VOAL

VOAL

Albin Kurti – Qeverisë: Demarkacioni ka vdekur, nuk lejojmë ringjalljen

Lideri shpirtëror i Vetëvendosjes, Albin Kurti është rikthyer kërcënimeve në drejtim të Qeverisë, duke thënë se marrëveshje për Demarkacionin ka vdekur dhe si e tillë nuk bën të ringjallet.

“Ajo marrëveshje ka vdekur dhe ne nuk lejojmë ringjalljen e saj”, ka thënë Kurti, për Top Channel.

“Kjo nuk varet nga ne, por nga qeveria. Ne urojmë që të mos na sjellin një marrëveshje të tillë që gjymton territorin dhe në të njëjtën kohë Kosova humbet kurrizin e vargmalit, burimet ujore, por dhe bukuritë natyrore”, ka shtuar ai.

Kurti tha se Vetëvendosja nuk i pranon presionet e fundit të Brukselit për të pranuar miratimin nga Kuvendi i Kosovës të marrëveshjes për vijën kufitare me Malin e Zi. “BE ka dy kërkesa për Kosovën për liberalizimin e vizave. E para është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta. E dyta, nënshkrimi i vijës së demarkacionit me Malin e Zi. E dyta nuk është e drejtë sepse Malit të Zi iu liberalizuan vizat dhe nuk iu vu kusht vija e demarkacionit me Kosovën”, deklaron Kurti.

Kurti: Me Pakon e Ahtisarit shqiptarët e Kosovës janë refugjatë në shtëpitë e tyre

Lëvizja Vetëvendosje organizoi sot tribunë me temën “Plani i Ahtisarit dhe tezat e Vetëvendosjes”, ku drejtues të kësaj partie opozitare numëruan padrejtësitë që besojnë se iu bënë shtetit të Kosovës me Pakon Ahtisari.

Ata kërkuan që të ndërrohet edhe Kushtetuta e Kosovës. Tribuna është mbajtur në 10 vjetorin e protestës ku humbën jetën Arben Xheladini dhe Mon Balaj.

Deputeti Albin Kurti duke folur për mangësitë e Pakos së Marti Ahtisartit, tha se u krijua një fiksim me Pavarësinë si fjalë, shtetin pa e konsideruar në përmbajtjen e saj.

Dhe sipas tij, në krejt pakon e Ahtisarit një herë përmendet fjala ‘shqipja’, ‘te gjuha shqipe’, askund fjala ‘shqiptar’ përveç te fjala ‘komunitetet jo shqiptare’ dhe 37 herë fjala ‘serbe’.

Kurti tha se ishin kritikë para dhjetë viteve se shqiptarët dhe serbët konsiderohen komunitete edhe pse shqiptarët janë mbi 90 për qind e serbët 6 për qind. Pra, ai tha se sipas Pakos së Ahtisariit shqiptarët e Kosovës nuk janë as popull e as komb, sepse njerëzit në Kosovë kjo pako i quan banorë e jo qytetarë. Kurti tha se qytetari është burim i sovranitetit, ndërsa banor është status që mund ta fitojnë edhe refugjatët. Sipas tij, kosovarët po trajtohen si refugjatë në shtëpinë e tyre.

Sipas Kurtit janë gjashtë padrejtësi themelore të Pakos së Ahtisarit.

“Gjashtë padrejtësitë themelore që ne i kemi identifikuar atëherë. Dhe e cila paraqet thelbin e kritikës dhe kundërshtimit tonë që merr shprehjen më të mirë në demonstratën e 10 shkurtit të vitit 2007. Padrejtësia e parë është privilegjet për pakicën serbe për shkak se kështu kërkonte Serbia, e dyta është trashëgimia kulturore me 45 zona eksterritoriale me gjithsej qindra hektarë dhe e cila serbizonte dhe fetarizonte kulturën te ne. E treta është decentralizmi që përmban tri të katërtat e Pakos së Ahtisartit. Padrejtësia e katërt është betonimi i sundimit ndërkombëtar, padrejtësia e pestë është pjesëmarrja e Kosovës në borxhin e jashtëm të Serbisë, ndërkohë që ne nuk kemi marrë pjesë në suksesionin e Jugosllavisë. Dhe krejt në fund është çështja e shuarjes së TMK-së, në vend se të çarmatoset ushtria jugosllave u çarmatos UÇK-ja”, tha Kurti.

Në këtë tribunë me simpatizantët dhe aktivistët e Lëvizjes, kryetari Visar Ymeri, tha se me Pakon e Ahtisarit kompetencat për sovranitetin e Kosovës mbeten në duar të të huajve dhe Kosova mbeti pa sovranitet, pa demokraci, pa drejtësi, në varfëri, pa shkolla pa punë dhe pa ushtri.

“Ne kërkuam sovranitetin si demokraci, si shoqëria jonë e kombi ynë të kenë po aq sovranitet sa vendet fqinje e sa vendet tjera të botës, as një grimë më shumë dhe as një grimë më pak. Fundi fundit kemi pësuar aq shumë në histori, jemi përpjekur dhe luftuar aq shumë në histori sa që sot ta meritojmë këtë dinjitet dhe këtë liri. Pakoja e Ahtisarit nuk u shqetësua për dinjitetin dhe lirinë tonë. Ajo u implementua dhunshëm, madje, duke e nxitur policinë e OKB-së të vrasë protestues paqësorë. Neve na trajtuan si popull të dorës së tretë, këtë nuk kemi për ta harruar kurrë, por jo se duam të hakërrehemi”, tha Ymeri.

Kryetari i VV-së, Ymeri tha se duhet të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës ngase është shteti më i zymtë në botë.

Ndërsa profesori Sadri Fetiu duke kujtuar protestën e 10 shkurtit ka kërkuar zbardhjen e vrasjes së dy protestuesve.

Për të kujtuar protestën e 10 shkurtit 2007 dhe vrasjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt sot Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një varg aktivitetesh. Fillimisht janë bërë homazhe tek varrezat e të rënëve në Prishtinë përkatësisht në Podujevë, si dhe janë bërë homazhe tek vendi i rënies, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Për të kujtuar ndodhitë e para dhjetë viteve po ashtu është mbajtur edhe një ekspozitë me fotografi nga protesta e 10 shkurtit.

Rasti Haradinaj mund të shtyhet përtej 2 marsit

Ramush Haradinaj në gjykatën në Colmar të Francës, 9 shkurt 2017

Procedurat gjyqësore për rastin Ramush Haradinaj në Francë, mund të mos përfundojnë më datën 2 mars dhe procesi të vazhdojë, thonë njohësit e të Drejtës Penale Ndërkombëtare në Kosovë.

Profesori i të Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se kjo çështje mund të shtyhet deri sa gjykata dhe më pas Ministria e Drejtësisë në Francë në bazë të administrimit të provave të marr vendim se si do të veprohet tutje.

“Është rreziku që procesi mund të zvarritet edhe më tej, për shkak se Franca, organet kompetente në këtë rast, nisur nga gjykatat, duhet të shqyrtojnë qëndrueshmërinë, vlefshmërinë, vërtetësinë e atyre provave që Serbia i ka deponuar. E për vlerësimin e kësaj, mendoj se duhet kohë”.

“Serbia, sigurisht që ka deponuar shumë prova. Kështu që kjo mundet të përmbyllet më 2 mars, por para dy marsit kurrsesi. Pra, mund edhe të shtyhet”, tha Salihu.

Profesori Salihu tha se rastet e tilla kërkojnë kohë, derisa mekanizmat përkatës të drejtësisë të binden që provat e dorëzuara janë, përkatësisht nuk janë të besueshme.

“Serbia i ka vlerësuar dhe i ka deponuar [provat]. Tash Franca, duhet me të bindet dhe të konstatojë se vërtetë këto prova qëndrojnë ose jo. Fakti se është caktuar seanca më 2 mars nuk do të thotë domosdoshmërish se do të zgjidhet kjo kërkesë me – po ose jo”, tha Salihu.

Një gjykatë franceze në Colmar të enjten ka shtyrë vendimin për lirimin ose ekstradimin në Serbi të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, deri më 2 mars. Pas përfundimit të seancës Haradinaj tha se “Serbia po provon ta pengojë rrugën e Kosovës si shtet i pavarur e sovran”.

Analisti politik Driton Selmanaj mendon se vonesa e mëtutjeshme e një vendimi në institucionet e drejtësisë në Francë për Haradinajn, nxit dyshime të tjera përtej çështjeve juridike.

“Prolongimi i vendimmarrjes për Haradinajn, nxit dilema. A mund të jetë ndonjë aranzhim i cili mund të lidhet edhe me Gjykatën Speciale, kjo është herët ndoshta të thuhet, por këtu gjithçka nuk po duket e qartë. Ka dilema. Them prolongimi i mëtutjeshëm nxit dyshime rreth asaj se a është një proces i pastër, krejtësisht juridik apo ka diçka tjetër përtej kësaj”, tha Selmanaj.

Ndalimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga zyrtarët e institucioneve të Kosovës është cilësuar si i papranueshëm.

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës Enver Hoxhaj, e ka quajtur të pakuptimtë dhe të panevojshme mbajtjen e mëtutjeshme të Haradinajt në Francë.

“Kemi ofruar mbështetjen e nevojshme shtetërore dhe diplomatike duke besuar thellë në pafajësinë e tij. Mbajtja e mëtutjeshme është e pakuptimtë dhe e panevojshme”, ka shkruar Hoxhaj, në rrjetin social Facebook.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua nga autoritetet franceze me 4 janar në aeroportin e Bazelit, në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, që daton nga viti 2004.

Haradinaj ishte komandant i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pas luftës themelues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, një parti parlamentare të cilën ai e udhëheq akoma.

Mbajtja në Francë e Ramush Haradinajt mund të jetë një inskenim (helmim me polonium në çaj) si në rastin Litvinenko – Nga Isuf B.Bajrami

 

Zoti Haradinaj u ndalua më 4 janar nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër arresti serb të lëshuar 13 vjet më parë.

Më 12 janar Gjykata e Apelit në Colmar e liroi zotin Haradinaj me kusht që të qëndrojë në Francë, në pritje të shqyrtimit të kërkesës serbe për ekstradimin e tij në Serbi.

Ndalimi i zotit Haradinaj nxiti reagime në shkallë të gjerë në Kosovë, ku u mbajtën edhe protesta me kërkesën për lirimin e tij.

Ky është rasti i dytë që zoti Haradinaj ndalohet në bazë të një urdhër arresti serb. Në qershor të vitit 2015 ai u ndalua në Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, derisa po kthehej nga një vizitë zyrtare në Berlin.

Autoritetet në Kosovë kanë kërkuar disa herë nga policia ndërkombëtare, Interpol që mos merren parasysh fletarrestimet e lëshuara nga autoritetet e Serbisë për qytetarët e Kosovës. Kërkesat kishin pasuar disa raste të ndalimit nëpër aeroporte të drejtuesve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bazë të fletarrestimeve të Beogradit.

Gjykata e Apelit në qytetin Colmar të Francës lindore, shtyrjen e datës për të vendosë më 2 mars lidhur me kërkesën e autoriteteve serbe për ekstradimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilin Beogradi e akuzon për krime lufte është e dyshimtë se mund të jetë një inskenim si në rastin Litvinenko që u vra nga Shërbimet Sekrete Ruse. Rasti i Aleksandar Litvinenkos, fokusoi vëmendje botërore pasi ai u helmua me lëndën radioaktive polonium, në vitin 2006.43-vjeçari, i cili kishte punuar për KGB-në dhe më pas pasardhësen e saj “FSB”, ndërroi jetë tre javë pasi konsumoi substancën e hedhur në çaj. Në bazë të provave në trupin e viktimës, mjeku ligjor Sir Robert Owen deklaroi në gjykatë se “është gjithmonë edhe më e sigurt përfshirja e shtetit rus në vrasjen e Litvinenkos”.

Pas seancës zoti Haradinaj tha se shpreson në një vendim më të shpejtë dhe se shtyrja deri më 2 mars ishte e panevojshme, meqë kërkesa e Serbisë është politike dhe keqpërdorim dhe tendencë për të korruptuar organet e Policisë Ndërkombëtare. Nuk kishte ndonjë arsye për shtyrjen e vendimit që duket të jetë kushtëzuar nga vëllimi i lëndës së dorëzuar nga autoritetet serbe.

Beogradi pretendon se ka ofruar prova të reja që siç thuhet nuk janë paraqitur gjatë gjykimit të tij në Hagë, ku z.Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm, në vitin 2008 dhe më pas në vitin 2012 në një rigjykim të pjesshëm që ishte rasti i vetëm në historinë e Gjykatës për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Avokatët thonë që nëse gjykata hedh poshtë kërkesën serbe, z.Hardinaj do të jetë i lirë dhe Serbia nuk ka mundësi apelimi, ndërsa në një rast të kundërt, vendimin përfundimtar për ekstradim apo jo do ta merrte qeveria franceze, përkatësisht ministri francez i drejtësisë.

A po futet në lojë “Zajednica “si koncept politik për ndarje të Kosovës?! – Analizë nga Skënder MULLIQI

 Ne Ballkan por edhe më gjerë udhëheqjet shtetërore po ngriten mbi popullin dhe shtetin të cilin e përfaqësojnë. Nese nuk do të kthehet komunizmi në kohën sikur ishte dikur, duket ashiqare së udhëhëqjet shtetërore të shumë shteteve ne Ballkan po instalojnë në pushtet figura politike më predispozita të ish regjimit. Sikur në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar po ngjallën nacionalizmat në kuptimin më negativ të fjalës. Ne shtetet e rajonit kemi udhëheqës politikë sundimtarë të vërtetë, siq është Millo Gjukanoviqi në Mal të Zi , që 25 vite po e udhëheq shetin malazez.Në Kosovë dhe në Shqipëri kemi pasur disa ndryshime ne krye të shtetit deri me sot , por kemi edhe shumë udhëheqës të predisponuar për udhëhqje të tipit komunist.Regjimi në Shqipëri dhe regjimi në Prishtinë pak dallojnë nga regjimet komuniste te kohës së kaluar, të hidhur për shqiptarët .Qdo formë të veprimit në udhëheqje më shtetin dhe të mirat materjale po kan ngjashamëri të madhe më komunizmin .Kohën e fundit është ngjallur shumë retorika e nacionalizmit, apo unë do të thosha e ultranacinalizmit të shtetet ballkanike. Në këtë plan të pa kalueshem janë udhëheqja shtetërore e Serbisë.Regjimi I Beogradit nuk ka hequr dorë nga sllognët e ultranacionalizmit të ulët karshi shqiptarëve .Nacionalizmin e shoqëruan gjithmonë me incidente te ndryshme në mbrendi të Kosovës.Gjatë këtyre 17 viteve kishim incidente te cilat kishin për qëllim destabilizmin e Kosovës. Por, incidentet e kohës së fundit më mure dhe më tren në veri ,janë lojëra të dyfishta të regjimit të Beogradit , pa e përjashtuar këtu as regjimin në Prisntinë. Pse e bëra këtë paralele ? E bëra së qëllimi I këtyre dy ngjarjëve të prodhura dhe mirë të orkestruara edhe nga faktori ndërkombëtar , kan për qëllim tua forcojnë pozitat, këtyre regjimeve te rëna përtoke nga keqpërdorimet e mëdha . Këto regjime po e përdorin thënjën “sa më e keqe gjendja politike aq më mirë për ta “ .Krahas deklarimeve për marrdhënje të mira ndërfqinjësore po shohim edhe veprimet e tyre krejt të tjera në terren , më qëllim të mbajtjës më qdo kush të pushtetit. A nuk duket tashmë së treni ruso-serb dhe muri në veri të Mitrovicës na paskan qenë ,më shumë lojëra për konsum të mbrendshem politik të Beogradit dhe Prishtinës zyrtare .Bashkësia ndërkombëtare duket se ende është duke I përdorë këta njerëz në krye të shtetit që me lehtë ti përfundojnë disa procese politike jo të favorshme për Kosovën. Duket së pas ndalimit të trenit dhe pas rrezimit të murit në veri, po fshihen plane te reja për ” Zajednicën’ dhe Demarkacionin . Duket së këto dy ngjarje ishin mirë të përgaditura për ta zhvendur vemendjën e popullit nga problemet sociale dhe ekonomike .Tek e fundit ndalimi i trenit rus dhe rrenimi I murit nuk janë për tu bërë aq shumë bujë në opinion , sepse po themi më plotë gojën së jemi shtet sovran dhe i pavarur .Muri është ndërtuar nga minoriteti serbë pa lejën e organeve tona relevante .Por ,të shohin së a është përfundimtare gjithë kjo .Duket së do të fillon një murë ndarës etnik më ndryshe ne veri?. Qëllimi është diku tjetër .Që sa më parë të vjen në rend të ditës”Zajednica “ siq kan filluar te përmendet kjo punë bashkë me Demarkacionin , që të dyja këto më interes imediat për Kosovën . Duket së jemi një popull që lehtë frustrohemi dhe besa mashtrohemi .Me këto dy raste më së shumti po dëshirojnë të përfitojnë politikisht, Thaqi dhe Mustafa dy figurat qendrore të kësaj politike deshtake dhe shumë deshpruese për popull.Po tentohet më qdo kusht nga pushtetet që të fshihen problemet eksploduese nen tepih, të cilat nese shpërthejnë detonimi i tyre do të jetë shumë I madh . Po tentohet gjithashtu të fshihet krejt mos puna e tyre në luftë për ndërtimin e institucioneve te shtetit , në luftë kunder korrupcionit dhe krimit të organizuar … Kan mbetur punë në gjysmë të rrugës në shtet ndërtim dhe mirëqenje.Çdo krizë autokratët e shfrytëzojnë në luftë për pushtet.Incidentet I kan shfrytëzuar që të tregojnë gjoja forcën, së nuk do të lejojnë askush rrezikimin e territorit të tyre. Poenta e gjithë tregimit më trenin ka qenë zhurma mediatike së treni ishte I mbuluar me ikonografinë serboqetnike dhe më mbishkrimin “Kosova është Serbi” e shkruar në shumë gjuhë botërore .Askush nuk do të kishte pasur ndërmend trenin kur dihet së trenat nga Serbia me vite vijnë në Kosovë pa asnjë pengesë.Dhe, shtrohet pyetja logjike , për qka gjithë kjo zhurmë dhe prodhim krize siq e kan klasifikuar shumca edhe nga ana e analistëve?Serbia në pranveër I ka zgjedhjet presidenciale dhe ndoshta edhe zgjedhjet nacionale. Kjo shumë vlenë edhe për Prishtinën zyrtare të cilën e presin zgedhjet locale e ndoshta edhe ato nacionale .PDK dhe LDK si parti në pushtet jetikisht janë të interesuara ta kthejnë besimin e humbur së pari të elektorati I vet , e pastaj edhe besimin e humbur në popull, duke dëshmuar gjoja fuqinë e tyre politike ne planin e jashtem.Po vazhdohet duket më lojëra të nacionalizmit serbomadh në Ballkan .Asociacioni zatën edhe është qëllimi parësor i Serbisë.15 përqindëshi ose më shumë I territorit të Kosovës, moti I proklamuar nga serbët është synimi I tyre përfundimar .Kartat e ultranacionalizmit serbë për ndarjën e Kosovës sërish janë futur në lojën politike. Këtë gjë po e vërtetojnë edhe disa deklarata të disa zyrtarëve të lartë ndërkombëtar për ndarjën e Kosovës …

Familja në Gjilan hap të pame për xhihadistin Ridvan Haqifi

“Ditë të zeza”, për shqiptarët që nuk e përkrahin ISIS’in, kishte paralajmëruar Ridvan Haqifi.

Por, zotimin e tij udhëheqësi i terroristëve shqiptarë në Siri e Irak nuk do të mund ta përmbushë kurrë.

Familja e tij ka hapur të pame, tash e disa ditë, në lagjen e Bllacëve në Gjilan ku banojnë, derisa autoritetet kosovare, gati 24 orë pas lajmit për vrasjen e Haqifit në Siri, që mori jehonë gjithandej, nuk po arrijnë të konfirmojnë asgjë në lidhje me të.

“A po na leni rahat”, prej largu bërtiti babai i Ridvan Haqifit. Kjo vlente vetëm për gazetarët, të cilët ia kishin mësyrë shtëpisë së tij në rrugën “Ramiz Cërnica” të Gjilanit, më pak se dy kilometra larg xhamisë së famshme të këtij qyteti ‘El Kuddus’.

Të tjerë që kishin ardhur për të parë, ai i priste tek dera e oborrit.

Plaku Haqifi po pranon ngushëllime nga familjarë e të afërm, pasi nga Siria atij i ka mbërritur lajmi se djali i tij i është vrarë si terrorist, në një nga betejat e ISIS’it.

Për vdekjen e kosovarit, i cili ISIS’it iu ishte bashkuar qysh korrikun e vitit 2014, ka njoftuar vetë familja Haqifi, të mërkurën mbrëma, përmes televizionit publik.

Por, askush nga autoritetet e sigurisë në Kosovë, të enjten, nuk ka marrë guxim të konfirmojë vrasjen e tij në luftime.

Derisa kur terroristë tjerë nga Kosova u vranë në zonat e konfliktit në Siri e Irak, Policia e Kosovës, apo MPJ’ja zyrtarisht konfirmonin informacionet të cilët pranonin nga agjencitë e inteligjencës të huaja që operonin në ato territore të rrezikshme, këtë herë kanë zgjedhur heshtjen.

Një zëdhënës i policisë së Kosovës, të enjten, Gazetën Express e drejtoi tek Ministria e Punëve të Jashtme, kur u pyet për informacionet që kanë për vrasjen 27 vjeçarit. E komentimit të kësaj vrasje iu kanë shmangur edhe zyrtarët e këtij dikasteri.

Vdekja e liderit shqiptar të ISIS’it nuk është njoftuar as në një sajt në gjuhen shqipe që transmeton  informacione të grupit terrorist që tash e disa vite ka rrëmbyer territore të rëndësishme në Siri e Irak.

Në Gjilan, ku familja ka hapur të pame, buzë rrugës pranë dyerve të oborrit të shtëpisë, është e vendosur një karrige me peshqir të bardhë që njofton se familja ka hapur dyert për ngushëllim. Mbi karrige, në vend të fotografisë së të ndjerit, siç vendoset zakonisht, ndodhet vetëm një vazo me lule portokalli.

“A ka mundësi me n’shu rrugën”, ishte kërkesa e një tjetër djali të familjes Haqifi për ekipin e Gazetës Express, pas refuzimit që bëri babai i terroristit që qershorin e 2015 kishte kërcënuar me hakmarrje ndaj gjithë atyre që s’janë rreshtuar përkrah ISIS’it, e që sipas tij kanë poshtëruar myslimanët.

Për vrasjen e terroristit pretendojnë edhe Bashkësia Islame në Gjilan. Por, as ata nuk kanë dhenë detaje tjera.

Ridvan Haqiri nga viti 2014 kur shkoi në zonat aziatike të konflikteve ishte njeri i besueshëm i imamit kosovar që e rekrutoi atë, Zekria Qazimi. Hoxha që tash po vuan dënimin në Kosovë për rekrutim të terroristëve, e kishte larguar nga primati i të parit të xhihadistëve shqiptarë Lavdrim Muhaxherin, për ta zëvendësuar me atëkohë njëzetekatërvjeçarin nga Gjilani, Ridvan Haqifi.

Madje urdhri i Qazimit ishte dhënë nga Kosova, zbuloi Gazeta Express në një seri të mesazheve të komunikimit të këtyre terroristëve që i kishte publikuar, dhjetorin e 2015’ës.

Mësuesi i Haqifit, Zekria Qazimi bashkë me gjashtë të tjerë u dënuan, në maj të vitit të kaluar, me 42 vite burgim për terrorizëm – 10 prej 42 viteve dënim me burg ishin rezervuar për imamin e ‘El Kuddus’ për rekrutim.

Ky grup nuk ishte i vetmi që u dënua për terrorizëm në Kosovë. Kjo pasi Kuvendi i Kosovës në vitin 2015 kishte miratuar “Ligjin për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit”, të cilin e kishte dekretuar ish-presidentja Atifete Jahjaga, më 25 mars të atij viti.

Ky ligj parasheh dënimin prej 5 deri në 15 vite burgim për këdo që “organizon, rekruton, udhëheqë apo trajnon personat ose grupe të personave me qëllim të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht në çfarëdo forme të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës”.

15 vite burgim, sipas të nijetit ligj, është maksimumi i dënimit edhe për ata që kanë marrë pjesë në formacionet e jashtme paraushtarake duke u bërë pjesë e konflikteve të armatosura jashtë territorit të vendit tonë, siç ka vepruar Ridavan Haqifi.

Njëjtë dënohen edhe ata që financojnë këto grupe dhe organizime.

Ridvan Haqifi që prej kur mori komandon në ISIS ndërroi emrin në Abu Muqatil ‘Al Kosovi’ . Ai është lindur në fshatin Bukovik. Për rastësi ditëlindja e tij është në ‘Ditën e Amerikës’,  më 4 korrik të vitit 1990.

Haqifi para se të zgjidhte rrugën e xhihadit, në Kosovë ishte shkolluar për imam, në degën e Gjilanit të Medresesë “Alaud-din”. Ai kur u nis për luftime, familjes i kishte thënë se po shkonte për studime në Egjipt.

Mediat serbe në këmbë: Kadri Veseli po blen armë nga Pentagoni! (Foto)

Mediat serbe vazhdojnë të merren me spekulimet prej nga më të ndryshimet për Kosovën dhe rreth Kosovës.

Gjuha e këtyre mediave ka degraduar shumë në raport me Kosovën dhe shqiptarët. Pasojë e këtij diskursi nacionalist dhe urrejtës është ndalja e trenit që vinte nga Beogradi në Mitrovicë dhe rrëzimi i murit në veri të Mitrovicës.

“Shiptari” është termi fyes që disa media në serbi ju referohen shqiptarëve në Kosovë, term ky i përdorur nga Serbia në kohën e Millosheviqit.

Së fundi, mediat serbe shkruajnë se si “shiptarët” po blejnë armë nga Pentagoni, ndersa Kadri Veseli është vënë në krye të këtij “operacioni”.

“Veseli ka thënë se deputetët kanë për qëllim që të ndajnë buxhet për blerjen e armëve ekzekutuese, tankeve, artilerisë dhe minahedhësve, në vlerë prej 35.5 milionë euro”, shkruan gazeta serbe “Informer”.

Sipas kësaj gazete, këto armë “shqiptarët do t’i përdorimin për invadim në veriun e Kosovës”.

Lirohet deputetja Aida Dërguti

Deputetja Dërguti sot në mëngjes u ndalua nga Policia e Kosovës, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë

PRISHTINË – Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e partisë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Aida Dërguti e cila sot u ndalua nga policia e Kosovës bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pas dërgimit të saj në gjykatë u lirua dhe tani gjendet në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Deputetja Dërguti sot në mëngjes u ndalua nga Policia e Kosovës, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, që erdhi pasi që ajo kishte refuzuar disa herë ftesat e gjykatës për të marrë pjesë në seancat gjyqësore.

Ndryshe, në arsyetimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë thuhet se urdhërarresti për deputeten Dërguti është lëshuar me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Mediat: Vritet në Siri lideri i dyshuar i luftëtarëve shqiptarë të ISIS-it

Pjesëtarë të grupit militant IS

Një ish imam nga Gjilani, Ridvan Haqifi, i dyshuar si lider i luftëtarëve shqiptarë në grupin militant ISIS, njoftohet të jetë vrarë në Siri.

Vendi dhe koha e vrasjes së tij si dhe rrethanat e tjera nuk janë bërë të njohura.

Lajmin për vrasjen e konfirmuan për mediat lokale në Kosovë anëtarët e familjes së tij, por autoritetet e Kosovës nuk kanë dhënë asnjë hollësi.

Ridvan Haqifi u bë i njohur në vitin 2015 kur u paraqit në një video propagandistike të ISIS-it përmes së cilës u zotua të “dënonte të gjithë të pafetë” në Ballkan.

Kush është shefi i ri i AKI Driton Gashi (Biografia)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Isa Mustafa kanë emëruar drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Duke u bazuar në Nenin 84 (21) dhe Nenin 94 (8) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe Nenin 5 (3 dhe 5) të Ligjit nr. 03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa, morën vendim për emërimin e Driton Gashit, Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Kjo është biografia e shefit të ri të AKI-së e publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku ishte sekretar i përgjithshëm i kësaj ministrie, njofton Telegrafi.

Shefi i ri i AKI-së është i lindur në Prishtinë, më 30.08.1977

Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në Prishtinë. Po në Prishtinë ka kryer edhe Fakultetin e Shkencave Politike.

Gashi studimet Master i kreu po në Shkenca Politike, në South East Europian University Maqedoni.

Gashi ishte zyrtar i lartë për Siguri Publike-Zyra e Kryeministrit, ndërsa ka qenë edhe në pozitën e zëvendësdrejtorit për  hulumtime kualitative të opinionit publik- Qendra për Studime Politike, asistent i Shefit të Grupit Parlamentar-Kuvendi i Kosovës.

Po ashtu ka qenë konsulent i UNDP për Strategjinë anti-trafikim me qenie njerëzore;

Ai ishte drejtor i Departamentit për Siguri Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, këshilltar  i UNDP në MPB për çështje të anti-trafikimit.

Gashi, së fundi ishte sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Thaçi e Mustafa emëruan Driton Gashin drejtor të ri të AKI-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Isa Mustafa kanë emëruar drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Duke u bazuar në Nenin 84 (21) dhe Nenin 94 (8) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe Nenin 5 (3 dhe 5) të Ligjit nr. 03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa, morën vendim për emërimin e Driton Gashi, Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Toka bujqësore e Kosovës shndërrohet në beton

Rreth 500 hektarëve të tokës bujqësore në vit i ndërrohet destinimi, duke bërë që toka bujqësore më bonitative të zvogëlohet nga viti në vit, flasin të dhënat zyrtare të institucioneve të Kosovës.

Asgjësimi i tokave bujqësore duke i shndërruar ato në zona industriale, objekte afariste e komerciale dhe banesa kolektive, kryesisht është bërë rreth magjistraleve në të gjitha komunat e Kosovës.

Idriz Gashi, shef i Divizionit për Tokën Bujqësore, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë i tha Radios Evropa e Lirë se disa komuna ende nuk i kanë nxjerrë të dhënat se sa sipërfaqe të tokës bujqësore i ndërrohet destinimi për qëllime të tjera.

Megjithatë, sipas tij, janë bërë disa hulumtime të cilat tregojnë se sa hektarëve tokë bujqësorë në vit iu ndërrohet destinimi.

“Në bazë të disa analizave që i kemi bërë më ndihmën e ekspertëve nga Evropa llogaritet se në Kosovë për çdo vit humbin përafërsisht 400 deri në 500 hektarë tokë bujqësore në mënyrë të planifikuar apo të paplanifikuar”, thekson Gashi.

Kosova që nga viti 2005 ka në fuqi Ligjin për tokën bujqësore, i cili ka për qëllim krijimin e bazës ligjore për shfrytëzimin, mbrojtjen dhe rregullimin e tokës bujqësore.

Ky ligj parasheh edhe dënime për personat fizikë apo juridikë, të cilët ndërrojnë destinimin e tokës bujqësore apo e shfrytëzojnë atë për qëllime jobujqësore. Dënimi, sipas ligjit, parasheh një shumë prej 1.000 euro deri në 10.000 euro.

Imer Rusinovci profesor në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se në Kosovë nuk po zbatohet legjislacioni në drejtim të ruajtjes së tokës bujqësore.

“Qeveritë nuk janë shumë të kujdesshme dhe fatkeqësisht ne kemi tjetërsime, keqpërdorime më barbare të tokës bujqësore, duke i keqpërdoruar ato që edhe ligji i sanksionon, sidomos klasën e parë dytë dhe të tretë bonitative të tokave, ku vërejmë ndërtime të egra, peizazhe më të zymta dhe krejt këto bëhen për qëllim të përfitimeve materiale në dëm të tokës më të pëlleshme bujqësore”, thekson Rusinovci .

Kjo gjendje e degradimit të tokës bujqësore, do të ketë kosto të papërballueshme për Kosovën në të ardhmen, thotë Rusinovci. Sipas tij, Kosova do të përballet me mungesë të prodhimit të produkteve bujqësore dhe vendi do të mbetet i varur nga importi.

“Problem madhor dhe kombëtar është menaxhimi i drejtë dhe i mirëfilltë i shfrytëzimit të tokës bujqësore. Duhet të ruajmë këtë tërësi sepse deri më tani jemi treguar të pamëshirshëm ndaj saj”, thekson Rusinovci.

Ndërkohë, përfaqësues të Sindikatave të bujqve ngrehin shqetësim se nga degradimi i tokave bujqësore, Kosova nuk po arrin të plotësojë nevojat për ushqim nga rendimentet e grurit.

Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se sipërfaqet e tokave bujqësore çdo vit po zvogëlohen dhe sipas tij, kjo po bëhet pa u vërejtur nga autoritetet kompetente.

“Toka jonë intensivisht po uzurpohet nga ndërtimet të cilat nuk janë të dedikuara për prodhimtari bujqësore dhe ne po humbim sipërfaqe çdo vit. Ne kemi edhe sipërfaqe të tokave të cilat janë lënë që nga pas lufta pa u punuara dhe aty mungon infrastruktura. Ne nuk po i rrisim sipërfaqet e tokave bujqësore por po i zvogëlojmë”, thekson Tahiri.

Kosova ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 10 mijë e 887 kilometra katrorë.

Nga kjo sipërfaqe, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, llogaritet se 53 për qind e tokës në Kosovë është bujqësore, 41 për qind tokë pyjore, një për qind sipërfaqe ujore kurse pesë për qind është sipërfaqe tjetër: si tokë trafiku, urbane dhe të tjera.

Thaçi fton Vuçiçin për skijim në Brezovicë

Duhet të punojmë me të gjitha komunitetet në Kosovë për zhvillim ekonomik dhe për hapje të vendeve të punës.

Kështu ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për të përditshmen serbe “Danas”, duke thënë se ky është prioritet mbi prioritetet e jo “politikanizmi dhe retorika luftënxitëse”.

“Kur të forcohen themelet i urave të reja, do të më vinte mirë sikur kryeministri (Aleksandër) Vuçiç të vinte për skijim në Brezovicë, e që në këtë mënyrë së bashku të dërgojmë mesazhin e paqes”, ka thënë Thaçi, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se dje, presidenti Thaçi qëndroi në Brezovicë, ndërsa në Twitter shkroi në tri gjuhë, shqip, anglisht dhe serbisht: “Kalova një ditë në Brezovicë, ku takova popullatën lokale. Duhet të punojmë së bashku për gjeneratat e reja. Investimet dhe ekonomia, kyçe”.

Pseudopatriotët dhe mbeturinat komuniste, të maskuar nën petkun e “bashkimit kombëtar”! – Nga Florim Zeqa

Ideja e bashkimit kombëtar është shumë e vjetër, do të thoja mijëvjeqare. Pushtimet e gjata dhe paaftësia jonë për të  koordinuar veprimet, për të bashkuar të gjitha elitat intelektuale rreth çështjes kombëtare ka bërë që edhe në fillim të mileniumit të tretë të epokës sonë të gjendemi të ndarë në disa shtete, nën sovranitetin shteteve pushtuese të trojeve tona etnike.
Në anën tjetër, më tepër se gjysma e popullatës shqiptare gjendet në emigracion e shkapërderdhur nëpër të gjitha kontinentet, duke filluar nga vendet evro-përëndimore, Afrikë, Azi, SHBA, Kanadë, Australi,…shprehur ndryshe, aty ku ka arritur të shkelë këmbë njeriu aty janë edhe shqiptarët.
Shkaqet e ndarjeve të shqiptarëve janë të natyrave të ndryshme, duke filluar nga orekset grabitëçare të fqinjëve tanë, interesave të fuqive të mëdha e deri tek fenomenet negative të shoqërisë sonë, të përcjellura nga kohët më të vjetra të ndarjeve në principata, pasatj ndarjeve fisnore, rajonale, ideologjike, fetare e deri tek ndarjet politike (partiake) të gjysmës së dytë të shekullit 20-të  dhe ndarjeve e përçarjeve partiake të viteve të para të shekullit 21.
Edhe përkundër ndikmit të fuqishëm të fuqive të mëdha në coptimin e trojeve tona, përgjegjësia më e madhe bie mbi vet ne shqiptarët, që asnjëherë nuk arritëm të bashkohemi si një trup i vetëm për çuar deri në fund idealin për realizimin e synimeve tona kombëtare, shkaku i bajraktarizmit dhe egoizmit njerëzor.
Viteve të fundit, në trojet enike e në veqanti në mërgatë kemi pasur dhe kemi shumë nisma, do të thoja qindëra sosh si forma të organizimeve grupore e familjare në emër të idesë së “bashkimit kombëtar”. Pothuajse në secilin shtet evropian janë me dhjetëra organizata me nga një kryetar të vetzgjedhur që thirren në idealin e bashkimit kombëtar.
Shumë nga kryetarët e organizatave “kombëtare” në mërgatë, janë me të kaluar të zymtë, qoftë si bashkëpuntor të sllavokomunizmit, marksist-lenisnist apo enverist të përbetuar,…të cilët deri dje thirreshin në bashkim-vllazërimin me sllavët dhe në internacionalizmin proletar, duke përdhosur idealin e bashkimit kombëtar.
Konvertimi kaq i shpejtë i ish pionerëve të Titos dhe Enverit nga një ideologji në tjetrën, s’është gjë tjetër veqse një maskaradë mashtruese për ta nxjerrë nga loja e shtetndërtimit Kosovën e martirizuar ndër shekuj.
“Ideologët” e bashkimit kombëtar në tubimet e vogla me bashkatdhetar promovojnë idhujtë e tyre, duke injoruar njeriun më të madh të epokës sonë, presidentin historik Ibrahim Rugova, arkitetktin e Republikës së Kosovës shtet sovran dhe të pavarur.
Kështu, pseudopatriotët, të maskuar nën petkun e “bashkimit Kombëtar” me qëllim e harrojnë faktin e pamohueshëm se Pavarësia e Republikës Kosovës është hapi më i madh drejt bashkimit kombëtar në këto njëqind vjetët e fundit.
Miqësia që lidhi presidenti historik me SHBA-të, si faktorin kyq të lirisë tonë, është garancioni më i fuqishëm i ekzistencës së shtetit tonë kundrejt synimeve grabitëçare të vargonjëve serbosllav..
Rrruga drejtë bashkimit kombëtar nuk kalon përmes bisedimeve me Beogradin në Bruksel, por përmes lidhjeve të fuqishme të bashkëpunimit mes Prishtinës dhe Tiranës, me zhvillimin ekonomik të të dyja shteteve shqiptare, pa anashkaluar lidhjet e bashkëpunimit me shqiptarët në trojet e pushtuara etnike.
Bashkimin kombëtar jo vetëm se nuk mund ta realizojnë, nuk kanë të drejtë as ta promovojnë si ide mbeturinat e mortajes komuniste, që për një gjysëm shekulli e tjetërsuan qenjen kombëtare të shqiptarëve në trojet etnike.
Bashkimi kombëtar nuk arrihet brenda natës, nuk arrihet as me “shkop magjik” siq e trumbetojnë ideologët e dështuar politik. Bashkimi kombëtar është proces, realizimi i të cilit varet nga hapërimi dhe rrugëtimi ynë si komb dhe shoqëri njerëzore konform rrethanave kohore, sferave të interesit të qendrave të vendosjes, rendit të ri politikë botëror dhe aftësisë sonë për të përfituar nga interesat e SHBA-së në Ballkan.

BE paralajmëron themelimin e Asociacionit pas rrënimit të murit në Veri

Menjëherë pas rrënimit të murit në Veri të Mitrovicës është hapur tema e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Këtë e ka bërë Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Natalya Apostolova teksa ka vizituar vendin ku është rrënuar muri. Zyrtarët e Qeverisë kanë thënë se Asociacioni do të themelohet bazuar në ligjet e Kosovës.

Pas rrënimit të murit, Qeveria e Kosovës do të ketë temë kryesore themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Natalya Apostolove, ka thënë se me të njëjtin vullnet qysh është rrënuar muri duhet vazhduar themelimi i Asociacionit.

“Jam duke shikuar, gjithashtu, për fillimin e diskutimit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, me të njëjtin përkushtim që patëm për largimin e këtij muri. Unë shpresoj se do të kemi rezultate të mira”, ka deklaruar Apostolova, nga Veriu i Mitrovicës.

Kundër themelimit të Asociacionit me Shumicë Serbe është kundërshtuar nga Opozita, e cila ka paralajmëruar protesta nëse një projekt i tillë zbatohet nga Qeveria, shkruan Gazeta Express.

Marrëveshje për themelimin e këtij mekanizmi ishte bërë në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një pjesë e kësaj marrëveshje ishte cilësuar se nuk ishte në përputhje me Kushtetutë nga Gjykata Kushtetuese, e cila kishte kërkuar që kur të hartohet Statuti i Asociacionit të merret për bazë vendimi i saj.

Ndërkohë, Qeveria e Serbisë i ka dhënë ultimatum Kosovës të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, më se largu, deri më 15 shkurt të këtij viti. Në të kundërtën kanë paralajmëruar se një hap të tillë do ta bëjnë vetë.

“Edhe një herë, zëshëm e qartë, porosis: Nëse Prishtina deri në Sretenje (15 shkurt) nuk e formon Asociacionin e Komunave serbe, atë do ta formojmë ne …”, kishte paralajmëruar Marko Gjuric, Shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric.

Por, Kryeministri Isa Mustafa ka paralajmëruar fillimin e zbatimit të marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komuave me Shumicë Serbe.

“Do të fillojmë me implementimin edhe të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Asociacioni do të themelohet nga institucionet e Republikës së Kosovës me procedura të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese dhe me involvim të plotë të përfaqësuesve serbë në institucionet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Kryeministri, në një postim në FB.

Është arritur marrëveshja për çështjen e murit në Mitrovicë, por nuk dihet si do të veprohet

Muri i ndërtuar në Mitrovicë

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se është arritur marrëveshja për hapat që do të ndërmerren në lidhje me murin e ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Gjatë ditëve të fundit dhe nën lehtësimin e Zyrës së BE-së si dhe të Ambasadës së SHBA-ve, ne, palët e përbëra nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, jemi pajtuar që të zgjidhim çështjen e cila lidhet me ndërtimin e murit në Mitrovicën Veriore”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.

Aty thuhet se është arritur “një zgjidhje, e cila do të ulë tensionet në veriun e Kosovës, do të ndihmojë lirinë e lëvizjes dhe do të krijojë një ambient të favorshëm për të gjithë qytetarët në veri dhe në jug të Mitrovicës”.

Kurse gjatë ditëve në vijim, bëhet e ditur se do të njoftohet edhe publiku me planin e rishikuar për zonën e këmbësorëve, e cila buron nga marrëveshja në kuadër të dialogut të BE-së, që ka të bëjë me projektin e BE-së për urën.

“Ne jemi të vetëdijshëm që çështja ka shkaktuar paqartësi në periudhën paraprake, por jemi kënaqur që të gjithë ne kemi pasur një qasje konstruktive në mënyrë që të përmbyllim këtë çështje në mënyrë të qëndrueshme”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.

Muri në Mitrovicë ishte ndërtuar gjatë dhjetorit të vitit të kaluar nga autoritetet lokale të Mitrovicës së veriut. Por, sipas Prishtinës zyrtare, ndërtimi i këtij muri ishte ilegal, nënkuptonte ndarjen e Mitrovicës dhe si i tillë kërkohej të rrënohej.

Me qëndrim për rrënimin e tij ishte paraqitur edhe Kuvendi i Kosovëspërmes një rezolute.

Tani marrëveshja thuhet se është arritur, por nuk janë bërë të qarta të gjitha detajet se si do të veprohet.

Mustafa: Kosova dëshiron marrëdhënie të mira me Rusinë

Duke folur rreth rrezikut rus në Kosovë, kryeministri Isa Mustafa iu kthye rastit të trenit rus që u nsi nga Beogradi në gjysmën e muajit të shkuar, transmeton koha.net.

“Treni i nisur nga Beogradi e jo nga Moska. Treni është dhuratë e Rusisë dhe Rusia nuk e ka pasur asnjë distancim për përdorimin e tij. Ky tren i ka shqetësuar qytetarët e Kosovës, e edhe e ata serbë”, tha Mustafa duke shtuar se “Ne nuk duam të kemi marrëdhënie të këqija as me Serbinë dhe as me Rusinë. Ne duam marrëdhënie të mira me Rusinë”, tha.

Në fund Mustafa theksoi se nuk dëshirojmë që dhuratat e marra të keqpërdoren nga ai që i merr.

Shpërndahen serbët që po ruanin murin në veri

Janë shpërndarë serbët që për disa orë rresht kanë qëndruar “duke ruajtur murin” në veri të Mitrovicës.

Shpërndarja e tyre është bërë pak pasi që ka përfunduar takimi në Rashkë në mes të kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës.

Në fakt, besohet se serbët nuk janë shpërndarë tërësisht, por kanë mbushur kafeteritë që janë përskaj murit.

Ata ishin tubuar sot pasdite matanë murit.

Muri i ndërtuar ilegalisht është bërë shkas i deklaratave të ashpra nga krerët politikë të Serbisë e Kosovës. Ata në Beogradë thonë se “Prishtina po planifikon të sulmojë veriun”. Në anën tjetër Prishtina zyrtare ka thënë se muri ilegal duhet të rrënohet.

Më 2 shkurt 1990 Anton Çeta ndërmori nismën për pajtimin e gjaqeve

Më 2 shkurt 1990 me nismën e Anton Çetës nisi në Kosovë aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve, që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit.

Ky konsiderohet edhe si viti më i organizuar dhe më frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë.

Nuk kishte kaluar shumë kohë nga formimi i Lëvizjes Gjithëkombëtare si përgjigje Millosheviqit për vetë emërimin si kral i të gjithë serbëve në Fushë Kosovë, mbylljes së shkollave, helmimit, mbylljen e universitetit, gazetave e mjeteve tjera të informimit, zgjimi i vetëdijes kombëtare ishte i pa evitueshëm.

Kjo lëvizje u emërua si Lidhja Demokratike e Kosovës dhe se Kryetar u zgjodh dr.Ibrahim Rugova. Rugova kishte pranë vetes edhe njerëz të njohur si atdhetar. Askush nuk luftonte për bajraktarizëm por për atdheun, shkruan kp.

Kjo rini e shëndoshë pa hezitim timonin e pajtimit ua dhuroi Prof. Anton Çetës dhe profesorëve tjerë nga Instituti Albanologjik, intelektualëve kudo që gjendeshin, akademikëve, punëtorëve e fshatarëve, aktivistëve nga mbar trojet tona etnike.

Njerëzit në atë kohë në krye me Prof. Anton Çetën, marshonin para qindra ekipe profesorësh, studentësh, aktivistësh, këngëtarësh e poetësh…pajtonin popullin, pajtonin ata që deri dje ishin armiq, për tu bërë miq e vëllezër. Heronjtë e këtij aksioni kombëtar, padyshim ishin ata që falnin.

Faleshin për hatrin e atdheut. Në këto tubime madhështore që organizoheshin anë e mbanë Kosovës e trojeve tjera etnike, si në Kaçanik e Lug të Drinit, Rrafsh të Dukagjinit e n´Verra të Llukës, në Shalë e në Karadak, në Llap, Drenicë e Gollak, në Has, Rekë, Podrime, Lapushë, Podgur e Rugovë, Rrafsh i Kosovës dhe kudo, e kudo në viset tjera, tregonte se për popullin tonë e atdheun kishte kris ora më e madhe e historisë sonë.

Falje të gjaqeve vazhdojmë të kemi edhe tani. E fundit ishte dje. Familja Bekteshi nga Hajvalia, ka falur gjakun e të birit, pas pesë vjet hasmërie me familjen Halimi nga Bakshia e Obiliqit.

Thaçi: Serbia të mos nxisë konflikt të ri

“Kjo propagandë e orkestruar nga Serbia synon frikësimin e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në veri të vendit dhe pengimin e procesit të integrimit të plotë të tyre”, ka thënë Thaçi

PRISHTINË – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur shqetësimet lidhur me “fushatën propagandistike” të Serbisë.

Në një njoftim nga Presidenca thuhet se Thaçi është i zhgënjyer dhe i shqetësuar me “fushatën propagandistike në stilin e vjetër të Serbisë”, e cila sipas tij vazhdon të ndjellë frikë dhe urrejtje ndëretnike tek komuniteti serb që jeton në pjesën veriore të Kosovës.

“Kjo propagandë e orkestruar nga Serbia synon frikësimin e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në veri të vendit dhe pengimin e procesit të integrimit të plotë të tyre në institucionet e Republikës së Kosovës. Përgjatë gjithë historisë së deritashme, shteti i Serbisë e ka manipuluar dhe viktimizuar për qëllime të veta politike komunitetin serb që jeton në Kosovë. Pasojat e një qasje të tillë destruktive janë evidente edhe sot”, ka thënë Thaçi.

Ai ftoi Serbinë për të hequr dorë nga praktikat e tilla, të cilat sipas tij, nuk i shërbejnë në asnjë formë procesit të pajtimit dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas Presidentit BE-ja dhe NATO duhet t’i tërheqin vërejtjen Serbisë për të mos nxitur një konflikt të ri në Kosovë dhe rajon.

“Me këtë rast, dua ta siguroj komunitetin serb që jeton në Kosovë se asnjë e keqe kurrë nuk do t’u ndodhë atyre nga ana e institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, të cilat janë demokratike dhe mbrojnë jetën e të gjithë qytetarëve kudo që janë, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike. Bashkimi Evropian dhe NATO-ja duhet t’i tërheqin vërejtjen Serbisë që të përmbahet nga skenari për të nxitur një konflikt të ri në Kosovë dhe rajon. Kosova dhe i gjithë rajoni ynë kanë nevojë vetëm për rritje të bashkëpunimit rajonal, fqinjësisë së mirë dhe përshpejtimit të procesit të integrimit në BE dhe NATO, si kusht kryesor për paqen dhe sigurinë afatgjate”, ka thënë Thaçi. aa

Rama në Kosovë: Fillimi i punës së dy qeverive për t’i fshirë urdhër-arrestet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se në takimin me nënkryetarin e AAK-së, Ardian Gjini është biseduar për ndalimin e Haradinajt në Francë si dhe për situatën në tërësi

PRISHTINË – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, sot takimin e parë e zhvilloi me zyrtarët e partisë opozitare të Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në krye të së cilës ndodhet Ramush Haradinaj. Me këtë rast Rama theksoi nevojën e punës së përbashkët për fshirjen përfundimtare të urdhër-arresteve të lëshuara nga Serbia, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit nënkryetari i parë i AAK-së, Ardian Gjini dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajtën një prononcim për media, ku Rama tha se gjatë këtij takimi është biseduar për ndalimin e Haradinajt në Francë, si dhe për situatën në tërësi dhe për sfidat e përbashkëta të këtyre dy vendeve.

Duke theksuar besimin se përfundimi i procesit të Haradinajt do të jetë “përfundimi që duam të gjithë”, Rama tha: “Ky nuk është fundi por është fillimi i një pune të përbashkët të Qeverisë sonë dhe të Qeverisë së Kosovës dhe të institucioneve të Shqipërisë dhe të institucioneve të Kosovës për të fshirë përfundimisht këto lista njerëzish me urdhërarreste të një kohe që i përket të shkuarës dhe që na shfaqet hera herës në këto forma, të cilat na kujtojnë se e shkuara është gjithmonë një kërcënim për ne, por edhe na obligon që të vazhdojmë së bashku me mjetet e paqes dhe të demokracisë ta bëjmë të shkuarën të pakthyeshme”.

Kurse nga ana e tij, nënkryetari Gjini tha se vizita e kryeministrit Rama ka nderuar ish-kryeministrin Haradinaj. Sipas tij, me nderimin e Haradinajt, Rama i ka nderuar të gjithë patriotët dhe të gjithë shqiptarët.

“Ne bashkarisht kemi qenë të vetëdijshëm për rolin që e ka luajtur kryeministri Rama dhe Republika e Shqipërisë jo vetëm në këtë fazë por në të gjitha fazat e zhvillimit të Kosovës, e posaçërisht duam të falënderojmë publikisht për angazhimin që e kanë pasur me situatën që është krijuar pas ndaljes së kryetarit Haradinajt në Francë”, ka thënë Gjini.

Kryeministri Rama sot do ta takojë edhe homologun e tij kosovar, kryeministrin Isa Mustafa si dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Ndryshe, ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-udhëheqësi i UÇK-së, Ramush Haradinaj, i cili aktualisht është kryetar i AAK-së, më 4 janar u ndalua nga autoritetet franceze bazuar në një urdhërarrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004.

Ai më 12 janar u lirua me kusht nga autoritetet franceze, kurse me 9 shkurt do të mbahet seanca për shqyrtimin e lëndës ektraduese të Haradinajt në Serbi.

Juristët: Haradinaj nuk do të ekstradohet në Serbi

Juristë të njohur nga Kosova sot diskutuan për aspektet juridike të ndalimit të Haradinajt në Francë dhe aspektet e shkeljes së juridiksionit universal nga ana e Serbisë me këtë rast

PRISHTINË – Juristë të njohur nga Kosova sot mbajtën një konferencë profesionale, ku diskutuan për aspektet juridike të ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë dhe aspekte të shkeljes së juridiksionit universal nga ana e Serbisë me këtë rast.

Gjatë fjalimit të tij, Riza Smaka profesor si dhe kryesues i Departamentit të Drejtësisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tha se kërkesa për ndalimin dhe ekstradimin e Haradinajt nuk duhej të pranohej nga autoritetet franceze, meqë sipas tij, kjo kërkesë është e motivuar me politika ditore.

Smaka po ashtu vuri në dukje se me mbajtjen e tij, Haradinajt po i shkaktohen dëme fizike, morale e shpirtërore të pariparueshme. Duke vënë në dukje se autoritetet serbe kanë pretenduar se Haradinaj ka kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë brenda territorit të këtij shteti dhe ndaj qytetarëve të saj joshqiptarë, Smaka tha se nuk ka baza juridike për procedimin e kësaj kërkese, meqë kjo çështje është nën juridiksionin e autoriteteve kosovare e jo të një shteti tjetër.

“Rrjedhimisht autoritetet serbe nuk kishin as nuk kanë legjitimitet aktiv jurudik e as autorizim juridik për ta akuzuar cilin do qytetar të Kosovës, as Haradinajn e aq më pak për krimet e pretenduara kinse të kryera në një shtet fqinj, jashtë kufijve politik të shtetit serb, në Republikën e Kosovës”, tha Smaka.

Kurse, Zejnullah Gruda, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare shprehu bindjen se ndalimi i Haradinajt është një sajim i një shteti i cili ka qenë shkaktar i katër luftërave në territorin e ish-Jugosllavisë dhe shkaktar i gjenocidit që ka ndodhur në zemër të Evropës në fund të shekullit njëzet.

Ai këtë rast e krahasoi me Luftën e Dytë Botërore, ku theksoi se pas kësaj lufte nuk mund të ndodhte që ndonjë luftëtar që ka sakrifikuar veten për liri dhe demokraci të ndalohej siç ndodhi me rastin e Haradinajt

Ai shtoi se bashkësia ndërkombëtare nuk e ka bërë shqyrtimin e krimeve të Serbisë siç ia ka bërë Gjermanisë, për të cilët sipas tij, ka argumente të bollshme me të cilat mund të dënohen.

Izet Salihu, profesor i së drejtës penale theksoi se ndihen të zhgënjyer me të drejtën ndërkombëtare si të Trubunalit të Hagës ashtu edhe të UNMIK-ut dhe të EULEX-it për punën e tyre në mbedhjen e të dhënave për krimet e luftës të kryera nga serbët, të cilat sipas tij janë krimet më të mëdha të kryera pas Luftës së Dytë Botërore në kontinentin e Evropës.

Ndërkaq, sa i përket çështjes së ekstradimit të Haradinajt në Serbi, Salihu tha se “Kjo mundësi është zero për shkak se në bazë të Konventës Evropiane për ekstradim të vitit 1957 një shtet nuk duhet të ekstradojë personin e kërkuar nga shteti nëse ajo vepër është politike, nëse është ushtarake, nëse pritet të shihet se ai gjykim nuk do të jetë i drejtë, nëse pritet se do të ketë trajtim çnjerëzor”, tha Salihu.

Kurse avokati Azem Vllasi tha se lidhur me rastin e Haradinajt ka dy dimensione, dimensioni juridik dhe ai politik. Ai po ashtu shprehu bindjen që organet e drejtësisë së Francës nuk do ta ekstradojnë Haradinajn në Serbi, duke nisur nga fakti se nuk ka asnjë shans që të ketë një gjykim fer ndaj tij në Serbi. “Kjo është e mjaftueshme që gjykata franceze ta refuzojë kërkesën për ekstradim”, tha Vllasi.

Sipas tij, qëllimi i Serbisë lidhur me këtë rast është të bëjë propagandë politike dhe fushatë anti-Kosovë.

Ndryshe, ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-udhëheqësi i UÇK-së, Ramush Haradinaj, i cili aktualisht është kryetar i AAK-së, më 4 janar u ndalua nga autoritetet franceze bazuar në një urdhërarrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004.

Ai më 12 janar u lirua me kusht nga autoritetet franceze, kurse në seancën e sotme gjyqësore u bë paraqitja e materialit nga Serbia, ndaj tij. Ndërkaq javën e ardhshme, më 9 shkurt do të mbahet seanca për shqyrtimin e lëndës ektraduese të Haradinajt në Serbi. aa

Thaçi e Vuçiçi zhvillojnë bisedë telefonike përpara takimit në Bruksel

Presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi dhe i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, pas Samitit Bërdo-Brioni, Bosnjë Hercegovinë 2016

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një bisedë telefonike kanë ritheksuar nevojën e uljes së tensioneve dhe “zgjidhjen e çështjeve të hapura me dialog dhe në interes të të gjitha palëve”.

Burime në Bruksel thanë për Radion Evropa e Lirë se biseda telefonike ndërmjet Thaçit e Vuçiqit u zhvillua të mërkurën në mëngjes në prag të një takimi të dytë në Bruksel, në nivel të lartë politik me lehtësimin e shefes për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.

Biseda telefonike e presidentit të Kosovës dhe kryeministrit të Serbisë është e dyta brenda pak ditësh dhe thuhet se është zhvilluar me ‘qëllim të uljes së tensioneve të ngritura në javët e fundit’ që ngritën një ‘luftë fjalësh’ ndërmjet palëve.

Thaçi: Pres uljen e mëtejme të tensioneve me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i tha Radios Evropa e Lirë, se pret që “tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ulen edhe më shumë” dhe që “dialogu i rinisur të çojë drejt pajtimit dhe bashkëpunimit”.

Deklarata e Thaçit erdhi vetëm pak orë përpara fillimit në Bruksel të një takimi të dytë brenda një jave në nivelin më të lartë politikë ndërmjet presidentëve Thaçi e Nikoliq dhe kryeministrave Mustafa e Vuçiq, me lehtësimin e BE-së.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rinisi javën e kaluar pas një periudhe disa ditore të tensioneve, që u krijuan fillimisht me arrestimin, në Francë, të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj mbi bazën e një urdhër – arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe dhe posaçërisht pas nisjes për në Kosovë të një treni me ikonografi kishtare.

“Pres që të ulen edhe më tutje tensionet. Pres që të vazhdojë dialogu, të vazhdojë angazhimi për normalizimin e marrëdhënieve, për pajtim dhe bashkëpunim dhe marrëdhënie të mira fqinjësore”, i tha Presidenti Thaçi Radios Evropa e Lirë në një deklaratë me shkrim.

Takimi i javës së kaluar erdhi si një përpjekje e BE-së për të ulur tensionet e ngritura ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që shqetësoi diplomatët për mundësinë e përshkallëzimeve.

Prishtina akuzoi Beogradin zyrtar se me nisjen e një treni me ikonografi mesjetare, siç tha, “po provonte të shkelte sovranitetin e vendit”, ndërkohë që Beogradi zyrtar e akuzoi Kosovën se me “dërgimin e njësiteve speciale të policisë në veri të Kosovës po nxiste konflikte”.

Pas takimit të javës së kaluar shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini u kërkoi përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë që të përmbushin zotimin për të lënë prapa tensionet.

Një numër marrëveshjesh të arritura ndërmjet palëve nuk janë zbatuar përfshirë edhe heqjen e një parku mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë por edhe krijimin e një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe, që ka shkaktuar një valë reagimesh të opozitës në Kosovë.

Ndërkohë një mur i ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës, në kohën e renovimit të urës mbi Ibër, përshkallëzoi më shumë raportet ndëretnike, por autoritetet në Prishtinë u zotuan ta heqin atë në periudhën e muajit shkurt.

Takimi i 1 shkurtit në Bruksel ndërkaq bëhet se nuk ka ulur tensionet mes palëve, thonë njohës të rrethanave, megjithëse nivelet e larta politike janë thirrur për të garantuar “mbarëvajtjen e procesit dhe mbi të gjitha zbatimin e marrëveshjeve të arritura” afatet kohore të të cilave tashmë kanë skaduar. (REL)

Një veturë me targa të Serbisë ‘ngriti në këmbë’ Prishtinën

Pamje nga vendi i ngjarjes

Një veturë me targa të Beogradit, është gjetur e braktisur në afërsi të hotelit Grand në Prishtinë, konfirmojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës, të cilët e kanë cilësuar veturën të dyshimtë.

Pas procedurave te kontrollit, nuk është raportuar se ne veturë kishte ndonjë mjet të dyshimtë.

Nënkoloneli Rexhep Sjarina, drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka thënë se “vetura me targa të Beogradit dhe me mbishkrimin ‘Taxi’ është gjetur e braktisur në rrugën Garibaldi, rreth orës 16.”

“Vetura ka qenë e braktisur, e ndezur dhe një dritare ka qenë e hapur. Na është dukur e dyshimtë sepse brenda ka pasur disa para të Republikës së Serbisë, një telefon, ndërsa vozitësi i makinës nuk ka qenë në atë lokacion. Sipas dëshmitarëve, dyshohet se është larguar nga makina në drejtim të sheshit Nëna Terezë. Ne e kemi bërë kontrollin e parë dhe për momentin nuk ka asnjë mjet të dyshimtë”, ka thënë koloneli Sjarina, duke shtuar se veturës do t’i bëhet edhe një kontroll.

Sipas tij, tashmë Policia e Kosovës e ka identifikuar personin që ka vozitur veturën dhe ai tashmë është shoqëruar nga zyrtarët e rendit.

2017…muri…treni…Kosova… – Nga Faton MEHMETI

Viti 2016 u konsideruar dështim  për Kosovën. Shumë procese të rëndësishme për Kosovën të pa përfunduara që prej viteve paraprake, nuk kanë mundur të përfundojnë as në vitin 2016. Për mos realizimin e këtyre proceseve për vite me radhë organet përgjegjëse fajësojnë njëra- tjetrën. Me të fillluar 2017 Kosova u sfidua shumë nga Serbia. Rrjedhoja e murit vazhdoi me arrestimin e Ramushit dhe trenin me mbishkrime nacionaliste.

Kur të gjithe prisnim që fillim i këtij viti të  rezultoi edhe me themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar për Kosovën që do të merret me krimet e supozuara të ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe me vrasjet për motive politike pas luftës në Kosovë. Ky Tribunal i njohur si Gjykata Speciale nuk filloi punën vitin që shkoi edhe pse kjo ishte e pritur. Mirëpo, pasi Holanda e ka ratifikuar marrëveshjen për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Gjykatën Speciale, sipas një njoftimi në faqen zyrtare të kësaj gjykate kjo marrëveshje hyn në fuqi që nga 1 janari i këtij viti. Gjithesesi veprimet e para të kësaj gjykate pritet të jenë sfiduese për Kosovën pasi që janë përmendur shumë emra të udhëheqësve shtetëror ndaj të cilëve do të ngitet aktakuza nga kjo gjykatë.

Kosova edhe gjatë këtij viti do te ballafaqeohet me Demarkacionin me Malin e Zi, ajo ende nuk është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës pasi që nuk është arritur kuorumi. Kjo marrëveshje nuk është ratifikuar sepse deputetet që janë kundër këtij Demarkacioni thonë se me këtë marrëveshje Kosova humb territor. Përkundër faktit që për këtë çështje janë angazhuar disa komisione duke përfshirë këtu edhe komisione ndërkombëtare prapë nuk është arritur të ratifikohet kjo marrëveshje.Tani u formua një komision tjetër me në krye njeriun e afërt me Isa Mustafën, derisa emarkacioni  është një nga kushtet për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Liberalizimi i Vizave   që nuk u arrit në vitin që e lëmë pas edhe pse nga udhëheqësit e vendit u premtua aq shumë se 2016-ta do të jetë viti kur qytetaret do të mund të lëvizin pa viza në zonën Shengen. Në muajin maj 2016, Komisioni Evropian, përmes raportit të tij, propozoi liberalizimin e vizave për kosovarët me disa kritere. Ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, rezultate konkrete për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë kriteret e caktuara nga ky komision për liberalizim të vizave.Vështirëqe  kriteret të përmbushen me këtë koalicon qeverisës.

 

Një tjetër sfidë me të cilën do të përballen institucionet e Kosovë në këtë vit është  Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë është. Marrëveshja për asociacion është nënshkruar që nga muaji gusht i vitit 2015 nga pala kosovare dhe ajo serbe në Bruksel mirëpo, ka kaluar edhe viti 2016 dhe ky asociacion nuk është formuar ende. Që në fillim të këtij viti, zyrtarët serb kanë deklaruar se nëse ky asociacion nuk formohet nga institucionet e Kosovës, atëherë do të formohet nga institucionet e Serbisë.

Paqartësitë me rolin e ri amerikan  në Ballkan , respektivisht ne Kosove kanë krijuar huti dhe panik tek qytetarët. Prandaj, pas provokimit te Serbisë me trenin, janë shtuar zërat për formimin e ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Faktishit ishte menduar se vitit që e lamë do të jetë viti kur Forcat e Sigurisë së Kosovë (FSK) do të shndërrohen në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK) mirëpo, edhe 2017-ta e gjeti Kosovën pa ushtri. Themelimi i FAK-ut do të jetë procesi tjetër sfidues për politikën e vendit i cili çdo vit po premtohet se do realizohet brenda atij viti.

Sfida që po e përcjell për disa vite me radhë Kosovën është Dialogu me Serbinë. Bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian e që mbahen në Bruksel filluan si bisedime teknike e më pas u transformuan në bisedime politike. Dialogu me Serbinë ka rezultuar me arritjen e disa marrëveshjeve të cilat pastaj krijuan paqartësi në vend pasi që asnjëherë nuk u bënë publike detaje të këtyre marrëveshjeve, dhe nuk po  zbatohen asnjëherë. Edhe pse është ditur se bisedimet me Serbinë sdo të kishin asnjë efekt pozitiv qe Kosova dhe Serbia të jetojne si fqinj të mirë, gjithësesi me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare ato filluan. Edhe përkundër qe u arritën disa marreveshje ato nuk janë zbatuar, përkundrazi keqësimi i raporit me Serbinë arriten kulmin me insistimin për të sjellur trenin me mbishkrime nacionalsite, arrestimin e Ramushit dhe murin. Pas gjithë këtyre veprimeve është e pashpegueshme dhe abulutisht non sens, që të vazhdohen bisedimet me një shtet që ka tendenca për të na zhbër nga faqja e dheut. Vazhimi i bisedimeve me Serbinë legjitimon synimet e saj për ta zhbër shtetin e Kosovëes, prandaj çdo vazhdim i bisedimeve pa ndryshuar qasjen Serbia është totalisht i kot dhe pa asnjë rezultat. Përkundrazi  është  Serbia ajo qe po perfiton nga këto bisedime , pasi po perfiton nga bashkësia nderkombëtare në proceset e integrimit. Kosova duhet të dal me një qëndrim karshi Serbisë, me nje qendrim nga të gjitha forcat politike dhe shoqëria, siç jane : njohja e Republikës së Kosovës, heqja nga synimet për luftë me Kosovën, të paguaj dëmet e luftës, të tregoj për fatin e të zhdukurve, të heq fletarrestet për ish pjestarët e UÇK-së etj. Realiteti po e dëshmon se bisedimet me Serbinë nuk i kanë sjellur asgjë pozitive vendit, prandaj ato duhet të rishikohen, përndryshe rrezikojmë të futemi në një pafundësi bisedimesh pa rezultat.

Viti 2017 nuk filloi mirë për Kosovën, thonë se dita e mirë shihet në mëngjes, por ne ditë të mira spo shohim asnjëherë

Liria që kemi në Kosovë shumë po ngjan me lirinë e botës shtazore – Nga Skënder Mulliqi

Liria të cilën e kemi sot në Kosovë shumë po ngjan me lirinë e botës shtazore. Në xhungël secila shtazë ka lirinë e vet të të sjellurit dhe të jetuarit. Por në fakt shumë lloje të shtazëve i mbizotërojnë të tjerat, se fizikumin e kanë më të fuqishem . E kështu gadi të gjitha shtazët kategorizohen … Të dalim te njerëzit e Kosovë. Liria jonë shumë po ngjanë në lirinë e shtazeve. Liria njerëzore mvarët nga vet njeriu. Ne , në Kosovë i kemi lënë një kategori njerëzish të mbizotërojnë në këtë nënqiell më të gjitha, edhe më lirinë tonë . Sigurisht së punet i kemi llogaritur gabim. Nuk kemi llogaritur punët mirë ,dhe tash po mbizotërojnë karshi njerëzve të tjerë .Liria thelemore por edhe liria e plotë mvaret së sa dhe si e kërkojmë ne ate . Shumë shteteve iu janë dashur revolucionet e ndryshme dhe luftërat për të arritur lirinë në kuptimin e plotë të fjalës. Ne, në këtë vendin tonë të varfër e kemi pranuar lirinë sipas kutit të atyre të cilët janë në pushtet , e kemi pranuar aq liri sa po na dhuron kategoria e cila ka bërë pasuri përrallore .Çfarë shteti është Kosova? Ne, kemi hequr dorë nga bukuritë dhe pasuritë natyrore të cilat na i ka falë Zoti. Kemi hequr dorë , mw atw ditw kur e kemi pru këtë kastë të mjerë politike në pushtet. E kemi pranuar kapitulimin, si shtet dhe si popull kur po i lejojmë një kategori bazhibuzukesh, një kategori hajnash, një kategori kriminelësh ta kalerojnë shtetin si pelën pa fre.Ne, po i kryejmë të gjithë obligimet karshi shtetit , kurse ata që janë ngjitur në pushtet po paguajnë pak karshi të ardhurave shumë të larta dhe benifiteve te cilat po i gëzojnë . Nuk ka gjë më tragjike së kur shumica bëjnë përpjekje titanike për shtet , kurse ata në hierakinë e lartë shtetërore e rrënojnë ate . Askush nuk po e garanton shumicën për asgjë . Nuk ka siguri në rrugë , nuk ka siguri në lokale e gjetiu… Pak kush nga pushtetarët u përgjigj para ligjit për të bëmat e tyre të pista karshi shtetit .Po dënohen njerëzit e thjeshtë si mbulesë të vjedhjeve të rnëdha të cilat po bëhën nga sundimtarët . Nuk ka kush që i dënon së vet janë bërë ligji .Thjesht nuk po ndërtojmë dhe nuk kemi shtet si duhet . Çfarë sistemi kemi kur gjithëqka po funksionon më defekte të mëdha . Nuk kemi arsim në nivel dhe as shëndetësi, nuk kemi organe të sigurisë në nivel të duhur, nuk po formojmë ushtri. Kur njerëzit vritën edhe mbrenda organeve policore dhe në burgje , për çfarë shteti mund të bëjmë fjalë ? Dhe , nuk mund ta ndërtojmë kurrë shtetin pa u larguar strukturat e kriminalizuara dhe të korruputara .Nuk ka gjë më të mirë dhe më të bukur sot, së njeriu kur krenohet më familje të mirë, nuk ka ndjenjë më të bukur së kur kemi gjithqka para dhe rreth vetit të bukur . Sigurisht së nuk ka gjë më madhështore së sa të kesh pushtet në nivel të duhur . Nuk ka më kenaqësi në këtë botë së kur e ke sigurinë përsonale dhe sigurinë kolektive …Shteti nuk është faculetë …Shteti është bashkësia e cila i ruan qytetarët e vet …Shteti është i të gjithëve pa dallim …Të gjithë kan të drejtë të jetojnë lirshem , të jetojnë dha ta shijojnë lumturinë. Kur të gjithë trajtohen barabarësisht para ligjit, atëherë edhe mund të bëhët fjalë për funksionim të shtetit ligjorë dhe demokratik. Askush nuk largohet për pikë të qejfit nga vendi i vet, siq po ndodhë më shqiptarët rregullisht. Nuk ka gjë më tragjike për atë shtet dhe atë komb së kur populli largohet nga bashkëkombasit e vet pushtetarë …

“Këmbimi i territorit” Thaçin do ta bënte DY HERË HERO dhe SHTETARIN MË TË MADH të Ballkanit! – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri  diplomatik


“Këmbimi i territorit”, Thaçin do ta bënte  DY HERË HERO dhe SHTETARIN MË TË MADH  të  Ballkanit!
 
**** Flini, flini, kënaquni, ” kullotni moj bagëti, kullotni”!!! (Naim Frashëri)
 
*** Kësaj  teme iu kam referuar  (shqip e anglisht), që nga viti 2007, para se Kosova të bëhej e pavarur nga Amerika dhe  nga aleatët e saj  evropianë perëndimorë. Mirëpo, kot i kotit, si shkrove mirë si keq, krejt njësoj e ke, askush se vret mendjen për atë, sepse ai “milet” është mësuar të ushqehet me gënjeshtra, me mashtrime dhe me dezinformime, JO me të VËRTETËN!- Sëmundje e keqe kjo për shëndetin e interesit të përgjithshëm të Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.


*** Mirëpo, ai që  nuk është me të VËRTETËN, nuk është as me Zotin, as me shkencën, as me popullin, as me atdheun, as me   drejtësinë, as me demokracinë, as me Shqipërinë Etnike, as me Amerikën e as me Evropën Perëndimore, por vetëm me   dreqin dhe me të keqen deri në thyeqafje , në  përbuzje dhe në vetëkapitullim.
 
 -E kam shumë të qartë se çfarë domethënie dhe peshe të madhe ka kompromisi politik, por, jo GJITHMONË të FITOJË Serbia e ASNJËHERË Kosova dhe Shqipëria! – O, “më të mençurit e botë”!
 
– E, po,  kështu nuk thotë as Populli, as Zoti, as shkenca, as e drejta, as patriotizmi e as shqiptarizmi, sepse  territori  i Shqipërisë Etnike nuk është  pronë e  luajtshme, që kujt t’i  “teket”  për hesape të veta politike, bajraktariste, karrieriste, materialiste të ndyra,  ta bëjë “rrush e kumbulla” në emër të rremë të atdhetarizmit, të   demokracisë, të vërtetës, të drejtësisë, të popullit  dhe të Zotit, por është thesar i paluajtshëm, që i përket mbarë kombit shqiptar.
 
Prandaj, kujdes, Jo  “këmbim”, por  ribashkim të territorit shqiptar-shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, në mënyrë që Thaçi, Mustafa, Tahiri, Vuçiqi, Nikoliqi, Daçiqi, si  dhe të gjithë  partizanët e tyre brenda dhe jashtë Kosovës dhe Serbisë së Madhe, të ngelnin me “gishta në gojë”.
 
-Edhe sikur  Beogradi zyrtar të pranonte  formulën e gabuar të “këmbimit të territorit verior të Kosovës me atë të territorit të Preshevës”,  ne, me asnjë kusht nuk duhet të pranojmë, sepse  do ta humbisnim minierën “Trepça” dhe territorin shqiptar. Sikur të ndodhte kjo, Kosova do të ngelte një vend i varfër dhe i pazhvilluar, i parëndësishëm dhe pa kurrfarë perspektive. Por, gjithmonë  e rrezikuar dhe  e varur nga Serbia. – Andaj, kujt, do t’i duhej një Kosovë e tillë  pa  “Trepçen”? –Askujt, sepse “Trepça” është pasuria kryesore jetësore e  Kosovës!
 
“KËMBIMI”  do t’i jepte “vulën” historiko-diplomatike  Dialogut të Brukselit (2011-2017)!
 
Prandaj, thoni, -JO  DIALOGUT TË BRUKSELIT (2011-2017); THONI, jo “këmbimit” të territorit shqiptar-shqiptar me Serbinë e Madhe kolonialiste dhe gjenocidale, sepse  duam rikthimin dhe ribashkimin e territoreve tona autktone të Shqipërisë Etnike (Presheva, Bujanoci, Medvegja, Vraja, Prokuple, Bllaca Kurshumlia etj.).
 
Kjo do të ishte zgjidhja e drejtë  dhe përfundimtare e problemit kolonial shqiptar, pavarësisht nga  aspiratat dhe nga  pretendimet hegjemoniste, militariste  dhe kolonialiste të Serbisë së Madhe për t’i mbajtur të copëtuar dhe të sunduar shqiptarët dhe territoret e tyre si  “plaçkë” të përjetshme koloniale, duke u mbështetur në historiografinë  falsifikatore të miteve  të tyre nacionalshoviniste romantike të mesjetës dhe të shekujve XIX dhe XX.
 
Ndryshe, çdo zgjidhje tjetër do të kishte karakter paliativ afatshkurtër dhe të  dëmshëm për zgjidhjen e çështjes koloniale shqiptare në Ballkan.
 
Humbja e Veriut të Kosovës nënkupton edhe humbjen e përgjithmonshme të  “Trepçes”!
 
-Andaj,  çfarë  do na duhej Presheva dhe Kosova, pa “TREPÇEN”?     
 
-Asgjë, sepse do ngelnim tërë jetën të varfër dhe shtegtarë si “vezet e qyqes”  nëpër botë, duke bredhur me djepa në shpinë për të siguruar një krodhe buke për fëmijët tanë, ashtu sikurse deri tash (1912-2017). –Nuk lihen gjithmonë në megrim mbi 6 milionë shqiptarë. Ndaj, duhet të jemi të kujdesshëm, të vendosur, largpamës dhe këmbëngulës, që të mos humbasim asnjë metër katror të territorit shqiptar, sepse “një popull pa territor, ai nuk është popull”, ka  thënë   Rilindësi, ideologu, patrioti dhe arktiketi i ribashkimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, SAMI FRASHËRI.
 
Pra, jo kurrfarë këmbimi territoresh shqiptare-shqiptare me Serbinë (ndoshta Serbia do të pranonte  të këmbente Preshevën me Veriun e Kosovës, gjithnjë duke llogaritur në pasurinë  milionshe dhe miliardshe të rezervave të arit, të plumbit, të zinkut, të argjendit  dhe të bakrit të  “ Trepçes”. Kjo pasuri llogaritet të jetë  më e madhe sesa e gjithë pasuria e sheteve  të  BE-së. Kështu ka pohuar akademiku serb, Matija Beçkoviq: “ Pasuria e Kosovës vlen më shumë se krejt BE-ja. Nuk mendoj në vlerën shpirtërore, e cila është e paçmueshme, por në vlerën materiale, e cila, leht mund të llogaritet. Dhe, askush nuk mund të na japë më shumë sesa të na marrë.” (http://www.blic.rs/Vesti/Politika/555017/Matija-Beckovic-Ako-Vucic–kaze-ne–Putinu-bice–novi-Tito).
 
“Këmbimi i territorit” shqiptar-shqiptar, do t’i bënte heronj evropianë Hashim Thaçin, Edita Tahirin, Isa Mustafën, Aleksandar Vuçiqin dhe Tomislav Nikoliqin!
 
“Këmbi territorial”, do ta shpëtonte Dialogun e Brukselit, kurse Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, do të shpalleshin  “ shtetarët më të mëdhenj  dhe më meritorë ” për pajtimin historik të e serbëve dhe të shqiptarëve në Ballkan.
 
-Kjo do të ishte fitorja  historike, politike dhe diplomatike e presidentit Hashim Thaçi dhe e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq dhe e Serbisë së Madhe, jo e Kosovës, as  e propozuesve të   tezës  së  “këmbimit territorial” !
 
Prandaj,  të mos jemi aq zemërgjerë ndaj  hegjemonizit dhe ekspansionizmit serbosllav në përthithjen e territoreve indigjene të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, sepse këmbimi i Veriut të Kosovës me Preshevën shqiptare, më  së shumëti, do t’u konvenonte  negociatorëve serbo-shqiptarë në Dialogun e Brukselit (2011-2017) si dhe mbështetësve shqipfolës të këtij dialogu fatkeq, duke u gënjyer dhe mashtruar se me një “këmbim të tillë”, do t’i iknin përgjegjësisë së historisë për humbjen e territorit verior të Kosovës (1999-2017).
 
Pra, s’ka asnjë dyshim se,  nëse do të vinte në shprehje  “lëvizja e kufirit” të Kosovës me Serbinë, sepse në këtë rast, nuk do të gëzohej vetëm Serbia, por edhe  garniturat e sotme politike shqiptare në pushtet mbase këtyre nuk iu “dhemb” fare për popull  e as për territor shqiptar, por vetëm si ta kenë mirë me krerët e Beograddit nëpër ahengje të ndryshme  “ngre dreka e shtro darka”, si dhe të pasurohen në mënyrë të paligjshme (me korrupsion, me plaçkitje, me vrasje dhe me krim të organizuar etj.), duke e  lënë popullin  në mjerimin e thellë social-ekonomik, të papunë, të pazhvilluar, pa perspektivë dhe të varfëruar në skajshmëri.
 
Ky soj i liderëve politikë të “kombit kosovar” të Nexhmedin Spahiut, janë në gjendje të shesin dhe të këmbejnë çdo gjë me Serbinë, vetëm për ta ruajtur pushtetin   nepotist, pasurinë dhe hedonizmin iracional të tyre, sepse kjo është e vetmja mënyrë, që ta mbajnë gjallë  miqësinë, kënaqësinë absolute dhe interesin e biznesit të tyre me Serbinë, si dhe ta ruajnë  ekuilibrin e  besimit të rremë, të  krijuar te partnerët e tyre  ndërkombëtarë.
 
Teori e keqe  ajo:  “mbath gjogun, zbath doriun” !
 
Duke qenë se shiptarët në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë, janë në truallin e tyre autokton shqiptar, kurse serbët në Kosovë, janë kolonë në truallin e huaj. Kjo është arsyeja kryesore, pse nuk duhet të bëhet kurrfarë “trampi” i keq  “mbath gjogun, zbath dorinë”! – Ndaj,  Veriun e Kosovës nuk e japim për asnjë kombinim territorial me Serbinë, sepse edhe  Veriu i Kosovës, edhe Presheva, edhe Bujanoci, edhe Medvegja  janë territore të patjetërsueshme të kombit shqiptar dhe tëi Shqipërisë Etnike.
 
Prandaj, në këtë pikëvështrim  nuk duhet të pranojmë asnjë formulë politike për  dhurimin e Verut të Kosovës  shtetit të Serbisë, edhe pse ky de fakto  është nën kontrollin e Serbisë.  Por, duhet të bëjmë çmos, që  Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën t’ia rikthejmë zotëruesit legjitim-Shqipërisë Etnike. Kjo do të ishte trimëria, urtia dhe largpamësia  strategjike e politikës dhe e diplomacisë shqiptare. Ndryshe, do të fitojë Serbia në kurrizin e territorit të Shqipërisë Etnike.
 
Kësaj  “teme”  iu kam referuar disa  vite më parë (2012), pse ne nuk duhet pranuar kurrfarë opsioni politik për ndarjen e Kosovës (Veriut) në këmbim me Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, SEPSE terrritori i Kosovës, ashtu sikurse territori i këtyre tri komunave shqiptare (që ende janë plaçkë koloniale e Serbisë së Madhe, 1878-2017) historikisht dhe ligjërisht është territor i Shqipërisë Etnike, jo i Serbisë së Madhe.- Nuk ka Serbia kurrfarë territori  të vet, që do ta këmbente me Veriun e Kosovës. Ky është problemi që konteston  idenë e  këmbimit të territorit shqiptar-shqiptar. Në këtë kuptim, nuk duhet të ketë kurrfarë këmbimi, por vetëm INTEGRIM të terrritorit etnik shqiptar.
 
Prandaj,  në këtë kontekst, nuk kemi se çfarë të ndajmë dhe të këmbejmë me Serbinë, sepse ajo nuk ka humbur kurrfarë Kosove, duke qenë se Ksoova  kurrënjëherë nuk ka qenë territor legal i Serbisë, por vetëm një plaçkë koloniale dhe gjenocidale  100-vjeçare e saj (1912-1999).
 
Kjo e vërtetë, duhet të mbrohet me çdo kusht, dhe, t’u thuhet në sy, edhe Serbisë kolonialiste, edhe  Rusisë, edhe BE-së, edhe NATO-s, edhe Amerikës, edhe OKB-së, jo të spekulohet me terma eufemiste të politikës propagandistike  serbomadhe, se “Kosova  duhet copëtuar” , sepse edhe me një këmbim të tillë, do të humbisnim territorin tonë, do të tëkurreshim në skajshmëri. Këtë Serbia do donte, sepse do ta merrte edhe  “Trepçen” në këmnbim me Preshevën, pa Bujanocin dhe pa Medvegjën.
 
 – Mbajni  në mend (për hir të gjeopolitikës dhe të gjeostretegjisë nacionale dhe shtetërore), Serbia nuk do të pranonte  dot, që Kosovës, t’ia jepte edhe Bujanocin dhe Medvegjën krahas Preshevës.
 
Me një fjalë, çdo propozim a çdo zgjidhje, që pranon Serbia,  nuk është zgjidhje, por humbje dhe katastrofë për Kosovën, përkatësisht për Shqipërinë dhe shqiptarët në Ballkan. Këtë e ka provuar edhe historia dhe plitika e derisotme e marrëdhënieve serbo-shqiptare në Ballkan.
 
Ajo që  Serbisë i bie tamam mirë , Shqipërisë  i bie keq e zi!
 
-Mbani  mend, o  të pangopshëm, o shpirtzinj, hashotuxharë dhe fatzinjë, se Shqipëria Etnike nuk është biznes, as firmë, as pronë indiduale, partiake, klanore e as artikull konsumi  privat, por  pronë legjitime e gjithë shqiptarëve (jo vetëm e liderëve politikë dhe e aminuesve të tyre jopolitikë).





Kujtdo le t’i “mbetet hatri” dhe le të LEÇITET  prej meje (dert i thellë), por, unë kurrë nuk do të sugjeroj e as pranoj, tezën  e “këmbimit  të territorit të Kosovës Veriore me atë të trekëndshit Preshevë-Bujanoc-Medvegjë”, sepse fjala është për një lloj “KËMBIMI ME VETËVETËN”, JO me kurrfarë  këmbi të territorit të Kosovës dhe të Serbisë.





Pra, as sot e as nesër, kurrë nuk do ta ndryshoj këtë mendim timin, sepse çdo këmbim territori me Serbinë, do të thotë humbje të territorit të Kosovës.



Me një fjalë(siç theksuam më sipër) humbja e territorit të Kosovës, do të nënkuptonte edhe humbjen e Minierës “Trepça”. –Këtë e do Serbia, sepse  “Trepça” është “manastiri” dhe pasurria më e madhe dhe e pashtershme e Serbisë (ari, argjendi, plumbi, zinku, bakri), jo manastiret dhe dioqezat serbe në Kosovë.



Pra, kujt do t’i duhej Presheva dhe Kosova e ribashkur  pa “TREPÇEN”?!



Askujt, sepse humbja e “Trepçes”, do to thotë të ngelësh  i varfër përjetësisht dhe me djepa në shpinë e me fëmijë ngrykë, duke bredhur nëpër vende të ndryshme të Evropës, si lypësarë dhe si nomadë për një krodhë buke dhe për  ndonjë kasollë a tendë strehimi.



Ky është motivi kryesor, pse Serbia po e do Veriun e Kosovës, po e do “Trepçen” ngase kjo është  “MANASTIRI KRYESOR”  i serbomëdhenjve dhe  i Serbisë së Madhe kolonialiste, jo as Manastiri i Deçanit, i Graçanicës e as Patrikana e Pejës.



Për këtë qëllim po zhvillohet edhe Dialogu i Brukselit (2011-2017), i cili është plotësisht  i gabueshëm dhe i papranueshëm për interesin e përgjithshëm të shqiptarëve dhe të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike.
 
Është i papranueshëm krahasimi banal i elementit autokton shqiptar në Anamoravë me atë kolon serb në Kosovë!
 
 
-Presheva, Bujanoci dhe Medvegja  le t’i rikthehen Shqipërisë  Etnike, jo të “këmbehen”  me asnjë  pjesë të territorit të saj!
 
-Le të merret në konsideratë e drejta historike, legjitime dhe juridike ndërkombëtare e shqiptarëve të “Luginës së Preshvës” alias të Anamoravës së Shqipërisë, që ata t’i ribashkohen Kosovës, përkatësisht Shqipërisë, sepse janë pjesë e trungut të tyre, qëkur njihen shqiptarët dhe Shqipëria në Ballkan.
 
Kjo e drejtë dhe kërkesë shekullore e shqiptarëve të Anamoravës (pjesët e tjera të saj, Serbia i ka serbizuar dhe spastruar etnikisht me terror dhe me gjenocid (1878-2017), jo që nuk janë të kontestueshme nga këndvështrimi historik dhe nga interesi i përgjithshëm kombëtar, territorial dhe shtetëror shqiptar, por janë të ligjshme dhe të domosdshme, që sa më parë, të vihen në “rend dite” për shqyrtim të politikës dhe të diplomacisë shqiptare të aksit Tiranë-Prishtinë.
 
Pavarësisht nga e drejta dhe nga kërkesa e drejtë dhe e ligjshme e shqiptarëve të Anamoravës (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë), që përfundimisht të zgjidhej statusi i tyre politik, duke u bashkuar me Kosovën, përkatësisht  me Shqipërinë, Prishtina e as Tirana zyrtare nuk duhet të pranojnë kurrfarë këmbimi të territorit të veriut të Kosovës për territorin shqiptar të Anamoravës, sepse si Veriu, ashtu edhe Lindja e Kosovës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), janë pjesë të tërësisë së territorit integral të Shqipërisë, jo të Serbisë, në asnjë kuptim qoftë historik, qoftë juridik ndërkombëtar.
 
Në asnjë aspekt, nuk mund të krahasohet statusi i shqiptarëve dhe i territorit të tyre nën Serbi (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë) me statusin e serbëve në Veriun e Kosovës, sepse shqiptarët në Anamoravë janë autoktonë në tokat e tyre të Shqipërisë Etnike, kurse serbët, jo vetëm në Veriun, por në gjithë Kosovën, janë kolonë, të ngulitur me dhunë, me terror, me gjenocid dhe me spastrim etnik (1878-2017).
 

UÇK dhe “komandantët” e Bllacës e të Stankovcit….! – Nga Agron Shabani

Nuk jam përcjellës ose ndonjë vëzhgues i rregullt ose periodik i rrjedhave dhe zhvillimëve të ndryshme politike, kulturore dhe informative në Kosovë. Jo. Por vetëm një vëzhgues ose participant i kohëpaskohëshëm dhe observativ i asaj që në sfondin e njohur të antropologjisë së përgjithshme kulturore, informative dhe politike mund të quhet dhe konceptohet si ” Reinventing Antropology” ose “Observation Antropology”.
Mbase i asaj pjese aq vitale dhe fundamentale (substanciale) të antropologjisë kulturore ose politike e cila i ka për qëllim studimet dhe analizat e përgjithshme mbi rolin dhe ndikimet e ndryshme dhe të shumëfishta (reflektive, impulsive, afirmative, simbolike, alternative, determinante, paradigmatike etj.) të nstitucionëve të njohura qeveritare, politike, shkencore, intelektuale, fetare, kulturore dhe informative në të gjitha shtetët dhe shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare kudo në botë. Të medieve të shkruara dhe elektronike sidomos. Me theks të posaçëm tek ato shtete ose shoqëritë të ndryshme në konsolidim e sipër dhe tranzicion ku mediet e shkruara dhe elektronike nuk janë si të thuash vetëm “mjete transporti”, apo një “industri” e njohur informative dhe propagandistike në kontekstin e njohur profitabil dhe komercionalist. Jo. Por, ato në radhë të parë ato janë “referues” ose “monitorues global” si dhe “lojtar”të rëndësishëm dhe tepër relevant në kontekstin e njohur observativë dhe participant ( “observation participant”) të monitorimit, observimit, përçuarjes dhe afirmimit të vlerave dhe resursëve të njohura globale ose universale të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme përktëse ose respektive në tregun e njohur global ose universal të vlerave dhe kapitalit të përgjithshëm botëror ose ndërkombëtar. Kjo mu për faktin se për botëkuptimin dhe filozofinë e sotme moderne ose bashkohore mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare, të të gjithë njerëzit ose qytetarët e mundshëm të një vendi apo të një shteti në instancë të fundit janë partner, participant, klient, anticipant, miq dhe aleat të përbashkët dhe të barabartë në të mirën e  përgjithshme të shtetit dhe shoqerisë së tyre përkatëse ose respektive. Kjo duke filluar që nga presidenti ose presidentja e vendit, kryeministri ose kryemistrja, kryeparlamentari ose kryeparlamentarja, ministri apo ministresha dhe gjër tek qytetari i rëndomtë.
Në këtë frymë, antropologjia e njohur kulturore dhe ajo informative ose difuzive (lëxo: shtëpitë, mekanizmat ose  institucionet e sipërpërmendura kulturore dhe informative) në radhë të parë angazhohen për një shoqëri të pastër, të pasur, të shëndetshme, humane, të ndërgjegjshme, të lirë , të pavarur dhe sovrane në kuptimin e përgjithshëm ose multidimenzional të fjalës. Për një shoqëri të çliruar nga skamja, neuroza, depresioni, destruksioni, dekonstruksioni, anomalitë dhe patologjitë e ndryshme individuale ose kolektive. Për një jetë të udhëhequr nga respekti, dashuria, idealet dhe vizionet e perbashkëta individuale dhe kolektive. Për njeriun ose qytetarin e lirë dhe tepër sovran në kuptimin e plotë të fjalës. Për lrinë, spontanitetin,reflektimet, intimitetin, individualitetin, subjektivitetin, identitetin, dinjitetin dhe eksluzivitetin e tij kushtetues dhe juridik.Për edukatën, kulturën dhe arsiminin ose emancipimin e tij…Për etikën dhe estetikën e njohur individuale dhe kolektive dhe kështu me radhë.
Në këtë sfond antropologjia e përgjithshme si shkencë holistike dhe primatologjike, gjegjësiisht, si një disiplinë e posaçme e filozofisë, për mendimet dhe vlerësimet e njohura shkencore dhe metodologjike të Erich Wolfit, Clode Levi Strausit, Antonio Gramshiit, Jammes Cliffordit, Georg Marcusit etj. Me plotë të drejtë konsiderohet si disiplina me e ngritur, me humane, me shkencore, me racionaliste dhe me pozitiviste në domenin e njohur të primatologjisë dhe filozofisë së përgjithshme njerëzore ose qytetare.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe strukturalizmin, funksionalizmin, aksionalizmin dhe tradicionalizmin e njohur empirik, kulturor, historik dhe nacionalgjenetik së bashku me antropogjeografinë, antropohistorinë , antropofizikën, antropobiologjinë dhe antropologjinë e njohur sociale ose sociokulturore në funksion të ndarjes, enkodimit, periodizimit dhe institucionalizimit të antropologjisë së përgjithshme kulturore, politike etj.
Në këtë menyrë pra mediet e shkruara dhe elektronike (duke i nënkuptuar këtu mediet e mirëfilleta, renomative dhe profesioniste në kuptimin e njohur të etikës, estetikës dhe antropologjisë së përgjithshme kulturore dhe difuzive) në të shumtën e rastëve i ngjajnë një ansambi ose simfonie të shkëlqyer kulturore dhe informative që puçët( puçën) dhe gërshetohet( gërshetohen) vazhdimisht në sfond me korin e lartë të aspiratave dhe interesave të njohura shtetërore dhe nacionale të popujve dhe vendëve të tyre përkatëse ose respektive. Dhe, jo të zëdhënësve ose propaganduesve të ndryshëmkakofonik, forumian ose kabinetik të së “vërtetës” ose “lavdisë së madhe” të liderëve ose politikave të ndryshme ditore ose periodike në Kosovë ose dikund tjetër. Duke u ngjarë kështu kthetërave, klisheve, fiksioneve ose recidiveve të njohura autoritare dhe totalitariste ku të të ashtuquajturat gazetat ose “mediet e pavarurua” dhe “nacionale” në Kosovë , vazhdimisht i referohen censurës ose diktatëve të ndryshme editoriale, shtetërore, qeveritare, konjukturale, nomenklaturale, politike, parapolitike etj.

U mor vesh se estetika si shkencë ose një disiplinë e veçantë e filozofisë ka lindur dikund në fund të shekullit tetëmbëdhjetë (18) ose në fillim të shekullit të nentëmbëdhjetë (19)në Gjermani dhe Francë. Mbase në shekujt ose epokën e njohur të etikës, estetikës, humanizmit, renesanses, emancipimit dhe disiplinës së gjithëmbarshme shkencore , intelektuale, akademike dhe politike në nivel botëror ose planetar. Në këtë sfond si të atilla çfarë ishin ose çfarë janë u ngriten,u zhvilluan, përsosen dhe u afirmuan edhe shkencat ose disiplinat tjera humane dhe akademike si arti, kultura, letërsia, gazetaria, publicistika, politika, diplomacia etj.Ndonëse, sëcila ose akëcila prej tyre me itinerare, ritme, forma dhe metoda të ndryshme diskursive, dialektike, evolutive, organike, empirike etj. Pra, me ritme, itinerare, standarde dhe trende të ndryshme ose specifike nga njëra tjetra.
Se këndejmi, estetika në radhë të parë është shkenca ose disiplina e njohur mbi artin, mbi të bukurën, të veçantën, të posaçmën, të përsosurën, sublimen, relevanten etj.Në këtë sfond, në fokusin ose agjendën kryesore të estetikës janë e bukura, e dashura, e veçanta, e përzgjedhura, artistikja, stilistikja dhe kështu me radhë.
Kuptimi dhe esenca e përgjithshme e estetikës qëndron pikërisht në konstruktin, antinomin, enkodimin dhe substratin e saj filozofik dhe metaestetik. Në këtë frymë me estetikë nënkuptojmë artin, muzikën, teatrin, shkrimin e njohur letrar ose gazetaresk,romanin, prozën,novelën,poezinë etj. Përkatësisht, nonfiksionin dhe diksionin e njohur letrarë dhe artistik, teknikën, teorinë, mjeshtërinë, imagjinatën dhe fantazinë e njohur krijuese dhe artistike. Dualizmin ,strukturalizmin, funksionalizmin, metaforat, diaforat, adiaforat, alegoritë e ndryshme, humorin, satiren, paroditë, diagramet, mesazhet, simbolet, ngjarjet e ndryshme dhe figurat…Bukurinë dhe profecinë e njohur krijuese dhe artistike. Stilin, disajnin, strukturën,s trukturat dhe superstrukturat e njohur intelektuale dhe profesionale. Vokalin e tyre ,kohezionin, ritmin, taktin dhe dinamikën e njohur linerare, satisfaktive, ataraktive, inkarnative etj…Trendët, standardet ,tendencat, zhvillimet dhe levizjet e njohura tredimenzionale, multidimenzionale, matriksiale etj.Konceptët, përceptimet dhe anticipimet e ndjeshme, të ndërgjegjshme, racionale, profesionale dhe metaestetike.Nuhatjet, intuitën, përjetimet ,shpërthimet, interferimet, reflektimet, rrezatimet, tundimet dhe mbindërtimet e njohura etike dhe metaestetike. Respektivisht, shquarjen, fokusimin ,deshifrimin ,dekodimin, enkodimin dhe artikulimin e asaj që është  e bukur dhe me vlerë të lartë etike, profesionale dhe artistike etj.
Ndaj, objekt ose objektivë kryesor dhe esencial i një shkrimi, raporti, reportazhi, komenti, vështrimi, studimi ose analize të mirëfillët gazetareske ose publicistike, në radhë të parë janë njeriu dhe jeta. Respektivisht, arti dhe jeta, jeta dhe filozofia, arti dhe filozofia dhe kështu me radhë. Ndërsa, subjekt i  shpirti i i njeriut së bashku me materien, krijesën , ekzistencën ,nevojat dhe kërkesat e njohura njerëzore ose qytetare në kuptimin e vlerave dhe lirive të njohura globale dhe universale të jetës së njeriut. Dhe, jo e “vërteta” ose “lavdia e madhe” mbi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Isa Mustafën, Xhavit Halitin, Sabri Hamitin ose dikënd tjetër atje….!

Në instancë të fundit, kanë qenë bordet e njohura editoriale dhe redaksionale të disa gazetave ose “medieve të pavarura” dhe publike ato që përmes shkrimëve, portretëve, komentëve, vështrimëve, kronikave, reportazhëve, mitëve, eposëve ose legjendave të stisura, sajuara ose të rimuara të “gaze(p)tarëve”, kronistëve, opinionistëve ose “analistëve” të ndryshëm stupid, sërvilë, nebuloz, mediokritë, inkompetent, komplotist, konspirativistë ose dekonspirativistë, i kanë ngritur, faktorizuar dhe afirmuar edhe të të ashtuquajturit “komandantët” e Bllacës dhe Stankovcit së bashku me hajnat (hajdutët), matrapazët ose “gjeneral-komesarë” e ndryshëm të “Rognerit” të Tiranës si dhe të fondëve “Vendlindja thërret” ose ” 3 % ” etj….Duke i ngritur dhe afirmuar ata që nuk kanë qenë kurrë në luftë, por që janë ngritur, avansuar dhe pasuruar aq shumë në emër të luftës çlirimtare dhe patriotike në Kosovë. Gjegjësisht, në emër të lirisë, shtetit dhe pavarësisë së Kosovës!
Në këtë vorbullë edhe supozimet ose “historitë” e njohura mbi aktakuzat ose arrestimet e mundshme të “komandantëve” të Bllacës, Stankovcit ose Hotel “Rognerit” të Tiranës etj., me tepër janë “histori” të stisura dhe sajuara të personave ose individëve të ndryshëm demagog dhe hipokritë, gjegjësisht, anafabet ose gjysëmanalfabet, që u shkojnë për shtati  “popullaritetit” ose “reitingut” luftarak (ushatak) dhe politik të atyrte që nuk kanë luftuar kurrë dhe askund për Kosovën dhe shqiptarët dhe të cilët sipas të të gjasave së bashku me shërbimet e ndryshme sekrete ose intelegjente të Serbisë, Rusisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Turqisë etj., qëndrojnë prapa akuzave, shpifjeve, kurthave, intrigave, dredhive, shantazhëve dhe komplotëve të ndryshme kundër luftëtarëve ose komandantëve me në Zë të luftës çlirimtare dhe patriotike në Kosovë!? Për të mos thënë këtu edhe në ballë të krimëve dhe zezona tjera në Kosovën e pasluftës etj….???!!!

Haradinaj kujton masakrën e Rogovës së Hasit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Rogovës së Hasit përmes një postimi në Facebook, duke thënë se veç në Kosovë ndodh që një vend kaq i vogël të tregojë sa të mëdha janë plagët e popullit.

Një nga masakrat më të tmerrshme të shkaktuara nga forcat serbe kishte ndodhur më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në Rogovë të Hasit.

“Veç në Kosovë ndodh që një vend i vogël si Rogova e Hasit, të na kujtojë se sa të mëdha janë plagët e këtij populli! Sot, në këtë 18 vjetor, i kujtojmë gjithë ata burra trima, që ranë për vendin dhe lirinë e përbashkët! I falem lavdisë dhe sakrificës së tyre, pavarësisht largësisë sime nga Rogova ku prehen! Për të qenë aty, ku ata e meritojnë të jemi për çdo vit, po e publikoj këtë fotografi nga përvjetori i shkuar”, ka shkruar Haradinaj, që ishte arrestuar më 4 janar nga policia franceze, me një urdhërarrest të Serbisë të lëshuar përmes INTERPOL-it, më 2004, dhe po vazhdon të mbahet me kusht në Francë.

Të rinjtë: Dialogu me Serbinë nuk solli rezultate

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, nuk po ndihmon në përmirësimin e raporteve reciproke. Ky dialog, nuk po sjell rezultate as për qytetarët, thonë të rinjtë, për rubrikën “VOX”.

Ejona Hoxha, studente në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se deri tash procesi nuk ka ndihmuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve, por, siç shprehet ajo, ndoshta në të ardhmen gjërat do të ndryshojnë.

“Nuk merrem shumë me politikë, por thjesht e di që nuk ka ndihmuar se qe sa vite, deri tash është dashur të ketë ndonjë ndryshim. Edhe thjesht nuk e di nuk ka ndihmuar asgjë, por shpresoj se do të bëhet mirë. Optimizmi është mbi të gjitha”, shprehet Ejona.

Qëndrim Morina, student në Fakultetin e Arteve, thotë se dialogu do të duhej të ndihmonte në radhë të parë rreth lëvizjes së lirë të qytetarëve.

“Deri më tani unë, personalisht, nuk kam parë ndonjë rezultat. Po ashtu, nuk kam parë ndonjë rezultat as pas marrëveshjeve të arritura. Normalisht që [dialogu do ishte dashur ] të ndihmojë në përmirësimin e raporteve ndërmjet dy vendeve”, thotë Qëndrimi.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, konsiderojnë se pavarësisht disa pengesave dhe vështirësive, dialogu ka dhënë rezultate.

Anduena Halilaj, studente që studion Antropologjinë, mendon se dialogu nuk ka dhënë rezultatet e pritura.

“Mendoj se nuk është në rregull të vazhdojnë bisedimet derisa po ndodhin ngjarje si ato të fundit. Asgjë nuk po kemi të mirë nga ato bisedime, mendoj se nuk duhet vazhduar. Mendoj se duhet të ketë marrëdhënie më të mira ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve dhe sigurisht edhe lëvizje të lirë”, konsideron Anduena.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, vazhdon të jetë një nga temat që dominon skenën politike në Kosovë.

Egzon Rexhepi që studion në Universitetin e Prishtinës për Shkenca Kompjuterike thotë se dialogu politik me Serbinë, për Kosovën dhe qytetarët e saj nuk ka sjellë përftim në asnjë rast.

“Deri tash, ne si qytetarë, nuk e besoj që kemi pasur ndonjë përfitim prej atij dialogu, që është një dialog që do të zgjasë edhe më shumë. Nuk pres që në të ardhmen të ketë ndonjë përmirësim. Çka do të ishte dashur të kishte, mendoj në radhë të parë sovraniteti deri aty ku i kemi kufijtë dhe reciprocitet me palën serbe”, thotë Egzoni.

Kurse, Bujamir Hoxha thotë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është duke i dëmtuar shumë procese, nëpër të cilat është duke kaluar Kosova.

“Kosova nuk është duke e arritur asnjë sukses me këtë çka është duke e bërë. Serbia është duke i bërë të gjitha gjërat e këqija për Kosovën edhe ne prapë po shkojmë dhe bëjmë dialog me Serbinë. Në dialog nuk po bisedohet për dëmet e luftës së ashpër, për të pagjeturit. Institucionet duhet të jenë të vetëdijshme dhe të kenë masë reciprociteti me Serbinë”, thekson ai.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës thonë se sjellja e Qeverisë së Serbisë në raport me dialogun dhe me qasjen e përgjithshme që synon normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, kanë qenë destruktive dhe ato po vazhdojnë të jenë të tilla.

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit zhvillohet në Bruksel në nivelin politik dhe atë teknik dhe po lehtësohet nga Bashkimi Evropian.

Qëllimi i këtij dialogu, sipas Brukselit, është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, normalizim ky që është vënë edhe si kusht për të dyja vendet në procesin e integrimit të tyre në Bashkimin Evropian. (REL)

Arrestohet aktivisti i VV-së Nol Nushi

Policia e Kosovës ka arrestuar koordinatorin e Sekretariateve dhe anëtarin e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Nol Nushi.

Lajmin e ka konfirmuar Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media.

Sipas “Vetëvendosjes”, Nushi është arrestuar pa asnjë sqarim, transmeton “Zeri.info”.

Po ashtu, kjo Lëvizje ka kërkuar që të ndalen menjëherë përndjekjet ndaj aktivistëve të tyre.

Njoftimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:

Në kohën kur Serbia ka rritur provokimet ndaj Republikës së Kosovës, duke kërcënuar edhe me luftë, pushteti kriminal përndjek dhe arreston aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Ky pushtet i cili tashmë është dorëzuar para Serbisë, sonte në orët e mbrëmjes, ka arrestuar Koordinatorin e Sekretariateve dhe anëtarin e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Nol Nushi.

Ai është ndaluar nga Policia dhe është arrestuar pa asnjë sqarim.

Ky veprim i pushtetit tregon se klani “Pronto” po synon që në Kosovë të instalojë regjim autoritar.

Veprimet e tilla janë të papranueshme, prandaj kërkojmë lirim të mënjehershëm të aktivistit Nushi.

Po ashtu, kërkojmë që të ndalen menjëherë përndjekjet ndaj aktivistëve tanë.

RADIO EVROPA E LIRË – SA ËSHTË PASURIA E TREPÇËS?

Kosova asnjëherë nuk ka bërë një vlerësim të detajuar për vlerën reale të kombinatit metalurgjik “Trepça”.

I vetmi studim për të gjitha resurset natyrore të Kosovës që është bërë në vitin 1992, ka vlerësuar se potenciali material i Trepçës mund të jetë 85 miliardë dollarë amerikanë.

Ajo çka mund të thuhet për vlerën e këtij kombinati, sipas ish udhëheqësve të tij dhe njohësve të kësaj fushe, është se ky kombinat ka rezerva të mëdha të mineraleve, plumbit, zinkut, argjendit dhe arit.

Ish-drejtori i Trepçës, Burhan Kavaja në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se nuk janë bërë hulumtime të detajuara dhe praktikisht është shumë vështirë të dihet vlera reale.

Siç thekson ai, çdo muaj kur të nxirren dhe shfrytëzohen sasitë e mineraleve, zbulohen të tjera të reja.

“Në vitin 1992 kemi bërë një vlerësim për të gjitha resurset e Kosovës, [vlera] ka qenë 505 miliardë [USD];  pjesa kryesore e tyre ka qenë thëngjilli, kaustobiolidet.  Atëherë pati mbetur që Trepça, në atë kohë potencialin material e ka pasur 85 miliardë dollarë. Mirëpo, tash nuk mund të themi sa [është vlera reale], se edhe në kohën kur e kanë shfrytëzuar serbët, edhe në kohën kur e kemi shfrytëzuar ne, nuk janë bërë kurrfarë kërkimeah, të cilat do të ishin të verifikuara dhe të kategorizuara”, shprehet Kavaja.

Për vlerën reale të kombinatit Trepça, thekson Kavaja, kërkohen hulumtime, incizimet, si dhe shpimet e nevojshme për të bërë verifikimin dhe kategorizimin e rezervave.

Por, ajo çka është reale, sipas Kavajës, është se në dhjetë vjetët e ardhshme Trepça me potencialin e vetë mund të shfrytëzohet në mënyrë racionale të prodhohet metali dhe të përpunohet.

Ish menaxheri i Trepçës, Ferat Shala thekson se për çështjen e pasurisë së Trepçës, para se të jipen shifra, duhet të kryhet një studim i fizibilitietit në baza shkencore dhe logjikën ekonomike.

“Pasuria është e madhe. Rezervat minerare janë të konsiderueshme, jemi realisht fuqi rajonale në fushën e plumbit, zinkut, arit dhe argjendit. Dhe duke llogaritur që në rajonin e Ballkanit dhe Evropën Juglindore askush nuk ka rezerva më të mëdha dhe duke pasur parasysh pozitën gjeografike që ka Kosova, për ne janë kapital i një rëndësie të madhe”, shton Shala.

Ndërkohë, Halil Qela, njohës i kësaj fushe, thotë se problemi kryesor është se Kosovës i mungon ligji për standardizimin e rezervave e që sipas tij, është kushti kryesor që do të tregonte se cila është sasia e rezervave minerale që mund të vlerësohen në bazë çmimeve aktuale që janë në bursë.

“Ne sot po flasim për diku 58 milion tonë xehe, por po them që mund të jenë edhe dhjetëra miliona të tjera që gjenden në këtë brez metalogjenik dhe nuk janë të studiuara ende në detaje që kanë një vlerë e që me standardet e sotme moderne ato mund të jenë një kategori që mund të shfrytëzohet. Edhe mund të jetë një kategori që për teknologjinë e sotme në botë nuk mund të shfrytëzohet”, shton Qela

Përveç aseteve dhe degëve të ndryshme të shpërndara në rajone të ndryshme, jo vetëm në Republikën e Kosovës, por edhe jashtë saj, kombinati Trepça ka qenë një prej ndërmarrjeve më të mëdha të ish-Jugosllavisë në vitet e 80-a, me mbi 21 mijë punëtorë.

Çështja e Trepçës është aktualizuar së fundi kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që gjiganti metalurgjik “Trepça”, i cili aktualisht është nën administrim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, të kthehet në pronësi të shtetit.

Por, menjëherë pas këtij vendimi, Kuvendi i Kosovës e kishe hequr nga rendi i ditës çështjen e pronësisë se këtij kombinati.

Më pas kishin pasuar protestat e mijëra qytetarëve të cilin kërkonin nga kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa që të nxjerr një ligj, me të cilin Kuvendi i Kosovës, do ta rregullonte statusin e kombinatin metalurgjik, Trepça, duke e shndërruar atë në një ndërmarrje të veçantë publike./REL

Presidenti Thaçi bisedon në telefon me kryeministrin Vuçiç

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se ka biseduar me telefon me kryeministrin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

“U pajtuam që të punojmë bashkërisht që nëpërmjet dialogut t’i zgjidhim të gjitha çështjet me interes reciprok e që ndërlidhen me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë” ka shkruar sot në rrjetin Facebook presidenti Thaçi.

Në takimin e fundit në kuadër të normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë, më 24 janar në Bruksel, janë takuar delegacionet e nivelit më të lartë të të dy vendeve, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në delegacionin e Kosovës, pos presidentit, Hashim Thaçi, ishte edhe kryeministri, Isa Mustafa, ndërsa në atë të Serbisë, pos presidentit, Tomisllav Nikolliq, ishte edhe kryeministri, Aleksandar Vuçiq.

Mos e hapni temën e rivizatimit të kufijve, mos punoni kundër Kosovës – Nga Adriatik Kelmendi

Është çmenduri që në kontekstin e provokimeve të fundit nga Beogradi dhe në aktualitetin e mjegulluar gjeopolitik, vetë Prishtina të iniciojë idenë e shkëmbimit të territoreve. Kjo, për faktin e thjeshtë, se në fund vetë Kosova do të humbte së paku veriun e banuar me shumicë serbe dhe nuk do të fitonte asgjë si shkëmbim. Natyrisht, as komunat e Luginës së Preshevës.

SECILI SHQIPTAR që në këtë kohë lanson idenë e ndarjes së Kosovës, ose rivizatimit të kufijve në Ballkan, me ose pa vetëdije është duke ndihmuar rritjen e Serbisë.

Është çmenduri që në kontekstin e provokimeve të fundit nga Beogradi dhe në aktualitetin e mjegulluar gjeopolitik, vetë Prishtina të iniciojë idenë e shkëmbimit të territoreve. Kjo, për faktin e thjeshtë, se në fund vetë Kosova do të humbte së paku veriun e banuar me shumicë serbe dhe nuk do të fitonte asgjë si shkëmbim. Natyrisht, as komunat e Luginës së Preshevës.
Në debatet tona të brendshme shqiptare është stërdiskutuar fakti se Shqipëria është e rrethuar me shqiptarë etnikë që jetojnë në territore kompakte jashtë kufijve të saj.

Sakaq, pak është nënvizuar se këtë fat e ka tash edhe Serbia. Serbia, duke dashur që të arrijë synimin e Serbisë së Madhe, ka zhvilluar dhe humbur katër luftëra, atë në Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, si dhe ka humbur pa luftë pjesë të territoreve të banuara me popullatë serbe, në rastin e pavarësimit të Malit të Zi dhe të Maqedonisë.

Mirëpo, në këtë stad, më mirë qëndrojnë shqiptarët. Sot, lirisht mund të thuhet se shqiptarët i kanë dy shtete, Kosovën e Shqipërinë, si dhe janë etni shtetformuese në Maqedoni.
Serbët e kanë vetëm një shtet, Serbinë, porse kanë popullatë serbe jashtë kufijve të Serbisë – në Mal të Zi, Maqedoni, Bosnjë e Kosovë.

A DUHET TASH që Prishtina në kohë paqeje t’ia bëjë të mundur Serbisë t’i bashkojë serbët brenda një shteti? Pse?!
Me çfarëdo lloj iniciative për lëvizjen e kufijve në Ballkan Serbia do të rritej, rrjedhimisht më shumë serbë do të jetonin brenda Serbisë.

Për më tepër, Prishtina jo se nuk do të duhej ta ndihmonte Serbinë që t’i bashkonte serbët në një shtet vetëm për inat, ose hakmarrje, por ky do të ishte edhe hap në kundërshtim të parimeve të SHBA-së dhe BE-së. Asnjë shtet i ri në Ballkan nuk është formuar mbi parimin etnik, por duke respektuar kufijtë e njësive konstitutive të ish-Jugosllavisë.

Ndonëse nuk është pranuar ende si e tillë nga Beogradi, Kosovën e pavarur e kanë njohur mbi 110 shtete, shumica prej të cilave janë demokracitë më të mëdha botërore, me territor të garantuar nga NATO-ja dhe BE-ja, e njohur si entitet i veçantë edhe nga OKB-ja me Rezolutën 1244, si dhe e kornizuar nga Tri Parimet e Grupit të Kontaktit, pjesë e të cilit është edhe Federata Ruse. Këto fakte do të duhej të mjaftonin që edhe shqiptarët e edhe serbët ta pranonin Kosovën e pavarur dhe integrale, si kompromisi i dakorduar i të gjitha forcave politike globale të mijëvjeçarit të ri, e cila përjashton idetë e krijimit të Shqipërisë Etnike ose “Shqipërisë së Madhe”, respektivisht Serbisë Etnike ose “Serbisë së Madhe”.

MIRËPO, EDHE TE kompromisi Kosovë, siç po e shohim, shtizat shqiptaro-serbe vazhdojnë të thyhen për një pjesë të serbëve dhe të shqiptarëve që janë zënë të jetojnë jashtë kufijve të shteteve që konsiderojnë se u takojnë etnikisht. Serbët që jetojnë në veri e që kërkojnë të jenë pjesë e Serbisë dhe shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës e që kërkojnë të bashkohen me Kosovën.
Pse të mos merremi vesh për këtë?, dëgjojmë të na thonë disa në Prishtinë dhe Tiranë këto ditë.

Përgjigjja e thjeshtë është: ngase nuk jemi të barabartë.
Hapja e kësaj mundësie pa e njohur Serbia pavarësinë e Kosovës, rrjedhimisht pa u anëtarësuar Kosova në OKB, në secilin variant do të mundë të çonte në humbje territori nga Kosova, pa gjasa reale që të përfitojë diçka si kundërshpërblim.
Asnjëherë deri më sot Beogradi nuk ka pranuar që të bëhet çfarëdo paraleleje ndërmjet komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe tri komunave të Luginës së Preshevës. Kjo, meqë Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht, me ulëse në OKB dhe pa probleme të aderimit në institucione ndërkombëtare, në kufij të qartë (natyrisht, pa Kosovën, për ato shtete e organizata që e njohin Kosovën si të pavarur). Presheva, Medvegja e Bujanoci janë pjesë e kësaj Serbie të njohur ndërkombëtarisht. Beogradi zyrtar ushtron kontroll të plotë dhe të pacenuar të sovranitetit mbi këto komuna.

Por, njësoj nuk qëndron puna edhe me Kosovën, e cila ende nuk e ka rrumbullakuar procesin e njohjes ndërkombëtare të pavarësisë, ende nuk është anëtare e OKB-së dhe e disa organizatave ndërkombëtare, si dhe nuk ushtron kontroll të plotë sovraniteti në komunat me shumicë serbe.
Për këtë arsye, vetëm Beogradit sot i konvenon që të flitet për rivizatim kufijsh. Ngase Serbia e Kosova janë të pabarabarta. Beogradi ka kontroll de fakto në pjesë të caktuara të territorit të Kosovës, Prishtina nuk ka kurrfarë kontrolli në Luginë të Preshevës.

Logjikisht: përse Beogradi do të pranonte të jepte territore të cilat i ka nën kontroll të vetin Prishtinës, kur Prishtina nuk ka asnjë kontroll në ato territore që do të mundte dikush t’i synonte për shkëmbim?!
Duke përdorur andrallat dhe romantizmat e disa shqiptarëve shkurtpamës të së sotmes, Beogradi vetëm sa do të ndihmohet në shitjen e idesë se edhe shqiptarët po pajtohen me ndarje të Kosovës. Kështu, me provokimet e njëpasnjëshme që po i shohim synon të arrijë një pozicionim të ri në kontrollin e territoreve me shumicë serbe në Kosovë, në mënyrë që nën vazhdën e ndryshimeve drastike që po ndodhin aktualisht në BE, në SHBA dhe me politikën ekspansioniste të Putinit në Rusi, të mundë të hapte në nivele të larta çështjen e ndarjes së Kosovës.

NË QOFTË SE edhe Prishtina e edhe Beogradi e kuptojnë se Kosova dhe pavarësia e saj nuk janë vetëm vullnete të shqiptarëve dhe të serbëve, porse ka pasur luftë, se ka pasur humbës e fitues dhe ka pasur një bashkësi ndërkombëtare që ka marrë pjesë në atë luftë, e ka vendosur paqen dhe ka treguar se ku janë kufijtë – atëherë do të ishte më e lehtë. Formula për shqiptarët dhe serbët e pakënaqur do të ishte zgjidhja evropiane për të drejta të komuniteteve pakicë në shtetet ku janë.
Në qoftë se edhe Kosova, edhe Serbia janë të sinqerta se dëshirojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe të praktikojnë vlerat evropiane, nuk kanë se si të shprehen kundër të drejtave që duan komunitetet pakicë në vendet e tyre, në mënyrë që qytetarët e këtyre komuniteteve ta ndiejnë veten me të drejta të barabarta me popullin shumicë e jo qytetarë të rendit të dytë.
Në këtë frymë, në bazë të të drejtave të njeriut, do të mundë të avancoheshin statuset e popullatës serbe në veri të Kosovës dhe të popullatës shqiptare në Luginë të Preshevës.
Si do të mundë të arrihej kjo?

Po në një Kosovë evropiane do të duhej të kishte respektim evropian të të drejtave të komunitetit pakicë serb, njësoj siç do të duhej që në një Serbi evropiane të kishte respektim evropian të të drejtave të komunitetit pakicë shqiptar.
Pra, me reciprocitet të plotë.
Përndryshe, nuk do të ishte e kapshme se si serbët në një Kosovë që përmbush standardet e BE-së për komunitetet pakicë do të kishin më shumë të drejta sesa shqiptarët në një Serbi që përmbush standardet e BE-së për komunitetet pakicë. Standardet e BE-së do të duhej të vlenin njësoj e barabar për të gjithë, dhe të mos jenë të dyfishta.

Përfundimisht, si dy shtete evropiane, Kosova dhe Serbia do të duhej ta njihnin sovranitetin e njëra-tjetrës reciprokisht. E nëse do të pajtoheshin plotësisht ndërmjet vete një ditë që në bazë të reciprocitetit të plotë të ketë edhe shkëmbim paqësor territoresh, mbase kjo s’do të paraqiste problem edhe për bashkësinë ndërkombëtare.
Deri atëherë dhe në atë mundësi duhet pranuar realiteti i sotëm.
Ai flet qartë për të drejta të njeriut në kufijtë e tashëm dhe pamundësi për krijim të shteteve njëetnike.

[email protected]
Twitter: @adriatikk

Kosovë – Shteti u ndanë mbi 4 milionë euro në vit partive politike

Buxheti i Kosovës u ndanë më shumë se 4 milionë euro në vit partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Në përbërjen aktuale të Kuvendit, përfaqësohen 13 parti politike.

Shuma e mjeteve për financimin e aktiviteteve të subjekteve politike bëhet në bazë të përfaqësimit të numrit të ulëseve të fituara në Kuvend për një mandat.

Zyrtarë të Ministrisë së Financave në Qeverinë e Kosovës, në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë për rubrikën e e përjavshme “Fokus”, bëjnë të ditur se pagesa e partive politike bëhet sipas Ligjit për financimin e subjekteve politike.

“Ndarjet e buxhetit për financimin e partive politike, sipas Ligjit të buxhetit është në nën-programin ‘Fondi për mbështetjen e partive politike’, kategoria ekonomike subvencione dhe transfere nga 4,200,000 euro në total për të gjitha partitë politike për një vit”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Financave.

Mënyra e shpenzimit të këtyre mjeteve të buxhetit të shtetit, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, vazhdon të mbetet çështje e diskutueshme. Ata thonë se partitë politike i shmangen publikimit të burimeve të financimit dhe qarkullimit financiar.

Artan Canhasi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se subjektet politike, duke përjashtuar këtu Lëvizjen Vetëvendosje, e cila i bën publike këto shpenzime, kryesisht nuk i publikojnë këto të dhëna.

“Ka katër vjet që partitë politike nuk i publikojnë këto para dhe paratë tjera që vijnë nga kontributet e ligjshme. Në këtë drejtim, përgjigjja e shkurtër do të ishte, se nuk e dimë se çfarë po ndodh, nuk e dimë se kush i shpenzon paratë e taksapaguesve të Kosovës, nuk e dimë se si dhe për çfarë qëllime shpenzohen këto para dhe a shfrytëzohen ligjshëm këto mjete”, thekson Canhasi.

Përveç mjeteve që u ndahen nga buxheti i Kosovës, partitë politike financohen edhe nga burime tjera, që sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, në të shumtën e rasteve këto burime janë nga disa kompani private, të cilat më pas shpërblehen me dhënien e tenderëve publikë nga partia që e fiton pushtetin.

Megjithatë, disa nga partitë politike kanë dhënë prononcime për Radion Evropa e Lirë rreth mënyrës së shpenzimit të këtyre mjeteve.

Si fituese e zgjedhjeve, Partia Demokratike e Kosovës prin për kah shuma e mjeteve që i ndahet nga buxheti. Kësaj partie, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në vitin 2016 i janë ndarë 1.290,00 euro.

Basri Musmurati, sekretar i kësaj partie në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se të gjitha këto mjete shpenzohen nëpërmjet projekteve që përgatiten paraprakisht.

“Këto mjete shpenzohen për të mbajtur gjallë subjektin politik në disa mënyra, disa mjete shpenzohen për çështje të ndryshme të brendshme të partisë, disa për paga, disa shpenzohen për të paguar administratorët në secilin degë të partisë, një pjesë e mjete shpenzohen për Grupin Parlamentar të PDK-së, disa mjete shpenzohen për aktivitete politik që mbahen në terren, seminare të ndryshme, ku shtrohen tema të ndryshme”, bën të ditur Musmurati.

Sipas tij, në çdo fund vit e bëjnë raportin financiar dhe e dorëzojnë në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Subjekti tjetër politik që financohet nga buxheti i Kosovës, është Lidhja Demokratike e Kosovës. Kësaj partie, sipas KQZ-së në vitin 2016 i janë ndarë 1.050,00 euro.

Të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë zyrtarë të kësaj partie nuk u janë përgjigjur thirrjeve.

Ndërkohë, përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, thonë që çdo herë publikojnë raportet e tyre dhe se janë transparentë në shpenzimin e mjeteve të buxhetit të shtetit.

Kësaj partie, nga Fondi për Mbështetjen e Partive Politike në vitin 2016 i janë ndarë 560 mijë euro.

Shkodran Hoti, nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë për Radion Evropa e Lirë se sa i përket shpenzimeve të partisë, gjithçka është transparente dhe ato janë të detajuara në ueb-faqen e tyre zyrtare dhe sipas tij “nuk ka asgjë që fshihet nga publiku apo nga institucionet përkatëse”.

“Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i vetëm që i ka bërë publike të hyrat edhe shpenzimet e saj. Ato janë të publikuara në ueb faqen tonë. Të gjitha shpenzimet janë të detajuar dhe kryesisht janë shpenzime që bëhen për pagesa të zyrave dhe për aktivitet të ndryshme të partisë”, thekson Hoti.

Në anën tjetër, sekretari ekzekutiv i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Valon Tolaj, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se AAK-ja për vitin 2016 është financuar nga buxheti i Kosovës nëpërmjet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me shumën prej rreth 380 mijë eurosh.

Nga kjo shumë, shpjegon Tolaj, në bazë të Ligjit mbi financimin e subjekteve politike, 10 për qind e mjeteve i takojnë Grupit Parlamentar të AAK-së, të cilat mjete menaxhohen nga vetë Grupi Parlamentar dhe KQZ-ja.

“Rreth 85 për qind e buxhetit shpenzohen për paga dhe mëditje, ndërsa pjesa tjetërshpenzohen për blerje të mallrave dhe shërbimeve, reprezentacion, mirëmbajtje të zyrave dhe objekteve dhe mbulim të aktiviteteve për selinë dhe degët e AAK-së”, bën të ditur Tolaj.

Ai thekson se zyra e financave e AAK-së, në afatin maksimal prej një muaji, ashtu siç parashikohet me Ligjin në fuqi, do të hartojë dhe dorëzojë në KQZ raportin vjetor financiar dhe i njëjti do të publikohet edhe në ueb-faqen e AAK-së.

Në bazë të Ligjit për financimin e subjekteve politike, partitë janë të obliguara që të publikojnë për çdo vit raportin vjetor financiar, që duhet të përmbajë bilancin e gjendjes, pasqyrën efitimit të humbjes, që tregon të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e partisë. Raporti vjetor financiar i vitit paraprak duhet të mbetet i publikuar së paku një vit në faqet e përkatëse zyrtare.

Financimi transparent i partive politike është kërkesë edhe e Bashkimit Evropian dhe përsëritet nëpër Raportet e Progresit që publikon Komisioni Evropian.

Edhe “Transparency International”, në një nga raportet e publikuara kishte tërhequr vërejtjen se situata është përkeqësuar nga mbikëqyrja e dobët dhe transparenca e kufizuar e partive politike.(REL)

Kosova nderon dhe kujton viktimat e Holokaustit

Pllaka memoriale në nderim të viktimave të Holokaustit e vendosur në Prishtinë

Në prag të Ditës ndërkombëtare të Holokaustit, në Kosovë është mbajtur akademi në ndërim të viktimave të Holokaustit.

Përfaqësues të Institucioneve të Kosovës, ambasadorë të akredituar në Kosovë dhe përfaqësues të shoqatave shqiptaro hebraike pjesëmarrës në këtë akademi kanë kujtuar viktimat e Holokaustit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se në këtë ditë ndihet krenarë për gjithë ata bashkëkombës që në momentet më të rënda gjatë Luftës së Dytë Botërore i kanë ofruar mbështetje dhe strehim hebrenjve.

“Përvjetori i Holokaustit një histori shumë e rëndë. Askush më mirë dhe qartë se edhe vetë populli jonë nuk e përjeton këtë histori pavarësisht se ka ndodhur mbi 72 vite më herët, por në popullin shqiptarë pothuajse dy dekada me herët që i jemi nënshtruar të njëjtit realitet”, ka thënë Veseli.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë shqiptarë në Kosovë strehuan dhe mbrojtën hebrej.

Ruzhdi Shkodra kryetar i Organizatës shqiptarohebraike ka thënë se Kosova përgjatë viteve shënon Ditën ndërkombëtare të Holokaustit

“Sot e gjitha bota demokratike organizon ditën ndërkombëtare të kujtesës, kjo ngjarje qytetarët e Kosovës i gjen ballë hapur dhe krenar me familjet që strehuan dhe mbrojtën hebrenj”, ka thënë Shkodra.

Holokausti përkujtohet në çdo 27 janar, në ditën kur forcat sovjetike e çliruan kampin Aushvic-Birkenau në vitin 1945.

Vlerësohet se afro 1.5 milionë hebrenj evropianë janë vrarë përgjatë Holokaustit, së bashku me 4.5 milionë hebrenj të tjerë, përfshirë meshkuj dhe gra.

Holokausti mbetet njëra nga tragjeditë më të mëdha të kohës moderne dhe megjithëse njihet botërisht, në vete ngërthen edhe miliona tragjedi personale dhe rrëfime të patreguara.

Burrat nga Prekazi: Kush e prek Haradinajn, e ka ndezë luftën

Në rast se ekstradohet Ramush Haradinajt në Serbi, disa burra nuk do të rrinë duarkryq.

Dhjetëra ish-luftëtarë të Dukagjinit, porositën nga Prekazi, se në një rast të tillë, më nuk do të ketë paqe me Serbinë.

“Kjo është dëshmia më e mirë, siç ka thënë edhe Ramushi, kurrë nuk është boll për vendin”, ka deklaruar Daut Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“U bë pengesë për Serbinë dhe qëllimet e saj në Kosovë”, tha Fatmir Humolli.

“Nëse e prekin Ramushin, e kanë dhez luftën”, kanë deklaruar disa nga bashkëluftëtarët e Ramush Haradinajt.

TREPÇA KA VLERË 2 TRILIONË DOLLARË, PRANDAJ SERBIA NUK HEQ DORË PREJ SAJ

Nuk është e rastësishme këmbëngulja e Serbisë për pasurinë më me vlerë të Kosovës, Trepçën. Por, sa është saktësisht vlera e Trepçës, nga e cila nuk po heq dorë me presione të vazhdueshme qeveria e Serbisë?

Sipas presidentit shqiptar për Miniera dhe Minerale, Sahit Muja, Kosova me Trepçën ka minerale në vlerë prej 2 trilionë dollarësh, gjithnjë sipas hulumtimit më të fundit që instituti që drejton Muja ka realizuar në Kosovë gjatë muajit janar të këtij viti.

Muja ka thënë për mediat amerikane se Kosova dhe Trepça kanë rezerva të mëdha të mineraleve që llogariten të jenë prej rezervave më të mëdha në botë, transmeton Telegrafi.

Ai thotë për New York News se Serbia jo rastësisht po insiston për Trepçën dhe pasuritë minerale të Kosovës.

Sipas Mujës, shumë investitorë amerikanë dhe kanadezë janë duke shikuar mundësinë për të investuar në Kosovë për shkak të politikave të volitshme fiskale dhe ambientit miqësor ekonomik, por vlerëson se paqartësitë dhe definimi i këtyre pasurive të mëdha natyrore të ka Kosova në raport me Serbinë po pengon procesin e zhvillimit ekonomik.

Trepçka ka potencial për të gjeneruar qarkullim vjetor prej 4 miliardë dollarë.

Intervista – Abel: Llogaridhënia dhe integriteti institucional në Kosovë, shumë të dobëta

Transparency International

Koordinatorja rajonale e Transparency International, për Evropën Juglindore, Turqinë dhe Izraelin, Cornelia Abel, i tha Radios Evropa e Lirë se në vendet e rajonit të Ballkanit “sistemi politik është i kapur dhe me pushtet të përqendruar tek partitë politike”.

Sipas saj një “numër i liderëve në Ballkan po shndërrohen në autokratë duke e ndjerë veten të fuqizuar nga rritja e populizmit përreth”. Ajo tha se “fuqia politike dhe financiare në Kosovë janë të përqëndruara në duart e qeverisë dhe sikurse edhe në gjithë Ballkanin, kemi të bëjmë me një sistem të kapur “.

Organizata Transparency International në publikimin e saj të fundit të Indeksit të Përceptimit të Korrupsionit për vitin 2016 e ka radhitur Kosovën në vendin 95-të me 36 pikë, në mesin e 176 vendeve të përfshira në raport.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë i bën shtetet e Ballkanit Perëndimor të jenë në mesin e vendeve më të korruptuara në botë?

Cornelia Abel: Rajoni i Ballkanit ka qenë i trazuar nga kjo çështje për një periudhë dhe procesi i anëtarësimit është përqendruar në këtë. Së fundi, në vendet kandidate dhe në përgjithësi në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe ndoshta jo në Kroaci dhe Slloveni, është bërë një vlerësim i integritetit të sistemit dhe mbi të gjitha mundësinë e parandalimit të korrupsionit në sistem.

Koordinatorja rajonale e Transparency International, Cornelia Abel

Koordinatorja rajonale e Transparency International, Cornelia Abel

Rezultati i përgjithshëm i yni në rajon ishte se këtu kemi të bëjmë me sistemin e kapur politik, ku partitë politike kanë pushtet të madh dhe ekzekutivi i mbisundon të gjitha institucionet e tjera dhe nuk ka një ndarje të qartë të pushtetit në këto vende; ka një sistem të dobët të drejtësisë dhe organe të dobëta të sundimit të ligjit, megjithëse ka patur në vitet e kaluara më shumë vëmendje në to dhe ajo që është më shqetësuesja është se mediat dhe shoqëria civile po kërcënohen gjithnjë e më shumë.

Pra, çështja themelore këtu është se nuk kemi një sistem funksional të llogaridhënies dhe mekanizma të sundimit të ligjit dhe dikë që do të kërkonte llogaridhënie nga jashtë sistemit, e që do të ishin mediat dhe shoqëria civile, që janë të kërcënuara dhe të shtypura gjithnjë e më shumë. Kjo çon drejt problemeve të tjera që dalin nga niveli i korrupsionit në Ballkanin Perëndimor.

Radio Evropa e Lirë: Nëse e vlerësojmë Kosovën, ajo është përballur me korrupsionin që prej vitesh. Por, çka i mungon Kosovës në luftën kundër korrupsionit. Ju folët për Ballkanin në tërësi, por çka në veçanti me Kosovën?

Cornelia Abel: Kur flasim për Kosovën, ajo në indeksin tonë ka shënuar një rezultat të ulët në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit madje edhe më të ulët se sa Maqedonia e cila këtë vit ka rënë jashtëzakonisht shumë për shkak të krizës politike dhe ngjarjeve të tjera.

Ajo që shohim në Kosovë është se legjislacioni nuk është i dobët, por nuk zbatohet si duhet. Kjo ndodh gjithandej rajonit. Ajo që shohim posaçërisht në Kosovë, dhe jo vetëm në këtë vend, është mungesa e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve. Është përmirësuar paksa në vitin 2016, sepse u krijua një task-forcë e hetimeve që përfshinë përfaqësues të institucioneve të ndryshme, pra ka hapa të ndërmarrë. Çështja më e madhe është se institucione të ndryshme që kishin përzierje të përgjegjësive nuk kanë bashkëpunuar, por e kanë penguar njëra tjetrën.

Problemi më i madh në Kosovë, e këtu ajo nuk është e vetmuar, është se llogaridhënia institucionale dhe integriteti institucional janë shumë të dobëta. Pastaj fuqia politike dhe financiare janë të koncentruara në duart e qeverisë dhe siç e thash edhe më herët ne kemi të bëjmë me një sistem të kapur e që i referohet edhe Kosovës. Përderisa edhe fuqia politike edhe ajo financiare janë të përqendruara tek një parti politike apo tek ajo që është në pushtet në këtë kohë, ato mund ta keqpërdorin gjithashtu.

Problemi më i madh është me prokurimin publik megjithëse janë bërë hapa në vitin 2016, por mbetet ende një çështje madhore ku mjetet financiare shkojnë në drejtim të gabuar dhe jo për përftime të qytetarëve, por për një numër të vogël të njerëzve. Dhe në fund, partitë kryesore politike po kontrollojnë institucionet e tjera dhe nuk ka ndarje të qartë të pushtetit në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë: Nëse vendet e tjera po përballen me rritjen e liderëve populistë për shkak të korrupsionit, atëherë ku qëndron Ballkani?

Cornelia Abel: E saktë. Nëse e marrim Ballkanin, tashmë pjesërisht liderët me porosi populiste dhe autokrate kanë ardhur në pushtet. Merreni si shembull atë që po ndodh në Serbi. Ajo po ecë në këtë drejtim. Edhe në Bosnjë populizmi është përdorur shumë posaçërisht nga udhëheqësit e entiteteve që janë shumë të fuqishëm atje. Maqedonia tani, meqë Gruevski sërish ka arritur që të bëjë qeverinë dhe ka kërcënuar, e porosia këtu është autokrate. Autokracia dhe populizmi shkojnë së bashku.

Problemi kryesor këtu është se megjithëse autokratët u thonë njerëzve se ne do të krijojmë rend dhe do të përkujdesemi dhe do të bëhet më mirë, kur e shikoni më afër gjithë këtë e shihni se ka shumë më shumë interesa personale dhe që kryesisht shkon në kurriz të buxhetit të shtetit. Pastaj e shihni se mbyllet hapësira për shoqërinë civile, hapësira e mediave dhe këtë e kemi parë shumë në Ballkan në këto vitet e fundit.

Posaçërisht kishte shumë fokus për këtë në Maqedoni, Serbi e Mal të Zi, gjithandej ku mediat dhe gazetarët kanë raportuar në mënyrë kritike dhe janë kërcënuar dhe pjesërisht kjo vlen edhe për shoqërinë civile. Ka pak hapësirë për llogaridhënie kur bëhet fjalë për autokratët dhe duhet vetëm të shihet Turqia që nuk është larg nga Ballkani Perëndimor, ku në këto tri vitet e fundit i gjithë sistemi që ishte i ndarë ka rënë në duart e sistemit presidencial.

Kam frikë se një numër i liderëve në Ballkanin Perëndimor po shikojnë nga Trump, nga Putini, Orbani e Erdogani. Megjithëse në vende të vogla ata po e ndjejnë veten të fuqizuar nga rritja e populizmit përreth dhe unë shpreh shqetësimin tim për këtë gjë. (REL)


Send this to a friend