VOAL

VOAL

Gjermani: Arrestohen dy vëllezër kosovarë të dyshuar për planifikim të sulmit

Policia e Gjermanisë thotë se dy vëllezër, të lindur në Kosovë, janë arrestuar të dyshuar se ata kanë planifikuar sulm në një qendër tregtare në pjesën perëndimore të Gjermanisë.

Policia tha se personat, 28 dhe 31 vjeçar, janë arrestuar në qytetin Duisburg në rajonin industrial Rur, sot herët në mëngjes, raporton agjencia AP nga Berlini.

Autoritetet thonë se ata janë të dyshuar se ndoshta kanë planifikuar sulm në qendrën tregtare Centro në qytetin e afërt Oberhauzen.

Autoritetet po zhvillojnë hetime se sa larg ka shkuar plani i të dyshuarve dhe nëse eventualisht ka edhe të dyshuar të tjerë.

Policia thotë se mbrëmë e ka shtuar praninë në qendrën tregtare Centro dhe në Tregun e Krishtlindjeve në afërsi, pasi ka marrë informacion.

Instituti Amerikan i Paqes: Kosova vatra e re e ISIS, ushqen me rekrutë luftërat në Siri e Irak

Instituti Amerikan i Paqes ka publikuar një raport special mbi dinamikën e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.

Në raport ngrihet alarmi se Kosova, një vend pa histori te mëparshme të militantizmit fetar, është kthyer në burimin kryesor të luftëtarëve të huaj në Irak dhe Siri, në raport me popullsinë.

Referuar të dhënave zyrtare të majit 2016, të paktën 314 kosovarë janë identifikuar që kanë udhëtuar në Siri e Irak që prej vitit 2012, për të qenë pjesë e formacioneve luftarake në këto vende.

Një tjetër e dhënë e rëndësishme është se 3 në 4 persona që kanë udhëtuar në Siri dhe Irak janë të grupmoshës 17-30 vjeç dhe mbi të gjitha, pjesa më e madhe e tyre kanë kryer së paku shkollën e mesme.

Instituti Amerikan i Paqes shënon edhe qytetet se nga vijnë më së shumti luftëtarët. Kështu, 83 rekrutë vijnë nga 5 qytete: Hani i Elezit, Kaçanik, Mitrovicë, Gjilan dhe Viti, transmeton Top Channel .

Duke u ndalur tek motivet që shtyjnë shtetasit e Kosovës të jenë më lehtë preh e radikalizmit, Instituti Amerikan i Paqes rendit si me kryesor faktin që pavarësisht përmirësimeve të kushteve të jetesës pas luftës, ndjeshmëritë kronike kanë kontribuar në krijimin e një ambienti që ndikon tek radikalizmi.

Një tjetër faktor është dhe zhgënjimi nga pritshmëritë, roli në rritje i Islamit në politikë si pjesë e qenësishme e identitetit të disa qarqeve sociale dhe dinamika e grupeve militante.

Në përfundim, raporti rekomandon që të merren menjëherë një seri masash, duke nisur që nga mbyllja e institucioneve informale të kultit e deri tek angazhim më i madh për rehabilitimin e 5 komunave të cilat janë identifikuar si më problematiket.

Kryetarët e 10 komunave me shumicë serbe nuk e pranojnë ministren Jevtiq

Ministrja e pushtetit lokal, Mirjana Jevtiq

Përfaqësuesit e dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë në konkluzat e takimit të përbashkët të mbajtur në Zveçan, thonë se nuk e pranojnë emërimin e Mirjana Jevtiq në detyrën e ministres së pushtetit lokal në vend të ministrit të shkarkuar Lubomir Mariq.

Ata shprehën, siç thonë, ‘habinë e tyre me emërimin e Mirjana Jevtiqit për ministre të pushtetit lokal dhe me vendimin e saj që ta pranojë emërimin’.

“Vlerësojmë se zonja Jevtiq nuk ka asnjë legjitimitet dhe nuk e pranojmë emërimin e saj si dhe përjashtojmë cdo mundësi të bashkëpunimit dhe komunikimit me të”, thuhet në konkuluzat e takimit të publikuara në kumtesë.

Kryetarët e dhjetë komunave me shumicë serbe mbajtën një takim të përbashkët me qëllim të, siç thanë, “harmonizimit të qëndrimit të përbashkët për shkarkimin e ministrit të pushtetit lokal, Lubomir Mariq dhe zëvendësimin e tij me Mirjana Jevtiqin”.

Nëpërmjet një kumtese ata thanë se “nuk i njohin dhe nuk i pranojnë më si përfaqësues të serbëve të Kosovës deputetët serbë në Kuvend”.

“Komunat tona ndërpresin çdo kontakt dhe bashkëpunim me anëtarët e Lëvizjes së Socialistëve në institucionet në të gjitha nivelet në Kosovë dhe Metohi, sepse kjo organizatë politike është protagonist kryesor në përpjekjen për të thyer bashkimin politik serb në Kosovë”, thuhet në konkluzat e kryetarëve të komunave me shumicë serbe.

Ata vlerësojnë se “sulmin mbi interesat kombëtare të serbëve në Kosovë dhe Metohi e kanë kryer deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës në pajtim me kryeministrin Isa Mustafa” dhe me këtë, siç thonë, “e kanë humbur legjitimitetin dhe ne nuk i pranojmë më si përfaqësues të popullit serb”.

Në një kumtesë të publikuar pas takimit thuhet se “zëvendësimi i ministrit Mariq me ministren e re Jevtiq u bë në kundërshtim me vullnetin e shumicës së serbëve në Kosovë, të dëshmuar në zgjedhjet e fundit dhe është rezultat i përmbysjes politike të kryer nga një grup i deputetëve në parlamentin e Kosovës”.

Në takimin e Zveçanit morën pjesë kryetarët e komunës së Mitrovicës së veriut, Zubin Potokut, Zveçanit, Shtërpces, Ranillugut, Kllokotit, Parteshit, Graçanicës, Novobërdës dhe kryetari i Kuvendit të Leposaviqit

Pak ditë më parë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mori vendimin për shkarkim të minsitrit të deritashëm Lubomir Mariq dhe emërimin e ministres së re të pushtetit lokal, Mirjana Jevtiq. Një ndryshim i tillë përplasi përfaqësuesit e serbëve të Kosovës dhe Këshillat komunale të Partisë Përparimtare në Kosovë kanë vendosur që të ndërpresin “bashkëpunimin me Lëvizjen e Socialistëve”.

Kjo për faktin se, sic thonë, “emërimi I zonjës Jevtiq u bë me “marrëveshje tradhëtie” të deputetëve të Lëvizjes së Socialistëve me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, dhe se, siç u tha, “ata për pak para të shqiptarëve kanë shitur interesat e popullit serb dhe i kanë shkaktuar dëme të paparashikueshme interesave shtetërore dhe kombëtare”.

Kosova pa ulëse në Asamblenë Parlamentare të KE-së

Shefja e  delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare të Këshilli  të Evropës Aleksandra Gjuroviq ka thënë se  pala serbe ka arritur të parandalojë delegacionin e Kosovës që të marrë autorizimin për të marrë pjesë në seancat e kësaj asambleje.

Gjithashtu, sipas saj delegacioni i Prishtinës është penguar që  të propozojë dhe nënshkruajë rezoluta  në këtë trup të  Këshillit të Evropës, raportojnë mediat serbe, përcjell Klan Kosova.

“Delegacioni është përballur me qëllim të vazhdueshëm dhe përpjekjet të Prishtinës për të siguruar të drejta të tjera që nuk i përkasin në çdo dokument të Këshillit të Evropës”, tha Aleksandra Gjuroviq dhe ka shtuar se Prishtina nuk ka aplikuar për marrjen e  statusit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Zyrtarët në Prishtinë kanë bërë të ditur në mënyrë të përsëritur se do të aplikojë për anëtarësim të plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës, por një kërkesë e tillë sipas mediave serbe nuk ka arritur  në Strasburg

Ndizen qirinj në Prizren për viktimat e Berlinit

Grupi i vetorganizuar i të rinjve nga Prizreni sonte në mbrëmje organizon ndezjen e qirinjve në shenjë respekti dhe përkujtimi për viktimat e sulmit të 19 dhjetorit në Berlin.

Aktiviteti do të zhvillohet në Sheshin “Shatërvan” në Prizren, duke filluar nga ora 18

Drenasi voton për kryetar komune

Votimet për kryetar komune në Drenas, 18 dhjetor 2016

Në komunën e Drenasit, sot janë duke u zhvilluar zgjedhjet e parakohshme për kryetarin e ri të kësaj komune. Zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë konfirmuar se të gjitha, 28 qendrat e votimit janë hapur me kohë, për të pritur votuesit.

Dy kandidatët për kryetar komune në zgjedhjet e parakohshme në Drenas, Ramiz Lladrovci i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën, po garojnë në balotazh për postin e të parit të komunës.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme dhe se deri në orën 11:00 kanë votuar 7.31 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Sipas tij, kjo shifër, krahasuar me afatin e ngjashëm kohor me 4 dhjetor, kur u mbajt raundi i parë i zgjedhjeve për kryetar të komunës së Drenasit, është pak më e vogël.

Në raundin e parë të këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kanë garuar 6 kandidatët dhe numrin më të madh të votave e kanë fituar Ramiz Lladrovci nga PDK-ja, dhe Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën.

Zgjedhjet në Drenas kanë pasuar dorëheqjen e kryetarit Nexhat Demaku, pasi gjykata e shpalli atë fajtor për krime lufte. Ai është dënuar me 3 vjet burgim, në gjykimin njohur si ”Drenica 1 dhe 2”.

SHBA zgjeron shërbimet për viza, ja kategoritë që mund të aplikojnë në Prishtinë

Kosovarët e moshuar, mbi 60 vjeç, nga 5 janari 2017 do të mundë të aplikojnë për viza turistike për SHBA, në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Për këtë ka njoftuar Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, përmes një njoftimi dërguar mediave: 

KOSOVARËT E MOSHËS MBI 60 VJEÇARE DO TË MUND TË APLIKOJNË PËR VIZË TURISTIKE (B1/B2) NË AMBASADËN AMERIKANE NË PRISHTINË

PRISHTINË – ambasada amerikane në Prishtinë ka kënaqësinë të ju njoftoj se, që nga 5 janari 2017 do të filloj të pranoj aplikacionet për visa turistike (B1/B2) për Kosovarët e moshës mbi 60 vjeçare. Deri më tani, shërbim i tillë është ofruar në Prishtinë vetëm për ripërtërirjen e vizës së skaduar dhe për të moshuarit mbi 80 vjet. Ngaqë ambasada amerikane në Prishtinë përpiqet të ofroj shërbime cilësore për qytetarët e Kosovës të cilët aplikojnë për viza dhe ka konsiderata për vështirësitë që paraqet udhëtimi për në Shkup, ka vendosur ti zgjeroj shërbimet për viza të ofruara në Prishtinë.

Në të ardhmën, aplikantët duhet plotësuar formularin DS-160 (i cili mund të gjindet në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në: https://xk.usembassy.gov/visas/), të përzgjedhin Prishtinën si vend i aplikimit dhe të caktojnë terminin në web-faqe. Në ditën e intervistës aplikantët duhet të paguajn tarifën për vizë (me para në dorë, dollarë ose euro) në ambasadë ku dhe do të intervistohen nga një zyrtar konzullorë. Vëni re se këto procedura dallojnë nga ato për në ambasadën amerikane në Shkup. Gjatë intervistës, të gjithë aplikantët duhet të vërtetojnë se kualifikohen për të marrë vizën. Zakonisht, vizat e aprovuara mund të mirren në ambasadë, dy ditë pune pas intervistës.

Ambasada amerikane në Prishtinë shpreson të ofroj më shumë shërbime për viza, në vitet në vijim. Për çdo risi dhe ndryshim, përcilleni ambasadën në Facebook. Pyetjet tuaja mund ti drejtoni në [email protected]
VINI RE:

·         Aplikantët duhet të paraqiten jo më shumë se 15 minuta, para intervistës. Armët ose çantat e mëdha, janë të ndaluara në amabasadë. Aplikantët këshillohen ti lënë pajisjet elektronike në shtëpi për të lehtësuar kontrollimin e tyre nga ana e personelit të sigurimit.
·         Për të arritur tek sektori konzullor, duhet ecur shkallave dhe sipërfaqeve jo të rrafshta. Për shkak të hapsirës së limituar, përsonat të cilët nuk aplikojnë për vizë nuk do të mund të futen në ambasadë. Aplikantët me aftësi të kufizuara apo që kanë nevojë për ndihmë të ndonjërit prej anëtarëve të familjes këshillohen të aplikojnë në ambasadën amerikane në Shkup.
·         Qiftet e martuara mund të aplikojnë së bashku përderisa njëri nga ta është mbi 60 vjeç. Të gjithë aplikantët tjerë të moshës 14 deri 59 vjeçare e që aplikojnë për herë të parë për vizë turistike (B1/B2) duhet të aplikojnë në ambasadën amerikane në Shkup.
·         Sektori konzullor ka kohë të limituar për intervista (termine). Aplikantët duhet të kenë durrim nëse data e tyre e preferuar për intervistë nuk është në dispozicion. Aplikantët me raste urgjente këshillohen të aplikojnë në ambasadën amerikane në Shkup.

AGK – Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës – selektiv Nga Arbana Xharra

Është i vërtetë konstatimi i Arbana Xharrës për AGK – Asosacionin e Gazeterëve të Kosovës, që është selektiv dhe jo një organizëm në mbrojtje të gazetarëve, pa marrë parasysh se kujt gazete i kontriubuon. Po sjellim reagimin e Xharrës në rrjetin social:

“Nuk kam shkruar asnjehere per reagimet selektive te AGK-se.

E fundit ka qene mos leshimi i komunikates per redaktoren e fotografise, Laura Hasani e cila eshte kercenuar nga serbet ne Mitrovicen e veriut dhe nuk eshte shkruar asnje rresht nga AGK-ja.

Pa permendur rastet e mija personale ku per asnje kercenim kurre nuk kane reaguar.

Sot, AGK leshon kumunikate se gazeta “Zeri”, ka larguar gazetaren Senada Halimi, pasi qe ka kuptuar se ajo eshte shtatzene.

Kjo eshte nje e pavertete, te cilen e ka leshuar AGK pa na kontaktuar fare si pale tjeter.

Ju lus ta lexoni sqarimin e gazetes “Zeri”.

Sqarim nga gazeta ‘Zëri’ (Dokument) –

Në emër të gazetës “Zëri” shprehim shqetësimin tonë të thellë në lidhje me reagimin e njëanshëm të kreut të AGK-së, Shkëlqim Hysenaj, i cili pa kontaktuar gazetën” Zëri” të mërkurën  ka lëshuar një komunikatë për medie me shumë të pavërteta.

AGK nëpërmjet një komunikate njofton se gazeta “Zëri” e ka larguar nga puna gazetaren , Senada Halimi,  me arsyetimin se kjo e fundit është shtatzënë.

Por e vërteta është si në vijim:

Gazetares Senada Halimi nuk i është shkëputur kontrata, pasi që kontrata ekzistuese i është respektuar në tërësi, por nuk i është vazhduar kontrata e re për vitin 2017. Kjo për faktin se bashkë me gazetaren Halimi, kontrata nuk i është vazhduar edhe gjashtë punëtorëve të tjerë.

Vendimi për këta punëtorë është ndërmarrë bazuar në performacën e tyre.  Në gazetën “Zeri” ka punëtore të tjera shtatzëna, të cilave u është vazhduar kontrata. Pra nuk është e vërtetë që vendimi është marrë për këtë arsye.

Kjo është vetëm një  tendence e kreut te AGK-se,  Shkëlqim Hysenaj, i cili  ka qenë i punësuar në “Zëri” për tetë muaj. Atij gjatë kësaj periudhe i është ndryshuar pozita, por jo edhe paga, duke iu respektuar kështu kontrata e punës.

Ai me vetëkërkesë ka dhënë dorëheqje nga pozita dhe me pas ka deponuar një ankesë në Inspektorat të Punës për gazetën “Zëri”.  Pas shqyrtimit të gjitha fakteve,  Inspektorati merr vendimin me nr. 06-28-1/16, ku ka vendosur se ankesa e Shkëlqim Hysenajt është e pabazuar.

(Të bashkangjitur e keni vendimin e inspektoratit te punës).Image

Ne shprehim shqetësimin tonë në lidhje  me fushatën e Hysenajt kundër “Zërit”.  Hysenaj edhe pse i votuar për të përfaqësuar të gjithë  gazetarët e Kosovës, pa dallim, ai nuk ka reaguar në shume raste të kërcënimeve te gazetareve, siç është rasti i fundit i redaktores së fotografisë, Laura Hasani, e cila është kërcënuar të dielën që lamë pas nga disa serbë lokal gjatë  punës së saj në Mitrovicën e Veriut.

Për shkak të kësaj qasjeje selektive të Hysenajt ndaj ” Zërit”, kjo e fundit ndihet e papërfaqësuar dhe ka vendosur që mos të konkurrojmë sivjet në çmimet vjetore që ndahen nga AGK.

Me respekt,

Redaksia e gazetës ‘Zërit”.

Tahiri: Kosova pronare e kodit – shuhen të gjitha kodet tjera

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri tha të enjten se me kodin telefonik Kosova ka fituar identitetin shtetëror dhe njohjen ndërkombëtare të pavarësisë në fushën e telekomit.

“Kosova është pronare e kodit. Kosova administron vetë me kodin telefonik. Kosova do të bashkëpunojë direkt me ITU-në për implementimin e kodit telefonik. AKREP është kompetente për zbatimin teknik të kodit. Kosova do ta ketë vetëm një kod, +383. Do të shuhen të gjitha kodet ekzistuese”, ka thënë Tahiri.

Ndërkohë, kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Kreshnik Gashi, ka bërë të ditur se thirrjet dhe daljet telefonike në gjithë botë botën do të jenë thirrje ndërkombëtare.

“Thirrjet në mes Republikës së Kosovës dhe gjithë botës, por edhe Serbisë do të jenë thirrje ndërkombëtare edhe në thirrje edhe në dalje. Po ashtu, marrëveshjet e roamingut dhe interkoneksionit me Serbinë, si dhe me të gjitha vendet e botës do të jenë ndërkombëtare. Në këtë rast do të eliminohen të gjitha vështirësitë në menaxhimin e trafikut në hyrje dhe dalje”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se do të shuhen operatorët ilegalë të telefonisë mobile dhe fikse të Serbisë në Kosovë, që kanë vepruar që nga përfundimi i luftës, si dhe do të eliminohen të gjitha interferencat e shkaktuara nga operatorët ilegal, që kanë krijuar probleme të mëdha për operatorët aktual të telefonisë.

Thirrjet me kodin +383 në fillim të vitit 2017

Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU) ka ndarë kodin telefonik +383 për Kosovën, pas një marrëveshjeje të arritur në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përtelekomunikacionin, me lehtëismin e BE-së, që u përmbyllë javë më parë.

Autoritetet në Kosovë marrjen e kodit e kanë konsideruar arritje historike për fushën e telekomit dhe kanë thënë se “kodi telefonik fuqizon subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka konfirmuar se Kosova është bërë me kod telefonik ndërkombëtar +383.

“Bëjmë me dije opinionin se ITU në pajtim me marrëveshjen e telekomit ka publikuar kodin telefonik për Kosovën. Ky lajm përbën një të arritur historike për fushën e telekomit dhe fuqizon subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”, thuhet në deklaratën me shkrim të ministres Tahiri.

Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se me marrjen e kodit telefonik përfitimet ekonomike të Republikës së Kosovës do të jenë milionëshe.

“Republikës së Kosovës i është alokuar kodi telefonik ndërkombëtar +383. Kosova ka shënuar një arritje të madhe duke bërë një hap të rëndësishëm në kompletimin e elementeve të shtetësisë. Ndarja e kodit telefonik ndërkombëtar e forcon sovranitetin dhe subjektivitetin e shtetit. Përfitimet ekonomike të Republikës së Kosovës do të jenë milionëshe”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Por, drejtori i Postë Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka folur për periudhën e zbatimit të këtij kodi, që sipas tij, është një periudhë transitore jo edhe e lehtë.

“Nga aspekti tjetër fillon procesi i tranzicionit ku tre kodet telefonike që janë në shfrytëzim do të fillojnë të eliminohen deri në një kohë të ardhme që mendohet një periudhë transitore prej 16 muajve deri në 24 muaj që dhe të kalojmë në kodin +383”.

“Periudha transitore nuk është e lehtë ka procese të ndryshme teknike, teknologjike dhe migrime brenda këtyre proceseve dhe platformave të ndryshme, por është një proces që duhet të menaxhohet me një përkushtim të lartë”, ka thënë Mustafa.

Ai ka bërë të ditur se në pjesën e parë të vitit 2017, do të mund të realizohen thirrjet e para me kodin e ri telefonik.

Aktualisht, në Kosovë ekzistojnë tre operatorë të telefonisë mobile dhe fikse, të cilët shfrytëzojnë kode të huaja ndërkombëtare.

Telefonia mobile “Vala” shfrytëzon kodin e Monakos (+377), ajo e IPKO-s kodin e Sllovenisë (+386), kurse telefonia fikse shfrytëzon kodin (+381) të Serbisë.

Përdorimi i këtyre kodeve sipas drejtorit të PTK-së, Agron Mustafa, ka shkaktuar kosto të lartë, të cilat tani do të eliminohen.

“Deri më sot, si telekom, ne emër të shfrytëzimit të kodit telefonik të Monakos kemi paguar 200 milionë euro të cilat kanë shkuar në drejtim të telekomit të Monakos. Në të ardhmen për një periudhë të caktuar së paku 100 milionë euro mund të ndalen në vend dhe të investohen në projekte të ndryshme brenda vendit”, ka bërë të ditur Mustafa.

Në bazë të marrëveshjes për telekomunikacionin, Kosova ka marrë kodin ndërkombëtar +383, nga ITU, pas një kërkesë që i ka parashtruar Serbia.

Derisa, bazuar në këtë marrëveshje, Kosova obligohet që të japë një leje të përkohshme dhe të kufizuar për një operator të telefonisë mobile serbe, MTS.d.o., e cila thuhet se do të duhet të regjistrohet sipas Ligjeve të Republikës së Kosovës.

Problemi i kufirit Kosovë – Mali i Zi: Maskarada e 3 gushtit – Nga Hivzi Islami

Problemi i demarkacionit Kosovë-Mali i Zi është politizuar deri në skajshmëri dhe zhvillimet kanë arritur deri aty sa argumentimi shkencor dhe gjykimi racional kanë humbur tashmë çdo kuptim.

Diskursi ashtu siç po rrjedh nuk ka lidhje me territor, por bëhet fjalë për luftë për pushtet midis grupacioneve partiake-politike, duke u krijuar raporte absurde midis tyre, të karakterizuara vetëm me epitetet: “patriot” ose “tradhtar”! Por aty vërehej edhe diçka tjetër: lufta e ashpër midis llojit, qoftë midis partnerëve të koalicionit, qoftë brenda vetë këtyre dy partive të mëdha shqiptare!

Kjo u pa dhe në një “debat shkencor-profesional” të organizuar nga vetë Kuvendi i Kosovës më 3 gusht 2016, ku dominuan joprofesionalizmi, militantizmi ekstrem politik, injoranca dhe emocionet.

Takimi i përkiste një panairi të llojit të vet, ku ziheshin në gojë edhe kufijtë deri te “Molla e Kuqe”: mendonin se kishte ardhur koha për një “Kongres Shqiptar të Berlinit”, i vetëmandatuar për vizatimin dhe rivizatimin e kufijve të rinj në Ballkan! Ata që përpiqeshin të ofronin argumente shkencore për historikun e vijës kufitare dhe mundësi të zgjidhjes së çështjes ishin në pakicë të madhe, të përbuzur e të sharë, sepse kështu ishte orkestruar “debati shkencor” nga vetë organizatorët dhe drejtuesit e tij.

Klithmat, ulërimat dhe harbutëria pro et contra, kjo ishte atmosfera! Më kishte ftuar kryetari i Kuvendit me ftesë speciale në cilësi të ekspertit, por në prani të tij, drejtuesi i “debatit”, nënkryetar i Kuvendit, ma merr fjalën dhe nuk më jep të drejtën të replikoja me “përfaqësuesit e popullit” dhe profiterët politikë, të cilët me sjelljet e tyre populliste gjendeshin në anën tjetër të arsyes! Isha aty vetëm në emër timin, jo të Akademisë, për ta prezantuar një opinion personal dhe për t’iu kundërvënë me argumente injorantëve dhe profiterëve politikë.

Ishte i bezdisshëm “debati” më se 12 orësh dhe më të neveritshme ishin sjelljet e “përfaqësuesve të popullit” ndaj të gjithë atyre që mendonin ndryshe, por e vlejti që qëndrova deri në fund, me gjithë ofendimet që më bëheshin mua personalisht dhe Akademisë, sepse vetëm nga afër arrita të nxjerr përfundimin se në atë Kuvend nuk ka vetëm “deputetë të popullit”, por midis tyre ka edhe shumë harbutë dhe huliganë!

Në këtë takim “shkencor-profesional” mund të merrnin pjesë edhe gazetarë, analistë, opinionistë të ndryshëm, diplomatë, por çka kërkonin aty militantët partiakë, pastaj politikanët, deputetët dhe qeveritarët, të cilët, po të ishin të zotët e të arsyeshëm do të kishin gjetur gjuhë të përbashkët (konsensus) për një çështje kaq madhore dhe do ta kishin zgjidhur çështjen e kufirit me Malin e Zi dhe shumë probleme të tjera.

Në “debat shkencor” kishin sjellë edhe njerëz hallexhinj të atyre zonave, duke manipuluar me pakënaqësitë e tyre personale dhe familjare (pronat), në vend se të shkohej te ata dhe të bisedohej me javë e muaj fshat për fshat, mëhallë për mëhallë, shtëpi për shtëpi, familje për familje, parcelë për parcelë.

KUFIJTË SHTETËRORË NUK BËHEN VETËM NGA HARTAT

Kufijtë nuk merren nga hartat; vijat në harta janë vija imagjinare dhe nuk mund t’i bësh sinore (mezhde) ndërkombëtare pa u negociuar. Ambasadori amerikan, në mbështetje të mendimit të ekspertëve dhe analistëve të State Departamentit, në takimin e 3 gushtit nënvizoi: “Ata që thonë se kufiri është dashur të vendoset sipas hartave, historisë apo nostalgjisë kjo nuk është e përshtatshme për ditët e sotme. Të dëshirosh që historia të jetë ndryshe nuk është bazë reale për marrëveshjet reale” (Grag Delawie, Koha ditore, 4 gusht 2016, f. 2).

Nga hartat e enciklopedive, të atlaseve, të leksikoneve, të teksteve shkollore me shkallë 1: 500.000; 1: 1.000.000, 1: 1.500.000 aq më tepër nuk mund të nxirren mezhdat në terren. Në hartën me përmasa 1:500.000 – 1cm në hartë është baras me 5 km në natyrë; harta 1:1.000.000 – 1cm në hartë = 10 km në natyrë; harta 1:1.500.000 – 1cm në hartë është baras me 15 km në natyrë. Ndërkaq, hartat kadastrale – ku shkallët janë 1: 2.500, apo të tjera, i japin detajet në terren, janë bazë për zgjidhjen e kontesteve pronësore-juridike të qytetarëve – të mezhdave, rrugëve, vadave, strehëve etj. Maja, qafa, gryka etj. nuk janë një cm apo një metër, por disa dhjetëra e qindra metra, madje edhe km – ku ta vësh aty kufirin shtetëror? Qafat shpesh duken si pllaja, ose grykat, e Llapushnikut p. sh. si morfologji, duket si një fushë e vogël.

Të gjitha hartat e territorit të Kosovës bazën hartografike e kanë tek ish-Drejtoria Krahinore e Gjeodezisë së Kosovës, sot Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe të gjithë shfrytëzuesit tanë janë mbështetur aty, përfshirë edhe këta që po kundërshtojnë sot.

Kufijtë janë çështje e shtetit. Shteti me fqinjët merren vesh për vijën kufitare pas hulumtimit të dokumentacionit dhe mbledhjes së të dhënave në terren dhe arkiva: kadastrale, gjeodezike, gjeografike, historike, ekonomike, etnike, hartografike, përmes bisedave me ekspertë të planifikimit hapësinor të komunave përkatëse, të trashëgimisë kulturore, përmes bisedave me njerëzit e atjeshëm të moshës së vjetër, me politikanë lokalë që i kanë drejtuar apo i drejtojnë ato komuna të zonave kontestuese kufitare, etj.

Shteti e formon Komisionin Shtetëror të Demarkacionit, tepër profesional dhe kredibil. Edhe Kosova e formoi një Komision, por jo me një cilësi profesionale në nivel që e kërkonte çështja. Ai kishte për detyrë që bashkë me Komisionin Shtetëror të Malit të Zi ta vërtetonte ku ka qenë kufiri administrativ midis Kosovës dhe Malit të Zi, që do të bëhet kufi shtetëror pas pavarësisë së Kosovës. Pas punës disavjeçare ky Komision paraqiti një Raport përfundimtar.

Sipas mendimit tonë Raporti ishte ekstensiv, me plot paqartësi dhe materiale irelevante për kufirin – u referohej disa viteve, dokumenteve e ngjarjeve që nuk kanë fort lidhje me kufirin Kosovë – Mal i Zi, Kosovë – Serbi, prandaj ka lënë hapësirë për interpretime të ndryshme. Komisioni që nga themelimi, së bashku me Qeverinë, nuk ishte as transparent sa duhet për punën e kryer; në mungesë të transparencës dhe megalomanisë se votat janë të siguruara në Kuvend për miratimin e Raportit, nuk ditën ta plasonin edhe pjesën produktive të punës së bërë, të mbështetur në të dhëna dhe fakte të pakontestueshme.

Pjesë e këtij Komisioni është dashur të ishte patjetër një kuadër nga Peja (ekspert, politikan tepër kredibil, i dikurshëm apo i sotëm etj.). Detyra e Komisionit ishte që të gjendej kufiri administrativ midis Malit të Zi dhe Serbisë, përkatësisht Malit të Zi dhe Kosovës, i vënë padrejtësisht, dhe ai kufi i padrejtë do të ishte kufi “i drejtë”, të cilin sot duhet pranuar si të tillë. Mbetet i panjohur fakti se a është gjetur njëmend ajo vijë kufitare, e shënuar me diçka, me gur të posaçëm, me piramida përkatëse apo shufra të trasha hekuri, derisa dihet se mezhdat e të gjitha arave ose pronave të tjera në gjithë ish-Jugosllavinë janë shënuar së paku me gurë.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës nuk është konsultuar për asgjë, nga formimi i Komisionit Shtetëror për Demarkacion e deri më sot. Në maskaradën e 3 gushtit isha për ta prezantuar vetëm një opinion timin, meqenëse përveç demografisë si profesion bazë që e kam, kam mbajtur shumë vjet ligjërata në UP nga gjeopolitika dhe gjeografia politike dhe disa baza parimore dhe supozime teorike mund t’i dija, por kam bërë dhe hulumtime në terren, në pjesën më të ndjeshme të zonave kufitare për të cilat po debatohet tash e një vit.

Pra nuk isha në emër të Akademisë, por të gjitha instancat mediatike e të tjera e cilësonin mendimin tim si të kryetarit të Akademisë. Në anën tjetër, Akademia nuk është agjenci profesionale, me infrastrukturë operative, që të merrej më çështje të kufijve. Por po të ishte pyetur, do të ishte përpjekur që të ndihmonte me këshilla rreth përbërjes së Komisionit.

Mjerisht që nga paslufta gati të gjitha instancat profesionale në Kosovë, kompanitë publike, agjencitë, departamentet, këshillat, bordet, komisionet etj., me shumë ingjerenca dhe përgjegjësi, janë drejtuar dhe ende drejtohen nga joprofesionistë, nga njerëz në vija partiake, klanore, farefisnore.

Profesionistët shumë shpesh janë mënjanuar, prandaj sot po i vuajmë pasojat e joprofesionalizmit, të nepotizmit dhe privilegjeve të njerëzve të grupeve dhe klikave partiake.(Vijon)

Autori është kryetar i Akademisë se Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Ky fejton është shkruar ekskluzivisht për ‘Zërin”. 

Kosova bëhet zyrtarisht me kodin +383

Unioni ndërkombetarë i telekomunikimeve (ITU), Kosovës i ka ndarë kodin telefonik +383. Kosova ka hyrë në listën zyrtare të shteteve dhe rajoneve gjeografike që kanë kode telefonike.

Buletini i ITU, që njofton për dhënjen e kodit, është i njëjtë me tekstin e marrëveshjes që ishte arritur ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel./Express/

Flora Brovina dhunshëm do të sillet në Gjykatë

Policia e Kosovës do të detyrohet ta sjellë dhunshëm në Gjykatën Themelore të Prishtinës deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovinën, për të dëshmuar në rastin e deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”, të cilët akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Brovina është njëra ndër dy dëshmitarët kryesore në rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.

Kryetari i trupit gjykues në këtë çështje penale, Beqir Kalludra, ka bërë të ditur se do të lëshojë urdhëresë për ta sjellë me detyrim Brovinën për të dëshmuar në shqyrtimin e ardhshëm gjyqësor, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Këto deklarime gjyqtari Kalludra i ka bërë pasi që Brovina nuk e ka arsyetuar mungesën e saj në seancën, e cila ishte planifikuar të mbahet të mërkurën ndaj deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Ndërkaq, mungesa e dëshmitares Brovina, por edhe e dy deputetëve të akuzuar, Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut, seanca gjyqësore do të shtyhen për datën 20 shkurt.

Sipas gjyqtarit Beqir Kalludra, mungesa e deputetëve është e arsyetuar sepse, sipas tij, ata gjenden në udhëtim zyrtar. Mirëpo, përveç deputetëve, në këtë seancë kanë munguar edhe dy dëshmitarët kryesorë, Blerta Deliu dhe Flora Brovina nga Partia Demokratike e Kosovës, të cilat po vlerësohen nga Gjykata si palë e dëmtuar.

Mirëpo, mungesa pa arsye e deputetes Flora Brovina për të dëshmuar në këtë seancë ka bërë që kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, të lëshojë urdhërese për ta sjellë me detyrim Brovinën për të dëshmuar në seancë e ardhshme gjyqësore.

E dëshmia ndaj kolegëve të saj deputetë e sidomos ndaj Albin Kurtit nuk po i pëlqen Flora Brovinës, me të cilin Brovina thotë se ka relacione të veçanta që nga koha kur ishin së bashku në burgjet e Serbisë.

Kompania ruse e naftës futet ilegalisht në Kosovë

Tri pika të shitjes së derivateve janë hapur në veri të Kosovës nga kompania serbe “Nis Petrol”. Për mbylljen e tyre Qeveria e Kosovës ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian, pasi që një gjë të tillë nuk ka mundur ta bëjë Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë

Qeveria e Kosovës ka kërkuar përkrahje nga Bashkim Evropian (BE) për t’i  mbyllur tri pika të shitjes së derivateve në veri të Kosovës, të cilat janë pronë e kompanisë serbe “Nis Petrol” dhe kjo e fundit është kompani aksionarësh, ku 56 për qind të aksioneve është nën menaxhimin e kompanisë ruse “Gazprom” dhe pjesa tjetër e Qeverisë së Serbisë.

Kompania në fjalë ka bërë gati për punë një pikë të shitjes në komunën veriore të Mitrovicës, të Zubin Potokut dhe të Leposaviqit. Por, përveç këtyre në këto komuna të banuara me serbë operojnë edhe pompa të tjera ilegale të derivateve.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri”, brenda Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë bëjnë të ditur se para pak ditësh kryeinspektori i MTI-së, Lulzim Syla, së bashku me dy inspektorë nën përcjelljen e Policisë ka identifikuar tri pikat ilegale të derivateve, por zyrtarët në fjalë nuk kanë mundur t’i mbyllin ato.

“Inspektorati vetëm ka fotografuar ato pika dhe i ka njoftuar zyrtarët e lartë të Ministrisë”, bën të ditur burimi i besueshëm i gazetës brenda kësaj Ministrie.

Ai më tej thotë se në veri të vendit Inspektorati i MTI-së nuk ka mundur të operojë asnjëherë.

Demolli: Forcat e Armatosura problem politik

Ndryshimet kushtetuese, të cilat do t’i hapnin rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, kanë mbetur peng i zhvillimeve politike në vend, tha për Radion Evropa e Lirë, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli.

Ai bëri me dije se ministria që drejton ka kryer përgatitjet e nevojshme të planifikimit dhe të procesit të transformimit dhe se është e gatshme të fillojë procesin e transformimit, pasi të jetë marrë një vendim politik në Kuvendin e Kosovës.

“Aktet normative apo draft ligjin për transformimin e FSK-së në FAK e kemi dërguar në Qeveri të Kosovës dhe po ashtu amendamentet kushtetuese që kanë të bëjnë me transformimin e FSK-së janë në Kuvendin e Kosovës. Por, deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe janë duke e bojkotuar punën e Kuvendit të Kosovës, si dhe nuk kanë treguar gatishmëri për të dhënë votën e tyre pro ndryshimeve kushtetuese, të cilat do të ishin edhe bazë për fillimin dhe zhvillimin e këtij procesi”, thotë Demolli.
Ministri Demolli thotë se janë bërë përpjekje që të kontaktohen deputetët nga Lista Serbe, për të parë se cilat janë shkaqet e mos votimit të ndryshimeve kushtetuese për FSK-në dhe se cilat janë kërkesat eventuale që mund të kenë, mirëpo, sipas tij, “ nuk ka pasur sukses në atë drejtim”.

“Shtyrja e këtij procesi mund të jetë demotivim sa i përket zhvillimeve të brendshme në FSK. Kjo vërtetë mund të krijojë demotivim tek pjesëtarët e FSK-së, të cilët ka dy vite që po presin fillimin e këtij procesi”, thotë Demolli.

Por ndërkohë, të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, deputetë të Listës Serbe nuk kanë dashur të komentojnë lidhur me këtë çështje, duke thënë se qëndrimet e tyre tani më janë të njohura.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Nenad Rashiq, kohë më parë pati deklaruar se nuk ekziston ‘hapësirë manovruese brenda koalicionit dhe marrëveshjes për koalicion’, për çfarëdo bisedimesh për Forcat e Armatosura të Kosovës.

Lista Serbe, aktualisht, e ka ngrirë pjesëmarrjen në institucionet e Kosovës, në Kuvend dhe në Qeveri, pas miratimit të një Ligji për Trepçën dhe për Investimet Strategjike.

Forcat e Armatosura të Kosovës, si pasardhëse të Forcave të Sigurisë, janë paralajmëruar të krijohen prej më shumë se dy vitesh, pas hapjes së dritës së gjelbër nga Aleanca e NATO-s me përmbushjen e kapaciteteve operative. Autoritetet në Kosovë thanë se ato do të krijoheshin me standarde të NATO-s dhe nën mbikëqyrjen e Aleancës.

Pak ditë më parë, ndërkaq, udhëheqësit e institucioneve të vendit thanë se kanë marrë mbështetjen nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, për rritjen e bashkëpunimit me Aleancën.

Por, analisti i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se kundërshtimi i Listës Serbe sa i përket transformimit të FSK-së në Forcën e Armatosur të Kosovës është vetëm njëra anë e medaljes.

Sipas tij, në këtë mes ka edhe çështje tjera që po shkaktojnë zvarritjen e këtij procesi.

“Unë e shoh mjaft problematike edhe qasjen që NATO-ja mund të ketë karshi Forcës së Armatosur të Kosovës. Mos të harrojmë se NATO është e pranishme në Kosovë me një Forcë të Armatosur, siç është KFOR-i. Në letrën që i është dërguar kryeministrit Isa Mustafa, por që nuk është bërë publike, unë besoj që qëndron edhe forma se a do të jetë e mundshme që me një forcë apo ushtri të NATO-s brenda në Kosovë të krijohet edhe një forcë tjetër e armatosur, që do të ishte FAK”, thotë Mushkolaj.

Problemi i Forcave të Armatosura të Kosovës dhe mos miratimi i Ligjit brenda Kuvendit të Kosovës, thonë njohës të rrethanave, do të vazhdojë edhe më tej, për faktin e vazhdimit të bojkotit të punës nga Lista Serbe, por njëkohësisht edhe mosmarrëveshjeve në skenën politike në vend. (REL)

Vetëm Azem Syla sillet dhe largohet pa pranga nga Gjykata

Të gjithë të paraburgosurit në rastin “Toka” sillen dhe largohen nga salla e Gjykatës me pranga, por kjo nuk vlen edhe për Azem Sylën, raporton KTV.

Ai vazhdon të jetë në paraburgim, derisa mbrojtësi i tij e ka paralajmëruar gjykatën se do ta shqyrtojë këtë çështje.

Të martën, kryetari i trupit gjykues e ka ndërruar vendimin dhe i ka lejuar mediat të jenë pjesë e seancës, të cilën e kishte mbyllur një ditë më parë.

Por, seanca ka qenë e pamundur të vazhdojë për shkak të mungesës së një të akuzuari.

Gjykatësi ka lëshuar urdhër-arrest për Berishën, duke thënë se do të vendosë pastaj nëse është e nevojshme të veçojë procedurën ndaj këtij të akuzuari.

Avokati i tij, Ramiz Krasniqi, ka thënë se nuk e di ku gjendet klienti i tij, të cilit ka thënë se nuk i funksionon telefoni dhe nuk ka arritur ta kontaktojë.

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-deputeti i PDK-së Azem Syla, bashkë me 38 persona të tjerë, në mesin e tyre edhe shtetas të Serbisë, akuzohen për 46 pika të ndryshme të akuzës për keqpërdorime me prona në Kosovë.

Kryeministri Mustafa takoi në Shkodër homologun malazias Markoviq

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Malit të Zi, Dushko Markoviq, janë takuar sot në Shkodër të Shqipërisë.

Në faqen zyrtare të Qeverisë së Malit të Zi, konfirmohet se kryeministri Dushko Markoviq është takuar të dielën në Shkodër me homologun e tij nga Kosova, Isa Mustafa. Takimi, thuhet se është realizuar me nismën e Mustafës.

“Bashkëbiseduesit gjatë dialogut miqësor kanë shqyrtuar çëështjet aktuale bilaterale dhe u pajtuan që në periudhën e ardhshme ti japin një impuls shtesë bashkëpunimit, sidomos atij ekonomik ndërmjet dyja vendeve”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Malit të Zi.

Po ashtu, thuhet se të dy kryeministrat kanë diskutuar edhe çëështjet që ndërlidhen me bashkëpunimin dhe nismat rajonale.

Ky takim, nuk është komentuar nga zyrtarët e kabinetit të Mustafës në Prishtinë.

Mediat lokale, duke iu referuar njoftimeve të mediave nga Shqipëria, bënë të ditur se Mustafa e Markoviq janë takuar në një hotel në Shkodër në një takim, sic u quajt, i paparalajmëruar.

Takimi i Kryeministrit Mustafa dhe Markoviq vie në një periudhë të tensioneve në Kosovë rreth një marrëveshjeje për përkufizimin e vijës kufitare ndërmjet dy vendeve, që u arrit më shumë se një vit më parë. Mali i Zi e ka ratifikuar marrëveshjen por Kosova, për shkak të kundërshtimeve me forcë në Kuvend dhe në rrugë të opozitës, e ka tërhequr nga debati i mëtejmë një projekt ligj për ratifikim.

Kryeministri Mustafa nuk ka arritur të mbledhë votat e mjaftueshme në Kuvend për ta kaluar marrëveshjen dhe së fundi ka bërë thirrje për një process të matjes së territorit të Kosovës.

Aktualisht nuk ka njoftime nëse dy kryeministrat kanë diskutuar çëështjen edemarkacionit.

Javë më parë, autoriteteve malaziase u kishte drejtuar një letër edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili kishte kërkuar që Podgorica t’i kërkoj Bashkimit Evropian që çëështja e demarkacionit të mos jetë pengesë për bllokimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Bashkimi Evropian i ka vënë Kosovës kusht për heqjen e vizave, ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

NËPËRMUR – Nga Gëzim Muçolli

Halli i murit që po ndërton paria fashiste e lagjeve veriore të qytetit të Mitrovicës na ka goditur të gjithëve.
Edhe pse neve sot na duket se kemi ngelur tepër të ngrirë nga tronditja se deri ku mund të arrijë budallallëku i projekteve fashiste serbe , në fakt situata është duke arritur pikën e vlimit megjithë temperaturat e dhjetorit.
Problemi nuk është vetëm se a do të flet Agimi dhe Partia e tij AKR që e ka vënë kryetar të Mitrovicës e që aktualisht duket shumë i zënë duke ndërtuar xhaminë e re afër lumit Ibër.
Problem vetëm i yni nuk është se a do të flet zonjusha Edita Tahiri , ministër i dialogut dhe Qeveria e Kosovës që aktualisht shumë mirë janë duke e formuluar heshtjen si mënyrë e daljes nga problemet që kanë shkaktuar me papërgjegjësinë e vet.
Kryeministri i Qeverisë së Kosovës , I papërsëritshmi Prof. Dr. Akademik Isa Mustafa , i përgatitur si gjithmonë ka zgjedhur strategjinë monumentale : Çile guri gojën!
Natyrisht populli nuk hesht . As nuk mund të pret derisa të del dushku.
Por , halli ynë këtë herë është edhe më i madh se beton-armatura e murit të provokatorëve serbë.
Para pak ditëve pas pjesmarrjes së Kryeministrit të Kosovës , i cili arriti atje si një hero antik legjendar duke kaluar rrugë nëpër pyje e male,në një manifestim të organizuar nga KFOR-i. në inaugurimin e një ure që lidh Zveçanin dhe Leposaviqin,të ndërtuar me një investim prej 400 mijë eurove nga NATO, paria e serbëve që flasin në emër të atyre në veriun e Kosovës, deklaroi se ndërpret çdo bashkëpunim me NATO-n.
Ata NATO-N e deklasuan nga roli i Ushtrisë Paqeruajtëse në Ushtri Invazore.
Pra ndoshta duhet që dikush nga Komanda ushtarake e Brukselit ta shikojë këtë mur që po ndërtohet si demonstrim të forcës nga Rakiqët e Kosovës dhe të Beligradit.
Duhet të vendosin se kush ka rolin më të fortë në ruajtjen e paqes dhe garantimin e lirisë së lëvizjes dhe lirive tjera qytetare: NATO apo mafia politike serbe në Mitrovicë?!
Edhe ata tjerët , prap në Bruksel , brenda zyrave të Pallatit të Unionit Evropian duhet ta dijnë se është koha të pranojnë dhe të zgjedhin midis dy përgjegjjeve lidhur me Urën dhe Murin te Ibri:
-ti ndalin punimet pa leje dhe pas rrënimit të murit të dënohen përgjegjësit për sabotim të Dialogut të Brukselit, ose
– të vijnë ta inaugurojnë vet këtë mur si monument të politikës dyftyrëshe të UE ndaj Mitrovicës dhe Republikës së Kosovës.
Pjesën më të vështirë ,natyrisht duhet ta ketë Gjeneralmajori italian Giovanni FUNGO , i 21 nga komandantët e deritanishëm të KFOR në Kosovë nga qershori 1999.
Ai është i thirrur në kauzën e kulmit të çmendurisë serbe, meqenëse ata kanë deklaruar se tashmë NATO-n e konsiderojnë ushtri pushtuese.
A do i përkëdhelë gjeneral Fungo, Rakiqin me shokë apo do të përdorë autoritetin dhe përgjegjësinë e komandantit. Apo do ti bashkohet lojës së tyre duke vënë mbi Murin e turpit tela gjemborë.
Apo mos ndonjë budalla, aspirant karriere madhore diplomatike nga Brukseli mos do ta këshillojë gjeneralin italian që në emër të ruajtjes së “paqes” të urdhërojë patrullime të ushtarëve të Kfor-it përgjatë perimetrit jugor të murit.
Barrikadë pas barrikade, barrierë pas barriere, gabim pas gabimi, mosvendosshmëri pas mosvendosshmërie, mosdenim pas mosdënimi, rruga e miut u bë e gjatë.
Mjafton që dikush nesër mos të zgjohet duke thënë se do të heqin vizat për qytetarët e Kosovës për të lëvizur në UE nëse ata e pranojnë dhe nuk kërkojnë rrënimin e murit .
Po e shtoj edhe një të dhënë jo aq të rëndësishme por të vërtetë. Edhe kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri edhe komandanti i KFOR-it generali Giovanni Fungo janë të lindur të njëjtin vit:1960.
Kanë mjaft vite jetë dhe duhet tu mjaftojnë për të qenë të mençur e të vendosur për ta hequr njollën e turpit : murin fashist në Mitrovicë, në zemër të Europës.
Neve nuk po na pritet më. Jepni urdhër sipas detyrës që keni!
Veproni!
Avanti!

Muri, fund i iluzioneve për bashkim! – Nga Florim Zeqa

Historia e ndarjes së veriut është e gjatë dhe e dhimbshme. Ajo burimin e ka tek marrëveshja e Kumanovës për tërheqjen paqësore të forcave policore dhe ushtarake serbe nga Kosova, e pasuar menjëherë me dislokimin e forcave të KFOR-it francez mbi urën e lumit Ibër. Nga ajo kohë i kaluam mbi 17 vite duke pritur, duke ëndërruar, duke kënduar e vajtuar, duke gënjyer e zhgënjyer vetveten se një ditë do të bashkohet qyteti i ëndrrave dhe kujtimeve tona rinore. Përgjatë këtyre viteve i “provuam” të gjitha mundësitë tona për të bindur (frikësuar) pushtuesin tonë verior të na lërë Mitrovicën, por kot! Atë që nuk mundi ta bëjë shumë vite më parë ylli i muzikës shqiptare, e madhja Shkurte Fejza me këngën; “Jo nuk ndahet Mitrovica”,…provuan ta bëjnë edhe liderët tonë përmes fushatave zgjedhore disa herë në vazhdimësi, përderisa zgjedhjeve të fundit as që humbën kohë të merren me Mitrovicën, shkaku i konsumimit të kësaj çështje në fjalorin e tyre politik. Po i kthehem edhe një herë mesazhit të fuqishëm që shpërndau këngëtarja jonë e mirënjohur, në vargun e saj më kulmor në këngën e saj; “pa u farue me djem e çika, jo nuk ndahet Mitrovica”. Ky varg, për më tepër se mesazh, duhej të ishte si kushtrim mbarëkombëtar, mirëpo në kohën kur u lansua kjo këngë, mesazhi i saj duket të ketë qenë pak sa i vonuar, madje do të thosha edhe shqetë- sues për “bartësit” e luftës, tashmë të akomoduar mirë nëpër institucione shtetërore, të zhytur thellë në luksin përrallor që u solli liria!
Veprimet ishin të planifikuara dhe të koordinuara nga Serbia, Rusia dhe një pjesë tjetër e bashkësisë ndërkombëtare
Një situatë e tillë e krijuar e komandantëve (varfanjak) të shndërruar në milionerë, u bë shkak për irritim dhe thyerje shpirtërore të ish -luftëtarëve të lirisë, të cilët 17 vjet nga përfundimi i luftës të vetmin shpëtim ekzistencial për familjet e tyre e shohin Ligjin (diskriminues) të aprovuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ashtu si ndarja e Mitrovicës që nuk ishte e rastësishme (e planifikuar), edhe veprimet e mëpastajme të pasluftës ishin të planifikuara dhe të koordinuara nga Serbia, Rusia dhe një pjesë tjetër e bashkësisë ndërkombëtare. Për fat të keq, ky projekt antishqiptar pati sukses ndaj njerëzve të mashtruar nga gjysmëliria që u erdhi në gjysmështetin e Kosovës. Ja vetëm një nga rezultatet; ndërtimi i mijëra xhamive në shtetin “laik”, prodhoj qindra luftëtarë të gatshëm për të vdekur në shkretëtirat arabo-aziatike…! Mbetët i pashpjegueshëm fakti, si shqiptarët me kaq lehtësi bien pre e kurtheve dhe planeve të të tjerëve,…dhe me sa vështirësi arrijnë të bashkohen rreth idealit të tyre kombëtar. Nga u vjen gjithë ai motivim shpirtëror të rinjve shqiptarë për të lënë eshtrat e tyre shkretëtirave aziatike, kur aq afër e lënë në duar të serbëve pjesën e tokës më të pasur dhe më të çmuar të atdheut të tyre – Trepçën, tokë me flori siç thotë populli, njërën ndër minierat më të pasura në Evropë dhe botë! Heronj të (vetëm) gjallë të asaj toke janë ata pak banorë shqiptarë të mbetur në pjesën veriore, që me prezencën e tyre fizike janë duke u munduar t’i dalin zot trojeve te veta stërgjyshore, përderisa liderët politikë me hipokrizi sillen ndaj tyre duke u thënë “jo nuk ndahet Mitrovica”, duke mos e bërë as hapin më të vogël politik e juridik për bashkimin e asaj pjese.
Aty përfundon sovraniteti i shtetit të Kosovës
Në anën tjetër, serbët me modifikimin (ndryshimin) e pamjes së barrikadave mbi urën e lumit Ibër, e së fundmi me ndërtimin e Murit ndarës, na rikujtojnë se aty përfundon sovraniteti i shtetit të Kosovës. Ku janë krerët shtetërorë që janë strukur në lëvozhgën e tyre dhe nuk e thonë asnjë fjalë të vetme për Murin ndarës në Veri të Mitrovicës, ku janë liderët partiakë të pozitës dhe opozitës që aq shumë zhurmë bënë për Demarkacionin me Malin e Zi. Ndoshta ky Muri ndarës është më pak i rëndësishëm për ta, në krahasim me zgjedhjet e balotazhit në Drenas, për të grabitur sadopak pushtet në këtë gjysmë shtet. E para që e “ngriti” zërin për Murin serb ishte Ministrja për Dialog, zon(jush)a Edita Tahiri, e cila e vlerësoi ngritjen e këtij muri si ilegal dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit. Masat e para dhe të vetme të shtetit të Kosovës për “parandalimin dhe rrënimin” e atij muri fatkeq ishin këto; vëzhgimi nga një trup policor dhe gjoja dërgimi i inspektorëve të urbanizmit për inspektimin e lokacionit ku po zhvillohen ndërtimet. Pafuqia e shtetit tonë dhe se vërtetë situata do të mbetët e pandryshuar, u vërtetua edhe në konferencën për shtyp të kryeministrit të vendit, e datës 08.12.2016, rreth orës 11.00, i cili për Murin në veri decidivisht u shpreh kështu, po citoj; “Muri do të trajtohet sipas ligjit,…ne nuk do t’i tregojmë muskujt”! Kjo i bie që Muri ndarës do të mbetet aty ku është, i papenguar dhe i paprekur nga institucionet e shtetit të Kosovës. Ndërsa edhe më konfuz dhe i paqartë në të njëjtën konferencë për shtyp ishte ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, i cili e krahasoj Murin ndarës të shtetit tonë me “Murin fantom” të anëtarësimit të Serbisë në BE, pa njohjen e Kosovës,…duke harruar (qëllimisht) se Serbia më shumë se anë- tarësimin në BE-në e çakorduar të këtyre muajve të fundit, e do gllabërimin e territoreve të vendit tonë. Përrallat dhe premtimeve e zon(jush)ës Edita Tahiri, se barrikadat janë një “flluskë sapuni”, u ngrinë në beton dhe hekur, duke legalizuar ndarjen edhe “de facto” të Mitrovicës, pasi ajo “de jure” ka qenë e ndarë më parë në dy njësi administrative (Mitrovica e Veriut dhe Mitrovica e Jugut). Disa analistë, Murin ndarës të Mitrovicës dhe pjesës veriore të shtetit të Kosovës e krahasuan padrejtësisht me “Murin e Berlinit”, gjë e cila nuk përkon as më kohë dhe as ne realitet.
Çka pas…?
Kjo ndarje fatkeqe e territorit dhe ky bllokim i lëvizjes së lirë të njerëzve po ndodh në kohën e integrimeve evropiane e jo në kohën e ndarjeve dhe luftës së ftohtë mes dy blloqeve më të mëdha botërore. Muri ndarës në pjesën veriore, në njërën anë parqet dështimin total të palës kosovare në bisedimet e Brukselit, ndërsa në tjetrën realizimin në plotni të qëllimeve dhe aspiratave serbe ndaj Kosovës. Padyshim, veprimi i radhës i serbëve të veriut do të jetë legalizimi i “Zajednicës” dhe organizimi i Referendumit për ndarjen përfundimtare të veriut të vendit nga Kosova. Përmes akteve pasuese, do të ndodhë edhe zhvendosja e kufirit nga Jarinja në veri të Mitrovicës. Mbase ndokush mund të mos pajtohet me konstatimin tim, por realiteti po e dëshmon se veriu i vendit është shndërruar në “Mollë të ndaluar” për qeveritarët tonë. Mbase atëherë, pushtetarët e Prishtinës do ta kenë më lehtë të bëjnë matjen e kufirit me Serbinë se sa me Malin e Zi.

RRUSHI I THARTË Nga Flora Peci

Kur nuk jemi në gjendje ta arrijmë shkallën e një intelektuali të ndershëm dhe real ,e kthejme anën tjetër të medales se nuk mund të arrijmë aty ku qëndron ai.Është rrush i thartë për ne.

Jam apartiake,por jam shqiptare.Nuk e nënvlerësoj asnjë parti,por jam kundër atyre që i mohojnë vlerat kombëtare.

Mos të shkoj me rrotulla,por po i bie tani “TROÇ “.

Arsimi në Mitrovicë u ngrit dhe u pasurua me vlerat dhe punën e drejtorit të DKA ,gjë që u vërejt edhe nga të tjerët se ky nuk është vetëm mendimi im.

Është fjala për Dr.Pajazit Hajzeri i cili i takon gjeneratës së parë të historianëve të doktoruar në këtë lëmi .Është njeri real, e përfill ligjin dhe mbi të gjitha 30 punëtorë që mbetën me muaj të tërë papaga mujore, ky me ardhjen në post, ua bëri të mundshme t ‘i marrin të gjitha përnjëherë.Diti t’i gëzojë punëtorët, asnjëherë pa e kursyer veten.

E shkarkuan se nuk u pëlqeu mospërfillja e tij për gjëra të paligjshme.

Nuk jam gazetare, nuk njoh parti ,njoh vetëm shqiptari,them unë.

Anëtar i LDK-së shkarkohet nga detyra me shpifje,trillime nga KK,Agim Bahtiri. Luaje mace, kryet e bullit, thotë populli.

Nuk na duan dhe nuk i duam të gjithë ,është normale,por nuk është normale ta shkarkojmë me trillime një njeri të ngritur i cili ka fakte për trilimet e atyre që djerratisin kohën për t’i larguar vlerat nga postet,vetëm pse nuk janë lojalë dhe dhe nuk punojnë në mënyrë të paligjshme.Mendohu o kryetar se a mos ke gabuar sadopak?

Thua sa beson në ZOT ??? Epo kur bën gjëra të tilla ,atëherë je mëkatar para ZOTIT se të tillët nuk kanë vend te Zoti.Me respekt a pa respekt,unë e thashë mendimin tim ,i cili i takon botës demokratike-

SHPREHJA E MENDIMIT TË LIRË .
Rrushi i thartë akoma qëndron lart.

Tekstet anti-semite në tregun e librave, por jo në shkolla

Libra me përmbajtje antisemite shiten në qendër mtë Prishtinës

Në tekstet shkollore, me të cilat mësohet në shkollat brenda sistemit të arsimit në Kosovë, nuk ka përmbajtje anti-semite dhe të tilla që nxisin urrejtje ndaj kujtdo qoftë, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Por, megjithatë, sipas tyre, duhet të verifikohet nëse libra me përmbajtje të tillë shiten në tregjet e librave në Kosovë, në çfarë përmase, si dhe që ato të largohen, por edhe të hetohet prejardhja e tyre botuese.

Reagimi i autoriteteve qeveritare të vendit ka ardhur pak ditë pasi që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga organet kompetente që të fillojnë hetimet për shitjen e librave anti-semite në rrugët e kryeqytetit të Kosovës, si dhe largimin e tyre nga shitja.

Kërkesa e presidentit Thaçit u bë pas ankesës së dy ekspertëve të anti-semitizmit, shtetas izraelitë, Ido Daniel dhe Shimon Samuels, nga Qendra Simon Wiesental, të cilët i drejtuan një letër presidentit të Kosovës.

Siç është thënë në këtë letër, gjatë një vizite në Kosovë, Ido Daniel ka vërejtur në rrugët e Prishtinës shitjen e librave anti – semite.

Faton Abdullahu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson që ekzekutivi i vendit është kundër çfarëdo lloj anti semitizmi në Kosovë, duke u mbështetë edhe mbi parimet mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës, ligjet dhe kushtetutën e saj.

“Ne, apriori, jemi jo vetëm kundër, por jemi edhe të obliguar që në forma të ndryshme ta ndëshkojmë çfarëdo anti – semitizmi në Kosovë. Konsiderojmë që së pari do të duhej që të konstatohej gjendja dhe të vijmë te përfundimet e sakta sa i përket konkretisht ndonjë përmase, dimensioni, çfarë ka kjo lloj qasje në Kosovë dhe mandej të gjejmë forma adekuate, thjeshtë, për ta zbatuar ligjin”, thotë Abdullahu.

Agim Bërdynaj, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Qeverisë së Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo ministri e ka për obligim, por edhe është e kujdesshme që kurrikulat, rregullativat ligjore dhe çdo gjë që ka të bëjë me arsimin, tekstet shkollore dhe mjetet mësimore, t’i nënshtrohen parimeve që lënë jashtë ndikimet që nxisin urrejtjen.

“Megjithatë, ka indikacione. Kemi pasur raste kur ka depërtuar, qoftë ndonjë libër ose broshurë me ngarkesa fetare dhe të tjera. Ne jemi të kujdesshëm dhe çdo herë kur i kemi informacionet për këto, marrim masa. Ndërsa, sa u përket teksteve shkollore, që botohen në bazë të ligjit dhe kurrikulave të Kosovës, asnjë përmbajtje e kësaj natyre nuk është, për shkak se arsimin, me ligj dhe me Kushtetutë, e kemi laik”, thotë Bërdynaj.

Zëvendësministri Bërdynaj ka shtuar se edhe lëshimet, siç i ka quajtur, të pakta, teknike dhe në përmbajtje, në tekstet shkollore, janë rishikuar gjatë këtij viti nga Këshilli Shtetëror për tekstet shkollore dhe së shpejti fillon procesi i ri për botimin e teksteve.

Mirsad Krasniqi, shitës ambulant i librave në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se kërkesën e presidentit Thaçi për heqjen nga shitja të librave anti-semite e kishte dëgjuar përmes medieve. Librat e tillë ai nuk i kishte në mesin e librave që i shiste.

“Çuditërisht, në njëfarë mënyre, u është bërë edhe reklamë. Tash kërkohen edhe më shumë. Ishte fjala për ‘Mein kampf’ apo ‘Lufta ime” e Hitlerit. Vjet është botuar edhe në Gjermani. Do të thotë, e ka kaluar atë kohë që është e paraparë se kur mund të botohej apo ribotohej. Tjetër, në bazë të leximit, ishte edhe një autor David Icke, ku edhe ai, në njëfarë mënyre, po e përshkruan shoqërinë izraelite. Shumica e librave te ne vijnë nga Shqipëria. Këto që unë i përmenda më parë janë botime të shtëpive botuese nga Shqipëria”, thotë ai.

Por, Krasniqi thotë se ka libra edhe nga Lindja e Mesme dhe largët, për të cilat nuk dihet nëse i janë nënshtruar ndonjë kriteri shkencor dhe editues nga botuesit.

“Në qoftë se janë të tilla që krijojnë urrejtjen, edhe unë jam për atë që atë që të largohen. Fundja, jemi në shekullin 21 dhe na duhen mirëkuptimi dhe toleranca. Na duhet bashkëpunimi dhe jo ndarja”, thotë Krasniqi.

Zëdhënësi i ekzekutivit, Abdullahu, thekson se inspektoratet dhe mekanizmat e shtetit, në përgjithësi, duhet t’i qasen kërkesës së presidentit Thaçi për mënjanimin e librave, për të cilat kontaktohet se kanë përmbajtje anti-semite. Ai thekson se shqiptarët, jo vetëm të Kosovës, kanë traditë të shkëlqyeshme sa i përket mendësisë me të cilën i qasen kulturës hebraike, në përgjithësi.

“Ndoshta nuk është e tepërt ta them që çfarëdo që kemi bërë ne, në historinë tonë, si popull, asnjëherë nuk na është dashur, në asnjë variant, që të jemi anti-semitë, për të fituar diçka në të mirë të pavarësisë së Shqipërisë apo të Kosovës”, shprehet Abdullahu.

Në anën tjetër, zëvendësministri Bërdynaj ka theksuar se problem për kontrollimin dhe rishikimin e teksteve mësimore lidhur me përmbajtjen e tyre paraqitet vetëm në rastin e teksteve shkollore, me të cilat mësojnë nxënësit serbë në shkollat në Kosovë.

Kjo, sipas tij, për faktin se ata mësojnë sipas plan-programeve mësimore të Republikës së Serbisë, e po ashtu edhe me tekste të botuara në këtë vend fqinj. Ndonëse është paraparë që tekstet e tilla të miratohen nga komisionet që nxjerrë Ministria e Arsimit e Kosovës, kjo nuk ka ndodhur deri më tash, për shkak të rrethanave politike, që ndërlidhen me komunitetin serb në Kosovë. (REL)

Në fund të vitit – Baba dimri për shumë fëmijë nuk ekziston! Nga Skënder MULLIQI

 

Ndërrimi i moteve shënon  kulmin e stinorit dimëror.Kanë ndryshuar edhe stinët   për të mirë, për dallim nga pushtetet e pas luftës në Kosovë .Nuk po kemi  borë  të madhe dhe as  temperatura shumë të ulëta sikur i kishim  në të kaluarën  e afertë .Bora e madhe , ngrica dhe acari ishin  dikur shumë të pranishme . Nese  kishim borë dhe acarë  më një standard të ulët jetësor, kishim dashurinë e ndërsjellë , kishim më shumë lumturi familjare , kishim  më shumë razillëk . Këto tipare të shqiptarëvë po tretën ngadalë si fluskë sapuni. Edhe ky dimër shumë kënd  e ka zënë gafil siq thotë një fjalë e popullit , pa kulm të mirë mbi kokë , pa veshë dhe kotësh, më shumë kalamajë të cilët  ngrinë në kohën e  të ftoftit . Nuk kan mbetur edhe shumë ditë  nga data e vitit të ri 2017 . Për shumicën edhe ky ndërrim i motëve do të jetë i zymtë , do të jetë viti i shpresave të  thyera  mos të theëm viti i shpresave të fundosura, sepse shpresa thojnë vdes e fundit ! Shumica këtë ndërrim motësh do ti lutën që do tu ngjallën shpresat për një të ardhme më të mirë .  Ndërrimi motive  shumicën do ti  zënë  të mbytur  deri në fyt në borgje karshi KEDS-it , tatimeve , të mbytur në  kredi bankare më kamata marramendëse ,  nga këto  banka më shumë  të formës piramidale  . Ëndrrat e shumë fëmijëve për dhurata  nga  Babadimiri , do të mbesin vetëm një ëndërr e mirë . Shumë  kryefamijarë do ti lutën Zotit , që mos ti qelë sabahi nga mërzia pse fëmijeve të tyre nuk kan mundësi tu sjellin as bukë si duhet në sofër , së  dhuratat e Babadimrit  për ta janë   një luks i  madh. Do  ti thonë njëri- tjetrit së kan fluturuar në krahët  e premtimeve të rreme të  partive  garuese për   pushtet.Do të thonë më zë të lartë , pse jemi kaq popull I nemur ?! Pse edhe tash kur e kemi shtetin tonë , po jetojmë keq  ?… Do të thonë sigurisht së si lejuan  që për 17 vite  të mashtrohen dhe të manipulohen nga këta matrapazë politikë…Do të lebetitin së si gjendjën e abnoromalitetit e pranuan kaq lehtë  si gjendje të normalitetit…Do të rënkojnë   së I ka  mbuluar më shumë e keqja së sa e mira… Unë thëm pse   lejuan që këta liderë të keqinjë  tu duken të mirë .Misioni shtetëror dhe kombëtar nuk  bëhët  më avanturierë politikë. Shteti nuk bëhët demokratik dhe i prosperuar më halabakë dhe kriminelë ordiner. Shteti nuk bëhët më plaqkitës të pronës dhe më tradhtarë të kombit. Kemi  të bëjmë  më  sundimtarë , jo më  njerëz të popullit dhe për popullin . Mbeturinat komuniste në pushtetet  tona në Prishtinë dhe në Tiranë  po na  dërgojnë në humnerë . Këta hyzmeqarë të te keqes ndërrimin  e Vitin të Ri  e kan planifikuar moti , diku në hotelet më të shrejta dhe më  luksoze  në Kosovë , Shqipëri dhe duku në Evropë .Haram ju kofshin   paratë e taksapaguesve .E mbytën popullin  në ëndrra për shumë vite së do të bëhët mirë. Më mjeshtri çdo qendrim  e kthyen në mashtrim. Të bësuarit në Babadimër  për shumë fëmijë  tanë nuk ekziston më .Këta rrugaqë politikë në krye të dy shteteteve shqiptare  , po i   venitin  shpresat e fëmijëve tanë  për jetë më të mirë!   Nga ajo që thash edhe nënkuptohet së Babadimri nuk ka shansë., duke na lënë vëtem ashtu të duket… Fëmijëve do tu duket  Babadimri si njeri  i kamufluar që nuk  do tu sjellë dhurata?!  Baba dimri për shumë fëmijë nuk ekziston! Duhet të mos e humbim  bësimin , së edhe ashtu nuk na ka mbetur  gjë tjetër…

NATO i thotë jo Serbisë për radarin e kontrollit ajror në Kosovë

Drejtori i kontrollit ajror të Serbisë dhe Malit të Zi (SMATSA), Radojica Rovqanin, ka pranuar se i është refuzuar kërkesa nga NATO që të kenë nën kontroll radarin e kontrollit ajror në Kosovë, shkruan B92.

Kompania e vetme në Serbi që është pjesë e Bashkimit Evropian, ka prezantuar projekte serioze që i kontribuojnë SMATSA-s të jetë në krye të Eurocontrol-it, që ka 44 shtete anëtare, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, SMATSA është në finalizimin e lejeve, dokumentacionin e projektit dhe përgatitjen e tokës për ndërtimin e kullës në aeroportin “Nikola Tesla”, si dhe radarin primar dhe atë sekondar në Beograd dhe në Besna Kobil afër Vranjës, duke  pranuar se janë duke punuar në përmirësimin e harduerëve dhe softuerëve të sistemit që është në përputhje me kontrollin më modern të trafikut ajror në Evropë.

“Ndërtimi i kullës së re në aeroportin “Nikola Tesla” dhe aneks ndërtesa do të jetë një nga detyrat më të rëndësishme në vitin 2017”, ka deklaruar Rovqanin duke shtuar se kulla do të jetë njëra nga markat kryesore të aeroportit të Surqinit.

“Radari në Besna Kobil në Vranjë, ndërtimi i të cilës do të fillojë gjatë vitit të ardhshëm, është gjithashtu i rëndësishëm për pjesën jugore të Serbisë, pas mbylljes së kullës në Kopaonik. Falë kësaj kulle do të mund të shohim gjithë Ballkanin, dhe nuk do të varemi nga radari që nuk po na e kthen NATO. Shumë herë kemi kërkuar nga NATO të na e kthej atë radarë, të paktën atë civil, por ata e kanë lidhur këtë me hapësirën e ulët ajrore mbi Kosovën, dhe për këtë kemi vendosur që të mos presim dhe ta ndërtojmë tonin”, ka shtuar Rovqanin.

Misha Glenny: Trump nuk do ta detyrojë Rusinë ta njohë Kosovën

Misha Glenny, gazetar britanik dhe ligjërues në Universitetin Columbia, i ka thënë gazetës së Beogradit, “Danas”, se vështirë mund të parashikohet nëse Rusia për hatër të Trumpit do të mund të njohë pavarësinë e Kosovës, por “të gjithë ata që mendojnë se e dinë se si do të sillet Trumpi si president i Amerikës, nuk e kanë kuptuar thelbin e tij”.

“Nuk pres asgjë të mirë nga Trumpi, por në çfarë forme, me të vërtetë nuk e di”, citon atë “Danas”. Glenny pas zgjedhjes së Trumpit deklaroi se “nuk mund ta marrë me mend se ai do t’i kushtohet situatës ballkanike deri në hollësi, por ai këtë do t’ua lë atyre që do t’i zgjedhë të merren me rolin vendimtar për dizajnimin e politikës në Departamentin e Shtetit”, transmeton Koha.net.

Erkki Bahovski, diplomat estonez dhe ish-zyrtar i Komisioni Europian thekson se rusët me siguri nuk do të njohin pavarësinë e Kosovës.

“Refuzimi për të njohur pavarësinë e Kosovës përbën themelin e politikës së jashtme të Federatës Ruse. Rusia jo rrallë përdor ndërhyrjen e Perëndimit në Kosovë si kundërargument në diskutime rreth invadimit rus në Krime. Ajo që mund duket më e besueshme është që Donald Trump do të përpiqet të shfaq një lloj marrëveshje me rusët rreth Sirisë. Mbetet të shihet se në ç’mënyrë dhe a do të ndodhë fare kjo marrëveshje, por njohja e Kosovës nga ana e Rusisë kapërcen edhe imagjinatën më të çmendur, konsideron Bahovski.

Përfaqësuesit e qarqeve diplomatike të Brukselit po ashtu nuk presin që administrata e presidentit rus, Vlladimir Putin të ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës, ashtu siç “nuk mund të merret me mend që Beogradi t’i vërë sanksione Rusisë”.

Zëvendësi i kryetarit të Parlamentit të Krimesë, Refat Çubarov, gjatë një qëndrimi në Beograd citohet të ketë deklaruar “Tashmë ka plane që Kosova të shkëmbehet për Krimenë, janë parashikime të njerëzve rreth Trumpit. Për shkak të pasojave katastrofike të sanksioneve ndaj saj, Rusia tani aktivisht po kërkon mundësi që të ndryshojë dhe afrojë pozicionin e saj nga bashkëpunimi me SHBA dhe krahas kësaj të ruaj interesat e veta”, dhe ka shtuar se “Rusia do të jetë e gatshme për zgjidhje kompromise dhe për kompromise që të fitojë pushtetin mbi Krimenë”.

Filmi dokumentar për heroin Ahmet Krasniqi dhe e vërteta e luftës së FARK-ut – Nga Skënder Mulliqi

 Ish kryeministri i Shqipërisë, z.Sali Berisha “Kam përshtypjen më të mirë për komandantin, Ahmet Krasniqin , i cili dha një kontribut të ndritrur . Ai ishte një hero i vërtetë që ra nga një dorë vrastare”…

Secilen verë qe vjen pjestarët e Shoqatës Humanitare “Sali Çekaj” më seli në Zvicër , po i vizitojnë vendlindjet e tyre . Në mënyrë të organizuar ata po vizitojnë edhe varrezat e dëshmorëve të kombit në Kosharën Legjendare dhe vende tjera.Po i vizitojnë dhe po bëjnë nderime para heronjëve të kombit , Sali Qekaj e Agim Ramadanit etj . Gjithandej kah prehen eshtrat e atyre të cilët bënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, anetarët e shoqatës gjetën kohë për të qenë aty afër në mesin e bashkëluftetarve duke vënë kurora lulësh, e të cilët nuk janë më në këtë botë, por që nuk do të harrohen kurrë. Kësaj vere pasi që ishin kryer nderimet për deshmorët dhe heronjët e krahut institucional të luftës të udhëhequra nga ushtaraku i karrierës colonel , Ahmet Krasniqi, bashkë më kryetarin e kësaj shoqate e cila beri shumë për shumë familje, për shumë individë e luftetarë të lirisë duke u ndërtuar shtepi të re e ndihma të tjera , Saim Tahirajn u nisem për në Prishtinë, ku Saimi në emer të shoqatës kishte lën një takim më realizuaesit e filmit dokumentarë për colonel; Ahmet Krasniqin. Në shtëpinë e regjisorit të këtij dokumentari më peshë të madhe mbarë kombetare ,Fatos Lokaj, ishin të pranishem disa nga bashkëpunëtorët e ngusht të Ahmet Krasniqit. Saimi më rrëfeu shkurtazi gjatë rrugëtimit tonë së për realizimin e këtij dokumentari janë duke hasur në pengesa të qëllimshme dhe zvarritje tjera. Mësuam nga skenaristi i dokumentarit , Skender Zogaj dhe regjisori Fatos Lokaj së punimet kan arritur në fazën përfundimtare .Këtyre ditëve filmi për colonel, Ahmet Krasniqin e vrarë nga nje dorë mizore dhe tradhëtare u shfaqë për publikun e gjerë në RTV , e cili televizion mëriton qdo lavdatë pasi qe televizonet tjera duket se ishin të penguara që filmi të shfaqet edhe atje .E gjithë ajo qka është bërë në prapaskena kishte reaguar shoqata e cila kishte bërë që ky film pas shumë kohësh të zbardhë të gjithë ta palarat e atyre të cilët e konstetuan krahun e FARKU-t , jo vetem ata të ish LPK-së , por edhe disa nga LDK-ja, kështu thuhet ndër të tjera në reagimin e kesaj shoqate.Unë më kërrsheri të veqantë ndoqa fillimin . Kronologjia e ngjarjëve më duket së është pasqyruar mirë nga regjisori, Lokaj dhe skenaristi, Zogaj.Për jetën dhe veprën e heroit , Ahmet Krasaniqit folën pikërisht ata që edhe u takonte edhe pse ka pasur vend edhe për të tjerë . Folën përsonlitete të shquara të jetës ushtarake dhe të jetës politike në Kosovë dhe në Shqipëri . Ishin të përfshirë në dokumentar bashkëpunëtorët e ngushtë të Ahmetit, ushtarakë ,familijaret e tij , dhe njerëzit nga jeta politike. Mundi dhe përkushtimi i shoqatës që më në fund të dalë në dritë jeta , vepra dhe vrasja e Ahmet Krasniqit është për çdo lavdatë , e kritizerëve , tendenciozëve dhe frikacakëve në këtë rast nuk u mbetët vend .Është turp i madh i gjithë atyre të cilët bën përpjekje që mos të dalë në dritë filmi , I cili pasqyron mirë funksionimin e krahut institucional të luftës ku për komandant kishin presidentin historik të Kosovës , dr.Ibrahim Rugova.Obstrukcioneve të ndryshme të cilat janë bërë qëllimisht për denigrimin e luftës institucionale më shfaqjën e filmit edhe më shumë u ka dalur boja.Ky dokumentarë eshte vëtem një pjesë e akativitetit politikë dhe ushtarak të FARK-ut, por që në fakt fletë shumë . Kosova e shpalli trimin e madh të kombit , Ahmet Krsaniqin hero në kohën kur për president ishte, Fatmir Sejdiu. Ahmeti bashkë më familjën e tij bënë shumë për pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Por e keqja e të gjitha nododhive të pa mira të pas luftës , ishte mos interesimi e institucioneve që vrasja e kolonelit në Tiranë, të zbardhët përfundimisht. E mira është së gjithnjë e më shumë po lakuriqësohen të gjithë profiterët e luftës.Një lakuriqësim në planin ushtarakë këtyre ua bëri edhe dalja në dritë e këtij filmi dokumentar…Tregimi për figurën madhore të kombit, Ahmet Krasniqin është shumë i gjatë kur dihet sa i gjatë ishte aktiviteti i tij politikë dhe ushtarak, duke filluar nga lufta e Kroacisë .Ky dokumentar u pëlqye dhe ka bërë bujë në opinionin e gjerë publik për të mirë.Këtë shkrim e përmbylli siq e përmbylli edhe këtë dokumentarë , ish kryeministri i Shqipërisë, z.Sali Berisha “Kam përshtypjen më të mirë për komandantin , Ahmet Krasniqin , i cili dha një kontribut të ndritur . Ai ishte një hero i vërtetë që ra nga një dorë vrastare ”…

Në Drenas po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme

Banorët e Komunës së Drenasit po votojnë sot për të zgjedhur kryetarin e tyre të ri, pas dorëheqjes së Nexhat Demakut, i shpallur fajtor për krime lufte.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se me kohë janë hapur të gjitha vendvotimet në Komunën e Drenasit, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune.

Me anë të një komunikate, KQZ-ja ka njoftuar se me kohë është shpërndarë materiali sensitiv nëpër të gjitha qendrat e votimit.

Numri i qendrave të votimit është 28, me gjithsejtë 72 vendvotime.

“Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këtë komunë, sipas listës përfundimtare të votuesve të miratuar nga KQZ-ja, është 52 mijë e 569”, thuhet në komunikatën e KQZ-së.

Postin e të parit të Drenasit e synojnë kandidatët: Ramiz Lladrovci (PDK), Bedri Nika (LDK), Isa Xhemajlaj (NISMA), Elmi Thaçi (AKR), Vehbi Berisha (Fjala) dhe kandidati i pavarur Xhavit Drenori.

Nëpërmjet një njoftimi për media, KQZ-ja u ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

Procesin e monitorimit në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit është duke e bërë edhe Koalicioni për Integritet Zgjedhor – KIZ.

Sipas të dhënave nga monitoruesit, nga 72 vendvotime 58 janë hapur me kohë, kurse 12 janë hapur me vonesë prej 10 deri 50 minutash.

“Në shumicën e vendvotimeve, vonesat kanë ardhur për shkak të mungesës së materialit zgjedhor”, thuhet në një komunikatë të këtij koalicioni.

Për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas Prokurori i Shteti, Aleksander Lumezi, ka angazhuar një ekip të prokurorëve për të përcjellë mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

“Prokurori i Shtetit, së bashku me Policinë e Kosovës, janë të angazhuar për mbarëvajtjen e gjithë procesit zgjedhor. Po ashtu, Prokurori i Shtetit njofton të gjithë opinionin se do të reagojë në të gjitha rastet e incidenteve gjatë procesit zgjedhor dhe pas zgjedhjeve, për çdo raportim apo keqpërdorim të votës”, thuhet në komunikatë, ku citohet se, do të merren masa konkrete në rastet e dezinformimit apo informimit të rrejshëm përmes portaleve dhe rrjeteve sociale. (REL)

Drenasi voton, por nuk fiton! – Nga Florim Zeqa

Zgjedhjet e imponuara në Drenas janë përcjellur me skenarin për ruajtjen e vazhdimësisë qeverisëvse në këtë komunë dhe një testim i lehtë subjekteve politike, në prag të hyrjes në vitin e ngjeshur zgjedhor.
Pavarësisht numrit të daljes së votuesve në këto zgjedhje, në temperatura të ulëta dimri, fushata zgjedhore nxori në sipërfaqe të njëjtat sllogane dhe premtime, të njëjtat kritika dhe akuza të ndërsjella mes kundërshtarëve politik.
U premtuan miliona euro dhe mijëra vende pune, ndërtime shkollash dhe objekte tjera, investime në infrastrukturen rrugore, kanalizime, ujësjellës, etj.
Mirëpo logjikisht rrjedh konstatimi, se kryetari i ri edhe sikurse të kishte në dorë tërë buxhetin e shtetit, nuk do të ketë kohë për realizimin e pothuajse të asnjë projekti madhor brenda një viti, kur dihen procedurat burokratike që ekzistojnë në vendin tonë.
Pavarësisht faktit, se cili kandidat i merr votat për kryetar, Drenasi edhe pas këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme do të mbetët në të njëjtat nivele të zhvillimit deri në fundin e mandatit, më pak se një vjeqar të kryetarit të ri.
Pra, do vazhdoj të mbetët njëra nga komunat më të varfëra në shtetin e varfër, të drejtuar nga oligarkët milionerë dhe multimionerë të pasluftës në Kosovë.
Bazuar në faktin që KQZ-ja (e ndikuar nga pushtetarët aktual) nuk e pranoj monitorimin e këtyre zgjedhjeve nga OSBE-ja, dyshohet në një proces të montuar zgjedhor, i cili do të ruaj vazhdimësinë e qeverisjes së PDK-së në Drenas.
Zgjedhjet në vitin e fundit të mandatit politik në komunën e Drenasit, s’janë gjë tjetër veqse një testim i radhës dhe një stërvitje e lehtë e partive politike në prag të hyrjes në vitin e ngjeshur zgjedhor.
Njoftimi që erdhi nga Holanda, që ligji për veprimin e Gjykatës Speciale në këtë shtet të hyjë në fuqi nga 1 janari 2017, është një lajm jo fort i kendshëm për vendin tonë. Ky përafrim i veprimit të “Speciales”, mund të ndikoj që vendi ynë të rrëshqas në trazira të paparashikuara nga të inkriminuarit e skenës politike.
E 2017-ta mund të jetë viti i mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, si pasojë e fillimit të punës së Gjykatë s Speciale.
Në këtë rast, Qeveria dhe Parlamenti që i dhanë “bekimin” fillimit të punës së kësaj gjykate, shumë shpejt do të ndodhen para sfidave të tepër të vështira,…andaj medeomos duhet të përgatisin strategjinë e veprimit, se si të procedohet tutje pas fillimit të arrestimeve të para,…ngase shumë komuna në Kosovë mund të mbesin pa kryetar, qeveria pa ministra apo zv. ministra dhe parlamenti pa një pjesë të konsiderueshme të deputetëve të pozitës dhe opozitës.
Zgjedhjet nga muaji në muaj nuk janë zgjidhje, andaj duhet gjetur mënyrat më të mira për të parandaluar trazirat e mundshme dhe funksionalitetin e jetës institucionale në Kosovë.
Në vend të zgjedhjeve të shpeshta (mujore) nëpër komuna, duhet që puna të vazhdoj me ushtrues detyre deri ne afatin e rregullt zgjedhor, e jo të veprohet sikurse në Drenas, edhe pse më pak se një vit deri në fund të mandatit, padrejtësisht e derguan në zgjedhje duke maltretuar panevojshëm qytetarët dhe dëmtuar buxhetin e shtetit për miliona euro,…përderisa, për të njëjtat motive komunën e Skënderajt e “lejuan” të funksionoj tani e tre vite pa kryetar!
Kështu ndodhë në vendin e paradokseve të quajtur Kosovë, ku ligjin e diktojnë të fortit e politikës, qofshin në pushtet apo prapa grilave!
Bazuar në rrjedhat politike pas fillimit të punës së Gjykatë Speciale, mund të ndodhë që së largu kah mesi i vitit 2017, vendi të shkojë në zgjedhje të përgjithsme, nacionale dhe lokale për të plotësuar vakumin institucional, si pasojë e ndrrimit të vendbanimit të disa prej personaliteteve të larta shtetërore, përfshirë ministra, zv. ministra dhe kryetar komunash.
Pavarësisht veprimeve të Gjykatës Speciale dhe pasojat e saj në skenën politike dhe qeverisjen e vendit, ka ardhur koha për ndryshime substanciale në vendin tonë. 17 vite ishin shumë të gjata për pjesën dërmuese të popullatës, që jetën e kaloj në varfëri, të rënda dhe të mundimshme na dolën të ishin edhe afro nëntë vite pavarësi, ku shteti i ri, “për dikë u bë nënë e për dikë tjetër njerkë”, dikush i gëzon të gjitha privilegjet nga shteti, e dikush tjetër asgjë.
Si pasojë e kësaj situate, Kosova nodhet në prag të shpërthimit të “bombës sociale”, të cilët me padurim e presin armiqt e shtetit tonë, përderisa ndërkombëtarët me kurreshtje i përcjellin të gjitha zhvillimet dramatike në vendin tonë, për të arsyetuar vazhdimësinë e prezencës së tyre në Kosovë.

Drojë nga rrugët alternative drejt luftërave të huaja

Numri i shtetasve të Kosovës, të cilët kanë tentuar të shkojnë në vend-luftimet e huaja, në Siri dhe Irak, por që janë arrestuar nga organet e rendit, gjatë këtij viti ka shënuar rënie. Të paktën, kështu vlerësojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe njohësit e rrethanave të sigurisë në vend, në rubrikën e përjavshme “Fokus” të Radios Evropa e lirë. Sipas tyre, faktorët që kanë ndikuar për rënien e këtij numri, janë të ndryshëm.

Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se numri i shtetasve të Kosovës, të cilët gjatë këtij viti janë parandaluar të shkojnë në zonat e konfliktit, është shumë më i ulët se sa në vitet e kaluara.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim edhe me agjencitë tjera të sigurisë në vend dhe ato ndërkombëtare, ka arritur që ta parandalojë një numër të caktuar të personave, gjatë tentimit të tyre për të shkuar në zonën e konfliktit. Nga viti 2012 deri në vitin 2015 janë rreth 40 persona, përderisa në vitin 2016, deri në këtë periudhë janë 5 të tillë”, thotë zëdhënësi Hoxha.

Por, cilat janë shkaqet që kanë ndikuar në, siç thuhet, trendin e uljes së numrit të personave nga Kosova, të cilët tentojnë, që t’ia mësyjnë zonave të konfliktit në Siri dhe Irak, për t’iu bashkangjitur grupeve ekstreme dhe të dhunshme?

Mentor Vrajolli, hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpjegon se të dhënat nga terreni tregojnë se te qytetarët e Kosovës është ngritur vetëdija lidhur me grupimet ekstreme dhe terroriste që veprojnë në konfliktet në Siri dhe Irak.

“Qytetarët e Kosovës janë të vetëdijshëm që grupet si ISIS-i, janë pa kurrfarë dyshimi organizata terroriste brutale, të cilat keqpërdorin religjionin për të kryer krime absurde ndaj të gjithë atyre që nuk i nënshtrohen botëkuptimeve të këtij grupimi. Pra, qytetarët e Kosovës, tashmë janë të vetëdijshëm se lufta në Siri dhe Irak nuk bëhet për t’u dalë krah qytetarëve të pambrojtur. Andaj, si rezultat, edhe interesimi i qytetarëve të Kosovës për t’iu bashkangjitur këtyre grupeve, ka rënë në mënyrë drastike”, thotë Vrajolli.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Burim Ramadani, profesor i Sigurisë Kombëtare në Kolegjin ISPE, thotë për Radion Evropa e Lirë, thotë se në rënien e numrit të personave nga Kosova që u bashkohen luftërave të huaja, kanë dhënë efekte tri nivele.

Së pari, institucionet e Kosovës dhe shoqëria e Kosovës në përgjithësi, e ka trajtuar më seriozisht këtë çështje. Së dyti, është rritur bashkëpunimi me shtetet e ndryshme dhe bashkëpunimi ndërkombëtar edhe për këtë çështje. Së treti, trendi global i njerëzve që i bashkohen konfliktit në territor të Sirisë dhe Irakut është në rënie dhe kjo ka reflektuar, normalisht, edhe në Kosovë, por edhe në Ballkan”, shpjegon Ramadani.

Shtetasit e Kosovës, të cilët janë parandaluar të shkojnë në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak, deri vonë kanë shfrytëzuar, siç thuhet, rrugët ajrore dhe ata janë ndaluar në aeroporte. Rrugët e tilla, tashmë janë bërë të pamundura për ta.

Megjithëkëtë, mekanizmat e sigurisë, por edhe njohësit e rrethanave të sigurisë, kanë shfaqur drojën dhe dyshimet se persona të caktuar, eventualisht, i shfrytëzojnë rrugët alternative, tokësore, drejt Shqipërisë dhe Malit të Zi, për të vazhduar më pas drejt Italisë, në mënyrë që të arrijnë në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, Vrajolli vlerëson se ekziston probabiliteti që një gjë e tillë mund të ndodhë.

“Sa i përket rrugëve alternative, mund të them se një gjë e tillë, për momentin, është spekulative. Pra, mundësitë që një gjë e tillë të ndodhë, nuk mund të mohohen, për shkak se janë rrugë dhe gjithsesi probabiliteti mund të jetë se ato mund të përdoren. Në qoftë se edhe nuk janë përdorur, ato mund të përdoren në të ardhmen”, vlerëson Vrajolli.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës, Valdet Hoxha, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, shpjegon se autoritetet e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, janë duke punuar për një marrëveshje të përbashkët lidhur me aspektet e sigurisë.

Sipas tij, në këtë kuadër një qendër trepalëshe e bashkëpunimit policor do të jetë me qendër në Plavë, në Mal të Zi, nga ku do të shkëmbehen të dhënat e interesit të përgjithshëm, por me theks të veçantë për fushën e sigurisë, për situatën në rajon dhe më gjerë.

“Në kuptim të përgjithshëm, kjo jep material, kryesisht për parandalimin e akteve të dëmshme kundër rendeve kushtetuese dhe juridike të vendeve përkatëse, duke përfshirë këtu edhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit, luftimin e terrorizmit, por edhe dukuritë tjera, siç është migrimi i paligjshëm, siç është një fushë përmes të cilës mund të lulëzojë ndonjë rrugë e paligjshme e trafikimit me qenie njerëzore, por edhe infiltrimi i ndonjë, po e quaj, luftëtari të Lindjes së Mesme për qëllime të caktuara”, thekson Hoxha.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, numri i përgjithshëm i shtetasve të Kosovës që kanë udhëtuar për në Siri që nga viti 2012 është rreth 316, në mesin e tyre 44 gra dhe 29 fëmijë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Hoxha, thekson se aktualisht në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak, vlerësohet se janë më pak se gjysma e këtij numri të shtetasve të Kosovës.

“Vlerësohet se aktualisht numri i qytetarëve nga Kosova në zonat e konfliktit është rreth 140, duke përfshirë këtu75 persona që dyshohet se në forma të ndryshme janë aktiv në organizatat terroriste, të përcjellë nga gratë dhe fëmijët e tyre”, thotë ai.

Sipas të dhënave të policisë, në Siri dhe Irak, aktualisht janë edhe 38 gra dhe 27 fëmijë, ndërkaq 58 shtetas të Kosovës janë raportuar si të vrarë. Shumica prej tyre besohet të jenë vrarë prej vetë terroristëve pas tentimeve për t’u larguar nga zonat e konfliktit. Deri më tani 117 prej tyre janë kthyer në Kosovë.

Të dhënat e policisë tregojnë se shtetasit e Kosovës, të cilët kanë udhëtuar për në zonat e konfliktit, kryesisht janë të rinj të moshës 18-27 vjeç. Shumica prej tyre, siç thuhet, ishin me gjendje të rëndë ekonomike dhe probleme sociale, me një edukim të ulët ose nuk kanë pasur fare qasje në edukim, si dhe një pjesë e tyre ishin me të kaluar kriminale.

Për gjatë aktiviteteve për parandalim të përhapjes së ekstremizmit, radikalizmit dhe përfshirjes së qytetarëve të Kosovës në konflikte jashtë vendit, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka iniciuar hetime penale ndaj 237 personave, me dyshimin se kanë kryer veprat penale: organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste, pjesëmarrje në konflikte jashtë vendit, organizim, rekrutim, lehtësim dhe financim të terrorizmit, si dhe vepra tjera kundër rendit kushtetutës dhe sigurisë në Republikën e Kosovës.

Si rezultat i këtyre hetimeve, që nga viti 2013 e deri më tash, mbi 127 persona janë arrestuar, duke përfshirë personat kyç të grupit që është marrë me rekrutimin dhe lehtësimin shkuarjes së shumicës së luftëtarëve nga Kosova, në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak. (REL)

Serbët e Kosovës vendim për ndërprerjen e komunikimit me KFOR-in

Kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, në mënyrë të ashpër kanë dënuar “instrumentalizimin e KFOR-it

PRISHTINË – Përfaqësuesit politikë të serbëve nga veriu i Kosovës kanë vendosur të ndërpresin komunikimin dhe bashkëpunimin e mëtejshëm me KFOR-in, sipas tyre, për shkak të qëndrimit të sotëm të kryeministrit kosovar Isa Mustafa në veri të Kosovës.

Në njoftimin e përbashkët të kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovica Veriore, Zveçani, Leposaviq dhe Zubin Potok, thuhet se në mënyrë të ashpër dënohet “instrumentalizimi i KFOR-it, që sot kryente rolin e mbrojtësit politik të Isa Mustafës gjatë vizitës së paparalajmëruar në veri të Kosovës dhe ndërpretet komunikimi dhe bashkëpunimi me KFOR-in”.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa qëndroi sot në veri të Kosovës, ku mori pjesë në ceremoninë dhe lëshimin në qarkullim të urës së re të Bistricës, që lidh komunat Zveçan dhe Lepostaviq në organizim të KFOR-it. Me kryeministrin në veri të Kosovës qëndruan ministri Forcës së Sigurisë të Kosovës Haki Demoli dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skendar Hyseni.

Kryetarët theksojnë se popullit serb në veri të Kosovës nuk mund “me armë t’i imponohet realiteti politik”, dhe shtohet se shumë mashtrohet ai që mendon se me frikësim mund t’i detyrojë serbët të kalojnë përmes njëmendësisë dhe dhunës politike, që sipas tyre ka çuar deri te mospjesëmarrja e përfaqësuesve politikë serbë në institucionet kosovare.

Ndërkohë pas këtij qëndrimi ka reaguar edhe KFOR-i, ku në një njoftim thekson se shpreh keqardhje për mos pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunave të veriore në inaugurimin e urës në Bistricë.

Në njoftim shtohet se ura do të jetë një avantazh i rëndësishëm për zhvillimin e këtyre komuniteteve.

“Urat janë në të vërtetë ndër simbolet më të fuqishme të lidhjes, bashkëpunimit dhe të harmonisë. Ato lidhin njerëzit, hapin rrugët tregtare dhe të sjellin prosperitet dhe tolerance”, thuhet në njoftim nga KFOR-I”, theksohet më tej.

Gjithashtu KFOR-i bën të ditur se në pajtim të mandatit të tij do të vazhdojë të punojë për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë.

Serbët e veriut të Kosovës sot rreth orës 13:00 bllokuan rrugën magjistrale Prishtinë-Leposaviq për të parandaluar zyrtarët kosovarë që të marrin pjesë në lëshimin në qarkullim të urës së Bistricës, por me shoqërim të KFOR-it kaluan në një rrugë tjetër. aa

Policia arreston një zyrtar komunal që fyeu serbët në Asamblenë e Deçanit

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka sqaruar pse u arrestua dje zyrtari nga Deçani, Asim Cenaj. Sipas njoftimit ai u ndalua për shkak të “Nxitjes së urrejtjes racore, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”. Incidenti kishte ndodhur gjatë një debati me qytetarë shqiptarë e serbë të Deçanit, për pronat e banesat e këtyre të fundit.

Në vazhdim njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës rreth këtij rasti: 

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik dhe qytetarëve, Policia e Kosovës përmes kësaj komunikate zyrtare sqaron veprimet policore lidhur me rastin e ndalimit të personit A. C. (viti i lindjes 1984) nga fshati Lloçan i komunës së Deçanit (bëhet fjalë për Asim Cenajn, zyrtar i Komunës së Deçanit, i arrestuar dje pas një mbledhjeje në Deçan – sqarim i redaksisë).

Më datën 1 dhjetor 2016 në sallën e Asamblesë së KK-Deçan ka qenë duke u mbajtur një takim në mes të përfaqësueseve të ndryshëm vendorë e ndërkombëtarë, përfshirë qytetarë shqiptarë nga Deçani, qytetarë serbë ish-banorë të Kosovës, përfaqësues nga OSBE-ja, UNMIK-u, UNHCR-ja, Policia e Kosovës etj., të cilët ishin takuar për të diskutuar lidhur me pronat dhe banesat e qytetarëve, përmes këshillit danez për refugjatë dhe akterëve tjerë.

Gjatë mbarëvajtjes së takimit personi A. C., ka marrë fjalën në këtë takim dhe gjatë fjalimit të tij ka shprehur nxitje të urrejtjes ndaj qytetarëve të pranishëm si dhe i njëjti ka deklaruar se pas daljes nga ai takim brenda 30 min, do t’i ftojë të gjithë qytetarët për t’u ballafaquar me Policinë dhe KFOR-in.

Referuar situatës së krijuar është ndërprerë takimi dhe të pranishmit janë shpërndarë në lokacionet e tyre, ndërsa më vonë personi A. C. është ndaluar nga Policia për “Nxitje të urrejtjes racore, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik” dhe me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.

Fisher emërohet atashe i Mbrojtjes në Ambasadën e SHBA në Kosovë

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka pranuar letër zyrtare nga Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ashton Karter, ku është njoftuar zyrtarisht me emërimin e kolonelit Jeffrey H. Fisher, atashe të Mbrojtjes në Ambasadën e SHBA-ve, në Prishtinë, thuhet në faqen zyrtare të ministrisë.

Më tej, në letër, sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Carter, shpreh bindjen se emërimi i kolonelit Jeffrey Fisher, në detyrën e atasheut të mbrojtës, me përvojën dhe kualitet që ka do të kontribuojë në interes të dyja vendeve tona./Gazeta Express

Mustafa e fsheh incidentin me serbët në Veri

Kryeministri i vendit ka treguar se ka arritur të jetë pjesë e ceremonisë së përurimit urës së ndërtuar nga NATO, që lidh dy komunat veriore me shumicë serbe, Zvecanin me Leposaviqin. Gjatë rrugës për atje, mediat kanë raportuar se, Isa Mustafa ishte penguar nga disa serbë që kishin bllokuar rrugën e eskortës së Kryeministrit.

“Mora pjesë sot në përurimin e urës së ndërtuar nga NATO, që lidh Zveçanin me Leposaviqin, dy qytetet më veriore të Republikës së Kosovës.

Ishte kënaqësi të shoh një urë të ndërtuar me standarde të larta, e cila do t’ua lehtësoj lëvizjen banorëve të kësaj ane. Urime!”, ka shkruar Kryeministri Mustafa në facebook.

Mustafa, bashkë me zyrtarë të kabinetit të tij, ka qëndruar të premten në veri të Kosovës për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga KFOR-i, për hapjen e urës së re të ndërtuar mbi lumin Bistricë, gjegjësisht në mes të komunës së Zveçanit dhe Leposaviqit.

Qëllimi i kësaj ure, më parë është thënë se është, të mbështesë popullatën vendore dhe të përmirësojë mjedisin e qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në këtë pjesë të Kosovës. /GazetaExpress/.

Mustafa shmang bllokadën, shkel në veri

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo kanë përdorur rrugët alternative për të shkuar në ceremoninë e përurimit të urës së re mbi lumin Bistricë.

Ata bashkë me ministrin e FSK-së, Haki Demollin dhe atë të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni kanë përdorur rrugët alternative për shkak se rreth 100 serbë kanë bllokuar rrugën Zveçan-Leposaviq, përkatësisht në Rudarem, transmeton Kosovapress.

Serbët dëshironin të mos kalojë Mustafa në atë pjesë. Ndërkohë, kanë bllokuar edhe kalimin e komandantit të KFOR-it, Giovanni Fungo.

Jemi këtu ku jemi…! – Nga Agron Shabani

….!
Jemi këtu ku jemi për shkak të asaj se “gratë” dhe “burrat e fortë” të “shtetit” dhe “pushtetit”( regjimit) kosovar, “dukën cool”, madje “flasin seksi” dhe vishen (kostumohen) asisojit, saqë shpeshherë i nxisin ose detyrojnë të tjerët për t´u deshur ose qëndruar “gatitur” dhe lakuriq gjatë tërë kohës për shkak të “karismës” dhe “seksapilitetit të madh” të grave dhe “burrave të fortë” të “shtetit” dhe “pushtetit”(regjimit) kosovar!

Jemi këtu ku jemi për shkak të asaj se politika dhe diplomacia e demagogëve, hipokritëve, matrapazëve, analfabetëve ose gjysëmanalfabetëve të ndryshëm institucional dhe funksional në Kosovë të ngjajnë në “çelje gropash” ose “prashitje me gjilperë” nepër ujë i cili “delë i pastërt” nga llumi, balta ose nga rëra pa u filtruar kurrë!

Se këndejmi, në Romanin e njohur “Krimi dhe Denimi” të Fjodor Dostojevskit, e tërë bota e kuptojnë ose e marin vesh se dikush atje..e ka nënën (mamin) kurvë (lavire) ose babain pijanec, me përjashtim të protagonistëve kryesorë të atij romani.

Jemi këtu ku jemi për shkak të asaj se udhët ose rrugët e ndryshme të “suksesëve” ose “integrimëve” të Kosovës në BE-së, Nato, OKB-së dhe kështu me radhë, asnjëherë nuk mund të maten dhe përshkruhen me fjalët ose “premtimet spektakulare” dhe “bombastike” të “etërve” ose “baballarëve” të ndryshëm të partive-shtet dhe shtetit-parti.

Jemi këtu ke jemi për shkak të asaj se atyre që po sundojnë sot me Kosovën dhe shqiptarët, edhe tradhtia e lartë shtetërore dhe nacionale së bashku me vjedhjen, mashtrimin, rrenenën ose gënjeshtrën, u janë shndërruar në dashuri dhe respkt të madh ndaj Kosovës dhe shqiptarëve…!

Jemi këtu ku jemi për shkak të asaj se dikush atje është pagjumë ose i pafjetur edhe në shtrat, duke punuar edhe gjatë natës kundër Kosovës dhe shqiptarëve përmes pozitave ose funksionëve me të larta shtetërore, qeveritare ose parlamentare. Ndërkaq, shumica absolute e shqiptarëve, janë në gjumë ose agoni të thellë edhe atëherë kur “ecin” ose kur “punojnë” gjatë ditës (ditëve) për diell.

Jemi këtu ku jemi, sepse shumica e demagogëve, hipokritëve, matrapazëve, maniakëve, psikopatëve, skizofrenëve, mizantropëve ose filisterëve të ndryshëm institucional dhe funksional në Kosovë, rritën, shtohën ose shumohën në terr ose ërrësirë të plotë si “bimët” helmuese ose asfodelte. Dhe, shumë pak prej tyre në menyrë diellore, stelare( astrale) ose heliotropike.

Jemi këtu ku jemi, sepse rrena (gënjeshtra), mashtrimi, tradhëtia, mediokriteti, analfabetizmi (padituria), krimi i organizuar, droga, prostitucioni, pederizmi ose pedofilia së bashku me anomalitë dhe patologjitë tjera individuale dhe kolektive, si dukët paraqesin çelësin ose formulën kryesore të mirëqenies dhe lumturisë së gjithëmbarëshme objektive dhe subjektive të personave ose individëve të ndryshëm me të meta ose aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale, psikologjike, intelektuale, profesionale dhe të tjera të kontrabanduar dhe involvuar (inkriminuar) në majat me të larta të ekzekutivit dhe legjislativit kosovar dhe kështu me radhë.

Ndërkohë që njerëzit e ditur dhe eskselent atje, gjithmonë i përmbushin detyrat ose obligimet e tyre morale, profesionale, intelektuale, kulturore, patriotike dhe të tjera ndaj kombit dhe atdheut, në atë menyrë që të tjerët nuk i shohin dhe s´i përmushin kurrë.

Ata gjithmonë u afrohen të tjerëve në atë menyrë që qëndrojnë sa me largë prej tyre tyre në kuptim e anomalive dhe patologjive të mesipërme institucionale dhe funksionale në vendin tonë.

NY Post: 5-vjeçari nga Kosova me ‘fuqi të mbinatyrshme’, një magnet human

“Njihuni me 5-vjeçarin magnet,” kështu ka shkruar NY Post për djalin nga Kosova që mendohet të ketë veti magnetike.

“Ky fëmijë është një magnet human. 5-vjeçari Erman Delic nga Kosova zbuloi aftësitë e tij magnetike ndërsa ishte duke parë televizor dhe iu ngjitën lugët. Tani Erman mund të ngjisë monedha, pirunë, madje dhe telefona në trupin e tij. Doktori tha se Erman është plotësisht i shëndetshëm dhe nuk arrin ta shpjegojë aftësinë e tij. Me sa duket ai ka një personalitet magnetik” ka shkruar NY Post për aftësitë e djalit nga Kosova.

Komentuesit kanë patur reagime të shumta, një pjesë e mirë e të cilëve mendonin se bëhej fjalë për ‘djersë të ngjitshme’, që fikson trupat metalikë pas trupit.

 

Mustafa propozon matjen e territorit të Kosovës lidhur me demarkacionit me Malin e Zi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se gjasat për heqje të vizave në vitin 2017 janë shumë të vogla nëse gjatë këtij viti nuk ratifikohet marrëveshja
PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në sencën e sotme të qeverisë së Kosovës deklaroi se në mbledhjen e parë të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian është theksuar se Kosova e ka patjetër të ratifikojë marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi nëse dëshiron regjim pa viza.

Në një kumtesë të qeverisë vihet në dukje se Mustafa ka thënë se gjasat për heqje të vizave në vitin 2017 janë shumë të vogla nëse gjatë këtij viti nuk ratifikohet marrëveshja.

Nga këtu ai apeloi që deputetët kosovarë të miratojnë marrëveshjen për çka propozoi formimin e një komisioni për përcaktimin e hapësirës së territorit kosovar.

“Në qoftë se ka nevojë, ne mundemi që si Qeveri ta themelojmë edhe një Komision i cili do të bënte matjen e sipërfaqes së Kosovës, në bazë të vendimit të Komisionit për përcaktimin e vijës kufitare se sa kilometra katrorë i ka Kosova dhe a është zvogëluar sipërfaqja e Republikës së Kosovës, duke kërkuar edhe prej opozitës të japin edhe ata ekspertë të vetë, sepse mbesim para opinionit ndoshta borxhli që ta njoftojmë opinionin lidhur me të dhënat ekzakte për territorin e Republikës së Kosovës, dhe në qoftë se edhe kjo bëhet shumë e qartë, e saktë, transparente, atëherë nuk ka asnjë arsye që ne mos ta përfundojmë edhe këtë proces”, ka thënë Mustafa i cituar në kumtesën e qeverisë.

EULEX beson se autopsia për rastin Dehari ishte e saktë

EULEX-i e mbështetë Ministrinë e Drejtësisë për rritjen e llogaridhënies dhe transparencës në shërbimet korrektuese.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimi të Ligjit në Kosovë- EULEX e ka cilësuar si tragjedi vdekjen e Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Por njëherësh ka konstatuar se autopsia për këtë rast e prezantuar nga prokuroria ishte zhvilluar saktë dhe në mënyrë profesionale.

“Si pjesë e mandatit të tij, EULEX-i e monitoroi këtë rast dhe beson se hetimet dhe autopsia janë kryer në mënyrë të saktë, profesionale dhe me kujdes, në pajtim me praktikat më të mira evropiane dhe duke i hetuar të gjitha pistat e mundshme”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga EULEX.

“Ndonëse rrethanat janë të jashtëzakonshme, institucionet e Kosovës kanë zbuluar se Astriti ka qenë i vetëm në qeli në kohën kur ka ndodhur rasti. Këtë e konfirmojnë incizimet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e personave të pranishëm. EULEX-i i mbështetë të gjeturat dhe konstatimin logjik të nxjerrë prej fakteve dhe provave të gjetura gjatë hetimeve dhe autopsisë”, vijon komunikata.

Tutje, EULEX-i vlerëson se gjithçka që lidhet me vdekjen e Astrit Deharit duhet të shërbejë për të rikujtuar se megjithëse Shërbimi Korrektues i Kosovës është duke u përpjekur që të bëjë përmirësime dhe se duhet të bëhet edhe më shumë në të ardhmen për t’i parandaluar incidentet si ky dhe humbje të jetëve tjera.

Menjëherë pas këtij incidenti, Ministrja e Drejtësisë e angazhoi EULEX-in për ofrimin e mbështetjes në lidhje me mësimet e nxjerra dhe për përfshirjen e atyre mësimeve në agjendën aktuale të reformave më të gjera në shërbimin korrektues.

Ministrja Hoxha kërkoi prej agjencive që t’i paraqesin të gjeturat e tyre, gjë që ato edhe e kanë bërë.

EULEX-i e përshëndetë theksin e veçantë dhe përmirësimet e iniciuara nga Ministrja e Drejtësisë me qëllim të ngritjes së llogaridhënies dhe transparencës në kuadër të sistemit të sundimit të ligjit.

EULEX-i shprehet i gatshëm që ta ndihmojë Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet tjera të sundimit të ligjit që të ecin tutje në këtë drejtim. (REL)

Halucinacionet e Mustafës për shtetin e pasur të Kosovës, mashtrim i radhës për qytetarët! – Nga Florim Zeqa

Halucinacionet janë semundje mendore, janë përceptime pa prezencën e informatave, janë një fenomen shumë i zakonshem, që nuk është i lidhur vetëm për të parë gjëra që nuk ekzistojnë, por edhe për të pasqyruar realitetin në mënyrën më të shtrëmbëruar.
Kësisoji, njëra nga paraqitjet e fundit të kryeministrit Isa Mustafa në facebook, i ngjante një halucinacioni të nivelit më të lartë, i ngjante një ëndrre të bukur apo një imagjinate përrallore, duke e paramenduar vendin të cilin e drejton në një parajsë të vërtetë.
Me ëndërrimet syhapur, kryeministri po mundohet t’i vëjë në gjumë të thellë edhe një herë qytetarët e vendit, duke ua premtuar parajsen në mesin e ferrit të Dantes!
Si zakonisht kryeministri i vendit ëndërrimet dhe përrallat e tij i shpalos përmes facebookut, aty ku i ka fansat e vet, ku për fat të keq edhe mediat i shëndrrojnë në lajme ditore ëndërrimet dhe meditimet e kryeministrit të facebookut.
I tillë ishte edhe rrëfimi i fundit i Isa Mustafës, sigurisht i zgjuar pas një ëndrre të bukur, ndër të tjera u shpreh kështu, po citoj: “Së shpejti nuk do të jemi shtet i varfër, jemi bërë shteti me normën më të lartë të rritjes ekonomike në këtë pjesë të botës, me një dinamikë të shpejtë të uljes së papunësisë,…andaj t’i shfrytëzojmë fondet e organizatave ndërkombëtare për vende të varfëra, për shkak se Kosova pas një kohe të shkurtër nuk do t’i plotësoj këto kritere”!
Për t’i besuar kryeministrit në halucionacionet e tij, ekzistojnë vetëm dy mundësi; duhet të jesh totalisht injorant ose verbër. Ndryshe realiteti i krijuar në Kosovën e ditëve të sotme e thotë të kundërtën.
Nuk e kam të qartë, si ka mundur kryeministri ta ëndërroj shtetin e pasur të Kosovës pa zhvillim ekonomik, me këtë shkallë të lartë të evazionit fiskal, me këtë lulëzim të krimit të organizuar dhe rritje enorme të korrupsionit në vend.
Si mund të bëhet i pasur një shtet me një buxhet varfërie, pa industri të zhvilluar, me një bujqësi dhe blektori të nivelit më të ulët në rajon, pa investime kapitale nga jasht!
Vallë si ka pasur mundësi të shijoj ëndërra kaq të bukura kryeministri i vendit, në kohën kur mbi 50 % e qytetarëve të vendit jetojnë në varfëri të skajshme, 16 % prej tyre në varfëri ekstreme, si pasojë e rënjes ekonomike të vendit nga mbyllja e qindëra bizneseve, fabrikave dhe uzinave shkaku i mungesës së energjisë elektrike, tatimeve të larta dhe kërkimit të haraçit, si kusht për vazhdimin e punës.
Nuk e kam të qartë, pse nuk ju ka kujtuar në ëndër kryeministrit, se çdo vit nga universitetet publike dhe private prodhohen me mijëra kudro të profileve të ndryshme, të cilët shkaku i mungesës së vendeve të punës në shtetin e tyre, detyrohen t’ia mësyejnë vendeve euro-përëndimore, për t’u shndrruar në fuqi punëtore e kapitalistëve përëndimor, duke u detyruar të kryejnë punët më të rënda fizike për sigurimin e kafshatës së gojës për familjet e tyre.
Është edhe një e vërtetë e madhe që kryeministri Mustafa e dinë fort mirë, ato janë të hyrat nga mërgata që janë duke e mbajtë gjallë jetën e pjesës dërmuese të poullatës në Kosovë.
Poashtu është e vërtetë  e madhe se të hyrat apo siq po i quajnë në zhargonin ekonomik, remitencat e mërgatës sonë, shënojnë rritje nga viti në vit, si rezultat i rritjes së numrit të emigrantëve kosovar në vendet euro-përëndimore,…para të cilat riciklohen siq është më së keqi; një pjesë e tyre përfundon në xhepat e  pushtetarëve, ndërsa pjesa tjetër pasuron oligarkët ekonomik (biznesmenët) dhe  arkën e shtetit serb.
Zoti kryeministër, deshët apo nuk deshët ta pranoni, kjo është  e vërteta e hidhur e jetës së qytetarëve në shtetin e varfër apo në “parajsën” që ju e ëndërroni ta realizoni brenda një nate.
Edhe unë i bashkohem dëshirave tuaja zoti kryeministër, dhashtë Zoti të bëhen realtet, por shteti nuk bëhet dhe as nuk mbahet me ëndrra të bukura, por me punë vetmohuese, sakrifica dhe angazhim të përditshëm, me urtësi dhe tolerancë njerëzore, me bashkëpunim dhe respektim të vlerave dhe gjitha kapaciteteve intelektuale të vendit tuaj.
Kësaj radhe zoti kryeministër kam vendosur t’ju kursej nga kritikat për dështimet tuaja të njëpasnjëshme në qeverisjen  e vendit, pasi një gjë të tillë e provojnë çdo ditë qytetarët e vendit, të cilëve ua keni humbur të gjitha shpresat për jetë në vendin e tyre të shënjtë.
Zgjohu nga gjumi zoti kryeministër, mos u bëjë sikurse puna e asaj dhelprës, të cilës edhe pse ujku i kishte ngrënë gjysmën e prapanicës, thoshte; “ishalla jam në ëndërr”!

PO PËRZIHET PRIZRENI, LIDHJA SHQIPTARE THOT JA KU JEMI – Nga Mr.sc.Nue Oroshi

Komunarët e shitur të Prizrenit dhe të turqizuar vendosën që ta prishin Ditën e Flamurit kombtarë. Ata në këtë ditë të shenjët kur u arritë Pavarsia e Shqipërisë pas plot pesë shekujsh pushtimi aziatik , provokuan rënd shqiptarët duke vendosur flamujt e pushtusve pesë shekullor.

Kjo ndjenjë e reve të zeza aziatike nuk u pranua dhe kurrë nuk do të pranohët nga populli shqiptarë. Të rinjët atdhetarë, reaguan me shpejtësi duke hequr flamujt e ish pushtusve pesë shekullor.I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Presidencës së Kosovës, Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së puneve të jashtme të Kosovës duke denuar qytetarët e Kosovës për incidentin të cilin ata vetë e provokuan. Qeveria është dashur që urgjentisht të shkarkoj komunarët e turqizuar të cilët provokuan me vendosjen e flamujve të pushtusve pesë shekullor, dhe urgjentisht të largohen nga puna.

Politika shqiptare si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë ende nuk e kanë kuptuar se regjimi kriminal i Erdoganit në Turqi, i ka ditët e numëruara. Ata ende nuk e din se në vitin tjetër në Turqi do të fillon lufta qytetare në këtë shtet dhe do të jetë e gjatë. Madje është koha që politika në Shqipëri dhe ajo në Kosovë të ndjek rrugën e Shteteve perëndimore, si dhe të Amerikës që ta bëj një ngrirje të kontakteve diplomatike me Turqinë deri sa të gjindët në pushtet diktatori Erdogan. Nuk ka ura lidhëse me shtete që vrasin qytetarët e saj, me shtete që burgosin kundërshtarët politikë,më shtete ku shkelen të drejtat e njeriut për çdo ditë, me shtete ku nuk iu ipet e drejta e gjuhës pakicave etnike siç është Turqia ku pesë miljon shqiptarë janë asimiluar plotësisht në mungesë të shkollimit në gjuhën shqipe.

E keqja më e madhe është se edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaqi, edhe Ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj janë historian por që fatkeqsisht nuk kanë mësuar asgjë nga Historia Kombëtare, madje ky i dyti ka kryer edhe studime në një shtet mik të Kosovës në Austri. E mos të flasim për Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa i cili është një kukullë e programuar, dhe më një sms që i vjen nga Presidenti ai duhet ta nënshkruaj kumtesën e gatshme që ja dërgojnë vetëm për ta nënshkruar. Politikat shqiptare në përgjithësi me këtë orjentim proturk dhe anti perëndimor, dhe anti amerikan po i shkaktojnë dëme të mëdha ardhmërisë së Trojeve Etnike shqiptare, dhe po kalojnë në krahun e shteteve aziatike, duke thënë qartë se nuk deshirojmë të jemi pjesë e botës së civilizuar perëndimore.

Këto veprime politike janë  duke i parë edhe shtetet e perendimit e në veçanti Gjermania dhe Amerika, se qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës nuk janë fare korrekte me orjentimin perëndimor të tyre. Ata tjetër gjë flasin nëpër takimet e pakta me politikanët perëndimor, dhe krejt tjetër punojnë në punën e tyre. Ata mendojnë se diplomacia perëndimore është duke kullotur barë në Shqipëri dhe Kosovë dhe nuk janë duke parë asgjë. Historikisht është i njohur fakti se shqiptarët durojnë mjaftë por kur këtij durimi i vjen fundi ata reagojnë ashpër. Pushtetarët në trojet Etnike duhet ta dinë një gjë ata janë vetëm udhëheqës momental, por nuk janë pronarë të Trojeve Etnike Shqiptare. Pronar të këtyre trojeve jemi  vetë ne  shqiptarët.

Dhe ne Shqiptarët një ditë do të vendosim që ta qojmë deri ne fund amanetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhe t’iu themi politikanëve të pandërgjegjshëm se mjaftë luajtët me tokën arbërore, mjaft kjo tokë iu duroj. Ndaluni njëherë ose do t’iu ndalim. E në Prizren , po përzihet Prizreni, Lidhja Shqiptare thotë ja ku jemi. Prandaj Qevëria e Kosovës duhet shkarkuar urgjentisht komunarët e turqizuar, duhet lëshuar nga burgu te rinjët që kishin një reagim spontan, që ju ka prekur ndjenjat atdhetare mu në ditën e shenjët të kombit shqiptarë.

Sulmohet konsullata turke në Prizren

Pamje nga Prizreni

 

Autoritetet në Kosovë thanë se të hënën në orët e mëngjesit është kryer një sulm me “lende djegëse” në konsullatën e përgjithshme të Turqisë në Prizren por pa pasoja në njerëz.

Policia tha se besohet që mbi ndërtesën e konsullatës është hedhur shishe me benzinë e njohur si “koktej molotov”, ndërsa pesë persona janë ndaluar gjatë hetimeve për këtë rast.

Sulmi u dënua ashpër nga ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e cila e cilësoi atë si “një akt vandal nga persona të papërgjegjshëm që janë kundër një shteti demokratik e shumetnik si Kosova”.

Në një komunikatë të kësaj ministrie thuhet se ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka komunikuar me Ambasadoren e Turqisë në Kosovë duke e dënuar aktin.

“Marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë të shkëlqyera dhe si të tilla ato nuk do të pengohen e as dëmtohen nga kurrfarë akti vandal e të izoluar që nuk ja duan të mirën Kosovës dhe marrëdhënieve miqësore me Turqinë”, thuhet në komunikatë.

Të hënën Kosova po kremton 104 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Prishtinë por edhe qytete tjera të Kosovës ku 28 nëntori tradicionalisht është kremtuar si ditë e flamurit kombëtar shqiptar.


Send this to a friend