . Bukur shpesh heshtja apo inferioriteti karshi rrjedhave shoqërore , është barazi më tradhëti kombëtare. Oportunizmi  i intelektualëve është i pa falshëm . Të pa shkolluarit për punë të mëdha shtetërore , nuk duhet lejuar   të duken më të menqur dhe më të dijshem së intelektualet e mirëfilltë . Ky pajtim më fatin do të shprehesha  kështu nuk është i pranueshëm  .

Nuk e di së a pajtoheni së tek ne po dominojnë antivlerat në secilin segment të jetës. Agresiviteti i pa meritorëve është bërë tepër  i madh, që mos ti lëshojnë vendet e tyre të punës ose postat e larta shoqërore . Pranimi i një barbarësie më ata të cilët nuk e kan kaqikun është më shumë së e turpshme dhe shumë e dëmshme për një shoqëri demokratike. Në mbarë sistemin na janë instaluar njerëzit që çdo ditë po abuzojnë më shtetin, njerëzit të cilët dinë të sherbehën më metodat e shantazhit, din edhe ti kërcënojnë të tjerët. Në vend të argumenteve e  përdorin forcën për diciplinimin e masës , besa edhe diciplinimin e intelektualëve , që deri më tash për fatin tonë të keq shumë u ka shkuar për dorësh. Këta njerëz  pastaj  bëhën të rrezikshem në rrugë, në institucione të shtetit  ,  në trafikë , në kafene dhe ne secilin vend tjetër. Po jemi dëshmitarë të shumë vrasjeve , ku mbrenda  harkut kohor të shkurtër  humbën jetën 9 përsona. Aty ku nuk funksionon shteti ligjor, gjejnë vend të gjitha të zezat e kësaj bote. A duhet ta vërtetojmë tezën së  kështu ka qenë edhe gjatë  historisë? Mos të pranojmë më fatin që pikërisht intelektualët dhe  atdhetarët kanë  rënë gjithmonë  viktima të regjimeve të tipit autokratik. Nese në të kaluarën për intelektualët ka qenë kohë më të vështira , sot është  më lehtë që të ndëgjohet zëri i tyre. Të shihet  kontributi i tyre faktik në rritjën e mirëqenjës , zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit politik të Kosovës. Të deligjitimohen të gjithë ata të cilët për këto vite e prun gjendjën e keqe ekonomike , politike dhe gjendjën e moralit  në pikën më të ulët. Nese hezitojmë ti thëmi të zezës të zezë dhe të bardhës të bardhë , përspektiva jonë është e mbyllur. Të krijojmë rrethana të reja politike ,duke i stopuar të gjithë ata të cilët janë mësuar të jetojën pa punuar.  Tu dalim përpara atyre të cilët nuk po ndalën më hajnitë e tyre, nuk po ndalën më keqpërdorimin e qdo vlere shoqërore.Ti ndalojmë ata që po jetojnë në luks të madh pa djersë, karshi shumicës të cilët mëzi po e presin fundin e muajit. Më të pa barabartët në secilin plan nuk preferohet debati. Intelektualëve nuk u ka hije heshtja ,ajo nuk është  as njerëzore…

Reagon ndaj Insajderit Mulla Osmani:S’kam thënë: Nënë Tereza të mos respektohet,por është hiperbolizuar deri në bezdisje(Foto)

Imami i xhamisë në Drenas, Mulla Osmani, ka reguar ndaj shkrimit të publikuar nga portali “Insajderi”, mbi veprimtarinë e Nënës Tereze.

Osmani e ka quajtur artikullin e portalit kosovar si dezinformim të opinionit publik dhe se nuk është autor i atij shkrimi.

Sipas hoxhës në xhaminë e Drenasit, shkrimi të cilin e citon “Insajderi”, autor ka Sead Zimerin dhe nuk janë fjalë e tij.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë të bërë në llogarinë e tij në “Facebook”:

Reagim ndaj Insajderit për dezinformim

Une si Mulla Osman nuk kam thënë asnjëherë qe Tereza nuk duhet respektohet. Perkundrazi çdo njeri në këtë botë meriton respekt ngase është krijesë e Zotit.
Ndërsa sa i përket keqperdorimit te figures se saj per politika te interesave te caktuar madje provokimin e neglizhencen e figurave Islame është shumë e vërtetë qe kam folur e do të flas. Tereza është nje humaniste që i ka shërbyer Vatikanit dhe Krishtërimit dhe jo figurë kombëtare dhe ska nevojë te përdoret per qëllime te tjera.
Kështu që Tereza duhet të respektohet por ska nevojë të hiperbollizohet ne atë masë saqë te na bezdis te gjithëve.
E atyre qe e bëjnë këtë do u thosha që mos e harroni edhe Nënë Zahiden ngase ishte ajo qe edukoi një familje që duhet të jetë shembull ne këto kohë krizash…

Shkrimi te cilin e citon Insajderi autor ka Sead Zimerin dhe nuk jane fjalë të mia. Pavarësishtë pajtimin tim apo jo ato jane mendime te një intelektuali që sipas meje meriton respekt edhe nëse nuk pajtohemi me të.

Imami nga Drenasi mendon që Nënë Tereza nuk duhet të respektohet

“Një nga arsyet pse Nënë Tereza u bë kaq e famshme është pikërisht sepse ajo legjitimoi aventurat kapitaliste që e ndanë botën në dy taborre: në të varfër dhe të pasur. Nënë Tereza shfrytëzoi fenë për ta arsyetuar dhe justifikuar këtë ndarje. Ajo kërkoi nga të varfërit jo vetëm që ta pranonin varfërinë por edhe ta donin atë sepse Zoti, sipas saj, i do më shumë të varfërit”, thuhet në atë shkrim, të shpërndarë nga Imami nga Drenasi.

Gjithashtu, në shkrimin e shpërndarë nga Musliu në Facebook, thuhet se Nënë Tereza i kontriboi mizerjes, injorancës dhe shtypjes së njeriut

“Se çfarë e bashkon Nënë Terezën me Krishtin mbetet mister për mua. Krishti luftoi për të varfëritë, Nënë Tereza për të pasurit; Krishti luftoi për drejtësi dhe barazi, Nënë Tereza për pabarazi dhe për mbulimin e padrejtësive. Jo! Nënë Tereza nuk është shenjtore e Krishtit por e shkeljes mbi të, mbi trashëgiminë e tij të luftës për barazi dhe liri”, thuhet në shkrimin e shpërndarë nga Musliu. /Insajderi.com

Qeveria e riprocedon në Kuvend Demarkacionin në rastin e parë të volitshëm

Qeveria e Kosovës pritet ta riprocedojë në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, menjëherë pasi të fillojë sesioni vjeshtor.

Zyrtarët qeveritarë thonë se nuk kanë afat kohor se kur do ta riprocedojnë në organin ligjvënës, por kjo do të ndodhe shumë shpejt, për shkak të proceseve të rëndësishme, siç është liberalizimi i vizave.

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe këshilltari i kryeministrit, Bajram Gecaj, thotë se në ditët e ardhshme pritet edhe të konsultohen me partnerët e koalicionit para riprocedimit të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk ka kohë të caktuar, por për shkak të proceseve të rëndësishme si rasti i liberalizimit të vizave, duhet ta rikthejmë në Kuvend sa më parë që të jetë e mundur. Besoj pas konsultimeve në ditët e ardhshme në mes të partnerëve të koalicionit”, ka thënë Gecaj për gazetën “Zëri”.Në seancën e së enjtes kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tërhoqi këtë projektligj, duke thënë se një grup parlamentar ka kërkuar koncesione si kusht për ta votuar Demarkacionin

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë, veprimi i radhës i deputetëve – Nga Florim Zeqa

Pas dështimit të Qeverisë në votimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, detyrë parësore e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës mbetët iniciativa për mbledhjen e 40 nënshkrimeve të deputetëve për thirrjen e një seance sipas procedurave ligjore, për votimin e Mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë antikushtetuese, tashmë dhe antiligjore si rezultat i dështimit të fundit dhe mungesës së numrave në kuvend.
Një iniciativë e tillë duhet të filloj menjëherë, në mënyrë që të vihet në rendin e ditës së seancës së parë vjeshtore. Në të kundërtën vihen në lajthitje deklarimet dhe kërkesat e bllokut opozitar për mungesën e numrave të Qeverisë në kuvend.
Sipas rregullores së kuvendit, ligjeve në fuqi dhe kushtetutës së vendit, me votimin e Mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë në kuvend nga ana e deputetëve,…sipas procedurave dhe kompetencave ligjore, presidenti i shtetit, zoti Hashim Thaçi është i obliguar, që në afatin kohor brenda 3 ditësh të caktoj datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Duke i marrë parasysh rrethanat e krijuara politike dhe gjendjen e rënduar socio-ekonomike të vendit, vetëm zgjedhjet e jashtëzakonshme janë shpëtim për vendin, në të kundertën vendi mund të hyjë në një krizë akoma më të thellë politike si pasojë e ndikimit të fuqishëm të Listës “Serpska” ndaj kësaj qeverie të nënshtruar para Beogradit, Podgoricës, Shkupit,…dhe Brukselit zyrtar.
Largimi i kësaj qeverie kuislinge, përveqse imperativ kohor, është shpëtimi më i madh për vendin, ngase në ditët, javët dhe muajt në vazhdim deputetët e kuvendit, përveq ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, do të ballafaqohen edhe më keq me “Zajednicën”, produktin më fatal për vendin, të nënshkruar në Bruksel nga dy krerët shtetëror (Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa me 19 Prill 2013, respektivisht me 25 Gusht 2015).
Serbia përmes “Zajednicës” synon t’i vënë nën kontroll rreth 30 % të territorit të Kosovës dhe ushtrimin e plotë mbi institucionet shtetërore. Kur kësaj i shtohen 2500 hektar të dhënë Maqedonisë dhe mbi 8200 hektar Malit të Zi, atëherë kemi të bëjmë me tkurrje enorme të integritetit territorial të shtetit tonë.
Nga shifrat e sipërpermenduara shifet qartë se nuk janë në pyetje dhjetëra e as qindëra metra, por është në pyetje një territor tepër i gjatë dhe i gjerë për Kosovën e vogël. Humbja e një territori kaq të madh, përveqse e cenon në mënyrë të dukshme territorin e vendit tonë,…e ndryshon edhe në aspektin gjeografik, pra e ndryshon hartën,…bashk me këtë e ndryshon edhe pamjen vizuele të flamurit lara-lara të shtetit multietnik (laraman) të Kosovës.
Në këtë rast deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të zgjedhur me votën e lirë të popullit, për të shpëtuar humbjen e territorit dhe pengimin e cenimit të sovranitetit nga “Zajednica”, fillimisht duhet të ngrenë Mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë kuislinge, për t’i hedhë më pas poshtë të gjitha marrëveshjet antishtetërore dhe antikombëtare të nënshkruara në Bruksel dhe Vjenë nga liderët e shantazhuar politik.
Nëse nuk ndodhë Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë nga ana e deputetëve, atëherë Gjykata Kushtetuese është e obliguar që të mbrojë sovranitetin dhe integritetin e vendit. Në rast se edhe Gjykata kushtetuese i dorëzohet shantazhit politik të liderëve të korruptuar shtetëror, atëherë çdo gjë mbetët në dorën e popullit, ngase Kosova e vogël s’ka territor të tepërt për t’i falur askujt.
Në të kundërtën, deputet shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me mosndërmarrjen e veprimeve ligjore për largimin e kësaj qeverie antikushtetuese dhe jolegjitime, mund të shndrroheni në shkaktar të trazirave dhe gjakderdhjeve të shpejta në trojet dardane, ngase populli shqiptar nuk do të pranoj për asnjë çmim humbjen e tokave të veta, kthimin prapa të trashëgimisë stërgjyshore nën kthetrat e pushtuesve sllav.

Kosova kundër Jeremiqit për sekretar në OKB

Dhjetëra nëna, motra, e familjarë të 1,650 personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, u mblodhën të shtunën në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të protestuar kundër zgjedhjes se ish-ministrit të jashtëm serb, Vuk Jeremiq, në postin e sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Nysrete Kumnova, nga shoqata Thirrjet e Nënave, tha se zgjedhja e Jeremiqit si sekretar i OKB-se do të ishte zgjedhje kundër humanizmit dhe vlerave, mbi të cilat është krijuar kjo organizatë.

Bota demokratike, ka shtuar Kumanova, duhet t’i ndëshkojë kriminelët dhe jo t’i favorizojë ata.

“Konsideroj se shtetet anëtare të OKB-së duhet ta dinë mirë sa zemra digjemi për së gjalli në pritje prej 17 vjetësh, të eshtrave të më të dashurve tanë, derisa politika serbe loz me fatin tonë. Ju lutemi juve delegatëve në OKB, mos e ngritni dorën ta votoni Vuk Jermiqin, por votën jepni për njerëzit meritorë që dinë dhe duan të punojnë për të drejtat e njerëzimit”, ka theksuar Kumnova.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Serbisë, Vuk Jeremiq, ka theksuar Kumnova edhe gjatë mandatit të tij si kryesues i OKB-së ka mbjell urrejtje kundër shqiptarëve duke mbuluar krimet serbe në Kosovë.

Për më keq, Jeremiq, ka shtuar Kumnova, ka injoruar çdo familjar që ka kërkuar zbardhjen e personave, të cilët janë zhdukur gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

“Serbia, si pushtuese, ende nuk i ka zbuluar të gjitha varrezat me persona të zhdukur duke tentuar t’i fsheh gjurmët e krimit, prandaj si e tillë duhet të deklasohet dhe të mos i pranohet as dhurohet as një post qoftë edhe udhëheqja e OKB-së. Ne duam drejtësi, ne duam që në OKB të na udhëheqin njerëz human dhe kredibil dhe jo pasues të sistemit kriminel serb si përgjegjës për krime luftë në Bosnje e Kosovë”, ka thënë ajo.

Organizatorët e protestës kanë treguar se do t’u dërgojnë një letër proteste të gjithë ambasadorëve të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të kundërshtuar nominimin e Vuk Jeremiq për sekretar të Përgjithshëm të OKB-së.

Jeta Berisha, organizatore e kësaj proteste, ka lexuar pjesë të letrës që do t’i dërgohet OKB-së:

“Kosova do t’i bashkojë forcat me Srebrenicën dhe Zhepën, jo vetëm duke organizuar protesta të mëdha, por do të ndërpresë të gjitha bashkëpunimet që ka arritur me shumë punë dhe përkushtim me shtetin e Serbisë, Kosova do të bojkotojë të gjitha produktet dhe prodhimet që hyjnë nga shteti i Serbisë. Ne nuk jemi përfaqësues të partive politike. Ne jemi qytetarë të lodhur të politikave të Serbisë, ne jemi rinia e Kosovës, ne jemi zëri që po vdes për t’u dëgjuar”.

“Serbia ka vrarë njerëz në vendin tonë Serbia kurrë nuk është akuzuara që ka lënduar botën tonë, Serbia asnjëherë nuk ka pranuar fajin e lërë me të kërkojë falje që ka kryer gjenocid në shtëpitë tona. Rinia e Serbisë nuk e njeh historinë e saj dhe sot rriten, edukohen shkollohen duke na njohur neve si pjesë të tyre, si rob të tyre”.

Protestës kundër zgjedhjes se ish-ministrit të jashtëm serb, Vuk Jeremiq, në postin e sekretarit gjeneral të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i janë bashkuar edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Ish-ministri i Jashtëm në Qeverinë e Serbisë, Vuk Jeremiq, është futur në garë të ngushtë për të pasuar sekretarin e deritashëm të OKB-së, Ban Ki Moon.

Në votimin e tretë joformal në Këshillin e Sigurimit të OKB-se, që u mbajt të hënën e kësaj jave, Jeremiq doli i treti me shtatë vota pozitive, pesë negative dhe tri vota pa opinion.

Në mesin e garuesve të tjerë për postin e kreut të OKB-se janë edhe ish-kryeministri i Portugalisë, Antonio Guterres, shefja e UNESCO-se bullgarja, Irina Bokova, ish-ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajcak, dhe ministrja e Jashtme e Argjentinës, Susana Malcorra.

Përzgjedhja e sekretarit të ri të përgjithshëm të OKB-se pritet të përfundojë këtë vjeshtë, ndërsa kreu i ri i kësaj organizate do të marrë detyrën në janar të vitit që vjen.

Kosovë: Vrasjet gjatë vitit 2016, fenomen në rritje

Vrasjet në Kosovë po shndërrohen në një fenomen në rritje. Gjatë këtij viti, sipas statistikave zyrtare, janë shënuar 23 vrasje.

Për të njëjtën periudhë, vitin e kaluar ishin shënuar 11 vrasje. Këto të dhëna, sipas autoriteteve të rendit, dëshmojnë se numri i vrasjeve nga viti në vit është në rritje.

Ndërsa, gjatë pasluftës, ku përfshihen periudha nga qershori i vitit 1999 e deri më 2014, statistikat e Policisë së Kosovës flasin për rreth 1500 vrasje me motive të ndryshme.

Si një fenomen në rritje dhe mjaft shqetësues, vrasjet në Kosovë janë temë e rubrikës së përjavshme “Fokus” të Radios Evropa e Lirë.

Nisur nga statistikat dhe rastet e fundit të vrasjeve, ish-deputeti Burim Ramadani, njohës i fushës së sigurisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë tre faktorë themelorë që kanë ndikuar në trendin e rritjes së vrasjeve dhe përkeqësimit të sigurisë publike.

“Prania e madhe e armëve ilegale në duart e qytetarëve, në njërën anë, dhe mungesa e një programi gjithëpërfshirës politik e shoqëror të qeverisë për të larguar ndjenjën dhe kërkesën e qytetarëve për armët ilegale, përbën një prej elementeve”.

Gjithashtu, neglizhenca e institucioneve të sigurisë, atyre të hetuesisë dhe të drejtësisë, si dhe e treta, mungesa e besimit të qytetarëve në sistemin politik në Kosovë, e sidomos në atë të drejtësisë. Ekziston edhe më tutje ndjenja te qytetarët që më lehtë mund t’i qërojnë hesapet personalisht, sesa të shkojnë përmes institucioneve të drejtësisë”, thotë Ramadani.

Ai vlerëson se edhe gjendja e tensionuar mund të ketë ndikim në shtimin e rasteve që si pasojë kanë vrasjet.

“Në gjithë këtë situatë, gjendja e tashmë shumë e tensionuar dhe që po e sfidon sigurinë në Kosovë, si numri i rritjes së aksidenteve, me numër të madh të plaçkitjeve, qoftë në prona, shtëpi , banka, ka ndikuar në rritjen e frustrimeve të përgjithshme të qytetarëve, gjë që ndikon edhe në rritjen e numrit të vrasjeve”, shton ai.

Një fenomen i tillë, është ngritur si shqetësim edhe në debatet e disa deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Armët pa leje, në vazhdimësi janë potencuar si rrezik i përhershëm për sigurinë e qytetarëve. Vetëm gjatë këtij viti janë konfiskuar 682 armë pa leje.

Një përgjigje ndaj këtyre shqetësimeve, kishte ofruar ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Skënder Hyseni. Ai ka folur për atë se çka ka ndërmarrë Qeveria lidhur me numrin e madh të armëve pa leje, të cilat ndodhen në duart e qytetarëve, si një prej faktorëve që ndikon në rritjen e numrit të vrasjeve.

“Me mbështetjen shumë gjeneroze edhe të institucioneve ndërkombëtare, të UNDP-së mbi të gjitha, por edhe të Bashkimit Evropian e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ne jemi aktualisht duke zhvilluar një varg fushatash, në fushën e kontrollit të armatimit pa leje, qoftë përmes vetëdijesimit, aksioneve, sepse armët e konfiskuara në masën më të madhe shkatërrohen ose vihen në kontroll ligjërisht”.

“Fushatat nuk mungojnë, janë duke vazhduar dhe do të vazhdojnë edhe më tutje. Vrasjet e fundit të qytetarëve, si gjithmonë, janë shqetësuese dhe duhet të japin alarm për institucionet e sigurisë. Kjo nuk do të thotë që Policia e Kosovës nuk është duke e bërë punën e vet ditore, sepse armët pa leje janë shqetësim parësor i Policisë së Kosovës”, kishte deklaruar Hyseni.

Mungesa e zbatimit të ligjit, nga sociologët shihet si një prej faktorëve që ndikon edhe në rritjen e dukurive negative në shoqëri, ku bëjnë pjesë vrasjet,pavarësisht motiveve që kryhen.

Sociologu Besnik Peci mendon se në përgjithësi ka një devalvim të vlerave në shoqëri, andaj edhe në situata të tilla, shtohet numri i dukurive negative.

‘’Perspektiva ime për vrasjet në Kosovë i takon asaj që në vend është instaluar njëfarë anomalie e vlerave dhe standardeve. Njerëzit nuk po dinë më se çka të respektojnë. Jemi të bombarduar prej devalvimit të vlerave dhe mungesës së implementimit të ligjit”, vlerëson Peci.

Në këtë kontekst, sipas tij, fajtorët nuk e marrin dënimin e merituar. Kurse, te populli, vijon Peci, po shfaqet bindja se pavarësisht nëse vepron në mënyrë devijuese apo të drejtë, sërish mbetesh si pjesë e fajit.

Një perceptim i tillë, sipas tij, edhe përbën një prej faktorëve që po ndodhin kaq shumë vrasje. Ndërkaq, në elementet tjera, ai përmend edhe gjendjen sociale të popullatës.

“Papunësia, varfëria mund të ndikojnë. Gjithashtu edhe mungesa e vendeve rekreative që të kalohet koha e lirë, por mendoj se kryesorja është se njerëzit po e shkelin ligjin, kanë afera të ndryshme dhe këto sjellje po i bëjnë model për shoqërinë”, thekson Peci.

Ndërkaq, nga Zyra e informimit në Policinë e Kosovës, në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike, thuhet se “Policia e Kosovës, të gjitha rastet, duke përfshirë edhe vrasjet, i trajton duke u bazuar në ligjet e aplikueshme në vend dhe në konsultim me Prokurorinë kompetente ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për kompletim dhe procedim të rasteve në organet e drejtësisë”.

Sipas policisë, “në vazhdimësi janë ndërmarrë veprime konkrete për parandalim, qoftë përmes operacioneve policore për konfiskimin e armëve ilegale apo edhe përmes fushatave të ndryshme për vetëdijesim për të gjitha aktivitetet e kundërligjshme që mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi në rrezikimin e sigurisë së përgjithshme apo që mund të çojnë te kryerja e akteve të tilla”.

Por, zyrtarë të autoriteteve të rendit kanë potencuar faktin se në aspektin e parandalimit të rasteve të tilla, përveç policisë, duhet luajtur rolin e tyre edhe aktorët tjerë, të cilët kanë obligime institucionale dhe shoqërore në funksion të vetëdijesimit apo sensibilizimit të shoqërisë lidhur me pasojat që mund të vijnë nga veprimet e kundërligjshme, në përgjithësi.


Send this to a friend