VOAL

VOAL

Kadaj-Bujupi paralajmëron tensione nëse Demarkacioni shkon në Kuvend

Donika Kadaj-Bujupi, deputetja e Vetëvendosjes ka thënë se rezistencën për Demarkacionin do ta vazhdojnë, sepse sipas saj nëse marrëveshja për Demarkacionin implementohet do të ketë rrezik për vendin.

“Ju e patë se janë tre anëtarë të këtij Komisioni që e kundërshtuan këtë marrëveshje”.

“Rrjedhimisht rezistenca jonë do të vazhdojë, rezistenca jonë do të jetë edhe më e organizuar edhe më e fuqishme, që kjo çështje të mos kalojë në Kuvendin e Kosovës”.

Këto komente Kadaj-Bujupi, i ka bërë në Ballë për Ballë të Orës së Fundit në KlanKosova.

“Bashkë me qytetarët do të vazhdojmë tutje që pavarësisht se çfarë ata nënshkruajnë nuk kanë të drejt të nënshkruajnë marrëveshje kapitulluese për vendin”.

Kadaj-Bujupi, ka folur edhe për atë se si do të veprojnë nëse Demarkacioni shkon të enjten në Kuvend.

“Nuk besoj se do të ishte veprim i matur nëse përpiqen që këtë variant tashmë të konfirmuar si të gabuar ta sjellin në Kuvend, sepse kjo do të risjellë tensione të reja dhe rezistencë më të fuqishme”.

“Nuk do të flas se si do të rezistojmë do të shihet”.

“Ne jemi kundër këtij versioni të gabuar dhe të dëmshëm që na e dëmton territorin”.

“Përgjigja jonë do të jetë e fuqishme edhe jashtë edhe brenda Kuvendit, ne do të jemi me popullin”.

“Demarkacioni nuk kalon – për çfarëdo shantazhi për blerje ose shitje të votave do të ketë pasoja”.

Berisha e quajti “ndrikull sorosiane portalesh”, Arbana Xharra i përgjigjet(Foto)

Pas akuzave të bëra nga ish-Kryeministri Sali Berisha, ka reaguar edhe gazetarja shqiptare nga Kosova Arbana Xharra.

Në akuzat e tij, ish-Kryeministri Berisha e quajti gazetaren “ndrikull sorosiane” dhe simpatizante të kryeministrit Edi Rama.

Por në postimin e saj gazetarja Xharra shprehet se përgjigjen e plotë për ish-Kryeministrin do ta japë të nesërmen me argumenta dhe dëshmi të gjitha akuzat.

“Qenka marr me mua “Doktori”, sot s’kam vakt me u marr me ty. Nesër t’i numëroj argumentet me dëshmi”, shkruan Xharra.

Prishtina: Ndikimi rus po rritet edhe në Kosovë

Autoritetet në Prishtinë kanë tërhequr vërejtjen për, siç thonë, ‘rritjen e ndikimit rus në rajon’ dhe rrjedhimisht, sipas tyre, ‘edhe në territorin e Kosovës’.

Një paralajmërim të tillë e ka bërë gjatë punimeve të një konference të Komisioneve të Punëve të Jashtme të vendeve evropiane, ministrja për dialog në Qeverinë e Kosovës Edita Tahiri, duke theksuar se ‘Rusia ka shfaqur hapur ambiciet për të rritur ndikimin në rajon’.

Rritja e ndikimit rus në rajonin e Ballkanit, sipas zyrtarëve në Prishtinë, po bëhet në kohën e, siç thonë, ‘problemeve të brendshme të BE-së dhe paqartësisë së perspektivës evropiane për vendet e rajonit”.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Valon Murtezaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se “aktivitetet destruktive të cilat po ndodhin në rajon kanë prapavijë politike dhe tendenca ruse”.

Treni nga Beogradi që ishte nisur për Mitrovicë

Sipas tij, “përpjekja për hyrjen në Kosovë e trenit të nisur nga Beogradi” pak javë më parë, ‘ka shenjat e ndikimit rus’.

“Ne kemi të drejtë të besojmë për një involvim më të madh, për një prani të aktiviteteve destruktive në Kosovë dhe rreth Kosovës. Kjo duke pasur parasysh edhe të dhënat e fundit që lidhen me zhvillimet në Malin e Zi, pra me përpjekjet për atentat ndaj kryeministrit pak muaj me parë”.

“Po ashtu edhe këtu në Kosovë – lidhur me raportimet e ndryshme, prezencën e disa medieve me fondacione ruse, po që lidhen pastaj me zhvillime rreth UNESCO-s, aplikacionin e mundshëm të Kosovës e të tjera. Të gjitha këto na bëjnë të besojmë që kemi një prani të shtuar të aktiviteteve dhe ndikimit rus në këtë pjesë të Evropës”, tha Murtezaj.

Prej afro 18 vjetësh, Kosova është vënë nën mbikëqyrjen ushtarake të NATO-s dhe aktualisht një numër prej mbi 5 mijë trupash, përfshirë edhe disa qindra nga SHBA-ja, vazhdojnë të ofrojnë sigurinë për vendin.

Zyrtarët e NATO-s kanë deklaruar se “misioni paqeruajtës në Kosovë vazhdon të garantojë një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët, pa dallim”.

Kosova ka hyrë në një marrëdhënie kontraktuale me BE-në përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe autoritetet në vend thonë se ‘janë të përkushtuara në rrugën e integrimeve evropiane’.

Megjithëkëtë, analistët politikë kanë deklaruar se vonesat në proceset integruese për vendet e Ballkanit Perëndimor paraqesin rrezik nga ndikimet e tjera.

Analisti Artan Muhaxhiri, thotë se Rusia po përpiqet të ketë ndikimin e saj në disa vende të Ballkanit të cilat tradicionalisht kanë qenë të lidhura me Rusinë dhe rrjedhimisht të ketë më shumë ndikim në Evropë.

“Është edhe ndikimi i madh i Rusisë e cila edhe përmes Ballkanit dëshiron që të faktorizohet edhe në Evropë edhe me shumë, prandaj dihet se aleati kryesor i Rusisë është Serbia”, tha Muhaxhiri.

Ndërkohë, njohësi i çështjeve ushtarake dhe sigurisë Naim Maloku, tha për Radion Evropa e Lirë se ‘deklaratat e politikanëve në Kosovë se Rusia po përpiqet të ndikojë në Ballkan dhe edhe në Kosovë’ po bëhen vetëm për konsum të brendshëm.

“Unë mendoj se Kosova është shumë e vogël për të dhënë vlerësime të tilla. Politikanët këto deklarata po i japin për konsum të brendshëm, për t’u paraqitur përpara qytetarëve të Kosovës se janë ndonjë faktor që mund të japin edhe vlerësime të tilla. Rusia, zgjerimi i ndikimit të saj në Ballkan, këto janë çështje që të tjerët merren me to [NATO -SHBA- RUSIA] këto janë fuqi të mëdha që merren me to“, tha Maloku.

Që prej shpalljes së pavarësisë së saj më 2008, Kosova nuk është njohur nga 5 vende anëtare të BE-së dhe njëkohësisht edhe nga Rusia, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe aleate e ngushtë e Serbisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndërkaq, të hënën i bëri thirrje Moskës zyrtare “që ta njoh pavarësinë e Kosovës’ duke e cilësuar këtë hap “si lehtësim edhe për vet Serbinë”.

JEMI TË PARËT – Nga Faton MEHMETI

Pothuaje ska mbetur asgjë pa u thënë, është shkruar dhe vazhdon të shkruhet shumë. Vlerësohet se është rregull i pashkruar, aty ku nuk lexohet shkruhet shumë, mbase për të mbushur boshëllekun e leximit. Sdo mend se për kokë banori jemi të parët në shumë fusha, kryesisht në ato që sduhej të ishim . Të parët në korrupsion, krim të organizuar, të parët për nga optimizmi, ndonëse punët i kemi më keq se çdo popull tjetër. Jemi të parët dhe mbase të vetmit që festojmë 1 majin, atë ditë kur bota proteston, si për ironi populli me numrin më të lartë të të papunëve, ne festojmë ditën e punëtorëve. Festojmë çdo festë që përmendet, edhe pse disa nuk i kuptojmë, ska rendësi përmbajtja, me rëndësi të kemi arsyje për të festuar. Satisfaksioni i të qenit i varfur është lumturia, sa më i varfur aq me i gëzuar është shqiptari, kjo shpikej e popullit tone ska pse mos të konkuroj për kuriozitetin e shekullit. Festojmë 14 shkurtin, jo për ndonjë gjë por për t’iu versul moteleve, duke anashkaluar motivin e saj të vërtetë për dashuri, e shtrtati me dashurinë nuk janë edhe aq të përafërtë. Mjafton një trëndafil,

një përfqafim për të bërë të lumtur dike, pa qenë nevoja e motelit.

Nuk harrojmë rutinën e përditshme : të zgjohemi në ora 12 të drekës, të iu vëruslemi kafeneve, të përgojojmë të gjithë nga i madhi e më i vogli, e në mbrëmje duke shar politikën . Jo që politika është e mirë, por asnjë kontribut nuk e jep askush që këta ( politikanët) të shporrën nga pushteti. Më kujtohet kur dikush doli në protestë kundër varfërisë, dhe askush nuk iu bashkangjit, të tjerët bënin sehir dhe shtremëronin lugën e makiafove nën tymin helumes të cigareve.

Pas kafeneve destinacion i dytë mbetet fakulteti, kryesish privatë, aty ku është dendur rinia, sa për të thënë se po kryejmë dicka. Duke mbartur mbi vete mëkatin e politikës së gabuar shtetërore, të rinjtë ashtu sic hyjnë edhe mbarojnë fakultetin, dhe në fund marrin një diplomë sikur legjitimon analfabetizim e tyre. Pataj ata zën vende pune ( ata që japin lekë ose kanë të njohur ),marrin paga, sikur i shpërblejmë për padijen e tyre, pastaj PISA na nxjerr në vendin e parë për cilësi të dobët. Sikur jemi të betuar që vendin e parë mos ta lëshojm ë dot, sikur ngrehim kokën lartë e themi : shikoni kush jemi.

Mos dhashte Zoti të sëmurësh, pasi duhet ta kesh xhepin me para ndryshe do vdesësh nëpër korridore të spitaleve. Mantilbardhët më parë të sjellin vdekjen së të shpëtojnë jetën, disa nga padituria e disa nga mosngopësia me korrupsion. Edhe këtu jemi të parët për nga cilësia e dobët, vendi i parë në Evropë për vdekje të foshnjeve, dhe të rritureve nga mungesa e shërimit.

Po i them edhe nja dy fjalë për art, aty ku padyshim jemi të parët. Jo për ndonjë cilësi, por për kokë banori jemi të parë në Evropë ( mbase edhe ne botë ) që 10 % e popullësisë janë artista, VIPA, njerëz që skenën e gjeten si vatër strehimi . Njerëz qe smunden të gjejne veten askund, e shkolla “ nuk iu eci ” u përplasën në skenë, me fjalë banale dhe me veshje skandaloze prodhojne “art ”.

Në këtë vend tallava, ska rëndesi që jemi të varfur, të izoluar e të mjerë, mjafton që po kënaqemi që jemi të parët.

Opozita nuk i pranon gjetjet e Komisionit, vazhdon kundërshtimin e demarkacionit

Prezantimi i gjetjeve të Komisionit shtetëror për matjen e territorit, sipas të cilave, Kosova nuk ka humbur territor me marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nuk i ka zbutur tensionet pushtet – opozitë në lidhje me këtë çështje.

Komisioni shtetëror, paraqiti të gjeturat, të cilat ende nuk janë finale, por që konstatojnë se me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, territori i Kosovës nuk është zvogëluar për 8 mijë hektar, siç pretendon opozita.

Kryetari i Komisionit, Hivzi Islami, njëherësh kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës tha se në vitin 1981, Kosova kishte 10.887 km2. Kurse nga viti 1982 – 2007, territori ishte 10.908 km2.

Mirëpo në bazë të obligimeve ndërkombëtare dhe Planin e Ahtisaarit, pas demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe sidomos me Maqedoninë, kanë ndodhur ndryshime në zonat kadastrale në kufirin me Maqedoninë, çka ka sjell si përfundim se Kosova ka sot një madhësi tjetër, por nuk bëhet fjalë për humbje të territorit.

“Madhësia territoriale e Republikës së Kosovës sot është, 10.905.25 km2”, ka thënë Islami.

Një nga argumentet e vazhdueshme të opozitës ishte pika e kufirit me Malin e Zi ndodhet në Çakor.

Por, Komisioni, bazuar në agjencitë pjesëmarrëse, pastaj në disa libra e harta të vjetra historike erdhi në konkludim se Çakori dhe Bjellua janë jashtë territorit të Kosovës, që nënkupton se i takojnë Malit të Zi.

Zëdhënësi i këtij Komisioni Tomor Çela, tha se të gjitha gjetjet dëshmojnë se Çakori ndodhet në Mal të Zi.

“Çakori gjendet në pjesën, jashtë kufirit, pra jashtë territorit të Kosovës… . Pjesa burimore e Lumbardhit të Pejës, Bjelluha, gjendet jashtë territorit, apo i takon hapësirës administrative të Malit të Zi”’, ka thënë Çela.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i opozitës. Deputetja Albulena Haxhiu nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje i tha Radios Evropa e Lirë se Komisioni ishte i njëanshëm dhe ishte në shërbim të qeverisë aktuale.

Ajo ka kundërshtuar gjetjet e Komisionit, sipas të cilave, Çakori është pjesë e Malit të Zi. Njëherësh, Haxhiu ka thënë se nëse qeveria provon ta kalojë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi në Kuvend, do të përballet me kundërshtimet e ashpra të opozitës.

“Zellin për të falur territor ne do ta kundërshtojmë fuqishëm, si brenda Kuvendit ashtu edhe jashtë tij. Nëse qeveria tenton që të riprocedojë marrëveshjen e njejtë, që është një mashtrim i radhës, atëherë ne natyrisht që do t’i përgjigjemi me konsistencë në kundërshtim, sikurse edhe në seancat e kaluara”.

“Natyrisht që kjo do të prodhojë tensione në vend, por për këtë përgjegjëse do të mbahet qeveria e Mustëfës”, ka thënë Haxhiu.

Edhe anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka kundërshtuar gjetjet e prezantuara, duke thënë se rezultatet ishin ato që i kishte kërkuar kryeministri Isa Mustafa kur e kishte emëruar këtë Komision.

“Nuk ka asnjë lloj legjitimiteti rezultati i këtij Komisioni. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrimet e veta dhe do ta kundërshtojë normalisht versionin aktual të demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë Nitaj.

Gjetjet e Komisionit, pritet të vihen edhe në debat publik para se t’i procedohen qeverisë.

Më pas, qeveria pritet që të riprocedojë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës për ratifikim.

Pak kohë para se Komisioni të dilte me gjetjet, njëri nga anëtarët e tij, Fitim Humolli, është dorëhequr. Ai ishte i vetmi gjeograf në këtë Komision.

Dorëheqjen e tij, Humolli e kishte arsyetuar me metodologjinë e punës që bëhej në këtë Komision.

Humolli e arsyetoi dorëheqjen me, siç tha, “anashkalim të institucioneve profesionale në punën e komisionit”.

Po ashtu, gjetjet e prezantuara nga Komisioni, nuk janë pranuar as nga anëtari tjetër, Agron Luta, i cili i ka quajtur ato si joprofesionale.

Prishtina dhe Podgorica, nënshkruan Marrëveshjen për shënjimin e vijës më 25 gusht të vitit 2015 në prani të faktorit ndërkombëtar.

Por, menjëherë pas, kjo marrëveshje pati nxitur kundërshtimin e fuqishëm të opozitës. Ky reagim dhe kundërshtim opozitar në Kosovë u shtri brenda Kuvendit të Kosovës dhe nëpër rrugë, përmes protestave.

Opozita, pretendon se me këtë marrëveshje, Kosova po humbë 8 mijë hektarë tokë.

Po ashtu, edhe një grup i deputetëve nga partitë në pushtet dolën kundër kësaj marrëveshjeje. Përderisa Qeveria nuk siguroi votat as të Listës Serbe, subjekt ky në përbërjen e koalicionit aktual që përfaqësohet në Kuvend me 11 deputetë.

Në rrethana të tilla, koalicioni qeverisës u detyrua që të heq dorë përkohësisht nga ratifikimi i kësaj marrëveshje dhe pati formuar Komisionin shtetëror për matjen e territorit.

Përderisa kundërshtimet në Prishtinë vazhdojnë, Komisioni Evropian i ka përcaktuar Kosovës demarkacionin e kufirit me Malin e Zi si kushtin kryesor për heqjen e vizave.

Riprocedimi i demarkacionit për ratifikim në Kuvend është paralajmëruar të ndodhë gjatë muajit mars. (REL)

Islami: Kosova ka 10 mijë e 906.25 kilometra katrorë, nuk kemi humbur territor

Kryetari i Komisionit për Matjen e Territorit të Kosovës ka konstatuar se Kosova nuk ka humbur territor si pasojë e Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Zëdhënësi i këtij Komisioni Tomorr Qelaj, gjatë prezantimit u është referuar dhjetëra dokumenteve, duke konstatuar se Çakorri nuk i takon Kosovës, por Malit të Zi. Në përmbyllje të prezantimit të të gjeturave, Hivzi Islami ka thënë se Kosova ka 10. 906.25 km2, nga matjet që janë bërë.

“Nga prezantimi që bëmë del ky konkludim si pjesë e draft-raportit. Në mbështetje të të dhënave, e argumenteve dhe gjetjeve profesionale që u ofruan nga institucionet përkatëse në procesin e matjes si dhe verifikimit të mbulueshmërisë me dokumentacion administrativ e hartografik, Komisioni i ekspertëve për Matjen e Territorit e njofton Qeverinë e Kosovës se madhësia territoriale e Republikës së Kosovës para 25 gushtit 2015 përkatësisht nga vitit 1962 deri më 1981 është 10 mijë e 887 km katrorë. Në bazë të obligimeve ndërkombëtare që ka marrë shteti ynë, në demarkacionin e kufirit në mes të Republikës federative të Jugosllavisë. Prandaj madhësia territoriale e Republikës së Kosovës sot është 10 mijë e 905.25 km katrorë”, ka thënë Islami.

Kërcënohet me jetën e fëmijëve gazetarja Arbana Xharra

Gazetarja Arbana Xharra ka marrë kërënime përmes profilit të saj në rrjetin social.

Kërcënuesi me emrin Ebu Duxhane i ka dërguar kërcënim për fëmijët në shqip të ilustruar me foto të ekzekutimeve të ISIS.

Arbana Xharra i është përgjigjur:

“Sa trimin e kish pase ky vend. Ani kercenojne me femije. Edhe jane t’u me tute, ethet ne bark mi kane shti. Shume zor e ki me me gjete. Cka te bone shperlarja e trurit. Matrapaz!”

NYT: Rusia po nxit tensione në Kosovë

Rusia po nxit mosmarrëveshje në Ballkan, teksa NATO-ja po ruan një paqe të vështirë, shkruan sot The New York Times, në një artikull që flet për ndikimin negativ të Moskës në Kosovë gjatë kohëve të fundit.

“Në pyjet e dendura përgjatë kufirit të kontestuar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, një patrullë e ushtarëve amerikanë të NATO-s ecin me mundim nëpër dëborë dhe baltë, duke vëzhguar për kontrabandistë apo dikë tjetër që mund të bëjë përpjekje për kalimin e kufirit. Duke pasur parasysh trashëgiminë e përgjakshme të kësaj zone, situata është e qetë, të paktën deri tani”, shkruan gazeta njujorkeze.

Sipas NYT, “Rusia po ushqen tensione në një zonë që dikur konsiderohej si triumf i diplomacisë amerikane”.

“Në Serbi e Kosovë, inatet e vjetra po rishfaqen, teksa rajoni i Ballkanit që ka përjetuar aq shumë vuajtje gjatë shekullit të kaluar po bëhet përsëri i rrezikshëm. Edhe një herë, Rusia është duke ushqyer tensionet, teksa kërkon të shfrytëzojë situatën politike në një zonë që konsiderohej dikur si një triumf i diplomacisë amerikane – por që tani mbetet një sfidë në rritje e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, thuhet në shkrimin e NYT.

“Rusia sheh që Perëndimi kërkon të ndërhyjë në oborrin e shtëpisë së saj, dhe presidenti Vladimir V. Putin dëshiron të tregojë se edhe ai mund t’ia kthejë. Ata e shohin Ballkanin si pjesë të lënë pas dorës së Perëndimit, dhe ata e përdorin atë për shtuar fuqinë rreth këtij projekti”, ka thënë për NYT, Dimitar Bechev, një ekspert i Rusisë dhe Ballkanin dhe kreu i Institutit të Politikës Evropiane në Sofje të Bullgarisë.

Në mungesë të ushtrisë së tyre, shkruan NYT, shumica e Shqiptarëve etnikë shohin trupat e NATO-s si mbrojtës të shtetit të tyre në Kosovë.

“Ata janë këtu për të na mbrojtur neve nga serbët kur ata duan të kthehen prapë,” është shprehur për të përditshmen amerikane Belkiza Sahatqiu, 46 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, e cila punon në një dyqan këpucësh në pjesën serbe të Mitrovicës.

“Por, shumë serbë që jetojnë në Kosovë i përshkruajnë forcat aleate më shumë si okupues se sa mbrojtës, ka thënë për NYT Lilijana Miliç, e cila ka një fermë përgjatë rrugës magjistrale Mitrovicë – Prishtinë.

“Ata nuk po mbrojnë askënd, pa dyshim jo neve,” tha ajo. “Ata kanë ardhur të okupojnë këtë tokë, dhe tani qëndrojnë në bazat e saj. Ku ishin ata kur njerëzit u ndiqën nga shtëpitë e tyre në pikë të ditës?”, ka thënë Miliç.

Në të njëjtën kohë, Miliç i fajëson politikanët serbë në Beograd për fatkeqësinë e serbëve të Kosovës. “Ata vetëm flasin, flasin, flasin, flasin për të na mbrojtur neve,” ka thënë ajo për NYT, “por e gjithë çfarë ata bëjnë është të merren me interesat e tyre”.

Më 20 shkurt 1989 minatorët e Trepçës nisën grevën historike

Më 20 shkurt 1989 minatorët e Trepçës kishin filluar grevën e urisë në mbrojtje të Kosovës nga synimet e errëta të regjimit i Sllobodan Millosheviqit, duke shënuar kështu në fakt fillimin e zhbërjes së Jugosllavisë.

Ishin rreth 1,300 minatorë që kishin zbritur në galeritë e minierës, ku do të qëndronin deri më 28 shkurt të vitit 1989, të vendosur të flijonin jetët e tyre për një të ardhme më dinjitoze të brezave që do të vinin.

Greva e minatorëve të Trepçës sensibiloi të gjithë shqiptarët në Kosovë, të cilët iu bashkuan atyre në revoltën e arsyeshme, që tërboi regjimin e Beogradit, i cili do të fillonte marrjen e hapave represivë ndaj tyre dhe shqiptarëve, që përfundoi me luftën e UÇK-së dhe mbështetjen e NATO-s, duke ndjekur përfundimisht më 1999 forcat serbe nga Kosova.

Mbi 1200 minatorë u dënuan me nga 30-60 ditë burgim, ndërsa ndaj 14 të tjerëve, bashkë me udhëheqjen e Kombinatit Trepça dhe Azem Vllasin, si figurë politike, u zhvillua një proces monstruoz politik.

Greva historike e minatorëve të “Trepçës” e vitit 1989 qe shndërruar në rezistencë gjithëpopullore demokratike e paqësore kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën. Ajo ngjalli interesimin e botës për Kosovën dhe e bëri të njohur se kishte një problem shqiptar të pazgjidhur.

KRYETARI I AKADEMISË SË SHKENCAVE TË KOSOVËS HIVZI ISLAMI – 55 PYETJE AKUZA PËR ‘ATIN’ E KOMBIT REXHEP QOSJA

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Dr. Hivzi ISLAMI, ka parashtruar 55 pyetje, në fakt, akuza për Rexhep Qosjen. Kreu i Akademisë përdorë termat nga më të rëndat për Qosjen. Express sjell të plot shkrimin e plot të Islamit.

I vetëquajturi At i kombit; i vetëshpalluri mendja e kombit; i vetëproklamuari I Madhi dhe më I Madhi i kombit; egocentristi i kompleksuar, halucinanti e linçuesi; psikopati për skena e prapaskena; megalomani, narcisoidi, frikacaku, gënjeshtari, hipokriti, shpifësi monstruoz dhe intriganti i kombit; ndotësi i mjedisit kulturor, kombëtar dhe shoqëror; i sëmuri i botës shqiptare; përçarësi më i madh i kombit; kacagjeli nihilist; denoncuesi i të gjitha personaliteteve të rëndësishme të letërsisë, të kulturës, të shkencës dhe të politikës shqiptare andej e këndej kufirit; anti Kadare dhe anti Rugovë i tërbuar; projektuesi paranoik i fushatave; mjeshtri për t’i projektuar të zezat e veta te të tjerët; servili e shërbetori i të gjitha pushteteve; moralisti i pamoralshëm; mësuesi pa kredibilitet; ndërgjegja e përbaltosur; pushti i kombit; njeriu pa miq dhe shokë; shkatërruesi i çdo raporti njerëzor; njeriu pa asnjë ndjenjë humane; trimi pas betejës së fituar nga të tjerët; denoncuesi policor i Akademisë; shkruesi zgjërdhishëm i ”Morfologjisë…”; nga institucionet shkencore e kulturore denoncuesi i parë i demonstratave të vitit 1981; hedhësi i benzinës në zjarr në kohën e ”revolucionit të vonuar demokratik” në Shqipëri; migranti i rruar e i maskuar; vajtuesi më i madh i Josip Broz Titos në ish-Jugosllavi; bolsheviku dhe enveristi më i devotshëm; bartësi i botimit të pamfleteve politike, të rënda 288.000 euro; humbësi më i madh i zgjedhjeve në historinë e zgjedhjeve në rruzullin tokësor; fituesi i çmimit 7 Korriku i Serbisë, që nuk e ktheu kurrë…!

Pas këtij portretimi, e dini kush është ky njeri? Nëse nuk e dini, ky është REXHEP QOSJA, i vetëquajturi “At” i kombit.

PYETJET:

1. Thua se e jep kokën për të vërtetën, po pse nuk e dhe deri tash kur pate shumë raste?
2. ”Mendje e kombit”, pa mendje për vetveten, a ke probleme më shumë me vetveten apo me të tjerët?
3. A po i vuan akoma pasojat e patologjisë së një mentaliteti mesjetar-fisnor?
4. Nga buron kënaqësia dhe paranoja që t’i ofendosh të gjitha personalitetet e mëdha në fushën e shkencës, letërsisë, kulturës, politikës shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë?
5. A shkove prej lektorit të zakonshëm të Radio-Prishtinës drejt hulumtues shkencor në Institutin Albanologjik, pa magjistraturë shkencore?
6. Pse nuk munde t’i jepje provimet në shkallën e tretë në Beograd? Cilat ishin pengesat?
7. A shkove pa magjistraturë shkencore drejt në doktoratë?
8. A të mbështeti më së shumëti prof. Fehmi Agani për paraqitjen e doktoratës pa magjistraturë, kundër të cilit më vonë e zhvillove fushatën më të egër?
9. A u bëre drejtor i Institutit Albanologjik pa konkurrencë dhe a u zgjodhe tre mandate rresht në atë funksion, që ishte përjashtim në gjithë ish-Jugosllavinë?
10. A e kërcënove me revole drejtorin legjitim të Institutit Albanologjik dhe a ia shave nënë e babë, ndërsa në opinion thoshe që ai të ka sharë e kërcënuar?
11. A pate ndonjë arsye të madhe që të japësh propozim e mendim pozitiv dhe së fundi ta votoje Sinan Hasanin për anëtar të ASHAK-ut?
12. A pate arsye plotësuese ta vajtoje me aq sentimentalitet Titon?
13. Po Enver Hoxhën, pse vazhdon ta konsiderosh personalitetin më të madh të kombit?
14. Pse nuk ke kurajo qytetare dhe intelektuale të japësh dorëheqje nga ASHAK kur e denoncon çdo ditë dhe e urren patologjikisht?
15 . A është e moralshme ta merrësh “rrogën kombëtare”, si e quan kur i akuzon anëtarët tjerë të Akademisë, kur nuk e ke shkelur pragun e saj tash e 15 vjet?
16. A ishe i pari drejtor i një institucioni kulturor e shkencor që i denoncove demonstratat e studentëve të vitit 1981? A është gazeta “Rilindja” dëshmi për këtë denoncim?
17. Sa herë e takove kryetarin e Jugosllavisë së Zhablakut (1992-1993), “babain” e kombit serb, Dobrica Qosiqin, në Manastirin Prohor Pçinjski?
18. Çka bisedove me Qosiqin? Për ndarjen e Kosovës?
19. Në vitin 1989, kur derdhej gjaku në Kosovë dhe rrënohej autonomiteti i saj, a u takove me shokun Vidoje Zharkoviq në Beograd, politikan nga Mali i Zi dhe funksionar i lartë në ish-Federatën Jugosllave dhe përgjegjës për KOS? Nëse po, çka bisedove me të?
20. Po me Dushko Ristiqin dhe Mihaillo Zvicerin kishe raporte të ngushta?
21. Pas rrënimit të autonomisë së Kosovës, kur u derdh gjaku, a i deklarove gazetës sarajevase “Oslobodjenje” se je qytetar lojal i Jugosllavisë?
22. Si drejtor a pranove me vetëdije në punë në Institutin Albanologjik njerëz të UDB-së dhe të KOS-it?
23. A bëre divorc me gjyq nga gruaja legjitime dhe faktike vetëm për ta mbajtur banesën shoqërore, së bashku me shtëpinë luksoze? A vazhdove jetën normalisht me gruan “e divorcuar” në këtë banesë dhe në këtë shtëpi derisa ajo ishte gjallë?
24. A bëje orgji me gratë e huaja, të qarqeve të njohura të Kosovës në hotel “Dajti” e gjetiu në Shqipëri? Po orgjitë në Maqedoni, në motelet e atëhershme, poashtu me gratë e e këtyre qarqeve?
25. A erdhi në krizë bashkëpunimi midis dy universiteteve – UP-së dhe UT-së për këto sjellje tuaja amorale?
26. A kishe sjellje të tillë edhe në zyrën tende në Institutin Albanologjik?
27. A humbe me vota të fshehta për anëtarë të Pleqësisë së Institutit Albanologjik pasi përfundove tre mandate si drejtor?
28. A humbe me vota të fshehta për anëtarë të Kryesisë së KMDLNJ-së?
29. A humbe katastrofalisht në zgjedhjet e para menjëherë pas luftës (2000) dhe pas Rambujesë (1999)?
30. A i more në komunën e Prishtinës, bile në koalicion me një parti, vetëm 155 vota?
31. Me këtë rezultat të votimeve, a ishe jolegjitim në Konferencën e Rambujesë dhe në emër të kujt e nënshkrove “paqen e përgjakur”, siç e quan vetë?
32. Në vitin 2000 t’u nda çmimi “Nderi i Kombit”, por gjysma e kombit me votë të lirë nuk ta pranojë. A do ta kthesh këtë çmim?
33. A është e vërtetë se u mundove ta përjashtoje nga puna dr. Ibrahim Rugovën në Institut Alabanologjik sa ishe drejtor?
34. Por kur e mbrojtën anëtarët e tjerë të Pleqësisë, a është e vërtetë se ia ndale rrogën për disa muaj me pretekst se kishte qëndruar në Shqipëri më gjatë se sa duhej dhe nuk po i kthente librat e bibliotekës?
35. Është e vërtetë se krejt librat e zgjedhura të Institutit Albanologjik i ke bartur në shtëpi? Po pikturat e Akademisë, i ke në shtëpi?
36. A është e vërtetë se pas mbylljes së kufirit me Shqipërinë në vitet 1981-1991, vetëm ti i merrje librat e Shqipërisë përmes rrugëve që vetëm ti i di?
37. A është e vërtetë se shumë botime tua janë të kompiluara e të vjedhura nga librat e Shqipërisë dhe librat e leksionet e Beogradit? Po disa përkthime dhe disa harta a i përvetësove dhe nga botimet e mia?
38. A është e vërtetë se për botimin e pamfleteve tuaja Qeveria e Kosovës i dha 238.000 euro, ndërsa honorar i more 137 euro?
39. A është e vërtetë se disa vjet më parë edhe MASHT-i i Kosovës ia dha “Toenës” së Tiranës 50.000 euro për botimin e pamfleteve tua në 22 vëllime? A mund ta dimë sa komplete të pamfleteve të ”Toenës” dhe të Qeverisë së Kosovës janë shitur?
40. A është e vërtetë se je i vetmi shqiptar që i urren edhe të vdekurit, të cilët i ke urrejtur për së gjalli?
41. Pse e urreje kaq shumë Presidentin historik, dr. Ibrahim Rugovën sa ishte gjallë? Nuk shkove as në varrim, po as familjen nuk e ngushëllove?
42. Po pse e urren tash Rugovën kur nuk është më në mesin e të gjallëve?
43. Pse aq shumë e urreje poetin tonë të madh Ali Podrimjen sa ishte i gjallë? Pse e urren kaq shumë Podrimjen edhe për së vdekuri?
44. A mund ta dimë pse nuk erdhe në asnjë mbledhje komemorative të anëtarëve të vdekur të Akademisë dhe nuk i shprehe ngushëllime asnjë familjeje, nga vdekja tragjike e akad. Fehmi Aganit më 1999 e deri te vdekja akad. dhe poetit Ali Podrimja më 2012;
45. Kur erdhi i ringjallur Skënderbeu në Kosovë, me një pritje madhështore nga populli, pse popullin e quajte qenë dhe kudra?
46. A është e vërtetë se dy ditë para bombardimeve (e hënë, më 22 mars 1999), të caqeve serbe nga NATO-ja e thirre popullin që të mos e braktisë Kosovën, sepse ne atdhe tjetër nuk kemi dhe në këtë mënyrë po i përmbushen synimet armikut?
47. A është e vërtetë se i pari, i rruar e i maskuar, ike nga Kosova në mars 1999?
48. A është e vërtetë se në Bllacën katastrofike (1999), ashtu të tebdylosur, të thirren njerëzit e Qeverisë probullgare? A gumlloi megafoni: Rexhep Qosja le të dalë? A dole?
49. A është e vërtetë se si ”Baba” i kombit, e le popullin në mëshirën e barbarisë, popullin në të cilin thirreshe gjithë jetën dhe vazhdon të thirresh?
50. Deri sa të doli mjekërra, sa ditë qëndrove në Maqedoni dhe ku ishe i fshehur?
51. Pasi të doli mjekërra, a është e vërtetë se në Tiranë deklarove se shqiptarët që kanë mbetur në Prishtinë janë lojalë ndaj regjimit serb?
52. A është e vërtetë se në një TV të Kosovës pas luftës serbëve të Kosovës u garantove të drejtën e vetëvendosjes, me Graçanicën shtet të tyre? Në emër të kujt e bëre këtë?
53 A ishe i pari që kërkoje të shkonte veriu i Kosovës në Serbi? Në emër të kujt fole?
54. Gjithë jetën, a e hidhje gurin dhe e fshehje dorën?
55. Gjithë jetën përdore e keqpërdore shumë njerëz, i gënjeve, i mashtrove, i shantazhove, i kërcënove, po edhe sa lakej të kanë mbetur sot, 2-3 apo më pak?/Botuar për herë të parë më 20 shkurt 2014

Haradinaj: Të më presin familja dhe qytetarët, s’kam nevojë për pritje shtetërore

Ramush Haradinaj, në një intervistë me Adi Krastën për Top Channel – të transmetuar sot pasdite – ka përjashtuat çdo mundësi që vendimi i Francës të mos jetë i favorshëm për të.

Ai tha po ashtu se këtë herë nuk ka nevojë për pritje shtetërore, sepse mjafton ta presin familja dhe qytetarët, transmeton “Zeri.info”.

“Skenari më i keq në rastin tim ka ndodhur. Dëmi është shkaktuar, sepse jam ndaluar pa asnjë arsye e në bazë të fletarresteve pa asnjë fuqi juridike të Serbisë. Më shumë se kaq nuk mund të ndodhë. Unë do t’i kthehem Kosovës shpejt, sepse jam në të drejtën time. Unë kam zbatuar ligjet edhe të vendit tim e edhe ato ndërkombëtare, e skam borxh ndaj Serbisë. Udhëheqësit e shtetit të Kosovës, për fat të keq, nuk e kanë forcuar Kosovën, por më shumë e kanë harxhuar atë. Kur të kthehem nuk dua pritje shtetërore. Kjo është e panevojshme. Mjafton të më presin Anita me fëmije dhe qytetarët e vendit tim”, ka thënë ai. /Zeri.info/

Haradinaj tregon kush ka gisht në ndalimin e tij në Francë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se shqiptarët s’kanë gisht në ndalimin e tij në Francë. Ai ka thënë se këto goditje po i merr prej Serbisë, e cila ka kryer gjenocid në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se Presidenti Thaçi dhe as kundërshtarët tjerë politikë, nuk kanë gisht në ndalimin e tij në Francë.

“Në e kemi garën politike në Kosovë. Jemi oponentë, mirëpo, këto goditje vijnë prej Beogradit. Ata janë sponsorë të këtyre goditjeve. S’mund të jap kësi mendime të pabazuara”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për “Lajmin” e Maqedonisë.

Ai ka thënë se Serbia nuk do të mund të përçajë duke shpifur kundër shqiptarëve.

Ish-kryeministri i Kosovës ka thënë se ka pasur interesim nga shqiptarët kudo që janë për të kontribuar në lirimin e tij derisa pret që shpejt të kthehet në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se më së shumti për ndalimin e tij po brengosen prindërit e tij.

Ideja e Thaçit për pajtim me Serbinë, veprim skandaloz politik! – Nga Florim Zeqa

Është hera e parë në historinë e njerëzimit, kur një president i një populli të gjakosur del haptas t’i kërkoj falje dhe pajtim një pushtuesi shekullor. Është hera e parë në histori të dëgjosh viktimën duke i kërkuar pajtim xhelatit apo agresorit barbar serb i cili përveq krimeve gjenocidale ndaj popullatës civile, dogji dhe shkatërroi çdo pasuri shqiptare mbi faqen e dheut, siq e thotë populli; na i shkrumboi edhe gurët e thëmeleve të shtëpive tona.
Nuk është vetëm lufta e fundit, me Serbinë pushtuese e kemi një histori të gjatë dhe tepër të dhimbshme shekullore. Vrasjet dhe gjenocidi serb ndaj shqiptërëve nuk ka ndodhur vetëm në luftën e fundit çlirimtare të viteve 1998/99.
Pothuajse nuk është rritur dhe mplakur asnjë gjeneratë në Kosovë, pa e provuar mbi kurrizin e saj dhunën dhe kërrbaçin, helmimet dhe dhunimet, vrasjet dhe masakrat e përmasave gjenocidiale të barbarisë serbe.
I ashtuquajturi “president” i vendit, zoti Hashim Thaçi, pas përuljes pushtëruese pranë lapidareve të varrezave serbe me mbishkrimin “viktima të terrorit shiptar”, pasoi me hapa tjerë edhe më skandaloz, të kërkesës për pajtim me Serbinë gjakatare,…pa u konsultuar fare me spektrin e gjërë politik vendor, familjet e dëshmorëve, invalidvëve dhe viktimave të luftës, e para së gjithash me familjarët e rreth 1700 personave të zhdukur dhe rreth 20 mijë nënave e motrave shqiptare të dhunuara nga policët, ushtarët dhe paramilitarët serb në luftën e fundit.
Andaj, “presidenti” nuk e ka të drejtën morale dhe politike të kërkojë pajtim me Serbinë, dhe atë së paku për dy arsye;
E para, Hashim Thaçi nuk është president i zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të vendit, por është produkt i pazareve të pista politike mes klanit “Pronto” dhe nëntokës politike të LDK-së, pra është produkt i kontrabandimit të vullnetit të rreth 70 % të qytetarëve të Kosovës, të cilët në zgjedhjet nacionale të vitit 2014 kishin votuar kundër keqqeverisjes së tij 7 vjeqare, gjegjësisht kishin votuar për ndryshimin e kursit politik në vend.
E dyta, është aspekti moral që nuk e lejon “presidentin” t’i kërkoj falje dhe as pajtim Serbisë, ngase gjatë luftës së fundit çlirimtare, ai dhe familja e tij nuk kanë pësuar dhe as dëmtuar Serbinë.
Këtë  e ka vërtetuar disa herë njeriu më kontravers i kohë s sonë, i vetëzgjedhuri “president”, i ngritur në karrierën politike si udhëheqës politik i luftës çlirimtare,…duke u deklaruar para mediave dhe zyrtarëve ndërkombëtar; “Nuk kam qenë pjesë e luftës çlirimtare”.
Degradimin  e tij nga një lider i krahut të luftës për çlirim, e dëshmoi edhe në Seancën Solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës për nderë të 9 vjetorit të rishpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ku në asnjë rast nuk ia nxuri goja tri shkronjat e arta-UÇK, familjen legjendare Jashari dhe asnjë nga masakrat gjenocidiale të Serbisë në Kosovë. Vërtetë, fjalimi i tij patetik, i pashije dhe antikombëtar, më bëri të ndjejë dhembshuri për pozicionin  e tij, sa turpërues aq edhe qyqarë,…duke i humbur në masë të madhe karakterin festiv të seancës solemne të kuvendit.
Gjithnjë, kur është në pyetje konsumi i brendshëm politik, del i pari në marrjen e primatit të meritave, duke u thirruar në vlerat e luftës, ndërsa sa herë që i ngushtohet rrethi nga ndërkombëtarët për llogaridhënje rreth përgjegjësisë, si udhëheqës politik i luftës çlirimtare,  atyre ua thotë të kundërtën; “Nuk kam qenë në vijat e frontit…”!
“Presidentit” i ka humbur busolla orientuese, rrëshqitja dhe katandisja e tij politike nuk kanë të ndalur, i ka humbur guximi nga kërcënimet e ndërkombëtarëve, kur këta të fundit, deri dje e përdorën si figurë shahu në tabelën politike kosovare, ndërsa tani po e përdorin edhe si lodër nëpër  varrezat serbe gjithandej Kosovës.
Nuk jemi në shekullin e 18-19, kur përhapja e lajmit dhe së vërtetës ka kërkuar kohë të gjatë dhe sfida të panumërta. Tani jemi në shekullin 21, ku shpejtësia e përhapjes së lajmit krahasohet me shpejtësinë  e dritës, dhe falë zhvillimit të hovshëm teknologjik është e pamundur të shtrëmbërohen faktet dhe fshihet e vërteta.
Prandaj, ideja e Thaçit për pajtim me Serbinë, përveqse e pamoralshme, politikisht është veprim i gabuar dhe devijim i skajshëm kombëtar, përderisa Serbia të mos e njohë  Republikën  e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran, t’i kthejë Kosovës rreth 1700 të zhdukur, të bëjë dëmshpërblimin e pasurive shqiptare të shkatërruara dhe plaçkitura gjatë luftës, të pasuar me kërkimfaljen publike për gjenocidin shekullor ndaj shqiptarëve.
I ashtuquajturi dhe vetëzgjedhuri “president”, llogaritë  e tija personale nuk guxon t’i ndërlidhë me fatin dhe ndjenjat e popullatës së përgjakur nga terrori serb.
Mallkimi i popullit, do të jetë i ashpër dhe i pamëshirshëm ndaj gjithë atyre që shkelin gjakun e derdhur për lirinë e atdheut.
Gjaku nuk bëhet ujë zoti “president”, viktimat kërkojnë drejtësi dhe ndëshkim për kriminelët e jo pajtim siq jeni duke e kërkuar ju!

Kosovës po i ikin kuadrot mjekësore

Institucionet e shëndetit publik në Kosovë po përballen me fenomenin e ikjes së mjekëve specialistë nga vendi.

Kuadri specialist mjekësor po tregon interesim për punësim në vende të ndryshme të botës, ku pagesat janë shumë më të mira. Edhe infermierët, në shumë raste, kanë ndjekur rrugën e mjekëve specialistë.

Ndryshe, nevoja për mjekë e infermierë në Kosovë, konsiderohet e madhe. Vetëm në Qendrën Klinike Universitare, janë më shumë se 30 mijë vizitorë gjatë ditës.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar me Gertruda Dylën, mjeke specialiste e kardiologjisë, e cila ka vendosur që karrierën e saj prej kardiologe ta zhvillojë në Gjermani. Ajo, që nga viti 2011 punon në një spital privat për kardiologji.

“Në Gjermani kam filluar punën duke iu falënderuar referencave ose rekomandimeve të profesorëve gjermanë, me të cilët kam pasur bashkëpunim. Një ndër ta është Prof. Dr. Eberhard Von Hodenberg, shef i Klinikës Kardiologjike, ose origjinal ‘Herzzentrum Lahr Schwarzwald’ në Gjermani. Ai ligjëron edhe në SHBA”.

“Në Kosovë kam punuar në spitalin e Gjakovës. Nga viti 2001 deri në vitin 2011 kam ligjëruar si asistente në Fakultetin e Mjekësisë në Institutin e patologjisë. Kam shërbyer edhe në Afganistan si mjeke”, ka treguar Dyla.

Arsyet pse ka ikur nga Kosova, sipas zonjës Dyla, kanë qenë të shumta. Por, para së gjithash ajo mendon se largimi nga vendi, vjen si zgjidhje në momentin kur vendlindja, shteti yt, nuk të ofron vendin e merituar. Në këso raste, duhet gjetur alternativa tjera, thotë ajo.

“Të vendosësh që ta lësh vendlindjen, nuk është e aspak e lehtë. Mirëpo, nëse vendlindja nuk të ofron një jetë të qetë, të dinjitetshme, me shpresë dhe perspektivë për veten tënde dhe familjen tënde, atëherë mendoj se secilit prej nesh, kur na jepet mundësia, pavarësisht sfidave e vështirësive që na presin në vendin e huaj, vendos ta lëshojë Kosovën”, thotë Dyla.

Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se fenomeni i ikjes së stafit profesional nuk po e godet vetëm Kosovën. Sipas tyre me situatën e ikjes së stafit nga vendi përballen edhe shtetet më të zhvilluara, përfshirë edhe Gjermaninë.

Por, ashtu nuk mendon edhe kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë Blerim Syla. Ai thotë se në anketën e fundit që është bërë, prej 1 mijë studentëve të anketuar, 73 për qind e tyre kanë deklaruar se do të ikin jashtë vendit.

“Në Kosovë kemi nevojë për 5 mijë punëtorë shëndetësorë më shumë se sa që aktualisht i kemi. Në anën tjetër, vetë Qeveria e përkrah ikjen e tyre jashtë vendit. Ne i shkollojmë, i përgatisim dhe më pas i dërgojmë të gatshëm në shtetet e Bashkimit Evropian”, kishte thënë Syla kohë më parë për Radion Evropa e Lirë.

Sidoqoftë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si qendër referente për tërë Kosovën, janë të punësuar rreth 613 mjekë dhe 1,882 infermierë. Paga e mjekëve specialistë është rreth 600 euro në muaj, derisa infermieri, për punën që kryen, paguhet rreth 300 euro në muaj. (REL)

Jusuf Buxhovi: “SHBA – të duhet të parandalojnë rrezikimin e shtetit të Kosovës nga brenda! “

– Kështu deklaroi historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi në Çikago me rastin e ngritjes së flamurit të Kosovës para bashkësisë së qytetit

Në sheshin kryesor të Çikagos, para bashkësisë së qytetit, sot u ngrit flamuri i Kosovës. Kjo ngjarje u organizua nga Komuniteti shqiptar i Çikagos si dhe bashkësia e qytetit. Në ngritjen solemne të flamurit të Kosovës në Çikago, si ftuar i veçantë, mori pjesë edhe shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi, i cili këto ditë po mban ligjerate në disa universite amerikane.

Historiani Buxhovi, në fjalën e rastit përkujtoi rolin e madh të SHBA-ve në jetësimin e projekti të shtetit të Kosovës nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në dhjetorin e vitit 1989 e deri sa u shpall, para nëntë vitesh.

Historiani Buxhovi tha se ishte pikërisht kongresmeni Bob Doll, në vitin 1990, kur, me rastin e vizitës së parë të delegacionit të shqiptarëve të Kosovës në Uashington, në një bisedë me dr Rugovën, ngriti çështjen e pavarësisë po qe se do të shpërbëhet ish Jugosllavia ndërsa shqiptarët do t’i përmbaheshin një përcaktimi demokratik dhe propërendimor. Nga ajo kohë e tutje kongresmenët dhe senatotët e shumtë amerikanë, të nxitur nga llobi i fuqishëm shqiptaro-ametikan, u vunë në mbështetje të lëvizjes kombëtare shqiptare si dhe projektit të saj për pavarësi, që kaloi nëpërmes rezistencës institucionale paqësore e deri te lufta e armatosur.

Buxhovi theksoi se ishte kërcënimi i kërshëndellave i vitit 1992 që iu drejtua Millosheviqit nga presidenti Bush si dhe vendosmëria e presidentit Klienton që erdhi më pas, që parandaluan kasapin e Ballkanit të hap frontin e Kosovës. SHBA-të, po ashtu ndikuan, që pas Detjtonit, çështja e Kosovës të ngritet në një problem ndërkombëtar, gjë që, kthimi i luftës së diplomacisë në diplomaci të luftës, mundësoi edhe fushatën ajrore të NATO -s në marsin e vitit 1999, me të cilën Kosova u vu nën protektoratin tetëvjeçare ndërkombëtar, që i parapriu edhe pavarësisë që erdhi më 17 shkurt 2008.

Pasi që iu falemenderua SHBA – ve për rolin e madh në këtë zhvillim historik, historiani Buxhovi drejtoi shumë fjalë kritike në adresë të politikanëve të Kosovës, të cilët, sipas tij, idealin për konsolidimin e shtetit të Kosovës – shtet të lirë dhe demokratik të një përkatësie perëndimore për të cilin u derdh shumë mund dhe gjak, e kthyen në preokupim të zhvatjes për qëllime kriminale.

KjO solli zhgënjim të madh, gjë që një pjesë e mirë e qytetarëve të saj kanë filluar ta humbin shpresën në të dhe të aleatët tanë, meqë disa prej tyre keqpërdorën edhe besimin e ndërkombëtarëve.

Me këtë rast, Buxhovi apeloi te SHBA – të që mos të përkrahin politikanët mafiozë, por të bëjnë çmos që ata dhe strukturat e ngritura kriminale të marrin fund duke u sjellë para përgjegjësisë ligjore, qoftë edhe në ndonjë tribunal ndërkombëtar, ngaqë të tillët po e rrezikojnë shtetin e Kosovës si projekt perëndimor.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si ideatorët kryesor të shtetndërtimit të Kosovës kanë përgjegjësi historike që politikanët që e kanë sjellë këtë gjendje të eliminohen sa më parë nga skena politike. Vendin e tyre duhet ta zënë patriotët e njëmend me krijimin e një force të re politike në vend te zëvendësimit të të këqijave me të këqinj të ngjashëm nga lloji i njëjtë,siç po kërkohet prej tyre. Kjo ndërhyrje bëhet edhe më e domosdoshme në rrethanat kur kjo politikë, prej më shumë se një viti duke e kthyer parlamentin në një skenë tragjiko-komike kunder interesave vitale të vendit, me hapjen e kauzave të rreme dhe marifeteve të ngjashme, po ia hap dyert edhe ndërhyrjes së Beogradit dhe të Rusisë, gjë që do të rrezikonte edhe interesat strategjike amerikane dhe ato perëndimore në rajon.”

Jusuf Buxhovi: “SHBA – të duhet të parandalojnë rrezikimin e shtetit të Kosovës nga brenda! “


– Kështu deklaroi historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi në Çikago me rastin e ngritjes së flamurit të Kosovës para bashkësisë së qytetit

Në sheshin kryesor të Çikagos, para bashkësisë së qytetit, sot u ngrit flamuri i Kosovës. Kjo ngjarje u organizua nga Komuniteti shqiptar i Çikagos si dhe bashkësia e qytetit. Në ngritjen solemne të flamurit të Kosovës në Çikago, si ftuar i veçantë, mori pjesë edhe shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi, i cili këto ditë po mban ligjerate në disa universite amerikane.

Historiani Buxhovi, në fjalën e rastit përkujtoi rolin e madh të SHBA-ve në jetësimin e projekti të shtetit të Kosovës nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në dhjetorin e vitit 1989 e deri sa u shpall, para nëntë vitesh.

Historiani Buxhovi tha se ishte pikërisht kongresmeni Bob Doll, në vitin 1990, kur, me rastin e vizitës së parë të delegacionit të shqiptarëve të Kosovës në Uashington, në një bisedë me dr Rugovën, ngriti çështjen e pavarësisë po qe se do të shpërbëhet ish Jugosllavia ndërsa shqiptarët do t’i përmbaheshin një përcaktimi demokratik dhe propërendimor. Nga ajo kohë e tutje kongresmenët dhe senatotët e shumtë amerikanë, të nxitur nga llobi i fuqishëm shqiptaro-ametikan, u vunë në mbështetje të lëvizjes kombëtare shqiptare si dhe projektit të saj për pavarësi, që kaloi nëpërmes rezistencës institucionale paqësore e deri te lufta e armatosur.

Buxhovi theksoi se ishte kërcënimi i kërshëndellave i vitit 1992 që iu drejtua Millosheviqit nga presidenti Bush si dhe vendosmëria e presidentit Klienton që erdhi më pas, që parandaluan kasapin e Ballkanit të hap frontin e Kosovës. SHBA-të, po ashtu ndikuan, që pas Detjtonit, çështja e Kosovës të ngritet në një problem ndërkombëtar, gjë që, kthimi i luftës së diplomacisë në diplomaci të luftës, mundësoi edhe fushatën ajrore të NATO -s në marsin e vitit 1999, me të cilën Kosova u vu nën protektoratin tetëvjeçare ndërkombëtar, që i parapriu edhe pavarësisë që erdhi më 17 shkurt 2008.

Pasi që iu falemenderua SHBA – ve për rolin e madh në këtë zhvillim historik, historiani Buxhovi drejtoi shumë fjalë kritike në adresë të politikanëve të Kosovës, të cilët, sipas tij, idealin për konsolidimin e shtetit të Kosovës – shtet të lirë dhe demokratik të një përkatësie perëndimore për të cilin u derdh shumë mund dhe gjak, e kthyen në preokupim të zhvatjes për qëllime kriminale.

KjO solli zhgënjim të madh, gjë që një pjesë e mirë e qytetarëve të saj kanë filluar ta humbin shpresën në të dhe të aleatët tanë, meqë disa prej tyre keqpërdorën edhe besimin e ndërkombëtarëve.

Me këtë rast, Buxhovi apeloi te SHBA – të që mos të përkrahin politikanët mafiozë, por të bëjnë çmos që ata dhe strukturat e ngritura kriminale të marrin fund duke u sjellë para përgjegjësisë ligjore, qoftë edhe në ndonjë tribunal ndërkombëtar, ngaqë të tillët po e rrezikojnë shtetin e Kosovës si projekt perëndimor.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si ideatorët kryesor të shtetndërtimit të Kosovës kanë përgjegjësi historike që politikanët që e kanë sjellë këtë gjendje të eliminohen sa më parë nga skena politike. Vendin e tyre duhet ta zënë patriotët e njëmend me krijimin e një force të re politike në vend te zëvendësimit të të këqijave me të këqinj të ngjashëm nga lloji i njëjtë,siç po kërkohet prej tyre. Kjo ndërhyrje bëhet edhe më e domosdoshme në rrethanat kur kjo politikë, prej më shumë se një viti duke e kthyer parlamentin në një skenë tragjiko-komike kunder interesave vitale të vendit, me hapjen e kauzave të rreme dhe marifeteve të ngjashme, po ia hap dyert edhe ndërhyrjes së Beogradit dhe të Rusisë, gjë që do të rrezikonte edhe interesat strategjike amerikane dhe ato perëndimore në rajon.”

Mensur Krelani: Ah bre President, ka metë LDK-ja për gjynah të Zotit!

Veprimtari i njohur i LDK-së në në Zvicër Mensur Krelani shpreh shqetësimin për situatën ku ndodhet sot LDK. Në rrjetin socvial ai shkruan si më poshtë:
“Ah bre President,
Kerkush nuk e ka besu se do të vije koha që të gjithë ata që kanë qenë kundër Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova,
në kohen sa ai ishte gjallë,
një ditë po ata njerëz do të thurin elozhe për te!
Kerkush nuk ka besu se një ditë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mbes për gjynah t’zotit!
Ah bre President,
nuk kam qare pa të tregu ty se,
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rrustem Mustafa, Milaim Zeka, e të tjere si keta,
tash pas shkuarjes tuaj në amshim,
po vinë e po të përkulen te vorri,
po ta lavdojnë punën tende,
po mundohen me ec hapave tu.
Krejt kjo po ndodhë para syve të parisë së LDK-së së sotme!
Ku kta të fundit jan dorzu para krimit, para partive mafijoze, para “komandantave”të rrëmë të UÇK-së,
para atyre që ditën e natën jan munu me të luftu ty.
Kjo LDK e sotit nuk e merr guximin e me ju thënë troç hajnave e kriminelve të Kosovës se, ju nuk keni të drejtë të flisni për Presidentin Rugova,
sepse e keni luftu ate për të gjalë të tij,
se Ibrahim Rugova është i yni, i LDK-së, i popullit të Kosovës.
Jo President,jo,ka met LDK për gjynah t’zotit,
ka mbet në meshirën e elektoratit të saj, e të zotit.
Deri kur do të shkoj kështu se di, por se shpresoj se seshpejti LDK ka me u liru nga njerëzt e saj të padenjë për ta udhehequr,
dhe do të vije dita ku këtë parti do ta udheheq Fryma Rugoviane,
e me këtë do të fitoj Kosova dhe do të humbin tradhtaret e kriminelt e saj.”

MPJ e Kosovës dënon ashpër heqjen e dhunshme të flamujve të Turqisë në Prizren

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dënon ashpër heqjen me dhunë të flamujve të Republikës së Turqisë në Prizren, duke e cilësuar këtë veprim si akt vandal nga persona të papërgjegjshëm që kanë për qëllim dëmtimin e shtetit demokratik dhe multietnik të Kosovës, njofton kumtesa, transmeton “Zeri.info”.

Ministria e Punëve të Jashtme kërkon që autorët të vihen para drejtësisë dhe të japin përgjegjësi për veprimet e tyre të papërgjegjshme dhe të dëmshme.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka komunikuar me Ambasadoren e Turqisë në Kosovë ku e ka dënuar ashpër aktin si të tillë.

“Marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë të shkëlqyera dhe si të tilla ato nuk do të pengohen e as dëmtohen nga kurrfarë akti vandal e të izoluar që nuk ja duan të mirën Kosovës dhe marrdhënieve tona miqësore me Turqinë”, ka deklaruar ministri Hoxhaj.

Katër 17 shkurtët e Ramush Haradinajt nëpër gjykata

Për shkak të përballjeve me gjykatat ndërkombëtare, Ramush Haradinaj nuk ishte në Kosovë gjatë shpalljes së pavarësisë dhe në tre përvjetorë të saj.

Ish-Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të jetë në Kosovë për të shënuar 9 vjetorin e pavarësisë.

Kjo është hera e katërt që ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Dukagjinit nuk do festojë pavarësinë për shkak të vendimeve dhe kërkesave të Prokurorive  e Gjykatave ndërkombëtare.

Haradinaj në ditën e shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt të 2008-ës nuk kishte qenë në Kosovë për shkak se ishte duke u gjykuar në Hagë për krime të lufte.

Ai ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës dy muaj më vonë, në prill të 2008-ës.

Megjithatë, më vonë Gjykata e Hagës kishte vendosur që ta kthejë në rigjykim rastin e Haradinajt.

Rigjykimi ia mohoi Haradinajt për dy vjet rresht praninë në Kosovë gjatë përvjetorëve të pavarësisë.

Ai qëndroi në Hagë në vitet 2011 dhe 2012 duke rifituar përsëri lirinë dhe duke u kthyer në Kosovë në nëntor të 2012-ës.

Për 4 vjet me radhë Haradinaj festoi përvjetorët në liri, derisa policia franceze e arrestoi më 4 janar në bazë të një fletarresti të INTERPOL-it të lëshuar nga Serbia.

Në përvjetorin e nëntë të shpalljes së pavarësisë, Haradinaj e ka të ndaluar ta lëshojë Francën dhe po qëndron atje, derisa ky shtet të vendosë rreth kërkesës për ekstradim të Serbisë.

Gjykata franceze vendimin për Haradinajn pritet ta marrë më 2 mars.

Sot në urimin e tij për 9 vjetët e shtetësisë koosvare, Kryeministri Isa Mustafa në veçanti ia uroi Haradinajt këtë ditë.

Nga 9 vjet shtet, ish-kryeministri dhe komandanti i Zonës së Dukagjinit Ramush Haradinaj i ka përjetuar në vendlindjen e tij vetëm 5./Kallxo.com

Prishtinë, atmosferë festive për nder të ditës së Pavarësisë

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë përveç qytetarëve të saj, kanë ardhur edhe qytetarë të shumtë të komunave tjera si dhe nga Shqipëria e Maqedonia

PRISHTINË – Në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë sot me rastin e 9 vjetorit të pavarësisë ka një atmosferë festive, ku qytetarë të shumtë kanë dalur që ta presin këtë ditë të veçantë në sheshet e Prishtinës.

Në kryeqytet përveç qytetarëve të saj, kanë ardhur edhe qytetarë të shumtë të komunave tjera, si dhe nga Shqipëria e Maqedonia. Në rrugët e saj shihet një numër i madh flamujsh të Kosovës kaltër dhe verdhë, ndërkaq në duart e qytetarëve edhe flamuri kombëtar shqiptar, kuq e zi.

Muharrem Neziri, një prishtinas i cili po i ndjek studimet e tij mastër në Austri për AA u shpreh se ndihet i lumtur dhe krenar për këtë ditë feste. Ai e sheh Kosovën si një fëmijë nëntë vjeçar i cili rritet dhe zhvillohet.

“Gjendja aktuale është pozitive për Kosovën, por gjithmonë duhet të mendojmë përpara dhe t’i kemi kushtet më të mira si në rajon, në Kroaci, Slloveni dhe në Evropë”, tha Neziri.

Sipas tij, ambasadorët më të mirë të Kosovës janë sportistët dhe artistët me famë botërore, siç është Majlinda Kelmendi e cila fitoi medaljen e artë vitin e kaluar në Brazil, si dhe këngëtarët e suksesshme si Rita Ora dhe Dua Lipa që kanë një karrierë të suksesshme në botë.

Violeta Ahmeti thekson se Dita e Pavarësisë është një ditë e rëndësishme për të gjithë kosovarët të cilët përjetuan ditë të vështira për ta arritur këtë sukses. Ajo vuri në dukje se gjatë kësaj periudhe 9 vjeçare Kosova ka arritur shumë, por që kjo nuk është e mjaftueshme.

“Kosova nuk është aty ku do të donim ne sepse ne që jemi gjeneratat pak më të vjetra kemi kaluar nëpër periudhat e ndërtimit të shtetit, mirëpo edhe në periudhat e ballafaqimit me faktorin serb. Unë kam qenë edhe aktiviste dhe kam parë nga afër çfarë do të thotë të luftosh për të drejtat e tua dhe të diskriminohesh nga një okupator shumë brutal dhe i rëndë”, tha Ahmeti.

Isuf Zabeli, duke uruar festën e Pavarësisë, tha se ndihet i lumtur për këtë ditë të veçantë. “Jemi shumë të gëzuar, kemi pak hidhërim por pa viktima nuk ishte fituar liria, por nuk e kemi dert këtë. E gëzuam dhe e gëzofshim të gjithë”, tha Zabeli.

Kurse Fidan Mehmeti, tha se edhe pse Kosova ka ende probleme, me rëndësi është që tani jetojnë në liri. “Është kënaqësi që shohim kaq njerëz duke festuar, megjithëse me shumë probleme ky shtet, përsëri jemi të lumtur që e kemi”.

Ndërkaq, për nder të kësaj feste skulptura e njohur “New Born”, e cila ndodhet në qendër të Prishtinës dhe ishte shpalosur në ditën e pavarësisë së Kosovës për këtë vit ka marrë një pamje pak më ndryshe. Shkronjat N dhe W të saj janë të rrëzuar, me nënshkrimin “No walls” (Jo Mure), e cila është mesazh i kundërsthimit të ndërtimeve të mureve ndarëse.

Për këtë ditë edhe autobusët e rinj urban janë lëshuar në qarkullim, të cilët për 9 vjetorin e pavarësisë do të qarkullojnë çdo pesë minuta dhe do të jenë falas për të gjithë.

Me rastin e festës zyrtare të 17 shkurtit, sot, dita e premte është ditë pushimi.

Adem Jashari Heroi i Kosovës – Adem Jashari ishte kryekomandanti i UÇK-së

Adem Jashari u lind në Prekaz, në rajonin e Drenicës së Kosovës, mu në “Ditën e Flamurit” më 28 Nëntor 1955.

Ai është një nga arkitektët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Adem Jashari ishte kryekomandanti i UÇK-së.

Së bashku me të vëllain e tij Hamzën, Ademi ka marrë pjesë në sulmet kundra forcave policore-ushtarake serbe. Forcat policore jugosllave dhe Ushtria Jugosllave e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Adem Jashari heroikisht ra së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij. K

y është rast unikat në historinë e luftërave.

Ai mban titullin “Komandanti Legjendar i UÇK-së” dhe “Hero i Kosovës”.

Në vitin 1991,Adem Jashari u zhvendos në Shqipëri për t’u trajnuar me vullnetarët e parë, që më vonë u bashkuan në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Më 28 shkurt 1998, një grup kryengritës të udhëhequr nga Adem Jashari, sulmuan patrullat e policisë serbe duke vrarë katër policë dhe plagosur dy.

Familjen Jashari e luftuan forcat serbosllave në Kosovë në vitet e 90-ta, por ky fakt u mbajt i fshehur nga opinioni i gjerë, nga ana e politikanëve të moderuar shqiptarë dhe nga qeveria e Beogradit, si mënyrë për të ruajtur status-quonë.

Beteja e parë mes Ademit dhe shokëve e tij kundër Forcave Federale ushtarako-policore Jugosllave u bë në mëngjesin e 30 dhjetorit të vitit 1991.

Shtëpia e Jasharajve ishte rrethuar nga një numër i madh i forcave të sigurimit serbosllav duke kërkuar dorëzimin e tij. Jasharajt me shokët, thyen rrethimin dhe më vonë morën pjesë në disa aksione kundër ushtrisë jugosllave dhe të policisë.

Adem Jashari në Prekaz u sulmua përsëri nga forcat e policisë federale më 22 janar të vitit 1998.

Në orët e hershme të mëngjesit të 5 mars 1998, në Prekaz u sulmua sërish nga Ushtria Jugosllave dhe forcat policore. Një rrethim e dytë u bë për të pamundësuar çdo shpëtim jete. Forcat sulmuese përbëheshin nga transportues të blinduar dhe pjesëtarë të policisë, të mbështetura nga artileria nga një fabrikë municioni në afërsi. Lagjen Jashari e kishin rrethuar diku me rreth 7-8 mije trupa. Sulmi zgjati dy ditë.

Forcat policore kërkuan së pari që Adem Jashari të dorëzohet, pasi se kjo nuk ndodhi, ata i dhanë 2 orë afat për të shqyrtuar ofertën.

Pas kësaj kanë filluar të shtënat. Nga një shtëpi, policia qëllonte me mortaja, pasuar nga gazi lotësjellës.

Shumica e familjes së gjërë e Jasharajve u mblodhën në një dhomë të vetme, e cila ishte e murosur me tulla.

Një predhë pastaj ra përmes çatisë, duke vrarë një numër të anëtarëve të familjes. Granatimet e vazhdueshme për nja tridhjetë e gjashtë orë ia mundësuan policisë më në fund të hyjë në shtëpi.

Organizata “Amnesty International”, në një raport të bërë për rastin, tha se sulmi kishte për qëllim eliminimin e të gjithë dëshmitarëve.

Adem Jashari së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij u vranë.

Gjithsejt pesëdhjetë e tetë persona janë vrarë, në mesin e tyre tetëmbëdhjetë ishin gra dhe dhjetë fëmijë nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare.

Ibrahim Rugova, arkitekti dhe babai i pavarësisë së Kosovës!

Pas Ismail Qemalit vjen Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova.

Presidenti Rugova është themeluesi i Partisë së Parë Antikomuniste në Ballkanin e diktaturave komuniste.

Ai është frymëzuesi, organizatori i lëvizjes paqësore më të pashembullt në historisë e Shqipërisë e shqiptarëve, por edhe të kombeve të tjera evropiane.

Ibrahim Rugova është arkitekti i Kosovës së pavarur.

Ibrahim Rugova është Babai i Pavarësisë së Kosovës!

RADIO EVROPA E LIRË – FORCA E ARMATOSUR E KOSOVËS, PENG I POLITIKËS


Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, ka kohë që janë zotuar se Forca e Sigurisë së Kosovës do të shndërrohet në Forca të Armatosura, por diçka e tillë nuk ka ndodhur ende.Në përvjetorin e gjashtë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pati deklaruar se është shtuar nevoja për krijimin e një force moderne të armatosur në Kosovë.

E ardhmja e Forcës së Armatosur të Kosovës, nuk ka alternativë, mbetet punë parësore për Kuvendin, kishte thënë presidentja Jahjaga.

Zyrtarët nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, thonë se FSK-ja, tashmë ka realizuar gjithë programin e saj për arritjen e kapaciteteve të plota operacionale sipas misionit që ka pasur dhe se, sipas tyre, ato kapacitete janë pranuar nga NATO.

Ibrahim Shala nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se FSK-ja është e gatshme për transformim të mëtejmë.

“Është përgatitur edhe draft-ligji për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur. Ky draft-ligj ditë më parë i është dorëzuar Qeverisë së Kosovës. Se kur Qeveria do ta procedojë në Parlament dhe kur Parlamenti do ta vërë në rend të ditës, varet nga agjendat e Parlamentit dhe nga zhvillimet e tjera politike të shtetit tonë”, thotë Shala.

Në rishikimin e strategjisë për sigurinë e Kosovës është rekomanduar që FSK-ja të shndërrohet në Forcë të Armatosur të Kosovës.

Ky rekomandim është miratuar nga Qeveria, por që të jetë i plotfuqishëm, duhet të bëhen edhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe të miratohet ligji përkatës.

Për formimin e Forcës së Armatosur të Kosovës nevojiten ndryshimet kushtetuese, ndërkohë që ato nuk mund të bëhen pa dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, si dhe dy të tretat e votave të deputetëve që përfaqësojnë bashkësitë e pakicave në Kuvend.

Shala thotë se në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ekziston besimi se partitë politike shqiptare, por edhe ato të komuniteteve të tjera që janë të përfaqësuara në Kuvend, do ta përkrahin ligjin për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.

“Partitë politike të Kosovës do të kenë unitet të plotë për të aprovuar ligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe partitë minoritare, sepse Forca e Sigurisë së Kosovës, mbrojtja e vendit po ashtu edhe misioni i Forcave të Armatosur të Kosovës do te jetë në mbrojtje të vendit dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, race apo gjinie”, shpjegon Shala.

Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kuvend, Daut Haradinaj, thotë se Komisioni dhe legjislativ është i gatshëm të procedojë me ligjin në momentin që ekzekutivi do ta dorëzojë në Kuvend pakon ligjore.

“Është peng i proceseve politike, por edhe një herë po e them se nuk e shohim si pengesë të parë, mirëpo ta shohim tash në perspektivë a do ta sjellin paketën ligjore me qenë se edhe afatet ligjore i kanë”, shprehetHaradinaj.

Ai konsideron se kjo çështje është duke ngecur edhe për shkak të disa mosmarrëveshjeve politike.

“Jemi të gatshëm për ta proceduar në momentin që na i dorëzojnë (ligjet). Por, siç duket, kanë probleme të natyrave të ndryshme të marrëveshjeve politike edhe me Listën Serbe, se këtu është pengesa kryesore, sipas të gjitha gjasave, sepse kërkohet plotësim-ndryshim i Kushtetutës së Kosovës”, shton Haradinaj, i cili është deputet në Kuvend nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kurse, njohësi i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Naim Maloku, thotë se çështja e shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur dhe deklaratat nga politikanët lidhur me këtë çështje bëhen vetëm për konsum të brendshëm politik.

“Nuk do të kryhet kjo punë vetëm në bazë të një vullneti apo dëshire të partitive politike të shqiptarëve. Absolutisht, janë vetëm për konsum të brendshëm dhe kur nuk dinë të thonë diçka tjetër, atëherë thonë që për shembull brenda këtij viti Kosova do të bëhetme ushtri”, thekson Maloku.

Ai thotë se do të kalojë edhe një kohë derisa të dihet e ardhmja e FSK-së.

“Forcat e Armatosura të Kosovës mendoj se do ta kenë fatin e një dialogu, një presioni të faktorit ndërkombëtar se si do të jetë e ardhmja e Ballkanit. Nëse integrohet gjithë Ballkani nën Kroaci-NATO, atëherë praktikisht me inkuadrimin në NATO, do të përcaktohet edhe fati i FSK-s, çfarë force dhe çfarë niveli dhe kapaciteti do të ketë Kosova”,sqaron Maloku.

Eksperti Maloku konsideron se e ardhmja e FSK-s do të jetë si temë diskutimi në fund të bisedimeve politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Përfundimi i dialogut më Serbinë do të përcaktojë ndoshta edhe infrastrukturën e sigurisë e Forcave të Sigurisë ose të gjitha segmenteve të sigurisë së Kosovës. Unë mendoj se kusht i Listës Serbe, ka për të qenë që në veri, të kenë një forcë të armatosur siç e ka Bosnja, Republika Srpska. Ajo nuk funksionon”, konsideron Maloku.

Udhëheqës të Kosovës kanë thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është e ndërtuar mbi themele të fuqishme, që udhëhiqet nga synimi për të krijuar infrastrukturë të plotë të sigurisë, në përputhje me nevojat e shtetit dhe në harmoni me interesat kombëtare për të qenë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe më gjerë.

Ndërtimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është thënë se do të bëhet në mënyrë graduale dhe do të zhvillohet në tri faza.

Faza e parë pritet të përfundoj në vitin 2016. Gjatë kësaj periudhe do të riorganizohet kjo forcë në përputhje me ligjet e reja, me hartimin e doktrinave ushtarake, vendosjen në infrastrukturën e paraparë dhe fillimin e trajnimeve ushtarake.

Faza e dytë do të jetë deri në vitin 2019 me ngritjen e kapaciteteve të komandës, kontrollit, komunikimit dhe pajisjen me armatim, si dhe krijimin e kapaciteteve iniciale operacionale.

Faza e tretë, që përfshin kompletimin e plotë të Forcave të Armatosura të Kosovës, edhe me personel, edhe me pajisje, edhe me trajnime dhe me arritjen e kapaciteteve të plota ushtarake.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka dalë nga Trupat e Mbrojtjes së Kosovës, e cila ishte pasardhëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aktualisht 2,263, është numri i pjesëtareve të FSK-së, ku 478 janë aktivë. Nga përbërja e përgjithshme e këtyre pjesëtarëve 8.91 për qind janë nga komunitetet pakicë, serbë(42 pjesëtarë) turq 55, boshnjakë, ashkali, rom dhe egjiptianë.rel/14.02.2015

DITA E PAVARËSISË SË KOSOVËS Nga GANI AZEMI*

17 shkurt 2008. Parlamenti i Kosovës sapo shpalli pavarësinë.
Brohoritje dhe britma të fuqishme gëzimi ushtojnë nëpër rrugët e Prishtinës. Si mijëra të tjerë, edhe unë thirra me shpirt: “Rroftë Republika e Kosovës”!
Në gjithë atë atmosferë të pabesueshme ngazëllimi dhe brohoritjesh, futem në një valle dhe kapem përdore me shqiptarë të ardhur nga e gjithë bota për të festuar këtë ngjarje të madhe historike.Në mendje më kalojnë sakrificat e pafundme të brezave që luftuan për këtë ditë dhe mallëngjehem nga fytyrat e të rinjve që shndrisin nga lumturia.Flamuri i ri i Kosovës, flamujt shqiptarë, amerikanë dhe evropianë valviten në qiellin e lirë të Kosovës. Qielli ndriçohet nga fishekzjarret e panumërta. Rrugët tunden nga thirrjet e brohoritjet me falënderime për Evropën dhe Amerikën.

Deputetë evropianë, parlamentarë belgë dhe miq e dashamirës të vendit tonë gëzojnë me ne. Në ekranet gjigante të televizioneve gazetarët njoftojnë për njohjet e para të Republikës së Kosovës: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Turqia, Belgjika…, Ato brohoriten nga mijëra qytetarë të Kosovës.

Në një prej ekraneve shoh shqiptarë të diasporës në Belgjikë që festojnë pavarësinë e Kosovës. Jam shumë i prekur, sepse për tridhjetë vjet rresht nga ai vend unë pata mundësinë të punoj e ëndërroj për këtë ditë. Ndiej një mirënjohje të thellë për shtetin dhe qeverinë belge, e cila, ishte nga të parat që njohu pavarësinë e Kosovës. Shumë disidentë shqiptarë, ndërmjet tyre dhe unë, u mirëpritëm nga mbretëria e mbretit Boduin pas Luftës së Dytë Botërore.

Jam i emocionuar kur kujtoj të gjitha rastet, kur Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova është pritur në Bruksel me të gjitha nderimet që i takojnë një kryetari shteti nga Kryeministri Guy Verhofstadt, ministrat e Punëve të Jashtme Luis Michel e Karel De Gucht, kryetarët e senatit Armand De Decker dhe Anne- Marie Lizin e shumë përfaqësues të tjerë.

Lumturia jonë s’mund të përshkruhet me fjalë e do të donim që kjo natë feste të mos mbaronte kurrë.

Katër ditë më vonë serbët i vunë flakën ambasadës së SHBA-së në Beograd. Njëkohësisht ata sulmuan edhe ambasada të vendeve të tjera që mbështetën pavarësinë e Kosovës.

Nëntëmbëdhjetë vjet pas protestave masive të serbëve kundër shqiptarëve të Kosovës dhe histerizmave të Millosheviçit për masakra ndaj vendit tim, ulërimat raciste dëgjohen sërish në Beograd. Por këtë herë kjo urrejtje nuk drejtohet vetëm kundër shqiptarëve, por edhe kundër amerikanëve, francezëve, britanikëve, gjermanëve, sllovenëve…..

Do të doja të dija ndjesitë e qytetarëve të këtyre vendeve kur ju sulmoni ambasadat e tyre. Këta popuj na mbështetën me ushtarët e tyre në Kosovë për të çliruar koloninë e fundit në Evropë. Ata kanë kuptuar se sa herë që demokracia triumfon në Evropë e në botë, janë demokracitë e tyre që forcohen e konsolidohen më tej.

Për fat, tashmë një kufi ndan, më në fund, vendet tona. Tërë jetën time ia kam kushtuar vendit tim dhe tani po shoh ëndrrën time të realizuar. Pas një shekulli të pushtimit serb, Republika e Kosovës është bërë një shtet sovran i njohur nga fuqitë perëndimore dhe shumë vende të tjera. Ajo ka tashmë vendin e saj në mesin e kombeve të lira evropiane.”

*Nga Libri i Diplomatit e Veprimtarit Gani Azemit “Letra Fqinjit tim serb” publikuar në gjuhen frenge (“Lettres à mon voisin serbe”) dhe italiane (“Lettere al mio vicino serbo”)

Himni i Kosovës

Evropa është himni zyrtar i Republikës së Kosovës. Himnin e Kosovës e kompozoi Mendi Mengjiqi. Himni Evropa u realizua në 11 qershor 2008 dhe nuk ka tekst, u zgjodh nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me 72 vota për dhe 5 kundër.

Më 12 mars 2009 Kuvendi i Republikës së Kosovës vendosi të hap një konkurs për Himnin e Kosovës. Himni Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë i kompozuar nga kompozitori Rauf Dhomi nuk u zgjodh.

Himni shtetëror i Kosovës e ka tekstin. Në fakt kur ishte propozuar melodia nga autori Mendi Mengjiqi, kënga e shtetit i kishte pasur edhe vargjet e shkruara. Për shkak të restrikcioneve nga pakoja e Ahtisaarit, komisioni përzgjedhës ishte detyruar që ta heqë tekstin.

Tash kur kjo pako i takon të kaluarës, ka ardhur koha që qytetarët e vendit ta mësojnë edhe tekstin e bukur që i kushtohet dashurisë për mëmëdheun, transmeton Tribuna.

Ja teksti:

Himni i Kosovës

O mëmëdhe i dashur, vend i trimnisë
Çerdhe e dashurisë
N`ty shqipet fluturojnë dhe yjet ndriçojnë
Vend i të parëve tonë

Ti qofsh bekue për jetë e mot
O nënë e jonë
Ne të dalim zot

O mëmëdhe i dashur, vend i trimnisë
Çerdhe e dashurisë

 

Deklarata e Pavaresise se Kosoves

Të mbledhur në mbledhje të jashtëzakonshme më 17 shkurt 2008, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë,

Duke iu përgjigjur thirrjes së popullit për të ndërtuar një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e qytetarëve të saj,

Të zotuar për t’u përballur më trashëgiminë e dhembshme të së kaluarës së afërt në frymë të pajtimit dhe faljes,

Të përkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit të diversitetit të popullit tonë,

Duke riafirmuar dëshirën tonë për t’u integruar plotësisht në familjen euroatlantike të demokracive,

Duke vërejtur se Kosova është një rast special që del nga shpërbërja jokonsensuale e Jugosllavisë dhe nuk është presedan për cilëndo situatë tjetër,

Duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunës në Kosovë që shqetësuan ndërgjegjen e të gjithë popujve të civilizuar,

Mirënjohës që bota intervenoi më 1999 duke hequr në këtë mënyrë qeverisjen e Beogradit mbi Kosovën, dhe vendosur Kosovën nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara,

Krenarë që Kosova që atëherë ka zhvilluar institucione funksionale, multietnike të demokracisë që shprehin lirisht vullnetin e qytetarëve tanë,

Duke rikujtuar vitet e negociatave të sponsorizuara ndërkombëtarisht ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mbi çështjen e statusit tonë të ardhshëm politik,

Duke shprehur keqardhje që nuk u arrit asnjë rezultat i pranueshëm për të dyja palët përkundër angazhimit të mirëfilltë të udhëheqësve tanë,

Duke konfirmuar se rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, i ofrojnë Kosovës një kornizë gjithëpërfshirëse për zhvillimin e saj të ardhshëm, dhe janë në vijë me standardet më të larta europiane për të drejtat të njeriut dhe qeverisjen e mirë,

Të vendosur që ta shohim statusin tonë të zgjidhur në mënyrë që t’i jipet popullit tonë qartësi mbi të ardhmen e vet, të shkohet përtej konflikteve të së kaluarës dhe të realizohet potenciali i plotë demokratik i shoqërisë sonë,

Duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën,

1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.

2. Ne shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse.

3. Ne pranojmë plotësisht obligimet për Kosovën të përmbajtura në Planin e Ahtisarit, dhe mirëpresim kornizën që ai propozon për të udhëhequr Kosovën në vitet në vijim. Ne do të zbatojmë plotësisht ato obligime, përfshirë miratimin prioritar të legjislacionit të përfshirë në Aneksin XII të tij, veçanërisht atë që mbron dhe promovon të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.

4. Ne do të miratojmë sa më shpejt që të jetë e mundshme një kushtetutë që mishëron zotimin tonë për të respektuar të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve tanë, posaçërisht ashtu siç definohen me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kushtetuta do të inkorporojë të gjitha parimet relevante të Planit të Ahtisaarit dhe do të miratohet nëpërmjet një procesi demokratik dhe të kujdesshëm.

5. Ne mirëpresim mbështetjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare për zhvillimin tonë demokratik nëpërmjet të pranive ndërkombëtare të themeluara në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999). Ne ftojmë dhe mirëpresim një prani ndërkombëtare civile për të mbikëqyrur zbatimin e Planit të Ahtisaarit dhe një mision të sundimit të ligjit të udhëhequr nga Bashkimi Europian. Ne, po ashtu, ftojmë dhe mirëpresim NATO-n që të mbajë rolin udhëheqës në praninë ndërkombëtare ushtarake dhe të zbatojë përgjegjësitë që i janë dhënë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999) dhe Planit të Ahtisaarit, deri në atë kohë kur institucionet e Kosovës do të jenë në gjendje të marrin këto përgjegjësi. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht më këto prani në Kosovë për të siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në të ardhmen në Kosovë.

6. Për arsye të kulturës, gjeografisë dhe historisë, ne besojmë se e ardhmja jonë është në familjen europiane. Për këtë arsye, ne shpallim synimin tonë për të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian sapo që të jetë e mundshme dhe për të zbatuar reformat e kërkuara për integrim europian dhe euroatlantik.

7. Ne i shprehim mirënjohje Organizatës së Kombeve të Bashkuara për punën që ka bërë për të na ndihmuar në rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas lufte dhe ndërtimin e institucioneve të demokracisë. Ne jemi të përkushtuar të punojmë në mënyrë konstruktive me Organizatën e Kombeve të Bashkuara gjersa ajo vazhdon punën e saj në periudhën në vijim.

8. Me pavarësinë vie detyra e anëtarësisë së përgjegjshme në bashkësinë ndërkombëtare. Ne e pranojmë plotësisht këtë detyrë dhe do t’i përmbahemi parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit, akteve tjera të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, obligimeve ligjore ndërkombëtare dhe parimeve të marrëdhënieve të mira ndërkombëtare që shënojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve. Kosova do të ketë kufijtë e saj ndërkombëtarë ashtu siç janë paraparë në Aneksin VIII të Planit të Ahtisaarit, dhe do të respektojë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjithë fqinjve tanë. Kosova, po ashtu, do të përmbahet nga kërcënimi apo përdorimi i forcës në cilëndo mënyrë që është jokonsistente me qëllimet e Kombeve të Bashkuara.

9. Ne, nëpërmjet kësaj Deklarate, marrim obligimet ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë ato të arritura në emrin tonë nga Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), si dhe obligimet e traktateve dhe obligimet tjera të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ndaj të cilave obligohemi si ish-pjesë konstituive, përfshirë konventat e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Ne synojmë të kërkojmë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, në të cilat Kosova do të synojë të kontribuojë për qëllime të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.

10. Kosova shpall zotimin e saj ndaj paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë të Europës Juglindore. Pavarësia jonë e sjell në fund procesin e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë. Gjersa ky proces ka qenë i dhembshëm, ne do të punojmë pa pushim për t’i kontribuar një pajtimi që do të lejonte Europën Juglindore të shkojë përtej konflikteve të së kaluarës dhe të farkojë lidhje të reja rajonale të bashkëpunimit. Për këtë arsye, do të punojmë së bashku me fqinjtë tanë për të avansuar të ardhmen tonë të përbashkët europiane.

11. Ne shprehim, në veçanti, dëshirën tonë për të vendosur marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjtë tanë, përfshirë Republikën e Serbisë, me të cilën kemi marrëdhënie historike, tregtare dhe shoqërore, të cilat synojmë t’i zhvillojmë më tej në të ardhmen e afërt. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për t’i kontribuar marrëdhënieve të fqinjësisë dhe bashkëpunimit me Republikën e Serbisë duke promovuar pajtimin ndërmjet popujve tanë.

12. Ne, nëpërmjet kësaj, afirmojmë në mënyrë të qartë, specifike dhe të parevokueshme se Kosova do të jetë ligjërisht e obliguar të plotësojë dispozitatat e përmbajtura në këtë Deklaratë, përshirë këtu veçanërisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Në të gjitha këto çështje, ne do të veprojmë në pajtueshmëri në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Rezolutën 1244 (1999). Ne shpallim publikisht se të gjitha shtetet kanë të drejtën të mbështeten në këtë Deklaratë, dhe i bëjmë apel të na ofrojnë përkrahjen dhe mbështetjen e tyre.

Bildergebnis für DEKLARATA E PAVARËSISË SË KOSOVËS

Gjashtë vjet nga ‘ngjyrosja’ e Rugovës (FOTO)

Tash gjashtë vite më parë, aktivistët e organizatës studentor “Studim, Kritikë, Veprim” (SKV), në përvjetorin e 41 të themelimit të Universitetit të Prishtinës, kishin “ngjyrosur” me ngjyrë të kuqe rektorin e atëhershëm Mujë Rugova, gjersa po mbante një fjalim në ceremoninë e organizuar për nderë të përvjetorit të UP-së, raporton “Zeri.info”.

Nga ky aksion, ishin arrestuar dy aktivistë të SKV-së.

SKV-ja, në opinionin publik njihet si e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ju kujtojmë se edhe gjatë ditës së sotme, në 47 vjetorin e themelimit të UP-së, disa studentë-aktivistë të kësaj organizate, kanë penguar që të mbahet ceremonia për nderë të përvjetorit të UP-së.

“Zeri.info”, ju sjell fotografitë e vitit 2011.

Image

Image

Image

Image

Image

Image 

FSK-ja nuk do të parakalojë për Pavarësi

Që nga dita nesërme do të fillojnë aktivitetet shtetërore për nderë të nëntëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në bazë të agjendës së Kryeministrisë, pavarësisht aktiviteteve të shumta, këtë vit, mungon parakalimi i FSK-së në kryeqytetin e Republikës së Kosovës.

Që nga viti 2012, ishte bërë si traditë që për çdo përvjetor Forcat e Sigurisë së Kosovës të parakalonin nëpër sheshet kryesore të Prishtinës.

Mirëpo, edhe këtë vit, sikurse në vitin 2015 nuk do të ketë parakalim të FSK-së, raporton “Zeri.info”.

Image
Parakalimi i FSK-së në vitin 2012

Image
Parakalimi i FSK-së në vitin 2012

Image
Parakalimi i FSK-së në vitin 2013

Image
Parakalimi i FSK-së në vitin 2013

Image
Parakalimi i FSK-së në vitin 2014

Image
Parakalimi i FSK-së në vitin 2014

Image
Parakalimi i FSK-së në vitin 2016

Image
Parakalimi i FSK-së në vitin 2016

Njoftimi i plotë i Kryeministrisë:

AGJENDA e manifestimeve për shënimin e 9-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Manifestimet për shënimin e 9-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë do të përfshijnë:

• Aktivitete të organizuara nga Presidenca e Republikës së Kosovës;

• Aktivitete të organizuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës;

• Aktivitete të organizuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës;

• Aktivitete të organizuara nga Komunat e Republikës së Kosovës.

AKTIVITETET E PËRGJITHSHME:

15 Shkurt 2017

• Nga 15 shkurti 2017, të gjitha komunat do të dekorojnë me flamuj shtetëror sheshet dhe rrugët e qyteteve.

• Në datën 15 ose 16 shkurt, ora e parë e mësimit nëpër të gjitha shkollat fillore dhe të mesme do t’i kushtohet Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

• Nga 14 shkurti deri më 17 shkurt, shkollat mund të organizojnë ekspozita me punimet e nxënësve, lidhur me përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

16 Shkurt 2017

• Në orën 15:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë Seancë Solemne.

• Në orën 17:00, organizohet Turneu Tradicional për nderë të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Futsall.

Vendi: Pallati i Rinisë në Prishtinë

• Presidenti i Republikës së Kosovës, SH.T.Z Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, SH.T.Z Isa Mustafa organizojnë pritjen shtetërore, në Sëiss Diamond Prishtina, në orën 18:00.

• Baleti Kombëtar i Kosovës, organizon shfaqje në Teatrin Kombëtar në orën 20:00.

17 Shkurt 2017

• Homazhet do të zhvillohen nga ora 09:00 deri në orën 11:00

• Homazhe tek varri i Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova.

• Homazhe tek varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në Prekaz.

• Në orën 11:00, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit bënë ndarjen e çmimeve letrare.

Vendi: Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit

• Në orën 20:00, Ansambli Shota organizon koncert

Vendi: Teatri Kombëtar i Kosovës

TË GJITHA KOMUNAT E REPUBLIKËS SË KOSOVËS:

• Më 17 shkurt 2017, autoritetet komunale do të bëjnë vizita dhe do të vendosin kurora me lule në varrezat e dëshmorëve.

• Autoritetet komunale mund të bëjnë vizita në familjet e dëshmorëve.

• Më 17 Shkurt 2017, në orën 10:00, Kuvendet Komunale do të mbajnë mbledhje solemne me mysafirë të ftuar.

• Komunat mund të ndajnë mirënjohje dhe dekorata për personalitete të vlerësuara komunale në shenjë të 9- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

• Komunat mund të organizojnë manifestime të ndryshme sportive, kulturore dhe aktivitete të tjera komunale që mund të jenë specifike për secilën komunë në varësi të mundësive të komunave.

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për transformimin e FSK-së

Në fund të seancës me 65 vota pro dhe asnjë kundër kaloi projektrezoluta lidhur me FSK-në, e formuluar në koordinimin me të gjitha grupet parlamentare

PRISHTINË – Në seancën plenare të së martës, Kuvendi i Kosovës pati debat parlamentar lidhur me transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK).

Në fund të seancës me 65 vota pro dhe asnjë kundër kaloi projektrezoluta lidhur me FSK-në, e formuluar në koordinimin me të gjitha grupet parlamentare, e cila ndryshe nga propozimi i parë i deputetit, Daut Hadarinaj, përbëhej nga dy pika. Në pikën e parë të saj kërkohet që Qeveria e Kosovës të autorizohet sa më parë të koordinojë dhe të procedojë në Kuvendin e Kosovës për miratim strategjinë për transformim të FSK-së në FAK. Kurse në pikën e dytë të kësaj rezolute kërkohet nga Kuvendi, Qeveria dhe mekanizmat e tjerë institucionalë të vazhdojnë angazhimin për harmonizimin e përpjekjeve të përbashkëta me NATO-n dhe SHBA-në për zhvillimin e kapaciteteve operacionale konform mandatit të ri të forcave të armatosura të Kosovës.

Në fillim të seancës iniciuesi i debatit, deputeti nga partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj vuri theksin në atë se pengesë për transformimin e FSK-së është Lista Serbe dhe shtoi se në rast se nuk mund të ndryshohet Kushtetuta duhet gjenden format e tjera për këtë transformim.

Haradinaj po ashtu propozoi një projektrezolutë e përbërë nga 3 pika, ku kërkohej që deri më datën 1 mars, Qeveria ta procedojë në Kuvend për miratim përmbajtjen e projektligjit për avancimin e mandatit dhe misionit të FSK-së. “Pika dy, FSK-së t’i ndryshohet mandati dhe misioni sikurse dhe të avancohen aspektet profesionale njerëzore të pajisjeve material teknike në ato buxhetore në mënyrën që të fillojë menjëherë përmbushjen e kapaciteteve fillestare opercionale dhe atyre të plota në kuadër të misionit ushtarak, tashmë të FSK-së në koordinim të plotë me partnerët strategjik dhe ato të NATO-s”, tha Haradinaj.

Kurse në pikën e fundit të kësaj projektrezolute kërkohet nga Qeveria, Kuvendi dhe institucionet tjera që të bashkërendojnë angazhimin dhe të harmonizojnë përpjekjet e përbashkëta me NATO-n dhe SHBA-në për zhvillimin e kapaciteteve të forta operacionale konform misionit të ri të FSK-së.

Nga ana e tij, ministri i MFSK-së, Haki Demolli theksoi se FSK-ja është e gatshme për transformim dhe shtoi se për këtë janë në pritje të vendimit të Kuvendit. Ai vuri në dukje se Lista Serbe po e pengon këtë proces, të cilët sipas tij në fillim kanë kushtëzuar votat e tyre me kërkesa të caktuara, e më pas, nga gjysma e dytë e vitit të kaluar nuk iu janë përgjigjur 18 ftesave të MFSK-së për takime për të diskutuar për këtë çështje. Ai së fundi falënderoi deputetët e komunitetit jo-serbë për mbështetjen e transformimit të FSK-së pa asnjë kusht.

“FSK është plotësisht e gatshme për misionin e ri, për t’u shndërruar në Forcë të armatosur, e cila do të jetë një forcë bashkëkohore, jovoluminoze, diku me 5 mijë pjesëtarë aktivë dhe 3 mijë rezervë, një forcë multietnike që respekton barazinë gjinore, e cila do të ketë vetëm kapacitete mbrojtëse që nuk do të paraqesë kurrfarë kërcënimi”, tha Demolli.

Kurse në emër të grupit parlamentar të partisë qeveritare, Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu u shpreh se janë pjekur të gjitha kushtet që FSK të transformohet në forca të armatosura të Kosovës. “Ne duhet të jemi të kujdesshëm për hapat që do t’i ndjekim dhe besoj shumë se hapat tanë do të jenë në përputhje të plotë me sugjerimet e partnerëve tanë e sidomos atyre amerikanë dhe NATO-s”, tha Musliu.

Deputetët e pozitës dhe opozitës janë pajtuar se ky transformim duhet të ndodhë, mirëpo deputetët e pozitës, sidomos të Lidhjes Demokratike të Kosovës theksojnë se ky vendim për transformim nuk duhet merret pa koordinimin e NATO-s, SHBA-ve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Kurse sipas deputetëve të opozitës, ky transformim duhet të ndodhë sa më shpejtë, duke u shprehur se ndryshimi i misionit të FSK-së mund të bëhet edhe pa votat e deputetëve serbë.

Ndryshe në seancë nuk ishin të pranishëm deputetët e Listës Serbe, të cilët prej pesë muajsh bojkotojnë punën e institucioneve të Kosovës. Ndërkaq, për ndryshimet kushtetuese, për transformimin e FSK-së në FAK nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve të komunitetit shumicë, por edhe dy të tretat e deputetëve të komuniteteve pakicë.

Ndërkaq në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës propozim rezoluta për arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje për sulmin e 4 gushtit ndaj Kuvendit të Kosovës, nuk ka kaluar, si dhe propozim rezoluta për situatën e krijuar në Mitrovicë nuk është votuar, për shkak të mungesës së kuorumit të mjaftueshëm për të për të arritur numrin e votave. aa

Mimoza Ahmetaj emërohet ministre e Integrimit e Kosovës

Ahmetaj u emërua si ministre e Integrimit Evropian, në vend të ish-ministrit Bekim Çollaku i cili rreth katër muaj më parë kishte dhënë dorëheqje nga ky post

PRISHTINË – Partia Demokratike e Kosovës në pushtet (PDK) ka emëruar Mimoza Ahmetajn si ministre e Integrimit Evropian. Në një njoftim nga PDK-ja bëhet e ditur se Ahmetaj ka qenë ambasadore e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës. Nga kjo pozitë, ka mbuluar Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Luksemburgun.

Para emërimit në pozitën e Ambasadores në Belgjikë, Ahmetaj ka shërbyer si ambasadore e Kosovës në Slloveni. Ndërkaq, më parë ajo ishte këshilltare e kryeministrit të asaj kohe të Kosovës, Hashim Thaçi ndërsa para punës në Kabinetin e Kryeministrit, ishte deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.

Ahmetaj u emërua si ministre e Integrimit Evropian, në vend të ish-ministrit Bekim Çollaku. i cili rreth katër muaj më parë kishte dhënë dorëheqje nga ky post.AA

Aktakuzë për shpërdorim detyre ndaj ish-kryetarit të Gjakovës

Pal Lekaj, foto arkiv

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për shpërdorim ndaj tre personave, siç thuhet ish-drejtues të komunës së Gjakovës.

Prokuroria e Kosovës në kumtesën e saj dha inicialet e tre të akuzuarve, duke përmendur pozitat e të tyre përfshirë edhe ish-kryetarin e komunës, ish-drejtorin për Buxhet dhe Financa dhe me ish-menaxherin e Prokurimit të komunës së Gjakovës, të cilët sipas aktakuzës “gjatë muajit mars të vitit 2012 në bashkëkryerje…duke shfrytëzuar detyrat apo autoritetin zyrtar, kanë tejkaluar kompetencat dhe autorizimet e tyre më qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, që t’i shkaktojnë dëm Komunës dhe banorëve të saj”.

 

Njoftimi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, që nuk përmendi emrat, ka shtyrë ish-kryetarin e komunës së Gjakovës, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, që të reagojë përmes një shkrimi në rrjetin social facebook.

‘’Jam plotësisht i pastër në të gjitha përgjegjësitë që i kam pasur dhe çdo herë kam qenë në shërbim të qytetarëve dhe të Kosovës. Unë nuk kam asgjë zyrtare dhe nuk dua të lëshohem në komentime më tutje, përveç që nuk do të mundet askush të na gjunjëzojë,’’ ka shkruar Lekaj.

Fillon marshi “Një miliard në këmbë” kundër dhunës ndaj grave

Në Prishtinë ka nisur marshi “Një miliard në këmbë” me anë të së cilës synohet që të bëhet vetëdijesimi kundër dhunës ndaj grave.

Pjesëmarrësit e këtij marshi mbajnë në duar pankartat me mbishkrimet “ Një Miliard në Këmbë”, “Stop Gjuhës Seksiste”, “Çohu! Rebelohu! Bashkohu!”, “Trupi im e Drejta Ime”, “Trupi im nuk është në shitje”.

Më 14 shkurt në gjithë botën organizohet fushata “One Billion Rising” si protestë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Sipas statistikave, një në tri gra në planet, dhunohet apo rrihet gjatë jetës së saj që do të thotë një miliard gra dhe vajza.

Behxhet Shala: Aktualisht pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve, i pamundur

Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), Behxhet Shala, ka mirëpritur iniciativën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin.

Megjithatë, ai ka vlerësuar se aktualisht në Kosovë pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve është i pamundur. Sipas Shalës, pajtimi mund bëhet vetëm në bazë të vullnetit të të dyja palëve dhe pasi të pranohet e vërteta.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se procesi i pajtimit mund të shkojë përpara vetëm nëse udhëhiqet nga njerëz kredibilë dhe të besueshëm për të dyja palët. Sipas Shalës, Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin nuk mund të nxjerrë aktgjykime për ta dënuar dikë, por me punën e tij mund t’i ndihmojë gjykatat.

Sipas tij, qëllimi i këtij Komisioni është relaksimi i raporteve, mbledhja e informatave, konsultimet publike dhe hartimi i raporteve, mbi bazën e të cilave pastaj mund të ndërmerren lëvizje të tjera.

Ja çfarë paralajmërojnë gazetat e Serbisë për shqiptarët dhe Kosovën

Edhe këtë fillimjavë gazetat serbe kanë mbushur ballinat me Kosovën.

Tashmë të njohura edhe botërisht me ksenofobinë dhe shovenizmin ndaj shqiptarëve, gazetat serbe vazhdojnë me spekulime dhe mashtrime për situatën në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Kështu, derisa e përditshmja Kurir njofton për atë që në shenjë hakmarrjeje ndaj ndalimit të Ramush Haradinajt, shqiptarët po përgatisin “arrestimin” e 57 serbëve të Kosovës për krime lufte.

“Të inatosur me arrestimin e ish-liderit të organizatës terroriste të ashtuquajtur UÇK, njerëz të afërt të tij janë duke përgatitur hakmarrje sepse shejtani është arrestuar në Francë”, shkruan kjo gazetë në storjen e Ballinës për të vazhduar mëtej me fjalët sesi “Autoritetet kosovare të drejtësisë kanë lëshuar urdhërarreste për 57 serbë të cilët dyshohet se kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë”.

Po këtë lajm e bën të ditur edhe gazeta tjetër Novosti duke u thirrur “në burime” serbe të cilat dihet që janë askund.

Ndërsa Informer njofton sesi gjoja Putin ka deklaruar për atë që “kurrë” nuk do ta lejojë formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Për më tepër, mund të shihni ballinat e këtyre gazetave.

Kosova: Me presidentin Steinmeier, vendet e Ballkanit do të kenë një zë të fuqishëm në BE

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës kanë uruar zgjedhjen e presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet një postimi në facebook ka theksuar se roli i Gjermanisë është dëshmuar si vendimtar për stabilitetin në rajon, kurse mbështetja gjermane për Kosovën, ka ndikuar shumë edhe në forcimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar.

“Miku i Kosovës, Frank-Walter Steinmeier, ka qenë mbështetës i vazhdueshëm edhe sa ishte ministër i Jashtëm i Gjermanisë, veçanërisht për dialogun me Serbinë, ndaj të cilit ne mbesim të angazhuar deri në normalizimin e plotë të marrëdhëniet tona si dy shtete të pavarura”, ka shkruar Thaçi.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka theksuar se Gjermania ka qenë dhe mbetet ndër partnerët strategjikë të Kosovës, që ka kontribuuar shumë në rindërtimin e Kosovës.

“Me Presidentin Steinmeier vendet e Ballkanit do të kenë një zë të fuqishëm në BE për të nxitur politikat e zhvillimit, integrimin e rajonit tonë në BE dhe për të garantuar paqen në këtë pjesë të Evropës”, ka shkruar Mustafa.

Ligjvënësit dhe përfaqësuesit e landeve të Gjermanisë e kanë zgjedhur të dielën, z. Frank-Walter Steinmeier, president të 12-të federal të Gjermanisë.

Mustafa kërkon nga deputetët ta votojnë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, iu ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që t’i hapin udhë lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Reagimi i kryeministri Mustafa ka ardhur pasi dy pjesëtarëve të shoqërisë civile, Agon Maliqi dhe Eroll Bilibani, nuk u janë dhënë viza për të marrë pjesë në ngjarjeqë zhvillohen në shtete të BE-së, e që lidhen me angazhimet e tyre artistike dhe civile.

“Përmbushëm edhe kriterin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe kemi dhënë prova të qarta se këtë luftë do ta vazhdojmë me çdo mjet dhe në çdo ditë të punës sonë. Krejt çfarë mbetet është që deputetët ta votojnë marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, e cila është arritur nga Komisioni shtetëror, është konfirmuar nga Departamenti i Shtetit, nga Komisioni tre anëtarësh ndërkombëtar dhe ekspertët vendorë”, ka shkruar kryeministri Mustafa.

Kosova vazhdon të mbetet vendi më i izoluar në Evropë, dhe qytetarët e saj mund të lëvizin drejt vendeve të Bashkimit Evropian vetëm pas kompletimit të shumë dokumenteve e pritjeve të gjata për marrje të vizës.

Komisioni Evropian në fillim të muajt maj [2016] në një raport të tij, propozoi liberalizimin e vizave për Kosovën me kushtin e ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Të dashur bashkëqytetarë,
Jam shumë i shqetësuar që dy qytetarëve tanë, pjesëtarë të njohur të shoqërisë civile, Agon Maliqi dhe Eroll Bilibani, nuk i janë dhënë viza për të marrë pjesë në evente që zhvillohen në shtete të BE-së, e që lidhen me angazhimet e tyre artistike dhe civile.
Por, më shumë se me këdo tjetër, jam i mllefosur me përfaqësuesit politikë të Kosovës, me njerëzit që lirinë e lëvizjes së njerëzve tanë po e mbajnë peng të kauzave dhe lojërave të ulëta politike.
Që nga dita e parë e punës, Qeveria ka bërë çdo gjë të mundshme që të hiqet regjimi i vizave, duke përmbushur çdo kriter, më së shumti në rajon, duke marrë si rezultat rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave.
Përmbushëm edhe kriterin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe kemi dhënë prova të qarta se këtë luftë do ta vazhdojmë me çdo mjet dhe në çdo ditë të punës sonë. Rezultatet në këtë drejtim po shihen dita e ditës.
Krejt çfarë mbetet është që deputetët ta votojnë marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, e cila është arritur nga komisioni shtetëror, është konfirmuar nga State Departamenti, nga komisioni tre anëtarësh ndërkombëtar dhe ekspertët vendorë. Për këtë qëllim, kemi krijuar edhe një komision ekspertësh që po e mat territorin e Kosovës.
Andaj, si qytetarë, si përfaqësues politik dhe në cilësinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, i bëjë apel 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të marrin përgjegjësinë që ua kanë dhënë qytetarët e Kosovës, t’i lenë anash inatet dhe synimet personale politike e t’i hapin udhë lëvizjes së lirë të qytetarëve.
Është në ndërgjegjen e përfaqësuesve të zgjedhur të këtij vendi që të mos i marrin në qafë të rinjtë, studentët, artistët, shoqërinë civile, njerëzit që kanë nevojë për tretman shëndetësore që s’mund ta gjejnë në Kosovë, familjarët e diasporës tonë, të cilët kanë nevojë të lëvizin duke respektuar në plotni kriteret e BE-së për lëvizjen e lirë.
Çdo pasojë si rezultat i regjimit të vizave, tash e tutje është në ndërgjegjen e atyre që e sabotojnë dhe e uzurpojnë këtë të drejtë të qytetarëve.
Si përfundim, nuk do të isha aspak kundër që, siç paska propozuar një gazetar kosovar, Brukseli ta bllokojë udhëtimin e përfaqësuesve politikë të Kosovës në BE, duke ua dhënë një të drejtë të tillë qytetarëve të Kosovës.

Nuk ndalemi në rrugën drejt Republikës së Re – Nga VISAR YMERI

Të nderuar miq e të ftuar, Sot jemi mbledhur për një datë tepër të rëndësishme për Vetëvendosjen, por edhe për krejt Kosovën, për të përkujtuar dhjetë vjetorin e demonstratave të 10 shkurtit.
Është e pamundur të kujtojmë ato demonstrata dhe të mos nderojmë me respekt të thellë dy dëshmorët e republikës dhe të demokracisë Mon Balaj dhe Arben Xheladini. Me këtë rast përulem me respekt edhe përpara të nderuarave familje Xheladini e Balaj, që sot përkujtojnë humbjen e dy njerëzve të dashur, të mirë e idealistë. Po ashtu përshëndes edhe të nderuarën familje Dehari, e cila po ashtu i ka dhënë shumë luftës për republikë, liri, e sovranitet në Kosovë, dy bijtë e saj, prej të cilëve Astriti humbi jetën në burg, ku mbahej si i pafajshëm.
Nuk do të zgjatem shumë që të përshkruaj dhimbjen tonë, e as mallin që kemi për ta. Ata janë të pazëvendësueshëm, dhe janë përherë të pranishëm në zemrat tona. Ata e shënojnë veprimtarinë tonë – dhe ne veprojmë në emër të tyre, duke ndjekur idealet për të cilat ata dhanë jetën.
Dita kur përkujtohet rënia e një dëshmori, shpeshherë është festë. Por ky nuk është rasti me 10 shkurtin. Para dhjetë vitesh ne ishim në zi për Monin dhe Arbenin, dy dëshmorët e rënë në demonstrata për një Kosovë të lirë, sovrane e demokratike, një Kosovë vetëvendosëse. Sot jemi sërish në zi, e kemi humbur para pak muajsh edhe një tjetër njeri të mirë e aktivist të paepur, pikërisht si pasojë e mos mbërritjes së ndërtimit të një Kosove të lirë, sovrane e demokratike.
Një shtet, i cili u themelua duke shtypur kërkesat e dhjetë shkurtit, do të përfundonte sigurisht në një pesë nëntor.
Ky shtet u themelua mbi konceptet më jodemokratike që i njeh Europa, sajë pakos së Ahtisaarit. Kundër atyre koncepteve jodemokratike protestonim atë ditë. Si gjithmonë protestonim paqësisht. Si gjithmonë policia u vërsul mbi ne. Por koha ka treguar se nuk jemi trembur, as nuk jemi pakësuar. Kemi ardhur duke u rritur, dhe tani jemi bërë një forcë e madhe, me mbështetje të gjerë popullore.
Është thënë shpesh se demonstrata e 10 shkurtit ishte kundër planit të Ahtisaarit. Por jo. Demonstrata e 10 shkurtit ishte demonstrim i radhës vullnetit politik të popullit për liri. Ky vullnet kishte histori të gjatë dhe shprehje të ndryshme nëpër etapa: ishte shfaqur si luftë ishte shfaqur si demonstrata popullore, pastaj prapë si luftë çlirimtare dhe më tej si demonstrata popullore. Ishte insistim që për Kosovën të vendoste populli, vendim ky i vetmi sovranizues e demokratik.
Plani i Ahtisaarit dhe negociatat në Vjenë ishin kundër këtij vullneti. Pra, ishte Plani i Ahtisaarit ai, që ishte kundër demonstratës, kundër drejtësisë dhe të drejtave kolektive. Ishte përpjekja e radhës për ta disiplinuar vullnetin politik, për ta pakësuar atë, për të rrudhur demokracinë, që ta futë në paketë. Me një fjalë ishte kundër vetëvendosjes.
Më 10 shkurt kërkonim sovranitet shtetëror e ekonomik, që institucionet tona të zgjedhura në mënyrë demokratike të ishin të shtrira në tërë territorin, të ishin në funksion të qytetarëve, të ofronin mbrojtje dhe siguri për të gjithë. Që resurset tona ekonomike dhe kapacitetet industriale të garantonin mirëqenie për të gjithë. Plani i Ahtisaarit ishte kundër këtyre. E ndante Kosovën në vija etnike, ia mbivendoste Kosovës misione me pushtet ekzekutiv që nuk zgjidheshin në mënyrë demokratike, por emëroheshin nga jashtë, na i ndalonte ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse. Për më tepër na e ngarkonte borxhin e Serbisë përmbi shpinë për të na varfëruar tutje, pa na dhënë edhe qasjen në pasuritë e Jugosllavisë në të cilën Kosova ishte detyruar në kontribuojë. Na e cungonte vetëvendosjen në shtetformim dhe në zhvillim shoqëror.
Para 10 viteve demonstronin vullnetin tonë për barazi mes nesh dhe të Republikës sonë me të tjerët. Plani i Ahtisaarit e luftonte këtë barazi përmes asimetrisë së kompetencave të Komunave, përmes peshës së vetos të deputetëve të caktuar në Kuvend dhe përmes peshës së ndryshme të votës së qytetarëve varësisht përkatësisë së tyre kombëtare.
Në atë kohë pati njerëz që thoshin se protesta ishte e kotë, e se punët e politikës së madhe duhet t’ia lëmë të huajve. Mirëpo ja ku jemi sot, dhe duke ia lënë punët e politikës së huajve, gjendemi pa sovranitet. Jo vetëm pa sovranitet, por edhe pa demokraci. Jo vetëm pa demokraci, por edhe pa drejtësi. Jo vetëm pa drejtësi, por edhe pa barazi. Jo vetëm pa barazi, por edhe në varfëri. Pa shkolla, pa spitale, pa punë, pa ushtri. Ja ku na çoi vizioni i shkurtër i atyre që thoshin se s’kemi pse të protestojmë për sovranitet.
Demokracia nuk ka asnjë kuptim tjetër përveç sovranitetit. Çfarë kërkuam ne atëherë? Kërkesa jonë bazohej në një parim universal. Të ishim një vend si gjithë të tjerët. Të kishim të drejta të vendosnim për veten tonë. Ata që kanë qejf të mendojnë me logjikë ekstremiste, thonë se ka vetëm dy mënyra, ose mungesa e sovranitetit, si sot, ose sovraniteti total si izolim. Por ne nuk kërkuam asnjërën nga këto. Neve kërkuam sovranitetin si demokraci, që shoqëria jonë e kombi ynë të kenë po aq sovranitet sa vendet fqinjë e sa vendet e tjera të botës. Asnjë grimë më shumë. Asnjë grimë më pak. Fundi i fundit, kemi pësuar aq shumë në histori, kemi luftuar aq shumë, sa që sot e meritojmë këtë dinjitet e këtë liri.
Pakoja e Ahtisaarit nuk u shqetësua për dinjitetin e lirinë tonë, ajo u implementua dhunshëm, madje duke e nxitur policinë e OKB-së të vrasë protestues paqësorë. Neve na trajtuan si popull të dorës së tretë. Këtë nuk kemi për ta harruar kurrë. Ama, jo pse duam të hakmerremi. Ne nuk udhëhiqemi nga parimi i hakmarrjes, dhe nuk do t’i marrim hak askujt. Ne dinjitetin tonë do ta ndërtojmë duke punuar. Do ta ngremë prej zeros, ku e kanë rrënuar qeveritarët tanë të korruptuar, së bashku me disa zyrtarë ndërkombëtarë që janë më të shqetësuar se ç‘thotë Vuçiçi, Nikoliçi e Shesheli, se sa për atë që thonë pasardhësit e viktimave të tyre në Kosovë.
Mungesa e sovranitetit, pra është mungesë e demokracisë. E kemi parë të gjithë se si në këtë vendin tonë, të themeluar mbi mungesën e sovranitetit, nuk respektohen as peticionet, as rezolutat parlamentare, as ligjet, e as referendum nuk ka. Jemi populli i vetëm në Evropë që ka kaq pak të drejta demokratike. Nuk i kemi as një të tretën e të drejtave demokratike që i kanë evropianët, po as ato të fqinjëve tanë.
Situata e protektoratit ndërkombëtar, e cila është arsyeja dhe shkaku i mospasjes së sovranitetit, është themel i pabarazisë përpara ligjit. Shembulli tipik, policët rumunë që vranë Monin dhe Arbenin. Ata nuk janë ndëshkuar kurrë, edhe pse gjykatat ndërkombëtare i kanë shpallur fajtorë. Përkundrazi janë dekoruar nga vendi i tyre, vend i cili nuk e njeh Kosovën. Pra, është një situatë thuajse koloniale. Protektorët ndërkombëtarë mund edhe ta vrasin shqiptarin, se përballë ligjit nuk ka për t’i gjetur asgjë. Sigurisht, nuk janë vetëm ndërkombëtarët që përfitojnë nga pabarazia. Përfitojnë edhe politikanët e korruptuar vendorë, që funksionojnë si servilë të pazëvendësueshëm të ndërkombëtarëve. Pabarazia përballë ligjit i favorizon po ashtu të pasurit, mafiozët, kontrabandistët e të korruptuarit. As UNMIK, as EULEX, nuk kanë dënuar ndonjë kriminel prej strukturave paralele të Serbisë apo ndonjë politikan të korruptuar shqiptar, edhe pse këta vjedhjet i kanë bërë haptazi. Të vetmit që vuajnë përballë kësaj pabarazie jemi ne, populli i thjeshtë, qytetarët, opozita.
Pra Kosova e Ahtisaarit u themelua në pabarazi. Pabarazia përballë ligjit është e njëjtë me mungesën e lirisë.
Kur njeriu i hyn një rruge të gabuar, më mirë është të kthehet në fillim të rrugës e të gjejë rrugën e duhur, se sa të vazhdojë përpara për të parë se ku përfundon. Kështu edhe Kosova, e cila ka hyrë në qorrsokak me pakon e Ahtisaarit. Ne duhet të kthehemi në fillim të rrugës, dhe ta ndërrojmë kushtetutën, duke e shpallur një Kushtetutë të Re. Në atë Kushtetutë duhet të sanksionohet sovraniteti i popullit dhe e drejta për referendum, siç e kanë gjithë vendet e tjera. Po ashtu, respekti i plotë për minoritetet, por edhe kontrolli i plotë territorial. Në atë Kushtetutë duhet të themelohet edhe Ushtria e Kosovës, që të mos vazhdojmë të jemi synim i preferuar i secilit agresor që kemi pranë.
Vetëm atëherë, me Kushtetutën e Re, me Republikën e Re, do të kemi sovranitetin, demokracinë, barazinë dhe lirinë. E këto, do të na e mundësojnë kthimin e shpresës dhe fillimin e punës për politika zhvillimore e për mbështetje të ekonomisë.
Politikanët vendorë e ndërkombëtarë ndoshta s’janë duke e parë, por Kosova e Ahtisaarit tashmë është shteti më i zymtë në Evropë. Ky projekt ka dështuar qartë. Rinia jonë përditë e më shpesh po merr rrugët e emigracionit, e këtu te ne po mbetet veç varfëria e shkatërrimi. Është koha për një projekt të ri. Është koha për një ndryshim rrënjësor.
Dhe 10 shkurti jo vetëm që është rasti për të pohuar se ne kemi pasur të drejtë qysh dhjetë vjet më parë, por është rasti edhe për të thënë se tani numri i atyre që mendojnë njëjtë është rritur shumë.
Ne nuk do të ndalemi, për nder të Monit e të Arbenit, për nder të amanetit të dëshmorëve e për nder të dëshirës fisnike të këtij populli. Republika e Re shumë shpejt do të jetë realitet, e atëherë 10 shkurtin do ta përkujtojmë jo me zi, por me lumturi, sepse sakrifica sublime e Monit dhe Arbenit do të gjejë përmbushje dhe premtimi që ne i kemi dhënë atyre, do të realizohet. Nuk ndalemi deri atëherë!

Albin Kurti – Qeverisë: Demarkacioni ka vdekur, nuk lejojmë ringjalljen

Lideri shpirtëror i Vetëvendosjes, Albin Kurti është rikthyer kërcënimeve në drejtim të Qeverisë, duke thënë se marrëveshje për Demarkacionin ka vdekur dhe si e tillë nuk bën të ringjallet.

“Ajo marrëveshje ka vdekur dhe ne nuk lejojmë ringjalljen e saj”, ka thënë Kurti, për Top Channel.

“Kjo nuk varet nga ne, por nga qeveria. Ne urojmë që të mos na sjellin një marrëveshje të tillë që gjymton territorin dhe në të njëjtën kohë Kosova humbet kurrizin e vargmalit, burimet ujore, por dhe bukuritë natyrore”, ka shtuar ai.

Kurti tha se Vetëvendosja nuk i pranon presionet e fundit të Brukselit për të pranuar miratimin nga Kuvendi i Kosovës të marrëveshjes për vijën kufitare me Malin e Zi. “BE ka dy kërkesa për Kosovën për liberalizimin e vizave. E para është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta. E dyta, nënshkrimi i vijës së demarkacionit me Malin e Zi. E dyta nuk është e drejtë sepse Malit të Zi iu liberalizuan vizat dhe nuk iu vu kusht vija e demarkacionit me Kosovën”, deklaron Kurti.

Kurti: Me Pakon e Ahtisarit shqiptarët e Kosovës janë refugjatë në shtëpitë e tyre

Lëvizja Vetëvendosje organizoi sot tribunë me temën “Plani i Ahtisarit dhe tezat e Vetëvendosjes”, ku drejtues të kësaj partie opozitare numëruan padrejtësitë që besojnë se iu bënë shtetit të Kosovës me Pakon Ahtisari.

Ata kërkuan që të ndërrohet edhe Kushtetuta e Kosovës. Tribuna është mbajtur në 10 vjetorin e protestës ku humbën jetën Arben Xheladini dhe Mon Balaj.

Deputeti Albin Kurti duke folur për mangësitë e Pakos së Marti Ahtisartit, tha se u krijua një fiksim me Pavarësinë si fjalë, shtetin pa e konsideruar në përmbajtjen e saj.

Dhe sipas tij, në krejt pakon e Ahtisarit një herë përmendet fjala ‘shqipja’, ‘te gjuha shqipe’, askund fjala ‘shqiptar’ përveç te fjala ‘komunitetet jo shqiptare’ dhe 37 herë fjala ‘serbe’.

Kurti tha se ishin kritikë para dhjetë viteve se shqiptarët dhe serbët konsiderohen komunitete edhe pse shqiptarët janë mbi 90 për qind e serbët 6 për qind. Pra, ai tha se sipas Pakos së Ahtisariit shqiptarët e Kosovës nuk janë as popull e as komb, sepse njerëzit në Kosovë kjo pako i quan banorë e jo qytetarë. Kurti tha se qytetari është burim i sovranitetit, ndërsa banor është status që mund ta fitojnë edhe refugjatët. Sipas tij, kosovarët po trajtohen si refugjatë në shtëpinë e tyre.

Sipas Kurtit janë gjashtë padrejtësi themelore të Pakos së Ahtisarit.

“Gjashtë padrejtësitë themelore që ne i kemi identifikuar atëherë. Dhe e cila paraqet thelbin e kritikës dhe kundërshtimit tonë që merr shprehjen më të mirë në demonstratën e 10 shkurtit të vitit 2007. Padrejtësia e parë është privilegjet për pakicën serbe për shkak se kështu kërkonte Serbia, e dyta është trashëgimia kulturore me 45 zona eksterritoriale me gjithsej qindra hektarë dhe e cila serbizonte dhe fetarizonte kulturën te ne. E treta është decentralizmi që përmban tri të katërtat e Pakos së Ahtisartit. Padrejtësia e katërt është betonimi i sundimit ndërkombëtar, padrejtësia e pestë është pjesëmarrja e Kosovës në borxhin e jashtëm të Serbisë, ndërkohë që ne nuk kemi marrë pjesë në suksesionin e Jugosllavisë. Dhe krejt në fund është çështja e shuarjes së TMK-së, në vend se të çarmatoset ushtria jugosllave u çarmatos UÇK-ja”, tha Kurti.

Në këtë tribunë me simpatizantët dhe aktivistët e Lëvizjes, kryetari Visar Ymeri, tha se me Pakon e Ahtisarit kompetencat për sovranitetin e Kosovës mbeten në duar të të huajve dhe Kosova mbeti pa sovranitet, pa demokraci, pa drejtësi, në varfëri, pa shkolla pa punë dhe pa ushtri.

“Ne kërkuam sovranitetin si demokraci, si shoqëria jonë e kombi ynë të kenë po aq sovranitet sa vendet fqinje e sa vendet tjera të botës, as një grimë më shumë dhe as një grimë më pak. Fundi fundit kemi pësuar aq shumë në histori, jemi përpjekur dhe luftuar aq shumë në histori sa që sot ta meritojmë këtë dinjitet dhe këtë liri. Pakoja e Ahtisarit nuk u shqetësua për dinjitetin dhe lirinë tonë. Ajo u implementua dhunshëm, madje, duke e nxitur policinë e OKB-së të vrasë protestues paqësorë. Neve na trajtuan si popull të dorës së tretë, këtë nuk kemi për ta harruar kurrë, por jo se duam të hakërrehemi”, tha Ymeri.

Kryetari i VV-së, Ymeri tha se duhet të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës ngase është shteti më i zymtë në botë.

Ndërsa profesori Sadri Fetiu duke kujtuar protestën e 10 shkurtit ka kërkuar zbardhjen e vrasjes së dy protestuesve.

Për të kujtuar protestën e 10 shkurtit 2007 dhe vrasjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt sot Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një varg aktivitetesh. Fillimisht janë bërë homazhe tek varrezat e të rënëve në Prishtinë përkatësisht në Podujevë, si dhe janë bërë homazhe tek vendi i rënies, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Për të kujtuar ndodhitë e para dhjetë viteve po ashtu është mbajtur edhe një ekspozitë me fotografi nga protesta e 10 shkurtit.


Send this to a friend