VOAL

VOAL

Policia arreston një zyrtar komunal që fyeu serbët në Asamblenë e Deçanit

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka sqaruar pse u arrestua dje zyrtari nga Deçani, Asim Cenaj. Sipas njoftimit ai u ndalua për shkak të “Nxitjes së urrejtjes racore, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”. Incidenti kishte ndodhur gjatë një debati me qytetarë shqiptarë e serbë të Deçanit, për pronat e banesat e këtyre të fundit.

Në vazhdim njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës rreth këtij rasti: 

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik dhe qytetarëve, Policia e Kosovës përmes kësaj komunikate zyrtare sqaron veprimet policore lidhur me rastin e ndalimit të personit A. C. (viti i lindjes 1984) nga fshati Lloçan i komunës së Deçanit (bëhet fjalë për Asim Cenajn, zyrtar i Komunës së Deçanit, i arrestuar dje pas një mbledhjeje në Deçan – sqarim i redaksisë).

Më datën 1 dhjetor 2016 në sallën e Asamblesë së KK-Deçan ka qenë duke u mbajtur një takim në mes të përfaqësueseve të ndryshëm vendorë e ndërkombëtarë, përfshirë qytetarë shqiptarë nga Deçani, qytetarë serbë ish-banorë të Kosovës, përfaqësues nga OSBE-ja, UNMIK-u, UNHCR-ja, Policia e Kosovës etj., të cilët ishin takuar për të diskutuar lidhur me pronat dhe banesat e qytetarëve, përmes këshillit danez për refugjatë dhe akterëve tjerë.

Gjatë mbarëvajtjes së takimit personi A. C., ka marrë fjalën në këtë takim dhe gjatë fjalimit të tij ka shprehur nxitje të urrejtjes ndaj qytetarëve të pranishëm si dhe i njëjti ka deklaruar se pas daljes nga ai takim brenda 30 min, do t’i ftojë të gjithë qytetarët për t’u ballafaquar me Policinë dhe KFOR-in.

Referuar situatës së krijuar është ndërprerë takimi dhe të pranishmit janë shpërndarë në lokacionet e tyre, ndërsa më vonë personi A. C. është ndaluar nga Policia për “Nxitje të urrejtjes racore, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik” dhe me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.

Fisher emërohet atashe i Mbrojtjes në Ambasadën e SHBA në Kosovë

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka pranuar letër zyrtare nga Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ashton Karter, ku është njoftuar zyrtarisht me emërimin e kolonelit Jeffrey H. Fisher, atashe të Mbrojtjes në Ambasadën e SHBA-ve, në Prishtinë, thuhet në faqen zyrtare të ministrisë.

Më tej, në letër, sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Carter, shpreh bindjen se emërimi i kolonelit Jeffrey Fisher, në detyrën e atasheut të mbrojtës, me përvojën dhe kualitet që ka do të kontribuojë në interes të dyja vendeve tona./Gazeta Express

Mustafa e fsheh incidentin me serbët në Veri

Kryeministri i vendit ka treguar se ka arritur të jetë pjesë e ceremonisë së përurimit urës së ndërtuar nga NATO, që lidh dy komunat veriore me shumicë serbe, Zvecanin me Leposaviqin. Gjatë rrugës për atje, mediat kanë raportuar se, Isa Mustafa ishte penguar nga disa serbë që kishin bllokuar rrugën e eskortës së Kryeministrit.

“Mora pjesë sot në përurimin e urës së ndërtuar nga NATO, që lidh Zveçanin me Leposaviqin, dy qytetet më veriore të Republikës së Kosovës.

Ishte kënaqësi të shoh një urë të ndërtuar me standarde të larta, e cila do t’ua lehtësoj lëvizjen banorëve të kësaj ane. Urime!”, ka shkruar Kryeministri Mustafa në facebook.

Mustafa, bashkë me zyrtarë të kabinetit të tij, ka qëndruar të premten në veri të Kosovës për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga KFOR-i, për hapjen e urës së re të ndërtuar mbi lumin Bistricë, gjegjësisht në mes të komunës së Zveçanit dhe Leposaviqit.

Qëllimi i kësaj ure, më parë është thënë se është, të mbështesë popullatën vendore dhe të përmirësojë mjedisin e qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në këtë pjesë të Kosovës. /GazetaExpress/.

Mustafa shmang bllokadën, shkel në veri

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo kanë përdorur rrugët alternative për të shkuar në ceremoninë e përurimit të urës së re mbi lumin Bistricë.

Ata bashkë me ministrin e FSK-së, Haki Demollin dhe atë të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni kanë përdorur rrugët alternative për shkak se rreth 100 serbë kanë bllokuar rrugën Zveçan-Leposaviq, përkatësisht në Rudarem, transmeton Kosovapress.

Serbët dëshironin të mos kalojë Mustafa në atë pjesë. Ndërkohë, kanë bllokuar edhe kalimin e komandantit të KFOR-it, Giovanni Fungo.

Jemi këtu ku jemi…! – Nga Agron Shabani

….!
Jemi këtu ku jemi për shkak të asaj se “gratë” dhe “burrat e fortë” të “shtetit” dhe “pushtetit”( regjimit) kosovar, “dukën cool”, madje “flasin seksi” dhe vishen (kostumohen) asisojit, saqë shpeshherë i nxisin ose detyrojnë të tjerët për t´u deshur ose qëndruar “gatitur” dhe lakuriq gjatë tërë kohës për shkak të “karismës” dhe “seksapilitetit të madh” të grave dhe “burrave të fortë” të “shtetit” dhe “pushtetit”(regjimit) kosovar!

Jemi këtu ku jemi për shkak të asaj se politika dhe diplomacia e demagogëve, hipokritëve, matrapazëve, analfabetëve ose gjysëmanalfabetëve të ndryshëm institucional dhe funksional në Kosovë të ngjajnë në “çelje gropash” ose “prashitje me gjilperë” nepër ujë i cili “delë i pastërt” nga llumi, balta ose nga rëra pa u filtruar kurrë!

Se këndejmi, në Romanin e njohur “Krimi dhe Denimi” të Fjodor Dostojevskit, e tërë bota e kuptojnë ose e marin vesh se dikush atje..e ka nënën (mamin) kurvë (lavire) ose babain pijanec, me përjashtim të protagonistëve kryesorë të atij romani.

Jemi këtu ku jemi për shkak të asaj se udhët ose rrugët e ndryshme të “suksesëve” ose “integrimëve” të Kosovës në BE-së, Nato, OKB-së dhe kështu me radhë, asnjëherë nuk mund të maten dhe përshkruhen me fjalët ose “premtimet spektakulare” dhe “bombastike” të “etërve” ose “baballarëve” të ndryshëm të partive-shtet dhe shtetit-parti.

Jemi këtu ke jemi për shkak të asaj se atyre që po sundojnë sot me Kosovën dhe shqiptarët, edhe tradhtia e lartë shtetërore dhe nacionale së bashku me vjedhjen, mashtrimin, rrenenën ose gënjeshtrën, u janë shndërruar në dashuri dhe respkt të madh ndaj Kosovës dhe shqiptarëve…!

Jemi këtu ku jemi për shkak të asaj se dikush atje është pagjumë ose i pafjetur edhe në shtrat, duke punuar edhe gjatë natës kundër Kosovës dhe shqiptarëve përmes pozitave ose funksionëve me të larta shtetërore, qeveritare ose parlamentare. Ndërkaq, shumica absolute e shqiptarëve, janë në gjumë ose agoni të thellë edhe atëherë kur “ecin” ose kur “punojnë” gjatë ditës (ditëve) për diell.

Jemi këtu ku jemi, sepse shumica e demagogëve, hipokritëve, matrapazëve, maniakëve, psikopatëve, skizofrenëve, mizantropëve ose filisterëve të ndryshëm institucional dhe funksional në Kosovë, rritën, shtohën ose shumohën në terr ose ërrësirë të plotë si “bimët” helmuese ose asfodelte. Dhe, shumë pak prej tyre në menyrë diellore, stelare( astrale) ose heliotropike.

Jemi këtu ku jemi, sepse rrena (gënjeshtra), mashtrimi, tradhëtia, mediokriteti, analfabetizmi (padituria), krimi i organizuar, droga, prostitucioni, pederizmi ose pedofilia së bashku me anomalitë dhe patologjitë tjera individuale dhe kolektive, si dukët paraqesin çelësin ose formulën kryesore të mirëqenies dhe lumturisë së gjithëmbarëshme objektive dhe subjektive të personave ose individëve të ndryshëm me të meta ose aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale, psikologjike, intelektuale, profesionale dhe të tjera të kontrabanduar dhe involvuar (inkriminuar) në majat me të larta të ekzekutivit dhe legjislativit kosovar dhe kështu me radhë.

Ndërkohë që njerëzit e ditur dhe eskselent atje, gjithmonë i përmbushin detyrat ose obligimet e tyre morale, profesionale, intelektuale, kulturore, patriotike dhe të tjera ndaj kombit dhe atdheut, në atë menyrë që të tjerët nuk i shohin dhe s´i përmushin kurrë.

Ata gjithmonë u afrohen të tjerëve në atë menyrë që qëndrojnë sa me largë prej tyre tyre në kuptim e anomalive dhe patologjive të mesipërme institucionale dhe funksionale në vendin tonë.

NY Post: 5-vjeçari nga Kosova me ‘fuqi të mbinatyrshme’, një magnet human

“Njihuni me 5-vjeçarin magnet,” kështu ka shkruar NY Post për djalin nga Kosova që mendohet të ketë veti magnetike.

“Ky fëmijë është një magnet human. 5-vjeçari Erman Delic nga Kosova zbuloi aftësitë e tij magnetike ndërsa ishte duke parë televizor dhe iu ngjitën lugët. Tani Erman mund të ngjisë monedha, pirunë, madje dhe telefona në trupin e tij. Doktori tha se Erman është plotësisht i shëndetshëm dhe nuk arrin ta shpjegojë aftësinë e tij. Me sa duket ai ka një personalitet magnetik” ka shkruar NY Post për aftësitë e djalit nga Kosova.

Komentuesit kanë patur reagime të shumta, një pjesë e mirë e të cilëve mendonin se bëhej fjalë për ‘djersë të ngjitshme’, që fikson trupat metalikë pas trupit.

 

Mustafa propozon matjen e territorit të Kosovës lidhur me demarkacionit me Malin e Zi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se gjasat për heqje të vizave në vitin 2017 janë shumë të vogla nëse gjatë këtij viti nuk ratifikohet marrëveshja
PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në sencën e sotme të qeverisë së Kosovës deklaroi se në mbledhjen e parë të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian është theksuar se Kosova e ka patjetër të ratifikojë marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi nëse dëshiron regjim pa viza.

Në një kumtesë të qeverisë vihet në dukje se Mustafa ka thënë se gjasat për heqje të vizave në vitin 2017 janë shumë të vogla nëse gjatë këtij viti nuk ratifikohet marrëveshja.

Nga këtu ai apeloi që deputetët kosovarë të miratojnë marrëveshjen për çka propozoi formimin e një komisioni për përcaktimin e hapësirës së territorit kosovar.

“Në qoftë se ka nevojë, ne mundemi që si Qeveri ta themelojmë edhe një Komision i cili do të bënte matjen e sipërfaqes së Kosovës, në bazë të vendimit të Komisionit për përcaktimin e vijës kufitare se sa kilometra katrorë i ka Kosova dhe a është zvogëluar sipërfaqja e Republikës së Kosovës, duke kërkuar edhe prej opozitës të japin edhe ata ekspertë të vetë, sepse mbesim para opinionit ndoshta borxhli që ta njoftojmë opinionin lidhur me të dhënat ekzakte për territorin e Republikës së Kosovës, dhe në qoftë se edhe kjo bëhet shumë e qartë, e saktë, transparente, atëherë nuk ka asnjë arsye që ne mos ta përfundojmë edhe këtë proces”, ka thënë Mustafa i cituar në kumtesën e qeverisë.

EULEX beson se autopsia për rastin Dehari ishte e saktë

EULEX-i e mbështetë Ministrinë e Drejtësisë për rritjen e llogaridhënies dhe transparencës në shërbimet korrektuese.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimi të Ligjit në Kosovë- EULEX e ka cilësuar si tragjedi vdekjen e Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Por njëherësh ka konstatuar se autopsia për këtë rast e prezantuar nga prokuroria ishte zhvilluar saktë dhe në mënyrë profesionale.

“Si pjesë e mandatit të tij, EULEX-i e monitoroi këtë rast dhe beson se hetimet dhe autopsia janë kryer në mënyrë të saktë, profesionale dhe me kujdes, në pajtim me praktikat më të mira evropiane dhe duke i hetuar të gjitha pistat e mundshme”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga EULEX.

“Ndonëse rrethanat janë të jashtëzakonshme, institucionet e Kosovës kanë zbuluar se Astriti ka qenë i vetëm në qeli në kohën kur ka ndodhur rasti. Këtë e konfirmojnë incizimet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e personave të pranishëm. EULEX-i i mbështetë të gjeturat dhe konstatimin logjik të nxjerrë prej fakteve dhe provave të gjetura gjatë hetimeve dhe autopsisë”, vijon komunikata.

Tutje, EULEX-i vlerëson se gjithçka që lidhet me vdekjen e Astrit Deharit duhet të shërbejë për të rikujtuar se megjithëse Shërbimi Korrektues i Kosovës është duke u përpjekur që të bëjë përmirësime dhe se duhet të bëhet edhe më shumë në të ardhmen për t’i parandaluar incidentet si ky dhe humbje të jetëve tjera.

Menjëherë pas këtij incidenti, Ministrja e Drejtësisë e angazhoi EULEX-in për ofrimin e mbështetjes në lidhje me mësimet e nxjerra dhe për përfshirjen e atyre mësimeve në agjendën aktuale të reformave më të gjera në shërbimin korrektues.

Ministrja Hoxha kërkoi prej agjencive që t’i paraqesin të gjeturat e tyre, gjë që ato edhe e kanë bërë.

EULEX-i e përshëndetë theksin e veçantë dhe përmirësimet e iniciuara nga Ministrja e Drejtësisë me qëllim të ngritjes së llogaridhënies dhe transparencës në kuadër të sistemit të sundimit të ligjit.

EULEX-i shprehet i gatshëm që ta ndihmojë Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet tjera të sundimit të ligjit që të ecin tutje në këtë drejtim. (REL)

Halucinacionet e Mustafës për shtetin e pasur të Kosovës, mashtrim i radhës për qytetarët! – Nga Florim Zeqa

Halucinacionet janë semundje mendore, janë përceptime pa prezencën e informatave, janë një fenomen shumë i zakonshem, që nuk është i lidhur vetëm për të parë gjëra që nuk ekzistojnë, por edhe për të pasqyruar realitetin në mënyrën më të shtrëmbëruar.
Kësisoji, njëra nga paraqitjet e fundit të kryeministrit Isa Mustafa në facebook, i ngjante një halucinacioni të nivelit më të lartë, i ngjante një ëndrre të bukur apo një imagjinate përrallore, duke e paramenduar vendin të cilin e drejton në një parajsë të vërtetë.
Me ëndërrimet syhapur, kryeministri po mundohet t’i vëjë në gjumë të thellë edhe një herë qytetarët e vendit, duke ua premtuar parajsen në mesin e ferrit të Dantes!
Si zakonisht kryeministri i vendit ëndërrimet dhe përrallat e tij i shpalos përmes facebookut, aty ku i ka fansat e vet, ku për fat të keq edhe mediat i shëndrrojnë në lajme ditore ëndërrimet dhe meditimet e kryeministrit të facebookut.
I tillë ishte edhe rrëfimi i fundit i Isa Mustafës, sigurisht i zgjuar pas një ëndrre të bukur, ndër të tjera u shpreh kështu, po citoj: “Së shpejti nuk do të jemi shtet i varfër, jemi bërë shteti me normën më të lartë të rritjes ekonomike në këtë pjesë të botës, me një dinamikë të shpejtë të uljes së papunësisë,…andaj t’i shfrytëzojmë fondet e organizatave ndërkombëtare për vende të varfëra, për shkak se Kosova pas një kohe të shkurtër nuk do t’i plotësoj këto kritere”!
Për t’i besuar kryeministrit në halucionacionet e tij, ekzistojnë vetëm dy mundësi; duhet të jesh totalisht injorant ose verbër. Ndryshe realiteti i krijuar në Kosovën e ditëve të sotme e thotë të kundërtën.
Nuk e kam të qartë, si ka mundur kryeministri ta ëndërroj shtetin e pasur të Kosovës pa zhvillim ekonomik, me këtë shkallë të lartë të evazionit fiskal, me këtë lulëzim të krimit të organizuar dhe rritje enorme të korrupsionit në vend.
Si mund të bëhet i pasur një shtet me një buxhet varfërie, pa industri të zhvilluar, me një bujqësi dhe blektori të nivelit më të ulët në rajon, pa investime kapitale nga jasht!
Vallë si ka pasur mundësi të shijoj ëndërra kaq të bukura kryeministri i vendit, në kohën kur mbi 50 % e qytetarëve të vendit jetojnë në varfëri të skajshme, 16 % prej tyre në varfëri ekstreme, si pasojë e rënjes ekonomike të vendit nga mbyllja e qindëra bizneseve, fabrikave dhe uzinave shkaku i mungesës së energjisë elektrike, tatimeve të larta dhe kërkimit të haraçit, si kusht për vazhdimin e punës.
Nuk e kam të qartë, pse nuk ju ka kujtuar në ëndër kryeministrit, se çdo vit nga universitetet publike dhe private prodhohen me mijëra kudro të profileve të ndryshme, të cilët shkaku i mungesës së vendeve të punës në shtetin e tyre, detyrohen t’ia mësyejnë vendeve euro-përëndimore, për t’u shndrruar në fuqi punëtore e kapitalistëve përëndimor, duke u detyruar të kryejnë punët më të rënda fizike për sigurimin e kafshatës së gojës për familjet e tyre.
Është edhe një e vërtetë e madhe që kryeministri Mustafa e dinë fort mirë, ato janë të hyrat nga mërgata që janë duke e mbajtë gjallë jetën e pjesës dërmuese të poullatës në Kosovë.
Poashtu është e vërtetë  e madhe se të hyrat apo siq po i quajnë në zhargonin ekonomik, remitencat e mërgatës sonë, shënojnë rritje nga viti në vit, si rezultat i rritjes së numrit të emigrantëve kosovar në vendet euro-përëndimore,…para të cilat riciklohen siq është më së keqi; një pjesë e tyre përfundon në xhepat e  pushtetarëve, ndërsa pjesa tjetër pasuron oligarkët ekonomik (biznesmenët) dhe  arkën e shtetit serb.
Zoti kryeministër, deshët apo nuk deshët ta pranoni, kjo është  e vërteta e hidhur e jetës së qytetarëve në shtetin e varfër apo në “parajsën” që ju e ëndërroni ta realizoni brenda një nate.
Edhe unë i bashkohem dëshirave tuaja zoti kryeministër, dhashtë Zoti të bëhen realtet, por shteti nuk bëhet dhe as nuk mbahet me ëndrra të bukura, por me punë vetmohuese, sakrifica dhe angazhim të përditshëm, me urtësi dhe tolerancë njerëzore, me bashkëpunim dhe respektim të vlerave dhe gjitha kapaciteteve intelektuale të vendit tuaj.
Kësaj radhe zoti kryeministër kam vendosur t’ju kursej nga kritikat për dështimet tuaja të njëpasnjëshme në qeverisjen  e vendit, pasi një gjë të tillë e provojnë çdo ditë qytetarët e vendit, të cilëve ua keni humbur të gjitha shpresat për jetë në vendin e tyre të shënjtë.
Zgjohu nga gjumi zoti kryeministër, mos u bëjë sikurse puna e asaj dhelprës, të cilës edhe pse ujku i kishte ngrënë gjysmën e prapanicës, thoshte; “ishalla jam në ëndërr”!

PO PËRZIHET PRIZRENI, LIDHJA SHQIPTARE THOT JA KU JEMI – Nga Mr.sc.Nue Oroshi

Komunarët e shitur të Prizrenit dhe të turqizuar vendosën që ta prishin Ditën e Flamurit kombtarë. Ata në këtë ditë të shenjët kur u arritë Pavarsia e Shqipërisë pas plot pesë shekujsh pushtimi aziatik , provokuan rënd shqiptarët duke vendosur flamujt e pushtusve pesë shekullor.

Kjo ndjenjë e reve të zeza aziatike nuk u pranua dhe kurrë nuk do të pranohët nga populli shqiptarë. Të rinjët atdhetarë, reaguan me shpejtësi duke hequr flamujt e ish pushtusve pesë shekullor.I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Presidencës së Kosovës, Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së puneve të jashtme të Kosovës duke denuar qytetarët e Kosovës për incidentin të cilin ata vetë e provokuan. Qeveria është dashur që urgjentisht të shkarkoj komunarët e turqizuar të cilët provokuan me vendosjen e flamujve të pushtusve pesë shekullor, dhe urgjentisht të largohen nga puna.

Politika shqiptare si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë ende nuk e kanë kuptuar se regjimi kriminal i Erdoganit në Turqi, i ka ditët e numëruara. Ata ende nuk e din se në vitin tjetër në Turqi do të fillon lufta qytetare në këtë shtet dhe do të jetë e gjatë. Madje është koha që politika në Shqipëri dhe ajo në Kosovë të ndjek rrugën e Shteteve perëndimore, si dhe të Amerikës që ta bëj një ngrirje të kontakteve diplomatike me Turqinë deri sa të gjindët në pushtet diktatori Erdogan. Nuk ka ura lidhëse me shtete që vrasin qytetarët e saj, me shtete që burgosin kundërshtarët politikë,më shtete ku shkelen të drejtat e njeriut për çdo ditë, me shtete ku nuk iu ipet e drejta e gjuhës pakicave etnike siç është Turqia ku pesë miljon shqiptarë janë asimiluar plotësisht në mungesë të shkollimit në gjuhën shqipe.

E keqja më e madhe është se edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaqi, edhe Ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj janë historian por që fatkeqsisht nuk kanë mësuar asgjë nga Historia Kombëtare, madje ky i dyti ka kryer edhe studime në një shtet mik të Kosovës në Austri. E mos të flasim për Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa i cili është një kukullë e programuar, dhe më një sms që i vjen nga Presidenti ai duhet ta nënshkruaj kumtesën e gatshme që ja dërgojnë vetëm për ta nënshkruar. Politikat shqiptare në përgjithësi me këtë orjentim proturk dhe anti perëndimor, dhe anti amerikan po i shkaktojnë dëme të mëdha ardhmërisë së Trojeve Etnike shqiptare, dhe po kalojnë në krahun e shteteve aziatike, duke thënë qartë se nuk deshirojmë të jemi pjesë e botës së civilizuar perëndimore.

Këto veprime politike janë  duke i parë edhe shtetet e perendimit e në veçanti Gjermania dhe Amerika, se qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës nuk janë fare korrekte me orjentimin perëndimor të tyre. Ata tjetër gjë flasin nëpër takimet e pakta me politikanët perëndimor, dhe krejt tjetër punojnë në punën e tyre. Ata mendojnë se diplomacia perëndimore është duke kullotur barë në Shqipëri dhe Kosovë dhe nuk janë duke parë asgjë. Historikisht është i njohur fakti se shqiptarët durojnë mjaftë por kur këtij durimi i vjen fundi ata reagojnë ashpër. Pushtetarët në trojet Etnike duhet ta dinë një gjë ata janë vetëm udhëheqës momental, por nuk janë pronarë të Trojeve Etnike Shqiptare. Pronar të këtyre trojeve jemi  vetë ne  shqiptarët.

Dhe ne Shqiptarët një ditë do të vendosim që ta qojmë deri ne fund amanetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhe t’iu themi politikanëve të pandërgjegjshëm se mjaftë luajtët me tokën arbërore, mjaft kjo tokë iu duroj. Ndaluni njëherë ose do t’iu ndalim. E në Prizren , po përzihet Prizreni, Lidhja Shqiptare thotë ja ku jemi. Prandaj Qevëria e Kosovës duhet shkarkuar urgjentisht komunarët e turqizuar, duhet lëshuar nga burgu te rinjët që kishin një reagim spontan, që ju ka prekur ndjenjat atdhetare mu në ditën e shenjët të kombit shqiptarë.

Sulmohet konsullata turke në Prizren

Pamje nga Prizreni

 

Autoritetet në Kosovë thanë se të hënën në orët e mëngjesit është kryer një sulm me “lende djegëse” në konsullatën e përgjithshme të Turqisë në Prizren por pa pasoja në njerëz.

Policia tha se besohet që mbi ndërtesën e konsullatës është hedhur shishe me benzinë e njohur si “koktej molotov”, ndërsa pesë persona janë ndaluar gjatë hetimeve për këtë rast.

Sulmi u dënua ashpër nga ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e cila e cilësoi atë si “një akt vandal nga persona të papërgjegjshëm që janë kundër një shteti demokratik e shumetnik si Kosova”.

Në një komunikatë të kësaj ministrie thuhet se ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka komunikuar me Ambasadoren e Turqisë në Kosovë duke e dënuar aktin.

“Marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë të shkëlqyera dhe si të tilla ato nuk do të pengohen e as dëmtohen nga kurrfarë akti vandal e të izoluar që nuk ja duan të mirën Kosovës dhe marrëdhënieve miqësore me Turqinë”, thuhet në komunikatë.

Të hënën Kosova po kremton 104 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Prishtinë por edhe qytete tjera të Kosovës ku 28 nëntori tradicionalisht është kremtuar si ditë e flamurit kombëtar shqiptar.

28 Nëntor 1959: Remzi Baloku qepi dhe i vendosi 200 flamuj nëpër Kosovë (Video)

Një aktivist i çështjes kombëtare, Remzi Baloku, në vitin 1959 kishte qepur 200 flamuj kombëtarë për 28 Nëntorin e atij viti.

Ai, bashkë me shokë, më pas i kishin vendosur nëpër Pejë dhe qytete tjera të Kosovës.

Në këtë aksion kishin shpërndarë edhe afishe.

Flamujt e qepur i vendosnin në shtëpi, në rrugë, e në shtylla elektrike, zakonisht gjatë natës.

Remzi Baloku, më 28 Nëntor 1959 thotë ta ketë themeluar edhe organizatën ilegale për bashkimin e trojeve shqiptare, e cila kishte 42 anëtarë të besueshëm.

Shkollat serbe në Kosovë preferojnë vetëm plan-programet e Serbisë

Ilustrim

 

Në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë, mësimi edhe më tutje zhvillohet sipas plan-programeve të Serbisë. Kjo mundësohet edhe me ligjet e Kosovës.

Në territorin e Kosovës, funksionojnë 102 shkolla të nivelit të ulët dhe të mesëm të arsimit, të cilat punojnë sipas plan-programeve serbe. Kjo e drejtë bashkësisë serbe i mundësohet përmes dispozitave të Planit të Ahtisaarit, si dokumenti gjithëpërfshirës, mbi bazën e të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës.

Shefi rajonal për arsim i Qeverisë së Serbisë në Kosovë, Predrag Stojçetoviq, thotë se në veri dhe jug të lumit Ibër (nga veriu në jug të Kosovës), funksionojnë 70 shkolla fillore, 32 të mesme, si dhe 14 institucione parashkollore. Ai thotë se Qeveria e Serbisë përkujdeset për arsimin në Kosovë, për aq sa ka mundësi.

Gjendja e arsimit në gjuhën serbe, sipas tij, ndryshon, varësisht vendit dhe zonës ku shtrihen vendbanimet e serbëve.

“Veriu i Kosovës funksionon absolutisht sipas rregullave të sistemit arsimor të Serbisë. Asgjë nuk është as më mirë, e as më keq. Disa shkolla madje mund të jenë në gjendje edhe më të mirë sesa ato në Serbinë qendrore”.

“Në Graçanicë, po ashtu, janë disa shkolla në gjendje mjaftë të mirë. Por, nëpër disa mjedise, në enklava gjendja është më e rëndë, para së gjithash në Osojan, Gorazhdec, Rahovec, si dhe në Gorë, ku kuadrot dhe kushtet janë më të dobëta, krahasuar me pjesët tjera”, thotë Predrag Stojçetoviq.

Në anën tjetër, zëvendësministri i Arsimit në Qeverinë e Kosovës, Usmen Baldzhi, thotë se të drejtat e bashkësisë serbe, krahasuar me komunitetet tjera në Kosovë, janë shumë më të mëdha, dhe kjo vërehet edhe në fushën e arsimit. Por, pavarësisht këtij fakti, nënvizon ai, përfaqësuesit serbë nuk pranojnë të diskutojnë në lidhje me integrimin e tyre në kuadër të sistemit arsimor të Kosovës.

“Sa u përket gjërave tjera, pagave, shpenzimeve materiale, mallrave e shërbimeve, pagesës së energjisë elektrike dhe ngrohjes, që të gjitha bien mbi institucionet e Kosovës, përkatësisht Ministrinë e Arsimit. Pra, për të gjitha komunat, edhe ato në të cilat mësimi vijon në gjuhën serbe”, thekson Baldzhi.

Sipas tij, Ministria e Arsimit në Qeverinë e Kosovës po bën çmos që të integrojë bashkësinë serbe. Në këtë frymë, vijon ai, ishte edhe vendimi i Qeverisë së Kosovës që t’i pranojë diplomat e lëshuara nga Universiteti paralel i Mitrovicës veriore.

Baldzhi thotë se organet gjegjëse të Kosovës po bëjnë çmos të integrojnë edhe sistemin arsimor serb, por për të arritur qëllimin nevojitet përkushtimi edhe i anës tjetër.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Qeverisë së Serbisë për sistemin arsimor në Kosovë, Stojçetoviq, thotë se aktualisht nuk ka ndonjë bashkëpunim me organet dhe Ministrinë e Arsimit të Republikës së Kosovës.

“Ne jemi pjesë e sistemit arsimor të Serbisë. Nuk e kemi për obligim që të bashkëpunojmë me Ministrinë e Arsimit të Kosovës dhe se sistemi ynë është i pavarur nga ta”, deklaron Stojçetoviq.

Edhe në lidhje me pagat, ai mendon se ato do të duhej të realizoheshin vetëm përmes buxhetit të Serbisë.

Të gjithë ata që marrin paga nga sistemi ynë i Ministrisë së Arsimit të Serbisë, nuk do të duhej të merrnin pagë edhe nga Ministria e Arsimit e Kosovës. Por, se a ka të tillë, mendoj se po ka”, thekson Stojçetoviq.

Tutje ai thotë se integrimi i sistemit serb të arsimit në kuadër të sistemit arsimor të Kosovës, do të përcillej me shumë probleme, ngase bëhet fjalë për sisteme të ndryshme.

“Çdo integrim i dhunshëm do të sillte deri te thyerjet, apo ndoshta edhe do të nxiste shpërnguljen e popullatës joshqiptare. Mund të them se kushdo që do të merret me këtë çështje, duhet të tregohet shumë i kujdesshëm, sepse mund të përcillet me pasoja të mëdha“, shprehet Stojçetoviq.

Ndryshe, një komision i pavarur i ngritur në Kosovë në vitin 2010 gjatë një rishikimi që u ka bërë teksteve mësimore në gjuhën serbe, ka konstatuar se këto tekste janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe se flasin vetëm për një pjesë të historisë së Ballkanit, nuk promovojnë paqen dhe tolerancën dhe nuk përmendin historinë e popullit shqiptar.

Një shembull i treguar, kishte vënë në pah se në historinë në gjuhën serbe të klasës së shtatë, fëmijët mësojnë se si shqiptarët i kanë sulmuar vazhdimisht serbët me qëllim që t’i shpërngulin nga Kosova dhe se shqiptarët janë prezantuar si plaçkitës të kishave ortodokse. Ndërsa, në historitë për klasat e pesta thuhet se ilirët, (paraardhësit e shqiptarëve), ishin plaçkitës.

Pavarësisht se ishte kërkuar që këto konstatime të hiqen nga librat serbe tëhistorisë, kjo nuk ka ndodhur.

Zëvendësministri Baldzhi thotë se nga një mësim i tillë i historisë, pësojnë më së shumti fëmijët serbë.

“Për shkak të kësaj gjendjeje, më së shumti pëson bashkësia serbe, këta fëmijë, krahasuar me të tjerët, ngase mbesin, si ta them, të vonuar”.

“Ata nuk integrohen, nuk e njohin Kosovën dhe me këtë fakt, ata sikur shkojnë drejt vetizolimit“, thekson ai.

Po ashtu, sipas Baldzhit, në disa mjedise mësohet edhe gjuha ruse, çka nënvizon ai, nuk është se duhet kundërshtuar, por nuk përkon me ambiciet e proklamuara për rrugën pro-perëndimore dhe pro-evropiane.

Përgatiti: Zijadin Gashi

Kosovë: Apeli vërteton 42 vjet burg për shtatë të akuzuar për vepra që lidhen me terrorizmin

Gjykata e Apelit në Kosovë, vërtetoi të premten dënimin me 42 vjet heqje lirie për shtatë persona të akuzuar për veprën penale të terrorizmit.

Të shtatët ishin dënuar më 20 maj të këtij viti nga Gjykata Themelore në Ferizaj për rekrutim dhe nxitje të terrorizmit.

Gjykata e Apelit vërtetoi vendimin e gjykatës themelore në të cilin thuhej se “të pandehurit akuzohen se me dashje u kanë bërë thirrje personave të tjerë për të kryer ose për të marrë pjesë në kryerjen e veprave terroriste, të marrin pjesë në aktivitetet e grupit terrorist dhe të sigurojnë fonde dhe burime materiale, gjatë vitit 2011 – 2014, dhe me këtë kanë kryer veprën penale rekrutimi për terrorizëm”.

Në mesin e të dënuarve është edhe Zekirija Qazimi ish Imam i Xhamisë “El-Kudus” në Gjilan, rreth 50 kilometra në lindje të Prishtinës, i cili u dënua me 10 vjet heqje lirie për rekrutim dhe për nxitje të urrejtjes. Sipas gjykatës imami Qazimi “ka keqpërdorur pozitën e tij si Imam ku publikisht ka nxit dhe përhap urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike dhe grupe tjera që jetojnë në Republikën e Kosovës, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik”.

Gjashtë persona të tjerë u dënuan me nga tre deri në tetë vjet heqje lirie për veprat penale rekrutim për terrorizëm, organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist dhe për veprën penale armëmbajtje pa leje. Tre nga të dënuarit kishin pranuar fajësinë.

Kosova është përballur që nga viti 2012 me përfshirjen e qytetarëve të saj në konfliktet në Lindjen e Mesme. Fillimisht ata u ishin bashkuar forcave opozitare që luftonin për rrëzimin e regjimit të presidentit sirian, Bashar Al Asaad. Por, më vonë, shumica e tyre u bashkuan me organizatat si Al Nusra apo edhe grupi i quajtur Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë.

Sipas autoriteteve në Kosovë, rreth 316 veta besohet se janë përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme, ndërsa atje ende ndodhen 140, nga të cilët 75 luftëtarë dhe 38 gra e 27 fëmijë.

Dy vjet më parë policia filloi hetimet kundër 237 vetave për pjesëmarrje në luftë, nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve të huaj dhe mbi 127 veta janë arrestuar.

Sipas autoriteteve, 117 veta janë kthyer në Kosovë dhe deri tash 35 veta janë dënuar nga gjykatat.

Një prej çështjeve më të diskutueshme është riintegrimi i të kthyerve nga ato luftëra dhe parandalimi i përfshirjes së të tjerëve.

Në dy javët e para të muajit nëntor janë arrestuar 19 persona nën dyshimet për lidhje me grupin militant Shteti Islamik dhe planifikim sulmesh në Kosovë dhe në rajon. Ndonëse nuk janë dhënë hollësi se cilat ishin planet për sulme në Kosovë, policia tha se arrestimet parandaluan sulmet terroriste në ndeshjen e futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit që duhej të zhvillohej në Shkodër e më pas u zhvendos në qytetin e Elbasanit.

Analistët thonë se derisa po përjeton humbje të territoreve në lindjen e Mesme, grupi militant Shteti Islamik po provon të nxisë simpatizantët e tij për sulme në vendet e tyre dhe Kosova duhet të rrisë përpjekjet e saj për të penguar radikalizmin.

Në pranverën e vitit të kaluar parlamenti i Kosovës miratoi një ligj që parasheh dënime deri në 15 vjet heqje lirie për të gjithë ata që marrin pjesë, nxisin apo mbështesin përfshirjen në konfliktet jashtë Kosovës.

Analistët thonë se institucionet duhet të veprojnë jo vetëm më forcën e ligjit por edhe me të ashtuquajturat masa të buta për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm.

Të mërkurën më 23 nëntor, zyra e kryeministrit të Kosovës, ambasada amerikane dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Sipas qeverisë “kjo marrëveshje ofron kuadrin e përgjithshëm të bashkëpunimit për zbatimin e një projekti për të kryer një vlerësim bazik të luftëtarëve të huaj që vijnë ose që janë të lidhur me Kosovën”.

Qëllimi i projektit , sipas qeverisë, “është që të prodhojë një vlerësim gjithëpërfshirës që mund të përdoret për hartim të politikave të bazuara në dëshmi për parandalimin e radikalizmit të dhunshëm në burgje dhe në komunitete, për të informuar aktivitetet për deradikalizim dhe riintegrim, si dhe për të siguruar një drejtim strategjik për Strategjinë e Kosovës për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Planin e saj të Veprimit”.

Xhemajl Mustafa- sinonim i një intelektuali dhe veprimtari të përkryer – Nga Skënder MULLIQI

Përvjetorët e dhembjes dhe të krenarive kombëtare

 

Po vijnë ditët më të  acarta që i sjellë stina dimërore.Këto ditë bëhën të vështira për shumë familje , të cilët nuk i kan kushtet e mira të jetës. Shumë familje skamnore nuk e kan si duhet as bukën e gojës dhe gjerat tjera elementare .Kësaj radhe do të flasim pak për një temë tjetër gjithashtu të dhembshme . Tema e vrasjëve politike nuk do të hiqët kurrë si temë  qendrore  , deri atëherë kur të zbardhën të gjitha  vrasjët. Nuk do të këtë prosperitet të Kosovës  , deri sa mbi supe i  rëndojnë   vrasjët politike .Fundi i nëntorit të vitit 2000 shënoi vrasjën e njërit nga themeluesit e LDK-së, të datës 23 dhjetor të vitit 1989, intelektualit në zë, Xhamajl Mustafës. Data e vrasjës është data më e dhembshme për familjën , për LDK-në dhe  për Kosovën .Në këtë datë kriminelët në pragun e shtëpisë e vranë një veprimtarë të shquar të çështjës kombëtare. E vranë pabesisht dhe tradhëtisht gjakapërësit e pasluftës siq morën edhe shumë jetëra të veprimtarëve të tjerë të LDK-së dhe ushtarakëve  të vijës institucionale të luftës qlirimtare.Që nga themelimi I LDK-së  e deri sa u vra , Mustafa ishte këshilltarë I presidentit, Rugova. Ai ishte i angazhuar edhe si columnist në gazetën Bota sot në rubrikën e tij javore .U shqua  më shkrime të guximshme dhe vizionare .Pena e tij  e mprehet  më korrektësi i përshkroi të gjitha  ngjarjët më të cilat përballej  Kosova dhe populli i saj.Sot, kur është përvejtori i këtij vigani  të letrave shqipe  sigurisht së shtohet dhembja dhe malli për figurën atëdhetare te Xhemajl Mustafës. Këtë mall në shpirt e ndien më të madhe familja  Mustafa, e cila si ngushllim të vëtem do ta kishte zbardhjën e kësaj vrasjeje pas 17 vitësh . Drejtësia kurrë nuk e tha fjalën e vet. Nuk e dhan fjalën e premtuar së do të zbulohet  kjo vrasje shpejt  administrata mamute e UMNIK-ut , nuk u zbardh kjo vrasje as nga organet e EULEX-it,  dhe nuk u zbradhë  as nga Policia e Kosovës.  Grupet kriminale të  cilat vepruan  , e përgjakën Kosovën duke I shkaktuar plagë të pa mbyllura .Bashkë më vrasjët ata vranë nje pjesë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Duke vrarë një intelektual të madh si Xhemën e vranë lirinë e shprehjës , e vranë keq fjalën e lirë aq të nevojshme   në Kosovën e shumë martirëve dhe dëshmorëve të kombit. Kush e ka pritur së pas luftës do të kemi alamet vrasje për motive të ndryshme , por edhe për motive politike ?! Pak kush ose veq ata që kan dhënë urdhëra !!! Atë ditë të varrimit të Xhemës foli  presidenti Ibrahim Rugova, i cili e pati bashkëpunëtorin më të afërt dhe njeriun më të besuar. Ai foli më pikëllim dhe i deprimuar… Pas vrasjës së Xhemajlit doli libri I tij i vëtëm “Një lutje për Prishtinën”.Mustafa  sigurisht edhe vet do të dëshironte shumë  që kjo vrasje të ishte vrasja e fundit në Kosovë!  Por ,fatkëqësisht vrasjët  vazhduan  pa ndalshem . Janari  është muaj  i tragjedive dhe krenarisë kombëtare.Në këtë muaj u vranë figurat më të ndritura të kombit .U vranë  Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, pas luftës po  në muajin  në janar  vdiq presidenti historic i Kosovës , Ibrahim Rugova. U vranë në menyrë macabre  ushtarakët, Smajl Hajdaraj dhe colonel, Tahir Zemaj vet i treti. Të lutemi sërish që këto vrasje më në fund do ta gjejnë dritën e diellit… Mos të mbetet ky vëtem një refren i përseritur ,por të përjetojmë të gjithë   funksionimin e shtetit ligjor dhe demokratik. Edhe ky përvjetor për familjën Mustafa , shokët , miqët dhe dashamirët e shumtë ,ka  ngjallë dhembje , por edhe krenari që paten  një njeri të mirë  si Xhemën …

Fjalim prekës i babait të Astrit Deharit

Voal – Avni Dehari, babai i aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka thënë se nuk mjafton suspendimi që u bë ndaj disa zyrtarëve të Burgut të Prizrenit, 18 ditë pas vdekjes së djalit të tij.

Ai u shpreh se drejtësia duhet të vihet në vend, për hir të drejtësisë.

Ai ka bërë thirrje që të kryhet puna me ndërgjegjshmëri.

“Mos na mëshironi ne, mëshirojeni drejtësinë”, tha Avni Dehari.

Ky është fjalimi i plotë i Avni Deharit:

Këto kamera këto mikrofona që i keni drejtuar drejt nesh, drejtojani Ministrisë së Drejtësisë, drejtojuni Ministrisë së Punëve të Brendshme, pyeti ata se si ndihen të gjitha ata deri me sot që kanë humbur padrejtësisht prindërit e tyre, pyetini ata se si ndihen që kanë humbur bijat dhe djemtë e tyre.

Pyetni ata se si ndihen familjarët që djemtë e tyre padrejtësisht janë akuzuar për terrorizëm. Pyetni ata se si ndihemi që djali im Astrit Dehari në rrethana të paqarta ka gjetur vdekjen.

Pyetni prokurorin Sylë Hoxhen pse u nguten dhe dulën me një raport ende pa u kryer hetimet pse nuk priten edhe të marrin mendimin e ekspertëve të mjekësisë ligjore të pavarur.

Pyetni të gjithë ata që kanë përgjegjësi pse për një telefon që u vodh në shtëpinë e kryeprokurorit të shtetit u suspenduan menjëherë ata që u konsideruan përgjegjës .

Nëse doni ta gjeni të vërtetën, nëse doni ta ndihmoni Kosovën kërkojeni lepurin jo ku mund të flenë por aty ku flenë. Kryeni punën me ndërgjegjëshmëri, kryeni punën me drejtësi nëse doni ta ndihmoni Kosovën. Mos na mëshironi ne, mëshirojeni drejtësinë.  /ZERI/ 

Kosova nuk është gati për Ligjin për lustrim

Përkundër nevojës për një Ligj për lustrim, në Kosovë ende nuk ekziston një klimë e favorshme politike për miratimin e tij.

Ligji do të “ndriçonte” veprimet në sistemin e kaluar komunist të personave me funksione në institucione politike dhe publike dhe të atyre që i pretendojnë këto funksione.

Nisma dhe propozimet për një Ligj të tillë ka pasur në Kuvendin e Kosovës rreth 7 vjet më parë, por ato kanë ngecur për shkak të mosgatishmërisë së deputetëve të partive që ishin në pushtet në atë kohë për ta miratuar atë.

Ismet Salihu, profesor i të Drejtës Penale, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpjegon se çfarë nënkupton Ligji për lustrim.

“Do të thotë, që të ndriçohet, kanalizohet dhe të prezantohet puna, sjellja, veprimet e personave, posaçërisht të këtyre që janë në pozita, deputetë, ministra, zëvendësministra, drejtorë të policisë, gjyqtarë, prokurorë, etj. Do të thotë, çfarë të kaluare kanë pasur më parë, posaçërisht në sistemin komunist, në vitet 70, 80-85, e sidomos në periudhën e aparteidit që ka qenë prej viti 1989 e deri ën shpërthimin e luftës”, ka thënë profesor Salihu.

Sipas tij, ndriçimi i tillë do të nevojitej për faktin që të konstatohet se a kanë personat e tillë integritet moral, etik, njerëzor për të qenë në pozitat drejtuese dhe përfaqësuese.

Nait Hasani, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se Ligji për lustrim ka qenë dhe mbetet i nevojshëm.

Por, sipas tij, sikurse para rreth 7 vjetësh, kur partitë në pushtet nuk kanë pasur vullnet politik ta miratojnë një ligj, ngjashëm edhe sot, vullneti i tillë mungon tek partitë e koalicionit qeverisës.

“Ky (Ligji për lustrim) do ta lironte politikën nga hipoteka dhe do të krijonte një mundësi për të ardhme më të mirë dhe për vullnetin e qytetarëve për ta pasur një të ardhme më të mirë. Kjo nuk është bërë për shkak se atëherë kishte një koalicion. Tani, mendoj se përsëri është një gjendje e tillë. Kjo do të thotë se përsëri nuk ka mundësi që të krijohet dhe shpresojmë për të ardhmen”.

Të nevojshëm Ligjin për lustrim e ka cilësuar edhe Armend Zemaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike të Kosovës. Sipas tij, rrethanat, kushtet dhe specifikat e tranzicionit në Kosovë kanë krijuar ambient në të cilin nuk është gjetur përkrahja për miratimin e një ligji të tillë.

Megjithatë, ai beson që tash nuk ekzistojnë pengesa të tilla për miratimin e këtij ligji.

Por, si e sheh ai hezitimin që ende ekziston për një Ligj të lustrimit?

“Tash, unë i takoj gjeneratës së re dhe ndoshta është e padrejtë që të paragjykojë për të kaluarën e shumë njerëzve, sepse kjo më shumë ta prekë një gjeneratë më të vjetër. Por, besoj që ata, vetvetiu, të cilët janë pjesë të vendimmarrjes, nuk duhet të hezitojnë që Kosova ta ketë një ligj të tillë, ashtu siç e kanë miratuar të gjitha vendet demokratike, sidomos ato, pas shpalljes së pavarësisë, e që kanë qenë të okupuara”.

Profesor Salihu thekson se përkundër asaj që ai beson se një Ligj për lustrim ka qenë dhe është i nevojshëm, megjithatë, sipas tij, në situatën aktuale që mbretëron në Kosovë, një ligj i tillë më shumë do të krijonte pasoja negative se sa pozitive.

“Për shkak se situata politike është mjaft e brishtë. Do të filloj punën edhe Gjykata speciale ne vitin e ardhshëm dhe po që se i hyjnë kësaj pune, në këto dy -tri vitet e ardhshme, do të ketë vetëm pasoja vetëm të dëmshme dhe asgjë nuk do të ketë dobi Kosova prej këtij ligji”.

Profesor Salihu thekson se miratimi i Ligjit për Lustrim vështirë se do të mund të shqyrtohet edhe 5 ose më shumë vjet, për shkak të ecurive që priten të ndodhin në tre apo katër vjetët e ardhshëm në Kosovë. (REL)

Kryeministri Mustafa kërkon zbardhjen e vrasjes së Xhemajl Mustafës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në 16-vjetorin e vrasjes, ka përkujtuar veprimtarin e shquar të Kosovës, Xhemajl Mustafa.

“Sot, bëhen 16 vjet nga vrasja tinëzare e Xhemajl Mustafës, intelektualit të jashtëzakonshëm dhe veprimtarit të shquar të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, një prej emblemave të lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci të prirë nga Presidenti Historik, Ibrahim Rugova”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa.

Ai ka thënë se Xhemajl Mustafa, gjatë veprimtarisë kolosale në shërbim të atdheut, dha kontribut të madh për realizimin e aspiratave të popullit të Kosovës, me theks të veçantë, në fushën e informimit dhe të sensibilizimit të opinionit vendor e ndërkombëtar, për Kosovën dhe kauzën e saj.

“Mbi të gjitha, Xhemajl Mustafa ishte një njeri i jashtëzakonshëm, optimist, me vullnet të pathyeshëm dhe me qetësi të admirueshme shpirtërore, i cili në çdo kontakt rrezatonte pozitivitet, besim dhe virtytet më të larta njerëzore”, ka shtuar më tej kryeministri Mustafa.

Mustafa e ka ripërsëritur kërkesën e tyre “për zbardhjen sa më të shpejt të vrasjes së Xhemajl Mustafës dhe dhjetëra personaliteteve politike të shquara të Kosovës, të vrarë në atë periudhë”./Insajderi.com

“Sot, bëhen 16 vjet nga vrasja tinëzare e Xhemajl Mustafës, intelektualit të jashtëzakonshëm dhe veprimtarit të shquar të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, një prej emblemave të lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci të prirë nga Presidenti Historik, Ibrahim Rugova”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa.

Ai ka thënë se Xhemajl Mustafa, gjatë veprimtarisë kolosale në shërbim të atdheut, dha kontribut të madh për realizimin e aspiratave të popullit të Kosovës, me theks të veçantë, në fushën e informimit dhe të sensibilizimit të opinionit vendor e ndërkombëtar, për Kosovën dhe kauzën e saj.

“Mbi të gjitha, Xhemajl Mustafa ishte një njeri i jashtëzakonshëm, optimist, me vullnet të pathyeshëm dhe me qetësi të admirueshme shpirtërore, i cili në çdo kontakt rrezatonte pozitivitet, besim dhe virtytet më të larta njerëzore”, ka shtuar më tej kryeministri Mustafa.

Mustafa e ka ripërsëritur kërkesën e tyre “për zbardhjen sa më të shpejt të vrasjes së Xhemajl Mustafës dhe dhjetëra personaliteteve politike të shquara të Kosovës, të vrarë në atë periudhë”./Insajderi.com

Qeveria ftesë publike Listës Serbe që të kthehet në institucione

Qeveria e Kosovës thotë se i ka dyert e hapura për përfaqësuesit e Listës Serbe që të rikthehen dhe vazhdojnë punën në kuadër të institucioneve qendrore.

Zyrtarë të ekzekutivit theksojnë se deri më tash nuk kanë pranuar ndonjë shkresë nga Lista Serbe për bojkotimin e institucioneve qendrore të Kosovës. Andaj, Listës Serbe nuk do t’i drejtohet ftesë me shkrim që të kthehet, por do të ftohen përmes deklarimeve publike.

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Bajram Gecaj, tha për Radion Evropa e Lirë se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tashmë u ka bërë ftesë publike përfaqësuesve të Listës Serbe.

“Ftesa është serioze. Ne presim që ata të vijnë dhe t’i përgjigjen asaj ftese. Presim që të ulen me kryeministrin dhe t’i shprehin të gjitha brengat që i kanë për të gjitha çështjet që mund të jenë kontestuese”.

“Ata na kanë thënë se ju nevojitet edhe pak kohë që të konsolidohen brenda për brenda, pra diskutime të brendshme dhe ne nuk ua kemi vënë lakun në fyt, siç thotë populli. Pra, ne po presim që ata kurdo që të jenë të gatshëm të vijnë te kryeministri dhe t’i diskutojnë të gjitha brengat që i kanë”, tha Gecaj.

Subjekti politik, Lista Serbe, që përfaqëson komunitetin serb në institucionet e pushtetit lokal dhe qendror në Kosovë, ka deklaruar se është në pritje të ftesës nga kryeministri dhe partitë e koalicionit qeverisës që të bisedojnë rreth kthimit në institucione.

Kryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka deklaruar se ai dhe Lista Serbe janë të gatshëm të ulen dhe bisedojnë me kryeministrin Isa Mustafa dhe krerët e partive partnere të koalicionit në Prishtinë.

“Ne edhe më tutje presim që partnerët tanë të koalicionit të na ftojnë dhe të na propozojnë se si ta tejkalojmë këtë vakuum politik dhe këtë krizë politike”, ka thënë Simiq për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, varësisht ftesës dhe propozimit që do të ofronin krerët e koalicionit në Prishtinë, atëherë Lista Serbe do të vendoste nëse do të rikthehej në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës.

Lista Serbe mori vendim që të ngrijë përfaqësimin në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës në shenjë proteste pas miratimit të Ligjit për Trepçën dhe atij për Investimet Strategjike.

Gecaj tha po ashtu se koalicioni qeverisës Listën Serbe edhe më tej e konsideron pjesë të koalicionit.

“Ata janë pjesë e institucioneve, megjithëse nuk kanë dalë në punë. Pra, kemi një koalicion pas zgjedhor me PDK-në, Listën Serbe dhe komunitetet tjera. Ata janë partnerë tanë”, tha Gecaj.

“Unë e kam thënë disa herë deri tash që një koalicion qeverisës – që të qeverisë – duhet t’i ketë 61 vota. Ne kemi shumë më shumë se 61 vota. Por, megjithatë, nuk ka vota ta mjaftueshme për çështje që kërkojnë dy të tretat apo 80 për qind”, ka thënë Gecaj.

Përfaqësuesit e komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës kanë thënë se prioritet për bashkësinë serbe në Kosovë është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Themelimi i Asociacionit pritet të jetë një nga temat kryesore në rast se Lista Serbe do të ulet me partnerët e koalicionit qeverisës në Prishtinë. (REL)

“Simitet” e Diasporës, të bashkuar rreth Ramës e Thaçit! – Nga Florim Zeqa

Maskarada mashtruese apo i ashtuquajturi “Samit i Diasporës”, i organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i mbajtur nga datat 18-20 nëntor 2016, është njëra nga lojërat plot hipokrizi të pushtetarëve në Tiranë dhe Prishtinë në raport me mërgatën tonë. I ashtuquajturi “Samit i Diasporës” i paraparë të mbahej në muajin Mars të këtij viti, u mbajt tetë muaj me vonesë nën moton “Të gjithë për Shqipërinë”, të kësaj logoje të maskaradës mashtruese dhe nënçmuese njëkohësisht, kur dihet fakti se mërgata shqiptare asnjëherë në historinë e saj të gjatë nuk ka qenë më e injoruar, anashkaluar dhe abuzuar sikurse të ketë qenë në këtë dekadën e fundit nga dy qeveritë e shteteve shqiptare. Në dekadën e fundit, diaspora shqiptare, nga qeveria e Tiranës dhe Prishtinës u përdor dhe u bë pjesë e agjendave politike vetëm në raste krizash politike, duke u përdorur si dekor festimesh dhe për dekorim të ndonjë sekseri të tyre në Diasporë, gjoja për punën dhe veprimtarinë atdhetare. Zyrtar të lartë shtetërorë nga Kosova dhe Shqipëria, ministra dhe ambasadorë gjatë vizitave mërgatës sonë, takojnë vetëm individët dhe grupacione të afërta me ta, duke asistuar në hapjen e ndonjë shkolle të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, ndonjë aktiviteti të vockël kulturor, sa për të “mbajtur” lidhjet me sekserët e tyre, të cilëve ua hedhin nga një ashtë të fëlliqur në emër të financimit të ndonjë aktiviteti,…duke injoruar dhe anashkaluar shoqata dhe organizime të mirëfillta, duke injoruar në tërësi trurin e kombit shqiptar në Diasporë.
Krekosjet e krerëve shtetërorë
Me shfrytëzimi i disa mjeranëve, sahanlëpirësve të pushtetit, më tepër kanë krijuar ndasi dhe përçarje, saqë shumica e mërgimtarëve ndihen të anashkaluar dhe injoruar nga shtetet e tyre. Krekosjet e krerëve shtetërorë dhe shtirrja e tyre, se gjoja po e ndihmojnë diasporën në ruajtjen e identitetit kombëtar, janë hipokrizi e kulluar. Mjafton të përcjellësh me vëmendje fjalimet e tyre në “Samitin e Diasporës”, për të kuptuar deri në fund marrëzinë e tyre. Fillimisht në hapjen e këtij “Samiti”, kryeministri shqiptar, Edi Rama e tregoi joseriozitetin e tij ndaj këtij tubimi të zgjeruar me klientalat e tij në Shqipëri, Kosovë dhe Diasporë, duke treguar se ideja e mbajtjes së këtij Samiti të Diasporës në Tiranë, ishte një ide e bashkëshortes së tij,…se mori propozimin nga bashkëshortja, pas takimeve të shumta të zhvilluar në Nju Jork në 2015-ën, me shqiptarë të diasporës,…”ndonjëherë pëlqej mendimet e saj para të miave” kishte nënvizuar kryeministri shqiptar duke u tallur me “s(a)imitat e shumtë në sallën e madhe në “Pallatin e Brigadave”, i mbushur përplot ideolog dhe ithtar të nomenklaturës komuniste nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës, Ilirida dhe Diaspora. Mbase mjafton vetëm thënia e mëposhtme e kryeministrit shqiptar, për të kuptuar prapaskenat politike; “Pa diasporën Shqipëria është më e cunguar se një territori copëtuar në mijëra pjesë”. Kryeministri shqiptar po harron se Shqipëria nuk bëhet me “simite të tharbur” nga Diaspora, por me krijimin e kushteve të volitshme për kthimin në vendlindje të trurit kombëtar, krijimin e sigurisë për investime në vendin e tyre, me luftimin e korrupsionit dhe heqjen e haraçit qeveritar ndaj investitorëve shqiptar të mërgatës sonë.
Mashtrimet e Thaçit
Akoma më i qartë dhe naiv në mashtrimet e tij u tregua presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndër të tjera u shpreh: ”Ne kemi obligim si shtete që të kontribuojmë në ruajtjen e identitetit kombëtar të diasporës dhe t’i shtrijmë atyre dorën. Diaspora duhet të jetë më shumë e shtrirë në jetën institucionale të Kosovës. Prandaj në këtë frymë në kuadër të punës për reformën zgjedhore do të trajtojmë edhe mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës për të përcaktuar një numër të vendeve të rezervuara për diasporën në Parlamentin e Kosovës. Është ky i njëjti person, si ish-kryeministër i Kosovës, që injoroi mërgatën në të gjitha proceset e vendimmarrjes në Kosovë përgjatë tetë viteve të qeverisjes së tij, duke filluar; nga mohimi i të drejtës në votim, pjesëmarrjes në parlament, qeveri e deri tek kufizimi i të drejtave për investime në vendlindje, me vënien e proceduarave burokratike e deri tek haraçi i organizuar në realizimin e të drejtave të garantuara me ligj për nxjerrjen e rregullt të dokumenteve të udhëtimit, lejeve të ndërtimit, etj. Sa i dhimbshëm, po aq i pashpjegueshëm mbetet fakti i pjesëmarrjes në këtë “samit” i disa figurave të shquara të mërgatës sonë, që hiqen si mbështetës të filozofisë rugoviane, demokratë me orientim euro-perëndimor, që në prapaskenë shajnë e hedhin vrerë mbi figurën e Edi Ramës Hashim Thaçit,…përderisa në hollin ku mbahej ky aktivitet vraponin pas tyre për marrjen e ndonjë “selfije” (fotoje) për facebook! Si i lejuan vetës, që me pavetëdijen e tyre të bien aq lehtë në grackën e Ramës dhe Thaçit. Pas veprimeve të tilla skandaloze, përulja e tyre nesër para varrit të presidentit historik të Kosovës, nga rugovistët më tepër do të kuptohet si lëpirje e mermerit mbi varrin e tij, e jo si nderim i sinqertë. Mirëpo, për fatin e mirë, në grackën e Ramës e Thaçit nuk ra presidenti i shtetit shqiptar, zoti Bujar Nishani dhe shumë figura të shquara të politikës shqiptare, përfshirë veprimtar të shumë nga diaspora dhe trojet etnike shqiptare. Në fund, më mbetet t’i sqaroj lexuesit për titullin e shkrimit, që pjesëmarrësit nga mërgata në këtë samit i quajta “simite”, pasi nuk mund të jenë ndryshe po si një gatesë e përgatitur nga Rama e Thaçi. Se për çfarë “simitesh” bëhet fjalë, i mbetet lexuesit t’ua japë vlerësimin pjesëmarrësve të kësaj maskarade mashtruese, e të mos flasim për koston e lartë financiare të akomodimit të rreth 800 pjesëmarrësve në këtë aktivitet treditor,…të cilën do ta paguajnë tatimpaguesit e varfër shqiptarë.

Armend Zemaj – Albulena Haxhiut: Vetëvendosja e shtyu në vetëvrasje Astrit Deharin

Mbledhja e Komisionit parlamentar për Legjislacion nuk ka kaluar pa tensione e akuza në mes të deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, dhe deputetes së Lëvizjes “Vetëvendosje” Albulena Haxhiu.

Zemaj gjatë mbledhjes së Komisionit është përplasur me deputeten Haxhiu rreth vdekjes së  Astrit Deharit.

Zemaj e ka akuzuar Lëvizjen “Vetëvendosje” se e ka shtyrë të ndjerin Dehari të bënte vetëvrasje. Ai e ka kritikuar Haxhiun edhe për fjalorin banal që ajo e ka përdorur gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Legjislacion.

“A je ti në këtë shtet, të paskan kap edhe ty, po më vjen keq… ti s’e lufton kërkon, ti veç demagogji bën… shërbëtore e krimit je ti me këtë fjalor banal, e keni shty njeriun me e vra veten e tash bëni qysh të doni”, i është drejtuar Zemaj deputetes së VV-së, Albulena  Haxhiut.

Ndërkohë që Haxhiu pati debat edhe deputeten Selvije Halimi, ku i tha kësaj të fundit se kur e ka ftuar për ta nënshkruar peticionin për thirrje të seancës për Astrit Deharin, Halimi ka pranuar derisa ditë më parë e ka ndërruar mendjen për një gjë të tillë.

Halimi e pranoi një gjë të tillë duke thënë se e ka bërë me qëllim që siç u shpreh ajo “nuk kam dashtë të bëhet turp më i madh”.

Prishtina fillon njohjen e diplomave të Universitetit të Mitrovicës veriore

Prishtina zyrtare ka filluar njohjen e diplomave universitare të lëshuara nga Universiteti në veri të Mitrovicës, i cili funksionon mbi bazën e sistemit të Serbisë.

Pas verifikimit të diplomave që lëshohen nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut (UMV), që zgjati rreth një vit, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë shpërndarjen e diplomave të certifikuara për të diplomuarit serbë.

Një komision i pavarur deri më tani ka verifikuar 107 diploma, derisa 28 të tjera janë në procesin e verifikimit.

Projekti, “Mbështetje të edukimit në gjuhën serbe në Kosovë”, financohet nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada norvegjeze.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka thënë se Qeveria do të ofrojë mbështetje të plotë në projekte të kësaj natyre.

“Ka ardhur koha që ta lëmë pas të kaluarën tonë të hidhur dhe të ketë qasje të barabartë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Fokusi tjetër i yni parasheh edhe bashkëpunimin me shkolla”, ka thënë Bajrami. Sipas tij, duhet të punohet për largimin e gjuhës së urrejtjes nga tekstet shkollore.

Bajrami ka thënë po ashtu se do të vazhdojë puna edhe në nivele tjera arsimore rreth ngritjes së cilësisë në arsim dhe rishikim të teksteve shkollore.

Çështja e njohjes së diplomave universitare është diskutuar në Bruksel në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Kjo marrëveshje parasheh që edhe autoritetet e Serbisë t’i njohin diplomat e studentëve nga Lugina e Preshevës, të cilët kanë studiuar në Kosovë.

Portreti i Nënës Terezë në Muzeun e Kosovës, për rekordet e Guinnessit

Artisti Saimir Strati

 

Artisti Saimir Strati nga Shqipëria është duke punuar një mozaik me portretin e humanistes së madhe, Nëna Terezë, në një formë të veçantë.

Portreti është duke u punuar në Muzeun e Kosovës, me kapëse teli, në një dimension prej 10 metra katrorë. Me këtë vepër, ai synon të hyjë në librin e rekordeve të Guinniss-it.

Ky portretet i veçantë i nobelistes Nëna Terezë, tashmë e shenjtëruar nga Vatikani, sipas artistit Strati është një dedikim dhe mirënjohje për punën humane që ka bërë ajo.
Kurse, ideja për këtë formë mozaiku me anë të kapëseve, sipas tij, ka ardhur nga shpërngulja e refugjatëve dhe kalimi i telave gjemborë në kufij të ndryshëm.

“Dikur kam parë në televizor shpërngulje masive të refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe nga lufta. Diku në një qytet të Evropës kishte disa tela me gjemba që i pengonin. Dhe, aty mendova se vetëm Nena Terezë mund t’i shpëtonte këta njerëz”.

“Atëherë u bë ideja ime për ta bërë Nënën Terezë dhe materiali tashmë ishte gjetur, pra për të punuar diçka me tel.”

portretnene2

“Dhe më pas mendoj se janë bërë shumë akte për paqe, janë bërë shumë konferenca dhe shumë letra të kapura me telin dhe gjithë ky tel ka shkuar në dëm. Mendova që kjo do të jetë “Nëna Terezë”, do ta bëj në një dimension gjigant ashtu siç ka qenë, pavarësisht shtatit të shkurtër”, tha Strati.

Ai mendon të përdorë mbi 1 milion e 500 mijë tela të bardhë dhe ngjyrë kafe, të cilët do t’i përdorë për të përfunduar mozaikun i cili do të merr pamjen në 3D (tre dimensional).

Për këtë vepër, Strati beson se do të fitojë edhe një rekord të ri në Guinness. Ai, tashmë është bërë pjesë e librit të Guinniss-it me nëntë vepra tjera dhe pret që me mozaikun kushtuar Nënës Terezë të arrijë numrin jubilar, atë të dhjetin.

“Kjo është një teknike e re edhe për rekordet Guinness edhe për mua si artist dhe më duket shumë interesant për ta çuar më tej”, tha Strati.

Mbajtësi i 9 rekordeve Guinness, Sajmir Strati, thotë se në mozaik do të jetë e shkruar thënia shumë herë e përdoruar nga Nëna Terezë: – ‘Paqja mund të vijë edhe nga një buzëqeshje’.

Kurse, drejtori i Muzeut të Kosovës, Skënder Boshtrakaj, tha se nuk është e lehtë në këtë botë të madhe dhe sfiduese të arrish një numër kaq të madh rekordesh, siç i ka bërë artisti Strati.

Ai shprehu bindjen që rekordi i dhjetë i Saimir Stratit do të jetë i regjistruar në Muzeun e Kosovës.

“E bukuria e artistit Sajmir Strati është që në shumicën e rasteve nuk then rekorde, por vendos kategori të reja që janë rekorde dhe në këtë drejtim nuk është asnjë dilemë, sepse nuk ka vepër të tillë as para, as mbrapa, as anash; është një dhe e vetmja dhe e para në këtë kategori. Kështu që është e pa konkurrencë”, tha Boshtrakaj.

Mjeshtri i veprës nuk e mohoi faktin se kjo punë ka vështirësitë e veta, por siç thotë ai, veprat dhe punën i mat me kënaqësi.

Kjo vepër pritet të finalizohet në fund të muajit nëntor. (REL)

Mposhtja e frikës?! – Nga Skënder MULLIQI

Nga shumë negativitete të cilat e kan mbuluar Kosovën , pozitive është së njerëzit kan filluar të lirohen nga frika prej strukturave të krimit të organizuar .Shumë herë deri më sot kemi shkruar për temën e vrasjëve politike , të cilat vrasje shumica prej tyre kurrë deri më sot nuk e gjetën dritën e diellit.Njerëzit u frikësuan aq shumë nga këto vrasje dhe nga vrastarët , sa nuk merrnin guximin qytetarë as të flisnin as mbrenda familjës, e në vendet publike hiq së hiq .Nese diqka ka pozitive në këtë mjedis tonin të kontaminuar gadi krejt nga kastat politike në pushtet, është ajo që njerëzit po i shfaqin shumë më lirshem mendimet e tyre në biseda , dhe në media të ndryshme . Tema e vrasjëve politike nuk është më temë tabu .Shpesh i kam dëgjuar disa duke i thënë njeri- tjetrit gjatë bisedave në kohën e vrasjëve “shukatu burr , mos folë shumë , së po të han furra , apo e sheh së çka po bohet, po vritën njerëzit e kurgjo kurrkujt”. Nje frikë e tillë e instaluar për një kohë bukur të gjatë I ka ngja shumë kohës së inkvizicionit , kur vërtetë njerëzit i ka” hanger” furra për një fjalë goje .Kjo ia kujton njeriut dashur apo pa dashur edhe kohën e Rankoviqit famëkeq kur shumw kush nuk kan guxuar as në qilere të veta më folë kundër regjimit të huaj serbosllavë. Si duket kjo frikë e instaluar është duke u mundur , që është një fitore e demokracisë dhe është fitore e lirisë së shprehurit, edhe pse ende largë domenit çfarë e kërkon një vend normal dhe demokratik . Edhe shumë gazetarë në zë kan heshtur bukur gjatë karshi fenomenit të vrasjëve politike po ashtu nga frika. Njeriun si çënje, dhe çdo çenje tjetër në këtë botë e ka falur i madhi Zot, dhe vëtem nga ai duhet ta kemi frikën . Gjithnjë e më shumë është duke u rritur vetëdija që duhet domosdo njeriu ti kundërvehet çdo të lige, që gjendja të ndryshohet për të mirë. Secilen ditë po jemi dëshmitar së po lajmërohen njerëzit, të cilët kan pësuar nga strukturat e caktuara kriminale në një formë apo formë tjetër . Kur kërkohet më ngulm e drejta legjitime ajo një ditë do ta jap edhe frytin e vet. Njerëzit janë duke e kuptuar gjthnjë e më shumë së kan qenë të manipuluar, dhe së janë kapur siq thotë një fjalë e popullit për kashte. Duhet gjetur guximin dhe fuqinë për ti dalur përpara çdo akti barbarë . Secilin në krye të shtetit duhet ta kaplojnë ndjersët nga fuqia e shoqërisë. Këta që e kan marrë pushtetin kan menduar që më shtetin e tyre dhe më populin e vet, e kan fuqinë dhe mundësinë që në pakufi të manipulojnë . Nese deri më tash kan vepruar ashtu , kjo nuk do tu zgjatë gjithmonë. Do të dalin njerëz të cilët nuk do dorëzohen para kërcnimeve për tu larguar nga puna, dhe nuk do tu frikësohen as masave të tjera represive të pushtetit. Fitorja kunder frikës , është fitorja më e madhe para çdo dhune çfarëdo qoftë ajo …Po kuptohet gjithnjë e më shumë nga të gjithë , së ata matan rrugës janë “zagarë”?!…

Kërkohen dorëheqje dhe shkarkime për rastin ‘Dehari’

Për t’u hapur rrugë hetimeve të pavarura në lidhje me vdekjen e aktivistit të lëvizjes “Vetëvendosje”, kërkohen shkarkime dhe dorëheqje për krerët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë

Ndonëse një ekip i pavarur ka monitoruar obduksionin e Astrit Deharit, raporti që është hartuar në lidhje me vdekjen e tij ka ngjallur reagime të shumta.

Mjeku shqiptar në Berlin, Milot Rama, është shprehur se është i trishtuar me raportin e autopsisë për Astrit Deharin, aktivistin e “Vetëvendosjes” që vdiq në Burgun e Prizrenit, shkruan gazeta ‘Zeri’.

“Unë si mjek me përvojë katër vjeçare në mjekësi intensive, në njërën nga klinikat më prestigjioze kardiologjike dhe pulmologjike gjermane jam më shumë se i trishtuar me raportin e autopsisë”, ka thënë Rama.

Ai është shprehur se shumë shpesh edhe anestezistët dhe mjekët e reparteve intensive me metoda shumë të sofistikuara kanë vështirësi të fusin tubusin me gjerësi maksimale 2 centimetra në rrugët e frymëmarrjes. “Prandaj tani përdorim gjithnjë e më shumë videolaringoskop, ku rrugët e frymëmarrjes i vëzhgojmë në kamerë për intubim më të shpejtë”, ka thënë ai

Një përgjigje dy pyetjeve të portalit “Argumentplus.al” (2015) – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

 
(1)            Pyetja e parë:  “Çka janë dëshmitarët, të fshehur apo publikë, që  dëshmojnë për krime lufte:  heronj apo tradhëtarë?”
 
Si rregull, në një shtet normal të së drejtës, ku sundon ligji dhe fjalën kryesore e ka drejtësia ( jo politika, e cila për interesa të saj lideriste, partiake, grupore , klanore, partiake  të luftës për pushtet dhe për pasurim me çdo kusht në kurrizin e popullit,  me efektet e saj negative     korrupcioniste dhe nepotiste  ka ndikuar në politizimin dhe instrumentalizimin e  institucioneve  dhe të organave të drejtësisë), nuk ekziston kurrfarë nevoje që të mobilizohen “shtabe të posaçme”  për rekrutimin,  për “trajnimin” dhe për  mbrojtjen  e  të ashtuajturëve “dëshmitarë të fshehtë” ose siç po  i quajnë me fjalorin modern politik dhe diplomatik  “dëshmitarë të mbrojtur”.
 
Ky farë lloji  i  “dëshmitarëve të fshehur” ose siç po i quajnë “dëshmitarë të mbrojtur”, kushtimisht, mund të klasifikohet në dy kategori: 1) E para, ata që (ndoshta) kanë fakte dhe argumente-prova materiale për ndonjë person a grup individësh që kanë kryer ndonjë krim lufte, mirëpo, shtrohet pyetja, pse “dëshmitarë të fshehur”? dhe 2) Ata që nuk kanë kurrfarë provash materiale, as kurrfarë dëshmish, por janë rekrutuar vetëm si “argatë”- spiunë të dikujt me pagesë ose pa pagesë për dëshmuar rrjeshëm (ashtu sikurse dikur në vitet e 50-ta dhe 60-ta të shekullit XX, kur UDBA serbojugosllave shërbehej me dëshmitarë të rremë-fshehur për të dënuar dhe gjykuar sa më shumë intelektualë patriotë shqiptarë me në krye heroin Adem  Demaçi, që luftonin për  liritë dhe të drejtat e shqiptarëve në Jugosllavi), me qëllim që t’i denigrojnë dhe mohojnë vlerat e paçmueshme të luftës çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së, sepse dihet me kompremtimin e saj, do të vinte në pikëpyetje edhe statusi i pavarur i Kosovës. Kjo është lufta e hapur dhe e fshehtë e politikës, e diplomacisë dhe e propagandës së Beogradit, që  të vërë në lëvizje faktorët e ndryshëm evropianë ndërkombëtarë, me qëllim që nxijë dhe të errësojë sa më shumë luftën e UÇK-së,  duke qenë se kjo ka meritat kryesore për çlirimin dhe për pavaraësimin e Kosovës, të cilën e mbështetën edhe Amerika, edhe  NATO-ja për ta përzënë me forcë Serbinë militare, paramilitare dhe policore nga Kosova  e pushtuar (1989-1999).
 
Dëshitarët nuk janë heronj
 
Nëse ndonjëri prej dëshmitarëve qoftë publik a i fshehur, jep prova të sakta materiale para gjyqit, ai atë e ka për detyrë me ligj dhe me kushtetutë si çdo qytetar-shtetas tjetër i Kosovës.
 
Kështu që, nuk  ekziston kurrfarë baze juridike ligjore dhe kushtetuese, që ai të shpallet  ndonjë “hero”, sepse ai vetëm përmbush një obligim ligjor ndaj shtetit  dhe ndaj popullit të vet. Ndaj, nuk mund të bëhet fjalë për kurrfarë “heroizmi”, por vetëm për ndërgjegjën, moralin dhe obligimin e tij si qytetar i vetëdijshëm me të drejta dhe detyrime  të barabarta sikurse çdo qytetar tjetër.
 
Mirëpo, prapë shtrohet pyetja dhe “dilema hamletiiane”, pse dhe nga  këta  “dëshmitarë të fshehur”?
 
Ndërkaq, në rastin e kundërt, nëse ndonjëri nga dëshmitarët e fshehur (të përpunuar dhe të instrumentalizuar)  jep dëshmi të rreme para trupit gjykues, atëherë, ai nuk mund quhet ndryshe veçse spiun, tradhtar, magar, zagar, hyzmeqar, vagabond, shpirt i shitur, që ka për qëllim ndonjë përfitim personal, ose është i paguar që dikush tjetër të “vjelë” ndonjë përfitim material, financiar, politik, ekonomik, tregtar, korrupcionist, karrierist a mafioz në emër  të ndonjë grupi, klani, shoqate a partie etj.
 
Nëse dëshmitarët e fshehur japin deklarata  të rreme, ata do të duhej të përgjigjeshin penalisht qoftë para gjykatave vendore, qoftë para atyre evropiane a ndërkombëtare, sepse deponimi i dëshmive të rreme, sanksonohet edhe me ligjet e brendshme, edhe me ato ndërkombëtare.
 
Deponimet e dëshmitarëve të fshehur, mund të jusitifikohen juridikisht, vetëm nëse përbëjnë  prova materiale të parrëzueshme kundër individëve të paditur për rastet e caktuara. Ndryshe jo.
 
Mirëpo, si duket, prapavija e “dëshmitarëve të fshehur” më tepër ka karakter politik sesa juridik ligjor ngase dikush përfiton prej tyre (qoftë politikisht, financiarisht, materilaisht etj.). Por në këtë rast nuk fiton as ligji, as drejtësia, sepse me gënjeshtra dhe me shpifje nuk zbardhet  e vërteta, por ajo mjegullohet dhe murkullohet në skajshmëri, me qëllim që të goditet kredibiliteti i së vërtetës, posaçërisht kur është fjala mbi luftën e drejtë çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së, që Kosova të jetë shtet i pavarur dhe sovran nga Serbia kolonialiste gjenocidale.
 
Nëse ndonjëri nga pjesëtarët e UÇK-së ka kryer krime lufte, atëherë, pse  qe 16 vjet Tribunali i Hagës nuk ka ushtruar aktpadi kundër tyre? Kur dihet se pikërisht  kjo Gjykatë Ndërkombëtare, e themeluar nga OKB-ja, më 1993, është me kompetencë për gjykimin e krimeve të luftës në ish-hapësirat e Jugosllavisë.
 
Anadaj, pse të themelohet, edhe një gjykatë tjetër “sepciale evropiane” si pandan i Tribunalit të Hagës për dënimin e krimeve të luftës në Kosovë?
 
Kjo është diskutabile dhe absurde si në kuptimin juridik, ashtu edhe në atë ekonomik e financiar e pajustifikueshme, pse të dyfishohen dhe të veprojnë dy gjykata të njëjta ndërkombëtare për të njëjtin objekt shqyrtimi-krimet e luftës qoftë në Kosovë, në Serbi, në Kroaci a në Bosnjë, kur, tanimë, qe 22 vjet ekziston dhe funksionon Tribunali i Hagës (1993).
 
Thejsht, nëse ndojnë pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime lufte, me të le të mirret Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për Krimet e Luftës në hapësirat e ish-Jugosllavisë, pse “gjykatë mbi gjykatë” për të njëjtin objekt gjykimi?!
 
-Sepse pas gjithë kësaj qëndrojnë dosjet dhe aktpaditë e gjyqeve policore dhe ushtarake të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, të cilat qysh para njëzet e sa vitesh qenë përpiluar dhe finalizuar për t’i ndjekur, burgosur, gjykuar, vrarë dhe shfarosur pjesëtarët e UÇK-së në emër të “terrorizmit” të shpifur dhe të krimeve të atribuara vetëm për vetëm për t’i fshehur gjurmët e krimeve, të masakrave dhe të gjenocidit të kryer nga qindra  e mijëra kriminelë të njësiteve paramilitare, militare dhe policore  barbare çetuniko-fashiste serbe kundër popullatë civile shqiptare të pambrojtur në Kosovë.
 
Sikur të kishte pasur drejtësi, deri tani, qe 22 vjet, Trbunali i Hagës, do të duhej të kishte përfunduar punën e tij në nxjerrjen në gjyq dhe, në dënimin e të gjithë kriminelëve serbë të Serbisë, që kanë kryer krime gjenocidi në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1992-1999).
 
Mirëpo, meqë nuk ka ndodhur një gjë e tillë në ndëshkimin e të gjithë kriminelëve serbë  të luftës dhe të tri gjenocideve  të Serbisë, tash, Serbia  kinëse në emër të “drejtësisë”  si bumerang “drejtësisë“ evropiane dhe ndërkombëtare, “topin e ka hudhur     oborrin” e viktimave shqiptare të gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999). Kjo është padrejtësi ndaj viktimave të tri gjenocideve serbe dhe,  turp i madh për drejtësinë evropiane ndërkombëtare, që ligjërisht nuk dënoi kryerësit, planifikuesit dhe  urdhënësit e tri gjenocideve të Serbisë së Slobodan Milosheviqit.
 
Pra, amnisitimi i Serbisë për tri gjenocidet e kryera në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë, ka ndikuar që Beoegradi, t’i riaktivizojë aktpaditë  dhe dosjet e akuzuese    gjykatave policore të regjimit vrastar fashist të Slobodan Milosheviqit  në përndjekjen, në arrestimin, në burgosjen dhe në dënimin e komandantëve kryesorë të luftës  së drejtë çlirimtare kombëtare të UÇK-siç është edhe rasti më  i ri i dënimit drakonik të komandantëve të UÇK-së të  “Grupit Drenica”  në saje të “dëshmitarëve të fshehur”!?
 
                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                       
(2)           Pyetja  e dytë : “A është patriotizëm  të dëshmohet ose të heshtet e vërteta për hirë të qëllimeve më të larta”?
 
 
-E vërteta është humanizëm, dituri,  patriotizëm, drejtësi, revolucionarizëm, qytetërim-vlerë universale  e njerëzimit.
 
Andaj, nuk mund të ketë asnjë “qëllim i lartë” qoftë edhe “hyjnor” ai, që për hir  të tij, të sakrfikohej e vërteta, pavarësisht se kush do të prekej nga kjo (shtetarë, politikanë, ushtarakë, njerëz të zakonshëm etj.).
 
Prandaj, e vërteta, duhet të thuhet, të shkruhet dhe të mbrohet me çdo kusht, sepse pohimi i saj është jo vetëm akt human, i drejtë, por edhe vlerë, virtyt, parim, trimëri, vetëdije e lartë njerëzore, patriotike dhe revolucionarizëm.
 
Ndërkaq, heshtja e së vërtetës është qyqari, amoralitet,  anti-humanizem, anti-etikë , tradhti, mashtrim, shitje, anti-parim, krim dhe vetëmohim si në kuptimin e ngushtë, ashtu edhe në atë të gjerë(individual dhe kolektiv).
 
Lakimi dhe shpërfytyrimi i së vërtetës  është në funksion të  përligjjes, të mbrojtjes dhe të justifikimit të së pavërtetës, të keqes, të legalizimit dhe të shpërblimit të antivlerave  qoftë individale, grupore, ideologjike, religjioze, politike partiake, të cilat qe më se dy dekada kanë vërshuar dhe kanë kontiminuar ambientin e florës dhe të faunës    vlerave të njëmendta njerëzore, humane, profesioniste, kombëtare shqiptare.
 
Me një fjalë, prapavija e  heshtjes dhe  e shpërdredhjes së vërtetës, është tejet komplekse, sepse zakonisht  përbëhet nga shumë qëllime dhe nga shumë aktorë me interesa të shumta  heterogjene.
 
Nëse sakrifikohet dhe vritet e vërteta, atëherë, shoqërisë sonë nuk i duhen kurrfarë insitucionesh shtetërore të rendit dhe të drejtësisë, as kurrfarë lirie, kurrfarë drejtësie  dhe, kurrfarë pavarësie, sepse  do të vetëmjaftohej me anarkinë, me kaosin dhe me ligjet e xhunglës. Në këtë rast,  triumfues do të ishin ANTIVLERAT NJERËZORE- linçi, robëria e huaj sunduese,  antihumanzimi,  padrejtësia, e pavërteta, injoranca, primitivizmi, forcat mafioze dhe gangsterizimi i nëntokës etj., që popullin dhe shtetin e Kosovës, do ta çonin në greminën e dikurshme të  skllavërisë së Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale.
 
Mirëpo, si duket na  e ka “hanger qeni shkopin”. Jemi bërë pikepese sikur  vezët e qyqes në shkretëtirë “njër thumbit, tjetri patkoi” (pushteti, partia dhe pasuria mbi të gjitha, jo populli, as shteti e as atdheu). Disa  më “papë se papa” dhe, disa të tjerë  luftojnë për të  shpifur, mashtruar, grabitur dhe për të fituar diç në kurriz të interesit të vegjëlisë dhe të shtetit të ri të Kosovës. Kjo është sa e dhimbshme aq edhe tragjike për interesin e përgjithshëm të  popullit  të shumëvuajtur dhe të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës në krizën më të madhe të vendimmarrjes

Kuvendi i Kosovës aktualisht ndodhet në një prej periudhave më të vështira të funksionimit të tij, thonë analistët politik dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare në Prishtinë. Sipas tyre, janë vet deputetët e Kuvendit ata që e kanë rrezikuar jo vetëm funksionimin e Kuvendit, por gjithë demokracinë në vend.

Analisti i Institutit Demokratik të Kosovës, Albert Krasniqi, tha për Radion Evropa e Lirë se çështja e mosfunksionimit të Kuvendit, pos tjerash, është vërejtur te pamundësia për miratimin e ligjeve si dhe paaftësia e treguar rreth mbikëqyrjes së punës së ekzekutivit.

“Në këtë drejtim, mund të themi se është një punë e cila po bëhet pa produktivitet dhe kjo normalisht që e rrezikon funksionimin e Kuvendit”, tha Krasniqi.

Tutje, Krasniqi tha po ashtu se probleme të shumta janë duke e përcjellë punën e Kuvendit, duke u nisur nga mungesa e kuorumit për mbajtjen e seancave, pastaj mos prania e deputetëve në sallë dhe mospjesëmarrja në votim. Kurse, problem më vete, nënvizon ai, paraqet edhe neglizhenca e ministrave të qeverisë për pjesëmarrje në seancat e Kuvendit.

“Një mungesë e koordinimit ka qenë edhe vet brenda koalicionit PDK-LDK dhe minoriteteve. Shpeshherë kanë ardhur vendime të njëanshme, të pa dakorduara paraprakisht dhe të cilat me pas janë bllokuar dhe është dashur që të tërhiqen nga rendi i ditës, e lëre më të flasim për një koordinim më të madh ndërmjet partive parlamentare në Kuvend, gjë e cila nuk ka ekzistuar deri me tani”, tha Krasniqi.

Nga 138 ligjet e parapara të miratohen në këtë vit, Kuvendi ka miratuar vetëm 41 prej tyre.

Drejtoresha e organizatës Iniciativa Kosovare për Stabilitet, Florina Duli tha për Radion Evropa e Lirë se mosfunksionimi i Kuvendit e ka arritur kulminacionin. Ajo mendon se deputetët dhe vet Kuvendi si institucion, nuk janë duke kryer punën për çka janë të thirrur.

“Deputetët nuk kanë rrezikuar vetëm funksionimin e Kuvendit, por gjithë demokracinë e shtetit. Kuvendi dhe deputetët asnjëherë nuk kanë përfaqësuar interesin e qytetarëve, por vetëm interesat partiake. Do të thotë, llogaridhënia këtu dështon. Është çështja edhe te vet integriteti dhe te demokratizimi i brendshëm i partive politike, ku detyrohen deputetët të mos kenë integritet personal”, tha Duli.

Partitë politike opozitare kanë bllokuar disa herë seancat, duke përdorur dhe gazin lotsjellës dhe fishkëllima në sallën e seancave, në rastet e trajtimit të çështjeve si Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi apo çështje tjera që nuk janë mbështetur nga tabori opozitar.

Analisti politik, Imer Mushkolaj, tha se pavarësisht që partitë politike në pushtet kanë një shumicë në Kuvend, ato kanë mbetur pa legjitimitet dhe nuk po arrijnë që të shtyjnë përpara procese të rëndësishme. Ai thotë se mospuna e deputetëve në Kuvend tregon se sa seriozisht ata janë të interesuar për të ndryshuar gjendjen në të mirë të qytetarëve.

“Kuvendi i Kosovës është në një gjendje të vështirë dhe vazhdon ajo agonia e cila e ka përcjellë për muaj me radhë, pavarësisht përpjekjeve të herëpashershme që të kthehet në normalitet”, tha Mushkolaj.

Në punën e Kuvendit vlerësohet se nuk ishte vetëm ajo që u cilësua si ‘rezistenca politike e opozitës’, që mund të shihej si pengesë në punë apo vendimmarrje, pasi që koalicioni qeverisës, i cili në total ka më shumë se 80 vota, nuk po gjen zgjidhje dhe nuk po arrin të marrë vendime për çështje të rëndësishme.

Ky legjislativ, nuk arriti të përmbushë njërin prej kritereve të fundit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave, e që ishte ratifikimi Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Ndërkaq, legjislativi nuk po arrin të fus fare në rend dite themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, sikurse që nuk po gjen konsensus politik rreth reformave të shumë përfolura kushtetuese. (REL)

Fjalimi i Imzot Dodë Gjergjit, me rastin e 30 vjetorit të Revistës ‘Dituria Islame’

Fjala e plotë e Dodë Gjergjit:

Përpjekja për dialog dhe bashkëjetesë paqësore mes vëllezërve

I nderuari Kryemyfti i Bashkësisë Islame të Kosovës,

Të nderuara autoritete,

Fort të dashur miq,

Zonja dhe Zotërinj,

Motra dhe Vëllezër!

Me kënaqësi kam pranuar ftesën e Kryemyftiut tuaj që të marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme të 30 – vjetorit të revistës tuaj “Dituria Islame”. Kjo ngjarje është e rëndësishme për Ju, po e vlerësueshme edhe nga ana jonë, sepse janë 30 vjet përpjekje për të shqipëruar mendimin islam në gjuhën tonë të dashur shqipe, e cila na bashkon dhe na vëllazëron të gjithëve, pa marrë parasysh besimin.

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të gjithë atyre burrave dhe grave që nëpërmjet kësaj reviste janë përpjekur që të zbërthejnë mësimin islam dhe ta bëjnë atë më të kuptueshëm për njeriun tonë, në mënyrë që: besimi të jetë pasuri shpirtërore që e ngrohë dhe e ngushëllon zemrën e njeriut, por edhe e ndihmon për të fisnikëruar jetën e t‘bijve të Zotit mbi tokë. Këndej, besimi mbi të përtejmen nuk duhet të jetë mohim i së përkohshmes, tjetërsim i historisë, kulturës, traditës dhe zakoneve tona mbi të cilat kemi krijuar identitetin e përbashkët kombëtarë dhe shtetin e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Kjo përvojë pozitive e trashëguar nga të parët sot është pasuria e paçmueshme, këndej duhet ruajtur me kujdes të veçantë dhe duke e freskuar me format e reja që na mundëson liria dhe të jetuarit në paqe. Andaj lypset angazhimi i të gjithëve që këtë pasuri ta ruajmë po ashtu edhe ta bëjmë më të dobishme për ne sot, në mënyrë që t’u mundësojmë gjeneratave të sotshme të frymëzohen nga shembulli pozitiv i paraardhësve tanë.

Revista jonë “Drita” dhe Revista Juaj “Dituria Islame”, kanë qenë “kandil drite dhe diturie”, që janë përpjekur të ndriçojnë mendjen dhe zemrën e besimtarëve tanë në errësirën e një shoqërie ateiste dhe një shteti komunist. Shkëlqimi i kësaj drite i nevojitet besimtarit tonë, pa marrë parasysh fenë. Sot, njeriu besimtar është:

– I rrezikuar, si nga fanatizmi që vjen nga lindja, ashtu edhe nga indiferentizmi që vjen nga perëndimi;

– I hutuar nga gjithfarë predikimesh dhe interpretimesh;

– I pasigurt në përdorimin e lirive dhe i pa çartë në shfrytëzimin e të drejtave.

Këndej, është roli ynë, që do të thotë i bashkësive fetare, të ndihmojnë besimtarin që deri sa i nënshtrohet të Gjithëpushtetshmit, të mos cenojë vlerat e qytetërimit, rregullat e shoqërisë dhe ligjet e shtetit. Pasi ne kemi zgjedhur që të jetojmë në një shtet shekullar me pluralizëm religjioz dhe me qytetërim evropian. Këndej, ne si besimtarë duhet të kemi kujdes që të mos përpiqemi për ta ‘religjionizuar shtetin’, po edhe shteti nuk duhet të pretendoj që ta ‘de-religjionizoj qytetarin dhe shoqërinë’.

Duhet të themi se, liria nuk është privilegj, por gjendje, dhe e drejta nuk ju takon vetëm disave, por të gjithëve. Unë do të isha tepër i zemëruar nëse një mësuesi apo mësueseje katolike do t’i kërkohej ta hiqte kryqin nga qafa, sikurse bënin komunistët, për t’u bërë mësimdhënës. Unë nuk jam mysliman, por dua të shpreh zemërimin tim si shqiptarë që një motrës sime i mohohet e drejta të jetë mësuese vetëm se bartë shami.

Në këtë rast “Edhe unë jam Fatmire”.

Faleminderit.

Enver Hoxhaj: Domethënia e emrit dhe mbiemrit tim

Ministrii Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ishte sot në një bashkëbisedim me studentët në Universitetin Europian të Tiranës.

Disa javë më parë shkaktoi një fortunë mediatike deklarata e ministrit të Jashtëm të Kosovës se Shqipëria nuk ka pse përzihet në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, deklaratë që përkoi me një vizitë të  kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Beograd.

Hoxhaj vazhdon ta mendojë kështu këtë çështjedhe e argumentoi mendimin e tij në Tiranë gjatë një bisede me studentët e Universitetit Europian të Tiranës mbajtur sot në mesditë. Ai tha qartë se deklarata e tij nuk është as kundër kryeministrit shqiptar dhe as një deklarate anti-shqiptare, por reflekton realitetin.

“Kur je në detyrën e ministrit të jashtëm nuk ke dhe nuk guxon të kesh pikpamje personale dhe as skema bardh e zi në analizën apo qëndrimin politik, je i detyruar t’a ushtrosh detyrën në mënyrën më neutrale të mundshme. Mendimi im është se çdo përmirësim i raporteve të Shqipërisëme Serbinë është në interesat dhe të Shqipërisë dhe të Kosovës, por ne i shohim marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë të ndara prej Shqipërisë. Nuk e kanë kornizën e njëjtë. Çfarë Shqipëria bashkëpunon me Serbinë janë çështje bilaterale dhe çfarë Kosova synon të arrijë me Serbinë është po ashtu raport bilateral. Mandej unë e shoh fuqizimin e shtetit të Kosovës si fuqizim të Shqipërisë dhe të shqiptarëve,pasi faktori shqiptar në Ballkan si ngritjen më kulminante të tij e ka pasurngritjen e Kosovës si shtet i pavarur.

Deklarata ime që është bërë 2-3 ditë para se Rama të shkojë në Beograd ka të bëjë me pritshmëritë e Kosovës dhe ato janë këto; ne duam të anëtarësohemi me çdo kusht në OKB dhe ne dëshirojmë që dialogun me Serbinë ta përdorim si instrument për anëtarësim. Ky është edhe një realitet europian,pasi BE ka hap negociatat me Serbinë dhe në kapitullin 35 ka një kusht; që ajotë arrijë një marrëveshje ligjore me Kosovën para se të anëtarësohet në BE”,tha Hoxhaj duke iu përgjigjur pyetjes nga studentët.

Më tej ai sqaroi se ky qëndrim i tij nuk e zbeh rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve shqiptare duke e cilësuar Shqipërinë jo si fqinj, por si “vëllain binjak”.

“Emri dhe mbiemri im, e them jo nga pozitat e inferiotetit, por në pozitat e të barabartit, flet për atë që unë jam rritur në një familje që ka kultivuar një dashuri të veçantë për Shqipërinë, ashtu siç unë e kultivoj tek fëmijët e mi këtë dashuri për Shqipërinë. Por, kur je ministër i Jashtëm është si me qenë mjek, ti e bën atë që duhet në situata të caktuara dhe është një kontekst shumë intelektual pas që reflekton, por zanatin e ushtron menuanca ditore. Padyshim çdo qeveri e shtetit shqiptar këto 25 vjet është e merituar për atë çka është Kosova sot”, theksoi ministri i Kosovës.

Hoxhaj ishte në Tiranë për të promovuar librin e tij “Ngritja e një shteti”, që është sipas tij, një manual i politikës së jashtme duke marrë si shembull rastin e Kosovës, si rast unik të një shteti tëri dhe të vogël në përpjekjet për t’u njohur ndërkombëtarisht.

I pyetur se si e shihte marrëdhënien mes dy shteteve shqiptare pas 10-15 vitesh ai tha se nuk ka ndonjë ide, përveçse për veten e tij do të donte të ishte në jetën akademike në një universitet të Tiranës.

Prishtinë: Ja 18 të arrestuarit që do të kryenin sulmin në ndeshjen Shqiperi-Izrael

Operacioni i autoriteteve kosovare që besohet se penguar një sulm terrorist në Shqipëri, ka vënë në pranga 18 kosovarë. Gazeta Express ka siguruar listën me emrat e të rinjve kosovarë që tashmë janë në burg si të përfshirë në këtë grup, ndërsa ka të dhëna se ata do kryenin sulmin gjatë ndeshjes Shqiperi-Izrael në stadiumin “Loro Boriçi”.

Një operacion i madh kundër një grupi të dyshuar terrorist për të parandaluar së paku një sulm kundër kombëtares së Izraelit në futboll, në ndeshjen e tyre të fundit në Shqipëri, ka dërguar në burg 18 kosovarë. Ata me vendim të një gjyqtari do të jenë së paku një muaj në paraburgim.

Gazeta Express publikon emrat e të arrestuarve:

Visar Ibishi (1990)

Liridon Morina (1988)

Bujar Brahimi (1985)

Burim Istrefi (1988)

Kenan Plakaj (1986)

Leotrim Vojvoda (1995)

Leotrim Musliu (1994)

Lulzim Gashi (1990)

Arton Ahmeti (1993)

Argjend Shatri (1994)

Besart Peci (1983)

Mexhid Shkreta (1985)

Leotrim Syla (1997)

Arber Krasniqi (1984)

Hajdar Rushiti (1988)

Arianit Metallati (1999)

Flamur Gashi (1993)

Policia e Kosovës nuk ka pranuar që të konfirmojë listën e personave të arrestuar së fundi nga ta me urdhër të Prokurorisë Speciale.

“Rasti ka kaluar ne kompetence te organeve te drejtësisë te cilëve mund t’i referoheni për informacione te mëtutjeshme”, ka thënë për Express një zyrtar nga Zyra për Informim e Policisë.

Mësohet se në vezhgim janë edhe persona të tjerë, ndërsa numri i të arrestuarve mund të shkojë deri në 30 deri në fund të operacionit.

Deri tani në lidhje këtë rast ka pasur të arrestuar edhe në Shqipëri e Maqedoni, por që të dyja ato operacione ndërlidhen me grupin e Kosovës, që janë këta gjenerata e re e të prekurve nga idetë e islamit radikal që lypin shtet me “Shariat” përmes “xhihadit”, të frymëzuar nga lëvizja e islamit politik e njohur si wahabizmi.

Që nga vera e viti 2014, kur Kosova iu bashkua aleancës ndërkombëtare Anti-ISIS në vend janë zhvilluar shumë operacione kundër-terrorizëm, janë arrestuar po ashtu dhjetëra të dyshuar për përfshirje në luftërat në Irak e Siri, si xhihadistë, një pjesë e mirë e tyre janë akuzuar e gjykuar, e pak prej tyre edhe janë dënuar. Me aktakuza së fundi janë prekur edhe imamë të fuqishëm të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe lider politikë islamikë.

Kosova për një kohë të gjatë është konsideruar si vendi më i prekur në Europë nga fenomeni i luftëtarëve të huaj në grupet terroristet ku strategji kundër ekstremizmit të dhunshëm e Qeverisë thotë që numri i pjesëmarrësve kosovarë në këto grupe kishte qenë mbi 300 xhihadistë që kur përllogaritet me numrin prej 1.8 milionë banoresh jep të dhëna alarmante.

Aktualisht, sipas Blerim Ramës nga njësia kundër-terrorizëm e Policisë së Kosovës janë në Siri mbi 140 kosovarë, por ai nuk ka specifikuar se a bëhet fjalë vetëm për luftëtarë apo edhe për familjarët e tyre, gra e fëmijë.

Në këtë konflikt nuk është plotësisht e konfirmuar, por edhe autoritete flasin për një numër të kosovarëve të vrarë në të që sillet rreth 60 viktima- ose të cilësuar nga grupi SISI dhe krahu i Al-Kaidës në Siri, Xhabhatu Al-Nusra si “shahidë”

Prokuroria pranon raportin e autopsisë rreth vdekjes së Astrit Deharit

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka konfirmuar se Prokuroria Themelore në Prizren ka pranuar sot raportin e autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për të ndjerin Astrit Dehari.

Menjëherë pas pranimit të këtij raporti, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha e ka ftuar përfaqësuesin e familjes Dehari, avokatin Tomë Gashi, që së bashku me prindërit e të ndjerit Astrit Dehari, gjatë ditës së sotme të shkojnë në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, për ta pranuar një kopje të raportit, si dhe për tu informuar për të gjeturat gjatë procesit të autopsisë.

“Për hir të transparencës dhe informimit të drejtë të opinionit publik, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në konsultim me familjen Dehari, ndërkohë do ta informojë opinionin publik me rezultatet e raportit të pranuar sot nga Instituti i Mjekësisë Ligjore”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.

Astrit Dehari ka vdekur në rrethana ende të pasqaruara në burgun e Prizrenit më 5 nëntor.

Aktualisht mjekësia ligjore nuk ka publikuar rezultatet finale të ekspertizës, ku kanë marrin pjesë edhe ekspertë të angazhuar nga familja Dehari. Kjo e fundit, bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje ka akuzuar autoritetet shtetërore për vdekjen e tij.

Ndërkohë, prokurori i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha ka thënë tashmë se rezultatet e para flasin se Astrit Dehari vdiq nga asfiksia – zënia e organeve të frymëmarrjes. Por, tani u mbetet organeve kompetente ta thonë se në çfarë rrethanash dhe si erdhi deri te asfiksia e Deharit, që çoi në vdekjen e tij. (REL)

Nicole Kidman: Pas dhunës në Kosovë, vendosa të ndihmoj

Nicole Kidman dhe aktori Jude Law në një skenë filmore

Aktorja e njohur amerikane, Nicole Kidman, thotë se pasi i ka parë femrat dhe fëmijët, që ishin viktima të luftës në Kosovë, ajo ka vendosur që njëra nga gjërat më të rëndësishme në jetën e saj ishte për t’i ndihmuar ato viktima.

Kjo aktore e filmit, fituese e shumë çmimeve prestigjioze, tha mbrëmë në Nju Jork, gjatë ceremonisë së shënimit të 20 vjetorit të Fondit të Kombeve të Bashkuara për ndaljen e dhunës kundër grave, se prej para 10 vitesh ka filluar të angazhohet dhe do të “jetë zë për femrat që nuk kanë zë”, raporton AP.

Zonja Kidman, që është ambasadore e vullnetit të mirë për Gratë e Kombeve të Bashkuara, ka kërkuar nga mysafirët në këtë ceremoni që të ndihmojnë materialisht, pasi femrat dhe vajzat “kanë nevojë për ne, që kemi mundësi dhe që kemi para” t’i ndihmojmë ato.

Organizata Gratë e Kombeve të Bashkuara tha se në këtë darkë janë tubuar më se 105 mijë dollarë, përfshirë donacionin prej 50 mijë dollarëve nga aktorja, Nicole Kidman.

Tensionohet situata në Kuvend, Paloka godet Beqjen në foltore

 Incidenti i sotem ne Kuvend

Deputetë të opozitës kanë rrethuar ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj në foltore, teksa ky i fundit do merrte fjalën në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, kurse kreu i grupit të PD-së, Paloka e ka goditur me grusht.

Nënkryetarja e Kuvendit i ka ftuar të ulen nëpër vende, por ata i janë afruar në foltore, duke moe e lënë të merrte fjalën.

Kreu i grupit të PD-së, Paloka ka shtyrë ministrin Beqaj, e më pas si duket edhe në video, e ka goditur atë me grusht. Pasi sipas tij, fjalën duhet ta merrte ish-kryeministri Berisha dhe jo ai.

Incidenti ndodhi sapo Leskaj njoftoi se në sallë ishte një delegacion francez që po ndiqte seancën.

Delegacioni francez, duke pare incidentin
Delegacioni francez, duke pare incidentin

Balla: E goditi me grusht, të mblidhet Byroja  

Deputeti i PS-së, Taulant Balla e quajti incident tepër të rëndë atë që ndodhi në sallën e Kuvendit, ku sipas tij, kreu i grupit të PD-së, goditi me grusht ministrin e Shëndetësisë.

“Kreu i grupit të PD-së, godet me grusht ministrin e Qeverisë, e kanë parë sytë e shqiptarëve, e kanë filmuar kamerat këtë incident të rëndë, po depozitojmë kërkesën e një grupi deputetësh të PS drejtuar Byrosë së Kuvendit dhe i kërkojmë Byrosë të mblidhet urgjent të shqyrtojë këtë rast, e paimagjinueshme që në seancën plenare kreu i grupit të PD godet me grusht qoftë një ministër apo deputet’”- tha ai.

Vlora Çitaku e tund në OKB: Çitaku replikon me fakte e numra Daçiqit për krimet serbe

– Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se në Kosovë ekziston toleranca fetare dhe se vetëm me Kishën Ortodokse Serbe janë shfaqur probleme.

“Forcat serbe në Kosovë kanë shkatërruar 218 xhami. Toleranca fetare është shtylla shoqërisë tonë. Kemi raste kur kisha dhe xhamia ndajnë një oborr”.

“Është vetëm një kishë ortodokse në Kosovë që ne kemi problem. Dhe kjo është kur regjimi i Milloshviçit e kishte ndërtuar në pronën e UP-së”.

Këto komente Çitaku i ka bërë në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku është duke u diskutuar për raportin tremujor të Kosovës.

Ambasadorja Çitaku, foli për këtë çështje pas fjalës së Ivica Daçiq, ku tregoi për gjendjen e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

“Kjo kishë ka filluar të ndërtohet në vitin 1991 kur autonomia jonë ishte e suprimuar dhe kur UP kishte mbyllur dyert për studentët dhe profesorët shqiptarë përfshirë edhe vet mua”.

“Kisha Ortodokse është e ndërtuar ilegalisht, me dhunë, në kuadër të fushatës së represionit dhe do ta ruajmë si të tilla. Shkatërrimi i saj nuk është zgjidhja. Ky objekt do të qëndrojë aty për të na kujtuar kohët e vështira”.

“Kosova është republikë sekulare, shumë fetare, shumë kulturore dhe në do të bëjmë çmos që ta mbajmë si të tilla”.

“E kemi të drejtë kushtetuese për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe fetare, madje kjo është edhe obligim moral”.

Çitaku i replikon me fakte e numra Daçiqit për krimet serbe në Mushtisht

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, njëherësh përfaqësuese e Kosovës në Këshillin e Sigurimit ka replikuar me Ivica Daçiqin për ndalesën e serbëve për t’u kthyer në Mushtisht të Suharekës.

Çitaku ka thënë se askush nuk është dënuar për krimet në Mushtisht, e ata ballafaqohen me ata persona që janë viktima të krimit.

“Më saktësisht 3 prill 1999, forcat serbe, ku morën pjesë edhe serbët lokalë nga ky fshat, e kanë dëbuar popullsinë shqiptare nga fshati Mushtisht. Atë ditë forcat serbe kanë djegur 25 shtëpi të fshatit, ndërkaq deri më 10 qershor 1999, të gjitha shtëpitë dhe objektet tjera përcjellëse të fshatit, 1051 sish. E numri i serbëve lokalë të uniformuar si ushtarë që kanë bërë krime janë 128 sosh. Janë komunitete të vogla dhe njihen mes vete kush çka ka bërë. Askush nuk u dënua për këtë gjë”, tha Çitaku.

Çitaku: 20-mijë gara janë dhunuar gjatë luftës në Kosovë, numri i të akuzuarve është zero

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku në raportin tremujor në OKB, ka kundërshtuar me fakte tendencat e ministrit serb të Jashtëm, Ivica Daçiq. Ajo i kujtoi të pranishmëve se në Kosovë gjatë luftës nga forcat serbe janë dhunuar 20-mijë femra shqiptare dhe nuk është akuzuar asnjë person, ndërsa janë vrarë 1262 fëmijë dhe sërish nuk është akuzuar asnjë person.

Çitaku duke i falënderuar shtet e botës demokratike që kanë bërë shumë për Kosovën, por theksoi tani është viti 2016 dhe nuk është më 99, Kosova nuk është më e administruar nga Kombet  e Bashkuara. “Që nga 17 shkurti 2008, Kosova është i lirë, shtet sovran dhe e njohur nga shumica dërmuese e shteteve të botës. Këto fakte janë të pakthyeshme, ora historike nuk mund të kthehet mbrapa, por serish ne vijmë këtu çdo tre muaj dhe të dëgjojmë nga kolegët serbë në një univers paralele, se shteti Kosovës nuk ekziston”, tha Çitaku dhe shtoi se në botën e vërtet Kosova është e lirë dhe është sovrane.

Ajo theksoi vendimin e GJND-së që është nxjerr me kërkesën e Serbisë.  “Asnjë shtet nuk mund të përdor territorin për të shkatërruar popullatën, sepse këto krime i kthehen mbrapa në dëm të atij shteti, sepse shteti përbëhet për popullatën dhe jo për territorin”, citoi Çitaku vendimin e GJND-së.

Ajo theksoi se Kosova ka ndërmarrë masa të papara për të hetuar krimet e supozuara, duke themeluar një gjykate speciale në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, kurse pala serbe nuk ka ndërmarr asgjë.

“Ne në Kosovë nuk i fshihemi drejtësisë, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur. 20-mijë gara janë dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, dhe numri i të akuzuarve është zero. 1262 fëmijë janë vrarë brutalisht, numri i të akuzuarve dhe dënuarve është zero. Janë mijëra të pagjetur që mungojnë dhe ka gjurmë të qarta të zinxhirit komandues dhe qeveria e Serbisë ka ngritur objekte mbi ato varreza për të humbur gjurmë, dhe numri i të akuzuarve dhe dënuarve është zero”, tha ajo, transmeton KosovaPerss.

Ajo foli edhe për arrestimet së fundi që janë bërë nga shteti serb ndaj dy qytetarëve të Kosovës, njëri komandant i Policisë dhe arrestimi është bërë me urdhër të autoriteteve serbe, dhe kjo është ndesh me marrëveshjen e arritur në Bruksel për lirinë e lëvizjes.

Ajo theksoi edhe listën e lëshuar nga Serbia për arrestimin e ish liderëve botërorë të shteteve perëndimore, si Bill Klinton, Medelin Ollbrajt, Havier Solana, Toni Bler, Zhak Shirak e shumë udhëheqës tjerë të lartë të shteteve perëndimore.

Ajo foli edhe për Ligjin e Trepçës, ku tha se minierat e Trepçës gjenden në Kosovën, ato i takojnë Kosovës dhe do të menaxhohen nga Kosova dhe ligji është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

Çitaku foli edhe për manipulimin që Beogradi tenton të bëjë me numrin e të zhvendosurve serbë, ku siç tha ajo, në regjistrimin e kryer nga serbët në vitin 1991, kur institucionet udhëhiqeshin nga administrata serbe, në Kosovë jetonin 190-mijë serbë, dhe shtroi pyetjen, si mund të kenë ikur nga Kosova pas vitit 1999 200-mijë serbë, kur nuk kanë ekzistuar kurrë aq serbë.

Ajo foli edhe për kishën ortodokse serbë që është ndërtuar në lokalitetin e Universitetet të Prishtinës nga regjimi i Millosheviçit, kur studentëve shqiptarë u mohohej e drejta për të studiuar.

Ambasadorja Çitaku theksoi edhe kujdesin që Kosova i kushton luftës kundër terrorizmin, ku së fundi Policia e Kosovës ka arrestuar disa të dyshuar që kishin planifikuar kryerjen e sulmeve terroristë në Kosovë dhe rajon.

Vlora Çitaku: Nuk ka pajtim me Serbinë, pa llogaridhënien e tyre

Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se nuk mund të ketë pajtim me shtetin fqinjë Serbinë, pa llogaridhënien e tyre.

Çitaku këto komente i ka bërë në fjalën e saj në Këshillin e Sigurimit, ku po diskutohet për raportin tremujor për Kosovën.

“Është viti 2016 dhe nuk është më 1999, së dyti Kosova nuk është më e administruar nga Kombet e Bshkuara nga 17 shkurt 2008”.

“Kosova është shtet i pavarur sovran dhe i njohur nga shumica e shteteve të Kombeve të Bashkuara”.

“Por në vijmë çdo tre muaj këtu dhe dëgjojë nga kolegët nga Serbia në nj univers paralel ku Kosova nuk ekziston si shtetas. Këtu ku agresori është bërë i shtypuri dhe Millosheviçi është bërë hero”.

“Kurse lëvizja që ka qenë çlirimtare është bërë terroriste”.

“Asnjë shtet nuk mund të shkelë integritetin territorial për të kryer krime, spastrim etnik, shpërngulje masive dhe t’i diskriminojnë ata në bazë të sovranitetit shtetëror. Ajo që ka ndodhë në Kosovë është se popullata e viktimizuar e ka kërkuar pavarësinë”.

“Mësimi i nxjerr është se asnjë shtet nuk mund të përdor territorin për të shkatërruar popullatën. Shteti krijohet për njerëzit dhe jo për territorin”.

“Në bashkëpunim me drejtësinë ndërkombëtare kemi krijuar edhe Gjykatën Speciale për të kërkuar drejtësi për të gjithë”.

“Në në Kosovë nuk i frikësohemi drejtësisë, sepse s’kemi asgjë për të fshehur. Kauza dhe lufta jonë ka qenë e drejtë. Serbia në anën tjetër ka bërë çmos përveç, t’i ndjek kriminelët”.

“20 mijë gra janë dhunuar në Kosovë gjatë luftës, kurse asnjë i akuzuar”.

“Mijëra mungojnë dhe ka gjurmë të qarta të përgjegjësisë të komandës shtetërore që i fsheh këto gjurmë”.

“Qeveria e Serbisë madje ka ngritur objekte mbi varreza masive që t’i fesh ato. Nuk mund të ketë pajtim pa llogaridhënie”.

“Deri sa ne rikonfirmojmë zotimet tona për dialog ndërshtetëror. Ne nuk jemi të kënaqur me dinamikat e zhvillimit të marrëveshjeve.”

* * *

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se sot do të ketë një adresim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Por sipas saj, mbledhjet e Këshillit të Sigurimit kanë humbur kuptimin e tyre.

“Nuk ka nevojë të them se këto mbledhje kanë humbur kuptimin e tyre pas 17 shkurtit të vitit 2008. Jam shumë e bindur se Kombet e Bashkuara mund të përdorin kohën dhe resurset e tyre shumë më mirë”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Facebook.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të diskutojë raportin tremujor të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, për zhvillimet në Kosovë.

vloraaa vloraaa

 

Nxënësit, viktima të ngacmimeve dhe dhunës seksuale

Ilustrim – Kamerat e sigurisë në një shkollë në Kosovë

Abuzimet, sulmet dhe ngacmimet seksuale ndaj nxënësve në shkolla janë fenomene mjaft shqetësuese dhe jo pak të shprehura, thonë përfaqësues të organizatave që merren me të drejtat e fëmijëve.

Sipas autoriteteve të rendit, gjatë këtij viti janë raportuar pesë raste të ngacmimeve seksuale në institucionet shkollore.

Donjeta Kelmendi, nga Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijëve, KOMF, beson se rastet e ngacmimeve apo edhe sulmeve seksuale janë më të shpeshta, por ato nuk raportohen.

“KOMF ka rekomanduar edukimin e fëmijëve për format e abuzimit, rreziqet, pasojat, raportimin dhe institucionet e mandatuara për mbrojtjen e fëmijëve. Po ashtu edhe prezantimin me zyrat përkatëse ku abuzimi mund të raportohet, si dhe dhënien e të gjitha kontakteve për të pasur qasje në këto sisteme të referimit dhe garantimi mbi ruajtjen e konfidencialitetit”.

“Abuzimi seksual mbetet forma më e rëndë e abuzimit. Kjo për shkak të pasojave që lë tek fëmijët. Njëherësh, abuzimet seksuale nuk raportohen në nivelin e duhur. Kjo nga frika e stigmatizimit të viktimës, por edhe e familjes në shoqëri”, ka thënë Kelmendi.

Në Policinë e Kosovës thonë se varësisht prej rasteve të raportuara apo incidenteve që paraqiten, në bashkëpunim me prokuroritë kompetente, merren veprimet ligjore duke u bazuar në kodin penal dhe të proceduarës penale, për trajtimin e rasteve të tilla, në mënyrë që ato të procedohen tek organet e drejtësisë për vendime adekuate sipas ligjit.

Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, tregon në lidhje me statistikat dhe aktivitetet e policisë për trajtimin e këtyre rasteve.

“Raste të ngacmimeve seksuale nëpër shkolla gjatë periudhës Janar-Shtator 2016 janë gjithsej 5 sosh, të raportuara. Policia e Kosovës është e përkushtuar në garantimin e një sigurie të përgjithshme në vend. Në këtë kontekst jemi të përkushtuar edhe në krijimin e ambientit të sigurt edhe nëpër institucione arsimore apo përreth tyre”.

“Për trajtimin e rasteve të tilla në mënyrë adekuate Policia e Kosovës ka një bashkëpunim të mirë me të gjitha institucionet relevante, drejtoritë përkatëse komunale të arsimit, menaxhmentin e shkollave, qendrat për punë sociale dhe akterë tjerë të rëndësishëm në këtë proces”, ka thënë Hoxha.

Ndërkaq, sipas zonjës Kelmendi, duke u nisur nga rastet e shumta të ngacmimeve, sulmeve dhe abuzimeve seksuale, KOMF ka ngritur shqetësimin për rastet e tilla, duke ofruar rekomandime për institucionet publike, sikurse institucionet arsimore, Ministrinë e Arsimit, Qendrat për Punë Sociale, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe organet e rendit dhe drejtësisë.

“KOMF u ka rekomanduar drejtorive të shkollave që të punohet në parandalimin e rasteve dhe në rastet kur dyshohen ose konstatohen të kenë ndodhur ato, si dhe të njëjtat të denoncohen menjëherë në organet përkatëse. Ministria e Arsimit duhet të angazhojë inspektorët e arsimit në mënyrë që të jenë me aktiv në terren për identifikimin dhe parandalimin e fenomenit të ngacmimit, sulmit dhe abuzimeve seksuale’’, ka thënë Kelmendi.

Kurse, Majlinda Lulaj, zyrtare për informim në institucionin e Avokatit të Popullit, ka thënë se gjatë aktiviteteve të tyre, si institucion, janë vizituar edhe shkollat, e që ka dalë se në to ushtrohet dhunë, qoftë fizike, psikologjike apo edhe raste të ngacmimeve seksuale.

“Është iniciuar prej shpërfaqjes së rasteve që është ushtruar dhunë ndaj fëmijëve, duke përfshirë edhe rastet e ngacmimeve seksuale. Në kuadër të aktiviteteve që ky institucione bën janë edhe shkollat ku fëmijët kanë pohuar që ata dinë që ushtrohet dhunë, qoftë fizike, psikologjike, por edhe ngacmime seksuale”.

“Të gjitha këto na kanë shtyrë që të shihet nga prizmi i pasojave dhe efekteve psikologjike që ka dhuna në përgjithësi ndaj fëmijëve, e që është konstatuar që efektet do të shihen edhe në moshën e rritur, pasi dhuna prodhon dhunë”, ka thënë Lulaj.

Ndryshe, në trajtimin e kësaj teme, psikologë të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë kishin potencuar faktin se “ka dhunë seksuale në shkolla, por që mbetet si temë tabu dhe nuk diskutohet rreth kësaj çështje aq sa ka nevojë”.

“Sa u përket pasojave që mund të ketë fëmija që përjeton dhunë seksuale, një fëmijë apo adoleshent, fillon të ndjejë ndjenjën e fajit për atë çka ka ndodhur, pastaj mund të kalojë në gjendje depresive dhe shpesh mund të ketë edhe pasoja me vetëvrasjes”, kanë vlerësuar psikologët.

Sidoqoftë, sipas statistikave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për periudhën janar 2015 – shkurt 2016, nga gjithsej 111 lëndë të veprave penale kundër integritetit seksual të shkaktuar ndaj të miturve, vetëm 38 raste të tilla janë zgjidhur. (REL)

Kosovë: Nga fillimi i nëntorit 19 të arrestuar nën dyshimet për planifikim terrorizmi

Nga një operacion i mëhershëm i policisë së Kosovës

 

Policia e Kosovës tha të mërkurën se ka arrestuar 19 persona gjatë 12 ditëve të fundit nën dyshimet për lidhje me grupin militant Shteti Islamik dhe planifikim sulmesh në Kosovë dhe në rajon.

Policia tha se “ka arritur të parandalojë sulme terroriste të planifikuara dhe të sinkronizuara që të ndodhnin në të njëjtën kohë, jo vetëm në Republikën e Kosovës, por edhe në rajon“.

Sipas policisë “persona të caktuar ishin në kontakt me të dyshuarin L. M. (Lavdrim Muahxhiri), nga i cili merrnin udhëzime në përgatitjen dhe kryerjen e sulmeve terroriste në rajonin e Ballkanit“. Ajo tha se ka siguruar prova të mjaftueshme se “personat e caktuar ishin në planifikim të kryerjes së akteve terroriste në Republikën e Kosovës si dhe ndaj përfaqësueses së Izraelit në futboll, tifozëve të tyre që pritej merrnin pjesë në ndeshjen futbollistike Shqipëri-Izrael“.

Gjatë hetimeve policia thotë se ka kuptuar që këta persona të dyshuar kanë qenë “të ndarë në grupe të ndryshme dhe të bashkërenduar nga terroristi L. M., nga i cili kanë marrë udhëzime”.

Këto grupe kanë vepruar të ndara, por që në bashkërendim me L. M. dhe R. H. (Ridvan Haqifin) të cilët gjenden në Siri përkrah ISIS-it, kanë pasur objektiva të qartë se kush dhe kur duhet të sulmohet.”

Që nga data 4 nëntor e deri më 16 nëntor janë arrestuar 19 persona të dyshuar, 18 prej të cilëve shtetas të Kosovës dhe një shtetas i Maqedonisë.

Ndaj 18 të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa njeri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt pas ndalimit prej 48 orëve.

Policia tha se gjatë operacioneve policore në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar një sasi armësh e municionesh dhe mjete tjera si dhe materiale dhe literaturë fetare nga autorë të njohur për ideologjinë e tyre ekstremiste.

Operacionet janë kryer në bashkërendim edhe me autoritetet në Shqipëri ku më 4 nëntor u arrestuan katër persona nën dyshimet se po përgatiteshin për një sulm terrorist gjatë ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit e cila qe parashikuar të zhvillohej në qytetin e Shkodrës. Ndeshja u zhvendos në Elbasan “për motive sigurie”, ndërsa media shqiptare tha se dyshimet ishin transmetuar nga shërbimet e fshehta izraelite.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e arrestit në burg për të katër personat e dyshuar se “në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetas të tjerë jashtë vendit, kanë propaganduar nxitjen e urrejtjes, rekrutimin e personave për të shkuar në Siri përkrah organizatës terroriste ISIS, se kanë mbështetur me logjistikë e financime këtë organizatë terroriste, si dhe se mund të udhëtonin në zonat e konfliktit në vendet e Lindjes së Mesme”.

Nga Shqipëria mendohet se janë mbi 100 persona që kanë luftuar përkrah ISIS-it, ndërsa autoritetet kanë bërë të mundur disa arrestime. Gjatë këtij viti 9 anëtarët e një celule që rekrutonte persona për t’i dërguar në Siri u dënuan me 152 vjet heqje lirie. Kosova është përballur që nga viti 2012 me përfshirjen e qytetarëve të saj në konfliktet në Lindjen e Mesme.

Sipas autoriteteve rreth 316 veta besohet se kanë marrë pjesë në ato konflikte, ndërsa atje ende ndodhen 140, nga të cilët 75 luftëtarë dhe 38 gra e 27 fëmijë.

Dy vjet më parë policia filloi hetimet kundër 237 vetave për pjesëmarrje në luftë, nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve të huaj dhe mbi 127 veta janë arrestuar. Deri tash 35 veta janë dënuar nga gjykatat në Kosovë.

Sipas autoriteteve, 117 veta janë kthyer në Kosovë dhe një numër i tyre po përballet me drejtësinë.

Në pranverën e vitit të kaluar parlamenti i Kosovës miratoi një ligj për parandalimin e përfshirjes në luftërat e huaja, i cili parasheh dënime deri në 15 vjet heqje lirie për të gjithë ata që marrin pjesë, nxisin apo mbështesin përfshirjen në konfliktet jashtë Kosovës.

Gjatë vitit 2016 autoritetet thanë se është shënuar rënie e numrit të qytetarëve të Kosovës të përfshirë në ato luftëra, por fillimi i vjeshtës shënoi raste të reja të shkuarjes apo përpjekjeve për të shkuar në ato zona.

Ja vendet ku qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza

PRISHTINE– Premtimi nga të gjitha pushtetet, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, se banorët e shtetit më të ri në Evropë shumë shpejt do të udhëtojnë pa viza, ka mbetur e parealizuar që prej tetë viteve. Madje deri më tani “nuk kanë bërë punë” edhe “kërcënimet” e ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës dhe presidentit aktual, Hashim Thaçi, se izolimi i kosovarëve është padrejtësi e Bashkimit Evropian ndaj shtetit të Kosovës, dhe se ky largim mund t’i japë jetë forcave të cilat sipas tij, nuk ia duan të mirën vendit.

Dëshpërueshëm për mosliberalizim e vizave, ka folur edhe ish – ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, i cili për më tepër ka theksuar se as në 2016 kosovarët nuk mund të udhëtojnë lirshëm në zonën Schengen. Por, sipas zyrtarëve të BE-së, liberalizimi i vizave për shtetin më të ri në Evropë, nuk po ndodh sepse institucionet e Kosovës nuk po i realizojnë detyrat e shtëpisë, ku veçanërisht theksohet mungesa e luftës nga korrupsionit. “Thembra e Akilit” dhe njëri prej kushteve të tjera të vëna si kusht për liberalizimin e vizave, është edhe demaskimi i kufirit në mes të Kosovës dhe fqinjit të tij perëndimor, e që zgjidhja e tij nuk po duket në horizont, për shkak të qëndrimeve të kundërta të pozitës dhe opozitës në Kosovë. Ndonëse nuk kanë të drejtë të udhëtojnë pa viza në zonën Shchengen, banorët e shtetit të ri mund të udhëtojnë lirshëm në disa shtete, shkruan tg.

Burime nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë thënë se Kosova ka marrëveshje të lëvizjes së lirë me një sërë shtetesh të cilat lejojnë udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës. Sipas zyrtarëve të MPJ-së qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në: Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Turqi, Dominika, Ekuador, Gambia, Haiti, Mikronezi, Niue, si dhe në Shën Vincent & Grenadines.
“Njëkohësisht, Kosova është në negociata me një sërë vendesh për ta hequr regjimin e dyanshëm të vizave, kur kjo të jetë në interesin e vetë shteteve. Përveç kësaj, një numër prej të paktën 29 shteteve të botës kanë lehtësuar në maksimum marrjen e vizave për qytetarët tanë. Qytetarët e Kosovës, mund të marrin viza në këto 29 shtete pas arritjes në aeroportin/pikën kufitare të shtetit përkatës”, kanë thënë nga MPJ.

Ata kanë sqaruar se hyrja e shtetasve të vendeve të tjera në Kosovë – sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës bazuar në marrëveshjet ndërshtetërore të arritura midis saj dhe disa shteteve të botës – hyrja në shtetin e Kosovës bazohet nëse shtetasit e këtyre vendeve kanë viza Shcengen, ose në raste specifike të tjera siç është rasti me SHBA-të dhe vende të tjera. “Shtetasit e vendeve për të cilët Republika e Kosovës aplikon regjim vizash, por të cilët kanë leje qëndrimi biometrike të vlefshme të lëshuar nga njëri prej shteteve të zonës Schengen; po ashtu bartësit e vizës shumë-hyrëse të Schengenit, lirohen nga nevoja për t’u pajisur me vizë kosovare për hyrje, transit dhe qëndrim në Kosovë. Qëndrimi i tyre brenda territorit të Republikës së Kosovës kufizohet në 15 ditë”, ka sqaruar nga MPJ.

Marrëveshja për kodin nuk e zhbllokon themelimin e Asociacionit

Institucionet e Kosovës nuk do të ndërmarrin asnjë hap drejt formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, përderisa Serbia nuk i shuan strukturat paralele të pushtetit në veri dhe nuk fillon me zbatimin e marrëveshjes për kodin telefonik. Kështu thonë në Kabinetin e Kryeministrit të Kosovës dhe në Ministrinë për Dialog në Qeverinë e Kosovës.

Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Negociata, Johannes Hahn, si dhe shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Majk Davenport, në deklarimet e para pas marrëveshjes për kodin telefonik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, kishin deklaruar se ky mund të ishte një hap përpara edhe drejt krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Por, në Qeverinë e Kosovës, fillimisht presin më shumë përparime nga Beogradi në kuadër të zbatimit të marrëveshjeve të arritura.
Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, është shprehur optimiste se Serbia kësaj radhe do të zbatojë marrëveshjen për kodin telefonik dhe, siç tha ajo, pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes gjërat do të lëvizin përpara edhe për themelimin e Asociacionit.

“Për ne si qeveri dhe si palë në bisedime, zbatimi është me rëndësi. Pasi që të ndodh zbatimi për kodin telefonik, atëherë mund të flasim për mundësitë e fillimit të zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin. Unë jam optimiste, duke u bazuar në faktin se zbatimi i marrëveshjeve të dialogut është kusht për të dyja shtetet në përparim drejt Bashkimit Evropian”, tha Tahiri për Radion Evropa e Lirë.

Edhe këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Faton Abdullahu, tha për Radion Evropa e Lirë se për të vazhduar me procedurat rreth themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe duhet një konstruktivitet shumë më i madh i palës serbe në dialog. Sipas tij, Kosova dhe Serbia kanë arritur shumë marrëveshje, por zbatimi i tyre në praktikë nga pala serbe nuk po ndodh.

“Na duhen ende prova për të na dhënë të kuptojmë sa ja vlen të vazhdohet edhe me marrëveshje tjera apo edhe me rastin konkret, me Asociacionin. Ne obligohemi parimisht, në forma të ndryshme, për ta themeluar [Asociacionin]. Por, natyrisht, gjithmonë duke pasur parasysh vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese që të mos ndodh diçka, çka të tjerët shpesh herë, ndoshta me dashakeqësi e thonë, mbase edhe nga brenga, se ky asociacion do të jetë ndonjë qeverisje diku ndërmjet lokales dhe qendrores, gjë që nuk do të lejohet në asnjë variant”, tha Abdullahu.

Analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, ligjërues në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë tha se pavarësisht marrëveshjeve të arritura në Bruksel, çështja e formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe do të jetë problematike.

Muhaxhiri konsideron se për të shpjeguar rëndësinë dhe mënyrën se si do të funksionojë Asociacioni, institucionet përkatëse është dashur që të angazhojnë ekspertë vendor dhe ndërkombëtar për të punuar në ketë drejtim.

“Tash duhet të ketë hapa konkret dhe strategji të sakta dhe të detajuara për atë se si do të duket Asociacioni. Ka pasur shumë kritika ndaj Asociacionit dhe kjo është dashur që ta nxis qeverinë që të përkushtohet maksimalisht ndaj kësaj çështjeje. Në fakt, kjo nuk ka ndodhur dhe duket se prapë do të kemi përsëritje të skenarëve të kaluar kur qeveria nuk është në gjendje ta mbrojë atë për të cilën është marr vesh në Bruksel”, tha Muhaxhiri.

Ndërkohë, ministrja për dialog, Edita Tahiri, ka përsëritur disa herë se pa shuarjen e të gjitha strukturave paralele në veri të Kosovës nuk do të nis formimi i Asociacionit.

Shuarja e këtyre organeve është një nga kushtet për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, si një prej marrëveshjeve kryesore të arritura në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Tahiri ka deklaruar se disa nga ato struktura janë “zhbërë dhe po zhbëhen” dhe se për ata njerëz që kanë punuar në ato struktura është aplikuar Ligji për Amnisti.

Në veri të Kosovës vazhdon funksionimi i strukturave paralele serbe, kanë konstatuar së fundmi edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës nga komisionet për Siguri dhe nga Komisioni për mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Këto struktura janë themeluar dhe mbështetur nga Beogradi zyrtar, që nga periudha e pasluftës. (REL)

Gjykata e Apelit dënon Lushtakun me 7 vjet burg

Sami Lushtaku

Gjykata e Apelit e Kosovës ka shpallur sot aktgjykimin lidhur me rastin “Drenica 1”.

Lajmin e ka konfirmuar ekipi mbrojtës i Sami Lushtakut.

Përmes një komunikate për medie, ky ekip ka bërë të ditur se Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm Sami Lushtakun për veprën penale “Vrasja e një personi civil të burgosur shqiptar”, me ç’rast i janë hequr 12 vjet burg, me të cilat u dënua fillimisht nga Gjykata Themelorë në Mitrovicë.

Por, Gjykata e Apelit, megjithatë, e ka dënuar Sami Lushtakun me 7 vjet burgim për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’, që ndërlidhet me Përgjegjësinë Komanduese”, nga e cila akuzë ishte liruar më parë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.

Ekipi mbrojtës i Lushtakut ka reaguar, duke thënë se “ekziston një bazë e fortë juridike për parashtrimin e mjetit juridik pranë Gjykatës Supreme”.

Gjykata e Apelit gjithashtu i ka shqiptuar masën e dënimit prej 5 vjet e 3 muaj burgim Sylejman Selimit. Duke pasur parasysh edhe rastin “Drenica II”, Selimit i është bashkuar dënimi dhe i është shqiptuar dënim unik në kohëzgjatje prej 10 viteve.

Dënimi për të dy rastet, “Drenica 1” dhe “Drenica 2”, i është bashkuar edhe Jahir Demakut, i cili është dënuar me burgim prej 7 vjetësh.


Send this to a friend